Pairs broshura

Page 1

SHARE EXPERIENCE, ENCOURAGE INCLUSION

PROGRAMET

PËR

EFIKASE

INTEGRIMIN/

PËRFSHIRJEN

E ROMËVE NË EVROPËN JUGLINDORE ( PAIRS)

MINISTRIA E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA


Sfondi Minoriteti Rom/Egjiptian është minoriteti më i madh etnik në Evropën Juglindore. Rreth 10-12 milion Romë jetojnë në Evropë, rreth 68% (7,5 milion) prej tyre jetojnë në vendet e mbuluara nga programi i Evropës Juglindore. Me gjithë larminë e programeve dhe iniciativave që i shënjestrojnë ata, komunitetet Rome në Evropën Juglindore janë akoma të ekspozuara ndaj diskriminimit dhe përjashtimit social. Fondet e paraanëtarësimit dhe fonde të tjera të BE-së i kanë dhënë mundësi të shumta financiare vendeve të Evropës Juglindore të cilat synojnë integrimin e Romëve dhe grupeve të tjera të disavantazhuara dhe trajtojnë (më së shumti ndaras) fushat problematike të lartpërmendura. Megjithatë, këto subvencione kanë arritur vetëm pjesërisht tek grupet e synuara, ose në edhe kur kanë arritur tek ta, ndikimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria e rezultateve nuk janë siguruar. Në të njëjtën kohë, ndërsa ka metoda efikase në zonën e Evropës Juglindore, rezultatet e tyre dhe mësimet e nxjerra shpeshherë nuk adoptohen organet programuese kombëtare apo të BE-së. Iniciativat e suksesshme iu komunikohen nivelit të politikave në mënyrë të izoluar dhe shpesh nuk marrin vëmendje dhe njohje të mjaſtueshme. Nuk ka dialog të bashkërenduar mes organeve programuese/të politikave dhe institucioneve eksperte (OJQ) që i zbatojnë këto projekte dhe metoda inovative, dhe deri më sot mundësitë e programeve influencuese nga poshtë-lart të nisura nga OJQ-të janë shumë të kufizuara. Prandaj partnerët e PAIRS po u përqasen këtyre sfidave në mënyrë plotësuese dhe transkombëtare duke përgatitur masa konkrete në terren përmes kapitalizmit të praktikave dhe dijeve të njëri tjetrit.


PAMJE E PËRGJITHSHME E PROJEKTIT Projekti PAIRS synon të mbledhë ata shembuj të mirë të politikave sektoriale dhe lokale që kanë shërbyer për përfshirjen efikase të komuniteteve Rome në tetë vende dhe ofron një platformë për shkëmbime ndërkombëtare të dijeve dhe ekspertizës për të lehtësuar përfshirjen e minoriteteve Rome në të gjithë rajonin. Trajtimi i Romëve si në Bashkimin Evropian dhe përtej kufijve të tij aktual, është bërë një tregues kryesor i të drejtave të njeriut dhe veprimeve që synojnë përfshirjen e këtyre grupeve. Një përfshirje e tillë i kontribuon zhvillimit, sepse integrimi i Romëve mund të çlirojë kapitalet e nënshfrytëzuar njerëzore dhe sociale. Projekti PAIRS ndjek një qëllim: së pari, duke u mbështetur në një analizë të thellë, ai mbledh veprimet dhe metodat e integrimit të suksesshëm por të copëzuar; së dyti, e transferon këtë dije tek vendimbërësit në nivel kombëtar dhe lokal të cilët nuk e arrijnë masën kritike për të ndikuar politikat dhe programimin e nivelit kombëtar dhe lokal, dije nuk është shpërndarë/transferuar në mënyrën e duhur; dhe së treti, forcon bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe palët e tjera pjesëmarrëse në përcaktimin e politikave dhe planifikimin në tetë vende. Partnerët e projektit PAIRS i përqasen këtyre qëllimeve në një mënyrë të tërësishme dhe transkombëtare, dhe lehtësojnë përmirësimin e mjeteve të punës në këtë fushë duke kapitalizuar përvojat dhe dijenitë e partnerëve përmes:

• Përpunimit të metodologjive të praktikave dhe programeve ekzistuese në kontekstin e Evropës Juglindore të cilat janë efikase në arritjen tek grupet e synuara dhe sigurojnë integrim afatgjatë të Romëve; • Mundësimin/lehtësimin e përvijëzimit të mësimeve të nxjerra nga këto iniciativa në programimin në nivel evropian dhe kombëtar për një hartim më të mekanizmave të integrimit të Romëve.


REZULTATET KRYESORE TË PROJEKTIT • Praktikat e mira/metodat e integrimit ekzistuese identifikohen, analizohen dhe përhapen në tetë vendet. • Elementë të praktikave të mira transferohen në nivel lokal dhe kombëtar përmes plan-veprimeve duke kontribuar kështu në një përmirësim të ardhshëm të këtyre zgjidhjeve në të gjitha vendet partnere. • Palët pjesëmarrëse kyçe të integrimit të Romëve, angazhohen në dialog politikash dhe mësim të ndërsjellë, si një hap i parë drejt politikave të përmirësuara dhe programeve të mbështetura në prova në të tetë vendet. • Përpunohet një metodologji e përbashkët për fushat e përzgjedhura për integrimin e Romëve. • Formulohen rekomandime politikash në nivel të BE-së dhe kom bëtar për orientimin e dëshirueshëm të programeve të fondeve për periudhën 2014-2020. • Rrjeti PAIRS siguron shkëmbimin interaktiv të dijes dhe dialogun mes prakticienëve edhe përtej kohëzgjatjes së projektit.


KUSH JEMI NE WHO WE ARE? Partneriteti i projektit PAIRS përfshin 18 partnerë (11 partnerë financues) nga 8 vende të Evropës Juglindore (5 shtete anëtare, 2 vende IPA dhe 1 vend ENPI), ku përjashtimi i popullsisë Rome përbën një prioritet të lartë politikash-Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Italia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina. PAIRS paraqet një përzierje unike të palëve pjesëmarrëse autoritetet vendore, organizatat e shoqërisë civile, politikë-bërësit në nivel kombëtar, agjencitë e zhvillimit - të cilët në mënyrë efikase mund të hedhin hapin e parë drejt metodave të integrimit të suksesshme dhe programeve efikase të përmirësuara, të shënjestruara dhe komplekse, të përdoruara gjerësisht.

Shqipëria • Malteser Ndihmon në Shqipëri - aktivitetet kryesore fokusohen në fushën mjekësore, sociale dhe të mbrojtjes civile, të cilat synojnë të mbështesin dhe integrojnë grupet dhe individët e disavantazhuar dhe të margjinalizuar. • TEULEDA-Agjencia Lokale e Zhvillimit Ekonomik, Shkodër – agjenci lokale e zhvillimit ekonomik, themeluar nga programi PASARP i UNOPS. • Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta përfaqëson qeverinë qendrore në Shqipëri. Fushat kryesore të aktivitetit janë: hartimi i legjislacionit dhe politikave në lidhje me punësimin, edukimi profesional, mbrojtja sociale për grupet vulnerabël (fëmijët, gratë, personat me aſtësi ndryshe, minoriteti Rom, të moshuarit, të ardhurit etj.), duke siguruar dhe mbrojtur mjedisin e punës.

Bullgaria • Fondacioni Instituti i Shoqërisë së Hapur – organizatë jo-qeveritare që punon aktivisht për zgjerimin dhe garantimin e padhunueshmërisë të të drejtave civile dhe respektimin e të drejtave të njeriut. • AMALIPE Qendra për Dialog Ndëretnik dhe Tolerancë – organizatë Rome lider që punon për shanse të barabarta dhe integrimin e Romëve në shoqërinë bullgare. Amalipe luan një rol qendror në organizimin e lëvizjes qytetare Rome dhe avokatinë për integrimin e Romëve. • Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim mbi Çështjet Etnike dhe të Integrimit – bashkërendim dhe konsultim i politikave të integrimit të planifikuara dhe të realizuara nga qeveria, mbështetje metodologjike këshillave të rretheve dhe bashkiake për bashkëpunim mbi çështjet e etnike dhe të integrimit dhe monitorimi i zbatimit të politikave të integrimit të Romëve.


Hungaria • Shërbimi Bamirës Maltez Hungari – OJQ-ja më e madhe dhe partner bashkëpunues kyç i agjencive qeveritare hungareze; ka një rol thelbësor për shndërrimin e politikave në praktikë. Ka përvojë 15-vjeçare në përdorimin instrumenteve financiare të BE-së dhe të tjera që synojnë të mbështesin dhe integrojnë grupet dhe individët e disavantazhuar dhe të margjinalizuar. • Ministria e Burimeve Njerëzore, Zyra e Ministrit të Shtetit për përfshirjen sociale - ka si përgjegjësi kryesore: promovimin e përfshirjes sociale të popullsisë së disavantazhuar dhe Rome; përgatitjen dhe zbatimin e strategjive kombëtare; planifikimin e programeve të përfshirjes sociale kombëtare dhe të bashkëfinancuara.

Romania • Impreuna Agjencia për Zhvillimin e Komunitetit – OJQ jo fitimprurëse e themeluar në 1999 për të mbrojtur dhe shprehur identitetin Rom përmes hulumtimit dhe përhapjes së studimeve kërkimore si dhe përmes përpunimit dhe zbatimit të politikave sociale kombëtare që shënjestrojnë Romët. • Agjencia Kombëtare për Romët është një autoritet publik kombëtar i të drejtës publike, krijuar në 2004 për të siguruar plotësueshmërinë e politikave të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që shënjestrojnë popullsinë Rome, dhe për të bashkërenduar dhe monitoruar zbatimin e tyre.

Italia • Ce.A.S. Qendra Ambroziane e Solidaritetit ONLUS – organizatë jo-fitimprurëse me përvojë të thellë në menaxhimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e të rinjve, grave, Romëve dhe grupet e tjera vulnerabël. • Bashkia e Ferrara-s , Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Departamenti i Shërbimeve Sociale & Emigracionit punojnë në bashkëpunim të ngushtë për të promovuar politika të shëndosha në fushat e përfshirjes sociale të grupeve vulnerabël, bashkëpunimit evropian dhe shkëmbimeve të praktikave • Opera Nomadi – promovon trajnimin dhe përfshirjen sociale, edukimin dhe edukimin profesional në komunitet Rome.

Serbia • Qendra e Strehimit, Qendra e Zhvillimit të Strehimit për Grupet – OJQ Sociale Vulnerabël jo-fitimprurëse, që synon të përmirësojë kushtet e jetesës së grupeve sociale vulnerabël dhe të mbështesë integrimin social dhe pavarësinë e tyre.


Sllovakia

Ukraina

• Rajoni Vet-qeverisës Kosice – ka zbatuar shumë projekte pro-Rome që synojnë edukimin, shëndetin, migrimin, punësimin. • ETP Slovakia – Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm – ka si mision kryesor nxjerrjen nga varfëria të familjeve të disavantazhuara Rome. • Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Familjes e Republikës Sllovake është përgjegjëse për të gjitha politikat e lidhura me përjashtimin social, veçanërisht për sa i përket komuniteteve Rome të segreguara dhe të ndara.

• Organizata Bamirëse Malteser në Rajonin Beregovo – agjenci mbarëbotërore ndihme e Urdhrit Sovran të Maltës për ndihmë humanitare me status organizatë jo-qeveritare.

Me një financim me shumë totale prej 1.828.420 €, PAIRS është një nga projektet strategjike të lidhura me Aksin e Prioritetit 4 ‘Zhvillimi i sinergjive transkombëtare për zona të rritjes së qëndrueshme’ të Programit Bashkëpunues Transkombëtar të Evropës Juglindore, për ndjekjen e problemeve kryesore që rëndojnë në zonat metropolitane dhe sistemet rajonale të vendbanimeve. Data e fillimit / e mbarimit të projektit Tetor 2012 / shtator 2014


Kontakte : Laszlo Moravcsik, Manaxheri i Projektit PAIRS moravscik.laszlo@maltai.hu Yana Pelovska, Manaxhere e Komunikimit të Projektit PAIRS ypelovska@osi.bg

www.pairs-see.net Fotografitë nga : Radostin Manov Alexander Dimitrov Luba Vladkova

TEULEDA – Local Economic Development Agency Rruga Ndoc Coba, 66 4001 – Shkodër, ALBANIA Email: info@teuleda.org.al http://www.teuleda.org.al

Malteser

NDIHMON NE SHQIPERI

Rruga:Ludovik Saraçi, 6 4001 Shkoder, Albania e-mail: info@malteser.al web: http://www.malteser.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.