Fëmijët duhet të njohin të drejtat që kanë dhe edhe t’i vlerësojnë dhe t’i përdorin ato. Për të arritur këtë, shkolla duhet të lejojë përfshirjen e përvojave të larmishme të të mësuarit në edukimin për të drejtat e fëmijëve. Fëmijët kuptojnë dhe vlerësojnë të drejtat e tyre duke i ushtruar ato, si në shkollë ashtu edhe në jetën e përditshme. Kjo është sfidë e madhe për mësuesit, pasi ai duhet të krijojë një mjedis që qeveriset nga shpirti i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut.