Trans magazine

Page 1

TRANS MAGAZINE LOLA

Dua t’i tregoj

botës

se kush jam!

INTERVISTË: Juni Plaku, Punonjëse Sociale

Këshilla për personat Trans OPINION: Lola

I dashur prind i një fëmije Trans... ARGËTIM

Disa filma që duhet t’i shihni



TRANS MAG

Revistë online për personat Trans

Ky është numri i parë i revistës “Trans”. Botimi i parë në llojin e vet në Shqipëri që ka për qëllim rritjen e vizibilitetit në shoqëri të komunitetit Transgjinor, dhënies zë të jetëve të tyre si edhe përfshirjen e materialeve informuese/argëtuese me tematika të ndryshme. Të gjitha materialet në brendësi janë krijuar nga stafi i portalit për të drejtat e njeriut Historia Ime dhe me kontributin e aktivisteve transgjinore Lola dhe Serafina. Kjo revistë është realizuar në mbështetje të projektit “Getting Human Rights into the News” të ProLGBT, me mbështje të Civil Rights Defenders.

Falenderim për kontribuesit e revistes:

Marinela, Kristina, Lorin, Lola, Serafina

Të drejtat e botimit dhe shpërndarjes së shkrimeve të kesaj reviste, i përkasin Historia Ime Dhjetor 2017


Ë P 06 07 08 09 10 12 14 20 21 22 23 26 28

T J

A B

M R

A J

I dashur prind i një fëmije trans… Koha të njohim transgjinorët ligjërisht Fjalorth – Çfarë do të thotë? 5 mite dhe fakte Këshilla për personat trans, Intervistë me Juni Plaku Pionerët e aktivizmit Trans Historia e Lolës Të bësh “Coming Out” Histori personale të daljes hapur Miss Trans 2017 6 profile për tu ndjekur në Instagram Disa filma që duhet t’i shihni Gjej mbështetjen që të duhet

LOLA

Intervistë me vajzën transgjinore 22 vjeçare faqe 14


HISTORI PERSONALE 3 histori personale të personave trans “coming out” faqe 21

PROFILE INSTAGRAMI

KINEMATOGRAFI

Filma qe duhet t’i shihni faqe 26

Në ditët e sotme rrjetet sociale si Instagram, Facebook, Youtube po na sjellin gjithnjë e më afër personaliteteve që përbëjnë inspirim për ne. faqe 23


RRETH AUTORIT: LOLA është një vajzë transgjinore 22-vjeçare. Është një nga aktivistet për të drejtat e personave trans në Shqipëri.

I dashur prind i një fëmije trans... Unë jam fëmija yt trans. Po po, fëmija yt trans-

sa të jem dikush tjetër – dikush që nuk e dua – sepse shoqëria dhe fisi yt janë më të rëndësishëm se unë.

gjinor. Jam si çdo fëmijë tjetër, vetëm se jo në trupin e duhur. Si çdo fëmijë i kësaj bote unë meritoj dashurinë tënde.

Prind, unë kam nevojë për mbështetje dhe ndonjëher pak më shumë se një fëmijë i zakonshëm, edhe unë i zakonshëm jam, por ti dhe bota më bëni të ndihem sikur jam ndryshe dhe ndonjëherë sikur nuk ekzistoj.

Unë nuk jam prind dhe nuk mund të flas për ndjenjat që të kapluan kur unë bëra “coming out”, për planet që t’u prishën për të ardhmen time apo brengosjen që nuk do të kem kurr të ardhmen që t’i kishe menduar.

Ti je prindi im dhe unë të dua. Ndoshta është e vështirë për ty, edhe për mua është, por më lejo të të bëj t’më kuptosh dhe më ndihmo ta kalojmë së bashku këtë eksperiencë.

Por ajo që mund të bëj, është të të tregoj se si ndihem unë në një shoqëri që nuk të njeh për atë që je, nuk të respekton dhe një familje që nuk të pranon.

Mos më braktis, mos më dhuno, mos më detyro të jem dikush që nuk dua të jem, mos më nxirr nga ajo vatër hyjnore ku dashuria të ngroh, të rrit dhe të ushqen. Ajo është e imja ashtu si dhe e vëllezërve dhe motrave të mia. Ndoshta unë nuk jam djali që ti doje, pur mund të jem vajza që do të të bëjë krenare.

Ndoshta kjo nuk ishte jeta që ti kishte planifikuar për mua, por unë nuk e zgjodha, thjesht jam kështu dhe jam fëmija yt. Si çdo fëmijë unë dua të të bëj krenar, por po për këtë kam nevojë për ndihmën tënde. Ndonjëherë krenaria jote më çon deri aty


Koha të njohim Transgjinorët

LIGJËRISHT!

Nga: Marinela Gremi

Kontakti i parë i Shqiprisë ligjore dhe personave transgjinorë ka qenë në Ligjin “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”. Në vitin 2010, ishte hera e parë që përfshiheshin termat “orientim seksual” dhe “identitet gjinor” në legjislacionin shqiptar.

Çfarë do të thotë njohje e identitetit gjinor? Pajisja me dokumentat e identifikimit që pasqyrojnë veten e vërtetë të secilit. Kështu, personat transgjinorë do të kenë të njëjtin identitet në çdo dokument të tyre kur ata të aplikojnë për një punë, regjistrimin në institucione të ndryshme për qëllime trajnimi, arsimimi, etj. Pa një sërë dokumentash që përputhen si pasaporta, karta e identitetit, karta shëndetësore, kartat bankare etj, pjesëmarrja në shoqëri bëhet shumë e vështirë. Informacioni i pasaktë në këto dokumente, përfshirë emrin, apo gjininë është një burim i vazhdueshëm diskriminimi dhe vështirësish.

Por beteja ligjore kryesore për personat transgjinorë është me ligjin “Për njohjen e identitetit gjinor”. Edhe pse i hartuar që në vitin 2013, ky draft ende edhe sot nuk është parë aq i rëndësishëm sa për tu miratuar nga politikbërësit shqiptarë. Pa këtë ysh në preambulën e Kushtetutës rregullim, personat transgjinor nuk së Republikës së Shqipërisë, nënviekzistojnë në sy të shtetit. zohet garantimi i të drejtave dhe lirNë vitin 2013, me mbështetjen e ive themelore të njeriut dhe zotimi Këshillit të Evropës, ekspertet lig- për mbrojtjen e dinjitetit dhe të perjore Arta Mandro dhe Aurela Anas- sonalitetit njerëzor.

Ku jemi sot?

Q

tasi kanë hartuar një ligj për njohjen gjinore. Drafti i përgatitur, bazohet në parimin e barazisë e të mosdiskriminimit, të sanksionuara si nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare, të ratifikuara nga vendi ynë.

Sipas nenit 3, veç te tjerave, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, janë baza e shtetit, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë ato. Por njohja e identitetit gjinor si e drejtë themelore e çdo individi, as njihet por as nuk kundërshtohet nga legjislacioni aktual në Shqipëri.

Civile. Sipas Nenit 9, “ndryshimi duhet të çertifikohet me anë të një akti juridik lëshuar nga një ent ligjor që është përgjegjës për këto akte“. Por ndryshimi i gjinisë nuk mund të bëhet me vetdeklarim, ai duhet të ketë një vërtetim nga mjeku që gjinia është ndryshuar dhe më pas gjykata duhet ta njohë këtë vendin.

Ligji për Kujdesin Shëndetësor (LKSh), garanton të drejtën e shëndetit për të gjithë. LKSh është shumë i përgjithshëm dhe nuk përmend në veçanti nevojat shëndetësore për personat Transgjinorë. E drejta për Qëllimi i ligjit “Për njohjen e idenkujdesin shëndetësor riprodhues titetit gjinor”, është “të sigurojë që Ligji për Gjendjen Civile i ndry- iu njihet të gjithë njerëzve, por në personat transgjinorë të realizojnë shuar në vitin 2013, lejon në parim praktikë personave transgjinorë nuk ndryshimin e emrit dhe të gjinisë njohjen e identitetit të tyre gjinor. në dokumentat zyrtare të Gjendjes iu ofrohet kirurgji për ripërcaktimin e seksit.


Çfarë do të thotë? Komuniteti trans ka një fluiditet gjinor të gjerë, brenda tij mund të ndeshen terma dhe koncepte të ndryshme. Ja cilat janë disa nga termat që do t’i hasni shpesh për komunitetin trans: Transgjinor - është termi ombrellë referuar të gjithë personave, identiteti gjinor i të

cilëve ndryshon nga gjinia e tyre e përcaktuar në lindje. Brenda këtij termi përfshihen personat që identifikohen si transseksualë, transgjinorë, transvestitë/ “cross/dresser”, androgjenë etj. Si dhe çdokush që ka një identitet gjinor që nuk përkon me konstruksionet sociale mbi identitetin gjinor.

Transseksual - është termi mjekësor referuar personave që identifikohen dhe dëshi-

rojnë të jetojnë të identifikuar me gjininë e kundërt me seksin e tyre biologjik. Shumica e transeksualëve dëshirojnë t’i nënshtrohen kirurgjisë së ndryshimit të seksit, por termi transeksual i referohet personave që i janë nënshtruar tranzicionit gjinor.

Transvestit - është një person që gjen kënaqësi në të veshurit me rrobat e gjinisë

së kundërt me tijën. Etimologjikisht fjala vjen nga Latinishtja dhe ka këtë zbërthim kuptimor: trans (tranzicion) + vestire (të veshurit). Personat transvestitë nuk ndiejnë domosdoshmërisht gjatë gjithë kohës nevojën për tu veshur me rrobat e gjinisë tjetër.

Tranzicion gjinor - i referohet procesit dhe masave që ndërmerren nga persona

që kërkojnë të përqafojnë një identitet gjinor të ri. Ky tranzicion mund të jetë social ose/dhe mjekësor. Masat mund të jenë: bërja publike e identitetit gjinor/ “coming out” tek familja, miqtë dhe kolegët; të sjellurit dhe të veshurit sipas një gjinie të caktuar; të ndryshuarit të emrit, seksit, gjinisë në dokumente zyrtare; trajtimi mjekësor duke përfshirë këtu terapinë hormonale si dhe ndërhyrjen kirurgjikale të ndryshimit të seksit.

Transfobia - i referohet qëndrimeve negative dhe diskriminuese shoqërore ndaj komunitetit trans. Këto qëndrime burojnë nga urrejtja apo diskriminimi ndaj personave trans ose kundër variacioneve të ndryshme të identitetit gjinor.


5 Mite dhe Fakte 1

2 3 4 5

Personat transgjinorë përbëjnë një gjini të tretë Fakti: Shumica e personave transgjinorë identifikohen qartësisht si meshkuj ose femra. Ata nuk janë pjesë e një gjinie të tretë. Ndonjëherë ka mbivendosje midis komuniteteve transgjinorë, “genderqueer”, komunitetit të personave që nuk përputhen me gjininë, dhe komunitetit jo-binar. Njerëzit mund të identifikohen me të gjitha, disa ose asnjë nga këto koncepte edhe në rastet kur shfaqin tipare që i atribuohen këtyre formave të shprehjes.

Tranzicioni është thjesht një operacion Fakti: Tranzicioni është një proces i gjatë dhe i komplikuar që përfshin një sërë procedurash mjekësore. Personat trans duhet të kalojnë në ndryshime personale, ligjore dhe sociale. Në fakt disa persona mund të kalojnë në këto procedurat e tjera edhe duke mos kryer ndërhyrjet mjekësore.

Orientimi seksual lidhet me identitetin gjinor Fakti: Orientimi seksual ka të bëjë me tërheqjen seksuale. Identiteti gjinor është ajo që një përson ndihet. Një person transgjinor mund të identifikohet si grua, edhe pse në lindje i është caktuar gjinia mashkullore dhe të jetë homoseksual (të ketë tërheqje seksuale ndaj grave), heteroseksual (të ketë tërheqje ndaj burrave, biseksual ose aseksual.

Të gjithë personat trans duan të bëjnë tranzicionin Fakti: Jo të gjithë personat transgjinorë i japin përparësi procedurave si terapia e hormoneve dhe operacioneve që konfirmojnë gjininë. Disa persona i nënshtrohen tranzicionit mjekësor për arsye estetike, psikologjike ose shëndetësore ndërsa të tjerë nuk i nënshtrohen sepse nuk e përballojnë ose thjesht nuk duan.

Transgjinorët janë konfuzë për identitetin e tyre Fakti: Koncepti se janë disi konfuzë dhe çorientojnë të tjerët duke u identifikuar me gjini tjetër nga ajo që u është caktuar në lindje, është miti më i përhapur për personat transgjinorë - edhe shkaktar kryesor i diskriminimit. Për të kuptuar se kjo është e pasaktë, fillimisht është e rëndësishme të kuptohen konceptet: identitetit gjinor dhe shprehi gjinore. Identiteti gjinor është identifikimi personal i dikujt si burrë, grua ose një gjini jashtë normave shoqërore. Shprehitë gjinore i referohen karakteristikave/sjelljeve që e identifikojnë një person si mashkull, femër, një përzierje midis të dyjave, ose asnjëra.


KËSHILLA PËR PERSONAT TRANS Intervistë me Juni Plaku, punojëse sociale Aleanca LGBT

Juni Plaku, punonjëse sociale në qendrën Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, jep disa këshilla të vlefshme për personat transgjinorë. Përjetimet e dyzimit gjinor që në fëmijëri, përballja me diskriminimin dhe stigmën në shoqëri dhe marrëdhëniet me familjen janë disa nga çështjet më të rëndësishme për personat trans. Në fund të intervistës flitet edhe për trajtimin hormonal, këshilla mbi një rrugëtim të sigurtë të trajtimit hormonal dhe problematika e mungesës së këtij trajtimi në Shqipëri.

Nga: Kristina Millona Personat transgjinorë përjetojnë “gender dysphoria” ose mospërputhje të identitetit gjinor që ata dëshirojnë, me seksin që iu përcaktohet pas lindjes. Sipas jush kur e kuptojnë personat transgjinorë këtë gjë?

Për këtë nuk ka një përgjigje të përgjithshme pasi është diçka që shihet rast pas rasti. Mënyra se si e përjeton një person është e ndryshme nga mënyra se si e përjeton një tjetër. Nga personat e komunitetit që frekuentojnë “Aleancën LGBT” si edhe nisur nga bisedat apo këshillimet individiuale, kuptoj se është një lloj dyzimi i gjendjes apo si të thuash i emocionit që përjeton një person trans. Pastaj lidhet me faktin se nëse ndihen mirë kur vishen apo identifikohen me gjininë që ata ndiejnë, vërej se kanë dëshirë ta përsërisin më shpesh emocionin dhe ndjesinë që përjetojnë. Nëse në fillim fillojnë të vendosin pak buzëkuq, ton pudër etj., atëherë këto elementët fillojnë dhe shtohen. Nisin nga lyerja e qerpikëve, kalohet tek parukia dhe pastaj kalohet tek veshja e një fustani, fundi, tek takat derisa individi ndihet aq mirë sa të thotë “..nuk e kisha menduar kurrë se mua do të më pëlqente të identifikohesha më shumë si një

femër dhe nuk e kuptoj se si kam qenë gjithë kohës më përpara, si jam veshur si djalë”. Nisur dhe nga përvoja juaj me personat e komunitetit trans, cilat janë disa nga problematikat kryesore që hasin personat trans për shkak të stigmës dhe diskriminimit në shoqëri?

Problemet që has ky komunitet fillojnë që në familje dhe duke qenë se shfaqen në një formë tjetër të të sjellurit që nuk ka lidhje me gjininë e tyre, atëherë prindërit përgjithësisht janë të parët që vënë re këtë lloj ndryshimi që në moshën e fëmijërisë. Gjithashtu edukatorët apo mësuesit që vënë re ndryshimin, nuk dinë si të reagojnë nga ana profesionale për shkak të mungesës së informacionit si dhe paragjykimeve e qëndrimeve personale për komunitetin LGBT dhe kështu fillojnë etiketimet. Këto etiketime janë ato fjalë dalluese, veçuese, diskriminuese, që i përndjekin personat Trans gjatë gjithë jetës dhe bëjnë që të ulet niveli i tyre i vetëbesimit, bëjnë që mos të ndihen mirë me veten e tyre, të kuptojnë që diçka nuk shkon dhe pastaj kjo ndikon edhe në marrëdhëniet sociale që personat trans krijojnë me bashkëmoshatarët e tyre, 10

Juni Plaku, Punonjëse Sociale me të afërmit e tyre, me familjarët e tyre, si edhe me profesionistët. Pra ky diskriminim apo ky etiketim i ndjek personat trans gjatë gjithë kohës në jetën e tyre të përditshme. Ka një lloj hendeku apo një lloj boshllëku shumë të madh ndërmjet mënyrës se si ndihet një person trans, mënyrës se si ata e shfaqin apo perceptojnë veten e tyre dhe mënyrës se si i perceptojnë të tjerët. Të tjerët, nisur nga mungesa e informacionit si dhe nga gjykimet e tyre personale, përgjithësisht iu drejtohen personave trans nëpërm-


jet etiketimeve dhe diskriminimit. Kjo bën pastaj që ata të kenë probleme të shëndetit mendor. Persona të ndryshëm në varësi të situatave të ndryshme reagojnë qoftë me izolim, në raste të tjera izolohen vetëm brenda komunitetit trans, pra nuk krijojnë marrëdhënie sociale jashtë komunitetit të tyre, gjithashtu janë të izoluar edhe për sa i përket marrëdhënieve familjare.

frekuenton “Aleancën LGBT”, që kanë filluar terapinë hormonale. Janë disa persona të komunitetit të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë Terapia hormonale është një temë dhe vetë anëtarët e komunitetit më që iu intereson personave të komu- kanë informuar se këta persona kanë nitetit trans. Pavarësisht se kjo nuk nisur terapinë hormonale. lidhet drejtpërdrejt me profesionin Çështjet e estetikes në komunitet tim, ne si staf përpiqemi të informo- janë shumë të rëndësishme dhe janë hemi apo dhe me profesionistë të biseda që bëhen edhe në praninë tjerë që kanë lidhje me shëndetin, të tonë, dhe e shoh si një nga temat me informohemi dhe për terapinë hor- me shumë rëndësi për komunitetin. Gjatë një cikli intervistash në portalin monale. “Historia ime” disa persona transgjinorë Duke qenë se në Shqipëri nuk ofrohet rrëfejnë për mbështetjen që kanë pasur Pra nëse ky është një vendim që shërbimi mjekësor për kirurgjinë e ndrynga familja për orientimin dhe identite- është marrë nga një person i komu- shimit gjinor, sa ndikon kjo mungesë në tin gjinor. Sa e rëndësishme mendoni se nitetit, i cili do të fillojë terapinë psikologjinë e personave transgjinorë? është mbështetja e familjes për një per- hormonale, ajo që ne adresojmë si ciale, a ka pasur persona që vijnë këtu tek qendra sociale e Aleancës dhe ju pyesin për terapinë hormonale? A ka pasur raste që i janë nënshtruar kësaj terapie?

son transgjinor?

Një nga funksionet themelore te familjes është që të mbështesë anëtarët e saj, familjarët janë persona që duhet të mbështesin njëritjetrin në çdo rrethanë dhe në çdo situatë. Nëse kjo mbështetje iu jepet anëtarëve të familjes të cilët janë transgjinorë siç përmendet ju për dy rastet, atëherë në këtë rast është hedhur një themel i shëndetshëm për funksionimin dhe vazhdimësinë e jetës së këtyre personave transgjinorë. Kjo sepse secili nga ne kur e ka një problematikë të caktuar, në qoftë se familja na përjashton dhe nuk na mbështet, atëherë do të ndihemi vetëm dhe të izoluar. Sado mbështetje të na ofrojnë të tjerët si për shembull shokët, miq, të afërm, profesionistë, nëse familja nuk të pranon atëherë situata bëhet akoma dhe më e vështirë. Nëse familja të pranon, dhe rrethi i miqve të pranon, nëse profesionistët janë aty dhe ndihmojnë me profesionalizëm ashtu siç duhet, atëhere gjithë problematika sociale do kalohet dhe do përjetohet më shëndetshëm nga personat transgjinor. Nisur nga përvoja juaj si punonjëse so-

Shumë nga personat e komunitetit trans janë të përjashtuar nga familja. Ata konsiderohen si turpi i familjes. Familjarët zgjedhin të mos komunikojnë fare me ta. Presioni psikologjik tek personat trans shprehet në formën e izolimit, neglizhimit, urrejtjes, dhunës fizike etj. çështje është siguria shëndetësore në radhë të parë që do të thotë se duhet të sigurohemi se çfarë bëjmë në trupin tonë. Të marrim informacion se çfarë është në këto raste terapia hormonale tek profesionistë të sigurtë sepse sot si në çdo fushë ka profesionistë që sapo e kanë nisur zanatin e tyre, ka dhe profesionistë që janë të licensuar dhe ofrojnë shërbime të sigurta. Dhe ajo ku ne duam të tërheqim vëmendjen e komunitetit është që t’ju drejtohen profesionistëve që janë të licensuar dhe janë profesionistë të sigurtë, mos të bëjnë eksperimente me trupin e tyre, që më pas mund të ketë dhe pasoja shëndetësore. Me sa kam informacion nuk jam në dijeni që këtu në Shqipëri të ketë raste, të paktën nga komuniteti që 11

Nevoja për ndryshimin gjinor është imediate dhe shumë e nevojshme, por në Shqipëri me sa kam informacion mungojnë këto shërbime. Personat trans janë të detyruar të largohen në një shtet tjetër për ta marrë këtë shërbim. E para vështirësi është kostoja financiare si dhe vajtja në një vend tjetër, pastaj i bie që të largohesh nga rutina, nga jeta jote, pasi në Shqipëri nuk ofrohet ky shërbim. Gjithsesi mendoj kjo lidhet drejtpërdrejt me të ndjerit, pra sa mirë do të ndihej një person i komunitetit trans “i realizuar” pra të arrijë atë që do, ta jetojë jetën në forma dhe në gjininë që ndjehet sesa ka lidhje me faktin që i duhet të largohet në një vend për të marrë shërbimin që nuk mund të marrë në Shqipëri.


Pionerët e aktivizmit trans Lucy Hicks Anderson lindi në vitin 1886 me emrin To-

bias Lawson dhe jetoi e identifikuar si grua për vite me radhë derisa u zbulua që ishte biologjikisht mashkull. Sot mund të përshkruhet si person transgjinor, por termi nuk ekzistonte në periudhën kur ajo jetoi. Ajo u martua dy herë gjatë jetës së saj, por më pas u gjobit nën akuzën e mashtrimit pasi u zbulua se ajo i përkiste në të vërtet seksit mashkullor. Duke qenë se martesat brenda së njëjtës gjini përbënin një realitet të largët për atë periudhë, Lucy në deklaratën e saj në seancën gjyqësore tha ”Sfidoj çdo doktor në botë që të hedhë poshtë faktin se jam grua. Unë kam jetuar, jam veshur dhe jam sjellë si një grua gjatë gjithë jetës sime”.

Rreth vitit 1975 transvestitja Ari Kane, e njohur ndryshe dhe si Ariadne Kane, themeloi klubin ”Fantasia Fair” ku zhvilloheshin mbledhjet e përvitshme të transvestitëve. Gjithashtu ndër festat e para “Drag Queen” janë zhvilluar këtu. Klubi ishte pikëtakimi midis komunitetit Trans me mjekë dhe profesionistë nga fusha të tjera për të ndihmuar komunitetin. Ditët e sotme “Fantasia Fair” ofron konferencën më të madhe (e cila zgjat rreth një javë) me fokus komunitetin LGBTI, ku programe edukuese si dhe programe sociale prezantohen gjatë ditëve të konferencës.

12


Roberta Cowell ishte pilote gjatë Luftës së Dytë Botërore,

njëkohësisht transseksualja e parë në Britani, si dhe ndër të parat në rang botëror e cila iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për ndryshimin e seksit në vitin 1948. Pavarësisht kësaj, Roberta arriti të kryejë ndryshime në certifikatën e lindjes rreth vitit 1951, atëhere kur edhe Ligji për njohjen gjinore hyri në fuqi. Edhe pse një figurë emblematike e komunitetit LGBT, vdekja e saj në tetor të vitit 2011 u raportua dy vite me vonesë, një fakt ky shokues dhe turpërues në sytë e shumë aktivistëve LGBT.

Virginia Prince është një tjetër transvestite lindur më 1912

në Los Anxhelos, e cila nisi të praktikonte “cross-dressing” që në moshën 12 vjeçare. Përpara se ajo ti nënshtrohej tranzicionit gjinor, Prince u diplomua në degën e farmacisë në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko. Kontributi i saj i vyer në lëvizjen e komunitetit LGBT është themelimi i revistës “Transvestia” në 1960, e cila publikohej 6 herë në vit dhe shpërndahej, lexohej brenda komunitetit të transvestitëve. Prince arriti të jetonte jetën e shumëdëshiruar në trupin e gruas vetëm pas vitit 1968, kur ajo ishte 55 vjeçe.

Shumë modelë transgjinor në ditët e sotme e kanë të lehtë të depërtojnë në industrinë e modës pasi kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirëse, por dekada më parë modelët transgjinor duhet të zgjidhnin midis identitetit gjinor, diçka “tabu” asokohe dhe karrierës në modeling. Një prej “të flijuarve” që doli hapur është transgjinorja April Ashley. Rreth viteve 60’ modelja Ashley korri sukses duke dalë në kopertinën e revistës “Vogue”. Por në një foto-sesion tjetër April u ekspozua si një grua transgjinore, dhe brenda natës karriera e saj në modeling u përmbys. 13


14


HISTORIA E LOLËS Lola, një vajzë transgjinore, ndan në këtë rrëfim detaje nga jeta e saj. Ajo është 22 vjeç dhe tregon se që në fëmijëri e ka ndjerë se kishte lindur në trupin e gabuar. Lola rrëfen se ka një marrëdhënie të mirë me familjen, të cilët e kanë pranuar dhe mirëkuptuar edhe kur gjatë një lidhjeje serioze i ka prezantuar të dashurin e saj. Gjatë viteve të shkollës Lola thotë se arriti të ishte personi që sfidoi normat dhe e ndau shoqërinë në dy grupe, njerëz që e mbështesnin dhe iu dukej “cool” e atyre që e kundërshtonin. Ajo rrëfen se nuk ka mundur të bëjë shumë gjëra kur ka qenë në kohë, por është optimiste për të rikuperuar kohën e humbur, e për të realizuar ëndrrat e saj. Intervista: Marinela Gremi & Lorin Kadiu Fotografitë: Historia Ime

Kur u mendua në fillim për këtë revistë, vetëm

bashkë dhe janë të treja një. Më përpara kam pasur disa pseudonime derisa arrita tek Lola, në fakt gjithë filozofia nuk është tek Lola por është tek mbiemri sepse unë quhem Lola Monroe. Lola është një emër i shkurtër, emër që njerëzit ta mbanin mend. Ndaj më pëlqente të kisha një emër të përhapur me një mbiemër të veçant siç është Monroe.

një gjë ishte e sigurt: që komuniteti transgjinor të ishte pjesë e saj. Ndonëse shumica e personave trans jetojnë ende të fshehur në Shqipëri, disa kanë filluar të dalin publikisht. Një prej tyre është dhe Lola që na tregon më poshtë historinë e jetës së saj. Pse Lola? Kur e ke vendosur përfundimisht që do të quhesh Lola?

Kur e ke ndjerë ti që në trupin tënd dhe ndjenjat e tua ishte Lola apo dikush tjetër deri në momentin që personaliteti i Lolës nuk ishte krijuar?

E kam vendosur para tre vitesh, atëhere lindi personaliteti i Lolës, siç është edhe sot. Aty kisha finalizimin tim të pamjes, në kuptimin që isha shumë e kënaqur me pamjen time si Lola. Emri Lola dhe pamja erdhën të dyja në të njëjtën kohë, lindi Lola bashkë me emrin dhe pamjen, diçka që nuk mund t’i ndash. Lola si emër, si pamje, si personalitet kanë lindur të treja

Pa e vënë emrin Lola, zanafilla e të ndjerit në një trup të gabuar ka qenë shumë e hershme. Unë nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë ndryshe, të kem pëlqyer vajzat, nuk mbaj mend të kem pëlqyer ndonjëherë makinat, nuk mbaj mend të kem pëlqyer ndonjëherë gjërat e meshkujve. Që në kopësht filxhani Im ishte rozë me pika të bardha, madje pati debat për të. Zy16


sha i thoshte mamit që djali zgjedh filxhan rozë ndërkohë që për djemtë është blu. Kur isha në shkollë nuk isha e pjekur seksualisht por ama kuptoja që ndihesha ndryshe pranë vajzave, ndihesha sikur isha në shtëpinë time, shumë komode ndërsa me djemtë kisha një ndjesi tjetër. Kjo lloj diference më bëri të kuptoja se nuk jam djalë, nuk jam vajzë, atëhere çfarë jam? Isha konfuze derisa e kuptova që dua të jem vajzë. E kuptova sepse ndihesha siç ndihen femrat me njëra tjetrën kur janë në shoqërinë e njëra tjetrës. Ndërkohë, fizikisht le të themi, kur ka qenë dalja jote e parë hapur si vajzë? Unë faktikisht kam punuar për paraqitjen time që e vogël, që në moshën 12-13 vjeçare nisa të ndiqja një dietë ndryshe nga djemtë e tjerë, ndryshe nga ajo që më sugjeronte familja. Në mënyrë që mos të zhvillohesha nga ana e muskujve, mos të zhvillohesha nga ana trupore, të kisha gjithnjë një trup elegant. Dalja ime e parë si vajzë ka ndodhur para 3-4 vitesh. Unë kisha provuar të vishesha në shtëpi, po thjesht kisha provuar një buzëkuq, një fustan, por jo një pamje të plotë. Më pas provoj bashkë me një shoqen time të vishem, të lyhem, pashë veten timë në pasqyrë dhe u dashurova. Pastaj gjeta dhe flokët e duhura dhe që prej atëhere mbaj këtë model flokësh. Që atëhere ka qenë një dashuri sepse pashë diçka tek vetja që kisha nevojë ta bëja, ta shihja prej kohësh. Më dukej sikur Lola më erdhi nga shumë larg, nga një univers tjetër dhe unë e kisha pritur, nuk është se unë e preka dhe e mora. Unë thjesht e kisha pritur për të ardhur. Po sa i përket familjes, si është marrëdhënia juaj? Në fillim famlja ime e mori vesh se unë pëlqej vetëm djemtë dhe

specifikohesha si gej. Më pas iu shpjegova që jo vetëm se unë kam orientim seksual ndryshe por që unë kam identitet gjinor ndryshe. E kishin mbështetur faktin që unë pëlqej meshkujt dhe faktin që më pëlqen të vishem si femër nuk iu duk shumë tabu sepse ishin mësur me të. Por diçka më ka prekur një herë pasi po flisja me motrën dhe po i shpjegoja që në të ardhmen dëshiroja të realizoja operacionet, të jem gjithë kohës si femër, pra të jem vetvetja gjatë gjithë kohës. Motra tha një fjalë “do na marrë malli shumë” dhe kjo për mua ishte shumë prekëse por ama motra më tha gjithashtu se mbetet jeta jote, ajo që dëshiron të bësh ti është trupi yt, je ti, është shpirti yt, e di ti si i menaxhon këto gjëra. Mami në fillim fare pati një lloj shoku, komunikimi u ftoh pak sepse ishte problem që ajo nuk dinte se si të vepronte, kishte përpara një fakt të ri. Ndërsa babi nuk ka qenë asnjëhere mbështetës dhe akoma vazhdon të jetë i tillë. Por me kalimin e viteve gjithë familja e kuptoi që unë isha po ai, thjesht e kisha tregur por unë isha po i njëjti, thjesht kisha qenë me një sekret. Dhe e panë që në radhë të parë kishte rëndësi lumturia ime dhe vendosën që unë të isha i lumtur duke qenë vetvetja. A ke dikë në familje që e ke pikë të dobët? Po, unë e quaj shërbetin e shtëpisë dhe ajo është motra e vogël, ajo është jeta ime. Madje ka pasur shumë raste kur unë me vullnetin tim jam përpjekur të kamuflohem vetëm që ajo mos të ndiejë presionin. Kjo sepse në periudhën kur kanë ndodhur gjithë këto gjëra ajo ka qenë shumë e vogël duke nisur nga mosha 10-vjeçare dhe deri përpara dy vitesh e ka pasur problem faktin që unë mund të lyeja vetullat 16


17

ose për ndonjë veprim në rrugë… Ajo nuk ma shprehte por unë e kuptoja që e kishte problem. Unë vete zgjidhja të kamuflohesha vullnetarisht, por më pas ajo erdhi vetë tek unë dhe më tha “O Lola pse nuk i rrit flokët?” ose “O Lola pse nuk e bën këtë apo atë” duke më dhënë ndihmë. Që atëhere unë kam pasur le të themi gjithë botën, kur kam pasur mbështetjen e saj isha gati të përballesha me gjithë botën. Po në shkollë ose në përgjithësi në qytetin tënd, e kanë ditur për identitetin tënd? Si e kam kalaur dhe si e kam mbështetur unë këtë pjesën në shkollë është një histori më vete dhe është një histori shumë interesante sepse arrita që të isha një adoleshente që intimidoja njerëzit. E ndaja shoqërinë në dy grupe. Unë isha person që shkoja në shkollë me geta rrjetë, shkoja me kambale, flokët i kisha të lyera me shumë ngjyra. Në fillim kur përballesha me njerëzit për pamjen time, kishte sharje, dhunë verbale e jashtëzakonshme, arriti deri në dhunë fizike. Kam qenë rebele, kundërpërgjigjesha. Në fillim fare zura shoqëri me shumë vajza në shkollë, vajzat sillnin çunat. Kam qenë gjithnjë person shumë i hapur dhe gjithnjë flisja, flisja e kisha njerëz që vinin dhe më dëgjonin me kuriozitet. Kisha njerëz që më shanin ose që thoshin “çfarë ke ti me të” pasi isha shumë “cool” për ta. Kam kaluar aventura të bukura por dhe aventura të shëmtuara po ashtu, pasi kam pasur raste kur më është përplasur sanduiçi mbrapa kurrizit. Në atë kohë pija sepse ishte e vështirë të përballoja trysninë e trefishtë: trysninë e shkollës, familjes, shoqërisë sepse sado që një familje të mundohet të të kuptojë, në një ambjent të tillë e ka dhe ajo të pamundur, ka dhe ajo sfidën e vet.


Ka qenë një trysni e fortë që më ka detyruar të pija, të thyeja kodin e veshjes dhe faktikisht këto gjëra më kanë penalizuar pasi unë u përjashtova nga shkolla, nga një nxënëse e shkëlqyer, unë ndërpreva gjimnazin. Përmende pjesën që ke nisur të pish. Kur ke filluar ekzaktësisht? Kam filluar të pi që 14 vjeçe, atëhere pija alkool dhe për dy arsye kryesore. E para ishte trysnia, dëshiroja një vend për tu larguar, diçka që të më deformonte realitetin dhe zgjodha alkoolin. Duke pirë më dukej vetja akoma më “cool”. Vendi im i preferuar në Tiranë ku unë pija ka qenë “Public House”, ishte shumë mirë, ishte lirë. Po më pas çfarë ndodhi? Si kaloi kjo dëshira për të pirë kaloi nga të qenurit “cool” në varësi? Kaloi nga të qenurit “cool” në varësi dhe më pas në abuzim. Kisha keq-organizim, gjëja për të cilën pija më pengonte sepse unë nisa të konsumoja jo vetëm alkool por edhe marijuanë.

LOLA Kjo i komplikonte gjërat shumë, fillova të lija veten dhe planet e mia pas dore, duke u futur në një rrjet kaotik nga i cili nuk kisha asnjë përfitim, moral, monetar, social. Njerëzit të cilët më shihnin më përpara si “cool” nuk më shihnin më si të tillë por më shihnin si abuzues, si një pijanece, sikurse e shihja dhe unë veten time dhe më bëri të kuptoja se e kisha gabim. Sa zgjati kjo periudhë? Nga 14 deri në moshën 20 vjeçare mund të themi, pra diku tek 6 vite. Nuk mbaj mend ndonjë ditë esëll gjatë atyre 6 viteve. Dhe kur isha esëll ndonjë ditë më thonin “uau qenke esëll”. Tani që je larguar nga alkooli dhe marijuana si ndihesh? 18

Ndihem shumë mirë, ndihem në fokus të plotë sepse jam e përqëndruar në ato çfarë duhet të bëj, në ambiciet dhe perspektivat që unë kam dhe nuk më shtyn që unë ta gjej lekun në një mënyrë të shpejtë. Më shtyn që unë të krijoj plane, perspektiva dhe të kem gjëra për të bërë. Kur i futesh marijuanës futesh në depresion. Tani kam obligime të tjera si përshembull dua të vazhdoj shkollën përsëri, dua të vazhdoj një profesion. Kam shumë plane për të bërë tani që kam lënë marijuanën. Kur ka qenë kontakti yt i parë me një person të komunitetit? Kjo histori është shumë e bukur. Mund të kem qenë diku tek 15 vjeçe ndërsa ajo ka qenë 13 vjeçe. Në fillim fare lyheshim, ose më sakt lyenim diçka të vogël si përshembull vetullat për të pirë kafe.


SERAFINA Aty e kuptuam se neve na pëlqente të lyheshim. Miqësia me të ka lindur që ditën e parë kur jemi njohur, por kemi pasur marrëdhënie siç kemi edhe sot. Kishim diçka të brendshme që e kuptonim njëra-tjetrën, diçka të brendshme që na bashkonte me njëra- tjetrën pa hapur gojën. Për mua kjo ishte magjike dhe tani ai person është për mua familje. Keni qenë në një shkollë? Jo, nuk kemi qenë në një shkollë, por kemi qenë në një lagje. Por si ka qenë kontakti i parë me të, çfarë të shtyu t’i flasësh? Ne kishim një shok të përbashkët dhe ai më thotë “Hej jam me një shokun tim, hajde këtu në kafe”. Unë shkoj dhe e komplimentoj për vetullat. Ai më kthen që janë të konturuara dhe aty e kuptoj që edhe ai lyhet. Më pas i them se edhe unë jam lyer dhe që atëhere ne nisëm të flisnim për tualetet dhe për të ndjerit femër për 4 orë të mira në kafe. Ishte një lloj konsolidimi që njerëzit mbase duan vite të tëra për të gjetur shoqëri të tillë, kurse neve na mjaftuan vetëm 4 orë. Jemi rritur shumë, kemi ndihmuar njëra tjetrën për tu rritur.

dikush pëson një aksident, mund të mblidhemi tek shtëpija e saj për tu kujdesur për të. Nëse dikush ka problem me qeranë, do kontribuojmë të gjitha vajzat që të paguhet qeraja. Ne nuk gjejmë asnjë lloj mbështetjeje përveç se kemi njëra-tjetrën. Çfarë planesh ke për të ardhmen? Ti më the pak më përpara se doje të filloje shkollën. Planet e mia janë të shumta për të ardhmen. Duke parë situatën kaq problematike për transat, kam dëshirë që duke e ndjerë më kollaj që të flas për këtë temë pse jo të aspiroj të bëhem zëri i tyre. Siç kemi gej, lezbike diskret kemi dhe transa diskret. Kemi dhe transa që janë shumë femëror, të bukur por që në mëngjes janë super meshkuj, mundësisht me të dashruën përkrah dhe kjo vetëm për arsyen që ta mbulojnë identitetin e tyre. Veten në të ardhmen e përfytyroj pjesë e aktivizmit por edhe të kontribuoj për komunitetin. Cili është mesazhi yt për personat e komunitetit, për ata që mund të jenë në fazën e tyre të parë të daljes hapur?

Unë mbaj diçka të fshehtë dhe diskrete vetëm nëse kam turp nga ajo, por kjo është diçka për të cilën nuk ke pse të kesh turp nga vetja. Nuk po i bëj asgjë të keqe askujt, është trupi im e di unë çfarë bëj me të. Ajo që dua të them është se më vjen shumë keq për djemtë dhe vajzat transgjinorë që janë kaq të mbyllur. Shpresoj ta kuptojnë një ditë që nëse duan të bëjnë diçka për veten është të dalin hapur dhe ta ndiejnë veten jashtë kafazit moral të shoqërisë. Dhe kur ta fillojnë ta ndiejnë këtë jo jua premtoj, Ndërkohë kur mblidheni ose uleni në kafe apo diku por është absolute dhe tjetër me vajzat e komunitetit, për çfarë diskutoni më e sigurtë që do të ndihen shpesh? s h u m ë Ka shumë muhabete për të cilat ne diskutojmë por transat mirë. përgjithësisht janë shumë konkurrues me njëri-tjetrin: nga ana e pamjes, nga ana e të dashurit etj. Kjo është ndër pikat që më shqetëson më së shumti tek vajzat sepse i kthen në armike me njëra-tjetrën kur ndërkohë ne duhet të jemi bashkë. Ka dhe shumë gjëra tek të cilat ne jemi së bashku, siç është diskriminimi. Nëse kemi një vështirësi, ka shumë prej nesh që nuk përplasen dot në familjet e veta dhe ne bëhemi mjeke, financiere, kujdestare, çfarëdolloj gjëje kur një person është në vështirësi nga grupi i transgjinoreve. Nëse 19


TË BËSH

COMING OUT

LOLA:

Mundohem çdo ditë t’i tregoj botës, sa shumë e do Lola botën. Por bota mbyll sytë dhe i hap vetëm për ta parë Lolën ashtu si do vet.

bëni shumë gjëra në jetë, por njerëzit do ju kuptojnë dhe do ju pranojnë vetëm kur të jeni vetja. Këtë ua thotë Lola nga eksperienca. Isha 14 vjeç kur bëra “coming out”. Në një moshë kur e dija kush doja të isha por nuk mundesha. Çdo natë flija me lot dhe zgjohesha nga lotët. I shmangesha pyetjeve që më bënin, ose përgjigjesha në mënyrë patetike. Ndihesha shumë keq, si një dështak i paaftë për të mbrojtur veten. Isha gjithmonë vetëm, larg shoqërisë dhe i shmangesha vendeve me shumë njerëz. Në shtëpi situata ishte shumë e vështirë, i shmangesha gjithmonë familjarëve dhe nuk flisja me ta gati Ndonjëherë edhe vetë ne e shohim fare. Isha vetëm, ndihesha shumë veten si djall, por në fakt është keq. Gjatë gjithë kohës kisha një shumë ndryshe. Kur unë e përqa- ndjenjë turpi dhe frike, sikur isha fova Lolën, kuptova që Lola nuk kriminel. Jetoja me një sekret që është djalli, sepse unë s’jam djalli. kishte lindur me mua. Si mund të jesh djalli, vetëm sepse do të jesh vetvetja? Si mund të jesh Një ditë vendosa t’i jepja fund. I djalli kur ti ndjen vetëm dashuri në dhashë vetes dy alternativa. Do dal hapur ose do i jap fund jetës time. zemrën tënde? Epo unë kam lindur vetë dhe kam Dikur dalja hapur më dukej fundi i veç një jetë për të jetuar. Nuk do ta botës, por sot qesh me vete kur i kulë këtë mundësi të më ikë dhe t’ia jtoj këto gjëra. Ndodhi. Të gjithë e jap ekzistencën time një gënjeshtre. morën vesh, familja, të gjithë. Ditët pas “coming out” ishin të mbushura Nuk mundem. me debate, kudo njerëz kurioz, kudo Po pse, kaq e vështirë është të tallje, dhunë verbale. Jeta më dukej jem Lola? - Aspak, është shumë e një ferr. thjeshtë. Mua më mjafton vetëm të Por çuditërisht nuk ndihesha aspak marr frymë dhe jam Lola. Unë kjo keq. Përkundrazi, edhe pse gjerat u jam dhe nuk ndryshoj. Shumica rënduan, ndihesha shumë mirë. Kiështë kundër meje, kundër ekzis- sha hequr një barrë dhe tashmë isha tencës time, por kjo nuk më pengon ajo që doja. Isha e fortë. Për herë të të jem unë. parë e ndjeja shpirtin të lidhur me Prandaj i them çdokujt që ndihet si trupin. Goja ime fliste atë që mendunë të mos heqë dorë nga të qënurit ja ime mendonte. vetja për shkak të frikës. Mund të 20 Emri im është Lola, nuk ma ka vënë askush, e kam vendosur vetë. Unë jam vajzë, por jo një vajzë e zakonshme, kam lindur e “malkuar” me mallkimin më të bukur: të jesh vajzë e burgosur brenda një mashkulli. Në vendin tim te qenurit trans shihet nga një gamë e gjerë këndvështrimesh. Këndvështrime që bëhen si hekurat e një qelie dhe ndonjëherë nuk je dot vetja. Shumë njerëz zgjedhin të keqen më të vogël, të mos jenë vetja dhe të jetojnë me barrën e të qenurit dikush tjetër. Kjo ndodh sepse shpesh të thonë se je i sëmurë, je një deviancë, një fatkeqësi apo je vetë djalli.


HISTORI PERSONALE TË DALJES HAPUR

Ka qenë shumë moment i vështirë kur më merrnin, më kërcënonin të afërmit e mi se ‘‘po nuk të vrau yt atë do të vrasim ne, na ke marrë fytyrën‘‘. Ka qenë babi im që është përballur vetë me ata duke i thënë ‘‘ai është fëmija im dhe nuk iu takon fare ta paragjykoni‘‘... Me motrën kam qenë shumë e lidhur, gjithmonë shprehesha me të. Shiko i them, siç ke ti të dashur çun ashtu kam dhe unë të dashur çun. Në fillim u mërzit, pastaj jemi bërë më të fortë. Ndoshta dhe ajo e ka ditur gjithmonë për identitetin tim. Kemi qenë shumë të lidhur dhe kemi quajtur dhe ende e quajmë veten motra, jo motër e vëlla. Bota e jashtme më paragjykon, por familja më mbron shumë, të paktën ma heq atë paragjykimin e të jashtmëve, duke qenë se më japin shumë dashuri.

Unë e kam kuptuar që në moshën 10-vjecare, sepse vishja gjëra femërore. Gjithmonë më pëlqente të vishja takat e mamit ose fustanet e mamit. Dhe më pëlqente të dilja përpara pasqyrës, të shihja veten si femër, diçka komplet ndryshe, pavarësisht se isha një femër e burgosur në trupin e një mashkulli. Kur e kam diskutuar me familjen time këtë pjesë nuk mbaj mend ndonjë reagim të çuditshëm, thjesht më kanë pyetur “A është e vërtetë kjo gjë që po më thua?”. Dhe i kam thënë që po, unë kjo jam, kjo ndihem dhe nuk kam pasur asnjë lloj reagimi. As pozitiv, as negativ. Jam ulur duke diskutuar me mamanë time dhe i kam thënë që “mami unë jam një femër e burgosur në trupin e një mashkulli dhe unë ndihem femër dhe nuk jam mashkull. Ndihem femër dhe jam femër”. Në fillim famlja ime e mori vesh se unë pëlqej vetëm djemtë dhe specifikohesha si gej. Por më pas iu thashë se është se unë kam orientim seksual ndryshe por që unë kam identitet gjinor ndryshe. E kishin mbështetur faktin që unë pëlqeja meshkujt dhe fakti që më pëlqente të vishesha si femër nuk iu duk shumë tabu sepse ishin mësuar me të. Por diçka më ka prekur një herë pasi po flisja me motrën dhe po i shpjegoja që dëshiroja që nesër, pasnesër të realizoja operacionet, të jem gjithë kohës si femër, pra të jem vetvetja gjatë gjithë kohës. Motra tha një fjalë “do na marrë malli shumë” dhe kjo për mua ishte shumë prekëse por ama motra më tha gjithashtu se mbetet jeta jote, ajo që dëshiron të bësh ti është trupi yt, je ti, është shpirti yt. 21


7 1 0 2 s n a r T Miss Në fund të dhjetorit, në prag të festave të fundvitit, u festua edhe mes vajzave të komunitetit transgjinor. Për të tretin vit në Tiranë u organizua kompeticioni i bukurisë “Miss Trans” që bëri bashkë 7 konkurrente jo vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të tjera. Konkurrentet realizuan tre pasarela mbas së cilave u shpallën tre ccmime “Miss Trans”, “Shoqëruesja e Parë” si dhe “Miss Miqësia”. Për aktivistët por edhe vet pjesëmarrëset e kompeticionit, zhvillimi i një aktiviteti të tillë nuk është vetëm festë por edhe një shtysë e fortë për të ngritur zërin e këtij komuniteti.

“Nuk ka rëndësi kush e merr kurorën e Miss-it. Rëndësi ka që ne kemi aktivitete të tilla që dëshmojnë për ekzistencën e komunitetit trans në shoqëri” Lola, “Miss Miqësia”.

22


6

profile pĂŤr tu ndjekur nĂŤ

23


Chaz Bono I njohur ndryshe si djali i këngëtares Cher, Chaz Bon është transgjinor dhe ka qenë një aktivist për të drejtat e gejve prej shumë vitesh. Ndërmjet viteve 2008-2010 Bono kreu tranzicionin gjinor nga vajzë në djalë. Në profilin e tij në Instagram mund të gjeni foto apo video që dëshmojnë për aktivizmin e tij për të drejtat e komunitetit LGBT, e sidomos të komunitetit trans.

Andreja Pejić Nëse doni të njiheni me një prej modeleve më të kërkuara transgjinore të momentit, atëhere jeni në profilin e duhur. Njihuni me Andreja Pejić, e njohur si personifikim i androgjinisë dhe përbën mister në sytë e shumë fotografëve për kombinimin estetik të maskilitetit me feminitetin, si edhe të joshë disa prej dizajnerëve më të famshëm në botë sikurse Jean Paul Gaultier dhe Marc Jacobs. Përpara tranzicionit të saj gjinor në 2014, Pejić ishte një prej meshkujve të vetëm që bëhej pjesë e pasarelave dhe modelingut për veshjet e djemve dhe vajzave në historinë e industrisë së modës.

Amanda Lepore Amanda Lepore, një nga ikonat e kulturës “DragQueen” ose siç kritizierët preferojnë ta cilësojnë “një instalacion arti i vërtetë”. Në profilin e saj në Instagram mund të gjeni daljet publike në festa të cilat nuk rreshtin kurrë së surprizuari me ngjyrat e forta dhe të ndezura që ajo vesh. Lepore nuk heziton të përditësojë ndjekësit e saj me foto nga produktet kozmetike që ajo përdor dhe promovimin e festave “të çmendura” për DragQueen. Me pamjen e saj të kuruar deri në detajin më intim, ajo dëshiron të vetëquhet “trupi më i kushtueshëm në botë”. Vazhdimisht tregon për ndërhyrjet kirurgjikale që ka zhvilluar për të marrë pamjen që ka dëshiruar prej kohësh. 24


Shay Neary Shay sfidon stereotipet e modeles “elegante” duke u promovuar si modelja e parë transgjinore mbi peshë (Plus Size). Ajo është avokate për të drejtat e komunitetit LGBT dhe kritikon bullzmin ndaj personave “të shëndoshë”. Në profilin e saj në Instagram, tregon për veshjet e ndryshme që personat transgjinorë mund të veshin nëse janë mbi peshë. Përpara se të bëhej e famshme dhe të kishte rrjetin e ndjekësve në Instagram, Shay identifikohej si djalë gej gjatë gjimnazit dhe shpesh merrte pjesë në shfaqjet “DragQueen”.

Stef Sanjati Stef është një vajzë transgjinore nga Kandaja dhe njëkohësisht profesioniste për makijazh (make-up artist). Ajo ka profilin e saj në Instagram dhe kanal në Youtube ku demonstron mënyra të ndryshme të aplikimit të makijazhit si edhe rrëfen për tranzicionin e saj gjinor nga djalë në vajzë. Stef nuk heziton t’ju përgjigjet pyetjeve të ndjekësve që lidhen me çështjet e komunitetit trans. Si artiste e makijazhit ajo nuk zhgënjen kurrë së demonstruari fuqinë shndërruese që ka makijazhi.

Emma Ellingsen Përpara se të bëntë “coming out” si transgjinore, norvegjezja Emma Ellingsen postonte rregullisht video tutoriale për teknikat e makijazhit. Shumë prej ndjekësve të saj u shokuan pas bërjes publike të identitetit të saj të vërtetë. Dhe të mendosh që është vetëm 14 vjeçare dhe ka rreth 144,131 ndjekës në kanalin e Youtube… Emma i ka premtuar ndjekësve të saj se do të përditësoj çdokënd rreth terapisë hormonale që ajo do të nisi së shpejti. Familja dhe miqtë e saj kanë qenë shumë mbështetës ndaj rasti i Emmës është një rast që s’duhet lënë pa ndjekur në rrjetet sociale. 25


Dis

VAJZA DANEZE Ky film (i vitit 2015) flet për një histori dashurie të frymëzuar nga personazhe real: artisti danez dhe pionieri transgjinor Lili Elbe dhe bashkëshortja Gerda Wegener.Lili, e lindur si Einar Wegener, një piktor peizazhesh i cili ndjeu se kishte dy persona në të njëjtin trup. Lili ishte, ashtu si ajo e ka shkruar në shënimet e saj autobiografike, ishte një grua “mendjelehtë, hokatare dhe shumë sipërfaqësore”. Megjithatë Lili rritej çdo ditë brenda tij dhe në shkurt

të vitit 1930 Einar nuk mund të rezistonte më: “Unë kam mbaruar”, shkroi, “Lili e ka ditur këtë për një kohë të gjatë. Ajo rebelohet çdo ditë me më shumë forcë”. Eddie Redmayne, aktori që luan rolin e Lilit, ka thënë se ka bërë kërkime të thella mbi përjetimet e grave trans, “E ndjeja se më ishte dhënë një mundësi e jashtëzakonshme kur mora këtë rol. Por me këtë erdhi dhe përgjegjësia për t’u bërë i aftë që të edukoj veten time dhe audiencën.

Bree, është më pak se dy javë larg nga dita e operacionit që do të kompletojë tranzicionin e saj nga një trupi mashkullor në atë femëror. Ajo mëson se ka një djalë adoleshent, Tobin, i cili e telefonon nga një burg i Nju Jorkut duke shpresuar se babai i tij Stanley (Identieti i kaluar i Bree) do t’i paguajë garancinë për të dalë. Bree nuk pranon, por detyrohet kur terapisti i saj refuzon të firmosë formularin e pëlqimit për ndryshimin e seksit, deri sa ajo të njihet me të birin. Bree shkon në Nju Jork dhe prezantohet si një person i mirë, që çuditërisht ka dëshirë ta çojë Tobin për të realizuar ëndrrën e tij, të bëhet aktor filmash pornografik. Filmi përshkruan udhëtimin prind-fëmijë me një sekret: Tobi nuk ka asnjë ide se po udhëton me babain e tij biologjik.

TRANSAMERICA

Edhe pse ka disa pasaktësi në mënyrën si portretizohet procesi i miratimit të tranzicionit dhe operacioneve, përgjithësisht ky film është një dramë e ngrohtë dhe e ndjeshme mbi vështirësitë e prindërimit dhe identitetit gjinor.

DJEMTË NUK QAJNË Një nga filmat më të njohur dhe të vlerësuar të dekadave të fundit, me një personazh transgjinor në rolin kryesor. Performanca e fuqishme e Hillary Suank dhe Kloe Sevigny, ky film tregon një shembull të pranimit dhe tolerancës mbi diversitetin seksual. (Nëse do të shihni vetëm një film nga kjo listë, ky është i duhuri). 26


TANGERINE

a sa film

Është vigjilja e krishtlindjeve dhe punonjësja e seksit transgjinore Sindarela sapo ka dalë nga burgu duke zbuluar nga shoqja e saj e ngushtë se i dashuri i saj e ka tradhtuar me një grua. Ajo vendos të marrë situatën në dorë duke u hakmarrë me rivalen e saj të dashurisë dhe kështu fillon një komedi kaotike dhe e kripur.

Teknologjia e përdorur për këtë film është e veçantë: Tangerine u xhirua kryesisht me Iphone. Por është mënyra se si dy protagonistet trajtohen në film ajo çka është më inovative. Ky film nuk ka as keqardhje e as sentimentalizëm, megjithëse filmi pasqyron jetën e vështirë të dy grave. Sa filma komedi “smart”, të këndshëm e me personazhe kryesore trans mund t’iu ju bjeri rasti të shihni?

duhe

t

t’i

sh

TOMBOY

ih

ni

! I xhiruar në vetëm 10 ditë nga një grup prej 14 personash, ky film francez tregon jetën e një fëmije të ri në qyetet, një vajzë 10-vjeçare e cila ngatërrohet (qëllimisht) me një djalë. Është verë në periferinë e Parisit, çka do të thotë udhëtime në liqenin Mikael, miq të rinj dhe lojëra. Por dita e parë e shkollës po afron...

27


Gjej mbështetje

Tashmë në Shqipëri ka disa mënyra sesi mund të merrni mbështetje dhe shërbime

Qendra Sociale - Aleanca LGBT

KONTAKTE Aleanca LGBT www.aleancalgbt.org Facebook: Aleanca Lgbt Email: aleancalgbt@gmail.com Historia Ime www.historia-ime.com Facebook: Historia Ime Twitter: Historiaime Email: historiaime.com@gmail.com SOS-LGBT www.soslgbt.al Facebook: SOS LGBT Email: soslgbtalbania@gmail.com STREHA www.strehalgbt.al Facebook: Streha Email:info@strehalgbt.al

Nëse doni të njiheni me persona të tjerë nga komuniteti LGBTI dhe të bëheni pjesë e aktiviteteve të ndryshme të komunitetit, ju sugjerojmë Qendrën Sociale Ditore pranë organizatës Aleanca LGBT. Organizimi i eventeve sociale të vazhdueshme për komunitetin me synim njohjen mes tyre dhe informimin për çështje LGBTI, grupe javore diskutimi, festa, shfaqje filmash, pikniqe etj, janë fokus kryesor i qendrës sociale.

Portali Historia Ime

Dëshiron të tregosh historinë tënde, të flasësh për problemet dhe vështirësitë që hasin personat LGBTI, për një ngjarje suksesi dhe të kontribuosh në ngritjen e zërit për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri? Të sugjerojmë t’i drejtohesh portalit për të drejtat e njeriut Historia Ime dhe organizatës ProLGBT. Prej më shumë se 5 vitesh Historia Ime është burimi kryesor i informacioneve për personat LGBTI brenda dhe jashtë vendit.

Linja e Këshillimit SOS-LGBT

Je duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ke nevojë të flasësh me ekspertë për çështje të coming out (dalja hapur), shëndetit seksual dhe riprodhues, diskriminimi, bullying apo shqetësimeve të tjera? Tashmë mund të marrësh këshillim psikologjik, mjekësor dhe prindëror nga ekspertët e SOS-LGBT. Merrni këshillim të sigurt dhe anonim nëpërmjet chatit. Psikologu: e hënë, e enjte: 17:00 – 19:00; Eksperti i shëndetit seksual: e mërkurë, e premte: 17:00 – 19:00; Prindi i një fëmije gej: e martë, e enjte: 19:00 – 21:00; Persona të komunitetit LGBTI që jetojnë me HIV: e diel: 17:00 – 19:00.

Qendra STREHA

Nëse rasti yt ka nevojë për strehim, “STREHA” është qëndra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI në rastet e emergjencave në aspektin e strehimit. Ofron shërbim për të rinjtë LGBTI 18-25 vjeç që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual. Streha ka një kapacitet prej 8 shtretërish dhe synon të ofrojë ndihmë për të rinjtë LGBTI të pastrehë për ri-integrimin dhe fuqizimin e tyre. 28




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.