Queer Albania Magazine IV

Page 1

R E V I S T A

Q U E E R

N U M R I

4

UEER

ALBANIA - 2020

ALBANIA

KULTURË QUEER DHE JO VETËM

1


Queer Magazine Albania 2020 Grupi redaktorial: Alba Ahmetaj Isa Myzyraj Kevin Jasini Sidita Zaja Autorë: Kevin Jasini Alba Ahmetaj Isa Myzyraj Kristi Pinderi Anxhela Ibrahimllari Kopertina dhe grafikat: Dario Haruni Faqosja: Wimjan Nitelet Falenderojmë për mbështetjen Human Rights Campaign dhe personazhet e përfshirë në këtë numër të revistës. Produkt i Pro-LGBT dhe Historia Ime. Të gjitha të drejtat e rezervuara


Plot përkujdesje dhe dashuri Të dashur lexues të Queer Magazine, Jemi të lumtur të prezantojmë numrin e katërt të revistës për ju. Këtë vit, më shumë se vitet e tjera, të gjithë ne kemi reflektuar më shumë, kemi patur më tepër solidaritet dhe kemi vlerësuar mirëqenien shpirtërore dhe rëndësinë e shëndetit mendor. Të nxitur nga pandemia dhe rregullat e diktuara prej saj, tashmë kemi kuptuar të vlerësojmë më tepër artin, kulturën dhe rëndësinë e jetës në komunitet. Gjatë muajve të karantinës ka qenë muzika, poezia, kinematografia që na kanë lejuar të largohemi nga realiteti e të mbushemi me ëndrra e shpresë për të ardhmen. Pandemia dhe viti 2020 na ka frymëzuar të disenjojmë këtë edicion duke iu përshtatur nevojave të komunitetit LGBTI+ dhe fokusi bashkë me risitë në këtë edicion vijnë si ekperiencë jetësore e fituar gjatë muajve të vështirë të karantinës. Jemi përqëndruar te aktivitetet e Paradës së Krenarisë 2020, e cila u mbajt online midis pasigurive të mëdha. U kemi kushtuar faqet tona të revistës personazheve që frymëzojnë, historive që na ndihmojnë të tejkalojmë këto momente të vështira, artit që përkujdeset për mirëqenien tonë dhe frymës krijuese që ka ndihmuar të tërë komunitetin LGBTI+ për një përshtatje më të shpejtë me kushtet e reja. Viti ka qenë plot sfida dhe frikë, prandaj dëshirojmë që revista t’ju shërbejë si një element i ëmbël i punës tonë, që mund t’ju ndihmojë për tu mbushur me pozitivitet për vitin e ardhshëm 2021. Revista u bë e mundur falë mbështetjes së Human Rights Campaign, të cilët gjej rastin t’i falenderoj për punën e rëndësishme që bëjnë për advokimin e të drejtave për komunitetin LGBTI+ në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre. Ju ftojmë të na nisni sugjerime dhe komente lidhur me përmirësimin e punës sonë. Ne duam të jemi gjithmonë e më shumë pranë jush dhe vlerësojmë çdo sugjerim. Lexim të këndshëm! Sidita Zaja Drejtuese e Pro-LGBT



Përmbajtja

Tirana #PrideOn (6-9) Ylberi te Bashkia (10 -11) 2 Mama, një familje (12-15) Aktivizmi Intersex. Mite dhe Fakte (15-21) Psikologji/Terapia e Artit (22-24) Ndihma për LGBTI gjatë pandemisë (25) Diskriminim i dyfishtë (26-27) Poezi nga Nikoleta (28) Pasqyra e Agonit (29-31) (un)interrupted gay art (32) Horskopi Gej dhe Fjalëkryq (33-35)


Parada e Krenarisë përtej kufizimeve të Pandemisë. #PrideON vazhdon .. Nga Kevin Jasini. Pandemia e koronavirusit të ri ishte ngjarja e vitit 2020 që shënoi papritur jetët tona, duke na vendosur përpara vështirësive të pahasura më parë, të cilat ndër të tjera, thelluan shumë më tepër pabarazitë me të cilat përballen të gjithë grupet e margjinalzuara në shoqëri. Komuniteti LGBTI+ njëjtë si të gjithë të tjerët, nuk mbeti i paprekur e padëmtuar nga pandemia dhe veprimet që u nxitën për parandalimin e saj.

6


Si çdo herë tjetër, bashkimi rreth vlerave të solidaritetit dhe dashurisë brenda komunitetit, e lehtësoi disi situatën. Aktivistët u mobilizuan për të ndihmuar ato më në nevojë, ndërkohë që vetë pjesëtarët e komunitetit LGBTI+ u përpoqën përmes rrjeteve sociale të krijojnë mundësi mbështetjeje për njëritjetrin. Virtyti që doli më tepër në pah ishte rezilienca, aftësia e qindra prej tyre për tu përshtatur me kushtet e reja dhe vështirësitë që u krijuan papritur, pa kundërshtuar në asnjë moment kauzën e tyre për njohje dhe barazi. Rreth këtij koncepti u organizua dhe parada online e krenarisë këtë vit, e menduar si diçka më shumë se sa thjeshtë një takim online për 17 Maj. Pandemia e koronavirusit testoi themelet e sistemeve tona politike, bazat e shoqërive demokratike e rriti përpjekjet e autoriteteve për të abuzuar me pushtetin. Edhe pse nisi si fushatë e zgjeruar online që do synonte të rriste pranimin shoqëror, duke bërë publike histori të ndryshme që lidhin personat LGBTI+ me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë, rastësisht ose jo, Parada online e krenarisë u kthye në një thirrje të gjerë për barazi, të drejta dhe demokraci. Përtej pritshmërive tona të hershme, të mbushura me frikë mbi aspektet organizative dhe mungesën e rasteve të ngjashme në vende të tjera të botës, Tirana #PrideON arriti të kthehej në një platformë të mirëfilltë përkujdesjeje, kurajoje dhe frymëzimi, me aktivitete të shumta, të cilat dhe pse jo të mbajtura fizikisht, arritën të angazhojnë më shumë të rinj e të reja LGBTI+, sesa do të mund

të angazhonin në kushte normale. Nga seria e rrëfimeve #Queerantine, me përjetime personale të individëve LGBTI+ mbi izolimin e përhershëm e frikës për të dalë hapur, te #QueerGotTalent që angazhoi dhjetëra individë me performanca artistike e duke mos lënë pa përmendur mbështetjen e vazhdueshme të ofruar prej platformës Sos-LGBT, komuniteti LGBTI+ arriti të bëhej bashkë si asnjëherë më parë. Folëm për letërsi dhe për kulturë, për aktivizëm, histori të lëvizjes LGBTI+ kudo në botë, për tema sociale dhe mirëqenien shëndetësore. Ishte një nisëm vërtetë e madhe, e cila zhvillohej dita ditës me ide të reja dhe frymëzim për të dalë më të fortë e të bashkuar nga sfidat e Covid-19. Karantina dhe izolimi social, vërtet mund të ishin një realitet i ri për botën, por aspak i panjohur për të gjithë personat LGBTI+. Pati dhjetëra video të postuara, dhjetëra rrëfime të prezantuara me kreativitet shumëngjyrësh, sesione të përditshme këshillimi piskologjik në Sos-LGBT. Njëkohësisht përmes serisë “Read Queer” u zhvilluan biseda të përjavshme mbi letërsinë queer dhe feministe dhe po njëkohësisht mbi 10 biseda mbi aktivizmin në Shqipëri dhe rajon u organizuan përmes serisë “Queer Talks”. Të gjitha online, shpeshherë të kushtëzuara nga probleme teknike, por që arritën të jenë të suksesshme falë punës dhe angazhimit të përbashkët të pjesëtarëve të komunitetit dhe aktivistëve. Një fushatë online që arriti të shkurtojë orët e gjata të izolimit në shtëpi. 7


Ke nevojë për ndihmë? Nëse keni nevojë për këshillim psikologjik apo këshillim mbi HIV dhe SST, mund të logoheni në www.soslgbt.al dhe merrni shërbimet tona në mënyrë konfidenciale dhe të shpejtë.

8


#PrideON në shifra

10

300

150

ndjekës së rinj

postime në @HistoriaIme

histori personale të paraqitura me video në serinë #Queerantine

2

ekspozita online

10

600 ndjekës javor të aktiviteteve

diskutime mbi libra të letërsisë feministe dhe queer

10

takime me aktivistë nga Shqipëria dhe rajoni në #QueerTalks

3

organizata partnere në rrethe që ju bashkuan #PrideON dhe një Bashki

1

Fushatë e zgjeruar mediatike me video promovuese për krenarinë LGBTI+

9


Kush i ndezi ngjyrat e ylberit te Bashkia? Nga Kristi Pinderi. Një orë përpara fillimit të paradës online disa muaj më parë, disa përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të tjerë përfaqësues vendorë, thanë se ndjenin parehati kur aktivistët vendosën në sfond të tyre një shënim politik si reagim ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar. “Ne nuk marrim pjesë në evente politike pa e ditur më parë çfarë mesazhi do transmetohet”, tha një prej ndërkombëtarëve. Në librin “The trouble with Normal”, botimi ndoshta më influencues për teorinë queer që është shkruar nga Michael Warner na paralajmëron për dy kërcënime që i kanosen lëvizjes queer. I pari, është kërcënimi për ta zhveshur atë nga politika, dhe i dyti është kërcënimi për ta “normalizuar” diskurin politik të lëvizjes nga diçka radikale, thelbësisht të majtë dhe progresiste, në diçka më të pranueshme për ambientin heteronormativ dhe konservator. Parehatia pse aktivistët LGBTI+ do të bënin një akt mirëfilli politik duke marrë pjesë aktive në një debat të rëndësishëm publik, na thotë në mënyrë eskplicite se disa ambiente të Tiranës e konsiderojnë 10

që tani Lëvizjen LGBTI+ si një grupim amorf, pa asnjë guxim politik, që nuk duhet të shkojë përtej kornizave të paracaktuara. Pritshmëritë që kanë ndërtuar rreth këtij grupimi, - grupimit tonë, - shpesh janë të tillë që na kuadratojnë brenda kërkesave shabllone me retorikë të përgjithshme për të drejtat e njeriut, që është një retorikë e thatë, e zhveshur nga çdo përmbajtje domethënëse politike, që thotë shumëçka pa thënë në fakt asgjë, që merr përsipër të shprehë pretendime universale, por pa marrë më parë përgjegjësi lokale, që e lidh veten me një lëvizje rajonale, ndoshta globale, por pa qënë më parë e lidhur me realitetin lokal ku ky komunitet jeton. Me pak fjalë janë pritshmëri që kërkojnë nga aktivistët LGBTI+ të ngjajnë më shumë si nordikë të katapultuar me telekomandë në Tiranë, se si shqiptarë me ndërgjegje politike dhe të interesuar për jetët e tyre dhe të komuniteteve ku jetojnë. Disa orë pasi policia politike e Edi Ramës nxorri me dhunë aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, dhe disa orë pasi fadromat e Erion Veliajt e shkatërruan atë, Bashkia e


Tiranës zbukuroi muret e veta me ngjyrat e ylberit, për të shprehur mbështetjen e saj ndaj kauzës LGBTI! Çfarë ironie! Ne besojmë se Shqipëria e telendisur nga arroganca e Edi Ramës, ku pabarazia e thellë, mes një grushti njerëzish të pushtetit që kontrollojnë gjithcka nga njëra anë, dhe 99 përqind të shqiptarëve që nuk kanë më as edhe shpresë se mund ta ndryshojnë jetën e tyre nga ana tjetër, nuk mund të jetë një Shqipëri mikpritëse ndaj LGBTI. Nuk mund të lesh punëtorët të vdesin në grevë, ama të ndezësh dritat e ylberit te muri i bashkisë. Nuk mund tu rrëmbesh shqiptarëve pronat për t’u dhënë bizneseve fantazmë gjasme nga Delaware miliona euro nga buxheti, t’i dhunosh pastaj me polici, ti detyrosh të arratisen nga vendi, t’ua

pamundësosh atyre të ndërtojnë jetën, t’i vjedhësh më tej në mënyrë sistematike duke i futur në borxhe për të paguar skema koncencionare pa asnjë transparencë, t’i bombardosh pastaj me dhunën e përditshme të propagandës, e në fund t’u thuash se ky është një vend miqësor me LGBTI! LGBTI janë, sipas një sondazhi të kryer nga Aleanca LGBT, grupimi me shifrën më të lartë të papunësisë, me përqindjen më të lartë të sëmundjeve kronike, e për pasojë me shanset më të reduktuara për të patur një jetë normale. LGBTI janë kështu qytetarët më të papërfaqësuar të Shqipërisë, sepse ky proçes i shëmtuar manipulimi, kërkon jo vetëm t’ua rrëmbejë të vetmin mjet që kanë për ta ndryshuar realitetin, pra të qënit politik, por kërkon edhe ti shndërrojë në bashkëfajtorë dhe bashkëautorë të projeksioneve me ngjyra ylberi në murin e bashkisë. 11


2 Mama, një familje…

Kur më në fund ia pranova vetes që nuk më pëlqenin djemtë, kuptova që kisha jetuar në një gënjeshtër të gjatë për fajin tim dhe të botës, sepse ne dhe prindërit tanë jetojmë për botën. Pikërisht atëherë vendosa që ta jetoja jetën time në maksimum, ashtu siç ma donte zemra, sepse jeta është e shkurtër. Pas disa zhgënjimeve në marëdhënie me vajza, më në fund u njoha me Edën. U njoha në një nga lokalet e Tiranës ku komuniteti organizonte gjatë fundjavave party dhe ku ambienti ishte festiv, ku mund të harrojë diskriminimin, bullizmin dhe thjesht të kalojë një kohë të bukur me njerëz që janë si ti dhe të kuptojnë. 12

U takuam më 19 Mars 2010, shkëmbyem puthjen e parë në 24 Mars dhe që atëherë e kam ndier veten të plotësuar dhe të gatshme të bëja gjithçka për ta patur Edën (dhe bashkë me Edën edhe lumturinë) në krahun tim. Vitet kalonin, dhe ne ndjenim presionin e botës në marrëdhënien tonë. Pikërisht ky presion më shtyu të dilja hapur para prindërve të mi në lidhje me orientimin tim seksual, dhe ata nuk e pritën aspak mirë. Pas disa muajsh u largova nga shtëpia e prindërve për të filluar një jetë të re bashkë me Edën. Ishte si një lloj rilindjeje të jetoja me njeriun e zemrës dhe të mos më duhej të gënjeja më në


lidhje me këtë. Më në fund ishim vetvetja, ishim ne të dyja në folezën tonë dhe bota mbeti jashtë saj. Por sado jashtë të mbetej bota, ajo sërish ndikonte në marëdhënien tonë, sepse jashtë kësaj foleze ishim vazhdimisht në kontakt me njerëz të ndryshëm. Njerëz që të përçmonin pa të njohur, vetëm sepse ata mendonin se ishe ndryshe, dhe të qënit ndryshe në shoqërinë shqiptare është mëkat. Duke patur vazhdimisht kontakt me njerëz të tillë, shpirti yt thyhet dhe shpesh herë nuk ia del mbanë të mbijetosh, por dëshira dhe nevoja për të luftuar për të drejtat e tua, na ktheu në aktiviste dhe aktivizmi na hapi sytë dhe na tregoi se në fund të tunelit, gjithmonë ka dritë. Ajo dritë na ka dhënë shpresë për një të ardhme më të mirë, ku të gjithë njerëzit të kenë të drejta të barabarta. Por le të kthehemi në historinë tonë. Unë dhe Eda kemi patur shumë uljengritje, jemi zënë pafund, jemi ndarë dhe bashkuar, por kjo nuk e shoi për asnjë moment dashurinë tonë dhe bashkë me të edhe dëshirën për familje. Kur vendosëm të kishim fëmijë, asnjë nga shoqëria jonë nuk u habit. Të tërë na inkurajonin edhe kur ne kishim dyshimet tona. Dyshimet tona nuk kishin kurrë lidhje me dëshirën për të patur fëmijë, por me frikën sesi ky fëmijë do vinte në jetë dhe do të rritej në një shoqëri patriarkale dhe homofobike. Duke qenë se (me sa dimë ne) asnjë çift tjetër i të njëjtës gjini në Shqipëri nuk ka bërë një hap të tillë më

parë, fakti që nuk ka precedent të këtij fenomeni e bënte edhe më të panjohur dhe më të frikshëm gjithë rrugëtimin që do të ndërmerrnim. Gjithsesi, dëshira për të zgjeruar familjen tonë ishte shumë e madhe dhe i tejkaloi tërë frikërat dhe në fund i mundi ato. Më në fund morëm vendimin dhe guximin që dëshirat tona ti kthenim në realitet. Ama më parë duhet të zgjidhnim disa pikëpyetje. E para ishte se kush do të mbetej shtatzënë. Kjo ishte më e thjeshta, pasi unë kisha bërë një ndërhyrje dhe nuk mundesha në ato kohë. Më pas duhet të vendosnim mënyrën e shtatzanisë. Pas shumë bisedash vendosëm që familjes tonë i përshtatej më shumë një dhurues anonim. Filluam të kërkonim për klinika që bënin fertilizim in vitro. Fillimisht shkuam në një klinikë private, këtu në Tiranë. Lamë një takim me shefin e klinikës dhe pasi i shpjeguam që Eda donte të mbetej shtatzënë si nënë e vetme (gënjyem pasi nuk donim të rrezikonim), ai menjëherë reagoi duke thënë se nuk bëjnë të tilla procedura sepse nuk e lejon shteti shqiptar pasi mund të ketë abuzime. Kur e pyetëm se çfarë abuzimesh mund të kishte, ai u shpreh se në këtë mënyrë çifte të të njëjtit seks mund të bëjnë fëmijë. U larguam shumë të indinjuara, të fyera dhe të zhgënjyera. Na dukej sikur ëndrrës tonë për të patur fëmijë po i vinte fundi, por jo. Ai ishte vetëm fillimi i rrugëtimit tonë. Vijuam te kërkonim klinika dhe spitale të tjerë privat, dhe vendosëm për njërin prej tyre. 13


E kujtoj se sa të vështirë e patëm në tentativën e parë të in vitros, kur morëm rezultatin negativ, se sa e fortë duhet të isha për vete dhe për Edën dhe sa të lumtura ishim kur Eda bëri testin e parë të tentativës së dytë (para kohe, sepse nuk duronte dot) dhe doli pozitiv. Nuk na besohej dhe vazhduam të bënim teste të tjerë. Pyesnim njëra-tjetrën, si të duket kjo viza e dytë, a e sheh vizën e dytë? Aq shumë e donim këtë shtatëzani, sa nuk na besohej që na u realizua. Pas testit i erdhi rradha ekos së parë dhe isha unë këtë rradhë që fillova të qaja kur dëgjuam rrahjet e para të zemrave të vogla. Edhe pse shikonim në ekran dy zemra të vogla që rrihnin, vazhdonim mos ta besonim që ëndrra për familje po na relizohej. Nuk na besohej se ato dy ëngjëj të paformuar ende, kishin një fuqi të tillë sa të na largonin çdo frikë dhe të na jepnin forcë të luftonim kundër çdo gjëje. Vizitë pas vizite ndoqëm se si dy fetuse të vegjël sa një farë susami, u rritën dhe u formuan në dy njerëz në miniaturë. Pas një viti të vështirë midis hormoneve, ilaçeve, vizitave dhe dalldive nga luhatjet e humorit, tashmë jemi nëna në pritje të dy ëngjëjve (vajza). Dilema e fundit, por edhe më e vështira ishte vendimi se ku do t’i lindnim dhe rrisnim vajzat. Fillimisht vendosëm të largoheshim nga Shqipëria, pasi mendonim se ky vend nuk është gati për një hap të tillë dhe se vajzat mund të vuajnë përçmimin e njerëzve. Por hap pas hapi kuptuam se kjo nuk është e drejtë dhe më pas vendosëm që vajzat duhet të rriten në vendin e tyre, sepse as ato por as ne nuk duhet të ndryshojmë, duhet të ndryshojë vetëm perceptimi i botës për atë që e mendon të ndryshme nga vetja. Ne duhet të jemi të tërë të barabartë, dhe kur kjo e drejtë të ligjërohet, atëherë mund të themi që po shohim dritë në fund të tunelit. 14


15


Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në media www.historia-ime.com A E DINI SA TË FTUAR NGA MINORITETET KA PASUR NË MEDIA GJATË 2020? ASNJË!

GJATË 2020, 7 NGA 10 TË FTUAR NË EMISIONET TELEVIZIVE ISHIN BURRA. NË 21 EMISIONE, KA QENË E FTUAR VETËM NJË GRUA PËRBALLË 4 OSE MË SHUMË BURRAVE. 16

LEXONI TË PLOTË NË HISTORIA-IME


Të drejtat e komunitetit Intersex:

Intervistë me aktivistin arbëresh për komunitetin dhe të drejtat intersex Martin Di Maggio Nga Kevin Jasini. Martini është një i ri arbëresh nga Londra, aktivist për të drejtat e komunitetit interseks dhe LGBTI+. Me Martinin u njohëm gjatë paradës së krenarisë që zhvilluam online majin e shkuar. Ai ishte pjesë e serisë #QueerTalks, dhe tani pranoi tu përgjigjet dhe pyetjeve tona për revistën Queer dhe për të gjithë komunitetin intersex në rajonin shqipfolës. Viti që lamë pas, ishte një vit i rëndësishëm për komunitetin intersex në Shqipëri, dhe dëshirojmë që kjo intervistë të shërbejë në vijim të ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për komunitetin intersex në Shqipëri dhe më gjerë, ekzistencës së tyre dhe të drejtave që u mohohen në shumicën e rasteve që nga lindja.

Përshëndetje Martin. Do donim ta nisnim këtë intervistë me një informacion të përgjithshëm për personat intersex. Si mund të përkufizonim shkurt intersex në shqip? Intersex ka të bëjë me karakteristikat biologjike të seksit të një personi, pra persona që qysh në lindje kanë tipare gjinore që nuk përputhen me definimet tipike të mashkull ose femër. Por nuk duhet ta ngatërrojmë me konceptin e të qenit jo-binar (persona që nuk identifikohen me asnjë prej gjinive). Kryesisht gjatë dekadës së fundit, kemi filluar të flasim më gjerësisht për personat intersex dhe të drejtat e tyre. Sa të përhapur janë personat intersex në shoqëritë tona?

Facebook/MartinDiMaggio

Vërtet termi intersex ka nisur të përdoret më gjerësisht vitet e fundit, por personat intersex kanë qenë gjithnjë të pranishëm në shoqëri. Sipas studimeve të shumta, rreth 1.7% e popullsisë së përgjithshme të botës përbëhet nga persona intersex. Pra e thënë më qartë, thuajse 1 në 50 njerëz është intersex. Për ta bërë edhe më të qartë pamjen në mendjen e lexuesve, personat intersex janë më të shumtë në numër se personat që lindin me flokët e kuqe. A është i vështirë procesi i daljes hapur te personat intersex? Sigurisht që po, pasi në momentin kur personat intersex dalin hapur, ato përballen me një sërë mitesh dhe paragjykimesh të gabuara, kryesisht mbi pamjen e tyre 17


fizike dhe trupin e tyre. Shpesh ndodh që dikush të na shoh dhe të mos të na besojë ato që themi për trupin tonë. Ka ende shumë panjohuri dhe injorancë mbi këtë temë dhe shumica e njerëzve që na rrethojnë, as nuk ja kanë idenë e ekzistencës së personave intersex. Cilat janë disa nga problemet më të shumta me të cilat përballet komuniteti juaj, kur flasim për pranimin nga ana e shoqërisë? Shumë pjesëtarë të këtij komuniteti përballen me diskriminim, pasi perceptohen detyrimisht si persona të komunitetit LGBT+ njëkohësisht, që do të thotë në mendjet e shumë njerëzve, personat intersex janë detyrimisht gej, biseksualë, lezbike ose transgjinor/e. Diskriminimi që ekziston kundrejt komunitetit LGBT+, prek drejtpërsëdrejti dhe komunitetin intersex për shkak të asociimit dhe perceptimit se ne kemi të 18

njëjtat nevoja si komuniteti LGBT+. Problemi më i madh për komunitetin intersex është padyshim Gjymtimi Gjenital i Personave Intersex (IGM), pra ndryshimi apo përcaktimi me forcë i gjinisë së tyre, pa konsent nga vetë individi dhe në mungesë totale të informimit. Këto mutilimi/operacione të padëshiruara janë procedura të normalizuara në shoqëritë tona në Evropë (dhe përtej saj) dhe konsiderohen si procedura riparuese apo korigjuese mbi trupat tanë. Në të vërtetë ato na dëmtojnë shumëfish. Shpeshherë ne jemi të detyruar të përballemi me mungesën e ndjeshmërisë fizike dhe informacionit të duhur mbi anatominë e trupit tonë. Duke u kthyer te historia jote personale, kur ke dëgjuar për herë të parë mbi të qenit intersex? Unë në fakt jam rritur me tregimin se mu desh të shkoja në spital një herë


në dy vite për “operacion” dhe se më duhej të përballesha me efektet anësore të operacionit, por nuk e dija që isha intersex. Në moshën 27 vjeçare zbulova më tepër, kur rastësisht dëgjova që doktori im ishte arrestuar pasi kishte ngacmuar një prej pacientëve të tij minorenë. Avokati i çështjes më lexoi të dhënat e mia mjekësore dhe më pyeti nëse kam ditur më parë gjë në lidhje me “gjendjen” time. U shokova. Nëse flasim për stigmën e cila pengon personat intersex të flasin hapur për të drejtat e tyre, a mendon se shoqëritë tonë janë mjaftueshëm të informuara mbi këtë komunitet? E përmenda dhe më parë dhe do doja ta ripërmend mungesën e informacionit. Stigma krijohet nga mendësitë e njerëzve mbi seksin dhe gjininë, pasiqë 98% e njerëzve lindin ose mashkull ose femër dhe me kalimin e shekujve, këto dy sekse

të lindur janë normalizuar si të vetmit në shumicën e kulturave të botës. Sërish vlen për tu përmendur fakti se ka edhe disa kultura specifike, ku ky nuk është rasti. Personat dhe shoqëria që na rrethon, nuk janë informuar asnjëherë, madje u janë thënë të pavërteta mbi ekzistencën tonë. Personalisht kam një mik shumë të mirë, i cili kur mësoi më shumë mbi historinë time u shokua dhe u ndje sikur ishte rritur brenda një konspiracioni, në një shoqëri që fsheh të vërtetën. Jam i lumtur që kohët kur po jetojmë, janë kohë të ndryshme ku po flasim më shpesh mbi këtë temë dhe shpresoj se brezi i ardhshëm do të jetë edhe më i informuar. A je ti Martin pjesë e ndonjë nisme apo organizate për të drejtat intersex? Cili është fokusi juaj? Unë jam pjesë e London Friend, një grupim që mbështet personat LGBTI+ dhe ku kemi një grup mbështetës për 19


personat intersex që quhet “ E Mërkura Intersex”. Ne fokusohemi te mirëqenia dhe njëkohësisht përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin dhe të shtojmë përmes trajnimeve kapacitetet e strukturave shëndetësore dhe grupimeve LGBT në Londër. Duke u mbështetur në punën tuaj advokuese, cilat do të ishin 3 problematikat më të mëdha që prekin jetën e komunitetit intersex në përditshmërinë e tij. Dhe si do të mund të adresonim zgjidhjet e duhura për këto problematika? Gjymtimi i Gjenitaleve është padyshim problematika më e madhe që prek personat intersex kudo në botë. Për zgjidhjen e këtij problemi dhe për të ndaluar mutilimin e fëmijëve intersex në të ardhmen, autoritetet e vendeve tona duhet të ratifikojnë Deklaratën e Maltës e cila njeh ekzistencën e personave intersex, në të gjithë rajonet dhe vendet e 20

botës. Si të tillë, personat intersex duhet të mbështeten për tu bërë ata personalisht ligjvënësit dhe politikëbërësit e kauzës së tyre. Ne dëshirojmë të rikonfirmojmë parimet e Forumeve të parë dhe të dytë Ndërkombëtarë të Personave Intersex, me qëllim dhënien fund diskriminimit dhe sigurimit të të drejtës së personave intersex për autonomi trupore, fizike dhe të drejtë për vetë-vendosje. Forumet e sipërpërmendura kanë përpiluar kërkesa të detajuara të cilat janë në thelb të kauzës sonë për barazi. Ndër të tjera: Dhënies fund të normalizimit të operacioneve gjymtuese; Ndalimi i praktivave identifikuese gjenetike, që mund të nxisë abortin selektiv kur bëhet fjalë për foshnje intersex; dhënies fund të praktivave jo-konsensuale sterilizuese; depatologjizim i variacionit të karakteristikave të seksit në praktika mjekësore; e drejta e zgjedhjes për personat e rritur për seksin me të cilin


identifikohen etj. Për arritjen e këtyre objektivave, kërkohet shumë punë, bashkëpunim dhe përfshirja e personave dhe problematikave intersex në punën e institucioneve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nxitja e qeverive të vendeve tona për adresimin e këtyre problematikave si dhe ndërtimi i urave midis grupimeve intersex dhe organizatave të tjera të shoqërisë dhe medias për advokimin e çështjeve intersex. Meqënëse ti Martin i përket dhe minoritetit etniko-gjuhësor Arbëresh, sa pranues janë personat Arbëresh ndaj komunitetit LGBTI+ në tërësi dhe minoriteteve të tjera në përgjithësi? Si të gjithë të tjerët edhe komuniteti Arbëresh është tepër divers dhe përfshin në të njerëz me pikëpamje të ndryshme për LGBTI+. Familja ime, e cila jeton në “Horën e Arbëreshvet” në Sicili nuk kanë asnjë problem me LGBTI+. Xhaxhai im është i martuar me një burrë dhe ka pasur gjithnë mbështetjen e familjarëve. Kisha Katolike Bizantine, pjesë e së cilës janë shumica e Arbëreshve, nuk i përkrah personat LGBTI+, por Arbëreshët si individë janë pranues në përgjithësi. Një shembull i tolerancës së tyre është pranimi i gjerë që kanë familjet e emigrantëve dhe niveli i integrimit të tyre në komunitetet tona. Shumë prej tyre sot madje flasin dhe Arbërisht. Por sërish më duhet të përmend që ka ende shumë punë për tu bërë në lidhje me përmirësimin e jetëve të personave LGBTI+ dhe minoriteteve të tjera në Itali. Ka opinione të ndryshme përsa i përket përfshirjes së komunitetit intersex nën ombrellën e komunitetit LGBT+. Bazuar në qëndrimin tënd dhe opinionet e tua, si munden aktivistët e kauzës LGBT+ të advokojnë më mirë

për të drejtat intersex. Dhe së fundmi çfarë këshille do mund të jepje për lëvizjen LGBT+ në Shqipëri, me qëllim rritjen e përfshirjes së komunitetit intersex në të? Të jesh intersex nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh dhe LGBT. Në fakt shumica e personave intersex nuk janë LGBT. Por problematikat tona janë të ndërlidhura. Më pëlqen të përdor fjalën “interseXionalitet” kur flas për ndërlidhjen e kauzës sonë me problematika të tjera që lidhen me çështje gjinore apo të seksit, pasi ideologjitë mbi seksin dhe gjininë prekin njëkohësisht komunitetet tona në mënyrë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Shumë advokues të të drejtave intersex parapëlqejnë termin Seksi, Orientimi Seksual dhe Diversiteti Gjinor (SSOGD) në vend të LGBTI+. Ndonjëherë na vjen keq kur shohim organizata që përdorin akronimin LGBTI+, por nuk kërkojnë të informohen për problematikat tona dhe nuk bëjnë asgjë kundër Gjymtimit të Gjenitaleve në personat Intersex. Nëse një organizatë e konsideron veten si LGBTI+ dhe nga ana tjetër nuk pranon të diskutojë mbi këtë problematikë botërore, atëherë ato po kontribuojnë në fshirjen e intersex. Do të sugjeroja që të gjitha organizatat që përdorin akronimin LGBTI+ të përkrahin dhe përfshijnë parimet e Deklaratës së Maltës në punën e tyre dhe të përfshijnë njëkohësisht dhe manualet e trajnimit të “OII Europe” në përpjekjet e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit mbi kauzën intersex. Faleminderit!

21


Intersex: Mite dhe Fakte Përgatiti: Martin Di Maggio Mit: Personat intersex janë hemafroditë

Fakt: Ky term është i vjetër dhe përdoret për të patologjizuar trupat tanë. Ky term thjesht shton paqartësitë mbi realitetin e të qenit intersex. Askush nuk lind me të dyja organet gjenitale. Mit: Të gjithë personat intersex, janë pjesë e komunitetit LGBT+

Fakt: Sipas studimeve, 47% e personave intersex e konsiderojnë veten e tyre si pjesë e komunitetit LGBT+. Ato advokojnë për kuptimin më të qartë dhe dhënien e informacionit për personat e komunitetit LGBT+ mbi konceptit e të qenit intersex. Por ne nuk duhet të paramendojmë dhe paragjykojmë, duke menduar se të gjithë personat intersex janë dhe persona jo-heteroseksualë.

Mit: Intersex dhe transgjinor kanë të njëjtin kuptim

Fakt: Disa persona intersex, vërtet mund të jenë dhe transgjinor, por jo detyrimisht. Personat intersex dhe transgjinorë përballen me eksperienca të ngjashme, por janë të ndryshëm në shumë aspekte. 22


Mit: Të jesh intersex do të thotë të kesh organe gjenitale të deformuara

Fakt: Karakteristikat e interseksualitetit mund të shfaqen te organet gjinore, por jo vetëm, mund të shfaqen te kromozonet, hormone apo karakteristika të tjera dytësore të seksit. Mit: Personat intersex mund ti dallosh nga pamja e tyre

Fakt: Kjo nuk është e vërtetë. Personat intersex duken si persona që i përkasin çfarëdolloj seksi.

Mit: Të gjithë personat intersex kanë të njëjtën eksperiencë jete

Fakt: Ka mbi 35 variacione interseksualiteti të njohura dhe të studiuara, që do të thotë nuk ka një përshkrim të saktë të të qenit intersex. Personat intersex kalojnë vështirësi të njëjta, por jo të njëjtat përjetime.

Mit: Personat intersex kanë të njëjtët trupa

Fakt: Sa herë flasim për qasjen pozitive që duhet të kemi ndaj imazhit tonë trupor, harrojmë të përmendim dhe diversitetin e trupave tonë. Të gjithë ne kemi trupa të ndryshëm dhe e njëjta gjë vlen dhe për personat intersex.

23


“One earring girl” nga Painting Monarchy

Psikologji

Promovimi i mirëqenies emocionale dhe shëndetit mendor përmes terapisë së artit Nga Anxhela Ibrahimllari. Terapia e artit është një qasje ndaj shëndetit mendor që përdor krijimin e artit për të përmirësuar shëndetin fizik, mendor dhe emocional. Aleanca LGBT prej vitesh tashmë e ka të inkorporuar këtë formë terapie në listën e saj të shërbimeve. Gjatë këtyre viteve, është tepër frymëzuese të shohësh dhjetëra të rinj e të reja LGBTI+, të ndihmojnë njëritjetrin jo vetëm për kthimin e ndjenjave dhe përjetimeve të tyre në art, por njëkohësisht dhe për të tejkaluar pengesat dhe stigmën e të folurit mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike. Në një gjuhë më profesionale, terapia e artit përfshin teknika psikoterapeutike 24

me proçesin kreativ për të përmirësuar mirëqenien dhe shëndetin mendor. Qëllimi i terapisë së artit është të përdorë proçesin krijues për të ndihmuar personat në shprehjen e vetes, të gjejnë mënyra të reja për të kuptuar veten dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Teknikat që përdoren ne terapinë e artit përfshijnë vizatimet, ngjyrosjen, pikturimi, skulpturat, kolazhin etj. Ndërkohë që individët krijojnë art, ata mund të analizojnë çfarë kanë krijuar dhe si ky proces krijues i ka bërë ata të ndjehen. Përmes eksplorimit të artit personat mund të kuptojnë çështjet dhe konfliktet që kanë ndikim në mendimet, emocionet apo sjelljet e tyre. Përfshirja e personave në këtë terapi


është tepër e thjeshtë, pasi ata nuk kanë nevojë që të kenë talente të veçanta apo aftësi artistike për të marrë pjesë në terapi, e cila është njëkohësisht e aksesueshme për të gjitha grupmoshat. Një klasë arti është e fokusuar në mësimin e teknikave apo krijimit të një produkti final, ndërsa terapia e artit ka të bëjë me fokusimin e personave në eksperiencën e tyre të brendshme. Çështjet për të cilat terapia e artit mund të ndihmojë janë: ankthi, depresioni, vështirësi emocionale, probleme në marrdhënie, PTSD, stresi, abuzime me substancat etj . Terapia e artit është përdorur në kontekstin e një aktiviteti social konsistent në kohë me komunitetin LGBTI, duke kombinuar teknika të terapisë së grupit dhe të artit. Është një proçes që përbëhet nga tre faza: faza e fillimit ku përdoren teknika për t’u fokusuar në një çështje të caktuar, faza e proçesit të krijimit të një produkti bazuar në mendimet dhe ndjesitë e personit dhe në fund faza e bashkëndarjes me grupin.

Terapia e artit është përdorur si një mënyrë për të shprehur botën e brendshme të personave LGBTI pa turp, pa frikë dhe pa u keqkuptuar. Nëpërmjet terapisë së artit individët shprehin shqetësimet dhe problematikat e tyre. Një element shumë i rëndësishëm është krijimi i një mjedisi të sigurt, ku individët të ndihen të lirë për të shprehur emocionet e tyre. Rezultatet janë inkurajuese për punën e profesionistëve, ku vlen të përmendim potencialin e papërdorur të teknikave të tilla. Disa nga objektivat që janë arritur gjatë punës sonë te Aleanca LGBT përmes terapisë së artit janë: pranimi i vetes dhe i tjetrit, reduktimi i turpit dhe

ndjesive te fajit, rritja e menaxhimit të stresit dhe kujdesit të vetes, zhvillimi i aftësive sociale, ndarja e eksperiencave të ngjashme dhe zhvillimi i empatisë. Personat janë më të aftë të fokusohen në përceptimet e tyre, imagjinatën dhe ndjesitë. Ka ndihmuar në zhvillimin e të kuptuarit të vetes, shprehjen e emocioneve, rritjen e vetëvlerësimit, përmirësimin e aftësive sociale, dhe adresimin e konflikteve emocionale të pazgjidhura. Përmes grupit të terapisë së artit komuniteti ka arritur të krijojë një hapësirë ku ndihen të sigurtë, të vlerësuar dhe të pranuar. Të qënit pjesë e këtij grupi bën që personat e komunitetit të japin dhe të marrin mbështetje nga njëri-tjetri dhe kjo ka nxitur diskutime konstruktive rreth seksualitetit, zhvillimin e aftësive sociale, tematika të identitetit, coming out, homofobia e internalizuar, vetëeksplorimit, të gjeturit mënyra të reja se si mund të përballen me diskriminimin dhe stigmën. Personat e komunitetit LGBTI+ përmes krijimit të artit kanë arritur të eksplorojnë për mënyrën se si e përceptojnë veten, se si i përceptojnë të tjerët, eksplorimi i seksualitetit, konflikteve familjare, frikës, zemërimit, mospranimit, invizibilitetit, refuzimit, lidhja me komunitetin, dashuria për veten, solidariteti. Përmes artit kanë dal në pah dëshirat, dhimbja, frikërat të cilat më parë mund të kenë qënë të pashprehura dhe të shtypura. Imazhet e artit mundësojnë një urë komunikimi me veten dhe më të tjerët dhe kjo lejon mundësinë për mbështetje dhe fuqizim.

25


“Rainbow Child” nga Frankie

“Black girl shining” nga Painting Monarchy

Terapia e artit

“Drunk in Nudity” nga Painting Monarchy

Caption_ Kolazh nga D.N

26


Mbështetja për komunitetin LGBTI+ gjatë pandemisë në shifra

600+ testime falas për HIV dhe SST pranë Aleanca LGBT

100

përfitues së pakove ushqimore në muaj

60

persona LGBTI+ të mbështetur me qera përmes Streha

40

persona në muaj kanë marrë mbështetje në platformën Sos-LGBT 27


Diskriminimi i dyfishtë - Rrëfimi i Lilit mbi jetën e saj si rome dhe LGBTI+ Nga Isa Myzyraj.

“Mund të flasësh për gjithçka, pasi rrëfimi nuk do të publikohet me emër”- them unë para se të nisim bashkëbisedimin. “Sigurisht që do e publikosh me emër. Unë quhem Lili, dhe ashtu do e shënosh”më thotë pa pikë dyshimi, vajza që ndodhej përballë meje, në një dhomë ku ishim vetëm unë dhe ajo, unë që e dëgjoja e ajo që vetëm fliste, me një zë të mrekullueshëm. Teksa flet me Lilin, e kupton që midis nesh, në rrugët e Tiranës, në kafene, në park a në lagjen tënde, ndodhet dikush shumë i fortë, një forcë që vështirë ta mendosh që mund të jetojë brenda një njeriu, forcë që Lili e dëshmon në çdo fjalë të saj. Ajo tregon se që në moshën 15 vjeçare, ka arritur që të njohë orientimin e saj seksual dhe identitetin gjinor. “Edhe pse kisha lindur djalë, unë e ndjeja veten vajzë, doja të isha vajzë, dhe nuk e kufizova veten”shprehet Lili, me një zë që tregonte veçse guxim, asgjë tjetër, as thyerje e as rrëzim. Edhe pse familja nuk e ka kuptuar kurrë orientimin e saj seksual dhe identitetin gjinor, Lili na tregon për jetën e saj, jo fort të lehtë. “20-vite” -thotë Lili – ka punuar dhe vijon të punojë si punonjëse seksi në rrugët e Tiranës. Por duket sikur gjërat herë kanë ngritjet e tyre e herë rënie. “Në 28

fillim

ishte

ndryshe,

tani

situata është më e vështirë, ka shumë diskriminim, sharje e fyerje, është bërë e papërballueshme, vërtetë”-shprehet Lili, anëtare e komunitetit rom dhe LGBTI+. “Kam kërkuar një shtëpi me qira, ata nuk më jepnin shtëpi vetëm se isha anëtare e komunitetit rom dhe LGBTI+, kam pasur shumë vështirësi me gjetjen e ambjenteve për të jetuar. Nuk i kërkoja falas por me lekë, si të gjithë, nuk më jepnin, u ndjeja keq, por nuk kisha ç’të bëja, vazhdoja para.”-thotë më tej Lili. “Shoqëria më ka përbuzuar disa herë, në ambientet e punës ndodhin gjëra të ndryshme, ofendime, sharje, dhunë psikologjike dhe emocionale. Unë ndihem shumë keq ndaj këtij diskriminimi.” Është e vështirë të ndihesh keq çdo natë, të diskriminohesh çdo natë, është shumë e vështirë.”-vijon më tej ajo.


Credits: Daniel Baker

Por, si të mos mjaftonte diskriminimi i vazhdueshëm nga shoqëria, njëjtë si shumë vajza të tjera transgjinore, shpeshherë Lili duhet të përballet edhe me autoritetet dhe me policinë. Rrezikut të ushtrimit të punës së seksit në kohë pandemie, i shtohet dhe diskriminimi dhe përndjekja nga policia. Duke nisur për të treguar mbi një rast konkret dhune të ndodhur së fundmi në Tiranë, Lili shton se: “Kemi problem policinë, ajo është shumë e ashpër me ne. Ato ushtrojnë dhunë ndaj nesh. Janë shumë diskriminues. Ato duhet të bëjnë punën e vetë, jo të shajnë dhe të ofendojnë.” “Një natë erdhi policia dhe na tha ikni nga rruga, ishte duke rënë shi, ne ishim bërë qull. Thamë ‘edhe në netë

të vështira nuk na lini të punojmë, të nxjerrim bukën e gojës’ ata na detyruan që të largohemi, duke na kërcënuar se përndryshe do të përdornin dhunë. Ne u larguam sigurisht.”-e mbyll rrëfimin e saj Lili, e cila përsëri vijon me forcë të dalë mbi vështirësitë e jetës dhe diskriminimit të dyfishtë.

Këto intervista janë realizuar në kuadër të nismës për ‘’Fuqizimin e personave Romë dhe LGBTI + dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi’’ me mbështetje të Civil Rights Defenders dhe Swedish Institute. 29


Njëzet e tetë, njëzet e nëntë kemi dilemën më të madhe që kemi zgjedhur sot Këtë dilemë e kemi patur kah mot. E kisha në gjimnaz për të zgjedhur dy dashnor njërin apo tjetrin, midis Benit dhe Dritanit zgjodha mësimin, seksin e mamit.

Poezi nga Nikoleta Nikoleta , transgjinorja e parë që bëri publike historinë e saj në media në Shqipëriu largua nga Shqipëria, në vitin 2011, për shkak të dhunës dhe diskriminimit 30


Pasqyra e Agonit, dedikuar të rinjve dhe të rejave LGBT+ në Kosovë dhe Shqipëri Nga Isa Myzyraj.

Pasqyrë, titullohet libri i parë i një autori të ri nga Prishtina. Agon Rexhepi ka rrëfyer për ne më shumë për librin, për gjithçka që ka të bëjë me librin, dhe se si një i ri i shpreh ndjenjat e tij, përditshmërinë e tij, gjithçka të tijën në një libër, me poezi. Pse Pasqyrë? Sepse ky libër është pasqyra e ndjenjave të mia, përjetimeve të mia, të cilat vështire i kam nda me dikënd tjetër. Sepse pasqyra si objekt fizik, për shkak të “standardeve të bukurisë” të vëna nga shoqëria, mund të na sjellë pakënaqësi tek vetja. Domethënë, dashuria ndaj vetes zbehet kur para pasqyrës numëron gjërat që nuk të pëlqejnë tek fytyra jote, tek trupi yt, tek qënia jote. Sepse empatia dhe solidariteti shtohet kur ne tentojmë të shohim në pasqyrë brendësinë tonë dhe veprimet tona karshi botës, njerëzve dhe gjithçkaje që na rrethon. Sepse ky libër është pasqyrë e shumë njerëzve, pasqyrë e shumë ndjenjave dhe përjetimeve. Çfarë mund të gjejmë në Pasqyrën e Agonit? Në “Pasqyrë”-n time mundeni me gjet copëza të shpirtit tim. Mundeni me e gjet revoltën ndaj sistemit, ndaj padrejtësive shoqërore. Mundeni me gjet edhe vargje të shkruara për dashuri. Mundeni me gjet përjetime të arkivuara me njerëz që dikur për mua kanë qenë sinonim i jetës.

Credits: Besfort Syla

Pse poezia dhe jo tregimi për shembull? Poezia është mënyra se si unë komunikoj me veten, me ndjenjat dhe mendimet e mia. Përmes poezisë unë komunikoj edhe me botën, me zemrat e njerëzve, sytë e të cilëve ndoshta kurrë nuk do t’i shoh. Pra, poezia është forma, përmes së cilës i lë jashtë mendimet dhe ndjenjat e mia. Jeni një autor i ri, a jeni nisur nga përvoja personale ose ndonjë ngjarje personale për të shkruar poezitë? Patjetër që po. Shumica e poezive kanë elemente dhe ngjyrime të miat. Edhe ato poezi që direkt nuk pasqyrojnë diçka personale timen, lidhen me mua në një mënyrë ose tjetër. 31


Si e kanë pritur të rinjtë këtë libër, cilat janë disa komente që ke marrë që pas 1 tetorit? Me ju thënë të drejtën, nuk kam prit që do të marr kaq shumë komente pozitive. Shumë përshtypje më ka bërë një koment që e kam marrë nga një person që nuk e kam njohur më parë. Po e citoj personin në fjalë: “Falemnderit për këtë libër të magjishëm. E kam gjet veten në çdo fjalë. Ti i ke shpreh edhe ndjenjat e mia, ma mirë se sa unë që i shpreh.”. Nuk ka fjalë të duhur për të përshkruar ndjenjën kur marr komente të tilla. A mund të luftohen padrejtësitë, pabarazitë, përmës poezisë, ose më tej akoma, përmes shkrimit? Patjetër që po. Unë mendoj që arti, i cilësdo formë qoftë, është mënyra më e drejtpërdrejt për të luftuar padrejtësitë shoqërore. Poezitë janë forma revoltuese ndaj sistemit. Janë komunikim dhe solidaritet ndëmjet njerëzve. Si i ri e aktivist mjaft i spikatur, çfarë të shqetëson më shumë në Kosovë, cilat janë ato fusha ku duhet ndërhyrë urgjentisht, nga ana shoqërore, sociale dhe të përditshëmrisë? Nuk mendoj që është ndonjë çështje që duhet prioritizuar. Në Kosovë ka shumë padrejtësi, diskriminim gjinor, racizëm, homofobi e transfobi, mungesë tolerance etj., dhe duhet luftuar te të gjitha këto fenomene. Shtypja vjen në forma të ndryshme, sidomos nëse vjen nga komunitetet e margjinalizuara. Por, duhet luftuar përballë të gjitha formave të shtypjes. Sa të vështirë e kanë të rinjtë që jetojnë në Kosovë, që të flasin, që të bëjnë gjërat që duan, shkurt që t’ia dalin? Mendoj që është shumë vështirë. Unë 32

nuk mundem me u përgjigj me mençuri në këtë përgjigje, sepse gëzoj shumë privilegje. Domethënë, banoj në Prishtinë (aty ku gjithçka ndodh), kam akses në shumë aktivitete dhe mundësi etj. Të gjitha këto privilegje më japin më shumë “të drejtë” për të bërë dicka. Por në përgjithësi, nuk ka perspektivë për të rinjtë në Kosovë. Ka mungesë të mundësive, mungese të inkurajimit dhe hapësirave për të promovuar veten dhe të rinjtë/rejat. Do vazhdosh të shkruash, nëse po çka; Poezi përsëri? Po, do të vazhdoj të shkruaj. Besoj që kryesisht do të shkruaj poezi, pasi që siç e kam shpjegu është forma e duhur për mua të shpreh brendësinë time, por nuk e përjashtoj mundësinë që mundem me shkru edhe najçka tjetër. Po e ndaj me juve poezinë “Ty kurre s’t’kam dashtë”. Dhe më vjen keq, por nuk kisha dasht’ me komentu as se si jam ndje e as se si ndihem tash kur e lexoj. Le të mbetet në imagjinatën e juaj.... Dhe në fund, Ti e njeh mirë besoj realitetin edhe në Shqipëri, na thuaj me pak fjalë ku ndryshon një i ri në Tiranë dhe Prishtinë? Ndoshta të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri kanë më shumë mundësi të udhëtojnë dhe të shohin kultura dhe perspektiva të tjera. Vendi është më i zhvilluar dhe besoj ka pak më shumë për rinjtë/rejat në Shqipëri. Por, rinia nga të dy shtetet, përballen me probleme të ndryshme duke filluar nga punësimi, shkollimi, perspektiva për të ardhmen.


Ty kurre s’t’kam dasht Ty kurre s’t’kam dasht. Dije! Mos u mburr me dashnine tem t’cilen kurre s’e pate e as kurre s’ki me pas. Ty kurre s’t’kam dasht. E kam dasht’ idene qe ti mundesh me i plotesu zbrastinat e zemres tem e jetes tem. Ama ty, ty kurre s’t’kam dasht. E kam dasht’ fuqine tande me m’shti me kesh e me m’ba me besu qe t’du. E kam dasht’ cdo moment qe bashke e kemi kalu Ama ty, Ty kurre s’t’kam dasht.

I kam dasht’ mengjeset t’cilat te perqafuem na kane gjet cdo here. I kam dasht’ shetitje tona t’gjata ne qytetin tand I kam dasht’ çajat qe buzet tona i kane pervelu I kam dasht’ ndertesat e nalta prej te cilave bashke qytetin e kemi vrojtu e kemi fol per te ardhmen per “te ardhmen tone” Ama ty, Ty kurre s’t’kam dasht. E kam dasht’ Ftyren tande e syte e tu t’bukur. I kam dasht krahte e tu te gjane dhe rehatine qe ata krahe ma kane fal kur fort me kane shtrengu Ama ty, Ty kurre s’t’kam dasht. Kam dasht’ shumecka rreth teje ama ty, Ty kurre s’t’kam dasht. 33


Ti… Nuk e di që mund të më gozhdosh Në një stacion treni… Me gjatësinë e qerpikëve të tu, duke matur hapësirën mes binarëve …duke pështyrë inat, kur dikush verbon shikimin!

Kur duke të të përfytyruar në hollin e pritjes …qesharak do bëhem sa herë dikush me sy si ti, te zbresë! Drejt Meje! Nuk e di që mund të më zgjosh Në një stacion treni… Kur gjumi të më ketë mundur, e një tingull te shpërthejë … zemrën të trondise, gabimisht! Teksa një tjetër vjen Drejt Meje! Ti akoma nuk e di se pastaj mund të më bësh budalla Në një stacion treni… duke më përplasur me xhaketa te zhubrosura fatkeqësh! …që si unë, rendin drejt ëndrrës! Apo, Drejt nje tjetër si TY! Ti mund të më shurdhosh Në një stacion binarësh… Kur frekuenca 10 mijë Hertz e zërit të përfytyruar …te më afrojë te pika 1 miliard centimetrit larg teje, e te perplaset sërish Drejt Meje! Ti akoma nuk e di se mund të më shndërrosh në një barbon Në një stacion treni… Duke pritur dikë që qindarkat i flak …në zemrën time, hapur buzë kryqëzimeve me shigjetat e kuqe Drejt Teje! Nuk e dija, se ti më mëson Në një stacion treni… Se udhëtojmë në binarë ëndrrash …duke përfytyruar fundin Drejt Asgjëkundit! 34

(Un)interrupted gay art

Drejt Teje. Nuk e di që mund të më helmosh Në një stacion treni…


1 2

3

4

5

6

8

7

10

99 11

12 13

14

HORIZONTALISHT HORIZONTALISHT

VERTIKALISHT

E kundërta LGBT. 2. 2. E kundërta ee LGBT. 1. Kryengritja që ndryshoi lëvizjen për të 3. Mbret Maqedonas që donte gjeneralin e tij. 3. Mbret Maqedonas që donte gjeneralin e tij. LGBT në SH.B.A 4. Një e krenarisë 4. Një e krenarisë 5. Të tillë duhen për të fituar beteja Lojë seksuale shumë e përhapur. 6. 6. Lojë seksuale shumë e përhapur. 6. Kur nuk tregohesh mendjehapur, ke k Një person shumë i kuruar. 7. 7. Një person shumë i kuruar. 8. Dokumentari i parë mbi lëvizjen LGBT 11 Transgjinorja më e famshme në Shqipëri 11 Transgjinorja më e famshme në Shqipëri Shqipëri. 12. Përdorimi i forcës ose kërcënimit për të 12. Përdorimi i forcës ose kërcënimit për të dominuar 9. Ishull lezbik dhe frikësuar 10. Fenomen metereologjik si dhe flam dominuar VERTIKALISHT 13.dhe Filmfrikësuar i vitit 2015 me tematikë lezbike 1. Kryengritja që ndryshoi lëvizjen për të drejtat 14.13. Politikane shqiptare Film i vitit 2015 mehomofobe tematikë lezbike LGBT në SH.B.A 14. Politikane shqiptare homofobe

5. Të tillë duhen për të fituar beteja 6. Kur nuk tregohesh mendjehapur, ke kryer 8. Dokumentari i parë mbi lëvizjen LGBT në Shqipëri. 9. Ishull lezbik 10. Fenomen metereologjik si dhe flamur 35


Horoskopi GEJ Dashi Si është: Gej posesiv Si eksitohet: Puthjet në qafë Përpara seksit: zihet me personin që do bëjë seks, që të jetë seks i ashpër dhe me nerv Demi Si është: Gej mosbesues Si eksitohet: E folura pisët Përpara seksit: Blen 3 kuti shllak Binjakët Si është: Gej dramatik Si eksitohet: Buzëqeshje të ëmbla Përpara seksit: Ndez qirinj me aroma të mira nëpër dhomë Gaforrja Si është: Gej djallëzor Si eksitohet: Ledhatimi i lëkurës me gishta Përpara seksit: Ta bën të qartë që nuk do asnjë gjë serioze Luani Si është: Ekstra gej Si eksitohet: Ashpërsia Përpara seksit: Ngacmon ngacmon ngacmon Virgjëresha Si është: Gej i pavendosur Si eksitohet: Shuplaka vitheve Përpara seksit: Del të blejë të brendshme seksi por nuk vendos dot cilat I pelqejnë, dhe i blen të gjitha 36

Peshorja Si është: Gej në thelb Si eksitohet: E veshura provokative Përpara seksit: Kalon një orë duke kontrolluar për një pozicion seksual që do ta kënaqë më shumë partnerin/en. Akrepi Si është: Super gej Si eksitohet: Të thithurat në qafë Përpara seksit: Pastron pluhurin nga prangat dhe kamzhikët Shigjetari Si është: Gej “nuk jam gej” Si eksitohet: Muskujt Përpara seksit: Merr leksione striptizmi dhe kontrollon pozicione të rrezikshme seksuale

Bricjapi Si është: Gej i shkujdesur Si eksitohet: Duar/ krahë venozë Përpara seksit: Përgatit një darkë të këndshme dhe të hedh verë vazhdimisht Ujori Si është: Gej i pasigurt Si eksitohet: Parfum/Aftershave tërheqës Përpara seksit: Nxjerr koleksionin e kondomëve që shkëlqejnë në errësirë Peshqit Si është: Gej krijues Si eksitohet: Buzët e trasha Përpara seksit: Kontrollon se çfarë teme do ketë loja me role


HISTORIAIMEG EKKSTREHAHXT DISKRIMINIMO HQWJIRUHSADW TRANSGJINORF AJBPYERANERK CFVVAFAAGVDY NEETBGLEMDYO APOWNSJJKDAD ESMPDHEUIDHZ LNNOOXKJXLDS AHXPBARAZIOS

Fjalëkryq

37


Queer Albania 2020