VIJA | 28 | LINE

Page 1

Nr. 28, Qershor 2022

Funksioni, përparësitë dhe të metat e lerave për blegtorinë Tipologjitë e lerave sipas materialeve & teknikave, formave dhe përmasave Historiku. Nga pellgjet natyrorë te lerat e ndërtuara Bzhetë, lera e ndërtuar në kuadër të projektit Jo vetëm për blegtorinë. Lerat dhe biodiversiteti Udhëtim me operatorët turistikë në destinacionet e pamenduara të Luginës së Përroit të Thatë Harta e shpërndarjes së lerave në rajonin e Shkrelit

Shpërndarja gjeografike e lerave në rajonin e Shkrelit

Ilustrim i peizazhit të një lere në Shkrel. Punoi: GO2

Një nga vargmalet e rëndësishme të Mesdheut - Harku Dinarik përfshin Alpet Shqiptare, një territor ndërkufitar që shquhet për larmi të jashtëzakonshme biodiversiteti, sidomos florën, me rreth 1500 llojë bimësh, ose rreth 55% e llojeve të bimëve që rriten në Shqipëri, 128 nga të cilat janë endemike. Zona e propozuar për këtë projekt – Shkreli - është në rrëzë të Alpeve dhe përfaqëson fillimin e klimës mesdhetare në këtë rajon. Prandaj Shkreli është gjithashtu i pasur me lloje të ndryshme bimësie, disa prej të cilave janë të rrezikuara, sipas Listës së Kuqe Kombëtare, si psh, sanza (Gentiana lutea), sherebela (Salvia oficinalis). Ky territor është gjithashtu habitati i një numri të madh llojesh të faunës, përfshi vertebrorët, gjitarët, amfibët, reptilët, shpendët e insektet, disa të kërcënuara, si thëllëza e malit (Alectoris graeca), salamandra (Salamandra salamandra) sipas Listës së Kuqe Shqiptare. Krahas llojeve të egra, zona njihet edhe për disa raca autoktone dhish (Busha), delesh (Shkodranja) dhe derrash (Pullaliu), lopa e vendit (e kryqëzuar me Jersey). Njësia Administrative Shkrel (29720ha) në Malësinë e Madhe quhet Porta e Alpeve, sepse shtrihet nga fusha e Mbishkodrës deri rrëzë Alpeve. Popullsia e Shkrelit (rreth 6000 banorë sipas administratorit të Njësisë Shkrel, 2021) krahasohet me vitet 1990, për shkak të braktisjes së madhe të zonës. Të ardhurat sigurohen nga bujqësia dhe blegtoria, të cilat janë rritur kohët e fundit: 2 herë më shumë sipërfaqe bimësh aromatike mjekësore (5000ha) dhe 50% më shumë bagëti. Ky shtim i numrit të krerëve vjen si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte vendore nga turizmi që ka lindur në Shkrel, që prej shpalljes së 20.282 ha si Park Natyror Bashkiak, nga 26.240 ha (77% e sipërfaqes) që ka vetë Njësia Administrative. Pjesa më e madhe e territorit me 400-2400m lartësi mbidetare është joproduktive për shkak të shtresës gurishtore me trashësi nga 4-100m dhe mungesës së lumejve. Uji është sfida kryesore e blegtorisë dhe jo vetëm. Sipas drejtuesve dhe vendasve të Nj. A. Shkrel, në këtë territor ekzistojnë rreth 38 lera, (shumica të ndërtuara përpara 1990), por vetëm pak prej tyre janë funksionale për të siguruar ujë të pijshëm për 9000 krerë bagëti. Madje disa blegtorë pretendojnë, se në sezonin e thatë detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar për ta përdorur për bagëtitë. Sipas vendasve, shkaqet kryesore të mosfunksionimit të lerave janë përmasat e vogla, ndërtimi i tyre në vende të papërshtatshme, shpejtë dhe me materiale e teknika të pastudiuara. Ndërkohë, sipas hulumtimit të kryer nga GO2 përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022, rezulton që në këtë Nj. A. ekzistojnë mbi 70 lera (Shih hartën e shpërndarjes së lerave në Shkrel në fq. 6 të gazetës VIJA), një pjesë e madhe e të cilave në pronësi private, të ndërtuara brenda parcelave të tokave të rrethuara, ose brenda oborreve të familjeve të blegtorëve. Lerat shtrihen kryesisht në të dy anët e Përroit të Thatë, me përqendrim më të madh në zonat Bzhetë-Vrith-Razëm-Fusha e Zezë, Dedaj-Zagorë, si dhe Dedaj-Lohje-Reç. Sipas bisedave më përfaqësuesit e fshatrave të Nj. Shkrel, por edhe sipas vëzhgimeve në terren, rezulton se Shkreli ka numrin më të madh të lerave në krahasim me njësitë e tjera administrative të Bashkisë Malësi e Madhe. Shpjegimi për këtë nuk është vetëm zhvillimi i blegtorisë, por terreni i thatë dhe tokat joujëmbajtëse. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i lerave funksionale. Ndërkaq, nga pikëpamja e formës, ato janë mjaft të larmishme, ku dominon forma e çrregullt ovale, por nuk mungojnë edhe drejtkëndoret me raport brinjësh 2:1. Po ashtu, edhe përmasat e tyre variojnë nga diametri 3 m deri në 25 për rrethoret, sikurse edhe brinjët nga 2x2 m e madje edhe deri në 12x24 m për drejtkëndoret. Në këto përmasa janë pak a shumë edhe lerat me forma të çrregullta drejtkëndore, ndërsa në një prej fshatrave (Zagorë) gjendet edhe një rezervuar i madh (rreth 25 mijë m2), i ndërtuar përpara viteve 1990, e S. P. që përdoret edhe për blegtorinë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
VIJA | 28 | LINE by GO2 Albania - Issuu