Revista Mapo

Page 75

SHQIPERI VITI 1932 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

agresioni ndaj Shqipërisë, të vendosë në dispozicion “të gjitha burimet ushtarake, financiare, ose të një natyre tjetër”; me anë të marrëveshjes S.V.E.A mbi koncesionet, e arritur në vitin 1925, sipas të cilës do të jepeshin financime për kryerjen e punëve publike, Italia e vendosi Shqipërinë nën një detyrim të tillë financiar prej nga varfëria tepër e skajshme e vendit, nuk do ta çlironte kurrë. Së fundi, me ofrimin e oficerëve për të stërvitur ushtrinë, dhe pajisjeve e furnizimeve për trupat, ajo vuri nën kontroll atë pak forcë ushtarake që zotëronte. 25. Pasi u kryen të gjitha këto, Italia mund të qëndrojë në pritje të gjërave. Shqiptarët janë një popull kontradiktor dhe i dyshimtë, për të cilët mund të parashikohet me lehtësi se çfarëdo që t’ua thuash të bëjnë, ata do të bëjnë pikërisht të kundërtën. Italianët po fillojnë të mësohen me këtë prirje dhe po shpresojnë në një sistem asimilimi gradual. Meqë nuk kanë çfarë të fitojnë nga kontrolli i qeverisë, mund të supozojmë se gjërat do të mbeten kështu si janë dhe se mbreti Zog do të vazhdojë të ushtrojë prerogativat e sovranitetit. Por pavarësia do të bëhet gjithnjë e më shumë një fiksion. Mund të ndodhin revolta të brendshme dhe të ndryshojnë parashikimet, ose ndonjë krizë tjetër mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, por me përjashtim të këtyre mundësive, e ardhmja do të ketë vetëm një përfundim - vendosjen e dominimit politik dhe ekonomik të Italisë në këtë vend. 26. Rreth fundit të prillit Skuadroni i dytë italian, nën komandën e zëvendës admiralit Alberto Monaco, Duka i Loganos, vizitoi Shëngjinin, Durrësin dhe Vlorën. Vizita ishte zyrtare dhe qeveria shqiptare u përpoq shumë që t’i priste me nderime. Pati festime në Tiranë dhe në bordin e anijes “Andrea Dorin”. Edhe pse atmosfera nuk ishte e ngarkuar me entuziazëm, përsëri ndihej fryma e miqësisë. Jugosllavia 27. Nuk mund të thuhet se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë harmonike. Por megjithatë janë më pak të tendosura se më parë. Do të duhet të kalojë shumë kohë para se shqiptarët të binden se serbët kanë ndryshuar në mendësinë e tyre, se ambicia e tyre për të zgjeruar territoret duke pushtuar Shkodrën dhe zonat përreth, nuk është më pjesë e programit të tyre. Me kalimin e viteve nuk ka patur përpjekje nga ana e serbëve për

të kënaqur instinktet e tyre grabitqare, dhe kjo ka zbutur pak frikën e shqiptarëve, por ky qëndrim nuk i detyrohet ndonjë virtyti. Sipas tyre, serbët druhen nga Italia; aleanca e vitit 1927 i mban ata larg. Ideja e sulmit të pashmangshëm serb është kaq e rrënjosur në mendjet e tyre saqë nuk e përfytyrojnë dot veten në paqe me Jugosllavinë. Armiqësitë janë fashitur përkohësisht. 28. Jugosllavia ka bërë çka mundur për ta larguar dyshimin e agresionit. Asnjë incident nuk ka ndodhur përgjatë kufirit; janë dhënë garanci solemne se nuk do të cenohet tërësia territoriale e Shqipërisë. Por pa dobi. Rreth fundit të vitit 1929 qeveria u pushtua nga një panik i pakuptimtë. Gani Bej Kryeziu, vëlla i Ceno Beut, i cili u vra në Pragë, dhe kunat i mbretit Zog, kishte mërguar në Jugosllavi dhe paguhej nga qeveria jugosllave e cila e kishte të vështirë të hiqte dorë nga zakoni

në fakt, është e pamundur që Jugosllavisë t’i kenë shkuar në mend plane të tilla, sepse në situatën ekzistuese, një gjë e tillë do ta kishte futur edhe më shumë Shqipërinë në darën e Italisë. 29. Numri i personave me gjak shqiptar në rajonin e Kosovës, Jugosllavi, mund të jetë nga 400 000 në 500 000. Ata përbëjnë një element të konsiderueshëm dhe të pashmangshëm. Për sa i përket administratës jugosllave, ajo po tregon mangësi në mënyrën se si sillet me ata. Shqiptarët nga kjo anë e kufirit duan të përfitojnë nga rrethanat dhe ta kthejnë vuajtjen e si vëllezërve të tyre në temë ankimi të përvuajtur. Kjo do të tingëllonte e vërtetë nëse fati i kosovarëve që kërkojnë strehim në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit serb do të ishte më i mirë. Në fakt, shumë prej atyre që marrin rrugën për në Shqipëri, vdesin nga malarja ose nga mjerimi.

Do të duhet të kalojë shumë kohë para se shqiptarët të binden se serbët kanë ndryshuar në mendësinë e tyre, se ambicia e tyre për të zgjeruar territoret... i financimit të njerëzve që mund të përdoreshin për mbledhje informacioni ose për të krijuar probleme tek fqinjët. Raportet që erdhën nga burimet ishin shqetësues. Shqiptarët dhe italianët, të cilët u shqetësuan po aq sa shqiptarët, u bindën se Gani Beu, me ndihmën e Hasan Beut, një vëlla tjetër i Ceno Beut, po grumbullonin forca të armatosura në zonën e Gjakovës për të pushtuar Shqipërinë. Organizata sekrete jugosllave, me miratimin e Beogradit, po i ndihmonin me armë dhe pajisje. Të gjitha protestimet e z. Nastassyievitch, i cili ishte autorizuar nga qeveria e tij për siguruar se kjo histori nuk ishte aspak e vërtetë, shoqëruar me premtimin e mbretit Alexander se një gjë e tillë nuk do të lejohej të ndodhte në asnjë mënyrë, nuk mjaftuan për të larguar frikën e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Mesazhi i tij i paqes ra në vesh të shurdhër. Atij iu kërkua gjatë gjithë vitit t’ua përsëriste këtë mesazh vazhdimisht zyrtarëve të trembur shqiptarë. Asgjë nuk ndodhi dhe Gani Beu bashkë me planin e tij konspirativ nuk u bë i gjallë. Ka shumë të ngjarë që e gjithë kjo histori të jetë e trilluar. Dhe

Megjithatë, historia e atyre që vuajnë nën thundrën e huaj shërben për propagandë; dhe përdoret si e tillë jo vetëm nga shqiptarët me prirje irredentiste, por edhe nga italianët. Jo më kot mbreti Zog u quajt «Mbreti i Shqiptarëve». Për momentin, standardet e ulëta të jetesës në Shqipëri e zbutin rëndësinë që mund të ketë kjo temë, sepse, sado e vështirë të jetë jeta në Jugosllavi, është më mirë krahasuar me Shqipërinë. Për sa kohë të jetë kështu, ankimet e Rauf Ficos dhe mendjeve të tjera nacionaliste për keqtrajtimin e bashkatdhetarëve të tyre, nuk janë bindëse. Por ama, irredentizimi, i cili ushqehet me këto materiale, përbën një rrezik potencial, i cili në disa rrethana ta caktuara, mund të bëhet serioz. Sikur jugosllavët të ishin pak më të zgjuar, do ta kishin kthyer situatën në favor të tyre. 30. Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë e vitit 1929, sipas së cilës një rrip prej 15 km në anën tjetër të kufirit do të ishte zonë e lirë, mbeti thjesht në letër, si pasojë e paaftësisë së shqiptarëve për t’i dhënë efekt praktik firmës së tyre. E njëjta situatë për

75


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.