27 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Artan Santo, guximi për të qenë i suksesshëm Jeta e shkurtër e një prej njerëzve më të suksesshëm në Shqipëri. Themeluesi i të parës bankë me kapital privat shqiptar dhe një prej mbështetësve të mëdhenj të artit në vend

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 27 qershor 2014. Numër 1246. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

vritet bankieri

Terror në tiranë Zbulohen fotot e vrasësve me skafandra në rrugët e Tiranës, teksa ndiqnin nga fare pranë makinën e biznesmenit të njohur. Sekondat e tmerrit në zemër të ish-Bllokut, ku bankieri Santo u qëllua për vdekje me 3 plumba në trup. Atentatorët kujdesen të mos lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe humbin gjurmët në Fushë-Krujë. Policia ndalon dy persona të lidhur me motorin, të cilët deklarojnë se e kanë shitur javë më parë. Dëshmia e shoferit dhe e fqinjëve: Motori i atentatit ndiqte prej ditësh makinën e Santos. Politika dhe biznesi në zi dhe revoltë për atentatin mafioz

NgërÇ

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Qani pa zë, ju lutem Ardian Vehbiu

Vrasja e Santos, krimi është në qarqet e larta Spartak Ngjela

Blushi voton kundër ligjit të qeverisë për arsimin profesional Deputeti socialist nuk ishte dakord me kalimin e arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Edhe Angjeli abstenon në parim, por pro në tërësi. Blushi: Në rast se këtë gjë nuk e bën dot Ministria e Arsimit, duke qenë ministria më profesionale dhe që ka detyrimin të bëjë politikat arsimore, si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë këtë sistem në dorë? Veliaj: Të vazhdojmë dhe të themi që, për hir të traditës ne të vazhdojmë dhe të insistojmë në të njëjtën gjë, unë gjykoj se është pak marrëzi

Faqe 7

Pambarimisht

Vrasja e Santos: një akt terrorist e shumë të tjera Alfred Lela

kuvendi

Çamët “thyejnë” bojkotin, bashkojnë votat me qeverinë Parlamenti kujton masakrat ndaj çamëve,Idrizi: Greqia s’mban çelësat e integrimit tonë. PDIU ka qenë dje në Kuvend, duke argumentuar se nuk mund të mungonte (si opozita) në ‘Javën e çështjes çame’. Të pesë deputetët votojnë pro ligjeve të qeverisë. Prezenca e deputetëve çamë në votim ka qenë e rëndësishme. Faqe 8


2

afër/larg

1

Arratisje nën hundën e policisë, zbardhet itinerari i vrasësve me pagesë

kronikë/

Faqe 4

kronikë / Kamerieri: Sekondat

e tmerrit të atentatit, polici ishte pas pemës

Faqe 5

kuvendi / Çamët “thyejnë”

bojkotin, bashkojnë votat me qeverinë Faqe8

Trashëgimia e tij shtrihet në zhvillimin e shumë fushave dhe sektorëve të Shqipërisë. Ai do të mbahet mend si njeriu që guxoi të vendoste dhe thellonte kapitalizimin e suksesshëm në Shqipëri, si një mjet i pandarë nga demokracia.

“Të bësh para në një kohë të shkurtër, të jep siguri, por të bën të humbasësh veten. Artan Santo kurrë nuk e ka dashur këtë, ndaj është përpjekur t’i bëjë të dyja një herësh: Të fitojë pa humbur asgjë nga njerëzorja, humania, për të cilat miqtë dhe bashkëpunëtorët, thonë se nuk iu mungon asnjëherë”, shkruante dy vite më parë Kozeta Kurti në një profil për financierin atëherë 56 vjeç.

Artan Santo, guximi për të qenë i suksesshëm

Jeta e shkurtër e një prej njerëzve më të suksesshëm në Shqipëri. Themeluesi i të parës bankë me kapital privat shqiptar dhe një prej mbështetësve të mëdhenj të artit në vend

A

rtan Santo nuk mbante truproja. Ai shëtiste në këmbë i vetëm. Shumë njerëz do të habiten me këtë. Ai ishte i pasur dhe pakkush mund ta mendojë një të pasur në Shqipëri të parrethuar me njerëz që mund ta mbrojnë në çdo rast. Duket nuk kishte frikë. Jo sepse frika është diçka që nuk u përket njerëzve, por sepse, me shumë mundësi, besonte që askush nuk kishte arsye të qëllonte kundër tij. Duket ka gabuar kur ka llogaritur se deri ku mund të shkojë e keqja njerëzore. Ekzekutimi i njërit prej bankierëve më të suksesshëm të Shqipërisë ka krijuar menjëherë një hendek të madh. Një zbrazëti që vështirë do mbushet nga mesazhet e ngushëllimit, politizimi apo edhe kapja e autorëve të krimit nëse kjo do të ndodhë. Është boshllëku në të cilin ndjehemi të gjithë të pasigurt. Të pasigurt për jetën. Të pasigurt në rrugë, të pasigurt edhe atëherë kur mendojmë se nuk kemi bërë keq e për këtë e keqja s’ka si e as pse të na gjejë. Mesazhet që u shpërndanë pas lajmit ishin në masë tregues të kësaj pasigurie. Ankthit se ecim në rrugë ku ndjehemi të pacenueshëm e jemi të prekshëm edhe kur nuk e presim. Profilet për Santon që u shkruan pak orë pas vdekjes së tij dhe gjithçka tjetër rreth tij u lidh fort me rolin që ai kishte në filmin “Guximtarët”. Ai ishte financieri i guximshëm. Investitori i guximshëm në fusha mediatike të patestuara më parë, siç shkruan Basir Çollaku, një nga njerëzit që punoi me të në ngritjen e Televizionit “Scan”. Ai ishte njeriu që e vuri në jetë rolin që luajti në një film kur ishte fëmijë. Dikush mund të shkojë edhe përtej kësaj dhe të shkruajë se ai ishte i guximshëm edhe për faktin se guxoi të ishte më i zoti se mjaft të tjerë në një Shqipëri ku ky mbetet veprim prej “të çmenduri”, që me gjasë është edhe çka i kushtoi jetën. “Të bësh para në një kohë të shkurtër, të jep

siguri, por të bën të humbasësh veten. Artan Santo kurrë nuk e ka dashur këtë, ndaj është përpjekur t’i bëjë të dyja njëherësh: Të fitojë pa humbur asgjë nga njerëzorja, humania, për të cilat miqtë dhe bashkëpunëtorët thonë se nuk iu mungon asnjëherë”, shkruante dy vite më parë Kozeta Kurti në një profil për financierin atëherë 55 vjeç. Edi Rama, kryeministri i vendit, në një mesazh në rrjetet sociale e quajti Santon “një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit”. Të tjerë kanë folur për të si për drejtuesin që i dëgjonte bashkëpunëtorët dhe një njeri të gatshëm për të ndihmuar. Në profilin e tij në “Top-Channel” ai është “njeriu që kishte një dashuri të madhe jo vetëm për jetën e biznesin ku ai u rendit si një nga bankierët më të suksesshëm, por dhe për artin ku ai dha një kontribut të madh”. Artan Santo, bankieri 58-vjeçar ishte babai i dy fëmijëve. Ai ka qenë i njohur në Shqipëri si drejtues, pronar dhe bashkëpronar i disa aktiviteteve bankare dhe mediatike. Ai lindi në Tiranë në shtator të vitit 1956. Në periudhën 1976 deri në vitin 1979, ai ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe është diplomuar si ekonomist kontabël. Ndërsa në vitet 1981-1987, Santo ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike duke u diplomuar edhe si jurist. Deri në vitin 1984, Artan Santo punoi në Ndërmarrjen Tregtare Industriale në Tiranë. Më pas puna e tij u fokusua në Institutin e Studimeve Ekonomike në drejtim të departamentit të ekonomisë botërore, ku dhe spikati si analist i dukurive kryesore të zhvillimit global. Duhet të vinte viti 1991, fillimi i demokracisë, që Artan Santo të përfshihej në organikën e Bankës së Shtetit Shqiptar si Zv.Drejtor i Drejtorisë së Jashtme. Pas eksperiencës në bankën e shtetit, Santo u emërua specialist krediti në Bankën Kursimeve. Këtu nisi

1976-1979 – Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël. 1981-1987 – Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist. 1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, Kryerevizor. 1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekniko–shkencor. 1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit 1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme. 1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti. 1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm – drejtor i Kreditit. 1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë. 1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme. 1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm. 2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit. 2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i “Credins Bank”. 2011 Bashkëpronari i medias “Focus Group” pjesë e së cilës janë Gazeta Shqiptare, News24, Balkanweb dhe Radio Rash. Aksioner i vetëm i TV Scan

rrugëtimi i tij 6 vjeçar deri në krye të Bankës së Kursimeve. Artan Santo njihet si njeriu që bëri kthesën për këtë bankë pasi në korrik të vitit 1997 kur emërua drejtor i përgjithshëm i kësaj banke, bilanci financiar i saj ishte me një humbje prej 6.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që kur është larguar në shkurt të viti 2001, rezultati financiar i bankës ishte 6 miliardë lekë fitim. “Ndihem tërësisht krenar për faktin që arrita të ndryshoj situatën financiare të gjigantit bankar në Shqipëri”, janë fjalët e Artan Santos. Në vitin 2001, nën frymëzimin dhe ekselencën që e ndiqte në çdo hap, Santo vendos të nisë një sfidë të re, krijimin e bankës së parë tregtare me kapital totalisht shqiptar, si një provë të kapitalizimit të suksesshëm të vendit tonë. Rezultatet financiare përgjatë viteve janë jo vetëm tregues realë të rritjes dhe zhvillimit të “Credins Bank” por edhe sinjalizues të sfidave që përballon çdo ditë ekonomia shqiptare. E gjithë kjo është përkthyer në shumë punë nga banka dhe në një angazhim të jashtëzakonshëm nga vetë drejtuesi Artan Santo. Në vitin 2009 Artan Santo, nën pasionin e ekonomisë dhe guximin për të ndryshuar, themeloi Televizionin SCAN, të vetmin portal mediatik të dedikuar totalisht drejt ekonomisë dhe financës. Santo ishte i pari biznesmen vizionar në Shqipëri dhe rajon i cili krijoi dhe ofroi për të gjithë, dijen financiare, jo vetëm si risi në tregun dhe shoqërinë shqiptare por dhe si inovacion. Ai ishte jo vetëm ekonomist dhe profesionist i jashtëzakonshëm por gjithashtu një ndër intelektualët më të spikatur të Shqipërisë në 3 dekadat e fundit. Trashëgimia e tij shtrihet në zhvillimin e shumë fushave dhe sektorëve të Shqipërisë. Ai do të mbahet mend si njeriu që guxoi të vendoste dhe thellonte kapitalizimin e suksesshëm në Shqipëri, si një mjet i pandarë nga demokracia.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.06.2014

3

Polici i rrugores i ndoqi atentatorët deri në Fushë-Krujë Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se pas vrasjes së Artan Santos, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, ku një polic rrugor i ka ndjekur vrasësit deri në zonën e “Komunës së Parisit”, ku edhe i ka humbur. Më pas, në afërsi të Rinasit, motori me dy vrasësit është pikasur dhe është ndjekur nga një tjetër polic rrugor deri në hyrje të Fushë-Krujës, ndërsa atentatorët janë kthyer në Bubq, në zonën e Ishmit. Sipas të njëjtave burime, motori i vrasësve ka qenë me shpejtësi rreth 200 km/h, ndërsa polici rrugor i ndaluar në hyrje të Fushë-Krujës ka kërkuar përforcime. Më pas aksionin për arrestimin e tyre e kanë marrë në dorë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, ndërsa një helikopter ka ushtruar kontroll nga ajri për të diktuar atentatorët. Megjithatë, deri në mesnatë policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të vrasësve me pagesë që ekzekutuan Artan Santon në qendër të Tiranës.

Atentat mafioz në zemër të Tiranës, vritet bankieri Artan Santo Biznesmeni Artan Santo është ndjekur hap pas hapi nga shtëpia deri tek banka nga motori i atentatorëve e më pas është qëlluar me gjashtë plumba. Vrasësit nuk kanë lënë asnjë gëzhojë në vendngjarje. Dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit Bankieri i njohur, Artan Santo vritet në një atentat mafioz në zemër të Tiranës. Krimi tronditës ndodhi mëngjesin e djeshëm, në shkallët e bankës së themeluar prej tij “Credins” dhe në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. 58-vjeçari Santo, baba i dy fëmijëve dhe mik me pjesën më të madhe të elitës politike dhe ekonomike në vend, u qëllua fillimisht me një plumb teksa po zbriste nga makina e tij “Mercedez Benz”. Pesë plumbat e tjerë vulosën me vdekje fatin e biznesmenit, që nuk ia doli dot të hynte në ambientet e brendshme të bankës. Hetimet e para nxorën në dritë fakte tronditëse; dy atentatorët e maskuar kokë e këmbë me të zeza kanë ndjekur këmba-këmbës lëvizjet e Artan Santos gjatë mëngjesit të djeshëm. Dëshmitarë të shumtë në Rrugën e Elbasanit, ku edhe banonte bankieri Santo, treguan më pas se e kishin parë mo-

torin “BMW” të qëndronte gjatë rreth pallatit të tij. I pashqetësuar dhe pa masa mbrojtëse, Artan Santo ka dalë si zakonisht nga shtëpia dhe me makinën e drejtuar nga shoferi i tij, është nisur drejt zyrave qendrore të bankës “Credins” në zemër të ish-Bllokut. Kamerat e instaluara përgjatë gjithë rrugës që kalonte nga TVSH-ja, Kryeministria dhe Kuvendi kanë fiksuar në momente të ndryshme motorin e atentatorëve, thuajse ngjitur me makinën e Artan Santos. Momenti final ka qenë në afërsi të vendit të atentatit, ku motori ka parakaluar makinën dhe e ka pritur atë të ndalojë në vendparkimin e zakonshëm para bankës. Dëshmitarë të ndryshëm treguan për MAPO-n se skena e atentatit ka zgjatur veçse pak sekonda. Dy atentatorët, që nuk i kanë hequr për asnjë moment kaskat dhe xhupat e zinj, kanë zënë pritë në anë të

Njerëzit e pranishëm gjatë atentatit tregojnë se Santo e ka kuptuar ç’po ndodhte në momentet e fundit. Ai është nisur me vrap drejt bankës, por është goditur me tre plumba vdekjeprurës.

rrugës. Makina e Artan Santos ka ndaluar aty dhe vrasësi i ndodhur në vendin e dytë ka qëlluar me një plumb në drejtim të makinës. “Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe të gjithë tentuan të fshihen. Atë e qëlluan edhe pesë herë të tjera duke shkaktuar terror në zonë dhe më pas u larguan me shpejtësi në drejtim të Librit Universitar”, tha një dëshmitare okulare. Njerëzit e pranishëm gjatë atentatit tregojnë se Santo e ka kuptuar ç’po ndodhte në momentet e fundit. Ai është nisur me vrap drejt bankës, por është goditur me tre plumba vdekjeprurës. Pamjet e trupit të tij të pajetë në zemër të Bllokut dhe në zonën më të mbrojtur të Tiranës, kanë tronditur opinionin publik gjatë paradites së djeshme. Gjithçka ka ndodhur nën hundën e punonjësve rrugorë, njëri prej të cilëve është vënë në ndjekje të autorëve, por pa mundur

t’i pengojë ata. Hetuesit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kur gjithçka kishte mbaruar. Mobilizimi i mëvonshëm dhe kërkimet drejt zonës së Fushë-Krujës nuk arritën dot të siguronin arrestimin e autorëve. Policia dyshon se atentati u krye nga vrasës me pagesë, profesionistë dhe gjakftohtë. Ndërsa pikëpyetjet më të mëdha ngrihen ndaj urdhëruesit të këtij atentati. Deri në orët e vona të mbrëmjes, policia dhe prokuroria janë fokusuar tek skena e krimit dhe ekzekutorët me pagesë. Por hetimi sapo ka filluar dhe sfida më e madhe është gjetja e urdhëruesve të këtij atentati tronditës. Artan Santo ishte bankier i njohur dhe aksioner në disa media në vend. Atentati kundër tij, ndoshta më i dhunshmi i këtyre viteve tranzicion për nga profili i tij dhe vendi ku ndodhi, ka shokuar elitën politike, ekonomike dhe mediatike në vend.

Pistat e hetimit, Prokuroria gjen shënimet e Santos Grupi i hetimit, i orientuar nga familjarët, ka marrë në zyrat e biznesmenit shënimet e tij për problemet që mund të kishte gjatë punës së përditshme Tiranë Shënimet e mbajtura në for-

më ditari, sipas policisë janë një nga mundësitë për të hedhur dritë mbi problemet që kishte Artan Santo, drejtori i bankës “Credins” që prej vitit 2003. Nëpërmjet dëshmive të familjarëve dhe të afërmve, grupi i hetimit ka mësuar se Santo mbante ditar për ngjarje të rëndësishme apo probleme të ndryshme që kishte gjatë punës së përditshme. Për këtë arsye familjarët e tij kanë orientuar policinë të kërkojë shënime të mundshme që i afërmi i tyre mund

të kishte në zyrë, pasi në shtëpi ai nuk ka shfaqur asnjëherë probleme. Pasditen e djeshme grupi hetimor ka shkuar në zyrën e të ndjerit, në bankën “Credins”, ku mësohet se ka sekuestruar disa dokumente dhe shënime të bëra nga vetë Santo. Sipas burimeve të policisë mësohet se mes tyre mund të ketë edhe të dhëna të vlefshme për hetimin, por të gjitha shënimet do të këqyren në prani të prokurorëve të çështjes. “Grupi hetimor ka administruar disa shënime personale në zyrën e të ndjerit. Besohet se këto shënime mund të jenë me interes për hetimin, pasi nga informacionet e mbledhura deri tani rezulton se viktima mbante një ditar ku shënonte edhe problemet që mund të kishte”, - tha një burim pranë grupit hetimor. Por ende nuk dihet se çfarë përmbajnë shënimet personale të viktimës, pasi policia

nuk ka bërë të mundur ende këqyrjen dhe verifikimin e tyre. Kjo është vetëm një nga mundësitë që po shfrytëzon grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e rëndë, pasi paralelisht po punohet në identifikimin e autorëve të krimit, të cilët do të jenë çelësi në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të dhënat e para të hetimit hedhin dyshime se autorët e krimit kanë qenë të paguar për të kryer vrasjen, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Prokuroria tha se po bashkëpunon me policinë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme, por pa specifikuar se në cilën pistë janë përqendruar dyshimet kryesore të grupit hetimor. Menjëherë pas vrasjes policia ka marrë në pyetje me dhjetëra persona, dëshmitarë, të afërm dhe familjarë të viktimës, por ende nuk ka një pistë kryesore që mund ta çojë drejt zbardhjes së ngjarjes.

Nëpërmjet dëshmive të familjarëve dhe të afërmve, grupi i hetimit ka mësuar se Santo mbante ditar për ngjarje të rëndësishme apo probleme të ndryshme që kishte gjatë punës së përditshme.


4

në fokus Rama: U vra një mik, opozita të mos bëjë politikë me krimin

Nishani: Policia dhe Prokuroria të zbardhin ngjarjen e rëndë

“Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit. 100 mijë euro kush ndihmon policinë”, - ishte komenti i kryeministrit Edi Rama pas vrasjes së biznesmenit Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i Bankës ‘Credins’, ‘TV Scan’. Por ky nuk ishte komenti i vetëm i tij. Pas reagimeve zyrtare nga ana e PD-së se vrasja e Santos tregon se sa e lirë dhe e pambrojtur është jeta në Shqipëri, Rama përcolli një koment të dytë, duke shigjetuar kësaj here opozitën. “Të bësh politikë edhe me krimin e sotëm, do të thotë të jesh një opozitë që ushqehesh jo nga aspiratat, as nga idetë, por nga krimet e pisllëku!”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh i tronditur për vrasjen e bankierit dhe biznesmenit të njohur, Artan Santo. Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”, Nishani shkruan: “Mësova me tronditje të madhe lajmin e rëndë për vrasjen e biznesmenit të njohur, Artan Santo. Një humbje e pamasë për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët, por dhe gjithë shoqërinë tonë”. Sipas kreut të shtetit, një krim kaq i rëndë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. “Kjo dhimbje e madhe e shkaktuar nga dora e zezë e krimit, nuk duhet lënë pa u ndëshkuar. Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të marrin masat për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të dërgojnë para drejtësisë autorët e saj. Ngushëlloj nga zemra dhe u qëndroj pranë bashkëshortes dhe fëmijëve të Artanit. U prehsh në paqe, miku ynë.”

Arratisje nën hundën e policisë, zbardhet itinerari i vrasësve me pagesë Fotot e publikuara tregojnë vrasësit me pagesë fare pranë punonjësve të policisë rrugore. Si mundën të çanin rrethimin në Tiranë, ngatërresa në aeroportin e Rinasit, dhe zhdukja e gjurmëve tek ‘Ura e Gjoles’ Leonard Bakillari Tiranë Biznesmeni Artan Santo, i ekze-

kutuar mëngjesin e djeshëm në hyrje të bankës që drejtonte, ishte mbajtur nën vëzhgim nga autorët e krimit prej të paktën dy javësh. Fqinjët e tij thonë se prej dy javësh në lagje është parë një motoçikletë, e njëjtë me atë që publikoi policia në foto. Prania e motorit në zonën pranë Televizionit Shqiptar, ku dhe banonte i ndjeri, është bërë shqetësuese për fqinjët, të cilët dje pohuan se e kanë parë disa herë këtë motor në lagje. Prania e tij është lehtësisht e dukshme për shkak të kubikëve të lartë, por edhe sepse me të udhëtonin dy persona të veshur me xhupa të zinj dhe me skafandër në kokë. Të njëjtin ritual kanë ndjekur edhe mëngjesin e djeshëm, kur vrasësit kanë shoqëruar automjetin me të cilin lëvizte drejtori i Bankës “Credins” nga banesa e tij deri në vendin ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Komit”, duket qartë që autorët e krimit janë vetëm pak metra larg makinës ku ndodhej Santo bashkë me shoferin e tij. Motori ka shoqëruar makinën e bankierit deri në qendër të ish-Bllokut, aty ku dhe u krye ekzekutimi menjëherë sapo Artan Santo, duke përshkruar rrugën pranë Televizionit Shqiptar, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit dhe për t’u ndalur pranë bankës “Credins”. I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një efektiv i qarkullimit rrugor, i cili sipas dëshmitarëve kishte komunikuar më parë me drejtuesin e motorit, të cilit

i kishte kërkuar të largohej prej aty, pasi ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit. Më pas polici është larguar dhe është vënë në ndjekje të motorit sapo ka dëgjuar krismat e armëve, që vinin vetëm pak metra larg vendit ku ai ndodhej me shërbim. Një foto tjetër e publikuar nga policia tregon se dy atentatorët kanë kaluar semaforin me të kuq në kryqëzimin e “Librit Universitar” për t’u larguar më pas drejt Liqenit Artificial. Vetëm pak metra larg kryqëzimit të kaluar me semafor të kuq nga autorët e vrasjes, një tjetër polic qarkullimi nuk ka kryer asnjë veprim, madje në foto shfaqet duke ikur në drejtim të kundërt. Por pavarësisht mungesës së reagimit të kolegut të tij, polici i parë është vënë në ndjekje të motorit ku ndodheshin autorët e krimit, duke i ndjekur ata deri në afërsi të FushëKrujës, aty ku dhe ka humbur gjurmët e vrasësve. Sipas dëshmisë që polici i qarkullimit ka dhënë në polici, mësohet se vrasësit kanë lëvizur drejt Liqenit Artificial, ku në një moment polici ka qëlluar në ajër për t’i paralajmëruar, por autorët e krimit nuk janë ndalur. Më pas ata kanë vazhduar rrugën drejt pjesës së “Unazës së Madhe” që lidh zonën e Liqenit me lagjen “Selitë”. Polici ka dëshmuar se më pas motori është futur në rrugën e njohur si “Unaza e Re” dhe prej andej kanë lëvizur në drejtim të Kamzës. Polici thotë se kishte njoftuar kolegët e tij se ishte vënë në ndjekje të dy të dyshuarve për vrasje, por ende nuk dihet përse gjatë këtij itinerari të ndjekur

Policia, 100 mijë euro shpërblim për informatorët Policia e kryeqytetit vendos në dispozicion të kujtdo që jep informacion një shpërblim prej 100 mijë eurosh. Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri me dije se do të ruajë anonimatin e kujtdo që jep informacion të vlefshëm, i cili do të çojë në kapjen e autorëve. Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin, duke ju ftuar të telefononi në numrin 069 41 00003. “Kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129”, thuhet në njoftim.

Lule e qirinj për nder të Santos, sot homazhet Fotot e Artan Santos, lule dhe qirinj e shumë qytetarë që bëjnë homazhe. Kjo ishte situata mbrëmë në vendin ku u vra biznesmeni i njohur. Qytetarët kryejnë homazhe përpara fotografisë së biznesmenit të ndjerë, përkrah së cilës shkruhet “Mafia po na vret”. Mes qytetarëve ka pasur edhe personalitete të ndryshme që ndezën një qiri për nder të bankierit të suksesshëm. Ndërkohë, familja Santo njoftoi dje përmes medias se si do të zhvillohet ceremonia mortore. “Familja Santo falënderon të gjithë miqtë, të afërmit, kolegët, të njohurit e Artanit, por edhe të gjithë shqiptaret për solidaritetin dhe ngushëllimet e ndjera në këtë moment kaq të vështirë. Të premten, më 27 Qershor në orën 10:00, familja do të presë vizita dhe do të kryhen homazhe në nderim të Artan Santos në ambientet e Hotel Sheraton. Ndërkohë që në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia funebre pranë varrezave të Sharrës”, njofton familja e të ndjerit Artan Santo.

nga autorët e krimit nuk ka patur patrullë policie, edhe pse ndjekja ka vijuar deri në afërsi të Fushë-Krujës. Sipas dëshmisë së punonjësit të qarkullimit rrugor mësohet se dy të dyshuarit janë drejtuar në rrugën drejt aeroportit të Rinasit dhe në tentativë për të shmangur lëvizjen nga rruga kryesore, kanë hyrë në një rrugicë pa dalje. Sapo kanë kuptuar që ishin në rrugë të gabuar, autorët e krimit kanë

Ndalohen pronarët e motorit të vrasjes: E shitëm! Policia ndalon Klodian dhe Saimir Gjozin, pasi nuk kishin asnjë dokument për shitjen e motorit të atentatit Autorët e krimit mafioz të Artan Santos janë ende të paidentifikuar, por policia ka ndaluar dy persona në Fushë-Krujë. Arsyeja është motori i atentatorëve, i cili ishte shitur vetëm pak javë më parë. Burime të policisë i thanë MAPO-s se me gjetjen e motorit u bë e mundur edhe gjetja e pronarit të tij. Policia ka ndaluar

në Bubq të Fushë-Krujës Klodian Gjozin, i cili dyshohet se ishte pronari i motorit. Ky i fundit, gjatë deklarimeve për policinë ka thënë se e kishte shitur mjetin pak javë më parë në një servis. Policia ka zbarkuar më pas në servisin e dyshuar, ku ka ndaluar një tjetër person. Burime të policisë kanë sqaruar se ndaluan Klodian dhe Saimir Gjozin, për të sqaruar rrethanat e shitjes së motorit dhe personat që e kanë blerë atë. Në një reagim për “News24”, nëna e të ndaluarit Klodian Gjozi tha se motori i përdorur për vrasjen nuk është i djalit të saj. “Motori i publikuar nuk korrespondon me tonin. Mo-

tori ka 3 muaj në servis, aty ndodhet aktualisht. Duam të zbardhet vrasja e biznesmenit, por im bir nuk ka asnjë lidhje me të”, - shprehet nëna e Gjozit. Xhevrie Gjozi shton më tej se dy vite më parë, djali i saj ishte akuzuar për një grabitje në Vorë, por më pas rezultoi se Klodiani nuk kishte lidhje me ngjarjen. “Një gjë e tillë ka ndodhur dhe para dy vitesh. E akuzuan për një grabitje në Vorë. Ne kemi ardhur 2 vite më parë nga Greqia”, - deklaroi zonja Gjozi. Policia nga ana tjetër pretendon se dy të ndaluarit nuk kanë paraqitur asnjë akt shitjeje dhe se pretendimet e tyre do të verifikohen në orët në vazhdim.

Nga arrestimi në Fushë-Krujë

kryer disa manovra dhe kanë mundur t’i shmangen policit që ishte në ndjekje të tyre, derisa kanë mundur të afrohen pranë “Urës së Gjoles”, rreth 2 kilometra në hyrje të qytetit të Fushë- Krujës. Në këtë zonë, polici thotë se motori me dy të dyshuarit ka mundur t’i largohet nga fushëpamja, duke u zhdukur pa gjurmë. Orë më vonë policia ka mundur të gjejë motorin e braktisur.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.06.2014

5

Meta: Dënojmë vrasjen e Santos, të ndëshkohen autorët

Basha: Vrasja e Santos, pasiguria në nivelet më ekstreme

Për vrasjen e biznesmenit Artan Santo reagoi dje edhe kryetari i LSIsë, Ilir Meta. “Dënojmë vrasjen barbare të z. Santo”, - shprehet Meta. Kryetari i LSI-së njëherazi kryetar i Kuvendit, thekson se Santo ishte personalitet i njohur i sistemit bankar, duke kërkuar që të ndëshkohen autorët e kësaj ngjarjeje. Edhe Meta shprehu solidaritetin me familjarët dhe kolegët e të ndjerit Artan Santo. Bankieri dhe biznesmeni Santo u nda dje nga jeta në moshën 58-vjeçare. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar rreth orës 9:30 në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të Bankës “Credins”, teksa Artan Santo ishte duke hyrë në institucion.

Reagimet e Partisë Demokratike për vrasjen e biznesmenit Artan Santo kanë qenë të njëpasnjëshme. PD-ja e mbylli ditën dje me reagimin e kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, i cili replikonte me statusin e Ramës në ‘Twitter’, sipas të cilit, opozita nuk duhet të ushqehet nga krimi. “Ka një person që bën politikë me vrasjen, ai është Edi Rama. Edi Rama bën politikë me vrasjen sepse bashkëqeveris me krimin. Në vend që të pranojë dështimin e turpshëm me rendin, akuzon opozitën. I paturpshëm, i paaftë dhe në një karrige me krimin është Edi Rama”, - tha dje Paloka. Më herët edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha përcolli një deklaratë gjatë një takimi të zhvilluar në Tepelenë. “Pasiguri në nivelet më ekstreme. Sot ka ndodhur një ngjarje tronditëse. Në mes të Tiranës është ekzekutuar publikisht, me një stil mafioz, një pronar dhe drejtues banke”, - tha Basha duke përcjellë më pas edhe ngushëllimet për familjen.

dëshmia

Shoferi i Santos: Motori na ndiqte prej ditësh, por askush nuk dyshoi Shoferi i Artan Santos, dëshmitar i krimit të rëndë, ka dëshmuar në prokurori gjithçka ka ndodhur në sekondat e atentatit mafioz. Burime të policisë bënë me dije se shoferi i Santos e kishte vërë re motorin e atentatorëve, jo vetëm dje, por edhe ditë të tjera. Ai ka shpjeguar në polici itinerarin e biznesmenit të njohur gjatë mëngjesit të djeshëm, i njëjti ritual që ai ndiqte zakonisht. Më pas, ai ka pohuar se ka zbritur në të njëjtën kohë me Santon nga makina, por shefi i tij ka rënë menjëherë në pritë. Sipas shoferit personal të Santos, motori i ndiqte prej kohësh, që nga shtëpia e tij e deri në punë, por askush nuk kishte dyshuar për ndonjë kërcënim të mundshëm. Artan Santo u vra mëngjesin e djeshëm, ku tre plumba i morën jetën në mënyrë tragjike. Ai është qëlluar nga pas prej njërit prej atentatorëve, ndërsa tjetri priste në motor. Policia është thuajse e sigurt se vrasësit e Santos ishin të paguar, ndërsa sfidë më vete do të jetë gjetja e urdhëruesve të këtij atentati mafioz.

Kamerieri: Sekondat e tmerrit të atentatit, polici ishte pas pemës Të shtënat vrastare i ka ngatërruar fillimisht me fishekzjarrë. Por më pas, ka parë një njeri kokë e këmbë në të zeza, që qëllonte mbi drejtorin e bankës. “Polici po fliste me radio dhe iu vu nga pas” Dashamir Biçaku Dëshmitarë të shumtë të krimit mafioz kundër Artan Santos kanë ngatërruar fillimisht zhurmën e plumbave me fishekzjarrët. Të njëjtin dyshim ka pasur edhe kamerieri i një lokali pranë vendit të krimit, i cili tregon për MAPO-n momentet që pasuan krimin. “Fillimisht kujtova se ishin kapsolla apo fishekzjarrë, por më pas kur i dëgjova rresht njëra pas tjetrës mendova se ishte armë. Ishin të shtëna të thata”, - tregon ai. Kamerieri tregon se kishte dalë menjëherë në verandë, kishte parë një person me skafandër në kokë dhe pistoletë në dorë. Ai ka qëndruar vetëm pak sekonda aty, ndërsa në një distancë disa metrash, prapa një peme, një efektiv i policisë rrugo-

re po tentonte të komunikonte në radio. Ai tregon se nuk e kishte parë momentin kur policit i kishin drejtuar armën, ndërsa pohon se e kishte dëgjuar këtë fakt nga të tjerët. Sa ishte ora kur ndodhi ngjarja ? Ishte rreth 9:20, apo pak më tepër. Unë isha brenda duke u shërbyer klientëve, sepse ishte mëngjes dhe kishte shumë njerëz që duhej t’iu shërbeja. Në këtë kohë dëgjova të shtënat rresht që vinin nga jashtë. Krismat fillimisht i mendova si fishekzjarrë apo kapsolla. Por më pas mësova se ato ishin të shtëna. Madje tani që i kujtoj, ato dukeshin se ishin të shtëna të thata. Pra ishin të shtëna arme. Më vonë dola dhe pashë se çfarë kishte ndodhur aty. Mbani mend se sa të shtëna u

“Ne ishim ende brenda kur u dëgjuan të shtënat njëra pas tjetrës. Dola të shikoja dhe pashë që një person i qëndronte përballë viktimës dhe po e qëllonte”

dëg juan në këtë moment, kur ju i dëgjuat ato? Po, ishin gjashtë të shtëna, njëra pas tjetrës. Ju thashë, fillimisht menduam se ishin fishekzjarrë apo kapsolla, por më pas kuptuam çfarë kishte ndodhur. Ne ishim ende brenda kur u dëgjuan të shtënat njëra pas tjetrës. Dola të shikoja dhe pashë që një person i qëndronte përballë viktimës dhe po e qëllonte. Si ishte ai? Çfarë ju bëri përshtypje më shumë? Nuk di ta them këtë, sepse ishin sekonda që nuk mund ta kesh mendjen për të përshkruar një person. Unë e fiksova me skafandër të zezë në kokë. Nga kjo fiksova se çdo gjë ishte e zezë, por se nuk e mbaj mend saktë.

Personi me skafandër në kokë po e qëllonte ? Ai dukej sikur e qëllonte, porse nuk arrita ta shoh me qartësi, pasi nuk kishte shumë mundësi për të parë se çfarë po ndodhte. Pasi përpara është një kondicioner i madh që na bllokon pamjen, si dhe një ekran i madh po ashtu dhe nuk ka shumë mundësi të shikosh. Sa zgjati kjo ? Besoj shumë pak. Në këtë kohë, disa metra më tej pas pemës, ku është ajo gruaja që shet lule, ishte një polic që po mundohej të fliste në radio. Më pas ata ikën dhe vetëm kur pashë që drejtori i bankës kishte rënë në tokë. Pak më tej ishte motori me të cilin ata ikën me shpejtësi drejt Librit Universitar.

radheaskush s’u afrua Shitësja e luleve: E vranë dhe e lanë12aty, Tiranë “E vranë dhe e lanë aty. Nuk u afrua njeri. Njerëzit u tmerruan, u fshehën”. Kështu pohon shitësja e luleve përballë bankës, ndërsa tregon momentet e atentatit mafioz. Sa vetë ishin aty në momentin kur u qëllua me armë ? Më duket se nja dy vetë ishin. Më shumë jo, nuk pashë. Vetëm ata ishin afër, por më tepër nuk pashë se isha larg unë. U dëgjuan të shtënat dhe fillimisht menduam se u ça ndonjë gomë makine. Nuk menduam se mund të ishte qëlluar apo vrarë njeri me armë. Ata e qëlluan disa herë dhe e lanë aty

dhe ikën. U krijua shumë rrëmujë, shumë trafik dhe nuk kuptohej gjë. Më pas, kur ata që sapo e kishin gjuajtur, ikën me shpejtësi, atëherë kuptova unë. Po njerëz të tjerë afër tij a kishte ? Jo, njerëz të tjerë nuk kishte. Ai ishte vetëm, kështu e pashë dhe e fiksova unë. Aty kishte kalimtarë të tjerë, por ai ishte vetëm, i pashoqëruar nga askush. A e njihnit personin që u vra ? E shihnim këtu vazhdimisht. Ne i shikojmë përditë këta të bankës se vi-

jnë na flasin, na përshëndesin, apo blejnë ndonjë lule ndonjëherë. Ata vijnë këtu flasin me ne, na përshëndesin, por nuk e njoh personalisht. A dëgjuat apo kuptuat nëse ata komunikuan me të ? Jo, nuk di të ketë ndodhur një gjë e tillë. Nuk e di që ata të kenë komunikuar me të, apo të kenë shfaqur ndonjë shenjë se po komunikonin. Po ndonjë polic, apo polic rrugor të zunë sytë ? Ishte një polic i bankës në atë moment. Vetëm ai ishte aty. Ai polici i bankës ishte aty, ndërsa polic tjetër në

këtë moment nuk kam parë. Ata duhet të kenë ardhur pak momente më vonë. Por nuk e kam fiksuar, ju thashë se këtu u bë shumë rrëmujë. Ai sapo kishte zbritur nga vetura e vet dhe po shkonte në punë të tij si përditë pa ndonjë problem apo shqetësim, siç vinte. A i keni fiksuar herë të tjera këta persona, apo motorë që vinin ? Nuk di ç’të them, se këtu kalojnë shumë njerëz dhe ka shumë lëvizje. Kalojnë mjete të llojeve nga më të ndryshmet dhe nuk mund të thuash nëse kanë kaluar apo jo.


6

ngjarje e ditës

Mesazhe ngushëllimi Shoqata Shqiptare e Bankave

guvernatori Ardian Fullani

ministri i Financave, Shkëlqim Cani

Shoqata Shqiptare e Bankave shpreh keqardhje dhe hidhërim për vdekjen shokuese të z. Artan Santo, drejtor i Përgjithshëm i “Credins Bank” dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Kjo është një ditë e trishtuar për gjithë komunitetin bankar në Shqipëri. Z. Santo ishte anëtar i AAB-së që në fillimet e saj në vitin 1999. Ai do të mbahet mend si një bankier i suksesshëm, i cili i ka shërbyer me përkushtim sistemit bankar për më shumë se dy dekada.

“Sot, pas një akti kriminal të pashembullt, u nda nga jeta miku dhe kolegu ynë i vjetër Santo, i cili për vite me radhë punoi për ndërtimin e një institucioni të besueshëm si Banka “Credins”. Santon do ta kujtoj gjithmonë për optimizmin dhe entuziazmin e tij. Vizioni dhe natyra e tij novatoredotë vazhdojnëtëjenëburimmotivimipërekipindrejtuestëBankës“Credins”,ashtu siçpatarastintakonfirmojedhegjatëtakimit me drejtuesit e këtij institucioni ditën e sotme. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Santo dhe lutem që të gjejnë forcë për të përballuar këtë humbje tragjike”.

Ditën jemi mësuar ta fillojmë me lajme të mira. Por kjo e sotmja i kalon kufijtë e një keqardhjeje. Një lajm tronditës. Një akt kriminal i tipit mafioz. Artan Santo u largua nga ne në mënyrë të pamerituar. Miku dhe shoku kombinatas, shumë vite së bashku. Kujtimet e mira nuk mund t’i fshijë ky akt mafioz. Ndjehem keq. Humba një shok, një mik. Ngushëllime familjes!

Credins dhe BSH: Garantojnë sigurinë e llogarive të klientëve Këshilli Drejtues i Bankës “Credins” dhe Banka e Shqipërisë garantuan dje të gjithë klientët e bankës se interesat e tyre nuk do të cenohen dhe banka do të vijojë aktivitetin në siguri të plotë Edhe pse humbja tragjike e drejtorit Santo ka shkaktuar dhimbje të madhe sidomos për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, Banka ‘Credins’ të cilën ai drejtonte dhe ishte aksioneri kryesor, ka vazhduar punën e qetë. Nga një vëzhgim i gazetës në sportelet e bankës u vu re se fluksi ka qenë si në një ditë të zakonshme dhe punonjësit, pavarësisht ankthit dhe dhimbjes, kanë vijuar punën normalisht. Këshilli Drejtues i Bankës “Credins” dhe Banka e Shqipërisë garantuan dje të gjithë klientët e bankës se interesat e tyre nuk do të cenohen dhe banka do të vijojë aktivitetin në siguri të plotë. Credins siguron klientët

Në zbatim të Statutit të bankës dhe kuadrit rregullativ për sistemin bankar, Këshilli Drejtues i Bankës ‘Credins’ u mblodh dje dhe mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të “Credins Bank”. Përmes një komunikate zyrtare, Këshilli njoftoi publikun dhe depozituesit se veprimtaria e bankës vazhdon normalisht aktivitetin në të g jitha degët e saj.“Credins Bank” është aktualisht banka më e madhe me kapi-

tal shqiptar dhe e banka e katërt më e madhe në sistemin bankar shqiptar. Sipas të dhënave më të fundit për treguesit financiarë, në fund të muajit mars 2014, “Credins” zotëronte aktive në vlerën e 116 miliardë lekëve. Në pesë vitet e fundit “Credins” ka qenë banka me ritmet më të shpejta të rritjes. Totali i aktiveve të bankës që nga viti 2009 është rritur me afro tri herë. Me një portofol kredie prej 71 miliardë lekësh, “Credins” është institucioni i tretë më i madh kreditues i ekonomisë shqiptare. Në fund të m a r s it de p oz it at e k l i e nt ë ve kishin vlerën e 98 miliardë lekëve, ndërsa rezultati financiar i t r emu j o rit ishte me fitim në vlerën e 227 milionë lekëve. BSH: Siguria e “Credins” nuk është cenuar

Në përmbushje të mandatit të saj ligjor, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera që garantojnë sigurinë financiare në vend, deklaroi dje se kjo ngjarje e paprecedent nuk cenon në asnjë mënyrë qëndrueshmërinë e sistemit bankar në tërësi dhe atë të Bankës ‘Credins’ në veçanti. Banka e Shqipërisë i ka kërkuar

Në pesë vitet e fundit “Credins” ka qenë banka me ritmet më të shpejta të rritjes. Totali i aktiveve të bankës që nga viti 2009 është rritur me afro tri herë. Me një portofol kredie prej 71 miliardë lekësh, “Credins” është institucioni i tretë më i madh kreditues i ekonomisë shqiptare.

profil

Credins, rritjen më të shpejtë në sistemin bankar Banka Credins për 11 vite aktivitet radhitet si banka e katërt më e madhe në sistemin bankar, duke shënuar rritjen më të shpejtë nga të gjitha bankat në vend. Më 31 mars 2003 daton çelja e saj, e para bankë private shqiptare, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri. Slogani i përzgjedhur “Bëjmë më të mirën për Ju, sepse Ne flasim gjuhën tuaj” mbetet kuptimplotë ende sot, pa humbur asnjë notë origjinaliteti dhe vërtetësie. Në vitet e mëvonshme ‘Credins Bank’ nënshkruan marrëveshjen me UNOPS për programin PASARP, me fokus kreditimin e SME-ve në fushën “Agrikulturë dhe Agro-industriale”, përmes zhvillimit, racionalizimit dhe përmirësimit të strukturave për prefek-

turat e Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës. Credins Bank nënshkruan marrëveshjen me kompaninë “American Express” për marketimin e 5 llojeve të kartave “American Express”. Në vitin e saj të parë Banka ushtron aktivitetin e saj në 1 degë në Tiranë, 2 agjenci në Tiranë dhe Durrës me një personel prej 25 punonjësish. Vitin që shkoi banka mbushi 10 vite aktivitet. Për herë të parë, ‘Cre-

dins Bank’ fut Shqipërinë në listën e vendeve që pranojnë pagesat me karta VISA. Credins Bank shton kështu në listën e madhe të produkteve dhe shërbimeve të saj e-banking dhe ecommerce, duke qenë gjithnjë konkurruese dhe pararojë në plotësimin 360 gradë të nevojave të klientëve të saj. Credins Bank tani është një realitet konkret i suksesshëm në sistemin bankar shqiptar, me reputacion të konsoliduar dhe e renditur në mes të 4 bankave më të mëdha në vend. Rrjeti zgjerohet duke çuar në 47 numrin e degëve dhe agjencive dhe 182 000 klientë. Sipas të dhënave më të fundit për treguesit financiarë, në fund të muajit mars 2014 “Credins” zotëronte aktive në vlerën e 116 miliardë lekëve. Në pesë vitet e fundit “Credins” ka qenë banka me ritmet më të shpejta të rritjes.

Këshillit Drejtues të Bankës ‘Credins’ dhe siguron se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore dhe operacionale për të garantuar vazhdimësinë normale të veprimtarisë së saj. Sistemi bankar në ngjarje të tilla monitorohet në mënyrë të shumëfishtë. Por gjithashtu, prej më shumë se një dekade depozitat e shqip-

tarëve janë të siguruara në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Kjo për shkak se aktiviteti bankar është një biznes i ndjeshëm pasi operon me kursimet e shoqërisë; monitorimi, mbikëqyrja, gjithashtu edhe masat e sigurisë janë të shumëfishta në mënyrë që qytetarët të mos jenë humbës në asnjë rast.

njoftim për ankand Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e pare per shitjen e pasurise te paluajtshme: 1- Pasuria e llojit Are me Nr.Pasurie 129/139, sip. 1050 m2 , Zona Kadastrale 2066, Volumi 24, Faqe 194. 2- Çmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 7,680,000 (shtate milion e gjashteqind e tetedhjete mije) leke. 3- Vendi i ndodhjes: Kamez, Tirane. 4- Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure, date 18.06.2014 dhe do te qendroje i publikuar deri ne date 02.07.2014. 5- Zhvillimi i ankandit behet me date 02.07.2014 ora 16:00 E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al

njoftim për ankand Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e dyte per shitjen e pasurise te paluajtshme: Dyqan me Nr. 30, me siperfaqe 52.39 m2 e ndodhur ne katin perdhe ne godinen 2-8 dhe 12 kat me 2 kat parkim nen toke . Cmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 43,588.48 (dyzet e tre mije e pesëqind e tetëdhjetë e tetë pike dyzet e tetë) Euro. Vendi i ndodhjes|: Rr.Kavajes, Tirane. Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure date 25.06.2014 dhe do te qëndroje i publikuar deri në date 09.07.2014. Zhvillimi i ankandit behet me date 09.07.2014 ora 16:00. E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

kuvendi

27.06.2014

7

Deputeti socialist nuk ishte dakord me kalimin e arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Edhe Angjeli abstenon në parim, por pro në tërësi

Blushi voton kundër ligjit të qeverisë për arsimin profesional Blushi: Në rast se këtë gjë nuk e bën dot Ministria e Arsimit, duke qenë ministria më profesionale dhe që ka detyrimin të bëjë politikat arsimore, si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë këtë sistem në dorë? Veliaj: Të vazhdojmë dhe të themi që për hir të traditës ne të vazhdojmë dhe të insistojmë në të njëjtën gjë, unë gjykoj se është pak marrëzi Fejzi Braushi Deputeti socialist, Ben Blushi nuk është pajtuar me zgjidhjen që qeveria i ka dhënë arsimit profesional, ndaj ka votuar kundër nismës së saj për ta kaluar atë nga Ministria e Arsimit te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërkohë që deputeti tjetër i PS-së, Anastas Angjeli ka abstenuar në votimin në parim, por e ka votuar pro në tërësi. Por ndryshe nga Angjeli (nuk dihet nëse abstenimi i tij ishte për shkak të votimit gabim), Blushi votën e tij kundër e paralajmëroi nëpërmjet një fjalimi që mbajti gjatë diskutimeve lidhur me këtë projektligj, ku theksoi se ishte kundra heqjes së kompetencave Ministrisë së Arsimit dhe kalimin e tyre Ministrisë së Mirëqenies Sociale, gjë të cilën e konsideroi si copëtim të sistemit unik arsimor. Nga ana tjetër, ministri Erion Veliaj duke replikuar me Blushin, teksa ka mohuar që të ketë heqje të kompetencave të Ministrisë së Arsimit sa i përket lëndëve të përgjithshme, e ka konsideruar marrëzi mbajtjen e një sistemi të tillë vetëm për shkak të traditës. Blushi Ashtu si edhe gjatë diskutimit të projektligjit në komisionet parlamentare, edhe dje gjatë diskutimit të tij në seancë plenare Blushi është shprehur kundra kësaj nisme të qeverisë, duke hedhur dyshime për suksesin e saj në

praktikë. “Unë kam dyshime nëse është gjëja e duhur apo jo. Unë dyshoj nëse ky është hapi i duhur për ta reformuar sistemin. Ministria e Mirëqenies pretendon se arsimi profesional nuk ka dhënë efektet e duhura dhe ka nevojë për reformim. Meqë kjo reformë ka dështuar, a i duhet kaluar një ministrie tjetër? Nëse pranojmë se spitalet kanë dështuar, atëherë duhet t’i çojmë në një ministri tjetër për ta reformuar? Unë besoj se kjo nuk është rruga që të çojmë një institucion në varësi të një institucioni tjetër për ta reformuar”, - tha Blushi. Ai ka thek-

suar se është kundër, sepse arsimi në Shqipëri është unitar dhe nuk mund të copëtohet. “Në rast se këtë gjë nuk e bën dot Ministria e Arsimit, duke qenë ministria më profesionale dhe që ka detyrimin të bëjë politikat arsimore, si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë këtë sistem në dorë? Në qoftë se Ministria e Arsimit nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur, s’ka fuqi, s’ka potenciale për të menaxhuar siç duhet arsimin profesional, pse ministria e Mirëqenies Sociale që duhet të merret edhe me jetimoret, edhe me azilet e pleqve, edhe

Drafti për sigurinë, terrorizmi dhe radikalizmi fetar futen tek nivelet e rreziqeve Në projektligjin e ri të qeverisë, klasifikimi i rreziqeve është bërë duke shqyrtuar dy parametra kryesorë: gjasat e shfaqjes së rrezikut dhe pasojat që mund të shkaktojnë për sigurinë kombëtare TIRANË Korrupsioni dhe krimi i organizuar, kriza energjetike apo sulmet kibernetike mbeten për Shqipërinë niveli i parë i rrezikut, në rast se do t’i referohemi draftit të mbërritur në Kuvend për strategjinë e sigurisë kombëtare. Në këtë projektligj të ri të qeverisë, klasifikimi i rreziqeve është bërë duke shqyrtuar dy parametra kryesorë: gjasat e shfaqjes së rrezikut dhe pasojat që mund të shkaktojnë për sigurinë kombëtare. Në bazë të kombinimit të këtyre dy parametrave, rreziqet janë klasifikuar në tri nivele. Në nivelin e parë janë grupuar rreziqet që kanë gjasa të larta shfaqjeje dhe pasoja të mëdha në rast se materializohen. Por nuk mbeten pas edhe të tjera rreziqe që sot kërcënojnë botën, por që në rastin e Shqipërisë ato janë konsideruar rrezik i nivelit të dytë. Në këtë nivel përfshihen rreziqet të cilat ndërthurin gjasa të ulëta, por pasoja të mëdha, siç radhiten sulmi terrorist, përfshirë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, kundër territorit të RSH-së; shfaqje e

një pandemie që kërcënon në masë shëndetin publik të popullsisë; rritja e radikalizmit fetar, si dhe aktivizimi i një vatre rajonale tensioni me pasoja për sigurinë kombëtare. Ndërsa në nivelin e tretë janë grupuar rreziqet që kanë gjasa të ulëta shfaqjeje dhe pasoja më të kufizuara, që përfshijnë spiunazhin kundër interesave të Shqipërisë, kriza financiare globale ose rajonale, si dhe rritja e emigracionit të huaj në territorin e Shqipërisë. Në draft nënvizohet se suksesi i këtij procesi kushtëzohet nga përfshirja e të gjithë aktorëve kombëtarë dhe bashkëpunimi i ngushtë me aktorët ndërkombëtarë. Dokumenti thekson se Shqipëria është përherë e më e integruar në një botë komplekse dhe të ndërvarur, ku

Në draft nënvizohet se suksesi i këtij procesi kushtëzohet nga përfshirja e të gjithë aktorëve kombëtarë dhe bashkëpunimi i ngushtë me aktorët ndërkombëtarë... rreziqet e brendshme dhe të jashtme janë të lidhura ngushtë. Në draft thuhet gjithashtu se përfshirja aktive e shërbimit të jashtëm në procesin e sigurisë kombëtare ka rëndësi të veçantë dhe rritet në përpjesëtim të drejtë me rritjen e shkallës së kontributit të vendit në strukturat rajonale dhe globale të sigurisë kolektive.

me rininë, pensionet, sigurimet shoqërore, ka mundësinë dhe vëmendjen e duhur për t’ia kushtuar arsimit profesional? Dyshoj se mund ta bëjë këtë gjë në një mori punësh që duhet të merret çdo ditë”, - tha më tej Blushi. Ai ka shtuar se edhe në bazë të Kushtetutës, arsimi është unitar dhe se është Ministria e Arsimit ajo që ka detyrimin e politikave arsimore. Për të gjitha këto arsye Blushi kërkoi që kjo nismë të rishikohej, duke paralajmëruar se, në rast të kundërt, vota e tij do të ishte kundër copëtimit të sistemit unitar të arsimit në Shqipëri.

Veliaj Menjëherë pas tij fjalën e ka marrë edhe ministri i Punës, Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili duke replikuar me Blushin ka theksuar se modeli i përzgjedhur është ai që aplikojnë sot edhe vende të zhvilluara si Gjermania, Austria dhe Zvicra. “Ky sistem dual gjerman ku Ministria e Punës në fakt është avangarde e koordinimit të sistemit dual, nënkupton që nxënësit kalojnë vetëm një pjesë të tyre për çështjet teorike të të nxënit në mësim dhe 2/3 e kohës së vitit shkollor i kalojnë pranë një biznesi. Kjo shpjegon suksesin e jashtëzakonshëm që kanë patur këto vende. Ky është modeli që ne kemi kërkuar, për këtë model ne jemi përkrahur dhe për këtë model kanë filluar dhe investimet”, - tha Veliaj. Më tej, ai duke kundërshtuar argumentet e Blushit, ka theksuar se të vazhdojmë me të njëjtën mënyrë veprimi vetëm për shkak të traditës, është e papranueshme. “Të vazhdojmë dhe të themi që për hir të traditës ne të vazhdojmë dhe të insistojmë në të njëjtën gjë, unë gjykoj se është pak marrëzi. Ne ndoshta duhet të provojmë diçka tjetër. Kjo varësi e dyfishtë është prova jonë për diçka tjetër”, tha Veliaj. Pavarësisht votës kundër të Blushit, falë edhe votës së deputetëve çamë, ky projektligj është miratuar dje nga Kuvendi.

kreu i kuvendit

Statusi kandidat, Meta: Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë më të mëdha TIRANË Në mungesë të grupit parlamentar të PD-së për shkak të bojkotit të marrë deri në një vendim të dytë, mazhoranca përshëndeti dje e vetme vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat gjatë punimeve të Kuvendit. Në fillim të fjalës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu vlerësimet për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, duke e konsideruar vendimin mëse të merituar për Shqipërinë. “Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Parlamentin Europian dhe të gjitha grupet parlamentare, por sidomos dy grupet kryesore, Grupin e Partive Popullore dhe Grupin e Partive të Socialistëve dhe Demokratëve. Dua të falenderoj të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe senatet e tyre, që kanë qenë në mbështetje. Natyrisht, dua të përshëndes punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të qeverisë dhe kryeministrit, z. Rama, dua të falenderoj edhe opozitën për kontributin që ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë të veçantë edhe komisionin parlamentar për Integrimin Europian. Ju e kuptoni që falenderimet nuk kanë fund, sepse gëzimi besoj se është shumë i madh, ashtu sikurse detyrat dhe përgjegjësitë janë akoma më të mëdha pas këtij vendimi, sepse sfida më të rëndësishme e presin vendin tonë…”, - tha Meta. Lidhur me këtë çështje, në emër të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se statusi është vetëm fillimi i një faze të re. “Na presin dy reforma të rëndësishme, siç janë reforma administrative territoriale dhe ajo në drejtësi. Do duhet të vazhdojmë me përgjegjësi, duke mbështetur 5 prioritetet. Hapja e negociatave është një proces që nuk mund t’i vëmë datën, por ky do jetë i shpejtë. Rëndësi ka dhe dialogu mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, - tha ai. Ndërsa në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se ky është një proces i komplikuar dhe se ka nevojë për reforma të shumanshme. Sipas Vasilit, duhet t’i japim një sinjal Europës se e kemi merituar statusin. “Përshëndesim këtë rrugë që po merr Shqipëria, e cila ka një trajektore për në BE. Është një sinjal i qartë se Shqipëria ka bërë reforma. Opozita duhet të demonstrojë një sjellje tjetër, një sjellje europiane”, - tha ndër të tjera Vasili.


8

27.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Prezenca e deputetëve çamë në votim ka qenë e rëndësishme për mazhorancën, pasi ajo bashkë me ta ka mundur të bëjë kuorumin e nevojshëm për të hyrë në proces votimi.

Çamët “thyejnë” bojkotin, bashkojnë votat me qeverinë PDIU ka qenë dje në Kuvend, duke argumentuar se nuk mund të mungonte (si opozita) në ‘Javën e çështjes çame’. Të pesë deputetët votojnë pro ligjeve të qeverisë Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka votuar dje pro nismave të qeverisë që ishin në rend të ditës. Deputetë e PDIUsë kanë bërë që edhe mazhoranca të kapë kuorumin e nevojshëm për votimin e ligjeve, i cili pas bojkotit të opozitës nuk kapet lehtë me mungesat që vihen re herë pas here. Ndryshe nga aleatët e djathtë, PDIU nuk e ka bojkotuar Parlamentin dhe dje të 5 përfaqësuesit e kësaj force kanë qenë të pranishëm në seancën e radhës. Kjo është argumentuar prej tyre me faktin se nuk mund të mos ishin në parlament në ‘Javën e çështjes çame’, çka në fakt ata e vërtetuan edhe

me fjalimet e tyre që mbajtën dje në këtë seancë plenare dhe që ia kushtuan tërësisht zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila për ta është jetike. Përveçse ka pranuar që 5 deputetët e kësaj force të flasin për një çështje që nuk ishte në rend të ditës, përfaqësuesit e mazhorancës i janë bindur edhe kërkesës së kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për të mbajtur 1 minutë heshtje për të gjithë ata çamë që kanë humbur jetën në gjithë këto vite persekucioni e vuajtjeje. Dhe vetë përfaqësuesit e PDIU-së ia kanë shpërblyer këtë respekt mazhorancës, duke qëndruar në sallën e Parlamentit deri në fund dhe duke votuar pro projektligjeve që ishin në rend të ditës. Madje prezenca e tyre në votim ka qenë tepër e rëndësishme për mazhorancën, pasi ajo bashkë me ta ka mundur të bëjë kuorumin e nevojshëm për të hyrë në proces votimi. Kujtojmë këtu se shumica e votimet janë votuar nga jo më shumë se 75 deputetë, çka tregon rëndësinë e prezencës së deputetëve çamë në vo-

Kjo është argumentuar prej tyre me faktin se nuk mund të mos ishin në parlament në ‘Javën e çështjes çame’, çka në fakt ata e vërtetuan edhe me fjalimet e tyre që mbajtën dje në këtë seancë plenare dhe që ia kushtuan tërësisht zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila për ta është jetike

tim. Por ajo që ka habitur në këtë rast ka qenë jo vetëm prezenca, por edhe vota e tyre pro të gjitha projektligjeve dhe vendimeve që ka miratuar dje Kuvendi. Deputetët e PDIU-së kanë votuar pro projektligjit për arsimin profesional; projektligjit për autoritetet dhe pushtetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura; projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, si dhe projektrezolutat për vlerësimin e punës së KLSH-së dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një marrëveshje paraprake mes PDIU-së dhe krerëve të mazhorancës për një bashkëpunim parlamentar, por prezenca e tyre dje në seancë plenare duke mos respektuar bojkotin e demokratëve, tregon qartë për një qasje tjetër karshi qeverisjes në vend. Vetë eksponentë të lartë të kësaj force kanë deklaruar se qëllimi i tyre është zgjidhja e çështjes çame dhe se ajo nuk mund të zgjidhet duke qenë në opozitë apo jashtë Parlamentit.

Parlamenti kujton masakrat ndaj çamëve, Idrizi: Greqia s’mban çelësat e integrimit tonë Në seancën e djeshme parlamentare, të gjithë deputetët e PDIU-së kanë marrë fjalën për të përshëndetur vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, vendim që për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, merr edhe një tjetër vlerë, atë për zgjidhjen e çështjes çame. “Sa më afër Europës, aq më afër lirive demokratike dhe të drejtës”, - tha Idrizi në javën që shënon 70-vjetorin e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. “Dua të inkurajoj zotin Rama, zotin Meta dhe zotin Bushati, që të kuptojnë se ne nuk mund t’u japim shqiptarëve shumëçka, por u

kemi borxh atyre t’u japim dinjitetin. Dhe unë jam i bindur se kjo do të jetë një qeveri dinjitoze”, - deklaroi Idrizi. Kreu i PDIU-së deklaroi se janë shqiptarët e Çamërisë më të interesuarit për zgjidhjen e kësaj çështjeje me Greqinë. “Ne s’mund të pranojmë që Greqia të përfaqësojë në mënyrë ekskluzive Perëndimin dhe të mbajë çelësat tanë të integrimit. Dinjiteti shërben më shumë se servilizmi dhe intimidimi”, - u shpreh Idrizi. Ai ngriti shqetësimin për çështjen çame, duke thënë se shteti shqiptar duhet ta shohë me përparësi atë, duke iu referuar dy rezolutave të mi-

ratuara nga Parlamenti shqiptar. “Greqia shkuli shqiptarët nga trojet. Nuk janë fajtorë çamët, por vetë grekët. Mbi popullin shqiptar të Çamërisë mund të them se me çamët është bërë genocid. Kjo është e njohur me ligj. Gjithë ky genocid do vazhdonte me një genocid kulturor e fetar, siç ishte gjuha shqipe. Ligji i luftës midisi Shqipërisë dhe Greqisë është ende i vlefshëm. Nëse ky genocid ishte i vërtetë, pse rrini kaq indiferentë? Ne do të mbajmë një amanet kushtuar të parëve tanë”, - tha Idrizi, ndërsa kërkoi mbajtjen e një minutë heshtjeje për viktimat e genocidit ndaj çamëve.

Mundësi për kompromis

Mazhoranca shtyn miratimin e reformës territoriale për 31 korrik Kuvendi ka shtyrë edhe me afro një muaj tjetër afatin kohor të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Vendimi nuk është votuar, por është kaluar me konsensus, duke përcaktuar kështu që komisioni do të veprojë deri në datën 31 korrik, kur dhe pritet të mbyllet ky sesion parlamentar. Ndërkohë që afati i këtij komisioni kishte skaduar që në datën 24 qershor, pasi ishte shtyrë edhe një herë tjetër më parë. Kreu i Kuvendit, Meta tha se, meqë edhe opozita po bën një variant të sajin për ndarjet territoriale, miratimi i saj në Kuvend do të shtyhet për 31 korrik. Natyrisht mazhoranca duket se kërkon t’i japë kohë vetes, qoftë për të përgatitur projektligjin final për ndarjen territoriale, por edhe për të kërkuar një konsensus të fundit me opozitën, për ta miratuar reformën me pëlqimin e të dyja palëve. Vetë opozita kohët e fundit ka ndërmarrë një nismë të sajën për konsultimet me grupet e interesit dhe ekspertë për të përgatitur një variant të sajin të ndarjes së reformës. Por ndryshe nga mazhoranca, opozita ka vënë theksin se reforma duhet të përqendrohet tek decentralizimi i pushtetit dhe më pas tek ndarja territoriale. Nisur nga ky fakt, pra nga kjo lëvizje e opozitës, mazhoranca duket se kërkon që të krijojë në këtë mënyrë mundësi të gjetjes së një konsensusi për të shqyrtuar edhe variantin e opozitës dhe për të votuar më pas një variant të përbashkët. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë ditës së vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për statusin, duke folur për reformën u shpreh i hapur që të diskutojë me opozitën çdo variant që do t’i shërbente reformës territoriale.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

aktualitet

27.06.2014

9

Gratë e Gjirokastrës protestojnë për Lazaratin: Na latë pa punë Aksioni i policisë në Lazarat dhe shkatërrimi i plantacioneve të drogës në këtë fshat duket se nuk janë pritur mirë nga shumë banorë të zonës, që e kishin si vend punësimi të sigurt gjatë sezonit të korrjeve dhe përgatitjes së hashashit. Disa gra të intervistuara nga “Ora News” thonë se policia me këtë që bëri u ka prerë bukën e gojës. “Nga një anë ishte mirë… aq sa u bënë ata, që u hapën shumë edhe nga jashtë

edhe brenda fshatit në kultivimin e hashashit. Por nga ana tjetër kemi mbetur pa punë, jemi pa punë, ku të shkojmë?” - thotë njëra nga gratë. Pamundësia për të gjetur një punë që të mbajë familjen, e ka detyruar këtë grua nga Gjirokastra që të jetë një nga qindra të punësuarat sezonale të trafikantëve të drogës në Lazarat. “Ne punonim që nga shtatori deri në shkurt. Paguheshim nga 1015-20, varet si është pazari i tyre. Na bë-

në dëm jo vetëm ne si qytet, por edhe personave nga të gjitha anët e Shqipërisë. Kishte punëtorë edhe nga Tirana, Durrësi, Elbasani, nga të tëra anët. Lazarati mblidhte gjithë Shqipërinë”, - shprehet ajo. Policia vijon të jetë prezente në Lazarat në ditën e 12 të aksionit kundër trafikut të narkotikëve apo veprimeve të tjera të paligjshme që i kishin vënë njollën këtij fshati si simbol i drogës.

Qeveria vendos dy taksa të reja për urgjencën mjekësore shkurt

Qeveria ka shtuar dy tarifa të reja për urgjencën mjekësore. Tarifa do të vilet ndaj kartave SIM dhe ndaj makinave. Qeveria ka programuar të arkëtojë në buxhet rreth 6 milionë dollarë më shumë nga vënia e tyre Kush ka makinë dhe karta telefonike në përdorim do të paguajë taksa të posaçme, që do të shkojnë për urgjencën mjekësore. Një projektligj që pritet të miratohet në Kuvend dhe që ka kaluar miratimin e qeverisë, parashikon vënien e dy tarifave të reja kombëtare. E para është tarifa vjetore për shërbimin e urgjencës mjekësore, për çdo kartë telefonike SIM të përdorur dhe e dyta, tarifa vjetore për shërbimin e urgjencës mjekësore për çdo mjet të përcaktuar në shtojcën 1. Vlera e tarifave nuk është publikuar, por nga relacioni mësohet se qeveria do të arkëtojë në buxhet rreth 6 milionë dollarë më shumë. Në projektvendimin e qeverisë thuhet se nivelet minimale të tarifave të shërbimit, agjentët tatimorë e komisionet përkatëse të tyre, si dhe procedurat e mbledhjes përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të titullarëve të institucioneve përkatëse. Nga këto tarifa përjashtohen makinat bujqësore dhe ato në zotërim të invalidëve. Në kuadrin e realizimit të projektit për implementimin e sistemit të ri informatik të tatimeve, janë bërë disa ndryshime procedurale dhe teknike, me qëllim lehtësimin e procedurave për tat-

13-vjeçarja humb jetën në aksident

impaguesit, në kuadër të sistemit të ri të taksave në internet dhe lehtësive që ky sistem parashikon të ofrojë. Është propozuar të bëhet një saktësim për të evidentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë faktin se në qëllimin e këtij ligji, përveç taksave kombëtare janë edhe tarifat kombëtare. Në nene të veçanta të ligjit aktual në fuqi flitet për tarifat kombëtare, por në qëllimin e tij një gjë e tillë, në mënyrë të paarsyeshme, mungon. Në ligjin bazë ka munguar përkufizimi për tarifat kombëtare, duke krijuar në këtë mënyrë boshllëk dhe paqartësira lidhur me përmbajtjen e tarifave, mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të tyre. Për

Tarifat e reja 1-Tarifa vjetore për shërbimin e urgjencës mjekësore për çdo kartë telefonike SIM të përdorur; 2-Tarifa vjetore për shërbimin e urgjencës mjekësore për çdo mjet të përcaktuar në shtojcën 1, të ligjit nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Korçë Kalimi i rrugës i ka kushtuar jetën dje një vajzë 13-vjeçare, e cila është përplasur nga makina. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja është shënuar përgjatë rrugës nacionale, në afërsi të fshatit Petrushë, teksa vajza e mitur ishte duke kapërcyer rrugën. Sipas të dhënave, viktima me inicialet G.T., në momentin e ngjarjes shoqërohej edhe nga nëna e saj dhe ka qenë duke kaluar nga njëri krah në tjetrin, kur është përplasur nga një mjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

këtë qëllim, në nenin 2, pikat 3 dhe 4, të projektligjit, është dhënë përkufizimi i termave “Tarifë kombëtare” dhe “Agjent i taksave dhe tarifave”. Ndërsa në nenin 10 të projektligjit të taksave kombëtare propozohet të shtohen dy tarifa shërbimi, të cilat lidhen me shërbimin e urgjencës mjekësore. “Urgjenca mjekësore” është një dëmtim ose sëmundje akute që përbën një rrezik të menjëhershëm të jetës së personit apo të shëndetit të mëtejshëm të tij. Urgjenca mjekësore siguron shërbim urgjent për të gjithë qytetarët dhe organizohet e zbatohet në nivel parësor, nivel dytësor dhe qendra referente (spitalet rajonale, spitalet universitare). B.Hoxha

Aksion antidrogë në Vlorë, në pranga dy gra të moshuara

Vrasësi i 42-vjeçarit është xhaxhai i tij: “E vrava për pronat”

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion antidrogë në fshatrat e Vlorës, ku ka asgjësuar bimët e kanabisit, ndërsa në pranga kanë rënë dy gra në moshë të thyer, njëra në moshën 81-vjeçare dhe tjetra 62 vjeçe, të akuzuara për kultivim narkotikësh. Sipas policisë është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike” ndaj 81-vjeçares Zenepe Meminaj, banuese në fshatin Trevllazër, Komuna Novoselë. Procedimi penal filloi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur të kultivuara 80 rrënjë bimë të ng jashme me atë të llojit kanabis-sativa. Me të njëjtën akuzë është vënë në pranga edhe Fatime Meminaj, 62 vjeçe, banuese në fshatin Hadëraj të Vlorës. Arrestimi u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje janë gjetur 25 rrënjë bimë narkotike të ngjashme me atë të llojit kanabis- sativa të kultivuara. Ndërkohë, policia e Vlorës ka deklaruar se janë asgjësuar 380 rrënjë bimë narkotike kanabis-sativa.

Zbardhet brenda 24 orëve vrasja e Taulant Dakës, i cili u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Plug të Lushnjës. Në pranga xhaxhai i viktimës, Kujtim Daka Konflikti për një copë tokë ka çuar deri në ekstrem Kujtim Dakën, 54 vjeç, nga Lushnja, i cili i ka marrë jetën nipit të tij. Pasi e ka vrarë djalin e vëllait të tij, 42-vjeçarin Taulant Daka, ai e ka hedhur trupin e tij në një kanal të fshatit duke fshehur krimin. Por vetëm 24 orë pas gjetjes së trupit nga banorët e fshatit, policia ka vënë në pranga autorin e krimit, i cili ka pranuar më pas autorësinë dhe motivin e vrasjes. Policia e Lushnjës konfirmoi dje se ka prangosur si autor të krimit të rëndë shtetasin Kujtim Daka, 54 vjeç, xhaxhai i viktimës. Identifikimi i vrasësit është bërë nga banorët e zonës, të cilët ndër të tjera gjatë dëshmisë së tyre në polici kanë rrëfyer se viktima prej kohësh kishte konflikte pronësie me xhaxhain e tij. Konfliktet kishin agravuar deri në përdorimin e dhunës fizike me mjete te forta, ku për pasojë ka mbetur i

vdekur 42-vjeçari Taulant Daka. Trupi i pajetë i 42-vjeçarit është hedhur në kanal nga xhaxhai tij, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë gjetur trupin e bashkëfshatarit të tyre. Policia e Lushnjes e ka zbardhur ngjarjen dje, pasi ka marrë në pyetje personat e ndodhur pranë vendit ku u gjet Taulant Daka, si dhe gruan aktuale dhe ishbashkëshorten e viktimës, prej së cilës ai ishte divorcuar prej kohësh. Dëshmitarët kanë orientuar policinë tek autori, pasi ishin në dijeni të konfliktit të gjatë mes tyre për pronat në fshat. 42- vjeçari u gjend i vrarë mbrëmjen e së mërkurës dhe viktima u identifikua si shtetasi Taulant Daka. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e tij kishte ndodhur disa orë para se të gjendej trupi, pra konflikti fizik dhe vrasja nga xhaxhai i tij mendohet të kenë ndodhur paraditen e së mërkurës. Nga këqyrja e kufomës dhe ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se 42-vjeçari Daka është qëlluar me sende të forta nga persona të panjohur. Si pasojë e goditjeve, ai ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është hedhur në kanal nga autori i krimit.

Peshkatari humb jetën pasi ngec në rrjetën e peshkimit Shkodër Luan Dekovi, 45 vjeç nga Shkodra, ishte nisur si çdo ditë për peshkim pa e ditur se rrjeta e peshkimit nga e cila nxirrte bukën e gojës çdo ditë do t’i merrte jetën. Peshkatari gjeti vdekjen dje duke u mbytur në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në bregun lindor të liqenit, në afërsi të stacionit të pompave të Dobraçit. Viktima Luan Dekovi, ka qenë duke lëshuar rrjetat e peshkimit kur është ngatërruar në to dhe ka përfunduar në ujë, duke mos pasur mundësi të dalë në sipërfaqe. Për pasojë, 45-vjeçari ka gjetur vdekjen në ujërat e liqenit. Kanë qenë peshkatarët e zonës, të cilët kanë parë varkën të vetme rreth 20 metra nga bregu dhe janë afruar për t’i ardhur në ndihmë, por çdo gjë ka qenë e kotë. Transportimi në spital i peshkatarit ka qenë i kotë. Fillimisht është dyshuar se ai ka qenë duke gjuajtur me korrent dhe ka rënë në kontakt me rrymën, por policia hodhi poshtë këtë pistë duke e cilësuar vdekjen e tij si aksidentale.

Gjendet i vdekur në hotel shtetasi i moshuar grek Korçë Një shtetas grek rreth moshës 60 vjeç është gjetur dje i vdekur në një hotel në afër të Korçës. Trupi i tij është gjetur nga policia pas lajmërimit nga punonjësit e hotelit, ku po qëndronte i moshuari. Nuk është bërë e ditur nëse ai kishte ardhur i vetëm për pushime apo kishte qenë i shoqëruar me persona të tjerë, por paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale. Policia e Korçës bëri të ditur se shtetasi grek, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u gjet në një dhomë hoteli në fshatin Çiflig të këtij rrethi. Punonjësit e hotelit kanë qenë të parët që kanë pikasur trupin e pajetë të tij dhe kanë njoftuar menjëherë uniformat blu të qytetit juglindor që kanë mbërritur në vendngjarje. Policia e qytetit bëri të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje


10 27.06.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë

Njoftim për ankand

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : 1. Pasurinë “Truall+Ndërtesë”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 7/226, vol 24, faqe 134, me sip. trualli 100 m2, sip ndërtimi 100 m2, ZK 8521, pasuri e ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, në pronësi të shtetasve Llambri e Adriana Risto. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 11.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 3,136,000 (tremilionenjeqindetridhjeteegjashtemije) leke. pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Shpallje ankandi Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr 5/215 e llojit truall, me sip.114 metra katrore dhe ndërtese 4 katshe + bodrum + papafingo, me sip. ndërtimi 93.2 m2, ndodhur në ZK 8524, me adresë në lagjen “E Re “ Elbasan, në pronësi të Arben Laze. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 166,528 Euro Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 250.000 Euro. Ankandi zhvillohet në datë 02.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Shpallje ankandi Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasuris së paluajtshme: Pasuria me Nr.183/166, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 300m2, nga kjo ndertesë me sip 41m2 e ndodhur në fshtin Glinë, Gjirokastër, në pronësi të Kostandinos Vasil Beqo. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 1,640.000 Lekë. Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014, ditën e Premte ora 15:45 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Shpallje ankandi

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurive të paluajtshme: 1.Pasuria me Nr.491/10, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3100m2,e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 664.000 Lekë. 2.Pasuria me Nr.621/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 1800m2, e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri Çmimi fillestar në ankandin e parë është 432.000 Lekë Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.06.2014

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Reklama dhe mungesa e lajmit të biznesit në media

N

ë median shqiptare lajmi politik e ka “mbytur” lajmin ekonomik, por edhe brenda rubrikës së ekonomisë lajmi i biznesit është thuajse inekzistent. Kështu, nga të dhënat e monitorimit një mujor 8 Prill – 8 Maj 2014 të rubrikës ekonomi të gazetave: Panorama; Shekulli; Shqip; Standard; Mapo dhe Dita rezulton se lajmi i biznesit është më pak prezent në rubrikën e ekonomisë në raport me lajmet e tjera që burojnë nga institucionet zyrtare dhe kompanitë publike (më ko n k r e t i s ht n ë g a z e t ë n D i ta 1 1% , Pa n o ra m a 2 2 % , Shq ip 29%, Shekulli 8%, Mapo 22%, Standard 8%). Edhe më e zymtë paraqitet situata nëse analizojmë lajmet kryeartikuj nga biznesi. Kështu p.sh., në gazetën Shqip e cila ka numrin më të madh të lajmeve në rubrikën ekonomi, nga 102 gjithsej vetëm 4 janë lajme biznesi kryeartikuj. Arsyet e mungesës së lajmit të biznesit në media (jo vetëm në print por edhe në atë elektronike apo web) janë nga më të ndryshmet. Në vendin tonë ashtu sikurse dhe në perëndim shumica e gazetave të mëdha, gjeneraliste, fokusojnë vëmendjen kryesisht tek lajmet rreth kompanive publike. Në SHBA p.sh., fokusi i CBS.MarketWatch.com dhe Bloomberg News, stacioneve televizive apo radiove është tek kompanitë publike. E gjithë kjo ka një shpjegim: për gazetarët dhe redaktorët ka më shumë informacion në dispozicion për të shkruar një artikull mbi kompanitë publike sesa për kompanitë private sepse kompanitë publike janë të detyruara me ligj të japin informacione në mënyrë periodike ndryshe nga kompanitë private që nuk kanë detyrime për të dhënë informacion si kompanitë publike. Një tjetër arsye është reklama. Frika se mos bëjnë reklamë ‘pa dashje’ bën që gazetarët t’i shmangen raportimit të biznesit duke shkuar drejt një autocensure. Shpeshherë raportimin e biznesit me reklamën i ndan vetëm një fije e hollë. Shprehja e William Randolph Hearst se ‘News is what someone does not want you to print – the rest is advertising” duket sa e largët aq edhe e afërt.Sot kufijtë mes gazetarisë dhe reklamës, po bëhen gjithnjë e më të

koment Loreta Zela

Këtu është profesionalizmi i gazetarit ai që e bën të kuptueshëm ose jo një lajm. E sa për rëndësinë, domosdoshmërinë dhe impaktin që ka lajmi i biznesit në shoqëri, mjafton të kujtojmë se rreth 80% e GDP vjen nga sektori privat apo fakti se shumica e të punësuarve në vend i përket po këtij sektori. vagullt. Sipas një studimi të Pew Research Center, kategoria e reklamave të sponsorizuara, advertoriali veçanërisht, po përjeton rritje të madhe duke u listuar si e treta ndër gjashtë prirjet kryesore të gazetarisë për vitin 2012. I përkufizuar si reklamë e prezantuar në formatin e editorialit, advertoriali (advertising + advertorial) në dallim nga reklama tradicionale (të gjitha mesazhet promocionale të bëra nga një sponsor i identifikuar, Belch and Belch, 2004) ngjan me një artikull të zakonshëm gazete, ndaj dhe informacioni që prezantohet tërheq më shumë vëmendje si dhe memorizohet më mirë se sa mesazhet e tjera komerciale. Studiuesit Glen Cameron dhe Patricia Curtin zbehjen e kufijve mes përmbajtjes editoriale dhe komerciale e cilësojnë si ndotje të informacionit. Kjo nuk vlen vetëm për shtypin apo median tradicionale. Për disa ekspertë kufiri ndërmjet përmbajtjeve dhe publicitetit në Web do të fashitet dhe rrezikon të jetë edhe më i vështirë për t’u mbrojtur se sa më parë; disa reklamapagues duan të bashkëprodhojnë me mediat përmbajtje në Web. Kritikët e advertorialit thonë se ndikon negativisht në objektivitetin e medias; është një mënyrë për të mashtruar lexuesit, mund të çojë në promovimin joetik të individëve, organizat-

ave dhe veçanërisht politikanëve, përdoret për të dëmtuar imazhin e kundërshtarëve, e bën median pastërtisht të orientuar drejt biznesit, etj. Ndërsa Jim Busch argumenton se reklama-advertorial është një situatë win-win-win, pasi ofron avantazhe unike si për lexuesin (konsumatorin), për reklamuesin ashtu edhe për botuesin. Lexuesit (konsumatorët) i shohin advertorialet si “news you can use” pasi ato japin informacion që ndihmon në vendimmarrje por janë edhe më interesante se reklamat tipike. Ndarja e përmbajtjes mediatike nga reklama mbetet një nga mekanizmat kryesorë të garantimit të lirisë dhe pavarësisë editoriale, shumë të rëndësishme këto jo vetëm për zhvillimin e medias por edhe shoqërisë në tërësi. Këtu del në pah rëndësia e pasjes dhe zbatimit të një kuadri ligjor i cili ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e medias. Edhe Kodi i Etikës për gazetarët, i rishikuar në vitin 2006 për herë të parë trajton temën e ndarjes së përmbajtjes editoriale nga reklama dhe marketingu në media në veçanti, si dhe pavarësinë editoriale në përgjithësi. Kështu, sipas Kodit, stafi editorial nuk duhet të lejojë që nxitjet personale, politike apo financiare të ndikojnë në raportimin e tyre të saktë dhe të paanshëm. As pronarët dhe as gazetarët nuk kanë të drejtë ta shohin lajmin si pronë të tyre dhe ta përdorin atë për përfitime personale…Përmbajtja editoriale duhet të dallojë qartë dhe prerë nga marketingu, publiciteti, apo materialet e sponsorizuara. Por peizazhi mediatik shqiptar na ofron një pasqyrë krejt tjetër. “Pronarët e mediave private përcaktojnë politikën editoriale të mediave të veta dhe e përdorin për të çuar përpara interesat e veta, shpesh të lidhura me politikën. Shumica e pronarëve të medias qartas kanë interesa biznesi veç medias, ndërkohë që kjo e fundit është një mjet për t’iu shërbyer bizneseve të tjera të tyre’. Ajo çka vlen të theksohet është se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast ku autoritetet përgjegjëse të kenë marrë masa për rastet kur përmbajtja mediatike dhe reklama janë shkrirë në një. Por dikush mund të shtrojë pyetjen se çfarë problemi ka nëse një

artikull shkrihet me reklamën? Nëse i referohemi aspektit ligjor lexuesi apo shikuesi duhet të jetë në gjendje të dallojë një përmbajtje të paguar nga një editorial e ku natyrisht mënyra më e thjeshtë është nëpërmjet etiketimit reklamë – advertorial. Praktika e mediave të huaja por edhe shqiptare është e mbushur me plot raste kur advertorialet “shiten” si artikuj të zakonshëm gazete. I vetmi dallim është se nëse në shtypin e huaj advertorialet janë më të rafinuar, të shkruar në mënyrë më profesionale dhe për pasojë më të vështirë për t’u kuptuar nga lexuesi, në shtypin shqiptar janë ende të dobët sa i përket cilësisë çka do të thotë se edhe efektet nuk janë ato që priten. P.sh., në gazetën Shekulli (por jo vetëm në këtë gazetë) njoftimi për shërbimin e-banking që ofron një bankë është vendosur në rubrikën Thellë përkrah informacioneve të tjera ndërsa në disa gazeta të tjera i njëjti njoftim është vendosur në faqet e reklamës. Po kështu, nëse analizojmë përmbajtjen e artikujve të rubrikës Breaking Views në gazetën Shqip do të vërejmë se në to janë shkrirë elementë të reklamës. Sipas kryeredaktorit të kësaj gazete, Kamber Velaj, Breaking views janë lajme me porosi, më shumë si reklamë dhe ky ka qenë një vendim i marketingut. Në sytë e lexuesve artikujt e këtyre rubrikave janë njëlloj me ato të rubrikave të tjera. Ky është njëri aspekt i marrëdhënies reklamë – lajm. Nga ana tjetër, pavarësisht faktit që burimet e financimit të medias private janë relativisht të diversifikuara, reklamuesit e mëdhenj mbeten shumë të rëndësishëm për mbijetesën e këtyre mediave dhe si rrjedhojë, ato janë në gjendje të influencojnë politikën editoriale të medias. Gjithsesi nuk përjashtohen rastet kur edhe media ndërmerr një seri sulmesh kundër kompanive apo bizneseve të ndryshme me qëllim thithjen e reklamave. Rritja dhe fuqizimi i industrisë së PR ka ndikuar si në agenda setting të medias ashtu edhe në uljen e cilësisë së lajmeve në përgjithësi, ku nuk përjashtohen as lajmet e biznesit. Kriza financiare e medias, tkurrja e reklamave në median tradicionale (kryesisht në shtypin e shkruar) ka

sjellë varësi më të madhe të gazetarëve në burimet e PR. Këtë e dëshmon edhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i termave gazetari e spoteve apo gazetari PR-i. Sipas raportit mbi ndikimin e PR në media, në total 86% e lajmeve në gazetat dhe televizionet e monitoruara (gazeta Panorama, Shekulli, Shqip; TVSH, Tv Klan, Top Channel) burojnë nga aktivitete të PR. Në lajmet e politikës vihet re prezencë më e madhe e PR krahasuar me lajmet nga fusha e ekonomisë apo sociale. Influenca e madhe e PR në lajme shihet si kërcënim serioz edhe nga drejtuesit e medias. “Nga prodhues të lajmeve, televizionet po shndërrohen në transmetues të prodhimeve të gatshme televizive që gatuhen në selitë e partive dhe institucioneve… gazetaria televizive sot kërcënohet seriozisht nga kronikat e montuara në selitë e partive dhe nga gazetaria e spoteve’. E fundit por jo më pak e rëndësishmja: opinioni mbizotërues nëpër redaksi se lexuesi, dëgjuesi apo shikuesi nuk e do, pëlqen apo kupton lajmin ekonomik (nënkupto dhe biznesin). Me aq informacion sa zotërojmë nuk dimë ndonjë media të ketë bërë studim mbi pëlqimet e audiencës për lajmin politik, ekonomik, social, kulturor, sport, etj, kur në fakt është krejt e kundërta, është media ajo që e ushqen audiencën me lajme politike çka reflektohet në atë që e quajmë politizim i informacionit jo vetëm në aspektin e përmbajtjes por edhe të vlerës pasi sot lajmi politik është produkti mediatik me koston dhe çmimin më të ulët (për këtë mjafton të kujtojmë postimet e politikanëve në Facebook apo Twitter të cilat serviren si lajme në rubrikën e politikës). Që lexuesi nuk e kupton lajmin ekonomik është e diskutueshme. Këtu është profesionalizmi i gazetarit ai që e bën të kuptueshëm ose jo një lajm. E sa për rëndësinë, domosdoshmërinë dhe impaktin që ka lajmi i biznesit në shoqëri, mjafton të kujtojmë se rreth 80% e GDP vjen nga sektori privat apo fakti se shumica e të punësuarve në vend i përket po këtij sektori. *Komenti është pjesë e debatit ‘Media për Median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias.


op-ed

2

Blog / Freaks (ose: Monstrat e Hollywoodit sipas Cronenbergut)

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Regjisori kroat Një rrëfim për “Shenjtoren e errësirës”nënë tereza

27.06.2014

Intervista / Murataj: Pas gjakmarrjes film për burrneshat, ja projekti fitues në Europë

13

Ai, fytyra e të cilit nuk shkëlqen, nuk do bëhet kurrë yll. - W. Blake

Vrasja e Santos, krimi është në qarqet e larta Spartak Ngjela

S

hok shoqëror në Tiranë e kudo... Sot në mëngjes, dy vrases me pagesë vranë Artan Santon; Drejtor Ekzekutiv i Bankës Credins. Ç’është ky tmerr që e ka pushtuar këtë vend? Si mund të vritet drejtori i një banke dhe aksioner kryesor i një televizioni kombëtar? Përse e vranë; për Bankën apo për Televizionin. Vrasësit janë diktuar që jetojnë rreth Fushëkrujes. Vetëm kaq. Krimi sot mund të godasë këdo, se ndihet i mbroj-

tur. Artan Santo ka tepër gjasë të jetë seriali i parë i vrasjeve. Kot e mendoni krimin në rrugë: ai është në qarqet e larta të sektorëve të ndryshëm të jetës shoqërore. Ç’punë ka krimi i rrugës me drejtorin e një banke? Jo... e vranë ose ata të fuqishëm që duan të fshehin diçka...ose ata të tjerët që kanë dashur të marrin diçka... Policia ka detyrë morale; politike dhe historie që të kapë killerat e paguar dhe paguesit që kanë dashur të fshehin ose të marrin diçka.

Artan Santo bankier i shkëlqyer, i ditur dhe human...demokrat në ide dhe human në veprim... poet i heshtur dhe fnancier krijues...i dashuruar pas tregut dhe lirisë, modern dhe ithtar i Qyteterimit Modern... Ti miku im i veçantë, më lejo që, bashkë me dhimbjen time, të të uroj qetësinë eterne... Qofsh i kujtuar ashtu siç me dhimbje ju përshkrova realisht në këtë shkrim përmorteje... Do të kujtoj gjithmonë si të gjallë miku im... LAMTUMIRE...

Vrasja e Santos: një akt terrorist kundër të gjithëve V

rasja e Artan Santos është një akt terrorist. Kjo si inskenim i ekzekutimit të tij: koha, vendi, ndjekja dhe precizioni, të gjitha imtësisht të stërholluara për të dhënë një mesazh të qartë. Kjo, në nivelin e kronikës së një vrasjeje të pa lajmëruar. Në rrafsh social e politik, akti ish një atentat i shumëfishtë: mbi qytetarët e këtij vendi dmth mbi sigurinë e jetës, pasurinë, dhe sipërmarrjen. Mbi sigurinë e jetës. Ka ndodhur gjithçka në një orë të pikut, atë orë të mëngjesit kur në baret e Tiranës pihet kafeja dhe fillon lëvizja, dhe e gjitha në zonën më të populluar e më popullore të kryeqytetit; aty ku biznesi, financat por edhe institucionet e shtetit gjenden; një të hedhur guri larg njëra-tjetrës. Ora dhe vendi, rrjedhimisht ekspozimi, japin në mënyrë flagrante e mizore synimin për ta bërë publike këtë vrasje. Për të dëshmuar forcë me anë të këtij atentati. Me motivin:

jemi të fuqishëm sa e bëjmë këtu dhe kështu! Mund të hidhet sigurisht edhe pista e një ‘inati të madh’ a ‘trimi të çartur’, që kërkon shpagim, por gjasat janë se ky është një ‘atentat i shtrenjtë’ me vrasës me pagesë të shumëpaguar e mirëtrajnuar, i cili kërkon me vetëdije ta dekonspirojë, jo emrin por ‘llojin’ e porositësit. Për të demonstruar forcë. Është një sinjal për shtetin sigurisht dhe sidomos i tillë për arsye të profilit të lartë të të ndjerit Santo, por edhe të vendit të përzgjedhur për ta luajtur ‘skenën’. Shumë afër të gjitha gjërave me rëndësi e peshë në kryeqytet. Kjo shenjë force ndaj shtetit dëshmon sigurinë e brishtë të të gjithë qytetarëve të Republikës. E bën fitoren e Lazaratit të duket si një lojë në kompjuter. Na bën të gjithëve të mendojmë: e kemi jetën të pasigurt. Mbi pasurinë. Vrasja e të

pasurve është një akt linçimi publik që i ka rrënjët ndër të tjera edhe te parehatia sociale me pabarazinë. Ndërsa shoqëritë e hapura e të zhvilluara janë pajtuar me statusin social të të suksesshmit, shoqëritë e mbyllura e të pazhvilluara, në të kundërt, zhvillojnë një lloj venerimi të pafre për të pasurin e të suksesshmin, por nëse gërvisht sipërfaqen poshtë ‘nderimit’ gjendet një urrejtje e koracuar. Për këtë, në bisedat informale historitë e suksesit të shqiptarit nuk janë kurrë të tilla, por interpretohen si kombinacion konspiracionesh e pisllëqesh. Aftësia dhe kreativiteti nuk futen kurrë tek atutë e pasurimit. Zhvatja, kundravajtja, korrupsioni, aferat e paligjshme gjithmonë. Në Shqipëri, i pasuri shihet si shqetësim dhe jo si komoditet. Në këtë kulturë ka ndikuar sigurisht forma mentis-i komunist i barazisë, shpronësimit, kulakut,

koment Alfred Lela

Mbi sipërmarrjen. Vrasje individësh të profilit të Santos, liderë në bashkësinë e sipërmarrësve, por edhe një prodhim i bankingut Made in Albania, dërgojnë rrathë rrëqethjeje dhe paniku në komunitetin e biznesmenëve vendas dhe ndezin një të kuqe alarmi për investitorët e huaj. Klima e doing business përshkohet nga mjegulla dhe re të zeza.

beut, tregtarit e të tjera. Vrasja e Santos dje ishte një konfirmim i kësaj mendësie. Edhe shoqëria ‘e keqardhur’ shqiptare ka marrë pjesë në të. Mbi sipërmarrjen. Vrasje individësh të profilit të Santos, liderë në bashkësinë e sipërmarrësve, por edhe një prodhim i bankingut Made in Albania, dërgojnë rrathë rrëqethjeje dhe paniku në komunitetin e biznesmenëve vendas dhe ndezin një të kuqe alarmi për investitorët e huaj. Klima e doing business përshkohet nga mjegulla dhe re të zeza. Nëse në kujtesën e publikut të brendshëm terrori i ngjarjes kalohet dhe harrohet pa vonuar (përjashto familjarët e miqtë e zemrës që do e kenë gjatë në kujtesë) në skedat e investitorëve potencialë të huaj Shqipëria do t’ia theksojë vetes statusin e ‘vendit të pasigurt’. Statusi ‘vend kandidat për në BE’ rrjedhimisht thotë asgjë.

Qani pa zë, ju lutem

L

exoj sot në faqet online të mediave të Tiranës për vrasjen, në mes të kryeqytetit, të bankierit Artan Santo. Krim shumë i rëndë, që trondit jo vetëm ata që e njihnin të ndjerin, por edhe institucionet e shtetit, duke filluar nga ato të Rendit publik. Jam i bindur se qeveria dhe vetë kryeministri Rama i kanë dhënë përparësinë e duhur zbardhjes së këtij krimi, duke filluar nga kapja e autorëve, identifikimi i porositësve dhe zbardhja e motiveve. Pjesë e kësaj përpjekjeje për të vënë drejtësi, duhet të jetë edhe administrimi i informacionit në mediat. Vrasja me atentat e një bankieri nuk është njëlloj si humbja e një

koment Ardian Vehbiu

Pas operacionit shembullor të bonifikimit të Lazaratit, organet e ruajtjes së rendit dhe qeveria treguan se janë në gjendje të kontrollojnë situata të vështira dhe të drejtojnë me sukses operacione të vështira të neutralizimit të krimit.

personaliteti të njohur, nga një sëmundje e rëndë ose edhe nga një aksident automobilistik a një vetëvrasje. Është një akt që vë në pikëpyetje strukturat e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Nëse ka një gjë që nuk duhet të ndodhë, është pikërisht kjo që po ndodh tani: politikanët, qeveritarët dhe personalitetet e tjera shtetërore që mbajnë radhë pranë mikrofonave të TV-ve, për t’i rrëfyer publikut se çfarë ndiejnë ata përballë këtij krimi. Natyrisht të gjithë këta janë edhe njerëz dhe mund ta kenë njohur personalisht të ndjerin; është e drejta e tyre të reagojnë emocionalisht dhe personalisht ndaj kësaj vrasjeje; sikurse është e drejta e tyre që këto reagime t’i mbajnë private dhe e drejta e

publikut që t’i kursehet sentimentalizmi herë i ndier dhe herë i shtirë, por gjithnjë pa vend, i të gjithë atyre që nuk kanë gjë për detyrë të vajtojnë publikisht të vrarët, as janë zgjedhur për këtë dhe as paguhen si vajtojca. Nuk kish gjë më revoltuese, sa të lexoje sot ish-kryeministrin Berisha, tek e shfrytëzonte edhe këtë ngjarje të rëndë për kapital politik dhe për të sulmuar qeverinë dhe legjislaturën e tanishme si të kapur nga krimi. Pas operacionit shembullor të bonifikimit të Lazaratit, organet e ruajtjes së rendit dhe qeveria treguan se janë në gjendje të kontrollojnë situata të vështira dhe të drejtojnë me sukses operacione të vështira të neutralizimit të krimit.

Ndryshe nga administrata e mëparshme, që la pa zbardhur një numër të frikshëm krimesh të nivelit më të lartë, kjo e sotmja po i tregon publikut një qasje të re ndaj krimit dhe paligjshmërisë, për çka edhe gëzon përkrahjen e njerëzve anembanë. Përkundrazi, mediatizimi i reagimeve dhe sentimentalizmi, në një kohë që duhet veprim i shpejtë, inciziv dhe shumëplanësh, është një mbeturinë e trashëguar nga praktika të mëparshme, ku pafuqia mbulohej me populizëm dhe bashkëfajësia me sentimentalizëm. E gjithë kjo kërkon edhe profesionalizëm nga ana e mediave, çfarë përfshin edhe respekt ndaj të vrarit, familjes së tij dhe institucioneve. *Peizazhe të fjalës


14

kulturë

intervistë me skenaristin e filmit të suksesshëm “Falja e Gjakut”

Beqir Sina

K

ur Eliza Dushku dhe Tony Dovolani bënin hapjen ceremoniale të “Albanian American Success Stories Gala” në Nju Jork, binte në sy mungesa e regjisorit dhe skenaristit Andamion Murataj. Shumë pjesëmarrës pyetën për mungesën e Andamionit në një event të përmasave të tilla, për më tepër që Andamioni me punën e tij, ka shënuar një nga historitë më të suksesshme të filmit shqiptar në vitet e fundit, pikërisht këtu në Amerikë, në vendin e kinemasë. Ndërkohe që shqiptarët e suksesshëm festonin në mbrëmjen e tyre Gala në Nju Jork, Andamioni, i cili po punon midis Shqipërisë dhe Kosovës për filmin e tij të ri, mori këtë e-mail: “Urime, Ju jeni përzgjedhur për të marrë pjesë me skenarin ‘Burri i Shtëpisë’ në Workshopin Ndërkombëtar të Skenaristëve ‘eQuinoxe Europe’ ”. Kështu fillon njoftimi që kualifikon Andamion Muratajn me projektin e ri filmik për zhvillim në një ndër workshopet më kompetitivë të skenarit të filmit në Europë. Andamion Murataj është një skenarist dhe regjisor shqiptar, që pasi kreu studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve në Tiranë, vazhdoi masterin për film në Universitetin Amerikan në Washington DC. Pas një periudhe krijimtarie mbi 10-vjeçare në Amerikë, Murataj u rikthye në Shqipëri për prodhimin e filmit “Falja e Gjakut” bazuar mbi skenarin e shkruar prej tij dhe regjisorit të mirënjohur amerikan Joshua Martson, për të cilin ata u nderuan me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ndër të cilët edhe me Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin më 2011. - Andamion, prej disa kohësh skenari i këtij filmi po shënon suksese të njëpasnjëshme në forumet ndërkombëtare. A është sërish një histori shqiptare? Projekti më i ri filmik, “Burri i Shtëpisë” ka në qendër një burrneshë shqiptare, që ka zgjedhur jetën e vështirë të burrit në një moment delikat të jetë së saj, ku asaj i duhet të zgjedhë ose të vazhdojë siç ka jetuar deri më tani ose të ndryshojë e të përshtatet në kushtet e reja. Pas një pune kërkimore prej mëse një viti, skenari i filmit është përzgjedhur dhe prezantuar në disa nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të zhvillimit të skenarit. - Si ndihesh në Shqipëri kur miqtë e tu festojnë sukseset e tyre në një mbrëmje madhështore në Nju Jork, për më tepër që ti me punën tënde je një nga ata që bën pjesë në librin “Histori Suksesi të shqiptarëve të Amerikës” ? … si në Shqipëri! Kush nuk do të donte të ishte në mbrëmjen Gala në Nju Jork, dhe, sigurisht që ndihem i nderuar të jem pjesë e “Albanian Success Stories”. But so much to do, so little time! Të bësh një film në Shqipëri nuk është një sport i lehtë. Siç duket, pikërisht sakrificat, që e shoqërojnë në çdo hap realizimin e një filmi në Shqipëri, e bëjnë dhe më tunduese një ndërmarrje të tillë. - Sigurisht që skenaristët kudo në botë e njohin “eQuinoxe Europe”, por për publikun që nuk e njeh mirë, çfarë është “eQuinoxe Europe International Screenwriters Workshop”? “eQuinoxe Europe”, sipas revistës profesionale “Screen International” është “workshopi më i mirë i skenarit në Europë”, i cili me konkurrim përzgjedh për zhvillim të mëtejshëm disa prej skenarëve më premtuese të filmit në Europë. Disa nga autorët më të shquar të kinemasë botërore, qofshin skenaristë regjisorë apo producentë ndajnë eksperiencën dhe njohuritë e tyre, duke analizuar dhe zhvilluar më tej skenarët në rrugën e

Pas gjakmarrjes film për burrneshat, ja projekti fitues në Europë realizimit filmik. Për të siguruar qetësinë zhvillimit të punës, vendi mbahet i fshehtë deri në ditën kur fillon puna, ndërsa iu njoftohet krijuesve pjesëmarrës vetëm një javë para fillimit të punës. Themeluar sipas modelit të “Sundance Labs”, që në vitin 2001 në Berlin, fillimisht me emrin “eQuinoxe Germany”, më pas shndërrohet në “eQuinoxe Europe”. Që prej fillimeve të saj janë rreth 750 projekte filmike europiane, që kanë konkurruar për tu përzgjedhur diku tek 50 apo 60 projekte gjithsej për një periudhë 13 vjeçare. Disa prej filmave të prodhuar janë pjesëmarrës të festivaleve të Kanës, Berlinit, si edhe të nominuar për Oskar për filmin në gjuhë të huaj. - Tashmë, pak javë pas mbylljes së workshop-it, a mund të na thuash kush ishin këshilltarët artistikë këtë vit dhe ku u mbajt workshop-i? Hindertal, një vend i mrekullueshëm mes malesh, diku afër Salzburgut në Austri, zgjedhur qëllimisht larg qendrave të mëdha për të shmangur çdolloj shqetësimi. Ndër këshilltarët artistikë ishin disa autorë, filmat e të cilëve jo vetëm i kemi parë në tv, por shpesh i kemi studiuar edhe nëpër shkolla. Mund të përmend këtu Gregory Widen, skenarist i filmave të tillë si “Backdraft” me Robert De Niro, Kurt Russell dhe William Baldwin apo “Highlander” me Sean Connery, Randa Haines regjisore e filmit “Children of Lesser God” apo edhe Mary Agnes Donoghue regjisore dhe skenariste, e cila ka shkruar filma si “White Oleander” me aktoret Michelle Pfeiffer, Renée Zellweger, apo dhe filmin “Veronica Guerrin” me Kate Blanshet. Ndër këshilltarët artistikë ishte dhe dramaturgu i mirënjohur Martin Sherman, monodrama e të cilit, “Rous” është vënë dhe në Shqipëri me Drita Pelinkun. Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se ndër autorët e përzgjedhur së bashku me mua kishte titullarë të kinemasë së re europiane, ku mund të përmend Julian Roman Polsler, filmi i fundit i të cilit, “The Wall” ishte ne Berlinale vitin e kaluar dhe është ndoshta filmi austriak më i suksesshëm i vitit. Ditët e fundit ishin ftuar edhe producentët e interesuar për t’iu bashkëngjitur projekteve të përzgjedhura dhe për të ndërtuar strategjinë finale në lidhje me produksionin.

Në esencë, shkëmbimi i eksperiencës midis kineastëve të një kalibri të tillë na mundësoi klimën më të mirë për zhvillimin e një projekti filmi sa më të suksesshëm në skenën ndërkombëtare, por duke ruajtur specifikat kulturore të projekteve në fjalë. - A ka interes nga producentë të njohur ndërkombëtarë për prodhimin e një filmi tjetër në Shqipëri? Dhe cilët janë producentët europianë që tashmë kanë zgjedhur të angazhohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të filmit tuaj “Burri i Shtëpisë”? Që në hapat e parë puna me skenarin e filmit ka ngjallur interesin e disa prej producentëve më të njohur të kinemasë botërore. Kjo dhe për arsyen se projekti ka qenë disa herë fitues në disa nga projektet e zhvillimit të skenarit. Mund të them se tashmë projektit i janë bashkëngjitur disa nga producentët më të mirë të kinemasë europiane, siç është producenti i mirënjohur holandez, Kees

Kasander, shumë herë pjesëmarrës dhe fitues i festivalit të Kanës apo Venecias dhe si rezultat i workshop-it “eQuinoxe Europe” tashmë ka deklaruar mbështetjen dhe i bashkëngjitet filmit edhe një ndër producentët më të njohur të kinemasë së re gjermane, Alexander Wadouh, filmi i fundit i të cilit “Oh Boy” është fitues i gjashtë “German Academy Awards” dhe fitues i “Europian Academy Award”. E vërteta është që filmi në Europë është përgjithësisht i mbështetur nga fondet publike të vendeve përkatëse dhe asnjë paketë financiare nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e vendit të origjinës, pasi është e pamundur që taksapaguesit e një vendi të financojnë krejtësisht një prodhim filmik të një vendi tjetër. Asnjë kinema kombëtare në Europë nuk mbijeton pa fondet publike. - Thembra e Akilit: A munden institucionet shqiptare në kushtet ekonomike të vendit të jenë një partner dinjitoz për bashkëprodhime të këtij niveli ndërkombëtar? Çfarë ndryshon tashmë që Shqipëria mori statusin kandidat? Statusin kandidat, unë e shoh si një barrierë më pak në rrugën e vështirë drejt Europës, që për hir të së vërtetës, mua po më ngjan më tepër si një garë me pengesa sesa një sprint drejt Europës që do të duhej të kish qenë. Gjithsesi duhet thënë se në Shqipëri ka një frymë të re, mbetet ende shumë për t’u bërë dhe ka vështirësi, të cilat unë me durim përpiqem t’ua komunikoj edhe partnerëve të mi ndërkombëtarë. Të qenit më afër Europës para se gjithash është përgjegjësi. Çdo entitet europian i interesuar për të investuar në filmin shqiptar, ka pritshmëritë që Shqipëria të luajë rolin e saj reciprok, siç ndodh normalisht në projektet artistike të profilit të lartë. Të qenit partner në bashkëpunim sot në Europë nënkupton para së gjithash reciprocitet dinjitoz. Tashmë nuk i shërben askujt prezantimi i Shqipërisë si një vend i varfër në investimet në kulturë dhe art dhe besoj se vendi ynë duhet të lëvizë fuqishëm në mbështetje të kulturës së saj, të paktën në të njëjtin hap me fqinjët e saj, por duhet dhe më shumë, pasi përgjegjësitë kulturore Shqipëria i ka të shumëfishta.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.06.2014

15

Zbulohet guri datues i kishës së Shën Dhimitrit Në fshatin Ngurrëz e Madhe, në lokalitetin “Kasimeas”, në brendësi të oborrit të kishës, aty ku ndodhet sot varreza publike e fshatit, u zbulua rastësisht gjatë hapjes së një grope një pllakë guri e gdhendur me një mbishkrim. Pasi u pastrua mirë, pllaka ka këto përmasa; e gjatë 32 cm, e gjerë 33 cm, e trashë 12 cm. Në pjesën e përparme të saj dallohet një kryq i gdhendur, i cili në fund degëzohet. Sakaq, në pjesën e përparme ruhet një mbishkrim në greqisht. Aty shkruhet “Drita e Shën Dhimitrit, 22 mars 1817”. Lind pyetja me të drejtë: ç’të jetë vallë kjo datë? Ndoshta kemi të

bëjmë me gurin që mban datën e ndërtimit të kishës? Thuhet që kisha e Shën Dhimitrit është rindërtuar mbi themelet e kishës së vjetër me të njëjtin emër. Për fat të keq, kisha e vjetër u shkatërrua në vitin 1967. Pikërisht në lidhje me datimin e saj nuk kemi ndonjë datë të saktë. Ikonom Terkio flet në lidhje me ndërtimin e saj dhe na rrëfen një gojëdhënë: “Thuhet se dy

shekuj më parë, çobanët e zonës vendosën të ndërtonin këtu një kishë. Mësojmë gjithashtu se fiset Sylari, Bani, Durri e të tjerë ndihmuan për ndërtimin e saj”. Ndonëse janë vetëm dy rreshta, ata janë të rëndësishëm për të na treguar se kur u ndërtua kjo kishë. Me gjetjen e këtij guri ndoshta kemi zbuluar edhe datën e ndërtimit të kësaj kishe. Niko Ferro

Regjisori kroat Një rrëfim për “Shenjtoren e errësirës” nënë tereza Në Sarajevë u dha premiera teatrore për Nënë Terezën. Së shpejti ajo vjen edhe në Tiranë. Kjo shfaqje në regji të regjisorit të njohur kroat, Gradimir Gojer, është inskenimi i parë i biografisë së humanistes botërore dhe nobelistes Nënë Tereza, ndërsa tekstin e ka bërë dramaturgu maqedonas, Venko Andonovski

N

ë Teatrin Popullor të Sarajevës u dha premiera e shfaqjes “Shenjtorja e errësirës”, me aktorë nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, si dhe aktori i vetëm shqiptar, Ilir Tafa nga Kosova. Kjo shfaqje në regji të regjisorit të njohur kroat, Gradimir Gojer, është inskenimi i parë i biografisë së humanistes botërore, Në-

në Tereza, ndërsa tekstin e ka shkruar dramaturgu maqedonas, Venko Andonovski. Regjisori kroat i kësaj shfaqjeje, Gradimir Gojer nuk fshehu emocionet e tij pas dhënies së premierës teatrore për nobelisten me prejardhje shqiptare. “Jam i lumtur që jam regjisori i parë teatror, i cili është marrë me këtë temë dhe mendoj se pas shfaqjes së saj në rajon, shpresoj edhe në Shqipëri e Kosovë, thjesht të tregojmë dy gjëra: njëra që kemi bërë një shfaqje të dinjitetshme dhe, e dyta, që të paktën në teatër mund të bashkekzistojnë aktorët nga tri shtete të këtij rajoni”. Gojer shfaqjen “Shenjtorja e errësirës” e quan përpjekje për të ngritur një statujë skenike për veprën e Nënë Terezës. Në rolin e Nënë Terezës u paraqit aktorja kroate me origjinë nga Shkupi, Kostandinka Velkovska. “Nëna Terezë ka dhënë gjatë gjithë jetës së saj. Natyrisht, unë që e luaj Nënën Terezë, kam shumë

Regjisori “Shenjtorja e errësirës” e quan përpjekje për të ngritur një statujë skenike për veprën e Nënë Terezës

përgjegjësi, sepse të gjithë ata që do ta shikojnë shfaqjen, do të kenë një përjetim të veçantë. Prandaj më duhet ta sjell atë të vërtetë, emocionale...”. Në këtë shfaqje për Nënë Terezën që u realizua si rezultat i bashkëpunimit të aktorëve të mëdhenj nga rajoni, u paraqit edhe aktori prishtinas, Ilir Tafa. “Është kënaqësi shumë e madhe të jem pjesë e këtij projekti, që flet për figurën më të ndritshme të kombit,

Nënën Terezë”, - tha ai. Tafa u shpreh se ka punuar shumë në këtë dramë dhe shprehu bindjen se përveç suksesit në premierë, suksesi do të vazhdojë edhe në shfaqjet që do të pasojnë në rajon. “Jam i bindur se publiku do ta pëlqejë shfaqjen dhe rolet e mia”, - tha Tafa. Ekipi realizues i shfaqjes “Shenjtorja e errësirës” planifikon që së shpejti të paraqitet para publikut artdashës në teatrot e Tiranës, Shkupit e Prishtinës.

Ëvetari i Veqilharxhit mbledh studiuesit në Rumani

Konferencë në 170-vjetorin e daljes në dritë të Abetares së parë shqipe

Këto ditë në qytetin e Braila-s, qyteti në të cilin jetoi dhe punoi Naum Veqilharxhi, u zhvillua një simpozium kushtuar Abetares së parë, të hartuar dhe botuar nga iluministi shqiptar, Ëvetari i vitit 1844. Po kështu, Alar ka qenë një nga nismëtarët e një evenimenti tjetër të rëndësishëm të ndodhur në qytetin buzë Danubit, Braila: vendosja e bustit të Naum Veqilharxhit në një nga arteriet e mëdha të qytetit. Simpoziumi kushtuar Naum Veqilharxhit dhe veprës së tij u zhvillua në sallën e konferencave të Muzeut Historik të Braila-s. Ky eveniment mblodhi rreth tij njerëz të kulturës së këtij qyteti, studentë dhe nxënës, përfaqësues të komunitetit shqiptar të Braila-s dhe Bukureshtit, gazetarë të kanaleve televizive lokale. Përveç referateve që i kushtoheshin iluministit shqiptar dhe kulturës ballkanike në përgjithësi, pjesëmarrësit në eveniment asistuan në një koncert me serenada

korçare të interpretuara nga grupi vokal “Serenada i Alar”-it. Programin e simpoziumit e hapi drejtori i Muzeut Historik të qytetit, prof. dr. Valeriu Sirbu, i cili përshëndeti prezencën e përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në Rumani, të kryesuar nga deputetja e këtij minoriteti në Parlamentin rumun, znj. Oana Manolescu. Sirbu vuri në dukje rolin e këtyre evenimenteve për njohjen reciproke midis popullsisë mazhoritare dhe grupeve etnike të Rumanisë. Shkrimtari dhe gazetari Marius Dobrescu prezantoi disa momente nga jeta dhe aktiviteti patriotik i Naum Veqilharxhit, i cili militoi me këmbëngulje nëpërmjet teksteve shkollore dhe veprave të tjera të tij, për promovimin dhe përdorimin e një alfabeti të posaçëm të gjuhës shqipe. Në korrespondencën e tij si dhe në Qarkoren e vitit 1846, Veqilharxhi theksonte rolin e kulturës kombëtare për zhvillimin historik

të një populli. “Naum Veqilharxhi është i pari patriot që iu përvesh punës për hartimin e një programi kombëtar, ku do të kristalizoheshin më vonë idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai me shkrimet e tij bëri përpjekje për formimin e epokës së re dhe të ndërgjegjes kombëtare”, –tha Dobrescu. Në vazhdim, shkrimtari Vlad Zografi, pasardhës i një familjeje të vjetër shqiptare nga Korça, mbajti një kumtesë interesante mbi “cilësinë” e të qenit ballkanas, duke vënë theks në bashkëjetesën e shumë etnikëve ballkanas në qytetin ku jetoi Veqilharxhi. Nga ana e Muzeut të Braila-s u shfaq një film i shkurtër dokumentar, me realizuese Ghena Pricop, i cili ishte një ilustrim i statutit të “mozaikut etnik” të këtij qyteti, ku nënvizoheshin, gjithashtu, marrëdhëniet e mira që ekzistonin midis minoriteteve të shumta që populluan këto vise të Rumanisë.


16 27.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

universitet

Ministrja theksoi edhe një herë se Matura Shtetërore ofroi një standard të unifikuar në miradministrim, siguri dhe cilësi në të gjithë vendin.

Nikolla, maturantëve: Statusi, shenjë për mbështetjen e reformave Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte e pranishme në festën e maturantëve në qytetin e Beratit, nga ku deklaroi se statusi kandidat për Shqipërinë është vullnet i qartë për mbështetje në rrugën e reformave dhe modeleve të reja, si ai që u arrit falë miradministrimit të Maturës Shtetërore 2014.

D

itën e mërkurë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte e pranishme në Berat, në aktivitetin festiv të Maturës 2014, që u zhvillua përpara Pallatit të Kulturës. Pas Fierit, Dega Arsimore e Beratit vazhdoi aktivitetin festiv me qëllim promovimin dhe respektimin e maturantëve ekselentë për përkushtimin e tyre ndaj dijes. Ministrja Nikolla gjatë festës së maturantëve deklaroi se statusi kandidat për Shqipërinë është vullnet i qartë për mbështetje në rrugën e reformave dhe modeleve të reja, si ai që u arrit falë miradministrimit të Maturës Shtetërore 2014. Ministrja theksoi edhe një herë se Matura Shtetërore ofroi një standard të unifikuar në miradministrim, siguri dhe cilësi në të gjithë vendin. “Të dashur maturantë, bashkërisht me ju, ne po ndërtojmë një model të ri për shoqërinë shqiptare, modelin e arritjeve me ndershmëri dhe vullnetit të qartë për meritokraci. Këto janë modelet që do të mundësojnë reformimin dhe ndryshimin e thellë të

shoqërisë shqiptare, si një nevojë e domosdoshmëri në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane”, - tha Nikolla gjatë takimit, duke e vlerësuar lajmin e marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë, si vullnet të qartë për mbështetje në rrugën e reformave, në rrugën e ndërtimit të modeleve të reja, si ai që u arrit falë miradministrimit të Maturës Shtetërore 2014. “Ai lajm i mirë është g jithashtu mbështetje për vullnetin e rinisë që kërkon hapësirë për talentin dhe ndershmërinë, vlerësim sipas meritës, hapësirë me meritokraci. Punë në skuadër, ndjenjë e lartë përgjegjësie, bëri të mundur që procesi i Maturës Shtetërore të ofronte një standard të unifikuar miradministrimi, siguri dhe cilësi kudo në të gjithë vendin” . Ministrja Nikolla preku edhe problemin e notave, nga ku shqetësuese ka qenë shifra e 10 mijë maturantëve mbetës në lëndën e Matematikës, duke iu drejtuar të rinjve se nuk kanë nevojë për nota që falen apo blihen dhe as për diploma e tituj që nuk përkojnë me vlerësime objektive të njohurive. “Ju nuk keni nevojë t’ju mësojnë si bëhet me hile, si dilet nga radha duke nëpërkëmbur meritokracinë dhe tjetrin, mikun apo shokun tuaj, tjetrin, pa të cilin bashkëjetesa është thjesht e pamundur. Ju keni nevojë të braktisni modele që pikëmbërritje kanë degradimin e shoqërisë dhe rrënimin e së ardhmes. Ne po përgatitemi të përballemi dhe konkurrojmë në një botë ku vetëm forca e dijeve të konsoliduara mundëson arritje”. Ajo përfundoi duke thënë se masat e ndërmarra në drejtim të miradmin-

“Ne po përgatitemi të përballemi dhe konkurrojmë në një botë ku vetëm forca e dijeve të konsoliduara mundëson arritje”.

istrimit të Maturës Shtetërore kishin për qëllim zgjimin e maturantëve nga gënjeshtra e madhe, e një modeli të dështuar. “ Ju ftoj të shihni përtej tymnajës. Ju ftoj të shihni drejt së nesërmes, aty ku modeli që ne po krijojmë ka hedhur tashmë rrënjë e nuk ka më kthim prapa”. Pas fjalës së saj përshëndetëse, në festën e organizuar nga DAR Berat, ministrja zhvilloi një takim me maturantët e ekselencës, të cilët i përgëzoi

për arritjet dhe gjithashtu u siguroi mbështetjen e saj dhe të MAS për vazhdimin e tyre në rrugën e dijes. Gjithashtu, ministrja iu përgjigj çdo pyetjeje apo shqetësimi që maturantët kishin. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur tashmë traditën e aktiviteteve festive në përfundim të maturës, jo vetëm për të evidentuar maturantët ekselentë si krenaria e qytetit dhe modele suksesi, por edhe si një festë për të gjithë qytetin.

Britani, hetimi zbulon mashtrime të mëdha me vizat e studentëve të huaj Dhjetëra mijëra studentë ndërkombëtarë me rezultate të pavlefshme në testet e Gjuhës angleze janë ekspozuar në një hetim të fundit në Britani, ndërsa 57 kolegjeve private u janë hequr licencat. Tri universitete janë pezulluar nga sponsorizimi për studentë të rinj në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe afro 750 kolegje të përfshira janë hequr nga lista e atyre që kanë të drejtë për të sjellë studentë të huaj në Britani

K

ëto zbulime tronditëse të hetimeve që po vijojnë ende, u deklaruan nga Ministri i Emigracionit dhe Sigurisë, James Brokenshire, të martën e kaluar më 24 qershor. Ai tha se që nga shkurti, zyrtarët e zbatimit të emigracionit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit, së bashku me zyrtarë nga sektori i Vizave dhe Emigrimit në Britani, kanë qenë duke kryer një hetim të detajuar dhe të gjerë për veprimet e kriminelëve të organizuar në falsifikimin e testeve të Gjuhës angleze për aplikantët e vizave studentore. Në dy universitete - Glyndwr dhe West London - qindra studentë ndërkombëtarë të “sponsorizuar” ishin zbuluar se kishin teste të pavlefshme të gjuhës angleze, tha

Brokenshire. Statusi shumë i besuar i Universitetit Glyndwr, si dhe e drejta për të sponsorizuar studentë të huaj, tashmë i janë hequr. Dy universitete të tjera kryesore, Bedfordshire dhe West London, u ndaluan të sponsorizojnë studentë të rinj në pritje të hetimeve të mëtejshme që do të vendosin nëse duhen pezulluar. “Universitete të tjera janë të përfshira në hetimin që po vazhdon dhe mund të ndiqen veprime të mëtejshme për shkak të hapave që ata kanë marrë për të përmirësuar proceset e tyre, përfshirë ndalimin vullnetar për rekrutimin e studentëve jashtë shtetit në nën-kampuset e Londrës. Ne nuk t’ua heqim në këtë fazë të drejtën për të sponsorizuar studentët e huaj”, - i ka thënë ministri i Parlamentit. “Për shkak se pjesa më e madhe e abuzimit që kemi zbuluar duket të jetë zhvilluar në nënkampuset e universiteteve në Londër, me baza në pjesë të tjera të vendit, unë mund të them se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë do të shqyrtojë këto kampuse në Londër nëse duhen marrë masa të mëtejshme kundër universiteteve mëmë”. Testimi i Gjuhës angleze

Të gjithë nxënësit në arsim të mëtejshëm apo në një universitet që mbështetet në testimin e Gjuhës angleze, që duan të zgjasin qëndrimin e tyre duke aplikuar për një vizë të re studentore, duhet të testohen nga një prej pesë kompanive të licencuara nga qeveria. Janë identifikuar më shumë se 29 000 rezultate të pavlefshme dhe rreth 19 000 rezultate të diskutueshme. “Ndërsa

Shqetësimet më të mëdha

Hetimet zbuluan se mes studentëve të sponsorizuar nga Universiteti Glyndwr, 230 kishin rezultate të pavlefshme testimi të ofruar nga ETS.

ata duhet të marrin ende analizat e testeve nga ETS për qendrat e tjera të testimit në Britani të Madhe, ka të ngjarë që totali i vërtetë të jetë më i lartë”, - tha ministri. Brokenshire tha se testimi ETS u pezullua menjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe u vendos një pritje për të gjitha aplikimet e emigracionit nga njerëz në Britaninë e Madhe që përdornin një test të certifikuar ETS: të gjitha aplikimet nga jashtë janë bërë objekt i intervistave nga stafi i Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. “Dy javë më parë, ne kemi hequr formalisht kompaninë si ofrues i testit me rregullat e emigracionit”, - tha ai.

Probleme më të mëdha janë zbuluar në kolegje e universitete, ka shtuar Brokenshire, duke përfshirë që një numër i studentëve ndërkombëtarë po fitonin më shumë se 20 000 paund në vit – pavarësisht ligjit që i ndalon ata që të punojnë më shumë se 20 orë në javë gjatë kohës së studimeve. Nxënësit e huaj në kolegje të financuara privatisht ndalohen fare të punojnë, por London School of of Business and Finance kishte 290 studentë të huaj që kanë punuar dhe paguar taksën në vitin e kaluar. Njëri prej tyre kishte punuar 60 orë në javë për gjashtë muaj. Hetimet zbuluan se mes studentëve të sponsorizuar nga Universiteti Glyndwr, 230 kishin rezultate të pavlefshme testimi të ofruar nga ETS. Në Universitetin e West London ka pasur të paktën 210 studentë të sponsorizuar me rezultatet të pavlefshme, dhe gati 300 me rezultate të diskutueshme. Në disa kolegje private, deri në tre të katërtat e kontrolleve të dosjeve kanë ngritur pyetje serioze. Në një kolegj, një anëtar i stafit u tha oficerëve të vizave se nuk inkurajoheshin të raportonin mungesën ose dështimin e studentëve, për shkak se duke bërë kështu do të zvogëlonin të ardhurat e kolegjit dhe të rrezikonin të drejtën e tyre për të sponsorizuar studentë të huaj. “Ne nuk do të ngurrojmë të veprojmë ashpër kundër studentëve, kolegjeve dhe universiteteve që nuk veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore”, - ka përfunduar ministri.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori

27.06.2014

17

City zyrtarizon goditjen e parë, Fernando: Jam gati! Është zyrtare, Manchester City ka blerë mesfushorin e Portos Fernando për një vlerë prej 15 milionë eurosh. Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet në faqet e tyre zyrtare. Klubi anglez ka deklaruar se lojtari do të mbajë veshur fanellën me numrin 6 në sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Fernando Francisco Reges, që njihet vetëm me ermin Fernando, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë transferim. “Jam shumë i gëzuar që erdha tek Machester City. Mezi pres të takohem

me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Dua të jap kontributin tim për mbrojtjen e titullit në kampionatin anglez”, - ka theksuar lojtari gjatë prezantimit me City-n. Ai ka përshëndetur edhe ish-kolegët e tij te Porto. “Ka qenë një eksperiencë mbresëlënëse. Falenderoj grupin dhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite. Tani nis një kapitull i ri në karrierën time dhe unë jam gati”, - ka përfunduar lojtari.

shkurt

Gjermania bën Gjermaninë, me SHBA, por kalojnë të dyja Portugalia nuk përfiton nga humbja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fitojnë, por i djeg golavarazhi Arbi Fortuzi

Thomas Muller godet sërish, ngjitet në krye të tabelës së golashënuesve të këtij botërori dhe i jep fitoren Gjermanisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e tretë të grupit “G”. Skuadra e Joachim Low u tregua mjaft e “kujdesshme” ndaj amerikanëve, dukë shënuar vetëm një gol dhe duke menaxhuar më tej rezultatin, çka bëri të pavlefshme fitoren e Portugalisë ndaj Ganës në “Nacional” të Brazilias me rezultatin 2-1, ku për më tepër shënoi edhe golin e parë në këtë botëror Cristiano Ronaldo. Kjo, pasi amerikanët kualifikohen mes 16

skuadrave më të mira në botë falë golavarazhit. Sfida e zhvilluar në “Pernambuca” të Recifes edhe pse në kushte atmosferike jo të përshtatshme ishte e shpejtë, me gjermanët që kontrollonin gjithnjë topin edhe pse u treguan të butë përballë portierit Tim Howard. Pjesa e parë ishte e vakët në raste, ndërsa në pjesën e dytë, goli i shënuar nga Muller në minutën e 55’ ndezi gjithçka. Amerikanët u bënë më agresivë dhe do të merrnin shpesh iniciativën, por mesfusha gjermane nuk do të lëkundej në asnjë rast deri në minutën e 92’, kur amerikanët falë një kombinimi të mrekullueshëm në mesfushë i japin mundësi Deboyas të gjendet fare pranë portës gjermane, por Lahm mjaft i shpejtë devijon në goditje këndi, ku sërish amerikanët do të ishin të rrezikshëm përmes Dampsey, i cili dy hapa larg portës nuk shënon, duke lënë në fuqi rezultatin final 1-0 për europia-

Thomas Muller godet sërish, ngjitet në krye të tabelës së golashënuesve të këtij botërori dhe i jep fitoren Gjermanisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e tretë të grupit “G”

nët, që ngjitet kështu në kuotën e 9-të pikëve. Goli i shënuar nga bomberi i Bayern Munich është i 4-ti në këtë botëror, po aq sa Neymar dhe Messi. Nga krahu tjetër kjo fitore e gjermanëve në dëm të SHBA-së nuk u shfrytëzua sic duhet nga Portugalia. Luzitanët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Ganës falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 80’, por kjo nuk mjaftoi, pasi humbja 4-0 ndaj Gjermanisë e dërgon skuadrën e Palo Bento-s në shtëpi. Botërori i Brazilit ishte një eveniment zhgënjyes për fituesin e topit të artë. Ronaldo shënoi vetëm një gol dhe nuk e udhëhoqi dot skuadrën e tij drejt kualifikimit. Kjo ishte një mundësi e humbur për kampionin e Europës me Real Madrid, pasi mosha e tij 29-vjeçare mund ta penalizojë Ronaldon pas 4 vitesh, kur Portugalia do të provojë të pushtoj Kremlinin.

Mbyllet botërori për Suarez, 4 muaj jashtë çdo aktiviteti sportiv Luiz Suarez paguan shtrenjtë faturën e “drekës” së tij në ndeshjen ndaj Italisë, kur kafshoi në shpatull Xhorxho Chiellinin. FIFA, pas shqyrtimit të provave ka vendosur ta dënojë rëndë lojtarin, duke e skualifikuar atë në 9 ndeshje ndërkombëtare, 4 muaj jashtë çdo aktiviteti sportiv dhe 82 mijë euro, çka do të thotë botëror i mbyllur për bomberin e Liverpulit. Vendimi i FIFA-s ka shokuar drejtuesit e Uruguait, të cilët kanë

deklaruar se do ta apelojnë atë, ndërkohë që e kanë vlerësuar si të ekzagjeruar. Luiz Suarez nga krahu tjetër nuk duket i shqetësuar, por mendon për të ardhmen e tij dhe burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se sulmuesi i ka thënë “po” një transferimi tek Barcelona. Katalanasit nuk duken të trembur nga dënimi që ka marrë Suarez, pasi shpresojnë që bomberi të “kafshojë” rrjetën e kundërshtarëve sezonin e ardhshëm.

Pirlo: Jam i disponueshëm nëse duhem Andrea Pirlo, orkestra dhe muzika e përfaqësueses italiane të futbollit ka pranuar se ka ardhur momenti t’u lërë vendin të rinjve, edhe pse 35-vjeçari ka shprehur vullnetin e tij për të qenë pranë të kaltërve kurdoherë që do i kërkohet. “I disponueshëm, në qoftë se Italia ka nevojë për mua”, - është shprehur Pirlo pas mbërritjes nga Brazili. Mesfushori italian ka ndryshuar paksa mendim në lidhje me tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. 35-vjeçari i cili luan me Juventusin, kishte deklaruar para fillimit të Kupës së Botës se ai do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas Botërorit të Brazilit. “Po mendoj të tërhiqem nga kombëtarja pas mbarimit të këtij botërori. Sic kam thënë dhe më parë është e drejtë që unë të largohem dhe t’ia le vendin tim në fushë brezit të ri të lojtarëve”,është shprehur Pirlo. Por mesa duket ai nuk e kishte menduar asnjëherë se Italia do të eliminohej kaq herët nga ky kampionat. Edhe pse italianët e nisën Botërorin me një fitore ndaj Anglisë, dy humbjet pasuese kanë qenë mjaft zhgënjyese si për vetë lojtarët ashtu edhe për gjithë tifozët italianë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja që Pirlo ka ndryshuar qëndrimin e tij. “Unë jam i disponueshëm për kombëtaren italiane, në qoftë se trajneri i ri mendon se ka nevoje për mua”, - ka deklaruar ai për reporterët pasi skuadra ka mbërritur në Milano të enjten në mëngjes. Pirlo ka shënuar 13 gola në 112 ndeshje me Italinë,që prej debutimit të tij të parë në 2002. Ai ka qenë një faktor kyç në fitoren e Kupës së Botës në 2006.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

11

12

15 18

16

28

22 26

30

34

31

35 40

45

10

14

25

29

39

9

21

24 27

8

13

20

23

7

17

19

33

6

36 42

41

46

43

32

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

44

47

48

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

51

50

52

Horizontalisht:

1. Veprim zyrtar që duhet të bëhet për të kryer një punë a për të zgjidhur një çështje. 7. Lëvoret e drithit të bluar, që përdoren zakonisht si ushqim për kafshët. 11. Enciklopedia Europës. 12. Pesha e saktë. 14. Targa e makinave të Hasit. 15. Banor i një vendi fqinj. 17. Njihet në Afrikë si rezervati më i madh i kafshëve të egra. 18. Fadil, aktor i njohur. 21. Gjendje e atmosferës. 22. Letër bixhozi. 23. Lloj rreshjeje. 24. Instituti Juridik. 25. Përdoret për të pjekur. 27. Petro i letërsisë shqipe. 30. D'Argento, aktore e njohur italiane. 31. Barazim. 33. Vepër e madhe muzikore. 35. Targa e makinave të Poliçanit. 36. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër. 39. Anomali në rritjen trupore të disa njerëzve, të cilët mbeten shumë të shkurtër. 42. Trupa Ushtarake. 44. Shenjë e horoskopit. 45. Qendër Tregtare. 46. Përfundon. 48. Pika a vendi në qendër të diçkaje, mbrapsht. 49. Juria Rumune. 50. Besim shpirtëror. 51. Një e katërta. 52. Enë e thellë, zakonisht prej balte.

3 5

1. Detyrë, zakonisht e rëndësishme a e lartë, që i ngarkohet dikujt në një institucion. 2. Njësi e madhe ushtarake. 3. Baze, gazetar. 4. Tërësia e fjalëve që përdoren në një fushë të caktuar 5. Send që përdoret në kuzhinë. 6. Enë që shërben për të ruajtur për një kohë të gjatë një lëng. 7. Vegël muzikore. 8. Mielli ose drithi, që i jepej mullisit si pagesë për blojën. 9. Kafshë që mbahet për qumësht. 10. I ka resa në mes. 13. Tërësia e parimeve, e tezave dhe e përgjithësimeve, që formojnë një shkencë. 16. I ka leva në mes. 17. Ndajfolje sasie. 19. Ushtria Hungareze. 20. Përemër dëftor. 25. Rrethanë a forcë lëvizëse që ndihmon të arrihet një përfundim. 26. Bistak rrushi. 28. Kafshë gjitare. 29. Pikë turistike në Malësinë e Madhe. 31. Trajta e diçkaje. 32. Edmond, publicist, e analist i njohur. 34. E kundërta luftë. 37. Pjesë e shkurtër teatrale në një akt, me përmbajtje komike. 38. Pantallona prej shajaku për burra. 40. Ent Bashkiak. 41. Lule në letrat e bixhozit. 43. Përemër vetor. 47. Notë muzikore.

5 6 1

8 8

1

3

7

1 3

4 7

2

5 8

3

3

4 7 5

8

1 3 8 6 5

6 5 1 7

5

6 8

6

6 8

2 1 4 3

9 2

4

4

7 9 2

Harroni modelin e flokëve të Cristiano Ronaldos, me prerjen anash. Ky i fundit është bërë protagonist në kokën e një djaloshi, duke hyrë në modelin e flokëve më bizare të këtij Botërori Futbolli. Djaloshi ka dashur që të ngrehë në një nivel më të lartë dashurinë e tij për Portugalinë dhe idhullin e tij sportiv CR7. Si duket dikush e do më shumë Ronaldon, se sa ai që e dashuron vetën. Por a ja arriti qëllimit? Berberi Rob Ferrell ka bërë këtë prerje flokësh, që nuk po duket se po pëlqehet shumë. Bazuar në komentet e shikuesve, kjo është një prerje shumë jo estetike. Ferrell javën e shkuar, kishte ‘qëndisur’ fytyrën e portierit meksikan Guillermo Ochoa, në kokën e një klienti tjetër. Na mbetet të shohim deri në fund të kampionatit, se cila fytyrë e lojtarit, do të ‘përfundoj’ në kokën e ndonjë fansi, nga ky berber me talent.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë te veçante. Te paktën përfitoni nga rasti qe nuk do keni mosmarrëveshje për te folur edhe për tema delikate. Do keni takime te bukura sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do e shihni te ardhmen me një sy tjetër. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Te ardhurat do kenë përmirësime te menjëhershme.

Gjate kësaj dite do ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën tuaj ne çift dhe ka rrëzim te përballeni me disa zhgënjime. Partneri nuk do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje, kështu qe do qëndrojnë vetëm. Financiarisht nuk priten aspak probleme. Kjo fale ndihmës qe do iu japin edhe disa miq te ngushte.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dashuria ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Nuk do keni aspak për çfarë te shqetësoheni duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret duhet t’i marrin seriozisht propozimet qe do ju bëhen. Ne planin financiar do keni disa tronditje për shkak te shpenzimeve te majme qe do ju duhet te kryeni.

Dite rutine do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asnjë gjë e veçante dhe kjo do iu trishtoje paksa. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë angazhime serioze edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do përballeni me te papritura aspak te këndshme. Gjithçka do vije si pasoje e menaxhimit te keq qe keni bere.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 4 7 3

Fansi me modelin e flokëve më të mirë/keq në këtë Kampionat Botëror

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 8 1 4 5

6 7

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1 0

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta ne çift do vije duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar qe sot do ia shprehni me shume ndjenjat atij qe keni ne krah dhe e ardhmja pritet te jete me e ndritur. Beqaret do kenë takime te shumta dhe ne fund te ditës do iu duhet te marrin vendime te rëndësishme. Ne planin financiar do jeni me te qete fale një shume qe keni marre kohet e fundit.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ne jetën ne çift nuk pritet te ketë asnjë problem gjate kësaj dite. Partneri do i kuptoje prioritetet qe keni dhe do ua plotësojë disa dëshira. Për sa iu përket beqareve, ata nuk do jene shume te privilegjuar, megjithatë sharmin qe kane duhet ta vene sa me shume ne veprim. Financat do jene goxha te qëndrueshme dhe aspak problematike.

AKREPI (22/X-21/XII)

5 0 7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Edhe pse do jeni ne një lidhje, do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do jete i angazhuar me pune dhe nuk do iu kushtoje aspak vëmendje. Beqaret do kenë një dite te mbushur me te papritura dhe me shume gjasa jeta do iu marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar do tregoheni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë investim pa qene te sigurte.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 102, 105, 152, 200, 227, 263, 325, 362, 422, 643, 805, 905. Numra me 4 shifra: 0159, 2015, 2225, 2563, 4144, 4854, 6320, 8748. Numra me 6 shifra: 090455, 114785, 125184, 152102,

236562, 409245, 415210, 420125, 435734, 455632, 458614, 506850, 518342, 521478, 528118, 621451, 845421, 852632, 878451, 894821. Numra me 7 shifra: 1263559, 5129124, 5168213, 6985748.

Dite shume e bukur kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i sqaroni përfundimisht te gjitha dilemat qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera te paqena. Financat do jene te qëndrueshme kështu qe mund te bëni investimet e duhura pa pasur asnjë rrezik.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do kaloni momente te paharrueshme gjate kësaj dite ne praninë e atij qe keni ne krah dhe kjo do iu beje te mendoni me tepër për një te ardhme me te. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë për princin e tyre te kaltër dhe do ndihen mire për këtë fakt. Ne fund te ditës ka gjasa qe t’iu plotësohen ëndrrat.

Edhe pse marrëdhënia ne çift do jete shume e mire, nuk duhet te merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen. Tregohuni pak me te duruar nëse doni qe gjithçka te shkoje për se mbari. Beqaret do tregohen impulsive dhe mund te bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar ka mundësi t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur me pare.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Lidhja juaj ne çift do ndikohet negativisht nga planetët sot. Do jeni te detyruar ta gënjeni shpesh partnerin ne mënyrë qe te mos krijoni debate me te, por edhe gënjeshtrat i kane këmbët e shkurtra. Kujdes! Beqareve nga ana tjetër do iu rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do gjendeni ne një situate delikate dhe aspak te favorshme për te kryer investime.

PESHQIT (20/II-19/III) Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do flisni gjere e gjate për çdo çështje. Ne disa momente pasioni mund te ndizet aq shume saqë do iu duket sikur jeni mbi re. Beqaret do vazhdojnë te jene pa fat dhe do mbeten vetëm. Financiarisht do keni ende vështirësi pasi do keni për te kryer patjetër shpenzime te nevojshme.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.06.2014

Viti

ditë që formësuan botën

19

Ja e zëmë se unë jam djalli, po cilin engjëll nuk e desha si engjëll?! -Rei

1582

Pushtimi kozak Prijësi kozak Ermak u fut në Siberi në vitin 1580, me ndihmën financiare e ushtarake të tregtarit të pasur Seymon Stroganov. Ermak me një trupë prej rreth 1600 vetësh vazhdoi përgjatë lumenjve Tafgil dhe Tura. Në vitin 1582 ai rrethoi Isker-in, kryeqendrën e Khanatit siberian dhe e plaçkiti. Cari Ivani i Tmerrshëm i shpërbleu Stroganovët për suksesin e tyre me tokë. Synimi kryesor kish qenë pushtimi i Khanatit të Siberisë duke lejuar zgjerimin

rus në rajon, i cili ishte nën udhëheqjen e Khanit Kuchum. Ekspedita ishte gjithashtu pjesërisht mbrojtëse sepse tartarët kishin ndërmarrë aksione sporadike kundër territoreve të Stroganovëve në Urale. Tregtia ishte gjithashtu një shqetësim sepse ekspeditat në territoret siberiane shpesh ktheheshin me sasi të mëdha gëzofi të çmuar. Megjithatë Kuchumi i rigrupoi forcat e tij. Në vitin 1584 ai e vrau Ermak-un dhe e rimori kontrollin e kryeqytetit të tij të

rrënuar. Por fraksione fisnikësh rivalë nuk e lejuan që të vendoste sundimin e tij. Si pasojë, Kuchum-i e zhvendosi Khanatin e tij në jug, në stepën ruse. Zhvendosja e zotërimeve të Kuchum-it shkaktoi konflikte me guvernatorët rusë. Në vitin 1586 ai u përpoq të rikthehej në tokat e tij, por dështoi. Në vitin 1598 ai përfundimisht u mund në betejën e Urmin-it. Khanati Siberian mori fund. Isker-i nuk u ndërtua më kurrë sepse në vend të tij rusët themeluan një qytet të ri, Tobolsk-in.

Blitz

Flickr

18.1

Vjeç është Fabrice Olinga i Kamerunit, që e bën atë lojtarin më të ri në “Brazil 2014”.

3

Kamerunas kanë qenë megjithatë më të rinj se ai kur kanë luajtur në Kupa Bote: Samuel Eto, Salomon Olembe dhe Rigobert Song.

19

Vjeç është lojtari i dytë më i vjetër i këtij Botërori, anglezi Luke Shaw.

41

Ditë pas vitit të 17-të është mosha e lojtarit më të ri të të gjitha kohërave që ka luajtur në një Kupë Bote, Norman Whiteside i Irlandës së Veriut.

Foto nga: Sakis Dazanis / Dice Players

Freaks (ose: Monstrat e Hollywoodit sipas Cronenbergut)

B

indja ime e deridjeshme ka qenë e mëposhtmja: i fundit film i madh i realizuar nga më i talentuari i regjisorëve kanadezë ishte “A History of violence” (në 2005). Që prej asaj kohe, Cronenbergu rreshtoi disa mediokritete, sa për të thënë që vazhdonte të bënte filma: - “Eastern promises” në 2007 (nota ime ka qenë: 6.0) - “A dangerous method” në 2011 (5.0) - “Cosmopolis” në 2012 (4.0) Nga frika se mos Cronenbergu, në vlerësimin tim “zbriste” tek zeroja, kisha vendosur të mos shkoja fare për të parë në kinema “Maps to the stars“, filmin e tij të fundit (i cili po ashtu u prezantua edhe në edicionin e fundit të Festivalit të Filmit në Kanë 2014, prej nga ku Julianne Moore u kthye me trofeun e aktores më të mirë për rolin e saj në të). Por ja që nja dy-tre reagime të mediave apo kritikëve, të cilëve ndonjëherë edhe ua kam besën, ishin fort pozitive, gjë që më ngacmoi të shkoja ‘in extremis’ të shija filmin në fjalë. Dhe bëra shumë, shumë mirë:

gazetamapo@gmail.com

Cronenbergut jo vetëm që i është kthyer frymëzimi, por ka realizuar një… kryevepër! Arsyeja duket të jetë e mëposhtmja: tre filmat e fundit të tij më kishin krijuar përshtypjen se bëhej më se shumti fjalë për produkte filmike të paketuara, të gatshme në sensin: “ja ku e gjeta një skenar të mirë, të bazuar mbi një libër të mirë; ja dhe dialogjet i kam gati, tani më mbetet vetëm të realizoj filmin“. Dhe duke qenë se sot nuk është e vështirë të gjesh një producent që ia beson Cronenbergut rolin e director-it (fama dhe talenti i tij janë tashmë të konfirmuara), filmat të linin shijen e pakove-dhuratë të mbështjella me fjongo, të gatshme për t’iu ofruar publikut (tashmë!) të dorëzuar përballë famës dhe talentit të regjisorit. Filmat në fjalë më së shumti ishin demonstrim. Pra thjesht ‘ca filma’. Por jo kinematografi (për ta ilustruar diferencën midis “filmit” [a movie, un film] dhe “kinematografisë” [du cinéma], po më kujtohet një anekdotë që tregojnë për Sezanin: kur po

pikturonte malin Sainte-Victoire, kalon andej pari dikush që i thotë piktorit: “Sa i bukur mali që po pikturon!”. I kthehet Sezani: “Ik ore pirdhu, unë nuk po pikturoj malin, por po pikturoj një tablo”). Kështu dhe puna e diferencës midis “të bërit një film” dhe “të bërit kinematografi”. “Maps to the stars” duket se është krejt e kundërta e tre filmave të fundit të reg jisorit, pra është vërtet kinematografi: që në minutat e para të tij, ajo që të bie në sy është liria artistike (e cila është për t’u patur zili) dhe frymëzimi artistik. Dhe kjo vjen padyshim nga fakti se, me ç’lexova edhe në një intervistë të regjisorit, ai kish mbi 10 vite që punonte për një projekt të tillë. Pasioni (+ talenti i padiskutueshëm) doemos që do i jepte frytet e veta! Për nga tematika, “Maps to the stars” (titulli aludon për të famshmet karta që shpërndahen në Los Angelos, të cilat me demek të udhëzojnë sesi mund të takosh star-in tënd të preferuar, qoftë dhe duke i marrë thjesht një autograf, apo duke bërë një foto me të) mund të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

futet tek ata filma që kanë për temë “ëndrrën hollywoodiane”, veset dhe neurozat e “Mbretërisë së Ëndrrave”, pra është në të njëjtën linjë me “Sunset Bulevard” të Billy Wilder (1950), “Singin’ in the rain” të Stanley Donen (1952), “A star is born” të George Cukor (1954), “The Player” të Robert Altman (1992) apo “Mulholland Drive” të David Lynch (2001). E megjithatë, më tepër se ambicia apo xhelozia midis yjeve të Hollywood-it, duket se Cronenbergut i intereson obscenity, paturpshmëria (për shembull, përmes temës së incestit, por nuk po dua të hapem më tepër, për të mos spoiler historinë e filmit); më tepër se me një ‘paradë’ të nervozuarish, kemi të bëjmë me një paradë ‘freaks‘ash: parfumi i filmit është më i afërt me ata të George Romeros (mbretit të filmave horror) sesa me ata të David Lynch-it. Sipas Cronenbergut, monstrat e Hollywoodit janë më së shumti të gjallë/të vdekur, pra.. zombi! Por më tepër se kaq s’mund të them, sepse duhet parë filmi… *Kinoditari @filmjournal.net.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 27.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.