Issuu on Google+


nëRevistë

ABONOHU sot

Fito 10% e r r me i!!! Tan revistamapo@gmail.com www.facebook.com/revistamapo www.mapo.al

12 muaj revistë

vetëm për

3240 Lekë

Per detaje të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e tel: 06820 55 440. Adresa: Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi: “Gjergj Fishta”. Nd. 70, Tirana, Albania


92 COVER STORY

BURRAT E SHEKULLIT Në këtë listë janë disa; ka edhe të tjerë, sigurisht. Ndoshta bëheshin edhe 100 sa ç’janë vitet e Pavarësisë, por kaq sa kanë qëmtuar të përzgjedhurat e revistës MAPO, bashkë me zgjedhjen redaksionale, janë një kurorë e mirë. Nëntë janë burrat e përzgjedhur, një numër qëllimisht folklorik, si për të ilustruar përmasën e legjendës e cila ka zënë vend shpesh në historinë tonë.

78 DORESHKRIMI

PREÇ ZOGAJ: 21 JANARI IM Preç Zogaj, autor tashmë autoritar i eseve politike në letrat shqipe, na sjell edhe kësaj here dëshminë e tij, jo vetëm mbi ngjarjet por edhe jehonën e tyre te ai dhe te

4

të tjerët. 21 janari me dhunë e gjak, por edhe me remord, siç e quan Zogaj, vjen në këtë narracion të kuruar me aq sqimë, bashkë me zgjedhjet vendore dhe betejën e Tiranës, por edhe sagën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ngjarjet janë të ndryshme, por stili dhe gjuha e Zogajt të përhershmet: të pamundura për t’u shmangur.

66 profil

Shqiptarja fluturuese Historia e Desdemona Ellinas Agari gruaja e vetme shqiptare që ja ka dalë të plotësojë ëndrrën për të qenë pilote. Nëna e dy fëmijëve që jeton në SHBA rrëfen planet për tu bërë pjesë e garave aerobatike dhe akrobacive në ajër... Desdemona, gjimnazistja e “Petroninit” që ëndërronte të bëhej astronaute thotë se ka realizuar përgjysmë ëndrrën e saj duke u bërë pilote.


54 LEXIME/ Sokol Balla

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash Shumëkush nuk e mban mend Sokol Ballën si fëmijë - aktor. Sepse vetë gazetarit nuk i ka shkuar ndonjëherë në mendje, që në ndonjë nga intervistat e veta të flasë për atë verë, kur ai ishte një nga dhjetëra fëmijët që morën pjesë në xhirimet e filmit “Në ditët e pushimeve”, që rrëfente ngjarje nga një kamp pionierësh. Krahas disa fëmijëve të tjerë në atë film është dhe Sokol Balla, që ndryshe nga fëmijët e tjerë në film, nxirrte nga çanta e rrobave një dëng të madh librash dhe i vinte mbi komodinë.

82

32

RAPORTI BRITANIK 1932 Kur Shqipëria e refuzonte ‘Bashkimin Europian’ QETËSIA mbizotëroi në Shqipëri gjatë këtij viti. Nuk do të thotë se ishte një vit i mbarë – aspak. Gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Të korrat ishin të varfra; eksportet pothuaj arritën në pikën më të ulët, ndërsa importet treguan rënie, më së shumti si rezultat i përfundimit të afërt të shpenzimeve në punët publike nga huaja italiane. Buxheti ku, si zakonisht, të ardhurat ishin shifra të sajuara, ishte në deficit, edhe pse nuk paraqitet shuma e shkurtuar. Nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. HISTORIOGRAFI 10 betejat vendimtare të historisë Betejat fitojnë luftëra, përmbysin frone, rivendosin kufijtë. Çdo periudhë e historisë njerëzore ka përjetuar beteja që kanë modeluar ta ardhmen. Betejat ndikojnë në përhapjen e kulturës, qytetërimit dhe dogmës fetare. Ato sjellin armë, taktika dhe udhëheqës që do të komandojnë konfliktet e ardhshme

10 DESHMIA

Mehmet bej Alltuni, profili i një antikomunisti në mërgim M’u dukte nji mungesë detyre e do të kishe pasë bremje ndërgjegjejet mos me u lanë pasardhësave episode të jetës së këtij njeriu. Nji ditë të bukur prandveret të vjetës 1949, ndërsa kryejshe punën e përditshme, Burton Rain më dorëzon listën e të arratisunve të porsambrrijtun në Trieste. Më ra në sy emni i Mehmet Alltunit, për mâ tepër vendi i ardhjes: Aleksandri, Egjipt.

10 JETE

PERPARIM FUGA: Afrika ime Në zbulim të Afrikës. Asaj bërthamore. Gjatë misioneve të inspektimit të minierave me uranium dhe centraleve atomike për llogari të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë atomike, mes mrekullive të kontinentit të zi. Fizikani bërthamor, Përparim Fuga shkon më tutje, duke e zbuluar Afrikën përtej detyrës; në aventurën përmes një vendi të pazbutur, natyrës kryeneçe dhe të epërme larg qytetërimit. Atë që ai do ta quajë një përvojë që ndodh një herë në jetë.

26 PYETESORI 33/AGRON GJEKMARKAJ

Duhet një Wikileaks shqiptar; hapje e dosjeve Hulumtuesit e tekstit janë të paktë në Shqipëri; ata që quhen kritikë. Këtu bëhet fjalë për tekstin si të tillë, me simbolikën, zhvendosjet dhe enët e komunikimit letrar, e jo për dogmën në tekst, qëmtues të kësaj të fundit kemi sa të duash, e bash për këtë tranzicioni i kritikës letrare në Shqipëri ka qenë i vështirë. Agron Gjekmarkaj hyn te të parët, ende racë e rrallë, dhe për këtë edhe shumë e çmuar.

5


foto e muajit

Kryeredaktor: Alfred Lela Editor Vladimir Karaj Editor i fotografisë Armand Sallabanda Design & Layout Florenc Elezi Bashkëpunuan Iva Tiço Suadela Balliu Vladimir Karaj Blerta Hyska Korrektore letrare Bruna Meno Lila Plasari Bashkëpunëtorë të posaçëm: Fotot e muajit: LSA Columns economicus Ardian Civici nostalgjia e zogajt Preç Zogaj kodra mbas bregut Ardian Ndreca ju flet tirana Albert Nikolla im(press) Gilman Bakalli

YEs, he can.

Wall Street journal

Në facebook Shpend Limoni Shqipnia me status të kandidatit në kohën kur shkrimtari ma i madh i saj, Ismail Kadare, është lodh’ nga statusi i kandidatit ... nëse kësaj legjende të gjallë i vyn pak përkrahje për nesër, prej meje e ka pa rezervë.... Marsel Lela Je kinez? E meriton çmimin Nobel.

6

Ardi Pulaj Shprehje e re për të nëvlerësuar/ përbuzur dikë: “Ti ke po aq vlerë sa ka progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë” :) Edi Lesi Shqiperia, kandidat për në BE. Lajm i madh, sikur edhe me 1000 kushtëzime të ishte. Ikje nga kryqëzimi lindje-perëndim, më afër

Brukselit. Erion Dervina Mos ka pasur ndonjë nismë “një polic, një buzëqeshje”sot? Erion Kristo Do ndryshoj borinë e makinës e në vend të saj do regjistroj breshëri kallashnikovi... jam i sigurt që në Shqipëri do funksionojë... nuk do ketë asnjë aksident...

Botimi i gazeta MAPO E përmuajshme Politike dhe kulturore çmimi 300 lekë Nëntor 2012 Viti VII botimit Nr. 10 (257) Email: maporevista@gmail.com Marketing Vera Perleka Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com Shpërndarja Robert Mane Tel: 06820 55 440 Adresa Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70, Tirana, Albania Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

maporevista@gmail.com

www.mapo.al


7


Libri i ri i

Në kërkim të zgjedhjeve të humbura

NË KËRKIM TË ZGJEDHJEVE TË HUMBURA

PreÇ zOgajt

www.uet.edu.al info@uet.edu.al

Çmimi 1000 L

Preç Zogaj, autor tashmë autoritar i eseve politike në letrat shqipe, na sjell edhe kësaj here dëshminë e tij, jo vetëm mbi ngjarjet por edhe jehonën e tyre te ai dhe te të tjerët. 21 janari me dhunë e gjak, por edhe me remord, siç e quan Zogaj, vjen në këtë narracion të kuruar me aq sqimë, bashkë me zgjedhjet vendore dhe betejën e Tiranës, por edhe sagën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. 8 ISBN:978-99956-39-72-3 978-99956-39-72-3 ISBN

9 789995 639723

PREÇ ZOGAJ

tekst

NË KËRKIM TË ZGJEDHJEVE TË HUMBURA esse politike

PREÇ ZOGAJ SPARTAK NGJELA


editorial Fantazmagoria e historisë Alfred Lela

Kjo revistë ka në kopertinën e këtij numri një përzgjedhje burrash. Në një tjetër të dy muajve më parë, ka patur një galeri zonjash. Mund të qortohet kjo nga elitistët si një rënie në batakun e folklorizimit të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Gjithsesi. Ky është një monolog, në fund të fundit, dhe mund të jetë edhe i gabuar. Ndoshta kemi bërë mirë që, në mënyrën tonë, me aq sa mundemi, kemi stampuar në fytyrën e këtyre muajve dhe këtij viti, përthyerjen tonë mbi historinë dhe personazhet që e bënë atë. Geraldina, një konteshë hungareze që u bë Mbretëresha e Shqiptarëve, ishte zgjedhja e revistës MAPO në numrin e shtatorit. Të ftuarat e forumit të këtij numri i kanë pikasur xhunglës së historisë profilet e Zogut, Nolit, Konicës, Gjon Milit, Berishës, Rugovës, Enver Hoxhës, At Zef Pllumit, Lasgush Poradecit. Nuk është se kjo përzgjedhje përbën e as bën historinë, më shumë se kaq jep një projeksion

të historisë te 10 individë-gra. Të lë të kuptosh sesi historia nuk është kurrë finale, ajo zhvillohet paralelisht me historiografitë zyrtare që i zënë vendin njëratjetrës, vetëm përkohësisht. Të dyja, historia dhe historiografitë, duken se bëjnë jetët e tyre, por përjetësinë e fiton vetëm historia. Nuk ka si shpjegohet ndryshe se si kundërshtarë të përgjakshëm, mohues të mëdhenj të njëritjetrit, shfronësues e të shfronësuar, persekutues e të persekutuar, rrinë bashkë, në një paqe të trazuar, në përzgjedhjen e këtij numri. Fantazmagorik, por historik ky panteon. P.S. Pse Gjon Mili dhe Ibrahim Rugova, njëri shqiptar Amerike dhe tjetri Kosove, në këtë seleksion Shqipërie. Sepse historia e Shqipërisë nuk është bërë asnjëherë ekskluzivisht brenda kufijve të ‘Shqipërisë londineze’. E tillë do të ishte e paplotë, dhe vetëm historiografi. 9


Cover story

Në këtë listë janë disa; ka edhe të tjerë, sigurisht. Ndoshta bëheshin edhe 100 sa ç’janë vitet e Pavarësisë, por kaq sa kanë qëmtuar të përzgjedhurat e revistës MAPO, bashkë me zgjedhjen redaksionale, janë një kurorë e mirë. Ne dhe të tjerë, do të kishin dashur në këtë listë, ndoshta, edhe Gjergj Fishtën, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Aleksandër Moisiun, Martin Camajn, Vincens Prendushin, Petro Nini Luarasin e ndonjë tjetër, por natyra e këtij seleksioni nuk është shterruese, siç nuk janë të tilla këndet nga mund të shihet historia. Nëntë janë burrat e përzgjedhur, një numër qëllimisht folklorik, si për të ilustruar përmasën e legjendës e cila ka zënë vend shpesh në historinë tonë. Nuk jemi duke ndërtuar një legjendë tjetër. Gratë dhe vajzat ‘seleksionuese’ kanë zgjedhur burrat sipas një legjende të tyre që është sa personale, aq edhe kombëtare, sa e brendshme aq dhe e mësuar. 10


Faik Konica Europiani i vetmuar

Odeta Barbullushi Ne nuk dimë ende ç’të bëjmë me Faik Konicën. T’i ngremë një monument, siç propozonte Noli në Parlament, apo të merremi me shumëfishësinë e figurës së tij dhe me natyrën e tij kontraversale. Shumica e studiuesve kur flasin për Konicën, numërojnë profesionet e kontributet e tij të shumta, si: publicist, botues, shkrimtar, diplomat e poet. Gjatë jetës së tij, ai ka ndërruar fe, vendbanime, qytete, ka shkruar nën pseudonim dhe ka ndryshuar pozicionet politike duke kaluar nga njëri pol në tjetrin. Ka kaluar nga një realitet politik në tjetrin, nga sistemi i perandorive në sistemin e shteteve kombe, nga një klasë në tjetrën, nga një gjuhë në tjetrën, nga një zhanër shkrimesh në tjetrin. Më shumë se cilido intelektual tjetër shqiptar para dhe pas tij, Konica ka qënë i huaj në kulturën shqiptare, e po prapë njohësi më i mprehtë e më pasionant i saj. I huaj, pikërisht sepse ishte më i vetëdijshmi, më i kthjellëti dhe patjetër pararendësi i asaj ç’ka do të vinte në një kohe kur shqiptarët nuk ishin asnjëra prej këtyre. Mendoj që ai konsumoi jetën e tij për të lindur një kulturë perëndimore për kombin e tij, prej të cilit nuk pati shumë gëzime e të mira e prej të cilit me koshiencë të plotë zhgënjehej vazhdimisht. Janë shumë të debatueshme pozicionet e tij politike të kundërta në momente kyçe të historisë së shtetit shqiptar. Besoj që kundërthëniet e jetës politike të Konicës janë produkt i realitetit shqiptar të kohës, por dhe i përpjekjeve për t’i ikur atij realiteti, i konfliktit copëtues mes lirisë së intelektualit evropian dhe detyrës së intelektualit ballkanas të shekullit të njëzetë për të kontribuar për ndërtimin e vendit të tij. Mendoj se në çdo moment dhe në çfarëdo qëndrimi politik që ka mbajtur, Konica ka qënë shumë i vërtetë e konseguent, ndoshta i vetmi intelektual i vërtetë i periudhës së parë menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë. Po të kemi parasysh se ai u rrit dhe iu desh të punonte me shqiptarët, të cilët siç i përshkruan gazetari dhe romancieri Joseph Roth, ‘më parë nxjerrin koburen sesa fjalën që mendojnë nga goja’, Konica mund të konsiderohet më trimi. Konica ishte i pari që solli të

menduarin kritik e humanist në kulturën shqiptare e që lëvroi gjuhën shqipe më një zhdërvjelltësi e bukuri të papërsëritur më. Vepra e tij, e fragmentizuar, e papërfunduar, e ndërthurur tekstualisht, e shpërndarë gjeografikisht dhe e larmishme në zhanër siç është, përshkohet nga tensioni mes të qënit avanguard në kulturën e tij dhe përpjekjeve idealiste për t’u përfshirë e për ta ndryshuar atë. E papërfunduar dhe ende e pa-inventarizuar plotësisht, vepra ‘Konicë’ prodhon vazhdimisht: çdo lexim e rilexim është sa vjen e më aktual. Kjo jo domosdoshmërisht sepse shqiptarët nuk kanë ndryshuar qe në kohën e shkrimeve të Konicës, por sepse këto të fundit flasin për tema universale, po aq sa i flasin shpirtit e mendësisë shqiptare. Si shumë intelektualëve të Rilindjes e brezit të parë pas Rilindjes, atij iu desh të punonte në dy fronte: t’i fliste Evropës e Perëndimit për shqiptarët e Shqipërinë, dhe njëherazi t’i fliste shqiptarëve e t’u hapte sytë për të ndryshuar jetët e tyre e të bëheshin qytetarë të Evropës e botës. Konica ka shkuar përtej kësaj: me punën dhe jetën e tij ai u bë shembulli i shqiptarit të kulturuar e të ditur në Perëndim dhe u bë shembull i njeriut modern e bashkëkohor për shqiptarët. Ndoshta Konica nuk është hero në kuptimin që fjala ka rëndom; e aq më pak hero kombëtar. Por ai i pararendi dhe u përpoq të mbruante për shqiptarët e tij një kulture lirie ku heronjtë janë të tepërt. Prandaj një monument do të ishte shumë pak për të. Besoj do t’i pëlqente që ta lexonim e ri-lexonim me mendje e zemër të hapur. *Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.

E pakufishme kultura e tij, plot dritë mendja Helena Kadare Për mua njeriu i shekullit është Lasgush Poradeci. Të flasësh për të është një ndërmarrje sa emocionante aq dhe e pamundur. Përpiqesh të jesh e saktë, por pikërisht kur kujton se e gjete fillin që të çon tek ai, të ka rrëshqitur krejt nga

Ndoshta Konica nuk është hero në kuptimin që fjala ka rëndom; e aq më pak hero kombëtar. Por ai i pararendi dhe u përpoq të mbruante për shqiptarët e tij një kulture lirie ku heronjtë janë të tepërt

Një gjë megjithatë mbetet e pandryshueshme: Ne, brezi i viteve ’60, ishim të shenjuar prej vargjeve të tij. Lasgush Poradeci ishte për ne liria, ishte dashuria, sfida e gjithkujt. Edhe pse studentë letërsie, në leksionet tona emri tij mungonte dramatikisht

11


Lasgush Poradeci, Fototeka KombĂŤtare Marubi

12


duart. Është normale kjo, do të thosha. Sepse përmasat e poetit të madh janë të tilla që nuk mund t’i rrokësh me një vrojtim të shpejtë. Një gjë megjithatë mbetet e pandryshueshme: Ne, brezi i viteve ’60, ishim të shenjuar prej vargjeve të tij. Lasgush Poradeci ishte për ne liria, ishte dashuria, sfida e gjithkujt. Edhe pse studentë letërsie, në leksionet tona emri tij mungonte dramatikisht. Me mënyrat e fshehta të asaj kohe, (më të fshehta se fshehtësia, do të thoshte ai) ia gjenim poezitë, i mësonim përmendësh e ia kalonim njëri-tjetrit, kur ndiheshim të dashuruar, të trishtë apo të çoroditur. Ishte kjo një lloj rezistence për atë që na ndalohej. Gjendjet e tij të trazuara shpirtërore, ne i përvetësonim sakaq sepse i quanim tonat. Meqenëse nuk dinim ku ta kërkonim, me atë status enigmatik e të pangjashëm me askënd, për ca i vdekur, për të tjerë i gjallë, dinim veç që ishte i padashur nga shteti, dhe bash për këtë na dukej se bënim sfidën e madhe, duke e ruajtur çdo fjalë të tij, siç ruhet kandili i ndezur, që kërcënohet nga fikja. Ky ishte Lasgushi për ne. Kam patur fatin ta kapërcej atë prag aq të ëndërruar, që të çonte tek ai. Ishte Ismail Kadare, në atë kohë i njohuri im intim, më pas burri i ardhshëm, që më krijoi këtë mundësi. Mundësinë të dëgjoja nga goja e poetit mendimet më brilante dhe më ekstravagante, që do linin gojëhapur shumë mendje të ndritura. E pakufishme ishte kultura që zotëronte, e hapur e plot dritë mendja e tij. Fliste bukur dhe lirshëm, plot figura, me shkujdesjen e një princi, që nuk e njeh kufizimin. Diku ironik, i vrerët dhe i patrajtueshëm, diku i ëmbël si vetë poezia që krijonte, kur largoheshe prej tij ndieje se ishe bërë më i lirë si njeri dhe se në zemrën tënde kishte lindur shpresa për një botë më të mirë. *Shkrimtare.

Ibrahim Rugova Me vdekjen i dha popullit të tij një shtet

Dhurata Shehri Jo rrallë letërsia dhe politika janë bërë bashkë në një vepër, në një periudhë, në një letërsi të tërë, por edhe në një njeri. Shembulli, për të mos e kërkuar larg, është letërsia e politika shqiptare. Gjesti i bashkëngjizjes: i lashtë, që nga Bogdani,

e deri tek Rugova. Atëherë kur askush nuk besonte më se shqiptarët mund të kishin mundësi të krijonin një tjetër shtet përtej së ashtuquajturës “Shqipëri Londineze”, pa ushtarë, pa gurë, pa pushkë, me fuqinë më të madhe që njihte, fjalën, ish- Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, shpalli pavarësinë e saj. Unë nuk e njoh mirë historinë, por i besoj kujtesës, e sipas kujtesës, Ibrahim Rugova ndoshta është i vetmi burrë shteti ndër shqiptarë që aksionin e tij për të krijuar një shtet e shtriu përtej vdekjes. Ceremonia e largimit të tij nga jeta, shënon lindjen de facto të shtetit të ri të Kosovës. Kjo heroikë e rrallë ndër heroizmat apo pseudoheroizmat e shqiptarëve, ndoshta është gjesti politik i fundit i njërit prej burrave më të mëdhenj shqiptarë të këtyre 100 vjetëve. *Studiuese. Pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Unë nuk e njoh mirë historinë, por i besoj kujtesës, e sipas kujtesës, Ibrahim Rugova ndoshta është i vetmi burrë shteti ndër shqiptarë që aksionin e tij për të krijuar një shtet e shtriu përtej vdekjes

At Zef Pllumi

Misionari i Panteonit të 100 viteve Arta MARKU “Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue… Mbaruen të tjerët, mbarojm na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë… Fra Zef, un jam sot për sot superjor: po të jap urdhën: ik, rrno. Vetëm për me tregue!”. Pasi i mbijetoi ferrit komunist përgjatë 26 viteve, At Zef Pllumi përmbushi e misionin e dëshmitarit, pikërisht ashtu siç e kishte urdhëruar eprori i tij At Martin Sirdani. Por nuk është thjesht ky mision i përmbushur, - shumë më tepër sesa në favor të vetes dhe të të ngjashmëve të tij, në favor të njerëzimit, - që e bën atë të denjë të renditet në “Paneonin e 100 viteve”. Nuk ishte as edhe jeta që çoi në zgrip të mbijetesës as torturat që vuajti, të tilla sa edhe fantazia më e epërme e shkrimtarëve të mëdhenj e ka të vështirë t’i trillojnë. Më shumë se kaq, ishte urtia e madhe e At Zef Pllumit (perifrazoj diçka që kam lexuar të shkruhet për të) e cila nuk e cyti t’i shmangte apo t’u ikte torturave, problemeve me të cilat jeta e përballi, por t’u bënte qëndresë. Po, ai ishte njeriu i qëndresës. At Zef Pllumi, një lloj i ngjashmi me Krishin (E ç’ndryshim kishim na ndër ato çaste, prej Krishtit?-hamendëson vetë i varur në degët e një

Më shumë se kaq, ishte urtia e madhe e At Zef Pllumit (perifrazoj diçka që kam lexuar të shkruhet për të) e cila nuk e cyti t’i shmangte apo t’u ikte torturave, problemeve me të cilat jeta e përballi, por t’u bënte qëndresë. Po, ai ishte njeriu i qëndresës

13


Fan Noli, Fototeka e Arkivit Qendror tĂŤ Shtetit

14


peme pjeshke) mes atij grushti njerëzisht që vuajtën si ai vuajtjen e papërfytyrueshme, ishte dhe mbeti simboli i njeriut të lirë që duke e dashur lirinë, e propagandon dhe ua mëson të tjerëve; simbol i kërkimit dhe shprehjes së të vërtetës; ishte dhe mbetet vizion frymëzimi në këtë aspekt e gjithaq një hero edhe pse nuk deshi kurrë ta heroizonte veten; ishte dhe u shndërrua për të mbetur edhe sot e gjithë ditën sfiduesi i së keqes, predikues i të mirës i udhëhequr gjithë jetën e vet nga motoja Pax et bonum. At Zef Pllumi, ishte njeriu që humbi për të fituar, dhe jo thjesht për veten. Nëpërmjet kryeveprës së tij “Rrno për me tregue”, jo vetëm një kryevepër individuale, por një kryevepër mes kryeveprave në shumë aspekte, ai kreu një akt rehabilitimi për historinë e Shqipërisë. E megjithatë, sërish do të ishte i mangët arsyetimi i mësipërm për të përligjur praninë e tij në Panteon. Sepse, përtej një jete të pazakontë dhe një kryevepre pak të krahasueshme, përtej mesazheve që përçoi qoftë nëpërmjet njërës e qoftë nëpërmjet tjetrës, përtej urtisë që e karakterizoi... At Zef Pllumi është pjesë e padyshimtë e Panteonit të 110 viteve edhe për të qenit një figurë intelektuale e kompletuar e pasqyruar në qindrat e faqeve që i la si trashëgimi nëpërmjet titujve jo të paktë të librave që jeta që bëri e lejoi t’i shkruante. *Gazetare. Kryeredaktore e revistës ‘Psikologjia’.

Enver Hoxha

vrasje të panumërta, për të cilat në kujtime nuk shfaq asnjë pendesë. Bonifikoi vendin, pa parë çmimin njerëzor dhe ekonomik. Emancipues i femrës shqiptare. Industrializues i një vendi agrar, që megjithatë nuk arriti të mbijetonte. Alfabetizues i popullsisë, me metoda ushtarake, por rezultative. Përhapës i mjekësisë dhe higjienës aty ku nuk kishin konceptin e banjos brenda. Unifikues me metoda drakoniane i një kombi, individët e të cilit deri në ardhjen e tij vetëklasifikoheshin sipas krahinës së prejardhjes. Nën sundimin e tij, u krijua standardi i gjuhës. Politike? Por sot është e vetmja që na bashkon në katër skajet e globit.  E mori drejtimin e Shqipërisë me tetëqind mijë banorë, dhe kur ra sistemi i tij diktatorial, e la me tre milionë. Numrat na bënë për herë të parë faktor në politikën botërore dhe Ballkan. Pasi para së gjithash, politika është numra. A ia vlejti çmimi që paguam? Sër Reginald Hibbert në librin e tij «Fitorja e hidhur» thotë: «Hoxha e fiksoi Shqipërinë në fytyrën e globit. Askush nuk mund ta zhbëjë, apo ndryshojë kufijtë e saj. A ia vlejti çmimi i gjakut që shqiptarët paguan? Kjo është një përgjigje që do ta japin brezat që do të vijnë. Shqiptarët e sotëm, janë shumë afër gjakut që të mund të gjykojnë paanshmërisht». *Gazetare. Moderatore e ‘Shqip’ në Top Channel.

Organizator i Luftës Nacionalçlirimtare, e rreshtoi vendin me fuqitë fituese dhe shmangu ndarjen e tij. I paepur në luftën për pushtet, i pamëshirshëm me kë quante armik, i atribuohen vrasje të panumërta, për të cilat në kujtime nuk shfaq asnjë pendesë. Bonifikoi vendin, pa parë çmimin njerëzor dhe ekonomik

Gjon Mili

Plazmuesi i karakteristikave Gjeniu shqiptar dhe deformimeve të shqiptarëve Luljeta Lleshanaku

Rudina Xhunga Nuk kam asnjë dyshim që Enver Hoxha i ka dhënë më shumë se çdo burrë tjetër, fytyrën e tij këtij 100-vjeçari. Ai jo vetëm dominoi skenën politike në gjysmën e ekzistencës së shtetit shqiptar, por edhe plazmoi shumë nga karakteristikat apo deformimet që ne shqiptarët shfaqim ende sot. Organizator i Luftës Nacionalçlirimtare, e rreshtoi vendin me fuqitë fituese dhe shmangu ndarjen e tij. I paepur në luftën për pushtet, i pamëshirshëm me kë quante armik, i atribuohen

Besoj se listës së personaliteteve më të rëndësishëm shqiptarë duhet t’i shtohet emri i fotografit Gjon Mili, të cilin e kanë cilësuar “gjeniu i fotografisë”. Me pak fjalë, historia e Gjon Milit është e tillë: ka lindur në një fshat të Korçës në vitin 1904. I ati ka qenë Vasil Mili, dhe e ëma Viktori Cekani. Në vitin 1923, pasi kalon një pjesë të rinisë së tij në Bukuresht, me ndihmën e një kushëririt, Gjon Mili shkon në SHBA. Atje diplomohet në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, për inxhinieri elektrike. Në vitin 1939, Mili punësohet në revistën LIFE si fotograf. Fotot e tij, shumë shpejt u bënë fytyra e revistës së famshme LIFE. Ndër to, përveç yjeve të Hollivudit dhe personaliteteve politikë amerikanë, të

Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë të famshëm nëpër botë, të cilët të fusin në dilema kur është puna për të zgjedhur midis tyre (Aleksandër Moisiu, Xhon Belushi, p.sh), e veçoj Gjon Milin për inovacionet e tij: Mili revolucionarizoi shkencën e fotografisë por edhe gazetarinë e imazhit

15


Ahmet Zogu, Fototeka KombĂŤtare Marubi

16


papërsëritshme mbeten ato të Picaso-s, Pablo Casals, Federico Fellini-t dhe kriminelit të Luftës së Dytë Botërore, Adolf Eichmann-it. Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë të famshëm nëpër botë, të cilët të fusin në dilema kur është puna për të zgjedhur midis tyre (Aleksandër Moisiu, Xhon Belushi, p.sh), e veçoj Gjon Milin për inovacionet e tij: Mili revolucionarizoi shkencën e fotografisë por edhe gazetarinë e imazhit. Më konkretisht, Gjon Mili qe i pari që përdori instrumentet stroboskopike, për të kapur sekuenca lëvizjeje në një fotografi të vetme. Ose më qartë, ai arriti të zbulonte teknikën e lëvizjes në një shkrepje të vetme, teknikë që sot aplikohet lirshëm nga gjithë mjeshtrit e fotografisë. I famshëm është cikli i fotografive që Mili realizoi me Pikason, i cili titullohet “Vizatime me dritë”. Dhe ta mendosh pastaj, që të gjithë eksperimentet e tij, Mili i realizoi në një kishë të braktisur në Montclair, të Neë Jersey-t, të cilën e ktheu në laborator. Shpikjet e tij, shërbyen e shërbejnë si shkollë për të gjithë brezat e fotografëve. Dhe një detaj mjaft interesant në opinionin tim, është fakti që Gjon Mili, vazhdoi të mbante të njëjtin emër “Gjon”, pa e ndryshuar dhe pa e përshtatur në anglisht, me gjithë vështirësitë e shqiptimit në gjuhën e re. Gjithashtu, në çdo jetëshkrim të tijin, vihet në dukje kombësia e tij shqiptare, “apo gjeniu shqiptar” (siç e quan dramaturgu irlandez Sean O’Casey), një fakt që me sa duket, vetë Mili e ka mbrojtur me forcë deri në fund të jetës, e që thotë shumë për personalitetin e tij. *Poete.

Ahmet Zogu

Shtetformuesi dhe garantuesi i Pavarësisë së Shqipërisë   Belina Budini Pyetjes suaj, nëse do të më duhej të zgjidhja një burrë, më të shquarin në këto 100 vjet Pavarësi, jam e detyruar t’i përgjigjem vetëm me një emër dhe për më tepër duhet që ky emër të jetë një burrë. Një nga emrat që i përmbush kushtet tuaja por edhe të miat është ai i Ahmet Zogut. Përzgjedhjen time e bëra në fushën e veprimit dhe jo të

mendimit, ku sigurisht do të kishte qenë shumë më e vështirë të nxirrja vetëm një emër. Mbetet prapë një zgjedhje e vështirë, duke ditur që nuk ka figurë shqiptare me aksion politik dhe shtetëror që të mos ketë një anë të errët. Edhe figura e Ahmet Zogut ka dritëhijet e veta. Mirëpo, emri i tij del natyrshëm në krye të listës së shtetarëve të periudhës së pavarësisë, si ati ynë themelues. Akti i Pavarësisë ka burrat e vet themelues, ndër të cilët pa dyshim më i shquari është Ismail Qemali, simboli ynë i parë i pavarësisë, por pa shtet. Shtetin Shqipërisë së pavarur, pas dështimeve të njëpasnjëshme, mundi t’ia jepte vetëm Ahmet Zogu. Në këndvështrimin tim, emri i Ahmet Zogut duhet të dalë natyrshëm në krye të listës si shtetari ynë themelues, megjithëse një vlerësim i tillë për Ahmet Zogun ka gjasa të konsiderohet ende gjerësisht si fare i panatyrshëm. Mohimi që i është bërë kësaj figure nga Enver Hoxha dhe historianët pranë tij që konstruktuan historinë e Shqipërisë është vetëm njëra arsye pse tingëllon i panatyrshëm një vlerësim realist dhe objektiv përkundrejt Ahmet Zogut. Arsyeja tjetër pse ende nuk i jepet një vend nderi në histori Ahmet Zogut ka të bëjë me paaftësinë e trashëgimtarëve të Hoxhës për t’u ndarë nga figura e tyre e babait, që sigurisht mishërohet tek Enveri më shumë sesa tek Ismail Qemali. Pikërisht ky mohim i djeshëm dhe kjo rezistencë e sotme ndaj njohjes dhe vlerësimit të figurës së Ahmet Zogut, më nxit të sugjeroj emrin e tij si burrin më të shquar në këta 100 vjet pavarësi, si formë drejtësie e munguar përkundrejt një figure me kontribute faktike në sendërtimin e shtetit shqiptar në kuptimin e strukturës institucionale dhe ligjore, por edhe të simbolikës së shtetit në arenën ndërkombëtare, duke u bërë jo vetëm shtetformuesi por edhe garantuesi i pavarësisë së Shqipërisë. Nëse kaq është pak për ta njohur si burrë shteti ose at themelues një figurë, atëherë duhet të vihemi në kërkim të miteve dhe jo të vërtetave historike. *Studiuese. Pedagoge e Shkencave të Komunikimit në UET.

Fan NOLI

I pari dhe i fundit Demokrat

Një nga emrat që i përmbush kushtet tuaja por edhe të miat është ai i Ahmet Zogut. Përzgjedhjen time e bëra në fushën e veprimit dhe jo të mendimit, ku sigurisht do të kishte qenë shumë më e vështirë të nxirrja vetëm një emër

Çfarë vetish kish Noli që politikani ynë tipik duhet t’i ketë, por s’i ka dhe s’i ka pasur ndonjëherë këtyre 100 vjetëve? Noli, me gjithë veprimtarinë intensive fetare, është i vetmi politikan i yni të cilin thellësisht e katërcipërisht mund ta quash humanist të vërtetë

Eda Derhemi Pa dyshim që Noli nuk është figurë që ka sunduar

17


Gjon Mili, Foto LIFE

Ka pasur figura që kanë qëndruar më gjatë, ka pasur figura që kanë patur rol më të fortë, por asnjëra prej tyre e zgjedhur demokratikisht, në një skenë konkuruese. Arsyeja e dytë është se gjatë qëndrimit të tij në politikë, Shqipërisë dhe shqiptarëve u kanë ndodhur transformimet më të rëndësishme në histori, pas shpalljese së Pavarësisë

Sali Berisha

Nëpërmjet konkurencës Grida Duma Sali Berisha për të paktën tri arsye. Arsyeja e parë: ka arritur të jetë figurë politike dominuese për më shumë se njëzet vjet; figurë publike e rëndësishme, për më shumë se 30 vjet. Por, mbi të gjitha, nga pikëpamja politike, ndryshe nga të gjitha figurat e tjera të këtij shekulli, ka dominuar duke qenë konkurues, duke fituar në një sistem të hapur dhe demokratik, në zgjedhje të lira. Koha e gjatë e qëndrimit në poli-

18

tikë dhe mënyra e zgjedhjes e bëjnë atë figurën politike dominuese. Ka pasur figura që kanë qëndruar më gjatë, ka pasur figura që kanë patur rol më të fortë, por asnjëra prej tyre e zgjedhur demokratikisht, në një skenë konkuruese. Arsyeja e dytë është se gjatë qëndrimit të tij në politikë, Shqipërisë dhe shqiptarëve u kanë ndodhur transformimet më të rëndësishme në histori, pas shpalljese së Pavarësisë. Demokratizimi i vendit, Shqipëria në prag të një vendi të zhvilluar, hapat kryesorë të integrimit europian, Shqipëria anëtare e NATO-s. Gjithashtu, gjatë qeverisjeve të Berishës, Shqipërinë e ka vizituar një Papë dhe një president amerikan. Arsyeja e tretë, nga pikëpamja e progresit personal, arritjes personale, Sali Berisha përfaqëson vetërealizimin si person, duke plotësuar kapacitetin e qenies njerëzore në profesionin e tij të mjekut, dhe më pas në politikë. *Sociologe. Zc/ministre e Integrimit.


politikën shqiptare. Për ata që kanë sunduar apo sundojnë ende, s’kam gjë të mirë të them, dhe bilanci politik i këtyre 100 vjetëve më jep shije të hidhur. Kemi siguruar vetëm diçka, për të cilën i detyrohemi thellësisht Nolit e pakkujt tjetër si ai: ekzistojmë e njihemi si shtet. Të tjerat janë broçkulla politike. Zgjodha Nolin, se është ndër të paktat figura politike të admirueshme të këtyre 100 vjetëve, kur shpesh na duhet të arratisemi deri tek Skënderbeu që të gjejmë një model politik. Gjithashtu, sepse Noli është kontrasti më i mirë me tipiken në politikën tonë të këtyre 100 vjetëve; Noli sikur ekziston që t’u kujtojë politikanëve të sotëm: “e shihni sa keq dukeni pas 100 vjetësh pavarësi; sot ju jeni më pak demokratë e përparimtarë, më pak të shkolluar e të aftë sesa një, ‘koleg’ i shekullit të shkuar!” Çfarë vetish kish Noli që politikani ynë tipik duhet t’i ketë, por s’i ka dhe s’i ka pasur ndonjëherë këtyre 100 vjetëve? Noli, me gjithë veprimtarinë intensive fetare, është i vetmi politikan i yni të cilin thellësisht e katërcipërisht mund ta quash humanist të vërtetë. Përcjell në gjithë edukimin, veprën dhe qëndrimin e vet politik, respekt për lirinë dhe aftësitë njerëzore në përgjithësi, dhe të shqiptarit në veçanti, dhe lufton për realizimin e këtyre vlerave gjithnjë në brazdën më progresive e demokratike, duke krijuar profilin e një politikani liberal. Unë nuk besoj se dështimet e Nolit lidhen me utopitë e tij për Shqipërinë e shqiptarët, apo me të qenët në emigracion a kontaktin e pakët me të, por me faktin se humanizmi tek ai nuk është vlerë e shtuar të cilën ai e heq mënjanë kur kushtet s’ia lejojnë, por është vetë qenia kundër së cilës ai nuk del dot. Përkushtimi i tij i thellë ndaj fjalës është po ashtu vlerë qenësore humaniste që lartëson çdo politikan. Fjala dhe arsyeja e udhëheqin, atje ku të tjerë politikanë zgjedhin dhunën dhe autoritarizmin, dhe bëhen palë me të keqen. Nga pikëpamja morale, Noli ka integritetin e një Zoti. Sado perplekse situatat në të cilat ai ka ndjekur Shqipërinë, nuk ka faqe të errëta, regresive, apo të dyshimta në historinë e tij siç ka për burra të tjerë politikë, qofshin edhe fort të zgjuar e të shkolluar. Në kuadrin e integritetit shoh edhe konsistencën e tij në veprimtaritë proshqiptare që rregullisht çojnë në sakrifica personale, aftësinë e forcën për të thënë ‘gabova’, respektin thellësisht demokratik për të ndryshmin nga vetja, dhe mungesën e fanatizmit të çfarëdo lloji, qoftë edhe kur del kundër forcash që konsideroheshin të pakundërshtueshme ato kohë. Në këtë kuadër, Noli është një figurë politike që është respektuar në shkallën më të lartë jo veç brenda, por edhe jashtë Shqipërie. Noli jep në një të vetëm politikanin progresist, konsistent, të pavarur e të paepur, burrin

që nuk ndotet në kompromis të fëlliqur për asnjë arsye, diplomatin e aftë që di të këpusë fijet që vrasin e të lidhë ato që ndihmojnë, folësin politik që nderon nëpërmjet dijes e fjalës një popull agrikulturor mbështjellë nga varfëria e injoranca. Noli është i pari dhe i fundit politikan demokrat e i plotë që kemi pasur. *Studiuese. Pedagoge në University of Illinois-SHBA.

ISMAIL KADARE Esteti i madh i shqipes së vogël

Zefina Hasani Pse Ismail Kadare? Për përmasën estetike të veprës sigurisht; për atë se u dha shqiptarëve një Shqipëri paralele, dhe i dha botës një përmasë të tjetërllojtë të shqiptarit. Ai, duke qenë estet, u bë edhe prijës estetik, politik e social. Njerëzit e kanë të vështirë të mos binden para pushtetit të së bukurës dhe lexuesit shqiptarë panë te përmasa artistike e letërsisë së Kadaresë shpëtimin fizik dhe shpirtëror. I tillë është ndikimi i tij në letrat, dhe sigurisht në historinë shqiptare, sa suksesioni, trashëgimia, ngjan e pamundur. Kadare është kthyer në atë meteorin e madh që e goditi këtë pellg të botës duke zhbërë thuajse çdo mëtues tjetër artistik, e duke mbjellë njëkohësisht farën e estetikës së tij të pamposhtur. Kjo prodhoi një model të madh, njëkohësisht edhe ta paarritshëm. Kjo shpjegon një pjesë të xhelozisë në qarqet intelektuale e letrare të vendit. Njëzet vjet pasi komunizmi ra e liria erdhi, në një tranzicion që prodhoi gjithçka për penën: që nga krimet e mëdha të pasionit, vjedhjet e përllogaritura hollë, atentatet e zhurmshme politike, inccestet, makabrritet; aq shumë e aq ngjyrshëm sa jeta ia kaloi artit, letërsia nuk arriti, as të riprodhonte këtë realitet, e as të ngjizte një paralel të tij. U duk sikur realiteti u takua me simbolikën dhe kjo reshti nevojën për të bërë letërsi. Kadareja është një klasik i shqipes. Ai hyn në panteonin shqiptar nëpërmjet gjuhës, ndërsa shqiptarët hyjnë në familjen e kombeve europiane pikërisht me gjuhën. Gjuha, duke na dalluar prej të tjerëve, edhe na bashkon me ta. E gjitha duket paradoksale, në fakt, por gjuha është paradoksi përbashkues që na çoi edhe te Shqiptari edhe te Pavarësia. Në 100 vjet Pavarësi kodi i gjuhës e ngjizi edhe më tej shqipen, dhe shqipja ngjizi një kadareadë. *Gazetare

Kadareja është një klasik i shqipes. Ai hyn në panteonin shqiptar nëpërmjet gjuhës, ndërsa shqiptarët hyjnë në familjen e kombeve europiane pikërisht me gjuhën. Gjuha, duke na dalluar prej të tjerëve, edhe na bashkon me ta. E gjitha duket paradoksale, në fakt, por gjuha është paradoksi përbashkues që na çoi edhe te Shqiptari edhe te Pavarësia. Në 100 vjet Pavarësi kodi i gjuhës e ngjizi edhe më tej shqipen, dhe shqipja ngjizi një kadareadë

19


Preç Zogaj

21 janari im

Preç Zogaj, autor tashmë autoritar i eseve politike në letrat shqipe, na sjell edhe kësaj here dëshminë e tij, jo vetëm mbi ngjarjet por edhe jehonën e tyre te ai dhe te të tjerët. 21 janari me dhunë e gjak, por edhe me remord, siç e quan Zogaj, vjen në këtë narracion të kuruar me aq sqimë, bashkë me zgjedhjet vendore dhe betejën e Tiranës, por edhe sagën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ngjarjet janë të ndryshme, por stili dhe gjuha e Zogajt të përhershmet: të pamundura për t’u shmangur. Libri ‘Në kërkim të zgjedhjeve të humbura’, së shpejti në librari Ndërkaq, mesazhe të tjera apo vetë dinamika konfuze e zhvillimit të demonstratës kishin prodhuar një shtysë të kundërt me qëndrimin në vend apo tërheqjen e njerëzve nga bulevardi. Rreth njëzet minuta pasi ishim larguar unë, Milo, Ndoka dhe Dule, shi atëherë kur nuk pritej, një grup i vogël demonstruesish kishin rrëzuar mes ovacionesh derën kryesore të rrethimit të Kryeministrisë dhe kishin përparuar një apo dy hapa në oborr. Komandanti i njësisë numër 2 të Gardës, D. Shehu, u bëri thirrje me megafon të prapësoheshin, duke u kujtuar se kishin hyrë në zonat e sigurisë dhe se ndaj tyre do të veprohej sipas ligjit. Për një çast grupi i demonstruesve përballë tij as u spraps, as përparoi, por qëndroi në vend sikur po testonte vend-

20

osmërinë e oficerit. Sakaq, një njësi gardistësh me skafandra dhe shkopinj gome u hodh në sulm kundër tyre duke i shtyrë matanë portës. Siç do shihej me dhjetëra herë atë mbrëmje, të nesërmen dhe më vonë në filmimet live të disa televizioneve, ata pak njerëz të përfshirë në sprovën e kotë të shkeljes së vijës së kuqe e mblodhën mendjen dhe nuk provuan më të hynin në oborrin e Kryeministrisë. Qëndruan në territorin e tyre, që ishte trotuari dhe bulevardi. Demonstruesit e tjerë, deputetët socialistë dhe punonjësit e policisë bashkiake, që u ndodhën aty pranë, i qortuan. Një veturë shkatarraqe ishte sulur ndërkohë të hynte brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe ishte përplasur në pengesën prej be-


21


Dorëshkrimi toni të portës hyrëse. Pati hamendje sikur ishte makinë-bombë e mbushur me tritol. Trupat speciale e kontrolluan dhe nuk gjetën gjë prej gjejë. Garda e kontrollonte plotësisht territorin dhe situatën. Por nga urrejtja që ishin qëlluar me gurë, apo nga frika, teksa e mendonin taktike dhe të përkohshme tërheqjen e demonstruesve të kreut, apo kushedi për çfarë arsye tjetër, gardistët e njësisë speciale të grupit të zjarrit, ca në këmbë e ca të pozicionuar, kishin filluar të hapnin zjarr. Ne i ndjenim që nga hyrja e parkut “Rinia” breshëritë e shkurtra dhe të gjata të automatikëve. Nuk mund ta kuptonim prej aty ku ishim çfarë po ndodhte. Ngjarjet e mëdha ishin ngjizur gjithnjë përgjatë një fraksioni të vogël, të ngjeshur e të errët kohe, ku përmblidhej përpjekja dhe thirrja finale e çlirimit. Kështu kishte ndodhur kur një grusht njerëzish kishin rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Ndoshta diçka e ngjashme po ndodhte edhe tani. Ne flisnim për përmbajtje për të qenë brenda, si politikanë të demokracisë, por populli mund ta kalonte vërtet opozitën e tij. Nuk ishim në gjendje të dallonim a ishin fishekë luftarakë, plumba gome apo edhe ashtu edhe kështu, ato që po shkreheshin dyqind metra larg nesh, në thellësi të një mase tashmë të shkrifët njerëzish, që ndante vendqëndrimin tonë nga ndërtesa e Kryeministrisë. Por nuk dyshonim atëbotë se Garda po qëllonte në ajër. Në vështrimin tonë ishte një gjest i pakuptimtë, sa kohë që demonstrata po shpërndahej. Megjithatë, ndoshta dikush kishte nevojë të tregonte trimëri, ndonjë burracak kishte nevojë të mburrej. Pa përjashtuar tjetrën: atyre që në krye të herës kishin hedhur mbi demonstratën “parfumin” mbytës të gazit lotsjellës, u shijonte ta mbyllnin atë dafrungë me aromën e barutit. Për të ekspozuar kësisoj forcën e pathyeshme të shtetit përballë forcës së thyeshme të opozitës. Mirë. Le të kënaqeshin ashtu. Veç të mos urdhëronin uljen e grykave të armëve në lartësinë e trupit të njeriut. Por armët që kishin qëlluar në ajër në momentet e tensionuara të demonstratës, papritur do të uleshin në lartësinë e trupit të njeriut, kur demonstrata po shkrifërohej e po shkrehej dhe para Kryeministrisë kishin mbetur aq njerëz sa në boshllëqet e krijuara mund të hidhje valle. Tre demonstrues u vranë njëri pas tjetrit në ato sekonda fatale: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. I katërti, Aleks Nika, u godit për vdekje dhe do të ndërronte jetë pas dy javësh në një spital të Stambollit. Vrasja e Ziverit nga shefi i shtabit të njësisë speciale (Grupi i zjarrit), Agim Llupo, u filmua live nga kamerat e televizionit News24. Gardisti me një fytyrë prehistorike eci dy-tre hapa duke qëlluar sikur po i bënte nxemje automatikut të tij, pastaj u pozicionua në një si gropë para një parvazi të bodrumit të Kryeministrisë. Prej atje u pa të merrte shenjë dhe të hapte zjarr në drejtim të një mesoburri rreth të dyzetave, me pallto treçerekëshe, që ishte ndalur në bulevard, me duart në xhepa, disa metra para derës së rrethimit të jashtëm të Kryeministrisë dhe po vështronte si i habitur ndërtesën. Dukej tamam si ata vizitorët e rretheve, që ndalen të kundrojnë godinat qeveritare për të shuar kuriozitetin; dukej si dikush që ka pritur e ka pritur derisa janë rralluar njerëzit për t’iu afruar sadopak objektit të kërshërisë së tij. Si po i dukej Kryeministria? Ç’po mendonte vallë duke parë gjithë ata gardistë të armatosur në oborrin përballë? A e dallonte egërsinë dhe tërbimin në fytyrat e tyre? A

22

po i dëgjonte të shtënat? Apo ishte harruar në botën e tij, në ëndërrimet e tij? Këtë përshtypje të jepte - përshtypjen e një të shkëputurit nga zallamahia rreth e rrotull - në sekondën para se të qëllohej brinjë më brinjë, nga ana e zemrës, me një goditje profesionisti, që nuk linte asnjë mundësi shpëtimi. U shkreh sikur po përmendej, sikur po e nxirrnin nga jermi, gjithë hutim; ra në kurriz i fikur, duke i marrë me vete përgjithmonë përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, të cilat nuk do t’i ishin bërë kurrë po të mos vritej aty ku u vra. Hekuran Deda, një dibran rreth të tridhjetave, i shpërngulur me familjen në fshatin Laknas të Tiranës, qe vrarë sakaq disa metra me tutje. Plumbi i gardistit vrasës e kishte goditur në kokë, në podiumin e televizionit BBC, ku ishte ngjitur për të parë më mirë dhe ndoshta edhe për të qenë më i mbrojtur, duke shkuar me mendimin se karakollët e mediave nuk prekeshin, madje ruheshin nga forcat e rendit. Llogari fatalisht e gabuar. Plumbi e kishte gjetur atje, duke e shembur nga podiumi në trotuar; gazetari i televizionit BBC, Fatos Mahmutaj, që po e ndiqte demonstratën nga i njëjti podium, u plagos në dorë njëherësh me Hekuranin. Fati nuk deshi ta merrte atë çast në botën e të shumtëve. Por do ta degdiste në rrugët e Europës në kërkim të drejtësisë për tmerrin që i kishin parë sytë. Dyzet metra më tej, në anën tjetër të trotuarit, arma e komandantit të Gardës, Andrea Prendi, një pistoletë tip “bereta”, kishte rrëzuar përtokë një pesëdhjetë e shtatë vjeçar nga Fieri, Faik Myrtajn, dhe një tridhjetë e gjashtë vjeçar nga Lezha, Aleks Nikën. Faiku ishte qëlluar në gjoks, Aleksi në kokë. I pari kishte vdekur në vend, i dyti jepte akoma shenja jete. Ndryshe nga Llupo, Prendi nuk ishte filmuar nga kamerat e televizioneve duke hapur zjarr. Ekspertiza e FBI-së amerikane do të provonte më vonë se arma e tij kishte qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të turmës. Hetimi i mbështetur në ekspertizën amerikane dhe në provat e tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes do të provonte se Prendi, Llupo dhe pjesëtarë të tjerë të njësisë speciale kishin qëlluar mbi dyzet herë në drejtim të turmës dhe ishte një mrekulli që nuk ishin vrarë më shumë njerëz. Trembëdhjetë shenja plumbash do të gjendeshin në derën metalike të hyrjes kryesore të Kryeministrisë dhe po aq në kangjellat e pjesës veriperëndimore të rrethimit të saj. Tri predha do të gjendeshin gjithashtu në ndërtesën e UNHCR-së, që ndodhej në fund të një rrugice në anën tjetër të bulevardit, në vijë të drejtë me pozicionet e gardistëve të grupit të zjarrit. E lëshuar, me katër të vrarët sa në një anë të bulevardit në tjetrin dhe me të plagosurit që përkuleshin mbi plagët e tyre sikur nuk u besonin syve, demonstrata, aq sa kishte mbetur, po endej si e dehur midis krismave, plumbave dhe erës së barutit. Vdekja që kishte këputur katër vetë si t’u kishte rënë pika, lëvizte dredharake midis njerëzve, por askush nuk e çante kokën për të. I kishte zënë era e barutit dhe nuk u bënte përshtypje asgjë. Kam pas menduar gjithnjë se vrasjet e shpërndajnë turmën, siç shpërndan e shtëna me armë trumbën e zogjve të mbledhur në një pemë. Por nuk ishte kurdoherë ashtu. Më 21 janar kam parë njerëz që suleshin me zemërim andej nga vinin plumbat, kur shihnin fqinjin e tyre të panjohur t’u rrëzohej te këmbët. xxx Lajmin e parë për një vrasje ma dërgoi me sms Mero Baze. “Më


Preç Zogaj: 21 janari im duket e vranë njërin.” Këto fjalë shuan pamëshirshëm shijen e shakave që kishim shkëmbyer disa minuta më parë. I shikoja në ekran dhe më bëhej se celulari që mbaja në dorë ishte rënduar papritur. Unë kisha një mandatë në celularin tim. Edi Rama ndoshta e kishte marrë këtë lajm para meje. Te kullat binjake kishte disa deputetë socialistë që komunikonin me të. Megjithatë, me mendimin se nuk kisha të drejtë dhe ishte gjynah të mbaja për vete lajmin e zi, vajta dhe ia thashë ashtu siç ma kishte shkruar Bazja. Më duket kanë vrarë një njeri. Mjekra e tij me qime të shkurtra u ashpërsua si një maskë me ferra. Ashtu u duk i huaj dhe sureal. Tani ishin shumë që po i kërkonin të kthehej në zyrën e tij në Partinë Socialiste. Ai, me sa dukej, kishte disa minuta që po mendonte të njëjtën gjë. U nis me një farë nxitimi të frenuar nga njëlloj pendimi, që po i kthente shpinën një demonstrate ku nuk kishte mundur të merrte pjesë tamam dhe ku kishin ndodhur ngjarje të rënda, ende të paqarta. Pak më vonë, pasi u përpoqa pa sukses të konfirmoja vrasjen dhe të mësoja emrin e personit për të cilin me kishte shkruar Mero Baze, u ktheva dhe unë në zyrën e Ramës. Ishte hera e parë pas më shumë se një dekade që kaloja derën e selisë rozë dhe hyja në zyrën e kryetarit të saj. Ishte diçka krejt tjetër nga çfarë mbaja mend nga vizita e marsit të vitit 1997, kur bashkë me miqtë e mi të Aleancës Demokratike kishim shkuar për t’i uruar Fatos Nanos lirimin nga burgu dhe rikthimin në zyrë. Por nuk ishte momenti për të qëmtuar kontraste. Në zyrën e Ramës ishin mbledhur disa kryetarë të partive të vogla. Po diskutonin për daljen e Ramës me një deklaratë për shtyp. Dha secili mendimin e vet, si duhej bërë e çfarë duhej kërkuar. Asnjëri nuk kishte lajme të qarta për vrasje dhe plagosje njerëzish. Rama ishte ulur ndërkaq para kompjuterit në tryezën e tij të punës dhe po shkruante me nxitim. Nuk fliste njeri në zyrë. Dëgjoheshin vetëm të rrahurat ritmike të tastierës dhe zërat e ulët të komentatorëve televizivë nga një ekran në tjetrin. Rama e përfundoi shpejt deklaratën e tij, e printoi dhe doli ta lexonte para mediave në hollin e katit të parë të selisë. Ora donte edhe njëzet minuta të shkonte shtatëmbëdhjetë. Demonstrata, gjithë-gjithë, nuk kishte zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë. Sapo ishte kthyer në zyrë, kur në titrat e televizionit News24 dolën njoftimet e para për të vrarë dhe për të plagosur, që po asistoheshin në spitalin ushtarak. Ngrimë të gjithë. S’kaluan as dy-tri minuta dhe ja, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë, shefi i urgjencës në spitalin ushtarak, Sami Koçeku, konfirmoi se kishte për momentin dy qytetarë të vrarë dhe disa të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rendë. Duke përshkruar plagët e të vrarëve, ky mjek shtoi se armët që i kishin shkaktuar “duhet të jenë armë të një fuqie të vogël; do të thotë se janë qëlluar nga afër me pistoleta të vogla”. Fjalët e tij sesi na u dukën. Jetonim në regjimin e lirisë së fjalës. Gjithkush kishte të drejtë të thoshte atë që mendonte. Por dalja e këtij mjeku të urgjencës në rolin e një eksperti armësh binte erë të keqe. Duhej të prisnim për të kuptuar në çfarë roli ishte dhe kujt ia kishte hedhur topin drejt e nga spitali. Lajmi, tashmë zyrtar, se kishte të vrarë dhe të plagosur, e kishte djegur komunikatën e pakmëparshme të Ramës. Duhej hartuar urgjent një tjetër, por më parë duheshin saktësuar informatat. Kush

ishin të vrarët, ku ishin vrarë dhe si? Po të plagosurit? Sa ishin demonstrues dhe sa policë? Si ishte gjendja e tyre? Rama urdhëroi dikë të nisej urgjent me një grup deputetësh në spitalin ushtarak dhe të njoftonin prej atje situatën. Përsëri ra heshtje. Edhe ekranet i kishte pushtuar një lloj hutimi dhe zije. Dukej sikur me të vrarët e demonstratës ishte vrarë edhe fjala. Por fjala doli furishëm pikërisht prej andej nga s’pritej të dilte në atë moment. Nga Kryeministria. Sali Berisha u shfaq para mediave me një pamje të sertë e të pezmatuar. Bulevardi para selisë së qeverisë ishte larë me gjak për herë të parë gjatë njëzet vjetëve të hapjes demokratike të Shqipërisë. Ai kishte qenë në zyrë kur poshtë xhamit të dritares së tij ishin vrarë njerëz që kërkonin maksimumi dorëheqjen e tij si kryeministër. Për shkak të postit dhe vendndodhjes, ai nuk mund të hiqej dorëjashtë për vrasjet. Edhe po të ishte vërtet dorëjashtë. Nuk mund ta ndante fatin e tij nga jetët e shuara me plumb në një tip demonstrate popullore, që vetë ai e kishte modeluar e frymëzuar sa e sa herë kur kishte qenë në opozitë. Unë mendoja se në atë orë, mbi karmën e Sali Berishës, po lëshonte vellon e vet hijerëndë dhimbja, remordi dhe zija për të vrarët, që ishin nënshtetas të vendit të tij, në fund të fundit. E mendoja të tronditur dhe të alivanosur në karrigen e tij. Ndoshta nuk kam gabuar qysh prej fillimit me përfytyrimet e mia. Ndoshta Sali Berisha ishte shokuar vërtet kur ishte informuar për të vrarët. Por pastaj, në vrullin e zhvlerësimit të çdo jete përpara karriges dhe karrierës, kishte marrë vendimin e mohimit të vrasjeve nga trupat e komanduara prej tij. Akuzoi opozitën se kishte organizuar “një skenar puçist, skenarin tunizian” dhe tha: “Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur me armë të lehta. Por kjo do të faktohet shumë thjesht, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk i ka përshkuar dot shtresat. Madje thuhet, por do të shohim, se janë me silenciatorë. Këto janë të dhënat e deritanishme që akuzojnë direkt skenaristët…” U mor vesh kujt ia kishte hedhur apo kthyer topin shefi i urgjencës së spitalit ushtarak. I doli koka intrigës. Të vrarët dhe të plagosurit ishin qëlluar pra nga brenda demonstratës, me armë të vogla dhe silenciatorë, nga killer të paguar, sipas një skenari makabër të organizatorëve të protestës, me qëllim që të akuzonin kryeministrin si gjakderdhës për të justifikuar eliminimin e tij. Të luante mendja ta dëgjoje. Vetëm një kryeministër në lëmshin tokësor ia lejonte vetes të fliste para popullit të tij, në një mbrëmje të përgjakshme të historisë së tij, me “thuhet” dhe këto që “thuheshin”, që s’dihej kush i kishte thënë, t’i konsideronte “të dhëna”. Po bënte të skandalizuarin, të indinjuarin dhe të tërbuarin që ishte sulmuar në ndërtesën e tij, që ishte mbajtur në rrethim “për pesë orë”! Po shkonte ora shtatëmbëdhjetë. Demonstrata kishte filluar në orën 14.20. Vrasjet ishin kryer rreth orës 16.00. Demonstrata ishte shpërndarë rreth orës 16.30. Nuk ishin mbushur ende tri orë të plota nga çasti i fillimit të demonstratës, që tashmë ishte shkalafitur. Edi Rama ishte ulur në karrige sikur s’do të ngrihej më kurrë. Ndoshta po priste t’i kalonte tronditja, që të mos i binte me kokë

23


Dorëshkrimi ndonjë muri kur të ngrihej. Ndoshta po e mendonte atë çast ose do ta mendonte më vonë, duke menduar për oraret e vrasjeve dhe plagosjen se njerëzve dhe duke parë fytyrën e shpërfytyruar luftarake të Sali Berishës, se ky ia kishte hedhur te këmbët ato viktima. Ja, intifada jote! Do të doja ta kisha parë atë çast Sali Berishën në selinë e Kryeministrisë. Do të doja ta shihja duke larguar nga tryeza e tij çdo letër me informacione të rregullta dhe duke dekurajuar me gjeste çdo informim korrekt rreth demonstratës dhe pasojave të saj. E vërteta nuk e ndihmonte të ndërtonte gënjeshtrën dhe revanshin që kishte në mendje. Vetëm fantazia e ndihmonte. xxx Me këto mendime celulari që mbaja në xhep u drodh. Në gjithë trupin tim vërshoi parandjenja e një lajmi të keq. E pashë numrin e atij që po merrte. E hapa celularin dhe në vend të pyetjes “ku je?” aparati im i markës “Nokia” shkarkoi në veshët e mi një të qarë të rëndë burri. Salvator Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, më njoftoi mes të qarave plagosjen për vdekje të djalit të vetëm të Ndue Nikës nga Lezha, Aleksit. Kaçajt dhe Nikajt kishin jetuar dikur dera-derës në Grykë-Manati të Lezhës. Salvadori i ruante marrëdhëniet e vjetra të respektit me ish-fqinjët e tij. Nuk ishte e habitshme që po qante. Edhe mua m’u mblodh një lëmsh në grykë. Nuk kisha pasur rastin ta njihja nga afër Aleksin, por familja ime kishte lidhje të vjetra miqësore me Nikajt. E merrja me mend gjëmën e kësaj humbjeje të tmerrshme për ta. U nisëm menjëherë me Spartak Ngjelën drejt spitalit ushtarak. Nuk flisnim asnjëri, por merreshim vesh mirë për atë që po bluanim në mendje. Kishim të dy një histori të ngjashme me Berishën. Kishim shkuar mirë me të në opozitë, publiku na kishte njohur si bashkëpunëtorë të afërt të tij. Por nuk bëheshim në pushtet me atë njeri. Spartaku ishte divorcuar me të qysh në vitin 2006. Unë pas tre vjetësh. S’kishim folur kurrë për të ardhmen e marrëdhënieve tona me të. Ndoshta ngaqë kjo temë ishte krejt pa vend në betejën që po bënim. Ndoshta ngaqë nuk kishim një përgjigje, ndërkohë që ishim prej atyre njerëzve që nuk operojnë me kategori të ngurta politike. Përgjigjja ishte në terrin e së ardhmes. Por tani, me shkrehjen e armëve të Gardës së Republikës mbi demonstruesit e opozitës, ajo, përgjigjja, kishte dalë nga errësira dhe qëndronte në dritën e heshtjes dhe vështrimit tim, ndoshta edhe të Spartakut, si ikona e murgeshe pa jetë. E ardhmja, për të cilën nuk kishim folur kurrë, ekzistenca e së cilës nënkuptohej, megjithatë, në vetë relativitetin e të pajetuarës, kishte vdekur. Mes nesh dhe Berishës kishte hyrë gjaku që mbrojtësit me uniformë të zyrës së tij kishin derdhur në bulevard. Bashkë me gjakun e njerëzve të pafajshëm, mes nesh kishin hyrë prindërit e të vrarëve dhe të plagosurve, fëmijët dhe të afërmit e tyre. Ne kishim përfunduar prapa tyre. Në çdo lëvizje, në çdo zhvendosje. Ne nuk ishim më të lirë për t’i bërë të paqenë, për t’i nxjerrë mënjanë, aq më shumë, për t’i braktisur. Veç po të bëheshim burracakë dhe horra. I mendoja këto pa e çuar fare nëpër mend se do të humbja ndonjë gjë në planin e mundësive, por thjesht si një fakt, si një pësim. Afrimi i makinës drejt spitalit ushtarak kryqëzohej me shenjat gjithnjë e më të shtuara të tensionit dhe alarmit atje. Mendoja për atë të mjerin, që ishte plagosur për vdekje, për babanë dhe nënën e tij. Plumbi, ai që në një lloj përfytyrimi paksa fëminor dhe libreskt merrte gjithnjë të tjerë,

24

të panjohur të largët që mbase edhe nuk ekzistonin, kishte marrë dikë që ishte afër meje, djalin e një burri dhe të një gruaje të cilët i njihja. Ky përjetim ma bënte edhe më të prekshëm mizorinë e krimit shtetëror. Spitali ushtarak ziente nga ecejaket. Policia dhe mediat kishin zënë hyrjen kryesore. Qëndronin si zakonisht në distancën e një armiqësie të fshehtë, të maskuar me shprehjen e solidaritetit. Unë dhe Spartaku kaluam para kamerave me hap të shpejtë, si para një përbindëshi me shumë sy. Disa nga kamerat na ndoqën deri thellë në korridorin e brendshëm të spitalit. Ishim personat e parë mediatikë nga bota e politikës që po vizitonim spitalin. Brenda ishte rrëmujë e madhe. Dhjetëra civilë shkonin e vinin si të tromaksur duke kërkuar të dinin, të dinin, të dinin. Mjekët, infermierët dhe çdo fytyrë e njohur ishin gjahu i rrallë i atij kërkimi. Sekush pyeste për dikë. Shumica ishin të afërm dhe shokë të të vrarëve dhe të plagosurve. Kishte edhe viktima të lajmeve kontradiktore, që kishin ardhur në spitalin e gabuar në kërkim të dikujt që ndoshta po merrte ndihmën e parë diku tjetër, ose nuk kishte pësuar gjë por ashtu kishin dalë fjalët. Unë isha bashkuar ndërkaq me Salvadorin dhe me një grup djemsh nga Lezha. Salvadori kishte ende në sy shenjat e lotëve. Një zemërim i madh ia kishte terur fytyrën. Po më printe nëpër një korridor të gjerë e të gjatë drejt repartit ku dergjej Aleks Nika. Nga dyert gjysmë të hapura të pavijoneve dhe zyrave në të dyja anët e korridorit dalloheshin herë pas here bluza të bardha që tërhiqeshin prapa me nxitim dhe frikë si të ishim ne një bandë. Në një moment pashë me bisht të syrit njërin prej djemve që tundi grushtin kërcënueshëm në drejtim të një dere. E pyeta Salvadorin si ishte puna. Ai më tregoi se si i kishin gjetur të vrarët dhe të plagosurit, përfshirë Aleksin, të hedhur në dysheme, siç i kishin sjellë me makina të rastit, njerëz të rastit. Askush nuk ishte afruar për t’i marrë, për t’u dhënë ndihmën e parë. Ata të personelit ishin mbyllur në repartet e tyre duke bërë sikur nuk kishin dijeni. Kishin frikë, ishin të ligj, i mendonin si armiq të goditurit me plumba, kush e merrte vesh... Por skena ishte e paimagjinueshme edhe për një spital fushor apo malor në frontin e luftës. Atëherë dikush ishte kujtuar se dajaku ka dalë nga xhehenemi. Njëri prej mjekëve kishte ngrenë ca grushta turinjve dhe vetëm atëherë të vrarët dhe të plagosurit e plandosur për tokë ishin marrë me barela dhe ishin transferuar në reparte. Por shija e indiferencës makabre kishte mbetur akoma në zemërimin e djemve, bashkëqytetarë dhe shokë të Aleks Nikës shumica prej tyre. -Nuk do ta kisha besuar, po të mos e kisha parë me sy, - më tha Salvadori.-S’kam për ta harruar kurrë. Mua më shkuan të dridhura. Ishte vërtet për të mos u harruar. Në laboratorin e radiologjisë pashë skanerin e plagës që kishte marrë në kokë Aleks Nika. Një mjek i përkushtuar më tregoi vendin ku ishte goditur - pak centimetra mbi vetullën e majtë - dhe më shpjegoi me hollësi dëmtimet që kishte pësuar i plagosuri në tru përpara se plumbi të ndalonte në pjesën e prapme të kokës. Në përgjigje të pyetjes kryesore që bën gjithkush në raste të tilla - sa shanse kishte i plagosuri për të shpëtuar?- m’u përgjigj me çiltërsi dhe keqardhje: -Ka shumë pak shanse për të jetuar. Dhe nuk ka asnjë shans për t’u kthyer në gjendjen normale. -Që do të thotë…? -Që do të thotë se edhe po të ndodhë mrekullia të jetojë, ai do të


Preç Zogaj: 21 janari im mbetet gjysmë njeriu. Më mirë gjysmë se asgjë, thashë me vete. Përmendja e fjalës “mrekulli” u pasua nga një si heshtje liturgjike, e cila me sa duket i shërbeu doktorit të hidhte vështrimin përtej caqeve të dijes, në mbretërinë amorfe të besimit dhe të shtonte: -Zoti nganjëherë bën mrekulli që nuk i rrok mendja jonë. E falenderova dhe dola. Në korridor më zunë rrugën pesë-gjashtë burra në moshë të re. Ishin të tronditur. Njëri prej tyre i kishte sytë plot me lot. Më tha se nuk dinin ç’po ndodhte me vëllanë e tyre, dikush thoshte se kishte vdekur, dikush thoshte se ishte gjallë, askush nuk po u tregonte ku ishte shtruar, kudo ku kishin trokitur ua kishin mbyllur derën… -Të lutemi shumë, na ndihmo të gjejmë vëllanë, të marrim vesh të vërtetën. Ishin vëllezërit dhe kushërinjtë e Hekuran Dedës. Nuk e kisha mësuar ende emrin e Hekuranit dhe s’mund ta dija atë çast se ishte njëri prej dy demonstruesve që kishin mbërritur të vdekur në spitalin ushtarak. Mbeta pa fjalë përballë të përloturit dhe të tjerëve që ishin me të. Dikush nga shpura që më vinte prapa këputi një të sharë kundër autoriteteve të spitalit. Figura e një grushti të mbledhur u valëvit sërish si zgjidhje mbi kokat e njerëzve rreth e rrotull meje. Kuptohet, nuk mund të isha dakord me një revoltë të tillë. Spitali ngjante i pushtuar, rregullat ishin prishur, s’kishte më as komunikim publik, as zëdhënie të rregullt. Vetë mjekët nuk e kishin të lehtë në ato rrethana të përballeshin me dëshpërimin dhe zemërimin e njerëzve. Me ndihmën e një infermieri gjeta repartin ku ndodhej Hekuran Deda. U thashë vëllezërve të tij të prisnin pak në korridor sa të sigurohesha, në fakt doja të bisedoja paraprakisht me ndonjë mjek brenda, që të mos i vija në vështirësi. Nuk gjeta një, por tre mjekë. Më pritën me respekt, më dëgjuan. Njëri prej tyre më tërhoqi pak mënjanë dhe më tha: “Ai është i mbaruar, ta dish. E kanë qëlluar në kokë.” -Ku është?- pyeta unë. Mjeku më tregoi një shtrat-ambulancë diku në qendër të një salle të madhe, gjysmë të ndriçuar. Të vrarin e kishin mbuluar me batanije deri afër mjekrës. Tubat dhe kordonët e aparaturës të krijonin iluzionin se ishte akoma në jetë dhe po merrte oksigjen e serume. Iu luta mjekut t’i lejonte dy vëllezërit që po prisnin në korridor të shihnin vëllanë. Tha “po”, por shtoi se nuk mund të qëndronte për të dhënë shpjegime si dhe qysh. Nuk e bënte dot. “Jo, nuk po të kërkoj këtë”, i thashë. Atëherë ai urdhëroi një infermiere të merrte dhe të shoqëronte dy vëllezërit pranë vëllait të tyre. “Ta shohin! Asgjë më shumë”! i tha infermieres. Më përshëndeti mua dhe iu drejtua dhomës ku kishte lënë kolegët e tij. Unë prita pak në këmbë derisa u afruan dy vëllezërit e Hekuranit. Infermierja që u printe qëndroi para shtratit. U bëri shenjë me dorë se nuk mund të afroheshin më shumë. Vëllezërit u ndalën. Një copë herë vështruan të hutuar në drejtim të vëllait të shtrirë, që dukej sikur ishte në koma. Sakaq njëri prej tyre u shkreh në vaj, tjetrit i rrodhën lotët çurg nëpër faqe, por u përpoq ta mbante veten. Më pyeti mua a është gjallë. Mjekra i dridhej. Unë e tërhoqa pak nga vetja dhe i fola instinktivisht me zë të ulët, sikur nuk doja të na dëgjonte Hekurani. “Zoti e di”. Pastaj sesi më shkrepi t’i përcillja iluzionin që më kishin krijuar mua tubat dhe kordonët e shtratit-ambulancë. Shtova: “Përderisa vazhdojnë ta mbajnë me oksigjen…” Ai më pa mua, pa nga shtrati, më pa përsëri dhe më kërkoi të bëja

çmos, çmos, çmos për ta shpëtuar. Pastaj tërhoqi ngadalë vëllanë e tij, që vazhdonte të qante e të shihte me habi rreth e rrotull si të ishte në ëndërr. Infermierja i përcolli në korridor. Mua më vinte çudi përse nuk ua njoftonin zyrtarisht vdekjen e Hekuranit të afërmve të tij. Çështje procedurash? Apo ndonjë puls i shkëputur jete vazhdonte të rrihte për inerci në trupin e atij të mjerit dhe për këtë shkak mjekët nuk kishin të drejtë të deklaronin zyrtarisht vdekjen e tij? Kush e merrte vesh. Pyeta pastaj a kishte ardhur ndokush nga Ministria e Shëndetësisë për të vizituar të plagosurit. A kishte ndonjë interesim zyrtar dhe shtetëror për ta, përveç interesimit të mjekëve të spitalit, që urdhëroheshin të shpëtonin jetë njerëzish nga profesioni, ndërgjegjja dhe urdhri i tyre i lashtë? Përgjigjet ishin: Jo. Jo. I mblidhja si kërpudha helmuese këto përgjigje, ndërkohë që vëllai sypërlotur i Hekuan Dedës me përhihej papushim me atë lutjen e tij për të bërë çmos, çmos, çmos. Dhe grupe të tjera njerëzish, me vështrime gjithnjë e më të ndezura shkëmbeheshin andej-këndej, duke kërkuar si gjithnjë të dinin, të dinin, të dinin. Sa më shumë shkonin sekondat, aq më inkandeshente dhe shpërthyese bëhej atmosfera, sa të dukej se kishim përfunduar të gjithë, me pacientë, mjekë, vizitorë, policë, të vrarë e të plagosur brenda një bombe, shpërthimi i së cilës do të vuloste fatin tonë të përbashkët. Unë isha shumë i çuditur që nuk kishte ardhur kurrkush nga qeveria të shikonte gjendjen. Makar ndonjë zëvendësministër apo drejtor drejtorie! Në pamje të parë kjo mungesë dhe indiferencë të krijonte përshtypjen se shteti dhe qeveria i konsideronin armiq të vrarët dhe të plagosurit në demonstratën e asaj dite. Por nuk mund të ishte urrejtja ajo që i mbante zyrtarët e qeverisë dhe të shtetit shqiptar larg spitalit ushtarak atë mbrëmje. Nuk mund të ekzistojë një urrejtje e tillë ndaj qytetarëve të vendit tënd, thosha me vete. Nëse arsyeja pranon ekzistencën e një urrejtjeje të tillë, do të thotë se njeriu politik dhe njerëzimi politik kanë marrë fund pa shpëtim. Shkaku i mungesës së autoriteteve zyrtare ishte ndjenja e fajit dhe, lidhur me të, edhe frika e përballjes me të afërmit e viktimave të dhunës shtetërore. Nga kjo pikëpamje, ata kryesorët dhe më të njohurit më mirë që s’kishin ardhur. Por mund të ndihmonin pa qenë nevoja të vinin vetë në spitalin ushtarak. Mund të dërgonin vartësit e tyre. Në thellësi të korridorit pashë Spartakun që po vinte drejt meje i ndjekur nga një duzinë njerëzish. I vrullshëm si gjithnjë, por edhe i irrituar më tha se kishte folur jashtë para mediave. -Masakër, kjo është masakër. Duhet t’u ngremë moralin njerëzve. Berisha duhet të japë dorëheqjen! Ishin pak a shumë termat e prononcimit që sapo kishte dhënë. Nuk ma tha atëbotë “skupin” për vrasjen e trembëdhjetë mijë vetëve, me të cilin do të spekulonin gjatë qeveria dhe mediat e saj. “Edhe trembëdhjetë mijë janë gati të vriten për t’i thënë stop këtij regjimi”, kishte thënë Spartaku kur kishte folur për tre të vrarët e asaj dite. Qeveria do të përpiqej ta trajtonte si plan dhe jo si deklaratë politike këtë shprehje. Një gazetar i News24 m’u afrua dhe më tha se mediat jashtë po më prisnin edhe mua për të folur. Isha në dilemë. Situata ishte kaq delikate. Spitali ushtarak me të vrarët dhe të plagosurit brenda ishte

25


Dorëshkrimi në vëmendjen e mbarë vendit atë mbrëmje, për të mos thënë edhe të diplomatëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që merreshin me Shqipërinë. Ndërkohë që funksionet e mia politike në opozitë nuk ishin të asaj shkalle që t’i përgjigjeshin asaj pritjeje. Por përderisa mediat më kërkonin, kjo do të thoshte se kishte interes për fjalën time. U konsultova edhe një herë me radiologun për plagën e Aleks Nikës, vajta dhe e pashë sërish në sallën e reanimacionit, bisedova me mjekë, takova motrat e tij dhe të afërt të tij, që kishin ardhur ndërkohë nga Lezha. Të gjithë ishin të tronditur, por tek kishin marrë vesh se kishte edhe të vrarë, kishin një arsye të falenderonin Zotin që të dashurit të tyre i rrihte ende zemra dhe t’i luteshin të njëjtit Zot t’i hapte sytë dhe ta kthente në jetë me zërin dhe buzëqeshjen që kishte pasur. Kishin shpresë, sepse vetëm shpresa i mbante të mos rrëzoheshin, sepse shpresën ia kishin detyrim Aleksit. Kur nuk të merr me të tjerët, vdekja ka menduar diçka tjetër, do të më thoshte nëna ime pak ditë më vonë për Aleksin. Me shpresë edhe ajo. Unë dija prognozën e mjekëve dhe sesi më vinte. Fillova të mendoj se i kisha edhe unë një detyrim atij njeriu, që as jepte, as merrte, që nuk ishte as në këtë botë, as në botën tjetër, por diku në mes, hije këndej dhe hije andej, mashtrues i pafajshëm i dy pritjeve - i pritjes së të gjallëve këndej dhe i pritjes së të vrarëve andej. I kisha borxh një fjalë për plagosjen e tij, më saktë për vrasjen e tij, sepse nuk kishte shanse të përmendej e të ngrihej më. Fati e kishte ndaluar pak ditë në boshin e humnerës, si Dafi Dok-un e famshëm, por vazhdimi i këtij numri të fatit ishte rënia, jo kthimi. Nuk ka mrekulli aty ku duhet të ketë. I kisha borxh një fjalë Aleksit, po i kisha edhe atij të mjerit tjetër, Hekuran Dedës, të cilin e kishin rrethuar me tuba në shtratin e lartë, në një si mizanskenë çmendurake: të luante të gjallin, duke qenë i vdekur. Ua kisha borxh edhe dy të vrarëve të tjerë, Ziverit dhe Faikut, emrat e të cilëve nuk i kisha mësuar akoma, por më kishin thënë se kufoma e të parit ndodhej në morg, ndërsa e të dytit po udhëtonte drejt vendlindjes në Fier. Mjeku që më kishte çuar te Hekuran Deda më kishte thënë para se të ndaheshim edhe një gjë tjetër: Të vrarët dhe të plagosurit nuk kishin shenja djegieje rreth plagëve. Pra, nuk ishin qëlluar nga shumë afër, siç kishte thënë drejtori politik i urgjencës dhe menjëherë pas tij edhe kryeministri i vendit. Më troç akoma, nuk ishin qëlluar nga killer të maskuar si demonstrues, nuk ishin vrarë në pabesi nga forca politike që i kishte thirrur në demonstratë, por… por… ishin qëlluar nga një distancë e mesme, nga brenda rrethimit të Kryeministrisë; ishin qëlluar duke u marrë në shenjë, ishin qëlluar nga forcat mbrojtëse të Kryeministrisë, nga policia, garda apo civilët e armatosur atje, të cilët, në konfigurimin e masakrës në bulevard rezultonin të mos ishin forca mbrojtëse, por forca sulmuese, forca vrastare. Nuk kisha parë në atë moment asgjë nga filmimet live të vrasjes së Ziver Vezit dhe Hekuran Dedës, nuk kisha parë asnjë prej pamjeve që do të bënin xhiron e botës qysh atë mbrëmje, duke treguar një si Tien An Men në mes të Europës. Por kisha parë Aleksin në koma dhe Hekuranin të vdekur. Duhej të flisja për të nxjerrë në pah, në dritën e plagëve të tyre, të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk njihte, nuk donte ta njihte ose donte ta transformonte kryeministri i vendit, Sali Berisha. Fati më kishte caktuar ta përgënjeshtroja që nga spitali ushtarak në një fushë për momentin të zbrazur nga personazhet e tjerë.

26

Nuk është e vërtetë se janë qëlluar nga afër. Aleks Nika ka një plagë snajperi në kokë. Nuk ishte nevoja të derdhej gjak. Ju e derdhët, demonstruesit vetëm e dhanë. Nuk ka asnjë zyrtar të shtetit në këtë ndërtesë që ngjan me një spital lufte. Ngrihuni, harroni për një çast se keni qenë ju që dhatë urdhër të qëllohej në turmë, me një gjest, me një shenjë a me një tik që ka lindur për të mos u kapur kurrë, në një fraksion sekonde që ka rënë tashmë në oqeanin e madh të kohës; harroni për një çast se keni qenë ju që keni vrarë në tronditje e sipër, në urrejtje e sipër, në marrëzi e sipër. Lëvizeni botën me fuqinë që kemi, për të shpëtuar të plagosurit, për të shpëtuar jetët që fati i ka lënë varur; shpëtoni shpirtin tuaj duke derdhur lot, nëse lot keni, në dërrasën e qivureve të atyre që na lanë. Kisha pasur dikur një lexim timin të veçantë të kryeministrit, një lloj ndërfutjeje pa fjalëkalim në mënyrën e tij të gjykimit. Shpeshherë e kisha gjetur përpara se ta thoshte fjalinë që kishte ndërmend të thoshte. Kisha qenë dikush që e parashikonte dhe e parathoshte atë njeri, gjë që më kishte dhënë disa epërsi, po të kisha dashur të luaja, por edhe më kishte mërzitur, sepse më kishte krijuar idenë e të qenit i tepërt, dublant. Por me kohë, duke parë si zgjatej lista e divergimeve të mia me atë njeri, kisha filluar të mendoja se kur e gjeja atë që kishte ndërmend ai, thjesht e zbuloja, por nuk e dubloja, nuk isha ai. Krimi i nxjerr nga kallëpi ata që djegin gishtat në furrën ku është gatuar. Sali Berisha kishte ndryshuar papritur pas 15 marsit 2008, kur shpërtheu Gërdeci. Ishte mbyllur në një drejtim, ishte hapur në një drejtim tjetër. Unë nuk e “vizitoja” dot më, nuk e “lexoja” si më parë. Prej asaj kohe sjellja e tij i tradhtonte rregullisht fallet mia. Më shumë akoma do ta ndryshonte 21 janari. E kisha përgënjeshtruar nga spitali ushtarak për pikën kyçe të tragjedisë së asaj dite: vrasjet nuk ishin realizuar nga afër, nuk ishin realizuar me pistoleta që nuk ishin në inventarin e armatimit të Gardës, nuk ishin kryer me silenciatorë! I kisha lëshuar edhe një thirrje: Të distancohej nga vrasjet, të ndihmonte në zbardhjen e tyre të shpejtë. Përgjigjja do të ishte banale, e sajuar po se po, shenjë e kobshme se vuajtja e të tjerëve nuk e prekte më zemrën e tij, se ai nuk komunikonte më në lartësitë e dhimbjes, se vrasjet nuk i bënin më përshtypje, se kishte vetëm një hall - të mbrohej duke sulmuar sipas rastit, diku me batuta, diku me armën e tij të preferuar të përmbajtjes, diku me armën tjetër të thashethemeve dhe cicmiceve të vogla, që nuk e kishte për gjë t’i plaste në media dhe në publik si një tufë zekthash midis zisë. Dhe kështu, pasi fola para kamerave që transmetonin live, kalova edhe njëherë, para se të largohesha, nga salla e reanimacionit ku ishte shtruar Aleks Nika. Dy-tre burra dhe një grua po rrinin në korridor. Dukeshin të mpirë e të prerë si të gjithë ata që presin lajme prapa dyerve të spitaleve. -Pse na vratë, o Preç Zogaj? – m’u drejtua gruaja, me një ton midis dëshpërimit dhe kërkesës së llogarisë. Ndalova në vend i habitur. Nga theksi e kuptova menjëherë se ishte tropojane. Për një çast mendova se mos më kujtonte akoma deputet të PD-së. Takoja plot njerëz në Shqipëri që nuk shihnin më lajme dhe nuk kishin asnjë ide për lëvizjet e mia politike. M’u duk banale të sqarohesha me të në rrethanën ku ndodheshim. E pyeta kë kishte të vrarë? Nuk m’u përgjigj menjëherë, ndërkohë


Preç Zogaj: 21 janari im që burrat që ishin me të e tërhoqën ngadalë nga vetja e tyre. -Vëllanë kam! - tha sertë. Mbeta pa fjalë. Një infermiere që po na shikonte u afrua dhe më shpjegoi se bëhej fjalë për një polic të plagosur me mjete të forta, por që ishte jashtë rrezikut për jetën. Saora e kuptova si ishte puna. I thashë gruas “të shkuara vëllait”, e luta të qetësohej, sepse në atë spital kishte të vrarë të vërtetë, ndërkohë që djali i një mikut tim ishte plagosur për vdekje. Mirësjellja e acaroi me shumë. “Vëllai im”, tha, “nuk ju ka pas asnjë borxh ty e Spartak Ngjelës që keni shku me Edi Ramën!” Sa mirë e dinte ku kishim shkuar unë dhe Spartaku! Po Aleks Nika, çfarë borxhi i kishte pasur Sali Berishës? Ishte pa kuptim t’i ktheja përgjigje. Përshëndeta instinktivisht me kokë dhe mora të largohesha. Shoqëruesit e mi të rastit dhe kushërinjtë e Aleks Nikës erdhën pas meje. Në të ikur, dëgjova gruan që lëshoi të fundit: “Dhe keni fytyrë të vini në spital”. Tani e kishte tepruar pernjimend, sado të madhe ta kishte dhimbjen. Njëri prej shoqëruesve të mi u kthye dhe tha: “Nuk vinë për ty, moj motër! Vinë për atë që ka marrë plumbin në ballë nga policët e Sali Berishës”. Nuk foli më njeri. Të afërmit e Aleksit më përcollën deri jashtë. U ktheva në qytet. Ja, kjo ishte e gjitha. Motra e një polici të plagosur me gurë ishte legjitimisht e zemëruar atë mbrëmje. Aq dinte. Si gjithkujt, i dhimbsej parasëgjithash vëllai i saj, i cili, për fat të mirë, ndryshe nga shoku i tij i pavijonit, Aleksi, do të shërohej shpejt e do të dilte shëndosh e mirë nga spitali. Më gjeti mua për të shkarkuar zemërimin e saj. Kaq. Por “sistemi”, vetë gruaja, apo ndonjë prej burrave që ishin me të, kishin lajmëruar kryeministrin për këtë episod pa rëndësi. Ngjarja, që nuk kishte ekzistuar deri në atë çast, fillon në momentin kur Berisha mori mesazhin. Ai hapi fjalën në media dhe kudo ku gjendeshin klakerët e tij se motra e të plagosurit Aleks Nika i kishte thënë Preç Zogajt “më vrave vëllanë, mos eja më këtu”. Në komunikimet e tij të shpeshta me mediat kapet fort pas këtij trillimi. Nganjëherë e zëvendëson emrin tim me emrin e Spartak Ngjelës. Nganjëherë nuk përmend asnjë emër, por flet në përgjithësi, “ua tha, po, po, ua tha ajo motra nga Lezha: më vratë.” Nuk ka dëshirë të më rëndojë shumë? Apo dëshiron të rëndojë më mirë dy se një, dhe më mirë të gjithë se

dy? Unë kam qenë në spital, kam parë të vrarë dhe të plagosur, kam takuar të afërmit e tyre, kam kaluar përmes zemërimit dhe zisë, kurse Sali Berisha, ngujuar në pallatet e tij, gjen kurajë dhe kohë, duke nënqeshur ndoshta me inxhineringun e tij mediatik, të marrë ca fjalë këtu e t’i çojë atje, t’ia heqë nga goja motrës së policit të plagosur dhe t’i vendosë duke i ashpërsuar në gojën e motrës së të vrarit prej gardës tij dhe t’u shpifet kësisoj dy njerëzve që së paku kanë guxuar të shkelin në fushën e minuar të tragjedisë. Dhe, më e rënda, gjen kurajë dhe kohë t’i shpifet njërës prej katër motrave të Aleks Nikës, s’ka rëndësi, të parës, të dytës, të tretës apo të katërtës, që vetëm qajnë dhe vetëm luten për vëllanë dhe as që dinë fare ç’po bëhet e ç’po thuhet përtej asaj salle spitali ku luhet fati i jetës së Aleksit. I shpifet duke i vënë në gojë në formë të ekzagjeruar fjalët e një gruaje tjetër, fjalët e motrës së policit. I shpifet dikujt që nuk sheh lajme e nuk lexon gazeta, dikujt që nuk do ta marrë vesh se po shpifin për të. Por edhe po të qëllojë t’i thotë dikush se kryeministri i vendit kështu e kështu, ajo vetëm do të dëgjojë me habi, e çuditur që bota vazhdon të jetë ajo që ka qenë, plot me llafe e fjalë, e pangeshme dhe e pafuqishme për të dalë nga vuajtja dhe shpresa e saj dhe për t’u marrë me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me fatin e Aleksit. Por pikërisht në mundësinë për ta kaluar pa përgjigje nga e përfolura qëndron ana e ndyrë e shpifjes së kryeministrit. Në mes është një burrë në koma, që nuk dihet a do të mbijetojë apo jo. Të gjithëve u vjen rëndë të hapin tema të tjera, sa kohë që ai nuk është as i gjallë, as i vdekur. Edhe unë kam një pengim t’u kërkoj Nikajve të bëjnë një përgënjeshtrim. Ku halli i tyre e ku cicmicet e politikës. Madje, kam një mungesë dëshirë t’u përgjigjem papagajve të Berishës në studiot e televizioneve, kur një e dy më kujtojnë mua sesi ajo motra… “e kupton vetë ti…” E kanë mësuar nga Berisha këtë stilemë të neveritshme “e kupton vetë ti”, që vjen nga trashëgimia mendore, strukturore dhe stilistikore e shtetit policor të diktaturës dhe diktatorit, u shijon shumë dhe s’lenë vend pa e përdorur. Vargu i këtyre qenieve të deformuara reflekton dhe ndriçon me një dritë të paparë mësuesin, mjeshtrin, patriarkun, padronin e shpirtrave të tyre. Megjithatë, Berisha nuk e ka lajthitje ngatërrimin e motrave. E ka politikë. Politikë nga halli.

27


NGa Ton Koka

U njofta me Mehmet Alltunin në Caffè Tommaseo. Ishte me Maliq Tahirin, tregtar i pasun shkodran me banesë në Trieste, të cilin e pata njohtë në vjetin 1940. Mâ tepër se shtetësija e përbashkët na lidhi menjiherë lufta kundër anmiqëve të atdheut, kundra komunistave katila, shërbtorë të Moskës. Na lidhi një miqësi pa zhigla. Mehmeti ishte luftëtar kundra komunistave në Malet tona dhe unë në shërbim për të njajtin ideal. Mehmet Alltuni ka lé në Kavajë në vjetin 1904 nga një familje pronare tokash. Gjyshi i tij kishte marrë nga Turkija titullin “Bej”. Kuptova se titulli në fjalë nuk iu përshtatte.

28

profili i një antikomunisti në mërgim

Ton Koka M’u dukte nji mungesë detyre e do të kishe pasë bremje ndërgjegjejet mos me u lanë pasardhësave episode të jetës së këtij njeriu. Nji ditë të bukur prandveret të vjetës 1949, ndërsa kryejshe punën e përditshme, Burton Rain më dorëzon listën e të arratisunve të porsambrrijtun në Trieste. Më ra në sy emni i Mehmet Alltunit, për mâ tepër vendi i ardhjes: Aleksandri, Egjipt. Tue qenë se nuk ishte regjistrue në kampin e të ikunve, Kuestura e Triestes na njoftonte se në bazë të ligjit në fuqi, e kishin autorizue me nji lejeqëndrimit (soggiorno) për gjashtë muej. Emni i tij nuk më ishte i panjoftun. E kishe ndie nji vjetë përpara nga Alush Lleshanaku, (ish-mësues i jemi i edukatës fizike), pak kohë përpara se t’u niste për në ishullin Montekristo bashkë me një grup bashkëatd-

hetarësh për stërvitje të fshehta me synim hedhjeje në malet e Shqipnisë së veriut. U njofta me Mehmet Alltunin në Caffè Tommaseo. Ishte me Maliq Tahirin, tregtar i pasun shkodran me banesë në Trieste, të cilin e pata njohtë në vjetin 1940. Mâ tepër se shtetësija e përbashkët na lidhi menjiherë lufta kundër anmiqëve të atdheut, kundra komunistave katila, shërbtorë të Moskës. Na lidhi një miqësi pa zhigla. Mehmeti ishte luftëtar kundra komunistave në Malet tona dhe unë në shërbim për të njajtin ideal. Mehmet Alltuni ka lé në Kavajë në vjetin 1904 nga një familje pronare tokash. Gjyshi i tij kishte marrë nga Turkija titullin “Bej”. Kuptova se titulli në fjalë nuk iu përshtatte. Mehmeti si edhe unë kemi qenë të pasun


si familje, por të shpronësuem nga të gjitha pasunitë, të luejtshme e të paluejtshme. Na faleminderës Zotit, u gjindëshim në nji vend të lirë, ndërsa të dashtunit tanë, të persekutuem e të burgosun në atdhé. Mehmet Alltuni politikisht ishte me ndjesina mbretnore. Kishte hye në Greqi në vjetin 1944. Mbas dy muejve në Athinë kishte pasë marrë grishjen nga Zogu me shkue në Aleksandri, Egjipt. Në atë kohë Zogu ishte mysafir i mbretit Faruk, me origjinë shqiptare. Alltuni m’a kishte cekë se nana e tij dhe nana e Zogut ishin ilakà të largët. Në Oborrin Mbretnor në Aleksandri, Alltuni kishte përqafue miqtë e vjetër Irfan Ohrin e Sotir Martinin, ky i fundit ministër i Oborrit. Në Aleksandri u gjindte në mërgim edhe Viktor Emanueli III, ish-mbret i Italisë. Pamvarësisht nga e kaluemja historike (7 Prilli 1939) të dy mbretnìt i kishin fshi ngjarjet e kalueme tue mbajtë ndërmjet tyne marrëdhanie të mira. Në prandverën e 1947, në Aleksandri u zhvillue një takim ndërmjet këtyne personave: Viktori Emanueli III, Ahmet Zogu, Xhafer Deva dhe Ernest Koliqi. Lajmin e takimit kam marrë nga Ernest Koliqi por edhe Alltuni kishte qenë në dijeni. Alltuni më ka tregue se djelmët e Irfan Ohrit kishin mbrrijtë në Bavari (Gjermani) për me hye vullnetarisht në ushtrinë amerikane dhe ishte në kontakt me ta. Mbas shtatë muejve gjendja ekonomike e Alltunit ishte bâ kritike. E kisha vue oroe se nuk shkonte në Caffè Tommaseo. E kalonte ditën ndejun në bankë përballë Moles Audace, i zhytun në mendime për të kaluemen e me mallë për vendin e vet. Për vjetë me rradhë kishe hangër drekën në shoqnì të drejtorit të Postës së Triestës me emën Mario Falinger. Nji ditë në bisedë e sipër drejtori më tregoi këtë episod. Kishte mbrrijtë nga Gjermanija nji pako për njifarë Mehmet Alltuni. Pakoja në fjalë përmbante artikuj të paligjshëm si: gjashtë napuljona ar, dy çakmakë dhe 1 kg duhan, të cilat nuk mund t’iu dorzojshin Alltunit. Unë iu luta Marios me gjetë nji shteg-dalje tue marrë parasysh gjendjen e vështirë të tijën. Mario caktoi me

ia kthye pakon dërguesit, që ishin djelmët e Ohrit, dhe me i shkrue që pakon ta nisnin përsëri në adresën e Mario Falinger, pranë Postës Qendrore në Trieste. Unë i shpreha mirënjohtjen. Gjithçka shkoi mirë e mbarë me kënaqësinë e plotë të Alltunit. Ndërkaq afati i ndejes i Alltunit po merrte fund. Iu luta mikut kolonelit Lee Blue, në atë kohë përgjegjës i Ministrisë së Brendshme të Qeverisë Ushtarake Aleate, me ndërhye pranë Kuesturës. Nuk qe e vështirë me e shtye lejen e qëndrimit të Alltunit, i cili edhe pse në ngushtësina ekonomike i dërgoi zojës së kolonelit një drandofile të kuqe në shenj mirënjohjeje. Alltuni vinte shpesh në shtëpinë tonë i grishun për drekë e për darkë. Na fliste për pronat e tija në rrethet e Kavajës. I kishin mbetë birë në zemër kuajt që kishte pasë lanë atje. Ishte shumë krenar për kuaj lipizian e arab. Na kishte premtue se porsa t’u lironte Shqipnija do të ishim mysafirë të tij e do të kishim në dispozicion kuaj të mirë. Temat nuk nga mungojshin por ishe kureshtar me dijtë për veprimtarinë me çeta organizue në Malet e Mirëditës. Vjetët e luftës ishin kohë të këqija për Shqipninë. Jugosllavët kishin në kontroll Partinë Komuniste e organizonin me anën e celulave të mbshehta kryengritje në gjithë vendin. Nji kundërmasë qe hymja në Tiranë e Xhafer Devës me 3000 kosovarë të armatosun nga gjermanët. Mbas natës së 4 frorit 1944, gjermanët i dhanë fuqi të plotë Xhafer Devës dhe mbas një mbledhjeje me parì e krenë mirditas, u organizue lëvizja për me zblue partizanët, kryesisht në zonat malore të Shqipnisë së veriut. Armët, municionet e të hollat nuk i mungojshin Xhafer Devës. Shërbimet gjermane kishin njoftue Devën për hymjen në Shqipni të Milovan Popoviqit për të drejtue personalisht veprimet kundra gjermanëve. Deva njoftoi Alltunin, i cili me Alush Leshanakun e me njizet luftëtarë të zgjedhun kosovarë u drejtuen kah Selita për me rrethue Popoviqin. Përpjekja qe e ashpër. Fatkeqësisht Popoviqi mbrrijti me i ikë rrethimit tue hy në Jugosllavi. Mâ vonë morën vesht se kishte pasë takim me Mehmet She-

hun. Në atë veprim komanda, e përkrahun edhe prej gjermanëve, i doli në krye përleshjes tue vra në kaçore me dheta komunista të armatosun. Nji ditë të tetorit 1943, në patrullë kërkimi bazash ushtarake në malet e Mirditës, Alltuni me grupin e tij u gjet përballë një aeroplani ushtarak rrëzue nga kundrajrori gjerman. Bante pjesë në grupin e disa fluturakëve drejtue te pusat e Ploestit, në Rumani. Një pilot kishte thye kambën dhe tjetri ishte bâ shkrumb e hi. Piloti amerikan, me emën George dhe me gradë kapiten, ishte përpjekë me u lidhë me komandën e vet por pa sukses. Ai iu lut Alltunit mos me ia dorëzue gjermanëve. Kërkesa qe e randë, sepse Alltuni e grupi i tij ishin të mbështetun nga komanda gjermane. Megjithatë, aty për aty, Alltuni mori një vendim guximtar, natyrisht tue e paralajmue Xhafer Devën. Simbas ligjeve të Kanunit shqiptar, kur edhe nji anmik, por që ti nuk e njeh për të tillë, i drejtohet banesës sate, ti duhet t’ia çelësh derën tue i dhanë bujtësì e mikpritje. Alltuni mendoi se kjo rrethanë hynte në rasa të parapame të ligjës kanunore. Gja e çuditshme, por edhe Deva qe i të njajtit mendim. Kapiteni George, një natë, me shumë kujdes qe sjellë në Kavajë, në banesën e Alltunit ku edhe gjeti mikpritje. Mjeku i familjes e mjekoi. Për dy muej kambën ia mbajti në allçi deri sa muejti me ecë pa ndihmën e terfurkëve. Kapiteni e kishte kuptue rrezikun me të cilin përballohej familja për strehimin e tij. Alltuni më thonte mue se me kapitenin u merrshin vesht me anë të mjekut, i cili e përçapte anglishten. Kapiteni George kishte nji natyrë të qetë, me sjellje shembullore. E kalonte ditën tue ndigjue radion me valë të shkurta e prandej ishte në dijeni të fateve të luftës. Nuk donte kurrsesi me shkue kundra ndjesinave politike të njerëzve që i kishin dhanë strehim. Alltuni sa herë m’a kishte çekë se mikut nuk i kursejshin me i gatue gjellë të shijshme e me gjetë në treg, ose me anë të miqve ndoj peshk të freskët, pemë e barishte të dorës së parë. Tue qeshë me te i permendsha shprehjen e urtë shkodrane: “je tue e mbajtë si ellin në dërrasë”. Shqiptari ka za-

29


kone të vlefshme që vështirë t’i ketë një tjetër popull: besën e bujarinë. Porsa u shndosh, kërkoi me përdorë kodin për me muejtë me kumtue me komandën e vet. Të gjitha gjanat e kapitenit ishin në një strajcë ushtarake. I ruente Mehmeti, me çelës, në një raft të shtëpisë, me urti e me mende të preme. Kapiteni ia doli me u lidhë me komandën e lajmoi Alltunin se në orën dhe datën e caktueme, një nëndetëse e marinës së SHBA do t’iu aviste shkambit të Kavajës për ta marrë me vedi. Me sa mbante në mend Alltuni data kishte qenë 29 ose 30 dhetor, ora 23.00. Sidoqoftë Alltuni e kishte njoftue kapitenin se lufta kundra njësive të anmikut ishte përherë e mâ e vështirë. Asgjamangut Alltuni kurrsesi nuk do t’iu dorëzonte komunistave e kështu që i mbetshin dy rrugëdalje: vetvrasja ose ikja në Greqi. Kapiteni ishte vazhdimisht në kontakt për vërtetim të pregatitjeve të fundit. Sigurija, gjaja mâ kryesore. Qe nji natë pa hanë. Në nji barkë me rrema hynë Alltuni e mjeku. U dhanë shejet paracaktuese me nji llampë të mekun. Rreth 1500 metra nga bregu, doli në sipërfaqe trajta e nëndetses. Ishte ajo e marinës së SHBA-ës. Jo shumë metra nga ky lugat i detit, nji sandall me motor me zhurmë të lehtë me dy marinarë, iu afrue barkës me rrema. Nji çast i paharrueshëm për të dyja palët. Ai, që e përjetoi këtë fakt gjeti në mbrendësinë e zemrës një kënaqësi të pashoqe. Nga nji vend i vogël e i stervuejtun, nji luftar i pafat i pështon jetën një ushtarit të nji kombi të madh. Kapiteni George i shtrëngon dorën Alltunit ndërsa mjekun e përshëndet me nderim ushtarak, e tue u zhbajtë në sandallin e marinarve shqipton këtë falenderje: “I will never forget your kindness”. (“Kurr s’kam me e harrue mirësinë tuej.”) Mikpritja e dhanun nji anmikut me fat, përfundoi në nji natë të errët, në det pranë Shkambit të Kavajës. Ligja e vjetër e Kanunit, nji shembull i rrallë në historinë e popujve, qe nderue mâ së miri por rreziku që përballoi Alltuni qe tepër i madh. Mjaft me mendue pasojat e hatashme nëse do të ishte zbulue prej gjermanëve. Për çdo ditë Alltuni e kishte vue në dijeni të fakteve Devën, që në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm i Regjencës në Tiranë. Pak muej e kapitulli i qëndresës antikomuniste mori fund. Alltuni doli në Greqi kurse Deva me mjete ushtarake gjermane hyni në

30

Austri. Atje u martue me nji grue nga Innsbruck dhe në vjetin 1950 u transferue në Romë. Në Romë shkoi edhe Alltuni mysafir i mikut të ngushtë Gjon Markagjonit. Detyra më qiti në qytetin e amëshuem dhe atje pata rasën me ngranë drekë bashkë me Devën dhe Alltunin. Të gjitha përmbajtjet e këtyne faqeve u vërtetuen. Në vjetin 1955 Deva emigroi në Amerikë. Jetoi në Pale Alto, California. Ka punue pranë një shkollës së mesme si sekretar. Një ditë të tetorit erdhi në zyrën ku punojshe koloneli Lee Blue. Më njoftoi se të nesërmen më priste bashkë me Alltunin në prefekturë. U çudita dhe i kërkova shkoqitje. Nuk më tha kurrgja veçse më siguroi se nuk ishin probleme. Kur e njoftova Alltunin u shqetësue mjaft. E qetësova tue i dhanë pikëpjekje ne e nesre në orën 09.00 në Caffè Specchi, pak hapa nga prefektura. E kaluem pragun e prefekturës ndonji minut përpara kohës. Roja e paralajmërueme, na shoqnoi në zyrë. Aty gjetëm kolonelin Lee Blue, nji oficer anglez dhe përfaqësuesin e qeverisë italiane. Koloneli Blue nxori nga xhepi nji zarf me përmbajtje nji letër nga Pentagoni. Letra i

“Zotni, pikësëpari ju duhet ta dini se oficeri i juej ishte rob lufte, ishte anmik sepse në atë kohë ne ishim aleat me Gjermaninë. Oficeri na ka besue se nuk ia dorëzojshim gjermanëve. I kemi dhanë mikpritje në shtëpinë tonë në sajë të ligjit të vjetër kanunor, në bazë të së cilit nëse anmiku troket në derë, i lejohet mikpritja për 24 orë. Për oficerin tuej kemi marrë parasysh rrethanat e ndryshme

drejtohej Mehmet Alltunit. Qe teksti: “Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së ka nderin me falenderue Mehmet Alltunin për ndihmën e madhe dhanë kapiten George (nuk më kujtohet mbiemni i tij), në rrethana tejet të vështira. Kumtimi zyrtar me hollësina të rastit përpilue nga oficeri ynë gjindet në arkiv të Pentagonit. Një falenderje të posaçme zojës Alltuni, gjithashtu mjekut për ndihmën e gjatë për shërimin e kambës. Pentagoni i dërgon këtë çek 5000 dollarësh për shpenzime banese, ushqimi e shpenzime mjekësore.” Unë isha përkthyesi. Alltuni kërkoi fjalën dhe u lejue. “Zotni, pikësëpari ju duhet ta dini se oficeri i juej ishte rob lufte, ishte anmik sepse në atë kohë ne ishim aleat me Gjermaninë. Oficeri na ka besue se nuk ia dorëzojshim gjermanëve. I kemi dhanë mikpritje në shtëpinë tonë në sajë të ligjit të vjetër kanunor, në bazë të së cilit nëse anmiku troket në derë, i lejohet mikpritja për 24 orë. Për oficerin tuej kemi marrë parasysh rrethanat e ndryshme. Përsa i përket kombit tuej, ju jeni anmiq të popullit shqiptar sepse ju ia keni dorëzue Atdheun tonë komunizmit sovjetik e sherbtorëve të tyne jugosllavë. Gjithçka kemi bâ për oficerin tuej e kemi bâ për tradita të shenjta dhe jo për të holla. Çekun kthenjani atyne që ma dërgojnë.” Tue dalë nuk pranoi as me i dhanë dorën. Po atë mbasdite takova kolonelin Blue. U shpreh në këtë mënyrë: “Janë të rrallë këta njerëz. Janë të rralla këto karaktere dhe këta atdhetarë të vërtetë.” Po e mbylli tregimin tue shtue vetëm një rresht. Alltuni ka nderue vetën por tue i shtue dritë historisë së kombit të vet. Në vjetin 1954 Mehmet Alltuni emigroi në Toronto, Canada, punëtuer i thjeshtë në një fabrikë duhani. Vdiq në vjetin 1978. Dritë pastë! *Ton Koka ka lind në Cetinë në vitin 1918, në nji familje tregtarësh shkodranë. Asht laurue në vitin 1944 në Universitetin e Triestes në Shkenca Politike, po atje ka vijue studimet në Shkenca Ekonomike. Ka punue në shërbim të ShBA. Asht dallue jo vetëm për aktivitetin antikomunist gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, por edhe ka qenë mik i përzemërt i intelektualëve si Ernest Koliqi, Zef Valentini, Martin Camaj, Arshi Pipa, Danjel Gjeçaj – me të cilët ka nda idealet patriotike dhe kulturore tue andrrue nji Shqipni të lirë dhe të orientueme kah Perëndimi.


31


8ORI në foto Duke pritur ardhjen e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilary Clinton. Tiranë 1 nëntor foto LSA 32


33


Skenë e kuqe dhe e nxehtë në komedinë “Harroje dashurinë” - Aktoret Genci Fuga dhe Arjola Basho,në Teatrin e Komedisë. Tiranë 3 tetor 34foto LSA


Spektakli i uraganit Sandy nĂŤ Brooklyn New York foto AP Kafe, raki, mace dhe Kallashnikov Gaza foto AP

35


Ora e lutjes dhe telefonata që nuk pret. -Gjatë faljes së Kurban Bajramit në Bulevard Tiranë 24 tetor foto LSA

36


37


Making love to the camera. -Maria Sharapova gjatë një turneu tenistik Pragë foto AP Kryqi i paplotë i një kandidati për president. - Mitt Romney gjatë fushatës Ohio foto AP

38


Kumbari -Një fëmijë indian merr qethjen e parë në rrugë New Delhi foto AP Kungujt e Halloween-it - Një nga rrugët e bllokut Tiranë foto LSA

39


Prej vitit 1990-2009, jetoi si emigrant në Itali. Gjatë gjithë jetës, është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm mbas vitit 1990.

Amik Kasoruho në moshën 17-vjeçare, pak para arrestimit

Amik kAsoruho

Libri i ri amik kasoruhos I lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme, Amik Kasoruho arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për njëzet e shtatë vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat Një ankth gjysmëshekullor, Çmimi i një ëndrre, Mes burgut dhe Zotit, Fluturimi i gjatë i një ore. Në Prishtinë ka botuar romanin Ikje nga trilli i perëndive.

Prej vitit 2009 jeton në Tiranë.

Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: “Bah, ç’përralla po na treguaka ky!” Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: “S’paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë! “ Ndoshta kështu do të thonë ... RobeRt ShvaRc, 1996

ankthi dhe endrra * * * Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte. GjeRGj Zheji Hylli i Dritës, 1994 (pas botimit të parë italisht) * * * Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi. PRof. elio MiRacco Universiteti La Sapienza, Romë

Çmimi: 800 L

“Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: “Bah, ç’përralla po na treguaka ky!” Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: “S’paska rrëfyer 40 as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë! “ Ndoshta kështu do të thonë ... “Robert Shvarc, 1996 isbn: 978-99956-39-77-8

9 789995 639778

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

Shqipëria Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se dhjetë vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi gjashtëdhjetë përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowlling, Brontè, Hawthorne, etj.

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho


Economicus

AdrIAN CIVICI Dilemat e rritjes së qëndrueshme dhe shteti inteligjent Sipas tij, “rritja e PBB nuk korrespondon detyrimisht me rritjen e kënaqësisë dhe mirëqënies së popullsisë, as me cilësinë e shëndetit publik dhe edukimit”

Tashmë duket si parashikim i sigurt se në vitin 2050, toka do të ketë mbi vete 9 miliard banorë, nga rreth 7 miliard që ka aktualisht. Demografët japin sot një shifër impresionuese: çdo ditë planetit tonë i shtohen 200000 njerëz të rinj, shtesë absolute si diferencë ndërmjet vdekjeve dhe lindjeve të reja. Mbi 70% e kësaj popullsie ka tendencë të jetojë në qytete e qëndra të mëdha urbane, ndërkohë që aktualisht mbi 1 miliardë njerëz jetojnë në kushte urie dhe 2 miliard të tjerë ushqehen me vështirësi pasi disponojnë vetëm 2 USD të ardhura në ditë. Sfida më e madhe përpara ccdo vendi e rajoni është “garantimi i ushqimit” dhe përgjigjet e pyetjeve: sa është kapaciteti ushqys i planetit?...A është në gjendje modeli dominues ekonomik aktual t’i japë përgjigje pozitive sfidave të mësipërme? A ka zgjidhje alternative që kënaqin ndryshimet e zakoneve ushqimore, sidomos në vendet e varfëra, në zhvillim e ato BRICS ku jeton më shumë se 80% e popullsisë së botës? A e ruajmë dot raportin dhe ekuilibrin ndërmjet domosdoshmërisë së prodhimit masiv, qëndrueshmërisë mjedisore e disponibilitetit të lëndëve të para? Në morinë e debateve për këtë sfidë spi-

kasin dy qëndrime e këndvështrime, në dukje të kundërta por që në thelb korrelojnë në një pikë: garantimi i ushqimeve, mënyra e të ushqyerit dhe stabiliteti e mirëqënia sociale sintetizojnë në vetvete ekonominë, financat, mjekësinë, shëndetin, socilogjinë, ambientin, politikën, kulturën, edukimin, etj. Sipas Peter A. Victor të York University of Toronto, një nga ekspertët më të njohur në botë për efektin e modeleve të zhvillimit ekonomik në rritjen ekonomike dhe mirëqënien, “paradigma klasike e zhvillimit ekonomik bazuar vetëm në madhësinë e PBB nuk është më e vlefshme”. Sipas tij “fokusimi vetëm dhe eskluzivisht te rritja ekonomike i ka sjellë mjaft të mira njerëzimit, por në 20-30 vitet e fundit ka krijuar dhe shumë pabarazi sociale, nuk ka zgjidhur problemin e varfërisë, ka ndikuar në destabilizimin e gjithë sistemit ekonomik botëror, ashtu sic dëshmon dhe kriza globale aktuale”. P.Victor me teorinë e tij origjinale të “mos-rritjes ekonomike”, në librin me titullin domethënës Managing without growth. Slower by design, not disaster, konteston proiritetin e vendeve të pasura që e konsiderojnë rritjen ekonomike dhe PBB si objektivin unik të politikave ekonomike e financiare. Sipas tij, “rritja e PBB nuk korrespondon detyrimisht me rritjen e kënaqësisë dhe mirëqënies së popullsisë, as me cilësinë e shëndetit publik dhe edukimit”. Kur jemi më të pasur nuk është e thënë se jetojmë detyrimisht më mirë nëse nuk bëjmë politikat e duhura të “cilësisë së jetës”. Në këtë kuadër,  Barilla Center for Food and Nutrition ka krijuar së fundi një indeks për raportet ndërmjet rritjes ekonomike dhe “përkthimit të saj në mirëqënie” (BCFN Index), i cili mban parasysh 41 indikatorë të grupuar në 7 kategori: mirëqënia psikofizike ose shëndetësore, stili i jetës, mirëqënia materiale, ambientale, edukative, sociale, institucionale e politike). Këto kategori grupohen më tej në 3 kolona të mëdha: Lifestyle, Wealth and Sustainability dhe Social and Interpersonal. Po t’i krahasosh vendet e ndryshme të botës nga ky këndvështrim, shumë prej atyre që rezultojnë me PBB/frymë më të lartë, në fakt rreshtohen në kategoritë e poshtme të klasifikimit. Qëndrim të kundërt për “metodën, por jo për rezultatin” duket se ka ekonomisti Aghion Waggoner i universitetit të Harvardit që nënvizon se “në periudha krizash dhe sfidash për ushqimin dhe garantimin e jetesës normale për 9 miliard banorë, nuk

është normale të flitet për mos-rritje ekonomike”. Sipas Howit & Waggoner që janë dhe autorë të “paradigmës së re shumpeteriane”, duke u bazuar në teorinë e rritjes dhe rolit të inovacionit në zhvillimet ekonomike, “të flasësh sot për zvogëlimin e rritjes ekonomike është e gabuar dhe joproduktive”. Sipas kësaj paradigme, është e vërtetë ajo  që ka konstatuar Shumpeteri se konkurenca i kufizon efektet pozitive post-inovative në shumicën e degëve të industrisë apo shërbimeve, por ajo zvogëlon akoma më shumë të ardhurat nga industritë jo inovative. Në këtë kuptim, kërkimzhvillimi, inovacioni dhe teknologjitë e reja janë mekanizmi i vetëm aktual që garantojnë rritjen e qëndrueshme dhe mund ta qetësojnë njerëzimin për sfidën e ushqimit të 9 miliard banorëve apo zhdukjen e varfërisë dhe diferencave të mëdha sociale që e mundojnë sot. Pjesa më interesante në këtë teori ekonomike është qëndrimi në një linjë arsyetimi të cilësuar si “ekuilibri i vështirë i ecjes në tel”: nuk pranohet linja keynesianiste që si objektiv kryesor ka mbështetjen e rritjes ekonomike nëpërmjet ndërhyrjes masive publike; por nuk pranohet as linja neoklasike dominuese sipas së cilës zhvillimi ekonomik garantohet nga tregu dhe në kushtet e krizës aktuale duhet me çdo kusht të reduktohet niveli i borxheve sovrane, të reduktohen deficitet buxhetore dhe përgjithësisht të sundojnë politikat e rigorozitetit monetar e financiar.  Howit & Waggoner propozojnë aplikimin e politikave fiskale anti-ciklike, dmth politika që e rrisin deficitit publik dhe borxhin gjatë krizave dhe recesionit, dhe e zvogëlojnë atë gjatë fazave pozitive ekonomike, që ulin taksat dhe tatimet në periudhat e vështira që kanë nevojë për mbështetje sociale e fuqizim të biznesit, dhe i ngrenë ato në periudhat kur gjithshka shkon mirë. Për këtë kërkohet “një shtet inteligjent” që ndërhyn në sektorët strategjikë dhe cilësinë e kapitalit human me politika industriale inteligjente që i krijojnë kushte biznesit të prodhojë shumë duke qenë njëkohësisht edhe konkurrues. Gjermania, Austria, Hollanda, Zvicra, vendet skandinave, etj., janë shëmbulli më i mirë për adoptimin e filozofisë së Smart State. Ky shtet inteligjent është përgjigjia më e garantuar për një “BCFN Index” sa më të lartë e të ekuilibruar, është ndoshta dhe rekomandimi më i mirë për shumë vende në zhvillim që kanë objektiv shndërrimin e tyre në vende të zhvilluara.

41


Shqipëria

Gjergj Meta Rrënjët dhe e ardhmja; Katolikët dhe 100 vjetori i Pavarsisë Kisha me njerëzit e saj të një stature të lartë ruajti në liturgji dhe në katekezë gjuhën shqipe, një nga më të vjetrat e Europës, me rrënjë indeuropiane.

Durrësit, Dom Nikoll Kaçorri. Nga ky akt shpresohej se do të mbaronte edhe ikja e katolikëve nga qytetet drejt fshatrave apo maleve. Katolikët dolën nga një kalvar i gjatë në malet e ashpra të Shqipërisë sikurse Dukagjini, Nikaj-Mërtur, Pukë, Mirditë ndër të cilat, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës pa meshtarë e fretën, ditën të ruajnë besimin që u ishte përcjellë atyre nga brezi në brez. Duket sikur përsëritet historia biblike e gjyshërve që u rrëfenin nipërve punët e mëdha të Hyjit. Një fe e gjallë, e shartuar në karaktere të ashpra sikurse janë malet e Shqipërisë, si alpet e Thethit, por në shpirtra të pastër e mendje të kthjella si ujët e Valbonës në malet e Tropojës. Karaktere të ashpra, por për të cilët pas Hyjit në shtëpi vinte miku, i shenjtë për shqiptarin: “Shpia asht e Zotit dhe e mikut”. Njerëz që dinin të nderonin famullitarin e tyre i cili bashkë me famullinë kishte një vend të privilegjuar në ligjin e Maleve. Ja pra, pikërisht në ato male, ku katolikët u detyruan të ikin për të shmangur asimilimin fetar dhe kulturor, u ruajt një besim nga i cili ne modernët kemi shumë për të mësuar. E kështu ata burra dhe gra besnikë ndaj Hyjit qenë besnikë edhe ndaj at-

P

o përmbyllet viti jubilar për Shqipërinë: më 28 nëntor mbushen 100 vjet nga kur etërit e atdheut shpallën, me anë të një akti solemn, Pavarësinë e vendit prej Perandorisë turke. Një kohë e gjatë pushtimi osman gjatë të cilës populli shqiptar rrezikoi të humbasë rrënjët e tij, identitetin dhe gjuhën. Por, megjithë shtypjen dhe egërsinë e një regjimi armik, shqiptarët ditën t’u përcjellin brezave të rinj identitetin e tyre më të thellë, gjuhën, traditat e sidomos fenë. Bashkësia katolike shqiptare qe ajo hapësirë jetësore, konservatore në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale (që ka ruajtur, mbajtur, mbrojtur), ku vlerat më genuine të shqiptarëve u mbrojtën e u transmetuan përmes shekujve. Kisha me njerëzit e saj të një stature të lartë ruajti në liturgji dhe në katekezë gjuhën shqipe, një nga më të vjetrat e Europës, me rrënjë indeuropiane. Por mbi të gjitha katolikët shqiptarë, besnikë edhe ndaj Romës, me gjithë përndjekjet e mëdha, u bënë zinxhiri i pandërprerë i lidhjes së Shqipërisë me Europën e krishterë. E kjo u pa qarësisht në aktin e pavarsisë: zëvendës ministri i Qeverisë së parë shqiptare u bë një prift katolik, famullitari i

42

Por një fatkeqësi tjetër ra mbi vendin tonë: pushtimi fashist e më pas ai komunist që zgjati 50 vjet. Por feja ende nuk vdiq! Deshën të vrasin Hyjin, por nuk ia dolën, deshën ta burgosin, t’i hapnin varrin e më në fund të dilnin rrugëve e shesheve me britmën e njeriut të marrë të Nietzsche – s, “Zoti vdiq, Zoti vdiq!”, por nuk ia dolën pasi të tretën ditë ai u ngjall...

dheut, traditave, tokës, e për të derdhën gjakun e tyre që një ditë të vinte pavarësia. Katolikët qenë gjithmonë të gatshëm dhe të parët në flijim. Kështu pra historia vazhon me një lloj “rilindje” shqiptare në të cilën katolikët pas 1912, qenë në vijë të parë. “Kisha Katolike – kanë shkruar ipeshkëvinjtë në letrën e tyre baritore për 100 vjetorin e Pavarsisë - me institucionet e saj fetare dhe shkollore dha një kontribut të rëndësishëm në këtë rimëkëmbje”. Shkollat e franceskanëve dhe të jezuitëve në Shkodër, motrat saleziane dhe stigmatine, u bënë vatra të vërteta për edukimin e të rinjve dhe qendra kulture. Liturgji, lutje, vepra shoqërore dhe bamirësie, rrethe kulturore, artistike dhe muzikore me frymëzim të krishterë katolik u bënë vende rritjeje për shumë njerëz, edhe jokatolikë. Katolikët ndiqnin me një etje të madhe gjithçka e gjithashtu po fillonin të thithnin ajrin e lirsë. Por një fatkeqësi tjetër ra mbi vendin tonë: pushtimi fashist e më pas ai komunist që zgjati 50 vjet. Por feja ende nuk vdiq! Deshën të vrasin Hyjin, por nuk ia dolën, deshën ta burgosin, t’i hapnin varrin e më në fund të dilnin rrugëve e shesheve me britmën e njeriut të marrë të Nietzsche – s, “Zoti vdiq, Zoti vdiq!”, por nuk ia dolën pasi të tretën ditë ai u ngjall. Ra muri ideologjik dhe ai i ngritur me tulla e më në fund nisi fluturimi i lirë edhe pse me shumë martirë, burra dhe gra që na dhanë dëshminë më të madhe të fesë me gjakun e tyre, me jetën e tyre. “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia” qenë fjalët e fundit të pothuajse të gjithë martirëve, të pushkatuar nga regjimi pa asnjë proces apo me procese të sajuara dhe akuza të pavërteta. Ndërsa jepte shpirt, ipeshkëvi i Durrësit, Imzot Prendushi lypte më shumë dritë. Po vdiste në një burg të lagësht sepse nuk kishte dashur të ndante Kishën e Shqipërisë nga ajo e Romës. Vdiq martir. Sot është në krye të listës së 40 martirëve që presin të shenjtërohen. Mund të tregohen shumë histori dhe libra të tërë nuk do të ishin të mjaftueshëm për t’i shkruar, por emrat e martirëve për fenë, fytyrat e tyre dhe historitë e tyre jnë të shkruara në Librin e jetës. Do të doja të kujtoja 25 prillin 1993, kur papa Gjon Pali II erdhi në Shqipëri. Vizita e tij dhe shugurimi i ipeshkëvinjëve të parë pas regjimit qe një shenjë, një shenjë e madhe, pothuajse si ato shenjat e


Apokalipsit, që asesi nuk janë shenja dëshpërimi e terrori por shenja të fitores dhe të shpresës. Me Papën kaluam pragun e shpresës. Po sot? Kemi një Kishë të re, që jeton çdo ditë sfidën e fesë. Bashkësitë tona janë plot me të rinj, me shumë pagëzime, martesa, krezmime dhe kungime të jetuara e të pjesmarra me besim të gjallë. Jetojmë ditë shpresash të mëdha, megjithë lodhjen, shkurajimin, krizën globale që përshkojnë të gjithë shoqërinë e gjithashtu edhe Kishën, me burrat dhe gratë e saj. Por sot kemi ipeshkëvinjtë tanë, që mes shumë vështirësish na udhëheqin si barinj të mirë. Sigurisht, në të sotmen e fesë, edhe kjo Kishë e jona është e thirrur të përtërihet: na e ka sjellë ndërmend Papa në mbyllje të Sinodit të fundit të Ipeshkëvinjëve. Si mund të ripërtërihet një Kishë si kjo e jona në Shqipëri? Duke qenë e dëgjueshme ndaj zërit të Shpirtit, që i flet asaj sikurse edhe të gjitha Kishave në gjithë botën, nëpërmjet Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës. Ripërtëritja do të vijë parasëgjithash nga barinj që jetojnë jetën e tyre në shenjën e dashurisë dhe të bashkimit. Sot katolikët shqiptarë, të shituar nga plagët e së kaluarës, presin prej barinjëve që t’iu lidhin plagët e të kurojnë të këqijat e tyre, që t’i udhëheqin në kullotat e gjelbërta të një zëri që u tregon atyre rrugën e jetës. Kështu, sot sikurse atëherë, katolikët të mund të jenë drita e botës dhe kripa e tokës për kombin tonë, duke qenë se janë shpirti, frymëmarrja, tharmi për një shoqëri që shkon drejt konsumizmit të pafre, por sidomos drejt humbjes së shpresës. Në këto ditë Shqipëria mbush 100 vjet. Është një ditëlindje e mirë. Shpresojmë që shumë shpejt do të jemi pjesë e familjes më të madhe Europiane. Katolikët janë dhe duhet të jenë ndërmjetësit që lidhin Shqipërinë me Europën, pa harruar ato rrënjë që e kanë themeluar. Në letrën e tyre ipeshkëvinjtë janë të bindur që sfida e të ardhmes së afërt për Shqipërinë është integrimi europian, që “para se të jetë një realitet gjeografik apo politik, është një realitet shpirtëror që gjen te krishtërimi një nga rrënjët e saj më të fuqishme”. Kush më shumë se katolikët duhet të kontribuojë që ky proces integrimi të mos jetë vetëm një fakt burokracie i pajetë, por një fakt shpirtëror, thellësisht shpirtëror. E kjo ndoshta mund të jetë dhurata që katolikët i bëjnë atdheut të tyre në këtë 100 vjetor të parë.

Sot katolikët shqiptarë, të shituar nga plagët e së kaluarës, presin prej barinjëve që t’iu lidhin plagët e të kurojnë të këqijat e tyre, që t’i udhëheqin në kullotat e gjelbërta të një zëri që u tregon atyre rrugën e jetës. Kështu, sot sikurse atëherë, katolikët të mund të jenë drita e botës dhe kripa e tokës për kombin tonë, duke qenë se janë shpirti, frymëmarrja, tharmi për një shoqëri që shkon drejt konsumizmit të pafre, por sidomos drejt humbjes së shpresës. 43


44


liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!

45


PERPARIM FUGA

Afrika ime

Në zbulim të Afrikës. Asaj bërthamore. Gjatë misioneve të inspektimit të minierave me uranium dhe centraleve atomike për llogari të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë atomike, mes mrekullive të kontinentit të zi. Fizikani bërthamor, Përparim Fuga shkon më tutje, duke e zbuluar Afrikën përtej detyrës; në aventurën përmes një vendi të pazbutur, natyrës kryeneçe dhe të epërme larg qytetërimit. Atë që ai do ta quajë një përvojë që ndodh një herë në jetë. Suadela Balliu Di një këngë për Afrikën, për gjirafat dhe hënën e re që shtrihet mbi shpinën e saj, për plugjet në fusha dhe fytyrat me djersë të mbledhësve të kafesë. A di Afrika një këngë për mua?! A mundet ajri mbi rrafshina të dridhet me ngjyrën që kam veshur apo fëmijët të shpikin një lojë, në të cilën shfaqet emri im apo hëna e plotë do të hedhë hije mbi zallin e rruginës, që ishte si unë apo do të munden shqiponjat e kodrave Ngong të më kërkojnë?... Këto vargje poetike të shkëputura nga memuari “Që nga brenda Afrikës” nga baronesha daneze Karen von Blixen, të shkruara më 1937-ën, të cilat rrëfejnë të shtatëmbëdhjetë vitet kur autorja e bëri Kenian shtëpinë e saj, e të portretizuara me mjeshtëri në filmin homonim nga aktorja hollivudiane Meryl Streep, duket se e bëjnë rregull të pashkruar trallisjen me këtë kontinent. Thonë, nëse ke shkelur njëherë këmbë në Afrikë, përfundon i dashuruar përgjithmonë me të. Ndoshta për mrekullinë e natyrës së ruajtur të pacenuar prej krijimit, –për ata që besojnë në një dorë krijuesi- egërsisë joshëse të tokave të shkelura vetëm nga putrat e mbretërve të xhunglës, ndoshta për kohën që, nëse nuk ndalet, të paktën ka luksin të jetë më dembele se kudo, për fushat me gjelbërim të përhershëm, malet si viganë legjendash, ujëvarat e pashtershme apo pyjet e dendur me bimësi, fiset vendase me tradita,

46

zakone e gjuhë të larmishme. Një shpërfaqje ngjyrash dhe kulturash.... Thuajse me të njëjtën nostalgji dhe emocion e përshkruan edhe Përparim Fuga aventurën e tij afrikane disa vite më pas. Një vend që duket se ka një thirrje të brendshme për t’iu kthyer e rikthyer gjithmonë. Megjithëse qëllimet e vizitave të tij nuk ishin ato klasiket e aventurave eksploruese të natyrës, ekspedita gjuetie apo turizëm kulturor, ai e mori shijen e vërtetë të Afrikës nga bukuria e pacenuar e natyrës, deri te qytetet e zhvilluara e moderne të Afrikës së Jugut. “E kam vizituar shtatë herë Kongon dhe nëse i mbledh bashkë të gjitha ditët e qëndrimit tim në Afrikën e Jugut, më bëhen më shumë se një vit”, – tregon Përparim Fuga, fizikani bërthamor, i cili e shkeli tokën afrikane për të parën herë në vitin 2003. Pas aplikimit që i rezultoi i suksesshëm, nisi punë si ekspert i IAEA-s; Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me seli në Vjenë. E caktuan të punonte në Departamentin e Garancive Bërthamore, në Seksionin e Dytë të Divizionit Operativ B, i cili e ushtronte aktivitetin në disa shtete që në zhargon kolegët i quanin mes tyre si “patate e nxehtë”. Ky Divizion monitoron zbatimin e traktateve ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore në një zonë shumë të gjerë, në tërë kontinentin Ameri-

kan, atë Afrikan, në Lindjen e Mesme si edhe në disa shtete në Azi si India e Pakistani, kurse vetë Seksioni i Dytë fokusohej kryesisht në vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. “Përpara se të niseshim me mision përgatiteshim me seriozitet, kujdeseshim për çdo detaj. Së pari, në planin profesional duhej njohje e mirë e detyrës me të cilën do përballeshim, gjithashtu dhe për metodat dhe teknikat e instrumentet që do të përdornim në terren. Rëndësi i kushtonim edhe njohjes së vendit ku do ushtronim detyrën, madje edhe hollësive mbi zhvillimet më të fundit politike e ekonomike, gjeografinë, klimën, kulturën, zakonet, traditat, besimet fetare, e detaje të tjera të kësaj natyre. Njihesha me botimet shkencore të studiuesve vendas në fushën e energjisë bërthamore, aktivitetin e tyre shkencor, madje edhe me shkrime të gazetarëve që vizitonin terrenin, emisionet televizive mbi atë vend si dhe çdo informacion tjetër të hollësishëm për zhvillimet më


të fundit atje”, – thotë Përparim Fuga. Gjatë viteve të punës në IAEA, veç Afrikës së Jugut dhe Iranit ku kalonte shumë ditë të vitit, duke inspektuar instalimet bërthamore, Fuga shton se ka pasur rast të udhëtojë shpesh edhe në vende të tjera të Afrikës së Veriut, asaj Qendrore, në Lindjen e Mesme. Janë të shumta kujtimet, të shumtë edhe episodet gjatë punës, sikurse edhe miqtë e kolegët nga këto vende, me të cilët ka ndarë plot aventura afrikane. “Për nga rëndësia, udhëtimet në Iran ishin të veçanta, por dy nga shtetet afrikane: Afrika e Jugut dhe Republika Demokratike e Kongos më kanë lënë mbresa të veçanta”. Në Afrikën e Jugut e zuri fill shërbimin si ekspert i IAEA-s dhe u kthye e rikthye aq shpesh saqë kolegët vendas i thanë se i kishte plotësuar kështu kushtet për të kërkuar nënshtetësinë afrikano-jugore. “Udhëtimi i parë, misioni im i parë në Afrikë ishte, mund të them, më i vështiri për shkak të stresit me të cilin nisi. Ndodhi pak pasi kisha

nisur punën në Vjenë. Drejtuesi i sektorit ku bëja pjesë më thotë që të nesërmen do të nisesha drejt Cape Town-it. Pyetja e parë që më shpëtoi në mënyrë të pavullnetshme ishte: Me kë tjetër?! Vetëm, ishte përgjigja e thatë dhe e prerë”. I vetmi informacion që kishte vjedhur nga bisedat me kolegët ishte se Afrika e Jugut lakmohej nga shumica e ekspertëve dhe ata shkonin me shumë dëshirë sa herë i caktohej një mision atje. Afrika e Jugut është ndoshta shteti më i zhvilluar në kontinentin afrikan, ku duken qartë gjurmët e qeverisjes britanike, me industri e mjekësi shumë të zhvilluar, me një infrastrukturë moderne të rrugëve, të sistemeve të telekomunikimit, të aeroporteve gjigantë dhe bulevardeve të gjerë e plot gjelbërim, ku gëlonin makinat e çdo lloji, në shumicën e tyre me vetëm një pasagjer. Padyshim, një vend i begatë dhe i zhvilluar. Inspektimet e Seksionit të Dytë, për shkak të karakteristikave të zonës ku operohej, kryheshin nga ekipe me së paku dy vetë

në grup, pasi jo vetëm përgjegjësia profesionale por edhe rreziku gjatë misionit ishte gjithaq serioz. “Nuk e di se përse në atë mision do të nisesha vetëm! Ishte hera e parë në Afrikë për mua, hera e parë në një central atomik, hera e parë që do më duhej madje të ngisja makinën duke lëvizur në një krah tjetër me atë që lëvizim në Europë. Ishte sfidë në shumë drejtime. Mbase, ishte një provë, ku “notin” duhet ta mësoja i vetëm, në det dhe jo në një pishinë, i rrethuar me instruktorë e pajisje shpëtimi”. Pas një udhëtimi 16 orësh mbërriti në destinacion. Teksa avioni përgatitej për ulje mund të shquhej qyteti i Cape Town-it, buzë dy oqeaneve, nën këmbët e Lions Head dhe pllajës së lartë Table Bay.“Rrugës, nga aeroporti për në qytet, përmes autostradës së gjerë, godinave shumëkatëshe dhe vilave të bukura me gjelbërim, syri të zinte edhe bidonvilet e famshme afrikane. Modernia, e bukura, rregulli e hijeshia vinte me një përzierje surreale me kaotiken, rrezikun, varfërinë,

47


njerëzit e emigruar nga gjithë Afrika në kërkim të një jete më të mirë”. Cape Town-i ishte një perlë në buzët e oqeanit Atlantik dhe Indian, me portin përballë ishullit të famshëm Robin, ku Nelson Mandela, kaloi vite të tëra të burgimit. “Ende sot mbaj si kujtime të bukura vizitën në Pikën e Kepit, skajin më jugor të kontinentit afrikan dhe Gjirin e Shpresës, disa kilometra më tej, aq të famshëm nga kujtimet e marinarëve në ekspeditat e hershme eksploruese”- rrëfen profesor Fuga duke mos harruar të përshkruajë plantacionet me vreshta, kantinat e verës, tregjet me prodhime artizanale e plot bukuri që “rrallë e tek të bie t’i kundrosh tjetërkund”, – thotë ai. Një pjesë të asaj bukurie e ka marrë me vete në Tiranë, si maskat, statujëzat e punuara me dorë apo fotografi të panumërta që i kanë përjetësuar kujtimet. Natyra vëzhguese dhe udhëtimet e shpeshta ia mprehën shqisat aq shumë saqë ai është në gjendje të dallojë qartë ndryshimet mes shteteve, e nga kush janë qeverisur në kohën e kolonializmit. “Vendet nën qeverisjen britanike dalloheshin për rregullin në shumë aspekte, infrastrukturën shembullore; ndryshe ishte për vendet dikur koloni të Belgjikës, Italisë, Portugalisë, Francës, apo ndonjë vendi tjetër”. Me gjithë mahnitjen dhe dëshirën për të rrëfyer gjithçka nga zbulimet turistike në Afrikë, misioni i fizikanit bërthamor, ekspertit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ishte i qartë dhe i mirëpërkufizuar: të siguronte se materiali bërthamor i gjendur në Afrikën e Jugut të ishte po aq sa ishte deklaruar për të fundit herë dhe gjithaq të përdorej për arsye jo ushtarake. Shumë pyesin se pse i duheshin Afrikës së Jugut të tilla armë, kur ishte ndër vendet më të fuqishme në atë rajon. Analistë të ndryshëm mendojnë se arma bërthamore i duhej në përgjigje të zgjerimit të influencës së Bashkimit të atëhershëm Sovjetik në Afrikë, si një mjet presioni, që demonstron forcë dhe fuqi ushtarake. “Misioni im i parë ishte i qartë, më duhej të verifikoja se i gjithë materiali bërthamor në njërin nga dy centralet bërthamore pranë Cape Town-it ishte i plotë dhe përdorej vetëm për qëllim të prodhimit të energjisë elektrike. Po ashtu, se në atë instalim nuk kryhej ndonjë aktivitet i padeklaruar dhe me karakter jopaqësor”.

48

Afrika e Jugut njihet si firmëtare e Konventës së Armëve Biologjike që prej vitit 1975, ka pranuar Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore që nga viti 1991 dhe Konventën e Armëve Kimike që prej vitit 1995. Nga vitet 1960 e deri në 1980–ën, zhvilloi një program bërthamor duke arritur atë që quhet “cikli i plotë i lëndës djegëse”, duke mundësuar kështu prodhimin e armës atomike. Por më 1990–ën, në prag të rënies së qeverisë së aparteidit, Afrika e Jugut ndërmori një hap të veçantë, çmontimin e të gjithë armëve bërthamore dhe të impianteve për prodhimin e tyre, duke u bërë kështu shteti i parë në botë, i cili vullnetarisht hoqi dorë nga armët atomike që i kishte prodhuar vetë. Por, kjo nuk donte të thoshte se ekspertët dhe eksperienca e tyre humbi pa lënë gjurmë, brenda një nate. U shndërrua në potencial zhvillimi drejt përdorimeve paqësore të energjisë bërthamore. Sot, ky shtet dallohet për dy centralet atomike të ndërtuar disa kilometra pranë Cape Townit dhe për prodhimin e radiofarmaceutikateve për nevojat e vendit e më gjerë deri në Europë dhe Amerikë. Misionet e inspektimit në këtë vend kërkonin kualifikim të lartë, aftësi në përdorimin e teknikave të sofistikuara, duke filluar nga monitorimi me kamera e deri në verifikimin e materialit bërthamor përmes matjes me instrumente të posaçme. “Në punën tonë kishim bashkëpunim të shkëlqyer me personelin vendas, me të cilët kam mbetur në marrëdhënie shumë miqësore, ndonëse jo rrallëherë kemi debatuar për probleme të ndryshme. Inspektimet janë gjithsesi bezdi për vendasit dhe shpesh mes tyre kishte që na thoshin: “Përse kaq rigorozë? përse nuk na besoni ?” Në formë shakaje, përgjigja ishte standarde: Ne besojmë vetëm te Zoti. Çdo gjë tjetër e verifikojmë”. Jo se inspektimet shtyheshin nga ndonjë formë bazuar mbi skepticizmin njerëzor. Jo! Ishte një rregull i vendosur mirë nga bashkësia ndërkombëtare, të cilin shtetet e kishin pranuar vullnetarisht. “Në këtë kontekst, bënim shumë kujdes të ishim jo vetëm korrektë e bashkëpunues, por edhe të saktë e të shpejtë, për të mos penguar pa arsye vendasit në punën e tyre”. Çdo minutë e humbur, është mungesë në prodhimin e energjisë elektrike, humbje kolosale për kompaninë që administron cen-


tralin. “Në shumë raste na qëllonte të punonim pa ndërprerje, ditë e natë, nën stres, nën efektin e rrezatimit, nën peshën e përgjegjësisë teknike”. A kishin frikë, Përparim Fuga dhe kolegët e tjerë ekspertë, se ndonjëri prej atyre inspektimeve mund të përfundonte në një aksident fatal, me çmim deri edhe jetën?! “Natyrisht që na shkonte mendja, se aksidentet nuk paralajmërojnë gjithmonë; ndodhin në ndonjë nga ato ditët që duken të zakonshme”- zbulon ai me sinqeritet. Megjithëse Afrika e Jugut ishte i pari vend që vullnetarisht e kishte këmbyer rrezikun bërthamor me zhvillimin për rajonin e tij, inspektimet në dy centralet bërthamore ishin me frekuenca të shpeshta. “Një shtet që ka ndërtuar armën atomike, e di shumë mirë rrugën drejt bombës atomike. Për pasojë, inspektimet kryheshin me shpeshtësi të tillë që, intervali kohor mes dy inspektimeve të mos lejonte transferimin pa gjurmë të teknologjisë nga përdorimet paqësore në ato luftarake. Ky interval, për disa instalime në Afrikën e Jugut ishte përcaktuar një muaj. Veprimtaria teknike ishte përqendruar në zonën rreth Johanesburgut dhe Pretorias, ku kryesisht gjendeshin edhe instalimet bërthamore të Afrikës së Jugut. “Unë isha përgjegjës për të gjitha instalimet në këtë rajon dhe prandaj më duhet të isha aty shumë shpesh”. Johanesburgu dhe Pretoria! Dy qytete gjigantë, të lidhur mes tyre me autostrada gjigante. “Më ka mbetur në mendje vizita në Muzeun e Aparteidit në Johanesburg, të cilën nuk e vizitova më për herë të dytë, sikurse nuk e vizitova për të dytën herë as Mathauzenin në Austri”. Të vizitosh Afrikën e Jugut do të thotë të mos largohesh pa vizituar shtëpinë e lindjes së Nelson Mandelës, në Soweto (South Eastern Township). “Nuk kisha asnjë ide për këtë qytezë dhe kolegu im argjentinas, një mbrëmje, më propozoi ta vizitonim. Njëherazi më vuri në dijeni se kishte rrezik; një zonë e Johanesburgut ku krimi ishte prezent në çdo hap dhe asnjë punonjës i Kombeve të Bashkuara nuk kishte tentuar të shkelte atje. Dilema ishte e madhe, por edhe sedra e shqiptarit bënte punën e saj dhe në fund e pranova ftesën. Gjatë fundjavës, e vizituam qytezën dhe shtëpinë muze të Mandelës si dhe drekuam në një restorant tipik afrikan. Ishte një “shkelje” e rregullave që duhet të ndiqnim në

punën tonë, por nuk patëm asnjë pasojë dhe fituam një kujtim të bukur”. Rreziku ishte emri i dytë për aventurat afrikane. Madje edhe në zona në dukje të sigurta. Diku mes Johanesburgut dhe Pretorias, në një qytezë të vogël të quajtur Centurion na sulmuan dy grabitës me thika, pak metra larg hotelit dhe ditës për diell. Ishte ngjarje që gjithashtu nuk harrohet. Falë sportit të futbollit që kam luajtur dikur, munda të shpëtoj duke përdorur reflekset dhe këmbët e shpejta. Edhe sot i mbaj në kujtesë sytë e grabitësit, kur me thikë në dorë më kërkonte portofolin. Kjo është Afrika, me të papriturat e saj gjithandej”. Aventura afrikane nuk do të mbyllej aty. Më 2005 -ën dërgohet me mision në Republikën Demokratike të Kongos. Një proces inspektimi në minierën e Shinkolobwe, e cila ka qenë origjina e furnizimit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore me uraniumin e nevojshëm për zbatimin e projektit “Manhattan” e për prodhimin e bombës së parë atomike nga amerikanët. “Misioni kërkonte një udhëtim në zemër të Katangës, provincë e pasur me minerale, ku miniera e Shinkolobwe-s gjendet disa orë larg qytetit të vogël Likasi, në mes të xhunglës afrikane. Është një udhëtim që bëhet një herë në jetë; ishte një mision me shumë risk dhe nëse më kërkohet ta përsëris sot, do të hezitoja ” – rrëfen profesor Fuga. Republika Demokratike e Kongos ka vite që kalon në konflikte e luftëra të brendshme mes fisesh dhe për pasojë vendi, sot ka një infrastrukturë të dëmtuar rëndë. Rrugët lidhëse mes provincave thuajse nuk funksionojnë dhe nga një qytet në tjetrin mund të lëvizësh përmes lundrimit nëpër lumenjtë e shumtë, ose me avion. Harroni rehatinë e makinës moderne ndërsa ndërmerrni një udhëtim nga një qytet drejt një tjetri në Kongo. Vetë Kinshasa, në të cilën janë mbledhur mbi 7 milion banorë, ka humbur shumë nga infrastruktura e saj, gjurmët e së cilës gjenden aty-këtu nëpër qytet. Ajo çka Përparim Fuga përshkruan janë çatitë e vagonëve të trenave që rënkojnë nga mbipesha e mallrave dhe njerëzve mbi to, njerëz të përkulur pas dyerve dhe dritareve apo edhe deri dy pasagjerë të ulur mbi njëritjetrin, madje edhe në vendin e shoferit në autobusë e mikrobusë të tejmbushur që zvarriten në kaos të plotë për të nxjerrë jashtë qytetit të Kinshasës me miliona njerëz

49


që hyjnë aty nga rrethinat çdo mëngjes për të gjetur punë. “Isha bashkë me një koleg amerikan me shumë përvojë, Robert Kelley. Kishim nisur punë njëkohësisht, por ndërsa unë vija nga një eksperiencë akademike në Shqipëri, ai kishte qenë drejtues në një nga qendrat e mëdha bërthamore amerikane, në Los Alamos, ku amerikanët ndërtuan bombën e tyre të parë atomike. Bobi kishte luajtur një rol me rëndësi si zv/përgjegjës i ekipeve të inspektimit të Kombeve të Bashkuara në Irak. Ekspert i klasit të parë, me përvojë të jashtëzakonshme. Për të mbërritur në minierë na u desh të kalojmë nëpër një aventurë të gjatë. Udhëtimi nisi disi “ters”, u nisëm nga Vjena dhe në aeroportin e Parisit avioni pati një vonesë tejet të gjatë. Kur u interesuam se pse nuk po niseshim, na thanë se dy pasagjerë ishin zënë mes tyre dhe policia po i nxirrte jashtë nga avioni. Me të dëgjuar, kolegu im menjëherë, i shqetësuar, pyeti nëse ata i kishin lënë në avion bagazhet e tyre. Ishte një mësim për mua, që të shihja dhe analizoja me kujdes çdo detaj që mund të sillte pasoja”. Pas një qëndrimi tre ditor në Kinshasa, me një linjë ajrore kongoleze dy ekspertët fluturuan drejt Lubumbashit, kryeqendra e provincës së Katangës. U duhej të vizitonin të paktën dy qytete; Likasin dhe Kolwezin. Postblloqet mes qyteteve e bënin të pamundur udhëtimin pas orës gjashtë të mbrëmjes. “I vetmi strehim për të kaluar natën ishin ca hotele të varfër, të pistë, pa ujë e dritë, pa kushte”, tregon Fuga, por duke mos harruar ta përmbyllë çdo etapë të rrëfimit duke thënë se “por kishte bukurinë e vet çdo gjë”. Për të arritur në minierë rruga kalonte përmes xhunglës, mes pyjesh e gëmushash, në toka thuajse të pabanuara, përmes ca fshatrave me kasolle me kashtë, tipike afrikane. Dhjetë ditë të cilat Fuga do i quajë thjesht të paharruara; nga vështirësitë, por edhe bukuritë që zbuloi rrugës. Një bukuri e një lloji krejt tjetër nga Johanesburgu apo Pretoria. Miniera e Shinkolobwe është e vendosur fare pranë qytetit të Likasit, rreth 120 milje në veriperëndim të Lubumbashit. Ajo ndodhet në qendër të një rripi prej 400 kilometrash të mineraleve të uranifikuara, duke u shtrirë nga jugu i Lubumbashit drejt Kalongwe-s, në perëndimin e qytetit të Kolwezi-it, që njihet si “Brezi i Bakrit” (Copper Belt). Është e njohur se në këtë zonë, minerali i bakrit dhe ai i kromit kanë përmbajtje të lartë

50

uraniumi, madje vende-vende në nivele që i kalon edhe ato të minierave konvencionale të uraniumit. Po aq aventurë ishte fluturimi drejt Kolwezit, brenda një avioni të vogël nga epoka e Luftës së Dytë Botërore, i pajisur me një helikë druri, motori i të cilit ndizej duke rrotulluar me forcë helikën. “Ishte edhe kjo një thyerje e rregullave, pasi nuk na lejohej të udhëtonim me të tilla mjete. Por puna duhej bërë dhe rrugë tjetër nuk kishte. Avioni fluturonte ulët, rreth 50 m mbi tokë, mbi xhunglën afrikane, por aq shumë isha habitur me bukurinë që shihja nga dritarja, sa nuk më vajti mendja se mund të binim dhe humbisnim mes kësaj bukurie të virgjër”. Informacione nga burime të ndryshme raportonin se miniera e Shinkolobwe-s ishte futur përsëri në shfrytëzim, e nëse ishte e vërtetë, kjo do të thoshte që përbënte një shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Ku shkonte minerali i nxjerrë nga kjo minierë, e bashkë me të edhe uraniumi i pranishëm në të?! Sipas deklarimeve zyrtare, miniera shfrytëzohej në mënyrë artizanale për të nxjerrë bakër, nga individë të cilët punonin vetëm ose në grupe të vogla dhe mineralin e shisnin te disa ndërmjetës, të cilët më tej e shisnin te kompani më të mëdha. Minatorët, si gjithë popullsia në atë zonë dhe në shumë pjesë të Afrikës, janë shumë të varfër; burrat që në moshë fare të re, madje edhe fëmijë, kryesisht punojnë në miniera duke nxjerrë mineralet në mënyrë artizanale. Ata ngarkonin thasë 50 kilogramësh në krahë për t’i çuar në pikat e grumbullimit, si mjeti i vetëm për sigurimin e jetesës. “Pa dashur të hyj në hollësi, mund të them se ajo që vrojtuam gjatë këtij misioni na tregoi se legjislacioni ndërkombëtar që disiplinon shfrytëzimin e minierave të uraniumit, kishte boshllëqe dhe krijonte kushte për të mos deklaruar këtë aktivitet dhe mundësi për keqpërdorimin e mineralit”, tregon Fuga i rezervuar në detaje profesionale, duke iu përmbajtur rregullave të punës, megjithëse është larguar prej dy vitesh tashmë nga IAEA. “Konkluzionet e vëzhgimit tonë u konsideruan me shumë rëndësi dhe mbi këtë bazë për vite me radhë u punua e punohet edhe sot për monitorimin e aktiviteteve të kësaj natyre dhe përmirësimin e kuadrit ligjor” –shton ai – “Unë punova gjatë në këtë fushë, madje shumë intensivisht, duke drejtuar grupin e ngritur posaçërisht për këtë punë. Nuk po ndalem gjatë në

çfarë konstatuam në Katanga, për shumë arsye. Por, për një program bërthamor që synon të finalizohet me prodhimin e lëndës djegëse për reaktorët bërthamorë, apo ndonjë qëllim tjetër, rëndësi të dorës së parë ka furnizimi me mineralin e uraniumit. Asnjë program nuk shkon dot larg në ambiciet e tij bërthamore pa siguruar mineralin e nevojshëm të uraniumit. Prandaj, interesimi në këtë drejtim ka qenë e mbetet maksimal. Mendoj se puna ime dhe e grupit në të cilin bëja pjesë i ka shërbyer mjaft qëllimit dhe misionit të Agjencisë për të cilin punonim”. Puna dhe zbulimet e tyre në Kongo u vlerësua jo vetëm nga ana teknike, por edhe humanitare, ku AIEA-së dhe drejtorit të asokohe Mohamed ElBaradei iu akordua çmimi Nobel për Paqen, më 7 tetor 2005. Në mënyrë të veçantë inspektorët e Garancive Bërthamore kishin detyrën e vështirë t’i jepnin garancinë njerëzimit se energjia bërthamore përdorej vetëm në të mirë të tij. Një përkushtim i ruajtjes së paqes në botë. “Në këtë këndvështrim, dhënia e Çmimit Nobel për Paqe ishte e merituar plotësisht, si për drejtorin tonë të asaj periudhe, zotin ElBaradei, por edhe për organizatën në të cilën ishim pjesë”. Kongos nuk mund t’i largohesh pa ia zbuluar anën njerëzore, pa e kundruar me atë syrin e dhembshur ndaj rraskapitjes, varfërisë së skajshme dhe sëmundjeve (SIDA-s në veçanti), që bënin kërdinë në popull.... një paradoks në Kongon e pasur me burime natyrore e me klimën që favorizon prodhimin bujqësor e blegtoral. “Nuk dua të flas më tepër, por ajo që mund të them është se korrupsioni ishte i lartë e me të hasesh në çdo hap, po ashtu edhe rreziku për jetën. Një nga fatkeqësitë që ka goditur Kongon është shfrytëzimi i pamëshirshëm i pasurive minerale. Për të krijuar një ide mbi përmasat, mjafton të shohësh “një kodër” të lartë me sterilet nga mineralet e nxjerra, e mbledhur në vite. Është aq e madhe, sa mund ta shohësh qartë edhe duke kërkuar në Google Earth”. Kontaktet me autoritetet vendase ishin vetëm gjatë pritjes së parë dhe dorëzimit të inventarëve për kontroll. Kjo ishte një mënyrë që të kishin pavarësinë e duhur për kryerjen e misionit. Por kishte edhe nga ato raste kur autoritet lokale i ftonin për vizita zyrtare. “Shpesh hasnim me kërkesa që ishte vështirë t’i kuptoje dhe evitoje. Mbaj mend se gjatë vizitës në qytetin e Kolwezit, na u kërkua të bënim një vizitë në Bashkinë e qytetit. Me


shumë hezitim e pranuam, pasi nuk kishte asnjë lidhje me qëllimin pse ishim atje. Ndërkohë, në mbrëmje, në hotel, bashkë me Bobin e pamë veten në të gjithë televizionet lokale, të shoqëruar me një koment të gjatë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të atij rajoni me Kombet e Bashkuara. Nuk e evituam dot një vizitë të tillë as në Likasi, ku skenari ishte po njëlloj”. Me gjithë varfërinë, rrezikun e nxjerrjes së materialeve bërthamore që, rënë në duar të gabuara shkaktonin gjëma të hatashme, luftës civile prej vitesh, kaosit të jetës dhe rrugëtimet e vështira për të kryer punën, Përparim Fuga është një prej atyre të dashuruarve me bukuritë afrikane. Megjithëse udhëtimi që ndërmerrej mund të ishte edhe i fundit. “Eksperienca është armë e fortë dhe sigurisht ajo fitohet me kohë, por fitohet me punë dhe kur ka një bazë të formimit profesional. Puna dhe profesionalizmi ishin të domosdoshëm e po aq ishte edhe kuraja që duhet të na shoqëronte kudo. Gjatë udhëtimit në Kongo, në Lubumbashi, pas vizitës në një fabrikë të përpunimit të mineraleve, në fund të bisedës drejtori i saj, një francez babaxhan, duke na uruar rrugë të mbarë na u drejtua mua dhe kolegut tim amerikan duke na thënë: ishit të përpiktë në dallim nga shumë diplomatë të tjerë që i kemi pritur me orë, shumë profesionistë në pyetjet dhe vëzhgimet tuaja, por ruajuni se po vazhduat kështu, edhe mund t’ju vrasin. Sigurisht

familjet tona, familja ime, gruaja ime Linda dhe djali Endri e kishin shqetësimin e rreziqeve që mund të më kanoseshin. Njëherazi, ata ishin mbështetës të fortë, kurajozë dhe përpiqeshin me tërë mundësitë që të më lehtësonin në ngarkesën time të punës”. Në këto eksperienca Profesor Fuga pranon se mund të merrje frymë i lehtësuar vetëm kur avioni mbërrinte në Vjenë. “Por, çdo punë ka rreziqet e saj dhe njeriu duhet të jetë optimist, me besim se i kapërcen vështirësitë dhe në fund të fundit dikush duhet ta bëjë atë detyrë, apo jo?! Kolegu im nga Koreja e Jugut, i ndjeri Seo, humbi jetën para pak muajsh në një aksident tragjik në Iran, gjatë vizitës në një nga instalimet bërthamore në të cilin më ka rënë rasti për ta vizituar disa herë”. Megjithëse nuk e ushtron më funksionin e ekspertit të garancive bërthamore, ai nuk i ka humbur lidhjet me kolegët dhe zhvillimet në fushën e tij. Para një jave udhëtoi drejt Vjenës në një takim ekspertësh në fushën e sigurisë bërthamore, një rast për t’u ritakuar me miqtë e vjetër. “Shkëputja nga një punë që e bën me pasion, me rëndësi që kalon kufijtë e një vendi të vetëm, në shërbim të njerëzimit, është e vështirë, por njeriu duhet të mësohet me kufizimet e moshës, veçanërisht në profesione që kërkojnë përveç aftësive profesionale edhe përballimin e ngarkesave fizike. Në këtë kuptim Kombet e Bashkuara kanë rregulla të qarta, unike për këdo, që kufizoj-

në vitet e punës atje”. I rikthyer në Shqipëri e ka gjetur kënaqësinë profesionale në Universitetin Europian të Tiranës, ku veç postit të Prorektorit është pedagog në lëndën e Sigurisë Ndërkombëtare. “Kam mundësi të transmetoj eksperiencën time te studentët shqiptarë, me besimin se edhe ata një ditë do të arrijnë të japin kontributin e tyre të vlefshëm brenda e jashtë vendit, për një botë të zhvilluar dhe në paqe”. Përparim Fuga është nga ata njerëz që ka udhëtuar shumë, itineraret e tij numërojmë mijëra milje fluturime nëpër të gjithë botën. Sigurisht, kthimi pranë familjes ishte dëshira më e madhe, por e njëjta dëshirë e ka shoqëruar për t’u rikthyer. Veçanërisht në Afrikë. “Shpesh kur e mendoj se nga vjen kjo dashuri për atë tokë, nuk e dalloj dot arsyen aq sa nganjëherë e mendoj edhe si dashuri, por edhe si një sëmundje nga ato që të zënë e nuk të lëshojnë më. Do doja të kthehesha në Afrikën e Jugut, n�� Johanesburgun e bardhë që shtrihet në hapësirat pa fund, Pretorian e zbukuruar në lejla gjatë tetorit nga lulet e xhakarandës, për të ndjerë fort në mushkëri aromën e oqeanit atje në Cape Town-in e largët”. Përparim Fuga që veç koleksioneve me suvenire, fotografive dhe kujtimeve të asaj aventure të pashoqe në kontinentin e zi, mbart me vete joshjen dhe lidhjen e padukshme që krijon ajo tokë me këdo që shkel këmbë njëherë mbi të....

51


Volumi 2 / 1975-1991

Libri i ri i Spartak Ngjelës Çmimi 1000 L

Nga dita e parë e arrestimit në vitin 1975, deri në ditën e fundit të burgut politik në vitin 1991. Kronika, personazhet, refleksionet dhe e vërteta e burgut komunist shqiptar. Kujtimet politike të një personazhi që jetoi dhe e sintetizoi si askush tjetër, Shqipërinë e 50 viteve të fundit 52

ISBN 978-99956-39-72-3

9 789995

639723


KODRA MBAS BREGUT

Ardian Ndreca Tradhtarët! Ata që kanë ikë prej kombtares apo... Në Shqipni nuk ekziston asnji lloj sporti që të mund të matet në arenën ndërkombtare të paktën me Azerbajxhanin apo me Surinamin...

N

ji natë të freskët vjeshtet, siç njoftuen agjensitë e lajmeve, policia e shtetit shqiptar arrestoi nji mushkë në vendin e quejtun Maja e Sopotit ndërsa po çonte 82 paketa me landë narkotike në Greqi. Meqë vetë gjyqtarët shqiptarë kanë pranue se nji ndër katër gjyqtarë asht i korruptuem, del se mushka, në qoftë se do të kambëngulin siç din me ba vetëm mushka, do të ketë menjiherë 25% mundësi me dalë e pafajshme, tue thanë për shembull se nuk e ka pasë mendjen se kush ia ka ngarkue në kurriz ato 82 paketa me cannabis sativa. Në Shqipni ka sa të duesh precedenta që flasin për të pandehun që e kanë kalue lumin pa u lagë jo për kaq pak, por për qindra mijëra euro mitmarrje, për vrasje me dëshmitarë etj. etj. Nji rrethanë lehtësuese e mushkës asht fakti se ndryshe prej të pandehunve tjerë ajo nuk din as shkrim as këndim, madje s’mund të akuzohet se ka krye as juridikun. * * * Me shkak e pa shkak, kryeministri Berisha nuk ban tjetër veçse shkon ndër shkolla të ulta e të mesme u flet

fëmijëve për .... politikë. Në qoftë se ata fëmijë të pafat që u takon me e ndigjue s’kanë me luejt mendsh menjiherë, kanë me zhvillue nji imunitet të fortë ndaj militantizmit politik. Nga ana tjetër Berisha shpalli se do të vijojë me diskutue me të mitunit për andrrën europiane. Nuk shoh asgja të keqe në ketë gja, ai ka vite që asht mësue me diskutue me moshatarët e tyne në grupin parlamentar, prandaj nji fjalim ma shumë, nji ma pak, s’prishë asnji punë. * * * Studjuesi i epigrafisë (dega “futjakot se diçka del”) prof. Barjam Doka, shpalli faqe botës se ka deshifrue mbishkrimin e nji unaze të shek. V p. Kr. që asht gjetë në nji katund të Bullgarisë në vitin 1912. Mbishkrimi asht shkrue me alfabetin grek, por Doka e ka lexue me alfabetin tonë dhe i ka dalë ky tekst: Rolisteneasn/ereneatil/teaneskoa/ razeadom/ eantilezu/ptamiee/raz/ elta.  Ketë tekst shkenctari Doka e qet se asht shqip e madje tingllon kështu: “Rrallë ishte në është (nëse ndodh), gruan e tij (të tjetrit), të duash s’ka, Të fillosh asht dam (të biesh në dashuri është mëkatë), dhe është e tij e zënë (dhe nëse është gruaja e zënë prej tij), për të mirë (ja uron) dhe rashë ika (dhe u largova)”. Ec e thuej mandej se s’ka shkencë në Shqipni! * * * Me rasën e përurimit të vitit të ri shkollor kryeministri në fjalimin e vet (prap gjatë nji vizite në nji shkollë të Lezhës), theksoi se 71% e shqiptarëve ndjekin universitetin. Harroi me shtue dy gjana, e para: se në Shqipni marrin diploma universitare edhe krenat e politikës europiane, si puna e djalit të Umberto Bossi-t, dhe e dyta: s’kemi asnji dyshim që 71% shkojnë në universitet, problemi asht se as 20% e tyne nuk e ka çue deri në fund shkollën e mesme! * * * Kombtarja zvicerane, me të cilën losin pesë shqiptarë, mundi kombtaren tonë 2 me 0. Presidenti i FSHF-së me nji grup tifozash pa tru, akuzuen lojtarët e talentuem shqiptarë që veshin fanelat zvicerane si tradhtarë. Në Shqipni nuk ekziston asnji lloj sporti që të mund të matet në arenën ndërkombtare të

paktën me Azerbajxhanin apo me Surinamin. Nën komunizëm sportistat tanë ankoheshin se nuk fitonin ndeshjet me të huejt pse trajtimi (ushqimi) tek ne s’ishte në nivelin e duhun, sot, që nji pjesë e tyne janë ba si thi e mezi losin vendin, jo vetëm nuk fitojnë por e poshtnojnë fanelen e kombtares. Kush janë tradhtarët atëherë: ata që kanë ikë prej kombtares apo ata që vijojnë me luejt me të? * * * Demokristianët shqiptarë hyne në koalicionin qeverisës. Nard Ndoka u ba menjiherë zv/ministër i mbrendshëm. Bota e krimit u tulat, as ajo s’e priste nji gja të tillë. Ministër asht Noka, zevëndës asht Ndoka. Kur mendoj si Nokën si Ndokën, më kujtohet vetëm titulli i nji vepre të Sartre-it: L’Idiot de la famille. * * * Shqipnia asht mbushë me universitete private, disa prej të cilave nuk kanë të bajnë as me shkencën dhe as me dijen. Ajo që të ban përshtypje janë emnat që kanë. Dy tre universitete ta kujtojnë qysh në emën se merren me punë dhambësh; ndërsa ma i famshmi, ai që tërheq edhe VIP-a të huej quhet Kristal, por për të s’vlen aspak ajo fjala e urtë latine: nomen omen. Nji tjetër që e kishte akronimin UFO, detyroi qeverinë që me nji vendim të posaçëm me ia ndrrue ketë emën të marrë. Nji tjetrit akronimi kishte me i dalë jo shumë joshës, quhet në fakt: Metropolitan University of Tirana!

Nën komunizëm sportistat tanë ankoheshin se nuk fitonin ndeshjet me të huejt pse trajtimi (ushqimi) tek ne s’ishte në nivelin e duhun, sot, që nji pjesë e tyne janë ba si thi e mezi losin vendin, jo vetëm nuk fitojnë por e poshtnojnë fanelen e kombtares... 53


profil

Shqiptarja

fluturuese Ajo ka kryer deri tani 120 orë fluturimi, me avionë të vegjël mësimorë e pasagjerësh, ndërsa thotë se dëshiron të shkojë më tej

H

istoria e Desdemona Ellinas Agari, gruaja e vetme shqiptare që ia ka dalë të plotësojë ëndrrën për të qenë pilote. Nëna e dy fëmijëve që jeton në SHBA, rrëfen planet për t’u bërë pjesë e garave aerobatike dhe akrobacive në ajër... Desdemona, gjimnazistja e “Petroninit” që ëndërronte të bëhej astronaute, thotë se ka realizuar përgjysmë ëndrrën e saj duke u bërë pilote. Ajo është sot e vetmja grua nga “vendi i shqiponjave” që ia ka dalë të fluturojë dhe që edhe pse për hobi, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fluturimi, ndërsa pret të ketë një avion vetëm për vete dhe ndoshta një ditë

54


Vajza me origjinë nga Vlora thotë se ka pasur fat, ndërsa tregon se u regjistrua në kursin për pilote ditën që po shkonte të kërkonte punë në kolegjin e qytetit ku jeton. “3 vjet më parë po shkoja për një intervistë për tu pranuar si instruktore matematike tek Cochise College dhe sa zbrita nga makina më kaloi një nga avionët e kolegjit sipër

të fluturojë mbi të përmbi Tiranë. Nënë e dy fëmijëve, Desdemona Ellinas Agari është bashkëshortja e një doktori, nënkolonel i ushtrisë amerikane dhe jeton prej vitesh në SHBA, së fundmi në Douglas Arizona. Ajo ka kryer deri tani 120 orë fluturimi, me avionë të vegjël mësimorë e pasagjerësh, ndërsa thotë se dëshiron të shkojë më tej. Detyra që i ka vënë vetes mund të duket jo shumë normale për një grua/nënë nga Shqipëria, por Desdemona thotë se shpejt do jetë pjesë e garave aerobatike me avion. Pikërisht nga ato çmenduritë që zakonisht i sheh në dokumentarë që kanë për titull “botë e çuditshme”, ku njerëzit argalisen duke fluturuar me qindra kilome-

tra në orë pingul drejt tokës. “Më quaj të çmendur, por adrenalina që të jep një avion kokëposhtë është e pazëvendësueshme”, na thotë Desdemona, që shpjegon se pikërisht nga frika se mos ajo i bën ndonjë numër në ajër i shoqi kurrë nuk ka guxuar të shkojë në një fluturim me të. Vajza me origjinë nga Vlora thotë se ka pasur fat, ndërsa tregon se u regjistrua në kursin për pilote ditën që po shkonte të kërkonte punë në kolegjin e qytetit ku jeton. “3 vjet më parë po shkoja për një intervistë për tu pranuar si instruktore matematike tek Cochise College dhe sa zbrita nga makina më kaloi një nga avionët e kolegjit sipër. Në atë moment mora tim shoq në telefon dhe i

55


profil Gruaja thotë se i ati kur kishte mësuar se do të fillonte pilotimin i kishte kujtuar se nuk ishte më 17 vjeç, por Desdemona tregon se e bëri babanë të lumtur ditën kur fitoi licencën...

56

thashë kisha një ndryshim të vogël plani...do vazhdoja dhe një çik si studente që të bëhesha instruktore fluturimesh”, thotë ajo. Ajo është tani, veçse pilote me licencë edhe instruktore informatike me kohë të pjesshme dhe vullnetare në skuadrën e IT të qytetit ku jeton. Agari, që në fakt prisnim para se ta njihnim të ishte një person aventurierë, i ka nisur gjërat krejt ndryshe. Ajo ka studiuar Fizikë e Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por kjo duket se nuk ka mjaftuar ta sjellë me “këmbë në tokë”. Gruaja thotë se i ati kur kishte mësuar se do të fillonte pilotimin i kishte kujtuar se nuk ishte më 17 vjeç, por Desdemona tregon se e bëri babanë të lumtur ditën kur fitoi licencën. Por as ai, as i shoqi e as fëmijët nuk janë të “lumtur” me faktin që ajo kërkon veç të tjerash të marrë pjesë në ndeshje kickboxi. “Nuk duan ta shohin mamanë duke u rrahur”, thotë Desdemona, që shpjegon se sidoqoftë nuk e ka braktisur edhe sportin luftarak në të cilin vazhdon të trajnohet. Ajo e di shumë mirë që këto i ka edhe falë fatit që siç thotë e transferoi në SHBA. Në Shqipëri, ku prej vitesh askush nuk mëson më të fluturojë, ajo do të kishte qenë ndoshta një zyshë apo pedagoge fizike, ndoshta diçka më shumë. Më thatë më herët që do të fluturonit sot. Për ku? Si ju shkoi fluturimi? Kisha planifikuar fluturim lokal me një shok me avionin e tij “Cesna 182”. E anulova për shkak të erës. Ku keni lindur dhe ku jeni rritur? Lindur në Vlorë, rritur në Tiranë. Të mesmen te “Petro Nini Luarasi”, më pas mbarova Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Fizikë. Pas diplomës bëra kurs pasuniversitar për informatikë dhe menjëherë fillova punë tek Fakulteti i GjeologjiMinierave tek laboratori i informatikës. Ndërkohë fillova të punoja me OJQ (organizatat jo-qeveritare) si IRC (International Rescue Commitee) dhe Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor (degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) në fushën e edukimit dhe administratë reciprokisht. Kur emigruat në SHBA? Çfarë ju shtyu ta bënit, cila është historia e emigrimit tuaj? 10 vjet më parë. Unë e quaj veten me fat që pata mundësinë e ri-zhvendosjes (jo mërgimit) në fillim në Boston, pastaj Tucson dhe Douglas më vonë. Bashkëshorti është doktor në fushën e mjekësisë dhe nënkolonel në ushtrinë amerikane. Jam e martuar prej 13 vjetësh dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm Andreas (11 vjeç) dhe Efthalia (6 vjeçe) që e kanë për nder të flasin shqip si nëna e tyre. Shqipja sidoqoftë është vetëm një nga gjuhët që ata flasin. Shkollimi juaj?


Përveç atyre që kam shkruar me sipër, bëra transkript të gjithë kurseve dhe shkollave nga Shqipëria dhe dola me Barchelors Degree in Education and Physics. Plus kam bërë 2 vjet Profesional Pilot Program tek Cochise College, Aviation Department, nga ku dola me Pilot Licence (Leje pilotimi). Pas largimit a jeni kthyer herë të tjera në Shqipëri? Jam kthyer disa herë me familjen. Herën e fundit isha dy vjet më parë kur tërhoqa babanë pasi humba mamin. Jo udhëtime të këndshme. Vendi ku jetoni në SHBA, a ka një komunitet shqiptarësh? Shoqata e Grave Shqiptare të Arizonës është shumë aktive. Mbaj lidhje, por jo gjithmonë i ndjek aktivitetet e tyre. Si i mbani lidhjet me Shqipërinë, keni ende njerëz këtu? Kam motrën me familjen e saj. Aty do kem gjithmonë nënën. Kur vendosët të ndiqnit ëndrrën për të fluturuar, kur keni menduar për herë të parë të fluturoni? Po të më pyesje në gjimnaz se çfarë doja të bëhesha, me gjysmë zëri do thosha astronaute. Shumë gjëra ishin pothuajse të pamundura për tu realizuar në atë kohë. Ëndrra për të fluturuar mbeti, pavarësisht në çfarë drejtimi të merr jeta. 3 vjet më parë po shkoja për një intervistë për tu pranuar si instruktore matematike tek Cochise College dhe sa zbrita nga makina më kaloi një nga avionët e kolegjit sipër. Në atë moment mora tim shoq në telefon dhe i thashë kisha një ndryshim të vogël plani...do vazhdoja dhe një çik si studente që të bëhesha instruktore fluturimesh. A është dikush pas kësaj ëndrre, si vendosët të bëheni pilote? Kush ju ka mbështetur? Bashkëshorti është një nga personat e vetëm që kam patur një mbështetje të pakufishme morale dhe financiare. Instruktori që më mësoi të pilotoj Mike McVean dhe shefja e fluturimeve të kolegji Belinda Burnett u bënë dy nga njerëzit më të afërt e të çmuar për mua.

Bashkëshorti është një nga personat e vetëm që kam patur një mbështetje të pakufishme morale dhe financiare. Instruktori që më mësoi të pilotoj Mike McVean dhe shefja e fluturimeve të kolegji Belinda Burnett u bënë dy nga njerëzit më të afërt e të çmuar për mua.

57


Historia e aviacionit dhe shkollës së fluturimit në Shqipëri E vetmja shkollë fluturimi në Shqipëri ka qenë ajo ushtarake e krijuar ashtu si aviacioni pas Luftës së Dytë Botërore. Data zyrtare e krijimit të aviacionit është 24 prilli i vitit 1951. Grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Reparti i parë i Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë. Në vitin 1962 Regjimenti i Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrilje me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit. Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trajnim. Në vitet ‘70 Aviacioni Luftarak kishte në eficencë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakëmësimorë të tipit MIG-15. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28. Në ditët e sotme aviacioni shqiptar ka pushuar së ekzistuari. Pothuajse i gjithë arsenali i mjeteve të fluturimit, tashmë të vjetra, janë vendosur në shitje. 58

Si ju duket fakti që jeni gruaja e vetme shqiptare që piloton një avion? Të them të drejtën më vjen çudi në radhë të parë. Pasi fillova me fluturimet u mundova në ‘Google’ mbase gjeja ndonjë grua tjetër shqiptare që të ndaja eksperiencën, gëzimet dhe kënaqësinë e fluturimit. Fatkeqësisht gjeta vetëm një blog që fliste për aviacionin shqiptar. Aldo Kromidha shkruajti për mua në atë blog. Cila ka qenë pengesa më e madhe në rrugën për të realizuar këtë ëndërr? Pengesat kanë qenë të shumta, duke qenë nënë në radhë të parë dhe kur nuk kisha mundësi të flija as 3 orë gjumë në ditë dhe në mëngjes duhet të kisha të gjitha shqisat gati për fluturim. A mund të përshkruani momentin e parë, kur ju vetë drejtuat një avion dhe si ndiheni për këtë? Soloja e parë është gjithmonë e paharrueshme. Në fillim bëra 2 ulje-ngritje me instruktorin dhe pastaj parkova anash. Në atë moment ai zbriti dhe tha: Be careful up there, ok? (Ji e kujdesshme atje lart në rregull). Përgjigja ime: Oh yes, I’m gona rip this plane (Oh po, do ta shkatërroj këtë aeroplan). Vetëm të shikoje shprehjet e tij të fytyrës, të paharrueshme. Ulja e parë vetëm ka qenë një nga uljet më të bukura që kam bërë ndonjëherë. Shqipëria pothuajse e ka mbyllur kapitullin e aviacionit, (përjashto helikopterët), duke vendosur në shitje edhe avionët ushtarakë që zotëronte. Si e shihni këtë? Një fjalë: Fatkeqësi. Cila është konkretisht ajo që ju bëni? E dimë që fluturoni, por një sqarim për kompaninë apo arsyet për të cilat fluturoni? Të them të drejtën nuk dua të fluturoj si ATP (airline pilot) për ndonjë kompani ajrore. Familja dhe fëmijët kanë prioritet. Megjithatë për momentin po fluturoj privatisht me avionë privatë të shoqërisë ose që marr me qira brenda kuadrit të aviacionit civil. Shpresoj të marr avionin tim (Extra 300), por në fushën e aviacionit sport. Garat dhe fluturimet aerobatike janë ëndrra ime. Cili është momenti më i bukur në karrierën tuaj si aviatore? Soloja e parë. Cili është momenti më emocional? Keni pasur ndonjëherë frikë? Momenti më emocional, kur hyra në re në një nga fluturimet solo XC (quhen crosscountry se janë të gjata në kohë dhe milje) dhe nuk duhet të futesha me rregullore. Frikë në të njëjtën ditë kur mu desh të kthehesha mbrapsht (pasi moti po ndryshonte shumë shpejt) dhe të futesha tek e njëjta re duke mos e ditur se çfarë aktiviteti kishte filluar të ziente në të. Çfarë mendojnë prindërit tuaj për profesionin që keni zgjedhur? A pati ndonjë që ishte kundër kësaj? Të drejtën, të drejtën fare....babai. Më thoshte gjithmonë se nuk isha më 17 vjeç. Por më pas them që ka ndjerë një nga kënaqësitë e pakta të këtyre 3 viteve të fundit kur mora licencën. Nëse do tu jepej mundësia, a do të fluturonit përmbi


Kam bërë 120 orë. Nuk bëhen kollaj. Gati 60 orë janë me instruktorë, pjesa tjetër gati 25-30 orë komplet solo dhe orët e tjera me pasagjerë.

Shqipëri? E keni menduar këtë? Futeni në ëndrrat që dua t’i bëj realitet së shpejti. Të vij me avionin tim. Avioni që pilotoni tani? Piper Warriors, avioni i parë që mësova dhe Cesnas të çdo tipi. Orë fluturimi? Kam bërë 120 orë. Nuk bëhen kollaj. Gati 60 orë janë me instruktorë, pjesa tjetër gati 25-30 orë komplet solo dhe orët e tjera me pasagjerë. Çfarë keni ndërmend të bëni në të ardhmen, do të mbetet aviacioni një hobi? Në fakt është profesion, por që nuk po e përdor për punësim këtë periudhe. Bashkëshorti sa është kthyer nga Kuvajti dhe Afganistani, ku ishte për 5 muaj, dhe mua m’u desh të ndaloja gjithë fluturimet e tjera, qysh në shkurt të këtij viti. Bëj dhe punë të tjera ndërkohë dhe jam gati për të filluar punë part-time në një bankë dhe part-time instruktore në kolegj për informatikë dhe vullnetarisht ndihmoj administratën e qytetit me IT-team. Por ajo që dua të bëj është të trajnohem më shumë në aviacioni sportiv, që konsiston në gara aerobatike ose shpejtësie. Dua të filloj trajnimin me avionin tim dhe të bëhem nga gratë e pakta këtu në Amerikë që merren me këtë profesion dhe që gjithmonë zënë vend të parë. Kam bërë disa orë aerobatike me instruktor, ideja është që është me pak shpenzime dhe është mirë që avioni të jetë i yti. Im shoq asnjëherë nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë me mua në avion vetëm se ka frikë se i bëj ndonjë numër aerobatik atje lart...Kam qejf dhe e kam bërë shumë herë “stall” avionin, futem shpesh në spirale dhe të tjera si këto.

Në vendin e shqipeve nuk mësohet më fluturimi Fluturimi i lamtumirës i aviacionit ushtarak shqiptar mban datën 9 shtator 2005 dhe prej asaj dite ai ka pushuar së ekzistuari si i tillë, edhe pse në të vërtetë urdhri për mbylljen e tij përfundimtare u dha nga janari i vitit 2006. Në fakt, fluturimet për një grup avionësh ishin pezulluar që në shtator të 2004-ës, pas një aksidenti tragjik që i mori jetën pilotit Jani Tarifa. Prej kësaj kohe, vendi ynë nuk ka më aviacion me krahë të palëvizshëm. Një pjesë e madhe e aviatorëve u transferuan në repartin e helikopterëve, të tjerë morën detyra që i ndanë përfundimisht nga fluturimi dhe ata që patën më shumë fat, ia kanë dalë të përshtaten dhe të gjejnë një vend pune në aviacionin civil. Por, ndërsa fati i pilotëve të vjetër duket i zymtë, të rinjtë nuk do të ekzistojnë. Zyrtarisht, prej vitit 2005 Shqipëria nuk përgatit më pilotë për avionë, por realisht ka vite që në “vendin e shqiponjave” askush nuk mëson sesi mund të fluturohet.

Sipas ushtarakëve, prej 1992-shit nuk ka pasur më orë të mjaftueshme praktike dhe një pjesë e madhe e studentëve të aviacionit janë përgatitur vetëm teorikisht. Madje, edhe ata që kanë shkuar jashtë nuk kanë pasur mundësi të bëjnë atje praktikën, pasi shtetet pritëse si Turqia nuk e ofronin një ndihmë të tillë me kosto të lartë. Akademia Ajrore në Vlorë ka përgatitur edhe më vonë se kjo datë pilotë, por nuk ka informacione për orët e praktikës që këta të fundit kanë kryer dhe nëse ata kishin përgatitjen e nevojshme praktike për të fluturuar. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se nuk mund të saktësojnë kohën se kur në akademi nuk është

bërë më praktikë fluturimi, por thonë që kjo ka ndodhur jo më herët se viti 1996. Nga Akademia Ajrore e Vlorës na thonë se pilotët e fundit kanë dalë në vitin 2005, pikërisht në këtë vit, kur 10 persona u diplomuan si aviatorë në Shqipëri, përdorimi i avionit qoftë edhe për stërvitje u ndalua. Të gjithë avionët që ka Shqipëria dhe një sërë armatimesh apo mjetesh të tjera të ushtrisë ndodhen tashmë në shitje. Duke filluar nga 18 avionët mësimorë, “Jak-18” dhe deri te “MiG 21”, i gjithë formacioni ajror shqiptar është në listë për t’u shitur.

59


Ilir Ikonomi PAVARËSIA

UDHËTIMI I PAHARRUAR I ISMAIL QEMALIT Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. 60

ILIR IKONOMI


Numri i ri nĂŤ treg

61


AGRON

GJEKMARKAJ Duhet një

Wikileaks

shqiptar; hapje e dosjeve Hulumtuesit e tekstit janë të paktë në Shqipëri; ata që quhen kritikë. Këtu bëhet fjalë për tekstin si të tillë, me simbolikën, zhvendosjet dhe enët e komunikimit letrar, e jo për dogmën në tekst, qëmtues të kësaj të fundit kemi sa të duash, e bash për këtë tranzicioni i kritikës letrare në Shqipëri ka qenë i vështirë. Agron Gjekmarkaj hyn te të parët, ende racë e rrallë, dhe për këtë edhe shumë e çmuar. 62


63


1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Këto lloj datash janë kryesisht simbolike. Në këtë këndvështrim diskutimi, tashmë i tejzgjatur, është krejt i pa vlerë. I vetmi problem qëndron tek fakti që ky problem është i importuar nga marrëdhëniet që regjimi komunist ka patur me regjimet e tjera komuniste, si ai jugosllav apo sovjetik. E njëjta gjë ndodh edhe me ditën e fitores mbi fashizmin. Këtu tek ne besohet se është 9 maji. Askush nuk e ka vënë në diskutim këtë datë të preferuar nga Moska, në një kohë kur në të gjithë botën perëndimore është 8 maji data që përfaqëson ditën e fitores mbi nazifashizmin. Pra më shumë se sa data apo ora, rëndësi ka simbolika që ka një datë historike. Mund të ishte edhe 17 nëntori, mund të ishte edhe një datë tjetër. Rendja pas një vogëlsie të tillë është vetëm një tjetër tregues i cektësisë së dikursit politik e publik ndër ne. 2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Çdo pushtues si rregull cenon rëndë jo vetëm territorin, por të gjithë konstitucionin e një shoqërie, a të një vendi. Sa më i gjatë pushtimi dhe sa më i ulët niveli i pushtuesit, sa më i ndryshëm në pikëpamje të civilizimit, kulturës, mentalitetit etj., aq dhe më të rënda janë pasojat e një pushtimi. Në këtë pikëpamje unë i përkas shumicës së shqiptarëve, të cilët besojnë se pushtimi i stërgjatë dhe i rëndë otoman përbën padyshim dramën më të rëndë të shqiptarëve. Ky pushtim pati arritur errësimin e identitetit të shqiptarëve në shumë plane. Ende nuk jemi shëruar prej tij. 3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Shkodra, Korça, Prizreni e më vonë Tirana, nëse flasim për qytet shqiptar në kuptim të mirëfilltë. 4-Wikileaks, mirë apo keq? Shumë mirë, përderisa bëhet fjalë për një proces i cili hedh dritë mbi pjesët e errëta të botës sonë. Edhe sikur qëllimi i atyre që janë pas këtij procesi të jetë diçka tjetër, në njëfarë mënyre ata kanë kontribuar, ndoshta edhe pa dashje për të hedhur dritë mbi disa çështje për të cilat njerëzit nuk do të mësonin kurrë asgjë. Edhe ne kemi nevojë për një version shqiptar të tij. Na duhet në mënyrë të pashmangshme ndriçimi i pjesës së errët të historisë sonë. Na duhet hapja e dosjeve, ndriçimi i ndërgjegjes së shoqërisë. Na duhet që spiunëve, t’u hiqet alibia, na duhet që të pafajshmëve t’u jepet qetësia. Sigurimi famëkeq i Shtetit komunist duhet që të pushojë së ekzistuari. Dhe kjo do të ndodhë vetëm kur dosjet e tij të humbasin misterin dhe vlerën përmes ndriçimit publik. Pra na duhet një Wikileaks shqiptar në versionin zyrtar. 5-Gegnishtja apo standardi? Shqipja moderne. Shqipja si një produkt i natyrshëm i gjithë shqiptarëve. Konstrukti logjik për diskutimin e kësaj çështjeje nuk mund të jetë ose..., ose... Diskutimi për këtë mund të bëhet vetëm në trajtën edhe...., edhe.... Një trup nuk mund të jetojë pa i pasur të gjitha organet apo gjymtyrët jetike. Edhe gegnishtja edhe tosknishtja janë organe natyrale dhe jetike të shqipes. Standardi është një pikturë statike e një momenti historik dhe politik të caktuar. Në asnjë mënyrë ne nuk mund të mjaftohemi me një trajtë statike të një momenti të caktuar për të vijuar drejt të ardhmes. Gjuha shqipe do të jetojë si produkti më i lartë shpirtëror i shqiptarëve të djeshëm, të sotëm e të nesërm.

64

Të gjithë kanë jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë për të vijuar kontributin në përkryerjen e mëtejshme të kësaj vepre madhore e unikale. Gjuha shqipe nuk është vetëm vepër e atyre që kanë shkuar. Ajo është edhe vepër e atyre qe janë e atyre që do të vijnë. Ajo është një vepër e gjallë dhe kurrsesi nuk mund të përfshihet brenda kornizave të një standardi të caktuar, edhe sikur ai të kishte qenë më i miri. Më tej duhet të pranojmë se shqipja është pjesë e kulturës botërore. 6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Termat etnikë, fisnorë, tribalë, klanorë e të tjera sinonime të ngjashme nuk kanë asnjë shans mbijetese ne epokën e lirisë, informacionit, teknologjisë, globalizmit. Më shumë sesa fisi, vlen individi i lirë. Në shoqëritë e lira njerëzit më shumë sesa ADN-ja i bashkojnë vlerat dhe interesat e përbashkëta. Shqipëria e lirë dhe demokratike është shumë herë më tepër se sa një Shqipëri etnike. Në përgjithësi definicionet me bazë etnike janë preferenca të atyre që në pamundësi për t’u ofruar njerëzve një projekt për të ardhmen, i ftojnë ata që të jetojnë të shkuarën. 7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Shqipëria ka shumë rreziqe dhe shumë shanse. Nëse shqiptarët do të shohin kryesisht nga e shkuara, sigurisht që do të ketë edhe një rrezik neo-otoman për shkak se nga 600 vitet e fundit r... të historisë së shqiptarëve 500 janë otomane. Dosja n ...... Nëse shqiptarët do të shohin nga e ardhmja një Emeri .. ri rrezik i tillë nuk ekziston. E ardhmja më shumë se Mbieme rreziqe na ofron shanse. Shansi më i madh është ni Pseudo liria dhe prosperiteti në bashkësinë e kombeve eu.... .................. ropiane, me të cilët na lidh jo vetëm ADN-ja por dhe vlerat. 8-A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Ka pasur vetëm një shans anglo-amerikan, të cilin e kemi refuzuar si shumë shanse të tjera që historia na ka vënë përpara. 9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës? Ahmet Zogu ndërtoi një regjim që edhe pse qe autoritar solli një zhvillim të madh pozitiv në jetën e shqiptarëve dhe që hodhi bazat e shtetit shqiptar. Enver Hoxha qe thjesht më i keqi i satrapëve të mundshëm që mund ta qeverisë një vend. Sa për Berishën është herët për ta përcaktuar historikisht pasi është një politikan që ende qeveris dhe për të cilin ende votohet kështu që nuk e kemi distancën e duhur për ta pozicionuar në histori. 10-Ballist, i/ Legalitetit, partizan apo asnjanës? Do preferoja jo asnjanësinë, por një rrugë të katërt të ndryshme nga tri të parat. 11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Po, padyshim. Partia Komuniste Shqiptare ishte njëra ndër veprat më të rëndësishme sllave në Shqipëri. Kjo parti ishte aq e lidhur me jugosllavët, sa po të mos prishej Bashkimi Sovjetik me Jugosllavinë, Shqipëria do të ishte republikë e tetë e Jugosllavisë. E pranon edhe Enver Hoxha një gjë të tillë në veprën ‘Titistët’.


.......... ............ i.......... imi... ...........

12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Antipod i mjerë i një heroi të madh. Është bekim për një popull kur e keqja është kaq e vogël para së mirës. 13-Po mbretëreshën Geraldinë? Një martesë e vonuar për Shqipërinë. Sikur të tilla të kishin ndodhur për 500 vjet me radhë! 14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Për një njeri si unë që nuk e ndjek futbollin, të katërta janë njëlloj. 15-A është frymëzuese figura e Krishtit? Në se duam ta kuptojmë këtë fakt duhet të njohim mirë gjithë historinë e krishterimit. E gjitha është dëshmi e këtij frymëzimi. 16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti? Mbi bazën e doktrinës së krishterë, të lidhur ngushtë me atë helene, romake dhe hebraike është ngritur qytetërimi perëndimor. Qytetërimi arab është ngritur kryesisht mbi bazën e doktrinës islame. Pra të dy kanë pasur ndikime përcaktuese mbi pjesë të rëndësishme të botës. Kushdo i ka para syve veprat e tyre. 17-Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? I njoh, por nuk ndikojnë dhe aq tek unë. 18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Një dallaveraxhi ordiner i përdorur nga koniunktura të caktuara antishqiptare dhe që për këtë arsye bëhet edhe i rrezikshëm për fatin e vendit. 19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? Përkundrazi, Gjergj Kastrioti mëshiron principalitetin e skajshëm, përballë të cilit sakrifikohet pothuajse gjithçka. Pragmatizmi, sipas konceptit tonë, ishte krejt i huaj për Kastriotin. 20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Këtu ka shumë romantikë, por dhe njëfarë realiteti. Pavarësia e Shqipërisë dhe njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar mbajnë edhe kontributin e diasporës shqiptare të Amerikës. Por rënia e Shqipërisë nën zgjedhën komuniste pas Luftës së II Botërore, ndërkohë që Amerika u bë fuqia e parë në Botë, nuk flasin shumë për “djemtë në Amerikë”. 21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Feja e shqiptarit të sotëm duhet të jetë liria. 22-Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin? Në të vërtetë, për t’u bërë i besueshëm nuk ka përse të kërkojmë “ndihmën” e diellit, partisë, familjes apo Zotit. Sa herë që mundohe-

mi që besueshmërinë ta mbështesim tek faktorë jashtë nesh, duket se nuk e kemi seriozisht. Për mua ata që bëjnë bè të mëdha kanë një problem me veten. 23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Prita sipas Kanunit të shqiptarëve është një lloj dueli, pasi bëhet fjalë për një akt të paralajmëruar dhe shumë të rregulluar. Prita folklorike apo kriminale së cilës ju i referoheni, nuk është pjesë e traditës burimore shqiptare, por një import oriental. 24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Kanuni është një produkti i lartë shpirtëror shqiptar, i cili kishte vendosur kushtet e një bashkëjetese dhe të një vetëqeverisje në kushtet e mungesës së autoritetit shtetëror ose të refuzimit total të njohjes së tij. Zbatimi i tij sot është absurd. 25-A keni menduar ndonjëherë se ‘ky vend nuk bëhet’? Kam menduar shpesh herë se ky vend nuk bëhet, por të kundërtën e kam menduar edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse jetoj këtu dhe pse kam vendosur të rris fëmijë po këtu. 26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Është shumë mirë me qenë shqiptar, ashtu sikundër është mirë me qenë amerikan, kinez, gjerman, indian, italian e kështu me radhë. Por më e mira është me qenë i lirë, i përparuar, modern. Në përgjithësi besoj se përparimi nuk vjen nga patetizmi, por nga puna. Më mirë se me qenë thjesht e vetëm shqiptar është më qenë për shembull një kampion shqiptar, nëse doni të mbetemi tek shembulli juaj. 27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Mendoj se Shqipëria ka vend për të dy. Dhe jo vetëm për Fishtën e Naimin, por dhe për shumë të tjerë. 28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe a ekziston e djathta shqiptare?  E djathta, e majta, e të tjerat janë koncepte politike tradicionale që në kontekstin shqiptar jo rrallëherë përkthehen gabim, ose për të qenë më të saktë në më të shumtën e herëve përkthehen gabim. 29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH? PPSH ka qenë një strukturë shumë komplekse politike, që ka determinuar jetën e Shqipërisë për rreth 50 vjet. Ndryshimi i butë i sistemit politik në fillimin e viteve ‘90 i dha PPSH mundësinë e rrallë që të shndërrohet dhe të infiltrohet në të gjithë spektrin politik që e pasoi atë. Vazhdimësia e PPSH shihet në të gjithë spektrin politik. 30-1913, 1939, 1944, 1997… cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? Të gjithë këto vite janë pasuar nga një periudhë e errët. Periudha më e errët ishte ajo që pasoi 1944-ën. 31-Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Asnjë alarm nuk shoh rreth kësaj. Fjala nuk mund të mos transmetohet. Shtypi është një mjet për këtë. Sigurisht që trajta fizike e shtypit, pllaka balte, pergamenë, letër, apo Ipad, është një tjetër temë. Këtu ndryshimi është normal. Mbijetesë e shtypit, ashtu si çdo mbijetesë, do të thotë përshtatje. Përshtatje do të thotë të orientohesh nga e ardhmja dhe jo të përpiqesh të mbash gjallë të shkuarën. 32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt? Nuk e kam pasur dhe ende nuk e kam një peng të tillë. 33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Një pyetje që më sfidon, përgjigja e së cilës nuk është e lehtë.

65


Shumëkush nuk e mban mend Sokol Ballën si fëmijë - aktor. Sepse vetë gazetarit nuk i ka shkuar ndonjëherë në mendje, që në ndonjë nga intervistat e veta të flasë për atë verë, kur ai ishte një nga dhjetëra fëmijët që morën pjesë në xhirimet e filmit “Në ditët e pushimeve”, që rrëfente ngjarje nga një kamp pionierësh. Krahas disa fëmijëve të tjerë në atë film është dhe Sokol Balla, që ndryshe nga fëmijët e tjerë në film, që ishin çapkënë dhe e kishin mendjen për det apo për t’u zënë me njëri-tjetrin, nxirrte nga çanta e rrobave një dëng të madh librash dhe i vinte mbi komodinë, duke mbajtur mbi kurriz edhe romuzet e moshatarëve për atë “bibliotekë” që kishte marrë me vete. Në jetën reale, Sokol Balla nuk ruan të tilla kujtime me romuze shokësh, edhe pse me personazhin e filmit kishte të përbashkët pikërisht atë “bibliotekë” për ditët e pushimeve. Ama mban mend që prindërit ia kufizonin leximet që të mos i dëmtoheshin më sytë. Siç mban mend edhe shumë tituj nga ajo kohë, tituj dhe shije leximesh që ndryshonin nga vera në verë, nga pushimet në pushime.

Sokol Balla Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash 66

Iva Tiço

E mbani mend librin e parë që keni lexuar apo ua kanë lexuar të tjerët? Libri i parë që kam lexuar, është “Fëmijëria e Peles”, Martin Andersen Nekse. Ishte libri i parë që kishte vetëm një figurë, kopertinën. Ishte viti 1979. Isha vetëm 6 vjeç dhe akoma jo në shkollë. Kam lexuar shumë mirë që në moshën 5 vjeç e gjysëm e për një vit, nuk kisha lënë libër me figura e përralla në qarkullim pa lexuar. Por meqë po i afrohesha klasës së parë, diku nga rruga e Kavajës ndërsa kthehesha me time më nga puna e saj, ajo më pyeti nëse ndoshta kishte ardhur koha, apo nëse kisha dëshirë të lexoja një libër të vërtetë. I thashë po. Dhe këtu filloi historia ime e dashurisë me librat, që vazhdon edhe sot. Nga ai libër mbaj mend pasazhe të tëra sigurisht. Kur ishit fëmijë, ishit natyrë që ju pëlqenin leximet, apo ju detyronin prindërit? Prindërit më detyronin ndonjëherë që të mos lexoja. Unë


Jam gjithnjë e më i prirur ndaj non-fiction, ndoshta për shkak të detyrës, apo se besoj se fiction apo artistike, njeriu duhet të lexojë, o shumë i ri (që unë e kam bërë), o me pushime, o kur del në pension. Gjithsesi shoh skarcitet dhe komercializëm në rritje...

lexoja dhe lexoj sot, kudo dhe gjithçka. Me ndryshimin se ndryshe nga dikur, sot një libër që s’më pëlqen, e lë pa përfunduar. Dikur për mua ishte blasfemi të mos përfundoja një libër, edhe nëse ishte i mërzitshëm. Ndaj para se të blija një libër, lexoja dhe merrja shumë opinione mbi të. Leximi i librit u bë shpejt një pasion që mbushte shumicën e orëve të mia, pasuar më pas, edhe me televizionin. Kush më njeh i vogël, e di mirë sa pak i interesuar kam qenë për lojërat fëminore. Njohja e hershme me librin e leximin, zbehën gjithçka tjetër. Por prindërit kishin shqetësimin e syve të mi, pasi shikimi po përkeqësohej. E ndaj disa herë po: më detyronin të MOS lexoja për orë të gjata. Kur keni pasur një raft të mirëfilltë librash? Të parin rreth moshës tetë vjeç. Në fakt mund të quhem edhe themelues i bibliotekës së parë të mirëfilltë në shtepinë time. Në koleksionin tim të parë numëroja rreth katërqind libra, duke u kthyer kështu edhe në barrë të rëndë financiare të familjes. Meqë i urreja bibliotekat e lagjes (pasi urrej huanë dhe nuk e konceptoj, që një libër që lexoj të mos jetë më i imi), fati më ndihmoi: fqinji im kishte ndoshta bibliotekën më të pasur në Tiranë. Kur ata iknin me pushime për tre javë dhe na linin çelësin, ishte festë për mua. Nuk ekzagjeroj se lexoja gati një libër në ditë prej bibliotekës së tij, pasi kur ishte vetë, më jepte vetëm libra që përzgjidhte ai. A keni lexuar libra për të rritur në vitet e fëminisë? Mund të them që deri 14 vjeç kam lexuar gjithë librat klasikë që ishin botuar në shqip, nga vitet ‘50 e këtej. Deri në atë moshë kisha lexuar deri “Kontin e Montekristos”, përkthimin e parë të plotë me disa vëllime, pasi më vonë pati një botim, por shumë të përmbledhur e censuruar. Po ashtu Servantesin e Dymanë e sigurisht “Tom Sojerin” e “Hakëlberri Finin”, “Pinokun” e “Njëmijë e Një Netët”. E sigurisht libra për të rritur. Shekspirin e lija përgjysëm, pasi si poezitë, nuk më pëlqenin ndërprerjet teknike të akteve, ashtu si hipokrizia e ndërprerjes së vargjeve. Kam preferuar gjithmonë prozën, megjithëse kam shkruar dikur poezi. Por, poezitë i kam konsideruar gjithmonë diçka intime. Nuk i kam kuptuar kurrë ata, që i botojnë poezitë dhe i bëjnë publike. Ç’marrëdhënie keni pasur me përrallat? Të mirë, deri në një farë moshe. Sigurisht që kam konsumuar gjithë letërsinë për fëmijë edhe më vonë, por mbreti mbetet Gaqo Bushaka, pa lënë më pas Thanas Qeramën e Bedri Dedjen, Astrit Bishqemin e shumë të tjerë. Por Çufo ishte personazhi im i preferuar. Librat e tij i rilexoj edhe sot.

Ju ndodh të rilexoni? Kohë kam gjithnjë e më pak, por deri vonë rilexoja pak libra që mendoj kanë pasur ndikim në jetën time, si Robinson Kruzo, Tartarini i Taraskonit, Udhëtimet e Topgungaçit, Tom Soyer. Këto do t’i rilexoja në çdo moment. A ka ndonjë libër që e mbani gjithmonë afër, për ta shfletuar gjithmonë? Pranë meje ka gjithnjë një libër. Por jam bindur prej kohësh, se letërsia amerikano - latine dhe realizmi i tyre magjik është një nga pasuritë më të mëdha intelektuale të njerëzimit: Sabato, Aljende, Markez, Skorca. Pa ta dhe veprat e tyre, bota do ishte shumë e zbehtë. Për shembull një libër që do e lexoja çdo herë: “Garabomboja i padukshëm”. Bëni shënime në faqet e librave? Jo. Për fat kam kujtesë të fortë. Plus përçmoj njerëzit që citojnë përmendësh libra. U mungon mekanizmi i sintezës dhe i analizës në sistemin e tyre të dijeve. Librat mbushin këtë sistem, që duhet ta ketë çdokush, po ato nuk mund të jenë sistemi vetë. Emisioni i përjavshëm në televizion, leximi “i detyrueshëm” i gazetave, a e kanë ngrënë kohën e leximeve? Nuk lexoj shumë gazeta. Ka kohë që ato e kanë humbur sfidën me televizionet dhe bile tanimë jetojnë prej tyre. Lexoj kryesisht komente dhe ndonjë intervistë (që në shumicën e rasteve e zbardhin nga tv). Por impenjimet e tjera, si emisioni në radio, projektet afatgjata, udhëtimet e shpeshta dhe pasditja që është për familjen dhe dy fëmijët e vegjël, nuk më lënë shumë kohë për lexim. Leximi më mungon, sidomos këtë vit. Por, shpresoj ta rikuperoj shpejt. Në ditët e sotme, a lexoni ende letërsi artistike? Lexoni përkthime apo në origjinal? Jam gjithnjë e më i prirur ndaj non-fiction, ndoshta për shkak të detyrës, apo se besoj se fiction apo artistike, njeriu duhet të lexojë, o shumë i ri (që unë e kam bërë), o me pushime, o kur del në pension. Gjithsesi shoh skarcitet dhe komercializëm në rritje. Por edhe komercializmi po degjenerohet. “50 shades of Grey” apo dy të tjerët pas tij, e provon këtë. Dikur kishim Boccaccio apo Bukowski. Po sot erosi është zëvendësuar nga seksi dhe seksi nga porno. Ok, shumë e pëlqejnë dhe është normale e mishtore. Por nuk është letërsi. Nëse tani lexoj letërsi artistike, përpiqem ta lexoj në anglisht, por edhe përkthimet nga origjinali në italisht. Përkthimet e dobëta në shqip, më trishtojnë.

67


Certifikuar nga Blerta Zilja

Perëndim nga Edin Ibrahimi

68

Vetëtima nga Drini Sema

Pas Hillaryt, nga Krasta Krau

Presidenti Uillson (busti në Tiranë, nga Robert Berna

Lakrori nga Albo2007


Valbona nga Albert Myftaraj

Pa titull nga Elian M

Opojë, nga Syri Ramadani

69

Tiranë 2012 nga Eljan Tanini


1932

SHQIPERI VITI RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

70


Kur Shqipëria e refuzonte Hyrje QETËSIA mbizotëroi në Shqipëri gjatë këtij viti. Nuk do të thotë se ishte një vit i mbarë – aspak. Gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Të korrat ishin të varfra; eksportet pothuaj arritën në pikën më të ulët, ndërsa importet treguan rënie, më së shumti si rezultat i përfundimit të afërt të shpenzimeve në punët publike nga huaja italiane. Buxheti ku, si zakonisht, të ardhurat ishin shifra të sajuara, ishte në deficit, edhe pse nuk paraqitet shuma e shkurtuar. Nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. Në të ardhurat publike shqiptare, të ardhurat dhe shpenzimet, rrallë, për të mos thënë kurrë, janë në ekuilibër, edhe pse prodhohen shifra për të treguar një korrelacion midis tyre. Borxhet kanë kaluar nga një ministër i Financave te tjetri dhe mjetet me të cilat trajtohen varen nga shkathtësia e të zotit të zyrës të momentit. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare pak gjëra mund të përbëjnë interes. Italianët, dëshira e të cilëve për të ndihmuar shqiptarët shoqërohet me paaftësinë për të kuptuar, u ndërgjegjësuan nga vrasja afër Shkodrës e një oficeri italian në shërbimin shqiptar, se nuk kishin arritur të zbusnin armiqësinë ndaj tyre, çka është rrënjosur thellë në psikologjinë e shqiptarëve. Por ata vazhdojnë përpjekjet e tyre të bamirësisë. Ata janë vërtet shumë të aftë në katandisjen

e Shqipërisë në gjendjen e lypjes së paturpshme. Jo shumë kohë më parë, zoti Grandi përkufizoi objektivin e politikës italiane për Shqipërinë: të bëhet “vend i fortë dhe i pavarur, një buffer state”. Mund të arrihet në përfundimin se Italia e ka marrë seriozisht detyrën që i ka caktuar vetes si “gjeniu tutor” i Shqipërisë, dhe se ajo i pranon me vullnet të plotë përgjegjësitë që i takojnë nga këto “interesa të veçanta”. Herët apo vonë Shqipëria do të bëhet një anëtare e respektueshme e shoqërisë europiane. Por ajo duket si famull acarues, sepse sa më shumë bëjnë italianët për të, aq më pak mirënjohje tregon ajo ndaj mirëbërësve të saj dhe aq më pak duket e interesuar për të përfituar nga këshillat e mira që i ofrohen. Megjithatë, nuk po i kushtohet shumë rëndësi nacionalizmit naiv shqiptar që po dëmton marrëdhëniet italo-shqiptare. Në përgjithësi, ngjarjet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin drejtim siç e kemi theksuar në raportet e mëparshme. Gradualisht, shqiptarët po mësohen me praninë e italianëve si këshilltarë në ministritë e tyre, si instruktorë në organizatat e tyre para-ushtarake, si mësues në shkollat e tyre. Dhe gradualisht po largohet ndjesia e fyerjes së krenarisë prej varësisë nga ndihma e huaj, që kishte trazuar marrëdhëniet një ose dy vjet më parë. Tashmë është bërë zakon që sa herë shfaqet një problem ose një vështirësi, i dërgohet Italisë

një kërkesë për të dërguar ekspertë për ndihmë. Rrallëherë, për të mos thënë kurrë, refuzohet kjo ndihmë. Mund të ketë patur raste kur këshilltarët italianë, të cilët, duhet thënë se nuk janë fort të lumtur teksa merren me të “mbrojturit” e tyre të llastuar, kanë treguar mungesë takti duke shkaktuar incidente të dhunshme, ose mungesa e kompetencës së shqiptarëve ka çuar në acarim, por këto incidente kanë qenë të vogla për të penguar një proces të pashmangshëm. Forca e zakonit po zë gjithnjë e më shumë vend dhe po kapërcen shpirtin luftarak karakteristik të shqiptarëve, të cilët, dalëngadalë, po mësohen me këtë situatë të gjërave ku Italia po luan një rol gjithnjë e më të madh. Për më tepër, numri i atyre që po përfitojnë materialisht nga kjo situatë po rritet me rritjen e stabilitetit të brendshëm. Pra, edhe pse shqiptarët shqetësohen se kjo marrëdhënie po shkatërron rrënjët e jetës së tyre kombëtare, është e pamundur, që në këtë fazë të gjërave, të bëhet pa të. 3. Gjallëria e shkaktuar nga vendosja e monarkisë, u venit shumë shpejt. Madje edhe në momentin kur ndodhi ishte thjesht një valë e pafuqishme. Vendi u zhyt përsëri në gjendjen e tij normale apatike. Reforma agrare, me qëllimin për të shpronësuar pronarët e mëdhenj të tokave, bejlerët, u vendos në Fletoren Zyrtare bashkë me akte të tjera ligjore, me

71


qëllimin për t’i dhënë Shqipërisë frymën e qytetërimit europian, por impakti i tyre në jetën dhe zakonet e shqiptarëve është fare i vogël. Arsyeja është se Shqipëria është tepër e lidhur me traditat e saj shekullore për të përqafuar brenda natës ide që janë të huaja për të. Legjislacioni i huazuar prej Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, nuk harmonizohet mirë me psikologjinë e një populli i cili i ka ndërtuar idetë dhe pikëpamjet për jetën, nga bashkëjetesa e gjatë me Turqinë. Jo vetëm administrata, në gjendjen që ekziston sot, e ka tepër të vështirë përshtatjen me këtë legjislacion, por edhe parimet që e mbështesin atë janë të huaja për një popull i cili parimet e tij të drejtësisë, edukimit dhe moralit, i ka huazuar nga Perandoria Otomane. Nuk ka dyshim, se me kalimin e kohës, Shqipëria do të modernizohet. Por nuk duhet shpresuar që ky ndryshim të ndodhë shpejt. Shtresa e popullsisë prej nga merret klasa e nëpunësve të sotëm është skllave e kufizimeve të imponuara nga mjedisi turk i fëmijërisë së

tarëve. Në rastin e Ahmet Beut, as që bëhet fjalë për çështjen e besnikërisë së tyre. Ata e kanë treguar të gjithë besnikërinë dhe përkrahjen për këtë person. Por kjo nuk do të thotë se do të kenë të njëjtin qëndrim ndaj një pasardhësi të cilin ata nuk do ta pëlqejnë. Në fund të fundit, fisi i Matit, të cilit i përket Ahmet Beu është shumë i vogël, dhe krejt në hije, në krahasim me fisin e fuqishëm të Mirditës dhe me disa të tjerë. Është meritë dhe arritje e Ahmet Beut që i bëri këto fise në anën e tij. Në rast se Ahmet Beu largohet, ata me siguri do të deklarojnë lirinë e tyre për të vepruar, dhe në këtë rast, ka shumë gjasa që “Monarkia Demokratike, Parlamentare, e Trashëgueshme” e shpallur më 1 dhjetor 1928, të përfundojë në duart e tyre. Pra, pyetja e cila, tani që gjendja shëndetësore e mbretit po shkakton shqetësim, përbën burim diskutimesh të frytshme, është: çfarë forme do të ketë stuhia e parisë lokale? 5. Shpresohet shumë se nuk do të jetë e nevojshme të gjendet zgjidhje për këtë prob-

Legjislacioni i huazuar prej Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, nuk harmonizohet mirë me psikologjinë e një populli i cili i ka ndërtuar idetë... tyre. Duhet të kalojë një brez i tërë para se të vendoset rendi i ri i gjërave. 4. Ndërkohë, pritet që gjithçka të qëndrojë në gjendjen që është tani – me kusht që ndërlikimet ndërkombëtare të mos ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, dhe kështu hutohen edhe pesimistët që kishin parashikuar largimin e mbretit Zog. Kjo çështje shqetëson për momentin shumë shqiptarë, - nëse Ahmet Beu i dorëzohet ndonjë prej sëmundjeve të shumta që i atribuojnë, cilat do të jenë pasojat? Dhe fakti që askush nuk mund t’i përgjigjet sot kësaj pyetjeje, është shqetësues për të ardhmen. Ekziston një statut themelor i cili përcakton pasardhjen sipas parimit të linjës së trashëgimtarit mashkull më të afërt dhe gjithashtu vendos për procedurën në rast se nuk ka trashëgimtarë meshkuj në linjë të drejtpërdrejtë. Por kjo nuk sheshon vështirësitë. Ato vijnë nga fiset të cilët kanë patur gjithmonë rol kryesor në zgjidhjen e konflikteve të brendshme ndërmjet shqip-

72

lem – dhe gjithashtu, në të ardhmen Mbreti ta tregojë veten si burrë shteti më i zgjuar nga sa e ka treguar deri tani. Ajo çka ka bërë deri tani është vendosja e një regjimi, i cili edhe pse i zbukuruar në dukje me aparatin e një qeverie kushtetuese, në të vërtetë është diktaturë e pastër. Struktura që ka ngritur ai është një gjë e brishtë, me të metën fatale se ia detyron ekzistencën vetëm personalitetit të tij. Për sa kohë të jetë ai në këmbë, nuk i kanoset asnjë kërcënim, por askush nuk mund të parashikojë se do të vazhdojë të ekzistojë kur ai të mos jetë më mbret. Në këto rrethana, është e arsyeshme të pritet nga ai që të bëjë çfarë është në dorën e tij për të siguruar vazhdimësinë e veprës së tij. Titulli Zog I, të cilin e mori dy vjet më parë, nënkupton logjikisht që të përgatitet vazhdimësia e Zogollëve të tjerë – kështu që detyra e parë do të ishte që t’i siguronte një bazë të fortë dinastisë që krijoi vetë. Por ai nuk po tregon asnjë vullnet veprimi në këtë drejtim. Gjen-

dja e mjeruar dhe e çoroditur ku ndodhet administrata shqiptare duket sikur i shkon shumë për shtat atij; atmosfera e intrigës dhe korrupsionit që mbizotëron në qeverinë e tij, e lë indiferent. Mbase vrulli i energjisë së viteve të rinisë ka ikur me kohë dhe e ka bërë atë të paaftë psikologjikisht për të reaguar ndaj rrethanave të mjedisit të tij, mbase është për shkak të mungesës së përvojës, ose mbase ai anashkalon me qëllim ato metoda qeverisjeje që i shërbyen shumë mirë në të shkuarën, por nuk janë të përshtatshme për situatën e ndryshuar; por një gjë është e sigurt, Ahmet Zogu, me të realizuar ambicien e tij, nuk veproi siç pritej prej mbështetësve të tij, ai nuk hoqi dot dorë nga praktikat që e ndihmuan për të ardhur në pushtet, por nuk i rregullonin punët tani, u bë skllav i xhelozisë, e rrethoi veten me njerëz të paaftë për t’i manipuluar ata sipas vullnetit të tij, i paaftë për t’ua deleguar të tjerëve çështje të vogla dhe për ta përqendruar vëmendjen te punët e rëndësishme. Dhe për këtë arsye, shqiptarët – por edhe të huajt – kur qarkulluan zëra se gjendja shëndetësore e mbretit Zog ishte shqetësuese - nuk besojnë në vazhdimësinë e këtij regjimi të lidhur me emrin e mbretit Zog, por të cilit ai nuk arriti t’i jepte stabilitet. II. Marrëdhëniet me jashtë Britania e Madhe 6. Oficerët britanikë, nën komandën e gjeneralit Sir Jocelyn Percy, po përpiqen për organizimin e xhandarmërisë shqiptare. U duk në një moment sikur ata u lejuan ta kryejnë plotësisht këtë punë, mbreti Zog miratoi një projekt riorganizimi të përgatitur nga gjeneral Percy, sipas të cilit oficerët britanikë nuk do të ishin thjesht inspektorë, por do të komandonin në mënyrë efektive batalionet e xhandarmërisë. Projekti mori formë dhe sistemi u vu në zbatim në vitin 1929. Por e pati jetën e shkurtër. Nuk pati mjaftueshëm forcë për të përballuar pengesat e qëllimshme, kaq tipike për karakterin shqiptar. Një nga dështimet e mbretit Zog ishte paaftësia për të deleguar autoritet. Sapo i dha inspektorit të përgjithshëm carte blanche për të organizuar xhandarmërinë sipas linjave që do t’i dukeshin të përshtatshme atij, e bëri këtë akt krejt të pavlefshëm duke emëruar si komandant një oficer shqiptar me të cilin gjenerali Percy e kishte të pamundur të bashkëpunonte. Pati edhe pengesa të tjera, disa të rastësishme, të tjera të qëllimshme. Në krye të disa muajve u konstatua se skema


SHQIPERI VITI 1932 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

kishte dështuar. Marsin e shkuar, gjeneral Percy informoi Mbretin se nuk mund të vazhdonte me këtë skemë dhe i kërkoi lejën për t’u kthyer tek sistemi i vjetër i inspektimit. Mbreti dha pëlqimin e tij. 7. Gjeneral Percy nuk doli pa pasoja nga ky episod. Justifikimi i tij për këtë volte face ishte se xhandarmëria ishte zhytur në favoritizëm, korrupsion dhe vese të ulëta; ai nuk mund të lejonte që oficerët britanikë në komandën e tij të vendoseshin në një pozicion ku mund të konsideroheshin si përgjegjës për ngjarje të pakëndshme të cilat nuk do të kishin mundësi t’i kontrollonin. Ai argumentoi se si inspektorë, detyra e tyre do të kufizohej në raportimin në shtab. Ata nuk do të kishin përgjegjësi për ngjarjet. Por argumenti nuk ishte bindës. Duke qenë se ai kishte jetuar në këtë vend për tre vjet para fillimit të reformës, duhet ta kishte shumë mirë parasysh gjendjen dhe kufizimet e forcës për të cilën ishte Inspektor i Përgjithshëm. Nëse ai nuk kishte besim tek aftësitë e tij për të përballuar këto kufizime, ai nuk duhet të kishte pranuar komandën e forcës. Por nëse marrja e komandës i dha besim në vetvete se mund të ndreqte reformat e zbatuara keq, hapi i duhur që duhej bërë ishte të tregonte se ai dhe vartësit e tij do të tërhiqeshin, pasi ishte bërë e pamundur ushtrimi i detyrave të tyre në mungesë të mbështetjes nga autoritetet shqiptare. Ai nuk ndërmori këtë hap, por njoftoi Mbretin se do të jepte dorëheqjen nëse nuk largohej Muharrem Bajraktari, i cili u caktua si komandant i përgjithshëm. Muharremi e mbajti pozicionin e tij – dhe gjeneral Percy të tijin. Mundësia ishte që, nëse ky i fundit do të kishte ndjekur vijën e ashpër dhe të kishte kërcënuar me tërheqjen e oficerëve deri sa të plotësohej kërkesa e tij, Mbreti do të ishte dorëzuar, sepse, nëse pranonte dorëheqjen e oficerëve britanikë, do të dukej sikur oficerët britanikë po largoheshin nga Shqipëria sepse nuk u lejuan të mbanin pellgun e Egjeut. Por, në fakt Mbreti është i kënaqur që gjërat janë kështu si janë. Atij i shkon shumë për shtat që të ketë oficerët britanikë në xhandarmërinë e tij, por të pafuqishëm për ta vendosur këtë forcë në veprim. Gjithashtu, nga përvoja ai kishte mësuar të mos i kushtonte shumë vëmendje ultimatumit të gjeneral Percy-t, se do të largohej në rast mospërmbushje të kërkesës së tij. Kjo situatë ishte e pëlqyeshme edhe për italianët, të cilët te dështimi i projektit anglez për

organizmin e xhandarmërisë, gjetën një arsye të fortë për të bindur Mbretin të shpenzonte më shumë nga kishte mundësi për një ushtri të organizuar nga italianët. 8. Lejtënant – Colonel F.W Stirling, D.S.O, M.C., i cili mbërriti shtatë vjet më parë në Shqipëri për të organizuar Ministrinë e Brendshme, po largohet nga vendi, sepse qeveria vendosi ta lirojë nga funksionet e tij. Kohët e fundit ai punoi si Inspektor– një detyrë e pavlerësuar, që kishte të bënte me hetimin e akuzave kundër ushtarakëve të lartë të akuzuar për korrupsion ose mungesë kompetence. Rekomandimet e tij nuk u morën aspak në konsideratë. Megjithatë, kjo është përgjithësisht mënyra si trajtohen këshilltarët e huaj të qeverisë shqiptare. 9. Rreth fundit të shtatorit, Kryqëzori i Tretë Skuadron, nën komandën e admiralit Davies, C.B., vizitoi Durrësin. Ishte hera e parë që në ujërat shqiptare lundruan anije lufte britanike që kur H.M.S, “Sandhurt” ishte në Vlorë në vitin 1927. Kjo ngjarje u prit me entuziazëm nga shqiptarët të cilët kanë ndjenja adhurimi për flotën britanike. Vizita ishte jo zyrtare, por ishte e pamundur që të zhvillohej ngushtësisht si e tillë; kështu që pati pritje qeveritare në Tiranë dhe në bordin e anijes. Mbreti u tregua veçanërisht mikpritës me admiralin Davies dhe dy nipërit e tij u pritën me nderime të mëdha në “Curacao”. Fakti që anija qëndroi edhe një ditë më shumë nga programi i parashikuar, për të përshëndetur në datëlindjen e Mbretit, shkaktoi kënaqësi të madhe. Ishte vetë dëshira e Admiralit Davies për të vizituar ujërat shqiptare me një ose disa nga anijet e flotës së Madhërisë së Saj në kuadrin e programit të lundrimit të Flotës së Mesdheut. Kjo do të zbehte bindjen e përhapur kohët e fundit se vetëm flamuri italian kishte të drejtë të hynte në portet shqiptare. 10. Kapiteni Bevan, atashe detar, kishte vizituar Durrësin gjatë verës. Gjithashtu, atasheu ajror pranë Ambasadës në Romë ishte vendosur në Durrës. Atasheu ushtarak, kolonel Nation, ishte në Durrës në maj dhe pati mundësinë të vëzhgonte përparimin e forcave tokësore të këtij vendi nën mbikëqyrjen e italianëve. 11. Traktati tregtar anglo-shqiptar, po diskutohet prej katër vjetësh, edhe pse është arritur një marrëveshje për tekstin. Firmosja e tij nuk duhet të shtyhet më gjatë. 12. Shqiptarët nuk i harrojnë lehtë miqtë

e tyre, dhe ndërmjet tyre Miss Edit Durham, e njohur në atë kohë si “Mbretëresha e Maleve” dhe autore e “High Albania” dhe e librave të tjerë. Kur dëgjoi se ajo ishte sëmurë, Mbreti dha urdhër që t’i propozohej të vinte në Shqipëri dhe të kalonte ditët e fundit si mikeshë e popullit shqiptar. 13. Zoti Joseph Swire, autori i një libri të shkruar me stil tepër solemn “Shqipëria – Ngritja e një Mbretërie”, u dekorua me titullin Komandant i Urdhrit të Skënderbeut. 14. Të gjitha përpjekjet për të ngritur në këmbë ndërmarrjen e pafat “Fabrika shqiptare e birrës”, ku Sir Harry Eyres ishte kryetar i bordit të drejtorëve, rezultuan pa sukses. Një komitet prej katër personash, të caktuar nga mbledhja e aksionerëve, me miratimin e pritësit zyrtar, vizituan Shqipërinë në qershor. Një nga anëtarët ishte llogaritar dhe detyra e tij ishte të përcaktonte afërsisht sasinë e birrës që konsumohej në këtë vend. Shifra në preventiv ishte dhjetë herë më e madhe sesa e tregonin përgjigjet e klientëve. Asnjë nga drejtorët, të cilët, me përjashtim të Sir Harry Eyres dhe Mark Kakarriqi, shitësi shqiptar i koncesionit, janë njerëz me ndikim në qytet, nuk bënë asnjë veprim për të përmbushur marrëveshjen. Dështimi i kompanisë i zhgënjeu edhe shqiptarët, të cilit kishin shpresuar në tërheqjen e kapitalit britanik, dhe e kishin të pamundur të kuptonin rrethanat që çuan në tërheqjen e kompanisë. Itali 15. Zoti Ugo Sola i cili kishte punuar në Shqipëri për katër vjet si i Ngarkuar me Punë ose si ambasador, u kthye në Itali këtë verë. Ai u zëvendësua nga Markezi Lupi di Soragna nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk ishte e qartë nëse zoti Sola u largua për shkak të një përplasjeje me ministrin e Jashtëm Raouf Bej Fico, apo me kërkesën e tij për t’u transferuar në detyrë tjetër. Megjithatë, është e sigurt se gjatë muajve të fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri, ai nuk kishte treguar të njëjtën urtësi si më parë në përballjen me ndjeshmëritë shqiptare. Një ambasador italian në këtë vend ka shumë për të bërë dhe pasojat e grumbulluara të katër viteve grindje, ishin më tepër se ç’mund të përballonte gjakftohtësia e tij. Madje, edhe ndjenjat fisnike, që, siç i pëlqente atij të thoshte vend e pavend, karakterizonin marrëdhënien e Italisë me Shqipërinë, nuk po e mbështesnin më afër fundit. Ai u largua nga vendi gjithë neveri prej shqiptarëve dhe punëve të tyre, por

73


shumë i kënaqur nga rezultatet e punëve të tij. Ashtu sikurse ia shpjegoi kolonelit Nation, ai e kishte përfunduar ndërtesën: zëvendësi i tij duhet thjesht ta lyente me bojë. 16. Grindja e zotit Sola me ministrin Rauf Bej Fico u zbulua kur ky i fundit i dha një intervistë korrespondentit të gazetës në Tiranë “Shqipëria e Re” e botuar nga kolonia shqiptare e Konstancës. Ish-ministri i Jashtëm u la rrjedhë të lirë përshtypjeve. Kur gazetari i kërkoi intervistë, ai pranoi dhe – me siguri mendoi se nuk do të botohej - i foli hapur gazetarit. Ai tregoi për arrogancën e padurueshme të italianëve, pafytyrësinë e kontraktorëve të tyre, dhe se herët apo vonë, shqiptarët duhet t’u japin një mësim atyre. Sigurisht, e gjithë kjo doli në gazetë. 17. Ambasadori italian, me të drejtë, u provokua. Ai i kërkoi shpjegime ministrit të Jashtëm. Rauf Beu mohoi me forcë të kishte thënë një fjalë të vetme kundër Italisë. Ato fjalë që i atribuonin atij, ishin “produkt i një imagjinate të sëmurë”; autori i tyre një “gënjeshtar vulgar dhe dashakeqës”. Për më tepër, kushdo që do të kishte shprehur ato pikëpamje për të cilat akuzohej se i kishte thënë Rauf Beu në gazetën “Shqipëria e Re”, “do të ishte konsideruar fajtor për krimin kundër interesave jetësore të vendit të tij”. 18. Fjalimi i Rauf Beut ku mohohej përmbajtja e intervistës iu diktua fjalë për fjalë nga zoti Sola, i cili ishte do të kishte bërë më mirë ta kishte lënë me aq këtë çështje sesa të përpiqej të shfrytëzonte rastin. Ai botoi një komunikatë për shtyp ku ngrinte lart altruizmin e bashkatdhetarëve të tij në Shqipëri “të cilët i përkushtonin një punë të devotshme dhe të ndershme mirëqenies së aleatëve të tyre, edhe duke rrezikuar jetët e tyre” dhe shpalli se “çdo fjalë e thënë kundër shtetasve italianë ishte thjesht manifestim i mosmirënjohjes dhe budallallëkut”. Asnjëri prej dy personazheve të përfshirë nuk doli i panjollosur. Rauf Fico ishte fajtor për një akt mungese diskrecioni të cilin nuk arriti ta mbulonte me dhënien e dorëheqjes; Zoti Sola pothuaj arriti t’i bënte shqiptarët më dyshues se kurrë për interesat që fshiheshin pas zemërgjerësisë italiane. Ky incident në vetvete nuk ishte aq i rëndë. Interesi i tij, si edhe i episodeve që do të vinin më pas, qëndron në dritën që hedh mbi psikologjinë me të cilën duhet të përballen italianët ndërsa ndjekin objektivat e tyre për ta bërë Shqipërinë “një vend të pavarur dhe të fortë midis zonave të konfliktit”.

74

19. Një çështje edhe më serioze ishte vrasja e një oficeri italian, lejtënantit Chesti. Ngjarja ndodhi në Shirokë, afër kufirit me Jugosllavinë që shtrihej nga deti deri tek liqeni i Shkodrës. Një ushtar i batalioneve të kufirit i zuri pritë Chesti-it ndërsa ai po kthehej në shtëpi me biçikletë, dhe e qëlloi në shpinë. Pasi zbrazi gjithë armën mbi trupin e oficerit, u drejtua drejt territorit jugosllav, ku iu dorëzua autoriteteve të kufirit. 20. Motivet e këtij krimi janë ende të mistershme. Vrasësi Islam Sala nuk kishte të bënte fare me lejtënantin Chesti, kështu që përjashtohet shkaku i vrasjes për çështje personale. Në anën tjetër, vrasja ishte e paramenduar sepse Islam Sala ishte në dijeni të lëvizjeve të Chesti-it dhe kishte konsumuar alkool duke e pritur të kthehej në shtëpi. Tri shpjegime mund të jepen deri tani: Islam Sala, para se të angazhohej në batalionet e kufirit, kishte qenë nën oficer xhandarmërie. Italianët që po merren me organizimin e batalioneve të kufirit, e caktuan ushtar të thjeshtë. Duke konsideruar se ndaj tij ishte bërë një padrejtësi, ai vendosi të hakmerrej duke vrarë një oficer italian dhe Chesti thjesht ishte viktimë e rastësishme. Ose ai ndoshta është paguar për të vrarë nga ndonjë organizatë italofobe brenda ushtrisë. Versioni i tretë, të cilit i mëshuan shumë shqiptarët, të tronditur nga ky incident, ishte se ky njeri ishte një agjent jugosllav. 21. Jugosllavët nuk kishin ç’të fitonin nga vrasja e Chesti-t, kështu që kjo hipotezë duhet lënë shumë shpejt mënjanë. Njëri nga të dy versionet përputhej me faktet dhe njëri nga të dy zbuloi një mendësi të shqiptarëve të cilën italianët e kanë të pamundur ta shohin me dashamirësi. Rrethana që të çon pak më shumë drejt versionit të tretë ishte se qeveria shqiptare e cila bëri shumë bujë duke iu kërkuar autoriteteve jugosllave të ekstradonin Islam Salën sipas marrëveshjes së ekstradimit në fuqi, humbi të gjithë entuziazmin kur u pa që pala jugosllave nuk shfaqi asnjë pengesë në plotësimin e kësaj kërkese. Pa dyshim, perspektiva e nxjerrjes së këtij njeriu para një gjykate shqiptare u pa me pak entuziazëm në momentin kur u kuptua se do të realizohej. Duhet të theksojmë se italianët u sollën me ftohtësi të madhe në lidhje me këtë çështje. 22. Një episod i tretë që ndodhi në Shkodër, përcolli një mesazh tjetër armiqësie ndaj italianëve. Mesazheri këtë herë ishte Ki-

sha katolike. Kisha Zoja e Këshillit të Mirë ka ekzistuar në Shkodër që para pushtimit turk. Turqit e shkatërruan por legjenda tregon se ikonës së Virgjëreshës që ndodhej atje, i dolën krahë dhe fluturoi përtej Adriatikut deri në Genozzano. Ajo gjendet ende në një kishë atje. Rreth dhjetë vjet më parë u krijua një lëvizje e katolikëve shkodranë për rindërtimin e kishës së vjetër dhe u ngrit një komitet për drejtimin e punimeve. Ishte vështirë të gjendeshin fonde dhe punimet ecën ngadalë. Më në fund, në pamundësi për të përfunduar punimet pa ndihmë të huaj, arkipeshkvi dhe paria e priftërinjve i drejtuan konsullit italian një kërkesë për ndihmë. Konsulli italian dhuroi 10 000 franga ari, kështu që shqiptarët plotësonin shumën që u duhej. Ai vendosi vetëm një kusht: të vendosej një tabelë në kishën e përfunduar ku të shënohej se përfundimi i punimeve u bë i mundur falë ndihmës së qeverisë italiane. 23. Kërkesa ndaj konsullit italian u bë pa dijeninë e Komitetit të Kishës. Kur lajmi u bë i ditur, shpërtheu një stuhi e vërtetë e indinjatës popullore. Faktet e vërteta ose nuk diheshin ose shformoheshin nga armiqtë e Italisë. Thuhej se arkipeshkvi u shiti kishën italianëve për 10 000 franga dhe në altar do të vendosej tashmë busti i Musolinit, në vend të ikonës së Virgjëreshës. Konflikti u qetësua vetëm pasi arkipeshkvi ua ktheu kontributin italianëve. Gjithashtu u braktis projekti i italianëve për të sjellë me aeroplan një replikë të ikonës së Genozzanos, të bekuar nga Papa dhe që do të vendosej nga kardinali Vannutelli personalisht. Një rrethanë interesante ishte se gjithë ky acarim ishte vepër e njëfarë Serreqi, babai i adjutantit të preferuar të mbretit Zog. Se sa frymëzim mbretëror ka pas kësaj historie, është çështje spekulimi. 24. Megjithë pengesat, procesi i depërtimit të italianëve vazhdon. Pa dyshim, qëllimi imediat ishte shpallur tashmë: qëllimi i fundmë është ruajtja e interesave që i janë njohur Italisë nga deklarata e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e 21 nëntorit 1921: “Çdo ndryshim i kufijve të Shqipërisë” thuhet në këtë dokument “përbën kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë”. Pra, Italia po bën ç’është e mundur për të përforcuar pozitën që i është njohur. Me anë të Paktit të Tiranës, ajo fitoi të drejtën e ndërhyrjes në rast të “cenimit të status quo-së politike, juridike, territoriale”; me anë të Traktatit të Tiranës të 22 nëntorit 1927, ajo angazhohet, që në rast


SHQIPERI VITI 1932 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

agresioni ndaj Shqipërisë, të vendosë në dispozicion “të gjitha burimet ushtarake, financiare, ose të një natyre tjetër”; me anë të marrëveshjes S.V.E.A mbi koncesionet, e arritur në vitin 1925, sipas të cilës do të jepeshin financime për kryerjen e punëve publike, Italia e vendosi Shqipërinë nën një detyrim të tillë financiar prej nga varfëria tepër e skajshme e vendit, nuk do ta çlironte kurrë. Së fundi, me ofrimin e oficerëve për të stërvitur ushtrinë, dhe pajisjeve e furnizimeve për trupat, ajo vuri nën kontroll atë pak forcë ushtarake që zotëronte. 25. Pasi u kryen të gjitha këto, Italia mund të qëndrojë në pritje të gjërave. Shqiptarët janë një popull kontradiktor dhe i dyshimtë, për të cilët mund të parashikohet me lehtësi se çfarëdo që t’ua thuash të bëjnë, ata do të bëjnë pikërisht të kundërtën. Italianët po fillojnë të mësohen me këtë prirje dhe po shpresojnë në një sistem asimilimi gradual. Meqë nuk kanë çfarë të fitojnë nga kontrolli i qeverisë, mund të supozojmë se gjërat do të mbeten kështu si janë dhe se mbreti Zog do të vazhdojë të ushtrojë prerogativat e sovranitetit. Por pavarësia do të bëhet gjithnjë e më shumë një fiksion. Mund të ndodhin revolta të brendshme dhe të ndryshojnë parashikimet, ose ndonjë krizë tjetër mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, por me përjashtim të këtyre mundësive, e ardhmja do të ketë vetëm një përfundim - vendosjen e dominimit politik dhe ekonomik të Italisë në këtë vend. 26. Rreth fundit të prillit Skuadroni i dytë italian, nën komandën e zëvendës admiralit Alberto Monaco, Duka i Loganos, vizitoi Shëngjinin, Durrësin dhe Vlorën. Vizita ishte zyrtare dhe qeveria shqiptare u përpoq shumë që t’i priste me nderime. Pati festime në Tiranë dhe në bordin e anijes “Andrea Dorin”. Edhe pse atmosfera nuk ishte e ngarkuar me entuziazëm, përsëri ndihej fryma e miqësisë. Jugosllavia 27. Nuk mund të thuhet se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë harmonike. Por megjithatë janë më pak të tendosura se më parë. Do të duhet të kalojë shumë kohë para se shqiptarët të binden se serbët kanë ndryshuar në mendësinë e tyre, se ambicia e tyre për të zgjeruar territoret duke pushtuar Shkodrën dhe zonat përreth, nuk është më pjesë e programit të tyre. Me kalimin e viteve nuk ka patur përpjekje nga ana e serbëve për

të kënaqur instinktet e tyre grabitqare, dhe kjo ka zbutur pak frikën e shqiptarëve, por ky qëndrim nuk i detyrohet ndonjë virtyti. Sipas tyre, serbët druhen nga Italia; aleanca e vitit 1927 i mban ata larg. Ideja e sulmit të pashmangshëm serb është kaq e rrënjosur në mendjet e tyre saqë nuk e përfytyrojnë dot veten në paqe me Jugosllavinë. Armiqësitë janë fashitur përkohësisht. 28. Jugosllavia ka bërë çka mundur për ta larguar dyshimin e agresionit. Asnjë incident nuk ka ndodhur përgjatë kufirit; janë dhënë garanci solemne se nuk do të cenohet tërësia territoriale e Shqipërisë. Por pa dobi. Rreth fundit të vitit 1929 qeveria u pushtua nga një panik i pakuptimtë. Gani Bej Kryeziu, vëlla i Ceno Beut, i cili u vra në Pragë, dhe kunat i mbretit Zog, kishte mërguar në Jugosllavi dhe paguhej nga qeveria jugosllave e cila e kishte të vështirë të hiqte dorë nga zakoni

në fakt, është e pamundur që Jugosllavisë t’i kenë shkuar në mend plane të tilla, sepse në situatën ekzistuese, një gjë e tillë do ta kishte futur edhe më shumë Shqipërinë në darën e Italisë. 29. Numri i personave me gjak shqiptar në rajonin e Kosovës, Jugosllavi, mund të jetë nga 400 000 në 500 000. Ata përbëjnë një element të konsiderueshëm dhe të pashmangshëm. Për sa i përket administratës jugosllave, ajo po tregon mangësi në mënyrën se si sillet me ata. Shqiptarët nga kjo anë e kufirit duan të përfitojnë nga rrethanat dhe ta kthejnë vuajtjen e si vëllezërve të tyre në temë ankimi të përvuajtur. Kjo do të tingëllonte e vërtetë nëse fati i kosovarëve që kërkojnë strehim në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit serb do të ishte më i mirë. Në fakt, shumë prej atyre që marrin rrugën për në Shqipëri, vdesin nga malarja ose nga mjerimi.

Do të duhet të kalojë shumë kohë para se shqiptarët të binden se serbët kanë ndryshuar në mendësinë e tyre, se ambicia e tyre për të zgjeruar territoret... i financimit të njerëzve që mund të përdoreshin për mbledhje informacioni ose për të krijuar probleme tek fqinjët. Raportet që erdhën nga burimet ishin shqetësues. Shqiptarët dhe italianët, të cilët u shqetësuan po aq sa shqiptarët, u bindën se Gani Beu, me ndihmën e Hasan Beut, një vëlla tjetër i Ceno Beut, po grumbullonin forca të armatosura në zonën e Gjakovës për të pushtuar Shqipërinë. Organizata sekrete jugosllave, me miratimin e Beogradit, po i ndihmonin me armë dhe pajisje. Të gjitha protestimet e z. Nastassyievitch, i cili ishte autorizuar nga qeveria e tij për siguruar se kjo histori nuk ishte aspak e vërtetë, shoqëruar me premtimin e mbretit Alexander se një gjë e tillë nuk do të lejohej të ndodhte në asnjë mënyrë, nuk mjaftuan për të larguar frikën e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Mesazhi i tij i paqes ra në vesh të shurdhër. Atij iu kërkua gjatë gjithë vitit t’ua përsëriste këtë mesazh vazhdimisht zyrtarëve të trembur shqiptarë. Asgjë nuk ndodhi dhe Gani Beu bashkë me planin e tij konspirativ nuk u bë i gjallë. Ka shumë të ngjarë që e gjithë kjo histori të jetë e trilluar. Dhe

Megjithatë, historia e atyre që vuajnë nën thundrën e huaj shërben për propagandë; dhe përdoret si e tillë jo vetëm nga shqiptarët me prirje irredentiste, por edhe nga italianët. Jo më kot mbreti Zog u quajt «Mbreti i Shqiptarëve». Për momentin, standardet e ulëta të jetesës në Shqipëri e zbutin rëndësinë që mund të ketë kjo temë, sepse, sado e vështirë të jetë jeta në Jugosllavi, është më mirë krahasuar me Shqipërinë. Për sa kohë të jetë kështu, ankimet e Rauf Ficos dhe mendjeve të tjera nacionaliste për keqtrajtimin e bashkatdhetarëve të tyre, nuk janë bindëse. Por ama, irredentizimi, i cili ushqehet me këto materiale, përbën një rrezik potencial, i cili në disa rrethana ta caktuara, mund të bëhet serioz. Sikur jugosllavët të ishin pak më të zgjuar, do ta kishin kthyer situatën në favor të tyre. 30. Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë e vitit 1929, sipas së cilës një rrip prej 15 km në anën tjetër të kufirit do të ishte zonë e lirë, mbeti thjesht në letër, si pasojë e paaftësisë së shqiptarëve për t’i dhënë efekt praktik firmës së tyre. E njëjta situatë për

75


traktatin e ekstradimit. Personat që duan t’i shpëtojnë drejtësisë duke u arratisur nga Jugosllavia janë në shumicën e rasteve me gjak shqiptar. Shqiptarët e kanë zakon të rrënjosur mosdorëzimin e njerëzve të të njëjtit gjak tek të huajt. Kështuqë ata nuk i marrin parasysh kërkesat për ekstradim të autoriteteve jugosllave për dorëzimin e kriminelëve. Mund të besohet se ata e vendosin veten mbi legjislacionin e ri. Flitet se po përgatitet një ligj sipas të cilit personat me gjak shqiptar që kthehen në vendin e origjinës mund të marrin shtetësinë shqiptare pas tre muajsh. Ndërkohë që përgatiten formalitetet për ekstradimin e personit, është plotësuar gjithashtu afati për marrjen e shtetësisë shqiptare kështu që personi i shpëton ekstradimit. 31. Kishte parashikime sikur viti i kaluar do të ishte i favorshëm për zhvillimin e aktiviteteve të komitëve. Këto parashikime nuk u përmbushën. Në fillim të vitit, një Protoguerovist, me emrin Naum Osipov, u pa në Bari bashkë me 10 të tjerë, në pritje për të hyrë në Shqipëri. Nuk pati më lajme nga raportuesit, as fjalët apo zhurmat e tjera nuk u materializuan. Ndodhi vetëm një incident. Dy maqedonas arritën të hynin në Jugosllavi nëpërmjet territorit shqiptar. Mendohet se kanë vrarë një xhandar afër Ohrit.

drës, i cili është filluar dhe ndërprerë herë pas here, u rigjallërua kohët e fundit. Qeveria jugosllave informoi qeverinë shqiptare se kishte ngritur një komitet teknik për të shqyrtuar skemën dhe ftonte qeverinë shqiptare të bënte të njëjtën gjë. Si rrjedhim, u sugjerua ngritja e një komiteti të përbashkët për të diskutuar për veprimet e mëtejshme. Qeveria shqiptare e pranoi propozimin. Turqia 34. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë mbeten të ndera. Deri tani, asnjëra palë nuk ka ndërmarrë hapa për kapërcimin e krizës. I ngarkuari me punë i qeverisë turke vazhdon të qëndrojë në Tiranë. Shqiptarët nga ana e tyre e kanë mbyllur konsullatën në Kostandinopojë me sa duket për arsye ekonomike. Ambasada italiane në Ankara është e vetmja që ka në ngarkim interesat shqiptare në Turqi. Greqia 35. Nuk është bërë progres për zgjidhjen e çështjeve të pafundme të mbetura pezull midis qeverisë shqiptare dhe greke. Shenjat ishin të mira në fillim të vitit. U duk sikur do të gjendej një zgjidhje për konfliktin me Fanarin në lidhje me çështjen e mbylljes së Kishës Autoqefale. Me t’u zgjidhur kjo çështje, atmosfera do të ishte më e qetë për zgjidhjen e çështjeve të tjera. Por nuk u bë as-

Çdo vit administrata shqiptare meriton të qortohet për shkak të mbylljes së shkollave në gjuhën greke ose sepse pezullohet aprovimi i mësuesve... 32. Disa merita u takojnë edhe shqiptarëve për këtë gjendje të kënaqshme të gjërave. Mbreti ka dhënë urdhra të rrepta që të merren masa që territori shqiptar të mos përdoret për akte terroriste kundër Jugosllavisë. Xhandarmëria dhe strukturat e tjera i zbatuan këto masa në mënyrë të kënaqshme. Gjithashtu merita kanë jugosllavët të cilët kanë vendosur një kordon trupash dhe ndërtesash të fortifikuara përgjatë kufirit, por gjithashtu edhe një seri pajisjesh ushtarake për të përforcuar sigurinë. Madje edhe “kaçakët” që ishin shumë aktivë përgjatë kufirit për shumë kohë, tani e kanë pranuar disfatën. 33. Projekti i sistemimit të liqenit të Shko-

76

gjë. Në prill, ambasadori grek Leon Melas, u lirua nga posti i tij, të cilin e konsideronte të patolerueshëm, dhe u emërua në Beograd, për kënaqësinë e tij të madhe. Ai u largua nga Shqipëria pa bërë asgjë për t’i vendosur në rrugë të mbarë marrëdhëniet greko – shqiptare. Ai erdhi i pajisur me udhëzimet e zotit Venizellos për të sheshuar mosmarrëveshjet, por edhe vetë kishte qëllime të lavdërueshme për përmirësimin e marrëdhënieve. Por temperamenti i tij nuk e ndihmoi për kryerjen e detyrës. Në këtë vend grekët duhet të luftojnë kundër shumë paragjykimeve, por sidomos kundër bindjes mbizotëruese se ata po përpiqen të fitojnë simpatinë e

grekofonëve dhe vendosjen e tyre nën ndikimin e Greqisë. Zoti Melas nuk kishte as durimin as kompetencën për të përballuar të gjitha pengesat në rrugën e tij. Kështu që mbeten të pazgjidhura të gjitha problemet që kishin shkaktuar kaq e kaq konflikte ndërmjet dy vendeve. Qeverisë greke i humbi durimi nga kokëfortësia e shqiptarëve dhe me sa duket mendoi se nuk do të fitonte asgjë nga bisedime të tjera, ndaj vendosi të ruante dinjitetin e të mos zëvendësonte zotin Melas. Tani Legata është në duart e një të ngarkuari me punë. 36. Ka një farë justifikimi në qëndrimin e qeverisë greke. Shqiptarët, edhe pse shpallin se janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje, sapo Athina shfaq vullnetin për t’u pajtuar, e kanë të pamundur të mos ndërmarrin ndonjë veprim që ngjall pakënaqësi tek opinioni publik grek. Shkaku kryesor i acarimit të marrëdhënieve janë trazirat që shkaktohen nga çështja e shkollave greke. Çdo vit administrata shqiptare meriton të qortohet për shkak të mbylljes së shkollave në gjuhën greke ose sepse pezullohet aprovimi i mësuesve të caktuar nga komuniteti lokal. Pakujdesia dhe rrëmuja e përgjithshme duket sikur janë përgjegjëse për këto ngjarje, më tepër se qëllimet dashakeqe. Por efektet janë njëlloj. Persekutimi i grekofonëve nga administrata lokale është një rrethanë që e rëndon më tepër situatën. Gjatë verës, një mësues 70-vjeçar, u arrestua në Sarandë bashkë me një tregtar dhe një përfaqësues të një kompanie greke udhëtimi. I pari u akuzua se po shpërndante para të marra nga qeveria greke për përhapjen e kulturës greke, i dyti se ishte në dijeni të akteve të të parit dhe nuk e kishte denoncuar, i treti për spiunazh. Të tre u paraqitën para Gjykatës Politike, një gjykatë speciale që merrej me krimet kundër sigurisë së shtetit. Ata u gjykuan me dënime të rënda me burgime, në mungesë totale të provave, dhe u liruan vetëm nga një dekret amnistie 6 muaj më vonë. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, Rauf Bej Fico, i cili si ministër i Brendshëm në veprim ishte përgjegjës për të gjitha këto ngjarje të pakëndshme, nga ana tjetër, si ministër i Punëve të Jashtme siguronte palën greke për dëshirën e tij që të përfundojnë mosmarrëveshjet midis dy vendeve. Edhe një herë tjetër, rreth fundit të vitit, shqiptarët u treguan të gatshëm. Tre grekofonët u lanë të lirë dhe z. Michalalakopulos dhe Mehdi Bej Frashëri, nga delegacioni shqiptar,


SHQIPERI VITI 1932 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

biseduan miqësisht në Gjenevë dhe shkuan deri atje sa folën edhe për caktimin e një takimi të ardhshëm. Në fund të vitit, ishte ende e paqartë nëse takimi i Gjenevës do të kishte frute. Shtetet e Bashkuara të Amerikës 37. Z. Herman Bernstein, me origjinë nga Moghilevi dhe me shtetësi amerikane, u emërua si ambasador i ShBA, pas largimit të z. Hart në prill. Ai është gazetar me profesion, i njohur sidomos për shkrimin e “The Willy Nicky Correspondence”. Më parë ka qenë redaktor i “American Hebrew”. 38. Legata e re amerikane në Tiranë, e para e ndërtuar nga qeveria amerikane jashtë, u bë gati për t’u banuar në fillim të vitit. Kostoja totale është afërsisht 100 000 dollarë. Ndërtesa nuk është dhe aq e mirë, e vendosur në periferi të qytetit, e ulët, afër një lumi të vogël dhe të pashëndetshëm. Lumi nuk ka ujë. Ndërtesat–banesa e ambasadorit, e sekretarit dhe kancelaria-janë të parehatshme dhe të mbledhura grumbull. 39. Inaugurimi zyrtar i Legatës, ose siç ishte shënuar në ftesë “dedikimi”, ndodhi ditën e Falënderimeve. Ngjarja e madhe ishte pjesëmarrja e mbretit Zog, ky do të ishte dhe rasti i parë që Madhëria e tij vizitonte një Legatë të huaj. Fakti që Mbreti hoqi dorë nga zakoni i tij i izolimit për të nderuar Amerikën, u lexua si me domethënie politike. Thuhet se Amerika do ta ndihmojë Shqipërinë për problemet e saj financiare. Nga ana tjetër, ky gjest u interpretua si “për zili” të italianëve të cilët kishin pritur të ishin të parët që do të kishin Mbretin si mysafir, meqë ishin aleatë. Në fakt, ka të ngjarë që Mbreti vendosi ta fillojë nga vizita në Legatën amerikane, dhe jo e italianëve për t’i treguar popullit të tij se ai nuk ishte kapur në rrjetat e italianëve. 40. “Near East Foundation” u vendos në Shqipëri. Ai ka marrë Shkollën amerikane të Kavajës si edhe ndërtesën e papërfunduar në këtë lokalitet, të filluar nga Samuel Irwyn, dhe të lënë përgjysmë. Puna e “Near East Foundation” është përmirësimi i standardeve të shtresës fshatare. Për këtë qëllim, do të ndërtohen dy fshatra model për të formuar vajza dhe djem në ekonomi dhe bujqësi. 41. Një hajdut i famshëm me shtetësi amerikane – John Dekay, i njohur edhe si Mordecai, njëkohësisht botuesi i një gazete kundër aleatëve në Gjenevë, gjatë luftës – ishte episodi më interesant i vitit. Një farë

Saraçi, konsull shqiptar në Vjenë, ia rekomandoi qeverisë shqiptare sikur ishte një financier i pasur i një shoqate filantropish. Dekay mbërriti nga Jugosllavia, i shoqëruar nga një sekretar privat, dhe shpalli se ishte ngarkuar me mision nga një sindikatë e fuqishme për të negociuar me shoqërinë shqiptare koncesionet për punët publike. Ai fitoi shumë shpejt simpatinë e shqiptarëve me gatishmërinë e tij për t’i çliruar ata nga gjendja e borxhit ndaj Italisë. Ai e lartësoi edhe më shumë figurën e tij duke dhuruar një kontribut (me çek, i cili më pas u zhvlerësua) prej 4000 £ për Kryqin e Kuq. 42. Paralajmërimet e Ambasadorit amerikan ranë në vesh të shurdhët. Dekay kishte fituar të gjitha zemrat. Mehdi Bej Frashëri, në atë kohë ministër i Punëve Publike, u verbua plotësisht. Ai u prit edhe nga Mbreti dhe iu akordua Urdhri i Skënderbeut. Ai u largua pas vizitës disa ditore bashkë me lejen e qeverisë shqiptare për sindikatën e tij për të kryer një seri punësh publike. Ikja e tij në gjendje kolapsi pas një darke të shthurur në një restorant në Durrës, përkoi me mbërritjen e informacioneve tek qeveria shqiptare, e cila mësoi se John Dekay ishte një mashtrues i regjur. 43. Kjo është një histori për të ardhur keq, por interesi i saj qëndron në faktin se tregon naivitetin e ministrave shqiptarë, së dyti tregon se sa të gatshëm janë shqiptarët për të kapur çdo mundësi që bën të mundur çlirimin nga varësia ndaj italianëve. Gjermania 44. Qeveria gjermane, në vijim të vendimit të Reichstag për të shkurtuar shpenzimet në përfaqësitë jashtë, vendosi të mbyllë Legatën dhe të lerë vetëm një Konsullatë në vend të saj. Ish-ambasadori gjerman Herr Sigfrid Hey do të jetë përgjegjës për konsullatën nën titullin “I ngarkuar me punë”. Rumania 45. Një ambasador rumun, z. Basile Stoica, u emërua në Tiranë në vjeshtë. Kishte kaluar një vit nga largimi i paraardhësit të tij. Duket sikur z. Stoica erdhi në Shqipëri vetëm për të përmbyllur një traktat të përkohshëm tregtar. Për këtë ai ishte i zoti. Marrëveshja për t’i njohur njëri–tjetrit statusin e “kombit më të favorizuar”, u arrit në dhjetor. Konferenca e Parë Ballkanike 46. Një delegacion shqiptar i përbërë nga përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe i udhëhequr nga Mehmet Konica, i cili ka

qenë Ambasador në Oborrin e St. James, mori pjesë në Konferencën Ballkanike. Z. Ali Asllani, i ngarkuari me punë i qeverisë shqiptare në Athinë, ndoqi punimet si vëzhgues jozyrtar i qeverisë shqiptare. Përveç Mehmet Konicës, delegacioni përbëhej nga një farë Gjergj Fishta, drejtor i liceut françeskan të Shkodrës, i cili pretendon të konsiderohet si poet kombëtar i ditëve të sotme, Mithat Frashëri, një ish diplomat, tashmë merret vetëm me letërsi, znj. Emine Toptani, drejtuese e Shoqatës së grave, dhe të tjerë. Një nga delegatët shqiptarë z. Leonidha Natsi, u zgjodh President i Komisionit të komunikimit. Bashkimi Federal në Europë 47. Propozimi i z. Briand për krijimin e një bashkimi federal në Europë ngjalli pak interes në këtë vend. Ministri i Punëve të Jashtme shprehu opinionin se këtë projekt duhet ta konsideronin fillimisht vendet e mëdha. Pasi ata të vendosnin, Shqipëria mund të mendonte rreth këtij projekti. Qeveria shqiptare, në përgjigjen e saj për zyrtarin francez, ndërsa shprehu simpati për qëllimet e këtij projekti, i rezervoi vetes të drejtën për të pritur mbajtjen e konferencës së propozuar para se të formulojë opinionet e saj. III. Çështjet e brendshme Përbërja e qeverisë 48. Kabineti i Koço Kotës tregoi shenja krize rreth fundit të vitit 1929. Ai u bë shumë jopopullor. Mbreti e mbajti në qeveri deri në ditët e para të marsit, pavarësisht se nuk kishte mbështetjen e shumicës së parlamentit. Më në fund, ai vendosi ta largonte nga detyra. Koço Kota dha dorëheqjen më 6 mars. Ai qëndroi në qeveri për dy vjet – kohë e gjatë për një ministër shqiptar. Dihet shkaku i rënies së qeverisë së tij. Konfliktet ndërmjet ministrave e rënduan edhe më tepër situatën e papërshtatshme për të punuar të shkaktuar nga pakënaqësia e shumicës së deputetëve ndaj kabinetit. Andej nga fundi, marrëdhëniet personale ndërmjet ministrave u bënë aq të këqija saqë çdo lloj bashkëpunimi ishte i pamundur. 49. Largimi i Koço Kotës dhe kabinetit, nuk shkaktoi keqardhje. Ai vetë ishte bërë shumë i papëlqyeshëm, brenda dhe jashtë kabinetit. Merita e tij kryesore ishte përforcimi i pozitave personale që e bënte të pacenueshëm nga ndikimet e jashtme, dhe konsiderohej si patriotizëm nga ndjekësit e tij. Hiqmet Delvina, ministër i drejtësisë, një personazh i pagdhendur dhe i vrazhdë, ishte

77


edhe më i urryer se shefi i tij. Nga të gjithë ministrat e dorëhequr, vetëm Musa Jukës, ministër i Ekonomisë Kombëtare, i njihej njëfarë aftësie. Për fat të keq, ai dyshohet se ka përvetësuar para të paligjshme nga shpërdorimi i fondeve publike kur ishte ministër i Punëve Publike në një qeveri të mëparshme. 50. Pandeli Evangjeli u thirr nga Mbreti për të formuar kabinetin e ri. Ai është figura më e vjetër parlamentare në Shqipëri dhe ka patur poste të ndryshme në shumë qeveri. Ai ka cilësi të rralla në Shqipëri, shquhet për ndershmëri, nuk i mungojnë vlerat intelektuale dhe edukata e lartë, gjithashtu gëzon mbështetje të gjerë publike. Ai i përket besimit ortodoks. Megjithatë, mosha e shkuar e pengon të bëjë punë efektive. 51. Përbërja e kabinetit të ri është si më poshtë: Kryeministri: Pandeli Evangjeli; ministër i Punëve të Jashtme dhe të Brendshme: Rauf Bej Fico; i Arsimit: Hil Mosi; i Drejtësisë: Vasil Avrami; i Punëve Publike: Izet Dibra; i Financave: Kol Thaçi; i Ekonomisë: Mehdi Frashëri. Figura e re ishte vetëm Vasil Avrami. Ai është njeri me kulturë, kur ishte kryetar i Bashkisë së Korçës, fitoi respekt të madh nga bashkëqytetarët. Prej tij pritej shumë, por paraliza që pllakoste të gjithë ata që hynin në politikën shqiptare, me sa duket, nuk e kurseu as atë dhe ai nuk bëri asgjë për të përmbushur çka pritej prej tij. Rauf Bej Fico ishte i vetmi i mbijetuar nga kabineti i mëparshëm. Të tjerët kishin patur poste të ndryshme në qeveritë e mëparshme dhe të gjithë, me përjashtim të Mehdi Frashërit, kishin aftësi të nivelit më të ulët se mediokër. 52. Kabineti i Pandeli Evangjelit, i cili ishte ende në krye të qeverisë në fund të vitit, nuk është keq. Kryeministri është i vetmi që ka edhe një karrige deputeti në Parlament. Kështu ministrat nuk shqetësohen kur kryejnë detyrat e tyre, siç mund të ndodhte nëse do ta kishin njërin sy nga mbështetësit e tyre në Parlament. Do të ishte e pavend të shpreheshim se, në mënyrë individuale ose kolektive, ata paraqesin standarde të larta talenti – por nga ana tjetër, nuk pritet që ata të jenë brilantë. Edhe sikur ta gëzonin këtë cilësi, do të ishte e vështirë ta përdornin. Ajo çka kërkohet prej tyre është të binden. Mbreti i zgjedh dhe i shkarkon ministrat sipas dëshirës, ai është gjithmonë i kujdesshëm të ketë gati një rezervë të përshtatshme, të

78

cilën mund ta përdorë sa herë të gjykojë se duhet bërë një riorganizim. 53. Harmonia nuk u arrit as në një kabinet të ndërtuar në këtë mënyrë. Rauf Bej Fico ishte më problematiku në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Si ministër i Punëve të Brendshme ai nuk dha më të mirën e tij, shpesh ishte i nxituar, arbitrar dhe nuk tregonte zgjuarsi në veprimet e tij. Gjithashtu, duhet të kishte mësuar të ishte i kujdesshëm e të mos konfliktohej me Abdurrahman Krosin, një zullumqar i rrahur me vaj e me uthull, por që i jepeshin licenca vetëm e vetëm se gëzonte mbështetjen e veçantë të Mbretit. Ai u tregua i pakujdesshëm dhe u rrëzua. Një arsye tjetër që ndikoi në rënien e tij ishte se ai nuk dinte të ruante marrëdhënie miqësore me shefin e tij. Këta të dy në fakt kanë temperamente të kundërvëna njëri priret të hidhet para se të shohë, tjetri mjaftohet vetëm të shohë. Pastaj ishte edhe ajo çështja e keqkuptimit me Legatën italiane. Sipas të gjitha gjasave, ai do të ishte larguar kohë më parë, por Mbreti e mori nën mbrojtje sepse nuk donte të krijonte përshtypjen se po e ndëshkonte ministrin e tij për italianët. Kështu u zvarritën çështjet deri në nëntor, kur Rauf Bej Fico u dorëzua në këtë luftë të pabarabartë dhe dha dorëheqjen. 54. Ndërkohë u hodhën hapa për zëvendësimin e tij. Musa Juka, siç e përmendëm më parë, dyshohej për përvetësime fondesh kur ishte ministër i Punëve Publike në qeveritë e mëparshme. Inspektori i Gjykatës, kolonel Stirling, rekomandoi që ndaj tij të hapej procedurë penale. Por qëlloi në momentin e duhur–sepse Mbreti vendosi që të ishte pikërisht Musa Juka që do të zëvendësonte Rauf Bej Ficon si ministër i Punëve të Brendshme. Vështirësia u kapërcye shumë lehtë. Rreth një muaj para se Rauf Fico të jepte dorëheqjen, në shtyp u botua një njoftim zyrtar sipas të cilit akuzat kundër ishministrit të Punëve Publike u hetuan dhe doli se ato ishin të pabazuara. Rauf Fico u largua – Musa Juka zuri vendin e tij. Si kompensim për humbjen e postit, Mbreti i propozoi vendin e ambasadorit në Londër, gjë që u prit me gëzim, por nuk u materializua. «Rauf Beu», tha më vonë Mbreti, «ka jetuar mjaft për të ditur se të tërheqësh një ofertë, është po aq e lehtë sa edhe ta bësh». Censusi 57. Censusi, i pari që prej vitit 1923, u organizua në maj. Popullsia totale rezultoi të jetë

1.003.104, me një rritje të dukshme prej 188.719 gjatë shtatë viteve. Megjithatë, shifra e dytë duhet të merret me rezervë, sepse metodat e përdorura në vitin 1923 nuk ishin të besueshme, dhe sidomos, në zonat malore kishte shumë që për një arsye ose tjetër, nuk donin të regjistroheshin. Për sa u përket të huajve, udhëheq kolonia e italianëve me 2.048 anëtarë, e ndjekur nga grekët me 993 dhe jugosllavët me 744. Numri i rezidentëve britanikë ishte 79. Financat 58. Vlerësimi i të ardhurave për vitin fiskal që filloi më 1 prill 1930 tregoi një rënie prej 442,000 franga (ari), duke qenë se për vitin e kaluar shifrat ishin 31.385.000 dhe 31.827.000 franga, për të dyja periudhat. Sipas zakonit, shpenzimet figurojnë saktësisht aq sa duhet për balancimin e të ardhurave. Në fakt deficiti i konsiderueshëm është i pashmangshëm, kështu që është krejt e pamundur për popullsinë shqiptare, sidomos në këto kohë të vështira që po kalon vendi, që të arrijnë qoftë edhe shumën prej 30 franga për kokë. Ministri i Financave trashëgoi një deficit prej rreth 2 milion frangash. Kjo situatë e pafavorshme u rëndua edhe më shumë gjatë vitit, por vetëm mund të hamendësojmë për proporcionet ku do të arrijë borxhi. Deri diku, ka një ekuilibër në dukje - më së shumti për shkak të mbajtjes së pagave – por struktura e financës në këtë vend është aq e sakatuar dhe çdo kërkesë e papritur për fonde për të mbushur ndonjë boshllëk, shkakton reagime komike. Sistemi komunal 59. Në vitin 1928 Shqipëria ishte e ndarë në 300 komuna me rreth 3000 banorë secila. Ky riorganizim i territorit kishte nevojë për rreth 300 kryetarë komunash me një farë niveli inteligjence dhe shkollimi. Sigurisht, ishte e pamundur të gjendeshin të tillë. Kështu që sistemi komunal pati një fillim jo të mirë. Tani duket sikur gjërat po ecin më mirë. Gradualisht po gjenden njerëz më të kualifikuar se ata që ishin caktuar në fillim; më të paaftët u nxorën jashtë sistemit, kurse të tjerë u zhvendosën nga komuna që nuk u përshtateshin. Qeveria po bën shumë përpjeke për ta bërë sistemin të funksionojë. Është vendosur që kryetarët e komunave të thirren në Tiranë për një formim prej 18 muajsh për tema të caktuara. Meqë do t’u kërkohet që të merren me organizimin e rezervistëve në rrethin e tyre,


SHQIPERI VITI 1932 RAPORT VJETOR I KONSULLIT BRITANIK

ata do të kenë nevojë për formim të veçantë vetëm për këtë temë. Do të duhet një vit për këtë. Pjesa tjetër do t’i kushtohet përgatitjes për detyrat administrative të cilat me sa duket përfshijnë detyrat e një “nëpunësi të shtetit” dhe ato të një “kryetari komune a bashkie”. Atyre u kërkohet që të kenë edhe njohuri nga punët praktike bujqësore dhe kundër malaries. Kjo do të thotë të kërkosh shumë nga njerëz të thjeshtë. Tërmeti i Vlorës 60. Më 26 nëntor u ndjenë tronditje tërmeti në rrethin e Vlorës. Katër fshatra të zonës së Llogarasë u shkatërruan plotësisht dhe shumë të tjerë u dëmtuan në një shkallë më të vogël. Shumica e dëmeve u shkaktuan nga shkëputja e shkëmbinjve që përfundonin mbi çatitë e shtëpive. Pati pak humbje në njerëz – 21 të vdekur - dhe rreth 60 të plagosur. Rreth 5000 persona mbetën të pastrehë dhe rreth 1300 ose 1400 shtëpi u shkatërruan ose u bënë ta pabanueshme. Pas kësaj ngjarje, moti u përkeqësua tepër, me temperatura të ulëta dhe shi të vazhdueshëm, kështu që pati edhe probleme të tjera. 61. Italianët u treguan të gatshëm të ndihmonin. Ata kontribuan me 250 000 lira, 3000 çadra ushtrie, të cilat u sollën nga Bari. Gjithashtu mbërriti një skuadër e Kryqit të Kuq italian që dha ndihmë të çmuar. Ndihmuan financiarisht edhe qeveria greke dhe ajo jugosllave, amerikanët dërguan 1000 dollarë. Kryqi i Kuq britanik ndihmoi me një vlerë prej 200 £ në formën e batanijeve dhe veshjeve të ngrohta. Kisha autoqefale 62. Grindja ndërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Patriarkanës ekumenike ka mbetur aty ku ka qenë. “Tomos” duket më larg se kurrë. Misioni sekret i Vasil Avramit në Athinë në dhjetor 1929 dhe biseda me Arkipeshkvin Chrysanthos të cilin Patriarku e caktoi ta zëvendësonte, nuk arriti t’i çonte gjërat më tej. U duk sikur u arrit një marrëveshje në Athinë, por kushtet e pranuara nga Avrami, u refuzuan nga komisioni i ngritur në Tiranë nga qeveria shqiptare. Grekët kuptuan sikur Avrami ishte autorizuar jo vetëm për të diskutuar për çështjet, por edhe për të përmbyllur marrëveshje. Pala shqiptare u shpreh se ai ishte autorizuar të diskutonte ad referendum. Cilado qoftë e vërteta, nuk u arritën rezultate – me përjashtim të faktit që grekët u bindën dhe më tepër

për mala fides të shqiptarëve. Refuzimi i këtyre të fundit për të pranuar kushtet e propozuara nga Fanari – dhe sipas tyre, të pranuara nga Vasil Avrami – ishte përgjegjës për dështimin e bisedimeve. Ata nuk pranuan që parimi i trajtimit të minoriteteve të përfshinte edhe ortodoksët e Shqipërisë, as që të caktohej Arkipeshkvi Kyrillos i Malit Athos për të zëvendësuar Arkipeshkvin Visarion Xhuvani si Primat. 63. Disa muaj më vonë çështja u diskutua përsëri, këtë herë iniciativa u mor nga shqiptarët. Patriarku bëri të ditur gatishmërinë e tij për të pranuar kandidatin shqiptar si Primat, konkretisht Peshkopin Joakim të Kozanit, dhe tërhoqën kandidatin e tyre. Nga ana tjetër, shqiptarët vazhdonin të këmbëngulnin në mospranimin e traktatit për trajtimin si minoritet të grekofonëve, por treguan se

staf prej vetëm 3 personash. Ajo ka një marrëveshje me agjencitë Havas, Stefani dhe Reuters prej të cilave merr lajmet që botohen në gazetat lokale. Në përgjithësi, ajo i jep materiale vetëm agjencisë Havas. Qeveria e përdor për shpërndarjen e lajmeve zyrtare. Propaganda pothuaj funksionon, por ajo ushtron kontroll mbi gazetat shqiptare dhe i mbështet ato me një shumë prej 300 franga në muaj, secilën. Arsimimi 65. Për fat të keq ka patur pak përmirësim në gjendjen e arsimit. Shuma e parave në dispozicion ra nga 3.500.000 franga ari në 3.100.100. Ka 580 shkolla fillore dhe 13 të mesme, 5 shkolla profesionale ose arti, prej të cilave më e rëndësishmja është Shkolla Teknike Amerikane e Tiranës. Katër të tjerat janë pajisur me staf dhe mjete nga italianët.

62. Grindja ndërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Patriarkanës ekumenike ka mbetur aty ku ka qenë. “Tomos” duket më larg se kurrë... ishin të gatshëm për kompromis. Ata propozuan këtë formulë si mënyrë për të kapërcyer ngërçin: “Në ushtrimin e kultit të tyre hyjnor, shtetasit shqiptarë të racës dhe gjuhës greke do të vazhdojnë të gëzojnë edhe në të ardhmen, siç e kanë gëzuar në të shkuarën, lirinë e plotë për të përdorur gjuhën greke”. Bisedimet u zhvilluan me ndërmjetësinë e Ambasadorit grek në Tiranë i cili i rekomandoi Patriarkut të pranonte formulën e mësipërme dhe gjithashtu e këshilloi që çështjet e tjera të ngritura në lidhje me përbërjen e Sinodit të zgjidheshin sipas dëshirës së shqiptarëve. Kjo ishte situata kur ndodhi arrestimi i grekofonëve, çështje e përmendur në paragrafin 36 duke e bërë atmosferën të papërshtatshme për bisedime të mëtejshme. Bisedimet u ndërprenë dhe nuk rifilluan më. Zyra e shtypit 64. Zyra shqiptare e shtypit ishte nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Para një viti u transferua nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo merr një subvencion prej 57 000 franga në vit, me një

Gjithsej ka 33 000 nxënës dhe 1000 mësues në shkollat shqiptare. Mësuesit e shkollës fillore të cilët janë organizuar në 7 standarde për të mbuluar moshat nga 7 në 14 vjeç, marrin 5 napolona në muaj, nuk kanë mundësi të avancojnë në pozicion duke qenë se edhe vetë ata kanë arsim fillor. Shkollat e mesme mund të prodhojnë një maksimum prej 45 mësuesish në vit, 30 meshkuj dhe 15 femra. Paga këtu shkon nga 8 në 20 napolona në muaj dhe është e pamjaftueshme për të tërhequr mësues të përgatitur. Ministri i Arsimit, Hil Mosi, duket se po bën ç’është e mundur me mundësitë që ka në dispozicion, por është e vërtetë se shkollim me nivel të mirë mund të merret vetëm në shkollat katolike dhe ortodokse. Ministri po përpiqet të luftojë favoritizmin që ka funksionuar deri tani në dhënien e bursave brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1930 u ndalua mësimi fetar në shkollat shtetërore. Po përgatitet një ligj që i bën të detyrueshme shtatë vitet e shkollës fillore, por është e pamundur të bëhen përmirësime të tjera të situatës arsimore të vendit me paratë që janë në dispozicion.

79


80


81


10 betejat që formësuan Botën 82


Betejat fitojnë luftëra, përmbysin frone, rivendosin kufijtë. Çdo periudhë e historisë njerëzore ka përjetuar beteja që kanë modeluar ta ardhmen. Betejat ndikojnë në përhapjen e kulturës, qytetërimit dhe dogmës fetare. Ato sjellin armë, taktika dhe udhëheqës që do të komandojnë konfliktet e ardhshme. Disa beteja kanë pasur ndikim, jo për rezultatet e drejtpërdrejta, por për efektin e propagandës së tyre në opinionin publik. Lista në vijim nuk është një renditje e angazhimeve luftarake vendimtare, por më tepër një renditje e betejave sipas ndikimit të tyre në histori. Secili detaj i rrëfimit tregon për vendngjarjen, pjesëmarrësit, dhe udhëheqësit e betejave, gjithashtu komenton se kush fitoi, kush humbi, dhe përse. Vlerësohet ndikimi i secilës betejë në rezultatin e luftës dhe impakti i fituesve dhe humbësve.

83


10 Vjena

Lufta austro–otomane, 1529

R

rethimi i pasuksesshëm i Vjenës në vitin 1529 ishte fillimi i rënies së perandorisë otomane. Ai pengoi përparimin e Islamit në Europën Qendrore dhe perëndimore, gjë që siguroi se feja dhe kultura e krishterë do të dominonin këtë zonë të Europës. Në vitin 1520, Sulejmani II u bë sulltani i dhjetë i Perandorisë otmoane, e cila u shtri nga kufiri persian deri në Afrikën Perëndimore duke përfshirë edhe Ballkanin. Sulejmani trashëgoi ushtrinë më të madhe dhe më të përgatitur në botë, me elemente superiore në këmbësori, kavaleri, pajisje, artileri. Zemra e kësaj ushtrie përbëhej nga legjionet elitë të jeniçerëve, mercenarëve sllavë të rrëmbyer që të vegjël nga viset e krishtera dhe të rritur si ushtarë muslimanë. Nga kryeqyteti i tij Kostandinopojë, sulltani turk filloi menjëherë të bënte plane për të zgjeruar edhe më tepër perandorinë e tij. Sulejmani kishte trashëguar edhe një flotë të fortë, të cilën e përdori bashkë me ushtrinë e tij për të mposhtur ishullin fortesë të Rodesit, kjo ishte edhe fitorja e tij e parë. Duke iu siguruar mbrojtëseve se do t’i lejonte të largoheshin të sigurt, sulltani mori nën kontroll Rodesin dhe një pjesë të mirë të Mesdheut në vitin 1522. Kjo fitore tregoi se Sulejmani do t’i respektonte marrëveshjet e paqes. Në betejat që vijuan, kur armiqtë nuk dorëzoheshin në mënyrë paqësore, ai e shfrynte pakënaqësinë e tij duke rrafshuar qytetet, masakruar meshkujt dhe shitur si skllevër gratë dhe fëmijët. Në vitin 1528, Sulejmani neutralizoi Hungarinë dhe vendosi mëkëmbësin e tij në fronin mbretëror. Gjithë çka mbetej ndërmjet turqve dhe Europës perëndimore ishte Austria me aleatët e saj Francën dhe Spanjën. Duke përfituar nga sherret ndërmjet armiqve të tij, Sulejmani arriti një aleancë të fshehtë me mbretin Francis I të Francës. Papa Klementi VII në Romë, edhe pse nuk u bë aleat i drejtpërdrejtë i sulltanit, i hoqi Austrisë çdo mbështetje fetare dhe politike. Si rezultat, në pranverën e vitit 1529, mbreti Charles dhe austriakët e tij i bënë ballë të vetëm sulmit otoman. Në 10 prill, Sulejmani dhe ushtria e tij prej më shumë se 120 000 ushtarësh, shoqëruar nga rreth 200 000 njerëz që shërbenin si ndihmës dhe personel kampi, lanë Konstandinopolin në drejtim të kryeqytetit austriak Vjenë. Gjatë rrugës, ushtria e madhe mësynte nëpër qytete dhe mblidhte furnizime dhe skllevër. Ndërkohë Vjena po përgatitej për betejë nën udhëheqjen e aftë ushtarake të kontit Niklas von Salm – Reifferscheidt dhe Wilhelm von Rogendorf. Kjo dukej si mision i pamundur. Muret e qytetit, vetëm 5- 6 këmbë të gjerë, ishin ngritur për të përballuar sulmet e ushtrive të mesjetës, por jo artilerinë e fuqishme dhe të përparuar të turqve. I gjithë garnizoni austriak numëronte rreth 20 000 ushtarë, të mbështetur nga 72 topa. Përforcimi i vetëm që i erdhi qytetit ishte një repart prej 700 ushtarësh nga Spanja. Megjithë disavantazhet, Vjena kishte disa faktorë natyrorë që e ndihmonin në mbrojtjen e saj. Danubi bllokonte qasjen nga veriu, dhe rrjedha e lumit të Vjenës mbronte anën e tij lindore, duke lënë vetëm jugun dhe perëndimin për t’u mbrojtur. Gjeneralët vjenezë patën disa javë për t’u përgatitur para se të mbërrinin Turqit. Ata rrafshuan kasolle dhe ndërtesa të tjera jashtë mureve jugore dhe perëndimore për të hapur vend për topat dhe armët e tjera. Hapën llogore dhe ven-

84

dosën pengesa të tjera për sulmuesit. Siguruan furnizime për një rrethim të gjatë brenda mureve dhe larguan shumë nga gratë dhe fëmijët nga qyteti, jo vetëm për të pakësuar nevojën për ushqime dhe furnizime por edhe për të parandaluar pasojat në rast se fitonin turqit. Një tjetër faktor i rëndësishëm ndihmoi Vjenën: vera e vitit 1529 ishte një nga më të lagështat në histori. Shira të vazhdueshëm penguan avancimin e otomanëve dhe vështirësuan kushtet e ecjes së ushtrisë së tyre. Më në fund, ata mbërritën në Vjenë në shtator, dimri po afronte, dhe mbrojtja ishte përgatitur më së miri. Me të mbërritur, Sulejmani i kërkoi qytetit të dorëzohej. Kur austriakët refuzuan, ai filloi rrethimin e mureve me artileri me 300 topat e tij dhe urdhëroi të gërmohej nën mure për të vendosur lëndë shpërthyese për të thyer mbrojtjen. Austriakët dolën nga muret e tyre për të sulmuar artilerinë dhe gërmuan kundër – llogore. Disa herë gjatë tri javëve, artileria e pushtuesit hapi vrima në muret e qytetit, por ushtarët vjenezë i mbushnin menjëherë të çarat duke zmbrapsur hyrjen në qytet. Në 12 tetor, erërat e ftohta dhe dimri po pllakosnin mbi qytet. Sulejmani urdhëroi një sulm tjetër me jeniçerët në krye. Dy galeri të nëndheshme afër portës jugore të qytetit hapën një rrugë të shkurtër për mercenarët, por mbrojtësit trima vjenezë i mbushnin galeritë dhe vranë me tepër se 1200 prej tyre. Dy ditë më vonë, Sulejmani urdhëroi një sulm të fundit, por vjenezët e përballuan edhe këtë herë. Për herë të parë, Sulejmani humbi. Trupat e jeniçerëve të tij të pamposhtur deri atëherë shtriheshin të vdekur jashtë mureve të qytetit. Ushtria turke mblodhi kampin e saj gjigant dhe u tërhoq drejt Konstandinopojës, por para se të iknin ata masakruan mijëra robër të kapur rrugës për në Vjenë. Gjatë kthimit për në shtëpi, shumë turq vdiqën nga sulmet ndaj radhëve të tyre. Humbja e Vjenës nuk e dëmtoi shumë fuqinë e perandorisë otomane. Por ama pengoi muslimanët të përparonin në Europë. Sulejmani dhe ushtria e tij patën shumë suksese pas Vjenës, por këto fitore ishin në lindje, kundër persëve, jo në perëndim, kundër europianëve. Perandoria otomane vazhdoi për disa shekuj, por kulmi i saj mbeti diku në muret e qytetit të Vjenës. Pas betejës së Vjenës, vendet perëndimore nuk i shihnin më turqit dhe jeniçerët si të pamposhtur. Pasi austriakët larguan kërcënimin që vinte nga lindja duke siguruar vazhdimin e kulturës së krishterë, vendet europiane u kthyen tek luftërat me njëri – tjetrin sipas ndarjeve katolike dhe protestante. Sikur Vjena t’i ishte dorëzuar Sulejmanit, ushtria e tij do të kishte vazhduar ofensivën në provincat gjermane gjatë pranverës së ardhshme. Ka shumë mundësi që perandoria e Sulejmanit të arrinte deri në detin e Veriut, megjithë aleancën me Francën. Por në të vërtetë, pas Vjenës, otomanët nuk guxuan më të sulmonin Europën; fuqia dhe ndikimi i perandorisë filluan rënien e ngadaltë, por të vazhdueshme.

9 Vaterlo

Luftërat e Napoleonit, 1815

F

itorja e aleatëve kundër Napoleon Bonapartit në betejën e Vaterlosë në vitin 1815 i dha fund dominimit francez në Europë dhe shënoi fillimin e një periudhe paqeje në kontinent që zgjati për rreth


gjysmë shekulli. Vaterlo e detyroi Napoleonin të mërgonte, i dha fund madhështisë së Francës, të cilën ajo nuk e rifitoi kurrë më, kujtohet në histori si një nga betejat më të famshme dhe u bë pjesë e shprehjeve frazeologjike. “Vaterlo” mori kuptimin e disfatës së plotë dhe përfundimtare. Kur shpërtheu Revolucioni francez në vitin 1789, Napoeloni 22-vjeçar ishte oficer i ri në artilerinë e mbretit, pozicion që e braktisi për të mbështetur rebelimin. Ai qëndroi në ushtri edhe pas revolucionit dhe përparoi në hierarkinë ushtarake, duke marrë gradën gjeneral 6 vjet më vonë. Napoleoni u shqua në shtypjen e revoltës së ruajalistëve në vitin 1795, dhe si shpërblim iu dha komanda e ushtrisë franceze në Itali. Katër vjet më vonë, Napoleoni arriti fitore pas fitore, ndikimi i tij dhe i Francës u përhap në Europë dhe në Afrikën e Veriut. Në vitin 1799 ai u kthye në Paris ku u bashkua me revoltën kundër Direktoratit. Pas një grushti shteti të suksesshëm, Napoleoni u bë Konsull i Parë dhe lideri de fakto i të gjithë vendit, në 8 nëntor. Napoleoni i mbështeti këto revolta politikisht dhe ushtarakisht. Ai vendosi kodin e Napoleonit, i cili siguroi të drejtat individuale për qytetarët dhe një sistem më të ashpër për shërbimin ushtarak me qëllim ngritjen e një ushtrie më të madhe. Në vitin 1800, ushtria e Napoleonit pushtoi Austrinë dhe negocioi një traktat paqeje që shtriu territoret e Francës përtej lumit Rhin. Marrëveshja solli një periudhë të shkurtër paqeje, por politika e jashtme agresive e Napoleonit dhe pozicionet sulmuese të ushtrisë së tij shkaktuan luftën ndërmjet Francës dhe Britanisë në vitin 1803. Napoleoni e shpalli veten Perandor të Francës në vitin 1804 dhe për tetë vite rresht arriti vetëm fitore, secila prej tyre i krijoi një armik të ri. Duke qenë se humbi pjesën më të madhe të flotës së tij në Betejën e Trafalgarit në vitin 1805, Napoleoni u bind se zotërimi i Europës do të bëhej nga toka dhe jo nga deti. Në vitin 1812, ai pushtoi Rusinë por e rraskapiti ushtrinë vetëm për të humbur fushatën ushtarake në dimrin e ashpër. Ai humbi shumë nga ushtria e tij në fushatën e madhe ushtarake në Spanjë. Në pranverë 1813, Britania, Rusia, Prusia, dhe Suedia u bënë aleatë kundër Francës ndërsa Napoleoni mobilizoi të mbijetuarit e ushtrisë së tij veterane dhe rekrutoi ushtarë të rinj për të përballuar koalicionin armik. Edhe pse ai e udhëhoqi në mënyrë brilante ushtrinë e tij, koalicioni ishte më i fortë dhe e mundi atë në Lajpcig në tetor 1813, duke e detyruar Napoleonin të tërhiqej në jug të Francës. Më në fund, me nxitjen e shtetasve të tij, Napoleoni hoqi dorë nga froni më 1 prill 1814 dhe pranoi mërgimin në ishullin e Elbës afër Korsikës. Napoleoni nuk qëndroi për shumë kohë në mërgim. Në më pak se një vit, ai u arratis nga Elba për në Francë, ku për 100 ditë rresht përhapi valë terrori në të gjithë Europën dhe kërcënoi se do të mposhtte kontinentin përsëri. Mbreti Luigji XVIII, koalicioni i të cilit e kishte rikthyer në fron, i dha urdhër ushtrisë së tij të arrestonte ish perandorin, por ushtria mori anën e tij. Luigji u largua nga vendi, Napoleoni vendosi kurorën e Francës për herë të dytë në 20 mars. Veteranët por edhe ushtarët e rinj e çuan në më shumë se 200 000 numrin e ushtrisë së tij. Lajmet për rikthimin e Napoleonit arritën deri te liderët e koalicionit të mbledhur në Vjenë. Më 17 mars, Britania, Prusia, Austria dhe Rusia, ranë dakord që të ofronin secila 150 000 ushtarë të cilët do të grumbulloheshin në Belgjikë dhe të fillonin pushtimin e Francës

më 1 korrik. Vende të tjera premtuan ndihma më të vogla. Napoleoni mori vesh për planin e koalicionit dhe marshoi drejt veriut për të shkatërruar ushtrinë e tyre para se të organizohej. Ai dërgoi një pjesë të ushtrisë së tij, të komanduar nga Emmanuel de Grouchy, për të sulmuar prusianët të udhëhequr nga Gebhard von Bluecher për t’i ndaluar ata të bashkoheshin me forcat anglo-holandeze afër Brukselit. Napeleoni e drejtoi pjesën tjetër të ushtrisë kundër anglezëve dhe holandezëve. Ushtria franceze fitoi disa beteja të vogla gjatë rrugës për në Belgjikë. Edhe pse komandanti I koalicionit, Duka i Wellingtonit nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur, ai e grumbulloi ushtrinë e tij 12 milje në jug të Brukselit, pikërisht jashtë fshatit Waterloo. Atje ai rreshtoi mbrojtjen e tij në një pikë të lartë të kodrws St- Jean, ku do të takonte ushtrinë franceze që po vinte nga veriu. Mëngjesin e 18 qershorit, Napoleoni mbërriti në kodrën St. Jean dhe shpërndau ushtrinë tij vetëm 1300 yards nga mbrojtja armike. Ushtria e Napoleonit përbëhej nga 70 000 vetë, 15 000 prej të cilëve ishin kalorës dhe 246 pajisje artilerie, u ndesh me forcat aleate të Wellingtonit, rreth 65 000 vetë, 12 000 prej të cilëve ishin kalorës dhe 156 revolverë, në një front lufte prej tri miljesh. Të dy komandantët çuan fjalë tek pjesa e mbetur e ushtrisë për të kërkuar përforcime. Një shi i fortë njomi fushëbetejën, duke bërë që Napoleoni të shtynte për më vonë sulmin e 18 qershorit, që terreni i lagur të mund të thahej dhe të mos pengonte kavalerinë dhe artilerinë. Pasi urdhëroi bombardim pa pushim me artileri, Napoleoni urdhëroi një sulm kundër krahut të djathtë të ushtrisë aleate në perëndim, duke shpresuar ta detyronte Wellington të përdorte ushtrinë rezerve. Mbrojtësit anglezë të krahut perëndimor, qëndruan në majë të kodrës gjatë bombardimit të artilerisë dhe ecën para kur francezët përparuan. Sulmi kundër krahut të djathtë të forcave aleate nuk arriti ta detyronte Wellingtonin të përdorte rezervën e tij, por Napoleoni vazhdoi të ushtronte presion me sulmin e tij kryesor kundër qendrës së armikut. Ndërsa sulmi përparonte, Napoleoni shkundte pluhurin që shkaktonte afrimi i ushtrisë së Bluechers, që kishte shmangur atë të Grouchy, afër fushëbetejës. Napoleoni, që përçmonte aftësitë e britanikëve për të luftuar dhe me shumë besim tek udhëheqja e tij dhe aftësitë e ushtarëve të tij, vazhdoi sulmin me besimin se do ta mundte Wellingtonin para se të mbërrinin trupat prusiane ose ushtria e Grouchy për të mbështetur sulmin. Për tri orë, francezët dhe britanikët luftuan përballë njëri – tjetrit, shpesh me bajoneta. Francezët më në fund arritën të siguronin një pozicion komandimi në qendër të La Haye Sainte, por radhët e aleatëve rezistuan. Mbasdite vonë, Bluecher mbërriti dhe pushtoi fshatin e Placenoit, afër Napoleonit i cili i tërhoqi forcat e tij. Pas një beteje të ashpër me bajoneta, forcat franceze i detyruan prusianët të tërhiqen. Pas kësaj Napoleoni u kthye përsëri te Wellingtoni. Napoeloeni urdhëroi batalionet e tij më me përvojë të lëviznin nga pozicionet e prapavijës për një sulm tjetër kundër aleatëve. Sulmi për pak theu mbrojtjen e aleatëve para se Wellingtoni të përdorte rezervën. Kur të mbijetuarit e batalioneve më të mira të Napoleonit filluan tërheqjen, njësi të tjera erdhën në fushëbetejë. Prusianët, që ishin ribashkuar, sulmuan krahun francez, duke i zmbrapsur për në

85


jug ushtarët e mbetur. Ato pak batalione rezervë që kishin mbetur, e çuan atë drejt qendrës nga ku ai u përpoq, pa sukses, të ribashkonte ushtrinë e tij të shpartalluar. Edhe pse të mundur, francezët refuzuan të dorëzohen. Kur aleatët i kërkuan një oficeri të Gardës së vjetër franceze të dorëzohej, ai u përgjigj “Garda vdes, dhe nuk dorëzohet kurrë”. Më shumë se 26 000 francezë u vranë ose u plagosën dhe 9000 të tjerë u kapën rob në Vaterlo. Dëmet tek aleatët ishin 22 000. Në fund të një dite luftimi, më shumë se 45 000 burra shtriheshin të vdekur ose të plagosur në një fushëbetejë prej 3 milje sipërfaqe. Mijëra të tjerë, nga të dy kampet, u vranë ose u plagosën gjatë fushatës që çoi në Vaterlo. Napoleoni pranoi për herë të dytë të heqë dorë nga froni në 22 qershor, dhe dy javë më vonë, aleatët e rikthyen Luigjin në pushtet. Napoleoni dhe 100 ditët e tij morën fund. Këtë herë britanikët nuk falën, ata e burgosën Napoleonin në ishullin Shën Helena në jug të Atlantikut, ku edhe vdiq në vitin 1821. Edhe sikur Napoleoni ta kishte fituar betejën, ai kishte shumë pak miq dhe shumë armiq për të vazhduar. Ai dhe vendi i tij ishin të dënuar para se ai të kthehej nga Elba. Pas Vaterlosë, Franca nuk e rifitoi kurrë më madhështinë. Ajo riktheu territoret e marra dhe rivendosi kufijtë e kohës para Napoleonit. Pas dëbimit të Napoleonit, Britania, Rusia, Prusia dhe Austria arritën një balancë fuqie që solli paqe në Europë për më shumë se katër dekada – një periudhë relativisht e gjatë në një zonë ku lufta ishte më e zakonshme se paqja. Mjafton vetëm fakti që beteja e Vaterlosë vendosi një periudhë paqeje për ta përmendur si një betejë me ndikim, por ajo betejë dhe vetë Napoleoni patën shumë më tepër ndikim në ngjarjet botërore. Ndërsa aleatët luftuan për të vendosur përsëri mbretin e Francës në fronin e tij, liderët e tyre dhe ushtarë të veçantë panë dhe vlerësuan arritjet e një vendi që respekton të drejtat dhe liritë individuale. Pas Vaterlosë, monarkitë kushtetuese zunë vendin e monarkive absolute. Edhe pse në disa rajone pati depresion ekonomik pas luftës, gjendja e përgjithshme e qytetarëve të zakonshëm francezë u përmirësua. Me kalimin e kohës, emri Vaterlo u bë sinonim i shpartallimit total. Napoleoni dhe Franca vërtet “takuan Vaterlonë e tyre” në jug të Belgjikës në vitin 1815, por beteja i dha fund një e epoke dhe shënoi fillimin e një tjetre. Edhe pse francezët humbën, shpirti i revolucionit të tyre dhe të drejtat individuale u përhapën në të gjithë Europën. Asnjë mbretëri ose vend nuk do të ishte më si më parë.

8 Huai-Hai

Lufta civile kineze, 1948

B

etja e Huai – Hai ishte lufta kryesore ndërmjet ushtrive të Partisë Komuniste Kineze ( CCP) dhe Partisë Nacionaliste të Koumintang ( KMT) në luftën e tyre për të kontrolluar vendin më të populluar. Në fund të betejës, më shumë se gjysmë milioni ushtarë të KMT vdiqën, u kapën, ose u konvertuan në anën tjetër, duke e vendosur Kinën në duart e komunistëve ku vazhdon të jetë edhe sot. Betejat për kontrollin e Kinës dhe provincave të saj i kanë origji-

86

nat shumë herët. Ndërsa disa dinasti vazhduan për shumë vjet dhe të tjera për periudha shumë të shkurtra kohe, kinezët luftuan midis tyre dhe kundër pushtuesve të huaj përgjatë historisë, për ta gjetur veten përsëri të përçarë në fillim të shekullit XX. Ideologjitë politike u përqendruan në Pekin dhe në Kanton. Ndarjet në vend u zgjeruan kur mësymi pushtimi japonez në vitin 1914. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kinezët përballuan kërcënime nga brenda, nga japonezët dhe nga Bashkimi Sovjetik i sapokrijuar. Kur përfundoi Lufta e Parë Botërore, kinezët vazhduan luftërat e brendshme me diktatorët lokalë që luftonin për të kontrolluar rajone të vogla. Në vitin 1923, dy partitë kryesore, PKK e Mao Ce Dun-it dhe KMT e kontrolluar nga Chiang Kai – Shek, u bashkuan në një aleancë për të qeverisur vendin. Dy partitë kishin pak të përbashkëta dhe aleanca mori fund në më pak se pesë vjet, sepse liderët e dy partive kishin pikëpamje të kundërta lidhur me Bashkimin Sovjetik. Mao i mbështeti sovjetët ndërsa Chiang iu kundërvu. Në vitin 1927, të dyja partitë po përpiqeshin të kontrollonin Kinën dhe popullin e saj. Mao u përqendrua në zonat rurale, kurse Chiang në zonat urbane dhe industriale. Nga viti 1927 deri në vitin 1937, pati luftë civile ku Chiang pati epërsi pas disa ofensivave të suksesshme. Chiang pothuaj e shkatërroi ushtrinë e PKK në vitin 1934, por Mao dhe 100 000 njerëzit e tij ia mbathën para se kjo të ndodhte. Gjatë vitit të ardhshëm Komunistët u tërhoqën nga Kina drejt Yenanit, për rreth 6 000 milje, kjo tërheqje njihet si Ecja e Gjatë. Vetëm 20 000 mbijetuan. Në vitin 1937, Chiang dhe Mao i lanë përsëri mënjanë dasitë e tyre për t’u bashkuar kundër një sulmi tjetër japonez. Mao dhe ushtria e tij luftuan në provincat rurale të veriut, duke zhvilluar luftën guerilase. Mao e përdori këtë mundësi për të përforcuar mbështetjen e tij nga fshatarësia lokale ndërsa grumbulloi armët e dhuruara nga aleatët ose të kapura tek japonezët. Ushtria e tij u forcua dhe u rrit në luftë e sipër. Ndërsa Chiang përballoi pozicione më të vështira japoneze në jug, që e dobësuan ushtrinë e tij. Megjithë përpjekjet e Shteteve të Bashkuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje, Komunistët dhe Nacionalistët iu rikthyen konfliktit të armatosur me të mbaruar Lufta e Dytë botërore. Ndryshe nga pozicioni i tyre i dobët para luftës, tani Komunistët ishin më të fortë se Nacionalistët. Në 10 tetor 1947, Mao bëri thirrje për rrëzim të administratës nacionaliste. Mao, adhurues i Washingtonit, Napoleonit dhe Sun Tzu, filloi ta shtyjë ushtrinë e tij drejt jugut, në zonat nacionaliste. Ndërsa Nacionalistët plaçkitnin qytetet që pushtonin dhe ndëshkonin banorët, Komunistët nuk kërkonin të përfitonin, sidomos në qytetet që nuk shfaqnin rezistencë. Tashmë Komunistët kishin avantazh ta ndjeshëm ndaj Nacionalistëve. Gjatë verës së vitit 1948, Komunistët shënuan një seri fitoresh që shtynë pjesën më të madhe të ushtrisë Nacionaliste drejt një zone me rëndësi strategjike që shtrihej nga Nanking në veri deri në Tsinan dhe nga Kaifeng lindje, nëpër Soochow e deri në det. Mao vendosi se ishte koha e duhur për fitore përfundimtare. Në 11 tetor 1948 ai urdhëroi një fushatë metodike për të rrethuar, përçarë dhe shkatërruar ushtrinë gjysmëmilionëshe nacionaliste, ndërmjet lumit Huai dhe hekurudhës Lung Hai – prej nga mori emrin edhe beteja. Mao e ndau në tre faza planin e betejës, secilën prej tyre ushtria e tij e kreu me më shumë lehtësi dhe efikasitet nga ç’ishte planifikuar.


Komunistët e ndanë në tri pjesë territorin e Nacionalistëve. Duke filluar nga nëntori, sulmuan njëri pas tjetrit. Kur po fillonte fushata, shumë Nacionalistë, duke patur pak shpresë për mbijetesën e tyre, aq më pak për fitore të Nacionalistëve, u hodhën në anën e Komunistëve. Chiang, i cili po përballonte gjithashtu ndarjet e brendshme brenda partisë, u përpoq të përforcohej pas çdo beteje, por udhëheqja e dobët e gjeneralëve Nacionalistë, bashkë me gueriljen e Komunistëve, i bënë të pasuksesshme përpjekjet e tij. Chiang pati edhe epërsi nga ajri gjatë betejës, por nuk ishte i aftë të koordinonte veprimet nga ajri dhe nga toka për të siguruar avantazh. Pas tre muajsh, Komunistët shkatërruan secilën prej tri forcave Nacionaliste. Mbështetja për Chiang nga brenda dhe jashtë Kinës u dobësua pas çdo fitoreje të Komunistëve. Shtetet e Bashkuara, që kishin qenë edhe mbështetësi kryesor, duke siguruar armë dhe furnizime për Nacionalistët, pezulluan ndihmat në 20 dhjetor 1948. Sekretari amerikan i Shtetit, George C. Marshall, deklaroi, «Regjimi i tanishëm ka humbur besimin e popullit, gjë që pasqyrohet në refuzimin e ushtarëve për të luftuar dhe refuzimin e popullit për të bashkëpunuar në reformat ekonomike». Disa javë pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara, Komunistët morën në zotërim pozicionet e fundit të Nacionalistëve dhe i dhanë fund Betejës së Huai – Hai. Nga gjashtë gjeneralët më të lartë Nacionalistë që morën pjesë në këtë betejë, dy u vranë në luftime dhe dy të tjerë u kapën rob. Dy të tjerët ishin ndër të paktët që arritën të shpëtonin. Në 10 janar 1949, ushtria gjysmëmilionëshe e Nacionalistëve, ishte zhdukur. Disa javë më vonë, Tientsin dhe Pekini ranë në duart e komunistëve. Më 20 janar, Chiang dha dorëheqjen nga drejtimi i Nacionalistëve. Pjesa që mbeti nga ushtria dhe qeverisja Nacionaliste vazhduan tërheqjen deri në ishullin Formosas. Në Formosa, i pagëzuar Taiwan, Chiang rimori pushtet dhe e shndërroi ishullin në një fuqi ekonomike aziatike. Kurse Kina mbeti nën sundimin e Maos dhe Komunistëve të cilët janë në pushtet edhe sot. Ardhja në fuqi e komunistëve pas fitores në betejën e Huai - Hai pati ndikim jo vetëm në vend, por në të gjithë botën. Gjatë dy dekadave të ardhshme, Mao u përqendrua në vendosjen e kontrollit mbi të gjithë vendin. Ai fashiti me forcë çdo përpjekje për kundërshtim, duke ekzekutuar ose lënë të vdesin nga uria më shumë se 20 milionë kinezë me qëllim vendosjen në Kinë të «gëzimeve» dhe « avantazheve » të Komunizmit. Fatmirësisht për pjesën tjetër të botës, Mao u përqendrua vetëm te vendi i tij. Ai nuk ra dakord me sovjetët për shumë aspekte politike dhe filozofike të komunizmit, dhe dy kombet e panë njëri-tjetrin më shumë si kundërshtarë se aleatë. Luftërat e brendshme të Kinës dhe konfliktet me fqinjët e pakësuan ndikimin e saj aktiv në botë. Edhe pse mbetet sot vendi më i madh dhe më i fuqishëm komunist, dhe kërcënimi më i madh komunist për Perëndimin, Kina është një lojtare pasive, më shumë e interesuar për çështjet brendshme dhe sherret me fqinjët, sesa në çështjet ndërkombëtare. Sikur të kishin fituar Nacionalistët në betejën e Huai - Hai, Kina do të kishte luajtur një rol tjetër në ngjarjet botërore. Nuk do të kishte patur Kinë komuniste që do të mbështeste pushtimin e Koresë së Jugut nga Koreja e Veriut, ose përpjekjet e Vietnamit të Veriut për të kontrolluar Vietnamin e Jugut. Sikur të kishte fituar Chiang me pikëpamjet e tij dhe lidhjet perëndimore, Kina mund të kishte patur

një rol të sigurt në ngjarjet botërore. Por në vend të të gjitha këtyre, Beteja e Huai - Hai e mbajti Kinën të mbyllur në botën e saj të brendshme, nuk e hapi ndaj botës jashtë.

7 Bombardimi atomik iJaponisë Lufta e Dytë Botërore, 1945

S

htetet e Bashkuara hodhën bomba atomike mbi qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit në gusht 1945, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në oqeanin paqësor. Ishte i pari dhe i vetmi rast deri tani kur u përdorën armë të “shkatërrimit në masë”, por retë radioaktive qëndruan mbi të gjitha politikat ushtarake dhe politikëbërjen që prej këtij rasti. Më pak se 5 muaj nga sulmi japonez kundër Pearl Harobr, amerikanët organizuan një sulm të vogël me bomba kundër Tokios. Ky sulm ishte i nevojshëm për moralin amerikan, ai u tregoi japonezëve se nuk ishin të paprekshëm. Më vonë gjatë luftës, bombarduesit amerikanë sulmuan ishujt japonezë nga bazat e tyre në Kinë, por vetëm në vitin 1944 Shtetet e Bashkuara ndërmorën një fushatë të vazhdueshme bombardimi. Për shkak të distancës me Japoninë, bombarduesit amerikanë nuk arrinin dot të gjuanin objektivat e tyre dhe ktheheshin në bazat e tyre në Paqësor deri sa u arrit kontrolli i ishujve të Marianës së Veriut. Nga baza në ishujt Mariana, u ngrit aeroplani B-29 me rreze të gjatë veprimi. B-29 bombardoi nga lartësi të mëdha më 24 nëntor 1944. Më 9 mars 1945, një armatë prej 234 B-29 zbriti në një lartësi prej më pak se 7000 këmbë dhe hodhi 1.667 ton lëndë djegëse mbi Tokio. Në këtë kohë një stuhi zjarri pushtoi një bllok banesash me sipërfaqe prej 16 milje katror, me rreth 250 000 banesa, më shumë se 80 000 japonezë, shumica civilë, vdiqën. Vetëm bombardimi i aleatëve mbi qytetin e Dresdenit, Gjermani, një muaj me parë, ku u vranë 135 000 civilë, ia kalon bombardimit të Tokios. Si Tokio ashtu dhe Dresdeni ishin së pari objektiva civile, para se të ishin ushtarake. Para Luftës së Dytë Botërore, e drejta ndërkombëtare e konsideronte bombardimin e civilëve barbar dhe ilegal. Por pas disa vjet luftimesh, as forcat Aleate as ato të Aksit, nuk bënin dallim midis objektivave ushtarake dhe civile. Është interesante të vihet re se një pilot mund të lëshonte tone me bomba dhe lëndë shpërthyese mbi qytetet e banuara, kurse një ushtar i thjeshtë shpesh shkonte në gjyq ushtarak për keqtrajtim të civilëve. Me gjithë bombardimet dhe ngushtimin e territorit të tyre vetëm brenda ishullit, japonezët u përgjigjën me luftë. Kodi i tyre i luftës nuk e lejonte dorëzimin, dhe ushtarët ose civilët më mirë vrisnin veten se dorëzoheshin të gjallë. Në korrik 1945, amerikanët po lëshonin më shumë se 1200 bomba në javë kundër Japonisë. Më shumë se një çerek milion njerëz u vranë nga bombardimet kurse më shumë se 9 milionë mbeten të pastrehë. Por përsëri japonezët nuk dhanë shenjë dorëzimi ndërsa amerikanët po përgatiteshin për pushtimin e Japonisë. Ndërsa në Paqësor po përgatiteshin plane për pushtimin nga

87


toka, ishte gati për t’u vënë në zbatim një projekt i mbajtur tepër sekret në ShBA. Në 16 korrik, 1945 Manhattan Engineer District arriti të realizojë me sukses shpërthimin e parë atomik në histori. Kur presidenti Harry Truman dëgjoi për eksperimentin e suksesshëm, e shënoi këtë në ditar. “Mund të jetë gjëja më e rrezikshme e zbuluar ndonjëherë, por mund të jetë edhe më e dobishmja”. Truman kuptoi se “gjëja më e rrezikshme”, mund t’i jepte fund luftës dhe të parandalonte dëmtime të tjera për aleatët, si edhe mund të shmangeshin vdekje të popullsisë japoneze, duke shmangur pushtimin e Japonisë nga toka. Në 27 korrik, Shtetet e Bashkuara lëshuan një ultimatum: dorëzim ose përndryshe Shtetet e Bashkuara do të hidhnin “një super armë”. Japonia refuzoi. Në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit 1945, një B-29 e quajtur Enola Gay, me pilot Lejtnant Kolonel Paul Tibbets u ngrit nga baza e ishullit Tinian në Marianë. Në bord kishte vetëm një bombë atomike me peshë 8 000 paund dhe me fuqi shkatërruese prej 12.5 kiloton TNT. Tibbets e pilotoi avionin drejt Hiroshimës, e cila ishte përzgjedhur si objektiv i parë për shkak të bazave ushtarake dhe zonave industriale. Gjithashtu kjo zonë nuk ishte bombarduar më parë, kështu që do të mund të vlerësohej relativisht saktë fuqia e saj shkatërruese. Në orën 8.15 Enola Gay lëshoi pajisjen e pagëzuar “Little Boy”. Pak kohë më vonë, Tibbets vërejti se “Një dritë e plotë mbushi avionin. U kthyem mbrapsht të shihnim Hiroshimën. Qyteti ishte mbuluar nga ajo re e tmerrshme…që fryhej, prodhonte re të tjera”. Efekti i parë i Little Boy ishte vrasja e rreth 70 000 banorëve të Hiroshimës. Disa pretendojnë se kjo shifër është tri herë më e madhe, por është e pamundur të llogariten shifra të sakta sepse nga kjo katastrofë u shkatërruan të gjitha të dhënat statistikore të qytetit. Truman u kërkoi përsëri japonezëve të dorëzohen. Pas tri ditësh pa përgjigje, një B-29 u ngrit përsëri nga Tinian me një bombë më të madhe atomike në bord. Objektivi i parë ishte Kokura, por meqë ishte mbuluar nga retë, avioni u kthye drejt objektivit të dytë, Nagasakit. Në orën 11.02 të paradites, së datës 9 gusht 1945, ata lëshuan bombën e pagëzuar “Fat Man”, e cila shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit dhe vrau më shumë se 60 000 banorë. Bombardime të tjera u bënë edhe ndaj disa qyteteve të tjera japoneze, më 9 gusht, dhe pesë ditë më vonë 800 B-29 bombarduan të gjithë vendin. Më 15 gusht, Japonezët pranuan dorëzimin pa kushte. Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar. Bombardimi atomik ka ngjallur mjaft debate. Disa evidenca tregojnë se japonezët po përgatiteshin të dorëzoheshin, kurse disa informacione të tjera tregojnë të kundërtën. Me sa dukej, japonezët po përgatiteshin për të stërvitur popullsinë civile për përdorimin e armëve, me qëllim përballimin e sulmit nga toka. Kundërshtuesit e bombardimit atomik nuk e dinin se bombardimet “normale” të kryera ndaj Tokios dhe Dresdenit shkaktuan edhe më shumë dëme. Disa historianë theksojnë se humbjet në Hiroshima dhe Nagasaki ishin më të pakta se sa mund të ishin shkaktuar nga sulmi tokësor ose nga vazhdimi i bombardimeve. Pavarësisht debateve, nuk ka dyshim se hedhja e bombës atomike në Japoni i dha fund luftës. Sulmet mbi Hiroshima dhe Nagasaki janë të vetmet betejat nga ajri që vendosën për fatin e një konflikti. Sulmet nga ajri, si më parë, si më pas, shërbejnë si plotësuese të sulmeve nga toka. Siç u konfirmua edhe nga bombardimet e ale-

88

atëve në Irak gjatë operacionit Stuhia e Shkretëtirës, dhe në Bosnjë, sulmet nga ajri mundojnë dhe ua bëjnë jetën të vështirë popullsive civile, por betejat dhe luftërat vazhdojnë të vendosen nga forcat tokësore. Përveç se përshpejtoi fundin e luftës me Japoninë, zhvillimi dhe përdorimi i bombës atomike u dha Shteteve të Bashkuara një supremaci ushtarake të paarritshme - të paktën për një kohë të shkurtër, derisa Bashkimi Sovjetik prodhoi armët e veta atomike. Dy superfuqitë filluan garën për armatimin atomik e cila rrezikoi disa herë shkatërrimin e botës. Vetëm traktatet e provave dhe kërcënimi për shkatërrim reciprok total i mbajti armët atomike të pashfrytëzuara, duke shkaktuar Luftën e Ftohtë gjatë të cilës ShBA dhe BRSS treguan dallimet midis tyre me anë të mjeteve konvencionale.

6 Amerika Latine

Pushtimi spanjoll i Perusë, 1532

F

rancisco Pizarro pushtoi territorin më të madh që ishte pushtuar në një betejë të vetme kur mundi Perandorinë Inkase në Cajamarca në vitin 1532. Fitorja e Pizarros i hapi rrugën Spanjës drejt Amerikës së Veriut dhe pasurive të saj të pamata, duke ndikuar kontinentin me gjuhën, kulturën dhe besimin e saj fetar. Udhëtimet e Kristofor Kolombit në Botën e Re kishin krijuar një ide të pasurive të mëdha dhe burimeve që mund të gjendeshin në të dy Amerikat. Fitoret e Hernan Kortes ndaj actekëve kishin provuar se kishte pasuri të pafund. Nuk është për t’u habitur që eksploratorët spanjollë tundoheshin më shumë nga pasuritë sesa ishin të interesuar për kauzën e vendit të tyre. Franciso Pizarro ishte një nga të vonshmit. Bir i paligjshëm i një ushtari profesionist, Pizarro u fut në ushtrinë spanjolle që kur ishte adoleshent, më pas u bë marinar i Hispaniola, me të cilën mori pjesë në ekspeditën e Vasco de Balboas e cila kapërceu Panamanë dhe “zbuloi” oqeanin Paqësor në vitin 1513. Gjatë rrugës ai dëgjonte histori për pasuritë e mëdha që zotëronin fiset vendase të jugut. Pasi dëgjoi për sukseset e Cortes në Meksiko, Pizarro u lejua të drejtonte ekspeditën në brigjet e poshtme të Paqësorit, aty ku është sot Kolumbia, fillimisht në vitet 1524-1525 dhe më pas 1526-1528. Ekspedita e dytë përballoi aq shumë vështirësi saqë njerëzit e tij donin të ktheheshin në shtëpi. Sipas legjendës, Pizarro vizatoi një vijë në rërë me shpatën e tij dhe ftoi të gjithë atë që dëshironin “pasuri dhe lavdi” të kapërcenin vijën dhe të vazhdonin rrugën me të. 13 burra kapërcyen vijën dhe vazhduan një udhëtim të vështirë në atë që sot është Peruja, ku vendosën kontakt me Inkasit. Pas disa negociatave paqësore me liderët Inkas, spanjollët u kthyen në Panama dhe lundruan drejt Spanjës me një sasi të vogël ari dhe disa lama. Perandori Karli V ishte aq i impresionuar sa e emëroi Pizarro kapiten të përgjithshëm, e caktoi guvernator të tokave që shtriheshin 600 milje në jug të Panamasë dhe financoi një tjetër ekspeditë drejt tokës së Inkasve. Pizarro e ngriti flotën për në Amerikën e Jugut në janar 1531 me 265 ushtarë dhe 65 kuaj. Shumë nga ushtarët ishin pajisur me shpata ose shtiza. Të paktën tre prej tyre kishin mushqeta primitive dhe njëzet të tjerë kishin harqe. Ndër anëtarët e ekspeditës ishin edhe


katër vëllezër të Pizarros dhe 13 aventurierët e ekspeditës së parë që kishin kapërcyer vijën e shpatës për të kërkuar “pasuri dhe lavdi” Midis pasurisë dhe lavdisë qëndronte një ushtri prej 30 000 inkas, përfaqësues të një perandorie shekullore që shtrihej në 2 700 milje nga Ekuadori i sotëm në Santiago, Kili. Inkasit e kishin krijuar perandorinë e tyre duke u zgjeruar jashtë territorit fillestar në Cuzco Valley. Ata i kishin detyruar fiset e mundura që të merrnin zakonet, gjuhën dhe traditat inakse, dhe kishin marrë ushtarë për ushtrinë e tyre. Në kohën kur mbërritën spanjollët, inkasit kishin ndërtuar më shumë se 10 000 milje rrugë, kishin ndërtuar ura lidhëse për të zhvilluar tregtinë në të gjithë perandorinë. Ata kishin fituar mjeshtëri edhe në punimin e gurit, duke ndërtuar tempuj dhe shtëpi me gurë të skalitur. Në kohën kur Pizarro zbarkoi në brigjet e Paqësorit, lideri i inkasve, i konsideruar perëndi, vdiq duke i lënë djemtë e tij të luftonin me njëri – tjetrin për të marrë drejtimin. Një nga djemtë e tij, Atahualpa, vrau shumë prej vëllezërve të tij dhe arriti të merrte fronin pak para se të merrte vesh që burrat u bardhë po vinin përsëri në tokat e inkasve. Pizarro dhe “ushtria e tij” arritën në anën jugore të Andeve, atje ku është sot Peruja, në qershor 1532. Sypatrembur nga lajmi se ushtria inkase përbëhej nga 30 000 luftëtarë, Pizarro vazhdoi përpara, kapërceu malet. Pasi arriti në fshatin Cajamarca i cili gjendet në një rrafshnaltë në shpatin lindor të Andeve, oficeri spanjoll e ftoi mbretin e inkasve në një takim. Atahualpa, që e dinte veten perëndi dhe ta pandjeshëm ndaj forcave spanjolle, mbërriti me një forcë mbrojtëse vetëm prej 3 ose 4 mijë vetë. Pavarësisht parashikimeve, Pizarro vendosi të veprojë, jo të bisedojë. Ai sulmoi në 16 nëntor 1532. E kapur në befasi nga sulmi dhe e çoroditur nga armët e zjarrit, ushtria inkase u shpartallua, duke e lënë Atahualpa të kapur rob. Dëmi i vetëm ndër spanjollët ishte Pizarro i cili u plagos lehtë kur kapi personalisht liderin inkas. Pizarro kërkoi një haraç për lirimin e mbretit inkas, një shumë që sipas legjendave, mund të mbushte një dhomë me lartësi rreth 2500 këmbë. Me atë sasi mund të mbusheshin edhe dy dhoma të tjera. Pizarro dhe njerëzit e tij siguruan pasurinë, por jo jetën e tyre, sepse mbetën vetëm një grup i vogël i rrethuar nga një ushtri e madhe. Për të rritur shanset në favor të tij, lideri spanjoll i përçau inkasit njëri me tjetrin, deri sa liderët më të fortë vranë njëri – tjetrin. Pas kësaj Pizarro marshoi në kryeqytetin e mëparshëm inkas, Cuzco dhe vendosi në fron mbretin që kishte kapur me dorën e tij. Atahualpa, që nuk duhej më, u dënua me djegie në turrën e druve si i pafe, por në vend të kësaj u dënua me mbytje pasi pranoi të përqafonte krishterimin spanjoll. Pizarro u kthye në brigje dhe ndërtoi qytetin port të Limës, ku mbërritën ushtarë dhe liderë të tjerë spanjollë për të administruar dhe shfrytëzuar pasuritë e zonës. Një revoltë e vogël inkase shpërtheu në vitin 1536, por ushtarët vendas nuk përbënin më kërcënim par spanjollët. Pizarro jetoi gjithë shkëlqim deri në vitin 1541 kur u vra nga një ndjekës i tij i zhgënjyer që nuk kishte marrë sa i takonte nga ndarja e pasurive të grabitura. Në një betejë të vetme, ku ai ishte i vetmi i plagosur, Pizarro pushtoi më shumë se gjysmën e Amerikës së Jugut dhe popullsinë e saj prej më shumë se 6 milion njerëz. Xhungla mbuloi pallatet dhe rrugët që kishin ndërtuar inkasit ndërsa ari i tyre u nis me anijet spanjolle. Kultura dhe besimi fetar inkas pushoi së ekzistuari. Gjatë

shekujve të ardhshëm, spanjollët mbizotëruan pjesën më të madhe të bregut verior të Paqësorit në Amerikën e Jugut. Gjuha, kultura, dhe feja e tyre mbizotërojnë ende sot.

5 Antietam

Lufta civile amerikane, 1862

B

eteja e Antietam, dita më e përgjakur në historinë amerikane, ndaloi pushtimin e parë të Veriut nga Konfederata. Gjithashtu ajo siguroi se vendet europiane nuk do ta njihnin Konfederatën ose t’i siguronin asaj ndihma për luftën. Ndërsa betejat e mëvonshme të Gettysburg dhe Vicksburg vulosën fatin e shteteve rebele, dështimi i rebelimit filloi na Antietam Creek, afër Sharpsburg, Maryland, në 17 shtator, 1862. Që nga dita kur kolonitë amerikanë fituan pavarësinë në Betejën e Yorktown në vitin 1781, konflikti ndërmjet ShBA Veri dhe ShBA Jug dukej i pashmangshëm. Të ndarë nga dallimet gjeografike dhe politike, të përçarë edhe për çështjet e skllavërisë dhe të të drejtave të shteteve, Jugu dhe Veriu kishin përjetuar shumë tensione gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Më në fund, zgjedhja e republikanit Abraham Lincoln në vitin 1860 ishte shkëndija që ndau vendin formalisht. Edhe pse Lincoln nuk e kishte premtuar gjatë fushatës heqjen e skllavërisë, në Jug e konsideruan si abolicionist që do t’i jepte fund një institucioni ku ishte bazuar bujqësia dhe industria e zonës. Në dhjetor 1860, Karolina e Jugut, duke vepruar sipas asaj që quhej “e drejta e shtetit” në Kushtetutën e ShBA, u nda nga Bashkimi. Tre muaj më vonë, shtatë shtete të tjera të Jugut ndoqën shembullin e Karolinës së Jugut , duke formuar Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Shumë pak menduan se ky veprim do të shkaktonte luftë. Jugorët pretendonin se ishte e drejta e tyre për të formuar shtetin e tyre ndërsa Veriorët menduan se bllokada ndaj Konfederatës, shoqëruar me diplomaci, do t’i rikthente shtetet rebele në Bashkimin e mëparshëm. Megjithatë, shanset për zgjidhje paqësore morën fund kur Konfederata bombardoi Fort Sumter, Karolina e Jugut, më 12 – 14 prill, 1861. Katër shtete të tjerë u bashkuan me Konfederatën disa ditë më pas. Të dy palët u mobilizuan dhe komandantët agresivë të Konfederatës arritën sukses të shpejtë ndaj udhëheqësve hezitues dhe të matur të Bashkimit. Luftimet në tokë ishin në favor të Konfederatës, por ata nuk kishin flotë, dhe kjo i lejoi flotës së Bashkimit të bllokonte daljet e tyre. Kjo bëri që Jugorët të mos kishin mundësi të eksportonin të vjelat e para të pambukut si edhe të importonin armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake që zhvillimi i varfër industrial i Jugut nuk mund t’ua siguronte. Në maj 1862, gjenerali Robert E. Lee mori komandën e asaj që ai ripagëzoi Ushtria e Virxhinias së Veriut. Lee u shndërrua shumë shpejt në një nga gjeneralët më të dashur të historisë. Ndërsa njerëzit e tij e adhuronin, të tjerë e kritikonin se nuk kishte autoritet mbi vartësit. Megjithë mangësite, Lee i sfidoi dhe manovroi kundërshtarët e tij në betejat e tij të para. Ai frenoi përparimin e Unionit në Richmond dhe u drejtua për në veri për të fituar betejën e dytë të Bull Run afër

89


Manassas, Virxhina, më 30 gusht 1862. Por Lee dhe Presidenti i Konfederatës Jefferson Davis kishin kuptuar se Jugu nuk mund të fitonte një luftë të gjatë kundër Veriut më të populluar dhe industrializuar. Që të vazhdonte dhe të fitonte luftën, Jugu kishte nevojë për furnizime ushtarake dhe ndihmë me flotë detare, nga Britania, Franca, dhe ndoshta edhe nga Rusia. Edhe pse këto vende mbështesnin kauzën e Jugut, nuk mund të rrezikonin përkeqësimin e marrëdhënieve ose edhe luftë me ShBA, për sa kohë nuk ishin të bindur se jugorët do të fitonin. Pas fitores në Betejën e Dytë të Bull Run, Lee dhe Davis ndërtuan një plan që do të plotësonte nevojat e tyre kryesore në furnizime por edhe do të ndihmonte për t’u njohur nga vendet europiane. Ata do të mësynin Veriun. Më 6 shtator, Ushtria e Virxhinias së Veriut marshoi drejt Maryland me qëllimin për të mbledhur furnizime në Pensilvaninë e Jugut. Gjenerali i Bashkimit George B. McClellan qëndroi paralel me Lee, duke e mbajtur ushtrinë e tij midis ushtrisë pushtuese rebele dhe Washington DC, ku Lincoln mendonte se ata do të sulmonin. Më 9 shtator 1862, Lee nxorri urdhrin no 191, që i bënte thirrje gjysmës së forcave të tij të lëviznin drejt Harrisburg, Pensilvania, për të marrë në kontroll hekurudhën qendrore të zonës, ndërsa gjysma tjetër do të marshonte drejt Harpers Ferry për të pushtuar punishten e armëve dhe për të siguruar vijat e tërheqjes në Jug. Katër ditë më vonë, një ushtar i Bashkimit gjeti një kopje të urdhrit në mes të fushës, me të ishin mbështjellë tri cigare. Ai mbajti cigaret, por urdhri i Lee ra shumë shpejt në duart e McClellan. Edhe pse McClellan kishte në dorë planin e plotë të betejës së Konfederatës dhe forcat e tij ishin më të shumta se ato rebele, 76 000 me 40 000, ai qëndroi i matur sepse oficerët e tij të zbulimit e kishin informuar gabimisht se ushtria e Konfederatës ishte më e madhe në numër. Më 14 shtator, McClellan filloi t’i afrohej ushtrisë së Lee. Koha e shkurtër bëri që Lee të formojë ushtrinë e tij rreth një kreshte të ulët afër Antietam Creek, pikërisht në lindje të Sharpsburg, Maryland. Më në fund McClellan sulmoi mëngjesin e 17 shtatorit, por ngurrimet e tij karakteristike dhe mungesa e komunikimit bëri që beteja të zhvillohej në tre luftime të ndara, dhe jo si një përpjekje e vetme e madhe. Beteja filloi me një sulm artilerie, e ndjekur nga sulmi i këmbësorisë në të majtë të Konfederatës. Sulme dhe kundërsulme u zhvilluan për rreth dy orë, dhe asnjëra nga palët nuk kishte epërsi ndaj tjetrës. Ndërkaq, rreth fundit të paradites, trupat e Bashkimit sulmuan qendrën e rebelëve që po qëndronin të mbrojtur në një hendek. Ndërsa rebelët u tërhoqën katër orë më vonë, forcat e rraskapitura të Bashkimit e kishin të pamundur t’i ndiqnin pas. Gjatë mbasdites, ishin përsëri forcat e Bashkimit ato që sulmuan krahun e djathtë të forcave rebele për të gjetur një shteg kalimi nëpër Antietam Creek. Edhe pse kanali ishte i cekët përgjatë pjesës më të madhe të brigjeve, pjesa kryesore e luftimeve u zhvilluan në një urë të ngushtë. Pas shumë humbjeve, trupat e Bashkimit i zmbrapsën trupat e Konfederatës dhe ishin gati duke i prerë Lee rrugën për t’u kthyer në Jug, por përforcimet e trupave rebele mbërritën nga Harpers Ferry. Megjithatë, edhe beteja e tretë, si dy të tjerat, përfunduan në rrugë pa krye. Mëngjesin e 18 shtatorit, Lee dhe ushtria e tij u tërhoqën për në Virxhinia. Meqë nuk e kishin detyruar të tërhiqej, Lee shpalli fitoren.

90

McClellan, shumë i matur si zakonisht, vendosi të mos e ndjekë, edhe pse mund ta kishte mundur dhe përfunduar luftën shumë shpejt nëse do të kishte vendosur ta ndiqte. Nga të dy palët mbeten më shumë se 23 000 amerikanë të vdekur ose të plagosur, pavarësisht nga ngjyrat që mbanin veshur. Një ditë e vetme luftimi shkaktoi më shumë dëme se asnjë ditë tjetër në historinë amerikane – më shumë të vdekur dhe të plagosur se sa kur ndodhi lufta e Revolucionit në ShBA, lufta e vitit 1812, lufta meksikane, dhe lufta spanjolle-amerikane të marra së bashku. Dëmet në njerëz në betejën e Antietam i kapërcyen edhe ato të Ditës më të Gjatë, ditës së parë të zbarkimit në Normandi, në raportin 9 me 1. Ndikimi i betejës së Antietam ishte përtej të vrarëve dhe të plagosurve. Lee dhe ushtria rebele nuk e arritën qëllimin e tyre dhe kjo solli mbështetje morale për Bashkimin. Por më e rëndësishmja, kur Franca dhe Anglia mësuan për rezultatin e betejës, vendosën që njohja e Konfederatës nuk do të ishte me interes. Beteja ndryshoi gjithashtu objektivat e Shteteve të Bashkuara. Para Antietamit, Lincoln dhe Veriu luftonin për të ruajtur Bashkimin. Lincoln po priste mundësinë për ta nxjerrë çështjen e skllavërisë në ballë. Pesë ditë pas betejës së Antietam, ai firmosi Aktin e çlirimit nga skllavëria. Megjithatë Akti nuk çliroi skllevërit në shtetet e Bashkimit dhe sigurisht nuk kishte fuqi veprimi në zonat e kontrolluara nga rebelët, por ai e ktheu çështjen e çlirimit të skllevërve në objektiv lufte. Para betejës dhe Aktit të çlirimit, shtetet europiane, edhe pse kundër skllavërisë, përsëri kishin simpati për kauzën e jugorëve. Tani që skllavëria u kthye në çështje të hapur dhe mundësia e Konfederatës për të fituar ishte e diskutueshme, Jugu mbeti krejtësisht vetëm. U deshën edhe dy vjet e gjysmë luftime dhe betejat e Gettysburg dhe Vicksburg për t’i dhënë fund luftës, por Shtetet e Konfederatës nuk e morën veten që nga ajo tërheqje nga Antietam Creek. Ushtria e përmirësuar e Bashkimit, bashkë me mungesën e ndihmës nga jashtë për Konfederatën, lajmëruan fillimin e fundit. Antietami renditet si një nga betejat më të rëndësishme në histori sepse nëse Jugu do të kishte fituar jashtë Sharpsburg, kishte të ngjarë që Franca, Anglia, dhe ndoshta Rusia, të kishin njohur vendin e ri. Anijet e tyre do të kishin thyer bllokadën për të marrë pambukun që duhej për industrinë e tyre dhe të furnizonin materiale lufte. Franca, e cila kishte tashmë trupa në Meksikë, mund të kishte ndihmuar me forca tokësore Jugun. Linkolni ndoshta nuk do ta kishte nxjerrë Aktin e çlirimit nga skllavëria dhe do të ishte detyruar të bënte paqe me rebelët, duke e lënë vendin të ndarë. Edhe pse ngjarje të ardhshme të tilla si dy luftërat botërore do t’i kishin bërë aleatë armiqtë e dikurshëm, do të kishte pak të ngjarë që ashtu të ndarë, si Shtetet e Bashkuara, si Shtetet e Konfederatës, të arrinin atë nivel të ndikimit botëror ose të zhvillonin atë fuqi politike, tregtare dhe ushtarake që e arritën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4 Lajpcigu

Luftërat napoleoniane, 1813

F

itorja e aleatëve mbi Napoleonin në Lajpcig 1813 ishte edhe bashkëpunimi i parë i rëndësishëm i kombeve europiane kundër një


rreziku të përbashkët. Deri në atë kohë, Lajpcigu ishte përplasja më e madhe e armatosur dhe çoi në rënien e Parisit dhe largimin e Napoleonit nga froni. Pas humbjes që pësoi në Rusi në vitin 1812, shkaktuar nga ushtria ruse dhe nga dimri i ashpër, europianët fituan besim se më në fund mund të vendosej paqja pas më shumë se një dekade luftë. Por e kishin gabim. Me t’u kthyer në Francë nga Rusia e akullt, ai e riorganizoi ushtrinë, rekrutoi djem dhe burra të rinj. Radhët e ushtarëve të rinj u forcuan me veteranë të marrë nga fronti spanjoll. I dobësuar nga lufta në Rusi, Napoleoni besonte se shtetet e tjera europiane kishin armiqësi dhe mosbesim ndaj njëri – tjetrit, për të krijuar një koalicion kundër tij. Në fillim të vitit 1813 ai vendosi të përparojë drejt provincave gjermane për të filluar ofensivën. Ashtu si kishte bërë edhe më parë, ai planifikoi të mundë çdo ushtri që ndeshte rrugës dhe të asimilonte të mbijetuarit në ushtrinë e tij. Udhëheqësit europianë kishin të drejtë të trembeshin se Napoleoni mund të arrinte objektivat e tij, por ngurronin për të hyrë në aleancë me fqinjë që ishin armiq të dikurshëm ose mund të bëheshin të tillë në të ardhmen. Karl von Metternich, ministri i jashtëm i Austrisë, kuptoi se as vendi i tij as ndonjë vend tjetër europian, nuk mund të qëndronte i vetëm përballë francezëve. Edhe pse më parë ai kishte arritur një aleancë me Napoleonin, tani filloi të mbledhë koalicionin kundër perandorit francez. Diplomacia e Metternich, bashkë me faktin se ushtria franceze ishte grumbulluar në kufirin gjerman, e bindi Prusinë, Rusinë, Suedinë, Britaninë e madhe dhe disa vende të vogla, të hynin në aleancë me Austrinë në mars 1813. Napoleoni nuk i kushtoi rëndësi aleancës dhe marshoi nëpër Gjermani me qëllimin që të mundte çdo ushtri armike para se aleatët të bashkoheshin kundër tij. Napoleoni fitoi disa nga betejat e parë, madje edhe kundër prusianëve në Lutzen, më 2 maj. Por ai kuptoi shumë shpejt se ushtria e tij e re nuk kishte të njëjtën përvojë si ajo që kishte humbur në Rusi. Por më e rëndësishmja ishte se nuk kishte arritur të zëvendësonte pjesën më të madhe të kalorësisë të humbur në dimrin rus, çka kufizonte mundësitë për të mbledhur informacione nga kampi kundërshtar. Kur Napoleoni mësoi se ushtritë po marshonin drejt Dresdenit nga veriu, jugu dhe lindja, kundër tij, ai negocioi një armëpushim që filloi në 4 qershor. Metternich u takua me Napoleonin për të arritur një traktat paqeje, por edhe pse ky traktat ishte në favor të Francës, sepse i lejonte të kishte kufijtë e para luftës dhe për Napoleonin, sigurinë e fronit, ai përsëri nuk e pranoi marrëveshjen. Gjatë negociatave të dyja palët vazhduan të shtonin përforcime. Më 16 gusht, përfundoi armëpushimi dhe rifilluan luftimet. Për dy muaj rresht, Aleatët i sulmuan francezët, por shmangën betejën ballore, ndërsa po organizonin planet për sulmin e madh. Ushtria e Napoleonit, e detyruar të bëjë lëvizje të shpejta para dhe mbrapa, duke u ndeshur me shumë ushtri armike që ishin përreth, u rraskapit shumë shpejt. Në shtator Aleatët filluan ofensivën e përgjithshme ku francezët fituan disa beteja të vogla. Por përsëri Aleatët i detyruan të zmbrapsen në Lajpcig në tetor. Napoleoni kishte 175 000 ushtarë për të mbrojtur qytetin, por Aleatët grumbulluan rreth 350 000 ushtarë dhe 15000 pajisje artilerie jashtë kufijve të tij. Mëngjesin e 16 tetorit, 1813, Napoleoni la pjesën më të madhe të ushtrisë në veri për të për-

balluar sulmet e prusianëve, ndërsa ai vetë u përpoq të çante frontet ruse dhe austriake në jug. Beteja vazhdoi gjatë gjithë ditës, dhe fronti i luftës lëvizte vazhdimisht nga njëra palë te tjetra, por kur ra nata të dy palët zunë të njëjtat pozicione që kishin kur fitoi beteja. Në datën 17 tetor nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe sepse të dyja palët pushuan. Beteja e 18 tetorit ngjante me ato të dy ditëve më parë. Nëntë orë luftime të ashpra nuk ndryshuan ndonjë gjë, por ama e bindën Napoleonin se nuk mund të vazhdonte një betejë fërkimi kundër forcës më të madhe aleate. Shanset e tij u pakësuan kur me Aleatët u bashkua ushtria suedeze, dhe kur një repart me Saksonë dezertoi nga ushtria franceze dhe kaloi në anën tjetër. Napoleoni kërkoi një armëpushim tjetër, por Aleatët refuzuan. Gjatë natës, francezët filluan tërheqjen drejt perëndimit duke kapërcyer lumin Elster. Një urë e vetme prej guri, që ishte kalimi i vetëm, u shndërrua shumë shpejt në vrimë gjilpëre. Napoleoni shpërndau rreth 30 000 ushtarë për të mbrojtur kalimin, por ata mbetën të bllokuar kur u shemb ura. Vetëm pak prej shpëtuan duke notuar, pjesa më e madhe, ku përfshiheshin edhe oficerë, u vranë ose u kapën. Edhe këtë herë Napoleoni u kthye mbrapsht në Paris. Pas tij la 60 000 ushtarë të vdekur, të plagosur dhe të kapur rob. Të njëjtin numër humbën edhe Aleatët, por ata siguronin zëvendësime më shpejt dhe më lehtë se Napoleoni. Dy vende të tjera, Holanda dhe Bavaria, të cilat Napoleoni i kishte pushtuar dhe bërë pjesë të Konfederatës së tij, e braktisën dhe u bashkuan me Aleatët. Më 21 dhjetor, Aleatët pushtuan Francën dhe e vazhduan fitoren e tyre deri në Paris ku e detyruan Napoleonin të mërgojë në ishullin Elba më 30 mars 1814. Napoleoni u kthye përsëri, por vetëm 100 ditë më pas pësoi goditjen përfundimtare nga aleatët në Vaterlo në 18 qershor 1815. Metternich vazhdoi përpjekjet e tij për bashkim dhe falë përpjekjeve të tij shumica e Aleatëve firmosën Marrëveshjen e Europës, e cila siguroi ekuilibër të forcave dhe zgjati deri në luftën e Krimesë në vitin 1854. Një pjesë e mirë e Aleancës mbijetoi edhe për tri dekada të tjera, por ambiciet e Gjermanisë i dhanë fund paqes në Europë. Beteja e Lajpcigut ishte e rëndësishme sepse i shkaktoi Napoleonit një humbje nga e cila nuk e mori më veten. Por më i rëndësishëm ishte bashkëpunimi i ushtrive kundër tij. Aleanca ishte aq e rëndësishme sa që shpesh kjo betejë quhet Beteja e Kombeve. Për këtë arsye, Lajpcigu renditet si një nga betejat më të rëndësishme në histori. Lajpcigu madje i bën hije edhe Vaterlosë për nga ndikimi që pati. Edhe pse kjo e fundit ishte më vendimtare, një fitore e Napoleonit në Lajpcig, do të kishte shkatërruar Aleancën dhe do të kishte bërë që francezët t’i mundnin një nga një ushtritë armike. Një fitore e francezëve në Lajpcig do të thoshte se nuk do të kishte humbje të Napoleonit në Paris, nuk do të kishte syrgjynim në Elbë, dhe as kthim në Vaterlo.

3 Stalingrad

Lufta e Dytë Botërore, 1942-‘43 Stalingradi ishte ofensiva e fundit e madhe e nazistëve gjermanë në frontin e lindjes. Mundja e tyre në qytetin e lumit Vollga shënoi fillimin e një serie betejash që do t’i çonin rusët në Berlin dhe Rajhun e tretë të Hitlerit, drejt humbjes. Beteja e Stalingradit përfundoi me

91


vdekjen ose kapjen rob të më shumë se një çerek milion ushtarësh gjermanë, dhe i pengoi ata të zotëronin burimet e gazit në Kaukaz. Edhe pse gjermanët nuk arritën të pushtonin Moskën dhe Leningradin në ofensivën e tyre të dimrit 1941, Hitleri kërkonte patjetër të pushtonte Rusinë për të shkatërruar komunizmin dhe për të shtënë në dorë burimet natyrore të nevojshme për Rajhun e Tretë. HItleri e kishte grumbulluar ushtrinë jashtë qyteteve në veri, ndërsa drejtoi ofensivën kundër Stalingradit për të vendosur nën kontroll asetet industriale dhe për të ndërprerë komunikimin ndërmjet Vollgës dhe lumit Don. Në të njëjtën kohë me sulmin ndaj Stalingradit, batalionet gjermane donin të mësynin në Kaukaz për të shtënë në dorë burimet e gazit të nevojshme për pushtimet e ardhshme të nazistëve. Në pranverën e vitit 1942, Grupi A i ushtrisë gjermane u drejtua për në Kaukaz, kurse Grupi B marshoi drejt Stalingradit. Fillimisht të dy grupet patën sukses, por ushtria gjermane, e lodhur nga betejat e viteve të mëparshme, nuk i përballonte dot dy ofensiva në të njëjtën kohë. Gjermanët mund ta kishin pushtuar shumë lehtë Stalingradin nëse Hitleri nuk do ta kishte drejtuar një pjesë të ushtrisë drejt Kaukazit. Gjatë kohës që ai po përqendronte ofensivën drejt Stalingradit, rusët e përforcuan zonën. “Asnjë hap mbrapa” i urdhëroi Stalini mbrojtësit e qytetit që mban emrin e tij. Hitleri e pranoi sfidën dhe i drejtoi forcat shtesë kundër qytetit. Më 23 gusht 1942 më shumë se 1000 aeroplanë gjermanë hodhën lëndë djegëse dhe bomba mbi qytet. Më shumë se 40 000 nga 600 000 banorët e Stalingradit vdiqën nga këto sulme. Ata që mbijetuan rrëmbyen armët dhe u bashkuan me ushtarët për të mbrojtur qytetin e tyre. Një ditë më pas, Armata e gjashtë gjermane e komanduar nga gjenerali Friedrich Paulus marshoi deri në kufijtë e qytetit dhe shpalli fitoren kur pa se pjesa më e madhe ishte rrënuar. Por u gabuan. Ushtarë dhe civilë dolën nga rrënojat për të luftuar me armë të çfarëdoshme, pati edhe luftime trup me trup, në mbrojtje të çdo pëllëmbe tokë të qytetit të tyre të shkatërruar. Me luftimet u bashkuan edhe elementë të Armatës së 62-të sovjetike. Beteja të ashpra u zhvilluan në kodrën e qytetit, e cila herë binte në duart e gjermanëve, herë të rusëve, duke qenë se vija e frontit herë përparonte, herë tërhiqej. Afër qendrës së qytetit, Stacioni Hekurudhor i Stalingradit, stacioni ndryshoi duar 15 herë , gjatë një luftimi të ashpër dhe pothuaj trup me trup. Artileria gjermane dhe aeroplanët vazhduan të bombardojnë qytetin por rusët qëndronin aq afër kundërshtarëve të tyre saqë një pjesë e mirë e gjuajtjeve nuk arrinin të preknin prapavijën e tyre. Më 22 shtator, gjermanët pushtuan qendrën e Stalingradit, por ushtarët trima rusë dhe popullsia civile nuk pranuan të dorëzohen. Ata i siguruan kohë gjeneralit rus Georgi Zhukov për të përforcuar rrethinat e qytetit me ushtarë të tjerë, tanke dhe artileri. Në 19 nëntor, rusët filluan kundërofensivën kundër anës veriore dhe jugore të gjermanëve. Dy sulmet u përqendruan në frontet e rumunëve, italianëve dhe hungarezëve, aleatë me gjermanët, dhe jo mbi trupat gjermane të disiplinuara dhe të stërvitura mirë. Në 23 nëntor, të dy krahët u bashkuan në perëndim të Stalingradit duke bllokuar rreth 300 000 ushtarë gjermanë në një sipërfaqe tepër të vogël, 35 me 20 milje. Gjenerali Paulus i kërkoi lejë Hitlerit që të fillonte tërheqjen para rrethimit, por i thanë të vazhdonte të luftonte. Mareshali i Rajhut, Hermann Goering, i premtoi Hitlerit se do të furnizonte Paulusin e rrethuar me 500 tonë ushqime dhe municione në ditë. Goering nuk

92

arriti të furnizonte as me 150 ton në ditë, ndërsa rusët shkatërruan më tepër se 500 avionë transporti gjatë përpjekjeve për furnizim. Një repart i drejtuar nga Gjenerali Erich von Manstein, një nga ushtarakët më të mirë të Hitlerit, u përpoq të mbërrinte tek ushtria e rrethuar por nuk ia doli. Rusët vazhduan ta ngushtonin perimetrin gjerman. Afër Krishtlindjeve, gjermanët kishin pak municione, pak ushqim dhe po ngrinin nga dimri i ftohtë. Më 8 janar 1943, rusët pushtuan aerodromin e fundit brenda vijave gjermane dhe kërkuan dorëzimin e të gjithë ushtrisë. Hitleri u lidh me radio me Paulus: “Është e ndaluar të dorëzohesh, Armata e Gjashtë duhet t’i mbajë pozicionet e saj deri sa të mbetet edhe ushtari i fundit dhe raundi i fundit…”. Ai i dha Paulusit gradën feldmareshal dhe i kujtoi se asnjë gjerman i këtij rangu nuk ishte dorëzuar ndonjëherë në fushën e betejës. Gjermanët nuk duruan deri tek ushtari i fundit dhe raundi i fundit. Në 31 janar, ata kishin mbetur vetëm 90 000, shumë prej tyre ishin të plagosur. Të gjithë ishin të uritur dhe të ngrirë. Repartet nuk po duronin më dhe brenda dy ditësh, rezistenca u shua. U dorëzua edhe feldmareshali Paulus, 23 gjeneralë, 90 000 ushtarë, 60 000 mjete transporti, 1500 tanke, dhe 6 000 pajisje artilerie. Nga 90 000 gjermanët e kapur në Stalingrad, vetëm 5 000 prej tyre u mbijetuan kushteve të vështira nëpër kampet ku u mbajtën si të burgosur lufte. Ata që nuk vdiqën nga puna e rëndë, vdiqën nga uria ose sëmundjet. Paulusi vetë nuk u trajtua keq por u mbajt në arrest shtëpie në Moskë për 11 vjet. Vetëm në vitin 1953 u lejua të kthehej në Dresden, në Gjermaninë Lindore ku edhe vdiq në vitin 1957. Rrethimi i Stalingradit i la kohë të mjaftueshme Grupit A për t’u tërhequr nga Kaukazi. Humbja e Grupit B në rrënojat e Stalingradit dhe peripecitë e grupit A para se të tërhiqej, e dobësuan aq shumë ushtrinë gjermane të frontit të lindjes saqë nuk mund të ndërmerrte kurrë një ofensivë tjetër madhore. Dy vjet më pas Ushtria e Kuqe pushtoi Berlinin, por ishte beteja e Stalingradit ajo që u hapi rrugën fitoreve të ardhshme, e çoi Hitlerin drejt fundit të tij në bunker dhe Gjermaninë naziste drejt humbjes. Fitorja e Stalingradit nuk ishte e lehtë dhe e pakushtueshme për rusët. Pothuaj gjysmë milioni ushtarë dhe civilë vdiqën duke mbrojtur qytetin e tyre. Pothuaj të gjitha banesat, industritë dhe ndërtesat e tij u shkatërruan. Por rusët fituan, dhe kjo fitore e bashkoi popullin rus, i dha besim dhe forcë deri në Berlin. Stalingradi u tregoi rusëve dhe aleatëve të tyre se ata mund të ndalonin dhe të mundnin ushtrinë e madhe gjermane. Beteja ishte një pikë kthese në Luftën e Dytë botërore. Për gjermanët, fitorja në Stalingrad do t’i kishte çuar drejt fitores së Kaukazit. Me naftën dhe burimet e tjera natyrore nga kjo zonë, ushtria gjermane do të kishte kthyer një pjesë të mirë të saj në frontin e perëndimit. Nëse ushtritë gjermane në lindje do të kishin mbijetuar dhe përballuar britanikët, amerikanët, dhe aleatët e tjerë në perëndim, lufta nuk do të kishte përfunduar aq shpejt. Ndoshta edhe fitorja e aleatëve do të kishte qenë e diskutueshme. Stalingradi shënoi pikën e kthesës së Luftës së Dytë botërore dhe meritat e mbrojtësve të tij janë ta padiskutueshme, por ideali komunist i sovjetëve në emër të të cilit u luftua në atë betejë, nuk mbijetoi. Stalingradi nuk arriti as të shihte shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Në vazhdën e spastrimeve të gjithçkaje që lidhej me Stalinin pas vdekjes së tij, qyteti u ripagëzua Volgograd. Por mbrojtësit trima të Stalingradit, të cilët luftuan për veten e


tyre dhe për qytetin e tyre, meritojnë të nderohen si luftëtarë të një prej betejave më vendimtare dhe më me ndikim në histori.

2 Hastings

Pushtimi normand i Anglisë, 1066

F

itorja e normandëve në betejën e Hasting në vitin 1066 ishte pushtimi i fundit i suksesshëm i Anglisë dhe i pari pas pushtimit të romakëve një mijë vjet më parë. Si pasojë e këtij pushtimi u vendos një rend i ri feudal sipas të cilit Anglia do të përqafonte traditat politike dhe sociale të kontinentit europian, dhe jo ato të Skandinavisë. Nga kjo betejë e vetme, kurorën e vendit e fitoi udhëheqësi i normandëve, William. Para betejës së Hasting, vikinkgët kishin mbretëruar në Skandinavi, Europën Veriore dhe shumë nga ishujt britanikë. Zonat që nuk i kishin nën kontroll ishin objekt i vazhdueshëm i sulmeve të tyre. Fitoret e mëparshme të vikingëve në Francë kishin shkaktuar martesa të përziera dhe krijimin e një popullsie që e quante veten normande. Vikingë të tjerë pushtuan ishujt britanikë dhe vendosën mbretërinë e tyre. Të gjithë udhëheqësit e këtyre monarkive kishin gjak mbretëror, por kjo nuk i pengoi të luftonin me njëri – tjetrin. Pretendimet për fronin dhe territoret arritën në një pikë kulmore kur vdiq Eduard Rrëfyesi, Mbreti i Anglisë në vitin 1066, i cili nuk la trashëgimtarë. Pretendentët për fronin ishin: Harold Godwin, kunat i Edward, William, Dukë i Normandisë dhe i afërm i Edwardit, dhe Mbreti Harald Hardrada i Norvegjisë, vëllai i Harold Godwin. Harald dhe William grumbulluan ushtritë për të lundruar drejt Anglisë për të realizuar pretendimet e tyre. Godwin mendoi se William përbënte kërcënim dhe e lëvizi ushtrinë e tij angleze në bregun jugor mes për mes Normandisë. William u vonua për shkak të motit dhe 10 000 vikingët e mbretit Harold mbërritën të parët. Më 20 shtator, vikingët mposhtën forcat vendase përreth qytetit të York duke i shkaktuar dëmtime të ndjeshme ushtrisë angleze në atë zonë. Kur dëgjoi për betejën, Godwin e ktheu ushtrinë e tij nga veriu dhe rrethoi 200 milje rreth York brenda 6 ditësh. Ai i kapi në befasi vikingët në Stamford Bridge dhe i mundi ata. Vikingët që shpëtuan mbushën vetëm 24 nga 300 anijet që i kishin sjellë në Angli. Godwin u kishte shkaktuar vikingëve humbjen më të madhe në dy shekuj, por nuk kishte kohë për festime. Disa ditë më vonë, ai mësoi se normandët kishin zbarkuar në Pevensey Bay në Sussex dhe po marshonin drejt tokës. Godwin lëvizi me shpejtësi për në jug dhe më 1 tetor mbërriti në Londër ku rekrutoi ushtarë të tjerë. Më 13 tetor, Godwin lëvizi për në Sussex për të zënë pozicione mbrojtëse ndaj Normandëve që po ecnin drejt Senlac Ridge, 8 milje në veriperëndim të fshatit Hastings. Nuk pati shumë kohë për përgatitje sepse William u afrua ditën tjetër. Godwin kishte avantazhe dhe disavantazhe. Ai kishte avantazh në mbrojtje, dhe ushtria e tij kishte rreth 7 000 anëtarë, të njëjtën përmasë sa normandët. Por vetëm 2000 prej tyre ishin profesionistë. Këta quheshin housecarls (Quheshin ushtarët që shërbenin afër oborrit të mbretit në vendet nordike), mbanin helmeta në formë konike, parzmore hekuri dhe një aks 5 këmbë të gjatë përveç veshjeve prej metali. Pjesa tjetër e saksonëve ishin ushtarë të varfër, në shu-

micën e rasteve rekrutë të marrë në kontetë e tyre. Shumica e ushtarëve ishin të lodhur nga ecja si edhe nga beteja e fortë me vikingët. Ushtria e William kishte rreth 2000 ushtarë kavalerie dhe 5000 këmbësorë, të armatosur me shpata, harqe dhe shtiza. Edhe pse nuk kishte epërsi numerike dhe mbrojtja e armikut ishte e tillë që lejonte vetëm sulme ballore, William sulmoi. Normanët lëshuan një shi shigjetash nga harqet e tyre, por mburojat e saksonëve pritën shumë prej tyre. Disa sulme të drejtpërdrejta nga këmbësoria nuk arrinin të bënin më tepër. William drejtoi personalisht një repart kavalerie por u kthye mbrapsht prej terrenit moçalor dhe mbrojtjes saksone. Humbja, ose të paktën bllokimi pa rrugëdalje, ishte rezultati i betejës së parë të pushtuesve. Normandët u dekurajuan edhe më tepër kur në radhët e tyre u përhap lajmi se mbreti William kishte mbetur i vrarë. Kur dëgjoi të tilla fjalë, ai lëvizi në krye të ushtrisë. Duke e parë të gjallë, ushtarët i shtrënguan radhët dhe përsëritën sulmin. William gjithashtu urdhëroi harkëtarët të shënjonin në një kënd më të lartë dhe jo në vijë të drejtë, me qëllim që të arrinin para pozicioneve saksone. Ishte ende e paqartë se kush do të fitonte betejën, kur kalorësia e William u kthye dhe mësymi egërsisht fushëbetejën. Edhe sikur kalor-sia të ishte kthyer për të frikësuar ose sikur të kishte bërë gjoja sikur ishte larguar, rezultati përsëri do të ishte i njëjti. Saksonët i braktisën pozicionet e tyre të goditur nga këmbësoria e normandëve. Pothuaj në të njëjtën kohë një shigjetë qëlloi mbretin Godwin në sy dhe ai u vra nga këmbësoria që po avanconte. Saksonët e mbetur pa udhëheqje, ia mbathën. William, i cili u njoh shumë shpejt me nofkën Pushtuesi, i ndoqi saksonët që po tërhiqeshin, dhe pushtoi Dover. Pasi përballoi një rezistencë të vogël, hyri në Londër më 25 dhjetor 1066, dhe mori kurorën e Anglisë si Mbreti William 1. Gjatë 5 viteve që vijuan, ai shtypi brutalisht disa rebelime dhe e zëvendësoi aristokracinë anglo-saksone me mbështetësit e tij normandë. Fisnikët normandë ndërtuan kështjella për të qeverisur dhe mbrojtur tokat. Ligjet, zakonet , traditat dhe qytetarët u shkrinë me saksonët duke formuar kombin e ardhshëm anglez. Më vonë doli thënia “Do të ketë gjithmonë një Angli”. Por fakti është që Anglia filloi të ekzistojë që në fushëbetejën e Hastings, dhe viti 1066 u shndërrua në standard libri shkollor që shënon përhapjen e kulturës, kolonizimit dhe ndikimit anglez në të gjithë botën.

1 Yorktown

Revolucioni Amerikan, 1781 .Beteja e Yorktown ishte beteja kulminante e Revolucionit amerikan, ajo çoi në pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Betejat e tjera mund të kenë qenë më të mëdha dhe më dramatike, por asnjëra nuk ka patur këtë ndikim. Që prej ditës pas fitores në Yorktown, amerikanët u bënë më të fuqishëm dhe më me ndikim, duke i paraprirë rolit të tyre si kombi më i zhvilluar dhe superfuqia e vetme ushtarake. Kur shpërtheu vala e parë e revolucionit në Lexington dhe Con-

93


cord në vitin 1775, dukej si e pamundur që një grup kolonësh të armatosur keq dhe të paorganizuar të kishin guximin të sfidonin ushtrinë dhe flotën e vjetër të atyre që i qeverisnin. Mundësitë për të fituar të rebelëve ishin edhe më të pakta kur kolonët amerikanë deklaruan formalisht pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe më 4 korrik 1776. Megjithë pabarazinë e theksuar të forcave, amerikanët kuptuan se koha ishte në anën e tyre. Për sa kohë që George Washington dhe ushtria e tij ishin në fushëbetejë, republika e saposhpallur mbijetoi. Washington nuk kishte pse të mundte britanikët, ai thjesht duhej të mbrohej që të mos mundej prej tyre. Sa më shumë të zgjaste lufta, aq më të mëdha ishin mundësitë që britanikët të përfshiheshin në luftëra që mund të kërcënonin edhe ishujt e tyre, opinioni publik britanik do të lodhej nga luftërat dhe kostot e tyre. Gjatë vitit të parë të luftës, Washingtoni humbi disa beteja afër Nju Jorkut, por e tërhoqi pjesën më të madhe të ushtrisë së tij për të luftuar ditët e tjera. Shumë komandantë britanikë i ndihmuan pa dashje amerikanët me ngathtësinë e tyre dhe me besimin se rebelët do t���i jepnin fund revoltës në mënyrë diplomatike. Të dy palët, si edhe vëzhguesit e huaj, e morën seriozisht në konsideratë idenë e pavarësisë së amerikanëve vetëm pas fitores së tyre në Saratoga në tetor 1777. Plani i zbatuar keq i britanikëve për të shkëputur New England nga kolonitë jugore duke pushtuar luginën e lumit Hudson, Nju Jork, çoi në dorëzimin e pothuaj 6 mijë ushtarëve britanikë por edhe njohjen nga Franca të Shteteve të Bashkuara si një shtet i pavarur. Fitorja e amerikanëve në Saratoga dhe hyrja e francezëve në luftë futi edhe Spanjën dhe Holandën në luftë kundër Anglisë. Në vitin 1778, fitorja nuk ishte e dukshme për asnjë palë, sepse lufta në kolonitë veriore kishte përfunduar në një rrugë pa krye. Britanikët kishin nën kontroll Nju Jorkun dhe Bostonin, por ishin shumë të dobët për të mposhtur ushtrinë rebele. Po ashtu edhe Washingon nuk kishte forca të sulmonte fortesat britanike. Nga fundi i vitit 1778, komandanti britanik Henry Clinton përdori epërsinë e tij në det për të transferuar pjesën më të madhe të ushtrisë së tij të komanduar nga Lord Charles Comwallis në kolonitë jugore, ku ata pushtuan Savannah dhe Charleston një vit më pas. Plani i Clinton ishte që ushtria e Comwallis të neutralizojë kolonitë e jugut, të cilat nuk do të kishin mundësi të furnizonin ushtrinë e Washgintonit, e cila, në këtë mënyrë do të izolohej. Washgintoni u kundërpërgjigj duke caktuar Nathanael Greene, një nga gjeneralët e tij më të aftë, për të komanduar trupat amerikane në jug. Nga viti 1779 në vitin 1781, Green dhe komandantët e tjerë organizuan luftën guerile dhe manovra të tipit “godit dhe vrapo” që lodhën dhe çoroditën ushtrinë britanikë. Në pranverën e vitit 1781, Comwallis marshoi drejt Karolinës së Veriut dhe pastaj në Yorktown në gadishullin e Virxhinias, të kufizuar nga lumenjtë York dhe James. Edhe pse ushtria e tij ishte dy herë më e madhe se ajo e amerikanëve, Comwallis e fortifikoi qytetin e vogël dhe priti furnizime në njerëz dhe ushqime që do të vinin me anije. Ndërkaq, më tepër se 7 mijë ushtarë, të komanduar nga Jean Baptist de Rochambeau u bashkuan me ushtrinë e Washington jashtë Nju-Jorkut, dhe një flotilje franceze e komanduar nga admirali Paul de Grasse priste në Caribbean, gati për të lundruar drejt veriut. Washington donte që de Grasse të bllokonte Nju-

94

Jorkun, ndërsa forcat e bashkuara amerikano-franceze do të sulmonin forcat e Clinton në Nju-Jork. Në vend të kësaj, Rochambeau dhe De Grasse propozuan që të sulmonin ComWallis. Më 21 gusht 1781, Washingtoni la pak forca rreth Nju-Jorkut dhe u bashkua me Rochambeau në një marshim prej 200 milje deri në Yorktown për vetëm 15 ditë. Clinton, i bindur se Nju-Jorku ishte ende objektivi kryesor i rebelëve, nuk bëri asgjë. Ndërsa ushtria e këmbësorëve ishte ende duke marshuar, flota franceze largoi anijet britanike që ndodheshin në atë zonë gjatë betejës së Chesapeake Capes më 5 shtator. De Grasse bllokoi hyrjen për në Gjirin e Chesapeake dhe nxori 3000 njerëz në tokë për t’u bashkuar me ushtrinë që po grumbullohej rreth Yorktown. Nga fundi i shtatorit, Washingtoni e kishte bashkuar ushtrinë e tij të veriut me rebelët e jugut. Ai tani komandonte më shumë se 8000 amerikanë, bashkë me 7000 francezë , për të rrethuar rreth 6000 britanikë. Më 9 tetor 1781, amerikanët dhe francezët filluan sulmin ndaj britanikëve me 52 topa ndërsa po hapnin llogore drejt zonave kryesore të fortifikuara të armikut. Trupat amerikano-franceze pushtuan zonën e fortifikuar më 14 tetor dhe e lëvizën përpara artilerinë për të hapur zjarr direkt mbi Yorktown. Dy ditë më vonë, britanikët kundërsulmuan por dështuan. Më 17 tetor, Comwallis kërkoi armëpushim, dhe më 19 tetor, ai pranoi të dorëzohej pa kushte. Vetëm 150 ushtarë britanikë ishin vrarë dhe rreth 300 ishin plagosur, por ai e kuptoi se ishte e kotë të vazhdohej. Nga amerikanët dhe francezët pati rreth 72 të vrarë dhe rreth 200 të plagosur. Comwallis, meqë ishte sëmurë, dërgoi zëvendësin e tij Charles O’Hara, që të dorëzohej në vend të tij. Ndërsa banda britanike luante “The World Turned Upside Down,” O’Hara u afrua tek aleatët dhe dëshironte t’ia dorëzonte shpatën e tij homologut europian dhe jo udhëheqësit rebel. Rochambeau e pranoi gjestin dhe iu nënshtrua Washingtonit. Komandanti amerikan ia la radhën zëvendësit të tij, Benjamin Lincoln, i cili pranoi shpatën e O’Hara dhe dorëzimin e britanikëve. Pati edhe disa përleshje të Volga pas Yorktown, por revolucioni kishte përfunduar, me arritjen e të gjitha qëllimeve praktike. Trazirat dhe vështirësitë pas dështimit në Yorktown, e rrëzuan qeverinë britanike, dhe zyrtarët e rinj firmosën një traktat në 3 shtator 1783 ku njihnin pavarësinë e Shteteve të Bashkuara. Yorktown pati ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për Francën. Mbështetja që u dha Shteteve të Bashkuara dhe vetë lufta e tyre kundër britanikëve, e dobësuan ekonominë franceze. Por më e rëndësishmja ishte se ideja e çlirimit nga tirani, e treguar nga amerikanët, frymëzoi francezët për revolucionin e tyre të vitit 1789, që çoi në epokën e Napoleonit dhe të luftërave më të mëdha. Shtetet e sapokrijuara të Amerikës luftuan përsëri kundër britanikëve më 1812 për të siguruar pavarësinë e tyre, por hapësirat e mëdha dhe burimet e Amerikës së Veriut e pasuruan dhe fuqizuan shumë shpejt vendin e ri. Nga fund i shekullit XIX, Shtetet e Bashkuara u shndërruan në fuqi botërore, nga fund i shekullit XX, ishin vendi më i fortë dhe me më shumë ndikim në botë. Para Yorktown, Shtetet e Bashkuara ishin një grumbull rebelësh që luftonin për pavarësi. Pas Yorktown, filloi procesi i rritjes dhe zhvillimit që I dha statusin që ka sot, si demokracia me jetëgjatësinë më të madhe dhe si vendi më i fuqishëm në histori. Revolucioni amerikan, filloi në Lexington dhe Concord, mori forcë në Saratoga, arriti kulmin në Yorktown, beteja me më shumë ndikim në histori.


Libri i ri i Romeo Gurakuqit

SHQIPËRIA

1911-1914

Udhëtimi i një historiani në tre vite kyç të historisë së Shqipërisë. Ngjarjet që i paraprijnë pavarësisë së Shqipërisë, dhe të tjera që vinë pas saj. Personazhet e rëndësishme dhe interesante që bënë historinë, për t’u bërë me pas pjesë e saj.

95


Nëse do të isha Kryeministër

ILVA TARE

Europa i ka të pakta historitë me kryeministre. Konservatorja britanike, Margaret Thatcher ndoshta ua ka kaluar edhe shumë burrave në pushtet, e më së fundi ukrainasja Julia Timoshenko ra pre e burrave në pushtet. Shqipëria, a e ka luksin e një shefeje qeverie si Ilva Tare? Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Po në Shqipëri jemi, mbase ia dal të bëhem edhe pa më zgjedhur J. Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Do bëja fushatë modeste. Takime derë më derë dhe komunikim online. Kushton më pak se në klanet televizive dhe është më efikas. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Aftësia për të folur disa gjuhë të huaja, do mbeteshin përkthyesit

96

pa punë. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Gjithçka që lidhet me funksionin publik, sidomos burimet e të ardhurave të mia dhe shpenzimet e buxhetit publik. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? Truprojat do ishin duke thurur intriga se kush do mbijetonte të punonte me mua. Cili është problemi më i madh në Shqipëri dhe si do e zgjidhnit?

Të gjitha problemet në Shqipëri janë të mëdha. Do zgjidhja sa më shumë të mundja, duke filluar nga papunësia. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? Çdo politikan dhe intelektual që është i suksesshëm edhe pa qenë në qeveri dhe mund të jetë edhe më mirë profesionalisht jashtë saj. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj... Shqipëria, shembull i luftës kundër korrupsionit. Si Kryeministër i Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Winston Churchill, por jo në kohë lufte. Cilët libra do të ishin ‘duhen lexuar’ në administratën tuaj? Librat që tregojnë mënyrat si arrihet një qeverisje e mirë dhe e përgjegjshme. Ç’gjë do të bënit ‘të jashtëligjshme’? Kultivimin e kanabis-sativa-s në Lazarat. Apo edhe kjo qeveri e ka të jashtëligjshme? Kë do preferonit si president dhe kryetar Parlamenti? Presidentin do e zgjidhte populli, ndërsa kryetaren e Parlamentit, shumica fituese. Në qeverinë time nuk do zënë vend preferencat personale. Tradita tregon se ato ndërrojnë me stinëtJ.


97


PA SHUME FJALE

Elia Elian nuk e kisha takuar kurrë më parë. Kisha lexuar diçka, aq sa për të kujtuar shumë pak. Ama kisha fiksuar ngjashmërinë me mamanë e saj. Në sfond kisha përshkrimin që im atë kishte bërë për të, si një nga vajzat më të bukura të kohës së tij. Elia, ndërkohë, kishte pak kohë që kishte shpallur fejesën me Princin Leka e kjo gjë, mbaj mend, sikur më nxiti të mendoja diçka që nuk kishte të bënte vetëm me Elian si pjesëtarja më e re e familjes mbretërore, por mbi të gjitha Elian në atë çfarë ajo është në profesionin dhe jeten e saj të përditshme. Nese mendon një aktore, mendon teatër, e nëse mendon këtë të fundit mendon Shakespeare. Rikrijova një skenë teatrore, kuptohet në miniaturë, diçka që të kishte simbolikën e një ambienti të një kohë romantike, nga ato me dashuri të

98

mëdha e tragjedi të famshme. Elia, me këtë rast kishte veshur dhe fustanin, të cilin e kishte veshur mamaja e saj në një pjesë teatrore. Madje tregonte se si i rrinte aq mirë edhe pse shtatzënë me vetë Elian. Kur risjell në mendje personalitetet që kontribuan në pavarësine dhe në shtetformimin e këtij vendi, preferova të mendoj për të tashmen, e mbi të gjitha, për të ardhmen. Elia, me thjeshtësinë e vajzës shqiptare, me buzëqeshjen dhe me vetëdijen e njerëzve që ndodhen në vendin e tyre, për mua, përfaqëson të ardhmen. Siç dihet, e ardhmja i përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndërrave të tyre. Unë dua të besoj në ëndrrën e të parëve të mi. Jo vetëm në atë të pavarësisë, por edhe të bërjes së vet shqiptarëve.


99


100


Revista Mapo