Revista Mapo

Page 71

Kur Shqipëria e refuzonte Hyrje QETËSIA mbizotëroi në Shqipëri gjatë këtij viti. Nuk do të thotë se ishte një vit i mbarë – aspak. Gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Të korrat ishin të varfra; eksportet pothuaj arritën në pikën më të ulët, ndërsa importet treguan rënie, më së shumti si rezultat i përfundimit të afërt të shpenzimeve në punët publike nga huaja italiane. Buxheti ku, si zakonisht, të ardhurat ishin shifra të sajuara, ishte në deficit, edhe pse nuk paraqitet shuma e shkurtuar. Nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur. Në të ardhurat publike shqiptare, të ardhurat dhe shpenzimet, rrallë, për të mos thënë kurrë, janë në ekuilibër, edhe pse prodhohen shifra për të treguar një korrelacion midis tyre. Borxhet kanë kaluar nga një ministër i Financave te tjetri dhe mjetet me të cilat trajtohen varen nga shkathtësia e të zotit të zyrës të momentit. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare pak gjëra mund të përbëjnë interes. Italianët, dëshira e të cilëve për të ndihmuar shqiptarët shoqërohet me paaftësinë për të kuptuar, u ndërgjegjësuan nga vrasja afër Shkodrës e një oficeri italian në shërbimin shqiptar, se nuk kishin arritur të zbusnin armiqësinë ndaj tyre, çka është rrënjosur thellë në psikologjinë e shqiptarëve. Por ata vazhdojnë përpjekjet e tyre të bamirësisë. Ata janë vërtet shumë të aftë në katandisjen

e Shqipërisë në gjendjen e lypjes së paturpshme. Jo shumë kohë më parë, zoti Grandi përkufizoi objektivin e politikës italiane për Shqipërinë: të bëhet “vend i fortë dhe i pavarur, një buffer state”. Mund të arrihet në përfundimin se Italia e ka marrë seriozisht detyrën që i ka caktuar vetes si “gjeniu tutor” i Shqipërisë, dhe se ajo i pranon me vullnet të plotë përgjegjësitë që i takojnë nga këto “interesa të veçanta”. Herët apo vonë Shqipëria do të bëhet një anëtare e respektueshme e shoqërisë europiane. Por ajo duket si famull acarues, sepse sa më shumë bëjnë italianët për të, aq më pak mirënjohje tregon ajo ndaj mirëbërësve të saj dhe aq më pak duket e interesuar për të përfituar nga këshillat e mira që i ofrohen. Megjithatë, nuk po i kushtohet shumë rëndësi nacionalizmit naiv shqiptar që po dëmton marrëdhëniet italo-shqiptare. Në përgjithësi, ngjarjet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin drejtim siç e kemi theksuar në raportet e mëparshme. Gradualisht, shqiptarët po mësohen me praninë e italianëve si këshilltarë në ministritë e tyre, si instruktorë në organizatat e tyre para-ushtarake, si mësues në shkollat e tyre. Dhe gradualisht po largohet ndjesia e fyerjes së krenarisë prej varësisë nga ndihma e huaj, që kishte trazuar marrëdhëniet një ose dy vjet më parë. Tashmë është bërë zakon që sa herë shfaqet një problem ose një vështirësi, i dërgohet Italisë

një kërkesë për të dërguar ekspertë për ndihmë. Rrallëherë, për të mos thënë kurrë, refuzohet kjo ndihmë. Mund të ketë patur raste kur këshilltarët italianë, të cilët, duhet thënë se nuk janë fort të lumtur teksa merren me të “mbrojturit” e tyre të llastuar, kanë treguar mungesë takti duke shkaktuar incidente të dhunshme, ose mungesa e kompetencës së shqiptarëve ka çuar në acarim, por këto incidente kanë qenë të vogla për të penguar një proces të pashmangshëm. Forca e zakonit po zë gjithnjë e më shumë vend dhe po kapërcen shpirtin luftarak karakteristik të shqiptarëve, të cilët, dalëngadalë, po mësohen me këtë situatë të gjërave ku Italia po luan një rol gjithnjë e më të madh. Për më tepër, numri i atyre që po përfitojnë materialisht nga kjo situatë po rritet me rritjen e stabilitetit të brendshëm. Pra, edhe pse shqiptarët shqetësohen se kjo marrëdhënie po shkatërron rrënjët e jetës së tyre kombëtare, është e pamundur, që në këtë fazë të gjërave, të bëhet pa të. 3. Gjallëria e shkaktuar nga vendosja e monarkisë, u venit shumë shpejt. Madje edhe në momentin kur ndodhi ishte thjesht një valë e pafuqishme. Vendi u zhyt përsëri në gjendjen e tij normale apatike. Reforma agrare, me qëllimin për të shpronësuar pronarët e mëdhenj të tokave, bejlerët, u vendos në Fletoren Zyrtare bashkë me akte të tjera ligjore, me

71


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.