Revista Mapo

Page 59

Kam bërë 120 orë. Nuk bëhen kollaj. Gati 60 orë janë me instruktorë, pjesa tjetër gati 25-30 orë komplet solo dhe orët e tjera me pasagjerë.

Shqipëri? E keni menduar këtë? Futeni në ëndrrat që dua t’i bëj realitet së shpejti. Të vij me avionin tim. Avioni që pilotoni tani? Piper Warriors, avioni i parë që mësova dhe Cesnas të çdo tipi. Orë fluturimi? Kam bërë 120 orë. Nuk bëhen kollaj. Gati 60 orë janë me instruktorë, pjesa tjetër gati 25-30 orë komplet solo dhe orët e tjera me pasagjerë. Çfarë keni ndërmend të bëni në të ardhmen, do të mbetet aviacioni një hobi? Në fakt është profesion, por që nuk po e përdor për punësim këtë periudhe. Bashkëshorti sa është kthyer nga Kuvajti dhe Afganistani, ku ishte për 5 muaj, dhe mua m’u desh të ndaloja gjithë fluturimet e tjera, qysh në shkurt të këtij viti. Bëj dhe punë të tjera ndërkohë dhe jam gati për të filluar punë part-time në një bankë dhe part-time instruktore në kolegj për informatikë dhe vullnetarisht ndihmoj administratën e qytetit me IT-team. Por ajo që dua të bëj është të trajnohem më shumë në aviacioni sportiv, që konsiston në gara aerobatike ose shpejtësie. Dua të filloj trajnimin me avionin tim dhe të bëhem nga gratë e pakta këtu në Amerikë që merren me këtë profesion dhe që gjithmonë zënë vend të parë. Kam bërë disa orë aerobatike me instruktor, ideja është që është me pak shpenzime dhe është mirë që avioni të jetë i yti. Im shoq asnjëherë nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë me mua në avion vetëm se ka frikë se i bëj ndonjë numër aerobatik atje lart...Kam qejf dhe e kam bërë shumë herë “stall” avionin, futem shpesh në spirale dhe të tjera si këto.

Në vendin e shqipeve nuk mësohet më fluturimi Fluturimi i lamtumirës i aviacionit ushtarak shqiptar mban datën 9 shtator 2005 dhe prej asaj dite ai ka pushuar së ekzistuari si i tillë, edhe pse në të vërtetë urdhri për mbylljen e tij përfundimtare u dha nga janari i vitit 2006. Në fakt, fluturimet për një grup avionësh ishin pezulluar që në shtator të 2004-ës, pas një aksidenti tragjik që i mori jetën pilotit Jani Tarifa. Prej kësaj kohe, vendi ynë nuk ka më aviacion me krahë të palëvizshëm. Një pjesë e madhe e aviatorëve u transferuan në repartin e helikopterëve, të tjerë morën detyra që i ndanë përfundimisht nga fluturimi dhe ata që patën më shumë fat, ia kanë dalë të përshtaten dhe të gjejnë një vend pune në aviacionin civil. Por, ndërsa fati i pilotëve të vjetër duket i zymtë, të rinjtë nuk do të ekzistojnë. Zyrtarisht, prej vitit 2005 Shqipëria nuk përgatit më pilotë për avionë, por realisht ka vite që në “vendin e shqiponjave” askush nuk mëson sesi mund të fluturohet.

Sipas ushtarakëve, prej 1992-shit nuk ka pasur më orë të mjaftueshme praktike dhe një pjesë e madhe e studentëve të aviacionit janë përgatitur vetëm teorikisht. Madje, edhe ata që kanë shkuar jashtë nuk kanë pasur mundësi të bëjnë atje praktikën, pasi shtetet pritëse si Turqia nuk e ofronin një ndihmë të tillë me kosto të lartë. Akademia Ajrore në Vlorë ka përgatitur edhe më vonë se kjo datë pilotë, por nuk ka informacione për orët e praktikës që këta të fundit kanë kryer dhe nëse ata kishin përgatitjen e nevojshme praktike për të fluturuar. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se nuk mund të saktësojnë kohën se kur në akademi nuk është

bërë më praktikë fluturimi, por thonë që kjo ka ndodhur jo më herët se viti 1996. Nga Akademia Ajrore e Vlorës na thonë se pilotët e fundit kanë dalë në vitin 2005, pikërisht në këtë vit, kur 10 persona u diplomuan si aviatorë në Shqipëri, përdorimi i avionit qoftë edhe për stërvitje u ndalua. Të gjithë avionët që ka Shqipëria dhe një sërë armatimesh apo mjetesh të tjera të ushtrisë ndodhen tashmë në shitje. Duke filluar nga 18 avionët mësimorë, “Jak-18” dhe deri te “MiG 21”, i gjithë formacioni ajror shqiptar është në listë për t’u shitur.

59


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.