Revista Mapo

Page 50

që hyjnë aty nga rrethinat çdo mëngjes për të gjetur punë. “Isha bashkë me një koleg amerikan me shumë përvojë, Robert Kelley. Kishim nisur punë njëkohësisht, por ndërsa unë vija nga një eksperiencë akademike në Shqipëri, ai kishte qenë drejtues në një nga qendrat e mëdha bërthamore amerikane, në Los Alamos, ku amerikanët ndërtuan bombën e tyre të parë atomike. Bobi kishte luajtur një rol me rëndësi si zv/përgjegjës i ekipeve të inspektimit të Kombeve të Bashkuara në Irak. Ekspert i klasit të parë, me përvojë të jashtëzakonshme. Për të mbërritur në minierë na u desh të kalojmë nëpër një aventurë të gjatë. Udhëtimi nisi disi “ters”, u nisëm nga Vjena dhe në aeroportin e Parisit avioni pati një vonesë tejet të gjatë. Kur u interesuam se pse nuk po niseshim, na thanë se dy pasagjerë ishin zënë mes tyre dhe policia po i nxirrte jashtë nga avioni. Me të dëgjuar, kolegu im menjëherë, i shqetësuar, pyeti nëse ata i kishin lënë në avion bagazhet e tyre. Ishte një mësim për mua, që të shihja dhe analizoja me kujdes çdo detaj që mund të sillte pasoja”. Pas një qëndrimi tre ditor në Kinshasa, me një linjë ajrore kongoleze dy ekspertët fluturuan drejt Lubumbashit, kryeqendra e provincës së Katangës. U duhej të vizitonin të paktën dy qytete; Likasin dhe Kolwezin. Postblloqet mes qyteteve e bënin të pamundur udhëtimin pas orës gjashtë të mbrëmjes. “I vetmi strehim për të kaluar natën ishin ca hotele të varfër, të pistë, pa ujë e dritë, pa kushte”, tregon Fuga, por duke mos harruar ta përmbyllë çdo etapë të rrëfimit duke thënë se “por kishte bukurinë e vet çdo gjë”. Për të arritur në minierë rruga kalonte përmes xhunglës, mes pyjesh e gëmushash, në toka thuajse të pabanuara, përmes ca fshatrave me kasolle me kashtë, tipike afrikane. Dhjetë ditë të cilat Fuga do i quajë thjesht të paharruara; nga vështirësitë, por edhe bukuritë që zbuloi rrugës. Një bukuri e një lloji krejt tjetër nga Johanesburgu apo Pretoria. Miniera e Shinkolobwe është e vendosur fare pranë qytetit të Likasit, rreth 120 milje në veriperëndim të Lubumbashit. Ajo ndodhet në qendër të një rripi prej 400 kilometrash të mineraleve të uranifikuara, duke u shtrirë nga jugu i Lubumbashit drejt Kalongwe-s, në perëndimin e qytetit të Kolwezi-it, që njihet si “Brezi i Bakrit” (Copper Belt). Është e njohur se në këtë zonë, minerali i bakrit dhe ai i kromit kanë përmbajtje të lartë

50

uraniumi, madje vende-vende në nivele që i kalon edhe ato të minierave konvencionale të uraniumit. Po aq aventurë ishte fluturimi drejt Kolwezit, brenda një avioni të vogël nga epoka e Luftës së Dytë Botërore, i pajisur me një helikë druri, motori i të cilit ndizej duke rrotulluar me forcë helikën. “Ishte edhe kjo një thyerje e rregullave, pasi nuk na lejohej të udhëtonim me të tilla mjete. Por puna duhej bërë dhe rrugë tjetër nuk kishte. Avioni fluturonte ulët, rreth 50 m mbi tokë, mbi xhunglën afrikane, por aq shumë isha habitur me bukurinë që shihja nga dritarja, sa nuk më vajti mendja se mund të binim dhe humbisnim mes kësaj bukurie të virgjër”. Informacione nga burime të ndryshme raportonin se miniera e Shinkolobwe-s ishte futur përsëri në shfrytëzim, e nëse ishte e vërtetë, kjo do të thoshte që përbënte një shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Ku shkonte minerali i nxjerrë nga kjo minierë, e bashkë me të edhe uraniumi i pranishëm në të?! Sipas deklarimeve zyrtare, miniera shfrytëzohej në mënyrë artizanale për të nxjerrë bakër, nga individë të cilët punonin vetëm ose në grupe të vogla dhe mineralin e shisnin te disa ndërmjetës, të cilët më tej e shisnin te kompani më të mëdha. Minatorët, si gjithë popullsia në atë zonë dhe në shumë pjesë të Afrikës, janë shumë të varfër; burrat që në moshë fare të re, madje edhe fëmijë, kryesisht punojnë në miniera duke nxjerrë mineralet në mënyrë artizanale. Ata ngarkonin thasë 50 kilogramësh në krahë për t’i çuar në pikat e grumbullimit, si mjeti i vetëm për sigurimin e jetesës. “Pa dashur të hyj në hollësi, mund të them se ajo që vrojtuam gjatë këtij misioni na tregoi se legjislacioni ndërkombëtar që disiplinon shfrytëzimin e minierave të uraniumit, kishte boshllëqe dhe krijonte kushte për të mos deklaruar këtë aktivitet dhe mundësi për keqpërdorimin e mineralit”, tregon Fuga i rezervuar në detaje profesionale, duke iu përmbajtur rregullave të punës, megjithëse është larguar prej dy vitesh tashmë nga IAEA. “Konkluzionet e vëzhgimit tonë u konsideruan me shumë rëndësi dhe mbi këtë bazë për vite me radhë u punua e punohet edhe sot për monitorimin e aktiviteteve të kësaj natyre dhe përmirësimin e kuadrit ligjor” –shton ai – “Unë punova gjatë në këtë fushë, madje shumë intensivisht, duke drejtuar grupin e ngritur posaçërisht për këtë punë. Nuk po ndalem gjatë në

çfarë konstatuam në Katanga, për shumë arsye. Por, për një program bërthamor që synon të finalizohet me prodhimin e lëndës djegëse për reaktorët bërthamorë, apo ndonjë qëllim tjetër, rëndësi të dorës së parë ka furnizimi me mineralin e uraniumit. Asnjë program nuk shkon dot larg në ambiciet e tij bërthamore pa siguruar mineralin e nevojshëm të uraniumit. Prandaj, interesimi në këtë drejtim ka qenë e mbetet maksimal. Mendoj se puna ime dhe e grupit në të cilin bëja pjesë i ka shërbyer mjaft qëllimit dhe misionit të Agjencisë për të cilin punonim”. Puna dhe zbulimet e tyre në Kongo u vlerësua jo vetëm nga ana teknike, por edhe humanitare, ku AIEA-së dhe drejtorit të asokohe Mohamed ElBaradei iu akordua çmimi Nobel për Paqen, më 7 tetor 2005. Në mënyrë të veçantë inspektorët e Garancive Bërthamore kishin detyrën e vështirë t’i jepnin garancinë njerëzimit se energjia bërthamore përdorej vetëm në të mirë të tij. Një përkushtim i ruajtjes së paqes në botë. “Në këtë këndvështrim, dhënia e Çmimit Nobel për Paqe ishte e merituar plotësisht, si për drejtorin tonë të asaj periudhe, zotin ElBaradei, por edhe për organizatën në të cilën ishim pjesë”. Kongos nuk mund t’i largohesh pa ia zbuluar anën njerëzore, pa e kundruar me atë syrin e dhembshur ndaj rraskapitjes, varfërisë së skajshme dhe sëmundjeve (SIDA-s në veçanti), që bënin kërdinë në popull.... një paradoks në Kongon e pasur me burime natyrore e me klimën që favorizon prodhimin bujqësor e blegtoral. “Nuk dua të flas më tepër, por ajo që mund të them është se korrupsioni ishte i lartë e me të hasesh në çdo hap, po ashtu edhe rreziku për jetën. Një nga fatkeqësitë që ka goditur Kongon është shfrytëzimi i pamëshirshëm i pasurive minerale. Për të krijuar një ide mbi përmasat, mjafton të shohësh “një kodër” të lartë me sterilet nga mineralet e nxjerra, e mbledhur në vite. Është aq e madhe, sa mund ta shohësh qartë edhe duke kërkuar në Google Earth”. Kontaktet me autoritetet vendase ishin vetëm gjatë pritjes së parë dhe dorëzimit të inventarëve për kontroll. Kjo ishte një mënyrë që të kishin pavarësinë e duhur për kryerjen e misionit. Por kishte edhe nga ato raste kur autoritet lokale i ftonin për vizita zyrtare. “Shpesh hasnim me kërkesa që ishte vështirë t’i kuptoje dhe evitoje. Mbaj mend se gjatë vizitës në qytetin e Kolwezit, na u kërkua të bënim një vizitë në Bashkinë e qytetit. Me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.