Mapo 18 qershor ok

Page 15

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

15

Mburrja është gjithnjë një thirrje dëshpërimi; përjashto te të rinjtë, ku është një thirrje shprese. Bernard Berenson

rreth vitit

1000

Vikingët zbarkojnë në Amerikën e Veriut Leif Erikson ishte biri i Erikut të Kuq, themelues i kolonisë vikinge në Groenlandë. Pasi dëgjoi historinë e Bjarni Herjolfsson-it, një kapiten deti i cili pretendonte se kishte parë një vijë bregdetare të gjatë, të rrafshët, mbuluar me pemë shumë larg në Perëndim të Groenlandës, Leif u nis për ta gjetur këtë vend. Pasi lundroi në drejtim të veriut, përgjatë bregut perëndimor të Groenlandës, ai kaloi atë që sot ne e njohim si Ngushtica Davis për në ishullin Baffin dhe më pas u kthye drejt veriut. Ai pikasi bregun e Labradorit,

të pyllëzuar siç e kishte përshkruar Bjarni dhe lundroi derikur mbërriti në një kep të mbuluar në bimësi, të cilin e quajti Vinland. Megjithëse sagat e shkruara nja 200 vjet më pas thonë se vendi u pagëzua sipas rrushit të egër që rritej aty, ka të paktën po aq gjasa që fjala të ketë ardhur nga gjuha e vjetër Norse ‘vin’, që do të thotë ‘lëndinë’. Leif e kaloi dimrin aty dhe më pas u kthye në Groenlandë. Sagat thonë se përpjekjet e mëvonshme për të kolonizuar Vinlandin dështuan, ndoshta për shkak të armiqësisë së amerikanëve in-

digjenë. Shumica e ekspertëve tani pajtohen se vendi ku zbarkoi Leif është L’Anse-auxMeadoës, në pikën veriore të Newfoundland-it. Këtu, në vitet ’60 arkeologët gjetën shenja të ngulimeve vikinge: themele të shtëpive prej dheu të ngjashme me ato në Groenlandë dhe Islandë, dhe një medalje bronzi e një origjine të pagabueshme norse. Në vitin 1965 Kongresi amerikan vendosi që 9 tetori duhej përkujtuar si Dita e Leif Eriksonit, për nder të europianit të parë që zbarkoi në Amerikën e Veriut.

Blitz

Flick

72

Përqindja e profesorëve të universiteteve që japin kurse online, të cilët besojnë se studentët nuk duhet të kreditohen për to.

37

Numri i shteteve amerikane ku nëpunësi më i paguar publik është një trajner sportesh.

14

Numri i projektligjeve mbi kontrollin e armëve që janë kthyer në ligj që nga masakra e shkollës në Sandy Hook.

37

Numri i projektligjeve të bëra ligje që kërkojnë dobësimin e kontrollit mbi armët.

Titulli: kinkaleri foto: Andreas Lehner

Në Facebook Shefqet Deliallisi

Të dashur miq, me keqardhje shikoj se ka një dizinformim. Thuhet se autostrada e re Elbasan- Tiranë do të mbyllet përsëri pas zgjedhjeve. Me përgjegjësi ju informoj se rruga nuk do të mbyllet më asnjë ditë. Do të punohet për t’u përfunduar korsia tjetër, dhe vetëm kur të fillojë funksionimi i saj do të mbyllet korsia aktuale. Pra rruga do të qëndrojë gjithmonë e hapur....Kjo është e vërteta. Lavdrim Lita

Dikush festoi 20 vjetorin e mosleximit të një libri. Hysni Ndreu Nëse shkarkon një këngë në mënyrë të paligjshme në Xhamajkë, a duhet të quhesh “pirat karaibesh”? Vladimir Karaj E fshiva pa dashje nje koment. qe thoshte se ky shkrimi nuk ishte asgje.. as reportazh, as analize, as koment, as raport.. Kompliment i papare.. paskam nje zhaner timin :)

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Berisha është djalli, por që e njohim Alfred Lela Në të gjitha kuptimet Sali Berisha është një teprim. Ai është më i gjatë se shqiptari i zakonshëm, shumë më energjik, më i lexuar, por edhe më epik. Përtej profilit personal, ai është një teprim edhe në terma politikë. Sali Berisha u fut në politikën aktive në muajt vendimtarë të vitit 1991 për të ushtruar mbi peizazhin politik shqiptar një trusni e cila shpesh ka qenë e natyrës së forcës, por i është bindur forcës së votës, megjithatë. Si president i republikës, ai pranoi humbjen e parë në zgjedhje pas referendumit të Kushtetutës në vitin 1994. Tre vjet më vonë, i zgjedhur me 96 vota nga një parlament i dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 1996-ës, dha dorëheqjen nga posti kur socialistët fituan në zgjedhjet e qershorit 1997. Pas kataklizmës së ’97-ës, tetë vjet me radhë ai udhëhoqi opozitën zyrtare dhe arriti ta mbante të tillë atë, pavarësisht diversioneve dhe makinacioneve të socialistëve për të krijuar ‘opozitën paralele’. Në vitin 2005 i bashkoi skizmatikët e shumtë të PD, krijoi profilin e një opozite moderne, pajtuese, të re dhe me një alternativë pushteti e cila i dha, më 4 korrik, një mandat të ri në pushtet, kësaj radhe si kryeministër. Tetë vitet në pushtet si shef i ekzekutivit janë edhe më lehtë të mbajtshmet mend, por edhe më emocionalisht të interpretueshmet. Për mbështetësit e tij, këto dy mandate janë një sukses në infrastrukturë,

rritje ekonomike, liberalizim vizash, anëtarësim në NATO dhe rritje të nivelit të jetesës. Për kundërshtarët, çdo sukses e mbyt Gërdeci, 21 janari, dështimet në privatizime dhe sigurisht, përqendrimi i pushtetit. Zgjedhjet e 23 qershorit e kërkojnë kuptimin pikërisht ndërmjet këtyre dy të vërtetave që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Fakti se Berisha dhe demokratët kanë qenë në pushtet për tetë vite me radhë, mund të jenë në vetvete një teprim për sqimën e atyre që e shohin ende të pathurur mirë stofin demokratik shqiptar dhe një precedent autokracie më shumë se demokracie. Për këtë e të tjera zgjedhjet e së dielës konsiderohen si historike. Në fakt ato janë të tilla. Të shenjuara edhe nga një rastësi. Fushata e demokratëve të Berishës është në masë të madhe një imitim në verb dhe logjikë e fushatës së presidentit amerikan Barack Obama. Edhe për faktin se e njëjta firmë marketingu që ka kuruar Obamën po ‘mëson’ edhe Berishën. Por edhe se, si në rastin amerikan, jemi mes një të njohure si Obama dhe një të panjohure si Romney. Në endorsment-in e përhershëm që revista The Economist, nëntorin e shkuar, u bënte dy kandidatëve për presidentë, pas një analize të hollësishme, edhe pse e qendrës së djathtë dhe mbrojtëse e biznesit, preferonte Obama-n. Amerika meriton më shumë se Barack Obama; fatkeqësisht Mitt Romeny nuk i plotëson kërkesat, kështuqë ne rrimë me dreqin që njohim dhe zgjedhim atë, përmblidhte The Economist. Sali Berisha, për të mirë a të keq, brenda teprimeve të veta, është dreqi që e njohim.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.