Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Muzikë për fushatë dhe antifushatë, si përballen Rihana, Queens dhe Mjaft më me ju Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 18 qershor 2013. Numër 937. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Dy sondazhet italiane

Në Tiranë 17 me 15 për koalicionin e djathtë; në Elbasan PS+LSI 2 mandate para PD-së

Rama: Me LSI nuk do të ketë ndarje me përqindje të pushtetit Edi Rama shprehet se PS e LSI janë dy parti, por një forcë politike, dhe se marrëveshja e Shkodrës nuk ka ndarje të pushtetit mbi bazën e përqindjeve. “LSI ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende në parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe, do të ketë edhe të drejtën e Kryeministrit. Marrëveshja e nënshkruar në Shkodër është një marrëveshje e mirëmenduar” Ky është model i të gjitha shoqërive demokratike që kanë respekt për njeriun. Ka shumë studime që tregojnë një model ofrimi shëndetësor funksional, të mundësuar për të gjithë. Kalimi në sistemin shëndetësor falas ndihmon për të

mos u zhytur më thellë në korrupsion dhe borxhe. Sot Shqipëria harxhon 800 milionë dollarë dhe vetëm 8 për qind dalin nga sistemi. Pjesa tjetër del nga xhepi i atyre që... Faqe 5

Viti 2012, 100 kompanitë më të mëdha të biznesit IPR Marketing dhe “Euromedia Research” publikojnë sondazhet për Tiranën dhe Elbasanin. IPR Marketing nxjerr fitues koalicionin e majtë me 51 % të votave ose 8 me 6 me mandate. “Euromedia Research”: Koalicioni i Berishës, 3 pikë para në Tiranë. Topi dhe Spahiu, jashtë parlamentit Faqe 4-5

op-ed / 10-11

sipas meje Edison Ypi

NgërÇ

Kush nuk e do Doktorin

Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”

Të mos e duash, ta refuzosh, ta urresh Doktorin, që është më pasionanti, më energjiku, më i vullnetshmi...

PD respekton traditën me Tiranën, ndërsa PS organizon dy mitingje paralele në Shkodër dhe Vlorë për të premten

NGA bujar kapexhiu

Ngjela dhe refleksionet e tij për “Parkun shqiptar njerëzor, 1991-1996” “Librat, thotë poeti Jean Paul, Valbona Nathanaili janë letra të gjata që ndahen mes...

koment

13 Intervista

Ekonomia shqiptare ka 100 kompani të mëdha që kanë realizuar një xhiro vjetore më shumë se 1 miliard lekë secila për vitin që shkoi. Por 15 të parat zotërojnë rreth 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Listën e të 100 -tave e ka botuar dje revista e përjavshme ekonomike “Monitor”. Kryeredaktorja, Ornela Liperi tha... Faqe 7

Listën me 100 kompanitë më të mëdha e ka botuar dje revista e përjavshme ekonomike “Monitor”. Bizneset e mëdha kanë rritur fitimet, më të voglat, me tkurrje. Kompanitë e energjisë dhe naftës, më të mëdhatë. Ja renditja

Në ditën e votimit

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët I ftuar në Këln të Gjermanisë për librin “Mosmarrëveshja”, shkrimtari flet ndër të tjera për raportin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane dhe Europën

Dy kampet politike kanë hyrë në javën vendimtare të fushatës me një axhendë të tejmbushur. Në garën për të tërhequr edhe të lëkundurin e fundit, PS dhe PD

janë duke planifikuar mitingjet përmbyllëse, pas një muaji të dominuar prej shesheve të mbushura plot, tawn-halleve, premtimeve e sloganeve partiake. E ndërsa Partia Demokratike do të ndjekë traditën me mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, socialistët po përgatisin një skenar të ri për të premten. Burimet nga PS konfirmuan dje se për ditën e fundit të fushatës kanë... Faqe 3

mjaft

hetimi

Shqiptarët, të ndarë përgjysmë për legalizimin e prostitucionit

Vrasja e Dukagjinit, për konfliktet e nisura në Angli

FAQE 6

FAQE 6

blog / 15

Faqe 16

Alfred Lela

Sali Berisha është djalli, por që e njohim Në të gjitha kuptimet Sali Berisha është një teprim. Ai është më i gjatë se shqiptari i zakonshëm, shumë më energjik, më i lexuar, por edhe më epik. Përtej profilit personal, ai është një teprim edhe në terma politikë. Sali Berisha u fut në politikën aktive në muajt vendimtarë të vitit 1991 për të ushtruar mbi peizazhin politik shqiptar një trusni e cila shpesh ka qenë e natyrës së forcës, por i është bindur forcës së votës, megjithatë. Si president i republikës, ai pranoi humbjen e parë në zgjedhje pas referendumit të Kushtetutës në vitin 1994. Tre vjet më vonë, i zgjedhur me 96 vota nga një parlament i dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 1996-ës, dha dorëheqjen nga posti kur socialistët fituan në zgjedhjet e qershorit 1997. Pas kataklizmës së ’97-ës, tetë...


2

afër/larg

1

politikë

Berisha-Ramës:

ekonomi

Votimi i vlefshëm, më 23 qershor Ku i more paratë për vilën jo vetëm me kryq dhe plus dhe pallatin në shpinë?! Faqe 4

Faqe 5

Viti 2012, ja 100 kompanitë më të mëdha të biznesit

Faqe 7

Ndryshe nga ajo në PD dhe në PS shpresojnë që me muzikën të frymëzojnë tjetër gjë. PD shpreson të rizgjidhet në krye të vendit dhe të marrë shumicë në zgjedhjet e treta

Dje në Librazhd ai u prit me vallen e Rrajcës dhe më herët rreth tij është kërcyer Kukësi apo ritme të tjera popullore një histori që filloi me këndimin prej tij dhe një grupi romësh të këngës së Tiranës: “Ra faja prej fiku”, por që prej Ramës u interpretua si “Ra Sala nga fiku”

Muzikë për fushatë dhe antifushatë, si përballen Rihana, Queens dhe Mjaft më me ju Vladimir Karaj

P

ërgjithësisht në Shqipëri ka këngë fushate, por në këto zgjedhje për herë të parë dikush u kujtua të prodhonte edhe një këngë antifushatë apo këngë proteste. ArtEda (siç i pëlqen të njihet duke mbajtur anonim identitetin e saj të vërtetë) na thotë se e shkroi këngën “Mjaft më me ju” e frymëzuar nga historia e njerëzve që luftuan mafian dhe duke hequr paralele mes Shqipërisë dhe Italisë ku është me studime. Nga ana tjetër, megjithëse e konsideruar si një nga elementët kyç të fushatave, PD dhe PS duket se e lanë pasdore muzikën për zgjedhjet e 23 qershorit. Të parët prodhuan një këngë, ndërsa të dytët hoqën dorë nga kjo duke preferuar ritme popullore nga secila krahinë ku ndaloheshin për mitingje dhe daullet në sfondin e fjalëve të tyre. Të dyja palët ndërkohë kanë zgjedhur muzikë të huaj si kolona zanore. Kryeministri përdor Rihanën me: Ne gjetëm dashurinë (We found love), dhe është e sigurt që nuk e ka zgjedhur atë për shkak të tekstit pasi vargjet që përsëriten sa herë ai ngjitet në skenë (Gjetëm dashurinë në një vend të pashpresë) nuk duket se i shkojnë shumë fushatës së tij. Më anën tjetër kënga himn për fushatën që këndohet nga “Elita 5”: “Ne jemi ndryshimi”, nuk duket se është në gjendje të kapë rivalen e saj “Shqipëria po ndryshon”, që i shërbeu fushatës së kaluar dhe që ndryshe nga kjo e sotmja të cilën nuk e dëgjon ndonjëherë në rrugë, të takonte ta dëgjoje thuajse gjithë ditën pavarësisht se ku ndodheshe. Rivali Rama, veç daulleve që u shfaqën për herë të parë në Pallatin e Kongreseve apo mbylljes së çdo mitingu me të vjetrën “We will rock you” të Queen, duket se ka zgjedhur të prezantohet ndryshe kudo që shkon. Dje në Librazhd ai u prit me vallen e Rrajcës dhe më herët rreth tij është kërcyer Kukësi

apo ritme të tjera popullore një histori që filloi me këndimin prej tij dhe një grupi romësh të këngës së Tiranës: “Ra faja prej fiku”, por që prej Ramës u interpretua si “Ra Sala nga fiku”. Ndryshe nga PD fushata e PS është e pamundur të matet nga popullariteti i muzikës së saj të ndryshme thuajse në çdo miting ku bashkohet vetëm prej daulleve që bien për të mbajtur rendin e atyre që ngjiten në skenë. Përballë tyre ArtEda, në klipin e të cilës shfaqen thuajse gjithë politikanët shqiptarë t ëcilëve duhet t’u thuhet mjaft, thotë se nuk është e kënaqur me 11 mijë (10 mij ënë kohën e bisedës) klikimet që kënga ka arritur në YouTube. Ishte Fatos Lubonja që në fakt bëri të njohur këngën me tekst të vajzës që studion në Itali dhe muzikë të një grupi të ri nga Durrësi. E kënduar në rrep ajo përpiqet të jetë një zë proteste. “Asnjë tjetër nuk pranoi ta këndonte. Për ta ishte komprometuese”, rrëfen vajza duke thënë se kishte folur me një sërë këngëtarësh, ndërsa i vetmi që kishte pranuar ishte miku i saj Ene (po ashtu një emër arti). Më shumë se kaq muzika që tenton të frymëzojë një votë proteste nuk ka gjetur vend as në Televizione apo Radio. Lubonja arriti sidoqoftë ta bënte atë të njohur duke shkruar për të dhe mundësuar ndarjen e saj në mjaft faqe online. Ndërkohë vajza me emrin e artit ArtEda na tha se kishte 10 vjet që ishte larguar nga Shqipëria e megjithatë ishte e ndjeshme rreth situatës në vend të cilën e sheh si mjaft të keqe: “Një shtet që politikanët e kanë kthyer në simbol

Kryeministri përdor Rihanën me: Ne gjetëm dashurinë (We found love), dhe është e sigurt që nuk e ka zgjedhur atë për shkak të tekstit pasi vargjet që përsëriten sa herë ai ngjitet në skenë (Gjetëm dashurinë në një vend të pashpresë) nuk duket se i shkojnë shumë fushatës së tij.

Përballë tyre ArtEda, në klipin e të cilës shfaqen thuajse gjithë politikanët shqiptarë t ëcilëve duhet tu thuhet mjaft, thotë se nuk është e kënaqur me 11 mijë (10 mij ënë kohën e bisedës) klikimet që kënga ka arritur në YouTube.

të një dështimi, ku të jesh militant mbetet e vetmja rrugë shpëtimi ...”, thotë ajo me vargjet e këngës kur e pyesim se çfarë mendon për gjendjen në Shqipëri. Kënga e saj është një ftesë për protestë me anë të votës. “E di që të gjithë thonë se duhet se s’bën të zgjidhim këtë parti apo atë parti, por unë nuk jam dakord. Mendoj që duhet zgjedhur për të pasur të drejta të padhunueshme”, thotë ajo duke theksuar se kjo do arrihej duke i vënë kryqin fletës dhe duke mos zgjedhur asnjërin pasi të drejtat themelore nuk janë të garantuara. Ndryshe nga ajo në PD dhe në PS shpresojnë që me muzikën të frymëzojnë tjetër gjë. PD shpreson të rizgjidhet në krye të vendit dhe të marrë shumicë në zgjedhjet e treta dhe kënga e saj tenton të bindë që kjo forcë përfaqëson ndryshimin dhe se sigurisht do të fitojë. Kënga këndohet nga i njëjti grup këngëtarësh që shoqërojnë kryeministrin në mitingjet elektorale. Nga ana e saj kreu i PS Rama mendoi të mos ishte më protagonist në muzikë, pasi kishte kënduar dhe bërë dy këngë me West Side Family (Tirona dhe Çohu), e para në një fushatë fituese në kryeqytet dhe e dyta në atë të humbur në 2009 në zgjedhjet kombëtare. Kryesocialisti kishte qenë më herët pjesëtarët me zë dhe figurë në klipet dhe muzikën e krijuar për të frymëzuar njerëzit që e përkrahnin atë në fushatë, ndërsa këtë herë ai këndoi vetëm në fillim të fushatës: “Ra Sala prej fikut”, duke e lënë më pas muzikën qyteteve që vizitonte. Ndoshta mungesa e një kënge zyrtare nga ana e PS që e kanë lënë të vetme këngën e PD në fushatë, ka bërë që edhe kjo e dyta të mos dëgjohet masivisht edhe pse ndryshe nga vargjet e protestës që ArtEda do t’u ngulisë në mendje shqiptarëve, fushata me apo pa muzikë është disa herë më shumë e ndjekur dhe e shikuar.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

3

Sondazhet: Në Tiranë e djathta merr 17 deputetë, Elbasani 8 me 6 për PS-LSI “Euromedia Research” nxjerr koalicionin e Berishës me 3 pikë para në Tiranë. 17 mandate merr e djathta dhe 15 e majta. IPR Marketing: E majta fiton 8 mandate në Elbasan dhe 51% në vend Beteja për Tiranën fitohet nga të djathtët. Kështu parashikon një sondazh i kompanisë “Euromedia Research”, sipas së cilës kryeqyteti do t’i japë 17 mandate së djathtës dhe 15 së majtës. Sipas sondazhit të kësaj kompanie, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 45.5 për qind të votave, ndërsa koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim merr 48.4 për qind të votave në qarkun e Tiranës. Nga të anketuarit prej kompanisë “Euromedia Research”, 16 % kanë deklaruar se janë ende të pavendosur se për kë do të votojnë më 23 qershor. Sondazhi që i jep 17 deputetë koalicionit të djathtë ka të renditura më tej edhe partitë e vogla që marrin një përqindje të ndjeshme votash. Në sondazh thuhet se PS do të fitojë 40 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste

për Integrim, 5.2 %. PBDNJ e Vangjel Dules merr vetëm një përqindje të vogël votash në Tiranë. Në koalicionin e djathtë, PD rezulton me 45 % të votave. Mes partive të vogla në koalicionin me të, PDIU e Shpëtim Idrizit rezulton me mbështetjen më të madhe. Sa i përket dy partive jashtë grupimeve të mëdha, Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma e Re Demokratike, sondazhi parashikon se nuk e kapërcejnë dot pragun e votave që i fut në parlament. Sipas kompanisë “Euromedia Research”, FRD e Bamir Topit del me 2.6 për qind të votave, ndërsa AKZ me vetëm 1.7 për qind në Tiranë. As njëri dhe as tjetri, nuk do të munden të futen në parlamentin shqiptar. Ky është sondazhi i parë që publikohet për Tiranën, ku gara për fitoren anon nga koalicioni i kryesuar nga Berisha.

sondazhi Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 45.5 për qind të votave, ndërsa koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim merr 48.4 për qind të votave në qarkun e Tiranës

Nërkohë, IPR Marketing ka publikuar dje në ORa News sondazhin e fundit për këto zgjedhje. Parashikimi për qarkun e Elbasanit është 8 me 6 mandate për koalicionin e majtë. Sondazhi i fundit për këto zgjedhje, i publikuar në “Ora News” tregon se koalicioni i majtë do të fitojë 51 % të votave dhe ai i djathtë, 45 për qind. Sondazhi tregoi se e majta është vetëm 6 pikë para së djathtës, duke rënë me dy pikë nga sondazhi i kaluar. Sondazhi i kompanisë IPR Marketing, për qarkun e Elbasanit, që ka shumë ndikim në rezultatin zgjedhor, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 52 për qind, kurse koalicioni i djathtë merr 45 për qind. Në total, koalicioni i majtë merr tetë mandate në Elbasan, kurse koalicioni i majtë merr gjashtë mandate. LSI merr një mandat brenda koalicionit të majtë. Sondazhi nga

kompania IPR Marketing është realizuar me 1 mijë të pyetur në Elbasan dhe 1500 të pyetur në rang kombëtar. Sondazhi është realizuar përmes telefonatave. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind. Sondazhi është realizuar në datat 13-15 qershor dhe nuk ka matur ndikimin që do ketë në Elbasan hapja e tunelit që lidh këtë qark me Tiranën. Në total janë femrat më të pavendosura, pasi 50.6 për qind e tyre nuk e kanë vendosur votën. Kurse sa u përket moshave, janë të rinjtë ata që duken deri më tani më të pavendosurit. Në total, 46.6 për qind e moshës nga 18 deri në 34 vjeç thonë se nuk e kanë vendosur votën e tyre. Ndërkohë janë 31.8 për qind e moshës nga 35 deri në 54 vjeç që nuk janë të vendosur akoma. Ndërsa ata që janë mbi 55 vjeç, janë më të vendosurit, pasi vetëm 22 për qind e tyre janë të pavendosur.

PS mbyll fushatën në Shkodër e Vlorë, Berisha në “Top Story” PD respekton traditën me Tiranën, ndërsa PS organizon dy mitingje paralele në Shkodër dhe Vlorë për të premten. Pas një mungese në TV, kryeministri shkon për herë të parë në “TopStory” e Sokol Ballës Tiranë Dy kampet politike kanë hyrë në javën vendimtare të fushatës me një axhendë të tejmbushur. Në garën për të tërhequr edhe të lëkundurin e fundit, PS dhe PD janë duke planifikuar mitingjet përmbyllëse, pas një muaji të dominuar prej shesheve të mbushura plot, tawn-halleve, premtimeve e sloganeve partiake. E ndërsa Partia Demokratike do të ndjekë traditën me mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, so-

cialistët po përgatisin një skenar të ri për të premten. Burimet nga PS konfirmuan dje se për ditën e fundit të fushatës kanë planifikuar dy mitingje paralele në Shkodër dhe në Vlorë. Një zgjedhje simbolike kjo e PS, që përveç jugut të majtë, synon të zgjerojë avantazhin edhe në bastionin e së djathtës në veri. Mësohet se dy mitingjet janë planifikuar të mbahen në të njëjtën kohë, ndërsa stafi i PS po shikon mundësinë e zhvendosjes së Ramës nga veriu në jug. Burimet bëjnë me dije se ka mundësi që Rama të udhëtojë me helikopter për të qenë i pranishëm në të dyja mitingjet finale. Më tej mësohet se figurat kryesore të socialistëve do të ndahen mes Shkodrës e Vlorës, ku do të japin edhe mesazhet e fundit para ditës së votimit. Mitingjet e Tiranës

Partia Demokratike e ka tashmë gati axhendën e së premtes për Tira-

nën. Mitingu i madh do të zhvillohet në orën 20:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të ndiqet i njëjti skenar si deri më tani. Fillimisht, në podium do të ngjiten këngëtarët që kanë shoqëruar kryeministrin Berisha në këtë fushatë, ndërsa më pas eksponentët e lartë të Partisë Demokratike. Për shkak të skemës së zgjedhur, socialistët e kanë zhvendosur mitingun e Tiranës mbrëmjen e së enjtes. Socialistët do të ngjiten një natë para demokratëve në sheshin “Nënë Tereza” për të vazhduar më pas skenarin e tyre për ditën e premte. Nga ana tjetër, dy partitë e mëdha kanë nisur tashmë turin e mitingjeve përmbyllëse në qytetet e vendit, me 2-3 apo më shumë takime elektorale në një ditë. Gara për ekranin

Shesh më shesh e ekran më ekran! Kjo është taktika e zgjedhur nga Berisha dhe Rama në këtë javë

të ethshme drejt 23 qershorit. Me vajtjen tek “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit dhe ‘Apartamenti 2XL’ në “Vizion Plus”, kryeministri Berisha i ka hapur rrugën një “revanshi” të ri në ekrane, pasi kishte munguar prej një viti në emisionet politike. Tashmë, strategjia e tij ka ndryshuar jo vetëm sa i përket pranisë televizive, por edhe përzgjed-

hjes së ekrane. Lajm është vajtja për herë të parë në Top-Story-n e Sokol Ballës, emision i bojkotuar prej kryeministrit prej vitesh. Burimet bëjnë me dije se Berisha ka konfirmuar praninë e tij të enjten, ndërsa formati i zgjedhur prej tij është ai i tawn-hallit, i moderuar nga Balla. Ndërkaq, kryeministri i ka thënë “Po” edhe Artur Zhejit, ndërsa mbrëmjen e së premtes pritet që ai të jetë në TV Klan, me format dhe moderator ende të papërcaktuar. Rama në anën tjetër pritet që edhe kësaj jave të ndërthurë mitingjet elektorale me intervistat në studio. Ai dhe Berisha pritet të këmbejnë vendet në “Top-Story”, ndërsa Rama ka planifikuar një tjetër intervistë për “Opinionin” e Blendi Fevziut dhe lidhje të tjera direkte. Kjo është java e politikës! Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për të thithur shfaqjet e të gjitha formave para se të përballen të vetëm me kutinë e votimit.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Zgjedhjet e 23 qershorit, mundësitë e leximit të votës. Fleta e votimit të këtyre zgjedhjeve do të jetë më e gjata për shkak të pjesëmarrjes së madhe të partive

Votimi i vlefshëm, më 23 qershor jo vetëm me kryq dhe plus Manuali i miratuar nga KQZ përcakton se konsiderohet e vlefshme çdo votë e shenjuar me çdo lloj simboli, +, x, -, PO, një rreth, dy nga këto simbole njëkohësisht, por edhe nëse shenja vendoset jo në kuadratin e duhur, apo edhe nëse mbi emrin e partisë hiqet vizë Fejzi Braushi

Në zgjedhjet e 23 qershorit shqiptarët do votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Por më shumë se çdo herë tjetër vota e tyre rrezikon të “lexohet” lehtësisht nga subjektet e ndryshme politike, duke cenuar ndoshta një nga parimet thelbësore të një procesi demokratik, fshehtësinë e votës. Dhe kjo mund të realizohet me anë të dy mënyrave: E para, nëpërmjet kontrollit të veprimeve fizike që kryen votuesi gjatë votimit në dhomën e fshehtë dhe së dyti, nëpërmjet shenjave që një zgjedhës do të përdorë për të sigluar votën e tij në fletën e votimit.

përqendrohet në pjesën e parë të fletës. Në rast se një zgjedhës do të kërkojë të votojë një nga partitë e koalicionit të djathtë, ai do duhet të kërkojë me shikim por edhe duke përkulur trupin dhe kokën deri në pjesën e poshtme të fletës. Akoma më e lexueshme bëhet vota për një nga zgjedhësit që do të kërkojnë të votojë për FRD-në apo AK-në, të cilat gjenden të renditura në fund fare të fletës. Ky lloj leximi i votës bëhet i lehtë për t’u arritur falë edhe dhomës së fshehtë që përdoret në vendin tonë, një karton i thjeshtë gati 50 cm, i cili vendoset mbi një tavolinë dhe zgjedhësi duhet të votojë pas tij.

Mënyra e parë e “leximit” të votës favorizohet ndjeshëm në këto zgjedhje nga fleta tepër e gjatë e votimit. Kështu në këto zgjedhje, për shkak të numrit të madh të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, plot 66 (në Fier dhe në Vlorë, për shkak të kandidatëve të pavarur do të jenë 67 subjekte), fleta e votimit do të jetë në përmasa të pazakonshme dhe e vështirë për t’u përdorur. Ajo do të jetë afërsisht gjysmë metri e gjatë dhe për rrjedhojë do të krijojë probleme për zgjedhësin në momentin e votimit. Kështu, për të votuar një zgjedhës do duhet që të përkulë trupin por edhe kokën, në mënyrë të tillë që e bën atë të dallueshëm për vëzhguesit apo komisionerët e partive politike se për kë do të votojë. Në rast se ai do të zgjedhë të votojë një nga partitë e koalicionit të majtë, ai nuk do të ketë të nevojshme që të vëzhgojë gjithë fletën e votimit deri në fund, pasi shikimi i tij do të

Ndërkohë që dje KQZ ka miratuar edhe manualin e punës së grupit të numërimit të votave, duke krijuar në njëfarë mënyre mundësi të tjera të leximit të votës. Me anë të këtij manuali KQZ u tregon komisionerëve të grupeve të numërimit të vlerësojnë të vlefshme çdo votë të shprehur me anë të çdo shenje, mjafton që ajo të jetë e qartë se për kë subjekt është hedhur. Kështu, sipas modeleve të përcaktuara në këtë manual, konsiderohet e vlefshme çdo votë e shenjuar me çdo lloj simboli, +, x, -, PO, një rreth, çdo lloj shenje tjetër, apo me dy nga këto simbole apo shenja njëkohësisht. Jo vetëm kaq, por do konsiderohet e vlefshme çdo lloj flete votimi edhe nëse shenjen e siglimit e ka jo vetëm në kuadratin e përcaktuar për të votuar, por edhe në një nga hapësirat e tjera brenda rreshtit të një partie të caktuar politike pjesëmarrëse në zgjedhje, mjafton që vullneti të jetë shprehur për një dhe

Fleta

Shenjat

Gjatë numërimit komisioneri mund të verifikojë nëse në kutinë e caktuar janë gjetur vota me këto shenja apo jo. Kjo në fakt bën të panevojshëm që zgjedhësi të detyrohet më që të fotografojë votën e tij.

vetëm një forcë të tillë. Madje vota do të quhet e vlefshme edhe kur mbi emrin e partisë hiqet një vizë. Në pamje të parë, një hapësirë kaq e madhe mundësish për të shprehur votën mund të konsiderohet krejt normale, për shkak se e rëndësishme është që vullneti i zgjedhësit të jetë i qartë. Por në aktualitetin shqiptar një hapësirë kaq e madhe lë mundësi që vota e qytetarit të lexohet pas votimit, gjatë procesit të numërimit. Kjo pasi dikujt që e ka shitur votën, apo është detyruar të votojë për një parti të caktuar, mund t’i kërkohet që të votojë me një nga shenjat e mësipërme ose me dy apo më shumë shenja së bashku, në mënyrë që të krijohet mundësia gjatë numërimit që të verifikohet nëse zgjedhësi në fjalë e ka dhënë votën për atë forcë edhe për të cilën e kishte premtuar apo kishte marrë porosi që të votonte. Për ta bërë më të thjeshtë, një zgjedhësi mund t’i kërkohet që të votojë për subjekt të caktuar duke përdorur dy shenja +, apo një shenjë plus dhe një rreth. Dhe gjatë numërimit komisioneri mund të verifikojë nëse në kutinë e caktuar janë gjetur vota me këto shenja apo jo. Kjo në fakt bën të panevojshëm që zgjedhësi të detyrohet më që të fotografojë votën e tij.

Arvizu: Po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu pohon se në Shqipëri po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve për të detyruar ata që të votojnë për një subjekt të caktuar zgjedhor. Gjatë një bashkëbisedimi online nëpërmjet faqes në Facebook të ambasadës me qytetarët, ambasadori amerikan u shpreh se ka dijeni që po ushtrohet presion ndaj votuesve. Por Arvizu mendon se votuesit kanë fuqi të kapërcejnë çdo kanosje, pavarësisht kahut politik nga vjen dhe të mund të zgjedhë. “Unë nuk e vë në dyshim në asnjë moment që po ushtrohet presion ndaj votuesve dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë. Por skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë suk-

ses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individualë. Pra ju, votuesit, keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja është e juaja”, u shpreh Arvizu. Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe kush mendoni se do fitojë zgjedhjet? Ishte një tjetër pyetje. “Presim që procesi zgjedhor, vetë votimi, nxjerrja e rezultateve, të jetë konsekuent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s dhe gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së”, - nënvizoi Arvizu. Aleksandër Arvizu u pyet edhe nëse këto zgjedhje do të prodhojnë një rotacion të pushtetit. “Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë

votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse, dhe kur duhet të ndodhë rotacioni”, - u përgjigj ai. Nga ana tjetër, ai theksoi se nuk është asnjëherë vonë që KQZ të rikonstituohet dhe të funksionojë në këto zgjedhje si e plotë. “Kemi adresuar çështjet e KQZ-së në mënyrë të vazhdueshme. Nuk është e tepërt të themi se ne besojmë fort që duhet të konstituohet plotësisht. Që kjo të ndodhë, duhet që të dyja palët të bien dakord. Nuk është asnjëherë shumë vonë”, - tha Arvizu, ndërsa theksoi se zgjedhjet duhet të jenë me standardet e kërkuara. Ai vetë të dielën do të vëzhgojë zgjedhjet në Tiranë, në krye të një grupi vëzhguesish amerikan.

Fier

Dështon numërimi elektronik, 1 milion euro dëm financiar Dështon zyrtarisht projekti pilot i numërimit të fletëve të votimit në qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar dje për aktin që pranon dështimin e aplikimit të këtij projekti dhe që bën në të njëjtën kohë rikthimin e numërimit tradicional me dorë të votave në këtë qark. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zbatimin e numërimit me dorë të votave në zonat zgjedhore të qarkut Fier, në zgjedhjet e 23 qershorit”, - tha kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Shkak për dështimin, sipas kompanisë spanjolle që mori përsipër realizimin e këtij projekti, është fleta e votimit. Numri i lartë i partive që garojnë në këto zgjedhje, 66 të tilla dhe për ironi, Fieri shkon edhe një më shumë për shkak të kandidatit të pavarur, rriti përmasën e fletës së votimit, duke e bërë teknikisht të pamundur për t’u lexuar nga aparaturat. Pamundësia nga ana e KQZ-së që të ulë këtë numër partish në 42, aq sa mund të mbante në maksimumin e saj fleta e votimit që të mund të numërohej nga aparaturat, e bën këtë institucion sipas kontratës së lidhur me kompaninë spanjolle, përgjegjës për dështimin. Ndërkohë që i jep të drejtë kompanisë spanjolle që të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën, ndërsa KQZ duhet të paguajë kostot. Megjithatë, siç shkruan vetë kompania spanjolle në një nga korrespondencat me KQZ-në, ajo siguron se nuk kërkon të marrë asnjë lek më shumë sesa përcaktohej në kontratë për aq nivele sa ajo ishte zbatuar. Sipas kontratës të firmosur mes KQZ-së dhe kompanisë “Indra”, në total për numërimin elektronik do të paguheshin rreth, 1.4 milion euro, ndërsa me prishjen e kontratës, sipas marrëveshjes, firmës i është paguar rreth 70 për qind e kësaj shume, që përkon me përfundimin e testit të numërimit elektronik.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Qeveria do të marrë përsipër qind për qind, të gjitha shpenzimet shëndetësore dhe ilaçet e pensionistëve. Qeveria do të subvencionojë transportin urban dhe interurban për pensionistët, do të miratojë ligjin e statusit të pensionistit”

2

“Ne i besojmë respektit të bashkëshortes, nënës, motrës, fëmijëve, sepse kjo është tradita shqiptare, ndërsa ti ke probleme pasi martohesh dhe ndahesh sa herë që ke zgjedhje dhe ky nuk është modeli që iu ofrohet shqiptarëve”

3

18.06.2013

5

“Garantoj të rejat e të rinjtë se pranë çdo shkollë të mesme do të hapen degë profesionale, sikundër do të hapen shkolla të tjera profesionale në mbarë vendin”

Edi Rama:

“Me LSI nuk do të ketë ndarje me përqindje të pushtetit” Kryeministri Berisha dje në Berat

Berisha-Ramës: Ku i more paratë për vilën dhe pallatin?! Rritja e rrogës minimale në 350 dollarë, vendosja e rrogës mesatare në 700 dollarë, rritja e pensioneve, aplikimi i politikave lehtësuese për pensionistët, si dhe dyfishimi i pagës së papunësisë ishin disa nga premtimet që kryeministri Sali Berisha mbajti dje në mitingjet përmbyllëse të zhvilluara në Fier, Lushnjë dhe Berat. Nga qarku i Beratit, Kryeministri deklaroi se ai i ka mbajtur premtimet dhe ftoi banorët që të bashkohen me programin e PDsë. “…Unë jam Sali Berisha, kam 20 vjet që punoj dhe kam një apartament 125 metra, ndërsa ti (Rama) po ecën me një vilë 57 metra të gjatë në themele, me një pallat në shpinë dhe nuk tregon as edhe një qindarkë, nga i more paratë që i ndërtove…”, tha ai në Berat. Po dje, kryeministri mori pjesë në tubimin elektoral përmbyllës të qarkut Fier. “Jam sot këtu për t’u zotuar para jush, në këtë shesh dhe para mbarë shqiptarëve se gjatë mandatit të ardh-

shëm rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do të arrijnë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar çdo të ri fierak e të mbarë Shqipërisë se gjatë mandatit të ardhshëm, dyert e universiteteve do të vazhdojnë të hapura, për të bërë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare, garantoj të rejat e të rinjtë se pranë çdo shkollë të mesme do të hapen degë profesionale, sikundër do të hapen shkolla të tjera profesionale në mbarë vendin”, - tha Berisha. Kryeministri iu drejtua dje edhe pensionistëve. ”Ftoj pensionistët e Fierit, pavarësisht nga bindjet e tyre, të bashkohen me ne, pasi kudo ku jetojnë, në fshat apo qytet, katër vitet që vijnë nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do të marrë përsipër qind për qind, të gjitha shpenzimet shëndetësore dhe ilaçet e pensionistëve. Qeveria do të subvencionojë transportin urban dhe interurban për pensionistët, do të miratojë ligjin e

statusit të pensionistit. Në të katër vitet që vijnë, qeveria do të përballojë me buxhetin e saj, 90 për qind të të gjitha shpenzimeve në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve”, - tha ai. Për emigrantët, kryeministri përsëriti sërish premtimin se ata do të mund të hapin bizneset për tre deri në pesë vjet në Shqipëri pa asnjë detyrim fiskal. Ndërsa për fermerët, Berisha shtoi se do të vijojë pagesa me para ne dorë e akcizës së naftës e makinerive, plehrave kimike, imputeve, kimikateve dhe çdo gjë që ata përdorin në bujqësi, blegtori e pemëtari. Kryeministri nuk la jashtë fjalës së tij edhe kryetarin e opozitës, Edi Rama. “Ne i besojmë respektit të bashkëshortes, nënës, motrës, fëmijëve, sepse kjo është tradita shqiptare, ndërsa ti ke probleme pasi martohesh dhe ndahesh sa herë që ke zgjedhje dhe ky nuk është modeli që iu ofrohet shqiptarëve”, tha ai. Të njëjtat premtime, kryeministri Berisha mbajti edhe në tubimin elektoral në Lushnjë.

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE

Edi Rama shprehet se PS e LSI janë dy parti, por një forcë politike, dhe se marrëveshja e Shkodrës nuk ka ndarje të pushtetit mbi bazën e përqindjeve

“LSI ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende në parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe, do të ketë edhe të drejtën e Kryeministrit. ” Intervistoi Ilir Babaramo Ju kërkoni të përmbysni skemën e shëndetësisë. A mos është një model utopist? Ky është model i të gjitha shoqërive demokratike që kanë respekt për njeriun. Ka shumë studime që tregojnë një model ofrimi shëndetësor funksional, të mundësuar për të gjithë. Kalimi në sistemin shëndetësor falas ndihmon për të mos u zhytur më thellë në korrupsion dhe borxhe. Sot Shqipëria harxhon 800 milionë dollarë dhe vetëm 8 për qind dalin nga sistemi. Pjesa tjetër del nga xhepi i atyre që s’kanë. Kur të ngrihet sistemi shëndetësor, atëherë do të bëhet një skemë e plotë sigurimi. Dhe gjithkush e di se doktori paguhet nga dikush dhe nuk ka pse t’i japë lekë doktorit. Qeveria do t’u japë autonomi spitaleve, por nuk do ketë më tenderime nga një institucion i vjetër. Sistemin shëndetësor do ta ndryshojmë radikalisht. Ilir Meta e cilëson aventurë këtë që ju thoni? Koalicioni do të ndërtohet mbi faktin e thjeshtë, që ne jemi dy parti, por një forcë politike, dhe këtë do ta tregojmë gjatë qeverisjes sonë në koalicion. Jemi pjesë e të majtës dhe të njëjtës filozofi politike. Funksionon normalisht koalicioni? Pasi ka deklarata për Metën kryeministër, apo që 40% e institucioneve do t’i kalojnë LSI? Me të, me partinë nuk kam asnjë problem. Jemi në fushatë elektorale. LSI ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende të parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe, do të ketë edhe të drejtën e kryeministrit. Marrëveshja e nënshkruar në Shkodër është një marrëveshje e mirëmenduar. Është një marrëveshje, që ka zgjatur, pasi ka vullnet të dyanshëm, për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës. Vetëm kështu nuk do ndihemi të kërcënuar nga përsëritja e historisë, me ato çka pati negative. Këto ndarjet nuk janë biseduar fare. Dhe nuk do ketë ndarje të kësaj natyre. Ne jemi dy forca dhe do qeverisim vendin si një fuqi e qendrës së majtë. Me Metën jemi në komunikim të përditshëm, informojmë njëri-tjetrin, ndajmë shqetësime, koordinojmë forca. Nuk jemi skandinavë, jemi shqiptarë, kemi gjithë ato gjëra që na karakterizojnë nga pikëpamja e emocioneve dhe rrëmbimeve dhe ka shumë hapësirë mes individëve dhe karaktereve. Por ka edhe konfliktualitete dhe këto janë normale. Si do veproni me Presidentin, SHIK-un, ato institucione, që janë miratuar pa votën tuaj? Ne do të veprojmë në rrugën e nisur, pa u nisur nga na pëlqen apo s’na pëlqen. Shqipëria nuk duhet të katandisej në një situate, ku presidenti është mustaqja e kryeministrit. Por ai është i zgjedhur dhe ne do t’i japim fund luftërave institucionale, banaliteteve, që e kthyen Shqipërinë në një arenë të përplasjeve më vulgare mes qeverisë dhe institucioneve.


6

ditari Rumsfeld: Kryeministri Berisha është një aset i çmuar Tiranë Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në vizitën e tretë në Shqipëri mori pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, ku ishin të pranishëm dhe kryeministri Berisha dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Më herët ai u dekorua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me e “Udhërin e Flamurit”, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës i dorëzoi atij titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”. Rreth pasdites, z. Rumsfeld u prit në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Gjatë këtij takimi, kryeministri Sali Berisha e falenderoi z Rumsfeld për kontributin që dha në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Sipas ish-zyrtarit amerikan, taksa e sheshte 10% ishte një ndër arritjet me te rëndësishme të “qeverisë Berisha”, duke u

shprehur se “uronte që edhe SHBA të merrnin shembull dhe të vendosnin edhe në Amerikë taksën e sheshte prej 10%”. Ish-sekretari amerikan Rumsfeld tha se ishte i impresionuar nga pjesëmarrja aktive dhe e gjerë e qytetarëve shqiptarë në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti dhe i shprehu kryeministri Berisha vlerësimet e tij më të larta për modelin e fushatës, shumë aktive, në kontakt me qytetarin. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar me dëshirën e qytetarëve shqiptarë për ta përshëndetur, për ta takuar, për t’i dhënë dorën kryeministrit Berisha, por edhe për pjesëmarrjen masive të tyre në evenimentet elektorale të PD. Presidentët amerikanë do të ëndërronin të kishin nëpër evenimentet e tyre elektorale pjesëmarrjen që ju keni në taki-

met tuaja elektorale” - i theksoi zoti Rumsfeld kryeministrit Berisha. Nga ana e tij, kryeministri shqiptar shfrytëzoi rastin t’i shprehë edhe njëherë mikut amerikan mirënjohjen e tij më të thellë dhe të qeverisë shqiptare për të gjithë mbështetjen që ai personalisht dhe qeveria e SHBA-së i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në veçanti për mbështetjen e jashtëzakonshme për anëtarësimin në NATO. Më herët, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes vlerësoi kryeministrin shqiptar Berisha dhe ministrin Mediu. “Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ia kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur”, tha Rumsfeld duke qeshur.

shkurt

Qëllohet me çifte, vdes 10-vjeçari

Shqiptarët, të ndarë përgjysmë për prostitucionin, kundër martesave gay Lëvizja Mjaft publikon sondazhin që tregon se shqiptarët duan më shumë mirëqenie, sistem arsimor e shëndetësor dhe luftë kundër korrupsionit. “Të konfiskohen pasuritë e politikanëve, të fituara me korrupsion” Leonard Bakillari

Shqiptarët kërkojnë më shumë mirëqenie, sistem arsimor e shëndetësor efektiv, janë të ndarë për legalizimin e prostitucionit dhe tërësisht kundër martesave homoseksuale. Këto janë disa nga konkluzionet e sondazhit të organizuar nga “Lëvizja Mjaft” me titullin “Platforma qytetareVotëmatësi”. Në këtë sondazh nuk kanë munguar as anketat online, ku në fokus kanë qenë disa çështje aktuale për të cilat kanë dhënë mendimin e tyre 786 qytetarë mbi 18 vjeç. Përgjigjet e tyre tregojnë se shëndetësia dhe arsimi janë dy çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, ndërsa çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare janë ato

që i shqetësojnë më pak. Të anketuarit kanë shprehur mendimin se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa dhe njëkohësisht ata nuk mendojnë se një shtet i qeverisur nga të pasurit është automatikisht më i ndershëm dhe më i pakorruptuar. Një tjetër çështje e rëndësishme, ku shqiptarët janë tërësisht dakord është sekuestrimi i pasurisë që politikanët kanë vënë nëpërmjet korrupsionit. “Në shumicë dërrmuese shqiptarët mendojnë se politikanëve duhet t’u sekuestrohen pasuritë e krijuara përmes korrupsionit. Në përgjithësi ka një qëndrim të pakompromis kundër korrupsionit në nivel të lartë apo të ulët. Për shembull, shqiptarët mendojnë se duhet të ketë një ndarje të qartë mes sektorit publik dhe privat në arsim dhe shëndetësi. Mjekëve dhe mësuesve nuk duhet t’u lejohet dypunësimi në shtet dhe privat”- thuhet në raportin e Lëvizjes Mjaft. Duke mbetur të çështjet politike, të anketuarit kanë shprehur mendimin e tyre kundër sistemi aktual elektoral me lista të mbyllura, më shumë se gjysma parapëlqejnë sistemin e vjetër të përzierë mazhoritar me korrektim kombëtar. “Shqiptarët kërkojnë një president konsen-

sual, mundësisht që të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli. Ata mbështesin depolitizimin e sistemit të administrimit zgjedhor. Mbi 60 për qind pajtohen me idenë që mësuesit dhe mjekët të ngarkohen me numërimin e votave në zgjedhje”,- citohet në raport. Të anketuarit thonë masivisht se duhet të hapen dosjet e sigurimit, pavarësisht kostove që mund të ketë një veprim i tillë në drejtim të paqes shoqërore. Por nga ana tjetër janë kundër privatizimeve masive dhe legalizimeve falas të ndërtimeve informale. “Opinionet janë të ndara sa i përket dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, por mbi gjysma e shqiptarëve beson se vendi duhet të sakrifikojë investimet publike dhe të shlyejë me prioritet detyrimet ndaj ish- të përndjekurve”,- thuhet në raport. Më tej, citohet se të anketuarit shfaqen të ndarë rreth pyetjes nëse aborti duhet të konsiderohet vrasje apo jo ? 53 për qind pajtohen pjesërisht apo totalisht që nuk duhet të konsiderohet vrasje. 45 për qind mendojnë që po, duhet të konsiderohet vrasje. Ndërsa shumica e tyre shprehet pro zgjedhjes deputet të një personi me orientim LGBT.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Kukës. Një djalë vetëm 10 vjeç ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të këtij qyteti, ndërsa dyshohet që vdekja mund të jetë shkaktuar nga një armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shikaj, ndërsa në spital 10-vjeçari është sjellë nga prindërit e tij. Edhe pse nuk janë ende të qarta arsyet e vdekjes së 10-vjeçarit me iniciale E.I, policia dyshon se ai mund të jetë qëlluar me çifte. Hetimet për ngjarjen vijojnë me marrjen në pyetje të prindërve të djalit 10-vjeçar, ndërsa dyshohet se ai është plagosur aksidentalisht, duke humbur edhe jetën.

Një makinë në flakë në mes të autostradës Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Domje në Tiranë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për përfshirjen nga flakët të mjetit tip ‘Renault Clio’ me ngjyrë të bardhë të ketë qenë një defekt teknik. Fatmirësisht, nga djegia e makinës nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar vetëm pjesa motorike e mjetit. 

Vrasja e Dukagjinit, për konfliktet e nisura në Angli Tiranë Vrasja e Luigj Dukagjinit, pronarit të autoshkollës “Europa 1” dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje. Burime të grupit të hetimit thanë se policia është fokusuar te versioni i vrasjes nga frika e hakmarrjes, pasi vetëm pak ditë më parë, Dukagjini kishte përkujtuar 1- vjetorin e ekzekutimit të baxhanakut të tij në Londër. Dukagjini, sipas burimeve të policisë ka pasur marrëdhënie të afërta miqësore e shoqërore me të vrarin në Londër, çka e bënte atë një rrezik të mundshëm për t’u hakmar-

rë. Verifikimet kanë zbuluar se baxhanaku i viktimës, Agim Hoxha, i vrarë në Londër, njihej si një ndër njerëzit më të afërm të Luigj Dukagjinit. Ai mësohet se është vrarë dhe djegur në Londër nga një grup shqiptarësh për motive ende të panjohura. Të arrestuar si të dyshuar për këtë krim janë vëllezërit Agim, Afrim dhe Arben Lleshi nga Burreli. Një ditë pas ngjarjes hetuesit e policisë së kryeqytetit dhe të njësisë operacionale kanë shoqëruar në polici të afërm të tre vëllezërve të arrestuar për vras-

jen e kunatit të Dukagjinit një vit më parë në Angli. Ky është version që po vlerëson më tepër policia e Tiranës në lidhje me atentatin e të shtunës në mëngjes. Sa i përket autorëve të ngjarjes, policia dyshon se autorët mund të jenë njerëz të paguar, ndërsa dëshmitarët i kanë thënë policisë se kishin parë një furgon me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës. Kjo ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshime se edhe autorët e krimit kanë ardhur nga Kosova. Madje hetuesit thonë se kanë gjetur pamje filmike të vendeve ku

mendohet se ka lëvizur furgoni pas krimit dhe përpara ekzekutimit të 45-vjeçarit Luigj Dukagjini. Ky i fundit ishte pronar i një autoshkolle në kryeqytet dhe jetonte me këtë punë prej më tepër se 10 vitesh, që pas kthimit të tij nga Anglia, ku kishte emigruar për disa vjet. Oficerë të krimeve kanë mbërritur edhe nga Tirana dhe kanë shoqëruar në kryeqytet të afërm dhe kushërinj të familjes Lleshi, me të cilët Dukagjini dhe baxhanaku i tij kanë pasur konflikte gjatë kohës që ndodheshin në Angli. D.Biçaku


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

7

Listën me 100 kompanitë më të mëdha e ka botuar dje revista e përjavshme ekonomike “Monitor”. Bizneset e mëdha kanë rritur fitimet, më të voglat, me tkurrje. Kompanitë e energjisë dhe naftës, më të mëdhatë. Ja renditja

100 KOMPANITë Më Të MëDHA Të BIZNESIT BAZUAR Në XHIRO

Bankers Petroleum Albania Ltd në zonën e Lalar, Patos-Fier

Viti 2012, ja 100 kompanitë më të mëdha të biznesit E

konomia shqiptare ka 100 kompani të mëdha që kanë realizuar një xhiro vjetore më shumë se 1 miliard lekë secila për vitin që shkoi. Por 15 të parat zotërojnë rreth 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Listën e të 100 -tave e ka botuar dje revista e përjavshme ekonomike “Monitor”. Kryeredaktorja, Ornela Liperi tha se në këtë renditje janë marrë si referencë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për xhiron që kompanitë kanë realizuar gjatë vitit 2012. Renditja e sipërmarrjeve më të mëdha në vend, të matura nga xhiroja, ka shënuar ndryshime të rëndësishme gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të “Monitor”. Kompania më e madhe në vend për vitin 2012 ishte “Bankers Petroleum” (xhiro 52.8 miliardë lekë), që i zuri vendin operatorit të shpërndarjes së energjisë CEZ, i cili kaloi në vendin e tretë (xhiro 39.86 miliardë lekë), teksa u përball me probleme të shumta vitin e kaluar. Me një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit, sipërmarrja e tregtimit të naftës “Kastrati”, është e dyta më e madhja në vend (47.4 miliardë lekë). Banka Kombëtare Tregtare vijon e katërta dhe ka kaluar që në 2011-n në bankën më të madhe në vend për sa u

përket të ardhurave bankare bruto vjetore (38.9 miliardë lekë). “Taçi Oil” ka shënuar shumëfishim të aktivitetit të tij në 2012-ën, duke u renditur si kompania e pestë më e madhe në vend (32.77 miliardë lekë). Renditjen e vazhdojnë KESH, (28.7 miliardë lekë); “Raiffeisen Bank” (26.4 miliardë lekë); Kurum (25.7 miliardë lekë); Vodafone Albania (23.9 miliardë lekë); “Europetrol Durrës Albania” (22.3 miliardë lekë); ARMO (18 miliardë lekë) “Belle Air” (15.6 miliardë lekë); AMC (15 miliardë lekë). Për herë të parë në listën e kompanive më të mëdha është ngjitur dhe GEN-I, kompani private e tregtimit të energ jisë, që ka shfrytëzuar liberalizimin e tregut të energjisë për të zgjeruar aktivitetin (12.7 miliardë lekë). Kompanitë celulare po bien nga piedestali. Për sa i përket volumit të shitjeve vjetore, “Vodafone” arrin të qëndrojë në dhjetëshen e kompanive më të mëdha për këtë kriter renditjeje, duke u pozicionuar në vendin e 9-të, kurse AMC ka zbritur në vendin e 13-të. Renditjen e vazhdojnë kryesisht kompanitë e distribucionit, naftës dhe të tregtimit e distribucionit të cigareve dhe të mallrave të tjera të konsumit masiv. “Në disa sek-

torë, tregu po shkon drejt përqendrimeve, ku më tipikët janë nafta dhe gazi, ku të mëdhenjtë vazhdojnë të rriten dhe të vegjlit po dalin nga tregu, ndërsa disa sektorë të tjerë, në përpjekje për t’u bërë më eficientë, po shkurtojnë ndërmjetësit dhe po krijojnë vetë lidhjet nga shumica tek retail-i, duke krijuar skema të integruara distribucioni të tregtimit me shumicë e pakicë”, vëren “Monitor” në analizën që ka shoqër uar listën. Pre sionin e krizës po e ndjejnë më shumë sipërmarrjet tregtuese, kryesisht ato të fokusuara në segm e nt i n F M C G. Po s ipas revistës, të dhënat e të ardhurave tatimore pë r v it i n 2 0 12 su g j e r on i n që bizneset po kalonin një vit të vështirë, e konfirmuar dhe nga rritja ekonomike minimale prej 1.6%, - më e ulëta e dekadës së fundit – renditja e kompanive më të mëdha për 2012-n dhe krahasimi me një vit më parë tregon se kriza nuk e ka penguar rritjen e të mëdh e njve. Në total, sipas të dhënave që “Monitor” disponon nga Tatimet, xhiroja e kombinuar e 100 sipërmarrjeve më të mëdha në vend shënoi rritje me bazë vjetore prej 11% në 2012-ën.

Përfundon rikonstruksioni i rrugës së Dibrës

KESH: Energji pa ndërprerje, 30 mln euro nga eksporti

Një nga rrugët kryesore në kryeqytet është rikonstruktuar krejtësisht në të gjithë segmentin e saj. Rruga e Dibrës, një nga arteriet kryesore të lëvizjes në Tiranë, ka përfunduar tërësisht nga kryqëzimi i rrugës së “Barrikadave” deri tek kryqëzimi me rrugën “Bardhyl” dhe është inauguruar në prani të kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Kreu i Qeverisë i ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës për një pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke iu premtuar shërim të plagës së tyre të vjetër, çështjes së pronës. “Qytetaret e Tiranës kanë qenë më të persekutuarit për çështjen e pronës, legalizimin e banesave. Nuk mund t’i bashkosh tiranasit me aroma erëzash, pasi 11 vjet nuk ua zgjidhe problemin e pronave”. Ai madje iu kërkoi tiranasve autoktonë që të mos e devijojnë votën e tyre

Korporata Elektroenergjetike (KESH) garanton furnizim pa ndërprerje me energji gjatë sezonit të verës. Kreu i KESHit, Halit Velaj ka bërë të ditur se është krijuar në kaskadën e lumit Drin një rezervë hidrike prej 1.5 milionë kilovat/orë energji për t’u përdorur gjatë periudhës së thatësirës. Për të ruajtur rezervën hidrike, Korporata ka ndërprerë edhe eksportin e energjisë. “Sot që ne flasim kemi një rezervë energjetike në kaskadën e Drinit, rreth 1.5 miliardë kw/ orë, e cila na bën optimistë pasi garantojmë sezonin e verës dhe atë turistik pa ndërprerje të energjisë. Furnizojmë CEZ-in në çdo moment me të gjithë sasinë e nevojshme”, tha Velaj. Kreu i

tek Partia Socialiste, pasi kjo forcë politike me ardhjen në pushtet do të anulojë ligjin për legalizimin e banesave. Rama, armik i ndërtimeve tuaja. Rama ju konsideroi çeçenë, shpellarë etj., etj. Rama deklaroi se do anulojë ligjin që njeh banesat tuaja. Do me i nda me Koçon sipas xhepit. PS ka vendosur që 70% ta paguni me letra me vlerë. Se do ju thotë siç tha në Rrashbull, shkoni nga keni ardhë. Legalizimet do i bëjmë të gjitha brenda këtij viti”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm edhe në fillimin e punimeve për risistemimin e lumit të Tiranës që fillon me rikonstruksionin e rrugëve pranë maternitetit “Koço Gliozheni”. Veç të tjerash, ai premtoi se banorëve që u janë prishur ndërtimet nga ana e bashkisë së mëparshme, do të dëmshpërblehen.

KESH-it ka bërë të ditur se nga eksporti i energjisë u grumbulluan rreth 30 milionë euro, të cilat u përdorën për të kompensuar 60% të familjeve të prekura nga përmbytjet e hapjes së digave. “Në momentet që ne filluam të eksportojmë atëherë, një ndër detyrimet bazë ishte edhe shlyerja apo zhdëmtimi i zonave të përmbytura. Aktualisht është shlyer rreth 60% e dëmshpërblimeve”, tha ai më tej. Drejtori i Korporatës Energjetike ka bërë të ditur gjithashtu se është vendosur një bashkëpunim i mirë me CEZShpërndarjen, që po paguan për energjinë që merr aktualisht nga KESH, ndërkohë që shlyerja e borxheve të vjetra ende nuk ka nisur.

Kompania xhiro 2012 1-BANKERS PETROLEUM LTD 52,8 2-KASTRATI SHA 47,4 3-CEZ SHPERNDARJE 39,8 4-BANKA KOMBETARE TREGTARE 38,9 5-TACI OIL 32,7 6-KESH 28,6 7-RAIFFEISEN BANK 26,3 8-KURUM 25,7 9-VODAFONE 23,9 10-EUROPETROL 22,3 11-ARMO 18,0 12-BELLE AIR 15,6 13-AMC 15,0 14-GEN - i TIRANA 12,7 15-INTER DISTRIBUTION SERVICES 12,4 16-»GENKLAUDIS» 11,9 17-AGNA 11,2 18-ALBTELECOM 11,1 19-MARKETING DISTRIBUTION 10,9 20-»ALFA» SH.A. 9,4 21-PHILIP MORRIS ALBANIA SHPK 9,2 22-BANKA CREDINS 8,8 23-ANTEA CEMENT 8,1 24-FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY 7,4 25-BANKA E TIRANES 6,7 26-SKENDERI G 6,6 27-KUID N/A 28-OST 6,0 29-GSA 6,0 30-INTESA SANPAOLO BANK 6,0 31-Albpetrol N/A 32-A&V-GAS 5,8 33-AKTOR 5,6 34-B O L V - O i L SHA 5,6 35-BERALB 5,6 36-ALB - STAR 5,4 37-EUROMAX 5,3 38-Alpha Bank 5,3 39-DIGIT-ALB 5,2 40-ANI SHPK 5,1 41-P R i M A LL 5,0 42-SIMMONS EDECO LIMITED, DEGA NE SHQIPERI 4,9 43-LBCHROME 4,9 44-UKT Tiranë 4,8 45-ASTPETROL 4,7 46-SOCIETE GENERALE 4,4 47-»GENER 2» 4,4 48-TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT 4,4 49-N E P T U N 4,3 50-INTERAS GROUP 4,3 51-PRO CREDIT BANK 4,1 52-EAGLE MOBILE 4,0 53-JT INTERNATIONAL TIRANA SHPK. 3,7 54-LARTI - SHPK 3,6 55-R & T 3,6 56-STREAM OIL & GAS LTD 3,6 57-REJSI FARMA 3,6 58-FERRA & CO 3,5 59-TOBACCO HOLDING GROUP 3,4 60-» MOBAL ALBANIA « SHPK 3,3 61-PHARMA ONE SH.P.K. N/A 62-KLODI SH.A 3,3 63-’’SHIJAKU’’ 3,1 64-ALEAT 3,1 65-COCA-COLA 2,9 66-BANKA NBG 2,9 67-ALBANIAN DISTRIBUTION & DEVELOPMENT 2,8 68-PHOENIX TECHNOLOGY SERVICES ALBANIA 2,7 69-MANETCI 2,7 70-HUAwEI TECHNOLOGIES ALBANIA 1,2 71-AUTORITETI PORTUAL DURRES 2,6 72-ZI.CO SH.A. 2,6 73-SHOQERIA ANONIME «MIELLI» 2,6 74-CROSCO, NAFTNI SERVISI D.O.O. - DEGA TIR 2,6 75-SIGAL 2,5 76-TEA CONSTRUCTION & PETROL 2,5 77-DONIANNA 2,5 78-SALILLARI 2,5 79-UNIVERS - ALB 2,4 80-CREDIT AGRICOLE SHQIPERI SHA 2,3 81-EURONUOVO 2,3 82-»PORR BAU G 2,2 83-ELKA-SA 2,2 84-I N T E R M E D 2,1 85-ELBASAN CEMENT FACTORY 2,2 86-ITD SHPK 2,1 87-KASTRATI 2,1 88-PLUS COMMUNICATION 2,0 89-KOMBINATI MISHIT 2,0 90-FIT - MEK - OIL 2,0 91-UNION BANK SHA 1,9 92-INFOSOFT SYSTEM 1,9 93-ZODIAC 1,9 94-DEGA NE SHQIPERI E TODINI COSTRUZIONI GE 1,8 95-BECHTEL & ENKA 1,5 96-TEUTA DURRES 1,8 97-PRIMAGAS ALBANIA 1,8 98-AGRO BLEND 1,8 99-ALUMIL - ALBANIA 1,8 100-PERPARIMI 1,7 Shifrat në miliardë lekë


CMYK

8 18.06.2013

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

KONKURSI I MADH Request for Proposal GRD-RFP-2012- 012

“Unë Krijoj”

For: “Telephony Service based on Voice over IP solution and Internet Service” And Request for Proposal GRD-RFP-2012- 013

Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

For: “Creative Services”

maturantët

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 - Telephony Service based on Voice over IP solution and Internet Service. and 2 – Creative Services The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request to: procurement.al@socgen.com. Proposal must be delivered on or before June 27th, 2013, 12:00 hrs (CET) for the Tender GRD-RFP-2012-012 and on or before June 28th, 2013, 12:00 hrs (CET) for the Tender GRD-RFP-2012-013 in a sealed envelope marked with:

15 qershor 2013

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of: Mr. Igli Kasneci General Resources Manager Name of the bidding service provider Proposals sent by fax or email will not be accepted.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo PLUS muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme MË MIRË

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

Speciale / BeRaTi i KUQ, HiSToRia poliTiKe e QyTeTiT

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU ÇAPA AN STEF Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

E përmuajshme, Nr. 34, Viti II i botimit PBELL qershor 2013, Çmimi 300ALA LekëSTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

E PËRMUAJSH

MAPO MADAME

ME

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

David Foenkinos

BINJAKËT NË HOLLYWOOD TË: ANDI BUSHATIT ERLA MËHILLIT VANGJEL DULES

GENC TUKIÇI ADELA ZEZA SAZAN GURI AFROVITI GOGE FLEURA SHKËMBI ADELA JANI FLORIANA GARO

INTERVISTË

ME BURRIN QË KRIJOI

DELIKATESËN

Elina Duni

ÇFARË SHOH BRENDA VETES

BOTA NDRYSHON, XHINSET MBETEN

Rrëfimi që kish munguar. Përjetimi i divorcit të prindërve. Historia nëntëvjeçare me pianistin e kuartetit të saj. Planet për bebe

FoTo eSSe Fushatë e re, fushatë e vjetër alUSH SHiMa Në pushtim të territoreve të lirisë FaToS BaXHaKU Fati i grave austriake në Shqipëri

HELENA KADARE e përmuajshme

Nr. 34 Viti II i botimit qershor 2013

Çmimi 300 Lekë

PËR NË JAPONI

Nr. 18 (263), Viti Viii botimit maj 2013 Çmimi 300 Lekë

DOSSIER EXPRESS

pReÇ ZoGaJ Disave u mungojnë shekuj civilizim në fytyrë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Librat që ma tronditën botën Një hyrje në labirintin e leximeve të një gruaje me ‘jetë të dyfishtë’: shkrimtare dhe njëkohësisht bashkëshorte e shkrimtarit më të madh të letrave shqipe. Nga Bibla e befasi të tjera të vajzërisë, librat e fshehtë në Tiranën e viteve ’70-80, te leximet e rileximet në liri. Tituj, autorë dhe zakone leximesh…


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kujtesë fushatës elektorale të partive: po të përndjekurit?

F

ushata zgjedhore e vitit 2013 hyri në metrat e saj të fundit. Mitingjet e forcave politike nuk njohën asnjë pushim në të gjitha anët e një Vendi që duket se ende ruan entuziazmin e njëzet viteve të shkuara, po të gjykohet nga turmat e qytetarëve që mbushin sheshet apo sallat e takimeve dhe konferencave. Shqipëria e sotme nuk është më ajo e fillimit të viteve ‘90, ndryshon në pasurinë e saj të paluajtshme, mbasi pamja e qyteteve dhe qendrave të saj të banimit është krejt tjetër. Ndërtimet, si treguesi më i saktë i një forme zhvillimi të një shoqërie, është një dukuri që paraqet në vetvete dy fytyra: atë të jashtmen, që reklamon mirëqenien, dhe atë të brendshmen, të padukshmen, që lidhet me fondet, me lejet e ndërtimit, me allishverishet, me korrupsionin, me shkatërrimin e mjedisit, me mosrespektimin e rregullave, me fitime të mëdha që shpërndahen në disa drejtime. Kur flitet për ndërtimet, atyre u shtohen dhe elementët e tjerë të infrastrukturave si rrugët, ujësjellësit, bonifikimet etj., që, të marra së bashku, japin tablonë e një Vendi, për të cilin politika, në këtë fushatë zgjedhore, ka dy qëndrime krejtësisht të kundërta: njëra, ajo qeveritare, duke tejzmadhuar rezultatet kërkon kapitalin e saj politik, duke i veshur vetes meritat e duke u munduar të ushqejë shpresa që, në synimin e saj, duhet të kthehen në vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit. Ndërsa tjetra është ajo opozitare, që kërkon ta fitojë pushtetin duke nxirë dhe asgjësuar gjithçka që në vitet e shkuara ka kryer kundërshtari politik në timonin e drejtimit të Vendit. Rezultati është një varg gënjeshtrash që vërtiten pa pushim në mendjet e trallisura të shqiptarëve që, ende sot, mbas gati një të katërt shekulli të tjetërsimit të sistemit, mendojnë si të gjejnë mënyrën për t’u larguar nga Shqipëria, gjë që tregon se sa pak i besojnë premtimeve të politikës, tepër bujare në këto ditë të nxehta qershori, në përshkrime mjedisesh prrallore të viteve të ardhshme. Premtimet rrokin të gjitha problemet e shqiptarëve, nga qindra mijëra vendet e reja të punës deri tek rritje marramendëse rrogash e pensionesh, nga asgjësimi i taksave tek projektet faraonike të infrastrukturave apo të energjetikës deri në kufijtë e “super-

koment Eugjen Merlika

Kryetarit të Opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, që valëvisin pa prerë flamujt e “Rilindjes shqiptare”, vlen t’u kujtohet se rilindja duhet të jetë, në radhë të parë, dënimi me plot gojën e pa dyshimin më të vogël të atij sistemi që çoi në vdekjen klinike të Shqipërisë. Krahas atij dënimi bëhet i detyrueshëm shërimi i plagëve të hapura që ai la në shoqërinë shqiptare, përfshirë këtu dhe dënimin e krimeve e të autorëve të tyre... fuqive”. Pa hyrë në analizën e tyre, që nuk duan ndonjë zgjuarsi të veçantë për të kuptuar se i shëmbëllejnë më shumë fantazisë së autorëve të letërsisë fëminore sesa parashikimeve të shtetarëve të urtë e realistë, bën përshtypje fakti se ka një premtim, për të cilin nuk flitet fare, që mbetet jetimi i vetmuar i këtyre zgjedhjeve, të trumbetuara me kaq zhurmë. Është fjala për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, për të cilët duket se politika ka një alergji të hershme, mbasi ndoshta, nga llogari të thjeshta shifrash kalemxhinjsh të saj, nuk paraqesin ndonjë interes të veçantë, sepse nuk janë të organizuar edhe se paraqiten me disa shoqata që janë kthyer në pronësi vetjake të kryetarëve të përjetshëm, janë lehtësisht të manipulueshëm e nuk përbëjnë një pellg të madh votash. Të gjitha këto konsiderata mund të jenë të saktësuara nga logjika cinike e politikës. Ajo që nuk mund të përligjet është fakti se prej më shumë se njëzet vjetësh Shteti shqiptar, në borxh për shfrytëzimin rreth gjysmë shekulli të punës

së papaguar të mijëra njerëzve, të dënuar nga diktatura për krime të ndërgjegjes, megjithëse ka marrë një vendim e ka hartuar një projekt dëmshpërblimi, një projekt që në vetvete respekton një logjikë jo të drejtë, sepse nuk mban parasysh kohët e ndryshme të dënimeve, ende sot është mjaftuar me shlyerjen e një të tetës së detyrimit. Projektet “madhështore” të shumicës qeverisëse në fund të mandatit i kalojnë sipër këtij detyrimi, e shkelin me të dyja këmbët, sepse në fund të fundit, këto janë “mundësitë” e shtetit, se borxhin duhet t’ia “kërkojnë Enver Hoxhës”, se të tjerët (socialistët) nuk e njohin një detyrim të tillë. Ky është mendimi jo zyrtar, i pa shprehur haptas, por zotërues në dhomat e pushtetit të koalicionit qeverisës me përfundimin që pohova më sipër: nga tetë këste të përcaktuara është paguar vetëm një, duke shkelur paprerë të gjitha afatet kohore të lajmëruar prej vetë përfaqësuesve të Qeverisë. Shteti ka kursyer përsëri me djersën dhe gjakun e viktimave të dhunës komuniste. Një qëndrim i tillë, tallës e sorollatës ndaj të mbijetuarve të ferrit komunist, qoftë zyrtar i maskuar nga hipokrizia “demokratike”, qoftë pasojë llogarish burokratësh të zyrave “demokratike”, akoma më keq mosnjohje e problemit nga Partia Socialiste, ndryshon shumë pak nga brutaliteti dhe mizoria e komunizmit enverist. Fakti që, edhe në morinë e pafund të premtimeve të këtyre ditëve nuk thuhet asnjë fjalë për këtë detyrim madhor të Shtetit e të shoqërisë shqiptare, është tregues i një imoraliteti të theksuar, jo vetëm politik, administrativ, ekonomik, ligjor, por mbi të gjitha njerëzor. Kjo vlen për ata që qeverisin, e akoma më tepër për Opozitën ish-komuniste, që shqetësohet më tepër për pensionet e ushtarakëve, ushtrues drejtpërsëdrejti të dhunës komuniste, që kanë qenë edhe përfituesit më të mëdhenj të privilegjeve të regjimit, ndërsa heshtin me mospërfillje për problemin kryesor të ish të përndjekurve politikë. Në këtë vështrim slogani i famshëm “të gjithë bashkëvuajtës e të gjithë bashkëfajtorë”, i kthyer në një parim ndikues edhe në vizionin e këtyre problemeve, është një shtrembërim i papranueshëm dhe tepër revoltues për ata që kanë kaluar dhjetëvjeçarë të gjatë të jetës së tyre në burgjet dhe kampet e internimit të diktaturës së kuqe shqiptare.

Ne ditën e votimit

Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se të përndjekurve të diktaturës askush nuk po u bën një nder, se Shteti shqiptar ka një borxh që nuk është ai i nderit, por real, që ka të bëjë me punën e papaguar të atyre njerëzve, burra e gra të dënuar nga ligjet e diktaturës me privim lirie për motive politike, por të detyruar nga komandat e kampeve të punës të punonin duke realizuar e tejkaluar çdo ditë normat e përcaktuara në të gjitha proceset e punës, duke filluar nga tharja e kënetave të Maliqit, Thumanës apo Tërbufit, në brezaret e Borshit apo fushat e Belshit, në ndërtime uzinash, aeroportesh, apo lagje qytetesh e deri në shfrytëzimin e minierave të Spaçit apo Qafë-Barit. Për ato punë kolosale Shteti shqiptar nuk iu ka paguar asgjë të dënuarve, ato para janë depozituar në arkat e tij. Ka një ligj universal, të respektuar në të gjitha demokracitë, që iu njeh njerëzve të konsideruar të dënuar pa baza, dëmshpërblimin për gjithë kohën e dënimit, mbas fitimit të pafajësisë. Një vendim pafajësie për të gjithë të dënuarit e ndërgjegjes në sistemin komunist, e shpalli Kuvendi i parë i Shqipërisë paskomuniste. Kërkesa për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve është pasojë e atij vendimi, dhe mënyra si është trajtuar ligjërisht tregon se është mbajtur parasysh një minimum të drejtash. Sot edhe ai minimum rrezikon fshirjen e plotë. Themelet e Shtetit komunist shqiptar janë të mbushura me gjakun e viktimave të tij. Mbi atë themel u ngrit godina “demokratike”. Por ende, mbas gati një të katërt qindvjeti nuk shfaqet vetëdija, ndershmëria e guximi për të pastruar gjakun nga themelet. Ai gjak, simbas logjikës kriminale ende të përligjur në një pjesë shqiptarësh, duhet të jetë si kurmi i Rozafës, çmimi për të ruajtur kalanë të pashkrehur. Kthimi i dëmshpërblimeve ish të përndjekurve, më të shumtët tani të ikur nga kjo botë, në një kohë të shpejtë e pa sorollatje të mëtejshme, do të ishte veprimi i parë në drejtim të përmirësimit të imazhit të politikës e të Shtetit. Do të ishte shenja e parë domethënëse e shkëputjes nga e kaluara, e dënimit të saj efektiv e jo të rremë. Kundërveprimi ndaj ndonjë shprehjeje apo projekti të të malluarve të dik-

tatorit gjirokastrit për të ngritur bustet e tij, është një shashkë tymosëse për të verbërit kundrejt faktit, që Shteti dhe politika shtyjnë në kalendat greke borxhet e gjakut e të djersës së viktimave të diktaturës. Nuk ka e nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë moskokëçarje të madhe të Shtetit kundrejt pjesës më të dobët të shoqërisë e fakti që, në lumenjtë e propagandës zgjedhore, askush nuk tregon kurajën të ballafaqohet me problemin, qoftë edhe formalisht, tregon se sa e papërgjegjshme dhe sa larg problematikës reale e thelbësore të këtij Vendi është klasa e tij politike. Në fakt është po e njëjta e vitit 1991, ajo e parafabrikuara nga tezat e Katovicës, një mori bijsh e bijash të vazhdimësisë ramiziane, të mbrujtur nga gjiri i nënës me urrejtjen për “armiqtë e klasës”. Këtë urrejtje, në pjesën më të madhe të saj, për leverdi konjukturale nuk e shpreh haptas, por e shfaq tërthorazi, nëpërmjet qëndrimit tërësisht negativ kundrejt kërkesave, më se të ligjshme, të ish të përndjekurve politikë. Kryetarit të Opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, që valëvisin pa prerë flamujt e “Rilindjes shqiptare”, vlen t’u kujtohet se rilindja duhet të jetë, në radhë të parë, dënimi me plot gojën e pa dyshimin më të vogël të atij sistemi që çoi në vdekjen klinike të Shqipërisë. Krahas atij dënimi bëhet i detyrueshëm shërimi i plagëve të hapura që ai la në shoqërinë shqiptare, përfshirë këtu dhe dënimin e krimeve e të autorëve të tyre. Ky proces, që në një Vend normal e në një rrjedhë normale zhvillimesh demokratike gjatë pothuaj një të katërt shekulli, sot duhet të kishte qenë i mbyllur, duhet rihapur me forcë, duke patur në qendër të tij, pikërisht zgjidhjen e shpejtë e përfundimtare të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë. Ky nuk duhet të jetë objektiv i vetëm një force politike apo i një koalicioni qeverisës. Për sendërtimin e tij duhet një marrëveshje e përgjithshme dhe e sinqertë mes të gjitha palëve. Pa këtë marrëveshje demokracia jonë do të jetë e mangët dhe rakitike, edhe nëse do të ketë arritje në fushën ekonomike, edhe nëse do të respektojë parametrat e Evropës, edhe nëse do të bëhet pjesë e saj. *Ish i përndjekur politik.


op-ed

2

Blog / Berisha është djalli, por që e njohim

Kulturë/ Kadare: Osmanët na mbrojtën nga sllavët?! Fantazi makabre

Kush nuk e do Doktorin T ë mos e duash, ta refuzosh, ta urresh Doktorin, që është më pasionanti, më energjiku, më i vullnetshmi, më efikasi, ndër shqiptarët, është një çmenduri e panjohur dhe e paklasifikuar nga Mjeksia dhe nga çdo shkencë tjetër. Megjithatë doktorofobët tanë ekzistojnë. Janë ata që rrojnë vetëm për të ngrënë dhe për tu shumzuar, shqiptarët materialistë, shqiptarët e shplarë nga pasionet, nga ndjenjat, shqiptarët e tharë shpirtërisht, shqiptarët e sëmurë pa shërim, që s’ju bën dot derman as ky Doktor dhe asnjë doktor, dhe asnjë ilaç, dhe asnjë kurë. Doktorofobi, është një qënie e ngathët. Që ngrihet në mëngjez duke gromësitur. Që gjatë ditës mendjen e përdor si e si t’ja hedhi tjetrit, që bën çmos të punojë sa më pak, mundësisht aspak, dhe natyrisht, të mos besojë askend, si dhe të mos besohet prej askujt. Doktorofobët njëri-tjetrin vetëm e urrejnë, por edhe kur e duan, e duan instinktivisht, si qeni bushtrën, si derri dosën, si lopi lopën. Në krye të listës së doktorofobëve tanë janë ata gërxhot me kapele Lin Biao që çfaqen në rradhët e para të “Këndeve të Fjalës” së opozitës, ata të murrëtyerit, që kanë vrarë me dorën e vet, që i kanë duart e lyera me gjak. Jo me gjak gjermanësh a italianësh gjatë asaj gjoja luftës. Me gjak shqiptarsh kur menderlufta kishte mbaruar. Menjëherë pas tyre vijnë ata trimat, ata azganat, çunat e oficerave. Aradhet e atyre halabakëve të kudondodhur, nga zyrat e Shoqërisë Civile që i kanë pushtuar të tëra, deri tek blogjet e Internetit, nga fshatrat më të humbur, deri në krye të partive të opozitës. Si dhe nipat dhe mbesat e ish-oficerave me të cilët janë sot plot e përplot rradhët e ngjeshura politike të atyre që ka përballë Doktori. Megjithse jo të pakët në numur, baballarët me duart e përgjakura, plus çunat e oficerave, nuk janë të vetmit doktorofobë. Doktorofobia e sotme shqiptare, kjo kolerë tranzicionale me dëme të pallogaritëshme, në fakt është një ndërkallje e fobive të ndryshme me bartësat e tyre. Tu hedhim një sy. Të parët, dhe më të shumtit, janë antropofobët. Këta janë ata jeta e të cilëve, për shkaqe të ndryshme, si zbatues të rreptë të luftës së klasave, karakterizohet nga frika për të pasur kontakte shoqërore normale njerëzore. Aq aktivë kanë qënë këta lugetër, dhe aq të ndyrë janë këta vazhdues të asaj lufte tani në Liri, sa qefi i tyre i hershëm, i shndrruar tashmë në fobi, është të refuzojnë pa asnjë shkak Doktorin. Pastaj vijnë brotofobët. Brotofobët janë ata që kanë frikë nga zhurmat e mëdha, krismat, bubullimat. Kanë qënë aktivistë të zellshëm të grumbullime-

sipas meje

Edison Ypi

ve, aksioneve “vullnetare” të asaj kohe, dhe tani bubullimë e frikëshme u duket çdo gjë, edhe e folura e Doktorit. Nuk mbeten mbrapa cinofobët, të frikësuarit nga kafshimi i qenve, domethënë spiunëve të asaj kohe. Prandaj këtyre të gjithë u duken qen që do t’i kafshojë, edhe adhuruesit e shumtë të Doktorit të cilin e bëjnë me faj. Eritrofobët, ata që kanë frikë nga skuq ja e fytyrës në publik, janë gjithashtu doktorofobë të mëdhenj. U vjen kjo frikë nga gjithato turpe që kanë bërë. S’u kishte vajtur kurrë në mendje se do vinte një ditë që për turpet do skuqeshin, por ja që ndodhi, dhe fajin kujt mund t’ja hedhin tjetër veç atij që mund të mbajë pafund pesha të tepërta. Doktorofobë të shquar janë edhe ata që kanë frikë nga ujrat, idrofobët. Idrofobët janë ata entuziastët e dikurshëm të hidrocentraleve të mëdhenj. Këtyre bandillëve, në rrethanat e sotme, ekzaltimi i dikurshëm u është bërë pluhur e hi para projekteve hidro-energjitike me përpasa faraonike të Doktorit. Janë këto ndërtime digash ciklopike dhe grumbullime ujrash në sasira astronomike i ka shpënë në doktorofobi’. Një rracë tjetër doktorofobësh janë tafofobët që kanë frikë nga varrosja së gjalli. Janë të afërt të nomenklaturës që kanë frikë nga ndonjë hakmarrje me masakrim kufome, dhe fajin për këtë j’a vënë kot së koti Doktorit. Omofobët, që kanë frikë nga gejtë, mos bëhen gej, ose mos quhen të tillë, janë shumë qesharakë. Edhe e dinë se Doktori s’ka asgjë me gejtë, edhe ja vënë fajin. Por nuk janë aspak qesharakë ofidiofobët, ata që kanë frikë nga gjarpërinjtë, të gjithë u duken gjarpërinj, dhe për këtë j’a vënë fajin atij që më pak se kushdo tjetër ka lidhje me gjarpërinjtë, Doktorit. Të tjerë doktorofobë janë agorafobët, ata që kanë frikë nga hapësirat, sidomos nga vendet me shumë njerëz. Agorafobët, më tepër se të sëmurë, janë viktima të frikës së dikurshme nga grumbullimet kurviste nëpër sheshe. Pra këtyre u vazhdon ajo frikë, të cilën në një farë mënyre u duhet ta konsumojnë, dhe për frikën e tyre, fajin j’a vënë mitingjeve të Doktorit. Ekzistenca e të frikësuarve nga macet, ailurofobëve që e kanë shtrirë fobinë e tyre deri në doktorofobi’, është më se e kuptueshme në një shoqëri ende

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

plot me mace e maçokë e qen e minj. Të tjerë viktima, që fobinë e tyre më se të arësyeshme, atë të frikës nga e vjella, që e ka zanafillën tek qesharakizmi tragjik i diktaturës me të cilin qesharakizëm gjithmonë villnin, janë emetofobët. Që edhe këta, për arësye që ndoshta nuk do njihen kurrë, janë doktorofobë. Tanatofobët janë ata që kanë frikë nga vdekja. Por se çfarë lidhje ka frika e tyre nga vdekja me Doktorin të cilin e bëjnë fajtor mes tjerash edhe për afrimin e plakës me kosore, këtë Zoti e di. Xenofobia dhe xenofobët, ata që kanë frikë nga gjithçka që është e huaj. Ka mbetur kjo fobi’ nga koha kur thuhej se Shqipëria ishte vendi më i begatë, më demokratik, dhe më i bukur i botës. Këta thjesht nuk dinë kujt t’ja shprazin atë inat, dhe i vërsulen, e kujt tjetër veç atij që sipas të gjithë të sëmurëve ka gjithmonë të gjithë fajin, Doktorit. Entomofobët dhe ekuinofobët, respektivisht ata që kanë frikë nga insektet dhe ata që u frikësohen kuajve; nga insektet sepse si insekte jetonin, dhe nga kuajt sepse gjigandë si kuajt insektet propaganda i paraqiste, janë vuajtësa të mëdhenj kafkianë me shpresë të pakët shërimi, aq të sëmurë, saqë jo vetëm prej Doktorit nuk duan të shërohen, por Doktorin e kanë zët. Është më se e kuptueshme frika e musofobëve nga minjtë. Por është krejt e errët çfarë lidhje ka Doktori me minjtë dhe frikën e tyre. Taxofobët janë ata që kanë frikë nga helmimi. Domethënë ata që për shkak të dreqnive që i kurdisnin, dhe i kurdisin, njëri-tjetrit, me zor të madh hanë e me zor të madh pinë nga frika se mos të ngrënën dhe të pirën dikush ua ka hemuar paraprakisht. Edhe këta birbo janë doktorofobë. Për ta gjetur pse-në e doktorofobisë së tyre, s’ka rrugë tjetër veçse të ta thotë vetë ndonjëri prej tyre duke pirë kafe. Mirpo kush e di çfarë mund të ketë brenda në kafe. Kështuqë varu lesht edhe këtyre. Problem më vete janë gerontofobët që i frikëson pleqëria. Këtyre budallenjve, pasi u iku jeta duke i bërë duva kurvit, u duket sikur fajin për shkurtimin e litarit ua ka Doktori. Pra, siç shihet qartë nga shembujt e mësipërm, doktorofobia, apo ndjenja e refuzimit që disa kanë ndaj Doktorit, është punë të sëmurësh, frikacakësh, rrjepacukësh. Po se mos janë vetëm ata. Ka edhe plot të tjerë që nuk e duan Doktorin; Ziliqarët, cmirëzinjtë, maniakët, mitomanët, monomanët, pisanjosët, grykësit, mashtruesit, cingunët, llafazanët, injorantët, pjerdhësit, aestetikët, shkarrashkruesit, si dhe natyrisht hundëqurret, thonjpaprerët, veshkërruajtësit, zhulsat, kokëmorrat, me një fjalë, ata që nuk e duan Doktorin, janë plehrat më të ndyra.

18.06.2013

Universitet / UET, kërkim shkencor mbi fëmijët e rrugësautorit

11

Njeriu nuk është bërë për t’u mundur. Ernest Hemingway

Ngjela dhe refleksionet e tij për “Parkun shqiptar njerëzor, 1991-1996” koment

Valbona Nathanaili

Leximet e mira i zbusin zakonet, thotë Sloterdijk. Arsyeja për të cilën vëllimi i tretë i autorit Ngjela vazhdon të ngjallë të njëjtin interes sikundër edhe dy të parët, është pikërisht sepse libri i Ngjelës është një libër i mirë!

L

ibrat, thotë poeti Jean Paul, janë letra të gjata që ndahen mes miqsh”, kështu e fillon esenë e tij Peter Sloterdijk “Rregulla për parkun njerëzor”. “Shkrimi, vazhdon më tej Sloterdijk në të njëjtën ese, jo vetëm që hedh një urë midis miqësish tashmë të lidhura, ndonëse gjeografikisht të largëta, por shpesh merr formën e një joshjeje - e cila në gjuhën e magjisë së Europës së vjetër quhet actio in distans - me synimin për ta ftuar që t’i bashkohet rrethit.” Më duket se nuk mund të gjeja hyrje më domethënëse për këtë shkrim për refleksionet e autorit Spartak Ngjela rreth një prej periudhave më të dhimbshme e, njëherazi më dramatike, të historisë sonë moderne; dhe nuk mund t’i shpëtoja ngasjes për t’u bërë pjesë e rrethit! Nga ana tjetër, karakteri i veçantë që ka parku njerëzor i Sloterdijk duket se i përshtatet më së miri fabulës së librit të Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, volumi 3, sepse secili merr përsipër të analizojë zooparkun njerëzor, vetëm se me një ndryshim: Sloterdijk e shpall si synim analizën e tij, Ngjela e nënkupton ekzistencën, shpesh në mënyrë të padukshme, por më shpesh me dashje, kur herë merr rolin e zbutësit dhe herë atë të të zbuturit, kur herë është gjykatësi dhe herë i gjykuari. Gjithsesi, tema e fshehur jo vetëm e librit, por edhe e vetë ekzistencës së Ngjelës është ftesa për t’u ndarë nga një e kaluar për një të ardhme më të mirë dhe ajo e besimit të fitimit të luftës për njeriun ndërmjet “përpjekjeve për shtazërim me ato për shndërrimin në një kafshë të butë shtëpiake”. Ngjela duket i vendosur për të dhënë ndihmesën e tij në ndriçimin e asaj periudhe dhe për këtë përdor një retorikë të thjeshtë e të qartë: ngjarjet fillojnë në vetën e parë njëjës, e përfshijnë vetëm atë, dhe përfundojnë në vetën e tretë shumës, e na përfshijnë të gjithëve ne. Libri hapet me daljen nga burgu, kur i vetëm, në kërkim të miqve apo mundësisë për të patur të tillë, lëviz rrugëve të Tiranës dhe mbyllet me ngjarjet e dhimbshme të vitit të hidhur 1996. Ai akuzon: ne, shqiptarëve, koha e re, që po vinte, po na gjente të paaftë për të rikrijuar veten, edhe tani që kohën e kishim krejtësisht në favor; analizon: a do të mund, opozita e re, ta drejtonte Shqipërinë realisht drejt reformave demokratike? shtron pyetje të tipit: liderët e rinj të partive që po lindnin, do orientoheshin nga absolutizmi apo pragmatizmi? Duke përdorur këto argumente, që në pamje të parë mund të duken shumë modeste, Ngjela është nxënës e mësues, lider dhe pjesë e tufës. Parku ynë human 1991-1996 është nga më të diskutuarit e shqetësuesit dhe “funksionimi e mirëmbajtja e njerëzve në të” shpesh merrte trajtën e një misioni të pamundur. Sa është në gjendje libri i Ngjelës ta përshkruajë këtë fakt? Ndoshta duhet pritur libri i Preç Zogajt për të njëjtën periudhë për të përballur idetë e ndarë mendimet. Ose gjithkush ka perceptimet e tij që jo domosdoshmërisht mund të përputhen me ato të Ngjelës ose të Zogajt, për shembull sa i takon mënyrës së shpërblimit të “homo inhumanus-i të shfrenuar” në ngjarjet e asaj periudhe. E rëndësishme është të theksojmë se projektet intelektuale të Ngjelës gjithmonë hapin debate, pak rëndësi ka se çfarë forme kanë: libër apo bisedë e thjeshtë, drejtues partie apo institucioni. Sidoqoftë, në mënyrën si shtjellon ngjarjet, duken të përziera ndjenja e lirisë me atë të frikës nëse do mund të kapë ritmin; dhe maturia: e ka nisur shtruar, plot 1732 faqe në tri vëllime. Nga ana tjetër, Ngjela është i vetëdijshëm për ato që pohon: vëllimi i tretë i refleksioneve të tij shkruhet afro 15 vjet mbas kohës së zhvillimit të ngjarjeve, gjatë të cilave e kemi parë jo vetëm të ndryshojë miqtë e armiqtë, por edhe të kalojë nga një grup në një tjetër, por gjithmonë pjesë e lidershipit. Mbi të gjitha, të bëjë zgjedhjen: t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve “të vjetra” që shumë nga ne kanë për ato kohë apo të devijojë, jo për të dezinformuar lexuesin, por për të ruajtur surpriza për një botim të ri. Kërshëria për të lexuar librin e Ngjelës ka edhe një arsye tjetër. I izoluar për një periudhë afro 15-vjeçare, nga të cilat “për pesë vjet kisha ndenjur në një dhomë burgu me tim atë dhe sërish jeta më ishte dukur po e njëllojtë, sikur isha vetëm me veten time, edhe pse në fakt afërsia fizike me babanë tënd në një dhomë burgu është një përjetim i veçantë, që shumë pak njerëz e kanë përjetuar”, gjykimi i tij për ngjarjet bëhet nga një këndvështrim sui generis, i zhvilluar nga forma të ndryshme politikokulturore nga ato të “shumicës nga ne”, që periudhën e regjimit e kaluam kryesisht në bangat e shkollës. Për pasojë, është interesant sepse është ndryshe. Leximet e mira i zbusin zakonet, thotë Sloterdijk. Arsyeja për të cilën vëllimi i tretë i autorit Ngjela vazhdon të ngjallë të njëjtin interes sikundër edhe dy të parët, është pikërisht sepse libri i Ngjelës është një libër i mirë!


12

universitet

tryeza

Në UET u prezantuan gjetjet e projektit rajonal të kërkimit: “Fëmijët e Rrugës në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë: Hapësira dhe identitete në një luftë për mbijetesë”. Tryeza e rrumbullakët shënoi përmbylljen e projektit kërkimor njëvjeçar të UET-it në lidhje me fenomenin e fëmijëve të rrugës në Ballkanin Perëndimor

UET, kërkim shkencor mbi fëmijët e rrugës Aktiviteti mblodhi bashkë të gjitha organizatat partnere në këtë projekt kërkimor, si dhe aktorë të tjerë të interesuar, dhe u diskutua rreth sfidave që hasin fëmijët e rrugës. Projekti theksoi nevojën për t’i konsideruar fëmijët si aktorë socialë aktivë dhe për pasojë t’i sjellë ata nga margjinat drejt qendrës së kërkimit dhe zhvillimit të politikave 4 shtete, 4 institucione dhe 15 kërkues u angazhuan për një vit rresht në zhvillimin e projektit kërkimor mbi fëmijët në situatë rruge. Ditën e shtunë, në UET u zhvillua një tryezë e rrumbullakët përmbyllëse, e cila mblodhi bashkë institucionet partnere në projekt, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të cilat punojnë në fushat e të drejtave të fëmijëve, përfshirja sociale, politikat sociale dhe të drejtat e njeriut, si edhe akademikë, studentë dhe aktorë të tjerë të interesuar. Projekti kërkimor “fëmijët në situatë rruge” thekson zërat dhe eksperiencat e fëmijëve në hapësirat e rrugëve dhe perceptimet e tyre personale, domethënien dhe imazhin për veten. Projekti theksoi nevojën për t’i konsideruar fëmijët si aktorë socialë aktivë dhe për pasojë t’i sjellë ata nga margjinat drejt qendrës së kërkimit dhe zhvillimit të politikave. Kërkuesit e përfshirë në projekte dhe pjesëmarrësit e tjerë nënvizuan nevojën për të lidhur përfundimet e kërkimit me politikëbërjen dhe për të vijuar projektin në të ardhmen në bashkëpunim me grupe të tjera interesi. Disa nga temat kryesore të rezultateve të kërkimit rajonal ishin dinamikat e përvojës së fëmijëve në hapësirat e rrugës dhe mënyrat në të cilat ata socializohen dhe ndërtojnë identitetet e tyre, por edhe me njëritjetrin (prindër, bashkëmoshatarë, edukatorë, punonjës socialë, etj.). Rreziqet që hasin në rrugë dhe strategjitë e tyre të mbijetesës, elasticiteti, mungesa e mbrojtjes dhe rrjetet e kufizuara sociale dhe familjare, ndrydhja dhe margjinalizimi nga institucionet kryesorë të

Projekti theksoi nevojën për t’i konsideruar fëmijët si aktorë socialë aktivë dhe për pasojë t’i sjellë ata nga margjinat drejt qendrës së kërkimit dhe zhvillimit të politikave. Kërkuesit e përfshirë në projekte dhe pjesëmarrësit e tjerë nënvizuan nevojën për të lidhur përfundimet e kërkimit me politikëbërjen dhe për të vijuar projektin në të ardhmen në bashkëpunim me grupe të tjera interesi.

shoqërisë, nevoja për të thyer ciklin e deprivimit të margjinalizimit, sfida e diskurseve dominuese në fëmijët e rrugës, sfidat e zhvillimit të kërkimit me dhe rreth fëmijëve të rrugës, roli i zhvillimit të politikave në adresimin e fenomenit. UET në bashkëpunim me UET Press dhe Qendrën UET do të botojnë të gjithë raportin kërkimor në shqip dhe anglisht në vjeshtën e këtij viti. Rektori i UET-së, Tonin Gjuraj tha se UET në kapacitetin e institucionit mikpritës ka luajtur një rol thelbësor në implementimin e suksesshëm në Programin e Promovimit të Kërkimit Rajonal në Shqipëri. Gjithashtu, UET ka vepruar si organizatë udhëheqëse veçanërisht në projektin kërkimor, duke bashkëpunuar me institucionet partnere në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni dhe ka sjellë bashkë një rezervuar të kërkuesve tejet të kualifikuar, të angazhuar për të drejtuar kërkim cilësor në çështjet e lidhura me përfshirjen sociale, të drejtat e njeriut dhe pabarazitë sociale. Prof. Gjuraj gjithashtu tregoi angazhimin e UET-it për të fuqizuar kapacitetet e institucionit dhe kapitalin njerëzor, si dhe angazhimin në kërkim, me synimin e lidhjes së kërkimit shkencor me zhvillimet aktuale në shoqërinë shqiptare. Në përfun-

dim, profesor Gjuraj theksoi rëndësinë e partneritetit rajonal, duke ndarë dijen dhe praktikat e mira për të zgjeruar kufijtë e kërkimit shkencor në Ballkanin Perëndimor dhe për informimin e zhvillimit të politikave. Besart Kadia, koordinatori i RRPP në Shqipëri, solli disa elementë kyçë rreth zhvillimeve të ardhshme të programit në rajon. RRPP mbështet dhe strehon kërkimin në shkencat sociale në Ballkanin Perëndimor. Kjo qendër po punon drejt zhvillimit të mekanizmave për të lidhur hendekun mes kërkimit dhe politikave përmes nismave të politikave të dialogut në rajon. Blerjana Bino, një nga kërkueset e projektit dhe përfaqësuesja e Qendrës UET, bëri një prezantim të projektit. Projekti kërkimor u zhvillua në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni në periudhën korrik 2012- korrik 2013, ku u përfshinë 4 institucione dhe 15 kërkues, nga të cilët 11 ishin gra. Bino theksoi se ky është një projekt kërkimor kualitativ, që nuk përpiqet të nxjerrë përfundime të përgjithshme se kërkimi është kritik në dijet e marra si të mirëqena dhe synon të ngjallë diskurse dominuese në fëmijët e rrugës. Projekti bazohet në bashkëpunim shkencor të institucioneve dhe kërkuesve si edhe në kontekstua l i z i m i n e ku a d r it ko n c e p t u a l d h e metodologjik për çdo sfond politik, social, ekonomik dhe kulturor në vendet pjesëmarrëse të projektit kërkimor, me një fokus të veçantë në proceset socializuese dhe ndërtimin e identiteteve brenda hapësirave të rrugës. Bino u ndal në linjat kryesore të qasjes metodologjike dhe konceptuale: fëmijëria e parë si proces ndërtues, studimi me pjesëmarrje në veprim dhe fëmijët e konsideruar si aktorë socialë. Ajo u ndal edhe në çështjen e rrjedhshmërisë së termit “fëmijë rruge” dhe nënvizoi mënyrat sesi konceptimi ynë për fëmijët në situatë rruge, çon te një qasje e veçantë politikash. Bino argumentoi se bazuar në gjetjet e projektit kërkimor është i nevojshëm eksplorimi i kufijve të diskursit publik për fëmijët e rrugës dhe në zhvillimin e një analize të thelluar dhe kritike të konceptit fëmijë rruge në zhvillimin e politikave, si edhe në konceptimin e fëmijëve bazuar në të drejtat e tyre si aktorë socialë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

13

intervista Biseda me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë

Ismail Kadare: Osmanët na mbrojtën nga sllavët?! Fantazi makabre I ftuar në Këln të Gjermanisë për librin “Mosmarrëveshja”, shkrimtari foli ndër të tjera për raportin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane dhe Europën Në fundjavë, në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur, Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri Europë - Perandori Osmane. Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja”, pjesë të të cilit u lexuan në sallë, shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime. Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën “Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar-shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të gadishullit pa qenë i lidhur me Europën”. Për Kadarenë, shqiptarët janë një ndër tre popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por sipas tij, ka mbi një shekull që pat lindur një teori, sipas së cilës, vetëm dy nga këta popuj duhet të

qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur. S’mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian “Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-europiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë, shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. “Ata e kanë kuptuar se s’mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian”. Në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës, duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindëshat më të rrezikshëm të shekullit të 20 e këtej: fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Europë i ka mbytur ato. “Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen, di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën

“Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare, Kadare e quajti “filozofi e robërisë” pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri, është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare, me një

gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare, Kadare e quajti “filozofi e robërisë”. Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh, që ishte rreziku sllav”. Por kjo sipas Kadaresë, është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e kësaj perandorie deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na

mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua, e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare. Për Kadarenë, hapja e dosjeve nuk mund të anashkalohet Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë, e cila e kapërceu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë, ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme sesa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehtë, të ndërgjegjes së një populli, është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhë katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. “Përkundrazi, asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes”, theksoi Ismail Kadare.

‘Ad Memorandum’ nxjerr nga errësira arkivat e diktaturës ‘Në këtë sallë, kur dikur promovoheshin poetë dhe shkrimtarë të realizmit socialist, ne po promovojmë rrëfimet e poetëve dhe shkrimtarëve të vërtetë, që vuajtën dënimin në burgjet dhe internimet e komunizmit”, - kështu u shpreh në promovimin e kolanës “Ad Memorandum”, e cila përmbledh autorë të spikatur të disidencës shqiptare si ministri i Kulturës, Visar Zhiti. Kolana prej 10 veprash botohet nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISK) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS). Drejtori Ekzekutiv i ISK, Agron Tufa u shpreh se këto vepra kanë vlera historike dokumentare dhe njerëzore.

Qëllimi i këtyre botimeve është i qartë: të pasqyrojnë, sipas tij, të vërtetën që u transformua prej 50 vitesh diktaturë, bazuar mbi dokumente arkivore. “Ka qenë i rëndësishëm për ne fakti i dëshmisë nëpër arkivat e shtetit. Një pjesë dëshmish që kanë qenë nëpër arkiva kurrë s’e kanë parë dritën, sepse nuk kanë qenë të preferuar nga historianët e versionit zyrtar. Ka patur një selektim të skajshëm, kryekëput ideologjik, edhe pas rënies së komunizmit. Për herë të parë ne u sjellim qytetarëve shqiptarë dëshmitë rrënqethëse qoftë të kryengritjeve, ashtu dhe të sistemit të triskëtimit, një shantazh genocidal nëpërmjet urisë”,- tha Tufa. Kolana përmbledh ve-

pra letrare, memuaristikë dhe punë studimore. Ndër to mund të përmendim: “Ad Memorandum” me autor Bahri Becin, “Kryengritja e parë kundër komunizmit” me autor Uran Butkën, “Zërat e Mbijetesës” me autor Nebil Çikën (I riu), ‘Genocidi mbi kulakët’ me autor Xhafer Sadikun, “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit” me autore Fatbardha Saraçi (Mulleti), “Sistemi i triskëtimit në Shqipëri 1948-1957”; Fjalorin Enciklopedik i viktimave të terrorit komunist etj. “Librat e kësaj kolane janë një pasuri e madhe që na bën të reflektojmë dhe t’ua mësojmë të shkuarën brezave ashtu siç ka ngjarë”, u shpreh ministri Visar Zhiti.

Ka qenë i rëndësishëm për ne fakti i dëshmisë nëpër arkivat e shtetit. Një pjesë dëshmish që kanë qenë nëpër arkiva kurrë s’e kanë parë dritën...


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

I shpëton rënies nga kati i 15-të 4

11

5

6

12

16

6

7

13

17 21

22

30

23

38

15

24

25

28

31

32

35

10

20

27

26

9

14

19

18

8

36

29 33

34

37

39

40 42

43

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

45

41

45

47

48

Horizontalisht:

1. Kopje e dytë e një dokumenti zyrtar, që ka fuqinë juridike të origjinalit. 6. Butak deti. 11. Ent Ekonomik. 12. Organizatë Çeke. 13. Këshilli Europës. 14. Gradë ose pozitë në një shkallëzim hierarkik a në një shtresim shoqëror. 16. Fjalë ose gjeste që përdoren si mjet a si mënyrë për t'i shtënë frikën dikujt. 19. Enë gjaku. 21. Barazim në skedinë. 22. Kasolle e qenit. 24. D'Istria, publiciste e njohur. 26. Peng në dialekt. 27. Det fare i qetë para stuhisë. 29. Targa e makinave të Ballshit. 30. Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin për një veprim të padrejtë e të paligjshëm. 32. Lloj shpendi. 35. Objekte fluturimi jashtëtokësore. 36. Marie, aktore e njohur. 38. Dashuri e thjeshtë dhe e pastër. 40. I vogli i rosës. 41. Ent Tregtar. 42. Kalim i emrit nëpër rasa. 45. Njeri që nuk lë dy gurë bashkë. 47. pronar i madh fabrikash. 48. Instituti Informatikës. 49. Pemë e lartë.

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

49

Vertikalisht:

1. Zbukurim i një ambienti. 2. Thirrje për kushtrim. 3. Copë që përdoret zakonisht për të fshirë. 4. Trup gjeometrik. 5. hapur, sheshit. 6. Pjesë e makinës për karburantin. 7. Gjah i kapur. 8. Masë gjatësie që përdoret në disa vende. 9. Morricone i muzikës së filmave. 10. Përemër vetor. 13. Ashtu quhej një nga djemtë e Adamit dhe Evës. 15. Shkronja. 17. Njeri i drejtë e i ndershëm e fisnik. 18. Pajisja e shtëpisë me orenditë e nevojshme. 20. Termocentral, sigla. 23. Skëndo, pseudonimi i Mit'hat Frashërit. 25. Puçrrat e fyturës. 28. Veprimi e ndikimi i diçkaje a dobia që sjell ajo. 31. Emër i dytë që i vihet dikujt, zakonisht për t'a tallur. 33. I ftohtë i madh. 34. Zonë Industriale. 35. Pemë e vendeve mesdhetare. 37. Dukuri e re, diçka që del për herë të parë ose që hyn e re në jetë. 39. Dëshiroj. 41. Lëviz në këmbë. 43. Baba. 44. Institut Letrar. 45. Burreli në makina. 46. Sigla e Elbasanit.

Sudoku | nivel mesatar 1 7 3

9

1 5

4

1 5

1

3

9

3 2 9

6

2 6 3

1

7

5 4

4 5 6

7

4 6 3 7

4

8

7

3 6

8

3

7

8 6 9

3

5 2

3 2

5 5

7

1 9

1

7

4 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

3 0 9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5

Një shtetas britanik ka rënë nga ballkoni i katit të 15-të të një ndërtese në Zelandën e Re dhe ka shpëtuar. 20-vjeçari Tom Stilwell është duke u mjekuar në spitalin e Aucklandit, pasi e ka thyer qafën, shpinën dhe duart. Ai ka rënë gjatë kohës që po përpiqej të hynte në apartamentin e tij të mbyllur. Tom banonte në katin e 14-të, por i ishte mbyllur dera e ballkonit dhe ka kërkuar nga fqinja e tij në katin e 15-të që të ngjitej në ballkonin e saj dhe të hynte kah dera. Mirëpo, në momentin kur është përpjekur të ngjitet ka rënë poshtë, përkundër përpjekjes së fqinjes që ta mbajë për dore. “Nuk më kujtohet asgjë. Të gjithë më thonë se jam shumë me fat që kam shpëtuar”, ka deklaruar i riu që mbahet në kujdesin intensiv dhe iu është nënshtruar disa intervenimeve kirurgjike. Rënia e tij nuk ka qenë direkte, pasi që ai fillimisht është përplasur në kulmin e një ndërtesë ngjitur, e cila ia ka zvogëluar rënien për dy kate. Mjekët dhe ekspertët shëndetësorë e konsiderojnë këtë fakt si shumë të rëndësishëm që Tom ka mbijetuar.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Fale influencës mjaft pozitive te Merkurit, sot do keni mundësi t’i rregulloni problemet qe iu kishin dale me partnerin tuaj. Komunikimi do te shtohet. Beqaret do kenë takime, por me ata persona mund te linde vetëm një miqësi e mire, asgjë me tepër. Sektori i financave do përmirësohet nëse filloni te shpenzoni me pak dhe te mos kryeni transaksione.

Kësaj here nuk do iu pëlqejnë aspak te bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse nuk ndiheni te sigurte për atë qe doni flisni hapur me atë qe keni ne krah, mos i mbani te fshehta. Për beqaret do jete dite me pozitive. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen sepse jo gjithmonë ditët janë te tilla. Financat nuk do jene problematike, por kujdesi për shpenzimet duhet te vazhdoje.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite e bukur dhe e mbushur me emocione te shumta kjo e sotmja. Do ia kaloni me se mire pranë atij qe dashuroni dhe do flisni hapur me te për gjithçka. Beqaret duhet te bëjnë durim nëse duan te mos lëndohen. Mundësitë për aventura do ekzistojnë sot, por me mire te mos tentonit. Ne planin financiar mos rrezikoni shume duke blere gjera pa vlere sepse do pendoheni.

Jo vetëm qe do e rivendosni komunikimin ne çift gjate kësaj dite, por prite te merrni edhe vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një romance te këndshme dhe mjaft emocionuese. Shume shpejt do përjetoni edhe pasionin e madh. Me financat duhet te tregoheni me te organizuar. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shume shtrenjte.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe për këtë arsye do lini pas dore disa angazhime te tjera. Ne fakt emocionet qe do përjetoni do iu tregojnë se ia vlen ta bëni këtë gjë. Beqaret do përballen me zgjedhje te vështira prandaj duhet te mendohen mire. Për menaxhimin e financave mos i besoni asnjë personi qe nuk bën pjese tek familja juaj.

Personi qe do takojnë sot beqaret do jene aq te pamshem saqë askush nuk do iu rezistoje dot. Ka mundësi qe te filloni një lidhje shume te bukur. Ata qe janë tashme ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes me çdo gjest sepse mund te lindin probleme te mëdha. Situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme prandaj tregohuni te kujdesshëm.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Qetësia do mbizotëroje sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mire me atë qe keni ne krahdhenukdokeniasnjëmosmarrëveshje. Beqaret ka mundësi te takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Do ndiheni me te lumtur se me pare dhe zemra do iu rrahe fort. Kujdes me transaksionet qe do kryeni sot ne planin financiar sepse dita nuk është e favorshme.

Ambienti planetar nuk do jete i favorshëm për jetën ne çift gjate kësaj dite. Kujdes me temat qe do diskutoni sepse disa nuk do i pëlqejnë partnerit. Shmangni debatet me te dhe mos këmbëngulni shume. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë atë qe duan. Perspektivat financiare nuk do jene te mira. Shmangni investimet e mëdha.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 022, 082, 156, 185, 205, 214, 259, 263, 309, 315, 421, 440, 476, 511, 589, 632, 659, 748, 857, 925. Numra me 4 shifra: 0145, 1402, 1457, 2644, 4415, 4854, 5664, 9652. Numra me 5 shifra: 01445, 05859, 11192, 13205, 15448,

21321, 21569, 24094, 26320, 45520, 55126, 56987, 58034, 59865, 65945, 69985, 74664, 80250, 84545, 96526.

Numra me 6 shifra:

123025, 152477, 462401, 489849, 577856, 632516, 695894, 907485.

Dashuriçkat klandestine duhet te jene te ndaluara gjate kësaj dite. Mos e shkatërroni me dorën tuaj gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Për beqaret pritet te ndodhin ndryshime te mëdha rreth orëve te mbrëmjes. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Financat do jene te mira, megjithatë mos bëni shpenzime te tjera përveç atyre qe janë te domosdoshme.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Klima yjore do jete e dyzuar sot për jetën sentimentale te çifteve. Ne disa momente do i shprehin ndjenjat dhe ne disa momente do kenë debate te forta për shkak te mungesës se tolerancës. Beqaret do duan te qëndrojnë vetëm dhe te bëjnë çmenduri me miqtë. Dijeni se vitet ikin shpejt.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Venusi do e beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Partneri do iu mbaje afër dhe do ua tregoje gjithë dashurinë qe ka për ju. Beqaret edhe pse do jene ne kërkim nuk do e gjejnë as sot personin e duhur. Mos e humbni shpresën për disa dite me vone. Financat nuk do jene te këqija. Përfitoni për te bere shpenzimet me te rëndësishme.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse kohet e fundit keni qëndruar pak larg njeri tjetrit, sot do rivendosni komunikimin dhe do kaloni momente me te këndshme. Do i kuptoni gabimet qe keni bere. Beqaret do jene paksa mendjemëdhenj dhe nuk do përfitojnë nga disa ftesa qe do iu bëhen. Dijeni se personat e thjeshte janë ata me zemërmirët.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2013

15

Mburrja është gjithnjë një thirrje dëshpërimi; përjashto te të rinjtë, ku është një thirrje shprese. Bernard Berenson

rreth vitit

1000

Vikingët zbarkojnë në Amerikën e Veriut Leif Erikson ishte biri i Erikut të Kuq, themelues i kolonisë vikinge në Groenlandë. Pasi dëgjoi historinë e Bjarni Herjolfsson-it, një kapiten deti i cili pretendonte se kishte parë një vijë bregdetare të gjatë, të rrafshët, mbuluar me pemë shumë larg në Perëndim të Groenlandës, Leif u nis për ta gjetur këtë vend. Pasi lundroi në drejtim të veriut, përgjatë bregut perëndimor të Groenlandës, ai kaloi atë që sot ne e njohim si Ngushtica Davis për në ishullin Baffin dhe më pas u kthye drejt veriut. Ai pikasi bregun e Labradorit,

të pyllëzuar siç e kishte përshkruar Bjarni dhe lundroi derikur mbërriti në një kep të mbuluar në bimësi, të cilin e quajti Vinland. Megjithëse sagat e shkruara nja 200 vjet më pas thonë se vendi u pagëzua sipas rrushit të egër që rritej aty, ka të paktën po aq gjasa që fjala të ketë ardhur nga gjuha e vjetër Norse ‘vin’, që do të thotë ‘lëndinë’. Leif e kaloi dimrin aty dhe më pas u kthye në Groenlandë. Sagat thonë se përpjekjet e mëvonshme për të kolonizuar Vinlandin dështuan, ndoshta për shkak të armiqësisë së amerikanëve in-

digjenë. Shumica e ekspertëve tani pajtohen se vendi ku zbarkoi Leif është L’Anse-auxMeadoës, në pikën veriore të Newfoundland-it. Këtu, në vitet ’60 arkeologët gjetën shenja të ngulimeve vikinge: themele të shtëpive prej dheu të ngjashme me ato në Groenlandë dhe Islandë, dhe një medalje bronzi e një origjine të pagabueshme norse. Në vitin 1965 Kongresi amerikan vendosi që 9 tetori duhej përkujtuar si Dita e Leif Eriksonit, për nder të europianit të parë që zbarkoi në Amerikën e Veriut.

Blitz

Flick

72

Përqindja e profesorëve të universiteteve që japin kurse online, të cilët besojnë se studentët nuk duhet të kreditohen për to.

37

Numri i shteteve amerikane ku nëpunësi më i paguar publik është një trajner sportesh.

14

Numri i projektligjeve mbi kontrollin e armëve që janë kthyer në ligj që nga masakra e shkollës në Sandy Hook.

37

Numri i projektligjeve të bëra ligje që kërkojnë dobësimin e kontrollit mbi armët.

Titulli: kinkaleri foto: Andreas Lehner

Në Facebook Shefqet Deliallisi

Të dashur miq, me keqardhje shikoj se ka një dizinformim. Thuhet se autostrada e re Elbasan- Tiranë do të mbyllet përsëri pas zgjedhjeve. Me përgjegjësi ju informoj se rruga nuk do të mbyllet më asnjë ditë. Do të punohet për t’u përfunduar korsia tjetër, dhe vetëm kur të fillojë funksionimi i saj do të mbyllet korsia aktuale. Pra rruga do të qëndrojë gjithmonë e hapur....Kjo është e vërteta. Lavdrim Lita

Dikush festoi 20 vjetorin e mosleximit të një libri. Hysni Ndreu Nëse shkarkon një këngë në mënyrë të paligjshme në Xhamajkë, a duhet të quhesh “pirat karaibesh”? Vladimir Karaj E fshiva pa dashje nje koment. qe thoshte se ky shkrimi nuk ishte asgje.. as reportazh, as analize, as koment, as raport.. Kompliment i papare.. paskam nje zhaner timin :)

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Berisha është djalli, por që e njohim Alfred Lela Në të gjitha kuptimet Sali Berisha është një teprim. Ai është më i gjatë se shqiptari i zakonshëm, shumë më energjik, më i lexuar, por edhe më epik. Përtej profilit personal, ai është një teprim edhe në terma politikë. Sali Berisha u fut në politikën aktive në muajt vendimtarë të vitit 1991 për të ushtruar mbi peizazhin politik shqiptar një trusni e cila shpesh ka qenë e natyrës së forcës, por i është bindur forcës së votës, megjithatë. Si president i republikës, ai pranoi humbjen e parë në zgjedhje pas referendumit të Kushtetutës në vitin 1994. Tre vjet më vonë, i zgjedhur me 96 vota nga një parlament i dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 1996-ës, dha dorëheqjen nga posti kur socialistët fituan në zgjedhjet e qershorit 1997. Pas kataklizmës së ’97-ës, tetë vjet me radhë ai udhëhoqi opozitën zyrtare dhe arriti ta mbante të tillë atë, pavarësisht diversioneve dhe makinacioneve të socialistëve për të krijuar ‘opozitën paralele’. Në vitin 2005 i bashkoi skizmatikët e shumtë të PD, krijoi profilin e një opozite moderne, pajtuese, të re dhe me një alternativë pushteti e cila i dha, më 4 korrik, një mandat të ri në pushtet, kësaj radhe si kryeministër. Tetë vitet në pushtet si shef i ekzekutivit janë edhe më lehtë të mbajtshmet mend, por edhe më emocionalisht të interpretueshmet. Për mbështetësit e tij, këto dy mandate janë një sukses në infrastrukturë,

rritje ekonomike, liberalizim vizash, anëtarësim në NATO dhe rritje të nivelit të jetesës. Për kundërshtarët, çdo sukses e mbyt Gërdeci, 21 janari, dështimet në privatizime dhe sigurisht, përqendrimi i pushtetit. Zgjedhjet e 23 qershorit e kërkojnë kuptimin pikërisht ndërmjet këtyre dy të vërtetave që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Fakti se Berisha dhe demokratët kanë qenë në pushtet për tetë vite me radhë, mund të jenë në vetvete një teprim për sqimën e atyre që e shohin ende të pathurur mirë stofin demokratik shqiptar dhe një precedent autokracie më shumë se demokracie. Për këtë e të tjera zgjedhjet e së dielës konsiderohen si historike. Në fakt ato janë të tilla. Të shenjuara edhe nga një rastësi. Fushata e demokratëve të Berishës është në masë të madhe një imitim në verb dhe logjikë e fushatës së presidentit amerikan Barack Obama. Edhe për faktin se e njëjta firmë marketingu që ka kuruar Obamën po ‘mëson’ edhe Berishën. Por edhe se, si në rastin amerikan, jemi mes një të njohure si Obama dhe një të panjohure si Romney. Në endorsment-in e përhershëm që revista The Economist, nëntorin e shkuar, u bënte dy kandidatëve për presidentë, pas një analize të hollësishme, edhe pse e qendrës së djathtë dhe mbrojtëse e biznesit, preferonte Obama-n. Amerika meriton më shumë se Barack Obama; fatkeqësisht Mitt Romeny nuk i plotëson kërkesat, kështuqë ne rrimë me dreqin që njohim dhe zgjedhim atë, përmblidhte The Economist. Sali Berisha, për të mirë a të keq, brenda teprimeve të veta, është dreqi që e njohim.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 18.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 18 qershor ok