Mapo 07 08 dhjetor ok

Page 27

27

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Nova Demokratia Qasja institucionale meriton një vëmendje të veçantë, duke vlerësuar se janë institucionet, kushtet ekonomike dhe politika që formësojnë perspektivat për demokraci në shoqëritë tranzicionale. Tranzitologjistët mendojnë dhe mbrojnë pikëpamjen sipas së cilës, institucionet mund të ndryshojnë mjedisin shoqëror e politik...

Tranzicioni shqiptar brenda qasjeve teorike Tonin Gjuraj

një luhatje të kushtëzuar nga ndonjë shkak i përbashkët primi dhe çmimet siç është ai ndryshimit në vlerën sasiore të parasë në treg? Mitchell gjithashtu, ka identifikuar diferenca sistematike dhe të rëndësishme në sjelljen e grupeve të klasave të ndryshme të çmimeve. Si atë që, Çmimet e shitjeve me shumicë kanë tendencë të ndryshojnë më ngadalë dhe më vonë se sa primi në Ar; ato të rishitjes më ngadalë se të shitjes me shumicë; kosto e jetesë më ngadalë se çmimet e rishitjes, dhe pagat më ngadalë se kosto e jetesës. Mitchell gjeti një shpjegim më të përafërt të këtyre diferencave në strukturat e kompanive në market dhe ai arriti të evidentojë rëndësinë e rritjes së faktorëve të tillë si “Mosmarrëveshja” dhe “Klientelizmi” si fenomene që tashmë kishin hyrë përveç atij të tregut të Arit edhe faktorë të tillë si marketi me shumicë, me pakicë, marketi i shtëpive dhe marketi i punës, që deri atëherë ishin konsideruar nga teoria ortodokse e çmimit si faktorë periferalë. Shpjegimi i këtyre fenomeneve kërkonte një kuptim të thellë të procesit, të kapaciteteve për adaptime të ndryshme dhe të asaj që këto nuk mundet të përjashtohen nga një teori që bazohet fort në të dhëna statistikore. Mesa duket, rëndësia e fenomeneve të pashpjeguara nga teoritë, e kishte impresionuar shumë atë në punën e tij. Teoria sasiore e parasë dhe teoria ortodokse e çmimit kanë shpjeguar një gamë të gjerë të fenomeneve ekonomike të rëndësishme, por ato teori kanë qenë jo të plota për të bërë të mundur shpjegime të fenomeneve të tjera jo më pak të rëndësishme dhe jo më pak të komplikuara. Mitchell duhet ta kishte trajtuar objektin e tij për zgjerimin e teorisë ekonomike jo vetëm nëpërmjet pranimit të fenomeneve të njohura si komplekse në vetvete, por edhe të rivlerësimit të disa hipotezave të lavdërueshme që mund të ndihmonin rreth këtyre. Lidhur me këtë, Arthur F. Burns, na tregon se Mitchell e kishte filluar këtë rrugë në

fillim të vitit 1907 në një Trajtim Teorik të Parasë, studim në të cilin ai nuk kishte përdorur të dhëna statistikore. Por brenda dy vitesh, ai e braktisi këtë kërkim dhe filloi një punë që do të dominonte më vonë të gjithë aktivitetin e tij shkencor, që do të ishte një kolektim në përmasa të mëdha, që përfshinin të dhëna shumëplanëshe, grupe punonjësish të shumë sferave ekonomike, duke bërë të mundur një interpretim të evidencave empirike në ciklin e biznesit, qoftë kjo e arritur nga të dhëna kërkimore historike, nga gjykime e opinione të kohës, si dhe nga referimi i një sasie të mëdha të dhënash të ruajtura. Ky ndryshim i drejtimit i bërë nga Mitchell në subjektin në fushën e teorisë ekonomike, tregon qartë për nevojën e një “Përshkrimi Analitik” të fenomeneve ekonomike, por tregon gjithashtu gjykimin e tij në të kuptuarin të asaj se cila punë studimore do të kontribuonte më shumë në zhvillimin e teorisë së ndryshimeve ekonomike. Në konkluzionet përmbledhëse për teoritë ekzistuese rreth cikleve të biznesit, në veprën e tij, në vitin 1913 “Business Cycles”, ai shkruan: “Nëse dikush do të përpiqej të kuptonte tendencën në tërheqje të rrymës së aktiviteteve ekonomike dhe karakteristikave të sotme të saj, do të mund të gjente një numër shpjegimesh sa sugjestive, aq dhe çoroditëse. Të gjitha do të dukeshin të arsyeshme, por cila do të ishte e vlefshme? Asnjëra nuk ekskludon të tjerat, por cila prej tyre është më e rëndësishmja? Secila mund të merret në konsideratë për disa fenomene; a mundet ndonjëra të konsiderohet për të gjithë fenomenet?. Apo, a mundet që këto shpjegime konkurrente të grupohen në mënyrë të tillë që të formulojnë një teori me strukturë të përshtatshme dhe funksionale?...A është domethënës ky studim i fakteve që ne të mund të interpretojmë e konkludojmë në atë që këto teori do të duhet të testohen?" *Vijon në numrin e radhës të MAPO Weekend. Përktheu: Luan Kola.

Siç dihet gjerësisht, komunizmi në Shqipëri mori një formë shumë specifike, duke vënë enverizmin në qendër të mendimit politik zyrtar për disa dekada. Për të kuptuar më mirë unicitetin e tranzicionit demokratik në Shqipëri, është më me interes të analizojmë modelin që ka të bëjë me format e ndërveprimit ndërmjet politikës dhe disa aspekteve kulturore të shoqërisë shqiptare. Në fakt, pak është zhvilluar një model i tillë prej teorive ekzistuese të tranzicionit demokratik, por brenda këtij modeli Shqipëria paraqet vështirësi për t’u shpjeguar në mënyrë të përshtatshme. Po t’i hedhim një vështrim qasjeve më të spikatura të tranzicionit demokratik në kohën e sotme, ata mund të grupohen në tri lloje: deterministike, voluntaristike dhe institucionale. Është me rëndësi këtu të zbërthehet modeli shqiptar brenda kontekstit të këtyre qasjeve. Brenda qasjes deterministike gjendet një ndërlidhje pozitive midis modernizimit social-ekonomik dhe demokratizimit të një shoqërie, ku është e mundur të dallohen vlerësimet social-ekonomike dhe kultura politike tradicionale, si faktorë ndihmës dhe përcaktues për një tranzicion të plotë e të suksesshëm, përfshirë dhe Shqipërinë. Autorë të tillë si Lipset, Moore, Gibson, Di Palma e shumë të tjerë kanë krijuar një shkollë të tillë të mendimit politik, bazuar në politikën tradicionale. Në këtë kontekst, gjendja e demokracisë shqiptare përcaktohet nga rruga që ka ndjekur shoqëria shqiptare që prej kohëve të hershme deri në ditët tona. Historia e Shqipërisë paraqitet si variabël qendror që mund të shpjegojë llojin dhe nivelin e demokracisë. E kaluara e saj paraqitet me shumë ndikim në promovimin e elementeve demokratikë dhe përpjekjeve për konsolidimin e demokracisë. Si rrjedhojë, po t’i referohemi një trajtimi të tillë duket që mundësitë për demokratizim të shoqërisë shqiptare të jenë të kufizuara, sepse zhvillimi social-ekonomik dhe historia demokratike e këtij vendi nuk kanë qenë favorizuese në këtë drejtim. Vendi deri vonë u dominua kryesisht prej të huajve, ndërkohë që periudha e sundimit të gjatë komunist përbën përvojën më antidemokratike të shoqërisë shqiptare. Para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht gjatë qeverisjes zogiste, shoqëria shqiptare ka provuar elemente dhe praktika demokratike, por ata nuk kanë qenë të tilla, në kuptimin e demokracisë liberale. Megjithëse modelet dhe rrugët e përparimit demokratik janë të shumëllojshme dhe parakushtet e proceseve demokratike mund të ecin paralelisht me njëra-tjetrën, duhet të nënvizohet se zhvillimi ekonomik dhe historia e zhvillimit demokratik të shoqërisë shqiptare paskomuniste kanë qenë shumë prapa normave të ecurisë së një shoqërie normale në tranzicion. Qasja voluntaristike e demokratizimit thekson kryesisht rolin e elitës politike, e cila përfshihet në një proces të gjithanshëm njohjeje të zhvillimeve politike dhe zotërimit të shprehive demokratike si: kompromisi, dialogu, konsensusi, përshtatja me situatat e reja etj...Tranzicioni demokratik kërkon të karakterizohet nga një shkallë e lartë dialogimi dhe kompromisesh. Përveç këtyre, personaliteti, talenti, kultura dhe nuhatja politike e aktorëve politikë mbeten mjaft të rëndësishme. O’Donnell, Schmitter, Verba, Almond, Powell e shumë studiues e politologë të tjerë mbrojnë me forcë këtë argument. Mirëpo, edhe në këtë drejtim, realiteti demokratik shqiptar paraqitet unik me vështirësitë e tij karakteristike. Mund të thuhet pa ngurrim se, përvoja shqiptare ka ofruar gjatë dy dekadave të fundit një sjelljeje të pamatur politike të elitës së saj dhe mungesë të përgjegjshmërisë. Kjo elitë provoi të ishte më tepër konfliktuese sesa krijuese, e pasigurt në zgjidhjen e situatave të nxehta dhe, mbi të gjitha, u karakterizua nga një lloj hakmarrjeje, që në ndonjë rast kaloi deri në eliminimin fizik të kundërshtarëve politik. Pavarësisht zhurmës për orientim euro-atlantik, në fakt, qëndrimet dhe sjelljet në këtë drejtim nuk u përshtaten si duhet. Të qenit një politikë properëndi-

more do të thotë, para së gjithash, seriozitet në kuptimin dhe zbatimin e normave të brendshme e të jashtme të filozofisë së kësaj hemisfere demokratike. Përgjithësisht, qëndrimet dhe sjelljet e elitës politike shqiptare shuan shpresat për një tranzicion me efekte pozitive manifestuese dhe të shpejta për shoqërinë shqiptare. Fraksionet dhe çështjet e ndryshme u përcaktuan, siç do të argumentonte Shinasi Rama, mbi bazën e dallimit shok-armik, gjë e cila mbizotëroi në sistemin politik shqiptar. Koha tregoi se fraksionizimi ekstrem nuk solli ndonjë dobi në jetën politike shqiptare. Ka ekzistuar pra një panoramë disi e zymtë sa i takon qëndrimeve dhe sjelljes politike të elitës politike shqiptare, me disa përjashtime sporadike, më shumë konjukturale, të arritjes së kompromiseve politike, që nisën në fundin e vitit 1998, përfshirë periudhën e luftës në Kosovë, disa ndryshime pozitive në marrëdhëniet pozitë-opozitë me takimet Berisha-Majko, Nano–Berisha, qeverisja Berisha-Meta, aktualisht Rama-Meta, si dhe ujdia më e fundit për marrjen e statusit. Përveç kësaj, edhe disa prej fushatave zgjedhore brenda forcave kryesore politike, pavarësisht prej ndonjë prirjeve klanore, interesave të ngushta meskine, apo shpërdorimeve me institucionin e lirisë dhe zgjedhjeve të lira, u shfaq, të paktën pjesërisht, një shkallë fillestare embrionale emancipimi dhe maturie politike. Është e nevojshme të theksohet gjithashtu se, së fundi, po shtohen kredencialet e një brezit të ri politikanësh, djathtas e majtas, që po shfaqin një kulturë të re politike e debati brenda forcave të tyre politike, nisur ndoshta nga fakti se mbi ta nuk rëndon pesha e së kaluarës. Më tej, edhe mbështetja nga jashtë, e cila shpeshherë konsiderohet përcaktuese për fatet e lidershipit politik, tregon se konkurrenca politike nuk është më diçka formale dhe e paracaktuar. Në tërësi, mund të konstatohet se ka një prirjeje drejt besnikërisë ndaj rregullave demokratike dhe një lidershipi të institucionalizuar, të cilat përbëjnë një evolucion të madh në sistemin politik shqiptar. Qasja institucionale meriton një vëmendje të veçantë, duke vlerësuar se janë institucionet, kushtet ekonomike dhe politika që formësojnë perspektivat për demokraci në shoqëritë tranzicionale. Tranzitologjistët mendojnë dhe mbrojnë pikëpamjen sipas së cilës, institucionet mund të ndryshojnë mjedisin shoqëror e politik. Sipas Juan L. Linz & Alfred Stepan, ata luajnë rol përcaktues në tranzicionin dhe konsolidimin demokratik. Nëse në fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri u hodhën hapat e para për ngritjen e institucioneve demokratike dhe u shfaq një performancë e kënaqshme ekonomike, sot pamja paraqitet disi e ndryshme. Përpjekjet për të rivendosur autoritetin institucional në një tranzicion tashmë të tejzgjatur, si rezultat i ngjarjeve të marsit 1997, shtatorit 1998 dhe janarit 2011, si dhe përmbushja e kritereve për t’iu bashkuar BE-së, përbëjnë sfidën aktuale. Në shoqëritë e sotme tranzicionale ku bën pjesë edhe Shqipëria, institucionet janë përcaktuese në krijimin dhe konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm social dhe politik. Sipas T. Parsons, institucionet, si komplet rolesh, janë strategjikisht të rëndësishme për këtë sistem. Ai konsideron modelet institucionale si shtylla kurrizore të një sistemi shoqëror. Pikërisht, këtu shoqëria shqiptare ende nuk përputhet me shoqëritë demokratike bashkëkohore. Përvoja historike tregon se demokracia si proces kërkon përherë përmirësime, pavarësisht nga staus-quo-ja e saj. Në këtë rrugë të gjatë identifikohen ata që Freeman R. Butts i quan armiqtë e demokracisë si, për shembull, korrupsioni, dëshpërimi, mungesa e qeverisjes efektive, por edhe indiferenca e qytetarëve ndaj të drejtave dhe përgjegjësive të tyre qytetare, si dhe mospjesëmarrja në mënyrë aktive në jetën politike të vendit. Konsolidimi i demokracisë nuk mund të jetë apriori i sigurt. Respektimi ose shkelja e parimeve, vlerave dhe shprehive demokratike do të përcaktojnë fatin e demokracisë shqiptare.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.