Page 1

Politikë

mapo lunch

PD propozon Agron Kuliçajn si këshilltar të grupit parlamentar

Iris Luarasi: Do kisha qenë Oprah Winfrey e Shqipërisë

Kuliçaj ka mbajtur për disa vite postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në kohën kur demokratët ishin në pushtet

Nga Mira Kazhani

Nova demokratia

Tonin Gjuraj

Free to choose

milton friedman

single & the city Iva tiço

Nëse nuk do ta kisha dëgjuar Iris Luarasin dhe do kisha parë thjesht një foto të saj, do mendoja se kam të bëj me një stiliste, me një grua që jeton në...

Faqe 4

Idi, essi,uni ylli pango

E shtunë-diel 07-08 dhjetor 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1083 Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Shpendi (s) do të Vetëvendosë Prishtina e lodhur nga politika e vjetër i beson votën Shpend Ahmetit, një politikani të ri me formim liberal, që ka gjetur strehë tek ideologjia radikale e Vetëvendosjes. Arsyet e fitores, sfidat e Ahmetit dhe një mundësi për ndryshim, edhe tek Vetëvendosja e Albin Kurtit

intervista e javes

editorial

Tokë pa kontinent

esse

Fitorja e Vetvendosje në Prishtinë; llolly pop-i i rrezikshëm i populizmit

Më katolikë se Papa domethënë pa fe

Gratë e Pal Kallmetit dhe politika shqiptare

alfred lela

Faqe 3

Eni Vasili:

Si u përfshiva në nismën e 6 personaliteteve për Nazimen

Panariti: Kritikat e Blushit? Nuk është racionale të bësh bilance për dy muaj Ministri i Bujqësisë flet për tri reformat bazë të sektorit; toka, uji dhe tregu. Pse toka e papunuar do të taksohet më shumë dhe komentet për zërat se reformat e premtuara nuk kanë nisur ende. Panariti gjykon se ndëshkueshmëria e politikanëve ka nisur me nxjerrjen në gjyq të kreut të Bashkisë së Vlorës dhe do të vijojë edhe me emra të tjerë Faqe 10

Pse Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli zgjodhën emisionin e Eni Vasilit për të publikuar nismën e tyre, e para e llojit të vet në historinë mediatike shqiptare. Si u ruajt ekskluziviteti i letrës dhe si gazetarja ndërtoi një prej transmetimeve me shikueshmëri më të madhe dhe impakt në shoqërinë shqiptare Faqe 12

Personazh

Hueyda El Saied: Uniforma e gjumit? Dy pika “Chanel No.5” Kur është konceptuar ky pyetësor, nuk është marrë parasysh që ndonjë nga personazhet tanë e kalon jetën sa në një qytet europian në tjetrin dhe prandaj dhe emërtimet e përveçëm në jetën e saj janë të gjithë të huaj. Faqe 18

Preç zogaj

Faqe 13

rudolf marku

Faqe 28

Mapo libri

Berluskonin dhe At Zef Pllumin i lidh “Rrno për me tregue” «Il sangue di Abele - Vivi per testimoniare» është botimi në gjuhën italiane i librit “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit, përkthyer dhe redaktuar nga Keda Kaceli, me parathënie nga Silvio Berluskoni Faqe 18


2

e shtunë-e diel, 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al

Për një dimër të ngrohtë ...

Zbuloni dimensionin tonë në zgjidhje ekonomike dhe elegante.

Tapetë duke filluar nga

2.530 L

-35%

Kodi: 17403

-70%

-35%

Tapet persian 133x190 cm

14.720 L

9.560 L

Tapet 100% i leshtë 140x200cm

Tapet Hitset, 133X190cm

Kodi: 13469

Kodi: 17403

Kodi: 15724

Shtroje lëkurë dele natyrale

-38%

6.990 L

Shtizë çeliku për oxhak Kodi: 62117

Kodi: 18286

SUPER

TE

-38%

OFER Free Design in megatek

Super Oferte

Rrjetë oxhaku me 3 hapje 95x65cm model antik

3.290 L Kodi: 62112

Lopatë çeliku për oxhak Kodi: 62115

-38% Furçë çeliku për oxhak Kodi: 62116

950 L

590 L 950 L

590 L

Ndërsa dimri ka mbërritur dhe temperaturat janë ulur, është e rëndësishme të ngrohim ajrin dhe sipërfaqet e ambienteve. Për ngrohjen e ajrit mund të përzgjedhim mes një morie alternativash: ngrohje me elektricitet, me gaz apo me oxhak. Tapetet e transformojnë shtëpinë. Ata nxjerrin në pah pjesën më të bukur të mobiljeve dhe mund të shërbejnë si një zonë me gravitet plot ngjyra. Tapetet na ngrohin këmbët gjatë ecjes dhe ulin zhurmat gjatë lëvizjes. Dekorimi nëpërmjet tapeteve, qilimave dhe rrugicave, është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë shtëpinë më personale dhe të këndëshme. Në MEGATEK do të gjeni tapete me materiale 100% natyrale (të leshta dhe pambuku), të punuara me dorë apo të punuara me makineri, dizenjot më të fundit të trendeve botërore, moderne dhe klasike, të përzgjedhura me kujdes nga një ekip profesionistësh.

950 L

590 L

Ngrohës me gas LPG

SUPER

19.490 L

TE

OFER

Kodi: 45075

Free Design in megatek

Super Oferte

Sobë gize me dru 80x46x36cm

25.900 L Kodi: 62797

Mbajtëse për dru 38x35x45 cm

2.900 L Kodi: 62110

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333 info@megateksa.com

Oxhak gize me ajër dhe derë xhami, në formë prizmi 76x55x126cm, me elektromotor 77 W

180.000 L 159.000 L Kodi: 62378

www.megateksa.com


3

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Fitorja e Vetvendosje në Prishtinë; llolly pop-i i rrezikshëm i populizmit

Alfred Lela

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve Foto: LSA

javore

Mapo libri

E shtunë-diel,07-08 dhejtor 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Berluskonin dhe At Zef Pllumin i lidh “Rrno për me tregue”, kavalieri i shkruan parathënien

Në brendësi Panariti: Kritikat e Blushit? Nuk është racionale të bësh bilance për dy muaj Intervista/ Ministri i Bujqësisë flet për tri reformat bazë të sektorit; toka, uji dhe tregu. Pse toka... Faqe 10

5 4 6 12 18 31

Politikë

PD propozon Kuliçajn si këshilltar të grupit parlamentar

Kërkesa

Mbërrin oferta për stadiumin e ri, kostoja e ndërtimit 130 milionë euro

Kronikë

Ryshfet për skanerin, arrestohet shefi i kirurgjisë

Intervista

Eni Vasili: Si u përfshiva në nismën e 6 personaliteteve për faljen e Nazime

Personazh

Inis Gjoni: Coco Antonel dhe Teatri, dy dashuritë e mia

Hueyda El Saied Uniforma e gjumit? Dy pika “Chanel No.5”

MapoLunch

Iris Luarasi: Do kisha qenë Oprah Winfrey e Shqipërisë

Kolona / ide/ debate

26

Free to choose

27

Nova demokratia

28

esse

29

Idi, essi,uni

23

Recensë

31

Mapo lunch

Milton Friedman Ylli Pango

Tonin Gjuraj

Luljeta Lleshanaku

Rudolf Marku Mira Kazhani

Ka qenë pothuajse kolektiv nguti për ta cilësuar si historike fitoren nga kandidati i lëvizjes Vetvendosje, Shpend Ahmeti, të komunës së Prishtinës. Tirana e komentariatit politik, që është zakonisht spektatore e ftohtë dhe e painteresuar e gjërave që ndodhin përtej Morinit, kësaj radhe është ngritur në këmbë për të duartrokitur këtë gjë të herës së parë. Të gjithë janë bashkuar tek ideja se fitorja e partisë së Albin Kurtit në Prishtinë, qendra urbane më e madhe e Kosovës, është një shenjë e fortë mosaprovimi për establishmentin politik përfaqësuar nga dy partitë tashmë tradicionale, LDK e PDK. Gjithashtu se publiku është duke kërkuar për alternativa. Pa e kundërshtuar apriori atë se kjo, në mos është e vërtetë, ka brenda ngjyra e forma të së vërtetës, nuk mundesh megjithatë të mos u bësh me dije entuziastëve, shenjën domethënëse që vjen nga gjesti i parë publik i z. Ahmeti si kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës. “Do ta shes Audin Q7 të kreut të komunës”, u kumtoi prishtinalive e botës që ishte e interesuar të dëgjonte ai. Një frazë dhe gjest populist i gatitur në mos me dëshirën, të paktën me nënndërgjegjen për të fituar vëmendjen më të madhe, për të hedhur një urë teli deri te populli, vegjëlia, për të thënë se jam një prej jush, një këmbësor në tokë, si me thënë. Në terma konkretë, përveçse është adoleshente si frazë dhe si premtim ‘kam me e shitë Q7’ nuk do me thënë asgjë. Në terma ekonomikë ajo që duket si masë kursimtare, mund të jetë shteg për shpenzime. Banorët e Prishtinës në fakt do të donin që kryetari i tyre të ishte në kohë në zyrë dhe jo me vonesë; t’i kishte këmbët e thara e jo të lagura, për të shmangur ndonjë rrufë e cila do e shtrëngonte që,

Komuna e Prishtinës ta gëzojë Shpend Ahmetin kryetar, dhe pasi ta përgëzojë për Audin e shitur dhe përfitimet financiare të këtij gjesti të bursës së populizmit, ta pyesë se mbi ç’mekanizma të tjerë ekonomikë do të mbahet qyteti. Me këmbë dhe me dyer të mbyllura, Vetvendosja e ka keq me institucionet e BE e gjithashtu me amerikanët, a do të mbërrijë ndonjëherë përtej Kodrës së Diellit, kryetari i ri, Shpend Ahmeti? në vend të zyrës publike të kalonte kohë në shtëpi apo në një spital publik me para publike. E të tjera si këto. Kryetarit serioz të një komune serioze të një vendi serioz i duhet gjithashtu një makinë serioze. (Apo se mos Tirana e Prishtina kanë rrjete serioze të transportit publik!?) Një tiradë me një mjet transporti, për të thënë se populizmi është i rrezikshëm; është një ngrefosje në të kundërtën e vet; shitet si modesti kur në fakt është një pretendim i saj, një lloj egoizmi i kamufluar me përunjësi. Por nuk është vetëm te ky interpretim psikologjik dëmi i populizmit. Politikisht ai është edhe më i rrezikshëm, sepse thellon një hendek mes të mundurës e të pamundurës. Dimë atë se politika mbahet si arti i së pamundurës dhe populizmi e shndërron atë në artin e së mundurës. Një të mundure të pamundur veshur me fjalët barazi, popull, vegjëli, prona e përbashkët, internacionalizëm e të tjera. Sa për shembull, ripërsëritja e maksimës enveriste të të jetuarit me forcat tona, të cilën Vetvendosja e ka aq për zemër dhe e sendërton në protestat e shpeshta kundra ndërkombëtarëve dhe kundra globalizmit. Kjo prirje vetvendosëse përveçse është izolacioniste, i jep popullit një llolly pop të sovranitetit, por kur shkrihet iluzioni, në gojë mbetet shkopi i hollë i më të dobëtit e më të vetmuarit. Anipse, ashtu si Hoxha që preferonte partnerë interesi politik në Lindje, edhe Vetvendosjen ka zëra që e vendosin afër një axhende neo-otomane për Kosovën. Komuna e Prishtinës ta gëzojë Shpend Ahmetin kryetar, dhe pasi ta përgëzojë për Audin e shitur dhe përfitimet financiare të këtij gjesti të bursës së populizmit, ta pyesë se mbi ç’mekanizma të tjerë ekonomikë do të mbahet qyteti. Me këmbë dhe me dyer të mbyllura, Vetvendosja e ka keq me institucionet e BE e gjithashtu me amerikanët, a do të mbërrijë ndonjëherë përtej Kodrës së Diellit, kryetari i ri, Shpend Ahmeti?


4

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 07-08 13-14 dhjetor prill 2013 www.mapo.al

Agron Kuliçaj ka mbajtur për disa vite postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në kohën kur demokratët ishin në pushtet. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit që sollën dhe rotacionin e pushtetit, Kuliçaj dha dorëheqjen nga posti i nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

i dërguari

Opozita PD propozon Kuliçajn si këshilltar të grupit parlamentar Kërkesa është dërguar ditën e enjte në Kuvend nga kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka TIRANË Partia Demokratike depoziton në Ku-

vend kërkesën që Agron Kuliçaj të jetë këshilltar i grupit parlamentar të demokratëve. Kërkesa është dërguar ditën e enjte në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Letra drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mban datën 5 dhjetor ku shkruhet: “Zoti kryetar, ju dërgojmë këtë kërkesë për emërimin e zotit Agron Kuliçaj, në pozicionin e këshilltarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Duke, ju falenderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj”. Agron Kuliçaj ka mbajtur për disa vite postin e nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë, në kohën kur demokratët ishin në pushtet. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që sollën dhe rotacionin e pushtetit, Kuliçaj dha dorëheqjen nga posti i nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë. Asokohe dorëheqja e Kuliçajt para ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u argumentua për arsye personale. Dorëheqja e tij në fakt

ishte e paralajmëruar sa kohë që në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Saimir Tahiti. Kohë më parë, Kuliçaj ngriti edhe një padi civile ndaj Tahirit, i cili e akuzoi publikisht si të implikuar me kromin në Bulqizë. Gjatë viteve të ushtrimit të detyrës së tij si zv-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Kuliçaj është akuzuar jo pak herë nga Partia Socialiste për lidhje me krimin. Emri i tij u përfol edhe në një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, i publikuar nga “Wikileaks”, ku ndër të tjera thuhej se “Kuliçaj ishte i korruptuar dhe informator i Dritan Dajtit”. Përpos debateve, nuk dihet ende vendimi që do të marrë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ajo që dihet me siguri tashmë është se kërkesa për këshilltar është protokolluar dhe se përgjigja pritet të jetë vetëm e Ilir Metës. Agron Kuliçaj ka qenë efektiv policie që në vitet e para postkomuniste. Emri i tij u bë i njohur në ngjarjen e rëndë në Cërrik, ku gjatë një aksioni për rivendosjen e rendit nga forcat e Gardës dhe Policisë së Shtetit, ai u plagos, teksa në këtë operacion mbetën të vrarë disa gardistë. Gjatë viteve 1998-2005, Kuliçaj ka shoqëruar ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, ndërsa pas ardhjes në pushtet të së djathtës, ai do të kalonte në radhët e Policisë së Shtetit.

Asokohe dorëheqja e Kuliçajt para ishdrejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u argumentua për arsye personale. Dorëheqja e tij në fakt ishte e paralajmëruar sa kohë që në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Saimir Tahiti.

Mbërrin oferta për stadiumin e ri, kostoja e ndërtimit 130 mln euro Raportohet se ajo që është më e përshtatshmja është kompania franceze ‘Bouygues’, e dyta në Europë për sa i përket ndërtimeve në përgjithësi, por dhe me shumë eksperiencë edhe në fushën e ndërtimit të stadiumeve TIRANË Ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar “Qemal Stafa” duket se është futur në një fazë të re dhe konkrete. “TCH” raportoi dje se në zyrën e Drejtorisë së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” kanë mbërritur ofertat konkrete të tri kompanive, të cilat kanë shfaqur interesin për të ndërtuar me koncesion stadiumin e ri. Mes tyre, raportohet se ajo që është më e përshtatshmja është kompania franceze ‘Bouygues’, e dyta në Europë për sa i përket ndërtimeve në përgjithësi, por edhe me shumë eksperiencë edhe në fushën e ndërtimit të stadiumeve. Po sipas “TCH”, kjo është e vetmja kompani e cila ka në dispozicion të gjitha resurset për ta prishur, ndërtuar dhe menaxhuar stadiumin e vetme. Oferta e tyre ka mbërritur në formë dixhitale për të përmbushur edhe afatin e vënë, mesditën e të premtes. Ndërkohë italianët janë “Serenissima Costruzioni”. Një kompani e cila nuk vjen e vetme në këtë ofertë, por me një konsorcium, duke qenë se nuk i ka të gjitha resurset dhe mbi të gjitha nuk ka ndonjë eksperiencë vetë si firmë në ndërtimin e stadiumeve. Ndërsa e treta është kompania koreane “For You Global Tech”, një kompani e cila ka shprehur interesin edhe disa muaj më parë kur ka sjellë një projekt/ ide, ndërsa mbetet në dyshim për projektin final. Bordi i stadiumit i ndihmuar nga një kompani konsulence franceze ‘TeamStadia’, e specializuar për vlerësime të tilla, ka vendosur disa kritere teknike dhe vizuale për të gjitha kompanitë që kishin shpre-

hur interesin dhe padyshim një nga ato kritere është ruajtja e fasadës ballore të “Qemal Stafës”. Ofertat e mbërritura i kanë kaluar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e më pas do t’i shkojnë konsulentit francez për të bërë ai vlerësimin dhe në fund për të dhënë sugjerimet për komisionin përzgjedhës. E gjithë kjo procedurë do të zgjatet deri në datën 20 janar, nga ku me shumë mundësi do të mësohet se cila kompani do të jetë ajo që do të përzgjidhet si fituesja. Deri në këtë pikë janë bërë studime të shumta dhe më i rëndësishmi është ai i fizibilitetit. Kompania audituese KPMG e cila ka bërë edhe këtë studim ka nxjerrë në pah kostot e përafërta. Sipas saj, vetëm sipërfaqja prej 3.36 hektarësh tokë ku është ndërtuar stadiumi “Qemal Stafa”, kushton 43 milionë euro, kësaj shifre i shtohet edhe investimi prej rreth 28 milionë euro ndërtim, nëse stadiumi do të ishte 16.000 vendësh, sepse sipas KPMG në bazë të shifrave brenda një viti në “Qemal Stafa” luhen 45 ndeshje maksimalisht në kampionat dhe kupë dhe 3 deri në 5 ndeshje të përfaqësueses. Këto ndeshje ndiqen mesatarisht nga rreth 9 mijë tifozë, shifër që sipas studimit deri në vitin 2024 shkon në rreth 16 mijë. E megjithatë FSHF ka kërkuar një stadium rreth 23 mijë vendësh që do të thotë një shtim vlere prej 40 %. Po në bazë të studimit të KMPG investimi që do të kryhet për stadiumin duke përfshirë edhe vleftën e truallit shkon në 93 milionë euro, ndërsa me kërkesën e FSHFsë për një stadium 23 mijë vendësh, kjo shifër shkon rreth 130 milion euro. Ndërkohë kontributi i shtetit duket të jetë pikërisht trualli edhe pse në marrëveshjen e shoqërisë “Kuq e Zi” raportet e aksioneve janë të ndara në 75% të FSHF-së dhe 25% të shtetit. Qëllimi është ndërtimi i një impianti të ri modern që ndoshta mund të quhet “Kuq e Zi” dhe që në bazë të kushteve nëse do të fillojë punë me prishjen në korrikun e 2014-ës, do të përfundojë pikërisht në korrikun e vitit 2016-të.

Brenda një viti në “Qemal Stafa” luhen 45 ndeshje maksimalisht në kampionat dhe kupë dhe 3 deri në 5 ndeshje të përfaqësueses. Këto ndeshje ndiqen mesatarisht nga rreth 9 mijë tifozë, shifër që sipas studimit deri në vitin 2024 shkon në rreth 16 mijë

Vjedhja e të dhënave tatimore, Mima: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima reagoi dje ndaj situatës kaotike të krijuar me sistemet elektronike të deklarimit dhe pagesës online të detyrimeve tatimore. “…Sistemet elektronike kanë rënë dhe Prokuroria e Republikës ka dhënë sinjale që po heton seriozisht ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në sistemin tatimor shqiptar, atë të grabitjes në mënyrë mafioze të miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe individëve shqiptarë, për t’u përdorur vetëm për qëllime të mbrapshta dhe ekstraligjore.Duke qënë, si gjithnjë,

në krah të bizneseve të ndershme vendase e te huaja, Partia Demokratike, kërkon përgatitjen me urgjence të çdo akti të duhur ligjor, që do t’i çlirojë ato nga gjobat e penalitetet që vijnë si rezultat i pamundësisë për të përdorur sistemet elektronike, pamundësi e krijuar jo për faj të tyre, por si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave shumë afër qeverisë”, tha ai. Mima shtoi se, “PD kërkon vënien para drejtësisë të te gjithë atyre që ideuan dhe realizuan grabitjen e thesarit të të dhënave tatimore të vendit, thesar të cilin ligji u kishte ngarkuar ta ruanin si sytë e ballit”


E shtunë - e diel 07-08 dhjetor 2013

5

www.mapo.al

i DASH

Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore zhvilloi dje disa takime në Tiranë, i shoqëruar nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

marrja e statusit

Moore tërheq vëmendjen për konfuzionin e mesazheve nga politika Presidenca: “Moore nënvizoi se integrimi europian është interes i Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian dhe shtoi se nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin” TIRANË Drejtori i Zyrës për Çështjet

e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore zhvilloi dje disa takime në Tiranë, i shoqëruar nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Takimin e parë, zyrtari i DASH e zhvilloi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Në njoftimin për shtyp të ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se, “bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin e frytshëm në drejtim të zbatimit të projekteve dhe programeve të fokusuara në forcimin e shtetit ligjor, institucioneve demokratike, si dhe luftës kundër korrupsionit”. Më tej, Moore u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, kreu i shtetit e siguroi zyrtarin e DASHit se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal, duke vënë në dukje se vendi ynë do të jetë përkrah miqve dhe partnerëve amerikanë në përballjen e sfidave kudo në botë. “Zoti Moore, pasi u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të

Zgjidhet kreu i DAR për Tiranën, Rama: Duhet ndarë arsimi nga politika TIRANË Ndarja e sistemit arsimor nga politika do të jetë një mjet i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në vend. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar për përzgjedhjen e kreut të ri të Drejtorisë Arsimore për qytetin e Tiranës. Rama vuri theksin në rëndësinë e përmirësimit të sistemit jo vetëm të mësimdhënies, por edhe të edukimit qytetar, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit në shkolla. Ai shtoi se një sistem i shëndoshë arsimor ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi. ”…Nuk do ketë më në oborret e shkollave mitingje të kryeministrit për t’iu ankuar kalamajve se ç’po heq populli nga opozita apo sa shumë suksese po prodhon qeveria. S’do ketë më drejtorë shkollash që i marrin në telefon me fjalët: shpejt në miting, kuadrati filan klasa

e pestë te pishat, klasa e gjashtë te Piramida, klasa e shtatë mes të dyjave. Nuk do ketë më arsye që asnjë mësues dhe asnjë prind të trembet, nëse opozita, s’po them kryetari se nuk e di kush është, por përfaqësues të opozitës duhet të bëjnë një takim, por rëndësi ka të mos bëhet në shkollë. Se çdokush duhet të ndihet i lirë se çfarë mendon mësuesi, drejtori, komuniteti i prindërve. Kështu mund të çlirojmë energji që kanë qenë tërësisht të ndrydhura”, - u shpreh ndër të tjera Rama. Gara finale për përzgjedhjen e kreut të ri të Drejtorisë Arsimore të Tiranës u zhvillua dje në sallën e Universitetit të Arteve, ndërsa mes 48 kandidatëve garuan në finale 7 konkurrentë. Juria vendosi përzgjedhjen në krye të kësaj drejtorie të kandidates Mimoza Kuqi.

kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në rajon, nënvizoi se integrimi evropian është interes i Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe shtoi se nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin”,- thuhet në njoftimin e Presidencës edhe pse nuk sqarohet më tej se për çfarë kon-

“Z. Meta dhe z. Moore ndanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti, duke vlerësuar njëkohësisht progres-raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij. Z. Moore shprehu angazhimin e SHBA-së në procesin e integrimit europian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra”, - thuhet në njoftimin e Kuvendit

fuzioni mesazhesh të politikës shqiptare për integrimin i është referuar Nishanit, zyrtari i lartë amerikan. Një takim, Moore zhvilloi edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë takimit, Meta dhe Moore theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit. “Z. Meta dhe z. Moore ndanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti duke vlerësuar njëkohësisht progres raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij. Z. Moore shprehu angazhimin e SHBA-së në procesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra”, - thuhet në njoftimin e Kuvendit. Po dje, Moore takoi edhe kryeministrin e vendit Edi Rama, ndërsa pritet që Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të ketë takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Kjo është vizita e parë e zyrtarit të DASH në Tiranë pas ardhjes në pushtet të qeverisë “Rama”. Në asnjë prej takimeve, Moore nuk dha prononcime për mediat.

Bie konsumi, inflacioni i nëntorit vetëm 1% Inflacioni pësoi një tjetër rënie drastike në muajin nëntor dhe preku vlerën më të ulët të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni vjetor ra në 1%, nga 1.7% që kishte qenë në tetor. Përcaktues në rënien e mëtejshme të inflacionit ishte ulja e çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, inflacioni i këtij grupi në nëntor ra në 2.1%, nga 3.5% që ishte një muaj më parë. Në veçanti, nëngrupet “Bukë dhe drithëra”, “Fruta” dhe “Zarzavate, përfshi patate” pësuan rënie të ndjeshme të indeksit të çmimeve. Produktet ushqimore vazhdojnë të japin ndikimin kryesor në inflacion gjatë këtij viti. Nga 1% që ishte inflacioni total për nëntorin, rreth 0.85% erdhi nga pikërisht nga grupi i ushqimeve, ndërsa një kontribut më të lehtë në rritje dhanë edhe grupet “Pije alkoolike

dhe duhan”, si edhe “Qira, lëndë djegëse, energji”. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me detyrën e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, inflacioni i ulët i detyrohet kryesisht dobësisë së kërkesës. Kjo vlen si për kërkesën e brendshme, ashtu edhe për kërkesën globale në tërësi, që po ushtron presione të ulëta për rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Megjithë uljet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit deri në minimumin historik 3.25%, inflacioni vazhdon të ulet dhe është tashmë plot një pikë përqindje nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës Qendrore. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, Banka e Shqipërisë parashikon vazhdim të inflacionit të ulët edhe gjatë vitit të ardhshëm, në intervalin 0.4% deri në 3.1%.


6

E shtunë - e diel 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al

Vrasja në shkollë, gjykata lë në burg 15-vjeçarin Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 15-vjeçarin Endrin Varaku, i akuzuar për vrasjen e shokut të shkollës, Adriatik Tota, tri ditë më parë në Shkozet. Pala mbrojtëse ia ka lënë në dorë gjykatës masën e sigurisë, ndërsa përfaqësuesi i akuzës i tregoi gjykatës dinamikën e ngjarjes së rëndë. Gjatë seancës Prokuroria deklaroi se arma e krimit ndodhej e fshehur në ofiçinë, pikërisht në dollapin e veglave të punës. Sipas saj i riu ka marrë armën dhe është kthyer në klasë duke qëlluar drejt 15-vjeçarit Adriatik Tota. Në sallën e gjyqit ndodhej edhe psikologia, e cila

konfirmoi se i riu është tërësisht i penduar për krimin e kryer. Ajo bëri me dije se i mituri ka nevojë për trajtim psikologjik urgjent. Ndërkohë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj mësuesit të lëndës Thoma Llazari. Ai akuzohet për moskallëzim krimi. Adriatik Tota, me origjinë nga Kukësi dhe banues në fshatin Rrushkull të Komunës së Sukthit, u qëllua për vdekje me 2 plumba nga 16-vjeçari Endrin Varaku, banues në Xhafzotaj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja e rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik, ndodhi në ambientet e shkollës

profesionale kombëtare “Beqir Çela”, në lagjen nr. 14 (Shkozet) të qytetit bregdetar. Vrasja e Totës, nxënës në vitin e dytë, ka ngritur në këmbë policinë, e cila vetëm pas 7 orësh mundi të arrestojë autorin e krimit. Endrin Varaku, nxënës në vitin e parë të shkollës profesionale, u kap në qendër të qytetit të Durrësit, pas godinës së “Telekomit”. Mësohet se prangosja e minorenit u bë e mundur pas negociatave të vazhdueshme mes bluve dhe familjarëve të ekzekutorit. Kanë qenë familjarët ata që kanë bindur Varakun të dilte nga vendi ku ishte fshehur.

Ryshfet për skanerin, arrestohet shefi i kirurgjisë në QSUT Policia arrestoi edhe ish-punonjësin e sigurisë në QSUT, i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit. Pacienti bëri skanerin dhe mori përgjigjen brenda 30 minutash kundrejt 15 mijë lekëve ryshfet. Ishte sorollatur për ditë të tëra duke i thënë se skaneri nuk punonte Tiranë Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Ilir

Broqaj dhe një person i dyshuar si sekser u prangosën mëngjesin e të premtes, si të dyshuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Denoncimi i një pacienti ka zbardhur gjithë skemën e abuzimit që dyshohet se kryente mjeku Broqaj me skanerin e urgjencës në QSUT. Nëpërmjet ish-punonjësit të sigurisë, Arben Doda, mjeku përfitonte shuma të ndryshme parash nga pacientët që duhet të kryenin skanerin. Pasi sorollateshin për ditë të tëra për një skaner, Arben Doda, ish-punonjës sigurie në QSUT, ju ofrohej pacientëve për t’i ndihmuar kundrejt shumave të parave që shkonin nga 15 mijë deri në 17 mijë lekë të reja. Në momentin e arrestimit policia i kapi mjekut Broqaj 2 mijë lekë nga paratë që kallëzuesi i kishte dhënë pak kohë më parë, ndërsa të dyshuarit si sekser iu sekuestruan 5 mijë lekë të reja. Pas denoncimit të një pacienti, “Task Forcë” në prokurorinë e Tiranës ka zbardhur skemën e plotë të abuzimit me skanerin e QSUT-së, ku dyshohet se janë përfshirë shefi i Kirurgjisë dhe një ish-punonjës sigurie. Shtetasi A. D. ka kallëzuar në prokurori se ishte paraqitur disa në

QSUT për të bërë një skaner pasi vuante nga veshkat. Pasi është interesuar tek disa mjekë ka mësuar se skaneri ishte prishur, por edhe gjatë kohës që ishte në punë radha e pacientëve ishte e madhe. Gjatë interesimit për skanerin, kallëzuesi ka takuar ish-punonjësin e sigurisë në spital, shtetasin Arben Doda i cili i ka thënë se skaneri nuk ishte prishur, por mjekët fusnin persona të tjerë duke ju marrë më pak para se çmimi normal, por nuk prisnin kupon tatimor për këtë shërbim. “Shtetasi Arben Dodaj i ka thënë kallëzuesit se, kundrejt pagesës deri në 17.000 lekë ai mund të bënte një skaner të plotë dhe konkretisht si problemi i tij i kishte mbaruar punë shumë njerëzve, pasi njihte doktorët. Për të realizuar këtë Doda i ka thënë kallëzuesit që të bënte gati lekët, të cilat do t`ja jepnin doktorit dhe të vinte”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Ditën e enjte, kallëzuesi ka shkuar sërish në QSUT dhe është takuar me shtetasin Arben Doda, i cili i ka thënë se ka folur me doktorin dhe ai i ka premtuar bërjen e skanerit kundrejt pagesës prej 15 mijë lekë të reja. Doda ka marrë shumën e parave dhe ka shoqëruar kallëzuesin tek zyra e mjekut Ilir Broqaj. “Në zyrën e tij, në prezencë të shtetasit Arben Doda, mjeku e ka pyetur kallëzuesin se çfarë shqetësimesh kishte dhe pas kësaj bisede i ka thënë se do të bënte skaner të përg jithshëm pas pak minutash, por paraprakisht duhet të pinte një ilaç. Gjatë qëndrimit në zyrë nuk është biseduar për lekë, por Doda ka nxjerrë një shumë lekësh, duke ja vendosur doktorit në tavolinë, të cilat ai i ka marrë dhe më pas i ka thënë kallëzuesit të priste në korridor. Më tej doktori e ka shoqëruar tek dhoma e skanerit, ku

“Shtetasi Arben Dodaj i ka thënë kallëzuesit se, kundrejt pagesës deri në 17.000 lekë ai mund të bënte një skaner të plotë dhe konkretisht si problemi i tij i kishte mbaruar punë shumë njerëzve, pasi njihte doktorët"

prezent ishin katër doktorë të tjerë. Pasi është bërë skaneri ka dalë përgjigja për rreth 30 minuta, të cilën ja ka dhënë doktor Iliri Broqaj”,- thuhet në dosje. Pas përfundimit të skanerit nga ana e kallëzuesit, policia ka arrestuar shtetasin Arben Doda të cilit i janë sekuestruar edhe 5 mijë lekë që kishte marrë nga kallëzuesi. Në të njëjtën kohë është kryer edhe arrestimi i mjekut Ilir Broqaj, të cilit ju gjend një kartëmonedhë me vlerë 2 mijë lekë nga paratë që kallëzuesi i kishte dhënë shtetasit Arben Doda. Sipas hetimit rezulton se

kallëzuesi nuk rezulton i regjistruar në regjistrin e shërbimit të skanerit, ndërkohë që nga aktet e administruara rezulton se shërbimi i skanerit është 24 orësh dhe regjistrimi i pacientëve në regjistër bëhet mbi bazën e dokumentacionit si, skedar urgjence, kartelë të shtruari ose dokument autorizues me listë emërore. Për rastin konkret nuk rezulton asnjë prej të dhënave të parashikuara në protokoll, çka sipas hetimit tregon se mjeku Broqaj ka abuzuar me detyrën duke përfituar para në mënyrë të padrejtë.

Pranga oficerit të qarkullimit, abuzonte me gjobat Një oficer i policisë rrugore u arrestua nga SHKB, pasi dyshohet për 32 raste abuzimesh me gjobat që u vinte drejtuesve të mjeteve. Korrigjimet në fletën e gjobës dhe dëshmitë e shoferëve zbuluan abuzimet e të dyshuarit Tiranë- SHKB-ja arreston efektivin

e Policisë rrugore të Tiranës, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Lajmi është bërë i ditur dje në mesditë nga Ministria e Brendshme të cilat thanë se oficeri i policisë rrugore dyshohet se ka abuzuar me detyrën e tij, duke iu marrë para qytetarëve të ndryshëm. Ministria e Brendshme tha në deklarimin e saj zyrtar se Renato Gjoni akuzohet se ka kryer këtë veprimtari së paku në 32 raste, ndërsa sipas vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurisë për Gjonin,

se rastet e provuara për abuzimet e tij, janë vetëm 17 të tillë. Nga hetimet e kryera dyshohet se Renato Gjonaj në periudhën korrik-gusht 2013, gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, nëpërmjet mekanizmit të falsifikimit të Procesverbalit të Konstatimit të Shkeljeve, ka konsumuar në 32 raste elementet e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” dhe në 5 raste veprën “shpërdorim i detyrës”. Nga hetimi i kryer nga specialistët e SHKB-së, dyshohet se Gjonaj nuk dorëzonte mjetet e bllokuara prej tij në parkun e policisë, ndërsa manipulonte shifrat e gjobës për të përfituar personalisht. Për të dokumentuar këto shkelje SHKB-ja, ka marrë dëshmitë e drejtuesve të mjeteve të gjobitur prej Gjonajt, këqyrjet e dokumenteve dhe akt ekspertimet nga Instituti i Policisë Shkencore. Ndërkohë janë duke u kryer veprime të tjera hetimore për thellimin e të dhënave paraprake të këtij hetimi si në drejtim të këtij subjekti ashtu edhe ndaj subjekteve të tjera të implikuara në veprimtari të dyshuar

kriminale. “Renato Gjonaj ishte njëri prej punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, që u larguan nga detyra në muajin shtator të këtij viti, pas reformës së nisur aty. Materiali kallëzues ndaj tij është depozituar në Prokurorinë e Rrethit që më 23 shtator 2013”,- tha Ministria e Brendshme në njoftimin e saj. Sipas hetimit rezulton se oficeri i policisë rrugore ju merrte para drejtuesve të mjeteve në këmbim të mosmarrjes së automjeteve të tyre me karroatrec. “Bazuar në hetimet e kryera ka rezultuar se pu-

Nga hetimi i kryer nga specialistët e SHKB-së, dyshohet se Gjonaj nuk dorëzonte mjetet e bllokuara prej tij në parkun e policisë, ndërsa manipulonte shifrat e gjobës për të përfituar personalisht.

nonjësi i policisë pasi vendoste gjobën për kundërvajtje të ndryshme, kryesisht për parkim të gabuar, priste deri sa të mbërrinte pranë automjetit drejtuesi i tyre. Me të mbërritur drejtuesit e mjeteve, efektivi i policisë iu prezantonte faktin se, në qoftë se nuk dëshironin që automjeti i tyre të shoqërohej me karroatrec në pikë bllokimi, atëherë qytetarët mund të paguanin shumën nga 4000-7000 lekë të reja në vend dhe mund të merrnin automjetin”- thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

SHPALLJE ANKANDI PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin: Apartament me sip 65 m2, me nr pasurie 3/180+1-19 ne ZK 8591 me adrese Lagjja Salo halili, Pall 1023 Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren 2,000,000 (dy milion) leke. Ankandi do te organizohet me date , 31.12.2013 nga ora 800 -1600 ne adresen Rruga Don Bosko, Shkoder Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Panariti:

Kritikat e Blushit? S’ është racionale të bësh bilance për dy muaj Ministri i Bujqësisë flet për tri reformat bazë; toka, uji dhe tregu. Pse toka e papunuar do të taksohet më shumë dhe si mund të kapërcehet fragmentarizimi i tokës në Shqipëri, që ka një mesatare ferme prej 1.3 ha nga 27 ha që e ka Evropa

Faqe 10-11

Shpendi

(s) do të Vetëvendosë Aleksandra Bogdani

Më katolikë se Papa, domethënë pa fe Nga Preç Zogaj

Faqe 13

Prishtina e lodhur nga politika e vjetër i beson votën Shpend Ahmetit, një politikani të ri me formim liberal, që ka gjetur strehë tek ideologjia radikale e Vetëvendosjes. Arsyet e fitores, sfidat e Ahmetit dhe një mundësi për ndryshim, edhe tek Vetëvendosja e Albin Kurtit

Z

gjedhjet e javës së kaluar në Kosovë prodhuan entuziazëm, po aq sa lëkundje tektonike mbi status quo-në e deritanishme të konfigurimit politik. Fitorja e Shpend Ahmetit u bë megjithatë kryelajmi që bashkoi në eufori, shqiptarë të Prishtinës dhe Tiranës. Një javë pas zgjedhjeve, kryetari i ri shfaqet njësoj energjik teksa ecën më këmbë rrugëve të Prishtinës, shtrëngon duart me banorët apo u jep atyre emailin e vet privat. Nuk ka ndryshuar asgjë prej populizmit të fushatës, pas së cilës deklaroi se akti i parë do të jetë nxjerrja në ankand e Audit Q7 të Isa Mustafës. 36-vjeçari i arsimuar në Perëndim, por pjesë e një Lëvizjeje që shihet shtrembër nga Perëndimi rezultoi fituesi i madh i një beteje, prej nga “të mëdhenjtë” e politikës kosovare dolën jo pa gërvishtje. Triumfi i tij mbi Isa Mustafën, bash në kështjellën ku ky i fundit ndjehej më i sigurtë, është analizuar dendur nga aktorë të opinionin publik në Prishtinë e Tiranë. Megjithatë, binomi “Ahmeti

Faqe 7

plus Vetëvendosje” grish ende kureshtje për të kuptuar “erën revolucionale” që përfshiu njëherazi këtë vjeshtë, dy kryeqytetet shqiptare në Ballkan. “Në 100 ditët e para, do të ketë një përmirësim të dukshëm në transparencë, në ndaljen e së keqes”,-premtoi Shpend Ahmeti pas fitores, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Në të vërtetë, janë të shumtë ata që fitoren e Shpendit e lexojnë si një votë kundër qeverisjes së lodhur e të kalçifikuar të lidershipit të vjetër në Kosovë. Protestë dhe shpresë…

Edhe pse nuk shihet si aktivisti tipik i Vetëvendosjes, ekonomisti me formim liberal është rreshtuar vitet e fundit krah për krah me Albin Kurtin, në betejën kundër të gjithëve. Pjesë e një Partie të majtë, radikalisht të majtë, sa nuk i ka munguar edhe etiketimi “marksist”, Shpend Ahmetit iu desh të modifikonte “kostumin” e vet politik në fushatën për Prishtinën. Oferta e tij ishte një kombinim mes revoltës dhe halleve të qytetit. Për këto të fundit...


8

E shtunë - e diel 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al

Dossier Prishtina e lodhur nga politika e vjetër i beson votën Shpend Ahmetit, një politikani të ri me formim liberal, që ka gjetur strehë tek ideologjia radikale e Vetëvendosjes. Arsyet e fitores, sfidat e Ahmetit dhe një mundësi për ndryshim, edhe tek Vetëvendosja e Albin Kurtit

Shpendi

(s) do të Vetëvendosë Aleksandra Bogdani

Z

Nuk ka ndryshuar asgjë prej populizmit të fushatës, pas së cilës deklaroi se akti i parë do të jetë nxjerrja në ankand e Audit Q7 të Isa Mustafës. 36-vjeçari i arsimuar në Perëndim, por pjesë e një Lëvizjeje që shihet shtrembër nga Perëndimi rezultoi fituesi i madh i një beteje, prej nga “të mëdhenjtë” e politikës kosovare dolën jo pa gërvishtje

gjedhjet e javës së kaluar në Kosovë prodhuan entuziazëm, po aq sa lëkundje tektonike mbi status quo-në e deritanishme të konfigurimit politik. Fitorja e Shpend Ahmetit u bë megjithatë kryelajmi që bashkoi në eufori, shqiptarë të Prishtinës dhe Tiranës. Një javë pas zgjedhjeve, kryetari i ri shfaqet njësoj energjik teksa ecën më këmbë rrugëve të Prishtinës, shtrëngon duart me banorët apo u jep atyre emailin e vet privat. Nuk ka ndryshuar asgjë prej populizmit të fushatës, pas së cilës deklaroi se akti i parë do të jetë nxjerrja në ankand e Audit Q7 të Isa Mustafës. 36-vjeçari i arsimuar në Perëndim, por pjesë e një Lëvizjeje që shihet shtrembër nga Perëndimi rezultoi fituesi i madh i një beteje, prej nga “të mëdhenjtë” e politikës kosovare dolën jo pa gërvishtje. Triumfi i tij mbi Isa Mustafën, bash në kështjellën ku ky i fundit ndjehej më i sigurtë, është analizuar dendur nga aktorë të opinionin publik në Prishtinë e Tiranë. Megjithatë, binomi “Ahmeti plus Vetëvendosje” grish ende kureshtje për të kuptuar “erën revolucionale” që përfshiu njëherazi këtë vjeshtë, dy kryeqytetet shqiptare në Ballkan. “Në 100 ditët e para, do të ketë një përmirësim të dukshëm në transparencë, në ndaljen e së keqes”,-premtoi Shpend Ahmeti pas fitores, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Në të vërtetë, janë të shumtë ata që fitoren e Shpendit e lexojnë si një votë kundër qeverisjes së lodhur e të kalçifikuar të lidershipit të vjetër në Kosovë. Protestë dhe shpresë…

Edhe pse nuk shihet si aktivisti tipik i Vetëvendosjes, ekonomisti me formim liberal është rreshtuar vitet e fundit krah për krah me Albin Kurtin, në betejën kundër të gjithëve. Pjesë e një Partie të majtë, radikalisht të majtë, sa nuk i ka

munguar edhe etiketimi “marksist”, Shpend Ahmetit iu desh të modifikonte “kostumin” e vet politik në fushatën për Prishtinën. Oferta e tij ishte një kombinim mes revoltës dhe halleve të qytetit. Për këto të fundit, shfaqi një program të qartë dhe konkret. “Gjuha e tij e thjeshtë, jo akademike, si dhe planet e tij konkrete, pa shumë zbukurime, por që prekin direkt në jetën e secilit kryeqytetas mendoj se i ka shtyrë qytetarët t’i besojnë votën”,thotë Jeton Musliu, gazetar i të përditshmes “Tribuna”. Ai rreshton si arsye, propozimet konkrete për ujin, trafikun urban, rrugët e kanalizimet, por edhe lodhjen e LDK-së në Prishtinë apo përqendrimin në këtë qytet, të votuesit të ri në moshë. “Z. Mustafa nuk ka mundur t’u përshtatet të rinjve, për dallim nga Ahmeti që është vetëm 36

vjeç, i shkolluar jashtë dhe njeri shumë më energjik”,-shton më tej Musliu. Vota e të rinjve duket se ka qenë elementi kryesor i suksesit të papritur të Shpend Ahmetit në Prishtinë. Edhe pse nuk mungojnë hamendjet se ai u furnizua me vota nga “hambari” i PDK-së apo kundërshtarëve të tjerë të Mustafës, nuk mund të mohohet se me votimin e së dielës së kaluar, Prishtina ka thyer një traditë të vjetër. Atë të rolit të padiskutueshëm të kryetarit të fisit apo patriarkut të familjes, edhe kur vjen puna për votën. Kandidati që preferon ushqimin fast, që këndon në karaoke, zotëron një lokal ku luhet muzikë dhe shihet futboll, ishte njëri prej të rinjve të sotëm të Prishtinës. Që mishëron nevojën për shkundje e protestë, por edhe shpresën për ndryshim. Edhe në Tiranë, fitorja e Shpend Ahmetit është lexuar si një shkrirje mes protestës dhe shpresës. Blendi Kajsiu analizon për MAPO-n se Shpend Ahmeti kishte një program për zhvillimin e Prishtinës, që të tjerët nuk e kishin. “Kishim një kandidat realisht të pavarur, jo në kuptimin politik, por në kuptimin e mbështetjes nga klanet e politikës dhe biznesit. Kjo është risia e këtyre zgjedhjeve, plus shpresa për të testuar një kandidat të formuar në Perëndim, të papërlyer dhe me një profil të spikatur administratori”,-thotë Kajsiu. Sfidat e Shpendit dhe Vetëvendosje

Tezat populiste, protestat kundër armiqve të brendshëm a të jashtëm, nacionalizmi apo zero lëshime kundër çdo kompromisi politik kanë përbërë deri më tash ashtin e lëvizjes së drejtuar nga Albin Kurti. Përmes kësaj linje të ashpër, Vetëvendosja ka bërë mbështetës të shumtë, edhe pse mund të konsiderohet


E shtunë - e diel 07-08 dhjetor 2013

9

www.mapo.al

Edhe në Tiranë, fitorja e Shpend Ahmetit është lexuar si një shkrirje mes protestës dhe shpresës. Blendi Kajsiu analizon për MAPO-n se Shpend Ahmeti kishte një program për zhvillimin e Prishtinës, që të tjerët nuk e kishin. “Kishim një kandidat realisht të pavarur, jo në kuptimin politik, por në kuptimin e mbështetjes nga klanet e politikës dhe biznesit. Kjo është risia e këtyre zgjedhjeve

një Lëvizje vetmitare. Nga ato që s’do askënd dhe askush s’e do në koalicion, e në këtë dritë, vështirë të shihet së afërmi në tribunën e pushtetit. Këtij perceptimi i shkon për shtat edhe profili prej intelektuali të pakompromis të Albin Kurtit. Edhe pse kanë ecur krah për krah në vitet e fundit, Shpend Ahmeti nuk konsiderohet i ngjashmi i tij. Përkundrazi! Kryetari i ri i Prishtinës nuk ka hyrë në politikë nga dritarja, por nga një parti njerëzish të rinj, Fryma e Re, e cila rezultoi e pasuksesshme në zgjedhjet e 2010. Prej këtij dështimi elektoral lindi edhe aleanca Kurti-Ahmeti, të cilët milituan së bashku deri në zgjedhjet e së dielës së shkuar. Me fitoren e Shpend Ahmetit, të shumtë janë ata që e lexojnë këtë Lëvizje në sfidën e qeverisjes. Por a ka fituar Vetëvendosje apo Shpend Ahmeti në Prishtinë? Mentor Nazarko e quan një fitore të vetmuar, atë të Prishtinës, në kohën që kjo Lëvizje shënoi rezultate të dobëta në pjesën tjetër të Kosovës. “Fituesi Shpend Ahmeti, i shkolluar shkëlqyeshëm në SHBA me idetë liberale, do ta ketë bukur të vështirë të realizojë premtimet e tij për qeverisjen brenda një konteksti partiak, shoqëror dhe ekonomik të shpallur si të papajtueshëm me vizionin majtist të partisë s ë t i j ” , - t h o t ë Na z a r ko, n d ë r s a vështirësitë e para i sheh tek përplasja mes teorisë dhe praktikës ekzistuese. E në këtë drejtim, më shumë sesa në sfidë qeverisjeje, ai e sheh Vetëvendosjen në sfidë lidershipi. “ A do të jetë Shpendi, për të cilin thuhet gjerësisht se është votuar për cilësitë personale dhe jo si i Vetëvendosjes që ka humbur kudo gjetkë, rivali kryesor i Albin Kurtit, në kongresin e ardhshëm? Gjasat janë reale për disa arsye. Me këtë të kalu-

ar akademike, Shpendi që mori bekimin e ambasadores amerikane për fitoren e tij, rezulton në sytë e mbështetësve të Vetëvendosjes dikushi që e çon partinë në pushtet, duke krijuar shpresë dhe për vende pune, përballë Albin Kurtit, intelektualit të pakompromis edhe me SHBA-të, që e ka të vështirë ta bëjë këtë”,-argumenton Nazarko në shkrimin e tij, duke na futur në një supozim, aspak të pabesueshëm. Një kryetar përballë konfliktesh

Në të shkuarën e afërt politike dhe në këto ditë të para të fitores, Shpend Ahmeti nuk ka dhënë asnjë shenjë luhatjeje nga kursi i kuq i Albin Kurtit. Ndërsa po merr në duar timonin e administrimit të Prishtinës, ai u shpreh qartazi kundër koalicioneve, edhe pse në Kuvendin Komunal ka veçse një minorancë prej 10 anëtarësh të Vetëvendosjes. “Unë i kam thënë po bashkëpunimit e jo koalicioneve. Unë jam i interesuar që debatin ta ngremë në nivel politik dhe me secilin prej këshilltarëve të Kuvendit Komunal jam i gatshëm të diskutoj. Përveç atyre që janë me akuza apo nën hetime”,tha ai pas fitores. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, Tracy Jacobson ta urojë për fitoren. E pritur me këmbët e para prej Vetëvendosjes dhe gati e sulmuar në njërën prej protestave, ambasadorja Jacobson ka deklaruar thuajse hapur se nuk e njeh këtë Lëvizje. Ky qëndrim duket se po ndryshon, të paktën përkundër Ahmetit. Përmes deklaratës së saj, ambasadorja amerikane e vuri theksin tek shkollimi në SHBA i të zgjedhurit të ri, duke e shenjuar kësisoj atë në një politikan të pranueshëm për SHBA-

të, anipse në radhët e Vetëvendosjes. E ndërsa paralelisht me fitoren, është rritur edhe popullariteti i tij, Shpend Ahmeti po hyn në Komunën e Prishtinës me disa sfida njëherësh. Por asnjëra prej tyre nuk duket se e mban larg kompromisit. E para është marrëdhënia e tij e acaruar me partinë në pushtet, nga e cila varet jo pak suksesi i tij në krye të Prishtinës. Edhe pse flitet se Thaçi u investua personalisht për t’i dhënë fitoren, marrëdhëniet me PDK-në janë të këqija. Ky hendek pritet të thellohet edhe më tej gjatë administrimit të punëve të qytetit dhe luftës në prapaskenë të klaneve të biznesit për influencë. Një konflikt i dytë i Shpend Ahmetit është ai me ideologjinë. Si nënkryetar i Vetëvendosjes, ai dhe Lëvizja janë shprehur kundër detashmentit politik apo kundër kapitalit. Si kryetar i Komunës, atij do t’i duhet të bashkëpunojë me kapitalin, për të realizuar premtimet që u ka bërë banorëve të Prishtinës. Dy rrethanat e para, por edhe beteja për të gjetur të mesmen e artë mes ideologjisë në teori dhe aplikimit të saj në praktikë e fusin Shpend Ahmetin në kurthin e një përplasjeje të pashmangshme me Albin Kurtin. E këtu vijmë tek supozimi i Mentor Nazarkos për sjelljen e një partie antisistem, që do të administrojë si pushtet komunën më të madhe të Kosovës. “Ngjan sikur para Vetëvendosjes ekziston tashmë imponuese një dilemë e fortë ekzistenciale. Ose të rreshtohet qartësisht me Perëndimin, i cili etiketohet ashpër jo vetëm në nenin 17 të Statutit të Lëvizjes, ose do të mbetet e izoluar ndërkombëtarisht”. Një dilemë që duket se me fitoren e papritur, ka gjetur edhe njeriun e përshtatshëm për tranzicionin e Vetëvendosjes.

Kush është Shpend Ahmeti Shpend Ahmeti është 35 vjeç dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë kryetari i Komunës së Prishtinës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje arritë të mundë në këtë garë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafën, që gjithashtu është kreu i opozitës në Kosovë. Prishtina njihej si një nga bastionet e LDK-së, pasi që pas çlirimit të Kosovës, kjo komunë është drejtuar vetëm nga kjo forcë politike. Por, Shpend Ahmeti bëri mrekullinë duke ia hequr këtë bastin pas 14 vitesh. Kush është? Ai ka studiuar në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonominë e Zbatueshme dhe Administrim Biznesi në vitet 1996-2000. Dy vite më pas ai nisi masterin në Harvard. Ahmeti u diplomua në këtë universitet të njohur për Anlizën e Politikave Publike. Eksperienca në punë: Prej janarit të vitit 2011 deri në qershor 2002, ka punuar si analis financiar  në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga tetori i vitit 2007 deri në tetor 2010, Ahmeti ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Institutin GAP. Ndërsa nga shtatori i vitit 2005 e në vazhdim, ai është lektor në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ai ka punuar gjithashtu edhe për Bankën Botërore. Karriera politike: Ai prej vitesh ka qenë një nga ekonomistët më të preferuar të gazetarëve. Kjo bëri që ai të shihej gjerësisht si ministër potencial për Ekonominë. Por hyrja e tij në politikë ishte e vonë, pasi kjo ndodhi vetëm në tetor të vitit 2010. Nuk ka qenë pjesë e Vetëvendosjes por bashkë me Ilir Dedën themeluan partinë Fryma e Re. Megjithëse fushata e tyre ishte model, morën një numër të pa konsiderueshëm votash. Në mars të vitit 2011, FER u shkri me Vetëvendosjes dhe Ahmeti u zgjodh zv.kryetar i VV-së. Jeta private: Ahmeti është i martuar dhe ka një vajzë, emiri i të cilës është Tea. Kurse bashkëshortja e tij quhet Ardiana Gjiunolli. Babai i tij, nuk futet në punë e djalit, por e ka këshilluar atë që të mos bëhet aktor. 


10

E shtunë-diel, 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al

Intervista Ministri i Bujqësisë flet për tri reformat bazë; toka, uji dhe tregu. Pse toka e papunuar do të taksohet më shumë dhe si mund të kapërcehet fragmentarizimi i tokës në Shqipëri, që ka një mesatare ferme prej 1.3 ha nga 27 ha që e ka Evropa

Panariti:

Kritikat e Blushit? S’ është racionale të bësh bilance për dy muaj “Unë respektoj opinionet dhe vlerësimet e gjithkujt. Por besoj se nuk është racionale të kërkosh të vlerësosh mbajtjen e premtimeve nga qeveria dhe bërjen e bilanceve të arritjeve apo të mosarritjeve të saj në dy muaj kohë”. Fejzi Braushi Zoti Panariti, në çdo program elektoral apo qeverisës, bujqësia renditet si një potencial i paçliruar për shkak të prapambetjes në pjesën më të madhe të saj. A mund të na përmendni reformat më të rëndësishme që ju do të bëni për të lëvizur përpara rrotën në këtë sektor?

"Aplikimi i taksës mbi tokën nuk është aspak një qëllim në vetvete, por një mekanizëm detyrues për punimin dhe kultivimin e saj. Kjo do t’i japë fund gjendjes së tokave djerrë, apo të mbajtjes atyre peng “kur t’u vijë koha” nga përfituesit e tyre, të cilët ndërkohë merren me aktivitete të tjera. Të mbash tokat të papunuara dhe të pakultivuara “djerrë”, do të thotë ta lëmë Shqipërinë “shterpë”

Nëse do të më duhej ta përmblidhja me tri fjalë thelbin e tri reformave kryesore, ato janë: toka, uji, tregu. Toka dhe reformat mbi të janë të parat, sepse zhvillimi i bujqësisë në vend e ka të nevojshme fillimin sa më parë të investimeve prodhuese direkte, dhe nuk mund të mbështetet thjesht vetëm te ndërhyrjet mbështetëse dhe zhvilluese nga financimet e buxhetit të shtetit apo fondet e donatorëve. Natyrisht për të bërë të mundur praninë e këtyre investimeve në zhvillimin e bujqësisë, duhet të krijohen sipërfaqe toke të paktën me mbi 50 hektarë, që të mund të justifikohen kostot e investimeve dhe të krijohet zinxhiri, prodhim, grumbullim, përpunim dhe treg. Pa tokë të mjaftueshme dhe ujë, nuk ka investime dhe për këtë arsye qëllimi ynë madhor është konsolidimi i tokës bujqësore, gjë që arrihet me zgjerimin e sipër faqes së saj. Ne kemi një fragmentim të tejskajshëm të tokës bujqësore me një mesatare ferme prej rreth 1.3 ha sipërfaqe, nga rreth 27 ha që është mesatarja në BE. Ne do të lehtësojmë dhe inkurajojmë procedurat e marrjes së certifikatave të pronësisë nga të gjithë përfituesit e titujve të pronësisë, të cilët i kanë regjistruar ato pranë zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, pas rakordimeve midis asaj që shkruhet në letrat e tapive të tokës dhe faktit të konstatuar në terren. Duke shpërndarë certifikatat e pronësisë, ne hapim tregun e tokës duke aktivizuar shitblerjen e saj si të vetmin instrument për të rritur sipërfaqen e tokës dhe për ta bërë atë tërheqëse për investime. Aplikimi i taksës mbi tokën nuk është aspak një qëllim në vetvete, por një mekanizëm detyrues për punimin dhe kultivimin e saj. Kjo do t’i japë fund gjendjes së tokave djerrë, apo të mbajtjes atyre peng “kur t’u vijë koha” nga përfituesit e tyre, të cilët ndërkohë merren me aktivitete të tjera. Të mbash tokat të papunuara dhe të pakultivuara “djerrë”, do të thotë ta lëmë Shqipërinë “shterpë”, t’i heqësh asaj një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe rritur mirëqenien e banorëve të saj.

Jo, kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse nuk ke ndërmend ta punosh dhe mbjellësh tokën, atëherë përgatitu nëse të leverdis, që të paguash taksë më të lartë për të, në krahasim me atë që e punon dhe e kultivon, përndryshe do të jesh i detyruar t’ia shesësh atij i cili është i motivuar dhe i interesuar ta punojë dhe ta zhvillojë atë. Kjo do të krijojë më së fundi atë shtresë fermerësh, të cilët të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve e lidhin vetëm me bujqësinë, me token me prodhimin. Kjo do të tërheqë investimet dhe investitorët, kjo do të zhdukë bujqësinë e mbijetesës do të rritë sipërfaqet e kultivuara dhe do të ulë koston e prodhimit. Unë kam ndjeshmëri të veçantë edhe për shtresën e ish-pronarëve të tokave bujqësore të shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist. Natyrisht nëpërmjet nismave dhe ndryshimeve ligjore, është e mundur që nga kjo taksë të krijohet fond shtesë për kompensimin financiar të tyre, krahas kompensimit fizik me toka publike në fondin fizik të akorduar për këtë qellim pranë Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. Së dyti, uji. Ne jemi të angazhuar, për të çuar ujë në shtëpitë e fermerëve dhe në parcelat e tyre dhe këtë do ta bëjmë edhe pse do të na duhet të lëvizim dhe punojmë në kushtet e pafavorshme të një shtrirjeje kaotike jashtë planeve zhvilluese të banesave dhe bizneseve bujqësore. Ju e dini se është infrastruktura e ujësjellësve dhe e kanaleve ajo që i paraprin ndërtimit të shtëpive apo bizneseve dhe jo e kundërta. Në fakt ne jemi të detyruar të ecim në drejtim të kundërt, pra t’ia përshtatim zhvillimin e ujësjellësve dhe të kanaleve këtij zhvillimi ndërtimor kaotik dhe jashtë kritereve të banesave dhe bizneseve bujqësore. Kjo vështirësohet edhe më shumë po të kemi parasysh copëzimin e tejskajshëm të pronave në fshat. Është ndryshe të lidhesh me kanale dhe ujësjellës një bllok banesash dhe biznesesh në një zonë të studiuar dhe të parapare për zhvillim dhe është ndryshe të lidhësh me kanale dhe ujësjellës, fjala vjen pesë shtëpi në kodër, dhjetë prej tyre në mes të arave dhe dy në rrëzë të malit. Së treti, tregu. E gjithë finalja e bujqësisë, e mundit dhe sakrificave të fermerëve apo e agro-bizneseve është nxjerrja e prodhimeve në treg dhe shitja e tyre. Për këtë, e gjithë vëmendja dhe mbështetja jonë ndaj fermerëve, prodhuesve dhe agropërpunuesve ka si qëllim praninë e tyre të qën-

Unë kam bindjen se gjatë këtij 100-ditëshi kemi arritur të ndezim zjarrin e reformave rrënjësore në pothuaj në të gjithë sektorët kyç të ekonomisë, rendit, drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit në vend. Për të vjelë frytet e tyre, kërkohet ende kohë dhe për këtë arsye mandatet qeverisëse janë katërvjeçare dhe në fund bëhen edhe bilancet. Por qartësisht, “era” e ndryshimeve dhe e transformimeve pozitive në vend ka filluar të fryjë dhe madje fort.

drueshme në tregjet e vendit si dhe në ato rajonale dhe ndërkombëtare. Ka një dilemë të vjetër, të pazgjidhur nga të gjitha qeveritë. Të bëhen politika mbështetëse për prodhimin vendas, pra njëfarë proteksionizmi për produktet bujqësore e blegtorale, apo të përshtatim ndryshe tregun e lirë, duke vijuar t’i sigurojmë këto mallra nga jashtë? Cila është filozofia dhe aktet e kësaj qeverie në këtë drejtim? Për mua dhe për qeverinë që unë përfaqësoj, nuk ka asnjë dilemë në këtë drejtim. Rruga në të cilën jemi të vendosur të ecim pa asnjë hezitim, është vetëm mbështetja e prodhimit vendas me të gjitha mënyrat, dhe këtu përfshihet edhe mbrojtja e tij nga diskriminimi i padrejtë dhe i imponuar nga konkurrenca e pandershme, e ushtruar nga prodhimet e importuara. Nxitja dhe rritja e prodhimit vendas, mbizotërimi i tij në tregjet tona dhe rritja e eksporteve bujqësore, është çelësi i rimëkëmbjes së ekonomisë kombëtare, i krijimit të vendeve të reja të punës, luftimit të varfërisë dhe i rritjes së mirëqenies. Natyrisht që ky prodhim duhet të nxitet, por edhe të mbrohet. Një ndër instrumentet që ne zotërojmë dhe do të përdorim për nxitjen dhe rritjen e prodhimit bujqësor vendas, janë pagesat e drejtpërdrejta ndaj fermerëve për njësi sipërfaqeje të kultivuar apo për numër krerësh bagëtish të mbarështuara. Në këtë drejtim jemi ende shumë prapa. Kështu për shembull, subvencionet tona për bujqësinë gjatë këtij viti në total nuk i kapërcyen të 10 milionë eurot, ndërkohë që fqinji ynë Maqedonia, disbursoi këtë vit si pagesa direkte për fermerët, plot 135 milionë euro. Më shumë rëndësi ndër të tjera, është edhe si dhe ku do t’i përdorim këto fonde. Unë jam i mendimit se në skemat tona financiare të mbështetjes së fermerëve, gjithnjë e më tepër duhet të orientohemi ndaj rezultatit, pra ndaj kryerjes së pagesave për çdo njësi prodhimi të prodhuar dhe të dorëzuar në pikat e grumbullimit dhe të përpunimit. Duke synuar këtë skemë ne formalizojmë prodhimin dhe fermerët dhe i lidhim ata më mirë me tregun dhe


E shtunë-diel, 07-08 dhjetor 2013

11

www.mapo.al

Çfarë po bëhet me premtimet e mëdha të qeverisë për ekonominë, shëndetësinë dhe drejtësinë? Sipas Panaritit, ndëshkueshmëria e politikanëve ka nisur me nxjerrjen në gjyq të kreut të Bashkisë së Vlorës dhe do të vijojë edhe me emra të tjerë

“Armët kimike”

Sa lehtë e kemi të “helmohemi dhe të helmojmë pa patur fare helm”

agropërpunimin. Që kjo skemë të jetë e efektshme, ajo duhet të shoqërohet me rritje të investimeve publike dhe private në ndërtimin e pikave të mëdha të grumbullimit dhe të tregjeve të mëdha të shumicës, të cilat përfaqësojnë dhe vendin ideal për zbatimin e një skeme të tillë, mbështetjeje. Prandaj një pjesë e subvencioneve duhet të përqendrohen edhe në këto investime gjithëpërfshirëse. Përpos kësaj, prodhimi lipset edhe të mbrohet dhe, sigurisht, këtu nuk bëhet fjalë për “proteksionizëm” sepse ne kemi nënshkruar dhe respektojmë marrëveshjen e tregtisë së lirë, por brenda kuadrit të kësaj marrëveshjeje jam i bindur se mund të negociohen dhe përcaktohen hapësira të uljes së importeve të artikujve të veçantë në kohën kur kemi kulmet stinore të prodhimeve vendase. Këtë e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë me sukses shumë prej fqinjëve tanë, të cilët ashtu sikundër ne, kanë nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë të mallrave. Ndërkaq, shteti dhe institucionet e tij zotërojnë edhe instrumente të tjera, të cilat mund t’i vënë në veprim për të mbrojtur prodhimet bujqësore shqiptare nga konkurrenca e pandershme, e ushtruar nga prodhimet e importuara të rritura me stimulantë, apo të përgatitura me konservantë, ngjyrues, aromatizues dhe ëmbëlsues sintetikë shpesh jashtë çdo kriteri apo standardi të sigurisë ushqimore. Këtu e kam fjalën për marrëveshjen fito-sanitare, e cila shpesh dhe në vazhdimësi përdoret nga fqinjët tanë dhe vende të tjera në dëm të prodhimeve tona, në funksion të një lufte të paprinciptë tregtare. Në këtë kontekst, duke parë se prodhimet e huaja janë më të avantazhuara se ato shqiptare, a nuk do të ishte e udhës që të stimulonim prodhimin e produkteve të veçanta që vendet e tjera për shkak të klimës a specifikave të ndryshme nuk i prodhojnë dot?  Shqipëria zotëron një sërë përparësish krahasuese dhe konkurruese në fushën e bujqësisë, të cilat lidhen me pozicionin e saj gjeografik, klimën mesdhetare, e cila falë relievit të thyer në disa zona merr edhe tipare kontinentale. Kështu vendi ynë zotëron aftësi të mira konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare, për bimët mjekësore, ato

eterovajore, ullirin dhe vajin e tij, perime dhe fruta të freskëta, mishin dhe nënproduktet e bagëtive të imta, të cilat i rrit ekskluzivisht në regjim kullosor. Po ashtu përparësi zotërojmë edhe në prodhimin dhe eksportin e peshkut të freskët dhe veçanërisht për molusqet bivalvore, për të cilat, pavarësisht nga kërkesa e madhe për eksport, tregjet ndërkombëtare ende vazhdojnë të mbyllura nga një vendim bllokues i marrë në vitin 1996 nga Bashkimi Europian. Vetëm në këto kultura bujqësore, Shqipëria zotëron përparësi konkurruese dhe për rrjedhojë këto duhet të jenë në qendër të mbështetjes sonë financiare dhe infrastrukturore për zhvillim të mëtejshëm.  E njëjta pyetje vlen edhe për detin. Sot, ashtu si dhjetëra vite më parë, shqiptarët mbeten një popull që pak e njeh dhe e shfrytëzon detin... Pse nuk po vihen në lëvizje premtimet që Kryeministri bëri në fushatë për kthimin në jetë të këtij sektori?  Së pari nuk është e vërtetë që nuk ka lëvizje në peshkim. Përkundrazi, gjatë këtyre 100 ditëve të para, mendoj se kemi ndezur motorët e proceseve dhe të reformave brenda sektorit të peshkimit, që sigurisht gjatë këtij mandati do të sjellin ndryshimin dhe transformimin e kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë kombëtare. Mund të them se përveç reformës strukturore institucionale, e cila solli riintegrimin e aktivitetit të peshkimit brenda Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, duke e shkëputur atë nga Ministria e Mjedisit, unë kam patur disa takime me përfaqësues të shoqatave të peshkimit, si dhe jam takuar me Komisioneren europiane për çështjet e detit dhe të peshkimit, znj. Damanaki. Pranë dikasterit u ngrit edhe Këshilli konsultativ Kombëtar i çështjeve të peshkimit, i përbërë nga specialistët më të mirë të fushës. Tri janë disa nga përparësitë që ne synojmë të ndjekim në zhvillimin e këtij sektori. Së pari, ndërtimin e porteve të peshkimit, dhe pranë tyre të tregjeve të mëdha grosiste të grumbullimit dhe shitjes me shumice të peshkut të freskët dhe frutave të detit. Kjo do të stabilizojë tregun, konkurrencën dhe çmimet. Së dyti, do të përpiqemi

Koalicioni PS-LSI është një koalicion qeverisës strategjik, i ndërtuar dhe që funksionon mbi parime të shëndosha dhe kritere të përcaktuara qartë që në marrëveshjen parazgjedhore. Që ky ishte një koalicion sinergjik, kjo u vërtetua me rezultatin spektakolar të fitores së zgjedhjeve parlamentare të këtij viti

Lidhur me kërkesën drejtuar saj për deaktivimin e lendeve kimike luftarake siriane brenda territorit shtetëror, qeveria shqiptare mori një vendim shumë të vështirë, por gjithsesi racional dhe të përgjegjshëm. Ky është një ndër ato vendime, i cili sido që të ishte do të krijonte kosto për ne.

që të rritim ndjeshëm kapacitetet tona të brendshme për peshkim, kryesisht të peshqve pelagjikë si sardele dhe acuge, duke synuar transformimin e industrisë së përpunimit të peshkut, nga një industri tipike fasone e cila punon me 100% peshk të importuar, në një industri të përpunimit dhe të prodhimit të peshkut shqiptar. Së treti, synojmë që brenda këtij mandati të hapim eksportin e molusqeve bivalve, kryesisht të midhjes së Butrintit të bllokuar që prej vitit 1996.  Në rezultanten e të gjitha veprimeve të qeverisë, disa analistë thonë se puna e saj s’është as e mirë, as e keqe, duke pasur parasysh se nuk ka nisje reformash; në ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim dhe së fundi në fushën e sigurisë... Cili është komenti juaj për këtë pothuaj 100-ditësh të parë ? Unë kam bindjen se g jatë këtij 100-ditëshi kemi arritur të ndezim zjarrin e reformave rrënjësore në pothuaj në të gjithë sektorët kyç të ekonomisë, rendit, drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit në vend. Për të vjelë frytet e tyre, kërkohet ende kohë dhe për këtë arsye mandatet qeverisëse janë katërvjeçare dhe në fund bëhen edhe bilancet. Por qartësisht, “era” e ndryshimeve dhe e transformimeve pozitive në vend ka filluar të fryjë dhe madje fort.  Deputeti Blushi në seancën për buxhetin faktik renditi shumë pyetje kritike për qeverinë, e cila sipas tij duhet të fillonte të punonte për premtimet që kishte bërë dhe jo të justifikohej me keqqeverisjen e kaluar. A jeni ju dakord me këtë këndvështrim të Blushit? Unë respektoj opinionet dhe vlerësimet e gjithkujt. Por besoj se nuk është racionale të kërkosh të vlerësosh mbajtjen e premtimeve nga qeveria dhe bërjen e bilanceve të arritjeve apo të mosarritjeve të saj në dy muaj kohë. Dihet se pandëshkueshmëria është një nga sëmundjet e tranzicionit tonë, sidomos në radhët e politikës dhe gjyqësorit. Megjithëse kjo mazhorancë i ka votat e nevojshme, ende nuk po shohim as nisjen e reformës në drejtësi dhe as kallëzime për korrupsion ndaj politikanëve, sipas asaj që pjesa më e madhe e kësaj mazhorance ka premtuar në fushatë? Përkundrazi, unë po shoh qartësisht reforma dhe procese të filluara në radhët e politikes dhe të gjyqësorit dhe madje është për t’u vlerësuar që proceset e hetimit të zyrtarëve të lartë, mazhoranca qeverisëse po i fillon brenda vetes me hetimin dhe daljen në gjyq të kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht një figurë e spikatur politike në radhët e Partisë Socialiste. Kjo po pasohet këto ditë edhe me thirrjen nga organet e hetimit dhe të akuzës edhe të mjaft funksionarëve shtetërorë të niveleve të ndryshme. Kam besim që procesi i reformave në këto drejtime sapo i ka ndezur motorët dhe rezultatet pritet të jenë shumë më të dukshme në ditët dhe muajt që pasojnë.   Diçka edhe për ngjarjen që ka shenjuar këtë periudhë të parë të qeverisjes, atë të armëve kimike. Ishte pothuaj në

kufijtë e një filmi mënyra sesi qeveria dhe kryeministri u g jendën brenda pak ditësh përballë presionit qytetar dhe të opozitës, aq sa një PO e Ramës më 15 nëntor mund të përkthehej në një destabilizim të vendit. Krejt ndryshe mund të ishte gjendja nëse kryeministri do të kishte kohë më parë një konsultë të përbashkët me kreun e opozitës, ambasadorin e SHBA dhe presidentin…Cili është komenti juaj për menaxhimin e kësaj ngjarjeje?  Lidhur me kërkesën drejtuar saj për deaktivimin e lendeve kimike luftarake siriane brenda territorit shtetëror, qeveria shqiptare mori një vendim shumë të vështirë, por gjithsesi racional dhe të përgjegjshëm. Ky është një ndër ato vendime, i cili sido që të ishte do të krijonte kosto për ne. Megjithatë, mund të thuhet se mënyra se si i gjithë ky proces përgjegjësie shtetërore me përmasa dhe ndikim të madh publik u zhvillua dhe u përmbyll, dëshmoi se sa të lehtë e kemi të “helmohemi, por dhe të helmojmë edhe pa patur fare helm”. Nder të tjera kjo vërtetoi se si një shqetësim dhe një reagim i ligjshëm i opinionit publik ndaj një rreziku hipotetik, në fakt u pompua dhe u paraqit si një rrezik real nga një pjesë e politikës dhe e shoqërisë civile dhe për rrjedhojë mori përmasat e një fobie apo paniku publik të ekzagjeruar. Ndërkohë qeveria nuk mund të përfshihej as në sqarim dhe as në debat publik për një çështje ndaj së cilës ishte e nevojshme dhe madje i ishte sugjeruar ruajtja e diskrecionit, për vetë natyrën tepër delikate të çështjes. Për të mos u zgjatur, mund të them se i gjithë ky proces ishte për të gjithë ne si klasë politike dhe si shoqëri civile një “stress-test” sesi duhen përballuar, analizuar por edhe trajtuar çështje të tilla të një rëndësie globale për paqen dhe sigurinë dhe ku ne u ftuam të kontribuonim Ju keni qenë ministër edhe në kabinetin “Berisha”. A mund të bëni një krahasim mes Berishës kryeministër dhe Ramës kryeministër? Asnjëherë nuk më është dukur e udhës të shprehem për profilin e figurave publike dhe personaliteteve të ndryshme të jetës politike të vendit apo atyre ndërkombëtarë dhe aq më pak të gjykoj mbi ta në baza krahasuese. Në këtë drejtim, padyshim që ka një oferte të bollshme publicistike dhe mediatike.  Cili është komenti juaj për marrëdhëniet PS-LSI deri tani? A është një fillim premtues, apo fërkimet e vogla mund të kthehen nesër në problem të mëdha?  Koalicioni PS-LSI është një koalicion qeverisës strategjik, i ndërtuar dhe që funksionon mbi parime të shëndosha dhe kritere të përcaktuara qartë që në marrëveshjen parazgjedhore. Që ky ishte një koalicion sinergjik, kjo u vërtetua me rezultatin spektakolar të fitores së zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, por unë jam i bindur se ky sinergjizëm do të materializohet edhe në kapjen e rezultateve qeverisëse, transformuese dhe zhvilluese dhe fillimet në këtë drejtim janë mjaft premtuese.


12

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 07-08 13-14 dhjetor prill 2013 www.mapo.al

Intervistë

Pse Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli zgjodhën emisionin e Eni Vasilit për të publikuar nismën e tyre, e para e llojit të vet në historinë mediatike shqiptare. Si u ruajt ekskluziviteti i letrës dhe si gazetarja ndërtoi një prej transmetimeve me shikueshmëri më të madhe dhe impakt në shoqërinë shqiptare, duke krijuar një debat që vazhdon për sensibilizimin e shoqërisë ndaj pozitave të gruas shqiptare

Eni Vasili: Si u përfshiva në nismën e 6 personaliteteve për faljen e Nazime Vishës

"Ideja ka ardhur më së pari nga shkrimtari Ismail Kadare. Ka qenë ai që ia ka propozuar edhe zotit Dritëro Agolli, i cili jo vetëm e ka mirëpritur, por është ndjerë po aq i shqetësuar për fatin e vajzave si Nazimja"

Të martën e shkuar në emisionin “Studio e Hapur” u bë publike nisma e 6 personaliteteve të letrave dhe artit shqiptar për faljen e Nazime Vishës, 19- vjeçares të dënuar për vrasje. Ndër firmëtarët ishin emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare. Pse Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli jua besuan juve publikimin e kësaj nisme? Këtë pyetje ndoshta do të duhej t’ua drejtonit atyre. Ajo që mund të them është se për fat të keq, sot disa segmente të medias kanë krijuar një lloj mosbesimi dhe refuzimi tek elita intelektuale për shkak të komercializimit të skajshëm dhe trajtimit pa etikë të shumë problematikave delikate. Shumë emra të njohur të mendimit shqiptar refuzojnë mediatizimin për shkak të keqpërdorimit dhe deformimit të mesazheve prej kësaj të fundit. E them këtë për të shpjeguar se nuk është aspak e thjeshtë që emra të tillë jo vetëm të bëhen bashkë për një qëllim konkret, por edhe të mediatizojnë nismën e tyre. Kjo tregon ndjeshmërinë e lartë që ka krijuar rasti dhe mënyra se si është trajtuar jo vetëm nga media por edhe nga institucionet. Ideja ka ardhur më së pari nga shkrimtari Ismail Kadare. Ka qenë ai që ia ka propozuar edhe zotit Dritëro Agolli, i cili jo vetëm e ka mirëpritur, por është ndjerë po aq i shqetësuar për fatin e vajzave si Nazimja. Gjatë një bisede që pata me zotin Kadare dhe botuesin e tij, zotin Hudhri në ditët e Panairit të Librit, ndamë shqetësimin për vështirësitë me të cilat ndeshet vajza shqiptare në një shoqëri të pareformuar e me mentalitet të prapambetur si Shqipëria. Kadare më përmendi shkarazi nismën e cila ish hartuar dhe firmosur disa kohë më parë e që me sa duket, për shkak të atij mosbesimi për të cilin ju fola pak më parë, kish nge-

lur në sirtar. Iu luta zotit Kadare ta bënte publike nismën duke e konsideruar një shërbim të madh ndaj vajzave dhe grave shqiptare të dhunuara dhe që gjenden në situata të tilla. Kështu Kadare ma besoi mua nismën me konsensusin edhe të firmëtarëve të tjerë. Gjej rastin t’i falenderoj për besimin. Si është pritur në ambientet mediatike dhe jo vetëm kjo nismë? Kam marrë komplimente nga të gjithë kolegët, disa prej të cilëve janë shprehur edhe publikisht, por edhe nga shumë të tjerë që merren me problemet gjinore në Shqipëri. Tejet pozitive ishte përfshirja e grave deputete në këtë problematike. Deputetja Mesila Doda si kryetare e grupit të grave deputete reagoi menjëherë gjatë transmetimit live dhe kjo është absolutisht mënyra se si politika duhet të përgjigjet ndaj ngjarjeve të tilla. Me zonjën Doda, zonjën Kryemadhi dhe disa deputete të tjera jemi në kontakt për të parë mundësitë jo vetëm të asistimit të grave në burgje por edhe të rishikimit nga pikëpamja legjislative të disa pasazheve ku mungon një diskriminim pozitiv ndaj gruas e të miturve. Kjo nismë është e para e llojit të vet në Shqipëri. A është kjo një mënyrë e re sjelljeje e shoqërisë shqiptare, po të kemi parasysh edhe sensibilizimin për armët kimike dhe presionin qytetar që u krijua ndaj çështjes ? Mendoj se nisma të tilla i ndërmerr vetëm një shoqëri e pjekur demokratikisht dhe që arrin të gjejë forca të konsiderojë institucionin e faljes si një mënyrë për të dhënë drejtësi për mëkatet që po vetë ka gjeneruar. Fakti që nisma ka prodhuar konsensus dhe ka krijuar një jehonë pozitive që po vazhdon, tregon pikërisht për këtë lloj pjekurie demokratike që ka përvetësuar opinioni publik pa u bërë rob i kalkulimeve juridike. Mesazhi i nismës së gjashtë personaliteteve është shumë më i lartë sesa gjetja

Historia e Nazime Vishës nuk i përket për fat të keq vetëm asaj. Në prapambetje kulturore e varfëri ekstreme në bashkëjetesë me dhunën dhe paaftësinë për të vijëzuar një limit të qartë mes të mirës e të keqes, të drejtës e të padrejtës, jetojnë shumë gra e vajza, një kontingjent potencial për t’u bërë personazhe tragjike të përditshmërisë sonë.

e klauzolave juridike për faljen e Nazime Vishës dhe shkon realisht përtej fateve personale të kësaj të fundit. Historia e Nazime Vishës nuk i përket për fat të keq vetëm asaj. Në prapambetje kulturore e varfëri ekstreme në bashkëjetesë me dhunën dhe paaftësinë për të vijëzuar një limit të qartë mes të mirës e të keqes, të drejtës e të padrejtës, jetojnë shumë gra e vajza, një kontingjent potencial për t’u bërë personazhe tragjike të përditshmërisë sonë. Nazime Visha sigurisht ka gabuar fatalisht duke i dhënë zgjidhjen që nuk duhej dramës së saj. Por a u morën parasysh vuajtjet e saj dhe plagjiatura mendore që ka pësuar që në moshë të mitur kur të gjithë përveshën mëngët për ta gjykuar si fajtoren e vetme nëpër blogje e faqe gazetash? A u morën parasysh të gjitha rrethanat gjatë gjykimit të saj para drejtësisë së shtetit shqiptar? Nazime Visha nuk është fajtorja e vetme e krimit të 13 gushtit 2012. Të gjithë jemi nga pak me indiferencën tonë ndaj historive të tilla, me prirjen tonë paragjykuese dhe zellin për të treguar me gisht të dobëtin e radhës por edhe me dritëshkurtësinë për të mos parë përtej së dukshmes e pandjeshmërinë për të kuptuar dhimbjen e tjetërkujt dhe dramat që konsumohen çdo ditë para syve tanë. A do të falet Nazime Visha ? Do përgjigjem duke cituar një shkrim ekselent të Gjergj Erebarës: “Shoqëria dhe institucionet shqiptare, Presidenti i Republikës, do t’i bëjnë nder vetes me një akt faljeje. Nënat, motrat dhe shoqet do t’i bëjnë një nder vetes duke kuptuar se çfarë turpi kanë bërë deri tani, duke e konsideruar krimin seksual si problem, përgjegjësi dhe faj të viktimës. Do të jetë një shans i mirë që dhunime të tilla në të ardhmen të mos përfundojnë në vrasje, ose me heshtje, por në dënimin e dhunuesit”.


13

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Tokë pa kontinent

Më katolikë se Papa, domethënë pa fe Preç Zogaj

Një vëmendje e vogël, që duhet të jetë më e madhe, po shoqëron propozimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal nga Ministria e Drejtësisë dhe kundërshtimin e tyre nga SHBA dhe OSBE. Përplasja është shumë domethënëse në vetvete. Ajo ngërthen si asnjëherë tjetër më parë kontrastin midis qasjes ala shqiptare të drejtësisë që e vë ligjin të bërtasë dhe qasjes perëndimore ku ligji flet me zë të ulët dhe autoritar si zoti. Ministria, domethënë qeveria ka propozuar që veprat penale të korrupsionit t’u hiqen gjykatave të zakonshme dhe t’i kalojnë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në pamje të parë duket sikur qeveria synon t’ia mbledhë mirë litarin rreth qafës korrupsionit të poshtër, duka ua shtënë në dorë ustallarëve të peshës së rëndë. Mirëpo, SHBA dhe OSBE që asistojnë ligjvënien dhe ligjzbatimin në Shqipëri, kanë reaguar menjëherë duke lënë të kuptohet qartë se sektarizmi nuk e forcon, por e dobëson drejtësinë. Për kuptimin propagandistik të drejtësisë kjo duket absurde. Në fakt është një e vërtetë e thellë që duhet të na bëjë të mendohemi. Poeti lezhjan Ndoc Gjetja e kishte kapur herët thellësinë e kësaj të vërtete kur shkruante vargun e famshëm “tek forca qëndronte dobësia ime”. Pse i kundërshtojnë SHBA dhe OSBE këto ndryshime të Kodit Penal? Pse me këtë ngulmim dhe shqetësim të pazakontë? E kundërshtojnë pikësëpari sepse shohim të jetë shkelur një parim demokratik shumë i rëndësishëm i ligjvënies, siç është ai i konsultimit publik me agjencitë e tjera të specializuara, duke u dhënë mundësi atyre të paraqesin kundërshtimet dhe propozimet e tyre para se projekti të dërgohet në Kuvend për miratim. “Diskutimi i këtyre propozimeve me Prokurorin e Përgjithshëm dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin legjislativ. Përndryshe efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim”, thuhet në letrën e misionit të Departamentit të Drejtësisë për krerët e komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Në një plan tjetër këtu kemi të bëjmë me një histori të ngjashme me atë të armëve kimike të Sirisë, kur kryeministri avancoi në negociata “në kokë të vet”, pa u konsultuar me kërkënd, duke u krijuar iluzione dhe mandej edhe probleme amerikanëve me fjalën e tij të dhënë në parim dhe të tërhequr pas protestave popullore. Demokracia nuk e pranon

këtë lloj egoizmi dhe arbitrariteti. Së dyti, e kundërshtojnë sepse futja e krimeve të ndryshme në një thes është jo vetëm e padrejtë, por edhe e paefektshme për t’u luftuar. Korrupsioni dhe veprat penale që lidhen me të kanë një “partiturë” të gjerë e të hapur, ku përfshihen shkelje dhe abuzime të shkallëve dhe natyrave të ndryshme, që nuk mund të krahasohen “en bllok” me trafikun e qenieve njerëzore, me aktet e terrorizmit dhe veprat e tjera penale që gjykohen nga Gjykata e Krimeve të rënda. Duke i bërë bashkë këto krime në Gjykatën e Krimeve të Rënda, krimi i madh përfiton nga vëmendja që merr krimi më i vogël, kurse krimi më i vogël ose rrezikon të goditet si miza me top, ose të neglizhohet fare. Rrjedhimisht, Gjykata e Krimeve të rënda humbet dora-dorës kuptimin për të cilin është krijuar dhe shndërrohet de fakto në një gjykatë të zakonshme. “Kalimi i veprës së korrupsionit në tagër të Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk do të sjellë detyrimisht efekte pozitive në luftën ndaj këtij fenomeni”, shkruhet në letrën e ekspertëve amerikanë. Rreziku i tretë i madh me sfond politik gjithashtu është karakteri centralizues i ndryshimeve, tamam siç është natyra e qeverisë aktuale, që ka dëshirë t’i ketë në një dorë, në dorën e saj, gurin dhe arrën për të bërë goditje selektive. Këtë lojë e kanë kapur amerikanët. “Centralizimi mund të sjellë rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e prokurorisë që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës”. Rreziku i katërt është arbitrariteti që përmbajnë këto ndryshime, është marzhi i drejtësisë partizane, ku ndëshkimi vjen para provave. “Barra e të provuarit të natyrës kriminale të pronës i mbetet prokurorit”, nënvizon me dorë të rëndë SHBA dhe kjo nuk mund të ndryshojë pa u kthyer përmbys themelet e shtetit dhe Kushtetuta e vendit. Kjo është fryma e ligjit si parim i së drejtës, që vjen nga qytetërimi modern. Më vërejtjet që kanë bërë SHBA dhe OSBE, praktikisht i kanë rrëzuar ndryshimet që ka propozuar qeveria, duke i zbuluar vetvetiu porositësit dhe autorët e tyre si amatorë dhe injorantë. Më e pakta. Po pse kërkon t’i bëjë qeveria këto ndryshime? Nuk e shikon ajo koston që do të marrë në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar? Nuk e di askush në

këtë qeveri se teprimi me të drejtën është mënyra më e mirë për ta humbur të drejtën? Nuk e di askush se të gjitha format e paligjmërisë dhe hakmarrjes politike në demokraci kthehen në boomerang? Nuk e di askush se sensi i drejtësisë është në radhë të parë sens mase, se drejtësia partizane jo që nuk e lufton, por e rehabiliton dhe e shumëfishon krimin ? Besoj se ka plot që e dinë, por kryeministri është në sindromën e rëndë të arbitraritetit dhe basteve politike absurde që ka vënë. Shihet se njerëzit që ka përqark në qeverinë e tij nuk bëjnë gjë tjetër veçse po i shtrojnë te këmbët herë me servilizëm, herë me padituri, herë me dinakëri e herë me ligësi qilimin e alibive populiste. Ata janë në një garë të shëmtuar me njëri-tjetrin që kush e kush t’i veshë një maskë ligjore arbitraritetit të tij. Kur i dëgjon si flasin, në mënyrat e cekëta e të neveritshme të tipit “kush është kundër ndryshimeve nuk është për luftën kundër korrupsionit”, të

shkon në mendje shprehja se janë “më katolikë se Papa, domethënë të pafe” që gazetari i famshëm italian Indro Montaneli e përdorte për të stigmatizuar ekstremistët. Këta “të pafe” në kuptimin e injorimit të ligjit dhe sensit modern të drejtësisë mendojnë dhe besojnë se një pjesë jo e vogël e popullit shqiptar e ka në gen kulturën e arbitraritetit, se kjo pjesë e popullit e brohoret dënimin pa ligj e pa prova, se kënaqet duke parë se si tjetrit i vihen prangat apo i prishet prona me sentenca jakobine të zyrtarëve politikë. Mendojnë dhe besojnë se kjo kulturë që imponoi regjimi i Enver Hoxhës për gjysmë shekulli është bërë kulturë e popullit dhe nuk shkulet dot pa kaluar disa breza. “Punë e madhe se na qortojnë amerikanët dhe europianët”, thonë me njëri-tjetrin. “Shumica e popullit e pëlqen arbitraritetin”. Me këtë mendje e rrethuan dy herë pallatin e shumëpërfolur të kompleksit “Jon” në Vlorë, herën e parë si ndërtim të paligjshëm dhe ky version ra poshtë, herën e dytë si ndërtim që duhet të shpronësohet për qëllime publike- ky do të kishte qenë një version normal nëse nuk do të ishte paraprirë nga i pari. Por edhe shpronësimi po bëhet me nxitim, në shkelje të ligjit. Po shoh këto ditë në disa media juristen E. Ballanca duke lexuar gati me të klithur se shpronësimi kërkon taksativisht një kërkesë dhe kërkesë nuk paska, kërkon taksativisht një projekt të mbaruar dhe projekt nuk ka, kërkon taksativisht njoftimin nominal të pronarëve dhe njoftim nominal nuk ka, kërkon negocim me pronarët për çmimin e shpronësimit dhe negocim nuk ka. Historia nuk i mëson akujt, asgjë, thoshte me dëshpërim shkrimtarja italiane Orjana Falaçi. Në vitin 1993 rreth kryeministrit të asaj kohë Sali Berisha u rrit presioni se po të mos arrestohet Fatos Nano, Partia Demokratike do të shkatërrohej. Siç dihet, partia pati probleme, por për arsyen e kundërt, për arrestimin e Nanos. Për analogji ka patur një si ethe rreth Ramës prej javësh se po nuk shembi “pallatin e Bashës” (njëri nga pronarët e tokës ku është ngritur pallati është vjehrri i shefit të opozitës), nuk do të qëndrojë në këmbë si kryeministër! Shqipëria as në vitin 1993 nuk ka patur shumicë popullore që brohoret e pëlqen arbitraritetin. Ca më pak, ka një shumicë të tillë njëzet vjet më vonë në vitin 2013. Me zakonin e tyre për të qenë partia e ligjit dhe mbi ligjin, “të pafetë më katolikë se Papa” janë minorancë. Janë në boomerangun e tyre.


14

E shtunë-diel, 09-10 nëntor 2013 www.mapo.al

Gjatë jetës sime i jam dedikuar luftës së popullit afrikan. Kam luftuar kundër dominimit të bardhë dhe kam luftuar kundër dominimit të zi. Kam mbështetur idealin e një shoqërie demokratike dhe të lirë, në të cilën të gjithë të jetojnë së bashku në harmoni dhe me të njëjtat mundësi. Është një ideal për të cilin shpresoj të jetoj dhe ta arrij. Por, po qe nevoja, është një ideal për të cilin jam gati të vdes. Nelson Mandela

Një homazh për Nelson Mandelën ILIR HASHORVA

P

as Gandit dhe Martin Luter Kingut, vjen përnjëherë Mandela, si një nga personat më të rëndësishëm e më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, si një prej atyre që, pasi emancipuan popujt e tyre, emancipuan dhe vetë botën. Përse është i madh Mandela? Për kulturën e gjerë, apo për oratorinë? Ka me mijëra e me qindra mijëra që janë më lartë se Mandela në këto fusha. Mos vallë për burgun e gjatë që bëri? Vetëm në Shqipëri ka plot nga ata që kanë bërë burg më të gjatë se Mandela dhe për nga vuajtjet ia kalojnë shumë më shumë atij. Pastaj, kohëzgjatja e burgut nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me zotësinë apo vlerën e të burgosurit. Mandela është i madh, sepse është idealist pozitiv, se është personi që luftoi nga fillimi i jetës, deri në fund të saj për idealin e tij, për një Afrikë të Jugut ku të jetonin në barazi dhe harmoni të gjitha racat. Mandela është i madh, sepse lufta që bëri qe tërësisht e moralshme, ajo nuk njihte hipokrizi, demagogji, apo hile. Mandela është i madh për karakterin e tij. Madhështia e Mandelës vihet në dukje më shumë pas daljes së tij nga burgu me pesë veprime kryesore të tij: me shmangien e një lufte të armatosur civile midis të zinjve dhe të bardhëve si dhe midis të zinjve midis tyre; me krijimin dhe vënien në punë të “Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit”; me përpjekjet e tij për pajtim kombëtar; me sigurimin e të bardhëve se jeta e tyre në Afrikën e Jugut do të ishte e sigurt dhe se ata ishin të nevojshëm për Afrikën e Jugut dhe, së fundi, me largimin vullnetar nga jeta politike. Detyra më e rëndësishme për një udhëheqës është të bëhet baba shpirtëror e politik i të gjithë kombit. Mandela e arriti këtë. Shmangia e luftës civile Pas daljes së Mandelës nga burgu, por pa e marrë vetë në dorë fuqinë, vendi ishte i ndarë dhe i përçarë dhe gati për të filluar një luftë civile. Mandela arriti ta shmangte këtë luftë. Krahas partisë së Kongresit Kombëtar Afrikan, ku bënte pjesë Mandela dhe shumica e atyre që luftuan aparteidin, kishte edhe parti apo grupe që, për interesa të tyre të ngushta ishin të gatshme të luftonin me këdo që i pengonte të realizonin ato interesa. Më kryesorja ndërmjet tyre ishte Partia e Lirisë Inkatha e drejtuar nga Buthelezi. Kjo parti më përbërje raciale kryesisht të zezë të fisit më të madh indigjen afrikanojugor zulu, e ndihmuar fshehtazi nga qeveria e bardhë, godiste ushtarakisht përkrahësit e Kongresit Kombëtar Afrikan, partisë së Mandelës. Ndonëse ishin shmangur shumë përplasje e të zinjve me trupat qeveritare, përplasjet e të zinjve me njëri-tjetrin vazhdonin, përplasje që rrezikonin të ktheheshin në luftë të egër raciale e civile. Në vitin 1990, Mandela u foli rreth 100000 pjesëmarrësve në një miting në Durban, ku shumica ishin zulu, ithtarë të Inkatas, partisë së Buthelezit, dhe iu lut që të linin armët dhe t’i jepnin njëri-tjetrit dorën në paqe: “ Hidhni në det pushkët, mashetat dhe kamat! Mbyllini punishtet e vdekjes! Jepni fund kësaj lufte sa më parë!” Njëkohësisht, Mandela i bëri thirrje qeverisë që të hiqte dorë nga armatosja e zuluve si dhe të mos lejonte që në mitingjet që zhvilloheshin, pjesëmarrësit të shkonin të armatosur me armë tradicionale. Po në këtë kohë nga Partia e Kongresit Afrikan, u bë një grevë e përgjithshme kundër dhunës së mbështetur edhe nga qeveria. Më se katër milion punëtorë morën pjesë në atë grevë dhe e bënë atë të ishte protesta më e madhe politikë në historinë e Afrikës së Jugut. Njëqindmijë persona marshuan drejt selisë së qeverisë në Pretoria, ku u mbajt edhe një miting i madh. Me përpjekje të mëdha të Mandelës, me takime personale me Buthelezin dhe me

Presidentin de Klerk, u arrit shmangia e një luftë civile të egër prej së cilës do të kishte vetëm të humbur e prej së cilës do të kishte mbetur një armiqësi e brendshme e përhershme. Krijimi i Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit (KVP) Pasi u shmang lufta civile dhe pasi Mandela mori kryen e shtetit, si detyra më e rëndësishme e fillimit ishte të gjendej mënyra më e mirë dhe më efikase e trajtimit të atyre që kishin qenë përgjegjës për krimet e kryera gjatë periudhës së aparteidit. Në vitin 1994, parlamenti afrikanojugor miratoi një numër ligjesh, kryesori ndër të cilët ishte krijimi i “Komisionit të së Vërtetës dhe të Pajtimit”, i cili do të fillonte punën në vitin 1996, për të hetuar krimet e kryera në periudhën e aparteidit, me qëllim për të “paraqitur një pamje sa më të plotë... për natyrën, shkaqet dhe përmasat e shtrirjes së dhunimit të të drejtave të njeriut”, si dhe për të hedhur bazat e pajtimit kombëtar i cili do të vinte si pasojë e shpalljes dhe e njohjes së krimeve të kryera nga të gjitha palët në konflikt. Metoda e ideuar dhe zbatuar në Afrikën e Jugut, e cila më pas u zbatua edhe nga vende të tjera në botë që dilnin nga diktatura të ndryshme, pati si qëllim kryesor jo dënimin e kriminelëve në përputhje me krimin, por pohimin dhe tregimin me hollësi prej vetë kriminelëve të krimeve që kishin kryer dhe, në vartësi të shkallës së krimit dhe të saktësisë dhe vërtetësisë së tregimit, do të përfitonin edhe amnistinë. Sipas metodës së përdorur, prioritare do të ishte shpallja e së vërtetës, shpallja e krimit, dhe jo dënimi. Krimineli, pas vetëdeklarimit të krimeve që kishte kryer, do të njihej botërisht. Ai nuk do të mund të mbulohej më me maskën e mbështetësit të pushtetit të ri, ai nuk mund të shëtiste më me kapadaillëk nëpër rrugët e vendit, ai nuk do të kishte më fytyrë të pretendonte për poste të niveleve të larta të shtetit, ai nuk do të sillej sikur nuk kishte ndodhur gjë, ai nuk do të mund të thoshte se kishte vepruar në atë mënyrë se ashtu ishte sistemi, se ashtu ishte koha. Gjithashtu, kriminel nuk do të ishte më vetëm spiuni, por i gjithë zinxhiri i krimit, që nga ish-Presidenti e deri tek ai që tërhiqte këmbëzën e revoles për të vrarë kundërshtarin e regjimit, apo që mbante në dorë kopaçen për ta torturuar atë. “Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit” (vini re se me sa kujdes dhe domethënie është zgjedhur emri i tij) u bazua në parimin: “Pajtimi varet nga falja dhe falja mund të jepet pasi të njihet e vërteta, pasi të njihet krimi”. Nuk ishin të gjithë të një mendjeje për dobinë e Komisionit. Kishte nga ata që mendonin se ai do të hapte plagë të vjetra e të thella që do të shkaktonin turbullira civile e hakmarrje të reja. Por, shteti i Nelson Mandelës mendonte se nuk duhej mohuar e shkuara për hir të së ardhmes, sepse shkalla me të cilën të bardhët e Afrikës së Jugut do të bëheshin pjesë e kombit të ri ishte e lidhur ngushtë me njohjen prej tyre të dhembjes që kishin krijuar ata vetë. Komisionit iu dha njëfarë karakteri fetar, kur u vendos që atë do ta kryesonin jo politikanë, apo njerëz të lidhur me parti politike, por dy klerikë me shumë integritet: Kryepeshkopi Anglikan Desmond Tutu, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, si kryetar dhe Alex Boraine, si zëvendës i tij, predikues metodist, ish-President i Kishës Metodiste të Afrikës së Jugut. Kryesimi prej tyre i atij komisioni si dhe përfshirja në të edhe e dy klerikëve të tjerë, i bënin seancat e punimeve të atij komisioni të dukeshin si një përzierje e gjyqit, konfesionit dhe e mësimit moral. Puna e Komisionit do të kryhej në këtë mënyrë: cilido që pranonte të dëshmonte se kishte kryer krime apo mendonte se ishte viktimë e dhunës, mund të shkonte të paraqitej para Komisionit, të

bënte dëshmitë dhe të dëgjohej nga Komisioni, nga publiku, nga të afërm të tij apo nga kundërshtarët e tij, nga gazetarë të medieve të ndryshme jugafrikane e botërore. Nga sinqeriteti i tregimit të krimeve, do të varej në një shkallë shumë të madhe amnistia që do të përfitonte personi. Ata që nuk do të paraqiteshin vetë para Komisionit, do të gjykoheshin dhe do të dënoheshin në bazë të fajit. Komisioni i filloi punimet në shkurt të vitit 1996 në Katedralen Anglikane në Kep Taun, para një audience shumëracore. Në një poster të madh ishin shkruar fjalët e Ministrit të Drejtësisë, Dullah Omar: “Ju ftoj të bashkoheni në kërkim të së vërtetës, pa të cilën nuk mund të ketë pajtim real” dhe në një tjetër: “E vërteta dhemb, por heshtja vret”. Komisionarët pranuan kërkesën e Kryetarit Tutu në takimin e tyre të parë, që të tërhiqeshin në një vend të ndarë, në një qelë, ku të mund të shtonin aftësitë e tyre shpirtërore dhe të mprihnin ndjeshmërinë. Ata u ulën në këmbët e një udhëheqësi shpirtëror, dhe qëndruan aty në heshtje për një ditë. Komisioni pranoi, po ashtu, propozimin tjetër të Desmond Tutut që në fillim dhe në përfundim të seancave të bëheshin lutje. Kur viktimat dhe të mbijetuarit shkonin para komisionit për të dëshmuar, do të krijohej një atmosferë solemne me lutje, himne dhe me ritualin e ndezjes së qirinjve për të përkujtuar viktimat e vdekur. Desmond Tutu do t’i drejtonte seancat i veshur me rrobën e purpurt të kryepeshkopit. Sipas Tutut, Komisioni duhej t’i hapte plagët në mënyrë që t’i pastronte. Presidenti i Republikës Federale Gjermane në atë kohë, Richard von Weizsacker, në një simpozium në Berlin në vitin 1999, tha: “Bota nuk mund të besojë atë që sheh. Ju po krijoni shpresë për të ardhmen. Ju arritët një tranzicion të jashtëzakonshëm, të arsyeshëm, paqësor. Ju kaluat nga mizoria e shtypjes, në një stabilitet relativ të demokracisë. Ju habitët të gjithë me mënyrën e re të trajtimit të së kaluarës mizore. Ju ndofta habitët edhe veten tuaj me qetësinë që treguat në disa nga rastet më tronditëse që nxorët. Kjo ishte një përvojë të cilën bota nuk mund ta lejë pas dore”. Në vitin 1998, tre vjet pasi filloi punën, “Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit” e përfundoi detyrën dhe botoi raportin e tij në pesë vëllime, të cilin mund ta lexonte kushdo e ku dokumentoheshin të gjithë kriminelët dhe krimet e kryera prej tyre. Pajtimi kombëtar Pasi shmangu luftën civile, pasi shpalli se ç’kishte ndodhur në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit dhe se cilët qenë përgjegjësit për ato që ndodhën, Mandela nisi politikën e pajtimit dhe të unifikimit të kombit. Ai u dallua si njeriu që, kur pati rastin dhe mundësinë të hakmerrej dhe të dënonte armiqtë e popullit të tij, ai i fali. Presidenti Amerikan Bill Klinton, pasi u takua një herë me Mandelën, tha: “Ai ka shumë për të na mësuar për faljen. Falja nuk ka lidhje me të qenit i butë, i ndjeshëm, apo i dobët. Mandela kishte kuptuar se falja ishte strategjia për mbijetesë. Ai gjeti një zemër falëse në kushtet më të rënda, ai mësoi të urrente aparteidin, pa urryer të bardhët... Në

këtë proces ai nuk çliroi vetëm afrikanojugorët e zinj, por edhe afrikanojugorët e bardhë”. Kur Mandela i kërkoi këngëtares së njohur afrikanojugore Miriam Makeba të kthehesh në atdhe, ai i tha: “Ndofta nuk duhet të harrosh kurrë, por duhet të falësh”. Një seri ngjarjesh të tjera asaj kohe, dëshmojnë për gatishmërinë e Mandelës për falje dhe pajtim. Ai shkonte e u bënte vizita simbolike ish-kundërshtarëve të tij. Në nëntor të vitit 1995, ai shkoi dhe vizitoi ish-Presidentin e bardhë Botha. Në ceremoninë që u bë me rastin e betimit të tij si president, në krah kishte një prej gardianëve të burgut. Ragbia ishte sporti i kombëtar i afrikanojugorëve të bardhëve. Ai sport u jepte të bardhëve krenari, pasi ishte i shpejtë, brutal, intensiv. Të zinjtë e urrenin, sepse për ta ai sport simbolizonte brutalitetin e bardhë dhe mundjen e skuadrës afrikanojugore nga skuadrat e tjera e shihnin si fitore kundër aparteidit, si goditje ndaj tij. Të zinjtë kishin si sport të tyren futbollin. Kur në vitet 1994-1995, lufta midis racave arriti kulmin, Mandela përdori sportin për të ndihmuar pajtimin dhe për të bashkuar kombin. Për vite partia e Mandelës kishte bërë çmos që skuadra kombëtare e ragbisë të ndalohej nga aktivitetet ndërkombëtare dhe kishte arritur ta ndalonte. Tashti Mandela po bënte çmos që ai ndalim të hiqej dhe që kampionati botëror i ragbisë të zhvillohej në Afrikën e Jugut. Ditën që skuadra afrikanojugore do të ndeshej me kampionen e deriatëhershme, me Australinë, në maj të vitit 1995, Mandela u shkoi në fushë lojtarëve të bardhë të ragbisë dhe u tha se ata tashti nuk po luanin vetëm për të bardhët, por për të gjithë vendin dhe të gjithë, të bardhët dhe të zinjtë u bashkuan me të. Kur ai vuri në kokë një kapele të skuadrës së bardhë, të gjithë të bardhët në stadium filluan të thërrisnin emrin e tij. Një nga shokët e burgut të Mandelës tha me këtë rast: “Ai ishte çasti kur unë kuptova qartë se lufta për çlirim nuk ishte vetëm për të çliruar të zinjtë nga robëria e bardhë, por edhe për të çliruar të bardhët nga frika”. Në vitin 1995, Mandela mblodhi në një drekë gra të bardha e të zeza, që kishin qëndruar në mbështetje të burrave të tyre gjatë periudhës së aparteidit, pa marrë parasysh se në ç’krah të politikës ndodheshin burrat e tyre. Shumë prej tyre ishin gra të kryeministrave apo presidentëve të bardhë racistë të mëparshëm. Mandela i bashkoi gratë si “një mënyrë praktike për të lënë mënjanë të shkuarën, si një shenjë të vendosjes së një tulle në ndërtesën e re.” Znj. Verwoerd, të vesë së ishKryeministrit Verwoerd, në atë kohë 94 vjeçare, që për arsye shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë në atë drekë, Mandela i shkoi në shtëpi. Mandela dha një drekë për Percy Yutar, prokurorin e çështjes Rivonia i cili e kishte dënuar për herë të fundit Mandelën. Gazetarëve prokurori u tha: “Nuk di, në ç’vend tjetër të botës mund të gje-


15

E shtunë-diel, 09-10 nëntor 2013 www.mapo.al

Dekada rome

çfarë ka ndryshuar për komunitetin që nga miratimi i Strategjisë* Cilat janë projektet e shtetit për komunitetin rom dhe ku çalon përpjekja për integrimin e tyre? Flet Blerina Zoto, specialiste për strategjinë rome në Ministrinë e Mirëqenies Sociale Irena Shabani

ni një tjetër si ai që, pasi ta keni dënuar me burgim të përjetshëm, të vijë t’ju takojë miqësisht”. Mandela i thërriste në telefon ata që konsideroheshin si opozitarë të tij dhe i uronte në raste ditëlindjesh apo festash të tjera personale, u shkonte në funerale. Disa nga gardianët e tij të burgut i mbante në krah, edhe pse disa prej tyre ai vërtetë nuk i donte.Kur de Klerku njoftoi se Partia Nacionale tërhiqej nga Qeveria e Unitetit Kombëtar, Mandela e priti me keqardhje largimin e të bardhëve prej qeverisë dhe deklaroi se “I jemi mirënjohës atij (de Klerkut) dhe të tjerëve që punuan së bashku me ne për të shmangur një luftë civile të përgjakshme”. Siguria që u dha të bardhëve Pajtimin me të bardhët Mandela e konsideronte si një akt kuraje dhe jo si një akt dobësie. “Njerëzit kurajozë nuk e kanë frikë faljen për hir të paqes”, thoshte ai. Pajtimi ishte me shumë rëndësi për strategjinë e tij politike. Në një konferencë për shtyp në Kep Taun, pak pasi u lirua nga burgu, e pyetën për frikën që kishin të bardhët. Ai u tha: “E di se njerëzit pritnin që unë të kisha mëri ndaj të bardhëve. Por unë nuk kisha. Në burg, zemërimi ndaj të bardhëve m’u ul, ndërsa urrejtja ndaj sistemit të aparteidit m’u ngrit. Doja që Afrika e Jugut të shihte se unë i doja edhe ata që silleshin si armiq dhe urreva sistemin që na vuri kundër njëri-tjetrit”. Në deklaratat që bënte, kishte kujdes të tregonte gjithnjë urtësi. Kështu, pasi doli nga burgu, tha: “Ishte gjatë këtyre viteve, gjatë të cilave ndodhesha i vetmuar, që etja për liri për popullin tim u shndërrua në etje për liri për të gjithë popullin, të bardhë e të zi. E dija fare mirë se shtypësi duhej çliruar njëlloj si dhe i shtypuri, sepse edhe atyre u ishte grabitur liria. Kur dola nga burgu, misioni im ishte të çliroja njëkohësisht të shtypurin dhe shtypësin”. Në një intervistë tjetër ai tha se, po të donte, mund t’i kishte shkatërruar me lehtësi kundërshtarët e tij politikë, por nuk ishte kundërpërgjigjur, sepse “Kisha përgjegjësi ta mbaja kombin të bashkuar. Më duhej të mbytja ndjenjat e mia dhe të mendoja përmes zemrës dhe jo përmes gjakut”. Ndryshe nga shumë drejtues të rinj afrikanë që, pasi u çliruan nga kolonizatorët evropianë, deshën të hidhnin në det të gjithë të bardhët, Mandela ua njohu të bardhëve vlerat dhe kontributin në kthimin e Afrikës së Jugut në vendin më të zhvilluar afrikan. Largimi i Mandelës nga politika aktive Në moshën afro tetëdhjetë vjeçare, Mandela po largohej gjithnjë e më shumë nga problemet e qeverisë. Ai e paraqiste gjithnjë e më shumë rolin e tij si të një presidenti ceremonial dhe në një rast tha se po të tërhiqej nja tre vjet më parë, vendi i tij do të bënte më shumë përparim. Në një takim që pati me Buthelezin, e pyeti se kur mendonte që të ikte edhe ai. Buthelezi, për të mos i thënë se nuk kishte ndërmend të ikte, i tha se do të ikte kur t’i thoshte partia e tij. Mandela drejtoi për herë të fundit konferencën e pesëdhjetë të partisë së tij. Në atë mbledhje ai deklaroi se po linte postin e presidentit të partisë dhe se do të mbante vetëm atë të presidentit të vendit, deri në përfundim të afatit pesëvjeçar, në vitin 1999. Në atë mbledhje, Mandela foli me një ton shumë kritik. Ai tha: “Erdhëm në pushtet me zellin e një grupi njerëzish që donin ta zhduknin korrupsionin nga qeveria. Është shumë demoralizuese të vëmë re tashti se, ata që donin të zhduknin korrupsionin, u korruptuan vete”. Ai vuri një nga juristët

më të rreptë, Willem Heath, të hetonte të gjitha dyshimet për korrupsionin në qeveri. Ai paralajmëroi partinë e tij për rreziqet e korrupsionit dhe të lakmisë e pangopësisë. Ai përmendi vende të tjera afrikane të cilat ishin shkatërruar nga drejtuesit e tyre që kishin grabitur pasuritë e vendit. Ai foli kundër karrierizmit të politikanëve dhe përpjekjeve të tyre për t’u pasuruar. Vetë ai jetonte thjeshtë. Ai zvogëloi pagën e tij dhe pagën e deputetëve dhe i jepte një të tretën e pagës së tij Fondit të Fëmijëve. Për presidentin e ri, për presidentin që do ta zëvendësonte, Mandela tha: “Ai mund ta përdorë pozitën e tij të fuqishme për të larë hesapet me kundërshtarë të tij, t’i mënjanojë apo t’i heqë qafe ata dhe ta rrethojë veten me burra e gra lepe-peqe. Por, detyra e tij e parë është të dëgjojë kolegët dhe t’i bëjë ata të diskutojnë krejt lirshëm, pa pasur frikë. Udhëheqësi duhet t’i mbajë forcat të bashkuara dhe njëkohësisht të lejojë kundërshtimin, disentin. Njerëzit duhet të jenë të lirë të kritikojnë pa frikë udhëheqësin”. Kur e la zyrën, Mandela nuk mendoi kurrë që të përdorte mënyra dredharake për ta rimarrë përsëri atë. “Kur e lë skenën - tha ai – nuk mund të mbash duart tek perdja, për ta hapur atë në një rast tjetër.” Mandela e la pushtetin në kohën që kishte arritur popullaritetin më të madh. Ai u largua edhe pse mund të qëndronte pa asnjë problem në pozitën që kishte për gjatë gjithë jetës së tij. Por ai e dinte që, ashtu siç tha Cyril Ramaphosa, puna e tij reale “Nuk ishte të drejtonte vetë anijen, por të përcaktonte kursin nga do të lundronte anija.” Dhe Mandela e kishte përcaktuar kursin e lundrimit. Këto janë disa nga arsyet se përse Mandela konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e shekullit të njëzetë. Kjo është një dëshmi që bota vlerëson njerëz si ai dhe jo ata që e çojnë vendin në armiqësi dhe urrejtje permanente, jo ata që e kapin pushtetin me dhëmbë dhe nuk e lëshojnë atë derisa t’u shkulet me gjithë dhëmbët. Më 29 gusht të vitit 2007, në Sheshin e Parlamentit në Londër u zbulua një shtatore e Nelson Mandelës. Në atë shesh tashti, krahas shtatoreve të njerëzve të mëdhenj të botës, si të ish-Kryeministrit Britanik, Uinston Çërçill, të ish-Presidentit Amerikan, Abraham Linkoln, të ish-Kryeministrit Afrikanojugor, Jan Kristian Smuts, të ish-Kryeministrit Britanik, Benjamin Disraeli, e të tjerëve, do të ishte edhe shtatorja e Nelson Mandelës dhe ajo do të ishte e para që ngrihej për një njeri të gjallë. Në fjalën e tij të shkurtër, pasi falënderoi për shtatoren, Mandela kujtoi: “Kur unë dhe Oliver Tambo vizituam Westminster Abbey dhe Sheshin e Parlamentit në vitin 1962, gjysmë me shaka thamë se shpresonim që një ditë, në atë shesh, krahas shtatores së Gjeneralit Smuts, do të kishte edhe ndonjë shtatore të ndonjë të ziut. Sot Oliveri do të ishte krenar”. Pasi u shkëput nga politika aktive, por jo nga vëmendja ndaj politikës, pasi e shpëtoi vendin nga lufta civile dhe pasi pajtoi dhe bashkoi popullin e tij, Mandela shkoi dhe jetoi qetë e pa zhurmë në fshatin e tij Qunu, ku kishte kaluar fëmijërinë e hershme. Sot për njeriun që kishte lindur në një fshat të humbur të Afrikës së Jugut 95 vjet më parë, e gjithë bota ka rënë në zi. Ky shkrim është bazuar në librin tim “Nelson Mandela”, Shtëpia Botuese Toena, 2013.

Romët janë ata njerëz që në shoqërinë tonë sot i gjen duke gërmuar nëpër kazanë plehrash, në të shkuarën shisnin sita, kazanë e sendurina të tjera. Mbeten po njësoj si dikur, si tani, të varfër, shumica të paarsimuar, familje me shumë fëmijë dhe në përgjithësi të pastrehuar mirë. Ata i has buzë rrugëve me shishen e ujit të kanaleve e pak shkumë, i gjen në parkingjet publike duke të kërkuar lekë për të parkuar aty. Shteti disa muaj më parë ndërmori një nismë të tillë, pastroi rrugët nga e dukshmja. Fëmijët u çuan në qendra sociale, prindërit në paraburgim, por kjo nismë dështoi. Qendrat nuk kanë kapacitete për të përballuar një fluks të tillë, prindërit nuk i fut dot në burg për një kohë të gjatë. Edhe pse e njohur me ligj, familjet pritëse nuk ekzistojnë. Prej 10 vitesh shteti shqiptar ka hyrë në dekadën rome dhe ka miratuar një strategji për këtë minoritet linguistik, me qëllim që të ndryshojë tek ata problemet e tyre që lidhen me arsimin, punësimin, shëndetësinë, strehimin. Sa e lehtë është kjo? Çfarë ka ndryshuar pozitivisht? Cilat janë hapat e rinj që do të hedhë shteti për këtë? Blerina Zoto, specialiste për strategjinë rome në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, flet për problemet e hasura, politikat e reja dhe erën pozitive që po fryn kah këtij komuniteti. Kur është miratuar Strategjia rome dhe çfarë synonte ajo? Qeveria shqiptare miratoi në shtator të vitit 2003 Strategjinë Kombëtare “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së pakicës rome”, dhe e miratoi atë me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.633 datë 18.09.2003. Kjo Strategji çeli një perspektivë për integrimin social dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së këtij komuniteti, që njihet si një nga komunitetet më të vuajtura dhe të diskriminuara. Hartimi i saj synonte plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i Konventës Kuadër të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Ndërsa në 2004 u ngrit struktura mes tri ministrive, asaj të Arsimit, të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila synonte katër objektiva kryesore, punësimin, arsimimin, shëndetësinë dhe strehimin. Po kështu qëllimi i kësaj strukture ishte ngritja, forcimi dhe mbajtja e një raporti me pushtetin lokal, mbajtja e kontakteve me organizatat jofitimprurëse rome ose jorome, si edhe vendosja e një raporti me donatorët e ndryshëm, kryesisht të huaj, me qëllim adresimin e saktë të ndihmës për çështjet më të nxehta të komunitetit rom, kjo sipas nevojave. Vetëm kohët e fundit raporti me pushtetin lokal i cili ka çaluar, duket sikur ka hyrë në rrjedhën normale. Për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti, çdo komunë ose bashki duhet të ketë fonde për këtë. Një arritje gjatë këtyre viteve ka qenë bashkëpunimi i pushtetit lokal me PNUD-in në qytete si Fier, Elbasan,Tiranë, Berat,Vlorë, Durrës. Pushteti lokal më në fund është zgjuar dhe ka kuptuar që bashkëpunime të tilla nuk janë vetëm të frytshme për komunitetin rom, por edhe për vetë bashkinë, duke qenë që 80 për qind e fondit vihet nga PNUD dhe 20 për qind duhet ta alokojë pushteti lokal, gjë që kërkon çdo fillimviti parashikimin në buxhet të projekteve të tilla. Së fundmi, kemi një projekt rajonal të Bankës Botërore që po aplikohet në nivel mikro në bashkinë e Gjirokastrës dhe të Lushnjës me efikasitet. Aktualisht Bashkia e Tiranës po merret me parashikimin e buxhetit për këto shtresa, por nuk ka kontaktuar me ne. Bashkëpunimi do ishte shumë i frytshëm sepse duke rrahur ide ne mund të arrijmë rezultate më të mira. Në gjithë këto vite, sa prej buxhetit të shtetit është vënë në shërbim të këtij komuniteti? Ja kjo është një pyetje konkrete, për të cilën unë nuk kam një përgjigje, kjo është një e dhënë që nuk e disponojmë, sepse buxheti për romët nuk është i qartë që në fillim dhe ai vihet në dispozicion në varësi të pushteteve lokale, kur ato munden të kenë fonde për romët. Është diskutuar prej kohësh dhe presim që të realizohet kalimi i kësaj strukture në një agjenci kombëtare për romët, e cila të varet direkt nga kryeministri. Nga ana tjetër ne kemi bërë një projekt teknik ku hedhim në database të gjitha të dhënat për romët. Bëhej fjalë që mund të aplikohej shumë shpejt, por me ndryshimet e ndodhura për shkak të ndërrimit të pushteteve presim të riorganizohet nga pranvera. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka një buxhet për komunitetin rom, ndërkohë që shtetet e tjera që aderojnë si anëtare të dekadës rome kanë të dhëna të sakta. Shqipëria paguan

prej 10 vitesh 20 mijë euro në vit për të qenë anëtar i Dekadës Rome me qendër në Budapest. Anëtarësimi bën që ne si shtet të kemi benefitet tona për të sugjeruar se ku duhet të drejtohen fondet. Braktisja e shkollës, a ka ndonjë informacion për numrin e fëmijëve që i largohen arsimit? Kjo është një pyetje shumë e vështirë, statistikat mungojnë. Në rastin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë duket se gjithë shoqëria bie në ujdi. Ka shumë raste kur mësuesit i deklarojnë si kalues fëmijët romë, edhe pse ata mund të mos shkojnë fare në shkollë, po kështu drejtori në letra i nxjerr rezultat e larta dhe të gjithë mbyllin një sy duke qenë që arsimimi i këtyre fëmijëve është shumë i vështirë. Nuk mendoni që ka nevojë për një sistem edukimi paralel për këta fëmijë, të cilët pothuaj nuk shkojnë as në kopshte, as në çerdhe? Është një projekt i quajtur “Shansi i dytë”, i cili ka vënë në dispozicion edhe mësues për këto grupe. Gjithsesi, përsa i përket mos braktisjes së shkollës dhe punës paralele me fëmijët romë, mendoj që kjo është çështje vullneti sepse mund të zgjidhet edhe me një udhëzim të MASH. Kjo çështje ka qenë edhe rekomandim i Avokatit të Popullit dhe i shoqërisë civile. Qeveria e re ka ngritur një grup pune për punësimin dhe ndihmën ekonomike të familjeve rome dhe për kërkesa të tjera të cilat kanë filluar të merren parasysh. Cilat kanë qenë projektet më të suksesshme të ardhura nga jashtë? Një projekt i PNUD-it për investimet me vlerë 900 mijë dollarë, dhe më pas një projekt i dytë me vlerë 2.8 milionë dollarë, po kështu një projekt i IPA me vlerë 1.5 milionë euro. Kemi në zbatim projektin e Korporatës Zvicerane që po zbatohet në Berat, Korçë, Elbasan, Tiranë. Ky projekt ka të bëje me klasat e integruara. Projekti financon çdo gjë tjetër, ndërkohë që mësuesi paguhet nga Ministria e Arsimit. Ky është viti i fundit i këtij projekti dhe këta fëmijë së shpejti do të kalojnë në klasat paralele duke qenë se kanë arritur nivelin e fëmijëve të tjerë. Po kështu OSBE është marrë shumë me çështjen e strehimit të familjeve rome dhe për mua një projekt i vlefshëm është ai i UNICEF-it, i cili ka nxjerr si përfundim që numri i romëve të Shqipërisë është 14 mijë, ndërkohë që Censusi e nxori 8 mijë. Mendimi im është që kjo shifër e nxjerrë nga UNICEF është më afër të vërtetës. Sipas jush, cilat janë pikat më të nxehta në çështjen e komunitetit rom? Pas katër fushave prioritare që janë arsimi, punësimi, shëndetësia dhe strehimi ajo që ka filluar të ndryshojë vetëm dy vitet e fundit ka të bëjë me pjesën e regjistrimit të kësaj popullsie dhe pjesën e fëmijërisë së hershme, çerdhe, kopsht. Pikë tjetër e nxehtë janë martesat në moshë të hershme që mund t’i konsiderosh gangrenë të shoqërisë rome. Sot kemi të rinj 13 vjeçar të martuar, që nuk figurojnë në asnjë zyrë të gjendjes civile dhe që nga ana tjetër bëjnë fëmijë po kështu të pafiguruar gjëkundi. Edhe pse janë bërë shumë kongrese në të cilat kam takuar shumë gra dinjitoze rome, kur ka ardhur fundi kam dëgjuar prej tyre shprehjen “nuk dalim dot nga vetja” edhe pse janë bërë shumë fushata sensibilizuese për shtatzënitë e padëshiruara, romët mbeten fanatik të metodave natyrale, sipas meje këto fushata nuk duhet të ndalojnë shumë, dhe nuk duhet të bëhen për gratë, por për burrat. Çfarë ka ndryshuar gjatë kësaj dekade? Për fat të mirë ka ndryshuar përfaqësimi i romëve, ata tashmë e kërkojnë të drejtën e tyre në mënyrë intelektuale. Më në fund kemi një elitë rome, djem dhe vajza të reja të mirëshkolluar dhe të zotët në profesionet e tyre. Romët tani janë të punësuar në pushtetin lokal, janë anëtarë të këshillave bashkiakë në disa bashki, dhe në institucionet shtetërore. Por në pushtetin qendror ata ende nuk janë të përfaqësuar ashtu si duhet. Kam biseduar shumë herë me të rinjtë romë që ankohen për punësimin e tyre, iu kam kërkuar të më sjellin një informacion të të rinjve romë me CV-të e tyre të bashkangjitura, me qëllim që ta shpërndaj në gjithë zyrat e burimeve njerëzore të ministrive përkatëse, por ende nuk e kam një listë të tillë në dorë. * Ky artikull përcillet për publikun në kuadër të fushatës sensibilizuese mbi promovimin e vlerave të diversitetit në shoqërinë multietnike të vendeve të Adriatikut. Fushata sensibilizuese është pjesë e aktiviteteve të projektit SIMPLE nga Programi i KE IPA Adriatik 2007-2013, drejtuar nga Kontea e Istrias (Kroaci) dhe zbatuar në Shqipëri nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.


CMYK

16

e shtunĂŤ-e diel, 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al


spektakël

Nga kënga në aktrim

Kot fare dhe ky fejsbuku!!!! Nga Iva Tiço

Nga skena e këngës në skenën e teatrit dhe filmit. Janë disa nga ata që i kanë provuar të dyja, njërën për pasion e tjetrën për profesion. Ja si ia kanë dalë Ermal Mamaqi, Egzona Ademi, Laura Nezha, Xhesika Polo e grupi Lynx. faqe 20

faqe 20

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Inis Gjoni

Coco Antonel dhe Teatri, dy dashuritë e mia Regjisorja Inis Gjoni zbulon përjetimet si nënë, dhe përkushtimin e plotë për të bijën dyvjeçare Coco Antonel, por me gjithë angazhimet si prind nuk i ka munguar skenës së teatrit, duke u rikthyer me komedinë “10 vjet martesë”, e cila shfaqet premierë më 10 dhjetor. Inisi zbulon ditët e saj mes teatrit dhe së bijës...

faqe 18

përtej privatësisë

Kur është konceptuar ky pyetësor, nuk është marrë parasysh që ndonjë nga personazhet tanë e kalon jetën sa në një qytet europian në tjetrin dhe prandaj dhe emërtimet e përveçëm në jetën e saj janë të gjithë të huaj. Ca pak të dëgjuar e ca të tjerë më të njohur, si i famshmi parfum që mjafton për ta mbajtur ngrohtë

Hueyda El Saied

Uniforma e gjumit? Dy pika “Chanel No.5” faqe 19

Faqe 17


18

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 07-08 13-14 dhjetor prill 2013 www.mapo.al

personazh

Regjisorja Inis Gjoni zbulon përjetimet si nënë, dhe përkushtimin e plotë për të bijën dyvjeçare Coco Antonel, por me gjithë angazhimet si prind nuk i ka munguar skenës së teatrit, duke u rikthyer me komedinë “10 vjet martesë”, e cila shfaqet premierë më 10 dhjetor. Inisi zbulon ditët e saj mes teatrit dhe së bijës...

Inis Gjoni

Mama dhe regjisore me kohë të plotë A

rdhjen në jetë të së bijës, Coco Antonel, Inis Gjoni thotë se e ka përjetuar si bekimin më të madh, duke i përkushtuar të voglës, e cila pas disa ditësh feston ditëlindjen e saj të dytë, çdo minutë të kohës së saj. Por pa lënë mënjanë edhe axhendën profesionale si regjisore teatri. “Nuk mund të them që e kam të lehtë të largohem nga shtëpia, sepse jam me të vërtetë një nënë shumë e lidhur me fëmijën”, - zbulon me sinqeritet Inisi, duke shtuar se janë orët e gjumit, kur e vogla dremit e fle që ajo i shfrytëzon për të punuar. Duke i qëndruar e devotshme të dyjave, edhe rolit si nënë edhe atij si regjisore, duke u rikthyer në skenën e Teatrit Kombëtar pas një viti. Një komedi e autorit të njohur francez me origjinë shqiptare, Halil Vardar, “10 vjet martesë”, e cila synon të përsëritë suksesin e një viti më parë të regjisores me “Klani i të divorcuarave”. Autori është i njëjti, zhanri mbetet komedia dhe tematikat janë ato të nxehtat, aktualet, që prekin shoqërinë, ndërsa lojën aktoriale këtë herë Inisi ia ka besuar aktorëve Genc Fuga dhe Eni Jani në rolin e Lizës dhe Aleksit Liza dhe Aleksi janë të martuar prej 10 vjetësh dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa Liza në ditën e përvjetorit të martesës mundohet të krijojë një atmosferë romantike duke dalë përpara Aleksit sensuale dhe joshëse, pikërisht në këtë ditë Aleksi i komunikon se e tradhton dhe se kërkon divorcin prej saj. Që në momentet e para të komedisë shpërthen një ortek poteresh e pakënaqësish të të dyja palëve, duke hedhur të gjithë helmin e mbledhur në këto 10 vite. Përgjatë këtij rrugëtimi ndeshemi në situata tradhtie e konflikte, por nga ana tjetër shohim dhe momente të bukura të jetës bashkëshortore...një komedi që publiku do të ketë mundësi ta shijojë në sallën e Teatrit Kombëtar nga data 18 dhjetor. Prurja në skenë e kësaj shfaqjeje të re sigurisht që i ka kushtuar punë dhe kohë Inisit, por edhe aty nuk është ndarë nga e bija, ku Coco-ja është shoqëruese e mamit në sallat e teatrit... Rikthehesh pas një viti me një tjetër komedi, “10 vjet martesë”, të të njëjtit autor, Halil Vardar dhe me një tematikë të ngjashme me atë te “Klani i të divorcuarave”. Pse kjo zgjedhje? Preferencë e stilit të autorit apo më shumë të kanë tërhequr tematikat? Më tërheq çdo gjë që është aktuale, çdo problematikë e shoqërisë, çdo gjë që i flet kohës, dhe ky është një nga ato probleme që bota mbarë e diskuton. Si e tillë, nuk mund të qëndroja indiferente përballë një skenari të shkruar

kaq bukur nga artisti me origjinë shqiptare, Halil Vardari. Më konkretisht, subjekti i kësaj komedie cili është? Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Në këtë komedi trajtohen të gjitha etapat e një jete bashkëshortore, si: pasioni, dashuria, gëzimi i lindjes së një fëmije e deri tek rutina në çift, tradhtia, zhgënjimet, xhelozitë dhe kompromiset bashkëshortore. Bashkëjetesa në çift, tradhtia dhe mbijetesa e saj në raportet intime është sot një nga diskutimet e rëndësishme të shoqërisë, pasi bashkëjetesa familjare dhe qëndresa e saj janë baza për mbarëvajtjen e një shoqërie civile dhe të qytetëruar, pa të cilat ne si shoqëri nuk mund të bëjmë. Atmosfera tensionuese, konfliktuale, ankthioze e pasionale përçon gjithë komedinë. Por në morinë e kësaj situate të pashpresë mosmarrëveshjesh ku gjithçka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese, duke na çuar shumë vite para, ku e paraqet këtë çift tashmë të moshuar, ku shihet se e kanë kaluar të gjithë jetën bashkë. Mesa duket kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar. Ke zgjedhur një çift aktorësh që janë çift edhe në jetë. Mendon se vetëm kështu mund ta krijosh atmosferën e duhur të komedisë? Të krijosh kiminë mes lojës aktoriale? Absolutisht po. Që nga momenti që më ra në dorë skenari i kësaj pjese, personazhet e parë që mendova për të qenë protagonistë ishin Eni dhe Genci. Kam punuar me ta edhe më herët, dhe e dija që rezultati final do të ishte ai i prituri. Përveçse një dyshe shumë e mirë artistësh, Eni dhe Genci janë bashkëshortë në jetën reale, ç’ka e bën më të lehtë lojën aktoriale. Duhet thënë që kjo është hera e parë që Eni dhe Genci dalin të interpretojnë bashkë në skenë. Cili është mesazhi që dëshiron të përcjellësh përmes kësaj vepre? Jeta bashkëshortore nuk duhet të kalohet si një normë, vetëm e vetëm për të pasur në fund të saj diçka ku të varemi, por duhet shfrytëzuar shansi që na jep kjo jetë, i të bërit të njëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak për çdo ditë. Jeta është e shkurtër, ndaj s’duhet të lodhemi së dhëni dashuri çdo ditë. U riktheve në skenë me një vepër të re pas një viti. A është kjo një kohë e gjatë mungese për një regjisore Teatri apo është koha e duhur për të sjellë diçka të mirë për publikun? Unë jam ndër të paktat regjisore që kam këtë prodhimtari në teatër, pasi nuk është e lehtë të sjellësh për çdo vit nga një shfaqje duke llogaritur këtu ko-

Unë jam ndër të paktat regjisore që kam këtë prodhimtari në teatër, pasi nuk është e lehtë të sjellësh për çdo vit nga një shfaqje duke llogaritur këtu kohën për zgjedhjen e veprës, personazheve, provave etj.

Ditët e mia fillojnë dhe mbarojnë me Coco-n. Dalim bashkë për xhiro, për shopping. Jemi shoqe të ngushta. Ndonjëherë na shoqëron edhe tezja e madhe Ilda, ose e vogla, Ingriti.

hën për zgjedhjen e veprës, personazheve, provave, etj. Aktorët dhe regjisorët e teatrit ankohen se Teatri është lënë në harresë. Ti ke pasur gjithnjë sukses me pjesët që kë vënë në skenë. janë pëlqyer nga publiku dhe është folur goxha gjatë për to. A ke hasur vështirësi nga ana financiare? Sa e vështirë është t’ia dalësh? Sigurisht nuk është e lehtë, por falë mbështetjes së “Digitalb” dhe “Qendrës së artit dhe kulturës”, ia kam dalë. Kam një falënderim të madh për të gjithë ata. Fakti që je mama e një vajze të vogël të ka limituar në punën tënde? Është e vështirë t’ia dalësh mbanë me të dyja? Nuk mund të them që e kam të lehtë të largohem nga shtëpia, sepse jam me të vërtet një nënë shumë e lidhur me fëmijën, po sidoqoftë, përpiqem që orët e saj të gjumit t’i shfrytëzoj për të punuar. Si e ke përjetuar mëmësinë? Si ta ka ndryshuar jetën vajza jote Coco Antonel? Si e sheh teksa rritet? Sa e bukur dhe sa impenjative është të jesh prind? E kam përjetuar si gjënë më të bukur në jetë. Coco Antonel është bekimi më i madh që më ka bërë Zoti. E shijoj në maksimum çdo moment me të. Jam nëna më e dashuruar në botë dhe sa i takon impenjimit, apo lodhjes, atë e harroj fare kur kam përballë Coco-n. A ka filluar ta kuptojë ajo profesionin e mamit? E ke marrë me vete në teatër? Coco është ende e vogël, për pak ditë mbush 2 vjeç. Gjithsesi ajo është një shoqëruese shumë e mirë e mamit në teatër. Si janë ditët e tua jashtë punës, koha që kalon me vajzën tënde? A mund të na tregosh diçka nga jeta jote e përditshme? Ditët e mia fillojnë dhe mbarojnë me Coco-n. Dalim bashkë për xhiro, për shopping. Jemi shoqe të ngushta. Ndonjëherë na shoqëron edhe tezja e madhe Ilda, ose e vogla, Ingriti. A do të doje që vajza jote në të ardhmen të merret me art? E sheh në hapat e tu? Dëshiroj që vajza ime të bëjë atë që dëshiron në jetë, siç unë kam bërë.


E shtunë - e diel 07-08 dhjetor 2013

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Kur është konceptuar ky pyetësor, nuk është marrë parasysh që ndonjë nga personazhet tanë e kalon jetën sa në një qytet europian në tjetrin dhe prandaj dhe emërtimet e përveçëm në jetën e saj janë të gjithë të huaj. Ca pak të dëgjuar e ca të tjerë më të njohur, si i famshmi parfum që mjafton për ta mbajtur ngrohtë

Hueyda El Saied

Uniforma e gjumit? Dy pika “Chanel No.5” Cili është mëngjesi yt rutinë? Varet, por kur nuk jam në udhëtim, bëj një dush, një gotë ujë dhe pa menduar shumë hipi në makinë për të shkuar në palestër, se po u mendova shumë e di që mund të qëndroj në shtrat deri në orën 10:00. (Qesh) Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Më pëlqen kur ndodhem në një vend të ngrohtë, kur duket sikur koha ka ndaluar. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Tek Café Marly në Paris, Hotel de Paris në Monaco, Piazza Navona në Romë. Me kë dëshiron të jesh gjatë asaj kohe? Me miqtë e mi, por dhe vetëm më pëlqen. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Aktualisht pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke pikturuar dhe po argëtohem jashtë mase. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Mundohem t’i respektoj. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Mosha ime. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk e konsideroj veten dembele. Ku të zë dreka zakonisht? Varet ku ndodhem, pasi udhëtoj shumë. Por nëse jam në Luksemburg, në të shumtën e rasteve përballë një telajoje, pasi kam harruar të drekoj. Cilat janë restorantet më të

preferuara për drekën tënde? Më pëlqen të ha dhe jam shumë kurioze, kështu që mund të shkoj kudo. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Të dyja. A je kursimtare? Paratë janë krijuar për t’u shpenzuar. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Jo, por do të kisha dëshiruar. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Sigurisht, si çdo fëmijë që është nën “diktaturën politike” të prindërve të tij. J Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Surprizimin dhe para gjërave të thjeshta. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Lojërat me miqtë e mi, të cilat ndoshta s’ishin të sofistikuara, por që na mblidhnin së bashku dhe na bënin të ndiheshim mbretër. Po kujtimet e hidhura? Largimi i tim eti nga Shqipëria. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Për shumë vite kam mbajtur ditar, më pas fillova të shkruaja librat e mi, tashmë rrëfehem nëpërmjet pikturave. Çfarë ka në portofolin tënd? Çfarë nuk ka duhet të ishte pyetja. (Qesh)

Thonë që për gjërat e mira duhet të mendohesh mirë, por Hueyda kur vjen puna te palestra niset pa menduar, përndryshe nuk do çohej nga krevati.

Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Rrallëherë. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Grija. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Më pëlqen aroma e agrumeve në

përgjithësi. Çfarë CD ke në makinë? I preferuari im mbetet Steve Wonder. Çfarë muzike ke zile telefoni? Zile klasike. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Miqtë e mi ndodhen në Tiranë, Paris dhe New York, fatkeqësisht s’i shoh aq shpesh sa dëshiroj. A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam shume intuitive dhe fëmijë i vetëm, pak herë jam zhgënjyer nga ata që i konsideroja miq. Ku rri zakonisht me miqtë? Preferoj të organizoj darka në shtëpinë time, por sigurisht kemi dhe restorantet apo baret tona. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Nuk kam një orar të caktuar, por mundohem të mos kthehem vonë. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Pasi kam gatuar, më pëlqen ta kaloj mbrëmjen duke parë një film. Po idealja cila do të ishte? E shoqëruar nga miqtë e mi. Kur shkon për të fjetur? Varet. Cila është uniforma jote e g jumit? Dy pika parfumi “Channel 5”, më mbajnë ngrohtë. (Qesh) Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Micheli.


20

E shtunë - e diel 07-0813-14 dhjetor E shtunë - e diel prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

fenomen

single and the city

Nga skena e këngës në skenën e teatrit dhe filmit. Janë disa nga ata që i kanë provuar të dyja, njërën për pasion e tjetrën për profesion. Ja si ia kanë dalë Ermal Mamaqi, Egzona Ademi, Laura Nezha, Xhesika Polo e grupi Lynx.

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Kot fare dhe ky fejsbuku!!!!

E

Një këngë dhe një rol Ermal Mamaqi, aktori i kantos

Ermal Mamaqin të gjithë e njohin si aktorin komik që na shkul së qeshuri si nga ekrani i televizorit ashtu edhe nga sallat e kinemasë, ku filmi i fundit ku ai është protagonist titullohet “Femrat”, por ndoshta pak e dinë që Ermali përveçse pasion, këngën dhe muzikën i ka profesion. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve për kanto. Ermal Mamaqi ka qenë i suksesshëm tek të dyja, si në skenat e festivaleve apo videoklipeve që ka realizuar ashtu edhe me rolet e tij në show-t televiziv dhe kinematografi. Egzona Ademi, teatër dhe muzikë

Rasti i kundërt me Ermalin është këngëtarja e re nga Kosova Egzona Ademi. E diplomuar në aktrim, ish-studentja e aktorit Enver Petrovci vendosi ta provojë njëherë skenën edhe si këngëtare duke ngjallur një pasion të hershëm të sajin. Rruga e saj drejt muzikës e nisi si konkurrente në një prej edicioneve të “X Factor Albania”, ndërsa këtë vit Egzona konkurroi në Festivalin “Kënga Magjike”. Gjithashtu ajo performon live në lokalet e Prishtinës. Lynx-at e filmit italian

Ndoshta as që e kishin menduar djemtë rrokerë se një ditë rastësia do i çonte në shesh xhirimet e një filmi italian, e aq më pak të bashkëpunonin me regjisorin e njohur të filmit “L’America” Gianni Amelio. Por ja që Grupi Lynx u bë pjesë e filmit “L’Intrepido” ose thënë në shqip “Heroi i heshtur”, ku

protagonist është aktori Antonio Albanese. “Ishte nder i madh dhe pa e kuptuar na pushtuan emocionet... eksperiencë e tillë nuk i ofrohet kujtdo, ndaj ne e falënderojmë pafund regjisorin e mrekullueshëm”, - kanë thënë “Lynx”. Ky film u shfaq si premierë ballkanike në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Xhesika Polo, pas muzikës... pak fresk

Pas suksesit që korri në Kënga Magjike duke rrëmbyer çmimin “Best Vokal” Xhesika Polo e provon talentin edhe në një fushë aspak të njohur për të, aktrimin. Ajo bashkë ish kolegun e saj në “X Factor” Kristo Thano do të jenë pjesë e serialit “Fresk Fare 2”, me ide nga Leonard Bombaj dhe Elton Deda, skenar të Koloreto Cukali dhe regji të Kelmend Karuni, seriali televizi do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus Laura Nezha i do të dyja

Shumë e mbajnë mend si ajo vajza e talentuar te “Gjeniu i Vogël”, ku Laura konkurroi në moshën 12-vjeçare. Më pas provoi një skenë të vërtetë festivali si “Kënga Magjike” dhe në “Top Fest”. Në të njëjtën kohë nisi të shfaqej edhe në skenat e Teatrit. E diplomuar në degën regji teatri, Laura Nezha ka pasur disa role në Teatrin Kombëtar kui fundit ka qenë “Me dyer të mbyllura” me regji të Eni Janit. Duket se Laura nuk është gjendur mes dilemës dhe ka vendosur t’i ndjekë të dyja pasionet e saj.

“Ishte nder i madh dhe pa e kuptuar na pushtuan emocionet... eksperiencë e tillë nuk i ofrohet kujtdo, ndaj ne e falënderojmë pafund regjisorin e mrekullueshëm”, - kanë thënë “Lynx”

po në fillim e nisa me shumë qejf. Madje ndër të parat fare. Në atë kohë punoja ende te zyra e tezes dhe kisha kohën e dynjasë në dispozicion. Isha ndër të parat pioniere (aaaaa sa mirë që mu kujtua kjo fjala, se kështu thonë intelektualët tani) që e përdora për të reklamuar biznesin (në fakt nuk pamë ndonjë hajër, por këtë tezja nuk ka nga ta dijë). Por ja që tani, gati tre vjet më pas, ka filluar që ai qejfi i parë të shndërrohet dhe në bezdi. Nuk e kam fjalën për ato qokat e përditshme, i bëra like, s’më bëri like. As për ato budalliqet e tjera, për të rrëmuar në fotot e statuset e dynjasë. Por nga ato problemet tipike, që të ndikojnë në të përditshmen tënde. Halli në fakt erdhi dalëngadalë, bashkë me shtimin e numrit të friends-ave. Në fillim mezi prisja të bëheshin njëqind (kaq kishte një shoqja ime, që kishte bërë shkollën jashtë shtetit dhe kishte shumë shokë të jashtëm, pra që kishin parë fejsbuk me sy përpara nesh). Pastaj, falë dhe fotos së profilit ( fotoshopi nuk është përdorur fare, dmth fare pak, aq sa të mos ndihet), “miqtë” e mi erdhën duke u shtuar… Pastaj kur të gjithë ia morën dorën kësaj pune, filluan të bëhen të gjallë të gjithë, nga ishin e nga s’ishin, komshinj e kushërinj, pa dallim moshe, krahine dhe ideje, erdhëm e u bëmë “friends”-a të gjithë. Një vajzë e kushëriritit të parë të babit, që kishte thënë për mua se që e vogël nuk shihesha me sy, nuk linte foto pa më komentuar e pa më thënë që unë që e vogël kam qenë e bukura e dheut. Djali i tezes (i asaj tezes që nuk flasim), shkruante tek fotoja e vajzës së tezes tjetër (të asaj të mirës, që e duam shumë) dhe bënte sikur nuk e shihte që dhe unë isha atje (e ç’punë kemi ne nëse flasin apo jo mamatë?!)… Pastaj filluan shoqet e gjimnazit… I kisha fshirë prej kohësh nga kujtesa. Ca i kisha fshirë menjëherë, ca të tjera bëja sikur nuk i kujtoja (nuk ja harroj kurrë asaj mizerjes, që më mori trikon borxh dhe pastaj nuk ma ktheu më dhe bëri sikur i kishte humbur). Kërkesa për tu bërë shoqe që nuk mund t’u bësh aq thjesht “ignore”. Sidomos kur ca ditë pasi kanë mbërritur, të vjen një mesazh në “inbox” që të kujton gjerë e gjatë se si e qysh e tek njiheni. Me pak fjalë nuk ke nga t’ja mbash. I pranon, u thua “po ku je e dashur! Me ka marrë malli, i kujtoj me nostalgji kohët që kemi kaluar bashkë. Ah sikur të ktheheshim mbrapsht!” (larg qoftë, mos o zot!). Pastaj shkëmbeni tek tuk ndonjë urim, i bëni ndojë qokë me komplimente mbi foto dhe ja ku mendon se shpëtove... derisa mbërrin një shoqe tjetër, që ose është më e vonuar në punë fejsbuku, ose mezi i ka rënë në mend për emrat tanë... Pale kur fillojnë e dalin ato fotot e vjetra, që për të mos i grisur i ke futur në skutën më të humbur të shtëpisë. Ti ke bërë ços që t’i harrosh, derisa të mbijnë naaaa, aty, në faqe të gjithë botës. Epo pikë e zezë... Mund dhe të durohej nëse nuk do ishte kjo e fundit; kur ajo ish komandatja e klasës mendoi të bëhej dhe njëherë komandante dhe të na organizonte një takim. Pra të shtunën tjetër e kemi lënë të mblidhemi të gjitha… Pra kam dhe pesë ditë kohë të gjej një justifikim të hajrit (kisha harruar hekurin në prizë u ktheva mbrapsht ta hiqja, më funksiononte g jithmonë në g jimnaz, apo tani thuhet kam një rrugë jashtë shtetit?!). Por nuk është keq të mendoj dhe një plan B. Dmth një fustan të bukur që të më tregojë në superformë. Aq sa më duan këto shoqe ( fiks sa i dua dhe unë), me siguri do u bëhet qejfi kur të më shohin!


Botimi

Një libër për punësimin dhe papunësinë Prof. Luigi Perrone Pasi lexuesi shfletoi edhe faqen e fundit të këtij libri, dëshiroj të them edhe unë disa fjalë për këtë punim më të fundit të autorit të tij.

Kanë kaluar mbi 20 vjet që kur jam takuar për herë të parë me kolegun dhe mikun tim Kosta Barjaba. Ishin vite, për Shqipërinë të trazuara, sepse vendi sapo kishte hyrë...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

recensa

Luljeta Lleshanaku

Letërsia si proces

Mbi përmbledhjen me tregime & novela“Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, të Ismail Kadaresë; botimet ONUFRI, 2013

At Zef Pllumi në penën e Silvio Berluskonit «Il sangue di Abele - Vivi per testimoniare» është botimi në gjuhën italiane i librit “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit, përkthyer dhe redaktuar nga Keda Kaceli, me parathënie nga Silvio Berluskoni Aida Tuci

Petrit Ymeri

A do të jetë Shqipëria në Panairin e Librit të Leipzigut? Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, duket se heziton t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Arsyeja...?!

Libri sapo ka dalë në të gjitha libraritë e mëdha italiane dhe përkthyesja Kaceli ndjehet e lumtur që më në fund arriti të mbante premtimin dhënë vite më parë At Zef Pllumit. Përtej kësaj, ajo që ndoshta do të habisë është fakti se parathënia e botimit në italisht është nga ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Për shumëkënd mund të tingëllojë paksa çuditshëm që kavalieri ekstravagant jo aq dhe i pamëkat të ulet e të lexojë librin e fratit françeskan nga Shqipëria, që rrëfen gjithë kalvarin e vuajtjeve të tij dhe misionarëve të tjerë katolikë gjatë regjimit komunist. Dhe pas kësaj të vendosë të shkruajë dhe parathënien e këtij libri. Sigurisht që Kavalieri ka patur arsyet e veta. “Ky libër i françeskanit shqiptar, At Zef Pllumi, është

Faqe 21

zbulesa e një bote të panjohur, por që na përket nga afër. Është e përlyer me gjak dhe lot, dhe shihet si urrejtja është në gjendje për më të keqen përtej çdo imagjinate. Por në fund është e pafuqishme; nuk arrin ta ndalojë dashurinë e jetuar deri në heroizëm. Nuk arrin të shuajë dëshirën për liri që ndjehet në faqet e këtij libri. Sa varre duhet akoma të gërmojmë në kujtesën e popujve, për të gjetur të gjitha viktimat e komunizmit? Ky vëllim shumë domethënës që në titull “Rrno vetëm për me tregue” me thjeshtësinë e tij u jep zë të vdekurve, në vazhdën e të madhit Aleksandr Solženicyn”,- shkruan ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Po si iu qas Kavalieri veprës së At Zef Pllumit dhe cili ishte pengu që i mbeti pasi mbylli fletën e fundit, e rrëfen për Mapo-n përkthyesja Keda Kaleci.


22

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

intervista

Përkthyesja Keda Kaleci

Premtimi për At Zef Pllumin dhe takimi me Berluskonin Ajo është mbesa e Jonuz Kacelit, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike. Për përkthyesen Keda Kaleci, dëshmia e pavdekshme e veprës së At Zef Pllumit, njeriut që rroi për me tregue ..ishte dhe pikënisja. Keda, ju keni përkthyer në gjuhën italiane veprën e At Zef Pllumit, një botim që mban një parathënie të shkruar nga Silvio Berluskoni. Kush ishte pikënisja? Pasi e kisha përkthyer librin fola me presidentin Silvio Berlusconi për të dhe i kërkova të më shkruante parathënien. Nga raporti human personal që kisha me Patër Zef Pllumin dhe si mbesë e një martiri të lirisë shqiptare, z.Jonuz Kaceli, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike, vendosa që si qytetare e botës së lirë dhe si një e re që jetoja në Itali, të përktheja në italisht këtë vepër madhështore që rrëfen epopenë e vuajtjes së bijve më të mirë të shqiponjës. Dëshmia e pavdekshme e veprës së patër Zefit që ishte par exellance njeriu që rroi për me tregue ..ishte pikërisht pikënisja. Cili ka qenë raporti juaj personal me At Zef Pllumin dhe, a ka qenë në dijeni ai për këtë projekt tuajin? Ia bëra me dije Patër Zefit kur e njoha dhe ai u entuziazmua aq shumë sa mezi e priste dhe më dha të drejtën e botimit. Ne ishim vërtet shumë miq, për mëse dy vjet e pata atin tim shpirtëror dhe humbja e tij qe tronditëse për mua. Pikërisht atëherë, në një takim me të rinjtë i tregova presidentit Berluskoni për librin dhe ai më tha: ‘Kam dëgjuar për komunizmin që në moshë të mitur në shkollë tek salesianët dhe që atëherë kam vendosur të luftoj kundër tij’. Atëherë unë i thashë: “Pra Ju, z. President, tani që e dini se jam mbesë martiri do më ndihmoni, pasi ne duhet të punojmë për kauzën dhe përpos angazhimeve të shumta që keni, do pranoni të më shkruani parathënien e librit ‘Vivi per testimoniare’ e shkruar nga një frat françeskan, At Zef Pllumi, ndër të fundmit i fretërve françeskane shqiptarë. “Patjetër Keda”, - më tha. Kjo zgjati pak, pasi ai ishte gjithnjë shumë i zënë dhe pas njëfarë kohe u ul

e shkruajti parathënien me një përkushtim tejet të veçantë. Me një ndjeshmëri të madhe, pasi edhe ai vetë ndjehet në një forme të ngjashme sigurisht i persekutuar. Kjo është rrjedha e realizimit të një vepre që meriton altarin e historisë, një zinxhir me premtime të mbajtura. Premtimin ndaj kujt? Unë i premtova At Zef Pllumit se do të arrija ta përfundoja atë që kisha nisur dhe se vetë presidenti Berluskoni do fliste për të. Sigurisht në atë kohë nuk mendoja t’i kërkoja parathënien. Pater Zefi në bisedat që bëja me të kishte respekt për Berluskonin si figurë politike antikomuniste dhe më pat thënë dikur: “A thue varze, Berluskoni do e lexojë librin?”. I premtova se unë do bëja çmos që ai ta lexonte e të mësonte vuajtjet e tij dhe At Zef Pllumi përhumbej në mendimet e tij, më fiksonte, më shtrëngonte dorën dhe e më thoshte «kjosh beku e shtrenjta varze». Berluskoni pra jo vetëm e lexoi, por bëri më shumë, bashkëpunoi dhe shkroi parathënien. Berluskoni pasi lexoi librin, shprehu ndonjë peng që nuk arriti ta njihte At Zef Pllumin? Me sa di unë, ata nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin? Po, po, sigurisht që atij i mbeti peng që nuk arriti ta njihte. Ai shprehu keqardhje që nuk pati nderin ta njihte. Unë kam kontaktuar me Berluskonin pasi Patër Zefi kishte muaj që ish ndarë përgjithmonë. Asnjë nuk e priste ikjen e At Zefit në gusht. Pak para se ta sillnin në Romë m’u lut që të mos e lëviznin nga Shqipnia. Nuk donte të largohej për kurimet jashtë vendit. Por ishte e domosdoshme Do të ketë botime të tjera në gjuhën italiane të veprave të At Zef Pllumit? Ky është botimi i parë i trilogjisë, që do të pasohet dhe nga dy botime të tjera. Do të ketë dhe një version në ebook.

Parathënia

ditari i persekutimit dhe internimit, por mbi gjithçka, i rilindjes Nga Silvio Berluskoni At Zef Pllumi thyen vitet e heshtjes dhe të vdekjes në kampet e internimit shqiptar me kurajën e atyre që e duan lirinë dhe lufton në emër të saj. Ai hap zemrën tonë, zbrazëtinë tashmë të njohur, e rimbush me mallëngjim dhe indinjatë po pastaj – si të gjitha gjërat e vërteta – na prin drejt ndërtimit të diçkaje dhe udhëheq për të ndërtuar mirësinë dhe të drejtën. E vërteta është se dashuria është shumë më e fortë se urrejtja.... Komunistët besuan se në pak vite i shkatërruan të gjitha besimet. Shqipëria e lidhur ngushtë me marksizëm-leninizmin mbylli të gjitha kishat, duke u kthyer në një shtet ateist që dënonte me vdekje çdokënd që guxonte të pagëzonte fëmijët dhe t’u mësonte lutjet... Të ballafaquar me këtë turp, komunistët italianë kanë parë për shumë vite me simpati shokët ‘skiptarë’; qe një aleancë e trishtë pikërisht në muajt dhe vitet në të cilat vrasësit në shërbim të tiranit Enver Hoxha i hiqnin plumb kokës gjithkujt që ishte i dyshuar. Ose, siç rrëfehet në libër, gratë i fusnin në një thes me mace të uritura, dhe pasi i mbyllnin grykën pësonin vdekje të tmerrshme mes të qeshurave të tortu-

ruesve komunistë. Disa mijëra shqiptarë ama, fshehurazi të admiruar nga shumëkush që heshturazi gjente veten tek ata, kanë guxuar t’i thonë jo despotizmit. Qëndresa e tyre me koston e torturave dhe vdekjes është prova që nevoja për liri është e pandalshme. Kur despoti mendon se është tashmë pa kundërshtarë dhe duhet edhe një milimetër që të mbyllet kapaku me ulërimën metalike mbi çdo shpresë, ja që në mënyrë të mistershme forcat shpirtërore shkatërrojnë me dëshmitë e tyre perandorinë e errësirës. Shpëtimi erdhi në Shqipëri, si në Bashkimin Sovjetik, por mbi të gjitha si në Poloninë e Vojtilës e Valesës, pa qenë nevoja të përdoreshin bomba.... Ndaj jam i nderuar dhe e përshëndes botimin në gjuhën italiane të ditarit të persekutimit dhe internimit, por mbi gjithçka, të rilindjes. Nuk mund të rri pa përmendur këtu redaktoren dhe përkthyesen e librit, të dashurën Keda Kaceli, krenisht shqiptare aq sa italiane. Ajo i njeh nga përvoja e saj krimet e përshkruara këtu në libër por dhe kurajën që përçon çdo rresht i këtij libri. Në fakt gjyshi i saj, Jonuz Kaceli, që nuk pranoi t’i dorëzohej padrejtësisë, u arrestua, u torturua dhe u pushkatua nga komunistët vetëm sepse ishte intelektual dhe sipërmarrës liberal. Keda e rrok dëshminë në emër të brezit të ri, që jam i bindur se do ta bëjë Shqipërinë gjithnjë e më të lirë, më të fortë, të drejtë e paqësore, një komb vëlla, më në fund i mirëpritur në demokraci dhe liri.  ( Marrë me shkurtime)


23

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

recensa

Për kureshtje por edhe i një rëndësie studimore, është botimi i fundit i Kadaresë, “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, në të cilin janë përfshirë tregime dhe novela të shkruara brenda një periudhe 60-vjeçare, gjest i cili do të konsiderohej padyshim një gjest kurajoz

Letërsia si proces (Mbi përmbledhjen me tregime & novela“Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, të Ismail Kadaresë; botimet ONUFRI, 2013) Luljeta Lleshanaku

S

ot, pak shkrimtarë përdorin shprehjen “e hodha në kosh”, sepse koshi i shkrimtarit nuk ekziston më as virtualisht në epokën e kompjuterit, duke e bërë të pamundur historinë e një shkrimi, pasi ajo që mbetet, është vetëm varianti përfundimtar. Dhe kjo histori do të ishte mjaft interesante për t’u analizuar. Po kaq interesant është edhe analizimi i procesit të një shkrimtari në vite, pra zhvillimi vertikal. Për kureshtje por edhe i një rëndësie studimore, është botimi i fundit i Kadaresë, “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, në të cilin janë përfshirë tregime dhe novela të shkruara brenda një periudhe 60-vjeçare, gjest i cili do të konsiderohej padyshim një gjest kurajoz. Për më tepër, kjo përmbledhje merr një kuptim të dyfishtë, e parë edhe si një kronologji letrare e shtrirë në dy epoka politike. Në zonën neutrale Edhe pse një nga tregimet e tij më të hershme (1962), tregimi “Provokacioni” është çuditërisht njëri prej tregimeve që të mbetet më shumë në mendje, kryesisht për shkak të gjetjes: ushtarakët e një poste kufitare, të cilët bëhen pré e një provokimi nga pala tjetër në shtetin fqinj, për shkak të bllokimit nga dëbora, ndërprerjes së ndërlidhjes telefonike, e marrin vetë situatën në dorë, duke pranuar të kurojnë në postën tonë të plagosurit e shtetit fqinj, me të cilin ishim në armiqësi. Pra, një rastësi ideale për të ekspozuar sjelljen njerëzore, në rrethana ekstreme dhe larg urdhrave politikë. “Për humanizëm”, e justifikon doktori këtë gjest, kur nocioni i “humanizmit” nuk ekzistonte në terminologjinë komuniste të asaj kohe. Ngjarja ndodh gjatë Krishtlindjeve. Dhe mirësisë dhe tolerancës së palës shqiptare, pala tjetër në fund i përgjigjet me dhunë, duke bërë masakër mbi ushtarakët shqiptarë. Çuditërisht, shumë vite më vonë pasi është shkruar ky tregim, filmi “Toka e askujt”, një film mbi absurdin e luftës, i cili bëri shumë bujë, kishte pak a shumë një situatë të ngjashme: gjatë Luftës së Parë Botërore, dy palët që ishin në luftë me njëri-tjetrin, bashkohen për të festuar Krishtlindjet, por që të nesërmen u kthehen llogoreve për të bërë detyrën: për të vrarë njëritjetrin. Por, pavarësisht mbylljes së sforcuar e disi të dhunshme të tregimit edhe për vetë shkrimtarin, dhe ndjesisë se mungon një kapitull midis, tek “Provokacioni” gjejmë imazhe të cilat gjenerojnë ide që shkojnë përtej kësaj zgjidhjeje ideologjike ksenofobike të kohës, siç është imazhi emblematik i trupit pa jetë të vajzës, midis kufijve, pikërisht në zonën neutrale. A mund të lexohet ky tregim në një kontekst tjetër? Falë lirisë që më jep leximi, ky imazh rezonon diçka shumë herë më të fuqishme se vetë ngjarja: vetëm të vdekur, ne nuk i përkasim askujt. Dhe ndoshta tregimi ka një lëndë të mjaftueshme për roman, por a është e mundur sot? Vështirësia e rikthimit të autorit në të njëjtin subjekt qëndron në faktin që dija, përvoja, qartësia, sa janë të rëndësishme janë edhe penguese, sepse të pozicionojnë. Sadoqë, është pak e vështirë (sidomos pasi ke lexuar edhe tregimin më të hershëm të Ismailit “Në dheun e panjohur”, të cilin ai e ka shkruar në moshën 17-vjeçare) të jesh i sigurt, që Kadare kishte iluzione mbi realitetin shqiptar. E keqja është se për t’i dhënë formë të besueshme ngjarjes, sidomos karaktereve, duhet t’i besosh asaj që krijon. Në letërsi ka dy zgjedhje: o ta besosh,

o ta refuzosh diçka. Në kushtet e një shtrëngese të tillë ideologjike në kohën që është shkruar ky tregim, mund të funksiononte një mekanizëm tjetër, i ndërgjegjshëm, ai të cilën unë e konsideroj si një “zonë neutrale”, që është: vetëmanipulimi, ose bindja e vetvetes. Përndryshe, do të ishte e vështirë që në një tregim të tillë si “Provokacioni”, të mos i shpëtonte ndonjë notë e herëpashershme ironie. Madje edhe ëndërrimi i vendeve të ngrohta gjatë izolimit nga dëbora, dhe shprehja “tani më merr malli për gjithë ato krahina që përmendte Radio-Tirana në emisionin e lajmeve të orës 8” duket sa groteske, e sinqertë por aq edhe prekëse (e lexuar sot), por jo ironike. Edhe pse të indoktrinuar (gjë që del rrallë në dukje), ushtarët trajtohen me një lloj ndershmërie emocionale nga ana e autorit. Loja me mitin Edhe në këtë përmbledhje, duket qartë shumëllojshmëria e formave letrare si alegoria, satira, dhe mitologjia, të cilat, pa dyshim, në atë kohë shërbenin si një mënyrë për t’iu shmangur censurës letrare. Trajtimi i mitit, sa të jep dorë, aq edhe të bëhet pengesë, për shkak të zgjidhjes së paracaktuar. Por tek tregimi “Martesa e gjarprit”, ashtu si edhe tek “Doruntina..”, shpjegimi është kaq logjik dhe i argumentuar, me një diapazon aq të gjerë imagjinate dhe me fuqinë kalkuluese të një detektivi, saqë, megjithëse e njeh fundin e mitit, zhgënjehesh që nuk gjen një fund tjetër. Pra çdo gjë midis, limfa e tregimit, i përket një realizmi gati të ashpër. Një nga karakteristikat kryesore, që me sa duket e bën kaq të pëlqyeshëm prozën e Kadaresë, është ajo e cila është ruajtur dhe perfeksionuar në vite: intriga, arsyetimi i fuqishëm logjik, organizimi racional i imagjinatës, e cila krijon sistem ose stil. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për “Dimri i fundit i vrasësit”, një qasje tjetër ndaj “Makbethit” të Shekspirit, ku autori krijon historinë me atë që lexohet midis rreshtave të dramës klasike, duke zbuluar bazën psikologjike të krimit, duke shmangur pathosin, e duke hyrë analizuar hijet e ndërgjegjes njerëzore, ku gjithçka bëhet e justifikueshme, sidomos në një luftë brenda llojit. Të kuptuarit është hapi i parë i pranimit të diçkaje, thuhet. Pra, tek Kadareja g jejmë realizmin psikologjik, i cili ekzaminon prej së afërmi aktivitetin kompleks të mendjes njerëzore, pavarësisht se si tek dramat e Ibsenit, gjejmë elementë të fuqishëm simbolikë, të cilat kanë një strukturë e ngjeshur thurjeje përtej simboleve. Rikrijimi i mitit, ndodh si një rizbulim tek Kadare, ku simbolet krijojnë një devijim kuptimor.. Fjala vjen tek “Lëkura e gjarprit”, janë fjalët e gjarprit-dhëndër (“askush nuk mund ta dijë kurrë me kë e bën një pakt. Me veten tende, me sa duket”), që përcaktojnë kthesën, dhe krijojnë kontekstin e ri. Dhe kjo lëkurë digjet, askush, as njeriu më i afërt, nuk të pranon shumë ndryshe nga vetja. Edhe temat historike, përbëjnë një lloj kufizimi në vetvete, dhe çështja është si do të luhet midis ngjarjeve të paracaktuara. Në tregimin

Për disa prej tregimeve të hershme, sinqerisht do të vija në dyshim kohën kur janë shkruar. Mosha, përvoja, informacioni, i ndihmojnë saktësisë dhe pasurimit të stilit, por inteligjenca letrare (në opinionin tim, Kadare është më shumë inteligjent se intuitiv), me sa duket i jep frytet e veta që në fillim.

“Raporti i fshehtë”, një nëpunës i Perandorisë, Tuz Efendiu, vjen me detyrë të bëjë një raport sekret hulumtimi për varrin e Skënderbeut, trupi i të cilit, ishte zhdukur pa e ditur se ku. Kërcënuese rri pezull analogjia me trupin e Krishtit, lavdia e të cilit, filloi pikërisht në momentin që trupi i tij nuk u gjend në varr. Dhe misioni i Tuzit kishte të bënte me frikën e vezirit, të cilin një mistik e kishte paralajmëruar se një varr i zbrazur do të jetë fund i tij. Duke qenë se nuk mund të ketë një version letrar të ndryshëm nga ai historik mbi eshtrat e Gjergj Kastriotit, autori e kthen vëmendjen e tij në fatin e mesazherit, pra të hetuesit, Tuzit, i cili vritet nga duart e njerëzve të tij, për një arsye që mbetet sa enigmatike po aq edhe simbolike: paaftësia e perandorisë për t’u përballur me faktin (cilindo fakt) e një vdekjeje- legjendë, a thua se zhdukja e vetë nëpunësit të nisur me mision për të zbuluar të vërtetën e varrit, do të varroste përgjithmonë mitin. Brilantet dhe koha Tregimi “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” i shkruar së fundmi, është diçka midis tregimit dhe esesë (duke pasur parasysh shkallën e lartë estetizuese), dhe bën fjalë, për një takim rastësor në një vend të huaj, me një zonjë, që i përkiste f amiljes mbretërore shqiptare. E gjithë atmosfera vërtitet rreth tre imazheve kyçe: brilantet, violina, dhe latinishtja. “Kush ishte vonuar..?”- shprehet autori, një pyetje që bën ndarjen midis zonjës së familjes mbretërore dhe brilantit, mitit dhe realitetit, perceptimit tonë për një epokë të ndritshme dhe historisë së vërtetë në kampet e internimit. Brilantet, ashtu si violinat dhe latinishtja, nuk kanë kuptim, nuk kanë jetë, pa mbartësit e tyre. Dhe zonja e brilanteve, ose një “Kareninë pa Vronsk”(siç e quan autori), e ndarë midis mitit dhe realitetit, e pajisur me një dialekt dhe me një sharm impresionues dhe arkaik, e mban vetë tregimin në një nivel midis reales dhe sureales. “Për të harruar një grua” është një tregim tjetër për kohën. Protagonisti kërkon të fshijë nga kujtesa e tij njohjen me një grua, pra, gruan, por “fshirësit e kohës” merren vetëm me vitet e katastrofave natyrore, ngjarjeve historike, ngjarjet kolektive, ku duket qartë, se fati i individit është i papërfillshëm brenda nocionit “kohë”. Shmangia nga vulgarja është gjithashtu një tipar i qenësishëm i prozës së Kadaresë, që ka edhe koston e vet. Por, fundja, çdo lloj letërsie, është projeksion i një stil jetese, që është jeta e shkrimtarit. Tek Kadare, si pjesë e realizmit, karakteret nuk do të bënin kurrë ndonjë gjë që nuk është logjike dhe që nuk është e pranueshme në natyrën e tyre realiste, apo që nuk i përgjigjet konceptit tonë mbi atë që tashmë jemi edukuar të presim. Kështu që, duke e njohur karakterin në një episod, lexuesi mund të parashikojë sjelljen e tij në aktin tjetër. Ashtu siç e përmenda më sipër, për disa prej tregimeve të hershme, sinqerisht do të vija në dyshim kohën kur janë shkruar. Mosha, përvoja, informacioni, i ndihmojnë saktësisë dhe pasurimit të stilit, por inteligjenca letrare (në opinionin tim, Kadare është më shumë inteligjent se intuitiv), me sa duket i jep frytet e veta që në fillim.


24

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Intervista

Shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin e MK-së, qoftë edhe për të na thënë arsyet e refuzimit të kërkesës sonë, sepse edhe kjo ndofta do na ndihmonte

Uet-press

Një libër për punësimin dhe papunësinë Prof. Luigi Perrone

A do të jetë Shqipëria në Panairin e Librit të Leipzigut? Panairi i Leipzigut është një nga ngjarjet kryesore të botës së librit në Europë. Në mars të vitit 2014, si gjithmonë, qyteti i shtypshkronjave dhe i shtëpive botuese do të presë autorë dhe botues nga mbarë bota. Po Shqipëria a do të jetë përsëri e pranishme në Leipzig? Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, duket se heziton t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Arsyeja...?! Zoti Ymeri, a do të jetë Shqipëria e pranishme në Panairin e Leipzigut 2014? Unë shpresoj shumë që po. Përse kjo pyetje?! Shqipëria ka marrë pjesë që prej vitit 2010 në këtë panair e organizuar, kjo edhe falë një kontrate midis Shoqatës së Botuesve dhe Ministrinë e Kulturës. Kontrata me sa di ka përfunduar? Më 2010 Shoqata e Botuesve nënshtroi një kontratë 3-vjeçare me Panairin e Leipzigut. Qysh më parë kishim biseduar intensivisht për pjesëmarrjen tonë, të autorëve e botuesve shqiptarë në Panairin e Librit të Leipzigut. Pranverën e këtij viti ishim atje së bashku me shkrimtarin Ben Blushi, që mund të themi ishte edhe prezantimi i parë i letërsisë sonë në Leipzig. Në nëntor 2010 erdhi në Tiranë në ditët e Panairit tonë të Librit “Tirana 2010” z. Oliver Zille, drejtor i Panairit të Librit në Leipzig, me një grup pune. Ata mbetën të mahnitur nga organizimi dhe gjallëria e Panairit tonë. Më pas ramë dakord të përfaqësoheshim edhe ne të organizuar në Leipzig. Ndryshe nga Panairi i Librit i Frankfurtit (më i madhi në botë) që është një panair i biznesit të librit, Panairi i Leipzigut, që është dëshmi e kulturës së një vendi, është në fakt një Panair Libri që në vëmendje ka më shumë autorin. Ndaj një vit më pas (2011) ne u paraqitëm me stendën tonë dhe me një grup autorësh: Ervin Hatibi, Agron Tufa, Albana Shala, Ledia Dushi dhe Luljeta Lleshanaku. Madje u prezantuam dhe me një grup muzikor që interpretoi pjesë nga kompozitorë shqiptarë e ballkanas. Më 2012 grupi nga Shqipëria u zgjerua dhe më shumë. Përveç autorëve: Helena Kadare, Agron Tufa, Ermir Nika, Lindita Arapi dhe Romeo Çollaku, “ekipit” shqiptar iu bashkuan edhe tre studiues të Departamentit të Letërsisë në UT dhe një kuartet (violinë e violinçel) i orkestrës së RTSh. Këto grupe muzikore janë pjesë e atmosferës kulturore që zhvillohet në ditët e Panairit të Leipzigut dhe ato kulmojnë edhe me shfaqje muzikore apo recitime poezish apo fragmentesh në prozë nga autorë e aktorë të zgjedhur. Për dy vite radhazi ne kemi mbajtur peshën e Natës Ballkanike që zhvillohet të shtunën. Më 2013 ne u përfaqësuam me tre autorë: Artan Fuga, Visar Zhiti dhe Lindita Arapi. Shpresojmë që vitin e ardhshëm libri shqip të mos mungojë në Leipzig. Përse thoni shpresojmë, ka ndonjë arsye për të patur dyshime? Siç ju thashë, me organizatorët e Panairit të Leipzigut ne patëm bërë për pjesëmarrjen tonë një kontratë 3-vjeçare (2011-2013). Kini

parasysh që këto janë kontrata preferenciale që na krijojnë mundësi për tarifa 20-30 për qind me të ulëta. Krahas kësaj bëmë dhe një kontratë me Ministrinë tonë të Kulturës për të njëjtën periudhë. Ndërkaq ne kemi të rinovuar për tri vitet e ardhshme (2014-2016) kontratën me Leipzigun, por nga Ministria jonë e Kulturës nuk kemi marrë akoma asnjë përgjigje, as për rinovimin e kësaj kontrate dhe as për projektin e paraqitur për pjesëmarrjen në mars 2014. Po çfarë duhet të parashikojë kontrata me Ministrinë? Duhet të parashikojë bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana e Ministrisë për të lehtësuar pjesëmarrjen e autorëve në Panairin e Librit të Leipzigut. Kemi bërë aplikimin por nuk kemi marrë asnjë përgjigje, qoftë negative, qoftë pozitive. Koha nuk pret sepse afatet po shkojnë drejt fundit. Normalisht ne duhet të kishim dërguar emrat e autorëve dhe botuesve, temat e propozuara nga ne, me të cilat ata duhet të marrin pjesë në panelet e ndryshme profesionale etj. Dua të sqaroj një detaj të rëndësishëm: mbështetja nga MK bazohet në Ligjin e Librit, ku thuhet shprehimisht që, MK duhet të mbështesë veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të librit që kanë nivel cilësor. Dhe padyshim që Panairi i Leipzigut është ndër më të rëndësishmet veprimtari librore europiane, dhe nga ana tjetër ne kemi dëshmuar seriozitet dhe përgatitje të pjesëmarrjes sonë. Po botuesit vetë nuk kanë interes të mbështesin pjesëmarrjen në këtë panair? Vetë botuesit nuk kanë ndonjë interes të investojnë për Panairin e Lajpcigut, i cili për nga natyra që ka ky aktivitet, ka në qendër të vëmendjes autorin, që bëhet pjesë e diskutimeve apo takimeve gjatë ditëve të aktivitetit. Pra ky Panair i Librit është veçanërisht i dobishëm për autorët që mund të kontaktojnë agjentë letrarë, institucione dhe shtëpi botuese për kontakte profesionale bashkëpunimi. Media është vazhdimisht e pranishme në veprimtaritë e shumta ku marrin pjesë autorët e ftuar. Përse thoni se koha nuk pret? Panairi do dhe disa muaj që të hapet... Ka një arsye të rëndësishme, sepse puna e organizatorëve fillon disa muaj përpara. Gjatë Panairit organizohen diskutime mbi disa tematika që propozohen nga pjesëmarrësit. Pra, Shoqata e Botuesve duhet që detyrimisht brenda dhjetorit të dërgojë temat tona me të cilat do të diskutohet, në mënyrë që organizatorët kur të projektojnë panelet e diskutimeve, të planifikojnë se me kë do të jetë

përballë p.sh. autori shqiptar apo kroat apo gjerman etj., për temën që do diskutohet. Por më i rëndësishëm për ne është fakti se pas katër vjet pjesëmarrjeje rrezikojmë që të prishet kjo traditë, të cilën mezi e kemi krijuar dhe mbajtur. Kemi pasur një objektiv të qartë me pjesëmarrjen tonë: të arrijmë që Shqipëria të jetë tema e Panairit të Librit, të jetë pra e ftuara e nderit, ashtu sikurse është çdo vit një vend i zgjedhur. Vite më parë tema e Panairit ka qenë Kroacia, më parë Serbia apo dhe vende të tjera. Mendojmë se nuk është mirë që ky rrugëtim i Shqipërisë në Leipzig të këputet, kështu edhe ky qëllim do mbetej i parealizuar. Si organizohet pjesëmarrja e vendeve të tjera në Leipzig? Nëse flasim për vendet e Europës Lindore e Qendrore, të cilave u kushtohen hapësira dhe panele të veçanta, mund të them që ato paraqiten me sipërfaqe përgjithësisht më të mëdha se tonat, ku duket qartazi investimi i madh që bëhet për këtë paraqitje. Megjithatë mendoj se edhe ne, pavarësisht mundësive modeste, kemi qenë dinjitozë dhe bukur grafikisht, dhe kryesorja kemi pasur cilësi përfaqësimi. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme. A keni menduar për autorët shqiptarë që do jenë në këtë Panair? Jemi në ajër në fakt, por megjithatë po diskutojmë disa emra: Besnik Mustafaj, Matteo Mandala, Bardhyl Demiri, Rudi Erebara, Dashnor Kokonozi, Luljeta Lleshanaku etj. Jemi duke diskutuar emra, por kemi mbetur në vend sepse nuk kemi sigurinë t’u themi njerëzve a janë të interesuar apo jo, sepse nuk dimë nëse do mund të përfaqësohemi vërtet në mars të vitit të ardhshëm në Leipzig. Por nëse nuk merrni përgjigje nga Ministria e Kulturës, çfarë do të bëni, nuk do të jetë libri shqip, autorët shqiptarë aty ku ishin për katër vite me radhë? Shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin e MK-së, qoftë edhe për të na thënë arsyet e refuzimit të kërkesës sonë, sepse edhe kjo ndofta do na ndihmonte. Ka një traditë në vendet europiane që, marrëdhëniet për aktivitetet ndërkombëtare librore mbulohen edhe nga ministri dhe institucione si Ministria e Jashtme apo Ministria e Integrimit Europian. Duke mos marrë ende një përgjigje nga MK, ne kemi paraqitur një kërkesë edhe në Bashkinë e Tiranës, edhe në Ministrinë e Integrimit, me besimin se do e gjejmë një zgjidhje dhe mund të them që ndofta do e kemi përgjigjen e pritur. Ne duam të integrohemi në Europë, apo jo? Kjo gjë bëhet edhe nëpërmjet librit.

Pasi lexuesi shfletoi edhe faqen e fundit të këtij libri, dëshiroj të them edhe unë disa fjalë për këtë punim më të fundit të autorit të tij. Kanë kaluar mbi 20 vjet që kur jam takuar për herë të parë me kolegun dhe mikun tim Kosta Barjaba. Ishin vite, për Shqipërinë të trazuara, sepse vendi sapo kishte hyrë në proceset e vrullshme dhe dramatike të tranzicionit, kur unë dhe kolegët e mi të Departamentit të Sociologjisë të Universitetit të Leçes u takuam me kolegët tanë të Universitetit të Tiranës. Midis tyre spikati Kosta Barjaba, me të cilin ndanim dhe vazhdojmë të ndajmë interesin e përbashkët në studimin e flukseve migratore të shqiptarëve dhe problemet ekonomike e shoqërore të lidhura me to. Ky moment shënoi edhe fillimin e bashkëpunimit tonë si studiues të migracionit shqiptar dhe botës shqiptare rreth tij. Ndër produktet e para të këtij bashkëpunimi ishte libri “Naufragi Albanesi” (në shqip “Mbytjet shqiptare”), të cilin e bashkëshkruam edhe me kolegun tonë të paharruar të Universitetit Paris VIII, George Lapassade. Prej mesit të viteve 1990, Kosta Barjaba ka qenë shpesh lektor i ftuar i Universitetit të Leçes (tashmë Universitetit të Salentos) dhe universiteteve të tjera italiane. Disa prej botimeve të tij në Itali dhe vende të tjera kanë hyrë në burimet bibliografike që përdoren në disa universitete italiane. Jo vetëm unë, por shumica e studiuesve europianë të migracionit ndërkombëtar ishim të apasionuar, por edhe të surprizuar pas studimit të emigrimit të shqiptarëve, i cili ngjante asokohe me një eksplozion të vërtetë. I vendosur në matricën globale të flukseve të emigrimit ndërkombëtar, emigrimi i shqiptarëve ishte dhe është ende një përjashtim. Ky përjashtim nisi me disa mijëra shqiptarë të dëshpëruar që hynë në ambasadat perëndimore në Tiranë dhe do të vazhdonte pastaj me vite e dekada, duke e bërë Shqipërinë një ndër vendet me fluksin më të lartë të emigrimit në Europë. Gjatë dy dekadave të fundit kam pasur dëshirën dhe mundësinë ta njoh Shqipërinë nëpërmjet eksplorimit të gjendjes ekonomike e shoqërore të vendit, dinamikave të zhvillimit, sidomos në kontekstet lokale, me arritjet dhe vështirësitë e saj dhe të shqiptarëve, në betejat e tyre të përditshme me papunësinë dhe varfërinë, në përgjithësi me ato rrethana që përbënin dhe përbëjnë ende faktorët shtytës të emigrimit të tyre. Fatmirësisht, interesimi i universiteteve dhe institucioneve italiane, por edhe motivimi im i fortë personal për studimin e jetës, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare më ka sjellë shpesh në këtë vend, ndonëse jo aq shpesh sa do të dëshiroja. Kjo njohje dhe ky studim nuk do të ishin të mundura pa ndihmën e kolegëve tanë të denjë shqiptarë, para punës dhe kontributit të të cilëve përulem me respekt. Midis tyre spikat kolegu Kosta Barjaba, i cili është bërë sot një pikë e rëndësishme referimi për studimin e botës shqiptare prej studiuesve dhe institucioneve perëndimore. Atyre italiane në veçanti. Unë jam shprehur disa herë publikisht se ne këtu në Itali nuk e marrim seriozisht një botim mbi zhvillimet sociale shqiptare që nuk i referohet Kosta Barjabës. Më sipër përmenda emigrimin e shqiptarëve si një përjashtim. Një domethënie e këtij përjashtimi është fakti se potenciali dhe fluksi migrator i shqiptarëve kanë vazhduar të riprodhohen në mënyrë ciklike, edhe pse faktorët tërheqës nuk e kanë më forcën dhe shkëlqimin e dekadës së viteve 1990. Emigrimi ndërkombëtar i shqiptarëve, edhe pse jo në përmasat e viteve të para të tranzicionit, është ende një përmasë e rëndësishme e jetës së tyre. Potenciali dhe flukset prodhohen për shkak të veprimit të faktorëve shtytës, të cilët, për fat të keq, janë ende veprues në Shqipëri. Libri që profesor Barjaba i jep sot lexuesit shqiptar, jep përgjigjen e shumë pyetjeve. Duke i adresuar problemet e papunësisë dhe varfërisë në një kontekst të gjerë dhe në korrelacion me zhvillimet e tjera të vendit dhe më gjerë, autori zbulon dhe shpjegon mjaft dilema të vonesave të tranzicionit shqiptar. Ky libër është një vlerë e shtuar në literaturën shqiptare dhe europiane për Shqipërinë, sidomos shpjegimin shkencor të lidhjeve midis faktorëve ekonomikë, demografikë dhe shoqërorë të zhvillimit, midis të cilëve spikat demografia dhe sociologjia e tregut të punës, papunësisë dhe varfërisë. Duke iu drejtuar lexuesit jo vetëm si një studiues e shkollar, por edhe si politikëbërës dhe strategjist, autori jo vetëm diagnostikon shoqërinë shqiptare, por edhe projekton një Shqipëri sipas vizionit të tij demokratik dhe perëndimor. *Profesor Emeritus, Universiteti i Salentos


esse

Idi, essi,uni

Nova Demokratia

Gratë e Pal Kallmetit dhe politika shqiptare

Përsëri rreth krimit në adoleshencë

Tranzicioni shqiptar brenda qasjeve teorike

Rudolf Marku

Ylli Pango

Tonin gjuraj

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

mapo lunch

Iris Luarasi:

Do kisha qenë Oprah Winfrey e Shqipërisë

Konsiderata rreth ekonomistëve dhe shkencave ekonomike Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave Ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta “Mapo” do t’i botojë të plota në vazhdim në numrin e Wekeend-it, pasi 7 të tilla janë publikuar më parë në faqet Op-Ed të së përditshmes. Në një përpjekje për të ofruar pikëpamje liberale të djathta për çështje përherë të debatuara si shëndetësia, tregu i lirë, shteti i madh apo i vogël etj.

Wesley C. Mitchell është konsideruar në përgjithësi më tepër një shkencëtar empirik se sa një ekonomist dhe teoricien. Sipas mendimit tim, ky opinion është i vlefshëm, por nuk mund të quhet i plotë dhe për më tepër, nuk duhet të keqkuptohet. Objektivi final i çdo shkence në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, është ndërtimi i një teorie, e cila sjell një “Shpjegim integral” të fenomenit të observuar dhe që mund të përdoret për të bërë parashikime të vlefshme e të sakta për një fenomen tjetër të pa observuar ende. Shumë punime rreth kërkimit të të vërtetave shkencore mund të kontribuojnë për të arritur këtë objektiv final duke qenë esencialisht të rëndësishme në arritjen e këtij objektivi. Ky objektiv mund të arrihet nëpërmjet: Grumbullimit dhe sistemimit të observimeve rreth fenomenit në studim; Organizimit metodik i materialit të observuar dhe nxjerrja e përgjithësimeve

Faqe 25

empirike prej tyre; Zhvillimin dhe përmirësimin e metodave të matjes dhe të analizimit të materialit të observuar; së fundi, Formulimin pjesor apo të plotë të teorisë me qëllim mundësimin e integrimit të evidencave ekzistuese. Në këtë këndvështrim, puna studimore empirikale e Wesley Mitchell, paraqet në vetvete një kontribut të vyer në teorinë ekonomike, një kontribut ky me një magnitudë të madhe. Puna e tij e bërë mbi Çmimet dhe në Ciklet e Biznesit na jep një tërësi të paçmuar të testimit të shkallës së njohjes rreth këtyre fenomeneve dhe që na shërbejnë për formulimin e teorive të reja si dhe testimin e teorive të vjetra. Puna e tij në konstruktimin e indekseve numerike dhe në teknikat statistikore të përdorura në analizimin e të dhënave të cikleve të biznesit, n’a ka ndihmuar shumë në avancimin e mundësive për zgjerimin si dhe testimin e shkallës së njohjes. Këto kontribute janë...


26

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Free to choose ESSE *Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta MAPO do t’i botojë të plota në vazhdim, për t’i përmbledhur më pas në një libër.

Konsiderata rreth ekonomistëve dhe shkencave ekonomike

-Wesley C. Mitchell,1950 Milton Friedman Wesley C. Mitchell është konsideruar në përgjithësi më tepër një shkencëtar empirik se sa një ekonomist dhe teoricien. Sipas mendimit tim, ky opinion është i vlefshëm, por nuk mund të quhet i plotë dhe për më tepër, nuk duhet të keqkuptohet. Objektivi final i çdo shkence në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, është ndërtimi i një teorie, e cila sjell një “Shpjegim integral” të fenomenit të observuar dhe që mund të përdoret për të bërë parashikime të vlefshme e të sakta për një fenomen tjetër të pa observuar ende. Shumë punime rreth kërkimit të të vërtetave shkencore mund të kontribuojnë për të arritur këtë objektiv final duke qenë esencialisht të rëndësishme në arritjen e këtij objektivi. Ky objektiv mund të arrihet nëpërmjet: Grumbullimit dhe sistemimit të observimeve rreth fenomenit në studim; Organizimit metodik i materialit të observuar dhe nxjerrja e përgjithësimeve empirike prej tyre; Zhvillimin dhe përmirësimin e metodave të matjes dhe të analizimit të materialit të observuar; së fundi, Formulimin pjesor apo të plotë të teorisë me qëllim mundësimin e integrimit të evidencave ekzistuese. Në këtë këndvështrim, puna studimore empirikale e Wesley Mitchell, paraqet në vetvete një kontribut të vyer në teorinë ekonomike, një kontribut ky me një magnitudë të madhe. Puna e tij e bërë mbi Çmimet dhe në Ciklet e Biznesit na jep një tërësi të paçmuar të testimit të shkallës së njohjes rreth këtyre fenomeneve dhe që na shërbejnë për formulimin e teorive të reja si dhe testimin e teorive të vjetra. Puna e tij në konstruktimin e indekseve numerike dhe në teknikat statistikore të përdorura në analizimin e të dhënave të cikleve të biznesit, n’a ka ndihmuar shumë në avancimin e mundësive për zgjerimin si dhe testimin e shkallës së njohjes. Këto kontribute janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe madje tejkalojnë objektivin e ngushtë të të këtij studimi, ku ishte parashikuar një rol disi më i ngushtë në formulimin eksplicit të teorisë. Sigurisht që nuk ekziston një vijë ndarëse e thellë ndërmjet shkencëtarit empirik dhe teoricienit. Këtu ne kemi të bëjmë me një kontinuitet, me një përzierje mikse në të gjitha proporcionet, por pa një dikotomi të pjesëve. “Në grupin e teoricienëve, ai që tregon më pak përgjegjësi dhe tradhton misionin shkencor, është ai që pretendon gjoja

në atë që faktet dhe figurat flasin vetë pa koment.” Me të njëjtën logjikë, mund të shtojmë që më pak përgjegjës dhe tradhëtues të funksionit të tyre ndër të gjithë studiuesit empirikë, janë ata që formulojnë teori për të shpjeguar observime që janë produkt i një pune empirike të pakujdesshme e të pasaktë. I ashtuquajturi “Gjeneralizim empirik” megjithëse mund të integrojë një numër të madh gjeneralizimesh të vogla, përsëri ai do të mund të ketë një fuqi parashikuese shumë të madhe. E ashtuquajtura Teori mund të integrojë pak gjeneralizime dhe do të mund të ketë një fuqi të vogël parashikuese. Ka gjithmonë një vijë ndarëse të dukshme ndërmjet punës kërkimore, e cila është e fokusuar kryesisht në përshkrimin e fenomenit e të zbulimit të rregullariteteve empirike dhe ndërmjet asaj pune që është fokusuar kryesisht në integrimin e njohjes empirike nëpërmjet abstraksionit të aspekteve esenciale të supozuara si dhe të formuluara brenda një sistemi me raporte e ndërthurje koherente. Mungesa e kësaj vije ndarëse të thellë të punëve studimore empirike dhe teorike, përbën një karakteristikë të dukshme të punës së Mitchell. Puna e tij studimore empirike është e formëzuar nëpërmjet një njohje të thellë të teorisë duke na çuar drejt konstruktimit të një teorie më të mirë. Kjo punë paraqitet gjithmonë analitike dhe pa ujë të tepërt. Ndërsa puna e tij teorike është e gërshetuar me punën e tij empirike, duke na orientuar drejt një “Përshkrimi analitik” të fenomenit që studiohet. Edhe në shumicën e pjesëve teorike eksplicite të shkrimeve kryesore të tij, si për shembull në Pjesën III të Business Cycles të vitit 1913, apo në Kapitullin II të ribotuar të Business Cycles në vitin 1927, Mitchell nuk na jep troç dhe nuk ekspozon skeletin lakuriq të strukturës teorike të tij. Këto ai i jep në mënyrë të fshehur në përmbledhësen e përshkrimit të evidencave dhe në elaborimin e vetëm atyre të dhënave që devijojnë nga thelbi teorik. Çdo përpjekje për të ndarë punën teorike nga puna empirike e Mitchell, do të ishte artificiale dhe mund të shkërmoqte të gjithë strukturën ku copat nuk do mund të mblidheshin kurrë më përsëri dhe nuk do të mjaftonin për të rikrijuar të tërën e mëparshme. Si rrjedhojë unë nuk jam munduar kurrë të bëj këtë ndarje. Në vend të saj unë jam përpjekur të përzgjedh për diskutim disa formulime teorike të cilat mua

më duken të rëndësishme dhe që në fakt, unë munda t’i ndaja ato relativisht lehtë pa thyer të tërën. (Seksioni II) Teoria e Ciklit të Biznesit e Mitchell, është pa ekuivok, puna e tij me kontributin teorik më të madh në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, kjo punë është e trupëzuar aq thellë në përmbledhjen e karakteristikave të cikleve të biznesit, saqë çdo përpjekje për ta ndarë do të rezultonte në gabime të mëdha. Bazuar në këtë, unë kam adoptuar një mënyrë për të shprehur këtë kontribut me vlerë të madhe në një mënyrë indirekte. Seksioni III paraqet teorinë e Ciklit të Biznesit e përzier me elementë të huaj që nuk ndodhen aspak në punën e tij kërkimore, aq sa unë do të mendoja që edhe ai nuk do ta pranonte atë si punën e tij. Forma dhe drejtimi i studimit në punën e tij të Mitchell, reflekton deri në njëfarë shkalle konceptin e teorisë ekonomike të tij dhe i ka shërbyer atij si një bazë për pasurimin dhe zhvillimin e kësaj teorie. Por kjo punë tregon gjithashtu një model me avantazhe të pakrahasueshme të një studiuesi me standarde shumë të larta të punës së tij kërkimore. Këto faktorë të diskutuar në pjesën e parë (I) do të jenë një prelud për ekzaminimin e formulimeve të tij teorike, sigurisht pa u futur në shpjegime komplekse, por duke u futur aq sa do të mundemi të japim kuptimin e thelbit të punës së tij. I. Faktorët që kanë formësuar mënyrën dhe drejtimin e punës së Mitchell “Teoria Ekonomike” është konsideruar në shumicën e rasteve si një etiketë për konstruktin e një doktrine që trajton kryesisht alokimin e burimeve me alternativa fundore dhe të një grupimi të produktit me resurse cooperuese dhe që është e bazuar në hipotezën që ngjarjet ekonomike mund të “shpjegohen” dhe të “parashikohen” duke bërë gjithmonë supozimin që njeriu sillet sikur të ishte një qenie që mendon dhe ndjek ëndrrën e tij dhe interesat e tij të maksimalizuara, edhe nëse atij do t’i duhej të vepronte në një ambient armiqësor. Mitchell e ka dizenjuar në mënyrë konstante konceptin e “teorisë ekonomike ortodokse”. Ai i kishte kuptuar dhe përvetësuar vlerat e kësaj teorie duke bërë një përpjekje të madhe për ta bërë atë të përdorshme. Për më tej, ai ishte tërësisht i bindur që teoria ortodokse ekonomike ishte në vetvete mjaft e ngushtë, ku si e tillë ajo duhej vërtetohej e të shtrihej edhe në aspekte të tjera që ai i shihte me interes për kohën, për ta bërë të mundur kompletimin e saj.

Në konceptin e Mitchell, teoria ishte diçka shumë më tepër se një teori ortodokse e shkencave ekonomike. Ai kishte përdorur një grup hipotezash që shpjegonin fenomenet ekonomike në të gjitha aspektet e manifestimit të tyre dhe ku ai vete ishte shumë i preokupuar rreth një pjese të teorisë ekonomike e cila ishte krejtësisht jashtë interesit të rrymës së mendimit ekonomik të kohës, gjë e cila, ndoshta edhe sot nuk është elaboruar në thellësinë e duhur, që ishte “Dinamika e Axhustimit të sistemit ekonomik si një e tërë”. Për faktin që ne dimë shumë pak lidhur me këtë pjesë të teorisë së shkencave ekonomike, ne jemi të prirur të neglizhojmë në të menduarit rreth kësaj teorie, duke përdorur terma për të mbuluar çfarë ne dimë në vend të asaj që çfarë nuk dimë akoma. Ky aspekt, ndoshta ishte arsyeja përse Mitchell u perceptua si person që ishte kundër teorisë, apo të paktën nuk vlerësonte teoritë ekonomike. Për Mitchell, objekti i punës së tij ishte përkushtimi ekskluziv dhe konsistent në aspektin e zhvillimit të teorisë së dinamikës së ndryshimit ekonomik. Theksi i Mitchell rreth “Procesit” në dinamikën e ndryshimit është e shprehur qartësisht në veprën e tij “History of the Greenbacks”, dhe në mënyrë me eksplicite në artikullin mbi “The Real Issues in the Quantity Theory Contraversy”, të vitit 1904, në të cilën ai liston problemin real se: “Si shfaqet dhe afekton sasia e parave në çmimet”, ku aty ai shprehet se: “Aderacioni i teorisë quantitative...ka neglizhuar të evidentojë procesin se si një ndryshim në sasinë e parave të hedhura në treg do të afektonte çmimet dhe kujdesin që duhet bërë nga subjekti rreth saj”. Thorstein Veblen, një profesor i Universitetit të Chicago-s, kishte shprehur dyshime rreth mbështetjes së ideve të Mitchell rreth dinamikës së ndryshimit. Një nga kritikat e Thorstein ishte rreth konceptit ortodoks të teorive ekonomike, të cilat

sipas tij nuk janë “Shkenca evolucionare” dhe që nuk kanë të bëjnë me probleme të “Ndryshimit të akumuluar”. Më vonë, eksperienca e fituar nga botimet e veprave të Mitchell si ajo “History of the Greenbcks” (letra me vlerë të lëshuara gjatë Luftës Civile) dhe vazhdimet me Gold, Prices dhe Wages under the GreenBack Standard, bëri që Thorstein Veblen të rishikonte leksionet e tij nën një dritë të re. Në këto punime, Mitchell arriti në konkluzionin që teoria ekzistuese, megjithëse e kishte ndihmuar në organizimin e materialeve dhe në sugjerimet për shpjegimet e dhëna, kishte qenë joefektive në dhënien përgjigje rreth aspektit themelor të revolucionit të çmimeve gjatë dhe pas Luftës Civile në Amerikë. Ai kishte gjetur një korrespondencë të përafërt ndërmjet primit në Ar dhe nivelit mesatar të çmimit, atribut të cilin ai ia dedikonte influencës së trendit të shkëmbimit me vende të huaja që punonin me Arin, si standard shkëmbimi monetar. Por si mund të shpjegohet sjellja e primit në Ar? Lëkundjet në shkallë të gjerë të këtij primi mund të shpjegohen me ndryshimet e bëra në sasinë e parave te hedhura, megjithëse Mitchell ishte jo krejt i bindur për këtë, pasi i kishin munguar të dhëna të plota e të mjaftueshme për sasinë reale të parave të hedhura në treg. Njëkohësisht, këtë mosshpjegim dhe paqartësi e kishte shkaktuar shpejtësia dhe violenca e detyruar e nevojave të Ushtrisë së Veriut. Shkaku i përafërt mund të përkufizohej më mire duke e shprehur: Sasia e letrave me vlerë të hedhura në qarkullim, kishte influencuar vetveten për kreditimin e bërë nga shteti federal dhe nuk kishte afektuar në ndryshimin e mediumit të qarkulluar. Por edhe kjo nuk ishte përgjigje finale, sipas Mitchell, në kapitullin e fundit të “Gold, Prices and Wages”, ai shkruan: kjo mbetet për t’u diskutuar në të ardhmen. Po ashtu, ai shtron për përgjigje edhe pyetjet: Cilët faktorë kanë kontrolluar primin e Arit?; A kanë


27

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Nova Demokratia Qasja institucionale meriton një vëmendje të veçantë, duke vlerësuar se janë institucionet, kushtet ekonomike dhe politika që formësojnë perspektivat për demokraci në shoqëritë tranzicionale. Tranzitologjistët mendojnë dhe mbrojnë pikëpamjen sipas së cilës, institucionet mund të ndryshojnë mjedisin shoqëror e politik...

Tranzicioni shqiptar brenda qasjeve teorike Tonin Gjuraj

një luhatje të kushtëzuar nga ndonjë shkak i përbashkët primi dhe çmimet siç është ai ndryshimit në vlerën sasiore të parasë në treg? Mitchell gjithashtu, ka identifikuar diferenca sistematike dhe të rëndësishme në sjelljen e grupeve të klasave të ndryshme të çmimeve. Si atë që, Çmimet e shitjeve me shumicë kanë tendencë të ndryshojnë më ngadalë dhe më vonë se sa primi në Ar; ato të rishitjes më ngadalë se të shitjes me shumicë; kosto e jetesë më ngadalë se çmimet e rishitjes, dhe pagat më ngadalë se kosto e jetesës. Mitchell gjeti një shpjegim më të përafërt të këtyre diferencave në strukturat e kompanive në market dhe ai arriti të evidentojë rëndësinë e rritjes së faktorëve të tillë si “Mosmarrëveshja” dhe “Klientelizmi” si fenomene që tashmë kishin hyrë përveç atij të tregut të Arit edhe faktorë të tillë si marketi me shumicë, me pakicë, marketi i shtëpive dhe marketi i punës, që deri atëherë ishin konsideruar nga teoria ortodokse e çmimit si faktorë periferalë. Shpjegimi i këtyre fenomeneve kërkonte një kuptim të thellë të procesit, të kapaciteteve për adaptime të ndryshme dhe të asaj që këto nuk mundet të përjashtohen nga një teori që bazohet fort në të dhëna statistikore. Mesa duket, rëndësia e fenomeneve të pashpjeguara nga teoritë, e kishte impresionuar shumë atë në punën e tij. Teoria sasiore e parasë dhe teoria ortodokse e çmimit kanë shpjeguar një gamë të gjerë të fenomeneve ekonomike të rëndësishme, por ato teori kanë qenë jo të plota për të bërë të mundur shpjegime të fenomeneve të tjera jo më pak të rëndësishme dhe jo më pak të komplikuara. Mitchell duhet ta kishte trajtuar objektin e tij për zgjerimin e teorisë ekonomike jo vetëm nëpërmjet pranimit të fenomeneve të njohura si komplekse në vetvete, por edhe të rivlerësimit të disa hipotezave të lavdërueshme që mund të ndihmonin rreth këtyre. Lidhur me këtë, Arthur F. Burns, na tregon se Mitchell e kishte filluar këtë rrugë në

fillim të vitit 1907 në një Trajtim Teorik të Parasë, studim në të cilin ai nuk kishte përdorur të dhëna statistikore. Por brenda dy vitesh, ai e braktisi këtë kërkim dhe filloi një punë që do të dominonte më vonë të gjithë aktivitetin e tij shkencor, që do të ishte një kolektim në përmasa të mëdha, që përfshinin të dhëna shumëplanëshe, grupe punonjësish të shumë sferave ekonomike, duke bërë të mundur një interpretim të evidencave empirike në ciklin e biznesit, qoftë kjo e arritur nga të dhëna kërkimore historike, nga gjykime e opinione të kohës, si dhe nga referimi i një sasie të mëdha të dhënash të ruajtura. Ky ndryshim i drejtimit i bërë nga Mitchell në subjektin në fushën e teorisë ekonomike, tregon qartë për nevojën e një “Përshkrimi Analitik” të fenomeneve ekonomike, por tregon gjithashtu gjykimin e tij në të kuptuarin të asaj se cila punë studimore do të kontribuonte më shumë në zhvillimin e teorisë së ndryshimeve ekonomike. Në konkluzionet përmbledhëse për teoritë ekzistuese rreth cikleve të biznesit, në veprën e tij, në vitin 1913 “Business Cycles”, ai shkruan: “Nëse dikush do të përpiqej të kuptonte tendencën në tërheqje të rrymës së aktiviteteve ekonomike dhe karakteristikave të sotme të saj, do të mund të gjente një numër shpjegimesh sa sugjestive, aq dhe çoroditëse. Të gjitha do të dukeshin të arsyeshme, por cila do të ishte e vlefshme? Asnjëra nuk ekskludon të tjerat, por cila prej tyre është më e rëndësishmja? Secila mund të merret në konsideratë për disa fenomene; a mundet ndonjëra të konsiderohet për të gjithë fenomenet?. Apo, a mundet që këto shpjegime konkurrente të grupohen në mënyrë të tillë që të formulojnë një teori me strukturë të përshtatshme dhe funksionale?...A është domethënës ky studim i fakteve që ne të mund të interpretojmë e konkludojmë në atë që këto teori do të duhet të testohen?" *Vijon në numrin e radhës të MAPO Weekend. Përktheu: Luan Kola.

Siç dihet gjerësisht, komunizmi në Shqipëri mori një formë shumë specifike, duke vënë enverizmin në qendër të mendimit politik zyrtar për disa dekada. Për të kuptuar më mirë unicitetin e tranzicionit demokratik në Shqipëri, është më me interes të analizojmë modelin që ka të bëjë me format e ndërveprimit ndërmjet politikës dhe disa aspekteve kulturore të shoqërisë shqiptare. Në fakt, pak është zhvilluar një model i tillë prej teorive ekzistuese të tranzicionit demokratik, por brenda këtij modeli Shqipëria paraqet vështirësi për t’u shpjeguar në mënyrë të përshtatshme. Po t’i hedhim një vështrim qasjeve më të spikatura të tranzicionit demokratik në kohën e sotme, ata mund të grupohen në tri lloje: deterministike, voluntaristike dhe institucionale. Është me rëndësi këtu të zbërthehet modeli shqiptar brenda kontekstit të këtyre qasjeve. Brenda qasjes deterministike gjendet një ndërlidhje pozitive midis modernizimit social-ekonomik dhe demokratizimit të një shoqërie, ku është e mundur të dallohen vlerësimet social-ekonomike dhe kultura politike tradicionale, si faktorë ndihmës dhe përcaktues për një tranzicion të plotë e të suksesshëm, përfshirë dhe Shqipërinë. Autorë të tillë si Lipset, Moore, Gibson, Di Palma e shumë të tjerë kanë krijuar një shkollë të tillë të mendimit politik, bazuar në politikën tradicionale. Në këtë kontekst, gjendja e demokracisë shqiptare përcaktohet nga rruga që ka ndjekur shoqëria shqiptare që prej kohëve të hershme deri në ditët tona. Historia e Shqipërisë paraqitet si variabël qendror që mund të shpjegojë llojin dhe nivelin e demokracisë. E kaluara e saj paraqitet me shumë ndikim në promovimin e elementeve demokratikë dhe përpjekjeve për konsolidimin e demokracisë. Si rrjedhojë, po t’i referohemi një trajtimi të tillë duket që mundësitë për demokratizim të shoqërisë shqiptare të jenë të kufizuara, sepse zhvillimi social-ekonomik dhe historia demokratike e këtij vendi nuk kanë qenë favorizuese në këtë drejtim. Vendi deri vonë u dominua kryesisht prej të huajve, ndërkohë që periudha e sundimit të gjatë komunist përbën përvojën më antidemokratike të shoqërisë shqiptare. Para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht gjatë qeverisjes zogiste, shoqëria shqiptare ka provuar elemente dhe praktika demokratike, por ata nuk kanë qenë të tilla, në kuptimin e demokracisë liberale. Megjithëse modelet dhe rrugët e përparimit demokratik janë të shumëllojshme dhe parakushtet e proceseve demokratike mund të ecin paralelisht me njëra-tjetrën, duhet të nënvizohet se zhvillimi ekonomik dhe historia e zhvillimit demokratik të shoqërisë shqiptare paskomuniste kanë qenë shumë prapa normave të ecurisë së një shoqërie normale në tranzicion. Qasja voluntaristike e demokratizimit thekson kryesisht rolin e elitës politike, e cila përfshihet në një proces të gjithanshëm njohjeje të zhvillimeve politike dhe zotërimit të shprehive demokratike si: kompromisi, dialogu, konsensusi, përshtatja me situatat e reja etj...Tranzicioni demokratik kërkon të karakterizohet nga një shkallë e lartë dialogimi dhe kompromisesh. Përveç këtyre, personaliteti, talenti, kultura dhe nuhatja politike e aktorëve politikë mbeten mjaft të rëndësishme. O’Donnell, Schmitter, Verba, Almond, Powell e shumë studiues e politologë të tjerë mbrojnë me forcë këtë argument. Mirëpo, edhe në këtë drejtim, realiteti demokratik shqiptar paraqitet unik me vështirësitë e tij karakteristike. Mund të thuhet pa ngurrim se, përvoja shqiptare ka ofruar gjatë dy dekadave të fundit një sjelljeje të pamatur politike të elitës së saj dhe mungesë të përgjegjshmërisë. Kjo elitë provoi të ishte më tepër konfliktuese sesa krijuese, e pasigurt në zgjidhjen e situatave të nxehta dhe, mbi të gjitha, u karakterizua nga një lloj hakmarrjeje, që në ndonjë rast kaloi deri në eliminimin fizik të kundërshtarëve politik. Pavarësisht zhurmës për orientim euro-atlantik, në fakt, qëndrimet dhe sjelljet në këtë drejtim nuk u përshtaten si duhet. Të qenit një politikë properëndi-

more do të thotë, para së gjithash, seriozitet në kuptimin dhe zbatimin e normave të brendshme e të jashtme të filozofisë së kësaj hemisfere demokratike. Përgjithësisht, qëndrimet dhe sjelljet e elitës politike shqiptare shuan shpresat për një tranzicion me efekte pozitive manifestuese dhe të shpejta për shoqërinë shqiptare. Fraksionet dhe çështjet e ndryshme u përcaktuan, siç do të argumentonte Shinasi Rama, mbi bazën e dallimit shok-armik, gjë e cila mbizotëroi në sistemin politik shqiptar. Koha tregoi se fraksionizimi ekstrem nuk solli ndonjë dobi në jetën politike shqiptare. Ka ekzistuar pra një panoramë disi e zymtë sa i takon qëndrimeve dhe sjelljes politike të elitës politike shqiptare, me disa përjashtime sporadike, më shumë konjukturale, të arritjes së kompromiseve politike, që nisën në fundin e vitit 1998, përfshirë periudhën e luftës në Kosovë, disa ndryshime pozitive në marrëdhëniet pozitë-opozitë me takimet Berisha-Majko, Nano–Berisha, qeverisja Berisha-Meta, aktualisht Rama-Meta, si dhe ujdia më e fundit për marrjen e statusit. Përveç kësaj, edhe disa prej fushatave zgjedhore brenda forcave kryesore politike, pavarësisht prej ndonjë prirjeve klanore, interesave të ngushta meskine, apo shpërdorimeve me institucionin e lirisë dhe zgjedhjeve të lira, u shfaq, të paktën pjesërisht, një shkallë fillestare embrionale emancipimi dhe maturie politike. Është e nevojshme të theksohet gjithashtu se, së fundi, po shtohen kredencialet e një brezit të ri politikanësh, djathtas e majtas, që po shfaqin një kulturë të re politike e debati brenda forcave të tyre politike, nisur ndoshta nga fakti se mbi ta nuk rëndon pesha e së kaluarës. Më tej, edhe mbështetja nga jashtë, e cila shpeshherë konsiderohet përcaktuese për fatet e lidershipit politik, tregon se konkurrenca politike nuk është më diçka formale dhe e paracaktuar. Në tërësi, mund të konstatohet se ka një prirjeje drejt besnikërisë ndaj rregullave demokratike dhe një lidershipi të institucionalizuar, të cilat përbëjnë një evolucion të madh në sistemin politik shqiptar. Qasja institucionale meriton një vëmendje të veçantë, duke vlerësuar se janë institucionet, kushtet ekonomike dhe politika që formësojnë perspektivat për demokraci në shoqëritë tranzicionale. Tranzitologjistët mendojnë dhe mbrojnë pikëpamjen sipas së cilës, institucionet mund të ndryshojnë mjedisin shoqëror e politik. Sipas Juan L. Linz & Alfred Stepan, ata luajnë rol përcaktues në tranzicionin dhe konsolidimin demokratik. Nëse në fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri u hodhën hapat e para për ngritjen e institucioneve demokratike dhe u shfaq një performancë e kënaqshme ekonomike, sot pamja paraqitet disi e ndryshme. Përpjekjet për të rivendosur autoritetin institucional në një tranzicion tashmë të tejzgjatur, si rezultat i ngjarjeve të marsit 1997, shtatorit 1998 dhe janarit 2011, si dhe përmbushja e kritereve për t’iu bashkuar BE-së, përbëjnë sfidën aktuale. Në shoqëritë e sotme tranzicionale ku bën pjesë edhe Shqipëria, institucionet janë përcaktuese në krijimin dhe konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm social dhe politik. Sipas T. Parsons, institucionet, si komplet rolesh, janë strategjikisht të rëndësishme për këtë sistem. Ai konsideron modelet institucionale si shtylla kurrizore të një sistemi shoqëror. Pikërisht, këtu shoqëria shqiptare ende nuk përputhet me shoqëritë demokratike bashkëkohore. Përvoja historike tregon se demokracia si proces kërkon përherë përmirësime, pavarësisht nga staus-quo-ja e saj. Në këtë rrugë të gjatë identifikohen ata që Freeman R. Butts i quan armiqtë e demokracisë si, për shembull, korrupsioni, dëshpërimi, mungesa e qeverisjes efektive, por edhe indiferenca e qytetarëve ndaj të drejtave dhe përgjegjësive të tyre qytetare, si dhe mospjesëmarrja në mënyrë aktive në jetën politike të vendit. Konsolidimi i demokracisë nuk mund të jetë apriori i sigurt. Respektimi ose shkelja e parimeve, vlerave dhe shprehive demokratike do të përcaktojnë fatin e demokracisë shqiptare.


28

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

esse

Në mënyrën më të papritur, Pal Kallmeti flet, me një zë të butë e të ngadaltë: I gjeni një grua gjenerali! Vetëm kështu ndreqet Shqipnia me krajlinë e Rusisë! Më vonë kam pyetur veten: A ka se si Pali i Kallmetit ta ketë lexuar Denis de Rougemont-in?

Gratë e Pal Kallmetit dhe politika shqiptare Rudolf Marku

1

Në librin e tij të njohur L’Amour et l’Occident (botuar së pari në vitin 1939, ribotuar në mënyrë të përpunuar nga autori në vitin 1972), shkrimtari dhe teoricieni kulturalist zviceran Denis de Rougemont (1906-85) shpreh këtë ide disi të pazakontë: udhëheqësi i një vendi sillet me popullin e vet, po në atë mënyrë siç sillet burri (mashkulli) me gruan (femrën) në atë vend, a në atë shoqëri. Ai sqaron: një femër italiane përgjithësisht nuk i jepet një mashkulli dhe as nuk tërhiqet drejt tij, nëse mashkulli nuk arrin ta lajkatojë me fjalë femrën që do. Tek femra italiane (dhe përgjithësisht latine) joshja fillon me fjalët. Një burrë që flet mirë, që di të lajkatojë, që i përdorë fjalët me mjeshtri, ka shanse me të mëdha për të qenë një mashkull tërheqës në sytë e një femre italiane sesa një mashkull i heshtur, që nuk është fjalaman dhe spërdredhës fjalësh. Politikanit italian, udhëheqësit politik italian, në mënyrë që të jetë i suksesshëm, po ashtu i duhet të jetë një demagog i zoti, një fjalaman që i bën korte dhe lajka popullit të vet. Ilustrim tipik i kësaj, për Denis de Rougemont është Musolini (dhe po qe se do të kishte jetuar pas vitit 2000, ai sigurisht do të kishte shtuar dhe Berluskonin). Në të kundërt, shton ai, femra gjermane kërkon si stereotip jo mashkullin fjalaman, gjestikulativ dhe seduktiv lajkash, por atë që është burrëror, që të imponohet përmes premtimit realist, drejt mashkullit që duket se i përket kategorisë së njerëzve që janë në gjendje t’i realizojnë premtimet e veta. Udhëheqësit gjerman, sipas kësaj, nuk i duhet që të jetë fjalaman dhe sidomos seduktiv verbal. Udhëheqësi gjerman, që të jetë i suksesshëm në raportin me popullin e vet, i duhet që të mbajë premtimet, i duhet që t’i realizojë ata çfarë ka premtuar. Angela Merkel do të qe dhe ilustrimi më i bindës për t’u marrë, si udhëheqëse e Gjermanisë, po qe se do të ishim në favorin e tezës së de Rougemont. Natyrisht, libri i Denis de Rougemont nuk është kaq simplicist. Është një libër që ka tërhequr vëmendjen e lexuesve në mbarë botën (përkthyer në anglisht Love in the Western World) dhe vetë autori është i njohur jo vetëm si filozof dhe teoricien kulturalist, por dhe si njëri ndër mbrojtësit më bindës të krijimit të Federatës së Bashkuar Europiane. Libri i tij L’Amour et l’occident konsiderohet si një vepër që eksploron konceptet moderne të dashurisë përmes shqyrtimit historik, psikologjik dhe etik (i gjithë libri pështillet rreth mitit të Tristanit dhe Izoldes). Po qe se do ta pranonim si të vërtetë tezen e de Rougemont (që mund të jetë e ekzagjeruar dhe tepër përgjithësuese), si mund të qëndronte raporti burrë-grua dhe politikan-popull në shoqërinë shqiptare? Në raport me gruan a femrën që synon ta ‘pushtojë’ (një term ky i de Rougemont, i cili përdor paralelizmat mes terminologjisë ushtarake të pushtimit dhe fitores së një mashkulli që arrin të fitojë dashurinë e një femre), mashkulli shqiptar përpiqet të jetë sa më ‘burrëror’ duke nënkuptuar shpesh herë me këtë vrazhdësinë dhe brutalitetin. Në shumicën e meshkujve të shoqërisë shqiptare, e cila në pjesën më të madhe të saj është një shoqëri patriarkale, mbizotëron psikologjia se me femrën, qoftë ajo e dashura, e fejuara, gruaja duhet të tregohesh i rreptë. Po ta përkëdhelesh femrën, ta merr dorën. Kësisoj me femrën që do duhet të jesh manipulativ. Shtiru se e do, por në të vërtetë përdhunoje atë. Jo vetëm seksualisht. Përdhunoje me fjalë, me gjeste, me dhunë, mos i thuaj kurrë të vërtetën. Në rast të kundërt, të ikën. Të shkon më të tjerët. Nuk të respekton më...Cila do të ishte korrespondimi i kësaj psikologjie në raportin politikan-popull në

shoqërinë tonë? Nuk ke se si të mos e pranosh, se një shoqërie si kjo e jona, i ka korresponduar prej kohësh (me dashje a padashje) një klasë politikanësh patriarkalë, ku më i rëndësishmi është Njëshi i politikës, udhëheqësi i klanit, i fisit, i farefisnisë (këtë radhë i sublimuar nën emrin Parti politike). Udhëheqësi politik është personi që flet për politikën, ekonominë, taksat, historinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, abortin. E gjitha kjo përputhet me strukturën patriarkale të psikës së politikanit shqiptar. Dhe po kështu, duke ju afruar idesë së de Rougemont, paralelizmit mes raportit burrë-grua dhe politikan-popull, politikani shqiptar, që të jetë i suksesshëm, duhet ta dhunojë popullin e vet, ta ndërkëmbë atë, ta gënjejë, t’ia kthejë kurrizin, të mos ia thotë kurrë të vërtetën. Dhe sidomos duhet që ta manipulosh atë... Libri i de Rougemont m’u kujtua rastësisht tek lexoja në shtypin shqiptar lajmin për rishfaqjen e fotografive të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të Ditës së Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve. Në njërën ndër gazetat më të mëdha shoh veteranë me kapelë republike që përkëdhelin foton e udhëheqësit komunist shqiptar. Nuk ke se si të mos vëresh në fytyrat dhe gjestet e tyre një impuls të qartë seksual: në pamjet e atyre që përkëdhelin fotot e diktatorit është sublimimi i përkëdheljeve që ata kurrë nuk ua dhanë grave të tyre, gati-gati është sublimimi i një orgazme të pavetëdijshme. Tashmë dihet dhe pranohet dhe nga miqtë dhe përkrahësit e tij se vetë udhëheqësi komunist ishte tepër i dyshimtë në orientimet e veta seksuale (Në librin me kujtime “Kur Lindi Partia”, botuar më 8 nëntor të vitit 1946, E. Hoxha shkruan duke shfaqur qartë në mënyrë të pavetëdijshme orientimin e vet seksual: Shoku që do na flasi, ka ca mustaqe të holla dhe dy sy të ëmbël që ma rrëmbejnë zëmrën menjëherë... (është fjala për Miladin Popoviçin)...Në zemrën time një fuqi e madhe u fut. I mbaj mënd fare mirë ato çaste...) dhe kësisoj mund të thuash se ai vërtet, edhe po qe se do të donte ta respektonte femrën, e kishte të pamundur. Në një letër të cituar nga historiani Vasfi Baruti në librin “Enver Hoxha në optikë të re”, (Uegen-2013) botohet faksimilja e një letre të Hoxhës drejtuar Nako Spiros, në të cilën ai i rrëfen kamaradit të vet se “Delegatja (Nexhmije Xhuglini) është e patru…” . Dhe po kështu dihen historitë e tij të dashurive të refuzuara nga Musine Kokalari dhe Aurela Terusi, si dhe hakmarrjet e tij patologjike ndaj tyre. A mund të qe udhëheqësi shqiptar në politikë ndryshe nga ç’qe ai në marrëdhëniet me femrat e tij? De Rougemont do thotë të mos besojmë se ai mund të kishte qenë ndryshe. Por si çdo marrëdhënie, e cila ka dy palë bashkëvepruese, rishfaq ja e fotografive të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të Ditës së Çlirimit na tregon dhe atë masë të njerëzve të cilët manipulimin e udhëheqësit të tyre, egërsinë dhe dhunën e tij, mazohizmin e vetëviktimizimin, i kanë bërë pjesë të pandarë të jetës së vet. Shoqëria shqiptare dallohet nga gjykueshmëria, nga gatishmëria që kanë njerëzit për të dhënë gjykimet më të

2

rrepta për të tjerët, duke harrura gjykimin për veten...Ajo parabola e Platonit për njeriun që mban mbi supet e veta një hejbe me dy trasta, një të vogël, që zë gjysmë kilogram, të cilën udhëtari e mban para vetes, dhe një trastë që peshon pesëdhjetë kilogram, të cilën ai e mban pas kurrizit, trastë që ia thyen kurrizin por që udhëtari nuk e sheh thjesht se e mban pas kurrizit, dhe që ky udhëtar, si simbol i fatit të qenies njerëzore, mban në trastën e vogël hallet e botës, të cilat i sheh çdo ditë dhe më të cilat ai merret gjatë gjithë kohës, ndërsa në trastën e madhe që ia thyen kurrizin por nuk e sheh, ai ka vënë hallet e veta, të cilat ai nuk i sheh dhe më të cilat ai nuk mund të merret- kjo parabolë i përshtatet mrekullisht njeriut shqiptar. Dhe sidomos ne jemi të gatshëm për të gjykuar rreptë njerëzit që janë më të pambrojturit, më të dobëtit, duke patur një gatishmëri të frikshme për të goditur ata që janë më të ekspozuar ndaj goditjeve. Është e vërtetë se Femra dhe Fëmijët janë edhe viktimat e para të shoqërisë shqiptare. Ditët e fundit, në një letër drejtuar Presidentit të Republikës, nënshkruar nga një grup intelektualësh, ngrihej shqetësimi për nëpërkëmbjen e femrës ... në Shqipëri është vënë re një rritje shqetësuese e krimeve kundër grave dhe vajzave. Kjo klimë përveç që ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë, tregon se shoqëria jonë ka nevojë urgjente për një emancipim rrënjësor dhe për njohjen reale të të drejtave të gruas. Gjendjen shqetësuese e tregon edhe ‘Raporti mbi hendekun gjinor 2013’ i World Economic Forum, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në të 108in në botë... Në këtë rrebesh krimesh kundër femrës shqiptare, një adoleshente që ende s’kishte arritur moshën madhore, e shkatërruar psikologjikisht nga dhunimi personal dhe kufizimi i lirisë që kur ishte fare fëmijë, në kushte trysnie ekstreme dhe braktis-

jeje të gjithanshme zgjodhi rrugën më të gabuar për të shpëtuar nga mynxyra që i kishte rënë mbi krye. Është rasti i Nazime Vishës, e përdhunuar seksualisht që në moshën 14-vjeçare nga viktima e saj 45-vjeçar dhe e dënuar me 10 vite burg sepse mbronte veten nga abuzuesi i saj, në një kohë që kriminelë ekonomikë marrin poste të larta shtetërore dhe konsiderohen persona jo vetëm të respektuar, por dhe të paprekshëm. Pamundësia dhe mungesa e dëshirës dhe e sensibilitetit për të kuptuar tragjedinë njerëzore të një viktime dhe egërsinë e dhunës, tregon për gjykimin disproporcional dhe gatishmërinë për ta pranuar ligjërisht dhunimin e femrës. Dhe, duke kujtuar librin e de Rougemont, nuk mund të mos thuash se është dhe një shenjë e ligë e politikës shqiptare, e dhunës së saj dhe e mungesës së emancipimit të saj. Pal Kallmeti ka jetuar prej vitesh në qytetin e Lezhës, dhe ka qenë njëri ndër personazhet e çuditshëm që mbaj mend nga fëminia ime. Bridhte nëpër rrugët më kalldrëm, i mbuluar i gjithi nga hiri i Furrës së Smajl Ramës ku flinte gjatë natës, sepse ishte i pastrehë dhe Smajl Furrtari, të cilit i vinte keq për të, e lejonte të flinte në Furrën e qytetit. Kur frynte erë, njerëzit bënin kujdes që të rrinin sa më larg Palit, ndryshe do të mbuloheshin dhe ata nga shtresa e hirit të cilën era e shkundte nga rrobat e Palit dhe e shpërndante kudo si një masë mjegulle mbi qytet. Ishte një burrë i heshtur, tmerrësisht i heshtur, që fliste “një herë në vit” -siç komentonin banorët e qytetit, dhe kishte sytë më të butë që kam parë ndonjëherë tek një njeri. Shihte sikur donte të ndante gjithçka me të tjerët. Ah, ankoheshin banorët e qytetit, vetëm shikimin e tij nuk e durojmë. Se si të sheh, sikur i do të gjithë njerëzit pa interes! Duket si shikimi i një njeriut nga një botë tjetër! Të gjithë banorët e qytetit e pranonin se një herë e një kohë kishte qenë burri më i suksesshëm me femrat. Tregonin, në stilin e përzierjes së mitit me të vërtetën, aq karakteristik për rrëfimet e qytetit tonë, se andej nga viti 1940, në Romë, ku Pali kishte shkuar për të studiuar në një akademi ushtarake, kishte patur me qindra aventura me femra, derisa gruaja e një gjenerali Italian kishte rënë në dashuri keqas me të... Besohej nga të gjithë se gruaja e gjeneralit kishte qenë e para që e kishte joshur Palin drejt shtratit, duke shfrytëzuar udhëtimet e shpeshta të gjeneralit. Dashuria e tyre kishte vazhduar derisa gjeneralit i kishte rënë në vesh tradhtia bashkëshortore. Palin e kishin arrestuar dhe ’i kishin bërë një gjylpërë në kokë (një gjë e tillë besohej pa pikën e dyshimit nga të gjithë). Nga kjo, ai ishte bërë i heshtur dhe i ndryrë në vetvete. Nuk fliste me askënd, dhe komunikimi i tij i vetëm me të tjerët ishte ai shikimi i tij i butë që çuditërisht i acaronte banorët e qytetit...Por historia e Palit të Kallmetit mbahet mend nga banorët e qytetit tonë sidomos pas prishjes së marrëdhënieve të udhëheqësve shqiptarë me Bashkimin Sovjetik. Hrushovi ishte bërë njeriu më i keq në botë, tradhtari, armiku më i urryer. Dhe një ditë të ftohtë dimri, në Berberhanen e qytetit, kur njerëzit po diskutonin për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, që t’i shpëtojë të ftohtit të rrugëve, Pali papritur futet atje. Dëgjon se si dikush pyet nëse mund të ndreqen prapë marrëdhëniet...Në mënyrën më të papritur, Pal Kallmeti flet, me një zë të butë e të ngadaltë: I gjeni një grua gjenerali! Vetëm kështu ndreqet Shqipnia me krajlinë e Rusisë! Më vonë kam pyetur veten: A ka se si Pali i Kallmetit ta ketë lexuar Denis de Rougemont-in?

3


29

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

 Institucionet e rendit, të mjedisit, edukimit, kulturës etj., nga më të lartat e deri të varësisë më të ulët (secili prej tyre ka detyra, zgjidhja a moszgjidhja e të cilave ndikon në problemin në fjalë, por nuk mund të trajtohen këtu të gjitha), po ashtu janë ende tepër larg të qenit në krye të zgjidhjes së problemit

Përsëri rreth krimit në adoleshencë (Rreth ndikimit të veçorive të moshës e media-violencës në agresivitetin e moshave të reja)

Prof. Dr. Ylli Pango

N

jë film i shfaqur 15 vite më parë në Amerikë, u bë objekt i polemikës më të ashpër midis disa prej personaliteteve më të larta politike dhe autorëve të filmit. Të parët e quajtën filmin simbol i krimit dhe i perversionit, një grumbull sekuencash pa asnjë lidhje veç boshtit kriminal e agresivitetit, me ndikim tepër negativ te çdo adoleshent, i ri  apo qoftë edhe te një i rritur. Argumenti i autorëve të filmit, veçanërisht i aktorit kryesor, ishte edukimi nëpërmjet të kundërtës, të urresh duke njohur nga afër dhunën e perversitetin kriminal. Ky reagim, kjo polemikë, vinte nga Amerika. Në një shoqëri ku middle class (shtresa e mesme) zë pjesën më të madhe të popullsisë, ku standardi i zhvillimit kulturor e ekonomik është ndër të parët, në mos i pari në botë, ku ekstremizmi, manierizmi, novacioni i çdo lloji në modë, muzikë, mënyrë jetese ka rreth gjysmë shekulli që zë fill atje. Me dhjetëra filma të tillë, në ekranin televiziv sidomos, shfaqen tani në një vend të vogël ballkanik me mentalitet në tranzicion, me nocione ende të paformuara mbi kulturën e moralin, pas një përçudnimi idealizues gati gjysmëshekullor të tyre, me një fe të ndaluar për rreth 25 vjet e pa asnjë lloj lirie, jo më të ushtrimit të saj, por madje të dënuar si krim, me të rinj ende të parënë në kontakt me jetën pale më me botën e madhe, në pjesën më të madhe, me moshë të prirur psikologjikisht për imitim spontan të pavetëdijshëm, me identitet ende të papërcaktuar, në kërkim të tij, të formësimit shpesh provizor me prishje-shprishje të vazhdueshme, e veç kësaj me banda adoleshentësh të formuar që presin në gjirin e tyre gjak të ri, a me të tjera të reja në formim ku të tjerë të rinj a adoleshentë synojnë të marrin kreun e vendit a të shquhen. Krahas filmave, në media të shkruara e elektronike, shfaqen pothuaj çdo ditë kronika të zeza, vrasje, krime kryer nga kriminelë moshash të ndryshme por edhe nga ata të moshave më të reja, drogë e kapur, vrasje, plagosje, dhunim, vrasje në familje. Në një aspekt, psikologjik, veç modele të gatshme për t’u imituar, aspak të frikshme, shumë të afërta, të realizueshme, me koeficient adaptueshmërie të lartë, ato japin shpesh përfitim kolosal material për atë që ia del të mos bjerë në duar të drejtësisë, por edhe kur ndodh kjo, janë tepër joshëse si model trimërie, bravure, shenjë rritjeje, vitaliteti, ngjashmërie me heronj filmash, kronikash, ekranesh të vegjël e të mëdhenj, deri tek ai më i madhi i jetës. Dhe vijmë kështu natyrshëm tek ngjarjet e ditëve të fundit në Shqipëri, ku adoleshenti vret adoleshentin, dhe të tjera ngjarje paraardhëse, ku jo pa lidhje mund të përfshijmë edhe vetëvrasjet adoleshentore të gjithë këtyre viteve, që të gjitha derivate të të njëjtëve faktorë, socialë, mediatikë, psikologjikë, politikë...Le t’i analizojmë: Teoria psikologjike e modeleve, ndër më të njohurat e më të përafërtat në përcaktimin e saktë të sjelljes njerëzore e sidomos të asaj të moshave të reja, gjen, në shoqëritë e kohërave moderne, të zhvilluarat e sidomos a ca më keq në ato në tranzicion ndër zbatimet më konkrete të studimeve të saj. Sidomos ndër këto të fundit, tek ne, tek kjo shoqëri ende e vogël, e brishtë, (sado të hiqet e fortë), jo kohezive, e paformësuar, në kërkim e në ethe lindjeje ende, ku efekti i komprimimit 50-vjeçar, natyrisht tenton të kundërtën ekstremale dhe hap rrugën për të gjithë llojet e dukurive. Këtu tek ne, ka vite që mediat e tv shfaqin vrasje, serial killer, përleshje adoleshentësh, ekzekutime në grup të tyre nga moshatarë të çoroditur, porno, kapje grupesh droge (një pasuri e tërë, një jetë luksi për atë që ia del). Revistat e gazetat që i përsërisin këto prehen lirisht e të lira për këdo shesheve e trotuareve, alkooli e droga s’kontrollohen, lokalet janë të hapura çdo ditë e natë të javës. Le të jenë, do të thotë dikush. Askush nuk do në këtë shoqëri pseudomoderne të akuzohet për konservatorizëm, prapambetje, pengesë për shoqërinë e lirë, apo edhe për arsye sepse, siç ndodh rëndom me shqiptarët, nuk i ka pikuar ende çatia e vet. Por edhe nga neglizhenca e institucioneve, nga korrupsioni që  i mbështet, edhe dikush tjetër që mund të bëjë diçka hesht. Natyr-

isht s’është fjala për të filluar fushatë kundër tyre, për të shpallur luftën, luftuar... dhe fituar. Është rrugë e gjatë që dhe të tjerë shumë më të zhvilluar se ne, as nuk e kanë përshkuar e jo më mbyllur si duhet, por kjo nuk vlen si ngushëllim. Si fillim vetëm disa konstatime a fakte të nënvizuara që kur, por që mbeten njëlloj si në fillim të tranzicionit. Le të bëjmë disa krahasime të thjeshta me Amerikën. Për të pirë alkool në Amerikë duhet të kesh mbushur 20 vjeç. Madje edhe ai që i blen alkool një adoleshenti apo të riu nën këtë moshë dënohet. Patenta tek ne nuk i pengon kalamajtë të ngasin makinat, ndërkohë që në ShBA është në moshë të rritur rinore dhe nuk e mendon kush të shohë një kalama të ngasë makinë siç shohim rëndom në rrugicat tona. Për çdo film të transmetuar në kanalet televizive (përjashto kanalet private apo të specifikuar për filma porno, të cilët mund t’i shohësh me kabëll të paguar) edhe skena më e vogël erotike e jo më pornografike apo e violencës, shoqërohet me shiritin paralajmërues që shfaqet që në fillim e disa herë gjatë filmit: “Ky film përmban skena violence apo subjekte adulte. Udhëheq ja prindërore është e këshillueshme”. Tek ne këto shirita janë ende sporadikë, e shpesh përdoren edhe për humor. Reklamimi i mallrave a produkteve në televizionin amerikan është tepër serioz po ta krahasosh me ato që shohim në TV tona. (Sipas disa psikologëve, edhe erotizmi i përfshirë në reklamat e shfaqura në ekran ndikon mjaft në agresivitetin). As gazetat e as lajmet në tv nuk çelen e mbyllen me kronika të zeza. Padyshim ngjarjet e mëdha tragjike si ato të vrasjeve në shkollat amerikane të nxënësve nga shokë të tyre maniakë të rinj e adoleshentë, jepen gjerësisht por janë të rralla, jo të përditshme e të shoqëruara me masa të shumta, rrahje problemi nga të gjitha pikëpamjet profesionale psikologjike, politike, shqetësim të vazhdueshëm mbarëkombëtar. Të mos harrojmë, është një shtet kontinent i stërmadh e ku jetojnë 300 milionë përzierje e të gjitha racave, etnive, popujve, të botës. Ka edhe mjaft shembuj të tjerë. Kjo është Amerika në këto aspekte. Por në një demokraci aq të zhvilluar, madje në një vend sa një kontinent, natyrisht do të gjesh gjithçka madje do të të bjerë më tepër në sy, pasi është dhe aspekti pozitiv e ka 50 vjet që Amerika në mjaft aspekte e modelon Europën si një shëmbëlltyrë të vogël të saj dhe ato që bëjnë me përshtypje, që janë më komerciale a më nxitëse, sigurisht përhapen apo zënë vend më shpejt sidomos  këtu në vendin më të varfër a më të pazhvilluar europian. Po kështu atje, po të gërmosh, mund të gjesh perversitetet më ekstreme apo krimet më të përbindshme, revistat apo filmat më të rafinuara a më të pacipa porno dhe filmat horror më të llahtarshëm, hipitë më të fandaksur apo maniakët më të pabesueshëm. Por s’është kjo Amerika en general. Ndryshe s’do të ishte ajo që është, me atë zhvillim, progres, demokraci. Zhvillimin, kulturën, shtetin s’mund t’i mbajnë në këmbë e t’i çojnë përpara këto. Amerika në shumicën e saj është, demokraci, shtet, rend, rregull, kishë, familje, “ Middle class society” , me parime të forta morale, me një edukatë të konsoliduar  fetare, që punon tërë javën deri në shtatë pasdite a më shumë. Ndërkaq atje, media, filmi, tv (por gjithnjë e më shumë rrjetet sociale) zënë ende mjaft vend në kohën, jetën e adoleshentëve e të rinjve, por jo vetëm ata me agresivitet të çoroditur, modele anormale a identitete të catura, por dhe ata të realizuar artistikisht a teknikisht, apo të paarritshëm si nivel i lartë, për shkak të lojës së aktorëve, regjisë apo tematikës së mprehtë. Por ka edhe subjekt policesk, horror në media, tv e kudo madje edhe subjekte a seriale të lehtë fare a siç thuhet limonadë. Në fund të fundit njeriu i jeton të gjitha gjendjet psikike a emocionale (ka momente kur s’gëlltit dot tjetër veç limonadës). Diapazoni i interesave apo karaktereve njerëzore është gjithashtu pa

fund. Industria e ëndrrave amerikane i ka parashikuar apo më saktë i ka llogaritur të gjitha këto. Është një eksperiencë e gjatë, ku ndërthuren biznesi, arti, psikologjia etj. Gjithsesi, jo veç modelim negativ e impakt kryesisht të tillë mediatik, artistik, filmik, televiziv si tek ne. Dhe në këtë diapazon filma të tipit të atij që ngjalli polemikë ne SHBA janë një përjashtim që vërteton rregullin. Kurse diku, për shkak të naivitetit, nivelit të kulturës a mosnjohjes mund të prishin rregullin a shtojnë më shumë çrregullin. Ky ndofta është problemi ynë në një aspekt të thjeshtë social Pra, le të kthehemi sërish te një shembull i yni i përmendur më sipër: shfaqet një film me dhunë e vrasje. Shikohet në ekranin e tv në lajme, një ngjarje makabre ku adoleshenti vret shokun e tij. Në një lajm  tjetër adoleshenti var veten. Një fëmijë nga një fshat i veriut, a i jugut, nga provinca a edhe nga kryeqyteti, e shikon dhe pasi pyet prindërit a e vrasin vërtet veten aktorët e merr përgjigje negative, eksperimenton te vetja e përfundon tragjikisht. Dikush tjetër, përgjithësisht më i rritur, mund ta ketë eksperimentuar te të tjerët, a do ta eksperimentojë më vonë? A po është ky tipikisht rasti i adoleshentit që vrau në shkollë shokun e tij? Apo mos vallë jo vetëm në shkollë, por edhe në mes të qytetit, në bare a vende të tjera publike të cilat numërohen jo pak, së shpejti edhe në shtëpi, këto ngjarje janë të rastit? Ngjarja e fundit që ndodhi pranë qendrës së Tiranës apo ajo e Shkozetit etj, padyshim është e predispozuar si fenomen të ndodhë tashmë kudo në Shqipëri. Veç shkaqeve të tjera të formimit a mosformësimit të identitetit adoleshentor, problemeve të rritjes së tij, kërkimit të vetvetes, pa dyshim një arsye duhet kërkuar edhe në imitimin e skemave të filmave policeskë e me kriminelë ku pavarësisht nga “happy end”- i kriminelit në burg, ajo që mbetet në kujtesën e kriminelit të ardhshëm janë manierat dhe “heroizmat” e tij, mënyra se si vret e sakaton, goditja spektakolare me grusht apo pistoletë etj. Ndër njerëzit e paformuar të moshave të reja, pakkush përqendrohet te thelbi racional apo edukimi nëpërmjet të kundërtës apo te fitorja e së mirës mbi të keqen,

siç thonë disa specialistë në mbrojtje të lirisë mediatike e filmike. Në përgjithësi mosha është ende larg përgjithësimeve të tilla. Tek ne veç kësaj, niveli kulturor, formimi i varfër edukativ i bën adoleshentët tanë madje të mos ndajnë dot filmin nga jeta. Në prizmin psikologjik, instinkti i agresivitetit i drejtuar herë së jashtmi e herë drejt vetes, gjen terren për t’u shfaqur në formën e imitimit apo të lojës i nxitur  nga faktorë të jashtëm inkurajues si filmat, lajmet, skenat e tv me porno e me dhunë. E veçanta është se kjo lojë luhet me jetën e të tjerëve, të vetë fëmijës apo të adoleshentit. Në një prizëm tjetër po psikologjik, për vetë veçoritë e psikologjisë së tij, fëmija e ca më shumë paraadoleshenti e adoleshenti, kërkon të identifikohet, të ndjekë shembullin e dikujt, të provojë, qoftë edhe të eksperimentojë. Kur ajo që shfaqet në ekranet e kinemasë apo të televizorit, deri në lajmet e ditës, qoftë dhunë, seks, krim, agresion, etj., nuk ka dallim nga një film normal në aspektin e kohës kur shfaqet (filma të tillë i sheh normalisht në drekë ose në darkë, në orë jo fort të vona), të ndalimit nga më të rriturit për ta parë, të interesit madje nganjëherë edhe më të madh të vetë të rriturve për atë lloj skene, lajmi, filmi; atëherë përse për fëmijën të mos bëhet për adoleshentin, objekt admirimi, imitimi, madje edhe mishërimi në vetvete të asaj që sheh? Ky është një problem ende i madh, siç e thamë, për vende nga më të zhvilluarat demokratike e me nivel kulturor e tradicional të avancuar. Po për ne? Dikush mund të shtronte problemin e raportit të numrit të lajmeve, skenave, filmave me dhunë ndaj atyre normalë. Madje kjo ndofta është shtruar dikur a mund të shtrohet sërish, për të provuar se lajmet, skenat, programet tv, filmat e atij lloji nuk zënë ndonjë vend aq të madh. Kjo nuk është e as do të jetë, aq e rëndësishme sa ç’përpiqej ta bënte dikush kur jepte përqindjet të cilat i dilnin të vogla. Fenomeni është shumë më tepër cilësor e jo i vogël edhe në terma sasiorë. Së pari, për kinemanë as që mund të flitet pasi dihet dhe është shtruar prej kohësh si problem, se s’mbahet mend që kur nuk është shfaqur film për të qenë në to (përjashto javët e organizuara të filmit të huaj të vetëm disa pak vendeve). Në ekranin e vogël ndofta raporti është pozitiv në favor të filmit pa dhunë e seks. Le të pranojmë për një moment këtë. Por kjo përsëri nuk ngre aq peshë. Kronikën e zezë ne e kemi kudo që nga mëngjesi në darkë, lajmet makabre po aty. Le të marrim aspektin profesional, a atë më të specializuar, atë të njohjes së adoleshentit e prevenimit të shfaqjes së tij kriminale. Psikologun shkollor e kemi përfshirë prej vitesh në organika, por një për qindra nxënës, madje disa herë edhe një për disa shkolla, niveli i kulturës psikologjike të prindërve e mësuesve të adoleshentit është ende shumë i ulët, kultura e përgjithshme po ashtu e dobët. Specifika e periudhës që kaluam dhe e asaj që po kalojmë, sidomos në raport me ndikimin e të rriturve në psikologjinë e moshave të vogla dhe adoleshencës, është një tjetër faktor që e bën problemin akoma më  tepër kritik e të diskutueshëm. Ne kemi mjaft të rritur me mangësi kulturore e psikologjike që vinë si derivat i asaj kohe e që nuk kanë gjetur dot as veten e tyre në kushtet e reja e që kësisoj nuk mund të rrisin, edukojnë, formësojnë, adoleshentë sipas parimeve të një shoqërie të re demokratike, qofshin këta të rritur, në rol prindi, mësuesi, a drejtuesi institucioni.  Institucionet e rendit, të mjedisit, edukimit, kulturës etj., nga më të lartat e deri të varësisë më të ulët (secili prej tyre ka detyra, zgjidhja a moszgjidhja e të cilave ndikon në problemin në fjalë, por nuk mund të trajtohen këtu të gjitha), po ashtu janë ende tepër larg të qenit në krye të zgjidhjes së problemit. Të gjitha këto faktojnë se ka ardhur koha për një fillim, së paku vetëm fillim, zgjidhje frontale, shqetësimi të madh social ku duhet të marrin pjesë sa më shumë njerëz, të thjeshtë por sidomos të kualifikuar, institucione, grupime, shoqëri civile etj.


30

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

Fjalëkryqi klasik 1

2

Përjashtohet nga turneu se i ngjan Jezu Krishtit

3

4

13 17

5

18

19

8

36

10 16

21 24

30

9

15

20

27

11

12

16

22 25

26

33

34

28 31

32

37

38

41

39

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

43 45

49

46

47

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Apartament i vogël banimi. 8. Mal i vendit tonë. 13. Organizatë Financiare. 14. Frikë e madhe tmerr. 16. Kodi i kartës telefonike. 17. Mjet transporti pa motor, që tërhiqet nga një automjet. 21. Dije e thellë dhe e gjerë e fituar nga përvoja e gjatë e jetës. 23. Secila nga ndajshtesat trajtëformuese që u vihen në fund temave të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës gjatë lakimit a zgjedhimit. 25. Flori. 26. Ferrari, konstruktori i makinës me të njëjtin emër. 27. Ngec në cepa. 28. Që i përket një njeriu të vetëm. 29. Drejtor Drejtorie. 31. Totozani i Avokatit të Popullit. 33. Ndërmarrje Prodhuese. 34. Tufë kafshësh. 36. Lëndë e hidhur që dëmton organizmat e gjallë. 38. Propozim për çmimin e mallit që shitet. 40. Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha në majë të kërcellit. 41. Kundër. 42. Gabime të rënda. 43. Pranimi i hapur i një të fshehte ose i të metave. 40. Lumë në Itali. 45. Përemër vetor. 47. Notë muzikore. 48. Ambasada Amerikane. 49. Vladimir, kompozitor i njohur. 50. Formulë e shkurtër, e cila shpreh thelbin e një ideje.

1. Ndërtesë e shkatërruar, që i kanë mbetur vetëm muret. 2. Polanski, regjizor i njohur. 3. Përpjekje jashtë mundesive për të bërë diçka. 4. Shyti i kinemasë shqiptare. 5. Njësi vlerësimi për shahistët. 6. Simboli kimik i radiumit. 7. Përdoret kur shprehim mospërfillje, mosbesim, nënvlerësim a përçmim për dikë. 8. Sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në dhe në Indi. 9. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 10. Mendim që kemi formuar për dikë a për diçka, gjykimi e vlerësimi ynë për të. 11. Përemër vetor. 12. Shtet në Azi. 15. Ai që stërvit e drejton një skuadër. 18. Instituti Bujqësor. 19. Notë muzikore. 20. Vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me madhësi të ndryshme, të cilat i godasin me dy çekanë të vegjël për të nxjerrë tinguj. 22. Skuadra Europiane. 24. Diçka që mbahet e fshehtë. 30. Erë e fortë e me shi. 32. Markë kamioni. 34. Mbahen zogjtë në të. 35. Druri, ose... 37. Letërsia Turke. 39. Hajde! 40. Ndërtesë e një organizate. 44. Pjesëz mohuese. 46. Agjensi Detare.

Sudoku | nivel mesatar 1 4 8

7 6 5 7 5 8

2 5 7

2

6

4

4 9 3

3

5

8 3 4

4 9 2 7

6 4 9 2 1 6

3 8 6

1 3 2

9 2 7

7 2 1

8

8

9 3 8

8 7 2

Një britanik është përjashtuar për të dytën herë nga një turne i lojës me shigjeta për shkak se “ngjan me Jezu Krishtin”. Nathan Grindal ishte larguar nga turneu i vitit të kaluar, Cash Converters Players Champions, sepse pasi e panë në ekranin e madh rreth 5.000 njerëz filluan të bërtisnin: “Krishti, Krishti”. Këto zëra u pengonin lojtarëve, prandaj atij iu kërkua që të largohej. Grindal në javën e kaluar u shfaq edhe në garën e sivjetme, mirëpo pjesëtarët e sigurimit nuk e lejuan që të merrte pjesë. “Dy anëtarë të sigurimit më tërhoqën në një anë dhe më thanë se nuk mund ta shikoja garën, sepse nuk dëshironin që të ndodhte e njëjta gjë si në vitin e kaluar. Unë nuk kam faj që i ngjaj Krishtit”, ka deklaruar Grindal.

40

42 44

49

7

14

23

29

6

5

7

2 9 2

1

2 5 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3

6

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dita e sotme do filloje vrullshëm dhe me debate te forta ne çift. Megjithatë me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Ne mbrëmje atmosfera do ndryshoje tërësisht. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te krijuar lidhjen e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te hidhni hapa te nxituara sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Nëse jeni ne një lidhje do kaloni një dite paksa delikate. Nuk do jeni dakord me disa gjera qe do ju thotë partneri juaj dhe do këmbëngulni qe ai te ndryshoje mendim. Beqaret do takojnë një person i cili do ju përshtatet si ne pamjen e jashtme ashtu edhe ne karakter. Ne planin financiar situata do jete me e qete se një dite me pare, por shpenzimet e tejskajshme duhen shmangur.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Klima yjore do jete mjaft e favorshme për jetën tuaj ne çift. do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do bashkëpunoni. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do kenë një dite me pozitive. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Financat do mbrohen gjate gjithë kohës nga yjet dhe nuk pritet asnjë surprize e keqe.

Dite e kënaqshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me realiste dhe nuk do kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah. Beqaret do influencohen pozitivisht nga Hëna e cila do ju krijoje mundësi te shumta për takime. Financat duhet organizuar me mire ne mënyrë qe te mos ketë asnjë problem.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do bënit mire te qëndronit larg partnerit tuaj sot sepse vetëm ne këtë mënyre do shmangnit debatet e zjarrta me te. Me mire reflektoni me kujdes për gjithçka ka ndodhur deri me sot. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe nëse nuk e gjejnë dashurinë e madhe sepse miqtë nuk do i lënë aspak te mërziten. Situata financiare ka rrezik te jete paksa e paqëndrueshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

6

6

4

1

5

Do ndiheni te kënaqur sot ne jetën tuaj ne çift duke qene se partneri do kujdeset t’ua plotësoje te gjitha dëshirat. Te dy do tregoheni edhe me te hapur për te provuar eksperienca te reja. Beqaret do kenë një dite me fat dhe do mund te realizojnë disa takime vendimtare. Ekuilibri financiar do mbizotërojë gjate gjithë ditës. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 146, 201, 278, 478, 560, 564, 641, 901. Numra me 4 shifra: 1555, 2524, 2825, 4587, 5210, 5260, 5958, 9878. Numra me 5 shifra: 08215, 13451, 15424, 21023, 25355,

41520, 41869, 51452, 52632, 54115, 54152, 62815, 82527, 85411, 86320, 95489. Numra me 6 shifra: 082501, 102221, 152598, 152631, 157485, 381436, 455537, 465985, 485415, 526325, 539250, 551759, 635298, 642814, 814621, 825373.

Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do mundoheni ne çdo moment te krijoni një klime sa me te ngrohte ne çift. Me ndihmën e yjeve do ja dilni mbanë. Beqareve do ju ndryshoje shume shpesh humori dhe nuk do jene ne qejf për te dale neper takime. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mos keni vështirësi me vone.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do jeni shume xheloze gjate kësaj dite për partnerintuajdhekjomundtendezeherepas here mosmarrëveshje te mëdha. Kujdes sepse po vazhduat kështu do keni probleme serioze. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin sot sepse mund te digjen keq. Ne planinfinanciarështëditameepërshtatshme për te kryer investime dhe transaksione.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Debatet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe surprizat do mungojnë tërësisht. Beqaret do takojnë disa persona interesante, por asqeri nuk do jete i gatshëm te krijoje një lidhje me at duke qene se kane angazhime te tjera. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni masa strikte.

AKREPI (22/X-21/XII)

Tregohuni shume te kujdesshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse yjet do ndikojnë negativisht dhe do lindin debate pa fund. Asnjeri prej jush nuk do toleroje. Beqaret do dëshirojnë ende te përfitojnë sa te mundin nga liria qe kane dhe nuk do nguten te dalin neper takime. Ne planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Për planin sentimental ambienti do ndryshoje tërësisht gjate kësaj dite. Do keni nevoje për me tepër qetësi, qëndrueshmëri dhe do bëni çfarë te mundeni për te ruajtur një klime harmonike. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te realizuar takimin qe kane ëndërruar. Financat nuk do jene aspak problematike, përkundrazi me pak maturi mund edhe t’i përmirësoni ato.

PESHQIT (20/II-19/III) Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur me emocione te njëpasnjëshme. Mund t’ju behet edhe një propozim mjaft interesant sot nga partneri. Takime vendimtare priten gjate kësaj dite për beqaret. Shfrytëzojeni çdo moment. Ne planin financiar do merrni frytet e një periudhe te tere mundimesh dhe përkujdesjeje.


31

E shtunë-diel, 07-08 dhejtor 2013 www.mapo.al

mapo lunch

Iris Luarasi:

Do kisha qenë Oprah Winfrey e Shqipërisë Mira Kazhani Nëse nuk do ta kisha dëgjuar Iris Luarasin dhe do kisha parë thjesht një foto të saj, do mendoja se kam të bëj me një stiliste, me një grua që jeton në shtëpi e rrethuar nga përkëdheljet e një burri të pasur, dhe pse jo mund të më ish dukur edhe beqare, po nga ato të lumturat ama. Ajo ka një stil shumë të veçantë. I pëlqejnë aksesorët e fortë dhe shkëlqyes. Flokët bionde e artë dhe buzët gjithmonë të lyera me një ngjyrë të kuqe, shege. Nëse vetëm do e kisha dëgjuar atë, e zëmë se Irisi ishte një anonime që shkruante nëpër gazeta, do kisha imagjinuar një grua me peshë, e veshur mundësisht me ngjyra të përmbajtura, me flokë të shkurtër dhe të palyer. Fatmirësisht, jo vetëm unë por të gjithë ju që lexoni tani këtë Mapolunch, e dini që Iris Luarasi është pak nga të dyja imagjinatat dhe thellësisht një bionde aspak bionde. Ndërsa unë po e pres tek “Sophie”, ajo më shkruan se po nxiton të jetë në kohë. Ka qenë në një nga ato mëngjeset ku flitet për dhunën ndaj grave. Irisi është një nga aktivistet me zërin më të fortë për këtë fenomen. Kur ajo parkon, unë e pyes me pak konfidencialitet, nëse këto mëngjeset që zgjasin 4 orë duke qarë halle shqiptare në anglisht, janë të mërzitshme dhe pse jo të kota?! Irisi më tregon se shpreson që të vijë një ditë që të gjithë të merremi me gjëra konkrete dhe se asnjë përpjekje nuk është e kotë, e çfarëdolloj forme qoftë ajo. Në Tiranë është kohë e zymtë, por Irisi seç ka atë shkëlqimin dhe duket sikur edhe emri i ka destinuar pak natyrën e saj diellore. E pyes nëse ka patur ndonjë periudhë në jetë ku është ndjerë e përvuajtur, e pakrehur, e pamotiv? -“Uh, plot mi goce. Po nëse do më kërkoje për një periudhë, do thosha kohën kur më pushuan nga Radio Tirana në vitin 1995. Atëherë punoja me Enon (sot bashkëshorti i saj) në Radio Tirana dhe vendosëm që për herë të parë të pasqyronim shtypin e ditës në mëngjes. Nuk e bënte askush në atë kohë dhe ishte diçka e re. Na u desh që të shkonim derë më derë që botuesit të na i falnin gazetat, sepse fond për t’i blerë nuk kishim. Ata na i falnin, ne i lexonim. Por kjo nuk zgjati shumë pasi në krye të RTSH-së në atë kohë u vu një nga mikeshat e mia më të mira, Neta Malaj. Të gjithë më thanë se isha me fat dhe unë u përpoqa shumë që mos të shfrytëzoja miqësinë në raport me punën. Por ndodhi çudia! Një ditë Neta më thirri në zyrë dhe më tha se bëja një emision paçavure, ku lexoheshin titujt e gazetave. U habita sepse mendoja se ishte gjëja më e mirë. Ajo më sugjeroi që

duhet të mos lexohej “Zëri i Popullit” dhe “Koha Jonë”. Unë isha 21 vjeçe, dhe i thashë se kjo është diçka e mirë, pasi Radio është e depolitizuar dhe me këtë dëshmonin faktin. Të nesërmen titulli i “Koha Jona”, ‘Maskarallëqet e Berishës’ na flaku në rrugë edhe mua, edhe Enon. Kohë e cila bëri që të niste jetë radioja e parë private, Radio Ime 105.4 mgh. Të pushoi mikja jote? “Po po, mikesha ime më e mirë. “ -Po ju e dini Iris se edhe në 2013 janë të shumtë si mikja jote në krye të medias. Media vazhdon të kontrollohet? “Po, e di dhe kjo është një fatkeqësi e medias”. -Po të ishe ende duke bërë gazetaren, në cilin televizion do doje të punoje? “Besoj që nuk do e bënte dallimin shumë televizioni. Unë e pëlqej edhe Topin, Klanin, Vizionin. Tch e shoh për disa arsye, Klan-in për arsye të caktuara dhe sikundër shoh në ‘Vizion’ lajmet që po bën Lutfi Dervishi, të vetmet që më sjellin atë çka unë u mësoj studentëve”. Çfarë ju mëson studentëve? “Që lajmi lokal është ai që afekton njerëzit. Nuk është politika, apo teori të mëdha konspiracioni. Fundja qytetari do përgjigje për gjëra krejt të thjeshta, gati rutinore por që bëjnë jetën tyre. Unë jam in love me gazetarinë amerikane dhe për të dalë tek pyetja jote Mira, do kisha dashur të bëja një emision të natës. Një David Laterman, por edhe Oprah Winfrey është një format që do e kisha dashur shumë”. -Pse nuk e bën? “Jo, për momentin. Duhet ta mendoj mirë dhe do duhet të heq dorë nga gjithçka kam tani. Nuk është e thjeshtë të mbyllësh cikle të vjetër e të hapësh kapituj të rinj”. Dhe pse është pak ftohtë, me Irisin vendosëm të rrimë jashtë. Unë kam porositur një briosh me gjalpë, ndërsa Irisi, një lëng portokalli të shtrydhur. Ajo është e ngrohtë dhe ka një gjë që ia kam zili vërtet. Nuk e shoqëron paqartësia në atë që thotë e bën. Duket nga ato femrat që i ka vizatuar një diell vetes, dhe se sikur vetëndriçohet edhe kur përreth bie shi. Nuk është depresive si këto tipat e mençur apo më saktë si disa gra që të duken sikur kanë ngrënë të gjitha bibliotekat e botës dhe mezi iu kupton mesazhin. Rrallë njerëzit e ditur dinë të fshehin kulturën e tyre ose më saktë ta përmbajnë nën fre atë. E keni parasysh sa arrogant bëhen ata që e lënë të lirë të kullojë sa lartposhtë kulturën dhe informacionin e madh. Me Irisin flasim për dashurinë, martesën. Ajo

vetë thotë se është lumturi të zgjohesh në mëngjes me njeriun që do. Ka qenë me fat që ka dashuruar shokun dhe sërish kanë mbetur shokë të mirë. -Dukesh sikur jeton mirë? Ke veshje të shtrenjta, makinë të mirë, udhëton shpesh? Tani, si i bie të jesh ti në Shqipëri, shtresë e mesme apo e pasur, sepse kam vështirësi t’i shquaj këto ndarjet unë? -“Besoj shtresë e mesme. E pasur kurrsesi. Të them të drejtën nuk jetojmë me lukse, por edhe paranë gur nuk dua ta bëj. Ne kemi vendosur mos të kemi një shtëpi të dytë, sepse ato lekët e mureve kemi vendosur t’i shpenzojmë për pushime”. Bëni shpesh? -Këtë vit dy herë kemi pushuar. Si e ke raportin me paranë? -Të tmerrshëm! Kisha menduar se me fitoren e Rilindjes, ju do të kishit një pozicion kyç. Dhe jo vetëm unë. E kam dëgjuar shpesh emrin tuaj të lakohet për TVSH, për AMA etj. Por asgjë! E di që ke dëgjuar, por nuk ka patur asgjë konkrete. Meqë më pyete, dua të bëj një sqarim për ty por edhe për ata që do e lexojnë këtë profil. Kur kam mbrojtur në debate Rilindjen, në asnjë rast nuk kam qenë e dërguara e PS. Isha vetëm Irisi. Nuk ka një marrëdhënie pune, borxhi a ku di unë si mund ta përcaktoj mes nesh. Unë besoja që Berisha duhej të largohej dhe se vendi kish nevojë për diçka të re. A po jetojmë diçka të re? “Besoj që po. I shoh të gjithë ministrat e Ramës të dobësuar. Unë them me humor është dieta ‘Rama’. Kjo tregon se ata janë të frymëzuar dhe se po iu del shpirti në punë. -Mendon se Rama tashmë e ka besuar që është kryeministër dhe se po bën kryeministrin? Ka di-

Gjatë kohës që flasim telefoni i bie pa pushim. E ftojnë nëpër emisione. Më tregon se nuk e ka të thjeshtë të thotë jo, sepse shumë janë miq, kolegë dhe disa studentë. Nuk dua të bëhem si parja e kuqe, më thotë ajo dhe qesh. Ndonjëherë dëmtoj edhe veten duke mos thënë jo.

sa që mendojnë se është ende i dehur nga ëndrra e bërë realitet... Të jetë Rama kaq romantik? Mendoj se puna e Ramës si kryeministër ndahet në para protestave dhe pas protestës për armët kimike. Pas protestës Rama është shkëputur nga “dehja”, e cila ishte deri diku normale. Mendoj që ai po punon dhe kërkon që me ekipin e tij të sjellë një Shqipëri tjetër. Nuk besoj se ministrat punojnë dhe Rama fle gjumë. Ta thashë më lart, janë të gjithë 10 kg më pak. Dhe besoj e di që Rama nuk është njeri i thjeshtë për të punuar me të. Po Basha? Nuk e di. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që ka besuar se nëse do kishte opozitë ndonjëherë në të ardhmen, ajo do të ishte me Sokol Olldashin. Tani që ai nuk është më, nuk di të them. Basha është nga ata që i merr gjërat në sipërfaqe. Shikon klanin e vet në PD dhe nuk mendon si t’i bashkojë të gjithë. Nuk mund t’i lejosh vetes në opozitë të merresh me klanin tënd, aq më tepër kur ke një opozitë copë-copë. Gjatë kohës që flasim telefoni i bie pa pushim. E ftojnë nëpër emisione. Më tregon se nuk e ka të thjeshtë të thotë jo, sepse shumë janë miq, kolegë dhe disa studentë. Nuk dua të bëhem si parja e kuqe, më thotë ajo dhe qesh. Ndonjëherë dëmtoj edhe veten duke mos thënë jo. Në fakt Iris, çfarë është televizioni, media, gazetarët? Janë pjesa më dinamike e shoqërisë. Megjithë ato intrigat, xhelozitë, konkurrencën, gazetarët janë njerëzit më simpatikë. Me ata koha kalon pa u ndjerë. Çfarë duan studentët më shumë? Televizionin. Të gjithë duan të jenë aty ku je ti Mira sot, - më thotë ajo. Por unë sot lexova, i tregoj për një artikull të Erli Muratit, një koleg i mirë. E lexova në mëngjes në ipad tim, para se të shkoja edhe tek furça e dhëmbëve. Ishte një kujtesë për “Koha Jonë” dhe niste me një citat që më ngacmoi: ‘Gazetarët e rinj nuk pinë alkool dhe nuk divorcohen më’. Ishte diçka në kuptimin që të rinjtë nuk janë mirëfilltazi gazetarë, jo më! “Nëse unë nuk do pija birra me skafistët në ’98, nuk do kisha bërë një reportazh i cili fitoi një çmim në atë kohë lidhur me trafikun ilegal”, - më përgjigjet vrikthi Irisi, duke më sqaruar se me kohën dhe me Enon e ka mësuar ndonjë gotë alkool. “Por nuk do të thotë asgjë, Media është udhë dhe ka gjarpërushet e saj. Unë shpresoj që të vjetrit dhe të rinjtë të mësojnë mos të dehen nga suksesi, as nga dëshpërimi”.


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 07-08 dhjetor 2013

www.mapo.al


Mapo 07 08 dhjetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare,.

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you