Madame Mapo

Page 84

Manual i ëmbël

Burri tortë margarita

Është klasiku shtëpiak, është djaloshi i portës përballë. I lezetshëm, i sjellshëm. I edukuar, inteligjent, i moderuar. Tipi klasik që do t’i pëlqente mamit tënd. Sa keq që i mungon pak karakter. Të gjitha dhuntitë e tij janë në nivele mediokre dhe nuk ka ndonjë talent të veçantë. Me fjalë të tjera është një konformist i lindur. Mbi të gjitha, shepsh është e vështirë që ta mundësh, për shkak të pedanterisë, që mund të arrijë në nivele acaruese. Ai që mamit tënd i duket një burrë për së mbari, është në të vërtetë një “përsosmëri” irrituese.

Burri profiterol

Bën pjesë në kategorinë e burrave me lugë. Mes të tjerash është një nga tipat më tërheqës dhe më pak të rrezikshëm, me kusht që të jeni të gatshme të përfshiheni në lëkundshmërinë e tij vullkanike. Ekstremist pasionant dhe impulsiv, spontan, rebel, është klasiku bukurosh dhe djallëzor, që fshihet pas një sipërfaqeje të errët dhe misterioze dhe fsheh një zemër kremi. Dashuron sinqerisht me intensitet dhe bujari, është romantik dhe altruist, por është edhe i paqëndrueshëm, sjell telashe, i lëkundur, agresiv dhe shkatërrues. Nëse vërtet e do këtë mashkull, mos ji kurrë hipokrite dhe ji gati të përfshihesh nga ndryshimet e tij të befta të humorit.

Burri puding

Mes burrave me lugë, ekzemplari është pudingu, që ka një thelb amorf, të paqëndrueshëm, që merr forma të ndryshme. I lëkundur që preferon të mos i japë rëndësi asgjëje. I paqartë dhe melankolik, pa shumë potere, burri puding përshtatet me pothuajse çdo situatë me ëmbëlsi. Arrin gjithçka që do në mënyrë mediokre dhe nuk ka ndonjë profesion të vërtetë. Me pak fjalë, prej tij nuk mud të presësh shfaqje të ndonjë personaliteti të spikatur dhe as vendime të forta.

Burri babà

Është ndoshta burri më i fshehtë jo vetëm i kategorisë së burrave me lugë, por i gjithë pastiçerisë mashkullore. Është i mbushur plot me egoizëm, e kujton veten padron të botës, ose të paktën dëshiron të jetë i tillë. Ka një etje të pamatshme për pushtet. Është mospërfillës dhe kapriçoz, kolerik dhe i frustruar, arrogant, shpesh servil me ata që janë më ta fuqishëm se ai, por i gatshëm të sulmojë këdo që e konsideron inferior. Mashkulli më i keq, ai që beson se gjithçka i detyrohet atij dhe që i kultivon defektet e tij, i bindur se po ua lë trashëgimi brezave të ardhshëm.

Burrë tortë me gështenja Burri sacher

Është një i rritur i pjekur që i ka mbyllur hesapet. Është i veçantë, i rezervuar dhe elegant, i rafinuar dhe esencial. Kaq prestigjioz, kaq pa ngjyra, kaq bon ton. Ne pamje. Po, sepse pas një kremi joshës me sheqer, është i pajisur me instinktet më të neveritshme dhe një ambicioz që i kalon të gjitha caqet. Me fjalë të tjera: një hipokrit, që fsheh pas asaj pamjeje të sjellshme dhe të rafinuar, mbetjet e një fëmijërie të pakonsumuar.

84

Sipas autores së librit, Bettina Dal Bosco, në çdo burrë ka pak miell gështenjash, po më i rralli është ai që e ka miellin e gështenjave përbërësin kryesor. Është mashkulli parahistorik, që përgjigjet me murmuritje dhe ka pak instinkte bazë. I mbyllur, koprrac, i pavëmendshëm dhe kokëfortë. Gjatë një bisede filozofike ose ekzistenciale ai është jashtë bisede dhe në pjesën më të madhe të rasteve duket sikur po flisni me murin. Por është edhe energjik, instinktiv dhe një partner i devotshëm. Ndoshta nuk bën deklarata romantike, por e tregon dashurinë e tij me veprime të thjeshta. Ty të takon aftësia për ta interpretuar. qershor 2012


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.