Issuu on Google+


2

shkurt 2012


3

3


SiFillim

Standardi i të parave Kishte që nga kohët e Jacqueline Kenedi-t që Amerika nuk i kushtonte kaq shumë vëmendje një zonje të parë sa cc’i kushtoi Michelle Obama-s. Edhe pse e kanë të institucionalizuar rolin e bashkëshortes së Presidentit, duhet ndoshta një “revolucion” në imazh që këto zonja të kthehen në mit. Për stilin unik, kostumet femërore rozë, vargun e perlave apo shallin në kokë, e para, dhe për fustanet e thjeshta mbi gju e zhaponetë e theksuara nga dalin muskujt e skalitur të krahut, e dyta. Që në fillim u krahasua me Jacqueline Kenedi-n dhe nuk janë të pakët ata që popullaritetin e Presidentit e lidhin edhe me imazhin e së shoqes. Sepse mesa duket në perceptimin popullor, edhe kur vjen puna tek politika, liderët duhet të jenë si yjet e popit, të këndshëm për syrin. Në Shqipëri nuk kemi ndonjë traditë të tillë. Vetëm nëse do quanim Zonjë të Parë Mbretëreshën Geraldinë (pa dashur të hapim luftë me mbretërorët), por duke e quajtur thjesht gruaja e burrit numër një të shtetit. Atëherë po që do të kishim një Zonjë të Parë të denjë për t’u krahasuar me simotrat në botë, jo thjesht për shkak të hireve fizike, por edhe të stilit të veshjes, elegancës në sjellje dhe finesës edhe në gjestin më të vogël. Ndoshta ishte pikërisht ky lloj respekti që impononte pamja e saj e jashtme që e ka bërë edhe propogandën e diktaturës, zakonisht të pakursyer në epitete negative e sharje, që të ishte më e matur përpara kësaj zonje të hirshme në krahasim me gjithë ç’është thënë për të shoqin. Në 40 vjetët që pasuan, pamja e zonjës së parë të përjetshme Nexhmije Hoxha, ishte standardi i kohës: perëndimore në vitet ’40 dhe alla BGSH (Bashkimi i Grave të Shqipërisë) në vitet të vijim, me ato kostumet e zymta pa pikë feminiteti dhe e varfër në aksesorë. I takoi zonjës Liri Berisha të vendoste të parat standarde të Zonjës së Parë në Shqipëri, ndonëse gjatë qeverisjes së parë të demokratëve ’92 – ’97 roli i saj ishte më në hije. Me veshje përgjithësisht serioze ajo është komentuar gjithmonë për mirë, duke lënë imazhin e një zonje pa tepri e që nuk gabon burrë në veshje. Disi më sportive dhe e hapur për gazetarët qe pastaj Lidra Meidani, ishte e para që u fotografua në vilën presidenciale dhe u shfaq në shtyp si Zonjë e Parë.

4

Bëri pra “revolucion”, por nuk la gjurmë: mungesa e një stili personal bën që pakkush sot ta mbajë mend. Shumë më tepër mbeti në kujtesën e shqiptarëve Xhoana Nano, jo vetëm për kuriozitetin që ngjalli me hiret fizike dhe moshën e re, kur u bë gruaja e dytë e Kryeministrit Fatos Nano, por edhe sepse nisi të quhej zyrtarisht zonjë e parë për shkak se presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu, ishte i ve (Presidenca e asaj kohe vijoi të emërtonte zyrtarisht si të tillë bijën e Presidentit, Mirelën). Një profil relativisht të ulët publik ka mbajtur dhe e fundit Zonjë e Parë, Teuta Topi. Me pamje rigorozisht klasike dhe patëmetë në pritje zyrtare dhe tejet të shkujdesur në jetën publike, Teuta Topi ka ruajtur gjithsesi një marrëdhënie të mirë me mediat, duke qenë herë pas here protagoniste, por pa e tepruar e pa u bërë e lodhshme për askënd. Tani është radha e Odeta Nishanit. Në këto javë të para e tërhequr nga media. Pak faqe më tej në të parën intervistë dhe set fotografish. Një zonjë e parë me veshje stil Michelle Obama dhe me një feminitet Geraldine në të folur dhe gjeste. Si do mbahet mend? Kemi pesë vjet për ta zbuluar. Sot kemi kënaqësinë ta zbulojmë të parët. ivatico@gmail.com qershor 2012


5


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA Drejtore: Iva Tiço Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi Redaktore: Arta Çano Fotograf: Armand Sallabanda Art Designer: Ilir Drizari Bashkëpunëtorë: Agjencia: Bindi Model Management Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri Marketing & Menaxhim: Vera Përleka Cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com Menaxher shitjesh: Robert Mane Cel.: 068 20 55 440 Llogaritë bankare: Banka Kombëtare Tregtare: 402167411CLPRCLALLJI ALL 402167411CLPRCFEURYL EURO Banka CREDINS: 67524 ALL 239126 EURO Raiffeisen Bank: 0002076051 ALL

6

PERMBAJTJE QERSHOR

NË KOPERTINË

ODETA NISHANI

DITËT E FUNDIT PREJ TË PANJOHURE ZONJA ELEGANTE, QË PUNON NË MINISTRINË E TURIZMIT, E QË PAS PAK DITËSH DO JETË ZYRTARISHT ZONJË E PARË. PËRGATITJET PËR DITËN E BETIMIT DHE PRITSHMËRITË PËR JETËN E RE. MARRËDHËNIET ME DY FËMIJËT DHE HISTORIA E DASHURISË SË ÇIFTIT

8 Kinkaleri 12 Tonight nga Ilva Tare 16 Punë burrash Xhani Shqerra 17 Këtu ka festë Ngjyrat e moshës në UET quhen Alumni Night Sharm Geraldine 28 Nën dritat e skenës Ermonela Jaho, si u ngjit një yll 36 Strategji tej qelqeve Dhe këmbët ndalen para vitrinës

20 eta Nishani

Në kopertinë: Od

40 Histori nga auditori Ëndrra të realizuara në diell 44 Koha e politikës Eva Longoria: Nuk jam më shtëpiake 89 Mes fletësh Botimet e reja 94 Në tryezë Pasdite të akullta 96 Stil arredimi Ngjyrat janë në modë 96 Mes fletësh Botimet e reja 98 En prive Elina Duni

NË PLAZH 56 Mbi rërë S’ka më bikini 74 Përballë diellit Solar, solar, solar 78 Pa pasqyrë Truku ikën me pushime 86 Kartolina e verës Pushime dhe jetë nate qershor 2012


EDITORIAL FASHION

Bukuri ujore

NGA KY KËNDVËSHTRIM E SHOHIM KËTË MUAJ PAMJEN. JO VETËM MODËN. SEPSE NË DITË TË NXEHTA SI KËTO QË PO KALOJMË, MODA I TAKON QYTETIT. NE KEMI SHKUAR SHUMË LARG TIRANËS. SEPSE NË VERË NUK RRIHET NË QYTET. POR NUK KEMI MARRË RRUGËN E RIVIERËS SHQIPTARE. MADJE NUK JEMI FARE NË SHQIPËRI.

56

TRENDET E MOMENTIT

STIL & BEAUTY 51 Transparente Tyli, mon amour

52 Look-u disk ret Vishu me rërë

53 Bon ton

Pa lule s’ka verë

54 E ylbertë

Të fortat ngjyra

66 Në sirtar

Madame Extra

Kthehet sapuni

48 “po”-të dhe “jo”-të e Julkës

70 Në sallon

80

Flokët e reja të verë

s

72 Në majë të gi shta

ve

Aksesorë mbi thon

76 Erdhi vera Parfumet e reja të

j

stinës

Në familje

themi fëmijës Po ndahemi. Si t’ia

82 85 90 92

rrave Manuali i bu

rtat

Meshkujt janë si to Në shtrat

it

Ç’të bësh pas seks E akullt

n

Akulloret? Lejohe Tunduese

ëkatojnë

Edhe të njohurat m

7


Kinkaleri HUMANE

Yjet që nuk i harrojnë të tjerët Janë të bukura, janë të famshme dhe shumë të pasura. Po flasim për yjet e sotshme dhe të djeshmet, të kthyera në ikona të botës së kinemasë dhe të spektaklit, që lakohen, përveçse për bukurinë, famën dhe karrierën, edhe për interesin e treguar ndaj çështjeve sociale. Audrey Hepbun, Lady Diana, Angelina Jolie, Charlize Theron, Carla Bruni dhe Brigitte Bardot janë disa nga gratë e famshme që u kanë dedikuar pjesë të jetës së tyre ndihmës për të tjerët. Që nga mbështetja për popullsinë e botës së tretë, tek çështjet ambientaliste dhe të drejtat e kafshëve. Mbledhin fonde, denoncojnë situata, luftojnë për një çështje të drejtë, vizitojnë spitale, jetimore, kampe refugjatësh apo zona të goditura nga katastrofa natyrale. Një shembull i shkëlqyer, jo dhe aq i ulëritur, shpesh i përulur dhe i heshtur, që i bën këto dive akoma më tërheqëse, përtej trukut, glamurit, shkëlqimit dhe veshjeve firmato.

8

tangërlliqe nën diell Unë vdes të shijoj revistat e jashtme zë hundor, jo vetëm nga mishi i huaj që gjatë verës, jo sepse jam ndonjë ka në hundë, por dhe nga tangë rlliku leximtare e madhe shkrimesh, por që e karakterizon në të folur), shalli sepse kanë ca fotografi fantastike Hermès (dikur i tregoi një shoqeje vajzash në breg të detit, me ca të përbashkët që kishte harxhuar çdo veshje më fantastike akoma dhe lek që kishte e që s’kishte vetëm për me aksesorë. Shall me ngjyra në ta blerë, 469 dollarë) dhe në këmbë kokë. Varëse të madhe me gurë me një palë nallane, që nuk ia hedh sytë ngjyra. Tualet smookey eyes me ca fare, vetëm që mos të dëgjoj se çfarë qerpikë të hatashëm dhe në këmbë firme janë (nallane janë të shkretat, ndonjë palë nallane nga ato me takën nuk janë këpucë për të shkuar në pesëmbëdhjetë centimetër. Shto pastaj dasmë). Normal që sapo më takon ndonjë palë rroba banje trikini (as më thotë: “Uuuuaaaa, po ti ç’je bërë me trup e as veç e veç, kam mësuar ca kshu?”. Në të qindën e sekondës nga këto llafet e modës unë!), edhe një mendohem: t’ia rras një grusht apo kaftan transparent dhe një gotë mohito ta pyes “Si, kshu?”. Zgjedh të dytën. në dorë, ulur në një shezlong të veshur Dhe marr përgjigjen që dukem si me lëkurë në një plazh me rërë borë gocë e vogël, kshu pa tualet dhe me të bardhë e ujin blu gurkali... Eh, kjo këtë fustanin me mace. Sapo bëhem duhet të jem unë! Por ja që në vend të gati të buzëqesh (kot e paragjykova, shallit kam një kapele me strehë dhe është e mirë e shkreta!), ajo vazhdon: flokët që mblidhen nën të, në fytyrë “Nuk i merr ni në kohë rrogat atje tek asnjë grimë tualeti (nuk është se jam e studioja ligjore, që je me këto rroba bukura e dheut, por nuk më shkon dora banjot ndryshe-ndryshe, që t’i kam të marr rimelin e të llangosem para se të parë parvjet?”. Gati në një kohë vijnë dal në diell), një palë shapka sportive dhe pyetjet e tjera: Pse më kanë dalë me gisht, në vend të nallaneve të ca njolla, pse jam dobësuar kaq shumë, ëndrrave, një palë rroba banje të shoqëruar me këshillën: “Shto ca kile, kuqe poshtë dhe të verdha sipër (ama se na tmerrove”... (Sikur t’ia kisha të poshtmet i kam model brazilian veshur me grusht që në fillim, tani do dhe nuk më vjen fare turp ta pranoj isha duke pirë atë birrën si zonjë). Por që gjithë dynjaja i ka sytë tek unë. ja që mami më ka mësuar që budallait Pales tra mesa duket i nxori lekët e dhe të ligut duhet t’i hap rrugë. Prandaj veta) dhe asnjë gjurmë të kaftanit. i them që po iki se kam punë dhe nuk ia Kur shkoj të pi një birrë te bari ngjitur, zë në gojë rrogën e saj, që nuk merret vesh një fustan pambuku rozë me një kurrë në një revistë të falimentuar, “Hello Kitty” përpara (nuk është si ku punon këtë vitin e fundit, nuk i shpir t ajo macka?!) dhe asnjë gjurmë përmend fare atë kohën kur mami i mohitoje gjëkundi (epo e bukur është saj qante se çupa nuk i mbaronte dot kjo pije, ama ajo mentja nuk i durohet gjimnazin dhe e futi në një shkollë nate, fare. Ku ka si birra?!). Shezlongët e as kur ishte e vogël që merrte borxh bardhë dhe deti gurkali, po dihet, këpucët e kushërirës për të shkuar në ekzistojnë vetëm nëpër reklama. Me një vizitë. Nuk i them as që e di mirë këtë look-un tim pra, vite dritë atij kush është ai i “zoti” i jahtit që i ka që më frymëzon, nisem të marr atë blerë ato rrobat e banjos. Normal që birrën e famshme, kur ja ku shoh atë: nuk i them as ta mbushë barkun me vajzën e një shoqes së mamit. Trikini bukë para se të blejë atë shallin që ka Blumarine (“i bleva për një jaht miiiii, në kokë. Jam vajzë e mirë unë, zonjë, nuk është i hatashëm?!”, thotë me një jo shaka.

qershor 2012


LEGAL DARJEL SINA

pyesni juristin Përshëndetje Para disa muajsh, dy miq të mi vendos që të blejnë një shtëpi. Pronari i shtëpisë u kërkoi 5 mijë euro parapagim. Nënshkruan një kontratë mes tyre, jo në praninë e noterit, dhe ranë dakord që pjesën tjetër të pagesës do ta bënin pasi të hynin në shtëpi. Por më pas ndërruan mendje dhe vendosën të mos e blejnë më shtëpinë. Por ndërkohë, pronari i shtëpisë nuk pranon më që t’i kthejë 5 eurot. A ka një mënyrë, duke shfrytëzuar kontratën e nënshkruar, që

Jurist, pedagog në UET

ata të mund t’i marrin sërish paratë e tyre? Faleminderit Ledia, Elbasan Përshëndetje Dy personat e mësipërm kanë lidhur midis tyre një kontratë shitjeje, e cila përcakton kalimin e pronësisë të një sendi të paluajtshëm nga shitësi tek blerësi. Në bazë të nenit 83 të Kodit Civil, në këtë rast duhet të kemi një akt noterial, i cili regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm. Në rast se veprimi juridik për kalimin e pronësisë të ndodhte ose të varej nga një ngjarje, e cila nuk dihej në

ai & ajo psikologu përgjigjet Para tre vjetësh i dashuri im vdiq në një aksident automobilistik. Pësova vërtet një tronditje të madhe. Sepse lidhja jonë funksiononte vërtet shumë mirë. Duheshim dhe së shpejti kishim menduar që të bashkëjetonim. Pas fatkeqësisë u mbylla në vetvete dhe nuk kisha dëshirë të njihja më askënd. Tani që kanë kaluar tre vjet, kam filluar të dal me dikë, megjithatë hezitoj ende të lidhem. Kam frikë se do ta krahasoj në çdo moment me ish-të dashurin tim dhe kjo do më bëjë që të ndihem edhe

momentin e lidhjes së kontratës, atëherë blerësi duhet të kishte përcaktuar në kontratë kushtin in concreto. Në rast se blerësi nuk ka përcaktuar asnjë kusht në kontratën e shitblerjes dhe nuk parashikohet asgjë në kontratë, atëherë ai mund t’i drejtohet gjykatës me anë të begatimit pa shkak, pasi shitësi nga momenti që kontrata zgjidhet, fiton 5 mijë Euro pa ndonjë shkak, pasi s’kemi më kalimin e pronësisë nga ai tek blerësi.

KLODIANA TURHANI Psikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UET

më keq. Si mund të veproj në një situatë të tillë? Marina, Durrës E dashur Marina, më vjen keq për humbjen që keni pësuar. Kur njeriu humbet një të afërm ,janë gjithmonë të vështira fjalët e duhura për t’i bërë eko dhimbjes dhe përjetimeve që juve keni kaluar. Frikërat që ju ndjeni se mos rrini në kujtimet e lidhjes së parë dhe nuk investoni në lidhjen e dytë janë të kuptueshme. Qenia njerëzore, kur ankthi e përshkon në disa raste është e prirur të rrijë i stopuar në atë çfarë ka humbur apo në ndjenjën se jeta do të kishte

qenë ndryshe po të mos kishte ardhur vdekja. Në fakt, realja me egërsinë e saj i lë njerëzit të papërgatitur mbi mënyrën se si duhet ta ridimesionojne jetën. Mendoj se të dalësh, të takosh njerëz të rinj, në qoftë se nuk të ndihmon të heqësh ish-të dashurin nga mendja, të ndihmon të qartësosh idetë mbi atë çfarë do. kloturhani@yahoo.com

9


Kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Dietologia Erdhi plazhi, dua të dobësohem Në këtë rubrikë do të gjesh të gjitha këshillat klasike të gjyshes për të zgjidhur problemet e vogla të shtëpisë. Si për shembull pastrimet në kuzhinë, njollat e vështira, duke përdorur metodat natyrale, tamam siç bënin dikur gjyshet tona

Nëse formohen njolla ndryshku në tehet e thikave ose pirunëve, pastroji me një fletë qepë, të lyer më parë me sheqer. Gjatë përgatitjes së një ëmbëlsire, kur rreh gjalpin dhe sheqerin, shto edhe një ose dy lugë me ujë të nxehtë. Do të rrihen shumë shpejt dhe masa do jetë e butë dhe homogjene. Për t’u dhënë qepëve dhe kungulleshkave të mbushura ngjyrën e artë gjatë pjekjes, rrih një ose dy të verdha veze dhe përhapi mbi perime. Më pas pudrosi me bukë të thekur. Kur aroma e pakëndshme e shtëpisë nuk del as nga dritaret e hapura, hidh një lugë kafe të bluar në një enë më ujë të nxehtë dhe lëre të ziejë për disa minuta, duke e kontrolluar që të mos digjet. E gjitha shtëpia do të marrë aromën e mirë të kafesë. Ziej pak uthull me pak qepë pa lëkurë, piper, dafinë dhe fara karafili. Hidhe në një shishe qelqi dhe lëre të ftohet. Shërben për t’ia hedhur llojeve të ndryshme të sallatave. Për të shmangur aromën e mykut që marrin shpesh herë veshjet që palosen në dollap në pamundësi për t’i hekurosur menjëherë, hidh bashkë me detergjentin larës edhe pak kripë të imët. Realizo vetë manikyrin. Në një enë me ujë të ngrohë shtrydh lëngun e një gjysme limoni. Mbaji gishtat në të për pesë minuta, shpëlaji dhe thaji duke shtyrë lëkurat nga brenda. Fërkoji thonjtë me lëkurën e limonit, thaji dhe shkëlqeji me një copë të thatë. 10

Përshendetje Këtë dimër kam kaluar një periudhë stresuese dhe e kam tepruar pak me ushqimin. Tani që më duhet të nisem me pushime, shoh që rrobat e banjës mezi më bëjnë dhe silueta ime nuk është dhe aq e bukur. Kam kohë vetëm dy javë. Ç’mund të bëj? Dy javë janë shumë pak, në fakt, dhe nuk mund të ndodh asnjë mrekulli. Kujdesi për peshën dhe për shëndetin duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe duhet ta kemi gjatë gjithë vitit. Një trup i shëndetshëm dhe i hollë nuk ka stinë, është i domosdoshëm në të gjitha stinët e vitit. Është e vërtetë që në verë jemi të veshur më lehtë dhe na dalin në pah më shumë format e trupit dhe kilet e shtuara gjatë dimrit, por nuk mund të korrigjojmë shumë në 2 javë. Por kur ndodhemi në këto kushte është shumë e rëndësishme të mos biem në kurthin e dietave të pakontrolluara dhe të njëanshme, që premtojnë mrekullira, por që sjellin pasoja në shëndet dhe rrezik të dëmtimit të lëkurës. Janë dieta që sigurojnë rënie të menjëhershme të shumë kileve në pak kohë, e cila është një rënie e masës muskulore dhe e paqëndrueshme, duke shkaktuar efektin yo-yo, si rezultat i të cilit ndodhin çarje dhe dëmtime të lëkurës që humbet elasticitetin. Kur ndodhemi në kushte mbipeshe, ajo që rekomandohet është një dietë ipokalorike e ekuilibruar. Një dietë ipokalorike do të thotë të marrim më pak kalori nga ushqimet që konsumojmë në ditë nga sa organizmi ynë ka nevojë për të kryer të gjithë veprimtarinë tonë ditore. Por e rëndësishme është që kjo dietë ipokalorike duhet të jetë e rregullt dhe e ekuilibruar, në mënyrë që organizmi të ketë mundësi të kryejë rregullisht të gjitha funksionet e tij metabolike, pa qenë i detyruar të përshtasë deformime për të sintetizuar elementet makroushqyese që i mungojnë. Kjo realizohet duke konsumuar ushqime nga të gjitha grupet ushqimore. Karbohidratet, që duhet të përbëjnë bazën e menusë sonë ditore dhe që duhet të konsumohen në çdo vakt. Karbohidratet duhet të përbëjnë 55-60% të kalorive tona ditore dhe duhet të jenë në formën e karbohidrateve komplekse si drithërat, buka, makaronat, orizi, patatja, etj. Proteinat duhet të zënë 15-20 % të kalorive ditore. Proteinat duhet të sigurohen nga bulmetrat, qumështi, kosi, djathi, etj (të preferohen të skërmuar), mishi duhet të kontrollohet sasia e konsumit të mishit të kuq (1 deri në 2 here në javë) dhe të zëvëndësohet me peshkun, pulën, vezën etj. Një pjesë e mirë të proteinave duhet të sigurohet nga proteinat bimore në formën e bishtajoreve si fasulet, thjerzat, bizelet, qiqrat, etj. Yndyrnat duhet të përbëjnë 30 % të kalorive ditore dhe duhet të zotërojnë ato bimoret në formën e vajrave bimore, si vaji i ullirit, lulediellit dhe të gjitha farave të tjera, duke konntrolluar konsumin e dhjamit, gjalpit e të yndyrnave shtazore. Por vendin kryesor në menunë tonë ditore, kryesisht në kushtet e një diete ipokalorike, duhet ta zënë frutat dhe zarzavatet. Duhet të konsumojmë të paktën 5 racione në ditë. Çdo vakt duhet ta fillojmë me një pjatë të bollshme zarzavate të freskëta, pasi përveçse janë të pasura me vitamina, kripëra minerale, antioksidues dhe fibra, kanë aftësi të mira ngopëse, kjo për shkak të fibrave, të cilat na ndihmojnë të konsumojmë më pak në sasi ushqimet e tjera më kalorike. Një dietë e rregullt me vakte të rregullta dhe e ekuilibruar duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të rregullt.

ferrollari@yahoo.com qershor 2012


nga duart e tua

Aperitiv total green Këshilla dhe ide për një koktej vegjetarian. Me bazë djathi dhe perimesh. Por me një kusht: që të jenë të gjitha të gjelbra. Nuk është e vështirë të gjenden. Sidomos të gjelbra. Dhe kokteji del edhe fashion! Organizo një koktej me pjatanca me bazë vetëm perimesh dhe djathi. Të freskëta, të shpejta, argëtuese, për një mbrëmje që ka kryefjalë shijen, por edhe shëndetin. Sepse e kemi thënë dhe stërthënë: perimet dhe frutat janë ideale për një shëndet të mirë, por edhe për të ruajtur një formë të mirë fizike. Fillo duke shërbyer një aperitiv të shoqëruar nga një tortë e kripur me spinaq ose një alternativë tjetër do të ishte një tortë me perime dhe djathë të butë. Si garniturë mund të shërbejë një pjatancë me selino të mbushur. Por me siguri që këto të parat do boshatisen shumë shpejt. Shto toptha të vegjël krem djathi me gjethe mentjeje

të freskët dhe lëkurë kastraveci të grirë. Ngelemi gjithmonë tek e gjelbra apo jo? Nuk duhen lënë në asnjë mënyrë pa provuar shpargujt e freskët të mbuluar nga djathi i tymosur. Nuk e lëmë asnjëherë pa përdorur djathin. Shkon perfekt me perimet e gjelbra. Prandaj e radhës është një pjatancë me qofte të vogla me djathë dhie dhe në fund një përzierje fantastike me djathë pecorino dhe mjaltë. Mos dysho ta shijosh këtë të fundit. Është shumë e shijshme. Nëpër cepat e tavolinës duhen vendosur pjatëza të vogla me copa parmixhani dhe speca të gjelbër të prera në shirita të hollë. Shoqëruar me një karpaço patëllxhanësh, që i japin edhe më shumë shije ca fokaçeve të holla dhe të pjekura mirë me rigon dhe kripë. Mos i vër fre fantazisë. Realizo një shportë me një brumë të krijuar nga mielli i misrit dhe parmixhan të grirë. Pasi të jetë pjekur dhe ftohur, në të vendos sallatë me angjinare të pagatuara, pecorino, arra dhe salcë selinoje. Aperitivi i gjelbër është perfekt.

Këpucët? Sipas modës

Vera kërkon ngjyra të forta. Mos vapo t’i blesh. Mund t’i krijosh edhe vetë. Argëtohu duke i shtuar gardërobës një aksesor neon, duke përdorur një palë këpucë të vjetra, bojë spraj të bardhë dhe ngjyrë neon, qese dhe ngjitës. Frymëzohu nga Oscar de la Renta, Versace, Jason Wu. Në fillim izolo zonën që do lyesh. Përdor ngjitësin e letrës për të mbrojtur pjesën tjetër të këpucës. Pastaj përdor një qese për ta izoluar të gjithë këpucën, duke e fiksuar mirë që të mos lëvizë. Në fillim lyeje zonën e takës dhe të majës me ngjyrë të bardhë, pastaj sprucoje me të verdhë. Është koha për të shijuar rezultatin! Ka ca pika boje që duhen fshirë? Përdor aceton për thonjtë. Kjo teknikë është e shpejtë dhe zbavitëse dhe mund të përdoret për të personalizuar shumë aksesorë, si çanta dhe rripa.

11


Kinkaleri

Modë dhe mood Mos vraponi pas modës së radhës, që mund t’ju nxjerrë linja të shëmtuara apo t’ju veshë me ngjyra që nuk iu përshtaten. Së fundmi kam mësuar se gra të zonja dhe me stil janë ato që e bëjnë vetë modën e tyre duke investuar në një gardërobë klasike. Nëse siguron veshjet klasike atëherë je më shumë se modern, je zonjë klasi dhe siç thonë fqinjët tanë përtej Adriatikut, klasi nuk është ujë, rrjedh nën vena Sa herë ulem të shkruaj për “Madame” (ndoshta për shkak te emrit të dashur të huazuar nga frëngjishtja) frymëzohem të përdor fjalë të huaja. Kësisoj udhëtimi i fundit në Milano më solli ndërmend se edhe moda është me mood, pra me gjendjen e humorit për ta pëlqyer dhe përqafuar atë. Së fundmi moda është bërë e çuditshme, abstrakte dhe

12

ndoshta pak e pakapshme për shijet e mia. Me kalimin e viteve kam mësuar se në modë është ajo ç’ka më shkon më shumë. Si ngjyrat ashtu edhe prerjet, modelet janë në modë kur unë i zgjedh si të tilla. Marketingu sezonal i firmave luksozeve të veshjeve nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të gjejë ide të reja për të shitur në masë stile dhe modele të vjetra. Ato rikthehen herë pas here të shtuara apo përmirësuara me elementë që në dukje janë të modës sepse duhet justifikuar çmimi i rritur dhe etja e shtuar për të hyrë në gardërobën e blerëseve bujare. Unë jam një prej tyre. Blej shpesh, por rrallë ndryshoj stil në varësi të tendencave të modës. Të investosh në një gardërobë të qëndrueshme, si në garën me kohën ashtu edhe më modën duhet mencuri dhe dashuri për veshjet. Vetëm një sugjerim nga dikush që ka shpenzuar dhe pësuar duke qenë e infektuar nga virusi i blerjeve të teshave të bukura. Mos vraponi pas modës së radhës, që mund t’ju nxjerrë linja të shëmtuara apo t’ju veshë me ngjyra që nuk iu përshtaten. Së fundmi kam mësuar se gra të zonja dhe me stil janë ato që e bëjnë vetë modën e tyre duke investuar në një gardërobë klasike. Nëse

siguron veshjet klasike atëherë je më shumë se modern, je zonjë klasi dhe siç thonë fqinjët tanë përtej Adriatikut, klasi nuk është ujë, rrjedh nën vena. Rrugët e Tiranës të ofrojnë shpesh pamje të dhimbshme grash e vajzash që bien viktimë e modës apo edhe të mood-it të momentit. Është e kuptueshme që jo të gjithë kanë të zhvilluar shqisën e shijes për tu kombinuar bukur apo veshur hijshëm. Por, jam e bindur që të gjitha duam të dukemi bukur dhe të pëlqehemi nga të tjerët. Nëse arrijmë të kthejmë edhe ndonjë kokë, edhe më mirë akoma J. Ka shumë mënyra për t’ia arritur këtij qëllimi femëror. Më e mira është t’i qepim trupit veshjet që i rrinë për shtat, pavarësisht tendencave të sezonit, stilistëve apo marketingut të botës së modës. Do kërkojë kohë që moda dhe mood-i të mos konfliktohen me njëra tjetrën, porse kur ajo ditë të mbërrijë gardërobat tona do të duken më mbresëlënëse dhe pesha e bukurisë dhe stilit do të jetë më e rëndë dhe më e vlerësuar. Mbi të gjitha nëse arrijmë të dalim nga shtëpia me një puhizë të lehtë buzëqeshjeje, ia kemi dalë të jemi mirë me modën dhe mood-in që na duhet për të mbaruar ditën. qershor 2012


13


Kinkaleri

G

ratë dhe futbolli rrinë me njëra-tjetrën si burrat dhe rimeli. (Shënim për bjondet: do të thotë: nuk shkojnë fare!) Megjithatë ky kampionat evropian, përveç lehtësimit, që i bën qytetit, fshatit, hapësirave publike dhe jetës në përgjithësi, e ka rënduar komunikimin. Sidomos nëpër studiot televizive, ku dominojnë dy specie: futbollistët ose ish-futbollistët dhe vajzat. Ta ndjekësh dëshirën e të dy palëve për t’u artikuluar, shoqëruar me fjalë që shtyjnë njëra-tjetrën në panikun e mospërkitjes aty (e ndoshta përkitjes askund) është një akt heroizmi më vete. Vajzat, që në të shumtën e rasteve janë të reja e të hajthme; brune që mundohen të shfaqen si bjonde apo bjonde që mundohen të hiqen si tifoze futbolli, shfaqen, sigurisht, një rast më tundues. Një case study. Nga vijnë ato? (Se ku shkojnë të gjithë e dimë, por më mirë të mos e themi). Preferohen velinat. Velina kam marrë vesh se quhen ato kërcimtaret e emisionit informativo - satirik “Fiks fare”, që mundohen të bëjnë të lehtë një show, që është ndërkohë e tillë. Nuk janë kurrë në një ngjyrë të flokëve; vijnë nën atë miksim pornografik brunetë - biondinë dhe thirren nëpër studiot e debatit sportiv për të bërë atë që bëjnë te ‘Fiksi’, kur nuk hidhen-përdridhen:

14

Vera para këmbëve të kryqëzuara Është një luks i madh televiziv: të të ftojnë për të kryqëzuar këmbët. Jemi në një verë të sunduar nga futbolli: në Ukrainë dhe Poloni u zhvilluan finalet e kampionatit europian. Në qytetet ku luheshin ndeshjet kishte dy palë njerëz, që paguheshin për të përdorur këmbët: futbollistët për t’i luajtur ato dhe prostitutat për t’i hapur. Në Tiranë këmbëve u është dhënë një status i ri, ende i padëgjuar as në statuset e facebook-ut, kryqëzimi

Nga Alfred Lela

kryqëzojnë këmbët. Është një luks i madh televiziv: të të ftojnë për të kryqëzuar këmbët. Jemi në një verë të sunduar nga futbolli: në Ukrainë dhe Poloni u zhvilluan finalet e kampionatit evropian. Në qytetet ku luheshin ndeshjet kishte dy palë njerëz që paguheshin, për të përdorur këmbët: futbollistët për t’i luajtur ato, dhe prostitutat për t’i hapur. Në Tiranë këmbëve u është dhënë një status i ri, ende i padëgjuar as në statuset e facebook-ut, kryqëzimi. Po sikur drejtuesi i emisionit, në çastin e prezantimit, të aksh vajze, veline a modele, të thoshte

diçka si: kemi të ftuar sonte në debatin për gjysmëfinalen Gjermani-Itali zonjushën X Y e cila gjatë dy orëve të emisionit do të kryqëzojë këmbët. Nazim Hikmet, poeti turk, ka një poezi për verën, e cila në një prej vargjeve përthyhet: na shkoi vera para syve. Një aktualizim i saj do të nxirrte pa mundim: na shkoi vera para këmbëve të kryqëzuara mirë dhe fjalëve të kryqëzuara keq. (Dhe kjo nuk është verë: as për ata që duan fjalët dhe as për ata që duan këmbët!) Ka një farë shovinzimi mashkullor në këto radhë, por ka një përjashtim të femrës nga bota e qershor 2012


futbollit në Shqipëri, që është disa herë më i madh. Dhe shovinizmi nis pikërisht aty. Dhe bash për këtë instrumentalizimi i vajzave të reja, për të siguruar dekor laryshan e seksual nëpër studiot e debatit sportiv, ngjan edhe më i fortë, edhe më i pavend. Femra dhe futbolli në Shqipëri e kanë humbur kontaktin fiks në vendin, ku ky kontakt duhet të merrte jetë: nëpër stadiume. Vajzat dhe gratë shqiptare nuk shihen kurrë nëpër stadiume në ndeshjet e kampionatit dhe në numra të paktë kur luan kombëtarja. Shqipëria nuk ka stadiume, që do ta ndillnin femrën, as për nga infrastruktura dhe as si vend zbavitës. Madje as

vetë futbolldashësit shqiptarë, besnikë të lojës edhe në ndeshjet e kampionatit, nuk duket se shkojnë atje për futbollin. Turma gjithnjë e më pakët, e gjithnjë e më e egërsuar e tifozëve, shkon në stadium sa për të ‘larë gojën’: ky lavazh oral përfshin dy-tre kaushë me fara luledielli dhe dhjetëra sharje për gjyqtarët, apo futbollistët dhe tifozët e skuadrës kundërshtare. Afërmendsh, ky nuk është vend për vajza e gra. Lidhja këputet që këtu, e ndoshta për këtë ngjan e sforcuar që, njëherë në dy vjet, kur Shqipërisë i rrotullohet dielli i Kampionatit Botëror apo Evropian, burrat që përcaktojnë këtë lidhje kujtohen

për elementin femëror. Kur i sheh tek mbërrijnë të paditura e të pafajshme, e të futen në makinën grirëse televizive, thua se nuk do të kishin qenë më keq në stadiume, në një ndeshje medikore të Superligës shqiptare, me fara që u pështyhen mbi flokët e kuruara me kujdes dhe sharje që do përmbysnin çdo feminitet. Por, siç e thotë ajo kënga e Eurythmics: Ëndrrat e ëmbla kështu janë kush jam unë që të kundërshtoj. I bie qark botës dhe shtatë deteve të gjithë duan diçka… Disa duan të të përdorin, disa duan që t’i përdorësh. Disa duan të të abuzojnë. Disa duan që të abuzohen.

15


Punë Burrash ME SE MERRESH: ME TË BUKURËN! MOSHA: AJO BIOLOGJIKE 28! NDONJËHERË 5 VJEÇ, HERË TË TJERA 65!  VENDLINDJA: ELBASAN KU JETON: PREJ VITESH KAM HUMBUR ADRESËN! STATUSI CIVIL: BJOND NATYRAL!  1.Këpucë apo atlete? Këpucë. 2. Me lidhëza apo pa lidhëza? Me! 3. Xhaketë sportive me shumë j xhepa, apo xhaketë serioze? Ano zja! nga ajo serio 4. Prej kashmiri apo të leshta? Kashmir!

5. Kapele sportive me strehë apo  berretë? Asnjëra, kam kokën e madhe! ë ësht 6. Pranverë apo vjeshtë? Kjo ë njësoj si ajo pyetja.. kë do më shum  n! babi mamin apo 7. Diesel apo Hugo Boss? Hugo Boss.

8. Halle Berry apo Selma Hayek? Halle Berry e! 9. E zezë apo blu e errët? E Zez 10. Kostum sportiv apo kostum serioz? Serioz ijë 11. Kravatë apo papijon? Që fëm atat, kam pasur një preferencë për krav por sot më pëlqejnë shumë edhe papijonet, sidomos ato me ngjyra! 12. Stof me viza apo me cërka? Me viza dhe vertikale mundësisht! Ato horizontale të tregojnë më të shëndoshë!  13. Dardhë apo Dhërmi? Dhërmi, sepse për të shkuar atje kalon nga Llogaraja dhe mund të qëndrosh një e me nate për t’ia hequr merakun malit dua! e ë pas shijon detin që aq shum jërin! 14. Basketboll apo futboll? Asn po! in Volejboll 15. Ngjyra apo neutrale? Ngjyra!!! 16. Pica apo patate me pulë të të pjekur? Unë s’i them jo asnjërës prej  dyjave! 17. Rombe apo viza? Viza 18. Pardesy apo pallto e leshtë? Pardesy, bezhë!

16

Xhani Shqerra 19. Pantallona me penca apo pa penca? Të dyja! 20. Fuoristradë apo makinë për sportive? Fuoristradë! I detyruar  ! ësisë shkak të shtatlart 21. Të gatshme apo të qepura me porosi? Së fundmi të qepura. Më pëlqen ideja e të stiluarit enkas për mua! 22. Aksion apo komedi? Komedia o ta në vetvete është një aksion... Prov mendosh!  ! 23. Birrë apo verë? Verë, e kuqe 24. iPhone apo Blackberry? re Asnjërin! Një Nokia i thjeshtë që mer are prim et sion funk , sms je, dërgon thirr të një mobile më mjaftojnë! Të 25. Tuksedo apo kostum të zi? tit! dy, në varësi të even 26. Lajme sportive apo debate h) sportive në studio? Spikeren! (qes 27. Pistachio apo kikirikë? Pistacchio 28. Bulldog apo Pastor Gjerman? mos Komshiu le t’i ketë të dy, rëndësi ka

të ma luajnë maçokun tim persian!  me G, 29. Hotmail apo Gmail? Me H  jtë! shpe i mail jetë të ka ësi rënd 30. Harley apo Honda? Guzzi! sa më 31. Laptop apo iPad? Ah ta dini !! top! Lap -it!! iPad i h-i touc ai nervozon Sushi  kos! 32. Sushi apo Thai? Tave me përgjithmonë! pa u 33. Evropë apo SH.B.A? Evropë, k!!! aspa menduar këta?  34. Plasma apo LCD? Ndryshojnë 35. Jazz apo rock? Jaaaaaazz!!! 36. Çantë apo thjesht portofol? Portofol sa një çantë! 37. Shah apo Bilardo? Domino!

E!!! 38. DJ apo bandë live? Bandë LIV fal, çfarë 39.Ngjitje në mal apo not? Më  ! mal? në ja ngjit ë ësht mat! 40. Golf apo shall? Ahhh, më kape sa ndër , stinë çdo në sor Shallin e kam akse im ri erua pref i ë ësht gjerë i ai mos golfi, sido në dimër! 41. Shapka me gisht, apo sandale lëkure? Shapka me gisht! janar 2012


Bardhezi

Ngjyrat e moshës në UET quhen Alumni Night Të gjithë ish-të diplomuarit e Universitetit Europian të Tiranës, që gjashtë vjet pas hapjes së këtij universiteti kanë arritur në 1386, ishin të ftuar në universitetin e tyre, në datë 1 qershor. Pasi zgjodhën presidentin e ri të shoqatës së alumnistave, ose ndryshe ish-studentëve, Ervin Salianjin, ish-të diplomuarit e niveleve Master ose Bachelor, në shoqërinë e pedagogëve të UET, u drejtuan për të festuar në mjediset e Palma Novas, në një festë krejt moderne, por me shijen e paevitueshme të festave kur mblidhen ish-nxënësit. Një çast më vete i kësaj feste ishte gjetja e emrit të studentëve në posterin me 1386 emra të Alumni-t të UET. Festa, me shumë të ftuar, ndër ta dhe personazhe të njohur të cilët kanë studiuar në UET, si Eneda Tarifa etj., vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.

17


Këtu ka festë

Sharm Geraldine Ka ndodhur edhe këtë vit si çdo vit tjetër. Në fillim të qershorit, miqve të “Geraldina Sposa”-s u ka shkuar nga një ftesë elegante në derë. Që si çdo fillim vere i fton në sfilatën e radhës, për të admiruar fustanet e bardhë të nusërisë. Data pesë i mblodhi të gjithë. Mblodhi edhe vajzat më të bukura të Tiranës, që mbi trupat elegantë veshën koleksionet më të reja, që bëjnë çdo vajzë të ëndërrojë. Dhe s’kanë faj. Sepse krijimet e bardha prej tyli, mëndafshi, sateni, gurësh e perlash, që parakalonin një e nga një mbi pasarelë, krijuan një përrallë. E si çdo përrallë nuk mund të mungonte edhe fatlumja. Që kësaj radhe ishte Rudina Magjistari. Veshur me të bardha, nusja e nderit i mori të gjitha duartrokitjet dhe “uauuuu”-t e mundshme. Sepse ishte nusja më e ëmbël e shtëpisë së nusërisë “Geraldina Sposa”.

18

janar 2012


19

19

shtator 2011


Në Kopertinë

20

qershor 2012


Odeta Nishani DITËT E FUNDIT PREJ TË PANJOHURE

ZONJA ELEGANTE, QË PUNON NË MINISTRINË E TURIZMIT, E QË PAS PAK DITËSH DO JETË ZYRTARISHT ZONJË E PARË. PËRGATITJET PËR DITËN E BETIMIT DHE PRITSHMËRITË PËR JETËN E RE. MARRËDHËNIET ME DY FËMIJËT DHE HISTORIA E DASHURISË SË ÇIFTIT. GRUAJA E PRESIDENTIT TË SAPOZGJEDHUR HAP PËR HERË TË PARË DYERT E SHTËPISË NË KËTË RRËFIM EKSKLUZIVE PËR “MADAME” Nga IVA TIÇO FOTOT: LU LI HAIR AND MAKE UP: LLI ISMAILI “LILI BEAUTY SALOON”

21


Në Kopertinë

N

ëse nuk do ishte për siluetën elegante, këmbët e gjata në holla, ondet e lehta që tunden në ritmin e ecjes vajzërore, me siguri që askush nuk do të kthente kokën për ta ndjekur me sy. Sepse këto ditë të fundqershorit pakkush e di që ajo grua elegante është gruaja e presidentit të sapo zgjedhur. Është pra Zonja e Parë, por që ende nuk është bërë popullore për mediat, në pritje të të parave ceremoni zyrtare, që do e vendosin pa diskutim në të gjitha faqet e para të gazetave. Në pesë vitet e fundit bashkëshorte ministri, Odeta Nishani ka ruajtur një profil të ulët publik, edhe pse i shoqi, Presidenti i sapozgjedhur, është nga ata njerëz që quhen të dashur për shtypin – në gjithë këto vite ka komunikuar drejtëpërdjetë me gazetarë, ka pritur e përcjellë në zyrë drejtues të medias dhe reporterë të thjeshtë, nuk i është shmangur pyetjeve me spec për çështjet e politikës, por as intervistave disi më intime siç ka qenë dhe një ditar fotografik i botuar një vit më parë në “Madame”, ku jeta e tij është rrëfyer përmes fotografive që nga fëmijëria e deri tani. Mes tyre dhe fotografitë e dasmës me Odetën, e cila ka preferuar që në gjithë këtë kohë të bëjë një jetë të thjeshtë larg medias, duke ia lënë këtë pjesë vetëm të shoqin që e ka lidhur detyra me këtë “ekspozim”. Madje edhe tani, tre javë pas votimit në Parlament dhe rreth një muaj përpara ditës së betimit zyrtar, ajo vijon ta ruajë këtë “anonimat” aq sa mundet. Pranon të jetë në kopertinën e “Madame” duke

22

dhënë të parën intervistë si Zonjë e Parë dhe për momentin mendon se kaq mjafton. Nuk mund ta shmangë kurrsesi të qenit e njohur, sepse pas një muaji do jetë në krah të njeriut më të rëndësishëm të Shqipërisë në çdo ngjarje zyrtare, ndërkohë që po shijon të fundit ditë si krejtësisht e panjohur, kur të vetmet shikime që tërheq drejt vetes janë ato që admirojnë gruan elegante dhe jo zonjën e parë. Mëngjesi i të hënës së 11 qershorit, ishte një ditë e zakonshme në familjen tuaj. Bashkëshorti juaj, deputet dhe ministër i brendshëm del në mëngjes nga shtëpia për të marrë pjesë në votimin e presidentit. Disa orë më pas ishte ai presidenti i zgjedhur. Në ç’pjesë gjatë këtyre orëve mësuat se si po ndryshonte “fati” i tij profesional dhe i juaji si familje. Ku ndodheshit në atë moment dhe kush ua tha lajmin? Mëngjesi i asaj të hëne ishte një ditë normale për familjen, përcolla vajzën në shkollë dhe fillova punën si zakonisht. Rreth mesditës isha me disa mikesha, kur më erdhi një mesazh nga Bujari, ku shkruhej “Zhvillime interesante! A. Hoxha u tërhoq. Më kanë propozuar mua!” Nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur, pasi nuk arrita të komunikoj dot me Bujarin, telefoni i tij më dilte i zënë vazhdimisht. Hipa në makinë dhe u nisa drejt shtëpisë. Rrugës mora shume telefonata nga miq të ndryshëm dhe e kuptova që mediat ndërkohë e kishin përcjellë lajmin.

Cili ishte mendimi i parë kur mësuat që ai kishte shanse të mira të zgjidhej? Ku e ndoqët votimin? Nuk di të them cili ishte mendimi i parë, pasi isha shumë e emocionuar. Votimin e ndoqa në televizion, në shtëpinë e prindërve të mi. Si kanë qenë ditët e para në familjen tuaj pas këtij votimi? Kanë qenë ditë të mbushura me urime nga familjarë, miq dhe dashamirës. Kemi qenë të ngarkuar emocionalisht, duke menduar për përgjegjësitë e reja në raport me opinionin publik. Djali, i cili vazhdon gjimnazin në Vjenë, e priti lajmin me shumë entuziazëm, ndërsa vajza u tregua pak më indiferente. Aktualisht cilët janë punët tuaja të përditshme? Po Presidenti i zgjedhur, ku po i kalon ditët përpara se të futet në zyrën e re? Punoj në Ministrinë e Turizmi, si drejtoreshë e sektorit të statistikave dhe studimit të tregut, ndërsa pasdite i kushtohem tërësisht familjes dhe në veçanti vajzës, e cila është në një moshë që ende ka nevojë për mua. Këto javë, përpara kryerjes së betimit, Bujari është akomoduar në një zyrë në Pallatin e Kongreseve. Duke qenë bashkëshortja e një politikani të lartë, duhet të jeni mësuar me lakimin e emrit të burrit tuaj në faqe gazetash? A keni pasur ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shtypit në ditët e para të zgjedhjes së tij si President. qershor 2012


Jemi njohur në qytetin e Durrësit, prej nga ishte familja ime, ndonëse ishim shpërngulur në Elbasan. U takuam një mbrëmje vere rastësisht dhe më pas kemi qenë miq të mire për një kohë të gjatë

23


Në Kopertinë

Sigurisht ka pasur. E kam ndjekur me vëmendje shtypin dhe në tërësi komentet kanë qenë shumë pozitive. Duke ju kërkuar paraprakisht falje për pyetjen “johumane” që pason, më lejoni të rikujtoj disa komente analistësh pranë të majtës, që kanë folur për pamundësi fizike të bashkëshortit tuaj për të kryer këtë detyrë. Si është e vërteta? Mendoj që në politikë njeriu gjykohet për atë që bën, për aftësitë dhe kapacitetet e tij intelektuale dhe jo për problemet shëndetësore, të cilat mund t’i vijnë kujtdo dhe që nuk janë në dorën e njeriut. Aktiviteti politik dhe shtetar i Bujarit këto kokë, ka qenë po aq intensiv dhe pa asnjë kufizim, si në periudhën para ndërhyrjes kirurgjikale. Me këtë pyetje kalon dhe sikleti i pjesës së parë të intervistës, që ka të bëjë me çështje detyrash me përgjegjësish. Se çfarë Presidence pritet të ndërtojë Bujar Nishani, është diskutuar gjatë në shumë studio televizive, janë dhënë intervista dhe janë bërë analiza. Ia vlen që me Odetën të ndalojmë pak më gjatë në pjesën tjetër, të padukshme deri tani për publikun, atë familjare. Por dhe në disa çikërrima femërore. Nga një grua që punon në administratë e që është e njohur në një ambient të ngushtë njerëzish që merren me politikë apo diplomaci, ku keni shoqëruar bashkëshortin tuaj ministër, pas pak ditësh do bëheni e njohur nga të gjithë. Do ketë fotografi zyrtare dhe pastaj fotografi në çdo dalje publike. Ç’ndjesi ju shkakton të qenit e njohur? Tani për tani ndjej përgjegjshmëri për të ruajtur gjithmonë raportin njerëzor, si në ambientin shoqëror ashtu dhe në atë zyrtar. Ky

24

Javën që kaloi kisha planifikuar një udhëtim në Vjenë dhe e shfrytëzova këtë moment për të bërë pak shopping, duke pasur parasysh dhe situatën e re impenjim i ri, natyrshëm merr një ngarkesë dhe përgjegjësi më të madhe. Në një fotografi të pesë viteve më parë, në ceremoninë e betimit të Presidentit Topi, keni rënë në sy për shtatin e lartë, elegancën në qëndrim dhe veshje teksa shoqëronit bashkëshortin tuaj në atë ceremoni. Tani aty do jeni protagoniste. E keni menduar ndërkaq çdo vishni atë ditë? Javën që kaloi kisha planifikuar një udhëtim në Vjenë dhe e shfrytëzova këtë moment për të bërë pak shopping, duke pasur parasysh dhe situatën e re. Po për veshjen e bashkëshortit dhe fëmijëve atë ditë? Sigurisht që ishte e lodhshme, por pata kohë të blija dhe për ata. Mendoni se detyra si zonjë e parë do bëjë revolucion në gardërobën tuaj? Pjesërisht po. Cilat janë veshjet tuaja të përditshme? Për mua është e rëndësishme që veshjet të rrinë bukur në trup dhe sigurisht që firmat e mira e plotësojnë këtë kusht. A ka një model zonje të parë? Jacqueline Kennedy, Michele Obama apo Carla Bruni? Ku do

ndiheshit më komode? Sigurisht që secila prej tyre është e shquar për elegancën dhe stilin e veçantë, por unë do përpiqem të jem vetvetja. Përtej veshjeve (nuk mund të bënim pa to në një revistë femërore), a e dini se cilat do jenë detyrat tuaja si Zonjë e Parë? Akoma nuk e di saktësisht, por besoj që pas betimit te Presidentit, do të më bëhen të ditura. Mendoni se do të jeni një Zonjë e Parë e angazhuar, me nisma personale për aktivitete humanitare siç ndodh me Zonjat e para nëpër botë? Them se është ende herët të përgjigjem për këtë pyetje, por do të ishte një kënaqësi. Puna aktuale në Ministrinë e Kulturës mund të bëhet paralelisht edhe me këto angazhime të reja? Prioriteti im është puna aktuale, por angazhimet e tjera modeste le t’i mbeten kohës. Do ketë kohë Odeta Nishani të mendojë se si ta ndajë kohën mes punës së përditshme në Ministri dhe detyrimeve si Zonjë e Parë. Do ketë kohë të gjejë veten nëse do jetë thjesht bashkëshortja që shoqëron Presidentin në vizita zyrtare apo pritje ku Protokolli i shtetit e kërkon, që ajo të jetë e pranishme, apo do ketë dhe nisma individuale për çështje humanitare. Natyrë e qetë, ajo i merr punët një e nga një. Angazhimi kryesor i këtyre ditëve, është përshtatja e familjes me jetën e re. Dhe kjo nuk është një klishe nga ato që thuhen për gazetarët në këto raste. Nga një familje normale, në një nga dhjetëra apartamentet në një bllok pallatesh pranë kompleksit “Kristal”, ata po kthehen në “familjen e parë”, gjë që do të thotë që privatësisë i ka ardhur fundi për qershor 2012


Fundjavat jemi përpjekur që t’i kalojmë bashkë, kur ka qenë e mundur. Në përgjithësi më ka rënë mua barra e mbarëvajtjes së punëve në familje, por ndihma e tij ka qenë e rëndësishme në momente të veçanta 25


Në Kopertinë

aq kohë sa Garda e Republikës duhet t’i shoqërojë. E nëse deri ca javë të shkuara Odeta Nishani hynte e dilte lirisht në atë hyrje pallati, zbritja e saj dhe ekipit tonë nga makina shoqërohet me sy nga kureshtarët në lokalin pranë. Prania e detyrueshme e Gardës shkon deri në sheshpushimin e shkallës, gjë që nuk duhet të jetë aq e thjeshtë edhe për banorët e tjerë të pallatit. Bujar dhe Odeta Nishani, në ditën e martesës

Do ta lini apartamentin e të shpërnguleni në vilën Presidenciale? Po, do të zbatojmë rregullat e Protokollit të Shtetit. Do bëni ndonjë ndryshim aty, për t’ia përshtatur atë ambient familjes suaj dhe mbi të gjitha shijeve tuaja? Patjetër, nëse do të jetë e nevojshme.

Krishtlindje në familje. Bujari dhe Odeta me dy fëmijët e tyre, Ersi dhe Fiona

Në një intervistë, dhënë një vit më parë në revistën tonë, Bujar Nishani tregonte se jeni fejuar kur ai ishte pedagog dhe ju studente në inxhinierinë e ndërtimit. Meqenëse burrat janë të kursyer në detaje, a mund të na tregoni se kur dhe si jeni njohur. Jemi njohur në qytetin e Durrësit, prej nga ishte familja ime, ndonëse ishim shpërngulur në Elbasan. U takuam një mbrëmje vere rastësisht dhe më pas kemi qenë miq të mire për një kohë të gjatë. Çfarë ju tërhoqi tek Bujar Nishani? Karakteri dhe serioziteti për moshën......

Bujar Nishani me dy fëmijët në shtëpinë e tyre

26

Çfarë ka mbetur tek Nishani si bashkëshort, nga ai ish Skënderbegs-i, ish student i Shkollës së Bashkuar, i edukuar me disiplinën e rreptë, regjimin, izolimin...? Duke qenë se nën këtë regjim ai duhet të ketë mësuar të bëjë gjithçka, a është tipi i mashkullit që ndihmon në qershor 2012


mbarëvajtjen e shtëpisë? Për shkak të angazhimeve të tij në politike e ka pasur të kufizuar kohën për familjen këto vitet e fundit. Fundjavat jemi përpjekur që t’i kalojmë bashkë, kur ka qenë e mundur. Në përgjithësi më ka rënë mua barra e mbarëvajtjes së punëve në familje, por ndihma e tij ka qenë e rëndësishme në momente të veçanta. Si e kujtoni atë kohën që keni kaluar si një çift i ri që jetonin në godinën e beqarëve në Akademinë Ushtarake? Atëherë kemi qenë të rinj dhe pa preokupime familjare, e mbaj mend si periudhë shumë të bukur. Pasditeve dilnim dhe në darke vonë ktheheshim pothuajse çdo natë. Jetuat gjatë kështu? Pas martesës fillova të kuptoja vështirësitë e jetës. Lindja e djalit dhe më pas largimi i Bujarit nga Ministria e Mbrojtjes, më bënë të kuptoj që sfidat sapo kishin filluar dhe sigurisht nuk do të ishin te pakta. Kemi jetuar me qira pak vite derisa blemë një shtëpi të vogël në rrugën Bardhyl. Aty lindi dhe vajza jonë Fiona. Ju të dy vini nga familje të prekura nga sistemi i dikurshëm. Sa ka ndikuar kjo në jetën tuaj? A kishe menduar ndonjëherë që do të kishte qenë më mirë të zgjidhje një djalë pa cene në biografi? Jo, asnjëherë nuk e kisha menduar, gjërat erdhën natyrshëm dhe u lidhëm me njëri-tjetrin pa e vrare mendjen se cilës shtresë i përkisnim. Në të njëjtën intervistë, Bujar Nishani thotë “Kur shkova për ta marrë Odetën nuse nga shtëpia e saj në Elbasan, u çudita shumë pse ajo qau. Kisha dëgjuar që vajzat qajnë kur dalin nga dera e babait, por s’besoja se e njëjta gjë do

ndodhte me Odetën”... Jeni natyrë e fortë, që nuk përlotet lehtë? Kam qenë natyrë e fortë, nuk përlotesha kollaj. Por jo më, tani prekem shpejt...

shokësh? Po, Fiona është natyrë delikate dhe Bujari ka dobësi për të, ndërsa Ersin e kemi shok që të dy. Në familje jemi tre të rritur, që edukojmë vajzën.

Si i keni ndërtuar marrëdhëniet me fëmijët në familjen tuaj? Kush është i rrepti dhe kush është i buti? Unë duke u marrë më shumë me fëmijët, jam e rrepta dhe shpesh herë fëmijët i ankohen Bujarit për “padrejtësitë” e mia.

Si do ndikojë kjo detyrë e re në jetën e fëmijëve tuaj? Unë shpresoj që jeta e tyre të mos ndryshoje shumë pasi ata nuk e duan këtë gjë por jam e bindur qe do te ketë ndikim ne ambiente publike.....

A është Fjona, siç ndodh tek të gjithë baballarët, vajza që ia ka marrë të gjitha pushtetet Nishanit? Po me djalin a është fituar ajo marrëdhënia si prej

Kemi plane pushimesh këtë verë? Do të shkojmë disa ditë në Dhërmi. Prej vitesh pushimet i kalojmë në Shqipëri. Kemi bregdet të mrekullueshëm.

27


Nën dritat e skenës

ERMONELA

JAHO si u ngjit një yll RRUGËTIMI I NËNTËMBËDHJETË VJEÇARES NGA TIRANA DREJT SKENAVE MË TË MËDHA TË BOTËS. HISTORIA E VAJZËS QË ËNDËRRONTE TË KËNDONTE SI PARASHQEVI SIMAKU DHE QË SOT BËN MILIONA NJERËZ TË ËNDËRROJNË. LICEISTJA QË QAU KUR PA PËR HERË TË PARË “TRAVIATËN”, OPERËN QË DERI NË VITIN 1917 DO TA KËNDOJË NË OPERËN MBRETËRORE TË LONDRËS nga BLENDI FEVZIU fotot FADIL BERISHA

28

qershor 2012


A

jo është sot ndër shqiptaret më të njohura në botë. Interpreton në skenat më të mëdha botërore dhe tërheq vëmendjen e e mediave ndërkombëtare. Eshtë e adhuruar dhe e përkëdhelur nga kritika, por jeta e saj nuk ka qenë kaq e thjeshtë. Ermonela Jaho u largua nga Shqipëria 19 vjet më parë me një valixhe me ëndrra. U largua drejt një bote tunduese, plot vështirësi dhe të panjohura, për t’u shndërruar në një prej zërave të famshëm të muzikës klasike botërore. Vajza me origjinë nga Skrapari, e lindur në Tiranë, bija e një oficeri dhe një mësueseje, u bë shembulli tipik i një brezi të tërë. I atyre mijëra e mijëra të rinjve që u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 me ëndrrën për t’u shkolluar dhe për të arritur suksesin në një botë më të madhe dhe më konkurruese… Ermonela Jaho ishte 14 vjeç kur për herë të parë në jetën e saj shkeli në sallën e Operas në Tiranë. Kandidate për nxënëse e kantos në Liceun Artistik, asaj i duhej të interpretonte përpara komisionit të pranimit edhe një pjesë klasike. Qëlloi që opera

të titullohej “Traviata”, një prej kryeveprave të Xhuzepe Verdit dhe vajza e vogël, që dëshironte t’i ngjante Parashqevi Simakut, nisi të qajë. Nuk dinte të thoshte përse dhe si, por i premtoi vëllait të madh që e shoqëronte: “Një ditë unë do ta këndoj këtë opera”. Ajo nuk e dinte se thuajse 20 vjet më pas, do të bëhej protagoniste e një mbrëmje magjike të shfaqjes së “Traviatës” në Operan Mbretërore të Londës. Një natë që befas e ngriti atë nga një këngëtare ende pak e njohur në një prej zërave më të preferuar. Të tillë sa të siguronte një kontratë me Operan Mbretërore të Londrës për të interpretuar “Traviatën” deri në vitin 2017. Këtë vit pritet gjithashtu që të interpretojë në Paris, La Vestale një pjese e Gaspare Spontini. E thjeshtë, e emocionuar, por me shumë pasion ajo flet për emisionin OPINION në Vienë, në qytetin ku po intepreton me mjaft sukses Traviatën. Rrëfen se jeta e saj rrjedh nga një qytet në tjetrin, midis teatrove dhe publikut. Kalon pak kohë në qytetin ku është vendosur si

rezidente, në Nju Jork dhe eshtë e kënaqur me jetën dhe karrierën e saj. Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Ermonela Jaho I takon asaj kategorie të rrallë dhe ende të vogël njerëzish që një ditë nisen në rrugën e jetës dhe karrierës me një ëndërr të madhe, një ëndërr që duket thuajse e pamundur. Të jenë të suksesshëm në karrierën e tyre dhe të bëhen të famshëm në jetë. Ajo e ka arritur këtë, edhe pse ende brenda saj, ka mbetur ajo vajza e thjeshtë dhe e ndrojtur, ajo liceistja që qau ndërsa pa Traviatën dhe besoi se një ditë do ta këndonte atë pjesë. Po aq sa ajo vajza 18 vjeçare, që u nis drejt të panjohurës, larg familjes dhe të afërmve me bindjen se do t’ja arrinte atë që donte në jetë. Dhe ja arriti, duke u bërë jo vetëm një këngëtare e njohur, por edhe një imazh i mrekullueshëm për vendin e saj. Vendin që s’e harron kurrë… Mirëmbrëma Ermonela. Në këtë intervistë do të flasim për Shqipërinë, karrierën tuaj, eksperiencën, por dhe shumë qytete të botës që për një kohë të caktuar dhe jo shumë të shkurtër

29


Nën dritat e skenës

bëhen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni etj. Kam parë që kalendari juaj është shumë i ngjeshur i përballoni dot të gjitha? Po kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe dhe me një pasion të madh vështirësinë e ndjen më pak. Vazhdoni pas 20 vitesh të keni të njëjtin pasion që të bëheshit një këngëtare? Absolutisht po. Ai pasion dhe ai zjarr që të mban atë ambicien e mirë që të ketë një artist. Çdo fushë të mban në kërkim të një diçkaje të re, sidomos në art. Nuk duhet të përsëritësh, pasi përsëritja është vdekja e artit. Nuk ka pasur ndonjë moment ku përball një valixheje të mbushur plot ke thënë u lodha, nuk dua të nisem sot? Në fakt e them gjithmonë dhe përsëri nisem sërish. Nisem sërish, pasi kur e mendoj se po bëj diçka që më pëlqen dhe kam një pasion që bashkë me mua është rritur vazhdimisht. Kjo është një ëndërr që rrite bashkë me Ermonelën. Në fakt një nga të dhënat që stafi im po përgatiste për intervistën tuaj nënvizonte një fakt që, në moshën 14-vjeçare ju kishit shkuar për herë të parë në operën e Tiranës, dhe kishte qëlluar që opera e asaj dite të ishte “Traviata” dhe, sipas asaj që kishit thënë vetë, kishit qarë. Ç’deshët në opera në moshën 14-vjeçare dhe si u gjendët realisht? Është shumë e vërtetë, dua ta nis pak më përpara. Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar, pasi shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut, pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amatorë. Unë nuk vij nga nja familje muzikantësh, pasi babai im është ushtarak, ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në “RTSH” do të doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëmijërore në atë kohë.

30

“Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në “RTSH” do të doja të isha pjesë e atij zhanër të muzikës klasike. Përgatitja e Kush ishte festivali, ishin dëshirat kësaj pjese ishte në këngëtarja që ju fëmijërore në atë embrionin e këtij zhanri, impresiononte? kohë” Parashqevi Simaku, ishte nuk njihja më shumë se këngëtarja që më pëlqente si shumica e fëmijëve të asaj kohe. Doja të isha si ajo. Ndërkohë, në moshën 5-vjeçare babai më regjistroi në Pallatin e Pionierëve, ku ka qenë dhe një lloj institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenës. Por, nuk kishit asnjë lidhje me muzikën klasike? Absolutisht. Doja të vazhdoja më tutje dhe bashkë me mua u rrit ajo ambicia ime për të qenë pjesë e festivalit. Por për të realizuar këtë duhej të regjistrohesha në Lice në moshën 14-vjeçare. Në atë periudhë për t’u bërë pjesë e Liceut duhej të përgatisje një pjesë nga muzika klasike dhe kjo gjë më detyroi në një farë mënyre të interesohesha pak më tepër dhe të merrja një lloj kulture në këtë

aq. Por, për të bërë gjërat më të sakta vendosa të shkoja dhe të shikoja një opera në Teatrin e Operës dhe Baletit gjithmonë në kuadër të përgatitjes për të shkuar në Lice. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte “Traviata”, nuk e kisha idenë se çfarë ishte muzika klasike, pakëz dëgjoja muzikë simfonike në radio. Opera “Traviata” ishte botë tjetër, ishte fjalor tjetër. Pa e ditur fare se ku po futesha, fillon preludi, që kur filloi preludi dhe tani që e kujtoj duart i kam të ftohta ndjej një emocion që nuk e prisja, sepse gjithmonë kisha shprehur dëshirë të shkoja drejt muzikës së lehtë. Për një fëmijë të ndrojtur si unë pashë që diçka lëvizi, si një lloj dashurie në zgjimin e parë. Akti i parë më futi në një botën që nuk e kuptoja dhe deri sa arriti në aktin e fundit ku ndodhi vdekja e Violetës, aty kam qarë dhe u qershor 2012


preka jashtë mase dhe i thashë vëllait: Nuk do të vdes pa kënduar njëherë “Traviatën”. Ju e fituat konkursin e Liceut përfshirë dhe pjesë klasike. E mbani mend çfarë pjese ka qenë? Ka qenë një pjesë nga opera e Verdit “Aria e Oskarit”. Si ishte koha e studimeve në Tiranë? Mund të them se kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e asaj lloj disipline, gjë që do t’i vijë për të qeshur brezit të sotshëm. Nuk kishim asnjë lloj komoditeti, kishim vetëm një piano që të jepte mundësinë të ushtroheshe deri në 30 min. Por për të gjithë brezin tonë që donim të studionim, pasioni i mbyste pamundësitë. Ngrihesha në 5 të mëngjesit për të shkuar dhe për të parë se kush ishte i pari që i binte pianos, madje ndonjëherë hynim dhe nga dritarja. Ju keni thënë se pasi u transferuat në Itali në Santa Cecilia, mësimdhënia ndryshonte krejtësisht nga ajo e Tiranës. Në ç’kuptim ndryshonte? Ndryshonte, sepse në qoftë se në Tiranë hyrja në një shkollë ishte një pasion që do më shoqëronte gjatë gjithë

jetës dhe këtë e dija, në Itali ishte si një hobi. Unë kisha hyrë në një rrugë që nuk kishte rrugë pas.

që erdhi të më ndiqte.

Ju keni qenë së bashku me Saimirin dhe në Londër, dhe sipas shtypit Është e vërtetë që e keni kënduar britanik ishte hera e parë që dy “Traviatën” për herë të parë në shqiptarë luanin rolet kryesore në moshën 17-vjeçare? “Traviatës”? Kjo është e vërtetë. Në rastin tonë Është e vërtetë dhe ka qenë një arritje studimi i kantos është rezistenca jashtëzakonisht e madhe. E para, ishte vokale, sepse një arritje profesionale, nuk është një pasi ka qenë tempulli instrument violinë muzikës klasike ku apo violonçel. Në kanë kënduar idhujt rastin e këndimit tanë të kaluarës dhe Riçareli ishte hera e dytë duhet një përgatitje jo kushdo mund të që bënte një konkurs dhe e fortë dhe kordat ngjitet në atë skenë. përzgjidhte studentë nga e këndimit duan një Nga ana tjetër, dy e gjithë bota. Rastësisht teknikë të fortë që rolet kryesore diva dhe të bëjnë ty që të partneri, gjë që nuk vajta dhe mora pjesë dhe kesh një rezistencë u përtyp dhe shumë nuk kisha shumë shpresë që të këndosh një se do të fitoja, pasi merrnin mirë, pasi në atë opera për tre orë. periudhë në Londër pjesë dhe këngëtar të lakoheshin shembujt TOB-it, ndërsa unë isha Cili ka qenë fati negativ për shqiptarët, studente e vitit të parë i shokëve dhe por, në fund të fundit, shoqeve të klasës kritikat kanë qenë suaj, ata që studiuan bashkë me ju, shumë pozitive dhe u prit mjaft mirë. patën një karrierë apo e braktisën, siç ndodhi me shumë artistë pas Përpara se të shkonit në operën e viteve ‘90? Londrës apo të Vjenës ku jeni sot, Fatkeqësisht, disa prej tyre e braktisën, përpara se të bënit këtë karrierë ju duhet të bënit një kapërcim, atë sepse ndryshimet radikale që ndodhën në atë periudhë në Shqipëri. Këto kapërcim që duhej të ngriheshit që në 5 të mëngjesit për t’u ushtruar ndryshime zgjuan tek ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta në piano dhe të shkonit drejt këtij tregu ndërkombëtar. Kjo gjë ndodhi pasioni për muzikën që kishim u në ’93-shin ku Riçareli organizoi vu në provë. Një pjesë e mirë e tyre ikën, pasi panë që nuk një audicion në Shqipëri. Si ishte aq e lehtë që të çash me ndodhi? muzikën, ndërsa një pjesë prej Kjo gjë ndodhi rastësisht, pasi Riçareli ishte hera e dytë që bënte një konkurs atyre që mbaj kontakte kanë dhe përzgjidhte studentë nga e gjithë ndryshuar karrierën për të mbijetuar. bota. Rastësisht vajta dhe mora pjesë dhe nuk kisha shumë shpresë se do të Keni pasur rastin të fitoja, pasi merrnin pjesë dhe këngëtar të TOB-it, ndërsa unë isha studente takoni ndonjë nga e vitit të parë. Fati, rastësia ishte shokët tuaj nëpër që Riçareli më mori në grupin e saj, turnetë që keni dhe ironia e fatit ishte se më mori si bërë? Ka ndodhur, por mexosoprano dhe ky ishte një gabim jo nga shokët i vogël. dhe shoqet e Catia Ricareli bëri të mundur që mia, por nga ju të transferoheshit nga Tirana studentët që në Mantova të Italisë. Sa kohë kanë qenë pas qëndruat atje? meje. Rasti i Qëndrova dy muaj, por ai largim nga fundit ishte Shqipëria nuk ishte një gëzim shumë i kur dhashë madh. Ishte rritur tek unë ai pasioni dhe premierën në ambicia për të qenë sa më afër skenës. Vjenë, ishte Kjo ishte dhe fitorja ime e parë. Saimir Pirgun

31


Nën dritat e skenës

Është e vërtetë që kur do të dilnit për herë të parë në skenë në Mantova nuk kishit as veshje dhe as këpucët? Kanë qenë kujtime shumë të bukura dhe me nostalgji. Është e vërtetë që unë ika me pasionin për të kënduar, por ai pasion do dhe një makinë mbrapa për ta mbështetur dhe në fakt ika pak si në ajër. Një natë para se të këndoja, Riçareli donte të na shikonte si jemi veshur, pasi ne përfaqësonim Shqipërinë. Në atë moment nuk thosha që nuk kam fustan, por vetëm ulja kokën dhe mendoja se do të më ikte kjo mundësi se nuk kisha veshjen e duhur. Por pasi u kompletova me të, thirrën emrin tim, u nisa dhe duke dalë në skenë më ngeci taka e këpucëve. Mu krijua një panik për të mos thënë që të gjithë ngjyrat e ylberit kalonin në fytyrën time, por u kapërcye me sukses.

Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë me muzikë klasike? Në Shqipëri jam ngjitur në moshën 5-vjeçare në festivalin e fëmijëve në dekadat e majit, në kongrese me këngë të muzikës së lehtë. Për herë të parë kam qenë në Milano në moshën 19-20-vjeçare.

Në moshën 23-vjeçare ju fituat çmimin “Puçini” në Milano, i cili është një ndër çmimet prestigjioze italiane. Përpara se t’ju pyes se si i ngjitët shkallët e karrierës doja të më thoshe a ju ka rënë rasti të takoni profesorët tuaj të Santa Çeçilias, pasi ju u bëtë pjesë e operave më të famshme të globit? Gjithmonë. Më tepër se sa me profesorin me sekretarin e Santa Çeçilias, sepse në atë periudhë fitova shkollën më duhej një dokument që unë isha qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe kjo do të më ndihmonte Ishte e vështirë të bëje karrierë në që të vazhdoja studimet e ligjshme. fillim të viteve ‘90 Kjo gjë nuk mu dha në Itali? dhe u përcolla në një Ka qenë mënyrë jo shumë jashtëzakonisht e të këndshme nga vështirë. Unë aty e ambasada. Pasi Në Shqipëri nuk e dinin fare kuptova vështirësinë shkoj në shkollë se çfarë njohje kisha fituar dhe pasigurinë i them sekretarit unë si soprano në operat drejt kësaj karriere. më vjen keq po ndërkombëtare, madje as Kam pasur shumë unë nuk e marr dot familja ime nuk e dinte edhe momente të vështira, dokumentin dhe më pse unë ia shpjegoja, por nuk duket se po humbas pasi duhej të mbaja dhe veten time shkollën. Në ato e kuptonin dot. Megjithatë dhe të shkoja në momente kam qarë kanë qenë tepër pozitiv, shkollë. Për të mbajt dhe ai e mbylli derën gjithmonë më thoshin, nëse veten kam punuar dhe më tha, - do doja je e lumtur ti, vetëm vazhdo me të moshuar, në që fëmija im të donte restorante dhe duhej shkollën kështu si ju, të shkoja dhe në shkollë, pasi e fitova - dhe më premtoi se do të më ndihmonte atë dhe u transferova në Romë. Kam dhe do të firmoste. Unë atë person nuk e pasur shumë vështirësi, pasi ishte ai kam harruar dhe është i vetmi kontakt që mentaliteti edhe pse ishte evidentet vazhdoj dhe sot ta kem. përgatitja ime, prapë nuk e përtypnim dot italianët. Kur ishin njohjet e para që u evidentuat si një këngëtare? Ju paragjykonin italianët? Unë kam filluar shumë shpejt të Filozofia ime ka qenë që ndoshta kjo evidentohem, të jem e sinqertë. sakrificë do t’ia vlente një ditë. Kishte Pas konkursit të Pucinit, kam bërë diferencime, pasi pedagogët nuk jepnin konkursin “Ankona” dhe konkursin maksimumin e tyre me ne. Të shikonin “Xandonai”, një konkurs që nuk kisha sikur vjen nga një planet tjetër dhe sikur mundësi të paguaja dhe biletën e kërkoje një gjë që nuk të takonte. Të trenit. Ishte shumë e vështirë, pasi gjitha këto vështirësi më bënë që të ato lek që kisha i shpenzoja për libra hyja në një tunel depresioni ku mësova dhe nuk të jepej mundësia të shkoje të mbijetoj e vetme, ashtu si shumë nga një qytet në tjetrin për të marrë shqiptarë të tjerë. pjesë në konkurse. Pasi bëra të tre këto

32

konkurse, fitova dhe që nga ai moment kam prekur gjithë Italinë dhe gjithë Europën për një periudhë shumë të shkurtër. Në çfarë moshe u ngjitët në një skenë prestigjioze dhe përse u transferuat nga Italia? Jam ngjitur në moshën 23-24 vjeçe. U transferova nga Italia, sepse kisha një arsye familjare, pasi shkova në Nju Jork bashkë me shokun tim të jetës, por në fund të fundit shtëpia e këngëtarit në çdo qytet që shkon. Nuk mund të kesh një vend kur karriera merr një përmasë të atillë. Kur filloi njohja juaj ndërkombëtare? Duke lënë modestinë mënjanë, çdo dalje e imja ishte një sukses për mua. Por vështirësitë që kishte marketingu ishin të shumta, pasi ajo është mbështetja kryesore e njohjes ndërkombëtare. Ndërsa në Shqipëri nuk e dinin fare se çfarë njohje kisha fituar unë si soprano në operat ndërkombëtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unë ia shpjegoja, por nuk e kuptonin dot. Megjithatë kanë qenë tepër pozitiv, gjithmonë më thoshin, nëse je e lumtur ti, vetëm vazhdo. A patën rast të ishin në një nga sallat ku ju keni kënduar? Vetëm babi ka pasur mundësinë kur kam qenë në Filadelfia me operën “Butterfly”. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mi. Dhe mami gjithmonë më thoshte, nëse një ditë do të bëhesh këngëtare duhet të këndosh “Madame Butterfly”. Fati donte që im atë arriti të më shikojë duke kënduar këtë opera që ata shumë e donin, në Filadelfia. Ju në këtë koncert keni bërë dhe takime me shqiptarë. Kishte shumë shqiptarë në sallë? Është e vërtetë ka qenë një moment shumë i veçantë për mua, pasi në atë sallë më duartrokitën 3 mijë vetë ku mes tyre kishte shumë shqiptarë. Sapo mbaroi koncerti, shikoj nga ballkoni i katit të dytë në mes të sallës një flamur shqiptar. Kur kam parë flamurin jam përulur, jam prekur dhe kam qarë me ngashërim sa nuk ngrija dot kokën. Ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm. qershor 2012


Tre ditë më parë, kur unë po ndiqja komentet e shtypit botëror për ju, u befasova se sa me shumë gjuhë u përmendte fjala shqiptare dhe sa e deformonin spikeret sipas tyre mbiemrin Jaho. Një rastësi e çuditshme ju çoi në Rohal Opera të Londrës. Në 17 janar të vitit 2008 ju kënduat në vend të Ana Neptrekës në operën e Londrës, e cila ishte sëmurë, por njoftimin e morët vetëm një ditë më parë. Mbaj mend që Ismail Kadare disa ditë pas shfaqjes në një takim më foli me superlativa për reagimin që britanikët patën ndaj zërit tuaj? Ka qenë një moment shumë i bukur. Aty ku është vështirësia më e madhe, aty është dhe oportuniteti më i madh. Në atë kohë isha në Nju Jork dhe isha duke studiuar opera tjetër për “Traviatën” në këtë rast. Një natë përpara më merr menaxheri dhe më thotë që Ermonela kështu është puna, por duhet të kesh shumë kurajë për të bërë një hap të tillë. Ishte hera e parë që do të këndoja në operën e Londrës, ndaj duhej të bëje një audicion për të kënduar atje. Në atë kohë nuk kisha vizë dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi arrije në aeroport, hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat, por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen më bie telefoni dhe më njoftojnë që duhej të ikja, pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si një divë, por si një zëvendësuese dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa. Në fillim nisëm provat para se të hyja në skenë, por

për një orë vetëm mësova kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që dal, asgjë tjetër. Para se të fillonte shfaqja, del drejtori i Teatrit dhe thotë se për arsye shëndetësore sonte nuk do të dëgjoni Ana Neptrekën, por Ermonela Jahon. Në këtë çast publiku reagoi dhe nisën zhurmat dhe këtë herë thashë fati dhe shansi janë në anën e publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e saj, çdo gjë në atë moment ia lashë fatit. Fillimi ishte i vështirë, por aktin e fundit të operës e mbylla me lot në sy dhe me sukses. Në 2010-n, pas këtij suksesi, u rikthyet sërish në Londër me Saimir Pirgun? Ajo ka qenë një fitore dopio. Ka qenë një fitore dopio, pasi nuk donin të paguanin një biletë kaq të shtrenjtë për të dëgjuar për 3 orë dy shqiptarë. Për artistët është ligj reagimi i publikut dhe ai për ne ishte mjaft pozitiv. Sa kushton një biletë opera në Londër? Për një premierë shkon deri në 700-800 paund dhe kjo ishte për dy shqiptarë. Çfarë marrëdhënie keni me Saimir Pirgun? Marrëdhënie shumë të mira. Është e vështirë të gjesh dy shqiptarë në opera dhe u lidhëm shumë në Angli, për arsye që treguam se kush ishim, na lidhi ajo egoja që kishim të dy. Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm, nuk kishe nevojë që t’i tregoje bëj këtë apo atë, ne kishim gjuhë të përbashkët.

Po me Inva Mulën keni kontakt? Me Invën kam kontakte normale, por i përket një brezi tjetër. Është më e madhe se unë dhe vijmë nga dy botë të ndryshme, pasi unë dhe Pirgu vijmë nga shkolla italiane, ndërsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenë një moment në Trieste ku rastësia e solli që të këndojmë një natë njëra, një natë tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumë gazeta shkruanin që ne ishim si shqiponja me dy koka. Pashë skedulin tuaj dhe në maj jeni në Vjenë, në fund të majit dhe qershor vendoseni në Berlin, në gusht në skenën e Veronës, pas kësaj vendoseni në Bilbao, ktheheni në operën e Vjenës, pastaj në teatrin “San Carlo” të Napolit, sërish në Berlin, Tulon, Barcelonë dhe pas Barcelonës në operën e Monte Carlos, për ta mbyllur në maj të vitit të ardhshëm në operën e Mynihut. Si mund të arrini që brenda një viti të arrini të zhvendoseni në kaq shumë qytete? Është shumë e vështirë, por duhet marrë çdo gjë me pozitivitet. Por larmishmëria e kësaj rruge është publiku, pasi ka dallime mes tyre. Për shembull; shkon në Francë dhe dashurinë që të jep publiku është i veçantë, të duartrokasin pafund, ndërsa britanikët janë më të ftohtë ata presin fundin për të vlerësuar dhe për të dhënë dashuri. Të njëjtën gjë kanë dhe vjenezët, por ndryshon nga vendi në vend. Cili publik ju pëlqen më shumë. Cili është vendi që jeni ndjerë më mirë? Kudo jam ndjerë mirë, pasi në skenë

33


Nën dritat e skenës

përpiqem të jem e vërtetë dhe të këndoj me shpirt. Çdo publik kur i flet me gjuhën e zemrës është e pamundur që mos të japin atë mirënjohje. A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme në jetën tuaj familjare? Më pengon, pasi të mungojnë afeksionet, por një artist duhet të ketë rreth tij përkrahjen e personit që do, ndan jetën dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Vini shpesh në Shqipëri. Po në skenën shqiptare jeni ngjitur? Vij çdo vit për të parë familjen time. Ndërsa, në skenën shqiptare jam ngjitur para shtatë vitesh dhe e kam pas ëndërr të ngjitesha, pasi ika nga Shqipëria në fillimet e suksesit tim. Dëshira për t’u ngjitur në skenën e TKOB-it është shumë e madhe. Keni pasur oferta për të ardhur në Tiranë? Kam pasur, por janë anuluar gjatë rrugës. Është shumë e vështirë të bashkëpunosh në Shqipëri, pasi nuk e pranojnë dot që çdo gjë që ju vjen nga jashtë ka më tepër vlerë edhe pse ndoshta s’ka vlerë se sa një person që flet gjuhën tënde, ti ke ndarë jetën dhe sukseset me të. A është e vërtetë që ju keni pasur dëshirë që të krijoni një shkollë të muzikës klasike në Tiranë? Ka qenë një dëshirë që në fillim kur unë ika nga Shqipëria. Kjo shkëndijë ndodhi në 150 vjetorin e shtetit italian në Verona, ku unë isha diva e asaj mbrëmje dhe gjatë darkimit u hodh si ide që të hapej një akademi jo vetëm për muzikën, por edhe për skenografinë, kostumografin, instrumentistët etj. Ajo që mu kërkua ishte që të bëja ndërmjetësin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës aktual, Lulëzim Bashën. Gjatë një vizite familjare përfitova të takoja kryetarin e Bashkisë dhe të bënim të mundur bashkëpunimin dypalësh. A ka në Shqipëri sot talente? Muzika do atë pasionin, atë zjarrin që ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por në art besoj se këtë çelës jo të gjithë e kanë. Po artistë në nivele jo aq të njohur sa ju, qarkullojnë nëpër skenat europiane, të cilët kanë dalë nga Akademia e Arteve? Ka artistë që kanë dalë nga shkolla

34

e Tiranës dhe janë perfeksionuar jashtë Shqipërisë. Kur propozova hapjen e shkollës pati disa polemika ku shpreheshin që neve e kemi shkollën shqiptare operistike, nuk duam gjë tjetër. Më thoni ju, në cilën opera të botës këndohet një opera shqiptare. Kështu që ka studentë që kanë dalë nga dera e Akademisë, por janë perfeksionuar në skenat jashtë Shqipërisë. Figura e një artisti është si guri i një mozaiku që i duhen të gjitha copat për të bërë mozaikun me vlera të plota.

nuk do të zgjasë përjetë. Në momentin kur të jem jashtë skenës, mendoj të jap eksperiencën time si pedagoge, të ndihmoj brezin e ri. E mendoni ndonjëherë kthimin në Shqipëri? E kam menduar, por prapë ngelet diçka e largët, nuk mund të them tani jetës nuk i dihet. Keni kaluar gjysmën e moshës që keni në Shqipëri dhe gjysmën jashtë Shqipërie. Pra, jeta juaj është e ndarë në një kufi ku aq kohë sa keni jetuar në Shqipëri keni jetuar dhe jashtë. Çfarë ka mbetur nga Shqipëria tek ju? Në Shqipëri ka mbetur ai pasioni, ajo egërsia që më ka rritur dhe prapë jam e kënaqur. Unë u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë. Unë vij nga Shqipëria dhe ai është vendi ku unë u rrita.

Në të gjitha komentet për ju thuhet se një nga idhujt tuaj ka qenë Maria Callas. Vazhdon të jetë? Ka qenë idhull në kohën kur unë isha në vitin e parë të Liceut, sepse atë njihja dhe ëndërroja të bëhesha si ajo, pasi kishte këtë pasion për muzikën. Ëndrra ngelet ëndërr kur nuk bëhet realitet, ndërsa kur ndodh e kundërta. Artisti duhet të ketë personalitetin e vet. Është shumë e vështirë të Nganjëherë idhujt bashkëpunosh në Shqipëri, ndiqen edhe për t’u pasi nuk e pranojnë dot që çdo kopjuar gjë që ngelet një kopje e keqe. Unë gjë që ju vjen nga jashtë ka më sidoqoftë edhe sot e tepër vlerë edhe pse ndoshta kësaj dite pikë referimi s’ka vlerë se sa një person që për të mësuar diçka të flet gjuhën tënde, ti ke ndarë re është Maria Callas.

E kujtoni shpesh fëmijërinë tuaj në Shqipëri? Shumë shpesh. Madje, ndonjëherë kam shumë nostalgji, pasi janë ato momentet e vështira që sot jetën dhe sukseset me të për mua janë të Shtypi thotë që zhveshura dhe keni qenë një fëmijë e ndrojtur. Nuk vijnë mjaft bukur. Shoh gjithmonë dukeni aq e ndrojtur tani, e keni anën pozitive. Jo çdo gjë është lënë pas ndrojtjen e fëmijërisë? në perfeksion, prandaj jeta më ka Ndrojtja aty është, por ku flitet për artin mësuar të jem kjo që jam sot. dhe muzikën është çelësi i sigurisë sime psikologjike. Një personazh shumë i njohur i artit shqiptar i larguar më thoshte, kam Keni pasion tjetër përveç muzikës? gjithmonë ndjesinë brenda vetes Përveç muzikës, më pëlqen shumë sime se koha që po kaloj këtu është psikologjia, filozofia dhe lexoj. Më pëlqen vetëm një udhëtim i përkohshëm. ana psikologjike, sepse shoh këtë realitet Ndodhem përkohësisht dhe më që ka përshkruar gjithë botën dhe një lloj duket sikur do të rikthehem prapë. degradimi që ka bërë shoqëria humane E keni dhe ju këtë ndjesi? në shumë drejtime. Shpesh herë e kam. Janë rrënjët që të tërheqin drejt kësaj dëshire. Karriera e një artisteje dhe sidomos një këngëtareje operistike Nëse unë do t’ju pyes, çfarë pjese nuk është e pafund, pasi vjen një do të zgjidhnit për të përshëndetur kohë që jeni jashtë tregut. Keni teleshikuesit shqiptarë? menduar se një ditë mund të jeni Më tepër se një pjesë, dua të ndaj jashtë skenave? emocionet që kam provuar së fundmi në E mendoj gjithmonë dhe e di që një Lion. Nëse do ta shohin, do ta kuptojnë ditë do të ndodh. Nuk është mendim se çfarë emocioni kam pasur unë me i trishtuar, pasi e di që është një gjë që këtë vepër. qershor 2012


35


Strategji Marketingu

Dhe këmbët ndalen para

VITRINËS MARKETING PËRTEJ QELQEVE. TENDENCA M Ë E FUNDIT N Ë KRYEQYTET. VITRINAT-REKLAMË. QË TË BËJNË TË NDALËSH NË MES TË RRUGËS, SEPSE PAMJA E REKLAMUAR NUK TË LEJON TË HEDHËSH ASNJË HAP TJETËR

Xh

Nga KLAUDETA SKËNDERASI Foto: SOFILDA TETA

amat e vitrinave në anë të rrugës, neve kampit femëror, na shërbejnë për dy arsye. E para si pasqyra (edhe pse e dimë se nga brenda na shohin, aq na bën. Vështirë se rrimë dot pa i hedhur vetes një vështrim mbi xhamat reflektues). Dhe e dyta për të parë se ç’ka brenda. Dhe kur nga brenda të shfaqen “gjëra” që ta bëjnë me sy, vështirë se bëjmë një çap më tutje. Sepse këmbët na drejtojnë vetë për në dyqan, prej nga dalim me blerje të paparashikuara. Epo faji është i vitrinës! Një “faj” që ca nga pronarët e dyqaneve të Tiranës e njohin aq mirë, sa syprinat e xhamta të bizneseve të tyre i kanë kthyer në hapësira të mirëfillta marketingu. Ata e kanë kuptuar më së miri natyrën tonë, që vitrinat i duam për t’u parë dhe për t’i parë...

36

qershor 2012


Shtëpi e ëmbla shtëpi

Ndodhet në një nga rrugicat më të populluara të kryeqytetit dimër e verë. Në një cep të Bllokut, në mes të një kryqëzimi, ku nga të katër anët e rrugës të tërheq vëmendjen ai: dyqani me vitrinat më të bukura. Sidomos në kohë krishtlindjesh, prej nga e kuqja e festave të gozhdon para dritareve me perde të kuqe e babagjysha që të ftojnë të hysh brenda. Ata që kanë kaluar të paktën njëherë andejpari e kanë kuptuar me siguri se bëhet fjalë për “Dolce casa”, dyqanin e aksesorëve të shtëpisë. Tani që është sezon i nxehtë, vitrinat nuk janë më si përrallë dimri, ama ngelen ëndrra të një nate vere. Sepse nga rruga shquhen aq qartë objektet e shtëpive të plazhit, sa të bëjnë të ëndërrosh. Tavolinat e bardha metalike dhe karriget e zbukuruar me jastëke me viza blu e të bardha në formë peshqish, apo perdet e

holla me dantella ta nxisin edhe më kërshërinë. Le pastaj kovëzat e vogla me manaferra të kuqe mbi mobiliet e bardha të kuzhinës, mbajtëset e luleve në formë biçikletash, vazot me zymbyla të verdhë, xhuxhët e Borëbardhës për të zbukuruar kopshtin apo shportat me aguliçe. T’u kalosh para këmbëve pa u hedhur një vështrim, ëvshtrim se ndodh. Madje ka dhjetë vjet, që kur dyqani është hapur në atë cep rruge, që vitrina kthen si me magnet kokat e gjithë kalimtarëve që ecin atyre rrugicave. Prandaj edhe pronarja e dyqanit, Manjola Afezolli, ka shfrytëzuar çdo centimetër të vitrinave të i ofron pozicioni i dyqanit duke i kthyer në pikën më të fortë të biznesit të saj. E ka nuhatur që në fillim se ajo që reklamohet aty ngacmon shijet e klientëve të përhershëm apo të rastësishëm. Dhe këta të fundit

nuk janë të paktë. Vitrina e ka bërë punën e saj. Mjaft një vështrim që zonjat të gjenden drejt e brenda duke rrëmuar nëpër raftet e bardhë me çarçafë, nëpër tavolinat me ene kuzhine porcelani, nëpër vazot e luleve apo aksesorët e dhomave të bebeve. Dhe të dalin prej andej me një aksesor të ri për t’ia shtuar shtëpisë. Ndaj edhe Manjola kujdeset që dritaret e stërmëdha të dyqanit të saj t’i përngjajnë përherë një shtëpize të ëmbël që të bën të ndalesh gjatë për ta kundruar. Dhe jo vetëm në një rast, por sa herë që të bie rruga. Sepse vitria e “Dolce casa” merr pamje të ndryshme në kohë të ndryshme. Dhe shërben vetëm si një paralajmërim për atë që të pret brenda, sapo të kapërcesh derën e xhamtë, ku një vazo me kamelie dhe Kiki, macja lara lara e të zonjës së dyqanit, të urojnë mirëseardhjen.

37


Strategji Marketingu

Alla pariziene Është tamam kështu shtëpia e çajit ATSH, që ndodhet në zonën pranë 21 dhjetorit, në trotuarin e populluar me dyqane. Një lokal i vogël me karrige të drunjta, jastëkë basme, tavolina të rrumbullakëta dhe çajnikë të vegjël, prej nga avullon kafe e nxehtë ose çaj nga llojlloj bimësh e frutash. Që kur vendosi që ta ndërtonte pikërisht këtu dhe kështu, qoshen e saj të çajit, Milreda Boletini e kishte të qartë se si do veçohej nga gjithë ajo mori lokalesh. I saji nuk do të kishte të ngjashëm. Nuk do të ishte thjesht dhe vetëm një nga qindra lokalet e zonës jo pak të populluar të kryeqytetit. Do të ishte tjetër gjë. Dhe pasi vuri në jetë planin e saj, tani që sheh se si ndalen njerëzit për të parë se ç’bëhet tej qelqeve të atij lokali të lezetshëm, e pranon me kënaqësi që ia ka arritur të ndërtojë një shtëpi çaji që kur i kalon pranë të ngjan aq shumë me kafenetë e famshme të Parisit. “Këtë ma thonë shpesh turistë të huaj nga Franca apo Gjermania. E kam arreduar të gjithin vetë, fillon rrëfimin Milreda Boletini. E kisha të qartë që në fillim se do të krijoja një vend të përshtatshëm për një shtëpi çaji. Por nuk kisha vendosur ende për detajet. Ndaj si fillim nisa kërkimet duke u frymëzuar nga revista dekoresh e duke marrë këtu një element e aty një tjetër, derisa krijova këtë ambient, ku klientët mund të shijojnë të gjitha llojet e çajit dhe të kafeve që vijnë nga Gjermania”. Dhe natyrisht që pjesa më e veçantë është pjesa e vitrinës. Është karta fituese, sepse aty të gjithë i ndalin hapat për të parë raftet e drunjtë me çajnikë te vegjël ngjyra-ngjyra, filxhan porcelani me trëndafila rozë, thasët me kafe të pjekur e me tufëzat ngjyrë ciklamini me çaj mali, tavolinën me tabakanë e vjetër të familjes Boletini dhe mbajtëset e qelqta me lloje të ndryshme çajrash prej nga dallohen farëzat e thara të karafilit, gonxhet e vogla ngjyrë rozë të trëndafilit, apo përzierjet me xhenxhefil, kanellë, piper të bardhë e lloj lloj bimësh të tjera. Para gjithë këtyre objekteve që duken pas xhamave, të gjithë kuriozohen. Dhe siç Milreda tregon, në fillim hynin dhe rendnin pas serviseve të porcelanit apo tufëzave me çaj të sjella nga malet e Kukësit apo hutoheshin pas mbajtëseve prej qelqi të kokrrave të kafesë. Tani, klientëve të përhershëm që ulen pranë çajnikëve të porcelanit, Milreda ka se ç’t’u orfojë, që nga të 200 llojet e çajit me bimë e emra të veçantë si Kopshti i gjyshes, Perlat e natës, Hëna Magjike apo Dahsuri e çmendur, e deri tek kafetë me shije të ndryshme: portokall. Vanilje, karamele, luleshtrydhe e çokollatë, të servirura nëpër filxhanë e çajnikë të radhitura në vitrinën, që e parë nga rruga e bën shtëpinë e ccajit të duket si një lokal alla parisien.

38

qershor 2012


Vitrina me telajo

Është i pari objekt që të bië në sy nga vitrina e xhamtë që mbulon gjithë pjesën ballore të dyqanit Brands: një telajo mbështetur mbi kavalet, përballë të cilit, një manekin veshur në rozë duket sikur pikturon. Pak më tutje tubetat e derdhura të bojës, furccat e penelat krijojnë një tjetër qoshe interesante që i shkon për shtat një bicciklete dekorative prej hekuri të rrahur, mbushur me lule. Një aparat fotografik vendosur në stativ dhe një pasqyrë e stërmadhe me kornizë ngjyrë ari varur në mur, krijojnë së bashku një pamje kaq pranverore sa të duhet kohë për ta kuptuar se në fakt ndodhesh as më shumë e as më pak në një vitrinë dyqani veshjesh. Ama një vtirinë që qëndron shumë larg klasikes dhe të zakonshm,ësh që jemi mësuar të shohim gjithandej, ku manekinët e veshur qëndrojnë tej xhamave. Pronarja e dyqanit Miranda Shakohoxha ka preferuar që të bëjë dallimin duke e filluar nga ajo që duket më shumë dhe më së pari: vitrina. Ka aq shumë dyqane që shesin veshje në Tiranë sa vështirë se e bën dot dallimin nga njëri tek tjetri. Por tek Brands e bën. Sepse të ndalen hapat sapo vitrina e veccantë të shfaqet para syve. “ccdo sezon vitrina ndërron pamje, tregon Miranda Shakohoxha. Për këtë pranverë-verë stilistja dhe piktorja Emanuela Brari, që merret

me vitrinën e dyqanit, ka krijuar një dhomë me rregullimin esë cilës merren dy manekinët. Sezonin e kaluar kishim temën “Një rrugë në Paris”. Manekinët rrinin ulur në një stol të madh. Që prej dy vjetësh nga krijimi i dyqanit vitrina ka qenë përherë ndryshe dhe përherë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve”. Pikërisht ky ka qenë qëllimi: që dyqani ku shiten veshje të markave Galliano, Just Cavalli dhe Ferre të kthehet në një pikë orientimi, që kalimtarët të kthejnë kokën. që klientët të tërhiqen jo vetëm me cilësinë e veshjeve por edhe me atë që shohin së jashtmi. Dhe reklama është e garantuar. Majlinda ka kohë që është bindur për këtë. “dikur kam bërë edhe reklamë në radio. Por vitrina është më funksionale. Sepse e bën vetë reklamën”. Sidomos kur reklama të kujton pak nga ccmenduria e John Gallianos apo sfilatat e koleksioneve të fundit. “Emanuela frymëzohet edhe prej tyre, sidomos nga Galliano. Tanimë vitrina e ndryshueshme është një tendencë. Ndaj edhe në përpiqemi që të jemi në një hap me vitrinat e dyqaneve më me emër në botë”. Tek Brands qëllimi duket i përmbushur.

39


Histori Nga auditori

N

Ëndrra të realizuara në diell

U duk se ëndrrat e saj do ngeleshin vetëm ëndrra, si ajo për La Scala-n. Por një bursë e plotë në Universitetin Europian të Tiranës e ktheu në jetën që kërkonte të kishte. Dhe pse nënë e një vajze 10 vjeçe, fare pak e mbështetur nga njerëzit e familjes, i përfundoi shkëlqyeshëm të pestavitet e studimit dhe tashmë punon në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Silvana Bastri rrëfen historinë e jetës së një gruaje rome që ia ka dalë 40

Nga Arta Çano Foto: Armand Sallabanda

ë një nga korridoret e UET-it është e vendosur një foto e stërmadhe e ceremonisë së diplomave të para Bachelor të këtij universiteti, tre vjet më parë. “Jam dhe unë diku aty”, thotë Silvi, duke ngjitur shkallët, një vit pas largimit nga UET, por ende shumë familjare. Kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën e saj, që nga koha kur i ngjiste për herë të parë ato shkallë. Në atë kohë, ishte nëna e një vajze 10 vjeçare, kishte lënë prej kohësh përgjysmë Akademinë e Arteve dhe ishte shndërruar në amvisë dhe pse ndryshe e kishte menduar jetën e saj. Por njohja me themeluesit e këtij universiteti dhe mbështetja që iu dha me një bursë të plotë si pjesë e komunitetit rom-sado klishe të duket-i ndryshoi jetën. Ajo ka mbaruar në UET edhe studimet Master në Shkenca Komunikimi. Sot punon në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. E bija, tashmë 16 vjeçe, vazhdon Liceun Artistik për Kanto, pikërisht degën që ka ndjekur Silvi. Ndërsa vetë ajo, dhe pse jo në rrugën e artit, ka shumë për të thënë për ato që ka arritur Ke nisur të studiosh në UET që në vitin e hapjes së këtij universiteti. Ndërkohë ishe shkëputur prej disa vitesh nga studimet. Për ç’arsye? Pse vendose të rifilloje në atë kohë? Pasi mbarova Liceun Artistik “Jordan Misja”, fitova Akademinë e Lartë të Arteve në Tiranë për Kanto, por për arsye familjare dhe më tepër sociale, Akademinë e lashë në mes dhe për gati 12 vjet isha nënë dhe amvisë shtëpie. Nuk mund të lejoja që e ardhmja ime të ishte vetëm kaq, por dëshira për të qenë dikush në jetë ekzistonte vetëm në ëndërr. Mundësitë ishin zero. qershor 2012


Ëndërroja La Scala-n dhe gjithçka që më lidhte me artin e bukur të muzikës klasike... Para se të njihja UET-in, përvojat rutinë të ditëve i hidhja në ditarin tim të netëve. Papritur dhe rastësisht njihem me themeluesit e UET-së. ...Ku studiove në një fushë krejt ndryshe nga muzika. Pra u largove nga arti Në përpjekje për të zgjedhur degën e studimit, pedagogu i atëhershëm i UET-së, Ermal Hasimja vuri re se aftësitë e komunikimit tek unë ishin të mira dhe për këtë arsye më sugjeroi që të regjistrohesha në degën e Shkencave të Komunikimit, nëndegë e Shkencave Sociale, e panjohur më parë. Ishte privilegj për mua, pasi do të ishim brezi i parë i studentëve që do të kanalizonim dhe ofronim dijet tona në këtë fushë. Pyetja e parë, në ditën e parë, në leksionin e parë dhe në sallën e parë në të cilën zhvilluam mësimin ishte: “Komunikimi, art apo shkencë?”. Sigurisht që përgjigja ime ishte: “art edhe shkencë”.

si nga ana fizike po ashtu edhe psikologjike. Ka qenë deri diku një dhembje e heshtur që nuk e mori vesh askush. Askush nuk e kuptoi pse unë vija me vonesë dhe Si ka qenë koha e askush nuk më kuptoi se sa studimeve, kur krahas shumë e adhuroja kohën Askush nuk e shkollës, kishe akademike në UET, kuptoi pse unë vija dhe detyrimet sa shumë e dëshiroja familjare? me vonesë dhe askush arsimimin tim, sa Të jesh nënë, nuk më kuptoi se sa shumë shumë i doja esetë, bashkëshorte, sa shumë doja e adhuroja kohën akademike të përballesh me çdo detaj fizik të në UET, sa shumë e dëshiroja sfidat e jetës, me UET-së, deri edhe hallet, problemet, arsimimin tim, sa shumë i doja kafet me miqtë dhe mentalitetin social esetë, sa shumë doja çdo pedagogët që ishin dhe të familjes nga e detaj fizik të UET-së një shtysë e madhe cila vija duke vazhduar për të vazhduar përpara. njëkohësisht edhe Studioja kur të mundja studimet, ka qenë diçka dhe nuk më ndihmonte askush shumë e vështirë. Ka qenë si të për të më lehtësuar peshën e madhe bëja tre fakultete njëherazi. Ka qenë të punëve të përditshme, që i shtohej e lodhshme, gati e papërballueshme pesha e madhe psikologjike për të

Silvi me të bijën Sigi përballuar çdo njërin prej atyre që nuk e donin këtë iniciativë. Tani besoj se gjithkush e di përse kam arritur deri këtu: pasion, vullnet, dëshirë për të më njohur dhe për të njohur më shumë në gjithçka që më ishte servirur falas nga UET. Për gati 5 vjet, arsimimi im ishte kthyer si qëllim në vetvete. The se fakti që kishe nisur të frekuentoje një universitet binte ndesh me mentalitetin e familjes tënde. Po bashkëshorti si reagonte? Jemi munduar që së bashku me bashkëshortin të gjenim rrugën e përbashkët. Edhe bashkëshorti im i përket komunitetit rom dhe ai mundi të mbaronte Akademinë e Arteve për Klarinetë dhe ruaj respekt të thellë për të si intelektual dhe pse unë tashmë jam jashtë lidhjes martesore. Edhe pse ndonjëherë dhe ai ishte i lëkundur për studimet e mia, e shihja se nuk

41


Histori Nga auditori

reagonte negativisht për veten, por ndryshme sociale, ndër to dhe për për vajzën e cila shumicën e kohës komunitetin rom. Më pas përfituat ishte vetëm. edhe bursë për studimet Master. Po vajza si ndihej? Sa ndihmuese ishte realisht për ju? Vajza kërkonte natyrisht një vëmendje Bursa që m’u ofrua në fillim për tre të veçantë pasi ajo tashmë ishte vjet ishte si të më hapte të dy sytë nga kthyer në një “zonjë” shtëpie. Ishte i rrethi vicioz i injorancës. Diplomimi vetmi person që më kuptonte por unë im në Bachelor, i hapi rrugë Masterit asnjëherë nuk e kam lënë pas dore. Shkencor, i cili më ndihmoi të shihja Kam qenë dhe jam për të një shoqe, me një vizion ndryshe të ardhmen një mike, një motër dhe nënë shumë time. Tashmë ëndrra ishte bërë realitet tolerante. falë ndihmës shumë të A mund ta kujtosh pak kohën e madhe të pedagogut kaluar në UET si studente? për të cilin kam Studioja kur Si ka qenë periudha një respekt të mundja dhe nuk më studentore? të veçantë, ndihmonte askush për të E mrekullueshme, e Blendi më lehtësuar peshën e madhe Kajsiut, i cili pakrahasueshme dhe plot të punëve të përditshme, dinamizëm. Janë ditët insistoi dhe më të bukura ato që kam argumentoi që i shtohej pesha e madhe kaluar në UET. Merrja bindshëm psikologjike për të përballuar frymë lirshëm dhe shihja se përse unë çdo njërin prej atyre që nuk me sytë e dijes. Isha nënë në e meritoja e donin këtë iniciativë realitet, por thellë i kam jetuar një bursë të ato pesë vite si një adoleshente që e shihte botën me ngjyra, ndoshta kjo edhe për shkak të natyrës sime poetike dhe artistike. Krijova miq e mikesha pafund. U treguan ndonjëherë distancues për faktin se i përkisje një komuniteti në minorancë, krahasuar me atë nga vinin shumica e studentëve? Në fillim kanë qenë pak të athët, por më pas duke qenë se unë reagoja bindshëm dhe me krenari për identitetin rom, kolegët e kursit një ditë prej ditësh më thanë: Falë teje ne thyem opinionin negativ për komunitetin rom. Sigurisht këta kolegë janë edhe sot e kësaj dite miqtë e mi më të mirë. Si i kanë qetuar ceremonitë e diplomimit? Mund të kujtoj diçka nga festa e diplomimit. Pasi kryem të gjitha ritualet e diplomimit në Pallatin e Kongreseve dhe kapelet i hodhëm sa më lart të mundnim, shkuam të gjithë së bashku për ta festuar këtë natë. Ishte një prej ëndrrave që unë e kisha parë netëve të shkuara por që nuk do të ishte e fundit. Sa bukur, merre me mend, unë kisha sfiduar dhe ëndrrën. Gjithçka ishte realitet që realizohej ditëve me diell.... Ju keni përfituar një bursë të plotë nga Universiteti Europian i Tiranës, i cili ofron bursa të

42

plotë dy vjeçare. Pasi u shqyrtua natyrisht edhe nga stafi akademik vendimmarrës, unë, nëna, bashkëshortja dhe njeriu që luftova gjatë për një jetë më të mirë dhe të sigurt, do të isha edhe për dy vjet në bangat e shkollës. Një jetë më të sigurt, sidomos për punësimin. Çfarë punësh kishe bërë deri atëherë? Kam punuar shumë punë. Kam punuar edhe për pak kohë si mësuese muzike në sistemin 9 vjeçar, por jo e emëruar definitive. Ndihem mirë edhe për sakrificat që kam bërë për familjen time pasi çdo vështirësi më bëri më të fortë dhe më këmbëngulëse për veprimet dhe synimet që i kisha vënë vetes. Tani kam 2 vite e gjysmë që jam pjesë e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Jam me statusin Specialiste pranë Sekretariatit Teknik të Romëve. Nuk harroj të kujtoj reagimin shumë të mirë

qershor 2012


që drejtoresha e Burimeve Njerëzore pati në momentin kur i thashë se kisha studiuar në Universitetin Europian të Tiranës. Si ishin fillimet e punës në këtë ministri? Të ndihmonin njohuritë e përfituara gjatë studimeve apo t’u desh të mësoje çdo gjë në praktikë? Në fillimet e mia në atë punë isha pothuajse e frikësuar, pasi termi Ministri nënkuptonte për mua seriozitet dhe korrektësi në gjithçka. Sigurisht që Ministria, si institucioni më i lartë i shtetit që harton politika do të kanalizonte edhe dëshirën time për të arritur më shumë, më tej. Kjo ishte sfida e radhës. Dhe në fakt nuk ishte aq e “frikshme” pasi bazat e teorisë dhe bisedat atraktive me pedagogët në orët e seminareve më kishin shkathtësuar dhe përgatitur për të realizuar pa droje dhe me bindje diskutime intelektuale në punën e re. Çdo shkresë apo memo për eprorët e mi më kujtonte lëndën e Shkrimit Akademik, apo çdo raport progresi 6 mujor, në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Romëve dhe Planit të Veprimit të Dekadës së Përfshirjes së Romëve më kujtonte lëndën e Metodave të Kërkimit dhe kështu me radhë. Gjithçka lidhej me komunikimin brenda dhe jashtë institucionit. Ajo çfarë unë bëj më mirë tani është ajo çfarë më ka mësuar më mirë UET në 5 vite: Komunikimi, art dhe shkencë. Si është jeta jote tani, një vit pas diplomimit në Master, dy vjet pas nisjes së punës në Ministri? Po një ditë e zakonshme pune si është? Jeta ime tani është sigurisht shumë më e bukur se më përpara. Puna kërkon impenjim të veçantë dhe lodhja është bërë mike me mua. Por nuk ka rëndësi nëse janë punët rutinë ato që mbushin kohën. Ajo çfarë quaj me vlerë është koha e programuar që më shërben për të realizuar efektivisht çdo detyrim që rrjedh nga puna në Ministri si edhe ambiciet e mia pas orarit të punës. Është bukur kur lodhesh dhe është akoma më bukur kur në fund të ditës më ngelet vetëm për të pirë një kafe çlodhëse me Sigin, vajzën time. Puna e përditshme nuk duhet parë si diçka monotone. Dhe e di përse? Sepse puna është për ata njerëz që dinë t’i japin ritmin dhe vullnetin e duhur asaj. Ndaj

çdo ditë për mua është si të bëja çdo gjë për herë të parë. Shkurt është e bukur ndaj dhe është dhe më pak e lodhshme. Në thelb jam akoma artiste dhe duke i parë artistikisht gjërat, të pamundurën e kam mundësuar dhe jeta më ka mësuar të ruaj ekuilibrin midis familjes dhe punës. Kjo do të thotë se di të rendis mirë prioritetet dhe t’i përmbush në këtë mënyrë të gjitha angazhimet e mia. Na thoni diçka për Sigin, për kohën që kaloni bashkë Sigi është 16 vjeç. Ka studiuar 9 vjet për piano dhe tani është në vitin e parë për Kanto në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Ditët tona janë të thjeshta, komunikojmë, shëtisim, në fundjavë organizojmë dreka për njerëzit e afërt dhe miqtë, por nuk harroj të respektoj edhe dëshirat e saj në lidhje me shoqërinë. Darkave zakonisht Sigi studion piano dhe kanto. Kështu, qetësia e një mbrëmjeje në fundjavë është e ledhatuar nga tingujt e zërit të saj. Po ti e praktikon më artin? Po eksperimentoj në artin e të shkruarit. Jam në përpjekje për të finalizuar librin tim të parë me proza të titulluar “Cigane mbi telajo”. Një përshkrim poetik i gjendjes sociale

Nga ceremonia e diplomimit

dhe kulturore të komunitetit rom dhe peizazhe emocionale personale në vite. Edhe pozicioni aktuali punës të mban afër me çështjen e të drejtave dhe pozitës së komunitetit rom në shoqërinë tonë. Ç’mund të thuash për vendin që zë ky komunitet në jetën sociale shqiptare? Si e sheh sjelljen e të tjerëve ndaj këtij komuniteti? Tashmë komuniteti rom në Shqipëri zë një vend të rëndësishëm në jetën sociale, ekonomike dhe atë politike. Të gjithë jemi në dijeni, si nëpërmjet medias së shkruar dhe vizive ashtu edhe nëpërmjet “zhurmës oponente” të shoqërisë civile për të gjitha problematikat e minoritetit rom në Shqipëri, pjesë e të cilave janë në vëmendje edhe të komunitetit ndërkombëtar. Referuar këtyre problematikave komuniteti ndërkombëtar i ka adresuar disa kërkesa qeverisë shqiptare për përfshirjen e komunitetit Rom dhe Egjiptian në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kontekst, shoqëria shqiptare e njeh si problematikë dhe është e vështirë që objektivisht të masësh sjelljet e saj. Por janë romët ata që do të mundin të lehtësojnë sfidat e tyre sociale vetëm dhe vetëm nëpërmjet arsimimit dhe sfidës për të qenë një ditë të vetëpërfaqësuar në Parlamentin Shqiptar. Po jashtë rolit si punonjëse administrate, je aktive për çështjen rome? Ka disa njerëz, për shembull, që përfitojnë nga një e mirë, po i referohem bursës së marrë nga UET, dhe bëhen dëshmitarë të saj në komunitet. E ke përcjellë në komunitetin rom faktin që UET ofron bursa për studimet e larta apo ke shërbyer si nxitëse që të rinjtë të vazhdojnë studimet? Çdo vit kam ndërgjegjësuar dhe informuar familjet rome për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve të tyre, një detyrë morale nga ana ime. Këtyre njerëzve u tregova atë të mirë të pamohueshme që UET e hartoi si politikë dhe platformë të rëndësishme për me shumë akses në arsimimin universitar të të rinjve rom. Ndaj dhe rruga e dijeve për të tjerë të rinj rom ishte dhe do të jetë tek UET.

43


Koha E politikës

NUK JAM MË NJË SHTËPIAKE ME MBARIMIN E SERIALIT QË E BËRI TË FAMSHME, EVA LONGORIA SHEH NGA E ARDHMJA. DIPLOMIMI, IMPENJIMI POLITIK DHE NJË PROFECI “DO JEM MICHELLE KSIKANA” Shpesh jeta e vërtetë e aktorëve, ndonjëherë është e njëjtë me atë të skenës. Është rasti i Eva Longorias: martesa kalimtare (dy vjet me aktorin Christopher Tyler dhe katër me lojtari e Nba, Tony Parker) pasioni për burrat më të rinj... paralelizmat e aktores amerikane me personazhin më eksploziv të “Shtëpiake të dëshpëruara” janë më shumë se një. Nga afër kjo është edhe më e qartë: tamam si Gabrielle Solis (alter egoja e saj), Eva është solare dhe ironike, por nuk e humbet kurrë toruan dhe nuk e ul kurrë vigjilencën. Edhe pse rrezikon që të tingëllojë pak e sinqertë, si atëherë kur në Wisteria Lane i betohej për dashuri të përjetshme bashkëshortit të sapotradhtuar me kopshtarin minoren. Tani sapo është shfaqur seria e fundit e “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe sapo ka zhveshur

44

petkat e aktores, për t’u futur në ato të aktivistes politike. Ca muaj më parë u angazhua në komitetin për rizgjedhjen Barack Obamës. Misioni i saj është që të përhapë mesazhin e presidentit mes komuniteteve ispanike. Cv-ja e saj është perfekte. Eva Longoria ka lindur në Texas, nga një familje që jeton aty që kur shteti ishte ende pjesë e Meksikës. Është një nga të paktat aktore latine të suksesshme në Hollivud. Veç të tjerash është duke përfunduar një master në Mexican American Studies, në Universitetin e Kalifornisë. Një imazh i bukur është me efikas? Nuk e di. Nuk mendoj se të jesh i bukur është një avantazh i veçantë. E njoh mirë diferencën mes të qenit një mjellmë dhe një rosak i shëmtuar. Jam e fundit e katër motrave, e vetmja që kam trashëguar tiparet e errëta latine qershor 2012


dhe që nuk arrij as një e gjashtëdhjetë. Para se të shkoja në kolegj, kuptova që nuk isha e shëmtuar, por isha pa pikë lezeti. Që është edhe më keq. Kështu m’u desh të krijoja një personalitet të fortë, duke treguar mbi të gjitha se nuk i duhet dhënë shumë rëndësi pamjes së jashtme. Gjatësia ka qenë ndonjëherë problem? Jo, mbi të gjitha kur kuptova se ishte më mirë të ironizoja me këtë fakt. Sidomos me të qeshurën time. Shumë e përkufizojnë si acaruese. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka e qeshura ime, por mendoj se jam e vetmja që mendoj kështu. Është bërë si një lloj marke firmato: para ca ditësh në një restorant, një zonjë,e ulur në anën tjetër të sallës, erdhi për të më takuar pasi më kishte dëgjuar nga larg. Më tregoi se më kishte njohur vetëm nga e qeshura. Qesh shpesh? Sigurisht kur jam mirë, por edhe kur jam në siklet. Qesh nëse nuk dua të flas për diçka. Është një mekanizëm mbrojtjeje dhe një mënyrë për ta marrë jetën lehtë. “Shtëpiake të dëshpëruara” e ka përcaktuar karrierën tënde, duke të dhënë famë në të gjithë botën. Si ishte mbyllja e serive? “Ciak-u i fundit ishte shumë emocionues. Në fund të ditës askush nuk donte te ikte nga sheshi i xhirimeve dhe kemi ndenjur për orë e orë të tëra duke “llafosur” e duke pirë, duke kujtuar të gjitha momentet më të veçanta qe kishim kaluar bashkë. Të mungon Gabrielle Solis? Shumë. Gabi është një grua inteligjente dhe kurajoze, gjithmonë gati të bëjë e të thotë gjëra që në jetën e vërtetë të gjithë do të donim të ishim të aftë t’i imitonim. Ti edhe ia arrin nga pak. Si Gabi, je e tërhequr nga burra më të rinj. Ish-burri yt dhe i dashuri yt i fundit Eduardo Cruz, vëllai më i vogël i Penelope, janë respektivisht shtatë dhe dhjetë vjet më të vegjël se ty. Çfarë të tërheq te ta? Asgjë e veçantë. Më ka ndodhur që të takoj Tony-n dhe Eduado-n dhe u dashurova, por në të dy rastet mosha e tyre nuk ka të bëjë fare. Së fundmi Zac Efron ka shprehur dëshirën për të dalë me ty. Çfarë do t’i thoje?

Që jam shumë e ngazëllyer, edhe pse nuk e di me saktësi se sa vjeç është Zac dhe kam frikë se do më fusin në burg nëse e pranoj propozimin e tij. Cila është karakteristika që të bën të ndihesh teksane? Di të qëlloj që kur kam qenë shtatë vjeç dhe di se si mbahet një armë. Që e vogël shkoja edhe për gjah. Sot mbështes vendimin për një kontroll më te ashpër në shitjen e armëve. Si të lindi ideja për të marr pjesë në fushatën e rizgjedhjes së Obamës? Politika gjithmonë më ka pëlqyer. Kam qenë vullnetare edhe në fushatën e Bill Clinton në vitin 1992, kur ende nuk kisha moshë për të votuar. Këtë herë më kanë propozuar një detyrë formale në komitetin e rizgjedhjes dhe jam ndier shumë e kënaqur. Si ndodhi? Të telefonoi Barack dhe të tha se kishte nevojë për ty? Jo tamam kështu. Ishte Jim Messina, shefi i fushatës, që me kontaktoi. Pastaj takova funksionarë të ndryshëm, që më shpjeguan në detaje mesazhet e Presidentit për komunitetin latin. Dhe kur më në fund takova Obamën, më falënderoi në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të përzemërt. Ideja e rikthimit tek studimet të erdhi pasi e pranove detyrën për të qenë pjesë e fushatës elektorale në komunitetin latin? Jo. Po bëj masterin në studimet meksikane-amerikane që prej dy vjetësh dhe e mbaroj pas pak muajsh. Kam qenë gjithmonë kurioze për të ditur më shumë për rrënjët e komunitetit tim. Gjatë pauzave të “Shtëpiake të dëshpëruara”, gjeta kohën për ta bërë. Si reaguan shokët e tu të klasës kur të panë? Në fillim ishin të gjithë të çuditur. Vetëm e vetëm më shihnin. Pastaj me kalimin e kohës u mësuan. Komuniteti latin i SHBA-Së nuk është model shumë pozitiv. Do që të bëhesh një Michelle Ksikana? Po, do të më pëlqente. Jam gati të jap shembullin e mirë dhe të marr përgjegjësitë që ky rol përmban. Në kinema, për shembull, thuajse nuk ekzistojmë. E megjithatë, përfaqësojmë 16 për qind të popullsisë amerikane. Ka vend për të përmirësuar dhe duhet ta bëjmë ne, sepse nëse presim Hollivudin, do të na duhet të presim gjatë.

45


46

maj 2012


STIL PERSONAL “PO”-TË DHE “JO”-TË E JULKËS TRANSPARENTE TYLI, MON AMOUR LOOK-U DISKRET VISHU ME RËRË BON TON PA LULE S’KA VERË E YLBERTË TË FORTAT NGJYRA NË SIRTAR KTHEHET SAPUNI NË SALLON FLOKËT E REJA TË VERËS NË MAJË TË GISHTAVE AKSESORË MBI THONJ

47


StilPersonal

“po”-të dhe “jo”-të e Julkës “PO”, PËR PRODUKTET E “DIOR” DHE “COLLISTAR”, XHINSET, BIZHUTË E TË GJITHA LLOJEVE, KËPUCËT E ZEZA. “JO” PËR ÇIZMET E BARDHA DHE MINIFUNDET, PARFUMET QË I KA PËRDORUR NJËHERË, AKSESORËVE FATSJELLËS... POR JO VETËM KAQ. SEPSE JULKA NUK ËSHTË ASPAK BARDHEZI. PËRKUNDRAZI. KA NJË STIL PLOT NGJYRA Çfarë nuk do vishje kurrë? Çizme të bardha dhe një minifund “tejet minifund”. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Parfumi dhe një çantë me disa produkte make-up-i, karfica dhe llastiqe flokësh e portofoli, padyshim. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Dior. Ke një aksesor fatsjellës? Jo. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Nuk kam ndonjë pjesë të veçantë që i kushtoj më tepër rëndësi se të tjerat. Gjithsesi, kur jam në palestër, i kushtoj më tepër rëndësi barkut. Ndërsa përsa i përket produkteve, u bë ca kohë që më pëlqen “Collistar”. Janë produkte shumë të mira (qoftë për trajtimin e fytyrës, qoftë për trajtimin e trupit), por nuk të “vrasin” edhe shumë kuletën J. Parfumi i preferuar? Unë jam tip që i ndërroj shumë shpesh parfumet. Çdo parfum që kam pasur ka qenë i preferuari në atë moment, andaj s’i veçoj dot, ose në të kundërt lista do të ishte shuuuuumë, po shuuuumë e gjatë. Megjithatë, dy të fundit që kam përdorur janë Candy i Prada-s (që nuk më pëlqen më) dhe Flora i Gucci-t, që më pëlqen shumë dhe ndoshta mund ta përsëris edhe një herë tjetër e gjithashtu Angel apo Alien i Thierry Mugler. Blerja e fundit? Këpucë, këpucë dhe vetëm këpucë. Por,

48

kur të botohet intervista, besoj se do jenë shtuar dhe një palë rrobabanje J. Stili yt me tre fjalë? Ngjyra, ekstrem, argëtues. Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Floral dhe scarf prints, ngjyrat elektrike në make-up (sidomos në eyeliner) dhe veshje si dhe caviar manicure. Këpucët dhe çanta kult? Duke qenë se jam tip shumë ekstrem, më pëlqejnë shumë lloje çantash e këpucësh. Ndaj janë kult për mua të gjitha çantat e këpucët me ngjyra, motive, lule, ato që janë të çuditshme në forma, materiale e madhësi. Nuk është se kam kult çantën Hermes apo këpucët Christian Louboutin o rashë e vdiqa. Mund të kisha kult dhe çanta e këpucë nga H&M, Zara, Mango (apo firma anonime ekonomike) ashtu sikurse nga Chanel, Prada, D&G, Alexander McQueen, Burberry, Guess etj... Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e

parë që të vjen në mend? Varet se çfarë mbrëmjeje është. Në bazë të mbrëmjes me vjen një veshje në mendje. Tre produktet bazë të grimit. Dior Airflash, Dior Shimmer, Diorshow Blackout (që nuk do t’i ndërroja me asgjë në botë :p). Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë? Jo, nuk u bindem pikë për pikë. U bë kohë që luaj në ngjyra të ndryshme, por brenda gamës së biondes. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Maska frutash nuk është se kam aplikuar shumë në kushtet e shtëpisë. Mbaj mend një herë që me mamin bëmë një maskë me pjeshkë. Thjesht e lyeje fytyrën me pjeshkë e lije të thahej dhe pastaj e shpëlaje me ujë të bollshëm. Thonjtë natyralë apo fals? Natyralë patjetër, por fals nëse nuk i ke

Tre produktet bazë të grimit

E mbron shikimin me syze Ray Ban qershor 2012


Fotografia: Edvina Meta Art Director: Edlira Bozo Bizhu: Jardin de paris Veshje: Twin set - La vie En Rose

preferuar Aroma e

ohërave ë gjitha k t i i q u k ë Buz

Kujdesi për trupin

49


në formë të mirë dhe nuk ke kohë t’i mirëmbash.

Ikonat e padiskutueshme të stilit

Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Lufta kundër celulitit duhet të jetë një kombinim mes një ushqimi të ekuilibruar, ushtrimeve fizike dhe padyshim kremrave. Asnjëra e përdorur si metodë më vete nuk do të kishte efekt maksimal. Përsa i përket produkteve, kam mbetur shumë e kënaqur nga serumi i Collistar. Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Aviator-at e Ray Bayn. “Uniforma” e fundjavës? T-shirte, xhinse, harem pants ose streçe dhe tani që është vapë pantallona të shkurtra. Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Të gjitha llojet. Më pëlqejnë si bizhutë e vogla e sqimtare ashtu edhe ato të mëdha e të çuditshme, që dallohen 7 orë larg. Bizhu të cilat shpesh mikeshat vijnë e i kapin me dorë e thonë: “Uuuuu, s’qenka dhe aq e rëndë sa duket” .

Motive lulesh dhe shalli janë tendencat e momentit që e tërheqin më shumë

Pushimet ideale në Mauritius

50

Sikur Julka të ndodhej në një mbrëmje mes miqsh, ja se ç’do të pinte

Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Xhinset në çdo ditë të javës e në çdo moment të ditës. Është një nga veshjet që nuk ka munguar kurrë në garderobën time e nuk do të mungojë ndonjëherë. Më duket sikur të gjitha stilet më pëlqejnë e më përshtaten, por prerja që vesh më pak (ose fare) janë xhinset më bel lart dhe me prerje të drejtë. Preferoj shumë si ato që janë slim fit ashtu edhe ato që janë të gjera e më prerje mashkullore. Edhe ato kaubojs më pëlqejnë e i vesh, por vesh edhe kominosheeeeeeeee J. Thuaj të vërtetën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje? Nëse nuk e kam të qartë se çfarë do të vesh, me siguri do të më duhet një pasdite e tërë për hedhur gjithë dollapin në tokë, derisa të gjej veshjen që ma mbush mendjen se është e duhura për eventin në të cilin

do të shkoj. Nëse flokët i kam gati dhe nuk më duhet t’i sajoj ndonjë gjë aty për aty, atëherë truku më merr diku tek 30 minuta maksimumi 45 minuta, nëse e marr me ngadalë. Por mund të bëhem gati dhe për 10 minuta, nëse jam në vrap e sipër. Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie? Tërë ditën J. Nga ora dhjetë e mëngjesit në orën nëntë të darkës. Ka qenë një herë kur i ndryshova totalisht flokët, në prerje, në ngjyrë dhe duke qenë se ishin shumë procese për t’u bërë, kërkonin kohën e tyre. Shtoji kësaj që kisha shumë flokë dhe ja ku më shkoi gjithë dita në parukeri. Cilit stilisti do t’i besoje fustanin tënd ideal? Kujtdo mund t’ia kisha besuar, mjaft që të më kish realizuar një fustan edhe më parë e rezultatet të kishin qenë të mira. Ikona e padiskutueshme e stilit? Daphne Guinness, Gëen Stefani, Victoria Beckham, Motrat Olsen (stilistët nuk po i përmend se janë ikona mode gjithsesi). Aksesori që nuk del kurrë nga moda? Këpucët e zeza. Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani? Në Spanjë dhe Mauritius. Në cilin qytet do të doje të jetoje? Pa provuar Londrën dhe Nju-Jorkun nuk vendos dot J Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? Çdo ushqim me pak kalori dhe i shijshëm. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq? Një mojito ose pinacolada ose caipirosca me luleshtrydhe, nëse do të ishte cocktail. Një gotë verë e kuqe do të ishte e mirë, një birrë po ashtu (nëse nuk do të ishte cocktail), edhe pse mendoj që mjafton të jesh në shoqëri të mirë dhe mund të pish thjesht ujë e të kalosh një natë fantastike. qershor 2012


Transparente Valentino

Bottega Veneta

Miu Miu

Rosamosario

Rosamosario

Louis Vuitton

Ermano Scervino

Laurent Gandini

Valentino

Tyli, mon amour

no nti

le Va

Është loja më joshëse, pamja më tunduese, veshja më romantike. Pak transparencë gjithmonë lejohet. Sepse tyli është materiali nga i cili është e vështirë të hiqet dorë. Këtë sezon stilistët e propozojnë me ngulm. Në të gjitha variantet. Duke e kthyer në protagonistin e modës të verës së sivjetshme.

Jimmy Choo

Charlote Olympia

Bottega Veneta

51


LookDiskret

Marni

Burberry

Christian Louboutin

Melissa Odabash

Vishu me rërë

Jimmy Choo

Alviero Martini

Alviero Martini

Yves Saint Laurent

Dolce & Gabbana

Kush tha që bezha është ngjye vjeshte. E aq më keq, dimri? Është e vërtetë që vera kërkon të bardhën ose ngjyrat e forta, por ama nuk përjashton as ngjyrën diskrete. Të jesh e sigurt se me të nuk gabon kurrë. Edhe nëse vishesh kokë e këmbë me bezhë, je ok. Mos hiq dorë!

Michael Kors Michael Kors

52

Chanel

Michael Kors

qershor 2012


Pa lule, s’ka verë Sepse krijojnë veshje fantastike për ditët e nxehta. Të vogla e të mëdha, me ngjyra dhe diskrete, të stampuara apo aplikacione. Mjaft që të jenë lule. Kufizime nuk ka. Eksperimento me ngjyrat dhe format dhe shijoje verën deri në pikën e fundit.

Normaluisa

BonTon

Blumarine

Roberto Cavalli

Miu Miu

Ma ng

o

Gioseppo

Fyrla

Blugirl

Rene Caovilla

B-

St or

e

Chanel

53


in Sequ

EYlbertë

Brian Atwood

Okley

Të fortat ngjyra

Marni

Dukej sikur këtë vit ngjyra pastel do të ishte trendi i padiskutueshëm. Dhe gjatë muajve të pranverës ndodhi vërtet kështu. Vetëm se vera sjell rregulla të tjera. Ngjyrat rezistuan edhe për këtë sezon. Sepse tanimë janë kthyer në klasiket e paperëndueshme. Të vishesh me ngjyra nuk do të thotë më se je ekstravagante e lindur. Ato që ngurrojnë ende? Aksesorë me ngjyra. Urgjentisht!

Michael Kors

Gi

us

ep

pe

Za

no tti

Steve Madden

Sergio Rossi

Floriana Garo, veshur me fustan ngjyrë korali, Cortefiel

54

a Rebecc

Minkoff

qershor 2012


UNË

kombinohem Portokalli, ciklamin, gurkali, e kuqe, jeshile, e verdhë... për të mos folur për stampat e ngjyrosura që popullojnë butikët dhe vitrinat e qendrave të mëdha tregtare. Ngjyrat u rikthyen fuqishëm. A mund të gabosh me to? Sigurisht. Por gabimet mund të shmangen. Me këshillat tona. Nëse nuk të pëlqen të vishesh me shumë ngjyra, atëherë zgjidh një dhe kombinoje me tone neutrale, si bezhë, e bardhë, kaki ose e zezë. Nëse kërkon të jesh gjithmonë e sigurt, atëherë vish ngjyrat e tua të përhershme neutrale, por kompletoje look-un me një aksesor me ngjyrë. Kjo stinë është ideale për t’u veshur kokë e këmbë me një ngjyrë të vetme. Kështu, mund të kombinosh pantallonat ngjyrë ciklamini ose gurkali me bluzë të së njëjës ngjyrë. Stili njëngjyrësh është “in”. Kombino një fustan me ngjyrë të ndezur me këpucët. Të tipit: fustan jeshil me këpucë të kuqe. Shumë në modë është edhe stili “color blocking”: kombinimi i disa ngjyrave në një veshje. Ja disa këshilla që të mos gabosh: 1. Mos vish më shumë se tre ngjyra të ndezura. (fund i kuq, bluzë blu dhe xhaketë ciklamin... por jo më tepër se kaq!) 2. Nëse nuk di se cilat ngjyra të kombinosh, zgjidh dy ose tre të të njëjtit tonalitet: e verdhë, portokalli, e kuqe. 3. Për një look të veçantë, kombino ngjyra që bëjnë kontrast, si e verdha dhe gurkali. 4. Përshtat dy ngjyra të ndezura me të zezën ose të bardhën. 5. Eksperimento me stampat. Një nga kombinimet e stinës është të veshësh dy stampa njëherësh. Por kujdes: diçka duhet ta kenë të përbashkët në mënyrë që të mos krijosh një pamje kaotike.

55


BINDI MODEL MANAGEMENT Fotograf: Alessandro Giaco Hair & Make up: Lily Jean Fashion Editor: Lucy C Total Look: Pinko

Bukuri ujore

56

Nga ky këndvështrim e shohim këtë muaj pamjen. Jo vetëm modën. Sepse në ditë të nxehta si këto që po kalojmë, moda i takon qytetit. Ne kemi shkuar shumë larg Tiranës. Sepse në verë nuk rrihet në qytet. Por nuk kemi marrë rrugën e rivierës shqiptare. Madje nuk jemi fare në Shqipëri. Kësaj here ju sjellim një copëz Indonezi. Stacioni i radhës është Bali, ku kemi realizuar një shërbim fotografik me ujë, tokë, diell dhe bukuri femërore. Ideja: merre lehtë, qetësohu, relaksohu. Por edhe vishu bukur. Kujdesu për veten. Shijoje verën. shtator 2011


57


58

shtator 2011


59


60

shtator 2011


61


62

shtator 2011


63


64

shtator 2011


Chanel

S’ka më bikini?!

Kristina Ti

Bottega Veneta

Parah Noir

Ruffian

Marc by Marc Jacobs

Michael Kors

Michael Kors

Moschino

Natyrisht që ka. Zgjedhja është gjithmonë në dorën tuaj. Por moda për verën e 2012-ën rikthehet tek rrobat e banjës me trup. Dhe ç’të thyer se! Gjithë prepotencë. Edhe pse kishte humbur e nuk preferohej më, stilistët thonë se bikini vërtet është seksi. Por rrobat e banjës me trup janë edhe më seksi.

Missoni

65


NĂŤ Sirtar

66

qershor 2012


I pari ishte sapuni ME FORMULA TË REJA, I PASUR ME SUBSTANCA HIDRATUESE DHE USHQYESE, SAPUNI U KTHYE. PËR TË ZËNË SËRISH VENDIN E TIJ NË MBAJTËSEN E VOGËL TË SAPUNIT NË BANJË, NË SIRTARIN E SENDEVE TË TUALETIT, NË DOLLAP... ATY KU I MBANIN DIKUR GJYSHET...

Nga KLAUDETA SKËNDERASI

T

’i shohësh sot kallëpët e vegjël aromatikë, duket sikur të kthejnë në kohët e dikurshme, atëherë kur detergjenti i lëngshëm ende nuk ekzistonte dhe në banjë ndodhej gjithmonë sapuni dhe mbajtësja e tij. Por jo vetëm aty. Përdoreshin edhe për të parfumosur të linjtat nëpër sirtarët e drunjtë dhe dollapë, në forma dhe ngjyra të ndryshme, me aromën e pangatërrueshme natyrale të luleve. Mes rafteve të parfumerive dhe dyqaneve të produkteve kozmetike, sapunët po kthehen përsëri. Si një gjest tërësisht elegant. Thuajse snob.

67


Në Sirtar Sipas dermatologes

E

thonë edhe profesionistët. Sapuni është më i mirë se shishkat me lëng pastrues që kushtojnë ku e ku më shumë se kallëpët që bëjnë shkumë. Jo vetëm që e trajtojnë më mirë lëkurën, por kujdesen edhe për mjedisin. Kështu na ka treguar dermatologia Entela Shkodrani. “Një detergjent është i përbërë nga përzierja e disa substancave kimike, të cilat mund të jenë pluhur apo lëng, që në bazë kanë produktet tensiaoaktive dhe shërben kryesisht për pastrimin e lëkurës. Ndërkohë, sapuni njihet prej shekujsh si detergjenti i parë dhe i vetëm i përdorur nga njeriu dhe si produkt nuk ka asnjë lidhje me detergjentët që përdoren sot. Kjo, për shkak të përbërësve tensioaktivë, ngjyrueseve, aromatizuesve dhe emulsionuesve që ata përmbajnë (produkte që nuk janë të biodegradueshme dhe si rrjedhim ndotëse të ambientit dhe po akuzohen gjithnjë e më shumë për dermatite alergjike të fytyrës)”. Detergjentet mund të jenë me pehash acid nga 0-6, alkalin 8-14 dhe neutral me pehash rreth 7. Sapunët e vërtetë janë të përbërë nga produkte natyrore (yndyrë dhe sodë kaustike), kanë një ph nga 9.510, pra janë alkalinë, janë pa erë, bëjnë shkumë dhe këto cilësi e bëjnë sapunin mjaft efektiv në pastrimin e lëkurës, pa qene nevoja për produkte shtesë konsuervuese dhe agjente antibakteriale. Sipas Entelës, sot gjithnjë e më tepër po shihet si nevojë kthimi tek sapuni i vjetër i “gjyshes”. Sepse duke përdorur sapunin mënjanojmë reaksionet alergjike për ata që janë të predispozuar dhe kanë lëkurë të ndjeshme. Nga ana tjetër, sapuni është një produkt i këshilluar për lëkurat mikse, pasi pastron në thellësi. Vetëm se ndonjëherë rezulton disi agresiv për lëkurat e thata, që kanë nevojë për hidratim të vazhdueshëm të lëkurës. Por dermatologia e ka një zgjidhje edhe për këtë. “Këtyre rasteve do t’iu këshilloja një konsultim me dermatologun për përzgjedhjen e produkteve të reja me bazë sapuni, të cilat quhen syndet apo sapunë jo sapunë, që nuk përmbajnë produkte tensioaktive dhe ruajnë barrierën lipidike të lëkurës”. Kurse përsa i përket përdorimit të tyre për efekt mjekësor, dermatologët e këshillojnë sapunin vetëm kur ai ka cilësi antibakteriale. Disa kompani farmaceutike preferojnë që disa produkte antiakne t’i përgatisin në formë sapuni. Në këto raste gjen shteg përdorimi i sapunit në dermatologji. “Prandaj si dermatologe, do të këshilloja çdo pacient në veçanti, në varësi të llojit të lëkurës dhe problemit që ai paraqet, nëse duhet përdorë sapun apo jo”, përfundon dr. Entela, duke i vënë vulën: detergjentët e lëngshëm duhen braktisur!

68

Esmeralda Prodani drejtuesja e rrjeteve “Maison du parfume” qershor 2012


Në parfumeri, tek rafti i sapunëve

V

endosur nëpër mbajtëse antike, pjesë e arredimit që Esmeralda Prodani ka zgjedhur për ta bërë edhe më të veçantë shtëpinë e saj të parfumeve, kallëpët erëmirë me ngjyra të ndryshme të japin idenë sikur ke hyrë fshehurazi në dhomën e gjyshes dhe rrëmon si një vajzë e vogël në raftet e ndaluar. Mbështjellëset si të pikturuara me dorë dhe qeset e cohave të kthejnë në një kohë tjetër, sidomos kur nuhat aromat e freskëta dhe imagjinon përpunimin e tyre nga mjeshtrit francezë, një prodhim i limituar, që edhe sot e kësaj ditë vazhdon të bëhet sipas metodave të vjetra. E megjithatë, nuk mund të mos thuash se Esmeralda nuk ka rrezikuar. Të mendosh që fjala sapun të sjell ndër mend edhe ata të zinjtë 15-lekësh, që nuk shiheshin me sy e kishin një erë të tmerrshme, nuk të duket e lehtë që të tërheqësh një klientelë zonjash e zonjushash shqiptare, që jo të gjitha e pëlqejnë sapunisjen sipas metodave të vjetra dhe që ndihen aq mirë me detergjentët e lëngshëm të fytyrës dhe duarve, të markave më komerciale të botës. T’i kthesh në epokën e sapunëve nuk është dhe aq e thjeshtë. Por Esmeralda është në rrugë të mbarë. Jo vetëm sepse ka krijuar një rrjet dyqanesh nën logon “Maison du parfum”, që të tërheqin vëmendjen si me magnet, por edhe sepse nëpër rafte ka radhitur sapunë të markave më të njohura angleze dhe franceze. “Rance dhe Bronley janë marka shumë të njohura sapunësh dhe parfumësh. Sapunët e Rancè-së akne një paketim prej gjashtë kallëpësh dhe në Francën e dikurshme vendosej nga një në

çdo dhomë. Tradita vazhdona akoma dhe ambalazhimi ka ngelur po ai i dikurshmi. Siç ka ngelur e paprekur edhe linja e kopshtarisë nga Bronley. Në Angli kopshtaria ka qenë dhe deri diku është ende traditë kopshtaria. Por duke qenë se pas orëve të kaluara mes dheut e luleve duart të dëmtohen, sapunët janë krijuar me përbërës të tillë që t’i mbrojnë, udhqejnë dhe hidratojnë”, tregon Esmeralda. Dhe jo vetëm duart. Sepse kallëpët e sapunëve të vendosur nëpër raftet e bardhë janë të pafundëm dhe u vijnë në ndihmë të gjitha problemeve të lëkurës dhe skalpit të kokës. Blerëset, në fillim nazelie, që janë endur këtyre rafteve tani rikthehen sërish, edhe pse dikur i kanë parë një çikë me dyshim sapunët e gdhendur. “Sapunët kanë ecur vërtet shumë. Në fillim i sollëm për të plotësuar linjën e parfumeve apo kremrave dhe locioneve të trupit. Janë pëlqyer shumë edhe si dhurata. Fatlumet që kanë marrë si dhuratën kanë ardhur në dyqan për të kërkuar sapunin. Sepse kanë ngelur të kënaqura”. Në ka gjë që të bën të shijosh një sapun nëpër duar është forma tradicionale që ruhet këtu e treqind vjet më parë. Po ata sapunë që janë prodhuar dikur në punishtet e vjetra sipas traditave të dikurshme. Ama nuk do të thotë se sapunbërësit nuk dinë t’i përshtaten kohës. Sepse në çdo sezon Krishtlindjesh apo feste vere, vijnë edhe sapunët e rinj (por të vjetër nga brenda) të ambalazhuar në forma kambanash apo lulesh. Dhe tërheqin për së largu shikimin dhe nuhatjen e zonjave e zonjushave të kryeqytetit. Sepse mbajtësja e sapunit po kthhet sërish. Bashkë me sapunisjen e dikurshme.

69


Në Parukeri

ime verore Cilat janë prerjet e sezonit të ngrohtë? Cila është ngjyra e përshtatshme për ditët e verës? Si t’i krehin flokët kur është shumë vapë? Po aksesorët? Të gjitha pyetjeve u përgjigjet Ardi Borova. Nga Klaudeta Skënderasi

70

N

ë Akademinë e tij, në katin e sipërm të sallonit të flokëve, kanë filluar të aplikohen tendencat e reja të sezonit të nxehtë. Prerje gjeometrike, ngjyra të ëmbla dhe kapje të lehta. Që do na i bëjnë verën më fashion. Por para se të na rrëfejë për modën e re të flokëve, Ardi Borova ngulmon të shpjegojë se modelet e reja nuk i kanë eklipsuar ato të vjetrat. “Nëse ti nuk i pret i flokët sipas tendencave të reja, nuk do të thotë se nuk i ke bukur. Modelet, ngjyrat, krehjet e kaluara vazhdojnë të jenë në modë edhe për këtë sezon, por natyrisht që ka edhe prurje të reja që vijën nga bota e modës”.

qershor 2012


Prerjet Këtë verë duhet të guxoni. Sepse moda sjell tendencat gjeometrike. “Jemi tek karreja e fortë, tek prerjet e forta, që pasurohen pastaj tek ngjyrat, ku dominojnë thyerjet në formë fijesh të holla, por me ngjyra të dukshme, si tonet neon: blu, pink, e kuqe, që unë do t’i klasifikoja si ngjyra vërtet të guximshme, por që i japin flokut një dinamikë tjetër”, tregon Ardi, teksa shfleton katalogët, ku modelet shfaqen pikërisht me prerjet gjeometrike të flokëve dhe fijet ngjyra-ngjyra. Ngjyrat Vera 2012 nuk sjell ndonjë risi në fushën e ngjyrave. Të gjitha janë në modë, asnjë nuk quhet demode. Por, sipas Ardit, dominojnë nuancat bionde. “Të gjitha ngjyrat janë në lojë, por tonet e biondes preferohen më shumë, sepse e tregojnë edhe më qartë ngjyrën e lëkurës të nxirë nga plazhi. Kohët e fundit ka filluar të aplikohet një teknikë e re e lyerjes së flokëve, që quhet shatushi, një degradè nuancash jo uniforme. Rrënja e flokëve ka nuancë të errët, në tonet e çokollatës ose karamele. Pastaj gjysmë gjatësia çelet në disa

tone dhe majat janë bionde ose platin. Ky lloj imazhi është edhe më i preferuari i momentit edhe nga personazhet e famshme në botë”. Krehjet Soft romantik quhet modeli më i pëlqyer i flokëve. E shohim thuajse kudo. Kështu krihen ministret, kështu krihen drejtoreshat, aktoret, miset, këngëtaret, modelet. Flok i gjatë, i drejtë dhe i valëzuar në gjysmë gjatësi me onde të mëdha. Mbi këtë krehje bazohen edhe kapjet e flokëve. “Në verë flokët e lëshuar nuk janë shumë komode. Por këtë sezon as kapjet nuk janë shumë të forta. Nuk kemi shtrëngim flokësh, por kapje të buta e të lehta, të mbledhura shkujdesshëm”. Aksesorët Flokët duhen zbukuruar. Jo vetëm me krehje dhe me ngjyra, por edhe me aksesorë. Ardi Borova tregon se fantazia është e lirë. Me flokët mund të luhet sipas shijes. Në to mund të vendosen kapëse, karfica, rrathë, dantella, fjongo. “Është disi më i dukshëm përdorimi i aksesorëve me ngjyra elektrike dhe materialeve moderniste”.

71


Në Majë të gishtave

Mandarina dhe korale Nuk mund të mos sillte pranvera një nuancë ekzotike edhe në majë të gishtave. Ngjyra të sofistikuara dhe joshëse. Perfekte për lëkurën e nxirë nga dielli.

Rikthehet vjollca Por harroje vjollcën dark, që të kthen menjëherë në dimër. New entry e stinës së re është vjollca pastel. Meritë e Dior Garden Party Collection, që ka veshur me këtë nuancë thonjtë e modeleve.

E kaltër dhe akuamarin E freskët, delikate, e kaltra sjell ngjyrat e ujit dhe na garanton një verë gjithë stil. Jo vetëm tek thonjtë. Edhe make up-i këtë stinë frymëzohet nga uji.

72

Aksesorë mbi thonj Zmalte të rinj. Ngjyrat shpërthejnë. Dhe thonjtë kthehen në aksesorin që plotëson look-un. Frymëzohu nga pasarelat dhe gjej kombinimin që të përshtatet

E gjelbër si pranvera Kjo stinë ka shpirt të gjelbër, mente, mollë, livadh. Ka një të gjelbër për çdo shije. Për manikyr dhe pedikyr origjinal, për pak nuanca ‘’ecochic’’ në stilin tënd.

Thonj të zhveshur Pudra dhe roza në të gjitha variantet më natyrale nuk ikin nga moda as për këtë sezon. Sepse moda nuk njeh rrugë të mesme: o fluoreshente, o pastel. Ja dhe për delikatet.

Argjent i pastër Mbi pasarela është parë edhe ngjyra e argjendit, e sfumuar me akull. Kombinoje më një truk në tone të ngrohta. Efekti dritë është i garantuar.

It’s time for Africa Për këtë pranverë nuk mungojnë as zmaltet e frymëzuar nga Afrika. Me ngjyra të ngrohta të tokës, perëndimit, argjilës. Kombinoje me make up të lehtë. qershor 2012


Këmbë e duar lyer Pasion ciklamin Roza bëhet më brilante se kurrë dhe thonjtë kthehen në detaje energjike dhe “të shijshme” prej çupëlinë të përjetshme. Sidomos kur kombinohet me ngjyrën e buzëkuqit.

Kthetra të verdha Është ngjyra verore e diellit dhe limonëve. Vesh duart dhe këmbët. Për këtë sezon çdo shtëpi vere e ka propozuar një të verdhë, që nga nuancat pastel deri tek ato acide.

Edhe thonjtë kërkojnë trendet e verës. Me sandalet verore që zbulojnë këmbët, zgjohet edhe dëshira për ngjyrë. Ngjyrë po, por me kontrast. Manikyri dhe pedikyri përshtaten dhe kombinohen. Korali me bezhën, e kuqja me të gjelbrën, e zeza me rozën… Koral dhe bezhë Portokallia në koral është ngjyra e stinës. Dhe është shumë e bukur mbi gishta, siç propozohet në pasarelën Blugirl, ku kombinohet një pedikyr bezhë në nuancat e kremit, që e bën edhe më rrëzëllitës koralin. E kuqe dhe e gjelbër Është kombinimi më i bukur dhe më i fortë. Duart na propozohen nga Jean Paul Gaultier, ndërsa për këmbët na vjen një e gjelbër e bukur, ngjyrë peme, nga sfilata e Christian Dior PV 2012.

E gjelbër dhe lejla Për vajzat që duan të ngjyrosen. Thonjtë e duarve t’i lyejnë me të gjelbër mollë, kurse të këmbëve me lejla të thellë. Të dyja propozohen në sfilatën e Christian Dior PV 2012. Akull apo sheqer? Një shtresë zmalti transparent i mbuluar me shtresë në formë sheqeri. Krijohet kështu një spërkatje elegante, jo për të gjitha ditët.

Shi gurësh Për të qenë mbretëresha e mbrëmjes, s’ka gjetje më të bukur se drita. Argjend, ar dhe ngjyra. I vetmi defekt: armatosu me durim në momentin kur duhet t’i fshish.

E zezë dhe rozë Një manikyr i zi dhe gërricës si ai që shohim në duart e Rihhanës, nuk mundet veçse të përqafohet me ngjyrën më femërore dhe delikate: roza më e bukur natyrale për thonjtë e këmbëve.

Tone pastel Një kombinim jo i vështirë për ato që duan manikyrin klasik: thonj rozë e plotë dhe uniforme, pa reflekse, por shumë e shndritshme. Duart janë të Jessica Biel. Këmbët, me thonj të bardhë janë të Rihannës.

73


Përballë diellit

Solar solar solar TANIMË TI E DI RREGULLIN: ASNJË SEKONDË NË DIELL PA SOLAR. E KE BLERË EDHE VERËN E SHKUAR. NË SHISHE KA NGELUR EDHE PAK. MOS E PËRDOR! ÇDO VERË TË DUHET NJË IRI. SEPSE CCDO VERË DIELLI SA VJEN E BËHET EDHE MË I FORTË. ÇDO SEZON NËPËR LABORTORËT E PRODUKTEVE KOZMETIKE FORMULAT PËRSOSEN PËR TË LUFTUAR MË FORT DËMET KUNDËR DIELLIT. JA EDHE PËR KËTË VERË KU VJEN LISTA E SOLARËVE TË RINJ. QË NUK DUHET TË MUNGOJNË NË ASNJË MËNYRË NË CCANTËN TËNDE TË PLAZHIT

Réflexe Solaire avene me SPF 50+ është ideal për mbrojtjen e lëkurave të ndjeshme, sepse garanton mbrojtje të lartë kunder spektrit diellor.

74

Nga eksperienca e L’Oreal Paris vjen një gjeneratë e re mbrojtjeje diellore Solar Expertise Protezione Gold, që mbron lëkurën, e hidraton thellë dhe ndihmon për një ngjyrë të bronxte që zgjat.

Ultra Protection Stick Eye - Lip Nose me spf 40 nga La Prairie është një aksesor praktik dhe I domosdoshëm, që mbron nga rrezet diellore zonat më delicate të fytyrës, si buzët, sytë dhe hunda.

qershor 2012


Për fytyrën me lëkurë të yndyrshme ose me akne vjen Anthelios AC i ri nga La Roche Posay, I cili përveccse mbron nga rrezte e dëmshme, përthith yndyrën falë pranisë së glukonatit të zinkut.

Nga Laboratoires Vichy vjen një mrojtës për fytyrën kundër shkëlqimit me mbrojtje con protezione spf 30 ose 50. Një përbërje e lehtë dhe fluide, që e lë lëkurën të thatë dhe pa shkëlqim, falë pranisë së mikropluhurave.

Nivea sun protect & bronze garanton një mbrojtje të lartë kundër rrezeve të dëmshme UVB e UVA dhe ndihmon lëkurën që të marrë një ngjyrë të artë, falë ekstrakteve që aktivizojnë prodhimin e melaninës.

Sun System Comort spf 50+ nga Rilastil është ka një përbërje të lehtë, që parandalon djegien, hidraton dhe qetëson skuqjet dhe përmban ProDna Complex® që parandalon plakjen e lëkurës.

Sun Protection Spray Oil Free me spf 15 është një nga risitë Shiseido për verën 2012. Një formulë unike për trupin, fytyrën dhe flokët, që mbron nga rrezet UVA e UVB, nga fotoplakja dhe dëmet e AND-së.

75


Nën Hundë

Erdhi vera

ZBULO AROMAT QË DO T’I JAPIN RITËM TË RI VERËS: BUQETA LULESH DHE FLAKONË TË FRESKËT PËR T’U KOLEKSIONUAR. LULE TË BARDHA, AGRUME TË FRESKËTA DHE AROMA TË ÇMUARA DHE TË RRALLA. ZBULOJI!

76

qershor 2012


ME VANILJE Armani Code Luna është një eau de vanille e freskët dhe floreale: buqeta bashkon aromën e limonit, portokallit të hidhur, vaniljen dhe lulet e portokallit. Sundon lulja e hënës, e kultivuar në Indi, që sipas legjendës lulëzon vetëm në netët me hënë të plotë. (67€).

DHE ËSHTË MENJËHERË VERË L’Eau d’Issay pour l’été është aroma e freskët verore e propozuar nga Issey Miyake: një spërkatje uji trëndafilash dhe dardhe bashkohet me aromën e lulegjakut e të karafilit. Një shije që godet, por me delikatesë. Issey Miyake(57.75€).

NË KOPSHTET FIORENTINE Shkumëzuese, e freskët: Mon Jasmine Noir L’Eau Exquise është një ujë jasemini Grandiflorum e Sambac, por që përzihet me aroma të forta mesdhetare me bashkimin e qitros së kuqe dhe bajames jeshile. Në fund çaj i bardhë, cedër, myshk dhe vetiver. Bulgari(65€).

LULE DHE FRUTA Valentina, eau de parfum. Limon Kalabrie dhe tartuf i bardhë. Mbi aromën e tyre jasemin, lule portokall nga Amalfi dhe tuberoza krijojnë një bukuri rrezatuese, në kontrast me ëmbëlsinë e luleshtrydheve të egra. Valentina (74.80€).

TRËNDAFILA DHE MANDARINA SICILIE Eau de Toilette d’été Classique, ka për aromë bazë trëndafilin, lulet e portokallit dhe mandarinat e Sicilisë. Aromat e zemrës janë jasemini-zambak, ylangylang, dhe irisi i bardhë. Fundi bashkon vaniljen myshkun dhe qelibarin. Ideal për netët e nxehta. Jean Paul Gaultier(59.41€).

PARFUM DASHURIE Eau de Parfum Blumarine Innamorata, frymëzohet nga ndjesitë e një zemre të dashuruar. Një buqetë lulesh orientale, që bashkon myshkun mandarinën, limonin, frutin e pasionit me lulet ylang ylang, lulet e qitros dhe të manjolës. Blumarine(65€).

AROMË VJOLLCE Eau de Parfum Jeanne Couture, aroma e freskët e petaleve të vjollcës bashkohet me tonet freskuese të koçimares dhe mjedrës. Në zemër mbizotërojnë kumbullat, manjolat dhe lulegjaku dhe në fund cedri, mushku dhe vanilja. Lanvin Parfums(48€).

77


Pa pasqyrë

TRUKU IKËN ME PUSHIME NË VERË MAKE UP-I BËHET BASHKËPUNËTOR I ABRONXATURËS. SI? JA KËSHILLAT QË JAPIN EKSPERTËT

D

akord, në verë trukohemi pak, pak sepse ai që e vesh fytyrën është dielli, dhe pak se ndihemi më komode pa shumë llangosje. Vetëm se ai pak grim që vendosim duhet të jetë i bukur. Ekspertët e make up-it japin këshillat se si të trukohemi, të mos dukemi të rënduara por sikur e kemi harruar veten në diell

Si të trukohesh kur lëkura është shumë e pjekur nga dielli Për të larguar vëmendjen nga një abronxaturë më e errët sesa duhet, mjafton fokusi në pikën më të fortë. Nëse është goja, zgjidh një shkëlqyer në ngjyrë rozë të ftohtë. Nëse janë sytë, është i mjaftueshëm vetëm një rimel me veti zgjatëse. Sytë duken shumë bukur me qerpikë të gjatë të dendur.

Në plazh, vetëm shkëlqyes dhe rimel Përdore shkëlqyesin edhe për të lyer qepallat. Një ide e bukur për rielin: përdor një të zi për rrënjët dhe një me ngjyrë, për shembull bordeaux, për majat.

Mbi fytyrën e nxirë nga dielli mund të guxohet me një truk që i bën sytë të duken blu ose jeshilë Po, por është mirë që të fillohet me theksimin e formës së syrit me një nuancë të ngrohtë, pastaj t’i shtosh ngjyrën më të përafërt për të krijuar një kontrast. Dhe për t’i dhënë më shumë forcë shikimit, qerpikë blu-mavi.

Në perëndim të diellit shkëlqe Gjatë mbrëmjes grimi mund të jetë më dramatik, sidomos gjatë pushimeve: një penelat ngjyrë okre me shkëlqim mbi qepalla, dhe një shtresë e bollshme shkëlqyesi ngjyrë ari mbi buzë. Është koha për të shkëlqyer. Kur nuk je shumë e nxirë nga dielli Mjafton që t’u japësh shkëlqim mollëzave, ballit dhe kurrizit të hundës, me pak pluhur ngjyrë toke.

78

Pra, mund të guxosh me ngjyrat e rimelit Edhe pse kjo varet nga look-u dhe nga humori. Rimeli i zi është klasiku i sofistikuar. Ai kaf është diskret: një “must” për biondet me qerpikë të çelët. Nuanca bordeaux është misterioze dhe i nxjerr shumë në pak sytë e gjelbër. Bluja-mavi është e zeza e re, e bën më

Terra Soleia Powder Bronzer, Guerlain

Palette Couleus d Afrique YSL

të turbullt të bardhën e syve. Po pudra? Shumë vajza bëjnë gabimin që përdorin vetëm pudrën ose kremin nxirës për të theksuar ngjyrën. Por kështu rrezikon që fytyra të duket pa reliev. Për ta gjallëruar, përdor pluhur ngjyrë toke në zonën e mollëzave. E domosdoshme për buzët në pushime Një gloss ngjyrë mjedre, që i bën buzët mishtore. Singulier Waterproof Mascara, YSL

qershor 2012


NË FAMILJE PO NDAHEMI. SI T’IA THEMI FËMIJËS MANUALI I BURRAVE MESHKUJT JANË SI ËMBËLSIRAT NË SHTRAT Ç’TË BËSH PAS SEKSIT E AKULLT AKULLORET? LEJOHEN TUNDUESE EDHE TË NJOHURAT MËKATOJNË

79


Në Familje

Ne prindërit po ndahemi

si t’ia themi fëmijës Në mënyrë që fëmija të mos e përjetojë në mënyrë traumatike, ka disa rregulla të vogla se si duhet t’i thuhet që prindërit e tij nuk jetojnë në një shtëpi Nga Elida Cangonji

M

barimi i një martese, ndarja, edhe pse mund të jetë zgjidhja e vetme për një lidhje që nuk shtyhet më, është një nga momentet më të vështira në jetë. Por mbi të gjitha është moment i vështirë për fëmijët. Është e vështirë periudha e mësimit me këtë jetë të re të prindërve që nuk janë më çift, por gjithçka varet edhe nga mënyra se si fëmijëve u njoftohet ndarja. Është një moment i ngarkuar me fajësi. Në përgjithësi fëmijëve, prindërit e të cilëve janë divorcuar, u kujtohet në detaje ky moment, që ndonjëherë mund të jetë dhe traumatik. Jo shumë shpejt dhe të dy Të dy prindërit duhet të presin të jenë të sigurt që nuk do jetojnë më nën një çati, sepse nuk ka kuptim t’i

80

lajmërosh fëmijët që je ndarë nëse kjo ndarje nuk është ende fizike. Nëse prindërit vazhdojnë të bashkëjetojnë, nuk është e nevojshme të njoftosh ndarjen e ardhshme. Prindërit, duhet të jenë të dy së bashku kur i njoftojnë fëmijës planin e tyre të ndarjes, mundësisht në një moment jashtë krizës. Zgjidhni një fundjavë, një pasdite, ose një moment të qetë. Flisni ngadalë dhe me dashuri. Merrni duart e fëmijës në duart tuaja, por mos i shtrëngoni. Mos shkoni shumë shpejt drejt fundit. Merrni kohë për t’ju shpjeguar atë që i pret dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre të mundshme. Nuk është e ndaluar të jeni të prekur, të emocionuar. Nëse nuk i dini mënyrat se kush dhe se si do jetë kujdestaria e fëmijës, mos u shprehni mbi këtë temë. Thojini fëmijës: “për momentin ti do jesh me qershor 2012


prindërve e fëmijës nuk është e të njëjtës natyrë, nuk ndryshket kurrë. Ne do të të duam përgjithmonë”. Insistoni në faktin se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për ndarjen tuaj dhe se gabimet që ka bërë deri tani, nuk kanë të bëjnë fare me atë që po ngjet me prindërit e tij. Shpjegojini fëmijës se ndarja juaj nuk do të thotë se jeni penduar që keni dashur t’i sillni në jetë fëmijët. Por, tani e tutje, është ai që mban në vetvete dashurinë që ekzistonte Prindërit mbeten prindër në mes jush. Shtoni se, për sa kohë Ju duhet t’i adresoheni fëmijëve që ai të jetojë, do jetë prova se kjo si prindër dhe jo si “burri” apo dashuri ka ekzistuar mirë e “gruaja”.Nuk është koha e bukur. rregullimit të llogarive. Ju duhet Mos kritikoni apo mos t’i thoni fëmijës Nëse fëmijën është i bëni përgjegjës prindin se ndarja juaj nuk birësuar tjetër, ose një person do ndryshojë asgjë në Nëse fëmija juaj të rrethit aktual gjendjen e tij civile, që ai është i birësuar,ai ose të ardhshëm do mbajë emrin e tij për rrezikon që ta (njerku apo njerka jetë dhe që do trashëgojë përjetojë ngjarjen e ardhshme për çdo gjë të secilit prej si një kërcënim që shembull ). jush prek identitetin e tij. Përshembull mund t’i Ju duhet t’i thoni fëmijës thoni fëmijës: “Ne, babi se ndarja juaj nuk do ndryshojë dhe mami, kemi disa gjëra të asgjë në gjendjen e tij civile, që ai rëndësishme për të thënë. Ne do mbajë emrin e tij për jetë dhe kemi nevojë për momentin të mos që do trashëgojë çdo gjë të secilit jetojmë së bashku, për t’i dhënë prej jush. Këto elemente, që duken mundësi njëri tjetrit që të merremi si shumë konkrete, janë shumë të vesh më mirë. Ne nuk mund të rëndësishme për t’u komunikuar, jetojmë më në të njëjtën shtëpi. me qëllim që fëmija ta integrojë Por... kjo ka të bëjë me ne si burrë e mirë karakterin përfundimtar të grua, që nuk merremi më vesh. Do faktit të birësimit. jetojmë në shtëpi më vete, por ne do jemi gjithnjë prindërit tuaj dhe Mbrojtja nga pakujdesitë do vazhdojmë të kujdesemi për ju Që të mos i gënjesh fëmijët nuk do të dhe të merremi vesh për t’ju rritur thotë që duhet t’ia thuash të gjitha, sa më mirë. Ju do keni pra të dy veçanërisht ato gjëra, që i përkasin prindërit, por do keni dy shtëpi dhe intimitetit tuaj seksual dhe afektiv. një prind në secilën prej tyre”. Mos e mbysni fëmijën me dyshimet tuaja, me shqetësimet tuaja dhe mos Vazhdimësi dhe qëndrueshmëri i kërkoni atij mendim se çfarë duhet në lidhjen me fëmijën të bëni, pasi në këtë mënyrë ju i lini Ju duhet të siguroni fëmijën për të kuptojë se ai ka përgjegjësi në vazhdimësinë e lidhjes me të. Mund zgjedhjen tuaj. t’i thoni: “Nëse dashuria midis një Rregulla e artë: sigurojeni fëmijën për burri e gruas së tij mund të mos vazhdimësinë e lidhjes prindërore. durojë për gjithmonë, ajo në mes babin në “këto” ditë dhe me mamin në “këto” ditë, (por t’i mund të telefonosh …..) deri sa ne të merremi vesh për një ritëm më të saktë, ndoshta me ndihmën e gjykatës, nëse ne nuk arrimë të biem dakord”. Është normale nëse fëmija qan. Po të keni disa fëmijë, pasi t’ja keni njoftuar në mënyrë kolektive, shkoni e diskutoni në një kohë të dytë me secilin në vete.

81


Manual i ëmbël

ëmbëlsirat

Burrat janë si Ka shumë të përbashkëta mes tyre: janë kaq të ëmbël, na pëlqejnë aq shumë, nuk bëjmë dot pata.Vetëm se ndonjëherë na ngecin në stomak.Janë të patretshëm,të rrezikshëm për linjat dhe për shëndetin.Ashtu si çokollata, një burrë i bën mirë humorit, por ka raste që shkakton edhe depresion

82

qershor 2012


K

jo është teoria e Bettina dal Bosco, autorja e librit “Burrat dhe tortat – si të gatuash, mbushësh ose djegësh burrin e ëndrrave të tua” - e cila e klasifikon universin mashkullor si një pastiçeri të pasur me shije dhe rrezik, duke e shoqëruar çdo tip burri me një ëmbëlsirë, e didomos duke na zbuluar sekrete të çmuara për të çjerrë maskat e tipave më të patretshëm. Sipas tortologjisë (një disiplinë ironike që kombinon tortat astrologjinë dhe parashikimin), burrat ndahen në 3 kategori ëmbëltore: - Burrat e mbushur: narcizistë, të komplikuar, despotikë, tinëzarë dhe të rëndë (duhen tretur dhe duruar), duhen ngrënë me pinca dhe me racione të vogla, sepse janë shumë të ushqyeshëm por edhe shumë kalorikë. - Burrat me lugë: karakteristika e tyre kryesore është paqëndrueshmëria, që përkthehet – sipas rastit – në karaktere lunatikë, të pabesueshëm ose amorfë... - Burra e gatuar në shtëpi: në dukje të vërtetë dhe të ushqyeshëm, fshehin kurthet e tyre pikërisht në karakterin e thjeshtë, por të pasur me ambicie dhe personalitet. Por le të kalojmë në disa tipologji ëmbëltore të burrave të patretshëm, që me siguri i ke takuar më shumë se një herë dhe të kanë ngelur në stomak!

83


Manual i ëmbël

Burri tortë margarita

Është klasiku shtëpiak, është djaloshi i portës përballë. I lezetshëm, i sjellshëm. I edukuar, inteligjent, i moderuar. Tipi klasik që do t’i pëlqente mamit tënd. Sa keq që i mungon pak karakter. Të gjitha dhuntitë e tij janë në nivele mediokre dhe nuk ka ndonjë talent të veçantë. Me fjalë të tjera është një konformist i lindur. Mbi të gjitha, shepsh është e vështirë që ta mundësh, për shkak të pedanterisë, që mund të arrijë në nivele acaruese. Ai që mamit tënd i duket një burrë për së mbari, është në të vërtetë një “përsosmëri” irrituese.

Burri profiterol

Bën pjesë në kategorinë e burrave me lugë. Mes të tjerash është një nga tipat më tërheqës dhe më pak të rrezikshëm, me kusht që të jeni të gatshme të përfshiheni në lëkundshmërinë e tij vullkanike. Ekstremist pasionant dhe impulsiv, spontan, rebel, është klasiku bukurosh dhe djallëzor, që fshihet pas një sipërfaqeje të errët dhe misterioze dhe fsheh një zemër kremi. Dashuron sinqerisht me intensitet dhe bujari, është romantik dhe altruist, por është edhe i paqëndrueshëm, sjell telashe, i lëkundur, agresiv dhe shkatërrues. Nëse vërtet e do këtë mashkull, mos ji kurrë hipokrite dhe ji gati të përfshihesh nga ndryshimet e tij të befta të humorit.

Burri puding

Mes burrave me lugë, ekzemplari është pudingu, që ka një thelb amorf, të paqëndrueshëm, që merr forma të ndryshme. I lëkundur që preferon të mos i japë rëndësi asgjëje. I paqartë dhe melankolik, pa shumë potere, burri puding përshtatet me pothuajse çdo situatë me ëmbëlsi. Arrin gjithçka që do në mënyrë mediokre dhe nuk ka ndonjë profesion të vërtetë. Me pak fjalë, prej tij nuk mud të presësh shfaqje të ndonjë personaliteti të spikatur dhe as vendime të forta.

Burri babà

Është ndoshta burri më i fshehtë jo vetëm i kategorisë së burrave me lugë, por i gjithë pastiçerisë mashkullore. Është i mbushur plot me egoizëm, e kujton veten padron të botës, ose të paktën dëshiron të jetë i tillë. Ka një etje të pamatshme për pushtet. Është mospërfillës dhe kapriçoz, kolerik dhe i frustruar, arrogant, shpesh servil me ata që janë më ta fuqishëm se ai, por i gatshëm të sulmojë këdo që e konsideron inferior. Mashkulli më i keq, ai që beson se gjithçka i detyrohet atij dhe që i kultivon defektet e tij, i bindur se po ua lë trashëgimi brezave të ardhshëm.

Burrë tortë me gështenja Burri sacher

Është një i rritur i pjekur që i ka mbyllur hesapet. Është i veçantë, i rezervuar dhe elegant, i rafinuar dhe esencial. Kaq prestigjioz, kaq pa ngjyra, kaq bon ton. Ne pamje. Po, sepse pas një kremi joshës me sheqer, është i pajisur me instinktet më të neveritshme dhe një ambicioz që i kalon të gjitha caqet. Me fjalë të tjera: një hipokrit, që fsheh pas asaj pamjeje të sjellshme dhe të rafinuar, mbetjet e një fëmijërie të pakonsumuar.

84

Sipas autores së librit, Bettina Dal Bosco, në çdo burrë ka pak miell gështenjash, po më i rralli është ai që e ka miellin e gështenjave përbërësin kryesor. Është mashkulli parahistorik, që përgjigjet me murmuritje dhe ka pak instinkte bazë. I mbyllur, koprrac, i pavëmendshëm dhe kokëfortë. Gjatë një bisede filozofike ose ekzistenciale ai është jashtë bisede dhe në pjesën më të madhe të rasteve duket sikur po flisni me murin. Por është edhe energjik, instinktiv dhe një partner i devotshëm. Ndoshta nuk bën deklarata romantike, por e tregon dashurinë e tij me veprime të thjeshta. Ty të takon aftësia për ta interpretuar. qershor 2012


Në Shtrat

Ç’të bësh pas seksit Seksi ishte fantastik, por koha pas tij nuk është dhe aq? Mund të jetë gjithaq e këndshme. Me ca këshilla të vogla

S

ipas një studimi, faza pas orgazmës është shumë e rëndësishme për femrat, por nuk është dhe aq për meshkujt. Femrat e konsiderojnë një moment thelbësor për të stabilizuar lidhjen. Instinkti i burrave është që të shmangin lidhjen dhe të shkojnë të çiftohen diku tjetër. Kjo teori vlen vetëm nga pikëpamje e evolucionit. Por edhe pse nuk jetojmë më në epokën e gurit, një burrë, nga pikëpamja psikologjike është i përgatitur që ta përjetojë në mënyrë të ndryshme momentin pas raportit seksual. Ti mund t’i tregosh se ç’të bëjë... Do të të pëlqente të fliste Ndiheni shumë të afërt, falë hormoneve të oksitocinës dhe vazopresinës, që favorizojnë lidhjet emocionale. Nëse ai është i ezauruar, flet për gjëra që nuk kërkojnë shumë interpretim. Merru me argumentin e tij të preferuar, pra

shmangi prekjet, por mund ta mbash ende në korrent me ndonjë dinakëri. Ofroji një pije të freskët, në mënyrë që të rikuperoje energjitë dhe lëre që të pushojë për pak. Godit fantazinë e tij duke ecur e zhveshur nëpër dhomë. Pastaj fillo ta prekësh. Kaloji nëpër trup majën e gishtit, duke filluar nga zonat më pak të ndjeshme, si shpina dhe shpatullat. Pastaj mund t’i masazhosh lehtë gjoksin dhe ta puthësh herë Godit pas here. Hormonet e fantazinë e tij aktivizuara nga puthja duke ecur e zhveshur do t’i ndezin sërish nëpër dhomë. Pastaj fillo epshin.

me seksin. Thuaji se çfarë të pëlqeu dhe pyete se çfarë do t’i pëlqente të provonte. Nxite që të flasë për trupin e tij, duke i vënë në dukje se sa në formë është. Kështu nuk do të hallakatet. Bëji një lojë. Pyete, për shembull, nëse pëlqen që të jetojë në një ishull tropikal apo në një qytet të zhurmshëm. S’ka rëndësi se si është pyetja. Do shërbejë vetëm që ai të fillojë të flasë.

Ke dëshirë për përkëdhelje Pas orgazmës, ai mund të jetë përkohësisht ta prekësh. Kaloji nëpër jashtë loje, ndërkohë trup majën e gishtit, duke Të pëlqen të flesh që ti je ende e eksituar. Provo ta bindësh kështu: filluar nga zonat më pak të pranë tij Pas seksit ai është i merr frymë thellë, në ndjeshme, si shpina dhe nxehur dhe i lodhur, formën e një rënkimi të shpatullat prandaj një përqafim lehtë, kështu që ai do ta mund t’i japë bezdi. Për ta kuptojë se ti je ende e eksituar. qetësuar mund të ndezësh pak Pastaj buzëqesh djallëzisht dhe ftoje kondicionerin dhe të vendosësh pak të marrë në dorë situatën. Zbavituni duke muzikë. Mbaje për dore. Takimi i dorës luajtur pak të dy. Momenti i relaksit pas favorizon aktivizimin e oksitocinës seksit është ideal për të eksperimentuar, dhe prolaktinës, hormonet që i sjellin për shembull, një tip të ri vibratori, një dëshirën për të të qëndruar pranë. Në lubrifikant ose ftoje të lëpijë shurupin e çokollatës që ke derdhur mbi gjoks. fund, në vend që të rrish ngjitur pas tij në pozicionin e lugës, përpiqu të flesh në pozicionin e përtacit, që kënaq dëshirën Përpiqe që ta ngrohësh për e tij për hapësirë. Kur ai të shtrihet mbi raundin e dytë bark, ti shtrihu anash. Kaloji një krah mbi Pas orgazmës organi i tij është shpinë dhe kryqëzo këmbët me të tijat. veçanërisht i ndjeshëm, kështu që

85


Ditë Dhe net

Kartolina e verës Pushime dhe jetë nate A mendon dot për tjetër gjë? Ata që thonë :jo” me siguri gënjejnë. Edhe nëse dita e bekuar kur valixhet bëhen gati dhe biletat prenotohen është ende shumë larg, ditëve të tilla të nxehta e plot diell nuk mund të mos mendosh për pushimet. Sidomos për ato më të bukuart që ke kaluar ndonjëherë. Ato që quhen ideale. Kurse netët e verës me pije e miq të mirë, mund t’i shijosh çdo natë. Sepse është verë! Ja cilat janë pijet e preferuara të personazheve të njohur dhe një kartolinë nga pushimet ideale

86

Dërgon

Klaudeta Skënderasi

qershor 2012


Pushimet evropiane të

REZARTËS E ndërron shpesh vendin e përzgjedhur për të kaluar ditët kur më në fund mbyll ateliejë dhe është e gjitha për familjen e saj. Por kur e pyet, kartoline ideale e pushimeve vjen nga Barcelona, ku nuk është pushuesja tipike “e çmendur”. sepse pija e saj janë koktejet e frutave pa alkool.

Vodka dhe Mesdhe Denada Dajlani ka pamjen e vajzës tipike mesdhetare. Me tipare dhe flokë të errët. ndaj edhe i kanë shijuar pa masë pushimet e kaluara në Korfuz të Greqisë. Ku mund të kalohen mbrëmje fantastike. Sidomos për atë që pëlqen Vodka Sour.

Pushimet e largëta të

VIOLËS

Nëse e pyet se cili është vendi ideal ku do të dojë të jetoje, të përgjigjet Shanghai. Sepse aty ka kaluar edhe pushimet më të bukura të jetës së saj. “përrallë”, i përshkruan Viola Xhafaj. Sa për pijen që e shoqëron në netët mes miqsh, e ka zgjedhur. Është Dirty Martini.

87


Ditë Dhe net

BLEONA

indoneziane dhe joalkoolike E shëtitura Bleonë, që Los Anxholosin e ka bërë si shtëpinë e saj, nuk mund të mos ketë shëtitur gjithandej, sidomos për pushime. Por ato që i kanë ngelur në mendje i ka kaluar në Bali të Indonezisë. Nuk është vend me jetë nate të spikatur. Por edhe sikur të ishte, Bleona nuk vë alkool në gojë.

Verë e kuqe dhe net greke Binomi ideal për një palë pushime fantastike. si ato idealet që ka kaluar Dori Klosi. Sepse bregu fqinj t’i ofron të gjitha: edhe det, edhe ushqim të mië, edhe shtëtitje turistike, edhe net të bukura. Në këto të fundit, Dori do zgjidhte më klasiken e pijeve, verën e kuqe.

ORGESA

pak skoceze, pak pasiononte Edhe në stilin veshjes është pak e tillë. Me këmishë, fjongo, kapela e kuadrate. Edhe pushimet ideale atyre viseve i ka kaluar, në Skoci, duke shijuar Edimburgun. Ndërkohë që kur s’ka pushime, por ka miq, preferon një kokteje dhe fruta pasioni.

Ditë romantike

88

Janë aq pak atë që nuk e pëlqejnë Parisin. Me gishtat e dorës numërohen. Alisa Braho është ndër të shumtët që e adhurojnë.. sepse aty i ka kaluar edhe pushimet ideale, në qytetin më romatin të botës. Pak romantizëm e ka për natyrë. Sepse edhe tek pijet zgjedh Martinin klasik.

qershor 2012


MesFletësh

Në kafenenë e rinisë së humbur Nga BLERTA HYSKA Në fillimi të viteve ’60, bohema letrare dhe studentore takohej në kafenenë e Oedonit, në Quartier Latin në Paris. Klientët më të shpeshtë janë katër tregimtarët e romanit – intelektualë, artistë, studentë dhe një grua e re me pseudonimin Luki. Në këtë mjedis të hijezuar ku personazhet reale takohen me ekzistenca të shpikura, ajo është mishërimi më evaneshent i femërores. Dhe sigurisht, më e dëshirueshmja. Ajo vjen çdo ditë në kafe, hyn nga dera më e ngushtë, e quajnë dera e hijes. Luki, si të gjithë të tjerët atje, ka një sekret: një emër tjetër, një jetë tjetër, një fëmijëri prej së cilës ajo është arratisur – dhe akoma më sekret ka brishtësinë e brendshme, një ngërç që ajo nuk ia ka treguar askujt dhe prej të cilit përpiqet të ikë. Katër zëra ndjekin njëri – tjetrin duke treguar secili një pjesë të historisë së gruas së re, duke sjellë elemente të reja. Vetë Luki është një prej tyre. Luki ka edhe një të dashur, Rolandin, ata të dy formojnë një çift a la Modiano: dy të rinj gjysmë bohemë, enden nëpër rrugët e qytetit dhe duket sikur itineraret e tyre të rastësishme, në fakt vizatojnë një topografi klandestine, një mesazh të koduar. Në fakt, elemente enigmatike ka gjithandej në këtë roman të spërkatur nga mistikja dhe nga aureola e poetëve, si Yeats, Cendraras, Mallarme ose Niçe. Por të gjithë personazhet e tjera të bandës së kafes, kanë të drejtë t’i shpikin vetes një identitet, një ekzistencë të ëndërruar. Siç thotë edhe njëri nga perso-

nazhet «sa më shumë flisni për këtë jetë imagjinare, rryma të freskëta ajri përshkojnë vendin e mbyllur, ku mezi po merrnit frymë prej një kohe të gjatë … E ardhmja shpaloset sërish para syve tuaj…» Titulli i romanit «Në kafenenë e rinië së humbur» është zgjedhur romani më i mirë i vitit 2007 nga gazetarët e Le Point. Titulli është marrë nga një citim i Guy Debord: «Në gjysmë të rrugës të jetës së vërtetë, ne ishim të kapluar nga një melankoli e shprehur me fjalë tallëse dhe të trishta, në kafenenë e rinisë së humbur». Patrick Modiano është një shkrimtar i njohur dhe i vlerësuar, i kritikuar gjithashtu. Librat e tij shpesh mbajnë etiketën  «nostalgjikë». Por kjo nuk do të thotë se shkrimtari është i fiksuar pas të kaluarës. E kaluara shkon e vjen nëpër faqet e romaneve, por nuk është e rrethuar nga aureola e keqardhjes dhe pendimit. E kaluara shërben shpesh si dekor: tek ky roman kemi Parisin e viteve ‘50-‘60, Parisin e fëmijërisë dhe rinisë së shkrimtarit, të njerëzve që ka njohur, por që i kanë humbur nga sytë, për ëndrrat që ka ndjekur dhe i kanë humbur rrugës. Sigurisht të gjitha këto shkrimtari i ka përdorur si material poetik por lidhja e këtyre fragmenteve të kujtesës, nuk do të thotë se shkrimtari është në kërkim të kohës së humbur, por më tepër një sipërmarrje autentike dhe metafizike, një tentativë për të deshifruar enigmën njerëzore. Romani Në kafenenë e rinisë së humbur vjen si një variacion i ri, therës, rrezatues, dhe tragjik i poemës së ngjizur rreth 40 vjet më parë nga Modiano.

Sekreti i mijëvjeçarit

Nëse një natë dimri një udhëtar...

Italo Calvino Përktheu: Alban Bobrati Nr. i faqeve: 284 ISBN 978-99943-0-262-8 Çmimi: 900 lekë Shtëpia botuese: Dudaj

“Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. (Nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Calvino në Buenos Aires në 1984).

Autori Patrick Modiano Titulli: Në kafenë e rinisë së humbur Shtëpia Botuese: Toena ISBN: 978-99943-1-610-6 Formati: 13x20 Faqe: 116 Çmimi: 700 lekë (5 euro)

Katherine Neville Roman Përktheu: Margarita Sulaj Skënderi Nr. i faqeve: 644 ISBN 978-99943-170-6 Çmimi: 1500 lekë Përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës.

Në një sondazh kombëtar në Spanjë, realizuar nga e përditshmja e njohur “El Pais”, “Sekreti i mijëvjeçarit” është votuar si një ndër dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave. Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, “Sekreti i mijëvjeçarit”, e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik. Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.

89


E Ftohtë

AKULLORET? LEJOHEN I KEMI KRYQËZUAR SI FAJTORE TË KILEVE TË TEPËRTA. POR E KEMI AQ TË VËSHTIRË T’I REZISTOJMË KREMIT TË AKULLT. PRANDAJ EDHE E TRADHTOJMË AQ SHPESH DIETËN ME NJË KAUSH PLOT ME AKULLORE. DHE SI ÇDO TRADHTI, SHIJON GJITHNJË E MË SHUMË. JA KU VJEN NJË LAJM I MIRË. AKULLORE MUND TË HASH DHE TË MOS SHËNDOSHESH. EJ, MOS E TEPRO! 90

qershor 2012


D

iell vapë... akullore. Është gati një refleks i pavullnetshëm, që të kalon nëpër kokë nga maji në shtator, në pikun e vapës torturuese. Vetëm se qejfi i madh i një koni prej biskote me një top akulloreje mbi të, të prishet kur mendon se rrobat e banjës nuk do të të rrinë bukur. Dhe ja vjen dilema: ta ha apo mos e ha? Në rastin e parë justifikimin e ke në xhep: shkoj në palestër dhe e shlyej mëkatin. Në të dytin është e sigurt se do të të ngelet mendja aty dhe do të të hahet gjithnjë e më shumë. Ç’të bësh? Gjej një rrugë të mesme. Quhet ekuilibër dhe ka të bëjë me stilin tënd të jetës. Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik, atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Pastaj vjen edhe aspekti më

specifik, ai ushqyes. Sepse është e vërtetë që shija e një akulloreje është shumë tërheqëse, siç është e vërtetë që shpesh dëshira të tilla janë të shoqëruara nga zakone jo të mira ushqyese: një mëngjes i pamjaftueshëm, konsum i pakët i frutave dhe perimeve, kombinim i çrregullt i proteinave dhe karbohidrateve, dreka klasike në këmbë. Dhe kështu që dëshira për një akullore pasdite shoqërohet me sulmin e fuqishëm të një urie të papritur. Mund të duket e ekzagjeruar, por zakone të tilla tregojnë një lidhje të rëndësishme mes dëshirës për ëmbëlsira dhe urisë së papritur për ushqim. Një lidhje që duhet konsideruar, nëse kërkon që të jesh e shëndetshme si nga organizmi ashtu edhe nga ana emocionale. Por edhe për të ngrënë një akullore në paqe, me shqetësimin e vetëm për ta shijuar apo jo deri në fund. BRENDA AKULLORES Përbërësit bazë të akullores me krem janë qumështi dhe sheqeri, por edhe pana dhe vezët. Proteinat e qumështit dhe të vezëve përmbajnë aminoacide esenciale,

të domosdoshme për organizmin tonë; ndërsa sheqeri (laktoza dhe sakaroza) përthithen shpesh dhe të furnizojnë me energji. Një pikë tjetër e fortë e akullores klasike (me bazë qumështin) është përmbajtja e kalciumit, që e bën një ushqim të çmuar për gratë, sepse mban të shëndetshme kockat dhe parandalon osteoporozën. AKULLORJA ME FRUTA Shijet akulloreve me fruta mund të përgatiten edhe pa qumësht, pra vetëm me luleshtrydhe, limon, fruta pylli, shalqi, pjeshkë dhe fruta të tjera të përziera me ujë dhe sheqer. Në këtë rast përmbajnë sidomos vitamina, fibra dhe fruktozë, (sheqeri i frutave). Prej disa vitesh gjendet në të gjitha dyqanet e akulloreve edhe akullorja me kos. Për t’u quajtur kështu duhet të përmbajë nga 20 deri në 40 për qind kos. Akullorja artizanale që përmban 15-30% të peshës të furnizon me 120 kalori në një topth akullore dhe shije të dy frutave dhe me 188 kalori ne një kupë me krem dhe çokollatë (gjithmonë 80 g).

SEKRETI I DIETËS SË AKULLORES Në një regjim dietetik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë. - mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre. - fruta dhe perime në kaluara në kohën e paradites. - bukë dhe pasta integrale, mundësisht në drekë. - në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku. - racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë). - doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhan (10 g, 39 kal).

91


E Ftohtë

Edhe të njohurat

MËKATOJNË AS VAJZAT MË NË FORMË TË EKRANIT NUK I REZISTOJNË DOT NJË AKULLOREJE. DIETOLOGËT NUK I QORTOJNË. SEPSE NË FUND TË FUNDIT E THAMË QË AKULLORJA PËRMBAN VLERA TË RËNDËSISHME USHQYESE. AMA ME SIGURI QË INSTRUKTORËVE TË PALESTRAVE U FSHIHEN. ATA DO T’I KRYQËZONIN PA E ZGJATUR SHUMË!

Katy Perry, e çmendura pas akulloreve Këngëtarja me look-un e çuditshëm duket e dashuruar pas akulloreve. Jo vetëm që i ha, por bën edhe shoq duke ua ofruar të tjerëve. i përdor si stampa fustanesh e kostumesh nëpër koncerte, e madje i shfrytëzon edhe si dekorin perfekt për realizimin e fotove. Katy duket vërtet e çmenduar pas akulloreve!

92

qershor 2012


Akulloret të bëjnë edhe më seksi Ajo mbi të gjitha shquhet për format e saj të bollshme. Ndaj akulloret mund t’i hajë me shumë dëshirë, pa e vrarë mendjen se mos i kanë dëmtuar linjat apo i ka shtuar ndonjë gram më tepër staturës së saj seksi. Pa u menduar gjatë, Kim Kardashian nuk ia mohon vetes akulloret, madje duket se i ha pak më shumë se sa duhet.

Jonida zgjedh frutat

Momentet e ëmbla të Rihannës

Kivi dhe luleshtrydhe. Në ditët e nxehta të verës as Jonida Shehu nuk i ka rezistuar dot një kupe plot me akullore. Sidomos kur topat e akullt ngjyra-ngjyra shërbejnë si dekori perfekt për një kopertinë reviste në sezon veror.

Ja ku na vjen edhe dëshmia e gjallë se akullorja nuk është edhe aq dietëprishëse. Përderisa e shijon gjithë qejf Rihanna dhe një trup për t’u admiruar, atëherë mund ta hanë të gjithë. Sigurisht duke pasur parasysh rregullat e të udhquerit të shëndetshëm, që me siguri Rihanna i di përmendësh.

Jo vetëm reklamë Si imazh i akulloreve me çokollatë “Magnum”, aktorja Eva Longorja ka pozuar pa fund me akullore në dorë. Ama në nuk do të thotë se jashtë xhirimeve nuk tundohet për ta shijuar ëmbëlsirën e ftohtë në ditët nxehta. Vetëm se nuk e tepron. Ndaj e dhe ka zgjedhur një akullore me fruta dhe jo me qumësht.

93


NE TRYEZE

Pasdite të akullta NË ORËT MË TË NXEHTA TË DITËS, NË DITËT MË TË NXEHTA TË STINËS, KUR KËRKON T’I QËNDROSH SA MË LARG SOBËS TË NDEHTË. ATËHERË GATUAJ MBI “NGRIRJE” DHE SAJO RECETA TË FTOHTA. SORBETOT JANË FRESKUESIT IDEALË

Sorbeto me selino PËRBËRËSIT 1 limon 6 gjethe mente e freskët 1 kërcell selinoje i qëruar 100 g sheqer PËRGATITJA Hidh 2 dl ujë dhe sheqerin në një tenxhere të vogël. Lëri të marrin valë për 3-4 minuta, derisa të krijohet shurupi. Hiqe nga zjarri dhe lëre të ftohet. Laj selinon dhe kaloje në centrifugë me gjithë gjethe. Përziej shurupin

lëngun e selinos, lëngun e një gjysme limoni dhe gjethet e freskëta të mentes të copëtuara. Hidhe në një vasketë dhe vendose në ngrirje për një orë duke e përzier 2-3 herë me një lugë. Pastaj kaloje përbërjen në mikser bashkë me një të bardhë veze. Vendose përsëri në ngrirje për një orë. Përzieje edhe një herë me mikser dhe pastaj lëre në ngrirje për 2 orë të tjera

Sorbeto me çokollatë dhe mente PËRBËRËSIT Liker ëmbëlsirash 4 dl ujë 100 g çokollatë e zezë 50 g kakao 100 g sheqer 1 degëz mente e freskët Pana e rrahur PËRGATITJA Në një enë ziej ujin me sheqerin dhe menten. Hiqe nga zjarri dhe duke e përzier shto çokollatën dhe kakaon. Më pas hiq degën e mentes dhe kaloje sërish në zierje. Pastaj enën vendose në një enë më të madhe

94

të mbushur me akull. Hidh një lugë liker ëmbëlsirash (më mirë nëse është me krem kakaoje), përzieji dhe lëri të ftohen. Hidhe në një vasketë dhe vendose në ngrirje për një orë duke e përzier 2-3 herë me një lugë. Pastaj kaloje përbërjen në mikser bashkë me një të bardhë veze. Vendose përsëri në ngrirje për një orë. Përzieje edhe një herë me mikser dhe pastaj lëre në ngrirje për 2 orë të tjera. Shërbeje me pana të rrahur. qershor 2012


Sorbeto me fruta pylli PËRBËRËSIT 400 g fruta pylli të ngrira 4 sheqer pluhur 0,5 dl limonçelo, 4 degëza ribes i freskët Gjethe menteje PËRGATITJA Gri në mikser për 20 sekonda frutat pyllit ende të ngrira dhe pastaj bashko me to sheqerin

pluhur. Vazhdo t’i grish për një minutë derisa të përftosh një pure të ngrirë. Hidhe në një enë. Shtoji limonçelo dhe përzieje, pastaj ndaje masën në katër kupa dhe vendosi në ngrirje. Në fund dekoroji gotat me gjethe mentesh të freskët dhe degëza ribesi të kuq. Shërbeji menjëherë.

Sorbeto me limon PËRBËRËSIT 1,2 kg limonë 300 g sheqer 1 e bardhë veze 50 g luleshtrydhe 1 degëz mente PËRGATITJA Shtrydh limonët derisa të marrësh një gotë plot me lëng dhe filtroje në një enë. Gri lëkurën e limonit dhe bashkoje me lëngun. Shto sheqerin, gjysmë litri ujë të ftohtë dhe përzieje derisa sheqeri të shkrijë. Lëre

të pushojë për një orë. Rrih fort të bardhën e vezës dhe hidhe tek masa e përgatitur. Më pas vendose enën në një enë të madhe me akull dhe përzieje për 15 minuta. Vendose në ngrirje për 2 orë: çdo 15 minuta përzieje që masa të mbetet e butë. Laj dhe thaj luleshtrydhet dhe menten. Hidhe sorbeton nëpër gota të ftohta dhe hidh përsipër luleshtrydhe dhe gjethe menteje.

Sorbeto me domate të aromatizuara PËRBËRËSIT

Borzilok i freskët 2 lime Kripë 3 kërcej selino Lëng domateje konservë Tabasko 150 g sheqer

PËRGATITJA

Kalo në mikser lëngun e domateve me një kërcell selinoje dhe ca gjethe borzilok. Më pas shto sheqerin, tabakon, lëngun e limeve dhe kripën.

Përzieji mirë përbërësit me një pirun, hidhe masën në një vasketë dhe vendose në ngrirje. Pri selinon e qëruar me copëto gjethet e borzilokut me duar. Kur sorbetoja të fillojë të ngrijë shtoji në të. Pasi të jetë ngrirë, hidhe në katër gota dhe zbukuroje me gjethe selinoje. Ky sorbeto është perfekt për fillimin e vakteve. Mund të shërbehet me fokacce dhe krem djathi.

95


Stil Arredimi

Ngjyrat janë në modë Mos ndërro vetëm gardërobën në stinën e verës. Në ditët e gjatë e plot diell edhe shtëpia duhet veshur me ngjyra. Mos u trembni. Nuk po themi të ngrini shtëpinë e të lyeni muret apo të ndërroni mobiliet. Mjaftojnë aksesorët. Dhe shtëpia vishet me ngjyra

Sajo Një letër muri me ngjyrë ia ndërron gjithë pamjen shtëpisë. Zgjidh ngjyrë të fortë por dekor të lehtë. Dhe përshtate me një aksesor tjetër të së njëjtës ngjyrë. Një karrige ose kolltuk, të cilave gjithashtu mund t’u ndërrohet mbulesa ose ngjyra e drurit.

96

Nuk është e thënë që ngjyrat të kombinohen në mënyrë strikte. As të mos ngelesh skllave e përshtatjeve klasike: e bardha me të zezën dhe të kuqen, kafja më gurkalin, e verdha me jeshilen, e gjelbra me lejlanë. Më mirë guxo. Gjithmonë pa krijuar kaos. Por nëse muret janë të bardhë, të jesh e bindur se të gjitha ngjyrat e ylberit të vendosura brenda, rrinë mirë. qershor 2012


NË TRYEZË Serviset e bardhë prej porcelani janë të bukur, por në verë shkojnë më shumë ata me ngjyra, sidomos kur mbi to vendos frutat dhe perimet e stinës, që janë të gjitha të ylberta. Në forma të ndryshme dhe materiale të ndryshme.

jaSTËKËT QË BËjNË NDRYSHIMIN Nëse mbulesat janë të bardha, atëherë lëri ashtu siç janë. Nuk ia vlen të shpenzosh për to. Luaj me jastëkët. Mjafton të blesh copë dhe të qepësh këllëfë jastëkësh ngjyra-ngjyra. Do të shërbejnë për të ndryshuar pamjen e dhomës së ndenjies dhe dhomës së gjumit.

NËPËR MURE E dimë që pikturat kushtojë shtrenjtë. Nuk mund të ndërrohen në çdo stinë. Ama një pamje me printim të bukur nuk është aspak e shtrenjtë. Dhe të ndërron gjithë pamjen e shtëpisë. Sidomos kur është shumëngjyrëshe.

97


En privé

jza shqiptare që po Va it. az xh i ri i i en Fenom ëfen piane. Elina Duni rr ro ev et ij sh on m ac ng panjohurit. Mbi të të e dh it ur oh nj veten për të azin thjesht e duan gjitha për ata që xh

Tipari kryesor i karakterit tuaj? Nostalgjia. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Impulsiviteti i panevojshëm. Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Ndonjëherë do të doja ta merrja jetën më lehtë dhe duke qeshur, jam duke u ushtruar... Terapia juaj kundër stresit? Kuzhina. Cila ëshë gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Mësimet që më ka dhënë dhe vazhdon të më japë. Tre detajet bazike të veshjes suaj? E zezë, e thjeshtë e kombinueshme. Ç’është eleganca për ju? Eleganca, për mendimin tim, nuk shpejgohet. Ajo thjesht është ose nuk është. Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Si të gjithë ne... ndonjëherë e dua, ndonjëherë e urrej. Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Gjithë të ftuarit janë idealë! Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Më frymëzojnë personazhe të vërtetë, si për shembull George Sand ose Lou Salomé, femra të jashtëzakonshme, që luftuan per dinjitetin e tyre në një botë maçiste ose muzikantë si John Lennon, Jeff Buckley, Nick Drake. Dhurata që ju pëlqen të bëni? Ato spontanet, të paparamenduarat. Për ju, luksi është…? Për mua luksi që do doja të kisha është mundësia për të shëtitur botën.

98

i n u D a n Eli Talenti që do të donit të kishit? Piktura. Deri ku do arrinit për dashurinë? Deri aty ku do duhej të shkoja. Fjalët që ju hutojnë? Komplimentet e tepruara. Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? «Na kënaqe shpirtin». Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit? Në Parisin e 1900-tës. Bëni bilance në fund të ditës? Zakonisht po.

Ju trembin vitet që ikin? Pak e nga pak po fillojnë të më ngacmojnë. Frika duhet fshehur? Frika duhet luftuar. Vdekja ju tmerron? Më frikëson vdekja e atyre që dua, vdekja ime jo. Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Karrierë, pastaj... ta shohim. Po sikur të ishit një film, si do të ishte titulli i tij? Stranger than Paradise e Jim Jarmush. qershor 2012



Madame Mapo