Madame Mapo

Page 18

kundër kancerit

Flutura Zhuta: Si e munda tumorin e gjirit Një rrëFim Nga autorja e emisioNit “gra të lira” Në toP ChaNNel Për betejëN e vështirë dhe të lodhshme me sëmuNdjeN. trajtimet dhe Ndërkyrjet kirurgjikale, Frikërat dhe ForCëN Për të marrë vetë situatëN Në dorë. rrëFyer Nga vetë ajo…

N

ë korrik të 2006-ës, në moshën 42-vjeçare, rastësisht ndjeva se në gjirin tim të djathtë ishte rritur një masë e huaj, ç’ka më bëri menjëherë të shqetësohesha për origjinën e saj. Mora një konsultë urgjente me mjekun e familjes, i cili më rekomandoi tek mjeku specialist. Nuk do ta harroj kurrë skenën me të cilën u përballa në vizitën time të parë në klinikën e kancerit të gjirit në spital. Salla ishte e mbushur plot me gra, familjarët ose miqtë e tyre. Fytyrat e tyre ishin pa shprehje, atmosfera e mbushur me frikë dhe panik. Nuk bisedohej, madje secila prej tyre shmangte edhe takimin sy më sy me njëra-tjetrën. Unë isha e akullt, mendja ime punonte me një shpejtësi rrufe, e dija mirë se diçka serioze kisha, por asgjë s’mund të lexoje në fytyrën time. Nuk po kuptoja akoma çfarë fshihej mbas gjithë asaj heshtjeje dhe mbas atyre syve të ndjerë, madje s’kisha as kuriozitet. Këtë pikëpyetje e mora vesh vetëm atëherë kur unë isha pjesë e përhershme e atij grupi, kur shikoja që nga ajo derë hynte viktima e radhës, ashtu si dhe unë në ditën e parë… Pas ekzaminive më erdhi radha të hyja tek mjeku specialist. Ai më prezantoi me skuadrën e tij të punës, ndër to dhe psikologen. Mjeku filloi të fliste: “Më

18

vjen keq që më duhet të them që nuk ke një lump por kancer…”. Zëri tij dridhej, thua se ishte im atë, i cili po më priste mandatin e vdekjes. Ishte një tronditje e madhe të merrje vesh që mbaje brenda trupit tënd një masë tumorale agresive të stadit të tretë. Dal nga dhoma e mjekut ku më shoqëron psikologia dhe futemi në dhomën e saj. “Flutura, - më thotë- si e prite lajmin, ke ndonjë gjë për të më thënë?”. Jo, i them, s’kam asgjë për veten, mendjen e kam tek fakti se si do t’u tregoj fëmijëve dhe bashkëshortit, por do gjej një mënyrë. Ajo më përqafon e më thotë: po më befason, rrallë takojmë gra si ti. Ajo dridhej më shumë se unë. Me shaka i kthehem e them: më duket se më duhet të të bëj unë psikoterapi ty. Ajo qesh e më thotë: Mirë, mund të largohesh, ke shumë për të bërë, do shihemi mbas dy ditëve. Kështu filloi lufta ime me kancerin e gjirit. Jeta ime ishte si një

ishte një tronditje e madhe të merrje vesh që mbaje brenda trupit tënd një masë tumorale agresive të stadit të tretë

makinë e shpejtë, e cila në momentin që ti mendon se rruga është e gjitha e jotja, papritur ti duhet të frenosh. “Ke kancer”… dëgjon zërin e mjekut… Koha ndalon në vend dhe mendja më fluturon tek makina ime. S’do të jem më kurrë në të njëjtën makinë të shpejtë për ta ngarë atë, kam ndryshuar korsinë përgjithmonë. Ti s’je më ti, por kjo nuk të ndalon të jetosh. Duke ditur se çfarë ke, ti jep shansin vetes të bëhesh palë me mjekun ose me sëmundjen. Kisha ëndrra të fshehura diku, por më duhej forcë dhe ekstra buzëqeshje, të dilja nga kjo mizëri. Nuk ishte më koha të mendoja se çfarë më kishin marrë nga jeta, por çfarë do bëja me atë ç’ka kishte ngelur. Pas marrjes së lajmit, kam vrapuar në librarinë më të afërt dhe bleva të gjithë librat e mundshëm që flisinin për këtë sëmundje. Isha e sigurt që isha në dorë të një skuadre, e cila nuk do të më linte kurrë të bija në tokë. Të gjithë pa përjashtim: mjeku specialist, psikologu, infermieret, ishin afër meje. Për ata e gjithë bota rrotullohet rreth pacientit. Diskutuam së bashku mundësitë e trajtimit. Si fillim do të ndiqja kemoterapi. Heqja e gjirit vinte si rekomanim i dytë, nëse kemoterapia dështonte. Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale rëndonte shumë gjendjen psikologjike të pacientes. Për këtë arsye rekomandohej gjithmonë në pamundësi shtator 2012


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.