Madame Mapo

Page 1


2

shtator 2012


3

3


SiFillim

Kur nisin rrëfimet e vjeshtës Nga të gjithë filmat me kartona të fëmijërisë, imazhi që më joshte më shumë ishte ai i një arushi, që futej në shtrat në një dhomë të drunjtë, mbulohej me një jorgan dhe thoshte një natënemirë të gëzueshme, për t’u kredhur në një gjumë që do zgjaste disa muaj të mirë. I zilepsesha aq shumë atij arushi! Më dukej kaq i paqtë ai moment, kaq shlodhës, kaq i lumtur, kaq luksoz. Aq sa edhe sot e kësaj dite, me gjithë dhjetëra dokumentarë që kam parë, nuk më hyn në kokë që ariu është një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe jo ai i gëzueshmi që mbulohej me jorgan. Ai imazh i dikurshëm i arushit më kujtohet sa herë gjendem në punë deri vonë dhe shtrati duket i paarritshëm, del përpara madje edhe në pikë të mëngjesit, kur nga shtrati mezi je çuar për të shkuar në punë, por dita gri dhe fasadat e pallateve, që shëmtohen aq shumë në të tilla ditë, të japin një të atillë zymti sa të duash të kthehesh menjëherë në shtrat. Arushi vjen ndër mend edhe kur mërzitesh pa shkak edhe kur ndihesh e ekzaltuar thjesht sepse disa gjethe të bronzta bien mbi xhamin e makinës. Arushi të kujton se kjo është koha e letargjisë. Shumëkush nuk i beson sindromës së vjeshtës. Të tjerë akoma e quajnë shpikje të shoqërisë së konsumit, që e ka për zakon që çdo gjëje t’i gjejë nga një sindromë. Të tjerë e lidhin me romantizmin e tepruar të vjeshtës. Të tjerë akoma, pak më praktike, e mendojnë si trill shkrimtarësh... Gjithsesi të rrallë janë ata që janë indiferentë ndaj

4

vjeshtës. Prandaj dhe specialen e këtij numri ia kemi kushtuar stinës që po vjen. Pa u marrë fare me atë fjalën “sindromë”, e kemi sjellë në formën e rrëfimeve të personazheve, që kanë truket e tyre për ta shijuar deri në fund këtë stinë. Me gatime, lexime, sporte, veshje, gjumë të mirë... Ky i fundit ishte dhe shkrimi më i dashur për mua brenda revistës. Sikur ta kishte shkruar vetë arushi i imazheve të fëmijërisë, që edhe pse në kohët e sotme nuk ka mundësinë të na thotë “natënemirë” për gjashtë muaj, di të zgjohet me buzëqeshje po aq të gëzueshme sa e natës së shkuar.

ivatico@gmail.com shtator 2012


5 5


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA drejtore: Iva Tiço kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi redaktore: Arta Çano Fotograf: Armand Sallabanda art designer: Ilir Drizari Bashkëpunëtorë: Agjencia: Bindi Model Management Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri Marketing & Menaxhim: Vera Përleka cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com Menaxher shitjesh: Robert Mane cel.: 068 20 55 440 llogaritë bankare: Banka kombëtare tregtare: 402167411clprclallJi all 402167411clprcFEuryl Euro Banka crEdinS: 67524 all 239126 Euro raiffeisen Bank: 0002076051 all

6

në kopertinë

ULPIANA QË NA KISHTE MUNGUAR Nuk është 16 vjeçarja e radhës së syNoN ekraNiN. PërkuNdrazi, është zoNja 40 vjeçare, që vjeN e Formuar. me Një karrierë akademike, gazetareske dhe Nga Pak Politikë. Nga Fillesat Në televizioNet shqiPtare Në vitet ‘96 - ’97, Në qytetet ku ka jetuar dhe marrëdhëNiet Familjare dhe shoqërore. imazhi i Pasdites Në toP ChaNNel Në Një rrëFim Pa klishe

rtiri Foto: Endrit Më Hair Class Suela Grimi dhe flokët: es gre De 40 Fustani: Koni Kapota: Estela

8 Kinkaleri 12 Autumn in Tirana. nga ilva tare 13 Xhani Shqerra: përrallë nga e sotshmja 14 Punë burrash patrik Sadikaj 16 Kundër tumorit të gjirit tetori që u bë gri

20

18 Në vetën e parë Flutura zhuta: Si e munda kancerin e gjirit 30 Modë nga rrjeti takohemi në blog 97 Në librari Botimet e reja 98 En prive Mira pirdeni

DOSSIER / RRËFIME VJESHTE 36 39 40 42 46 48 50 52 54

Vjeshta s’erdhi vetëm në tryezën e gjergjit Erisa të bën me krahëëëë 15 ide për natën natën e mirë, Juliana! të gjitha ngjyrat e klodit Shirat e vjeshtës aromë vjeshte le të bien gjethet, jo flokët shtator 2012


fashion

Ditë për ditë Për Në shkollë, Për Në PuNë, Për shëtitje, Për shoPPiNg, Për takime Paraditesh, Për kaFe Për çFarë të duash. ju sjellim look-uN e ditës

74 Stil & BEauty 58

66 Të trukohesh si Grace Kelly

Stil personal Ju njohim me Suel ën 61 Si karamele Zonjushat e ëmbla 62 Tendencë Pa këto mos dil nga shtëpia 66 Ngjyrë qielli Kaq shumë blu 67 Make up Ngjyrat e forta të stinës së zbehtë 77 Moda Ditë për ditë

Madame Extra

Biznes Duaje emrin tënd 86 Në çift thur 5 arsye për t’u pu re 88 Mashkullo ashtu Edhe kështu, edhe 90 Në familje në shkollë Fëmijë me besim 92 Dekor (Zh)vishe shtëpinë për vjeshtë 94 Në tryezë Stinë kërpudhash

84

62

7


kinkaleri NË FOKUS

cigarja, armikja e gjumit

Ata që tymosin e kanë shumë të vështirë të flenë. Sipas një studimi gjerman, nikotina mund të tronditë gjumin Probleme pagjumësie? Një nga shkaqet mund të jetë edhe vesi i keq (por shumë i dashur për duhanpirësit) i të pirit duhan, që ndikon dukshëm edhe në përgjumjen e organizmit. Po deri në ç’pikë nikotina mund ta çojë në tym gjumin? Ata që e bëjnë këtë pyetje e që në të njëjtën kohë përpiqen t’i japin përgjigje, janë kërkuesit gjermanë, në një studim të publikuar në revistën “Addiction Biology”. Për të analizuar idhjen mes cigareve dhe gjumit, ekspertët kanë marrë nën studim një kampion prej 1071 duhanpirësish dhe 1.243 jo duhanpirësish dhe kanë monitoruar zakonet e tyre respektive. Në bazë të të dhënave të marra, 28,1% e duhanpirësve bëjnë një gjumë të shqetësuar dhe 17% flenë gjashtë ose më pak orë në ditë përkundrejt 19,1% dhe 7% të atyre që nuk pinë duhan. Sipas specialistëve, të dhënat e studimit duhet të na bëjnë që të reflektojmë mbi fuqitë stimuluese të nikotinës. Dhe të na kujtojë me këtë rast se gjumi favorizohet nga një stil i shëndetshëm jete dhe nga një ambient i qetë dhe i përshtatshëm për të pushuar.

8

Burrat preferojnë bibat Nëse është e vërtetë që qeni është meshkujt trendy në një bar, por që në miku më i mirë i një burri dhe se futbolli fund fare martohet me një intelektual është sporti i tij i preferuar, është po me kostum e syze, apo me ndonjë të ashtu e vërtetë se biba është gruaja madh në moshë e me shumë lekë (edhe ideale për të. ky mund të ketë pamje intelektuale, Bibat nuk flasin, maksimumi bëjnë bibat vdesin të martohen me burra me “ga ga ga”. Por kur bëjnë ca si shumë kostum). “ga ga ga”, i lënë në vend. Sepse goja Biba është ajo që meshkujt e mbajnë duhet qepur. në sediljen e parë të makinës si trofe. Bibat nuk është e nevojshme t’i Ajo që mbajnë në krah në të gjitha nxjerrësh shëtitje, siç bëhet me qentë. ambientet ku ka shumë njerëz, teksa Sepse nëse e lë në shtëpi, biba rri aty në mes të turmës kërkojnë të ndeshin pa lëvizur. shikimin tënd. Bibat janë thjesht biba dhe i bëjnë Biba nuk ka miq. Përgjithësisht lëviz meshkujt të ndihen burra të vërtetë. në grup. Rrethohet nga biba më të Sepse nuk mund të kthejnë përgjigje, shëmtuara se ajo. nuk mund të rrinë e të tjerrin Biba nuk di të bëj ndonjë seks të argumente dhe në përgjithësi nuk ështe paparë. Por përgjithësisht këmbët i se kanë gjëra për të treguar. mban të hapura. Sepse bibat janë të E ç’mund të tregojnë bibat?! ftohta, edhe pse marrin poza seksi. Bibat janë ato për të cilat meshkujt Biba është gjithmonë e qeshur. Qesh na lënë. Bibat janë ato që i bëjnë me zë të lartë. Thotë se ka humor. Nuk meshkujt të mallohen për ne. Bibat i kupton batutat, por është gjithmonë janë ato që urrejmë, por të cilave u gati të nxjerrë dhëmbët e të hapë jemi mirënjohëse. Thjesht për faktin se buzët e fryra (bibat i kanë gjithmonë nuk jemi si ato. buzët e mëdha, edhe po i patën, edhe po Bibat më të zgjuara, thellë thellë (por s’i patën, prapë i fryjnë. Kjo bën pjesë në shumë thellë ama!), na kanë zili. uniformën e të qenit biba. Ndryshe nga Bibat e kanë të zhvilluar shpirtin e do dalloheshin? Nga buzët dhe pendët e garës. Nisen me vrap duke tundur verdha). byçkat për të arritur të parat. Dhe Biba di gjithmonë të tundë kokën e mjerë kush hyn në garë me to: do të pohojë. Sepse biba di të durojë të dëgjojë një lumë të pafund ankesash, gjitha muhabetet që bëhen para dhe të sharash e britmash. Kur e shihni pas ndeshjeve. Prandaj biba është e një bibë që synon diçka që e keni ju, detyruar të shohë të gjitha ndeshjet e më mirë lërjani me të parën, mos u Champions League. fusni kurrë në garë me të se thjesht Biba është e vetmuar. do harxhoni kohë e do lëndoheni. Në fund të fundit biba është me pa fat Biba ka njëmijë marifete për t’ia dalë sesa ne. Më pa fat se gratë e vërteta. mbanë (i harruat byçkat që tunden, mos Ato që flasin e ulërasin, që shkëmbejnë i nënvleftësoni praaaa!!!). Nëse do të batuta inteligjente, që bëjnë shaka dhe bësh garë, duhet të marrësh shembull ankohen, që qajnë në sy të të gjithëve e nga biba (bibë nuk bëhesh dot ama, sado që qeshin me defektet e tyre, që flasin të tentosh, sepse bibë lind, nuk bëhesh). për letërsinë por edhe për budallaqet Disa biba janë të bukura. Por janë dhe e komshinjve, që nuk janë perfekte të ndërgjegjshme, që edhe pse biba, e që s’kanë frikë ta thonë, që dinë të janë të bukura. Prandaj e përdorin këtë humbin por që kanë dhe shumë miq, si armë të fortë. Por ja që bukuria ikën miq që i adhurojnë! shpejt. Dhe biba bëhet patë e plakur Pra shoqet e mia – nëse ndonjë ditë, dhe e shëmtuar. Por në thelb mbetet mund t’ju ndodhë të gjendeni në bibë, nuk është se ndryshon ndonjë gjë siklet para ndokujt, zgjidhni më mirë e madhe. një tigër, një panterë apo edhe një Biba është ajo që bën për vete të gjithë shqiponjë... jo bibën. shtator 2012


LEGAL DARJEL SINA

Pyesni juristin Unë që po ju drejtohem jam Arti, 44 vjeç. Kam edhe një vëlla më të madh, i cili shumë vite më parë, pasi u martua, mori një apartament tjetër dhe u largua nga shtëpia ku jetonim me prindërit. Por, që të përfitonte edhe një dhomë më tepër (bëhet fjalë për kohën e komunizmit) mori edhe prindërit, por vetëm me dokumente, sepse ata vazhduan të jetojnë me mua në shtëpinë e vjetër. Shumë vite më vonë, pasi prindërit vdiqën, unë vendosa të shes shtëpinë për t’u larguar nga Shqipëria. Por vëllai im mendon se si

Jurist, pedagog në uEt

pjesëtar i familjes ka edhe ai të drejtë të përfitojë nga shitja e shtëpisë. Meqë nuk do doja të hyja në konflikte me të, dua të di a ka ai të drejtë? Faleminderit

Përshëndetje zotëri! Në rastin konkret trajtohet trashëgimia dhe pasojat e saj. Vëllai juaj trashëgimon sikurse ju, pasi ka zotësinë e trashëgimimit (Neni 320 Kodi Civil). Sipas trashëgimisë me ligj parashikuar në nenin 360 të Kodit Civil ju të dy si vëllezer thërriteni për të trashëguar pasurinë e prindërve

ai & ajo

KLODIANA TURHANI

Psikologu përgjigjet Përshëndetje! Jam e shqetësuar për situatën e prindërve të mi, që për mua kanë qenë mishërimi i cciftit ideal në ccdo aspekt. Por tani që janë në moshë të thyer, babi 64 dhe mami 62, i shoh shumë të acaruar. Nuk flasin më si më parë për gjithccka, nuk dalin bashkë dhe koflliktohen shpesh. Si mund ti ndihmoj që t’i kthehen serish harmonisë të mëparshme?

tuaj. Në rastin e privatizimit të shtëpisë tuaj, në qoftë se vëllai juaj rezultonte në këtë shtëpi që ju jetoni aktualisht, atëherë automatikisht ai është trashëgimtar i ligjshëm si ju. Sigurisht mund të tentoni të provoni faktet që ju përmendet në gjykatë, por padia që ju do ushtroni është shumë e vështirë për t’u pranuar kodi civil ju njeh të dy juve si fëmijë dhe ndarja e pasurisë në këtë rast do bëhet në pjesë të barabarta.

Të shqetësohesh për prindërit shumë njerëz do të thonë se është detyrë e çdo fëmije. Kurse unë do të thoja se në këtë rast ndihma që ju mund t’u jepni është të mos ndërhyni në bisedat e tyre, por t’i shihni si një formë komunikimi që ata të dy kanë zgjedhur për të shprehur vuajtjen që ata po kalojnë për sa i përket marrëdhënies që ata kanë me veten dhe të tjerët. Ndihma që mund të ofroni është t’i dëgjoni, sepse ata ndoshta nuk janë në

psikologe klinike, shefe e departamentit të psikologjisë në uEt

kërkim të zgjidhjes. Në qoftë se ju mendoni se situata është e rëndë atëherë unë do t’ju rekomandoja që t’ju flisni si ju ndjeheni kur i shikoni në atë gjendje dhe se kjo situatë nuk ju bënë të lumtur. Së dyti, sugjerojuni të takojnë një psikolog klinik, i cili do t’i ndihmojë të kuptojnë këto ndryshime. kloturhani@yahoo.com

9


kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Dietologia Hekuri që më mungon Përshëndetje! Pas një analize gjaku rutinë, mjeku konstatoi se kam mungesë të theksuar hekuri. Më ka dhënë disa kokrra, por më këshilloi që duhet të bëj kujdes me dietën dhe të konsumoj jo vetëm ushqime që kanë hekur, por edhe ato që ndihmojnë në përthithjen e tij. Çfarë më këshilloni? Faleminderit në këtë rubrikë do të gjesh të gjitha këshillat klasike të gjyshes për të zgjidhur problemet e vogla të shtëpisë. Si për shembull pastrimet në kuzhinë, njollat e vështira, duke përdorur metodat natyrale, tamam siç bënin dikur gjyshet tona

Xhama që shkëlqejnë Njolla nëpër xhama dhe shenja nëpër gota? Që t’i pastrosh derisa të shkëlqejnë, pastroji duke i fërkuar fort me pak pastë dhëmbësh. Më pas shpëlaji me ujë të rrjedhshëm. Shampoo kundër njollave Në çantën e lëkurës të ka rënë pak fondotintë dhe ka ngelur një njollë që duket sikur nuk do zhduket kurrë? Duke përdorur një furçë të vjetër dhëmbësh, provo ta fërkosh vendin e njollës, pasi t’i kesh hedhur një pikë shampo. Do të formohet shkumë, të cilën duhet ta lësh pak sa të veprojë, pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe thaje me një copë të pastër. Dedikuar veshjeve të lëkurës Para se të nxjerrësh sërish një veshje lëkurë nga dollapi për t’ia shtuar gardërobës dimërore, nxirre për disa orë në ajër të hapur. Ki parasysh që të mos e afrosh kurrë pranë burime nxehtësish, sidomos kur veshja është e lagur. Si të pastrosh porcelanët e furrës Enët prej porcelani që përdoren për të pjekur në furrë dëmtohen nga uljet dhe ngritjet e temperaturës. Pasi t’i përdorësh, kujtohu gjithmonë që t’i ftohësh më parë pastaj t’i pastrosh me një sfungjer me detergjent. Një maskë për lëkurën e thatë Gri ca thelpinj arrash dhe mbuloji me pana të lëngshme. Lëri të pushojnë për një natë dhe më pas shtoji një lugë mjaltë dhe vendose në fytyrë për tridhjetë minuta. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Marmelata në fund të vazos Ka ngelur vetëm pak marmelatë në fund të vazos? Si ta përdorësh të gjithë? Ngrohe vazon në ujë të ngrohtë (uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë sepse vazoja mund të thyhet). Ndërkohë marmelata është bërë e lëngshme dhe mund të rrjedhë me lehtësi nga vazoja, gati për t’u hedhur mbi fetën e 10 ose mbi biskota. bukës

Mungesa e hekurit është një nga format e anemisë që mund të shkaktohet nga disa faktorë. Një ndër të cilët mund të jetë edhe marrja e pamjaftueshme e sasisë së hekurit nëpërmjet ushqimit. Pavarësisht faktorëve që e shkaktojnë këtë problem në organizmin tonë, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të furnizojmë me sasinë e nevojshme të hekurit organizmin edhe nëpërmjet ushqimit, përveç suplementeve të hekurit të marra me rekomandimin e mjekut. Por për të siguruar hekurin në organizëm nuk mjafton vetëm konsumi i ushqimeve që përmbajnë hekur. Një faktor i rëndësishëm është edhe mundësia e përthithjes së hekurit të marrë nga ushqimet nga organizmi. Janë disa ushqime të cilat e përmbajnë hekurin në formë lehtësisht të përthithshme nga organizmi, ndërkohë që ka edhe disa ushqime të cilat e kanë hekurin në një formë që është më e vështirë për t’u përthithur. Por ka edhe disa elementë të tjerë, të cilët gjenden tek disa ushqime që pengojnë përthithjen e hekurit, siç janë karbonatet, oksalatet, fosfatet dhe fitatet. Ushqimet që janë të pasura me hekur lehtësisht të përthithshëm janë: mishi, peshku, pula. Personat të cilat kanë mungesë të hekurit duhet të konsumojnë në të dy vaktet kryesore në drekë dhe në darkë nga një racion nga këto produkte. Gjithashtu ushqime të pasura me hekur lehtësisht të përthithshëm janë mëlçia e viçit, e pulës dhe ajo e derrit, që ka edhe sasi më të mëdha. Do të rekomandohej të konsumohej të paktën një herë në javë një racion mëlçi. Ndër ushqimet të pasura me hekur jo lehtësisht të përthithshëm janë: vezët, drithërat, zarzavatet dhe frutat. Për të bërë të mundur marrjen e sasisë së hekurit nga këto ushqime duhet që ato të shoqërohen gjithmonë me ushqime që përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila e bën të mundur përthithjen e hekurit. Duhet të konsumohen patjetër të shoqëruara me agrume, limon ose portokall. Por ka edhe disa ushqime që e pengojnë përthithjen e hekurit siç janë drithërat e papërpunuara ose integrale. Fibrat që ndodhen në drithëra pengojnë përthithjen e hekurit. Gjithashtu bulmetrat. Çaji, nëse konsumohet gjatë vaktit, pengon përthithjen e hekurit. Konservuesit e ushqimeve, sidomos ai që në etiketa e gjejmë me emërtimin EDTA, është një pengues i përthtithjes së hekurit. Do të rekomandohej të kontrollohen etiketat dhe të konsumohen ushqimet që nuk e përmbajnë këtë lloj konservuesi. Gjithashtu edhe hekuri që ndodhet tek e verdha e vezës nuk është i absorbueshëm. Në përmbledhje të gjithë sa thamë, për të bërë të mundur sigurimin e sasisë së nevojshme të hekurit në oragnizëm, duhet të jemi të kujdesshëm që: të përzgjedhim ushqime që kanë përmbajtje të lartë të hekurit të përthithshëm dhe t’i kemi ato në çdo vakt si: mishi, peshku, pula, proshuta e pulës, proshuta krudo, etj. Por gjithmonë duhet të kujdesemi që të kenë sa më pak yndyrë të dukshme. Të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vitaminës C në çdo vakt. Të konsumojmë të paktën dy agrume në ditë, limona ose portokaj. Të shmangim konsumin e sasive të mëdha të kafesë dhe të çajit dhe gjithmonë t’i konsumojmë ato jashtë vakteve dhe jo t’i shoqërojmë me ushqim. Të shmangim ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të konservuesit EDTA, duke kontrolluar etiketat e tyre. Kontrolli i sasisë së konsumi të qumështit, jo më shumë se tre filxhanë në ditë.

ferrollari@yahoo.com shtator 2012


Që lulet në vazo të mos thahen M

jafton një buqetë me lule plot ngjyra për të reaguar me alegri në ditët e para të shiut vjeshtor. Ka vetëm një vështirësi: të mund t’i mbash lulet e freskëta sa më gjatë. Ja tre këshilla Laj vazon me bikarbonat Bikarbonati i zakonshëm ka aftësinë që të zhdukë bakteret, që ushqehen me limfën e kërcellit duke e ndotur ujin dhe duke e bërë të pajetueshëm për bimët. Që buqeta e freskët e luleve të qëndrojë për më shumë kohë e tillë, duhen pastruar muret e vazos me një sfungjer të ngjyer në bikarbonat pluhur. Për të vonuar sa më shumë zhvillimin e baktereve, para se të vendosësh lulet në vazo, shto pak bikarbonat edhe në ujë. Përdor briskun Lulet e këputura zgjasin më shumë

nëse para se t’i vendosësh në vazo pret pak nga kërcelli. Por të përdorësh gërshërët mund të jetë një gabim: të dy tehet e gërshërës e dëmtojnë kërcellin nga forca që ushtrojnë. Dhe nëse uji nuk kalon në kurorë, petalet do të thahen. Më mirë përdor një thikë të mprehtë ose një brisk. Sa më e saktë të jetë prerja aq më pak dëme i shkaktohen kërcellit dhe kanaleve mikroskopike prej nga kalon uji. Mbaje vazon larg frutave Frutat e pjekura çlirojnë në ajër etilen, një gaz pa ngjyrë me aromë të ëmbël, që përshpejton proceset e maturimit të luleve. Dhe i than. Edhe lulet e thara çlirojnë të njëjtin gaz. Prandaj vazoja me lule duhet mbajtur larg shportës së frutave dhe duhen eliminuar lulet e thara.

Vëthë prej tyli

Janë të thjeshta për t’u realizuar dhe shumë të lehta në vesh,. Një palë vëthë të tylta nuk duhet të mungojnë në gardërobën e një fashiniosteje. Nëse nuk di se ku t’i blesh, s’ka problem. Mund t’i krijosh edhe me duart e tua. Copat e tylit janë shumë të thjeshta për t’u gjendur. Mund të blesh pak në dyqanet e copave ose mund edhe të kesh në shtëpi ndonjë copëz tyli që nuk hyn më në punë. Hapi i parë përkon me prerjen e formës të përzgjedhur me kujdes, një lule, një flutur, një zambak apo një formë e papërcaktuar. Zgjedhja është shumë e gjerë. Më pas tyli duhet të ngrijë. Mund të përdorësh një ngrirës që gjendet në shitje ose të bësh siç bënin dikur mamatë dhe gjyshet: përdor ujë me sheqer ose ujë dhe niseshte. Nëse përdor niseshte duhet të përdorësh një penel për t’i lyer. Kurse nëse përdor ujë me sheqer, mjafton që ta lagësh copën e tylit, ta shtrish mirë dhe ta lësh të thahet. Nëse të pëlqen që t’u japësh vathëve një ngjyrë tjetër, në ujin e ngrirjes mund të hedhësh edhe pak pigment nga ngjyra që të pëlqen.. Pasi të thahet, lëri rrugë të lirë fantazisë: mund t’i zbukurosh me gurë, temina, ose të shtosh në qendër copëza më të vogla tyli me ngjyrë tjetër. Në fund një kapëse që shërben për t’u futur në vesh dhe ja ku janë vëthët e krijuar nga duart e tua.

11


kinkaleri

autumn in Tirana E bardha me të zezën janë frymëzueset e shumë stilistëve, të cilët në varësi të gjendjes shpirtërorë por edhe të disa stoqeve nëpër magazine nxjerrin copat e vjetra e bëjnë modë. Pak a shumë si me politikën në Tiranë, që edhe pse nuk duhet parë si bardh e zi duhet kuptuar se disa “prioritete” janë edhe çështje stoku në magazine To autumn...është një poezi e William Blake e cila mu kujtua këto ditë shtatori në Tiranën, që ka nisur të zverdhet e të bëhet si më e portokalltë. (Sa më pëlqen, nëse doni të dini kam dhe shumë fustane në këtë ngjyrë) Për vjeshtën nuk ka poet e romancier që nuk është cytur të shkruajë, ndaj nuk marr dot përsipër të bëj atë që s’mundem ta bëj. Por më pëlqen të flas për këtë vjeshtë në Tiranë, e cila si gjithmonë ka ardhur si një triko më shumë, si gardërobë e re, është si të shtosh një gjethe më shumë mbi trupin tonë. Unë prej dy vitesh vjeshtën e lidh me sezonin e “Tonight Ilva Tare”. Ka shumë kohë që nuk sillem si një romantike edhe pse apartamenti im në katin e 12 diku buzë Lanës më sjell Tiranën zçdo ditë si perde në shtëpi. Kjo ma heq vetminë nga njëra anë, por më shton dëshirën për të kundruar qytetin, i cili ka kaluar një stinë të nxehtë, jo vetëm politike, por të nxehtë në

12

kuptimin e parë të fjalës. Fillimisht shkova në disa nga dyqanet e mi të preferuar në qytet dhe pasi edhe disa klikimeve në internet u informova se këtë vjeshtë, por dhe në dimër e pranverë ngjyra e bardhë do të bëj namin. E bardha me të zezën janë frymëzueset e shumë stilistëve, të cilët në varësi të gjendjes shpirtërorë por edhe të disa stoqeve nëpër magazine nxjerrin copat e vjetra e bëjnë modë. Pak a shumë si me politikën në Tiranë, që edhe pse nuk duhet parë si bardh e zi duhet kuptuar

se disa “prioritete” janë edhe çështje stoku në magazinë. Për kë do të jetë kjo vjeshta e fundit? Për ata që na drejtojnë, apo për opozitën që ka kaluar tetë vjeshta në kurriz, e s’i ka mbetur më gjeth në trup? Ndoshta gjethi i fundit i shpirtit që thonë është ende jeshil mund të sjell diçka të re. Ose gjethet e stokut të qeverisë mund të shdërrohen sërish në modën bardh e zi. Është një ekuacion që nuk do mjaftonin të gjitha pemët e Tiranës madje edhe kumbullat e kuqe të përfolura si djaj dikur, nuk do mjaftonin për të numëruar hallet e këtij qyteti, i cili pavarësisht të gjithave kishte mall për pak fllad vjeshte. Ju ndërkohë vazhdoni të ruani kursimet tuaja sepse moda thellë është sic ju thashë një çështje stoku, por mos kurseni asnjë minutë të kësaj vjeshte, e cila është e vetmja që i shkon Tiranës më shumë sesa çdo stinë tjetër. shtator 2012


rubrika: “me dhe pa kravatë!”

“përrallë nga e tashmja!”

k

onotacionet negative mbi programin mësimor të shkollave shqiptare, të cilat duket se do të trajtojne tematikën e homoseksualitetit, këto kohë kanë çelur perden e një sipari të madh teatri mediatik, të ngjashme me vizionarë të kryqëzatave të trishtuara homofobike nga personazhët e vetëquajtur “shpëtimtarë”, të cilët promovojnë forma nga më të ndryshme riparimi të “çrregullimeve” të Orientimit Seksual. E ashtuquajtura terapia riparuese përcakton homoseksualitetin si rezultat të një çrregullimi të brendshëm, i cili mund të riparohet. E pra, bëhet fjalë për një botë fantastike... Çdo gjë e shkruar në të zezë dhe të bardhë. Një formë vërtetë e rafinuar e perversionit do të shtoja unë! Kanë kaluar më shumë se tre dekada nga koha kur komuniteti ndërkombëtar shkencor i ka dhënë fund teorive dhe treguesve diagnostike (të rënduara nga paragjykimet) se homoseksualiteti është një formë e psikopatologjisë dhe kërkon në mënyrë direkte një kurë. Në 1920 ishte Freud-i vetë, neurolog i njohur austriak dhe psikoanalist i cili arriti në kete gjykim: Përpjekjet për ta kthyer një homoseksual në një heteroseksual dhe anasjelltas, nuk ofrojnë perspektivë shumë më të mira për sukses! Pa dashur te ngre nga varri Freud-in, apo t’i heq kravatën gjithë këtij grupi të gjerë ekspertësh në sjellje seksualë, emocionalë dhe afektivë, as të marr detyrën që dikur ishte e Perëndisë por, jam i bindur se para se fëmijët apo nipërit tanë të njihen me të vërtetën na duhet ta mësojmë e ta pranojmë njëherë ne! Arroganca ime e të përdorurit hapësirat në sinkron me bonsensin dhe etikën që më karakterizon, më shtynë të përdor një linguazh të pëlqyeshëm nga të gjithë ne: atë të përrallës! I ftohti po afron ndaj, tërhiqni pranë vetes kuvertën e kashmirit, fikni celularët... fillojmë… Ishulli i Kundërtopisë gjendet ekzaktesisht në mes të detit që ndan Homofobilandinë nga Republika e Feminizmit. Bëhet fjalë për një ishull shumë te vogël, por shumë të populluar. Plazhet e Kundërtopise janë më të bukurit në botë, klubet janë të hapura 24 orë në 24, duke e shndërruar

nga Xhani Shqerra

kështu këtë vend në kryqytetin botëror të argëtimit! Popullsia është e përbërë kryesisht nga meshkujt homoseksualë, të cilët pas eksodit të madh të viteve 2000, nën drejtimin e Profetit të Shenjtë Ricky Martin, gjetën strehim në këtë parajsë të bukur ekzotike. Gratë e pakta janë mundësisht lezbike dhe të destinuara për mbjelljen artificiale të banoreve të ri. Forma e qeverisjes është e përbërë nga dyshja kryeministrore Dolce & Gabbana, të cilët jetojnë dhe qeverisin në një vilë madhështore të vendosur në majë të kodrës Penis, seli e cila dominon shtetin. Ekonomia është e bazuar në Modë dhe Dizajn, eksporti është shumë i lartë, po aq sa importi i lëndëve të para, si punëtorët, masonët, etj ... Në këtë shtet nuk ka Fe. Ateizmi është një nga parimet themelore të Kundërtopisë; Kundërtopianët e njohin mire faktin se urrejtja dhe dhuna mund të lindin nga konflikti i feve, kështu që sa herë dikush shpreh simpatinë apo mban ndonjë qëndrim pro ndonjë besimi, ai dënohet me veshje të forcuar te “GABI” për plot 1 vit. Kultura është ndoshta forca e vërtetë e këtij kombi të mrekullueshëm. Që kur ky vend u nda nga pjesa tjetër e botës, popullsia homoseksuale iu përkushtua zhvillimit të shfrenuar të artit, të teknologjisë dhe shkencave natyrore me rezultate të larta, duke e shndërruar në vendin më të pasur dhe më pjellor te planetit. Vendet e tjera, të mbetura jetime nga homoseksualët, janë kthyer thuajse në periudhën e gurit, por fatmirësisht në këto vende lindin ende femije homoseksualë, të cilet mbajnë qytetërimin e tyre, derisa zbulojnë ekzistencën e Kundërtopisë dhe transferohen atje. Me pak fjalë, Kundërtopia është një parajsë e vërtetë, po të mos ishte për një problem shumë serioz: heteroseksualiteti! Ne fakt 8% e popullsisë është heteroseksuale dhe në vitet e fundit duket se ky efekt ka tendencë të rritet. Heteroseksualët dikur qëndronin të fshehur dhe të frikësuar, për të zbuluar seksualitetin e tyre, por kohët e fundit ringjallja e studimit të romaneve të ‘800-s u shndërrua në një forcë të re për ata që kërkonin të shpallnin publikisht drejtimin

e tyre. Heteroseksualët kërkojnë të drejta, kërkojnë t’i njihet martesa, duan futbollin, kërkojnë të mos jenë të diskriminuar dhe po ashtu të jenë në gjendje për të konkurruar për poste të larta publike. Shumë parti në shtet konsiderojnë heteroseksualitetin ende si një sëmundje, si diçka jonatyrale. Shoqata “Heterot e Bashkuar” po pushton vendin me një sërë regjistrimesh, gati të ngjashme me përhapjen e katolicizmit. Çdo vit Heteropride shndrohet në ngjarjen më të madhe, meshkujt në paradë puthin gratë nëpër rruge pa pikën e turpit. Por pasoja më tragjike e kësaj përhapje të heteroseksualitetit është se shija dhe stili dalëngadalë po perëndojnë. Heterot kombinojnë shumë keq ngjyrat, përhapin marrëzinë e tyre duke shfaqur dashuri për futbollin, janë mbi peshë... Bukuria është thuajse gati në zhdukje. Tensionet brenda vendit po bëhen më të forta. Çdo ditë në gazeta lexojmë lajmet e çifteve heteroseksualë, të sulmuar nga fondamentalistë heterofobikë, diskriminimi në punë, vajzat të marra në krye të kompanive përkatëse vetëm sepse i jepen lehtësisht shefit me ves. Edhe politika ka qenë e implikuar në mënyrë të përsëritur në këto skandale. Ministri i këpucëve Tiziano Ferro kohët e fundit është fokusuar nga paparacët ndërsa shkëmbente gjeste afektive me një grua, ndërsa sekretari i pare i Dizainit ka dashur të japë dorëheqjen, pasi u zbulua se kishte një familje klandestine, me shumë fëmijë të ngjizur natyrshëm. Nuk e dimë se në ç’rezultatet do të çojë ky revolucion që po merr jetë në Kundërtopi, e vetmja gjë që është e sigurtë është se Heteroseksualiteti është një fenomen njerëzor, dhe si të tillë ne duhet ta respektojmë dhe të mos ta diskriminojme. Do të ekzistojë gjithmonë... Nuk është një sëmundje, as çoroditje: është thjesht çështje hyrje- daljesh! Liri shumë personale emocionale dhe afektive e cila duhet mbrojtur me Jetë!

13


Punë burrash me se merresh: Drejtor informacioni në teLevizionin ora neWs mosha: 35 venDLinDja: tropojë ku jeton: tiranë statusi civiL: i martuar

Këpucë apo atlete? Preferoj atletet por jam i detyruar të vesh këpucë. ? 2. Me lidhëza apo pa lidhëza pak Me lidhësa kryesisht, por rëndësi ka për mua. 3. Xhaketë sportive me shumë xhepa apo xhaketë serioze? E njëjta gjë si me atletet. Preferoj sportive. por jam i detyruar të vesh serioze. 4. Prej kashmiri apo të leshta? Po them kashmiri thjeshtë për zgjedhje. apo 5. Kapele sportive me strehë ? retë ber Kapele sportive me strehë. 6. Pranverë apo vjeshtë?

1.

7.

Vjeshtë. Diesel apo Hugo Boss?

Diesel. 8. Halle Berry apo Selma Hayek? Selma Hayek. 9. E zezë apo blu e errët? Blu e errët. 10. Kostum sportiv apo kostum serioz? Serioz, për shkak të punës.

11. Kravatë apo papijon? Kravatë. 12. Stof me viza apo me cërka? Me cërka. 13. Dardhë apo Dhërmi? Dardhë.

14. Basketboll apo futboll? Futboll. 15. Ngjyra apo neutrale? Ngjyra, neutraliteti nuk bën për mua.

14

Patrik Sadikaj n? 28. Bulldog apo Pastor Gjerma Pastor gjerman. 29. Hotmail apo Gmail?

16. Pica apo patate me pulë të pjekur? Pica, ushqimi më i preferuar . 17. Rombe apo viza? Viza. 18. Pardesy apo pallto e leshtë? Pallto e leshtë. 19. Pantallona me penca apo pa penca? Me penca në shumicën e rasteve. 20. Fuoristradë apo makinë sportive? Furoristradë, i urrej makinat sportive. 21. Të gatshme apo të qepura me porosi? Të gatëshme. 22. Aksion apo komedi? Aksion. 23. Birrë apo verë? Birrë. 24. iPhone apo Blackberry? Blackberry meqë e përdor. 25. Tuksedo apo kostum të zi? Kostum të zi. 26. Lajme sportive apo debate sportive në studio? Lajme sportive. 27. Pistachio apo kikirikë? Kikirikë.

Gmail. 30. Harley apo Honda? Harley. 31. Laptop apo iPad? iPad. 32. Sushi apo Thai? Sushi. 33. Evropë apo SH.B.A? Europë. 34. Plasma apo LCD? Plasma. 35. Jazz apo rock? Rock. l? 36. Çantë apo thjesht portofo Portofol. 37. Shah apo Bilardo?

Bilardo.

38. DJ apo bandë live? Bandë live. 39. Ngjitje në mal apo not? Ngjitje në mal. 40. Golf apo shall? Golf. 41. Shapka me gisht apo sandale lëkure? Shapka me gisht.

shtator 2012


15


kundër kancerit

ë z o r t e h ë b ë q i r o t e T

N

dodh çdo vit. Nuk mund të mungonte edhe këtë tetor. Një muaj i tërë aktivitetesh veshur në rozë që YWCA of Albania (Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare), i ka kthyer në traditë. Të gjitha së bashku në luftën kundër tumorit të gjirit. Për të kujtuar gjithmonë e më fort se tumori i gjirit nuk është një sëmundje që prek atë të panjohurën, që ti nuk e ke parë kurrë. Nuk është një sëmundje që ti e lexon nëpër libra dhe e sheh nëpër filma dhe që ty nuk të përket. Statistikat janë të frikshme: tumori i gjirit godet një në dhjetë femra, duke qenë më i përhapuri dhe duke përfaqësuar 25% të të gjitha tumoreve që godasin gratë. Sidomos ato që i kanë kaluar të pesëdhjetat dhe shfaqet më rrallë tek femrat nën 30. Ndaj asnjëherë nuk duhet parë si një e fenomen të cilit ti thjesht i mbyll derën. Ky është edhe misioni i shoqatës, të ndërgjegjësojë. Sepse shpresa ka, sidomos kur sëmundja kapet herët. Është e mundshme të fitosh mbi sëmundjen në shumicën e rasteve, mbi të gjitha për shkak të parandalimit apo diagnostikimit në fazat e hershme. Vërtet vitet e fundit është vënë re një ulje e numrit të vdekjeve, por kanceri i gjirit vijon të mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga tumori për femrat, me rreth 17 % të të gjitha vdekjeve që vijnë nga tumoret. Nëse do kishte pak më shumë vëmendje dhe një kulturë që e kthen në zakon vizitën periodike tek mjeku, shifrat do të ishin vërtet shumë më të ulëta se kaq.

Në Fakt vjeshta e ka krijuar gri, Por FjoNgot që shFaqeN kudo Përgjatë këtij muaji, e bëjNë çdo vit tetoriN Ngjyrë rozë. vetëm se kësaj here Nuk është roza e ëmbël e sFilatave të modës. është Një këmbaNë alarmi Për tumoriN Në gji. që duhet ta dëgjojmë të gjitha

Parandalo! Çelësi i shpëtimit Kanceri i gjirit godet veçanërisht femrat mbi të pesëdhjetat, por kjo nuk do të thotë që duhet të presësh këtë moshë që të shkosh për të bërë një

16

shtator 2012


ekzaminim. Vizitat periodike duhen filluar duke nisur nga mosha 20 – 25 vjeç e më tej, në mënyrë që të mbahet gjithmonë nën kontroll situata. Nëse gjatë këtij ekzaminimi mjeku bie në gjurmë të një tumori, atëherë je në kohë për t’i shpëtuar sëmundjes, e cila është ende në stadin e fillimit. Vizitat gjinekologjike, ekografitë, mamografirë janë ekzaminime klinike specifike, që mirë është të bëhen përgjatë gjithë jetës, frekuenca e të cilave ndryshon nga mosha. I pari ekzaminim parandalues që duhet bërë duhet të fillojë tek të njëzetat dhe mund të realizohet edhe vetë, pa qenë nevoja që të drejtohesh tek mjeku specialist. Duhet bërë në ditët kur gjoksi është i butë, domethënë dy apo tre ditë pasi mbaron cikli menstrual. Gjatë menopauzës nuk ka ndonjë datë të këshillueshme, por e mira është të bëhet hera herës. Për femrat në moshën 30 e 40 vjeç, është e mjaftueshme t’i nënshtrohen një vizite gjinekologjike me pap test një herë në vit dhe çdo dy vjet të bëjnë këto kontrolle: ekografi gjinekologjike, ekografi të zonës së gjirit dhe mamografia në të dyja anët. Më të shpeshta duhet të jenë kontrollet për femrat mbi të pesëdhjetat, për të cilat rreziku i sëmundjes së tumorit është shumë më i lartë. Përveç ekzaminimeve të mësipërme, që duhet të bëhen çdo vit, duhet shtuar dhe

një ekografi e plotë e barkut dhe një pankoloskopi, që duhen bërë çdo pesë vjet. Kujdes nga shenjat Asnjëherë nuk duhet të harroni se shenjat e para të një tumori në gji nuk shfaqin dhimbje. Një studim i bërë mbi njëmijë gra me dhimbje në gjoks, zbuloi se vetëm 0,4% e tyre shfaqnin tumor malinj, ndërsa tek 12,3% ishin të pranishme gjendra beninje, ciste të parrezikshme, kurse pjesa tjetër nuk kishte asnjë lloj sëmundjeje. Dhimbja vinte si pasojë e ndryshimeve hormonale gjatë ciklit. Ato që shfaqen të parat janë gjendrat që mund të kapen me dorë, madje në raste të caktuara shihen edhe me sy. Prandaj dhe kontrolli që mund të bëjmë vetë me pëllëmbën e dorës është thelbësor, madje e para mënyrë ekzaminimi që i bie këmbanës së alarmit. Gjysma e rasteve me tumor në gjoks, shfaqet në pjesën e sipërme dhe të brendshme të gjoksit. Përveç gjendrave, ajo që mund të na çojë drejt mjekut mund të vijë edhe nga ngryshimet që mund të pësojë thitha, si nga jashtë ashtu dhe nga brenda, apo lëngu që mund të rrjedhë nga një thithkë e vetme (nëse ka rrjedhje nga të dyja, në shumicën e rasteve shkaku është hormonal), ndryshime të lëkurës (mund të shfaqet pamje lëkurë portokalli në zona të veçanta), apo

dhe të ndryshojë forma e gjoksit. Por rastet më të shumta të tumorit në gjoks nuk japin shenja dhe mund të pikasen vetëm me anën e mamografisë, ndërsa tek gratë e reja, të moshës 30 e 40 vjeç, mund të shihen edhe me anën e një ekografie të thjeshtë. Identifikimi i mundshëm i gjendrave të dyshimta bën që mjeku në shumicën e rasteve të këshillojë një biopsi, që mund të bëhet menjëherë në sallën e operacionit apo dhe në kushte ambulatore me anën e një shiringe që merr material direkt në gjendër. Në këtë mënyrë mund të analizihen qelizat dhe të mund të përcaktohet me saktësi natyra e sëmundjes. Tetori, muaji special i parandalimit Edhe gjatë këtij viti, përgjatë gjithë tetorit, YWCA of Albania, do të jetë në krye të fushatës së kordeleve rozë. Veç manifestimit të zakonshëm dhe ecjes tradicionale, në ditën përmbyllëse të gjithë këtij muaji seksibilizues, lidhja me disa spitale private do të mundësojë diagnostikime falas për mjaft gra e vajza. Por këto spitale gjatë gjithë muajit do të ofrojnë edhe çmime të ulura për analizat diagnostikuese, duke shërbyer kështu si një arsye më shumë për të bërë kontrollet e para. Kontrolle që duhet të vijojnë, sepse kundër kësaj sëmundjeje nuk duhet folur vetëm një herë në vit, kur shfaqen kordelet rozë.

17


kundër kancerit

Flutura Zhuta: Si e munda tumorin e gjirit Një rrëFim Nga autorja e emisioNit “gra të lira” Në toP ChaNNel Për betejëN e vështirë dhe të lodhshme me sëmuNdjeN. trajtimet dhe Ndërkyrjet kirurgjikale, Frikërat dhe ForCëN Për të marrë vetë situatëN Në dorë. rrëFyer Nga vetë ajo…

N

ë korrik të 2006-ës, në moshën 42-vjeçare, rastësisht ndjeva se në gjirin tim të djathtë ishte rritur një masë e huaj, ç’ka më bëri menjëherë të shqetësohesha për origjinën e saj. Mora një konsultë urgjente me mjekun e familjes, i cili më rekomandoi tek mjeku specialist. Nuk do ta harroj kurrë skenën me të cilën u përballa në vizitën time të parë në klinikën e kancerit të gjirit në spital. Salla ishte e mbushur plot me gra, familjarët ose miqtë e tyre. Fytyrat e tyre ishin pa shprehje, atmosfera e mbushur me frikë dhe panik. Nuk bisedohej, madje secila prej tyre shmangte edhe takimin sy më sy me njëra-tjetrën. Unë isha e akullt, mendja ime punonte me një shpejtësi rrufe, e dija mirë se diçka serioze kisha, por asgjë s’mund të lexoje në fytyrën time. Nuk po kuptoja akoma çfarë fshihej mbas gjithë asaj heshtjeje dhe mbas atyre syve të ndjerë, madje s’kisha as kuriozitet. Këtë pikëpyetje e mora vesh vetëm atëherë kur unë isha pjesë e përhershme e atij grupi, kur shikoja që nga ajo derë hynte viktima e radhës, ashtu si dhe unë në ditën e parë… Pas ekzaminive më erdhi radha të hyja tek mjeku specialist. Ai më prezantoi me skuadrën e tij të punës, ndër to dhe psikologen. Mjeku filloi të fliste: “Më

18

vjen keq që më duhet të them që nuk ke një lump por kancer…”. Zëri tij dridhej, thua se ishte im atë, i cili po më priste mandatin e vdekjes. Ishte një tronditje e madhe të merrje vesh që mbaje brenda trupit tënd një masë tumorale agresive të stadit të tretë. Dal nga dhoma e mjekut ku më shoqëron psikologia dhe futemi në dhomën e saj. “Flutura, - më thotë- si e prite lajmin, ke ndonjë gjë për të më thënë?”. Jo, i them, s’kam asgjë për veten, mendjen e kam tek fakti se si do t’u tregoj fëmijëve dhe bashkëshortit, por do gjej një mënyrë. Ajo më përqafon e më thotë: po më befason, rrallë takojmë gra si ti. Ajo dridhej më shumë se unë. Me shaka i kthehem e them: më duket se më duhet të të bëj unë psikoterapi ty. Ajo qesh e më thotë: Mirë, mund të largohesh, ke shumë për të bërë, do shihemi mbas dy ditëve. Kështu filloi lufta ime me kancerin e gjirit. Jeta ime ishte si një

ishte një tronditje e madhe të merrje vesh që mbaje brenda trupit tënd një masë tumorale agresive të stadit të tretë

makinë e shpejtë, e cila në momentin që ti mendon se rruga është e gjitha e jotja, papritur ti duhet të frenosh. “Ke kancer”… dëgjon zërin e mjekut… Koha ndalon në vend dhe mendja më fluturon tek makina ime. S’do të jem më kurrë në të njëjtën makinë të shpejtë për ta ngarë atë, kam ndryshuar korsinë përgjithmonë. Ti s’je më ti, por kjo nuk të ndalon të jetosh. Duke ditur se çfarë ke, ti jep shansin vetes të bëhesh palë me mjekun ose me sëmundjen. Kisha ëndrra të fshehura diku, por më duhej forcë dhe ekstra buzëqeshje, të dilja nga kjo mizëri. Nuk ishte më koha të mendoja se çfarë më kishin marrë nga jeta, por çfarë do bëja me atë ç’ka kishte ngelur. Pas marrjes së lajmit, kam vrapuar në librarinë më të afërt dhe bleva të gjithë librat e mundshëm që flisinin për këtë sëmundje. Isha e sigurt që isha në dorë të një skuadre, e cila nuk do të më linte kurrë të bija në tokë. Të gjithë pa përjashtim: mjeku specialist, psikologu, infermieret, ishin afër meje. Për ata e gjithë bota rrotullohet rreth pacientit. Diskutuam së bashku mundësitë e trajtimit. Si fillim do të ndiqja kemoterapi. Heqja e gjirit vinte si rekomanim i dytë, nëse kemoterapia dështonte. Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale rëndonte shumë gjendjen psikologjike të pacientes. Për këtë arsye rekomandohej gjithmonë në pamundësi shtator 2012


të efektshmërisësë trajtimit. Kisha dy mundësi zgjedhjeje: t’i nënshtrohesha kemoterapisë klasike apo të bëhesha pjesë e një studimi të gjerë, ku përveç trajtimit klasik, do të mjekohesha edhe me medikamente të tjera shtesë, që ishin në studim e sipër për efektet e tyre. Kjo quhet një clinical trial dhe është praktikë që bëhet për çdo sëmundje, duke siguruar mundësinë e zbulimit të trajtimeve të reja efikase. Pasi lexova të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me studimin dhe efektet anësore të terapisë (të cilin ma siguroi mjeku im), vendosa pa asnjë mëdyshje të bëhesha pjesë e një clinical trial. Para fillimit të trajtimit, më këshilluan të prisja vetë flokët pak e nga pak. Brenda në spital kishte organizata apo qendra që të instruktonin deri në mënyrën se si duhet të visheshe apo të lyheshe. Trajtime falas si masazh trupi, séance healing, etj. Mbaj mend që kur bëra seancën e parë të kemoterapisë isha e monituruar 24 orë në 24 nga infermiere të dashura e të kujdesshme në një ambient me të vërtetë mjaft të ngrohtë. Kemoterapia nuk funksionoi, kështu që brenda 3 muajsh që nga momenti i diagnostikimit, iu nënshtrova ndërhyrjes radikale të heqjes së gjirit. I gjithë stafi i mjekëve me radhë erdhën e më takuan para operacionit, duke më siguruar që gjithçka do të shkonte mirë dhe ata do të bënin më të mirën për mua. Gjithashtu edhe mbështetja e familjes time më ndihmoi që t’i kaloja shumë lehtë këto momente të vështira. Mbaj mend që pas operacionit në dhomën e spitalit isha e rrethuar nga gjithë miqtë e mi, sidomos gra. Kur më doli narkoza, hapa sytë i përshëndeta dhe ndërkohë pashë fytyrat e tyre, të cilat ishin gjithë dhimbje. Unë pikërisht këtë s’doja të shikoja, nuk duroj dot kur unë iu shkaktoj dhimbje të tjerëve. I pyes: Çfarë keni? Pse jeni të mërzitura, apo jeni xheloze se kam dalë 2 kg më e lehtë në peshë sesa ju? Shpërtheu e qeshura, e thyeva akullin. Kaq u desh dhe plasi një gallatë e madhe, të gjithë bënin shaka rreth gjoksit tim, madje dhe sot e kësaj dite. Unë vërtet humba gjoksin, por jo sensin e humorit. Mbas operacionit, pranë meje ishte psikologia, e cila interesohej në çdo moment për gjendjen time emocionale, si ishte reagimi im mbas heqjes së gjirit, si ndjehej familja ime, fëmijët e mi. Çdo gjë ishte nën kontroll, madje madje iu dhanë fletëpalosje dhe miqve të mi, ku

tregohej se si duhej të silleshin rreth meje, nëse dhe ata vetë kishin nevojë për seancë psikoterapie. Dhe të gjitha ishin falas, pa asnjë detyrim financiar. Mbas operacionit fillova të ndiqja çdo 3 javë seanca kemoterapie, të cilat më shkatërruan si nga ana fizike, por edhe psikologjike. Jam shtruar shumë herë në spital për shkak të efekteve anësore të saj. Mjekët u detyruan të ulnin drastikisht dozat, pasi numri i qelizave të bardha të sistemit imun ishte ulur në mënyrë sinjifikante. Gjithashtu ndoqa edhe 25 seanca radioterapie. Gjatë kësaj kohe unë vazhdoja ta jetoja jetën me gjithë forcën time. Fatkeqësisht, pas disa muajsh fillova të ndjeja një dhimbje shqetësuese. Pasi bëra një skaner të të gjithë trupit, mjekët vunë re se tashmë sëmundja ishte përhapur në mushkëri dhe nyjet limfatike. M’u dha prognoza: 1 deri në 3 vite jetë. Ky lajm qe akoma më tronditës se herën e parë. Psikologia sigurisht ishte në çdo minutë pranë, infermierja, e cila do ndiqte mbarëvajtjen

Pas 2 muajsh ndryshimesh rrënjësore të jetës time, pasi bëra skanerin, mjekët më komunikuan që tumori ishte zvogëluar në masën 40% në mushkëri dhe 30% në nyjet limfatike time gjatë kësaj kohe dhe në shtëpi dhe në spital, ishte pranë. Fillova kimioterapi, e cila ishte intensive dhe një antitrup që e shoqëronte. Gjatë kimios ndihesh shumë më e lodhur se ke qenë ndonjëherë. Kjo është si një re që kalon diellin dhe befas ti je jashtë. Unë nuk e dija se si do të mund t’i përgjigjesha derës, n.q.s ajo do binte. Por unë e gjeja veten më të fortë se ç’kisha qenë ndonjëherë. Pas rishfaqjes së sëmundjes, gjërat ndryshuan. Më duhej ta merrja veten në dorë. Mora dhe zbërtheva sëmundjen time fije për pe. Kuptova që deri atëherë unë s’kisha bërë asgjë për veten, nuk dija çfare dhe kush ishte sëmundja ime. Nuk mund të thuash thjesht kancer gjiri. Jo. Mora diagnozën dhe lexova në internet se çfare ishte, llojin e kancerit që kisha, studimet që ishin bërë, mjekimet e

mundshme, etj. Vetëm duke e njohur sëmundjen mund edhe ta luftosh atë. Diferenca e një personi të suksesshëm nuk është mungesa e forcës, as mungesa e njohurive por mungesa e vullnetit. Besimi tek mjeku ishte absolut, asnjëherë s’e tradhtova atë, por këtë herë vura forcën e vullnetit tim. Bëra bashkë mjekun me mjekësinë alternative. Dieta ime ndryshoi 100%, falë rileximit të librave që bleva që ditën e parë të diagnostikimit tim, mënyrën e ushqimit gjatë kësaj kohe kur sëmundja ishte aktive. Një nga librat që ndryshoi mënyrën time të të luftuarit të kancerit, mënyrën e të ushqyerit, ishte libri i Jane Plant. Fillova të përdor shumë produkte organike të sojës dhe eliminova të gjitha bulmetrat, duke ndjekur një dietë pa proteina. Në dietën time kishte fruta dhe zarzavate të të gjitha llojeve, të gjalla dhe të freskëta, kjo ishte shumë e rëndësishme. Ndalova ngrënien e mishit në mënyrë kategorike. Bëja gjithçka që kisha bërë më parë me përkushtim akoma më të madh. Përpiqesha të vlerësoja çfarë më bënte të lumtur dhe bëja pikërisht atë. Pas 2 muajsh ndryshimesh rrënjësore të jetës time, pasi bëra skanerin, mjekët më komunikuan që tumori ishte zvogëluar në masën 40% në mushkëri dhe 30% në nyjet limfatike. Ky lajm ishte një mrekulli jo vetëm për mua e familjen time, por për të gjithë stafin mjekësor. Për 6 muajt e ardhshëm gjithçka ishte zhdukur. Trajtimin e kemoterapisë dhe atë me antitrupa e kam ndjekur për një vit e gjysëm dhe çdo 2 muaj bëja skaner kontrolli të të gjithë trupit. Tashmë e kam ndërprerë të gjithë mjekimin dhe po bëj gati 4 vjet pa shfaqje të sëmundjes. Gjithsesi mbaj kontakte të vazhdueshmeme mjekët e mi, duke u kontrolluar çdo 3 muaj. Do ta mbyllja këtë histori duke iu drejtuar të gjithë grave: Sfidojeni sëmundjen, flisni me të, ecni brinjë më brinjë me të dhe pastaj jepini një të shtyrë. Ju mundeni ta fitoni betejën, ashtu siç e fitova unë. Eshtë shumë e rëndësishme kur je me këtë sëmundje të mos e humbasësh kurrë zemrën, ushqe besimin dhe frika do vdesë nga uria. Ndihem më e frymëzuar se kurrë dhe mendoj se do të arrij atë që unë kam dëshiruar prej shumë kohesh: një bilanc të punës dhe jetës private – një harmoni.

19


Në kopertinë

Nuk është 16 vjeçarja e radhës së synon ekranin. Përkundrazi, është zonja 40 vjeçare, që vjen e formuar. Me një karrierë akademike, gazetareske dhe nga pak politikë. Nga fillesat në televizionet shqiptare në vitet ‘96 - ’97, në qytetet ku ka jetuar dhe marrëdhëniet familjare dhe shoqërore. Imazhi i Pasdites në Top Channel në një rrëfim pa klishe Nga Iva Tiço Foto: Endrit Mërtiri Hair & make up: Suela Çangu

20

shtator 2012


21

Fustani: Moschino cheap and Chic nga COCO Byzylyku: Jardin de paris


Në kopertinë

E

mrin e saj duhet ta kem dëgjuar diku nga fillimi i vitit ’91, nga shokët e mi pak më të mëdhenj në moshë, që komentonin vajzat e bukura që kishin ikur atë vit nga gjimnazi “i vjetër” i Fierit, ku unë sapo kisha filluar vitin e parë. Ia them këtë Ulpiana Lamës, teksa e takoj për herë të parë dhe siç bëhet rëndom mes dy njerëzve që kanë jetuar në të njëjtin qytet, flitet për të njohur të përbashkët apo mundësi njohjeje në të shkuarën. “Të bëri përshtypje emri i rrallë, ndaj më mban mend?”,- pyet ajo. “jo”, - i them,- “më mbeti mendja tek komenti, që ishte emri i një vajze shumë të bukur... Ndaj dhe më është fiksuar ai emër, Ulpiana Neziri, sepse isha xheloze dhe doja të dija kush ishte kjo vajzë, që kishte tërhequr vëmendjen e miqve të mi...”. “Paskam qenë si Malena, me pak fjalë”,- thotë Ulpiana duke qeshur, teksa kujtojmë bashkë Fierin e fillim-viteve ’90, ku ajo njihet me mbiemrin e vajzërisë. “Kam lindur në Tiranë, por im atë, ekonomist agrar, u transferua aty kur unë isha 10 vjeç. U riktheva në Tiranë në fillim të ’90-ës”,- tregon Ulpiana. Në Fierin e atyre viteve njihej si “tiransja”, apo si “kosovarja”, prej nga ishte origjina e familjes së saj. Pastaj në Tiranën e ’90-ës quhej “fierakja”. vite më vonë, në Prishtinë ishte “shqiptarja”, kurse në Tiranën e sotme shumëkush e quan “kosovarja”. “Nuk më kanë bezdisur e as më kanë kompleksuar kurrë të tilla etiketime, jam ndier gjithkund mirë. Mund të kenë dashur të më

22

bëjnë të ndihem keq, por nuk ia kanë arritur asnjëherë”,- tregon ajo, shumë e bindur që ka bërë atë që duhet, sidomos kur në studion e emisionit “Pasdite në Top channel” i drejtohet shpesh herë shikuesit nga Kosova, apo kur ndonjë fjalë të caktuar, “e përkthen” në dialektin kosovar. “E bëj qëllimisht këtë, sepse e di që në Kosovë shihemi shumë. Kur “E diell” filloi të kishte më shumë personazhe nga Kosova, filluam të shiheshim edhe më shumë. Më duket e bukur ideja e krijimit të një commonwealth-i shpirtëror e kulturor. Shumëkush mund të gjejë shumë gjëra për të na ndarë, mua më pëlqen të gjej gjëra që na bashkojnë dhe kjo gjë që tek Top channel është mirëpritur. Në fund të fundit janë 2 milionë shikues më shumë”. Ishte ky sukses i Ulpianës tek “E diell”, që i solli propozimin për t’u bërë moderatore e programit të Pasdites. Prej pak javësh jeta e saj ka ndryshuar sërish. Ish-tiransja me origjinë kosovare, që u bë fierake për t’u bërë prapë tiranse, e më vonë prishtinase, tashmë është kthyer sërish në Tiranë, aty ku në vitet ’96 – ‘97 kishte filluar një karrierë televizive, në fillim në lajmet e mëngjesit në TvSH e më pas në TvA dhe Klan. Nuk e streson fare ndryshimi, përkundrazi, mund të quhet eksperte e fushës. E para gjë që ndryshoi në jetë ishte shkolla. “Në fillim të viteve ’90 më doli e drejta e studimit për mjekësi. Ishte dega e preferuar e familjes sime. Ata bënë

çmos që unë të caktohesha aty, por në vitin e tretë e ndërpreva: nuk ishte për mua. Nuk kam fare zemër të shoh një trup të sëmurë”. Një vit më pas nisi studimet për sociologji dhe në nëntorin e vitit ’99, kur bashkë me Ardianin, atë që sot është burri i saj, u nis të vizitonte për të parën herë Prishtinën, si një homazh ndaj të atit me origjinë kosovare, që prej pak muajsh nuk jetonte më, befas vendosi të jetonte aty. “Ndodhi gjithçka shumë shpejt, kisha shkuar për të përkujtuar aty ditëlindjen e tim eti, kur më erdhi një ofertë pune me dyfishin e pagës që kisha në Tiranë, për Ardianin, katërfishi. Nuk e menduam gjatë dhe thamë menjëherë ‘po’. veç të tjerash kishim dhe qejfin që për herë të parë do jetonim bashkë”. Pastaj erdhën të tjera lëvizje, puna e Ulpianës në Pragë si gazetare në radion “Europa e lirë”, ajo që për të mbetet “shkolla e vërtetë e gazetarisë”, masteri në Paris, përfshirja e përkohshme në politikë, pastaj ardhjet e shpeshta në Tiranë dhe tani në fund fare, shpërngulja, (s’dihet nëse) e përhershme në vendlindje. Nuk ka shumë që ka blerë një apartament këtu, kurse banesa në Prishtinë është nxjerrë në shitje. Ndërkohë që Ardiani duhet të bëjë vajtje – ardhje mes dy kryeqyteteve, për shkak të punës së tij, Ulpiana, që gjatë viteve të fundit ka punuar vetëm me projekte, ka për të parën herë një punë që e mban gjithë kohës së lidhur. Pa pasur mundësi udhëtimi drejt Prishtinës. Ka për të parën herë një shtator 2012


23

Fustani: 40 degrees


Në kopertinë

punë të vetme, që e kërkon në Tiranë të gjitha ditët e javës, gjithë ditën. “Pasditja” është projekti i parë që të ka lidhur, ndërkohë që ke preferuar të punosh gjithmonë si e pavarur. Si po e përjeton këtë përvojë? E vërtetë, pesë vitet e fundit kam punuar si e pavarur - free lancer. Është një mënyrë të punuari dhe të jetuari që të jep kontroll mbi kohën. Ana tjetër e medaljes është se lë vend për paqartësi rreth identitetit profesional. Kur më pyesnin “me çfarë merresh?”, përgjigjja ishte një listë punësh... Po, “Pasdite” është një përvojë shumë intensive. Janë 70 - 90 minuta transmetim i përditshëm, 10 tema në javë! Duket e thjeshtë nga jashtë, por nuk është. Kalohet nga një gjendje në tjetrën, nga një temë në tjetrën, nga kronika, aktualiteti, te socialja, kultura dhe zbavitja. Është format kërkues. Nevojitet përvojë dhe përqendrim. Tani që nuk e ke më këtë kontrollin mbi kohën, nga cilat gjëra të është dashur të heqësh dorë (veç udhëtimeve në Prishtinë)? Nga shumëçka. Me miqtë e të afërmit më shumë dëgjohem sesa shihem. Eh, emisioni i përjavshëm është luks, në kuptimin e kohës, krijimtarisë dhe kurimit të detajit. Çka nuk mund të thuhet për emisionin e përditshëm të këtij profili, i cili është fabrikë. Duhet disiplinë rigoroze. Unë jam e tëra në dispozicion të emisionit. Ashtu si edhe ekipi. “Pasdite” është ‘robëruese’. Shpresoj që e tillë të jetë edhe për publikun, në kuptim të besnikërisë ndaj programit. Matjet e audiencës tregojnë që prijmë. Më kënaq dhe më shpërblen ky fakt.

24

Dua që “Pasdite” të jetë një përvoje e bukur. Po bëj, po bëjmë në fakt, më të mirën e mundshme. Kemi ende mjaft për të dhënë. Uroj që të vlerësohet. Je e kënaqur deri tani me “Pasditen”? Është ajo që kishe në mendje? Përveç ndryshimit të orarit dhe kohëzgjatjes, që dikton ndryshime edhe në përmbajtje, risia është se në këtë program gërshetohet raportimi me raportin. Emisionet e pasdites nuk janë spektakël, nuk prodhojnë atë nivel adrenaline; janë emisione shoqëruese, kurse unë, vajza, motra, mbesa apo ndonjëherë edhe nëna. Pra, e shoh veten si në familje dhe përpiqem të zbavitem. Dua të jetë një përvoje e bukur. Po bëj, po bëjmë në fakt, më të mirën e mundshme. Kemi ende mjaft për të dhënë. Uroj që të vlerësohet. Në cilat lloj temash ndihesh më komode? Me cilët te ftuar? Përvoja më bën që të lëviz me lehtësi relative nga njëra temë në tjetrën. Kjo edhe falë punës së autores Dori Daka dhe stafit. Por natyrisht tema sociale (ne nuk kemi politikë apo marrëdhënie ndërkombëtare, ku unë po ashtu ndjehem mirë) dhe të ftuar që i njoh: është situata ideale. Nga shkëmbimet e komenteve në fotografitë në Facebook, kam vënë re që ke miqësi me Rudina Magjistarin, konkurrenten direkte të “Pasdites” në Klan. Disa herë sezonet e shkuara të kam parë mysafire në studion e Rudinës. Kur ka lindur kjo miqësi dhe si shkon marrëdhënia

juaj tani, që në njëfarë mënyre, jeni bëre rivale? Pse rivale?! Ne jemi në fasha të ndryshme orare, nuk konkurrojmë për audiencë. Emisioni i saj fillon kur përfundon i imi. E për tema, i gjithë televizioni është i tillë! Temat përsëriten, këndvështrimet janë ato që bëjnë diferencën. Rudinën e kam për zemër, është person i mrekullueshëm. Shoqërohemi prej 2008-ës. Ajo ka ditur të transformohet shumë bukur përpara syve tanë dhe nën dritat e skenës: nga vajza e ëmbël e spektakleve në drejtuesen me këmbë në tokë dhe mendjen e kthjellët. Cilët janë miqtë e tu? Me kë kalon më shumë kohë? Disa nga mikeshat e mia më të ngushta janë të shpërndara nëpër botë: njëra në Florida, tjetra në Londër e tjetra në Paris. Kam miq në Prishtinë e Tiranë, Milano e Athinë. Mbase miqësia nuk është më e larta ne hierarkinë e vlerave, sepse në një mënyrë ‘denoncon’ homofilinë tonë... Por për mua është ndjenjë e bukur dhe fisnike. Kam qenë e hapur për të njohur të ngjashmet me veten dhe kjo prirje më është shpërblyer. E di që ka individë që më parë ofrojnë dyshimin se besimin, nuk është rasti im. I dua miqtë e mi dhe ndjehem me fat, sepse kam raporte te sprovuara e të konsoliduara besimi dhe dashurie ndër vite. E sa për mënyrën e ruajtjes së kontakteve: bekuar qoftë teknologjia, telefoni, emaili dhe skype!  Gjatë këtyre viteve jeni zhvendosur kryesisht për punët e tua, apo jo?! Radioja, masteri apo dhe tani Tirana. Si i përjetoni në familje këto ndryshime? Masteri ishte tjetër gjë. Ishte shtator 2012


25


Në kopertinë

26

shtator 2012


periudhë sakrifice në të gjitha planet, edhe financiare, sepse i vetëfinancova studimet. Kisha mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të tim shoqi dhe i jam mirënjohëse për këtë. Si është për një burrë shqiptar ta ketë gruan personazh televiziv? Si e përjeton burri yt këtë? Të dy vijmë nga bota e televizionit, për Ardianin prania ime në ekran ku edhe më ka njohur - nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Si je njohur me Ardianin? Ne e rrëfejmë në mënyra të ndryshme momentin e takimit . E njëjta përvojë interpretohet në optika të ndryshme... Ardiani është nga Tirana, inxhinier dhe ne jemi takuar së pari në 98-ën; punonim bashkë në TVA, unë si gazetare rishtare, ai si kryeinxhinier. Prej takimit deri në momentin kur larguam hijet e së përkohshmes dhe lëkundjeve, nëse ishte apo jo E DUHURA marrëdhënie, kaloi një vit e gjysmë. Dhe kur e vendosët martesën? Eh, pastaj fejesë, martesë i bëmë shpejt e shpejt  Në prill të vitit 2000 bëmë kurorëzimin. Të ndjek gjithmonë në televizion? Të bën vërejtje? Edhe nëse bën vërejtje, asnjëherë kjo nuk ndodh pa një fjalë të mirë. Domethënë, së pari evidenton pozitiven, pastaj shkon tek sugjerimi për përmirësim. Por, të dy kemi të qartë një gjë: unë jam një personalitet i fortë; nuk mund të tjetërsohem. Çfarëdo që bëj do ketë vulën e stilit tim personal dhe çdo përmirësim do jetë brenda kësaj game.

Ardiani është nga Tirana, inxhinier dhe ne jemi takuar së pari në 98-ën; punonim bashkë në TVA, unë si gazetare rishtare, ai si kryeinxhinier. Prej takimit deri në momentin kur larguam hijet e së përkohshmes dhe lëkundjeve, nëse ishte apo jo E DUHURA marrëdhënie, kaloi një vit e gjysmë

Personalitet e forta i bëjnë vërejtje vetes? Natyrisht! Duket paksa e çuditshme që një personalitet i fortë të mos mbajë mbiemrin e vajzërisë, por të marrë mbiemrin e martesës. Por në këtë pikë Ulpiana Lama nuk ka menduar fare nëse është tradicionale apo bashkëkohore, thjesht mbiemri i Ardianit i është dukur më i thjeshtë për t’u gërmëzuar nga të huajt në kohën që punonte në radion “Europa e Lirë”. Ishte e thjeshtë të thoshte Lama, si Dalai Lama... Për të tjerat pastaj, që kanë të bëjnë me stilin personal vijon të mbetet karakter i fortë. Edhe pse shpesh gjatë bisedës përmend ndikimin e Ardianit tek ajo. Por jo në rregullimin e shtëpisë së tyre të re, me të cilin është marrë gjatë, sidomos me ato punët e besdisshme me ustallarë, pllaka, llaç e çikërrima... Veç rregullimit në shtëpisë, a mund të quhesh amvisë e mirë për punët e përditshme? Ka punë që s’do doje t’i bëje kurrë? Në shtëpi më pëlqejnë projektet “vizionare”: ato që kanë të bëjnë

me përzgjedhjen e vendbanimit, rregullimin e tij, ndoshta ngaqë kam pasion mobilimin e brendshëm. Katalogët dhe faqet e internetit të projektimit të hapësirave të brendshme dhe arkitekturës, janë kalim-koha ime e preferuar. Kaq. Punët e përditshme pastaj, më duken bela e madhe. S’kanë fund. Për të mos folur për hekurosjen... Ndaj edhe e respektoj fort përkushtimin e grave - nënave e vjehrrave - në krijimin e një ambienti të këndshëm, që ua bën jetën më të bukur e më të lehtë pjesëtarëve të familjes. Është punë e papaguar, por me shumë vlerë. Gatuan? Eh, gatimi pastaj është art, jo thjesht punë. E shijoj ushqimin dhe më pëlqen ta përgatis. Nuk më duket asnjëherë kohë e humbur. Aq më tepër kur të dashurit e mi e çmojnë përpjekjen. Di të përgatis shumë receta tradicionale, por kam ‘flamujt’ e mi, specialitete që i përgatis me lehtësi dhe mjeshtëri. Si p.sh. sallata me avokado, domate dhe mocarelë, qofte furre me salcë beshamel, të gjitha llojet e pastave (spageti etj), supa të ndryshme krem si ajo e karotave (e parapëlqyera ime), e përgatis shumë mirë peshkun, nuk ia qëlloj fort mishit. Kam hequr dorë prej disa kohësh nga ëmbëlsirat, mbaj mend që dikur e bëja vetë edhe bakllavanë . Për arsye dietetike? Po me sporte, a merresh me sporte? (e urrej pyetjen standarde “cili është sekreti i formës tënde”, ndaj po i vij vërdallë  ) Ivë, kam disa vite që i them vetes se e do nis sportin prej të hënës! Ky është defekti më i madh që i njoh vetes. E them me keqardhje

27


Në kopertinë

dhe pothuaj e dorëzuar... Së paku, dhe shume e rëndësishme, jam e kujdesshme me ushqim. Fruta, perime, kos, peshk, janë elementet e regjimit tim ushqimor. Në tavolinë biseda me Ulpianën mund të kalojë natyrshëm nga një argument në tjetrin, nga punët si free lancer për KE-në, tek emisionet në televizionet kosovare apo dhe për shkëputjen prej një viti e gjysmë nga gazetaria aktive për t’u bërë zëdhënëse e qeverisë së Kosovës. Ishte koha kur në vend të kolumnave të përjavshme në gazetat kosovare Ulpiana e ushtronte të shkruarin me fjalimet e kryeministrit: “Ishte një përvojë mjaft e mirë puna në administratë, më dha një tjetër dimension në karrierën time, sidomos porsa i takon PR”. Direkt pas kësaj përvoje Ulpiana nisi studimet për doktoraturën, por gjatë bisedës kuptohet shumë lehtë që marrëdhëniet me letërsinë i ka të ngushta. Ndërsa diskutojmë për fatet paralele, ajo më citon një tregim të O’Henrit. Mendova se studimet akademike duhet të ta kufizojnë leximin e letërsisë artistike. Apo jo? Çfarë të pëlqen të lexosh? Më pëlqen të lexoj letërsi të mirë, nga ajo e cila e rrëmon shpirtin, sjelljet njerëzore, marrëdhëniet sociale dhe situatat politike po aq thellë e më bukur se librat profesionalë. Henri Kisinger në kujtimet e veta sjell ndërmend kur në vitin e dytë të studimeve universitare, profesori i rekomandon - pasi kishte ndjekur intensivisht leximet profesionale - që të lexonte Dostojevskin. Veprat e mirë janë terapi, shëruese madje. Secili që ka rënë në kontakt me letërsinë e mirë e ka ndjerë këtë efekt. Ne mund të jetojmë, tek e fundit, edhe pa letërsinë dhe artet, po ç’jetë do t’ishte ajo....

28

Këtë vit do më mungojë libri, dmth, të ulem e të lexoj nga fillimi në fund, në qetësi e shpengim, një libër të tërë. Shfletimit të librave ia ka zënë vendin momentalisht shfletimi i revistave e gazetave, për t’u informuar me ç’po ndodh në botë e vend. Përgjithësisht revistat kanë faqet letrare; përpiqem të përditësohem rreth botimeve dhe autoreve të rinj. Lexoj gjithmonë nobelistin e radhës, nëse ka qenë i panjohur për mua deri atëherë...

“Nuk jam e varur nga moda. E di se për shumë që e ndjekin, moda është pothuaj religjion: të njohësh tendencat e fundit, të kuptosh se ç’po gatuhet në laboratorin krijues të Louboutin apo Dior, është po aq e rëndësishme sa të marrësh pjesë në kungimin e se dielës... Po të kisha pasur trashëgiminë e Daphne Guinness ndoshta do aventuroja edhe unë në këtë sferë” Veç leksikut të zgjedhur, gjatë daljeve të përjavshme në “E diell” ke bërë menjëherë përshtypje (për mirë sigurisht) edhe për pamjen e jashtme, veshjet klasike por dhe për ngjyrat e forta, sidomos të getave, me të cilat shoqëron fustanet rigorozisht klasike. Ku ke i mësuar të tilla kombinime? Nuk jam e varur nga moda. E di se për shumë që e ndjekin, moda është pothuaj religjion: të njohësh tendencat e fundit, të kuptosh se

ç’po gatuhet në laboratorin krijues të Louboutin apo Dior, është po aq e rëndësishme sa të marrësh pjesë në kungimin e se dielës... Po të kisha pasur trashëgiminë e Daphne Guinness ndoshta do aventuroja edhe unë në këtë sferë. Jo që nuk e njoh modën. Madje besoj se analiza e tendencave te veshjes së një periudhe, tregon shumë për historinë dhe raportet sociale të kohës. Por përgjithësisht përpiqem të bëj blerje të zgjuara, me ç’ma lejon buxheti, dhe t’i personalizoj veshjet. Thyerjet në stil janë thjesht çështje intuite. Ndonjëherë ia qëlloj, ndonjëherë jo . Si blen zakonisht? Je natyrë pasionante për shopping apo je tipi që e mendon se si do ta kombinosh një veshje, përpara se ta blesh atë? Nuk bëj pjesë në blerëset kompulsive, por as në ato tejet-të disiplinuarat. Jam diku në mes... E megjithatë Ulpiana Lama nuk ka pasur gjithmonë këtë stil prej “Madame”, që i shkon kaq për shtat logos së revistës. Ka pasur edhe ajo fazat transitore, sidomos në fillim të ’90-ës... Kujtimet e kambaleve të dikurshme, këpucëve të zeza platformë apo dhe dekolteve dhe tualetit të ekzagjeruar, na shkaktojnë të qeshura në tavolinë, ndërsa Ulpiana gjen dhe këtu një ngushëllim: sa mirë që nuk është bërë e njohur në ’90-ën, por që ka mundur ta bëjë këtë tani, tani që ka pamjen dhe klasin e një zonje të vërtetë. Me gjithë thyerjet në stil, si streçet poshtë fustanit klasik të mëndafshit. Edhe ti nuk paske kujtime në ëmbla nga vitet ’90 . Cilat mund të quhen vitet e arta për stilin tënd? Si ka ndryshuar ai? Po pra, fillimi i viteve ‘90 ishin ato shtator 2012


vite kur modele bukurie kishim gra me sensualitet bërtitës, silikon dhe dekolte e minifunde marramendëse; modele që vinin nga Italia fqinje, më saktë televizioni i kohës. Fatmirësisht nuk kam dalë në ekran ndonjëherë me këtë imazh! Kur në fund të vitit 96, fillimi i ‘97- ës, pata daljet e para në ekran, veshja dhe në përgjithësi dukja ishin të përmbajtura. Ekzagjerimi i shumë prej nesh në dekadën e parë të lirisë, ishte shprehje revolte, kërkimi personal, urie dhe mosdije. Pastaj, mësova të ndërtoj një raport më të qarte mes imazhit (si dukem) dhe identitetit (kush jam). Sepse veshja është komunikim! Në këtë pikë Ulpiana Lama di të komunikojë mjaft mirë. Është ngjitëse, madje. Arrij në këtë përfundim të nesërmen e takimit me të, kur krejt instinktivisht, fustanin e mëndafshit që gjithmonë e kam veshur si të tillë, e shoh të udhës që për të parën herë ta vesh me streçe dhe t’i vë një rrip në mes. Fiks si Ulpiana. Si vajza për të cilën kisha dëgjuar dikur të flitej në Fierin e adoleshencës sime, që ishte mjaft e bukur dhe me mjaft stil. Pikërisht atëherë kujtohem ta pyes me sms se ç’ishte ai emër aq i veçantë, që nuk e kishte asnjë moshatare e saj e që të bën të mos të të dalë nga kujtesa. “Emri im është meritë e Ndrek Lucës. Ditën që unë linda, im atë shpërndau kumtin te shokët e vet; takimin e kishin lënë te Lidhja e Shkrimtarëve (im atë ishte ekonomist, jo shkrimtar, që të mos ngatërrohet; thjesht kishin lënë takimin atje, meqë disa prej miqve ishin shkrimtarë e artistë). Aty Ndrek Luca, i cili sapo ishte kthyer nga Prishtina (viti 1972), ku ishte zbuluar qyteti antik Ulpiana - Prishtina e vjetër - e hedh si propozim. Tim eti i pëlqeu. Mua po ashtu ”.

29


moda nga rrjeti

takohemi në blog aty ku vajzat i thoNë të gjitha. Një mama elegaNte dhe Plot sharm, Një 27-vjeçare që jetoN Në milaNo, Një gazetare dhe Një vajzë me aParat FotograFik Në dorë. të katërta FlasiN Në blog Nga klauDeTa SkënDeraSI

K

jo është tendenca më e fundit. Të kesh një blog. Kështu quhet një faqe personale, e hapur për të gjithë. Në të mund të shkruash, të postosh foto dhe të marrësh komente. Si faqet e Facebook-ut? Janë të ngjashme, por jo pikë për pikë. Blogjet që ju sjellim kanë pak lidhje me modën, sepse të gjitha vajzat postojnë shkrime dhe foto, duke rrëfyer jo vetëm stilin e tyre personal, por edhe duke dhënë ndonjë këshillë të vockël për veshjet dhe kombinimet. Por asnjë nga blogjet që kemi përzgjedhur nuk ka në qendër maninë për emrat e mëdha të modës. Mbi të gjitha rrëfejnë se mjafton të kesh vetëm pak shije dhe mund të jesh vajza e veshur më bukur

Nga milano me klas

N

ë www.thedollsfactory.com do takoni Anjeza Tufinën. Vajzën 27-vjeçare që jeton në Milano dhe punon për një firmë në konsulencë dhe menaxhim mode dhe luksi. Çfarë gjen në blogun e saj? Na e ka rrëfyer Anjeza Kur dhe pse e ke hapur blogun? Blogun e parë e kam hapur në 2006, ishte trasformimi teknologjik i një ditari. Një blog personal, ku shkruaja mbi udhëtimet që bëja, duke menduar që do ta lexoja pas 10 vitesh. Në fund të 2010-ës vendosa të hap një blog publik pa ide të qarta se çfarë rruge do merrte si projekt. Ishte më shumë një vend online ku mund të ndaja me të tjerët pasionet e mia, ekspozitat që vizitoja, udhëtimet dhe evenimentet e ndryshme ku merrja pjesë. Duke jetuar në Milano dhe duke punuar në

30

shtator 2012


industrinë e modës, u kthye vetvetiu në një blog mode. Domethënë është një blog mode? Të shkruash vetëm për modën të vë shumë limite, kështu që në vitin 2011 The Dolls Factory mori formën definitive që ka edhe tani, ku shkruaj mbi modën, bukurinë dhe stilin e jetës. Meqë shkruan për modën dhe punon në këtë fushë, do të thotë që veshjet e tua janë gjithmonë të fjalës të fundit të modës? Diferenca ndërmjet revistave dhe blogut është se blogu tregon se si njerezit në jetën e përditshme e përdorin ate që industria e modës ofron dy herë në vit. Në një revistë gjejmë veshje të koleksioneve të fundit, në një blog mode do gjejmë se si një person i interpreton trendet e fundit duke zgjedhur nga ofertat e shumta ato aksesorë dhe veshje që i shtohen gardërobës ekzistuese. Kështu që edhe në veshjet e mia gjejmë detaje nga trendet e fundit, të miksuara me atë të gjendet në gardarobën time prej vit Ku i blen veshjet e tua? Shepesh vizitoj Zara, H&M dhe Mango. Këto jane vendet më të mira për të blerë një trend kalimtar. Kurse për të ndërtuar një gardërobë më afatgjatë duhet pak eksperiencë në njohjen e materialeve dhe shumë kërkim për të gjetur dyqanet e duhura. Preferoj dyqanet multibrand. Kaloj edhe në dyqanet vintage, ku mund të gjenden aksesorë dhe veshje unike nga e kaluara. Sigurisht që kam shpenzuar në blerjen e veshjeve të firmave si Fendi, Valentino, Prada, Maison Martin Margela, Dior, Gucci, YSL etj, por jo e shtyrë nga firma në vetvete. Nëse diçka nuk i përshtatet stilit të një personi, nuk shkon me asgjë që ka dhe nuk

ka prerjen e duhur për trupin, mund të jetë Miu Miu, kjo nuk bën asnjë diferencë. Duhet të kalojmë kohë duke eksperimentuar me stilet dhe trendet e ndryshme, mundësisht pa shpenzuar gjithë rrogën e muajit. Kur të kemi gjetur atë stil që na tregon më elegante dhe më bukur, mund të kërkojmë materiale më cilësore, duke shpenzuar më shumë. Duhet të heqim shikimin nga të famshmet, të cilat vishen nga Personal Stylist. Nëse dëshironi të merrni frymëzim nga dikush, ndiqni më pak Kim Kardashian dhe më shumë Olivia Palermo-n. Çfarë përshtypjesh ka krijuar blogu yt dhe çfarë komentesh ke marrë? Jam shumë e kënaqur me rezulatet e blogut deri tani. Mund të them se në një farë mënyre blogu ka ndryshuar shumë jetën time të përditshme. Fale dhjetëra mijëra lexuesve të perditshmëm, të cilët më mbështesin, kam arritur të bëj gjëra që nuk i kisha ëndërruar ndonjë herë. Për shembull? Kam bashkëpunuar me revista të ndryshme gjatë javës së modës, duke marrë pjesë në shumë backstage dhe sfilata gjatë Milan Fashion Week. Dalja e blogut në Vogue US dhe New York Times ka qenë një surprizë e bukur. Bashkëpunimet e vazhdueshme që më ofrojnë firmat e modës dhe të bukurisë kanë bërë që ta pasuroj gjithmonë e më shumë blogun me risitë më të fundit. Për këtë sezon jam duke punuar në dy projekte të rëndësishme, të cilat do dalin së shpejti. I pari është si ‘It Girl’ për firmën e jeans “Diesel” dhe dyti përfshin realizimin e disa videove bashkë me “Sephora”-n rreth lidhjes që ka bota e make up-it me modën dhe stilin e jetës.

Ngjyra Aulone

G

azetarja Aulona Musta e ka quajtur blogun e saj unitedcolorsofaulona.blogspot. com. Në të shkruan thuajse çdo ditë. Tregon një ngjarje, rrëfen një fundjavë, përshkruan një fenomen… dhe mbi të gjitha poston foto. Shumë foto. Të gjitha ngjyra-ngjyra. Si blogu i saj Na trego pak për blogun tënd Kisha kohë që kisha dëshirë të hapja një

blog, por të them të drejtën më dukej si një vanitet i tepruar për Shqipërinë, kështu që po ngurroja. Nuk më pëlqen të flas për firma, e për lukse të tepërta, duke qenë se jetoj në Shqipëri dhe të gjithë e shohim si është realiteti. Por më pas lexova që ka plot vajza shqiptare, më së shumti ato që jetojnë jashtë, që kanë blogje vërtet interesante, pa shifra marramendëse. Kështu që mora vendimin dhe ja ku kam dhe unë një

31


moda nga rrjeti

blog. Por dua të theksoj nuk është vetëm një blog mode. Duke qenë me profesion gazetare, shpesh herë do të jetë fjala ajo që do të ktë më shumë pjesë sesa një foto. Por ti nuk flet vetëm për modën aty Jo, absolutisht, unë flas edhe për të gjitha gjërat e tjera që më shqetësojnë në këtë shoqëri, duke filluar nga më të lehtat si p.sh. “një shkuma party në Dhërmi”, e deri tek ato më të mëdhatë, si p.sh. “hipokrizia që na karakterizon si shoqëri”. Me aq sa më përshkruan, ngjan me një lloj ditari. Por nëse në ditarin tradicional ti thua gjithçka, në blogun që lexohet prej kujtdo çfarë selekton për të rrëfyer? Është shumë i vërtetë krahasimi. Blogjet mundet pa frikë të shihen si një lloj ditari i kohëve moderne, tashmë jo më personal, por një ditar publik. Sa i përket pyetjes tënde, të them të drejtën nuk di të të them saktë se çfarë selektoj për të mos rrëfyer, madje ndonjëherë them me vete se do ishte mirë që disa gjëra, disa mendime e opinione, t’i mbaja për vete, por ja që s’më rrinë gishtat rehat. Në përgjithësi përpara se të postoj diçka të re, mendoj: “A ia vlen? Për çfarë duhet ta lexojë dikush tjetër këtë? A mund të ndahet me publikun e gjerë?”. Unë jam

32

koshiente që do ketë gjithmonë njerëz që thonë: “E kujt i intereson çfarë ka veshur Aulona?”, “Kujt i intereson çfarë ka bërë dje, çfarë mendon, çfarë shkruan, etj., etj”. Por në fund të fundit gjithmonë do ketë njerëz që nuk janë dakord me veprimet e tua, apo njerëz që e mendojnë ndryshe, puna është sa e fortë je për t’i përballuar të gjitha këto. Mendon se do ishte më tërheqëse nëse ato që do shkruaje do ishin më private? Si një lloj “Sex and the city”? Po patjetër që do të jenë edhe të tilla, po prit së është vetëm fillimi... Kam vetëm tre javë që e kam hapur blogun. Por besoj se ka dhe gjëra mjaft personalë, të kësaj natyre që thua ti. Pse, a nuk mendon se është personal fakti që një mëngjes u zgjova në shtëpinë e të dashurit dhe meqë nuk kisha marrë rroba të miat me vete, gërmova në dollapin e tij dhe u vesha e tëra më rrobat e tij? Tani, unë e di që mbase dikush do kishte dashur që t’i tregoja edhe ndonjë episod nga nata e nxehtë që mund të kishim kaluar, po ja, sa të më dalë pak turpi J. Kujt i ka pëlqyer më shumë blogu. Kujt s’i ka pëlqyer fare? Ka ka krijuar më shumë interes sesa e prisja. Sinqerisht unë ndonjëherë e harroj që ato që i shkruaj i lexojnë

shumë njerëz, vetëm kur marr feedback-un ndërgjegjësohem për këtë. Ja, unë kam vetëm tre javë që e kam hapur blogun dhe deri më tani kjo është intervista e dytë që po jap në lidhje më të dhe javën që vjen jam e ftuar në një emision për të folur pikërisht për blogun. Kam lexuar poshtë e lart edhe komente të tipit “Kur u bë dhe kjo të hapë blog”, por nuk është se e vras shumë mendjen. Gjithmonë do ketë dhe mendime të tilla. Kush t’i bën fotot që publikon përditë në blog? Ahhh, ky është problemi më i madh. Kanë filluar të më largohen njerëzit se, sa i takoj gjëja e parë që i them është: “A do më bësh ca foto? ”.Deri tani më e duruara, që e ka dhe me qejf këtë punë, është mami. Por kam edhe dy shoqe që janë gjithmonë të gatshme, si dhe partneri im që akoma nuk e di si nuk po më lë, sa i kam rënë në qafë me këto fotot. Pse nuk hedh dhe një foto të tij në blog? Apo edhe për ty vlen e njëjta përgjigje: atij i pëlqen privatësia? Në fakt nga fotot e pushimeve që bëra këtë verë, kam hedhur edhe foto të tijat. Por ngaqë është shumë i mirë, dua ta mbaj vetëm për vete ... Shaka! Do ta nxjerr edhe atë, por po e ruaj për ditët e vështira, kur mos të jem e frymëzuar. shtator 2012


Një mami si estela

E

stela Ujka ka qenë dikur prezantuese e disa spektakleve në Tv Klan. Ata që kanë pyetur se ku u zhduk kjo vajzë, sidomos pasi Klani filloi të rishfaqë të dielave të verës programacionin e dikurshëm, në jua sjellim më në formë se kurrë. Nuk është më vajza prezantuese. Tani është një mama elegante, me dy vajza, njëra prej të cilave sapo ka mbushur një vjeç. Blogu i Estelës sharminstyle.blogspot.com është një ylber i tërë ngjyrash. Në të Estela shkruan shpesh e mbi të gjitha poston fotot e saj dhe të vajzave. Por nuk janë thjesht dhe vetëm foto. Çdonjëra prej tyre e ka një arsye se përse është shkrepur, shoqëruar me shpjegimet gjithë kripë të Estelës. Ç’të veshësh për një dasmë, po kur del nga kopshti botanik? Si të kombinohesh me partnerin dhe me fëmijët? Si të frymëzohesh nga fundi i vjetër i gjyshes. Ç’të marrësh në valixhen e pushimeve? Si duhet të jetë look-u i ditëlindjes? Çfarë duhet të veshë një shtëpiake? Cila është tendenca e thonjve? Po aksesorët e flokëve? Si të dukesh bukur në një darkë jashtë? Si të vishesh kur je shtatzënë? Një ndodhi në market dhe një në parkim. Shoqëruar të gjitha me fotot e Estelës, veshur sikur të ishte duke pozuar për revistat më të famshme të modës. Fustane me pika e këpucë me fjongo, trëndafila shumëngjyrësh në flokë apo dizenjo bardhezi, bashkë me një dekor, që i jep fotos cilësitë e të përkryerës. Por Estela nuk fotografon vetëm veten. Edhe vendet ku kalon pushimet mund t’i gjesh kur klikon në blogun e saj, edhe bagazhet e udhëtimit, edhe sendet e tualetit dhe “aksesori” më i bukur janë duart e bebit të saj të vogël që shfaqet gjithkund dhe e bën Estelën të duket një mami e lumtur e mbi të gjitha e bukur.

33


moda nga rrjeti

stili i tiranës

V

ajza dhe djem të veshur bukur pozojnë në faqen www. tiranastreetstyle.com. Në fakt ata janë duke ecur për qejfin e tyre në rrugë dhe në mëngjes pasi janë parë për herë të fundit në pasqyrë as që e kanë imagjinuar se do të fotografohen dhe fotot e tyre do të publikohen në blogun që synon të qëmtojë të veshurit më bukur të kryeqytetit. Por Kristi Mollaj, “pronarja” e blogut ka pikërisht këtë mision. Del me aparat në dorë nëpër rrugë, në gjuajtje të modernëve. “Tirana Street Style është krijuar më 1 mars 2011 dhe ka si qëllim

34

dokumentimin dhe shpalosjen e stilit në rrugët e Tiranës. Me pak fjalë është një vitrinë e stilit urban të Tiranës, ku çdokush mund të frymëzohet dhe të shikojë se çfarë bëjnë bashkëqytetarët e tij”, tregon Kristi, duke shtuar “Që në hapat e parë ka tërhequr vëmendjen, sepse nuk ekzistonte një faqe e ngjashme”. Kristi administron faqen si dhe realizon fotot. Me kalimin e kohës blogu ka filluar të njihet dhe një pjesë e mirë e njerëzve që Kristi zgjedh për të fotografuar duke i ndalur në rrugë, e dinë se çfarë është dhe pranojnë. Por

sipas saj, ka dhe një pjesë të vogël që ende stepen. “Qëllimi i Tirana Street Style është të pasqyrojë atë çka ndodh në rrugët e Tiranes dhe imazhet që përzgjidhen janë ata që shpalosin çdo lloj stili, që nga punk e deri tek klasikja. Mjafton të kuptoj që dikush ndihet rehat me atë çka ka veshur, por edhe duke e imagjinuar në kornizën e një fotografie dhe automatikisht shkoj dhe i propozoj të bëhet pjesë e blogut”. Tani e tutje kini mendjen. Teksa jeni duke ecur në rrugë, mund të kapeni nga syri i pagabueshëm i Kristit, ndaj vishuni çdo ditë bukur…

shtator 2012


DOSSIER në TryeZën e gJergJIT erISa Të bën me krahëëëë 15 IDe për naTën naTën e mIrë, JulIana! Të gJITha ngJyraT e kloDIT ShIraT e vJeShTëS aromë vJeShTe le Të bIen gJeTheT, Jo flokëT

vjeshtA s’erdhi vetëM 35


Dossier Rrëfime vjeshte

Sekrete Bio

Vjeshta

s’erdhi vetëm Temperatura që bien, ditë të zymta dhe mbi të gjitha ora që ndërrohet. Ditët gri të bëjnë t’i shohësh gjërat zymtë dhe t’i futesh me kokë frigoriferit. Edhe këtë vit ruaju nga kilet e tepërta të vjeshtës

36

shtator 2012


N

ëntori është muaji më gri i vitit. Të shkatërron humorin dhe të shëndosh. Këtë e thonë ekspertët që kanë gjetur edhe një emër që quhet sindromi i vjeshtës, që sipas statistikave prek një person në dhjetë. Bëhet fjalë për një sindromë tashmë të njohur, që lidhet shumë ngushtë me reduktimin e dukshëm të dritës, gjë që mes simptomave të tjera tipike shkakton edhe një lloj depresioni, mungesë dëshire për të dalë dhe një shtim të papritur të oreksit. Karbodidratet janë mjeti i shpëtimit për të dalë nga kjo lloj zymtie që shkakton vjeshta. Sepse sindroma është reale, kurse rezultati është kokë e këmbë shkencor: mes bukës të sapodalë nga furra, pjatave me makarona që avullojnë dhe ëmbëlsirave me krem, ditë pas dite befas shikon se kilet kanë marrë tatëpjetën pa e kuptuar. Dëshira e madhe për të ngrënë më shumë në vjeshtë është e shkruar edhe në AND-në tonë. Si të gjithë gjitarët, kjo është stina gjatë së cilës natyra na

shtyn që të grumbullojmë energji për t’u përgatitur për letargjinë dimërore. Por me një ndryshim: ndërsa arinjtë flenë vërtet gjatë gjithë dimrit, në pritje të pranverës, neve të tjerëve na ngelen vetëm kilet e tepërta. Për të zbutur vështirësinë e zgjimit në mëngjes, lodhjen, humorin e keq dhe urinë për karbohidrate, është shumë e rëndësishme të kujdesesh për ushqyerjen. Jo aq në terma sasiorë sesa në ata ciëlësorë. Siguroji organizmit dhe trurit të gjitha substancat e domosdoshme: vitamina të grupit B, vitaminë C, acide yndyrore esenciale (sidomos omega 3) dhe proteina të pasura me triptofan, që i shërben organizmit për të prodhuar serotoninë, hormonin e mirëqenies (që mungon në vjeshtë). Kini parasysh një këshillë: ngrihuni në mëngjes dhe mos humbisni asnjë rreze dielli, që në fashën orare mes 8.30 dhe 10.00, arrin nivelin më madh. Nëse në verë dielli është një besdi, në vjeshtë është një kurë energjetike dhe dobësuese me kosto zero. Dieta e kësaj here ju furnizon me 1200 kalori të përditshme, për të humbur të paktën një kile në 7 ditë. Duhet ndjekur nga e hëna deri të shtunën. E diela? Pushim!

37


DoSSIer rrëfime vjeshte

e hënë

e MërKUrë

e PreMte

Mëngjesi - Kos i bardhë 150 g - 25 g muesli me fruta të thata + kafe

Mëngjesi - 200 ml qumësht pjesërisht i skremuar me kafe - 2 feta të thekura integrale me pak marmelatë pa sheqer

Mëngjesi - Një kapuçino 3 biskota me kakao

dreka - Pasta me fruta deti (70 g pasta, 130 g fruta deti) - Brokoli të ziera në avull -1 dardhë

Paradite - Një kivi dhe disa bajame

dreka - 2 vezë të skuqura - 250 g shpargull në avull me gjalpë dhe parmixhan. - 50 g bukë

Pasdite - 1 gotë qumësht me një lugë kakao

dreka - 65 g oriz me 120 g bizele (të përgatitur me pak qepë dhe gjalpë) - Karota dhe brokoli në avull me 1 lugë vaj ulliri, limon dhe piper.

darka - 150 g pulë e pjekur pa lëkurë - 1 pjatë domate të prera me një lugë vaj - 50 g bukë integrale

darka - Biftek i pjekur me uthull balsamike. - Spinaq i zier me vaj limon dhe piper - 40 g bukë integrale

e MArtë

e enjte

e shtUnë

Mëngjesi - Një tost i vogël me proshutë dhe djathë - Një gotë me lëng frutash të shtrydhur

Mëngjesi - Një kapuçino - Një ëmbëlsirë e vogël

Mëngjesi - 200 ml qumësht pjesërisht i skremuar me një lugë kakao - 1 banane e madhe - Kafe

Paradite - 1 kos i bardhë dreka - 150 g gjel deti në skarë me erëza - 1 pjatë sallatë jeshile me domate. - 40 g bukë integrale darka - 200 g oktapod i zier me patate furre - Perime të pjekura - Fruta të kuqe (150 g)

38

dreka - Sallatë orizi me ton, mocarela, vezë të zier, domate, ullinj dhe vaj ulliri. - 1 sallatë mikse Pasdite - Një mollë dhe disa lajthi darka - Peshk i pjekur në letër (160 g) me rukola ose sallatë jeshile. - 50 g bukë integrale - Fruta pylli (150 g)

Pasdite - Oriz me parmixhan darka - Picë margatita me borzilok të freskët - Cola light

Paradite - Një kos i bardhë dreka - Sallatë kapreze me 125 g mocarela, domate dhe vaj ulliri - 40 g bukë integrale darka - Peshk i pjekur me patate (160 g peshk, 150 g patate, 2 lugë vaj ulliri kripë, piper) - Sallatë kërpudhash dhe parmixhan

shtator 2012


Në tryezën e Gjergjit duart e tij Nuk ProdhojNë vetëm tiNguj muzikorë. jaNë veCCaNërisht të shkathëta edhe me thikat, Pjatat e teNXheret. sePse gjergj leka është shumë i taleNtuar edhe Për të komPozuar Pjata. sidomos sPageti. Por kur stiNa NdërroN, edhe Pjatat NdërrojNë. dhe shtoheN Ca gota më shumë… Të gatuash për ty është një detyrim, kënaqësi, një mënyrë për të kaluar kohën? Vetëm kënaqësi. Por edhe nevojë, se nuk më kënaqin restorantet. Meqë je i zoti në kuzhinë do të thotë se në shtëpinë tënde nuk toket kurrë shpërndarësi i picave? Troket vetëm kur me merr malli për pica. Shumë rrallë… Thuhet se një burrë që di të gatuajë e bën këtë më mirë se një grua. Të ka rënë rasti ta provosh veten në garë të tillë? Është plotësisht e drejtë. Ndoshta për arsyen që gatimi mbahet si “zanat” i gruas, ndaj dhe burrat përpiqen më shumë për t’u treguar atyre se janë të zotë edhe në fushën e tyre. Gatuan çdo ditë? Rregullisht. E kthen kuzhinën përmbys? (Vështirë se një burrë që gatuan është edhe i kujdesshëm për të mos bërë rrëmujë)… Do t’u lëmë edhe grave të bëjnë diçka, apo jo? E shfrytëzon këtë dhunti për ta adresuar dashurinë në një shteg që e njeh mirë, atë të stomakut, meqë thuhet se dashuria andej kalon? Po të ishte lështu, nuk do isha ndarë shumë herë…

Ke një specialitet me të cilin krenohesh? Spaghetti alla carbonara Miqtë ç’mendim kane për recetat e tua, apo prej teje kanë arritur të shijojnë vetëm muzikën? Përkundrazi, vijnë më shumë për të shijuar pjatat dhe kurrë nuk flasim me gojën plot. E përdor gatimis si armë për të luftuar zymtinë e ditëve me shi apo zhurma e shiut është më e këndshme sesa zhurma e tiganit? Kur bie shi më shumë pihet sesa hahet… Cilët janë përbërësit që përdor më shumë? Specin djegës (për moshën), vajin e virgjër (për lëkurën) dhe frutat e detit për… Me nderrimin e stinëve ndryshojnë edhe përbërësit e recetave? Sigurisht që po. Vjeshta të sjell më shumë oreks apo trishtim? Oreks të paparë sepse filluajnë dhe paguajnë edhe televizionet lekët e prapambetura, kështu edhe harxhihet më shumë për ushqimin. Ju ndodh edhe ju si shumicës të njerëzve që gjatë ditëve gri u shtohet dëshira për të kaluar më shpesh nga frigoriferi? Jo. Edhe sepse nuk përdor të ftohta. (përveç mishit në frizer).

39


Dossier Rrëfime vjeshte

Si do ta cilësoje veten energjike apo apatike? Interesante që më duhet të rivleresoj veten në këtë pyetje. Energjike, pa diskutim, duke qenë që kjo karakteristikë më është atribuar prej shumë vitesh nga miqtë dhe të njohurit e mi. Por unë do të mund ta përcaktoja veten time në raport me ambientin dhe në raportin me veten si person aktiv.

Erisa

të bën me krahëëëëë…! Ky nuk është një slogan elektoral. Dhe as që ka lidhje me politikën, por thjesht dhe vetëm me natyrën energjike, që nuk njeh të lodhur, të Erisa Xhixhos. Sekreti i saj? Nuk është vetëm një 40

Kjo është një vlerë e shtuar kur bëhet fjalë për një njeri që merret me politikë? Politika në përgjithësi, por sidomos në Shqipëri, është shumë dinamike, kjo vlen pa dyshim dhe për forcën politike ku unë jap kontributin tim modest. Ndaj, kam përshtypjen se të qenit energjik, jo vetëm për femrat, se e njëjta gjë vlen dhe për meshkujt, është shumë e rëndësishme. Kjo, pasi kontakti me njerëz në mënyrë të vazhdueshme bën të mundur shkëmbimin e energjisë në mënyrë të ndërsjelltë, por në mënyrë të pashmangeshme kërkon të japësh në çdo moment energji tek ata që takon, pra të konsumosh energji nga vetja. Është ky sekreti i të qenit në formë? Kjo është shumë e thjeshtë, të paktën për mua. Të qenit energjike e gjithmonë në formë është pjesë e qenies time. Kjo do të thotë që vjen vetvetiu e shoqëruar me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, që janë të domosdoshëm për të qenë aktiv. Kam mendimin se përgjithësisht pasioni për të marrë përsipër kryerjen e detyrave si personale dhe shoqërore, është shtysë për të ecur përpara. Pra, jetë aktive për mua do të thotë të jem shumë sociale, të kem dëshirë të takoj dhe të rri me njerëz dhe të jem sa më e hapur. Mbi të gjitha kontakti i vazhdueshëm me njerëz që të duan me sinqeritet dhe që nuk duan asgjë shtator 2012


si këmbim, përveç lumturisë time. Kjo vlen për njerëzit e familjes, ndër të cilët do të veçoja motrën time, me te cilën jam shumë e lidhur, megjithëse ajo jeton prej vitesh jashtë vendit. E megjithatë, çdo njeri ka dhe momentet e veta të lodhjes, apo jo? Padyshim që po, si çdo njeri tjetër edhe unë kam momentet e mia. Për të rimarrë forcat, gjithmonë në fund të ditës apo një periudhe të lodhshme, i them vetes një postulat që ma ka thënë një mikesha ime “Nesër është një ditë e re, me gjëra të bukura, surpriza dhe sfida të reja”, ose në gjuhën popullore “ditë e re, kismet i ri”… Mendoj se forca ime është si e çdo njeriu, buron nga forca e mendimeve pozitive. Unë kam sensin e mendimit pozitiv për fenomenet dhe raportin me njerëzit. Kjo mendoj se më jep në një farë mënyre atë forcen aktive ose energjinë pozitive të të parit të gjërave. Më ndihmon që unë në këto raporte të ndjej edhe forcën për të rimarrë veten nga ndonjë lodhje, që vjen natyrshëm në një aktivitet si personal dhe komunitar. Pra, e kam parë fenomenin në kuptimin që jeta e tillë është, duhet marrë me të mirat dhe problematikat e saj, pra duke e parë jo si një marrëdhënie ideale, por si një marrëdhënie ku realiteti duhet pranuar dhe përballuar. Kjo më krijon mundësinë që të gjej focat që të përballoj lodhjen apo monotoninë e përditshme. Po kjo është një lloj autoterapie e vetes dhe që kërkon pak kohë. Ndonjë veprimtari pak më ‘materialste’ nuk ke që të sjell në formë? P.sh. kafeja e mëngjesit, pijet energjike, palestra, udhëtimet, kërcimi, etj, janë shumë të përdorshme në raste te tilla… Ah po, kafja e mëngjesit është e

preferuara ime mundësisht me miq të këndshëm që të dhurojnë buzëqeshje. Ky është momenti im i zgjimit dhe i përgatitjes së axhendës për ditën time të gjatë. Më pëlqen edhe të dëgjoj muzikë mundësisht rryma të ndyshme (pop, dance, house, latine, romantike, etj.) që në shumë raste më ndihmon për t’u çlodhur. Shpesh bëj vrap dhe palestër sidomos për të rifituar energji ose forcë, ndërkohë kohët e fundit po mendoj të filloj disa kurse tenisi, pasi mendoj se është një sport të çliron nga energjitë negative. Disa pushime jashtë Tiranës me telefon të fikur, për t’i shijuar në maksimum si dhe udhëtimi me makinë më ndihmon shumë në rikuperimin e forcave dhe rifitimin e qetësisë. Makina sidomos më bën shumë mirë, është një terapi shumë efikase, po të përdoret siç duhet. Unë bashkë me të fejuarin pëlqejmë shumë të udhëtojmë me makinë për të eksploruar vende të reja dhe njëkohësisht kjo na jep mundësinë të flasim me njëri -tjetrin dhe të degjojmë muzikë të mire, që gjithmonë e zgjedh ai. Por ilaçi kryesor dhe i pazëvendësueshëm pa dyshim mbetet shoqëria me njerëzit e mi më të afërt dhe më të dashur, ku do te veçoja babain, mamin dhe motrën time, të cilët janë kritikët më të mirë për mua si dhe motivuesit më të zjarrtë për të ecuar gjithmonë përpara, me të cilët ndaj momentet e gëzuara dhe të vështira që jeta më rezervon. Mundohem të jem sa më e hapur dhe sa më e drejtepërdrejtë, që të mund të marr nga ata atë energji pozitive që më duhet për të ecur përpara. Gjithmone e gjej forcën te këto raporte, që i kam shumë të shenjta. Të menduarit pozitiv ndikon në aspektin psikologjik. Ju me sa duket në

përditshmërinë tuaj lodheni më shumë fizikisht? Kjo ngarkesë fizike shpesh herë shoqërohet me lodhje mendore, pasi puna që unë kryej në Fakultetin e Drejtësisë si pedagoge është e lodhshme, nga intensiteti i përgatitjes, duke i bashkangjitur dhe aktivitetit të ngjeshur politik padyshim që lodhja është e pashmangshme. Uljen e aktivitetit ose rënien e energjisë unë mundohem ta kompensoj. Si e bëni këtë? Që të mundesh ta kompensosh, duhet të marrësh disa masa paraprake siç janë një jetë sa më e rregullt, në kuptimin e disa rregullave që duhet të ndjekësh në jetën e përditshme. Për shembull? Një shmangie e tejlodhjes kur është e mundur, një pushim pas një aktiviteti intensiv, një ushqim i mirë dhe në orare fikse dhe ushqim i shëndetshëm, që të lejon rikuperimin e energjive të humbura. Siç përmenda më lart, një çlodhje aktive është e domosdoshme. Lodhja fizike është për mua primare, ajo në shumë raste më dobëson dhe mendërisht. Prandaj qenia në formë fizike ndikon dhe nga ana psikologjike.

41


Dossier Rrëfime vjeshte

15 ide

për natën Ditët e freskëta erdhën e bashkë me to edhe netët kur më në fund mund të flesh rehat, pa vapën mbytëse të ditëve të nxehta, që të prish gjumin orë e minutë. Jastëk më i rehatshëm, ndriçim i duhur, çaj qetësues, parfum çlodhës, masazh… Pastaj vjen rutina e bukurisë: pastrimi që i bën mirë edhe mendjes, kremi për rrudhat, serumi lifting, xheli kundër rrathëve të syve… është një botë e tërë gjestesh të vogla, që të ndihmon të flesh më mirë 42

shtator 2012


SPECIALISTËT E PASTRIMIT Për një patrim të thellë të fytyrës mund të shfrytëzosh një metodë shpirtërore duke u frymëzuar nga gjestet e Dr. Hauschka. Gjithë filozofia qëndron në pastrimin e lëkurës me produkte të prodhuara nga përbërës natyralë sipas sipas një procesi ritmik që ndjek ritmet e natyrës. Në shtëpi mudn të bëhet e njëjta gjë me lëvizje të duarve dhe shpëlarje të ngrohta që e nxehin lëkurën. Sepse patrim nuk do të thotë vetëm të lash. Është një ritual qetësimi me efekte që mund të ndihen, perceptohen dhe

shihen. Sekreti? Tek veprimet. Produktet aplikohen nga lart poshtë dhe nga brenda jashtë, gjithmonë nga balli drejt tëmthave, me prekje ritmike dhe të buta të duarve. Lëvizje të nevojshme për stimulimin e lëngjeve në lëkurë dhe në sistemin limfatik dhe njëkohësisht për nxjerrjen jashtë të toksinave, baktereve dhe lëngjeve të tepërta. Nëpërmjet lëkurës stimulimi limfatik transmeton një impuls harmonizues në të gjithë organizmin, i cili fillon të qetësohet.

1. Përdoret mbi lëkurë, sy dhe byzë: Aqua Micellare Detergenye Struçante nga Collistar. 2. Një xhel për lëkurat e pjekura me problem: Time Release Blemish Cleanser nga Murad. 3. Detergjent dqë pastron dhe qetëson lëkurën nga skuqjet: Antirougeurs Dermo-Nettoyant Lacte nga Eau Thermale Avene. 4. Me vaj jojobe dhe makadamie, pastron fytyrën dhe sytë:

Demaquillant Velours nga Lierac. 5. Locion riekuilibrues për zonjat mbi 40 vjeç: Benefiance Nutriperfect Pro-Fortifying Softener. 6. Si të ishte një krem Chantilly, pastron fytyrën dhe sytë: Mousse d’Eau Nettoyante nga Sanoflore. 7. Qumësht detergjent i freskët dhe delikat: Velvety Cleansing Milk nga Giorgio Armani.

43


DoSSIer rrëfime vjeshte

Libri mbi komodinë Fletët që të sjellin gjumë? Të këndshme, por jo tronditëse sa të të largojnë gjumin. Një roman që të bën të refkektosh. Ose, nëse dita ka qenë paksa e lodhshme, zgjidh diçka që të të rikthejë buzëqeshjen. Librat komikë janë më të përshtatshmit në raste të tilla.

Drita e duhur BLU PËR T’U QETËSUAR, E GJELBËR PËR TË FJETUR. NGJYRA E DUHUR BËN NDRYSHIMIN, SIPAS KROMOTERAPISË, ME DRITËN E PËRSHTATSHME MBI KOMODINË MUND TË BALANCOHEN EMOCIONET DHE TË SHIJOHET NJË GJUMË MË I QETË.

Muzikë dhome STRETCHING NËN ÇARÇAFË Më në fund shtrirë. Kolona vertebrale çlirohet nga pesha e përditshme. Kryqëzo këmbët, sill gjunjët drejt bustit, kontrakto barkun duke imagjinuar sikur afron kërthizën drejt kolonës. Krahët përgjatë trupit, pëllëmbët lart. Zgjat mjekrën drejt pjesës së sipërme të shpatullave, drejt bustit, pa e ngritur shpinën. Qëndro në këtë pozicion për 10 sekonda dhe përsërite tre herë.

ëndrrat e një ylli Në një intervistë Mariah Carey ka treguar se fle 15 orë para një koncerti. Këshilla e saj? Vendos disa lagështues ajri në dhomë, duke e kthyer në një parajsë për lëkurën.

44

Nga veshi varet 60 për qind e rikuperimit të energjisë. Të flesh me muzikë ndihmon në rigjenerimin e mendjes, trupit dhe lëkurës. Ç’lloj muzike të zgjedhësh? Mes pjesëve kult relaksuese nga Keith Jarret, tek hitet e pavdekshme klasike e deri tek Musical Spa.

NË DUAR TË SIGURTA Në emër të relaksit, edhe një krem duarsh me bazë vajrash esencialë, nga i cili mund të shfrytëzosh efektin e aromaterapisë të esencave vegjetale. Mund të sjellë një gjumë të mirë. Masazhohet nëpër krahë dhe duar, duke ushtruar presion të lehtë me mollëza, duke krijuar rrathë gjithnjë e më të mëdhenj drejt pjesës së brendshme. Përfundo me pak stretching: tërhiq gishtat një e nga një.

Shkri tensionet NGROHTËSIA E UJIT, FUQIA E NJË PARFUMI PËR TË LARGUAR STRESET E DITËS: NUK KA GJË MË TË MIRË SESA NJË BANJË NËN DRITËN E QIRINJVE. SHKRI 5 PIKA VAJ ESENCIAL GJINEPRE, 7 LIVANDE DHE 2 KANELLE NË NJË LUGË SHAMPO NATYRALE. ZHYTU NË UJË DHE MERR FRYMË.

shtator 2012


Terapia e jastëkut NË HOTELET MË TË MIRË TË BOTËS EKZISTON NJË MENY JASTËKËSH (PILLOW MENU). KURSE NË SHTËPI MUND TË KRIJOSH NJË KOLEKSION JASTËKËSH. TË SHESHTË PËR ATË QË FLE ME BARK, TË BUTË DHE TË LARTË PËR ATË QË FLE NË KRAH, MESATAR PËR ATË QË FLE SHTRIRË NË SHPINË. MBI JASTËK PARA GJUMIT HIDH KATËR PIKA VAJ ESENCIAL (LIVANDË, PORTOKALL I HIDHUR, MENTE DHE MELISË). OSE NJË PROPOZIM I GATSHËM: YIN CALMING BED & BODY MIST.

Çfarë arome Disa aroma të shpërndara në dhomën e gjumit të ndihmojnë të flesh më mirë. Ja dhe receta: 10 pika vaj esencial portokalli, 5 melise dhe 5 livande. Hidhi në ujë që avullon 15 minuta para se të rrëshqasësh nëpër çarçafë.

Masazh relaksi NJË FRYMËMARRJE E MIRË Frymëmarrja e balancuar është shumë e shëndetshme për sistemin nervor. Trupi drejt, sytë e mbyllur, mbështet gishtin e madh të dorës të djathtë në flegrën e majtë të hundës. Mbyll flegrën e djathtë me gisht dhe merr frymë me të majtën, mbaje frymën për tre sekonda. Liro të djathtën duke marrë frymë ndërkohë që mbyll të majtën. Përsërite veprimin njëherë me njërën e njëherë me tjetrën për 5 minuta.

Pastrime princeshash Rutina e bukurisë fillon gjithmonë me pastrimim. Për një lëkurë të pastër Kate Middleton përdor Glamtox Cleanser nga Radial, një detergjent që transformohet në qumësht pastrues në kontakt me lëkurën.

Për të qetësuar muskujt e qafës dhe për të ndjellë gjumin, mbështet dorën e hapur mbi kokë dhe lëvize në mënyrë rrethore, duke tërhequr lëkurën në mënyrë orare dhe antiorare. Kur të kesh ndjerë një nxehtësi të këndshme, fillo të prekësh kokën me gishta duke u përpjekur të gjesh pikat e tensionit. Ushtro presion të lehtë, duke e rritur ngadalë forcën. Në fund kap një tufëz flokësh dhe tërhiqe lehtë. Përsërite veprimin me tufëza të tjera në të gjithë kokën.

FLI ME HËNËN Për të qetësuar lëkurën, me t’u shtrirë në shtrat mbylli sytë dhe merr frymë thellë, duke e çuar frymën në fillim në zonën e barkut, pastaj në pjesën e mesme dhe të sipërme të toraksit. Vazhdo duke imagjinuar sikur rrezet e hënës hyjnë nëpër trup dhe depërtojnë nëpër të gjitha qelizat dhe në fund në gjak. Çliro të gjithë muskujt e fytyrës, duke përsëritur me mendje: “qetësoj ballin, qetësoj gojën, qetësoj nofullën, buzët”. Vazhdo kështu për pesë minuta derisa të të vijë gjumi.

ÇAJ QETËSUES Sipas mjekësisë tradicionale kineze, rrathët e errët poshtë syve shkaktohen nga një prishje e ekuilibrit të veshkave. Kundër këtij efekti vjen qetësia që të sjell një çaj që stumulon aktivitetin pastrues të veshkave. Përzie disa lloje çajrash dhe zieji për pak minuta. Filtroje dhe pije.

Gjumë të ëmbël, ëndrra të bukura Të del gjumi natën shpesh herë? Sekreti është që para se të flesh të pish një gotë oligomineral në temperaturë ambienti, jo më shumë se 18 gradë. Spërkat në ambient vaj esencial menteje dhe pastaj shtrihu në krevat. Gjumi do të të dalë vetëm në mëngjes.

45


Natën e mirë, juliana! edhe Pse kur ajo të takoheN me jastëkuN e butë ora do ketë kaluar dy Pas mesNate. Por kjo Nuk do të thotë se Nuk do të shijojë Një gjumë të ëmbël Plot ëNdrra të bukura. derisa ora me zile ta lajmërojë se… dita ka liNdur

Nga klauDeTa SkënDeraSI

46

shtator 2012


E

do edhe atë si të gjitha stinët e tjera. Ia shijon edhe kohën edhe gjethet e rëna. Por as Juliana Pasha nuk i shpëton dot ligjit të shumicës: ditët gri dhe pa diell i sjellin plogështi. Dhe të mendosh që ajo është nga ato artiste që punon deri në orët e vona të natës. Po gjumi? Oraret nuk përkojnë me ato të zakonshmet, ama Juli e shijon gjumin deri në pikën e fundit dhe zgjohet shumë vonë në mëngjes. Sidomos tani që është vjeshtë dhe jashtë bie shi dhe gjethe. Si i ke marrëdhenit me stinën e vjeshtës? Nëse do të më pyesje gjatë verës se si më duket vjeshta, do të thoja që nuk më pëlqen fare, pasi jam një tip që e shijoj në maksimum stinën në kohën e saj. Tani që sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës, kuptoj që e dua shumë, pasi koha nuk është as shumë e nxehtë as shumë e ftohtë. Më pëlqen flladi i ngrohtë gjatë ditës dhe shijoj në maksimum shëtitjet me makinë me xhamat e hapur. Më pëlqen koha kur rrugët e Tiranës mbushen me gjethet e verdha të rëna nga pemët. Ka nga ata që nuk i shijojnë dhe aq ato gjethet e rëna, vjeshta iu sjell trishtim dhe stres. Po ty çfarë të shkakton? Vjeshta shpesh herë më shkakton plogështi, një gjendje gjumi dhe qetësie, por edhe një dëshire të madhe për të qëndruar në shtëpi, mundësisht duke lexuar ndonjë roman që të mban me orë të gjata shtrirë në divan, mbuluar me një batanije të lehtë. Kjo të ndodh gjatë ditës. Po gjumi i natës kur fillon? Fatkeqësisht gjumi më zë njësoj në të gjitha stinët në orën dy ose tre të mëngjesit, dhuratë kjo nga puna e fundjavave për vite me radhë. Përdor ndonjë truk për të ndjellë gjumin? Zakonisht më pëlqen të pi një filxhan

çaj çdo darkë për t’u qetësuar, ndonjëherë dhe një gotë qumësht të ngrohtë, sidomos pas një jave të lodhshme në punë, që më krijon probleme pagjumësie. Pavarësisht orës kur bie për të fjetur, e shijon gjumin, e bën të qetë? E dua shumë gjumin, sidomos gjumin e mëngjesit, që të mban gjithmonë lidhur me dëshirën për të mos u zgjuar. Kjo do të thotë që në mëngjes ngrihesh vonë? Më pëlqen të fle mjaftuashëm, por nëse më duhet të zgjohem shpejt për arsye pune, patjetër që jam e kujdesshme që të fle më shpejt në darkë, për të plotësuar të paktën 6 ose 7 orë gjumë.

më lart, duke vënë në dispozicion të gjithë arsenalin e mundshëm të zileve që ekzistojnë në shtëpi. Pasi fiton ose humbet betejën me zilet dhe më në fund zgjohesh, e shijon zgjimin duke ndenjur pak në shtrat apo duke u shtriqur? Besoj se nuk ka gjë më të natyrshme sesa të zgjohesh në mëngjes dhe të shtriqesh. Aty e kupton se ke bërë një gjumë të rehatshëm. Edhe qenushi im Kiko kënaqet duke u shtriqur e jo më unë. Po kur ditet janë të zymta të pëlqen të flesh më shumë se zakonisht? Nuk mendoj se gjumi arrin të rregullojë një ditë të zymtë.

Dhe pasi orët e gjumit kanë kaluar dhe vjen mëngjesi kur duhet të zgjohesh, vë orën në zile apo gjumi të del vetë? Ka periudha që e vë orën me zile çdo ditë, për t’i krijuar vetes një regjim të zgjuari që herët në mëngjes, pasi kur fle deri vonë më duket sikur gjysma e ditës ka kaluar kot. Pastaj sigurisht që ka edhe raste kur jam e detyruar të zgjohem shpejt për ndonjë punë që mund ta kem planifikuar në mëngjes dhe atëherë vendos të gjitha zilet e mundshme në gjenden në shtëpi. Sa herë duhet të bjerë alarmi që ti të jesh plotësisht e zgjuar apo je natyrë që sapo hap sytë çohesh në këmbë? E kam shumë të vështirë të zgjohem me zilen e parë, prandaj kam zgjedhur zilen më të fortë dhe më acaruese të celularit, që sapo të bjerë të më hapen sytë menjëherë, por sërish ka pasur raste kur nuk ka funksionuar dhe atëherë kam vepruar siç e thashë

Ditëve të vjeshtës Juliana u shijon shëtitjet në rrugët mbuluar me gjethe të verdha. Një batanie e ngrohtë për ditët e dembelosura dhe një filxhan çaj apo një gotë qumësht për rastet kur gjumi bën naze. Kurse mirëmëngjesin ia uron gjithmonë zilja e orës

47


DoSSIer rrëfime vjeshte

Ngjyrat e Klodit ka diell a s’ka diell, bie shi a s’bie shi, klodiaNa shalës Nuk i iNteresoN shumë. mjaFtoN që të dalë Nga shtëPia veshur me Ngjyrat e saj dhe zymtësia e kohës Ngelet thjesht Pamje. sidomos Në vjeshtë… Nga klauDeTa SkënDeraSI

D

itën që takohemi, dallon që prej së largu. Jo vetëm prej flokëve biondë në nuancë gold të theksuar, e syve të kaltër, por sidomos prej ngjyrave të veshjes: fund i shkurtër në ngjyrë blu elektrike, bluzë e hollë dhe këpucë të larta, të dyja në ngjyrë korali të ndezur. Ka dhe s’ka lidhje me modën. Ka veshur dhe s’ka veshur ç’i ka zënë dora në mëngjes. Së pari, ka lidhje me modën sepse edhe në koleksionet e fundit të sezonit të vjeshtës vazhdojnë të

48

“PREj KOHËSH jAM STAcIONUAR TEK “MAX MARA” DHE “MAX MARA WEEKEND”, qË FATMIRËSISHT gjENDET EDHE NË TIRANË” shtator 2012


“këtë vjeshtë, tendencat e reja janë tamam ashtu siç i pëlqejnë asaj. Kanë ngjyra të gëzueshme, prerje jo shume serioze dhe mbi të gjitha dizenjo shumë tërheqëse”

mbizotërojnë ngjyrat e forta, ashtu si edhe në verë. Por nuk ka dhe aq shumë lidhje sepse sido qofshin tendencat, edhe të zeza pis, Klodi sërish do zgjidhte ngjyrat. Së dyti, nuk është sorollatur një orë të tërë për të gjetur se ç’do veshë për në punë, sepse e di që në mbrëmje se veshjet me ngjyra do t’ia bëjnë ditën më të bukur. Por edhe sikur të mendohej gjatë, shumë gjatë, sërish ka shumë mundësi që të zgjidhte një bluzë tjetër e një palë këpucë të tjera, por në të njëjtën nuancë të së kuqes: sepse korali mbizotëron dukshëm në veshjet e saj. Sidomos kur vjeshtën e ka në prag. Nuk i pëlqen t’ia hapë derën në kanat. E lë gjatë të presë, pa e bërë mysafire të nderuar. I ndodh edhe Klodit që të preket nga pak nga sindromi i vjeshtës. E bën një çikë melankolike, ndonjëherë i sjell trishtim pa shkak e herë të tjera ato ditët pa diell e me shi e sidomos të ftohta thjesht e besdisin. “Nuk është ndër stinët e mia të preferuara. Unë jam natyrë diellore, dua dritë, kohë të ngrohtë e sidomos ngjyra. Vjeshta më sjell pak trishtim dhe nuk e kombinoj kurrë veshjen me kohën. Nëse qielli është gri, unë jam kokë e këmbë ylber. Dhe nuk e kam aspak të vështirë, sepse me sa kam vënë re, por dhe me sa kam informacione në lidhje me modën dhe tendencat, shoh që edhe stilistët sezon pas sezoni nuk e kanë shumë të theksuar ndasinë midis stinëve, duke qenë nuk janë më të ndara si dikur, por po kalojmë dalëngadalë nga katër në dy stinë të vetme, nga i nxehti i madh në të ftohtë sa për të veshur pallto dhe nga ditët e ftohta drejt e në mëngë të shkurtra. Prandaj më pëlqen shumë që edhe moda e vjeshtës vazhdon të jetë pak a shumë si ajo e verës. Mbizotërojnë shumë

ngjyrat e forta dhe janë shumë të gëzueshme”. Dhe Klodi tendencave të modës nuk iu kalon indiferente. E kemi thënë me kohë: ajo është fashioniste! Por nëse moda është në një mendje me të, aq më mirë. Dhe këtë vjeshtë, tendencat e reja janë tamam ashtu siç i pëlqejnë asaj. Kanë ngjyra të gëzueshme, prerje jo shume serioze dhe mbi të gjitha dizenjo shumë tërheqëse. Prej kohësh jam stacionuar tek “Max Mara” dhe “Max Mara Weekend”, që fatmirësisht gjendet edhe në Tiranë. Koleksioni i fundit është aq i bukur, sa më vjen ta blej të gjithin. Sigurisht që s’më ka lënë mendja akoma, por ama i kam shtuar goxha veshje të bukura prej tij garderobës time. Sidomos tema e Londrës. Ka ca fustane shumë të bukur me dizenjo skoceze, kuadratet klasike, që janë perfekte për stinën e vjeshtës. Kështu e largon një çikë trishtimin që mund të të sjellë shiu se të duket vetja sikur je në Londër”. Sigurisht që Klodi bën shaka. Sepse një sportiste që stërvitet çdo ditë, ka se me çfarë e largon çdo grimë trishtimi, vrapi e ndihmon për të gjitha. Por sidomos për të krijuar një trup të skalitur, tek i cili rrinë mirë të gjitha veshjet, qofshin të modës të fundit ose jo, qofshin me ngjyra ose jo. Sepse fakti që i pëlqejnë aq shumë ngjyrat nuk do të thotë se në raftet ku strehohen veshjet e saj nuk ka fustane të zinj, apo këpucë bezhë. Nuk do të thotë as se vitrinat ku reklamohen veshjet me ngjyra të zbehta nuk e bëjnë të kthejë kokën. “Para ca ditësh u ndodha përballë me dyqanin Sergio Tacchini. Nuk e dija që kishte edhe në Shqipëri. Hyra dhe bleva dy pale çizme, një palë kafe dhe një palë të zeza”. Sa për ta filluar stinën e re me këmbë të mbarë!

49


DoSSIer rrëfime vjeshte

Shirat e vjeshtës Nuk Na Ngelet tjetër veçse të dorëzohemi. stiNa e Ftohtë është Ne Prag të derës. Po kjo Nuk do të thotë që të heqim dorë Nga elegaNCa. ja si të Përballosh kohëN e keqe me stil.

Ç

adra asnjëherë nuk është cilësuar si aksesor mode. Ose rri tërë kohës në çantë, ose futet në ndonjë qoshe. Ama bën pjesë në veshje edhe ajo. Prandaj duhet zgjedhur në lartësinë e duhur të veshjes.

1

2

Jo çadra emergjence. Me të tilla kuptohen çadra të blera nëpër tezgat e rrugëve: përveçse janë të shëmtuara, janë edhe jocilësore. Telat do të shtrembërohen që me erën e parë që do të fryjë.

Kombinoje. Nëse në vitet ‘20 çadra e shiut ishte gjithmonë e kombinuar me veshjen, këpucët dhe çantën, sot është e mjaftueshme që të përshtatet vetëm me një aksesor ose me ngjyrën e palltos.

3 4

Nëse vuan nga koha. Shiu të bën melankolike? Atëherë zgjidh çadër me ngjyra të gëzueshme.

Oversize është bukur. Çadrat e mëdha janë shumë më të bukura sesa ato të voglat që palosen dhe futen në çantë. Vetëm se janë shumë besdisëse kur shiu pushon…

shembulli perfekt Që çadra të mos stonojë me veshjen, ja mënyra më e mirë për ta përshtatur. Taylor Swift e ka kombinuar me çantën, të dyja në ngjyrë kafe të pjekur.

5

Mos e nënvlerëso Një çadër e mbështetur mbi sup ka fuqi të vërteta joshëse. Kjo nuk do të thotë që në mes të shiut të ecësh sikur je mbi një lëndinë të lulëzuar. Janë situata të veçanta ato, që ti duhet t’i kapësh që në ajër… besojmë se u kuptuam.

Argjentina Ramosaj

50

shtator 2012


Një çadër shumë veshje. Ja kombinimet për t’u kopjuar. Sipas Carrie-t të “Sex and the city”

6

Arlinda fashionista Pikë për pikë me të njëjtën nuancë të lejlasë, si çadra ashtu edhe xhaketa. Edhe në një ditë të zymtë shiu Arlinda ka bërë zgjedhje elegante dhe të menduar.

Ngjyrë jo-ngjyrë. Çadrat plastike janë për t’u adhuruar. Së pari, sepse të kujtojnë ato të fëmijërisë (harrojini lulkat dhe zemrat e stampuara mbi të). Së dyti, kombinohen me gjithçka. Dhe së treti, janë shumë në modë, po të kesh parasysh seriale të tillë kult si Sex and the city dhe gossip girl.

Çadra e një deputeteje Valentina Leskaj nuk është shquar kurrë për look të guximshëm. Ka qëndruar përherë brenda akornizave të moshës e sidomos brenda ngjyrave serioze. Një çadër në një ditë shiu nuk mund të bënte përjashtim. Është blu e errët dhe nuk bie shumë në sy.

7

Nëse je e fiksuar pas markave… Ka stilistë të panumërt që krijojnë çadra. Që nga Louis Vuitton dhe Burberry me logot e famshme, tek çadrat ironike dhe shumëngjyrëshe Moschino e deri tek Alexander MacQuenn me kafkë tek doreza. Po më mirë një çadër të thjeshtë tek tregu, sesa një çadër false po tek tregu…

Marc by Marc Jacobs

ueen Alexander Mcq

Burberry

8

Një nuse me çadër. Dikur kanë qenë vërtet në modë. Tani duket se janë rikthyer sërish. Një çadër e tyltë është një aksesor shumë elegant edhe për një nuse. Me shpresën te Zoti, që mos të bjerë shi…

ngjyra mbretërore Një koleksion të tërë çadrash për mbretëreshën Elisabetë të Angisë. Një për çdo veshje. Plastike, transparente por me bordurë me ngjyrën e kostumit.

9

Kur je single. Shiu mund të jetë shumë romantik. (kujto puthjen e famshme tek “Mëngjes tek Tiffany” dhe “Katër martesa dhe një funeral”). Tani ju do thoni me të drejtë që këta janë thjesht filma, po ku i dihet jetës…

10

Dhe në fund fare, mos e harro. Sepse çadra është një ndër sendet kryesore, që në ditë të vrenjura nuk duhet harruar në shtëpi. Ok, televizori thotë do bjerë shi dhe në fakt nuk bie dhe ti hallakatesh gjithë ditën me çadër nëpër duar, po këto janë gjëra që duhen marrë parasysh. Ah, edhe diçka tek kjo puna e harresës. Mos u largo nga restoranti pa marrë në fillim çadrën që e kë lënë në grumbullin e çadrave të tjera tek dera e restorantit. Me siguri që kjo të ka ndodhur kushedi sesa herë…

shiu të bën të zakonshme Jemi mësuar ta shohim përherë seksi, veshur me fustane pas trupit ose pa fustan fare kur shfaqet nëpër koncerte. Por kur bie shi, Beyonce u ktheka në njeri normal. Që gjithsesi e kombinon nuancën e çadrës me atë të këpucëve.

Princesha i bie shkurt Kritikët e modës do ta kishin bërë copë duke e sharë nusen e Mbretëreshës, Dukeshën e Kembrixhit Kate Middelton, e cila ndryshe nga gjyshja e bashkëshortit, nuk e ka vrarë shumë mendjen për të kombinuar veshjen me çadrën. Një çadër e zezë burrash e ka 51 mbrojtur thjesht nga shiu.


DoSSIer rrëfime vjeshte

s ë t h s e j v e t a m Aro rFumi? a P e h d e ë j o os Ndrysh m ë t e s P … laPët, look-u l o d Fumeri , t r ë a P iN t ë s N ë iN N s j e o Ndrysh r dhe të Pr u it r r ë b m ë ja kaN aromat e re

E

dini pse parfumet e këtij sezoni janë më të mirët e vitit? Sepse çelësi është optimizmi. E thonë buqetat me lule që kanë këputur shtëpitë e modës për të krijuar parfumet e vjeshtës. E

LAnCOMe Alkimia e parfumit “La vie est belle”, e Lancôme, është në lëndët e para të pastra, të seleksionuara në tre vjet punë. Kryeson aromën irisi i zbehtë i Firences, përbërësi më i rrallë dhe më i kushtueshëm i parfumerisë. Pastaj edhe një flakon ngjyrë rozë kristali, ku është dizenjuar një buzëqeshje trullosëse.

52

thonë edhe flakonët e qelqtë, si për shembull ai i La vie est belle, aroma më e fundit e shtëpisë Lancôme, që ka mbyllur në atë shishe buzëqeshjen më të bukur të Hollivudit, atë të Julia Roberts. Së bashku me rrobat e verës, pse nuk ndërron edhe aromën që do hedhësh mbi trup?

GivenChY Parfumi i Givenchy, Dahlia Noir e merr emrin nga një lule që në të vërtetë nuk ka aromë. Por kreativiteti i Riccardo Tisci ka ditur t’i japë jetë një parfumi me nuancë pudre, që përzien bashkë trëndafilin, irisin dhe mimozën. shtator 2012


jUiCY COUtUre Viva La Juicy La Fleur të josh me aromat e shijshme të frutave të pyllit dhe karameles, kurse flakoni i tij të sjell buzëqeshjen me fjongon ngjyrë çiklamini dhe një xhingël të artë.

KenZO Doja një parfum për një grua gjithë jetë dhe të lumtur. Kjo ishte dëshira e Aurélien Guichard, krijues i Madly Kenzo, një parfum lulesh dhe frutash, që e mbyll sekretin e tij të “çmendurisë” në aromat e valerianës dhe trëndafilit.

LAnvin Biskota të shijshme macarons rozë dhe karamele lejla zbukurojnë flakonin e parfumit Éclat d’Arpège Gourmandise nga Lanvin. Një aromë që mbledh së bashku një buqetë me lule limonësh Sicilie, çaji jeshil, pjeshke dhe lulegjaku.

vALentinO Parfumi i Valentinos, fituesi i vitit të kaluar i Cosmoprof 2012 si parfumi më i mirë, kthehet me versionin Valentina Assoluto: një mbretëri e re aromash më të thella dhe më të dallueshme.

ChristiAn diOr Miss Dior Le Parfum, një risi e klasikur të krijuar nga Dior. Dehës dhe sensual, është një parfum oriental dhe sensual që bashkon aromat e luleve me ato të lëkurës. Veç tyre edhe vaniljen e ëmbël me mandarinën

Yves sAint LAUrent Manifeston feminilitetin. Protagonist i kësaj buqete plot aromë është jasemini i bashkuar me zambak, sandal, tonka dhe vanilje. Flakoni imiton trupin femëror, ndërsa lejlaja tregon ngjyrën e preferuara të zotit Saint Laurent.

BvLGAri Mon Jasmin Noir l’Elixir, një version i ri i buqetës klasike të jaseminëve. Jasemini përzihet me arin dhe aromat e ngrohta floreale. Bergamotë e karamelizuar përzier me jasemin zambak, dru dhe myshk. Pompa e bën flakonin edhe më elegant.

ChAneL Coco Noir, Eau de Parfum, është një aromë e thellë, plot elegnacë dhe mister: flakon i zi, me shkëlqim dhe i lëmuar, që ngërthen brenda aromat e nxehta orientale. I rafinuar dhe magnetik. Nga Chanel.

53


Dossier Rrëfime vjeshte

Le të bien gjethet,

jo flokët

Erdhi ndërrimi i stinëve e bashkë me të edhe rënia e flokëve. Fenomeni i përvitshëm po na viziton edhe këtë vjeshtë. Rënia e flokëve filloi bashkë me rënien e gjetheve. Nxito të marrësh masat 54

shtator 2012


Pse Bien? Edhe ekspertët e kërkojnë, por ende nuk dihet me siguri. Hipoteza më e mundshme është që neve na ndodh e njëjta gjë që i`u ndodh edhe kafshëve. Një hipotezë tjetër lidhet me stresin që shkakton ndërrimi i stinëve dhe i zakoneve: gjumi, zgjimi, ndërrim i orës. KUr të ALArMOhesh Është normale të humbasësh një sasi flokësh çdo ditë. Por kur është momenti që duhet të shqetësohesh? Nuk ka kuptim ta bësh kur të shohësh rrënjën të rrallë dhe vizën e ndarjes të flokëve më të gjerë (për të mos folur për krehërin plot me flokë): shfaqja e këtye shenjave do të thotë se rënia ka filluar. Mirë është që t’i trajtosh sa më parë, në fillim të stinës të re. ÇFArë të PërdOrësh? Ka për të gjitha shijet! Shampoo dhe maska që veprojnë gjatë larjes, serume që përhapen në lëkurën e kokës dhe masazhohen, kokrra nga goja dhe trajtime në sallon. UdhëZiMe Për PërdOriMin Si përdoren serumet? Shoqërohen me një masazh të thellë për të fuqizuar efektin. Mjaftojnë pak minuta lëvizje rrotulluese me presion me majat e gishtave të të dyja duarve. KOKrrAt nGA GOjA I kemi parë të veprojnë në shqetësime të tjera të brendshme të trupit. Kokrrat janë aleat shumë i mirë edhe në betejën kundër rënies të flokëve. Veprojnë në brendësi duke balancuar sasinë e nevojshme të ushqyerjes dhe duke zvogëluar dobësimin e flokëve. si FUnKsiOnOjnë Kokrrat, që nuk janë ilaçe, kanë si mision që të zëvendësojnë mungesat e lëndëve ushqyese që vijnë për shkak të

një diete jo shumë të balancuar dhe që ndikon negativisht në shëndetin tonë e rrjedhimisht edhe në pamjen e flokëve. Edhe pse nuk janë ilaçe të mirëfillta dhe nuk merren me recetë, mirë është një këshillë me mjekun përpara se të përdoren. ÇFArë KA BrendA Po çfrë përmbajnë këto shtesa? Kombinime të ndryshme substancash aktive, porn ë përgjithësi proteina, aminoacide (që gjenden tek mishi dhe peshku), minerale (magnez, bakër, zink, hekur) vitamina dhe antioksidantë. KUjdes nGA… Mënyra se si krihesh duket qesharake, por mënyra se si i kreh flokët ndikon shum ënë shëndetin e tyre. Lëvizjet shumë agresive i dobësojnë fibrat, i dëmtojnë dhe shpesh i këputin. Duhet bërë kujdes edhe me tharjen kur del nga dushi. Peshqiri mundtë kthehet në një prej armiqve të tu. Kurrë mos i fërko flokët me peshqir. Për të mos folur pastaj për tharësen, furçën, pjastrën, që i rrëzojnë dhe i dëmtojnë edhe më shumë flokët. Krihi flokët me kujdes. Ul temperaturën e thrëses dhe përdore furçën me delikatesë. Më mirë të harxhosh më shumë kohë sesa të harxhosh flokë.

Kërkon produktet e tij. Më saktë produkte anti-rënie, llak, spraj, skëlqyes. shumë prej tyre kanë edhe një veprim ushqyes dhe mbrojtës kundër rënies të flokëve

edhe stiLiMi Kërkon produktet e tij. Më saktë produkte anti-rënie, llak, spraj, skëlqyes. Shumë prej tyre kanë edhe një veprim ushqyes dhe mbrojtës kundër rënies të flokëve. KAPjA Mënyra se si i lidh flokët ndikon shumë në rënien e tyre. Kapëset dhe llastiqet janë të dobishme dhe komode po aq sa janë të dëmshme për shëndetin e flokëve. Mos i shtrëngo shumë pas flokëve dhe mos I tërhiq.

55


56

shtator 2012


Stil personal Ju njohim me Suelën Si karamele Zonjushat e ëmbla Tendencë Pa këto mos dil nga shtëpia ikona frymëzohu nga grace Kelly Make up Ngjyrat e forta të stinës së zbehtë Moda Ditë për ditë

trendet e vjeshtës 57


Stil personal

Ju njohim me Suelën sPikerja e lajmeve Në tv klaN, suela demiri kësaj radhe Nuk ka asNjë lajm Për të Na rrëFyer. ama ka ç’të tregojë Për stiliN e saj PersoNal, të zbërthyer Në detaje shumë të imëta, si të ishte lajmi i ditës Çfarë nuk do vishje kurrë? Veshje sintetike, trikotazhe, materiale të cilat nuk lejojnë frymëmarrjen e lëkurës dhe në asnjë mënyrë veshje me ngjyrë të zezë, të cilën do ta përdorja vetëm nëse do të isha e detyruar. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Stilolapsi. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Maybelline New York Ke një aksesor fatsjellës? Një varëse në formë dielli prej platini dhe ari të bardhë. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Fytyrës, përdor produktet e Lancome. Parfumi i preferuar? Channel Mademoiselle. Blerja e fundit? Një palë vathë me gurë Swarovski. Stili yt me tre fjalë? E thjeshtë, elegante, gjithmonë shumë e hapur për ndryshime. Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Ngjyrat e forta, veçanërisht përdorimi pa fund i të verdhës.

të blija janë këpucet e Katy Miller, me taka dhe pa taka. Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend? Taka të larta, fustan i shkurtër, patjetër me ngjyra. Nuk e preferoj të zezën. Tre produktet bazë të grimit Vazhdoj t’u ngelem besnike produkteve Lancome edhe në këtë pikë. Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë? Jo, nuk i marr asnjëherë parasysh tendencat dhe modën, të cilën ta diktojnë të tjerët. Vendos vetë për veten time dhe sigurisht edhe për ngjyrën e flokëve. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Kam përdorur maska me mjaltë dhe me të verdhë veze. Janë të thjeshta në përdorim dhe shumë efikase. Thonjtë natyralë apo fals? Natyrale. Kam provuar të përdor thonjtë fals dhe kam dështuar. Përfundimisht mbetem natyrale 100%.

Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Palestër, masazh dhe shumë fruta e ujë. Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Syzet e diellit janë pika ime e dobët. I mbaj kur ka diell dhe nuk ka diell. Janë të markave të ndryshe si Ray Ban, Calvin Klein, Diesel etj. “Uniforma” e fundjavës? Tuta pambuku, pantallona të shkurtra, atlete. Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Të gjitha variantet më pëlqejnë dhe varet shumë nga ajo që kam veshur. Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Xhinset i vesh gjithmonë. Më shkojnë shumë. I vesh për në punë ose kur shkoj në pub ose dhe një mbrëmje gala. Sipas rastit, me atlete ose këpucë me taka të larta. Më pëlqejnë shumë ato që janë të ngushta dhe rrinë ngjitur pas këmbëve. Thuaj të vërtetën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje?

ushqimet që i bëjnë mirë trupit dhe mendjes

Këpucët dhe çanta kult? Më pëlqejnë çantat e mëdha, shpesh herë prej cope, me shumë xhepa dhe togëza, që iu ngjajnë atyre të oficerëve të dikurshëm. Kam prej tyre në ngjyra të ndryshe, kryesisht prej D&G. Sa për këpucët, ato që do të adhuroja gjithnjë

58

shtator 2012


preferuar Aroma e

Buzëkuqi

kohërave i të gjitha

kujdesi për lëkurën e fytyrës me produkte lancone

ikona e padiskutueshme e stilit, carrie, e serialit “Sex and the city”

59


StilPersonal

northern lights, pija e preferuar për një natë mes miqsh

45 minuta mund të quhet maksimumi. Unë kam një profesion, i cili më kërkon të jem gjithmonë gati dhe me imazh të kuruar. Flokë të krehura, grim, e veshur gjithnjë mirë, pra gati për transmetim direkt. Ndaj kur them 45 minuta llogarit ato raste kur sapo jam zgjuar nga gjumi. Në të kundërt, 10 minuta dhe jam gati.

t bazë produkte të grimit

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie? Artistja ime e grimit, ajo që kujdeset për mua në shumicën e rasteve, veçanërisht për evenimente të rëndësishme, Delina Tagani, është për mua profesionistja më e talentuar që kemi në Tiranë, por një të metë të vockël e ka: punon pakëz ngadalë dhe kërkon kohën e saj. Nga ana tjetër, duke qenë se jemi dhe mikesha, duhet ta pranoj që shpenzojmë shumë kohë duke biseduar të dyja, ndaj edhe të them të vërtetën, shpesh herë e kam thyer rekordin e qëndrimit në një sallon bukurie, duke qëndruar deri dhe katër orë.

roma, qyteti ku do të donte të jetonte dhe ku kaluar pushimet ideale

Cilit stilit do t’i besoje fustanin tënd ideal? Them se do t’i besoja stilit të Victoria Beckham, e cila ka linjën e vet ose fustanet që ajo zgjedh nga Giorgio Armani apo Dolce&Gabbana. Ikona e padiskutueshme e stilit? Për mua mbetet personazhi kryesor i Sex & The City, Carry Bradshaë. Aksesori që nuk del kurrë nga moda? Çantat.

nga koleksioni i Victoria Beckham, vjeshtëdimër 2012-2013

Në ç’vend ë ke kaluar pushimet më të bukura deri tani? Romë. Në cilin qytet do të doje të jetoje? Në Romë.

60

Fustani ideal do t’ia besonte shijes të stilistes Victoria Beckham

Maskat e fytyrës që Suela ka eksperimentuar: Mjaltë dhe e verdhë veze

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? Uji, molla, peshku. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq? Nuk jam njeriu i duhur për t’u pyetur për pijet alkoolike, sepse e shumta mund të pi një gotë vere, megjithatë nëse duhet të zgjedh sot po pi një Northern Lights shtator 2012


ha wk

Si karamele

La rk sp

ur

&

Miu Miu

Christian Dior

Brooke Gregson

Valentino

Cacharel

Reed Krakoff

Dolce & Gabbana

Marc Jcobs

Jil Sander

Givenchy

Zonjushat e ëmbla Look karamelesh me aksesorë të sheqerosur. Çanta në ngjyrë rozë bebe, këpucë si krem qumështi dhe kostumekonfeta. Një stil i ëmbël, por që nuk të vel aspak. Stina e ftohtë nuk ka vetëm ngjyra të errëta. Stilistët kanë menduar edhe për zonjat e ëmbla

Christian Louboutin Brian Atwood

Carven

Red Valentino

61


Marni

Mango

Bashkëshortja e gazetarit Blendi Fevziu, Ines Ajdini

ÇAntA e dOKtOrit

Një doreze për baulen e ngurtë që imiton çantën e doktorit. E zeza, kafja dhe e bardha-panë shkon me të gjitha.

The Bridge

BLU eLeKtriKe

Është ngjyra e stinës (së bashku me të gjelbrën dhe lejlanë... pa harruar të zezën!). nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë në gardërobë.

pa këto mos dil nga shtëpia e dimë që Nuk muNd t’i kesh të gjitha. Por mjaFtoN edhe Njëra Prej tyre, që këtë stiNë të jesh Në Një haP me teNdeNCat e reja të modes, që stilistët kaNë sjellë mbi Pasarelat e vjeshtë-dimër 12-13 FUstAn KAdiFeje

Louis Vuitton

Vjen gjithashtu nga baulet e gjysheve dhe na zbukuron gardërobën e vjeshtës. Moda e viteve ’50 propozon ngjyrë bordeaux, të gjelbër ose të zezë.

KëPUCë Me rriP

Një rrip i hollë, por edhe dy ose tre. Është trendi që rikthehet nga kohët e dikurshme.

Lwren Scott

62

Aspesi Fornarina

shtator 2012


Orinda Huta

PAntALLOnA Me stAMPA GjeOMetriKe

Një ide e Prada-s që po kthehet në një ide të të gjithëve: stampa gjeometrike ose figura psikodelike. Natyrisht në të gjtiha ngjyrat.

Christian Dior

Lanvin

Miu Miu

Aurela Hoxha

dOreZA

Prada

Gucci

Martine Wester

H&M

Kurrë dorezat nuk kanë qenë kaq në modë sesa do të jenë këtë sezon. Prej lëkure, të gjata deri në bërryl. Për t’u përdorur në çdo rast.

sUPer sPiLA

Në një stinë që sjell modën e detajeve-bizhutëri si mun dtë heqësh dor ënga një spilë e madhe? Nuk është e thënë të jetë me gutë të vërtetë. Nëse është, aq më mirë…

PAntALLOnA deri teK KAviLjA Dsquared2

Ose pak më lart ose pak më poshtë. Kjo është gjatësia që vjeshta kërkon për të qenë në modë.

Bottega Veneta

63


- & Ga bban

a

Missoni

Dolce

Chloe

nGjYrA e tULLës Është tonaliteti i fundit i të kuqes. I rafinuar dhe me klas, u jep veshjeve të sezonit të ri një pamje couture. Pritet të jetë ngjyra tendencë.

MAnteLi Nëse palltoja ju është bërë pak e mërzitshme, ja ku vjen një variant tjetër. Manteli, që mbulon dhe zbulon. Në version të gjatë, mesatar dhe të shkurtër.

Fendi

e triKOtUAr Këtë dimër, të paktën një prej veshjeve duhet të jetë patjetër e trikotuar. Dhe nuk duhet fhsehur nën pallton e trashë, duhet të jetë sa më e dukshme.

Valentino

FrU FrU Beli bëhet protagonist. Por kësaj radhe jo sepse është i shtrënguar fort dhe i hollë, por sepse është nxjerrë në pah me modelet e reja me fruda tek zona e mesit.

Lanvin

64

Gucci

trAnsPArente Tyli nuk është material që u përket vetëm ditëve të ngrohta. Është protagonist sidomos i mbrëmjeve dimërore, që e bën një fustan akoma edhe më glamour.

Emilio Pucci

shtator 2012


Bottega Veneta

Michael Kors

e ArGjendtë Përsëri një pikë më shumë për materialin e argjendit. Po sundon gjithmonë e më shumë mbi arin. Ja ku vjen edhe këtë sezon më shkëlqimtar se kurrë.

ZBUKUriMe Teprimet këtë sezon janë të lejuara. Gurë, xixa, temina, kristale zbukurojnë fustanet jo vetëm në pjesën e sipërme, por edhe në bel. Madje janë edhe pjesë e make up-it, për një pamje plot shkëlqim.

Dsquared

Miu Miu

Xhaketë dhe pantallona Ja uniforma e re e grave që punojnë në zyrë (por edhe që duan të jenë femërore). Xhaketa ngjyrë tjetër dhe pantallonat ngjyrë tjetër. MetALiKe Detajet e preçinave metalike janë tendenca më pikante e vjeshtës. Që zbukuron sidomos çantat, por pa i kthyer në aksesorë vulgarë dhe pa teprime të ekzagjeruara.

FUstAni i KOKtejit Duhet të jenë në nuancat e rozës, me bel të theksuar, në gju dhe në formë verefi. Kaq mjafton për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Jil Sander

Christian Dior

Giorgio

jAKA Jaka është kthyer në një aksesor më vete që e bën çdo look të duket edhe më i kuruar. I ka dhënë shenjat që në sezonin e kaluar, por këtë vjeshtë shënon kulmin.

Arman

i

Karl by Karl Lagerfeld

65


Make up

Ngjyrat e forta të stinës së zbehtë

Ç

do stinë sjell ngjyra të reja grimi. Dhe meqë jemi përshëndetur me verën edhe për këtë vit, bashkë me vjeshtën ju kemi sjellë edhe koleksionet e reja të makijazhit. Markat më të famshme sapo i kanë nxjerrë koleksionet e reja: Pupa sjell një përzierje tonesh të forta, që të kujtojnë kimonotë e geishave, ndërsa Christian Dior na fut në atmosferën e xhunglës, që këtë vit është e spërkatur me tone të arta dhe kafe. Zbuloni të tjerët

ChinA dOLL BY PUPA Elegancë dhe shkëlqim që vijnë direkt nga orienti, nga ngjyrat e kimonove dhe mëndafshet e shtrenjtë. Look geishe edhe për trukun. I sofistikuar dhe superfemëror.

66

shtator 2012


Les essentieLs BY ChAneL Kështu quhet koleksioni i ri i grimit firmosur nga Chanel: drejtori krijues Peter Philips ka themeluar për vjeshtën një look të dukshëm, që luan me tonet e kafes, me sfumimet e forta dhe me dritën e bardhë.

MiLAnO BY COLListAr Koleksioni i ri i Collistar quhet Milano dhe i dedikohet tërësisht logos made in Italy, por sidomos qytetit më kosmopolitan, Milanos. Nuanca të reja janë gati për të zbukuruar vështrimin, buzët, thonjtë.

67


GOLden jUnGLe BY ChristiAn diOr Christian Dior Parfums e ka quajtur Golden Jungle koleksionin e vjeshtës: një xhungël që ngërthen ngjyrat e arit, të kafes dhe bezhës për një truk të sofistikuar dhe të thellë.

stYLeseeKer BY MAC Për vjeshtën 2012 MAC interpreton një stil eklektik, tinguj dhe ngjyra. Shkëlqyesit dhe smaltet kompletojnë look-un si të ishin gurë të çmuar.

68

shtator 2012


Frymëzohu nga

Grace kelly u bëNë 30 vjet që Nga koha kur aktorja-PriNCeshë Nuk është më mes Nesh. vetëm se sharmi i saj Nuk Njeh të PerëNduar. Pesë Produkte dhe Pesë këshilla Për Një make uP alla graCe kelly

Një grim i vaksinuar ndaj kohërave, modës dhe tendencave: lëkurë pa hije, mbi qepalla ngjyra neutrale dhe buzë të theksuara në plan të parë, por diskrete. Makijazhi sofistikuar dhe i gjithanshëm, që u shkon të gjithave dhe që është shumë i thjeshtë për t’u realizuar. Zbulo se si Mbi lëkurë Fondotintë që i jep lëkurës dritë. Ky krem i lëngshëm aplikohet me shumë lehtësi mbi fytyrë dhe i thekson edhe më shuëm tiparet. Le Teint Touche Éclat, Yves Saint Laurent. Mbi qepalla Hijezues dyngjyrësh që përhapet shume lehtë. Përveç furçës të zakonshme kutia përmban edhe një aplikues “eyeliner” më të hollë për të theksuar zonën rreth qerpikëve me një shtresë pluhuri më të errët. Ombre Absolue Duo, Lancôme

Mbi qerpikë Formulë kremoze që u jep qerpikëve një efekt të kadifenjtë. Fusça, e përbërë nga fije të holla dhe elastike ndan çdo qerpik dhe siguron një lyerje pa kokrriza. Lash Queen Celebration Mascara, Helena Rubinstein Mbi buzë Nuanca nga roza tek tulla, të përshtatshme për ccdo lloj ngjyrë lëkure, duke kaluar tek e kuqja e pakohë. Ky buzëkuq ka një përbërje që t’i zbut dhe t’i qetëson buzët, duke i hidratuar dhe minimizuar rrudhat e vogla vertikale. Ceramide Ultra Lipstick, Elizabeth Arden Mbi thonj Smalt rozë-qumësht, gjysmëtransparent dhe shumë I thjeshtë për t’u lyer. Thahet shpejt dhe mban gjatë. Është perfekt edhe për ato që nuk janë shumë eksperte në manikyrin e bërë në shtëpi. Guimauve, T. LeClerc

69


Para pasqyrës

Cilin krem? Një për çdo moshë. Sepse lëkura ka kërkesat e saj specifike. Sidomos kur kalon të trishjetat. Por që ta mbash ende të re nuk është mision i pamundur. Produktet e bukurisë në ditët e sotme bëjnë mrekulli Le ta pranojmë, ditëve të verës, e sidomos të pushimeve, ia varim një çikë kujdesit për lëkurën. Ama kur i kthehemi qytetit e rutinës, e sisomos ditëve të freskëta të vjeshtës, kur lëkura fillon të ndiejë e para ndryshimin e motit, nuk kemi shpëtim. Duam s’duam, do qëndrojmë ca më tepër para pasqyrës për të riparuar ndonjë dëm të vogël

70

që na ka shkaktuar pakujdesia. Dhe kur flasim për diellin, dëmet janë gjithmonë rrudhat e vogla ose të mëdha. Nuk duhet harruar asnjëherë që lëkura ka nevoja të ndryshme në mosha të ndryshme. Sidomos kur kërkon me çdo kusht që ta mbash të re sa më gjatë që të jetë e mundur. Këtë ua kemi besuar kremrave

shtator 2012


nga 20 në 35 vjeç

Parandalo! Rrudhat e para mund t’i vonojmë? Sipas dermatologëve, është e mundur. Për të shmangur shfaqjen e rrudhave të para, që quhen ndryshe edhe rrudhat e shprehjes, që në moshën 20 vjeç këshillohet përdorimi i përditshëm i një kremi që hidraton, ndriçon dhe në të njëjtën kohë vepron duke stimuluar veprimin e mitokondrive, që quhen ndryshe centralet e energjisë së qelizave. Përbërësit shpëtimtarë Komplekse vegjetale të krijuara nga bashkimi i polisakarideve dhe

glicerinës me origjinë natyrale, acid ilaronik i kombinuar me magnez dhe vitamina, por edhe enzima si Q10, që duhen përdorur duke filluar nga mosha 25 vjeç. Të dobishëm për t’u filluar para të tridhjetave janë edhe kremrat me bazë betaglukani, substanca që janë në gjendje të stimulojnë fibrat e kolagjenit dhe ta parandalojnë formimin e rrudhave të para. Merr më të mirën nga një krem Përdorimi i çdo produkti kozmetik duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me veprimin

mekanik të masazhit. Që në moshë të re kur filloni më së pari përdorimin e një kremi duhet ta bëni zakon ushtrimin e disa masazheve specifike kundër forcës së rëndësës. Kështu, me kalimin e kohës kremrat do të jenë edhe më të efektshëm mbi lëkurë. Veprimet thelbësore janë: shtrirja e konturit të syve gjithmonë nga cepi i jashtëm drejt cepit të brendshëm. Masazho kremin e fytyrës me lëvizje ritmike nga qendra e fytyrës drejt tëmthave dhe drejt mjekrës, duke ndjekur lëvizje rrotulluese deri tek veshët. Çdo mëngjes dhe çdo darkë.

MiQtë e PArë të LëKUrës 1. REZERVA UJI Një burim autentik hidratimi që zgjat 48 orë dhe është në gjendje të reduktojë shenjat dhe rrudhat e lëkurës. Sekreti? Një përbërës që arrin deri në shtresat më të thella të lëkurës: Aquasource Pelli Secche nga Biotherm (40 euro).

2. E ËMBËL, E ËMBËL Është një serum anti-moshë për lëkurë të ndjeshme: efikas sepse shfrytëzon veprimin e një sheqeri antirrudhë, bashkuar me acidin ilaronik dhe ujë termal. Mjaftojnë pak pika, në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të vendosësh kremin: Liftactiv Serum10 nga Vichy. (39,32 euro). 3. NË MBROJTJE TË SYVE Hidratues me filtra solarë të lartë, përmban një koktej antioksidues dhe qetësues: Superdifense Spf 20 Age Defence Eye Cream nga Clinique, (42 euro).

4. BURIM ENERGJIE Me teknologjinë Sparkling Water Compex, forcon shkëmbimet hidrike duke theksuar shkëlqimin e lëkurës: Hydra Sparkling Fluied Spf 30 nga Givenchy (52 euro). 5. SHKOPI MAGJIK Frymëzohet nga Blemish Balm, formulë aziatike e përdoruru nga yjet e ekranit. Hidraton, shkëlqen, mbron, zvogëlon dëmet, duke i dhënë lëkurës një ngjyrë uniforme: BB Crema Perfezionatore di Pelle Crema Idratante ALL-in-One nga Garnier (8,99 euro).

6. VËSHTRIM MAGJIK Shtrin konturin e syve falë përbërësve që stimulojnë mikroqarkullimin, duke reduktuar qeskat dhe rrathët poshtë syve: Regenessence nga Giorgio Armani (50 euro). 7. TIPE TË NDJESHME Një hidratues “light” që mbron, lëmon dhe e mban të butë lëkurën e fytyrës. Perfekt si bazë truku: Optiva Daily Protection Cream nga Boots Laboratoires (19, 90 euro).

7

1 5 3

6 4

2

71


nga 35 në 45 vjeç

Para pasqyrës

Ndërhyrje të vogla rigjeneruese Zgjidh produktin e duhur Nuk është e pamundur. Verifiko që produkti të përmbajë substanca të afta të stimulojnë rigjenerimin qelizor. Në këtë fashë moshe organizmi zvogëlon në mënyrë konstante prodhimin e elementëve që strukturojnë, mbrojnë dhe stimulojnë rinovimin e epidermës. Cilat janë substancat Ato që rigjenerojnë në thellësi. Teknologjitë e reja biometrike kanë çuar në realizimin e molekulave shumë efikase si

Esapedtidi 10, i përbërë nga 6 aminoacide, u shtohen atyre të pranishme në dermë për të rindërtuar matricën qelizore të përbërë nga tre substanca të rëndësishme për lëkurën: acid ilaronik, kolagjen dhe elastinë. Një veprim anti-rrudhë Substancat e përshkruara më lart kanë një veprim kundër rrudhave nëse në formulën e kremit janë të bashkuara edhe substanca të tilla si acidi glikolik ose piruvik, retinaldeidi, fitosferat e pro-retinolit ose

përbërës të tjerë, që për të pasur një veprim eksfoliant dhe stimulus të rigjenerimit epidermik të ngjashëm me atë të acidit retinoik, nuk krijojnë irritime. Ekzistojnë pastaj përbërës të tjerë të gjeneratës së re të dobishëm për lëkurën e 40-vjeçareve. Mes tyre, glokokina, lipoaminoacidet, ekstraktet bioteknologjike të prejardhura nga alga speciale, vitamina C e përmbajtur në gjendje të pastër, vektorët akseleratorë të kolagjenit III dhe tormalina rozë.

PArAndALO rrudhat, stresin dhe lodhjen nga konturi i syve. Ul enjtjet, e bën lëlurën kompakte dhe elastike, duke i dhënë një efekt të vërtetë push up qepallave: Benefiance Wrinkle Resist 24 Intensive Eye Contour Cream nga Shiseido (61 euro). 4. GJITHÇKA NË NJË KREM Formulë multitasking me filtra brenda kapsulash kundër UVA dhe UVB, që e mbrojnë lëkurën për tetë orë dhe lufton radikalet e lira me substanca natyrale si lëkura e mollës, antioksidues dhe salic i bardhë antistres: All Day All

1. KUNDËR LODHJES Stimulon epidermën për të rifituar vitalitetin tipik të lëkurës rinore, falë një miksi antioksidantësh, substancash ushqyese dhe gjallëruese: Crema Biorivitalizzante Viso nga Collistar (47 euro). 2. SI NJË LIFTING Shfrytëzon teknologjinë Multi-Tension duke vepruar mbi mekanizmat e vetërregullimit të lëkurës për t’i rikthyer elasicitet dhe ton. Rezultati? Fytyra është më e re dhe epiderma më elastike dhe e tonifikuar: Renergie Nuit Multi-Lift nga Lancome. (116,50 euro). 3. ÇFARË VËSHTRIMI! Përmban substanca të afta të korrigjojnë shenjat,

Year Soin Essential de Jour Anti-Age nga Sisley (259 euro). 5. TURNI I NATËS Rinovon lëkurën gjatë gjumit, kur është në pikun e aktivitetit të tij, duke favorizuar mbrojtjen e qelizave staminale. Por jo vetëm. Parandalon njollat, hidraton dhe e bën lëkurën më kompakte ndërsa parandalon rrudhat. Në zgjim lëkura është më e freskët dhe më e tërhequr: Crème Multi-Regenerante Nuit nga Clarins (80 euro). 6. PA NJOLLA Shfrytëzon një teknologji të bazuar mbi studime gjenetike për të parandaluar

3 6

2

5

1 4

72

ngjyrimin e lëkurës që errësojnë ndriçimin e lëkurës, duke rregulluar pigmentimin. Që pas një jave korrigjon defektet dhe pas një muaji redukton dukshëm njollat: Chiave Giovinezza Luce Pura, nga L’Oreal Paris. 7. UJË DHE VETËM UJË Një serum që kontraston dhe mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm. Meritë e kamelies, e fortë dhe hidratuese, që vepron mbi mekanizmat natyralë të hidratimit të epidermis, duke stimuluar dhe dhuruar sasinë e duhur të ujit gjatë ditës: Hudra Beauty Serum nga Chanel (71,60 euro).

7 shtator 2012


Mbi 50 vjeç

Kompenso mungesat Koha kur kërkesat e lëkurës ndryshojnë Me uljen e prodhimit të estrogjenit, lëkura fillon të plaket pak nga pak dhe arrin kulmin katër vjet pas menopauzës. Lëkura humbet hidratimin dhe fillon të ndryshojë strukturën, është më e thatë dhe pak e tonifikuar. Prandaj, në këtë fazë një trajtim kundër rrudhave nuk mjafton më: duhet përdorur një produkt me veti rifreskuese, i aftë të zgjojë sërish epidermën.

Ku duhet të synojmë Tek substancat me veprim mbi estrogjenin dhe efekt lifting dhe zbardhues. Janë të këshillueshëm kremra me bazë Burro di Karite, acidi ilaronik të pastër, vitamine C në përqendrim të lartë (ka veprim zbardhues), genisteine (fitoestrogjen i sojës që stimulon prodhimin e elastinës) ose esktrakte susami dhe biopolimere, që derivojnë për shembull nga proteinat e

bajameve të ëmbla. Një krem i mirë pas menopauzës Për të rigjallëruar lëkurën dhe për të rritur aftësinë e saj për të prodhuar hidratim, përveç kremrave rigjenerues është i nevojshëm kompletimi i dietës me përbërës me bazë fitormonesh që derivojnë nga soja dhe substanca anioksiduese si glutationi dhe acidi lipoik. Duhen marrë në cikle prej të paktën tre muajsh, dy herë në vit.

të Fshehësh të KALUArën 1. FORMULA GJENIALE Frut i një kërkimi gjenetik, një serum antimoshë 360 gradë, në gjendje të arrijë deri në shtresat më të thella të epidermës. Rigjallëron në brendësi dhe stimulon aktivitetin e gjeneve jetësore: Revitalizing Supreme nga Estee Lauder (57 euro). 2. BURIME UJI E vë theksin në komunikimin ndërqelizor për të stimuluar hidratim natural. Me përbërësin Koishimaru, që favorizon prodhimin e acidit ilaronik: Prime Solution nga Sensai Kanebo (150 euro).

3. KOHA E NATËS U jep mbështetje shtresave të lëkurës me një formulë të freskët, që përzien dy substanca në momentin e përdorimit. Është e këshillueshme që të përdoret pa u shoqëruar me produkte të tjera sepse përmban retinol, që është efikas nëse përdoret direkt mbi lëkurë: Cellular Poëer Charge Night nga La Prairie (380 euro). 4. TONE TË LARTA Një përmbatje e lehtë për të

3

luftuar rrudhat dhe humbjen e tonifikimit. Me ekstrakte piperi të kuq, lëmon shenjat e moshës dhe i jep lëkurës shkëlqim: Premium Fluide Precieux Jour & Nuit AntiAge Absolu nga Lierac (98,82 euro). 5. NJË MIK I ÇMUAR Ametist dhe fara bimësh zvogëlon çdo lloj rrudhe dhe i jep lëkurës gjallëri: Secret de Gemme Serum nga Bulgari (115 euro). 6. SY TË HATASHËM Redukton rrudhat, qeskat poshtë syve dhe rrathët e nxirë të konturit të syve: Capture Totale Eyes Essential nga Dior (63 euro).

7. PËR ZONA TË TJERA Rimodelon dekoltenë me një efekt rinovues, ndërkohë që zbardh njollat e errëta. Përhapet me duar të hapura nga baza e qafës tek mjekra, duke ushtruar një presion të lehtë: Orchidee Imperiale Collo e Decollete nga Guerlain (299,70 euro).

6

4

1 5

2

7

73


Moda

Për në shkollë, për në punë, për shëtitje, për shopping, për takime paraditesh, për kafe për çfarë të duash. Ju sjellim look-un e ditës A nuk themi gjithmonë: xhinset të shpëtojnë? Dhe të shpëtojnë vërtet. Sepse me to ndihesh komode. Janë idale kur del me vrap nga shtëpia, kur përton të hipësh në majë të takave, kur nuk di se ç’të veshësh. Xhinset janë shpëtimtaret. Për çdo rast. Sidomos për t’u veshur gjatë ditës. Sidomos kur janë me ngjyra. Sidomos kur ke dhe një variant tjetër: fund xhins apo këmishë. Mjaft të përshtatësh ngjyrat. Ne ju sjellim propozime sfilatash dhe koleksionesh stilistësh të famshëm. Por ju sjellim edhe veshjen e thjeshtë të paradites. Me propozime që mund t’i gjeni nëpër dyqanet e Tiranës. FOTO: ENDRIT MËRTIRI HAIR&MAKE UP: SUELA ÇANGU/ HAIR CLASS SUELA

74

shtator 2012


Kapelja: Tres Joli e Triko: In Style Bluza: In S Pantallo tyle na: In S tyle

75


Moda

Këmisha: Tres Jolie Fundi: Tres Jolie Çanta: In Style Varësja: In Style

76

shtator 2012


XhaketĂŤ xhins: T re Pantallo nat: Tre s Jolie s Jolie Bluza: T res Jolie

77


Moda

Style Bluza: In at: In Style n llo ta Pan

78

shtator 2012


lie : Tres Jo lie Xhaketa Jo s re T t: na Pantallo

79


Moda

Triko: Tres Jolie Pantallonat: Tres Jolie Çanta: Tres Jolie

80

shtator 2012


Fund: T res Rripi: Tre Jolie s Jolie Trikoja: Tres Joli e

81


Moda

Style Çanta: In tyle S In Bluza: at: In Style n llo ta n a P Kikiriki Pelerina:

82

shtator 2012


bIZneS DuaJe emrIn TënD me Dhe pa koSTum eDhe këShTu, eDhe aShTu në famIlJe fëmIJë me beSIm në Shkollë Dekor (Zh)vIShe ShTëpInë për vJeShTë në TryeZë STInë kërpuDhaSh

ArsYe Për t’U PUthUr 83


Çështje biznesi

Duaje emrin tënd Jo vetëm e duan. Por edhe e kanë shfrytëzuar si gurin e themelit, në vend të reklamës. Llogaria është e thjeshtë: karrierë e suksesshme = biznes i suksesshëm. Një binom, që të njohurit e ekranit e kanë përdorur për të pagëzur bizneset e tyre

Fashion Çiljeta Ditëve të para të verës i la të gjitha impenjimet: edhe muzikën, edhe politikën edhe gjithçka tjetër. Sepse të gjithë kohën, të ardhurat dhe energjitë, i përqendroi diku në rrugën Myslym Shyri, teksa merrte formë ideja e saj më e re: një dyqan veshjesh. Do thoni ju: ka aq shumë dyqane veshjesh në Tiranë. Ç’duhet dhe një tjetër? Edhe këngëtarja me sytë e gjelbër e di këtë. Ama di edhe këtë tjetrën, që një tabelë me emrin e saj mbi dyert e xhamta ka për ta bërë punën e vet në vet. Siç vitet e saj në ekran kanë për të shërbyer si reklamë shumë e mirë për t’i shfrytëzuar në emër të biznesit. Sepse në ka një gjë që ajo e di më së miri është që emri i saj tërheq vëmendjen si me magnet. A nuk ndodh kështu me të gjitha lajmet rozë dhe fotot e saj që publikohen çdo fundjavë nëpër suplemente gazetash? Përse të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me biznesin e saj?

Yjet e Ilirit Nuk quhen të tillë vetëm sepse ai që i përgatit është Ilir Shqiri, nëna e tij (balerinë e vjetër dhe shumë e njohur) dhe pedagogë baleti shumë të mirë e të përzgjedhur. Por sepse shkolla e baletit në Itali, në pronësinë balerinit shqiptare Ilir Shaqiri, quhet pikërisht “Yjet e Ilirit”. Ose më saktë, në variantin origjinal “Etoile d’Ilir”. Fama dhe suksesi i fituar në Itali e kanë kthyer jo vetëm në yllin e skenave italiane e jo vetëm, në shfaqjet më të ndjekura të sezoneve artistike, por i kanë shërbyer edhe për të krijuar një biznes krejt të tijin, prej nga dalin balerinë të rinj. Si për ta identifikuar edhe më mirë, Iliri i ka vendosur shkollës emrin e tij. Një lëvizje e zgjuar, që i sjell jo vetëm të ardhura, por e identifikon edhe më mirë me shkollën e tij të artit.

84

shtator 2012


Jepi Gaz. Nisu në udhëtim Është i fundmi ndër të njohurit ,që biznesin më të ri në Tiranë, një agjenci udhëtimi, e ka quajtur “Paja Travel”. Deri pak javë më parë ishte “Jona Travel” ajo që më imazhin e Gazit realizoi publicitetin e sezonit të ri veror: një reklamë joshëse me peizazhe plazhi. Ndoshta i frymëzuar prej eksperiencës më të re si imazh i një kompanie, Gazmend Paja nuk e ka bërë të gjatë. Dhe ja ku ndodhet në ditët e pikut të sezonit turistik jo më nëpër skena spektaklesh, e as me pushime të gjata, por në krye të agjencisë së tij, që ka vendosur ta identifikojë që në fillim me mbiemrin “Paja”. Mbiemri i pangatërrueshëm të sjell menjëherë ndër mend atë dhe të atin, ndaj edhe për këdo që pëlqen Gazin, por edhe që është kurioz për të punuar me të, e ka shumë të thjeshtë të bëjë zgjedhjen. Sipas Gazit “ Është përgjegjësi e madhe të bësh njerëzit të ndihen mirë sot”. Deri tani i ka bërë të ndihen mirë nga xhami i ekranit. Tanimë ka një tjetër mision: t’i çojë me pushime.

Baleti është në modë Është trendi më i fundit. Ata që martohen, para ditës së madhe i bëjnë ca seanca baleti për të përsosur kërcimin e ditën e dasmës. Çiftet e reja kanë tendencën gjithnjë e më shumë që t’i çojnë fëmijët në kurse vallëzimi. Tani edhe ata që duan të dobësohen e zgjedhin kërcimin në vend të palestrës. Ndaj edhe ka vend për një shkollë tjetër baleti. Ndaj edhe drejtuesit e resort “Te Stela” kanë vendosur që të shfrytëzojnë emrin e dy balerinëve profesionistë të “Dancing with the stars”, Simone Pigliacelli dhe Olta Ahmetaj. Këtej e tutje do të jenë partnerë, jo në skena spektaklesh, por në shkollën e re të baletit, që ndodhet po në ambientet e resortit, në autostradë. Për të marrë tërësisht vulën e dy balerinëve, shkolla nuk mund të kishte tjetër veçse emrat e tyre. “Dance with Olta e Simone”.

85


Në çift

5 86

arsye (të mira) për t’u puthur kohë dashurish. Ndoshta të shPejta, ikaNake, Nga ato që zgjasiN Një stiNë dhe Pastaj “Ciao” aPo Premtuese dhe të Forta, me horizoNte që shkojNë Përtej PerëNdimit të diellit. Fakt është që historitë e dashurisë, sido që të jeNë, të bukura a me FuNd të hidhur, të shkurtra a jetëgjata, të qeta a të Furishme, kaNë Një elemeNt që i bashkoN të gjitha: Puthja.

shtator 2012


Ç

do vit në muajin korrik ekziston një ditë kushuar puthjes, që njihet edhe si World Kiss Day. E krijuar në Britaninë e Madhe ca kohë më parë, kjo ditë është përqafuar menjëherë nga gjysma e botës. Nuk festohet dashuria si në Shën Valentin, sesa puthja në vetvete. Në fund të fundit të gjithë janë në një mendje: ia vlen të puthesh! Jo vetëm sepse është kënaqësi, por sepse mbi të gjitha i bën mirë trupit. Thënë dhe vërtetuar kjo nga fakte shkencore. Dhe shkenca nuk është shumë romantike, por ama na jep ca informacione shtesë që i referohen gjestit më intim që një njeri e shijon prej shekujsh e shekujsh të tërë, të cilat nuk i kemi njohur më parë. Që nga pastërtia tek dieta (po, të puthesh ndihmon në djegien e kalorive) duke kaluar tek ndikimi në imunitet ose tek disa tipe virusesh femërore apo edhe tek luftimi i stresit. Shkurt, e gjithë çështja e të puthurit qëndron në faktin se këto pesë arsye që po japim e bëjnë shumë të nevojshme puthjen, përveçse shumë të bukur dhe të këndshme. Dhe këtë të fundit ne e dimë dhe e kemi provuar të gjithë. Dhe nëse putheni rrallë (dhe keq) bëni mirë ta riparoni sa më shpejt. Do jetë në të mirë të shëndetit. Puthja largon alergjitë stinore Nëse kaloni ditë të tëra duke vuajtur me shami në dorë, sy të skuqur, hundë e fyt që ju përvëlon gjatë gjitha kohës, bëni mirë të

shijoni një të puthur të madhe dhe të gjaaaaatë. Mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer kundër efekteve irrituese të alergjive. Një studim i vogël japonez ka vërtetuar se çiftet që puthen për të paktën gjysmë ore kanë shënuar nivele më të ulëta të disa llojeve të alergjive të tipit IgE, imunoglobinat E, përgjegjëse – në rastet e organizmave me ndjeshmëri të lartë- për rrjedhjet e besdisshme të hundëve dhe teshtimat e pashmangshme në raste të tilla. është e shëndetshme për dhëmbët Nuk është rastësi që një anglisht një puthje përkufizohet edhe si “wet one”. Veprimi i puthjes aktivizon prodhimin e pështymës, e cila është në gjendje të luftojë fuqishëm bakteret që shkaktojnë shqetësimet e zonës orale. Në të njëjtën kohë redukton avancimin e gurëzave, që asnjë pastë dhëmbësh e cilësisë së parë nuk është ë gjendje ta bëjë. Me pak fjalë, jepu një furçë dhëmbëve. Domethënë puthu! Puthu dhe digj kalori Që të kuptohemi mirë. Mos mendoni se ca minuta puthje janë të barabarta me një pasdite në palestër. Dhe se me puthjen e ke zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e peshës. Por ama me ca puthje të gjata e të shpeshta mund të djegësh deri në gjashtë kalori në minute. Të paktën kështu thuhet në Self.com. dhe sipas Daily Mail, i jep një goxha ndihmë edhe muskujve të fytyrës: ca minuta “stërvitje” në ditë do të të ndihmojnë shumë në luftën kundër plakjes. Thuhet se

mund të mundësh 15 vjet. Nuk janë pak apo jo? Puthja të bën imun ndaj viruseve Mendoni vetëm për një minutë se ç’sasi substancash shkëmbehen nga buza në buzë. Sidomos një virus që quhet Cytomegalovirus mund të jetë shumë i rrezikshëm për gratë shtatzëna. Disa kërkus janë të mendimit se të puthesh është një ndër mënyrat për ta induktuar virusin në sasi shumë të vogla në trupin e gruas para se ajo të ketë ngelur shtatzënë, duke e detyruar trupin e saj që të ndërtojë një barrierë para se ekzistojë mundësia që ajo të infektojë fetusin. Por duhet të kini parasysh edhe që dhimbjet e gojës dhe herpesi janë të transmetueshme nga goja në gojë. Ndoshta kjo është e vetmja arsye kur puthja nuk është dhe aq e këndshme. Puthu dhe stresi largohet Ndjesia e këndshme e qetësimit dhe çlodhjes pas puthjes është provuar nga një studim në vitin 2009 në Lafayette College, Pensilvani, që ka matur nivelet e oksitocinës dhe të ashtuquajturit hormon i stresit, kortisolit, në disa çifte studentësh të kolegjit, pas një seance të gjatë puthjesh. Si tek trupi i femrave ashtu edhe tek trupi i meshkujve është vënë re një rritje domethënëse e kortizolit, shenjë kjo e relaksit, në proporcione shumë më të larta sesa kur thjesht studentët kapeshin për dore me njëri-tjetrin. Kështu që si përfundim ia vlen që të puthesh. Më mirë një puthje më shumë sesa një puthje më pak. Është më mirë tani. Sa më shpejt!

87


me dhe pa kostum

Edhe kështu edhe ashtu B urrat kanë vetëm një veshje për raste: kostumin. Ndryshe nga grate, që kur duhet të vishen bukur, kanë njëmijëenjë mundësi. Bjenë fustanin më të shtrenjtë, kombinojnë këpucët sipas ngjyrës, krehin flokët në parukeri, trukohen me shumë kujdes dhe janë gati… pas ca orësh. Burrat? Për pesë minuta, nga xhinset e pulovra mund të shndërrohen në xhentëlemë të vërtetë. Mjafton një kostum, një kravatë e një palë këpucë. Ka nga ata që i sheh aq shpesh të veshur me kostum, sa veshja casual me xhinse e atlete përbën kuriozitet, sidomos kur janë politikanë. Ne i kemi gjetur në të dyja variantet. Por jo vetëm ata…

edhe të krekosur e të PisPillosur, edhe të veshur Casual, me XhiNse, shaPka aPo atlete. Pamja NdryshoN si me magji Nga e Para tek e dyta. sePse kostumi Ngelet kostum.

Alla edi Dikur tërhiqte vëmendjen sidomos për veshjen. Sot, teksa puna ia do që të veshë doemos kostumin serioz, luan me dizenjot e kravatave dhe modelet e këmishëve e aty këtu edhe me ngjyrat e çorapeve. Pa hequr dorë edhe nga veshja alla Edi Rama. Me pantallona të gjera, atlete dhe xhaketë xhins, larg çdo pamjeje zyrtare.

88

shtator 2012


ngjyrat e Kryeministrit Për të thuhet se është një nga politikanët e veshur më mirë. Vetëm se ajo që na ofrohet është përherë imazhi i tij me kostum zyrtar. Ato që ndryshojnë më shumë, për ata që kanë sy të vëmendshëm janë aksesorët: butonat e mëngëve të këmishës, ngjyrat e kravatave dhe shamive e xhepit. Kurse në versionin sportiv kryeministri Sali Berisha kombinon blunë dhe të çeltën e bezhës.

Moda e Blendit dyshja e parezistueshme Ata të dy le të vishen si të duan. Ngelen joshës, sepse janë burrat më seksi të Hollivudit. Si kur bredhin të veshur me xhinse si kur hipin në motor. Ama askush nuk mund ta mohojë se Brad Pitt dhe George Clonney janë veçanërisht sharmantë kur parakalojnë mbi tapetin e kuq veshur me kostum.

Është tamam kështu. Çdo gjë e veshur prej tij është fjala e fundit e modës. Edhe pse për ta dalluar këtë kur ai vishet vetëm me kostume duhet një sy shumë i stërvitur. Por është shumë e thjeshtë të dallosh kujdesin e tij për veshjen kur Blendi Fevziu është i tëri casual.

një Lorik tjetër E shohim aq shpesh veshur me kostumin sportiv brenda në fushë sa një pamje e tij me kostum të zi e kravatë gati na huton. Sepse në trupin e tij prej sportisti kostumi rri si jo më mirë. Mëkat që foto të tilla janë shumë të rralla për Lorik Canën.

89


Psikologji Fëminore

Fëmijë të sigurt në

shkollë Ndodh të shkëlqejë kudo, por përpara mësueses fëmija harron edhe ato që di. Ka disa mënyra të thjeshta për ta bërë të harrojë frikën. Dhe për të fituar sigurinë Nga Elida Cangonji

Disa fëmijë shfaqin një lloj sigurie jashtë shkolle, por demonstrojnë një mungese besimi në vetvete brenda kuadrit shkollor. Duhet thënë se është shkolla në mënyrë të veçantë, vendi ku vihet re mungesa e besimit në vetvete tek fëmijët, pasi aty, ata i nënshtrohen gjykimit të mësuesve dhe krahasimit me bashkëmoshatarët. Kjo është shpesh një nga shkaqet e vështirësive në shkollore. Luftoni ndrojtjen e fëmijës Në shtëpi, kërkoni rregullisht mendimin e tij dhe jepini atij fjalën në bisedë. Nëse duhet,kërkoni nga motra ose vëllai që janë më të lirshëm,të respektojnë radhën e tij në bisedë. Dilni të blini me të duke e shtyre ti kërkojë shitësit atë që kini nevojë.

90

Kufizoni kërkesat tuaja të forta ose shqetësimin për perfeksion Nëse fëmija ka ndjenjën se ju prisni shumë prej tij, ai mund të ndjehet i shtypur, i dekurajuar dhe për pasojë,i dështuar. Duhet ndonjëherë që prindërit ta lënë fëmijën me të vetën, të ulin kërkesat, me qëllim, që ai të ndihet më i sigurt. Së fundi, fëmija imiton prindërit e tij dhe nuk ndodh rrallë që ai të mbajë mbi shpatulla mungesën e tyre të vetëbesimit. Ju takon ju të punoni me vetëbesimin tuaj, ose t’i kërkoni fëmijës, që t’u ngjajë në cilësi të tjera. Sigurojeni për dashurinë tuaj Një fëmijë nuk duhet të imagjinojë që dashuria juaj lëkundet në funksion të arritjeve të tij. Ju nuk jeni mësuesi i tij dhe akoma më pak shefi i tij. Sigurojeni fëmijën

për karakterin e pakushtëzuar të dashurisë tuaj dhe shpjegojini se fakti që e doni shumë ju bën të dëshironi që ai të përparojë në të gjitha fushat. Vlerësoni arritjet e tij Inkurajoni përpjekjet e tij dhe përgëzojeni kur bën përparime. Shpërblejini rezultatet e mira dhe mos e dënoni për dështimet. Notat e këqija janë tashmë një ndëshkim, kështu që duhet shmangur dyfishimi i dënimit. Nga ana tjetër, provoni aktivitete të ndryshme jashtëshkollore, ku ai tregohet i shtator 2012


Rregulla e artë: Vetëbesimi

tek fëmija,varet shumë nga besimi i të tjerëve tek ai

aftë, gjë që do ta ndihmojë të rrisë besimin në vetvete. Nëse e kap paniku kur bën detyrat Mungesa e besimit në vetvete mund të bëjë të ngecë një fëmijë, që e di mësimin, por që ka bllokim, kur vihet para provës, dhe kjo gjë e bën të shqetësohet e të humbasë mendjen. Flisni për këtë gjë me mësuesen para se ajo të mendojë që fëmija juaj nuk mëson. Mësojini fëmijës disa teknika të relaksimit si: të mbyllë sytë disa minuta përgjatë provimit dhe të imagjinojë

një ngjarje të këndshëm, që do ta ndihmojë të ndalojë panikun dhe do të lejojë kujtimet ta ngrenë në sipërfaqe. Mos e krahasoni Një fëmijë mund të ketë mungesë të besimit në vetvete sepse ai ka një vëlla ose motër tepër të aftë. Përmbahuni në krahasimet midis fëmijës me mungesë në vetëbesim me vëllanë apo motrën, që ia del më së miri dhe mos i bëni privilegje këtij të fundit. Të drejtat dhe detyrat e secilit nuk duhet të jenë të lidhura me rezultatet shkollore.

91


Stil arredimi

(Zh)Vishe

shtëpinë për vjeshtë veNdos detajet që i urojNë vjeshtës mirëseardhjeN. shto Ngjyrat tiPike që variojNë Nga e arta Në kaFe dhe dizeNjo Një shtëPi vjeshtore me aksesorët e duhur

jAstëKët Në nuanca të purpurta. Që shkojnë në një vijë me gjithë atmosferën e përgjithshme dhe nuk bëjnë kontrast.

92

shtator 2012


në MUre Tablo peizazhesh të zhveshur, që e sjellin vjeshtën edhe brenda në shtëpi. Për ta shijuar deri në pikën e fundit, vare natyrën mbi mure.

detAje vjeshtOre Copa drurësh që kthehen në mbajtëse, sergjenë të mbushur me pjata me pamje gjuetie dhe ca peceta ku janë qëndisur kunguj të verdhë. Kështu vjeshta vjen në çdo cep të shtëpisë.

MBi trYeZë Mbulesa në tonet e kafes të pjekur dhe bezhës. Por edhe pak ngjyra frutash. Një shportë me fruta të pjekura nuk duhet të mungojë kurrë në vjeshtë. Shtoji dhe gjethet për ta bërë më të plotë.

dhOMA e GjUMit Përshtat mbulesat e krevatit. Në vjeshtë nuk shkon shumë e bardha. Ju propozojmë miksimin e të artës me kafen e bakërt të gjetheve të rëna. Shkon me ngjyrat e pamjes që të ofrohet nga dritaret.

ArOMë PishAsh Me boçet e rëna të pishave mund të krijosh zbukurime nga më të ndryshmet. Ne ju frymëzojmë për të zbukurar një qoshe të zhveshur.

93


NE TRYEZE

Stinë kërpudhash Prodhimet më delikate të vjeshtës, me të Cilat muNd të gatuash me qiNdra Pjata të shijshme dhe të shëNdetshme. mjaFtoN Pak FaNtazi. Ne ju sjellim Pesë reCeta Ravioli me kërpudha dhe sipnaq PËRBËRËSIT 250 g miell 4 vezë 250 g spinaq 250 g rikota 100 g parmixhan i grirë 500 g kërpudha porçini 25 g gjalpë 50 g pana Pak hudhër Vaj ulliri Majdanoz Kripë dhe piper

PËRGATITJA Përgatit brumin me pak kripë, 3 të verdha veze, 2-3 lugë ujë dhe pak vaj, duke e punuar derisa të formohet një masë homogjene. Mbuloje dhe lëre të pushojë.

Ziej spinaqin, prije hollë dhe bashkoje me rikotën, një vezë dhe 50 g parmixhan, kripë dhe piper. Hap brumin në 2 drejtkëndësha të hollë dhe hidh mbi to pak nga masa e përgatitur. Pastaj mbuloje me një petë tjetër dhe priji në katrorë duke i ngjitur anët me pirun. Hidh gjalpin në tenxhere me 2 lugë vaj ulliri dhe hudhër. Hiq hudhrën dhe shto kërpudhat me kripë e piper. Kaloji disa minuta në zjarr. Pastaj përzieji në mikser, hidhi përzëri në tigan dhe shtoji panën. Ziej raviolit, bashkoji me salcën dhe përzieji. Shtoji majdanoz të grirë dhe parmixhan.

Krem kërpudhash dhe kungulli PËRBËRËSIT 600 g kërpudha mikse 1 patate 2 kunguj Lëng perimesh 1 thelb hudhër Erëza 3 lugë vaj ulliri Kripë sale Pastro kërpudhat dhe pri pataten në kube. Ngroh vajin dhe shto hudhrëne prerë në feta, pastaj

94

kërpudhat dhe erëzat, më pas patatet dhe pas një minute lëngun e perimeve dhe lëri për 20 minuta në zajrr. Kalojeni përbërjen në mikser derisa të bëhet një krem homogjen. Gri kungullin, hidhi kripë dhe kaloje për pak në një tigan me vaj. Hidh kremin në pjata, në qendër shto kungujt dhe servire. shtator 2012


Kërpudha në tigan PËRBËRËSIT 1 thelb hudhër 300 g kërpudha champignon 4 lugë vaj ulliri Piper Kripë Majdanoz

Skuq në tigan kërpudhat e lara dhe të prepra në feta me hudhrën e prerë dhe vajin e ullirit. Shto kripë dhe piper. Lëri në zjarr për 10-15 minuta. Shto majdanozin e grirë dhe serviri.

Pasta me kërpudha dhe salsice PËRBËRËSIT 300 g pasta për lazanja 250 g salsiçe 300 g kërpudha porçini Gjysmë gote verë e bardhë Majdanoz 1 thelb hudhër 2 lugë vaj ulliri Kripë dhe piper Hiq lëkurën e salsiçes dhe copëtoje. Ngroj një tigan që nuk ngjit dhe hidh salsiçen pa shtuar vaj. Skuqe duke e përzier me një lugë druri.

Hiq yndyrën e që ka lëshuar me një lugë, shtoji verën, hudhrën dhe lëre për 5 minuta në zjarr, derisa vera të avullojë. Bashko kërpudhat, përzieji me shpejtësi, hidhi kripë, piper, ul flakën, mbuloji dhe lëri për 10 minuta të tjera. Ziej pastën dhe prije në trekëndësha, pastaj bashkoji me salcën. Spërkati me piper dhe parmixhan.

Gratin me kërpudha dhe patate PËRBËRËSIT 500 g patate të të njëjtës madhësi 200 g djath dhie i freskët 150 g domate Kërpudha porçini 40 g gjalpë Bar qepe Majdanoz Trumzë 4 lugë vaj ulliri Kripë, piper Laj patatet dhe vendosi në një tenxhere. Mbuloji me kapak dhe zieji. Lëri pak të forta dhe qëroji sa janë ende të nxehta pastaj priji në feta gjysmë centimetri.

Nxeh 2 lugë vaj dhe gjalpë në një tigan, hap një shtresë patatesh, hidhi kripë dhe piper dhe ktheji nga ana tjetër. Gri erëzat dhe shtoju piper dhe kripë. Pastor kërpudhat dhe priji në feta. Qëro domatet dhe pri tulin në kuba. Shtro një shtresë patatesh, pastaj mbuloje me djathë, hidh përsipër erëzat dhe mbuloji me kërpudha. Mbi kërpudha hidh sërish djathë, tulin e domateve dhe erëza. Shto përsipër vaj ulliri dhe vendose në furrën e nxehur në 200° për 15-20 minuta.

95


mesFletësh

Salman Rushdie Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit, Salman Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”. Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai filloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it dhe Çehov-it – Joseph Anton. Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë?

José Saramago Kaini Përktheu: Nasi Lera Nr. i faqeve: 143 Çmimi: 700 lekë

96

Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë. Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.

Elena Ferrante “Bija e errësirës” Botues: “Skanderbeg Books” 144 faqe Çmimi: 700 lekë

Salman Rushdie Joseph Anton Përktheu: Engjëllushe Shqarri Nr. i faqeve: 800 ISBN 978-99943-0-277-2 Çmimi: 1500 lekë

Orhan Pamuk “Muzeu i pafajësisë” Botues: “Skanderbeg Books” 656 faqe Çmimi: 1600 lekë

shtator 2012


97


En privé e Asag (shoqëria Drejtore akzekutive moshat) nuk bën ha it gj të r pë e ar pt shqi për veten. Mbi të thjesht një rrëfim he shumë të çmuara gjiha jep ca mesaz Tipari kryesor i karakterit tuaj? Aftësia për t’ju përgjigjur ndryshimit. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? S’kam standard tjetër për të gjykuar veten, veçse bëj më shumë mirë se keq. Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Nuk ka gjykim vlerash, sekreti qëndron tek marrëdhënia që ke me jetën, te nevoja e panegociushme për t’u mrekulluar vazhdimisht nga gjithçka që të ndodh dhe për të ndjerë gjithë vibracionet e mundshme. Terapia juaj kundër stresit? Një shëtitje me biçikletë ose të vraposh se ke një punë të mirë për të bërë, të bashkosh njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët, të qëndrosh me njerëz pozitivë, të mbash interesat e tua në nivel të lartë, duke qëndruar në shoqërinë e njerëzve entuziastë. Atëherë lëviz plot energji dhe e sheh jetën më mirë. Cila është gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Shëndeti, puna, familja dhe të qenit gjyshe, njësia matëse e stabilitetit, që vlerëson kuptimin tonë për jetën. Tre detajet bazike të veshjes suaj? Nuk i përcaktoj dot, nuk është për t’u habitur që dhe në këtë moshë të kesh dëshirë për spontanitet, një ndryshim i vogël nga rutina na ndihmon të ndjejmë se po jetojmë jetën plotësisht. Janë gjërat e thjeshta që bëjnë diferencat në jetën tonë, të ndryshosh zakonet e përditshme dhe të përqendrohesh tek gjërat që mund të kontrollosh. Ç’është eleganca për ju? Eleganca, kapitali i gruas, fuqia për të ndikuar në shoqëri, më në fund modeli “si burrë” i kohës tone, që kufizonte këtë pushtet nëpërmjet represionit moral, ka kaluar. Sa për mua, pesha ime nuk ma jep këtë mundësi, por përpiqem ta zhvilloj me mënyra të tjera për të mos u dukur e rëndomtë. Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Kur isha e re s’e kisha të mirë, tani shihem, bëj prova me shoqe, qeshim, të gjithëve ju pëlqen ta kenë gjyshen, nënën, bashkëshorten, miken, të bukur! Si nënë e re kisha ngacmuar fqinjën time të moshuar, kur mbante një shami të bardhë, akull, të ngrirë në kokë

98

i n e d r i P Mira (gjithmonë të palosura në sapunë të vegjël) për të mbajtur erë të mirë sipas saj, tani e kuptoj sa të drejtë kishte! Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Oh, më e mrekullueshmja ka qenë një Vit i Ri, kur fëmijët ishin rritur. Dhe tani çfarë mund të jetë me bukur se të shohësh nipin tënd 4-vjeçar që të përdridhet dhe di të të provokojë! Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Filmat plotësojnë një nevojë shpirtërore të njerëzve, por për mua nuk ka personazh të veçantë, gjëra të ndryshme, tek personazhe të ndryshëm, mesazhet që përcjellin, që më nxisin. Qesh me kushërirën time, që mban mend gjithë emrat dhe titujt. Dhurata që ju pëlqen të bëni? Dhuratat? Nuk di të zgjedh, por kur fëmijët e pallatit më thonë se ka diçka të bukur në treg për nipin tim të vogël, kam një gëzim të thellë ta blej dhe të shikoj reagimin e tij përrallor! Për ju, luksi është…? I shëmtuar, i lodhshëm! Talenti që do të doje të kishe? Të shkruaja, të shijoja plotësisht minutat e rralla të frymëzimit. Deri ku do arrinit për dashurinë? Hygo thotë: Të dashurosh është më shumë se sa të jetosh. Fjalët që ju hutojnë? Kam dëgjuar këtë shprehje që më ka hutuar: 20 vjeç ke fytyrën nga natyra, 40 vjeç nga jeta, 60 vjeç fytyrën që meriton. Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? Ja vlen të jetosh! Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?

Mendoj se më ra fati të jetoj në një epokë të mrekullueshme ndryshimesh rrënjësore personale dhe kombëtare, të shohësh Kosovën të lirë, të lëvizësh e lirë, familja ime nuk u takua dot me të afërmit tërë jetën, këtu pranë në Maqedoni, pra ëndrra e prindërve të mi. Dhe të kesh mundësinë të kontribosh pozitivisht për vendin, bashkimin tonë kombëtar dhe në botë. Bëni bilance në fund të ditës? S’jam shumë e mirë për asnjë lloj bilanci, njëherë një person, tek bëra një gabim kundër interesit tim, më tha: më mirë që s’di të numërosh lekët. Por sigurisht e di mirë se çfarë dua. Ju trembin vitet që ikin? Mos vallë mosha është kufi për jetën? Shpesh shoh një frikë për të treguar moshën. Por njeriu që tregon të vërtetën e moshës se tij është plot ndjenja të mrekullueshme që e arriti këtë ditë. Nëna ime ka vdekur shume e re, 40 vjeçe. Mosha nuk ka të bëjë me mplakjen, por me bindjen se nuk ke më asgjë për të bërë. Frika duhet fshehur? Jo, kalo përmes frikërave të tua, mos i kundërshto. Vdekja ju tmerron? Zoti me jep forcë të pranoj atë që se ndryshoj dot. Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Është një zgjedhje personale ose fati. Mua më ka qëlluar të kem fëmijë dhe të kontriboj në karrierën e bashkëshortit tim, tani ai më ndihmon mua të kem një moshim të suksesshëm. Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij? Më ka pëlqyer tema e një teatri në Gjermani: Isha e re, tani jam e mrekullueshme! shtator 2012


99



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.