31 01 qershor mapo ok

Page 25

Sipas meje

Sociologji

Selfie

"Virgjëreshat e betuara" ose kufijtë socialë të gjinisë

Edison Ypi S’je në terezi. Po vuan një padrejtësi të madhe. I ke pr-

Fatos Tarifa

ovuar të gjitha mënyrat për të dalë nga kjo gjendje, urtësinë dhe revoltën, të folurit dhe heshtjen...

Meqenëse identitetet që transcedentojnë dallimet

gjinore dhe seksuale (transgender/transsexual identities) kanë filluar të tërheqin interesimin e mjaft...

Pikëpamje intervistë Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Besnik Aliaj

Ja pse duhet reforma territoriale...me konsensus

P

rof. Dr. Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis, sheh pas hijeve dhe pikëpyetjeve të debatit për reformën territoriale dhe pse ajo është e nevojshme. Siç është sipas tij, po kaq i nevojshëm edhe konsensusi politik pa të cilin reforma do të ishte e pavlefshme. Pse reforma administrativo-territoriale është një ide e mirë? I ka ardhur koha një reforme të thellë territoriale dhe argumentet janë të shumta. Kanë ndodhur disa zhvillime të rëndësishme në vend: procesi i parë ka të bëjë me ndryshimet e viteve ’90; me transferimin e pushtetit që lidhet me decentralizimin, pra me transferimin e kompetencave dhe pushtetit nga qendra në bazë, duke krijuar kështu njësitë vendore: komunat dhe bashkitë e qarqet. Aktualisht jemi në fazën kur rreth 70% e decentralizimit është realizuar, por ende mbetet e pasqaruar çështja e kompletimit të tij, dhe sidomos e financimit, pra e decentralizmit fiskal. Ende nuk është mundësuar partneriteti publik-privat, ka shumë kompetenca që janë të pushtetit lokal, por de fakto nuk rezultojnë si të

tilla. Në fillim të vitit 2000 është bërë reforma e decentralizimit dhe ka avancuar shumë, por shkurt mund të themi sot se ajo ende nuk është e plotësuar, ka defekte, ka korrupsion, fragmentarizim, një lloj “feudalizmi” të territorit. Gjithashtu mungojnë kapacitetet për të përballuar këtë decentralizim. Nga ana tjetër ka ndodhur urbanizimi masiv dhe agresiv, si dhe abandonimi i rajoneve të tëra malore e rurale. Më parë, dy të tretat e popullsisë kanë qenë në zonat rurale dhe në zonat malore e kodrinore, ndërsa tani është e kundërta, kjo përmasë demografike pothuajse ka kaluar në Ultësirën Perëndimore, ndërsa një e katërta e popullsisë së vendit ka ikur në emigracion jashtë vendit, edhe pse kontribuon ekonomikisht për familjet. Nëse do t’i krahasojmë të dy proceset që fola më sipër, do të kuptojmë se kemi zhvendosur kompetencat nga qendra në bazë, ndërsa popullsia ka ndjekur tendencën e kundërt. Pra, është braktisur një pjesë e madhe e territorit në një kohë kur ka një shfrytëzim më radikal të burimeve natyrore, gjë që ka sjellë edhe shtimin e proble-

Ka ndodhur urbanizimi masiv dhe agresiv, si dhe abandonimi i rajoneve të tëra malore e rurale. Më parë, dy të tretat e popullsisë kanë qenë në zonat rurale dhe në zonat malore e kodrinore...

Faqe 25

meve sekondare, siç janë katastrofat mjedisore, informaliteti etj. Ne aktualisht pas dy dekadave ndryshim kemi një PBB të dytë, të krahasueshme me 13 miliardë euro informale, krahas PBB zyrtare formale. Pra, kjo sjell nevojën e ndryshimit të qeverisjes në mentalitet dhe në strukturë dhe formë. Do të thotë se është e nevojshme të reformohen institucionet, por edhe struktura në tërësi në mënyrë që t’i përgjigjet këtij riorganizimi të ri, këtij modeli të ri qeverisjeje. Ka edhe një aspekt tjetër (që dikur konsiderohej si jo shumë i rëndësishëm), që duhet të nënvizohet e që është integrimi në BE. Kjo kërkon që shtetet që do të anëtarësohen të kenë një lloj qëndrimi ndaj asaj që quhet qeverisja rajonale. Pra, një hallkë midis qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Kjo sepse Europa konsiderohet si një identitet politik dhe administrativ produkt i larmisë dhe diversitetit të rajoneve, që shkon kundër logjikës së kufijve historikë për të cilët Europa ka bërë 2 luftëra. Në rastin e vendeve të vogla, siç është Shqipëria, natyrshëm lind pyetja: a duam ne të kemi qeveri qendrore dhe lokale...>>


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.