Issuu on Google+

Intervistë

Aktualitet

kontrapedal Vladimir Myrtezai

Përmet, aty ku recensë Enverizmi i selami xhepa shërben turizmit

Operacioni antidrogë, policia pritet me breshëri kallashi në Kurvelesh

Kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe komenton rievokimin e së kaluarës enveriste përmes nderimit me grusht të nxënësve apo festimeve për Kongresin e Përmetit. “Koha e shkuar do të kujtohet gjithnjë, nëse politika do të dështojë të sjellë mirëqenie sociale” Faqe 15

Efektivat blu kanë ndërhyrë për të shkatërruar 25 parcela me hashash në fshatin Progonat të Tepelenës, ku janë pritur me krisma armësh. Forcat Speciale rrethojnë më pas fshatin dhe asgjësojnë kanabisin Faqe 4

pyetsori

odeta barbullushi

single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 31-01 qershor 2014

Drejtor artur Zheji- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1223 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Sekretet që fshihen pas qetësisë së ilir metës

Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të njollës elektorale. Profili i ri i njeriut të kthesave të forta dhe cilat janë ambiciet e tij për të ardhmen? Faqe 8-9

intervista e javës

editorial

analizë

Sipas meje

Sikur zgjedhjet e reja të ishin mbas dere

‘Virgjëreshat e betuara’ ose kufijtë socialë të gjinisë

Selfie

Fatos Tarifa

Edison Ypi

Artur zheji

Faqe 3

Speciale

Europa para dilemave për prosperitet dhe demokraci pas rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. A rrezikon kjo procesin e anëtarësimit të vendeve joanëtare? Ja si e shpjegon prestigjiozja “The Economist”

Faqe 12-13

Një prej grevisteve të urisë e larguar nga puna, Vera Picaku bën përgjegjëse të dyja partitë e mëdha PD e PS për situatën e krijuar në administratë. Ajo shprehet se është shkarkuar vetëm për bindje politike, andaj duke hequr një paralele me të njëjtën situatë të krijuar pas 2005-ës, Picaku kërkon që ky fenomen të marrë fund. Faqe 11

Faqe 31

mapo libri

Votuesit e zemëruar të Europës dhe e ardhmja e BE

Vera Picaku: Nuk jam përdorur nga PD

Faqe 28

Besnik aliaj Ja pse duhet reforma territoriale...me konsensus   Prof. Dr. Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis, sheh pas hijeve dhe pikëpyetjeve të debatit për reformën territoriale dhe pse ajo është e nevojshme. Siç është sipas tij, po kaq i nevojshëm edhe konsensusi politik pa të cilin reforma do të ishte e pavlefshme.  Faqe 26

Musine Kokalari

jeta si myslimane në kryeqytetin e krishtërimit

Antropologu Mauro Geraci boton në Itali “La mia vita universitaria”, ditari ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit. Faqe 17


2

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 31-0113-14 qershor prill 2014 2013 www.mapo.al

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

3

www.mapo.al

editorial

Sikur zgjedhjet e reja të ishin mbas dere K

ur shikon, dëgjon dhe vuan tensionin e përhershëm parlamentar, ndjehen ethet e ca zgjedhjeve të përgjithshme politike, të cilat sëpaku teorikisht janë ende shumë larg. Në të vërtetë duket qartë se në PD ka të paktën dy korsi ku lëvizet me shpejtësi dhe artileri verbale të ndryshme. Njëra, ku janë grupuar natyrshëm më ‘të rinjtë’, të cilët kanë ciklin e tyre dialektik që përputhet me një apo dy mandatet e të majtës në pushtet dhe korsia e dytë, që ka protagonizmin e korsisë së parë, ku kryefjala e çdo parashtrimi politik lidhet me rrëzimin e qeverisë dhe largimin e parakohshëm të qeverisë Rama. Nga ana tjetër të bën përshtypje marazi dhe provokueshmëria e kryeministrit, i cili, herë pas here e gëlltit karremin mjeshtëror të Doktorit dhe reagon përtej profilit të atij që qeveris, a thua se zgjedhjet edhe për Ramën të ishin mbas dere. Ndërkohë që ai, kryeministri, është aty i mandatuar nga një shumicë domethënëse, për të dhënë Zgjidhjen e një numri shumë të madh problemesh që lidhen me qeverisjen e vendit dhe jo me mbarështrimin spektakolar të debatit të personalizuar me Berishën. Deklarata më e fundit e ofshamur e Ramës se nuk do të polemizonte më tej me ish-kryeministrin, është një lajm i mirë, sidomos për prindërit e fëmijëve që në atë orë të ditës duhet t’iu shpjegojnë atyre se fjalët e pista që thonë qeveritarët tanë të lartë, ata, fëmijët, është gabim t’ua thonë shokëve të tyre. Është e dukshme tashmë se Berisha ka një strategji të qartë, për ta ‘copëtuar’ kundërshtarin e vet përditë dhe copë mbas cope. Ashtu siç ka bërë gjithmonë. Me

Foto e javës

këmbëngulje, me zell, me sistemacitet dhe me mjete jo të pakta, që sot ka veçanërisht në dispozicion; media, informacion, infrastrukturë dhe njerëz të përkushtuar. Sondazhet më të fundit rrëfyen se ai, ndoshta nuk është në majën e preferencialitetit, porse, padyshim mbetet në majën e referencialitetit dhe ky është qëllimi më kryesor që Berisha ka dhe e përmbush me sukses. Kush ka një kujtesë të mirë dhe kush ka bërë gazetari intensive sëpaku këto 15 vitet e fundit, ka material të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se ky ka qenë, është dhe do të jetë stili i tij. Madje më shumë, kjo është alter ego-ja e tij: ‘Protagonizmi dhe përleshja politike pa kompromis me kundërshtarin që i ka zënë rrugën apo që i ka fituar zgjedhjet. Kushdo qoftë ai.’ Karriera e gjatë dhe e shpërblyer e tij, është tregues që kjo përzgjedhje i ka dhënë frute të begata dhe duket se Berisha pret sërish një lulëzim të ri, sado në mospërputhje të duket kjo me dorëheqjen e tij të paradokohshme. Por ai është në të drejtën e tij të respektueshme politike, për sa kohë është brenda legalitetit parlamentar. Çështja është se kryeministri po gdhend në kujtesën kolektive të opinionit publik, gjith e më tepër performancë duelesh verbale në Kuvend, me ata, që në 23 qershor të vitit të kaluar pësuan një ‘dramë elektorale’. Dhe perceptimi që krijohet, nga çka transmetohet ekraneve, është se kjo luftë kaq e zjarrtë duket sikur fsheh diçka. Pasigurinë e palëve. Pasigurinë e atyre që na qeverisin në radhë të parë. Rezultatet ekonomike, ashtu si dhe moti, nuk janë të kthjellëta. Optimizmi

Artur Zheji

post elektoral është zbehur. Akuzat ngelen në ajër. Drejtësia nuk vepron, por vetëm premton. Premtimet politike dhe elektorale, duken derimë tash se kanë ngelur ende të tilla, premtime reformiste, të mira, të shëndetshme por ende në mendje apo letër. Duket se lluca e të përditshmes, realiteti objektiv, kriza botërore, individi shqiptar dhe rezistenca e burokracisë sikur u ka zënë pak si shumë këmbët ‘atletëve’ rioshë të qeverisë Rama. Të cilët jo rrallë ngjajnë si ca atletë të mbetur pa arenë. Shto këtu ‘kafshimet’ politike dhe verbale të Berishës, që një pjesë e tyre e përjetojnë sikur të ishin në bankën e të akuzuarve dhe jo në poltrona qeverisëse reale. Plus grevat, të vogla në numër pjesëmarrësish, por mediatikisht të cilësishme. Ministrat pra, me ca pak përjashtime, nuk po rrëfejnë dot këllqet e rezistencës politike dhe pozicionale, në raport me kundërsulmin që bën realiteti i përditshëm dhe batarenë e oshëtimave luftarake të opozitës. E tërë kjo panoramë dhe mbi të gjitha reformat rrënjësore, që duket sikur po shtyhen për një stinë tjetër, e mpakin entuziazmin dhe besimin. Zakonisht kryeministrat e mençur, nëse ndeshen me një vjeshtë të parakohshme dhe anormale, duhet të korrigjojnë diçka të rëndësishme. Kabinetin qeveritar. Duke e bërë atë pikërisht më politik, ndryshe nga eksperimenti i derisotshëm. Dhe sigurisht, ndryshe nga dëshira ideale e kryeministrit të ri. Qeverisja, rrëfejnë qeverisësit e famshëm, mjerisht është më së shumti një kompromis i dhimbshëm me ëndrrat e idealet. Sigurisht, duke supozuar se ka ëndrra të tilla.

intervista e javës

Vera Picaku: Pse u futa në grevën e urisë, nuk jam përdorur nga PD Një prej grevisteve të urisë e larguar nga puna, Vera Picaku bën përgjegjëse të dyja partitë e mëdha PD e PS për situatën e krijuar në administratë. Ajo shprehet se është shkarkuar vetëm për bindje politike, andaj duke hequr një paralele me të njëjtën situatë të krijuar pas 2005-ës, Picaku kërkon që ky fenomen të marrë fund. Faqe 11

4 5 12 15

Ndërkohë që ai, kryeministri, është aty i mandatuar nga një shumicë domethënëse, për të dhënë Zgjidhjen e një numri shumë të madh problemesh që lidhen me qeverisjen e vendit dhe jo me mbarështrimin spektakolar të debatit të personalizuar me Berishën.

private

Eda Zari Identiteti im, xhazi!

Aktualitet

Operacioni antidrogë, policia pritet me breshëri kallashi në Kurvelesh

Kronikë

Dritan Dajti revoltohet sërish, i vë zjarrin qelisë së izolimit

Speciale

Votuesit e zemëruar të Europës dhe e ardhmja e BE

Intervistë

Përmet, aty ku Enverizmi i shërben turizmi

Ditari i Kokalarit, në një libër


4

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 31-0113-14 qershor prill 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja 220 mln USD me Bankën Botërore Shqipëria nënshkroi dje një marrëveshje huaje prej 220 milionë dollarësh me Bankën Botërore, (100 milionë huaja për modernizimin e sektorit financiar, 120 milionë për Financat Publike). I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri Rama e cilësoi këtë një mbyllje të një kapitulli të vjetër dhe nisjen e një të riu në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë. “Ky

është një moment i fillimit të ri të një vendi që po lë pas një periudhë tranzicioni në një botë sfidash gjithmonë e më të mëdha. Sot mbyllet një kapitull bashkëpunimi në shumë raste jo sa duhet efektiv me partnerët ndërkombëtarë. Përmes nënshkrimit, hapet faqja e një kapitulli të ri bashkëpunimi shumë më i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”. Duke iu referuar marrëveshjes me

FMN-në, Rama tha se edhe kjo marrëveshje është produkt i një pune që shkon përtej qeverisë sonë. “Jemi të shtyrë drejt sfidës së një ndërveprimi shumë herë më intensiv me shtete, aktorë shoqërorë dhe shumë grupe interesi. Ne patëm një mbledhje të këshillit ekonomiko tregtar që ka në grupin e vetë një grup ekspertësh të nivelit të lartë botëror.

Operacion antidrogë në Tepelenë dhe Lezhë, policia pritet me plumba Efektivat blu kanë ndërhyrë për të shkatërruar 25 parcela me hashash në fshatin Progonat, ku janë pritur me krisma armësh. Asgjësohen edhe 4 parcela në Lezhë

P

olicia, e mbështetur edhe nga Forcat Speciale ka nisur një aksion antidrogë në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, por është pritur me plumba armësh. Operacioni nisi pasditen e së enjtes në Progonat, ku forcat e rendit kishin identifikuar disa parcela të mbjella me kanabis. Por sapo i janë afruar fshatit, persona të identifikuar tashmë kanë qëlluar me automatikë në ajër. Ky sulm ka pezulluar përkohësisht ndërhyrjen e policisë, e përforcuar më pas edhe nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë apo atyre RENEA. Të shtënat nuk kanë lënduar asnjë prej forcave të rendit, përveçse kanë sjellë konfuzion tek këta të fundit, pasi mbroheshin në pozicione pritëse. Operacioni ka nisur në orët e paradites teksa është nisur në drejtim të Progonatit, një furgon me policë, ndërkohë që agravimi i situatës prej të shtënave në ajër nga personat që kërkonin të mbronin bimët narkotike solli alarmin tek policia e Qarkut. Menjëherë drejtuesit rajonalë policorë kanë dërguar në vendngjarje edhe tre furgonë të tjerë me policë për çdo të papritur. Me angazhimin e forcave shtesë u arrit të merrej situata nën kontroll dhe të shkatërroheshin fidanët e kanabisit. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit deklaroi dje se në fshatin Gusmar të Kurveleshit u asgjësuan 3500 fidanë kanabis-sativa të vendosur në gota plastike. Territori ishte punuar, ndërsa ishin hapur 3500 gropa për mbjelljen e fidanëve.  “Në të njëjtën zonë ishin hapur edhe dy rezervate uji dhe ishte shtrirë rreth 1000 metra tub plastik”, - thuhet

në deklaratën e policisë. Pas operacionit të asgjësimit, forcat policore kanë nisur procedimin penal për kultivuesit e kanabisit në këtë zonë të Tepelenës. Ministria e Brendshme njoftoi se në operacionin që zgjati disa orë janë përfshirë 350 trupa (RENEA, FNSH) 5 autoblinda dhe dhjetëra mjete vijojnë kontrollin e territorit për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Pas incidentit me armë, policia ka vijuar punën duke asgjësuar 25 parcela me kanabis-sativa dhe ka vënë në pranga rreth 20 persona, pronarë të këtyre parcelave. Mësohet se mes të ndaluarve janë dhe kryepleqtë e komunës Kurvelesh. Sipas policisë mendohet se kryepleqtë e fshatrave kanë qenë në dijeni të mbjelljes së lëndës narkotike, por nuk kanë raportuar në polici. Mësohet se operacioni do të vijojë pa ndërprerje në zonën e jugut, ku pritet ndërhyrja në Gjirokastër, Vlorë e Fier. Gjithashtu, po dje ka pasur një aksion tjetër në Lezhë, ku policia e këtij qyteti ka zbuluar dhe asgjësuar 4 parcela në një zonë të pyllëzuar, ku u gjetën 398 rrënjë bimë narkotike kanabis-sativa, nga të cilat 208 rrënjë të mbjella dhe pjesa tjetër fidanë në kubikë gati për t’u mbjellë. Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme në një zonë malore në fshatin Krajen të komunës Blinisht, Lezhë, ndërsa në pranga ra Gjergj Brunga, 66 vjeç, posedues i parcelës me kanabis, i dënuar më parë për “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Ky sulm ka pezulluar përkohësisht ndërhyrjen e policisë, e përforcuar më pas edhe nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë apo atyre RENEA. Të shtënat nuk kanë lënduar asnjë prej forcave të rendit, përveçse kanë sjellë konfuzion tek këta të fundit, pasi mbroheshin në pozicione pritëse.

KLSH kallëzon ish-kreun e Autoritetit Portual për dëmin 16 mln euro Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka shkelje në dhënien me koncesion të një pjese të portit të Durrësit Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, 4 ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe 4 ish-nëpunës të Ministrisë së Transporteve. Sipas KLSH-së, në përfundim të auditit janë konstatuar shkelje që shkaktojnë një dëm prej 2,35 miliardë lekësh, ose 16 milionë eurosh. Sipas KLSH-së, kontrolli është shtrirë në periudhën 1 shtator 2010-31 tetor 2013, kohë kur edhe janë konstatuar shkeljet. Në përfundim të auditit, KLSH konstatoi shkelje të ligjit në zhvillimin e procedurave për dhënien me koncesion të një pjese të aktivitetit të APD-së, zbatimin e kontratave me subjektet private që operojnë në Autoritetin Portual Durrës, procedurat e prokurimeve për investime, si dhe zbatimin e kontratave respektive. “Më konkretisht, nga auditimi i procedurave për dhënien me kon-

cesion të një pjese të aktivitetit të Autoritetit Portual Durrës, u konstatua që procedura e përgatitjes së dokumentacionit të tenderimit, zhvillimi i procedurave të tenderimit, kualifikimi dhe shpallja fitues, lidhja e kontratave me shoqëritë koncesionare, si dhe zbatimi i tyre, nuk kanë qenë konform dispozitave përkatëse ligjore. Si pasojë e këtyre veprimeve, në lidhjen e kontratave koncesionare nuk janë mbrojtur interesat e shtetit përsa i përket shfrytëzimit të territorit të APD-së nga ana e shoqërive koncesionare, si dhe përqindjes së ndarjes së të ardhurave nga tarifat operacionale portuale”, - bën të ditur KLSHja. Sipas Kontrollit, procedurat koncesionare nuk kanë mbajtur parasysh koston totale të investimeve të kryera paraprakisht nga shteti dhe për të cilat Autoriteti Portual vazhdon të paguajë këstet dhe interesat e kredive të marra para dhënies me koncesion, siç është dhe

rasti i investimit të kryer në terminalin e trageteve me vlerë 22,9 milionë euro. Gjithashtu, nga auditimi rezultoi që nga ish-drejtuesit e APDsë janë lidhur kontrata në kundërshtim me dokumentet standarde të tenderit (terma referencës). Në lidhjen e kontratave përkatëse me operatorët fitues, këtyre subjekteve u janë krijuar favore të ndryshme si paradhënie në vlera të konsiderueshme, shtyrje të afatit të fillimit të zbatimit të kontratave. KLSH-ja ka rekomanduar në total 42 masa organizative, 18 masa zhdëmtimi, 26 masa administrative, 12 masa disiplinore, si dhe ka depozituar pranë organit përkatës të prokurorisë 2 kallëzime penale për ish-drejtorin e përgjithshëm të APDsë së bashku me 4 ish-drejtorë të drejtorive përkatëse në këtë autoritet, si dhe 4 nëpunës të Ministrisë së Transporteve.

Aksident në Kukës, dy të plagosur Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor Kukës-Bicaj, në afërsi të aeroportit të qytetit verior. Automjeti tip “Fiat Punto” me targë “AA 845 EZ”, i drejtuar nga shtetasi Toptan Hoda ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi 24-vjeçar dhe kunata e tij, shtetasja Resmie Hoda që ndodhej në automjet. Të dëmtuarit janë transportuar drejt spitalit të Kukësit. Më rëndë është lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërsa 30-vjeçarja Resmie Hoda është dëmtuar më lehtë dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po ecte automjeti. 


E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

5

www.mapo.al

Babai që vrau të bijën rrezikon 30 vjet burg Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë arrest me burg për 69-vjeçarin Doksan Dushku, i cili ka pranuar vrasjen e vajzës së tij 21 vjeçe, shtatzënë në muajin e pestë. Kërkesa është dorëzuar dje nga përfaqësuesi i akuzës, ndërsa ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë në shqyrtim çështjen, ku i arrestuar është 69-vjeçari Dushku. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, i dys-

huari ka pranuar vrasjen e vajzës, të cilën fillimisht tentuan ta fshehin duke thënë se ishte vdekje aksidentale. I moshuari ka deklaruar se krimin e ka kryer i vetëm, pasi ka mësuar për shtatzëninë e të bijës. Sapo është bindur për këtë gjë, ai e ka ekzekutuar vajzën me 8 plumba, ndërsa kanë hapur fjalën në fshat se 21-vjeçarja kishte vdekur pas rënies nga kati i dytë i banesës. I moshuari thotë se nuk e ka ndihmuar askush

tjetër në krim, duke përjashtuar kështu nga bashkëpunimi anëtarët e tjerë të familjes. Pas dështimit të skenarit të vdekjes aksidentale, 69-vjeçari i ka treguar policisë edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit pas kryerjes së vrasjes. Tashmë ai do të përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e cila parashikon minimalisht 30 vjet heqje lirie.

Dritan Dajti revoltohet sërish, i vë zjarrin qelisë së izolimit I akuzuari për vrasjen e 4 policëve në plazhin e Durrësit alarmon gardianët, pasi i vë flakën batanijes së tij. “Protestova për transferimin tim dhe mbajtjen në qelinë e izolimit pas konfliktit me gjyqtarin” Leonard Bakillari Tiranë Dritan Dajti, i akuzuari i drejtësisë për vras-

jen e katër policëve, ia ka dalë të bëhet sërish protagonist. Këtë radhë, duke tentuar të djegë qelinë ku e transferuan dy net më parë. Rreth orës 11:45 minuta të së enjtes, Dajti i ka vënë zjarrin një prej batanijeve, duke krijuar kaos në ambientet e paraburgimit. Edhe pse zjarri i shkaktuar nuk ka patur përmasa të rrezikshme, sërish është dashur ndërhyrja e gardianëve për të normalizuar situatën dhe parandaluar pasojat që mund të vinin nga tentativa e zjarrvënies. Ky veprim është kryer nga i pandehuri pas transferimit të tij nga paraburgimi 302 në atë 313, i cili njihet si paraburgim i sigurisë së lartë dhe është pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku Dritan Dajti gjykohet prej të paktën katër vitesh. Vetë i pandehuri ka bërë një deklaratë publike për këtë ngjarje, ku thotë se tentativa për të djegur qelinë ka qenë në shenjë proteste për transferimin e tij të pajustifikuar. Ai thotë se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, por është shpëtuar falë ndërhyrjes së gardianëve. Sipas tij, dyert e hekurta të qelive nuk mund të hapeshin nga nxehtësia, duke rrezikuar edhe jetën e të burgosurve të tjerë. Lidhur me arsyet e këtij veprimi, Dajti thotë se e ka ndërmarrë në shenjë proteste për transferimin dhe tentativën për ta mbajtur në izolim pas konfliktit sipas tij që ka patur me gjyqtarin e çështjes së tij. “Arsyeja e transferimit tim ka qenë dhe është konflikti me gjyqtarin Idriz Mulkurti, i cili më gjykon mua”, - thotë Dajti duke sqaruar edhe arsyet përse i ka vënë flakën qelisë. Sipas tij, kjo ngjarje ka ndodhur sepse pas transferimit, autoritetet e burgut kanë tentuar ta fusin në izolim. “Mbrëmë

rreth orës 11 të natës më është dashur t’i vë flakën dhomës në shenjë proteste, sepse mua duan të më mbajnë në izolim në katin e parë. Iu kam bërë me dije oficerëve të policisë në paraburgimin 313, që unë kërkoj të trajtohem njëlloj si të burgosurit e tjerë që mbahen në këtë institucion”, - thotë Dajti duke akuzuar gjyqtarin për hakmarrje ndaj tij pas zhvillimeve në seancën e fundit gjyqësore. Pak ditë më parë, i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë në gusht të vitit 2009 kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti, duke paraqitur si provë edhe fotografi ku shfaqej vajza e gjyqtarit me kunatin e të pandehurit. Sipas tij, e gjithë kjo sjellje e policisë së burgjeve ka të bëjë me marrjen e provave që ai pretendon se disponon për lidhjen mes vajzës së gjyqtarit dhe kunatit të tij, çka sipas Dajtit është arsye e mjaftueshme për largimin e gjyqtarit Mulkurti nga trupa gjyqësore. Dajti paralajmëron se në seancat e ardhshme do të publikojë të tjera prova që sipas tij mbështesin pretendimin e vet. Reagimi i të akuzuarit për katër vrasje vjen pas debateve në sallën e gjyqit me gjyqtarin dhe reagimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila thotë se ndihet e shantazhuar. Në një deklaratë për mediat, Gjykata e Krimeve të Rënda tha se kërkonte ndihmën e policisë për mbarëvajtjen e punës së saj, por pa përmendur konfliktin e ndodhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Vetëm dy seanca më parë, Dritan Dajti kërcënoi përpara kamerave gjyqtarin, duke i thënë se po i hapte vetes belanë më të madhe të jetës së tij. Dritan Dajti akuzohet nga prokuroria për vrasjen e katër oficerëve, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj gjatë operacionit për arrestimin e tij.

Pasaportat shqiptare, tashmë edhe me skanim fytyre Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paralajmëroi shtimin e një elementi sigurie në pasaportat biometrike Tiranë Pasaportat biometrike shqiptare do të kenë edhe një element shtesë sigurie, njohjen e fytyrës së mbajtësit të pasaportës. Kjo risi t e k n o l o g j i ke n ë p a s ap o r t at sh q ip t a r e u lajmërua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një vizite në kompaninë e prodhimit të pasaportave. Tahiri e konsideroi këtë element sigurie si rrugën e duhur të Shqipërisë drejt Europës, duke u bërë kështu një nga vendet e para që do të prodhojë pasaporta me njohjen e fytyrës. “Kjo është mënyra për të s h k u a r d r e j t E u r o p ë s , p ë r ve n d i n, p ë r qytetarët, për institucionet. Kjo është rruga për të shkuar drejt Europës dhe integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet standardeve dhe vlerave. Ky standard që fillon nga sot është padyshim një hap deciziv në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Të zhvillojmë hetime më efikase lidhur me ngjarje kriminale, qoftë të shkuara, por edhe të ardhshme, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të detajeve

të tilla që sot teknologjia na i ofron dhe sot Shqipëria i ka”, - u shpreh ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në lidhje me 150 mijë pasaporta fëmijësh të prodhuara në periudhën 2009-2010, me afat skadence 10-vjeçare, ndërkohë që ligji e lejon pesë vjet, Tahiri tha se është duke u gjetur një zgjidhje me firmën e prodhimit dhe se ato do të skadojnë vitin tjetër. “Unë besoj se së b a sh ku m e ko mp a n i n ë do t ë g j e j m ë nj ë rrugëzgjidhje për t’i lehtësuar qytetarët sa më shumë sa i takon procedurës së ripajisjes me pasaportë”, - theksoi më tej Tahiri. Gjatë procedurës së ripajisjes me pasaportë, autoritetet shqiptare pritet të zgjidhin përfundimisht çështjen e toponimeve për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky fenomen është bërë problematik kryesisht nga autoritetet greke, të cilat nuk lejojnë kalimin në kufij të fëmijëve që nuk kanë të shkruar në pasaportë në mënyrën e duhur vendin e tyre të lindjes, në rast se ata kanë lindur në territorin e Greqisë. Autoritetet shqiptare thonë se kanë gjetur një zgjidhje për këtë çështje, ndërsa mësohet se Ministria e Brendshme e ka zgjatur edhe me 10 vite kontratën për prodhimin e pasaportave me firmën “Aleat.

Në lidhje me 150 mijë pasaporta fëmijësh të prodhuara në periudhën 2009-2010, me afat skadence 10-vjeçare, ndërkohë që ligji e lejon pesë vjet, Tahiri tha se është duke u gjetur një zgjidhje me firmën e prodhimit dhe se ato do të skadojnë vitin tjetër


6

E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

Integrimi

www.mapo.al

“Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Sa ka nevojë Shqipëria për BE, aq ka nevojë BE-ja për Shqipërinë. Krimi i organizuar është shumë më i bashkuar se Evropa e bashkuar. Është kaq i globalizuar, sa sot është e vështirë të gjesh organizatë kriminale të një shteti.

Rama: Shqipëria e meriton statusin, Meta: Duhet bashkëpunim me opozitën Kryeministri Rama ka vlerësuar se dhënia e statusit për Shqipërinë është në interes edhe të vetë BE-së. Kreu i Kuvendit ka vënë theksin te bashkëpunimi pozitë-opozitë Kryeministri i vendit, Edi Rama është i bindur se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Por sipas tij, kjo nuk është një arsye e vetme pse Bashkimi Europian duhet t’i japë asaj statusin, pasi koha ka treguar se Shqipëria ka nevojë për Europën, aq sa edhe kjo e fundit për Shqipërinë. Dhe këtu ai ka sjellë rastin e krimit të organizuar, i cili për t’u luftuar, sipas Ramës ka nevojë për bashkëpunim të të gjithëve dhe jo vetëm për kontributin e Shqipërisë. Këto deklarata Kryeministri i ka bërë dje gjatë konferencës për përafrimin e legjislacionit me BE-në, ku ndër të tjera ai evidentoi faktin se sfidat e kohës me të cilat përballen sot vendet e Europës përballohen më mirë kur të gjitha shtetet janë bashkë. “Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Sa ka nevojë Shqipëria për BE, aq ka nevojë BE-ja për Shqipërinë. Krimi i organizuar është shumë më i bashkuar se Evropa e bashkuar. Është kaq i globalizuar, sa sot është e vështirë të gjesh organizatë kriminale të një shteti. Në Shqipëri nuk ka krim të organizuar shqiptar, por një krim ndërkombëtar që ka një degë edhe në Shqipëri. Po të shohësh regjistrimet telefonike, sheh telefonata të shumta me jashtë. Shqiptarët kanë avantazhin që flasin shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe ndaj preferohen nga këto organizata”, - tha shefi i qeverisë shqiptare. Duke mbetur te nevoja e integrimit, ai ka paralajmëruar deri diku BE-në se një Ballkan i paintegruar

është potencialisht një rrezik më i madh për destabilitet. “Me një Ballkan aty te dera, me derën mbyllur, BE është shumë më pak i sigurt. Ashtu siç i dha Serbisë hapjen e negociatave, duhet t’i japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës, lirinë e vizave. Është absurditet që në diktaturë lëviznin të lirë dhe tani që janë të pavarur, jo. Ballkani pas 100 vitesh nuk ka më luftë. Askush në Evropë nuk duhet ta harrojë se kjo paqe nuk erdhi se ballkanasit nuk bënë ndonjë gjë, por se të gjithë së bashku i vumë vetes perspektivën europiane mbi trashëgiminë e konflikteve. Është Evropa fjala kyç që ka sjellë sot në këtë paqe. Ballkani e ka treguar që luftën e ka shumë më të lehtë sesa paqen”, - tha Rama. Gjithsesi, sipas tij, kjo është njëra anë e problemit, pasi në të vërtetë Shqipëria duhet të tregojë se është e aftë që jo vetëm të bëjë ligje por edhe t’i zbatojë ato. “Për qeverinë e shkuar procesi i integrimit ishte ligjshkrimi, për ne është ligjzbatimi”, - shtoi Rama. Por kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm gjithashtu në këtë takim, ka vënë theksin se më e rëndësishme në këtë proces është bashkëpunimi pozitë-opozitë. “Kuvendi ka forcuar kapacitetet e tij në kuadër të asistencës së BE-së. Përvoja e suksesshme nga BE-ja na mëson se aderimi drejt kësaj strukture është bashkëpunim dhe shtimi i kontributeve mes palëve. Duke punuar së bashku, mazhorancë dhe opozitë, jo vetëm do plotësojmë kushte për aderimin, por do arrijmë standarde edhe më të larta”, - tha Meta. Në këtë takim ka folur edhe zëvendësambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Clive Rumbold, i cili theksoi se Bashkimi Europian është i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet. “Plani kombëtar duhet të shikohet në një plan më të gjerë, duke përfshirë edhe kriteret ligjore për anëtarësim. Shqipëria ka aspirata për

Meta “Përvoja e suksesshme nga BE na mëson se aderimi drejt kësaj strukture është bashkëpunim dhe shtimi i kontributeve mes palëve. Duke punuar së bashku, mazhorancë dhe opozitë, jo vetëm do plotësojmë kushte për aderimin, por do arrijmë standarde edhe më të larta”

anëtarësim në BE dhe BE është e angazhuar për integrimin e Shqipërisë. Shtetet anëtare do marrin në konsiderate kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Në dhjetor kërkuam më shumë kohë për jetëgjatësimin e reformave e në veçanti për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit apo krimit të organizuar. Ka nevojë për një planifikim afatgjatë. Kjo ka të bëjë edhe me statusin kandidat, por ky status nuk është fundi. Për çeljen e negociatave kërkohet zbatimi rigoroz i masave për respektimin e shtetit të së drejtës”, - tha zëvendësambasadori i BE-së. Në këtë konferencë folën edhe tre ministrat, Nasip Naço, Ilirian Celibashi dhe Klajda Gjosha, të cilët raportuan në lidhje me përpjekjet dhe punën që po bëhet për përafrimin e legjislacionit.

Moore: Mesazhet tona kanë rënë në vesh të atyre që nuk duan të dëgjojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Shqipërinë në çdo veprim që është duke ndërmarrë. Këtë e ka bërë të ditur dje Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, në takimin me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të zhvilluar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të forumit “To be Secure”. Sa i takon statusit të vendit kandidat, ai tha se kjo është një çështje që ka të bëjë me interesat e të dyja vendeve tona, si anëtare të NATO-s. Ai theksoi se SHBA ka dhënë mesazhet e duhura, por të cilat nuk janë marrë ashtu siç janë thënë. “Këtë mesazh e kemi dhënë dhe në Tiranë, por mesazhet tona nuk mund të them se kanë rënë në vesh të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë”, - deklaroi zyrtari i lartë amerikan. Më tej Moore u shpreh se SHBA vlerëson kontributin që Shqipëria po jep në NATO. Ai shprehu edhe një herë mbështetjen në të gjitha nismat antikorrup-

sion të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me Prokurorinë, duke e quajtur atë si një veprim të duhur në të tilla raste. “Asnjë person apo institucion nuk duhet të bëhet pengesë për progresin dhe ecurinë e reformave”, – u shpreh Moore. Moore ka theksuar se SHBA i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe inkurajon përpjekjet për të arritur qëllimet e përbashkëta. “Ne ju mbështesim plotësisht në përpjekjet tuaja për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e FA”. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e informoi Jonathan Moore për hapat që janë duke u ndërmarrë në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë kanë diskutuar edhe në lidhje me përpjekjet që po bën Mali i Zi për përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në NATO, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me atë se çfarë do të jetë NATO pas 2014-ës.

Shpallje ankandi

Shpallje ankandi

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e premte më dt. 13.06.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,803,200 (njemilioneteteqindetremijeedyqind) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan.

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "Ndërtesë", me nr. pasurie 438/9-N1/2, vol 8, faqe 84, me sip. 90 m2, ZK 3120, "truallin nën ndërtesë", me nr. pasurie 438/13, vol 8 faqe 83, me sip. 90 m2, ZK 3120, në bashkëpronësi,"truallin pjesë përbërëse të ndërtesës", me nr. pasurie 438/12, vol 8 faqe 82, me sip. 73.75 m2, ZK 3120, pasuri të regjistruara në ZVRPP Librazhd, e ndodhur në rrugën nacionale, pranë komunës Qukës, në pronësi të shtetasit Selami Blloshmi. Ankandi zhvillohet ditën e enjte më dt. 12.06.2014, ora 16.oo, me çmimin fillestar 3,157,000 (tremilionenjeqindepesedhjeteeshtatemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F. Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

mir atimi

Kalojnë kandidatët për ambasadorë në Kroaci dhe Suedi, PD: Po shkelet ligji Komisioni për Politikën e Jashtme u ka hapur dritën jeshile dy kandidatëve të propozuar për ambasadorë të Shqipërisë në Kroaci dhe Suedi, respektivisht Ilir Melo dhe Ilir Abdiu. Por, pavarësisht vlerësimit për formimin profesional dhe integritetin e këtyre dy kandidaturave, palët në komision nuk kanë mbetur pa debatuar në lidhje me situatën në shërbimin e jashtëm. Kështu, kanë qenë deputetët demokratë Aldo Bumçi dhe Gert Bogdani ata që kanë ngritur shqetësimin se edhe në rastin e Ilir Abdiut, qeveria rëndon edhe më shumë situatën në këtë shërbim, duke emëruar diplomatë persona që vijnë jashtë sistemit. “Unë do vlerësoja maksimalisht kandidaturën e Ilir Melos, pasi e njoh edhe personalisht dhe është një diplomat karriere me më shumë se 20 vite përvojë në shërbim. Gjithashtu do të vlerësoja dhe kandidaturën tjetër, por s’mund të ri pa thënë faktin se ai vjen nga jashtë radhëve të shërbimit, çka rëndon situatën në shërbimin e jashtëm. Nga 15 ambasadorë që keni sjellë, 8 i keni nga jashtë sistemit”, - tha Bumçi. Gjithashtu ai ka denoncuar rastin e Ardian Ndrecës, i cili pasi u refuzua nga Presidenti, u emërua si i dërguar me punë i Shqipërisë në Vatikan. Por ky rast ka ngjallur reagimin e mazhorancës, ku deputeti Namik Dokle ka theksuar se, pavarësisht kritikave që Ndreca kishte bërë ndaj Presidentit, ky i fundit duhet ta kishte për nder ta dekretonte emërimin e tij, pasi ai do t’i bënte nder Shqipërisë. Më parë dy kandidatët për ambasadorë bënë prezantimin e platformave të punës që ata zotohen se do të kryejnë në rast se do të dekretohen nga Nishani. Vlen të përmendim këtu që kandidati për ambasador, Ilir Abdiu theksoi se do të punonte që të lobonte që Shqipëria të mund të eksportonte plehra drejt Suedisë për qëllime industriale nga kompanitë suedeze që funksionojnë në këtë fushë.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Vera Picaku:

Përgjegjëse për largimet të dyja palët, nuk jam përdorur nga PD Në një intervistë për gazetën “Mapo”, një prej grevisteve të urisë e larguar nga puna, Vera Picaku, bën përgjegjëse të dyja partitë e mëdha PD e PS për situatën e krijuar në administratë. Ajo shprehet se është shkarkuar vetëm për bindje politike, andaj duke hequr një paralele me të njëjtën situatë të krijuar pas 2005-ës, Picaku kërkon që ky fenomen të marrë fund.

Faqe 11

Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës N

Votuesit e zemëruar të Europës Europa para dilemave për prosperitet dhe demokraci pas rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. A rrezikon kjo procesin e anëtarësimit dhe vendeve joanëtare? Ja si e shpjegon prestigjiozja “The Economist” në kryeartikullin e javës Faqe 12-13

Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të njollës elektorale. Profili i ri i njeriut të kthesave të forta dhe cilat janë ambiciet e tij për të ardhmen?

ë kohën e sherrnajës “të gjithë kundër të gjithëve”, Ilir Meta shijon i patrazuar paqen, pas “Guernikës” së tij të gjatë për të mbijetuar në politikë. Ndryshe nga dikur, një parti e skajit të majtë, LSI refuzon të përfshihet në radikalizimin e shpërthyer së fundi. E në dallim nga  paraardhësja e vet, Meta ka vendosur, siç thotë plot zell, të jetë ekstremisht i duruar si drejtues Kuvendi, sepse opozita vetëm të drejtën e fjalës dhe kontrollin parlamentar ka. Mban larg një përballje të ashpër me opozitën dhe Berishën, jo vetëm për të mos dalë nga roli i të qëndruarit mbi palët, por më shumë për të mos i ikur terrenit politik të moderacionit, që ka zgjedhur si udhërrëfyes në këtë stinë të re në politikë. Ngjarjet e avionit me drogë dhe grevat e urisë do të kishin qenë në një kohë tjetër, tema që do ta hidhnin në vijën e parë të zjarrit. Dhe Meta ka dhënë prova në karrierën e tij politike se e njeh mirë ‘vijën e parë’ të zjarrit. Por jo sot. Dhe shumëkush pyet se pse Ilir Meta dhe LSI nuk janë në llogore e përballjes verbale dhe konfliktuale? Tërthorazi përgjigjen e ka dhënë vetë Meta. Duke shprehur dukshëm mosaprovimin

Faqe 7

e tij për këtë stilemë dhe duke ‘abstenuar’ nga të folurit e tepërt që do ta përfshinin dashje pa dashje në të njëjtën vorbull. Duket se Meta, duke mos u përfshirë me dashje në debatin konfliktual politik, ka zgjedhur një prioritet tjetër, të cilin e shpreh më shumë me qëndrim se sa me fjalë. Politizimi bie ndesh me nevojën jetike për ringritjen ekonomike, vende të reja pune dhe siguri në vend. Ky duket se është mesazhi i tij. Larg, shumë larg akuzave dhe kundërakuzave të PD e PS, se trafikun po e bën kryeministri Rama apo se avioni me kanabis që ngeci në Divjakë, ishte skenar i parapërgatitur nga demokratët. Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të preferencës elektorale. Me 23 vite karrierë politike, Meta e ka provuar se sprovat e forta të vitit 2005 dhe greva e urisë së 2008, i shtrënguan pas vetes pasuesit më besnikë, por nuk e rritën te shtresa gri e votuesve, apo te demokratët dhe socialistët e pakënaqur, që së fundmi janë shndërruar në dyertrokitësit më të të shpeshtë në LSI...


8

E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

www.mapo.al

Dossier Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të njollës elektorale. Profili i ri i njeriut të kthesave të forta dhe cilat janë ambiciet e tij për të ardhmen?

Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës N

Me 23 vite karrierë politike, Meta e ka provuar se sprovat e forta të vitit 2005 dhe greva e urisë së 2008, i shtrënguan pas vetes pasuesit më besnikë, por nuk e rritën te shtresa gri e votuesve, apo te demokratët dhe socialistët e pakënaqur, që së fundmi janë shndërruar në dyertrokitësit më të të shpeshtë në LSI.

ë kohën e sherrnajës “të gjithë kundër të gjithëve”, Ilir Meta shijon i patrazuar paqen, pas “Guernikës” së tij të gjatë për të mbijetuar në politikë. Ndryshe nga dikur, një parti e skajit të majtë, LSI refuzon të përfshihet në radikalizimin e shpërthyer së fundi. E në dallim nga  paraardhësja e vet, Meta ka vendosur, siç thotë plot zell, të jetë ekstremisht i duruar si drejtues Kuvendi, sepse opozita vetëm të drejtën e fjalës dhe kontrollin parlamentar ka. Mban larg një përballje të ashpër me opozitën dhe Berishën, jo vetëm për të mos dalë nga roli i të qëndruarit mbi palët, por më shumë për të mos i ikur terrenit politik të moderacionit, që ka zgjedhur si udhërrëfyes në këtë stinë të re në politikë. Ngjarjet e avionit me drogë dhe grevat e urisë do të kishin qenë në një kohë tjetër, tema që do ta hidhnin në vijën e parë të zjarrit. Dhe Meta ka dhënë prova në karrierën e tij politike se e njeh mirë ‘vijën e parë’ të zjarrit. Por jo sot. Dhe shumëkush pyet se pse Ilir Meta dhe LSI nuk janë në llogore e përballjes verbale dhe konfliktuale? Tërthorazi përgjigjen e ka dhënë vetë Meta. Duke shprehur dukshëm mosaprovimin e tij për këtë stilemë dhe duke ‘abstenuar’ nga të folurit e tepërt që do ta përfshinin dashje pa dashje në të njëjtën vorbull. Duket se Meta, duke mos u përfshirë me dashje në debatin konfliktual politik, ka zgjedhur një prioritet tjetër, të cilin e shpreh më shumë me qëndrim se sa me fjalë. Politizimi bie ndesh me nevojën jetike për ringritjen ekonomike, vende të reja pune dhe siguri në vend. Ky duket se

është mesazhi i tij. Larg, shumë larg akuzave dhe kundërakuzave të PD e PS, se trafikun po e bën kryeministri Rama apo se avioni me kanabis që ngeci në Divjakë, ishte skenar i parapërgatitur nga demokratët. Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të preferencës elektorale. Me 23 vite karrierë politike, Meta e ka provuar se sprovat e forta të vitit 2005 dhe greva e urisë së 2008, i shtrënguan pas vetes pasuesit më besnikë, por nuk e rritën te shtresa gri e votuesve, apo te demokratët dhe socialistët e pakënaqur, që së fundmi janë shndërruar në dyertrokitësit më të të shpeshtë në LSI. E megjithatë, LSI ka zgjedhur të udhëheqë një debat të fortë: atë për Luftën Nacionalçlirimtare. Socialistët, të kompleksuar nga e kaluara dhe sulmet e opozitës se po kthen enverizmin, i kanë lënë LSI-së në këtë betejë rolin e protagonistes, të cilën kjo e fundit e ka marrë përsipër me vetëdijen se do të shpërblehet me atë që ka më shumë vlerë për të; votat. Sa më trasversale që të jenë ato. “Rruga e tretë” e Ilir Metës  ka dhe një arsye tjetër. Tashmë, të gjithë e dinë dhe e kanë pranuar se dy palët kanë nevojë jetike për Metën, sot dhe nesër. Testi i radhës  për ato 180 mijë votat që anojnë peshoren e pushtetit, s’është edhe aq larg që forcat e ‘mëdhaja’ politike të mos e kenë në radarin e tyre politik.   Marrëdhënia me Ramën

Tetë muajt e parë të mazhorancës Rama-Meta kanë kaluar pa ndonjë simp-

Tetë muajt e parë të mazhorancës Rama-Meta kanë kaluar pa ndonjë simptomë të fortë apo të dukshme antagonizmi, por edhe larg ndjesisë se dashuria e rigjetur mes socialistëve dhe ish-socialistëve është e zjarrtë. Ekuilibri rëndon më shumë në kurriz të partisë mëmë

tomë të fortë apo të dukshme antagonizmi, por edhe larg ndjesisë se dashuria e rigjetur mes socialistëve dhe ish-socialistëve është e zjarrtë. Ekuilibri rëndon më shumë në kurriz të partisë mëmë, pasi si edhe me demokratët, LSI kontrollon tashmë një pjesë të mirë të pushtetit dhe me një shkathtësi administrative të admirueshme, ka përmbushur pjesën më të madhe të pritshmërive të mbështetësve të saj. Rama ka fikur çdo zjarr të mundshëm mes dy partive, si në qendër, ashtu edhe në bazë, duke vlerësuar gjithmonë se mazhoranca punon si një skuadër e se mes PS dhe LSI nuk ka asnjë dallim. “Detyrat janë të ndara. Meta është kryetar Kuvendi dhe po bën një punë të admirueshme në drejtimin e Kuvendit, si një person, ashtu siç duhet të jetë mbi palët, çka nuk është aspak e thjeshtë në kushtet e këtij lloji Kuvendi, kur imponohet një degradim i përjavshëm”, - tha ai dy ditë më parë në “Top-Story”. Kryeministri, sa herë është pyetur mbi aleatin e ngushtë, është ngutur të mbyllë plasaritjet e krijuara nga qëndrimet hera-herës të ndryshme të zyrtarëve të LSI. “Sinergjia është e plotë për të formësuar ritmin ku duhet të zhvillohet marrëdhënia mes qeverisë dhe grupeve parlamentare apo shumicës”. Por jo pa ngjyra kanë qenë pickimet e LSI. Qëndrimet e Metës dhe LSI për avionin e drogës u interpretuan më së paku si pakënaqësi e LSI për


E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

9

www.mapo.al

Askush sot nuk mund të hedhë bast se cili do të jetë fati i Ilir Metës dhe LSI-së pas 10 vitesh. E futur tashmë si pykë në mes të dy partive të mëdha, LSI sidoqoftë nuk mund të zgjerohet aq sa të bëjë rrokadën me vendin e dytë, thonë analistët e sondazheve

menaxhimin e situatës nga Rama. Shumëkush pyeti ato ditë se pse nuk del LSI në mbrojtje energjike dhe entuziaste të qeverisë. Duke pritur një përballje të drejtpërdrejtë dhe spektakolare të Metës me Berishën. Në të vërtetë kanë dalë, si Meta dhe pjesëtarë të tjerë të kupolës së LSI. Ndryshe nga qeveria dhe PS. Të moderuar, me distancë higjienike  nga qëndrimet e ashpra të PD, por me kritika fine ndaj qeverisë për avionin e Divjakës, ku për shembull zv/ministri Manjani hodhi mjegull rreth fatit të Saimir Tahirit, duke thënë se problemet janë në tokë dhe jo në ajër. Vetë Meta, pas një mungesë 10-ditore në publik në një dalje televizive (shumë herët) në “7 pa 5” në Vizion Plus gjykoi se “problemi është se politika bën gjyqësorin, ndërsa një pjesë e gjyqësorit merret me politikë.” Ai u tregua i kujdesshëm kur aludoi për qëllimet e opozitës në fushatën për drogën dhe balancoi qëndrimet e Luan Ramës, që kishte shigjetuar kryeministrin  Rama se situata e trafikut të drogës nuk ka nevojë për hartime dhe vizatime. Me shpërthimin e grevave të urisë, moderacioni vijoi nga Përmeti, ku kryetari i Kuvendit respektoi grevën e urisë së të shkarkuarve nga administrata, edhe pse nuk e sheh atë si zgjidhje. Nuk harroi të shtonte se PD po e politizon atë. Por përtej pickimeve që harrohen shpejt, fati i raportit Rama-Meta është i varur te suksesi ose dështimi i

qeverisë, te zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshmet e 2017-ës. Të gjithë pranojnë se është ende herët që nga dyshja e dikurshme e 2002, që iu kundërvu Fatos Nanos, të pritet ndonjë lajm i bujshëm. Aq më tepër që para zgjedhjeve të 2017, të cilat janë dhe një stacion shumë i rëndësishëm, si dhe zgjedhja e presidentit i cili është një post jo lehtësisht i refuzueshëm. Raporti me Bashën dhe Berishën

Muajt e parë të mazhorancës së re kanë qenë një kohë politike, që ndoshta kreu i LSI do të donte ta kishte përgjithmonë. I sapoafruar me Ramën, bashkë me 180 mijë votat e veta dhe me ish-aleatët në opozitë, që për 4-5 muaj nuk i drejtuan asnjë sulm. Edhe pse ato kohëra kanë kaluar, sërish Meta nuk është fokusi i opozicionit. Jo vetëm sepse objektivi parësor në çdo rast është kryeministri. Bashkëqeverisja 4-vjeçare me PD dhe pesha elektorale e LSI kanë rolin e tyre në këtë opozitë të kadifenjtë ndaj Metës. Kreu i demokratëve, si për ironi, pohimin më të fortë kundër Metës e ka të ngjashëm me deklaratat e dikurshme të Ramës, kur thumbonte hidhur Metën si ‘një patericë’ të Berishës në pushtet. “Meta është aleati kryesor i zotit Rama. Është njeriu që mban në këmbë këtë mazhorancë të zullumeve e mëkateve të shqiptarëve.

Shkathtësia në administrim dhe pragmatizmi në politikë i liderit të saj, e ka megjithatë një kufi aritmetik. Rezultati i 23 qershorit, 180 mijë votat kërkojnë shpagim me 40 mijë vende pune, gjë që është e pamundur në një administratë me 80 mijë punonjës.

Të gjitha këto do të ishin të pamundura nëse zoti Meta nuk do të mbante në këmbë, sepse Rama nuk i ka votat”, tha kohë më parë Basha. Njësoj si Rama dikur. Më vonë, kryeministri i sotëm revizionoi lehtësisht qëndrimet dhe tha se “fajin e ka sistemi dhe jo personi”. Më të vërteta dhe të forta kanë qenë përballjet me Berishën. Këtë të enjte, ish-kryeministri vuri para mikrofonit deklaratën e Metës për Ramën, në ditët e nxehta të publikimit të videos Meta-Prifti. Megjithatë, kreu i Kuvendit, edhe kësisoj i provokuar, duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga toleranca speciale ndaj Berishës. Anipse Rama, në një moment tensioni, i ka kërkuar që të zbatojë rregulloren e të mos i japë vend e pavend fjalën ish-kryeministrit. Akuzave të Bashës dhe Berishës, Meta u ka dribluar me ironi, duke thënë herë se ish-kryeministrit nuk mund t’i mohohet fjala, ngaqë kreu i PD-së nuk është në Kuvend, e herë se Berisha është “de facto” kryetari i partisë.    Ku po shkon Meta?

Askush sot nuk mund të hedhë bast se cili do të jetë fati i Ilir Metës dhe LSIsë pas 10 vitesh. E futur tashmë si pykë në mes të dy partive të mëdha, LSI sidoqoftë nuk mund të zgjerohet aq sa të bëjë rrokadën me vendin e dytë, thonë anal-

istët e sondazheve. Por latinët në kësi rastesh thonë që: ‘kurrë nuk duhet thënë kurrë!’ Shkathtësia në administrim dhe pragmatizmi në politikë i liderit të saj, e ka megjithatë një kufi aritmetik. Rezultati i 23 qershorit, 180 mijë votat kërkojnë shpagim me 40 mijë vende pune, gjë që është e pamundur në një administratë me 80 mijë punonjës. Argument tjetër në favor të mosbesuesve të bastit për zgjerimin e mëtejshëm të LSI është fati politik i vetë Ilir Metës. Fat nga i cili varet jo pak edhe fati i së majtës. Një përgjigje për këtë thuhet se ka në marrëveshjen Rama-Meta të darkës së Lalëzit. Variantet janë të shumta; i pari e çon Metën në Presidencë, një muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017. Në këtë rast, sido që të shkojë rezultati i tyre, kreu i LSI pas mandatit pesëvjeçar ka sërish dy opsione; kryeministër ose kryetar i partisë që e ngjiti në majë që në moshën 30-vjeçare. Varianti tjetër parashikon që në 2017-ën, në rast fitoreje nga e majta, ai bën shkëmbim me Ramën drejt karriges së kryeministrit. Së treti, një rikthim djathtas, i cili përflitet pafundësisht si legjendë urbane. Nga të gjithë këta skenarë pa humbje për Ilir Metën, diçka konkrete ka thënë vetëm Berisha për ambicien e tij të radhës: “Meta ma ka kërkuar indirekt postin e presidentit në 2012….”.   


10

E shtunë-diel, 31-01 qershor 2014

greva

www.mapo.al

Gruaja tregon se është nga Tropoja e vjetër dhe se prej gati 20 vitesh jeton në një godinë të studentëve të Universitetit Bujqësor, në Kodër-Kamëz në Tiranë. Grevistja tregon se në fillim, kur shumë nga të përndjekurit u dëmshpërblyen me letra me vlerë, ajo dhe motrat e saj morën një sasi të tillë letrash, por që nuk arritën t’i përdornin asnjëherë.

Xhane Dusha: Në grevë urie, për eshtrat e babait Vajza e të pushkatuarit nga regjimi komunist rrëfen jetën e saj plot peripeci dhe arsyet që e shtynë drejt grevës së urisë. “Nëse nuk na japin dëmshpërblimin, të paktën të na tregojnë eshtrat e babait” Dashamir Biçaku

X

hane Dusha është gruaja e vetme që është futur në grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë që kërkojnë dhënien e dëmshpërblimit për të dhe të afërmit e saj. E ulur në një cep të çadrës, përballë sallës së seancave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, gruaja rrëfen se kur ajo ishte ende fëmijë, qeveria e atëhershme i pushkatoi babanë me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. “Ne ishim katër vajza të mitura, ndërsa qeveria komuniste na pushkatoi babanë me akuzën e agjitacionit e propagandës. Menjëherë pas pushkatimit të babait, ne na internuan në fshatin Savër të Lushnjes. Qëndruam në internim 6 vite, deri sa na liruan dhe ne u kthyem në vendlindjen tonë në Tropojë”. Gruaja tregon se është nga Tropoja e vjetër dhe se prej gati 20 vitesh jeton në një godinë të studentëve të Universitetit Bujqësor, në Kodër-Kamëz në Tiranë. Grevistja tregon se në fillim, kur shumë nga të përndjekurit u dëmshpërblyen me letra me vlerë, ajo dhe motrat e saj morën një sasi të tillë letrash, por që nuk arritën

t’i përdornin asnjëherë. “Morëm në fillim letra me vlerë, por më pas nuk morëm asgjë më. Kjo është ajo çka ne kemi marrë. Më tej asnjë këst nuk kemi marrë”, tregon gruaja. Ajo shton se, nëse nuk do t’u jepet asnjë këst për dëmshpërblim nga qeveria, të paktën t’u jepet një mundësi për të gjetur eshtrat e babait të tyre. “Unë dhe ime motër kemi 20 vjet që kërkojmë eshtrat e babait dhe nuk po arrijmë t’i gjejmë. Të paktën, nëse nuk na japin dëmshpërblimin që na takon, të na thonë se ku mund t’i gjejmë eshtrat e babait”, - shprehet Xhania. Ajo thotë se kanë pasur shpresë që gjatë kësaj kohe të gjendeshin eshtrat dhe ata të kishin një vend ku ta qanin e ta kujtonin. “Nuk mbaj mend kur na kanë internuar apo edhe kur jemi liruar, sepse unë kam qenë e vogël. Madje nuk mbaj mend as kur është pushkatuar babai”, - thotë gruaja. Ajo erdhi në Tiranë nga Bajram Curri për një jetë më të mirë, por zhgënjimet pasuan njëra-tjetrën. “Jetoj në katin e tretë në një dhomë të godinave të studentëve në Institut. Çka bie jashtë, hyn brenda në shtëpinë time”, - tregon gruaja e papunë. Ajo thotë se nuk është e shtyrë nga ndonjë subjekt politik për të hyrë në grevë, por vetëm se po kërkon që qeveria dhe autoritetet t’i japin dëmshpërblimin dhe t’i gjejnë eshtrat e të atit. “Nuk kam qëllime politike, as jam shtyrë nga ndonjë parti”, - thotë prerazi grevistja e urisë. Ish i përndjekuri tjetër, Fatmir Hoxha akuzon ministrin e Mirëqenies Sociale se po vazhdon të tallet me ta, duke e akuzuar si komunist. Ai thotë se nuk ka marrë as-

“Unë dhe ime motër kemi 20 vjet që kërkojmë eshtrat e babait dhe nuk po arrijmë t’i gjejmë. Të paktën, nëse nuk na japin dëmshpërblimin që na takon, të na thonë se ku mund t’i gjejmë eshtrat e babait”, - shprehet Xhania. Ajo thotë se kanë pasur shpresë që gjatë kësaj kohe të gjendeshin eshtrat dhe ata të kishin një vend ku ta qanin e ta kujtonin"

Xhane Dusha

një këst edhe pse ministri Erjon Veliaj tha se ai nuk kishte këste më për të marrë. “Unë nuk kam marrë asnjë këst. Jam trashëgimtar i pronave të të parëve të mi dhe kam dyqanet në rrugën e Elbasanit”, - tha Hoxha. Ai po ashtu akuzoi edhe Skënder Tufën, një nga ish-koordinatorët e grevës së të përndjekurve në vitin 2012, të cilin e akuzoi si të lidhur me diktaturën.

Incidenti tek çadrat, grevistët përplasen me të shkarkuarit e Bashës Të shkarkuarit nga Basha kërkuan që t’i bashkohen kauzës së grevistëve aktualë. Grevistët e ngujuar prej 10 ditësh e cilësuan provokim të Ramës, ndërsa mes tyre pati edhe përplasje fizike dhe ofendime TIRANË Në ditën e 10 të grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata në sheshin para çadrave të ngritura krah Kryeministrisë pati incidente dhe përplasje fizike. Kësaj here jo mes policisë dhe grevistëve, por mes vetë grevistëve dhe një grupi personash që mbërritën aty rreth orës 13:00 të mesditës së djeshme, të cilët pretendonin se ishin shkarkuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Këta të fundit kërkuan që t’i bashkoheshin kauzës së grevistëve aktualë. Por grevistët e ngujuar prej 10 ditësh në çadra e cilësuan veprimin provokim të stisur nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Tahiri për të prishur grevën. Ata u shprehën se të larguarit nga puna nga Bashkia duhet të shkojnë të ankohen te ky institucion për padrejtësinë që u është bërë. “Ta vendosin çadrën ku të duan, le të marrin leje dhe të ngrenë çadrën. Kanë kërkuar t’i bashkohen grevës dhe ne i pranuam. Ne nuk kemi asnjë qëllim,

asnjë gjë me ata qytetarë. I bëj thirrje kryeministrit që nëpërmjet ministrit Tahiri sajon këto përplasje për të ulur kauzën tonë. Kanë ardhur për të prishur grevën tonë. Më vjen turp se nuk bie kurrë pre e një politikani për këtë grevë”, - tha dje një prej grevistëve, Agron Dervishi. Mes situatës së tensionuar grevisti Artan Murrizi është ndjerë keq dhe është kërkuar ekip mjekësor. Kryetarja e shoqatës së punonjësve të larguar nga puna, e cila drejton edhe grevën e urisë, Nertila Qafzezi deklaroi dje se ky ishte i gjithi një show i inskenuar nga kryeministri Edi Rama. Situata për gati 30 minuta ka qenë tepër e nderë, me përplasje fizike si dhe me ofendime. Në një moment Nertila Qafzezi e ka humbur qetësinë dhe është përplasur fizikisht me disa prej të shkarkuarve nga Basha. Më pas ajo sqaroi se ishte provokuar, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë për shkak të grevës së urisë. “Provojeni se çfarë do të thotë të rrish pa bukë, vetëm me trisol e ujë. Ata nuk pranuan të hyjnë në çadër. Kjo do të thotë që është inskenim. Ajo vjen e çlodhur, e veshur, e larë, ndërkohë që unë kam10 ditë pa bukë”, - tha ajo. Sipas saj, ai grup personash kishin ardhur për të provokuar dhe jo për të kërkuar të drejtat e tyre. “Sot është dita e 10-të e grevës, jemi tepër të lodhur. Një grup të larguarish nga puna donin që të më takonin. Ata më akuzonin pse nuk kisha bërë thirrje që të bashkohen me ne. Unë

Ishte një provokim i hapur, pas bashkëbisedimit iu bëra thirrje futuni në çadër. Jo vetëm që nuk u bashkuan me ne, po na fyen në emër të politikës.

kam 4 muaj që kërkoj të kthehem në punë, iu bëj thirrje të gjithëve. Këta kërkojnë të drejtën nga unë. Ishte një provokim i hapur, pas bashkëbisedimit iu bëra thirrje futuni në çadër. Jo vetëm që nuk u bashkuan me ne, po na fyen në emër të politikës. Këta njerëz ishin pa humanizëm dhe dinjitet”, tha Qafzezi. Ndërkohë, po dje disa prej policëve të larguar nga puna zhvilluan një protestë pranë Kryeministrisë për të mbështetur të larguarit nga administrata. “I kërkojmë drejtorit të Policisë së Shtetit që të ushtrojë kompetencat e policisë sipas ligjit, pasi kjo organizatë është kthyer në organizatë politike që i shërben PS. Të pastrohet policia nga emrat e inkriminuar. Në të kundërt do nxjerrim emra që kanë lidhje me këtë çështje”,- bëri me dije përfaqësuesi i policëve të liruar nga puna, Aleks Hajdari.

mir atimi

Greva e ish të përndjekurve, Hoxha dërgohet në spital TIRANË Në një tjetër grevë urie, një

grup ish të përndjekurish politikë vijojnë prej 3 ditësh të ngujuar në një çadër që është ngritur pak metra para traut që të fut në oborrin e madh të Parlamentit. Përfaqësuesi i tyre, Fatmir Hoxha është dërguar mbrëmjen e djeshme në spital, pasi ka patur probleme shëndetësore. Pranë ish të përndjekurve grevistë ka qenë në mbrëmje edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili është interesuar nga afër për gjendjen e tyre. Basha nuk dha komente për mediat, ndërsa takimi i tij me ish të përndjekurit ka qenë i shkurtër. Ndërkohë, ish të përndjekurit shprehen të vendosur për të vijuar grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Grevistët kanë parashtruar pesë kërkesa: Dëmshpërblim brenda dy viteve të të g jitha kësteve, status special për ata ish të përndjekur që janë gjallë, rikthim në administrate, shtim në dëmshpërblim të internimit dhe dënimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha. Ndërkohë paralelisht me grevën, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka vijuar të shpërndajë këstin e parë të dëmshpërblimit për një grup ish të përndjekurish. Duke iu referuar grevës, Veliaj tha se është i hapur për negociata, por duke iu referuar organizatorit Fatmir Hoxha, ai tha se nuk mund të bisedojë me persona që nuk kanë qëndruar asnjë ditë në burg dhe që kanë marrë të gjitha këstet e familjarëve të përndjekur.


E shtunë-diel, 31-01 qershor 2014

11

www.mapo.al

Në një intervistë për gazetën “Mapo”, një prej grevisteve të urisë e larguar nga puna, Vera Picaku, bën përgjegjëse të dyja partitë e mëdha PD e PS për situatën e krijuar në administratë. Ajo shprehet se është shkarkuar vetëm për bindje politike, andaj duke hequr një paralele me të njëjtën situatë të krijuar pas 2005-ës, Picaku kërkon që ky fenomen të marrë fund.

Vera Picaku: Përgjegjëse për largimet të dyja palët, nuk jam përdorur nga PD Intervistoi: Nevila Perndoj

V

era Ndoj Picaku pak e ka mendjen se çfarë thotë ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa grevistët e tjerë të ngujuar bashkë me të në çadrën krah Kryeministrisë e përballë Piramidës, janë përqendruar teksa ai po flet në seancën parlamentare të ditës së enjte, përmes një ekrani që atyre u është vënë në dispozicion. Ajo është e bija e një mësuesi të vjetër nga Mirdita, Gjon Mark Ndoj, i cili bëri plot 18 vite burg pas vrasjes së Bardhok Bibës (ish-sekretar politik i Partisë Komuniste të Mirditës) më 1949. Vera Ndoj Picaku që ka treguar historinë e peripecive të familjes së saj gjatë regjimit komunist në librin “Fëmijë, apo grua 12 vjeç?”, është po aq e pakënaqur edhe sot. E diplomuar në dy fakultete dhe një master shkencor, ajo është punësuar me kontratë në kohën e qeverisjes së PD-së, (tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) edhe pse marrëdhëniet e familjes së saj me këtë qeverisje nuk kanë qenë aq fatlume sa ajo. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Vera Picaku bën përgjegjëse të dyja partitë e mëdha, PD e PS, për situatën e krijuar në administratë. Ajo shprehet se është shkarkuar vetëm për bindje politike, andaj duke hequr një paralele me të njëjtën situatë të krijuar pas 2005-ës, Picaku kërkon që ky fenomen të marrë fund. “E kam thënë edhe herë të tjera se ata njerëz që janë të zotë duhet të rrinë me çdolloj pushteti dhe jam komplet kundra largimeve politike. Nëse nuk do të marrë fund kjo gjë, atëherë ne do të mbetemi në këto ujëra dhe nuk do ta shohim as Evropën, as fëmijët tanë nuk do të integrohen, as shoqëria dhe as Shqipëria nuk do të jetë e shëndetshme”, - shprehet ajo ndër radhë. Picaku e ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative në Apel, edhe pse vendimi ishte në favor të saj. Por pse Vera Picaku nuk priti vendimet e gjykatave? Pse iu fut rrugës ekstreme për të kërkuar të drejtat e saj? Përgjigjet, deri diku ajo i jep në këtë intervistë, ndërsa nuk pranon askund se ajo është përdorur politikisht nga PD-ja. “…Për mua nuk ka mbetur asgjë përveçse të kërkoj një azil politik, pasi nuk më don as PD-ja dhe as PS-ja. Nuk jam përdorur nga askush në këtë grevë. Unë kam hyrë këtu me dëshirën time, bashkë me Nertilën. Kam parë që ne po kërkojmë një kauzë të drejtë. Duhet të marrë fund kjo situatë dhe të mos jemi bastet e asnjërit pushtet në politikë”. Kush është Vera Picaku dhe si u futët në grevën e urisë? Vera Picaku vazhdon të jetë e persekutuar politike me dy universitete, me master shkencor, me një libër të botuar. Kam dy fëmijë, dhe jam e martuar në një familje thellësisht me bindje të majta. Im shoq ka qenë anëtar i PSsë. Duke qenë i martuar me mua, ai nuk ka mbajtur asnjë qëndrim pasi ka besuar në kauzën time. Nuk kemi qenë hakmarrës, por gjithnjë tolerantë. Martesa ime ka qenë toleranca ime më e madhe. Në vitin 1988, kur unë kërkoja shkollën e lartë tek Sekretari i Parë i Partisë së Krujës, Qemal Bregasi më ka thënë “që nuk ka shkollë për ty” dhe “ik e merr një djalë të shtresës tënde, pasi kjo është e vetmja zgjidhje që mund të bësh ti si vajzë në këto kushte”. Por unë u futa tek një familje e majtë në atë kohë, dhe sot dua t’i them Edi Ramës, meqenëse unë e tregova tolerancën time, e shpreha atë mospasjen e urrejtjes, madje pranova të gjitha të këqijat e komunizmit, ne nuk vramë njeri, as nuk dënuam njeri, pra ne e treguam humanizmin tonë. Prandaj e them me këmbëngulje se Edi Rama do të mbetet në minorancë. Duke parë që unë, nuse e një familjeje të majtë jam pushuar nga puna, rezultati del që të gjithë në familjen e burrit tim janë bërë kundërshtarë të Edi Ramës; fëmijët e mi po rriten me luftë klasash dhe unë nëse e harrova këtë gjë, fëmijët e mi po i rikthehen luftës së klasave pasi po rriten në kushte të këqija. Unë kisha një gjendje ekonomike stabël dhe mendova se vetëm mund ta ringrija atë. Por sot gjendem e papunë dhe përballë vështirësive shumë të mëdha. Pse jeni shkarkuar nga puna, cilat janë arsyet? Arsyet e mia janë krejtësisht politike, pasi argumentin e shkarkimit tim e ka rrëzuar edhe gjykata. Ka marrë vendim Gjykata Administrative?

Po. Dhe e ka quajtur të pavlefshëm vendimin që më kanë dhënë për shkarkim. Pra kauza ime është e drejtë. A është apeluar vendimi i gjykatës? Po. Do ta apeloj edhe në Gjykatën e Apelit. Pse do ta apeloni kur vendimi ka qenë në favorin tuaj? Do ta apeloj sepse jam trajtuar në mënyrë krejt të ndryshme nga të gjithë ata që kanë fituar, pasi më është dhënë paga neto dhe kjo nuk m’u duk e drejtë, pasi të tjerëve u është dhënë paga bruto dhe më janë ulur pagat… Pra, ju nuk mund të ktheheni dot në punë, thjesht keni fituar pagat? Me Kodin e Punës ne nuk kthehemi në punë, por në bazë të ligjit që është miratuar në maj të vitit 2013, i bie që unë duhet të fitoj statusin e Nëpunësit Civil dhe të kthehem në punë. Pse pretendoni se jeni larguar politikisht? Them se jam larguar politikisht, pasi në datën 18 nëntor unë kam dërguar letrën e Bedri Blloshmit, pasi unë përfitoj statusin e të përndjekurit politik dhe në këtë këndvështrim unë thjesht sa i kam paralajmëruar ata se unë jam e djathtë. Ata më kanë dhënë vendimin e largimit nga puna dy ditë më pas. Pse nuk prisni vendimet e gjykatave, por morët këtë vendim ekstrem? E morëm sepse neve na duhet vendi i punës, sepse paga ime ishte e vetmja e ardhur ekonomike në familjen time. Sa vite pune keni? Unë nuk kisha bërë akoma tetë vite punë. Ne kohën e PS-së kam qenë e papunë, edhe pse kam tentuar vazhdimisht të kërkoj punë… Ju thatë se jeni punësuar në kohën e qeverisjes së PD-së, por a mendoni se PD-ja është po aq përgjegjëse sa PS-ja për situatën e krijuar sot në administratë, pasi vjen një palë dhe ikën tjetra,

Vera Picaku

“Unë do t’i tregoja Ramës mesazhin që ma ka dërguar para zgjedhjeve. Nuk kam nevojë t’i shtoj gjë tjetër përveçse ti them që unë jam ajo që jam shkolluar me dy universitete, me një master shkencor dhe unë nuk kam ndërmend që të ndryshoj apo të shitem për asnjë lloj partie politike. Kjo jam unë. Luftoj për shpirtin e lirë dhe idealet, siç ka luftuar edhe im atë 20 vjet nëpër burgjet e diktaturës”.

”Mua, në mitingun përmbyllës të PDsë, më kanë thënë që “do të vish në miting” dhe u kam thënë “jo”. Më kanë thënë “mirë, mirë, se ta tregojmë ne kur të vijë Sali Berisha”, ndërsa unë e mora me të qeshur sepse unë e jam e djathtë dhe nuk pres që të më largojë Sali Berisha. Puna është këtu, se si kishin guximin të më bënin edhe presion ndërsa sot ata janë ende në punë, kurse unë jam larguar"

ndërsa fenomeni i shkarkimeve masive në administratë mbetet...? Patjetër, patjetër…Mund t’ju marr rastin e vëllait tim. Në vitin 2000, vëllai im është hequr nga puna sepse punonte në Bashkinë e Rrëshenit, që e mori vajza e Bardhok Bibës dhe im atë është dënuar për Bardhok Bibën. Ky ka qenë largimi i parë nga puna i vëllait tim. Në vitin 2011, vëllai im është hequr nga kryetari i Komunës së Milotit, demokrat. E ka hequr nga puna. Vëllai ka fituar gjyqin dhe ka filluar të marrë lekët. Ndërkohë që historia përsëritet. Unë jam ajo që sot gjendem pa punë dhe largohem nga socialistët. Më 24 qershor të vitit të kaluar unë botova edhe një libër në 85 vjetorin lindjes së babait tim. Mendova se me kohën e socialistëve do të zbatohej meritokracia. Duke pasur një back-ground të tillë me dy fakultete me rezultate te shkëlqyera dhe me master shkencor, nuk bëra fushatë për asnjë njëri dhe parti… Madje dua të sjell një shembull këtu. Mua në mitingun përmbyllës të PD-së më kanë thënë që ”do të vish në miting” dhe i kam thënë “jo”. Më kanë thënë “mirë, mirë, se ta tregojmë ne kur të vijë Sali Berisha”, ndërsa unë e mora me të qeshur sepse jam e djathtë dhe nuk pres që të më largojë Sali Berisha. Puna është këtu se, si kishin guximin të më bënin edhe presion, ndërsa sot ata janë ende në punë, ndërsa unë jam larguar...Unë gjithashtu kam akoma edhe mesazhin që më ka çuar Edi Rama, që thotë se “në qoftë se ke hyrë në punë me meritë, do të qëndrosh në punë”. Dhe unë kam hyrë me meritë dhe i kam bërë hismet punës. Kur e ka çuar mesazhin Rama? E ka çuar para zgjedhjeve… Ka pasur qëndrime të vazhdueshme nga ana e PS-së, por edhe një pjese të opinionit publik se kjo grevë po përdoret. A po përdoreni ju, znj. Picaku nga PD-ja? Unë nuk kam shanse që të përdorem nga PD-ja pasi prej pesë muajsh dosja ime fle në bashki dhe askush nuk është interesuar për mua që të më marrë në punë. Për mua nuk ka mbetur asgjë përveçse të kërkoj një azil politik pasi nuk më don as PD-ja dhe as PS-ja. Nuk jam përdorur nga askush në këtë grevë. Unë kam hyre këtu me dëshirën time bashkë me Nertilën. Kam parë që ne po kërkojmë një kauzë të drejtë. Duhet që të marrë fund kjo situatë dhe të mos jemi bastet e asnjërit pushtet në politik. Ne duhet të jemi vetvetja. Nëse do të merrni një përgjigje pozitive për t’u kthyer në punë, ju do ta lini grevën, apo kjo çështje ka shkuar edhe më larg se kaq? Unë mund ta them me bindje se më kanë bërë ftesë që të tërhiqem nga greva, sepse mua mund të më kthejnë. Kush ju ka thënë? Nuk mund ta them, sepse është person i nderuar. Është i PS-së? Po i PS-së…Por dua të sqaroj se unë jam e parimit dhe e kam thënë edhe herë të tjera se ata njerëz që janë të zotë, duhet të rrinë me çdolloj pushteti, dhe jam komplet kundra lar-

gimeve politike. Nëse nuk do të marrë fund kjo gjë, dhe kjo tashmë është kauza ime më e madhe, atëherë ne do të mbetemi në këto ujëra dhe nuk do ta shohim as Evropën, as fëmijët tanë nuk do të integrohen, as shoqëria dhe as Shqipëria nuk do të jetë e shëndetshme. Si është një ditë e zakonshme për ju në çadër? Sikur jemi të burgosur, sikur jemi të ndaluar ndaj çdo lloj gëzimi, sikur ne kemi frikë të shikojmë as çfarë ka nga të dyja faqet e çadrës. Por ne jemi të vendosur që ta çojmë këtë kauzë deri në fund. Ndjeshmëria është krejt e pamundur nga ana e kryeministrit sepse sapo e dëgjuam Ramën në Kuvend dhe nuk kishte as pikën më të vogël të pendesës. Nuk dha as edhe një mundësi që të vinte të bisedonte me ne për të na dhënë qoftë edhe më të voglën zgjidhje. Çfarë do t’i thoshit Ramës nëse do të vinte këtu? Unë do t’i tregoja Ramës mesazhin që ma ka dërguar para zgjedhjeve. Nuk kam nevojë t’i shtoj gjë tjetër, përveçse t’i them që unë jam ajo që jam shkolluar me dy universitete, me një master shkencor dhe unë nuk kam ndërmend që të ndryshoj apo të shitem për asnjë lloj partie politike. Kjo jam unë. Luftoj për shpirtin e lirë dhe idealet, siç ka luftuar edhe im atë 20 vjet nëpër burgjet e diktaturës. Çfarë mendon familja juaj për këtë lëvizje tuajën? Fillimisht im shoq ishte shumë i tronditur dhe me tha që “po përdoreni mish për top”. Unë i thashë që nuk e lejoj veten time të përdorem. Unë po luftoj për një kauzë të drejtë. Po luftoj për fëmijët e mi. Po luftoj për të gjithë të larguarit nga puna, qoftë për ata që janë larguar tashmë, apo ata që presin të largohen sot, qofte edhe ata që do të kërkojnë të largojnë njerëz nga puna sa herë që ndërrojnë pushtetet. Çfarë prisni nga kjo grevë, çfarë mendoni se do të fitoni? Nuk shpresoj tek ndjeshmëria e Edi Ramës, por mendoj se solidarizimi i medias vendase dhe ajo e huaj është i madh. Mendoj se do të jetë dikush tjetër që do t’i thotë Ramës që shiko se aty ke disa njerëz që vuajnë për bukën e gojës dhe sa e sa njerëz si puna e këtyre vuajnë dhe nuk kanë asnjë tjetër mundësi për të ushqyer fëmijët e tyre. Megjithatë znj. Picaku, sa të njëjtë e sheh situatën tënde me grevistët e tjerë në çadër, si është marrëdhënia juaj me ta, për disa prej të cilëve është thënë se kanë biznese dhe se nuk kanë të njëjtën kauzë? Për çfarë kemi në këtë çadër unë i njoh dhe kam respektin më të madh. Për mua janë njerëzit më të respektuar. Nuk kam pesimizëm se gjërat mund të shkojnë më keq. Kjo është hera e parë që ndodh për një kauzë kaq të madhe dhe askush të mos e komentojë se ne nuk jemi edhe me ata që janë larguar edhe para nesh. Kam ndjeshmëri për këdo që është larguar para nesh ashtu si edhe ne sepse, nuk ndërtohet lumturia mbi fatkeqësinë e tjetrit dhe kjo është ajo që më shoqëron, kjo është ajo që më jep zemër për të ecur përpara.


12

E shtunë-diel, 31-01 qershor 2014

www.mapo.al

Speciale Europa para dilemave për prosperitet dhe demokraci pas rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. A rrezikon kjo procesin e anëtarësimit dhe vendeve joanëtare? Ja si e shpjegon prestigjiozja “The Economist” në kryeartikullin e javës

Votuesit e zemëruar të Europës Pasojat direkte politike mund të mos jenë shumë të rëndësishme. Në kuadër të Parlamentit Europian, populistët ndoshta do të grinden aq shumë sa edhe proeuropianet që zënë tashmë 70 % të vendeve mund të vazhdojnë në rrugën e tyre të zakonshme konsensuale. Por pasojat afatgjata mund të jenë të mëdha.

“Të vendosur për të hedhur themelet e një bashkimi edhe më të ngushtë në mesin e popujve të Evropës ... “ një shpallje në Traktatin e Romës, që filloi projektin europian që në vitin 1957. Por kur historia e Unionit Europian të jetë shkruar, 2014 me shumë gjasa, do të jetë një vit domethënës, pikërisht për faktin se votuesit europianë u kanë thënë liderëve të tyre të braktisin aspiratat fisnike për bashkimin në një union të nisura më shumë se gjysmë shekulli më parë dhe që kanë formësuar politikat e saj qysh atëherë. Edhe pse një votim i madh anti-europian pritej, shkalla e tij erdhi gati si një goditje. Në Francë, Fronti Kombëtar Le Pen ( FN ) erdhi në nivelin më të lartë me 25% të votave. Partia Pavarësia në Britaninë e Madhe ( UKIP ) e bëri akoma edhe më mirë, me një rritje 27%. Pothuajse 40 % të votave në Greqi shkoi në partitë gjerësisht euroskeptike apo haptas raciste. Pas këtyre rezultateve, deri në 30 % e vendeve në Parlamentin e ardhshëm Europian do të mbahen nga parti antieuropiane. Më pas kryeministri francez, Manuel Valls kishte të drejtë për të folur për një “tërmet” politik. Prosperiteti dhe demokracia

Pasojat direkte politike mund të mos jenë shumë të rëndësishme. Në kuadër të Parlamentit Europian, populistët ndoshta do të grinden aq shumë sa edhe proeuropianet që zënë tashmë 70 % të vendeve mund të vazhdojnë në rrugën e tyre të zakonshme konsensuale. Por pasojat afatgjata mund të jenë të mëdha. Evropa përballet me mundësinë që konservatorët në pushtet në Britani të realizojnë referendumin e premtuar për anëtarësimin në BE pas zgjedhjeve të ardhshme. BE-ja

mund të mbijetojë edhe me një tërheqje britanike, por nëse Franca zgjodhi një antieuropiane si zonja Le Pen, një tërheqje e mundshme e Francës, nëse ajo fiton terren më tej, do të ishte fundi për Bashkimin Europian. Muddling thotë se Brukseli duhet t’u përgjigjet krizave, nuk është një opsion këtë herë, për në qoftë se BE-ja nuk ndryshon vullnetarisht, votuesit do të detyrojnë n d r ys h i m e mb i t ë . P ë r t ’ i u përgjigjur armiqësisë së tyre, liderët e Evropës duhet së pari të shqyrtojnë arsyet. Nacionalizmi është qartë një faktor. Mesazhi se votuesit nuk i duan të huajt duke u thënë atyre se çfarë të bëjnë, është transmetuar me zë të lartë dhe qartë nga programet e partive të tilla si UKIP dhe FN, dhe kjo nuk është vota e parë refuzuese. Francezët dhe holandezët rrëzuan projektKushtetutën e BE-së në vitin 2005 dhe irlandezët nuk votuan Traktatin e Lisbonës në referendumin e vitit 2008. Armiqësia ndaj emigracionit është një tjetër motiv. Shumica e partive anti-BE janë edhe kundër të huajve. Pakënaqësia ndaj BE-së është rritur që kur ajo u zgjerua në drejtim të Lindjes dhe punëtorët nga ato vende të varfra lëvizën drejt Perëndimit. Së fundi, ekonomia është një shofer i madh i pakënaqësisë. Është e dukshme se në Francë liderët e së cilës nuk kanë zgjidhje për ekonominë e tyre të brendshme, janë shumë më të zemëruar se gjermanët, ekonomia e të cilëve është shëruar mjaft mirë. Britania mund të rritet tani, por fakti që ekonomia e saj u tkurr në mënyrë të ndjeshme si pasojë e krizës ndihmon në shpjegimin e sjelljes. Ka dy zgjidhje për problemet e Evropës: prosperitet ekonomik dhe

Nacionalizmi është qartë një faktor. Mesazhi se votuesit nuk i duan të huajt duke u thënë atyre se çfarë të bëjnë, është transmetuar me zë të lartë dhe qartë nga programet e partive të tilla si UKIP dhe FN, dhe kjo nuk është vota e parë refuzuese. Francezët dhe holandezët rrëzuan projekt-Kushtetutën e BE-së në vitin 2005 dhe irlandezët nuk votuan Traktatin e Lisbonës në referendumin e vitit 2008.

rritje e demokracisë, e cila në thelb do të thotë një besim më i madh i votuesve tek pushteti dhe tek institucionet. Dy synimet shpesh koincidojnë, por jo gjithmonë. Ka shumë fusha të jetës kombëtare në të cilat Brukseli duhet të ndërhyjë më pak. Pjesa më e madhe e shiritit të kuq të panevojshëm duhet grisur dhe shumë rregulla duhen braktisur. Liria për të rregulluar shumë detaje në lidhje me fushat sociale si punësimi, koha e punës dhe kështu me radhë, duhet t’u dorëzohet qeverive kombëtare. Fuqitë e Parlamentit Europian duhet të reduktohen dhe parlamentet kombëtare të kenë më shumë fuqi. Të paktën në fillim, këto reforma mund të bëhen pa shumë mundime dhe çfarë është më e rëndësishmja, pa patur nevojë për ndryshimin e traktatit. Por, prosperiteti dhe demokracia përplasen në dy fusha. E para është emigracioni. Po, vendet duhet të jenë të lira për të marrë masa të ashpra për “turizmin e mirëqenies “, një burim i veçantë i zemërimit. Rregullat mund të forcohen për ta bërë atë më të vështirë për emigrantët. Vendet e varfra, aplikante të reja të BE-së, mund të jenë subjekt i periudhave edhe më të gjata të tranzicionit, kur lëvizja e lirë është e kufizuar. Por “ katër liritë “ e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës mbështesin tregun e vetëm të Evropës. Të hedhësh poshtë çdonjërën nga këto vihet në pikëpyetje ndërmarrja e përbashkët, çka mund të bëhet shkak edhe për një përkeqësim ekonomik të vendeve, që është edhe një arsye e madhe për pakënaqësinë e tanishme. Tregu i vetëm siguron setin e dytë të konflikteve. Kriza tregoi se zona ‘euro’ ka nevojë për një bashkim bankar. Dhe shpresa më e mirë


E shtunë-diel, 31-01 qershor 2014

13

www.mapo.al

“Ndryshim midis Frontit Nacional në Francë dhe partive të tjera populiste të djathta në Europë?”, Etienne François, historian në Qendrën franceze të Universitetit të Lirë të Berlinit, qesh me sarkazëm: “Në asnjë nga vendet e tjera europiane një parti e djathtë populiste nuk ka kaq shumë idhtarë sa në Francë- për fat të keq!”

Tri partitë ekstremiste që përmbysën skenën politike në Itali, Francë, Greqi. Nga populizmi te frika për racizëm Fronti Nacional i Marine Le Pen “Ndryshim midis Frontit Nacional në Francë dhe partive të tjera populiste të djathta në Europë?”, Etienne François, historian në Qendrën franceze të Universitetit të Lirë të Berlinit, qesh me sarkazëm: “Në asnjë nga vendet e tjera europiane një parti e djathtë populiste nuk ka kaq shumë idhtarë sa në Francë- për fat të keq!” Në zgjedhjet e fundit ata u renditën të parët, duke marrë 25 për qind të votave dhe bërë një prej përmbysjeve më të mëdha në historinë e politikës franceze. Figura që ka dominuar partinë populiste të djathtë në Francë ka qenë për shumë kohë Jean-Marie Le Pen. Ai e krijoi 40 vjet më parë Frontin Nacional dhe u bë i njohur me shprehjet e tij raciste dhe antisemitiste. Në janar 2001, udhëheq jen e partisë e mori Marine Le Pen. Avokatja 43-vjeçare është më e vogla e tri bijave të Le Pen. Nga pikëpamja tematike ajo është më fleksibël se i ati. Marinë Le Pen përpiqet që të modernizojë partinë dhe t’i japë një kurs më të moderuar. Megjithatë, skepticizmi ndaj Europës, nacionalizmi dhe mbrojtja e sovranitetit të Francës janë tema të pandara në programin e Frontit Nacional. Objektiva të Marine Le Pen janë si dalja nga zona e euros, ashtu edhe dalja nga NATO. Një nga temat kryesore mbetet armiqësia ndaj të huajve. Fronti Nacional lufton kundër infiltrimit në Francë të të huajve, veçanërisht të emigrantëve myslimanë.

e rritjes qëndron në zgjerimin e tregut unik. Komisioni ka nevojë për të hequr pengesat në tregtinë e shërbimeve, energjisë dhe të ekonomisë dixhitale. Hapja në ekonominë e Europës do të fyejë disa votues (dhe të trembë disa politikanë), por alternativa tjetër është stanjacioni ekonomik, çka e dëmton projektin gjithsesi. Në kërkim të një udhëheqësi

Mund të jetë ashtu siç euroskeptikët argumentojnë, se Evropa nuk mund të ndryshojë. Por reagimi fillestar nga udhëheqësit kombëtarë ka qenë inkurajues. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit të BEsë, José Manuel Barroso, i kanë bërë thirrje Komisionit për të bërë më pak. François Hollande i Francës, thotë se BE-ja është shumë e largët dhe duhet të zvogëlojë fuqinë e saj. Matteo Renzi i Italisë ka fituar mbështetje për reformën. David Cameron, kryeministri i Britanisë, ka kërkuar një reduktim në kompetencat e Brukselit. Udhëheqës të tjerë të Evropës do të bënin mirë që të kishin një ide dhe pastaj të pretendojnë. Detyra e parë është për të emëruar një president të ri të Komisionit Europian, i cili të jetë i përgatitur për të zbatuar ndryshime radikale. JeanClaude Juncker e ka mbështetjen e zonjës Merkel. Por ajo duket se e ka kuptuar që, duke bërë asgjë nuk është një opsion. Zgjedhja jonë do të ishte Christine Lagarde; shefja franceze e FMN-së është e zgjuar dhe mjaft e hollë në çështjet e interesave. Me zonjën Lagarde si presidente, Britania do të ketë më shumë gjasa për të qëndruar. Nëse BE-ja është për të mbijetuar, ajo tashmë ka nevojë për një udhëheqës.

The Economist

Njoftim

për Vënd të Lirë Pune Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, OSFA – Soros, prej 20 vitesh i është përkushtuar ndërtimit të një shoqërie aktive dhe tolerante, me një qeverisje të përgjegjshme dhe të hapur për pjesëmarrjen e të gjithë individeve, formësimit të politikave publike që sigurojnë ndershmëri më të madhe në sistemet politike, ligjore dhe ekonomike dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Në kuadër të nismës më të fundit, OSFA pret aplikime nga profesionistë të motivuar e të kualifikuar, të cilët janë të përkushtuar në avancimin e vlerave dhe parimeve të një shoqërie të hapur, duke u punësuar në pozicionin “Menaxher Programi”. Përshkrimi i Punës Menaxheri i Programit do të jetë përgjegjës për zbatimin e tre iniciativave më të fundit të Fondacionit, të lidhura me; a) Krijimin e një inkubatori biznesi në vend, i cili do të ketë për synim zhvillimin e sektorit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) të cilat do t’i shërbejnë punësimit të të rinjve. b) Rritjen e pjesëmarrjes dhe transparencës në procesin e Reformës së Arsimit të Lartë c) Përgatitjen e një raporti teknik që do të reflektojë analizën e kostove dhe benefiteve të ndërtimit të shkollave publike të gjelbëra që përdorin energji efiçente. Kohëzgjatja e programit: 2 vjet Vendi i punës: Zyrat e OSFA Për detaje lidhur me detyrat themelore të pozicionit, kërkesat për profilin e kandidatëve si dhe për kushtet e aplikimit ju lutemi të vizitoni faqen e internetit www.soros.al Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 20 Qershor 2014. Vetëm aplikantët e short-listuar do të kontaktohen për informim apo udhëzime të mëtejshme.

Syriza, të majtët që përmbysën Greqinë Në zgjedhjet për Parlamentin Europian, Syriza doli parti e parë në Greqi, duke përmbysur për herë të parë një “diktaturë” që ndante pushtetin mes PASOK-ut dhe Demokracisë së Re. Edhe pse e shtyrë fort majtas, Syriza është një parti nacionaliste dhe nuk fut asnjëherë në diskutim çështje të mëdha të Greqisë (çështja çame). Si të gjitha partitë populiste, ajo predikon shpëtimin e nderit, kthimin e pavarësisë së kombit e të tjera të ngjashme. Ndryshe ama nga e kundërta e saj Agimi i Artë, Syriza është më miqësore me emigrantët. Aleksis Tcipras që doli në krye të saj, ishte në momentin e duhur, në vendin e duhur. Askush në fakt nuk e priti atë rezultat të tyre në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe prej asaj dite ata kanë ardhur duke u forcuar. Syriza është sot partia e parë në Greqi, ajo po ashtu ka fituar prefekturën kryesore të Greqisë në pushtetin lokal dhe është një nga kandidatet kryesore për të fituar zgjedhjet e ardhshme në këtë vend. Qëndrimet e saj mbeten radikale edhe pse nuk do të kenë fuqinë e Frontit Nacional në Parlamentin Europian. Ende nuk dihet se cili do të jetë grupi që ata do t’i bashkohen në këtë parlament. Grillo, 5 yjet që e bënë të dukej e mundur Një mësuese 50-vjeçare që për herë të parë kishte qenë në Senat, ‘Pallatin e Madamës’, siç e quajnë italianët, para 10 vjetësh për të shoqëruar download (12) nxënësit e saj me aftësi të kufizuara, dhe u kthye atje si senatore. Ajo (Giuliana di Pillo) kurrë s’e kishte menduar. Kjo është “mrekullia” që ka bërë Beppe Grillo, komiku që sfidoi politikën italiane dhe e mundi atë. Edhe pse në zgjedhjet europiane, Grillo pa t’i binin ndjeshëm kuotat, ai u bë parti e dytë në Itali, duke lënë pas Forza Italia-n e Berluskonit. Ai fajësoi për këtë faktin që italianët ishin të vjetër dhe se ata duhej të prisnin dhe disa vite sa kjo Itali e vjetër të mos ishte më. Si ia doli Grillo? Populizëm dhe premtime radikale që përfshijnë deri nxjerrjen e vendit nga Euro dhe Bashkimi Europian, uljen drastike të rrogave të deputetëve dhe të punësuarve të tjerë të lartë (premtim që e kanë vënë në jetë në Sicili, ku qeverisin prej një viti) nga njëra anë dhe nga ana tjetër, dalja e bojës e politikës dhe personazhe tradicionalë të akuzuar për korrupsion dhe sigurisht kriza që ka përfshirë prej kohësh ekonominë.


14

E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 ISBN 978-9928-4181-9-7

www.mapo.al

36 / scripta manent

8

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

15

www.mapo.al

Përmet

“Gjatë këtyre ditëve, Përmeti ka pasur më tepër se 2 mijë vizitorë që kanë ardhur në qytet për të përkujtuar këtë datë. Pra, është një datë që ka edhe vlera turistike për Përmetin dhe i shërben turizmit”

Aty ku enverizmi i shërben turizmit Kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe komenton rievokimin e së kaluarës enveriste përmes nderimit me grusht të nxënësve apo festimeve për Kongresin e Përmetit. “Koha e shkuar do të kujtohet gjithnjë, nëse politika do të dështojë të sjellë mirëqenie sociale” Nga Përmeti/ Dashamir Biçaku

Sigurisht që ka njerëz që duan ta përdorin politikisht këtë çështje. Ka njerëz që duan të përfitojnë nga të gjithë krahët. Për ne si përmetarë, përkujtimi i Kongresit të Përmetit ka një rëndësi të veçantë, sepse është e lidhur me transformimet që ka pësuar qyteti në përvjetorë të ndryshëm.

Javët e fundit Përmeti është kthyer në kryeqendrën e nostalgjikëve të Enverit, por kjo jehonë pak e shqetëson kryetarin e bashkisë së qytetit të vogël. “Asgjë të organizuar nuk kishte në nderimin me grusht të nxënësve”, - pohon Gilberto Jaçe në një intervistë për MAPO-n, duke mos përjashtuar megjithatë se këto akte bëhen për përfitime politike. Në të vërtetë, përvjetorët e Kongresit të Përmetit i kthejnë qytetit gjallërinë e munguar. Një lloj turizmi enverist ta quajmë, që ka mbajtur plot 20 hotelet e Përmetit, që njihet si bastion i së majtës. Kryetari i Bashkisë pohon më tej se sfidat e vërteta janë ato për më shumë punësim e mirëqenie, e sa herë qeveritë të dështojnë në shpërndarjen e këtyre të mirave, kokat e njerëzve do të jenë të kthyera më shumë nga e shkuara, sesa nga e ardhmja. Z. Jaçe, Përmeti është vënë në qendër të vëmendjes gjatë muajit maj të këtij viti, për disa episode që lidhen me simbolet e Luftës, të përdorura edhe gjatë periudhës së regjimit komunist. 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, ishte një nga këto episode. A vëreni një rikthim të vlerësimit për periudhën komuniste? Së pari dua t’ju them se Përmeti është një qytet i hapur, mikpritës dhe me një histori të admirueshme. Kuptohet që forcat e majta, veçanërisht Partia Socialiste, është në mazhorancë dhe dominuese dukshëm në krahasim me të gjitha forcat e tjera të marra së bashku. Mund t’ju them që në zgjedhjet e fundit PS-ja mori 2000 vota në qytet, ndërsa PD-ja ishte parti e tretë. Madje LSI-ja ishte shumë më lart se PD-ja në këto zgjedhje. Sa i përket përkujtimit të Ditës së Dëshmorëve dhe nderimi me grusht në varrezat e dëshmorëve,

mund t’ju them se nuk ka pasur ndonjë organizim. Ka pasur një rastësi në këtë ngjarje, por nuk ka pasur diçka të organizuar. Ndaj është e kotë e gjithë zhurma që bëhet se ky veprim tenton të risjellë nostalgjinë komuniste. Të gjithë ata nxënës janë përkulur përballë njerëzve që kanë dhënë jetën për këtë vend, si dhe përballë familjarëve të afërmve dhe paraardhësve të tyre. Koha e shkuar do të kujtohet gjithnjë, edhe periudha para viteve ’90, nëse politika do të dështojë të sjellë një mirëqenie sociale më të mirë. Nëse do të ketë më shumë shkolla, më shumë kujdes shëndetësor, më shumë spitale, më shumë punë, më shumë mirëqenie, nuk do të shikohet pas. Ata partizanë që u nderuan, u nderuan se luftuan me idealizëm, dhe e përqafuan me idealizëm pjesën më të mirë të asaj periudhe, pa e ditur se shumë gj��ra më pas do të ndryshoheshin. Unë personalisht nuk kam ndonjë kompleks për të diskutuar për atë kohë, pasi vetë jam një nga njerëzit që kam hequr nga klasat apo nga korridoret e shkollave, bustet dhe portretet e Enver Hoxhës dhe drejtuesve të tjerë komunistë. A mendoni se kjo çështje po përdoret politikisht për ta përdorur për efekte zgjedhore dhe çështje votash këtë situatë ? Sigurisht që ka njerëz që duan ta përdorin politikisht këtë çështje. Ka njerëz që duan të përfitojnë nga të gjithë krahët. Për ne si përmetarë, përkujtimi i Kongresit të Përmetit ka një rëndësi të veçantë, sepse është e lidhur me transformimet që ka pësuar qyteti në përvjetorë të ndryshëm. Në dy raste, ky përvjetor është shoqëruar edhe me ndryshime rrënjësore të qytetit, që kanë të bëjnë me ndryshimin e planit rregullues të qytetit, duke u shtruar rrugë të reja, apo duke u ndërtuar një hyrje më dinjitoze për qytetin, a rregullime të tjera në infrastrukturë. Bashkia e Përmetit e ka festuar edhe përkujtuar 24 Majin edhe në vitet e tjera, por askush nuk është kujtuar të bëjë një zhurmë të tillë. Pra, kjo do të thotë se kjo çështje po përdoret politikisht dhe se është një zhurmë artificiale. 24 Maji i këtij viti u organizua nga Bashkia e Përmetit, ndërsa kryetari i Parlamentit, z. Ilir Meta shprehu dëshirën për të festuar dhe erdhi. Madje në vitet e mëparshme nuk ka pasur pjesëtarë të qeverisë, por përfaqësues të partive politike të majtë e të djathtë kanë marrë pjesë. Mund t’ju them që vetëm gjatë këtyre ditëve Përme-

ti ka pasur më tepër se 2 mijë vizitorë që kanë ardhur në qytet për të përkujtuar këtë datë. Pra është një datë që ka edhe vlera turistike për Përmetin dhe i shërben turizmit. Mund t’ju them se aktualisht në Përmet ka më tepër se 20 hotele që rrinë gjatë gjithë kohës të mbushur në këtë periudhë dhe thuajse çdo ditë vijnë nga 2-3 autobusë të mbushur me të huaj. Në dimër bie intensiteti, por gjithsesi edhe atëherë ka turistë dhe vizitorë që nuk hezitojnë të shijojnë bukuritë e natyrës sonë. Një nga çështjet më të rëndësishme që po diskutohen aktualisht është devijimi i Vjosës në anën greke të saj, si dhe ndërtimi i një hidrocentrali në brendësi të territorit të Shqipërisë në një nga degët e Vjosës. Si e vlerësoni ndikimin e mundshëm të këtyre projekteve në Përmet, nëse ato realizohen ? Promovimi i territorit, i vlerave të natyrës, i produkteve tipike tradicionale, zhvillimi i sektorit turistik duhet të jenë një nga nxitjet më të rëndësishme për zonën. Turizmi kulturor, malor dhe rregullimi infrastrukturës, përkujtimi i vëllezërve Frashëri, Laver Bariut, për nder të të cilit është organizuar edhe edicioni i parë i Festivalit të Sazeve në Përmet, që mban edhe emrin e tij dhe do punojmë që të jetë i përvitshëm. Vjosa është nga lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Evropë dhe ne duhet ta ruajmë. Për ne por edhe për të gjithë qytetarët e Përmetit është një shqetësim serioz. Nëse do të viheshin në balancë, përfiti-

met nga ndërtimi i hidrocentralit, apo devijimi i Vjosës në liqenin e Janinës, të ardhurat ekonomike do të ishin më të mëdha në këtë mënyrë siç janë aktualisht. Në rast të ndërhyrjes së mundshme të ardhurat do të ishin të mëdha vetëm për një grup të vogël njerëzish, por jo në interes të popullsisë, e cila do të kishte më shumë dëm. Ne si bashki, por edhe si komunitet i krahinës, do të ndërmarrim hapat tanë për ndërgjegjësimin e opinionit publik, që kjo ndërmarrje të mos realizohej. Kjo zonë ka nevojë që të ketë prioritet turizmin. Madje para pak ditësh ne kishim organizuar edhe një manifestim në kanionin e Langaricës me moton “Unë e dua Vjosën”. Ndërtimi i hidrocentralit, si dhe devijimi i Vjosës, do të bënin të zhdukeshin specie të rralla ujore që rriten vetëm në lumin e Vjosës, si Lenica një ngjalë që rritet vetëm në Vjosë, buzëtrashi, gojëmadhi, e peshq apo specie të tjera që nuk gjenden në ujëra të tjera. Ju keni pasur një konflikt disa muaj më parë në lidhje me Pallatin e Kulturës në Përmet, pasi Kisha pretendonte ta kthente në një objekt kulti fetar, ndërsa ju patët edhe një konflikt me ta. Si është zgjidhur kjo çështje aktualisht ? Kjo është një çështje e zgjidhur tashmë. Ishte një pretendim i Kishës për një objekt të vjetër kulti që ka nisur të ndërtohet në vitet ‘30, anës Pallatit të Kulturës aktualisht, por që nuk është përfunduar kurrë. Tani ai objekt nuk është më dhe s’ka sesi t’i kthehet Kishës. Ata duhet të mendojnë restaurimin e objekteve të vjetra të kultit, të kujdesen për to sepse janë pjesë e trashëgimisë, janë kisha të vjetra, si ajo e Shën Mërisë së Kosinës, ajo e Shën Premtes, që janë qindravjeçare dhe se asnjë qindarkë nuk është hedhur për to për t’i restauruar, sepse aty ka vepra arti tepër të vjetra e tepër të çmuara që rrezikojnë të dëmtohen. Gjithsesi, problemi i Kishës u zgjidh dhe Bashkia po mendon që t’i japë asaj një truall në një vend tjetër për të ndërtuar atë. Gjatë kohës që ne ishim ende në proces gjyqësor, ata hynë në kishë dhe nisën të punonin ilegalisht. I hoqën çatinë Pallatit të Kulturës dhe në brendësi nisën të hidhnin kolonat e betonit për ta ngritur dhe për ta bërë fakt të kryer ndërtimin e Kishës. Gjykata më pas vendosi që Bashkia kishte të drejtë për këtë konflikt dhe vendosi që Pallati i Kulturës t’i mbetej Bashkisë. Tashmë kjo çështje gjykoj se ka marrë rrugën e zgjidhjes.


8

16

E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014

www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


librari

1001 libra

Vjen në shqip jetëshkrimi i Ujkut të Wall Street-it

Udhëtari i Pafat The Unfortunate Traveller është ndoshta një nga novelat elisabetiane më brilante. Thomas Nashe tregon historinë komplekse dhe trazuese të Jack Wilton-it, një rekrut i ri dhe i pamoralshëm...

Jordan Belfort ishte një mashtrues, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera. Kjo histori frymëzoi dhe regjisorin Martin Scorsese...

recensë personazh pyetesori shënime librari Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

në brendësi

ODETA BARBULLUSHI

Jeta është Libri Total

Odeta është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, dikur një gazetare, tashmë një akademike e re. Më poshtë është një rrugëtim në ‘huqet’ e leximit dhe leximet e saj.

recensë “Mjelmat e Zeza” të kohës sonë Ekstremistani është bota e ndarjeve të mëdha sociale, ku disa marrin gjithçka dhe të tjerët asgjë, ku disa nuk e njohin moshën e pensionit (shkrimtarë dhe artistë që vazhdojnë të mbeten bestseller...

Musine Kokalari

jeta si myslimane në kryeqytetin e krishtërimit Antropologu Mauro Geraci boton në Itali “La mia vita universitaria”, ditari ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit. Faqe 17


18

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

www.mapo.al

Unë shkova atje sepse veç Romës ku ajo bëri studimet, doja të shija vendet ku qe e detyruar ta çonte jetën, rrugët, sheshin, parkun ku ulej për të lexuar dhe medituar në heshtje, vendin ku ka qenë shtëpiza e saj shumë e varfër, që sot nuk ekziston më...

Ditari i studentes Musine Kokalari, jeta si myslimane në kryeqytetin e krishtërimit Antropologu Mauro Geraci boton në Itali “La mia vita universitaria”, ditari ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit.

Aida Tuci

Antropologu Mauro Geraci

Kemi gjurmuar shumë dokumente shkollore, shtëpinë ku ka banuar, vendet ku shkonte, librat që ka lexuar, revistat e studentëve italianë me të cilat bashkëpunonte...ka ende shumë gjëra për të bërë, por puna në tërësi është gati tashmë

Mauro Geraci erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 2002. Si antropolog, dukuria që i tërhoqi vëmendjen ishte moria e botimeve letrare. “Shumë botues, shkrimtarë poetë, studiues, panaire libri, nisma....Shqipëria është një vend, më thoshte Visar Zhiti, me tre milionë banorë dhe katër milionë shkrimtarë. Si antropolog kulturor iu kushtova menjëherë këtij fenomeni të madh letrar, në një studim që vetëm tani, pas më shumë se 10 vitesh kërkimi dhe ndjekjeje të mjediseve intelektuale shqiptare, është duke dalë në Itali”. I rikthyer në Shqipëri, Mauro Geraci e kujton kështu takimin e parë me botën letrare në vendin fqinj me vendin e tij Italinë. Këtu ‘e prezantuan’ për herë të parë edhe me Musine Kokalarin. Ishte sërish miku i tij, poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti, që i foli për shkrimtaren dhe kalvarin e vuajtjeve të saj në Shqipëri, pas kthimit nga studimet në Romë. Ai dhe e nxiti të studionte shkrimtaren, për të cilën kishte lexuar vetëm në historitë e letërsisë. Me botimin së fundmi në Itali të librit “La mia vita universitaria” nis dhe bashkudhëtimi i tij me Musine Kokalarin. Siç shpjegon zoti Geraci, ky është një punim kritik mbi ditarin roman të Musine Kokalarit, për të cilin kanë bashkëpunuar shkrimtarët Novruz Shehu dhe Visar Zhiti dhe arkivistja e Arkivit të Shtetit në Romë, Simonetta Ceglie. Kjo e fundit ka bërë transkriptimin e dorëshkrimit origjinal të ditarit të Musine Kokalarit, me ndërhyrjet, korrektimet, fshirjet dhe mendimet e shtuara prej saj në letër. “Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit”, - thotë në intervistën e tij për MAPO-n antropologu italian Mauro Geraci, i cili është ende duke punuar për të rigjetur çdo gjurmë që shkrimtarja ka lënë në Romë gjatë viteve të studimit. Zoti Geraci, ju keni në proces botimi ditarin që Musine Kokalari mbajti gjatë viteve të studimit në “La Sapienza”. Përse mendoni se ky botim i duhet lexuesit italian? Për lexuesit italianë “La mia vi-


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

19

www.mapo.al

“Jeta ime universitare” është një libër autobiografik, historik, etnografik dhe filozofik, i shkruar nga Musine Kokalari në vitet 1940-1942 në Romë, kur ishte në vitin e fundit të studimeve. Ditari u shkrua në italisht. Kokalari përshkruan në të momentet më të rëndësishme të jetës studentore. Libri është një përvojë e rrëfyer nga vetë Kokalari me detaje, përjetime, ngjarje deri dhe mbi dashurinë për një djalë.

Me të vëllain Vesimin

ta universitaria”, autobiografia e shkruar nga Musine Kokalari mes viteve 1937 dhe 1941, kur studionte në Fakultetin e Letrave në Universitetin “La Sapienza” në Romë, mund të përfaqësojë një rast për të njohur më mirë vetveten dhe të shkuarën tonë, duke e parë “nga një lloj largësie”, siç do të thoshte Bertol Brecht. Në këtë ditar shkrimtarja përshkruan gëzimin por edhe vështirësitë e mëdha që ka përjetuar gjatë viteve romane; entuziazmin e jashtëzakonshëm të një vajze të re që ka mundësinë të studiojë në Romë, por edhe dramën e të gjendurit vetëm, e përhumbur në një metropol në shumë aspekte të huaj për të, siç ishte Roma gjatë fashizmit. Për lexuesit italianë, kjo autobiografi është e rëndësishme sepse në të gjejmë Italinë fashiste të përshkruar përmes këndvështrimit të një studenteje dhe poeteje shqiptare antifashiste; shqiptare por edhe italiane, duke qenë se në ato vite Italia e Musolinit kishte pushtuar Shqipërinë. Musineja rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit. Bëhet fjalë për një dokument autobiografik me një rëndësi të jashtëzakonshme në pikëpamjet historikoantropologjike dhe poetiko-letrare. Çfarë ju ka nxitur për ta botuar këtë ditar? Qyshkur në vitin 2002 vura këmbë për herë të parë në Shqipëri, më bëri përshtypje dukuria e madhe botuese dhe letrare ende sot e pranishme në vend: shumë botues, shkrimtarë, poetë, studiues, panaire libri, nisma...“Shqipëria është një vend, më thoshte Visar Zhiti, me tre milionë banorë dhe katër milionë shkrimtarë”. Si antropolog kulturor iu kushtova menjëherë këtij fenomeni të madh letrar, në një studim që vetëm tani, pas më shumë se 10 vitesh kërkimi dhe ndjekjeje të mjediseve intelektuale shqiptare, është duke dalë në Itali. Porse një ditë, pikërisht miku im dhe poeti i madh Visar Zhiti, që e kisha njohur tashmë qysh në Romë, në Ambasadën shqiptare, më nxiti ta studioja mirë Musine Kokalarin, shkrimtaren për të cilën kisha lexuar

vetëm në historitë e letërsisë. Më tha: “Ti duhet ta njohësh mirë Musine Kokalarin... ka qenë shkrimtare e madhe por edhe studiuese e folklorit narrativ shqiptar. Pastaj u përndoq në mënyrë të tmerrshme nga regjimi komunist… ka një histori të jashtëzakonshme për Italinë dhe për Shqipërinë... duhet patjetër ta studiosh La mia vita universitaria, ditarin që Musineja e ka shkruar në italisht për ta botuar në Itali, por që nuk doli kurrë”. Pastaj Visari më njohu me Novruz Shehun (studiues që në vitin 2009 kishte botuar veprën e plotë të shkrimtares në shqip), Nevila Nikën, asokohe drejtoreshë e Arkivit të Shtetit në Tiranë, që më ndihmoi shumë me kërkimet si dhe më njohu edhe me të afërmit e shkrimtares, të cilët dua t’i falënderoj këtu për mirësjelljen dhe gatishmërinë që kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë për mua. Cilat ishin sfidat më të mëdha për ju gjatë procesit të punës suaj? Në këtë punim kritik të ditarit-roman të Musine Kokalarit, veç meje marrin pjesë Novruz Shehu dhe Visar Zhiti, por edhe Simonetta Ceglie, arkiviste në Arkivin e Shtetit në Romë, e cila ka bërë transkriptimin jashtëzakonisht të vështirë të dorëshkrimit origjinal, plot me ndërhyrje, korrektime, fshirje, mendime të shtuara. Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale, që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit. Përpos portretit dhe staturës intelektuale të Musine Kokalarit, a keni bërë hulumtime të tjera për jetën e saj në Itali? Sigurisht! Jemi ende duke punuar për të rigjetur çdo gjurmë të lënë nga shkrimtarja në Romë gjatë viteve të studimit: kemi gjurmuar shumë dokumente shkollore, shtëpinë ku ka banuar, vendet ku shkonte, librat që ka lexuar, revistat e studentëve italianë me të cilat bashkëpunonte; ka ende shumë gjëra për të bërë, por puna në tërësi është gati tashmë. Ju keni qenë edhe në Shqipëri, keni

Musine Kolalari (me kapele) në Romë, vila Borghese

takuar njerëz që e kanë njohur atë, keni udhëtuar edhe në Rrëshen, qyteti ku u nda nga jeta Musine Kokalari. Cili ka qenë roli juaj hulumtues? Po, pasi u diplomua në Romë me notën maksimale me një tezë shumë të bukur për Naim Frashërin, Musine Kokalari u kthye në Shqipëri, por entuziazmi me të cilin kishte ndërmend t’u vilte frytet studimeve të saj në një rrugëtim të ndritshëm intelektual u bë copash. Në vitin ’44, dy vëllezërit e saj shumë të kulturuar, Vesim e Mumtaz, u vranë në ma-

E dashur Musine Pardje mora letrën tënde, i mësuam sa më shkruan. Vetëm ti nuk na vë në korrent për të gjitha. A ia ke paguar pensionin zonjës Tomassini dhe gjer në ç’ditë? Na lajmëro menjëherë në qoftë se të duhen të holla, në rast se nuk ke marrë gjysëm burse akoma. Aty ka ardhur z. Vila, shko në legatë dhe e vizito se, më tha Hamiti, nuk do të qëndrojë shumë kohë. Me mësime si vete? Dje mbrëma më tha edhe z. Roço se dëshironte të dinte si vete me mësime. As mua nuk më ke shkruar gjë në letër, jam kurioz, të di si e ke punën. Po deshe më shkruaj gjërë e gjatë, po deshe ndërro pak dorën, është e pamundur të këndoj shkrimin tënd. Këndej jemi të gjithë mirë. Hektori mëson mirë dhe veçan në arithmetikë. Shkruan shumë më qartë se halla e tij. Fejzia me Lolën mund të kthehen pas 10-12 ditësh, pse këtë radhë Hektori është i malluar shumë. Babait i ka mbetur pak hatëri që nuk i ke shkruar asnjë letër; ka të drejtë se të ka bërë kokën aqë. Më shkruaj kur janë provimet dhe kur parashikon të kthehesh? Anea, babai, Muntazi, Hamiti, Hektori, Milja e Hamit Seferi të përshëndesin. I jap fund letrës duke të përqafuar me mall”. Yt vëlla Vesimi

sakrën e njohur të “Hotel Bristolit”. Për antistalinizmin e saj edhe Musineja u gjykua ashpërsisht nga regjimi komunist që ndërkaq ishte vendosur në Shqipëri. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Rrëshen, në Mirditë, ku e dëbuan pas viteve të burgut…Unë shkova atje sepse veç Romës ku ajo bëri studimet, doja të shija vendet ku qe e detyruar ta çonte jetën, rrugët, sheshin, parkun ku ulej për të lexuar dhe medituar në heshtje, vendin ku ka qenë shtëpiza e saj shumë e varfër, që sot nuk ekziston më... Si do ta përshkruanit ju studenten Musine Kokalari? Në distancën e 70 viteve, unë kam pasur fatin të studioj dhe diplomohem në të njëjtin Fakultet të Letrave që ka ndjekur dhe përshkruar Musineja. Ky fakt më emocionon shumë sepse në ditarin e saj kam gjetur të njëjtat dhoma, të njëjtat korridore, të njëjtat frikëra, të njëjtat shpresa që edhe unë i kam përjetuar aty, në të njëjtin qytet universitar, ku ka jetuar Musineja. Nga shkrimi i saj Musineja duket një studente skrupuloze, shumë e përgatitur, e hapur ndaj nxitjeve që merrte prej leksioneve që ndiqte...Një studente shumë e ëmbël dhe ndjeshme, kaq e vendosur dhe e kthjellët në konceptimin e përmbajtjes politike të studimeve të saj që donte t’i vinte në dispozicion të ndërtimit të një Shqipërie demokratike, por që për fat të keq, nuk qe kështu. Cilat mendoni se kanë qenë elementet thelbësore që e bëjnë Musine Kokalarin një personalitet edhe në Itali? Në hallakatjen e përgjithshme, në mosdijen, në nxitimin sikurse edhe në hendekun që tashmë në Itali prej kohësh është krijuar mes jetës së qytetarëve dhe sferës politike që po thellohet gjithnjë e më shumë dhe bëhet qëllim në vetvete, personaliteti i Musine Kokalarit shpresoj të shërbejë, përmes punës sonë, për rigjetjen pikërisht të atij përcaktimi të dashur për dijen, njohuritë, aftësinë për të dëgjuar, që, pak a shumë siç thoshin filozofët që nga Greqia e lashtë, është mjeti kryesor i politikës si shërbim publik për të gjithë komunitetin dhe mirëqenien e tij. (Përktheu: Arta Marku)


20

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

Recen

Selami Xhepa

Duke e kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës në leximin e librit, nuk më kishte rastisur të ndesh një libër kaq të fuqishëm, kaq provokues e radikal, sa vepra e Nassim Nicholas Taleb, ky maverik i shkencës, një skeptik, antidogmatik, empirist erudit, jokonformist, filozof, quant, teoricien dhe prakticien i tregjeve, një penë e fuqishme e botës së mendimtarëve të epokës sonë. Pasi lexova me një frymë librin e tij bestseller Fooled by Randomness (Budallepsur pas rastësisë), bibliotekës i shtova të gjithë koleksionin e veprave të tij të fundit, bashkë me vendimin që të sjell në gjuhën shqipe ndoshta veprën më të rëndësishme të tij, - të derisotme- Mjelmën e Zezë, veprën më të zhurmshme, më të kritikuar dhe të vlerësuar njëherësh. Subjekti i kësaj vepre është i thjeshtë, por idetë janë të fuqishme. Në raportin filozofik midis rastësisë dhe determinizmit, roli i të parës në dominimin e historisë njerëzore ka lënë mjaft gjurmë të thella, dhe ky është një fakt i njohur mjaft ndër studiuesit e filozofisë. Veçantia pse kjo temë e debatit filozofik merr një theks të ndryshëm, është se në ditët e sotme, ndikimi i saj në fatet e individit, të korporatave, të tregjeve dhe të kombeve, është shumë më i fuqishëm nga sa e kemi ndeshur në historinë e shkuar. Për shkak të asaj që vetë autori e quan si bota e Ekstremistanit, në dallim nga bota e djeshme e Mediokristanit, ku ndodhia e një ngjarjeje të vetme, rastësore mund të transformojë edhe vetë kontekstin e historisë. Ekstremistani është bota e ndarjeve të mëdha sociale, ku disa marrin gjithçka dhe të tjerët asgjë, ku disa nuk e njohin moshën e pensionit (shkrimtarë dhe artistë që vazhdojnë të mbeten bestseller edhe shekuj pas vdekjes) e disa të tjerë nuk arrijnë asnjëherë të marrin vëmendjen që meritojnë; ku disa mund të mbeten gjithë jetën në pritje që të tregojnë vlerat e tyre (si personazhi Drogo i Shkretëtirës së Tartarëve të Dino Buzatit), ndërsa të tjerë përjetojnë goditjen e fatit të mbarë që në ditën e parë (kujtoni sërish Lucien-in e Iluzioneve të Humbura të Balzakut!) Një libër që përpiqet të na mësojë sesi të shohim në anën e errët të hënës dhe jo vetëm tek pjesa e ndritshme e saj; si të mësojmë jo vetëm prej gjërave që kanë ndodhur, por edhe prej atyre që mund të ndodhin, pavarësisht probabiliteteve sado të ulët, deri edhe në kufijtë ekstremë të pamundësisë. Kujtoni thënien e Sokratit të famshëm: “Të dish se nuk di shumë, të bën më të mençur se çdo gjë tjetër”. Një episod nga bota e

a

“Mjelmat e Zeza” të kohës sonë (shënime duke përkthyer Nassim Taleb)

Ekstremistani është bota e ndarjeve të mëdha sociale, ku disa marrin gjithçka dhe të tjerët asgjë, ku disa nuk e njohin moshën e pensionit (shkrimtarë dhe artistë që vazhdojnë të mbeten bestseller edhe shekuj pas vdekjes) e disa të tjerë nuk arrijnë asnjëherë të marrin vëmendjen që meritojnë... Antikitetit do të ishte i vlerë në këtë pikë. I virtytshmi ligjvënës grek, Soloni, i bëri një vizitë mbretit të Lidias, Kreusit. Lidia tashmë njihet si vendi ku ari ishte me bollëk dhe Kreusi, më i pasuri i kohës. Edhe sot përdoret shprehja “i pasur si Kreusi”. Por Soloni nuk po shfaqte asnjë habi përballë atij luksi përrallor të mbretit, dhe pyetjes së tij se, a kishte njohur ndonjëherë njeri më të lumtur dhe të pasur se ai, Soloni i citoi emrin e dikujt që ia kishte kushtuar jetën vendit të tij duke rënë në betejë për të. Këmbënguljes së mbretit për të marrë një fjali admirimi, Soloni i ishte përgjigjur: “...vëzhgimi i shumë rasteve të pafat që na shoqërojnë në çdo rast, na ndalon të jemi të qetë me kënaqësitë e tanishme apo të admirojmë kënaqësitë e njeriut që, në kursin e kohës, mund të ndryshojnë.” Ne jemi robër të “zotës Fortuna”, bija e Jupiterit, robër të fatit dhe rastësisë. Thuhet më tej, se kur mbreti pers, Sirius, e mundi në dyluftim Kreusin, e dëgjoi atë të thoshte me zë të lartë: “Kishe të drejtë, Solon”. Kur mësoi historinë, Sirius i fali jetën Kreusit duke menduar se dhe vetë ndoshta do të kishte të njëjtin fat. Por, siç e nënvizon Taleb, atëherë ishte koha kur njerëzit mendonin! Kjo mençuri e Solonit duhet të godasë mendjen e sotme të politikës dhe shoqërisë.

www.mapo.al

Vizioni mbi shoqërinë tonë nuk mund të burojë thjesht nga iluminizmi dhe racionalizmi i Rusosë, Godwin apo ndonjë ekonomisti normativ, mbi premisën e vullnetit të mirë dhe racionalitetit të shoqërisë njerëzore. Historia ka provuar se ai mbetet thjesht një vizion utopik. Filozofët e grupit tjetër, Karl Popper, Hayek, Fredman, Smith etj., i kuptonin mangësitë e njeriut dhe e marrin këtë si premisë bazë të veprimit individual apo kolektiv. E ndoshta këtu duhet të hulumtojmë për të modeluar konstruktin e modelit politik dhe përpunuar normat e sjelljes njerëzore. Frymëzimet e teorive dhe modeleve në botën aq komplekse të financave të sotme, kanë buruar gjithnjë nga përfytyrimet e një bote platonike, gjeometrie euklidiane dhe matematike gausiane, që bazohen në harmoninë dhe simetrinë, në sipërfaqen e lëmueshme të një bote sikur ta shohim nga orbita, dhe jo një realiteti shumë më kompleks, asimetrik, të ashpër dhe të ekstremeve me fuqi deformuese të pashembullta. Ngjarjet financiare që ndodhën në gusht 1998 (kriza ruse) dhe rënia si pasojë e tregjeve në Europë dhe SHBA, sipas mençurisë konvencionale të tregut ishin të pamundura të ndodhnin. Modelet (teknike) të tregut financiar vlerësonin një koeficient probabiliteti të ndodhjes së saj 1 me 20 milionë, që domethënë se, nëse ju tregtoni çdo ditë në treg, kjo ngjarje mund të ndodhte në 100 000 vjet. Vështirë se dikush nga ne tokësorët e sotëm të arrinte të prekej nga një krizë e tillë. Në të gjitha ngjarjet e ndodhura me krizat e shumta financiare të viteve ’80 e në vazhdim, probabilitet kanë qenë në vlera nënatomike, të pritshme të ndodhnin në milionë vite tregtimi. Dhe kjo do të thotë se nuk kemi një matës të saktë të riskut të investimit në tregje. Raporti përfitime /risk është thelbësisht i deformuar, prandaj dhe nevoja për më shumë rregulla kujdesi për agjentët ekonomikë është më kërkuese se asnjëherë. Një libër që gërmon thellë dhe na sjell në kontakt me një sërë emrash personalitetesh të shquar dhe të pashquar (me të padrejtë), duke na shfaqur një erudicion të pamat për figurat dhe personalitetet historike në shumë fusha të dijes dhe në shumë epoka historike, që prej Antikitetit e deri në ditët e sotme. Një libër ku holli i famës së teorive ekonomike, sociale e filozofike dhe të personaliteteve të fushave pasurohet në një mënyrë të paimagjinueshme. Një libër që nuk duhet t’i mungojë një biblioteke serioze, i cili mundësohet nga Shtëpia Botuese “Dita 2000”.


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

21

www.mapo.al

PYETESORI Një takim me shkrimtarë dhe lexues përmes pyetje-përgjigjesh që zbulojnë ‘të fshehta’ të lehta të procesit të leximit. Si dhe përse lexojmë ? Cilat janë huqet tona në lexim? Cilët janë librat tanë ‘të shenjtë’?

ODETA

BARBULLUSHI Jeta është Libri Total Odeta është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, dikur një gazetare, tashmë një akademike e re. Më poshtë është një rrugëtim në ‘huqet’ e leximit dhe leximet e saj.

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj ? Një kopje të ‘Odisesë’, të përkthyer nga Gjon Shllaku, në mos gaboj. -Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri? Kryesisht nga autori, dhe po nuk njoha këtë të fundit, nga titulli ose një faqe e rastësishme që hap. -I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë? Jo, as i jam afruar fundit. -Libri i parë që keni lexuar ? S’e mbaj mend, ndoshta Kësulëkuqja ose Liza në Botën e Çudirave. -Libri i parë që keni kursyer për ta blerë… S’kam kursyer ndonjëherë për libra. I blija librat sa më binin lekë në dorë. -Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente? Me dy-tre miq më të ngushtë. -A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit? Po. -Sa shpesh shkonit në bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot? Në faza të ndryshme shkoja dy-tri herë në javë (flas kur isha në gjimnaz apo përpara). Tani nuk e frekuentoj më rregullisht, vetëm kur më duhet të bëj punë kërkimore. -I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse?  Jo. -Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Po, ‘New York Trilology’ e Paul Auster-it, botimi i parë i 1987-ës, e pata blerë në një librari librash të përdorur. Ia huazova dikujt dhe nuk ma ktheu më. -A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit? Libra të ndaluar në sensin politik jo, por të ndaluar për moshën time po: kam lexuar besoj në klasë të pestë ‘Shtëpia e Shpirtrave’ dhe po rreth të njëjtës kohë ‘Dashuri në Kohërat e Kolerës’ të Markezit. Aty nga klasa e gjashtë apo e shtatë kam lexuar tri vëllimet e Dekameronit. Këto të fundit kishin dhe kopertinë provokuese, prandaj i lija përherë përmbys ose të hapura nëpër shtëpi. -Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë? Preferoj të më dhurojnë libra vetëm ata që më njohin ose vlerësojnë shijet e mija, përndryshe kam kënaqësi t’i blej vetë. -Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ? Nuk kam zakone të lexuari, është diçka që e bëj vazhdimisht dhe kudo. Preferoj gjatë udhëtimeve. -Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni? Kryesisht anglisht. -Çfarë po lexoni këto ditë? ‘Rebeka’ i Daphne du Maurier, përkthyer mrekullisht nga Amik Kasoruho. -Mbani shënime kur lexoni? Kur lexoj libra artistikë, jo. Ndonjëherë shkruaj diçka të shkurtër në lidhje me përshtypjet a idetë që më vijnë nga një libër.

-Në letërsi, ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues? -Më pëlqejnë të dy zhanret. Për sa i përket autorëve, ka pasur faza që kam dashur të lexoj gjithçka nga një autor. Kam pasur fazën e Silvia Plath (shumë e re), të Pamukut, fazën e Murakamit, të Paul Auster, të poezive të Ted Hughes, dhe të përziera mes tyre. -Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër? Servantes, Markez, Joyce, Murakami, Lessing, ‘Parajsa’ e Dantes dhe ‘Paradise Lost’ të Miltonit, Ted Hughes. Është listë e pafund. -A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total? Jo. Jeta është Libri Total. -Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin? Don Kishoti, Odisea, Hamleti. -Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh. Nuk di asnjë. -Na thoni një varg të preferuar poezie: “Befas na u fanit Deti. Ky instrument virtuoz që mendjet i shpërndan si grumbuj puplash” , nga I. Belliu. -Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar? Ndoshta Rosalinda te “Si ta doni’ e Shekspirit, ose Liza te ‘Liza në Botën e Çudirave”. -Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj? ‘Me shumë dashuri’.


22

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

www.mapo.al

Librari

Megjithëse shpesh quhet novelë, Thomas of Reading është i vështirë për t’u kategorizuar sepse nuk e ka atë bashkimin e përgjithshëm dhe nuk fokusohet në një ngjarje apo figurë qendrore. Por është pikërisht devijimi i rrëfenjës nga modeli i njohur i letërsisë që e bën atë të duket shumë e freskët sot...

Jetëshkrim Titulli: Ujku i Wall Street-it Autori: Jordan Belford Përktheu: David Hudhri Shtëpia Botuese: Onufri

Vjen në shqip jetëshkrimi i Ujkut të Wall Street-it

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni

Majmuni: Një Udhëtim drejt Perëndimit Wú Chéng’en Jetëgjatësia: L. 1500 (Kinë), V. 1582 Publikuar për herë të parë: 1592, anonimisht Titulli alternativ: Majmuni Titulli në origjinal: Xi You Ji Xi You JI është një përkthim me shkurtime i novelës popullore kineze Një Udhëtim drejt Perëndimit, autorësia e të cilit i është dhënë studiuesit dhe poetit të Dinastisë Ming, Wú Chéng’en. Bazuar mbi rrëfenjat popullore tradicionale, me formimin kulturor mbi fenë popullore kineze, mitologjinë dhe filozofinë—në veçanti taoismin, konfucizmin dhe budizmin—Një Udhëtim drejt Perëndimit u bë një nga katër novelat klasike të letërsisë kineze. Novela bazohet në historinë e murgut të famshëm budist, Xuánzàng, i cili gjatë Dinastisë Tang (618-907) ndërmori një pelegrinazh për në Indi, që të merrte tekstet sanskritishte të quajtura Sutras. Xuánzàng shoqërohet nga tre dishepuj—Majmuni, Derri dhe Frat Rëra—të cilët ndihmojnë murgun të mund mostrat dhe djajtë e ndryshëm para se më në fund t’i rikthejnë Sutras-at në kryeqendrën kineze. Vetë Majmuni reflekton shumë vlera tradicionale në kërkimet e tij për pavdekësinë, ndriçimin e mendjes, shpëtim dhe dituri shpirtërore. Duke punuar në shumë nivele, besohet se është njëherazi një alegori për një udhëtim shpirtëror drejt ndriçimit të mendjes dhe një satirë për burokracinë e paaftë dhe absurde, antike apo moderne.

Udhëtari i Pafat Thomas Nashe Jetëgjatësia: L. 1567 (Angli), V 1601 Publikuar për herë të parë: 1594, nga T. Scalet për C. Burby. Titulli në origjinal: The Unfortunate Traveller; apo, The Life of Jackie Wilton The Unfortunate Traveller është ndoshta një nga novelat elisabetiane më brilante. Thomas Nashe tregon historinë komplekse dhe trazuese të Jack Wiltonit, një rekrut i ri dhe i pamoralshëm i ushtrisë së Henry-t të VIII në Francë. Wilton ka një sërë aventurash të rrezikshme, duke filluar me depërtimin e tij në zyrat e mira të Zotit të Çrregullit* të ushtrisë, një shitës mushti. Ai e bind burrin që mbreti e sheh si një spiun të armikut dhe merr një sasi të madhe pijesh falas. Eventualisht, mbreti përballet dhe komploti zbulohet, duke rezultuar në një fshikullim për Wilton-in (megjithëse ne jemi të vetëdijshëm që në jetën e vërtetë ai do të kishte marrë një dënim më të rëndë). Wilton-i pastaj udhëton nëpër Europë, duke u bërë dëshmitar i shkatërrimit të Utopisë Anabaptiste të krijuar në Münster, para se mbërrijë në Itali, ku ai sheh vese dhe mizori edhe më spektakolare---specifikisht ekzekutimi i dy kriminelëve, Zadoch dhe Cutwolf. Wilton rikthehet në Angli, i tmerruar nga ato që ka parë dhe betohet që në të ardhmen të mos largohet nga shtëpia.

The Unfortunate Traveller është me radhë edhe trazues edhe gazmor, me çdo përshkrim të minuar nga një ironi e fuqishme, kështu që ne mbetemi të dyzuar nëse udhëtimi është iluminues apo një proces i pakuptimtë. Përshkrimet e Nashe-s, sidomos ato të dhunës, janë një kombinim brilant dhe turbullues i të zakonshmes me të pazakonshmen—veçanërisht kur Zadoch-it, i cili është duke vdekur, “i ngrihen thonjtë e duarve lart me thumba të mprehtë, si dyqani i rrobaqepësit gjysmë i hapur në një ditë feste.” *Lord of Misrule (Angli) ishte një oficer i cili në kohën e Kërshëndellave caktohej, me short, për drejtuar Festën e Budallenjve (Feast of Fools). Në Skoci njihej me emrin Abbot of Unreason, ndërsa në Francë si Prince des Sots.

Thomas-i i Reading Thomas Deloney Jetëgjatësia: L. 1543 (Angli), V.1600 Publikuar për herë të parë: 1600 Titulli në origjinal: Thomas of Reading Tituj alternativ: Pleasant Historic of Thomas of Reading; apo, The Sixe Worthie Yeomen of the West Në diversitetin e tij, Thomas of Reading ngjan me Rrëfenjat nga Canterbury- të Chaucer-it (Chaucer’s Canterbury Tales). Ka diçka për të gjithë: anekdota komike, mençuri popullore, orgji, tradhti, vrasje, një udhëtim, dashuri të dënuar për të përfunduar keq, rivalitet mes vëllezërve mbretërorë dhe shpëtimi dhelparak nga dënimi i një hajduti. Duke ndjekur fatet e gjashtë rrobaqepësve të West Country, Deloney gërsheton aventurat e tyre shumë komike me historinë tragjike të Margaret-ës, një fisnike babai i së cilës ka humbur nderin dhe prestigjin dhe që punon për gruan e një prej rrobaqepësve derisa bie në dashuri me vëllain e mbretit. Në sipërfaqe një përmbledhje e pafajshme anekdotash, Thomas of Reading është gjithashtu një kritikë e mprehtë sociale. Lavdëron rrobaqepësit por nënçmon parinë sociale. Virtuozë dhe zemërgjerë, rrobaqepësit formojnë një komunitet shumë të bashkuar. Fisnikëria nuk është në gjendje ta përmbushi këtë ideal. Kur mikeshat e saj aristokrate e përbuzin, Margaret kupton që “shtresa e mesme është më e mirë.” Ajo gjen lumturinë mes rrobaqepësve derisa dorëzohet dhe arratiset me vëllain e mbretit, një rikthim në klasën e aristokracisë që është shkatërrimtare për të dashuruarit. Megjithëse shpesh quhet novelë, Thomas of Reading është i vështirë për t’u kategorizuar sepse nuk e ka atë bashkimin e përgjithshëm dhe nuk fokusohet në një ngjarje apo figurë qendrore. Por është pikërisht devijimi i rrëfenjës nga modeli i njohur i letërsisë që e bën atë të duket shumë e freskët sot. Thomas of Reading është shkruar para katër shekujsh, por vlerësimi i meritave individuale është shumë modern. *Përgatiti: Ina Xhani

Jordan Belfort ishte një mashtrues, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera. Kjo histori frymëzoi dhe regjisorin Martin Scorsese për filmin që u interpretua nga Leonardo Di Caprio. Filmi hapi shumë polemika, por para tij jetëshkrimi i Jordan Belfort, gjithashtu. Shtëpia Botuese “Onufri” ka vendosur të sjellë në shqip jetëshkrimin e djaloshit që “gjunjëzoi” bursën e Wall Street-it. “Ky libër është fryt jetëshkrimi; përbën një histori të vërtetë, të bazuar në kujtimet më të sakta që kam nga ngjarje të ndryshme të jetës. Aty ku e kam vënë në dukje, emrat dhe tiparet dalluese të disa njerëzve të përmendur në libër janë ndryshuar për t’u mbrojtur privatësinë. Në disa raste, kam rirenditur dhe/ose “ngjeshur” ngjarje dhe periudha kohore në dobi të rrëfimit, si dhe kam rikrijuar dialogë që u përshtaten më së miri kujtimeve të mia për komunikimet në fjalë”, - shkruan Belfort duke ftuar lexuesin të mësojë historinë e tij. “Ditën, bënte mijëra dollarë në minutë. Natën, i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50-metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur. Historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e mori lumi”. Nis kështu rrëfimi për njeriun që arriti të mashtronte një ‘shtet’ brenda shtetit. Kur libri doli në qarkullim në SHBA, përveç debateve që shkaktoi u vlerësua edhe për stilin. “Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer, që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, (Tom) Wolfe dhe Hunter S. Thompson... Befort ia del t’i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen edhe cenueshmërinë e tij”, - shkruante The New York Times. “Për ata që s’e njohin plotësisht Wall Street-in, është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës”, - shkruante ‘The Street’ Ky libër është mbi të gjitha një rrëfim i pushtetit dhe paturpësisë amerikane.

Filozofi Titulli: Mendo dhe bëhu i pasur Autori: Napoleon Hill Përkthyes: Erion Balli Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Si të pasurohesh, sekreti i një çerekshekulli më parë “Në çdo kapitull të këtij libri është folur për sekretin e bërjes së parave, i cili ka krijuar pasuri për më shumë se pesëqind njerëz jashtëzakonisht të pasur, të cilët i kam analizuar për një periudhë të gjatë kohe. Sekreti u soll në vëmendjen time nga Andrew Carnegie, më shumë se një çerekshekulli më parë”, - shkruan shkrimtari amerikan Napolon Hill në partekstin e librit “Mendo dhe bëhu i pasur”. Napoleon Hill, shkrimtar amerikan, u lind më 26 tetor 1883 në Pound River, Wise Country, dhe ndërroi jetë në Virginia, South Carolina në 8 nëntor 1970. Libri i tij më i njohur “Mendo dhe bëhu i pasur” është ndër librat më të shitur në botë të të gjitha kohërave. Hilli u rrit në një familje të vobektë, nëna e tij Sarah Sylvania Blair e la në moshën 10-vjeçare. Dy vjet pas vdekjes të së ëmës, i ati James Monroe Hill u martua me një grua tjetër. Në moshën 13-vjeçare Napoleoni filloi të shkruante për një gazetë lokale dhe të ardhurat i përdorte për financimin e shkollimit të tij juridik. Kthesa në jetën e Hillit ndodhi më 1908, kur ai studionte dhe publikonte biografitë e njerëzve të famshëm. Ai bëri një intervistë me industrialistin më të pasur të asaj kohe në Amerikë, Andrew Carnegie-in. Carnegie besonte se udha e suksesit mund të shprehej me një formulë të thjeshtë. Hilli i kishte lënë përshtypje të mira atij dhe e angazhoi që të intervistonte 500 persona që kishin arritur të bëheshin milionerë, për të zbuluar formulën e suksesit të tyre. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet, kohë gjatë së cilës ai punonte si këshilltar i Andrew Carnegie-t. Më 1937, pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes”, (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë në vitin 1937 dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”. Libri “Mendo dhe bëhu i pasur” është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.


personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Eda Zari

Identiteti im,

xhazi!

Ylli shqiptar i muzikës xhaz, Eda Zari rrëfen përvojën e re si anëtare jurie e Festivalit “Kënga ime”, si një zë profesionist në kritikën konstruktive të muzikës dhe zbulon projektet e këtij viti; një album i ri, që e gjen të eksperimentojë shkrirjen e himneve të lashta bizantine me notat xhaz, organizimi i edicionit të parë të “Jazz wine festival” në shtator të këtij viti dhe hapjen e një ekspozite me fotografi, duke u shpërfaqur me një tjetër dimension, por me rrënjët të ngulura fort nga xhazi.

N “Njerëzit janë ngopur nga zhurmat dhe multikulturalizmi. Na duhet identiteti! Ja, të marr shembullin tim: Unë e kam bërë punë të mirë duke kënduar xhaz, por suksesin e kam arritur atëherë kur kam sjellë melosin shqiptar dhe e kam shkrirë në dialog, në harmoni, në ritmet e xhazit”

ëse do të donte të shkrihej në një fjalë të vetme, ashtu siç bën sa herë improvizon me tingujt, Eda Zari do të zgjidhte identitetin. Asgjë më shumë e asgjë më pak se aq. Atë identitet origjinal që ylli i muzikës xhaz e ka krijuar duke mbledhur melosin, gurrën, folkun, vajtimin, poezinë dhe shpirtin shqiptar për ta shkrirë me notat blu të xhazit. Në vend të kënaqej duke u quajtur një Ella Fitzgerald e një vendi të vogël ballkanik, ajo e mori atë vendin e vogël nga brigjet e Mesdheut dhe e shkriu në zërin dhe krijimtarinë e saj për të mahnitur publikun nga çdo cep i botës... Sot, 24 vite pas largimit nga Shqipëria, Eda Zari vjen edhe një herë për t’i mëshuar fort identitetit. Atij identiteti që e gjen padyshim te muzika tradicionale shqiptare. Ndaj edhe e pranoi ftesën e vëllezërve Laço dhe Adi Hilës për të qenë pjesë e jurisë së një festivali që kishte në qendër atë; këngën tradicionale shqiptare që Eda e njeh aq mirë. “Në qarqet artistike, të çdolloj arti, dëgjoj të ankohen shumë për problematika. Problematika që duket se nuk gjejnë zgjidhje. Pas çdo eventi artistik gjithçka shuhet pa lënë jehonë, pa një kritikë. Ky mendoj është problemi: mungesa e një kritike të mirëfillte artistike. E pashë pjesëmarrjen time në këtë eveniment si një mundësi për të thënë atë çka kam për të thënë, bazuar te kriteret e mia profesionale, por jo te shijet, pasi ato janë subjektive. E shoh si një lloj kritike konstruktive”, - përgjigjet Eda dhe beson se përgjigja pozitive që u

dha producentëve disa muaj më parë, duke i lënë angazhimet profesionale dhe familjen në Gjermani për ta vendosur epiqendrën këtu në Tiranë pas shumë vitesh largimi, ka qenë ajo e duhura. “Sot them që kam bërë shumë mirë. Populli ynë e do tradicionalen. Në kulturat e tjera vërej që e ruajnë me një lloj fanatizmi, por të shëndetshëm atë çka quhet tradicionale në muzikë” –vijon duke shijuar kafen me qumësht në një prej bareve të Tiranës, në rrugën e Kavajës –kujton se aty dikur ka qenë kinema Republika. Kjo të bën të kuptosh sesa kohë ka kaluar prej ikjes së saj drejt Gjermanisë. Janë plot 24 vjet kur Eda, atëherë 17 vjeçare, udhëtoi për të studiuar në Konservatorin e Këlnit. Ky është qëndrimi më i gjatë në Shqipëri që kur u largua dhe nga të gjitha kthimet, të cilat nuk i kanë zgjatur më shumë se disa ditë, ky i tanishmi po i lejon të gjithë kohën e mundshme, atë që mund të quhet luks i munguar në rutinën e zhytur mes angazhimeve profesionale, për t’iu rikthyer Tiranës si njëherë e një kohë. Ta shëtisë ngeshëm cep më cep, të zbulojë skena underground ku luhet muzikë e mirë, por edhe t’i prekë nga afër fenomenet muzikore, trendet, ngjarjet, segmentet, proceset... të gjitha kthinat që nuk shihen nga perspektiva e një zogu shtegtar... “Njerëzit janë ngopur nga zhurmat dhe multikulturalizmi. Na duhet identiteti! Ja, të marr shembullin tim: Unë e kam bërë punë të mirë duke kënduar xhaz, por suksesin e kam arritur atëherë kur kam sjellë melosin shqiptar dhe e kam shkrirë në dialog, në harmo-

Faqe 23

ni, në ritmet e xhazit” –ia beh, duke iu rikthyer temës që e solli në Shqipëri. Është ajo lloj shkrirjeje që e bën muzikën e saj të rrjedhë si mjaltë e të zbusë si balsam veshët e publikut, i cili për Edën dëgjon në katër dimensione, duke e lënë muzikën të depërtojë deri në të pandërgjegjshme. “Nuk mendoj se publiku duhet edukuar. Atij i duhet sjellë muzikë e mirë, por jo të thuhet se po e edukon” –thotë ajo duke pasur parasysh të gjitha problemet e muzikës në Shqipëri. “Arti nuk është edukativ. Arti është i lirë të shprehet. Dhe nëse bazohesh te tradita duke e sjellë në një formë të re, atëherë publiku nuk është veçse mirënjohës”, si një njohëse dhe e dashuruar pas muzikës tradicionale ajo flet me dhimbje kur sheh se ajo keqtrajtohet në forma dhe trajta komerciale. “Por kam parë artistë ambiciozë që e kanë prurë në forma të reja tradicionalen, qoftë në muzikale, në nota xhaz, pak edhe me elementë pop apo rap, gjë që është e bukur. E rëndësishme është që artisti të mos humbasë dashurinë për detajet dhe mbi të gjitha të mos humbasë besimin te vetja”, - këmbëngul ajo. Atë besim të patundur, kokëfortë, tipik shqiptar që e bëri Eda Zarin këngëtaren që është sot; një yll ndërkombëtar i muzikës xhaz që përtej 8 albumeve e ka bërë të shëtisë nëpër botë me koncerte e festivale xhazi, nga Gjermania deri në Shangai të Kinës... “Pikërisht kjo kokëfortësi shqiptare më ka bërë të këmbëngul të studioj jashtë, t’i përkushtohem xhazit dhe të punoj profeVijon në faqen 24 sionalisht” – thotë ajo.


8

24

Vijon nga faqja 23 Nëse identitetit origjinal që kërkon të ruajë e të mbajë, ai me të cilin u spikat menjëherë në skenat gjermane të xhazit, do i shtonte edhe një tjetër kriter, ai do të ishte liria, pa të cilën Eda Zari nuk do të ishte sot kjo që është. Qesh ndërsa hamendëson sesi do të kishte qenë nëse nuk do të kishte këmbëngulur për të ikur jashtë vendit apo nëse do të mbetej besnike e auditorëve të kantos klasike. Ajo ndoqi për 6 vite Konservatorin e Këlnit për muzikë operistike e ndërsa pedagogia mentore e saj shihte një lloj ardhmërie te sopranoja e ardhshme, që shtuar vokalit kishte edhe një lloj dramatizmi në interpretim do të pushtonte skenat e operave, Eda Zari takohej fshehurazi me dashurinë e saj të parë, që e kishte njohur nga dy radiot që kishte në shtëpinë e saj në Shqipëri dhe ndalej te ndonjë stacion italian apo sllav. Xhazi ishte rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e saj prej atyre viteve të varfra ’80 ku këngëtarë si Ella Fitzgerald, Billy Holiday apo Duke Ellington mundej t’i dëgjonte veçse me pikatore dhe fshehurazi. Por edhe pse nuk e kishte fare idenë se ç’zhanër muzikor quhej ai që bënin ata, me ato notat e trishta, harmonia e asaj muzike e kishte bërë të dashuroj. Që dashuritë e vërteta i rezistojnë kohës, në këtë rast nuk ishte më një shprehje klishe. “Pasi mbaroja orët në kanto klasike, shkoja në departamentin e xhazit, me të cilët kisha bërë një sërë projektesh, të fshehta”. Deri në momentin kur dolën artikujt në faqet e gazetave gjermane, duke e etiketuar si ylli shqiptar i muzikës xhaz. Si këngëtare operistike i ka pasur disa eksperienca me Filarmoninë e Këlnit, Mynihut, Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertore me formacione orkestrale, ËDR -Rundfunk Orchestra (orkestra e dhomës Drezden, në operën e Shangait... “Por e shoh si të padisiplinuar te unë këtë gjë. Nuk mendoj ta bëj diçka të rregullt. Nëse nuk do të improvizoja, të isha e lirë, të krijoja nga vetja, nuk do të mund të bëja muzikë. Xhazi ma lejon këtë” –tregon, duke shtuar se deri më tani ka zgjedhur të jetë e lirë për të bërë atë që i pëlqen. Ndoshta ky është edhe sekreti i të bërit art, pa qenë e imponuar nga forca jashtë vetes që ta shtypin frymëzimin. Kjo liri e të eksperimentuarit me muzikën, ia shtyn edhe më kufijtë, sa herë është përpara një projekti të ri. Kësaj here kufijtë shkojnë në një takim të xhazit me muzikën bizantine; himnet e lashta, muzika liturgjike do të vijnë në një bashkëbisedim me xhazin. “”Bizanti në konverzacion me xhazin” quhet albumi im i ri, të cilin kam në plan ta prezantoj në Krishtlindje. Promovimin do ta bëj në Shqipëri” –zbulo n Eda duke shtuar se është një projekt që po e punon imtë, në çdo detaj. “Jam me piskatore në dorë” –shton duke qeshur. Himnet bizantine do të shkrihen me xhazin, me atmosferën gotike të kishave në Shqipëri, me një kor bizantin dhe do vijnë të qasura në gjuhën shqipe. “Para disa kohësh një miku im ikonograf më foli për Kodikët që kemi në Shqipëri, si ai i famshëm i Beratit. Ishin të jashtëzakonshëm. Tekstet dhe muzika janë në gjuhën greke, por rrëfejnë ecurinë në vendin tonë. Aty më lindi ideja për të tentuar drejt kësaj; ta sillja këtë muzikë në një konceptim të xhazit. Përshtatej shumë mirë edhe me zërin tim. Doja të sillja diçka të panjohur, por edhe të kohës. E kam përshtatur me atë pjesë të xhazit që i shkon, ato instrumente të xhazit që harmonizohen me të. Këtu e them pa modesti që jam e para që sjell diçka të tillë” – tregon duke buzëqeshur. Nëse njëri vjen nga perandoria mesjetare e Bizantit dhe tjetri nga një histori më moderne e shekullit të kaluar nga një perandori më e re e bashkëkohëse, në dukje jo shumë të përputhshëm me njëri-tjetrin, Eda thotë se notat e trishta të xhazit, bluzit, vajtimit, por edhe flokut, ngjizen shumë bukur me himnet bizantine dhe iso polifoninë shqiptare. Nëse himnet –disa prej tyre shumë të njohur si “Ngjallja e Krishtit” apo “Virgjëresha e kulluar” janë të shkruar në gjuhën greke kryesisht, ajo ka dashur t’ i sjellë në shqip. “Përqasja me shqipen është një sfidë më vete”. Një tjetër sfidë janë edhe stacionet nga ku do të kalojnë incizimet –nga disa kisha në Shqipëri deri te studiot gjermane. “Por jam menaxhere shumë e mirë. Po i marr pikë pas pike të gjitha, pa kapërcyer etapat. Çdo gjë shihet imtë, me lupë. Mendoj se rezultati do të jetë diçka me vlerë edhe për gjuhën tonë. Janë himne shumë të njohura dhe të sjella në shqip do ta bëjnë

E shtunë - e diel 31-01 qershor 2014 gjuhën tonë të dëgjueshme për të huajt”, – thotë Eda duke shtuar edhe disa detaje ku krahas poezisë, pjesëve të recituara apo këndimit “a capella” do të shoqërohet nga një kor bizantin, i pari në Shqipëri i këtij lloji, nën drejtimin e mjeshtrit Teodor Peci, me të cilin Eda po bashkëpunon për këtë projekt, që nuk vjen i vetëm në axhendën e Edës. Një tjetër paralel me albumin është edhe realizimi i edicioni të parë të “Jazz wine festival”, i cili do e ngrejë siparin në qytetin e Beratit në datat 5 dhe 6 shtator të këtij viti. “Mendova të bëj një bashkim të xhazit me verën”. Eda thotë se janë shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Pjesëmarrësit në këtë festival do të vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqipfolëse. “Doja që të merrnin pjesë edhe disa nga prodhimet më të njohura shqiptare të verës. Më vjen keq që jashtë nuk gjen verë shqiptare kur e kërkon atë” Jo rastësisht ka zgjedhur Beratin për edicionin e parë të këtij festivali që synon ta kthejë në traditë të përvitshme, i cili do të shëtisë edhe në treva të tjera shqipfolëse. “Berati është në UNESCO, xhazi ka dy vjet që është në mbrojtjen e UNESCO-s e po ashtu edhe muzika polifonike shqiptare prej 9 vjetësh. Ishin pikërisht këto tri pika bashkimi që më bënë ta çoj këtë festival në Berat. Si një lloj sensibilizimi për qytetërimin”, – thotë ajo, por pa e harruar projektin e parë që e riktheu në Shqipëri, ai i festivalit “Kënga ime”, një udhëtim që Eda është e vendosur ta çojë deri në fund pa kompromise, të thotë fjalën e saj pa u ndikuar e të ruajë profesionalizmin dhe identitetin. “Por nuk do e quaja gjykim, është një lloj analize profesionale, mendoj, ku ne të gjithë jemi të lirë dhe të pandikuar për të dhënë mendimet tona. Ajo çka kam si parim është të mos bëj kurrë kompromise. Ndaj kam preferuar të mos kem kontakte as me artistët që marrin pjesë. Dua të qëndroj ashtu e mbyllur brenda mureve të mia dhe të jap mendimin tim për atë çka dëgjoj aty në skenë”. Kohën e lirë që e ka me bollëk në Shqipëri ka vendosur ta shfrytëzojë disi larg muzikës, ose sa larg edhe afër saj. Veç arratisjeve të vogla në Gjermani, në Dyseldorf te dy djemtë dhe bashkëshorti për t’u çmallur me ta, për të riparë axhendën e mbushur me ture dhe koncerte xhazi nëpër botë apo për të parë ecurinë e punëve në kompaninë e saj muzikore të kolonave zanore për filma, dokumentarë e reklama –me të cilën ka realizuar spote për marka të njohura dhe regjisore me emër –Eda Zari i është kushtuar fotografisë. Një pasion që ka kohë që i ka ikur etiketimit si hobi, duke u kthyer në diçka më të rëndësishme. Ka realizuar shumë në udhëtimet e saj, nëpër zonat e thella malore në fshatra, në bregdet në Shqipëri, por edhe në Europë e Azi saqë ka gati materiale për një ekspozitë të plotë me katër cikle. “Sigurisht që nuk pretendoj të jem profesioniste në këtë fushë. Më shumë sesa teknika, mua më josh magjia e momentit. Ngrirja e një çasti të caktuar. Nuk dua të sjelle peizazhe që janë fotografuar me mijëra herë, por ato çka syri im kap dhe emocionohet në atë moment. Më pëlqen të punoj shumë me efekte sepia dhe bardhezi”, - thotë ndërsa ka hedhur sytë për të gjetur një mjedis të përshtatshëm ku të ekspozojë fotografitë e realizuara në vite dhe publiku do të ketë mundësitë shijojë gjendje të ndryshme emocionale nga katër ciklet e ekspozitës të titulluara; bota në fokusin e një fëmije, erosi në dy gjinitë, një cikli urban me dhe kronika. Kudo ku Eda ka udhëtuar ka të paktën një foto. Pas çdo koncerti, merr aparatin fotografik dhe shkrep emocione. Gjithçka do të vijë me muzikë xhaz të interpretuar nga Eda Zari dhe çdo cikël fotosh do të ketë muzikën që i përshtatet që do e bëjnë publikun të shkojnë në një gjendje transcendente për të shijuar artin tjetër të Edës. “Mendoj ta sjell në tetorin e madh gjerman, që organizon Ambasada gjermane këtu”, - thotë ajo, ndërsa publiku do të ketë mundësi të zbulojë edhe një tjetër dimension të yllit të xhazit, por që Eda e sheh si një zgjatim të muzikës që bën, duke e gjetur xhazin në peizazhet që të lënë pa frymë, te portretet e njerëzve që jetojnë në vërtetësi me natyrën, me vetë natyrën që e bën njeriun të vogël, me gratë dhe burrat e thjeshtë që punojnë çdo ditë... një lloj filozofie jete që ajo e ka mbërthyer në ngjyrat bardhezi të një letre të lustruar dhe në shpirtin e saj, për ta shpërfaqur në gjithçka që bën më pas, si një lloj identiteti që pasurohet me gjithçka të vërtetë. s. Balliu

www.mapo.al

single and the city

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Këshilla martese? Jo faleminderit!

U

bënë kaq javë që atij i është shtuar shumë dashuria, sillet sikur sapo jemi njohur. Me siguri po më tradhton qelbësiri dhe ndihet fajtor, por as më bëhet vonë të marr vesh gjë: ai po më bën shumë të lumtur”. Ajo që flet kështu është mikja ime e martuar. Gati nuk e njoh: deri pak kohë më parë kontrollonte telefonin e tij deri dhe tabulatët e shokëve të tij për të marrë vesh nëse ishte bërë ndonjë telefonatë e dyshimtë që pastaj trajtohej me një dell investigative që edhe agjentët më të mirë të FBI-së do kërkonin ta kishin në ndonjë program trajnimi. Kurse tani duket kaq e lumtur. Dhe nuk e ka tangërllik, nuk bën kot, as nuk bën sfidë: ajo është e lumtur në shtëpinë e saj. E lumtur me burrin e saj sapo zgjohet e deri sa mbyll sytë në darkë. A nuk është qëllimi në jetë të jemi të lumtur? Ja pra ajo e paska gjetur formulën e lumturisë – shijoje atë që ke dhe mos kërko se ç ‘fshihet nën të. Epo pak a shumë kështu e kam menduar dhe unë gjithë jetën, edhe pse pa përvojë martese. Nëse nuk gërmon, nuk ka ç ‘gjen! Dhe mund ta shtysh kështu deri në fund të jetës, pa vënë ujët në zjarr. Madje unë kam qenë një ndër ‘këshilltaret’ kryesore të mikes sime, ish-investiguese, tashmë e qetë dhe e lumtur. Jam shumë krenare për këtë ndryshim të sajin. Dhe për këshillat e mia. Ky pra qenka zanati im i ri: këshilltare martesash. Këtë pra do bëj. Kur të ma kërkojnë, sigurisht. Se nuk do bëhem nga ato delenxhijet de, që pyesin shoqet si shkon me burrin dhe pastaj nisin e thonë: “pse bën kështu dhe nuk bën ashtu…”. Dhe ja ku jam: përpara shoqes tjetër, e martuar prej gjashtë vitesh dhe me një vajzë katër vjeçare. Ajo me fotografi familjare në facebook që duket sikur janë shkëputur nga filmat romancë amerikan. Asaj që duket që çdo gjë e ka në terezi. Ajo me natyrë të fortë e që e ka shpikur parimin “ajo që nuk di nuk më dhemb”. Pra nuk ka kurrë nevojë ta këshillosh të mos e kontrollojë burrin pasi nuk e ka bërë kurrë. Ndaj asaj nuk kam ç’t’i këshilloj. Dhe ajo nuk kërkon këshillë. Ndaj kur thotë që po bëhen dy vjet që ajo dhe i shoqi nuk bëjnë seks, e thotë thjesht si argument të një bisede se si martesa e vret pasionin, dhe jo i një ankesë për të dëgjuar këshilla të tipit “bli një palë të brendshme seksi dhe nisi një mesazh seksi në telefon”. Të tilla këshilla ajo mund t’i lexojë te “Cosmopolitan” apo të pyesë të ëmën se si ia dilet që burrin… Prit, prit se e humba fillin. Dy vjet? Dy vjet? Epo kjo nuk është dhe aq e thjeshtë. Si mund të qëndrohet kështu në një shtëpi? “Nuk bëjmë fare sherr, as që e hapim këtë muhabet”, thotë ajo tmerrësisht e qetë, teksa tregon që dhe vajza është shumë mirë dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Po seksi? “epo martesa nuk është për seks’, - thotë ajo, “a nuk ke dëgjuar që kështu thonë gjithë shokët tanë?” Përpiqem të kujtoj bisedat me ta. Edhe e thonë në fakt. Por dy vjet? Është ca si shumë… Sepse çfarëdo që të bëjnë, edhe bëhen ndonjëherë “detyrat e shtëpisë” (ata këtë fjalë përdorin, nuk është shprehje gocash kjo, betohem!). E kotë ta pyes mikeshën time nëse i shoqi ka ndonjë histori paralele: me natyrën e saj ka mbyllur çdo rrugë që të tilla informacione të vinë deri tek ajo. Le që vetë ajo thotë “kushedi do ketë ndonjë lidhje, ose disa… Se nuk rri burri dy vjet pa bërë gjë”. Mirë burri nuk rrika, po gruaja? Mesa duket po. Sepse mikesha ime nuk gënjen në këtë pikë. Më shpjegon se si thjesht e ka konsideruar një problem sekondar këtë pikë, duke iu kushtuar punës, mirërritjes së vajzës, disa problemeve të prindërve, mobilimit të shtëpisë së re dhe gjithë atyre xhinglave femërore: shopping, palestër, estetiste, masazhe anticelulit, kurave antirrudhë, trajtimeve ku-dreqin-e-di-unë-se-çfarë. Dhe nuk ka tradhtuar madje as tre javë më parë, kur ish i dashuri i saj, ai prej të cilit është ndarë pesëmbëdhjetë vjet më parë me aq dramë duke menduar se ai s’do t’i fliste kurrë me gojë, ka kërkuar ta takojë vetëm për t’i thënë: “ti je dashuria e jetës sime”. “Duhet të shkosh patjetër me të”, - i them me tonin tim prej këshilltareje tashmë të provuar. Dhe frikës së saj se kështu martesa e saj mund të marrë fund për fare i përgjigjem me një sërë argumentesh: “nëse e bën, mos ia thuaj askujt dhe s’rriskon asgjë”; “është emocionuese të kalosh të tilla momente me dikë që e ke dashur aq shumë”; “mos mendo asgjë, thjesht bëje”; “bëje sepse vetëm pas kësaj do kuptosh çfarë do në të vërtetë, kjo do të të bëjë të mësosh nëse e do ende burrin tënd apo jo, dhe ndoshta të bashkon më shumë me të. Sepse sensi i faji ta…”. Mooos!!!!! Atëherë i bie që ai burri i mikeshës që është shumë e lumtur… Do jap dorëheqjen nga kjo punë! E ç‘punë kam unë me martesat? Le që s’kam qenë kurrë as e martuar! As i kuptoj fare këto punë. Unë jam rehat kështu siç jam. Dhe shumë e lumtur. Kaq më duhet. As më intereson ajo që s’di!


Sipas meje

Sociologji

Selfie

"Virgjëreshat e betuara" ose kufijtë socialë të gjinisë

Edison Ypi S’je në terezi. Po vuan një padrejtësi të madhe. I ke pr-

Fatos Tarifa

ovuar të gjitha mënyrat për të dalë nga kjo gjendje, urtësinë dhe revoltën, të folurit dhe heshtjen...

Meqenëse identitetet që transcedentojnë dallimet

gjinore dhe seksuale (transgender/transsexual identities) kanë filluar të tërheqin interesimin e mjaft...

Pikëpamje intervistë Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Besnik Aliaj

Ja pse duhet reforma territoriale...me konsensus  

P

rof. Dr. Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis, sheh pas hijeve dhe pikëpyetjeve të debatit për reformën territoriale dhe pse ajo është e nevojshme. Siç është sipas tij, po kaq i nevojshëm edhe konsensusi politik pa të cilin reforma do të ishte e pavlefshme.  Pse reforma administrativo-territoriale është një ide e mirë? I ka ardhur koha një reforme të thellë territoriale dhe argumentet janë të shumta. Kanë ndodhur disa zhvillime të rëndësishme në vend: procesi i parë ka të bëjë me ndryshimet e viteve ’90; me transferimin e pushtetit që lidhet me decentralizimin, pra me transferimin e kompetencave dhe pushtetit nga qendra në bazë, duke krijuar kështu njësitë vendore: komunat dhe bashkitë e qarqet. Aktualisht jemi në fazën kur rreth 70% e decentralizimit është realizuar, por ende mbetet e pasqaruar çështja e kompletimit të tij, dhe sidomos e financimit, pra e decentralizmit fiskal. Ende nuk është mundësuar partneriteti publik-privat, ka shumë kompetenca që janë të pushtetit lokal, por de fakto nuk rezultojnë si të

tilla. Në fillim të vitit 2000 është bërë reforma e decentralizimit dhe ka avancuar shumë, por shkurt mund të themi sot se ajo ende nuk është e plotësuar, ka defekte, ka korrupsion, fragmentarizim, një lloj “feudalizmi” të territorit. Gjithashtu mungojnë kapacitetet për të përballuar këtë decentralizim. Nga ana tjetër ka ndodhur urbanizimi masiv dhe agresiv, si dhe abandonimi i rajoneve të tëra malore e rurale. Më parë, dy të tretat e popullsisë kanë qenë në zonat rurale dhe në zonat malore e kodrinore, ndërsa tani është e kundërta, kjo përmasë demografike pothuajse ka kaluar në Ultësirën Perëndimore, ndërsa një e katërta e popullsisë së vendit ka ikur në emigracion jashtë vendit, edhe pse kontribuon ekonomikisht për familjet. Nëse do t’i krahasojmë të dy proceset që fola më sipër, do të kuptojmë se kemi zhvendosur kompetencat nga qendra në bazë, ndërsa popullsia ka ndjekur tendencën e kundërt. Pra, është braktisur një pjesë e madhe e territorit në një kohë kur ka një shfrytëzim më radikal të burimeve natyrore, gjë që ka sjellë edhe shtimin e proble-

Ka ndodhur urbanizimi masiv dhe agresiv, si dhe abandonimi i rajoneve të tëra malore e rurale. Më parë, dy të tretat e popullsisë kanë qenë në zonat rurale dhe në zonat malore e kodrinore...

Faqe 25

meve sekondare, siç janë katastrofat mjedisore, informaliteti etj. Ne aktualisht pas dy dekadave ndryshim kemi një PBB të dytë, të krahasueshme me 13 miliardë euro informale, krahas PBB zyrtare formale. Pra, kjo sjell nevojën e ndryshimit të qeverisjes në mentalitet dhe në strukturë dhe formë. Do të thotë se është e nevojshme të reformohen institucionet, por edhe struktura në tërësi në mënyrë që t’i përgjigjet këtij riorganizimi të ri, këtij modeli të ri qeverisjeje.  Ka edhe një aspekt tjetër (që dikur konsiderohej si jo shumë i rëndësishëm), që duhet të nënvizohet e që është integrimi në BE. Kjo kërkon që shtetet që do të anëtarësohen të kenë një lloj qëndrimi ndaj asaj që quhet qeverisja rajonale. Pra, një hallkë midis qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Kjo sepse Europa konsiderohet si një identitet politik dhe administrativ produkt i larmisë dhe diversitetit të rajoneve, që shkon kundër logjikës së kufijve historikë për të cilët Europa ka bërë 2 luftëra. Në rastin e vendeve të vogla, siç është Shqipëria, natyrshëm lind pyetja: a duam ne të kemi qeveri qendrore dhe lokale...>>


26

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

INTERVISTA IDE

www.mapo.al

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

Vijon nga faqja 25 >>...po me pjesën e ndërmjetme çfarë do të ndodhë? A ka nevojë reale për të? A kemi ne identitete të tilla të forta? Kush duhet ta luajë këtë rol kur ka konflikte? Si do të realizohet ai që njihet si zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal? Po ai ndërkufitar? A mund të bëhen plane e politika zhvillimi të koordinuara dhe jo të fragmentarizuara? Pra, gjithçka ka të bëjë me atë që në zhargonin tonë njihet si qeverisja rajonale. Në këtë rast ne kemi shumë paqartësi. Le të marrim çështjen e Qarkut: në Kushtetutën e vitit 1998 është konsideruar sikur është qeverisje me funksione të natyrës rajonale, por nga ana tjetër është thënë se është qeverisje e nivelit të dytë, vendore. Në këtë rast ka një konflikt të qartë që në legjislacion dhe në konceptin e funksionimit të shtetit. Supozohet se Qarku luan rolin ndërmjetës, koordinues, me anë të politikave ndërkomunale, por në fakt, për shumë arsye nuk e ka luajtur atë. As qeverisja qendrore dhe as ajo lokale nuk kanë dashur të lëshojnë kompetencat e tyre, ndërkohë që pasojat sekondare janë bërë primare dhe kaosi në territor-mjedis dhe informaliteti në ekonomi kanë lulëzuar në përmasa të frikshme. Kërkohet një vullnet shumë i madh për ta parë jo si një proces i ngushtë politik, por kryesisht për eficiencën ekonomike të vendit dhe eficencën e burokracisë së shtetit. Nga ana tjetër, kjo mund të rezultojë në një burokraci ose hallkë të tepërt, por historikisht ne kemi pasur ato që njihen si entitete rajonale. Është e rëndësishme madje të sqarohet nëse do të kthehemi tek memoria historike, për të parë e kuptuar se përse kanë ekzistuar këto identitete të forta rajonale, cilat kanë qenë të përbashkëtat apo do të na duhet t’i harrojmë: psh: Jug-veri, Mirditë, Has, Krumë... apo Kolonjë, Skrapar, Labëri, Çamëri etj...etj., etj. Bashkimi Europian ka edhe politika që sot janë më fleksibël, duke çuar financime apo instrumente zhvillimi pikërisht në këtë nivel rajonal, sepse ka synuar që të fuqizonte decentralizimin me anë të mekanizmave koordinues, dhe të mos ta çonte të gjithë mbështetjen te pushteti qendror, por të kishte mundësi që zhvillimi të ishte i balancuar në gjithë rajonet e vendit, që janë edhe rajone të BE. Kjo krijon mjaft hapësira për kreativitet dhe debat. Edhe në Shqipëri një pjesë ishin kundër, e një pjesë ishin pro në këtë debat. De fakto, sot në Shqipëri edhe pse me shumë probleme, ka një “shtresë-institucion të mesme qeverisje” që është Qarku, por kjo formë nuk është barabartë me rajonin. Është diçka ende rudimentare dhe ambigue që, ose duhet reformuar në rajon, ose duhet eliminuar fare. Janë koncepte të ndryshme, ndaj dhe është e nevojshme të merret një vendim. Aktualisht siç theksova më sipër kemi urbanizim radikal, zhvendosje të popullsisë, informalitet, decentralizim dhe konflikt midis këtyre lëvizjeve. Kompetencat janë deleguar ‘poshtë’, ndërkohë që njerëzit janë zhvendosur në qendër, ndërsa burimet gjenden kryesisht në pjesë të territorit që ndodhen jashtë kontrollit. Kjo është humbje e madhe për ekonominë, mirëqenien dhe progresin tonë. Mungon mendimi strategjik totalisht!  Ka disa alternativa për këtë reformë. A mund të na jepni një panoramë dhe shpjegim të tyre? Shqipëria ka ende një mesatare të ardhurash për frymë shumë më të ulët nga ajo evropiane, edhe pse kjo ka ardhur në rritje. Por, nëse ne do të duam ta arrijmë këtë nivel, duhet të përmirësojmë urgjentisht logjikën dhe eficiencën ekonomike të vendit. Për të arritur këtë është e nevojshme pikërisht që të bëhet rregullimi nga pikëpamja strukturore dhe më tej me mentalitetin qeverisës përmes reformave të tilla. Struktura duhet t’u përgjigjet çështjeve që hasen në realitet. Ndaj duhet të marrim një vendim të unifikuar dhe konsensual nëse do të kemi vetëm qeverisje qendrore dhe lokale, apo do t’i shtojmë edhe atë rajonale? Por kjo duhet të bëhet për të transferuar më tej kompetenca të qeverisë qendrore sa më afër komuniteteve e autoriteteve vendore, dhe jo për t’u marrë këtyre të fundit kompetenca. Kjo duhet të jetë shumë e qartë nëse ka një nismë ligjore. Nga ajo që është lënë të kuptohet deri tani në debatin publik, qeveria ka evidentuar dy çështje në reformën që është nisur prej saj: e para, ka të bëjë me atë që njihet si konsolidimi i qeverisjes vendore; dhe e dyta, ka të bëjë me qëndrimin që do të mbahet ndaj çështjes së rajonit. Në këtë rast kjo implikon diskutimin për qeverisjen rajonale

Kërkohet një vullnet shumë i madh për ta parë jo si një proces i ngushtë politik, por kryesisht për eficiencën ekonomike të vendit dhe eficencën e burokracisë së shtetit. Nga ana tjetër, kjo mund të rezultojë në një burokraci ose hallkë të tepërt, por historikisht ne kemi pasur ato që njihen si entitete rajonale në tërësi, dhe për Qarkun konkretisht. Ky proces duhet të garantojë thellimin e decentralizimit, pra që nënkupton që një pjesë e kompetencave t’i çohen më afër komuniteteve vendore si parakusht. Ne mund të flasim më tej për dekoncentrimin e pushtetit në rajone, sepse në të kundërt ideja e centralizimit do të ishte e gabuar për këdo! Në këtë rast diskutimi shtrohet sesi mund ta konsolidojmë akoma më tej qeverisjen vendore. Ne kemi diçka më pak se 380 komuna dhe bashki. Çështja është, a do të vazhdojmë të ruajmë këtë numër? Disa mendojnë po, por shume të tjerë mendojnë jo. Në këtë nivel ka disa shërbime që kërkojnë zbatimin e asaj që njihet si ekonomia e shkallës, siç janë: transporti publik, largimi i mbetjeve urbane, arsimi, shëndetësia etj. Për të bërë këtë është hedhur një tezë, sipas së cilës mund të shkohet nga rreth 380 njësi, në modelin e njësive vendore të madhësisë së rretheve të dikurshme në përmasa. Qëllimi është që të reduktohet numri i këtyre njësive (që ende nuk dihet sesi do të quhen, por le të themi komuna me funksion mix urban dhe rural). Kjo do të kishte vërtet një avantazh, dhe pse mbetet të shikohet sesi do të reagojnë vetë komunitetet. Jo vetëm krijon një njësi më të madhe që është më eficiente ekonomikisht, por bën një rikonceptim të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit ekonomik në një kohë recesioni global ekonomik dhe kur procesi i urbanizimit si model zhvillimi ekonomik ka arritur pikun dhe praktikisht ka mbaruar. Në këtë moment kërkohet të merren masa korrektuese dhe mbështetëse përfshirë sektorë si ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme, sistemi bankar, bujqësia, sipërmarrja private në tërësi etj. Pra, është e nevojshme që të merren masa për ta riorientuar ekonominë në kushtet e reja të krijuara. Shkurt, kërkohet një balancë e re midis fshatit dhe qytetit, midis territorit urban dhe bujqësor, avantazhet që krijohen në territorin urban, tregu, shërbimet që krijohen duke shfrytëzuar më mirë edhe territorin bujqësor, burimet e tij, mund të plotësojnë më mirë njëri-tjetrin. Gjithashtu, kjo do të sillte benefite edhe për punësimin. Mbështetur te këto që thoni, ç’rrugë duhet ndjekur për ndarjen e re territoriale? Kriteret do të duhet të jenë të ndryshme, mund të fillojmë me faktin që çdo vendim duhet të jetë

konsensual politikisht si parakusht. Por kriteret mund të jenë ato të ekonomisë së shkallës. Por mund të jenë edhe kritere historike, që kanë lidhje me traditën, me aspektin mjedisor-territorial (ai që njihet si koncepti i pellgut ujëmbledhës). Në Shqipëri ekzistojnë gjashtë pellgje ujëmbledhëse (zyrtarisht, dhe ka edhe shumë nënpellgje) që krijojnë basene ekologjike që mund të përbëjnë një kriter vital për ekonominë, cilësinë e jetesës, dhe rrjedhimisht edhe për ndarjen administrative. Gjithashtu mund të jetë edhe potenciali për të tërhequr investime të huaja ose vendase. Për shembull, nëse shohim se Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë “motori” i ekonomisë, atëherë mund t’i shohim si një rajon i përbashkët. Gjithashtu mund të merren në konsideratë edhe format e ndërmjetme, siç janë rajonet metropolitane, ose aglomerimet e mëdha urbane (ultësira perëndimore). Gjithashtu, numri i popullsisë mund të jetë një kriter, aktiviteti ekonomik gjithashtu, traditat, po ashtu. Mirdita për shembull, me traditën e saj duhet të respektohet, po kështu Labëria që shtrihet në tri qarqe, mund të grupohet dhe të shihet si potencial edhe nga pikëpamja turistike dhe mjedisore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën veriore, Alpet, por edhe atë bregdetare në Jug. Si kriter mund të përcaktohet edhe aksesi përmes infrastrukturës. Për shembull: nëse territori e orienton një zonë me Tiranën, por infrastruktura e lidh me Elbasanin, atëherë është kjo e fundit përcaktuese de fakto. Në të kundërt, autoritetet duhet të investojnë strategjikisht në infrastrukturë dhe shërbime shtesë. Faktorët mund të jenë të shumëllojshëm dhe janë analizat ato që mund të çojnë në krijimin e një vizioni, gjë të cilën ne tashmë në Universitetin Polis e kemi bërë dhe e kemi shpallur edhe publikisht përmes Institutit tonë kërkimor Co-PLAN. Me sa unë kam kuptuar, ajo që aktualisht diskutohet edhe nga ana e mazhorancës është ideja e konsolidimit, thënë shkurt, reduktimi i numrit të njësive vendore duke i çuar në rreth 36-45. Në princip nuk jam kundër kësaj ndarjeje, por do të duhet të shihen edhe aspekte të tjera, sikundër është edhe ai politik, sepse një vendimmarrje e tillë nuk është as dhe vetëm e Parlamentit dhe llogarive banale të numrave të votave në të, në të kundërt duhet një konsensus gjithëpërfshirës midis forcave politike atje, por edhe me grupet e interesit që në këtë rast janë aq të mëdha sa nuk

mund të injorohen. Këto janë çështje principiale që dalin përtej një mandati politik, apo një qeverie. Kanë të bëjnë me vetë shtyllat e shtetit shqiptar, dhe të çdo shteti në tërësi. Është një vendim që do të ndryshojë modelin tonë të jetesës, dhe që do ketë impakt të madh social, ekonomik, politik, ndaj askush nuk ka luksin të marrë vendime të nxituara dhe të vetmuara, sikurse askush nuk mund të luajë politikisht me këtë çështje, për interesa të ngushta politike. Kushdo qoftë! Është folur për modele të huaja, këtë apo atë, duhet të ndjekim një të tillë si zakonisht apo duhet krijuar një i ri? Europa ka një model në lidhje me ndarjen rajonale për qëllime statistikore dhe të zbatimit të politikës së zhvillimit rajonal, e që niset nga sistemi NUTS dhe më konkretisht niveli NUTS II, i cili nuk duhet të ketë më pak se 800 000 banorë, dhe u lihet autoriteteve të çdo vendi të zgjedhin nëse rajonin qeverisës do ta mbivendosin me rajonin statistikor NUTS II. Në fakt, eksperienca tregon se jo domosdoshmërisht ka përputhje dhe modelet e rajoneve dhe qeverisjes rajonale në Europë janë të larmishme dhe i përshtaten kontekstit specifik. Në rastin e Shqipërisë, ndarja rajonale do të përkthehej në aspektin numerik në 3-4 njësi. Por në analizat që ne kemi bërë si universitet, së bashku me Co-PLAN, ka rezultuar se do të ishte më e udhës që territori të ndahej në 4-6 rajone. Kjo do të çonte në menaxhim më të mirë e më të qëndrueshëm të të gjitha burimeve dhe të një qeverisje më të koordinuar dhe më të përgjegjshme. Do të ishte edhe më efikase për investitorët vendas dhe të huaj, pasi procesi i negocimit do të ishte më i lehtë dhe ndikimi ekonomik i biznesit do të ishte më i gjerë. Natyrisht, nëse do të flasim për konsolidim pushteti rajonal, atëherë duhet të merret në konsideratë edhe aspekti i trashëgimisë historike. Shqipëria që nga periudha otomane, por edhe më herët ka pasur katër entitete të mëdha rajonale. Më vonë, mbreti Zog, me krijimin e shtetit të mirëfilltë shqiptar krijoi 10 prefektura, që i organizoi dhe që u ruajtën disi si njësi rajonale deri në vitet e para të komunizmit. Më pas u kalua në kulturën e centralizuar të Rretheve, që në fillim ishin 32 e më pas u bënë diku te 36. Kjo skemë u trashëgua për inerci edhe në vitin 1993, kur u bë transformimi dhe reformat e para postkomuniste, u krijuan prefekturat dhe qarqet, e më pas u reflektuan këto edhe në Kushtetutën ’98-ës. Ne duhet të ruajmë këtë traditë sa i takon efekteve pozitive që ato kishin, dhe nuk është e nevojshme që të ‘shpikim’ modele të tjera, por kjo nuk përjashton të drejtën për zhvillim në mënyrë kreative e kritike. Nëse do të kemi si prioritet konsolidimin e qeverisjes rajonale, atëherë kriteri që duhet të prevalojë është faktori ekonomik dhe sidomos eficenca ekonomike. Kur flasim për ekonominë, duhet të kemi parasysh burimet natyrore të shpërndara në mënyrë të balancuar dhe njerëzit dhe komunitetet për të cilët bëhet gjithë ky diskutim. Faktori tjetër duhet të jetë ai historik. Kjo ka të bëjë me ruajtjen e traditës institucionale, si dhe të identiteteve krahinore si produkte të konsensusit historik etj. Por natyrisht, kjo duhet të jetë e balancuar me zhvillimin ekonomik-mjedisor që është më i rëndësishmi. Koncentrimi në një numër më të kufizuar i njësive vendore dhe rajonale do të shërbejë për të pasur më pak burokraci. Madje nuk duhet të mendohet në konceptin e ngushtë të kursimit të fondeve për administratën, edhe sepse kjo ka rëndësinë e vet (p.sh, mendohet se ulja e kostove në këtë rast është rreth 80 milionë euro në vit), por në radhë të parë duhet menduar për kapacitetet njerëzore. Ku duhet treguar kujdes? Këtu unë e mbyll duke nënvizuar se, në gjithë këtë diskutim ka nevojë për një kompromis të gjerë e të thellë politik e social, pasi duhet të merren vendime historike, p.sh, se si do të jetë administrata? Si do të jetë pjesa e saj fikse ndaj ndryshimeve politike? Cili do të jetë ai nivel që do të jetë politik e do të ndryshohet në mënyrë që zgjedhjet të mos cenojnë mbarëvajtjen e punës së institucioneve, të mos cenohet memoria institucionale dhe e shtetit, të mos cenohen kapacitetet humane, dhe mos bëhen masakra ligjore shkurtimesh politike e të paargumentuara në këtë administratë. Kjo dhe të tjera na bëjnë të mendojmë se një reformë e territorit kërkon kompromis si parakusht. Dhe kompromisi tejkalon vetë temën e ndarjes administrative territoriale.


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

27

www.mapo.al

Selfie

S

’je në terezi. Po vuan një padrejtësi të madhe. I ke provuar të gjitha mënyrat për të dalë nga kjo gjendje, urtësinë dhe revoltën, të folurit dhe heshtjen, marifete nga më të ndryshmet, kurrkush s’kujtohet për ty, të gjithë të kanë lënë pas dore, nuk po të kushtojnë asnjë vëmendje. Janë aq qorra, shurdha, të pandjeshëm dhe budallenj, sa nuk po arrijnë të kapin nga relievi i kokës tënde forcën e karakterit tënd të pamposhtur, nga ndriçimi i syve energjinë e shpirtit, nga përunjësia e shprehjes gjërësinë e zemrës, nga shtrëngimi i nofullave zjarrin e gjaEdison Ypi kut që të vlon, dhe ç’është më e keqja, nuk po t’i njohin idetë brilante që ke në kokë dhe as perlat e paçmuara që ndryn në thellësi të shpirtit. Zgjat dorën merr Është padrejtësi tepër e madhe. Boll. Nuk celularin me dorën mund të lejosh që thellësinë të ta çmojnë në rrethana rastësore. Nga qëndrimi duke bërë mue majtë ose të habet a duke pirë kafe, pra në kohën dhe vendin djathtë në varësi e papërshtatshëm kur s’ke se si të jesh në formën e duhur për të shprehur si duhet kuptimet dhe të krahut që të nënkuptimet, pëlqimet dhe mospëlqimet, çka duket më i është e rrezikshme për të tashmen dhe të ardhtënde. përshtatshëm për men S’ka problem. Mos e prish terezinë. Janë gjëra të pavdekësuar që ndreqen. Të vjetrit, ata budallenjtë e pavdekshëm që madhështinë shkruajtën drama, romane, tragjedira, pikturutënde. Drejtoje an tablora, afresqe, pafundësinë e brendësisë e me anë të simboleve të pafundësisë së syrin e kameras shprehnin jashtësisë, qiellit, detit, eterit, etj. Ti, si modern që je, nuk mund të ndjekësh shnga të duket më embullin e tyre. Që pavdekësinë ta sigurosh në bukur që mund të mënyrë origjinale, nisu nga e kundërta. Si hakmerresh më Magelani, që u nis përpara dhe arriti mbrapa. Ja se si, fort, dhe shkrepe. Në varësi të asaj që do të shprehësh për të koKe bërë një Selfie ! rigjuar padrejtësinë që të mundon, zgjidh së pari kohën e duhur. Meqënse ajo që kërkon të komunikosh është thellësia e shpirtit me tërë forcën dhe magjinë e tij, kjo kohë nuk mund të jetë veçse pasditja e vonë, muzgu i magjishëm. Pastaj gjej një vend sa më të izoluar për të mos u bezdisur nga prezenca e inatçinjve dhe inatçeshave ziliqare që kujtojnë se të gjitha vlerat u përkasin atyre, ndërsa ty hiçasgjë, Noc Rroku. Pra zgjidh një vend sa më intim. Pse jo banjën. Me gjithato vegla që ka banja mund të bëhen kompozime të mrekullueshme. Me në sfond dushin apo vaskën, zorrën me rrudha si gurrmaz i shkulur, ndonjë rubinet të prishur prej të cilit rrjedh pik-pik uji ose një curril fare i hollë do ishte një mrekulli, ndonjë sapun i rrëshqitshëm i hedhur

dosido, briskun e rrojes, porcelanin ku ulesh, bidenë, një peshqir të varur, një dritare pak të hapur prejnga duket një copë qiell, mund të bëhen hatara që të mahnitet bota dhe ziliqarëve dhe ziliqareshave t’u bjerë të fikët. Pasi ta studiosh mirë, përcakto pozicionin e kokës, mënjanimin majtas, djathtas, lart, poshtë, të tillë që drita të bjeri me intensitetin e duhur në pjesën më shprehëse të fytyrës ku prej brendësisë së kafkës gurgullon mirësia dhe zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të mira që i ke, por nuk të njihen nga publiku i gjerë. Gati ? Po ! Zgjat dorën merr celularin me dorën e majtë ose të djathtë në varësi të krahut që të duket më i përshtatshëm për të pavdekësuar madhështinë tënde. Drejtoje syrin e kameras nga të duket më bukur që mund të hakmerresh më fort, dhe shkrepe. Ke bërë një Selfie ! Domethënë ke bërë një majmunllëk të paparë, një gomarllëk të padëgjuar, një fëlliqësirë që nuk e lan dot as uji i oqeaneve, një turp që nuk e justifikon dhe nuk e mbulon dot asgjë. Por mos u mërzit. S’ka problem. Nuk je i vetmi. Ngushëllohu. Numri i gomerëve si ty që bëjnë Selfie ka arritur miliona. Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre, nuk doli mirë, nuk të pëlqeu. E çfarë se nuk doli mirë Selfia. Banja, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, aty janë. Bëj një Selfie tjetër. Nëse edhe tjetra Selfia

Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës ta tregon hajvanllëkun në mënyrë më integrale. Por ka një të keqe, se pasqyra tregon edhe celularin, domethënë aletin e budallallëkut, mjetin e krimit. Kjo lloj Selfie quhet Selftallje...

nuk do të pëlqejë, bëj nja 20 ose 30 Selfie se s’bëhet qameti. Mund të ndodhi që ndonjë budallai ose budallaçke selfiet e tua të mos i pëlqejë. Edhe për këtë hiç mos u merakos. Është normale. Ndërkohë që ti po bën Selfiet e tua me mijëra e qindra mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta më për ibret se Selfiet e tua. Prandaj hiç mos e zgjat. Pa dalë nga banja, nisi menjëherë të gjitha Selfiet direkt nga celulari në një nga rrjetat sociale. Kqyrësit e panumurt të surratit tënd përmes Selfies tënde e pamundur të mos e kapin thellësinë tënde nga gjithato Selfie që sapo bëre. Jo menjëherë. Pakngapak. Plotësisht, para se të vdesësh, pasi të kesh bërë nja 1 milionë Selfie. Kjo është Selfia klasike. Jo në kuptimin e vjetërsisë dhe cilësisë. Në kuptimin sasior të përhapjes tepër të madhe që qysh në të tashmen e ka siguruar sukesin e së ardhmes, si dhe të krrupjes së pa kapërcyeshme, si gjest autoreferencial me masë shëmtimi deri tani të paimagjinueshme, por tash e tutje të pakapërxyeshme dhe sidomos të pakthyeshme. Çfarë ka më tepër se kaq pavdekësia ?! Ka edhe Selfie të tjera. Selfia ka nënllojet e veta. Për shembull, Selfie që e bën një mashkull i cili nuk le rast pa treguar sa gomar është. Ky çfaqet i menduar sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Del me një kapele, borsalinë ose berretë së cilës, nga Selfia në Selfie i ndërron pozicion. Ose bën selfie me në sfond male dhe lumenj. Domethënë si mendimtar, si gjeni. Selfia e këtij budallai nuk quhet Selfie. Selfia e tij quhet Selfqirje, që vjen nga fjala greqishte “qirje” që do të thotë “zotni”. Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës ta tregon hajvanllëkun në mënyrë më integrale. Por ka një të keqe, se pasqyra tregon edhe celularin, domethënë aletin e budallallëkut, mjetin e krimit. Kjo lloj Selfie quhet Selftallje Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë guakësh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birrë, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Turp më të madh se kjo Selfie shtazarake përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka në dynja. Sa herë më kam fatkeqësinë të më dalin përpara nga këto lloj Selfiesh më lind dëshira tua pështyj dhe pshurr ato të ngrëna. Prandaj, edhepse Selfiet me të ngrëna përpara Selfie janë, nuk quhet Selfie, por me një emër nga Shqipja e vjetër, Sumtyryxhym. Forca, sa më tepër Selfie. Sakën se zini me dorë ndonjë libër.


28

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

Sociology

Nga pozita e sociologjisë formale, Georg Simmel ka argumentuar se prezantimi i një elementi të tretë në një sistem dypolar dominues mund të shërbejë për të moderuar rëndësinë e këtij të fundit. Në këtë vështrim, prania e “virgjëreshave” përbën një situatë mjaft interesante vis-à-vis kuptimit konvencional të gjinisë, si një reagim kulturalisht i formuar ndaj imperativëve biologjikë.

Fatos Tarifa

Meqenëse identitetet që transcedentojnë dallimet gjinore dhe seksuale (transgender/transsexual identities) kanë filluar të tërheqin interesimin e mjaft autorëve perëndimorë në fushën e studimit të gjinisë dhe të seksualitetit, tradita ballkanike e “virgjëreshave të betuara”, e cila, edhe pse shumë e kufizuar, vazhdon të ekzistojë, paraqet interes nga pikëpamja sociologjike.

Kufijtë socialë të gjinisë (Një shpjegim sociologjik për një kuriozitet “seksual” dhe për habinë naive të perëndimorëve) Dëshmitë e para mbi një dukuri ballkanike ë vitin 1855, Milorad Medakoviç, një etnograf serb, ndërsa kryente një ekspeditë në radhët e klanit Rovci, në kufirin midis Hercegovinës dhe Malit të Zi, takoi një vajzë të quajtur Milica, e cila, duke mos pasur asnjë vëlla, ishte betuar të mos martohej, në mënyrë që të ishte një djalë surrogat për babanë e saj. Medakoviç e përshkruan atë të veshur me rroba burrash, me armë dhe të respektuar nga komuniteti i saj sikur të ishte burrë. Disa vjet më vonë, më 1867, Johann Georg von Hahn, një diplomat austriak në Athinë dhe një ndër albanologët më të njohur, u ndesh me disa gra të reja në malësitë e Shqipërisë së Veriut, të cilat kishin hequr dorë publikisht nga martesa dhe kishin bërë bé të mbeteshin përgjithnjë të virgjëra. Hahn shpjegon se njëra prej tyre e kishte marrë këtë vendim sepse donte një djalë me të cilin nuk mund të martohej; një tjetër sepse nuk kishte dashur të martohej me burrin që kishte zgjedhur për të i ati, për shkak se ai nuk kishte të njëjtën fe me të. Këto dëshmi nga Medakoviç dhe Hahn janë të parat dokumente të shkruara që njohim mbi du-

N

www.mapo.al

kurinë e “virgjëreshave të betuara”. Edhe pse ato janë pjesë e një tradite të vjetër—dhe aspak unike shqiptare ose ballkanike—të dukurisë së konvertimit të disa grave në role mashkullore, çka në literaturën e sotme sociologjike njihet me termin “cross-gendered”, kjo dukuri, duke qenë më e përhapur në të kaluarën në malësitë e Shqipërisë së Veriut, në Kosovë dhe në Malin e Zi, ka ekzistuar edhe në mjedise të tjera kulturore në Ballkanin Jugperëndimor. Teoria e shkëmbimit shoqëror si një interpretim sociologjik i mundshëm Si sociolog, kjo dukuri ka ngjallur edhe më parë tek unë interes intelektual. Në këtë ese, unë përpiqem pikërisht të bëj një interpretim sociologjik të saj. Meqenëse identitetet që transcedentojnë dallimet gjinore dhe seksuale (transgender/ transsexual identities) kanë filluar të tërheqin interesimin e mjaft autorëve perëndimorë në fushën e studimit të gjinisë dhe të seksualitetit, tradita ballkanike e “virgjëreshave të betuara”, e cila, edhe pse shumë e kufizuar, vazhdon të ekzistojë, paraqet interes nga pikëpamja sociologjike. Studimi i kësaj dukurie kërkon, pa dyshim, shqyrtimin e saj në një kontekst të gjerë etno-kulturor,

duke marrë në konsideratë një sërë nocionesh të ndërlikuara dhe etnografikisht të debatueshme si, për shembull, praktikat jashtëligjore, patriarkatin, gjakmarrjen etj. Nëse do të përpiqemi të shpjegojmë sociologjikisht këtë dukuri, nuk mund të përjashtojmë këtu një interpretim, edhe pse jopërfundimtar, që ofron “teoria e shkëmbimit shoqëror” (social exchange theory), e cila e sheh shkëmbimin si një sjellje shoqërore që mund të sjellë dobi ekonomike dhe shoqërore. George Homans and Peter Blau, të parët sociologë që propozuan dhe përdorën këtë perspektivë teorike, vlerësonin se shkëmbimi është një dukuri universale në shoqëri. Ndërsa Homans u interesua kryesisht për psikologjinë e sjelljes së instrumentalizuar tek individë të ndryshëm, Blau vuri në dukje se, të kufizuarit vetëm në aspektet psikologjike të sjelljes së individit pengon që të kuptohen aspekte të tjera shumë të rëndësishme të shkëmbimit shoqëror dhe se shkëmbimi është një dukuri që vihet re kudo, “jo vetëm në marrëdhëniet e tregut, por edhe në marrëdhënie të tjera shoqërore, si në miqësi, madje edhe në dashuri”. Nga ky këndvështrim, sugjerimi që bën Kingsley Davis se seksi mund të “shkëmbehet me diçka tjetër në vlerë të barabartë”, meriton vëmendje. Ndryshe nga të gjitha vajzat dhe gratë e tjera të malësisë, ato që betoheshin të mbeteshin për jetë të virgjëra duke mos u martuar kurrë mund të mendohet se e bënin këtë zgjedhje në shkëmbim të disa privilegjeve ekonomike e sociale, për të fituar—në një shoqëri të dominuar nga burrat—një status shoqëror të ngjashëm me atë të burrave. Ky argument, që unë e shpreh këtu për herë të parë, përbën pikërisht thelbin e teorisë së shkëmbimit shoqëror, të aplikuar në nivelin e analizave mikro-sociale, i cili mund të konsiderohej si “analiza ekonomike e situatave shoqërore joekonomike” (Richard Emerson). Në mënyrë të veçantë, unë sugjeroj se vetë akti i betimit për të mbetur “e virgjër” mund të kuptohet si një mekanizëm kompensues. Një vajzë që hiqte dorë nga gjinia e saj, nga aktiviteti seksual dhe nga privilegji femëror për t’u bërë nënë mund ta bënte këtë vetëm nëse kompensimi shoqëror do të ishte i mjaftueshëm dhe i pranueshëm për të dhe për familjen e saj, pra, nëse asaj do t’i njiheshin nga komuniteti të cilit i përkiste— familja, fisi, fshati, bajraku—po ato të drejta pronësore e shoqërore si edhe burrave. Si një “virgjëreshë e betuar”, ajo mund të trashëgonte pronën e babait të saj gjatë gjithë jetës. Nëse ajo ishte fëmija e vetme, e tërë prona e familjes bëhej pronë e saj; nëse kishte vëllezër, prona e familjes ndahej në mes tyre. Pas konvertimit në “burrë”, një “virgjëreshë e betuar” mund të ishte zonja e shtëpisë së saj. “Virgjëreshave” u lejohej të merrnin pjesë në kuvendet e burrave, edhe pse nuk kishin të drejtë të votonin në to. Gra të tilla visheshin njëlloj si burrat; ato mbanin qeleshe si të burrave, ose qetheshin si ata. Ato mund të mbanin armë, mund të hanin së bashku me burrat dhe të pinin duhan në shoqërinë e tyre. Ato mund të merrnin pjesë në luftë dhe, gjithashtu, të përfshiheshin në gjakmarrje. Ja se si e përshkruan Edith Durham, në librin e saj High Albania (1909), një “virgjëreshë” të tillë, të cilën e ndeshi në një nga udhëtimet e saj në malësitë e veriut në fillim të shekullit të 20-të: “Këtu ne gjetëm një virgjëreshë shqiptare, e cila kish veshur rroba burri. Ndërsa ne qëndruam për t’u dhënë ujë kuajve, ajo na u afrua—një grua e gjatë, e hollë, aktive, rreth të dyzetave, e veshur me një xhaketë dhe pantallona të grisura. Ajo gjente kënaqësi që unë po e fotografoja dhe burrat e pranishëm e ngacmonin për “bukurinë” e saj. Ishte veshur si djalë, shpjegoi ajo, qysh kur ishte fëmijë, sepse kështu i pëlqente dhe sepse i ati e kish lejuar të vepronte ashtu. Ajo ishte shumë sarkastike lidhur me mëmësinë; të gjitha motrat e saj ishin martuar, por ajo dinte më shumë dhe më mirë se ato. Ajo më trajtoi mua me përçmimin që, sipas saj, meritojnë të gjitha gratë e veshura si unë, më ktheu krahët dhe shkëmbeu cigare me burrat, me të cilët dukej se shkonte mirë. Në një vend në të cilin çdo burrë mban mustaqe, fytyra e saj e vogël, e rrudhur dhe pa qime


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

29

www.mapo.al

stononte mbi atë veshje mashkullore”. Për një “virgjëreshë” ishte e zakonshme gjithashtu që ajo ta ndërronte emrin e saj me një emër burri. Bernard Newman, një gazetar anglez, i cili udhëtoi në malësitë e veriut në vitet 1930, shkruante për një ndër udhëtimet e tij në atë kohë në veri të Shqipërisë, së bashku me një djalë vendas që i udhëhiqte rrugën. Në një moment, gjatë udhëtimit, Newman kërkoi të dinte emrin e shoqëruesit në mënyrë që ta përmendte atë në ditarin e vet. Emri i tij ishte Sabri. Doli që Sabriu ishte një “virgjëreshë” dhe “për ta provuar këtë, zbërtheu këmishën duke zbuluar krejt gjinjtë që dukshëm ishin të një femre”. Reagim kulturor ndaj imperativëve biologjikë Sido që të jetë, betimi për të mbetur e virgjër nuk ishte pa funksion. Ai përbënte një akt të qëllimshëm dhe shoqërisht funksional. Për një perëndimor mund të jetë e vështirë të besojë se një sistem shoqëror i ashpër dhe aspak tolerant, në të cilin gjakmarrja, e kodifikuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit, përbënte ligjin e maleve për shekuj me radhë, mund të krijonte një mekanizëm të tillë “shpëtimi” për ato gra që refuzonin t’i nënshtroheshin fatit të martesave të detyruara, ose marrëdhënieve të një shfrytëzimi ekonomik ekstrem dhe të një pabarazie sociale ekstreme. Lisa Wade jo krejt pa të drejtë argumenton se “role gjinore ekstreme shpesh frymëzojnë zgjidhje kreative”. Rene Gremaux është i pari që ka përdorur termin “burra socialë” (social men) për të karakterizuar këtë kategori grash të konvertuara në gjininë e kundërt. Mildred Dickemann, gjithashtu, i përshkruan “virgjëreshat e betuara” si “individë të transgjinuar që bëhen burra socialë për të bërë një jetë maskuline”. Lisa Wade e cilëson “virgjëreshën e betuar” si “një burrë të pranuar shoqërisht për gjithë jetën ‘e tij’”. Antropologu Andrew Shryock, nga ana e tij, mendon se karakteristika esenciale e “virgjëreshave” shqiptare është “aseksualiteti” i tyre. Ai i konsideron ato si individë që janë “kulturalisht meshkuj”. Në pjesën më të madhe të studimeve sociologjike mbi seksualitetin “virgjëreshat e betuara” përshkruhen zakonisht si gra, të cilat, në mënyrë të qëllimshme, zgjedhin të bëhen “burra” dhe jo si një kategori gjinore më vete (Roland Littlewood). Po kështu, askush deri më sot nuk e ka vënë në dyshim faktin se gra të tilla nuk janë as trans-seksuale as lesbike në kuptimin me të cilin këta terma përdoren sot në Perëndim. Siç vë në dukje Antonia Young në librin e saj Women Who Become Men: Albanian Sworn Virgins (2000), asnjë nga “virgjëreshat” që ajo ka intervistuar vitet e fundit në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë nuk e identifikonin veten e tyre me definicionet që hasim sot në tregun perëndimor të ideve, të cilat padrejtësisht i etiketojnë “virgjëreshat” e Ballkanit si “transsexual”, apo “transgendered”, ose edhe si “cross-dressers”. Young argumenton se këta terma perëndimorë janë tërësisht joadekuatë dhe jashtë kontekstit në rastin e “virgjëreshave” shqiptare dhe se shumica e shqiptarëve, e në radhë të parë vetë këto “virgjëresha”, nuk mendojnë se terma të tillë janë të aplikueshëm për dukurinë në fjalë. Nga pozita e sociologjisë formale, Georg Simmel ka argumentuar se prezantimi i një elementi të tretë në një sistem dypolar dominues mund të shërbejë për të moderuar rëndësinë e këtij të fundit. Në këtë vështrim, prania e “virgjëreshave” përbën një situatë mjaft interesante vis-à-vis kuptimit konvencional të gjinisë, si një reagim kulturalisht i formuar ndaj imperativëve biologjikë. Këtu duhet vënë në dukje se të kuptuarit e fenomenit “virgjëreshë e betuar” si një “seks i tretë” (third sex), siç mendon Littlewood, është tërësisht i gabuar. Variacione të së njëjtës temë Për këtë dukuri jo vetëm shqiptare, por ballkanike, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë një varg termash në gjuhë të ndryshme të Ballkanit: muzana, muskobani, muskobanj, apo ostajnica (burrëgrua, si burrë, ajo që mbetet) në serbisht; tobelija (e lidhur përmes betimit) në gjuhën boshnjake; tombelija, basa, apo harambasa në Malin e Zi; zavjetovana djevojka në kroatisht; tybeli në shqipen e përdorur në Kosovë etj. Në dialektin verior të shq-

ipes “virgjëreshat e betuara” janë quajtur përgjithësisht virgjinesha. Ndërsa Rene Gremaux i quan ato “Balkan virgins”, Edith Durham përdorte termin “Albanian virgins”. Nga ana e tyre, disa antropologë dhe sociologë amerikanë dhe britanikë kanë përdorur e përdorin, përgjithësisht, termat “sworn virgin”, ose “avowed virgin”. Midis myslimanëve të Shqipërisë së Veriut dhe në Kosovë një virgjëreshë thirrej zakonisht “Sadik”, fjalë kjo me origjinë turke që do të thotë i drejtë, ose i ndershëm. Të gjithë termat e sipërpërmendur përziejnë gjininë linguistike në të njëjtën mënyrë siç edhe vetë “virgjëreshat e betuara” kapërcejnë kufijtë socialë të gjinisë. Tipari i përbashkët i “virgjëreshave”, në të gjitha këto kultura të Ballkanit, ka qenë se gra të tilla betoheshin të mos martoheshin kurrë, por të bënin jetën e burrave, duke braktisur atë lloj veshjeje, ato aktivitete dhe atë mënyrë të foluri e të sjelluri që do t’i dallonte ato si gra. Pas kësaj, ato merrnin një pozicion shoqëror dhe luanin një rol si të burrave në komunitetin e tyre. Ato, siç vumë në dukje dhe siç ka ndodhur edhe në vise të tjera të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm fitonin të drejtën e trashëgimisë së pronës familjare, por edhe fitonin thuajse të njëjtin respekt si edhe burrat, biologjikisht meshkuj. Një “gjini e tretë” apo “migrim gjinor”? “Virgjëreshave të betuara” në malësitë e veriut u njihej një status i ngjashëm me atë të burrave, jo ai i një gjinie të veçantë, të cilin shumë sociologë në Perëndim e konsiderojnë si “gjini e tretë” (third gender), një term me sa duket i përdorur për herë të parë në vitin 1975 nga antropologet feministe M. Key Martin dhe Barbara Voorhies. Dikur e konsideruar nga shumica e lexuesve perëndimorë si exotica, me pak rëndësi për shoqërinë e sotme moderne, studimet sociologjike mbi rolin dhe funksionet e “gjinisë së tretë” përdoren shpesh për të tërhequr vëmendjen mbi evidencën empirike se, në disa kultura, kategoritë gjinore nuk mund të shpjegohen në mënyrë adekuate me sistemin gjinor tradicional dikotomik. Sot, termi “gjini e tretë”, i cili, sidoqoftë, nuk duhet të kuptohet literalisht, u referohet përgjithësisht mënyrave të tilla të sjelljes në shoqëritë perëndimore që transcedentojnë, ose sfidojnë kodet dhe normat diadike mashkull-femër të sjelljes, si edhe të shoqërive tradicionale joperëndimore, të cilat duket se kanë krijuar koncepte dhe praktika të institucionalizuara të një gjinie “të ndërmjetme”, siç janë “virgjëreshat” e Ballkanit. Sociologët Evan Towle dhe Lynn Morgan kanë të drejtë kur vënë në dukje se koncepti “gjini e tretë” është një koncept ekskluzivisht perëndimor, i krijuar në një shoqëri e cila sapo ka filluar të merret me konsekuencat teorike, sociale, politike dhe personale të variabilitetit jodikotonom të gjinisë. Është me rëndësi të theksojmë se “virgjëreshat” nuk ishin “burra” në pikëpamje të seksual-

Supozimi se gjinia mund të zgjidhet, ose të modifikohet nga individi duket se nuk është thjesht, ose vetëm një produkt i Perëndimit tolerant dhe multikulturor. Siç vë në dukje Dave King, “edhe në (madje sidomos në) shoqëritë tradicionale, diversiteti dhe fleksibiliteti i roleve gjinore mund të jenë të habitshëm”.

itetit, çka do të thotë se ato nuk ishin individë të një seksi që donin të shndërroheshin në seksin e kundërt. Po kështu, ato nuk ishin diçka si një “seks i tretë”. Ky term, “tertium sexus”, është përdorur për herë të parë nga Tertuliani, në veprën e tij Mbi kombet (Ad nations), në të cilën thuhet: “Ju [paganët] gjithashtu keni racën tuaj të tretë, jo të tretë në kuptimin e një riti fetar, por një racë të tretë në seks, të krijuar sikur një mashkull dhe një femër janë një”. Në të vërtetë, “virgjëreshat” e Ballkanit ishin “burra” vetëm në pikëpamje të rolit shoqëror dhe të statusit të tyre social në kontekstin e shoqërive të tyre dhe, për këtë arsye, ato mund të konsiderohen si “burra socialë”. Me fjalë të tjera, ato ishin pothuaj burra (burra në çdo kapacitet përveç të bërit seks), pasi si jo-gra ato imitonin burrat dhe trajtoheshin njëlloj si ata. Po të perifrazojmë Shën Agustinin në librin e tij “Qyteti i Zotit” (De Civitate Dei), një “virgjëreshë” as nuk shndërrohej në burrë dhe as mbetej më grua, pasi duke qenë femër ajo nuk ishte burrë, ndërsa duke marrë rolin e një burri ajo nuk mund të ishte më grua. Dave King argumenton se, për qëllime sociologjike, ndryshimi i gjinisë (gender reassignment)—si në rastin e “virgjëreshave të betuara”— mund të konceptohet më së miri si “migrim i gjinisë” (gender migration).Duke bërë krahasim me procesin e migrimit gjeografik, ky autor vë në dukje se si emigrantëve që ndryshojnë vendbanimin e tyre, ashtu edhe atyre që ndryshojnë gjininë, u duhet të nisin një jetë të re—“përkatësia sociale dhe identiteti i tyre social duhen modifikuar dhe negociuar; një mënyrë jetese e re duhet mësuar, ndërsa e vjetra duhet lënë pas”. Një dukuri drejt zhdukjes Pavarësisht se “virgjëreshat e betuara” janë një dukuri antropologjike dhe sociologjike e së kaluarës, të tilla ka edhe në ditët tona, edhe pse numri i tyre sot është shumë i kufizuar në krahasim me disa dekada më parë. Sidoqoftë, ato nuk janë thjesht kuriozitete seksuale për habinë naive të perëndimorëve, qoftë edhe kur bëhen subjekt letrar i shkrimtarëve të njohur, si Alice Munro, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2013, në tregimin e saj “Virgjëresha Shqiptare” (The Albanian Virgin). Ato na kujtojnë se sa fluid mund të jetë identiteti individual i njeriut. Supozimi se gjinia mund të zgjidhet, ose të modifikohet nga individi duket se nuk është thjesht, ose vetëm një produkt i Perëndimit tolerant dhe multikulturor. Siç vë në dukje Dave King, “edhe në (madje sidomos në) shoqëritë tradicionale, diversiteti dhe fleksibiliteti i roleve gjinore mund të jenë të habitshëm”. Më së fundi, duhet theksuar se “virgjëreshat e betuara” në Shqipërinë e Veriut dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen shpejt një dukuri kulturore që po shuhet. Lisa Wade pohon se në ditët tona, në Shqipëri kanë mbetur vetëm 40 të tilla, pa iu referuar një burimi të besueshëm. Sidoqoftë, kjo traditë e ndryshimit të gjinisë me siguri do të pushojë së ekzistuari brenda një apo dy brezash njerëzorë, për shkak të transformimeve të shpejta ekonomike, sociale e kulturore që po kryhen në këtë rajon të Europës. *Fatos Tarifa, PhD, është profesor i sociologjisë dhe i çështjeve globale në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

“Virgjëreshat e betuara” ishin pothuaj burra (burra në çdo kapacitet përveç të bërit seks), pasi si jo-gra ato imitonin burrat dhe trajtoheshin njëlloj si ata. Po të perifrazojmë Shën Agustinin në librin e tij “Qyteti i Zotit” (De Civitate Dei), një “virgjëreshë” as nuk shndërrohej në burrë dhe as mbetej më grua, pasi duke qenë femër ajo nuk ishte burrë, ndërsa duke marrë rolin e një burri ajo nuk mund të ishte më grua.


30

E shtunë-diel, 31-01 / 2014

Në Hënë do të ketë internet me shpejtësi më të lartë se në shtëpinë tuaj

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

13

7

8

9

14

16

17

19

18 22

26 30 37

43

27

31

32

38

39

48

12

23

24

28

33

29 34

35

40

36 41

50

51

54

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42

46

49

11

20

45

44

10

15

21 25

47

52

53

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Mënyrë veprimi a sjelljeje që na bëhet zakon dhe që e kryejmë vetvetiu. 6. Asllani, stilist. 9. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët. 13. Gëzim i madh. 14. Kafarani i peshëngritjes. 15. Trimëritë. 16. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës që ka rol në trashëgimi. 19. Shumë i madh e i fuqishëm. 21. Vijat që kufizojnë një send dhe që japin përfytyrimin për trajtën e tij. 23. Që bëhet emër për emër. 25. Përemër pornor (mbrapsht). 26. Markë makine. 27. Baba. 29. Lloj boje për flokë. 30. Ndërtim i lartë e i trashë mbrojtës rreth një qyteze. 32. Gurakuqi, regjisor. 36. Legjendë. 38. Bisk i ri që del në një bimë. 40. Lloj ene e hollë gjaku. 42. Notë muzikore. 43. Qytet në veri të vendit. 45. Njeri i dëgjuar. 46. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen. 48. Ndërhyrje kirurgjikale. 50. Ligj, kanun. 52. Spicë shumë e hollë dhe e gjatë druri. 54. Përmendore e ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar. 55. Tundet dallgë-dallgë nga njëra anë në tjetrën.

9

1. Liroj diçka që është e penguar. 2. E kundërta hallall. 3. Punë me shkrim që bëjnë nxënësit e studentët për të kontrolluar shkallën e njohurive të fituara. 4. Barazim në një loje shahu. 5. Gati. 6. Simboli kimik i aluminit. 7. Kult fetar. 8. Lumë në vendin tonë. 9. Erë e fortë e me shi. 10. Marshall Bruce Mathers III i muzikës rap. 11. E bëj copëcopë diçka. 12. I ka deti në mes. 14. Përemër pronor. 15. Ja bën pushka. 17. Qëndisje që bëhet anash një rrobe. 18. Gaz me tre atome oksigjen. 20. Pellg i gjerë, ku grumbullohet ujë për ujitjen e arave. 22. Markë pistolete. 24. Gdhendja që i bëhet një guri për ta bërë të lëmuar. 28. Lloj arme artilerie. 31.Punimi i parë i tokës. 33. Shkuan. 34. Dru i lartë pylli që përdoret si lëndë ndërtimi. 35. Pëllumb mashkull (mbrapsht). 37. Elvis i humorit. 39. Valbona e këngës popullore. 41. Njësia monetare e Pakistanit. 43. Secili nga dy skajet e kundërta të një qarku elektrik. 44. Shkëmb i madh dhe i thepisur. 47. Risk, short. 49. Instituti Dermatologjisë. 51. Gjysma e një mase. 52. Palcë në fund. 53. Lezha në makina.

1

6 2 6

1 4 1 7

3

7 4 9

1

3

2

1 8 7

2

6 5 4 6

7 3 8 4

1

3 8 5

5

6

8 9

3

7 2 3

6

6

5 6

4

5

5

6

Një grup shkencëtarësh nga MIT së bashku me NASA-në kanë arritur të dërgojnë internet të shpejtësisë së lartë në fqinjin më të afërt të Tokës, në Hënë. Interneti, i cili përdor katër rreze të ndryshme laser dhe fibra optike, arrin të ketë shpejtësinë mesatare 19.44 Mbps. Sipas rregullatorit të komunikimit në Britani, Ofcom, mesatarja e shpejtësisë së internetit në Britani është 18 Mbps dhe mezi arrin në 12 Mbps në zonat rurale. Kjo do të thotë se shpejtësia e internetit është më e lartë në Hënë se në disa vende të Britanisë së Madhe. Dhe me që ra fjala, sinjalet në Hënë kanë arritur gjithashtu në 622 Mbps kur dërgon të dhëna. Kjo është 4800 herë më mirë se rekordet e mëparshme të arritura duke përdorur valët e radiove. NASA do të shpjegojë më mirë këtë teknologji në konferencën që do të zhvillojë në fillim të muajit qershor. Nëse ndonjë ditë do t’ju duhet të jetoni në Hënë, për një gjë është e sigurt se nuk do të shqetësoheni: Ju do të keni internet me shpejtësi të lartë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do hapni rruge ne asnjë moment dhe partnerin kjo do e mërzitë me shume. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Sektori i financave nuk do jete aspak problematik. Menaxhoni me kujdes të ardhurat.

Dite mjaft e qëndrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do gjenden përballë një zgjedhjeje te vështirë. Merrni kohen e duhur për t’u menduar para se te veproni. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme. Do jeni me te qete kur te shpenzoni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj gjate kësaj dite dhe ta lini te lire veten ne krahët e tij. Do e shihni qe do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, mirëpo as sot nuk do arrijnë ta gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do jene te mira. Shlyeni sa me pare borxhet qe me pas te mendoni për shpenzimet e nevojshme.

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme. Ne mëngjes do ketë disa debate te vogla te cilat do zgjidhen ne çast. Për beqaret do jete Plutoni planeti me i favorshëm. Shfrytëzoni çdo mundësi qe do ju jepet sepse rralle do vijnë momente te tilla. Financat pritet te mos përbejnë asnjë lloj problemi nëse vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 7

www.mapo.al

1 8

4

2 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 6

Koha e fillimit _____:____

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2 9

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do i rregulloni shpejt e shpejt problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift dhe qe nga mesdita gjerat do jene shume me ndryshe për ju. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do krijoje një tjetër atmosfere ne jetën e tyre. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te shpenzoni me kursim qe te mendoni edhe për te ardhmen.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite goxha e mire dhe e mbushur me momente te veçanta kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni deri ne minutën e fundit dhe shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene shume joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Ne planin financiar Merkuri do ua qartësojë mendimet dhe do dini mire sa te shpenzoi dhe për çfarë.

AKREPI (22/X-21/XII)

2 9 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do hezitoni shume sot te hidhni hapa me tej ne jetën ne çift sepse do keni disa dyshime mbi partnerin. do bëni mire te flisni sa me hapur me te dhe t’i sqaroni gjerat sa pa qene vone. Beqaret do jene ne humorin e duhur për te dale e për ta kërkuar dashurinë, deri ne orët e vona nuk i dihet se çfarë ndodh. Me financat tregohuni te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 019, 032, 174, 228, 235, 286, 292, 375, 522, 595, 737, 812. Numra me 4 shifra: 0236, 1478, 2320, 2535, 4841, 6521, 9521, 9682. Numra me6 shifra: 022223, 028405, 049963, 125625,

212330, 215104, 216187, 295875, 304166, 320651, 321041, 451927, 501601, 521222, 524512, 526320, 555958, 558264, 792514, 857484. Numra me 7 shifra: 2355248, 3166102, 4586521, 5342854.

Do ketë edhe pasion, por edhe konflikte te zjarrta sot ne jetën tuaj ne çift. Emocionet do jene ne çdo moment te fuqishme. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person qe do takojnë dhe qe do jete me një nënshtetësi tjetër. Mos u stepni t’ia shprehni pëlqimin. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin e shpenzimeve sepse përndryshe do keni vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do përballeni me disa situata delikate sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do prese shume nga ju ndërkohë qe ju do e zhgënjeni pa mase. Pranojini gabimet. Beqaret di duan te përfitojnë sa me shume nga liria qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur ne krah. Nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara.

Venusi do e mbroje gjate gjithë kësaj dite jetën sentimentale te çifteve. Jo vetëm qe nuk do ketë debate, por priten çaste fantastike dhe surpriza te mrekullueshme. Për beqaret nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme kështu qe me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar me ngulm dashurinë. Me financat nuk duhet te luani sepse keni për t’u djegur keq.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ka rrezik qe t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe te merreni me te tjera çështje te rëndësishme. Ai ne fakt do ndjehet keq dhe mund te kërkojë ngushëllim diku tjetër. Edhe beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Te tjera mendime vlojnë ne mendjen e tyre. Me financat ka rrezik te bëni gabime te mëdha duke shpenzuar pa u menduar aspak.

PESHQIT (20/II-19/III) Mundohuni t’i jepni fund sa me shpejt rutinës qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe te provoni eksperienca te reja me partnerin. Beqaret nuk duhet t’i refuzojnë propozimet dhe fjalët e ëmbla sepse përndryshe kane për te mbetur gjithmonë vetëm. Yjet nuk do i favorizojnë aspak financat, prandaj duhet treguar kujdes dhe shume maturi.


E shtunë-diel, 31-01 / 2014

www.mapo.al

Kontra

edal

Vladimir Myrtezai

U

gjenda te sheshi Willson, aty ku qëndron sot statuja e atij burri që i dha emrin. Sapo isha ndarë nga një lajm televiziv, me titra që përsëriteshin dendur, ku bëhej fjalë për titullin “Qytetare nderi” e Përmetit, që i jepej Arta Dades. Ndërkohë po dilja nga një minimarket, i cili ka një nga pozicionet më të papritura që mund të rrokë mendja e njeriut. Kjo krijesë tregu del nga një gjysmë kati që ndodhet nën dhé, në formë të maskuar, mu në mes të sheshit Willson, ku si me marifet ka vjedhur të gjithë trotuarin publik, dhe njerëzve u duhet të rreshtohen për një për të kaluar së andejmi. Fill në dalje, Kiu, një i njohuri im dhe dy miq të tij, nga ata “djalosharët” e moshës së tretë, në sheshpushimet e drunjta të trotuarit hidhnin zare dhe pinin birra me kanaçe, dukshëm çakërrqejf. I gjithë sheshi i ngjante Amerikës së njëqind viteve më parë, sipas filmave në zë me mafie, ku ke luksin të të shërbejnë në rrugë, nën një pleksje disadimensionale të rrokjes së syrit dhe të mendjes, por dhe të shijes, e futur në një vorbull ngjethëse të jetës, gati në shteg të argasur all together. Një trajtë jete si në zërin e parë të saj, që po ta shikosh në film për dy orë, do të të ngjisë në shpirt; përndryshe do hysh në një makth gjithsesi të ngrohtë, të brendshëm, këtu e njëqind vite më parë...diku larg në tokën e lirive, ku jetohej egër dhe ashpër teksa po ndërtohej Amerika. Gjithsesi, të jetosh gjallazi e afër në ndarje frymësh, gati në një bark të përbashkët në rrugë, është mahnitëse për të gjithë ata që janë pa një familje e që nuk e kanë përjetuar një të tillë. Kjo kategori është e lindur për ta ndarë jetën në rrugë, thjesht si zgjedhje, ose thjesht për mungesë planesh. Të tjerët janë pasojë, rastësi, vëzhgues amatorë të konsumit dhe indiferentë, që me raste u qëllon të jenë në vorbulla të tilla të ëmbla, plot humus e pleh njerëzor. Kjo formë gjallimi përbën një realitet ose një lëndë të gjallë për njerëzit e rrëfenjave, apo të kujdesit shoqëror, ngaqë të gjitha krahasimet dhe zhvendosjet e figurshme vijnë pikërisht nga kjo përditshmëri që na rrethon dendur, e cila nuk na lë të fluturojmë lehtë ndër ëndrrat tona jermndjellëse. Sa herë gjendem në puqje të tilla dehëse, kaplohem dhe hyj në zona të shumta deliri. Të gjithëpërfshihet menjëherë një model pozues, që distancon disi përditshmërinë. Më vjen si natyrshëm një lloj frenimi nga opinione të rastësishme e ngjitëse të rrugës, që janë të shpërndara si nga një dorë, e shpallur për të të frenuar prej një logjike që të pushton ëmbël nga njëmijë arsye e halle të manifestuara njerëzore. Sa herë betohem me veten se nuk do ndikohem nga të tilla kurthe, që gjithsesi më lënë me përshtypje pushtuesish të ngutur. Sa herë në skenën e një protagonizmi të çdo lloji, që ka një shkëputje të dukshme dhe ndikuese nga publiku i gjerë, më bie të kontaminohem dhunshëm si përpara një dorëzimi të pavullnetshëm, nga një logjikë krejt e rrugës, që më bën aty për aty të zbres në tokë dhe ta përkthej të gjithë filozofinë e jetës me një “Ik pirdhu!”, se në fund të fundit jemi në një fushë jete dhe do më duhet të gëzohem, të trishtohem e të qaj sipas mënyrës sime. Gjëja e parë që më ngushëllon e më jep një alternativë shpëtimi është pikërisht rruga, ose të zbaviturit e mendjes pikërisht aty. Kjo shtresë e ndryshueshme dhe e paformë në rrugë, ka disa mekanizma arsyetues, që më lënë pa mend dhe më duket vetja gati i vockël dhe akoma i pamarrë vesh me botën. Dhe ky raport është i gjatë, edhe për faktin se unë, në njëfarë mënyre, ndjehem i zhgërryer. Do doja të isha njeriu i rrugës, ose të paktën të ngjaja me një të tillë. Duke e lënë mënjanë gjithë impostimin tim për t’u zhvendosur në hamendje dhe abstraktime ideore, që dashje pa dashje më nxjerrin nga kjo pistë dhe më krijojnë diferenca e largësi, që e kam të vështirë t’u rikthehem si akomodim i arsyes sërishmi. Në këtë çapitje pafund, mbase ngjaj herë lehtë e herë qesharak, se si disa ide krejt praktike që vijnë nga mbijetesa e njerëzve të thjeshtë, më zënë në befasi dhe më duket sikur kam shumë kohë që kam humbur nëpër kështjellat e mia të papushtuara ende,

Sehirxhinjtë, pasqyra rrënqethëse e sistemit duke mos kuptuar gjëra krejtësisht të thjeshta, të cilat t’i ofron përvoja e njerëzve. Ndonjëherë më dukej një mediokritet dhe harxhim i panevojshëm qëndrimi me njerëz të kësaj kategorie, por me ngadalë, në analizën time kam ndjerë një gjenialitet të ftohtë ndër ta, për të ndarë arsyetime të thjeshta dhe, pse jo, herë për t’u ndjerë i mbrojtur në trajtë të thjeshtë nga këto mburoja artikulimesh. Fakti se si kjo kategori e zakonshme ndërton normalitetin dhe vë në moto gjithë mbarëvajtjen e jetës së zakonshme, më impresionon. I mbushur së brendshmi me gjëra të pazakonta dhe shpesh abstrakte, nganjëherë më kish lënë bjerrur në gjëra lumturisht të papërsëritshme. Shumë herë ndjehem kaq i vetmuar dhe gati i dobët në këtë skaletë arsyetimi praktik, që në njëfarë mënyre rreshtohet në mbijetesën kolektive si një siguri e përgjithësuar komunitare. I bindur se popuj dhe njerëz, në formë të egër e të lirë, janë shumë tërheqës në gamën afektive të intuitës dhe instinktit vetëmbrojtës në bulevardin e gjerë të jetës së mbarë njerëzve. Është për të qeshur, por më rezulton se jeta të gostit me një llojshmëri të paparë të arsyes për të qenë gati ta përballësh, duke parë nga poshtë-lart të tilla gjykime lakonike që i ngjiz përvoja e jetuar. Mënyra se si kjo racë njerëzish arsyeton për historinë, zakonet, llojin e regjimeve dhe përcaktimin e tipologjive më lë të dyzuar për të menduar se vitaliteti i njeriut është ende i fshehur nën panoramën e dijeve dhe të parakalimit të vlerave të një bashkësie apo komuniteti, ku ka ende për të shpjeguar e folur, duke e lënë në një relativitet të plotë të gjithë paradën e vlerave që pozon maje piramidës konvencionale. Në rrugën ku unë bares e ku ndonjëherë gjerb kafe, kryej ndonjë takim a bisedë, shoh ndonjë gjë që më tërheq si lumë fytyrash të dashura anonime; ose kur rrëkëllej ndonjë gotë... ka disa figura të pozicionuara bust, ku ndaloj nganjëherë dhe shkëmbej ndonjë cigare, ose hedh një bisedë, nga ato të shpëlarat në dukje, por që më mbeten në kujtesë si struktura të çuditshme dhe të pabanuara lehtësisht. Këto personazhe nuk kanë asnjë status të veçuar, as edhe një ngarkesë angazhuese dhe as ndonjë shenjë dalluese që t’i bëjë figura publike. Në vendet e tyre të përhershme fshihet një lëvizje e pakuptimtë: se me çfarë merren në jetën e përditshme, përveç gjykimit impresionues, dhe as se çfarë bëjnë e as sesi i nxjerrin kostot e jetesës. Ata i gjen çdo ditë në bash të rrugës, duke shkëmbyer rituale të zakonta dhe qëndrime të gjata, të shoqëruara me sport, pije dhe rehati vëzhgimesh. Një monument njerëzor mahnitës, që të vë në dyshim për të komanduar atë mekanizmin e mbijetesës, që ata e shpikin në këtë formë banimi të përsëritur, veçse në rrugë. Për këtë arsye më ka mahnitur rruga, e jo ndonjë rrugë tjetër e paprovuar gjatë deri më tash. Personazhi i parë mahnitës, që çapitet në zonën ku unë banoj, është Kuqi, gati një mesoburrë, rreth të dyzetave, që gjendet në një krizë të dyfishtë me përjetimin. Ai ka pësuar një krizë të rëndë nga puna në mërgim, dhe sillet me një ecje të pandaltë gjithë ditën e lume, në krah të parkimit nga krahu i rrugës

(brinjazi me lumin lëvizës të makinave). Kuqi flet me veten, dhe sa sheh dikë që i korrespondon me figurat e para traumës së tij, i afrohet e flet për komplote droge, transporte të ndaluara, tregti njerëzish e femrash e gjithfarëlloj zanatesh që na ofroi tranzicioni; histori të çartura maunesh që nuk kalojnë dot nga Austria për në Shqipëri dhe turlilloj hartash kontrabande që zor se t’i rrok rradakja. Me një veshje të përhershme si pazmore e ndryshkur, që nuk ndryshon asnjëherë, Kuqi është gati një telekomandë e prishur, që valëvit stacione dhe prurje të shthurura, si tregime absurde, kurrë të dëgjuara. Kuqi ka një fikje në sy që nuk duket se është epsh, dhe një të folur automatik, të pafund, si një çrregullator i të folurës pa kuptim, në një trajtë të paimagjinueshme – një lloj bisede e shpërndarë, si një vepër arti sot, e përvijuar më fort nga tingujt sesa nga koncepti. Ai i Kuqit është një ligjërim i gatshëm, që po ta vendosësh sot në një panel ndërkombëtar të artit bashkohor, do dukej si gjetja e shekullit: një makinë folëse, dhe jo më një eksperiment i zgjedhur njerëzor. Kuqi është një nga sheshpushimet e para në rrugë, që duke arsyetuar e marrë në mbrojtje lumturinë e pakontrolluar të tij, je i pushuar lehtësisht në bilancet vetjake që i bëjmë vetes. Në fakt, Kuqi është një pasojë e sistemit të pakontrolluar të asaj lloj race njerëzish që nuk e përballoi dot hapjen dhe shoqërinë heterogjene. Të mbledhësh bëzajtjen e tij dhe arsyetimin e çartur, gati të bën të mendosh se je i mbijetuar i sistemit dhe vetëmjaftohesh që merr frymë në një sitë normale njerëzish, dhe kjo është vërtet ngushëlluese. Por sakaq, buzë kafenesë, statujat e përhershme të vëzhgimit dhe qetësisë së frikshme e bëjnë edhe më të çorientuar lundrimin e arsyes përgjatë rrugës, në një ritëm të ngulët në rehatinë e tyre...pothuaj të padyshimtë për çdo gjë. Një ngurtësim i ngjashëm në gjuhën moderne, me një sigël ironike të zgjedhur nga vetë ata statujat e rrugës si www.trotuar.com. Në të gjitha trajtat e ndryshimit në kohë ata janë aty me një zhvendosje të lehtë në biseda, të cilat orientojnë shijet e jetës dhe stratifikojnë rrokullimën e njerëzve të shumtë që parakalojnë përditshmërinë e tyre, sipas hallit ose qejfit që kanë. Më ka qëlluar të bisedoj me ta, dhe në lëkurën e tyre të pandryshueshme rivendosin rendin e fjalës në fjali të matura dhe me një kulturë përditshmërie njohjeje të pashoqe: se çfarë ndodh dhe çfarë do mund të ndodhë, si sinoptikanë të psikës njerëzore, me një siguri dhe territor njohurish të palëvizura e në standard me kohën. Përkufizimet për formën e të jetuarit, për shëndetin mendor masiv të politikës, deri dhe për detaje shpjeguese të origjinës së njerëzve, që i bën të ndikueshëm për fatet e mëtejshme të atdheut dhe racës ballkanike në tërësi. I mahnitur nga të tillë njohës praktikë të gjërave, mëson edhe teknika dhe taktika në një magjepsje të shpjegimit historik, që nga Bajroni si shkelës i parë i virgjër i trevave shqiptare e me radhë...të rrjedhës së regjimeve që e parakaluan jetën e zhvillimeve shqiptare. Harta e zejeve e profesioneve nga vijnë këta, njerëzit e rrugës, aty ku unë banoj është po aq e ndryshme sa vetë rrëfimet e tyre. Ish-ministra, gjyqtarë,

31

ushtarakë, ish-kryetarë e zëvendës, inxhinierë e arkitektë, kontrabandistë e pronarë minierash, xhonglerë të hershëm doganash e me radhë, në një hartë treguese marramendëse. Vijnë shumë vetë që janë pleksuar me sistemin e kaluar, mbarë e prapë, disa të kënaqur e disa kritikë, disa të refuzuar me teori ripërtëritjesh e propozimesh për mbarëvajtjen e zgjedhjen e atyre që i qeverisin dhe të tjerë radikalisht kundër, me një trastë mbushur me argumente se si mund të bëhet ky vend. Një marramendje kulturash nga më të ndryshmet, mbaresa emocionesh e reminishenca oratorie, por edhe llafosje e paparë; rregullues të papërfytyrueshëm njohjesh dhe formash ndërhyrjeje për të zgjidhur dhe gjetur atë çfarë nuk do mund ta gjesh askund tjetër: që nga prishja e një kasetofoni e deri te restaurimi i një pikture, që në të folmen e tyre të serbestë është thjesht riparim. Shkurt, një gjendje që të bën të ndjehesh i shërbyer në çdo hall dhe ngushticë njerëzore. Një vend ku do mund të ngushëllohesh, që i gjithë ky shkëmbim informacioni është badihava, krejt falas, dhe me detyrë të të shoqërojnë deri dhe në destinacionin tënd. Kam dëgjuar ndër ta biseda mahnitëse, të trajtave të ndryshme, se si mund të qeveriset apo se si mund të ndërtohet një fortifikim i madh mbrojtës në vend, e deri në zgjatime rrugësh dhe nyjesh; se si mund të modifikosh lirinë për shkak të rregullit dhe formës për të mos ndryshuar shpejt. Ligjërime fantastike, që i vetmuar në kërkimin tënd nuk do mund t’i hasje kurrsesi; krejt e pamundur dhe krejt e mbivendosur, si zgjatim joreal; diçka që nuk mund të shpjegohet vetëm me fjalë, por si udhëtim i domosdoshëm... duke marrë pjesë në erën dhe urinë e rrugës, për flirt dhe shkëmbim njerëzor. Sekserë, burra të ditur, njerëz me eksperienca fantastike, pijetarë, qejflinj gjithherë të papërmbushur, patetikë e atdhetarë sipas përkufizimesh të shkurtra historike e kështu me radhë nga ngjyrat e vetëdijes, janë të murëzuar në këto monumente të rrugës, që thjesht me praninë dhe palëkundjen në thjeshtimin e gjërave kanë autoritetin e tyre njerëzor, të ndikueshëm në hapësirat dominuese të tyre. Më është dukur si një vend ku ndodh gjithçka dhe të duket se të gjitha qarqet e shkarkesave e të peshës emocionale janë pa kokë e pa hierarki të domosdoshme. Rrjedhin përgjatë një shkëndijimi hipnotik. Ngjan me kaosin që luan pa rregulla, në një mundësi udhëtimi pa kokë e pa fund, si një korrent i rrjedhës së pakontrolluar njerëzore. Të duket se nuk ke fatin për një sheshpushim të gjetur, për të vënë në analizë vendndodhjen dhe bioritmin tënd. Një gjë e pazakontë, që shkaktohet nga një presion i gjithanshëm fluksesh mbarsur me logjikën e tyre tipike. Në rrugë harxhohet përherë më shumë kohë nga sa e ke llogaritur. Prandaj, i cytur nga ky presion i stërzmadhuar i jetës kemi harruar se shumë për qind të saj ne e kryejmë po aty, me ngasjen e padukshme për të jetuar bashkë në një hapësirë të përbashkët, në një skenë të zmadhuar të jetës së përditshme, ku çapitemi në kor. Kuqi dhe të tjerë anormalë nuk se janë gjë tjetër veçse shenjë e pavetëdijes kolektive, që prodhon rruga, duke i nxjerrë nga forma arsyesh apo duke i braktisur në forma të pakontrolluara të “lumturisë së zhdërvjellët e të lirë”. Të gjithë në një kafaz të lirë dhe të mbijetuar në kaosin e ëmbël që të merr jetën ditë pas dite, pa një angazhim të përcaktuar dhe pa një detyrë për t’u paraqitur. Gjithsesi, një dangë njerëzish që në pararendje gjykojnë për të gjithë atë mundë njerëzor që favorizoi historinë e njerëzimit, që lehtësisht dhe me të drejtë gjykohet në formë të ngrirë nga zhdërvjelltësitë e mendjeve që ruajnë në rrugë. Diçka njerëzore çliruese, e vetëzgjedhur dhe e padiskutueshme. Një fotografi situacionale mbi rrugën, që është pjesë e gjithkujt: edhe e atyre që bëjnë sehir, edhe e atyre që angazhohen sipas hallit që kanë. Kuqi vazhdon rrethrrotullimin e tij, që tashmë nuk është më simbolik, pasi satelitë të tjerë të humbjes së ekuilibrit mendor janë të shumtë, dhe Kuqi është pothuaj më i këndshmi, pasi nuk rrezikon veçse me ide e fantazi. Por, gjithsesi, radhët në rrugë sikur e sfumojnë disi me indiferencën e tyre statujën e gjallë të Kuqit, dhe të duket se e gjithë turma lëvizëse ka ritualet e veta seleksionuese dhe të ripërtërira si vetë jeta. Në këtë hulli nuk shpëtojmë dot: veçse po të hyjmë e të dalim në refleksione që i ngjajnë ritmit dhe rëndësisë së përkohshme të saj. Rruga, një dimension i madh shumëngjyrësh, që duhet të dish të bëhesh pjesë e saj, që të mos ndihesh si i mbivendosur keq në rregullat dhe kodet e saj të pashkruara. Gjithsesi, njerëzit e rrugës, pasqyra e përditshmërisë dhe e rrjedhës njerëzore, një pasqyrë që është aty, objektive, e ftohtë dhe rrëqethëse, që të bën të ndihesh me këmbë në tokë. Ndonjëherë është edhe e frikshme dhe e përfshirë në një mirëkuptim flirtues e të heshtur, me kalimtarë kërshërishumë që mësyjnë rrugën.


32

E shtunë - e diel 31-0113-14 qershor E shtunë - e diel prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


31 01 qershor mapo ok