Gazeta Mapo

Page 16

18 12 16

MAPO

MARTË, SHTUNË, 15 21 MARS PRILL 2011 2012 13 E DIEL, PREMTE, MARTË, QERSHOR 24 27MAJ 2010 JANAR MAJ 2011 2012 E 2717 MAJ 2012 WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL WWW.MAPO.AL

INTERVISTË

Në këtë rrëfim ajo vjen për të folur dhe për të ndarë me lexuesin tonë emocionet që po përjeton si nënë. Janë emocione të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë, ku edhe kujdesi i nënave është gjithmonë më i madh.

Dan, përkushtimi im i momentit, së shpejti kthehem në skenë Jonida Hitoveizi

Ë

shtë cilësuar si një nga këngëtaret më të veçanta të skenës sonë. Kjo jo vetëm falë vokalit të saj, që e rendit në këngëtaret më të mira që kemi, por edhe për shkak të risive që ajo ka sjellë në lukun e saj. Jonida Maliqi përherë ka ditur të jetë e njëjta, po aq sa ka ditur të vijë edhe ndryshe. Ka ditur ta zotërojë skenën dhe të jetë përherë “In” si në muzikë ashtu edhe në performancat e saj. Në këtë rrëfim ajo vjen për të folur dhe për të ndarë me lexuesin tonë emocionet që po përjeton si nënë. Janë emocione të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë, ku edhe kujdesi i nënave është gjithmonë më i madh. Përjetimet dhe përkushtimin e saj Jonida i ndan në këtë intervistë, ku sigurisht një rol të rëndësishëm e zë edhe muzika. Këngëtarja tregon për emocionet e para kur u prezantua me Danin, ku thotë se “mamitë që asistuan u përlotën me fjalët dhe emocionet e mia”, ndërsa shton se kënga e preferuar gjatë shtatzënisë ishte “Thesar pa emër”, këngë që ajo ia ka kushtuar Danit pa ardhur ende në jetë. Jonida së fundi ka regjistruar një këngë të re, po thotë se për t’u rikthyer në skenë do të presë edhe pak, aq sa ta shohim siç jemi mësuar, e ndoshta me energji më shumë. Jonida, si po ia kalon këto kohë? Këto kohë po i kaloj mrekullisht pranë tim biri. Ia keni ndjerë nevojën skenës, që pas lindjes së djalit tuaj Dan? Në fakt këto kohë po e ndiej disi mungesën e skenës, megjithatë do të pres edhe pak që të rikthehem me energjinë e duhur. Pas sa kohësh mendoni të vini me krijime të reja? Shpresoj brenda këtij viti, pasi vetëm para një jave regjistrova në “Big City Studio” një këngë të re. Do të ndryshojnë, apo më saktë të kanë ndryshuar, shijet muzikore këto kohë? Jo, shijet vazhdojnë të jenë të njëjtat, vetëm se në këtë periudhë kam mësuar shumë këngë për fëmijë. Kjo, meqenëse im bir sheh dhe dëgjon “Baby Tv”. Si ka ndryshuar raporti yt me muzikën këto kohë? Jam mjaftuar me të qenit spektatore e saj (qesh) Dihet që nënat e reja shpesh bëhen më të brishta. Ka ndodhur kjo me ju?

Periudha më e vështirë ishte pikërisht në dyzetëditëshin e parë, kur thashethemet e shëmtuara më lënduan shumë. Megjithatë, kam përjetuar një moment pas lindjes mjaft të qetë. Sa ka ndryshuar përditshmëria juaj tani që jeni bërë nënë? Përditshmëria ime ka ndryshuar totalisht, sepse prioriteti im tashmë është im bir Dani. Çfarë ndjesish keni përjetuar kur e keni marrë Danin për herë të parë në krah? Ndjesinë më të bukur në botë… Madje kujtoj që edhe mamitë që asistuan u përlotën me fjalët dhe emocionet e mia. Të jesh nënë padyshim që është një moment thelbësor në jetën e një femre. Çfarë ka ndryshuar nga brendia juaj? Të jesh nënë është një mrekulli dhe përgjegjësi e madhe, ndaj brenda vetes tashmë ndihem më e sigurt. A jeni tani, ndoshta, më e ndjeshme, ta themi kështu? Si ka ndryshuar bota rreth jush? Më e ndjeshme nuk ndihem, pasi gjithnjë kam qenë e tillë. Bota rreth meje është me më shumë ngjyra. Të jesh nënë veçse një kënaqësi është edhe një përgjegjësi e madhe. Cilat gjëra i shihni si prioritet në mirërritjen e një fëmije? Dashuri. Të ketë sa më shumë dashuri dhe nëpërmjet saj realizohen të gjitha. Është më e vështirë sot të jesh nënë? Absolutisht që jo! Mjafton të kujtojmë se çfarë kanë hequr nënat tona pa kushtet elementare. Jonida, e quani veten një nënë moderne apo më shumë tradicionale? Eh...Këtu nuk mundem të përkufizohem, pasi nuk i di ndryshimet e njërës apo tjetrës. Dukeni në formë mjaft të mirë, pas lindjes. Ka qenë e vështirë, apo është edhe gjenetike disi? Nuk mundem të shprehem që ka qenë e vështirë, por ama nuk më ka munguar kujdesi dhe informacioni për këtë fazë si neo mama. Jonida, përherë ndryshe në look dhe pamje. Si ia del të jesh “in”, sidomos pas kohës që i kushton Danit? Të qenit në skenë ka ndikuar shumë, ndaj është edhe më thjesht për mua. Më mjaftojnë pak minuta për të qenë gati. Ndihma më e madhe kush ka qenë këto kohë?

Padyshim nëna ime. Dimë që burrat shqiptarë pjesën më të madhe të kujdesit për foshnjat ua lënë nënave. Bashkëshorti juaj cilat detyra bën më me qejf? Të gjitha detyrat, kur mundet. Jeni nga ato nëna të cilat janë aq të kujdesshme sa nuk ua besojnë fëmijët e tyre anëtarëve të tjerë të familjes? Mendoj që jo. Të lë shpesh djali pa gjumë? Jo.Fatmirësishtështë mësuartashmëmeregjim.

Të qenit në skenë ka ndikuar shumë, ndaj është edhe më thjesht për mua. Më mjaftojnë pak minuta për të qenë gati

NJË MELODI PËR JONIDËN… Këngët e tua më të bukura, cilat janë në gjykimin tënd? Nuk kam përgjigje, sepse të gjitha këngët janë kënduar me shpirt. Melodia e preferuar? Kënga “Earth” e Michael Jackson. Do jetoje dot pa muzikë? Nuk dua ta imagjinoj. Këngët që preferoje më shumë kur ishe shtatzënë? Këngën time “Thesar pa emër”, të cilën sa herë e dëgjoja emocionohesha. Kolona zanore që të shoqëron kudo… “Don’t worry be happy”. Sensuale apo ekspresive… Të dyja bashkë, pse jo!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.