Page 1

Faqe 14

Rona shkëlqen në eurovizion, renditet e pesta

Interpretim emocionues i këngëtares kosovare, Rona Nishliu. Merr votat maksimale nga Italia, Maqedonia, Zvicra e San Marino Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 27 maj 2012. Numër 583. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Torturë të burgosurit në shputat e këmbëve, kallëzohet grupi i gardianëve Avokati i Popullit denoncon në Prokurori 4 punonjësit e grupit të gatshëm në paraburgimin 313, pasi kërkesës për ndihmë mjekësore i janë përgjigjur me dhunë FAQE 9

Thyente bunkerë për skrap, “varroset” nën rrënoja i riu 24-vjeçari humbi jetën ndërsa një masë dheu e zuri poshtë, pasi kishte përdorur eksploziv për të hedhur në erë një bunker FAQE 8

Rama, thirrje për mocion mosbesimi, zhvlerësohet Ruçi-Patozi Në kulmin e takimeve për Presidentin e ri, lideri i opozitës Edi Rama bën thirrje për të larguar Berishën para zgjedhjeve. “Të bashkojmë çdo forcë e çdo votë të mundshme. Ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim sesi do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet”. Kryetari i LSI-së ironizon Berishën: Edhe në Zimbabve takohen kundërshtarët. Sot takim formal Ruçi-Patozi. Faqe 2-4

Pastrimi i parave, ja politikanët dhe familjarët në listë për t’u hetuar Jonida Maliqi: Si ma ka ndryshuar jetën im bir Dan

FAQE 16

op-ed / 10-11

Agjencia e Pastrimit të Parave, përcaktohen kategoritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë si dhe të afërmit e tyre, të cilët duhet të vëzhgohen për pastrim parash

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Pse spitali privat është i preferuar dhe Universiteti Privat jo???

arsim

kryetarja e trupit gjykues kërkon largimin nga çështja, por gjykata nuk e pranon. Gjykimi mbetet pezull, pas 3 seancash të shtyra Faqe 7

operacioni

Probleme të medias dhe ndërveprimi me politikën

12

Arben Doçi

Dajti në konflikt me dy gjyqtarë, procesi për masakrën ngec në vend I pandehuri për masakrën e Durrësit paditet në prokurori për fyerje e kërcënim nga gjyqtari Gurali Brahimllari. Edhe

Njësoj siç është e koment justifikuar nga Mimoza Durrësi ana e pacientit... Tamara Luarasi

Një ndër temat me theks aktual koment në antropologjinë Aleksandër Dhima e komunikimit...

Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka lëshuar një udhëzim, sipas të cilit përcakton kategorinë e Personave të Ekspozuar Politikisht që përfshihen në proces hetimi. Të tillë përcaktohen individët të cilët ushtrojnë, ose në të kaluarën kanë ushtruar, një funksion të spikatur publik, mund të përbëjnë rrezik më të lartë të pastrimit të parave. Për shkak se pozitat e tyre

Shkatërrohet grupi i skafistëve, trafikonin hashash për në Itali

Faqe 6

Mikpritje

Provimi i Shtetit për mësuesit, 3 mijë pyetje për çdo lëndë Testimi do të bëhet në tetor, pas praktikës. MASh ngre grupet e punës që do të hartojnë fondin e pyetjeve për 15 lëndë

të pushtetit dhe të ndikimit mund t’i bëjnë ata të prekshëm ndaj korrupsionit. Më të cenueshmit përfshijnë figura të larta politike, si dhe ata zyrtarë të lartë në kuadër të degëve administrative, gjyqësore dhe ushtarake të shtetit. Të njëjtat rreziqe përfshijnë edhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjeve të tyre dhe personat e njohur si bashkëpunëtorë të ngushtë të tyre... faqe 5

koment / 11 Ardian Ndreca

Logjika: “Buono per l’Albania” Në Shqipni njerëzit ankohen për praninë e mallnave të skadueme, për ushqime, pije, por edhe për mallna tjera. Cilësia e dobët e gjanave që arrijnë te ne nga jashtë asht mbresëlanëse, përfshi këtu edhe njerëzit, e kam fjalën për ata të gjallët, të cilëve në Shqipni kryesisht u bajnë përshtypje kërnackat, birra apo qoftet me lang. Nuk mund t’i fusim të gjithë në nji thes, pse shteti ma i madh mik që kemi, ShBA-ja, ka dërgue përgjithsisht në këto vite njerëz të denjë, jo për Shqipninë e mjerë ku politikanët janë rrencakë dhe të korruptuem, por për vetë atdheun e dhjetë amendamenteve të Bill of Rights e të lirive tjera themelore, natyrale dhe pozitive. Kam parasysh këtu ambasadorët ...


2

MAPO

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

politika

1

Na duhet pak mirëkuptim dhe fleksibilitet që të mbyllim reformën zgjedhore dhe që të mbyllim reformën e procedurave parlamentare

2

Ndaj ngritja mbi të kaluarën, është një kërkesë imediate e politikanëve kudo. Është një kërkesë imediate edhe për ne politikanët këtu në Shqipëri

3

Natyrisht që Tsvangirai ulet me Mugaben, i cili ende vazhdon të jetë Presidenti i Zimbabves, jo sepse ka harruar të kaluarën, jo sepse ka harruar të vrarët,

Meta ironizon Berishën: Edhe në Zimbabve takohen kundërshtarët Kreu i LSI-së vlerëson se dy krerët e partive të mëdha politike duhet të lënë pas të shkuarën dhe të takohen për të mirën e vendit. Ai thotë se duhet pak mirëkuptim dhe fleksibilitet për të përfunduar reformat dhe zgjedhur Presidentin Fejzi Braushi

Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se për interes të procesit të integrimit politika shqiptare duhet të kapërcejë të shkuarën dhe të bashkëpunojë. Kjo është sentenca e asaj që ka shprehur dje kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, përsa i takon vendimit të kryeministrit Sali Berisha për të mos u takuar me kreun e opozitës, Edi Rama, për të gjetur rrugët e konsensusi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Duke folur nga Konventa Kombëtare e Gruas së LSI-së, Meta, duke mos u pajtuar me këtë qëndrim të aleatit të tij në qeveri dhe duke i mëshuar fort nevojës së një takimi Rama-Berisha, nuk ka ngurruar të sjellë në vëmendje se kjo ndodh edhe vende ku kanë lulëzuar diktaturat deri në ditët e sotme, si rasti i Zimbabves, ku kundërshtarët politikë ulen me njëri-tjetrin për të mirën e qytetarëve të tyre. Meta

Për kreun e LSI-së, Ilir Meta, integrimi europian i Shqipërisë nuk është thjesht një slogan, por është stabilitet dhe siguri. Ndaj për të siguruar këtë stabilitet për të është e rëndësishme mirëkuptimi dhe elasticiteti i politikës shqiptare, për t’i dhënë zgjedhje imediate katër elementeve: reformës parlamentare, reformës zgjedhore, heqjes së imunitetit, si dhe një presidenti që t’i shërbente procesit integrues. “Na duhet pak mirëkuptim dhe fleksibilitet që të mbyllim reformën zgjedhore, që të mbyllim reformën e procedurave parlamentare, që të zgjidhim çështjen e imunitetit për të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë dhe njëkohësisht që të zgjedhim një president që t’i kontribuojë procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, - u shpreh Meta duke folur në konventën e gruas së LSI-së, një ditë pasi u bë e ditur nga mazhoranca se nuk do ketë një takim BerishaRama. E kjo sipas tij nuk kërkon një mundim shumë të madh, veç gatishmërisë së politikanëve për të lënë pas të shkuarën dhe për të pranuar njeri-tjetrin në të mirë të vendit.

Abazi dhe Gjosha në garë për kreun e LGI-në Lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi dje Konventën Kombëtare Zgjedhore. 1800 delegate nga e gjithë Shqipëria votuan sipas parimit “Një anëtar një Votë” për kandidaten e tyre të preferuar, ku në garë për kreun e LGI-së për të gjithë Shqipërinë konkurronin Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha. Fillimisht para se të kalonin në proces votimi të dyja kandidatet kanë shpalosur dhe projektet e tyre për mënyrën e drejtimit dhe organizimit të LGI-së. Duke falenderuar të pranishmet në “Pallatin e Kongreseve” për mbështetjen e dhënë, kandidatja Luzhiana Abazaj u shpreh se “ka ardhur momenti që ne te ecim më shpejt, të shohim përpara, të marrim vendin që na takon në drejtimin dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. Duhet të ecim më shpejt, të gjitha bashkë, për të zgjidhur “Ndaj ngritja mbi të kaluarën, është një kërkesë imediate e politikanëve kudo. Është një kërkesë imediate edhe për ne politikanët këtu në Shqipëri”, - tha Meta. Rasti Zimbabve

Në mënyrë ironike, kreu i LSI-së, në funksion të këtij sugjerimi që i ka bërë liderve të dy partive kryesore në vend, ka sjellë si shembull se edhe në vende ku demokracia njihet vetëm si shprehje, si rasti i Zimbabves, politikanët pavarësisht se mund të kenë persekutuar njeritjetrin, sot tentojnë të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve të tyre. “Nuk mendoj se kjo është ndonjë sakrificë e pamat, kur kujtoj se para një jave në Vjenë në një aktivitet ndërkombëtar takova një figurë të njohur për mua, ndoshta jo shumë për ju, por e njohur edhe në të gjithë botën, e cila e ndjek politikën në dinamikën e saj. Takova Morgan Tsvangirai, i cili është sot kryeministri i Zimbabves dhe që ka qenë për vite të tëra i udhëheqjes i Lëvizjes për Ndryshim, forcës kryesore opozita-

sa më parë ngërçet, problematikat dhe dilemat që shoqërojnë jetën e përditshme të çdo shqiptari”. Po ashtu dhe kandidatja Klajda Gjosha, duke iu drejtuar të pranishmeve u shpreh se “Ne do të luftojmë të ngremë sa më lart vlerat tona duke mbajtur fort njëra-tjetrën, duke lobuar për njëra-tjetrën dhe duke zgjeruar rrethin tonë shoqëror me sa më shumë mikesha që do të na ndihmojnë të bëhemi një zë i fuqishëm në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Ne do të promovojnë dhe mbështesim përfaqësueset tona më të denja, gratë më të forta dhe të vendosura për t’i treguar të gjithëve se zëri ynë është fuqia jonë drejt rrjetit më të fuqishëm të gruas jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin”. Por për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në votim, rezultati zgjedhjen e kryetares së re të LGI-së do të dalë vetëm sot.

Luzhiana Abazi

re në një nga regjimet më çnjerëzore të Afrikës dhe gjithë botës. Sekretari ynë ndërkombëtar, Ralf Gjoni, më tha “Po ky si ulet me Mugaben çdo javë dhe diskutojnë për të ardhmen e Zimbabves, duke pasur parasysh se sa shumë njerëz janë vrarë, sesa shumë njerëz ka humbur Tsvangirai, gjatë viteve të rënda të opozitës, kur humbi edhe bashkëshorten, nënën e gjashtë fëmijëve, kur humbi shumë e shumë përkrahës dhe militantë, ku mund të kishte humbur edhe jetën e tij nga atentatet e panumërta”. Natyrisht që Tsvangirai ulet me Mugaben, i cili ende vazhdon të jetë Presidenti i Zimbabves, jo sepse ka harruar të kaluarën, jo sepse ka harruar të vrarët, jo sepse ka harruar manipulimin e zgjedhjeve, por sepse ai e di shumë se në rast se nuk do të ulen, nuk do të bisedojnë, se nuk do të bashkëpunojnë akoma më shumë njerëz do të vriten në Zimbabve, akoma më shumë fëmijë do të mbeten jetimë, akoma më shumë gra do të mbeten të veja”, - u shpreh Meta në fjalën e vet.

Kreu i LSI, Ilir Meta

Presidenti, Spahiu: Politikanët po i bëjnë qoka njëri-tjetrit Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar dje tubimin e saj të parë në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu, nuk është kursyer në akuza ndaj politikës aktuale qeverisëse. Pasi shpalosi programin dhe idetë e tij, Spahiu u ndal te çështja më e përfolur e këtyre ditëve, ajo e zgjedhjes së Presidentit. Kreu i AK u shpreh se ky është një proces që po zhvillohet pa integritet nga kampet e ndryshme politike. “Prej dy muajsh, ethet e karriges kanë mbërthyer gjithë sytë e shqiptarëve te 50 metra katror dhe te një emër, te një karrige e cila është për Presidentin e Republikës. Shikojmë fytyrat më të urryera të kombit, 5 emra të cilët bëjnë qoka me njëri-tjetrin. Ata e burgosën njëri-tjetrin, e arrestuan njëri-tjetrin, shpifën e fyen për

njëri-tjetrin, u rrahën e intriguan, ata mbajtën peng për Shqipërinë për urrejtjen që kishin ndaj njëri-tjetrit, por sot ata hanë ngjalën e njëri-tjetrit dhe pinë kafe me njëri-tjetrin, për turpin e tyre, se ata nuk kanë më integritet” - deklaroi lideri i AK, duke e vënë theksin në faktin se Shqipëria ka nevojë për një President që mbështet bashkimin e shqiptarëve. Takimi është shoqëruar dhe me incidente me forcat e rendit, të cilat, sipas një njoftimi të AK-së, e kanë kthyer një ditë normale anëtarësimesh të Aleancës KuqeZi në një ditë dhune ndaj të rinjve që morën pjesë në këtë aktivitet. Sipas këtij njoftimi, “në Shkodër janë arrestuar 4 aktivistë, u dhunuan fizikisht 11, ndërmjet të cilave 5 vajza aktiviste u dhunuan nga policia.”


e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Rama për statusin kandidat “E mu kështu, si rruga pa rrugë e as stacione drejt festës së pavarësisë, krejt në hava e degë më degë nga fjalimi në fjalim, nga alibia në alibi, nga akuza në akuzë, po katandiset për fat të keq edhe rruga e integrimit në këtë 100 vjetor të pavarësisë. Statusi i kandidatit po e pëson njësoj si

parlamenti i ri, si stadiumi i ri, si monumentet që bien pa u ngritur, fol e fol e shko përpara drejt fjalimit tjetër pa bërë asgjë as nga ato që thuhen, e as nga ato që duhen bërë jo e jo, derisa në vjeshtë aplikimi i Shqipërisë të përfundojë si konkursi qesharak për monumentin e Ismail

Qemalit… Për Shqipërinë e mbetur tre herë rresht jashtë Europës si askush më parë, me kredibilitet zero në sytë e Familjes Europiane e me një të përpjetë të madhe paskëtaj përpara për ta bindur të hapë derën për ne atë familje çdo vit e më të lodhur nga projekti i saj i zgjerimit”

Rama, thirrje për mocion mosbesimi: Të largojmë Berishën para zgjedhjeve Lideri i opozitës, Edi Rama, kapërcen negociatat për Presidentin dhe bën thirrje për mocion mosbesimi kundër Berishës. “Ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim sesi do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë europiane”

Kavajë, vazhdon turi për kryetarin e FRESSH Kavaja ka qenë stacioni i radhës i garuesve për kryetarin e ri të FRESSH. Stacion ky në të cilin 6 kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre në lidhje me programin që do të ndjekin nëse marrin drejtimin e kësaj force. Garuesit janë shprehur se Kavaja është shembulli i ndryshimit që i tregoi të gjithë Shqipërisë që gjërat mund të ndryshojnë edhe pas 20 vitesh zaptimi të pushtetit. Të rinjtë janë paraqitur para kavajësve duke deklaruar se garancia më e madhe për ndryshimin e fatit të vendit janë vetë të rinjtë. Sistemi arsimor, punësimi dhe përfaqësimi i të rinjve në politikë janë pikat kryesore ku janë fokusuar kandidatët gjatë fjalimeve të tyre. “Sot kemi dhjetëra shkolla të larta që ofrojnë diploma, por jo vende pune. Modeli arsimor që ne kërkojmë duhet të prodhojë profesionistë dhe punësim dhe jo diploma që nuk u vlejnë askujt” – u shpreh një prej

I mbetur jashtë negociatave për zgjedhjen e Presidentit e i bindur se Kryeministri po përsërit “avazin e vjetër” në këtë proces, lideri i opozitës, Edi Rama, ofron një tjetër skenar për forcat në Parlament: Mocionin e mosbesimit. Nga Athina, ku ndodhet prej së premtes, Rama ka konkurruar me editorialin e tij lajmin mbi takimin RuçiPatozi, i cili pritet të jetë krejt formal pas thirrjes së tij për të rrëzuar Berishën para zgjedhjeve. Duke kritikuar konkurset e Kryeministrit për 100-vjetorin e Pavarësisë, e cilësuar qesharake nismat e tij, Edi Rama shpreh qartë synimin për të larguar Berishën, “para se të gdhihet 28 Nëntori e të këndohet himni kombëtar”. E ndryshe nga PD, që paralajmëroi zgjedhje të parakohshme në rast se Ilir Meta nuk voton kandidatin për President, lideri i opozitës lë qartazi të kuptohet se po formëson një aksion mocioni mosbesimi, për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2013-s pa Berishën kryeministër. “Qoftë edhe vetëm kjo, nuk është një arsye e vogël për ta shkulur një orë e më parë që aty, duke bashkuar çdo forcë e çdo votë të mundshme, pa humbur kohë duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me këdoqoftë për të qeverisur vitin e ardhshëm”,-shkruan Rama në editorialin e tij. Ai ka komentuar edhe dy

Edi Rama

“Saliun ose ta largojmë përpara zgjedhjeve, ose të presim sesi do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet” çështjet e nxehta të momentit, reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e Presidentit, duke e akuzuar Kryeministrin për bllokimin e këtyre dy proceseve. Duke e konsideruar reformën zgjedhore të minuar dhe procedurën për zgjedhjen e Presidentit një avaz të vjetër e të përsëritur të Berishës për të garantuar vetveten, Edi Rama thotë se Kryeministri i ka lënë para dy zgjedhjeve. “Ose ta largojmë përpara sesa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim sesi do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë europiane. Kush ka sy le të shikojë e kush ka veshë le të dëgjojë”,-bën thirrje Rama, për të vënë në jetë mocionin e mosbesimit. Më

tej, lideri i opozitës e ka krahasuar Berishën me Ahmet Zogun e Enver Hoxhën, për të cilët nuk i kursen fjalët kur i quan satrapë. “Edhe dy satrapë si Ahmet Zogu e Enver Hoxha, i pari krejt i pakulturuar e i dyti i kulturuar për së keqi, nuk i bënë prapëseprapë gjërat kaq së prapthi, kur ishte puna për të projektuar sheshe, rrugë, ndërtesa me rëndësi, parqe, shtatore e monumente. Ndërsa kjo e Saliut është një metodë pa metodë, pa mjeshtër të huaj e pa profesionistë vendës, pa kokë e as këmbë njësoj si fjalimet e tij, një shkarravitje në hapësirë që do të lerë pas karikaturën qesharake të një harbimi pa vizion, pa plan, pa projekt, pa rend gjërash, pa themel e pa çati, tamam si një ndërtim banal pa leje nga ata që zotëria ka aq shumë për zemër”,-shkruan ai. Me editorialin e djeshëm lideri i opozitës shkon përtej thirrjeve për negociata e për një president konsensual, duke konfirmuar zërat se negociatat e vërteta në Kuvend janë ato për të mbledhur votat e nevojshme për të rrëzuar me mocion qeverinë “Berisha”.

Svoboda: Presidenti dhe Reforma Zgjedhore, kusht për statusin Elisa Spiropali

kandidatëve, Erlis Hoxha. Ndërsa një tjetër kandidate, Elisa Spiropali, theksoi se thelbësore për të gjithë shqiptarët është ndërtimi i një fronti të madh opozitar në çdo qelizë të ambientit shqiptar “Të ndërtojmë edhe një front më të madh rinor, dinjitoz, progresist, opozitar, demokratik në çdo qelizë të mjediseve shqiptare”. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe 4 kandidatët e tjerë Juxhin Çela, Joleza Koka, Maria Myridinasi dhe Artur Micko.

Kreu socialist Edi Rama ka gjetur mbështetjen e socialistëve europianë në lidhje me rëndësinë që ka zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Të pranishëm në një aktivitet kulturor në Athinë, Rama ka takuar edhe nënkryetarin e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda, me të cilin mësohet se ka shkëmbyer edhe opinione sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri dhe të ardhmen e saj europiane. Megjithëse nuk ka patur një njoftim zyrtar lidhur me këtë takim, është vetë kryesocialisti Edi Rama ai që bën të ditur qëndrimin e numrit dy të socialistëve në Parlamentin Europian, Hanes Zvo-

Hanes Svoboda

boda, përsa i përket debatit aktual politik në vendin tonë. Duke komentuar në faqen e tij Twitter, Rama bën të ditur se Svoboda ka vlerësuar reformën parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit si dy komponentë që do përcaktojnë dhe fatin

e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. “Shqipërinë e presim krahëhapur, po duhet të na ndihmojë duke bërë detyrat. Reforma Zgjedhore e Presidenti konsensual janë kyç për statusin”, shprehet Rama në twitter, duke cituar atë që i ka deklaruar Svoboda. Rama e Svoboda morën pjesë në ekspozitën “Arti përmirëson kohën” të hapur më datën 25 maj, në qëndrën e artit të Athines, me pjesëmarrjen e deputetëve nga Parlamenti Europian, atij grek, ambasadoreve të Austrisë, Sllovakisë, Izraelit, Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Në këtë ekspozitë u paraqitën dhe disa nga skicat e kryesocialistit Edi Rama, që ai i ka krijuar gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës.


04 4

MAPO MAPO

13Eqershor diel, 27 maj 20102012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

politikë

Presidenti, Berisha jo takimit me Ramën Edhe pse ka lënë të hapur mundësinë e zgjedhjes së një kandidati konsensual, kryeministri Berisha ka hedhur poshtë një takim me Edi Ramën për këtë çështje. Pas takimit të premten me Ilir Metën, Berisha tha se ka autorizuar negociatorët e PD-së për takime me socialistët, e fill pas kësaj deklarate

kreu i grupit të PD-së i dërgoi një ftesë Gramoz Ruçit. “Me zotin Rama, pa u takuar fare, kemi ndërmarrë reformat më të thella në historinë e vendit dhe kjo nuk është show, por është thelbi ai që ka rëndësi për mua. Uroj që të jetë kështu edhe për z.Rama. Kur ne kemi realizuar ndryshimet më të thella kushtetuese, ne nuk

bëmë një takim që t’u deklaronim gazetarëve që ja se çfarë mund të bëjmë, por ne ua lamë fjalën veprave dhe unë uroj që kjo trashëgimi të vazhdojë. Nuk ekziston asnjë lloj problemi, përveçse asaj që të ecim me rezultate konkrete dhe unë them që rruga është e shtruar, ju e shihni”-tha Berisha të premten.

PS pranon ftesën, sot takimi Ruçi-Patozi për Presidentin Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri do ulen sot në tryezën e dialogut me Astrit Patozin dhe Edmond Spahon e PD-së për të negociuar zgjedhjen e një presidenti konsensual Fejzi Braushi Socialistët dhe demokratët do të tentojnë të mos e djegin pa kandidat raundin e parë të votimit të Presidentit të ri. Kjo, pasi socialistët nuk kanë dashur t’i japin mundësinë mazhorancës që t’i akuzojë ata se nuk duan të negociojnë për këtë çështje. Ndaj edhe kanë pranuar në orën e pasdites së djeshme që të ulen me kundërshtarin politik në nivelin më të lartë përfaqësues parlamentar. Takimi mes negociatorëve është planifikuar të zhvillohet sot, në orën 11 në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku do të ulen në tryezën e bisedimeve Astrit Patozi dhe Edmond Spaho nga Partia Demokratike dhe Gramoz Ruçi e Sajmir Tahiri nga Partia Socialiste. Takimi është konfirmuar nga Kuvendi i Shqipërisë,

i cili ka shpërndarë dje dhe njoftimin me orarin dhe vendin e takimit. Takimi Një ditë pasi kryeministri Sali Berisha refuzoi publikisht që të ulej në një tryezë dialogu me kreun e opozitës, kjo e fundit ka pranuar që të bëhet pjesë e këtij diskutimi edhe duke u përfaqësuar në nivele më të ulëta, ashtu siç propozuan demokratët. Pas një hezitimi të gjatë për të dhënë një përgjigje të saktë në lidhje me këtë ftesë të demokratëve, socialistët janë detyruar në orët e fundit që të dorëzohen dhe të pranojnë imponimin e kundërshtarit. Ndaj nëpërmjet kanaleve të komunikimit kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i ka konfirmuar homologut të tij demokrat Astrit Patozi se është i gatshëm që të ulet të bisedojë me të dhe me negociatorin tjetër Edmond Spaho, që sot. Palët të gjendura para presionit të kohës, pasi raundi i parë i votimit është vendosur të mërkurën, kanë rënë dakord që të mos humbasin ditë dhe ndaj kanë vendosur që takimin e tyre ta zhvillojnë sot në orën 11.00 në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Ka qenë Kuvendi i Shqipërisë që ka shpërndarë lajmin, ndër-

Socialistët nuk kanë dashur t’i japin mundësinë mazhorancës që t’i akuzojë ata se nuk duan të negociojnë për këtë çështje. Ndaj edhe kanë pranuar në orën e pasdites së djeshme që të ulen me kundërshtarin politik në nivelin më të lartë përfaqësues parlamentar.

sa ka bërë të ditur për mediat dhe vendin dhe orën e takimit. Ndërkohë që nga Partia Socialiste është konfirmuar më pas se Gramoz Ruçi do të shoqërohet në këto bisedime edhe nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Sajmir Tahiri, ndërsa përballë do të kenë Astrit Patozin dhe Edmond Spahon. Burime nga PS konfirmuan gjithashtu se kjo forcë politike pranoi të ulej në një tryezë me një format të tillë më të ulët se ai i kërkuar prej saj, me arsyen se ajo është e interesuar për të dialoguar për Presidentin, por edhe sepse nuk dëshiron që t’i japë një armë më shumë kryeministrit Berisha për t’i akuzuar ata para opinionit publik dhe atij ndërkombëtar në veçanti se nuk pranuan të negociojnë. Ndërkohë që bëhet e ditur se socialistët janë pak optimistë për të dalë nga ky takim me një rezultat pozitiv konkret. Madje ka pasur nga ata që e kanë konsideruar dhe si një takim sa për të larë gojën. Letra Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar demokrat i nisi një letër homologut të tij socialist Gramoz Ruçi, ku e ftonte atë pikërisht në një takim të tillë. Në letrën e tij Patozi, duke ar-

gumentuar se Presidenti do të zgjidhet nga Parlamenti, shprehej se ishte e nevojshme që dhe dialogu të ngrihej në nivel parlamentar. “Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë, zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike. Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një çështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentarë, Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë”, - shprehej Patozi në letrën e vet. Ndërkohë që para se Patozi të publikonte letrën e tij, kryeministri Berisha bëri të ditur se nuk do të takohej me Ramën.

Berisha: Frymë e re marrëdhëniesh me Serbinë “Do punohet për një frymë të re marrëdhëniesh me Serbinë”. Kjo është deklarata e bërë nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të përvitshëm të organizuar dje nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. Duke theksuar se e ardhmja e shqiptarëve mund të shihet vetëm në kuadrin e zhvillimit të mëtejshëm të raporteve të mira me fqinjët, ai u shpreh se nga ana e Shqipërisë do të vazhdohet të punohet në këtë drejtim. “Vendi im ka kënaqësinë të ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me

Kosovën dhe vende të tjera dhe natyrisht do të punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse të pranosh njëri-tjetrin dhe të punosh së bashku - kjo është e ardhmja” deklaroi Berisha. Duke e vënë theksin mbi vështirësitë në të cilat ka hasur historia e Shqipërisë, ai deklaroi se çelësi i suksesit dhe i mbijetesës së kombit shqiptar ka qenë pikërisht fakti se shqiptarët në shekuj kanë ecur me parimin ‘Bashkim në diversitet’. “Ne jemi mbledhur në moton ‘Bashkim në Diversitet’. Në

këtë pikë unë mbetem shumë shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhen gjetur në historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar në diversitet. Tani ne jemi në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kështu, edhe kombi im në diversitet është model i respektit të plote të diversitetit” - deklaroi më tej ai. Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit radhazi, ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit që nga viti 1953 në Washington DC.

Berisha dhe bashkëshortja gjatë takimit të Evropës Juglindore, në Budva

“Vendi im ka kënaqësinë të ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën dhe vende të tjera dhe natyrisht do të punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse të pranosh njëri-tjetrin dhe të punosh së bashku - kjo është e ardhmja”


ekonomi

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Paratë e pista, veprimet që hetohen Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave (APPP) ka lëshuar një udhëzim ndaj institucioneve që hetojnë për pastrim parash se, cila kategori ndër politikanë dhe zyrtare duhen të jenë në fokus të verifikimeve. Ky udhëzues është i zbatueshëm nga subjektet në kryerjen e

shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit ligjor dhe të shërbimeve të tjera të tilla si: Kalimi i pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimin e parave, të letrave me vlerë ose të aseteve të tjera. Gjithashtu përfshihet edhe administrimi i llogarive bankare, administrimin e pjesëve të

kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare dhe krijimin e bizneseve. Gjithashtu objekt i këtij udhëzimi janë marrëveshjet ligjore, shitblerjet e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare.

Udhëzimi, ja politikanët që hetohen për pastrim parash APPP ka lëshuar së fundmi një udhëzim sipas të cilit përcaktohen kategoritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë dhe të afërmit e tyre, të cilët duhet të vëzhgohen për pastrim parash Blerina Hoxha

Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka lëshuar një udhëzim, sipas të cilit përcakton kategorinë e Personave të Ekspozuar Politikisht që përfshihen në proces hetimi. Të tillë përcaktohen individët të cilët ushtrojnë, ose në të kaluarën kanë ushtruar, një funksion të spikatur publik, mund të përbëjnë rrezik më të lartë të pastrimit të parave. Për shkak se pozitat e tyre të pushtetit dhe të ndikimit mund t’i bëjnë ata të prekshëm ndaj korrupsionit. Më të cenueshmit përfshijnë figura të larta politike, si dhe ata zyrtarë të lartë në kuadër të degëve administrative, gjyqësore dhe ushtarake të shtetit. Të njëjtat rreziqe përfshijnë edhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjeve të tyre dhe personat e njohur si bashkëpunëtorë të ngushtë të tyre. Sigurisht statusi Person i Ekspozuar Politikisht nuk do të thotë se individi në fjalë është i korruptuar, ose ka fituar pasuri të paligjshme gjatë qëndrimit të tij në detyrë, njofton APPP. Por, ky është një klasifikim i rrezikut dhe një tregues i cenueshmërisë së mundshme nga ky rrezik. Ky klasifikim është bërë në bazë të standardeve

Kategoritë që hetohen • Kryetarët e shteteve • Kryeministrat ministrat dhe zv/ministrat • Deputetët • Anëtarët e gjykatës së lartë, gjykatës kushtetuese dhe organeve të larta të gjyqësorit, vendimet e të cilave nuk janë objekt i ankimimit të mëtejshëm; • Anëtarët e gjykatave të auditorëve ose bordeve të bankave qendrore; • Ambasadorët, të ngarkuarit

me punë • Zyrtarët e lartë të forcave të armatosura • Anëtarët e bordeve administrative ose të mbikëqyrjes të ndërmarrjeve shtetërore • Funksionarët e lartë partiakë Familjarët • Bashkëshortin / bashkëshorten; • Partnerin • Fëmijët e bashkëshortit / bashkëshortes ose të partnerit dhe

• Prindërit; Bashkëpunëtorët e ngushtë Personat e njohur si bashkëpunëtorë të ngushtë përfshijnë partnerët e biznesit, individët të cilët dihet se kanë pronësi të përbashkët përfituese të një subjekti juridik, si dhe ata të cilët administrojnë apo kontrollojnë biznese ose marrëveshje që dihet se janë themeluar për leverdi të PEP. Përkufizimi përfshin edhe këshilltarët politikë dhe të tjerë.

ndërkombëtare, sqaron APPP. Si rezultat, qasja e tanishme për hetimin e zyrtarëve vendas në Shqipëri do të vazhdojë duke përfshirë pjesëtarët e drejtpërdrejtë të familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të njohur. Funksionet publike të ushtruara në nivele më të ulëta se ato qendrore normalisht nuk duhet të merren si funksione të spikatura. Për këtë arsye, udhëzimi nuk përfshin personat e niveleve të mesme ose më të ulëta. Megjithatë, nganjëherë mund të jetë e arsyeshme të vlerësohet se ata paraqesin rrezik në rritje, kur shërbejnë në komisione parlamentare kyçe, të tilla si mbrojtja, financat, prokurimi dhe bujqësia. Sipas udhëzimit, mbikëqyrja nis kur një person fizik emërohet fillimisht në një funksion të spikatur publik dhe e mban këtë funksion gjatë gjithë qëndrimit të tij në detyrë. Për shkak se pretendimet për korrupsion kanë tendencë të dalin pas ndryshimit të qeverisë apo pas largimit nga detyra, emërtimi duhet të vazhdojë së paku për një periudhë 12 muaj pas kësaj date. “Megjithatë, kur të vendosin nëse duhet ta vazhdojnë monitorimin e zgjeruar pas kësaj periudhe, subjektet raportuese duhet të zbatojnë një qasje të bazuar te rreziku, me qëllim që të sigurohen se rreziqet janë pakësuar në mënyrë adekuate” thuhet në udhëzimin e APP-së. Udhëzimi saktëson se subjektet raportuese duhet të ndërmarrin hetime më të thelluara dhe për këtë arsye të mbajnë një grup më të plotë të dhënash dhe dokumentesh në lidhje me zyrtarët e lartë dhe politikanët.

Paratë e korrupsionit, zbardhet skema e pastrimit Hulumtimet e fundit tregojnë se për të pastruar produktet e korrupsionit mund të përdoren të gjitha fazat e procesit të pastrimit të parave. APPP njofton se politikanet dhe zyrtarët e korruptuar nuk ka të ngjarë t’i vendosin fondet e pastruara në llogarinë me emrin tyre ose në pronësi të tyre, ose në bashkëpunim me kompani apo ndërmarrje, lidhja me të cilat mund të vërtetohet lehtë. Në vend të kësaj, ka të ngjarë që ata të përdorin metoda më të koklavitura e të paqarta, përfshirë përdorimin e bashkëpunëtorëve ose personave të tjerë, duke krijuar një seri kompanish maskuese ose ato me struktura pronësie të ndërlikuara në mënyrë të panevojshme, si dhe truste dhe mjete të tjera. Ndodh që përdoren institucione të brendshme, juridiksione të huaja, si dhe mbikëqyrës rojtarë dhe këshilltarë specialistë. Treguesit e mundshëm, nëse një marrëdhënie ose transaksion mund të përfshijë produkte të korrupsionit, janë të ngjashëm me treguesit e përfshirë në pastrimin e parave. Megjithatë, vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet disa çështjeve ku marrëdhënia përfshin një zyrtar

Ja katër mënyra të pastrimit të parave • Vihet re lëvizja e fondeve të konsiderueshme, për të cilën duket se nuk ka arsye tregtare. • Përdorimi i strukturave korporatë të ndërlikuara në mënyrë të panevojshme, ose i mjeteve të synuara për të fshehur pronësinë e vërtetë

ose politikan sado e largët të duket lidhja. Së pari, vihet re lëvizja e fondeve të konsiderueshme, për të cilën duket se nuk ka arsye tregtare, ose kur veprimet me llogarinë bankare duket se janë të papajtueshme me veprimet e ligjshme ose veprimet e pritshme. Kryesisht vihen re veprimtari të shumta brenda një harku të shkurtër kohor. Së dyti, përdorimi i strukturave korporatë të ndërlikuara në mënyrë të panevojshme, ose i mjeteve të synuara për të fshe-

hur pronësinë e vërtetë të fondeve. Së treti, kërkesa për nivele të pajustifikuara të fshehtësisë. Së katërti, ku origjina e pasurisë ose burimi i fondeve të klientit nuk mund të vërtetohet lehtë, sepse filli i auditimit është këputur qëllimisht. Një pjesë thelbësore e procesit të monitorimit të zgjeruar për kategorinë në fjalë ka për qëllim të përcaktohen aktivitetet që kanë gjeneruar burimin e pasurisë të klientit, si dhe origjinën e fondeve të marra në fillim të një

marrëdhënieje. APP bën me dije se, në shumicën e rasteve, përcaktimi i burimit të pasurisë përfshin marrjen e informacionit drejtpërdrejt nga klienti. Këtu ndihmojnë edhe rezultatet e kërkimeve në internet. Monitorimi i vazhdueshëm i një marrëdhënieje biznesi përbëhet nga dy elemente të dallueshme: së pari, mbikëqyrja e transaksioneve gjatë gjithë marrëdhënies dhe së dyti, sigurimi që dokumentacioni ose informacioni i mbajtur në lidhje me klientin të përditësohet dhe të jetë më i fundit. Nivelet normale të monitor-

të fondeve. • Së treti, kërkesa për nivele të pajustifikuara të fshehtësisë. • Së katërti, ku origjina e pasurisë ose burimi i fondeve të klientit nuk mund të vërtetohet lehtë, sepse filli i auditimit është këputur qëllimisht. imit duhet të zgjerohen në raport me përcaktimin e zyrtarit Kjo do të përfshijë monitorimin shtesë të transaksioneve dhe mbikëqyrje më nga afër të ndonjë sjelljeje të pazakontë ose jo karakteristike të identifikuar. Krahas niveleve në rritje të monitorimit të transaksionit, marrëdhëniet e biznesit duhet të rishikohen të paktën një herë në vit, në rastin ideal, si dhe kur identifikohen transaksione të pazakonta, kur kërkohet një produkt ose shërbim i ri, ose kur zbulohen informata të fshehta të reja ose shtesë, përcakton APPP në udhëzimin e saj.


6

MAPO

E diel, 27 maj 2012 www.mapo.al

rrethe

Kapen me 6kg kanabis, në pranga dy shpërndarës Kapen me 6kg kanabis sativa dy shpërndarës droge në Elbasan, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë. Sektori kundër lëndëve narkotike në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të policisë, arrestuan Ardit Çelën, 24 vjeç, dhe Leonard Pëllumbin, 26 vjeç, me banim në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u

gjend 6 kg kanabis e ndarë në doza dhe e paketuar për shitje në qytetin dhe qarkun e Elbasanit. Operacioni i koduar “Shënjestra” u finalizua në lagjen “5 maji”. Autorët ishin duke udhëtuar me automjetin tip Wolksvagen me targë AZ 202 JW në pronësi të Ardit Çelës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6kg kanabis, automjeti dhe 4 telefona celularë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy shtetasit e tjerë të implikuar në këtë trafik. Ndaj autorëve është ngritur akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë sektori kundër krimit ekonomik ka ndaluar Demiral Sulin, 55 vjeç, me banim në Katund të Ri, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë shtetasit Xh.M. 7 milionë lekë të vjetra. F.S.

shkurt

Makina përplas furgonin e kopshtit, plagosen 6 fëmijë

Shkatërrohet grupi i skafistëve, trafikonin hashash për në Itali Katër persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe Arben Shtëmbari, i dyshuar si organizatori i trafikimit të 550 kilogramëve hashash në Itali. Sekuestrohen 95 kilogramë drogë. Gomonia erdhi nga Italia Katër persona janë arrestuar me 95 kilogramë hashash, ndërsa policia sekuestroi edhe skafin me të cilin ata do të transportonin narkotikët për në Itali. Që prej shpalljes së moratoriumit të skafeve, ky është i pari “ekuipazh” që arrestohet, ndërsa më herët policia kishte kapur gomone të zbrazëta dhe hashashin që ndodhej brenda tyre. Burime nga policia thanë se grupi drejtohej nga Arben Shtëmbari, ndërsa bënë me dije se ai dhe grupi i tij ishin përgjegjës edhe për trafikimin e gjysmë toni hashash që u kap një muaj më parë në Itali. Operacioni

Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni të koduar “Hidra” janë arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për trafik droge. Gjatë aksionit u sekuestruan 95 kg

lëndë narkotike. “Pas marrjes së një informacioni se një mjet lundrues i dyshimtë po afrohej nga territori italian për në brigjet shqiptare në zonën e Himarës me një shpejtësi 7 milje në orë, menjëherë efektivat e policisë kanë shkuar në gjirin e Himarës nga veprimet e menjëhershme të kryera në territorin e Jalës është arritur të konstatohet dhe të kapet një mjet lundrues tip skaf rreth 7 metra me motor të fuqishëm 225 KWA, i cili ishte braktisur. Nga ndjekja dhe kërkimet e mëtejshme që janë kryer në territorin përreth është arritur të bëhet kapja e drejtuesit të Skafit”, njoftoi policia e Vlorës. Sipas saj bllokimi erdhi si rezultat i një hetimi 4-mujor i Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, për një grup kriminal të trafikut të narkotikëve. Arrestimet

Sipas policisë, në këtë rast është arritur të identifikohen në një kohë rekord dhe të bëhet arrestimi në flagrancë i katër personave. Kështu policia tha se arrestoi skafistin Mario Gjata, 37 vjeç, lindur në Fier dhe ban-

U sekuestruan

95kg lëndë narkotike 1 gomone 7 metra 3 automjete 9 bidonë 30kg të mbushur me benzinë ues në Vlorë, i cili ishte personi që kishte sjellë skafin nga Italia në brigjet shqiptare, për të ngarkuar lëndën narkotike e cila do i dërgohej një organizate kriminale italo-shqiptare në Itali. Artur Haxhiaj, 26 vjeç, banues në Himarë, dhe Artjol Haxhiaj, 31 vjeç, banues në Himarë, të cilët ishin personat që siguronin lëndën narkotike dhe bënin transportin e saj nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në

bregdet për llogari të organizatës italo-shqiptare, pjesë e të cilës ishin edhe ata vetë. Ndërkohë që u arrestua edhe Arben Shtëmbari me gjenealitete të ndryshuara në Ilia Prendi, 43 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet 4-mujore nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ishte organizatori i këtij grupi kriminal të trafikut të narkotikëve. Rasti

Hetimet kanë zbardhur se Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më 22 prill në Itali, ku janë arrestuar për këtë sasi droge në bashkëpunim me autoritetet shqiptare Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj. Arben Shtëmbari është sipas policisë edhe autor i një rasti gjobvënie të ndodhur po më prill 2012 në dëm të një biznesmeni të identifikuar si D.B., në qytetin e Vlorës, i zbardhur po nga i njëjti hetim. Ndërkohë mësohet se vijojnë hetimet në lidhje me këtë grup që dyshohet edhe për raste të tjera të trafikut të narkotikëve.

Banorët kërkojnë vlerësim më të lartë për shpronësimet Elbasan-Disa banorë të fshatrave të komunës Bradashesh kërkojnë shpërblim më të lartë për shpronësimet që do të kryhen për ndërtimin e superstradës Elbasan-Tiranë. Dje ata janë mbledhur në vendin ku do të kalojë superstrada dhe kanë debatuar me kryetarin e komunës Sabri Sallaku. Madje konflikti për pak ka marrë përmasa të pallogaritshme pasi një e pjesë e tyre kanë sulmuar kryetarin e komunës duke e kërcënuar fizikisht. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të tjerë të komunës që të shmanget përleshja. Banorët shprehen se kompensimi i dhënë është mjaft i ulët dhe nuk i përshtatet çmimit të tokës sot për

vepra të tilla. Për më tepër ata shprehen se me këto të holla do të blejnë tokë të re ose drithëra që të mbajnë familjen pasi toka ekzistuese është e pa mjaftueshme. Kryetari i komunës, Sabri Sallaku, u shpreh se e ka ngritur në ministrinë përkatëse shqetësimin e banorëve dhe se një komision i posaçëm pritet të kryejë rivlerësim të shpronësimeve. Por banorët këmbëngulin në të tyren dhe kërkojnë më parë që rritja të kthehet në vendim që të hapin rrugë. Ata kërcënuan se do të vazhdojnë protestat, duke penguar mjetet e firmës që të mos vazhdojnë punën. Sot është paralajmëruar një protestë tjetër. F. S

Një aksident rrugor, që ka përfshirë një makinë me fëmijë kopshti nga 3 deri në 6 vjeç, u shënua dje në mëngjes në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa dëmtime të rënda. Policia lokale njoftoi se një makinë e vogël është përplasur me një furgon që transportonte fëmijët e një kopshti, duke plagosur lehtë disa prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen e Skelës. Në momentin e përplasjes, në furgon udhëtonin 7 fëmijë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar një frakturë në hundë. Fëmijët janë transportuar menjëherë në spitalin qytetit, ndërsa ngjarja ka qenë tronditëse

pasi ka sjellë në mendje ngjarjen e rëndë të fillim javës ku humbën jetën 13 persona. Burime nga policia thanë se ende nuk janë të qarta arsyet e përplasjes ndërsa dyshohet se makina e vogël ka qenë me shpejtësi dhe mjetet nuk kanë qenë mjaftueshëm të kujdesshëm në kryqëzim. Sipas policisë, një problem i madh është fakti se përplasja ka ndodhur në një kryqëzim të qytetit të Vlorës ku mungojnë semaforët.

Mbërrin pas “6 vjetësh” trageti i parë nga Mali i Zi Shkodër-Pas 6 vitesh nga inaugurimi i saj, vihet në funksionim linja e transportit ujor Shkodër - Vir Pazar, përmes liqenit të Shkodrës. E inauguruar si pikë kalimi kufitar ujor që në qershor të vitit 2006, kjo linjë nuk ka funksionuar asnjë ditë, pasi pala malazeze nuk iu përgjigj me infrastrukturën përkatëse dhe organizim këtij transporti, duke bërë që të shkojë dëm dhe investimi i bërë nga pala shqiptare. Linja e tragetit Shkodër- Vir Pazar është rivënë në funksionim gjatë ditës së shtunë, ku një grup turistësh nga Mali i Zi i janë drejtuar brigjeve shqiptare të liqenit të Shkodrës duke rikthyer sërish traditën e dikurshme të lundrimit ndërmjet dy shteteve. Vetë kapiteni i tragetit turistik, i cili ka lundruar drejt Shkodrës, ka rrëfyer disa prej vështirësive të ndeshura gjatë këtij lundrimi dhe që lidhen me ndryshimin e nivelit të ujit të liqenit në pjesë të caktuara. Ardhja e tragetit turistik malazez të shtunën duket se do i japë mundësi rifillimit të kësaj linje dhe pse tashmë dhe pala shqiptare nuk ka asgjë gati për këtë qëllim.


e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Dhjetë avokatë kryesisht në gjyqin e Dajtit Që prej vendimit të kryetarit të Gjykatës për Krime të Rënda, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit vijon të jetë pezull. Për të zhbllokuar ngërçin e krijuar dhe “bojkotin” e avokatëve, gjykata ka caktuar rreth 10 avokatë kryesisht,

pa i dhënë zgjidhje vazhdimësisë së procesit. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër punonjësve të policisë, gjatë operacionit për arrestimin e tij në verën e vitit 2009. Asokohe, Dajti kryesonte listën e të kërkuarve në

Shqipëri, kur u rrethua nga punonjësit e policisë, por shkëmbimi i zjarrit shkaktoi vdekjen e katër prej tyre. Procesi gjyqësor kundër tij vazhdon prej kohësh, pa marrë ende verdiktin përfundimtar të Shkallës së parë.

Dritan Dajti në konflikt me dy gjyqtarë, procesi për masakrën ngec në vend I pandehuri për masakrën e Durrësit paditet në prokurori për fyerje e kërcënim nga gjyqtari Gurali Brahimllari. Edhe kryetarja e trupit gjykues kërkon largimin nga çështja, por gjykata nuk e pranon. Gjykimi mbetet pezull, pas 3 seancash të shtyra Leonard Bakillari

Tiranë Prej muajsh, procesi gjyqë-

sor ndaj të pandehurit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë, është përfshirë në një ngërç procedural, pasi gjykimi ndaj tij është pezull prej të paktën 13 seancash. Gjykata për Krime të Rënda ka shprehur disa herë shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar, por sërish çështja nuk merr zgjidhje. Gjërat vështirësohen edhe më shumë, pas kallëzimit penal që një prej anëtarëve të trupit gjykues ka depozituar në prokurorinë e Tiranës ndaj të pandehurit Dritan Dajti. Po ashtu, pak ditë më parë, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk ka pranuar dorëheqjen nga çështja të kryetares së trupit gjykues, Nertina Kosova, dhe anëtarit Gurali Brahmillari. Gjithçka nisi në seancën gjyqësore të datës 2 prill, kur gjykata i refuzoi të drejtën e fjalës të pandehurit Dritan Dajti, i cili pas këtij veprimi shpërtheu në akuza dhe fyerje ndaj kryetares së trupit gjykues dhe një prej anëtarëve të tij. Të ndodhur në këto kushte, gjyqtari Gurali Brahimllari depozitoi një kallëzim penal në prokurori për akuzën e fyerjes ndaj Dajtit, ndërsa kolegia e tij iu drejtua me një kërkesë dorëheq jeje kreut të Gjykatës, Sandër Simoni. Të njëjtën gjë bëri edhe gjyqtari Gurali Brahimllari, por pas shqyrtimit të kërkesave, kryetari i gjykatës vendosi të mos i pranojë ato, çka do të thotë se dy gjyqtarët do të vijojnë të jenë pjesë e trupës gjyqësore. Në vendimin e datës 12 prill, kryetari i Gjykatës për Krime të Rënda vendos të rrëzojë kërkesat e gjyqtarëve Kosova dhe

Dritan Dajti në gjykatë

seanca gjyqësore e Brahimllari, datës 2 prill 2012, pasi situata e në të cilën i pandekrijuar me të huri Dritan Dajti pandehurin nisur nga dështimi Dajti, sipas tij, i asaj séance për nuk është shkak të mungshkak ligjor esës së avokatëve i për largimin e është drejtuar me tyre nga gjykifyerje, sharje e mi i kësaj fjalë të pahijshme çështjeje. kryesueses së tru“Gjyqtari Gupit gjykues Nertirali Brahimlna Kosova, duke lari ka paraqipërmendur edhe tur pranë meje emrin e anëtarit të kërkesën për trupit gjykues Guheqje dorë nga rali Brahmillari”gjykimi i thuhet në vençështjes pedim. Më tej sqaronale në ngarhet se gjyqtari i kim të të panpërmendur e ka dehurve Dri- Vendimi i Sandër Simonit vlerësuar këtë retan Dajti, Mar- kundër dorëheq jes së gjyqtarëve inglen Muça dhe Ergest Xhoxhi. Si agim të të pandehurit Dajti si një fyshkak për dorëheqjen ka shërbyer erje dhe cenim të integritetit të tij

13 Seanca të pazhvilluara numërohen në procesin kundër Dritan Dajtit. Kryetari i Gjykatës së Lartë hodhi akuza ndaj avokatëve të Dajtit për shtyrje të qëllimshme të gjyqit. Këta të fundit kërkojnë largimin e dy gjyqtarëve

10

Avokatë kryesisht ka emëruar Gjykata e Krimeve të Rënda për të çuar përpara procesin për masakrën e Durrësit, pa arritur të zhbllokojë procesin. Mbrojtësit e Dritan Dajtit akuzojnë se ata nuk janë paguar

moral, e në të njëjtën kohë, si një sjellje të parapërgatitur me qëllim kërcënues. Lidhur me këtë çështje gjyqtari ka depozituar edhe një kallëzim penal në prokuroi ndaj të pandehurit Dajti për veprën penale “fyerje për shkak të detyrës”. Por në pjesën arsyetuese të vendimit që refuzon kërkesën për dorëheq jen e gjyqtarit, kryetari i Gjykatës shprehet: “Nuk del që gjyqtari Gurali Brahimllari nuk ka shfaqur asnjë shkak njëanshmërie ndaj të pandehurit Dritan Dajti. Fakti i reagimit të të pandehurit në mënyrë të papërshtatshme, fyese apo qoftë dhe kërcënuese ndaj gjyqtarit në seancë gjyqësore, në vlerësimin tim nuk përbën shkak për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes”- shprehet në vendim kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. I njëjti argument është dhënë edhe për kërkesën e dorëheqjes të paraqitur nga kryetarja e trupit gjykues, Nertina Kosova, e cila nuk është pranuar.

“Ngërçin në gjyqin e Dajtit e shkaktoi Gjykata” Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve lëshon kritika ndaj kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe lë të hapura pikëpyetjet për vazhdimin e procesit Nëpërmjet një Memorie drejtuar kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kreut të KLD-së, ministrit të Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve bën përgjegjës Gjykatën dhe kryetarin e saj për situatën e krijuar me procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Memoria i adresohet kreut të

Gjykatës për Krime të Rënda, Sandër Simoni, përfshin një sërë çështjesh, që, sipas Byrosë, shkak për këtë gjendje të procesit gjyqësor ndaj të pandehurit Dritan Dajti është vetë kjo gjykatë. Duke marrë shkas nga një prononcim publik i kryetarit, Byroja sqaron se dalja para mediave e kreut të kësaj gjykate cenon rëndë parimin e pavarësisë së gjykimit. “Për ne është e qartë që këtë dalje në media ju e keni bërë qëllimisht për të përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të ishit pjesë e trupit gjykues të çështjes Dajti, me alibinë që jeni shprehur publikisht për procesin penal që zhvillohet ndaj tij”- thuhet në memorien drejtuar

kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Më tej, Byroja sqaron edhe mungesën e avokatëve të caktuar nga vetë gjykata në këtë proces. Sipas letrës, Gjykata për Krime të Rënda në këtë proces penal ka caktuar të paktën 10 avokatë kryesisht, por sipas ligjit vetëm dy prej tyre janë legjitimuar, avokatët Jalldys Kastrati dhe Remzi Ponari. Për më tepër, Gjykata nuk ka shlyer ende detyrimet ndaj avokatëve kryesisht, çka e bën të pa pranueshme, sipas Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve, që gjykata të kërkojë të drejtat, pa shlyer ende detyrimet. Në letrën drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë, komentohet edhe vendimi i

Gjykatësi Sandër Simoni

kryetarit të Gjykatës për të mos pranuar dorëheq jen e kreut të trupës gjyqësore dhe një prej anëtarëve të këtij kolegji penal. “Ju jeni ndër shkaktarët kryesor të këtij ngërçi procedural për shkak të vendimit thellësisht të kundërligjshëm që keni dhënë duke rrëzuar kërkesën për dorëheqje nga gjykimi të gjyqtarit Gurali Brahimllari, i cili ka bërë kallëzim penal ndaj të pandehurit Dritan Dajti. Sipas nenit 15 të Kodit të Procedurës Penale sanksionohet se “Nuk mund të ushtrojë në të njëjtin procedim detyrën e gjyqtarit ai që ka paraqitur kallëzim ndaj një pale”- thuhet në memon e Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve.


8 02

MAPO

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

rrethe

Vilson Gjikola ka dalë ditën e shtunë që të mblidhet skrap në një bunker të cilin fillimisht e kishte shkatërruar me tritol

Thyente bunkerë për skrap, “varroset” nën rrënoja i riu 24-vjeçari humbi jetën ndërsa një masë dheu e zuri poshtë, pasi kishte përdorur eksploziv për të hedhur në erë një bunker Bulqizë Një 24-vjeçar është vik-

tima më e fundit e skrapit në qytetin e Bulqizës, ndërsa ka vdekur i varrosur nën dheun dhe gërmadhat e një bunkeri të cilin sapo e kishte shpërthyer. Vilson Gjikola ka dalë ditën e shtunë që të mblidhet skrap në një bunker të cilin fillimisht e kishte shkatërruar me tritol, por rrëshqitja e dheut dhe mbetjeve të bunkerit e ka zënë atë poshtë duke i marrë jetën. Ngjarja

Ka rezultuar i pafat dje i riu i cili e mblidhte skrapin për ta shitur dhe për siguruar mbijetesën. Policia tha se më herët ai kishte hedhur në erë bunkerin në një zonë malore dhe më pas është afruar për të nxjerrë prej tij hekurin. Burime nga policia thanë se një masiv i rëndë dheu e ka zënë poshtë atë në momentin që ndodhej brenda bunkerit pa i dhënë mundësinë

dhe kohën e nevojshme që të reagonte dhe të dilte në prej andej. Hetimet

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila paraprakisht është klasifikuar si aksidentale dhe si pasojë e pakujdesisë së të riut. Ky i fundit, sipas policisë, pasi ka përdorur tritolin për të shkatërruar masën e betontë të bunkerit, e cila ka një sasi të konsiderueshme sk-

rapi, është afruar në zonë për të mbledhur hekurin, pa e kuptuar se zona ishte bërë e paqëndrueshme për shkak të shpërthimit. Dheu që ka lëvizur e ka zënë menjëherë poshtë të riun, duke mos i dhënë shanse për të shpëtuar. Skrapi

Bunkerët janë nga furnizuesit më të mëdhenj me skrap dhe shkatërrimi i tyre kryhet kryesisht

Një bunker ka rreth 1 ton skrap çeliku dhe ai mund të nxjerrë nga një i tillë, 30 mijë deri 35 mijë lekë të reja, pa llogaritur shpenzimet

me mënyra artizanale dhe eksplozive të prodhuar po në këtë mënyrë. Një pjesë e madhe e tyre ndërkohë janë shkatërruar kryesisht në zonat kodrinore të vendit. Sipas personave që merrem me thyerjen e bunkerëve, një prej tyre ka rreth 1 ton skrap çeliku dhe ai mund të nxjerrë nga një i tillë, 30 mijë deri 35 mijë lekë të reja, pa llogaritur shpenzimet dhe transportin.

Çelet sezoni në Divjakë, panair dhe koncert për pjesëmarrësit Lushnjë-Divjaka ka çelur dje zyrtarisht sezonin e ri turistik 2012, në një atmosferë festive, në praninë e qindra pjesëmarrëseve, përfshi edhe deputetëve të zonës. Ka qenë kryebashkiaku i Divjakës, Alfred Kokoneshi, ai që ka prerë dhe shiritin e përurimit të nisjes së sezonit të ri turistik. Sipas tij, Divjaka këtë verë ka hapur portat e mikpritjes për të gjithë pushuesit, me një pamje dhe formë ndryshe nga herët e tjera. “Pas rërës së pastruar, mjedise çlodhëse dhe argëtuese, qëndron përkushtimi i këtij komuniteti për të ofruar veç mikpritjes tashmë traditë, edhe kushte për ata që do të frekuentojnë këtë bregdet të mrekullueshëm”, tha ai. Aktiviteti i cili zgjati më shumë se tri orë, përfshiu brenda tij veç këngëve dhe numrave artistikë, edhe paradën e lokaleve, në të cilën çdo lokal në këtë zonë turistike kishte përgatitur një meny të cilën e kishte ekspozuar për vizitorët.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIAEEPËRGJITHSHME

DREJTORIA E E SHËRBIMEVE JURIDIKE DREJTORIA SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ REPUBLIKA E SHQIPËRISË Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

E PUNËVE PUBLIKE TRANSPORTIT Adresa: SheshiDHE “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVESHPALLJE MBËSHTETËSE KËRKESE PËR SHPRONËSIM Nr. _____ ProtTiranëmë ____/___/2012

PUBLIK

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE Nr. _____ ProtTiranëmë ____/___/2012 e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga SEKTORI Ministria I SHPRONËSIMEVE ndërtimi i segmentit rrugor “Vora By Pass” Tiranë. ____________________________________________________ Subjekti kërkues i këtij objekti është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët Gazetës “MAPO” , nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389 preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të Vendimin nr.138, datë 23.03.2000, të Këshillit të MinisTiranë trave “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të Gazetës “MAPO” drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Gazetës “STANDARD” ___ ProtTiranëmë Pronarët që kanë ____/___/2012 emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin Tiranë pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). “STANDARD” Pronarët për të cilët në kolonën shënime në tabelënGazetës e publikuar, është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”, do të kompensohen për efekt shpronësimi Lënda: Publikim kërkese për shpronësim për interes publik pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë të rifreskuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të Gazetës “MAPO” Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

Tiranë

Tiranë

Tiranë

“Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, Vlera totale e shpronësimit objektet është 13 314 866 (trembëdhjetë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind ënda:tëbëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, Publikim kërkesepër për shpronësim për interesmilion publik përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura e gjashtë) lekë. Bujanit e e gjashtëdhjetë Sopot” Gazetës “STANDARD” (kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. Tiranë Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999

Lista e pasurive që shpronësohen nga ndërtimi i mbikalimit të Vorës, Objektet Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik” Pronari bëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Publikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga Nr. Zona Lloji Pasurisë Vlera Shënime data Emri publik Mbiemri hpronësim për interes 09.05.2012 deridhejo meB vonë 15.05.2012. ujanseitdata So 1 Ramazan Bera Marqinet (Vorë) Shtëpi Banimi 4099844 Në proces legalizimi kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. 2 Liman Koboçi Marqinet (Vorë) Shtëpi Banimi 5685451 Në proces legalizimi ngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 1740623 Konfirmuar nga zrpp 3 Mynevere Spaho Marikaj (Vorë) Punishte SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK rdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, 4 Xhavit Picari Marikaj (Vorë) Magazinë 801382 Konfirmuar nga zrpp onësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura ublikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga data Zenel Hoxha Mucaj (Vorë) Ndërtesë 570336 Proces Rivlerësimi 5 Ministria e - vonë Sopot” 9.05.2012 deridhejo me se data 15.05.2012. 6 Hamza Subashi Mucaj (Vorë) Ndërtesë 417230 Proces Rivlerësimi PunëvePublikedheTransportitshpallkërkesënpërshpronësimpërinterespubliktëpasurivetëpaluajtsh ipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. SHUMA 13314866 e 7 mepronë private, qëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Bujanit Sopot” (kulturabujqësoredhedrufrutorë)


e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

9

Ekspertiza: Shenja dhune tek i paraburgosuri Pas pretendimeve për dhunë nga i paraburgosuri, dëshmia e tij provohet edhe nga Akt Dëshmia Mjeko-Ligjore nr.453 “Mbi ekzaminimin e shtetasit A.Gj,“, bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Nga

ekzaminimi i tij ka rezultuar se janë konstatuar: Ekimozë me ngjyrë mavi të errët në shputën e këmbës së djathtë me përmasa 1.5 x 1cm, në shputën e këmbës së majtë vërehen tri ekimoza me ngjyrë mavi

të errët me përmasa 2 x 1.5cm, 2.3 x 1cm dhe 2 x 1.3cm. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta. Koha e shkaktimit të këtyre dëmtimeve është më shumë se 24 orë dhe më pak se tri ditë.

Torturë të burgosurit në shputat e këmbëve, kallëzohet grupi i gardianëve Avokati i Popullit denoncon në Prokurori 4 punonjësit e grupit të gatshëm në paraburgimin 313, pasi kërkesës për ndihmë mjekësore i janë përgjigjur me dhunë. Dëshmia e gardianëve: Nuk ushtruam dhunë. Ekspertiza vërteton fjalët e të paraburgosurit Leonard Bakillari

Tiranë Avokati i Popullit denoncon

në prokurori grupin e gatshëm të paraburgimit 313 në Tiranë, duke i akuzuar për dhunë dhe tortura ndaj dy vëllezërve të arrestuar, që janë në pritje të vendimit të drejtësisë. Në hetim janë përfshirë të paktën katër punonjës të grupit të sigurisë, të cilët, sipas denoncimit, kanë rrahur barbarisht vëllezërit P.Gj. dhe A.Gj., vetëm sepse njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore. Punonjësit e policisë rrezikojnë akuzën e torturës, pasi ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar dëmtime të shumta te një prej të

arrestuarve, i cili është qëlluar në shputat e këmbëve me shkop gome dhe sende të tjera të forta. Denoncimi fillimisht është bërë pranë Avokatit të Popullit nga nëna e dy të paraburgosurve, e cila ka shpjeguar se djemtë e saj janë dhunuar më datën 26 prill në paraburgimin 313 në Tiranë. Një ditë më pas, një grup pune ka shkuar në paraburgimin “Jordan Misja” dhe ka marrë takim me dy të arrestuarit e dhunuar P.Gj. dhe A.Gj. Ata kanë deklaruar se në datën 26 prill, rreth orës 15:00, P.Gj. ka kërkuar t’i jepet ndihmë mjekësore, pasi nuk ndihej mirë. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar atë në dhomën e ndihmësmjekut, ku, sipas tij, është goditur me shkelm nga ana e tyre. Më pas, i paraburgosuri është dërguar në dhomën e tij, ku i ka treguar për ngjarjen e ndodhur të vëllait. I revoltuar nga kjo ngjarje, A.Gj. ka filluar të përdorë fjalë fyese për stafin e institucionit. Për këtë veprim, ai është prangosur dhe është shoqëruar në dhomën e veçimit nga grupi i sigurisë. Sipas rrëfimit të tij, sapo ai është futur në këtë dhomë, policët e grupit të sigurisë e kanë urdhëruar atë që të hiqte

atletet dhe çorapet. Pasi i ka hequr atletet dhe çorapen e këmbës së majtë, policët e kanë ulur në dysheme dhe i kanë shtrirë këmbët para. “Dy prej policëve e kanë kapur prej krahësh dhe ia mbanin ato pas shpine, një polic e ka shkelur në këmbën e majtë afër kaviljes, ndërsa dy të tjerë kanë filluar ta godasin disa herë atë me shkop gome në shputat e këmbëve dhe më pas edhe të duarve. Mbas kësaj, ai është goditur nga një polic në pjesë të tjera të trupit me grushte, pëllëmbë e shqelma”,-thuhet në denoncimin e Avokatit të Popullit. Sipas tij, nga goditjet e policëve atij i janë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe mpirje të shputave të këmbëve e të duarve. Gjithashtu, ai pretendoi se në kohën që ai është keqtrajtuar fizikisht, në dhomën e veçimit së bashku me policët e grupit të sigurisë kanë qenë edhe dy përgjegjësit e shërbimit, njëri prej të cilëve quhej Astrit. Pas dëshmisë tronditëse, komisioneri i Avokatit të Popullit ka identifikuar pjesëtarët e grupit të sigurisë, të cilët, sipas librit të shërbimit në paraburgimin “Jordan Misja”, janë policët A.S., A.I., Sh.M. dhe A.M. Gjithashtu, në

Punonjësit e policisë rrezikojnë akuzën e torturës, pasi ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar dëmtime të shumta te një prej të arrestuarve, i cili është qëlluar në shputat e këmbëve me shkop gome dhe sende të tjera të forta. Denoncimi fillimisht është bërë pranë Avokatit të Popullit nga nëna e dy të paraburgosurve

këtë datë dhe në kohën kryerjes së këtyre veprimeve me të dy të arrestuarit kanë qenë me shërbim edhe përgjegjësi i shërbimit të brendshëm, punonjësi i policisë M.Sh., si dhe specialisti i trupës, punonjësi i policisë A.A. Sipas rekomandimit të Avokatit të Popullit, bëhet me dije se menjëherë janë marrë në pyetje punonjësit e grupit të gatshëm, të cilët nuk kanë pranuar të kenë ushtruar dhunë ndaj vëllezërve P.Gj. dhe A.Gj. “Nga pyetja e tyre rezultoi se, në dhomën e ndihmësmjekut, ku i arrestuari P.Gj. pretendon se është keqtrajtuar, kanë qenë punonjësi i policisë, M.Sh. dhe A.A. Ndërsa veprimet me shtetasin A.Gj. i kanë kryer punonjësit e policisë A.S., A.I. dhe Sh.M. Kurse punonjësi i policisë A.M. nuk ka marrë pjesë, sepse në atë kohë ka qenë duke kryer një detyrë tjetër”- thotë Avokati i Popullit. Duke i konsideruar këto veprime të policisë së burgjeve çnjerëzore, komisioneri i Avokatit të Popullit i kërkon Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet për veprën penale të torturës ndaj gjithë punonjësve të policisë, të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Arrestimi, e shoqja: Idajet Beqiri e ka kryer dënimin Avokati i njohur Idajet Beqiri është arrestuar në Prizren, për llogari të drejtësisë belge, ndërsa e shoqja bën apel për lirimin e tij, pasi e ka kryer dënimin e nxitjes së urrejtjes etnike Tiranë Avokati i njohur shqiptar Idajet Beqiri do të qëndrojë 40 ditë në qeli sipas vendimit të Gjykatës së Prizrenit, e cila ka marrë këtë masë për llogari të drejtësisë belge. Por ky vendim është kundërshtuar nga bashkëshortja e tij Nexhmie Beqiri, e cila thotë se Idajeti e ka kryer një herë këtë dënim dhe nuk mund të dënohet sërish. Gjithashtu, bashkëshortja e

avokatit i bën apel ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, të ndërhyjë për të dërguar gjithë dokumentet e nevojshme në Kosovë, ku po mbahet i izoluar Idajet Beqiri. Nexhmije Beqiri thotë se bashkëshorti i saj e ka kryer njëherë dënimin për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe, sipas ligjit, ai nuk mund të dënohet dy herë për një vepër penale tashmë të gjykuar. “Unë i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, të mundet t’i dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës provat e mjaftueshme, ose një shkresë zyrtare për të konfirmuar që Idajet Beqiri, për akuzat për të cilat e kërkon Belgjika, ka bërë burg 18 muaj në Shqipëri, pavarësisht se me vendimet e Apelit dhe Gjykatës së

Lartë ai është shpallur i pafajshëm. Gjyqi zhvillohet të hënën në komunën e Prizrenit”, thotë zonja Beqiri. Çështja për të cilën u arrestua sërish avokati Idajet Beqiri ka nisur 10 vite më parë me faqen e internetit të organizatës Fronit për Bashkim Kombëtar, (FBKSH), gjatë kohës që Idajet Beqiri ndodhej në azil politik në Belgjikë. Por bashkëshortja e tij insiston se Beqiri e ka kryer një herë dënimin, madje arrestimi i tij në Kosovë, sipas saj, është në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. “Sipas nenit 6 të Konventës së të drejtave dhe të lirive të njeriut, është një Konventë e detyrueshme për të gjitha shtetet e botës, nuk mund të përgjigjet i njëjti njeri për të njëjtën ve-

Nexhmie Beqiri

për penale, të ndodhur në dy vendeve të ndryshme. Idajeti e ka bërë një burg, nuk ka përse Kosova ta arrestojë dhe t’ia dërgojë Belgjikës”, thotë bashkëshortja e avokatit. Idajet Beq-

iri akuzohet nga drejtësia belge se ka hedhur në faqen e internetit të organizatës FBKSH komunikata që nxisin urrejtjen ndëretnike. Për këtë akuzë avokati Idajet Beqiri u arrestua në vitin 2003 në Konstancë dhe u soll në Shqipëri, ku u dënua nga Gjykata e Tiranës me 18 muaj burgim. Por Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë e shpallën atë të pafajshëm, duke e liruar nga akuza. Paralelisht me procesin në Shqipëri, ndaj Beqirit asokohe u zhvillua edhe një tjetër proces gjyqësor në Belgjikë, ku ai u dënua në mungesë me 4 vjet burg. Mbi bazën e këtij dënimi, autoritetet belge nxorën një urdhër-arresti ndërkombëtar, i cili u ekzekutua nga policia e Kosovës në pikën kufitare të Vermicës.


OpEd

10

MAPO

E diel, 27 maj 2012 www.mapo.al

01

Njeriu blasfemon atë që s’e kupton.

02

Është beteja në vetvete që na gëzon, jo fitorja.

03

Nuk është mirë të jesh pa fund i lirë. Nuk është mirë të kesh gjithçka dëshiron.

Bujar Kapexhiu Nga

Opinione dhe Editoriale

Probleme të medias dhe ndërveprimi me politikën N

jë ndër temat me theks aktual në antropologjinë e komunikimit është bashkëlidhja e medies me politikën, e cila trajtohet përgjithësisht në fokusin konjitiv të përvojës njerëzore. Pikat kryesore të referencës së kësaj problematike lidhen me aspekte metodologjike dhe zbatuese në realitetin mediatik shqiptar. 1. Organizimi konjitiv dhe ndikimi i tij në përjetimin e ngjarjeve ka të bëjë me mënyrat sesi një person apo komunitet njerëzish e percepton, mendon dhe modelon vizionin e tij mbi botën rrethuese përmes ndërveprimit të faktorëve gjenetikë dhe atyre të transmetuar përmes kulturës. Ky perceptim realizohet së pari në brendësi të trurit në saje të kujtesës, sjelljes dhe bashkëveprimit social; më tej, procesi plotësohet “nga jashtë”, me përfshirjen e mënyrave të të folurit dhe shkrimit/ përshkrimit të ngjarjeve konkrete si dhe me veprimet e strukturave sociale. Sferat e organizimit konjitiv lidhen me aftësitë individuale në përpunimin e informacionit (inteligjencën vetjake), arsyetimin, memorien selektive, brendësimin e mesazhit, me zhvillimin e gjuhës amtare dhe me gjuhën e përdorur në komunikim me të tjerët. Në mënyrë të veçantë, organizimi konjitiv i ngjarjeve politike nënkupton mënyrat sesi i konceptojnë njerëzit mesazhet politike dhe sesi përftohet ose modifikohet më vonë perceptimi vetjak apo komunitar nga ky lloj “strukturimi”. Kjo prirje e antropologjisë konjitive të sotme synon studimin e mënyrave të lidhjes së “skemave” të krijuara në mendje me veprimin njerëzor, çka na detyron të vlerësojmë nën një optikë të re emocionalitetin dhe motivimin në procesin e “brendësimit” të mesazhit politik. 2. Impakti i medies mbi politikën. Kohët e fundit, studiuesit po anojnë nga opinioni se media ka një impakt të shtuar mbi politikën, sidomos në kushtet e konfliktualitetit që vërehet në shtypin e shkruar dhe në TV, ndonëse të dyja palët “i gëzohen” audiencës së tyre. Komunikimi në politikë është kryesisht i natyrës reflektive (pasqyruese), sepse ai lidhet me mesazhe të përpunuara në mendjen njerëzore në formën e ideve asociuese që lidhen me organizimin konjitiv të “prerjes” etno-kulturore të grupeve përkatëse. Ai sendërtohet në teknikën dhe semantikën e komunikimit si dhe në kapjen dhe përthithjen e sinjaleve të ardhura nga mjedisi shoqëror konkret. Media i

Koment Aleksandër Dhima

shpërndan perceptimet e botës politike si në mjedisin e popullit të thjeshtë ashtu edhe te liderët politikë. Mbulimi mediatik i ngjarjeve politike, nga më të thjeshtat (politika e ditës) deri te fushatat elektorale, ndikon ndjeshëm mbi opinionin publik, madje shumë më tepër sesa takimet informale në mjedise të mbyllura, pa praninë e medies. Varësia mediatike është shumë e rëndësishme për të analizuar komunikimin politik të aktorëve të përfshirë në ’të. 3. Simulimi i transparencës politike nga media televizive. Ky truk është një çështje mjaft e debatuar. Përgjithësisht mendohet se pa mediet transparenca dhe përgjegjësia janë të pamundura në demokracitë e sotme. Megjithatë, masmedia mund ta ndihmojë, por shpesh edhe ta pengojë transparencën politike. Politikanët, me veprimet e tyre politike, mund të simulojnë virtytet e transparencës përmes manipulimit retorik. Kështu p.sh. TV mund të synojë ta shndërrojë mbulimin e politikës për konsum mediatik, pra mund të shërbejë si një shtrat për vetëpërhapjen e “kulturës së skandalit”. Po të vërehet me kujdes, në kronikat e sotme televizive po u kushtohet gjithnjë e më pak vend strategjive politike, ndërsa lufta e brendshme politike po zëvendëson për ditë e më tepër trajtimin e çështjeve thelbësore të politikës. Përmes një procesi pothuajse Darvinian, scoop-et mediatike, skandalet dhe format e tjera të trysnisë së politikës po anashkalojnë informacionin e mirëfilltë politik, duke transformuar kështu kuptimin e vërtetë të diskursit publik. Në këtë mënyrë, qëllimet e transparencës politike mund të pësojnë disfatë, për shkak të shpërdorimit të mekanizmave të saj qendrorë: informacionit të shumëfishuar enkas, pasqyrimit të tepruar të veprimit (aksionit) politik të zyrtarëve dhe zbulimit të sekreteve të jetës private. Po media nga ana e saj, a ka interes për transparencën e simuluar? Në fakt, interesat e saj janë krejt të ndryshme nga ato të politikanëve. Megjithatë, përpjekjet kolektive të medies mund të shkatërrojnë vlerat politike të transparencës. Në kohën tonë, mediumi mbizotërues i

komunikimit politik, gjegjësisht i transparencës politike, është televizioni. Për të kuptuar sesi e simulon TV transparencën, duhet të kuptojmë sesi e modelon ai atë çka ne shohim përmes tij. Kur e përdorim TV për të kuptuar politikën, ne i shohim gjërat në mënyrën që na i servir ai; njëkohësisht, TV krijon forma “të reja” (në të vërtetë virtuale) të realitetit politik ekzistues, sepse këto forma pasqyrohen në TV pikërisht me synimin për të tërhequr vëmendjen te “vlerat argëtuese të debatit”. Kjo prirje i nënshtrohet gjithashtu një procesi Darvinian: mënjanohen afeksionet “e vogla” për aktorë konkretë, ndërkohë që mbijetojnë “argëtimet e mëdha” të politikës. Kështu p.sh., televizioni po inkurajon gjithnjë e më shumë mbulimin e ngjarjeve që përqendrohen te ceremoniali personal i pjesëmarrësve dhe te elementet “sportivë” të konfliktit politik. Programet që mbulojnë rubrikat politike synojnë të përqendrohen më pak në përmbajtjen (substancën) dhe më shumë në teknikat që sigurojnë “larmi” politike. 4. Çfarë i mungon përcjelljes së kumtit politik nga media e sotme shqiptare? Mbas vitit 1997, Shqipëria hyri në një realitet të ri në fushën e komunikimit, i cili nuk mund të shihet ndaras komunikimit politik, ashtu si ky i fundit nuk mund të trajtohet pa fokusin konjitiv të medieve. Ndërvarësia e kësaj lidhjeje është element i rëndësishëm në komunikimin në politikë, por jo vetëm. Pjesë të pandashme të saj janë gjuha, retorika e përdorur si dhe aspektet semiotike që lidhen me ’to. E konsideruar si e tillë, pra si një metodë shumëdimensionale për të zbërthyer e analizuar dukuri e ngjarje të thukëta, media merr një rëndësi të madhe në jetën shoqërore të gjithsecilit, aq më tepër kur ajo shihet si një mjet ndërlidhës në bërjen e politikës. Një paradigmë e re na ndihmon për t’i analizuar ngjarjet që ndodhin, atë që do të quhej “paradigma e ndërveprimit të aktorëve politikë nëpërmjet komunikimit të medies”. Natyrisht, ky rol dhe funksion i ri i medies në kapërcyellin e shekullit u forcua edhe më tepër me dhënien e licencave për hapjen e televizioneve private që, dashje pa dashje, nëpërmjet retorikës dhe gjuhës së përdorur, zhvilluan dhe sollën një frymë të re të komunikimit që zgjoi interes të lartë të aktorëve politikë, si një mjet efektiv dhe i shpejtë për t’u ndodhur më pranë audiencës dhe elektoratit. Kjo jo pa arsye pasi parapëlqimi për

Mikpritje

transmetimin e mesazheve politike mori një kahe të re në “erën televizive” në vend (mbas 2005-s). Kjo prirje e re komunikimi u forcua edhe më tepër me krijimin e figurave të reja editoriale të tipit “talk show”. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj dukurie mund të jetë çlirimi i “mendimit të lirë”, i cili shpeshherë është shoqëruar -për fat të keq- me “shfrenim mediatik”, çka ngjan të jetë komod dhe më i pranueshëm në mediet elektronike. 5. “Ndërprerja” konjitive e informimit publik. Sot ekziston një liri e veprimit të medieve, e cila -edhe pse shumë më e hapur se më parë në mendime- përsëri mbetet larg medieve ideale. Përparësitë që i serviren audiencës shqiptare janë vërtet informacionet me bazë politike, por “mendësia politike e të menduarit” po u largohet gjithnjë e më tepër klisheve objektive të të menduarit konjitiv. Ky transformim i medies shqiptare nuk mund të shihet ndaras zhvillimeve kulturore, politike e shoqërore në vend, por -në një vështrim të përgjithshëm- edhe nga evoluimi i medieve në Europën Lindore. Kjo për faktin se, në fillimet e tij, zhvillimi i medieve të reja u mbështet te kopjimi apo imitimi i praktikave të vendeve të Perëndimit; “revolucionet demokratike rikuperuese” që ndodhën në vendet e Europës Lindore u karakterizuan nga një mungesë totale e ideve dhe -mu për këtë arsye- ato nuk ishin as inovative dhe as të orientuara drejt së ardhmes. Kështu ndodhi edhe në Shqipëri, ku imitimi i medieve perëndimore u pa si burim gjenerimi në të gjitha fushat, por pa pasur një reflektim të brendshëm për risitë dhe të metat e modelit të imituar. Megjithatë, komunikimi me publikun në Shqipërinë e pas viteve ’90 ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme, si në formë, trajtim, ashtu edhe në përmbajtje. Shembull ilustrues për këtë janë zgjedhjet vendore të majit 2011. Përpos të tjerave, në këto zgjedhje spikati retorika e përdorur nga kandidatët partiakë në raport me njëri-tjetrin, çka solli një komunikim të “zbutur”, me “ndërprerje” të natyrës konjitive, i cili mund të justifikohet deri në një farë mase me “kujdesin” e palëve në interpretimin e perfomancës së tyre; përkundrejt kësaj, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 spikati përgjithësisht një fushatë negativiste, por gjithsesi e

drejtpërdrejtë dhe me konjitivitet të spikatur. Ky “ndryshim kursi” nuk mund të konsiderohet i paqëllimshëm në strategjitë e komunikimit, sepse ai mendohet se mund të ndikojë në përmirësimin e imazhit të kandidatit politik përkatës. 6. Çfarë nuk shkon me publikun? Audienca mbizotëruese shqiptare është së pari familjare e pastaj territoriale. Megjithatë, ky tipar nuk ka nxitur siç duhet tek asnjë subjekt (politik) proceset e komunikimit kapilar. Nëse media elektronike do të kontribuonte në kuadër të aspektit edukativ të shoqërisë, duke raportuar objektivisht sjelljet politike të sistemit, ajo do të bëhej vazhdimisht nxitëse në aktivizimin e mekanizmave që ngrihen posaçërisht për të ruajtur vlerat e sistemit demokratik. Me këtë, ajo do të përmbushte një nga detyrat e saj në mënyrë të pavarur nga klasa politike, gjë që shpreh edhe profesionalizmin në detyrë. Në favor të etikës profesionale dhe interpretimit politik të realitetit, ato çfarë media duhet të përmirësojë në menaxhimin e informacionit politik janë elemente të thjeshtë, shpesh të anashkaluar: së pari, objektivitetin, që është kusht bazik i procesit demokratik, i cili i siguron medies besueshmëri dhe miratim publik; së dyti, ndarjen e qartë të faktit nga opinioni, gjë që e shohim shpesh të mungojë; së fundi, shmangien e manipulimit që mund t’i ofrohet medies nga organizma me asete në burime dhe që synojnë keqinterpretimin dhe transformimin e komunikimit politik, gjë që përcjell gjenerimin e ideve të gabuara e të pabazuara të opinionit publik. Media televizive ndikon në sjelljen e individit në mënyra të ndryshme, në varësi të formimit të tyre. Audienca e saj ka ”filtrat” e vet, me anë të të cilave merr atë që do. Në bazë të arsyetimit dhe argumenteve, të sjella më sipër, vërtetohet hipoteza që, për sa kohë njerëzit janë të ndryshëm, mendojnë dhe logjikojnë ndryshe, kanë ”filtra” të ndryshëm, interesa, arsimim dhe kulturë të ndryshme, kjo do të thotë se mesazhi mediatik do të ketë efektin e ”plumbit magjik” për dikë, ndërsa për dikë tjetër nuk do të mund ta ketë atë, pasi ai ”filtrohet” përpara se të japë feedbeck-un. *Artikulli është një përmbledhje e kumtesës së mbajtur në Konferencën “Sfidat mediatike të realitetit shoqëror shqiptar, 1997-2012”, organizuar nga UET.


E diel, 27 maj 2012 13 qershor 2010 www.mapo.al ëëë.gazetamapo.com

MAPO

11

Në qoftë se bilanci do të jetë negativ për ambasadorin në fjalë, atëherë Observatori duhet t’i sugjerojë në mënyrë konfidenciale Kryeministrit shqiptar që në shenj hakmarrjet të emnojë në vendin e tij nji ambasador tonin budalla e tru-tutkall, injorant dhe zuzar, llafazan e interesaxhi të pafytyrë. Harrova, këto gjana Kryeministri i ka vetë parasysh dhe nji shpërblim të tillë ai ia ban herë mbas heret vendeve mike që na nderojnë përpikmënisht me të njejtën monedhë, të shpenzueshme mrekullisht edhe në Tiranë.

Logjika: “Buono per l’Albania” N

ë Shqipni njerëzit ankohen për praninë e mallnave të skadueme, për ushqime, pije, por edhe për mallna tjera. Cilësia e dobët e gjanave që arrijnë te ne nga jashtë asht mbresëlanëse, përfshi këtu edhe njerëzit, e kam fjalën për ata të gjallët, të cilëve në Shqipni kryesisht u bajnë përshtypje kërnackat, birra apo qoftet me lang. Nuk mund t’i fusim të gjithë në nji thes, pse shteti ma i madh mik që kemi, ShBA-ja, ka dërgue përgjithsisht në këto vite njerëz të denjë, jo për Shqipninë e mjerë ku politikanët janë rrencakë dhe të korruptuem, por për vetë atdheun e dhjetë amendamenteve të Bill of Rights e të lirive tjera themelore, natyrale dhe pozitive. Kam parasysh këtu ambasadorët Ryerson, Limprecht, Withers e tashti Arvizu-n. Meqë jemi të “dënuem” për shkak të rrethanave me “durue” ndërhymjen e ambasadorëve të huej, të kthyem në garantë të jetës politike shqiptare, kemi t’paktën të drejtën të pretendojmë që të jenë në naltësinë e situatës, të mos jenë burokratë të randomtë prej atyne që vlojnë në ministritë e jashtme të të gjithë botës, të kuptojnë sadopak

levantinizmin e politikanëve tanë, të njohin historinë tonë të viteve të fundit, me nji fjalë të kenë shpenzue kohë me krijue nji farë kulturet rreth vendit tonë. Në këto vite kemi qenë shumë të pafat në ketë drejtim, pse qeveritë e disa vendeve, sidomos të BE-së, e kanë kthye Tiranën në nji parking për funksionarë që, tue mos dijtë se ku me i degdisë, na i bajnë peshqesh ne, meqë dami që ata mund të bajnë në Shqipni s’asht i llogaritshëm për shtetet përkatëse. Mediokriteti asht nji monedhë që ec mjaft në Tiranë, logjika e të huejve kur bahet fjalë me na nisë diplomatët e tyne ka qenë dhe asht ma së shumti: buono per l’Albania. Me sa duket, e njejta gja ka ndodhë edhe në kohën e komunizmit. I derguemi i parë i RFGJ-së në Tiranën e Ramiz Alisë, W. Daum, tregonte se në fundin e viteve ’80 vetëm 2-3 përfaqsues të huej në Tiranë kishin ide të qarta për gjendjen e krijueme në vend dhe për qëndrimin që duhet të mbante Perëndimi ndaj atdheut të komunizmit real. Edhe sot si atëherë? Jo, por défaillances e vazhdueshme të shumë diplomatëve të huej në Tiranë na bajnë me mendue se

tradita e keqe e dërgimit te ne të kallamsheqerave të diplomacisë botnore vijon ende. Nga ana tjetër skena politike dhe shoqnia shqiptare e kanë relativizue vetvetijshëm diletantizmin diplomatik në Tiranë; megjithatë dami që ky lloj sportit i ka sjell vendit tonë asht i prekshëm dhe ka kohëzgjatjen e vet. Shqiptarët kanë tregue në këto vite se fjalët e disa ambasadorëve i kanë marrë me gaz, të do tjerëve me maraz, të do tjerëve i kanë ndie tue kujtue atë thanjen e urtë: pordhët e ujkut nuk zanë vend! Kjo asht gjendja dhe sigurisht ne s’mund të bajmë asgja konkrete. Por në nji drejtim tjetër mund të lëvizim tue përdorë pak fantazinë ballkanike. Mund të organizojmë nji Observator të veprimtarisë së trupit diplomatik të akredituem në Tiranë. Ky Observator duhet të numrojë sa herë diplomati i huej Filan Fisteku ka folë në publik tue përdorë shifrat e qeverisë për me ilustrue sukseset e kësaj të fundit? sa herë ka dalë në shetitje demonstrative me kreun e qeverisë dhe sa herë me atë të opozitës? sa darka ka hangër me njenin dhe sa me tjetrin, çfarë venet apo

koment

Ardian Ndreca

Edhe sot si atëherë? Jo, por défaillances e vazhdueshme të shumë diplomatëve të huej në Tiranë na bajnë me mendue se tradita e keqe e dërgimit te ne të kallamsheqerave të diplomacisë botnore vijon ende. Nga ana tjetër skena politike dhe shoqnia shqiptare e kanë relativizue vetvetijshëm diletantizmin diplomatik në Tiranë; megjithatë dami që ky lloj sportit i ka sjell vendit tonë asht i prekshëm dhe ka kohëzgjatjen e vet...

pijesh tjera jo turbulluese ka pi përpara se me ba deklarata të pangjashme e kundërthanëse me realitetin shqiptar? në qoftë se mbas dy birrash në vendin e tij i tërheqin patentën, ba me nisë makinën; pse i besojnë me drejtue nji përfaqsi të tanë diplomatike te ne! sa investitorë të huej kanë ardhë të “shtymë” prej tij? sa herë ka këndue në tv: aj rum cicirum pare pare gjelisum? sa herë ka përdorë fjalën progres? sa kritik ka qenë me qeverinë dhe sa me opozitën? Në qoftë se bilanci do të jetë negativ për ambasadorin në fjalë, atëherë Observatori duhet t’i sugjerojë në mënyrë konfidenciale Kryeministrit shqiptar që në shenj hakmarrjet të emnojë në vendin e tij nji ambasador tonin budalla e tru-tutkall, injorant dhe zuzar, llafazan e interesaxhi të pafytyrë. Harrova, këto gjana Kryeministri i ka vetë parasysh dhe nji shpërblim të tillë ai ia ban herë mbas heret vendeve mike që na nderojnë përpikmënisht me të njejtën monedhë, të shpenzueshme mrekullisht edhe në Tiranë.

Pse spitali privat është më i preferuar se ai shtetëror dhe një Universitet Privat jo???

N

jësoj siç është e justifikuar nga ana e pacientit pagesa e mjekut të spitalit privat ose e kopshtit, shkollës fillore e të mesme me kushte shumë më të mira, njëlloj duhet të justifikohet dhe arsimimi i fëmijëve në një Universitet Privat. Po marrim këta shembuj se lidhen me shërbime të ngjashme, që konsumatori shqiptar është mësuar t’i ketë falas, por që në kohën tonë po i përkrah dhe frekuenton. Nuk kemi dëgjuar njeri të thotë sa shumë kopshte private ka, ose sa shumë spitale private po hapen. Universitetet private janë fenomeni më pozitiv që ka ndodhur në tetëvjeçarin e fundit. Në një vend si Shqipëria me të kaluar aq të mbyllur, zgjerimi i kulturës është kushti kryesor për zhvillim. Shqipëria pati një bum ekonomik i cili u prezantua me krijimin firmash të reja që kanë nevojë për njerëz të rinj. U bë tranzicioni i sistemeve nga një sistem i ngrirë totalitar në një vend të lirë demokratik. Kjo duhet pasqyruar dhe në kulturë. Nuk mund të ecej me një Universitet Shtetëror që ende vazhdon të ketë praktika të vjetra. Zhvillimi kërkon seleksionim dhe ky nuk mund

koment Mimoza Durrësi Tamara Luarasi

të arrihet me pak Institucione të përfaqësuara nga tregu shtetëror. Ëndërrojmë të hyjmë në Europë dhe kjo kërkon përqindje të lartë të popullsisë me shkollë të lartë. E ku mund të jetë vend më i mirë për të edukuar të rinjtë sesa Universitete me pedagogë të shkëlqyer si nga ana profesionale, por edhe njerëzore, që përdorin programe dhe tekste nga më të mirat në botë dhe mësimi zhvillohet në ambiente moderne të universiteteve private. Do të përmendnim shembullin e dy studentëve të shkëlqyer në degën Informatikë Ekonomike e që shprehen kështu: “Këtu po mësojmë gjëra reale që na ndihmojnë shumë në punën tonë dhe mësimi zhvillohet në ambiente moderne”. Është fakt që ne personalisht në

Departamentin tonë (Informatikë Matematike dhe Statistikë) nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga ana e studentëve për vlerësimin e tyre. Kjo tregon krijimin e një mentaliteti krejt të ri, për dy arsye. Përkushtimi i pedagogut, gjë që e bën studentin të mendojë se s’ka mënyrë tjetër për të kaluar veç punës së tij, dhe e dyta shpjegimit të saktë dhe të qartë të lëndës, që e bën të asimilueshme lëndën, gjë që bën të mundur kalimin pa ndërhyrje. Sigurisht ka vend për përmirësime, por dhe kjo gjë stimulohet më shumë se kudo në Universitetin Privat, se ky përmirësim lidhet direkt me interesin e Universitetit për të tërhequr sa më shumë studentë. Kushdo që shprehet kundër edukimit privat, shpreh ngushtësinë e mentalitetit dhe vizionit të tij. Shembujt e arsimit të lartë në botën e përparuar janë të shumtë dhe motori i zhvillimit të këtij sektori si dhe në sektorët e tjerë do të jetë privatizmi. Fenomenet negative që ndodhin nuk duhet të na zmbrapsin nga një ndërmarrje e tillë. Progresi bën seleksionimin e vet. *Pedagoge të UET.

Është fakt që ne personalisht në Departamentin tonë (Informatikë Matematike dhe Statistikë) nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga ana e studentëve për vlerësimin e tyre. Kjo tregon krijimin e një mentaliteti krejt të ri, për dy arsye. Përkushtimi i pedagogut, gjë që e bën studentin të mendojë se s’ka mënyrë tjetër për të kaluar veç punës së tij, dhe e dyta shpjegimit të saktë dhe të qartë të lëndës, që e bën të asimilueshme lëndën, gjë që bën të mundur kalimin pa ndërhyrje.


12

MAPO

E diel, 27 maj 2012 www.mapo.al

arsim

15

Punësohet kush merr provimin Mësuesit që do të kalojnë me sukses Provimin e Shtetit do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e rretheve të ndryshme të vendit. Pas përfundimit me sukses të Provimit të Shtetit, praktikanti aplikon për punësim pranë DAR/ZA-ve që kanë vende të lira pune.

50 2000

do të jetë numri i lëndëve për provimin e mësuesve pedagogë të universiteteve do të hartojnë fondin e pyetjeve deri në 3000 pyetje do të hartohen për çdo lëndë

Matura, nis hartimi i tezës së Letërsisë Qendrat e korrigjimit të provimeve do të ruhen me policë, ja 6 shkollat ku do të vlerësohen testet

Provimi i Shtetit për mësuesit, 3 mijë pyetje për çdo lëndë Testimi do të bëhet në tetor, pas praktikës. MASh ngre grupet e punës që do të hartojnë fondin e pyetjeve për 15 lëndë Jonida Tashi

Ministria e Arsimit ngre grupet e punës që do të hartojnë fondin e pyetjeve për Provimin e Shtetit, të cilit mësuesit e rinj do t’i nënshtrohen në tetor. Vetëm mësuesit që do ta kalojnë me sukses këtë provim do të kenë të drejtë të aplikojnë për t’u punësuar në arsim, të tjerët do të duhet t’i nënshtrohen sërish derisa të arrijnë rezultatet e kërkuara. “Me urdhër të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, janë ngritur grupet e punës për të hartuar fondin e pyetjeve, të cilit do i nënshtrohen mësuesit e rinj, që janë duke zhvilluar praktikën profesionale nëpër shkolla. Provimi i Shtetit zhvillohet në tetor të këtij viti. Janë angazhuar rreth 50 pedagogë të shkollave të larta, që do të hartojnë fondin e pyetjeve për rreth 15 lëndë”, - thuhet në njoftimin e MASh. Në të sqarohet se për çdo lëndë parashikohet të hartohen rreth 2000 deri në 3000 pyetje. Ministria bën të ditur se veçoria e këtij provimi është se për çdo mësues, pavarësisht nga lënda, një pjesë e tezës do të jetë drejtshkrimi dhe përgatit-

ja didaktiko-pedagogjike. Pjesa tjetër do të jetë nga lënda ose lëndët ku kandidatët japin mësim, e ndarë kjo në 40 për qind me 60 për qind. “Provimi do të organizohet ashtu si dhe provimet e tjera të shtetit për profesionet e rregulluara, në mënyrë dixhitale. Në provim do të marrin pjesë vetëm kandidatët që janë vlerësuar pozitivisht në praktikën profesionale nga komisionet e shkollave dhe drejtorive arsimore rajonale. Vetëm mësuesit që kalojnë me sukses Provimin e Shtetit do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e rretheve të ndryshme të vendit. Ky është një standard i ri që synon rritjen e cilësisë së përgatitjes së mësuesve të rinj”, - sqaron Ministria e Arsimit. Aktualisht, mësuesit e rinj që i kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në mësuesi nga viti akademik 2011 e në vazhdim janë duke kryer praktikën profesionale në shkolla të ndryshme të vendit, e cila do të zgjasë 1 vit shkollor, thënë ndryshe 9 muaj. Në përfundim të praktikës profesionale, praktikanti do të vlerësohet nga mentori, drejtori i institucionit të arsimit të lartë publik, si dhe komisioni i vlerësimit të praktikantit. Certifikata e praktikës profesionale do të përgatitet nga DAR/ ZA përkatëse. Vetëm pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik, praktikanti mund të regjistrohet në Provimin e Shtetit.

Provimi

40 % e provimit do të jetë për drejtshkrimin dhe përgatitjen didaktiko-pedagogjike

60 % e provimit do të jetë nga lënda ose lëndët ku kandidatët japin mësim

“Provimi do të organizohet, ashtu si dhe provimet e tjera të shtetit për profesionet e rregulluara, në mënyrë dixhitale. Në provim do të marrin pjesë vetëm kandidatët që janë vlerësuar pozitivisht në praktikën profesionale nga komisionet e shkollave dhe drejtorive arsimore rajonale”

Nis puna për përzgjedhjen e pyetjeve për provimin e parë të Maturës, që është ai i Gjuhë-Letërsisë, i cili do të kryhet nga maturantët në datën 2 qershor. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka firmosur së fundi edhe udhëzimin me masat për zhvillimin e provimeve të Maturës, i cili është dërguar në të gjitha drejtoritë arsimore. Sipas këtij udhëzimi, përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës do të kryhet nga specialistë të caktuar prej ministrit të Arsimit, të cilët emërohen përzgjedhës të testit përfundimtar (PTP), në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP). Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, thotë se këtij provimi do t’i nënshtrohen mbi 42 mijë maturantë. Ai sqaron se testi për provimet me detyrim do të vlerësohet me 50 pikë, ndërsa për ato

me zgjedhje me 40 pikë. Pas zhvillimit të çdo provimi të Maturës, testet e maturantëve do të dërgohen nën masa të rrepta sigurie në godinën e shkollës “Sabahudin Gabrani” në Tiranë. AKP kryen inventarizimin dhe shpërndarjen e tyre në 6 qendrat e vlerësimit, të cilat do të ruhen, gjatë gjithë kohës së korrigjimit të testeve, me policë. Ndërkaq, për të pasur më shumë siguri, transporti i testeve nga Tirana për në secilën nga qendrat e vlerësimit Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë dhe anasjelltas, do të bëhet nën masa të rrepta sigurie, me automjete të DAR-së përkatëse, nga grupi i administratorëve të përcaktuar. MASh sqaron se vlerësimi i testeve të Maturës do të ndjekë procedurat e përcaktuara në nenin 50 të rregullores së Maturës 2012. Por, g jatë këtij procesi, qendrat e vlerësimit të testeve do të monitorohen nga grupe të posaçme, ku personat që do të bëjnë pjesë do të caktohen nga ministri i Arsimit. Lidhur me shpërndarjen e Formularit A2, drejtues të AKP-së bëjnë të ditur se ai do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të Maturës.

masat për zhvillimin e provimeve Hartimi i testeve Periudhat kohore të ekspozimit potencial të sekretit (KOEPS-eve) për Maturën Shtetërore 2012 do të jenë: 26 maj-2 qershor, për lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi 9 qershor-16 qershor, për lëndën Matematikë 23 qershor-30 qershor, për lëndët me zgjedhje 6 qendrat e vlerësimit të testeve Vlerësimi i testeve të maturantëve në provimet e Maturës do të bëhet në qendrat e mëposhtme: 1. Në Tiranë, në godinën e shkollës “Sabahudin Gabrani”, Qendra Nr.1; 2. Në Tiranë, në godinën e shkollës “Sabahudin Gabrani”, Qendra Nr.2; 3. Në Elbasan, në godinën e shkollës “Vasil Kamami”; 4. Në Shkodër, në godinën e shkollës “Jordan Misja”; 5. Në Fier, në godinën e shkollës “Naim Frashëri”; 6. Në Korçë, në godinën e shkollës “Sevasti Qiriazi”. Monitorimi i korrigjimeve Periudha e monitorimit dhe grafiku i paraqitjes së përfaqësuesve të grupit monitorues në AKP është: 3-13 qershor, për lëndën Gjuhë dhe Letërsi shqipe 17-29 qershor, për lëndën Matematikë 2-10 korrik, për lëndët me zgjedhje

Universitetet, njohuri mbi të drejtat e njeriut Të drejtat e njeriut në arsimin e lartë mbledhin në një konferencë të përbashkët drejtuesit, pedagogët dhe studentët e 3 universiteteve në Tiranë. Universiteti i Tiranës, universiteti “Marin Barleti” dhe Universiteti Europian i Tiranës kanë vendosur që të japin njohuri mbi të drejtat e njeriut te studentët e tyre. Mbi këtë temë u diskutua në konferencën e organizuar në kuadër të projektit “Tempus” për të drejtat e njeriut, ku Universiteti i Tiranës, universiteti “Marin Barleti” dhe Universiteti Europian i Tiranës janë partnerë. Përveç programeve studimore, projekti ka si

qëllim edhe trajnimin e stafit administrativ dhe akademik mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarisë. Sipas pedagoges së UET-së, Edlira Haxhiymeri, kjo nismë do të jetë një shans për studentët, të cilët mund të shkëmbejnë eksperiencat. Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit “Tempus” drejtuar nga Universiteti i Londrës dhe ka si synim krijimin e programeve afatgjata në nivelin Bachelor dhe Master mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarisë në 9 universitete. Në konferencë ishin të ftuar dhe drejtuesit e organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në vendin tonë.


CMYK

02

ekonomi

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

13

Raiffeisen Bank në Austri shton me 25 mld euro likuiditetet për bankat e rajonit

Bankat në Shqipëri masa për daljen e Greqisë nga Euro Zyrtarët i Raiffeisen në Austri i kanë pohuar agjencisë “Bloomberg” se tashmë kanë rritur likuiditetin me 25 miliardë euro, të cilat do të hidhen në bankat e Rajonit në rast të daljes së Greqisë nga Euro Blerina Hoxha

Bankat në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona, duke rritur likuiditetet në monedhën euro. Përgatitjet i ka bërë publike Raiffeisen bank, banka mëmë në Austri. Zyrtarët i saj i kanë pohuar agjencisë “Bloomberg” se tashmë kanë rritur likuiditetin me 25 miliardë euro, të cilat do të hidhen në bankat e Rajonit në rast të daljes së Greqisë nga Euro. Deklaratën e ka bërë Martin Gruell, një zyrtar i Raiffeisen në Austri. “ Ne kemi rritur masivisht likuiditetet”, ka deklaruar gjithashtu drejtori i Ekzekutiv i RZB, Herbert Stepic, duke shtuar se Raiffeisen, nuk ka biznes me Greqinë apo lidhje me bankat greke, çka e rrit edhe më

MAPO

Drejtori i Ekzekutiv i RZB, Herbert Stepic

shumë sigurinë e saj. Nga ana tjetër, bankat greke EFG Eurobank Ergasias SA (EUROB), dhe Piraeus Bank zotërojnë degë në Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni. Por në këto vende kanë degë edhe banka të tjera perëndimore, si banka austriake Raiffeisen, bankat italiane si UniCredit dhe Intesa Sanpaolo SA. (ISP). Stepic tha se mundësia e daljes së Greqisë nga Euro është 50 me 50. Por ai siguroi se Banka Qendrore Europiane dhe bankat e mëd-

“Ne kemi rritur masivisht likuiditetet”, ka deklaruar drejtori i Ekzekutiv i RZB, Herbert Stepic ha që kanë degë në Rajon i kanë marrë masat për më të keqen. Ndërsa mediat ndërkombëtare po i thelloj-

në çdo ditë e më shumë argumentet se Greqia është në prag të shkëputjes nga eurozona. Pas tri javësh grekët sërish do të votojnë. Nëse ata vendosin për kundërshtarët e masave të kursimit, bëhet edhe më e mundur dalja nga eurozona. Pasojat për Greqinë do të ishin fatale dhe për BE-në të paparashikueshme, citon Dojce Velle. Që dalja nga unioni monetar do të ishte fatale për Greqinë, këtë askush nuk e vë në dyshim. Se çfarë pasojash do të kishte kjo, është një çështje që diskutohet në mënyrë kontroverse. Disa e parashikojnë një fund me tmerr, që mund të shkaktojë një vatër europiane krize, të tjerë - si shefi i Bundesbank, Jens Weidmann - paralajmërojnë për pasoja të paparashikueshme për Europën. Vazhdimisht bëhet fjalë për efektin domino, përmes së cilit edhe vende të tjera në krizë mund të hasin në vështirësi. Janis Emmanouilidis tërheq vëmendjen, gjithashtu, se dalja nga unioni juridikisht e parregulluar dhe praktikisht e vështirë për t’u organizuar, do të kushtonte: Sepse një vend është i gatshëm të dalë vullnetarisht vetëm përmes kompensimeve përkatëse të negociuara.

Reuters: Greqia, biznesi dhe bankat të përgatiten Nëse bankat qendrore dhe kompanitë nuk do të përgatiteshin për një dalje të mundshme të Greqisë nga euro, ata do të bënin një gabim të rëndë, paralajmëroi ministri i Jashtëm belg, duke trazuar më tej tregjet që janë tashmë të alarmuar nga përkeqësimi i financave të Spanjës, sipas Reuters. Zgjedhjet elektorale greke, që do të zhvillohen më 17 qershor, mund të shkaktojnë daljen e vendit nga klubi i monedhës së përbashkët, në rast se qeveria nuk do të pranojë t’i përmbahet planit shpëtues. Sondazhet sugjerojnë se ka gjasa që kjo të ndodhë. Greqia llogaritet të zërë rreth 2% të ekonomisë së Eurozonës, por ajo përbën një kërcënim për një efekt të thellë ngjitës, në rast se lë euron, duke rrezikuar që ai të kalojë te Spanja, Portugalia, madje dhe te Italia.“Nuk ka një diskutim të organizuar në nivelin europian rreth linjës se çfarë do të bëjmë në rast se Greqia ikën,” tha ministri i Jashtëm belg për European American Press Club në Paris. “Tashmë, në rast se bankat qendrore dhe kompanitë nuk po përgatiten për këtë skenar, ky do të ishte një gabim i rëndë profesional.”


14

MAPO

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

Eurosong

Rona Nishliu u ngjit e treta në skenën Crystal Hall të Festivalit Europian të Këngës (Azerbajxhan, 2012), që qysh në fillimet e mbrëmjes u mbush me ritme, melodi dhe valle të traditës së vendit pritës

kinematografi

Nga filmi “Amnistia”

8 filma shqiptarë prezantohen nga 2-5 qershor në “Casa del Cinema” në Romë. Takime dhe diskutime me Marco Bellocchion dhe Giuliano Montaldon

Filmi shqiptar në Romë

Rona Nishliu

E pesta në Eurovizion Këngëtarja kosovare merr pikët maksimale të Italisë, Maqedonisë, San Marinos e Zvicrës. Triumfon në vendin e parë “Euphoria” e Suedisë Duke pasur parasysh vlerësimet që bëjnë juritë e shteteve të ndryshme në Eurovizion, mund të thuhet që këtë vit vlerësimi për këngëtaren shqiptare ishte i mirë. Nuk u pa me sy të mirë vetëm nga shtetet fqinjë, por arriti të merrte vlerësim maksimal edhe nga shtetet e tjera. Vlerësimin maksimal prej 12 pikësh kënga “Suus” e mori jo vetëm nga Maqedonia dhe Italia, por dhe nga Zvicra dhe San Marino, Belgjika dha po ashtu 10 pikë, kurse Austria 8 pikë, Danimarka 5, Finlanda 6 pikë. Rona Nishliu u ngjit e treta në skenën Crystal Hall të Festivalit Europian të Këngës (Azerbajxhan, 2012), që qysh në fillimet e mbrëmjes u mbush me ritme, melodi dhe valle të traditës së vendit pritës. Jo më kot edicioni i 57-të i festivalit mbante sloganin “Light the fire”. Nishliu shënoi rritje nga performanca në natën e parë. Me të njëjtën veshje si në gjysmëfinale, dhe e vetme në skenë, këngëtarja u duartrokit nga një publik prej 20 000 spektatorësh në momente të ndryshme të interpretimit. Deri në kohën e votimit, fansat dhe dashamirësit i falën mbështetje. Nuk i mungoi Ronës edhe vlerësimi nga mediat e huaja që

shpesh e kanë krahasuar me Chaka Khan dhe Aretha Franklin dhe kanë pohuar që askush nuk e bën të dridhet sallën e kristaltë të Bakusë si ajo. Edhe pse “Suus” është një këngë për dhimbjen dhe interpretimin shqip e bënte më të vështirë komunikimin, ishte zëri i Ronës që i foli publikut të Eurovizionit. Rona ka shkruar edhe të tjera këngë të kësaj natyre, siç është “Zonja vdekje”. Për herë të parë në Shqipëri, këngëtarja u pa në skenën e konkursit “Ethet e së Premtes Mbrëma”, në vitin 2004. Po ashtu, ka interpretuar këngët: “Flakaresha” në Festivalin e Këngës në RTSH, “Shenja”, “Veriu”,  “Zonja Vdekje”, “Eja”, “Shko pastro pas saj”, “Rruga qe shkela dikur” etj.

Filma shqiptarë të pas viteve ‘90 shfaqen në takimin “Shqipëria në kinema” nga 2-5 qershor në “Shtëpinë e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë, ku zhvillohen diskutime mbi kinemanë, me aktorë, regjisorë, producentë. Prezantimi i filmit shqiptar në Romë bëhet në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë nga shoqata “Syri blu-Anna Cenerini Bova”. Në dy sallat e kinemasë, “Delux” dhe “Kodak”, shfaqen filmat: “Vdekja e Kalit” (1995), “Kolonel Bunker” (1997), “Slogans” (2001), me regji të Gjergj Xhuvanit; “Tirana viti 0” (2001), “Natë pa hënë” (2004) Artan Minarolli; “Trishtimi i Zonjës Shnajder” (2008), “Muaji i mjaltit” (2009) i Goran Paskaljeviçit; dhe “Amnistia”, filmi i realizuar vitin e kaluar nga regjisori Bujar Alimani. Sipas kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Artan Minarolli, këta dhe filma të tjerë u prezantuan për të marrë pjesë, por vetëm 8 u përzgjodhën. Pikërisht ata filma që kanë marrë shkas nga historia e vendit dhe nga problemet shoqërore. Në takim do jenë prezentë edhe regjisorët shqiptarë: Kujtim Çashku, Pirro dhe Eno Milkani, Gjergj Xhuvani, Bujar Alimani dhe kryetari i qendrës, Minarolli. Do mbahen takime me regjisorët italianë. Të ftuar specialë në takimin me Shqipërinë janë Giuliano Montaldo e Marco Bellocchio, i pranishëm përpara disa kohësh në Tiranë dhe Durrës, bashkë me montazhieren e filmit “Vincere”, Francesca Calvelli-n. Më 2 qershor në ditën e parë janë të pranishëm ambasadorët e dy palëve, Mario Bova dhe Llesh Kola. Shfaqjet e filmave fillojnë më 2 qershor, me “Sloganët” dhe në orën 21.00 vijon “Kolonel Bunker”, që paraprihet nga një prezantim i regjisorit Çashku. Më 3 qershor pritet një i ftuar i veçantë në “Casa del Cinema”. Bashkë me Pirro dhe Eno Milkanin, që prezantojnë filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, do jetë edhe Michele Placido.

j.pasku


JONIDA MALIQI

MAPO

Dan, përkushtimi im i momentit, së shpejti kthehem në skenë

…kur vajzat e famshme, rivale kanë nënat… Skena jonë muzikore ka mjaft këngëtare simpatike e në formë të shkëlqyer fizike. Mjaft prej tyre konsiderohen si vajza vërtet të bukura, madje shpesh, pse jo, edhe të pa konkurrueshme në veçantinë e tyre. Megjithatë, duket se bukuria është e trashëguar në gjenet e tyre.

Është cilësuar si një nga këngëtaret më të veçanta të skenës sonë. Kjo jo vetëm falë vokalit të saj, që e rendit në këngëtaret më të mira që kemi, por edhe për shkak të risive që ajo ka sjellë në lukun e saj. Jonida Maliqi përherë ka ditur të jetë e njëjta, po aq sa ka ditur të vijë edhe ndryshe. Ka ditur ta zotërojë skenën dhe të jetë përherë “In” si në muzikë ashtu edhe në performancat e saj. Në këtë rrëfim ajo vjen për të folur dhe për të ndarë me lexuesin tonë emocionet që po përjeton si nënë...

TENDENCË

Si ta mbrojmë lekurën nga rrezet e diellit

KËSHILLA PRAKTIKE PËR MBROJTJEN E FYTYRËS NGA DIELLI Faqa 15


18 12 16

MAPO

MARTË, SHTUNË, 15 21 MARS PRILL 2011 2012 13 E DIEL, PREMTE, MARTË, QERSHOR 24 27MAJ 2010 JANAR MAJ 2011 2012 E 2717 MAJ 2012 WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL WWW.MAPO.AL

INTERVISTË

Në këtë rrëfim ajo vjen për të folur dhe për të ndarë me lexuesin tonë emocionet që po përjeton si nënë. Janë emocione të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë, ku edhe kujdesi i nënave është gjithmonë më i madh.

Dan, përkushtimi im i momentit, së shpejti kthehem në skenë Jonida Hitoveizi

Ë

shtë cilësuar si një nga këngëtaret më të veçanta të skenës sonë. Kjo jo vetëm falë vokalit të saj, që e rendit në këngëtaret më të mira që kemi, por edhe për shkak të risive që ajo ka sjellë në lukun e saj. Jonida Maliqi përherë ka ditur të jetë e njëjta, po aq sa ka ditur të vijë edhe ndryshe. Ka ditur ta zotërojë skenën dhe të jetë përherë “In” si në muzikë ashtu edhe në performancat e saj. Në këtë rrëfim ajo vjen për të folur dhe për të ndarë me lexuesin tonë emocionet që po përjeton si nënë. Janë emocione të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë, ku edhe kujdesi i nënave është gjithmonë më i madh. Përjetimet dhe përkushtimin e saj Jonida i ndan në këtë intervistë, ku sigurisht një rol të rëndësishëm e zë edhe muzika. Këngëtarja tregon për emocionet e para kur u prezantua me Danin, ku thotë se “mamitë që asistuan u përlotën me fjalët dhe emocionet e mia”, ndërsa shton se kënga e preferuar gjatë shtatzënisë ishte “Thesar pa emër”, këngë që ajo ia ka kushtuar Danit pa ardhur ende në jetë. Jonida së fundi ka regjistruar një këngë të re, po thotë se për t’u rikthyer në skenë do të presë edhe pak, aq sa ta shohim siç jemi mësuar, e ndoshta me energji më shumë. Jonida, si po ia kalon këto kohë? Këto kohë po i kaloj mrekullisht pranë tim biri. Ia keni ndjerë nevojën skenës, që pas lindjes së djalit tuaj Dan? Në fakt këto kohë po e ndiej disi mungesën e skenës, megjithatë do të pres edhe pak që të rikthehem me energjinë e duhur. Pas sa kohësh mendoni të vini me krijime të reja? Shpresoj brenda këtij viti, pasi vetëm para një jave regjistrova në “Big City Studio” një këngë të re. Do të ndryshojnë, apo më saktë të kanë ndryshuar, shijet muzikore këto kohë? Jo, shijet vazhdojnë të jenë të njëjtat, vetëm se në këtë periudhë kam mësuar shumë këngë për fëmijë. Kjo, meqenëse im bir sheh dhe dëgjon “Baby Tv”. Si ka ndryshuar raporti yt me muzikën këto kohë? Jam mjaftuar me të qenit spektatore e saj (qesh) Dihet që nënat e reja shpesh bëhen më të brishta. Ka ndodhur kjo me ju?

Periudha më e vështirë ishte pikërisht në dyzetëditëshin e parë, kur thashethemet e shëmtuara më lënduan shumë. Megjithatë, kam përjetuar një moment pas lindjes mjaft të qetë. Sa ka ndryshuar përditshmëria juaj tani që jeni bërë nënë? Përditshmëria ime ka ndryshuar totalisht, sepse prioriteti im tashmë është im bir Dani. Çfarë ndjesish keni përjetuar kur e keni marrë Danin për herë të parë në krah? Ndjesinë më të bukur në botë… Madje kujtoj që edhe mamitë që asistuan u përlotën me fjalët dhe emocionet e mia. Të jesh nënë padyshim që është një moment thelbësor në jetën e një femre. Çfarë ka ndryshuar nga brendia juaj? Të jesh nënë është një mrekulli dhe përgjegjësi e madhe, ndaj brenda vetes tashmë ndihem më e sigurt. A jeni tani, ndoshta, më e ndjeshme, ta themi kështu? Si ka ndryshuar bota rreth jush? Më e ndjeshme nuk ndihem, pasi gjithnjë kam qenë e tillë. Bota rreth meje është me më shumë ngjyra. Të jesh nënë veçse një kënaqësi është edhe një përgjegjësi e madhe. Cilat gjëra i shihni si prioritet në mirërritjen e një fëmije? Dashuri. Të ketë sa më shumë dashuri dhe nëpërmjet saj realizohen të gjitha. Është më e vështirë sot të jesh nënë? Absolutisht që jo! Mjafton të kujtojmë se çfarë kanë hequr nënat tona pa kushtet elementare. Jonida, e quani veten një nënë moderne apo më shumë tradicionale? Eh...Këtu nuk mundem të përkufizohem, pasi nuk i di ndryshimet e njërës apo tjetrës. Dukeni në formë mjaft të mirë, pas lindjes. Ka qenë e vështirë, apo është edhe gjenetike disi? Nuk mundem të shprehem që ka qenë e vështirë, por ama nuk më ka munguar kujdesi dhe informacioni për këtë fazë si neo mama. Jonida, përherë ndryshe në look dhe pamje. Si ia del të jesh “in”, sidomos pas kohës që i kushton Danit? Të qenit në skenë ka ndikuar shumë, ndaj është edhe më thjesht për mua. Më mjaftojnë pak minuta për të qenë gati. Ndihma më e madhe kush ka qenë këto kohë?

Padyshim nëna ime. Dimë që burrat shqiptarë pjesën më të madhe të kujdesit për foshnjat ua lënë nënave. Bashkëshorti juaj cilat detyra bën më me qejf? Të gjitha detyrat, kur mundet. Jeni nga ato nëna të cilat janë aq të kujdesshme sa nuk ua besojnë fëmijët e tyre anëtarëve të tjerë të familjes? Mendoj që jo. Të lë shpesh djali pa gjumë? Jo.Fatmirësishtështë mësuartashmëmeregjim.

Të qenit në skenë ka ndikuar shumë, ndaj është edhe më thjesht për mua. Më mjaftojnë pak minuta për të qenë gati

NJË MELODI PËR JONIDËN… Këngët e tua më të bukura, cilat janë në gjykimin tënd? Nuk kam përgjigje, sepse të gjitha këngët janë kënduar me shpirt. Melodia e preferuar? Kënga “Earth” e Michael Jackson. Do jetoje dot pa muzikë? Nuk dua ta imagjinoj. Këngët që preferoje më shumë kur ishe shtatzënë? Këngën time “Thesar pa emër”, të cilën sa herë e dëgjoja emocionohesha. Kolona zanore që të shoqëron kudo… “Don’t worry be happy”. Sensuale apo ekspresive… Të dyja bashkë, pse jo!


E DIEL, 20 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

Ekspozimi që duhet të bëjmë ndaj rrezeve të diellit duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm për të eliminuar rreziqet që mund të sjellë një ekspozim jo i rregullt. Rreziqet mund të vijnë nga fakti se koha është gjithnjë e më e shkurtër, ndërsa dëshira për të marrë rreze është gjithnjë e më e madhe

TENDENCË

SI TA MBROJME LEKUREN NGA RREZET E DIELLIT Këshilla praktike për mbrojtjen e fytyrës nga dielli

Kur qëndrojmë në diell, në fund të fundit dëshirojmë vetëm dy gjëra: të nxihemi dhe të ruajmë lëkurën tonë nga efektet dëmtuese të rrezeve ultraviolet. Hapi i parë, për të realizuar këto dy kërkesa, është një dietë ushqyese e duhur. Për të favorizuar nxirjen, rekomandohen frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe jeshile të errët, kjo për arsye sepse përmbajnë betakarotinë, substancë që stimulon formimin e melaninës dhe që na jep ngjyrën çokollatë aq të preferuar dhe në të njëjtën kohë mbron lëkurën tonë. Për të mbrojtur rrënjësisht lëkurën dhe për të parandaluar plakjen e parakohshme duhet të merren vitaminat A, C, E dhe seleni, metal që rinovon qelizat e lëkurës dhe organizmin tonë. Por, para se të filloni një dietë të përcaktuar, ja disa rregulla të përgjithshme që mund t’ju vijnë në ndihmë: Mundohuni të pini të paktën një litër ujë në ditë; Evitoni pirjen e alkoolit gjatë ditës, sidomos në qoftë se jeni në diell; Zvogëloni përdorimin e kripës; Edhe në qoftë se doni të dobësoheni, mos hiqni dorë nga vaji i ullirit apo nga vajra të tjerë, sepse janë të nevojshëm për organizmin, për ta ndihmuar në asimilimin e betakarotinës. Ekspozimi Ekspozimi që duhet të bëjmë ndaj rrezeve të diellit duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm për të eliminuar rreziqet që mund të sjellë një ekspozim jo i rregullt. Rreziqet mund të vijnë nga fakti se koha është gjithnjë e më e shkurtër, ndërsa dëshira për të marrë rreze është gjithnjë e më e madhe. Kështu, jemi ne ata që vrapojmë drejt rreziqeve anësore që mund të na sjellin rrezet e diellit siç janë: shfaqja e njollave të errëta, përshpejtim të plakjes, dhe shtimin e substancës së melanomës në organizëm. Që të nxihemi në një siguri të plotë duke evituar rreziqet, duhet të dimë para së gjithash se nxirja nuk është gjë tjetër veçse rrjedhojë e një mbrojtje natyrore që bën lëkura jonë. Pra, bëhet fjalë për prodhimin e një substance të veçantë, melaninës, me qëllimin për të

krijuar një shtresë mbrojtëse natyrale kundër agresivitetit të rrezeve diellore. Mbi të gjitha, rrezet ultraviolet me valë të gjata janë më të dobëta dhe në një farë mënyre provokojnë dëmtime minimale në lëkurë, por duke u futur në thellësi të saj mund të sjellin dëmtime serioze të strukturave elastike dhe vit pas viti mund të shkaktojnë një plakje të parakohshme të lëkurës. Deri para disa kohësh ishin cilësuar të rrezikshme për lëkurën rrezet ultraviolet B, por sot duhet të merren në konsideratë dhe rrezet A, të cilat kanë valë më të shkurtër, por penetrojnë në thellësi të lëkurës. Ndërsa rrezet ultraviolet me valë të shkurtër UVB janë më pak të rrezikshme dhe shkaktojnë skuqje të lëkurës, por mund të shkaktojnë dhe tumore epiteliale.

Në qoftë se ju ripet lëkura, mos hezitoni që ta fërkoni gjatë larjes për të larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo që mendohet, nuk do të heqë ngjyrën e lëkurës suaj, por do ta bëjë atë të ndritshme. Për këtë mund të përdorni dhe një peshqir të njomur, paksa të ashpër.

17

Nxirja Është një sistem mbrojtës që e krijon vetë lëkura jonë nëpërmjet prodhimit të një substance, melaninës, që shërben si një filtër mbrojtës kur është në sasinë e duhur. Për këtë, një kujdes i veçantë duhet t’i përkushtohet dhe përcaktimit të fototipit të lëkurës, gjë që tregon se sa e ndjeshme është lëkura jonë ndaj rrezeve diellore. Ekspozimi ndaj diellit, në radhë të parë, duhet të bëhet në mënyrë graduale, sidomos ata persona që kanë një lëkurë të ndjeshme, duke evituar qëndrimin në diell në orët e mesditës. Së fundi, duhet kujtuar se kremrat mbrojtës nuk janë kurrë produkte që bëjnë mrekulli, por shërbejnë vetëm për të zgjatur kohën e qëndrimit në diell pa pësuar dëmtime. Fjala kyç është: hidratim. Për këtë vazhdoni të hani shumë fruta dhe perime dhe të pini të paktën një litër e gjysmë ujë çdo ditë, për të hidratuar nga brenda lëkurën tuaj. Kur bëni banjë lëreni mënjanë sapunin e zakonshëm dhe përdorni produkte të veçanta që e hidratojnë në maksimum lëkurën, si për shembull vajrat. Në qoftë se ju ripet lëkura, mos hezitoni që ta fërkoni gjatë larjes për të larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo që mendohet, nuk do të heqë ngjyrën e lëkurës suaj, por do ta bëjë atë të ndritshme. Për këtë mund të përdorni dhe një peshqir të njomur, paksa të ashpër. Kujtohuni që ta hidratoni gjithmonë lëkurën në mbrëmje dhe në mëngjes dhe pas çdo dushi që bëni. Janë të këshillueshme kremrat hidratues dhe kremrat pas diellit, që në të njëjtën kohë dhe e freskojnë lëkurën. Fytyra meriton një trajtim special. Trajtojeni fytyrën me produkte delikate dhe aplikoni rregullisht (dhe çdo dy ditë në qoftë se është e mundur) maska ushqyese. Në qoftë se në lëkurë fillojnë t’ju shfaqen disa njolla më të errëta sesa pjesa tjetër (janë shenja që ngjyra që keni marrë gjatë pushimeve po largohet), aplikoni në këto zona një krem zbardhues.

1. Mos mbani shirita për djersitje dhe ballikë të najlonit ose poliesterit, sepse këto materiale bëjnë që djersa të grumbullohet rreth vijës së flokëve dhe të bllokojë gjëndrat e djersës. Në këtë mënyrë nxitet paraqitja e akneve. Në vend të tyre mbani shirita për djersitje dhe ballikë të pambukut, pastaj kapela të bejsbollit, dhe ato i lani shpesh. 2. Prej aromave që do të përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie. 3. Mos dilni në diell porsa të jeni depiluar dhe mos u lyeni me kremra mbrojtës, sepse mund të shkaktohet ekzantemë (skuqje). 4. Pasi të laheni në det, fshijeni mirë ujin nga lëkura juaj. Ndoshta mendoni se është më fllad që të shtriheni dhe të lejoni që dielli t’ju thajë, mirëpo nga uji mbetet një shtresë e kripës, e cila pas tharjes jep një ndjenjë të pakëndshme në lëkurë. 5. Mos vendosni shumë shtresa të kremit për mbrojtje nga dielli njëra mbi tjetrën, sepse jo vetëm se harxhoni kohë dhe para, por në këtë mënyrë mund të mbyllen poret nga të gjitha këto shtresa dhe mund të paraqiten miteserët dhe ekzantema. Kërkoni një produkt i cili e mbron, e hidraton, dhe i jep shkëlqim lëkurës suaj. 6. Mos u lani në pishinë pa krem mbrojtës, i cili i reziston ujit. Ai do t’ju mbrojë nga klori, i cili mund të nxisë paraqitjen e akneve. 7. Lajeni çdo ditë peshqirin tuaj për plazh. Djersa, kremrat dhe bakteret mund të shtresohen në peshqir, gjë që e bën mjaft të pashëndetshëm për lëkurën e fytyrës suaj. 8. Mos vendosni preparate kundër akneve nëse dilni në diell. Produktet me bazë të benzoyl peroxidit mund ta ndryshojnë veprimin nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë (UV) duke shkaktuar irritim.


18 16 14

MAPO

MARTË, SHTUNË, 15 21 MARS PRILL 2011 2012 13 E DIEL, PREMTE, MARTË, QERSHOR 24 27MAJ 2010 JANAR MAJ 2011 2012 E 2717 MAJ 2012 WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL WWW.MAPO.AL

INTERVISTË

…kur vajzat e famshme, rivale kanë nënat…

ALBËRIE DHE ANXHELINA

A

to të dyja kur i sheh ngjajnë më shumë si shoqe sesa si nënë e bijë. Albërie Hadërgjonaj përveçse është një nënë e re në moshë, përherë ka ditur të kujdeset mjaft për pamjen e saj të jashtme. Por vajza e saj Anxhelina veç bukurisë duket se ka trashëguar edhe talentin nga nëna e saj. Në çdo event muzikor ato i kemi parë thuajse bashkë, madje Albëria është këshilluesja më

e mirë e së bijës. Tani mbetet vetëm të shohim nëse vajza e këngëtares së njohur do të jetë po aq e suksesshme sa e ëma e ndoshta më shumë. Megjithëse, duhet të kemi parasysh se vetëm me dy këngët e saj të para ajo ka fituar mjaft popullaritet dhe fansa. Aktualisht Anxhelina është në Amerikë për studime dhe Albëria është shprehur shpesh se i mungon pa masë e bija.

ÇILJETA DHE MAJLINDA

T

ë gjithë e dinë tashmë se për lukun e Çiljetës kujdeset nëna e saj. Madje, qysh në fillim, për çdo ndryshim të komentuar, Çiljeta përgjigjej se këshilluesja e saj ishte e ëma, e cila përherë ka ditur çfarë i shkon më mirë së bijës. Por, duke e parë mamin e Çilit në foto, mund të themi pa frikë se ajo duket më

seksi se Çiljeta. Madje pa frikë mund t’i ngatërrojmë për motra pasi ngjashmëria është vërtet shumë e madhe. Rrallë ndodh të shohësh një ngjashmëri kaq të madhe nënë e bijë, po të kemi parasysh se, sipas gjenetikës vajzat janë të prirura të ngjajnë më tepër nga baballarët.

ROZA DHE RITA

R

oza Lati aktualisht drejton një emision rinor ku është shfaqur tërësisht ndryshe nga moderatoret e tjera. Tanimë të gjithë e dinë që ajo është vajza e aktores së dashur Rita Lati. Nënë e bijë përveç tipit që duket se e kanë të ngjashëm, dhe karakterizohen

nga një spontanitet dhe humor, edhe emrat i kanë thuajse të përafërt e mund të ngatërrohen lehtë. Veç kësaj, nëse i sheh bashkë, vështirë të dallosh njërën nga tjera, kjo edhe falë kujdesit që Rita këto kohët e fundit po i kushton vetes.

LEONORA DHE FERIDE

N

uk kishte si të ndodhte ndryshe. Në familjen e Leonorës janë të gjithë të bukur. Kot nuk cilësohet si një nga femrat më joshëse, bukuroshja Leonora Jakupi. Edhe pse nëna e saj i tregon vitet, sërish ajo mbetet një femër e bukur. Hiret e saj i ka të

trashëguara edhe këngëtarja bukuroshe. Leonora dhe familja e saj ia kanë dalë më së miri sidomos pas luftës së Kosovës, luftë në të cilën babai i saj ra dëshmor. Suksesi është ai që ka pasuar jetën e Leonorës këto vite, përherë me këngë hite dhe një pamje për t’u adhuruar.


E DIEL, 27 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

Skena jonë muzikore ka mjaft këngëtare simpatike e në formë të shkëlqyer fizike. Mjaft prej tyre konsiderohen si vajza vërtet të bukura, madje shpesh, pse jo, edhe të pa konkurrueshme në veçantinë e tyre. Megjithatë, duket se bukuria është e trashëguar në gjenet e tyre. Më poshtë do të sjellim fotot me nënat e tyre, ku zë vend plotësisht fjala e popullit “më e mirë e ëma se e bija”.

TUNA DHE AJLA

T

una është një nga këngëtaret më shpërthyese të skenës, ndoshta një nga më ekstravagantet. I ati i saj ka qenë një boksier i njohur dhe familja fillimisht nuk ka dashur që Tuna të merrej me muzikë.

Suksesin dhe ambicien Tuna duket se e ka të trashëguar nga i ati, ndërsa bukurinë dhe joshjen nga e ëma. Në foto e ëma e Tunës duket vërtet një grua shumë seksi, që e konkurron të bijën pavarësisht viteve.

ARGJENTINA DHE SUZANA

K

ur i sheh në foto vështirë të dallosh njërën nga tjetra. E ëma e Argjentinës përveçse shumë e re, duket një femër mjaft me klas. Në fakt tri kushërirat Argjentina, Beatrix dhe Anxhelina duket se veç talentit nga

familjet e tyre kanë trashëguar edhe bukurinë. Suzana është një fotografe e shkëlqyer dhe e kuron të bijën në çdo detaj të pamjes. Madje setet më të bukura fotografike Argjentina i ka të realizuara nga nëna e vet.

GENTA DHE SHPRESA

ZANFINA DHE MONA

ëna e Gentës jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e tjera në Amerikë, ndaj nuk është shumë e njohur edhe për publikun shqiptar. Jemi mësuar tani që në çdo event të rëndësishëm shumë nga vajzat e famshme të shoqërohen edhe nga nënat e tyre, ndërsa

ëma e Zanfinës dhe Adelina Ismajlit quhet Mona. Ajo fillimisht ka qenë menaxhere e Adelinës, ndërsa tani e Zanfinës. Një nënë e bukur dhe e përkushtuar ndaj të bijave, të cilat tani po shijojnë frytet e suksesit të tyre. Mona është një zonjë tepër e hijshme, por

N

nëna e Gentës nuk mund ta ndjekë kudo të bijën. Genta përherë është karakterizuar nga një stil unik në skenë dhe bukuri marramendëse për shumë njerëz. Për të gjithë ata që kanë kërkuar sekretin, përgjigjja është: “bëmë mama, të të ngjaj”.

E

edhe mjaft e kujdesshme për të bijat e saj. Ajo ka qëndruar pranë tyre në çdo moment të rëndësishëm artistik e personal. Ndaj ylli i muzikë sonë, Adelina, dhe e motra e saj Zanfina mund të krenohen me atë që nëna e tyre ka bërë për to.

19


20

MAPO

Londër 2012

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

sport

Xhudo, Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë Kampi i Majlinda Kelmendit është tronditur të enjten mbrëma, kur mori lajmin nga Kanadaja se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ia mohoi asaj të drejtën për pjesëmarrje në Olimpiadë me flamurin e Kosovës e po ashtu edhe si sportiste e pavarur. Pavarësisht këtij vendimi, xhudistja pejane pritet të marrë pjesë në ‘Londra 2012’, por tani si përfaqësuese e Shqipërisë. Sipas trajnerit

të Majlindës, Driton Kuka: “Çdo e keqe pas vetes e sjell një të mirë”. Ai thotë se zhgënjimi që e kaloi Majlinda Kelmendi pas vendimit të IOC-së, ka bërë që xhudistja e pestë aktualisht në botë të motivohet edhe më shumë që në Olimpiadë të shpërthejë. “Vetëm ndonjë mrekulli mund ta ndryshojë atë vendim të IOC-së. Prandaj, ne tashmë jemi pajtuar ta përfaqësojmë Shqipërinë

në Olimpiadë. Jemi me fat që i kemi dy shtete shqiptare. Majlinda është e pikëlluar që në Olimpiadë nuk do të mund ta përfaqësojë Kosovën, por është shumë e lumtur që do t’i përfaqësojë gjithë bashkëkombësit e vet me ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë. Këto zhvillime kanë bërë që Majlinda të motivohet edhe më shumë”, deklaroi Kuka.

Në Stamboll për t’u konfirmuar, kuqezinjtë duan një tjetër fitore Luhet në stadiumin e Beshiktashit në orën 19:00 prova e parafundit përpara eliminatoreve të Kupës së Botës 2012 Pas fitores së ngushtë ndaj Katarit, Shqipëria e De Biazit do të ketë një tjetër mision për të përmbushur: të triumfojë ndaj Iranit. Sigurisht, parësore për trajnerin është që të marrë sinjalet e duhura nga lojtarët e grumbulluar, të cilët do të përbëjnë edhe bazën e elementëve që do të përballen me rivalët e grupit E. Pak përpara nisjes drejt Stambollit, lojtarët dhanë edhe konferencën e tyre të fundit për shtyp, ku konfirmuar thuajse të gjithë se kanë dëshirë vetëm për të fituar. “Është e rëndësishme, sepse po shkojmë atje për të marrë rezultat. Shqipëria duhet të mësohet që t’i luftojë të gjitha ndeshjet për fitore. Por është e ndryshme nga miqësorja e mëparshme, sepse këtë herë kemi të bëjmë me një skuadër më të fortë. Irani të imponon respekt dhe nuk do të jetë aspak e lehtë,” deklaron kapiteni Lorik Cana, që menjëherë g jen mbështetje nga shokët e tjerë të ekipit. Si do luajmë?

Zëvendësim kokë më kokë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Dallku i larguar do zëvendësohet nga Andi Lila. Performanca e Mërgim Mavrajt ka bindur trajnerin shqiptar, i cili do jetë në qendër të

mbrojtjes së bashku me kapitenin Cana. Mesfusha nuk do ketë ndryshime, Sabien Lilaj dhe Ervin Bulku janë të konfirmuar. Më tej, Elis Bakaj pas golit të shënuar duket se e ka të sigurt formacionin e po kështu Emiliano Vila, i cili është cilësuar nga vëzhguesit si edhe një prej më të mirëve në fushë në ndeshjen kundër Katarit. Në sulm dyshja BogdaniÇani duket se ka shumë pak gjasa të ndryshojë. Cili është Irani i futbollit?

Me shumë probleme politike, por me futboll relativisht të zhvilluar. Kombëtarja e Iranit, kundërshtarja e Shqipërisë në miqësoren e Stambollit, pavarësisht renditjes në vendin e 52-të të FIFA-s, përfaqëson nivelin më të lartë të futbollit aziatik, çka tregohet edhe nga historiku dhe trofetë e kësaj skuadre. Ndonëse takimi i parë ndërkombëtar i njohur nga FIFA daton më 28 maj të vitit 1950 në Turqi, brenda një kohe të shkurtër Irani u shndërrua në superfuqi e futbollit në Azi. Në vitin 1968 fitoi për herë të parë Kupën e Azisë, sukses i arritur edhe në dy edicionet e mëpasme në vitet 1972 dhe 1976. Irani u bë pjesëmarrës për herë të parë në finalet e një botërori në vitin 1978 në Argjentinë, ku pas dy humbjeve radhazi me Holandën dhe Perunë barazoi në takimin e tretë në grup me Skocinë. Vitet 80’ janë të zymta për futbollin iranian për shkak të pezullimit që iu bë nga FIFA si rrjedhojë e konfliktit gati 10-vjeçar Irak-Iran. Në vitin 1998

Shqipëri-Katar

Irani arrin të kualifikohet në Botërorin e Francës, ku në fazën e grupeve arriti të mposhte 2-1 Amerikën, një ndeshje që tërhoqi vëmendjen për shkak të konflikteve politike mes dy vendeve, por pa mundur të kalojë më tej. Në vitin 2006 Irani kualifikohet sërish në finalet e botërorit që u luajt në Gjermani, por nuk mundi të shkonte më tej dy humbjeve me Meksikën dhe Portugalinë si dhe barazimit 1-1 me Angolën. Irani mban aktualisht vendin e 4-t në renditjen aziatike, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka portugezi Karlos Queiroz, i cili e njeh Shqipërinë nga 2 përballjet e Botërorit 2010, teksa drejtonte Portugalinë. Sigurisht që ish-trajneri i Realit të Madridit nuk e ka harruar barazimin 0-0 në Braga, ku Shqipëria arriti të rezistonte gati gjatë gjithë pjesës së dytë me 1 lojtar më pak.

Njësia 8

Nis kupa “Zemra e Tiranës” turne minifutbolli për të rinj Bushati: Turne që synon të risjellë harmoninë si vlerë në kryeqytetin tonë kozmopolitan Kupa “Zemra e Tiranës”, një organizim i kryetarit të PS të njësisë minibashkiake numër 8, Ervin Bushati, kërkon të rikthejë edhe njëherë në qendër të vëmendjes lagjen e parë të Tiranës, bërthamën nga ku më pas u rrit e u zhvillua metropoli. Kjo kupë, e vogël, por me vlera të mëdha, ka si qëllim transmetimin e qytetarisë dhe shpirtit të familjes tradicionale tiranase. “Në zemër të Tiranës në njësinë 8, mes Pazarit të Ri, Medreses dhe Tregut, është ngrohtësia e madhe e qytetarisë dhe e traditës së familjes. Këtu, në këtë lagje të parë themeluese të Tiranës së vjetër, rreh zemra e hapur e mikpritjes tiranse për

miqtë, ajo mikpritje që na rriti të gjithëve si bij të saj. Për të ushqyer traditën dhe shpirtin qytetar në komunitet, nisma qytetare ‘Zemra e Tiranës’ organizon në mënyrë periodike aktivitete të ndryshme që kanë thelb të tyre harmoninë në komunitet, si vlerë bazë të bashkëjetesës qytetare,” u shpreh kryetari i kësaj zone, Bushati. Më pas, ai shtjellon edhe veprimtarinë në fjalë, që ka nisur të zhvillohet që më 14 maj dhe ka në përbërje 32

skuadra me më shumë se 200 të rinj, të cilët janë në ‘luftë’ mes tyre për çmimin simbolik të 1000 eurove. “Kjo iniciativë e veçantë e nisur nga njësia 8 në Tirane, ka organizuar një kupë minifutbolli në të cilën marrin pjesë 32 ekipe të rinjsh nga kjo lagje. Ndeshjet kanë filluar më 14 maj dhe më shumë se 200 të rinj në këtë njësi garojnë në mënyrë sportive tepër korrekte për të fituar kupën në fund të edicionit. Nuk ka rëndësi se kush i organizon këto evente sportive, kulturore dhe qytetare. Të rinjtë dhe gjithë komuniteti ynë qytetar ka më shumë nevojë për një harmoni të rifituar që të shtohet si vlerë në kryeqytetin tonë të larmishëm në breza, origjina, tradita dhe vlera. Tirana është djepi i Shqipërisë kozmopolitane, që gjithmonë ka ditur të mirëpresë por dhe të edukojë qytetarët e vërtetë në shpirt dhe në sjellje,” shprehet kryetari PS në njësinë 8, Ervin Bushati.

Licencimet

Përfundon afati, 15 klube pa dokumentacion Ka përfunduar afati i vënë nga komisioni i licencimit të klubeve, për plotësimin e dokumenteve të licencimit për sezonin 2012-2013. Edhe pse data 25 maj ka qenë dita e fundit për pranimin e këtyre dokumenteve, në Komisionin e Licencimit nuk janë paraqitur të

Ndryshimet

gjitha klubet. Mësohet se në total janë 15 klube që nuk kanë paraqitur dokumentet për t’u shqyrtuar nga Komisioni i Disiplinës. Midis këtyre klubeve bëjnë pjesë Bylisi dhe Pogradeci, dy ekipe që në sezonin e fundit ishin pjesë e Kategorisë Superiore.

Trajneri

KE pritet të vendosë për strukturën e re të superiores

Tirana-Rubio, shpresat për një akord s’janë shuar

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së pritet që të marrë një vendim rreth strukturës së re të Kategorisë Superiore në futboll në mbledhjen e tij të ardhshme. Pas kërkesave të klubeve të mëdha, sipas të cilëve sktruktura aktuale nuk i kompeson aspak shpenzimet e tyre gjatë sezonit, federata ka vendosur që ta marrë seriozisht këtë çështje. Në fakt, ndryshimet do të mund të vihen në jetë vetëm në kampionatin 2013-2014. Në tavolinën ekzekutivit janë dy propozime të sektorit të garave, ku klubet kërkojnë një kampionat me 10 skuadra ose një rikthim në kampionatin e sezonit të shkuar me 12 skuadra. Për çdo propozim janë parashikuar mundësi të ndryshme për numrin e skuadrave që do të zbresin një kategori më poshtë. Mundësia e parë është që të zbresim direkt nga Kategoria Superiore 6 skuadra dhe të vijnë nga Kategoria e Parë dy. Ndërsa një propozim tjetër është që të zbresin direkt nga kategoria 5 ekipeve, dhe të ngjitet skuadra fituese e Kategorisë së Parë, si dhe skuadra e renditur e dyta në të luajë një ndeshje play-off me skuadrën e renditur në vendin e 9-të në superiore.

Rubio dhe Tirana nuk ia kanë mbyllur dyert njëri-tjetrit. Palët kanë shpalosur qartë dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, por diferencat financiare kanë mbajtur larg një marrëveshje. Një lëvizje e fundit, që konfirmon vullnetin e palëve është kërkesa e drejtuesve të Tiranës, drejt rezidencës së Julian Rubios në Spanjë, të cilit i është kërkuar një fotokopje e licensës UEFA PRO, që është përmbushur me korrektesë nga ana 60-vjeçarit. Detyrimi për t’i nisur përgatitjet më shpejt nga parashikimet, pasi në datën 5 korrik do të jetë impenjimi i parë zyrtar i bardhebluve në Europa Ligë, po shtyjnë drejtuesit e Tiranës për të zgjidhur çeshtjen e trajnerit. Raporti i vazhduar mes palëve, marrëdhënia e krijuar për gati një vit kalendarik, si dhe sakrificat që drejtuesit e Tiranës, janë të gatshëm të bëjnë, janë tregues se një kontratë e re mund të jetë e afërt. Dhe bashkë me të, edhe një projekt i ri për skuadrën me më tepër trofe në vendin tonë.


Provokimi

e DIEL, 27 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Murinjo: Pa Barçën, Reali do fitonte pa trajner! Zhoze Murinjo provokon përsëri. Vetëm pak javë nga përfundimi i kampionatit spanjoll, që kurorëzoi me titullin kampion Realin e Madridit, trajneri portugez vijon t’i thumbojë rivalët e Barcelonës. “Nëse Barcelona nuk do të ekzistonte, Reali do ta kishte fituar kampionatin edhe pa trajner. Arritëm kuotën e 100 pikëve, ndërsa Barcelona 91.9 pikë diferencë nuk është pak, sepse në asnjë kampionat tjetër nuk ndodh që të

jetë kjo diferencë.” Murinjo ndalet më pas edhe në Champions League, ku skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale nga Bajerni i Mynihut. “Për të fituar Championsin, nuk është nevoja të jesh më i miri. Mjafton të kujtosh finalen e këtë sezoni. Bajerni fitoi 18 goditje nga këndi, ndërsa Çelsi vetëm 1, E pikërisht goli i barazimit të Çelsit erdhi nga kjo goditje këndi, e vetmja që kishte në dispozicion. Në një kampionat siç është La Liga është ndryshe: Luhen

38 ndeshje dhe ka shpesh detaje të vogla të rëndësishme.” Në fund një koment i “Special One” mbi zgjatjen e kontratës me Realin deri në 2016 dhe karrierën e tij të mëpasme si trajner. “Kam firmosur deri më 2016, por në një klub si Reali nëse humbet dy ndeshje gjërat ndryshojnë rrjedhë. Në vitin 2016 vajza ime do të shkojë në universitet dhe unë shpresoj që në atë qytet ku ajo do të studiojë të luhet futboll i mirë.”

Zvicra, “manita” Gjermanisë Spanja është Ok, Holanda Ko Brazili fiton 3-1 ndaj Danimarkës, ndërsa organizatorët e Polonisë mposhtin minimalisht 1-0 Sllovakinë Jeton Selimi

Europa po luan miqësoret e fundit në prag të veprimtarisë më të madhe kontinentale që zhvillohet muajin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. Të gjithë emrat e mëdhenj kanë testuar forcën e tyre dhe kanë bërë miqësoret mbase të fundit përpara startit të Euro 2012. Gjermania, mbrojtja në alarm

Ajo që ka parë me sy Joakim Lëv ndaj Zvicrës nuk i ka pëlqyer aspak. Trajneri i Gjermanisë ka qenë shumë i shqetësuar dhe gjatë 90 minutave nuk e ka mbajtur vendi teksa shikonte të tijtë që pësonin 5 gola nga Zvicra e Hicfeldit. Teutonët kanë qenë gjithnjë në ndjekje të kundërshtarit dhe kanë bërë gabime foshnjarake në mbrojtje. Lëv e nis me katër në prapavijë, ku Humels dhe Mertesaker ishte dyshja e qendrës, ndërsa Hovedes dhe Shmelcer luanin nga krahët. Në mesfushë, Gëce, Shurrle, Khedira dhe Ozl do të mbështesin Klosen dhe Podolskin. Por Gjermania duket se nuk ka zbtirut fare në fushën e lojës. Mbrotja vendoset dy herë keq në minutat 21’ dhe 23’, çka lejojnë Derdijok të shënojë dy herë. Por Zvcira do të ketë edhe raste të tjera për shënim. Sidoqoftë, Humels do t’i çojë të tijtë në pushim me një gol diferencë. Në pjesën e dytë, skuadra

Miqësoret Dje Kosta Rika – Guatemala Brazil – Danimarkë Irlandë – Bosnje Poloni – Sllovaki Jordani – Sierra Leone Portugali – Maqedoni Spanjë – Serbi Zvicër – Gjermani Holandë – Bullgari Turqi – Filandë Çeki – Izrael Greqi – Slloveni Norvegji – Angli Sot Oman – Liban Shqipëri – Iran Tunizi – Ruanda Francë – Islandë Meksikë – Uells

3-2 3-1 1-0 1-0 2-0 0-0 2-0 5-3 1-2 2-3 2-1 1-1 0-1 16:00 19:00 19:00 21:00 21:05

Spanja kalon me sukses Serbinë

Zvicra feston fitoren

dyja herët në pjesën e dytë me Adrian dhe Kazorlan (penallti). Del Boske bëri gjashtë ndërrime në pjesën e dytë, ndërrime që i dhanë edhe ndryshimin e duhur ritmit të lojës së iberikëve, që nënshtruan në premierën e tij Sinisha Mihajloviçin. Bullgaria befason Holandën

Në Amsterdamm Arena do të zhvillohet një ndeshje e fortë dhe

shumë e bukur ndërmjet Holandës dhe Bullgarisë. “Tulipanët” do të kalojnë të parët në avantazh me anë të Robin van Persi, ndërsa në pjesën e dytë ballkanasit do të përmbysin gjithçka me dy gola në ekstremet e fraksionit të dytë. Popov dhe Micaneski do të jenë autorët e golave që gjunjëzojnë skuadrën e Bert van Marvijk.

Berluskoni hidhërohet me Ibran: Por nuk është një incident diplomatik Padroni i kuqezinjve është mërzitur shumë me deklaratat e suedezit, pasi e paguan atë thuajse sa Mesin. Agjenti Raiola kërkon të shuajë gjithçka: Ishte një keqkuptim “Te Milani problemi kryesor është gjendja ekonomike, por unë do të respektoj kontratën”- deklaroi Zlatan Ibrahimoviç, por në rrugën Turati nuk e kaluan dot në heshtje thënien e suedezit, kështu që Ibra jo pa shkak është përballur me zemërimin e Silvio Berluskonit. Padroni i kuqezinjve përfitoi nga rasti i një interviste dhe tha se “nuk kemi të bëjmë me asnjë incident diplomatik”, por te familja e tij kanë ngjallur inat deklaratat e Zlatan Ibrahimoviç, pasi ky i fundit e ka përcaktuar një problem gjendjen ekonomike të klubit, që duket se nuk lejon blerjen e disa futbollistëve të rëndësishëm dhe që shërbejnë për skuadrën. Sipas Silvios, në

ambientet e klubit kuqezi familja Berluskoni shpenzon rreth 190 milionë euro për paga dhe 300 milionë euro për menaxhimin e ekipit dhe ish-kryeministrin e Italisë duket se e ka çuditur fakti që deklarata mbërrin nga një lojtar që paguhet 12 milion euro dhe që merr pothuajse të njëjtën shumë sa edhe Lionel Mesi. Gjithsesi, Mino Raiola, gjatë një interviste për Sky, provoi të thoshte se lojtari nuk ka dashur të thotë se Milani nuk ka para, por ky është thjesht një keqkuptim, sepse Ibra kur fliste kishte parasysh krizën financiare që ka kapur futbollin në përgjithësi dhe jo kuqezinjtë. Sipas agjentit, është thjesht një deklaratë e cila nuk është kuptuar si duhet. Alegri blindon Tiago Silvan Tekniku i Milanit, Masimiliano Alegri, është i bindur se Ibrahimoviç dhe Tiago Silva do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën kuqezi edhe gjatë sezonit të ardhshëm. “Berluskoni më ka premtuar se Ibra dhe Tiago Silva nuk do të lëvizin nga Milani”, deklaroi Alegri gjatë një interviste për “Gazzet-

Sanja: Van Persi do qëndrojë tek Arsenali Mbrojtësi i Arsenalit, Bakari Sanja, beson se Robin van Persi do të mbetet në klub, pavarësisht spekulimeve se mund të largohet nga Emirates Stadium. Van Persi, i cili në sezonin e fundit realizoi 30 gola në Premier Ligë për Arsenalin, ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe spekulohet se kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane. Por Sanja është i sigurt se holandezi do të qëndrojë tek Arsenali. “Besoj se Robin do të mbetet. Ne duam që ai të mbetet. Të gjithë i jemi mirënjohës për kontributin që ka dhënë këtë vit”, deklaroi Sanja.

Zhulio Sezar: Do respektoj kontratën me Interin

që synon titullin kampion, ka pësuar edhe tre gola të tjerë, të tre për vendosje të gabuar të mbrojtjes dhe mosmarrëveshjes së repartit me portierin Ter Stegen, që ishte hija e Nojerit. Mbyllet 5-3, por golat e shënuar duket se nuk i lanë asnjë përshtypje të mirë Lëvit, që do të ketë shumë punë me mbrotjen, ndonëse duhet thënë se mungonin bavarezët e Bajernit. Kampionët në fuqi të kontinentit, skuadra e drejtuar nga Vicente Del Boske, ka zhvilluar dje një test ndaj Serbisë. Del Boske nuk kishte asnjë lojtar katalanas në dispozicion, me këta të fundit që luajtën të premten në mbrëmje finalen e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos, dhe kishte hedhur në fushë mikes, ku Kasijas, Albiol, Ramos dhe Alonso ishin nga Reali i Madridit. “Furioa Roja” nuk do ta ketë të vështirë që të shënojë dy herë në portën e ballkanasve, të

Merkato

ta dello Sport”. “Personalisht mund ta pohoj se kam pasur debate me shumë lojtarë, madje edhe me Zlatanin, kur veprimet e tij nuk ishin ato të duhurat, gjithsesi çfarë vlen për t’u theksuar është fakti se ky Milan nuk mund të ndahet në këto momente nga Tiago Sil-

va, Ibra e as nga Pato. Kjo sepse sezoni i ardhshëm duhet të jetë i Milanit. Nga pikëpamja e karakterit dhe eksperiencës kemi emra të tillë si Ambrozini, Abiati, si dhe Jepes. Kapiteni është Ambrozini, e pas tij Abiati”, përfundoi Alegri. Maksi Lopez pret një telefonatë Milan vendosi të mos e mbajë më Maksi Lopezin, por Katania, e cila zotëron edhe kartonin e sulmuesit, do të ishte e lumtur nëse për të do të mbërrinte një telefonatë nga Lacio. Argjentinasi, i cili 6 muajt e fundit ishte dhënë në huazim në San Siro mesa duket nuk i bindi kuqezinjtë për ta blerë atë. “Milani ka shansin që deri në datë 21 qershor ta mbyllë marrëveshjen me Lopezin duke e blerë atë, në të kundërt do të shqyrtojmë opsione të tjera duke parë se një rikthim te Katania është i pamundur. Deri më tani nuk jam kontaktuar nga Lacio, gjithsesi ata e kanë numrin tim dhe do të ishim të lumtur nëse drejtori sportiv Igli Tare do të na telefononte”, u shpreh agjenti i lojtarit, Andrea D’Amiko.

Portieri i Interit, Zhulio Sesar, ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Lojtari brazilian thuhej se kishte vendosur të braktiste zikaltërit pas një sezoni dëshpërues. Por ai ka insistuar se synon të respektojë kontratën me skuadrën nga “Xhuzepe Meaca”. “Kam dëgjuar shumë spekulime. Por e vërteta është se kam kontratë me Interin deri në vitin 2014 dhe dua ta respektoj atë, duke fituar sërish titullin dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Sesar për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Braziliani Hulk në bisedime me Çelsin Sulmuesi i Portos dhe Brazilit, Zhivanildo Vieira de Souza, i njohur si Hulk, është në bisedime me Çelsin rreth transferimit te kampioni i Europës, kanë njoftuar mediat angleze. 25-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në krah, shihet si zëvendësim për sulmuesin veteran Didie Drogba, i cili do të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë verës. Hulk shënoi 21 gola në 38 ndeshje këtë sezon, duke ndihmuar Porton që të fitojë titullin e dytë të njëpasnjëshëm në kampionatin portugez.

Dimitar Berbatov i shkel syrin PSG-së Menaxheri i Dimitar Berbatovit ka konfirmuar se sulmuesi i Mançester Junajtid do të jetë i interesuar për transferim në Paris San Zhërmen gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli bullgar pritet të largohet nga “Old Trafford” pas aktivizimeve të rralla në edicionin e fundit. Atij i pëlqen projekti i klubit të pasur francez, që kishte shprehur interesim për të edhe verën e shkuar. “Projekti i PSG-së i pëlqen atij, sepse ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Po ashtu, asnjë futbollist bullgar nuk ka luajtur me PSG dhe do të ishte mirë që ai të jetë i pari”, deklaroi agjenti i tij.


22

MAPO

E DIEL 27 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

RROTULLIMI I FRIKSHËM I CISTERNËS Ky është një nga ato momentet në të cilët askush nuk do të donte ta shihte veten. Në YouTube është postuar xhirimi i një aksidenti në Rusi, në të cilin cisterna pas humbjes së kontrollit rrotullohet dhe drejtohet tek automjeti në anën e kundërt të rrugës. Është e çuditshme sesi askush gjatë këtij aksidenti nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

17

6

7

8

9

10

12 16

19

21

22

33

25

29

30

34

31

35 38

37 43

42

16

24

28

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

20

23

27

36

11

15

18

32

Britaniku Gary Connery ka arritur të hidhet pa parashutë nga 731 metra lartësi, e ç’është më e rëndësishmja, të mbijetojë edhe pas rënies në tokë. 42-vjeçari, i cili u hodh nga helikopteri, ishte veshur me një veshje të pajisur me krahë të veçantë. Hedhja është realizuar në jug të Anglisë, mbi Henley-on-Thames. Shpejtësia e zbritjes, e cila zgjati vetëm pak minuta, kishte kaluar 130 km në orë. Connery u hodh mbi një grumbull të madh të përbërë prej 18 600 kutish për të minimizuar sadopak tronditjen. Pas zbritjes së suksesshme, spektatorët arritën të marrin frymë lirisht. Dubluesi i njohur i filmave “Harry Potter” dhe “James Bond”, në një intervistë për Sky News e cilësoi provën si fantastike dhe tha se zbritja ishte shumë e rehatshme dhe e butë. “Llogaritë më dolën në rregull, prandaj jam shumë i lumtur”, citon Start fjalët e Conneryt, ndërkohë që bashkëshortja e tij shpreh gëzimin e saj pas kalimit me sukses të provës.

5

14

26

LËSHOHET PA PARASHUTË NGA 731 METRA

4

39

40

44

41

45

47

46

48

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

51

50

HOROSKOPI I DITËS

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do u gjeni zgjidhje sot të gjitha problemeve që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do vendosni rregull. Nuk do keni më keqkuptime. Klima për beqarët do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të matur që mos përballeni me surpriza të këqija.

Marrëdhënia në çift do shkojë për mrekulli sot dhe secili nga partnerët do respektojë lirinë dhe pavarësinë e tjetrit. Harmonia në çift do të mbizotërojë. Venusi do i bëjë beqarët më sharmantë dhe mundësitë për të takuar personin ideal.

Ju që jeni në çift do e vendosni dashurinë tuaj para disa provave të vështira. Fatmirësisht gjithçka do kalojë me sukses dhe ju do ndiheni mirë. Nëse jeni ende vetëm, mundësitë për të pasur takime do të shumëfishohen.

Do jeni shumë xhelozë sot për atë që keni në krah dhe kjo do ju nxitë të bëni disa gabime. Mos e teproni sepse do pendoheni shumë shpejt. Dita do jetë e ndërlikuar. Për beqarët nukdoketëasnjëndryshim nga disa ditë më parë. Bëni edhepakmëshumëdurim.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Të qenët e diçkaje nën varësinë a në dorën e dikujt, që ka të drejtë ta përdorë sipas nevojave. 10. Teza themelore e një feje. 14. Shoqëron këngëtarin. 15. Lumë në Shkodër. 16. Gjirokastra në makina. 17. Monedhë e argjendtë, që përdorej dikur në vendin tonë. 19. Vrimë e madhe e gërryer a e hapur brenda trungut të një druri. 21. Metal për bizhuteri. 22. Sandler i kinemasë amerikane. 24. Lloj kërcimi. 26. Lloj rrjete peshkimi. 28. Në asnjë vend. 30. Partia Socialiste. 32. Instituti Veterinarisë. 33. Material që përdoret për të mbështjellë përcjellësit elektrikë. 35. Legjendë. 36. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh. 38. El Sajed e televizionit. 41. Egoja, ose... 42. Ndihmës i Plakut të Krushtlindjeve. 43. Njeri i poshtër. 45. Shkëlqen, ndriçon. 47. Vend i cekët për të kaluar lumin. 48. Vegël muzikore popullore. 49. Organizata e Gruas. 50. Këngë dashurie që shoqërohet me kitarë. 51. Besim, fe.

1. Merren edhe masa të tilla. 2. Sipër në Itali. 3. Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka. 4. Organizatë Kombëtare Rinore. 5. Zonë Ekologjike. 6. Në një farë mënyre, as mirë as keq, çka, mbrapsht. 7. Central termik. 8. Industria e Rëndë. 9. Vend me ujë në shkretëtirë. 10. Këshilli i zyrtarëve me të lartë në oborrin e sulltanit. 11. Pajisje shtëpiake, pa të fundit. 12. Mega pa të forta. 13. Përemër vetor. 15. Fshat. 18. Ai që sillet me përulje ndaj eprorëve. 20. Repart Grumbullimi. 23. Libër i vogël që përmban në mënyrë të përmbledhur njohuritë themelore të një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës, etj. 25. Mendim që kemi formuar për dikë a për diçka. 27. Galica, luftëtar patriot. 29. Toka për marinarët. 31. Këngëtar i njohur britanik. 34. Kryeqyteti federal i Kanadasë. 25. Ndërtim me tulla. 37. Në largësi të vogël. 39. Ermonela, sporano e njohur. 40. Kundër. 44. Satelit shkurt. 46. Lojë në kutinë e shahut.

Sudoku | nivel mesatar 4 1

2 8

3 8 7 LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Venusi në planin sentimental do të jetë pozitive. Lidhja juaj do të përforcohet më tepër. Nëse jeni beqarë do futeni në një situatë mjaft pështjelluese. Nga njëra anë do doni të njëjtën pavarësi që keni dhe nga ana tjetër nuk do donitëqëndronimëvetëm.

Do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe do e respektoni mjaft mendimin e tij. Beqarët duhet të tregohen ashtu si janë dhe mos kërkojnë të imitojnë dikë tjetër. Vetëm kështu do bëni për vete personin që ju pëlqen.

Klima në jetën në çift do fillojë të ngrohet sot. Do bashkëpunonipërgjithçka me partnerin tuaj dhe do i pranoni edhe kritikat. Në fund të fundit ai që ju do të mirënjunxjerrnëpahedhe gabimet. Pamja e jashtme do i ndihmojë beqarët të tërheqin vëmendje.

Tensioni që kishte rrethuar lidhjen tuaj do të zbutet gjatë kësaj dite. Do ndiheni më të qetë dhe do sqaroheni me partnerin. Beqarët nuk do keni ndonjë dëshirë të madhe për të krijuar një lidhje porpersoniqëdotakonido jubëjëtëndërronimendim.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Mos e acaroni kot së koti partnerin tuaj duke i shkuar kundërpërgjithçka.Situata mund të ndërlikohet edhe më tepër sesa ju e kishit menduar. Ekzistenca e beqarëve do të ndryshojë tërësisht. Mund të keni një takim interesant dhe të mrekullueshëm.

Në jetën në çift duhet të tregoheni më të matur dhe mos merrni vendime të pamenduara mirë. Mos e lëndoni me dorën tuaj veten. Beqarët do kenë goxha takime por nuk duhet të ëndërrojnë të pamundurën, që qëndroni me këmbë në tokë.

Do jeni më romantikë dhe me më shumë imagjinatë gjatë kësaj dite. Ata që nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja do përjetojnë edhe më shumëemocione.Beqarët do jenë më pasionantë dhe do kërkojnë më të mirën për veten.

Kjo ditë do jetë e qetë dhe pa probleme kështu që shfrytëzojeni sa të mundnidukeqëndruarpranëatij që doni. Beqaret nuk do kenë fat. Plutoni do krijojë mundësi për takime por mos tentoni nëse nuk doni të lëndoheni. Do e ekuilibroni buxhetin sot.

1 9

6 6

7

4

2 6

7

4

1

8

5

6

2

3

4

6

7

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 3

3

2

6

3

5 6

8

5

2

1

3 7

7

8 4

4

9 1 8 7

5

5

2

4

6

3

7

4

5

2

2

9 6

Koha e fillimit _____:____

3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 4

8

5

4

1

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

34251, 42071, 53625, 65999, 84857, 93555, 95558.

021, 101, 148, 255, 283, 344, 428, 485, 588, 516, 693, 760.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

E

R E

I

K

1147, 1809, 2772, 3864, 4854, 5222, 5291, 5852, 5977, 6561, 7485, 7552, 9526, 9632, 9657, 9878.

015263, 033362, 091455, 171856, 178961, 215263, 250498, 498675, 526324, 543538, 598578, 825266, 908575, 921311, 954879, 980259.

01110, 15251, 23021, 25618, 33574,

2455340, 6655415.

R

A

A

R

E

A

K

S

I

R

K

A

I

K

N

A

T

O

O

J F

T

R

E

R

S E

S

K

R

R

E

A

T

A

T

I

K

H

Ç

A

A

Numra me 7 shifra:

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën P

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 6 shifra:

Numra me 4 shifra:

Ç A

O

J

E

E

L

N

I

I

K

P A

N

O

G

P M

E

K

A

F

I

L

J

E

N

A

R

E

E

E

D

A

H

R

E

R

A

K D

N F

S

J

U

H

A

O

M

E

G

A

S

Ç

R

E

U

F J

Z

U

A

L

O

L

O

I

T

I

L

U

S O

7

2

6

5

3

6

9

5

1

4

9

4

7

8

9

6

3

2

5

1

6

2

0

3

7 1

1

1

4

6

2

5

3

6

5

9

6

5

8

N

7

8

4

5

1

5

2

1

0

2

3

6

5

K

A

6

2

3

5

9

8

6

5

4

8

8

8

7

I

M

5

4

1

5

2

6

3

2

5

9

6

2

0

3

0

2

1

4

5

0

4

7

7

7

8

4

N

B

5

9

0

1

5

2

6

3

5

9

6

5

2

G

U

1

4

5

2

6

5

9

6

5

3

8

5

4

O

L

8

7

5

1

4

2

5

1

0

2

6

3

5

9

6

5

8

5

4

1

5

2

1

5

6

3

7

8

4

I

2

1

5

9

8

7

8

5

4

1

0

1

5

6

3

2

5

9

6

8

2


retro 1703 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E DIEL, 27 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

27 MAJ

Lindi Shën Petersburgu, qyteti i dytë i Rusisë Shën Petersburgu është ndër qytetet e rralla që ka një datë të saktë lindjeje, ndërsa qyteti të paktën njëherë i ka shkuar shumë pranë zhdukjes. Ai tani është njësi federale e Federatës Ruse dhe shtrihet në brigjet e lumit Neva, në krye të gjirit të Finlandës në detin Baltik. Qyteti ka pasur emra të ndryshëm gjatë historisë, si Petrograd në periudhën 1914-1924 dhe Leningrad në periudhën 1924-1991. Qyteti është themeluar nga cari Pjetri i Madh më 27 maj 1703, ishte kryeqytet

i Perandorisë Ruse për më shumë se 200 vite (1713-1728, 1732-1918). Në vitin 1918, pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917, nuk ishte më kryeqytet. Është qyteti i dytë rus për nga madhësia dhe i treti në Europë pas Moskës dhe Londrës. Qyteti ka 4.6 milionë banorë, kurse së bashku me rrethinën mbi 6 milionë. Shën Petersburgu është qendër kulturore europiane dhe një port detar i rëndësishëm. Në vitin 2002 u regjistrua një popullsi prej 4 661 219 banorësh. Shekulli i 20-të ka shënu-

ar ulje dhe ngritje për popullsinë. Nga 19411943, që njihet edhe si periudha e rrethimit të madh të Leningradit, popullsia shkoi nga 3 milionë përpara luftës deri në 700 000 pas luftës. Qytetit, i cili duroi mbi 800 ditë rrethim dhe bombardim në Luftën e Dytë Botërore, iu dha titulli “Qytet Hero”, nga Stalini, për shkak të qëndresës së rrallë ndaj nazistëve. Lumi Neva që rrjedh nëpër qytet ngrin në nëntor ose dhjetor dhe akulli zhduket në maj ose prill.

XHOVANI FALKONE

Njeriu që ndryshoi Italinë, edhe pse i vdekur

“Atentatet që u kryen ato vite e vendosën qytetin në një lloj gjendje lufte, si për shembull kur në Kabul apo rajone të tjera lufte shpërthen një bombe dhe të gjithë kujtohen më pas se çfarë bënin në atë moment. Edhe pse atëherë isha e vogël, shpërthimi në autostradë, vrasja më vonë e Borselinos, ajo goditje e tmerrshme, ai shpërthim bënë që për mua koha të mbetej në vend.”

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

20 vjet më parë mafia vrau në Sicili përndjekësin më të famshëm të mafies, gjykatësin Xhovani Falkone. Por 20 vjet pas atentatit, pikërisht në Palermo, shumë gjëra kanë ndryshuar. Kapaçi, një nga periferitë e Palermos. Këtu autostrada kalon nga qendra e qytetit në drejtim të aeroportit. Më 23 maj 1992, në orën 17:57 këtu shpërthyen 500 kilogramë lëndë eksplozive, të fshehura në një kanal ujërash të zeza nën autostradë. Fuqia e shpërthimit goditi dy makina. Në gërmadha vdiq luftëtari më i njohur dhe më popullor i Italisë kundër mafias, gjykatësi Xhovani Falkone. Viktima të atentatit ranë edhe gruaja e tij dhe tri truprojet. Si arriti mafia të godiste në shenjë? Planet e lëvizjes së Falkones asokohe mbaheshin sekret me shumë kujdes, pasi konsiderohej shumë i rrezikuar. Falkone ishte kandidati me më shumë shanse për postin e shefit të policisë së re antimafie dhe në sajë të punës së tij ishin dënuar qindra mafiozë. Leoluca Orlando është prej shumë vitesh kryetar i Bashkisë së Palermos; ai vetë ka qenë një nga luftëtarët pararojë kundër krimit të organizuar. “Mafia e kreu atentatin. Por ku mafia vret një gjykatës të rangut të Falkones, atëherë ajo e di se është dikush në aparatin shtetëror, që e mbron. Mafia është kundër shtetit, por njëkohësisht ajo është edhe brenda tij. Ajo është kundër bankave dhe punon brenda tyre. Ajo është kundër kishës dhe brenda saj, është kundër shoqërisë dhe brenda saj. Pasi mafia vrau edhe gjykatësin Paolo Borselino, lindi një lëvizje qytetare e paparë deri atëherë. I mbështetur nga indinjata e këtyre qytetarëve një vit më vonë unë u rizgjodha kryetar i Bashkisë së Palermos.” Këto dy atentate me eksploziv në vitin 1992, kundër gjykatësve Xhovani Falcone dhe Paolo Borselino, e shkundën fort indiferencën në gjithë Italinë: Cosa Nostra u kthye në problem kombëtar. Motra e Xhovani Falkones, Maria, thotë: atentatet kanë pasur patjetër efekt. “Për mafian ishte si një bumerang. Pasi me to filloi gjithçka. Ky atentat terrorist bëri që njerëzit në atë moment të thoshin: mjaft më! Dhe nën trysninë e vazhdueshme të qytetarëve të indinjuar shtetit iu desh të reagonte në mënyrë të qartë.” Shteti dërgoi ushtrinë. Ishte misio-

ni më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Deri në 12000 ushtarë u vendosën përkohësisht në Sicili për të mbështetur policinë, për gjashtë vjet rresht. Dhe hetimet përparuan shpejt. Një vit pas atentatit u kap autori kryesor, Toto Riina, një bos i mafias nga Korleone. Katër vjet më vonë, më 1996, Michele Prestipino shkoi në Palermo dhe punoi atje deri në vitin 2008 si prokuror. Në aspektin shoqëror, shumë gjëra ndryshuan dukshëm në vitet që pasuan atentatet, thotë Prestipino. “Kisha siciliane e viteve 1992/’93 nuk ishte e njëjta me atë në vitin 2008, sistemi i sipërmarrësve më 1992 nuk ishte i njëjti me atë sot, e njëjta gjë mund të thuhet për shkollat dhe kualifikimin. Ne filluam të përpunonim njohuritë dhe perceptimin tonë për mafien. Ky proces përfshiu mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra të rinj. Dhe ky brez është ai që sot drejton shumë sektorë në Sicili.” Atëherë filloi një transformim vlerash. Papritur në shkolla u futën orë mësimi për sqarimin politik. Të rinjtë mësonin se çdo të thotë të bashkëpunosh me mafien. Papritur disa sipërmarrës refuzuan të paguanin paratë për mbrojtje. Studentët themeluan

lëvizjen “Addiopizzo” - “Lamtumirë para për mbrojtje”. Një nga këta të rinj është Chiara Caprì, e cila në moshën pesë vjeç përjetoi pasojat e atentateve me bomba. Ajo shkruan ndërkohë libra mbi mafien, është në prag të përfundimit të studimeve të mjekësisë dhe do të specializohet në psikiatri të mjekësisë ligjore për të përpunuar profile keqbërësish. Edhe për Chiaran gjithçka filloi me vrasjen e Xhovani Falkones, pasi falë tij që fëmijë ajo filloi të interesohej se përse dikush në qytetin e saj të lindjes Palermo, vendos bomba. “Atentatet që u kryen ato vite e vendosën qytetin në një lloj gjendje lufte, si për shembull kur në Kabul apo rajone të tjera lufte shpërthen një bombe dhe të gjithë kujtohen më pas se çfarë bënin në atë moment. Edhe pse atëherë isha e vogël, shpërthimi në autostradë, vrasja më vonë e Borselinos, ajo goditje e tmerrshme, ai shpërthim bënë që për mua koha të mbetej në vend.” Palermo ka ndryshuar pas atentateve 20 vjet më parë. Kokat drejtuese të mafies së atëhershme gjenden në burg, kontakte të rëndësishme janë ndërprerë, e megjithatë mafia ekziston ende, thotë kryebashkiaku Leoluca Orlando: “Krimi i organizuar është transfor-

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Jorida PASKU, Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

muar nga mafia që qëllon dhe kryen atentate, në një mafie me kostum dhe kravatë, e cila fshihet në botën e financave. Të luftosh mafien sot është më pak e rrezikshme, por më e vështirë.” Për Maria Falkonen, lufta kundër mafies është kthyer në qëllim jete. Ajo ka themeluar një fondacion dhe organizon fushata sqaruese në shkolla në të gjithë vendin. Ajo thotë se e pyet shpesh veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse vëllain e saj nuk do ta kishin vrarë, nëse ai do të kishte pasur mundësi të vazhdonte punën. “Çdo të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur në krah një shtet dhe një shoqëri që e mbështesnin, në vend që të bëhej shënjestër e zilisë, akuzave dhe dyshimeve? Pyetja ime është: ku do të ishim tani? Ndoshta Cosa Nostra do të ishte mundur vërtet.” Masakra e Kapaçit hyri në histori. Luftëtari më i aftë i mafies vdiq nga duart e kriminelëve, ndër të tjera edhe sepse politika e kishte lënë në baltë dhe nuk ishte angazhuar në kohë për të. Në autostradën e aeroportit në Palermo dy shtylla të mëdha të kuqe graniti kujtojnë Xhovani Falkonen, gruan dhe truprojat e tij si dhe ditën në të cilën mafia i shpalli luftë shtetit. Nga Stefan Troendle


Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you