Gazeta Mapo

Page 10

OpEd

10

MAPO

E MËRKURË, 21 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

Çelësi i mbijetesës së lirisë në botën moderne është përqafimi i identiteteve të shumëfishta. Timothy Garton Ash

BUJAR KAPEXHIU NGA

Është më e vështirë të vrasësh sajesën se sa realitetin. Virginia Woolf Dështimi është një rrethrrotullim dhe jo një rrugë pa krye. Zig Ziglar

Bota dixhitale e studentëve dhe reformimi i universitetit (I)

V

arësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik është bërë më e madhe se kurrë. Lidhjet tona me individë të tjerë dhe me botën që na rrethon, gjithashtu janë bërë shumë më komplekse. Një informacion gjithnjë e më i madh është sot i disponueshëm për këdo që ka disa njohuri minimale sesi të përdorë një PC dhe si të navigojë në internet. Kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergohen. Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish udhëtojnë dhe zhvendosen nga një rajon i globit, në një tjetër, duke krijuar marrëdhënie të reja me shoqëri të tjera dhe, shpeshherë, edhe me vetë kulturën e tyre. Rreth gjysmë miliard njerëz udhëtojnë çdo vit në “fshatin global” të sotëm, në një botë, e cila, siç shprehet Thomas Friedman, është reduktuar nga një “size small”, në një “size tiny” dhe në të cilën, triliarda dollarë, ose aq pasuri sa prodhojnë Shtetet e Bashkuara në një vit, shkëmbehen në tregjet financiare rreth e qark globit në një ditë të vetme. Të gjitha këto zhvillime, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë ndryshuar tek çdonjëri nga ne—dhe tek të gjithë ne së bashku—mënyrën e të kuptuarit të botës, si edhe marrëdhënien tonë me të. Këto ndryshime kanë bërë të domosdoshme transformimin thuajse të të gjithave institucioneve dhe sferave të jetës dhe të veprimtarisë njerëzore, në të cilat bën pjesë edhe arsimi, duke nisur nga arsimi parashkollor dhe ai fillor, deri tek arsimi universitar dhe ai pasuniversitar. Arsimi dhe teknologjia Një nga sfidat më të mëdha pedagogjike për shkollat dhe universitetet në ditët tona (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë) është sesi duhet dhe mund të adoptohet modeli linear tradicional i transmetimit të dijes tek një gjeneratë studentësh, për të cilët, pedagogu dhe teksti universitar nuk janë më të vetmet burime informacioni, por të cilët, lehtësisht dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, marrin sot njohuri nga një numër shumë i madh burimesh alternative. Përballimi i një sfide të tillë kërkon vëmendjen tonë në dy elementë kryesorë: (a) Përdorimi i mënyrave dhe i metodave efektive të të mësuarit. Të mësuarit mekanikisht, thjesht duke memorizuar informacionin që pedagogu jep në auditor dhe duke ia përsëritur atij të njëjtin informacion, mund të mjaftojë për të fituar një diplomë, por jo për t’u aftësuar në një profesion të caktuar. John Bransford, profesor në Universitetin e Uashingtonit, pohon se “ne u themi studentëve njëqind herë të njëjtën gjë.

Nën peshën e dosjeve

ANALIZË FATOS TARIFA

Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes eksperimentimit. Herën e njëqindenjëtë, ne i pyesim ata nëse e mbajnë mend çfarë u kemi thënë njëqind herët e para. Në shekullin e 21të, testi i vërtetë i rigorozitetit është që studentët të jenë në gjendje të shohin një material, të cilin ata s’e kanë parë asnjëherë deri atëherë, dhe të dinë ç’të bëjnë me të”. Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes eksperimentimit. Teknologjia e imazhit të trurit (“brain imaging” apo “neuroimaging”), e cila praktikohet sot në mënyrë thuajse rutinë, lejon të shihen dhe të maten ndryshimet funksionale dhe strukturore në tru, të shoqëruara me procesin e të mësuarit. Richard Keeling dhe Richard Hersh shkruajnë se “Mendja jonë ndryshon për shkak se diçka ka ndryshuar në trurin tonë si rezultat i një eksperience të të mësuarit. (b) Përdorimi i avantazheve që ofrojnë teknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit. Më parë, të ishe një profesor universiteti, ose një pedagog, do të thoshte (veç të tjerash), që të kishe njohuri të tilla, të fituara nga leximi i librave në bibliotekë, të cilat ishin efektivisht të paaksesueshme për studentët, ose për publikun e gjerë. Sot, në kushtet kur njohuritë tona teknologjike dyfishohen thuajse në çdo dy vjet, një pjesë e kësaj esoterica gjendet, sa hap e mbyll sytë, në Wikipedia, në qindra biblioteka dixhitale si, JSTOR, JURN,

Google Scholar, arXiv, LexisNexis, FUSE, AULIMP, ose në Internet Archive. Informacioni, thjesht si informacion, pra, nuk është më një epërsi e arsimit të lartë dhe as një privilegj vetëm i pedagogëve. Madje, një numër gjithnjë e më i madh mësuesish dhe pedagogësh janë sot gjithnjë e më të pasigurt për dijet dhe aftësitë e tyre dhe, ipso facto, të paaftë për të orientuar dhe ndihmuar zhvillimin intelektual e profesional të studentëve të tyre. “Infosfera” dhe truri i studentit të sotëm Në ditët tona, funksionin tradicional të shkollës si një agjent për përhapjen e dijes, në një masë të madhe, e kryen Interneti. Interneti është bërë pjesë integrale e jetës në shekullin e 21-të, një hapësirë në të cilën individi i sotëm punon, luan, komunikon dhe mëson. Në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se kufiri që ndan jetën tonë fizike nga ajo dixhitale po bëhet i padukshëm. Statistikat janë shokuese: Në vitin 2009, bota e telefonisë celulare regjistroi lidhjen e katërmiliardtë telefonike përmes këtij sistemi; mbi një triliard URL janë regjistruar deri më sot vetëm në indeksin e Google; video të ndryshme shihen në YouTube nga miliona njerëz; në çdo 24 orë në Internet postohen mesatarisht 900 mijë blogje; mbi 100 milionë njerëz komunikojnë në Facebook çdo ditë, duke i kushtuar komunikimit përmes tij mbi 2.6 miliardë minuta në ditë. Në SHBA, 96 për qind e fëmijëve dhe e të rinjve në moshat 9-17 vjeç janë bërë pjesë e kulturës Web 2.0 të rrjeteve sociale, duke përdorur blogun, Facebook-un, Twitter-in, hartat GPS, ose lojëra interaktive. Shkurt, bota e sotme dhe jetët tona janë dixhitalizuar në një mënyrë të tillë që s’ka kthim prapa. eknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit i rivalizojnë dhe i sfidojnë gjithnjë e më shumë sistemin e arsimit të lartë dhe metodat e vjetruara të mësimdhënies në shkolla dhe në universitete, madje edhe e kërcënojnë status quo-në e këtyre të fundit. Bridget Barron, në Universitetin e Stanfordit, sugjeron se në kohën tonë, metodat e mësimdhënies për adoleshentët dhe të rinjtë duhet të transformohen duke marrë parasysh mundësitë e të mësuarit informal që tashmë ekzistojnë thuajse për këdo. Një ndër sfidat kryesore që duhet të përballojë arsimi i lartë, madje sfida më e madhe për të (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë), është fakti që brezi i sotëm i studentëve është shumë i ndryshëm nga brezat e mëparshëm. Studentët e sotëm nuk janë më ata për të cilët është dizenjuar dhe ndër-

T

tuar sistemi ynë i arsimit të lartë dekada më parë. Studentët e sotëm janë jo vetëm numerikisht më të shumtë sesa në të kaluarën, dhe ata nuk kanë ndryshuar vetëm zhargonin, mënyrën e veshjes apo stilin e flokëve, siç ka ndodhur edhe me brezat e mëparshëm. Ajo që ka ndodhur, në fakt, është një diskontinuitet i madh, një ndryshim kaq radikal, saqë tashmë kthimi prapa është bërë absolutisht i pamundur. Për fat të keq, ne vazhdojmë ta injorojmë, ose nuk duam ta pranojmë këtë realitet të ri, sepse shumica prej nesh nuk janë të gjendje ta përballojnë atë. Por faktet janë kokëforta. Nxënësit dhe studentët e sotëm përbëjnë brezin e parë që u rrit dhe rritet me teknologjinë dixhitale. Një literaturë gjithnjë e më gjerë ka filluar t’i referohet këtij brezi si “the Net Generation” (Net Gen), apo “Ecco Boomers”. Ky brez u lind midis viteve 1980 dhe 2000 dhe është rritur në një mjedis shoqëror teknologjikisht të ndërlidhur. Sjellja e tij komunikative dhe mënyrat e të kërkuarit të informacionit ndryshojnë shumë nga ato të brezit të prindërve të tyre. Ajo pjesë e këtij Net Generation që kanë lindur midis viteve 1990-1997 dhe që sot janë 15-22 vjeçarë, pra nxënës në shkollën e mesme apo studentë, janë kaq të lidhur pas komunikimit elektronik përmes kompjuterit, telefonit celular, televizionit, etj., saqë janë quajtur “screenagers”. Bota e tyre është në një “infosphere”, në të cilën kufijtë midis punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë. Nëse kërkojnë informacion, ata janë praktikë dhe të orientuar kryesisht nga rezultati i shpejtë që gjejnë në Web. Google dhe Wikipedia janë bërë burimet kryesore të informacionit për ta. Studentët e këtij brezi përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që përdorin bibliotekat dixhitale. Ata e marrin si të mirëqenë teknologjinë dhe kërkojnë informacion në çast. Preferenca e tyre është të mësuarit aktiv dhe përpunimi vizual i informacionit që marrin. Implikimet e këtyre zhvillimeve për sistemin arsimor janë të mëdha. Në SHBA, një student i sotëm në nivelin “Bachelor” llogaritet mesatarisht të ketë lexuar më pak se 5,000 orë gjatë jetës së tij, ndërkohë që ka harxhuar mbi 10,000 orë duke luajtur video games dhe mbi 20,000 orë duke parë TV. Kompjuteri, emaili, Interneti, telefoni celular dhe “instant messaging” janë bërë pjesë integrale e jetës së tyre. Brezi i nxënësve dhe i studentëve të sotëm thuajse nuk e mban mend të ketë jetuar një kohë pa kompjuter. Për shkak të sasisë së madhe të informacionit që marrin në Inter-

net dhe të ndërveprimit të tyre me të, studentët e sotëm mendojnë dhe e përpunojnë informacionin që marrin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo e brezit të rritur. Dallimi është shumë më i madh nga sa mund ta besojë shumica prej nesh që japim mësim në universitet. Dhe, për shkak se “eksperienca të ndryshme mund të krijojnë struktura të ndryshme të trurit”, ka shumë të ngjarë që, siç shkruan Marc Prensky, “për shkak të mënyrës sesi ata janë rritur, truri i studentëve tanë të ketë ndryshuar fizikisht, duke qenë i ndryshëm nga i yni”. Edhe nëse kjo nuk është literalisht e vërtetë, ne mund të themi me siguri se mënyra e tyre e të menduarit ndryshon shumë nga mënyra jonë e të menduarit. jo kërkon që qasja jonë ndaj të mësuarit dhe metodat e mësimdhënies për të krijuar dhe zgjeruar “inventarin” e dijes tek studentët, të orientohen jo vetëm nga “oferta”, siç ka ndodhur tradicionalisht deri më sot, por edhe nga “kërkesa”, duke i fokusuar përpjekjet në pjesëmarrjen e tyre në veprime të tilla, të cilat synojnë dhe motivojnë si të mësuarit pasionant të njohurive të qëndrueshme, ashtu edhe reflektimin ndaj njohurive të marra dhe të mësuarit për t’u bërë, përmes socializimit, anëtarë aktivë në jetën e shoqërisë. Dhe, nuk mund të mohohet se, interneti është bërë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një resurs që, jo vetëm e stimulon, por edhe e ndihmon këtë mënyrë të mësuari. Zhvillimi kaq i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit dhe fakti që studenti me të cilin komunikojmë çdo ditë në auditor nuk është më studenti tradicional, por një “netizen”, një krijesë njerëzore e kësaj epoke dixhitale, nuk do të thotë se universitetet e kanë humbur rolin dhe rëndësinë e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Në fund të fundit, nuk duhet harruar se, në pjesën më të madhe të tyre, vetë teknologjitë digjitale janë zbuluar në universitete. Përveç sfidave që ato paraqesin dhe konkurrencës që i bëjnë sistemit të arsimit të lartë, këto teknologji, nga njëra anë, përmbajnë potencialin që universitetet të bëhen më të pëlqyeshme, më të dobishme për studentët dhe për shoqërinë, si edhe më të lira dhe, nga ana tjetër, ato i zgjerojnë së tepërmi mundësitë e vetë universiteteve. Universitetet janë ato institucione që, më mirë se çdo institucion tjetër, kanë mundësinë të integrojnë zbulimet e reja me dijen e së kaluarës dhe të tregojnë sesi këto zbulime mund të përmirësojnë praktikat e sotme. (Vijon nesër)

K


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.