Page 1

FAQE 20-21

PROFIL

RROK MIRDITA SIPAS UNGJILLIT Nga Alfred Lela

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MËRKURË, 21 MARS 2012. NUMËR 538. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Ekzekutohet pas kafesë me të vëllanë miku i Emiljano Shullazit

KONTESTON QEVERIA NDRYSHON LIGJI PËR TË PËRNDJEKURIT, DËMSHPËRBLIMI ZBRET NË 70 VJEÇ Komisioni i Ligjeve ul ndjeshëm moshën e ish -të përndjekurve që përfitojnë paratë e burgut brenda vitit. Nga 85 vjeç që parashikonte projekti i qeverisë, e zbret në 70 vjeç. Ministria e Drejtësisë kundër: Ka kosto të madhe financiare, buxheti është miratuar njëherë. Futen në skemën e dëmshpërblimit edhe të pushkatuarit pa gjyq para nëntorit të 1944. PS: Po përfitojnë edhe bashkëpunëtorët e pushtuesve. Shtyhet votimi në seancë i ndryshimeve të bëra në komisionin e Ligjeve FAQE 4 Zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi dje në komisionin e Ligjeve

Policia në vendin ku u vra Arlind Fuga

Arlind Fuga, tregtar i materialeve të gipsit dhe baba i dy fëmijëve, u vra mbrëmë me 5 plumba në rrugën “Him Kolli”. Dëshmitarja: Pashë nga ballkoni vrasësin të ikte me vrap drejt rrugës së Kavajës. Policia: Viktima, mik fëmijërie me Shullazin, dyshime mbi grupin rival FAQE 3

Nasho Jorgaqi: Këshillat e Nolit për Enver Hoxhën në vitin 1946

Kreu i AKKP-së, Elvis Cefa leksion të hapur me studentët e Universitetit Europian të Tiranës. “Ligjet e para për kthimin e pronës, duke përfshirë edhe 7501-in, ishin të gabuara dhe kanë ndërlikuar procesin. U trajtuan si ish- pronarë

“U lodha, - shkruante në një letër dërguar Enver Hoxhës, - duke i përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo është çështje formale pa rëndësi praktike” FAQE 16-17

OP-ED / 10-11

Kreu i AKKP, Elvis Cefa dhe dekani i Juridikut në UET, Çlirim Gjata

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Bota dixhitale e studentëve dhe reformimi i universitetit (I)

ANALIZË FATOS TARIFA

Orjon Shima, piktori i distancuar nga epoka e vet KOMENT

AGRON GJEKMARKAJ

14 SOCIALE

Pagat e referencës, financat projekt për t’i shfuqizuar Ekspertët e politikave fiskale në Ministrinë e Financave kanë pohuar se udhëzimi i vitit 2007 për vënien e pagave referencë,

Varësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik...

Nuk mund të jemi individë të ndërgjegjshëm në qoftë se...

Cefa: Pronat, kthimi fizik i pamundur, ja sa do të zgjasë kompensimi financiar

për efekt të pagesës së kontributeve do të shfuqizohet. Ja arsyet dhe si do të paguhen kontributet në vazhdim FAQE 9

REAGIMI

Tahiri: Analiza e Blushit hap debat për shtresën e varfër dhe të mesme FAQE 2

Nën peshën e dosjeve

Miratohet kërkesa e Myslimanëve, xhamia e re te “Namazgjaja” Tri dilemat për projektin që do të zbatohet. Komuniteti Mysliman, rezerva për projektin e Ramës. Bashkia: Vendimi do të merret mbledhjen e ardhshme

shumë subjekte që nuk ishin subjekte të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Përmes agjencisë aplikohet rregullisht prej shtatë vitesh në mënyrë të suksesshme kompensimi financiar, megjithëse në shifra paksa modeste. FAQE 8

KOMENT / 11 ARJAN VASJARI

Qeverisë nuk i besohen as të vërtetat Që qeverisë mos t’i besojmë të pavërtetat që thotë, jemi në rendin normal të marrëdhënieve me të. Çështja fillon e komplikohet kur na bëhet organike të mos i besojmë as të vërtetave të saj. Kjo, në fakt, është simptoma akute e krizës së besimit që mbërthen një shoqëri me ata që e qeverisin. Kjo është, në fakt, kriza e qeverisë sonë. Për mos ta lodhur shumë arsyetimin, le t’i drejtohemi shembullit të djeshëm lidhur me raportin e kontrollit që Ministria e Drejtësisë ka përpiluar për Prokurorinë e Përgjithshme. Brenda raportit, i cili, së paku, nuk është kundërshtuar për ato që përmban, ka të dhëna që të ngrenë qimet...


2

MAPO

E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

politika

Topi pret Ambasadorin e ri të Kosovës TIRANË Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi i paraqiti dje Presidentit të Republikës, Bamir Topi letrat-kredenciale. Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar ka uruar që “Kosova t’i japë fund statusit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe të plotësojë të gjitha

standardet për një integrim të plotë të të gjitha vendeve të rajonit tonë në gjirin e Bashkimit Europian”. Nga ana e tij, ambasadori i Kosovës vuri në dukje se ndihet i nderuar që është përfaqësuesi diplomatik i shtetit më të ri, demokratik, sovran e të pavarur në

Ballkan. “Përveç Brukselit dhe Uashingtonit, Tirana është mbështetja jonë. Synimi ynë është që të konsolidojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe që Kosova të bëhet pjesë e takimeve dhe nismave rajonale”, - tha ambasadori i Kosovës.

SHBA, Rama takon Riker: Jam i frymëzuar nga takimi, ishte pozitiv Rama pas takimit: “Ishte një takim shumë, shumë pozitiv, me energji shumë pozitive, me shumë çështje për të diskutuar në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore” TIRANË Përmes një buzëqeshjeje në fytyrë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi dje se takimi i tij me Zëvendësndihmës/sekretarin amerikan të Shtetit për Europën, z.Philip Reeker kishte qenë i frytshëm. Rama u shpreh pas takimit se biseda ishte tepër miqësore. Kryetari i opozitës shtoi gjithashtu se në takim u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Ky takim u zhvillua me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Ishte një takim shumë, shumë pozitiv, me energji shumë pozitive, me shumë çështje për të diskutuar në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore. Dhe ishte një tjetër gur i rëndësishëm në murin e miqësisë, të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv për të çuar përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë; që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit; që kanë të bëjnë me rolin e Shqipërisë në rajon; dhe që ka-

Edi Rama gjatë takimit me Robert Aderholt

“Ishte një tjetër gur i rëndësishëm në murin e miqësisë, të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv për të çuar përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë, që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit...”

në të bëjnë në fund të fundit me Shqipërinë që duam si aleate të SHBA-së, por dhe si një vend që duhet të mishërojë vlerat që mishëron aleati ynë më i madh”, - tha Rama. Kryetari i opozitës i është përgjigjur edhe interesimit të medias lidhur me mesazhin që Departamenti i Shtetit i ka përcjellë opozitës shqiptare. “Për këtë duhet të pyesni Departamentin e Shtetit. Por unë mund t’ju them se jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim”, - u përgjigj shkurt Rama. Më pas axhenda e kryetarit Rama ka vijuar me takime në Kongresin Amerikan, siç shkruan vetë lideri i opozitës në faqen zyrtare, “pas një takimi të shkëlqyer në Departamentin e Shtetit”. “Një takim special me yllin e futbollit amerikan, kongresmenin Heath Shuler, ku folëm për programin tonë të sportit në shkollë...Me kongresmenin Meeks folëm për Shqipërinë si aleat i palëkundur i SHBA-së dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonë...Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engëll e Peters, ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithësisht...Takimi i fundit për këtë herë me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë”, - shkruan Rama në faqen e tij personale në ‘Twitter’ rreth takimeve të tjera në Kongresin Amerikan.

Çmimi, Meta njeriu i vitit 2010 për politikën e jashtme TIRANË Kryetari i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Ilir Meta u vlerësua dje në Slloveni me çmimin ndërkombëtar si “Personaliteti më pozitiv për politikën e jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES, me qendër në Lubjanë. Gjatë ceremonisë me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Lubjanë, Metës iu dorëzua çmimi nga Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë, njëkohësisht President Nderi i këtij instituti. “Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Instituti vlerësoi vizionin e z.Meta në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në

Instituti vlerësoi vizionin e z.Meta në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar”

rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar”, - thuhet në njoftimin për shtyp të LSI-së. Nga ana e tij, Meta u shpreh se e ardhmja e vendeve te rajonit është në BE. “Nuk kemi nevojë as për nacionalizëm, as për kufij dhe as për urrejtje. Neve na duhet më tepër dashuri, më tepër shkëmbime njerëzore dhe ekonomike për të krijuar një rajon të integruar me një të ardhme të sigurt në Europë”, - tha ai.

Tahiri: Analiza e Blushit hap debat të shëndetshëm Kryetari i PS-së për Tiranën, tha dje në “Pesë pyetje nga Babaramo”, se sa i takon platformës së Partisë Socialiste për taksën progresive ajo do të jetë mbi të ardhurat personale, e cila parashikon se kush paguhet pak të taksohet më pak se një biznes, i cili e shfrytëzon shtetin më shumë. “Taksa progresive nuk është të heqësh taksa, por të paguash me shkallën e pagës, sistemi i taksës së sheshtë nuk është i ndershëm, por sistem hajdut në kurriz të atyre që fitojnë pak ose aspak. Ata që fitojnë shumë mbrohen nga ky sistem”,deklaroi Tahiri. Duke iu referuar analizës së deputeti Ben Blushi, Tahiri theksoi se ai ka hapur një debat të shëndetshëm, sa i takon rrugës që duhet ndjekur për të bërë shtresën e varfër shtresë të mesme. “Blushi ka hapur një debat të shëndetshëm dhe të domosdoshme, sepse deri tani Saliut po i jepet luksi të dalë ideologjikisht i djathtë. Një nëpunës administrate që ka një rrogë

x nuk e shfrytëzon shtetin siç e bën një biznes, ndaj nuk ka pse të mbajë shtetin njëlloj si biznesi”,- u shpreh Tahiri. Pyetur se nëse koalicioni i majtë ka përçarje pas deklaratave të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, deputeti socialist u shpreh se koalicioni majtë është funksional për të shkuar dhe fituar në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa pyetjes nëse do të bëjë koalicione me partinë e Topit apo AK të Spahiut, Tahiri tha: “PS e ka lënë derën hapur për cilindo që nuk gjendet në mazhorancë, që nuk e gjen veten të përfaqësuar nga kjo qeverisje e ky pushtet, se nuk e them dot mazhorancë. Koalicion është ky, vijon të mbetet po ky, ka keqinterpretim për deklaratat e Dules. Zoti Topi ka axhendën e vet, Spahiu ka axhendën e vet, ata kanë axhendën e tyre, ne kemi axhendën tonë. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është të ngremë piedestalin e vlerave tona, të përfaqësohemi denjësisht në zgjedhje.” .


E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

3

12 rekomandimet për Shqipërinë, Sanino në Tiranë TIRANË Ndërsa Bashkimi Europian po thekson domosdoshmërinë e plotësimit të 12 rekomandimeve që i duhen Shqipërisë për integrimin në BE, në Tiranë pritet që të mbërrijë për herë të tretë Stefano Sannino, Drejtori i Përgjithshëm për

Zgjerimin në Komisionin Europian. Qëllimi kryesor i vizitës së tij lidhet pikërisht me realizimin e 12 pikave të kërkuara nga BE, si dhe situata aktuale politike në vend. Ndërkohë, përfundoi vizitën e tij në Tiranë drejtori për Zgjerimin e Ballkanit

Perëndimor, Pierre Mirel, i cili mori pjesë në mbledhjen e tretë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Ky i fundit është shprehur se duhet dialog konstruktiv mes palëve, me qëllim realizimin e reformave të kërkuara.

Bregu: Imuniteti të jetë kusht për integrimin TIRANË Në përfundim të takimit të tretë të Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit, Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive nga Komisioni Europian. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Pierre Mirel vlerësoi ecurinë pozitive të Shqipërisë në disa drejtime. Por në të njëjtën kohë ai theksoi edhe nevojën e arritjeve konkrete në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, heqja e imunitetit është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të përparimit drejt BE-së. “Heqja e imuniteteve do të ishte me rëndësi, duhet gjetur një balancim. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh kujt t’i japësh llogari. Sigurisht ekziston një balancë midis të qenit të pa-

varur nga një anë dhe llogaridhënies nga ana tjetër”, - u shpreh Mirel, një çështje kjo që u prek më përpara nga vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Kjo e fundit kërkoi që heqja e imunitetit të konsiderohet nga BE-ja si kusht për integrimin e vendit. “Lidhur me imunitetin, pala shqiptare e ka një çështje të rëndësishme. Ftoj palën europiane që heqja e imunitetit të vendosët si kusht për integrimin në BE. Mazhoranca ka ofruar mundësitë e saj, le të jetë ky një kusht edhe për opozitën. Qeveria shqiptare ka angazhim maksimal për të votuar heqjen e imunitetit”, - shtoi ajo. Ndërkohë, Pierre Mirel vlerësoi punën e deritanishme të komisionit parlamentar për

reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për rregulloren e Parlamentit dhe sinjalet e mira që vijnë sa i përket një dialogu konstruktiv që po vazhdon në vend dhe miratimin e disa ligjeve që kërkonin 3/5 e votave në parlament.

Berisha në Hungari: Për bllokimin Rama u penalizua me votë Në ditën e dytë të vizitës së tij në Hungari, Berisha zhvilloi një sërë takimesh që kishin si qëllim jo vetëm thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe zhvillimet politike

Kryetari i Parlamentit, Kover, duke u ndalur në situatën politike në vendin tonë, theksoi se shpresonte që opozita në Shqipëri të mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit, por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

TIRANË Gjatë qëndrimit të tij në Hungari, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare kryeministri Sali Berisha zhvilloi takim me Presidentin e Hungarisë, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e Bashkisë së Budapestit, si dhe me përfaqësues të diasporës e miq të Shqipërisë atje, në një aktivitet të organizuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë. Në qendër të këtyre takimeve ka qenë jo vetëm bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe zhvillimet politike në Shqipëri. Në takimin me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, kryeministri Berisha ritheksoi vullnetin e qeverisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu ai nënvizoi se “në këtë kontekst, si dhe pasi pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjitha standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërë-

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

sisht të bazuar në meritë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë. Nga ana e tij, (po sipas Kryeministrisë), kryetari i Parlamentit Kover, duke u ndalur në situatën politike në vendin tonë theksoi se shpresonte që opozita në Shqipëri të mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit, por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria, si ai i integrimit në BE. Po dje kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Presidentin e Hungarisë, Pal Schmitt. Gjatë takimit, Berisha tha se Shqipëria ofron mundësi në fushën e prodhimit të energjisë hidrike e energji të tjera të rinovueshme, në sektorin minerar etj...Gjatë vizitës së tij në Hungari, kryeministri Berisha u takua

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale) - Urologji

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

edhe me kryetarin e Bashkisë së Budapestit, Istvan Tarlosh. Ky i fundit e informoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e vendosur me Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Lulëzim Basha, duke u shprehur se pret me kënaqësi që të vizitojë Tiranën për të thelluar më tej bashkëpunimin që ka filluar me dy ngjarje të rëndësishme: vendosjen së shpejti të statujës së Skënderbeut në një shesh të rëndësishëm në Budapest, por edhe me emërtimin e një rruge të Tiranës ‘Janos Hunyad’, në kujtim të heroit të njohur të kombit hungarez, i cili luftoi në të njëjtën periudhe historike me Skënderbeun, për liri dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta të qytetërimit europian. Më pas kryeministri vijoi axhendën e tij me një vizitë në ekspozitën kushtuar marrëdhënieve shqiptarohungareze. Në këtë ekspozitë ishin paraqitur një gamë dokumentesh arkivore të shkëmbimeve diplomatike në periudha të ndryshme mes dy vendeve, si dhe një sërë artikujsh, akademikë, letrarë, apo edhe informativë për sa u përket autorëve shqiptarë dhe hungarezë, të cilët i referoheshin marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy popujve. Po dje Berisha vizitoi edhe Muzeun e Terrorit, i cili i dedikohet krimeve dhe torturave të regjimit fashist dhe atij komunist në Hungari. Ky muze, i vendosur në ish-ndërtesën e policisë sekrete komuniste hungareze, u hap 10 vjet më parë dhe është i pari muze i këtij lloji i hapur në vendet ish-komuniste, duke shërbyer si model për vendet e tjera. Pjesën më të madhe të pavijoneve e zinin viktimat dhe persekucioni i periudhës së terrorit shtetëror komunist. Në takimin me drejtues të Muzeut, si dhe me kryetarin e Bashkisë, kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e paçmuar që muze të tillë kanë për historinë dhe kujtesën e një kombi.


4

MAPO

E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

politika

Shtyhet votimi në seancë i të përndjekurve Shtyhet votimi në seancë plenare i ndryshimeve të bëra në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, i cili bën të mundur trajtimin financiar brenda një viti të të gjithë të dënuarve për shkaqe politike që kanë mbushur moshën 70 vjeç për femrat dhe 75 vjeç për burrat. Kështu, ndryshe nga sa ishte programuar në rendin e ditës së seancës së sotme të botuar edhe në faqen zyrtare në internet, ky projektligj nuk do të diskutohet sot. Kjo pasi gjatë pasdites së djeshme Kuvendi e ka hequr nga rendi i

ditës. Burime pranë Kuvendit të kontaktuara nga gazeta kanë bërë të ditur arsyeja e shtyrjes së votimit të këtij projektligji është koha prej 48 orësh që duhet të mbushë një nismë ligjore nga momenti i miratimit të tij në komision deri në seancën plenare. Por ajo që përbën shkakun e vërtetë të kësaj shtyrjeje duket se ka të bëjë me një gjë tepër të rëndësishme, siç është fatura financiare. Ulja e moshës minimale nga 85 që kishte propozuar qeveria në 70 dhe 75 vjeç, ka sjellë si pasojë rritjen e numrit të personave që

duhen trajtuar në mënyrë të veçantë pra brenda një viti, duke rritur në të njëjtën kohë me shifra të pallogaritshme edhe faturën financiare që duhet të përballojë ky buxheti i shtetit në këtë vit. Ndërkohë burime nga Ministria e Financave nuk kanë dashur ta besojnë një vendim të tillë të komisionit të Ligjeve, duke e konsideruar atë si një gabim, megjithëse kjo ministri përfaqësohej në mbledhjen e djeshme të komisionit të Ligjeve nga një përfaqësues, i cili nuk shprehu rezerva në këtë drejtim.

Ndryshon ligji, të përndjekurit mbi 70 vjeç dëmshpërblim brenda vitit Përfitojnë dhe të pushkatuarit para ’44. Qeveria kundërshton ndryshimet e bëra dje në komisionin e Ligjeve, për shkak të rritjes së madhe të faturës financiare Fejzi Braushi

Komisioni i Ligjeve ka bërë një hap të madh përpara dje duke miratuar kundër vullnetit të ekzekutivit, zgjerimin e grupit të ish-të përndjekurve politikë që do të dëmshpërblehen financiarisht brenda një viti. Deputetët kanë votuar pro uljes së moshës me 70 vjeç për femrat dhe 75 vjeç për burrat, nga 85 vjeç që parashikonte ligji i qeverisë për dëmshpërblimin brenda një viti. Pikë tjetër e rëndësishme që u miratua dje ishte dhe fitimi i së drejtës për trajtimin me dëmshpërblim edhe të personave të vrarë apo ekzekutuar në periudhën para çlirimit, që nga 25 tetori 1944. Një ndryshim ky që ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës, e cila nuk ka ngurruar të shprehë dyshime se në këtë mënyrë po i krijohej mundësia e shpërblimit të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe të vrarë në një kohë kur komunistët nuk kishin ardhur në pushtet. Megjithatë duhet theksuar se këto ndryshime që u bënë dje në komision gjetën kundërshtimin e përfaqësueses së ekzekutivit, zv/ministres Brikena Kasmi, e cila ka theksuar se ky ndryshim sjell një faturë financiare të paparashikuar në buxhet. Debatet

Ka qenë një propozim i deputetëve socialistë, Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino, ai për të ulur moshën minimale të personave që përfitojnë dëmshpërblim brenda një viti nga 85 vjeç që parashikonte projektligji i paraqitur nga qeveria, në 70 vjeç për gratë dhe 75 për burrat. Propozim ky që ka gjetur mbështetje edhe nga deputetë të mazhorancës. Kështu i pari që ka marrë guximin të mbështesë një propozim të tillë ka qenë deputeti Fatos Hoxha, i cili e ka quajtur krejt normale që të bëhet një ulje e moshës në këto nivele duke bërë përshkallëzimin midis burrave dhe grave. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputeti tjetër demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ndër të tjera ka bërë dhe vetë një sërë propozimesh të tjera që prekin jo pak thelbin e ligjit, siç ishte rasti i përfshirjes së kategorive të atyre personave që kanë vuajtur në kampe me tela me gjemba apo dhe të pushkatuarve pa gjyq. “Unë jam dakord në këtë rast me propozimin e zotit Xhafaj, që të mbështesim propozimin e zotit Hoxha që moshën 85 vjeç ta vendosim 75 për burrat dhe 70 për gratë. Kjo nuk është ndonjë sforco e madhe financiare për qeverinë në këtë rast. Është më se e mund-

shme që për këtë lloj kategorie dy këste të jenë më se të përtypshme për t’u përballuar nga qeveria shqiptare”, - tha ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Por socialistët ndërsa janë shprehur dakord për uljen e moshës, kanë qenë kategorikisht kundra hapjes së kufirit kohor përtej datës së ardhjes së komunistëve në pushtet. Kjo pasi sipas tyre, në këtë mënyrë krijohet mundësia e dëmshpërblimit të bashkëpunëtorëve të pushtuesve. “Jam i rezervuar të pranoj për faktin që në këtë hapje të periudhës së padrejtë dhe të paligjshme të mund të mos përfitojnë dhe individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Për mua është e papranueshme që ky Kuvend t’i japë dritën jeshile një mundësie të tillë”, - tha Xhafaj. E pas edhe debateve të tjera më të nxehta, ku nuk kanë munguar as akuzat mes deputetëve, komisioni ka kaluar proces votimi. Votimi

Kështu, me 3 votat abstenim të përfaqësuesve të opozitës dhe me të gjitha votat pro të deputetëve të mazhorancës, komisioni i Ligjeve ka miratuar dje në tërësi nismën e paraqitur nga qeveria për disa ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, por duke bërë disa amendamente të rëndësishme që prekin thelbin e tij. Kështu sipas këtij drafti të miratuar, të gjithë ata persona që kanë vuajtur dënime politike në burgjet e komunizmit dhe që sot gjenden në moshën 70 vjeç për gratë dhe 75 për burrat, do mund të dëmshpërblehen brenda një viti me dy këste. Nga ana tjetër, në kategorinë e atyre që do trajtohen nga ligji hyjnë dhe ata që kanë vuajtur dënimet në kampe me tela me gjemba, si dhe të dënuarit pa gjyq. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe ai që përfshin në kategorinë e personave që u lind e drejta të përfitojnë dëmshpërblim për të afërmit e tyre që janë ekzekutuar që nga data 25 tetor 1944, pra krime që janë bërë para se të vinin komunistët në pushtet në vend dhe para se të çlirohej Shqipëria. Ndërkohë që të gjitha aplikimet për të përfituar nga ky ndryshim për të gjithë të përndjekurit që gjenden mbi këto nivele moshe do të pranohen deri në 30 qershor 2012. Me këto ndryshime tashmë rritet numri i personave që përfitojnë dëmshpërblim të menjëhershëm, duke rritur kështu dhe faturën financiare të këtij procesi për vitin që jemi. Kjo ka bërë që qeveria të mos jetë dakord, duke shprehur kundërshtimin e saj se ndryshimet në fjalë dalin jashtë parashikimeve të buxhetit. Ndërkohë që opozita ka abstenuar duke shpjeguar se ky qëndrim erdhi si pasojë e refuzimit në fillim të seancës të kërkesës për të dëgjuar grupet e interesit, si dhe për shkak të hapjes së kufirit të kohës përtej datës së ardhjes së komunistëve në pushtet.

Komisioni i Ligjeve

Debati mes deputetëve për të përndjekurit Fatmir Xhafaj: Nuk ka arsye të humbasim qetësinë në një normalitet pune. Në ligj thuhet se përfitojnë ata që janë dënuar nga data 25.10.1944. Duhet mbajtur parasysh fakti se regjimi komunist është vendosur në 28.11.1944. Brikena Kasmi: 25 tetori ka të bëjë me vendosjen në funksion të qeverisë së Beratit. I njëjti propozim dhe nga shoqata antikomuniste e të përndjekurve demokratë të Shqipërisë. Fatos Hoxha: Unë do i mëshoj shqetësimit që ngritën dhe parafolësit. Në bindjen time personale, mosha 85 vjeç është shumë e lartë. Ndoshta për mua, duke i ndarë edhe në gjini për meshkujt mund të ishte 70 dhe për femrat 60, që e kanë vuajtur atë regjim. Dashnor Sula: Duke pasur parasysh ndryshimet që u bënë në ligjin e 2009, pati një debat për personat e ekzekutuar pa gjyq. Dhe në dijeninë time kjo u rregullua me një VKM në tetor të vitit 2010. Unë doja të dija nëse mund ta parashikonim këtu në ligj, sepse megjithëse ka dalë ajo VKM që është akoma e pabotuar në fletoren zyrtare, çka do të thotë që nuk është realizuar dhe këta persona nuk kanë përfituar. Pse nuk është zbardhur kjo VKM dhe pse nuk është zbatuar? Dhe pyetja e dytë unë e kisha për nenin 8 që thotë që brenda datës 30 04 2012 të paraqiten të gjitha kërkesat. Mos është një periudhë shumë e shkurtër? Brikena Kasmi: Ky është vendim dhe ne kemi kopje të botuar që në 2010 në fletoren zyrtare. Së dyti, edhe unë në fjalën time e përmenda 30 qershorin e 2012 për të paraqitur kërkesat. Ermonela Felaj: Ju thatë që është një kategori e të dënuarve politikë mbi 85 vjeç. A keni ju një listë të këtyre njerëzve. Keni ardhur sot me një ndryshim të kohës së përfitimit, e cila më parë fillonte më 30 nëntor 1944 dhe tani datimi është pak më i hershëm 25 tetor 1944. A paraprihet kjo nga ndonjë rrethanë historike ky ndryshim? Sa ish-të dënuar kanë marrë njoftime negative dhe që i përkasin pikërisht kësaj periudhe nga 25 tetori deri në 30 nëntor 1944? Brikena Kasmi: Në lidhje me listën e personave përfitues, ne thamë që po ka një listë dhe mund tua vëmë në dispozicion menjëherë. Për sa i përket afatit 25 tetor, e lidhëm atë me funksionimin e qeverisë së Beratit dhe e lidhëm me shkresën e ardhur nga shoqata e ish-të dënuarve. Në lidhje me kërkesat e kësaj periudhe, ne thamë që nga 20 589 kërkesa të ardhura gjithsej në Ministrinë e Drejtësisë ka përfunduar trajtimi për një kategori prej 11 mijë ish-të dënuarish politikë. Dhe kontingjenti tjetër ka të bëjë me disa nga shtesat, disa janë jashtë afatit. Fatmir Xhafaj: Jam i rezervuar të pranoj që askush nuk ktheu një përgjigje të qartë të faktit që në këtë hapje të periudhës së padrejtë dhe të paligjshme të mund të mos përfitojnë dhe individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Për mua është e papranueshme që ky Kuvend t’i japi dritën jeshile një mundësie të tillë. Çështja e moshës, mua më duket se është absurde që të vendosësh si kufi minimal për t’i dhënë përparësi moshës 85 vjeç. M’u duk shumë i mirë propozimi për të bërë 70 vjeç gratë dhe 75 vjeç burrat. Unë do t’i propozoja komisionit që ta ndryshonin moshën në këta kufij ndarës. Nuk kam qëllim për ta politizuar. Felaj: Të bëhet transparente lista e periudhës 25 tetor 1944

deri në 30 dhjetor 1944, sepse në këtë periudhë mund të jenë dënuar dhe ish bashkëpunëtorë të fashizmit. Krimet e luftës nuk parashkruhen ndonjëherë. Alibeaj: Zoti Hoxha gjeti dhe një moment historik se në 25 tetor u krijuar qeveria e parë komuniste dhe ditën tjetër nisën dhe pushkatimet në vend. Në qoftë se ka ndonjë merak për përfitimet e padrejta të kolaboracionistëve, nuk ka asnjë lloj problemi që ne ta fusim në ligj. Unë besoj se ky ligj ka sjellë ose është lëvizja ligjore dhe financiare më e madhe e këtyre viteve. Ajo çfarë ishin dy kategoritë që janë për mua ende nuk e kanë gjetur mbështetjen e fortë financiare për shkak të teknaliteteve të ligjit janë të internuarit në tela me gjemba dhe të pushkatuarit pa gjyq. Ndaj ta rregullojmë në këtë projektligj. Unë jam dakord në këtë rast me propozimin e zotit Xhafaj që të mbështesim propozimin e zotit Hoxha që moshën 85 vjeç ta vendosim 75 për burrat dhe 70 për gratë. Kjo nuk është ndonjë sforco e madhe financiare për qeverinë në këtë rast. Është më se e mundshme për këtë lloj kategorie, dy këste të jenë më se të përtypshme për t’u përballuar nga qeveria shqiptare. Strazimiri: Respektoj shumë kërkesën e kolegëve për uljen e moshës. Nuk mendoj se ka shpëtuar ndonjë kolaboracionist pa u ndëshkuar, pasi i vratë ata dhe dolët dhe deri tek ata që s’kishin lidhje fare me politikën. Shqetësimi juaj është se mos ka shpëtuar ndonjë kolaboracionist. Nuk ju ka shpëtuar njeri. Tahiri: Kujt po i drejtohesh se keni vrarë? Strazimiri: Po dhe me ty e kam, a je sekretar i parë i Tiranës ti? Tahiri: Unë kam vrarë? Po e kthen në politike. Strazimiri: Në dosjen personale të çdo persekutuari politik ekziston gjyqtari që e ka dënuar, prokurori që ka mbrojtur akuzën, hetuesi që ka bërë hetimin. Ata janë përgjegjës për këtë dëm të shkaktuar sot. Kam përshtypjen se nëse sot dëmtuesit i përfshinim në këtë skemë të dëmshpërblimit, puna mbaron brenda ditës për të 20 mijë vetët.   Xhafaj: Fusim dhe Saliun si sekretar partie. Strazimiri: Jo të fusim ty si sekretar i parë rinisë. Të fillojmë tek ata. Strazimiri: Amendament po e bëj. Xhafaj: Po bëje. Alibeaj: Unë jam në mbështetje të propozimit të zotit Hoxha. 75 për burrat dhe 70 për gratë. Rusmali: Të hedhin në votim amendamentit e zotit Hoxha dhe që mbështetet nga zoti Fino dhe Alibeaj. 10 pro, kundër nuk ka, abstenime nuk ka. Kasmi: Unë e kuptoj që u hodh në votim kjo, por kjo nuk është vetëm çështje votimi. E para ky komision ka miratuar një herë buxhetin vjetor dhe aty janë parashikuar shifrat konkrete. Në rast se ne diskutojmë ndryshime të kostos financiare jemi në kundërshtim me teknikën legjislative. Gjithmonë ligjet shoqërohen me një kosto financiare të qartë. Qeveria ka ardhur me një kosto financiare. Nëse ne do të hapim dhe një herë kategorinë do duhet të aplikojë dhe një herë ndryshimin në buxhetin vjetor të miratuar një herë. Rusmali: Ka mekanizma proceduralë rregullorja që trajton çështjen e faturës financiare.


EEMËRKURË, MARS MARTË, E PREMTE, 13 21 SHTATOR 27 MAJ 2012 2011 WWW.MAPO.ALA WWW.MAPO.AL

Vazhdon përplasja mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për raportin e inspektimit, që ka kapur me shkelje 72 prokurorë

MAPO

5 19

kronikë

Prokurorët kundër raportit të Halimit: Sulm ndaj nesh, u shkel ndarja e pushteteve Prokurorët hedhin poshtë raportin e ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, duke e cilësuar atë tendencioz dhe me synimin për të denigruar organin e akuzës. “Rastet e inspektuara, vetëm 2.4% e çështjeve” Leonard Bakillari Tiranë Shoqata Kombëtare e Prokurorëve hodhi poshtë dje rezultatet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë, duke i konsideruar këto të dhëna si vazhdimin e sulmit që ky institucion ka nisur ndaj trupës së prokurorëve. Në një deklaratë për mediat shoqata e prokurorëve i cilëson të pavërteta konkluzionet e raportit, i cili përveçse nuk pasqyron situatën reale, konfirmon shkeljen e ligjit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Duke u ndalur në dy argumente kryesore, prokurorët thonë se çështjet e inspektuara kanë një raport gati të papërfillshëm me numrin total të çështjeve të trajtuara nga organi i akuzës. Por përveçse nuk pasqyron realitetin, sipas shoqatës së prokurorëve, inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë janë në kapërcim të ligjit dhe veçanërisht në shkelje të Kushtetutës, ku sank-

sionohet qartë ndarja e pushteteve. Shkeljet e pretenduara nga ministria, sipas prokurorëve janë të pavërteta dhe tendencioze, duke synuar kështu denigrimin e figurës së prokurorit dhe institucionit të akuzës. “Dëshirojmë të theksojmë që në fillim se shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtësisë nuk qëndrojnë. Ato janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore”- deklaroi dje Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë. Në vijim të deklaratës, prokurorët kanë bërë edhe një interpretim të shifrave që paraqiten në raportin e Ministrisë së Drejtësisë, duke i krahasuar ato me të dhënat e plota mbi punën e të gjitha prokurorive, përfshi edhe ato institucione që nuk kanë qenë pjesë e inspektimit. Duke u ndalur në vitin që lamë pas, prokurorët thonë se ministria ka ushtruar kontroll vetëm mbi 653 procedime penale, shifër kjo që është e barabartë me 2.4 për qind të volumit total të punës së të gjitha prokurorive gjatë vitit 2011. “Për vitin 2011 organi i prokurorisë, në rang republike, ka përfunduar 27 472 çështje, nga të cilat 19 684 procedime dhe 7 788 mosfillime procedimi. Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll vetëm për 653 proced-

ime penale dhe mosfillime, të cilat zënë rreth 2,4% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara”- thuhet në deklaratë. Për të dalë në konkluzionin se rezultatet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë nuk pasqyrojnë realitetin, shoqata e prokurorëve bën një analizë të shifrave që raportohen si shkelje nga Ministria e Drejtësisë. Sipas tyre, nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë, ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara. “Pra, në raport me numrin e përgjithshëm të çështjeve të përfunduara gjatë vitit 2011, ato të pretenduara me shkelje, sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, zënë vetëm 0,28% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara. Vetëm po t’u referohemi shifrave të mësipërme, del se konkluzionet e Ministrisë së Drejtësisë nuk i përgjigjen realitetit dhe janë jo objektive”- thanë prokurorët. Më tej, ata marrin në shqyrtim shkeljet e pretenduara, të cilat, edhe nëse qëndrojnë, absolutisht nuk kanë ndikuar në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, pasi janë thjesht shkelje të karakterit formal. “Nga një shqyrtim profesional i përmbajtjes së raportit të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se shumica e shkeljeve të pretenduara nuk qëndro-

jnë. Madje, edhe ato që qëndrojnë, në shumicën e rasteve janë të karakterit formal dhe nuk kanë ndikuar në mënyrën e zg jidhjes lig jore të çështjeve. Për rrjedhojë, rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon marrjen e masave disiplinore për 59 prokurorë, duke pretenduar se kanë kryer shkelje në 77 procedime, shkelje të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve nuk qëndrojnë, janë absurde dhe të papranueshme”- shprehet shoqata e prokurorëve. Një tjetër aspekt i rëndësishëm, që sipas prokurorëve duhet trajtuar me vëmendje në këtë raport, është edhe ligjshmëria e kontrollit të ekzekutivit mbi organin e prokurorisë. “Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, duke nxjerrë përfundime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve, çka del jashtë objektit të kontrollit të përcaktuar në nenin 56 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.  Sipas Kushtetutës dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv”- përfundon deklarata e shoqatës së prokurorëve.

Atentati i shefit të sigurisë së burgut shkon te Krimet e Rënda Hetimet e deritanishme japin të dhëna për një atentat të porositur nga burgu i FushëKrujës ndaj Albert Kryemadhit. Çështja klasifikohet për shkak të detyrës Tiranë Atentati ndaj shefit të regjimit të Sigurisë në burgun e Fushë-Krujës, Albert Kryemadhi, është konsideruar si vrasje e mbetur në tentativë për shkak të detyrës, e cila dyshohet se është porositur nga burgu ku punonte i plagosuri. Për këtë arsye, dosja hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e

cila po heton ngjarjen për veprën penale “vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë’. Sipas burimeve, mësohet se në burgun e Fushë-Krujës që prej dy ditësh janë nisur 6 oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po marrin në pyetje rreth 30 të burgosur për dijeni të mundshme për ngjarjen e ndodhur pasditen e 15 marsit. Më herët, hetuesit kanë marrë edhe dëshminë e të plagosurit, i cili ka deklaruar se përveç motiveve që mund të lidheshin me detyrën, nuk shikonte të tjera arsye për ngjarjen e ndodhur në Tiranën e Re pasditen e 15 marsit. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se i plagosuri nuk ka pasur ndonjë problem kohët e fundit

me ndonjë nga të burgosurit në Fushë-Krujë. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se atentati ka qenë i mirëmenduar dhe se atentatorët mund të kenë survejuar lëvizjet e shefit të sigurisë së burgut, përpara atentatit. Duke qenë se të dyshuarit kanë ndjekur furgonin që transportonte punonjësit e burgut të Fushë-Krujës dhe qëlluan ndaj tij pak çaste pasi kishte zbritur nga automjeti i burgjeve, sipas hetuesve, dyshohet se është atentat i porositur nga burgu. Nga hetimet e deritanishme nuk është bërë i mundur zbulimi i ndonjë piste konkrete, por pyetja e të burgosurve që ndodhen në burgun ku punonte i plagosuri vazhdon. Albert

Kryemadhi u plagos 6 ditë më parë fare pranë banesës së tij në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Fatmirësisht në vendin e ngjarjes ndodhej një ambulancë, e cila transportoi 48-vjeçarin drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku qëndron nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normalizuar, por, sipas mjekëve, i plagosuri ka ende nevojë për terapi dhe mjekim. Albert Kryemadhi njihet si një njeri pa probleme dhe konflikte personale, ndërsa të dhënat që ka mbledhur deri tani grupi hetimor flasin edhe për një qëndrim korrekt në detyrë që prej vitit 2004, kohë kur ai ka nisur punën si oficer në burgje. L.Bakillari

REAGIMI

Ministria e Drejtësisë: Inspektimet në përputhje me Kushtetutën

“Të jesh i pavarur, nuk do të thotë të mos japësh llogari dhe procesi i llogaridhënies është proces vital për shtetin e së drejtës”. Kështu i është kundërpërgjigjur deklaratës së shoqatës së prokurorëve Ministria e Drejtësisë gjatë ditës së djeshme. Përmes njoftimit për median, ky dikaster mbron qëndrimin se inspektimet kanë qenë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe se faktet e raportit të dorëzuar në Kuvend janë të verifikuara. “Hartimi i raportit vjetor periodik të ministrit të Drejtësisë drejtuar Kuvendit përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren të zhvilluara nga Ministria e Drejtësisë përgjatë një viti. Çdo fakt i paraqitur në të dhe çdo konkluzion i nxjerrë bazuar në faktet e paraqitura gjen mbështetje në inspektimet e veçanta të zhvilluara. Çdo konkluzion i nxjerrë përmban arsyetimin ligjor të faktit të konstatuar. Çdo pjesë e këtij raporti i është dërguar në kohë të ndryshme zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Institucionit të Presidentit”, - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë, ku konstatohet edhe se reagimi i Shoqatës së Prokurorëve është nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme. “Ministria e Drejtësisë evidenton se bazuar në rezultatet e inspektimeve, një politikë e padrejtë penale ndaj marrjes së jetës së shtetasve është absolutisht e papranueshme në një shtet ku sundon ligji dhe ku siguria publike duhet të ekzistojë. Një politikë penale e padrejtë jep sinjalin më negativ, sepse sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë agresive sigurinë publike të qytetarëve”, - thuhet më tej në deklaratë. Ministria e Drejtësisë i ka bërë thirrje dje “të gjithë prokurorëve të ndershëm” për një luftë pa kompromis me krimin në çdo formë që shfaqet ai.


6

MAPO

e mërkurë, 21 MARS 2012 www.mapo.al

rrethe

Protesta e kryepleqve të Shalës: 3 muaj të bllokuar Shkodër Kryepleqtë e komunës Shalë

protestojnë para Prefekturës së Shkodrës kundër indiferencës së shtetit ndaj problemeve të shkaktuara nga izolimi i dëborës. “Kjo komunë po paragjykohet politikisht, jetesa është bërë e pamundur dhe askush nuk po merr asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë popullsisë, akoma të bllokuar nga bora dhe

ngricat”, - thanë dje kryepleqtë. Kryetarët e fshatrave të kësaj komune i janë drejtuar Prefekturës së Shkodrës, ku janë ankuar për gjendjen shumë të vështirë në këtë komunë të shkaktuar nga izolimi prej dëborës dhe mbarimi i rezervave ushqimore. Sipas kryepleqve, pavarësisht përmirësimit të kushteve atmosferike, të gjitha fshatrat e kësaj komune janë

të bllokuar njëri me tjetrin, duke vështirësuar edhe më shumë jetesën e banorëve të kësaj zone. Gjovalin Troja, sekretar i Këshillit të Komunës shprehet se «shteti nuk ka marrë asnjë masë. Një fadromë ka shkuar deri tek mali i Shoshit, atje thonë është bllokuar se nuk ka naftë, apo nuk mundet me ecë më tej. Njerëzit D.Kolaj kanë tre muaj të bllokuar”.

Vrasja e Gjikës, policia e Fierit heton konfliktet në Greqi e Itali Hetimet për vrasjen e 36-vjeçarit që banonte me qira në Fier, janë fokusuar në aktivitetin e tij në Shqipëri dhe gjatë kohës që ishte në emigracion. Shpallen në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të ekzekutimit Policia e Fierit ka identifikuar dy persona për vrasjen e 36-vjeçarit Dhimitër Gjika, mbrëmjen e së hënës në lagjen “29 Nëntori” të qytetit. 24 orë pas krimit, policia lokale tha se ka shpallur në kërkim dy persona për vrasjen, emrat e të cilëve janë dhënë me inicialet K.K dhe D.K për shkak të hetimeve që po kryhen. Njoftimi për shtyp i policisë së Fierit nuk ka zbardhur motivet e vrasjes së Gjikës, i cili jetonte prej kohësh me qira në Fier. Ndërkohë, policia ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe aksionin për kapjen e tyre dhe vendosjen përballë drejtësisë. Burime të rezervuara bëjnë me dije se hetimet janë fokusuar tek e kaluara e viktimës dhe precedentët që ai ka pasur. Dhimitër Gjika ekzistonte si banues në Tiranë, ndërsa prej disa vitesh jetonte në qytetin e Fierit. Madje, ai rezulton të jetë i martuar dhe më pas i divorcuar me një vajzë banuese në këtë qytet. Burime jozyrtare nga policia kanë pohuar se viktima është shtetas me precedentë penalë, i skeduar nga organet e drejtësisë shqiptare. Ai ka qenë i penalizuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”. Hetimet janë fokusuar tek aktiviteti që Gjika kryente në qytetin e Fierit, ku ishte vendosur pas kthimit nga emigracioni në disa vende të Europës. “Policia po punon për të zbardhur veprimtarinë e tij si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në disa shtete ku ai ka qenë emigrant,sidomos në Itali, Greqi dhe Angli”, - tha një burim i policisë

Komisariati i Policisë në Fier

për MAPO-n. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Gjika është tërhequr vetëm pasditen e djeshme nga familjarë të tij të kthyer nga emigracioni dhe është nisur drejt Sarandës, ku edhe do të kryhet ceremonia mortore. Gjatë ditës së djeshme, policia e Fierit ka marrë në pyetje banorë të zonës që ndodhet rreth pallatit 15katësh në lagjen “29 Nëntori” të Fierit, ku edhe ndodhi vrasja. Sipas tyre, të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa më pas është dëgjuar një zhurmë makine që është nisur me shpejtësi në drejtim të daljes së rrugicës që të nxjerr nga vendi i ngjarjes në drejtim të shkollës artistike të qytetit. “Dolëm për të parë ç’kishte ndodhur, kur pamë trupin e pajetë përtokë”, - kanë thënë për policinë banorët e lagjes. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se pak minuta para se të vritej, Dhimitër Gjika kishte parkuar makinën dhe ishte nisur në drejtim të një lokali. Pas të shtënave, trupi i tij ka mbetur mes rrugës dhe trotuarit. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja që i përkisnin armës pistoletë. Ai është goditur me katër plumba në trup,

kraharor dhe kokë. Qitja është bërë nga një distancë e afërt dhe kjo do të thotë, sipas specialistëve të anti-

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Gjika është tërhequr vetëm pasditen e djeshme nga familjarë të tij të kthyer nga emigracioni dhe është nisur drejt Sarandës, ku edhe do të kryhet ceremonia mortore

pranga 6 persona dhe kanë shpallur në kërkim katër të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me shitje të lëndëve narkotike. Operacioni “Tabakane 2” u realizua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku është bërë i mundur ndalimi i të implikuarëve. Sipas policisë së Elbasanit, janë ndaluar Kostandin Piku, i njohur me nofkën “Koçi” 56 vjeç, me banim në lagjen “Çlirimi”, Arben Hysa, i njohur me nofkën “Ben Binjaku”, 43 vjeç, me banim në lagjen “28 Nëntori”, i dënuar më parë për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, Altin Çaka 29 vjeç, i njohur me nofkën “Bobili”, me banim në lagjen “Qemal Stafa”, Emiljano Ramazani 32 vjeç, i njohur me nofkën “Rrahmani”, me banim në lagjen “Sul Paprri”, i dënuar më parë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, Petrit Bekteshi 43 vjeç, me banim

në lagjen ‘Haxhias’, Ilir Rrapi 37 vjeç, i njohur me nofkën “Lili i Shajes”, me banim në lagjen “Qemal Stafa”. Sipas deklaratës së drejtorit të Policisë së Qarkut, Emri Vata, ndalimi i tyre është bërë në bazë të një urdhër arresti të nxjerrë nga Prokuroria e Elbasanit pas një hetimi intensiv disamujor.“Shtetasit e mësipërm dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me shtetasin Eduart Muzhaqi, i arrestuar më 27 tetor 2011, kanë konsumuar veprën penale të ‘prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë”, - tha drejtori i policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 8 telefona celularë. Çështja është nën hetim dhe po punohet për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.

Policia e Korçës ka nisur hetimet për një 27-vjeçar, i cili është kapur me një pasaportë biometrike false. Seksioni kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Korçë ka bërë të mundur arrestimin e Bari Saliut 27 vjeç, banues në fshatin Pulahë në rrethin e Korçës. Shtetasi në fjalë u ndalua sepse gjatë ditës së kaluar u kap në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë duke përdorur një pasaportë biometrike në të cilën gjendej një vulë, që dyshohej se ishte e falsifikuar. I ndaluari është paraqitur me dokumentin e falsifikuar me të cilin do kalonte për në shtetin grek, në një sportel të vendkalimit kufitar në juglindje të vendit. Vetëm gjatë një kontrolli rutinë të dokumentit të tij është konstatuar se pasaporta ka pasur një vulë të falsifikuar. Sipas policisë, mbi 27-vjeçarin Saliu rëndon vepra penale “falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”. Irena Vreto

NJOFTIM PUNËSIMI Projekti i Administrimit dhe menAxhimit të tokës komPonenti A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit Fillestar, fton kandidatë me formim profesional sipas tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë për punësim të përkohshëm.

Goditet grupi i drogës, 6 në pranga dhe 4 në kërkim Elbasan Agjentët e antidrogës kanë çuar në

krimit, se vrasësit kanë pasur njohje me viktimën dhe se objektivi i tyre ka qenë pikërisht vrasja e tij.

Korçë, i riu kapet me pasaportë biometrike false

NR.

Pozicioni

ZRPP

Nr. i Specialistëve

01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11

Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf IT IT

Zyra Qendrore e RPP ZVRPP Tiranë ZVRPP Durrës ZVRPP Shkodër ZVRPP Gjirokastër ZVRPP Fier ZVRPP Elbasan ZVRPP Vlorë ZVRPP Durrës ZVRPP Elbasan TOTALI

6 10 4 2 2 1 2 1 1 1 30

Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve • Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë • Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Dokumentet që duhet të dorëzoni • • •

Një kërkesë me shkrim Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës) Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.


E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

7

Dëshmia e Lazes: Arlind Fuga më çoi në Prokurori Albana Laze, e dënuara për mashtrim me 150 mijë euro, me pretekstin se do të lironte nga burgu Emiljano Shullazin, është personi që ka përmendur miqësinë e tij me Arlind Fugën. Në dëshminë e saj në Prokurori, vite më parë Laze kishte deklaruar se kishte takuar disa herë Fugën, për çështjen e Shullazit dhe se atë

e njihte si mikun e besuar të tij. “Gjatë kohëve të fundit unë kam marrë takime me shtetasin Arlind Fuga, që ishte shoku i Emiljano Shullazit dhe më datë 15 tetor që ishte ditë e hënë, Arlindi më ka thënë se do të shkonim tek zyra e prokurorit dhe aty do të ishte edhe një person tjetër, dhe unë kam rënë dakord. Rreth orës 14:30,

unë jam takuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda me Agimin dhe Feritin, ndërsa Arlindi sa ka qenë aty dhe në momentet që ne kemi hyrë në prokurori, ai është larguar”, - ka thënë asokohe Laze, duke e bërë Arlind Fugën një emër të njohur për policinë, për miqësinë që ai kishte ndër vite me Emiljano Shullazin.

Vendi ku u vra Arlind Fuga, në rrugën “Him Kolli”

Emiljano Shullazi

Arlind Fuga, tregtar i materialeve të gipsit dhe besimtar mysliman, u vra mbrëmë me 5 plumba në rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Dëshmitarja: Pashë nga ballkoni vrasësin të ikte drejt rrugës së Kavajës. Policia: Viktima, mik fëmijërie me Shullazin, dyshime për grupin rival

Drejtorisë së Policisë. Banorë të lagjes thanë dje se ai rrinte shumicën e kohës në dyqanin ku punonte dhe nuk njihej si tip problematik prej fqinjëve të tij. Ishte praktikant i fesë islame dhe pjesën më të madhe të ditës e kalonte në dyqanin ku së bashku me të vëllanë, tregtonin materiale gipsi dhe bojëra. “Ka dy fëmijë dhe punonte gjithë ditën në dyqan me të vëllanë. Është besimtar mysliman shumë i devotshëm e njoh prej vitesh. Jemi rritur në këtë lagje. Nuk di ç’të them. jam shumë i habitur”, - tha një banor i lagjes. Krismat e pistoletës kanë nxjerrë në ballkone banorët e lagjes, të cilët më pas janë informuar për vrasjen e Arlindit. “Sapo dëgjova krismat kam dalë në ballkon. Dukeshin që nuk ishin fishekzjarrët e zakonshëm. Porsa kam dalë, kam parë vetëm siluetën e një trupi të shtrirë pranë bilardos dhe më pas mora vesh se ishte vrarë Arlindi”,- tha dje për MAPOn një tjetër fqinj i tij. Në lagjen e tij, Arlind Fugën e njohin si njeri punëtor dhe të qetë, por hetuesit në Tiranë e kanë të dëgjuar prej kohësh emrin e tij, për shkak të lidhjeve shoqërore me Emiljano Shullazin, një ndër emrat më të

Tiranë, ekzekutohet pas kafesë me të vëllanë miku i Emiljano Shullazit

Habjon Hasani Tiranë Pesë plumba pistolete i kanë marrë jetën një 34-vjeçari në Tiranë, vetëm pak minuta pas kafesë së fundit me të vëllanë. Viktima quhet Arlind Fuga, tregtar materialesh gipsi, por edhe mik fëmijërie me Emiljano Shullazin, një personazh i njohur ky për policinë e kryeqytetit. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë mbrëmë “MAPO”s se Fuga ka mbyllur dyqanin e tij në katin e parë të një pallati në rrugën “Him Kolli” si çdo mbrëmje, rreth orës 19:00. Së bashku me të vëllanë dhe një

mikun e tyre, ata i janë drejtuar një kafeje në lagje, ku kanë qëndruar për 40 minuta. Është çuar i vetëm dhe është drejtuar tek bilardoja ku kalonte pasditet, rreth 30 metra larg lokalit ku ndodhej i vëllai dhe breshëria e plumbave ia ka prerë jetën në mes, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur. Sapo i është afruar derës së bilardos, Arlind Fuga është qëlluar nga cepi i murit nga një person i vetëm, i cili ka zbrazur pesë plumba pistolete mbi të. Policia tha dje se nuk kishte një autor të identifikuar, ndërsa vrasësi është parë për herë të fundit nga një grua e cila ndodhej në ballkon. “E pashë duke ikur me vrap nëpër rrugicat e lagjes, në drejtim të rrugës së Kavajës”, - i ka thënë ajo policisë, pa mundur të japë të dhëna të sakta për identifikimin e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka administruar gëzhojat e gjetura si dhe predhat. Viktima është transportuar pesë minuta pas goditjeve në spital prej vëllait, por ka ndërruar jetë, ende pa mbërritur në duart e mjekëve. Arlind Fuga jetonte që në fëmijëri në rrugën “Him Kolli”, një rrugicë e ndërmjetme mes rrugës “Myslym Shyri” dhe “Rrugës së Kavajës”, shumë pranë

Ishte ndoshta njeriu që Emiljano Shullazi i besonte më shumë nga i gjithë rrethi i tij shoqëror, edhe për arsyen se viktima nuk ka qenë asnjëherë pjesë e krimit. Ne dyshojmë se kjo miqësi mund të ketë lidhje me vrasjen e tij, si një sinjal hakmarrjeje për të arrestuarin Shullazi”

njohur të nëntokës së krimit në kryeqytet, aktualisht në qeli për armëmbajtje pa leje. Ndonëse kanë ndjekur dy rrugë të ndryshme në jetë, Fuga dhe Shullazi duket se kanë ruajtur ndër vite shoqërinë e tyre, ndërsa Fuga njihet si më i besuari ndër miqtë e Shullazit. “Ishin shokë për kokë. Ishte ndoshta njeriu që Emiljano Shullazi i besonte më shumë nga i gjithë rrethi i tij shoqëror, edhe për arsyen se viktima nuk ka qenë asnjëherë pjesë e krimit. Ne dyshojmë se kjo miqësi mund të ketë lidhje me vrasjen e tij, si një sinjal hakmarrjeje për të arrestuarin Shullazi”, - tha dje një burim nga grupi hetimor i çështjes. Emrin e Fugës me Shullazin e ka përmendur edhe një femër e hetuar për mashtrim, e cila ka dëshmuar në polici se Fuga e kishte shoqëruar atë me porosi të Emiljano Shullazit, për të sqaruar një ndërhyrje për ryshfet pranë një prokurori. Përtej dyshimeve mbi këtë vrasje të radhës në Tiranë, të paktën deri në mbrëmjen e djeshme policia nuk ka pasur asnjë emër si autor të vrasjes, ndërsa dyshimet mbi organizatorët e saj edhe kësaj here kanë rënë mbi rivalët e Emiljano Shullazit në Tiranë.

Antidroga bllokon 320 kg hashash në Morinë, 6 në pranga Policia e Tiranës ndjek gjurmët e hashashit, duke zbuluar një rrjet të trafikut drejt Kosovës. Arrestohen 6 të implikuarit Antidroga e Tiranës bllokon 320 kilogramë hashash në pikën kufitare të Morinës dhe arreston gjashtë persona të implikuar në këtë linjë trafiku. Policia e Tiranës bëri me dije se të arrestuarit e këtij operacioni janë Shkëlqim Leka, 34 vjeç; Kujtim Leka, 35 vjeç; Agron Hyseni, 43 vjeç; Gerti Goxhaj, 29 vjeç; Altin Imami, 24 vjeç; Erjon Hoxha, 32 vjeç, që të gjashtë me banim në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim një shtetas kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Sasia e lëndës narkotike u bllokua në orët e

para të mëngjesit në pikën kufitare, pas sinjalizimeve të mbërritura nga Tirana për sasinë e madhe të hashashit që gjendej në të. Agjentë të Antidrogës në Tiranë kanë gjurmuar rrjeti n e t r a f i k i m it t ë kanabisit dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim furgonin e mbushur me bimë narkotike, i cili po i drejtohej pikës doganore të Morinës. Furgoni ishte i shoqëruar nga një “eskortë” me tre automjete të tjera, të cilat shoqëronin mallin dhe ishin në kontakt telefonik të vazhdueshëm me njëri- tjetrin përgjatë rrugëtimit. Mësohet se gjashtë të sipërpërmendurit u kapën në pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Policia ka nisur të ushtrojë kontroll në furgonin e mbushur me drogë dhe në këtë moment, tri automjetet e tjera kanë bërë tentativë

për t’u larguar mbrapsht dhe për t’u kthyer në Tiranë. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe agjentët e antidrogës, të cilët kanë urdhëruar personat e ndodhur në tri automjetet e tjera që të mos lëviznin. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, shtetasit që ndodheshin në tre automjetet e eskortës kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke tentuar të largohen me automjetet e tyre. Mësohet se ka mundur të largohet në drejtim të Kosovës vetëm kosovari i shpallur në kërkim, i cili kishte kaluar pikën e kalimit kufitar para ndërhyrjes. Policia dyshon se ai kishte mbërritur tri ditë më parë në Tiranë për të bërë pagesën e mallit dhe porositjen e tij. Lënda narkotike u gjet në kamionin “Volvo” me targë TR 1784 P, me drejtues

Hashashi i bllokuar nga policia

Shkëlqim Lekën, ku gjatë kontrollit është konstatuar një fund i dyfishtë në gjithë hapësirën e tavanit. Brenda kësaj hapësire janë gjetur 198 pako me lëndë narkotike. Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës së Gerti Goxhajt u gjend dhe sekuestrua një armë pistolete e markës Glock e prodhimit austriak e kalibrit 9 mm, me 17 fishekë të vendosur në krehër. Policia sekuestroi më pas 320 kilogramë hashash; kamioni “Volvo” me targë TR 1784 P, Benzi ML i vitit 2011 me targë AA 252 CZ, ‘Benz 220’ me targë TR 4079 S, Benz Mercedes S500 e vitit 2010 me targë AA 009 DC; 8 telefona celularë dhe një armë zjarri pistolete ‘Glock’, si dhe sasia prej 250 eurosh. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Jugu i Shqipërisë, me destinacion trafikimi drejt Kosovës dhe vendeve perëndimore të Europës.


8

MAPO

e mërkurë, 21 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

ERE reagon ndaj Konkurrencës: Kemi bashkëpunuar Enti Rregullator i Energjisë e ka cilësuar si një keqkuptim deklarimin e Autoritetit të Konkurrencës se ERE nuk zbaton rekomandimet e tij. ERE ka bërë me dije se tregu i energjisë elektrike në vend është monopol natyror, prandaj është edhe i rregulluar. Është politika makroekonomike e

qeverisë për ta mbajtur vetë shteti riskun e furnizimit me energji elektrike, arsyeja pse funksionon kështu duke iu përshtatur situatës dhe nivelit ekonomiko-social të vendit. Sipas ERE-s, ky institucion i pavarur funksionon në bazë të ligjit në fuqi, neni 23 i të cilit thekson se çdo shoqëri e licencuar në

tregun e energjisë elektrike, e cila kryen më shumë se një nga veprimtaritë që kanë të bëjnë me prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe furnizimin publik me shumicë ose pakicë, mban llogari të ndara për çdo veprimtari në njësinë e vet të llogarive, si dhe përgatit bilance llogarish të konsoliduara.

Cefa: Ligji 7501 ishte një gabim Drejtori i AKKP-së, Elvis Cefa tha dje se ligjet e para për kthimin e pronës tek i zoti, duke përfshirë edhe 7501-in, ishin të gabuara dhe kanë ndërlikuar procesin. Ja skema që do të aplikohet në vijim për kompensimin e pronave Suadela Balliu

Ligji 7501 ka cunguar kthimin e pronës tek i zoti, ndërsa ndryshimi i shpeshtë i ligjeve e ka komplikuar gjatë këtyre dy dekadave kthimin dhe kompensimin 100 % të pronave. Vlerësimet i ka dhënë drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa dje, gjatë një leksioni të hapur me studentët e Juridikut në Universitetin Europian të Tiranës. Gjithashtu, Cefa në këtë takim ka zbardhur edhe rrugën në të cilën do të ecë në vazhdim kthimi i pronave. Ligjet, pengesa

Ligjet fillestare për kthimin e pronës nga shteti tek i zoti duket se e kanë ngatërruar më shumë procesin sesa e kanë zgjidhur atë. “Me këto ligje nuk merrej përsipër kthimi 100% i pronës nga shteti. Bëhej fjalë për pronën truall. Kur doli ky ligj, dhe ai i shumëdiskutuar 7501 për tokën, ishin dy ligje kontradiktore për kohën. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja ku politika e kohës nuk mori përsipër menjëherë kthimin e tokës tek ish-pronarët në masën 100%. Ky ishte një gabim”, - tha kreu i AKKP-së, Elvis Cefa. Sipas tij, ndryshimi i rregullave të lojës dhe fragmentarizimi i procesit disa herë e vështirësoi edhe më procesin, çka ka të bëjë me faktin se megjithëse kanë kaluar 20 vjet, ky proces nuk ka përfunduar dhe është ndoshta në pikën më kritike. Ndryshimi tjetër thelbësor që pësoi procesi ishte pas miratimit nga Kuvendi të Kushtetutës së re në vitin 1998. Në nenin 41 të Kushtetutës, shteti shqiptar merr përsipër rregullimin e drejtë të çështjeve

Drejtori i AKKP-së, Elvis Cefa

të pronësisë. Në këtë kontekst u miratua një ligj i ri më gjithëpërfshirës. Kompensimi

Që nga fillimet e procesit të kthimit të pronave e deri më sot janë dhënë rreth 60 mijë vendime fillestare për njohjen e së drejtës së pronësisë, 60 mijë ish-pronarë të faktuar deri më tani, por edhe disa mijëra dosje janë në proces për kërkesa e pretendime fillestare për njohjen e së drejtës së pronësisë, tha Cefa. “Ky proces fillestar është praktikisht drejt fundit, çka do të thotë që institucioni do të transformohet dhe t’i përshtatet fazës së dytë të përfundimit të këtij procesi, e cila është faza e kompensimit të këtyre subjekteve. Për këtë arsye po përgatitemi dhe ligji ka parashikuar që rëndësi të madhe do t’i jepet fondit të kompensimit fizik që nuk është gjë tjetër, veçse një grumbull pasurish përfundimisht shtetërore, të cilat

do të jenë të destinuara për t’iu dhënë në kompensim atyre subjekteve të shpronësuara, prona e të cilave nuk është arritur të kthehet fizikisht”, - u shpreh dje në takimin me studentët e UET drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Elvis Cefa. Në koncept, ligji parashikon që hapi i parë është njohja e së drejtës së pronësisë, hapi i dytë është kthimi brenda kufijve maksimalë të mundshëm të pronës. Por Cefa tha se praktika ka treguar që kthimi fizik i një prone është praktikisht i pamundur, sepse mund të jetë e zënë me një interes publik, mund t’i ketë kaluar një tjetër personi, i cili është bërë pronar në bazë të një akti tjetër. Në këto kushte, ligji njeh të drejtën e kompensimit për atë pronë që është në pamundësi për t’iu kthyer fizikisht”. Ligji njeh dy forma të kompensimit; atë fizik me truall në masën ekuivalente apo me tokë bu-

Ligjet fillestare për kthimin e pronës nga shteti tek i zoti duket se e kanë ngatërruar më shumë procesin sesa e kanë zgjidhur atë,”- tha Cefa jqësore pyje e kullota, si edhe kompensimi me të holla, e cila është edhe forma kryesore e kompensimit. “Përmes Ag jencisë aplikohet rregullisht prej shtatë vitesh në mënyrë të suksesshme, megjithëse në shifra paksa modeste”. Sfida e ardhshme e këtij procesi mbetet kompensimi, sepse në shumicën dërrmuese ish-pronarëve nuk është arritur t’iu kthehet fizikisht një pjesë e mirë e pronës së tyre. Për këtë arsye, shteti

ka marrë përsipër t’i kompensojë në një të ardhme, shpresoj të afërt”, - pohoi ai. Kompensimi financiar mbështetet vetëm në buxhetin e shtetit, i cili çdo vit vë në dispozicion një shifër të caktuar. “Fatkeqësisht, prona e njohur dhe e kompensuar deri tani ka qenë vetëm truall, dhe jo në masën 100 %, por në një masë relativisht të vogël, për shkak se shteti shqiptar është ende i dobët për sa i përket financave dhe nuk mund të përballojë kompensim të menjëhershëm në njëqind për qind të të gjitha subjekteve”, - tha Cefa. “Ky është shkaku që edhe unë vetë, duke qenë në brendi të situatës, mendoj se procesi do të marrë po aq kohë sa ka marrë deri tani procesi i njohjes fillestare të së drejtës së pronësisë, duke parë situatën, rrethanat dhe faturën financiare që shteti shqiptar u ka subjekteve”, -përfundoi ai.

Leskaj: Procedim për drejtuesit e Albpetrolit, nuk kanë shlyer dëmet KLSH së shpejti do të ndërmarrë një kontroll për akcizat në vend, se si kanë ndikuar ato në ekonomi, pse është ndryshuar ligji për akcizat dhe çmimet. Pas auditit në ALUIZNI-n e Vlorës, do të ndërmerret edhe një kontroll i dytë në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t. Sabina Veizaj

Vetëm 9.5 % është masa e arkëtuar e dëmit prej më shumë se 7 miliardë lekësh që institucionet i kanë shkaktuar financiarisht arkës së shtetit më 2011. Ndërkohë që mbi 84.3 % e dëmit financiar të shkaktuar ka qenë nga Albpetrol sh.a dhe OST sh.a. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar

Leskaj, gjatë raportimit dje në komisionin kuvendor të Ekonomisë dhe Financave për punën e vitit 2011, e ka argumentuar mosshlyerjen e dëmit financiar nga ana e Albpetrolit për të dytin vit radhazi me performancën e përkeqësuar të shoqërisë. “Shkaku i mosarkëtimit të dëmit është keqadministrimi i drejtuesve të Albpetrolit. Ka pasur edhe keqmenaxhim të burimeve njerëzore. Ne do përvijojmë kontrolle të mëtejshme dhe do të marrim masa”, - u shpreh kreu i KLSH-së, Leskaj. Ndërkohë që në përgjigje të deputetëve socialistë, Leskaj theksoi se nga 689 raste, procedurat për prokurimet publike gjatë periudhës së kontrolluar në 75% të tyre kanë pasur shkelje. Kurse kontrollet për tenderat e koncesioneve nga METE janë në proces e sipër. Këto kontrolle sipas tij, së bashku me kontrollet në Drejtorinë e Përg jithshme të Rrugëve dhe Ujësjellësve, kanë ni-

sur pas datës 23 dhjetor. Deputetët e opozitës, Arben Malaj dhe Mimi Kodheli kërkuan që KLSH të mos fokusohet vetëm në performancën financiare, por e rëndësishme është theksuan ata, që të matet eficienca e shpenzimit të parave të buxhetit të shtetit. “Mendoj se duhet të përsoset metodologjia e përzgjedhjes së investimeve. Si thoni ju, është më mirë të investohet për një parlament, apo për universitete dhe qendra spitalore? Gjithashtu të kontrollohen edhe investimet e copëzuara që bëhen për efekte elektorale”, - u shpreh deputeti Malaj. Sipas Kodhelit, “nëse performohet mirë, nëse paratë e taksapaguesve shqiptarë shpenzohen me eficiencë ose jo, është një problem shumë i madh sot, jo vetëm për ekonominë shqiptare por edhe për ekonomitë e zhvilluara. 7 miliardë lekë është një shifër impresionuese”, - u shpreh deputetja socialiste Kodheli. Një problem tjetër, kërkesë e

Bujar Leskaj

ngritur nga deputetët e opozitës ishte edhe kontrolli i shoqërive ku shteti ka më pak se 50% të aksioneve, por që kjo nuk parashikohet në Kushtetutë. Leskaj u përgjigj se “neni 163 i Kushtetutës, në pikën C detyron kontrollin e shoqërive ku shteti është pronar me më shumë se 50 % të aksioneve, prandaj për këtë duhet

të ndryshojmë Kushtetutën”. KLSH aktualisht është duke bërë kontrolle në ALUIZNI-n e Vlorës dhe pas këtij kontrolli do t’i kthehet një kontrolli të dytë të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në Tiranë. Gjithashtu, Leskaj bëri me dije se do të nisë një kontroll 4-mujor në fushën e akcizave sepse ka ndryshuar disa herë ligji, shifrat e akcizave, ç’impakt ka pasur në ekonomi etj. Referuar raportit të KLSH-së për 2011-ën, janë bërë gjithsej 6 kallëzime penale për 13 persona, për një vlerë dëmi 367 657 milionë lekë. “Dobia e rezultateve të kontrollit, impakti i kontrollit rezulton në shumën totale rreth 7 miliardë lekë ose 70 milionë dollarë dhe përfaqëson vlerën totale të zbulimeve të dëmit ekonomik të konstatuar, evidentuar e raportuar në përfundim të kontrolleve të kryera gjatë vitit 2011”, - deklaroi Leskaj. KLSH ka kërkuar dëmshpërblimin në masën 100 % të dëmit të konstatuar.


e mërkurë, 21 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

BB: Shqipëria ka bërë progres me buxhetin Banka Botërore pas një inspektimi në performancën e financave publike nëpërmjet programit (PEFA), ka arritur në konkluzionin se vendi ka bërë progres të dukshëm në buxhetimin e fondeve publike në krahasim me vitin 2006. Në një raport të detajuar për këtë qëllim, ekspertët e Bankës Botërore vënë në dukje se nga 28

indikatorë që janë marrë në konsideratë, në 13 prej tyre është bërë progres i dukshëm. Një indikator është përkeqësuar dhe 10 të tjerë mbeten të pandryshuar. Progres i dukshëm është bërë në hartimin e programeve afatmesme dhe në koordinimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës. Mirëpo

ekspertët e Bankës Botërore vënë në dukje se integriteti i buxhetit duhet të jetë më i lartë. Çka do të thotë se autoritetet e financave duhet të bëjnë parashikime më realiste për të mos sjellë ndryshime themelore në shpenzimet e buxhetit në mes të vitit, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave.

SHKURT

Olldashi: Autostrada Tiranë-Elbasan, e kalueshme në maj 2013

Ministri i Fiancave, Ridvan Bode

Financat: Hiqen pagat e referencës për kontributet, ja si do të paguhen Ekspertët e politikave fiskale në Ministrinë e Financave kanë pohuar se udhëzimi i vitit 2007 për vënien e pagave referencë, për efekt të pagesës së kontributeve do të shfuqizohet. Ja arsyet dhe si do të paguhen kontributet në vazhdim Blerina Hoxha

Drafti për shfuqizimin e pagave të referencës për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga biznesi është gati. Ekspertët në Ministrinë e Financave kanë pohuar se udhëzimi i vitit 2007 për pagat referuese do të shfuqizohet, për faktin se ky udhëzim është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare në këtë fushë. Për rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe ka ndikuar në përkeqësimin e indeksit të klimës së biznesit që afishohet çdo vit nga Banka Botërore. Si do të deklarojë biznesi?

Por si do të deklarojë biznesi pas shfuqizimit të këtij vendimi? Ekspertët në Drejtorinë e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thanë se biznesi tashmë ka një praktikë deklarimi pagash për efekt kontributesh prej më shumë se 5 vitesh. Ndaj edhe kur udhëzimi do të shfuqizohet, biznesi nuk do të mund të

deklarojë më pak sesa ka deklaruar këto pesë vite. Në rast se do të ketë biznese që do të deklarojnë rroga më të ulëta se ato që janë deklaruar të paktën katër vitet e fundit, do të jenë në fokusin e kontrollit të Tatimeve. Ministria e Financave shpreson se biznesi nuk do të ketë interes të deklarojë paga më të ulëta, pasi që nga 2007-ta pagat referuese nuk janë indeksuar, ndërkohë që nga kjo periudhë pagat në sektorin privat janë rritur. Rreziqet

Aktualisht shumë biznese, sidomos industria fasone, i paguajnë sigurimet shoqërore në bazë të një page më të madhe se paga reale që marrin punonjësit. Shumë nga këta punonjës detyrohen të kthejnë një sasi të pagës që marrin në bankë te punëdhënësi. Duke hequr pagat e referencës, industria fasone do të

Ekspertët kanë pohuar se udhëzimi i vitit 2007 për pagat referuese do të shfuqizohet, për faktin se ky udhëzim është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare në këtë fushë

deklarojë pagën reale dhe për rrjedhojë paguan më pak sigurime. Pjesa dërmuese e punonjësve në industrinë fasone sigurohen për 200 mijë lekë pagë bruto, ndërsa punonjësit marrin ‘cash’ nga bankat 17 000 lekë në muaj. Por në shumë raste ka punonjës që marrin vetëm 14 000 lekë në muaj, ndërsa pjesën tjetër prej 3 000 lekësh që e marrin në bankë, e derdhin në arkën e biznesit ku punojnë. Heqja e udhëzimit mund të nxisë shumë sektorë të deklarojnë paga rreth kufijve minimalë ose realë, të diktuar edhe nga kriza ekonomike. Mirëpo kjo lloj manovre mund të përkeqësojë të ardhurat e arkës së sigurimeve. Ministria e Financave e përjashton ndërkohë këtë mundësi. Pagat e referencës aktualisht janë në varësi të rrethit ku zhvillohet veprimtaria ekonomike, llojeve të veprimtarive dhe pozicionit të punës. Llogaritja e kontributeve për çdo punëmarrës individual mbështetet në pagën bruto mbi kufirin e pagës minimale mujore, deri në kufirin e pagës maksimale mujore. Paga bruto evidentohet në listëpagesën tip, e cila është dokumenti bazë për evidentimin e kontributeve individuale. Paga bazë minimale mujore për punonjësit për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shkallë vendi është 20 000 lekë, ndërsa paga maksimale është 87 700 lekë.

Punimet në tunelin e autostradës Parë Botërore nga ushtria Tiranë–Elbasan përfundojnë në austro-hungareze. Autostrada e fillim të majit, ndërsa e gjithë re do të jetë e gjatë rreth 30 rruga bëhet e kalueshme në fillim kilometra, nga 54 kilometra që të verës së vitit 2013”, - tha dje është aktualisht ky segment dhe ministri i Transporteve, Sokol do të lejojë shpejtësi lëvizjeje deri Olldashi, i shoqëruar nga ministri në 120 kilometra në orë. I gjithë i Mbrojtjes gjatë inspektimit të projekti pritet të kushtojë rreth punimeve në tunelin e Qafë-Kër400 milionë dollarë. Qeveria rabës, pjesë e aksit Tiranë-Elshqiptare ka nënshkruar basan. Ministri Olldashi bëri të kontrata për kredi prej rreth 300 ditur se janë realizuar 66% e milionë dollarësh me disa volumit të financues punimeve të arabë dhe me Ministri Olldashi bëri të ditur se përgjithshme, të interes prej janë realizuar 66% e volumit të cilat pritet të afërsisht 5 për përfundojnë në punimeve të përgjithshme, të cilat qind në vit. pritet të përfundojnë në muajin muajin maj. Vetëm Sipas Olldashit, maj. Sipas Olldashit, mbeten për t’u interesat e mbeten për t’u hapur dhe 700 metra tunel, ndërsa këtyre kredive hapur dhe 700 rruga Tiranë-Elbasan do të përfun- do t’iu metra tunel, kushtojnë dojë në pranverën e vitit 2013. ndërsa rruga taksapaguesve Tiranë-Elbasan shqiptarë do të përfundojë në pranverën e rreth 15 milionë dollarë në vit. vitit 2013. Ministri Olldashi e Autostrada Tiranë-Elbasan cilësoi rrugën Tiranë-Elbasan si shkurton mesatarisht 40 minuta më të rëndësishmen pas Rrugës kohën që duhet për të shkuar nga së Kombit. “Paralelisht punimet Tirana në Elbasan. Investimi më i po vijojnë edhe në pjesën tjetër të rëndësishëm i rrugës është tuneli rrugës. Nuk ka probleme me i Kërrabës. Kjo rrugë është e fondet dhe shpronësimet e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i tokave”, - tha Olldashi. Tuneli me parë fillon nga Unaza e Madhe gjatësi 4.3 kilometra do të deri në kilometrin e 13-të, loti i anashkalojë rrugën ekzistuese në dytë është tuneli, dhe loti i tretë Qafën e Kërrabës, e cila është është nga dalja e tunelit në qytetin ndërtuar fillimisht gjatë Luftës së e Elbasanit.

Sokol Olldashi

Furnizimi me ujë i 9 bashkive, Bode firmos kredinë 48 mln euro Bashkimi Europian, qeveria zvicerane dhe Banka gjermane për Zhvillim (KfW) ka akorduar një shumë prej 48 milionë eurosh për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet në disa bashki problematike të vendit. Kështu, Fieri, Saranda, Lushnja, Lezha, Berati, Kuçova, Kamza dhe Korça, janë qytetet që do të përfitojnë nga fondet. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes midis palës shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së, ministri i Financave, Ridvan Bode tha se këto investime mjaft të rëndësishme do të përfundojnë në dhjetor 2015. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi theksoi se strukturat europiane kanë besim se këto fonde do të përmirësojnë ndjeshëm standardin e jetesës për banorët e këtyre qyteteve. “Kjo marrëveshje shërben për të ndërtuar,

rehabilituar apo zgjeruar rrjetin e kanalizimeve apo të impianteve për largimin e ujërave të zeza dhe premton një jetë më të mirë për banorët e këtyre qyteteve. BE jep 25.5 milionë euro për këtë marrëveshje, të cilat dalin nga xhepat e taksapaguesve europianë, në mënyrë që të ndihmojmë autoritetet shqiptare që t’u sigurojnë standarde më të mira jetese qytetarëve të tyre. Vetëm 5 vitet e fundit Bashkimi Europian ka akorduar 82.4 milionë euro për menaxhimin e ujërave në Shqipëri”, - tha Sequi. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi kërkoi nga pushteti vendor që të marrin përgjegjësitë dhe të zbatojnë kuadrin ligjor. Projekti financohet nga një grant prej 34 milionë eurosh, ndërsa 14 milionë euro janë në formë kredie.


OpEd

10

MAPO

E MËRKURË, 21 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

Çelësi i mbijetesës së lirisë në botën moderne është përqafimi i identiteteve të shumëfishta. Timothy Garton Ash

BUJAR KAPEXHIU NGA

Është më e vështirë të vrasësh sajesën se sa realitetin. Virginia Woolf Dështimi është një rrethrrotullim dhe jo një rrugë pa krye. Zig Ziglar

Bota dixhitale e studentëve dhe reformimi i universitetit (I)

V

arësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik është bërë më e madhe se kurrë. Lidhjet tona me individë të tjerë dhe me botën që na rrethon, gjithashtu janë bërë shumë më komplekse. Një informacion gjithnjë e më i madh është sot i disponueshëm për këdo që ka disa njohuri minimale sesi të përdorë një PC dhe si të navigojë në internet. Kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergohen. Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish udhëtojnë dhe zhvendosen nga një rajon i globit, në një tjetër, duke krijuar marrëdhënie të reja me shoqëri të tjera dhe, shpeshherë, edhe me vetë kulturën e tyre. Rreth gjysmë miliard njerëz udhëtojnë çdo vit në “fshatin global” të sotëm, në një botë, e cila, siç shprehet Thomas Friedman, është reduktuar nga një “size small”, në një “size tiny” dhe në të cilën, triliarda dollarë, ose aq pasuri sa prodhojnë Shtetet e Bashkuara në një vit, shkëmbehen në tregjet financiare rreth e qark globit në një ditë të vetme. Të gjitha këto zhvillime, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë ndryshuar tek çdonjëri nga ne—dhe tek të gjithë ne së bashku—mënyrën e të kuptuarit të botës, si edhe marrëdhënien tonë me të. Këto ndryshime kanë bërë të domosdoshme transformimin thuajse të të gjithave institucioneve dhe sferave të jetës dhe të veprimtarisë njerëzore, në të cilat bën pjesë edhe arsimi, duke nisur nga arsimi parashkollor dhe ai fillor, deri tek arsimi universitar dhe ai pasuniversitar. Arsimi dhe teknologjia Një nga sfidat më të mëdha pedagogjike për shkollat dhe universitetet në ditët tona (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë) është sesi duhet dhe mund të adoptohet modeli linear tradicional i transmetimit të dijes tek një gjeneratë studentësh, për të cilët, pedagogu dhe teksti universitar nuk janë më të vetmet burime informacioni, por të cilët, lehtësisht dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, marrin sot njohuri nga një numër shumë i madh burimesh alternative. Përballimi i një sfide të tillë kërkon vëmendjen tonë në dy elementë kryesorë: (a) Përdorimi i mënyrave dhe i metodave efektive të të mësuarit. Të mësuarit mekanikisht, thjesht duke memorizuar informacionin që pedagogu jep në auditor dhe duke ia përsëritur atij të njëjtin informacion, mund të mjaftojë për të fituar një diplomë, por jo për t’u aftësuar në një profesion të caktuar. John Bransford, profesor në Universitetin e Uashingtonit, pohon se “ne u themi studentëve njëqind herë të njëjtën gjë.

Nën peshën e dosjeve

ANALIZË FATOS TARIFA

Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes eksperimentimit. Herën e njëqindenjëtë, ne i pyesim ata nëse e mbajnë mend çfarë u kemi thënë njëqind herët e para. Në shekullin e 21të, testi i vërtetë i rigorozitetit është që studentët të jenë në gjendje të shohin një material, të cilin ata s’e kanë parë asnjëherë deri atëherë, dhe të dinë ç’të bëjnë me të”. Eksperimente të ndryshme në psikologji dhe në neuroshkencë kanë vërtetuar se njohuri të qëndrueshme janë ato, të cilat fitohen jo thjesht përmes memorizimit të informacionit, por përmes angazhimit aktiv me informacion të ri, përmes arsyetimit analitik dhe kritik dhe përmes eksperimentimit. Teknologjia e imazhit të trurit (“brain imaging” apo “neuroimaging”), e cila praktikohet sot në mënyrë thuajse rutinë, lejon të shihen dhe të maten ndryshimet funksionale dhe strukturore në tru, të shoqëruara me procesin e të mësuarit. Richard Keeling dhe Richard Hersh shkruajnë se “Mendja jonë ndryshon për shkak se diçka ka ndryshuar në trurin tonë si rezultat i një eksperience të të mësuarit. (b) Përdorimi i avantazheve që ofrojnë teknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit. Më parë, të ishe një profesor universiteti, ose një pedagog, do të thoshte (veç të tjerash), që të kishe njohuri të tilla, të fituara nga leximi i librave në bibliotekë, të cilat ishin efektivisht të paaksesueshme për studentët, ose për publikun e gjerë. Sot, në kushtet kur njohuritë tona teknologjike dyfishohen thuajse në çdo dy vjet, një pjesë e kësaj esoterica gjendet, sa hap e mbyll sytë, në Wikipedia, në qindra biblioteka dixhitale si, JSTOR, JURN,

Google Scholar, arXiv, LexisNexis, FUSE, AULIMP, ose në Internet Archive. Informacioni, thjesht si informacion, pra, nuk është më një epërsi e arsimit të lartë dhe as një privilegj vetëm i pedagogëve. Madje, një numër gjithnjë e më i madh mësuesish dhe pedagogësh janë sot gjithnjë e më të pasigurt për dijet dhe aftësitë e tyre dhe, ipso facto, të paaftë për të orientuar dhe ndihmuar zhvillimin intelektual e profesional të studentëve të tyre. “Infosfera” dhe truri i studentit të sotëm Në ditët tona, funksionin tradicional të shkollës si një agjent për përhapjen e dijes, në një masë të madhe, e kryen Interneti. Interneti është bërë pjesë integrale e jetës në shekullin e 21-të, një hapësirë në të cilën individi i sotëm punon, luan, komunikon dhe mëson. Në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se kufiri që ndan jetën tonë fizike nga ajo dixhitale po bëhet i padukshëm. Statistikat janë shokuese: Në vitin 2009, bota e telefonisë celulare regjistroi lidhjen e katërmiliardtë telefonike përmes këtij sistemi; mbi një triliard URL janë regjistruar deri më sot vetëm në indeksin e Google; video të ndryshme shihen në YouTube nga miliona njerëz; në çdo 24 orë në Internet postohen mesatarisht 900 mijë blogje; mbi 100 milionë njerëz komunikojnë në Facebook çdo ditë, duke i kushtuar komunikimit përmes tij mbi 2.6 miliardë minuta në ditë. Në SHBA, 96 për qind e fëmijëve dhe e të rinjve në moshat 9-17 vjeç janë bërë pjesë e kulturës Web 2.0 të rrjeteve sociale, duke përdorur blogun, Facebook-un, Twitter-in, hartat GPS, ose lojëra interaktive. Shkurt, bota e sotme dhe jetët tona janë dixhitalizuar në një mënyrë të tillë që s’ka kthim prapa. eknologjitë e reja të informimit dhe të komunikimit i rivalizojnë dhe i sfidojnë gjithnjë e më shumë sistemin e arsimit të lartë dhe metodat e vjetruara të mësimdhënies në shkolla dhe në universitete, madje edhe e kërcënojnë status quo-në e këtyre të fundit. Bridget Barron, në Universitetin e Stanfordit, sugjeron se në kohën tonë, metodat e mësimdhënies për adoleshentët dhe të rinjtë duhet të transformohen duke marrë parasysh mundësitë e të mësuarit informal që tashmë ekzistojnë thuajse për këdo. Një ndër sfidat kryesore që duhet të përballojë arsimi i lartë, madje sfida më e madhe për të (jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë), është fakti që brezi i sotëm i studentëve është shumë i ndryshëm nga brezat e mëparshëm. Studentët e sotëm nuk janë më ata për të cilët është dizenjuar dhe ndër-

T

tuar sistemi ynë i arsimit të lartë dekada më parë. Studentët e sotëm janë jo vetëm numerikisht më të shumtë sesa në të kaluarën, dhe ata nuk kanë ndryshuar vetëm zhargonin, mënyrën e veshjes apo stilin e flokëve, siç ka ndodhur edhe me brezat e mëparshëm. Ajo që ka ndodhur, në fakt, është një diskontinuitet i madh, një ndryshim kaq radikal, saqë tashmë kthimi prapa është bërë absolutisht i pamundur. Për fat të keq, ne vazhdojmë ta injorojmë, ose nuk duam ta pranojmë këtë realitet të ri, sepse shumica prej nesh nuk janë të gjendje ta përballojnë atë. Por faktet janë kokëforta. Nxënësit dhe studentët e sotëm përbëjnë brezin e parë që u rrit dhe rritet me teknologjinë dixhitale. Një literaturë gjithnjë e më gjerë ka filluar t’i referohet këtij brezi si “the Net Generation” (Net Gen), apo “Ecco Boomers”. Ky brez u lind midis viteve 1980 dhe 2000 dhe është rritur në një mjedis shoqëror teknologjikisht të ndërlidhur. Sjellja e tij komunikative dhe mënyrat e të kërkuarit të informacionit ndryshojnë shumë nga ato të brezit të prindërve të tyre. Ajo pjesë e këtij Net Generation që kanë lindur midis viteve 1990-1997 dhe që sot janë 15-22 vjeçarë, pra nxënës në shkollën e mesme apo studentë, janë kaq të lidhur pas komunikimit elektronik përmes kompjuterit, telefonit celular, televizionit, etj., saqë janë quajtur “screenagers”. Bota e tyre është në një “infosphere”, në të cilën kufijtë midis punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë. Nëse kërkojnë informacion, ata janë praktikë dhe të orientuar kryesisht nga rezultati i shpejtë që gjejnë në Web. Google dhe Wikipedia janë bërë burimet kryesore të informacionit për ta. Studentët e këtij brezi përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që përdorin bibliotekat dixhitale. Ata e marrin si të mirëqenë teknologjinë dhe kërkojnë informacion në çast. Preferenca e tyre është të mësuarit aktiv dhe përpunimi vizual i informacionit që marrin. Implikimet e këtyre zhvillimeve për sistemin arsimor janë të mëdha. Në SHBA, një student i sotëm në nivelin “Bachelor” llogaritet mesatarisht të ketë lexuar më pak se 5,000 orë gjatë jetës së tij, ndërkohë që ka harxhuar mbi 10,000 orë duke luajtur video games dhe mbi 20,000 orë duke parë TV. Kompjuteri, emaili, Interneti, telefoni celular dhe “instant messaging” janë bërë pjesë integrale e jetës së tyre. Brezi i nxënësve dhe i studentëve të sotëm thuajse nuk e mban mend të ketë jetuar një kohë pa kompjuter. Për shkak të sasisë së madhe të informacionit që marrin në Inter-

net dhe të ndërveprimit të tyre me të, studentët e sotëm mendojnë dhe e përpunojnë informacionin që marrin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo e brezit të rritur. Dallimi është shumë më i madh nga sa mund ta besojë shumica prej nesh që japim mësim në universitet. Dhe, për shkak se “eksperienca të ndryshme mund të krijojnë struktura të ndryshme të trurit”, ka shumë të ngjarë që, siç shkruan Marc Prensky, “për shkak të mënyrës sesi ata janë rritur, truri i studentëve tanë të ketë ndryshuar fizikisht, duke qenë i ndryshëm nga i yni”. Edhe nëse kjo nuk është literalisht e vërtetë, ne mund të themi me siguri se mënyra e tyre e të menduarit ndryshon shumë nga mënyra jonë e të menduarit. jo kërkon që qasja jonë ndaj të mësuarit dhe metodat e mësimdhënies për të krijuar dhe zgjeruar “inventarin” e dijes tek studentët, të orientohen jo vetëm nga “oferta”, siç ka ndodhur tradicionalisht deri më sot, por edhe nga “kërkesa”, duke i fokusuar përpjekjet në pjesëmarrjen e tyre në veprime të tilla, të cilat synojnë dhe motivojnë si të mësuarit pasionant të njohurive të qëndrueshme, ashtu edhe reflektimin ndaj njohurive të marra dhe të mësuarit për t’u bërë, përmes socializimit, anëtarë aktivë në jetën e shoqërisë. Dhe, nuk mund të mohohet se, interneti është bërë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një resurs që, jo vetëm e stimulon, por edhe e ndihmon këtë mënyrë të mësuari. Zhvillimi kaq i shpejtë i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit dhe fakti që studenti me të cilin komunikojmë çdo ditë në auditor nuk është më studenti tradicional, por një “netizen”, një krijesë njerëzore e kësaj epoke dixhitale, nuk do të thotë se universitetet e kanë humbur rolin dhe rëndësinë e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Në fund të fundit, nuk duhet harruar se, në pjesën më të madhe të tyre, vetë teknologjitë digjitale janë zbuluar në universitete. Përveç sfidave që ato paraqesin dhe konkurrencës që i bëjnë sistemit të arsimit të lartë, këto teknologji, nga njëra anë, përmbajnë potencialin që universitetet të bëhen më të pëlqyeshme, më të dobishme për studentët dhe për shoqërinë, si edhe më të lira dhe, nga ana tjetër, ato i zgjerojnë së tepërmi mundësitë e vetë universiteteve. Universitetet janë ato institucione që, më mirë se çdo institucion tjetër, kanë mundësinë të integrojnë zbulimet e reja me dijen e së kaluarës dhe të tregojnë sesi këto zbulime mund të përmirësojnë praktikat e sotme. (Vijon nesër)

K


E MËRKURË, 13 QERSHOR 21 MARS 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

për ta mbyllur, sinopsi më elokuent i raportit të kontrollit të qeverisë mbi veprimtarinë e Prokurorisë është ky: i vërtetë, por i pabesueshëm. Normalisht, për një qeveri çfarëdo, do të ishte e mjaftueshme vetëm që ta besonin. Mirëpo, me ç’duket, qeveria jonë e ka humbur këtë mundësi. — ARJAN VASJARI

Qeverisë nuk i besohen as të vërtetat Q

ë qeverisë mos t’i besojmë të pavërtetat që thotë, jemi në rendin normal të marrëdhënieve me të. Çështja fillon e komplikohet kur na bëhet organike të mos i besojmë as të vërtetave të saj. Kjo, në fakt, është simptoma akute e krizës së besimit që mbërthen një shoqëri me ata që e qeverisin. Kjo është, në fakt, kriza e qeverisë sonë. Për mos ta lodhur shumë arsyetimin, le t’i drejtohemi shembullit të djeshëm lidhur me raportin e kontrollit që Ministria e Drejtësisë ka përpiluar për Prokurorinë e Përgjithshme. Brenda raportit, i cili, së paku, nuk është kundërshtuar për ato që përmban, ka të dhëna që të ngrenë qimet përpjetë. P.sh., nëse nga kontrolli i vetëm 121 dosjeve për procedim penal rezultojnë me shkelje plot 49 të tilla; apo se, nga 107 çështje të hetuara për korrupsion vetëm 17 janë dërguar për gjykim; apo se, nga 174 dosje trafikimi vetëm 48 i janë përcjellë gjykatës, atëherë shifrat pushojnë së qeni statistikë dhe shndërrohen në akuzë. Madje, ato e përkeqësojnë zemërimin ndaj organit të prokurorisë, po të besosh ato

që thonë vetë prokurorët që kundërshtojnë raportin sipas të cilëve “... Ministria ka ushtruar kontroll vetëm për 653 procedime...”. Imagjino sikur Ministria të kishte hetuar më shumë se çfarë shifrash skandaloze mund të dilnin! E megjithatë, të vërtetat e qeverisë nuk mjaftojnë për ta besuar atë. Sepse, për shkak se, nuk na ka “lejuar” të mos e besonim në të shkuarën për të pavërtetat që thoshte rreth Prokurorisë së Përgjithshme, na detyron sot të mos i besojmë as të vërtetave që thotë rreth saj. Sepse, me sa duket, qeveria jonë e thotë të vërtetën në një mënyrë të atillë që ia kuptojmë shumë qartë, por nuk ia besojmë dot. Dhe fajin nuk ia kemi ne, aq më pak e vërteta! Ja, për shembull, le të shpjegojmë përse raporti mbi Prokurorinë, megjithëse i vërtetë, është, prapë se prapë, i pabesueshëm. Mbi të gjitha, është i pabesueshëm sepse ka intencion të pasinqertë. Shoqëria jo që jo, por as vetë ata që kanë bërë konspektin politik të raportit, nuk besojnë se kanë pasur për qëllim të ndreqin anomalitë funksionale të organit të

akuzës. Është mjaft më e arsyeshme të besosh se raporti është një hakmarrje latente (dhe e trashë, me thënë të drejtën). Sepse, qoftë dosjet me probleme proceduriale, qoftë ato me figura korrupsioni apo trafikimi, mund të kontrolloheshin shumë kohë më parë. Askush nuk mund të thotë nga qeveria se kjo fenomenologji e çuditshme na paska ndodhur këto shtatë-tetë muajt e fundit. Së dyti, raporti mbi Prokurorinë e Përgjithshme, ndonëse i vërtetë në përmbajtje, përfaqëson realisht jo një procedurë korrekte kontrolli ligjor, por një stil të shëmtuar të të bërit politik. Është si në kalk ajo që ndodhi me hetimin e Kreshnik Spahiut. I cili, kishte muaj e muaj me radhë që abuzonte me zyrën publike që i ishte besuar, por u shkarkua në momentin kur qeveria filloi t’u besojë sondazheve se ai do të ishte një rrezik potencial për të. Dhe tamam si në një politikë me sahat, e shkarkoi pa një pa dy dhe i përgatiti dosjen. Dhe së fundi, pamundësia për t’i besuar raportit të vërtetë të qeverisë mbi Prokurorinë e Përgjithshme, lidhet padyshim edhe me marrëdhënien me shefen e saj. Marrëdhënie

KOMENT

ARJAN VASJARI

Dhe së fundi, pamundësia për t’i besuar raportit të vërtetë të qeverisë mbi Prokurorinë e Përgjithshme, lidhet padyshim edhe me marrëdhënien me shefen e saj. Marrëdhënie që, për të qenë intelektualisht të ndershëm, nuk ka filluar më 2007. Atëherë zj.Ina Rama thjesht u emërua në punë. Marrëdhënia mes shumicës dhe Kryeprokurores ka si pikënisje pragun psikologjik të 21 Janarit.

që, për të qenë intelektualisht të ndershëm, nuk ka filluar më 2007. Atëherë zj.Ina Rama thjesht u emërua në punë. Marrëdhënia mes shumicës dhe Kryeprokurores ka si pikënisje pragun psikologjik të 21 Janarit. Atë prag kur Kryeministri na “detyroi” të besonim pa fakte se ajo ishte një ‘lavire bulevardi’; na “detyroi” të besonim pa fakte se ajo ishte një puçiste; na detyroi të besonim pa fakte se kryeprokurorja ka zhdukur prova dhe dëshmi për 21 Janarin. Dhe bash për shkak të “detyrimit” për të besuar pa fakte këto të pavërteta, nuk e besuam as kur e akuzoi me fakte për të vërtetat e zvarritjes së paarsyeshme të procesit; të hetimit të njëanshëm vetëm për vrasjet dhe jo për organizatorët; të kërkesës qesharake për heqjen e imunitetit të Tom Doshit me shokë. Pra, për ta mbyllur, sinopsi më elokuent i raportit të kontrollit të qeverisë mbi veprimtarinë e Prokurorisë është ky: i vërtetë, por i pabesueshëm. Normalisht, për një qeveri çfarëdo, do të ishte e mjaftueshme vetëm që ta besonin. Mirëpo, me ç’duket, qeveria jonë e ka humbur këtë mundësi.

Orjon Shima, piktori i distancuar nga epoka e vet

N

uk mund të jemi individë të ndërgjegjshëm në qoftë se humbasim qartësinë mbi rrugëtimin tonë në jetë. Vektori nga fëmijëria në aktualitet kushtëzon navigimin nga e ardhmja si për njeriun e zakonshëm ashtu edhe për artistin e kalkuluar. Pa kujtimet nuk mund të ndërtosh identitet. Mungesa e një ballafaqimi me to prodhon skizma të mëdha në ekzistencën personale e kulturore, qoftë të një individi qoftë të një populli. Në të tilla hulli mendimi të shtie ekspozita e fundit e piktorit Orion Shima. Ajo ngjan me një libër në cilin subjekt është marrëdhënia e një fëmije me drerin në stinën e pafajësisë së moshës. Siç lexohet një libër nga faqja e parë tek e fundit, po me atë lidhje organike rrinë pikturat e Shimës ndaj njëra-tjetrës. Subjekti përcillet, personazhet janë evulativë. Piktori rrëfen një histori me penel nëpërmjet konceptimit të ngjyrave si përthyerje e shenjave të fëmijërisë në moshë madhore. Loja me përmasat dhe nuancat e shumta të pak ngjyrave bëjnë të mundur që dialektika e komunikimit ndërmjet djalit, drerit dhe natyrës të jetë maksimale. Piktori shfaqet në një pozicion prej narratori dhe e mban lart tensionin e të rrëfyerit. Shikuesi nuk mund të jetë shumë i pavarur në këtë rast. Ai kushtëzohet dhe

KOMENT AGRON GJEKMARKAJ

Piktura e Orjon Shimës manifeston lidhjen reciproke ndërmjet njeriut dhe historisë së tij. Në telajot e kësaj ekspozite gjejmë fuqinë e mrekullueshme të një pikture evokuese. Kjo pikturë shfaq aftësinë e të përmbledhurit të problematikave të bashkëkohësisë nëpërmjet një dialogu të heshtur

detyrohet të nënshkruajë një pakt virtual me piktorin. Duhet të ndjekë subjektin dhe logjikën e tij deri në fund, për të kuptuar, pranuar ose refuzuar kumtin piktorik, por kështu ai të pranon edhe si bashkëkrijues. Personalisht e shoh piktorin në një pozicion intelektual, ku rendja drejt fëmijërisë është kushtëzuar nga një e tashme kaotike që i kundërvihet intimitetit. Shima parapëlqen të konfigurojë një realitet të vetin etik. Për të rrënjët e individit janë të zhytura në humusin e fëmijërisë. Fragmente të një të kaluare që ndërthuret si enigmë me të tashmen duhen bërë bashkë sipas vizionit personal të çdo admiruesi të pikturës së tij dhe kështu vërtet ndihesh bashkautor me të, interpretues i tij dhe i vetvetes. Piktura e Orjon Shimës manifeston lidhjen reciproke ndërmjet njeriut dhe historisë së tij. Në telajot e kësaj ekspozite gjejmë fuqinë e mrekullueshme të një pikture evokuese. Kjo pikturë shfaq aftësinë e të përmbledhurit të problematikave të bashkëkohësisë nëpërmjet një dialogu të heshtur. Te pikturat e Orjonit ndien ekzigjencën që të përqendrohesh se vetëm kështu ia del që ta reduktosh pikturën në esencën e vet primordiale. Përmasat e mëdha të disa kuadrove, ndonjëherë me karakter monumental, përcaktojnë efektet hapësinore si

kufij nga ku nis një botë për t’u eksploruar. Në to misteri rritet, por nuk është i frikshëm, ai ndjell intimitet i cili e projekton shikuesin drejt një përmase shpirtërore. Me pak lëvizje piktori realizon një sërë shenjash, të cilat, nëse di t’i rendisësh, me to ndërton një tekst dhe një kontekst. Marrëdhënia me drerin projektohet si mozaik i botës fëminore. Në të gjen dashurinë e fëmijës për një krijesë paqësore dhe që e kërkon këtë dashuri, por që dhe e jep. Fëmija dhe dreri eksplorojnë njëri-tjetrin me forcën e një kurioziteti të ndërsjellë dhe së bashku i qasen botës. Bashkëbisedimi mes tyre ka harenë e gëzimit dhe të pikëllimit, intimitetin dhe përqafimin, vetminë dhe heshtjen. Natyra është mikpritësja dhe mbrojtësja e tyre e madhe. Nevoja për të besuar dhe rrëfyer sekrete, naivitetin e fëmijës baras me atë të drerit duket sikur akuzojnë njeriun modern për tradhtinë që i ka bërë natyrës së tij. Orjon Shima sot nuk i propozon këto tema thjesht për nostalgji apo himn për pastërtinë e fëmijërisë, se kështu do të ishte fort e thjeshtë sipërmarrja artistike. Ai nëpërmjet temës së zgjedhur dhe realizimit të saj shfaqet si një intelektual i grishun fort nga kriza etike e shoqërisë. Duke u rikthyer te fëmijëria nëpërmjet një leksiku krijues, ai e rikrijon

botën dhe e ripropozon atë. Për të njeriu është fëmija i dashurisë. Piktura e Shimës të imponon vëmendje të thellë, një vëmendje solemne e romantike njëkohësisht. Krijimtaria pikturike e O. Shimës është emancipuar nga influencat kulturore të epokës së vet, jo thjesht për t’u njësuar me to, por për ta bërë të përveçëm individualitetin e tij profesional. Ai ka formësuar një art krejt të vetin në sintoni psikologjike e intelektuale me artin bashkëkohor europian dhe e imponon atë në mjedisin shqiptar me forcën e një sinqeriteti biblik. Ai është vetëdijshëm protagonist i pikturës së vet e si i tillë shfaqet nëpërmjet një lirie të madhe interpretimi. Piktura e tij ka një aftësi të rrallë; atë të të shprehurit vlera universale të përjetshme. Me një alkimi produkt i disa cilësive: instinkteve prej piktori të racës, hulumtues e ndërtues, ndjesive prej shkrimtari, projektimit filozofik në të shkuarën për t’iu imponuar kohës së vet me fuqinë e meditimit dhe intimitetit, ai bashkon memorien me aktualitetin. Mbetesh i impresionuar nga forca e aludimit si gjuhë e artit bashkëkohor, me të cilën ai shprehet. Orjon Shima shfaqet i ndryshëm nga brezi i vet, i distancuar nga epoka që jeton si një piktor postmodern shqiptar dhe europian i sërës më të lartë.


14

MAPO

E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

sociale

Anëtarët e komisionit për ndërtimin e xhamisë Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe përbëhet nga: • Kryetari i Bashkisë së Tiranës • Kryetari i Komunitetit Mysliman, nënkryetari, sekretari i përgjithshëm • Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve • Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut

• • • • • •

Myftiu i Tiranës Tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës Përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës Përfaqësues të Këshillit të Ministrave Përfaqësues të shoqatës “Tirana” Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë dhe 5 drejtorë

rregullat e reja

Pensionet, vijon radha në sportelet e Postës

Nga mbledhja e komisionit të xhamisë

Miratohet kërkesa e Myslimanëve, xhamia e re te “Namazgjaja”

Tri dilemat për projektin që do të zbatohet. Myslimanët rezerva për projektin e Ramës, Bashkia: Vendimi do të merret mbledhjen e ardhshme Jonida Tashi

Miratohet kërkesa e Komunitetit Mysliman që xhamia e re e Tiranës të ndërtohet në sheshin e “Namazgjasë”, tokë kjo e trashëguar brez pas brezi si vend për të falur namazin. Në mbledhjen e tij të radhës, komisioni i ngritur për ndërtimin e xhamisë së madhe, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të Komunitetit Mysliman, Bashkisë së Tiranës, Prefekturës, Qarkut, qeverisë etj., ka miratuar propozimin e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e xhamisë tek sheshi i “Namazgjasë”, ku ndodhet dhe toka e Komunitetit. Por përcaktimi i tokës ku do të ngrihet xhamia nuk i ka dhënë fund dilemave për projektin që do të zbatohet në terren. Për këtë, Bashkia e Tiranës bën të ditur se në mbledhjen

e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën sesi do të veprohet për projektin e xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj, menjëherë aprovimi i termave të referencës. Ndërkaq, përfaqësues të Komunitetit Mysliman thonë se nuk ka ende një projekt konkret për këtë objekt kulti, pasi edhe ai që u shpall fitues nga ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nuk i plotëson nevojat e besimtarëve dhe për këtë arsye ndaj tij vetë Komuniteti ka disa rezerva. Po kështu, projekti i Ramës e parashikonte ndërtimin e xhamisë në një sipërfaqe rreth 2.500 m2 prapa Pallatit të Kulturës, vend ku do të ngrihej edhe Muzeu i Bashkëjetesës Fetare në një hapësirë 1650 m2. Përfaqësues të Komunitetit Mysliman, duke mos e përjashtuar mundësinë që edhe ky projekt të diskutohet nga komisioni, thonë se pikësëpari ai nuk i përmbush kërkesat e besimtarëve myslimanë. Sipas projektit të studios BIG nga Danimarka, xhamia mund të përmbajë

trualli

Projekti i ndërtimit të xhamisë së madhe daton që në vitin 1993. Asokohe, në vendin e “Namazgjasë” u vendos edhe guri i parë i themelit për ngritjen e xhamisë

1000 vizitorë gjatë ditëve të zakonshme, por ky numër mund të zgjerohet të premten dhe në ditët e pushimeve, ku mund të zihet gjithë hapësira e sheshit të xhamisë. Ndaj, ajo që dihet tashmë është se xhamia e re që të ndërtohet në hapësirën e njohur si “Namazgjaja”, e cila ndodhet pranë Kuvendit të Shqipërisë,

nuk do të jetë thjesht një objekt kulti, por një kompleks multifunksional. Ajo do të shtrihet në një sipërfaqe mbi 5 mijë m2 dhe funksionet e saj do të jenë si një qendër kulturore e besimit islam, me bibliotekë dhe salla konferencash. Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që në vitin 1993. Asokohe, në vendin e “Namazgjasë” u vendos edhe guri i parë i themelit për ngritjen e xhamisë së madhe. Por, nga viti në vit truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia e Tiranës. Në kompensim të kësaj sipërfaqeje, Këshilli i Ministrave vendosi më 6 prill 2011 që t’i japë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katrorë. Por duke qenë se ndërtimi i xhamisë së re kushtëzohet edhe nga drejtimi i kiblës (qabes), Bashkia e Tiranës dhe Komuniteti Mysliman janë në negociata me pronarët që kanë tokë anash me truallin e “Namazgjasë”.

Pensionistët kanë vijuar të qëndrojnë sërish në radhë pranë sporteleve të Postës në kryeqytet. Ndonëse drejtuesit e Postës deklaruan se kjo situatë e krijuar nga informatizimi i sistemit do të ishte e përkohshme dhe se çdo pensionist do ta merrte pensionin në një datë dhe orë të caktuar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Në shumë sportele të Postës nuk janë afishuar ende listat e përfituesve sipas grafikut të ri të ndarjes së pensioneve dhe kjo ka bërë që pensionistët të rrinë për orë të tëra në pritje vetëm për të marrë vesh se kur e kanë datën e pagesës. Midis tyre ka nisur të ekzistojë frika se kjo lëvizje bëhet për mungese fondesh, madje ka edhe nga ata pensionistë, të cilëve data e pensionit u është spostuar me 10 ditë apo dy javë, duke mbetur me lekët e fundit në xhep. Ndërkohë që edhe pse drejtuesit e Postës deklaruan dy ditë më parë se, nëse pensionistët do të kenë një arsye të fortë, do e marrin pensionin brenda ditës, në filiale ka ndodhur e kundërta. Punonjëset nuk kanë toleruar me asnjë ditë dhënien e pagesës, edhe në raste vdekjeje. Mesa duket rregullat e reja të ndarjes së pensioneve do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 prill, kur çdo pensionist në Tiranë do të ketë një datë dhe orë të caktuar për të tërhequr pensionin e tij. Për të shmangur pritjen e të moshuarve pranë zyrave të Postës, kjo e fundit do të publikojë grafikun e ri për ndarjen e pensioneve që do të afishohet në çdo zyrë postare, ndërsa borderotë nuk do të jenë më të shënuara me dorë, por vetëm të printuara. Në rast se një pensionist do të udhëtojë jashtë vendit dhe pensioni i duhet në mënyrë urgjente, mjafton që ai të vërtetojë lëvizjen e tij, duke paraqitur pranë zyrave të postës dokumentacionin përkatës, në mënyrë që ta marrë pensionin brenda ditës.

Invalidët, Ksera: Trajtim me ligj të përbashkët Ministria e Punës nis hartimin e projektligjit integral “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” dhe “Për statusin e punonjësit social” Të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara pritet të mbrohen nëpërmjet një ligji të përbashkët. Ministri i Punës, Spiro Ksera paralajmëron ndryshime të tjera në ligjin “Për personat me aftësi të kufizuara”, edhe pse gjatë ditëve të fundit dhjetëra prej tyre kanë pro-

testuar për ndryshimet e bëra në statuse. “Vlerësimi i politikave dhe legjislacionit të mbrojtjes sociale në drejtim të aftësisë së kufizuar bëri të mundur të arrinim në konkluzionin se hartimi i një ligji për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara do të garantojë mundësi të barabarta për të gjithë ata dhe do t’u mundësojë jetesë dhe vendimmarrje të pavarur me synim garantimin e jetës në komunitet. Pas nënshkrimit të Konventës së OKBsë ‘Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara’, qeveria ka hartuar plan pune 3-vjeçar deri në rat-

ifikimin e saj, i cili përfshin përmirësimin e legjislacionit. Në këtë kuadër, ministria po punon për hartimin e projektligjit integral ‘Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara’, i cili do të mundësojë garantimin e çdo të drejte për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar”, - deklaroi Ksera gjatë një takimi me studentë të Shkencave Sociale, në Ditën Ndërkombëtare të Çështjeve Sociale. Gjatë takimit me studentët, ministri Ksera foli edhe për ngritjen e një qendre kombëtare për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara që mungon në vendin tonë. Gjithashtu,

Ministri Spiro Ksera

ai bëri me dije se po përgatitet edhe një projektligj për mbrojtjen e punonjësve socialë, të cilët pritet të trajtohen me një status të veçantë. “Një ndër iniciativat e reformimit të shërbimeve sociale është hartimi i projektligjit ‘Për statusin e punonjësit social’, i cili ka lindur si domosdoshmëri e trendit të problemeve shoqërore të lindura gjatë periudhës së demokracisë”, - tha Ksera. Më tej ai pohoi se pagesat për aftësinë e kufizuar janë rritur nga viti në vit, si pasojë e rritjes së fondit të akorduar nga buxheti i shtetit dhe vendimeve të njëpasnjëshme për rritje të pagesave dhe përfitimeve.


E mërkurë, 20 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Shëndeti mendor, spital i posaçëm për të dënuarit Për herë të parë në vendin tonë do të ngrihet një spital i posaçëm ku do të trajtohen të dënuarit që kanë probleme të shëndetit mendor. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, dhe ai i Shëndetësisë, Petrit Vasili, nënshkruan dje një dokument bashkëpunimi që u hap rrugë procedurave për ngritjen e godinës së re. “Në kapacitetin e këtij

institucioni janë rreth 80 persona, të cilët gjenden në këtë institucion”,- tha ministri i Drejtësisë. “Objektivat e materializuar, për t’u realizuar janë dhe ata në përputhje jo vetëm me standardet e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me standardet më të mira të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me trajtimin e të sëmurëve që kanë kryer

vepra penale, dhe kanë probleme të shëndetit mendor, dhe i gjithë projekti ynë do të respektojë këto standarde”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë. Për 3 muaj, ekspertët do të përcaktojnë vendin ku do të ndërtohet spitali si dhe fondet për investimin. Aktualisht janë rreth 80 persona të dënuar që kanë probleme të rënda të shëndetit mendor.

OBSH: Shqipëria e fundit në rajon, 115 mjekë për 100 mijë banorë Në renditjen e OBSH-së për raportin e mjekëve për frymë në vendet e Ballkanit, Shqipëria gjendet në fund të listës, përpara saj ndodhet Bosnja dhe Hercegovina me Malin e Zi

organizimi

QSUT, mjekët ulin shërbimin ndaj pacientëve Urdhri i Mjekut ngre shqetësimin për shërbimin e mjekëve ndaj pacientëve. Mungesa e organizimit në spital i çon mjekët drejt gabimeve mjekësore. Duke iu referuar ankesave të pacientëve, Urdhri i Mjekut ngre shqetësimin se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mungon kërkesa e llogarisë nga ana e drejtorisë së këtij spitali. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, tolerimi që Drejtoria e QSUT-së

Jonida Tashi

Shqipëria ka numrin më të vogël të mjekëve për frymë në rajon, çka bën që shërbimi shëndetësor që i ofrohet popullatës të jetë i përgjysmuar për shkak të mungesës së bluzave të bardha. Fakti bëhet i ditur nga statistikat e publikuara nga “Balkan Insight”, të cilat janë marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në rajon për numrin e personelit shëndetësor. Sipas shifrave të OBSH-së, në vendin tonë ka vetëm 115 mjekë për 100 mijë qytetarë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë shërbim është 330 mjekë për 100 mijë banorë, pra dyfishi i numrit aktual. Në renditjen e OBSH-së, përpara Shqipërisë ndodhet Bosnja dhe Hercegovina me 167 mjekë, Mali i Zi me 207, Kroacia me 226, Maqedonia me 262, ndërsa Bullgaria, vendi me numrin më të madh të mjekëve në Ballkan, ka një raport 369 mjekë për 100 mijë banorë. Të dhënat e OBSHsë tregojnë se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të mbuluar me ndihmë mjekësore gjithë territorin e vendit dhe është më pak i efektshmi në të gjithë rajonin. Në shkrimin e publikuar në “Balkan Insight” thuhet se Shqipëria është ende larg standardeve të kërkuara për shëndetësinë me gjithë reformat e ndërmarra në këtë sektor. “Banka Botërore është në drejtimin e një projekti për të forcuar sistemin shëndetësor të Shqipërisë, i cili e ka parë reformën

Infektivi në QSUT

Renditja e OBSH Shqipëria 115 mjekë për 100 mijë qytetarë Bosnja dhe Hercegovina 167 mjekë për 100 mijë qytetarë

Në vendin tonë numërohen 21 238 bluza të bardha, që janë gjysma e numrit të kërkuar sipas normave të Bashkimit Europian

Mali i Zi 207 mjekë për 100 mijë qytetarë Kroacia 226 mjekë për 100 mijë qytetarë Maqedonia 262 mjekë për 100 mijë qytetarë Serbia 284 mjekë për 100 mijë qytetarë Bullgaria 369 mjekë për 100 mijë qytetarë Mesatarja e BE 330 mjekë për 100 mijë njerëz

strukturore të kufizuar në dy dekadat e fundit. Ristrukturimi organizativ dhe reforma kanë mbetur prapa veprimeve në shumicën e vendeve tjera të rajonit”, - thuhet në shkrim. Më tej në të citohet se, sipas Universitetit të Kalifornisë, “Atlas” , shpenzimet dhe numri i mjekëve për 100 mijë qytetarë konsiderohen treguesit kryesorë të gjendjes së kujdesit shëndetësor. Referuar të dhënave të Bankës Botërore, “Balkan Insight” thekson se niveli i shpenzi-

Abetarja Shqipëri-Kosovë, 13 shtëpi botuese në garë Kristiqi: Kjo Abetare do të përdoret që në ditën e parë të fillimit të shkollës, të vitit shkollor 2012-2013, në të dy vendet Data 3 prill është afati i fundit që shtëpitë botuese të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit variantet e tyre për tekstin e përbashkët të Abetares Shqipëri-Kosovë. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, thotë se në garë janë 13 shtëpi botuese, nga të cilat do të zgjidhet vetëm 1 për të botuar tekstin e parë të përbashkët mes dy shteteve. “Mbas këtij afati fillon vlerësimi nga ana e komisioneve të ngritura të përbashkëta të dy ministrive, dhe fituesi do të shpallet në fund të muajit prill. Kjo Abetare do të përdoret që në ditën e parë të fillimit të shkollës, të vitit shkollor 2012-2013, në të dy vendet edhe në Republikën e Shqipërisë edhe në

Republikën e Kosovës”, - thotë Kristiqi. Ndryshe nga përzgjedhja që bëhet për tekstet e tjera, shtëpitë botuese në garën e Abetares duhet të plotësojnë disa kritere të tjera. “Një nga kushtet e konkurrimit është se duhet të jetë një marrëdhënie e përbashkët mes një shtëpie botuese shqiptare dhe një shtëpie botuese kosovare. Dhe autorët e abetares duhet të jenë patjetër me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova”, - pohon Kristiqi. Abetarja e unifikuar është nismë mes dy ministrive, e cila pritet të konkretizohet edhe me tekste të tjera shkollore mes dy shteteve. Por, megjithë daljen e Abetares së re në treg, teksti aktual i Abetares në vendin tonë do të jetë sërish në përdorim përkrah librave të tjerë që u përkasin autorëve të ndryshëm. Ndërsa në Kosovë, ky tekst do të jetë i vetmi dhe do të kushtojë tri herë më pak sesa abetarja e mëparshme, që kishte një çmim rreth 20 euro.

meve publike për shëndetësinë në Shqipëri mbetet i ulët krahasuar me standardet rajonale dhe ndërkombëtare, që vlerësohet në 2.5 për qind të PBB-së ose 65 dollarë për frymë të çdo viti. Ndërkohë që edhe për një financim të tillë, Banka Botërore nënvizon se është shumë i ndarë, me ndërrime të shpeshta në financimin e përgjegjësive ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal, ndërsa Instituti i Sigurimeve Shëndetësore luan vetëm një rol margjinal. Aktualisht, në vendin tonë numërohen 21 238 bluza të bardha, nga të cilët 11 888 janë të punësuar në të gjitha spitalet e vendit. Pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve i përkasin Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, personeli i së cilës kap shifrën 2685 persona. Ndërsa numri i bluzave të bardha që punojnë pranë 416 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin është 9350 punonjës.

tregon ndaj bluzave të bardha është reflektuar në shërbimin që ofrohet ndaj pacientëve, të cilët kanë shprehur rezerva lidhur me ndihmën mjekësore të marrë në këtë spital. Rregulloret e brendshme, sipas Urdhrit të Mjekut, janë ato që mundësojnë organizimin e punës nëpër shërbimet e ndryshme spitalore, gjë që, sipas tij, në QSUT duket se nuk funksionojnë. Në më të shumtën e rasteve qytetarët që ankohen pranë Urdhrit të Mjekut pretendojnë për trajtim të gabuar mjekësor dhe mungesë komunikimi nga ana e bluzave të bardha.

repuBliKa e shQipËrisË KËshilli i QarKut elBasaN Njoftim pËr shpallje fituesi Në zbatim të Ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunesit civil”, neni 13, VKM Nr.231, datë 11.05.2000, “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 20, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall: • Znj.florenca Gjorduni fituese të konkursit për vendin e specialistes për kontrollin e menaxhimit financiar dhe buxhetit në Drejtorineëe Financ ë -Buxhetit, t ë Drejtoris ë s ë P ë rgjithshme t ë Sh ë rbimeve Mbeshtetëse në Administratën e Këshillit të Qarkut Elbasan. KrYetari eugen isaj adresa : Këshilli Qarkut elbasan; tel:++355 54 52344, 52696, fax: 52144


16 18 16

MAPO MAPO

E 13 SHTATOR 2011 PREMTE, 1527 17 MARS MAJ MAJ 2011 13MARTË, EQERSHOR MËRKURË, 2010 21 2011 MARS 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.ALA

Në një skrivani të madhe ngjyrë mohagan shfaqen krenarë dy flamuj: i kuqi me shkabën e zezë dykrenëshe dhe tringjyrëshi me 50 yjet e shteteve amerikane. Sigurisht, në mes tyre qëndron skulptura e një kryqi.

Rrok Mirdita sipas Ungjillit Alfred Lela

kështu gjithë këtë, dëshmon edhe më shumë se kjo ish thirrja për të. Prej atje nalt.

Paraqitja

Ta pranojmë. Takimi me një njeri të Zotit vjen me njëfarë parehatie. E di se në ligjërimin e tyre edhe ti je njeri i Zotit, por shelbimi kërkon më shumë se një Ave Maria. Bota e tyre gjithë dritë, sipas teje, askund nuk përputhet me tënden e cila vazhdimisht është në kërkim të ekzorcizmit i cili, po ashtu kërkon ndërmjetësimin e tyre. E njëjta ndërdyshje të kaplon para takimit me Monsinjor Rrok Mirditën, arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit. Është e martë 1 nëntor, Dita e Gjithë Shenjtëve dhe Monsinjori i gëzohet një dite tjetër. Kur e pyes a pushojnë njerëzit e Zotit, ma kthen se në fund të nëntorit do të udhëtojë për në Amerikë ku jeton familja e tij dhe kjo do t’i shërbejë edhe si kohë pushimesh. Në një skrivani të madhe ngjyrë mohagan shfaqen krenarë dy flamuj: i kuqi me shkabën e zezë dykrenëshe dhe tringjyrëshi me 50 yjet e shteteve amerikane. Sigurisht, në mes tyre qëndron skulptura e një kryqi. Edhe më i madh se simbolet e dy shteteve i ngjan një mali mes dy kodrash. Ndoshta është aty si për të thënë se në botën e një kleriku shpirtërorja ngrihet më lart se konvencionet. “I pari më ka zgjedhur, - thotë për flamurin shqiptar, - ndërsa të dytin, amerikanin, e kam zgjedhur”. Është qytetar amerikan dhe ka jetuar në Tokën e Mundësive për më shumë se 20 vjet. Ende i ruan kujtimet e kohëve amerikane: qendrën katolike në Bronx dhe në famullinë në Hartsdale. Tani Katedralja e Shën Palit në Tiranë është streha e tij e re. Kjo ngrehinë është shenjë jo vetëm e asaj sesi ka lëvizur komuniteti katolik, por gjithë Shqipëria bashkë me të. Edhe kujtimet e kohëve shqiptare po i afrohen vitit të njëzetë. Por Imzot Rrok Mirdita nuk i mat me vite, por punë të mira ditët e tij mbi këtë tokë. Flet sesi kanë ecur gjërat që nga viti i largët 1993, kur seli e tij u bënë ndërtesat prej druri që njiheshin si ‘vilat gjermane’. Mbi ne dëgjohen kumbonat. Gjërat, me sak, kanë lëvizur në këtë vend. Sido që t’i masësh, me vite a me punë. Hera e fundit e kumbonave ishte viti 1967. Atë vit ato u zëvendësuan me çangat që zgjonin çdo mëngjes repartet ushtarake dhe punëtorët e fabrikave. Kur pushoi kumbona e ia nisi çanga, filloi edhe lindja e Njeriut të Ri e vdekja e Njeriut të Lirë.

I. Gjeneza

Rroku, i biri i Kolës dhe Lulës, u lind më 28 shtator 1939 në fshatin Kllezën të Malit të Zi, një fshat katolik shqiptar i mbetur në Republikën e vogël sllave të jugut pas copëtimit të trojeve shqiptare nga Konferenca e Londrës. U lind në ndërkohën kur mbi botë po binte qielli i plumbtë i Luftës së Dytë Botërore. Bota u bë kështu një fshat në luftë, por asokohe, fëmijë, ai kuptonte më shumë nga katundi i tij sesa nga bota. Dinte kishën e Këlleznës dhe rrënojat e kishave të Shasit, Arrën e Madhe nën hijen e së cilës recitonte Fishtën dhe shtigjet që të çonin në shkollën fillore; edhe kjo në një fshat tjetër. Aty, në atë fshat shqiptar të shndërruar në fshat ndërkufitar, rrodhën, fëminore, vitet e para të jetës. Më vonë e mësoi edhe kuptimin e emrit të fshatit të tij të lindjes. Këllezën vinte nga kishat e shumta të fshatit dhe ishte një bastardim i latinishtes ecclesiae. Ish lindur në një fshat me kujtime kishash dhe ndoshta ato, trusnia e familjes dhe meshat e të dielave e shtynë Rrokun fëmijë drejt veladonit. Nëse ai nuk e mban mend

II. Pagëzimi

Pagëzimin nuk ka si ta mbajë mend. Por, mund ta imagjinosh skenën në një kishë të vogël katolike në Këllezën të Ulqinit: ujin që rrjedh i kthjellët dhe i shenjtë mbi kryet e vogël të kërthiut. (Duket sikur ka një lidhje mes qashtërsisë së atij uji dhe kthjelltësisë me të cilën fjalët rrotullohen e bëjnë ligjëratë në gojën e priftërinjve katolikë shqiptarë.) Prindërit janë aty: Kola është krenar se në derë të kishës hyn edhe një Mirditë tjetër; ndërsa Lula, se fëmija që sot e tej asht n’dor t’Zotit. Të pagëzohesh që fëmijë është sikur të mungosh në pagëzimin tënd: vetëm fizikisht e ndien atë. Pas të rrëqethurës nga uji i ftohtë pagëzimi vjen si shenjë nga prindërit apo si një shënim në librat e kishës. Por fëmija që bëhet prift zgjedh ta përsërisë pagëzimin e tij nëpërmjet pagëzimeve të të tjerëve. Sa herë uji i kthjellët rrjedh prej enës së argjendit mbi krye fëmijësh, Imzot Rrok Mirditës duhet t’i shkojë mendja në fshatin e lindjes, në Këllezën, dikur në vitin e largët 1939.

III. Të nxënët

Ende i ruan kujtimet e kohëve amerikane: qendrën katolike në Bronx dhe në famullinë në Hartsdale. Tani Katedralja e Shën Palit në Tiranë është streha e tij e re. Kjo ngrehinë është shenjë jo vetëm e asaj sesi ka lëvizur komuniteti katolik, por gjithë Shqipëria bashkë me të. Edhe kujtimet e kohëve shqiptare po i afrohen vitit të njëzetë. Por Imzot Rrok Mirdita nuk i mat me vite, por punë të mira ditët e tij mbi këtë tokë. Flet sesi kanë ecur gjërat që nga viti i largët 1993, kur seli e tij u bënë ndërtesat prej druri që njiheshin si ‘vilat gjermane’. Mbi ne dëgjohen kumbonat. Gjërat, me sak, kanë lëvizur në këtë vend. Sido që t’i masësh, me vite a me punë...

Rroku fëmijë vazhdoi të jetonte në Këllezën, fshatin e kujtimeve me kisha, por Këllezna tani ishte në Jugosllavi. Vitet e shkollës përkuan edhe me ardhjen në pushtet të komunistëve. Po ndesheshin kështu në botën e fëmijës që donte të bëhej prift, dy botë që shtyheshin me njëra-tjetrën: Komunizmi ateist dhe Krishterimi. I pari u mundua të fitonte mbi të dytin me mjete fizike. I dyti fitoi me metoda shpirtërore. Kur mbaroi filloren dhe shkoi të regjistrohej në gjimnazin e Zarës, drejtori i shkollës, njëkohësisht agjent i UDB-së, refuzoi t’i jepte dëftesën me shpresë se Rroku do të ndërronte mendje sa i takon shkollimit fetar. Kujton: “Vetëm që të shkonim në shkollë duhej të ecnim rreth një orë e gjysmë më këmbë. Kalonim një mal për të arritur te shkolla dhe kjo gjë duhej bërë përditë. Në kohën e dimrit, kur shkurtohej dita, shpesh ktheheshim në shtëpi në mbrëmje. Natën kalonim përrenjtë, rrugët e këqija këmbësore, malin... Në kohë me diell apo me shi, rruga jonë ishte e njëjtë. Në atë kohë nuk kishte as drita. Mbanim ndonjë llambë ose mjete të tjera primitive për të ndriçuar. Por shpesh na mungonte nafta ose vajguri. Vetëm gjatë natës ne mund të përgatiteshim për të nesërmen për në shkollë.” Rrugët e të nxënit e çuan më pas Rrok Mirditën në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Zagreb.

IV. Mrekullia e parë

Me Dom Simon Filipajn është njohur kur ishte fëmijë. I kishin shtëpitë ngjitur dhe në Këlleznën e vogël hyrje-daljet e bashkë me to edhe të renë e të veçantën, është e lehtë t’i dallosh. Në vitin 1946, kur Rroku ishte 7 vjeç, Dom Simoni u kthye në fshatin e lindjes pasi kishte përfunduar seminarin 8-vjeçar në Shkodër, duke qenë se kishte nënshtetësi jugosllave. Dom Simon Filipaj, përkthyesi i parë i Biblës në shqip, u bë kështu modeli i tij i parë në jetë. E mban mend si njeri të veçantë, të dashuruar me Shkodrën dhe Shqipërinë. Kujton gjithashtu netët e gjata të dimrit, kur të gjithë mblidheshin dhe dëgjonim Dom Simonin tek recitonte, tregonte ndodhi e histori të ndryshme. Edhe më interesant bëhej kur deklamonte Lahutën e Malcis, së cilës i dinte përmendësh gjysmën e vargjeve. Për Rrok Mir-


18

MAPO

E PREMTE, 1 PRILL 2011 WWW.MAPO.AL

EEMËRKURË, MARS MARTË, E PREMTE, 13 21 SHTATOR 27 MAJ 2012 2011 WWW.MAPO.ALA WWW.MAPO.AL

MAPO

17 19

Ishin vitet ’70, kur shqiptarët e Malit të zi shpërnguleshin nga Jugosllavia në kërkim të ëndrrës së tyre. Shkonin fillimisht në Itali për të plotësuar dokumentet e për t’u hedhur në Amerikë: në New York e Detroit, kryesisht.

ditën, Dom Simon Filipaj, me oratorinë dhe diksionin e kthjellët, ishte dritarja që shihte nga gjërat e epërme. Dëshira për t’u bërë prift u forcua edhe më shumë pas takimeve më të shpeshta me Dom Simonin. Ai u bë modeli udhëheqës, jo vetëm shpirtëror, por edhe i shqiptarit të plotësuar. Nëpërmjet Dom Simonit, Rrok Mirdita kërkonte edhe t’i shpëtonte veçimit e diskriminimit të shqiptarit në Jugosllavi. U thoshin se ishin të barabartë me të tjerët, por nuk e ndiente këtë. Këtë barazi për shqiptarët e kërkonte te Krishti.

V. Largimi

Atij iu kërkua të ikte, të shpërngulej bashkë me grigjën e vet. Jo si shenjë e heqjes dorë, por si shenjë e vullnetit të Zotit se shqiptari lëviz, vendoset e zhvendoset, por fijet e gjakut të tij nuk shprishen. Ishin vitet ’70, kur shqiptarët e Malit të zi shpërnguleshin nga Jugosllavia në kërkim të ëndrrës së tyre. Shkonin fillimisht në Itali për të plotësuar dokumentet e për t’u hedhur në Amerikë: në New York e Detroit, kryesisht. Me rritjen e numrit të emigrantëve nga këto treva shqiptare, Dom Zef Oroshi i kishës katolike shqiptare ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ në New York kishte nevojë për ndihmë. Besimtarët qenë shtuar, ashtu si vitet në pemën e jetës së tij. Kardinali Cook i shkroi një letër Arkipeshkvit të Tivarit, ku i kërkonte një prift për në New York. Pas një procedure që zgjati dy-tre vite, Arkipeshkvi i Tivarit zgjodhi Dom Rrok Mirditën. Vitet në New York i kujton si më të veçantat. Ai nuk ishte vetëm prifti që mbante në rend punët e shpirtit, por edhe meshari i misionit kombëtar. Kisha e tij ishte qendër kulture përveçse strehë përshpirtjesh. I mban mend tek vinin të gjithë: katolikë, muslimanë e ortodoksë dhe po ashtu si të gjithë bashkë ndihmuan që shqiptarët të ngrinin kishën e tyre prestigjioze në Hartsdale.

VI. Rikthimi

Shqipërinë e vizitoi së pari në vitin 1991, gjatë një udhëtimi të rastësishëm, teksa ndodhej në Mal të Zi. Një mik i ofroi të hidheshin matanë kufirit. Shqipëria sapo kishte filluar të dilte nga mjegulla e terrorit komunist dhe të hapej ngadalë me botën. Rikthimi i madh do të ndodhte dy vjet më vonë, kur mori një telefonatë nga Kardinali i New York-ut, O’Conor, i cili iu drejtua me fjalët Shkëlqesi... I tha se Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, e kishte emëruar arkipeshkv të dioqezës Tiranë-Durrës. Ishte Krishtlindja e vitit 1992 dhe ai ishte 53 vjeç. Shqipërinë e gjeti mes rrënimit shpirtëror dhe material. Ipeshkvia u vendos te ‘vilat gjermane’. Nuk mund t’i shpëtonte krahasimit mes New York-ut dhe Tiranës, kishës në Bronx dhe strehës së përvuajtur shqiptare. Nuk mund të mos i kujtoheshin gjithashtu përgëzimet e shumta të kolegëve në New York teksa i thoshin se ai ishte arkipeshkv i kryeqytetit të një vendi. Por ndoshta te kjo thyerje, te ky rrënim qëndronte edhe thelbi i sfidës së tij dhe të thirrjes që kishte përqafuar. Ai ishte rikthyer në vendin e tij, sepse aty e kishin hedhur rrugët e Zotit. Të pafundmet.

VII. Mrekullia e dytë

E kujton kështu atë meshë të parë në tokën shqiptare në fshatin Shkrel të Malësisë së Madhe në vitin 1991: “Besimtarët i afroheshin kishës si përrenj me ngjyra”. Ajo përballja e fillimit Komunizëm-Krishterim ishte në shkëmbimet e fundit. Njëra palë ishte në grahma e tjetra po ringjallej. Enver Hoxha kish bërë

Në një shekull të ri ku sekularizmi, materializmi, disfatizmi, hedonizmi, fatalizmi e plot izma të tjerë rreken për jetë e dominancë. Që ta provosh këtë, duhet të rrosh e të shohësh. Dhe që të shohësh duhet të besosh.

shumë për ta zëvendësuar Zotin me kultin e tij, por ata përrenj me ng jyra që përshkruan Monsinjor Mirdita ishin dëshmi se beteja qe humbur. Ata vinin në trumba te kisha e fshatit, ose më saktë te rrënojat e saj, e ndiznin qirinj. Kundërmimi i tyre kishtar përzihej me ajrin e atyre maleve, ku katolicizmi ishte tërhequr për t’u mbrojtur nga turqit, komunizmi e gjithfarë armiku. Aty në Shkrel, mes maleve, hija e të cilëve e bënte edhe më të përshpirtshme skenën, çoi meshën e parë në tokë shqiptare. Këtu i kujtuan për herë të fundit dashamirësisht se bënte mirë të largohej sa më shpejt. Sepse rreziku nuk ishte larguar ende. E kaloi kufirin për t’u rikthyer dy vjet më pas, por mrekullia kishte ndodhur ndërkohë.

VIII. Mrekullia e tretë

Enver Hoxha, shefi komunist që e nënshtroi Shqipërinë me anë të terrorit dhe dogmës, që në krye i shpalli armiqtë e tij më të mëdhenj. Priftërinjtë katolikë në një fjalim i etiketoi si “të përgatitur në shkollat më prestigjioze perëndimore, njerëz që kanë atdhe Vatikanin dhe që janë spiunë të tij”. Hoxha shpalli projektin e farkëtimi të njeriut të ri socialist, ateistin që do të vinte nga një proces manipulimesh. I bashkëngjiti këtij projekti edhe maksimën e famshme rilindase feja e shqiptarit është shqiptaria, duke e nxjerrë, sigurisht, jashtë kontekstit kohor e historik. Monsinjor Rrok Mirdita nuk është dakord me sloganin rilindas të keqpërdorur nga komunistët. Ai nuk e pranon se feja e shqiptarit është shqiptaria. Shqipëria është atdheu im, por jo feja, ngulmon ai. Sipas tij, kjo është e tejkaluar dhe nevoja e shoqërisë së sotme shqiptare është krijimi i njeriut të lirë. Atij që i shpëton vargonjve ideologjikë dhe bën zgjedhjet e veta. Këtu, te vdekja e njeriut të ri dhe lindja e njeriut të lirë, por edhe te ndërmjetësimi i fesë për këtë, qëndron edhe mrekullia e tretë.

IX. Mrekullia e katërt

Remzi Lani, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, e sheh Imzot Rrok Mirditën si “njeriun e duhur”. “Ka qenë konservatorizmi që e ka ndihmuar katolicizmin shqiptar që të mbijetojë, si gjatë pushtimit turk ashtu edhe në komunizëm”. Por kjo mbyllje në këto kohë të reja mund të jetë bumerang për katolikët shqiptarë, vëren Lani. Shton se Imzot Mirdita është njeriu i përshtatshëm në krye të kishës për ta mundësuar këtë hapje. Monsinjor Mirdita thotë se kjo hapje ka ardhur me Koncilin e Dytë Ekumenik të Vatikanit në vitin 1965, si për të larguar çdo shenjë triumfalizmi nga personi i vet. Është prift në fund të fundit dhe krenia është një prej mëkateve. A është pra Rrok Mirdita mrekullia e katërt, ai që do ta marrë përdore grigjën katolike shqiptare në një botë që rreket të vetidentifikohet? Në një shekull të ri ku sekularizmi, materializmi, disfatizmi, hedonizmi, fatalizmi e plot izma të tjerë rreken për jetë e dominancë. Që ta provosh këtë, duhet të rrosh e të shohësh. Dhe që të shohësh duhet të besosh.

X. Trashëgimia

Trashëgiminë e Monsinjor Rrok Mirditës mund ta shohësh në kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale, por sidomos në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Arkitektura triangulare e kësaj të fundit u përzgjodh nga ai për të simbolizuar trininë e krishterë të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë me besimet e shqiptarëve të ndarë në tri degë katolikë, muslimanë dhe ortodoksë. Rrok Mirdita nuk është vetëm këtu shprehës i unitetit. Edhe moton e stemës ipeshkvnore e ka zgjedhur në këtë frymë: Ut unum sint (që të gjithë të jenë një). Për të mos harruar: Ai është shqiptar i Malit të Zi që ka jetuar e punuar në Diasporë, dhe është dërguar në Shqipëri me misionin e ringjalljes shpirtërore. Te ky pluralitet e unitet është trashëgimia e tij dhe te kjo trashëgimi qëndron edhe besimi se Rrok Mirdita është zgjedhja e duhur. Ai që, ashtu si 20 vjet më parë në Shkrel, i sheh tek vijnë “përrenjtë me ngjyra” të atyre që kthehen te Zoti.


18

MAPO

e mërkurë, 21 MARS 2012 www.mapo.al

Trashëgimia Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur që ta përfaqësojnë bashkërisht Eposin në UNESKO, por kjo ka stopuar procedurat për shkak se UNESKO nuk merr parasysh mendimin e Kosovës, pasi ajo nuk është anëtare e OKB-së

Eposi drejt UNESKO-s, mision i pamundur U

dhëtimi” i Eposit të Kreshnikëve drejt UNESKO-s këtë vit duket mision i pamundur, edhe pse puna e grupit për hartimin e dosjes ka përfunduar. Edhe pse puna ka ecur shumë ngadalë në këtë drejtim për shkak të mungesës së fondeve, tashëm që dosja ka përfunduar problemi qëndron gjetiu. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur që ta përfaqësojnë bashkërisht Eposin në UNESKO, por kjo ka stopuar procedurat që duhet të përfundojnë deri në fund të marsit. Projekti, i cili është realizuar në bashkëpunim me Kosovën, do të shtyhet për shkak se UNESKO nuk merr parasysh mendimin e Kosovës, pasi ajo nuk është anëtare e OKB-së. E deri në fund të marsit, kohë kur dosja duhet prezantuar në Asamblenë e radhës së UNESKO-s, Kosova do të vazhdojë të jetë në statusin jo anëtare e OKBsë, por shpresa mbetet për vitin e ardhshëm. Projekti fillestar nisi një vit më parë si punë më vete, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria dy projekte paralele që u bashkuan rrugës. Në fakt, një vit më parë derisa projekti ndërqeveritar i iniciuar nga pala kosovare po ecte me vështirësi, Komiteti i Trashëgimisë Shpirtërore në Shqipëri ndërkohë kishte marrë një nismë të re, duke ngritur një grup pune për futjen e “Eposit të Kreshnikëve” në listën e UNESKO-s si trashëgimi shpirtërore në rrezik. Në Prishtinë, kjo nismë u pa si projekt paralel. Ndërsa në Ti-

ranë, fillimisht u deklarua se bëhej fjalë për një projekt krejt të ndryshëm nga ai ndërqeveritar i iniciuar në Prishtinë. Por në vizitën e ministrit të Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi në Tiranë u konfirmua zyrtarisht puna e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për të çuar në UNESKO projektin e Eposit. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, në prezantimin e faqes online të Isopolifonisë, një prej trashëgimive tona shpirtërore që e ka fituar vite më parë statusin e UNESKO-s, ceku edhe këtë çështje. Ai konfirmoi edhe një herë se aplikimi i Shqipërisë dhe Kosovës për mbrojtjen e “Eposit të Kreshnikëve” në UNESKO do të jetë i përbashkët. “Akademikë dhe studiues të të dyja vendeve kanë bërë një punë përgatitore të mirëfilltë për pranimin e kësaj dukurie shpirtërore në UNESKO. Kjo dukuri është më e përhapur në Kosovë, por me ritmin e njohjeve të Kosovës si shtet do të arrihet shumë shpejt që të aplikojmë së bashku”, - deklaroi ministri Bumçi. Kështu që për këtë vit që është dhe 100-vjetori i Pavarësisë, rruga e ‘Eposit të Kreshnikëve’ drejt UNESKOs është e mbyllur. Ndoshta vitin që vjen do të mund t’i hapet sërish drita jeshile Shqipërisë dhe Kosovës, që bashkërisht të përfaqësojnë në UNESKO projektin për mbrojtjen e “Eposit të Kreshnikëve” si një trashëgimi shpirtërore në rrezik zhdukjeje. Dixhitalizohet edhe Isopolifonia

Ministria e Turizmit, Kulturës,

Rinisë dhe Sporteve prezantoi faqen online të Isopolifonisë si pjesë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore. Ministri Aldo Bumçi vlerësoi këtë nismë, duke theksuar gjithashtu rëndësinë që ka katalogimi dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë shpirtërore. “Është e rëndësishme që pasurinë e trashëguar ndër shekuj ta konservojmë dhe dixhitalizojmë në mënyrë që këtë pasuri shpirtërore të popullit ta përçojmë në të ardhmen me metoda bashkëkohore”, - tha ndër të tjera Bumçi. Ndërsa akademiku Vaso Tole, ai që praktikisht ka realizuar faqen online www.isopolifonia.com, veçoi faktin se përmes këtij sistemi të dhënash do të rriten kapacitetet për ruajtjen dhe transmetimin e isopolifonisë duke iu ardhur në ndihmë institucioneve të ndryshme, specialistëve të fushës, publikut të interesuar etj. “Ka qenë hap i rëndësishëm futja e isopolifonisë në kurrikulat shkollore për edukimin e të rinjve me vlerat e t r a sh ë g i m i s ë ku l t u r o r e shpirtërore dhe të diversitetit kulturor. Kjo database do të mbetet gjithmonë një faqe e hapur për pasurim të mëtejshëm”, - tha Tole. Projekti i katalogimit dixhital të Isopolifonisë ka filluar që në janar 2008, me iniciativën e Prof. Vaso Tole. Qëllimi kryesor është ruajtja, regjistrimi dhe katalogimi i Isopolifonisë, e cila që prej vitit 2005 është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESKO. Aida Tuci

Ermelinda Bixhaku, 13-vjeçarja duke kenduar isopolifoni me grupin

Është e rëndësishme që pasurinë e trashëguar ndër shekuj ta konservojmë dhe dixhitalizojmë në mënyrë që këtë pasuri shpirtërore të popullit ta përçojmë në të ardhmen me metoda bashkëkohore


e mërkurë, 21 MARS 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Komedia e Michael Pertwee rikthen në skenë “Artistin e Popullit” Luftar Paja dhe nga emigracioni, aktorin e humorit Arqile Lipe

Në “Bylis” Luftar Paja dhe Arqile Lipe

“Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” P

Foto nga dosja e “Eposit të Kreshnikëve”

Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur që ta përfaqësojnë bashkërisht Eposin e Kreshnikëve në UNESKO, por kjo ka stopuar procedurat që duhet të përfundojnë deri në fund të marsit

olici me rrufë personazhi që jeton dhe punon në botën e internetit, thotë se ata që jetojnë në botën reale mund të udhëtojnë këtë të enjte në qytetin e Fierit, sepse Teatri “Bylis” ka vendosur pikërisht datën 22 për të dhënë premierën e komedisë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” me autor Michael Pertwee dhe regji të Kiço Londos. “Hartues të ligjit dhe opozitarë të tij, intrigantë dhe servilë, një komedi brilante e cila kulmon me plane brilante për të fshehur të vërtetën. Me një kast të zgjedhur aktorësh ku spikatin emrat si: Artisti i Popullit, Luftar Paja, në rolin e inspektorit Ruf, Fatmir Xhelili në rolin e William Braun-it, regjisori Kiço Londo përcjell tashmë eksperiencën dhe energjinë e tij në realizimin e një vepre tjetër skenike. Ai vazhdon të këmbëngulë në gërshetimin e energjisë skenike të brezave të vjetër dhe atyre më të rinj të aktorëve të skenës shqiptare si : Mimoza Marjanaku, Doriana Çaushaj- Gerta Metaj, Brikena Sinanaj”, - shkruan polici me rrufë, personazhi i krijuar aty për aty, ndoshta nga zyra e shtypit të Teatrit ‘Bylis’ apo ndoshta edhe nga vetë regjisori Londo?!... Në botën e internetit identiteti gjithmonë vihet në dyshim. Për t’u kthyer tek kjo komedi që trajton një temë sa aktuale, aq edhe universale, me një titull intrigues në fakt, trupa e Teatrit ‘Bylis’ do të vazhdojë të përcjellë eksperiencën e saj 40-vjeçare në artin e bukur skenik. Surprizë e ka vlerësuar regjisori Londo pjesëmarrjen në këtë komedi të aktorit Arqile Lipe, “Artist i merituar”, në rolin e Willfred Potsit, një aktor i veçantë karakteri, i cili me aftësitë e tij aktoriale i ka munguar skenës shqiptare prej shumë vjetësh. Ai vjen posaçërisht nga Greqia për të qenë pjesë e stafit të kësaj komedie në Teatrin ‘Bylis’. Ministra të korruptuar, inspektorë që kërkojnë ryshfete, vajza të reja në kërkim të pushtetit dhe rrugëve për t’u bërë të famshme. Autori britanik, Michael Pertwee sjell historinë e një ministri të qeverisë britanike që harton një ligj për të luftuar pisllëqet në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo nuk e ndalon atë të ketë një lidhje dashurie me sekretaren e tij, Znjsh Parkyn dhe Wendin, gruan e një gazetari të njohur. Kundërshtarë të ligjit, kryesisht disa vajza hippy, të kryesuara nga Johny, rrëmbejnë mikun e ngushtë të ministrit, bashkautor të ligjit, Barry Ovis, ndërkohë që ai po martohej me të fejuarën e tij,

Aktori Luftar Paja

Joan. Pas një sinjali nga Johnny, policia sulmon apartamentin e hippy-ve. Qëllimi ishte për të diskredituar Barry Ovis, duke e bërë që të dukej se ai ishte i përfshirë në një orgji, dhe si rezultat duke i hequr çdo lloj kredibiliteti që mund të kishte. Por Ovis arratiset dhe fshihet në apartamentin e Sir William, ku e gjen atë larg nga mosshthurja morale e tij. Planet e Sir William-it për një mbrëmje me Wendin shkojnë keq, ndërkohë që apartamenti i tij mbushet me anëtarë të opozitës, inspektorë policie dhe gra të bukura, poshtë dhe sipër krevatit. Gjithçka kulmon me plane qesharake, në panik dhe kundër-plane, ku të gjithë kërkojnë të shpëtojnë karrierat e tyre dhe fshehin të vërtetën. Vepra është përkthyer nga Vasilika Londo dhe realizuar me regji të Kiço Londos, asistente Dafina Llupi dhe Nerta Veliu, ndërsa skenografia nga Gëzim Hajdini. Paralelisht me këtë premierë vazhdojnë provat me komedinë tragjike “Vizita e damës plakë”, e cila do të shfaqet për publikun në mesin e muajit prill, ku protagoniste kryesore është aktorja Tinka Kurti. “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” do të shfaqet në Teatrin ‘Bylis’ në datat 2225 mars dhe më 29-31 mars, për të vijuar edhe në javët e para të prillit. Komedia vjen si bashkëpunim i Teatrit Shëtitës dhe Teatrit “Bylis” të Fierit.

Teatri “Bylis” ka vendosur pikërisht datën 22 për të dhënë premierën e komedisë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” me autor Michael Pertwee dhe regji të Kiço Londos

shkodër

Zbulohet kisha e Ndre Mjedës Zbulohet muri afro 100-vjeçar, pjesë e kishës së Ndre Mjedës në Kukel të Shkodrës, që u projektua nga vetë poeti. Punimet për restaurimin e Kishës në fshatit Kukel, ku shërbeu si prift At Ndre Mjeda, kanë çuar në zbulimin e murit 100-vjeçar të kishës. Nga gërmimet e bëra në pjesën e pasme të kishës ka dalë në sipërfaqe muri i plotë i saj, i cili është punuar nga vetë At Ndre Mjeda aty rreth vitit 1918. Restaurimet po kryhen nën kujdesin e ambasadës austriake, pasi ky shtet është donator i fazës së dytë të restaurimit të nisur fillimisht nga Komuna e Bushatit. Prifti i kishës së fshatit Kukel, Dom Nike Ukgjini ka kërkuar të ndërpriten menjëherë

punimet me qëllim që të mos dëmtohen pjesë të tjera të objektit. Kisha ku shërbeu si famulltar Mjeda u ndërtua në vitin 1918, por u shkatërrua disa dekada më pas si pjesa më e madhe e objekteve të kultit në vend. Projekti i kishës që është ngritur mbi gërmadhat e së vjetrës, është bërë ashti siç dhe ka qenë në kohën kur shërbente Mjeda. Ky zbulim paraqet vlera të rëndësishme kulturore, pasi lidhet me figurën e Ndre Mjedës si arkitekt i këtij objekti kulti. Dy ditë më parë, një tjetër zbulim arkeologjik i rëndësishëm u bë në Shkodër pranë Xhamisë së Plumbit, ku u gjetën rrënojat e një xhamie mbi 300-vjeçare.

Kisha e Ndre Mjedës


20 18 16 20

MAPO MAPO

E 13 SHTATOR 2011 PREMTE, 1527 17 MARS MAJ MAJ 2011 13MARTË, EQERSHOR MËRKURË, 2010 21 2011 MARS 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.ALA

speciale

Presidenti amerikan Udrou Uillson

“U lodha, - shkruante në një letër dërguar Enver Hoxhës, - duke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo është çështje formale pa rëndësi praktike.” Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve do t’i hapej rruga jo vetëm rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe pranimit të Shqipërisë në OKB, ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan etj. Por fjala e tij nuk u dëgjua. Historia tregoi si ai kishte të drejtë dhe këshillat e tij qenë plotësisht me vend.

KËSHILLAT E FAN NOLIT PËR ENVER HOXHËN NË VITIN 1946 Me rastin e 90-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane: Roli i Fan Nolit dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për prezantimin dhe përfaqësimin e Shqipërisë. Vendimi qeverisë së Nolit për t’i dhënë emrin Uillson portit të Shëngjinit në vitin 1924.

Prof. Nasho Jorgaqi Marrëdhëniet diplomatike shqiptaroamerikane kanë prehistorinë dhe historinë e tyre, në të cilat një rol parësor padyshim ka luajtur Fan Noli. Në këtë rol e kanë zanafillën përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës për të hedhur që herët urën e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes vendit të tyre të vogël dhe njërës prej fuqive më të mëdha të botës. Në qoftë se pranojmë se Federata “Vatra” në vitet 1915-1920 u bë si të thuash një qeveri e shqiptarëve në mërgim, atëherë nuk mund të lëmë në harresë tërë atë veprimtari të dendur e të frytshme që ajo zhvilloi për t’u hapur rrugën marrëdhënieve diplomatike të mëvonshme. Puna e përkushtuar e Nolit në udhëheq je të saj i shërbeu jo vetëm afrimitetit dhe konsolidimit të pozitës së komunitetit shqiptar në ShBA, por dhe rolit aktiv që ajo duhet të luante në një akt historik të pritur, siç ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në këtë drejtim Noli bëri një punë të madhe, gati të pazëvendësueshme, nga një anë, për njohjen dhe propagandimin e Shqipërisë dhe të vlerave të saj etno-historike para opinionit amerikan dhe, nga ana tjetër, për legjitimitetin e të drejtave të popullit të tij në qarqet zyrtare amerikane. Prapa kësaj prehistorie qëndron një veprimtari e gjithanshme me synime të qarta politike e me një strategji patriotike, me vështirësi të jashtëzakonshme, po të marrim parasysh terrenin e një vendi të madh multinacional dhe në një kohë kur, siç thotë F. Konica, “fati i Shqipërisë ishte në balancë”. Përpjekjet e “Vatrës” me në krye F. Nolin për të mbjellë farën e bashkëpunimit e kanë fillesën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1913 ishte puna e Nolit me shokë që siguroi mbështetjen e një personaliteti

si Ç. Krane, i cili do të ndikonte në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës me anë të E. Greit për një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Më pas, më 21 gusht 1915, ishte Noli ai që hodhi hapin e parë zyrtar, duke i drejtuar Sekretarit të Departamentit të Shtetit, R. Lansing, një telegram, me anën e të cilit denonconte Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe kërkonte nga presidenti Uillson “të parandalonte ndarjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha”. Brenda një kohe të shkurtër u arrit që të krijohet Komiteti i miqve të Shqipërisë me figura të njohura filoshqiptare, si Ç. Krane, S. Uilliams, R. Uds, T. Erikson etj. Puna e këtij komiteti bëri që t’i çelet rruga vargut të kontributeve që ata do të jepnin për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, nga të cilat mund të përmendim hapjen e konsullatës së parë shqiptare në ShBA. Në vitet 1917-1918, që mbahen mend dhe si kohë e artë e “Vatrës”, Noli, si kryetar i saj, zhvilloi një veprimtari të dendur politike, me peshë disa herë vendimtare. Krahas një takimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, ai arrin të bisedojë personalisht me ish-presidentin e ShBA, T. Ruzvelt, dhe të marrë prej tij mesazhin se “Shqiptarët i dua dhe i admiroj se janë një racë e vjetër dhe trima dhe se independenca e Shqipërisë duhet restauruar dhe garantuar nga fuqitë aleate.” Pas një viti, më 4 korrik 1918, Noli, duke përfituar nga pjesëmarrja si delegat në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Uashington, takohet dhe bisedon me presidentin e atëhershëm të ShBA, Uillsonin. Kanë mbetur

të skalitura në kujtesën shqiptaroamerikane fjalët gjeneroze të burrështetit idealist që i shqiptoi ai Nolit: “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe këtë zë do ta përdor në interes të Shqipërisë.” Në këto fjalë historike zë fill ai qëndrim dashamirës i politikës amerikane ndaj Shqipërisë dhe jo më kot mendimi i ri historiografik shqiptar e cilëson atë si gur themeli të politikës së ShBA ndaj vendit tonë. Akti i parë i këtij miku të madh të shqiptarëve është denoncimi i Traktatit famëkeq të Londrës, për t’u pasuar me përkrahjen që i dha Shqipërisë në Konferencën e Paqes të Versajës. Aksionet politike e kulturore që Noli ndërmori në vitet 1917-1918 janë të gjithanshme dhe nga më të ndryshmet, të papraktikuara deri atëherë në atë shkallë nga qarqet shqiptare për të njohur e propaganduar kauzën e atdheut të tyre në Amerikë. Kanë hyrë në analet e historisë së bashkësisë shqiptare konferencat e tij përpara auditorëve amerikanë, duke filluar nga Universiteti i Harvardit, nëpër klube e shoqata, e deri nëpër kisha të sekteve të ndryshme. Janë këto mbledhje që bëhen shkas që të shtohen radhët e shoqatës “Miqt’ e Pavarësisë së Shqipërisë” me dhjetëra anëtarë të rinj. Noli shkon e flet dhe në Kemp Deivis para ushtarëve amerikanë me origjinë shqiptare, që stërviteshin për luftë. “Shqipëria, - u drejtohet ai bashkëkombësve të tij, - i është borxhli Amerikës. Borxhin do ta shlyejmë vetëm duke luftuar në front për fitoren.

Është një shans për t’ia shpërblyer”. Shtypi amerikan u bë tribunë dhe mjet i efektshëm i Nolit për të ndriçuar të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë me dhjetëra artikujt që ai boton në gazetat e njohura, si “Nju Jork Herald”, “Nju Jork Taims” apo “Boston Herald”, “Boston Globe” etj. Por për Nolin dhe shokët e tij nuk mjafton vetëm kjo. Nga shtatori i 1918, ai fillon botimin dygjuhësh të revistës “The Adriatic Review” me qëllim që, siç del nga kryeartikulli i parë, “të bëjë të njohur çështjen tonë para amerikanëve, për miliona njerëz” dhe të tërheqë në këtë kauzë bashkëpunimin e intelektualëve amerikanë. Në faqet e kësaj reviste Noli realizon një nga dëshirat e tij krijuese, duke përkthyer në shqip faqe nga më të bukurat të poezisë amerikane. Përkthen jo vetëm vjersha të E. Poes, po edhe poemën “Skënderbeu” të Longfellout, që zgjon krenarinë e shqiptarëve. Me rimëkëmbjen e shtetit shqiptar në vitet ‘20 është përsëri F. Noli, i dërguar i “Vatrës”, ai që kryeson delegacionin shqiptar dhe falë aftësisë dhe meritave të tij Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve. Hyrja e saj në këtë forum të lartë ndërkombëtar krijoi premisat dhe bazën ligjore për njohjen zyrtare të Shqipërisë, në fillim nga Fuqitë e Mëdha europiane dhe pastaj nga ShBA. Dhe është një koincidencë fatlume që përsëri do t’i takojë nderi Nolit që, duke qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë, të nënshkruajë në janar të 1922 notën zyrtare të qeverisë shqiptare që kërkon vendosjen e marrëdhënieve


18

MAPO

E PREMTE, 1 PRILL 2011 WWW.MAPO.AL

EEMËRKURË, MARS MARTË, E PREMTE, 13 21 SHTATOR 27 MAJ 2012 2011 WWW.MAPO.ALA WWW.MAPO.AL

jimit të një qeverie shqiptare në mërgim, qoftë dhe nën drejtimin e Zogut. Liberalin vizionar demokrat nuk e pengoi republikanizmi i tij që të përkrahte monarkun Zog, për deri sa në këtë kohë luhej fati i Shqipërisë. Kjo ishte çështja kryesore në raportet e tij me Departamentin e Shtetit dhe organizmat e tjerë qeveritarë dhe joqeveritarë në vitet 1941-1945. Noli u përpoq që të njihet nga ShBA një qeveri shqiptare në mërgim, por qeveria amerikane deri në fund nuk e miratoi, sepse ajo i njihte e i çmonte forcat e vërteta që luftonin brenda në Shqipëri. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk e zmbrapsi udhëheqësin e shqiptarëve të Amerikës që ta mbante ngritur problemin shqiptar në qarqet zyrtare të vendit. Kjo do të zgjasë deri në qershor të viti 1944, kur Noli do të vihet në dijeni realisht nga Departamenti i Shtetit për gjendjen në Shqipëri. Pas kësaj ai do të ndahet përfundimisht nga Zogu dhe do të unifikojë qëndrimin e tij me politikën zyrtare të ShBA. Në nëntor 1944 Noli i drejton një telegram presidentit Ruzvelt, me anë të të cilit i kërkon angazhimin e shtetit amerikan për pranimin e Shqipërisë në OKB. “Presidenti Ruzvelt, - do t’i përgjigjej Nolit sekretari i tij Uilliam Hasset, është prekur shumë nga mesazhi juaj dhe është posaçërisht mirënjohës për dëshirat tuaja fisnike.” Në vitet e para të pasluftës, Noli u vu në ballë të përpjekjeve për rivendosjen dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë kohë u shfaqën probleme të ndërlikuara dhe mjaft delikate, zgjidhja e drejtë e të cilave lypte dhe urtësinë, përvojën dhe diplomacinë e Nolit. Aq e vërtetë është kjo sa Noli u gjend mes dy zjarreve: të kushteve të Departamentit të Shtetit dhe qëndrimit të ngurtë të qeverisë së Tiranës. Ishte fjala që njohja dhe normalizimi i marrëdhënieve diplomatike nga ShBA të mos kondicionohej nga vendimi i Kongresit të Përmetit, sipas të cilit nuk njiheshin traktatet dhe marrëveshjet e qeverive të mëparshme. Noli që në fillim, duke e vështruar më larg e më thellë problemin, u kërkon qeveritarëve të Tiranës që “të pranohen menjëherë traktatet në fjalë” dhe për këtë sjell si shembull rastin e Jugosllavisë, që ka bërë të njëjtën gjë. Siç del nga korrespondenca me Enver Hoxhën dhe nga ditari i bashkëpunëtorit të tij Q. Panariti, Noli në këtë kohë ka zhvilluar takime të shumta dhe të vështira zyrtare të të gjitha rangjeve në Uashington dhe në Nju-Jork. Ndërkaq, problemi ndërlikohet e rëndohet jo vetëm për shkak të kushteve që vënë palët e ndërsjella, por dhe nga përndjekja që pëson misioni amerikan në Shqipëri. Mendja realiste dhe përvoja politike e Nolit këshillonin tolerancë e modesti ndaj këmbënguljes së paarsyeshme dhe ideologjizimit të çështjes nga Tirana zyrtare. Në verë të vitit 1946, kur në ShBA shkoi një delegacion i kryesuar nga Tuk Jakova, Noli e shoqëroi atë deri në Departamentin e Shtetit, e mbështeti dhe e ndihmoi pa rezerva. Por për fat të keq delegacioni nuk diti të përfitojë nga ndihma e tij e kualifikuar. Noli mbeti shumë i pakënaqur nga misioni i dështuar i delegacionit, aq sa përjetoi një dramë të vërtetë shpirtërore. “U lodha, - shkruante në një letër dërguar Enver Hoxhës, - duke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo është çështje formale pa rëndësi praktike.” Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve do t’i hapej rruga jo vetëm rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe pranimit të Shqipërisë në OKB, ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan etj. Por fjala e tij nuk u dëgjua. Historia tregoi si ai kishte të drejtë dhe këshillat e tij qenë plotësisht me vend. Ndërkaq, në këtë kohë doli në rend të ditës rreziku i pretendimeve greke për aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Kësaj here problemi i këtyre rivendikimeve absurde nuk kish vetëm përkrahjen e Anglisë qysh gjatë luftës, por dhe të disa qarqeve të caktuara në

ZBULIME TË REJA

Fan Noli me Andoni Athanas në Boston

diplomatike midis dy vendeve. Në ngjarjet që erdhën më vonë, ku Noli u bë i njohur nga protagonistët e tyre, mund të përmendim dy momente që lidhen me marrëdhëniet shqiptaroamerikane. Në shkurt të vitit 1924 vdiq, siç dihet, presidenti i Amerikës, Uillsoni dhe me këtë rast Noli mbajti para Parlamentit shqiptar një fjalim panegjirik, nga më të fuqishmit e oratorisë së tij. Ai e quan Uillsonin “amerikani i madh, idealist bujar, diell i vegjëlisë, mbrojtës i Shqipërisë” dhe kjo i jep shkas të shpallë të vërtetën e pakundërshtueshme se Amerika u bë për shqiptarët fushë pune, se një e katërta e Shqipërisë së jugut ushqeheshin me kurbetin e Amerikës, po dhe shkollë, ku mësuan të respektojnë ligjet, disiplinën, vlerën e organizimit, detyrat ndaj atdheut. Ishte mirënjohje ndaj këtij vendi bujar, por dhe nderimi i thellë për gjithçka sa kish bërë presidenti Uillson për Shqipërinë që, me propozimin e Vatrës, qeveria e kryesuar prej Nolit, më 21 gusht 1924, i dha portit të Shëngjinit emrin e tij. Koha e qeverisjes së Nolit pas Revolucionit të Qershorit, nga sa dëshmojnë dokumentet, nuk u pa me sy të keq nga shteti amerikan, sidomos në fillimet veta, por më vonë, kur erdhi puna për ta njohur zyrtarisht, nuk e hodhi këtë hap. Kjo ndodhi si për shkak të ndikimit negativ të Anglisë dhe të politikës izolacioniste që ndiqte ShBA asaj kohe, ashtu dhe për radikalizmin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të vetë Nolit. Pra, ishin, siç pohon historiani A. Puto, më shumë shkaqe politike sesa juridike.

Megjithatë, Noli do t’i qëndrojë besnik atdheut të tij të dytë dhe gjithë sa ndodhën në jetën e tij të trazuar deri në fillim të viteve ‘30 nuk do ta lëkundin pozitën e shqiptaro-amerikanit të madh. Pas largimit disavjeçar nga jeta politike, Noli u shfaq rishtazi në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në krye të “Vatrës” për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në arenën e politikës amerikane. Në këto vite ai mban lidhje ose bashkëpunon me Departamentin e Shtetit, me Zyrën Informative të Luftës (OWI – Office of War Information), me Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS – Office of Strategic Services), me radion “Zëri i Amerikës” etj. Gjithë përkushtimi i Nolit në rrethanat e luftës botërore e të rreziqeve të mëdha ishte të siguronte njohjen e ekzistencës politike të Shqipërisë, pavarësinë dhe integritetin e saj të pasluftës. Duke jetuar në një nga metropolet e mëdha të politikës botërore, ai do të qëndronte gjithnjë syçelët dhe do të ndërmerrte me guxim e vendosmëri aksione të ndryshme politike. Që në mesin e vitit 1942 i dërgon qeverisë amerikane një memorandum për të njohur rezistencën antifashiste të popullit shqiptar, siç përshëndet e falënderon nga fundi i këtij viti deklaratën e sekretarit të Departamentit të Shtetit, C. Hull, për një Shqipëri të pavarur pas fitores mbi fashizmin. Nga ana tjetër, Noli, gjatë viteve të luftës, ndjek taktikën e bashkimit të shqiptarëve të Amerikës nën flamurin e interesave kombëtare dhe ndërmerr hapa konkretë duke mbështetur idenë e kri-

Nasho Jorgaqi Në verë të vitit 1946, kur në ShBA shkoi një delegacion i kryesuar nga Tuk Jakova, Noli e shoqëroi atë deri në Departamentin e Shtetit, e mbështeti dhe e ndihmoi pa rezerva

MAPO

21 19

ShBA. Në shkurt 1946 senatorët Claud Peper, Sallonstall e Uells paraqitën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit Amerikan një rezolutë në mbështetje të pretendimeve greke. Noli, që e kishte merakun më të madh ruajtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë, do të ngrinte “Vatrën” në këmbë dhe do të ndërmerrte veprime energjike. Jo vetëm shkoi në Uashington dhe bisedoi me senatorin Peper, i cili bëhej interpret i interesave të lobit grek të Floridës e të shoqërisë epirotase AHEPA, por ndërhyri deri në Departamentin e Shtetit dhe sensibilizoi e qartësoi opinionin amerikan për legjitimitetin e të drejtave të shqiptarëve mbi tokat e tyre. Në këtë kuadër, Noli boton në gazetën “Nju Jork Herald Tribun” artikullin e gjatë “Shqipëria nga viti 1939”. Noli do ta shpaloste dhe kësaj here besimin e thellë që kish tek Amerika si vend i demokracisë, tek autoriteti i saj i palëkundur si një fuqi e madhe, por dhe për faktin se ajo nuk kish interesa politike si Anglia (të cilën Noli e quante imperialiste) dhe çmonte komunitetin shqiptar si një urë miqësie mes dy vendeve. Falë këtyre përpjekjeve u bë e mundur të shmanget rreziku. Qeveria amerikane nuk e miratoi dhe s’kish si ta miratonte një dokument që binte në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar. Për herë të fundit, në marrëdhëniet zyrtare shqiptaro-amerikane, Noli shfaqet në shkurt të vitit 1955, kur presidenti i atëhershëm i ShBA, D. Ajzenhauer, desh të ndihmojë popullin shqiptar me anë të Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq, duke dërguar një sasi gruri. Kjo ishte, siç shkruante presidenti Ajzenhauer në telegramin e tij, “një shprehje e miqësisë së vjetër që ekziston mes popullit të ShBA dhe popullit shqiptar.” Qeveria shqiptare jo vetëm e refuzoi në mënyrë kategorike, por bëri dhe një zhurmë të madhe propagandistike. Noli pati kurajën të ngrihet në mbrojtje të gjestit fisnik të qeverisë amerikane. Në telegramin dërguar kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ai, duke shprehur keqardhjen e thellë për refuzimin e qeverisë shqiptare që u bën ndihmave të qeverisë amerikane, pohon se “kjo dhuratë ka kuptimin e plotë të një gjesti të vullnetit të mirë, si një dëshirë serioze për të përmirësuar marrëdhëniet midis ShBA dhe Shqipërisë dhe si një hap jo pak i rëndësishëm drejt vendosjes së paqes në Ballkan.” Ai i kërkon që të pranohet oferta amerikane, sepse “hedhja poshtë do të përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.” Noli dhe kësaj here do të tregohet kurajoz e vizionar, por, ç’është më e rëndësishme, mbrojtës i palëkundur e konsekuent i miqësisë mes dy vendeve tona. S’ka dyshim se Noli është figura qendrore e bashkësisë shqiptare të Amerikës, shtylla e saj. Duke qenë i tillë, ai është njohur dhe çmuar jo vetëm nga qarqet intelektuale e klerikale, por dhe nga ato zyrtare, si përfaqësuesi më i shquar i shqiptaro-amerikanëve. Prandaj nuk duhet të na habisë fakti që në qershor 1964, me rastin e 400-vjetorit të lindjes së Shekspirit, ai u ftua në Shtëpinë e Bardhë, mes shekspirologëve më të shquar, nga presidenti L. Xhonson. Në ceremoninë presidenciale, Noli shqiptoi si klerik një lutje fetare “për këtë vend të madh ... që po e udhëheq njerëzimin drejt një të ardhme më të mirë dhe paqes universale, drejtësisë, lirisë dhe demokracisë”, por Noli përkthyes i Shekspirit evokoi me këtë rast dhe kujtimet e veta për dramaturgun gjenial. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Fan Noli ngjiste shkallët e Shtëpisë së Bardhë, por nuk ishte hera e parë që ai takonte presidentë të ShBA. Ai ishte takuar ose kish pasur lidhje me T. Ruzveltin, U. Uillsonin, F. Ruzveltin, H. Trumanin, D. Ajzenhauerin e Xh. Kenedin. Një fakt i tillë, me domethënie sa historike aq edhe emocionale, është tregues i rrugës nëpër të cilën kanë ecur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ku Fan Noli ka luajtur një rol parësor.


22

MAPO

E MËRKURË, 21 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

PAPA IA KTHEN KUBËS KROKODILIN Papa Benedict XVI në prag të vizitës së tij në Kubë u ka dërguar qytetarëve të këtij vendi një dhuratë të pazakontë – një krokodil të vogël, i cili është kontrabanduar nga Kuba në Itali. Krokodilin e gjatë 60 centimetra, në Itali e kishte kontrabanduar një biznesmen 64-vjeçar, ndërsa kafsha, e cila i takon njërit nga llojet e rrezikuara, është gjetur në kuzhinën e tij. Papa e ka bekuar krokodilin dhe e ka dërguar në Kubë si shenjë miqësie. Në fund të këtij muaji, Papa Benedicti XVI do të qëndrojë në ishull, në një vizitë treditore. Krokodili ka marrë emrin Benedictus, ndërsa kthimi i tij në Kubë konsiderohet shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Vatikanit dhe kreut të qeverisë komuniste, Raul Castro.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12 17

18

19

23

29 32

41

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Rrethanat e kësaj dite do të bëjnë që ju dhe partneri të afroheni më shumë me njëri-tjetrin. Do jeni të lumtur që e keni atë në krah dhe do ia shprehni këtë. Pritet edhe një rizgjim i pasionit. Beqarët do njihen me dikë të veçante.

Do i neglizhoni paksa ndjenjat sot por gjithsesi planetët do ju ndihmojnë të ruani qëndrueshmërinë në lidhjen tuaj. Dashuria do të vijë furishëm për beqarët. Do jeni mjaft sensualë dhe do përfitoni nga mundësitë që do ju dalin para.

Zemra juaj gjatë kësaj dite do jetë më e gëzuar dhe do përjetojë më tepër emocione sesa kohët e fundit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe e sigurt. Ju beqarë mos kini frikë të angazhoheni sepse do ndiheni mjaft mirë.

Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes sot. Do merrni shumë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen tuaj por do e gjeni rrugëneduhur.Beqarëtdo bien në dashuri me dikë që nuk është në lartësinë e tyre. Mndohuni mirë para të bëni hapa të tjera.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do dini si të dashuroni në mënyrë që të jepni por edhe të merrni kënaqësi pa fund. Beqarët më të mençur dhe më të ekuilibruarit do marrin atë që kanë pritur, ndërsa ata më të paduruaritdobëjnëgabimedhe nukdotakojnëpersoninqë kanë ëndërruar.

Sot të gjithë ju që jeni në çift duhet të tregoheni më vigjilentë. Nëse kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenëerrethuarngaharmonia dhe lumturia, disa planetë do mundohen t’ua prishin ekuilibrin. Beqarët do jenë shumë kureshtarë dhetëhapurndajtakimeve.

Do jeni shumë të interesuar gjatë kësaj dite të thelloni bashkëpunimin në çift sidomos nëse partneri është i shenjës së shigjetarit. Ai do ju japë këshilla të vlefshme dhe do ju mbushë me optimizëm. Beqarët nuk duhet të mërziten.

Urani do sjellë probleme në jetën në çift. Do keni debate dhe zënka të cilat do ju bëjnë të ndiheni keq. Kujdes!Asbeqarëtnukdokenë një ditë të favorshme për dashurinë. Mos tentoni të krijoni lidhje vetëm e vetëm për të mos qëndruar vetëm sepse do vuani.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Në jetën në çift tensioni do fillojë të ulet dalëngadalë dhe do komunikoni më tepër me atë që keni në krah. Marrëdhënia do të bëhet më e fortë, kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Beqarët do kenë shumë takime dhe njohje të reja.

Nëse keni kohë që jeni bashkë ose jeni të martuar, pasioni dhe euforia do ju rrethojë. Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë te dashuria e beqarëve. Edhe pse do jeni sharmantë dhe joshës, nuk do e bëni dot për vete atë që pëlqeni.

Nëse jeni në kërkim të harmonisënëçiftkashumë mundësi ta gjeni nëse nuk turreni pas gjërave të parealizueshme. Mos e humbisnisensinerealizmit! Beqarët është më mirë të tregohen të matur sepse nuk është momenti i duhur për të filluar një lidhje.

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e animuar dhe e bukur. Pas një periudhe me vështirësi dhe disa debate do të lindë serish dielli. Përfitoni sa më shumë! Beqarët edhe të duan nuk do mund t’u shpëtojnë dashurive me shikim të parë.

34

39

45

46

47 50

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Mohimi i të drejtave për një pjesë të popullsisë. 9. Përemër vetor. 12. Berati në makina. 13. Kockat e peshkut. 16. Repart Industrial. 17. Lumë i vendit tonë. 21. Ishte monedha italiane. 23. Çezari, perandori i famshëm i Romës. 24. Shtresë e hollë, që mbulon diçka. 25. Shenjë si presje, e cila vihet sipër rreshtit në vend të një zanoreje që ka rënë. 27. Shtylla horizontale e portës. 29. Shpejtësia, me të cilën bëhet diçka. 30. Markë makine. 31. Të zë kur ke kohë pa pirë. 32. Skuadër Ushtarake. 33. Puesim për vendin. 35. Nuk lejohet. 38. Shkop që mbajnë të moshuart. 40. Pranvera, aktore e njohur. 41. Era e mirë e diçkaje. 43. Ish-udhëheqësi i Jugosllavisë. 44. Legjendë. 46. Që është ashtu siç duhet të jetë. 49. Ndjenjë keqardhjeje për një veprim të gabuar. 50. Përemër vetor. 51. E drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka.

1. Qytet i vogël bregdetar. 2. Gjëra tepër të shtrenjta që mbahen për stoli e dukje të jashtme. 3. Tonin, kompozitor i njohur. 4. Ndoshta, ka mundësi. 5. Institut Rehabilitimi. 6. Instituti Historisë. 7. Javer i letërsisë shqipe. 8. Lidhja zyrtare e një çifti. 10. Lëvizja e makinave në rrugë. 11. Përemër vetor. 14. Franc, kompozitor i njohur i muzikës botërore. 15. Enë që e mban të pandryshueshëm temperaturën e një lëngu. 18. Simboli kimik i arit. 19. Sjellja në të njëjtin rrafsh. 20. Kurs pasuniversitar. 22. Armë artilerie. 26. Karrocë që përdorej dikur si taksi. 28. Gjendje qetësie, pa kokëçarje. 34. Përemër vetor. 36. Celine, këngëtare e njohur. 37. I ka baza në mes. 38. Qytet në jug të Italisë. 39. Mish pa kocka. 40. Person i rëndësishëm. 42. Kushtet atmosferike në një vend. 45. Përemër pronor. 47. Simboli kimik i aluminit. 48. Ent Juridik.

Sudoku | nivel mesatar 4

3

6

9

5

6

8 5 1

9 1

2

6 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 6 8

4

7 1 5

2

9 4 3

4

5

5 7 LUANI (23/VII-22/VIII)

33

42

49

DASHI (20/III-20/IV)

16

38

44

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

26

37

43

HOROSKOPI I DITËS

15

31

40

10

22

28

36

9

21

25

27

35

Britaniku Geoffrey Butler është shpallur fajtor nga gjykata pasi i kishte keqtrajtuar fqinjët e tij gjermanë me muzikë nga Lufta e Dytë Botërore dhe me përshëndetje naziste. Arsimtari i matematikës, 54-vjeçar, për katër vite të tëra nuk i kishte lënë të qetë fqinjët e tij Reinhard dhe Kathryn Wendt, duke imituar përshëndetjen naziste dhe mustaqet e Hitlerit, duke lëshuar fjalimet e Winston Churchill dhe duke lëshuar këngë patriotike britanike, si “Rule Britannia” (“Sundo Britani”). Avokati i çiftit Wendt kishte thënë se raportet e fqinjëve janë prishur që në momentin kur ata ishin shpërngulur në një shtëpi pranë Butler në Lower Upnor, në jug të Anglisë. Në fakt, Butler dhe Wendt kishin pasur mosmarrëveshje rreth një pjesë të vogël toke, ashtu që britaniku vendosi që fqinjëve të tij t’ua bëjë jetën sa më të hidhur. Butler është dënuar tre vite me kusht, ndërsa mes të tjerash e ka të ndaluar që të lëshojë muzikë me zë të lartë.

8 14

20

24 2

7

13

30

DËNOHET PËR PËRSHËNDETJEN NAZISTE NDAJ FQINJËVE

6

2

9

4

5 7

7 2

8 7

5

9

9

6

3

3 2

4

Koha e fillimit _____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

8 6

Shah | nivel mesatar

0 8 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

047, 049, 085, 118, 125, 144, 152, 224, 251, 320, 384, 427, 435, 485, 585, 608, 650, 655, 854, 965.

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

I

A

L

L

I

A

N

O

K

D

T

R

U

A

A

I

S T

R

I K

R

E

R

E

A

S

U

J A

H

M

B

E

I

V

E A

I

E

K

H

N

L

L

I

G

A

B

I

S

T

U

R

I

2

1

0

3

2

6

5

2

1

5

4

I

S

I

O

N

A

R

8

7

9

5

8

4

5

1

5

2

6

A

S

P

I

L

A

3

5

2

0

1

1

1

1

4

5

2

S

K

F

O

6

9

5

8

2

6

5

3

5

1

4

7

8

5

4

1

5

2

7

8

9

5

N

O

S

H

2

0

1

5

6

2

3

6

2

9

5

E

8

7

5

4

8

1

5

2

4

6

2

A

T

5

1

5

2

0

3

2

6

2

5

1

9

7

5

8

6

4

5

1

5

2

6

3

2

0

0

0

1

5

2

6

6

6

6

3

2

5

9

8

7

4

8

5

E

1

5

2

5

6

3

2

4

5

1

7

8

A

L

J

A

E

K

U

R

D

A

R

M

U R

R R

A

001814, 020203, 094921, 345085, 485470, 554009, 562495, 917462.

M

R

A

Z

I

I

I

M

M

A

D

I

I

T U

L

D

M

12587, 13265, 23214, 26321, 27291, 31526, 35150, 36565, 39112, 39906, 43225, 46958, 48003, 49673, 52563, 54444, 65210, 68612, 72535, 84471.

2134, 2152, 2515, 3249, 4473, 5383, 8364, 8574.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën F

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 3 shifra:

V S

I

A

N

A

T

O

H

G

I

O

L

I

M

N

I

M

E


sport

E mërkurë, 21 mars 2012 www.mapo.al

Reagimi

MAPO

23

Cana: Unë larg Lacios? Janë shpifje Një ditë pas zërave që e shikonin kapitenin e kombëtares kuqezi larg italianëve të Lacios, ka reaguar vetë mesfushori, duke mohuar të gjitha ato që janë spekuluar në kurriz të tij. Në një prononcim të shkurtër, Lorik Cana është shprehur se as që e mendon largimin dhe se është i fokusuar

vetëm në rikuperimin e plotë dhe që të ndihmojë Lacion në arritjen e objektivave. “Në Shqipëri ka patur zëra për largimin tim, por janë të pavërteta. Ato nuk janë deklaratat e mia sepse Lacio është një klub serioz dhe unë nk flas asnjëherë pa lejen e klubit. Aktualisht jam drejt rikuperimit të

plotë dhe shumë shpejt do të jem në dispozicion të trajnerit Edi Reja dhe të Lacios. Do të bëj çmos që të ndihmoj skuadrën time në arritjen e objektivave,” është shprehur mesfushori shqiptar që u transferua te Lacio këtë verë nga Gallatasaraji.

Sarkazëm shkodrane: Humbasim ne, që mos i dhembë koka federatës Vllaznisë i duhet minimalisht një fitore 2-0 ndaj Flamurtarit për të shpresuar në një kualifikim, ndërsa i druhen goleadës së Laçit ndaj Skënderbeut Jeton Selimi Kupa e Shqipërisë është kthyer në një thashethemnajë gjigante. Të gjithë merren me ato që bën tjetri, përpara se të shikojnë në oborrin e tyre, por e gjitha kjo nuk vjen pa shkak. Edhe në këtë edicion, siç jemi mësuar rëndom në edicionet e fundit, kanë filluar aleancat mes skuadrave për të shkëmbyer favore në kupë dhe në kampionat, çka jo vetëm e prish garën, por përbalt edhe mesazhin e futbollit. E para që e ka ngritur zërin për këto aleanca ka qenë Vllaznia, e cila pasi u mund nga Laçi një javë më parë, ka kompromentuar seriozisht shanset e saj për kualifikim. Trajneri Rudi Vata u prononcua në një konferencë për shtyp se “kupa dhe kampionati janë të fiksuar” dhe se “prokuroria duhet të hetojë”. Por dje, një ditë përpara sfidës së fundit të vlefshme për dy grupet e Kupës së Shqipërisë, në Shkodër deklarojnë me shpoti se kanë frikë se mos në grupin B të gjitha skuadrat bëhen me nga 8 pikë dhe kjo do ta detyrojë FSHF-në që të hapë librat për të parë se cila nga 4 skuadrat do të kalojë më tej. “Është një situatë anormale. Vllaznisë i duhet të fitojë të paktën 2-0 me Flamurtarin dhe mund ta bëjë diçka të tillë, pasi vlonjatët nuk po kalojnë një moment të mirë pas humbjes me Tiranën. Por ajo që ka më shumë frikë Vllaznia, është pazari mes Skënderbeut dhe Laçit, ku sipas të gjitha gjasave do të ketë një goleadë të kurbinasve. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë FSHF do të ketë shumë halle që të caktojë dy gjysmëfinalistët nga ky grup, prandaj, ne në Shkodër po mendojmë që të humbasim që federata ta ketë më të lehtë,” deklarojnë me sarkazëm dre-

Kupa e Shqipërisë Grupi A Kastrioti – Tirana Bylis – Kamza

Renditja Skuadra Tirana Kastrioti Bylis Kamza

N F 5 3 5 2 5 1 5 0

B H 2 0 1 2 3 1 2 3

P 11 7 5 2

N F 5 2 5 2 5 1 5 1

B H 2 1 2 1 2 2 2 2

P 8 8 5 5

Grupi B Skënderbeu – Laçi Vllaznia – Flamurtari Renditja Skuadra Flamurtari Skënderbeu Vllaznia Laçi

jtuesit shkodranë. Natyrisht që situata e ditëve të fundit, kur trajneri Levi nuk pranon të prononcohet për mediat dhe se ku presidenti Zeqo e shikon si normale humbjen me shumë gola ndaj Laçit, ka bërë që tifozët kuqeblu të mos kenë më shpresa për kualifikim. Krejt ndryshe situata në grupin A, ku Tirana ka premtuar se nuk do të tolerojë ndaj Kastriotit, ndonëse një fitore e krutanëve në fushën e tyre nuk është aspak e habitshme, duke qenë se Kastrioti po zhvillon një kampionat të shkëlqyer deri në këto momente. Në rast të një triumfi të krutanëve, ata do t’u bashkohen bardhebluve si skuadra e dytë e kualifikuar nga grupi A, në dëm të Bylisit që shpreson të mposhtë Kamzën dhe në një frenim të krutanëve për të arritur në gjysmëfinale. Po nëse 4 skuadrat e grupit B mbyllin me 8 pikë? Atëherë është një rregullore me katër pika, pas të cilave FSHF beson se do të nxjerrë dy gjysmëfinaliste. Pika e parë e rregullores thotë se nëse 2 ose më shumë ekipe janë me pikë të barabarta (janë 4 ekipe në rastin konkret), atëherë shikohet totali i numrit të pikëve që janë marrë në ndeshjet direkte mes tyre. Por nëse në këtë pikë situata mes ekipeve është e barabartë, atëherë shkohet pika e dytë ku thuhet se faktor për kualifikim do të bëhet diferenca e golave të shënuar e të pësuar në

FSHF emëron anëtarët e rinj të Apelit Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar anëtarët e rinj të Komisionit të Apelit dhe të Inspektorëve të Disiplinës. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar si kryetar të Komisionit të Apelit zotin Perikli Zaharia, ndërsa si zv/kryetare Pranvera Behushin. Anëtarë janë Ervin Pollozhani, Altin Naqe

ndeshjet direkte që kanë luajtur ekipet me pikë të barabarta. Do të kalohet në pikën e tretë edhe nëse pika 2 nuk arrin të përcaktojë gjysmëfinalistet. Nëse diferenca e golave të shënuar me të pësuar është më e barabartë, atëherë kalon më tej skuadra e cila ka shënuar të paktën një gol më shumë thuhet në pikën e tretë, që është edhe zgjidhja e parafundit, pasi edhe nëse në këtë moment nuk kemi të përcaktuara gjysmëfinalistet, atëherë është pika e katërt ajo që vendos pikat mbi “I” ku shikohet diferenca e golave të shënuar e të pësuar në gjithë ndeshjet e grupit.

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë Mbyllet 2-2 në Torino, por bardhezinjtë kishin në favor fitoren 2-1 të sfidës së parë Juventusi e Milani ndesheshin në “Juventus Stadium” për herë të katërt në këtë sezon, pas dy përplasjesh në kampionat dhe një në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kishin me vete avantazhin e sfidës së parë të luajtur në “San Siro”, por Milani nuk do të hiqte dorë lehtësisht nga finalja e Kupës, duke i deklaruar betejë bardhezinjve të Antonio Kontes. Del Piero dhe Ibrahimoviç titullarë, në një ndeshje që nis fort. Janë vendësit ata që kanë fjalën e parë. Në minutën e 28-të Del Piero do të shënojë golin e tij të dytë në kupë, pasi arrin të shmangë mbulimin e Mekses dhe

driblon saktë Amelian duke çuar peshë tifozërinë juventine që kishte mbushur stadiumin plot. Juventusi duket më i qetë dhe vijon të rrezikojë falë një Vuçiniçi në formë shumë të mirë. Nga ana tjetër, Ibra nuk duket shumë në formë, pasi ka zbri-

tur në fushë me temperaturë. Sidoqoftë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të të zotëve të shtëpisë. Pjesa e dytë nis më mirë për Milanin, që barazon shpejt me anë të Mesbah. Juvja shokohet, por nuk heq dorë nga sulmi duke shpërdoruar. Nga ana tjetër, Milani me Maksi Lopez tregohet më racional, duke çuuar në rrjetë një gol vërtet të bukur, që barazon shifrat. Në këtë pikë bardhezinjtë nisin të sulmojnë, por nuk do të shënojnë dot, ndonëse Borrielo do të shfaqet vetëm për vetëm me Amelian në shtesën e kohës së rregullt. 1-2 për Milanin dhe sfida shkon në shtesë. Por me fillimin e saj, Juventusi është më agresiv dhe do të ngulmojë me disa aksione radhazi, derisa të gjejë golin e barazimit pas një gjuajtje fantastite të Vuçiniç në minutën e 96-të.

dhe Julian Mërtiri. Ndërsa inspektorë të Disiplinës do të jenë Lulëzim Llangozi, Ilir Alushi, Elidon Hysenaj, Erion Karoli, Olsi Dado. Këta inspektorë do të jenë në shërbim të Komisionit të Disiplinës dhe Komisionit të Etikës për hetimin e çështjeve të kërkuara nga këto komisione.

Merkato Mikael Balak do ta mbyllë karrierën në MLS E ardhmja e Mikael Balak mund të jetë e lidhur me kampionatin amerikan të futbollit – MLS. Sipas tabloidit gjerman Bild, mesfushori i Bajer Leverkusenit gjatë verës do të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 35-vjeçarit do t’i skadojë kontrata në qershor me ‘aspirinat’, kështu që ai vështirë se do të qëndrojë më në Bundesliga. Me gjasa ish-futbollisti i Bajern Mynihut dhe i Çelsit do ta provojë një aventurë në Nju Jork me ekipin Red Bulls, ku aktualisht luan një tjetër futbollist i njohur europian, Tierri Henri.

Barça ka paguar çerekun e kartonit të Nejmar! Sulmuesi brazilian, Neymar do të shkojë në Barcelonë në qershor të vitit 2014. klubi katalanas i ka paguar tashmë 14,5 milionë euro për talentin brazilian. Për këtë siguron radio e njohur spanjolle Cadena Ser. “Sipas zërave të sigurt, Barça e ka paguar tashmë çerekun e 58 milionë eurove, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit”, shkruan kjo e përditshme, e cila shton se 20-vjeçari do të arrinte te skuadra kampione e botës, Europës dhe Spanjës, pas Botërorit 2014, i cili do të mbahet pikërisht në Brazil. Nejmar sot është yll i futbollit brazilian dhe kërkohet nga shumë klube, ndër to edhe Real Madridi. Lojtari i kombëtares

braziliane ka kontratë me Santosin deri në vitin 2014 dhe planifikon ta respektojë atë, edhe pse është udhëzuar nga shumë njerëz që të zbarkojë në Europë shumë më herët

Barzajli-Juventus, bashkë deri në vitin 2014 Martesa mes Andrea Barzajlit dhe Juventusit është e destinuar të vazhdojë. Futbollisti, një prej blerjeve më të mira të klubit bardhezi është në prag të rinovimit të kontratës më “Zonjën e Vjetër”. Mësohet se drejtuesi i klubit, Marota dëshiron ta blindojë lojtarin të paktën deri në qershor të vitit 2014.

Revolucioni zikaltër nis me Xhuzepe Rosin Sezoni dështuar i Interit ka detyruar drejtuesit e klubit zikaltër të mendojnë që tani për ndërtimin e një skuadre të re për kampionatin e ardhshëm. Në krye të listës së blerjeve është Xhuzepe Rosi. Sulmuesi italian luan me Vilarealin, por për momentin qëndron jashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi të rëndë. Në pritje të rikuperimit kanë ndryshuar edhe shifrat për futbollistin, i cili një vit më parë vlerësohej me 30 milionë euro, por dëmtimi tani e ka përgjysmuar këtë shifër. Pikërisht, ky fakt ka bërë që Interi në avancojë në tratativat me klubin spanjoll, por në garë është futur edhe Roma, që kërkon shërbimin e sulmuesit të talentuar.


Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you