15 mars mapo ok

Page 9

E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

9

www.mapo.al

“Fakti që ka celula dhe goditen nga organet e sigurisë, do të thotë që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa të sigurt dhe drejtë për luftimin e këtij fenomeni”, -tha Bushati në një intervistë dhënë për Klan Kosovën. Ndërkohë, po dje në Prishtinë, Kuvendi ka miratuar në parim një ligj që i dënon deri në 15 vjet burg mercenarët që shkojnë për të luftuar në një vend tjetër.

“Allahu Ekber” në gjykatë

Familjarët e të akuzuarve: Na tregoni provat! Leonard Bakillari

ave atje. Prokuroria thotë se zbulimi i disa deklaratave bankare dhe prova të tjera të lëvrimit të parave për këtë grup ka hapur mundësinë për të hetuar burimin e këtyre të ardhurave dhe për të zbuluar nëse financimet vijnë prej grupeve të skeduara më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. E paqartë është se si bëhej rekrutimi i personave që dërgoheshin më pas në Siri dhe po ashtu, edhe rruga që ata merrnin. Prokuroria po ashtu po punon për të zbardhur dërgimin e fëmijëve dhe grave bashkë me personat e rekrutuar për luftë. Zamir Mani, 39 vjeç nga Shkodra ka denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla se i ka dërguar në Siri bashkëshorten dhe djalin e tij 7 vjeç. Burri ka thënë se nuk ka dijeni ku ka të birin dhe dyshon se ai është dërguar në Siri. Një tjetër rast është ai i Shkëlzen Dumanit, i shpallur në kërkim, që mendohet se ka marrë me vete në Siri edhe dy fëmijët e tij. Po ashtu nuk dihet kush dhe si është financuar ndërtimi i xhamisë tek Unaza e Re, e cila nuk është pjesë e Komunitetit Mysliman dhe nuk kontrollohet prej këtij të fundit. Ka dyshime se Organizata Humanitare Turke, IHH ndodhet pas këtyre rekrutimeve. E akuzuar për mbledhje mercenarësh për të luftuar kundër Assadit në Siri, mes të cilëve edhe shqiptarë, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar trillime konspirative për shkak të punës së tyre humanitare. Organizata sidoqoftë ishte pre e një goditje policore disa muaj më parë. 25 anëtarë të saj u arrestuan në Turqi. Prokuroria thotë se mes morisë së përgjimeve të kryera në xhaminë e Unazës së Re, veç të tjerash ka mundur të sigurojë edhe disa seanca predikimi, ku të rekrutuarve për t’u dërguar në Siri u vendoseshin

kushte për kohën e qëndrimit në vendin ku sipas tyre zhvillohej lufta e shenjtë. Në një prej këtyre regjistrimeve, prokuroria thotë se imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Abdurrahim Balla u kërkon ndjekësve të tij që do të dërgoheshin në Siri që duhet të qëndrojnë jo më pak se tre muaj në këtë vend. Ende nuk dihet përse ishte vendosur një kusht i tillë, por imami “kërcënonte” të rekrutuarit, se në rast se ktheheshin përpara se të mbusheshin tre muaj, atë do të largoheshin nga grupi i besimtarëve. “Personat që niseshin në Siri duhet të qëndronin jo më pak se tre muaj në këtë vend. Ata “kërcënoheshin” me largim nga komuniteti nëse nuk respektonin afatin e qëndrimit prej tre muajsh në Siri”,- tha një burim i prokurorisë. Ndër predikimet publike të Ballës, të publikuara në Youtube janë ato kundër Perëndimit dhe kundër harmonisë fetare. “Bashkojnë të vërtetën me të kotën në emër të harmonisë fetare, në emër të bashkëjetesës mes feve. Ky lloj kurthi ka marrë përmasa shumë të mëdha, përmasa botërore. Në emër të paqes ata duan të shkatërrojnë islamin, ata duan që myslimanët të shkojnë të falen në kishë dhe priftërinjtë të mbajnë meshë në xhami”, -thotë Abdurrahim Balla për tolerancën fetare në një nga këto video. Para gjykatësit, të cilin grupi thotë se nuk e njeh, ata kanë pohuar se predikimet e tyre janë të bazuara në Kuran dhe se nuk kanë bërë asnjë nga veprat për të cilat akuzohen. Shqiptarët në rajon dhe fondamentalizmi E ndërsa në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë kryesisht me akuza për predikim të dhunës, në Kosovë gjendja ka qenë më e rënduar. Vetëm pak kohë më parë, një grup në Kosovë u arrestua pasi po përgatisnin një

Zamir Mani, 39 vjeç nga Shkodra ka denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla se i ka dërguar në Siri bashkëshorten dhe djalin e tij 7 vjeç. Burri ka thënë se nuk ka dijeni ku ka të birin dhe dyshon se ai është dërguar në Siri.

akt terrorist sipas policisë dhe prokurorisë. Menjëherë pas kësaj, dikush që e emërtonte veten si “xhihadist”, kërcënoi policinë e Kosovës me anë të një e-maili. Më herët, deputetë të kuvendit janë kërcënuar dhe ka pasur sulme publike edhe ndaj organizatave të ndryshme. Por dje Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta, sa i përket terrorizmit fetar. “Fakti që ka celula dhe goditen nga organet e sigurisë, do të thotë që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa të sigurt dhe drejtë për luftimin e këtij fenomeni”, -tha Bushati në një intervistë dhënë për Klan Kosovën. Ndërkohë, po dje në Prishtinë, Kuvendi ka miratuar në parim një ligj që i dënon deri në 15 vjet burg mercenarët që shkojnë për të luftuar në një vend tjetër. Edhe pse për ligjin ka pasur debate dhe kritika që e kanë parë si shumë të përgjithshëm, ai është miratuar në parim dhe pritet të shikohen nen për nen në ditët në vazhdim. Shqipëria po ashtu ka në parlament një ligj të ngjashëm, që do të dënojnë luftën si mercenar në një vend tjetër. Miratimi i ligjeve vjen vetëm pasi janë raportuar disa të vrarë prej të dy vendeve. Vetëm nga Shqipëria mendohet të ketë 10 persona që kanë humbur jetën në luftën e Sirisë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që janë dërguar në Siri mendohet se ka rënë në kontakt me grupet terroriste. Nga ana tjetër, shumë besimtarë thonë se nuk është e justifikuar zhurma e madhe rreth rastit në fjalë, duke vënë theksin se bëhet fjalë për një grupim të veçuar. Ata thonë se zhurma dhe mosbërja e qartë e faktit se kemi të bëjmë me një grup me fare pak ndjekës, veçse sa e përshkallëzon situatën, duke nxitur gjuhën e urrejtjes.

Tiranë Disa ditë pas arrestimit të tetë personave, si pjesë e një rrjeti që rekrutonin dhe dërgonin shqiptarë në Siri, kanë reaguar familjarët e të dyshuarve duke kërkuar prova nga prokuroria për akuzat e ngritura ndaj familjarëve të tyre. Babai i njërit prej të arrestuarve kërkoi të gjendej edhe një person i vetëm që të thotë se në Siri e ka dërguar djali i tij. Ai së bashku me disa persona të tjerë protestuan përpara paraburgimit 313 në Tiranë, pasi autoritetet e burgut nuk e lejonin të fuste ushqime për djalin e tij, të arrestuar në fillim të kësaj jave. Shaban Balla, babai i Edmond Ballës, i dyshuar si ndihmës në këtë rrjet, thotë se djali i tij ka një javë pa ngrënë, ndërsa nuk lejohet t’i çojë atij ushqim. “Ka një javë djali pa ngrënë fare. Ushqimin e burgut nuk e ha. Çdo gjë këtu është haram dhe nuk e ha. Dua thjesht t’i çoj një ushqim djalit tim. Gjithë këtë debat e bëjnë për t’i dhënë një byrek djalit”, -tha Shaban Balla. Ai kërkoi nga autoritetet dënim maksimal për të birin, në qoftë se gjendet vetëm një rast kur djali i tij është përfshirë në rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri. “Në qoftë se djali im ka çuar qoftë edhe një person në Siri, atëherë unë i them shtetit që të mos e nxjerrë kurrë nga burgu”, -tha babai i të arrestuarit Edmond Balla. Protesta e tij u zhvillua vetëm disa metra larg Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila edhe dje ishte e rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Katër nga të arrestuarit do të përballeshin me gjykatën për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” vendosur ndaj tyre pak ditë më parë si të dyshuar për thirrje dhe veprime terroriste. Forcat speciale nuk kanë lejuar askënd të afrohet pranë gjykatës, ndërsa jashtë saj ishin mbledhur shumë mbështetës dhe përkrahës të të arrestuarve. Në përballjen e parë me gjykatën, të arrestuarit Verdi Morava, Edmond Balla, Orion Reçi dhe Astrit Tola nuk kanë preferuar t’i binden gjykatësit, pasi ata besojnë në drejtësinë e Allahut dhe jo në atë të shtetit. Të arrestuarit nuk janë ngritur në këmbë për të thënë gjenealitetet e tyre, pas kërkesës së gjyqtarit Sandër Simoni, duke treguar kështu se njohin vetëm drejtësinë e Zotit. Disa prej tyre kishin refuzuar marrjen e avokatëve mbrojtës, ndërsa gjykata caktoi për mbrojtjen e tyre avokatë kryesisht. 42-vjeçari Astrit Tola ka kundërshtuar madje që ta mbrojë vëllai i vet, me profesion avokat, Ndriçim Tola, çka solli edhe përfaqësimin e tij nga avokatë të caktuar nga shteti, sikurse edhe rasti i 24-vjeçarit Edmond Balla. Të dyshuarit tjetër si financues, Verdi Morava, i kishte dërguar familja dy avokatë. Në përfundim të seancës, avokatët e të arrestuarve thanë se të dyshuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria. Ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në një rrjet të dyshuar për rekrutimin dhe dërgimin e të paktën 50 shtetasve shqiptarë në Siri, për të marrë pjesë në luftën që prej kohësh po zhvillohet ndaj regjimit të presidentit aktual sirian. Në seancën me dyer të mbyllura, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka deklaruar se nga hetimet e para ka dyshime të forta se shqiptarët e dërguar në Siri kanë luftuar përkrah një formacioni të konsideruar si terrorist, i cili pretendon se mbështet opozitën legjitime siriane.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.