15 mars mapo ok

Page 1

aktualitet

Intervista

single & the city

Marrëveshja detare 2009, Venizelos: Pas bisedimeve, shpresojmë të hyjë në fuqi

Paloka: Konflikti me Presidentin do sjellë pasoja për mazhorancën

Iva tiço

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së flet për qëndrimin e opozitës lidhur ndaj Kuvendit, reformës administrativo-territoriale, si dhe komenton zgjedhjet e brendshme në parti

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos deklaroi dje se Greqia është pro integrimit të Shqipërisë në BE Faqe 4

Faqe 13

kontrapedal

Vladimir Myrtezai

intervista ide

gilman bakalli

Analizë

Denion Meidani

E shtunë-diel 15-16 mars 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1158 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

A ia vlen Të vdesësh për sirinë?!

Arrestimi i imamëve dhe pamjet e shqiptarëve në luftën e Sirisë kanë rikthyer alarmin mbi rrezikun e ekstremizmit islamik në Shqipëri. Besimtarë dhe ateistë “përplasen” në rrjetet sociale. Alma Lama: Shqiptarët në Siri, pjesë e Al Kaeda-s dhe Al Nusras. Ilir Kulla: Jo vetëm masa represive, mund të kthehen në boomerang

editorial

Intervista e javës

Imamët e xhihadit dhe liria fetare (që duhet kufizuar) alfred lela

Narcisizmi në politikë Faqe 31

ylli pango

Faqe 28

Personazh

mapo libri

Në konfidencë me Alisa Brahon

Katherine E. Fleming:

Kreu i Kulteve: Legjitime Enada Hoxha: kontrollet në 2 xhamitë, situata të trajtohet qetësisht Në balet ka vetëm një

Faqe 10-11

POLITICAL MIND

Melankoli, fytyrë e bukur... edison ypi

Faqe 3

Radha e drejtueses dhe gazetares së emisionit “Konfidencë” në ABC News të tregojë ditët e saj, fëmijërinë jo të largët dhe tekat e një vajze të re që nuk e njeh kursimin

Ilir Hoxholli, kreu i Komitetit të Kulteve pohon se operacioni i policisë në dy xhamitë e palegalizuara nuk ka shkelur marrëveshjen mes shtetit dhe Komunitetit Mysliman. “Imazhin dhe tolerancën nuk mund ta prishin dot ngjarjet, një histori paqeje, kontributi, vlerash nuk mund të zhbëhet në një ditë dhe as me një rast”

sipas meje

Faqe 21

rrugë, të shkëlqesh

20 vite në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si balerinë e parë, dhjetëra kryevepra të vëna në skenë këtu dhe në skenat më prestigjioze të botës e dhjetëra të tjera që mbajnë firmën e saj si koreografe. E fundit “Traviata”, e rivënë në skenë në fillim të marsit

Faqe 18

Antipatia e grekëve më intrigoi për biografinë e Ali Pashës

Në këtë biografi kritike për Ali Pashën, autorja dëshmon se si britanikët e francezët u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste të kohës Faqe 21


2

e shtunĂŤ-e diel, 15-16 mars 2014

www.mapo.al


3

E shtunë-e diel, 04-05 maj2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al E shtunë - e diel 25-26 janar

Foto e javës

Editorial

Shqipëria, vendi që rrezikohet nga Partitë e Forta

Alfred Lela

F

Nga përmbytjet e javës së fundit në Dajç të shkodrës

javore

Personazh

E shtunë-e diel, 25-26 janar 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Mirela Kumbaro:

Në brendësi

Katër muaj Ministre s’mund të lënë në hije vitet e përkthimit

Kodheli: Kemi mbështetjen e njerëzve të thjeshtë në luftën ndaj paligjshmërisë

Ministrja e Kulturës gjen kohë t’i përkushtohet përkthimit, paçka se mund të jenë orët e vona të natës, diku mes të shtunës dhe të dielës. Besoj se mënyra më e mirë për ta lexuar librin “Moderato cantabile” është me një gotë verë, duke dëgjuar sonatinën e Diabelli-t. Nuk ka mënyrë tjetër për ta shijuar këtë tekst. Unë kështu e kam përkthyer të paktën

Ministrja e Mbrojtjes shpreson ende se projekti për reformën territoriale do të realizohet...

4 5 19 13 15 31

Politikë

Berisha: PD nuk duhet të ribëjë koalicion me LSI-në

Politikë

Mazhoranca shkarkon Xhukën, opozita largohet nga Komisioni

Privatësi

Aulona Minga: Kafe, jo vetëm e së dielës

Speciale

Kultura financiare, shqiptarët barazohen me europianët

Hi-tech

Të udhëtosh me Google...

Intervistë

Armina Mevlani:

Patrick Poivre d’Avor: Unë dhe shqiptarët e mëdhenj të Francës

Tashmë i përkas spektaklit

Kolona / ide/ debate

26

Free to chose

29

ESSE

20

Single and City

30

Idi, essi,uni

23

Recensë

31

intervistë

Milton Friedman Ylli Pango

Rudolf Marku Mehmet Kraja

Iva Tiço

Patrick Poivre d’Avor

ortësia kuptohet që është tipari kryesor i të qenit pjesë e Partisë. Por çfarë nënkuptojmë me të “fortë”? Guri duket se është më i fortë se uji, mirëpo me kalimin e kohës është uji ai që e gërryen gurin dhe e ndan më dysh, ashtu siç ngadhënjeu kombi shqiptar gjatë shekujve mbi sfidat e ngurta që i viheshin përpara. Kjo është përgjigja që i jepet pyetjes “Sa është e rëndësishme që një anëtar/e të jetë i/e fortë?” në uebsajtin e Partisë së Fortë një formacion kinsepolitik por që me politikën bën humor, në Kosovë. Në Shqipëri, edhe pse i kemi të fortët, edhe pse ata janë një gungë e madhe në relievin social të vendit, ende deri më tash nuk kemi bërë ironi kaq të hollë me ta. I kemi admiruar fshehtas ose hapur ndoshta dhe më shpesh kemi bërë uf! e puf! në mospajtim, kush e tha johipokrit, me llojin e tyre. Grupimi i të fortëve megjithatë e ka kapërcyer kufizimin e vet social vit pas viti, dhe së fundmi, sidomos në dy palë zgjedhjet e fundit kombëtare kërkon përfaqësimin e vet politik. Kërkon në fakt shndërrimin përmes legjitimimit. Paratë e dyshimta, në mungesë të një amnistie fiskale nga politika, kërkojnë të amnistohen duke u bërë pjesë e politikës. Kjo, në pamje të parë duket pothuajse si një shkak-pasojë e pandalshme, por a është vërtet kështu? Pa u futur tek analiza e fenomenit, duhet ndalur te fillesa e tij. Në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ku mazhorancën e ka siguruar në numra triumfantë e majta, të enjten përplasja politike është përfaqësuar nga një debat i ndezur për listat e deputetëve. Më saktë për vendet e mbetura bosh nga ministrat që kanë dorëzuar mandatet. Sipas Kodit zgjedhor janë gratë në këto lista që automatikisht duhet të zënë vendet e lëna bosh, por partitë mendojnë ndryshe. Ato madje janë gati për të paguar gjobat që parashikon Kodi (pak-o-gjë për xhepat e tyre, Shteti është në krizë, jo ato) dhe për të futur burra në Kuvend. Dhe jo burra dosido. Aq të jodosidoshëm janë burrat që PS kërkon të fusë në grupin e saj, edhe ashtu të fortë, sa dy gra të listës së Lezhës janë tërhequr në mënyrë misterioze nga e drejta e tyre për t’u bërë deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Njëra është sëmurë, ndërsa tjetra ende nuk ka paraqitur një diagnozë të mosdëshirës parlamentare. Opozita e ish-kryeministrit Berisha akuzon mazhorancën e kryeministrit Rama se këto janë punë të mafias. Informacioni që ka opozita dhe zhurma që bën në parlament mund të merret në të dyja anët e saj: si luftë politike, por edhe si qëndrim parimor. Megjithatë dy fakte janë të forta në gjithë këtë histori të dobët: 1-Arben Ndoka është kandidati socialist që pritet të përfitojë nga zhvendosjet në listën e Lezhës, dhe, 2- ai ka qenë drejtor në administratën e dikurshme të PD. Një fakt tjetër është edhe se në listën e Lezhës ka bërë lëvizjet e saj edhe opozita e djathtë: Vasil Bici që kish radhën u tërhoq, gjithashtu në mister, për t’i lëshuar radhën kandidatit Fufi. Megjithatë, që të dy zotërinjtë, Arben Ndoka e Mhill Fufi, nuk janë më shumë se dy të paragjykuar. Të tillë sa kohë që, në një vend të lirë, sistemi i drejtësisë dhe jo gjyqet popullore vendosin për të damkosur ose jo dikë me paligjshmëri. Opinioni publik duhet të fillojë e të konsiderojë raportin e vet me partitë politike. Nuk janë kandidatët që zgjedhin partitë, por e kundërta. Sidomos kur listat janë ekskluzivitet i kryetarëve, zgjedhjet i përkasin Sali Berishës e Edi Ramës. Kreu i PS ka qenë sidomos jodiskriminues në zgjedhjet e tij. Posaçërisht në listat e veriut. E gatuar me shijen e hakmarrjes, top lista e kandidatëve të majtë për deputetë ka prodhuar megjithatë ironinë e vet: e ka futur në Veri Partinë Socialiste. Nëse përzgjedhja e Ramës ka qëlluar fituese, atëherë të gjithë meritojnë çka morën: Kryeministri entourage-in e vet dhe populli, përfaqësuesit e tij. Rama ka hyrë në veri me cinizmin e proverbit ‘kam në dorë gurin dhe arrën’. Por uji është më i fortë. Uji e gërryen gurin. Pa sarkazmën e kreut të shkrimit përdorur nga të rinjtë e partisë së Fortë në Kosovë. Guri është Shteti në këtë rast.


4

EE shtunë shtunë -- ee diel diel 15-16 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

kufuri

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos deklaroi dje se Greqia është pro integrimit të Shqipërisë në BE

Marrëveshja 2009 Venizelos: Pas bisedimeve shpresojmë të hyjë në fuqi “Shpresojmë që pas bisedimeve që kemi bërë me qeverinë shqiptare dhe në frymë miqësie dhe fqinjësie të mirë, marrëveshja që u nënshkrua në 2009 për delimitimin e zonave detare, shelfit kontinental dhe zonave ekonomike ekskluzive, do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi, siç duam që të dyja palët” TIRANË Objektivat e presidencës greke lid-

hur me energjinë, por edhe synimet e vetë Greqisë për të qenë pjesë e hartës energjike europiane, ishin pikat ku u përqendrua fjala e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, në takimin e forumit të energjisë “Athens Energy Forum 2014”, që filloi dje në Athinë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen në takimin e djeshëm (të paktën për Shqipërinë) ishte një deklaratë e tij lidhur me marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar me Shqipërinë, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. “Shpresojmë që pas bisedimeve që kemi bërë me qeverinë shqiptare dhe në frymë miqësie dhe fqinjësie të mirë, marrëveshja që u nënshkrua në 2009 për delimitimin e zonave detare, shelfit kontinental dhe zonave ekonomike ekskluzive, do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi, siç duam që të dy palët; gjithmonë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, me të njëjtat rregulla referimi dhe në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera që e shpien Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, pas anëtarësimit në NATO”, - tha Venizelos. Në fakt prej kohësh, edhe në kontaktet me drejtues te qeverisë së kaluar dhe atë aktuale, Greqia ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së ujërave territoriale. Kjo çështje u ngrit edhe në vizitën

e fundit që Venizelos zhvilloi në Tiranë ndërsa palët gjatë këtij takimi nuk dhanë një përgjigje konkrete se çfarë do të bëhej me marrëveshjen në fjalë. Deklarata e djeshme e Venizelos tregon se nuk do të kemi ndryshim të marrëveshjes edhe pse për këtë të fundit ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzon atë. Marrëveshja në fjalë është konsideruar në tërësinë e saj si antikushtetuese dhe në kundërshtim me interesat territoriale dhe ekonomike të vendit tone. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është firmosur në Tiranë në prill 2009 nga ish-ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, dhe në praninë e kryeministrave, ai shqiptar Berisha dhe ai grek Karamanlis. Asokohe u tha se për të arritur deri te firmosja e marrëveshjes ishin dashur rreth 2 vite bisedime. Sipas variantit të palës shqiptare, kufiri ujor ishte ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk ishte përcaktuar, por që pritej të merrte përgjigje të shpejtë ishte ajo, ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. Me zbatimin e kësaj marrëveshje, Venizelos ka konfirmuar edhe njëherë dje se Greqia është pro integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha gjithashtu se vendimi për ndërtimin e gazsjellësit TAP i jep mundësinë Greqisë të bashkëpunojë me 2 vendet partnere, Shqipërinë dhe Italinë. Venizelos theksoi se presidenca greke i kushton rëndësi të veçantë çështjeve të energjisë, pasi ato influencojnë drejtpërdrejtë edhe politikën e jashtme. Ministri i Jashtëm grek nënvizoi se vendi dëshiron një negociim unik në nivel europian, lidhur me çmimin e shitjes së gazit natyror, me qëllim arritjen e një çmimi të përbashkët, gjë që nuk do të lejonte hapësira për ulje-ngritje çmimesh, siç bëhet deri më sot.

Marrëveshja është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese dhe në kundërshtim me interesat territorialë dhe ekonomikë të vendit tonë. Ajo u firmos në Tiranë në prill 2009 nga ish-ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis

Konflikti për festimet, Bozdo: Për të bërë një kosh, Rama dhunoi fëmijët TIRANË Festa e mbërritjes së pran-

verës nuk shmangu dje ndasitë politike që u reflektuan edhe në përgatitjet e veçanta që pushteti vendor dhe ai qendror kishin parashikuar për Ditën e Verës. Në orët e para të mëngjesit, punonjësit e Bashkisë nisën punën për ngritjen e një platforme që do të shërbente si pistë vallëzimi në lulishten “Tre Vëllezërit Frashëri”, përballë piramidës. Bashkia pretendoi se kishte leje për ngritjen e pistës së vallëzimit, në vendin ku ishte ngritur një minifushë basketbolli e ku më pas mori pjesë edhe kryeministri Rama. Zona u rrethua nga një kordon policie me mbërritjen e Ramës i cili zhvilloi një lojë basketbolli për disa minuta në fushën e improvizuar në lulishten “ Tre Vëllezërit Frashëri”. Ndërkohë, kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës,

Florenc Hoxha akuzoi Policinë e Shtetit se po ushtronte terror ndaj qytetarëve që kishin ardhur të festonin. Në pamundësi për të arritur një marrëveshje, Bashkia e Tiranës u detyrua ta zhvendoste pak metra më tutje pistën e vallëzimit për

fëmijët. Për situatën e krijuar reagoi dje edhe nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Ai tha se për të bërë një kosh, Rama dhunoi dhe penalizoi fëmijët e kryeqytetit në Ditën e Verës. “…Dje në darkë, teksa tentonim të instalonim disa pajisje tonat për performancën e të rinjve në qendër të kryeqytetit, morëm vesh se aty kryeministri duhej të ndërtonte një fushë basketbolli, duhej të luante dhe të shënonte të nesërmen (sot) patjetër një kosh. Kërkesës sonë nëse ishte pajisur me leje nga Bashkia, iu përgjigj vetëm me kërcënime. U dhunua Policia Bashkiake, e cila bënte detyrën e saj, për fat të keq u kërcënua me jetë shefja e Kabinetit të kryetarit të Bashkisë, kurse sot në mëngjes konflikti vazhdoi ndërsa fëmijët nuk u lejuan dhe jo vetëm”, - tha Bozdo.

opozita

Halimi: Draft-rezoluta në Strasburg u bllokua nga mazhoranca TIRANË Delegacioni shqiptar dështoi në mundësinë e firmosjes së një deklarate të përbashkët në takimin e shtatë të Komitetit të StabilizimAsociimit BE-Shqipëri. Për këtë situatë opozita fajësoi dje mazhorancën. Deputeti demokrat Eduard Halimi tha dje pas mbërritjes në Shqipëri se deklarata e përbashkët dështoi, pasi mazhoranca refuzoi amendamentet konkrete të opozitës, zbatimi i të cilave nga qeveria, sipas tij, do të kishte impakt direkt tek qytetarët dhe instit u c i o n e t . “ Nu k është nënshkruar asnjë deklaratë, nuk është miratuar asnjë rezolutë për faktin se,

draft-rezoluta u bllokua nga mazhoranca. Këto amendamente u kundërshtuan dhe u bllokuan nga ana e mazhorancës gjë që edhe solli që mbas tre orësh tej afatit, pra diskutimi vijoi gati 5 orë, mazhoranca nuk hapi rrugë. Mazhoranca kërkonte që të bënte deklarime të përgjithshme, kërkonte të bënte klishe, të njëjta me ato që u bënë në tetor, pra: Ne garantojmë institucionet e pavarura, qeveria merr përsipër të garantojë institucionet e pavarura, merr përsipër të zbatojë Kushtetutën, pra këto janë klishe dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin. Në rast se ne nuk jemi të vërtetë, atëherë ne rrezikojmë të mos jemi të besueshëm”, - u shpreh Halimi.


E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

5

www.mapo.al

detar

Meta miraton analizën e kronologjisë së zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të ish-KKRT (sot AMA) në vite, ndërsa arrihet në përfundimin se aktualisht në këtë autoritet vetëm 3 anëtarë kanë mandate të ligjshme

Analiza në Kuvend

Mazhoranca nis “shkrirjen” e AMA-s “Mandati i dytë si kryetare e Bushatit ka mbaruar pikërisht në momentin që asaj i ka mbaruar dhe mandati i anëtares së këtij institucioni, më 24.09.2012. Kjo do të thotë se, që prej datës 24.9.2012 e në vijim, znj. Bushati qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm” thuhet në MEMO Fejzi Braushi

incidenti

Dita e Verës, qeveri-bashki përplasje për fushën e basketbollit Ka përfunduar në përplasje fizike rivaliteti mes Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për organizimin e sa më shumë festimeve me rastin e Ditës së Verës. Shkak është bërë pikërisht një fushë basketbolli e ngritur në lulishten “Tre vëllezërit Frashëri”, ku qeveria dhe Bashkia kishin programuar dy aktivitete të ndryshme në të njëjtën orë. Bashkia ka kërkuar që në këtë fushë të vendosë një platformë si pistë vallëzimi ku do të performonin një grup fëmijësh, ndërkohë që qeveria kishte programuar aty një ndeshje basketbolli me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama. Konflikti ka nisur që në orët e vona të një nate më parë, ku policia e rendit nuk ka lejuar Bashkinë që të vendosë platformën në këtë fushë. Po ashtu në orët e para të mëngjesit të djeshëm, punonjësit e Bashkisë nisën sërish punën për ngritjen e një platforme që do të shërbente si pistë val-

lëzimi. Bashkia pretendoi se kishte njoftuar edhe Ministrinë e Rinisë dhe të Mirëqenies për ngritjen e pistës së vallëzimit, pavarësisht se prej saj nuk kishte marrë një konfirmim. Në këtë kohë zona u rrethua nga një kordon policie, e cila ka larguar edhe prindërit e fëmijëve nga zona, duke shkaktuar reagimin e tyre. Policia nuk ka lejuar as punonjësit e Bashkisë as policët bashkiakë që të vendosnin këtë platformë, çka ka sjellë dhe konfrontimin fizik të tyre. Kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, i pranishëm në këtë konflikt, akuzoi Policinë e Shtetit se po ushtron terror ndaj fëmijëve që duan të festojnë. Në pamundësi për të arritur një marrëveshje, Bashkia e Tiranës u detyrua ta zhvendoste pak metra pistën e vallëzimit, për të bërë të mundur nisjen e festës për fëmijët që prisnin atje prej rreth një ore.

Pavarësisht kundërshtimit të fortë që opozita po i bën asaj që ajo e konsideron si kapje të institucioneve të pavarura, mazhoranca e majtë nuk tërhiqet nga nisma e saj për të shkarkuar anëtarët aktualë dhe për t’u rikrijuar nga e para Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) sipas përcaktimeve që bëjnë nenet 8 dhe 9 të ligjit të ri për mediat audiovizive. Por fillimisht Kuvendi do të synojë të plotësojë vetëm 4 vendet të cilat konstatohen se janë vakante, përfshi këtu edhe atë të kryetarit të këtij Autoriteti. Këtë të paktën propozon edhe Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura që funksionon në parlament në një MEMO që mban datën 12 mars dhe që është sigluar edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ia ka përcjellë atë Komisionit të Medias për të vepruar mbi të. Në këtë MEMO bëhet një analizë e gjithë kronologjisë së zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të ish-KKRT (sot AMA) në vite, ndërsa arrihet në përfundimin se aktualisht në këtë Autoritet vetëm 3 anëtarë kanë mandate të ligjshme. Bëhet fjalë për Sami Nezën, Suela Mustën të zgjedhur në bazë të ligjit të vjetër dhe që kanë qenë propozuar nga Partia Demokratike, si dhe Zylyftar Bregun, i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkohë që 3 vendet e anëtarëve gjenden vakante prej kohësh, pasi Alban Karapici ka dhënë dorëheqjen që në 2011-ën, Detar Hysi është shkarkuar që në 2009 dhe Gent Ibrahimit i ka mbaruar mandati më 2012. Deri këtu situata duket e qartë dhe që nuk ka shumë dilema, pasi si AMA ashtu edhe Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve janë thuajse në një mendje për vakancat e krijuara dhe nevojën e plotësimit të tyre. Por ajo që bie në sy në këtë MEMO dhe që ka vënë palët në debat është pikërisht situata ligjore në të cilën ndodhet kryetarja e këtij Autoriteti, Endira Bushati. Në këtë MEMO bëhet një analizë e plotë e kronologjisë së zgjedhjes së kryetarëve të zgjedhur në krye të KKRTsë, duke filluar që nga Ledio Bianku, Mesila Doda dhe për të përfunduar me Endira Bushatin. Kështu, Bushati është zgjedhur në fillim për herë të parë si anëtare e KKRT-së në datën 05.11.2009, me mandat

zëvendësues në vend të Artan Zenelit, i cili nga ana e tij kishte një mandat 5-vjeçar dhe që mbaronte më 24.09.2012. Ndërkohë që po në të njëjtën ditë kur dhe mori mandatin e anëtarit zëvendësues, pra më 5.11.2009, Bushati zgjidhet nga Kuvendi edhe në postin e kryetarit të KKRT-së, duke zëvendësuar në këtë pozicion Mesila Dodën, e cila edhe ajo vet kishte një mandat si kryetare, si zëvendësuese e Ledio Biankut, i cili nga ana e tij ishte zgjedhur kryetar për një mandat 5-vjeçar deri më 28. 07. 2011. Pra Bushati, duke patur një mandat si zëvendësuese dhe si kryetare, ky mandat i mbaronte pikërisht më 28.07.2011. Në këtë kohë asaj i mbaron mandati si kryetare, por kishte ende dhe afro një vit mandat si anëtare, pasi mandati i anëtarit Artan Zeneli që ajo zëvendësoi, mbaronte pikërisht më 24.09.2012. Për këtë arsye, edhe pse kishte vetëm 1 vit mandat anëtareje, ajo rivotohet nga Kuvendi për një mandat të dytë 5-vjeçar si kryetare. E gjendur në një situatë të tillë, Shërbimi i Monitorimit në MEMO-n e vet drejtuar kryetarit Meta, vlerëson se mandati i dytë si kryetare e Bushatit ka mbaruar pikërisht në momentin që asaj i ka mbaruar dhe mandati i anëtares së këtij institucioni, pra më 24.09.1012. “Kjo do të thotë se, që prej datës 24.9.2012 e në vijim, znj. Bushati qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm”, - thuhet në MEMO. Kjo sipas këtij Shërbimi, për vetë faktin se dispozita ligjore e trajton anëtarin dhe kryetarin në pozitë të barabartë, duke kushtëzuar legjitimimin si kryetar me qenien si anëtar të KKRT. “Kjo nënkupton se llogaritja e mandatit të një kryetari nuk duhet të tejkalojë afatin e mbarimit të mandatit si anëtar. Kryetari do të duhet të zgjidhet brenda mandatit si anëtar dhe jo të marrë të veçuar pozitën e tij si kryetar”, thuhet në MEMO. Për ta bërë më bindës në këtë përfundim, special-

istët e këtij Shërbimi sjellin për analogji edhe vendim e Gjykatës Kushtetuese, në rastin e Avni Shehut, ku ajo vlerëson se mandati i kryetarit është i lidhur me qenien anëtar. Në këto kushte, në këtë MEMO konstatohet “paligjshmëria e ushtrimit të funksionit të znj. Endira Bushati, e cila në cilësisë e kryetares së AMA-s është duke përdorur një mandat si kryetare pa qenë njëkohësisht edhe anëtare që nga data 24.09.2012”. Si pasojë, ky Shërbim vlerëson se “Kuvendi ligjërisht duhet të shpallë pavlefshmërinë e funksionit aktual drejtues të znj. Bushati, në pozicionin e kryetares së AMA-s, si vend vakant që nga data 24.09.2012, datë e cila përkon me mbarimin e mandatit të anëtares së AMA-s dhe rrjedhimisht edhe të kryetares së AMA-s sipas përcaktimeve ligjore të ligjit 8410/1998, në bazë të të cilit janë kryer edhe emërimet në këtë institucion”. Në përfundim në këtë MEMO propozohet që Kuvendi në bazë të përcaktimeve që bën ligji i ri, të shpallë vakancën për 3 vende si anëtarë dhe 1 vend si kryetar të AMAs, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin e ri, ligji nr. 97/2013, nenet 8, 9 dhe 10 të tij. Burime nga Kuvendi bënë të ditur se Komisioni i Medias duke iu referuar pikërisht këtyre konstatimeve dhe sugjerimeve do të shpallë vakancat e mësipërme dhe do të nisë procedurën për plotësimin e tyre. Por të njëjtat burime kanë theksuar se kjo është një procedurë e detyrueshme ligjore, por që në fund do të jetë jo rezultative, për shkak se ligji i ri për mediat audiovizive parashikon një procedurë rikompozimi të AMA-s në bllok për 6 anëtarë dhe të veçuar për kryetarin. Në këtë moment pritet që të hyjë në lojë propozimi i deputetit Alfred Peza për ndryshimin e dispozitës kalimtare të këtij ligji dhe për nisjen e procedurës për zgjedhjen e të gjithë anëtarëve dhe kryetarit nga e para.


6

E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

www.mapo.al

Edlira para gjykatës, trupat e tri vajzave drejt Shqipërisë Edlira Dobrushi tha para gjyqtarit se i vrau vajzat që të mos përfundonin në duart e mafies, por prokurori thotë se kjo tregon gjendjen psikike të nënës Një dëshmi e vakët, nisur nga problemet shëndetësore dhe ato mendore, ka qenë ajo e Edlira Dobrushit para gjykatës për vrasjen makabre të tri vajzave të saj. “Në Itali ka mafiozë. I vrava tri vajzat e mia që të mos përfundonin keq”, - mësohet të ketë thënë 37-vjeçarja me banim në Lecco të Italisë. Ajo ka pranuar masakrën ndaj vajzave 3, 10 dhe 13 vjeçe, pas humbjes së çdo shprese nga ndarja me të shoqin dhe pasojat e rënda ekonomike që do të kishte në të ardhmen. Megjithatë, prokurori Valter Mapeli e ka rrëzuar aludimin e saj

për mafien, duke u shprehur se janë fjalë pa sens që nuk e shpjegojnë masakrimin e të miturave. “Përkundrazi, të çojnë drejt gjendjes së rëndë psikike të gruas”, - thotë prokurori, nisur dhe nga reagimi i gruas pas krimit makabër. “Nuk qante dhe demonstronte njëfarë ftohtësie në sjelljet e saj. Do të jenë ekspertët që do të vlerësojnë kushtet e nënës vrasëse, e cila vazhdon të qëndrojë në spitalin e qytetit të Leccos, aty ku dhe masakroi tri të bijat e mitura”,- tha ai. Ditën e djeshme, Gjykata e Lecco-s vendosi masën e arrestit me burg për Edlira Çopën nën akuzën e “vrasjes së trefishtë”. Ndonëse ajo është në spital, përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar që ajo të izolohet në burg sapo të përmirësohet nga gjendja fizike. Gjatë kësaj kohe do t’i nënshtrohet dhe një vizite psikiatrike, për të caktuar masën e mëtejshme për 37-vjeçaren. Masa e arrestit të saj u krye dje, në të njëjtën ditë kur i gjithë qyteti

ishte në zi, ndërsa u kryen homazhet e fundit në nder të Simonës, Keisit dhe Sidni Dobrushit. Në dhomën e përshtatur për të mbajtur tri arkivolet e bardha, mijëra qytetarë kanë vendosur lule dhe kanë bërë lutje për vajzat që e lanë këtë botë në mënyrë të tmerrshme. Babai i viktimave, Bashkim Dobrushi, pak orë para se të nisej për në Shqipëri bashkë me trupat e tri vajzave të tij, ka lexuar një letër lamtumire për to. “Ju kërkojmë pafund falje dhe shpresojmë që nga qielli të mund të kuptoni dobësinë tonë”, ka thënë mes dhimbjes 45-vjeçari. Në këtë letër, Dobrushi flet edhe për ish-gruan, autoren e masakrës. “Nuk dua të gjykoj nënën tuaj, dua të kuptoj, edhe pse tani nuk jam i zoti; do të doja të kisha kuptuar, edhe pse nuk kam qenë i zoti. Ju përgjërohem, na jepni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”. Ditën e djeshme, trupat e të miturave udhëtuan në drejtim të Shqipërisë për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Dobrushi flet edhe për ish-gruan, autoren e masakrës. “Nuk dua të gjykoj nënën tuaj, dua të kuptoj, edhe pse tani nuk jam i zoti; do të doja të kisha kuptuar, edhe pse nuk kam qenë i zoti. Ju përgjërohem, na jepni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.

Ish-të përndjekurit, dëmshpërblim për ata që s’kanë marrë asnjë këst Ministria e Financave publikon listën me 3405 vetë, të cilët do të përfitojnë kompensimin financiar. Dokumentet që duhet të plotësojnë trashëgimtarët, në rastet kur ish-të dënuarit kanë ndërruar jetë Ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst nga qeveritë e mëparshme do të marrin së shpejti dëmshpërblim financiar. Ministria e Financave bëri me dije se do të shlyhen detyrimet ndaj atyre që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë këst deri më sot, duke publikuar edhe listën me emrat e 3405 personave që përfitojnë. Përmes një njoftimi për media, Ministria e Financave këshillon të gjithë të interesuarit të paraqiten në drejtorinë e Pagesës së Dëmshpërblimit, për të parë emrat përfitues dhe dosjet e tyre. Dëmshpërblimi bëhet mbi bazën e ligjit 9831, i ndryshuar në vitin 2009. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se: “listën e plotë me emrat e përfituesve të parë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit polit i k, e m r at e t r a sh ë g i mt a r it o s e trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për t’u paguar ose jo”. Më tej, kjo ministri u bën thirrje ish-të përndjekurve apo trashëgimtarëve të tyre që në rast se u mungojnë dokumente, t’i plotësojnë ato në një kohë sa më të

shkurtër, për të përfituar këstin e parë të dëmshpërblimit. Në listën e publikuar dje nga Ministria e Financave, përveç atyre që nuk kanë përfituar asnjë këst, ndodhen edhe emrat e trashëgimtarëve, për rastet kur përfituesi direkt nuk jeton më. Ministria e Financave nuk ka bërë të ditur se sa është fondi që do të shpërndahet, por ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si mund të tërhiqen paratë si dhe do të bëhet në një këst për të g jithë trashëgimtarët. Ndërkohë, lista e publikuar përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar si të gatshme për t’u paguar ose jo. Trashëgimtarët duhet të konfirmojnë nr. Personal të llogarisë bankare në gjendje aktive, të cilën duhet ta dërgojnë në Ministrinë e Financave. Në rastet e ndryshimit të identitetit, në emër apo mbiemër, ata duhet ta shtojnë dosjen edhe me një certifikatë të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Nga ana tjetër, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit, në rastet kur ish-i dënuari ka ndërruar jetë.

Në listën e publikuar dje nga Ministria e Financave, përveç atyre që nuk kanë përfituar asnjë këst, ndodhen edhe emrat e trashëgimtarëve, për rastet kur përfituesi direkt nuk jeton më.

Më tej thuhet se kusht ligjor është edhe certifikata e trungut të familjes, e cila nuk zëvendësohet me atë të lëshuar nga Gjendja Civile. Dëmshpërblimi i të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist është një tjetër premtim i qeverisë “Rama”, i cili duket se do të vazhdojë edhe për shumë vite me radhë, deri në shlyerjen e plotë të kësaj kategorie.

Korrupsioni & papunësia, dy shqetësimet e shqiptarëve Instituti Demokratik Amerikan publikon sondazhin për politikën, ekonominë dhe vlerësimin e qytetarëve për muajt e parë të qeverisë “Rama” Korrupsioni dhe papunësia janë dy shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve. Instituti Demokratik Amerikan publikoi rezultatet e një testimi të opinionit publik, të realizuar nga data 9-15 dhjetor të vitit 2013. “Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve e perceptojnë ekonominë si të dobët, çmimet si përgjithësisht të larta, dhe papunësinë si një problem të mprehtë, veçanërisht për të rinjtë. Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve pohojnë se të ardhurat e familjes së tyre janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat mujore bazë, si faturat e shërbimeve, ushqimet dhe mjekimet. Pjesëmarrësit presin që qeveria të mbajë premtimet për krijimin mundësive të reja për punësim dhe tërheqjen e investimeve”. Edhe fenomeni i korrupsionit duket se shqetëson qytetarët, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. “Pjesëmarrësit duket se përgjithë-

sisht mbështesin fushatën e qeverisë së re kundër korrupsionit, ndonëse disa janë skeptikë për gjasat që ajo të sjellë ndryshime të qëndrueshme nëse nuk zbatohet plotësisht e në mënyrë të drejtë.” Në lidhje me qeverinë Rama, 3 muaj pas marrjes së detyrës pritshmëritë janë pozitive duke vlerësuar disa prej nismave të qeverisë. “Pritshmëritë e pjesëmarrësve për qeverinë dhe vlerësimi i nismave të saj të para janë përgjithësisht pozitive. Ata thonë se ndoshta është shumë herët për të gjykuar në tërësi politikat dhe veprimtarinë e qeverisë, por arrijnë të përmendin disa masa konkrete me të cilat pajtohen në parim, duke përfshirë mbylljen e qendrave të bastit dhe kazinove, prishjen e ndërtimeve pa leje, shfuqizimin e amendamenteve të ligjit mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve – të cilat mundësonin importin e mbetjeve, taksimin progresiv, dhe fushatën për luftën kundër korrupsionit. Klasa politike duket se ngjall edhe njëherë mosbesim tek qytetaret. Sipas raportit të Institutit Demokratik Amerikan qytetaret shfaqen skeptikë për ekzistencën e ndonjë partie politike të interesuar në zgjidhjen e problemeve me rëndësi për ta dhe të gjitha partitë politike shihen si njësoj fajtore.

shkurt Reformat, Naço kërkon mbështetje në Austri Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka nisur vizitën zyrtare në Austri, ku është takuar me homologun e tij austriak, Brandstetter. Pas takimit, ministri Naço ka bërë me dije se Austria e mbështet reformimin e sistemit gjyqësor. Ai theksoi se nevojitet asistencë për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve. Ndërsa ministri austriak deklaroi se ky takim është i vlefshëm për shkëmbimin e eksperiencave në nivel teknik. Ai theksoi se Austria është partnere e integrimit të Shqipërisë.

Goditen me gurë tre autobusë në Tiranë

Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve pohojnë se të ardhurat e familjes së tyre janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat mujore bazë, si faturat e shërbimeve, ushqimet dhe mjekimet.

Autobusi i linjës Tiranë-Korçë dhe 3 autobusë që bënin linjën Tiranë-Elbasan janë goditur me gurë mesditën e djeshme, teksa udhëtonin në afërsi të zonës së Mulletit. Autobusi i linjës Tiranë-Korçë, me targa TR1839T, ishte i mbushur me pasagjerë në momentin e goditjes, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Mësohet se nga goditja me gurë e autobusëve janë thyer xhamat e tyre. Policia bën me dije se ende nuk ka identifikuar personat që qëlluan në drejtim të autobusëve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur tashmë hetimet.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Ilir Hoxholli:

Legjitime kontrollet në 2 xhamitë, situata të trajtohet qetësisht Kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Hoxholli pohon se operacioni i policisë në dy xhamitë e palegalizuara nuk ka shkelur marrëveshjen mes shtetit dhe Komunitetit Mysliman. “Imazhin dhe tolerancën nuk mund ta prishin dot ngjarjet, një histori paqeje, kontributi, vlerash nuk mund të zhbëhet në një ditë dhe as me një rast”

Faqe 10-11

A ia vlen të vdesësh për

Sirinë? Vladimir Karaj

Arrestimi i imamëve dhe pamjet e shqiptarëve në luftën e Sirisë kanë rikthyer alarmin mbi rrezikun e ekstremizmit islamik në Shqipëri. Besimtarë dhe ateistë “përplasen” në rrjetet sociale.

Edi Paloka:

Konflikti me Presidentin me pasoja për mazhorancën Faqe 13

T

ë dilje apo hyje në qendër të Tiranës dje ishte një makth. Qindra e mijëra kishin zënë bulevardin në kremtimet “pagane” të Ditës së Verës. Rastësisht, i pari që na tha “gëzuar” ishte një hoxhë. Kjo sigurisht nuk është pamja e një vendi të pushtuar prej ndonjë ekstremizmi fetar të çfarëdolloji, diçka që në njëfarë mënyre duhet të na qetësojë. Ndërkohë, pavarësisht bindjes së përgjithshme se nuk ka një situatë ekstremizmi, arrestimi i 8 personave dhe shpallja në kërkim e 5 të tjerëve ka krijuar një situatë alarmi dhe një gjendje ankthi për krijimin e celulave terroriste apo grupeve të ekstremizmit fetar. Grupi që akuzohet nga prokuroria si i përfshirë në rekrutimet e luftën së Sirisë, nuk është i pari me të tilla akuza. Më herët, Artan Kristo u mbajt për rreth dy vite në qeli, por u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Lartë pak a shumë mbi të njëjtat akuza. Arrestimet e fundit, që vijnë pas zbardhjes së disa rasteve të shqiptarëve që kanë shkuar të luftojnë në Siri kundër diktatorit Bashar al Assad, por që dyshohet se u janë bashkuar grupeve terroriste atje, duket se kanë “zbuluar” rrezikun e përfshirjes së vendit në hartën e shteteve të kërcënuara prej terror-

Faqe 7

izmit fetar. Por sa real është ky rrezik për Shqipërinë?

Ekstremistët, të veçuar Akte të tilla deri më tani nuk ka pasur dhe gjuha e urrejtjes që grupe të ndryshme fetare i adresojnë njëri-tjetrit është e përhapur kryesisht në forume dhe media virtuale dhe në të rrallë, në formë letrash kërcënuese apo lajmesh bizare. Nuk bëhet fjalë vetëm për grupe ekstremistësh që pretendojnë se përfaqësojnë islamin, por edhe pjesëtarë të feve të tjera. Përballja e fundit dhe e dukshme e kësaj natyre gjendej lehtë dje në një faqe të krijuar në mbrojtje të të arrestuarve. Komentues në faqe, jo vetëm i akuzonin anëtarët e grupit si “arabë”, por edhe kërcënonin: “Do ju shfarosim nga faqja e dheut!”. Si përgjigje merrnin fotografi kokash të prera në Siri, prej atyre që mbronin imamin e arrestuar. Gjuha e ashpër, fyerjet, racizmi, kërcënimet e ndërsjellta janë pjesë e zhargonit të përditshëm në faqet e ngjashme. Kryesisht janë të shkruara me një shqipe të keqe, ndonjëherë të pakuptueshme, pavarësisht dialektit që përdor shkruesi dhe reflekton se pjesa më e madhe e të angazhuarve në të tilla debate janë kryesisht të pashkolluar. E gjithë kjo është e mjaftueshme...


8

E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

www.mapo.al

Dossier Arrestimi i imamëve dhe pamjet e shqiptarëve në luftën e Sirisë kanë rikthyer alarmin mbi rrezikun e ekstremizmit islamik në Shqipëri. Besimtarë dhe ateistë “përplasen” në rrjetet sociale.

A ia vlen të vdesësh për

Sirinë? Vladimir Karaj

T

Arrestimet e fundit, që vijnë pas zbardhjes së disa rasteve të shqiptarëve që kanë shkuar të luftojnë në Siri kundër diktatorit Bashar al Assad, por që dyshohet se u janë bashkuar grupeve terroriste atje, duket se kanë “zbuluar” rrezikun e përfshirjes së vendit në hartën e shteteve të kërcënuara prej terrorizmit fetar.

ë dilje apo hyje në qendër të Tiranës dje ishte një makth. Qindra e mijëra kishin zënë bulevardin në kremtimet “pagane” të Ditës së Verës. Rastësisht, i pari që na tha “gëzuar” ishte një hoxhë. Kjo sigurisht nuk është pamja e një vendi të pushtuar prej ndonjë ekstremizmi fetar të çfarëdolloji, diçka që në njëfarë mënyre duhet të na qetësojë. Ndërkohë, pavarësisht bindjes së përgjithshme se nuk ka një situatë ekstremizmi, arrestimi i 8 personave dhe shpallja në kërkim e 5 të tjerëve ka krijuar një situatë alarmi dhe një gjendje ankthi për krijimin e celulave terroriste apo grupeve të ekstremizmit fetar. Grupi që akuzohet nga prokuroria si i përfshirë në rekrutimet e luftën së Sirisë, nuk është i pari me të tilla akuza. Më herët, Artan Kristo u mbajt për rreth dy vite në qeli, por u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Lartë pak a shumë mbi të njëjtat akuza. Arrestimet e fundit, që vijnë pas zbardhjes së disa rasteve të shqiptarëve që kanë shkuar të luftojnë në Siri kundër diktatorit Bashar al Assad, por që dyshohet se u janë bashkuar grupeve terroriste atje, duket se kanë “zbuluar” rrezikun e përfshirjes së vendit në hartën e shteteve të kërcënuara prej terrorizmit fetar. Por sa real është ky rrezik për Shqipërinë? Ekstremistët, të veçuar Akte të tilla deri më tani nuk ka pasur dhe gjuha e urrejtjes që grupe të ndryshme fetare i adresojnë njëri-tjetrit është e përhapur kryesisht në forume dhe media virtuale dhe në të rrallë, në formë letrash kërcënuese apo lajmesh bizare. Nuk bëhet fjalë vetëm për grupe ekstremistësh që pretendojnë se përfaqësojnë islamin, por edhe pjesëtarë të feve të tjera. Përballja e fundit dhe e dukshme e kësaj natyre gjendej lehtë dje në një

faqe të krijuar në mbrojtje të të arrestuarve. Komentues në faqe, jo vetëm i akuzonin anëtarët e grupit si “arabë”, por edhe kërcënonin: “Do ju shfarosim nga faq ja e dheut!”. Si përgjigje merrnin fotografi kokash të prera në Siri, prej atyre që mbronin imamin e arrestuar. Gjuha e ashpër, fyerjet, racizmi, kërcënimet e ndërsjellta janë pjesë e zhargonit të përditshëm në faqet e ngjashme. Kryesisht janë të shkruara me një shqipe të keqe, ndonjëherë të pakuptueshme, pavarësisht dialektit që përdor shkruesi dhe reflekton se pjesa më e madhe e të angazhuarve në të tilla debate janë kryesisht të pashkolluar. E gjithë kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se ka një terren që do e ushqente ekstremizmin, për të dalë edhe përtej celulave dhe grupeve të “përjashtuara” në njëfarë mënyre prej komuniteteve të tyre. Madje, në rastin e fundit Komuniteti Mysliman bëri një deklaratë publike distancimi duke cilësuar se hoxha Genci (Abdurrahim) Balla nuk ishte pjesë e Komunitetit dhe se nuk njihej prej tij. Nga ana tjetër, edhe grupime të tjera të myslimanëve në vend kanë bërë distancim nga të arrestuarit. E-zani.com, edhe pse është një faqe që mban qëndrim kritik ndaj mënyrës si drejtohet Komuniteti Mysliman, po ashtu kritikon aktivitetin e të arrestuarve. Megjithatë, organeve shtetërore u kërkohet që të sqarojnë rastin, duke mos lejuar gjuhën e urrejtjes kundër gjithë bashkësisë islame në vend. “...do ishte e nevojshme që autoritetet e rendit të ishin treguar më të hapur për publikun dhe të qartësonin se kanë qenë udhëheqës fetarë të xhamive të vendit ata që u kanë tërhequr vëmendjen dhe u kanë kërkuar që të ndërhyjnë që imami Genc Balla të ndalte retorikën inflamatore në lidhje me luftën në Siri”,- thuhet në shkrim. Besnik Sinani, një shkrues në faqe “e-zani.

Historia e terrorizmit dhe operacionet e para Përballja e parë e bujshme e Shqipërisë me terrorizmin nga vendet arabe ka qenë në vitin 1998. Shërbimet sekrete dhe policia e vendit organizoi arrestimin dhe dënimin në masë të disa personave që akuzoheshin për terrorizëm nga Egjipti apo SHBA. Mediat atëherë raportuan se sulmet terroriste në ambasadat e SHBA në Kenia dhe Tanzani ishin hakmarrje për arrestimin dhe dëbimin e anëtarëve të një grupi të quajtur ‘Xhihadi Egjiptian’. Në operacionet për arrestimin u plagos Artan Didi, tani Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa mbeti i vrarë një prej të kërkuarve. Ndër të arrestuarit ishte Muhamed al Zavahiri, vëllai i pasuesit të Bin Ladenit në kryet Al-Kaedës. Muhamet al Zavahiri u shpall i pafajshëm më 2012 nga Gjykata e Lartë në Egjipt për akuzat për terrorizëm. Ndërkohë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Shqipëria ishte ndër të parat shtete që u angazhuan në koalicionin antiterror. Qeveria që drejtohej atëherë nga Ilir Meta, miratoi masa shtrënguese për fondacionet që dyshohej se financonin terrorizmin duke sekuestruar pasuritë e tyre dhe mbyllur aktivitetet apo dëbuar nga vendi anëtarët e tyre. Ndërkohë, deri tani janë 5 raste ku shqiptarë përgjithësisht të diasporës dhe emigrantë prej vitesh janë përfshirë në akte terroriste.

com” ngre ndërkohë shqetësimin se në rastin në fjalë, media në vend priret drejt raportimit të videove bizare të shqiptarëve që kanë shkuar në luftën e Sirisë dhe bëjnë thirrje për rekrutime të reja, ndërsa dukshëm kanë lënë mënjanë një fushatë të hoxhallarëve në Kosovë dhe Shqipëri, që u kërkon myslimanëve të mos bien pre e thirrjeve të ngjashme dhe të mos i bashkohen grupeve terroriste. Sinani thotë se media në Shqipëri u fokusua në pjesën e videos që kërcënonte me prerje koke, por sipas tij, pjesa më interesante e saj ishin akuzat kundër hoxhallarëve të përfshirë në fushatë për të dekurajuar rekrutimin e shqiptarëve për luftë në Siri. “I bëj thirrje çdo vëllai shqiptar që ndodhet në radhët e shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (Emri i grupit terrorist që lufton në Siri) që të largohet dhe ta thyejë armën e tij përpara se ta takojë Zotin e tij me gjak të marrë padrejtësisht”,- citohet nga Sinani një prej hoxhallarëve shqiptarë. Të tjerë njohës të çështjes na thonë se bëhet fjalë për persona që nuk janë të shkolluar mjaftueshëm dhe as e njohin fenë apo rregullat e saj. Njerëz lehtësisht të manipulueshëm. Vetë grupi i krijuar në Facebook, në mbrojtje të të arrestuarve, e bën të qartë se ka një ndarje mes tyre dhe hoxhallarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. “Hoxhallarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të cilët nuk kanë ngritur zërin kundër burgosjes së hoxhës Abdurrahim Balla, le të marrin mësim nga fjala e urtë popullore: Sot në kojshi, nesër te ti”, -shkruhet në një nga postimet e grupit. Historia e të arrestuarve Grupi i të arrestuarve, me në krye Genci Ballën dhe Bujar Hysën dhe të shpallurit në kërkim akuzohen se kanë predikuar për të nxitur shkuarjen e shqiptarëve në Siri dhe kanë organizuar dërgimin e këtyre person-


E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

9

www.mapo.al

“Fakti që ka celula dhe goditen nga organet e sigurisë, do të thotë që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa të sigurt dhe drejtë për luftimin e këtij fenomeni”, -tha Bushati në një intervistë dhënë për Klan Kosovën. Ndërkohë, po dje në Prishtinë, Kuvendi ka miratuar në parim një ligj që i dënon deri në 15 vjet burg mercenarët që shkojnë për të luftuar në një vend tjetër.

“Allahu Ekber” në gjykatë

Familjarët e të akuzuarve: Na tregoni provat! Leonard Bakillari

ave atje. Prokuroria thotë se zbulimi i disa deklaratave bankare dhe prova të tjera të lëvrimit të parave për këtë grup ka hapur mundësinë për të hetuar burimin e këtyre të ardhurave dhe për të zbuluar nëse financimet vijnë prej grupeve të skeduara më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. E paqartë është se si bëhej rekrutimi i personave që dërgoheshin më pas në Siri dhe po ashtu, edhe rruga që ata merrnin. Prokuroria po ashtu po punon për të zbardhur dërgimin e fëmijëve dhe grave bashkë me personat e rekrutuar për luftë. Zamir Mani, 39 vjeç nga Shkodra ka denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla se i ka dërguar në Siri bashkëshorten dhe djalin e tij 7 vjeç. Burri ka thënë se nuk ka dijeni ku ka të birin dhe dyshon se ai është dërguar në Siri. Një tjetër rast është ai i Shkëlzen Dumanit, i shpallur në kërkim, që mendohet se ka marrë me vete në Siri edhe dy fëmijët e tij. Po ashtu nuk dihet kush dhe si është financuar ndërtimi i xhamisë tek Unaza e Re, e cila nuk është pjesë e Komunitetit Mysliman dhe nuk kontrollohet prej këtij të fundit. Ka dyshime se Organizata Humanitare Turke, IHH ndodhet pas këtyre rekrutimeve. E akuzuar për mbledhje mercenarësh për të luftuar kundër Assadit në Siri, mes të cilëve edhe shqiptarë, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar trillime konspirative për shkak të punës së tyre humanitare. Organizata sidoqoftë ishte pre e një goditje policore disa muaj më parë. 25 anëtarë të saj u arrestuan në Turqi. Prokuroria thotë se mes morisë së përgjimeve të kryera në xhaminë e Unazës së Re, veç të tjerash ka mundur të sigurojë edhe disa seanca predikimi, ku të rekrutuarve për t’u dërguar në Siri u vendoseshin

kushte për kohën e qëndrimit në vendin ku sipas tyre zhvillohej lufta e shenjtë. Në një prej këtyre regjistrimeve, prokuroria thotë se imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Abdurrahim Balla u kërkon ndjekësve të tij që do të dërgoheshin në Siri që duhet të qëndrojnë jo më pak se tre muaj në këtë vend. Ende nuk dihet përse ishte vendosur një kusht i tillë, por imami “kërcënonte” të rekrutuarit, se në rast se ktheheshin përpara se të mbusheshin tre muaj, atë do të largoheshin nga grupi i besimtarëve. “Personat që niseshin në Siri duhet të qëndronin jo më pak se tre muaj në këtë vend. Ata “kërcënoheshin” me largim nga komuniteti nëse nuk respektonin afatin e qëndrimit prej tre muajsh në Siri”,- tha një burim i prokurorisë. Ndër predikimet publike të Ballës, të publikuara në Youtube janë ato kundër Perëndimit dhe kundër harmonisë fetare. “Bashkojnë të vërtetën me të kotën në emër të harmonisë fetare, në emër të bashkëjetesës mes feve. Ky lloj kurthi ka marrë përmasa shumë të mëdha, përmasa botërore. Në emër të paqes ata duan të shkatërrojnë islamin, ata duan që myslimanët të shkojnë të falen në kishë dhe priftërinjtë të mbajnë meshë në xhami”, -thotë Abdurrahim Balla për tolerancën fetare në një nga këto video. Para gjykatësit, të cilin grupi thotë se nuk e njeh, ata kanë pohuar se predikimet e tyre janë të bazuara në Kuran dhe se nuk kanë bërë asnjë nga veprat për të cilat akuzohen. Shqiptarët në rajon dhe fondamentalizmi E ndërsa në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë kryesisht me akuza për predikim të dhunës, në Kosovë gjendja ka qenë më e rënduar. Vetëm pak kohë më parë, një grup në Kosovë u arrestua pasi po përgatisnin një

Zamir Mani, 39 vjeç nga Shkodra ka denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla se i ka dërguar në Siri bashkëshorten dhe djalin e tij 7 vjeç. Burri ka thënë se nuk ka dijeni ku ka të birin dhe dyshon se ai është dërguar në Siri.

akt terrorist sipas policisë dhe prokurorisë. Menjëherë pas kësaj, dikush që e emërtonte veten si “xhihadist”, kërcënoi policinë e Kosovës me anë të një e-maili. Më herët, deputetë të kuvendit janë kërcënuar dhe ka pasur sulme publike edhe ndaj organizatave të ndryshme. Por dje Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta, sa i përket terrorizmit fetar. “Fakti që ka celula dhe goditen nga organet e sigurisë, do të thotë që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa të sigurt dhe drejtë për luftimin e këtij fenomeni”, -tha Bushati në një intervistë dhënë për Klan Kosovën. Ndërkohë, po dje në Prishtinë, Kuvendi ka miratuar në parim një ligj që i dënon deri në 15 vjet burg mercenarët që shkojnë për të luftuar në një vend tjetër. Edhe pse për ligjin ka pasur debate dhe kritika që e kanë parë si shumë të përgjithshëm, ai është miratuar në parim dhe pritet të shikohen nen për nen në ditët në vazhdim. Shqipëria po ashtu ka në parlament një ligj të ngjashëm, që do të dënojnë luftën si mercenar në një vend tjetër. Miratimi i ligjeve vjen vetëm pasi janë raportuar disa të vrarë prej të dy vendeve. Vetëm nga Shqipëria mendohet të ketë 10 persona që kanë humbur jetën në luftën e Sirisë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që janë dërguar në Siri mendohet se ka rënë në kontakt me grupet terroriste. Nga ana tjetër, shumë besimtarë thonë se nuk është e justifikuar zhurma e madhe rreth rastit në fjalë, duke vënë theksin se bëhet fjalë për një grupim të veçuar. Ata thonë se zhurma dhe mosbërja e qartë e faktit se kemi të bëjmë me një grup me fare pak ndjekës, veçse sa e përshkallëzon situatën, duke nxitur gjuhën e urrejtjes.

Tiranë Disa ditë pas arrestimit të tetë personave, si pjesë e një rrjeti që rekrutonin dhe dërgonin shqiptarë në Siri, kanë reaguar familjarët e të dyshuarve duke kërkuar prova nga prokuroria për akuzat e ngritura ndaj familjarëve të tyre. Babai i njërit prej të arrestuarve kërkoi të gjendej edhe një person i vetëm që të thotë se në Siri e ka dërguar djali i tij. Ai së bashku me disa persona të tjerë protestuan përpara paraburgimit 313 në Tiranë, pasi autoritetet e burgut nuk e lejonin të fuste ushqime për djalin e tij, të arrestuar në fillim të kësaj jave. Shaban Balla, babai i Edmond Ballës, i dyshuar si ndihmës në këtë rrjet, thotë se djali i tij ka një javë pa ngrënë, ndërsa nuk lejohet t’i çojë atij ushqim. “Ka një javë djali pa ngrënë fare. Ushqimin e burgut nuk e ha. Çdo gjë këtu është haram dhe nuk e ha. Dua thjesht t’i çoj një ushqim djalit tim. Gjithë këtë debat e bëjnë për t’i dhënë një byrek djalit”, -tha Shaban Balla. Ai kërkoi nga autoritetet dënim maksimal për të birin, në qoftë se gjendet vetëm një rast kur djali i tij është përfshirë në rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri. “Në qoftë se djali im ka çuar qoftë edhe një person në Siri, atëherë unë i them shtetit që të mos e nxjerrë kurrë nga burgu”, -tha babai i të arrestuarit Edmond Balla. Protesta e tij u zhvillua vetëm disa metra larg Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila edhe dje ishte e rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Katër nga të arrestuarit do të përballeshin me gjykatën për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” vendosur ndaj tyre pak ditë më parë si të dyshuar për thirrje dhe veprime terroriste. Forcat speciale nuk kanë lejuar askënd të afrohet pranë gjykatës, ndërsa jashtë saj ishin mbledhur shumë mbështetës dhe përkrahës të të arrestuarve. Në përballjen e parë me gjykatën, të arrestuarit Verdi Morava, Edmond Balla, Orion Reçi dhe Astrit Tola nuk kanë preferuar t’i binden gjykatësit, pasi ata besojnë në drejtësinë e Allahut dhe jo në atë të shtetit. Të arrestuarit nuk janë ngritur në këmbë për të thënë gjenealitetet e tyre, pas kërkesës së gjyqtarit Sandër Simoni, duke treguar kështu se njohin vetëm drejtësinë e Zotit. Disa prej tyre kishin refuzuar marrjen e avokatëve mbrojtës, ndërsa gjykata caktoi për mbrojtjen e tyre avokatë kryesisht. 42-vjeçari Astrit Tola ka kundërshtuar madje që ta mbrojë vëllai i vet, me profesion avokat, Ndriçim Tola, çka solli edhe përfaqësimin e tij nga avokatë të caktuar nga shteti, sikurse edhe rasti i 24-vjeçarit Edmond Balla. Të dyshuarit tjetër si financues, Verdi Morava, i kishte dërguar familja dy avokatë. Në përfundim të seancës, avokatët e të arrestuarve thanë se të dyshuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria. Ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në një rrjet të dyshuar për rekrutimin dhe dërgimin e të paktën 50 shtetasve shqiptarë në Siri, për të marrë pjesë në luftën që prej kohësh po zhvillohet ndaj regjimit të presidentit aktual sirian. Në seancën me dyer të mbyllura, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka deklaruar se nga hetimet e para ka dyshime të forta se shqiptarët e dërguar në Siri kanë luftuar përkrah një formacioni të konsideruar si terrorist, i cili pretendon se mbështet opozitën legjitime siriane.


10

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

www.mapo.al

forum Alma Lama: Shteti duhet të ndërhyjë kur dikush nxit urrejtje apo promovon ideologji të caktuara, që mund të nxisin dhunë dhe cenojnë rendin kushtetues e interesin kombëtar.

Kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Hoxholli pohon se operacioni i policisë në dy xhamitë e palegalizuara nuk ka shkelur marrëveshjen mes shtetit

Shqiptarët në Siri, pjesë e organizatave terroriste si Al Qaeda dhe Al Nusra

dhe Komunitetit Mysliman. “Imazhin dhe tolerancën nuk mund ta prishin dot ngjarjet,

1

Si i vlerësoni arrestimet e fundit të policisë ndaj dy imamëve dhe disa besimtarëve, të cilët akuzohen për rekrutimet në luftën e Sirisë? Mendoj se shteti shqiptar ka vepruar drejt, duke luftuar qelizat që nxisin terrorizmin, që rekrutojnë të rinjtë e i çojnë në një luftë fetare që s’ka të bëjë asgjë me kombin shqiptar e për më tepër, që nuk i ndihmojnë as popullit sirian. Përkundrazi, shkojnë e vrasin viktima të pafajshme në emër të xhihadit. Shteti duhet të ndërhyjë kur dikush nxit urrejtje apo promovon ideologji të caktuara, që mund të nxisin dhunë dhe cenojnë rendin kushtetues e interesin kombëtar. Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ligjin që do të parandalojë pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit dhe sapo të miratohet ligji, duhet të fillojë aksioni për arrestimin e përgjegjësve që mashtrojnë të rinjtë apo penalizimin e mercenarëve. Nuk mund të tolerohet edhe më tutje kjo gjendje.

2

A janë Shqipëria dhe Kosova, vende realisht të rrezikuara nga fundamentalizmi apo radikalizmi islamik? Është më se e qartë nga të gjitha faktet në terren se një rrymë shumë e rrezikshme e islamit radikal ka depërtuar në rajon përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjën. Kjo rrymë është shfaqur për herë të parë gjatë luftës në Bosnje, kur 6000 persona nga vendet arabe iu bashkëngjitën kësaj lufte, në emër të mbrojtjes së vëllezërve myslimanë. Shumë prej tyre, xhihadistë mbetën në rajon dhe të mbështetur nga petrodollarët kanë vazhduar ta përhapin këtë ideologji. Në Kosovë kanë depërtuar pas luftës nën petkun e organizatave humanitare, të cilat kanë filluar indoktrinimin e të rinjve. Imamë radikalë të shkolluar në Arabinë Saudite sot kanë zaptuar disa xhami të Kosovës dhe predikojnë një variant shumë radikal të fesë islame, të panjohur në këto anë, që në përgjithësi është kundër rendit kushtetues, kundër feve të tjera dhe fesë tradicionale islame, nxit urrejtje kundër perëndimit etj. Ka pasur edhe përplasje fizike mes imamëve radikalë dhe atyre tradicionalë dhe e keqja është se radikalët kanë mbështetjen e kreut te BIK-ut, me të cilin flirtojnë edhe disa parti. Së fundi po rekrutohen të rinj të radikalizuar dhe po dërgohen në Siri. Rreziku pas kthimit të tyre se do të bëjnë akte terroriste është i lartë, pasi në Siri janë bërë pjesë e organizatave terroriste si Al Qaeda dhe Al Nusra. Në Shqipëri është e qartë se ka qeliza të ngjashme që përgatisin terroristë, por përshtypja ime është se janë më pak. Kosova dhe Maqedonia, nëse nuk marrin masa të menjëhershme do të përballen me probleme në të ardhmen, që mund të jenë përplasje fetare apo probleme të sigurisë.

një histori paqeje, kontributi, vlerash nuk mund të zhbëhet në një ditë dhe as me një rast”

Ilir Hoxholli:

Legjitime kontrollet në 2 xhamitë, situata të trajtohet qetësisht Intervistoi: Dashamir Biçaku

E

kziston një marrëveshje mes shtetit dhe Komunitetit Mysliman, që ndalon autoritetet të hyjnë në objektet e shenjta, përveç rasteve të flagrancës. Por kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Hoxholli pohon për MAPO-n se kontrollet dhe arrestimet në dy xhamitë e Tiranës nuk bien ndesh me këtë marrëveshje. “Shteti është i gatshëm të njohë si objekt të shenjtë në bazë të marrëveshjes, vetëm ndërtesat dhe objektet të njohura nga Komuniteti Mysliman”,- thotë ai, ndërsa shton se në rastin e fundit, Komuniteti ka pasur bashkëpunim të afërt me autoritetet për këtë shqetësim të përbashkët. Hoxholli shpreh bindjen se imazhi i besimtarëve myslimanë dhe toleranca fetare, e kultivuar ndër shekuj nuk mund të zhbëhen në një ditë. Hoxholli bën thirrje për qetësi dhe durim, derisa drejtësia të thotë fjalën e saj, ndërsa shton në këtë intervistë se Komiteti i Kulteve, së bashku me Komunitetin Mysliman po e ndjekin së bashku situatën. Zoti Hoxholli, arrestimet e fundit të dy imamëve dhe disa besimtarëve po ngrenë pikëpyetje mbi xhami të palegalizuara nga Komunitetit Mysliman. Mund të na sqaroni procedurën se si Komiteti Mysliman i ndërton xhamitë? Komuniteti Mysliman ka një mar-

rëveshje me shtetin, ku parashikohen edhe objektet e kultit. Në nenin 21 të marrëveshjes, pika 2 parashikon qartë: “Institucionet përkatëse e në veçanti Komiteti shtetëror i Kulteve, bashkëpunojnë me bashkësitë fetare për të përcaktuar vendin për ndërtimin e objekteve fetare, në përputhje me nevojat fetare të personave, si edhe mbi bazën e planeve rregulluese urbanistike.” Për ndërtimin e një xhamie në rastin e Komunitetit Mysliman është institucioni kompetent, i cili thith investimin dhe përcakton vendin për ndërtimin e xhamisë. Shteti është i gatshëm të njohë si objekt të shenjtë në bazë të marrëveshjes, vetëm ndërtesat dhe objektet të njohura nga Komuniteti Mysliman dhe ndërhyrja e autoriteteve në to, në bazë të nenit 21 pika 1, është e ndaluar. Në rastet e fundit, forcat e policisë kanë hyrë në to duke kryer kontrolle. Besimtarët kanë pretenduar se është sulmuar objekti i kultit. A nuk është kjo një cenim i të drejtës që buron nga marrëveshja? E drejtë pyetja juaj. Ndërhyrja në bazë të marrëveshjes është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, të parashikuar në nenin 21, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli

ekzekutiv, ose në rast të një kanosjeje të një rreziku të afërm. Sipas dëshmitarëve, nga vetë besimtarët kemi mësuar në media që policia ka paraqitur shkresën përkatëse, çka e legjitimon ndërhyrjen në xhami. Këtu i referohem xhamive të njohura nga Komuniteti Mysliman, pasi shteti shqiptar ka marrëveshje me komunitetet fetare. Sipas informacioneve ka një pretendim për një ndërhyrje në xhaminë e Pogradecit, por deri më tani, nuk ka arritur asnjë shqetësim nga Komuniteti Mysliman apo Myftinia e Pogradecit që ne të marrim në shqyrtim çështjen. Arrestimet e dy imamëve dhe g jashtë besimtarëve kanë ngritur shqetësimin e funksionimit të disa xhamive në vend. Ju vetë si i cilësoni këto arrestime? Në radhë të parë, kjo situatë duhet të trajtohet qetësisht, sepse është normale që shteti, nëse shikon që diçka nuk funksionon siç duhet, mund të ndërhyjë. Komuniteti Mysliman e ka ngritur me kohë këtë shqetësim dhe bashkëpunimi i tij me autoritetet përkatëse ka qenë i afërt. I referohem një letre, që në prill të vitit të kaluar drejtuar organeve kompetente. Ndërsa për rastin në fjalë, le t’ia lejmë drejtësisë të thotë fjalën e saj. Gjykata tashmë po njihet me provat dhe derisa ajo të thotë fjalën e fundit, çdo koment do të ishte i


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

11

www.mapo.al

Ilir Kulla: Njerëzit nuk mund të dënohen vetëm për shkak të të qenit fondamentalist apo ekstremist. Kodi Penal parashikon vetëm terrorizmin të përcaktuar qartë, në rastet kur dhe si

Jo vetëm masa represive, mund të kthehen në boomerang...

1

Si i vlerësoni arrestimet e fundit të policisë ndaj dy imamëve dhe disa besimtarëve, të cilët akuzohen për rekrutimet në luftën e Sirisë? Së pari, shpresoj që arrestimet e fundit të jenë bërë si rrjedhojë e mbledhjes së provave juridike dhe një pune hetimore serioze dhe jo si rrjedhojë e ndonjë presioni që vjen nga BE për statusin. Në qoftë se do të gjendemi para vendimeve që gjykatat t’u njohin pafajësinë të arrestuarve, atëherë në vend që t’i jepej një zgjidhje situatës, mendoj që do të gjendemi përballë një situate për të cilën populli thotë: “Në vend që të vëmë vetulla, heqim sytë”.

2

A është Shqipëria një vend realisht i rrezikuar nga fondamentalizmi apo radikalizmi islamik? Natyrisht, asnjë vend nuk është imun ndaj

fenomeneve të tilla si ekstremizmi fetar, fondamentalizmi apo terrorizmi. Problemi qëndron se njerëzit nuk mund të dënohen vetëm për shkak të të qenit fondamentalist apo ekstremist. Kodi Penal parashikon vetëm terrorizmin të përcaktuar qartë, në rastet kur dhe si. Druaj se në rastet e arrestimeve të fundit kemi të bëjmë me prova të qarta, që tregojnë përfshirje në akte terrorizmi, sepse ato nuk ekzistojnë. Besoj se parlamenti duhet si fillim të kishte bërë amendimet në Kodin Penal dhe mandej agjencitë ligjzbatuese duhej të vepronin. Mendoj se ndaj këtyre fenomeneve duhet të përballemi në radhë të parë me reforma dhe me impenjim të të gjithë shoqërisë, krahas dhe masave represive. Vetëm masat represive rrezikojnë të kthehen në boomerang.

E-zani.com kotë. Përsa i përket problematikës së xhamive, Komuniteti Mysliman nuk ka shprehur ndonjë shqetësim mbi xhamitë të cilat njihen nga vetë Komuniteti si institucion. Ndaj çdo xhami e njohur nga Komuniteti Mysliman, e cila nuk shfaq problematika në bazë të nenit 21 pika 3, Këshilli i Ministrave merr përsipër që për objektet e Kultit të paregjistruara të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të ndihmojë në procesin e legalizimit. Ndaj asnjë xhami, e cila nuk ka njohjen dhe dokumentacionin teknik të paraqitur nga Komuniteti Mysliman, në bazë të marrëveshjes nuk do të legalizohet. A mendoni se ngjarjet e fundit kanë dëmtuar imazhin e besimtarëve praktikantë apo dhe ndaj islamit në përgjithësi? Mendoni se është thyer imazhi i Komunitetit në rastin konkret? Të flasësh për Komunitetin Mysliman duhet të zgjatesh shumë, pasi ai nuk përfaqësohet as në kohë dhe as në individë. Myslimanët i kanë shërbyer vendit dhe kontributi i tyre ka qenë vendimtar që nga shtet-formimi dhe deri në ditët e sotme. Është komuniteti që bashkë me komunitetet e tjera fetare, kanë bërë që Shqipëria të jetë vendi më unik në botë, vlerë të cilën do ta kishte zili kushdo. Imazhin dhe tolerancën nuk mund ta prishin dot ngjarjet, një histori paqeje, kontributi, vlerash nuk mund të zhbëhet në një ditë dhe as me një rast. Sot Komuniteti Mysliman është nga kontribuuesit më të mëdhenj, me anë të shoqatave bamirëse nga Ambasada e Kuvajtit dhe të tjerë që mban rreth 8500 jetimë me ndihma. Medresetë janë një shembull në arsimin e vendit, ata shpesh në konkurset ndërkombëtare kanë marrë çmime të para ku kanë ngritur lart flamurin kombëtar. Në rastet në nevojë, kanë qenë të parët që kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur në zonat e përmbytura apo të bllokuara nga dëbora. Komuniteti Mysliman ka referencë figurat e shquara patriotike si Vehbi Dibra, Ibrahim Dalliu, Ali Korça, shembuj të tolerancës dhe harmonisë. Shumë xhamia në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kanë ndihmuar në aktivitete sociale. Ndaj është e pamundur të zhbësh një

histori harmonie, unike në botë për një ditë. Si e keni pritur detyrën tuaj të re si kryetar i Komitetit të Kulteve? Kalimi nga Ministria e Kulturës tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mua ka qenë një nga surprizat më të bukura, pasi i ka dhënë Kulteve një dimension të ri, duke i shtuar atë social. Të ndaj me ju një emocion që vërtet më bën të ndjehem i vlerësuar dhe i motivuar, ky është bashkëpunimi me ministrin Veliaj, i cili është një person i palodhur dhe kërkues, si edhe një kënaqësi të ndodhesh në krah të tij për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ndaj dhe pjesa sociale është për mua një emocion i veçantë, nuk ka më mirë së t’i gjendesh dikujt në nevojë. Duke iu kthyer dhe një herë dyshimeve për këtë grup të arrestuar, si mendoni se do të zgjidhen problemet në të ardhmen, që raste të tilla të veçuara të mos përsëriten më? Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Komunitetin Mysliman dhe po ndjekim së bashku situatën. Komuniteti Mysliman na ka garantuar se jo vetëm po monitoron situatën, por edhe po studion zgjidhjen e saj. Kryetari i ri më ka siguruar gjatë takimit se do të angazhojë të gjitha strukturat që nga Kryesia deri tek çdo Myftini dhe imam për t’i njohur me situatën si edhe çdo shqetësim që rrjedh prej tyre, të përcillet me shpejtësi në institucion. Kjo do të rrisë influencën e institucionit, që do t’i shërbejë integrimit dhe marrjen parasysh të shqetësimeve të besimtarëve. Ndaj dua të garantoj se qeveria vazhdon të mbështesë komunitetet fetare me financimin e përvitshëm, që për vitin 2014 njeh një rritje të lehtë pavarësisht kushteve. Do të shqyrtojë çështjen e kthimit të pronave me përparësi, pasi komunitetet fetare duhet të kenë mundësi sa më të mirë vetëfinancimi. Harmonia fetare, si rasti unik në botë është vlerë dhe arritje që meriton preokupimin e qeverisë, harmoni për të cilën falenderoj të gjitha komunitetet fetare dhe besimtarët e tyre. Ndaj duke ju falenderuar për mundësinë që më dhatë, po e mbyll me një dëshirë: Zoti na e fali këtë vend të mrekullueshëm, ndaj ta ruajmë dhe ta çojmë përpara drejt sfidave të integrimit europian.

Autoritetet e rendit të qartësonin se kanë qenë udhëheqës fetarë të xhamive të vendit ata që u kanë tërhequr vëmendjen të ndërhyjnë, që imami Genc Balla të ndalte retorikën inflamatore në lidhje me luftën në Siri

"Balla, një grup i mënjanuar, jo reagim negativ ndaj gjithë myslimanëve"

N

ë vazhdën e reagimeve mediatike që pasoi arrestimin e dy imamëve dhe gjashtë besimtarëve të tjerë myslimanë nën akuzën se rekrutonin luftëtarë për në Siri, nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes, apo dhe armëmbajtjes pa leje, duken të lihen mënjanë disa detaje të rëndësishme. Pikërisht ngase reagimet ndaj këtyre arrestimeve janë kthyer në reagime negative ndaj gjithë bashkësisë së myslimanëve shqiptarë, do kish qenë e nevojshme që autoritetet e rendit të kishin qenë më të hapura për publikun dhe të qartësonin se kanë qenë udhëheqës fetarë të xhamive të vendit ata që u kanë tërhequr vëmendjen dhe u kanë kërkuar që të ndërhyjnë që imami Genc Balla të ndalte retorikën inflamatore në lidhje me luftën në Siri. Kjo bëhet rëndom nga autoritetet e rendit në disa vende në botë, ndër të tjera për të treguar për bashkëpunimin e policisë me bashkësinë, por dhe që të parandalohet reagimi negativ ndaj gjithë bashkësisë. Rasti i Genci Ballës dhe pasuesve të tij është i njohur për bashkësinë si një grup i mënjanuar që ka sulmuar në shkrime të gjithë kolegët e tij imamë, ashtu siç dihet që vepronte në një xhami të paautorizuar nga Komuniteti Mysliman. Por duhet të ngrihet pyetja që media ndërkaq ka neglizhuar: në bazë të cilit ligj janë vënë nën vëzhgim dhe së fundmi janë arrestuar këta myslimanë, kur është se dimë që projektligji për penalizimin e atyre që luftojnë në konflikte si ai sirian është ende i freskët? Po në suazën ligjore është përsëri detyrë e medias si institucion që supozohet të vërë frena në aplikimin pa kontroll të pushtetit nga ana e shtetit që të kujtojë autoritetet dhe publikun që një qytetar është i pafajshëm, gjersa të provohet fajësia në gjykatë. Së fundmi, siç u tha më sipër, imamët e arrestuar nuk janë një problem i ri për bashkësinë e besimtarëve myslimanë, por është interesante që pasuesit e këtyre imamëve kanë deklaruar se imamët janë të pafajshëm dhe kanë bërë thirrje për protesta. Pse? Këta imamë janë të deklaruar për mosnjohjen e legjitimitetit

të protestave si formë legjitime e shprehjes politike e për rrjedhojë është koha të praktikojnë atë që predikojnë. Së dyti, pretendimi për pafajësi është pretendim i ngritur brenda logjikës juridike që u ka marrë sot lirinë dhe këta imamë kanë deklaruar prej kohësh që nuk njohin ligjet në fuqi. Nuk mundesh të apelosh për njohje të lirive fetare, kur nuk njeh legjitimitetin e strukturës ligjore ku po kërkon mbrojtje. Atëherë, si mund t’i apelosh një ligji që nuk e njeh? Nuk po sugjerohet këtu se kjo i bën të akuzuarit fajtorë, por është interesante të vihet në dukje paradoksi ku këta imamë gjenden pasi kanë ndërtuar një shtet brenda shtetit. Më parë është vënë në dukje, në rastin e akuzës për nxitje për terrorizëm të Artan Kristos, se gjykatat, ashtu si institucionet paralele në vende të tjera të botës, duhet të konsultojnë specialistë në lidhje me radikalizmin fetar. Pas dy vitesh burgosjeje, Artan Kristo u la i lirë dhe u shpall i pafajshëm. Ashtu si dhe në rastin e Kristos, gjykata duhet të sigurojë që bën atë që supozohet të kryejë në shoqëri: të vendosë drejtësinë. Një njeri që beson se në Shqipëri duhet të vendoset mbretëria, nuk mund të arrestohet meqenëse beson në një sistem të kundërt me atë republikan, për sa kohë që nuk ka kryer ndonjë shkelje të ligjeve të Republikës. Ligji adreson veprimet dhe jo mendimet. Shpresojmë të mos bëhen patetikë me pretendimin se kanë nxitur urrejtje, sepse kjo buron lirshëm nga programet televizive në oraret e ditës, nga fjalori rrugaç i përfaqësive të institucioneve politike të shtetit tonë (“kriminel”, “trafikant”, “mashtrues”, “vjedhës”, janë disa nga etiketat më familjare falë përdorimit nga politikanët tanë), nga gazetarë e nga mediat, madje më të shumuarat, të cilat i kanë hapur dyert për komente publike, paçka se anonime, ku lexohen qartë pasojat e artikujve. Nisur nga rasti Kristo, vallë kërkoi ndjesë ndonjë media, kalemxhi apo komentues pervers për akuzat, fantazitë, kërcënimet dhe urrejtjen e prodhuar ndaj qytetarit në fjalë? Po për fobinë e ushqyer ndaj fesë nisur nga veprimet e një individi?


CMYK

12 8 14.03.2014

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

e shtunë-e diel, 15-16 mars 2014 NJOFTIM / REKLAMA

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE ”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Oficerë Kredie pranë Degëve të Shoqërisë FAF sh.a. Sarandë, Lezhë, Peshkopi (2),Skrapar, Ersekë, Kukës Detyrat e përgjithshme • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

www.mapo.al

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Përgjegjes/Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Gjirokastër Detyrat e përgjithshme • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

Kualifikimi dhe eksperienca • Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh • Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh • Eksperienca e punës drejtpërdrejt në kredidhënie përben avantazh

Kualifikimi dhe eksperienca • Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë • Të ketë njohuri të mira në perdorimin e programeve bazë të kompjuterit • Të ketë eksperiencë bankare ose/dhe ne Institucione te mikrofinancës të paktën 2 vjet. • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup • Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh • Eksperienca e punës drejtperdrejt në kredidhënie përben avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara) 4. Dokument identiteti 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara) 4. Dokument identiteti. 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga e diel punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference EKSKLUZIVE

ÇMIMI 300 LEKË

MARS 2013

VITI VIII BOTIMIT

NR. 16 (261),

FILOZOFIN INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

Pershkrimi i punes. • Organizon punen per pritjen e qytetareve ne meyre sistematike nga Kryetari dhe zv/Kryetari i Bashkise. Ndihmon Kryetarin ne pritjen e qytetareve dhe ndjek zgjidhjen e problemeve sipas porosive te tij. Verifikon dhe u kthen pergjigje kerkesave dhe ankesave te qytetareve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. • Grumbullon te dhena statistikore per pritjen e qytetareve, i sitemon ne dosje sipas problematikave dhe i dorezon ne arkiv. • Publikon politikat dhe projektet e bashkise B.Curri ne mjetet e informimit dhe ne faqen zyrtare te Bashkise . • Informon qytetaret per te gjitha aktivitetet qe organizon dhe sherbimet qe ofron Bashkia B.Curri, nepermjet faqes zyrtare te Bashkise B.Curri, etj. • Jep informacionet e kerkuara nga qytetaret ne perputhje me ligjin “Per te drejten e informimit me dokumentat zyrtare”. • Mban protokollin ne mbledhjet e administrates se bashkise. • Punon si zyre per zhvillimin e politikave dhe programeve për nxitjen e barazise gjinore ne shoqeri, per parandalimin dhe luftën kundër dhunes ne familje dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Mbikqyr zbatimin e marreveshjeve, memorandumeve etj te lidhura nga Bashkia B.Curri ne lidhje me barazine gjinore, dhunen ne familje, diskriminimin etj. Paraqitja e dokumentave: Kandidatet duhet te paraqesin brenda dates 16.04.2014 ne Sektorin e Burimeve Njerezore keto dokumenta: -Kerkese per aplikim -Curriculum Vitae -Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave -Karte identiteti dhe certificate te perberjes familjare. -Deshmi kualifikimesh (ne rast se ka). -Librezen e punes (ne rast se ka ) -Libreze kontributesh per sigurimin shoqeror dhe shendetesor (ne rast se ka) -Deshmi e gjendjes mjekesore -Deshmi e gjendjes gjyqesore (deshmi penaliteti) -Vleresime pune nga punedhenesi i fundit.(ne qofte se ka ) -Foto –2 cope me permasa 4 x 5.5 -Paga eshte ne nivelin e pagave ne sherbimin civil per ato vende pune. Konkursi eshte i hapur per nepunes te sherbimit civil te te njejtes klase nepermjet levizjes paralele, dhe ne mungese te tyre per kandidate jashte administrates publike sipas procedurave te pranimit ne sherbimin civil . -Lista e kandidateve qe do te futen ne konkurs do te shpallet me daten 18.04.2014, ndersa konkursi do te zhvillohet me daten 24.04.2014, ne Bashkine B.Curri. Konkursi do te bazohet ne njohurite mbi Kushtetuten, mbi Kodin e Procedurave Administrative, mbi ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” , mbi “Statusin e nepunesit civil”, mbi rregulloren e Bashkise, mbi ligjin “Per te drejten e informimit me dokumentet zyrtare” , mbi ligjin “Per barazine gjinore ne shoqeri” dhe mbi ligjin “Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare”. PER SQARIME TE METEJSHME DREJTOHUNI NE SEKTORIN E BURIMEVE NJEREZORE TE BASHKISE B.CURRI

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

ELL ALASTAIR CAMPB RAMËS

JES SË EDI

NJERIU I RILIND

FERRY: BOTA FRANCEZ, LUC

KA QENË ASNJËHERË NUK

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. në politikë, vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

E përmuajshme

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

MË MIRË

dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

BASHKIA BAJRAM CURRI

Kerkesa te veçanta per kandidatet: -Te kete mbaruar arsimin e larte. -Perparesi kane kandidatet qe kane pervoje pune ne profesion mbi 5 vjet. -Te kete aftesi te mira komunikimi dhe menaxhimi . -Te kete aftesi per te punuar ne grup. -Te njohe programet baze te kompjuterit.

FRANCEZ, LUC

BESNIK MUSTAFAJ në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E PËRMUAJSHME

30 lekë

E përmuajshme

NR. 16 (261), VITI

VIII BOTIMIT MARS

LEKË 2013 ÇMIMI 300

FAJ BESNIK MUSTA Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen IKU STEFAN ÇAPAL Gjurmët e ujkut rët oriental te shqipta FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

ËS

ES SË EDI RAM

ME

NJERIU I RILINDJ E PËRMUAJSH

Ne zbatim te Ligjit Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” , nenet “12”, “13”, “14” , ne V K M nr. 231, date 11.05.2000 “Per pranimin ne sherbimin civil dhe periudhen e proves”, ne V K M Nr.324, date 14.07.2000 “Per levizjen paralele dhe ngritjen ne detyre te nepunesit civil”, Bashkia B.Curri shpall konkurs per vende te lira pune si me poshte: -PERGJEGJES I ZYRES PRITJES, INFORMACIONIT, BARAZISE GJINORE DHE DHUNES NE FAMILJE. Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme te nenit “12” te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

ME FILOZOFIN

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

/ INTERVISTA

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. Në një ushtarakisht i fushatave të botim i UET Press. për të ndërhyrë Eshtë spin doctor-i e shefit të tij mia me Tony Blair, në politikë, e të tjera. ditëve: Vitet e kur mbronte vendimin me Ditarët e atyre rëndësinë e strategjisë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Request Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request forfor proposal GRD-RFP-2014-007 For

For:of Office Supplies” “Purchase “Renting of Premises for the relocation of SGAL Head Office” Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 - Purchase of Office Supplies.

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Alba companies for:www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request Bank’s website procurement.al@socgen.com .

1 - Renting of Premises for the relocation of SGAL Head Office.

Proposal must be delivered on or before 25 February 2013, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelo marked with:

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe

Banka Societe Generale Albaniawww.societegenerale.al/ Tenders section, or upon Generale Albania Bank’s website General Resources Department request to: procurement.al@socgen.com . Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Proposal must be delivered on or before March 19th 2014, 12:00 hrs (CET) in a Tirana, Albania

sealed envelope marked with:

To the attention of:

Mr. Igli Kasneci General Resources Manager

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e Kombit Proposals sent by fax or email will not be accepted. Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Name of the bidding service provide

Mr. Igli Kasneci Head of General Resources Department Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.


E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

13

www.mapo.al

intervista

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka flet për qëndrimin e opozitës lidhur me reformën administrativo-territoriale, qëndrimin që PD-ja ka vendosur të mbajë ndaj Kuvendit, si dhe komenton zgjedhjet e brendshme në parti

Paloka: Konflikti me Presidentin me pasoja për mazhorancën “Marrëdhënia jonë me Parlamentin është e qartë. Ne nuk bojkotojmë Parlamentin, por për ne nuk mund të ketë çështje tjetër në Kuvend, përveç rikthimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend” Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka e sheh konfliktin me Presidentin në të njëjtën linjë me qëndrimin që mazhoranca po mban ndaj institucioneve të tjera të pavarura. Paloka shprehet në një intervistë për gazetën “Mapo” se thellimi i këtij konflikti do të kishte pasoja për vetë mazhorancën, por pa dashur të specifikojë konkretisht. I pyetur për reformën administrativo-territoriale, Paloka thekson ndër radhë se një reformë efektive duhet të përfshijë disa elementë; si përmirësime të përshtatura të Kodit Zgjedhor dhe një reformë të thellë për decentralizimin e pushtetit lokal. Sa i përket Kuvendit, qëndrimi i opozitës nuk ndryshon. Paloka sqaron se PD-ja do të jetë në Kuvend, por ajo do të ketë në fokusin e saj vetëm “rikthimin e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend” Zoti Paloka, Parlamenti ka vendosur të ngrejë një komision të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, edhe pse opozita nuk e ka dhënë konsensusin deri më tash. Ndërkohë puna ka filluar nëpër qarqe… A mendoni se është në dëm të PD-së që kjo reformë e rëndësishme të kryhet, qoftë edhe pa pjesëmarrjen e saj? E ashtuquajtura reformë administrativo-territoriale e ndërmarrë nga qeveria, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse një ndarje, një sajim i hartës elektorale me të vetmin synim që të krijohen artificialisht zona, nëpërmjet të cilave Rama dhe Meta të fitojnë deputetë në tavolinë dhe jo nga votat e shqiptarëve. Ne kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje; së pari, ne nuk mund të ulemi e të realizojmë marrëveshje të reja me Ramën ndërkohë që ai ka shkelur çdo marrëveshje të arritur me konsensus më parë. Së dyti, lidhur me reformën, ne kemi deklaruar se reforma është e nevojshme, por reformë nuk mund të quhet thjesht një ndryshim hartash. Që një reformë e tillë të jetë efektive duhet të përfshijë ndryshime jo vetëm administrative e territoriale, por dhe përmirësime të përshtatura të Kodit Zgjedhor dhe një reformë të thellë për decentralizimin e pushtetit lokal. Ajo që kërkon të bëjë Rama nuk është në dëm të PD-së, është në dëm të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe sidomos në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartazi se reforma territoriale, jo vetëm që nuk mund të bëhet pa konsensusin e partive politike, por për të duhet të deklarohen të gjithë qytetarët që preken nga kjo reformë. Ditët e fundit eksponentë të mazhorancës po e lënë qartazi të kuptohet se shumë shpejt do të bëjnë reformë në drejtimin e SHISH-it, pasi ky institucion sipas tyre nuk po bashkëpunon me policinë për rendin dhe sigurinë në vend. Si e vlerësoni këtë sjellje të mazhorancës me kreun e Shërbimit Informativ? Qëndrimi i kësaj maxhorance ndaj SHISH-it është as më pak e as më shumë qëndrimi që Rama e Meta kanë vendosur të mbajnë ndaj të gjitha institucioneve të pavarura. Synimi i tyre është marrja nën kontroll e të gjitha institucioneve dhe vendosja e pushtetit absolut. Për të arritur këtë qëllim duket se kjo dyshe nuk do të ndalet as përpara shkeljes së Kushtetutës, as përpa-

ra vendimeve të gjykatave. Rasti i shkarkimit dhe emërimit në mënyrë krejtësisht antikushtetuese dhe antiligjore të kreut të ILDKP-së, është shembulli me flagrant që tregon se kjo mazhorancë nuk ndalet përpara asgjëje. Pak ditë më parë kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së, i njohur me këto akte të mazhorancës, deklaroi hapur se këto janë akte që çojnë drejt diktaturës dhe se Rama po vepron sikur të jetë pronar i vendit. Në fakt, akte të tilla të rënda nuk arrijnë të konceptohen shpejt nga qytetarët, të cilët janë të prirur më shumë ndaj akteve që ndikojnë direkt në jetën e tyre, por sigurisht që ne nuk do të lejojmë që duke përfituar nga ky fakt, Rama të arrijë synimet e tij. Ka një debat mbi sjelljen e opozitës në vend, sidomos për çështje të rendit, sigurisë apo edhe për shkarkimet e fundit në administratë. Kjo situatë u pasqyrua edhe gjatë tryezës së takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ShqipëriBE apo edhe në takimin e shtatë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BEShqipëri, duke lënë të kuptohet se deri diku PD-ja mund ta shfrytëzojë këtë situatë për aksiomën e saj politike. Në të njëjtën kohë keni paralajmëruar edhe protesta në të gjithë vendin, duke radikalizuar më tej qëndrimet tuaja politike…Sa e ndihmon Shqipërinë ky panoramim i situatës në marrjen e një vendimi pozitiv për statusin e vendit kandidat në muajin qershor? Opozita nuk po bën asgjë më shumë sesa rolin e saj, e ndoshta dhe në mënyrë të moderuar. Rama ka gjashtë muaj në krye të qeverisë që nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të përpiqet të mbulojë paaftësinë, dështimet dhe gafat e tij e të qeverisë së tij, duke sulmuar opozitën. Ishte një deputet socialist, Ben Blushi, që disa kohë më parë i kërkoi kryeministrit të tij të mos e vazhdojë më këtë lojë sepse nuk ecën më. Kuptoni sa absurde e qesharake është kjo mazhorancë kur dhe për mungesën dhe degjenerimin e rendit akuzon opozitën. Shkarkuan brenda ditës të gjithë specialistët e policisë dhe i zëvendësuan me militantë të paaftë e ca më keq dhe me persona të inkriminuar, ndaj të cilëve gjithashtu kishin detyrime për shkak se i kishin partnerë në zgjedhje. Sigurisht pasojat këto do të jenë. Po çfarë bën Rama? E fillon me sulme ndaj opozitës se me qëndrimet e saj po nxitka krimin. Pastaj akuzohet opozita se jo vetëm nxit, por edhe që është direkt autore e shpërthimeve me tritol. Shpejt zbulohet se ata që kanë ndërmarrë akte të tilla jo vetëm nuk janë të opozitës, por kanë lidhje direkte me mazhorancën. Kapen ngarkesa me drogë (ato që nuk kanë kaluar në vendet fqinje) dhe trafikantët janë as më pak e as më shumë, por punonjës policie dhe të afërm direkt të ministrit të Brendshëm. E çfarë bën në fund Rama? Del e deklaron se situata e rendit dhe e sigurisë është shumë e mirë. Të njëjtin stil ndjek dhe me çështjet e tjera. Po bën çdo gjë që Shqipëria të mos e marrë sta-

“Të akuzosh opozitën se pengon statusin vetëm sepse i denoncon aktet e rënda të kësaj qeverie, është jashtë çdo logjike. Fajtor nuk është ai që e denoncon, por ai që e kryen aktin”

tusin e vendit kandidat në BE. Të gjitha rekomandimet dhe kushtet që ka vënë BEja përpara qeverisë, ai po i shkel brutalisht. BE-ja ka kërkuar mbrojtjen e administratës; Rama aktin e parë që bëri kur erdhi, ishte shkatërrimi i ligjit “Për nëpunësin civil”, i cili në vetvete ishte një nga kushtet e BE-së. Janë me mijëra punonjësit e administratës, të trajnuar me paratë e BE-së, që sot janë hedhur në rrugë. BE-ja kërkon bashkëpunim me opozitën; Rama çdo ditë nuk bën gjë tjetër veçse nxit me akte direkte konfliktin me opozitën dhe me qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, e vetmja që realisht punon dhe lobon tek të huajt për marrjen e statusit është PD-ja. Të akuzosh opozitën se pengon statusin vetëm sepse i denoncon aktet e rënda të kësaj qeverie, është jashtë çdo logjike. Fajtor nuk është ai që e denoncon, por ai që e kryen aktin. E dëgjuat kryetarin e Grupit parlamentar socialist në seancën e fundit, që na akuzoi ne edhe për mbylljen dhe mungesën e ligjeve në

Parlament. Kanë 84 deputetë (me gjithë ata që kanë blerë) dhe na akuzojnë ne se qenkemi fajtorë për mosbërjen e ligjeve!!! Pak kohë më parë, fill pas protestës së zhvilluar nga PD-ja, përmes një deklarate për shtyp ju paralajmëruat se si forcë politike do të rishikonit marrëdhëniet me Kuvendin pas asaj që po ndodhte edhe me ILDKP-në. Por Zana Xhuka u shkarkua nga kjo detyrë, ndërkohë që një javë më pas ishte vetë Basha që u kujdes të thoshte disa herë përmes disa qëndrimesh se PD-ja nuk do të bojkotonte Kuvendin… Çfarë ndodhi që ndryshuat kurs politik? Ne nuk kemi ndryshuar asnjë kurs politik. Marrëdhënia jonë me Parlamentin është e qartë. Ne nuk bojkotojmë Parlamentin, por për ne nuk mund të ketë çështje tjetër në Parlament, përveç rikthimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend. Një tjetër debat i ditës lidhet edhe me përplasjet e dukshme qeveri-President… Çfarë pasojash ka sipas jush një konflikt i tillë? Edhe me Presidentin konflikti është qartazi si me çdo institucion tjetër të pavarur në vend. Sigurisht që thellimi i një konflikti të tillë ka pasoja për vendin, por do të ketë pasoja sidomos për vetë mazhorancën. Protesta është një mjet demokratik, që e vë qeverinë përballë forcës së popullit dhe është një nga alternativat e reagimit opozitar. Por ka edhe një arsyetim tjetër që mëton se, nëse do të protestosh fuqishëm, duhet të kërkosh dhe t’u premtosh (pjesëmarrësve) rrëzimin e qeverisë. Ju do e ndiqni këtë taktikë? Protestat nuk bëhen vetëm për të rrëzuar qeveritë dhe as ne, e as grupet e tjera që kanë protestuar kundër Ramës nuk kemi pretenduar të rrëzojmë qeverinë. Por mesa duket, Rama jo vetëm nuk e dëgjon zërin e protestuesve, por është i vendosur që me arrogancë të vazhdojë në rrugën e shkeljes së ligjit, kundër interesave të qytetarëve dhe në konflikt të hapur me opozitën. Sigurisht që një rrugë e tillë është shumë e shkurtër. Partia Demokratike është futur zyrtarisht në procesin e zg jedhjeve të brendshme. Për të ndjekur këtë proces janë zgjedhur disa ish-deputetë, që u lanë jashtë Parlamentit këtë legjislacion, si dhe disa ish-drejtorë me peshë në qeverisjen e mëparshme, ndërkohë që u mënjanuan deputetët aktualë. Në këndvështrimin tuaj, a ju duket një taktikë e drejtë dhe e dobishme? Edhe pse nuk jeni i përfshirë drejtpërdrejt, si po ju duket (me një sy të përgjithshëm) procesi i parë në PD që lidhet me rifreskimin e anëtarësisë së saj? Kjo është mënyra që ka zgjedhur kryetari i PD-së, z. Basha, sigurisht pasi është konsultuar dhe me të tjerë. Mendoj që është zgjedhja e duhur për të realizuar qëllimin kryesor që ka kjo fushatë; bashkimin e të gjithë atyre që e shohin veten tek PD-ja, i të gjithë atyre që e shohin PD-në si shpresën reale për ta çuar përpara këtë vend. Deputetët sigurisht që kanë rolin e tyre mjaft të rëndësishëm në Parlament, ku është praktikisht dhe fronti i parë i opozitarizmit. Lidhur me fushatën e pranimeve në PD, unë realisht jam i befasuar. Nuk do ta besoja kurrë që vetëm disa muaj pasi ne kemi humbur zgjedhjet, vërshimi i njerëzve e sidomos të rinjve drejt PD-së të kishte këto përmasa. Sigurisht që kjo lidhet dhe me zhgënjimin e shpejtë që patën shqiptarët ndaj Ramës, por natyrisht dhe në radhë të parë, me shpresën dhe sigurinë që ata shohin tek PD-ja.


KONTRAPEDAL

14

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

Vizita në shtëpinë dhe studion e Genc Mulliqit qe një nga shkaqet kryesore që më bëri të ulem e të shkruaj disa radhë për të. Prania në shtëpinë e Mulliqit, ashtu si në çdo studio artisti, më dha një ndjesi të qetë e shplodhëse...

Fast-food,

ose lëçitje urbane

Vladimir Myrtezaj

Pranverë e parakohshme në shkurt martë... Në bllokun e shënimeve kam shënuar një takim pune me një mikun tim, që vjen nga bota e biznesit: me thënë të drejtën, një figurë simpatike, pasi ditë pas dite sa vinte dhe po më impresiononte me bisedat plot pasion për pemtarinë dhe lulet. E kuptoja që për atë ishte një lloj terapie për të rifreskuar gjendjet e përsëritura dhe mënyrën për t’u arratisur nga stresi i punës së përditshme. Mesoburrë, me energji të shpallur, siç janë në përgjithësi njerëzit sipërmarrës; me një ngjyrim në karakter që e bënte atipik. Vetë puna dhe profili i tij, kontaktet intensive, sikur e kishin zhveshur nga format e dhunshme të komunikimit (siç dalloj rëndom gjithandej) dhe e kishin rafinuar si mos më mirë. U takuam dhe ndërtuam një skemë lëvizjeje për të vizituar disa studio skulpture, duke qenë se dëshironte që në hollin e tij të vendoste një plastikë, dhe më kërkoi ndihmë që ta zgjidhnim së bashku. Siç ndodh rëndom, kjo formë komunikimi e vendosur mes nesh bën të pamundur të bashkëndash shije që kundrohen nga pika krejt të ndryshme estetike. Ai ka fituar përvojë për shkak të udhëtimeve të shpeshta jashtë vendit, por edhe për arsyen se ka njëfarë kohe që hyn nëpër ambiente që përmbajnë shumë stil dhe është familjarizuar disi me një shije të përgjithshme. Gjatë udhëtimit për ku ishim ni-

E

Gjatë udhëtimit për ku ishim nisur po më fliste me zell për projektin e pemëve të rralla, dhe, ndërkaq, u futëm si pa e vënë re ndër rrugica e shtigje, e jo në rrugë, që në njëfarë mënyre më dukej sikur nuk kisha kaluar kurrë...

www.mapo.al

sur po më fliste me zell për projektin e pemëve të rralla, dhe, ndërkaq, u futëm si pa e vënë re ndër rrugica e shtigje, e jo në rrugë, që në njëfarë mënyre më dukej sikur nuk kisha kaluar kurrë. Studiot e skulptorëve janë nga më të skajshmet në vendndodhjet ku ngrihen, saqë të krijohet ideja e qartë të ndarjes së tyre, e se sa të largët janë ata nga njëri-tjetri edhe në koncepte. Por, ky është një argument krejt tjetër. Ajo që më lëndoi dhe më la gojëhapur ishte pamja e periferisë, që sa vinte e rritej si një papërg jeg jshmëri e papërfytyrueshme. Se si mund të rrjedhë anarkia e mendjes deri në këtë derexhe, as që jam në gjendje të jap një përgjigje! E kam menduar shpesh këtë çështje duke përpunuar një lloj argumenti: po ta ngrinim vertikal të gjithë këtë masiv anarkik betoni që është hedhur vend e pa vend në këtë hapësirë jete, do ndërtonim monumentin më të rrallë e unik në botë. Qasja planifikuese në këtë vend m’u duk zero! Por, si çdo shkak i rrallë dhe i çakërdisur në pikëpamjen e një krijuesi mund të kthehej në shtysë për të menduar diçka që e tejkalonte realitetin e gjallë, e që kthehet si një konvert i përkthyer në gjuhën e imagjinuar të artit. Të menduarit në këtë formë më jepte një lloj çlirimi, si për ngushëllim. Studioja e fundit, që më në fund mbërritëm për ta vizituar, ishte pak më në qendër të Tiranës, diku te rruga “Fortuzi”, por sërish në një zgëq të rrallë e të papërfytyrueshëm. Radhë dyqanesh pa kurrfarë kuptimi, që shërbenin të njëjtën gjë nën logon Fast-food, me forma reklamimi nga më të çuditshmet. Vizita në shtëpinë dhe studion e Genc Mulliqit qe një nga shkaqet kryesore që më bëri të ulem e të shkruaj disa radhë për të. Prania në shtëpinë e Mulliqit, ashtu si në çdo studio artisti, më dha një ndjesi të qetë e shplodhëse. Mendova që jashtë kaosit dhe zhurmave të dhunshme jetojnë ndjesi dhe delikatesa që nuk i gjen përditë. Pata një përjetim nga brenda sikur isha diku larg (edhe për shkak të mbingarkesës nga ngërçi urban), në Londër, Berlin,Milano, Lubjanë, ose në vende më të largëta a diku në periferitë e vendeve të ulëta të Europës.

Kokat instalacion, Angli

Mesoburrë, me energji të shpallur, siç janë në përgjithësi njerëzit sipërmarrës; me një ngjyrim në karakter që e bënte atipik. Vetë puna dhe profili i tij, kontaktet intensive, sikur e kishin zhveshur nga format e dhunshme të komunikimit (siç dalloj rëndom gjithandej) dhe e kishin rafinuar si mos më mirë...

Dhe për çudi ky efekt m’u krijua jo nga luksi a prej ndonjë gjëje të veçantë e shik, por nga thjeshtësia dhe gjërat parësore, bazike, me të cilat ishte kujdesur të rehatohej Mulliqi. Më ka qëlluar të vizitoj me dhjetëra studio artistësh, dhe, me thënë të vërtetën, të gjitha janë shtëpiza shpirtrash të sheshtë e të padëgjuar, të mrekullueshme; një terapi e papërsëritshme, e llojit të vet. Kjo vizitë më ngjau si një kuadrat fryme me zëra dhe shqetësime të vërteta, ngaqë vetë ai nuk është një tip përjashtues, por frymon me ritëm në njëfarë lineariteti gati të heshtur e të butë e komunikues. Shkëmbyem një kohë që zgjati aq sa të më shpjegonte gjerë e gjatë raportet e tij me bimët, lulet, çajrat (të cilat edhe i koleksiononte), llojet e zogjve dhe shumë gjëra përjashtë asaj për të cilën patëm marrë rrugën. Më shpjegoi gjatë alkiminë e materialeve me të cilat punonte; pasionin e tij për udhëtimet nëpër male në këmbë; për dashuritë e për gjëra të rralla e njerëzore. U arratisa me mendje nga ky takim me një përshtypje krejt të re e të papritur për të: m’u duk sikur sapo mbarova një seancë mërmërimash e ligjëratash tepër kuruese! Takimi mes mikut tim dhe Gencit pati një

shkëndijë të mirë, pasi që të dy u këndellën në pasionin e tyre të përbashkët. Biseda zgjati edhe më shumë se sa e kishim parashikuar. Genci na afroi çaj. Po vononte të na e sillte. E ngacmova për vonesën dhe m’u gjegj se ky lloj specialiteti miks me lule të rralla që na afroi kish dhe teknikën e vet të servirjes. E humba fillin... Kisha zbritur në një territor ku ngadalësohej mjeshtërisht koha – koha e përkorë për të hyrë në biseda të thella. Ndërkohë që ata vazhdonin bisedën për pasionet e tyre, mendja ime nuk ishte më aty: kish nisur udhëtimin përjashtë bisedës së tyre. Më erdhi vetiu në mendje si kundërsjellje (një formë dëfrimi kur diçka më lë një shije të mirë) emërtimi i shumë kioskave që përsillen rëndom në kryeqytet si Fast-food-e. Rrugëve, në ecje, se si më ngjiten në ndërgjegje forma pa lidhje, fjalë ose emra dyqanesh, restorantesh, kioskash dhe qendrash të ndryshme biznesi, që si prirje e kohës bëhen pjesë e veshjes së qytetit; ngjitje e stampuar në ripërsëritjen (postimin) e dendur të tyre në jetën urbane. Është një nga ato çaste kur i dorëzohesh vetes dhe e lë në inerci të plotë pohimesh dhe kundërpërgjigjesh të lira.


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

15

www.mapo.al

Shtëpiza alternative që adresojnë energji të ndryshme në profil dhe shprehi do mund të bënin që në një të ardhme jo të largët të ndjenim zgjatime dhe shenja të veçanta kulturore, aq të nevojshme për një vend si ky i yni.

Nga expozita Parking

Vizatime me penë

Shtëpia e autorit me burgun përballë

Nuk do e kisha kurajën ta titulloja shkrimin paraqitës për Mulliqin pikërisht kështu, siç m’u përvijua në mendje, nëse nuk do kisha në kujtesë një titull ekspozite të tij kohë më parë (si kurator), që përcaktohej: “Me pasë turp me qenë i lumtur” – një titull provokues e tërheqës për krijuesit në atë periudhë. Gjetja që m’u përvijua në mendje m’u ngjit si me zam, dhe vendosa t’i kthej këtë titull në shkëmbim të titullit të mëparshëm; një ekspo që erdhi si antireagim në kohën kur shqiptarët e kishin të pamundur lëvizjen e lirë jashtë kufijve. Ky antireagim (titulli i tij) krijoi ngjarje në ambientet e “Galerisë së vogël”, një kthinë që, me thënë të drejtën, ndërtoi një profil tërheqës dhe kurativ për njerëz të interesuar për kulturën. Galeria qëndron në një hapësirë alternative nën kat, në një prej pallateve të kohës së tranzicionit. Për shumë arsye, vendin e galerisë do mund ta merrje si një formë ndërtimi të shëmtuar, më afër një burgu të paformë sesa një ndërtim linear dhe në koherencë se si duhet të jetë një pallat banimi. Ngjante si një strehë e fshehtë, e mbushur me takime konspirative. Kundërreagimet që shkaktoheshin kur e zbuloje si objekt, të bënin për

të qeshur, në llojin e galerive alternative që kisha hasur nëpër vende të tjera. Por, ajo është e gjetur për ata artistë që shpesh mjaftohen thjesht me ekspozimin e punës së tyre. Si shumë galeri të tjera, që si alternative kanë po të njëjtën atmosferë si vendndodhje, por që interesohen për idetë që afrojnë. Sipër në katin e fundit të të njëjtit pallat banimi gjendet shtëpia- studio e Mulliqit, që paradoksalisht ka si pamje kryesore Burgun e Tiranës, gati sureale. Shtëpia-studio me burgun përballë Sa herë detyrohem të frenoj veten në çaste refleksioni, duke iu qasur dilemës së njohur tanimë: se a do bëhet ky vend apo jo, gjë që më ndodh shumë shpesh, po mendoja se ky vend ka nevojë, veçanërisht për shtresë; për një shtresë në kuptimin më të gjerë e përmbledhës të kësaj fjale, dhe jo vetëm në atë fushë interesi ku ne jemi të kujdesur të hulumtojmë e të përmbushim egon. Jo. As për autorë të goditur, skandalozë, të çuditshëm, alternativë, të çartur, defektozë, snobë, të keqkuptuar, anarkistë e kështu me radhë – kemi nevojë edhe për artistë jo të zhurmshëm, të kulturuar, linearë, të çelët, mendjehapur, cilësi që e shquajnë me kujdes prurjen kulturore. Nëse

Sa herë detyrohem të frenoj veten në çaste refleksioni, duke iu qasur dilemës së njohur tanimë: se a do bëhet ky vend apo jo, gjë që më ndodh shumë shpesh, po mendoja se ky vend ka nevojë, veçanërisht për shtresë; për një shtresë në kuptimin më të gjerë e përmbledhës të kësaj fjale, dhe jo vetëm në atë fushë interesi ku ne jemi të kujdesur të hulumtojmë e të përmbushim egon. Jo. As për autorë të goditur, skandalozë, të çuditshëm, alternativë, të çartur, defektozë, snobë, të keqkuptuar, anarkistë e kështu me radhë...

flasim në aspektin kulturor, ku kemi të dyja kategoritë dhe ngjyrimet e veçanta, do mund të zgjedhim nga kjo menu që na ofrohet dhe të duartrokasim sipas vëmendjes kulturore të gjithsecilit, e të identifikojmë postimet tona përkuese përdrejt të zgjedhurit në favor të identiteti të secilit nga ne. Do ndodhë që në këtë vend fare të vogël nuk do klasifikojmë dot shtresat kulturore; por, do rezultojë që në çdo raund favorizimesh nga pushtetet të luajnë lojtarët e pushteteve. Do ndodhë që çdo lëvizje kulturore, në njëfarë mënyre do i ngjajë (si make up) vetë pushtetit. Qasja ndaj imazhit kulturor është mëse e nevojshme të jetë në trend dhe koherente me patjetër; porse, më shumë se asgjë sot, kultura ka nevojë për shtresë dhe histori të sajën. Këto ide më rrokulliseshin në mendje teksa soba me dru buhavitej nga zhurma e shurdhët e flakëve. Genc Mulliqi është një artist i kulturuar dhe me një prezantim të gjerë, në shumë mjedise artistike në Europë e më gjerë. Ai është një kontribuues jo i zhurmshëm. Profile të tilla artistësh mbushin boshtin e pakulturuar dhe të lenë të ndërtosh me qetësi një rrugëtim në paralele përmes kulturës së zbulimit, dhe të japin mundësi të çlirohesh nga ngarkesa e marrë dhe e dhunshme që ka përkapur jetën tonë të përditshme. Mulliqi është mjaft i intonuar dhe i kujdesshëm edhe në sjelljet apo daljet publike, por që e mbështjell me një ndjesi të ngrohtë mjedisin ku ai ngre alternativat e tij krijuese. Kohë më parë, në një shkrim timin, “Lundrimi i ndërgjegjes”, merrja në konsideratë një artist të një natyre krejt tjetër, me një theks më të modeluar në gjuhë e më radikal në raportet me lëndën e afërt. Profili i artistit që po përshkruaj, nga ana tjetër, është po krejt tjetër në strukturë dhe në mënyrën se si u jep rrjedhë e trajtë ideve e tij. Temperamenti mjaft i ekuilibruar i Mulliqit më jep përshtypjen e një kimisti që shpjegon reaksionet zinxhir të formës dhe materies me të cilën merret, por edhe të tematikës së ideve me interes ku ai ngre “banesën” kulturore. Genc Mulliqin nuk mund ta quash skulptor mirëfilli, në kuptimin tradicional me të cilin jemi mësuar në Shqipëri, në një kohë që e aplikon këtë medium. Mund ta quajmë edhe piktor, ku ka një volum punësh me qasje diskursive ku e zgjeron mjaft efektin e tij shprehës në marrëdhënie sa me konceptin, sa me hapësirën. Mund ta marrim edhe si fotograf, me një cikël mjaft tërheqës për nga mënyra se si e ngre konceptin mes të pjesëshmes humane dhe natyrës. Vizatues? Pse jo! Ai ka në proces vizatime hiperrealiste me penë, ecejake përafruese kah flora, si një lirikë dashurie dhe si prekje manuale me një mundësi për t’u shfaqur në një event në Australinë e largët. Artist videoje? E pse jo! Me disa ndërhyrje eksperimentale (shumë e ngjashme dhe poetike me temperamentin e krijuesit) tërheqëse, që të lë gjatë në pikëpyetje për mënyrën se si zgjedh të ndërtojë gjetjen e idesë: një formë lëvizëse mediumesh që shtojnë larminë e shfaqjes. E mendoja sa herë, pavarësisht se çfarë do më kënaqte si artist: në rrugëtimin e tij kërkues ai kishte mëkëmbur një klimë alternativash që ndërtojnë ndjeshëm aromat që janë të nevojshme e që përbëjnë atmos-

ferën e duhur në një shtëpi-studio. Është fjala për një atmosferë shplodhëse, që nuk të vë në alarm (përplasje, befasi), por të nanuris shëtitjen e projektuar kulturore. Gjithsesi, nuk e kam fjalën për lartësitë e një profili që vjen e përshfaqet si kulm, si yll, e ku ta di se çfarë, gjë të cilën mbase e meriton plotësisht ndonjë krijues jashtë vendi, me banim gjetkë. Por, e kam fjalën që në optikën e kujdesshme të një realiteti të dhunshëm në tërësinë e tij, të kemi kujdesin se mos varrosim në heshtje edhe realitete të brishta e të ndjeshëm, që zbulohen në përditshmërinë tonë. Arenat e luftërave të vogla dhe zhvendosjet e tjetrit janë bërë si buka që hamë, më shumë për të shkatërruar se për të projektuar një fashë drite. Për këtë bashkëjetesë kulturore duhet durim dhe kujdes për gjithçka që pluskon në hije. Më bën përshtypje se si një rrjedhje e ngrohtë e bisedës për kulturën me Mulliqin, do mund të shihnim m’u përballë, treqind metra më poshtë, një burg ku mbikëqyreshin ditë-natë të burgosur të lirisë me kusht, një paradoks si i vendosur me dorë. Kjo është Shqipëria, përngaherë jashtë imagjinate. Dhe këto paradokse janë pjesë e bashkëjetesës sonë: një shkak i mjaftë që një seri resh të dendura në mediumin e fotografisë, artisti zgjedh t’i zhvendosë duke i instaluar në një ambient “Parking” – një titull ekspozite ky. Apo lule-fabiolat në ngjyrë blu, shpërthyese, të cilat i vendos në një kornizë kitsch mes dy bombulave me gaz, poshtë në aksesorët e parkingut. Ose sërish një seri lulesh në ballkonin me pamje nga burgu. Të gjitha këto qëndrime të buta të tij e vetizolojnë në një qerthull proteste të heshtur, por mjaft elegante. Prirje për të menaxhuar dhe një titull i pjesshëm Në galerinë që menaxhon Genc Mulliqi, “Galeria e vogël”, sikurse e përmenda diku më lart, janë ekspozuar profile të ndryshme artistësh, në një hapësirë të admirueshme pjesëmarrjeje. Në kohën kur u mëkëmb kjo hapësirë ishte si një vatër alternative fort tërheqëse. Por, për shkaqe të pakuptueshme, për shumë kohë funksionon vetëm kur zbulohet ose vë dorën në zemër ndonjë fondacion a ambasadë me ndonjë mbështetje financiare. Pavarësisht optikave dhe lupës në kohë, realitetet kulturore duhen përtërirë në ndryshueshmëritë që qasin dhe në profilet e tyre, në mënyrë që të mos kemi vetëm një faqe të lavdishme e të vetme të promovimit të veprave dhe artistëve, por shumë syresh. Shtëpiza alternative që adresojnë energji të ndryshme në profil dhe shprehi do mund të bënin që në një të ardhme jo të largët të ndjenim zgjatime dhe shenja të veçanta kulturore, aq të nevojshme për një vend si ky i yni. Si të thuash, më shumë pra galeri të tilla sesa Fast-food-e në kuptimin postmodern të këtij togfjalëshi. Shtëpizat e artit, me nismat e tyre, secila në llojin e saj, janë më se të nevojshme, sa vetë uji për trupin: “Galeria e vogël”, “Miza”, “Zeta”, “Zenit”, “Tirana Ekspres”, “Promenadë” apo “Skena e Pavarur Kulturore” me tipologjitë dhe zgjedhjet e formateve që bartin janë shumë pak në krahasim me tregun e madh të Fast-food-eve pa fund që hedhin hapa ushtarakë në mendjet tona.


16

EE shtunë shtunë -- ee diel diel 15-16 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

ekonomi

Aksionet e “Mentor Capital”, kompania që u krijua kohët e fundit për tregtimin e aksioneve të kanabisit në bursën e Wall Street, u rrit me 325%. Legalizimi i marijuanës në SHBA, ja si po krijohen bizneset ligjore dhe taksat për shtetin

Shpërthen biznesi i kanabisit në bursën e Wall Street

P

ërdorimi ligjor i kanabisit në dy shtete të SHBA-së, Colorado dhe Washington, i ka dhënë një hov të ri një seri bizneseve dhe për një kohë shumë të shpejtë ka futur në treg rreth 2 miliardë dollarë. Që nga kompanitë që tregtojnë aksione për llogari të kanabisit në bursë, deri tek agronomët që japin këshilla për farërat, përpunimi dhe tashmë i gjithë zinxhiri është në lulëzim e sipër. Tregu i kanabisit, rritje më shpejt se Smartfone

Analistët e bursave thonë se biznesi i marijuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rritet më shpejt se Smartfon-ët. Indeksi i “Mentor Capital”, kompania që u krijua së fundi për tregtimin e aksioneve të kanabisit në bursën e Wall Street u rrit me 325% që nga janari 2014. Vlera ligjore e tregut të bimëve narkotike arriti në 3 miliardë dollarë së fundmi, nga 50 miliardë dollarë që besohet të jetë në total ky treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa vlera e tregut në mbarë botën vlerësohet në 140 miliardë dollarë. Kanabisi në vijim pritet të legalizohet edhe në rreth 16 shtete amerikane, thuhet ne analizën e Bursës NASDAQ. Ndërkohë që vlera ligjore e tregut pritet të arrijë në rreth 20.2 miliardë dollarë deri në vitin 2018. Gjatë kësaj kohe do të gjenerohen vende të reja pune duke nisur që nga kultivuesit, përpunuesit, shitësit, konsulentët etj. Agrisoft Development Group LLC është një kompani që ka zhvilluar software për të ndihmuar kultivuesit e marijuanës, përpunuesit dhe shitësit në përputhje me rregulloret dhe për t’i bërë bizneset e tyre më të sigurta. Një nga pikat e misionit të kompanisë është për të siguruar kultivuesit se, nuk janë duke përdorur farë të keqe. “Agrisoft” filloi instalimin e sistemeve për klientët e saj të parë të tij këtë vit, duke shpresuar për të kapur një vend në një treg në rritje. “Lojtarët dominuese në treg për të ardhmen e kanabisit janë duke u përcaktuar tani dhe ne duam të jemi një nga ata”, - tha Josh Wood, zyrtari më i lartë “Agrisoft”. Masat e sigurisë

Bashkë me legalizimin ekziston edhe një sistem i mirëfilltë kontrolli nga shteti. Inspektori shtetëror është i pajisur me një sensor që bën një inventar të menjëhershëm, i cili verifikon biznesin, nëse ka përmbushur përgjegjësinë për të ndjekur vendndodhjen e çdo fabrike dhe çdo produkti. Kryesisht ai siguron se asgjë nuk zhduket në tregun e zi apo të bjerë në duart e fëmijëve apo përdoruesit të paligjshëm. Ky sistem bën të identifikueshëm

çdo produkt të shitur, nëpërmjet të cilit mund të gjurmohet bima. Ligji në Uashington kërkon jo vetëm që dyqanet të mbajnë një sistem survejimi video, por edhe numrin kamerave që duhet të kenë. Massachusetts kërkon që marijuana të testohet në mënyrë që etiketat mund të tregojnë nivelin e saj të tetrahidrocannabinolit. Uashingtoni lejon 2 milion metra katror në të gjithë vendin që të mbillen me marijuanë. Connecticut ka dhënë katër licencat e para ndaj kultivuesve muajin e kaluar. Ndërkohë marijuana ka shtyrë përdorimin e zgjeruar në mjekësi si për trajtimin e dhimbjeve të kokës, glaukomës, sklerozës së shumëfishtë, kancerit dhe patologjive të tjera. Ndërsa pjesët e mbetura të bimës duket se do të bëjnë një revolucion në industrinë përpunuese. Taksat për qeveritë

Për qeveritë, fitimi nga marijuana është taksa, një tjetër fushë ku sistemet e software mund të ndihmojë. Madhësia e fitimit mbetet një debat i hapur, për shkak se vlerësimet e madhësisë të industrisë ndryshojnë shumë. Një raport CNBC.com në vitin 2010 gjeti vlerësime nga 10 miliardë dhe 120 miliardë dollarë. Disa shtete kanë vënë taksat në industrinë e marijuanës. Washingtoni vjel një akcizë 25 për qind kundrejt prodhuesit, më pas një tjetër akcizë 25 për qind kur kjo shitet tek pakica dhe një taksë tjetër 25 për qind kur e blen konsumatori. Përveç 20 shteteve që kanë lejuar shfrytëzimin ligjor për qëllime mjekësore të marijuanës, gjashtë shtete të tjera kanë dekriminalizuar posedimin e saj dhe më shumë janë duke punuar në ligjet e reja më tolerante. Analistët thanë se nga legalizimi i marijuanës, konsumatorët do të jenë të mbrojtur, pasi do të konsumojnë kanabis të kontrolluar dhe të testuar ligjërisht në laborator. Dhe në këtë mënyrë zgjedhja e të premtes mbrëma mund të jetë një cigare kanabis në vend të një shisheje verë. Biznes me risk

Sipas të dhënave të analizuara nga NBC News, ka rreth 325 kompani të marijuanës, të licencuara për të vepruar si shpërndarëse marijuane në Denver, Colorado. Midis 2011 dhe 2013-ës ka pasur rreth 317 vjedhje me thyerje dhe 7 plaçkitje të raportuara nga këto kompani. Çdo biznes marijuanë në qytetin e Denver-it është grabitur të paktën një herë në dy vjet. Për shkak të kësaj situate, në këtë industri të re ka lulëzuar një biznes tjetër që ka të bëjë me sigurinë që u ofrohet bizneseve lig-

Analistët e bursave thonë se biznesi i marijuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rritet më shpejt se Smartfon-ët. Indeksi i “Mentor Capital”, kompania që u krijua së fundi për tregtimin e aksioneve të kanabisit në bursën e Wall Street u rrit me 325% që nga janari 2014.

jore. Kështu, Grupi i Mbrojtjes Blue Line u formua në gusht 2013 nga një ish-veteran, i cili ka shërbyer në Afganistan. Kompania ka rreth 30 kontrata për të ofruar siguri për dyqane të marijuanës. Sipas të dhënave nga tregu, çmimi rrugës për marijuanë të cilësisë së lartë në Miami është midis vlerave 10 dollarë dhe 15 dollarë për gram. Përgatiti: Blerina Hoxha

Gazsjellësi Trans Adriatik AG TAP fton institucionet trajnuese të marrin pjesë në procesin e para-zgjedhjes për të ndërmarrë “Programin e Trajnimit për Furnitorët/Kompanitë” në Shqipëri. TAP synon të ndërmarrë një “Program Trajnimi për Furnitorët” (PTF) në lidhje me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, në fillim të vitit 2015 në Shqipëri. “Programi i Trajnimit për Furnitorët” do të trajtojë: Trajnim Teknik Certifikimin ISO dhe Akreditimin e Kompanisë

PTF do të zbatohet në përputhje me fazat e zhvillimit të Projektit TAP: Faza 1

Një program trajnimi mbi ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe të urave (planifikuar për tremujorin e dytë/Q2 dhe tremujorin e tretë Q3 të 2014)

Faza 2

Një program trajnimi mbi ndërtimin e gazsjellësit (i planifikuar aktualisht për tremujorin e parë/Q1 dhe tremujorin e dytë/Q2 të 2015).

Nëse ju jeni një institucion trajnimi, një kompani certifikimi ose një firmë konsulencash me eksperiencë të dokumentuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të certifikimit të shërbimeve lidhur me cilësinë ndërkombëtare dhe standardet teknike për ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, atëherë ju jeni të ftuar të aplikoni dhe të marrni pjesë në procesin e para-zgjedhjes për fazën e parë të “Programit të Trajnimit të Furnitorëve” në Shqipëri. Para-zgjedhja do të ndiqet më pas nga një procedurë tenderimi formale. Ju lutemi dërgoni Shprehjen tuaj të Interesimit për para-zgjedhjen bazuar në dokumentet e disponueshme në internet: www.tap-ag.com/traininginstitutions, maksimalisht deri më 28.03.2014, ora 18:00 (ora lokale në Tiranë), përmes emailit: applications@abkons.com. Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme mbi informacionin e mësipërm, ju lutemi kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 60 47 462.


fenomen

Gratë që sundojnë botën

Pranvera që nuk vjen vetëm…

Nga 100 gratë me më shumë ndikimin (nga renditja e revistës Forbes) në majë janë politikanet dhe CEO-t, aktivistet miliardere dhe të famshmet me rëndësi. Të gjitha të renditura nga paratë, daljet në media dhe ndikimi që kanë. Angela Merkel kryeson listën faqe 20

Nga Iva Tiço faqe 20

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

personazh

Enada Hoxha

Në balet ka vetëm një rrugë: të shkëlqesh 20 vite në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si balerinë e parë, dhjetëra kryevepra të vëna në skenë këtu dhe në skenat më prestigjioze të botë e dhjetëra të tjera që mbajnë firmën e saj si koreografe. E fundit “Traviata”, e rivënë në skenë në fillim të marsit, pas suksesit që pati premiera e vitit të kaluar, të cilën Enada e solli si balet për të parën herë për publikun shqiptar... Enada Hoxha rrëfen sfidat e balerinës për të qenë gjithnjë e përsosur dhe për të shkëlqyer mbi skenë

Ë

shtë mëngjes i vonë me diell i 14 Marsit, ndërsa Enada shfaqet me të birin Roanin për dore në kafenenë pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilit nuk ka dëshirë largohet as në ditë pushimi zyrtar. E ka të pamundur ta fshehë siluetën prej balerine edhe pas rrobash sportive: qafa e hollë, flokët e mbledhur chignon, mollëzat e theksuara, mjekra e mprehtë, eleganca mbresëlënëse dhe qëndrimi drejt i trupit i japin atë aurën që e shoqëron sa herë hipën mbi skenë. “Sot kemi shfaq je. “Balloja e Diplomës” quhet baleti që ka vënë në skenë koreografi dhe drejtori i TKOB, Ilir Kerni dhe ne të dy, unë dhe Gerdi, kemi një pjesë të vogël disa minutëshe ku shfaqemi si dy personazhe të një epoke tjetër mes gjithë asaj hareje të të rinjve. Është vepër e këndshme, komike...Më pëlqen, më përshtatet. Megjithëse shfaqemi shumë pak, pak më shumë se pesë minuta, kam ditë që jam në ankth si do të dal” –ia nis Enada sapo është rehatuar. Ende nuk i kanë ikur emocionet e “Traviata” –s të cilën Enada dhe Gerdi e rivunë në skenë një vit pas premierës

absolute për shkak të bujës dhe suksesit që korri në fillim të marsit. “Kam marrë emocionet më të jashtëzakonshme. E kam dashur gjithmonë personazhin e Violetës dhe mendoj se kësaj here solla një Violetë më të pjekur: koketë, femërore por edhe të sigurt, më zonjë. Jam e kënaqur në mënyrën sesi e solla tani” –thotë Enada duke shtuar se për të hyrë e gjitha në lëkurën e një roli, duhet të kesh një lloj pjekurie, kur miksohen në një të tërë jo vetëm nga karriera e gjatë profesionale, por edhe eksperienca e të jetuarit. Jo vetëm personazhi i Violetës, por i gjithë baleti është si fëmija i saj. Dy vite më parë kur ishte e ftuar në një shfaq je në Itali, një homazh për “Maria Callas” jeta e së cilës ishte personifikuar disi me atë të heroinës së Verdit, Violeta apo Dymasë “Zonja me Kamelie” dhe aq u magjeps sa nuk mundi më ta mbajë për vete mendimin që i kish lindur. “I thashë koreografit Fredy Franzutti pse të mos e vinim në Tiranë?! Edhe ai i rrëmbyer nga pasioni i bisedës tha: pse jo?!. Që në atë moment nisi të më punojë mendja për të. Isha shumë entuziaste... Vijon faqe 18

Përtej privatësisë

Edhe pse ka bërë hapat e duhura deri tani për gazetaren e ABC news periudha më e bukur nuk ka ardhur ende.

Alisa Braho:

Periudha më e lumtur? Nuk e kam jetuar ende faqe 19

Faqe 17


18

E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

personazh

Nga baleti "Romeo dhe Zhuljeta"

20 vite në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si balerinë e parë, dhjetëra kryevepra të vëna në skenë dhe dhjetëra të tjera që mbajnë firmën e saj si koreografe. E fundit “Traviata” e rivënë në skenë në fillim të marsit, pas suksesit që pati premiera e vitit të kaluar, të cilën Enada e solli si balet për të parën herë për publikun shqiptar...Enada Hoxha rrëfen sfidat e balerinës për të qenë gjithnjë e përsosur dhe për të shkëlqyer mbi skenë

Enada në rolin e Karmen

Enada Hoxha Një jetë prej perfeksionisteje vijon nga faqja 17 ...Erdha në Tiranë, e bisedova me drejtorinë e atëhershëm Zhani Ciko dhe ishte dakord. Kur po diskutonim mbi shfaqjet e reja të sezonit, Ciko e përmendi edhe njëherë Franzutti-n, por unë i thashë: Në fakt e kam menduar ta vë vetë në skenë. Ai ma dha një gjysmë pohimi dhe ende pa u konfirmuar zyrtarisht i hyra punës” –vijon Enada dhe nga ritmi dhe toni i zërit arrin ta kuptosh sesa shumë e kishte përfshirë kjo vepër, e cila edhe pse e njohur për publikun shqiptar nuk kishte ardhur më parë në formën e baletit. “Nisa të lexoj veprën “Zonja me Kamelie”, kërkoja në internet pafund mbi Traviatën, doja t’i hyja sa më thellë në psikologji personazhit, t’i studioja mirë të gjithë rolet. E zbërtheva veprën deri në detajet më të imta ”. Nuk kishin kaluar as katër ditë nga ajo gjysmë ‘Po’-ja e drejtorit të TKOB, ku Enada i trokiti në derë me libretin gati. Si ithtare e veprave klasike, e ruajtjes së origjinaliteti vendosi që të mos bënte si shumë kolegë të saj në botë që kishin zgjedhur ta përshtatnin këtë vepër në balet me muzikë më kontemporane, ajo vendosi t’i qëndrojë besnike Verdit. “Bashkë me pianisten nisëm të përzgjidhnin pjesët muzikore për ta sjellë si një vepër të plotë”, ndërsa në mendjen e saj kishin nisur të formoheshin figurat koreografike. “Koreografinë e kemi bërë bashkërisht me Gerdin, pasi unë nuk punoj dot me djemtë, ai merret vesh më mirë. Ishte një punë intensive, ndërkohë mendja më punonte te skenografia, pastaj kostumet... Janë shumë të rëndësishme këto. Sado përkryer ta kesh sjellë baletin, pa një skenografi dhe kostumografi dinjitoze, do të dilte diçka e varfër. E doja gjithçka të përsosur”. Kur vjen puna te përsosmëria, Enada është nga ato balerina që ka vetëm një rrugë: të shkëlqejë! Asgjë më pak se kaq nuk i toleron vetes. Salla e mbushur plot me 800 spektatorë si asnjëherë tjetër në sallën e Teatrit dhe Operës, duartrokitjet që e bëjnë ende të dridhet sikur ngjitet për herë të parë në skenë dhe ata dhjetëra e dhjetëra njerëz që trokisnin në xhamat e biletarisë me lutjen për t’i lënë të hynin brenda, pasi të gjitha biletat ishin shitur, janë gjithçka që do kishte dashur për ta quajtur veten të përmbushur. “Ka qenë punë intensive, jemi lodhur por do të doja të lodheshim më shumë” –thotë ajo, ndërsa orët e gjata në prova si koreografe duke kërkuar nga trupa lëvizje që ar-

www.mapo.al

rinin në përsosmëri dhe si balerinë, i duken se fluturojnë. Është mësuar me atë ritëm dhe disiplinë pune saqë kërkon edhe më shumë. “Do të doja të ushtroheshim siç bëhet jashtë kur futesh në sallë në ora nëntë e mëngjesit dhe pa pushuar aspak dilet prej andej vetëm kur ora të ketë shkuar gjashtë e mbrëmjes. Këtë dua dhe unë”. Ngulmon se nuk i ka ndodhur asnjëherë të jetë ndier pa dëshirë për prova. “Edhe tani që kemi rol kaq të vogël, jam mbyllur në prova për të nxjerrë më të mirën. Edhe pse koreografi Kerni më thoshte “je perfekt” mua nuk më dukej. Vetë nuk kënaqëm, por më vjen mirë që të tjerët më shohin perfekte” – tregon ajo, por e shoqëruar nga një modesti e sinqertë. “ Në stadin ku jam unë, mund të ketë ushtrime për shembull që mund të mos i bëj, sepse nuk janë të nevojshme. Megjithatë, kur vendos ta kaloj atë fazë dhe shoh që të tjerët e bëjnë rutinën deri në fund, ndjehem keq me veten, të betohem!” . Është nga ato profesioniste që punën e ka të shenjtë, e nëse nuk është aty duke derdhur djersë, nëse nuk do e përsëritë deri në ezaurim një lëvizje që të japë shpirtin e saj, atëherë asgjë nuk do të kishte kuptim për të. “Gjithmonë mundohem të sjell diçka nga vetja, origjinale. Një lëvizje, një plastikë që të ketë personalitetin tim, firmën time, të pakopjueshme. Do të më lëndonte nëse dikush do të donte ta imitonte. Edhe gjatë punës me koreografë të tjerë kur më është kërkuar të bëj diçka dhe unë kam menduar ta sjell ndryshe kam kundërshtuar qysh në prova. Sigurisht, respektoj punën e gjithsecilit dhe kundërshtoj me lëvizje dhe nëse nuk është pranuar, në shfaq je e kam bërë si kam dashur”. Por të rralla janë rastet kur është ndier e shtrënguar, pasi gjatë karrierës Enada tregon se të gjithë koreografët i kanë lënë dorë të lirë dhe nuk e kanë penguar në krijimtarinë dhe origjinalitetin e saj. Kur bie fjala te ky i fundit, mania e Enadës për të qenë gjithnjë e veçantë shkon deri te detajet më të vogla. Ja për shembull, edhe kostumin që ka te shfaqja “Balloja e diplomës” e ka ideuar e qepur

Kam një mikeshën time që me thotë që të vë një vepër tjetër e të mos kërcej, të bëj thjesht koreografen. Por as që e çoj nëpër mend kështu. Nuk mendoj se jam në atë moshë për të hequr dorë nga kërcimi. Është herët akoma dhe kam shumë për të dhënë”.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso në rolet e Vieoletës dhe Alfredos në baletin "Traviata"

vetë, megjithëse kostumet në TKOB nuk mungojnë. Ajo kërkon të jetë gjithnjë ndryshe. “Ndoshta njerëzve mund t’u dukem e keqe, por është bota ime, qoftë me lëvizje të veçanta, qoftë me detaje në veshje që nuk dua të mi kopjojnë. Nuk dua të lë njeri aty brenda. Është bota ime” –zbulon krejt e sinqertë në një dëshirë legjitime të një balerine që i numëron 20 vite në Teatrin e Operës dhe Baletit si soliste dhe balerinë e parë “Më vjen mirë që drejtori i ri, Kerni ka marrë një nismë që të ketë shfaqje çdo fundjavë. Kjo na bën mirë për të qëndruar në formë” –vijon ajo, duke zbuluar ndoshta edhe një nga frikërat e saj, të ruajë formën e përsosur si ditën e parë . “Dua të mbetem kjo që jam. Nuk e imagjinoj veten në të ardhmen të mos kem të njëjtën formë”- rrëfen ajo, duke shtuar se disa sekrete, nga ato që si të ishin ndonjë formulë porcioni magjik nuk zbulohen sepse ndryshe i ikën efekti, për të ruajtur formën perfekte i ka. Thotë se megjithë eksperiencën, ende i duket se është në fillimet e saj se ka ende shumë për të dhënë dhe ka sa e sa plane që sillen në mendjen e saj që një ditë të marrin formë ashtu si “Traviata” . “ Me Gerdin kemi 3 vepra në mendje, por pa i pasur të arritshme nga çdo anë nuk dua t’i zbuloj. Është pak e vështirë të vihen vepra të reja, ngandonjëherë edhe për shkak të buxhetit modest që disponon TKOB, por me pasion dhe vendosmëri, thotë Enada ia del. Ajo vendosmëri që e ka mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit , nga skena e të cilit Enada ka marrë kënaqësi të mëdha dhe ka dhënë po aq për publikun që e ka ndjekur. Në të gjitha veprat ku ka qenë balerinë apo krijimet e saj dhe të Gerdit si koreografë. “Nuk do e lija kurrë këtë skenë teatri” –përgjigjet sa herë e pyesin pse nuk ka tentuar për një karrierë jashtë vendit. Jo se nuk ka pasur një të tillë. I ka prekur skenat e teatrove me histori dhe prestigj nëpër botë. Ka qenë e ftuar bashkë me Gerdin dhe kanë kërcyer gjithmonë si balerinë të parë, është vlerësuar edhe me çmimin ylli i baletit. “ I kam marrë të gjitha, jo se nuk kam ende për të marrë, të kuptohemi, por qëkur kemi shkelur për herë të parë me Gerdin në këtë teatër kemi hyrë me një status të caktuar, në fillim si solistë dhe shumë shpejt balerinë të parë. Këtu kemi pasur mundësinë të luajmë kryeveprat botërore, kemi vënë në skenë

koreografitë tona. Është shumë bukur kur jashtë shkojmë si të ftuar specialë dhe shkojmë me prestigjin e balerinëve të parë”. E do aq shumë skenën sa nuk do të shkëputet kurrë prej saj. Nuk e imagjinon të jetë koreografe e të mos ngjitet në skenë si balerinë. “Sigurisht që është një stres i shtuar, sepse ndërsa kërcej e kam mendjen të shoh si po e bëjnë balerinët këtë pjesë a janë ashtu siç duhet, por që të sjell një vepër pa kërcyer vetë, nuk e mendoj dot”. I ka ndodhur me shfaqjen “Historia e një kënge” ku Zhani Ciko i kërkoi të ishte koreografe por të mos dilte vetë si balerinë. “Kam vuajtur shumë që nuk kërceva. Megjithëse ishte një gjetje që të shfaqesha në fillim dhe në fund të baletit. Kam një mikeshën time që me thotë që të vë një vepër tjetër e të mos kërcej, të bëj thjesht koreografen. Por as që e çoj nëpër mend kështu. Nuk mendoj se jam në atë moshë për të hequr dorë nga kërcimi. Është herët akoma dhe kam shumë për të dhënë”. Veç baletit, ku Enada me Gerdin kanë qenë kryefjala e shumë kryeveprave, ata të dy janë të angazhuar edhe me operat që vihen në TKOB. Bashkë me Gerdin do të marrin në dorë koreografinë për Operën “Orfei” që pritet të vihet në skenë. “Kemi bërë koreografinë e disa operave dhe ajo që bëj fillimisht është një studim i thellë i veprës. Nuk mund të hedh asnjë hap konkret pa e kuptuar mirë operën”. Nuk është e qetë asnjë moment të ditës, madje edhe në darkë kur bie të flejë e ka mendjen aty, të lëvizjet si do të dalë sa më mirë., ndryshe nga Gerdi që është më pragmatist. “Jemi natyra sa të ngjashme, që e dashurojmë atë çka bëjmë aq edhe natyra të kundërta. Por plotësojmë njëri –tjetrin më së miri. Pa Gerdin nuk do ia kisha dalë të bëja ato që kam bërë deri tani”, thotë Enada. Teatri dhe baleti klasik mbeten dashuria e saj, megjithëse tashmë është shumë e famshme bashkë me Gerdin si koreografët e një prej spektakleve më popullorë në vend “Dancing with the Stars”. “Jemi selektivë në këtë aspekt. Tani u bëmë vite që bashkëpunojmë me producenten Holta Dulaku –fillimisht kemi punuar në muzikalet që ka vënë ajo –dhe është një staf dhe spektakël mjaft prestigjioz. Është eksperiencë e këndshme ta shprehësh veten edhe në anën moderne të baletit dhe pastaj ana financiare është shumë e kënaqshëm. Nga njerëzit që na përshëndesin dhe na komplimentojnë në rrugë e kuptoj që na shohin, na duan”. Është ndoshta nga të paktat raste ku balerinë të teatrit dhe të operës- edhe në botë- marrin statusin “celebrity”. Enada e pohon që shumë nga ata që i shohin nga ekrani, vijnë edhe t’i ndjekin në teatër dhe janë të ndjeshëm kur shohin emrin e saj në posterat e mëdhenj përpara teatrit të operës dhe baletit. Aty ku është habitati i saj natyral, ku mbi puante dhe brenda tutu-së ndihet si zonjë e shtëpisë... S.Balliu


E shtunë - e diel 15-16 mars 2014

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Është radha e drejtueses dhe gazetares së emisionit “Konfidencë” në ABC News të tregojë ditët e saj, fëmijërinë jo të largët dhe tekat e një vajze të re që nuk e njeh kursimin

Në konfindencë me

Alisa Brahon Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjohem herët rreth orës 7 (me përjashtim të fundjavave ku nuk arrij dot ta ndaj natën nga dita). Më pas ha mëngjes, vrapoj për në pune me një kafe ose fruta në dorë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Ky që bëj çdo ditë. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Jashtë Tirane do të ishte ideale, ndoshta në vendlindjen time në Vlorë. Në të kundërt edhe kafen në Klan nuk e bëjnë të keqe. Me kë do dëshiroje të ishe në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Me motrën time dhe mikeshën time të ngushtë, të cilave u detyrohem shumë më shumë kohë nga çka u dedikoj realisht. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Të punosh me pasion është diçka, të punosh në pasionin tënd është akoma më mirë. Mua për fat të mirë, kjo gjë po më ndodh! A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Afateve që kanë lidhje me punën, kurrë. E kompensoj këtë “moskorrektësi” me shoqërinë dhe jetën time private siç sipërpërmenda. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? S’marr dot frymë, jam shumë e zënë! A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk jam dembele, përkundrazi hiperenergjike, madje do doja të isha pak më dembele, ndoshta po t’u jepja pak kohë “aksioneve” të mia, do ishin më të mirëmenduara. Ku të zë dreka zakonisht? Në punë gjithmonë, në të kundërt në shtëpi, së fundmi jam bërë më selektive me ushqimin, prandaj preferoj shefe kuzhinë mamin tim. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Si vajzë e bregdetit që jam, sigurisht peshku është në top list. Sushi pastaj është nga këto neoborgjezizmat që kemi qejf ne

të rinjtë t’i zgjedhim herë pas here (shaka). Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Të dyja. A je kursimtare? Shaka është kjo?! Aspak! A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Për fat të keq nuk kam kohë, por më mungon, më kujton fëmijërinë. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Si pjesa më e madhe e fëmijëve besoj edhe mua ma diktonin, por s’kam qenë shumë hileqare me gjumin sesa me ushqimin. Kështu që e pranoja me dëshirë. Çfarë ke ruajtur nga fëmijëria? Librat pa diskutim dhe pak sende të tjera. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Besoj se nuk e kam përjetuar akoma. Po kujtimet e hidhura? Gjithashtu besoj se edhe këto nuk i kam

Në mbrëmje bisedat me tim atë nuk mungojnë kurrë edhe lajme shoh shumë për çudi pavarësisht se punoj në Abc News duket sikur nuk rri dot pa to.

përjetuar akoma ( e shpresoj të mos i jetoj kurrë) Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Nuk më ka pëlqyer shumë ideja e ditarit, më është dukur pak egocentrike. Sekretet janë bërë për të mos u thënë kurrë e për të mos u shkruajtur gjithashtu, ua kam gjetur vendin. Çfarë ka në portofolin tënd? Nuk mbaj portofol. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Pothuajse asnjëherë, kjo është histori nga e kaluara që nuk përsëritet më, vetëm në fëmijëri ndodhte për mua kjo gjë. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Ngjyrat e errëta gri dhe e zezë. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Jasemin. Çfarë CD ke në makinë? Kam një CD me muzikë Indie dhe një tjetër Stoner të cilën ia kam “vjedhur” një mikut tim. Këtë të fundit më duket se duhet ta kthej... Çfarë muzike ke zile telefoni? Atë që kanë të gjithë iphone-at pothuajse. A ke miq të vjetër? Nëse po a takoheni shpesh me ta? Kam disa, po njërën prej tyre e takoj gjithmonë, është mikesha ime më e mirë. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam e hapur për të takuar njerëz të rinj pse jo edhe kaluar kohë, por për t’i konsideruar miq nuk është një fjalë goje. Ku rri zakonisht me miqtë? Drekojmë ose darkojmë diku, kafet alla shqiptare nuk i shmangim dot gjithashtu. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Përgjithësisht në 8, por nëse vendos të kaloj pak kohë jashtë me miqtë atëherë oraret hallakaten disi. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Bisedat me tim atë që nuk mungojnë kurrë, lajme shoh shumë për çudi pavarësisht se punoj në Abc News duket sikur nuk rri dot pa to. Po idealja, cila do të ishte? Ka aq shumë sa nuk do dija cilën te vendosja. E rëndësishme është të jem e qetë shpirtërisht siç kam qenë deri me sot. Kur shkon për të fjetur? Në 12. Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhama, old but gold. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Vetes pasi kam kaluar një orë të mirë me telefon në dorë, gjithmonë i them vetes: hajde boll tani, se nesër do pendohesh që fjete kaq vonë.


20

EEshtunë shtunë- -eediel diel15-16 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

fenomen

single and the city

Me gjithë përplasjet mes dy festave; asaj të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe tjetra nga qeveria, gjithçka tjetër ka shkuar sipas traditës ku politikanët duket se kanë garuar për të bërë urimet e radhës për qytetarët. Ja ku kanë festuar kreu i qeverisë, Rama, ish-kryeministri Berisha, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe organizatori i festimeve për Ditën e Verës, ministri Erion Veliaj...

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Pranvera që nuk vjen vetëm…

Dita e Verës

Pranvera pa urimin e politikanëve nuk vjen Berisha: Dita kur del e liga dhe hyn e mira

Ish-kryeministri Berisha i ka uruar shqiptarët që kjo ditë t’u sjellë mirësi. “Këtë ditë, njerëzit e gëzojnë si ditën e së mirës, sythave, luleve, gëzimit, si ditë në të cilën njerëzit besojnë se “del e liga” (dimri) dhe “hyn e mira” në shtëpitë tona. Le të urojmë me përzemërsi në radhë të parë qytetarët e Elbasanit, që me festimin madhështor e bëjnë qytetin e tyre kryeqytetin e kombit të Ditës së Verës, si dhe të gjithë shqiptarët që kremtojnë këtë ditë si festë të bukur familjare. Gëzuar!!”- e ka përfunduar urimin ish-kreu i qeverisë, i cili i është bashkuar festimeve në rrugën “Murat Toptani”, organizuar nga Bashkia. Një ditë sportive për Kryeministrin

Ka zgjedhur ta festojë Ditën e Verës duke iu kthyer pasionit të tij të hershëm: basketbollit. Gjatë paradites së djeshme, në një nga këndet e aktiviteteve në Tiranë –i cili u kthye në mollën e sherrit mes qeverisë dhe Bashkisë, ku të dyja duket se donin t’i zhvillonin festimet aty –u bashkuan basketbollistë të kohëve të arta dhe basketbollistë të ditëve të sotme. “Të rrethuar nga shumë spektatorë kuriozë, më të vjetrit fituan garën e gjuajtjeve të lira”, - ka shkruar në faqen e tij të Facebook-ut Edi Rama, shoqëruar me fotot që e shfaqin Kryeministrin në formë e të veshur sportiv, ndërsa shënonte pikë në kosh.

Lulzim Basha feston dy herë

Kreu i opozitës dhe i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha ka zgjedhur si ndalesën e parë të festimeve qytetin e origjinës së Ditës së Verës, Elbasanin. Pasi vizitoi panairin e përvitshëm u nis drejt festimeve të organizuara prej tij në kryeqytet, festime që u organizuan te ‘Pedonalja’, ku nuk munguan nga panairi i produkteve shqiptare, aktivitete me kukulla dhe animatorë, këngë dhe valle. “Meqenëse vij nga Elbasani, i cili është edhe qyteti që e ka ‘infektuar’ Shqipërinë dhe trevat shqiptare me virusin pozitiv të Ditës së Verës, dua t’i uroj gjithsecilit prej jush: Gëzuar Ditën e Verës, për shumë vjet gëzuar dhe sjelltë sa më shumë mbarësi për ju dhe familjet tuaja!”- i uroi qytetarët e Tiranës Basha. Veliaj, i zoti i festës

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka qenë një prej organizatorëve të festimeve të Ditës së Verës në kryeqytet. Me gjithë përplasjet që kanë ndodhur dje mes Bashkisë dhe qeverisë për lulishten “Tre vëllezërit Frashëri”, ministri Veliaj ka vizituar panairin “Bli shqip” në rrugën “Murat Toptani” te ‘Pedonalja’, ku ishin përqendruar festimet e Bashkisë. Në fund të ditës, në faqen e tij në Facebook, Veliaj shkruante: “Ia dolëm! 36 aktivitete, 420 artistë, 500 mijë vetë dhe 0 lekë nga buxheti i shtetit. Faleminderit të gjithëve e gëzuar festën!”.

“Këtë ditë, njerëzit e gëzojnë si ditën e së mirës, sythave, luleve, gëzimit, si ditë në të cilën njerëzit besojnë se “del e liga” (dimri) dhe “hyn e mira”

Për fat të keq erdhi. Jo se kam ndonjë problem me ata që zgjedhin të dalin rrugëve në 14 mars dhe bëjnë lëmsh gjithë trafikun, apo me ata që bëjnë piknike te liqeni dhe pasi hanë e pinë nuk i mbledhin plehrat, sepse i marr masat mirë: nuk dal fare nga shtëpia atë ditë dhe nuk shkoj tek liqeni pa u mbushur muaji kur plehrat o do jenë mbledhur, o do kenë filluar të mos bien dhe aq shumë në sy. Por e kam me pranverën në përgjithësi. Nuk guxoj ta them me zë të lartë, sepse njerëzit më shohin me çudi sikur të jem duke thënë ndonjë blasfemi. Dhe nuk do guxoja ta bëja nëse nuk do gjeja mbështetjen tek bibla ime: revistat e huaja. “Pranverë e mallkuar”. Ai që më duhej. Pikërisht ai shkrimi që më tregon që nuk është se jam kthyer në atë ciniken e pashërueshme, por që jam një gocë me këmbë në tokë e që nuk marr për kot e bie në romantizma vetëm nga disa lule kumbulle apo ca jeshilliqe më shumë. Pikërisht ai shkrimi që rreshton pikë pas pike se pse kjo stina që na qenkësh frymëzimi i artistëve nuk është dhe aq e dashur për ne njerëzit e thjeshtë (revista më jep të drejtën të mos futem tek cinikët). 1. Ditët (nuk) janë më të gjata: domethënë janë, por jo për ty që duhet të rrish në zyrë nga mëngjesi e deri afër perëndimit, kur të duhet të mbyllesh në palestër. 2. Ditë sakrificash. Meqë jemi tek palestra, kjo është stina kur nuk flitet për asgjë tjetër përveçse saj. Tek cila palestër shkon? E shoqëron me dietë apo jo? Po masazh anticelulit bën? Kush është më e mirë, balta apo bendazhi? Po për elektrodat ke dëgjuar? A bihet në peshë vetëm me palestër? Ja këto janë hallet e kësaj periudhe. Dhe nëse shihni dikë që mban timonin e makinës me një dorë dhe dorën tjetër e mban tek krahu që është mbi timon, mos u çudisni: po provon se sa të fortë e ka bicepsin e tricepsin. Dhe nëse shihni vajza që prekin me gisht kofshët e njëra-tjetrës, mos mendoni për keq: po vlerësojnë nëse shoqja ka punuar aq sa duhet me këmbët për të qenë e hatashme në plazh. Nuk do ketë verë të bukur nëse nuk i merret shpirti vetes në pranverë. 3. Lamtumirë çokollatë. Kjo mund të zinte vend fare mirë në pikën dy, por çokollata është kaq e rëndësishme sa nuk mund të kalojë vetëm me një përmendje në paragrafin e palestrës. Pra le t’i japim vendin e merituar. 4. Ka nga ata që e ndiejnë që në ditët e para të shkurtit pranverën. Nga ata që i gëzohen të parave rreze të diellit. Mëngë të shkurtra, kondicioner i makinës në të ftohtë, pastaj kthim në shtëpi me 38 e gjysmë. 5. Pastaj janë lulet. Aromat. Poleni. Apshuuuuuuuuuuu. Alergjitë. Apshuuuuuu… 6. Ndryshimi i garderobës. Ky duhet të ishte qejf i madh. Do ishte qejfi më i madh në botë nëse ti të gjitha ditët e pranverës do kishe një kartë krediti pa limit dhe do bëje namin dyqaneve. Por karta jote ka një limit që zbulohet shpejt, sidomos nëse në këtë periudhë kur nuk ke mbushur ende gropat e udhëtimeve të fundvitit dhe xhinglave të Krishtlindjeve. Pale që dhe moda tregohet tepër mizore: ndryshon çdo vit dhe se nga nxjerr ca ngjyra dhe forma të reja që trazojnë shpirtin edhe të atyre që janë betuar që këtë vit nuk do blejnë asgjë të re, por thjesht do rregullojnë dollapët dhe do fusin nëpër kuti veshjet e dimrit dhe do nxjerrin jashtë veshjet e lehta. 7. Pastrimet e pranverës i quante Wendy dhe Piter Pani. Që në kohërat e sotme janë reduktuar thjesht në rregullimin dy herë në vit të dollapëve. Rregull që në shtëpinë time nuk zbatohet dhe aq me përpikmëri. Domethënë nuk zbatohet fare sepse rrobat e dimrit dhe të verës mund të kombinohen mjaft mirë bashkë për të nxjerrë stilin “Në çdo stinë” . 8. E detyrueshme: të jesh e dashuruar. Zogjtë dhe pemët japin shembullin të parët. Ndaj dhe njerëzit s’kanë pse bëjnë ndryshe. Ata që janë në çift, më shumë shëtitje dorë për dore dhe më shumë foto në instagram apo facebook. Të tjerët në kërkim të një njeriu të veçantë (ose aty rrotull) për të ecur për dore ose për të bërë foto për në instagram dhe në facebook. Nëse nuk e bën, je armik i pranverës. Më shumë se ata që e urrejnë thjesht për shkak të alergjive. Apshuuuuuu.


histori

roman

Për kritikë mbetet, “një vepër pa masë zbavitëse”

Shaban Sinani Monografi “Shqiptarët dhe hebrenjtë”

I lindur nga prindër norvegjezë në vitin 1916, jeta e Roald Dahlit ka qenë tejet e pasur me ngjarje dhe aventura. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u plagos në Libi duke luftuar si pjesëtar i RAF-it kundër trupave naziste

Monografia e re e Prof. dr. Shaban Sinanit, “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jeës: the protection and salvation), botohet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

në brendësi

“Një spiun mes miqsh”, miqësia e pabesë e Kim Filbit me Nikolas Eliot Shkrimtari Ben Macintyre e ka mbështetur historinë e librit të tij që sapo është botuar në Britani, në një nga bisedat më të rëndësishme në historinë e Luftës së Ftohtë, e përgjuar nga MI5, që sipas tij shënjoi një epokë, është pikërisht momenti kur një spiun magjepsës si Nikolas Eliot ‘zbuloi’ lojën e dyfishtë të mikut të tij të vjetër, Kim Filbi.

Historiania amerikane:

Antipatia e grekëve për Ali Pashën, më nxiti për biografinë Udhëtim fotografik në Manastirin e 40 Shenjtorëve Ylber Hysi, një i pasionuar pas historisë dhe gjeografisë, sapo ka botuar në anglisht dhe gjermanisht librin “Manastiri i 40 Shenjtorëve”, një guidë historike që në fakt i drejtohet lexuesit të huaj

Gjatë viteve që punoi për librin “Bonaparti mysliman”, Katherine E. Flemming hasi shumë pengesa, një pjesë e mirë e të cilave i kishte rrënjët në këto qëndrime. Dokumente të shkruara në gjuhën otomane, në rastin më të mirë, qenë hedhur rrëmujë të palexuara, të paklasifikuara, të papërdorshme, nëse nuk ishin lënë të kalbeshin ndokund. Qenë të shumtë ata që e pritën interesin e saj për Aliun me habi, kureshtje, madje në disa raste edhe me neveri

Pas vitesh studimi, kërkimi në arkiva e dokumente të rralla mbi jetën dhe veprimtarinë e Ali Pashë Tepelenës, Katherine E. Fleming sjell një nga biografitë kritike më interesantë për njeriun që, në mjegullën e kohërave, na ka ardhur deri me sot si pashai mizor, tradhtari, imorali, i shthururi, maniaku seksual, i pamëshirshmi, anadollaku, i shituri etj. Por profesoresha e Qytetërimit dhe Kulturës greke në Departamentin e Historisë në Universitetin e Nju Jorkut, e sjell figurën e vezirit Ali në një dritë krejt tjetër. E specializuar në historinë moderne të Greqisë dhe të Mesdheut, “Bonaparti mysliman” është libri i parë i saj, që shumë shpejt u klasifikua në listën e veprave të rëndësishme për studi-

Faqe 21

min e kulturës dhe historisë së Evropës Juglindore. Në këtë biografi kritike, mbështetur në arkiva dhe dokumente të panjohura për Ali Pashën, autorja Flemingu dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste të kohës. Libri është përkthyer në shqip, greqisht, italisht e turqisht dhe ka ngjallur interes edhe për faktin se figura e Ali Pashë Tepelenës ishte gati e panjohur, ashtu siç e paraqet historiania amerikane. Po aq sa ngjalli interes, aq ngjalli dhe debate mes historianëve që Ali Pashën e shihnin si një tiran gjakatar, të pamëshirshëm, dinak etj.


22

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

www.mapo.al

Biografi

Katherine E. Flemming

Interesin tim për Ali Pashën, e shihnin me habi dhe neveri Jeta Shyle

Katherine E. Flemming ishte ende e vogël kur për herë të parë dëgjoi për Ali Pashën. Kjo ndodhi pikërisht gjatë një pushimi me familjen e saj në Greqi. Pasi ishin endur, ajo dhe familja mbërritën në Janinë, në Epir, ku vizituan rrënojat e qytetit, ashtu siç ishte në kohën e Aliut: me muret mbrojtëse dhe lagjet e vjetra gjysmë të shkatërruara. Pranë një xhamie ata takuan një punëtor të vetmuar të ulur mbi një pirg rrënojash mes territ. Një lopatë ishte mbështetur te një grumbull me copa tullash. Kur e pyetën të habitur pse qe i vetëm fillikat në një punë aq të madhe - nga ato që sigurisht do të kishin kërkuar ndërhyrjen e një grupi punëtorësh, inxhinierësh, arkitektësh dhe specialistësh - ai ngriti supet dhe u përgjigj “Tzami einai” (është xhami). Siç ndodhte shpesh, mentaliteti nacionalist ishte në Greqi një pengesë për ruajtjen e atyre objekteve - vepra arkitektonike të rëndësishme për historinë e vendit. Fakti se kjo ndërtesë lidhej me islamin dhe turqit, e dënonte atë të mbetej një grumbull hedhurinash. Më vonë Katherine mësoi se një nga fushat ku kjo antipati bashkëkohore nacionaliste për të shkuarën turke ishte edhe më e dukshme, qe pikërisht ajo e Ali Pashës së Janinës. Sot e kësaj dite, ai shihet në Greqi si shembulli më i plotë i mizorisë dhe grykësisë turke, si kuintesenca e barbarizmit, si një antikrisht. Bonaparti mysliman është botimi i parë i Katherine E. Flemming, profesore e qytetërimit dhe e kulturës greke në Departamentin e Historisë, Universiteti i Nju Jorkut, e specializuar në historinë moderne të Greqisë dhe, më gjerë, të Mesdheut. Një libër që shumë shpejt hyri në listën e veprave të rëndësishme burimore për studimin e kulturës dhe të historisë së Europës Juglindore (përkthyer në shqip, greqisht, italisht e turqisht). Gjatë viteve që punoi për këtë libër, Katherine E. Flemming hasi shumë pengesa, një pjesë e mirë e të cilave i kishte rrënjët në këto qëndrime. Dokumente të shkruara në gjuhën otomane, në rastin më të mirë, qenë hedhur rrëmujë të palexuara, të paklasifikuara, të papërdorshme, nëse nuk ishin lënë të kalbeshin ndokund. Qenë të shumtë ata që e

pritën interesin e saj për Aliun me habi, kureshtje, madje në disa raste edhe me neveri. Kur nisi të shkruajë këtë libër, vetë autorja nuk pati si qëllim përgatitjen e një apologjie për Ali Pashën. Përkundrazi, libri synon ta përqendrojë vëmendjen te një individ, i cili luajti një rol të rëndësishëm në Perandorinë Osmane, në Ballkan dhe në historinë e Greqisë moderne. Në fund të gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, pashai i Janinës u bë pikë kyç kontakti midis Europës Perëndimore dhe Lindjes osmane. Greqia në veçanti, dhe Ballkani në përgjithësi, shërbyen si urë, jo vetëm gjeografike, por edhe ekonomike e kulturore mes Europës Perëndimore dhe Perandorisë Osmane. Kur Perëndimi fliste për Orientin, shpesh nuk nënkuptonte me të Lindjen e Largët apo të Mesme, por Ballkanin - një territor që ishte praktikisht pjesë e Europës. Për një kohë të gjatë është nënvlerësuar roli i spikatur i Aliut në kultivimin e romantizmit filohelen dhe orientalist të Europës së shek. XVIII. Këtë fat ka pasur edhe roli që Ali Pasha luajti në fazat e hershme të luftës greke për pavarësi, e cila shpërtheu në territoret e tij pak muaj përpara se të vdiste. Nuk është rastësi fakti që si kryengritja, ashtu edhe revolta e pasuksesshme e vitit 1770 e patën vendorigjinën në territoret ku ai sundonte. I ndarë në dy pjesë, libri trajton fillimisht historinë diplomatike, e më pas atë kulturore. Konteksti historik në të cilin jetoi Aliu, shqyrtimi i hollësishëm i marrëdhënieve politike midis Ali Pashës dhe Perëndimit, bazuar kryesisht në burimet diplomatike britanike e franceze, ua lënë vendin faqe pas faqeje prodhimtarisë letrare, muzikore dhe figurative të Europës Perëndimore, frymëzuar prej figurës së Ali Pashës, si dhe tensionit që ekzistonte mes dy mënyrave të ndryshme se si gjykohej Ali Pasha, ajo e diplomacisë dhe e kulturës. Një vepër që hedhë dritë mbi një periudhë të historisë greke shpesh të lënë pas dore, dhe mbi një krahinë gjeografike shpesh të injoruar. Një hibrid - pjesërisht histori diplomatike, pjesërisht histori kulturore, pjesërisht excursus teorik - që ka pasur synim të mbulojë një shumëllojshmëri trajtimesh, pa dështuar kurrsesi në asnjërin prej tyre.

Bonaparti mysliman Autore: Katherine E. Fleming Përktheu: Venera Domi Shtëpia Botuese “Dituria”

Kush është Katherine E. Fleming

Mentaliteti nacionalist ishte në Greqi një pengesë për ruajtjen e atyre objekteve vepra arkitektonike të rëndësishme për historinë e vendit. Fakti se kjo ndërtesë lidhej me islamin dhe turqit, e dënonte atë të mbetej një grumbull hedhurinash. Më vonë Katherine mësoi se një nga fushat ku kjo antipati bashkëkohore nacionaliste për të shkuarën turke ishte edhe më e dukshme, qe pikërisht ajo e Ali Pashës së Janinës...

Është profesore e Qytetërimit dhe e Kulturës greke në Departamentin e Historisë, Universiteti i Nju-Jorkut, e specializuar në historinë moderne të Greqisë dhe, më gjerë, të Mesdheut. Bonaparti mysliman (Princeton, 1999) është libri i parë i autores, që shumë shpejt hyri në listën e veprave të rëndësishme burimore për studimin e kulturës dhe historisë së Europës Juglindore (përkthyer në shqip, greqisht, italisht e turqisht). Disa vjet më vonë Flemingu boton librin e saj të dytë me titull Greece: A Jewish History (Princeton, 2008). Bashkautore në librin A Faithful Sea: The Religious Cultures of the Mediterranean 1200-1700 (Oxford One World, 2007), si dhe autore e një sërë artikujsh, kapitujsh dhe zërash enciklopedikë, ndër më të njohurit e të cilëve ai me titull “Orientalism, the Balkans, and Balkan Historiography”, botuar në American Historical Review, në vitin 2000. Është vlerësuar me çmime të rëndësishme, si: National Jewish Book Award; Runciman Award; Prix Alberto Benveniste; Keeley Book Prize etj. Ali Pasha i Janinës (? 1750-1822), guvernator i veriut të Greqisë kontinentale, emëruar nga osmanët, është personazh i spikatur i historisë osmane, greke e asaj europiane.


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

23

www.mapo.al

Eliot, më i riu, u bë një agjent i suksesshëm tek MI6, Filbi një agjent i dyfishtë i KGB. Çuditërisht për të dy flitej se mund të bëheshin krerë të shërbimeve sekrete. Duke i qëndruar besnik ‘kodit të klubit’, ata i ndryshuan jetët e tyre; me shaka fine, xhin, dhe me pasionin e përbashkët për lojën e kriketit. “Ata flisnin të njëjtën gjuhë”- i tha shkrimtarit Mekintejr i biri i Eliotit. “Kim ishte shoku më i ngushtë që mund të kishte im atë”.

histori

Miqësia e pabesë e dy spiunëve Kim Filbi dhe Nikolas Eliot Sheshi i kuq, Moskë

Big Ben, Londër

Shkrimtari Ben Macintyre e ka mbështetur historinë e librit të tij që sapo është botuar në Britani, në një nga bisedat më të rëndësishme në historinë e Luftës së Ftohtë, e përgjuar nga MI5, që sipas tij shënjoi një epokë, është pikërisht momenti kur një spiun magjepsës si Nikolas Eliot ‘zbuloi’ lojën e dyfishtë të mikut të tij të vjetër, Kim Filbi. Zbardhja e kësaj bisede është dhe ‘skupi’ i librit “Një spiun mes miqsh” Robert Mccrum Në janar të vitit 1963, dy burra anglezë po pinin së bashku një çaj në lagjen kristiane të Bejrutit. Një dëgjues i rastësishëm mund të ngatërronte referencat e tyre me një bisedë të zakonshme tavoline. Në fakt ky takim mes dy bashkatdhetarëve ishte fundi i tmerrshëm i një miqësie 30-vjeçare, e cila fillimisht nisi të “shkërmoqej” rrugës dhe në fund u thye nga tradhtitë e ndërsjella të dy miqve që jetën e tyre ia kishin dedikuar spiunazhit. Zbardhja e bisedës gjatë këtij takimi është dhe ‘skupi’ i Ben Makintejr (Ben Macintyre): motori i një trilleri të pasluftës ku çdo detaj është real. Në terma dramatikë, ajo që Makintejr e quan si një nga bisedat më të rëndësishme në historinë e Luftës së Ftohtë, e përgjuar nga MI5, shënoi momentin kur një spiun magjepsës, si Nikolas Eliot (Nicholas Elliot), zbuloi’ lojën e dyfishtë të mikut të tij të vjetër, Kim Filbi (Kim Philby). Për më shumë se 50 vjet, karriera e Harold Adrian Rasëll Filbi, i njohur si Kim mes miqve dhe familjes, ka qenë pasqyra në të cilën ne kemi lexuar ngjarjet më të errëta të historisë Britanike të pasluftës. Siç e ka pranuar dhe autori i librit Mekintekjr, Filbi ka frymëzuar një bibliografi shumë voluminoze që ndonjëherë i përafrohet edhe letërsisë, për shembull novelat e Xhon le Karre (John le Carre). Filbi, me emrin e koduar “Soni” nga Sovjetikët, ishte prototipi i tradhtisë. Në vitin 1951, dy agjentët me të cilët ai bashkëpunonte, Gaj Burges (Guy Burgess) dhe Donald Meklin (Donald Maclean), të ndjekur nga amerikanët, u arratisën drejt Bashkimit Sovjetik. U duk se pozicioni i Filbit do të kompromentohej në mënyrën më të pashpresë, por në fakt ai u shfajësua. Në vitin 1955 Sekretari i Punëve të Jashtme, Harold Mekmillan (Harold Macmillan) tha se nuk kishte asnjë arsye për të arritur në përfundimin se, zoti Filbi kishte tradhtuar interesat e vendit të tij, dhe se ai mund të ishte ‘njeriu i tretë’, nëse ekzistonte një i tillë. Pak pas kësaj, “Soni” filloi një punë si korrespondent i “The Observer” në Lindjen e Mesme. Sapo mbërriti në Bejrut, ai vazhdoi karrierën e tij si spiun i sovjetëve. Por ai bëri një gabim në 1963 që zbuloi dhe identitetin e tij; klimaksi i tregimit mbërthyes të Me-

Në foto: Kim Filbi

kintejrit, shoku i tradhtisë së tij të pashpirt, ngjethi mishin e gjithkujt në institucionin në të cilin kishte bërë pjesë. Në fillim ai ishte “spiuni që tradhtoi një brez”, kjo është fraza e Filip Najtli (Phillip Knightley). Tani që pjesa më e madhe e këtij brezi ose ka vdekur ose ka dalë në pension, historia e Filbit ka filluar të kthehet në një mit, duke kapërcyer nga historia në psikodramë. Të flasim pak dhe për Ben Mekintejr, autorin e librave bestseller me aksion me spiunazh si “Agent Zigzagg” dhe “Operation Mincemeat”. Mekintejr, elegjist i mprehtë i Perandorisë së vonë Britanike ku bënin dallim klasat, është ‘babi’ i tregimit zbavitës të historisë. Sfida e tij këtu qëndron; tek shpalosja e një historie pikëlluese por njëkohësisht duke i dhënë kënaqësi lexuesit me galerinë e tij karakteristike të kthesave në histori, të të alkoolizuarve, tranvestitëve dhe fantazistëve. “Një spiun mes miqsh” është një spookfest klasik, por është gjithashtu dhe një paqtim brilant i historisë me zbavitjen. Në zemër të historisë së Filbit, siç e tregon dhe Mekintejr, është një miqësi unike dhe tragjike e dy djemve që kishin ndjekur të njëjtën shkollë publike, që të dy spiunë. Fëmijët e dy baballarëve të ftohtë dhe të paarritshëm, Eliot dhe Filbi gjetën në një botë sekrete një vëllazëri ngushëlluese e cila mund ti ndihmonte të ndryshonin vetveten.

Nikolas Eliot, foto e vitit 1993

Eliot, më i riu, u bë një agjent i suksesshëm tek MI6, Filbi një agjent i dyfishtë i KGB. Çuditërisht për të dy flitej se mund të bëheshin krerë të shërbimeve sekrete. Duke i qëndruar besnik ‘kodit të klubit’, ata i ndryshuan jetët e tyre; me shaka fine, xhin, dhe me pasionin e përbashkët për lojën e kriketit. “Ata flisnin të njëjtën gjuhë”- i tha shkrimtarit Mekintejr i biri i Eliotit. “Kim ishte shoku më i ngushtë që mund të kishte im atë”. Marrëdhënia e tyre kishte përmasa olimpike për sa i përket “sekreteve”. Elioti ka thënë për mikun e tij ‘ai kurrë nuk më ka goditur si një kafshë politike’. Një intuitë e tillë aq e gabuar nuk e surprizoi Xhon le Karre. Ai e mban mend Eliotin, të cilin e kishte intervistuar dikur për një çështje në shërbimet sekrete, si një karakter nga PG Wodehouse, me një buzëqeshje të qetë që i feks gjithmonë në fytyrë dhe me bërrylin e ngritur në “sulm” për të marrë gotën e Martinit. Filbi nuk e ka pasur të vështirë të mbante të fshehur jetën e tij sekrete nga miku i tij. Çuditërisht, Eliot edhe pse mik i ngushtë, kurrë nuk e zbuloi se Filbi në fakt ishte martuar me një spiune austriake nga radhët e komunistëve, ose që miku i tij ishte një spiun infiltrues i KGBsë. Më e keqja nga të gjitha, dhe në nivelin human, ishte fakti që çdo gjë që ai i thoshte Filbit në konfidencë në Londër, shkonte direkt tek eprorët e

spiunit me emrin e koduar “Soni” në Moskë. Ajo që e mbërthen lexuesin është dhe një studim i të vërtetës ekzistenciale; që në marrëdhëniet njerëzore, Tjetrin nuk mund ta njohësh kurrë plotësisht. Për të dy miqtë, maska, u bë e padallueshme. Ka mistere edhe më të mëdha në dyshen Filbi-Eliot, të cilat janë zbërthyer në librin e Mekintejr. Për shembull pse Filbi e vazhdoi karrierën si spiun pasi u vendos në Lindjen e Mesme si korrespondenti i “The Observer”? Përgjigja vjen nga thelbi i kësaj historie magjepsëse: Për Filbin, si dhe për Eliotin, jeta sekrete ishte kthyer në një lojë si Ruleta Ruse. Me mikun e tij Graham Grini, (Graham Greene) ai nuk mund të tërhiqej nga kënaqësitë që i falte rreziku. Megjithatë në Angli, gjuetarët e “urithëve” (siç emërtoheshin ata që bënin lojë të dyfishtë) i kishin pikasur gënjeshtrat e Filbit. Më në fund provat u bënë të pakundërshtueshme. Me një plan mizor, MI5 doli në përfundimin që vetëm një person mund të përballej me Filbin dhe ai ishte Nikolas Eliot. Miku i tij më i mirë u dërgua me mision në Bejrut që të merrte rrëfimin shumë të vlefshëm të lojës së dyfishtë të spiunit Kim Filbi. “E dija që do të ishe ti”- i tha Filbi kur Elioti u shfaq atë ditë në lagjen kristiane të Bejurit. “Nëse do të më duhej të zgjidhja; të tradhtoja një mik apo atdheun tim, shpresoj të kem guximin të tradhtoj vendin tim- ka thënë EM Forster”- kjo ishte motoja e Filbit. Pyetjet e Eliotit në mënyrë të pashmangshme ishin pasoja e disfatës së menjëhershme të Filbit. Atë pasdite në Bejrut, pranë filxhanëve të çajit, të dy sakrifikuan gjithçka: miqësinë, vendlindjen dhe të ardhmen. “Një spiun mes miqsh” nuk është thjesht një elegji, por një “requiem” i paharrueshëm. *The Guardian


24

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

“Kur kam hyrë për herë të parë pas viteve ’90 brenda mureve rrethuese të manastirit, m’u dhimbs. Me imagjinatën time e kisha menduar ndryshe, por imagjinata me realitetin ishin shumë larg. Kisha parë disa manastire të zonës së Kakomesë, ku ka gjurmë të sakta dhe të mira që i japin kënaqësi një vizitori pavarësisht dëmtimeve.

www.mapo.al

libra të rinj Histori Titulli: Shqiptarët dhe hebrenjtë, mbrojtja dhe shpëtimi Autori: Shaban Sinani Shtëpia botuese: Naimi

Shaban Sinani me monografinë “Shqiptarët dhe hebrenjtë”

Udhëtim fotografik në Manastirin e 40 Shenjtorëve Ylber Hysi, një i pasionuar pas historisë dhe gjeografisë, sapo ka botuar në anglisht dhe gjermanisht librin “Manastiri i 40 Shenjtorëve”, një guidë historike që në fakt i drejtohet lexuesit të huaj Në pjesën perëndimore të qytetit të sotëm, rrënojat e një manastiri paleokristian me emrin Ajii Saranda (Dyzet Shenjtorët), që ngrihet në shpatën e malit mbi Sarandë, janë të vetmet gjurmë që përligjin prejardhjen e emrit të qytetit. Specialistët e arkeologjisë deklarojnë se ky manastir është unikal për nga stili i ndërtimit me 40 dhomat e tij, dhe se ai i ka dhënë emrin vetë Sarandës, që në greqishten e vjetër do të thotë “dyzet”. Bazilika dhe Manastiri i 40 shenjtorëve ndodhet në majën e kodrës që i rri përballë Lëkurësit. Ajo ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar. Është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur në Perandorinë Bizantine që daton në vitet 323-324, por çdo ditë e më shumë ky Manastir po shkon drejt degradimit. Ylber Hysi, një i pasionuar pas historisë dhe gjeografisë sapo ka botuar në dy gjuhë; anglisht dhe gjermanisht librin “Manastiri i 40 Shenjtorëve”, një guidë historike që në fakt i drejtohet lexuesit të huaj. “Është fatkeqësi që lexuesi shqiptar tregon pak interes për historikun e monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë sonë, një prej të cilëve është dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve”,- shprehet autori Hysi, ndaj me këtë libër ka zgjedhur t’u drejtohet të huajve, kryesisht turistëve të shumtë që vijnë të vizitojnë Sarandën. Lidhja e tij e ngushtë me këtë manastir është e kahershme, kur ai ishte ende fëmijë dhe Manastiri ishte “tokë e ndaluar”. “Fizikisht e kam shkelur që në adoleshencë, kur shkoja me pushime në Sarandë. Duhej të komprometoje ndonjë ushtar që t’i afroheshe sidomos rrënojave, sepse në atë kohë ishte zonë ushtarake. Si një fëmijë i dhënë pas gjeografisë dhe historisë, manastiri ishte një objekt që më tërhiqte vëmendjen në atë kohë. Me fantazinë e syrit imagjinoja, aq sa më lejonin ushtarët t’i afrohesha, se çfarë mund të kishte brenda atij rrethimi, por gjithçka ngeli në kuadrin e kuriozitetit deri pas viteve ’90, kur për herë të parë arrita të hyja brenda mureve rrethuese të manastirit”. Ky ishte dhe ngacmimi i parë për të shkruar një libër-guidë për Manastirin e 40 Shenjtorëve. Gjatë këtyre viteve Ylber Hysi i hyri kërkimeve të fotove të vjetra të manastirit, me idenë që libri të ishte gjithashtu dhe një udhëtim në kohë përmes fotove. “Një vëmendje të veçantë u kam kushtuar fotove, sepse doja të rrëfeja historinë e dhimbshme të degradimit të këtij manastiri edhe përmes fotove. Në arkivin e një operatori të Luftës së

Monografia e re e Prof. dr. Shaban Sinanit, “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jeës: the protection and salvation), botohet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze, duke futur në qarkullim ndërkombëtar një nga vlerat e pakta për të cilën shqiptarët nderohen sot në botë. “Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë. Ne e njohim dhe vlerësojmë lart ndihmesën tuaj. Iniciativa juaj u bë faktori kryesor për njohjen e publikut me faktet historike. Në emër të qeverisë dhe të popullit të Izraelit ju falënderoj për përpjekjet tuaja, për kohën e investuar dhe për përkushtimin ndaj çështjes më të rëndësishme në historinë tonë.”- shkruan për librin Amira Arnon, ambasadore e Izraelit (2008). Një tjetër ambasador, John L. Ëithers ll, ambasador i SHBA në Shqipëri (2010) shkruan: “Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e Holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që, edhe në vitet më të errëta të Holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare – antifashiste dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë – për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë.” Roman Titulli: Im ungj Osvald Autori: Roald Dahl Përktheu: Virgjil Muçi Shtëpia Botuese “Dituria”

Për kritikë mbetet, “një vepër pa masë zbavitëse”

Parë Botërore që paraqet Sarandën dhe lart në kodër duket manastiri në një krah dhe përballë tij, Kalaja e Lëkurësit. Gjithashtu në libër janë përfshirë dhe disa foto të arkivit të Edith Durhamit, foto të Flotës Italiane që pasqyrojnë me besnikëri gjendjen reale të Manastirit në ato vite. Kam shfrytëzuar edhe arkivin e arkeologut Ugolini, ku zbulova një foto të vitit 1927. Por një pamje shumë të qartë të manastirit jep një foto e vitit 1917, që unë e kisha në shtëpinë time dhe nuk e kujtoja se kush ma kishte dhënë atë foto. Është një pamje nga ana perëndimore e manastirit, që pasi

botova librin, u kujtova se atë foto ma kishte dhenë një studiues nga Delvina”, - thotë Hysi. Puna e Hysit ka konsistuar më shumë në kërkimin e fotove dhe mbledhjen e të dhënave nga studiues të ndryshëm shqiptarë të fushës së arkeologjisë, që i ka përmbledhur në këtë libër si një ndihmë për turistët e huaj për ta bërë një vend të vizitueshëm me shpresën se një ditë dikush do të vërë dorë për të ndaluar degradimin e këtij manastiri. “Kur kam hyrë për herë të parë pas viteve ’90 brenda mureve rrethuese të manastirit, m’u dhimbs. Me imagjinatën time e kisha menduar ndryshe, por imagjinata me realitetin ishin shumë larg. Kisha parë disa manastire të zonës së Kakomesë, ku ka gjurmë të sakta dhe të mira që i japin kënaqësi një vizitori pavarësisht dëmtimeve. Në rastin e Manastirit të 40 Shenjtorëve kishin shpëtuar vetëm katakombet poshtë, që s’kishin pasur mundësi t’i prishnin”,- shpreh shqetësimin e tij qytetar Ylber Hysi, i cili pasionin e vet për historinë dhe gjeografinë e lëvron në fushën e botimeve si libërth xhepi, ku jepen informacione për destinacione të ndryshme turistike në Shqipëri. Ky botim është vazhdim i një kolane botimesh të tilla me autor Ylber Hysin. “Kam shtatë botime të kësaj natyre, të gjitha në gjuhë të huaj. Kam botime për Rivierën, që përfshin zonën nga Vlora deri në Kepin e Stillos, për Sarandën dhe rrethinat e saj, Butrintin, Delvinën, Lukovën etj. Unë punoj çdo ditë në fushën e historisë, arkeologjisë, kulteve fetare, trashëgimisë dhe mjedisit. Aktualisht po përgatis për botim dhe një libërth për Bylisin, Apoloninë, Çamërinë dhe Kurveleshin.

I lindur nga prindër norvegjezë në vitin 1916, jeta e Roald Dahlit ka qenë tejet e pasur me ngjarje dhe aventura. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u plagos në Libi duke luftuar si pjesëtar i RAF-it kundër trupave naziste. Përvoja e tij e jashtëzakonshme e luftës do të pasqyrohej fillimisht në një vëllim me tregime dhe më pas do të shtrihej në të gjithë veprën letrare të këtij shkrimtari mjaft pjellor. Krijimtaria letrare e Dahlit është e larmishme dhe e gjerë, duke filluar nga tregimet e deri te romanet, si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Ajo çka të bie në sy në veprën e tij është se Roald Dahli është zhvendosur vazhdimisht nga një regjistër letrar në një tjetër; nga proza realiste te proza fantastike. Roald Dahli është i njohur për lexuesin shqiptar me romanin e tij për fëmijë Gjiganti i madh i mirë. E botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, Im ungj Osvald është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit. Ky roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër “pa masë zbavitëse”, ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shokushokut në një mënyrë apo një tjetër. Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me veset dhe defektet e tyre njerëzore. Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij. Gjithë çka vijon më pas është krejt në dorën tuaj për ta zbuluar.


POLITICAL MIND

Sipas meje

Narcisizmi në politikë

Një punë për Ismail Çalën

Ylli Pango Mendohet se ekziston një fill a gen narcisizmi që i bën

Edison Ypi

politikanët të ndjehen të pamposhtshëm, të paprekshëm, të padiktueshëm, dhe të dëshiruar për të...

Isha nisur për në Pogradec. Kur, në Mullet, ku fillon auto-

strada, vura re një numur të madh makinash nga pas. Asnjë makinë përballë, shumë makina vetëm...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

intervista ide

www.mapo.al

Ku po shkon Turqia?

Denion Meidani

GILMAN BAKALLI

Ide diabolike? Ajo se njerëzit janë të barabartë

Një histori, sa e rëndësishme, po aq alarmante, po zhvillohet aktualisht në Turqi. Në qendër të saj qëndron fati i kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, që për një dekadë ka mbizotëruar skenën politike turke. Në krye të qeverisë, ai ka ndikuar jo pak në rajonin përreth dhe më gjerë. Por, pyetja që shtrohet sot është: a po i vjen fundi autoritarizmit të tij në drejtimin e shtetit turk? Akoma është e paqartë, por Ergodani pasi monopolizoi pushtetin në Turqi, futi gjithçka nën influencën dhe komandën e tij. Deri vonë, vetë Ergodani ka menduar se asgjë më s’do ta pengonte atë në akumulimin e të gjithë pushteteve. Ai, si Phaethon në mitologjinë greke, kishte bindjen se mund ta drejtonte karron e Apolonit me diellin në të; por, në fakt, nga gabimet e bëra, mund të digjet po si ky “çuni” i diellit, që duke drejtuar karron, provokoi në tokë herë flakë e djegie, herë akull e ngrirje, herë përmbytje, aq sa Zeusi e shkrumboi atë me një rrufe... Një mega-skandal korrupsioni Muajt e fundit, në media janë ekspozuar mori historish të rënda korrupsioni në Turqi. Ato po e formatojnë skenën politike atje. Në këto skandale janë përfshirë zyrtarë të lartë të AKPsë (partisë së Erdoganit), ministra të saj e familjarë të tyre, por po akuzohet edhe vetë Erdogani e djali i tij për përzierje në afera të pista. Edhe pse mega-skandali i fundit ishte tepër tronditës, reagimi i Erdoganit ka qenë akoma më arrogant por dhe tepër shqetësues, në të njëjtën kohë. Në kuadër të përpjekjeve për të rezistuar me zor, fatkeqësisht ai e ka thelluar synimin për insta-

limin e një sistemi autokratik tepër kërcënues për vetë thelbin e demokracisë turke. Për më tepër, me lëvizjet që po kryen Ergodani po dëshmon një vendosmëri të qartë në prekjen e parimeve demokratike të ndarjes së pushteteve dhe të kontroll - balancimit të tyre. Në një mënyrë apo tjetrën ai po synon të dobësojë, deri të zhdukë disa institucione demokratike të vendit, pavarësisht protestave të brendshme dhe kritikave ndërkombëtare në rritje. Turqia, që duhej të shërbente si model për vlerat demokratike në rajon, sot po rrezikon të kthehet si shumë nga fqinjët e saj në një regjim të shformuar të drejtuar nga një lider i fortë, që nuk shfaq as pretendimin më të vogël për të qenë demokrat. Ndërkohë, për ironi, qeveria turke atë që po ndodh sot e quan një grusht shteti te gulenisteve ndaj demokracisë e shtetit turk, dhe reformat autokratike si të justifikuara me synimin e goditjes dhe eliminimit të rrjetit gulenist (të Fethullah Gulenit), të infiltruar, sipas ergodanistëve, në çdo qelizë të shtetit. Disa masa shtrënguese antidemokratike Ndryshimet në kabinetin e Ergodanit, largimi nga puna i më shumë se 1000 policëve të përfshirë në hetimet për aferat qeveritare të korrupsionit, i mjaft drejtuesve në zyra kyçe në Stamboll, Ankara, Izmir e qytete të tjera; pushimi nga puna i Prokurorit të Përgjithshëm dhe i prokurorëve të tjerë të këtij hetimi, përfshirë dhe prokurorin që lëshoi urdhrin e arrestit për djalin e Erdoganit, ishin vetëm një pjesë e masave të ndërmarra. Por, Erdogani nuk u mjaftua me kaq; ai shkriu njësinë e hetimit të korrup-

Faqe 25

sionit në Ministrinë e Thesarit si dhe filloi një gjueti shtrigash brenda AKP-së e radhëve të deputetëve të saj, të cilët kishin guxuar ta kritikonin për këto masa represive dhe kërkonin transparencë. Në fakt, që në ditët e para të ardhjes në pushtet, strategjia e Erdoganit ka qenë kundër ndarjes së pushteteve. Ai ndërhynte edhe aty ku nuk i takonte në funksion të akumulimit të një pushteti gjithnjë më të madh në duart e tij. Edhe para skandalit, ai ishte përpjekur që të godiste në çdo rast pushtetin gjyqësor dhe pavarësinë e tij, sidomos kur vendimet e dhëna ishin kundër interesave e pikëpamjeve të tij, që nga privatizimet deri tek amendamentet kushtetuese. Tashmë, duke reaguar ndaj skandalit, ai, me forcën e kartonëve, e shtoi presionin për nënshtrimin e presidentit të vendit dhe hartoi një legjislacion që i rriti kompetencat e ekzekutivit mbi pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë. Për më tepër, qeveria e Erdoganit ka miratuar masa drastike, që kufizojnë marrjen e informacionit mbi hetimin e këtij mega-skandali. Me udhëzim të veçantë porta e drejtorisë së policisë së Stambollit është e mbyllur për gazetarët dhe këdo që kërkon informacionin e duhur. Po ashtu, çdo oficer policie është i detyruar të informojë Ankaranë zyrtare para se të fillojë një hetim kriminal, një nonsens ky i denjë për një republikë bananesh! U arrit deri aty, që në vrazhdën e “reformave” të tilla post skandal, të formuloheshin një serë masash e ligjesh për censurimin e Internetit në vend. Po ashtu, po përdoret në vazhdimësi trysnia, kërcënimi e frika >>


26

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

www.mapo.al

pikëpamje

Ku po shkon

Turqia?

>> për të mbyllur gojën e gazetarëve. Madje, për të dytin vit, Turqia ka numrin më të madh të gazetarëve të burgosur, duke ia kaluar (sipas Komitetit Botëror për Mbrojtjen e Gazetarëve) Rusisë, Kinës, Ukrainës, deri Sirisë e Iranit. Kjo sjellje e Erdoganit e ka larguar së tepërmi Turqinë nga aspiratat e popullit turk dhe nga procesi i integrimit në BE. Është ironike po të mendosh që në vitet e para të qeverisjes së tij, Erdogani ka bërë më shumë se çdo qeveri tjetër për të nxitur anëtarësimin e vendit në BE, deri duke bërë të mundur, në vitin 2005, hapjen e negociatave të anëtarësimit. Pra, gjatë asaj kohe ai e mbështeti fuqishëm këtë proces, duke e përdorur atë edhe si kartë për të thyer dominimin e fuqishëm të ushtrisë në skenën politike turke. Por, që nga ajo kohë, marrëdhëniet me BE-në kanë ardhur duke u përkeqësuar, veçanërisht pas referendumit kushtetues (2010), që kishte si qellim fuqizimin e mëtejshëm të pushtetit të tij. Agresiviteti i këtij pushteti u pa qartë gjatë shtypjes brutale të protestave në Gezi Park, në maj 2013. Edhe më parë, nga analistë të politikës janë shfaqur dyshime mbi përpjekjet e Ergodanit për procesin e integrimit në BE. Sipas tyre, ai nuk e donte futjen e Turqisë në BE, duke e quajtur këtë organizim një projekt të dështuar. Dëshira e tij, në fakt, ishte për të krijuar, sipas modelit oruellian, një perandori të re që do të mund të rivalizonte Amerikën e Kinën. Kjo linjë u bë më evidente kohët e fundit, kur Ergodani i kërkoi presidentit Putin futjen e Turqisë si anëtare në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait. Turqia është larg të qenit një model për rajonin SHBA dhe BE janë përpjekur, për shumë kohë, që të jepnin idenë e një Turqie - histori suksesi në Lindjen e Mesme, pra të një Turqie që do të shërbente si model për rajonin. Pra, për të dëshmuar se që një demokraci e stilit perëndimor me ndarje pushteti dhe kontroll-balancim të tij mund të lulëzonte dhe të sillte prosperitet e stabilitet në vendet e rajonit. Në fakt, këto “dëshira” tashmë janë zbehur jo pak, përfshirë dhe shpresën e një Turqie - shembull për vendet e pas konfliktit të Pranverës Arabe apo për ato në tranzicion në Azi e Kaukaz. Sot, deri diku, Turqia i ngjason më shumë Egjiptit të Mubarakut sesa një vendi aspirant për t’u anëtarësuar në BE. Po ashtu, Turqia e Erdoganit i është kundërvënë klasës së mesme, të edukuar dhe sekulare në të gjithë Lindjes Mesme. Ajo mbështeti Morsin në 2013 apo grupet rebele fundamentaliste në Siri. Shqetësues ishte dhe orkestrimi i hetimeve hakmarrëse ndaj grupeve liberale të biznesit... Parë me këtë sy, pozicioni dhe roli ndërkombëtar i Turqisë është tashmë në udhëkryq. Në favor të Erdoganit, por edhe për të keqen e Turqisë, me gjithë protestën popullore e kritikën e fortë ndërkombëtare, në Turqi nuk ka akoma sot një opozitë të mirë-organizuar, të aftë për t’u përballur me pushtetin autokratik të Erdoganit. As dhe protestat masive të verës së kaluar nuk arritën të kanalizoheshin në një rrymë të qartë politike. Por, as dhe kemalistët e CHP me grupime të tjera politike si partia pro kurde BDP nuk krijuan dot një koalicion të përbashkët. Ato nuk arritën dot as dhe një marrëveshje të thjeshtë xhentëlmenësh për zgjedhjet lokale e ardhshme. Për më tepër, nuk ka shenja që, së shpejti, të lindë apo të krijohet ndonjë formacion i ri opozitar. Në skenarin më optimist, shpresa mbetet tek fronti opozitar që po krijohet brenda vetë AKP, i cili duke u ndarë dhe bashkuar me opozitën mund të bëhet një pikë e fortë kondensimi. Veçse historia politike e Turqisë moderne nuk ofron shpesh shembuj politikanësh e partish me kurajën e nevojshme dhe kapacitetin e domosdoshëm të kompromisit. Por, a është Turqia një histori suksesi në një këndvështrim ekonomik? Turqia, duke u krahasuar me mjaft vende të tjera gjatë krizës globale, mund të konsiderohet në një këndvështrim të ngurtë ekonomik si një histo-

ri suksesi. Në fakt, që me ardhjen e Erdoganit në pushtet PBB-ja (GDP) është rritur mesatarisht çdo vit me 5%. Investimet e huaja të drejtpërdrejta (FDI) janë rritur në mënyrë të dukshme. Inflacioni ka qenë i ulët dhe sektori bankar i konsoliduar. Klasa e mesme turke ka parë nje rritje serioze të bazës së saj si asnjëherë më parë. Programi simulues i Rezervës Federale, që furnizoi tregjet financiare ndërkombëtare me dhjetëra miliardë dollarë në çdo muaj, futi ekonominë turke, të bazuar tek dollari, në një erë të re zhvillimi. Investimet afat shkurtra, të stimuluara nga ky program, aplikimi i interesave të ulëta të kreditimit dhe rritja e konsumit, bëri që PBB-ja të arrinte vlerën 9% në periudhën 2010-2011, para se të binte në vitet pasues në nivelin 2.2% (në 2012) dhe 3% (në 2013). Po pse kjo rënie? Në fakt, skandalet e shumta, konfliktet e ndryshme e mjaft ligje jo demokratike dhanë efektin e tyre mbi ekonominë dhe lirën turke. Madje, nëse ndodh lëvizja logjike e radhës -ajo e largimit të investitorëve të mëdhenj apo e pezullimit të investimeve të tyre- do të shtohen shanset që vendi të shkojë drejt recesionit. Sipas Brookings Institution, nga hetimet po rezulton ajo që shumë njerëz brenda e jashtë Turqisë dyshonin se po ndodhte - kompanitë afër Erdoganit kanë përfituar nga projektet e mëdha të zhvillimit duke lënë pak hapësirë për të tjerët, aq më pak për drejtësi e barazi. Nga ana tjetër, vazhdimësia e efektit rënës në ekonomi lidhet edhe me perceptimin mbi ndryshimet e sotme që po eliminojnë ndarjen e pushteteve dhe po prekin të drejtat e liritë në vend, duke cenuar kështu edhe klimën e bërjes biznes në Turqi. Kjo e ul gatishmërinë për investime në një klimë të tillë. Për më tepër, probleme e mësipërme janë gjeneruar në kohën më të keqe për ekonominë turke, pikërisht në momentin kur Rezerva Federale ka vendosur të tërhiqet nga programi i saj stimulues dhe të reduktojë ndjeshëm blerjen e bondeve, duke e parë një gjë të tillë si të panevojshme për ekonominë e rimëkëmbur amerikane. Ky vendim, ndër të tjera, do të sjellë rritje në vlerën e dollarit amerikan dhe atë te interesave bankare në SHBA, duke tërhequr kështu investitorët dhe investimet në SHBA. Pritet që efektet e tij të ndjehen dukshëm në Turqi, ku është përfituar së tepërmi nga ai program; sidomos tani kur ekonomia turke është më vulnerabël dhe varet shumë nga huazimi i parasë nga jashtë. Pra, me mbylljen e këtij programi do të “thahet” edhe kapitali që po rridhte në Turqi, duke lënë pas një ekonomi të varur prej kredive të lira dhe një llogari deficiti prej mbi 60 miliardë dollarësh. Bizneset dhe konsumatorët që kanë marrë kredi në valutë papritur do të jenë para një mali me borxhe. Po ashtu, në fund të vitit 2013, volumi i kredive bankare e ka kaluar vlerën prej 450 miliardë dollarë (një rritje dyfish që nga 2010), ndërkohë që kursimet kanë arritur në nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit. Edhe fitimet e kësaj periudhe kanë shkuar më së shumti në duar të gabuara apo janë keq shpenzuar duke shkelur ligjësitë bazë të ekonomisë së tregut (p.sh., projektet masive në infrastrukturë.) Nga ana tjetër, në këto 10 vitet e fundit, reformat strukturale në mbështetje të ekonomisë kanë mbetur relativisht prapa, diku dhe kanë dështuar. Edhe popullsia në rritje e Turqisë, që ka qenë një avantazh ekonomik tradicional i saj, nuk rezulton më e tillë; madje, Turqia, sipas statistikave, shkollimin mesatar të moshës 25 vjeçare e ka afro 6.5 vjet, duke mbetur shumë prapa në listën e 187 vendeve anëtare të OKB-së, sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (HDI) për vitin 2013. Një tjetër numër jo i favorshëm është dhe ai i përqindjes së pjesëmarrjes së gruas (29%) në forcën e punës në këtë vend. Në fakt, FMN-ja, që në vitin 2011, pati paralajmëruar se pa reforma në edukim e punësim, pa respektimin e barazisë gjinore, pa investime në teknologji dhe pa përmirësim të klimës biznesit, Turqia do ta kishte të vështirë një rritje të PBB-së

mbi 3 %. Një shqetësim të ngjashëm ka shfaqur edhe M. Yilmaz, kryetari i Dhomës së Tregtisë. Sipas tij, Turqia ka hyrë në ujëra të rrezikshme. Për të, ndikimi i ligjit nuk është më aq absolut dhe i pavarur, madje mekanizmat e drejtësisë kanë pushuar së funksionuari sipas normave evropiane, kurse pavarësia e institucioneve rregullatore është dëmtuar rëndë. Ai ngriti, po ashtu, zërin për presionet e ushtruara ndaj biznesit dhe medias, për gjobitjet e ndëshkimet nga autoritetet financiare e policore, ndryshimet e papritura në procedurat e prokurimit publik, etj. Sipas tij, një klimë e tillë biznesi është e papranueshme, sidomos për tërheqjen e investimeve të huaja. Por, për fat të keq, shqetësime të tilla u pagëzuan nga Erdogani si “tradhti” apo si pohime “tradhtarësh” të Turqisë. Në të vërtetë, me ç’ shihet sot, Erdogano-ekonomia (Erdonomics) po e mbyll me dështim ciklin e saj të suksesit. Ajo ka nevojë për rregullime të shpejta strukturore, krahas rikthimit të ideve kemaliste dhe rikthimit të frymëmarrjes demokratike. Përplasja Ergodan- Gulen Për shumë analistë, rrënjët e orientimit politik të kryeministrit Rexhep Tajip Ergodan gjenden tek lëvizja transnacionale e Vëllazërisë Myslimane (të themeluar ne Egjipt në 1928). Atyre u bashkëngjiten, në kohë, veprimet jo demokratike e autokratike të tij në krye të Turqisë. Ndërsa, në sjelljen politike të mendimtarit Fethullah Guleni mbizotëruese ka qenë në vite toleranca e kompromisi,

fryma e bashkëveprimit të ndërsjellë, në respekt të plotë me civilizimet dhe fetë e tjera. Në ndryshim prej tij, për Ergodanin (një student i devotshëm e ndjekës i linjës ideologjike të Nexhmetin Erkabanit dhe tezave kryesore të manifestit të tij) Turqia duhet t’i largohet Perëndimit dhe të ndërtojë një aleancë politike, ekonomike e ushtarake me vendet me popullsi dhe gjuhë të afërt me atë turke. Bazuar në ide të tilla me orientim “neo-otoman”, fanatizmi e nacionalizmi turk duhet të ushqehet më tej si kundërvënie ndaj ideologjisë dhe demokracisë perëndimore, gjë që ishte në kundërshtim të qartë me predikimet e Gulenit dhe orientimet pragmatiste të lëvizjes së tij. Kjo e fundit mbështet mendimin kritik si themel të dijes për besimin e zotit, madje e konsideron shkencën, veçanërisht matematikën, një nevojë e mjet të myslimanit të devotshëm në përmbushjen e detyrës së tij fetare e qytetare në shërbim të përmirësimit të gjendjes ekonomike të familjes e shoqërisë. Aty, feja merrte vlerë dhe luante rolin e saj të rëndësishëm në dialogun social. Disa gabime kritike të Ergodanit Në qeverisjen e sotme të Ergodanit, Turqia është kthyer në një vend ku vatrat e pavarura të pushtetit, pasuria, influenca, pastërtia, ndershmëria e besnikëria ndodhen jo pak në rrezik. Ato përballen, sot, gjithnjë e më shpesh, me prirjen për uzurpim, nënshtrim, shtypje prej mekanizmave të administratës së drejtuar nga Erdogani. Madje, janë


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

të zakonshme kërcënimi, përgjimi, shantazhi, gjobat, arrestimet, provat e fabrikuara, burgu, etj. Tashmë, skandalet e njëpasnjëshme dhe aferat e mëdha të korrupsionit, por dhe pakënaqësia popullore kanë marrë dhenë. Mesa duke ai e ka humbur statusin dhe aurorën e tij. Erdogani po bën gabim mbas gabimi e llogaritje të nxituara, në vazhdimësi. Në sytë e popullit, ai po shfaqet si një lider tashmë relativisht i izoluar, tepër autoritar, aspak njerëzor, bile që rrezaton panik e frikë. Po ashtu, për herë të parë, ai po shfaq shenja dobësie elektorale. Erdogani si kryeministër, përveç një sjellje politike megalomane, në goditje të demokracisë dhe shkeljes së parimit të ndarjes së pushteteve, ka bërë dhe një gabim tjetër kritik. Ai vendosi ta shtypë revoltën popullore, me sajesën e një konspiracioni të organizuar prej Gulenit dhe ithtarëve të tij. Për më tepër, ai dhe mbështetësit e tij në qeveri, media dhe gjetkë, filluan një sulm virulent kundër politikës së SHBA-së, BE-së, disa kompanive me peshë dhe medias më të fuqishme ndërkombëtare (si Financial Times, Reuters, CNN, Economist, etj.). Për Erdoganin, kushdo që nuk i bashkohet kësaj veprimtarie reaktive mund të konsiderohet si ushtar i të keqes, madje edhe mund të burgoset e dënohet. Nisur nga tendencat e tij autoritare, ai, me sa duket, nuk e ka kuptuar thellësinë e pakënaqësisë popullore, përfshirë dhe problemet ekonomike akute në Turqi. Por, ai beson se manovrat e tij autoritare e agresive do ta solidifikojnë bazën elektorale të partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme. Më e keqja është se ai nuk e ka kuptuar akoma dëmin e madh, që i ka bërë imazhit të Turqisë në botë, sidomos me përplasjen e saj me një aleat strategjik si SHBA. Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane nuk i kanë gëlltitur dot akuzat e Erdoganit për rolin e tyre brenda një master-plani për rrëzimin e tij - të kësaj “pengese” të vetme për përfitime të tyre në kurriz të Turqisë dhe popullit turq. A është Guleni një shpëtimtar i Turqisë? Për të mbuluar skandalet e fundit, Ergodani i çoi në “stratosferë” akuzat e tij ndaj ish-aleatit të vjetër, Gulenit. Ky i fundit, dikur një mbështetës i madh i tij, madje dhe një bashkudhëtar në rrugën drejt pushtetit, më vonë, nisur dhe nga zhvillimet e mëtejshme të ngjarjeve, iu kundërvu ashpër etjes së tepruar për pushtet apo mungesës së moralit të kryeministrit Erdogan. Sidomos, aleanca Ergodan- Gulen u dëmtua seriozisht kur, me zbythjen e influencës së ushtrisë turke në sferën politike turke, Ergodani e mbushi shpejt këtë “vakum”, duke synuar një akumulim në vazhdimësi të pushtetit prej tij. Kjo e shndërroi Gulen në një armik të vërtetë të pushtetit autoritar e autokratik të kryeministrit. Aq sa, në median amerikane, mjaft analistë e quajnë Gulenin një Martin Luther King të Turqisë. Sidoqoftë, përplasja midis këtyre dy bur-

27

www.mapo.al

rave pritej që kohë më parë, aq më tepër që në sytë e analistëve perëndimorë ata shiheshin si rivalë politikë e ekonomikë. Nga kjo përplasje, siç ndeshet dhe në mjaft tituj mediash ndërkombëtare, liberalizmi islamik ka marrë goditje serioze. Bile, duket sikur ai po përjeton sot një gjendje kome. Modeli islamik turk që përfaqësonte martesën e supozuar midis liberalizmit e islamit është duke u shembur nën peshën e vet. Dy komponentët qendrorë të këtij modeli, komuniteti Gulen dhe rrethi i Erdoganit janë duke i dhënë goditje fatale njëri tjetrit, pra dhe vetë këtij modeli. Në fakt, çfarë e bën të veçantë islamizmin turk nuk ka qenë thjesht esenca e tij më liberale në krahasim me vatrat e tjera përreth, por forma e tij konvergjente në përplasjen e traditave islamike me përpjekjet pragmatiste për t’u bërë konkurrues në ekonominë globale. Në njëfarë mënyre, në Turqi, liberalizmi gjeti mishërimin e tij tek komuniteti Gulen duke e kthyer atë në një lëvizje të vërtetë popullore, madje dhe në një projekt socio-politik që mund ta transformonte vendin dhe të gjithë botën islame. Por, dukshëm kjo lëvizje që deri atëherë, në rastin më të mirë, mund të influenconte deri diku institucionet, arriti të mobilizonte vullnetin e popullit kur u bashkua me konservatorizmin e radikalizmin islam të Erdoganit dhe të partisë AKP. Veçse, lufta e lindur midis këtyre dy faktorëve vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë dhe mbijetesën e konvergjencës, për rrjedhojë vetë pragmatizmin e integrimit të shtresës myslimane me kapitalizmin global. Edhe pse Erdogani e ka përdorur me tepricë retorikën politike islame, në fakt, është Guleni ai që është përpjekur të japë kontributin e tij si një intelektual në zhvillimin e shkollës islame moderne, që unifikon fenë me vlerat liberal- demokrate, racionalen, shkencën, ekonominë e tregut. Kurse, Erdogani dhe mbështetësit e tij duan ta pikturojnë lëvizjen fetare të Gulenit “Hizmet” (“Shërbimi”) si një lëvizje politike konspirative, si ndërtim shteti brenda shtetit. Madje, kjo lëvizje është për ta përgjegjëse për fabrikimin e skandaleve të korrupsionit dhe hetimet pasuese. Sot, Erdogani sheh tek çdo gjykatës, prokuror dhe polic, që ka hetuar e heton këto skandale, një gulenist të infiltruar në këto struktura pushteti. Këto akuza janë të vështira të materializohen, aq më tepër që lëvizja Hizmet përbëhet nga vullnetarë pa ndonjë anëtarësim formal, pa zyra qendrore e hierarki të brendshme. Kjo e bën gati të pamundur deklarimin mbi përkatësinë e një punonjësi të shtetit në këtë lëvizje, por dhe e bën akoma më të vështirë mundësinë e organizimit të pjesëtarëve të kësaj lëvizje në një puç antishtet, siç dhe po akuzohen ata sot. Në rastin më të mirë, ata mund të konsiderohen si persona e or-

ganizime civile, që preferojnë e ndjekin mësimet e Gulenit, por jo pjesëtarë të ndonjë organizatë kulte, siç pretendon Erdogani me të vetët. Është e kuptueshme që një pjesë e mirë e biznesmenëve të rinj vendas, të lindur gjatë revolucionit kapitalist të disa dekadave më parë, i ka përqafuar mësimet e Gulenit sepse teologjia dhe mësimet e tij e konsiderojnë normale bashkëveprimin, të bërit biznes, dialogun dhe ndërveprimin, në kuadër të ekonomisë së tregut e institucioneve demokratike, midis njerëzve të besimeve fetare të ndryshme. Bile, që në vitet 60-të si predikues në një xhami, ai ishte kundër përdorimit të fesë si vegël për të akumuluar fuqi politike. Ai mbështeste plotësisht mësimin e shkencave moderne në shkollat islame, gjë që binte ndesh me predikimet e Vëllazërisë Myslimane në Lindjen e Mesme (për kontrollin e shtetit nga islami, mësimet bazike islame si jurisprudencë shtet-formuese). Pas arrestimit nga ushtria në 1970, me ndihmën e disa miqve të tij, ai hapi kurse private mbi përgatitjen e nxënësve për provimet e pranimit në universitete, kurse më vonë hapi shkolla të mesme e të larta, shtëpi botuese për materiale shkollore, etj. Madje, pas kërkimit të azilit politik në 1999, në ShBA, ai krijoi gradualisht një perandori financiare të mbështetur në një rrjet të gjerë shkollash e universitetesh. Sot, këto shkolla janë më shumë se 1500 dhe janë shtrirë në 120 vende të ndryshme, përfshirë këtu Shqipërinë, Austrinë, Amerikën, Indonezinë, Japoninë, Meksikën, etj. Një aleancë e përkohshme: Dy konceptime të ndryshme Në thelb, Guleni, që në fillim, ka promovuar demokracinë, tolerancën kulturore e fetare, ka ushqyer bindjen e çdo myslimani të devotshëm në mbështetje të ligjit, por dhe të kontribuuesit në transmetimin e ideve të mira në shërbim të së ardhmes. Vetë investimi i tij në institucionet shkollore e parashkollore private ka si themel promovimin e një shoqërie civile të pavarur, zhvillimin e mendimit racional dhe njohjen matematiko-natyrore. Nuk duket çudi pse Guleni dhe lëvizja e inspiruar prej tij, në vitin 2002, pa një aleat tek Erdogani dhe AKPja. Ata kërkonin, në atë kohë, më shumë liri ekonomike e fetare për Turqinë; për më tepër, ata, si dhe Guleni, e shihnin pushtetin ushtarak dhe elitat e vjetra si një pengesë për progresin e mëtejshëm demokratik e social-ekonomik të Turqisë. Por, me të fituar zgjedhjet, filloi në Turqi një gjueti shtrigash me futjen në burg, nëpërmjet proceseve gjyqësore të montuara, të mjaft ushtarakëve e biznesmenëve. Ka shumë zëra që thonë se maja e ushtës e fushatës disa vjeçare të AKP-së për të margjinalizuar e nënshtruar ushtrinë Turke ishin vetë gulenistët. Sidoqoftë, për herë të parë në histori, ky bashkim solli ngritjen, fuqizimin dhe popullaritetin e interpretimit pragmatist, me orientim kapitalist të islamizmit. Ky islamizëm liberal jo vetëm që arriti të mundte rojën e vjetër sekulare, që ishte tashmë një partner jo i preferuar i Perëndimit, por dhe të margjinalizonte mjaft interpretime të padëshiruara ekstremiste të islamit duke e futur në të njëjtën kohë vendin në shinat e zhvillimit e rritjes së qëndrueshme. Ai e rriti fort edhe ndikimin e Turqisë në sferat diplomatike e ushtarake. Modeli u duk premtues dhe SHBA e BE kërkonin ta eksportonin atë në pjesën tjetër të botës myslimane, duke e menduar si një ilaç ndaj “islamizmin revolucionar” të Iranit apo atit të dhunshëm të al-Qaeda. Gazetat e mëdha si New York Times, Economist, Le Monde, në unison ngrinin në qiell këtë mrekulli turke. Por, ky model e kjo aleancë nuk mund të zgjaste për një kohë të gjatë. Midis dy faktorëve kishte filluar me kohë përplasja për ndarjen e pushtetit e “plaçkës së luftës”, por dhe për qëndrimin ndaj çështjes kurde. Ndërkohë, në rrethet e Erdoganit, po ringjalleshin temat e dikurshme islamiste, në veçanti ideja e krijimit të një shteti islamik. Pse ndodhi kjo ringjallje? Mbas pranverës arabe, AKP-ja ishte tepër e destabilizuar dhe e dyzuar nëse duhet të vazhdonte në rrugën e nisur, sidomos pas problemeve ekonomike të vitit 2009, aq më tepër që edhe sforcimet e përplasjet brenda saj ishin të mëdha. Baza e partisë që mbështeste rritjen ekonomike filloi të lëkundej kur një pjesë e partisë me në krye Erdoganin kërkoi rikthimin e temave të islamizmit e nacionalizmit në funksion të pushtetit vetjak, por dhe për të justifikuar ndërhyrjen e Turqisë në vendet e Pranverës Arabe. Për më tepër, për Erdo-

ganin, si nxënës i devotshëm i Erbakanit (që ka përfaqësuar lëvizjen anti-perëndimore kundër demokracisë dhe ekonomisë së tregut), Turqia duhet t’i largohet Perëndimit dhe të lidhë një aleancë politike, ekonomike dhe ushtarake me vendet myslimane, pra duhet të rindërtohet apo të ringjallet ëndrra neo-osmane. Sipas kësaj linje, fanatizmi e nacionalizmi turk duhen ushqyer për t’iu kundërvënë ideologjisë perëndimore e demokracisë së saj, krejt ndryshe nga predikimet e Gulenit. Kurse, vetë gulenistët kishin një botëkuptim të ndryshëm nga AKP-ja për identitetin turk dhe lidhjen e tij me fenë islame si kolona të një shteti demokratik modern. Pra, kursi i brendshëm aspak demokratik dhe një politikë e tillë e jashtme konflikti solli një përplasje të natyrshme mes dy aleatëve të dikurshëm. Sidomos, frustrimi i lëvizjes Gulen me “lojën e kungulleshës” së Erdoganit për të ndërmarrë bisedime serioze në kuadër të integrimit evropian, aq më tepër ndjekja e një kursi largimi prej këtij bashkimi nxori në sipërfaqe thelbin e konfliktit midis këtyre dy orientimeve. Edhe politikat shtrënguese të censurimit të internetit apo cenimit të pavarësisë së gjyqësorit janë elementë të tjerë të antagonizmit me gulenistët. Një pozicionim tjetër që solli shqetësime serioze në Perëndim, por dhe në lëvizjen Gulen, ishte mbështetja e Ergodanit për Vëllazërinë Myslimane në Egjipt apo grupet fundamentaliste në Siri e Liban. Një front tjetër lufte u bë dhe ai që lidhej me shkeljen e të drejtës së fjalës, të lirisë së medias, me persekutimin e burgosjen e gazetarëve. Qeverisja e Ergodanit nuk mbetet mbrapa edhe në sulmet e presionet e qëllimshme, inspektimet e orientuara, gjobat arbitrare e kërcënimet ndaj biznesit, sidomos atij të medias, publikimeve, organizatave jo fitimprurëse, etj. Është arritur deri aty që “Alliance for Shared Values” të pohojë se në historinë e Turqisë nuk ka pasur person e parti që të ushtronte më parë një trysni të tillë, një përpjekje agresive për nënshtrimin e medias dhe të shoqërisë civile. Kurse, shtypja brutale e protestave masive popullore në Gezi Park ishte dhe pika kulmuese e konfliktit të qeverisë Ergodan me gulenistët dhe Perëndimin. Vetë media dhe gulenistët kanë ngritur zërin kundër veprimeve e politikave abuzive të Erdoganit dhe rrethit të tij. Brenda një emocioni tepër negativ, Erdogani u deklaroi luftë të hapur Gulenit e ndjekësve të tij. Ai miratoi disa ligje antidemokratike e arbitrare për të mbyllur në Turqi rrjetin e shkollave private, një nga përbërëset e bizneseve, në zemër të kësaj lëvizje, me rol me peshë në përhapjen e ideve të Gulenit. Ndërkohë që media në nëntor të vitit kaluar botoi një material sekret të viti 2004 të Këshillit të Sigurimit Turk, të firmosur nga vetë Erdogani, ku rekomandoheshin një sërë masash me qëllim mbajtjen në kontroll dhe rrudhjen e lëvizjes guleniste gjë që pasqyron qartë qëllimet, paranojën dhe hilen e Erdoganit që në fillimet e kësaj aleance. Por, se si do rezultojë kjo përplasje nuk dihet por është e sigurt që do të përkeqësohet, sidomos duke pasur parasysh që vendi ndodhet para një sërë sprovash të rëndësishme elektorale, siç janë zgjedhjet lokale të këtij muaji dhe ato presidenciale e parlamentare pak më vonë. Erdogani, me shpatulla pas muri, duket i gatshëm të abuzojë duke shfrytëzuar të gjithë arsenalin shtetëror që disponon. Nëse në zgjedhjet e ardhshme AKP-ja do të humbasë kontrollin e qyteteve kryesore, por dhe do të zvogëlohet ndjeshëm përfaqësimi parlamentar, ky do të ishte dhe verdikti i popullit kundër ëndrrës së Erdoganit për t’u bërë një “sulltan” i ri i Turqisë. Nga ana tjetër nuk duket se Guleni do të tërhiqet nga kjo luftë, veçse mbetet për t’u parë nëse lëvizja e tij do të fuqizohet apo dobësohet brenda kësaj fushate të re sulmi të Ergodanit ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë në vend. Gjërat nuk duket sikur do zgjidhen thjeshtë me forcën e votës. Provokimet nuk do mungojnë dhe populli mund të zbresë, përsëri, shumë më fuqishëm në rrugë e sheshe. Po ashtu, AKP-ja është e fragmentuar, klasa politike e acaruar dhe policia mbase jo më aq e gatshme për të dhunuar protestuesit. Por, pavarësisht rezultatit të kësaj lufte, në këtë histori veprimesh autokratike, antidemokratike, shkeljesh e skandalesh korrupsioni, humbësi më i madh është Turqia, vetë populli turk. Është ky i fundit, që i ushqyer me idetë e Ataturkut, nuk duhet të lejojë abuzimin në kurriz të tij, të lirisë dhe aspiratave të veta demokratike.


28

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

…Shumica e njerëzve kanë frena në sjelljet e veta. Narcisistët, jo. Ata ndjekin më shumë veten, pothuaj vetëm veten, dhe pothuaj asnjëherë as të tjerët e as edhe ndonjë këshillë sado modeste të tyre. Kësisoj ata përfundojnë duke i fyer qoftë edhe pa dashur apo pa vetëdije, njerëzit që kanë përreth, miqtë, familjarët, bashkëpunëtorët...

Narcisizmi në politikë Prof. Dr. Ylli Pango

Mendohet se ekziston një fill a gen narcisizmi që i bën politikanët të ndjehen të pamposhtshëm, të paprekshëm, të padiktueshëm, dhe të dëshiruar për të ndërmarrë risqe. Rikujtojmë disa tipare të personalitetit narcistik aq të njohura në psikologjinë e çrregullimeve të personalitetit. Të tilla janë ndjenja e madhështisë, e vetërëndesës, prirja pas suksesit, famës, shkëlqimit, bukurisë; dëshira për të pasur admirimin e të tjerëve, bindja se meriton privilegje nga të tjerët dhe pritshmëritë e larta për këtë; fakti i të qenit shfrytëzues në marrëdhëniet me të tjerët; mungesa e dukshme e empatisë (mungesë ndjeshmërie a paaftësi përjetimi qoftë edhe minimal të vuajtjes a hallit të tjetrit) dhe në rastet ekstremale edhe arroganca, prepotenca a zilia për suksesin e të tjerëve. Politikanët, ndonëse të ndryshëm përsa i takon nivelit të inteligjencës, e sidomos tek ne ku hasen mes tyre edhe nivelet më të ulëta kulturore e intelektuale, sërish bashkohen në këtë tipar. Madje kur niveli është inferior, ata kanë më shumë dëshirën, se aftësinë, të promovojnë veten pa pushim, të kërkojnë respektin e admirimin e të tjerëve, të jenë epiqendra e vëmendjes të të tjerëve. Ambicia e narcisizmi nga ana tjetër, pothuaj për të gjithë liderët politikë, janë gjithashtu më shumë veçori tipike a që hasen rëndom, sesa shfaqje rastësore. Pabesia, mosmbajtja e fjalës së dhënë, mungesa e besnikërisë konsiderohen gjithashtu, nënprodukte të narcisizmit. Nëse i thërritet sadopak kujtesës, e shihen a vërehen shembujt e pafund të tradhëtive bashkëshortore, partiake (ndërrim partish, lënie partie e sharje e atij grupimi politik ku kanë milituar prej vitesh), të shoku shokut, etj., të politikanëve këtu e në botë, bindesh se sa tipar i përhapur a i zakonshëm është tradhtia mes tyre. Madje pikërisht edhe etiketimi i politikës si ‘kurvë’, natyrisht i dedikohet politikanëve që e mishërojnë atë, dhe jo vetë asaj si nocion abstrakt. Cili është argumenti që përdoret për t’i justifikuar këto elemente të narcisizmit tek politikani? Natyrisht sipas vetë politikanëve apo analistëve në mbrojtje të tyre, janë pragmatizmi, interesi partiak, nevoja për të mbajtur në këmbë militantët e partisë kur nuk ke me se t’i darovisësh ata etj., që justifikojnë çdo lloj lëvizjeje politike, tradhtie etj. Në të vërtetë, në thelb qëndron narcisizmi, egotizmi, vlerësimi mbi këdo i vetes dhe interesave egoiste, shfrytëzimi i çdo mjeti e i të tjerëve, madje dhe i partive të tjera, për arritjen e qëllimeve personale e grupore. Le të shohim rastin e tradhtisë bashkëshortore, mjaft i përhapur mes

politikanësh. Kujtoni në kontrast të fortë ato çka sheh publiku, sidomos në fushatat elektorale, në takimet e gjera masive, në paraqitjen përpara publikut të politikanit së bashku me familjen ideale, bashkëshorten ideale, rrezatimi i tij e i pjesëtarëve të familjes në mes të lumturisë familjare, buzëqeshjet e tundjet e kokave, miratuese, vështrimet admiruese të inskenuara, përqafimet publike e puthjet. Përse e gjitha kjo hidhet poshtë kaq lehtë e kalohet në tradhti bashkëshortore (nëse nuk ka filluar të hidhet poshtë vite më parë, përpara kandidimit), ndërkohë që publikut i serviret modeli i lumturisë bashkëshortore, besnikërisë së përkorë, shenjtërisë së familjes ideale. Pikërisht sepse politikani narcisist, përpara kënaqësive të vetes, egotizmit të vet, shfrytëzimit të të tjerëve e sidomos mungesës së empatisë për tjetrin (në rastin konkret për bashkëshorten), realizon atë drejt së cilës e shtyn narcisizmi i tij. Mungesa e besnikërisë (pabesia). Me përkufizim, narcisizmi është një vetëdashuri eksesive, dashuri ekskluzive për veten dhe origjina e fjalës vjen nga mitologjia greke e miti i famshëm i Narcisit, djaloshit të bukur që pa veten të pasqyruar në pellg e u vetëvra nga dashuria për veten e pamundësia e realizimit të saj. Sot termi ka marrë edhe kuptime të tjera më të gjera si egotizëm, egoizëm, arrogancë. Thuhet se deri 1% e njerëzve janë narcisistë, por ka mes njerëzve edhe të tillë që shfaqin tipare të narcisizmit pa u diagnostikuar si të tillë. Por gjithsesi në testimet, liderët e politikanët shfaqin rezultate më të larta lidhur me këtë tipar të çrregulluar të personaliteti. Ndërkohë nuk duhet lënë pa vënë në dukje se jo të gjithë tiparet që lidhen me narcisizmin janë negative. Vetëbesimi i narcisistit shpie jo rrallë edhe në ndërmarrjen e rreziqeve të mëdha pra edhe realizimin e veprave e betejave të mëdha, pikërisht për të qenë sërish qendër e vëmendjes, egotik e egocentrist siç është narcisisti. Narcisisti ka natyrisht edhe tiparin e kërkesës së lartë për perfekten e të bukurën, për të arritur majat me ato që bën ai e grupi që ai drejton. Narcisisti dallohet edhe për sqimë, shije por edhe për aftësi për t’i shtyrë njerëzit në aksione të mëdha drejt lavdive a arritjeve të mëdha e përgjithësisht pa këtë tipar, pa dashurinë e madhe për veten, pa vetëvlerësimin e lartë, nuk mund të ekzistojë edhe besimi i madh i arritjeve të mëdha, i sukseseve të ardhshme e së bashku me këto dhe i nxitjeve të

njerëzve për t’i arritur ato. Sidomos tek njëshat, pra tek liderët, ky tipar është gati-gati në një masë ose në një tjetër, pjesë e personalitetit, dhe kur nuk kalon deri në patologji, shpesh sjell edhe motivime e shtysa të fuqishme për liderin e ata që e rrethojnë atë. Napoleoni i madh ishte një delir i gjallë madhështie e me këtë sugjestiononte me qindra-mijëra njerëz të luftonin për të e të vriteshin, në betejat e mëdha të lavdisë napoleoniane e asaj franceze së bashku me të. Por, duhet patur parasysh se ndonëse liderët janë përgjithësisht a tentojnë të jenë narcistikë, nuk është e thënë të jesh narcisist, për të qenë lider. Liderët jonarcistikë, por me disa ngjyrime të lehta të këtij tipari, si vetëbesimi, egoja e fuqishme, njohja realiste e fuqive e aftësive të vetes, janë përgjithësisht më të suksesshmit. Narcisistët siç thamë më sipër, tentojnë të luajnë më shumë lojëra në raportet e tyre

personale, partiake, familjare dhe janë më shumë të prirur për mungesë besnikërie. Kjo i bën ata të jenë shumë të mirë e tërheqës për shumicën e njerëzve, sidomos në fillimet e njohjeve e raporteve, kur duan të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, dashurinë e tyre. Ata i shohin e i shprehin mundësitë e lidhjeve e perspektivën e tyre shumë gjerë, me shumë dritë dhe e reflektojnë e e injektojnë këtë më forcë tek të tjerët. Por pastaj sapo e arrijnë atë që duan, pushtetin, lavdinë, suksesin, femrën, tërheqjen e të tjerëve, miqësinë, lidhjen me të afërm apo të largët, sapo e kanë raportin të siguruar, nuk shqetësohen më për të, e konsiderojnë tashmë të akaparuar tjetrin a tjetrën dhe fillojnë e shohin a synojnë për raporte të tjera më të mira, a së paku të ndryshme. Një ndër liderët tanë aktualë, është tipik për këtë. Sa e sa raporte ka fituar e flakur në jetën e tij politike, afektive e ekzekutive ky njeri, dhe sërish njerëzit votuan për të ndonëse shumë nga këto i dinin. Përse? Shihni temën më sipër mbi dëshirën e njerëzve për t’u gënjyer dhe do të merrni një pjesë të mirë të përgjigjes. Njerëzit që janë karizmatikë e të këndshëm dhe zgjidhen nga të tjerët të drejtojnë, të përfaqësojnë, liderë apo deputetë, apo ata që kanë sukses në politikë, ka më shumë të ngjarë të jenë dhe jobesnikë, edhe sepse ata mendojnë se janë më të zotë se të tjerët, më të aftë, më të domosdoshëm, më të bukur, dhe me këtë justifikohen për çdo gjë që u jepet, që bëjnë, apo që shfrytëzojnë. Narcisizmi mund t’i bëjë politikanët liderë por edhe mashtrues. Nganjëherë edhe sepse pretendimet e njerëzve mbi atë çka mund t’u japin ata, janë të ekzagjeruara, të paarritshme. Një lider perëndimor, vinte në dukje se nganjëherë e tmerronte idolatria frenetike e njerëzve për të, duke ndjerë kështu përgjegjësinë e atyre pritmënive të tyre që nuk mund t’i realizonte. …Shumica e njerëzve kanë frena në sjelljet e veta. Narcisistët, jo. Ata ndjekin më shumë veten, pothuaj vetëm veten, dhe pothuaj asnjëherë as të tjerët e as edhe ndonjë këshillë sado modeste të tyre. Kësisoj ata përfundojnë duke i fyer qoftë edhe pa dashur apo pa vetëdije, njerëzit që kanë përreth, miqtë, familjarët, bashkëpunëtorët. Kjo sjell largimin gradual dhe prishjen me ta, dhe së bashku me këtë edhe rënien e narcisistit, perëndimin e yllit të tij, e ashtu si në mitin e lashtë së fundmi, mbytjen në ujët e pellgut, në shkëlqimin e rremë të të cilit kanë parë e admiruar vazhdimisht veten, por jo fillimin e rrënimit e as avitjen drejt fundit të saj.


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

29

www.mapo.al

Intervista ide 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

GILMAN BAKALLI

Ide diabolike? Ajo se njerëzit janë të barabartë Si mund të gjendej një formulë që do të bashkonte në masën e duhur traditën e liberalizmit me konsevatorizmin. Ose: si i bëhet që t’i lidhim elementet pozitive të traditës liberale (liria e individit dhe refuzimi i mentalitetit të turmës) me avantazhet e konservatorizmit (lidhja e individit me kontekstin e familjes dhe bashkësisë). Me një fjali të vetme, një ide politike që do ti bënte mirë Shqipërisë do ta formuloja: liberalizëm spiritual!

-Cila është gjëja e parë që keni dëgjuar dhe keni thënë, me vete ose me zë të lartë, “kjo është një ide”? Nuk e mbaj në mend saktësisht, por besoj se ideja për të thyer një rregull të caktuar në familje, duhet të ketë qenë momenti kur unë kam thënë me vete “kjo është një ide e mirë!” -A është shqiptari si tip njeri i aksionit dhe pastaj i idesë apo e kundërta? Mendoj se shqiptari është njeriu perfekt i idesë së aksionit. Përfaqësues tipik i atij rastit, kur aksioni lind si ide në kokë dhe vdes po aty, pa e parë dritën e diellit... -Kur ndodh që, një ide të shndërrohet në ideal? Sepse, duket se ideali, jo vetëm në pikëpamjen e romantikëve, është një ide e lartë, një ide e shenjtëruar? Ideja se ideja e shndërruar në ideal është një ide e lartë apo e shenjtëruar, është një ide shumë e rrezikshme. Disa ide duhet të mbeten të tilla, pa u shndërruar në ideale. -Cila është ajo që ju mund të konsideroni një ide të ideve? Kaosi dhe anarkia mund të konsiderohen si ideja e ideve. -A ju vjen në mend një ide diabolike dhe kush në Shqipëri ka patur më shumë të tilla? Ideja se njerëzit janë të barabartë dhe se njerëzit do të jenë të lumtur në botën tjetër dhe se, për këtë, u duhet të vuajnë e të punojnë papushim për të larë mëkatet. (komunizmi dhe feja) -A shihni, në hapësirën shqiptare, të baresë një njeri-ide? Enver Hoxha për shembull. Nuk e lënë të qetë në varr. Nuk e lënë të vdesë. E duan të gjallë si ide, e hera-herës edhe si ideal. -A mund të përkufzioni dhe sqaroni një ide politike e cila do e bënte Shqipërinë më të mirë se ç’është?

Si mund të gjendej një formulë që do të bashkonte në masën e duhur traditën e liberalizmit me konsevatorizmin. Ose: si i bëhet që t’i lidhim elementet pozitive të traditës liberale (liria e individit dhe refuzimi i mentalitetit të turmës) me avantazhet e konservatorizmit (lidhja e individit me kontekstin e familjes dhe bashkësisë). Me një fjali të vetme, një ide politike që do t'i bënte mirë Shqipërisë do ta formuloja: liberalizëm spiritual! -A mund të përkufizoni një ide të Ismail Qemalit, një të Mbretit Zog, një të Enver Hoxhës, një të Ramiz Alisë, një të Sali Berishës, një të Fatos Nanos? Tre të parët, Ismail Qemali, Mbreti Zog dhe Enver Hoxha, luajtën fort për të Tërën ose Asgjënë: Pavarësia, Monarkia dhe Totalitarizmi! Tre të fundit kanë luajtur me porta të vogla, pa ide, thjesht me instinkte për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet. -Po një ide tuajën? Përgjigjet e mësipërme janë të gjitha ide të miat ! -A ka ide seksuale apo seksi është instinkt; tundim; mosllogaritje? Si ide, seksi është tundim. Si aksion, është ideal! -A mund të kenë seks idetë: a mund të kemi ide femërore dhe mashkullore? Nuk e di nëse idetë kanë seks. Mendoj se idetë janë homoseksuale, heteroseksuale, por mund të jenë edhe aseksuale. Disa ide janë thjesht ide sexy. -Në mitologji, greke ose romake, kë do të pranonit si një fabrikë idesh, si mishërim të ideve? Zeusin, me aftësitë e tij për t’u transformuar (dhe për t’i transformuar personazhet rreth tij) në qenie të ndryshme, mund ta konsideronim si mishërim të cilësisë dinamike të ideve.


30

E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

Apple në qershor hedh në treg dy lloje të iPhone 6

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

13 15

16

18

20

21

3

33

22

26

29 34

39

27

30

43

19

23

24 28

31

32

35

36

40

42

12

14

17

25

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

41

44

45

46

47

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

48

49

Horizontalisht:

1. Bimë me erë të mirë që përdoret për gatim. 7. Ndryshim i bazës gjenetike. 13. Faltore e besimtarëve çifutë. 14. Sektori Ekonomik. 15. Kërcelli nëntokësor i disa bimëve. 18. Pajisje shtëpiake. 20. Rrugë në dialekt. 21. Një sasi e papërcaktuar, jo e madhe. 24. Hejde! 25. Në këtë vend. 27. Lloj speci që përdoret kryesisht si turshi. 29. Grup njerrëzish me lidhje gjaku. 30. Mbyllja brenda për një kohë të gjatë për t'u ruajtur nga gjakësi. 32. Historia Kosovës. 33. Ministria Ekonomisë. 34. Shtet në Afrikë. 36. Vepër e përbërë prej disa artikujsh, zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë të përbashkët. 39. E kundërta, ngre. 40. Naze, ose... 41. Shpend uji me pendë të bardha e të zeza. 42. Njeri i pacipë e i pafytyrë, njeri i poshtër. 45. Një gjarpër me trup të madh. 46. Peshk i madh deti me sharrëz mbi kurriz, me mish të shijshëm. 48. Tabelë e ndarë në disa katrorë a në disa shtylla, ku me anë të vijave ose të figurave paraqitet gjendja dhe ecuria e një pune. 49. Zbulimi amerikan. 50. Pjesëz mohuese.

5

1. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri. 2. Varietet rrushi kokërrmadh. 3. Bellova, gazetar sportiv. 4. Sëmundje e dhënve. 5. Organizatë Neutrale. 6. Një nga perandorët më famëkeq të Romës, i cili vrau veten nga depresioni. 7. Janë në hyrje të moçalit. 8. Tognazzi i kinemasë italiane. 9. Të qenët si duhet, gjendje e rregullt. 10. E metë e dikujt. 11. Qytet në Kroaci. 12. Përemër vetor. 16. Instituti Historisë. 17. Qytet i madh në Ukrainë. 19. Arben, aktor i njohur. 22. Bimë barishtore nga e cila nxirret një lloj vaji ushqimor. 23. Babuli, ishvolejbolliste e Kombëtares. 26. Xhaxha në dialekt. 28. Shkronja e fundit e alfabetit grek. 29. Rudi, ish-futbollist i njohur gjerman. 31. Bie në një ndeshje boksi. 33. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir. 35. Fan i historisë shqiptare. 36. Është lloj drithi. 37. Fatos, aktor i njohur. 38. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën. 41. Shpend. 43. Zonë Amerikane. 44. Instituti Fiskluturës. 47. Merre!

4

1

8

6

7 5 2 4 6 3 1

9 1 7 2 8 9

2 9 1

7 3

8

7

8 5 9 1 4 2 4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite here pas here problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni aspak mire kur te debatoni me partnerin, megjithatë çdo gjë do kaloje pas disa orësh. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ai do jete rreth e rrotull tyre. Ne planin financiar kërkoni edhe këshillat e miqve sot nëse përballeni me vështirësi.

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe e mbushur me emocione te forta sot. Shfrytëzojeni çdo minute kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar nuk do arrini dot ta shtrëngoni rripin dhe kjo mund te sjelle probleme me vone. Kujdes!

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Duke qene se Marsi do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, asgjë nuk do shkoje si me pare. Mundohuni te paktën te mos tregoheni kokëfortë dhe te toleroni me tepër. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Nuk pritet as problemi me i vogël.

Marrëdhënia me partnerin do jete e paqëndrueshme sot. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te filluar histori dashurie dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Sektori i financave do jete ne një gjendje shume me te mire se kohet e fundit.

Vertikalisht:

2 5 4

4 7 3 2 9

Mediat britanike bëjnë të ditur se së shpejti hidhet në treg iPhone 6, dy lloje të ndryshme, produktet më të suksesshme të gjigandit amerikan Apple. Njëri do të ketë një ekran 4.7 inç dhe tjetri 5.7 inç. Në San Françisku, do të bëhet lançimi i këtyre dy produkteve gjatë muajiot qershot të këtij viti, aty ku shfaqen të gjitha gjetjet teknologjike në të gjithë botën. Nëse spekulimet konfirmohen atëherë Iphone-t e ri pritet të dalin në shitje brenda pak javëve. Aktualisht ka zëra sikur këto dy lloje iPhone-sh do të dalin parakohe nga Apple, madje thonë se ishte parashikuar për të dalë super – telefon, pajisja më e vogël e telefonave të mençur, e quajtur iPhone Air.

50

Sudoku | nivel mesatar 9 7

www.mapo.al

1 2

9

1

2

6 7

5

3 2 6

9 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 5 2 7

6 1

4

Koha e fillimit _____:____

8 5 9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 7 2

LUANI (23/VII-22/VIII)

Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental. Nuk do kërkoni me nga partneri gjera te pamundura, përkundrazi do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe përsëri do mbeten vetëm. Ne planin financiar planetë do iu ndihmojnë t’i zgjidhni problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Perspektivat për jetën ne çift janë shume te mira sot. Do bëni gjithçka qe ndjeni dhe do merrni shume dashuri nga ai qe keni ne krah. Beqaret do e kenë gjithmonë e me te vështirë te bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Financat për pjesën me te madhe do jene te mira. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe situata do mbetet e njëjtë.

AKREPI (22/X-21/XII)

3 4 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Çiftet do kenë një dite te vështirë. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ata e kishin menduar dhe here pas here do vuajnë ne qetësi. Takimet e beqareve do jene shume vendimtare sot. E ardhmja do ndryshoje ne pa momente. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarre shume rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire te mundshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 111, 145, 152, 214, 320, 345, 352, 412, 541, 723, 734, 821. Numra me 4 shifra: 0285, 1721, 5312, 5415, 6320, 6659, 7848, 9844. Numra me 6 shifra: 011365, 011453, 021487, 276511,

412015, 421855, 433597, 462110, 478485, 515121, 532034, 542900, 589877, 765878, 778848, 785541, 800155, 805556, 851012, 893652. Numra me 7 shifra: 1212330, 4811821, 5300145, 7356086.

Do e dyfishoni maturinë ne jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni ne çdo moment t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Do i sqaroni sa hap e mbyll sytë edhe problemet e vogla. Beqaret do tregohen shume kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar situata do jete e qete për pjesën me te madhe. Nuk priten probleme dhe vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do jeni sensuale dhe te dashur me partnerin tuaj sot. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjithmonë. Shfrytëzojeni çdo minute apo sekonde. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te zgjedhin menjëherë një person për ta pasur ne krah sepse mund te bëjnë gabime te cilat do i lëndojnë me vone.

Dite e zymte edhe për ju kjo e sotmja. Nuk do kuptoheni si duhet me partnerin tuaj dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Kujdes edhe me xhelozinë. Ata qe deri me sot kane qene vetëm do marrin disa propozime interesante te cilat nuk duhen humbur për asnjë moment. Ne planin financiar nuk do keni probleme, por as fushe me lule nuk do e keni situatën.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Te dashuruarit do ndihen te qete dhe do dashurohen ashtu si ta ndiejnë. Dita do jete pozitive. Ka shume mundësi qe beqaret te bien ne dashuri me një peron qe e kane njohur prej kohesh, por qe nuk mendonin se mund ta kishin ndonjëherë me shume sesa mik. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime.

PESHQIT (20/II-19/III) Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante. Emocionet do jene te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por ende nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do arrini t’i mbani te stabilizuara edhe pse dëshira për shpenzime do jete e papërmbajtshme.


E shtunë-diel, 15-16 mars 2014

31

www.mapo.al

Sipas meje

-Për ç’makina, ç’njerëz, ç’përndjekje, ç’vuajtje, po flet, ma priti derdimeni duke ngritur supet dhe duke rrudhur turiçkat, a je në vete o Don Kishot apo ke luajtur mendsh ? Të gjithë këta që sheh me makina po vijnë në Elbasan për të festuar Ditën e Verës.

Edison Ypi

Një punë për Ismail Çalën I

sha nisur për në Pogradec. Kur, në Mullet, ku fillon autostrada, vura re një numur të madh makinash nga pas. Asnjë makinë përballë, shumë makina vetëm nga pas. Tek Kafja e Xhafës makinat nga pas u shtuan edhe më. Në hyrje të tunelit makinat nga pas u bënë litar. Në dalje të tunelit dhe më tutje, numuri i makinave nga pas shtohej e shtohej dhe nuk e gjeja dot ku shkonte autokolona që më ndiqte nga pas. Ku autostrada mbaron, pra tek hekurishtnaja më e madhe e planetit e cila sot quhet “Çeliku i kurvit”, ndala makinën anës rrugës tek ai rrethrrotullimi ku drejt shkon për Elbasan, djathtas për Peqin. Thashë me vete nuk do lëviz prej këtu deri sa ta gjej ku po shkojnë gjithato makina. Aty vura re një gjë edhe më të çuditëshme; Ndërkohë që nga Tirana makinat që vinin pas meje iknin të gjitha drejt Elbasanit, të tjera makina të panumurta që vinin nga Peqini, asnjëra prej tyre nuk kthehej për Tiranë, edhe ato të gjitha drejt Elbasanit. Kjo situatë automobilistike njëdrejtimëshe krejt e pazakonëshmen me destinacion Elbasanin që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë, më intrigoi aq tepër sa, si bëjnë gjenetistët dhe në përgjithësi hulumtuesit, për të verifikuar fenomenin duke ju afruar origjinës, e harrova fare Pogradecin ku isha nisur, dhe ja mbajta për Peqin. Drejt Peqinit, më ndodhi e kundërta e asaj që më ndodhi kur ikja drejt Elbasanit; Nga pas asnjë makinë, varg makinash përballë. Pa mbërritur në Peqin, nisa t’i futem më në thellësi enigmës. Ishte e qartë se të gjitha makinat që vinin nga Tirana e lart, pra makinat që vinin nga Tirana, Durrësi, Kruja, Lezha, Shkodra, Burreli, Rrësheni, Peshkopia, Kukësi, Tropoja, si dhe ato që vinin nga krahu jug-perëndimor i Shqipërisë, Lushnja, Fieri, Vlora, Saranda, Tepelena, Gjirokastra, Përmeti, i ishin vërsulur të gjitha Elbasanit. E vërtetonin këtë targat e tyre, deridiku edhe surretërit brenda makinave. U bëra keq. U bëra lëmsh. S’po dija si ta spjegoja këtë dyndje gjithëshqiptare drejt

Elbasanit. Para se të mbërrija në Pajovë ndala përsëri anës rrugës. Mendo e mendo, thashë me vete; Në Elbasan jeton Ismail Çala. Ismaili dhe farefisi i Ismailit, si bejlerë të Sulovës, gjithë jetën nëpër internime dhe burgje. Vuajtjet dhe peripecitë e Ismail Çalës dhe njerëzve të tij janë të pafundme. Ismaili tani ato tmerre po i rrëfen vetë duke i shkruar nga pak. Megjithatë edhe s’mund t’i lemë pa i zënë fare në gojë. Se janë vuajtje, nuk janë qejfe. Për shembull një kurvist sekretar rinie i kërkoi Ismailit xhaketën për të vajtur në një kongres kurvist në Tiranë. Ismaili me xhaketë, kurvisti pa xhaketë, duket e çuditëshme por ndodhnin edhe të tilla. Ismaili kishte pak kohë që ishte martuar me një kolonjare fantastike, edhe kolonjarja e përndjekur sa s’thuhet. Për t’i pëlqyer sa më tepër kolonjares së përvuajtur dhe krenare, Ismaili një xhaketë kishte arritur ta blinte, ndërsa kurvisti xhaketë s’kishte. Kurvisti e veshi xhaketën e Ismailit, vari mbi atë xhaketë dekoratat për spiunimet, vajti në kongresin kurvist, duartrokiti dhe bërtiti sa duart ju ënjtën dhe zëri ju çorr, dhe kur u kthye s’deshi t’ja kthente xhaketën Ismailit. Atëhere Ismaili bëri-çbëri ja hoqi me zor kurvistit xhaketën nga trupi. Kurvisti nuk u ankua nëpër zyra dhe komitete. Se po të ankohej do merrej vesh që kishte varur dekoratat e kurvit mbi xhaketën e armikut, etj. etj. llahtarira këto që sot po harrohen. Interpretimi që i ka bërë Ismail Çala portretit të një mësuesi fshati, është absolutisht një kryevepër së cilës i nënëshkruari nuk guxon t’i afrohet, e jo më ta interpretojë. Me fillimin e proceseve demokratike, kur mrekullia sapo kishte nisur, Ismaili doli në krye të protestave antikurviste në Elbasan. E dënuan me mbi dhjetë vite burg, dhe e dërguan në Spaç. Vuajtjet e Ismail Çalës nuk përshkruhen dot as nga talentet e Shekspirit dhe Dostojevskit së bashku. Elbasani është i begatë me burgje. Në Rrogozhinë, Peqin, Bradashesh, Kosovë e Vogël, ka burgje. Në këto vite Ismail Çala ka punuar në disa prej këtyre burgjeve. Por e hoqën nga burgjet. Ismaili bëri një gjyq për largimin pa shkak. E fitoi gjyqin, por në

-Sa me fat jeni ju elbasanllinjtë, i thashë derdimenit, që keni në gjirin tuaj beun e dikurshëm të Sulovës, madhështorin Ismail Çala. Ju lumtë që i bëni një fisniku nderimet e duhura si e do kanuni, si e mban zakoni, si e ka traditë shqiptari. Ju lumtë juve dhe gjithë këtyre shqiptarëve të tjerë që për të mos harruar të kaluarën e dhimbshme, kapërdijnë edhe spiunimet që u kanë bërë dhe vuajtjet e pafundme që u kanë shkaktuar mijëra “ismailëve” të tjerë anembanë Shqipërisë, dhe vijnë në Elbasan nga an’ e anës për ta uruar për punën e re një fisnik të përndjekur.

punë prapseprapë nuk e marrin. Dhe ka ca kohë Ismaili është pa punë. Nuk i japin punë Ismailit. Nuk i jepnin punë krahu në kohën e kurvit, nuk i japin punë as tani në kohën e Lirisë dhe Demokracisë kur Ismaili e mbaroi një shkollë të lartë dhe e ka një diplomë. I fundosur në supozime me përballë makinat e panumurta drejt Elbasanit dhe në sfond jetën e skëterrshme të Ismail Çalës, më së fundi ja gjeta një spjegim enigmës; Ismail Çalës i kanë dhënë një punë! Brenda makinave që ikin drejt Elbasanit janë të njohurit, miqtë, dashamirësit, të përndjekurit, demokratët nga gjithë Shqipëria, të cilët në Elbasan shkojnë ta urojnë Ismail Çalën për punën që më së fundi Ismaili e ka, Ismailit ja dhanë. Veshja festive e udhëtarëve brenda makinave e provonte më së miri se të gjithë shkonin në një ceremonial, në një festë që s’mund të ishte tjetër veçse punësimi i Ismail Çalës. I qetë dhe i lumtur që më së fundi e gjeta arësyen e vërshimit të shqiptarëve drejt Elbsanit, ktheva makinën dhe u drejtova për andej nga isha nisur, për në Pogradec përmes Elbasanit. Me nga pas makinat e panumurta që vinin nga Peqini për në Elbasan për të uruar Ismailin për punën e re, pasi kalova “Çelikun e kurvit”, ula pak shpejtësinë dhe ju drejtova një derdimeni anës rrugës; -Sa me fat jeni ju elbasanllinjtë, i thashë derdimenit, që keni në gjirin tuaj beun e dikurshëm të Sulovës, madhështorin Ismail Çala. Ju lumtë që i bëni një fisniku nderimet e duhura si e do kanuni, si e mban zakoni, si e ka traditë shqiptari. Ju lumtë juve dhe gjithë këtyre shqiptarëve të tjerë që për të mos harruar të kaluarën e dhimbshme, kapërdijnë edhe spiunimet që u kanë bërë dhe vuajtjet e pafundme që u kanë shkaktuar mijëra “ismailëve” të tjerë anembanë Shqipërisë, dhe vijnë në Elbasan nga an’ e anës për ta uruar për punën e re një fisnik të përndjekur. -Për ç’makina, ç’njerëz, ç’përndjekje, ç’vuajtje, po flet, ma priti derdimeni duke ngritur supet dhe duke rrudhur turiçkat, a je në vete o Don Kishot apo ke luajtur mendsh ? Të gjithë këta që sheh me makina po vijnë në Elbasan për të festuar Ditën e Verës.


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 15-16 mars 2014

www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.