11 prill mapo ok

Page 6

6

Në fokus

Ditari

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për caktimin e rregullave të reja mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve. Procesi nis me vetëvlerësimin dhe përfundon në Komisionin e Vlerësimit pranë KLD, ndërsa nga procesi përjashtohen anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, Presidenti i Republikës dhe Ministri i Drejtësisë.

Projektligji i Ministrisë

Vlerësimi i gjyqtarëve, përjashtohet Nishani dhe Naço si politikë Tiranë - Nëpërmjet një nisme ligjore,

Ministria e Drejtësisë ka vendosur të ndryshojë mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve, pasi me skemën aktuale konsiderohet si jo plotësisht operativ. Sipas një projektligji që është ende në fazë diskutimi, ministria propozon që vlerësimi të nisë nga vetë gjyqtarët dhe të përfundojë në Komisionin e Vlerësimit, i cili do të jetë i përbërë nga 9 gjyqtarët e zgjedhur si anëtarë KLD-je, përveç Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë, të cilët konsiderohen si autoritete politike. Përcaktimi me ligj i kritereve të vlerësimit të gjyqtarëve argumentohet nga ministria si një mundësi për promovimin e tyre në karrierë vetëm në saj të meritës profesionale. “Sistemi aktual i vlerësimit bazohet në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili parashikon se vlerësimi përgatitet në formë përshkruese dhe statistikore nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe bëhet nga vetë Këshilli. Ky sistem vlerësimi nuk është

ende plotësisht operacional dhe për vitin 2013, ka rezultuar se KLD i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005-2006”, - thotë Ministria e Drejtësisë. Rregullat e reja të vlerësimit, sipas projektligjit përqendrohen në vetëvlerësimin e gjyqtarit, duke kombinuar në këtë mënyrë bashkekzistencën ndërmjet vlerësimit dhe vetëvlerësimit dhe siguruar që vlerësimi të jetë objektiv dhe transparent. Sipas projektligjit, vendimi përfundimtar i vlerësimit do të jepet nga Komisioni i Vlerësimit, konfigurimi i të cilit është i njëjtë me anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. “Vlerësimi bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryeinspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Ky konfigurim korrespondon me anëtarët e KLD-së, por janë përjashtuar Presidenti i Republikës

Rregullat e reja të vlerësimit, sipas projektligjit përqendrohen në vetëvlerësimin e gjyqtarit, duke kombinuar në këtë mënyrë bashkekzistencën ndërmjet vlerësimit dhe vetëvlerësimit dhe siguruar që vlerësimi të jetë objektiv dhe transparent.

dhe Ministri i Drejtësisë, pasi janë autoritete politike”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit. Procesi i vlerësimit do të zhvillohet në dy nivele, në gjykatë dhe në komision. Gjyqtari bën vetëvlerësimin profesional dhe etik të punës së tij, duke plotësuar formularin dhe tabelat statistikore, dhe i dorëzon pranë kryetarit të gjykatës në të cilën ushtron veprimtarinë, brenda datës 31 janar të çdo viti. Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit, bën vlerësimin e gjyqtarit në formën e një akti të shkruar, duke u bazuar edhe në formularin e vetëvlerësimit të gjyqtarit, përshkruan veprimtarinë e gjyqtarit, duke bërë një vlerësim të respektimit të disiplinës në punë, të solemnitetit në gjykim dhe të etikës. “Në ndryshim nga sistemi i vjetër, ky projektligj ia heq kryeinspektorit detyrën për të

përgatitur projekt-aktin e vlerësimit, që në shumicën e rasteve linte vend për subjektivitet. Inspektorati i KLD-së shërben në këtë rast si mbështetje teknike për përgatitjen e dokumentacionit pranë Komisionit. Komisioni brenda 90 ditëve nga përfundimi i raportit paraprak të verifikimit prej Inspektoratit, shqyrton dosjen e vlerësimit të gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës dhe projekt-aktin e vlerësimit, duke vendosur përfundimisht për vlerësimin e tyre”, thuhet në projektligj. Ndryshimet në mënyrën e vlerësimit i japin të drejtën gjyqtarit të japë argumentet e tij përpara komisionit, si dhe të ankohet në gjykatë kundër vendimit në rast se e konsideron të padrejtë vlerësimin. Edhe kjo nismë ligjore pritet të hapë debate rreth kompetencave të Presidentit të Republikës si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Withers: Në Shqipëri ka të interesuar që drejtësia të jetë e diskretituar “Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Asnjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm, që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike”. Hera e fundit që kemi biseduar për Shqipërinë ishte para zgjedhjeve. Qeveria e re socialiste erdhi në pushtet duke bërë fushatë me parullën “Rilindje”. Tashmë pas 6 muajsh në pushtet, a mendoni se ky premtim është mbajtur? Mendoj se është ende herët ta thuash. Çdo qeveri e re duhet të kalojë përmes disa procesesh, duhet të rimësojë mekanizmat qeverisës, pasi ka qenë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë. Mendoj se 6 muaj nuk është një periudhë e mjaftueshme për të gjykuar, nëse ata do t’i mbajnë premtimet apo jo. Në qershor, Shqipëria pret përgjigje për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, një status që nuk e ka marrë dot prej 4 vitesh. A jeni optimist se këtë herë do ta marrë? Optimist? Po, mund të them që jam. Por besoj nuk më takon mua, një qytetar privat, që nuk flas as në emër të qeverisë amerikane, të them se çfarë mund të bëjnë, ose të mos bëjnë evropianët. Por statusi kandidat është i rëndësishëm dhe do ta ndihmojë shumë Shqipërinë. Procesi për t’u bërë anëtar i BE-së kërkon plotësimin e standardeve më të larta ndërkombëtare. Është një proces shumë më i hollësishëm dhe i ndërlikuar sesa procesi i anëtarësimit në NATO. Dhe në shumë drejtime, si për shembull për të zgjidhur përçarjet politike që kanë pllakosur Shqipërinë prej shumë vitesh, për

të gjetur një arbitër të paanshëm, për të ndihmuar me çështje të tilla jetike, si gjyqësori, apo praktikat ekonomike, ky proces i disiplinuar, që ka patur shumë përfitime për vende të tjera, do të ketë përfitime edhe për Shqipërinë. Ka edhe një element tjetër që nuk duhet harruar. Anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë përfitues edhe për vetë Bashkimin Europian. Ballkani historikisht ka qenë një rajon i paqëndrueshëm dhe gjatë historisë së Shqipërisë kemi parë që ajo ka luajtur një rol konstruktiv dhe bashkëpunues për të sjellë qëndrueshmëri dhe paqe në rajon. Pra, nëse do të citoja një albanolog të njohur, filologun austriak Maximilian Lambertz, që ka thënë pak a shumë se “historia njerëzore nuk mund të shkruhej pa shqiptarët”, për analogji, unë do të thosha sot, se një Evropë e bashkuar dhe e tërë, nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në të. Ju përmendët sistemin e drejtësisë, por një element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ajo që përmendi komisioneri Fyle para disa ditësh, nevoja e bashkëpunimit të klasës politike. Gjashtë muaj pas qeverisë së re, në parlament po shohim të njëjtat praktika, si në të kaluarën, të njëjtën gjuhë të papërshtatshme. A ka ndryshuar gjë? Mendoj se procesi i ndryshimit, në një kuptim realist, kërkon kohë dhe nuk

bëhet me shkop magjik. Gjermanisë Lindore, për shembull, iu deshën shumë vite pas bashkimit dhe vetëm tani ka arritur një nivel të krahasueshëm ekonomik me Perëndimoren. Procesi i ndryshimit në Shqipëri nuk ka nevojë të zgjasë 25 vjet si në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend më i vogël, por procesi i ndryshimit kërkon durim e përkushtim. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi për 6 muaj, jo më të ndryshosh një shoqëri. Ndryshimet e mëdha në Shqipëri filluan para më shumë se 20 vjetësh. Qeveria e re erdhi në pushtet me moton për të ndryshuar, për të përmirësuar shumë g jëra. Por ka shumë njerëz që po ngrenë pikëpyetje për fillimin. Të marrim korrupsionin për shembull, një nga plagët më të rënda për atë vend. Shumë kritikë thonë se nuk po shkojnë pas të ashtuquajturve “peshq të mëd-

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

henj”. Si mund ta luftojnë ata korrupsionin? Ju përmendni probleme madhore. Por, a ka ndonjë shoqëri që e ka çrrënjosur korrupsionin dhe aq më shumë për 6 muaj? Por do të vijë dita kur publiku do t’i kërkojë llogari qeverisë: “Ku ke qenë? Çfarë ke bërë?” Nuk jemi ende në atë pikë. Por nga ana tjetër, ka patur disa zhvillime premtuese, siç është ligji për ndarjen administrative që do të jetë shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë, reforma e sistemit të pensioneve, që është shumë e rëndësishme në këto kohë të vështira ekonomike, ose masat ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë filiza të reja, por ende nuk e dimë nëse do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota. Interesimi im në Shqipëri ka qenë gjithmonë për popullin dhe jo për ndonjë parti a qeveri të veçantë. Ju përmendët korrupsionin. Ai është si një kancer. Gjithë shoqëria sëmuret nëse ai nuk trajtohet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Së dyti, është sistemi i drejtësisë, një sistem i diskredituar, që në pjesën më të madhe ka diskredituar veten. Ka njerëz të interesuar në Shqipëri që e duan një sistem të tillë drejtësie, për të ndikuar në vendimet e gjykatave për interesa të tyre. Asnjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.