11 prill mapo ok

Page 1

Faqe 5

Naço: “Vrasja e Karelit”, grekët më garantuan se drejtësia do jetë shembullore PD kërkon komision hetimor për vdekjen e shqiptarit

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 11 prill 2014. Numër 1181. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

operacioni në shkodër

Ultimatumi i Ruçit për PD, një javë kohë për reformën territoriale Kreu i grupit parlamentar socialist tha se në të kundërt, mazhoranca do ndryshojë vendimin dhe do të nisë punën për reformën territoriale FAQE 3

Withers: Drejtësia në Shqipëri, e vetëdiskretituar Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë tha se disa nga nismat e qeverisë janë filiza të reja, por ende nuk dihet nëse do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota FAQE 6

Pranga arkitektit të minave celular Pjetër Babaj, i dënuar më parë për trafik armësh, u arrestua teksa transportonte 2 mina me sahat. Në banesë iu gjetën edhe 2 të tjera me telekomandë. Minat vinin nga Mali i Zi, ndërsa Babaj dyshohet edhe si fabrikues i tyre. Në pranga dhe një bashkëpunëtor. Faqe 7

Basha: Ushtria e implikuar në trafik droge, kemi prova

I arrestuari nga policia, Pjetër Babaj dhe arsenali i armëve

Projektligji

Nishani përjashtohet nga vlerësimi i gjyqtarëve, si politik FAQE 5

NgërÇ

Kreu i PD tha dje se kjo parti ka adoptuar fakte për transportin e drogës nga ushtria. “Nuk flasim pa fakte dhe argumente”. Deputetët e opozitës do të kërkojnë nesër mbledhjen e komisionit të Sigurisë për indicie të tjera.

Basha shprehet sërish i gatshëm për takim me Kryeministrin, pranon ngadalësinë e legalizimeve në kohën e PD dhe flet për rikthimin e Ngjelës në PD. Imami: Ushtria po përdoret për transport droge. Faqe 4

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Letra e Tahirit për Nishanin; shqetësim i drejtë, adresim i gabuar

koment Roland Lami

Mjaftoi një vrasje e ndodhur para disa ditësh për të kuptuar, nëpërmjet reagimit të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, gjuhën e ligjërimit, e cila është e zbrazur nga përmbajtja ligjore dhe e mbushur me përmbajtje politike. Nuk është hera e parë që krerët...

Çfarë thonë në Bruksel (off record) për politikanët shqiptarë?

koment Alfred Lela

A do ta marrim statusin? është pyetja e parë që gazetarët shqiptarë bëjnë kur takohen me zyrtarë të institucioneve të BE në Bruksel, gjatë vizitave jo të rralla në kryeqytetin e Europës. Përgjigja nuk është gjithmonë e njëjta, por kushti po...

FAQE 11

FAQE 11

dy të plagosur

Sipas meje

Sulmohet patrulla amerikanoshqiptare në Afganistan

FAQE 5

Si dikur

Larazati Edison Ypi Larazati, si e thotë dhe vetë emri, është një gjë me lara. Pyetjes se ku ndodhet, me se merret, si i ka punët Larazati me lara secili i përgjigjet sipas larave të veta. Disa thonë se Larazati është një fshat i bukur anës lumit rrëzë malit, ku ke qef të rrish, të flesh, të hash, të pish, ku të kënaq flladi, këndon bilbili, të deh pranvera, të mbush vjeshta, me shtëpi të bukura me avlli dhe kodra... Faqe 10


2

afër/larg

1

intervistë / Rikthimi i Ngjelës?

I vetmi kusht, të jetë në opozitë me Rama-Meta Faqe 4

Withers: Në Shqipëri ka të

kronikë/ Kapet arkitekti

interesuar që drejtësia të e importuesi i minave jetë e diskretituar me telekomandë Faqe 6

Faqe 7

Në bazë të numërimit të popullsisë në vitin 2011, rusët në asnjë rajon tjetër të Ukrainës nuk përbëjnë një grup kaq të madh popullsie sa në Krime.

Gjendja në qytetet milionëshe në lindje të Ukrainës, Çarkov dhe Donjeck, është sërish nën kontrollin e autoriteteve. Megjithatë, kërkesa për një referendum mbi pavarësinë e “Republikës popullore Donjeck”, të cilën e shpalli një grup separatistësh në selinë e pushtuar prej tij të administratës rajonale të Donjeckut, shumë vëzhguesve u kujtoi ngjarjet në Krime.

Ekspertët: Skenari i Krimesë, i pamundur në rajonet lindore të Ukrainës A rrezikon të përsëritet rasti i Krimesë në lindje të Ukrainës? Ekspertët mendojnë se, mes situatës në gadishullin e Krimesë dhe rajoneve lindore të Ukrainës ka më shumë dallime se të përbashkëta.

G

jendja në qytetet milionëshe në lindje të Ukrainës, Çarkov dhe Donjeck, është sërish nën kontrollin e autoriteteve. Megjithatë, kërkesa për një referendum mbi pavarësinë e “Republikës popullore Donjeck”, të cilën e shpalli një grup separatistësh në selinë e pushtuar prej tij të administratës rajonale të Donjeckut, shumë vëzhguesve u kujtoi ngjarjet në Krime. Por, a mund të krahasohet situata në Krime me gjendjen në rajonet lindore të Ukrainës? “Unë shoh më shumë dallime sesa të përbashkëta mes Krimesë dhe lindjes së Ukrainës. Krimeja është në shumë aspekte një rast i veçantë”, thotë për Deutsche Welle-n Susan Stewart nga fondacioni në Berlin “Shkenca dhe Politika”. Në radhë të parë vlen të theksohet se popullsia në gadishullin e Krimesë ka një përbërje krejt të ndryshme nga ajo në lindje të Ukrainës. “Në Krime, shumica e popullsisë janë rusë etnikë. Mbi 80% e njerëzve japin si gjuhë amtare rusishten”, thotë ekspertja. Shumë banorë të Krimesë janë nga Rusia, ose nga pjesë të tjera me popullsi ruse të ish-Bashkimit Sovjetik. “Ndër to ka edhe shumë ushtarakë si dhe shumë pensionistë”, nënvizon Stewart. Në bazë të numërimit të popullsisë në vitin 2011, rusët në asnjë rajon tjetër të Ukrainës nuk përbëjnë një grup kaq të madh popullsie sa në Krime. Gjithashtu, në lindje e në jug të vendit njerëzit kanë kryesisht prejardhje

ukrainase. Në Çarkov, 26% e konsiderojnë veten si rusë dhe në Donjeck, 38%. Edhe sociologia polake, Joanna Fomina sheh dallime thelbësore mes Krimesë dhe lindjes së Ukrainës. “Rajonet lindore janë të orientuara shumë më fort ndaj Ukrainës”, thotë ajo në intervistë për DW. Sipas ekspertes, njerëzit në Donjeck dhe në të tjera rajone lindore i shohin me sy kritik zhvillimet në vend. “Ata megjithatë e ndjejnë veten ukrainas. Ky identifikim është mjaft i fortë”, thekson Fomina. Në Krime kjo ndjenjë është shumë më e zbehtë. Sociologia thekson se preferenca për përdorimin e gjuhës ruse në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës nuk nënkupton më detyrimisht një lidhje më të madhe me Rusinë. Në studimin e saj “Language, Identity, Politics The Myth of Two Ukraines”, që Fomina e ka prezantuar bashkë me Fondacionin Bertelsmann në Berlin, ajo dëshmon përmes anketimeve, se aprovimi i ukrainasve për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë nuk do të thotë që dëshira e tyre është shkëputja prej Ukrainës dhe bashkimi me Rusinë. Anketimet konfirmojnë, se në asnjë rajon të Ukrainës nuk ka zëra relevantë për separatizëm. Mbështetja për një ndarje të vendit në lindje dhe në jug luhatet mes 11% dhe 13 %. Susan Stewart e konsideron gjithashtu të pamundur që shumë njerëz në jug e në lindje të dëshirojnë shkëputjen nga Ukraina. “Unë mendoj se këta janë kryesisht aktivistë nga Rusia. Ata i aktivizojnë njerëzit në lindje dhe në jug, të cilët nuk duan t’i humbasin marrëd-

Sipas mendimit të Stewart, Rusia do ta pengojë një udhëheqje të qëndrueshme në Kiev, e cila do të ndiqte politikën e afrimit me BE-në dhe me ndihmën e Perëndimit do të arrinte suksese. Pikërisht për këtë arsye, ekspertja nuk e përjashton mundësinë që Kremlini do të përpiqet t’i trazojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 25 maj në Ukrainë.

Edhe sociologia polake, Joanna Fomina sheh dallime thelbësore mes Krimesë dhe lindjes së Ukrainës. Rajonet lindore janë të orientuara shumë më fort ndaj Ukrainës, thotë ajo në intervistë për DW. Sipas ekspertes, njerëzit në Donjeck dhe në të tjera rajone lindore i shohin me sy kritik zhvillimet në vend.

hëniet me Rusinë dhe që janë të zhgënjyer nga lëvizja Maidan”, thotë ekspertja e fondacionit “Shkenca dhe Politika”. Stewart tërheq gjithashtu vëmendjen se, Krimeja dallon kryekëput prej Donjeckut edhe në aspektin ekonomik. “Krimeja ka marrë para prej Kievit. Parë në aspektin ekonomik, pavarësisht turizmit dhe bujqësisë atje, gadishulli ka qenë një barrë”, thotë Stewart. Ekonomikisht, lindja e Ukrainës, kryesisht rajoni Donjeck, janë të rëndësishme, madje kontribuojnë në buxhetin e shtetit. “Në lindje ndodhet e gjithë industria e rëndë. Ajo është nga njëra anë e rëndësishme, por nga ana tjetër shumë prej këtyre ndërmarrjeve nuk janë modernizuar dhe ende përdorin teknikë sovjetike”, thotë Stewart. Ndaj ky rajon është më i rëndësishëm se Krimeja, por për shkak të strukturës së industrisë së tij ka edhe probleme. Por çfarë kanë të përbashkët ngjarjet në Krime dhe ato në rajone juglindore të Ukrainës? Ato i mundësojnë Rusisë që ta destabilizojë gjendjen në Kiev, besojnë ekspertët. “Unë nuk jam e sigurt,që pala ruse ka ndonjë plan të saktë. Kam më shumë përshtypjen se pala ruse sheh se ç’mund të arrihet më lehtë”, vëren Stewart. Aneksimi i Krimesë ishte i thjeshtë. Tani Moska sheh nëse një skenar i tillë mund të funksionojë në lindje dhe në jug, ose nëse edhe pa mjete ushtarake Ukraina mund të destabilizohet në interesin e Rusisë. Sipas mendimit të Stewart, Rusia do ta pengojë një udhëheqje të qëndrueshme në Kiev, e cila do të ndiqte politikën e afrimit me BE-në dhe me ndihmën e Perëndimit do të arrinte suksese. Pikërisht për këtë arsye, ekspertja nuk e përjashton mundësinë që Kremlini do të përpiqet t’i trazojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 25 maj në Ukrainë.

Nga M. Bushuev


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.04.2014

3

Propozimet e PD: Të kthehet moratoriumi për skafet dhe amnisti për biznesin TIRANË Deputetë të Partisë Demokratike përcollën dje gjatë seancës parlamentare disa propozime me qëllim përfshirjen e tyre në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Disa prej tyre përfshinin nevojën për vendosjen e moratoriumit për ndalimin e skafeve për një periudhë 1-vjeçare, si dhe amnisti fiskale për biznesin, çështje e prekur jo pak dje edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. “…Diskutimi për përfshirjen në programin e punës së komisionit për Çështjet Ligjore të mënyrës për garantimin e mosndërprerjes së mandatit të titullarëve të institucioneve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj, anulimi i vendimit për lirimin dhe emërimin e Inspektorit të ILDKPKI-së, diskutimi për përfshirjen në programin e punës të komisionit për Ekonominë të raportimit të ministrit të Financave për efektet negative të rritjes me 50% të tatim mbi fitimin për industrinë prodhuese, si dhe rikthimin e tatim-fitimit në masën 10%, diskutimi për përfshirjen në programin e punës të komisionit të Veprimtarive Prodhuese të gjetjes së mekanizimit për ndalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe mos faturimit aforfe, amnistia fiskale, heqja nga programi i punës së Kuvendit i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Nëpunësin civil”…”, - ishin disa prej propozimeve të paraqitura dje nga PD-ja. Në paketën e propozimeve përfshihej edhe kërkesa për përfshirjen në programin e punës të mundësisë së ndryshimit të ligjit për transportin rrugor lidhur me zgjidhjen e problematikës së taksive 8+1.

Shumica ultimatum PD: Një javë kohë për reformën territoriale Ruçi: Deri ditën e enjten të lëmë një afat, të zënë vendet e tyre në këtë komision. Në të kundërt, kërkoj në emër të mazhorancës që Parlamenti të rishikojë vendimin, me qëllim që angazhimin që ka marrë Parlamenti, të gjejë zbatueshmëri deri në fund të korrikut Fejzi Braushi

Mazhoranca i jep edhe një javë kohë opozitës që të zërë vendet e saj në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën territorialo-administrative. Në të kundërt, nëse edhe para së enjtes së ardhshme opozita nuk do të reflektojë, atëherë shumica qeverisëse do të ndryshojë vendimin e Kuvendit, për të bërë të mundur funksionimin e këtij komisioni edhe pa përfaqësuesit e djathtë, duke hequr kështu klauzolën që i bënte të pamundura mbledhjet pa praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, duke folur dje në seancën plenare në emër të mazhorancës, ndërsa i ka bërë këtë ftesë të re opozitës, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të shohë mundësinë të përfshijë në program rishikimin e vendimit të mëparshëm të Kuvendit për ngritjen dhe funksionimin e komisionit të reformës territoriale. “Le të jetë kjo seancë ku të bëjmë një apel, zotërinj të PDsë, të PR-së, të PDIU-së dhe të kujtdo

partie që e konsideron veten në opozitë, deri ditën e enjten të lëmë një afat për të zënë vendet e tyre në këtë komision, që veprimtaria e këtij komisioni të jetësohet e që në mbyllje të këtij sesioni ta miratojmë reformën e ndarjes administrative. Në të kundërt, kërkoj në emër të mazhorancës që Parlamenti të rishikojë vendimin me qëllim që ky angazhim që ka marrë Parlamenti shqiptar të gjejë zbatueshmëri deri në fund të korrikut”, - tha Ruçi. Apel ky që duket se është mirëpritur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka konsideruar ndërhyrjen e Ruçit me vend. “Faleminderit zoti Ruçi që nuk e shfrytëzuat kohën e replikës për replikë, por për të bërë propozime konstruktive”, - tha Meta. Një çështje tjetër e cila duket se është mbërthyer në ngërç, është edhe hartimi i deklaratës së përbashkët të komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asociimit me BE-në. Në fjalën e tij, Ruçi është ndalur edhe te kjo çështje, duke e konsideruar të papranueshëm faktin që për herë të tretë në historinë e

Meta: Faleminderit zoti Ruçi që nuk e shfrytëzuat kohën e replikës për replikë, por për të bërë propozime konstruktive

këtij komiteti nuk arrihet të miratohet një deklaratë konsensuale. Ai i ka quajtur qesharake kërkesat e opozitës për të përfshirë në këtë deklaratë emrat e krerëve të institucioneve të pavarura, që janë larguar apo që janë objekt i sulmeve të qeverisë. “Kjo deklaratë që pritet deri të hënën, kur është dhe afati i fundit, me porosi të Brukselit u la kaq kohë që të gjendej gjuha e përbashkët për një draft të paraqitur nga ata. Dhe kjo nuk është gjetur deri sot. Ta dinë shqiptarët çfarë kërkoni ju, ju kërkoni të vendoset në deklaratë që atë që vendosi Parlamenti, atë që ju keni atakuar në Gjykatë Kushtetuese, të vendoset në deklaratë që të kthehet në punë Zana Xhuka, të vendoset në deklaratë drejtoresha e Statistikave. A mund të bëhet një deklaratë e tillë”, - tha Ruçi. Ndaj këtij shqetësimi ka reaguar ish-ministrja demokrate e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila theksoi se opozita nuk ka kërkuar më shumë sesa është sanksionuar në rezolutën e përbashkët të Parlamentit shqiptar për

çështjen e integrimit, ku palët binin dakord që të mos cenohej pavarësia e institucioneve të pavarura. Sa i përket kërkesës për të përfshirë emrin e Xhukës apo të ish-drejtoreshës së INSTAT-it në këtë deklaratë, Bregu ka theksuar se një praktikë e tillë nuk është e re, pasi vite më parë e majta në opozitë atëherë ka kërkuar që të përfshihej në deklaratë emri i bashkëshortes së kreut të bashkisë Kavajë, për të cilën atëherë u pretendua se ishte marrë peng dhe i ishte hequr fëmija që kishte në bark. “Ne kërkuam që të jepnim me emër atyre që ju ratë dakord në tetor. Pra në tetor të gjithë bashkë ne votuam që të ruhej integriteti institucioneve të pavarura, INSTAT, ILDKP, AMA etj. Çfarë ndodhi tani, këto institucione u dhunuan një nga një. Ndaj mos t’ju duket ndonjë gjë e madhe që të futen dhe emrat konkretë. Ju më parë na keni kërkuar që të vendosim në deklaratë me emër ish-bashkëshorten e kreut të bashkisë së Sarandës, Griseldës. E mbani mend?” - tha Bregu.

Rama-PD-së: Mos i gënjeni të djathtët europianë Opozita ka mundur që edhe kësaj jave nëpërmjet artificeve dhe shfrytëzimit të hapësirave që i jep Rregullorja, të tërheqë edhe mazhorancën në një debat mbi çështjet kryesore të ekonomisë së vendit, çka në fakt përbëjnë dhe shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Për afro 7 orë seanca nën insistimin e opozitës, e cila kishte regjistruar mbi 20 deputetë për të diskutuar mbi projekt-programin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, ka zhvilluar një debat për çështje që s’kishin të bënin fare me rendin e ditës. Që në fillim të kësaj seance, ish-kryeministri Berisha ka shkaktuar debate në sallë, duke akuzuar mazhorancën dhe qeverinë se po përkeqësojnë situatën ekonomike të shqiptarëve. Ndaj ai ka propozuar që në programin e punës së Kuvendit të përfshihet dhe një nismë për të amnistuar të gjitha borxhet që bizneset, familjet në nevojë dhe pensionistët kanë në sistemin energjetik. “Duhet bërë një amnisti për biznesin, sidomos në këtë periudhë që është katastrofale për investimet

dhe biznesin”, - tha Berisha. Ai gjithashtu ka akuzuar se qeveria me rritjen e taksave po i shtyn të varfrit çdo ditë e më tepër në mjerim. Ish-kryeministri Berisha tha se mazhoranca PS-LSI mashtron me shifrat e publikuara sa i takon borxhit të paregjistruar apo të të ardhurave. “Keni mashtruar në mënyrë monstruoze për borxhin e paregjistruar 720 milionë, dhe mbi të ndërtuar piramidën, e quajtët të përligjur nga FMN-ja. Ky është një mashtrim total. Deklaroni se keni të ardhura më shumë. Por nuk është e vërtetë”, - tha Berisha. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili që në nisje të fjalës së vet, duke u nisur nga fakti i zvarritjes së seancës në debate jashtë rendit të ditës, ka qenë i gatshëm që t’i kërkojë Kuvendit që të rishohë rregulloren për t’i sjellë debatet jashtë rendit të ditës në nisje të seancës. Më tej ai është ndalur një nga një tek të gjitha çështjet që ngriti kundërshtari politik në këtë seancë. “Si mundet që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore të na japin

neve huanë, në qoftë se performanca jonë do të ishte kjo që pretendohet nga opozita?!”, - tha Rama. Ai sqaroi se marrëveshja me FMN-në është në bazë rezultatesh. “Nëse nuk ka rezultate, sigurisht që ka kosto, por vendi është në kushte të reja”, - tha Kryeministri. Ndërsa ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet për rritje taksash, ai është ndalur edhe tek sistemi bankar, duke bërë përgjegjëse pikërisht qeverinë pararendëse për rritjen e kredive të këqija

në 25 për qind. “Kreditë e këqija i latë në gjendje jashtëzakonisht alarmante, mbi 25 %, me tendencë për të shkuar 26 %. E vini e flisni këtu për kreditë e këqija. Kreditë e këqija erdhën si rezultat i bllokimit që i bëtë ju ekonomisë”, - tha Rama. Më tej ai ka deklaruar se edhe sa i përket borxhit prej 720 milionë eurosh, kjo është faktuar edhe nga qëndrimi që kanë mbajtur FMN-ja dhe Banka Botërore. Sa i përket situatës energjetike. ai ka theksuar se edhe gjendja në këtë sektor është pasojë e keqmenaxhimit të situatës nga qeveria pararendëse dhe si pasojë e marrëveshjes me CEZ. Në fund Rama tha se edhe miqtë e djathtë të PD-së janë në fazën e keqardhjes. “Ata po ju presin të kuptoni se jeni në opozitë. Po ju presin të kapni veten. Mos i gënjeni, mos iu thoni broçkulla se i vini në pozitë të vështirë. Ata po na thonë, epo mirë s’kanë faj, tani sa kanë dalë në opozitë, të kapin veten”. Kështu që kapeni veten. Ne jemi këtu plotësisht mirëkuptues. Edhe ne ishim në opozitë. E dimë ç’do të thotë të jesh në opozitë”.


4

në fokus

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha komenton zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet me Metën, punën e qeverisë aktuale, si dhe zgjedhjet e afërme

Lulzim Basha:

1

zgjedhjet lokale

Ne në shtator do të nisim procesin për zgjedhjet lokale me një lidership të ri. Jam dakord që duhej të ishte kryer më shpejt, por për shkak të situatës së krijuar…Mund të kishte ndodhur më parë, por nuk jemi të vonuar.

Rikthimi i Ngjelës? I vetmi kusht, të jetë në opozitë me Rama-Meta “I vetmi kusht është që të jetë në opozitë me mazhorancën Rama-Meta. Si politikan i mirë që është, Ngjela e di mirë dallimin mes opozitës dhe kritikës…” Intervistoi: Blendi Fevziu/Opinion

Z. Basha, në Kuvend sot z. Imami ka bërë një akuzë të rëndë, që implikon strukturën e ushtrisë…? Është një çështje jashtëzakonisht serioze. PD-ja në opozitë ka adoptuar fakte dhe nuk flasim pa fakte dhe argumente… Në kuadrin e kësaj akuze, kam autorizuar deputetët tanë në komisionin e Sigurisë për fakte dhe indicie të tjera. Kjo është një gjë e rëndë. Deputetët e opozitës po marrin të gjitha masat për ta trajtuar në suazën institucionale. Duke filluar nga dita e nesërme do të hedhim hapa institucionalë për zbardhjen e çështjes. Nga kanë ardhur këto të dhëna? ... Jam kryetar i opozitës dhe po ju them që situata është dramatike. Uroj dhe shpresoj që ne të përgënjeshtrohemi dhe se shqetësimi ynë të ishte një alarm i rremë. Por ju them që shqetësimi i ngritur sot nga z. Imami do të ndiqet me seriozitetin më të madh brenda hapësirës institucionale që ka opozita, si dhe transparencës publike. Siç ju thashë, ne i jemi përveshur punës për ta zbardhur këtë në mënyrë institucionale. Menjëherë me marrjen e një sërë fakteve, një pjesë prej të cilave ne kemi prej javësh apo muajsh që po i ndjekim, do të veprojmë duke u nisur nga dita e nesërme. I keni marrë pajisjet e përgjimeve në shtëpi? Këto janë akuza qesharake e që janë provuar se janë të pavërteta… …Mund të akuzohet një ushtri e tërë për trafik të lëndëve narkotike? Po ju informoj se opozita po bën atë që dëshiron çdo qytetar i vendit për një situatë jashtëzakonisht tronditëse, që pjesë të infrastrukturës ushtarake mund të jenë përdorur për trafik lëndësh narkotike. Nënkryetari i komisionit të Sigurisë do të depozitojë nesër një kërkesë për indiciet që neve na kanë ardhur për këtë çështje. Më pas do të vendosim për hapat e tjerë institucionalë. Janë indicie që kanë ardhur nga struktura të tjera…? Ditën e nesërme, komisioni i Sigurisë, në rrethanat dhe dispozitat e punës së praktikës së vet do të vendosë hapat institucionalë. Rreth dy javë më parë Rama ju ka dërguar një letër. Pse e refuzuat? Nuk e kemi refuzuar. Letra që ai dërgoi nuk kishte diçka të re. Ai kërkon bashkëpunim në komision, por votim sipas votave në Kuvend. Në këtë kuptim, kërkon që komisioni të jetë një fasadë dhe vitrinë e konsensusit. Ne i kemi kthyer një përgjigje fare të qartë për këtë çështje…Nuk ka pasur asnjëherë refuzim për t’u takuar. Jeni i gatshëm për ta takuar? Absolutisht i kam shprehur gatishmërinë për ta takuar…Thelbi është që në letër nuk kishte asgjë të re. Atij i kërkohet që t’i përgjigjet një pyetjeje. A është ai për konsensus? Ai nuk është për konsensus…

Ai kërkon një takim kur pozicionet e palëve edhe mund të ndryshojnë, pse e paragjykoni? Nuk e kam paragjykuar. Nëse ju fton të hënën, do shkoni? Jam gati dhe jemi gati që të takohemi në çdo nivel, deri edhe në ato më të lartat që kanë të bëjnë me prioritetet aktuale të dorës së parë. Cilat janë këto prioritete? Janë pesë prioritetet e përcaktuara nga BE-ja për statusin e vendit kandidat… Nëse mazhoranca e kalon dhe e voton me 84 votat e saj, çfarë do të bëjë opozita? Ne do ta presim mazhorancën me Kushtetutë në dorë nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë… Do të ndërmarrim të gjithë hapat institucionalë. Do të organizoni protesta popullore? Besoj është e qartë se ne do t’i presim me Kushtetutë në dorë... A kishe ftesë nga Meta për 45-vjetorin e ditëlindjes së tij? Jo nuk kisha ftesë, megjithatë, axhenda ime ishte e paracaktuar një muaj më parë në Deçan. Keni pasur një raport miqësor me Metën, pse nuk u ftuat? Kjo është një pyetje që duhet t’ia drejtoni atij dhe jo mua. U ndjetë keq që ishin të ftuar deputetë të tjerë të PD-së? Jam kryetar i PD-së, një parti e njerëzve të lirë… A keni mbetur i hatërmbetur? Nuk e ndërtoj partinë përmes hatërmbetjeve. A është koalicioni me LSI-në obsesion? Ilir Meta është aleat i Ramës dhe është përgjegjës dhe bashkautor i kauzit që e ka pllakosur vendin. A shihet si drita në fund të tunelit? PD ka një histori jo vetëm të madhe, por edhe ambicie të madhe përmes një bashkëpunimi të fuqishëm mes rinisë shqiptare, një ndërthurje të kontributeve… dhe ofrimit të platformës së suksesshme. Eksperienca ka treguar se është arritur përmes ndihmës së LSI-së? …PD-ja ka treguar se ka qenë në gjendje jo vetëm të menaxhojë besimin e qytetarëve, por edhe të rikthehet fuqishëm përmes vlerave që përfaqëson dhe besimit që kjo forcë politike ka ngjallur… Deputetët e PD-së pretendojnë se nuk po sulmohet z. Meta ashtu si z. Rama? Nuk ia vlen të spekulojmë në këtë rrafsh. Nuk qëndron kjo që thoni. Të dy bashkë ndajnë përgjegjësitë për keqqeverisjen e vendit. Opozita është ballore, e fortë dhe e pandarë ndaj dyshes Rama-Meta. Kur do të ketë PD-ja një lidership? PD vazhdon të kryejë detyrat e saj. Kryetari i komanduar i grupit po ushtron detyrat e nënkryetarit dhe nënkryetarja e PD-së kryen të gjitha funksionet deri në momentin e zgjedhjes së forumeve. Tani

reforma territoriale "Ne do ta presim mazhorancën me Kushtetutë në dorë nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë… Do të ndërmarrim të gjithë hapat institucionalë"

po zhvillohet evidentimi i anëtarësisë së partisë. Është konfirmuar fluksi i anëtarëve të rinj të PD-së. Është regjistruar anëtarësia me të gjitha të dhënat dhe shumë shpejt do të bëhet publike. PD-ja është në rrugën e fuqizimit dhe ringritjes së saj. Qytetarët kanë kthyer sytë nga PDja. Deri në fund të kësaj jave do të dalë udhëzimi që përcakton modalitetet që do të ndodhin zgjedhjet që nga baza. Do të nisë me një projekt pilot që do të nisë me Tiranën. Synimi është që brenda 25 majit të ketë përfunduar ky proces, për t’i hapur rrugën kuvendit të partisë. A jeni të vonuar për zgjedhjet lokale? Ne në shtator do të nisim procesin për zgjedhjet lokale me një lidership të ri. Jam dakord që duhej të ishte kryer më shpejt, por për shkak të situatës së krijuar…Mund të kishte ndodhur më parë, por nuk jemi të vonuar. Do të ketë ndryshime rrënjësore në strukturat e PD-së? Ka një sërë ndryshimesh. Ne do të ecim drejt krijimit të një grupi pune për ndryshimet në statut. Ju për cilën formë do të ishit? Është akoma herët për folur. Është e vërtetë ajo që thotë shtypi se do të ketë PD-ja 5 nënkryetarë partie? Ne nuk kemi përcaktuar ende asgjë dhe gazetat bëjnë punën e tyre. Është një opsion gjithsesi? Ne do të shohim të gjitha mundësitë. Analiza kur fillon? Analiza do t’i paraprijë procesit të zgjedhjeve …A jeni për reformë të pensioneve? Jemi për reformë pensionesh për të mirëmenaxhuar të ardhurat…Në mënyrë kategorike besojmë se me rritje ekonomike dhe me miradministrim të të ardhurave nuk ka nevojë për rritje të moshës së pensionit… Si e gjykoni vizitën e Ramës në Gjer-

mani dhe takimin me Kancelaren Merkel? Si kryetar i PD-së nuk mund të mos e përshëndes dhe të shpreh kënaqësinë për faktin që Kryeministri i vendit pritet në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel… Ndaj plotësisht mesazhet që Gjermania dhe në veçanti Merkel i dhanë kryeministrit Rama gjatë vizitës… Një prej ish-deputetëve të së djathtës, Spartak Ngjela ka iniciuar një nismë për të grupuar figura politike kryesisht të së djathtës kundër autoritarizmit që po shfaqet…Do të jeni i gatshëm që të takoheni me Ngjelën? Mua më vjen mirë që një zë i veçantë në media siç është z. Ngjela, ka marrë një pozicion kritik kundër LSI-së dhe Metës…Do të uroja që me të njëjtin intensitet të mbante qëndrimin e tij edhe në raport me PS-në dhe kryeministrin Rama. Thënë kjo, ky nuk është kusht që ne do të takohemi. Ngjela, (siç e thatë edhe ju) ka historikun e vet të kontributeve në PD. Unë kur kam përmendur dhe theksuar hapjen e partisë për rikthimin, bashkëpunimin e gjithë figurave që kanë kontributin e tyre, nuk kam përmendur emra, por nuk kam bërë as përjashtime. I vetmi kusht është që të jenë në opozitë me mazhorancën Rama-Meta. Si politikan i mirë që është, Ngjela e di mirë dallimin mes opozitës dhe kritikës… A do të japësh dorëheqje zoti Basha si kryetar, nëse humbisni zgjedhjet? Unë do të respektoj një traditë të mirëvendosur të PD-së sa i përket përgjegjësisë politike në çdo nivel, të lidhur natyrisht ngushtësisht me rezultatin. Si janë marrëdhëniet tuaja me ambasadorin Arvizun që pas ‘krisjes’…? Nuk ka dhe nuk mund të ketë krisje mes meje, PD-së dhe SHBA-së. Ilir Meta është shok, mik, aleat apo pak nga të gjitha…? …Për ne, Meta është pjesë e problemit, dhe jo e zgjidhjes.


2

në fokus

Dosjet “Imami”

Seria e kallëzimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për punën e ishministrit Arben Imami nisi në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar. Imami bashkë me katër ish-zyrtarë të kësaj ministrie, u kallëzuan penalisht për veprat penale “shpërdorim të detyrës”, “shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”. Ndërkohë në fund të janarit ministria depozitoi një tjetër kallëzim.

3

Gazeta MAPO

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Akuza e Imamit

“…Kam përshtypjen që përveç pastrimeve të kanoçeve, përveç shmangies nga detyra kushtetuese që ka ushtria shqiptare, zonja po bën edhe shumë gjëra të tjera. Zotërinj deputetë, zonja deputete, në qoftë se ka një gjë që mund të na largojë nga NATO, është ajo që po ndodh sot, infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike.

PD kërkon komision hetimor për vrasjen e Ilia Karelit

Ndërsa çështja e vrasjes së shqiptarit Ilia Kareli nga gardianët grekë në një nga burgjet e Greqisë është bërë çështje edhe në median helene, opozita shqiptare ka kërkuar dje në parlament që të ngrejë një komision hetimor për këtë rast. Kërkesa është bërë nga deputeti demokrat, Gert Bogdani, i cili nga foltorja e Parlamentit ka propozuar që “të ngremë një komision të përbashkët për çështjen e Ilia Karelit”. Ndërkohë që deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se e rëndësishme është që barbarët që torturojnë shqiptarët të dënohen, por ai ka

vlerësuar se nuk ishte e nevojshme të ngrihej një komision hetimor për këtë çështje. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili ka bërë të ditur se ka kërkuar nga autoritetet greke zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. “Sot garantoj publikisht se, si ministër i Drejtësisë, menjëherë kam kërkuar dhe marrë informacionet nga autoritetet gjyqësore greke mbi këtë ngjarje të rëndë. Njëkohësisht, kam marrë garancinë e autoriteteve gjyqësore të drejtësisë greke që çështja do të hetohet dhe gjykohet në një kohë

sa më të shpejtë, duke shërbyer si një shembull në dhënien e drejtësisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por sigurisht që kërkojmë drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke”, - tha Naço. Kjo çështje ka shërbyer si shkak edhe për një debat të ashpër mes deputetit demokrat, Arben Ristani dhe deputetit socialist, Erion Braçe. Ndërsa Ristani fliste nga vendi pa mikrofon, Braçe i është përgjigjur atij nga foltorja me një fjalor të rëndë. “Boll mer drogaxhi dreqi, boll mer legën, boll! Janë kamerat, se ta tregoja unë ty...”, - iu drejtua Braçe Ristanit.

11.04.2014

5

Replika e Kodhelit

“…Unë dua t’ju kujtoj që, gjysmat e pagesave që këta djem që janë atje në vijë të parë të luftës paguheshin ryshfet gjatë kohës që ju drejtonit ushtrinë shqiptare. Dhe jo vetëm ata. Ndaj ju them dhe një herë, reflektoni me zë të lartë dhe hajdeni t’i diskutojmë reformat në këtë fushë dhe mos abuzoni me djemtë që vënë në rrezik jetën, siç keni bërë deri dje”, - tha Kodheli.

Forcat Komando

Sulmohet patrulla amerikano-shqiptare në Afganistan, dy të plagosur Tiranë Një patrullë me paqeruajtës shqiptar në Afganistan i ka shpëtuar mrekullisht një atentati kamikaz teksa patrullonin në kufi me Pakistanin së bashku me paqeruajtësit amerikanë. Fillimisht u deklarua se në këtë ngjarje ishin plagosur edhe ushtarë shqiptarë, por këto informacione nuk u konfirmuan nga Ministria e Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediat, Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se nga sulmi kamikaz janë lënduar vetëm dy ushtarë amerikanë, të cilët ndodheshin në automjetin e parë të autokolonës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur në orën 16:20, sipas orës lokale të Afganistanit, në zonën e Spin Boldak në Kandahar, aty ku ndodhet edhe misioni paqeruajtës i shqiptarëve “Eagle 8”. “Një autokolonë me tri makina, në të cilat ndodheshin amerikanë dhe shqiptarë, kanë qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se autokolona e kryesuar nga automjeti i ushtarëve amerikanë në një moment është parakaluar nga një makinë civile, duke devijuar nga rruga automjetin ku ndodheshin ushtarët shqiptarë. Sapo ka devijuar makina e dytë e autokolonës, automjeti i kamikazëve është afruar pranë makinës së amerikanëve duke shpërthyer menjëherë. “Si rezultat i kësaj përplasjeje ka pësuar dëmtime makina e parë, e cila ka qenë në gjendje të lëvizë, brenda së cilës ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy makinat e tjera të autokolonës ku ishin dhe pjesëtarë të ‘Eagle 8’ nuk kanë pësuar goditje fizike”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani raportohet se të plagosur kanë ngelur dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë, të cilëve po u jepet ndihma mjekësore. “Sigurojmë familjarët se mes ushtarëve në Afganistan se s’ka asnjë të lënduar dhe se trupat tanë atje janë shëndosh e mirë dhe po vazhdojnë me kryerjen me sukses të detyrave.”përfundon deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.

Akuza e Imamit: Ushtria po përdoret për transport droge Reagon Kodheli: “…I ke lënë me 20 milionë euro borxh…, i ke lënë gjashtë muaj pa paguar…, u ke hequr edhe shërbimin shëndetësor. Ik një herë, përgjigju në Prokurori për këto”. TIRANË Si ministre e Mbrojtjes, ajo i ka çuar dy dosje në prokurori për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime në fushën e demontimit të armëve. E ka akuzuar madje edhe për shitje të sekreteve të Aleancës tek shërbimet jopartnere. Por situata e djeshme në Kuvend mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe paraardhësit të saj në këtë detyrë, Arben Imami, i kaloi kufijtë e akuzave sa më sipër. Ish-ministri i Mbrojtjes lëshoi akuzë të fortë në drejtim të mënyrës se si sot po menaxhohet ushtria. “…Infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike…”, - tha dje Imami pas disa replikash që kishte pasur me ministren Kodheli. Kjo e fundit kërkoi më pas që opozita të reflektojë, duke hedhur gjithashtu akuza lidhur me menaxhimin e ushtrisë nën drejtimin e Imamit. “…I ke lënë me 20 milionë euro borxh…, i ke lënë gjashtë muaj pa paguar…, u ke hequr edhe shërbimin shëndetësor. Ik një herë, përgjigju në Prokurori për këto”,- reagoi Kodheli, fjalët e së cilës mund të dëgjoheshin vetëm nga të pranishmit në sallë, pasi mikrofoni i saj ishte fikur. Megjithatë, reagimi i Kodhelit me apo pa mikrofon nuk u fokusua tek akuza konkrete dhe e rëndë e Imamit. Akuza Gjithçka nisi nga debati i fundit mes

Presidencës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur mbi një draft të përgatitur nga kjo e fundit mbi menaxhimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura. Kodheli deklaroi sërish se ajo nuk kishte prekur kompetencat kushtetuese të Presidentit. “…Si mundet të ndodhka kështu, që partnerët tanë strategjikë, me të cilët ne po e shkruajmë në frymë dhe në gërmë strategjinë e re të sigurisë kombëtare dhe atë ushtarake të mbrojtjes të na mbështesin për të vrarë Kushtetutën e Shqipërisë, madje edhe vetë Republikën? Ju, megjithëqë ishte shkruar në dokumentin e rishikimit strategjik, duke vlerësuar SHQUP-in, një ndër tri asetet themelore të burimeve të Mbrojtjes, madje kishit harxhuar 250 mijë euro vetëm për projektin, para që ministri paraardhës tha se do t’ia kthejë PDja qeverisë...”, - tha ndër të tjera Kodheli. Për fjalën e mbajtur, fillimisht reagoi ishkryeministri Berisha. Sipas tij, ministrja e Mbrojtjes (përmes draftit në fjalë) po kërkonte ta bënte kryeministrin Rama kryekomandant të Forcave të Armatosura dhe se kishte lejuar mosmarrjen e pagesës për dy muaj të forcave ushtarake në Afganistan. Qëndrimit të Berishës më pas iu bashkua edhe Imami, duke e konsideruar deklaratën e Kodhelit të pavlerë. “…Kam përshtypjen që përveç pastrimeve të

Kompetencat e Nishanit “…Si mundet të ndodhka kështu, që partnerët tanë strategjikë, me të cilët ne po e shkruajmë në frymë dhe në gërmë strategjinë e re të sigurisë kombëtare dhe atë ushtarake të mbrojtjes, të na mbështesin për të vrarë Kushtetutën e Shqipërisë, madje edhe vetë Republikën?

kanoçeve, përveç shmangies nga detyra kushtetuese që ka ushtria shqiptare, zonja po bën edhe shumë gjëra të tjera. Zotërinj deputetë, zonja deputete, në qoftë se ka një gjë që mund të na largojë nga NATO është ajo që po ndodh sot, infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike. Për këtë duhet të vijë dhe të japë përgjigje ministrja këtu”, - tha Imami, deklaratë e cila tërhoqi vëmendjen edhe të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. “Ishte shumë e rëndë kjo e fundit, se implikonte dhe NATO-n”, - shtoi Meta. Replika Pas kësaj situate, ministrja Kodheli brofi në këmbë, por pa lëvizur nga karrigia ku ajo qëndronte. Ajo ndezi mikrofonin nga vendi dhe iu drejtua Imamit: “…Unë dua t’ju kujtoj që gjysmat e pagesave që këta djem që janë atje në vijë të parë të luftës, paguheshin ryshfet gjatë kohës që ju drejtonit ushtrinë shqiptare. Dhe jo vetëm ata. Ndaj ju them dhe një herë reflektoni me zë të lartë dhe hajdeni t’i diskutojmë reformat në këtë fushë dhe mos abuzoni me djemtë që vënë në rrezik jetën, siç keni bërë deri dje”. Imami replikoi sërish: “Nuk ke mend ti (Kodheli) të thuash reflektoni. Nuk e ke atë kapacitet”. Nevila Perndoj


6

Në fokus

Ditari

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për caktimin e rregullave të reja mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve. Procesi nis me vetëvlerësimin dhe përfundon në Komisionin e Vlerësimit pranë KLD, ndërsa nga procesi përjashtohen anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, Presidenti i Republikës dhe Ministri i Drejtësisë.

Projektligji i Ministrisë

Vlerësimi i gjyqtarëve, përjashtohet Nishani dhe Naço si politikë Tiranë - Nëpërmjet një nisme ligjore,

Ministria e Drejtësisë ka vendosur të ndryshojë mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve, pasi me skemën aktuale konsiderohet si jo plotësisht operativ. Sipas një projektligji që është ende në fazë diskutimi, ministria propozon që vlerësimi të nisë nga vetë gjyqtarët dhe të përfundojë në Komisionin e Vlerësimit, i cili do të jetë i përbërë nga 9 gjyqtarët e zgjedhur si anëtarë KLD-je, përveç Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë, të cilët konsiderohen si autoritete politike. Përcaktimi me ligj i kritereve të vlerësimit të gjyqtarëve argumentohet nga ministria si një mundësi për promovimin e tyre në karrierë vetëm në saj të meritës profesionale. “Sistemi aktual i vlerësimit bazohet në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili parashikon se vlerësimi përgatitet në formë përshkruese dhe statistikore nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe bëhet nga vetë Këshilli. Ky sistem vlerësimi nuk është

ende plotësisht operacional dhe për vitin 2013, ka rezultuar se KLD i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005-2006”, - thotë Ministria e Drejtësisë. Rregullat e reja të vlerësimit, sipas projektligjit përqendrohen në vetëvlerësimin e gjyqtarit, duke kombinuar në këtë mënyrë bashkekzistencën ndërmjet vlerësimit dhe vetëvlerësimit dhe siguruar që vlerësimi të jetë objektiv dhe transparent. Sipas projektligjit, vendimi përfundimtar i vlerësimit do të jepet nga Komisioni i Vlerësimit, konfigurimi i të cilit është i njëjtë me anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. “Vlerësimi bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryeinspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Ky konfigurim korrespondon me anëtarët e KLD-së, por janë përjashtuar Presidenti i Republikës

Rregullat e reja të vlerësimit, sipas projektligjit përqendrohen në vetëvlerësimin e gjyqtarit, duke kombinuar në këtë mënyrë bashkekzistencën ndërmjet vlerësimit dhe vetëvlerësimit dhe siguruar që vlerësimi të jetë objektiv dhe transparent.

dhe Ministri i Drejtësisë, pasi janë autoritete politike”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit. Procesi i vlerësimit do të zhvillohet në dy nivele, në gjykatë dhe në komision. Gjyqtari bën vetëvlerësimin profesional dhe etik të punës së tij, duke plotësuar formularin dhe tabelat statistikore, dhe i dorëzon pranë kryetarit të gjykatës në të cilën ushtron veprimtarinë, brenda datës 31 janar të çdo viti. Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit, bën vlerësimin e gjyqtarit në formën e një akti të shkruar, duke u bazuar edhe në formularin e vetëvlerësimit të gjyqtarit, përshkruan veprimtarinë e gjyqtarit, duke bërë një vlerësim të respektimit të disiplinës në punë, të solemnitetit në gjykim dhe të etikës. “Në ndryshim nga sistemi i vjetër, ky projektligj ia heq kryeinspektorit detyrën për të

përgatitur projekt-aktin e vlerësimit, që në shumicën e rasteve linte vend për subjektivitet. Inspektorati i KLD-së shërben në këtë rast si mbështetje teknike për përgatitjen e dokumentacionit pranë Komisionit. Komisioni brenda 90 ditëve nga përfundimi i raportit paraprak të verifikimit prej Inspektoratit, shqyrton dosjen e vlerësimit të gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës dhe projekt-aktin e vlerësimit, duke vendosur përfundimisht për vlerësimin e tyre”, thuhet në projektligj. Ndryshimet në mënyrën e vlerësimit i japin të drejtën gjyqtarit të japë argumentet e tij përpara komisionit, si dhe të ankohet në gjykatë kundër vendimit në rast se e konsideron të padrejtë vlerësimin. Edhe kjo nismë ligjore pritet të hapë debate rreth kompetencave të Presidentit të Republikës si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Withers: Në Shqipëri ka të interesuar që drejtësia të jetë e diskretituar “Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Asnjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm, që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike”. Hera e fundit që kemi biseduar për Shqipërinë ishte para zgjedhjeve. Qeveria e re socialiste erdhi në pushtet duke bërë fushatë me parullën “Rilindje”. Tashmë pas 6 muajsh në pushtet, a mendoni se ky premtim është mbajtur? Mendoj se është ende herët ta thuash. Çdo qeveri e re duhet të kalojë përmes disa procesesh, duhet të rimësojë mekanizmat qeverisës, pasi ka qenë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë. Mendoj se 6 muaj nuk është një periudhë e mjaftueshme për të gjykuar, nëse ata do t’i mbajnë premtimet apo jo. Në qershor, Shqipëria pret përgjigje për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, një status që nuk e ka marrë dot prej 4 vitesh. A jeni optimist se këtë herë do ta marrë? Optimist? Po, mund të them që jam. Por besoj nuk më takon mua, një qytetar privat, që nuk flas as në emër të qeverisë amerikane, të them se çfarë mund të bëjnë, ose të mos bëjnë evropianët. Por statusi kandidat është i rëndësishëm dhe do ta ndihmojë shumë Shqipërinë. Procesi për t’u bërë anëtar i BE-së kërkon plotësimin e standardeve më të larta ndërkombëtare. Është një proces shumë më i hollësishëm dhe i ndërlikuar sesa procesi i anëtarësimit në NATO. Dhe në shumë drejtime, si për shembull për të zgjidhur përçarjet politike që kanë pllakosur Shqipërinë prej shumë vitesh, për

të gjetur një arbitër të paanshëm, për të ndihmuar me çështje të tilla jetike, si gjyqësori, apo praktikat ekonomike, ky proces i disiplinuar, që ka patur shumë përfitime për vende të tjera, do të ketë përfitime edhe për Shqipërinë. Ka edhe një element tjetër që nuk duhet harruar. Anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë përfitues edhe për vetë Bashkimin Europian. Ballkani historikisht ka qenë një rajon i paqëndrueshëm dhe gjatë historisë së Shqipërisë kemi parë që ajo ka luajtur një rol konstruktiv dhe bashkëpunues për të sjellë qëndrueshmëri dhe paqe në rajon. Pra, nëse do të citoja një albanolog të njohur, filologun austriak Maximilian Lambertz, që ka thënë pak a shumë se “historia njerëzore nuk mund të shkruhej pa shqiptarët”, për analogji, unë do të thosha sot, se një Evropë e bashkuar dhe e tërë, nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në të. Ju përmendët sistemin e drejtësisë, por një element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ajo që përmendi komisioneri Fyle para disa ditësh, nevoja e bashkëpunimit të klasës politike. Gjashtë muaj pas qeverisë së re, në parlament po shohim të njëjtat praktika, si në të kaluarën, të njëjtën gjuhë të papërshtatshme. A ka ndryshuar gjë? Mendoj se procesi i ndryshimit, në një kuptim realist, kërkon kohë dhe nuk

bëhet me shkop magjik. Gjermanisë Lindore, për shembull, iu deshën shumë vite pas bashkimit dhe vetëm tani ka arritur një nivel të krahasueshëm ekonomik me Perëndimoren. Procesi i ndryshimit në Shqipëri nuk ka nevojë të zgjasë 25 vjet si në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend më i vogël, por procesi i ndryshimit kërkon durim e përkushtim. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi për 6 muaj, jo më të ndryshosh një shoqëri. Ndryshimet e mëdha në Shqipëri filluan para më shumë se 20 vjetësh. Qeveria e re erdhi në pushtet me moton për të ndryshuar, për të përmirësuar shumë g jëra. Por ka shumë njerëz që po ngrenë pikëpyetje për fillimin. Të marrim korrupsionin për shembull, një nga plagët më të rënda për atë vend. Shumë kritikë thonë se nuk po shkojnë pas të ashtuquajturve “peshq të mëd-

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

henj”. Si mund ta luftojnë ata korrupsionin? Ju përmendni probleme madhore. Por, a ka ndonjë shoqëri që e ka çrrënjosur korrupsionin dhe aq më shumë për 6 muaj? Por do të vijë dita kur publiku do t’i kërkojë llogari qeverisë: “Ku ke qenë? Çfarë ke bërë?” Nuk jemi ende në atë pikë. Por nga ana tjetër, ka patur disa zhvillime premtuese, siç është ligji për ndarjen administrative që do të jetë shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë, reforma e sistemit të pensioneve, që është shumë e rëndësishme në këto kohë të vështira ekonomike, ose masat ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë filiza të reja, por ende nuk e dimë nëse do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota. Interesimi im në Shqipëri ka qenë gjithmonë për popullin dhe jo për ndonjë parti a qeveri të veçantë. Ju përmendët korrupsionin. Ai është si një kancer. Gjithë shoqëria sëmuret nëse ai nuk trajtohet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Së dyti, është sistemi i drejtësisë, një sistem i diskredituar, që në pjesën më të madhe ka diskredituar veten. Ka njerëz të interesuar në Shqipëri që e duan një sistem të tillë drejtësie, për të ndikuar në vendimet e gjykatave për interesa të tyre. Asnjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.04.2014

7

Pjetër Babaj, i dënuar më parë për trafik armësh dhe minash, u arrestua dje pasdite nga policia teksa transportonte dy mina me sahat, ndërsa në banesë iu gjetën edhe dy të tjera me telekomandë.

Kapet arkitekti e importuesi i minave me telekomandë Policia tha se dyshohej se minat vinin nga Mali i Zi, ndërsa Babaj dyshohet si importues por edhe fabrikues i tyre. Si pasojë e një hetimi që zgjati dy muaj, bashkë me të u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, të cilit iu kapën armë dhe municione. Dashamir Biçaku SHKODËR- Kapet në Shkodër arkitekti dhe importuesi i minave me celularë e me telekomandë, bashkë me ndihmësin e tij, ndërsa ka dyshime edhe për bashkëpunëtorë të tjerë. I arrestuari kryesor është Pjetër Babaj, 58 vjeç, i arrestuar 10 vite më parë nga Policia e Shtetit në një operacion që rezultoi në bllokimin e minave me celularë dhe me telekomandë, të cilat dyshohej se hynin nga Mali i Zi dhe më pas iu shiteshin grupeve kriminale në vend kundrejt pagesave të konsiderueshme për të eliminuar rivalë apo kundërshtarë të ndryshëm. Të njëjtin aktivitet ai dyshohet se po e kryente edhe këto ditë, ndërsa hetuesit e policisë dyshojnë se ai ka kryer shitje të objekteve të tilla gjatë kësaj kohe. Megjithëse ekzistojnë dyshime konkrete, policia tha se ende nuk ka prova mbi rastet e dyshuara, ku Babaj mund të ketë shitur porositë e tij. Bashkë me të, policia arrestoi edhe Lulëzim Toskën, 36 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, që dyshohet si bashkëpunëtor dhe ndihmës i tij në këtë linjë. Policia iu bllokon 4 mina me telekomandë, dy prej të cilave i dyshuari ishte nisur për t’i shitur por që iu bllokuan në

automjet, ndërsa dy të tjera iu bllokuan në banesën e Babajt, në lagjen e njohur me emrin “Tre Heronjtë”. Policia bllokoi veç minave edhe armë zjarri 4 pistoleta, fishekë për to dhe municione për armë automatike, si dhe një humbës të zhurmës së armës (silenciator). Bashkë me të, efektivat blu të Shkodrës arrestuan edhe një person tjetër, i njohur si bashkëpunëtor dhe ndihmës i tij, i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve plasëse. Pejtër Babaj, 58 vjeç nga Shkodra, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, u arrestua dje në mesditë në një operacion të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që është realizuar në terren nga efektivët e RENEA-s. Lajmi u bë i ditur dje pasdite nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e kreut të Policisë së Qarkut të Shkodrës, Drejtues i Parë, Shaban Nexhi. Policia bëri të ditur se ai u arrestua gjatë një ndërhyrjeje të realizuar kur ky i fundit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ndërsa efektivët e RENEA-s e ndaluan në mënyrë të rrufeshme. Burimet e policisë së Shkodrës thanë dje në mbrëmje për gazetën MAPO se gjatë kontrollit të kryer në veturën e tij i gjetën dy mina, të cilat ai po i mbante me vete dhe sipas policisë, po i dërgonte tek një person, me të cilin ai kishte bërë pazar për t’i shitur. Burimet e policisë thanë se çmimet e materialeve dhe bombave varionin nga 2 mijë deri në 3500 euro copa. Por çmimi varionte nga cilësia e lëndës plasëse, mekanizmi dhe materialet e përdorura, të cilat mund ta bënin sa më të sigurt dhe më efektiv shpërthimin në objektin ku do të aktivizohej. Menjëherë pas arrestimit të tij policia mbërriti në banesën e të ndaluarit, ku u

Të arrestuar Lazër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” të qytetit të Shkodrës Lulëzim Toska, 36 vjeç, banues në lagjen “29 nëntori” të Shkodrës Sekuestruar 2 mina me sahat 2 mina me telekomandë Kapsollë detonatorë eleketrikë dhe lëndë plasëse 4 armë zjarri, pistoletë 30 fishekë pistolete 30 fishekë automatiku “Kallashnikov” 1 silenciator

Pjetër Babaj gjatë arrestimit nga policia

Çmimi varionte nga cilësia e lëndës plasëse, mekanizmi dhe materialet e përdorura, të cilat mund ta bënin sa më të sigurt dhe më efektiv shpërthimin në objektin ku do të aktivizohej.

gjetën edhe dy mina të tjera të telekomanduara, të cilat sipas policisë gjithashtu ishin të fabrikuara dhe ishin të gatshme për t’iu shitur blerësve të parë që do të trokisnin në derën e tij për të kryer ndonjë punë. Gjatë këtij operacioni të ndërmarrë sot nga policia, u bllokuan në cilësinë e provave materiale 4 copë mina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, si fitila, detonatorë, kapsolla dhe magnete për fiksimin e lëndës plasëse në veturë etj. Më pas policia mbërriti edhe në

25 vjet burg pa të drejtë lirie me kusht për Ardian Prrenjasin Shoferi i kamionit të plehrave akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur në mars të vitit të shkuar. Për herë të parë prokuroria kërkon dënim maksimal për këtë akuzë dhe heqjen e të drejtës së të pandehurit për t’u liruar me kusht. Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin maksimal për Ardian Prrenjasin, i dyshuar për kryerje të marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me një të mitur. Pas disa seancave gjyqësore, organi i akuzës kërkon nga gjykata të shpallë fajtor 45-vjeçarin dhe ta dënojë atë me 25 vjet heqje lirie. Kjo masë dënimi, sipas prokurorisë është më e larta e kërkuar ndonjëherë për këtë akuzë. Në pretencën përfundimtare për herë të parë prokuroria kërkoi që të pandehurit t’i hiqet e drejta e lirisë me kusht. Duke ritreguar ngjarjen për të cilën akuzohet Ardian Prrenjasi, përfaqësuesi i akuzës i tha gjykatës se në datën 16.03.2013, rreth orës 17:00, i dëmtuari A.C ka dalë të luajë në

sheshin para banesës së tyre së bashku me shokët e tij. Në kohën që është larguar shoku i tij dhe ai ka mbetur vetëm, i pandehuri ka dalë tek porta dhe i ka kërkuar të dëmtuarit që të afrohej. Kur ai është afruar, i pandehuri ka hyrë në banesë dhe i ka thënë se nuk kishte para dhe të hynte brenda banesës që ta ndihmonte t’i shkruante një letër shitëses. “I dëmtuari i ka besuar, dhe në kohën që ai ka hyrë brenda në banesë, i pandehuri ka mbyllur derën me çelës. I dëmtuari ka filluar të qajë dhe të bërtasë, por i pandehuri ka fikur dritat dhe i ka thënë të pushonte, pasi do t’i fuste duart në fyt. Ai ka kryer marrëdhënie me të, pavarësisht faktit se i dëmtuari refuzonte. Pasi kanë kryer marrëdhënie, ka patur frikë të kërkonte ndihmë, se mos i pandehuri i bënte ndonjë gjë. Ai i ka kërkuar g jatë natës që ta linte të shkonte tek prindërit, pasi ai i dëgjonte prindërit që e kërkonin, por ai i ka thënë se do ta vriste”, ka deklaruar prokurori i çështjes. Zbulimi i të dyshuarit është bërë pasi të nesërmen e ngjarjes ai nuk ka shkuar në punë, ndërsa kolegët e tij e kanë kërkuar në shtëpi. “Aty ata kanë dëgjuar se ka humbur edhe një fëmijë që jetonte

pranë, dhe duke menduar se mosparaqitja në punë e të pandehurit ka patur lidhje me fëmijën, kanë njoftuar policinë. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i pandehuri ka qenë i dënuar më parë për heq jen e paligjshme të lirisë, prandaj dhe nga ana e punonjësve të policisë është shkuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit të banesës e kanë gjetur atë në tualet, të fshehur poshtë lavamanit ku mbante të dëmtuarin, nën kërcënimin e thikës që ai të mos fliste”, thotë prokuroria.

Pas disa seancave gjyqësore, organi i akuzës kërkon nga gjykata të shpallë fajtor 45-vjeçarin dhe ta dënojë atë me 25 vjet heqje lirie

banesën e të arrestuarit tjetër, Lulzim Toska në lagjen “29 Nëntori”, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën 4 pistoleta, 30 fishekë për to, si dhe një silenciator. Më parë Pjetër Babaj ishte arrestuar në muajin dhjetor, por për efekt teknike hetimore, ai ishte lënë i lirë nga policia, ndërkohë që kjo e fundit bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kishin nisur edhe procedimin penal me metoda speciale. Policia tha se nga hetimet e kryera dhe materialet e mbledhura kishte arritur të provonte përfshirjen e tij në këtë aktivitet.

tiranë

Shpërthen vetura e ish-biznesmenit të lojërave të fatit TIRANË- Shpërthen gjatë natës automjeti i një ish-biznesmeni të lojërave të fatit ndërsa ishte në një kazino. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës së të mërkurës duke u gdhirë dita e djeshme, në unazë, në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në rrugën “Muahmet Gjolesha”. Nga shpërthimi i automjetit tip “Fiat” me targa AA 531 CP, i cili ndodhej i parkuar, nuk pati të lënduar, ndërsa mjeti u dëmtua tërësisht. Pas ngjarjes policia mbërriti në vendin e shpërthimit, duke nisur hetimet për rastin si dhe duke ngritur dyshimet e para për ngjarjen dhe motivet e mundshme të saj. Pas veprimeve të para aty, policia mori dëshminë e pronarit të mjetit, Leonard Prenga. Gjithsesi, policia nuk mori shumë të dhëna nga dëshmia e tij, çka nuk i ndihmoi shumë hetuesit në zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve. Sipas policisë, Prenga ka qenë i përfshirë më herët në biznesin e lojërave të fatit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë kryer për kërcënim ndaj tij. Ndërkaq, blutë pas veprimeve të para kanë kryer disa shoqërime dhe kanë marrë dëshmi të disa personave, që sipas policisë mund të hidhnin dritë mbi rastin.


8

11.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ditari

Ligji i ri i legalizimeve, letrat me vlerë shkojnë 10% Tregu i bonove të privatizimit ka njohur një rritje këto ditët e fundit. Edhe pse ka dy vite që ka hyrë në fuqi ligji për përdorimin e bonove të privatizimit në procesin e legalizimit, vlera e tyre ka patur luhatje gjatë gjithë këtyre kohëve. Ndërkohë që deklaratat nga ana e qeveritarëve për ripërfshirjen e tyre në procesin e legalizimeve kanë dhënë menjëherë efekt në tregun e lirë të tyre,

çka është reflektuar në rritje të vlerës së tyre. Kështu nga një vëzhgim i bërë nga tv “Scan” vëmë re një interes në rritje për blerjen e tyre, pasi aktualisht një bono privatizimi 10 mijë lekëshe blihet në treg deri me 9-10 % për qind të vlerës, ndërkohë që deri pak ditë më parë ato bliheshin me 3-4 %. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej

të cilave i janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërsa mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Bonot e privatizimit u emetuan për herë të parë në vitin 1991 dhe përfituan të gjithë shtetasit me vendbanim ligjor në qytet, që deri më 01.08.1991 ishin mbi moshën 18 vjeç.

Borxhet në banka, BSH " frenon" sekuestrot e llogarive Për shkak të rritjes së kërkesave për sekuestro ndaj llogarive bankare, Banka e Shqipërisë ka nxjerrë këto ditë një udhëzim që rregullon edhe njëherë procedurën. Shtohen dokumentet për përmbaruesit. Ja të gjitha rregullat e reja Kriza ekonomike e viteve të fundit ka rritur borxhin në ekonomi, si në shtet, ashtu edhe në sektorin privat. Për pasojë, në sportelet e bankave janë dyndur përmbaruesit, të cilët po gjejnë vështirësi për të sekuestruar llogaritë bankare sipas vendimeve të gjykatave. Për shembull, për një llogari bankare ka më shumë se dy-tre përmbarues që pretendojnë dhe bankat janë gjendur të papërgatitura për këtë situatë. Ndaj, Banka e Shqipërisë ka nxjerrë këto ditë një udhëzim që rregullon edhe njëherë sekuestron e llogarive bankare në kushtet e reja. Afatet

Banka e njofton përmbaruesin gjyqësor për vendosjen e sekuestros brenda 3 ditësh pune nga marrja e urdhrit. Ndërsa përmbaruesi urdhëron transferimin e shumës ose heqjen e sekuestros për këtë shumë brenda 10 ditësh pune nga marrja e njoftimit të bankës, në të kundërt masa e sekuestros konsiderohet e rënë. Sipas rregullores së re, banka mund të vendosë sekuestro vetëm nëse llogaria është pozitive, por nga ana tjetër përmbaruesi gjyqësor mund të kërkojë informacion nga banka në çdo kohë për gjendjen e llogarisë mbi të cilën është vendosur sekuestroja. Sekue-

stroja në llogarinë e debitorit nuk pezullon pagimin e kredive që, sipas nenit 605 të Kodit Civil, paguhen me preferim ndaj urdhrit për sekuestro. Kur shuma e sekuestruar në llogari nuk është e mjaftueshme për të shlyer detyrimet e paraqitura për ekzekutim, banka njofton përmbaruesin gjyqësor, i cili respekton radhën e referimit, që përcaktohet në nenin 605 të Kodit Civil. Sekuestroja konsiderohet e rënë, në rast se përmbaruesi gjyqësor nuk i komunikon radhën brenda 10 ditësh pune nga marrja dijeni për njoftimin e bankës. Sekuestroja në llogarinë e debitorit hiqet me urdhër të përmbaruesit gjyqësor. Kur sekuestroja vendoset në bazë të një vendimi gjykate për sekuestrimin e shumave në llogari (sigurim padie), heqja e sekuestros bëhet me urdhër të përmbaruesit gjyqësor, ose paraqitjes pranë bankës të vendimit të gjykatës që urdhëron heq jen e sekuestros. Përmbaruesi gjyqësor, brenda 10 ditësh pune nga data e marrjes së njoftimit të bankës për vendosjen e sekuestros mbi llogarinë e debitorit, i njofton bankës urdhrin për transferimin e shumës. Gjithashtu, udhëzimi i ri i Bankës së Shqipërisë forcon procedurën që i duhet përmbaruesit për sekuestron e llogarive. Numri i dokumenteve që ata duhet të sjellin në banka kundrejt sekuestros së shumës është rritur ndjeshëm në krahasim me procedurën aktuale. Kur nuk vendoset sekuestro

duhur. Kur urdhri për vendosjen e sekuestros ka paqartësi apo gabime materiale të dukshme në identifikimin e debitorit apo shumës për të cilën duhet kryer ekzekutimi, banka vendos sekuestron dhe i njofton përmbaruesit gjyqësor parregullsitë e urdhrit brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e urdhrit për

Banka nuk vendos sekuestron dhe njofton përmbaruesin gjyqësor brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e urdhrit për vendosjen e sekuestros, kur konstaton se ky urdhër nuk përmban dokumentacionin e

Qeveria jep me qira sallën VIP në aeroport Qeveria ka vendosur të vërë në funksion fitimprurës sallën VIP numër 3 në Aeroportin “Nënë Tereza”. Salla e konsideruar për shërbimet “VIP”, do të jepet me qira. Të ardhurat neto që realizohen nga përdorimi i sallës VIP, shkojnë 20 për qind për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa 80 për qind kalojnë në buxhetin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Tarifat për pijet, ushqimet dhe shërbimet e tjera në sallën VIP përcaktohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe të ardhurat që rrjedhin nga ofrimi i këtyre shërbimeve kalojnë në buxhetin e kësaj drejtorie. Ndërsa modalitetet e përdorimit të sallës VIP për personat që e përfitojnë këtë shërbim, përcaktohen me urdhër të përbashkët të Drejtorisë së Protokollit të Shtetit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Salla VIP e Aeroportit “Nënë Tereza” është e përbërë nga tri mjedise. Dy të parat tashmë përdoren sipas protokolleve qeveritare, ndërsa për të tretin u vendos qiradhënia. Përdorimi i sallës VIP drejtohet nga Protokolli i Shtetit ose me lejen e tij. Salla 1 rezervohet për kryetarë shteti (president republike, mbret, princ trashëgimtar), kryetarë qeverie, kryetarë parlamenti, sekretarë të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Komisionit Europian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Parlamentit Europian. Këto autoritete lejohen të përdorin sallën 1 vetëm

vendosjen e sekuestros. Nga ana tjetër përmbaruesi gjyqësor, brenda 3 ditësh nga marrja e njoftimit të bankës, rregullon gabimet apo paqartësitë e konstatuara dhe njofton bankën. Në mungesë të përgjigjes nga ana e përmbaruesit gjyqësor, në përfundim të afatit 3-ditor, masa e sekuestros konsiderohet e rënë.

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve: Z. Fadil Dura, Z. Beniamin Dura, Z. Hajrulla Dura, Z. Nuredin Seitaj, sipas tabelës bashkëlidhur. Subjekti kërkues është Bashkia Berat. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera totale e shpronësimit: “Për restaurimin e objektit, Merkato-Qendër”, është 1 888 800 lekë. kur janë për vizitë zyrtare në Shqipëri ose udhëtojnë tranzit me delegacionin e tyre zyrtar për në vende të tjera. Salla 2 rezervohet për autoritete të tilla si: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nënkryetar Kuvendi, Zëvendëskryetar qeverie, Anëtarë qeverie, deputetë, ishpresident i Republikës, komisionerë të Parlamentit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri dhe ambasadorët shqiptarë në krye të detyrës etj. Kërkesa për shfrytëzimin e sallës VIP të shtetit bëhet në formën e një note verbale dhe i drejtohet Protokollit të Shtetit për miratim. Përjashtimet nga rregulli i mësipërm gjykohen rast pas rasti. Ndërsa salla tre mund të përdorët nga persona të tjerë kundrejt tarifave.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. TË DHËNA MBI LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE DHE PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN “PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT, MERKATO-QENDER”, BASHKIA BERAT

Zona Kadastrale 8502

Nr. Emër

1 2 3 4

Mbiemër

Fadil Dura Beniamin Dura Hajrulla Dura Nuredin Seitaj Totali

Nr. i Sipërfaqe/ pasurisë m² 8/139 8/139 8/139 8/139

5 12 5 10 32

Çmimi në lekë/ m² 59 025 59 025 59 025 59 025

Vlera në lekë

Lloji i Dokumentit

295 125 708 300 295 125 590 250 1 888 800

Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie


edukim global

koment

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.04.2014

9

Ekstremistët që propagandojnë dhunën kanë rrjete për të arritur te të rinjtë dhe e njohin fuqinë e arsimit, formal apo informal qoftë.

Tony Blair: Ekstremizmi fetar luftohet përmes arsimit Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mendon se arsimi duhet parë dhe trajtuar si çështje e sigurisë. “Të gjitha qeveritë duhet të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të edukuar të rinjtë që të pranojnë dhe respektojnë njerëzit e besimeve dhe kulturave të ndryshme”, thotë ai, duke e cilësuar si çështjen më urgjente të shekullit 21.

N

ë nëntor të vitit të kaluar fola në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të parën herë pas 13 vjetësh. Më bëri përshtypje se sa ndryshe është atmosfera tani. Në shtator të vitit 2000, bota dukej shumë më ndryshe. Po përpiqeshim të artikulonin rregullin e ri të sigurisë në dekadën pas rënies së Murit të Berlinit. Sigurisht që kishte sfida. Por atmosfera ishte e ndriçuar, madje pozitive, ndërsa diskutonim zhdukjen e varfërisë në botën në zhvillim. Kësaj here, atmosfera ishte e zymtë. Ditët e para të 2014-ës e bënë edhe më të errët. Nëse shfleton gazetat do të gjesh histori terrorizimi dhe dhune, të kryera në kauzën e një këndvështrimi të rreme të fesë. Disa prej tyre kryhen nga aktorë joshtetërorë dhe disa të tjerë nga vetë aktorët e shteteve: por të gjitha kryen në kontekstin e përçarjes dhe një konflikti të përkufizuar nga diferencat e besimeve fetare. Kjo është beteja e re e shekullit të 21-të. Nuk do ta fitojmë nëse nuk luftojmë shkaqet e tij në rrënjë, ashtu si edhe pasojat e kobshme. Sot, në harkun që shtrihet nga Lindja e Largët përmes Lindjes së Mesme drejt rrugëve të qyteteve të Europës dhe SHBA-së, ne përballemi me një kërcënim që ka marrë jetë të pafajshëmësh, që ka frikësuar komunitete dhe ka destabilizuar shtete. Është një kërcënim që po zhvillohet në mënyrë konstante, po rritet dhe po ndryshon për t’iu kundërvënë luftës sonë ndaj tij. Ekstremistët që propagandojnë këtë dhunë kanë rrjete për të arritur te të rinjtë dhe e njohin fuqinë e ar-

simit, formal apo informal qoftë. Ekstremistët po mbushin mendjet e të rinjve me besimin se kushdo që nuk bie dakord është armik, dhe jo vetëm armik i tyre, por armik i Zotit. Debati mbi sigurinë shpesh dhe me të drejtë është fokusuar te pasojat. Pas një sulmi, shtetet marrin në konsideratë masa të menjëhershme të sigurisë. Terroristët nisin të gjurmohen. Pastaj i kthehemi jetës së përditshme derisa ndodh një herë tjetër. Por ndryshimet që zgjasin varen nga mënyra sesi përballemi me shkaqet rrënjësore të ekstremizmit. Sigurisht që politika luan rolin e saj dhe ekstremistët janë të zotë për të kërcyer në shpinë të ankesave politike. Por terreni në të cilin ata mbjellin farat e urrejtjes është i plehëruar me injorancë. Prandaj kemi nevojë të mendojmë rreth arsimit si një çështje e sigurisë. Ekstremistët justifikojnë se vrasin në emër të Zotit. Ky është një perversion i turpshëm për besimin e vërtetë fetar dhe është kërcënim për dëmin që shkakton drejtpërdrejt, por edhe për ndarjet dëmtuese dhe sektarizmit që ai ushqen në mënyrë indirekte. Çdo vrasje është një tragjedi njerëzore, por gjithashtu shkakton një reaksion zinxhir zemërimi dhe urrejtjeje. Ekziston një frikë reale në komunitetet e prekura nga një ekstremizëm i tillë, frikë që paralizon jetën normale dhe i shtyn njerëzit larg njëri-tjetrit. Globalizimi po e intensifikon dhe shumëfishon këtë ekstremizëm. Duke mos pasur kufij, mund të lulëzojë kudo. Jemi të lidhur më shumë se në çdo pikë tjetër të histo-

Nuk ka të bëjë vetëm me ekstremizmin islamik. Ka akte ekstremizmi të kryera kundër myslimanëve për shkak të fesë së tyre dhe sot ata janë të krishterë fanatikë, hebrenj, hindu dhe budistë që e shpërfytyrojnë natyrën e vërtetë të besimit të tyre. Pikërisht për këtë arsye, arsimi në shekullin e 21-të është një çështje sigurie për të gjithë ne.

risë njerëzore dhe shumë e më shumë njerëz bien në kontakt me ata që janë ndryshe prej tyre. Prandaj, nevoja për të respektuar fqinjin që nuk është si ty është shumë më e madhe, por qëllimi për ta identifikuar atë si armik është po ashtu edhe më i madh. Nuk ka të bëjë vetëm me ekstremizmin islamik. Ka akte ekstremizmi të kryera kundër myslimanëve për shkak të fesë së tyre dhe sot ata janë të krishterë fanatikë, hebrenj, hindu dhe budistë që e shpërfytyrojnë natyrën e vërtetë të besimit të tyre. Pikërisht për këtë arsye, arsimi në shekullin e 21-të është një çështje sigurie për të gjithë ne. Sfida është t’u tregojmë të rinjve që janë të cenueshëm ndaj apeleve që bëjnë terroristët se ka një shteg më të mirë ku ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, një rrugë me më shumë kuptim për t’u përfshirë në botë. Lajmi i mirë është se ne dimë sesi ta bëjmë këtë. Unë kam përdorur Fondacionin tim të Besimit vetëm si një shembull. Programet tona shkollore promovojnë një dialog ndërkulturor mes studentëve nga mosha 1217 vjeç nëpër botë. Duke arritur studentë në më shumë se 20 shtete, programi ynë lidh studentët përmes website-ve të sigurta, ku ata ndërveprojnë në klasat e tyre nën drejtimin e mësuesve të trajnuar. Përmes video-konferencave lehtësuese, studentët debatojnë mbi çështje globale nga një sërë perspektivash besimi. Ata fitojnë aftësitë e dialogut që kërkohet për të parandaluar konflikte, duke thyer stereotipa fetarë dhe kulturorë. Për shkol-

lat në zonat më të varfra përdorim mjete të veçanta, sepse nuk kanë akses me internet. Por ne jemi thjesht një pikë në oqean. Por tashmë kemi përvojë në më shumë se njëmijë shkolla: mbi 50 mijë studentë janë mësuar dhe po punojmë në vendet të ndryshme si Pakistan, Indi, Jordani, Egjipt, Kanada, ShBA, Itali, Filipine dhe Indonezi. Kam pasur privilegjin të dëshmoj që këta studentë të mësohen me kulturat, besimet dhe bindjet që frymëzojnë kaq shumë njerëz në botë. Ka shumë shembuj të tjerë fantastikë të kësaj pune. Por atyre u mungojnë burimet, pesha dhe njohja që kanë nevojë. Kemi nevojë të mobilizohemi dhe ta mposhtim ekstremizmin. Dhe duhet të veprojmë globalisht. Të gjitha qeveritë duhet të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të edukuar të rinjtë që të pranojnë dhe respektojnë njerëzit e besimeve dhe kulturave të ndryshme. Nuk ka çështje më urgjente sesa kjo. Ka një rrezik real se konfliktet fetare zëvendësojnë betejat me bazë ideologjike të shekullit të kaluar në një mënyrë po aq shkatërruese. Na mbetet neve të t’u tregojmë njerëzve se kemi një ide më të mirë sesa ekstremistët –të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të jetojmë me njëri-tjetrin dhe kjo duhet të jetë bërthama e arsimimit të të rinjve tanë. *Nga Tony Blair, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe në vitet 1997-2007. Është i dërguar special për Kuartetin e Lindjes së Mesme. Qëkur është larguar nga detyra, ai ka themeluar “Fondacionin e Besimit Tony Blair dhe Nismën e Besimit dhe Globalizimit.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Larazati L

arazati, si e thotë dhe vetë emri, është një gjë me lara. Pyetjes se ku ndodhet, me se merret, si i ka punët Larazati me lara secili i përgjigjet sipas larave të veta. Disa thonë se Larazati është një fshat i bukur anës lumit rrëzë malit, ku ke qef të rrish, të flesh, të hash, të pish, ku të kënaq flladi, këndon bilbili, të deh pranvera, të mbush vjeshta, me shtëpi të bukura me avlli dhe kodra të mbjella me një frut që po ta hash të sjell në qef, po ta pish të merren mënt, po ta thithësh të degdis nëpër ëndërra, po ta shesësh mund të përfundosh në burg, po ta çosh në Itali mund të mbytesh në det. Të tjerë thonë se Larazati nuk është fshat, por vend i shenjtë. Ku shtëpitë janë të gjitha faltore, Xhami, Kisha, Teqe’. E përforcojnë këtë me argumentin se larazatasit fort rrallë dalin nga teqetë e veta. Të tjerët, jabanxhinjtë, as që bëhet fjalë të vënë këmbë në këtë vend të shenjtë të bekuar nga vetë Zoti. Pothuaj të gjithë larazatasit dhe larazataset janë murgj, murgesha, Dervishë, të zhytur në asketizëm të thellë, kërrusur mbi libra të vjetër, studjojnë me stoicizëm murgëror dhe dervishor Historinë e Shqipërisë, si dhe kujdesen nga pak për rritjen e një bime me efekt kurativ, për të vetmin qëllim që nën efektin çudibërës të kësaj bime ajo Histori të bëhet gjithmonë e më e ndritur, gjithmonë e më e lavdishme. Këta që mbrojnë këtë tezë thonë se vendi i shenjtë Larazat është i vendosur majë një shkëmbi të thepisur ku në harmoni fetare perfekte murgjit dhe dervishët ngjiten e zbresin nga maja e shkëmbit me litarë kërpi. Majë atij shkëmbi nuk ngjitet dot asnjë makinë. Në larazat mund të zbresi helikopteri. Por helikopteri është mjet modern, dhe ky fakt bie ndesh me vjetërsinë e dervishëve larazatas të cilët si jetën dhe vdekjen ja kanë kushtuar vjetërsisë dhe jo modernitetit. Ka dhe teori të tjera larazatiste. Thonë, për shembull, se Larazati nuk është as fshat as vend i shenjtë, por patate. Patate e zjerë dhe e nxehtë. Që nuk kafshohet, as gëlltitet, vetëm rrotullohet nëpër gojë shoqëruar me ulurima. Për këtë patate, gojët që e kanë provuar, thonë se është nga gjellët më të shijëshme. Teoria tjetër mbi Larazatin është ajo

sipas meje Edison Ypi

Një nga teoritë më të fundit për Larazatin thotë se Larazati është një celular modern, një Smartphone. Nga ata që punojnë me SIM Card të paregjistruara dhe shërben për ndezjen në distancë të tritolit për ta hedhur në erë Shqipërinë... që thotë se Larazati është një pusetë ujrash të zeza të cilës ca evgjitë i kanë vjedhur kapakuan dhe e kanë shitur për skrap. Pikërisht përmes kësaj pusete pa kapak futen ata opinionistët e gazetave dhe televizioneve që thonë se disa shkencëtarë në Larazat po eksperimentojnë shndrrimin e urave të zeza në ujra të pijshëm, më vonë edhe të gazuar, si dhe shndrrimin e kakave në hamburgera të shijshëm, dhe disa asortimente të tjera që së afërmi do mbushin tavolinat tona. Por këto studime ende mbahen të fshehta sa kohë komunikimi mes gjirizave dhe sipërfaqes nuk është ende diçka që duhet t’i dali era. Ka të tjerë që thonë për Larazatin se Larazati nuk është as fshat, as vend i shenjtë me dervisha statikë apo rrotullues, as patate e nxehtë, por orë. Orë muri. Pa akrepa. Me një Qyqe që del ndonjëherë dhe bën Ku-Ku. Jo për të treguar orën. Por, përmes numurit të kuku-ve të tregojë fundet. Sipas këtyre që mbrojnë me ngulm këtë teori, qyqja e kuku-ve del shtatë ditë e shtatë netë para se ato funde të ndodhin. Disa nga fundet që paralajmëron qyqja larazatase e kësaj ore muri janë; fundi i moralit, i trimërisë, i atdhedashurisë, qytetarisë, kulturës, Artit, dellit të punës, dellit të Dashurisë, të respektit, efikasitetit të institucioneve, të Shoqërisë Civile, dhe të gjitha fundet e

Si dikur tjera, duke përfshirë fundin e shtetit dhe fundin e botës. Arësye më se e mjaftueshme kjo për të shpresuar se së afërmi Larazati do bëhet vend pelegrinazhi që do mbledhi të ardhura vjetore të pallogaritëshme sa shumfishi i GDPsë së sotme nga njerëz të cilët me shpresë se eksperiencat larazateske do t’i zbatojnë në vendet e tyre, do vinë në Larazat nga an’ e anës. Disa teoricinë të tjerë të cilët Larazatit i janë futur edhe më thellë, thonë se Larazati është një sallam. Një sallam i gjatë dhe i trashë sa një shkop polici. Që hahet i tëri ashtu si është, pa u coptuar dhe pa u përtypur. Për këtë sjellin dhe prova të shumta me emër e mbiemër për njërin e tjetrin të cilët pasi e kanë ngrënë këtë sallam, janë ndjerë të lumtur. Një nga teoritë më të fundit për Larazatin thotë se Larazati është një celular modern, një Smartphone. Nga ata që punojnë me SIM Card të paregjistruara dhe shërben për ndezjen në distancë të tritolit për ta hedhur në erë Shqipërinë. Disa që nuk e pranojnë si të përsosur teorinë e të qënit të Larazatit celular, e kanë pasuruar atë teori duke thënë se Larazati mund të duket shumçka, por në fakt nuk është asgjë tjetër përveçse një dentierë. Jo si të gjitha dentierat, që hiqen natën për të rehatuar nofullat dhe vihen ditën për të kafshuar tjetrin. Dentiera larazateske hiqet ditën për të kafshuar tjetrin dhe vihet natën për të kafshuar veten. Nuk janë të pakët ata që thonë se Larazati është një lloj buke për eksport. E bërë me miell Gjirokastre, maja’ Tirane, ujë Çorovode, kripë Vlore, pjekur në tepsi të kallaisura Mallakastre në furrë me dru Tepelene nga mjeshtra furrtarë Fieri. Studimet më të fundit thonë se Larazati është një vend që kultivon një bimë të cilën, dor’ pas dore, e shet në një vend që quhet Eruopë. Eruopa është ai vendi ku mileti jeton në një sistem të quajtur “Dekromaci”. Ku njerëz të urtë dhe të qytetëruar që kanë mbaruar universitete, kanë llogarira nëpër banka, shetisin në Internet, pasi hanë a pinë, nisin e tymosin bimën e Larazatit, dhe jo rrallë vdesin, nga një vdekje e paralajmëruar, që ka përfunduar në Eruopë, por ka filluar në Larazat.

Posta e redaksisë

Duhet reformë e rishpërndarjes së mjekëve Nga doktori

Së pari duhet reformë e rishpërndarjes së mjekëve në të gjithë vendin nëpërmjet të sistemit progresiv të pagave në varësi të zhvillimit urban të qyteteve e fshatrave në Shqipëri. Së dyti, mjekët “e vjetër ” e me përvojë të gjatë pune të mos nxirren në pension, por të mbahen në punë kryesisht në zonat e zhvilluara urbane, veçanërisht në qytetet e mëdha të vendit si Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër etj. Kësisoj, në qendrat e mëdha urbane do të kemi rritje të menjëhershme të cilësisë së shërbimit ambulator, duke pakësuar kështu edhe mbingarkesën e lartë që kanë spitalet sidomos në Tiranë... *Koment mbi shkrimin ‘A mjaftojnë mjekët në Shqipëri?

Neo-izolatrikët në librin e Blushit Nga Shqiptari

“Izolatriku” një emër i gjetur në Librin e Blushit, ngjan me emër dinozauri, të cilët jetuan e mbretëruan dhe në fund u zhdukën nga një meteor shfarosës ashtu si dhe regjimi izolatrik komunist. Neoizolatrikët i shohim kudo, në dukje bëjnë propagandë për integrimin por thellë- thelle nuk e duan atë, prandaj dhe qeverisin nëpërmjet konfliktit dhe vetizolimit sepse nuk dinë ndryshe, vetëm një gjë e bëjnë mirë ama, vjedhin përditë shqiptarët në të katër anët e globit mu këtu në mes të Tiranës dhe janë pashallarët e ditëve moderne. Kërkohet një meteor për t’i zhdukur dhe mbase do të jetë një e keqe më e madhe sesa kjo Partia Islamike që me radikalizmin e saj do të zhysë Shqipërinë në një IZOLIM SHEKULLOR. *Koment mbi shkrimin ‘Libri i ri i Blushit, letërsi nga ekzili”

Ndërhyrje deri te Dita e Verës Nga emigrant

Mire bëni z.Vasjari që i bini kokës Ramës për tendencën e tij të hapur për të marrë të gjitha pushtetet. Nuk ka qenë e imunizuar nga kjo tendencë vërtet edhe qeveria e mëparshme. Megjithatë është pak e dyshimtë kur thoni se Berisha kërkonte t’ia merrte kompetencat Ramës si kryetar bashkie, duke mos e ilustruar këtë me ndonjë fakt. Mesa dimë edhe si parim politik, e djathta ka decentralizimin e pushtetit lokal e kjo ishte ndër reformat e para që ndërmori Berisha, ndërsa e majta ka si parim politik centralizimin e pushtetit, shtrirjen e kontrollit të shtetit në gjithë hallkat e administratës qendrore e lokale dhe Rama po e materializon këtë parim. Ka ndërhyrje flagrante të kryeministrit në pengimin e projekteve të Bashkisë aktuale e jo vetëm kaq, por kjo tendencë arrogance shprehet edhe në ngjarje tepër banale e qesharake të tij, siç ishte rasti i publikuar në media për festimin e ditës së Verës në Tiranë. Qytetari që e sheh me sytë e tij një veprim skandaloz të kryeministrit, nuk ka nevojë të dëgjojë teorira përgjithësuese, po merret me faktet konkrete. *Koment mbi shkrimin “Në vend që Kryeministri të merret me gjeneralët e Presidentit…”


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Të blesh një “like”, tarifat e kënaqësisë

11.04.2014

Kulturë/ Katedralja gotike e Martin Camajt

11 Aspekti më i rëndësishëm i raportit mes Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit është që të dy ta kuptojnë kush është Presidenti. - Dean Acheson

Çfarë thonë në Bruksel (off record) për politikanët shqiptarë? A

do ta marrim statusin? është pyetja e parë që gazetarët shqiptarë bëjnë kur takohen me zyrtarë të institucioneve të BE në Bruksel, gjatë vizitave jo të rralla në kryeqytetin e Europës. Përgjigja nuk është gjithmonë e njëjta, por kushti po: çfarë thuhet në takime është off record që do të thotë mund të publikohet, por duke ruajtur anonimatin e burimit. Njëri prej tyre, një britanik që i referohet Saninos më me reverencë sesa Schumanit, për shembull, e thotë british style, pra hapur, se nëse vendimi do të merrej sot, Shqipëria sërish do të përballej me një ‘jo’ sa i takon statusit të vendit kandidat. Është veshur me optimizëm, që do të thotë ka një këmishë me lule në ngjyra të çelëta dhe një kravatë në tonet e qiellit, por pesimizmi i tij krudo për ‘rastin e dëshpëruar’ të Shqipërisë ka të bëjë me zgjedhjet e majit për në Parlamentin Europian. ‘Jo’-ja ndaj Shqipërisë kushtëzohet pikërisht nga këto zgjedhje, nga droja e përndezjes së sentimenteve dhe retorikës së euroskeptikëve. Kjo e përcaktoi edhe ‘përzgjedhjen’ e qershorit si muaj të publikimit të vendimit për statusin një muaj pas riformatimit të Parlamentit Europian. Një institucion i cili në qershor do të ketë rreth 200 parlamentarë nga partitë euroskeptike, theksojnë sondazhe të ndryshme.

Por, kur zulma e zgjedhjeve të ketë rënë, cilat janë shanset e Shqipërisë? Këtu zyrtarët europianë, ndër ta edhe ata që janë marrë ose merren aktualisht me Shqipërinë, shprehin një optimizëm ngurrues. Predispozita është pozitive, thonë, por sërish disa kushte mbeten. Më shumë se ato ‘detyrat e shtëpisë’ që listohen në letër dhe që zakonisht janë 12, 3 apo 5, kësaj here kushtet janë dërrmueshëm ‘klimaterike’. Në kuptimin që klima politike në vend të jetë e tillë sa të lejojë konsensusin e vendeve anëtare të Unionit Europian. ‘Kultura politike konfliktuale’ emërtohet hapur si shqetësimi i madh në të gjitha takimet me eurozyrtarët në Bruksel. Duhet një konsensus mes palëve. Një marrëveshje e gjerë ndërpartiake për Europën, thotë një tjetër, dhe këtu duket një rezonancë me atë që tha në Tiranë drejtori i DASH për Europën Juglindore, Jonathan Moore kur u shpreh se do donte t’i shihte së bashku, Ramën e Bashën, në Bruksel. Por flitet dhe ka shqetësim edhe për shëndetin e institucioneve, për stabilitetin e tyre. Nuk shihet me sy të mirë, për shembull, fakti se kur pushtetet ndërrohen dhe vjen një parti e re në qeveri, fillon ndërrimi i zyrtarëve duke e dobësuar administratën publike, por edhe duke nëpërkëmbur investimet europiane në trajnime dhe know how.

koment

Alfred Lela

Por flitet dhe ka shqetësim edhe për shëndetin e institucioneve, për stabilitetin e tyre. Nuk shihet me sy të mirë, për shembull, fakti se kur pushtetet ndërrohen dhe vjen një parti e re në qeveri, fillon ndërrimi i zyrtarëve duke e dobësuar administratën publike, por edhe duke nëpërkëmbur investimet europiane në trajnime dhe know how.

Këto thonë në Bruksel për Shqipërinë, por thonë edhe më shumë. U bëjnë përshtypje të gjithëve skenat patetike, të të cilave duhet të jenë dëshmitarë, të ‘përleshjeve’ ndërmjet grupeve të politikanëve shqiptarë. ‘Nuk vijnë kurrë të flasin për një axhendë të përbashkët, por për të interpretuar dhe bërtitur ndarjet e brendshme politike’. ‘Secila palë ia hedh fajin tjetrës’. ‘Të marrësh pjesë në një takim të politikanëve shqiptarë të dy palëve në Bruksel, është si të jesh gjyqtar në një ndeshje tenisi. Të këputet koka’, thotë një prej zyrtarëve që i ka negociuar këto ‘duele gjelash’. Ilustrimi më i fortë i njëfarë gërdie të këtij konfliktualiteti të bartur, por edhe të integritetit të klasës politike shqiptare, është refuzimi i hapur që iu bë vizitës së para pak kohëve të njërit prej tre personazheve kryesore të Tiranës politike. Kur ai u dha në mjediset e Parlamentit Europian ku do të mbante një fjalim, vetëm 3 eurodeputetë ishin në sallë. Edhe ata sepse kishin përgatitur fjalime të vetat dhe donin të bënin publike axhendat e tyre. Parlamenti Europian përbëhet nga 766 deputetë. *Shënim mbi takimet me eurozyrtarë, gjatë një turi dyditor të gazetarëve nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, organizuar nga Qendra Europiane e Gazetarisë.

Letra e Tahirit për Nishanin; shqetësim i drejtë, adresim i gabuar

M

jaftoi një vrasje e ndodhur para disa ditësh për të kuptuar, nëpërmjet reagimit të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, gjuhën e ligjërimit, e cila është e zbrazur nga përmbajtja ligjore dhe e mbushur me përmbajtje politike. Nuk është hera e parë që krerët më të lartë të institucioneve të shtetit të flasin më shumë politikisht sesa ligjërisht. Kjo traditë e ndërtuar në këto dy dekada jo vetëm nuk ka kontribuar në formimin e një kulture institucionale, por ka stimuluar injorimin e saj. Megjithatë, ngjarje të tilla e kanë një të mirë, nëse do ta quajmë të tillë, të paktën na japin mundësinë të kuptojmë çfarë fryme institucionale përçon kabineti qeveritar. Le t’i referohemi letrës së z. Tahiri dhe deklaratës së z. Naço për ta kuptuar më mirë këtë që shprehëm më lart. Ministri Tahiri ka shumë të drejtë të shqetësohet kur shikon se gjyqësori liron persona, që në dosjen e përgatitur nga Prokuroria rezulton të kenë kryer disa vepra penale. Pavarësisht se vendimet e gjykatës nuk vihen në diskutim, një pjesë e opinionit publik që i njeh personat e këtij kalibri krijon bindjen që drejtësia nuk funksionon. Ndërsa, personat që i përkasin të njëjtit komunitet, ka arsye më shumë të mos hezitojnë për të vazhduar veprimtarinë kriminale. Në një klimë të tillë, shqetësimi i Ministrit të Rendit bëhet legjitim, pasi puna e forcave të rendit dekurajohet

koment Roland Lami

nga vendimmarrja e gjyqësorit. Mirëpo, problemi në rastin që po analizojmë qëndron në atë se ku e kërkon zgjidhjen Ministri Tahiri. Nuk po ndalem te letra e hapur si teknikë komunikimi, që mesa duket po institucionalizohet te qeveria aktuale, por tek institucioni të cilit i adresohet shkruesi, më qartësisht Presidentit të Republikës si kreu i KLD. Në fakt, inspektorati pranë KLD ka detyrimin ligjor të inspektojë punën e gjyqtarëve, siç e ka edhe inspektorati pranë Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo ka një dallim: tagrin për të iniciuar procedim disiplinor për gjyqtarët të kapur me shkelje në detyrë e ka vetëm Ministri i Drejtësisë. Pra, pavarësisht se çfarë mund të konstatojë inspektorati pranë KLD, të drejtën për të vendosur për procedim ose jo, e ka vetëm Ministri i Drejtësisë dhe më pas KLD ka tagrin për të vendosur për masë ndëshkimore ose jo. Kështu që,

nëse z. Tahiri kërkon që ngjarje të tilla të mos përsëriten nga gjyqësori, duhet ta kërkojë në radhë të parë te Ministri i Drejtësisë, i cili ka si mekanizmin e kontrollit dhe të drejtën për të gjykuar nëse x gjyqtar duhet të dërgohet për masë disiplinore tek KLD ose jo. Aq më e arsyeshme bëhet kjo kërkesë kur, siç dihet, të majtët mbrojnë pikëpamjen se kreu i KLD dhe mazhoranca e anëtarëve të këtij institucioni luajnë për llogari të opozitës që i ka emëruar aty. Në qoftë se KLD nuk ka vepruar qoftë nëpërmjet inspektoratit apo me mosmarrje në shqyrtim të dosjes së dërguar për shqyrtim nga ana e Ministrit Naço, atëherë letra e adresuar ndaj kreut të KLD bën kuptim, qoftë juridikisht por edhe politikisht. Pasi mund të shfrytëzohet si rast për t’ia faturuar përgjegjësinë për situatën në drejtësi këtij institucioni dhe për të justifikuar iniciativën për një reformë në KLD. Por, nëse puna e inspektoratit të KLD varet nga vendimmarrja e Ministrit të Drejtësisë dhe ajo që është më e rëndësishme, KLD nuk posedon një listë të gjyqtarëve të propozuar nga Ministri i Drejtësisë për masë disiplinore, dhe Ministri nuk e vërteton një gjë të tillë, atëherë letra nuk ka kuptim t’i adresohet (të paktën juridikisht) kreut të KLD, por vetë Ministrit të Drejtësisë. Në të njëjtën frymë vepron edhe Ministri i Drejtësisë, z. Naço kur i adresohet KLD për veprim. Parimisht, Ministri ka të drejtë të shqetëso-

het për nivelin e gjyqësorit në vend. Aq më shumë që ngjarja e ndodhur para disa ditësh, ku një i dyshuar për disa vepra penale lirohet nga Gjykata e Apelit, indirekt nxjerr në pah edhe cilësinë e performancës së inspektoratit që varet nga Ministria e Drejtësisë. Mirëpo, Ministri nuk mund t’i kërkojë vetëm KLD të bëjë inspektimin, kur një mekanizëm të tillë e ka edhe vetë. Jo vetëm kaq, por Ministri ka edhe tagrin që të vendosë mbi gjetjet e dy inspektorateve, për personat që duhet të shqyrtojë KLD për masë disiplinore. Pra, nuk mund t’i kërkosh një institucioni tjetër të veprojë kur ndërkohë këtë mekanizëm e ke edhe ti, dhe ajo që është më e rëndësishmja, ke edhe ekskluzivitetin për të vendosur se cila dosje duhet përcjellë për shqyrtim në KLD. Aq më shumë në kushtet kur mbron pikëpamjen se KLD nuk ka vullnet të veprojë. Në këtë rast, të paktën politikisht, bëji të ditur publikut listën e emrave që ke përcjellë për shqyrtim në KLD për të evidentuar, qoftë performancën e inspektoratit që drejton, por edhe për të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të KLD për të vepruar për procedim të mëtejshëm. Kjo lëvizje taktike do ta ekspozonte KLD si përgjegjëse për situatën në gjyqësor dhe, ajo që është më e rëndësishme, do të legjitimonte iniciativën për reformimin e këtij institucioni. Mirëpo, për sa kohë Ministri nuk e bën një gjë të tillë, edhe taktika politike i kthehet në bumerang.


12

kulturë

Koleksionistët shqiptarë, më të mirët në Ballkan

Koleksionisti Thoma Nika

Botimi

Me rastin e 135-vjetorit të krijimit të shtetit bullgar, në qytetin e Vidit u organizua “BalkanFila 2014”, ku merrnin pjesë koleksionistë nga vendet e Ballkanit. Ky aktivitet u zhvillua në datat 5,6,7 prill nën kujdesin e Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë Mihal Mikov. Në përfundim të këtij aktiviteti janë shpërndarë medalje për koleksionistët më të mirë. Në

këtë takim janë vlerësuar tre koleksionistë shqiptarë me medalje: Thimi Nika është nderuar me Medalje Ari për librin «Historia e Filatelisë Shqiptare»(për herë të parë Shqipëria merr këtë medalje). Muharrem Gimjani është vlerësuar me medaljen «Vermeji» për koleksionin «Historia postare e Mbretërisë Shqiptare 1928-1938», Jovan Basho është nderuar me Medalje Argjendi

për koleksionin «Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në filateli 1913-1918)». Mbledhja e Përfaqësuesve të Federatave të Filatelisë të vendeve të Ballkanit vendosi që «BalkanFila 2016» të organizohet në muajin maj në Tiranë. Ky aktivitet do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Nikolla Xharo është Presidenti i Federatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.

Katedralja gotike e Martin Camajt Botohet në Itali studimi mbi romanin “Karpa” të Camajt. Ky botim u mundësua nga bashkëpunimi për herë të parë midis Fondacionit “Francesco Solano” dhe Shoqatës “Martin Camaj”

K

ëto ditë në Cosenza të Italisë u botua studimi nga Albana Alia “Katedralja gotike. Interpretim i romanit Karpa të Martin Camajt”. Ky botim u mundësua nga bashkëpunimi për herë të parë midis Fondacionit “Francesco Solano” pranë Universitetit të Kalabrisë, kryesuar nga Prof. Francesco Altimari dhe Shoqatës “Martin Camaj” në Gjermani, e themeluar nga Erika Camaj, Hans Joachim Lanksch dhe anëtarë të tjerë. Në parathënien e librit të titulluar “Lexim dhe interpretim i rëndësishëm i romanit Karpa”, prof. Anton Nikë Berisha, mes të tjerash shkruan: “Studimi i romanit ‘Karpa’ të Martin Camajt nga Albana Alia përligj dy gjëra të rëndësishme: leximin e thellë dhe interpretimin e ngritur të një teksti letrar poetik për shumëçka të veçantë dhe kompleks. Në të vërtetë, në këtë studim të saj qartësohet ajo që kisha shkruar qysh më 1991: Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të vlerave tona kulmore artistike; ajo cilësohet me një botë burimore e të pasur tematike dhe poetike, ka një strukturë të veçantë dhe të mëvetësishme gjuhësore shprehëse dhe një

sistem origjinal dhe të ndërliqshëm kuptimor. Në letërsinë tonë moderne janë të paktë shembujt që një vepër letrare e një shkrimtari, përkatësisht qasja dhe interpretimi i saj, të të vënë para sprovave të rënda si ajo e Martin Camajt. Për këtë arsye, leximi dhe receptimi i saj kërkon shumë më tepër përkushtim e dije nga fusha e artit të fjalës, letërsisë, sesa një vepër e zakonshme letrare. E vetëdijshme për këto tipare e veçanti të veprës letrare të Camajt, Albana zgjodhi si objekt studimi jo vetëm njërin ndër romanet më të rëndësishëm të shkruar në gjuhën tonë, po dhe njërin nga më të vështirët për analizim dhe interpretim. Studimi dëshmon se autorja e njeh letërsinë dhe se pikërisht kjo njohje i bëri të mundshme qasjen, kërkimin dhe analizimin e formave të mëvetësishme shtjelluese të romanit ‘Karpa’ si strukturë tekstore dhe të shtresave të shumta kuptimore, sidomos të veçantive të sistemit shprehës dhe të gjuhës poetike. Studimi, po ashtu, dëshmon për një tipar të rëndësishëm: autorja nuk gjurmon saktësimin e kuptimit që del nga struktura e tekstit, po variantet e shumta e të mundshme, duke

Studimi nga Albana Alia i romanit ‘Karpa’ të Martin Camajt, botuar në Itali

lënë gjithnjë hapësirën për kërkimin dhe zbulimin e vlerave dhe të përbërësve të tjerë që ndërlidhen me dukuritë e ndryshme të veprimit konkret të njeriut dhe të botës së tij mendore dhe shpirtërore. Nëpërmjet interpretimit të vëmendshëm të romanit ‘Karpa’ si vepër arti, Albana ka përligjur atë që ka theksuar Northrop Frye: ‘Vepra e imagjinatës na paraqet një vizion, jo të madhështisë personale të poetit, por të një gjëje jo personale dhe shumë më madhështore: vizionin e një akti të

vendosur të lirisë shpirtërore, vizionin e rikrijimit të njeriut’, apo siç shprehej Lasgush Poradeci ynë: ‘… poeti duhet të jetë kursimtar i madh në fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave me minimumin e fjalëve’. Studimi nga Albana Alia i romanit ‘Karpa’ të Martin Camajt mund të shërbejë si shembull për t’iu qasur veprave të letërsisë sonë, që cilësohen me struktura të tilla të ndërliqshme tekstore poetike, si janë, fjala vjen, veprat e Anton Pashkut e të Azem Shkrelit.”- shkruan Berisha.

Kumbaro, për herë të parë një fond për përkthimin Aplikimi ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 30 prill, ndërsa fondi i përkthimeve letrare që ka krijuar ministria kap vlerën e 2.5 milionë lekëve. Kështu, Kumbaro realizon atë që deklaroi vitin e shkuar se në vëmendjen e saj do të jenë dhe përkthyesit. Ministria do të mbështesë financiarisht përkthime të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe. Aplikimi bëhet nga botuesi, i pajisur me një licencë bot-

imi, pasi ky i fundit të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara aplikimit, ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave. Për të shmangur “zarfet”, siç vetë ministrja Kumbaro i etiketoi shpërblimet që botuesit japin për përkthyesit, nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin, ndërsa financimi i përkthimit, i plotë ose i pjesshëm qoftë, i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.

Por ministria ka vendosur dhe disa kushte: në aplikim duhet përfshirë një katalog botimesh i kohëve të fundit, një provë përkthimi prej pesëmbëdhjetë faqesh prozë, së bashku me fotokopjet e faqeve në gjuhën origjinale, ose gjashtë poezi së bashku me fotokopje të faqeve në gjuhën origjinale, si edhe autorizimi për të drejtën e botimit të përkthimit. Teksti duhet të përkthehet nga gjuha origjinale. Parapëlqehen autorë të njohur të shekullit XX.

Për të shmangur “zarfet”, siç vetë ministrja Kumbaro i etiketoi shpërblimet që botuesit japin për përkthyesit, nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin...


Debati blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.04.2014 10.04.2014

11 prill

ditë që formësuan botën

13

Ekstremistët mendojnë se ‘komunikim’ do të thotë të pajtohesh me ta. - Leo Rosten

1713

Nënshkrimi i Traktatit të Utrecht-it Më 1701, midis francezit Louis XIV dhe Perandorisë së Shenjtë Austriake kishte shpërthyer lufta për pretendimet për sundim të fronit të Spanjës nga dinastitë Bourbon-e dhe Habsburge. Më shumë se një dekadë më vonë, lufta ende vazhdonte dhe mbaroi me nënshkrimin e Traktatit të Utrecht-it më 11 prill 1713. Austria e kundërshtonte kurorëzimin e nipit të Louis XIV si Philip V i Spanjës, nga frika se kjo do të shtonte edhe më shumë fuqinë e Francës dhe mund të bashkonte Francën dhe Spanjën kundër saj. Gradualisht kombet e tjera - Britania, provincat holandeze, Savoy-a dhe Danimarka - erdhën së

bashku për të formuan një koalicion antifrancez. Një luftë shkatërruese filloi, e shënuar me fitore ushtarake të mëdha, por të kushtueshme, të Dukës së Marlborough-it në aleancë me princin Eugene të Savoy-ës ndaj Francës në Blenheim, Ramillies, Oudenarde dhe Malplaquet. Kostot financiare dhe njerëzore gjithnjë e në rritje, pa asnjë fitim strategjik, çuan në zëvendësimin e ‘partisë britanike të luftës’, Whigs-at, me administratën pro-paqes të Torëve, të udhëhequr nga kontët e Oxford-it dhe Bolingbroke-y, të cilët më 1710 filluan negociata sekrete me Francën për përfundimin e luftës. Sipas trak-

tatit, Philip V mbetej në fronin e Spanjës, por Spanja dhe Franca nuk do të bashkoheshin kurrë. Austria fitoi Vendet e Ulëta (ky territor korrespondon me Belgjikën e sotme) të qeverisura nga Spanja. Franca njohu të drejtën e Derës Protestante të Hanover-it për kurorën e Britanisë pas mbretëreshës Anne, duke hequr zyrtarisht mbështetjen e tyre për Stuartët katolikë, dhe i dhanë Britanisë Hudson Bay-n dhe Newfoundland-in (Kanada). Spanja i dha Britanisë Gjibraltarin, Minorkën dhe monopolin trans-Atlantik shumë të suksesshëm të tregtisë së skllevërve, Asiento-n.

Blitz

Flickr

36

Për qind e të gjitha hedhurinave në rrugët amerikane janë bishta cigaresh.

30

Miliardë orë në vit do të kalonin ‘në qejf’ amerikanët nëse marijuana do të legalizohej në shumicën e shteteve.

117

Kuti me biskota shiti në dy orë në shkurt para një shitoreje marijuane në San Francisco një Girl Scout.

+123

Ndryshimi në përqindje, që nga viti 2000, në koston mesatare të ushqimit në shkallë botërore.

Foto: adnan Asllani Titulli: Bunker hamburger

Të blesh një “like”, tarifat e kënaqësisë Në vitin 1930, Nevil Monroe Hopkins, inxhinier në Universitetin e Nju Jorkut pati një ide. Vendosi të krijojë një pajisje, që t’u mundësonte dëgjuesve radiofonikë që të shprehnin vlerësimin e tyre për përmbajtjen e transmetimeve që dëgjonin. Ajo pajisje quhej “radiovotë”. Pavarësisht se u përshëndet si një mjet për të testuar humorin e opinionit publik, prototipi mbeti e zuri pluhur në raftet e profesorit. Pothuajse 80 vjet më vonë, në shkurt të vitit 2009, Mark Zuckerbergu vendosi në faqet e Facebook-ut butonin me gishtin e madh të ngritur lart. Revolucionit të kënaqësisë i ishin dashur vite që të realizohej, dhe tani asgjë nuk do të ishte më si më parë. Në të vërtetë, butonin “like” nuk e shpiku Zuckerbergu. Merita në fakt u takon perandorëve romakë, kur këta ngrinin gishtin për të përgëzuar gladiatorët në arenë. “Ke luftuar mirë, ndaj po të kursej jetën”, ishte ideja. Sot, ai veprim ka fituar domethënie të reja. “Më pëlqen, më bën të ndihem mirë, ndaj me ty atë që thua, më argëton. Më jep kënaqësi. Dhe ta them duke klikuar një buton”. Që nga viti 2009 e deri sot janë derdhur lumenj boje mbi këtë argument, dhe prej disa vitesh akademikët i janë futur punës për të kuptuar se si një ikonë ka ndryshuar konceptin tonë të kënaqësisë. Ka nga ata që thonë se “like” po zëvendëson seksin. Ndoshta teori e guximshme kjo. Por ajo që është e sigurt, të paktën sipas Larry Rosen, docent i Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, autor i “Psikologjia e Teknologjisë”,

gazetamapo@gmail.com

është që “like” është shndërruar në një lloj “empatie virtuale”. Për Moira Burke nga Universiteti Carnegie Mellon “një ‘like’ e rrit kapitalin tonë shoqëror. Personat që e marrin ndihen më pak të vetmuar”. Nuk është aspak habi, të vjen të thuash, duke parë që në media faqet Facebook kanë sot mesatarisht 50 milionë vlerësime në ditë. Megjithatë, ajo që të befason është analiza cilësore. Sipas një analize të “Shkenca e Turmës”, 28 % e përdoruesve e klikojnë ikonën për të shprehur mbështetjen e tyre, 28% për të shprehur kënaqësi prej përmbajtjes së materialeve filmike apo fotografike. Por, 14 për qind e bëjnë për të shprehur vlerësimin për një markë. Dhe këtu qëndron gjithë ideja. Kënaqësia jonë, simpatia dhe kapitali ynë social po fitojnë një vlerë ekonomike. Ekzistojnë analiza që e përkthejnë në dollarë vlerën e një “like”: për “Zara”-n bëhet fjalë për 405 dollarë për një klikim, për Coca-Colan 70 dollarë. Mesatarisht është diku tek 170 dollarë. Por ajo që shihet prej të gjithëve është se markat e mëdha janë në garë për të shkëputur sa më shumë gishtërinj të ngritur përpjetë. Dhe ashtu si në çdolloj ekonomie, ekziston një treg i zi i “like”-ve. Verën që kaloi ngjalli shumë diskutime një investigim i të përditshmes britanike The Guardian, i cili tregonte se si në Bangladesh ekzistojnë “ferma” të vërteta “like”-sh që shesin ndjekës në Twitter, like në Facebook, kontakte në Google+ dhe zemra në Instagram. Pasi të mëdhenjtë e Silicon Valley u shpallën luftë Bot-eve, do-

methënë llogarive false që gjenerojnë trafik, tregu e ka kthyer nevojën në virtyt dhe ka filluar të punësojë mijëra punonjës të nënpaguar (paga mesatare është 10 dollarë për 1000 like) detyra e vetme, mekanike dhe përsëritëse e të cilëve është që të klikojnë manualisht. Objektivi është të rritet kapitali social i klientit në fjalë, qoftë ky institut qeveritar, një markë apo një këngëtare në kërkim të popullaritetit. Truku u zbulua nga investigimet e mëvonshëm gazetareskë. Në fillim u vu re që disa faqe kishin një numër “like”-sh që ishte i tepruar po të merrje parasysh përmbajtjen e tyre (për shembull një film me kartona, për më tepër i panjohur, kishte më shumë vlerësime se një film i Hollywoodit). Më tej, duke parë origjinën gjeografike të atyre klikimeve, u zbulua se si shumë “like” vinin nga India, Egjipti apo Azia. Pra, edhe pse rrjetet më të mëdha sociale janë kundër përdorimit të këtyre praktikave, është nga ana tjetër e vërtetë që nuk ekzistojnë ligje të qarta. “Facebook-u punon në mënyrë konstante për të hequr ‘like’-t e gjeneruar përmes përdorimit të instrumenteve që shkelin rregullat. Në fakt, një ‘like’ që nuk buron nga një interes i vërtetë i një personi të vërtetë kundrejt një faqeje, apo një materiali, nuk përkthehet në një përfitim për personat dhe kompanitë, dhe për këtë arsye ne investojmë çdo ditë për rritjen e nivelit të mbrojtjes”, thotë Luca Colombo, Country Manager i Facebook-ut në Itali. Por sa kohë që nuk ndërhyn ligjvënësi, marketingu në internet i zgjeron kufijtë e tij. Dhe

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

shkon atje ku tregu i punës është më pak i kushtueshëm. Mjafton të bësh një xhiro në Google për ta kuptuar. Janë me mijëra faqet që ofrojnë këtë shërbim. Pjesa më e madhe e tyre përdor Botnet-et. Por ka dhe nga ata që janë stërvitur me punonjës të paguar keq. 12 dollarë për 250 pluse në Google+, 1000 ndjekës në Instagram, deri në 1 milion ndjekës në Twitter për afro 600 dollarë. Për Facebook-un në përgjithësi shitjet janë me paketa: një mijë fansa për 18 euro, 5 mijë për 90 euro, 10 mijë për 180 euro. Pagesa kryhet përmes PayPalit me përfundimin e punës për paketën më të volitshme. Ndërkohë që për dy të tjerat, 50 % paguhet në fillim dhe 50% në fund. Të rëndësishme janë edhe strategjitë që përdoren: një prej mënyrave më të thjeshta për të zbuluar falset është rritja e papritur. Një arsye përse në tregun e zi të kënaqësive këshillojnë që t’i blesh “like”-t pak nga pak dhe jo të gjitha menjëherë. Ndërsa, nëse një profil Twitter kalon brenda ditës nga një ndjekës, në një milion, e kuptojnë të gjithë që rritja është fiktive dhe nuk i korrespondon një vlerësimi real. Kështu që teknika më e mirë është që t’i rrisësh kuotat duke duruar. Përtej trukeve, mbetet fakti që koncepti i kënaqësisë dhe i kapitalit social janë gjithmonë e më të ngjashëm. Dhe që në epokën e “like”, është më e lehtë të bëhesh ai që nuk je. Një mendim që të çon të mendosh, mos vallë do të ishte mirë të nxirrnim nga raftet dhe t’i fshihnim pluhurin “radiovotës” së Nevil Monroe Hopkinsit.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


14

11.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (Loti 1)”. Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që

shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: arë dhe truall.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 61 239 472 (gjashtëdhjetë e një milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Emer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Atesi

Banka RAIFFEISEN Banka RAIFFEISEN OSMAN I SHPRESA R SHPRESA R PETRIT H ROLAND P I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR AGIM

12 MEHDI

Mbiemer

Z.K

Nr.Pas

Nomeklatura

483/5 483/7 483/8 483/2/1 483/2 483/3 562/8

LOCKA

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

484/3 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

K-34-100-(44-A-B)

TOPCIU SHKALLA SHKALLA CAUSHI ZIU

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

32 33 35 36 37 39 40 41 42 44 45 46

GANI;HAXHI M ISMAIL A ADEM XH REFIK I KUJTIM M I PAIDENTIFIKUAR OSMAN I TEFIK A OSMAN M SHTET I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 1604 1604 1604

528/3 528/9 528/10 528/1 542/16 734/1/10 734/1/9 524/4 367/1 512/23

SHALQIZI SHALQIZI SHALQIZI TOPCIU SHIMA TOPCIU QEFALIA SHALORI

Sip.Are (m2) 86 48 325 406 2001 1091 716 2170 266 213

Sip.Truall (m2) Cmimi

407

500.3

448 448 4371 448 448 448 448 448 448 448 448 4371

Vlera

Shenime

38,528 21,504 1,778,997 145,600 181,888 896,448 488,768 320,768 972,160 119,168 95,424

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

1621 712 1959 778 1274 1458 2595 4010 99 1509 3999 1728

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

726,208 318,976 877,632 348,544 570,752 653,184 1,162,560 1,796,480 44,352 676,032 1,791,552 774,144

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar


10 I PAIDENTIFIKUAR 11 AGIM

LOCKA

2529 484/3 2529 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

12 MEHDI

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

Njoftime/reklama

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

32 33 35 36 37 39 40 1 41 2 42 3 44 4 45 5 46 6 48 7 49 8 50 9 52 10 53 11 54 55 59 12 61 62 63 13 65 14 15 19 66 20 67 22 23 24 68 26 69 27 70 28 71 29 72 31 73 74 32 75 33 76 35 77 36 78 37 79 39 80 40 81 41 82 42 83 44 84 45 85 46 86 48 87 49 88 50 89 52 90 53 91 54 92 55 93 59 94 61 95 62 96 97 63 98 65 99 100 101 66 102 67 103 104 68 105 69 70 71 72 73 74

GANI;HAXHI M SHALQIZI ISMAIL A SHALQIZI ADEM XH SHALQIZI REFIK I TOPCIU KUJTIM M SHIMA IEmer PAIDENTIFIKUAR Atesi Mbiemer OSMAN I TOPCIU Banka RAIFFEISEN TEFIK A QEFALIA Banka RAIFFEISEN OSMAN M SHALORI OSMAN I TOPCIU SHTET R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR H CAUSHI IPETRIT PAIDENTIFIKUAR ROLAND P ZIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I10 PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR AGIM LOCKA I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI MEHDI TUFA NASHO P PJETRI HASAN L BRANKA HASAN L BRANKA RAKIP SELIM BATHORJA YLLI S XHAFERI SHTET SHKELQIM D FUSHA B/PRONARE BATHORJA 10 MAJLINDA YNER LLESHI TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET SHTET ITRASHEG. PAIDENTIFIKUAR ABDULLA LUNDRA SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR O SHKALLA IDURIM PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR IBRAHIM H TOPCIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR GANI;HAXHI M SHALQIZI I PAIDENTIFIKUAR ISMAIL SHALQIZI XHEMAL A AGA ADEM XH SHALQIZI SHTET REFIK I TOPCIU SHTET KUJTIM M SHIMA DAUT AGA I PAIDENTIFIKUAR PETRIT AGA OSMAN I TOPCIU SHTET A QEFALIA ITEFIK PAIDENTIFIKUAR OSMAN SHALORI XHEVDET M XH AGA SHTET HAXHI AGA ISHTET PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR RAMAZAN M SHEHI ISHTET PAIDENTIFIKUAR IMALIQ PAIDENTIFIKUAR SH SHEHI I PAIDENTIFIKUAR 10 BASHKE PRONAR I PAIDENTIFIKUAR ISHKELQIM PAIDENTIFIKUAR D FUSHA I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI SHTET NASHO "ITT INVEST"Psh.p.k PJETRI HASAN "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA HASAN "ITT INVEST"Ssh.p.k XHAFERI YLLI "ITT INVEST" sh.p.k I PAIDENTIFIKUAR SHTET MAJLINDA YNER LLESHI MYFTAR R FUSHA SHTET VELI SH FUSHA CAJE R ALLA TRASHEG. ABDULLA LUNDRA RIZA FUSHA I PAIDENTIFIKUAR TOTALI I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

K-34-100-(44-A-B)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

266 213

448 448 500.3

4371

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

119,168 I Pakonfirmuar 95,424 Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

11.04.2014 755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

15

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

2529 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 Konfirmuar nga ZVRPP Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi 2529 528/9 K-34-100-(44-A) 712 448 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 2529 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Konfirmuar nga ZVRPP 2529 2529 2529 Z.K 2529 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604

528/1 542/16 734/1/10 Nr.Pas 734/1/9 483/5 524/4 483/7 367/1 483/8 512/23 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-B) 778 448 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-B) 1274 448 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1458 Sip.Truall (m2) Cmimi448 Vlera 653,184 IShenime Pakonfirmuar Nomeklatura Sip.Are (m2) K-34-100-(44-A) 2595 448 1,162,560 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 86 38,528 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 K-34-100-(44-A) 48 21,504 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 K-34-100-(44-A) 407 4371 1,778,997 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 Konfirmuar nga ZVRPP 325 145,600 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 448 1,791,552 Pakonfirmuar 406 181,888 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 448 774,144 Pakonfirmuar 2001 448 896,448 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1091 448 488,768 nga ZVRPP 480 215,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 716 448 320,768 I Pakonfirmuar 3017 1,351,616 K-34-100-(44-A) 2170 448 972,160 1873 839,104 I Pakonfirmuar 484/3 K-34-100-(44-A) 266 448 119,168 Pakonfirmuar 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 972,160 IKonfirmuar nga ZVRPP 482/6 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar 213 95,424 IKonfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 448 1,984,640 I Pakonfirmuar te pronesise nga ZVRPP 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar 482/9 K-34-100-(44-A) 500.3 4371 2,186,811 (ipakonfirmuar) 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 540/24 K-34-100-(44-A-B) 2753 448 1,233,344 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 Konfirmuar nga ZVRPP 482/7 K-34-100-(44-A) 1686 448 755,328 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 535/13 K-34-100-(44-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/2/13 K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-B) 1765 448 790,720 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 404/27 877 448 392,896 540/2/15 K-34-100-(44-A) 1640 448 734,720 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 448 986,944 Konfirmuar Konfirmuar nga nga ZVRPP ZVRPP 540/8 K-34-100-(44-B) 451 448 202,048 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 540/9 K-34-100-(44-B) 704 448 315,392 Konfirmuar pronesise nga ZVRPP 540/17 K-34-100-(44-A) 1135 448 508,480 Pakonfirmuar 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 I(ipakonfirmuar) 448 500,416 Konfirmuar nga ZVRPP 540/10 K-34-100-(44-B) 1117 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 540/12 K-34-100-(44-B) 415 448 185,920 Konfirmuar nga ZVRPP 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar 540/14 K-34-100-(44-B) 1149 448 514,752 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 1917 858,816 I Pakonfirmuar ZVRPP 540/15 K-34-100-(44-B) 1142 448 511,616 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 730 327,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/5 K-34-100-(44-B) 2299 448 1,029,952 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 247 110,656 I Pakonfirmuar ZVRPP K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 407 182,336 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/9 712 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 448 2,621,696 404/7 K-34-100-(44-A) 5852 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 877,632 Konfirmuar nga ZVRPP 303/5 K-34-100-(29-C) 861 448 385,728 528/1 K-34-100-(44-B) 778 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP 303/6 K-34-100-(29-C) 1985 448 889,280 542/16 K-34-100-(44-B) 1274 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP 303/18 K-34-100-(29-C) 1713 448 767,424 734/1/10 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 1458 653,184 Konfirmuar I Pakonfirmuar 303/19 228 448 102,144 nga ZVRPP 734/1/9 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 2595 1,162,560 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/19 2892 448 1,295,616 nga ZVRPP 524/4 K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 nga ZVRPP 1558 697,984 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/24 K-34-100-(44-A) 367/1 K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 Konfirmuar nga ZVRPP 679/9 K-34-100-(29-C) 401 179,648 512/23 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 232/4 K-34-100-(29-A) 457 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 1,791,552 I Pakonfirmuar 232/3 K-34-100-(29-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 774,144 Konfirmuar I Pakonfirmuar 232/2 K-34-100-(29-A) 1086 448 486,528 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar 232/1 K-34-100-(29-A) 1534 448 687,232 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 480 448 215,040 I Pakonfirmuar 243/2 K-34-100-(29-A) 390 174,720 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3017 448 1,351,616 Pakonfirmuar 243/1 K-34-100-(29-A) 681 305,088 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1873 448 839,104 I Pakonfirmuar 1088 487,424 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 448 972,160 Konfirmuar nga ZVRPP 154/8 K-34-100-(44-A) 2314 1,036,672 I Pakonfirmuar 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 I Pakonfirmuar 154/14 2360 1,057,280 Konfirmuar nga ZVRPP 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 1,984,640 1071 448 479,808 I Pakonfirmuar 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar nga ZVRPP 154/11 K-34-100-(29-A) 5222 2,339,456 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 154/14 K-34-100-(29-A) 118 52,864 Konfirmuar nga ZVRPP 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 154/1 K-34-100-(29-A) 1340 600,320 Konfirmuar nga ZVRPP 154/2 K-34-100-(29-A) 771 345,408 Konfirmuar nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 154/3 K-34-100-(29-A) 852 381,696 Konfirmuar nga ZVRPP 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 154/4 K-34-100-(29-A) 1191 448 533,568 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te K-34-100-(44-A) 3793 448 1,699,264 Ipronesise Pakonfirmuar 154/13 K-34-100-(29-A) 1720 448 770,560 nga ZVRPP (ipakonfirmuar) 404/27 K-34-100-(28-D) 877 392,896 Konfirmuar 153/4 K-34-100-(29-A) 1255 448 562,240 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 986,944 Konfirmuar nga ZVRPP 153/3 K-34-100-(29-A) 998 448 447,104 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te pronesise nga ZVRPP 153/2 K-34-100-(29-A) 3626 448 1,624,448 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 153/1 K-34-100-(29-A) 900 403,200 Konfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 61,239,472 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1917 448 858,816 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 730 448 327,040 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 247 448 110,656 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar


16

11.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.