11 prill mapo ok

Page 11

op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Të blesh një “like”, tarifat e kënaqësisë

11.04.2014

Kulturë/ Katedralja gotike e Martin Camajt

11 Aspekti më i rëndësishëm i raportit mes Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit është që të dy ta kuptojnë kush është Presidenti. - Dean Acheson

Çfarë thonë në Bruksel (off record) për politikanët shqiptarë? A

do ta marrim statusin? është pyetja e parë që gazetarët shqiptarë bëjnë kur takohen me zyrtarë të institucioneve të BE në Bruksel, gjatë vizitave jo të rralla në kryeqytetin e Europës. Përgjigja nuk është gjithmonë e njëjta, por kushti po: çfarë thuhet në takime është off record që do të thotë mund të publikohet, por duke ruajtur anonimatin e burimit. Njëri prej tyre, një britanik që i referohet Saninos më me reverencë sesa Schumanit, për shembull, e thotë british style, pra hapur, se nëse vendimi do të merrej sot, Shqipëria sërish do të përballej me një ‘jo’ sa i takon statusit të vendit kandidat. Është veshur me optimizëm, që do të thotë ka një këmishë me lule në ngjyra të çelëta dhe një kravatë në tonet e qiellit, por pesimizmi i tij krudo për ‘rastin e dëshpëruar’ të Shqipërisë ka të bëjë me zgjedhjet e majit për në Parlamentin Europian. ‘Jo’-ja ndaj Shqipërisë kushtëzohet pikërisht nga këto zgjedhje, nga droja e përndezjes së sentimenteve dhe retorikës së euroskeptikëve. Kjo e përcaktoi edhe ‘përzgjedhjen’ e qershorit si muaj të publikimit të vendimit për statusin një muaj pas riformatimit të Parlamentit Europian. Një institucion i cili në qershor do të ketë rreth 200 parlamentarë nga partitë euroskeptike, theksojnë sondazhe të ndryshme.

Por, kur zulma e zgjedhjeve të ketë rënë, cilat janë shanset e Shqipërisë? Këtu zyrtarët europianë, ndër ta edhe ata që janë marrë ose merren aktualisht me Shqipërinë, shprehin një optimizëm ngurrues. Predispozita është pozitive, thonë, por sërish disa kushte mbeten. Më shumë se ato ‘detyrat e shtëpisë’ që listohen në letër dhe që zakonisht janë 12, 3 apo 5, kësaj here kushtet janë dërrmueshëm ‘klimaterike’. Në kuptimin që klima politike në vend të jetë e tillë sa të lejojë konsensusin e vendeve anëtare të Unionit Europian. ‘Kultura politike konfliktuale’ emërtohet hapur si shqetësimi i madh në të gjitha takimet me eurozyrtarët në Bruksel. Duhet një konsensus mes palëve. Një marrëveshje e gjerë ndërpartiake për Europën, thotë një tjetër, dhe këtu duket një rezonancë me atë që tha në Tiranë drejtori i DASH për Europën Juglindore, Jonathan Moore kur u shpreh se do donte t’i shihte së bashku, Ramën e Bashën, në Bruksel. Por flitet dhe ka shqetësim edhe për shëndetin e institucioneve, për stabilitetin e tyre. Nuk shihet me sy të mirë, për shembull, fakti se kur pushtetet ndërrohen dhe vjen një parti e re në qeveri, fillon ndërrimi i zyrtarëve duke e dobësuar administratën publike, por edhe duke nëpërkëmbur investimet europiane në trajnime dhe know how.

koment

Alfred Lela

Por flitet dhe ka shqetësim edhe për shëndetin e institucioneve, për stabilitetin e tyre. Nuk shihet me sy të mirë, për shembull, fakti se kur pushtetet ndërrohen dhe vjen një parti e re në qeveri, fillon ndërrimi i zyrtarëve duke e dobësuar administratën publike, por edhe duke nëpërkëmbur investimet europiane në trajnime dhe know how.

Këto thonë në Bruksel për Shqipërinë, por thonë edhe më shumë. U bëjnë përshtypje të gjithëve skenat patetike, të të cilave duhet të jenë dëshmitarë, të ‘përleshjeve’ ndërmjet grupeve të politikanëve shqiptarë. ‘Nuk vijnë kurrë të flasin për një axhendë të përbashkët, por për të interpretuar dhe bërtitur ndarjet e brendshme politike’. ‘Secila palë ia hedh fajin tjetrës’. ‘Të marrësh pjesë në një takim të politikanëve shqiptarë të dy palëve në Bruksel, është si të jesh gjyqtar në një ndeshje tenisi. Të këputet koka’, thotë një prej zyrtarëve që i ka negociuar këto ‘duele gjelash’. Ilustrimi më i fortë i njëfarë gërdie të këtij konfliktualiteti të bartur, por edhe të integritetit të klasës politike shqiptare, është refuzimi i hapur që iu bë vizitës së para pak kohëve të njërit prej tre personazheve kryesore të Tiranës politike. Kur ai u dha në mjediset e Parlamentit Europian ku do të mbante një fjalim, vetëm 3 eurodeputetë ishin në sallë. Edhe ata sepse kishin përgatitur fjalime të vetat dhe donin të bënin publike axhendat e tyre. Parlamenti Europian përbëhet nga 766 deputetë. *Shënim mbi takimet me eurozyrtarë, gjatë një turi dyditor të gazetarëve nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, organizuar nga Qendra Europiane e Gazetarisë.

Letra e Tahirit për Nishanin; shqetësim i drejtë, adresim i gabuar

M

jaftoi një vrasje e ndodhur para disa ditësh për të kuptuar, nëpërmjet reagimit të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, gjuhën e ligjërimit, e cila është e zbrazur nga përmbajtja ligjore dhe e mbushur me përmbajtje politike. Nuk është hera e parë që krerët më të lartë të institucioneve të shtetit të flasin më shumë politikisht sesa ligjërisht. Kjo traditë e ndërtuar në këto dy dekada jo vetëm nuk ka kontribuar në formimin e një kulture institucionale, por ka stimuluar injorimin e saj. Megjithatë, ngjarje të tilla e kanë një të mirë, nëse do ta quajmë të tillë, të paktën na japin mundësinë të kuptojmë çfarë fryme institucionale përçon kabineti qeveritar. Le t’i referohemi letrës së z. Tahiri dhe deklaratës së z. Naço për ta kuptuar më mirë këtë që shprehëm më lart. Ministri Tahiri ka shumë të drejtë të shqetësohet kur shikon se gjyqësori liron persona, që në dosjen e përgatitur nga Prokuroria rezulton të kenë kryer disa vepra penale. Pavarësisht se vendimet e gjykatës nuk vihen në diskutim, një pjesë e opinionit publik që i njeh personat e këtij kalibri krijon bindjen që drejtësia nuk funksionon. Ndërsa, personat që i përkasin të njëjtit komunitet, ka arsye më shumë të mos hezitojnë për të vazhduar veprimtarinë kriminale. Në një klimë të tillë, shqetësimi i Ministrit të Rendit bëhet legjitim, pasi puna e forcave të rendit dekurajohet

koment Roland Lami

nga vendimmarrja e gjyqësorit. Mirëpo, problemi në rastin që po analizojmë qëndron në atë se ku e kërkon zgjidhjen Ministri Tahiri. Nuk po ndalem te letra e hapur si teknikë komunikimi, që mesa duket po institucionalizohet te qeveria aktuale, por tek institucioni të cilit i adresohet shkruesi, më qartësisht Presidentit të Republikës si kreu i KLD. Në fakt, inspektorati pranë KLD ka detyrimin ligjor të inspektojë punën e gjyqtarëve, siç e ka edhe inspektorati pranë Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo ka një dallim: tagrin për të iniciuar procedim disiplinor për gjyqtarët të kapur me shkelje në detyrë e ka vetëm Ministri i Drejtësisë. Pra, pavarësisht se çfarë mund të konstatojë inspektorati pranë KLD, të drejtën për të vendosur për procedim ose jo, e ka vetëm Ministri i Drejtësisë dhe më pas KLD ka tagrin për të vendosur për masë ndëshkimore ose jo. Kështu që,

nëse z. Tahiri kërkon që ngjarje të tilla të mos përsëriten nga gjyqësori, duhet ta kërkojë në radhë të parë te Ministri i Drejtësisë, i cili ka si mekanizmin e kontrollit dhe të drejtën për të gjykuar nëse x gjyqtar duhet të dërgohet për masë disiplinore tek KLD ose jo. Aq më e arsyeshme bëhet kjo kërkesë kur, siç dihet, të majtët mbrojnë pikëpamjen se kreu i KLD dhe mazhoranca e anëtarëve të këtij institucioni luajnë për llogari të opozitës që i ka emëruar aty. Në qoftë se KLD nuk ka vepruar qoftë nëpërmjet inspektoratit apo me mosmarrje në shqyrtim të dosjes së dërguar për shqyrtim nga ana e Ministrit Naço, atëherë letra e adresuar ndaj kreut të KLD bën kuptim, qoftë juridikisht por edhe politikisht. Pasi mund të shfrytëzohet si rast për t’ia faturuar përgjegjësinë për situatën në drejtësi këtij institucioni dhe për të justifikuar iniciativën për një reformë në KLD. Por, nëse puna e inspektoratit të KLD varet nga vendimmarrja e Ministrit të Drejtësisë dhe ajo që është më e rëndësishme, KLD nuk posedon një listë të gjyqtarëve të propozuar nga Ministri i Drejtësisë për masë disiplinore, dhe Ministri nuk e vërteton një gjë të tillë, atëherë letra nuk ka kuptim t’i adresohet (të paktën juridikisht) kreut të KLD, por vetë Ministrit të Drejtësisë. Në të njëjtën frymë vepron edhe Ministri i Drejtësisë, z. Naço kur i adresohet KLD për veprim. Parimisht, Ministri ka të drejtë të shqetëso-

het për nivelin e gjyqësorit në vend. Aq më shumë që ngjarja e ndodhur para disa ditësh, ku një i dyshuar për disa vepra penale lirohet nga Gjykata e Apelit, indirekt nxjerr në pah edhe cilësinë e performancës së inspektoratit që varet nga Ministria e Drejtësisë. Mirëpo, Ministri nuk mund t’i kërkojë vetëm KLD të bëjë inspektimin, kur një mekanizëm të tillë e ka edhe vetë. Jo vetëm kaq, por Ministri ka edhe tagrin që të vendosë mbi gjetjet e dy inspektorateve, për personat që duhet të shqyrtojë KLD për masë disiplinore. Pra, nuk mund t’i kërkosh një institucioni tjetër të veprojë kur ndërkohë këtë mekanizëm e ke edhe ti, dhe ajo që është më e rëndësishmja, ke edhe ekskluzivitetin për të vendosur se cila dosje duhet përcjellë për shqyrtim në KLD. Aq më shumë në kushtet kur mbron pikëpamjen se KLD nuk ka vullnet të veprojë. Në këtë rast, të paktën politikisht, bëji të ditur publikut listën e emrave që ke përcjellë për shqyrtim në KLD për të evidentuar, qoftë performancën e inspektoratit që drejton, por edhe për të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të KLD për të vepruar për procedim të mëtejshëm. Kjo lëvizje taktike do ta ekspozonte KLD si përgjegjëse për situatën në gjyqësor dhe, ajo që është më e rëndësishme, do të legjitimonte iniciativën për reformimin e këtij institucioni. Mirëpo, për sa kohë Ministri nuk e bën një gjë të tillë, edhe taktika politike i kthehet në bumerang.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.