Gazeta Mapo

Page 6

6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Mars, rriten çmimet e ushqimeve, bien të karburanteve

Ditari Shqipëria ka rezultuar me ambientin më të pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit

Gjatë marsit çmimet janë luhatur duke shënuar rritje për ushqimet dhe ulje për naftën, veshjet dhe qiratë. Duke publikuar inflacionin për muajin mars, INSTAT njoftoi se niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit gjatë muajit që shkoi me 2.2 për qind në krahasim me marsin e vitit 2013, ndërsa në krahasim me shkurtin e këtij viti çmimet shënuan rritje 0.3%. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngrupin ”fruta”. Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të për-

mendim rritjet në nëngrupin “zarzavate, përfshirë patatet” me 4.1 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.5 për qind, “mish” me 0.1 për qind etj. Indeksi i grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i rënies së çmimit të lëndëve djegëse me 0.5 për qind. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.3 për qind. Indeksi i grupit “transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.1 për qind.

Gjermanët dhe amerikanët “shuplaka” qeverisë për klimën e biznesit Dhoma Gjermane e Tregtisë ka publikuar një anketim dje, sipas të cilit Shqipëria paraqitet me klimën e biznesit më të përkeqësuar në rajon. Brenda dy javësh grupimet gjermane dhe amerikane të biznesit ashpërsojnë qëndrimin ndaj qeverisë Blerina Hoxha

J

o krejt rastësisht grupimet më të mëdha të biznesit të huaj në vend po ashpërsojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet e tyre për klimën e biznesit në Shqipëri, bash në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë ka qenë pikërisht dje Dhoma Gjermane e Tregtisë që ka publikuar një anketim me rezultate pesimiste për klimën e biznesit që ofron Shqipëria këtë vit. Siç duket diplomacia po flet përmes biznesit. Në krah të presidentes së Shoqatës së Biznesit Gjerman (DIHA), Andrea Gebbeken, e cila prezantoi rezultatet e anketimit, ka qenë edhe ambasadorja gjermane në vendin tonë, Karola Muller-Holtkemper. Të njëjtën skemë prezantimi muajin që shkoi e bëri edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku pak ditë më vonë përfaqësuesja e kësaj të fundit replikoi personalisht me kryeministrin Berisha në një nga takimet e fundit që ai zhvilloi me biznesin. Anketimi

Shqipëria ka rezultuar me ambientin më të pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit të Europës Juglindore. Në Shqipëri janë anketuar 33 biznese, të cilat në pjesën më të madhe kanë pohuar se këtë vit klima e biznesit është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Faktorët të cilët kompanitë i marrin parasysh në zgjedhjen e një vendi për të investuar, janë vlerësuar veçanërisht në mënyrë kritike. Megjithatë, edhe këtë vit mbi 80 % e të anketuarve shprehen se do ta zgjidhnin sërish Shqipërinë si vend për të investuar. Duke prezantuar rezultatet e anketës, presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësojnë situatën pozitive, në vitin 2012, vetëm 42 % dhe në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 %. Në lidhje me

parashikimet për biznesin në kompanitë e tyre, të anketuarit janë paksa optimistë. 33% presin një përmirësim të situatës, ndërsa vetëm 9% parashikojnë një përkeqësim të saj. Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me “luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit”. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me “administratën publike” dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. Tendenca

Biznesi, sidomos ai i huaj e ka prishur aleancën me qeverinë. Tani kur qeverisja është në fund të mandatit të dytë të saj, kritikat po vijnë nga të gjitha anët. Bizneset gjermane dhe amerikane e kanë ashpërsuar më shumë dialogun me qeverinë. Akuzat po lëshohen hapur. Sipas tyre është shtuar korrupsioni, krimi, informaliteti. Dhoma Amerikane i ka shprehur këto pakënaqësi në takimet periodike të realizuara me Tatimet, Ministrinë e Financave dhe madje ed-

Dhoma gjermane e biznesit gjatë prezantimit të anketimit

Njoftim për veNd të lirë NJOFTIM PËR PUNËSIM

Presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësonin situatën si pozitive, në vitin 2012 vetëm 42 %, ndërsa në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 % he me Kryeministrin. Ndërsa Shoqata Gjermane e Biznesit ka zgjedhur një anketim për të shprehur pakënaqësitë e saj në Shqipëri. Mirëpo, sa peshë zënë bizneset amerikane dhe ato gjermane në ekonominë tonë? Sipas raportit të fundit të “Investimeve të Huaja”, investimet gjermane në vendin tonë zënë 3 për qind, ndërsa ato amerikane më pak se 1 për qind të totalit. Pjesën më të madhe e zënë investimet kanadeze, italiane, turke dhe greke. Të gjitha këto shtete kanë organizata të fuqishme biznesi në vendin tonë, por nuk kanë preferuar të mbajnë qëndrime kundër politikave të qeverisë, duke aplikuar më shumë një klimë bashkëpunimi në interes edhe të bizneseve të tyre.

Luhatje në tregun e këmbimit, euro sërish mbi 140 lekë Monedha europiane ka nisur një javë të mbarë në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar një forcim të shpejtë kundrejt lekut, duke kapërcyer kështu për herë të parë pas disa muajve në kuotën e 140 lekëve. 1 euro u këmbye dje me 140 lekë, 0.09 lekë më shumë se fundjava e kaluar. Shkaku kryesor është përmirësimi i aksioneve europiane në bursa gjatë ditës së sotme, çka ka rritur optimizmin në këtë zonë. Në tregjet ndërkombëtare euro arriti në kuotat e 1.3 kundrejt dollarit, duke u rritur nga niveli më i ulët i katër muajve

që arriti javën e kaluar, ku një euro u këmbye deri në 1.27 dollarë. Indeksi i kontratave të së ardhmes për aksionet europiane u rrit, çka do të thotë se treguesi referencë i rajonit do të ‘rigjallërohet’ nga rënia më e madhe javore që prej nëntorit. Aksionet aziatike u rritën, ndërsa kontratat e së ardhmes amerikane pësuan pak ndryshime. Nga ana tjetër, monedha amerikane ka regjistruar një dobësim shumë më të shpejtë, duke u zhvlerësuar në 0.57 lekë kundrejt së premtes së kaluar. 1 dollar këmbehet sot me 107.72 lekë, duke zbritur kështu nën nivelin 108 lekë që ka mbajtur për disa javë rresht.

2

Bazuar në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Drejtoria e Burime të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të udhëzimit Nr.4, v Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. datë 19.02.2013, kërkon të përzgjedhë shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit Kërkesat e përgjithshme: të KZAZ-sëduhet në tëtë gjitha KZAZ-të e vendit. Konkurruesi plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549 Civil”. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: Kërkesat e veçanta: a) gëzojnë të drejtën përnga tëdegët qenë Informatikë, zgjedhës; Inxhinjeri Elektronike ose Tekn v Arsim të lartë në një b) kanë arsimin e lartë dhejonë tëfushën jenë jurist; v Të ketë përvojë pune mërastin pak see 3sekretarit (tre) vjet në e IT-së. v Të zotërojë gjuhën angeze. c) të jenë me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse; d) nuk janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë Paga: për e njëekrimi; Pagakryerjen mujore bruto pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524 e) ndaj tyre nuk është marrë masë disiplinore në proceset Dokumentacioni: zgjedhore të mëparshme. Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.03.2013 në zyrën e regjistrimit të a së, këto dokumente: Kandidatët kushtet e mësipërme duhët të v Kërkesëqë meplotësojnë shkrim; v Curriculum Vitae; dorëzojnë brenda datës 30.04.2013, në KQZ ose pranë v Dokument identifikimi; zyrave rajonale zgjedhore dokumentacionin e mëposhtëm: v Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor t v Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noteriz •v Kërkesën shkrim në të(fotokopje cilën të përcaktohet Dëshmi më e Gjuhës së Huaj e noterizuar);pozicioni v dhe Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); KZAZ-ja përkatëse v Vlerësim nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superi • Çertifikatëpune lindjeje së fundi marrëdhëniet e punës; •v Dëshmi Kopje të diplomës të noterizuar nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 07.03.2013 në selinë KQZ-së edo të shpallet lista e konkurrentëve që d Për informacion në lidhje meekushtin pikës c, të interesuarit testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. te kontaktojnë në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore pranë KQZ-së, në numrat e tel 04 81 681/ 673/ 693. Testimi bazohet në njohuri për22 Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shq Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Admin fushën përkatëse.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.