Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

E hekurta, Kryeministrja që ndryshoi Britaninë dhe botën The Guardian

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 9 prill 2013. Numër 878. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Honoris Causa në UET

Giddens: Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë

Rezoluta e PS Rama “fton” çamët në koalicionin opozitar Edi Rama, tone të moderuara në projekt-rezolutën e PS për çështjen çame. Përshëndetet nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Kjo e fundit shpreh gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në. Objektivi i selisë rozë: të përfshijë në koalicionin e saj PDIU dhe Lëvizjen Çame, ose të paktën njërën prej tyre. Spahiu: Rama kërcënoi AK-në, për koalicionet po pyesim bazën. Oketa: Për koalicionet vendos Kuvendi i 30 prillit Komuniteti çam duket se edhe në këto zgjedhje parlamentare do të ketë një votë të ndarë mes së majtës dhe së djathtës. Partia Socialiste dje ka bërë një hap konkret në drejtim të tërheqjes së një pjese të këtij komuniteti, duke propozuar një projekt-

rezolutë alternative me atë të paraqitur nga Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, për trajtimin çështjes çame nga institucionet shtetërore shqiptare. Ka qenë vetë kreu socialist Edi Rama ai që ka bërë prezantimin e këtij drafti, të cilin... Faqe 3

Pas aleancës me LSI, deputetët e PS jepin votat për dy kode Lord Anthony Giddens, i njohur si babai i “Rrugës së Tretë” të laburistëve merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. “Epoka e modernizmit është në fund, po vjen një epokë e re”. Në ceremoni shumë politikanë të së majtës si Pëllumbi, Malaj, Bushati, Xhufi dhe Linda Rama. Tonin Gjuraj: Ka përcaktuar axhendën e një brezi të tërë sociologësh. Fatos Tarifa: Lidhjet shqiptare të Anthony Giddens.

Faqe 12-13

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Alternativa e Beogradit dhe “fitorja” e Prishtinës

koment

Adrian Çollaku

Mungesa e provave ka liruar nga qelia Gentian Dedjen, ish-policin e dyshuar se kishte gisht në vjedhjen e makinës prej nga u qëllua Lamaj. Policia verifikon alibinë e tij dhe nuk gjen prova shtesë për lidhje me atentatin ndaj kryekomisarit

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më...

Rusia, armiku ynë imagjinar

koment BASHKIM MUÇA

Një konferencë shtypi e ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, ka kaluar pa komente nga...

Vrasja e Lamajt në pikën zero, liri për ish-policin e makinës së atentatit Më tepër se një muaj e gjysëm pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetimet e Policisë së Tiranës po bien gjithnjë e më shumë në pikë të errët. Deri më tani, asnjë nga personat të cilët policia e Tiranës ka shoqëruar si të përfshirë direkt apo indirekt në ekzekutimin mafioz të Dritan... Faqe 7

Vizita në Azerbajxhan

Kërkesa e pr

Gazsjellësi TAP, Berisha me presidentin Aliyev në Baku

Balancimi i komisioneve, zgjidhja nga Kolegji Zgjedhor

FAQE 4

Dilemë parazgjedhore 12:34 PM

ikub.al mobile

Kerko ne ikub.al

Kerko

Posto ne Posto ikub.al ne ikub.al Njoftime

Time.al

Horoskopi

Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online?

time.al

op-ed / 10-11

Opozita ka thyer bojkotin e ligjeve me 3/5-at dhe ka votuar dje Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, ndërkohë që mazhoranca për t’i shërbyer konsensusit ka pranuar që të heqë nga drafti i qeverisë propozimin e uljes në 50 për qind të vlerës së pronës të konfiskuar nga bankat dhe të nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për një nga propozimet kryesore që... Faqe 4

Socialistët kanë votuar dje në komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile. Rrëzohet propozimi i qeverisë për të ulur në 50 për qind vlerën e objekteve që shiten në ankand dhe që janë konfiskuar nga bankat

27/02/2013 15:16

Njoftime Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh

>

Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz

>

Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi

>

Kudo dhe kur do, infor macionet më të fundit tashmë në celularin tuaj CMYK

FAQE 4

koment / 11

Faqe 16

Roland Lami

Efektet anësore të aleancës LSI - PS Referuar rezultatit zgjedhor 2009 dhe 2011, aleanca parazgjedhore LSI - PS teorikisht rrit shanset për maksimizim votash dhe fitore të zgjedhjeve më 2013. Mirëpo, nuk duhet të nënvlerësohen disa efekte anësore që sjell kjo aleancë tek elektorati i majtë. Efekti i parë anësor lidhet me sjelljen e votuesit të LSI. Në përgjithësi votuesi i kësaj force politike ka faktuar gjatë 2009-2013s se, pavarësisht faktorëve si: kapërcimit nga një krah në tjetrin të LSI, largimit të disa figurave të rëndësishme të kësaj force pas zgjedhjeve të 2009-s, akuzave reciproke MetaPrifti, materialet filmike të bëra publike në adresë të krerëve më të lartë të saj, kjo forcë politike rriti mbështetjen me rreth 40 000 vota në zgjedhjet lokale të 2011-s...


2

afër/larg

1 “Ne të dy kemi ardhur në pushtet, në vendet tona respektive, duke besuar në gjëra të njëjta, por ne të dy kemi parë një popull i cili nuk ka jetuar më të mirën e asaj që ka pasur. Në Britani, ndërkaq, kemi pasur dimrin e pakënaqësisë e të tjera. Andaj, të dy jemi përballur me një pyetje: Si ta çojmë këtë vend nga pesimizmi në krenari?” Theçer për Regan

kuvendi

Vrasja e Lamajt

Pas aleancës me LSI, PS jep votat për dy kode

Ngecin hetimet, liri për ishBizneset gjermane dhe amerikane policin e makinës së atentatit “prishin” aleancën me qeverinë

Faqe 4

hetimi

Faqe 7

Faqe 7

KurMihail Gorbaçov vizitoi Britaninë është pritur me ngrohtësi nga Theçer. “Ai është një njeri me të cilin mund të bëni biznes”, tha ajo.

Margaret Theçer

E hekurta, Kryeministrja që ndryshoi Britaninë dhe botën

M

argaret Theçer ishte gruaja e parë që drejtoi, madje mund të thuhet se mbretëroi, në Britani që prej kohëve të Elizabetës I më 1603. Edhe pse asaj i mungonin popullariteti dhe aftësitë politike të mbretëreshës, Theçer përmes fuqisë së vullnetit dhe kurajës arriti të imponohet mbi burrat rivalë për më shumë se 11 vjet kohë të turbullta. Ajo ishte kryeministrja më jetëgjatë dhe më e suksesshme që prej Çërçillit. Theçer u nda nga jeta të hënën në moshën 87-vjeçare, pasi pësoi një goditje në tru. Më shumë sesa ushtrimi i fuqisë politike në një kohë kur mbi Britaninë kishte mbërritur dimri i pakënaqësive industriale i viteve 1978‘79, “Theçerismi” ndryshoi mënyrën sesi britanikët shihnin politikën dhe ekonominë dhe gjithashtu edhe mënyrën sesi vendi shihej nga të tjerët në botë. Si rezultat, “Zonja e Hekurt” ishte më e admiruar jashtë sesa në vendin e saj, ku një pjesë e madhe, përfshi edhe votues konservatorë, nuk ia pëlqenin atë që në dukje ishte mungesë e ndjeshmërisë së saj për jetët dhe punët që u ndërprenë për shkak të politikave të saj. Deklarata e saj “nuk ka zgjidhje tjetër” si ilaç për ekonominë, shihet sot me dyshim të madh. Po qëndrimet e Theçerit ishin formuar prej fëmijërisë modeste, ajo ishte rritur në familje që jetonin me kujdes dhe brenda mundësive të tyre, punonin fort dhe nuk tundoheshin prej borxheve. Shumë votues identifikoheshin me këtë jetë dhe me Theçerin. E lindur si vajza e një shitësi të ushqimeve, Margaret Hilda Roberts është rritur në mënyrë modeste, në një shtëpi me, siç ka thënë vetë ajo, cilësi praktike, seriozitet dhe ushtrim intensiv të besimit. Në moshë të re Margaret fitoi një bursë për të ndjekur Universitetin prestigjioz të Oxford-it, ku studioi për kimi. Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, Theçer arriti të fitonte edhe me përkrahjen e të shoqit një vend në Parlamentin britanik më 1959, prej nga edhe nisi ngritjen e suksesshme në radhët e Konservatorëve. Më 1975-ën ajo ishte mjaft e fuqishme për të sfiduar Eduard Heath-in në udhëheqjen e partisë. Në vitin 1979 Theçer u zgjodh kryeministre - gruaja e parë dhe e vetme në Britani që ka mbajtur këtë post.

Sfida e saj e parë ishte ballafaqimi me Lëvizjen Industriale Laburiste në Britani, e cila kishte kundërshtuar hapur tri qeveritë e mëparshme dhe ndikuar në rrëzimin e tyre. Zonja e Hekurt ia doli të thyejë fuqinë e sindikatave të punëtorëve dhe vendosi kufizime ligjore për aktivitetet e tyre. Për Theçerin, e gjithë kjo ka qenë pjesë e fushatës për të çliruar individin sovran nga kufizimi kolektiv. Ajo besonte se individi duhet të qëndrojë me përpjekjet e tij ose të saj. Theçer ka zbatuar të njëjtin vizion përmes veprimeve në qeveri, duke rivendosur ekonominë e tregut. Ajo ka qenë një figurë mjaft kontroverse në atë kohë, e cilësuar nga të majtët si kapitaliste primitive. Politikat e saj ekonomike sidoqoftë rivendosën energjinë në Britani, por me koston e zgjerimit të mëtejshëm të pabarazisë në mes të të pasurve dhe të varfërve dhe thellimin e problemeve sociale të vendit. Dorë të fortë përdori ajo edhe për të zgjidhur krizën e Ishujve Falkland në disa javë, mu atëherë kur gjeneralët argjentinas menduan (duke gjykuar gabim) se shkurtimet që ajo i kishte bërë buxhetit të mbrojtjes ishin një sinjal tërheqjeje. Kjo provë e dytë ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar se ajo nuk ndryshonte qëndrim. “Zonja nuk kthehet pas”. Megjithatë, duhet thënë se në mjaft raste ajo qe e gatshme të varroste paragjykimet e saj përballë fakteve. Arriti marrëveshje të rëndësishme me Irlandën, pasi i shpëtoi, për shkak se qëndroi më gjatë në punë, një atentati të IRA-s dhe megjithëse ishte euroskeptike firmosi marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian, atëherë Komuniteti Ekonomik Europian. Partneriteti i saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan gjatë viteve 1980 solli një lëvizjeje të re konservatore, e cila mbështeste tregun e lirë, privatizimin dhe reduktimin e rolit të shtetit. Theçer nuk e ka mbajtur të fshehtë admirimin e saj për liderin amerikan, e as ai për të. “Ne të dy kemi ardhur në pushtet, në

Si rezultat, “Zonja e Hekurt” ishte më e admiruar jashtë sesa në vendin e saj, ku një pjesë e madhe, përfshi edhe votues konservatorë, nuk ia pëlqenin atë që në dukje ishte mungesë e ndjeshmërisë së saj për jetët dhe punët që u ndërprenë për shkak të politikave të saj. Deklarata e saj “nuk ka zgjidhje tjetër” si ilaç për ekonominë, shihet sot me dyshim të madh

Kolegët e saj të partisë, edhe pse shumë prej tyre ndanin antipatinë e njëjtë ndaj Europës, i kanë vlerësuar pikëpamjet e saj si shumë ekstreme dhe Theçer u “detyrua” të largohej pas një beteje politike dramatike. Në momentin kur ajo ka lënë “Downing Street”, fotografët arritën të kapin një pikë të rrallë loti

vendet tona respektive, duke besuar në gjëra të njëjta, por ne të dy kemi parë një popull i cili nuk ka jetuar më të mirën e asaj që ka pasur. Amerika ka qenë mjaft e demoralizuar. Kishit incidentin e tmerrshëm të pengjeve në Iran dhe Amerika nuk jetonte më të mirën e saj. Morali i saj kishte rënë. Në Britani, ndërkaq, kemi pasur dimrin e pakënaqësisë e të tjera. Andaj, të dy jemi përballur me një pyetje: Si ta çojmë këtë vend nga pesimizmi në krenari?” ka thënë Theçer. Te Regani ajo ka parë një frymë të afërt, por ajo ka njohur edhe vlerën e reformave të udhëheqësit sovjetik Mihail Gorbaçov. Programet e tij të reformave (perestrojka) vunë në lëvizje ndryshimet, që çuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Kur ai vizitoi Britaninë është pritur me ngrohtësi nga Theçer. “Ai është një njeri me të cilin mund të bëni biznes”, tha ajo. Theçer mbeti edhe pas largimit një figurë e rëndësishme në partinë e saj, duke i mbajtur mirë nën kontroll kolegët e saj meshkuj dhe rivalët potencialë dhe duke ndërhyrë në politikë edhe pas largimit nga postet. Ndikimi i fortë vazhdoi deri kur ajo pësoi goditje të rënda në shëndet, atëherë kur vendosi të tërhiqej në një shtëpi të thjeshtë, të cilën e kishte braktisur 50 vjet më parë. Rënia e saj më 1990-ën erdhi në kohën kur Britania kishte vënë në dilemë marrëdhëniet e saj me Europën dhe përfshirjen në kuadër të Bashkimit Europian. Theçer ka qenë gjithmonë skeptike për marrëdhënie më të afërta të Britanisë me kontinentin, duke preferuar në vend të tyre ruajtjen dhe përmirësimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara. Kolegët e saj të partisë, edhe pse shumë prej tyre ndanin antipatinë e njëjtë ndaj Europës, i kanë vlerësuar pikëpamjet e saj si shumë ekstreme dhe Theçer u “detyrua” të largohej pas një beteje politike dramatike. Në momentin kur ajo ka lënë “Downing Street”, fotografët arritën të kapin një pikë të rrallë loti. Koha dhe përvoja kanë zbehur trashëgiminë e filozofisë së saj politike. Modeli Theçer-Reagan për reduktimin e rolit të shtetit, sidomos në sektorin financiar global, gjykohet sot pjesërisht fajtor për përshpejtimin e situatës së vështirë financiare, e cila ka nisur më 2007 dhe ka çuar në recesion në mbarë botën. Marrë me shkurtime nga The Guardian


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9.04.2013

3

Edi Rama, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Limaj

Rezoluta e PS, Rama “fton” në koalicion çamët Teksti i moderuar i projekt-rezolutës për çështjen çame, e propozuar dje nga Rama, është përshëndetur nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Madje kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në.. Fejzi Braushi

K

omuniteti çam duket se edhe në këto zgjedhje parlamentare do të ketë një votë të ndarë mes së majtës dhe së djathtës. Partia Socialiste dje ka bërë një hap konkret në drejtim të tërheqjes së një pjese të këtij komuniteti, duke propozuar një projekt-rezolutë alternative me atë të paraqitur nga Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, për trajtimin çështjes çame nga institucionet shtetërore shqiptare. Ka qenë vetë kreu socialist Edi Rama ai që ka bërë prezantimin e këtij drafti, të cilin e konsideroi si një mjet që bën një trajtim europian të kësaj çështjeje delikate dhe që respekton mbi të gjitha miqësinë mes dy popujve, atij grek dhe popullit shqiptar. “E konsiderojmë çështjen çame, një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në këtë projekt-rezolutë, ndërsa i kërkohet qeverisë ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit për ecurinë e kësaj çështjeje. “Kjo është projekt-rezoluta alternative, që në këndvështrimin tonë, të Partisë Socialiste, e adreson këtë çështje duke e nxjerrë nga një inerci, për hir të së vërtetës, jo fort e denjë për politikën shqiptare në gjithë këto vite. Por dhe duke e çminuar terrenin e një konflikti të paarsyeshëm mes forcash politike të këtij vendi. Në mënyrë që në Shqipërinë e sotme të ketë sa më pak vend

Draft-rezoluta I. Duke vlerësuar se Shqipëria europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj adresimin e çështjes kombëtare, mbrojtjen e interesave kombëtare, të pavarësisë, lirisë e të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë; • Duke e konsideruar të paçmuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat si dy vende fqinje dhe aleate në strukturat euro-atlantike; • Duke njohur rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në funksion të adresimit të çështjeve me interes të ndërsjellë dhe krijimit të një modeli bashkëpunimi

për dufe nacionaliste, të cilat fatkeqësisht burojnë edhe nga lënia në hije apo nxjerrja në dritë e çështjeve kaq delikate për arsye mirëfilli politike dhe më keq akoma për interesa mirëfilli elektorale”, - do të shprehej Rama në deklaratën e vet që shoqëroi prezantimin e kësaj projekt-rezolute. Por pavarësisht retorikës, duket se pikërisht arsyet politike dhe interesat direkte elektorale kanë shtyrë dhe PS-në që të ndërmarrë këtë hap. Së pari, ndërmarrja e këtij hapi mund të interpretohet direkt si një përpjekje e PS-së për të bindur një pjesë të elek-

edhe për vendet e tjera të rajonit; • Duke e konsideruar çështjen çame si një çështje të patrajtuar në kuadër të çështjes shqiptare në Ballkan; • Duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë; II. Ne, përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë, e konsiderojmë çështjen çame, një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. III. Për këtë, i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e kësaj çështjeje.

toratit çam se çështja e tyre nuk është pronë vetëm e PDIU-së, si forca që përfaqëson interesat e tyre. Ndaj, me këtë lëvizje PS i jep të drejtë vetes që gjatë fushatës elektorale të kërkojë dhe votën e komunitetit çam. Së dyti, kjo mund të interpretohet edhe si një taktikë elektorale për të mbështetur Lëvizjen Çame, si një rrymë alternative e PDIU-së dhe Shoqatës Çamëria që deri më tani janë pozicionuar djathtas. Jo pa qëllim kjo lëvizje, menjëherë pasi Rama bëri prezantimin e këtij dokumenti, nxitoi ta përshëndesë atë duke u shprehur e

gatshme që të organizojë dhe tryeza të posaçme me fokus çështjen çame. Por, gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që me këtë lëvizje të minutës së fundit PS t’i ketë drejtuar dhe një mesazh të qartë vetë PDIU-së që t’i bashkohet koalicionit opozitar. Vetë PDIU me anë të drejtuesve të saj, këto kohë ka deklaruar se do të jetë me atë koalicion parazgjedhor që do të mbështesë rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame. E kapur në befasi, vetë PDIU e ka përshëndetur këtë iniciativë të PS-së, ndërsa e ka ftuar atë që të japë kontributin e saj edhe në komisionin e Jashtëm për të hartuar një draft integral. Idrizi “Ne përshëndesim hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame dhe konfirmimin se PS nuk e ka përfshirë në programin e saj këtë çështje thjesht për ta lënë në letër. Ne vlerësojmë se ky propozim që vjen nga PS zhbllokon impasin që ishte krijuar brenda komisionit të Jashtëm në procesin e miratimit të rezolutës së çështjes çame nga Parlamenti shqiptar dhe vëmë në dukje tri momente që shkojnë në të njëjtën gjatësi vale me projektin tonë”, - u shpreh dje Idrizi si reagim ndaj draftit të PS-së. E duke u nisur nga gjuha e zbutur dhe e moderuar që përmban drafti socialist, kjo lëvizje mund të konsiderohet edhe si një përpjekje e socialistëve për ta mbajtur mirë dhe derën e hapur edhe për PBDNJ-në, e cila ka kundërshtuar fort projekt-rezolutën e PDIU-së. Pra në total, PS me këtë lëvizje kërkon që të marrë si votat e komunitetit çam, ashtu edhe të minoritetit grek.

Lëvizja Çame:

Kreu i lëvizjes çame, Artur Dojaka

Gati për takime të komunitetit tonë me PS Lëvizja Çame si një forcë kundërshtare me PDIU-në, dhe që mbështetet fuqishëm nga Partia Socialiste në këto zgjedhje, ka përshëndetur dje prezantimin nga socialistët të projekt-rezolutës alternative për trajtimin e çështjes çame. “Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame”, thuhet në deklaratën e shpërndarë dje për shtyp nga kjo Lëvizje. Më tej, në të bëhet e ditur se kjo Lëvizje mbështet fuqishëm idenë për përdorimin e instrumenteve europiane të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për çështjen çame, ashtu sikundër trajtohet në këtë draft-rezolutë. Më tej ajo nuk lë pa sulmuar edhe PDIU-në për rolin që ka marrë si dominant në trajtimin e kësaj çështjeje, duke i quajtur veprimet e saj në shërbim të interesave të mirëfillta partiake. “Instrumente që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan veç flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak”, - thuhet në këtë deklaratë. Në fund Lëvizja Çame shprehet e gatshme që të kontribuojë në mënyrë konkrete për organizimin e tryezave me PS-në për të trajtuar këtë çështje më tej. “Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të japë për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame”, - thekson Lëvizja Çame në deklaratën e vet.

Idrizi: Përshëndesim hapjen e PS për çështjen çame Projektrezoluta alternative e paraqitur nga Partia Socialiste për çështjen çame, ka bërë që të reflektojë edhe vetë Partia për Drejtësi dhe Unitet, e cila dje teksa ka përshëndetur qëndrimin e socialistëve, është distancuar publikisht nga nacionalizmi ekstrem duke u deklaruar se mbetet një forcë që mbështet patriotizmin e moderuar. Sipas kreut të kësaj force, Shpëtim Idrizi, baza e zgjidhjes së çështjes

çame është e drejta ndërkombëtare, marrëdhënia e mbështetur në fqinjësinë e mirë dhe Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë. Ndaj, theksoi ai, PDIU ka bindjen se fqinjësia e mirë mes popullit grek e atij shqiptar janë vlera të patjetërsueshme për paqen, stabilitetin, prosperitetin e të dy popujve si edhe të vetë rajonit, dhe se miratimi i rezolutës është një hap i fuqishëm në

këtë drejtim. “Pajtohemi me faktin që çështja çame është një çështje e pazgjidhur politike, që duhet adresuar diplomatikisht në frymën dhe me instrumentet e sipërpërmendura. Çmojmë përfshirjen e detyrimit që qeveria të raportojë çdo gjashtë muaj në Parlament për adresimin diplomatik të kësaj çështjeje. PDIU është një parti që mbështet një patriotizëm modern e pragmatist, dhe që nuk ka asn-

jë lidhje me qëndrimet dhe retorikat folklorike dhe anakronike ksenofobe dhe ultranacionaliste, që më shumë ngjajnë me traditën shoviniste të vendeve fqinje”, - shprehet Idrizi ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha partive, mazhorancës dhe opozitës, që të angazhohen që sot për konsultime të hapura dhe konstruktive në mbledhjen e komisionit të Jashtëm të Kuvendit për hartimin e një drafti të integruar.


4

Politika e ditës

fokus

Atëherë, ju thoni 20 për qind për ankandin e parë dhe pastaj ulet në 50 për qind në ankandin e dytë. Kjo do të thotë që ju shisni sendin në ankand me 30 për qind të vlerës së vlerësuar nga përmbaruesi gjyqësor Gazsjellësi TAP

Berisha takon presidentin Aliyev në Baku

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve

PS thyen bojkotin, jep konsensusin për dy kode Socialistët kanë votuar dje në komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile. Rrëzohet propozimi i qeverisë për të ulur në 50 për qind vlerën e objekteve që shiten në ankand dhe që janë konfiskuar nga bankat

O

pozita ka thyer bojkotin e ligjeve me 3/5-at dhe ka votuar dje Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, ndërkohë që mazhoranca për t’i shërbyer konsensusit ka pranuar që të heqë nga drafti i qeverisë propozimin e uljes në 50 për qind të vlerës së pronës të konfiskuar nga bankat dhe të nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për një nga propozimet kryesore që përmbante paketa e ndryshimeve në këto dy kode dhe që kërkohej me ngulm nga bankat, si një masë për të ulur sadopak efektin negativ të kredive të këqija. Debati

Mazhoranca ka rikthyer për diskutim brenda një jave në komisionin e Ligjeve dy projektligjet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë dhe që kërkonin të bënin ndryshime në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile. Duke qenë se miratimi i këtyre dy kodeve bëhet me shumicë të cilësuar votash, mazhoranca është detyruar që të pranojë kërkesën e opozitës për t’i rikthyer për diskutim, duke qenë se gjatë diskutimit të parë të tyre ajo braktisi mbledhjen. Kolaterali

Gjatë këtij diskutimi palët kanë

mundur të gjejnë mirëkuptimin për shumë çështje, ku ekzekutivi, i përfaqësuar nga vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk ka nguruar që të pranojë dhe shumë nga sugjerimet e opozitës. Pika që ka shkaktuar më shumë debat dhe për të cilën nuk është gjetur një konsensus mes opozitës dhe ministrit ka qenë pikërisht neni 41 i Kodit të Procedurës Civile, i cili parashikonte që të ulte në 50 për qind vlerën e shitjes në ankand të një pasurie të konfiskuar nga bankat nga kreditorët që nuk arrijnë dot të shlyejnë detyrimet e kredisë. Sipas deputetes Shegushe Ligori, që ishte dhe në rolin e relatores së socialistëve për këto dy kode, një propozim i tillë është diskriminues dhe penalizues për qytetarët dhe në favor të bankave. “Atëherë, ju thoni 20 për qind për ankandin e parë dhe pastaj ulet në 50 për qind në ankandin e dytë. Kjo do të thotë që ju shisni sendin në ankand me 30 për qind të vlerës së vlerësuar nga përmbaruesi gjyqësor, çka është shumë më e ulët se sa banka ka vlerësuar sendin. Një mënyrë diskriminuese e kaq të rëndë, këtë gjë ne nga ky rreshti këtej nuk e pranojmë dot”, -

Eduard Halimi

Gjatë këtij diskutimi palët kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin për shumë çështje, ku ekzekutivi, i përfaqësuar nga vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk ka nguruar që të pranojë dhe shumë nga sugjerimet e opozitës

tha deputetja Shegushe Ligori edhe në emër të kolegëve të tjerë socialistë. Pas një debati për kuptimin e këtij neni, kreu i komisionit, Ilir Rusmali i ka propozuar ministrit që të tërhiqet nga një nen i tillë, kjo edhe për të mos prishur konsensusin me opozitën. “Zoti ministër, unë propozoj që të mos e miratojmë këtë nen, ju bini dakord që ta lëmë siç është në Kod. Biem dakord ta lëmë kështu?” - pyeti Rusmali. Çka nuk është pranuar nga ministri, i cili ka theksuar se kjo është kërkesë e bankave. “Ajo që është propozuar ka ardhur si propozim lidhur me kreditë e këqija. Ky është propozim që bëhet nga shoqata e bankave, jo për t’u rënë në qafë kreditorëve dhe qytetarëve”, - tha Halimi. Por kjo nuk ka bindur komisionin, i cili me konsensusin e të dyja palëve ka vendosur ta heqë këtë nen nga projektligji, duke lënë në fuqi dispozitën aktuale, e cila e ul vlerën e objektit 20 për qind në ankandin e parë dhe 20 për qind në ankandin e dytë. Pavarësisht kësaj, në fund komisioni me shumicën dërmuese të votave ka votuar dy projektligjet, ndërsa i vetmi që ka abstenuar ka qenë deputeti socialist, Armando Subashi.

Spahiu: Rama kërcënoi AK-në, për koalicionet po pyesim bazën TIRANË Kryetari i Aleancës Kuqezi,

Kreshnik Spahiu, deklaroi dje se protesta e së dielës ishte një pasqyrë e asaj çka koncepton AK-ja për ndërrimin e pushtetit. “Kjo parti, pra PDja duhet të pësojë humbjen historike të këtij çerekshekullit të fundit, duke marrë leksion të mirë nga populli. Më pas të futet kultura e ndëshkueshmërisë. Banda e shtetasit Sali Berisha duhet t’i dorëzohet drejtësisë”, u shpreh Spahiu në emisionin “Shqip” në TCH. Sipas tij, protesta e 7 prillit

synonte dhënien e një mesazhi të qartë se si konceptohet ndryshimi i pushtetit. “Spahiu deklaroi gjithashtu se AK-ja nuk ka marrë asnjë ftesë për koalicione. “Nëse keni ndonjë ftesë na jepni kopjen, por AK nuk ka marrë ftesë për koalicione. Deklarata e djeshme e Ramës ka lënë shije të hidhur për mbarë shqiptarët. Prej një viti e gjysmë jemi një nga opozitat më të vendosura. Dje kur kishim aksionin për të nisur një betejë për largimin pa kompromis të shpurës së hal-

Kreshnik Spahiu

abakëve të Berishës, vjen në të njëjtën minutë, kohë dhe hapësirë televizive deklarata prej 45 minutash e liderit të opozitës, i cili nuk bëri ftesë, por denigroi dhe kërcënoi Aleancën Kuqezi. Të thuash o me ne o kundërshtar, kjo nuk është vlerësim dhe ftesë bashkëpunimi”, - tha Spahiu. Ai shtoi se ka nisur një sondazh me simpatizantët e AK-së, të cilët po pyeten se me kë dëshirojnë që kjo forcë politike të bëjë koalicion përpara zgjedhjeve, apo të dale më vete.

TIRANË Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim pune me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Pallatin Presidencial në Baku, ndërsa po merrte pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”. Në këtë takim u diskutua gjatë për projektin e gazsjellësit trans-Adriatik TAP. Kryeministri theksoi se TAP është projekti më fizibël, më ekonomik dhe me tregun më të gjerë edhe më të garantuar. Ai e njohu presidentin Aliyev me marrëveshjet trilaterale të firmosura nga Shqipëria, Italia dhe Greqia, ratifikimin e tyre nga Shqipëria dhe vendosmërinë e vendit tonë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga këto marrëveshje. Nga ana e tij, presidenti Aliyev theksoi se gjatë muajve që vijnë konsorciumi Shah Deniz 2 do të vendosë për projektin që do të përzgjedhë për transportin e gazit Kaspik në Europë. Po gjatë takimit, Berisha kërkoi ndihmën e qeverisë së Azerbajxhanit për hartimin e një masterplani për gazifikimin e Shqipërisë, kërkesë që gjeti mbështetje te presidenti Aliyev. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e turizmit, energjisë së rinovueshme dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Po dje, Berisha mori pjesë në sesionin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik Botëror. Në seancën e hapjes u diskutua rëndësia për integrimin ndërmjet vendeve të rajonit për të shfrytëzuar një nga burimet më të mëdha ekonomike të botës ende të pa ekonomizuara plotësisht. Gjatë qëndrimit në Baku Berisha u intervistua nga mediat vendëse dhe ato ndërkombëtare.

Balancimi i komisioneve

PR kërkesë në KQZ, zgjidhja nga Kolegji Zgjedhor Vetëm pak ditë pas zyrtarizmit të kalimit të LSI-së në opozitë, republikanët kërkojnë përfaqësues në komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë të administrimit zgjedhor. Shkresa që është depozituar në KQZ në fund të javës së kaluar nga Partia Republikane dhe që kërkon emërimin e përfaqësuesve të saj në komisionet zonale të administrimit zgjedhor si partia e dytë e mazhorancës, duket se do të jetë dhe fillesa e një vendimmarrjeje të pritshme të KQZ-së për të balancuar politikisht komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë. Kërkesa e republikanëve synon të rikthejë të djathtët në KZAZ, pasi me daljen e LSI-së nga qeveria, opozita dominon këto komisione në të gjithë Shqipërinë. Ende nuk dihet se kur mund të shqyrtohet kjo kërkesë nga KQZ-ja, edhe pse momenti më i përshtatshëm do të ishte pas 23 prillit, që përkon me afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve. Burime nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se shkresa i është dërguar Drejtorisë Juridike, e cila do të përgatisë dhe vendimmarrjen e nevojshme në këtë rast. Megjithatë, kërkesa e republikanëve ka pak gjasa të miratohet në KQZ, pasi kërkon shumicë të cilësuar, çka është e vështirë për t’u arritur në një komision ku shumicën e ka tashmë opozita. Ndaj zgjidhja në këtë rast pritet të vijë nga Kolegji Zgjedhor. Në rast se kjo do të realizohet, atëherë ajo që do të humbasë të drejtën e pasjes së anëtarëve në këto dy nivele komisionesh është PBDNJ.


ngjarja e ditës

1

“Do të udhëheq një proces qeverisës që do të ndërtohet mbi baza krejt të tjera dhe do të jetë një sistem qeverisjeje që do të diktojë një sjellje tjetër”

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

“Kemi sot një program që do të garantojë transformimin historik të këtij vendi. Kemi sot një program që i jep përgjigje shumë pyetjeve”

3

9.04.2013

5

“Ajo që ne kemi detyrë është të ndryshojmë sistemin e bashkëjetesës mes partive politike, sistemin e marrëdhënieve mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, sistemin e komunikimit”

“Sondazhet në PS diktuan koalicionin me LSI-në” Kreu i PS: “Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për t’u bashkuar me LSI-në ju siguroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve”

K

oalicioni me LSI-në nuk ka qenë i papritur për bazën e Partisë Socialiste. Kështu ka lënë të kuptojë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai deklaroi dje se sondazhet e zhvilluara në të gjithë elektoratin socialist diktuan vendimin për t’u bashkuar me LSI-në. “Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për t’u bashkuar me LSI-në ju siguroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve, progresistëve, në mënyrë të detajuar në të gjithë Shqipërinë”, - tha Rama në emisionin “Mëngjes me Endrin” në AS. Ai tha gjithashtu se do të jetë në krye të qeverisë pas 23 qershorit, për të aplikuar një tjetër sistem qeverisjeje. “Do të udhëheq një proces qeverisës që do të ndërtohet mbi baza krejt të tjera dhe do të jetë një sistem qeverisjeje që do të diktojë një sjellje tjetër, që nga unë i pari, sepse dhe unë që po flas jam një individ që mund të sillem ndryshe në sistemet e ndryshme. Ajo që ne kemi detyrë është të ndryshojmë sistemin e bashkëjetesës mes partive politike, sistemin e marrëdhënieve mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, sistemin e komunikimit dhe të ndërveprimit mes qeverisë dhe popullit”,- tha ai. Lideri i opozitës shtoi se PS-ja ka tashmë një program, që synon të ndryshojë drejtimin e vendit. “Kemi sot një program që do të garantojë transformimin historik të këtij vendi. Kemi sot një program që i jep përgjigje

Oketa: Kuvendi i FRD-së mblidhet me 30 prill TIRANË Sekretari i Përgjithshëm i FRDsë, Gazmend Oketa, njoftoi dje se FRDja do të mbledhë konventën e saj të parë më 30 prill. “Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Pjesëmarrës në Kuvend do të jenë përfaqësues nga të gjitha degët e vendit, nga të gjitha shtresave përbërëse dhe të përfaqësuara në FRD, miq tanë politikë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerë të rëndësishëm politikë perëndimorë. Kryesia sot diskutoi dhe zgjodhi grupet e punës për përgatitjen e Kuvendit, të cilat do të drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Oketa. Një ndër kriteret e përcaktuara për kandidatët është që emrat e propozuar duhet të mos kenë qenë të punësuar në organet e sigurimit të shtetit dhe të mos jenë deklaruar si bashkëpunëtorë të këtij organi gjatë kohës së komunizmit.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi

shumë pyetjeve të mbetura pezull, jo në 4 apo 8 vjet, po në 20 vjet. Kemi sot një program që merr përsipër të ndryshojë drejtimin e vendit dhe të ndryshojë krejtësisht fytyrën dhe natyrën e qeverisjes. Kjo nuk është e keq ja më e vogël, kjo është një zgjedhje e qartë mes rrënimit që është e sigurt që ka

I pyetur rreth reagimeve lidhur me ngjarjen 21 janarit, Rama tha se me ardhjen në pushtet drejtësia do të vendoset

vetëm rrënim me partinë familjare të Kryeministrit dhe një rilindje shqiptare që është e sigurt që do të ndodhë”, - vijoi ai. I pyetur rreth reagimeve lidhur me ngjarjen 21 janarit, Rama tha se me ardhjen në pushtet drejtësia do të vendoset dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Mediu në Elbasan:

Deklarata

PD akuzon krerët e Internacionales Socialiste: Janë humbës TIRANË Aktivizimi i krerëve të Interna-

cionales Socialiste për bashkimin e PSsë dhe LSI-së ka sjellë një lumë kritikash nga ana e PD-së. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, ka deklaruar se ata, njësoj si Rama, janë humbës. “Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për të shuar rebelimin që ka nisur në partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Ata që iu përgjigjen thirrjes se tij kanë të gjithë një gjë te përbashkët: Janë humbës!”- tha Bogdani, duke folur me pas me emra konkretë. “Z. Papandreu, President i Internacionales Socialiste, mësuesi i parë dhe frymëzuesi i Edi Ramës, u detyrua të lërë në mes mandatin e tij të Kryeministrit të Greqisë në vitin 2011, për shkak të krizës

ekonomike ku u zhyt vendi i qeverisur prej tij. Si pasojë e lidershipit të tij prej diletanti dështak, për herë të parë që nga krijimi, partia e madhe greke PASOK sot është katandisur me 12% të elektoratit grek në vendin e tretë. Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bullgari në vitin 2009. Një sërë skandalesh shoqëruan mandatin e tij si kryeministër. Z.Pitela, zv.president i Parlamentit Europian, përfaqësues i Partisë Demokratike në Itali, e cila qysh se u krijua si formacion i të majtëve më 2007, nuk ka ardhur ende në pushtet dhe po dështon edhe në këto zgjedhjet e fundit. Z.Ayala është një apatrid i njohur në Internacionalen Socialiste, por askush nuk e mban mend se kur ai ka fituar një palë zgjedhje”, tha Bogdani. Sipas tij, Rama ka një zakon të keq, pasi merr këshilla vetëm nga humbësit.

Gert Bogdani

“Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bullgari në vitin 2009”

Votat e aleatëve përcaktuese për fitoren TIRANË Kryetari i Partisë

Republikane, Fatmir Mediu, prezantoi kandidatin e parë të forcës së tij politike për Elbasanin, Luan Duzha. Në aktivin e PR-së në Elbasan Mediu kujtoi rëndësinë e votave të aleatëve në përcaktimin e fituesit të ardhshëm. “Elbasani ka 15 mijë vota që janë dhënë nga partitë aleate dhe nga këto rreth 3500 janë të Partisë Republikane. Në Fier janë 17 mijë, në Tiranë janë 22 mijë vota, në Shkodër janë 13 mijë, në Vlorë janë 11 mijë, në Durrës janë 14 mijë vota, pra, tregon që në të gjitha qarqet këto parti dhe këta votues, këta njerëz dhe individë kanë pasur një vlerë të shtuar për këtë koalicion. A e dini që nëse ky koalicion në Elbasan merr 1500 vota më pak deputeti i shtatë i kalon së

majtës? Ky duhet të jetë një reflektim i thellë, jo vetëm aritmetik, jo thjesht elektoral, por në radhë të parë njerëzor, për të përcaktuar njerëzit më të mirë për të konkurruar, për të bashkëpunuar si e djathtë jo në interesa të ngushta, por në interesa të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë”,- deklaroi Mediu.


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Mars, rriten çmimet e ushqimeve, bien të karburanteve

Ditari Shqipëria ka rezultuar me ambientin më të pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit

Gjatë marsit çmimet janë luhatur duke shënuar rritje për ushqimet dhe ulje për naftën, veshjet dhe qiratë. Duke publikuar inflacionin për muajin mars, INSTAT njoftoi se niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit gjatë muajit që shkoi me 2.2 për qind në krahasim me marsin e vitit 2013, ndërsa në krahasim me shkurtin e këtij viti çmimet shënuan rritje 0.3%. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngrupin ”fruta”. Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të për-

mendim rritjet në nëngrupin “zarzavate, përfshirë patatet” me 4.1 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.5 për qind, “mish” me 0.1 për qind etj. Indeksi i grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i rënies së çmimit të lëndëve djegëse me 0.5 për qind. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.3 për qind. Indeksi i grupit “transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.1 për qind.

Gjermanët dhe amerikanët “shuplaka” qeverisë për klimën e biznesit Dhoma Gjermane e Tregtisë ka publikuar një anketim dje, sipas të cilit Shqipëria paraqitet me klimën e biznesit më të përkeqësuar në rajon. Brenda dy javësh grupimet gjermane dhe amerikane të biznesit ashpërsojnë qëndrimin ndaj qeverisë Blerina Hoxha

J

o krejt rastësisht grupimet më të mëdha të biznesit të huaj në vend po ashpërsojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet e tyre për klimën e biznesit në Shqipëri, bash në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë ka qenë pikërisht dje Dhoma Gjermane e Tregtisë që ka publikuar një anketim me rezultate pesimiste për klimën e biznesit që ofron Shqipëria këtë vit. Siç duket diplomacia po flet përmes biznesit. Në krah të presidentes së Shoqatës së Biznesit Gjerman (DIHA), Andrea Gebbeken, e cila prezantoi rezultatet e anketimit, ka qenë edhe ambasadorja gjermane në vendin tonë, Karola Muller-Holtkemper. Të njëjtën skemë prezantimi muajin që shkoi e bëri edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku pak ditë më vonë përfaqësuesja e kësaj të fundit replikoi personalisht me kryeministrin Berisha në një nga takimet e fundit që ai zhvilloi me biznesin. Anketimi

Shqipëria ka rezultuar me ambientin më të pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit të Europës Juglindore. Në Shqipëri janë anketuar 33 biznese, të cilat në pjesën më të madhe kanë pohuar se këtë vit klima e biznesit është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Faktorët të cilët kompanitë i marrin parasysh në zgjedhjen e një vendi për të investuar, janë vlerësuar veçanërisht në mënyrë kritike. Megjithatë, edhe këtë vit mbi 80 % e të anketuarve shprehen se do ta zgjidhnin sërish Shqipërinë si vend për të investuar. Duke prezantuar rezultatet e anketës, presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësojnë situatën pozitive, në vitin 2012, vetëm 42 % dhe në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 %. Në lidhje me

parashikimet për biznesin në kompanitë e tyre, të anketuarit janë paksa optimistë. 33% presin një përmirësim të situatës, ndërsa vetëm 9% parashikojnë një përkeqësim të saj. Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me “luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit”. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me “administratën publike” dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. Tendenca

Biznesi, sidomos ai i huaj e ka prishur aleancën me qeverinë. Tani kur qeverisja është në fund të mandatit të dytë të saj, kritikat po vijnë nga të gjitha anët. Bizneset gjermane dhe amerikane e kanë ashpërsuar më shumë dialogun me qeverinë. Akuzat po lëshohen hapur. Sipas tyre është shtuar korrupsioni, krimi, informaliteti. Dhoma Amerikane i ka shprehur këto pakënaqësi në takimet periodike të realizuara me Tatimet, Ministrinë e Financave dhe madje ed-

Dhoma gjermane e biznesit gjatë prezantimit të anketimit

Njoftim për veNd të lirë NJOFTIM PËR PUNËSIM

Presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësonin situatën si pozitive, në vitin 2012 vetëm 42 %, ndërsa në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 % he me Kryeministrin. Ndërsa Shoqata Gjermane e Biznesit ka zgjedhur një anketim për të shprehur pakënaqësitë e saj në Shqipëri. Mirëpo, sa peshë zënë bizneset amerikane dhe ato gjermane në ekonominë tonë? Sipas raportit të fundit të “Investimeve të Huaja”, investimet gjermane në vendin tonë zënë 3 për qind, ndërsa ato amerikane më pak se 1 për qind të totalit. Pjesën më të madhe e zënë investimet kanadeze, italiane, turke dhe greke. Të gjitha këto shtete kanë organizata të fuqishme biznesi në vendin tonë, por nuk kanë preferuar të mbajnë qëndrime kundër politikave të qeverisë, duke aplikuar më shumë një klimë bashkëpunimi në interes edhe të bizneseve të tyre.

Luhatje në tregun e këmbimit, euro sërish mbi 140 lekë Monedha europiane ka nisur një javë të mbarë në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar një forcim të shpejtë kundrejt lekut, duke kapërcyer kështu për herë të parë pas disa muajve në kuotën e 140 lekëve. 1 euro u këmbye dje me 140 lekë, 0.09 lekë më shumë se fundjava e kaluar. Shkaku kryesor është përmirësimi i aksioneve europiane në bursa gjatë ditës së sotme, çka ka rritur optimizmin në këtë zonë. Në tregjet ndërkombëtare euro arriti në kuotat e 1.3 kundrejt dollarit, duke u rritur nga niveli më i ulët i katër muajve

që arriti javën e kaluar, ku një euro u këmbye deri në 1.27 dollarë. Indeksi i kontratave të së ardhmes për aksionet europiane u rrit, çka do të thotë se treguesi referencë i rajonit do të ‘rigjallërohet’ nga rënia më e madhe javore që prej nëntorit. Aksionet aziatike u rritën, ndërsa kontratat e së ardhmes amerikane pësuan pak ndryshime. Nga ana tjetër, monedha amerikane ka regjistruar një dobësim shumë më të shpejtë, duke u zhvlerësuar në 0.57 lekë kundrejt së premtes së kaluar. 1 dollar këmbehet sot me 107.72 lekë, duke zbritur kështu nën nivelin 108 lekë që ka mbajtur për disa javë rresht.

2

Bazuar në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Drejtoria e Burime të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të udhëzimit Nr.4,   v   Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. datë 19.02.2013, kërkon të përzgjedhë shtetas të cilët janë  të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit Kërkesat e përgjithshme: të KZAZ-sëduhet në tëtë gjitha KZAZ-të e vendit. Konkurruesi plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549 Civil”.   Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: Kërkesat e veçanta:   a) gëzojnë të drejtën përnga tëdegët qenë Informatikë, zgjedhës; Inxhinjeri Elektronike ose Tekn v         Arsim të lartë në një b) kanë arsimin e lartë dhejonë tëfushën jenë jurist; v         Të ketë përvojë pune mërastin pak see 3sekretarit (tre) vjet në e IT-së. v         Të zotërojë gjuhën angeze. c) të jenë me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse;   d) nuk janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë Paga: për e njëekrimi; Pagakryerjen mujore bruto pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524 e)   ndaj tyre nuk është marrë masë disiplinore në proceset Dokumentacioni: zgjedhore të mëparshme. Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.03.2013 në zyrën e regjistrimit të a së, këto dokumente: Kandidatët kushtet e mësipërme duhët të v Kërkesëqë meplotësojnë shkrim; v Curriculum Vitae; dorëzojnë brenda datës 30.04.2013, në KQZ ose pranë v Dokument identifikimi; zyrave rajonale zgjedhore dokumentacionin e mëposhtëm: v  Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor t v Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noteriz •v Kërkesën shkrim në të(fotokopje cilën të përcaktohet Dëshmi më e Gjuhës së Huaj e noterizuar);pozicioni v dhe Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); KZAZ-ja përkatëse v Vlerësim nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superi • Çertifikatëpune lindjeje së fundi marrëdhëniet e punës; •v         Dëshmi Kopje të diplomës të noterizuar nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë.   Më datë 07.03.2013 në selinë KQZ-së edo të shpallet lista e konkurrentëve që d Për informacion në lidhje meekushtin pikës c, të interesuarit testimit,  si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. te kontaktojnë në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore pranë   KQZ-së, në numrat e tel 04 81 681/ 673/ 693. Testimi bazohet në njohuri për22 Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shq Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Admin fushën përkatëse. 


CMYK CMYK

IV 9.04.2013 8 28.02.2013

Gazeta MaPO MAPO

www.mapo.al www.mapo.al // gazetamapo@gmail.com gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9.04.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Rusia, armiku ynë imagjinar N

jë konferencë shtypi e ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, ka kaluar pa komente nga faktorët politikë dhe mediatikë shqiptarë. Nuk duket normale kjo, kur dihet se Rusia është vendi që konkurron simetrikisht Bashkimin Europian nga njëra anë dhe ShBA-në nga ana tjetër, vendi me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një prej superfuqive botërore që, në disa momente kyçe, ka ndikuar në përcaktimin e kahjes dhe shpejtësisë së botës njerëzore. Rusia është gjithashtu vendi i një tregu të madh vlerash intelektuale, shkencore, kulturore, artistike e sportive botërore, nga i cili mund të përfitojë çdo popull i botës, vendi ku u formuan profesionalisht disa prej figurave më të mëdha të jetës publike shqiptare, prodhimtaria intelektuale e të cilëve ka pasur influenca të fuqishme. Me pak fjalë kemi të bëjmë me një prej vendeve më të mëdha të globit me influenca të fuqishme në një hapësirë shumë të madhe. Ne që përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira deri edhe me Republikën Domenikane, apo Burundin, nuk e kemi për gjë të injorojmë artikulime të rëndësishme zyrtare politike të Rusisë, të cilat rrallë herë i kemi dëgjuar publikisht drejtpërsëdrejti në Tiranë. Kalimi në heshtje i qëndrimeve politike të një shteti të tillë, marrëdhëniet me të cilin janë delikate, demonstron një nivel të ulët politikëbërjeje dhe opinionbërjeje në Shqipëri. 2. Historia e marrëdhënieve tona me Rusinë i ka brenda të gjitha: që nga dashuria deri tek armiqësia. Ato kanë njohur pikën më të lartë, por edhe më të ulët, në kohën e komunizmit, kur, fillimisht, Rusia ishte vendi me ndikim thelbësor në çdo lëvizje politike në Shqipëri, e kur Ambasada ruse në Tiranë kishte influencë shumë më të madhe nga sa ka sot ambasada e ShBA-së, ndërsa më pas u kthye në vendin më armik, për shkak të liberalizimit të brendshëm pas vdekjes së Stalinit dhe krijimit të një modeli që rrezikonte pushtetin e kupolës komuniste shqiptare. Pasi adoptoi elementet më të ashpra të modelit rus, si luftën e klasave, centralizimin e ekonomisë, kolektivizimin e bujqësisë, elimini-

koment BASHKIM MUÇA

Mentaliteti i mbështetjes te njëri në luftë kundër tjetrit duhet tejkaluar sa më parë. Ne vërtet nuk kemi nevojë të ndryshojmë aleatët strategjikë, BE dhe ShBA, por ne kemi nevojë të zgjerojmë marrëdhëniet me vende kaq të rëndësishme si Rusia, kur kjo na e ofron një gjë të tillë. min e kundërshtarëve politikë etj., E. Hoxha u shkëput nga kampi socialist i drejtuar nga BS bash në kohën kur ky i fundit filloi liberalizimin e sistemit. Në momente të veçanta të historisë ne nuk i kemi pasur rusët aleatë, por kundërshtarë. E kjo jo se ata ishin armiqtë tanë, por për shkak të konjukturave ndërkombëtare të atyre momenteve dhe interesave strategjike të superfuqive. Por ka pasur momente kur rusët i kemi pasur edhe aleatë edhe miq. Që do të thotë se historia nuk është statike dhe marrëdhëniet mes popujve nuk janë të ngurtësuara. 3. Armiqësia imagjinare është pjesë e një mentaliteti të gjatë anësor prej të cilit elita politike shqiptare nuk ka dalë akoma. Shumëkush në Shqipëri mendon se ne nuk jemi miq me Rusinë sepse BE-ja dhe Rusia janë armiq me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk është kështu. Po ashtu, akoma mendohet se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Rusisë janë ato të dikurshmet, në themel të të cilave qëndronin sistemet e ndryshme dhe se nuk jemi me Rusinë pasi ajo është armike me ShBA-në, ndërkohë që nuk është ashtu. Dhe, së fundi dhe më kryesorja, në Shqipëri mendohet se ne jemi armiq me Rusinë përderisa ajo është mike me Serbinë, sipas konceptit se “miku i armikut tim është armiku im”.

Shqiptarët nuk duhet ta presin njohjen e pavarësisë së Kosovës si përfundimin e një lufte diplomatike që mund të fitohet me Rusinë nëpërmjet mbështetjes te Perëndimi. Fakti që prioriteti ynë janë marrëdhëniet me BE-në dhe ShBA-në nuk do të thotë të mbajmë të ngurta marrëdhëniet me Rusinë. E po ashtu fakti që Rusia mban të bllokuar integrimin e Kosovës në OKB, nuk do të thotë të kemi komplekse në marrëdhëniet me Rusinë. Ne nuk mund ta konsiderojmë armike Rusinë për faktin se ajo nuk e njeh Kosovën, siç nuk mund t’i konsiderojmë armiq Greqinë apo Spanjën. Hapja e mëtejshme e marrëdhënieve me Rusinë është një nga punët më të mira që mund të bëjmë, përtej mentalitetit të armiqësisë me sllavët. Qëndrimi i ftohtë ndaj Rusisë, është i ngjashëm me atë të fill pas viteve ‘90 me Kinën, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve e konsideronin Kinën si një vend komunist prej të cilit kishin ardhur vetëm fatkeqësi. Dëgjojini sot çfarë thonë! A nuk është e njëjta Kinë, me të njëjtin sistem, veçse më e zhvilluar ekonomikisht? E ç’na duhet neve sesi është sistemi i popullit më të madh në botë, kur s’kemi këllqe të ndikojmë as edhe një kilometër më larg se kufijtë tanë? Kështu kanë për të thënë pas vitesh edhe për Rusinë. Po pse duhet pritur për më tej këtë? 4. Me një gjuhë shumë diplomatike ambasadori rus Abramov foli për një protokoll bashkëpunimi që përfshin lehtësimin e lëvizjes së lirë, me heq jen e vizave për një kategori qytetarësh shqiptarë, intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke mos përjashtuar pjesëmarrje në privatizime strategjike, si Albpetroli, si dhe luajalitet varësisht nga konjukturat në qëndrimin rus ndaj Kosovës. Mentaliteti i mbështetjes te njëri në luftë kundër tjetrit duhet tejkaluar sa më parë. Ne vërtet nuk kemi nevojë të ndryshojmë aleatët strategjikë, BE dhe ShBA, por ne kemi nevojë të zgjerojmë marrëdhëniet me vende kaq të rëndësishme si Rusia, kur kjo na e ofron një gjë të tillë. Rusia është një treg që nuk duhet injoruar, në emër të aleancave. Është më së shumti në leverdinë tonë.

Dilemë parazgjedhore

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Kundër teksteve me përmbajtje urrejtjeje Nga Deda

E kam theksuar edhe në një koment tjetër se historia e njerëzimit është e mbushur me luftëra pushtuese të të gjitha llojeve, nga perandori, mbretëri, principata, shtete agresive nacional- shoviniste etj. Por në gjithë këtë histori është tepër naive e deri primitive që për këto luftëra pushtuese të fajësosh apo demonizosh popujt. Janë krerët që i kanë bërë këto luftëra e jo populli, popujt janë shfrytëzuar si turma, si mish për top për interesat kriminale të krerëve. Në këtë frymë duhej ta shtronte edhe z. Nexhmedin shkrimin e tij, e jo të na tregojë përralla për të mirat që u paska sjellë perandoria osmane shqiptarëve apo kujtdo vendi tjetër. Ishte një perandori pushtuese që zgjati 5 shekuj pas më shumë se 15 shekujsh të sundimit të perandorive romake e bizantine e mbretërive agresive sllave. Nuk na mjaftuan këto, por na u desh të duronim edhe gjysmë shekulli sundimin e egër të perandorisë sllavokomuniste, herë drejtpërdrejtë e herë nëpërmjet kuislingëve shqiptarë në Shqipëri e Kosovë. Megjithatë, nuk jam në asnjë mënyrë dakord që në edukimin e brezave të rij nëpër shkolla të ketë tekste me përmbajtje urrejtjeje për popujt e tjerë e për përkatësitë fetare. Nexhmedini kalon in extremis duke na kërcënuar me historinë e pasur me arkiva të perandorisë osmane. Pala tjetër, po në formë ekstreme kërkon të demonizojë popullin turk, me të cilin aktualisht bashkëjetojnë rreth 5 milionë qytetarë turq me origjinë shqiptare, e më keq akoma flet me urrejtje fetare për shqiptarët e përkatësisë myslimane në Shqipëri e viset e tjera. Kombet europiane të nxitura nga krerët e tyre janë vrarë e copëtuar me njëri-tjetrin, por të gjithë synojnë që në brezat e rij të mos edukojnë urrejtjen. Shqipfolësi me emrin Paul Tedeschini, duhet ta mbledhë mirë mendjen se as italianët e as gjermanët nuk mund t’i urrejmë për krimet e Luftës së Dytë Botërore, dënojmë fashizmin e nazizmin shkaktarë të tragjedive. Në shkrimin: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Çdo e keqe e ka një të mirë Nga Shkodrani

Sido që të shkruhet historia, Perandoria Osmane ka ndikuar kaq shumë në kulturën shqiptare, saqë vështirë se mund të mos e dallojë edhe amatori më amator. Madje, besoj se ka ndikuar shumë më tepër se në vendet e tjera të Ballkanit. Kjo gjë nuk mund të mohohet dhe madje duhet shkruar mirë. Besoj gjithashtu se një gjë e tillë i ka sjellë pasoja shumë negative këtij populli periferik, siç është populli shqiptar. Pasojat pozitive mund të përmblidhen në terminologjinë popullore “çdo e keqe e ka një të mirë”, por që nuk është aspak ngushëlluese. “Fati e deshi” është një shprehje në Statutet e Shkodrës, kur këtë vend të mirorganizuar e përfshiu çorganizimi osman. Ç’mund të them tjetër!!! Në shkrimin: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Emigrantët jo më në ankth nga ksenofobia, vendin e parë e zë papunësia Faqe 15

R

koment Roland Lami

Ky lloj elektorati në përgjithësi tërhiqet shumë pas radikalizmit si në veprime ashtu dhe në teza. Pozicionimi i fortë te teza antiberishiste, (e mbajtur nga PS gjatë 20092011), por me gjasa të zbehet mjaft me ardhjen e LSI në koalicion si dhe imoraliteti i aleancës PS-LSI, (e ngjashme në sytë e këtij votuesi me aleancën PD-LSI pas zgjedhjeve të 2009), rrit shanset që kjo fasho elektorale të rreshtohet tek ajo force politike e krahut të majtë që vazhdon t’i artikulojë teza të tilla në këto ditë. Forca që i mishëron më së miri këto teza dhe veprime njëkohësisht është Aleanca Kuq e Zi. Jo rastësisht, Erion Braçe i bëri ftesë kësaj force politike që t’i bashkëngjitet aleancës me PS para zgjedhjeve, pikërisht për shkak të mundësisë së rrjedhjes së një pjese të konsiderueshme të elektoratit të PS drejt Aleancës Kuq e Zi...

postit aktual sesa shpresa për një post më të mirë nesër. Imagjinoni sjelljen e personave të niveleve më të ulëta të administratës publike, ku mundësia për ta rifituar postin që mbajnë aktualisht pas zgjedhjeve është më i vogël, për shkak të konjukturës politike, probabilitetit të fitores së zgjedhjeve, nivelit arsimor që ata posedojnë, listës së gjatë të personave që presin të punësohen nga PS etj. Njëkohësisht, është i njo-

hur fakti që një elektorat me të tilla karakteristika orientohet në sjelljen e tij politike më shumë nga interesat e sigurta afatshkurtra sesa nga përfitimet afatmesme të pasigurta, që mund të mundësohen nga pushteti i së nesërmes i së majtës. Në këtë linjë arsyetimi, ka shumë gjasa që një pjesë e këtij elektorati të votojë pro status quo, ose e thënë ndryshe pro qeverisë. Pikërisht për këtë arsye këta njerëz nuk do të shkarkohen nga puna në këtë periudhë, Efekti i dytë anësor lidhet me reagimin e mbështetësve të PS. Po t’i referohemi reagimeve në rrjetet sociale, vërejmë se një pjesë e mbështetësve fanatikë të PS janë befasuar, zhgënjyer dhe irrituar nga aleanca e fundit me LSI. Te kjo kategori votuesish përfshihen kryesisht persona: të papunët, pa ndonjë profesion, nivel arsimor të ulët, banues të zonave periferike dhe atyre rurale. Kjo kategori kanë qenë pjesa aktive e të gjitha aktiviteteve radikale të zhvilluara gjatë 2009-2011-ës. Kjo kategori votuesish ka shumë mundësi të ndryshojë sjellje, duke abstenuar, ose në rastin më të mundshëm duke u pozicionuar te një forcë tjetër e së njëjtit krah politik, që ngjan si në veprime ashtu dhe në teza me ato të PS gjatë periudhës 20092011. Ky lloj elektorati në përgjithësi tërhiqet shumë pas radikalizmit si në veprime ashtu dhe në teza. Pozicionimi i fortë te teza antiberishiste, (e mbajtur nga PS gjatë 2009-2011), por me gjasa të zbehet mjaft me ardhjen e LSI në koalicion si dhe imoraliteti i aleancës PS-LSI, (e ngjashme në sytë e këtij votuesi me aleancën PD-LSI pas zgjedhjeve të 2009), rrit shanset që kjo fasho elektorale të rreshtohet tek ajo force politike e krahut të majtë që vazhdon t’i artikulojë teza të tilla në këto ditë. Forca që i mishëron më së miri këto teza dhe veprime njëkohësisht është Aleanca Kuq e Zi. Jo rastësisht, Erion Braçe i bëri ftesë kësaj force politike që t’i bashkëngjitet aleancës me PS para zgjedhjeve, pikërisht për shkak të mundësisë së rrjedhjes së një pjese të konsiderueshme të elektoratit të PS drejt Aleancës Kuq e Zi. Kjo është edhe shpresa e Aleancës, e cila, duke u pozicionuar në ekstremin e majtë dhe refuzuar koalicionin me PS, rrit shanset për të zgjeruar numrin e mbështetësve të saj me të pakënaqurit e PS. Janë këto dy efekte anësore që mund të jenë shumë minimalë në krahasim me numrin e përftuar nga aleanca parazgjedhore PS-LSI, ose e kundërta. Zgjedhjet do të na japim mundësi të vërtetojmë aritmetikën e kësaj lëvizjeje.

Universitet/ Giddens:

Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë Faqe 12-13

11

Me të rrezikshmit janë armiqtë, për të cilët njeriu nuk mendon se duhet të ruhet prej tyre. De Goli

Alternativa e Beogradit dhe “fitorja” e Prishtinës

Efektet anësore të aleancës LSI - PS eferuar rezultatit zgjedhor 2009 dhe 2011, aleanca parazgjedhore LSI - PS teorikisht rrit shanset për maksimizim votash dhe fitore të zgjedhjeve më 2013. Mirëpo, nuk duhet të nënvlerësohen disa efekte anësore që sjell kjo aleancë tek elektorati i majtë. Efekti i parë anësor lidhet me sjelljen e votuesit të LSI. Në përgjithësi votuesi i kësaj force politike ka faktuar gjatë 2009-2013-s se, pavarësisht faktorëve si: kapërcimit nga një krah në tjetrin të LSI, largimit të disa figurave të rëndësishme të kësaj force pas zgjedhjeve të 2009-s, akuzave reciproke Meta-Prifti, materialet filmike të bëra publike në adresë të krerëve më të lartë të saj, kjo forcë politike rriti mbështetjen me rreth 40 000 vota në zgjedhjet lokale të 2011-s. Ky rezultat, pavarësisht specifikave që kanë zgjedhjet lokale, tregon për një elektorat që orientohet më shumë në mënyrë pragmatiste sesa shqetësohet për aspekte të natyrës doktrinarë, morale apo etike. Pikërisht këtu qëndron problemi. Fakti që tipologjia e elektoratit të LSI në pjesë dërmuese është pragmatiste dhe i ndërton përgjithësisht marrëdhëniet me forcën që e mbështet mbi baza interesi (punësim, licencim, tender, koncesion, ndihmë ekonomike, para kesh etj.) dhe jo shumë në elemente të tjera, mund të përbëjë rrezik për LSI . Kjo për faktin se, siç e dimë, bashkëqeverisja PD-LSI i dha mundësi kësaj të fundit të administrojë 20% të pushtetit në të gjitha nivelet e pushtetit qendror si dhe në një pjesë të konsiderueshme të pushtetit lokal. Pyetja që ngrihet tani që LSI nuk i përket më kësaj qeverie është: Çfarë qëndrimi do të mbajë kjo armatë burokratësh, ku punëdhënësi i tyre de jure është në opozitë dhe ai de facto vazhdon të jetë në qeveri? A ekziston mundësia që militantët e LSI aktualisht në pushtet qendror dhe lokal të votojnë në favor të forcës që i punësoi, por tashme ka kaluar në opozitë dhe ato vazhdojnë të mbajnë këto pozicione falë mbështetjes së PD? Po t’i referohemi të shkuarës, do të vëmë re se janë të shumta rastet kur ministra, deputetë, pavarësisht se përfaqësonin një forcë të caktuar politike, në vendimmarrjen e tyre kanë votuar në pjesën dërmuese pro qeverisë dhe në kundërshtim me partinë që mendohet se përfaqësonin. Për shumë nga ata është vlerësuar posti më i rëndësishëm se identiteti i tyre partiak apo interesi i gjerë i forcës politike që pretendohej se përfaqësonin. Njëkohësisht, është vlerësuar si më e rëndësishme për interesin e ngushtë të tyre mbajtja e

09.04.2013

koment

Adrian Çollaku

Ata duhet të marrin mësim nga kjo marrëveshje, e cila u mbështet fuqishëm nga vendet mike, që Kosova të mos lëshojë pe, në mënyrë që edhe në bisedimet e mëtutjeshme liderët tanë të mos dalin përtej kornizave kushtetuese dhe kundër interesave të vendit tonë...

B

isedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më kritike prej se kanë filluar vitin e kaluar. Dy kryeministrat, të cilët i kryesojnë delegacionet e bisedimeve, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë para një sfide shumë të vështirë. Për dallim nga kryeministri kosovar, i cili po ndihet më i relaksuar në këto bisedime, madje duke i bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë serbë që ta nënshkruajnë marrëveshjen, shefi i qeverisë serbe duket se e ka punën shumë “pisk”. Siç është mësuar edhe nga burime ndërkombëtare, Serbia duhet me çdo kusht që të pranojë marrëveshjen deri më 27 prill, kohë kur pritet të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për dhënien ose jo Serbisë të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ose në të kundërtën, Serbisë, me gjasë, nuk do t’i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas burimeve ndërkombëtare, është mësuar se Serbia pos që rrezikon ta humbë një shans historik për t’iu përafruar BE-së, shteti fqinj gjendet edhe në një krizë financiare, e cila ka rrezik që në pjesën e dytë të vitit të mos mundë t’i paguajë as pagat e sektorit publik. Pra, ajo gjendet para situatës që, nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Kosovën, të humbë BE-në dhe mbështetjen e saj financiare dhe në këtë mënyrë automatikisht të futet në një krizë financiare dhe të fillojë orientimin drejt Rusisë. Në këtë situatë Kosova do ta dalë “fituese” para bashkësisë ndërkombëtare, në kuptimin e gatishmërisë për të arritur marrëveshje me Serbinë. Por, që nuk do të fitojë në raport me përafrimin me BE-në, për faktin se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë plotësimin e kritereve, qoftë për liberalizimin e vizave, qoftë për MSA-në. Fitore, delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë, do ta quajë zgjidhjen e problemit të Veriut brenda Pakos së Ahtisaarit, e cila edhe ashtu parasheh kompetenca të një autonomie për serbët. Por, që në këto bisedime kjo pako është tejkaluar me krijimin e Fondit për Veriun, i cili i jep asaj pjese elemente shtesë të një autonomie substanciale. Megjithatë, draft-marrëveshja e paraqitur nga ana e Bashkimit Europian për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Veriut është në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës. Ai asociacion nuk ka kompetenca as ekzekutive e as legjislative. Edhe vetë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dy ditë para takimit të radhës të bisedimeve në Bruksel, tha se draftmarrëveshja e paraqitur nga Brukseli është e papranueshme. Ai u ka thënë mediave serbe se “e tillë çfarë është marrëveshja me Prishtinën, nuk mund ta nënshkruajmë, dhe do të përpiqemi ta përmirësojmë”, duke paralajmëruar se vendimi mbi fatin e marrëveshjes do të merret sot në mbledhjen e qeverisë. Ai ka bërë të ditur se në Bruksel do të shkohet në qoftë se pranohet të nënshkruhet marrëveshja. Në të kundërtën, sipas tij, nëse nuk pranohet, vendimi i qeverisë në formën me shkrim do t’i përcillet Brukselit. Edhe kryeministri serb e ka pranuar se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe për këtë, sipas tij, kjo marrëveshje është e papranueshme. Dhe pikërisht kjo “pajtueshmëri” me Kushtetutën, nga ana e Prishtinës po konsiderohet si një fitore, ndonëse liderët tanë po harrojnë se Pakoja e Ahtisaarit ka qenë një kompromis i dhimbshëm. Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë nuk duhet të vetëkënaqen se po dalin “fitues” në këto bisedime, për faktin se ne po flasim për një territor tonin, për një pjesë të vendit tonë. Madje, ata duhet të marrin mësim nga kjo marrëveshje, e cila u mbështet fuqishëm nga vendet mike, që Kosova të mos lëshojë pe, në mënyrë që edhe në bisedimet e mëtutjeshme liderët tanë të mos dalin përtej kornizave kushtetuese dhe kundër interesave të vendit tonë.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Vidhen pesë tonelata Nutella

3

4

5

6

7

11 14

15

24

12

16

17

20

8

9

10

13

18

19

21

22

23

25

26

27

28

33

34

29

30

31

32

35

38

36

39 41

42

43

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

40 Koha e fillimit ____:____

44

Koha e mbarimit ____:____

46

47

Horizontalisht 1. Tërësia e parave dhe e pronave që ka dikush. 5. Pjesa e brendshme e aeroplanit. 9. Pika a vendi në qendër të diçkaje. 11. Njeri që nuk sheh mirë. 12. John, këngëtar i njohur anglez. 14. Lëndë të helmëta që prodhohen nga disa mikrobe parazite në trup të njeriut. 17. Roje burgu. 20. Tërësia e këngëve të një këngëtari. 22. Vrau Hektorin në Luftën e Trojës. 24. Ngjarje me rëndësi. 26. Ka edhe një të tillë turistik. 27. Baba në dialekt. 28. Ent Tregtar. 29. Frut tropikal. 33. Shpend si bufi. 34. Televizion italian. 35. Bariç i futbollit. 36. Planet i sistemit tonë diellor. 38. Mbulon plazhet. 39. Kënga e zogjve. 41. Ervin, ish-futbollist i Kombëtares sonë. 44. I vogli i kalit. 45. Luftëtar i vjetër e me përvojë. 46. Përemër vetor. 47. Pavlina e kinemasë shqiptare.

Vertikalisht: 1. Medoemos, në mënyrë të padiskutueshme. 2. Ato ndihmojnë zyrtarët më përgjegjësi. 3. Është i njohur ai i Gazës. 4. Biskota të vogla. 5. Kryeqyteti i Kolumbisë. 6. Zonë malore në rrethin e Korçës. 7. Gjo Luli, luftëtar patriot. 8. Një nga veprat e Homerit. 9. Ekrani i kompiuterit. 10. Ent Ndërtimi. 13. Një nga zhurmat e orës. 15. Shkrimtar i njohur latin. 16. Mal i lartë në jug të vendit tonë. 18. Vepër që është shtypur përsëri. 19. Figurë mitologjike që jeton në det. 21. Transporti Ndërkombëtar. 23. Sigla e Lushnjes. 25. Çekan i madh për të thyer gurë. 30. Djalë në dialekt. 31. Peshk deti me mish të shijshëm. 32. Vetia e dikujt për t'u treguar i matur, i përmbajtur. 37. Në fund të lutjes fetare. 40. I ka veza në mes. 41. Saranda në makina. 42. Janë në mes të trenit. 43. Baba.

Sudoku | nivel mesatar 1

5 5

2

3

8

7

4

3 4

6

3

7 8

1

2

5

7

2

8

7

7

3

4

4

6

9

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

2

5

9

2

6 9

4

3

Koha e fillimit _____:____

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1

Hajnat në Gjermani kanë arritur të vjedhin pesë tonelata të çokollatës Nutella nga një kamion i parkuar. Policia gjermane ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në qarkun Bad Hersfeld gjatë fundjavës, raporton DPA. Vlera e çokollatës së vjedhur llogaritet rreth 16.000 euro, ndërsa në të njëjtin vendparkim edhe më herët janë vjedhur produkte ushqimore në vlerë prej 30.000 eurosh. Vozitësit, të cilët jetojnë në afërsi, i parkojnë kamionët e tyre të ngarkuar dhe i lënë gjatë natës duke u bërë shënjestër e hajnave.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Me Uranin dhe Jupiterin që do ndikojnë te sektori i dashurisë, do kaloni një ditë jo shumë të mirë në çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. As beqarët nuk do kenë fat të takojnë atë që kanë ëndërruar. Bëni durim! Klima në sektorin e financave do jetë e dyzuar. Dielli do ju ndihmojë të ekuilibroni buxhetin.

Pas problemeve që keni pasur në çift sot do fillojë një përmirësim i ndjeshëm. Saturni do ju ndihmojë mjaft dhe komunikimi me partnerin do jetë edhe më i mirë. Beqarët do përjetojnë shumë emocione sepse do takojnë dikë interesant. Disa mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë. Edhe pse influenca negative e Marsit do të shterojë përsëriduhettëbënikujdesmeshpenzimet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Lumturia në çift do të vazhdojë edhe sot. Jeta juaj do të influencohet nga Jupiteri, i cili do ju sjellë fat dhe nga Venusi, perëndesha e dashurisë. Për beqarët priten ndryshime në jetën sentimentale. Do josheni mjaft nga të panjohurat! Mos u shqetësoni, çdo gjë do shkojë më së miri. Neptuni do jetë i favorshëm për sektorin financiar dhe ju do jeni optimistë për të ardhmen.

Marrëdhënia juaj me partnerin do të bazohet te sinqeriteti. Edhe pse në përgjithësi nuk i shprehni shumë emocionet, sot do të arrini ta thoni atë që mendoni. Rezultati do jetë i mrekullueshëm! Beqarëve nuk do ju interesojë një lidhje e fortë, por as aventurat. Qëndroni ashtu si jeni! Situata financiare do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm dhe ju do ndiheni edhe më mirë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Bëni një rishikim të marrëdhënies suaj me partnerin gjatë kësaj dite. Edhe pse do ju duhet të mundoheni pak për të arritur atje ku doni ju mund t’ia dilni mbanë. Beqarët do jenë më ëndërrimtarë se zakonisht dhe do mendojnë për princin e kaltër. Ëndrra mund të bëhet edhe realitet sot. Do kujdeseni më shumë për financat dhe nuk do keni probleme edhe po shpenzuat pak.

Do e shijoni deri në maksimum qetësinë në çift sot. Nga ana tjetër bashkëpunimi dhe komunikimi me njëri-tjetrin do jetë më i madh. Përfitoni! Ju beqarë duhet t’i bëni sytë katër sepse nga momenti në moment mund të shfaqet personi që aq shumë keni kërkuar. Ditë mjaft e vështirë përsa u përket financave. Nuk do jeni shumë të aftë të dilni shpejt nga kjo gjendje. Kujdes!

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Në jetën në çift gjërat do shkojnë edhe më mirë se kohët e fundit. Saturni do ju bëjë më të vendosur dhe më këmbëngulës për të arritur atë që doni, vetëm e vetëm për ta bërë partnerin të ndihet mirë. Beqarët do jenë plot energji dhe pasion. Do ju pëlqejnë çmenduritë dhe do tentoni për to. Të ardhurat do fillojnë të pakësohen ose shpenzimet do të rriten.

Ndikimi i planetëve në jetën sentimentale të çifteve do jetë i kontraktuar. Jupiteri dhe Urani do sjellin debate e zënka të papritura, ndërsa Venusi nga ana tjetër do i mbrojë ndjenjat. Beqarët do bëjnë një takim mjaft premtuespornënjëmomenttëpapriturdhe në një vend shumë të veçantë. Në planin financiardokenifatdhedoepërmirësonibuxhetin, por gjithsesi qëndroni vigjilentë.

5 1 3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 151, 652, 695,823. Numra me 4 shifra: 0521, 0798, 0831, 3265, 3332, 3855, 4595, 4895, 5425, 5487, 5550, 6248, 6854, 7481, 9554. Numra me 5 shifra: 02223, 06396, 16325, 22709,

23114, 32825, 62455, 78362, 78523, 84221, 95355, 96526. Numra me 6 shifra: 152632, 154478, 215968, 254825, 275935, 364431, 485152, 485152, 526352, 527962, 589568, 596523, 625120, 645127, 652835.

Më në fund jeta juaj në çift nuk do jetë rutinë dhe do i shtoni dozat e fantazisë. Do bëni gjithçka që të mbani zgjuar ndjenjat dhe emocionet. Gjithë mundi nuk do ikë dëm! Nëse jeni vetëm do ju jepet një mundësi e mirë për t’u njohur me dikë. Mos e humbni këtë mundësi! Fati do ju buzëqeshë në sektorin e financave, por ju duhet të dini si të ruani ekuilibrin. Do fitoni edhe ndonjë lotari.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Ata që janë në çift do tregohen të sinqerte dhe transparentë me atë që kanë në krah. Lidhja juaj do fillojë të bëhet më e fortë dhe do merrni edhe mjaft kënaqësi. Tregohuni më të hapur dhe do gjeni dike interesant. Në planin financiar duhet me patjetër të shtrëngoni rripin sepse në të kundërtbuxhetidotëpakësohetndjeshëm.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ndryshimet e shpeshta të humorit nuk do të favorizojnë aspak harmoninë e jetës në çift. Herë pas here partneri do ndihet i hutuar dhe nuk do ju kuptojë. Beqarët duhet të përgatiten për një ndryshim rrënjësor të jetës së tyre sentimentale. Falë mbështetjes së Venusit do keni një takim vendimtar! Në sektorin financiar do luftoni shumë që të përmirësoni buxhetin.

PESHQIT (20/II-19/III) Do ketë skena xhelozie sot në jetën në çift. Ata që kanë pasur probleme edhe më parë mund të ndahen. Dëshira për më tepër pavarësi do jetë problemi kryesor. Beqarët nuk do joshen aspak nga aventurat pa të ardhme sepse do ju interesojë me tepër një lidhje e qëndrueshme. Bëni edhe pak durim!


12

ceremonia Lord Giddens është personaliteti i pestë që vlerësohet me këtë titull nderi nga UET, pas nobelistit Muhammad Yunus, ishpresidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-kryeministrit Fatos Nano dhe shkrimtarit të shquar, Dritëro Agolli.

35

libra të përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës dhe i më shumë se 200 artikujve

honoris Causa

Giddens:

Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë

Lord Anthony Giddens, i njohur si babai i “Rrugës së Tretë” të laburistëve merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. “E ardhmja përfshin shumë të panjohura. Nuk e kontrollojmë dot të ardhmen. Mos mendoni se nesër do të ndodhë diçka njësoj si dje. Mundësia e apokalipsit është shumë e afërt, po ashtu edhe mundësia e pavdekshmërisë”

Suadela Balliu

Ç

do oportunitet është një risk dhe çdo risk është një oportunitet! Babai i “Rrugës së Tretë”, Lord Anthony Giddens erdhi për herë të parë në Tiranë për të ndarë me sociologë e studiues sfidat e të jetuarit në shekullin e 21. Në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës, i cili i akordoi Giddens titullin “Doctor Honoris Causa” merrnin pjesë akademikë, sociologë, por edhe shumë politikanë apo studentë, të cilët patën mundësinë të dëgjonin drejtpërsëdrejti sociologun e njohur në mbarë botën. Pothuaj të gjithë brezat e vonë të studentëve, pa diskutuar profesorët dhe studiuesit në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shqipëri, e njohin emrin e tij. Jo vetëm sepse Sociologjia bën pjesë në lëndët transkurrikulare, por dhe se Anthony Giddens është ndër autorët më me ndikim dhe më produktiv i ditëve tona në fushën e Sociologjisë moderne. Me akordimin e këtij titulli nderi, Universiteti Europian i Tiranës bëri të mundur që Giddens të vizitonte Shqipërinë për herë të parë, Honoris Causa për Giddens

Në një ceremoni solemne në sallën e mbushur përplot të Hotel Tiranës, profesorit Anthony Giddens iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa” nga UET, për kontributin e tij në fushën e sociologjisë dhe teorisë sociale. “Për rolin dhe kontributin, nëpërmjet veprës së tij “Sociologjia”, në arsimimin e disa brezave

të studentëve shqiptarë në disiplinën e sociologjisë dhe në shkencat sociale”,-ishte motivacioni i këtij titulli që u prit me kënaqësi nga Giddens. Vetë Giddens shprehu falënderimet për këtë nderim dhe vlerësoi mikpritjen shqiptare. “Çoj urimet më të mira për të ardhmen e Shqipërisë”- tha ai, në fillim të fjalës së tij. Më pas, sociologu i shquar mbajti një fjalim mbi progresin dhe sfidat e botës në shekullin 21, teza këto që gjenden në subjektin e librit të ardhshëm. “Në një botë ku sundon pesimizmi për të ardhmen, por edhe optimizmi për ndryshimin që vjen nga teknologjia, le të bëjmë një sintezë të të dyjave, njëlloj rruge të tretë”,-tha Giddens, i cili shtjelloi më pas konceptin e tij të famshëm të rrugës së tretë. Babai i Sociologjisë mori më pas në analizë zhvillimin teknologjik dhe transformimin që pritet t’i vijë shoqërisë prej tij, së bashku me të panjohurën dhe risqet. “Zhvillimi teknologjik do të sjellë një transformim të tillë në shoqëri, por edhe të panjohura apo risqe. Këto risqe mund të mos ndodhin kurrë, por fakti që janë të mendueshme, duhet t’i bëjë shkencat sociale të merren me studimin dhe t’u paraprijnë atyre”,-tha ai gjatë ceremonisë. Rruga e Tretë e Giddens

Në fjalën e tij, babai i Sociologjisë foli me pesimizëm sa i takon ndikimit të njeriut tek natyra dhe me optimizëm, mbi zhvillimet që pritet t’i shkaktojë teknologjia botës. “Mund

Promovimi

Ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, e zhvilluar në Hotel Tirana International u pasua nga promovimi i librit “Pasojat e Modernitetit” të autorit Anthony Giddens, botuar në gjuhën shqipe nga UET Press.

të mendoni se teknologjia dhe aktiviteti njerëzor sundojnë kaq thellë në botën fizike. Po krijojmë një natyrë të humanizuar. Sundimi njerëzor i botës, prodhon dinamika të tjera nga e kaluara, një sulm human të asaj çka ka qenë natyra. Që njeh shumë pak kufij” – tha Giddens. Ai tha se asnjë qytetërim tjetër nuk e sunduar natyrën , si qytetërimi ynë, duke çuar në pasoja katastrofike për njeriun. “Si qytetërim, jemi vetëm. Për shkak se nuk i kemi përballur më parë, nuk dimë ku të bazohemi, prandaj është e vështirë të llogaritësh rrezikun. Jetojmë në një botë ku janë shtyrë shumë kufijtë e mjedisit natyror dhe ky i fundit është

pushtuar nga njeriu, pra pushtim i natyrës nga njerëzimi, ku roli i njeriut është më i madh se kurrë në historinë e njerëzimit”. Ai foli edhe për inteligjencën artificiale, duke thënë se nanoteknologjia dhe bioteknologjia mund të krijojnë njeriun artificial. “Është koha kur fantashkenca bëhet realitet”-shtoi ai. Në fund të fjalës së tij, Giddens ndau më të pranishmit shqetësimin e një shoqërie me risqe të mëdha, duke thënë se e ardhmja është më e paqartë se kurrë dhe u takon sociologëve të shkencave sociale të analizojnë këtë marrëdhënie e këto transformime rrënjësore te shoqërisë moderne. Pra, a do t’i mbijetojmë shekullit të 21?!”. “Duhet ta thyejmë opozitën


ceremonia

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Tonin Gjuraj: Giddens, pajtuesi i mendimeve të kundërta sociale

09.04.2013

13

Adrian Civici: Giddens, lidhja mes sociologjisë klasike dhe moderne

“Si mendimtar social, Giddens ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të pajtuar dhe sintetizuar argumentet kryesore të shkollave të ndryshme dhe shpeshherë rivale të mendimit social dhe politik. Duke bërë këtë, ai ka ndërtuar kuadre analitike të reja dhe koncepte solide të informuara nga burime shumë të ndryshme traditash teorike. Kështu, Giddens ka bërë më shumë se cilido për të përcaktuar axhendën e një brezi të tërë sociologësh. Si intelektual publik, Giddens njihet si nismëtari i Rrugës së Tretë, i një sërë idesh kryesore për politikën sociale të asociuara me qeverinë laburiste të kryeministrit Tony Blair, por edhe të disa qeverive të tjera europiane.”

“Për ata që merren me sociologji, Giddens është pika e lidhjes së një klasiku dhe një moderni sa i përket sociologjisë dhe shkencave sociale. Babai i sociologjisë moderne dhe të gjitha sfidave të saj në shekullin 21. Është autori më i përkthyer, më i lexuar dhe më fondamental në botë sa i përket sociologjisë dhe shkencave sociale. Na lidh me profesorin fakti se gjatë kësaj periudhë 20-vjeçare, libri bazë ku studiojnë studentët tanë në të gjitha fakultetet e shkencave të sociologjisë, pedagogët dhe ekspertët tanë në këtë fushë i referohen vazhdimisht si burimi më i besuar dhe cilësor për ta vazhduar më tej sociologjinë shqiptare”.

Anthony Giddens gjatë vizitës në UET shoqëruar nga Fatos Tarifa dhe drejtuesit e UET

Fatos Tarifa: Giddens dhe lidhjet me Shqipërinë

N

Gjatë ceremonisë së titullit Honoris Causa për Anthony Giddens. Ai është autor i rreth 35 librave (të përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës) dhe i më shumë se 200 artikujve

Anthony Giddens me deputetët e PS-së Ditmir Bushatin dhe Arben Malaj

mes optimizmit dhe pesimizmit. Mendoj se ndjenjat e tyre nuk justifikohen me racionalitet, duhet t’i kalojmë këta kufij mes të dyjave. “Më duket se diçka interesante po ndodh me konceptin tonë për të ardhmen. Qëllimi i shkencës dhe teknologjisë ishte se mund të sundonim të ardhmen, të marshonim me besim në tokën e së ardhmes dhe të kontrollon aktivitet e së ardhmes. E ardhmja përfshin shumë të paditura. Nuk e kontrollojmë dot të ardhmen. Mos mendoni se nesër do të ndodhë diçka njësoj si dje. Mundësia e apokalipsit është shumë e afërt, po ashtu edhe mundësia e pavdekshmërisë. Epoka e modernizmit është në fund, po vjen një epokë e re”,- përfundoi Giddens.

E majta shqiptare përballë ideatorit të laburistëve N ë ceremoninë e dhënies së titullit “Honoris Causa” Lordit Giddens, ishin të pranishëm dhe disa figura të së majtës shqiptare, nga Arben Malaj, Ditmir Bushati, Servet Pëllumbi, Pëllumb Xhufi deri te bashkëshortja e kryetarit të PS-së, Linda Rama. Ky nuk ishte një takim për politikën, por nuk duhet harruar se Anthony Giddens

përveçse në Sociologji ka dhënë një kontribut të madh edhe në politikë, duke qenë autor i pikëpamjes që udhëhoqi politikat e qeverisë laburiste gjatë qeverisjes së Tony Blair, të quajtur “Rruga e Tretë”, një alternativë për qendrën e majtë. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve, ku përfaqëson Partinë Laburiste.

Në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fundit, mendimi i Anthony Giddens ka dominuar shkencat sociale. Anthony Giddens ka qenë dhe mbetet një ndër mendimtarët socialë më optimistë. Vepra e tij konsiderohet si një rinovim i teorisë sociale, tepër origjinale, një vepër me ndikim shumë të madh dhe që përmban analiza të fuqishme teorike të proceseve të zhvillimit të sotëm global.

uk është e zakonshme në kohën tonë që një mendimtar të arrijë një famë të tillë ndërkombëtare dhe të ketë një ndikim të tillë në mendimin shoqëror, saqë vepra e tij të citohet më shpesh se edhe veprat e klasikëve të mendimit shoqëror. Lord Anthony Giddens është pa dyshim një i tillë. Giddens është një ndër sociologët anglezë më me influencë qysh nga koha e Herbert Spenserit dhe sociologu më i cituar ndër të gjithë mendimtarët e tjerë shoqërorë bashkëkohorë në shkencat sociale dhe në disiplinat humane, me një impakt të padiskutueshëm ndërkombëtar. Askush deri më sot nuk ka mundur të kombinojë elementët më të rëndësishëm të teorive të Marksit, Weberit, Durkheimit, Midit, Gofmanit, Parsonsit, Mertonit, Frojdit, Fukosë etj., në një perspektivë teorike kaq koherente sa Anthony Giddens. Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i kryeministrit britanik, Tony Blair. Ishte pikërisht pikëpamja e formuluar nga Giddens mbi “rrugën e tretë” ajo që shërbeu si ideja bazë nga e cila u udhëhoq veprimtaria politike e laburistëve anglezë gjatë qeverisjes së kryeministrit Blair, çka edhe ka bërë që Giddens të konsiderohet si “the brains behind British Prime Minister Tony Blair’s ‘third way’ proposition”. Lidhjet e Anthony Giddensit me Shqipërinë janë të hershme sa edhe fillimi i tranzicionit demokratik në Shqipëri. Në vitin 1991, përmes një dashamirësi të Shqipërisë në Londër, mbërritën në Tiranë 30 kopje të tekstit “Sociologjia” (Sociology) të Giddensit, i cili i botuar vetëm 3 vjet më parë në atë kohë, pra në vitin 1988, ka parë shumë ribotime, duke u shitur deri më sot në afro 1 milion kopje, dhe duke u bërë në fakt teksti universitar më i lexuar i sociologjisë. Ky libër u përkthye më vonë në shqip dhe, që nga ajo kohë ka shërbyer si teksti bazë i sociologjisë për mijëra studentë që kanë studiuar shkencat sociale në universitetet shqiptare. Lidhjet më të ngushta të sociologëve shqiptarë me Anthony Giddensin janë vendosur përmes revistës “Sociological Analysis”, një revistë ndërkombëtare ndërdisiplinore në shkencat sociale, botimi i së cilës nisi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998. Dhjetë vjet më vonë, më 2008ën, kur kjo revistë u afiliua me Universitetin Europian të Tiranës dhe redaksia e saj u vendos në premisat e këtij institucioni, Lord Anthony Giddens pranoi të ishte Kryetar Nderi i Bordit të kësaj reviste, duke e nderuar atë dhe tërë studiuesit shqiptarë me emrin e tij të respektuar. Lidhjet e Lordit Giddens me Shqipërinë u bënë edhe më të ngushta kur në vjeshtë të vitit 2011 ai pranoi ftesën e Akademisë së sapoformuar Shqiptare të Arteve dhe Shkencave për të qenë një prej anëtarëve të saj. Sot, lexuesit, studiuesit dhe studentët shqiptarë marrin në dorë, të përkthyer në shqip dhe të botuar nga UET Press, një ndër librat më të njohur dhe më të cituar të Anthony Giddensit: Pasojat e modernitetit (The Consequences of Modernity). Ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1990 nga Stanford University Press, i shtohet bibliotekës së re sociologjike në shqip të Universitetit Europian të Tiranës dhe të universiteteve të tjera shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, duke e bërë edhe më të njohur, më të respektuar dhe më të dashur Prof. Giddensin për rininë dhe publikun e informuar shqiptar. Në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fundit, mendimi i Anthony Giddens ka dominuar shkencat sociale. Anthony Giddens ka qenë dhe mbetet një ndër mendimtarët socialë më optimistë. Vepra e tij konsiderohet si një rinovim i teorisë sociale, tepër origjinale, një vepër me ndikim shumë të madh dhe që përmban analiza të fuqishme teorike të proceseve të zhvillimit të sotëm global.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.4.2013

9 prill

15

Problemi me socializmin është se, herët a vonë, parave të të tjerëve u vjen fundi.

1821

Margaret Thatcher

Charles Baudelaire, romantiku i fundit dhe moderni i parë I konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve, Charles Baudelaire mbahet si më i madhi ndër poetët francezë. Pothuajse i injoruar nga bashkëkohësit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkooli dhe droga, ai pati një fund jete të trishtë në moshën 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën të humbur. Në të gjallë, ai nuk kishte botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull “Les Fleurs du Mal” (Lulet e së Keqes). Me veprën e tij Charles Baudelaire krijoi principet bazë të poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjatë jetës dhe pasionit të tij për të bukurën, ai qe vazhdimisht i ndarë në dysh, mes ekstazës e tmerrit të jetës dhe të vetë

ekzistencës njerëzore. Charles Baudelaire lindi në Paris më 9 prill 1821. Ai s’ishte veç shtatë vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s’do ta pranonte kurrë. Gjatë gjithë jetës. I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Baudelaire studioi më pas në liceun ‘Louis le Grand’ në Paris ku, mbi të gjitha, u ‘shqua’ për mungesën e disiplinës e, për pasojë, u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë, e mori ‘diplomën e maturës’ e pas kësaj nisi të endet nëpër Paris, duke bërë një jete prej ‘bohemi’, gjë e cila zgjati gjer më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të si edhe për t’u dhënë fund aventurave e hipi me forcë

në anijen “Paquebot des Mers du Sud”, për ta çuar sa më larg e pikërisht në Indi. Kur u kthye prej atij udhëtimi, Baudelaire, do të binte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit të tij të parë ‘Lulet e së Keqes’ e mes tyre edhe një të titulluar ‘Një zonje kreole’ (À une dame créole). Me kalimin e moshës, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit të tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për ketë punë -më 1842- mori një shumë të mirë të hollash e nisi të bëjë një jetë prej ‘dandy’, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme e duke mos mbaruar së bleri, plot sqimë, veshje elegante për gardërobën e tij të hijshme…

Blitz

Flickr

11.6

vjet drejtoi Margaret Theçer Britaninë duke ndryshuar vendin në mënyrë radikale. Ajo privatizoi një pjesë të madhe të atyre shërbimeve dhe kompanive që ishin publike. Mjaft prej privatizimeve që ajo bëri, kthyen kompani deri në atë moment në prag falimentimi, në suksese botërore

29

milion ditë punë u humbën në grevat që sindikatat bënë kundër vendimeve të Margaret Theçerit për të mbyllur minierat. Theçer e fitoi luftën, ajo bëri ligje që i dobësuan sindikatat sot në Britani, numri i ditëve të grevës ka rënë në më pak se 1 milion ditë.

910

ushtarakë humbën jetën në luftimet 74 ditore mes Argjentinës dhe Anglisë për Ishujt Falkland. Shumica 655 ishin Argjentinas dhe të tjerët britanikë, kjo njihet edhe si një nga betejat më të rëndësishme të Margaret Theçer në kohën që ishte kryeministre e Britanisë.

Titulli: Dru me pre Foto: Agron Beqiri

Në Facebook Ramadan Çipuri

Ç’përgjigje do t’i jepnit një 20-22 vjeçari, me flokë të llakosura e të ngritura përpjetë, që vjen me një 50 lekëshe në dorë e të thotë: O vllai... a më ndihmon dot me diçka? Dua të bëj një lojë loto, po nuk më mjaftojnë lekët se kam vetëm 500... Lutfi Dervishi Sot pashë disa lajme me të njëjtën temë: 300 të rinj anëtarësohen në.... Shifra 300 ishte e njëjtë për çdo parti e qytet. Dy pyetje. 1. Pse 300 fiks? 2. Këta 300 janë të njëjtët të rinj apo...?! P.S. Edhe kur ikin nga një parti e shkojnë te tjetra (sipas lajmeve) po 300 janë...! Elisa Spiropali Nuk ka mënyrë më të sigurt për të dëmtuar një kauzë të drejtë sesa ta mbrosh me argumente të gabuara. Dardan Malaj Po mirë mo, a mundet që ish zv-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të përdorë shprehje kanunore “kush prek votën është në gjak me ne”?!

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Emigrantët jo më në ankth nga ksenofobia, vendin e parë e zë papunësia Nuk është ksenofobia problemi më i madh i emigrantëve në Europë. Ata janë shumë më të shqetësuar për vendin e punës dhe shëndetin. Një studim i universitetit të Luksemburgut, që bazohet mbi të dhënat e një anketimi social europian, ka përfshirë 32 mijë emigrantë të brezit të parë e të dytë dhe 160 mijë vendës në 30 shtete. Rezultatet u prezantuan në konferencën e përvitshme të British Sociological Association, që mbahet në Londër. Rezultatet kanë treguar që ato që hidhërojnë më shumë emigrantët janë kryesisht problemet e punës dhe të shëndetit. Papunësia, rroga e ulët dhe sëmundjet janë faktorët e parë që kushtëzojnë mirëqenien e emigrantëve. Studimi ka nxjerrë në dritë se edhe emigrantët që punojnë në vendet me racizëm më të theksuar, nuk e rendisin më ksenofobinë në krye të listës. Prej të anketuarve nga studiuesit, vetëm 2 për qind e kanë renditur racizmin si problemin e tyre parë-

sor. Të papunët kanë rezultuar më pak të lumtur se pjesa tjetër e të intervistuarve. Madje, ata që fitojnë shumë pak janë më të palumtur se edhe njerëzit e sëmurë. Studimi ka përcaktuar se 7 për qind e emigrantëve të intervistuar kanë pohuar se janë pa punë. Emigrantët me rroga të ulëta që janë të palumtur janë 11%, ndërsa të palumturit që kanë probleme me shëndetin janë 9%. Mosha dhe koha e kaluar në vendin pritës kanë dalë parametra shumë të rëndësishëm në vetë-perceptimin dhe përkufizimin e shkallëve të mirëqenies: më pak të lumtur janë emigrantët me moshë 41-60 vjeç, më të kënaqurit ata me moshë 22-30 vjeç. Hulumtimi ka nxjerrë gjithashtu në dritë që sa më e madhe është pasuria e vendit pritës, aq më e madhe është pakënaqësia e përjetuar nga emigrantët, kundrejt pjesës tjetër të popullsisë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marrë nga ‘Shqiptari i Italisë’

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


kronikë

hetimi 43

Gazeta MAPO

09.04.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditë kanë kaluar nga vrasja e Dritan Lamajt në kryeqytet. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa merrte veturën e tij të markës “Lancia Ypsilon” në oborrin e pallatit ku banonte.

200

7

veta afërsisht janë pyetur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës që prej ditës kur Lamaj u qëllua me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Policia deri më tani ka dy persona të dyshuar për krimin.

Vrasja e Lamajt në pikën zero, liri për ish-policin e makinës së atentatit Mungesa e provave ka liruar nga qelia Gentian Dedjen, ish-policin e dyshuar se kishte gisht në vjedhjen e makinës prej nga u qëllua Lamaj. Policia verifikon alibinë e tij dhe nuk gjen prova shtesë për lidhje me atentatin ndaj kryekomisarit ngërçi

Dashamir Biçaku

TIRANE- Më tepër se një muaj e gjysëm pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetimet e Policisë së Tiranës po bien gjithnjë e më shumë në pikë të errët. Deri më tani, asnjë nga personat të cilët policia e Tiranës ka shoqëruar si të përfshirë direkt apo indirekt në ekzekutimin mafioz të Dritan Lamajt, nuk ka shpëtuar pa alibi të besueshme, deri sa policia e Tiranës nuk ka gjetur prova ligjore për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pas pretendimeve të të akuzuarit Arben Frroku në Greqi, pak ditë më parë, Prokuroria u detyrua të lirojë nga qelia edhe të akuzuarin për vjedhjen e makinës së atentatorëve të Dritan Lamajt. Ish-polici Gentian Dedja, i dyshuar fillimisht si i përfshirë në vjedhjen e makinës “BMW”, me ngjyrë gri me targa DR 1944 F u lirua pasi nuk kishte prova që ai të kishte gisht në ngjarje. Gentian Dedja, 32 vjeç, banues në fshatin Larushk të FushëKrujës, u arrestua nga policia e Krujës, me akuzën e vjedhjes së automjeteve, vetëm pak ditë pas vrasjes së Lamajt. Ai u ndalua me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim në cilësinë e personit që kishte vjedhur veturën e përdorur nga nga autorët e vrasjes së Lamajt. Veç tij, policia tha se kishte arrestuar Dedjen, dhe se kishte shpallur në kërkim një bashkëpunëtor tjetër të tij i dyshuar gjithashtu si i përfshirë në vjedhjen e veturës që ndihmoi më pas në vrasjen e Lamajt. Policia nuk dha emër të personit tjetër, por tha se ka identifikuar atë dhe pritej të kryente arrestimin e tij. Në një deklaratë për shtyp blutë e Durrësit, pas arrestimit të tij,thanë se kishin arrestuar Gentjan Dedjen 32 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, i cili ishte larguar vetëm një muaj më parë nga detyra e tij si punonjës i policisë së Burgut të Zaharisë në Krujë. Më tepër se një muaj pas ndalimit të tij, Dedja u la i lirë nga policia

Dajti kërkon tavolinë në kafaz, shtyhet gjyqi Tiranë Edhe pa avokat mbrojtës,

Dritan Lamaj i vrarë më 24 shkurt

Vendi ku u vra kryekomisar Lamaj

pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që ta përfshinin atë në vjedhjen e ndodhur në Durrës pak ditë përpara se të vritej Lamaj. Edhe pse hetuesit e Policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, hetu-

Dedja, 32 vjeç, u arrestua nga policia e Krujës me akuzën e vjedhjes së automjeteve, vetëm pak ditë pas vrasjes së Lamajt an të gjitha lidhjet e mundshme të të dyshuarit, në asnjë rast nuk u gjet ndonjë fakt që ta lidhte atë me vjedhjen e automjetit të përdorur në vrasjen mafioze ndaj Lamajt. Pas këtij konfirmimi, organet e hetimit

vendosën të lënë të lirë, Dedjen, ndërsa ai që në fillim kishte ngritur versionin se kishte qenë në spital për të vizituar të birin e sëmurë. Ndërkaq, hetuesit e policisë së kryeqytetit dhe të policisë së Durrësit, vazhdojnë shoqërimet e personave konkretë të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e veturës së përdorur në atentatin ndaj ish- shefit të komisariatit nr.6 në kryeqytet, kryekomisar Dritan Lamaj. Vetura dyshohet se është vjedhur me datë 23 shkurt në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës ndërsa një ditë më pas Lamaj, u qëllua nga dy persona ende të paidentifikuar, në oborrin e bllokut të pallateve ku ai banonte. Lamaj u qëllua mre breshëri, nga një person që më

Lamaj u qëllua me breshëri nga një person që më pas u largua me këtë veturë, duke dalë në një rrugicë pranë KESH-it, e më pas dyshohet se është larguar në drejtim të rrugës “Medar Shtylla” në bllokun e banimit të njohur me emrin “Komuna e Parisit”. pas u largua me këtë veturë, duke dalë në një rrugicë pranë KESH-it, e më pas dyshohet se është larguar në drejtim të rrugës “Medar Shtylla” në bllokun e banimit të njohur me emrin “Komuna e Parisit”. Pikërisht këtë intinerar dyshohet se ka kryer autori i vrasjes ndërsa dalja në këtë zonë është konfirmuar edhe nga vetë Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e Dritan Lamajt. Pavarësisht këtij fakti dhe dyshimeve mbi Frrokun, mbi të deri më tani nuk rëndon asnjë provë direkte që ta lidhë atë me vrasjen veç konflikteve që ai ka pasur me Lamajn. Për shkak të faktit se ky i fundit e kishte shoqëruar disa herë kur kryente funksionin e shefit të komisariatit nr.6, në Tiranë.

gjyqi ndaj të pandehurit Dritan Dajti ka dështuar sërish. Zgjidhja e gjykatës për të vijuar procesin pa praninë e një avokati nuk pati rezultat, pasi seanca e 208 e procesit « Dajti » u shty pas largimit të të pandehurit nga salla e gjyqit. Një seancë më parë trupi gjykues paralajmëroi se nga dje e në në vijim, gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasjen e katër punonjësve të policisë do të vazhdojë pa praninë e avokatit, pasi vetë Dajti refuzoi të zgjidhte një mbrojtës. Ky vendimi i gjykatës krijoi idenë se pas 207 seancash, tashmë procesi i tejzgjatur do të vijonte aty ku mbeti rreth një vit e gjysmë përpara. Por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve. Në seancën e djeshme, i pandehuri është shfaqur i qetë, dhe fillimisht kërkoi nga gjykata krijimin e disa kushteve me qëllim që të mbrohej në proces. Dajti kërkoi që t’i vendosej një tavolinë brenda kafazit të hekurt ku mund të vendosë materialet e dosjes dhe gjithë literaturën e nevojshme që do t’i duhet të përdorë gjatë mbrojtjes. Por kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata, e cila i kërkoi të pandehurit që këtë kërkesë ta paraqesë me shkrim. Kaq ka mjaftuar që Dritan Dajti të kërkojë përjashtimin e trupit gjykues, duke akuzuar gjykatën për njëanshmëri në gjykimin e çështjes së tij. Edhe kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues është rrëzuar, ndërsa i pandehuri ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit duke shtuar kështu një tjetër seancë të shtyrë në historikun e procesit gjyqësor ndaj tij.

Arrestohet ish-gardisti “vrau” borxhliun për 200 mijë euro Halit Shahini akuzohet se vrau Bujar Barçin një muaj më parë. Në vitin 2005 u dënua për vrasjen e rojës së një parkingu në bllok, pasi e rrahu për vdekje TIRANE- Arrestohet ish-gardisti, vrau borxhliun për 200 mijë euro. Halit Shahini, 51 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së Bujar Barçit, 56 vjeç nga Durrësi, banues në Tiranë. Ngjarja për të cilën akuzohet Barçi mësohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë, në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet në muajin mars këtij viti, kur Shahini dhe Barçi debatuan mes tyre në lidhje me një pronë të shitur në Durrës, për të cilën Barçi duhej t’i paguante Shahinit një shumë prej 200 mijë eurosh. Konflikti mësohet se kishte disa vite që vazhdonte, ndërsa palët

ishin konfliktuar, kishin dhe debatuar mes tyre, ndërsa Shahini i kishte kërkuar Barçit paratë, ndërsa ky nuk kishte me se t’ia kthente. Në këto rrethana Barçi e Shahini mësohet se janë takuar, në një lokal në rrugën “Siri Kodra”, pranë ishrestorant Durrësit, ku janë konfliktuar fizikisht. Në grindje e sipër Shahini nxori armën, një pistoletë që e mbante pa leje, dhe qëlloi në drejtim të Barçit, duke i shkaktuar një plagë të rëndë në kokë, ndërsa i dyshuari për krimin u largua nga vendi i ngjarjes me autoveturën e tij. I dëmtuari u dërgua për në spitalin ushtarak, ku qëndroi së paku një ditë, por për shkak të plagës së rëndë të marrë në kokë ai ndërroi jetë në sallën e reanimacionit të spitalit. Policia pas hetimit të ngjarjes identifikoi si autor të dyshuar të krimit pikërisht 51-vjeçarin Halit Shahini, ish-efektiv i Gardës së Republikës e madje ish- shoqërues i ministrit të

Mbrojtjes, deri në vitin 2004. Ndërkaq dje policia e Tiranës njoftoi, nëpërmjet një deklarate për shtyp, arrestimin e Shahinit, në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen e Barçit. Policia e Tiranës

njoftoi sot arrestimin e shtetasit Halit Shahini, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjes. 51-vjeçari ka plagosur me plumb në kokë shtetasin Bujar Barçi, i cili, si pasojë e plagëve, gjeti vdekjen disa ditë më vonë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas Policisë së Tiranës, viktima Barçi i ka pasur një shumë parash borxh autorit të ngjarjes, shumë që nuk ia kishte kthyer prej 4 vitesh. Halit Shahini ka qenë i dënuar më parë, pasi rrahu për vdekje rojën e një banke në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2005, pas një grindjeje për vendin e parkingut. Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me një vit e dy muaj burg, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Sipas vendimit të Gjykatës, më 25 maj 2005, kur Shahini ishte me detyrë truprojë i një prej ministrave të qeverisë së asaj kohe, është arrestuar për vrasje nga pakujdesia. Dashamir Biçaku


CMYK

16 9.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo