Fushata PS-LSI, bllokohet kompensimi, bota

Page 1

»11

Dita kombëtare

Holanda, vendi mik që i ka qëndruar në mbështetje Shqipërisë E hënë

29 prill 2013

Viti IX, Nr. 2961 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Historia përse shpërtheu Emrat e rinj të miratuar Lufta e II? Pro & kundër nga ISSH për të marrë bote & histori

• Hitleri dhe Gjermania në disavantazh të argumenteve • Fotografia, pushteti i imazhit të kryetarëve »13-17 • Lufta e Dytë/ Nata kur ndanë Evropën

»4

pensionin suplementar

Koalicioni i majtë e Pikat ku ndahen dh itë bashkohen dy part ës kryesore të opozit

Ilir Meta në Athinë: m Berisha i pabesueshë ëve për votën e emigrant

uesit Rama takon përfaqës e shqiptarëve jashtë min kufijve, ndan progra

Kompensimi

Bllokohet kompensimi financiar i ish-pronarëve Tejkalohen të gjitha afatet për ndarjen e fundit. AKKP ende nuk bën të ditur emrat që do të përfitojnë nga shpronësimi

»6

PS-LSI fushatë të

Nga liqeni artificial

Maniaku përgjonte çiftin, pasi zbulohet plagos djalin I dashuruari zbulon 25-vjeçarin që i përgjonte prapa shkurreve, pas sherrit plagoset lehtë, jashtë rrezikut për jetën

»2

ndarë me 2 strategji »3

Berisha reagon për KQZ

Zgjedhjet nuk shtyhen edhe nëse PS tërheq komisionerët

»7

Opinion Nga Artan Duka

Prona tek (më) i zoti

»11

Nga Majlinda Bushja

A ka vlerë të flasim për drejtësi

»11

Përplasja e çamëve

PDIU kërkon shtatë deputetë, zonat më të forta të Idrizit Pas bashkimit të Dojakës me PS, Idrizi piketon emrat që do të mund të përfitojnë mandatin e deputetit më 23 qershor »3

Studimi i ISHP

Mosha e tretë në depresion nga ikja e fëmijëve jashtë

»5

Shtohet në mënyrë alarmante prekja nga sëmundja e harresës. Tirana qyteti më problem në të gjitë botën

Propozimi i ri

Burgje private për mbi 3 mijë të burgosur, kushtet që do ofrohen

»7


02

« POLITIKË

E hënë 29 prill 2013 •

Arsimi, dështimi i radhës i qeverisë

Turi i tij i takimeve “Të djathtët për Rilindje”

LSI takim me emigrantët në Athinë

Shamku: Raportet, 57 % e 15-vjeçarëve analfabetë funksionalë

Rama në Shkodër, i bashkohen ish-themelues dhe mbështetës të PD

Gjatë 8 vjetve qeveria “Berisha” rrënoi sistemin arsimor shqiptar, duke rrënuar shkollën dhe të ardhmen e shoqërisë. Ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Partia Socialiste përmes deputetes Ledi Shamku, e cila theksoi faktin se e keqja në arsim po përshkallëzohet dhe këtë alarm e vënë nga ndërkombëtarët. “Para pak kohësh USAID-i deklaroi 15% analfabetizëm të plotë në këtë vend. Ndërsa dje Banka Botërore në raportin e saj të fundit shpalli një të vërtetë të frikshme, të cilën Partia Socialiste ka kohë që e denoncon. Nga raporti i fundit i PISA del haptas se 57 % e 15-vjeçarëve në shkollat tona janë analfabetë funksionalë. ‘Analfabetizëm funksional’ do të thotë se, pavarësisht se ti mund të dish thjesht të shkruash e të lexosh, mbetesh tek ai cak, pasi ato pak njohuri nuk të vlejnë për të prodhuar punë e dinjitet për veten, familjen dhe për shoqërinë. Pra, janë aftësuar të lexojnë sa për të plotësuar lotot apo për të parë reklamat, me të cilat mbushin kohën e lënë bosh nga papunësia”, - u shpreh Shamku. Por përkundrejt një situate të tillë PS-ja nesër në qeveri ofron vizion për rilindjen e sistemit arsimor në vend. “Mbas 23 qershorit do të përballemi me plagën e klasave kolektive, që prodhon veç analfabetizëm funksional dhe do ta shërojmë me vullnet politik e pasion profesional. Jo më tekste kuturu, që çoroditin mendjet e nxënësve, por u ngucen me pahir mësuesve, sepse i përzgjedh klientela e oborrit të Saliut. Qeverisja e ‘Rilindjes’ do të rilindë dhe krejt procesin e altertekstit, duke i dhënë atij dritën e vërtetë të dijes dhe duke e shkëputur nga kapja e interesave të rëndomta”, - vlerësoi Shamku. Sipas saj, për ta luftuar këtë analfabetizëm të turpshëm do të rikthehen në punë qysh ditën e parë të ‘Rilindjes’ së arsimit të gjithë ata mësues me përvojë dhe përkushtim që pushteti i injorancës i largoi nga detyra për shkak të bindjeve të tyre politike apo të mosbindjes ndaj pushtetit të injorancës.

Kreu i PS-së, Edi Rama, u ndal në turin e tij të takimeve “Të djathtët për Rilindje” në qytetin e Shkodrës. Ishin një grup prej rreth 200 personash ish-themelues, drejtues dhe mbështetës të PD-së në këtë qark si dhe përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist që i janë bashkuar alternativës socialiste. Duke shprehur zhgënjimin e tyre të thellë për qeverisjen 8-vjeçare të PD-së, përfaqësuesit e së djathtës kanë theksuar në fjalët e tyre se nuk janë ata që po e tradhtojnë PD-në, por është kjo e fundit dhe qeverisja e saj, që ka lënë në mëshirë të fatit të djathtën dhe gjithë Shqipërinë. Sipas tyre, është qeverisja e PD-së që e ka çuar vendin drejt rrënimi të plotë dhe mungesës së hapësirave për përfaqësuesit e vërtetë të së djathtës. Në gjykimin e kreut socialist hedhja e një hapi për të kapërcyer kufirin mes së djathtës dhe së majtës është emancipim shoqëror. “Është kalimi nga një fazë historike, kur marrëdhëniet e individit me partinë kanë qenë marrëdhënie të verbra, marrëdhënie tifozllëku, marrëdhënie të pakushtëzuara në një fazë historike, kur marrëdhëniet e individit me partinë janë marrëdhëniet e një qytetari me një forcë politike që ka për detyrë t’i shërbejë qytetarit dhe t’i përmbajë angazhimet e veta”, - deklaroi Rama. Sipas tij Partia Demokratike nuk ka asgjë çfarë t’u thotë të djathtëve shqiptarë, sepse ata që u vranë, u burgosën, u persekutuan u trajtuan si qytetarë të dorës së tretë. “Më 23 qershor të djathtët nuk do të bëhen socialistë, por do të votojnë Partinë Socialiste, në mënyrë që t’i japin mundësi edhe PD-së që të rilindë duke dalë në opozitë, duke u çliruar nga ky matuf komunist, që e ka marrë peng, që i tregon çdo ditë Shqipërisë përralla nga ato që do të bënin botën të qeshte. Po s’ka çfarë belaje i gjen më shqiptarët dhe më 23 qershor shqiptarët do t’i heqin qafe ata që i kanë hipur këtij vendi në kurriz dhe nuk po e lënë këtë vend të shkojë përpara”, - vlerësoi kreu i PS-së.

Meta: Berisha gaboi me KQZ, s’arriti të sillej si xhentëlmen

RAMA OPONENCË BERISHËS. PRIORITET PËR METËN INTEGRIMI NË BE

PS e LSI fushatë të ndarë e strategji të ndryshme P

artia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse në një koalicion, fushatën elektorale do ta zhvillojnë krejtësisht të ndarë. Kjo është parashikuar paraprakisht nga lidershipet përkatese nisur nga vetë pozicionet që kanë pasur me herët ndaj njëra-tjetër këto dy parti. Kështu, gjatë kësaj periudhe si PS-ja, ashtu dhe LSI-ja do të zhvillojnë takime të ndara, me qëllim jo vetëm shpalosjen e vizionit të tyre për katër vjetët e ardhshëm, por dhe sqarimin se pse erdhi një aleancë e tillë pas një luftë jo pak të ashpër mes dy forcave politike. Ndërkohë në bazë të realitetit elektoral do të mund të shihet mundësia e organizimit të një takimi të përbashkët, por kjo vetëm nëse elektorati do të jetë i bindur për nevojën e këtij bashkimi. Aktualisht si PS-ja, ashtu dhe LSI-ja vijojnë takimet e tyre me mbështetësit.

Testimi Testimi në terren i programit dhe i mbështetjes që Partia Socialiste ka në votues janë dy elementet prioritare ku është përqendruar aktualisht puna e grupeve të punës në këtë prag fushate elektorale. Veç punës përgatitore të strukturave socialiste në bazë një tjetër moment i rëndësishëm është dhe matja në terren e mbështetjes që gëzon kjo forcë politike duke e krahasuar me periudhën përpara prezantimit të programit të PS-së dhe përpara krijimit

Lëvizja Socialiste për Integrim shfaqet e pakënaqur nga mënyra se si veproi ish-aleatja e saj me anëtarin e kësaj force parlamentare në KQZ. Madje, përveç këtij momenti, lidershipi i LSI-së ka gjetur si një tjetër çështje për t’i bërë oponencë qeverisjes aktuale dhe qëndrimin e saj të hershëm ndaj emigrantëve. Këto ishin dy çështjet e trajtura dje nga ana e kreut të LSI-së Ilir Meta gjatë takimit që zhvilloi me emigrantët në Athinë. Sipas tij, LSI-ja u nda me PD-në si xhentëlmen, pa rënë viktimë e përvojave joqytetare, pasi ajo synon të sjellë një kulturë politike të standardeve europiane në komunikimin dhe në bashkëpunimin e saj. Por kjo nuk ndodhi me palën tjetër. “Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar, gjë që nuk është pozitive për çdo politikan, aq më tepër për një politikan me shumë përvojë dhe me përvoja të ndryshme si ai. Po ky nuk është problemi, dhe nuk është shqetësimi ynë, sepse patjetër që 23 qershori do të flasë më mirë se kushdo me zërin tuaj dhe me zërin e shumicës së qytetarëve shqiptarë, për të nisur një perspektivë të re të një historie të re, e cila nuk i ndan më në mënyrë përjashtuese dhe armiqësore shqiptarët në mazhorancë dhe opozitë”, - deklaroi Meta. Gjithashtu ai solli në kujtesë deklaratën e pak ditëve më parë të kryetarit të Partisë Demokratike, i cili u shpreh i gatshëm për të mundësuar votimin e emigrantëve atje ku jetojnë. “Një vit më parë nuk e dha konsensusin në realizimin e Kodit për të njohur të drejtën e emigrantëve kudo ku ata jetojnë, prandaj shaka të tilla nuk i ha më njeri. Është një mundim i madh për ju që jeni këtu dhe për dhjetëra e mijëra të tjerë që më 23 qershor do të jeni të detyruar të vini në Shqipëri për të hapur rrugën e realizimit të plotë të një Shqipërie europiane me votën tuaj, por në këtë mënyrë edhe për të krijuar mundësinë që kjo të jetë hera e fundit që emigrantët shqiptarë, kudo që janë, të marrin rrugën dhe të votojnë në vendin e tyre, pasi unë jam i bindur se në zgjedhjet e tjera do të realizohet përfundimisht premtimi ynë i vitit 2004 që të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë atje ku ata jetojnë”, - u shpreh Meta.

Takimi me përfaqësuesit e PS në emigracion

Porosia e Ramës: Informoni emigrantët për programin

të aleancës me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ka sjellë dhe intensifikimin e përgatitjeve në kampin socialist. Prej fillimit të muajit maj, për dy muaj rresht, në takimet dhe diskutimet Partia Socialiste do ta zhvendosë programin e saj në të gjithë Shqipërinë, në qytete dhe fshatra. Por njëherësh me diskutimet për programin PS-ja dhe strukturat e saj do të testojnë dhe nivelin e mbështetjes së saj pas aleancës me LSI-në. Kjo me qëllim që të mund të përqendrojë punën në ato zona ku pakënaqësitë për aleancën PSLSI janë në nivele që mund të dëmtojnë rezultatin e PS-së në

zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Fushata Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vijojnë pa ndërprerje takimet e tyre elektorale, edhe pse fushata nuk është hapur zyrtarisht. Por organizimit i këtyre takimeve i dallon krejtësisht nga njëra-tjetra LSI-në dhe PS-në. Socialistët nga ana e tyre e kanë konceptuar këtë fazë të fushatës së tyre elektorale me një kundërvënie të ashpër ndaj qeverisjes aktuale, ku përmes paraqitjes së dështimeve të saj përpiqen që të bindin elektoratin se nesër në qeveri do të mund të sjellin një realitet

tjetër për çdo fushë të jetës së vendit. Ndërkohë nga ana e saj LSI-ja shfaqet me një performancë krejt tjetër. E pamundur për t’i bërë oponencë qeverisjes ku ishte pjesë e saj për katër vjet me radhë, LSI-ja dhe lidershipi i saj e përqendrojnë fjalën e tyre në takime e para me sqarimin e arsyes se pse erdhi aleanca me PS-në dhe e dyta te prioriteti i kësaj force politike, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Por së fundi për të justifikuar pozicionin e saj majtas i ka ardhur në ndihmë dhe debati për KQZ-në, ku LSI-ja në deklaratat e saj shfaqet si e cenuar nga ishaleati me të cilin bashkëpunoi për katër vjet.

Partia Socialiste ka hartuar një projekt të posaçëm për emigrantët shqiptarë dhe këtë përfaqësuesit socialistë përpiqen që ta anonçojnë në takime të posaçme me këtë kategori. Kështu dhe takimi i zhvilluar nga kryetari i PS-së Edi Rama me përfaqësues të kësaj partie në emigracion, të ardhur kryesisht nga Greqia dhe Italia, konsistoi pikërisht në këtë drejtim. Rama në fjalën e tij i informoi përfaqësuesit e PS-së në emigracion për zhvillimet më të reja brenda kampit opozitar për strategjinë zgjedhore, si dhe kërkoi prej tyre një angazhim më të madh për zgjedhjet që po afrohen. Duke vlerësuar punën e bërë për zgjerimin dhe konsolidimin e strukturave të PS-së në vendet fqinje, kryesocialisti shprehu sigurinë se emigrantët do të kthehen masivisht në Shqipëri për të votuar vizionin e PS-së për rimëkëmbjen e vendit. “Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se dy vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzisht në funksion të zgjedhjeve do të na japë një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe përvoja e shumë prej jush që kanë kohë që merren me këtë punë do të na e mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajë një rol shumë të madh”, - deklaroi Rama. Njëkohësisht Rama kërkoi nga përfaqësuesit socialist që e gjithë platforma e PS-së të përcillet edhe tek të tjerët. “Ne jemi përpjekur dhe kemi shkruar një program për emigracionin që nënkupton disa ndryshime të rëndësishme. Për këto ndryshime unë dëshiroj që ne të punojmë së bashku pas 23 qershorit, kur fitorja do të na japë mundësi që të kemi më shumë lehtësi për të punuar së bashku”, - nënvizoi Rama.


POLITIKË • E hënë 29 prill 2013

NISHANI ZGJAT MANDATET E GJYQTARËVE QË ISHIN DREJT FUNDIT TË DETYRËS

Miratohet sot Broci në Gjykatën e Lartë Rokadat e gjyqëtarëve në institucionet kryesore të drejtësisë Ervin Koçi

K

omisioni i Ligjeve do të miratojë sot dekretin e radhës të Presidentit Bujar Nishani për postin vakant në Gjykatën e Lartë. Sipas dekretit të Nishanit, anëtari i KLD-së Artan Broci do të bëhet anëtarë i Gjykatës së Lartë, duke krijuar kështu një tjetër vakant në institucionin më të lartë të drejtësisë shqiptare. Por kjo lëvizje e fundit e bërë në gjykatat e vendit pasojnë disa rokada te gjyqtarët, ku sipas dekreteve ata punonjës drejtësie që ishin afër fundit të mandatit të tyre arritën të merrnin nga një mandat tjetër 4-vjeçar në gjykatat e tjera. Rokada e gjyqtarëve Loja e dekreteve të Nishanit u hap rreth një muaj më parë, kur kreu i vendit dekretoi Xhezair Zaganjorin në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë si dhe dy gjyqtarët Besnik Imeraj dhe Gani Dizdarin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Më këto tri dekrete filloi edhe loja e rokadave në mandatet e gjyqtarëve të vendit. Kjo pasi Dizdari dhe Imeraj kishin edhe nga një vit kohë përpara se t’u mbaronte mandati në Gjykatën e Lartë, duke krijuar rrjedhimisht dy poste vakante në këtë Gjykatë. Pas miratimit të tyre në seancë plenare presidenti Nishani dekretoi dy persona të tjerë për të plotësuar vakancën e krijuar, e konkretisht Ardian Thanzën dhe Tomë Ndrecën, ish-anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011, kur Partia Demokratike fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tiranës. Këto dy kandidatura, ashtu si ato të mëparshmet, nuk i morën votat e opozitarëve, të cilët u shprehën kundër dekreteve të Presidentit me argumentin se po synohen kapja e sistemit gjyqësorë nga mazhoraca përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Krahas këtyre zëvendësimeve në Gjykatën Kushtetuese ishte ende një vend bosh dhe Nishani. Dekreti i ish-presidentit Topi nuk u mor parasysh nga Kuvendi dhe kreu i shtetit dekretoi Fatos Lulon, një tjetër anëtarë të Gjykatës së Lartë (GJL), i cili vetëm pak ditë më parë fitoi mandatin e ri në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca e krijuar në GJL u zëvendësua nga një tjetër gjyqtarë me emër, Artan Broci. Ndryshe nga kandidaturat e mëparshme, që iu zgjatën mandatet, Broci sapo ishte zgjedhur anëtarë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por me dekretimin e tij në GJL krijohet një tjetër vakancë në KLD. Edhe në këtë institucion u bënë një ndryshim, ku

me propozim të demokratëve vendi bosh që ishte në këtë institucion pas emërimit të Lefterie Lleshit si kryetare e KQZ-së, u emërua Lulzim Lelçaj. Tani pritet propozimi i radhës nga demokratët për të bërë edhe ndryshimin e fundit në institucionet e drejtësisë së vendit, pasi është krijuar vakanca e radhës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

SOCIALISTËT Këto ndryshime të bëra nëpër gjykatat e vendit janë komentuar nga Partia Socialiste si kapje e pushteti gjyqësor. Edhe gjatë votimit të dekreteve të Presidentit Nishani në Komisionin e Ligjeve deputetët socialist gjithmonë kanë votuar kundër, madje në rastin kur u bë seanca dëgjimore e propozimit të demokratëve për postin vakant në KLD socialistët akuzuan mazhorancës se po emëron nëpër institucionet e drejtësisë persona të paaftë dhe të korruptuar. I tillë ishte rasti i Lulzim Lelçajt, i cili u komentua nga deputeti socialit Sajmir Tahiri si një rast flagrant i emërimit në drejtësi të personave të lidhur ngushtë me PD-në, ku tha se Lelçaj është një mik i afërt me Jozefian Topallin, Kryetaren e Kuvendit. Gjithsesi, sot pritet që të votohet dekreti i radhës i Presidentit, i cili pritet të kalojë me debate nga PS-ja.

“RAMA VIJON ME TONET E POLITIKËS SË VJETËR, NUK NA SHËRBEN”

Idrizi: Në zgjedhje marrim 7 deputetë Kreu i PDIU-së kërkon hyrjen në fuqi të rezolutës çame Kryetari i partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, Shpëtim Idrizi, deklaroi dje se forca politike që ai drejton do të sigurojë në zgjedhjet e 23 qershorit 7 mandate deputetësh. Këtë deklaratë Idrizi e bëri në mbledhjen e kryesisë së PDIU-së, ku theksoi se partia e tij do të bëjë më shumë përpjekje për të zgjidhur çështjen çame. Duke iu referuar Aleancës Popullore, partisë së dytë të komunitetit çam, që është në koalicion me PS-në, Idrizi tha se askush nuk mund t’i përçajë çamët në të djathtë dhe të majtë. “Ata s’mund të përçajnë dot në të majtë dhe të djathtë komunitetin çam, nuk mund të përçajnë dot kauzën tonë”, - tha Idrizi. Lidhur me rezolutën çame Idrizi theksoi se ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i PDIU-së. “Sot çështja çame u shndërrua në çështjen kryesore të pazgjidhur të kombit shqiptar, por që është shtruar për zgjidhje në analet diplomatike. Sot për çështjen

të përcaktuar Kryesia e PDIU-së u mblodh për , ku drejtuesit e strategjinë e fushatës zgjedhorë e bindjen e tyre për kësaj force politike shprehën edh ndatesh sesa në fitimin e një numri më të madh ma iti të merrte vetëm zgjedhjet vitit 2009, ku kjo parti arr ti i dytë, ai i Idrizit, një mandat deputeti, ndërsa manda PS-ja në PDIU. erdhi pas kalimit të këtij të fundit nga

dyzuar në fillim PDIU-ja mbajti një qëndrim të ur mundësinë e të muajit prill, duke lënë të hap në krah të PS-së, kalimit të kësaj force politike i variantin e por kryesia e PDIU-së mbështet PD-në, pasi kjo me vijimësisë së bashkëpunimit tën çame në forcë politike ka miratuar rezolu ë i rezolutës. vitin 2004, kur u bë votimi i par

çame ka një rezolutë të parlamentit shqiptar. Rezoluta ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i aktivitetit tonë politik brenda një mandati. Ajo ka qenë aksioni ynë më i

madh politik dhe ne sot duhet të jemi krenarë që ia dolëm në miratimin e saj”, - theksoi Idrizi. Krahas kësaj Idrizi komentoi edhe sulmet e kreut të opozitës: “Kreu i PS-së po

përdor një gjuhë që i takon politikës së vjetër, me sulme personale e denigruese, që nuk i shërben bashkëjetesës së sotme mes njerëzve dhe politikës”, - tha kreu i PDIU-së. Në aktivitetin e djeshëm folën edhe presidenti i nderit të PDIU-së Tahir Muhedini, kreu i shoqatës “Çamëria” Ardian Tana, ish-kryetari i “Çamërisë” Servet Mehmeti, sekretari politik i PDIU-së Adri Nurellari, si dhe drejtuesja e Këshillit Kombëtar Kozeta Mesitia, të cilët shprehën bindjen e tyre për zgjidhjen e çështjes çame.

»

03

BERISHA Akuzat për Ramën

“Zgjedhjet do të mbahen, Rama banor i psikiatrikut” “Qeveria do të organizojë zgjedhjet, pavarësisht deklarimit të kryesocialistit për tërheqje të komisionerve më 23 qershor”, - kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha, i cili shtoi se Edi Rama jeton jashtë këtij realiteti. “Sot psikologji dominuese në PS është psikologjia e Bllokut, dhe kjo faktohet në çdo qëndrim, ndaj këto zgjedhje kanë rëndësi kapitale edhe për procesin e integrimit. E gjithë bota i thotë ‘ti bllokon integrimin’, por ai nuk e pranon. Tani e kanë kapur ethet e disfatës. E di që është i pashpresë. Sot kishte deklaruar në mediet e tij se do të tërheqë komisionerët ditën e zgjedhjeve. I them tërhiqi kur të duash. Je rast i pashpresë. Ne do bëjmë zgjedhjet, ti bëj ç’të duash”, - tha Berisha. Kryeministri reagoi edhe për një qëndrim të fundit të kreut të opozitës për të shpallur 24 prillin ditën e kapjes së veshit, duke iu referuar incidentit që ai pati me diplomatin Egin Ceka në Vjenë. “Në qoftë se je banor i spitaleve psikiatrike, mund ta thuash. Një njeri që ka probleme mund ta thotë këtë gjë, e sigurisht që ai e thotë. Ai nuk ka sensin e turpit që ka bërë”, - tha Berisha. Në një bashkëbisedim me vajza dhe gra të qytetit të Durrësit të angazhuara në biznes kreu i qeverisë tha se në katër vjetët e ardhshme do të aplikohet sistemi i mikrokredisë dhe përfituese do të jenë zonjat. Ai theksoi se do të vijohet me taksat e ulëta dhe e cilësoi spekulim heqjen e taksave që premtojnë socialistët. “Janë thjesht spekulime politike të një njeriu që, sa ishte kryetar bashkie, detyroi biznesin që nga 47 mijë lekë që ishte në tërësi të paguante 167 mijë lekë”, - tha Berisha. Për shqetësimin e ngritur nga disa zonja se ndryshe nga Tirana në Durrës taksat vendore janë më të larta Kryeministri tha se do t’i kërkonte këshillit që në një mbledhje urgjente të diskutonte këtë çështje. Ai tha se çdo qindarkë që merret jashtë përcaktimeve ligjore është grabitje dhe çdo takse që mblidhet pa u miratuar në këshill është gjobëvënie.


04

« SOCIALE

E hënë 29 prill 2013 •

FËMIJËT LINDIN ME PROBLEME, PRINDËRIT TË KONTROLLOHEN

ISH-USHTARAKËT

Koco

Petro

Stojani

EMER

ATESIA

MBIEMER

Kole

Nikoll

Pecanai

Abas

Qamil

Avdia

Kopi

Andrea

Kica

Abdyl

Dalip

Topi

Kostandin

Karallam

Sheqi

Adem

Avdyl

Allaraj

Kristaq

Jani

Stomati

Agron

Hysen

Berhami

Kristul

Qirjako

Thanasi

Ali

Adem

Cela

Kujtim

Bajram

Mele

Ali

Eqerem

Neviri

Kujtim

Fadil

Cela

Ali

Jashar

Zhupani

Kujtim

Hajri

Raci

Erta Bode

Ali

Ramadan

Duka

Kujtim

Nuredin

Meraj

A

Ali

Sulejman

Murati

Kujtim

Shemsedin

Mlloja

Andigoni

Mici

Kondakci

Lame

Rrapi

Saveta

Andon

Spiro

Tata

Lavderim

Zalo

Cela

Arif

Ramazan

Baku

Leke

Ndue

Cobaj

Asaf

Hodo

Caca

Lili

Nasi

Rozgani

Astrit

Neim

Haxhi

Liljana

Vasil

Shahu

Baft

Ali

Tusha

Liljana

Faik

Dragovoja

Bahtjar

Sali

Rexhepi

Llambi

Vasil

Babliku

Bardhyl

Haki

Myrto

Luftar

Laman

Çunaj

Bekim

Mehmet

Kerpaci

Luftar

Veledin

Tare

Belul

Mato

Stroka

Mira

Nure

Miziri

Beqir

Rexhep

Buhaj

Muhamet

Dan

Smakaj

Besnik

Hysni

Nuredini

Mustafa

Qamil

Laraj

Besnik

Jemin

Hyseni

Myzafer

Medi

Ismolli

Bukurije

Muhamet

Vukaj

Napolon

Adem

Bejko

Celnik

Shyqyri

Maksuti

Naum

Nikolla

Kamburi

Dashnor

Abedin

Xhavo

Nazer

Latif

Rrokaj

Daut

Hamid

Qershija

Ndoc

Grim

Grimaj

Dehar

Xhevat

Qazolli

Niko

Kalo

Ruko

Demir

Eqerem

Bregu

Nikolla

Vlash

Prifti

Diftir

Sulce

Ruci

Nuri

Hasim

Kercanaj

Dod

Zef

Gega

Nuri

Hekuran

Lifo

Emil

Qamil

Hysolli

Osmen

Rakip

Malaj

Enver

Adil

Jahollari

Petrit

Destan

Dema

Enver

Muhamet

Myrtaj

Petrit

Islam

Kurti

Enver

Rexhep

Rroshi

Petrit

Reshat

Xhizdari

Etem

Islam

Bame

Petro

Jorgji

Ilia

Fadil

Neki

Nano

Pjeter

Kol

Dedvukaj

Fadil

Qazim

Cangu

Prele

Tom

Kodracaj

Fatmir

Qerim

Beshello

Pullumb

Selim

Gorici

Fatos

Behai

Kotoni

Qani

Hasan

Hyska

Ferdinant

Ferik

Kapaj

Qazim

Dervish

Istrefi

Ferdinant

Vhevit

Duzha

Ramadan

Ragip

Grani

Festim

Qemal

Pasho

Ramazan

Beqir

Troka

Festim

Skender

Shehaj

Ramiz

Zeqir

Dacaj

Fotaq

Sokrat

Qirko

Rasim

Arif

Gjoka

Fran

Zef

Ara

Riza

Taf

Bushaj

Gani

Muharrem

Kurti

Riza

Zenel

Mamoci

Gezim

Shefqet

Muhameti

Ruzhdi

Hamdi

Faja

Gezim

Xhevat

Myrtaj

Sabri

Ismail

Bami

Gjergj

Ded

Cara

Sadik

Baki

Ibraj

Gjon

Preng

Skyfteri

Sami

Shaban

Kapidanja

Gjovalin

Zef

Lari

Shaban

Hajder

Zhuleku

Haki

Myrteza

Doku

Spartak

Dervish

Agolli

Hamdi

Rexhep

Ceka

Spiro

Mina

Rusta

Hamit

Nebi

Gjoni

Spiro

Thimjo

Kokthi

Hasan

Sabri

Hoxha

Stavri

Kristofor

Qeleshi

Hasan

Zylyftar

Ceta

Stillo

Mehdi

Pupe

Hasan

Avdyl

Leka

Sulo

Sali

Gjoni

Hydri

Hamdi

Collaku

Suzana

Muharem

Miraku

Ibrahim

Mahmut

Receku

Taip

Musa

Hoxha

Ibrahim

Sali

Kora

Tare

Ramiz

Fyraj

Ilektra

Leonidha

Terpo

Terezina

Gjek

Marku

Isa

Bajram

Loka

Themi

Ndoni

Gjika

Ismail

Rexhep

Beqiri

Themistokli

Guri

Tanellari

Ismet

Ibrahim

Gjergji

Valter

Abaz

Hoxha

Isuf

Tefik

Kerkuta

Vasil

Vasil

Gjermeni

Jani

Josif

Theodhori

Veli

Elmas

Dervishi

Jani

Koco

Papajani

Vladimir

Bektash

Ymeraj

Jani

Qamil

Orhani

Vladimir

Musa

Musaraj

Jonus

Bilal

Celaj

Vladimir

Vangjel

Shule

Jonuz

Xhevahir

Tushe

Xhevdet

Riza

Trimi

Josif

Petro

Tangu

Xhimo

Thanas

Margariti

Kadri

Haziz

Veliaj

Zenel

Abas

Meleqi

Kastriot

Pandeli

Sinjari

Zenel

Alush

Peraj

Anomalitë në fetus shënojnë rritje, vëmendje për EKO nomalitë në fetus shënojnë rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Shpeshherë shumë sëmundje që evidentohen qysh në shtatzëni kuptohen vetëm pasi fëmija lind, sepse mungojnë kontrollet e sakta gjatë shtatzënisë. Kreu i Shoqatës ObsterikeGjinekologjike, Nikita Manoku, thotë se, edhe pse mjekësia ka ecur me hapa të mëdhenj në përparimin e saj, këto sëmundje mbeten më problematiket për gjithë shoqërinë. “Ajo që ne shikojmë përditë janë anomali në fetus, sëmundje të ndryshme të trashëguara, për të cilët as vetë prindërit e fetusit nuk janë në dijeni”, - thotë Manoku. Ajo shpjegon se në Shqipëri mungojnë kontrollet mjekësore përpara shtatzënisë si dhe gjatë saj. “Shoqëria jonë nuk është e edukuar që përpara se të vendosin të bëhen prindër të bëjnë analizat e përgjithshme si çift, të shikojnë sëmundjet e mbartura dhe të dinë si do t’u lind fëmija. Analizat përpara shtatzënisë shërbejnë për të kuruar sëmundjen e mbartur nga prindi, që ajo të mos shfaqet te fëmi-

BASHKIA

jët”, - informon Manoku. Mjekët bëjnë të ditur se jo të gjitha sëmundjet evidentohen me EKO dhe ekzaminime, edhe pse u bëjnë apel të gjitha nënave shtatzëna që të kryejnë sa më shumë vizita dhe papteste, pasi janë shumë të rëndësishme. “Ka sëmundje që nuk evidentohen, si simptoma daun, autizmi si dhe disa çrregullime fizike dhe mendore”, - shpjegon Manoku. Ajo u bën thirrje të gjitha femrave që të

vizitohen, pasi edh kanceri i mitrës shkakton problem. “3% e femrave janë ekzaminuar me kancer në mitër, por kjo vetëm të femrave që kanë kryer kontrolle. Numri i femrave që nuk kanë kryer kontrolle është shumë më i lartë”, - bën të ditur mjekja. Ajo shpjegon gjithashtu se meshkujt nuk kryejnë asnjëherë kontrolle. “Gjinia mashkullore në Shqipëri është shumë prapa në mentalitet. Ata asnjëherë nuk kryejnë kon-

trolle, veç kur kuptojnë se gruaja nuk mbetet shtatzënë. Edhe në këtë rast ata vijnë e sjellin gratë dhe nëse ajo rezulton pa problem, atëherë ata janë të detyruar të vizitohen”, - tregon ajo. Mjekët rekomandojnë bërjen e paptesteve për zbulimin e tumoreve, ndërsa për gratë shtatzëna rekomandojnë bërjen e vizitës së parë antenatale para javës së 12-të të barrës për të parë ecurinë e zhvillimit dhe shëndetin e fetusit.

IDENTIFIKOHET NJË NGA AUTORËT, AGJENT TATIMOR

Vritet tregtari në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë Përfundon rruga “Ilia Dilo Sheperi” Ka përfunduar rikonstruksioni i një tjetër rruge nga Bashkia e Tiranës. Rruga “Ilia Dilo Sheperi” do t’u shërbejë banorëve të njësisë nr. 5 me të gjitha standardet dhe komfortin e saj. Rruga, me gjatësi rreth 600 metra, ka një gjerësi rreth 6 metra dhe është e shoqëruar me trotuar nga të dyja anët. Kjo rrugë lidh dy zona të rëndësishme dhe me impakt në reduktimin e trafikut. Ajo bën bashkimin e Selitës me unazën e madhe. Edhe në këtë rrugë janë zëvendësuar muret rrethuese të shtëpive privat me kangjella. Me një investim prej 40.4 milionë lekësh, akorduar nga Bashkia e Tiranës, janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, ndriçim, gjelbërim dhe është paraprirë nga ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit të Selitës.

LUSHNJE- Një tregtar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm, pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në vendin e njohur si “tregu i shumicës” janë dëgjuar të shtëna me armë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga të shtënat ka humbur jetën 35-vjeçari Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku. Megjithëse 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat dhe au-

torët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë. Sipas policisë lokale, dy autorët e ngjarjes janë identifikuar, por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Ndërkohë rreth orës 15:00 policia e Lushnjës deklaron se ka identifikuar njërin prej autorëve të vrasjes. Ai është Besnik Metaj, me profesion agjent privat tatimor. Bëhet me dije se policia e ka shpallur atë në kërkim.


SOCIALE • E hënë 29 prill 2013

TIRANA QYTETI ME PLEQTË ME MË SHUMË PROBLEM SE NË BOTË

ISHP: Mosha e tretë në depresion 40% e të moshuarve vuajnë sëmundje të pashfaqura më parë Erta Bode

M

osha e tretë shqiptare vuan nga sëmundjet depresive. Ky është konkludimi i raportit të Institutit të Shëndetit Publik. Dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik ka bërë që shumë nga të moshuarit të përballen me depresionin. Ky çrregullim mendor ka prekur të paktën 40 për qind të personave nga 65 deri 75 vjeç. “Depresioni në Tiranë na del më i lartë se në katërt vendet e tjera ku është kryer studimi. Në Kingston është vetëm 10% të moshuar të së njëjtës moshë. Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40% persona që kanë problem me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me problem socioekonomike. Një nga teoritë që po eksplorojmë është e lidhur edhe me daljen në pension dhe mungesën e punësimit pas moshës 65 vjeç”, - tha Alban Ylli, shef i Departamentit të Sëmundjeve Kronike në ISHP. Vihet re se pjesa më e madhe e personave që shfaqin shenja depresioni, pasi janë pyetur për mënyrën se si e kanë kaluar fëmijërinë nga 0 deri në 15 vjeç, kanë rapor-

30% FEMRA

Ndryshe nga vendet ku depresioni prek pothuajse në të njëjtën masë të dyja gjinitë, në vendin tonë gjinia femërore është dy herë më e prekur. Nga gjithë raporti dhe studimi del se 30 % e të moshuarave vuajnë nga sëmundjet depresive. Më të prekurit janë ata të moshuarqë nukjetojnëmefëmijëte tyre.

40%

E TË MOSHUARVE Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40% persona që kanë problem me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me probleme socialkonomike. 10% e këtyre janë të gjinisë mashkullore.

tuar jetë shumë të vështirë. Jo vetëm ishin rritur në varfëri, por në familjet nuk ka pasur raport normal. “Kemi eksploruar edhe lidhjen e depresionit dhe mobilitetit me vështirësitë e jetës në 15 vjetët e parë. Në Shqipëri risku për të pasur një depresion te një person që ka kaluar fëmijëri të vështirë është pesë herë më i lartë krahasuar me atë që ka kaluar një fëmijëri normale. Me fëmijëri të vështirë kemi parasysh probleme të lidhura me punësimin e prindërve, me punë

të vështira, urinë, arsimimin e keq, abuzimin fizik, eksperienca të lidhura me të e të tjera si këto”, - tha Ylli. Përfundimet e raportit tregojnë se fëmijëria e vështire dhe braktisja nga fëmijët e tyre në moshën e tretë u shkakton atyre brenga dhe ankth që arrijnë deri në sëmundje të rënda depresioni. Specialistët e ISHP-së tregojnë se një pjesë e sëmundjeve shkaktohet edhe nga rrëzimi i anës morale, nga që të përfolurit në opinion pasi braktisen nga fëmijët. Në të njëjtën kohë dhe

me të njëjtën metodologji si ky studim është realizuar dhe në dy qytete të Kanadasë dhe në dy të Amerikës Latine. Ndryshe nga këto vende, ku depresioni prek pothuajse në të njëjtën masë të dyja gjinitë, në vendin tonë gjinia femërore është dy herë më e prekur. Sa i përket mentalitetit, më të prekurit në vendin tonë janë ata të moshuar që nuk jetojnë me fëmijët e tyre. Ndërsa në shtetet e tjera ndodh e kundërta: më të depresuar janë ata që jetojnë me fëmijët e tyre.

AMBIENTET JANË PËRZGJEDHUR DHE DO TË PAJISEN ME ZHURMUES Ministria e Arsimit bën të ditur se e ka gati listën paraprake të maturantëve që do t’u nënshtrohen provimeve. Kjo listë ka ardhur nga plotësimi i formularëve A-1 dhe A-1z. Të gjitha drejtoritë arsimore nëpër rrethe po punojnë intensivisht për të përfunduar shpërndarjen e maturantëve gjatë zhvillimit të provimeve, si dhe pajisjen e ambienteve me zhurmues. Shkollat publike, por dhe palestrat e tyre, do të jenë ambientet ku do të zhvillohen provimet e maturës. Kur na ndan pak më shumë se një muaj nga fillimi i këtyre testimeve, drejtoritë arsimore kanë hartuar planet e masave për mbarëvajtjen e tyre. Në Tiranë të gjithë drejtuesit e shkollave kanë përgatitur hartat e shpërndarjes së të rinjve nëpër klasa, duke respektuar largësinë si dhe numrin e nxënësve në to. Ndërkohë janë shmangur shkollat ambientet e të cilave do të jenë në funksion të procesit të zgjedhjeve në muajin qershor. “Janë planifikuar të ndahen në 21 mjedise që janë shkolla shtetërore, gjimnaze dhe shkolla profesionale. T’u përshtatemi kushteve, ku çdo nxënës të ketë vendin e tij në mjedis dhe çdo shkollë të ketë një numër nxënësish më të madh se 150. Këto janë mjedise të mjaftueshme”, - shpj-

Gati listat e maturantëve që hyjnë në provime Përjashtohen shkollat që janë caktuar për zgjedhjet luar. Këtë vit Kopja do jetë rreptësisht e nda r masat për Ministria e Arsimit ka shtrëngua vimeve. Përveç korrektësinë e zhvillimit të pro pajisen me mbikëqyrësve ambientet do të sinjalin e telnë zhurmues, të cilët do të pengoj shumë mënyrave efonave, e kufjeve, blututhit e teknologjisë. të tjera të kopjimit nëpërmjet

egon Zamira Gjini, specialiste në DAR. Faktikisht duhet të zbatohen imtësisht rregullat e hapësirës ndërmjet nxënësve brenda një salle, kjo për të mos lejuar komunikimin dhe shkëmbimin e kopjes. “Ne kemi bërë një koordinim me drejtorët e këtyre shkollave, ku ato kanë planifikuar sipas çdo kati hartën dhe ka pak shkolla që do të përdorin edhe palestrat”,

- shpjegon specialistja. Po këtë vit pritet që në këtë maturë të zbatohen masa edhe më të rrepta për të shmangur kopjet nëpërmjet teknologjisë së komunikimit. Për herë të parë do të vendosen zhurmues për të bllokuar sinjalet e telefonisë celulare në mbi 300 shkolla të vendit. Aktualisht tenderi ka përfunduar dhe është përzgjedhur edhe kompania

në shkolla Janë bërë gati 300 ambiente rat e tyre për publike si dhe disa nga palest do të zhvillojnë. promovimet që maturantët darjes gjithashJanë bërë gati listat e shpërn bërë me rregullin tu si dhe shpërndarja është jtim të tij të kryesor që nxënësi në çdo dre i tjetër. jetë larg 150 cm nga nxënës

fituese, e cila do të sigurojë vendosjen e këtyre pajisjeve. Duket qartë se këtë vit Ministria e Arsimit është shumë e obliguar për të nxjerrë rezultate sa më të mira dhe të pastra. Përpos rregullave të rrepta për ndalimin e kop-

jes dhe përgjigjet e provimeve do të kalojnë në kontroll të dyfishtë. Gjithashtu përgjigjet e sakta në internet do të kenë të shënuara pikët për të bërë një mbledhje të drejtpërdrejtë të pikëve edhe nga vetë maturantët.

»

05

ARSIMI Raporti i BB-së

Fëmijët shqiptarë analfabet Gjysma e fëmijëve shqiptarë 15-vjeçarë rezultojnë të jenë analfabet. Ky është përfundimi i një studimi që ka kryer Banka Botërore me nxënësit dhe fëmijët shqiptarë. Sipas raportit, 54% e nxënësve të moshës 15-vjeçar rezultojnë të jenë analfabet. Një shifër e frikshme kjo dhe që hedh poshtë mundin dhe gjithë përkushtim e bërë nga MASH për arsimimin e fëmijëve dhe të qeverisë shqiptare gjithashtu. Vetëm para pak kohësh studimi i USAID-it kishte shifra shumë më të ulëta dhe të besueshme. USAID-i deklaroi se 15% analfabetizëm ka në të gjithë Shqipërinë, ku numrin më të madh e zinin mosha e tretë si dhe fëmijët romë, por krejtësisht e kundërta e shifrës së frikshme deklaruar nga BB-ja. Deputetja socialiste Ledi Shamku ka reaguar duke shpjeguar në bazë të shifrave se kjo qeveri shkatërroi arsimin kur ndërkohë 2 shifra përballë njëra-tjetrës dhe s’dihet cila është më e besueshmja. E vërteta për arsimimin dhe analfabetizmin e fëmijëve shqiptarë fshihet në ngjyrat e partive, që i interpretojnë shifrat sipas interesit.

E shtuna e fundit

Nis puna vullnetare për pastrimin Zonja e parë e vendit, Odeta Nishani, u është bashkuar dhjetëra qytetarëve dhe Korpusit të Vullnetarëve në aksionin për një mjedis të pastër dhe larg mbetjeve urbane. Nisma “E shtuna e fundit e muajit ditë pastrimi mjedisor” u shtri në qytetet Korçë, Vlorë, Durrës dhe Lezhë, në një kohë që nga gjiri i Lalëzit zonja e parë u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e një mjedis të pastër. “Dua që kjo ditë të jetë një ditë pastrimi, por dhe ndërgjegjësimi për të ruajtur ambientin. Gjithashtu dua t’u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë për një ndarje të diferencuar të mbetjeve që në burim, që do të thotë se secili në shtëpi duhet të ketë dy kosha, një për mbetje të riciklueshme dhe një për ato të pariciklueshme”, - deklaroi zonja Nishani. Ndërkohë në Vlorë vullnetarët kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e pyllit të Sodës, një nga zonat më të ndotura me mbeturina urbane. Aksioni kishte si qëllim edhe sensibilizimin për të mos dëmtuar më tej këtë pjesë të bregdetit të Vlorës.


« EKONOMI

06

E hënë 29 prill 2013 •

KOMPENSIMI DUHET TË BËHET ME ÇMIMET E REJA TË TOKËS

Ish-pronarët, ngec procesi për kompensimin financiar të 2012 Brikena Dervishaj

N

gec procesi i kompensimit financiar të ish-pronarëve. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk ka shpallur ende listën e fituesve për fondin e vitit 2012, edhe pse kanë kaluar tashmë katër muajt e parë të vitit 2013. Afatet ligjore dhe ato të shpallura vetë nga drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë shkelur, duke qenë të paktën me një muaj vonesë. Në nënin 17 të ligjit të vitit 2004, theksohet se “AKKP-ja shqyrton kërkesën për kompensim jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj”. Ky proces ka nisur në fund të nëntorit të vitit të kaluar. AKKP-ja për 1 muaj shpalli afatin e pranimit të kërkesave për kompensimin financiar, afat i cili përfundoi në fund të dhjetorit, pasi sipas ligjit nuk vijon më shumë se 30 ditë. Nga ky moment pra AKKP-ja ka pasur në dispozicion jo më shumë se tre muaj afat për të shqyrtuar kërkesat dhe bërë publike listat e fituesve. Qeveria e gjendur në vështirësi financiare, si dhe për shkak të miratimit me vonesë të hartës së re të pronave, nuk e ka përfunduar ende këtë proces, duke krijuar pakënaqësi për këtë katëgori jo të vogël përfituesish. Premtimet Në daljet e tij publike kreu i AKKP-së, Avenir Peka, është shprehur për mediet se këto lista do të shpalleshin në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, afat ky afat që nuk është respektuar. Për më tepër ligji përcakton se “ekzekutimi i

HARTA E PRONAVE Një prej shkaqeve të vonesës lidhet me miratimin e hartës së re të çmimeve të pronave nga qeveria, e cila hyri në fuqi në mes të muajit mars të këtij viti, pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Kjo hartë do të jetë e vlefshme për tri vitet që vijnë. Harta e re e çmimeve ka ulur çmimet e pronave në disa zona në Tiranë dhe së shumti në zonat turistike. Në zonën e Jugut çmimi zyrtar i trojeve për efekt kompensimi ishte nga 35 mijë lekë në 140 mijë lekë për metër katror, ndërsa me çmimin e ri parashikohet një vlerë 1-3 euro për metër katror. Në zonën e Ndroqit në Tiranë çmimi ishte 9 500 lekë të reja për metër katror, ndërsa me tarifat e reja nuk është më shumë se 745 lekë. Një metër katror në fshatrat rreth autostradës Tiranë-Vorë, ishte 110 - 120 mijë lekë për metër katror, ndërsa me çmimet e reja është 23 mijë lekë për metër katror.

vendimit për kompensim financiar kryhet brenda 6 - mujorit të parë të çdo viti financiar. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar”. Edhe ky afat ligjor është shkelur, pasi kompensimi financiar për vitin 2012 duhet të ishte realizuar brenda qershorit të vitit të kaluar. Përfituesit në pritje Shpërndarja e fondit prej

3 miliardë lekësh e kompensimit për vitin 2012 do të bëhet për subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës. Kompensimi për 2012 bëhet për pronën truall në bazë të çmimit në hartën e vlerës sipas vendodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit për pronat e njohura deri në 1 500 m2, masa e kompensimit

është 200 m2. Për pronat e njohura mbi 1 500 m2 deri në 3 000 m2, masa e kompensimit është 300 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 m2 deri 5 000 m2, masa e kompensimit është 400 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 5 000 m2 deri në 10 000 m2, masa e kompensimit është 500 m2 dhe për pronat mbi 10 000 m2, masa e kompensimit është 600 m2.

NDRYSHIMET LIGJORE PËR RRITJEN E INTERESIT TË INVESTITORËVE

ERE jep 6 licenca për energjinë e rinovueshme Burimet alternative, 20% e totalit të prodhuar deri në 2020 Përdorimi i energjisë së rinovueshme në 20 për qind të totalit të saj do të jetë i detyrueshëm për kompanitë e mëdha për të reduktuar dioksidin e karbonit në mjedis. Ndërkaq, prodhimi i energjisë nga era, dielli, apo burime të tjera alternative do të plotësojë 20 për qind të totalit të energjisë së prodhuar deri në vitin 2020. Ky është një kusht i Bashkimit Evropian që duhet plotësuar nga Shqipëria. Pikërisht këto ndryshime janë përcaktuar në ligjin e ri “Për energjinë e rinovueshme”, që po diskutohet në komisionet parlamentare, duke synuar rritjen e interesit të investitorëve të huaj për të prodhuar nga burime alternative. “ERT ka licencuar dhe kompani të

tjera, të cilat janë të prodhimit si eoliget. Ka licencuar rreth 6 kompani në pjesën e Karaburunit, në pjesën midis Pogradecit dhe Korçës gjithashtu dhe nga Kavaja deri në Lezhë. Në lidhje me aplikimet për en-

ergjinë diellore ka pasur grupe interesi, të cilat kanë kërkuar që të njihen me bazën rregullatore, nuk kemi të tillë të licencuar”, - deklaroi Eduard Elezi, Drejtor Juridik i ERE-s. Sipas tij, tek burimet e energjisë së

rinovueshme klasifikohet edhe prodhimi i energjisë hidrike nga hidrocentrale me kapacitet deri 15 MW. “ERT ka licencuar rreth 40 kompani. Për vitin 2012 ata kanë një sasi prodhimi rreth 300 giga vat/orë. Është 7.5% e Prodhimit të Përgjithshëm”, bën me dije Elezi. Sipas tij, direktiva e BE-së është 20-2020, që do të thotë që deri në 20% e energjisë duhet të jetë e rinovueshme. Kompanitë eolike ende nuk kanë filluar të prodhojnë energji. Kanë përfunduar fazën studimore dhe pritet instalimi i turbinave të erës. Do të ngrihen 250 turbina me 2-3 MW secila. Elezi thotë se 6 kompanitë që do të prodhojë energji nga era kanë një kapacitet prodhues prej 1300 MW.

Pas deklaratave të kreut të PS-së në Vlorë

Ministri Sokol Olldashi: Rama qenka më karavidhe se Pandi! Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Partisë Socialiste të një dite më parë nga Vlora, lidhur me shifrën e rrugëve që ka ndërtuar Partia Demoktratike në pushtet. Sipas ministrit të Punëve Publike, vendi ka 18 mijë km rrugë. “Molloisi për punë të kilometrave dhe tha se nuk janë 10 mijë, por një mijë dhe se Shqipëria nuk ka dhjetë mijë km rrugë. Njeriu që do të bëhet Kryeministër duhet të dijë se në fakt vendi ka rreth 18 mijë kilometra rrugë, pra të shkojë në Tokio, të hajë drekë siç tha Rama, të kthehet dhe të shkojë prapë për darkë dhe, nëse Rama e bën këtë, mirë është të mos kthehet hiç. Por, çudinë e madhe Rama e bëri

gjetkë. Premtoi se do të ndërtojë një autostradë të kaltër, në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër... Pandi tha dikur se do të ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do të ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjatë se tuneli i Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!!!! Gjithësesi unë nuk kuptoj një gjë. Pse nuk i mat rrugët ky njeri?! Listën e ka. Le t’i masë dhe të na thotë sa janë. Ne themi që janë 10 237 kilometra, po ai le t’i masë vetë fundja. Do t’i dalin 5 118.5 Edë, ose 20 474 Vangjushë”, - reagoi ministri Olldashi.

Takimet e Guverantorit Ardian Fullani

Shqipëria nxit aksesin e kinezëve në tregun bankar Banka e Shqipërisë ka në fokus nxitjen e pjesëmarrjes së institucioneve financiare kineze në sektorin bankar shqiptar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, zhvilloi ditët e fundit një takim me Guvernatorin e Bankës së Kinës, Zhou Xiaochuan. Bisedimet synuan gjetjen e rrugëve më efektive, për një akses të mundshëm të Shqipërisë në tregun e instrumenteve financiarë të denominuara në juan kinez. Kjo iniciativë pritet të pasohet shumë shpejt me hapa konkretë midis të dy insitucioneve në muajt në vijim. Kjo iniciativë e Guvernatorit Fullani është inicuar më parë edhe në simpoziumin e ekonomive Kinë-Evropë që u organizua nga Forumi Zyrtar i

Institucioneve Monetare dhe Financiare. Guvernatori Fullani ka argumentuar gjendjen ekonomike të Evropës në fillim të vitit 2013 dhe është shpreh optimist mbi të ardhmen e afërt e të largët të ekonomisë evropiane duke nënvizuar rëndësinë e investimeve të huaja në vendet kandidate për anëtarësim në BE siç është Shqipëria. Gjatë qëndrimit në Pekin, Fullani u takua edhe me homologun e tij kinez, të cilin e informoi mbi masat e marra nga banka e Shqipërisë për të garantuar stabilitet ekonomik. Të dy guvernatorët ranë dakord për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së institucioneve financiare kineze në sektorin bankar shqiptar.

Debate për shtrimin e rrugëve rurale

Akuzat e PS-së për rrugët, Ruli: Beqja sajues shifrash Ministria e Bujqësisë reagoi ndaj deklarimeve të sekretarit për programin në PS, Ilir Beqja, sa i përket kilometrave të rrugëve që janë shtruar në fshat. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Florian Papadhimitri, i cilësoi këto deklarata si keqintepretime dhe akuzoi Beqjan si sajues të shifrave të çoroditura. “Rilindasi montazhier kishte zgjedhur të bënte një keqinterpretim qesharak të shifrave të përmendura nga ministri Ruli në një emision televiziv, duke i shkëputur ato qëllimisht dhe me dashakeqësi nga konteksti. Shifra prej 1500 km rrugë, e paraqitur nga ministri i Bujqësisë dhe e shkëputur paturpësisht nga konteksti i debatit ku është dhënë flet vetëm për ato rrugë

ndërlidhëse fshatrash që janë realizuar nëpërmjet granteve, apo nëpërmjet fondeve të zhvillimit të rajoneve, e që në këto vite të qeverisjes demokratike janë minimumi 1500 km. Deklarimet e djeshme të rilindasit montazhier thjesht na tregojnë ne se ëfarë janë në gjendje të sajojnë njerëz si ky guzhinier i shifrave të çoroditura”, tha Papadhimitri. Sipas tij, deklarata zyrtare e Kryeministrit Berisha, për 8 mijë kilometra rrugë që përshkojnë zonat rurale, është realiste. “Nëse do të arsyetojmë që nga 11 mijë kilometra rrugë të ndërtuara në dy mandate nga qeverisja e PD, pjesa dërrmuese e tyre përshkon tërësisht zona rurale, duke u sjellë atyre një zhvillim të paprecedentë?”, nënvizoi Papadhimitri.


AKTUALITET • E hënë 29 prill 2013

Një shqiptar që shpërfytyroi me acid në fytyrë është kapur dje nga policia italiane, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Orkestruesit i gjithë këtij skenari ishte ish-i dashuri i avokates, ndërsa ekzekutorët 2 shqiptarë. Karabinierët në Pesaro kanë ndaluar dje Altistin Precetaj pasi dyshohet se mbrëmjen e 16 prillit sulmoi së bashku me një person tjetër me acid në fytyrë avokaten Lucia Annibali. Avokatja e shpërfytyruar 35 -vjeçare, ka dëme të mëdha në sy. Precetaj është lokalizuar nga karabinierët pas një ndjekjeje të gjatë në një shtëpi të vogël jashtë qytetit. I riu po përgatitej të largohej nga Italia. Shqiptari i arrestuar nga karabinierët u kap pas disa imazheve të regjistruara nga një telekamer sigurie. Ai shfaqet në shoqëri të një personi tjetër, mashkull, që sipas burimeve, është shqiptari tjetër i dyshuar për hedhjen e acidit në fytyrën e gruas. Ende

TJETRI NË KËRKIM. U PAGUAN NGA ISH-I DASHURI I AVOKATES, PAS NDARJES

N

ga partneriteti publikprivat, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen jo më pak se 4 burgje private. Ato do të mjaftojnë për të transferuar së paku 3.000 shqiptarë që vuajnë dënimin jashtë Shqipërisë dhe do të shërbejnë për dënime në Shqipëri, deri në 5 vjet . Kështu u shpreh dje në rrjetin social Fcebook, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili tha se ky veprim do t’i kursejë familjarëve të të burgosurve shpenzimet e mëdha të harxhuara rrugëve për t’i takuar. Ndërkaq, kjo nismë duket se vjen pas paralajmërimeve të Greqisë, e cila do të sjellë shumë shpejt mbi 2.500 të burgosur shqiptarë, teksa vitin tjetër Anglia pritet të sjellë 200 të dënuar. Burgjet private Halimi shkruan se “Kemi vendosur që Paketën Penale kundër krimit, të lançuar disa javë më parë ta plotësojmë me një reformë po aq të rëndësishme. Përgjate muajit maj do të jemi të angazhuar në Reformën e Burgjeve Private. E treguam qartë qëndrimin tonë për të dënuar kriminelët, duke ashpërsuar maksimalisht dënimet për ta, por në të njëjtën kohë duhet të investohemi për rehabilitimin e tyre. Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin. Në bazë të partneritetit publik me privat, do të ndërtojmë burgje të reja për të dënuarit deri në 5 vjet, me rrezikshmëri të ulët. Këto burgje do të menaxhohen nga privatët duke ndjekur një model të ndërthurur anglez dhe amerikan. Jemi të parët në rajon që ndërmarrim këtë reformë historike për nga suksesi dhe ndikimi pozitiv. Burgjet private kanë avantazh të dyfishtë: 1.Ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion. 2.Ga-

07

MUNGESË PROVASH

Acid në fytyrë avokates, në pranga shqiptari Avokatja ka dëmtime të rënda në sy, rrjedha e ngjarjes

në arrati është Rubin Talaban, 31 vjeç, shqiptari tjetër që

sulmoi avokaten italiane. Portet, aeroportet dhe shërbimet

e policisë rrugore kanë foton e tij. Të dy shqiptarët konsiderohen subjekte të rrezikshme dhe kanë precedent penalë. Precetaj, duket se është ai që ka bërë marrëveshje me ishpartnerin e gruas, për kohën dhe mënyrën se si do të ndodhte sulmi ndaj saj. Natën e sulmit karabinierët kishin ar-

restuar si dërgues kolegun dhe ish partnerin e viktimës, Luca Varani, edhe ai 35-vjeçar. Gruaja ishte ndarë me të vjeshtën e shkuar pasi kishte zbuluar se ai kishte një marrëdhënie tjetër. Megjithatë, sipas hetuesve, Varani nuk kishte hequr dorë pavarësisht se nga e dashura e re priste një fëmijë. Avokatja Annibali ishte kthyer në një fiksim për të. Hetimet e koordinuara nga prokurori i Pesaros Manfredi Palumbo dhe nga zëvendësja e tij Monica Garulli, ka bërë që karabinierët të identifikojnë dy shqiptarët që sipas hipotezës së hetuesisë kishin realizuar planin e avokatit pasi ishin paguar prej tij. Shkodrani Precetaj është dërguar në një tjetër burg nga ai ku gjendet Varani.

MINISTRI HALIMI: PËR TË ARDHURIT NGA BURGJET E HUAJA E DËNIMET 5-VJEÇARE Mariglen Mullai

»

Për 4 vjet do hapen 4 burgje private për 3000 të burgosur

Ndonëse vrasja e ishnoksierit, është cilësuar si hakmarrje e pastër nga policia e Tiranës, Prokuroria e kryeqytetit ka liruar për mungesë provash të dyshuarin kryesor. Ardian Levanti u vra në orët e para të mëngjesit të pak ditëve më parë, pranë “Unazës së Re” me 7 plumba pistolete. Ndërkaq, në Rrëshen u kap Pjetër Gjini, vëllai i Zef Gjinit. Ky i fundit ishte plagosur me thikë më 29 mars në të njëjtin pallat nga Arianthi vëllai i Ardianit. Por më pas ai u lirua nga gjykata, për të ngjallur hakmarrjen që përfundoi me vrasjen e ish-boksierit 28-vjeçar. Por dje Prokuroria ka njoftuar lirimin e Pjetër Gjinit, pasi mungonin provat për ta akuzuar për vrasjen e ish-boksierit.

Shoku i ikën policisë

Shumë shpejt 500 shqiptarë vijnë nga burgjet greke, në total 2.500

Pranga shqiptarit me 23 mijë euro false

Shumë shpejt 500 të burgosur shqiptarë që janë dënuar në Greqi për krime të rënda, do të transferohen në burgjet shqiptare, si faza fillestare e transferimit të të gjithë të dënuarve shqiptarë në vendin e tyre. Mes të dënuarve të parë që do të riatdhesohen, pritet të jetë edhe Alket Rizai, i cili vuan në Greqi dënimin me burgim të përjetshëm. Qëllimi sipas autoriteteve greke, është transferimi në burgjet e Shqipërisë i rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimin mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi. Zyrtarët e Policisë së përmendin si shembuj rastin e të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas dhe arratisjen e të burgosurit shqiptar Alket Rizai në bashkëpunim me grekun Vasilis Paleokostas. Sipas policisë greke, “anëtarët e mafies shqiptare që veprojnë në vend kanë patur kontribut vendimtar për një mori krimesh dhe kanë zhvilluar një partneritet ndërmjet elementëve kriminalë grekë dhe shqiptarë, gjë që sjell në krijimin e bandave të reja kriminale”.

Një shqiptar që po drejtonte një mjet tip “Suv”, bashkë me një mik u kap, sepse po transportonte jo pak, por 23 mijë euro të falsifikuara. Policia njoftoi dje se në pranga ra 30-vjeçari Emiliano Bregu, resident në Lonigo, ndëra miku i tij që ishte në makinë arriti t’u shpëtonte karabinierëve. Gjyqtari e vlerësoi masën me arrest shtëpie, ndërsa shqiptari duhet të japë llogari për rrjetin që falsifikonte auro.

Marrëveshja me Anglinë: Deri në fundvit mbërrijnë 200 të burgosur Pra, pak muajsh u vendos që një valë të burgosurish shqiptarë të mbajtur në Angli dhe Uells të dërgoheshin përsëri në vendin e tyre për të përfunduar dënimin, sipas një marrëveshjeje të re të nënshkruar dje. “Një total prej 77 personash, nga 200 të burgosur shqiptarë kanë aktualisht të drejtë për kalimin në bazë të marrëveshjes midis dy kombeve”,-njoftoi asokohe Ministria e Drejtësisë angleze. Mediet britanike raportuan se ky veprim pritet t’i shpëtojë taksapaguesit anglezë nga rreth 25 milionë paund gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa duhet të shihet grupi i parë i të burgosurve që do të depërtohen në rreth dy muaj kohë. Transferimi i detyrueshëm i të burgosurve sipas marrëveshjes, do ta shpëtojë Britaninë e Madhe nga 2 milionë paund në vitin e parë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri anglez i Burgjeve Wright Jeremy dhe ministri shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi. Wright tha se “Autoritetet shqiptare kanë qenë vendimtare dhe negociatat kanë provuar bashkëpunimin e frytshëm. Qeveria britanike dëshiron që të burgosurit e huaj të vuajnë dënimet e tyre në vendin e tyre”. Shtetasit shqiptarë zënë vendin e 16-të në burgjet angleze dhe të Uellsit”. Por para pak ditësh mediet britanike raportuan për një vonesë të marrëveshjes për të dërguar në shtëpi deri në 200 të burgosur nga Shqipëria. Sipas këtyre medieve, largimet e para nuk priten deri në fund të këtij viti. Ministri i Drejtësisë Jeremy Wright pat shtuar se “Jemi të vendosur për të hequr kriminelët e huaj. Vitin e kaluar më shumë se 3.600 prej tyre u dërguan në shtëpi”.

Prokuroria liron të akuzuarin për vrasjen e ish-boksierit

Kushtonin 6 euro

Vodhi 3 flakonë sapuni, pronari kap mat shqiptaren rantojnë rehabilitimin. Në këto burgje vendosen më lehtë programe të punës për të burgosurit duke ju dhënë atyre mundësinë të kualifikohen dhe të punojnë. Nuk do dalin më me duar në xhepa, vulnerabël për të kyer të tjera krime. Pra, e dyfishtë është dhe për të burgosurit kjo reformë: Ata mund të mësojnë një zanat dhe përfitojnë një sasi të ardhurash. Avantazhe do ketë edhe për bisnesin: Bizneset do të sigurojnë një punë të paguar më lirë dhe do të bëhen partnerë të rehabilitimit në in-

teres publik. Për shtetin, puna në burgjet private lehtëson rehabilitimin, ul kostot dhe më e rëndësishmia kursen paratë e taksapaguesve. Paralelisht do të krijohet sistemi dixhital për burgjet për të garantuar monitorimin e tyre dhe evidentuar rastet e recidivistëve. Me Reformën në Burgjet Private do njohë zhvillime dhe politika e dënimeve alternative. Do t’u mundësohet të bugosurve më pak të rrezikshëm të dalin dhe të punojnë jashtë burgut, duke u krijuar mundësitë e kualifikimit dhe të të ardhurave”.

Një shqiptare 63 vjeçe është arrestuar nga pronari i një dyqani, pasi kishte vjedhur 3 flakonë sapuni, me vlerë 6 euro. Ndërkaq, pronari kishte lajmëruar policinë, pasi pa shqiptaren që kishte vjedhur sapunët, por me ardhjen e forcave blu gruaja nxitoi të paguante lekët, duke u justifikuar se nuk do t’i vidhte. Pronari nuk bëri denoncim për vjedhje pasi pa gjendjen e rënduar emocionale të shqiptares.


08

« SPECIALE

S

hqiptarët dhe në veçanti, studiuesit shqiptarë që jetojnë e punojnë prej dekadash jashtë kufijve të atdheut të tyre, janë quajtur “ambasadorët e vendit të vet” në fushat ku ata punojnë e kontribuojnë. Gjithashtu, është i njohur edhe fakti që shumë prej tyre, sot njihen si shembullorë në arritjet studimore në vendet ku ata jetojnë e punojnë, pak njihen e, fare pak flitet për veprën e tyre shkencore, shoqërore, politike etj. Ironi historike e fatit të shqiptarëve në përgjithësi, apo harresë kolektive. Është detyrim qytetar dhe intelektual të shkruash për figura të tilla, si ajo e shkencëtarit dhe teoricienit të gjuhësisë së sotme shqiptare Profesor Remzi Përnaska, si dhe promovimi i punës dhe kontributeve të këtij patrioti në ndihmë të çështjes shqiptare në Paris, ku jeton e punon prej vitesh. Profesor Përnaska si moto udhëheqëse ka pasur dhe ka “ Botën time e drejton dëshira për të qenë i dobishëm”. Ai qysh në fëmijëri ishte në kontakt me tri gjuhë, shqipen, turqishten dhe maqedonishten, kjo pasi 6 vitet e para të fëmijërisë së hershme i kaloi në qytetin e Strugës pranë gjyshit të tij nga nëna, Nuri Sojli, që ka qenë delegat dhe ka nënshkruar dokumentin e shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë. Në Korçë vijoi shkollën fillore, shtatëvjeçare dhe të mesmen “ Raqi Qirinxhi”, e cila konsiderohet si vazhduese e traditës së Liceut. Aty mësoi edhe rusisht e frëngjisht, dhe pas gjimnazit, për rezultate të shkëlqyera iu dha e drejta e studimit për gjuhë dhe letërsi ruse në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Në vitin 1960 u dërgua për studime orientalistike në Moskë. Në vitin 1961 vazhdoi studimet e larta për Gjuhë e letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Gjuhëtari Përnaska “Unë e zgjodha gjuhësinë sepse ajo kishte ardhur natyrshëm tek unë”. Njeriu i thjeshtë dhe shpirt mirë Remziu, rrallë, shumë rrallë flet për veten. Por, me shumë zor e vështirësi mundëm të “vjedhim” këto rreshta, që ai na i shkroi në mirëbesim e i bindur se nuk do ta shohin dritën e botimit asnjëherë: “Mik dhe zotëri i nderuar, ... unë i quajturi Remë Ziu, kam tri diploma (dy në Shqipëri: gjuhë dhe letërsi ruse, gjuhë dhe letërsi shqipe) dhe një në Francë, në Sorbonë. Por, “lavdia shkollore” siç e quan ai me shaka shpotitëse këtë periudhë të jetës së vet, kulmon me tri doktorata (një në Shqipëri dhe dy në Francë). “... E para është mbrojtur në Sorbonë dhe quhet Docteur du troisème cycle (Doktor i ciklit të tretë) dhe e dyta Docteur d’Etat ès lettres et sciences humaines (Doktor Shteti letrash dhe shkencash shoqërore). Doktorata ime e shtetit është për gjuhësi teorike dhe më lejoi të punoj si profesor në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës në Paris. Është rasti të theksohet fakti se Doktoratë Shteti kanë marrë deri më tani vetëm tre shqiptarë: Edi Plasari (profesor në Nancy), Robert Progri (profesor në Paris) dhe Remzi Përnaska (profesor në Paris).” ... Tema e doktoratës “ La syntaxe de l’énoncé en albanais “ (Sintaksa e thënies në gjuhën shqipe), trajton kryesisht sintaksën e trajtave të shkurtëra të përemrit vetor në gjuhën e sotme shqipe dhe arrin në përfundime me interes teorik për gjuhësinë e përgjithshme si : 1. Trajtat e shkurtëra nuk janë më as përemra, as fjalë, por janë shenjues marrëdhëniesh kundrinore 2. Ato janë të kushtëzuara ligjërimisht nga

E hënë 29 prill 2013 •

NJË NDËR AUTORËT E PARË TË TEKSTEVE SHKOLLORE PËR ARSIMIN E LARTË DHE TË MESËM

Remzi Përnaska, një emër që nderon Shqipërinë në Francë perspektiva funksionale, janë shenjues i ndarjes së thënies në temë e remë 3. Ato nuk mund të izolohen, sepse gjenden vetëm aty ku ka folje dhe gjithmonë ngjitur para, prapa, ose në mes të foljes, pra janë njëherazi edhe shenjues të tranzitivitetit të foljes dhe, për rrjedhim i njohin foljes së gjuhës shqipe (dhe jo vetëm të asaj) edhe një zgjedhim “sui generis” subjektor-objektor 4. Analiza e sintaksës së trajtave të shkurtëra të gjuhës shqipe, si edhe të atyre gjuhëve që e kanë këtë dukuri, tregon se ato nuk përsëritin, nuk rimarrin, nuk dublojnë ndonjë kundrinë, nuk janë, pra, pleonazma 5. Analiza e tyre çon domosdoshmërish në një logjikë tjetër nga ajo e Aristotelit (Kjo është arsyeja që amerikanët më propozuan dikur të bëhem anëtar i Shoqatës amerikane të jo aristotelianëve). Përveç Shoqatës amerikane të Joaristotelia-

Çabej, Cipo, Riza etj., por Ai, për mendimin modest të shkruesit të këtyre radhëve, është gjuhëtari që con më tej, që plotëson dhe hap shtigje të reja në punën e nisur nga Konica dhe i madhi Selman Riza për studim në gjuhësinë e teorike me fytyrë të veçantë shqiptare. Siç pohon edhe vetë Prof. Përnaska: “…Thuajse i gjithë prodhimi i gjuhëtarëve shqiptarë vuan… nga një metodë deduktive e huazuar nga gjuhësia e përgjithshme, nëpërmjet modeleve të disa gjuhëve të huaja, ndaj edhe mbart disa nga dobësitë e saj. Dhe kjo ka çuar pashmangshmërisht në lënien pa trajtuar të mjaft dukurive të shqipes dhe, ndonjëherë, edhe në përdhunimin e strukturë së saj. Rruga e ndjekur ka qenë nga gjuhësia e përgjithshme në gjuhësinë shqiptare. Kjo ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë dobiprurëse, po, për fat të keq, zgjidhjet e huajtura nga gjuhësia e përgjithshme nuk janë

nëve (anëtarësimin në të e pengoi mosdhënia e lejes përkatëse nga institucionet e politizuara të kohës), prof Përnaska që nga viti 1975 është anëtar i Qendrës së Studimeve Ballkanike të Parisit dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjuhësisë Funksionale. Prej vitit 1976 është anëtar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Parisit dhe nga viti 1994 edhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Francës (shih “Annuaire des Linguistes de France 19951996, faqe 57) dhe, qysh prej themelimit, edhe i Rrethit të Gjuhëtarëve të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore (viti 1997). Për të mos u shkëputur nga kjo rrjedhë, përmbledhtazi mund të thuhet se kjo figurë ndriçon më së tepërmi në tri fusha të mëdha: 1. Si shkencëtar i vërtetë në gjuhësi, 2. Si mësues e pedagog pasionant i shqipes, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe 3. Si veprimtar me zë për çështjen shqiptare në Francë e kudo nëpër botë. Duke e vështruar në mënyrë të shpejtë veprimtarinë e shkencëtarit Përnaska, mund të themi pa drojë se Ai duhet konsideruar jo vetëm si vazhdues i denjë i shkollës tradicionale gjuhësore shqiptare, themelet e së cilës i vunë kolosë të tillë si Xhuvani,

ato që i përshtaten më mirë ndërtimit të gjuhës shqipe. Ka ardhur koha që të rrihet edhe rruga e përkundërt: nga shqipja në gjuhësi të përgjithshme”. Duke ndjekur rrugën e gjuhëtarëve të shquar, francezit Antuan Kylioli dhe të “mjeshtrit tim” siç e cilëson Prof Përnaska gjuhëtarin e shquar shqiptar Selma Riza, ai është përpjekur që të dhënat e gjuhës shqipe, t’i shohë dhe t’i trajtojë nën dritën e teorive të reja gjuhësore posstrukturaliste, semantike. Rruga e ndjekur ka qenë deduktivo-induktive. Ai beson fort se kjo rrugë duhet edhe nga shumë e shumë gjuhëtarë të tjerë shqiptarë, nga gjuhësia shqiptare në përgjithësi, sepse ajo ka ç’i parashtron gjuhësisë së përgjithshme. Në shkrimin” Gjuh(ësi)a shqip(tar)e dhe gjuhësisa e përgjithshme” profesor Përnaska thekson se “Gjuha shqipe ka lëndë interesante për t’u hetuar dhe për vetë gjuhësinë e përgjithshme teorike” për të vërtetuar disa përfundime e teori të saj ose, “ përkundrazi, për të rivështruar disa përfundime të teorive të veta. ... Këtu mund të thuhet, p.sh., se “Trajtëndryshimi në ballë të fjalës (të ashtuquajturat nyja të përparme të emrit në gjinore dhe para mbiemrave të nyjshëm, të ashtuquajturat trajta

të shkurtëra të përemrave vetorë, të pashkëputshme nga folja, pra të paizolueshme), habitorja, dëshirorja e disa dukuri të tjera joshin jo vetëm teoricienët e gjuhës shqipe, por edhe nga ata të gjuhësisë së përgjithshme”. Pa pasur frikë nga “zonat e minuara” studimore ai në punën e vet kërkimore-shkencore i qëndron besnik thënies së urtë të popullit”. Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të hidhte kurrë farë”. Pikërisht këtë yshtje guximtare, këtë frymë në kërkim të “rrezikut”, e të novatores në shkencë, e ndiejmë të gjallë në të gjithë punën voluminoze të Profesorit tonë përherë të ri në ide: në veprat e plota, në shkrimet në organe të ndryshme të specializuara ose jo, në kumtesat e veprimtaritë shkencore, në monografitë etj., madje edhe në biseda mes kolegësh. Ai është një zë i dalluar dhe i respektuar i gjuhësisë moderne në kongrese dhe konferenca të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare për gjuhësinë. Profesor Përnaska është pjesëmarrës në mjaft kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për gjuhësi, si ato të organizuara në Këln të Gjermanisë (1988), në Paris nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimeve e Francës, janar 1994; nga shoqata gjuhëtarësh të gjuhësisë së përgjithshme në Francë, tetor 1995, qershor 1996 e 1997, në tetor 1997, në shkurt 1999 etj. Kumton në Konferencën Ndërkombëtare “Probleme aktuale të gjuhësisë së krahasuar, të studimeve letrare, të historisë dhe etnografisë” të organizuar në Shën-Peterburg në maj 1997, për nder të A. V. Desnickajas, si dhe nga Rrethi i Gjuhëtarëve të INALCO-s në qershor dhe në tetor 1996, në 1997 dhe në 1998, si edhe në shkurt 1999. Me ligjëratat për gjuhën shqipe në Athinë, Paris e në Këln, në Puatje e në Marsejë, Nantë, Mynik etj, ai ka ngjallur interes të veçantë të studentëve dhe të kolegëve gjuhëtarë, për çështje të ndryshme të gjuhës shqipe, sidomos në planin teorik. Ai gjithashtu njihet edhe si bashkautor në Fjalorin enciklopedik shqiptar duke hartuar disa zëra. Ka botuar artikuj në revista të specializuara franceze dhe ndërkombëtare. Si mësues e pedagog pasionant i shqipes, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siç e përmendëm në krye të këtij shkrimi, profesor Remziu e ka filluar punën si mësimdhënës qysh sa doli nga auditorët e universitetit të Tiranës dhe e vazhdon me pasion punën për mësimin e studimin shqipes nga vendas dhe të huaj që kanë interesa të veçanta për këtë gjuhë vjetër e me shumë çështje të pa, ose studiuara pak. Për rezultate të shkëlqyera në studimet e larta, (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Tiranë, 1963) e mbajtën pedagog të sintaksës së gjuhës shqipe në katedrën e gjuhës

shqipe të këtij fakulteti, prej vitit 1963 deri në vitin 1974. Ish studentët e prof. Remziut sot i gjen në të gjitha trojet e vendit duke punuar si mësues, si drejtues arsimorë, si pedagogë në universitete të ndryshme të Shqipërisë, dhe jashtë saj, si studiues të gjuhës shqipe që kanë marrë nga ky njeri jo vetëm i shkencës, por edhe i shoqërisë, tiparet më të mira e të spikatura të tij: pasionin dhe dëshirën për të ndihmuar njerëzit në përgjithësi, në mënyrë të veçantë ata që nuk i druhen punës, ata që e dashurojnë atë. Nuk është rasti këtu për të përmendur emra të përveçëm, por sot e kësaj dite gjen në Elbasan ( aty ku unë banoj) njerëz të thjeshtë që e kujtojnë me shumë respekt mësuesin e tyre. Pasi, pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë ruse më 1956, punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe ruse në Cërrik të Elbasanit deri në vitin 1960. Ai u fut dhe u bë si “ bir shtëpie” në familjet arsimdashëse të këtij qyteti, i cili e donte në mënyrë të veçantë gjuhën shqipe. Ata ndoshta nuk dallonin dot shkencëtarin e ardhëm të Shqipërisë dhe të Sorbonës, po me siguri, shquan tek mësuesi i ri dëshirën për të arsimuar nxënësit e, në mënyrë të veçantë, pasionin për gjuhën amë e gjuhët në përgjithësi (tashmë ai njihte me themel 5 të tilla). Për elbasanasit që e kanë për mburrje këtë “zanat” vazhdimi i veprës së Kristoforidhit, të Xhuvanit, të Cipos, Domit, Shuteriqit, Nosit etj., quhej si plotësimi i amanetit që i linte baba fëmijës. Kështu e konsideronin ata të riun Remzi, kështu e sheh ai qytet edhe sot profesorin Remzi, kur vjen e i mahnit studentët e universitetit tonë, “A. Xhuvani” me leksionet plot brumë e thjeshtësi për t’u admiruar. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar jurie për mbrojtje disertacionesh në Universitetin e Sorbonës, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, në universitetet e Puatjesë dhe të Monpeliesë. Këtij personaliteti të shkencës shqiptare i është dhënë e drejta që të mund të marrë pjesë si anëtar jurie në mbrojtje doktoratash për gjuhësi në Francë. Profesori po punon për pjesën shqipe në një fjalor shprehjesh që po hartohet nga Qendra e Kërkimeve dhe e Studimeve për Përhapjen e Frëngjishtes të Ecole Normale. Superieure à Fontenay/Saint-Cloud. Për mësimin e gjuhës shqipe nga frankofonët, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris ka përgatitur një gramatikë, një përmbledhje me tekste dhe elemente të një metode. Në bashkëpunim me kolegët shqiptarë të këtij Instituti është përgatitur një antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia shqipe. Këto janë shumëfishuar me metoda reprografimi për nevojat e mësimdhënies, por ende nuk janë botuar nga ky Institut. Që nga viti shkollor 1997-1998 e deri sa doli në pension ka qenë “Professeur associe” në Ecole pratique des hautes études të Sorbonës ku ka drejtuar edhe Seminarin për tekstet e vjetra në gjuhën shqipe. Ai njihet si ndër autorët e parë të teksteve shkollore për arsimin e lartë dhe të mesëm (shkolla pedagogjike). Përgatiti: Prof. Abdulla Ballhysa Artur Ajazi


aktualitet • E hënë 29 prill 2013

»

09

Koordinatori i PD për Elbasanit: Na ndihmoi largimi i LSI-së

Imami: Synojmë 8 deputetë, rruga Tiranë-Elbasan do të na japë të drejtë me vota

Një nga segmentet me më shumë aksidente

Rruga Elbasan-Cerrik, plot me gropa dhe mungesë sinjalistike Rruga Elbasan-Cërrik është vetëm 15 km larg, por për të udhëtuar drejt qytetit të Cërrikut e më tej në Gostimë e Gramsh duhet të jesh një drejtues i Formula 1. Edhe pse ky segment është dhënë në koncesion mirëmbajtjeje, gropat fillojnë qysh në urën e Shkumbinit për të vazhduar më tej dhe janë aq të shumta dhe aq të rrezikshme saqë është kthyer në segmentin me më shumë aksidente. Ndërsa drejtuesit e mjeteve ruhen nga gropat, rruga është e ngushtë dhe në disa pjesë nxënësit dalin dhe lëvizin përgjatë anës së saj duke qenë në rrezik çdo ditë derisa hyjnë në shkollë e kthehen në shtëpi. Më e rrezikshme sa i pëket aksidenteve është segmenti i Kuqanit ku ka disa rrugë dytësore dhe një numër të madh nxënësish shkolle. Banorët e Kuqanit thonë se rruga nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje. Firma që merret me mirëmbajtjen mbush me çakull rrallë herë gropat dhe mjaftojnë pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Sa për sinjalistikën, ata thonë se ajo nuk ekziston prej vitesh. Kjo rrugë ka përgjatë saj një numër të madh banorësh dhe për pasojë shtohen përgjatë gjithë gjatësisë potencialet për aksidente. Vetëm një ditë më parë një person është aksidentuar në këtë rrugë duke humbur këmbët. Gjithashtu në këtë segment numërohen shumë viktima. Rruga ka nevojë për investim dhe shpesh banorët e Cërrikut dhe më tej, zgjedhin rrugën tjetër për në Elbasan edhe pse është disa kilometra më e gjatë, por në kushte shumë më të mira duke evituar shkatërrimin e automjetit dhe rrezikun për aksidente.

Qëllojnë me tytën e armës punonjësin

Fier, persona të maskuar dhe të armatosur grabisin argjendarinë

ELBASAN - Ministri Arben Imami njëkohësisht edhe koordinator i PD-së në qarkun e Elbasanit si kryesues i listës për deputetë në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur mbi synimet e PD-së në qark, sfidat e tij për të maksimalizuar votat dhe ndryshimet që ka konstatuar gjatë takimeve në fshatra mbi zhvillimin dhe perspektivën e 50% të popullsisë që jeton në zonat rurale. Imami ka folur edhe mbi takimet e shumta me të rinjtë, që i konsideron edhe një pikë të fortë për Partinë Demokratike. Koordinatori i PD-së deklaron se kjo fushatë do të jetë e ashpër, por pa tensione pasi ato nuk i shërbejnë asnjërës palë. Këto e të tjera ai i shtjellon në një intervistë për “Metropol”. Ju jeni përballë Ben Blushit në Elbasan. Cila është sfida juaj në këto zgjedhje? Unë nuk kam sfidë, por objektiv i partisë Demokratike është për të fituar sa më shumë deputetë. Ne synojmë të marrim 8 deputetë në këtë qark. Synimi është i arritshëm duke parë investimet që janë bërë dhe perspektivën e të gjithë këtij qarku. E di që edhe PS synon 8 deputetë, por çdo forcë politike ka objektivat e saj dhe ne mendojmë se kemi plotësisht të drejtë në këtë nismë duke para ndryshimet që janë bërë dhe zhvillimin që do të sjellë rruga Tiranë-Elbasan, e cila do të bëjë që Elbasani të marrë zhvillimin e merituar. Kjo rrugë mendoj se do na japë të drejtë dhe do na sjellë më shumë vota. Largimi i LSI nga koalicioni ju bën dëm apo ndikon pozitivisht në rezultatin tuaj? Mendoj se LSI nuk ishte më ajo e vitit 2009 dhe se ka humbur vota ndërkohë. Në Elbasan mendoj se na ndihmon largimi i LSI-së.

A i druheni konsumit të pushtetit? Sigurisht që konsumi i pushtetit është faktor, por ne nuk druhemi pasi jemi nga ata që e kemi konsumuar për mirë pushtetin. Mjafton të llogarisim ndryshimet që kanë ndodhur sidomos në fshat ku skema e subvencionit ka ndryshuar gjithçka dhe banorët e fshatit kanë investuar gjithçka dhe jetojnë sot në kushte më të mira atëherë mund të themi se ka ndryshuar për mirë dhe këtu e kam fjalën e konsumit për mirë të pushtetit. Elbasani ka probleme të mëdha për ndotjen. Ju si mendoni? Po Elbasani ka probleme me ndotjen, por kjo nuk vjen më nga industria e rëndë, por është një ndotje që shkaktohet nga makinat, nga rrugët e amortizuara dhe ndërtimet. Kur do të përcaktohet lista e kandidatëve? Do të zbatohen në kohë afat ligjore për listën e kandidatëve. Do të ketë debate apo përballje gjatë kësaj fushate mes palëve? Ne jemi të gatshëm për debate të tilla, pasi fushata është për të përballur alternativat. Debate televizive besoj do të ketë. Partitë kanë strategjitë e tyre në lidhje me këto debate. Ne jemi të hapur dhe kemi çfarë kërkojmë e flasim përballë qytetarëve. Fushatat sjellin tensione. Si e shikoni ju këtë fushatë? Unë do të bëj të gjitha përpjekjet e mia, për sa i takon të djathtës që të mos ketë tensione, probleme, fyerje, sulme personale. Nuk e kam pasur asnjëherë në stilin tim këtë dhe nuk e kam në plan të bëj një fushatë negative apo problematike. Sigurisht që janë partitë që vendosin për një strategji apo një tjetër. Këtu flas

vetëm për Partinë Demokratike. Ne jemi për një strategji pozitive. Ne mendojmë se i kemi arsyet për të folur pozitivisht dhe që qytetarët të na vlerësojnë apo jo për ato që kemi realizuar. Por mediet mund të luajnë një rol pozitiv në uljen e tensionit, ashtu siç mund të luajnë një rol negativ në ngritjen e tensioneve të panevojshme. Ngritja e këtyre të fundit nuk i shërben zgjedhjeve dhe si rrjedhojë nuk i shërben as vendit në këtë kohë. E vetmja gjë që i duhet këtij vendi në këtë kohë janë një palë zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo problematike. Në takimet tuaja të para në këtë prag fushate ju keni takuar të rinj. Synimi i PD është tërheqja e sa më shumë votave nga të rinjtë? Është për t’u vlerësuar mbështetja që rinia shqiptare po i jep Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Ato më mirë se kushdo e shohin ndryshimin e këtyre 8 vjeteve pa paragjykimet e moshave më të mëdha. Arsyeja? Sepse kjo parti që u themelua në ditë shumë të vështira ka ecur me hapa të mëdha dhe arritëm atë më të rëndësishmen që është integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane. Duke filluar me anëtaresimin e vitit 2005 në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave e do të kishte bërë akoma më shumë pa bllokimin e opozitës sepse sot Shqipëria do të ishte një vend anëtar i BE. Zgjedhja e të rinjve për t’u anëtarësuar në Partinë Demokratike është një shans i madh për të zgjedhur të ardhmen e tyre. Vendi menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të marrë statusin e vendit kandidat e pastaj do të hapet për të gjithë një mundësi e re, një rrugë e re, e cila është rruga e Evropës.

FIER - Persona të maskuar e të armatosur grabitën një argjendari mesditën e djeshme në Fier. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 3 persona kanë hyrë në argjendarinë që ndodhet pranë xhamisë së qytetit dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari e argjendi. Mësohet se punonjësi i argjendarisë ka bërë rezistencë dhe për pasojë grabitësit e kanë qëlluar në kokë me qytën e automatikut. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar autorët e krimit. Ndërkohë shitësi i argjendarisë është dërguar në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndalohet një person

Vlorë, sekuestrohet skafi me 400 kg drogë VLORE – Policia në Vlorë sekuestroi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kanabis sativa në një skaf 7 metra të gjatë në vendin e quajtur Perivol. Mësohet se operacioni u krye rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm nga policia kufitare, në bashkëpunim me Delta Force. Pas kontrollit të skafit në vendin e quajtur Perivol në Dhërmi, policia gjeti brenda tij rreth 400 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet se kishte destinacion shtetin fqinj Italinë. Policia ndaloi një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.


10

« SPECIALE

E hënë 29 prill 2013 •


opinion • E hënë 29 prill 2013

»

11

Prona tek (më) i zoti Nga Artan DUKA

Me sytë nga qielli U bënë ditë që disa qytetarë shqiptarë, që përfaqësojnë me mijëra shtetas korrektë dhe qiramarrës në dekada, ndodhen në grevë urie sepse janë nxjerrë në rrugë, pasi objekti ku banonin po i kthehet pronarit me një akt normativ qeveritar që lau duart me ta. Që ndonëse sfidoi dy vendime të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që e vinin theksin te siguria juridike e shtetasve, e vuri përfund këtë të fundit, duke e detyruar të bënte harakiri juridike dhe diskreditonte vetveten me mbylljen e syve ndaj tij. Shtëpitë pronarëve legjitim u duhen kthyer, shoqëruar me ndjesë për privimin e gjatë, por ndërkohë banorëve në to, që u futën nga shteti dhe nuk i zunë arbitrarisht, siç syresh bënë me tokat e të tjerëve, u takon i njëjti trajtim dinjitoz sikundër 230 mijë familje më 1992, që i privatizuan thuajse falas banesat ku banonin. Nuk ndodhi, përkundrazi, pronarë dhe banorë u braktisën nga të dyja palët e politikës, duke diskretituar si vokacionet e rreme majtas apo djathtas të saj, ashtu dhe alibitë me reminishenca të luftës së klasave, që demokracia nuk i njeh si kriter. Zhgënjyese si për pronarin, ndonëse PD-ja përbetohet për pronën private, ashtu dhe banorët, që mbajtën shpresa më kot në dy mandate qeverisëse të PS-së dhe tri mandate të kryebashkiakut socialist. Përjashtuar këtu një trajtimi ligjor korrekt të qeverisë “Meta”, që më pas u zhbë nga qeveria “Nano” dhe parlamentarë pa integritet socialist, që për të njëjtën gjë votuan dy herë ndryshe, mjaft prej të cilëve janë sot edhe në ekipin e “Rilindjes”(!). Kur lotarinë e fatkeqësisë e hedh shteti Prona nuk mund të trajtohet me dy kute dhe ajo qoftë shtëpi, tokë etj., duhet t’i shkojë të zotit dhe shteti duhet t’u dalë për zot atyre që preken prej rikthimit të saj - banorë në shtëpi të privatit, të ardhur në tokat e tjetrit etj., në respekt të Kushtetutës, që e shpall atë të shenjtë. Banorët pa çati duhet të trajtohen me emergjencë prej pushtetit lokal, i cili në bashkëpunim me atë qendror duhet t’u ofrojë: a) banesë prej tregut të lirë apo banesë sociale me çmim ekuivalent të vitit 1992 të indeksuar me inflacionin; b) grant në përputhje me vlerën e ndërtimit të një banese sipas kostos së

EKB-së. Një shtet që dhuron sa majtas djathtas për klientelizëm, siç është rasti më i fundit i faljes së hapësirave të ish-fabrikave për banorët që kanë hyrë në to, privatizon gjithçka që sheh syri, merr kredi të pajustifikuara për shpenzime buxhetore, denoncohet për shpërdorime milionash në tendera në qeverisje etj., i gjen kollaj fondet për këto familje në nevojë sa kohë sloganet “qytetari i pari” apo “Rilindja” nuk janë thjesht për retorikë. Dikush mori tokën dhe banesën e të parëve, banesën e monizmit, dyqanin ku punonte dhe që sot vlen miliona, WC publike dhe e konvertoi në restorant, makinën që ngiste, tokën e fermës ku punonte etj., ndërsa dikush merr thjesht qiell të hapur dhe indiferentizëm (“o Mete për vete”) vrastar për një shoqëri pa shtet, që e konsideron fatkeqësinë lotari. Sa kohë politika guxon e trajton votën e lirë si mall pa zot, prona legale pëson të njëjtin fat, duke u shndërruar në instrument klientelist dhe elektoral, pavarësisht logos “qytetari i pari” apo “Rilindje”. Nëse qenka kaq kollaj dhe gjërat u zgjidhkan me akte normative, atëherë i njëjti trajtim duhet të bëhet edhe për pronarët e tokave, sepse drejtësia dhe zbatimi i ligjit nuk mund të kenë disa kute në varësi të personave që e thyejnë atë. Ndryshe nga rikthimi i banesave ku banorët në to ishin me letra, për abuzuesit e tokës politika jo vetëm nuk guxon të kërkojë zbatimin e ligjit, por përkundrazi, futet në garë për premtime tapish dhe infrastrukturë (lexo: sërish prej xhepit të shoqërisë), ndonëse ata u kuturisën dhe e rrethuan me përkrahjen e vetë politikës tokën private dhe publike, duke mos lëshuar as pronat nga zonat që vinë (!). Qytetërimi anglo-sakson, që lakmohet nga të gjithë, është i tillë se nuk e toleron padrejtësinë (askush nuk guxon të grabisë si person apo në tufë), nuk e motivon atë (zëreni tokën se jeni tanët), nuk bën drejtësi duke lënë padrejtësi pas (banesat pronarit, banorët në rrugë), nuk legalizon padrejtësi, që krijon tjetër padrejtësi (tapi për të ardhurit, pronarët te gardhi) etj., duke iu gjendur në krahë shtetasit ligjzbatues përballë intimidimit të “më fortit”. Një zgjidhje parimore për tokën Ndonëse në origjinë toka është dhe mbetet pronë ekskluzive

e natyrës, sa kohë kemi pranuar një shoqëri të bazuar te malli, të respektojmë pronësinë legale mbi të. Që akti normativ rreth banesave të tingëllojë i sinqertë, pronarët e tokave duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Duke filluar nga rishikimi pa komplekse elektorale i ligjit 7501 dhe kushtëzimin e tapisë për ata që e kanë zënë atë, private apo publike qoftë. Si me ofertën e: a) një zbritjeje për pagesë të menjëhershme sipas vlerës reale të tokës; b) ndërmjetësimin shtetëror për kredi të butë, që mundëson pagesë imediate për pronarin legjitim apo buxhetin, duke llogaritur këtu edhe vlerën e tokës që syresh disponojnë nga zonat që vinë, dhe në pamundësi pagese; c) një afat të caktuar qiramarrjeje me të drejtë rinovimi më pas etj. Zgjidhje këto që respektojnë si titullin e pronësisë, pretendimet financiare të pronarit, investimet e të ardhurve, sigurinë juridike të tyre, të drejtën për investime në infrastrukturë etj. Vaksinë apo serum për tranzicionin pa fund? Sikurse vota e lirë, edhe prona nuk ka ngjyrim politik, ndaj qoftë koalicioni i “Rilindjes” majtas apo ai i “mirëqenies” djathtas, duhet të heqin dorë nga të qenit zot në mallin e tjetrit dhe të respektojnë pronën legjitime, duke i dhënë fund maskaradës së plotësimit pa fund të dokumenteve që myken sirtareve të pushtetit, ndërkohë që brezat shuhen duke mos lënë pas asgjë. Prona përbën një element strategjik, që promovon si kohezionin social, normalizimin e shtetit ligjor demokratik dhe deri mbrojtjen e interesave kombëtare dhe gjeopolitike, sikundër e konceptojnë edhe fqinjët tanë, që nuk lejojnë pronësi të saj për këdo në brezin kufitar, ndërkohë që te ne shqiptarëve autoktonë u rrofshin letrat, se pronat e tyre janë nën emrin e pakicave etnike deri me spekulimin që tapitë e dhuruara mund t’i hipotekojnë edhe jashtë. Përpara se parlamenti shqiptar të ngrejë komisione groteske hetimore për kapje flokësh apo tërheqje veshësh, le të kapë demin prej brirësh dhe t’i japë dinjitet vetvetes duke i dhënë dinjitet pronarit legjitim. Vaksina antitranzicion e ka emrin “votë e lirë dhe pronë legjitime”. Pa to “Rilindja” bitiset në hashashin elektoral të radhës si serum për tranzicionin që duam të lëmë pas.

A ka vlerë të flasim për drejtësi?

S

hteti i së drejtës është shteti i demokracisë së vërtetë, i barazisë para ligjit dhe i zbatueshmërisë së tij. Shteti qëndron mbi të gjitha partitë, pasi secila parti përfaqëson një grup shoqëror, ndërkohë që shteti është mbrojtës i të gjitha shtresave shoqërore. Por sot Shqipëria konsiderohet shtet partiak. Para pak ditësh në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në “A1 Report” ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, pohon se “KQZ-ja, SHISH-i dhe Presidenca janë të politizuara”, ndaj kambanat e botës bien sa herë politikanët tanë nuk bien në ujdi për vendime të rëndësishme. Ndërkohë “e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit” (neni 4.1. i Kushtetutës). E ndodhur në situatë të tillë, Europa jep këshilla, herë-herë edhe me zë të lartë. Shesh ndodh që kambanat e saj të bien në vesh të shurdhër, dhe kjo ndodh sepse ne duam t’i tregojmë botës se ekzistojmë. Tregohemi kokëfortë, të paarsyeshëm ndonjëherë, thjesht e vetëm për t’i treguar botës egoizmin e ekzistencës sonë. Po a ka vlerë kjo sjellje? Nëse jo, askush s’mendon se kush është e drejtë, pasi egoizmi si lë vend arsyes as sot e as kurrë. Në të tilla kushte, a ka vlerë të flasim për drejtësi? Sigurisht që po, sepse ajo ndan shapin nga sheqeri. Nejse, ne vazhdojmë të themi se gjithçka është në rregull. çdo gjë funksionon sipas meritës. Dhe nëse nuk funksionon, drejtësi absolute nuk gjen në asnjë vend demokratik të botës. Mjet i mirë për t’u justifikuar. Edhe nëse populli mendon ndryshe, ç’rëndësi ka kur ai s’ka forcë të ndryshojë këtë gjendje me mjetet që ka vet në dorë? Kur shumica nuk kërkon ta ndryshojë këtë gjendje, në heshtje ajo e ka pranuar atë, është bërë palë. E po s’ke ç’i bën, ka ardhur kohë e keqe, shoqëria sa vjen e bëhet më e egër, kriza ekonomike ka pllakosur botën e të mbijetosh me drejtësi nuk pi ujë. Në këto kushte, a ka vlerë të flasim për drejtësi?! Gjithë ditën televizionet buçasin nga fyerjet e politikanëve

Nga Majlinda BUSHJA

tanë për njëri-tjetrin, ironi e batuta pa fund, aq herë të përsëritura, sa çdokush i di përmendsh ashtu si ndonjë poezi e një shkrimtari të ndjerë, që nuk e harron për gjithë jetën e vet. Pastaj kalon pak kohë dhe politikanët tanë puthen e përqafohen. E të flasësh për moral në politikën shqiptare, veçanërisht sot, s’ka vend. I gjori elektorat nuk di nga t’ia mbajë: majtas apo djathtas, të besojë ata që ka besuar së fundi, apo të tjerët, që u ka besuar kohë më parë? Të gjithë përfaqësuesit e partive flasin se me programet e tyre pas 23 qershorit do të bëjnë hatanë, thua të jetë e vërtetë se nuk ka qenë ndonjëherë, por është punë shprese, asgjë më shumë. Populli mendon se, po ta marrë ai tjetri, situata do të ndryshojë. Por koha kalon e populli bie në zhgënjim, shpresa bën që shumë shpejt të jetë preh e politikës. Kështu ndodh rotacioni. Në fillim gënjehet njëherë elektorati me propagandë, pastaj, kur gënjehet për së dyti, i beson gënjeshtrës së parë, sepse i duket më e sofistikuar për t’u besuar se ajo që tashmë është duke e përjetuar. Dhe kështu vazhdohet, kalohet nga zgjedhja në zgjedhje. Nga njëra anë thuhet se nuk ka drejtësi ku shkon e ku vete, ndërkohë askush nga ne nuk pyet veten në ka bërë zgjedhjen e duhur qoftë në zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Nëse ne vetë kemi gabuar në zgjedhjen tonë, pse kërkojmë të ecim në rrugën e duhur? A ia vlen të ankohemi për drejtësinë e munguar kur jemi ne vet që vendosim për të, për drejtuesit tanë, pas të cilëve rendim në çdo fushatë elektorale, bëjmë tifo e nëse dikush na kundërshton, ne i tregojmë dhëmbët. Pavarësisht kush është e drejtë, ne bindjet partiake i mbrojmë me jetë. Nuk e them për muhabet, sherr e shamata ka ndodhur mes kundërshtarëve politikë sa herë vetëm e vetëm për të treguar se “partia ime është më e mirë se jotja”. Flitet shumë se ne shqiptarët merremi me politikë, në vend që të shikojmë punën. Më kujton një histori kjo. “Këtu në Shqipëri jam për bukuri, - thoshte një italiane e martuar. - Nëse në Itali e pija kafen për 5 minuta, këtu në Shqipëri e pi për 2 orë.” Bukur, ky është koncepti ynë për punën në Shqipëri, të fitojmë sa më

shumë e sa më lehtë, kurse se si është puna e vërtetë këtë mund ta rrëfejnë më mirë emigrantët. E ne flasim gjithë ditën se nuk ka drejtësi gjëkundi, por se si duhet shëruar, askush s’e gjen diagnozën. Ndërkohë të gjithëve ne na bie rasti shumë herë për të ndryshuar këtë gjendje nëpërmjet votave tona në zgjedhjet lokale e të përgjithshme, nëpërmjet fjalës sonë në medie. Nëse të gjithë kemi frikë që të themi të vërtetën, më mirë të mos flasim se nuk ka drejtësi asgjëkund e të vazhdojmë të kapemi pas xhaketës së mikut gjithë jetën, duke iu gjunjëzuar me një deng paresh në dorë. Nëse shpëtimin e gjejmë tek e keqja, më falni miku, që në pamje të parë na duket gjëja e duhur, të nesërmen të mos mëshojmë se gjërat janë bërë llum e nuk gjejmë më shpëtim. Pra, jemi ne shoqëria që duhet ta ngremë zërin, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët tanë, të cilët, nëse rriten në një terren të minuar nga padrejtësia të njëjtën gjë, do të sjellim dhe më pas. Nëse sot rrota e demokracisë qenka zhytur në llum, siç thotë opozita, me kalimin e kohës ajo do të kalbet fare e s’do t’i mbesë as nam e nishan e jo shumë vonë s’do të na ngelet gjë tjetër veçse të flasim në parim për drejtësinë, sepse duhet, jo për gjë. Ndërkohë na duhet të besojmë se gjërat do të ndryshojnë, do të ketë drejtësi, ku janë po të njëjtët njerëz që vendosin për fatin tonë për vite me radhë, ndërkohë që herë pas here çohen nga karrigia për t’ia lënë vendin njëri-tjetrit. Në pamje të parë politika duket si teatër, ku ne, në vend që të jemi spektator, hyjmë në skenë dhe marrim vendimet e gabuara kur është koha e duhur. Pastaj flasim se nuk ka drejtësi, por ç’vlerë ka? Ia japim ne vendin drejtësisë apo drejtësia na tregon vendin neve? Duken si dy gjëra të lidhura pashmangshmërisht me njëra- tjetrën. Nëse në fillim e shkelim drejtësinë me këmbë, më pas do të shohim se ajo do të na gjunjëzojë fare. E nëse kërkojmë shpëtim te koha, të mos presim kot, sepse një fjalë e urtë thotë se “ç’të mbjellësh do të korrësh”. E ne si shoqëri, nëse mbjellim gjatë gjithë kohës padrejtësi, të mos presim të korrim gjë tjetër veç saj.


12

« zodiak

E hënë 29 prill 2013 •

javor

horoskopi Dashi

Akrepi

Gjatë kësaj jave do jeni shembull i mirë për të gjithë ata që duan të tregohen besnikë me atë që kanë në krah. Edhe pse do mundohen t’iu tundojnë jashtë mase ju do rezistoni dhe do e keni gjithë kohës mendjen tek dashuria e zemrës suaj. Zemra e beqarëve do përjetojë emocione më të forta se një javë më parë. Për shkak të shpenzimeve të detyrueshme që do ju duhet të bëni, financat do kenë disa tronditje. Kujdes! Për një shëndet më të mirë se kohët e fundit duhet të relaksoheni shpesh dhe të ndiqni ndonjë kur joge. Ushqimi gjithashtu do jetë mjaft i rëndësishëm. Mos e teproni me asgjë. Në punë do vendosni më shumë rregull dhe gjithçka do ecë mirë. Jeta familjare do jetë si gjithmonë.

Ka shume gjasa që gjatë kësaj jave të përjetoni më shumë emocione sesa keni përjetuar gjithë muajin e fundit. Do i shprehni më tepër ato që ndjeni dhe do krijoni një ambient sa më romantik. Beqarët do ndihen mirë në shoqërinë e një miku dhe do doni të qëndroni shumë pranë tij. Për disa kjo shoqëri do shndërrohet në diçka më tepër. Për planin financiar do jetë një javë e paqëndrueshme. Mos bëni gabim të kërkoni hua sepse do futeni në telashe më të mëdha. Për një shëndet më të mirë shmangni ushqimet e pasura me yndyrë dhe mbajtjen e dietave gjithashtu. Privilegjoni ushqimet e freskëta. Në punë duhet të veproni me shumë diplomaci që të arrini atje ku dëshironi. Me familjarët do tregoheni më të dashur.

Demi

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do e keni më të thjeshtë t’i shprehni ato që mendoni dhe ato që ndjeni. Marrëdhënia në çift pritet të ketë përmirësime. Për beqaret do vijnë ditë mjaft premtuese dhe të mbushura me takime impresionuese. Më në fund edhe ju do e gjeni personin që do ju përshtatet më tepër. Situata financiare nuk do jetë as e keqe, por dhe as vështirësi të mëdha nuk do ketë. Shpenzoni me maturi! Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Çlodhuni më tepër dhe nëse keni mundësi dilni për ndonjë shëtitje. Sektori profesional do jetë i privilegjuar. Do keni arritje goxha të mëdha dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Disa mund të fillojnë edhe një projekt të ri. familja do ju sjellë akoma më tepër gëzim.

Jeta sentimentale e çifteve në përgjithësi do jetë e mirë. Meshkujt do kërkojnë me çdo mënyrë t’ua plotësojnë dëshirat partnereve të tyre në mënyrë që ato të ndihen si në ëndërr. Beqarët do kenë takime, por në asnjë mënyrë nuk duhet të tregohen idealistë. Maturia dhe vigjilenca me shpenzimet do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin financiar. Shëndeti do keni disa probleme te vogla, por pa pasoja të rënda. E mira do jetë të këshilloheni me mjekët specialistë dhe mos lini asgjë pas dore. Në punë do jeni luftarakë. Do ia dilni mbanë edhe pse konkurrenca do jetë e fortë. Atyre që janë pa punë mund t’iu bëhet një propozim mjaft interesant. Mosmarrëveshjet në familje do sqarohen më në fund.

Binjakët

Në përgjithësi kjo javë do jetë e favorshme për çiftet. Marrëdhënia midis jush dhe partnerit do jetë goxha e mirë dhe në përgjithësi klima do jetë harmonike. Shfrytëzojeni çdo ditë sikur të ishte e fundit. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete atë që kanë kohë që pëlqejnë. Kjo do jetë një javë sulmi për ta. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do e menaxhoni me shumë kujdes buxhetin. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha për pjesën më të madhe. Për ata që vuajnë nga pagjumësia apo ndihen të lodhur rekomandohen disa seanca relaksi ose sporti. Në planin profesional do keni mundësi të përmbyllni disa projekte të rëndësishme që do ua ndryshojnë statusin. Familja mirë.

Gaforrja

Javë e mbushur me vështirësi dhe debate kjo për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni shumë kokëfortë dhe do e mbivlerësoni veten. Mos luani me durimin partnerit! Beqarët do kenë një takim mbresëlënës ditën e mërkurë. Përgatituni për rrahje të forta zemre. Situata financiare do jetë shqetësuese. Do e keni të vështirë t’ia dilni mbanë. As shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Shqetësimet do jenë të shumta si ato të kokës, barkut, shpinës apo luhatjeve të tensionit. Nga ana tjetër, jeta profesionale do jetë më e favorshme. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që gjithçka të ecë sipas planeve dhe do arrini atje ku keni dëshiruar. Marrëdhënia me familjarët do jetë delikate.

Luani

Ka shumë gjasa që marrëdhënia ndërmjet jush dhe atij që keni në krah të përmirësohet gjatë kësaj jave. Do e kuptoni se e keni lënë paksa pas dore njëritjetrin dhe do kujdeseni më tepër. Mos ngurroni të bëni edhe surpriza sado të vogla qofshin. Beqarët do ndihen gati për të filluar një lidhje dhe do tregohen më të hapur për të pranuar ftesat. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi, prandaj nuk do keni as tronditje. Ata që ju kishin borxhe do ua shlyejnë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Ata që kanë filluar dietën prej kohesh do marrin rezultatet e para. Në punë besojini intuitës, por jo gjithmonë. Mirë do ishte të vendosnit arsyen para së gjithash. Jeta familjare do jetë shumë e mirë.

Bricjapi

Virgjëresha

Bëni shumë kujdes mos bini në tundim dhe tradhtoni gjatë kësaj jave. Disa persona të jashtëm do bëjnë çmos t’ua prishin mendjen dhe t’iu tërheqin pas vetes. Kujdes! Beqarët do bënin mirë të qëndronin edhe disa kohë vetëm derisa të ndihen gati të ndajnë jetën me dikë tjetër. Në planin financiar nuk duhet të dëshpëroheni nëse do keni probleme. Gjithçka mund të rregullohet me pak durim dhe maturi. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në planin profesional do merrni vendime të rëndësishme të cilat do e ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen tuaj. Tregohuni të kujdesshëm. Me familjaret do keni disa debate të vogla.

Peshorja

Duke parë klimën e ngrohtë yjore, nuk priten konflikte të mëdha në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Do jeni më tolerantë dhe do bëni premtime dashurie. Beqarët do e vuajnë shumë mungesën e dikujt pranë. Bëni më shumë durim. Në planin financiar duhet me patjetër t’i mendoni më mirë gjërat dhe të mos bëni shpenzime të pamenduara. Mundohuni të shmangni sa të mundni kafen, alkolin dhe cigaren që të mos keni probleme shëndetësore. Rreziqe të mëdha gjithsesi nuk priten. Rrethanat në jetën profesionale do jenë shumë të favorshme. Edhe ata që janë në kërkim të një pune do e gjejnë atë që do u përshtatet më tepër. Jeta familjare do jetë akoma më e mirë.

Ka rrezik që kjo javë të jetë e mbushur me debate dhe mosmarrëveshje në çift. Të dy do tregoheni kokëfortë dhe nuk do mund të toleroni aspak. Beqarët nga ana tjetër do kalojnë ditë më të bukura dhe të mbushura me njohje të reja. Financat nuk do jenë as të mira as të këqija. Mundohuni të shpenzoni me maturi dhe kujdes. Shëndeti do jetë më mirë se kohët e fundit dhe do jeni plot energji. Ata që kanë pasur shqetësime të barkut apo veshkave do ndihen më të qetë. Në planin profesional do vihen në dyshim aftësitë tuaja dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq. Mundohuni të mos bini në pesimizëm dhe të mos ndikoheni nga mendimet e të tjerëve. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.

Ujori

Nuk priten probleme te mëdha gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift, megjithatë duhet thënë se do ketë një distancë ndërmjet jush dhe partnerit. Mundohuni të mbani përgjegjësitë tuaja për çdo veprim dhe mos ia hidhni gjithmonë fajin tjetrit. Beqarët do jenë plot angazhime dhe nuk do i kushtojnë rëndësinë e duhur ftesave që do ju bëhen. Dijeni që mundësi të tilla nuk përsëriten shpesh. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do ndiheni të lodhur dhe mjaft të stresuar dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda. Financat do jenë përgjithësisht të qeta. Vazhdoni të tregoheni të matur dhe të kujdesshëm nëse doni të ruani ekuilibrin sa më gjatë. Në punë do keni një muaj pozitiv.

Peshqit

Pozicioni i mirë i Venusit në jetën tuaj në çift do ua bëjë javën më të bukur dhe më emocionuese. Do shkëmbeni çdo mendim dhe çdo ide me partnerin dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqarët do kenë mundësi të shumta për aventura, por dashuria e madhe as këtë javë nuk do të vijë. Në planin financiar shmangni çdo transaksion dhe çdo investim të madh. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga Marsi. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël nëse merreni edhe me pak sport dhe nëse konsumoni vitamina. Në punë nuk duhet të nxitoheni dhe të merrni vendime të shpejta. Harxhoni kohën e duhur për të reflektuar me kujdes. Në familje mos kërkoni që të gjithë t’ju binden.


bota

»

• E hënë 29 prill 2013

s p e c i a l e

13

gossip Historia përse shpërtheu Lufta e Dytë? Hitleri dhe Gjermania në disavantazh

»14

»15

Lufta e Dytë/ Nata kur ndanë Evropën

»16

FOTOGRAFIA

Pushteti i imazhit

K

ancelari në mesin e një turme, duke qeshur, në qendër të fotografisë, i rrethuar nga qytetarë të panjohur. Asnjë bodigard nuk të zë syri, asnjë shenjë në lidhje me partinë, së cilës i përket, asnjë slogan. Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 1994 CDU u mbështet tërësisht në shkallën e njohjes dhe reputacionin e Helmut Kohlit. “Një poster zgjedhor i pazakontë”, thotë Elisabeth von Hagenow. Historianja e artit punon në qendrën kërkimore të Hamburgut, Ikonografia Politike. Ajo është specialiste, për të studiuar inskenimet e ngjarjeve politike dhe protagonistët e saj. “Kohl shfaqet si sundimtar i zhveshur, që nuk e ka më të nevojshme të mbrohet me armatim apo me bodigardë. Ai hyn në mesin e popullit, është aq popullor, saqë nuk duhet të ketë frikë për jetën. Në mesin e entusiazmit të turmës, diçka që njihet që nga antikiteti”, thotë von Hagenow. Pllakati i Kohlit është vetëm njëri prej 300.000 materialeve fotografike, që janë katalogizuar në qendrën studimore, Ikonografia Politike. Që nga viti 1991 punonjësit e saj mbledhin dhe analizojnë vizualizime të koncepteve dhe personave politikë. Që atëherë është krijuar një “enciklopedi vizuale” e hapësirës politike. Ajo jep informacion për paraqitjen e pushtetit politik në pllakata, karta postale dhe piktura. Por në radhë të parë, se çfarë mesazhesh të fshehura përmbajnë fotografitë e lajmeve, posterat, fotografitë e paraqitura nga takimet, samitet ekonomike, apo mbledhjet e qeverive. Ky material fotografik, i përmbledhur në mënyrë elektronike sipas fjalëve kyçe politike, përfshin të gjitha drejtimet e historisë së artit dhe të kulturës që nga antikiteti deri në të tashmën: skulptura dhe piktura, por edhe pulla poste dhe karikatura gazetash. Qysh tani shumë prej këtyre dokumenteve janë skanuar dhe gjenden në internet në një arkiv multimedial. Në fjalën kyçe “Adolf Hitler” janë të përfshira për shembull të gjitha kartolinat që nga viti 1933 deri 1945, të cilat e tregojnë diktatorin në të gjitha rolet, pozat dhe paraqitjet e mundshme, për të përcjellë

afërsinë e tij me popullin. Kundër harresës Mbi derën e drunjtë të hyrjes së shtëpisë Warburg shkruhet fjala greke “Mnemosyne”, që do të thotë kujtim. Ajo mban emrin e themeluesit, historianit të artit Aby Warburg, djali i një tregtari hebre. Këtu, në lagjen elegante me vila Harvestehude në Hamburg, e ka selinë qendra studimore Ikonografia Politike. Mnemosyne është një përkufizim i mirë për punën e studiuesve, sepse edhe ata bëjnë një punë kundër harresës. Si paraqiten sistemet politike? Demokracitë dhe sistemet totalitare, sundimtarët absolutistë dhe shoqëritë hierarkike?”, pyet historiani i artit nga Hamburgu dhe laureati i çmimit Leibnitz, Martin Warnke, me iniciativën e të cilit është hapur kjo qendër studimore. Çfarë mjetesh dhe mediesh shfrytëzojnë sundimtarët politikë dhe grupet e interesit, për ta ndikuar opinionin për qëllimet e tyre? Veprimtaria politike, shpjegon Warnke, deri sot nuk ka gjetur shprehje vetëm në

formën e shkruar, për shembull në marrëvëshje, pamflete, apo libra, por edhe në ceremoni dhe festivitete, në teatro, kopshte, monumente dhe piktura. Dhe pikërisht kjo është për Warnke-n dhe punonjësit e tij fusha e studimit të Ikonografisë Politike. “Për shembull mund të shihni, se si njerëzimi e ka përfytyruar figurativisht anarkinë. Apo si luftohet, apo mbrohet demokracia dhe socializmi me

sundimtar në Mesjetë ka ndërtuar një kështjellë në një kodër mbi qytet. Duke përdorur këtë arkitekture ai donte të thoshte: Unë sundoj mbi të gjithë zonën!” Sot nuk vlen fuqia e kalave, por fuqia e imazheve. Një fotografi e famshme e Presidentit amerikan Barack Obama e tregon atë në mesin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke përfshirë zëvendëspresidentin Joe Biden dhe ministren e Jashtme Hillary

ndihmën e pamjeve”. Bëhet fjalë për “mënyrën se si mund të shprehet me art pushteti politik apo social”, plotëson von Hagenow dhe jep një shembull për këtë: “Një

Clinton. Fotografia e bërë në vitin 2011 në “situation room” të Shtëpisë së Bardhë. Fytyrat e të pranishmëve janë të tensionuara, të gjithë ia kanë ngulur sytë ekranit.

Ata ndjekin live operacionin “Geronimo” në Pakistan dhe shikojnë, se si një komando speciale e Navy Seals ndjek udhëheqësin e terroristëve Bin Laden. Më vonë fotografia shfaqet në faqet kryesore të gazetave në mbarë botën. Për Warnke mesazhi i fotografisë është: “Njerëzit e mi më të zotë më kanë këshilluar, unë bëj më të mirën për popullin tim”. Qendra studimore Ikonografia Politike përdor teknologjinë më moderne kompjuterike, për përpunimin e materialit fotografik dhe të shkruar. Historianët e artit punojnë së bashku me informaticienë të Universitetit Teknik Hamburg-Harburg. Në afat të gjatë synimi është që të përgatisin një bankë të dhënash digjitale me fotografi dhe tekste: një lloj “skedari elektronik”, mundësitë multimediale të të cilit mund të krijojnë hapësira të reja për të kuptuar ikonografinë politike. Një shembull i mirë për këtë është paraqitja e Sadam Huseinit nga viti 2002 në murin e Sadam Arts Center në Bagdad. “Një shembull klasik i

realizimit në pikturë të mesazheve politike dhe një shembull për instrumentalizimin politik të pamjeve”, komenton historiani i artit Warnke. Martin Warnke thekson se edhe vetë të pushtetshmit u janë nënshtruar dhe u nënshtrohen kufizimeve, kur është fjala për të demonstruar pushtetin e tyre. “Për shekuj me radhë sundimtarët janë paraqitur si Herkuli, Apolloni, Krishti, apo Jupiteri. Prej tyre kërkohej që të pozonin si Herkuli. Ishte një lloj kostumi standard, që i kishin veshur”. Udhëheqësit politikë, thotë Warnke, mund të kenë një vullnet të theksuar për pushtet, por janë në të njëjtën kohë robër të rolit të tyre. Kjo ambivalencë e inskenimit politiko-vizual vlen të merret në konsideratë në masmedia. Warnke sheh tendencën, se televizioni bëhet gjithnjë e më shumë sipërfaqësor. Për këtë ekziston termi infotainment, pra një përzierje e informacionit dhe zbavitjes. Në të njëjtën kohë eksperti konstaton se televizioni sundon gjithnjë e më shumë në perceptimin e realitetit. Ai konstaton fare qartë tendencën, që masmediat i imponojnë gjithnjë e më shumë shoqërisë standardet e kriteret e tyre për realitetin. Realiteti jashtë medieve margjinalizohet, sipas motos: kush nuk është në televizon, nuk ekziston.


14

« bota

E hënë 29 prill 2013 •

HISTORIA

Përse shpërtheu Lufta e Dytë? Laurence Rees

N

ë vitet shtatëdhjetë, kur shkoja në shkollë, mësuesit e mi të historisë ishin tërësisht nën ndikimin e Ajp Taylor dhe “Origjina e Luftës së Dytë Botërore”. Ne nxënësve na shpjegonin se përgjigja ndaj pyetjes: “Përse shpërtheu Lufta e Dytë Botërore” duhej kërkuar në pjesën më të madhe tek paaftësia e qeverive britanike në vitet tridhjetë, dhe më në veçanti, në budallallëkun e Kryeministrit Neville Chamberlain në Konferencën e Mynihut në Bavari 1938, kur pranoi që Adfolf Hitleri të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë: territori i sudetëve, që flisnin gjermanisht. Udhëheqësi gjerman, në vitet tridhjetë sipas linjës së Taylor, ishte një politikan “si gjithë të tjerët” dhe lufta do të mund të parandalohej nëse Britania e Madhe nuk do të qeverisej nga idiotë. Tani, 70 vjet pas fillimit të luftës, opinioni mbizotërues nuk mund të jetë më i ndryshëm, gjë që më është konfirmuar nga një seri intervistash që kam realizuar kohët e fundit me historianë të rëndësishëm për një faqe interneti dedikuar kësaj lufte. Në fakt, figura kyçe në këtë histori, natyrisht nuk është Chamberlaini, por Hitleri. “Pozicioni i Adolf Hitlerit ka një rëndësi primare dhe absolute si faktori që provokoi Luftën e Dytë Botërore”, më ka thënë Richard Evans, Profesor në Cambridge. “Falë dokumentacionit që na është vënë në dispozicion vitet e fundit dimë tani që Hitleri që nga fillimi kishte qëllim të ndizte një luftë globale në Evropë. Në 1932, 33 ai u thoshte njerëzve, privatisht, teksa po merrte pushtetin, se do të niste një luftë në shkallë të gjerë”. Ky është një opinion që Sir Ian Kershau, eksperti më i madh botëror mbi figurën e Adolf Hitlerit, e mbështet tërësisht: “Ekspansioni gjerman, sic është pohuar shpesh nga Hitleri, nuk mund të vinte përveçse në mënyrë të dhunshme. Njerëzit sigurisht që s’kishin ndërmend të dorëzonin tokat e tyre, kështu që duheshin pushtuar. Megjithatë, ky ishte shkaku i nëndheshëm i fillimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë”. Sot, falë studimeve të reja të kryer mbi historinë ekonomikë të shtetit nazist mund të themi që Lufta e Dytë Botërore ishte lufta e Hitlerit. Në fakt, rritja e armatimeve gjermanë gjatë viteve tridhjetë, urdhëruar direkt nga Fyhreri, është e pabesueshme. Në vitin 1938, për shembull, nazistët projektonin që aviacioni i tyre të zgjerohej duke lënë pas çdo lloj flote ajrore botërore, duke u bërë edhe më i madh në numër nga sa do të kish qenë flota amerikane në fundin e po kësaj lufte. Planet e ekspansionit të armatimeve nazistë, sipas historianit të famshëm të ekonomisë, Adam Tooze, “sa i përket shpenzimeve të përvitshëm, konsumonin, që përpara nisjes së luftës pothuajse një të tretën e GDP gjermane në kohë paqeje, ndërkohë që shpenzimet normalë ushtarakë zinin 2, 3, 4 për qind të GDP. Kjo do të thotë dhjetë herë më shumë se NATO, për shembull, u kërkonte vendeve anëtarë në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë”. Hitleri, sipas Tooze, thoshte se “lufta ishte thelbësore për shëndetin e kombit gjerman dhe Gjermania duhej të çante rrethimin. Pra, ideja që nazistët do të mund të kufizoheshin në rritjen e nivelit të prosperitetit krahasuar me vitet tridhjetë, në një lloj të ardhmeje paqësore botërore të modernitetit dhe kënaqësisë... epo kjo nuk ishte mes programeve të regjimit të Hitlerit. Bëhet fjalë për një ekuivok themelor ku bien shumë persona, por në fakt nuk ishte aspak ajo që Hitleri kish në mendje”. Përkundrazi, Hitleri kish në mendje një përplasje. Një përplasje epike racore. “Nuk ishte një statist në kuptimin normal të fjalës”, thotë Tooze, “që bën përllogaritje racionale, duke u nisur gjithmonë nga supozimi që ka një tjetër mundësi për suksesin final. Bëhej fjalë për një

Hitleri shfaqet si njeriu më përgjegjës për luftën. Dhe fakti që kjo figurë e errët mundi të ushtrojë në 1939 një kontroll të tillë mbi fatin e Gjermanisë dhe pjesës tjetër të Evropës, duhet të jetë edhe sot një paralajmërim për ne. Nuk duhet shumë fantazi për të kuptuar se cili do të kish qenë fati i botës nëse Hitleri do të kish armë bërthamore. Në fakt, pas shumë studimeve që i kam bërë këtij argumenti, sot besoj që më 30 prill 1945, kur loja kish mbaruar dhe ai i drejtoi pistoletën kokës së tij, po të kish mundur, bashkë me trutë e tij do të kish hedhur në erë edhe të gjithë botën

njeri, për të cilin politika ishte një spektakël, një spektakël tragjik që nuk mund të ketë një fund të mirë, dhe si rrjedhim ishte i prirur të ndërmerrte risqe, të pashmangshëm sipas vizionit të tij, edhe nëse sipas të gjitha mundësive ishin kundër Gjermanisë”. Gjermanët në disavantazh Por, natyrisht, siç ka theksuar historiani Richard Overy, nuk mund të themi që Hitleri ka qenë shkaku i vetëm i luftës. Problemi në themel ishte një marrëveshje e firmosur në fundin e Luftës së Parë që i linte gjermanët në një pozicion të disavantazhuar, si për nga humbjet në territorin e tyre, ashtu edhe për dëmshpërblimin e kërkuar nga aleatët. Kjo, siç sqaron Overy “ndryshoi rendin ndërkombëtar” dhe ishte një faktor shumë i rëndësishëm në lehtësimin e suksesit elektoral të Hitlerit. “Gjëja e rëndësishme”, thotë Overy, “është të kuptojmë përse Britania e Madhe dhe Franca hynë në luftë. Personalisht mendoj se përgjigjet janë të shumta dhe komplekse. Mendoj se nga cila anë është arsyeja për faktin që si Britania e Madhe, ashtu edhe Franca elita shihej si mbajtëse e një farë niveli përgjegjësie, jo vetëm në kuptimin që ishte një lloj “padroneje e perandorisë”, por edhe pse konsideroheshin në gjendje që të ruanin stabilitetin e rendit botëror që, pavarësisht imperializmit të tyre, përfaqësonte vlerat perëndimore”. Në fundin e viteve tridhjetë, Hitleri u tregua i kujdesshëm që të fshihte një çështje – dëshirën e tij për një luftë pushtuese në Evropën lindore, me qëllimin që të sillte tokën e pasur bujqësore të Ukrainës në brendësi të perandorisë gjermane – poshtë saj një tjetër dëshirë – të rimerrte territorin gjerman të humbur për shkak të Traktatit të Versajës në fundin e Luftës së Parë. Në Gjermani kishte një mbështetje të qartë publike për objektivin e dytë dhe shumë më pak për të parin. Në fakt, shumë prej atyre që i përkisnin establishmentit britanik në vitet tridhjetë thoshin se në një farë mënyre Gjermania ishte “trajtuar keq” në fundin e Luftës së Parë Botërore – por po këta njerëz do i mbërthente frika po të kishin imagjinuar se ajo që Hitleri donte vërtetë nuk ishte që të fuste sërish në Rajhun e tretë rajonet e gjuhës gjermane në Evropën lindore, por të kri-

jonte një perandori shumë të madhe në lindje që shtrihej deri në Urale, të bazuar mbi skllavërinë. Momenti kur anglezët kuptuan se Hitleri i kishte mashtruar erdhi në mars 1939, kur gjermanët pushtuan ato që mbeteshin nga tokat çeke – territore që nuk u ishin dhënë si pasojë e marrëveshjes së Mynihut një vit më herët. Hyrja e nazistëve në Pragë u demonstroi anglezëve, thotë Richard Evans, se Hitleri “nuk donte vetëm të integronte etnitë gjermane në Rajh apo të korrigjonte gabimet e Versajës, por po kërkonte të bënte dicka shumë më të madhe”. Pak pas pushtimit gjerman të tokave çeke, Neville Chamberlain siguroi polakët se nëse do të bini viktima të një agresioni gjerman, anglezët, sipas fjalëve të tij “do të tërhiqeshin pashmangshmërisht në një “deflagracion”. Me sa duket, anglezët vendosën të merrnin pozicion në lidhje me Poloninë vetëm sepse menduan që ndoshta ky vend kish radhën në listën e Hitlerit. “Ishte thjeshtë një vlerësim strategjik”, thotë Anita Prazmovska, docente në London Schoool

of Economics. “Ky ndërgjegjësim se ekuilibri i fuqive në Evropë po anonte rrezikshëm kundër interesave britanikë, dhe mund të kish pasoja të rrezikshme, i shtyu të veprojnë”. Siaps profesoreshës, vendimi britanik për të ofruar një garanci polakëve nuk kish një dimension ideologjik; ishte thjeshtë politikë pragmatiste. “Më shumë se sa një politikë e përllogaritur me kujdes, situata u zhvillua në mënyrë të tillë që Chamberlain, me një sekretar të jashtëm të dobët, Lordin Halifax, nuk mund të mos bënte diçka më në fund. Vendimi u mor në mënyrë gjarpëruese dhe i gabuar, sepse u shpall luftë duke ditur mirë që qëllimi nuk ishte të mbrohej Polonia, por t’i bëhej e qartë Gjermanisë papranueshmëria e veprimeve të saj”. Natyrisht, mund të diskutohet ende deri në infinit, mbi kompetencën e Chamberlain në Mynih, dhe më pas çështjen e garancisë për polakët, por në një analizë të fundit, i gjithë ky debat rikthehet tek figura e Hitlerit, sepse ai ishte motori kryesor i ngjarjeve. E vërteta është që


bota • E hënë 29 prill 2013

»

15

Të gjithë aktorët e teatrit të përgjakur “Hitleri dhe Stalini mund të krahasohen për sa i përket brutalitetit dhe papërgjegjshmërisë dhe për faktin se zbatonin sundimin njëpartiak që përqendrohej në personalitetin e një udhëheqësi, i cili do të vinte në jetë synimet e partisë në mënyrë të dhunshme”

K

Fyhreri nuk udhëhiqej nga argumenta racionalë, por nga bindje ideologjike. Siç pohon Tooze Hitleri “shkoi në luftë” sepse “ishte i bindur që komploti botëror i hebrenjve kish marrë një dimension të ri shqetësues: kjo nisi në verën e 1938 me Konferencën e Evianit ku Amerika u përfshi në çështjet evropiane në temën e emigracionit të organizuar të hebrenjve nga Europa Lindore”. Në 1939, Hitleri kish arritur sa të besonte që “qendra e vërtetë e komplotit hebraik botëror është në Uashington në Wall Street dhe Hollywood dhe kjo natyrisht zhvendos tërësish vlerësimin e kuadrit strategjik, sepse prapa Britanisë së Madhe dhe Francës, sic ndodhi në Luftën e Parë Botërore, gjendet forca e madhe e industrisë amerikane të armatimeve. Dhe duke konsideruar këtë situatë, ekuilibri i fuqive në Evropë në 1939 shfaqet shumë shqetësues, edhe sepse duke nisur nga fillimi i vitit nisi një riarmatim i vendosur britanik. Gjermanët janë të vetëdijshëm prandaj, edhe pse në këtë vjeshtë të 1939 situata është negative, ata mendojnë

me arsye që ajo do të përkeqësohet në 1940, 41, 42 sepse tashmë përballen sërish me kufizimet e ekonomisë së tyre”. Veç kësaj, Hitleri e nisi luftën “pa e ditur si do të përfundotne kjo përplasje”. Ky vizion e rendit Hitlerin si një prej politikanëve më pak “normalë dhe të parashikueshëm” të historisë së botës. Madje, përkundrazi, ai e dinte që mundësitë ishin kundër vendit të tij – e megjithatë kërkoi një konflikt të dhunshëm. Ishte i gatshëm të vinte bast të ardhmen e miliona njerëzve nga populli i tij, duke menduar që gjermanët do të arrinin të fitonin një luftë të shpejtë dhe vendimtare. Hitleri kishte një vizion thellësisht pesimist për shpirtin njerëzor. “Toka vazhdon të rrotullohet”, tha ai një herë, “edhe kur njeriu vret tigrin, edhe kur tigri ha njeriun”. E ndërkohë që gjithë kjo është vite drite larg nga vlerësimi i ofruar prej AJP Taylor mbi Hitlerin, që prej tij konsiderohej një njeri me të cilin Perëndimi do të mund të bënte marëveshje, është sigurisht e vërtetë që udhëheqësi gjerman do të preferonte të luftonte luftën e tij të

ush ishin udhëheqësit e fuqive botërore që hodhën miliona njerëz në këtë luftë, njëra prej periudhave më të dhunshme të historisë? Hitleri, njeriu që e mbajti botën në tmerr për vite me radhë, erdhi në fuqi në vitin 1933, duke përhapur me shpejtësi vizionin e tij totalitar të Rajhut të Tretë. Gjashtë vjet më pas ai pushtoi Poloninë dhe ngjarjet e mëpasme do të çonin në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën kohë, në Rusi, Stalini përpiqej të zgjeronte pushtetin e vet si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Dr. Hans Ottomeyer, është drejtor i Muzeut Historik Gjerman “Hitleri dhe Stalini mund të krahasohen për sa i përket brutalitetit dhe papërgjegjshmërisë dhe për faktin se zbatonin sundimin njëpartiak që përqendrohej në personalitetin e një udhëheqësi, i cili do të vinte në jetë synimet e partisë në mënyrë të dhunshme”. Në vitin 1939, Stalini nënshkroi një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste. Pastaj ai pushtoi Poloninë, vetëm 16 ditë pas fillimit të invazionit gjerman. Duke marrë pjesë aktive në këtë pikë-kthese historike, Stalini shpesh shihet si njeriu që e nxiti Luftën e Dytë Botërore. Por Stërnipi i Stalinit, Jakov Xhugashvili, nuk është dakord me këtë pikëpamje. “Mendoj se të gjitha akuzat e historianëve dhe qeverive perëndimore kundër Stalinit dhe udhëheqjes së atëhershme sovjetike janë marrëzira fund e krye dhe më saktë janë keqdashëse. Ata e njohin mirë historinë e Evropës, prandaj këto akuza janë një formë e re agresioni kundër asaj që mbeti nga Bashkimi Sovjetik,

kryesisht kundër Rusisë”. Më 3 shtator 1939, Britania, Australia dhe Zelanda e Re i shpallën luftë Gjermanisë, të pasuara nga Franca, Afrika e Jugut dhe Kanadaja. Një vit më pas, më 1940, Uinston Çurçill u bë kryeministër. Çurçilli ishte jashtëzakonisht popullor dhe i njohur për fjalimet e tij frymëzues. Ai u bë forca që i mbante gjallë shpresat e britanikëve për fitore. Fil Rid është drejtor i Muzeut Churchill. “Nëse përdorim një fjalë për të përshkruar rolin udhëheqës të Çurçillit, ajo do të ishte “frymëzues”. Mendoj se edhe njerëzit që e kritikojnë Çurçillin, nuk mohojnë dot aftësitë që ai kishte për të frymëzuar një komb që të besonte te vetja dhe te fitorja përfundimtare”. Çurçilli u bë shpejt i njohur si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së luftës. Përpjekjet e tij për të fituar luftën u ndihmuan sidomos nga marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt. Dy udhëheqësit u takuan në 12 konferenca strategjike. Një ndër më të rëndësishmet ishte Konferenca e Kazablankës, e cila përcaktoi objektivin e aleatëve për një kapitullim pa kushte të Gjermanisë dhe Japonisë. Zoti Reed shpjegon se marrëdhëniet më të ngushta Çurçilli i kishte me Ruzveltin, kjo as që diskutohet. Ai e dinte se Britania nuk do të mund ta fitonte kurrë luftën e vetme. Në Itali, një tjetër diktator përpiqej të zgjerohej përtej kufijve të vendit të tij. Benito Mussolini, themeluesi i fashizmit, i cili më 7 prill 1939 pushtoi Shqipërinë, e rreshtoi vendin në anën e Gjermanisë. Giovanni Orsina është profe-

pushtimit evropian pa përfshirjen e Britanisë së Madhe në konflikt. “Çfarë fatkeqësie e tmerrshme ishte lufta për vendet tanë”, më tha një herë një ish-zyrtar i SS, pak përpara se ta intervistoja për serinë e dokumentarëve që realizova 12 vjet më parë. Pasoja e përplasjes sonë ishte që Britania e madhe humbi perandorinë e saj dhe Gjermania u mposht dhe u nda. Po të ishim aleatë do të kishim mundur të qeverisnim botën së bashku!” Kjo aleancë ishte fantazi e pastër, natyrisht. Jo vetëm që Britania e Madhe nuk do të rrinte asnjëherë e të vështronte Hitlerin tek skllavëronte Evropën kontinentale, por në pranverën e 1939 rezultoi evidente që nuk mund të besohej që nazistët do të respektonin marrëveshjet që bënin. Herman

sor historie në Universitetin Luiss Guido Carli të Romës. “Si të gjithë dikatorët, në një moment ai u shkëput nga realiteti. Në gjysmën e dytë të viteve ‘30, kur në Gjermani erdhi në fuqi Hitleri, Mussolini filloi të humbte kontakt me realitetin dhe nisi të mendojë se ai dhe Italia mund të bënin gjëra që në fakt ata nuk i arrinin dot. Dhe, kjo ishte ndër arsyet kryesore që e hodhi Italinë në luftë”. Në vitin 1945 kur po afrohej disfata, Mussolini u përpoq të arratiset në Zvicër. Por diktatori dhe e dashura e tij u kapën dhe u ekzekutuan në publik. Njerëzit e festuan vdekjen e tiranit nëpër rrugë në të gjithë Italinë. Figura e gjatë dhe krenare e De Golit u bë simbol shprese për bashkatdhetarët e tij pas pushtimit të Francës në vitin 1940. Refuzimi i De Golit për të njohur qeverinë e Vishisë të kontrolluar nga nazistët bëri që ai të dënohej me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze. Ai u largua për në Londër ku shpalli formimin e një qeverie franceze në mërgim. Gjeneral Pierre-Marie Gallois, strateg ushtarak tregon se De Goli ishte në pozitë të vështirë sepse nuk kishte asgjë. Si rrjedhojë, ai pati disa mosmarrëveshje me Çurçillin, i cili herë-herë e admironte dhe herë të tjera e shihte si një barrë. Edhe Shtetet e Bashkuara, sidomos Ruzvelti nuk e kishin qejf De Golin. Por kur aleatët e rimorën Parisin në vitin 1944, ishte figura shtatlartë e De Golit, kreut të forcave të lira franceze që udhëhoqi paradën e fitores në Shanz Elize. Gjatë pritjes prej heroi që iu bë nga qytetarët, De Goli u shpreh me këto fjalë: “Paris, Paris i zemëruar, Paris i shkatërruar, i martirizuar, por një Paris i çliruar”.

Gëring, pas luftës tha se traktatet mes shteteve ishin “letër higjienike”. Pra, në këtë pikë, Hitleri shfaqet si njeriu më përgjegjës për luftën. Dhe fakti që kjo figurë e errët mundi të ushtrojë në 1939 një kontroll të tillë mbi fatin e Gjermanisë dhe pjesës tjetër të Evropës, duhet të jetë edhe sot një paralajmërim për ne. Nuk duhet shumë fantazi për të kuptuar se cili do të kish qenë fati i botës nëse Hitleri do të kish armë bërthamore. Në fakt, pas shumë studimeve që i kam bërë këtij argumenti, sot besoj që më 30 prill 1945, kur loja kish mbaruar dhe ai i drejtoi pistoletën kokës së tij, po të kish mundur, bashkë me trutë e tij do të kish hedhur në erë edhe të gjithë botën.


16

« bota

E hënë 29 prill 2013 •

LUFTA E DYTE

Nata kur ndanë Evropën

M

brëmjen e 23 dhe 24 gushtit, 1939, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joakim Fon Ribentrop, u takua në Kremlin me diktatorin sovjetik, Josif Stalin, dhe ministrin e Jashtëm, Vjeçesllav Molotov. Deri në agim, Gjermania e Hitlerit dhe Bashkimi Sovjetik e nënshkruan paktin e mos-sulmimit, një protokoll i fshehtë, i cili i vendosi “sferat e influencës” në Evropën Qendrore. Bota, e cila po rrëshqiste shumë shpejt drejt luftës, në mëngjesin e 24 gushtit u zgjua me lajmin shokues, se Gjermania e Adolf Hitlerit dhe Bashkimi Sovjetik i Josif Stalinit kanë nënshkruar paktin e mos-sulmimit. Hitleri rrezatonte gëzim kur ministri i tij i Jashtëm, Joakim Fon Ribentrop, u kthye nga Moska me marrëveshjen në duar. “Emri i shokut të partisë Fon Ribentrop, si ministër i Jashtëm i Rajhut, përgjithmonë do të mbetet i shoqëruar me ngritjen politike të gjermanëve dhe kombit gjerman”, tha Adolf Hitleri. Pakti i quajtur sipas Fon Ribentropit dhe homologut të tij sovjetik, Molotov, synonte t’i japë Hitlerit duar të lira për të ashtuquajturin “problem polak” dhe, nëse do të duhej, t’i luftojë aleatët perëndimorë të Polonisë, Britaninë dhe Francën, pa u shqetësuar për intervenimin sovjetik dhe luftën në dy fronte. Nga pikëpamja e Stalinit, qëllimi i paktit ishte që të blejë kohë për ta rindërtuar ushtrinë, e cila ishte shkatërruar nga spastrimet e viteve të 1930-ta dhe të përgatitet për atë që dukej përplasje e pashmangshme me Hitlerin. Por, kishte edhe një protokoll sekret përveç marrëveshjes publike, sipas të cilit dy diktatorët e ndanë Evropën Qendrore dhe Veriore në zona të influencës. Megjithëse qysh në fillim besohej se ekzistonte protokolli sekret, fjalët e sakta të tekstit nuk diheshin derisa aleatët e gjetën dhe e publikuan kopjen e mikrofilmit, e cila u mor nga arkivat gjermane. Një javë pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, më 1 shtator 1939, forcat gjermane e sulmuan Poloninë, duke e nisur Luftën e Dytë Botërore. Më 17 shtator, Armata e Kuqe e Stalinit hyri në pjesët lindore të Polonisë. Në nëntor,

Stalini e sulmoi Finlandën, e cila në bazë të protokollit të fshehtë kishte rënë në sferën sovjetike të influencës. Në qershor, 1940, sovjetët forcërisht vendosën qeveri pro-sovjetike në tre shtetet e Baltikut, qeveri të cilat kërkuan anektimin në Bashkimin Sovjetik. Në fund të qershorit, Stalini i pushtoi rajonet e Besarabisë (Moldavia e sotme) dhe Bukovinës Veriore në Rumani. Në të gjitha territoret e pushtuara, Bashkimi Sovjetik ushtroi shtypje të rëndë politike, përfshirë ekzekutime dhe deportime në masë. Shumë pak dihen arsyet e arritjes së paktit ndërmjet dy diktatorëve. Sovjetikët pohonin se me vite të tëra përpiqeshin ta frenonin Hitlerin përmes marrëveshjeve të sigurisë kolektive me fuqitë e Perëndimit, por thoshin se Britania dhe Franca nuk përgjigjeshin. Riçard Overi, profesor i historisë në Universitetin Ekseter dhe autor i librave të shumtë për luftën, thotë se kjo pikëpamje dominon edhe sot në Rusi. “Historianët rusë, jo të gjithë, kanë vazhduar ta mbajnë këtë pikëpamje, sepse u përshtatet të shohin se Bashkimi Sovjetik mund ta kishte ruajtur paqen dhe se Britania dhe Franca ishin përgjegjëse për dështimin. Bashkimi Sovjetik ka kalkuluar se do të ishte më mirë që britanikët dhe francezët t’i luftonin gjermanët, e jo sovjetikët”, thotë Overi. Por, historianët e Perëndimit dhe popujt e Evropës Qendrore synojnë ta vënë theksin te ajo që ndodhi pas marrëveshjes, te copëtimi faktik i Polonisë ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe te krijimi i sferës së influencës brutale sovjetike në mbarë Evropën Qendrore. Overi thotë se traktatin e bënë të mundur ngjashmëritë ndërmjet dy diktatorëve. “Shumë gjëra i bashkojnë dhe kjo e bëri të mundur që Hitleri të arrijë marrëveshje me Stalinin. Ai ndjeu se e kuptoi diktatorin tjetër, i cili ishte po aq i vrazhdët sa ai. Por, në mendjen e Hitlerit, gjithmonë ka qenë ideja se përkundër kësaj, konfrontimi përfundimtar me Stalinin ishte i pashmangshëm”, pohon Overi. Përveç kësaj, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik u ndjenë thellë të zemëruara

nga zgjidhjet politike pas Luftës së Parë Botërore. Historiani i diplomacisë ruse, Sergei Sluh, thotë se kjo kishte rol në fillesën e traktatit Molotov-Ribentrop. “Siç e dini, Rusia sovjetike dhe Gjermania ishin ndër humbësit e Luftës së Parë Botërore. Gjermania ishte e mundur. Në Rusi po ndodhnin ndryshime të thella socio-ekonomike, të cilat e kthyen Rusinë kundër botës”. “Kësisoj, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve me pjesën tjetër të botës kishin karakter shumë specifik. Kishte pohime shumë serioze kundër njëri-tjetrit, por gjëja kryesore ishte se Rusia sovjetike nuk kishte asnjë marrëdhënie me fuqitë kryesore të botës”, thotë Sluh. Këta faktorë i shtynë dy diktatorët në një pakt, i cili për të dy ishte një aleancë e përkohshme. Fundja, Ribentropi vetëm e shtyu konfliktin e pashmangshëm ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në qershor, 1941, Hitleri e shkeli paktin dhe ndërrmori ofensivë masive të befasishme në lindje. Bashkimi Sovjetik e pagoi pjesën më të madhe të kostos së mundjes së fashizmit, me të paktën 20 milionë të vrarë, 14 për qind të popullsisë që kishte para luftës, krahasuar me rreth 9 për qind në Gjermani. Por, kur lufta përfundoi dhe Armata e Kuqe ishte në Berlin, ëndrra e Hitlerit për një komb të plotfuqishëm gjerman u bë pluhur e hi. Në vend të saj, dominimi sovjetik i Evropës Qendrore, i cili u skicua në Kremlin në natën ndërmjet 23 dhe 24 gushtit, 1939, ishte bërë realitet i ri gjeopolitik i kontinentit.

Stalini pengoi 2 herë vrasjen e Hitlertit

B

ashkimi Sovjetik të paktën dy herë ka mundur të vrasë Adolf Hitlerin, por Josif Stalini e ka penguar këtë, duke u trembur nga paqja separate e Gjermanisë me aleatët, ka deklaruar ish-ministri i policisë ruse, Anatolij Kulikov. “Pak dihet se qysh në vitin 1941, udhëheqësja e BRSS-së mori vendim për likuidimin e Hitlerit, në rast të pushtimit të Moskës”, tha Kulikov në një konferencë kushtuar Luftës së Dytë Botërore. Kulikov, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes në periudhën 1995-1998, tha se Stalini papritmas e ka ndryshuar vendimin në vitin 1943, nga droja se pas likuidimit të Hitlerit, bashkëpunëtorët e tij do të konkludonin marrëveshje paqësore me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, pa pjesëmarrjen e Rusisë. Sipas tij, mundësia e dytë për likuidimin e Hitlerit, e cila ka pasur mjaft gjasa për sukses, ka qenë në vitin 1944. “Plani për likuidimin tashmë ishte përgatitur, por Stalini këtë përsëri e refuzoi, pavarësisht se ishte përgatitur edhe njeriu për aksionin, i cili qëllimisht u ishte dorëzuar gjermanëve dhe kishte fituar besimin e tyre”, ka thënë Kulikov.

Pakti i quajtur sipas Fon Ribentropit dhe homologut të tij sovjetik, Molotov, synonte t’i japë Hitlerit duar të lira për të ashtuquajturin “problem polak” dhe, nëse do të duhej, t’i luftojë aleatët perëndimorë të Polonisë, Britaninë dhe Francën, pa u shqetësuar për intervenimin sovjetik dhe luftën në dy fronte. Nga pikëpamja e Stalinit, qëllimi i paktit ishte që të blejë kohë për ta rindërtuar ushtrinë, e cila ishte shkatërruar nga spastrimet e viteve të 1930-ta dhe të përgatitet për atë që dukej përplasje e pashmangshme me Hitlerin. Por, kishte edhe një protokoll sekret përveç marrëveshjes publike


bota • E hënë 29 prill 2013

»

17

LUFTA E DYTE

Gënjeshtra që hapi frontin e lindjes P ër zhvillimin e luftës kundër ish-Bashkimit Sovjetik, udhëheqja nacionalsocialiste pati filluar përgatitjet që në vitin 1933 dhe tetë vjet më vonë, më 22 qershor 1941 një ushtri milionash marshoi në drejtim të Evropës Lindore duke filluar luftën më brutale që kishte përjetuar historia e re. Lufta filloi me një gënjeshtër propagandistike. Komunikata që u lexua në radio ishte: “Komando e lartë e ushtrisë njofton se në mbrojtje kundër rrezikut të madh që vjen prej lindjes, ushtria gjermane u ndesh më 22 qershor në orën 3 të mëngjesit me një dislokim të madh të forcave të armikut. Njësia e forcave ajrore gjermane u ndesh në agim të ditës me armikun sovjetik”. Marshimi filloi me një gënjeshtër, nuk bëhej fjalë për një sulm për vetëmbrojtje të ushtrisë gjermane, por për një sulm ndaj vendeve dhe njerëzve të papërgatitur, për një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, fillimin e një lufte shfarosëse me trupa brutale dhe genocid. Në fuqi ishte ende pakti gjermano-rus i mossulmimit, të arritur gati dy vjet më parë. Megjithatë, më 22 qershor 1941, 3 milionë ushtarë të Wehrmachtit u futën në marshim me gjithçka që ofronte industria nacionalsocialiste e armatimit: me tanke, aeroplanë, armë. Brenda natës, Bashkimi Sovjetik filloi luftën për mbijetesë. Legjenda, sipas të cilës Hitleri filloi më parë se Stalini marrshimin, ndërkohë që edhe Ushtria e Kuqe kishte plane për një të tillë, ka jetuar për një kohë të gjatë. Megjithatë, ajo nuk është vërtetuar shkencërisht, thekson historiani Wolfram Wette: “Qëllimi ishte të pushtohej Bashkimi Sovjetik, të reduktohej popullsia, të vidhej vendi në mënyrë që në një të ardhme vendi të kolonizohej me gjermanë, për të ngritur një Perandori të madhe gjermane nga Atlantiku deri në Urale”. Genocidi kundër hebrenjve evropiano-lindorë, vrasja masive e të burgosurve të luftës dhe civilëve ishin llogaritur shumë mirë. Nga elita ushtarake nuk erdhi kundërshtim. Pavarësisht nga propaganda e madhe, popullsia gjermane reagonte me ankth dhe tmerr. Frika se tani do të ndodhte një katastrofë ishte shumë e përhapur. Që edhe nga pala gjermane do të kishte miliona viktima, nuk e parashikonte askush në atë kohë. Bashkë me ushtrinë gjermane u bashkuan edhe forcat e armatosura të vendeve aleate: Italisë, Findlandës dhe Rumanisë. Bota nuk arrinte të kuptonte çfarë po ndodhte.

Marshimi filloi me një gënjeshtër, nuk bëhej fjalë për një sulm për vetëmbrojtje të ushtrisë gjermane, por për një sulm ndaj vendeve dhe njerëzve të papërgatitur, për një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, fillimin e një lufte shfarosëse me trupa brutale dhe genocid. Në fuqi ishte ende pakti gjermano-rus i mossulmimit, të arritur gati dy vjet më parë. Megjithatë, më 22 qershor 1941, 3 milionë ushtarë të Wehrmacht-it u futën në marshim me gjithçka që ofronte industria nacionalsocialiste e armatimit

Njoftim i BBC: “Lajmet e BBC-së, New York. Gjermania, Italia, Finlanda dhe Rumania ndodhen prej 24 orësh në luftë me Rusinë. 5 milionë vetë marrin pjesë në të. Dhe ajo është duke u kthyer në luftën më të madhe që ka pasur ndonjëherë në histori. Midis Bukovinës dhe Detit të Zi kanë shpërthyer luftime të ashpra. Gjithçka është duke u zhvilluar aq shpejt saqë kryeqytetet e botës kanë vështirësi të kuptojnë çfarë po ndodh”. Në Britaninë e Madhe, Kryeministri Winston S. Churchill iu drejtua me një fjalim në radio popullit. “Hitleri është mostër e së keqes. I pangopur në epshin e tij për gjak dhe plaçkitje. Sikur të mos i mjaftonte që vuri gjithë Evropën nën çizmen e tij, terrorizoi dhe mjeroi, ai i kthehet tani Rusisë për të vazhduar masakrën dhe shkatërrimin”. Shtetet baltike, Bjellorusia dhe Ukraina u morën shpejt. Hitleri dhe gjeneralët e tij kanë bërë planet që me një “luftë rrufe” të marshonin deri në kryeqytetin sovjetik, por ata i kishin bërë llogaritë gabim. Pak muaj pas fillimit të sulmit, njësitë e ushtrisë bllokohen në dimër para Moskëssipas vlerësimeve të sotme, ky ishte fillimi i humbjes përfundimtare më 1945. 3 milionë ushtarët gjermanë nuk u kthyen më në shtëpi. Wolfram Wette: “Rusia vetë pati dhjetëfishin e viktimave. Prej tyre 10 milionë ishin të Ushtrisë së Kuqe, pra ushtarë që luftuan. Më shumë

se 3 milionë ishin të burgosur lufte që përfunduan në kampet gjermane. Po ashtu 3 milionë hebrenj rusë u vranë sistematikisht nga gjermanët. Rreth 6 milionë civilë sovjetikë ranë viktimë e politikës shfarosëse gjermane”. Dekada me radhë përgjegjësia gjermane për luftën shkatërruese në Lindje nuk ka qenë temë e debateve publike. Kujtimet lidheshin kryesisht me vuajtjet e veta. Legjenda e “Wehrmachtit të pastër”, jetoi gjatë duke ia kaluar përgjegjësinë për krimin organizatave nacionalsocialiste, si për shembull SS. Empati për viktimat e panumërta nga pala sovjetike nuk ka pasur mes popullsisë gjermane. Vetëm studimet e historianëve kritikë, dhe më vonë edhe ekspozita shumë të diskutueshme dhanë mundësinë për të filluar një proces rishqyrtimi. Sot, thotë historiani Wette: “Gjermania dhe Rusia përjetojnë një klimë shumë pozitive. Askush nuk e sheh tjetrin si armik. Kërkush nuk ndjen urrejtje kundër tjetrit. Kjo është një situatë, të cilën gjermanët nuk mund ta prisnin, dhe më mirë se kaq nuk mund të jetë”. Tani, sulmi i 1941-it është temë e publicistikës. Dhe në disa vende të Gjermanisë janë organizuar aktivitete përkujtimore. Aktiviteti kryesor zhvillohet në Berlin. Aty janë bërë bashkë disa institucione dhe kanë organizuar një koncert të madh tek Filarmonia, ku do të luhet “Sinfonia e Leningradit” nga Dmitrij Schostakowitsch.


18

« dossier

E hënë 29 prill 2013 •

Shpallja e pavarësisë dhe elemente të Këshillit Kontrollues në vitet 1912- 1924

Administrimi i kontrollit financiar në vitet 1920-1924 S

i avancim do të konsiderohen në kanunin e ri modalitetet e përpilimit të raporteve dhe normat e sinqeritetit dhe arsyetimi i shtërngesës (i karakerit shtërngimor e etik), mbi paanësinë dhe saktësinë e raporteve që hartohen nga çmimësit. Në Kanon parashikoheshin sanksione ekstreme radikale për raportet e dhëna me mashtrim. Edhe në organizimet joshtetrore përqasemi me fragmente të pranisë së kontrollit. Mund të themi se në rregulloren e Punonjësve të Lidhjes së Drejtësisë (27.11.1913) në këshillin sundimtar të lidhjes hyjnë dhe dy kontrollorë. ”Kontrollorat janë këshilltarë të veçantë të kryetarit, kujt me mënyra të ëmbla e njerëzore i tregojnë kurdoherë detyrën, sa herë që kuptojnë që kryetari vepron jashtë rregullave të shoqërisë. Gjithashtu kontrollorët kanë të drejtë ti tërheqin vërejtjen, në qoftë se s’punon mirë arkatarit dhe shkronjësve, por kurdoherë me anën e kryetarit, jo drejtëpërdrejtë”

Kontrolli i financave të shtetit dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit Në kohën kur kompetencat e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës dhe të autoriteteve lokale u zhvendosën tek Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (Comision de Control Internacional), vërehet reduktimi i rolit të organizmave kontrollues (zyrat e financës në qendra dhe Prefektura) dhe mveshja e kompetencave të kontrollit tek organizmi i ri ndërkombëtar. Organi zyrtar i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, ”Perlindja e Shqipëniës” shpalljen e saj mbi qeverimin e ri e fillonte me frazën: ”Me këtë mënyrë përfaqësonjësit e Evropës q’i kish venduar Konferenca e Londrës për t’a kontrolluar e për ta ndihmuar punimin e sundimtaries së vendit, e morrën në dorë frenin e qeverrimit me shpresë se, kështu do të harrjet ma shpejtë qëllimi i parë i Komisies: të sheshuarit e shtetit të ri mbi themele të shëndosha, të cilat t’a forcojnë jetën e paskëtajme e ta venë përparimin në rrugën e tij të drejtë”. Formacioni i ri i këtij Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit përbëhej nga gjashtë supervizorë që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha dhe konkretisht Francën, Italinë, Anglinë, Austro-Hungari, Gjermaninë dhe Rusinë. Pika 4 e Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të marrë në Londër, më 29 korrik 1913 vuloste se “Kontrolli i adminsitratës civile dhe i financave të Shqipërisë i besohet një komisoni ndërkombëtar të përbërë nga delegatët e gjashtë fuqive dhe një delegat i Shqipërisë. Kompetencat e këtij komisioni do të zgjasin dhjetë vjetë dhe në rast nevoje mund të zgjaten”. Këtë vendim Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme Ismail Qemali e priti me ndjenjë dëshpërimi sepse në një kohë kur Shqipëria shpallej principatë e pavarur, sovrane e trashëgimore pa asnjë lidhje varësie me Turqinë, në një shtet asnjanjës nën garancinë e Fuqive të Mëdha, nga ana tjetër vihej nën kontrollin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha, kontroll ky që kishte formën e një protektorati që nuk pajtohej me pozitën e shtetit shqiptar të pavarur. Më 16 tetor 1913 këto supervizorë u vendosën në Vlorë. Që në kontaktet e para që vendosi Kryetari i Qeverisë u prir që të ndikonte pranë tyre për zgjidhjen e dy problemeve të mprehta si caktimin e delegatit shqiptar pranë këtij komisioni dhe problemin e administrimit të Shkodrës dhe vendosjes së marrëdhënieve me Qeverinë e Vlorës. Për këtë u hodh ideja nga delegati francez që të zgjidhej Ismail Qemali si delegat i shtatë në KNK, po kjo ide s`u pranua. Pati dhe propozim nga Ismail Qemali që të zgjidhej Luigj Gurakuqi që kishte dhënë prova në mbrojtje të kauzës shqiptare. Në mbledhjen e 30 tetorit 1913 më në fund me ndërhyrjen e Austrisë dhe të Italisë u vendos që delegati shqiptar në KNK do të ishte Myfid Libohova. Të ardhurat financiare, të cilat mund t’i realizonte vendi u bënë një objekt special synimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK). Që në fillim këto supervizore iu drejtuan Qeverisë së përkohëshme të Vlorës dhe autoriteteve lokale (Durrës dhe Lezhë) me kërkesën që të njoftonin për sasinë e të ardhurave dhe të dalurave, në

Lame Kareco

Llambi Aleksi

Eqerem Libohova

vendet që qeveriseshin prej tyre, me preteksin e nevojës së informimit për vendimmarrjet e rëndësishme vijuese. Objektivi kryesor i komisionit sintetizohej në deklarimin e supervizorit të ngarkuar me çështjet e administrimit të drejtësisë (Alessandro Leoni), që “të gjitha të ardhurat e Shqipërisë, të centralizohen nën mbikqyrjen e drejtëpërdrejtë të komisionit” Në fakt, kërkesa për sigurimin e këtyre të dhënave do të shërbente vetëm si pretekst për formimin e një grupi për kontrollin e financave të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Për këtë qëllim Komisioni formoi një grup prej tre vetësh , i cili përbëhej nga Krajeëski, delegat i Francës; Lembi,delegat i Anglisë dhe M.Libohova, delegat i Shqipërisë. Grupi në fjalë kishte për detyrë kontrollimin e financave. Ai këtë punë e bëri në Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës edhe pse u kundërshtua nga I.Qemali, i cili kishte kërkuar që për këtë veprim të njoftohej më parë me shkrim. Kështu, Komisioni në mbledhjen e njëmbëdhjetë, të datës 20 nëntor 1913, e formuloi letrën që do t`i drejtohej Ismail Qemalit, lidhur me revizionin (verifikimin) e llogarive të Qeverisë së Përkohëshme me këtë përmbajtje: “…kam nderin t’Ju njoftoj se zz.Lamb, Krajeëski dhe Myfit beu u caktuan nga komisioni për riorganizimin e llogarive, ashtu siç ua kërkuat.” Përveç punës inspektuese pranë Qeverisë së Vlorës, supervizorët ndërmorrën disa turne inspektimi në Shqipërinë e Mesme e të Veriut për grumbullimin e të dhënave mbi të ardhurat e qeverive lokale të këtyre territoreve. Pavarësisht se KNK-ja ishte e ngarkuar me detyrë “që të kontrollonte administratën civile dhe financën e Shqipërisë”, ajo nuk u kufizua vetëm në këto çështje, por vepronte për nënshtrimin e plotë të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, duke ia ngushtuar asaj vazhdimisht rrethin e veprimit, sidomos për kontrollin e financave. KNK-ja në të gjitha rastet e çështjeve të diskutuara në mbledhjet e komisionit asnjëherë nuk i la vend vetveprimit dhe inisiativës së Qeverisë së Vlorës. Sa herë që ajo kundërshtonte, ai i kundërpërgjigjej duke i shtuar presionet. Kështu që KNK u bë dalngadalë një faktor pengues, në vend që ta asistonte Qeverinë e Vlorës, ia mbylli shtigjet dhe i ngushtoi sferën e veprimtarisë. Në artikullin “Fuqia e sotme e Komsies së Kontrollit”, gazeta “Perlindja e Shqipnies”, do të shkruante se “Komsia [KNK] ka mbajtur fuqien administrative e financiare dhe një të drejtë të posaçme plotëkontrollimi mbi qeverien Shqiptare që do të bëhet”. Këtë pozitë të pandryshuar e mbajti KNK-ja dhe gjashtë muajt e ardhshëm kur delegatët europianë miratuan Statutin Organik të Shqipërisë të përgatitur sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913. KNK-ja do të vazhdonte të kryente mbikqyerjen e shte-

tit të ri shqiptar sipas afatit të vendosur prej 10 vjetësh, duke qenë organ kontrolli dhe mbartës kryesor i pushtetit në Shqipëri, që do të përfaqësohej me Princ Vidin i cili u zgjodh nga Fuqitë e Mëdha në krye të fronit shqiptar. Mendime mbi Këshillin Kontrollues të Financave dhe vendi i tij në Statutin e Zgjeruar të Lushnjes Fuqitë e Mëdha europiane në tetor 1913, në krye të Shtetit Shqiptar caktuan Vilhelm Vidin. Më 7 mars 1914 ai erdhi në Shqipëri, dhe më 17 mars të po atij viti ngarkoi Turhan Pashë Përmetin me formimin e qeverisë. Në Shqipëri u vendos regjimi i Princ Vidit, i cili u sanksionua me Statutin Organik të Shqipërisë të hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Statuti mund të konsiderohet si një akt me karakter kushtetues. Si i tillë pati rëndësi sepse ishte një akt organik i shpallur mbi bazën e idesë së pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane, dhe shënoi një hap në konsolidimin e tij duke vendosur formën monarkiste të qeverisjes në Shqipëri. Statuti me karakter monarkist krijoi një shtet gjysmë sovran dhe gjysmë kolonial dhe hapi rrugën për krijimin e një shteti liberal. Përsa i përket kontrollit të administratës civile dhe financave të Shqipërisë ai mbetej nën kontrollin e KNK, siç ishte vendosur në vendimin përfundimtar të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Statuti Organik i Shqipërisë i 10 prillit 1914, në kapitullin e Financave (neni 141) theksonte “se organizimi i mëparshëm i financave do të jetë në fuqi dhe ndyshimet që mund të bëheshin mund të qenë vetëm të dorës së dytë.” Në Kapitullin e VI të Administratës lokale kontrolli i financave në të gjitha ndarjet administrative në nivel vendor, si në prefekturë, sanxhak, kaza dhe nahije do të kryhej nga këshilli i tyre, të cilët kishin të drejtë të hartonin jo vetëm buxhetin por të ushtronin dhe kontrollin e administrimit të financave. Gjatë sundimit gjashtëmujor Princ Vidi bëri përpiekje të lidhej me elementë demokratë, përveç atyre konservatorë që mbizotëronin në skenën politike shqiptare duke u përpiekur të ruante balancën ndërmjet interesave të Fuqive të Mëdha në Shqipëri. Por nën presionin e tyre bëri lëshime në dëm të sovranitetit të shtetit shqiptar dhe në favor të qarqeve ekspansioniste greke duke pranuar Protokollin e Korfuzit. Pas shpërthimit në maj të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme kundër tij, dhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht të 1914, ekuilibri politik ndërmjet Fuqive të Mëdha u prish dhe ai humbi mbështetjen ndërkombëtare. Më 3 shtator 1914 princi u largua nga Shqipëria. Qeveria e tij dështoi si brenda vendit ashtu dhe në marrëd-

hëniet me jashtë. Prin Vidi nuk kishte vullnetin e domozdoshëm për të përballuar situatën e vështirë në të cilën kalonte vendi. Situatë mjaft e nderë u krijua në Shqipëri dhe me shpërthimin e Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme më 1914-1915, kryengritje e cila shpërtheu për shkak të pakënaqësisë së fshatarësisë kundër zgjedhës sociale të përfaqësuar nga regjimi i Princ Vidit, nga mosmarrëveshjet e brendshme ndërmjet vet personaliteteve politike shqiptare, ndërmjet tyre dhe ushtarakëve të huaj si dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Haxhi Qamili ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914-1915. Në fazën e dytë të kryengritjes kundër qeverisjes së Vidit, ai doli me parrullat “ Duam Babën, duam flamurin turk, duam gjuhën turke”. Ai ishte për përmbysjen e Princ Vidit e të qeverisë së tij, bashkimin e Shqipërisë me Turqinë, vendosjen e një princi turk në Shqipëri. Veprimtaria e Haxhi Qamilit karakterizohej nga një përzierje e normave fetare islame dhe normave civile bashkëkohore. Ai ishte në krye të djegies së sarajeve të Esat Toptanit. Në nëntor 1914, kryengritja e udhëhequr prej tij goditi rëndë strukturat e shtetit dhe vuri në rrezik pavarësinë e tij. Kjo u shfrytëzua si pretekst për agresionin e forcave të armatosura sërbe kundër Shqipërisë në qershor 1915, agresion që u mbështet dhe nga Esat Toptani*.(Enciklopedia Shqiptare. Vëll.II. Botim i Akademisë së Shkencave. Tiranë 2008. Fq. 1373-1375. Po aty. Vol. III fq. 2139) Situata rëndohej dhe nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e cila pati pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin. U vu në rrezik ekzistenca e shtetit kombëtar Shqiptar.Territori i Shqipërisë u pushtua nga forcat e armatosura të shteteve ndërluftuese duke e shëndruar atë në shesh lufte. Pozita e tij u vështirësua dhe nga nënshkrimi i traktateve midis fuqive për coptimin e trojeve të tij, siç ishte Traktati i Fshehtë i Londrës i prillit të vitit 1915, ku shteti Shqiptar ndahej midis tre vëndeve fqinje. Në prill të 1917 në luftë kishte hyrë dhe ShBA, e cila u pa me interes nga shqiptarët sepse në një nga aktet e para të qeverisë amerikane ishte Deklarata e Presidentit Vilson, ku nënvizohej se ShBA nuk do të njihte traktatet që ishin përfunduar pa pjesëmarrjen e tyre. Me këtë shfaqej një rast për rishikimin e traktateve të lidhura gjatë luftës, pra dhe të Traktatit të Londrës. Gjithashtu dhe programi i shpalluar në janar të 1918 nga presidenti Vison mbi rregullimin e pas luftës mbi bazën e « 14 pikave » ku ndër to kishte një pikë(pika 11) që u kushtohej problemeve të Ballkanit, influencuan dhe patën peshën e tyre në zhvillimin e situatës të viteve të fundit të Luftës së Parë Botërore, dhe ngjadhën shpresa tek shqiptarët për një mbështetje dhe për mos njohje të traktatit dhe të marrëveshjeve të tjera dy palëshe të ndërmara nga shtetet ballkanike dhe Itali në dëm të kufijve të saj. Gjatë luftës ekonomia e vendit pësoi shkatërime të ndjeshme. Në mbarim të saj, i gjithë territori i vendit u pushtua nga forcat fituese të luftës, largimi i të cilave u bë i mundur në gusht të 1920, forcat ushtarake italiane, dhe në fund të 1921 ato serbe. Fati i pavarësisë së vendit qe në rrezik si pasojë e vendimeve të Konferencës së Paqes(1919-1920) e organizuar nga Fuqitë e Mëdha fituese të luftës. Ajo nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për


dossier • E hënë 29 prill 2013

»

19

Kol Thaçi

Lac Gera

Xhaferr Ypi

Rrok Gera

të ruajtur pavarësinë dhe tërrësinë tokësore të shtetit si dhe të rishikonte kufijtë në favor të tij. Konferenca nuk zbatoi as parimin e kombësisë dhe as atë të vetvendosjes së popujve. Në vitet 1919-1920 u hartuan nga fuqitë fituese disa marrëveshje për të arthmen politike dhe territoriale të Shqipërisë ku përcaktohej ngushtimi dhe cungimi i territoreve të saj. Në janar të vitit 1920 fuqitë europiane përgatitën coptimin më të thellë të Shqipërisë midis tre shteteve fqinje Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Në këto kushte kur dhe qeverija e Durrësit e dalë nga Kongresi i Durrësit i mbledhur më 25 dhjetor 1918, nuk arriti të bëhej një përfaqësuese mbarë kombëtare dhe të qe e aftë për të mbrojtur interesat e vendit, bëhej i domozdoshëm thirrja e një kogresi mbarëkombëtar që të mbronte Shqipërinë e njohur zyrtarisht me caktimin e kufijve të 1913-ës nga një komision ndërkombëtar dhe të frenohesh ekspansioni i shteteve që do të përfitoninme ndarjen e territoreve shqiptare. Këtë mision e morri Kongresi i Lushnjes, që i zhvilloi punimet në 28-31 janar 1920 me pjesëmarrjen e 50 përfaqësuesve nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Me vendimet e rëndësishme që morri ai i hapi rrugën zhvillimit të një lëvizjeje të re demokratike drejt kushtetuimit të Shtetit Shqiptar si një shtet Sovran. Pavarësia e shpallur më 28 nëntor 1912 u riafirmua nga ky Kongres, i cili i dha të drejtën shtetit shqiptar të qeverisej pa mandat dhe protektorat të huaj. Ky Kongres përcaktoi dhe parimet kushtetuese të tij, që gjetën zbatim në veprimtarinë e organeve që zgjodhi, siç qenë qeveria e re me Sulejman Delvinën në krye, zgjedhja e Këshillit të Naltë dhe Senatit , që më pas morri emrin Këshilli Kombëtar. Akti më i rëndësishëm që u miratua nga Kongresi i Lushnjes ishte “Bazat e Kanunanores së Këshillit të Lartë”, i cili përbëhej nga gjashtë pika dhe aprovonte parimet kushtetuese të shtetit shqiptar. Në historinë e së drejtës kushtetuese shqiptare ai njihet me emrin “Statuti i Lushnjes”. Mbi bazën e këtij akti filluan të veprojnë organet kryesore duke zbatuar vendimet e rëndësishme që i përcaktoi ky Kongres. Me sigurimin e bashkimit administrativ të Shqipërisë, vëmendja e Këshillit Kombëtar dhe e qeverisë u përqëndrua në stabilizimin ekonomik dhe financiar të shtetit. Fillojnë të dallohen raportet kontrolluese juridiko -kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë. Në bisedimet e tij një vend të konsiderueshëm zunë bisedimet për problemet financiare dhe rrugët që duheshin gjetur për zgjidhjen e tyre. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe ministri i Financave Ndoc Çoba ndërmorrën disa masa. Ata komunikuan me të gjithë ministritë për paraqitjen e pasqyrave të shpenzimeve brenda vitit buxhetor, që t`i jepte mundësinë të studionin të ardhurat, të mbulonin shpenzimet dhe të kontrollonin të gjitha zyrat financiare. Kjo hasi në vështirësi për shkak të situatave të ndera që kaloi vendi gjatë luftrave dhe trazirave politike, ku nuk kishin mundur të mbanin llogari të rregullta, dhe nuk kishin një kontabilitet të qartë nga ku mund të kuptoheshin të ardhurat nga shpenzimet e shtetit. Nuk kishte llogari për taksat e mbledhura dhe shpenzimet administrative. Po kështu shteti ndodhej në fazën fillestare të organizimit të tij dhe para tij shtroheshin problem për zgjidhje: ruajtja e pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar . Zanafillat e kontrolleve të këtij rregjimi i shohim nga fundi i vitit 1920 dhe fillimi i vitit 1921, kur ankimet dhe protestat e popullit

të Shkodrës, detyruan qeverinë të urdhëronte ngritjen e një Komision Kontrolli, për të kontrolluar shpenzimet e Frontit të Koplikut. “Besojmë se Komisioni Kontrollues, -shkruante gazeta “Tarabosh” që dilte në Shkodër - ka me krye pa ansi detyrën e vet tuj kenë se asht i përbëmë prej atdhetarve t’njoftun e të ndershëm, si Ministër Floqi, Kolonel Tatzati e Angjelin Suna”. Sinjalet e parregullsive të ndryshme financiare janë dhënë nga Kryeministria e asaj kohe me anë të anëshkrimit dokumentar nr. 2020 të datës 3.9.1922, ku tërhiqte vëmendjen se shumë zyra financiare që kanë për detyrë me nxjerrë të ardhurat shtetrore, nuk i dorëzojnë të hollat rregullisht në arkat financjare të shtetit. Në këtë anëshkrim cilësohej se: “Një veprim i tillë jo vetëm që është kundra rregullave financiare dhe transferon zyrat e tjera relative në zyra financjare e doemos dhe në veprime jashtë kompetencave të tyne, por damton në mënyrë të papëlqyeshme dhe interesat shtetnore”. Gjendur para kësaj situate, Kryeministria porosiste gjithë zyrat financiare, që sasinë e të ardhurave financiare që nxjerrin t’ia dorëzonin rregullisht shtetit. Të ardhurat e buxhetit ishin më të pakta se shpenzimet. Në Shqipërinë e atyre viteve nuk kishte as monedhë kombëtare dhe as institucione bankare për emetimin e monedhës dhe të kreditit. Në vitin 1922 një akt i plotë kushtetues u adoptua nga Këshilli Kombëtar, zgjerimi i statutit të Lushnjes, i cili u mbështet tek Bazat e Kanunanores të Këshillit të Lartë dhe u njoh si Statuti i Shtetit Shqiptar i vitit 1922. Ai afirmonte parimin e njohur të ndarjes së pushteteve dhe përfaqësonte një akt kushtetues me karakter demokratik kombëtar dhe origjinal. Ai shënoi një ndryshim të dukshëm parë nga të gjitha pikëpamjet në krahasim me statutin organik që u hartua nga KNK. Në të vendin e Kryetarit të Shtetit e zuri përkohësisht Këshilli i Naltë, i cili nuk u morr me raportet institucionale kontrolluese-raportuese në vazhdimësi. Qeveria simbas neneve 41 dhe 42 të Statutit të Zgjeruar të Lushnjes duhet të ishte tërësisht nën kontrollin e parlamentit. Në këtë Statut, mjeti thelbësor i kontrollit mbi ekzekutivin mbeteshin Komisionet Hetimore. “Për mbrojtjen e interesave të përgjithëshme Parlamenti detyrohet në çdo rasë të veçantë, të formojë në gjirin e vet komisi hetimesh për të studiuar çështjet e faktet që lidhen me të. Komisitë hetuese kanë të drejta me kërkuem shpjegime me gojë e me shkrim si prej autoriteteve botore ashtu edhe prej privatëvet. Mund të kqyrin edhe të gjithë aktet zyrtare që tu duken të nevojëshme” . Kompetencat e parlamentit Statuti i shtrinte në çështje të tilla që në vështrim të parë dukej se i përkisnin vetëm të ashtuquajturit pushtet ekzekutiv, siç qenë çështjet në fushën e financave dhe sidomos ato të buxhetit. Ai, jo vetëm aprovonte buxhetin e shtetit, por kontrollonte dhe zbatimin e tij (nenet 35-39). Për ushtrimin e një kontrolli të vazhdueshëm në fushën e financave, Statuti ngarkonte Këshillin Kontrollues të Financave (nenet 75-79). Përcaktimi i të drejtave të këtij Këshilli me ligj të posaçëm si dhe mënyra e zgjedhjes së tij, nga një numër dyfish që propozonte parlamenti, e bënin të qartë prezencën e këtij të fundit edhe në ushtrimin e kontrollit të financave. Konkretisht, dispozitat e kapitullit të Këshillit Kontrollues të Financave, në Statutin e Lushnjes para-

qiteshin me këtë konfigurim: “75. Financat e shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues të Financavet. 76. Organizimi i këtij këshilli, mënyra e ushtrimit të zyrave të tij dhe cilësitë e miseve që e përbajnë, caktohen në ligjën e posaçme. 77. Të drejtat e këtij këshilli janë kontrolli preventiv dhe represiv i llogarive të gjithë Administratës së Shtetit si dhe ato q’i caktohen në ligjën e posaçme. 78. Miset e këtij këshilli emnohen kësodore: Parlamenti propozon nji numër dyfish të misvet të nevojshëm dhe Këshilli i Naltë emnon gjysmën e tyne me vendimin e Këshillit Ministruer. 79. Patundëshmia e misvet të këshillit kontrollues të financave sigurohet në mënyrën e caktueme në këtë Statut për miset e Gjyqit të Diktimit, me ndryshimin q’i asht vetëm për 5 vjet prej ditës së emnimit të secilit prej tyne” Për të konsoliduar besimin dhe garancitë për mosvënien dorë dhe ruajtjen e vlerave monetare, në sistemin e parakushteve që kondicionionin emrimin në detyrën e arkëtarit dhe administrimin e mjeteve monetare u vendos dorëzania. ”Jeni të porositur që mbas sodi, mbas ligjës të merrni dorëzanie nga ata nënpunës që merren me të holla. Dorëzanitë kanë me iu dorëzue Zyrës së Financës së vendit, e cila asht e detyrueme me ia paraqitë Ministrisë së Financave për me e ruejtë në arkë të përgjithëshme” - porosiste Ministri i Punëve të Mbrendëshme A. Zogu me shkresën nr 3758,datë 19.7.1920. Gjithashtu, administrimi dhe kontrolli i kundërvleftës financiare të pullave si letra me vlerë të nominuar zyrtarisht, kaloi në nivele rigoroziteti dhe kujdesi të dukshëm. Qarkorja e M.P.Mbrendëshme e vitit 1921 për Prefekturat urdhëronte marrjen e masave urgjente “për vjeljen e kundërvlerës së pullës zyrtare (10 qint.ari) për çdo shkresë që lëshohej e përmbante pullë dhe që destinohet për tu paraqitur zyrave shtetrore”. Prandaj, në këtë akord Ministri i Punëve të Mbrendëshme R.Fico?? porosiste: ”këto të ardhura të rregjistrohen në një libër të veçantë dhe do të mbahen në arkë të financës nën kontrollin e Krye Zyrtarit financeuer. Në ato vende ku nuk gjendet zyrtari i financës detyrohen sekretarët e Nënprefekturave që, të kontrollojnë këto llogari për hesap të financës nën vërejtjen e nënprefektit. Të hollat me gjithë llogarinat do t’ja dorëzojnë financës për çdo krye mueji”. Si masë tjetër e sistemit përmirësues të kontrollit financiar në vitet ’20-të konsiderohet sigurimi fizik i vlerave monetare. Ndërsa parashtronte situatën kritike të deriatëherëshme, Ministria e Punëve të Mbrendëshme u tërhiqte vërejtje në një qarkore gjithë Prefekturave të vendit për mossigurimin e kushteve për ruajtjen e mjeteve monetare të Bashkive. ”Po shifet se ndër disa bashkie të hollat po mbahen në arka të drunjta ose nëpër shtëpi të arkëtarit ose kryetarit, gja që sjell parregullimin dhe shumë herë shpërdorime. Jini të lutun, të detyroni Bashkitë e atij qarku që medoemos të kenë kasë të hekurt dhe vetëm në to të ruhen të hollat e Bashkisë, e jo siç u tha mësypri të mbahen nëpër shtëpira”. Për të rimëkëmbur këtë ekonomi dhe për të përballuar nevojat e saj, në vitin 1922 qeveria shqiptare i drejtoi Lidhjes së Kombeve një kërkesë për hua afatgjatë, por që su pranua nga ajo. Ndërkohë Lidhja e Kombeve për ta ndihmuar iu përgjegj se do ti dërgonte një këshilltar financiar

të saj dhe caktoi hollandezin J. Hunger. Ai erdhi në Shqipëri në qershor të vitit 1923 dhe lidhi një kontratë pesë vjeçare me qeverinë. Kontrata u zbatua vetëm për një vit dhe u ndërpre sepse qeveria kishte mungesa të theksuara financiare. Z. Hunger bëri mjaft raporte dhe në një prej tyre flitej për abuzimet alarmuese në gjirin e qeverisë e burokracisë shtetëror. Gjatë kohës që punoi pranë qeverisë Z. Hunger midis të tjerash trajtoi dhe fillimet e organizimit zyrtar e kushtetues të kontrollit të financave të shtetit shqiptar duke dhënë indikacionet mbi domosdoshmërinë e një instituti me fytyrë perëndimore që do të kontrollonte financat të cilat i bëri dhe publike. J. Hunger tërhoqi vëmendjen për mospërfshirjen e propozimit të parë të tij në rendin e ditës së Parlamentit të vendit, dhe për këtë do të shprehej se “mjerisht, asht për të ardhë keq…se nji projekt që i përkiste krijimit të një Cour des comptes, kaq e nevojëshme për vendin nuk u adoptua.” Shpesh herë propozimet e Hungerit u shpërfillën, dhe kjo vinte sepse kërkesat e tij sipas mendimit të deputetëve mund të qenë të realizueshme për një shtet që gëzonte qëndrueshmëri të lartë politike dhe jo për Shqipërinë e asaj kohe. Këshilltari i Qeverisë Hunger në Raportin e Dytë të tij për platformën e punëve të ardhëshme të Qeverisë , duke pranuar me rezervë aktivitetin kontrollues të Ministrisë së Financave, nënvizoi si prioritet të pazëvendësueshëm misionin e revizionimit të financave të shtetit prej një organi të pavarur. “Nji nga pikat e riorganizimit financiar - theksonte ai - do të jetë krijimi i nji “Cour des Comptes” krijim i diftuem jo vetëm për arësyet për të cilat asht në vendet e tjera, financat e të cilëve janë në rend më të mirë , por edhe për të vazhduem nji kontroll preventif mbi shpenzimet, ky kontroll i domosdoshëm në këtë vënd, edhe sikur të mos hyjë në rolin e nji “Cour des comptes”.... Krijimi i një organizmi kontrollues simbas perceptimit perëndimor, ishte një angazhim vijues i devizës së Kryetarit të Shtetit të asaj kohe, Ahmet Zogut, i cili në një deklaratë publike dhënë për gazetën “Shtypi” shpaloste bindjen se “Shqipërija do t’i sillet jetës së perëndimit me çdo mënyrë . I kemi kërkue Lidhjes së Kombeve nji organizator për financat, të cillit do ti apim 75 mijë fr.ari në vjet. Me nji fjalë do të ndjekim përparimin oksidental”. Këtë orientim properëndimor të shtetit shqiptar, e hasim dhe në shënimet mjeshtërisht të renditura të zvicerianit Karl I.Hoffer, që e njihte Shqipërinë nga koha e sundimit turk. Nën titullin “Shqipëria si kje e si asht”, ai informonte se “…kam formue në mendjen t’eme nji mendim ose gjykim mjaft të shqyrtuem e të kjartë. Tue përkrahë Shqipnin e kohës së paraluftës e të kohës së luftës me Shqypninë e sotme, nuk mund të them tjetër veçse përparimi asht aq i madh sa nuk mund të mendohet!”. Me këto lëvizje që u bënë nga qeveria në këtë kohë, të bien në sy aktivizimet e strukturave inspektuese si p.sh inspektimet e kryera në Zyrën Bujqësore të Vlorës (në gusht të vitit 1923), etj. Komisioni i posaçëm për kontrollimin e llogarive të kësaj Bashkie u ngrit në bazë të urdhërit telegrafik të Ministrisë së Financave dhe procedurat në shqyrtimin dhe kontrollimin e llogarive përfshinin vitet 1920-1923. Ai përbëhej nga Drejtori i Financave të Gjirokastrës, Drejtori i Financave të Vlorës, Prokurori i Gjyqit të Shkallës së Parë dhe një Anëtar i Këshillit të Bashkisë së Vlorës.


20

«

Titulli: Gjuha dhe lufta e ideve Gjinia: Gjuhësi Autori: Lindita Aliu – Tahiri

G

Librari

juhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medies dhe multimedies. Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor – kritik dhe socio – gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit. Lindita Aliu – Tahiri me të drejtë bën sarkazëm të hijshme me propozuesit e dalldisur të gjuhës kosovarishte; me mbrojtësit e identitetit të rremë kosovarli, me të gjithë ata që mjetin më përbashkues të shqiptarëve kanë tentuar ta kthejnë në mjet etnodallues. Mbi autoren Prof. Asoc. Dr. Lindita Aliu – Tahiri është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë angleze, në Departamentin e Gazetarisë dhe në programin për përkthim dhe interpretim në Fakultetin e Filologjisë, Prishtinë. Magjistraturën dhe doktoraturën i ka kryer në fushën e gjuhësisë, me interesin të përqendruar në stilistikë. Ka botuar libra dhe studime në fushën e gjuhësisë kritike, stilistikës, kritikës letrare dhe analizës së diskursit. Ka botuar dhe dy përmbledhje poez-

Titulli: Hetuesit e Vegjël 14, Misteri i Pikturës së Vjedhur Origjinal: The Orange Outlaë Gjinia: RomanAutori: Ron Roy Shqipëroi: Marsel Toska Dinku, Joshi dhe Roza janë hetuesit e vegjël. Banojnë në Grinvil dhe janë shokë të pandarë. S’ka mister që nuk mund ta zgjidhin! Një pikturë antike, shumë e çmuar, është vjedhur nga shtëpia e xhaxhait të Dinkut. Hajduti ka lënë në kuzhinë lëkurë portokalli. Por a mjafton ky fakt për të zgjidhur çështjen? Ka vështirësi, por nuk ka mister që nuk e zgjidhin tre hetuesit e vegjël.

E hënë 29 prill 2013 •

Titulli: Rrënjët e Brazilit Origjinali: Raizes do Brasil Gjinia: Histori Autori: Sèrgio Buarque de Holanda Shqipëroi: Blerta Hoxha Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri. Sèrgio Buarque krijoi forma të reja narracioni dhe studioi dokumentet dhe raportet e lashta, në përpjekje për të kuptuar vështirësitë bashkëkohore me të cilat po përballej vendi gjatë modernizimit të tij. Në fillim të shekullit XX, me lëvizjen moderniste, ndodhi një përmbysje në mënyrën se si brazilianët e shihnin vetveten. Në shekullin e kaluar debati intelektual mbizotërues, i ushqyer nga disa teori pseudo – shkencore, ishte fokusuar mbi konceptin e racës si një kategori biologjike, e cila përdorej si bazë për vendosjen e një hierarkie mes kombeve, sipas po të njëjtave teori. Koment nga Anxhèlika Madeira Titulli: Neurologjia, diagnoza dhe trajtimi actual Origjinali: Current Diagnosis & Treatment: Neurology Gjinia: Mjekësi Autori: John C.M. Brust Shqipëroi: Ardit Tela, Blerina Çela, Ilir Alimehmeti, Ledina Mino, Meriton Siqeca, Serla Grabova

ish, të botuara edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase. Nga viti 2003 – 2010 ka udhëhequr programin e Komisionit Evropian për arsim të lartë “Tempus”, një program që synon partneritetin e

Titulli: Hetuesit e Vegjël 15, Misteri i Bankës së Vjedhur Origjinal: The Yellow Yacht Gjinia: RomanAutori: Ron Roy Shqipëroi: Marsel Toska Dinku, Joshi dhe Roza shkojnë me pushime në një ishull, por atje grabitet një bankë. Kush e grabiti? Si fillojnë hetimet nga tre fëmijët dhe si arrihet që të zbulohen autorët? A kishte diçka tërheqëse në varkën e verdhë që ishte ankoruar në portin e ishullit?!

institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Aktualisht, Lindita Aliu – Tahiri është zv/redaktore për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës. Koment nga Shaban Sinani

Titulli: Hetuesit e Vegjël 16, Misteri i Ujkut të Bardhë Origjinal: The White Wolf Gjinia: Roman Autori: Ron Roy Shqipëroi: Jonida Gjoka Për ujkonjën, tre këlyshët janë të shtrenjtë, por edhe për kujdestarët e asaj kafshe. Por një ditë tre këlyshët zhduken në mënyrë misterioze nga foleja ku rrinin. Kush i ka rrëmbyer? Dinku, Joshi dhe Roza, pavarësisht se janë me pushime, futen menjëherë në aksion për ta zbuluar.

Një tekst i dobishëm, praktik, për trajtimin e problemeve të neurologjisë, që do t’ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet në një libër të vetëm. • Libri përfshin çështje të tilla si: pika kyçe të diagnozës, simptoma dhe shenja, ekzaminime diagnostike, diagnoza diferenciale, trajtimi dhe prognoza.• Trajtimi i çrregullimeve te të rriturit dhe fëmijët.• Informacioni praktik rreth gjendjeve të zakonshme, të tilla si dhimbje koke, çrregullime të lëvizjes dhe infeksioneve të sistemit nervor qendror.• Ndihmë e specializuar për ishemitë dhe insultin cerebral hemorragjik, epilepsinë, çrregullimet e gjumit, marramendjen, humbjen e dëgjimit, demencën dhe humbjen e kujtesës, problemet psikiatrike dhe të tjera.• Trajtimi i plotë i ekzaminimeve diagnostike.• Më shumë se 100 foto dhe ilustrime informuese.• I përditësuar sipas rezultateve dhe zhvillimeve të fundit.

Titulli: Hetuesit e Vegjël 17, Misteri i Shtrigës në Varreza Origjinal: The Zombie Zone Gjinia: Roman Autori: Ron Roy Shqipëroi: Marsel Toska Banojnë në Grinvil dhe janë shokë të pandarë. S’ka mister që nuk mund ta zgjidhin! Investigatorët e vegjël shkojnë me pushime. Në qytezën, ku ata po bënin pushimet, kishte një atmosferë të çuditshme. Banorët ishin të frikësuar, sepse natën një hije lëvizte nëpër varreza. Ishte një shtrigë apo çfarë ishte kjo hije misterioze? Edhe kësaj here tre miqtë zbulojnë të vërtetën dhe largojnë frikën e banorëve. Por si?!

Titulli: Hetuesit e Vegjël 18, Misteri për Vampirin në Qytet Autori: Ron Roy Shqipëroi: Marsel Toska S’ka mister që nuk mund ta zgjidhin! Një zotëri me pamje të çuditshme. Ai ka flokë të zezë, mban syze dhe pelerinë të zezë, ka dhëmbë të dalë si të qenit. Vjen rrotull nëpër qytet dhe njerëzit e shikojnë me dyshim. Disa mendojnë se është një vampir. Dinku, Joshi dhe Roza vendosën që ta ndiqnin, ndërsa burri nuk dukej aspak i trembur... Po cila është e vërteta? Mund të jetë një vampir!?


Librari

10 POEZI • E hënë 29 prill 2013

»

21

nga TANJA BAKIC

Mesditën e së premtes, në Universitetin e Arteve u organizua takimi me poeten malazeze Tanja Bakic - bujtësja e dytë në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë në Tiranë - pjesë e programit TIRANA IN BETWEEN (POETEKA & TRADUKI). Përveç leximit të poezive më të fundit të Tanja Bakic nga studentët e dramës, nën drejtimin e Ema Andreas, u bashkëbisedua rreth krjimtarisë së saj, rreth teknikave të përkthimit, interpretimit të poezisë si dhe do të na ofrohet mundësia të dëgjojmë si tingëllojnë këto poezi në gjuhën mëmë të autores. Moderatorë të takimit ishin Milena Selimi dhe Arian Leka. 1 Mbështesim gojët tona drejt e në tokë Ndoshta gjer tek rrënjët thellë. Ato dalin jashtë Për t’u bërë sy mbështetur mbi buzë, Flokët shpupurisen Në erë, Bari mori Formën e gjinjve të tu. 2. Gishta dëgjojeni këngën E duarve tuaja. Ashtu si pema mbi të cilën Po bie shi Valët fashiten dhe Ne i dëgjojmë sërisht Seç ka diçka në kodrat e tua Seç ka diçka në ëndërrat e mia Bora që po bie përmbi det Mendja që fshihet nën shkëmbinj. Ky qiell është qielli ynë, Ky bar është bari ynë, Rruga që ne marrim Fle nën këmbët tona. 3. Dëbora po bie mbi akull Mbi miken e saj të shtrenjtë Drejt yjeve të arratisur

Duke lënë pas vetes Dyer paksa të hapura Nëse nuk do të isha vajzë, Flokë bore do të kisha qenë. 4. Aroma e fundit e kopshtit Dhe unë ndërthurur me të Yllli më i heshtur ndër të tjerë Bari thërret për një flutur Trupat rriten Dhe bien në zbrazti. Ti po shndërrohesh në perlë Dhe perla po shndërrohet në ti. 5. Dritë Nën qerpikë Një hije qiparisi Jam duke qeshur Dhe duke të prekur ty. Ty Lot ëndrre. Jam Tingull. Jam Shije Por kurrë Tingull dhe Shije së bashku. 6. Akull i hedhur mbi qymyr.

Ti bie, Bie, Por toka Nuk të pranon. Ty Një mendim dhe heshtje. Prapa teje asgjë, Poshtë teje veç ajër, Dhe mbi ty Pluhur. 7. Seç ka diçka prapa syve të tu, Pas gjinjve të tu, Pas kësaj borës sate Çasti kur bar’ i përgjumur Brenda teje ka heshtur Dhe kur unë të kthej shpinën që ti të shtriqesh, të shtrihesh dhe të biesh në gjumë Hapësirë e pafund, për kudo, për gjithëkund. 8. Ti më shkakton dhimbje, Nga frika se Ndryshe unë dhimbjen kurrë S’do e ndjej Syri im drithëron në muzg

Por asnjë lot s’ka derdhur ende. Dje diku kam gjetur Barin teksa flinte mbi mëndafsh Pikërisht ai çast asgjësohet, Pikërisht ai çast njomet me vesë. 9. Një re është afruar Pranë veshit tim. Një poet, qëndroj dhe e këqyr Takimi i vonuar Mes qiellit Dhe meje. Bari po më mëson Si të bie. Uji po më mëson Si të ëndërroj. 10. Me gishtat mbi buzë Ajo pëshpërit të fshehtën Lëngjet e saj vërtiten Në dritë Me ndjeshmëri të pafund. Këtu ai fut detin, Por dje ai futi bar. Përktheu nga origjinali anglisht Silvana Leka


22

P

« SPECIALE

ër shtetet perëndimore luftërat në shtetet e largëta, siç janë Mali dhe Somalia, nuk mund të injorohen, edhe pse ndoshta shumica duan që të ishte ashtu. Qeveria e SHBA-ve, por dhe qeveritë në Europë janë të shqetësuara se grupe të “Al-Kaedës” në Afrikë mund të rrezikojnë qytetarët dhe interesat e tyre, brenda dhe jashtë, dhe kur Franca vendosi për një kohë të shkurtër të intervenojë në Mali, shumica qëndruan mënjanë me radhitjen e trupave të tyre nëpër frontet potenciale të kontinentit. Gjegjësisht, qeveritë rajonale implementuan një model-kooperativë, popullariteti i të cilit rritet në Afrikë. Ideja është që armatat efikase të ndihmojnë me ushtarë, ndërsa Perëndimi të sigurojë atë që mbetet. Diçka që Piter Fam, drejtor i qendrës Afrikane në Këshillin Atlantik, e cilëson “grali i shenjtë i sigurisë afrikane”. Javën e kaluar 150 trajnues lufte nga Bashkimi Europian filluan ta rinovojnë armatën e thyer në Mali. Trajnuesit janë pjesë e 500 ushtarëve të forcave të BE-së, që janë të radhitur për t’i ndihmuar fuqitë intervenuese të Unionit Afrikan, të përkrahura nga KB-ja. Plani është që fuqitë afrikane, të ndihmuara me fonde perëndimore dhe trajnime, të zëvendësojnë 4000 trupat franceze, që tani luftojnë kundër ekstremistëve në shkretëtirën veriore në Mali. Vetë strategjia u garanton suksesin. Perëndimorët edhe më parë u munduan që ta trajnojnë ushtrinë e Malit, të fundit ishin amerikanët. Programi i SHBA-ve kundër terrorizmit nga vitit 2005 operonte në Mali, por me sukses të limituar. Grupe të “Al-Kaedës” i zgjeruan operacionet e tyre për rrëmbime dhe kontrabandë, u forcuan me para dhe famë, ndërsa korrupsioni te forcat e armatosura të vendit si dhe në institucione e tjera në Mali u rrit. Dështimi i kësaj iniciative u bë i dukshëm në vitin 2012, kur një trajnues amerikan i ushtrisë solli një grup oficerësh ushtarakë për ta ndryshuar qeverinë e Amadu Sanogo dhe u paraqit në televizionin shtetëror për të paralajmëruar kthim, ndërsa po mbarte një bexh të marinsave amerikanë në uniformën e tij. Dëshmitë për një sukses më të madh mund të shihen edhe në Somali, kur përkrahja ndërkombëtare dhe trajnimi i paqeruajtësve afrikanë arriti një sukses të paparë kundër grupit militant të “Al-Shabab”, që ka lidhje të forta me “Al-Kaedën”. Kur 1700 paqeruajtësit e parë të Unionit Afrikan ateruan në Mogadisho, në mars të 2007, ata nuk gjetën asnjë lloj paqeje që ta ruanin. Mbetën në aeroport dhe për çdo ditë sulmoheshin me raketa. Por me kalimin e kohës situata filloi të përmirësohet dhe shprehja “zgjidhje afrikane për problemet afrikane” filloi të ketë sukses. Në njëzet muajt e fundit shumica e fshatrave dhe qyteteve të Somalisë u liruan, ndërsa javën e shkuar rruga që lidhte qytetin kryesor me qytetin e pasmë kyç Bajdoa, sërish u hap. Jeta sërish kthehet në normalitet në Mogadishun e shkatërruar nga luftërat. Ekziston një përgjigje e qartë se pse Unioni Afrikan në Somali, i njohur si “Amisom”, është i suksesshëm, ndërkohë që misionet e tjera dështuan. Kjo ndodh sepse ekziston edhe vullneti që të ketë edhe viktimat, ndërsa dikush tjetër e merr përgjegjësinë për rroga, pajisje dhe furnizim me armë.

E hënë 29 prill 2013 •

LUFTA e

HUMBUR

në AFRIKË?

Qindra milionë dollarë u futën në misionin e Unionit Afrikan, bashkë me dërgesat e rregullta të armatimit për sulm dhe arsenalit tjetër. Suspendimi i KB-së nga muaji i kaluar për embargon e armëve, që është në fuqi që nga viti 1992, do t’u mundësojë trupave ushtarake qasje më të lehtë tek armët. Por gjashtë muaj luftim ka edhe çmimin e vetë. Publikisht nxirren numrat për viktima, por burime diplomatike vlerësojnë se

interesa direke në shkatërrimin e “Al-Shabab” dhe në vënien e rregullit në kaosin në Somali. “Këtu shohim një konsensus rajonal, i sjellë nga fuqitë rajonale që demonstronin fuqi dhe vullnet për të luftuar”, - tha ai për “Global Post” gjatë kohës së vizitës në Mogadisho vitin e kaluar. Por ky konsensus është ende më i madh. Ndërkohë që disa vlerësojnë se luftimi në Somali nuk është asgjë më tepër veçse një luftë e ashpër që

bazat e barazisë dhe partneritetit”. Etiopia dhe Keni dërguan ushtritë e tyre në Somalinë fqinje shkaku i rrezikut nga kanosjet brenda

më shumë se 600 ushtarë të Unionit Afrikan kanë humbur jetën. Vetëm në një ditë në tetor të vitit 2001 shtatëdhjetë ushtarë nga Burundu u masakruan pas sulmit të përgjakshëm ndaj një vendstrehimi të “AlShabab”. Trupat e tyre të përgjakur u tërhoqën nëpër rrugë në një skenë që të ngjante në skenën makabër të filmit “Black Hook Dawn” të vitit 1993. Njëkohësisht ishin të nevojshme vetëm 18 thasë plastikë për trupa që ta bindin Uashingtonin t’i tërhiqte ushtarët e vet që atje, me çka erdhi deri te kolapsi i misionit paqeruajtës të KB-së atje. “Amisom aktualisht shihet si sukses. Por kjo pati çmimin e vetë human, që mbase nuk do të ishte i pranueshëm për secilën fuqi perëndimore ushtarake apo për ndonjë tjetër mision paqeruajtës”, tha E.Xh. Hogendoorn, zëvendësdrejtor i programit në Afrikë në Grupin Ndërkombëtarë të Krizës, tink-tenk organizatë nga Brukseli. “Ata donin që të jenë të parët në radhët ushtarake në konflikt”. I dërguari i Unionit Afrikan në Somali, Xheri Roulings, president i mëparshëm i Ganës, e përshkruan suksesin e Amisom në inkuadrim të madh të shteteve të rajonit, që kanë

e drejtojnë armatat Afrikane me pëlqimin e perëndimit, këtë qëndrim e mohojnë interesat lokale dhe inkuadrimet. Shtetet afrikane nuk janë ashtu si dikur llogariteshin kur Perëndimi do të urdhëronte diçka dhe ata e plotësonin, - tha Hogendoorn. - Tash janë të vendosur mbi

shtëpive nga terrorizmi për dëme në ekonomitë e tyre dhe nga dëshira për ti siguruar kufijtë. Ky vendim mori pëlqimin e SHBA-ve dhe të tjerët, sepse iu përputheshin interesat, thonë analistët, dhe jo sepse Uashingtoni apo Londra janë kukulla. Ekziston edhe një dobi e duk-

shme për qeveritë Afrikane nga ajo që i dërgojnë trupat e tyre të luftojnë në luftë të përkrahur nga Perëndimi, duke lejuar që të tjerët të paguajnë për ushtritë e tyre, të cilat në shumicën e rasteve në shtëpi edhe nuk kanë çka të bëjnë. Ushtarët nga Uganda në Somali fitojnë dhjetë herë më shumë nga rroga e tyre e zakonshme dhe kthehen më mirë të përgatitur, të ushtruar ushqyer më shumë sesa të kishin ikur atje. Kjo, gjithsesi, e ndihmon edhe politikisht. “Ata trajnohen, marrin pajisje dhe përvojë ushtarake, ndërsa lidershipi civil fiton imunitet të caktuar kundër kritikave”, - shprehet Fam. Kryetari i Ugandës, Joveri Museveni, me përkrahjen e tij në misionin e Unionit Afrikan në Somali fitoi imunitet sa i përket korrupsionit, thyerjen e të drejtave njerëzore apo zgjedhje të kurdisura. E njëjta vlen edhe për Etiopinë, deri edhe për Kenian, ku e mbajnë stabilitetin në rajonin kontestues Abei, që të dyja shtetet luajnë role kyçe në vënien e paqes në Somali. Ruanda, e cila kontribuon me ushtri të madhe në misionin paqeruajtës në Darfur, e shfrytëzon prezencën e saj atje si mjet politik kur (në përgjigjen ndaj kritikave perëndimore për rolin e saj në kryengritjet në Kongon fqinje) kanoset se do i tërheqë trupat e saj. Nga këndvështrimi i Perëndimit përkrahja me armë në intervenime ofron një mundësi që të mbarohet puna dhe pa ushtarët perëndimorë që do të humbnin jetët e tyre në luftërat Afrikane. Dhe për këtë me pak kritika në publik mund të implementohen taktika më të ashpra. Gjatë kohës së vizitës në Mogadisho vitin e kaluar Ogustin Mahiga, diplomat i lartë i KB-së për Somalinë, e përshkroi Amisom si “mision për sjelljen e paqes”. Ai tha se “Amisom e solli kapitullin e shtatë për mandate paqeje nga maksimumi i vet, megjithatë kjo është situatë luftarake”. Në Somali donatorët e huaj gjithnjë e më shumë kërkojnë të ndërtohet një armatë somaleze funksionale, e cila me kalimin e kohës do ta marrë sigurinë nga Amisomi. Në Mali me ardhjen e trajnuesve të BE-së shpresojnë njëkohësisht edhe të rinovohet armata nacionale, dhe tani misioni i ri ndërkombëtar për përkrahjen e Malit, i udhëhequr nga vendet Afrikane (Afisma). Megjithatë, deri atëherë i mbetet Francës dhe ushtrisë së saj t’i mbajë më larg ekstremistët. Bile edhe kur trajnuesit fillojnë punën, Franca merr ofensiva të reja në rrethinën e qytetit verior Gao, në tentim për ta shkatërruar bazën militante në këtë rajon.


sport • E shtunë prill 2013 hënë 2927 prill 2013

»

23

Ronaldo dhe tifozët shpresat e Realit për përmbysjen Madrilenët i kanë varur të gjitha shpresat e tyre për të shkuar në finalen e 25 majit në Londër tek mesfushori portugez. Skuadra i bën apel tifozëve

N

ë Barcelonë është fakt, katalanasit janë tërësisht të varur nga Lionel Mesi. Por edhe në Madrid situata ka ndryshuar. Nëse pak koha mund të flisje për një varësi të Realit nga Ronaldo askush nuk do të besonte. Por koha tregoi se Reali i Madridit mbetet i varur nga këmbët e portugezit. Gazetat kryesore të Madridit, “Marca” dhe “AS” kanë bërë të qartë se kalimi i Realit në finalen e Ligës së Kampioneve varet tërësisht nga Kristiano. Skuadra e Murinjos është e detyruar të bëjë mrekullinë nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresën për të fituar “të dhjetën”. Humbja 1:4 në Dormtund ka lënë gjurmë, megjithatë të martën në “Bernabeu” madrilenët do të kërkojnë të përmbysin gjithçka. E për ta bërë përmbysjen realitet ata i falen numrit një të tyre, Ronaldos. Vetëm mrekullitë e portugezit mund ta shpëtojnë Murinjon nga dështimi i radhës në Ligën e Kampioneve. Ndonëse flitet shumë për një problem të Ronaldos është e qartë se gjithçka është “lojë” pasi në Madrid e dinë fare

mirë se Ronaldo do të jetë në fushë ndaj Dortmundit për të udhëhequr skuadrën drejt një përmbysje historike. Realit i duhet të fitojë 3:0 në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” për të shkuar në finalen e madhe në “Uembli”.

Vijash Boash refuzon madrilenët Trajneri i Totenhemit, Andre Vijash Boash ka refuzuar një ofertë nga Reali i Madridit pasi ka vendosur të punojë edhe për një sezon tjetër në Londër. Trajneri portugez ka bërë të ditur se ndjhet i nderuar nga interesimi i Realit, por ka saktësuar se nuk ka ndër mend të lëvizë nga Totenhemi edhe për një sezon.

Hauard Ueb gjykon në Madrid UEFA ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, të martën në mbrëmje mes Realit dhe Dortmundit. Gjysmëfinalja e dytë do të drejtohet nga anglezi Hauard Ueb. Ueb ka gjykuar Dortmundin në këtë sezon në 1/8 e finaleve më 13 shkurt në Donjetsk përballë Shahtjorit (2:2).

Juventusi i pandalshëm, fiton edhe derbin e Torinos

Numrat dhe shumat fituese

“Loto 6 nga 39” Shorteu Nr. 02, datë 28 Prill 2013 Numrat fitues: 5, 6, 8, 15, 31, 32 Fitues për çdo kategori Nuk ka fitues 4 97 2,110 12,029

Numrat e parashikuar saktë Gjashtë Pesë Katër Tre Dy

Shuma e fituar -31,581.00 1,366.00 211.00 100.00

Mosha minimale për pjesëmarrje është 18 vjeç. Për më shumë info telefononi: 04 451 1000.

Seria A tashmë ka pak dilema përsa i përket fituesit të sezonit. Juventusi ka vazhduar dominimin në derbin e Torinos, duke mposhtur 2-0 skuadrën që mban emrin e këtij qyteti, pas një ndeshje që nuk do të kalojë pa polemika. Shkak për të është një penallti e mohuar në minutat e fundit për Torinon, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa pas saj, në minutat 86 dhe 92-të erdhën dy golat e bardhezinjve me Vidal e Markizio. Skuadra e Kontes ka mundësinë që në takimin e javës së ardhshme ndaj Palermos të sigurojë matematikisht titullin kampion, nga i cili e ndajnë vetëm 2 pikë. Nëse titulli kampion është çështje praktikisht e mbaruar, lufta për të siguruar vendin e tretë në renditje që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve bëhet gjithnjë e më e ethshme. Fiorentina, me fitoren 3-0 ndaj Sampdorias mbetet plotësisht në garë për të siguruar vendin e tretë, të cilin e mban tani me një diferencë prej 2 pikësh nga Milani që luajti në darkë. Në pritje të një gabimi të mundshëm nga skuadrat që janë përpara është edhe Roma, e cila është zgjuar në javët e fundit dhe dje ka mundur lehtësisht 4-0 skuadrën e Sienës. Në javët e ardhshme, verdhekuqtë luajnë pikërisht ndaj Fiorentinës e Milanit, që do të thotë se me dy fitore në sfidat direkte, mund të jenë në një pozicion shumë të favorshëm për të siguruar Ligën e Kampioneve.

Interi zhgënjen, dëmtohet dhe Zaneti Një skuadër që i ka thënë përfundimisht lamtumirë ëndrrave për turneun më të rëndësishëm evropian për klube është Interi, që sot u mund nga Palermo në një ndeshje ku zikaltërit dhanë paraqitjen zhgënjyese të radhës. Për më tepër, ka ardhur një tjetër dëmtim, ai i kapitenit Zaneti, i cili është larguar nga fusha e lojës që në minutat e para dhe pritet t’i ketë dhënë lamtumirën këtij sezoni, ashtu si shumë futbollistë të tjerë të zikaltërve në këtë edicion që ka qenë i mallkuar për ta.

Pagesa e çmimeve fituese i nënshtrohet tatimit në burim, në zbatim të ligjit.

kryeredaktor brahim shima

s t a f f

Ndonëse ndihet mirë e bukur në Paris tek PSG-së, Zllatan Ibrahimoviç mbetet sërish në qendër të zërave të merkatos. Më së shumti e ardhmja e tij duket e lidhur me Juventusin në Itali, por problem mbetet paga shumë e lartë e suedezit. Por sipas francezes “Le10Sports” në orët e fundit kanë nisur të qarkullojnë zërat për një rikthim të mundshëm të tij në kampionatin spanjoll. Ndonëse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës së interesuar për të marrë shërbimet e tij, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për Realin e Madridit, i cili është nga të paktat skuadra që arrin të përmbushë edhe kërkesat ekonomike të Ibrës. Barcelona është përjashtuar nga lista duke ditur dhe të kaluarën e tij jo dhe aq të këndshme me katalanasit. Ideja e kalimit të Ibrës në Madrid lidhet ndoshta dhe me të ardhmen e Ançelotit.

Tifozët Ronaldo mbetet pa dyshim shpresa më e madhe e Realit në objektivin “Londër 2013”. Por “operacioni 3:0” nuk pritet të jetë diçka e lehtë për Realin. Përkundrazi, përballë gjermanëve do të jetë një tjetër betejë. E kështu Reali ka thirrur për ndihmë edhe tifozerinë e vet. Nëpërmjet një video, disa nga lojtarët e Realit i kanë bërë thirrje tifozëve për një mbështetje të zjarrtë të martën në mbrëmje. “Tani na duheni më shumë se kurrë”thekson Higuain në mesazhin e tij drejtuar tifozëve “merenges”. Nga ana tjetër kapiteni Serxhio Ramos ka thënë: “Zemra juaj do të jetë zemra jonë. Ne besojmë se e pamundura nuk ekziston.” Ndërsa një grip tjetër lojtarësh kanë përcjellë këtë mesazh: “Ju jeni forca jonë.”

Klop: S’kam folur për të ardhmen e Murinjos Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop ka reaguar pas një shkrimi të gazetës gjermane “Bild”, që theksonte se trajneri i Borusias ka deklaruar se Murinjo do të largohet në fund të sezonit drejt Çelsit. Klop e ka hedhur poshtë këtë pretendim të gazetës gjermane. “Kjo është një histori qesharake. Nuk i kam thënë askujt se Murinjo do të largohet nga Reali për të shkuar tek Çelsi apo ndonjë tjetër skuadër. Nuk jam një person që mund të bëj të tilla punë. Unë jam plotësisht jashtë kësaj historie, por duhet ta pranoj se jam trishtuar duke lexuar një lajm të tillë sepse është plotësisht një falsitet, një histori 100% e sajuar. Murinjo është një koleg imi, një mik me të cilin kam pasur kënaqësi të punoj”- ka thënë Klop.

Ibrahimoviç në fokusin e Realit, Vijash Boash refuzon madrilenët

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: ervin koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 29 prill 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.