Metropol 23 korrik 2013

Page 1

»22

Zbulimi i sekreteve

Nën Trekëndëshin e Bermundës gjenden 2 piramida gjigante të kristalta E martë

23 korrik 2013 Viti IX, Nr. 3034 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Maturantja absolute

Pacientët si kavie. Në vend Kullolli: Pse zgjodha » të mjekëve, praktikantë

8

Të sëmurët ankohen për procedurat që ndiqen dhe neglizhencën e bluzave të bardha. Besimi i tepruar tek “e ardhmja” »6

Shqipërinë edhe pas fitores së olimpiadës

Votimi i parë 40 për qind e anëtarëve marrin pjesë, shënohen mungesa në lista

Pensionet

Rastet kur ISSH mund të heqë pensionin e parakohshëm Procedura që mund të ndiqet nga studentët për pensionin familjar. Rastet kur institucioni mund të penalizojë përfituesin

»5

Muaji i tmerrit

Shpëton gruaja e dhunuar, i shoqi e kërcënoi se do ta vriste Sherret për marrëdhëniet në familje për pak shënuan tragjedinë e radhës. Psikologët flasin për shkaqet »9

Opinion Nga Enver Bytyçi

Miti, mitikja dhe ego për famë e Lubonjës Nga Arian Galdini

»11

Qytetari i dobët

»10

Nga Ramadan Zenuni

Auditimi e qeverisja

»10

PD zgjedh zëvendësin e Berishës

»2-3

»7

Vendimi i Kolegjit

Kthehet mbrapsht procesi i numërimit, PD përgatit apelimin

Lufta e Dytë Botërore

Strategjia dhe trupat fashiste në operacionin e Pezës, Mallakastrës e Shkodrës »

18-19

Formacionet e përdorura kundër pozicioneve që mbaheshin nga partizanët në qershorin e vitit 1943. Përplasja në lutën italo-greke

Të arratisurit

Policët grekë në “gjah” për Kupën, »7 u iku i plagosur nga rrethimi Historiku i bandës që po mban në alarm forcat e rendit fqinj. Deri tani tre të ekzekutuar pranë kufirit me Shqipërinë

Shuhet Evanthi Ciko

Jetimët e “Zyber Hallullit” i japin lamtumirën nënës së përjetshme

»7


02

« POLITIKË

E martë 23 korrik 2013 •

VOTIMI PËR KREUN E RI TË PD PROCES ME PROBLEME

Anëtarët qw nuk votuan, shkak kartat e para ’98-s dhe listat A

nëtarët e Partisë Demokratike ishin thirrur dje për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie, por jo të gjithë patën mundësinë e ushtrimit të kësaj të drejte. Kjo jo vetëm për arsye që lidheshin me vetë anëtarësinë, por më së tepërmi për arsye teknike. Mospasja e emrit në listën e votuesve nuk u dha atyre mundësinë të thonë fjalën e tyre për emrin që do të drejtojë tashmë Partinë Demokratike pas dorëheqjen së ish kreut historik Sali Berisha. Por jo vetëm kaq, problematikë ishte dhe evidentimi i 250 votuesve shtesë në Tiranë apo dhe numri në fletën e votimit. Madje, kjo e fundit ngre jo pak shqetësim për procesin e votimit, pasi në çdo rast do të bënte të evidentueshme destinacionin e votës së anëtarësisë. Problematika Kanë qenë jo të paktë anëtarët e Partisë Demokratike që nuk mundën të votojnë dje për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie. Kjo pasi emrat e tyre nuk figuronin në listën e votuesve. Kjo problematikë u shfaq më shumti në kryeqytet, por dhe në qarqe të tjera, si Korça, Gjirokastra etj. Pjesë e kësaj problematike ka qenë më së shumti për personat që janë transferuar nga rrethet në kryeqytet apo dhe afati kohor i kartës së anëtarësisë. Ishte thënë më herët që të gjithë anëtarët do t’i drejtoheshin grup-seksioneve të PD-së sipas zonave përkatëse për t’u njohur me mënyrën e votimit, përfshirë këtu dhe mjetet e identifikimit që do të përdoreshin për këto votime. Kështu, fillimisht u tha se të gjithë anëtarët do t’u drejtoheshin kutive të votimit me kartën dixhitale të anëtarësisë. Pastaj u la si opsion votimi me kartën e vjetër, por gjatë ditës së djeshme ky problem u bë dhe më dominant, pasi një pjesë e anëtarëve, sidomos nëpër rrethe, të cilët kishin kartën e anëtarësisë përpara vitit 1998, nuk u lejua të votonte. Ndërsa pjesa tjetër e anëtarësisë, edhe pse jo me kartë dixhitale, nëse ishte pas vitit ’98, u lejua që të përdorej në votim. Qëndrimi Më shumë tension u vu re në qarkun e Korçës, ku dhe numri i anëtarëve që nuk mundën të votonin ishte më i madh. Edhe në qytetet e tjera ku u shfaq një problematikë e tillë nuk munguan akuzat e përfaqësuesve demokratë për përjashtime nga listat për shkak të klaneve mes strukturave të partisë. Kjo e përcjellë dhe me argumentin

Kanë qenë jo të paktë anëtarët e Partisë Demokratike që nuk mundën të votojnë dje për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie. Kjo pasi emrat e tyre nuk figuronin në listën e votuesve. Kjo problematikë u shfaq më shumti në kryeqytet, por dhe në qarqe të tjera, si Korça, Gjirokastra etj. Pjesë e kësaj problematike ka qenë më së shumti për personat që janë transferuar nga rrethet në kryeqytet apo dhe afati kohor i kartës së anëtarësisë. Ishte thënë më herët që të gjithë anëtarët do t’i drejtoheshin grupseksioneve të PD-së sipas zonave përkatëse për t’u njohur me mënyrën e votimit...

BESNIK MUSTAFAJ

FALËNDERON ANËTARËSINË DHE MILITANTËT

Komenti në “Facebook”: Kreva detyrën time si demokrat

Lulzim Basha: Ky ishte procesi i parë i vërtetë në PD “Një falënderim të thellë për anëtarët dhe militantët e PD-së për pjesëmarrjen gjatë gjithë këtyre ditëve dhe javëve të kaluara, në këtë proces të pashoq në historinë e pluralizmit, procesi i parë i vërtetë, jo fals i zgjedhjes së kryetarit me parimin “një anëtar, një votë”. Dua t’i falënderoj për shpirtin demokrat vlerat pozitive të

këtij shpirti, që lartësohet nga idealet dhe aspiratat e themeluesve tanë, që mori vlera gjatë qëndresës sonë, që merr vlera edhe sot dhe i përçon këto vlera anembanë shoqërisë shqiptare. Këto vlera i përçon edhe në politikën shqiptare, duke u treguar kundërshtarëve tanë politikë, duke demonstruar para çdo qytetari shqiptar atë që ne dimë të

VOTIMI NË LIMITET E FUNDIT

Sokol Olldashi pakënaqësi për procesin e votimit për kryetarin Kandidati për kreun e ri të Partisë Demokratike Sokol Olldashi zgjodhi që të votojë dje në limitet e kohës për postin e kryetarit të kësaj partie në qendrën e votimit të ngritur në selinë e Partisë Demokratike. Por në prononcimin se kjo garë u pa si një luftë mes përfaqësuesve të vjetër dhe atyre të rinj në këto struktura. Megjithatë, ajo që u bë më prezente ishte pikërisht mosvotimi i anëtarëve të Partisë Demokratike në Tiranë. Ishin jo të paktë anëtarët e Partisë Demokratike që, të prekur nga pamundësia e tyre për të votuar, i ishin drejtuar selisë blu për t’ua bërë me dije shqetësimin e tyre përfaqësuesve të lartë

e tij të shkurtër deklarata e rivalit të Bashës nuk i fshehu dy pakënaqësi: e para lidhej me numrin serial që ndodhej në krah të emrit të zgjedhësit, e dyta që shumë anëtarë nuk e gjetën emrin në listë, problematikë për të cilën ai u shpreh se të partisë. Tërhoqi vëmendjen Arben Xhiku, dikur rival i Sokol Olldashit në garën për kreun e PD-së për Tiranën, i cili gjithashtu nuk e kishte emrin në listën e votuesve. Pranë tyre u gjend nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila u përpoq që të qetësonte pak anëtarët demokratë, pasi përfshirja e tyre në lista ishte jashtë mundësive, ato ishin mbyllur, për t’u krijuar mundës-

mbrojmë më mirë se kushdo tjetër: vlerat e demokracisë, vlerat e gjithëpjesëmarrjes, gjithëpërfshirjes, vlerat e votës dhe të shprehjes me votë nëpërmjet këtij procesi për një çështje kaq të rëndësishme.”

u njoh vetëm gjatë ditës së djeshme. Në një prononcim për mediet Olldashi falënderoi gjithë demokratët që votuan, ndërsa kërkoi ndjesë për ata që nuk mundën të gjejnë emrin në listë. “Falënderoj gjithë demokratët, ndjesë e atyre që nuk kishin emrin në listë. Nuk kam qenë në dijeni për këtë problem. Gjithsesi, këto janë problematika që nuk kanë të bëjmë me rezultatin që do të dalë nga kutitë”, - u shpreh ai. inë vetëm anëtarësisë pjesë e listave zgjedhore. Kur në këto zgjedhje ishin jo pak anëtarët pa të drejtë vote, në oborrin pranë PD-së erdhi dhe kandidati Basha të votonte, i cili gjithashtu u njoh me këtë problematikë. Por duke synuar që të mos ndikojë në procesin e votimit, Basha i orientoi ata në zyrat e sektorit të organizimit për të marrë sqarimet përkatëse nga përfaqësuesit demokratë.

Kanë qenë jo të pakta figurat dhe personalitet e Partisë Demokratike që u drejtuan në qendrat e votimit për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie. Një ndër ta ishte dhe ish-ministri i Jashtëm në qeverisjen e PD-së Besnik Mustafaj. Pas votimit ai nuk kurseu komentin për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, koment i cili erdhi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Në vlerësimin e tij votimi për zgjedhjen e kreut të ri nëpërmjet parimit “një anëtar, një votë” PD-ja do fitojë vlerën e vërtetë. “Sapo e kreva detyrën time si demokrat: votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët. Shpresoj që kryetari i ri do ta ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin, në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi “një anëtar, një votë” të fitojë vlerën e tij të vërtetë”, - shkruante Mustfaj në profilin e tij në këtë rrjet social. Ish-ministri demokrat ka qenë kritik ndaj mënyrës se si po drejtohej Partia Demokratike, e parë kjo si një kundërvënie më së shumti me vetë liderin Berisha. Madje, së fundi dhe përbërja e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit shënoi një tjetër kritikë të ashpër ndaj tij.

Probleme me listat, interes i madh për votim Procesi zgjedhor për kryetarin e PD-së në Elbasan dhe në Berat nuk ka shkuar pa probleme. Qysh në mëngjes është vënë re mungesa e emrit në lista për shumë anëtarë të vjetër të PD-së, të cilët kanë mbushur teatrin “Skampa” të Elbasanit për të marrë pjesë në procesin e votimit. Mungesa e emrit në listë ka krijuar radhë. Sipas kryetarit të komisionit të votimit Mati Çela, procesi vijoi normalisht, edhe pse vihen re radhë të gjata. Listat me emrat e anëtarëve dhe përbri kartat e identitetit ishin të gatshme dhe anëtarëve nuk u është dashur të paraqesin kartën e anëtarësisë për të votuar. Sipas të dhënave nga përfaqësues të Partisë Demokratike, bëhet me dije se ka pasur edhe probleme me listat, ku mungonin emrat e disa anëtarëve apo kishte probleme në drejtshkrim. Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë ngritur 4 qendra për votimi e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të vendosura në 4 rrethe - Elbasan, Gramsh, Peqin dhe Librazhd. Në lista rezultojnë 5684 votues. Po ashtu në Berat rezultoi të kishte problem me listat. Janë me qindra anëtar të PD-së të komunave Kutalli, Velabisht, Sinjë, Otllak, Ura Vajgurore, Lumas etj. që nuk kanë pasur emrin në listat e votimeve. Thuajse të gjithë anëtarët e PD-së të këtyre grup-seksionesh kanë hyrë direkt në sallën ku ishte organizuar votimi dhe kanë kërkuar që të votojnë, por kanë marrë përgjigjen se nuk “ke emrin në listën e votimit”, edhe pse shumica e tyre ishin nga themeluesit e degës së PD-së në Berat.


POLITIKË • E martë 23 korrik 2013

»

03

SALI BERISHA FLET PËR ZGJEDHJEN E PASARDHËSIT TË TIJ NË PD

“Një anëtar, një votë’ shënoi një ditë historike” “Do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka që në një fillim të ri” E nisi mëngjesin me një postim në profilin e tij në “Facebook” për ta pasur me votën për pasardhësin e tij në krye të partisë më të madhe tashmë opozitare, që pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Kryeministrit Berisha foli dje si në këtë mesazh, ashtu dhe në prononcimin e tij pas votimit për një ditë historike për të gjithë demokratët, qofshin këta anëtarë apo jo të Partisë Demokratike. Fillimisht i përcolli emocionet e tij përmes postimit në “Facebook” e më pas për të gjithë opinionin publik përmes medieve, ku edhe pse një ditë e veçantë për demokratët, Berisha nuk harroi t’i jepte një mesazh dhe kundërshtarit të tij politik lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit. Megjithatë, për liderin e demokratëve, e rëndësishme është anëtarësia ndaj dhe i garantoi se ai do të vijojë të jetë njëri prej tyre e për më tepër do të qëndrojë përkrah në çdo sfidë. “Me kënaqësi të

veçantë theksoj se kjo është një dikë historike për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj, por edhe në historinë e vendit, zgjedh bazuar në parimin më demokratik ‘një anëtar, një votë’, kryetarin e saj të ri”, - vuri në dukje Berisha gjatë prononcimit të tij për shtyp. Gjithashtu ish-kreu i demokratëve dha dhe vlerësimet maksimale për

këtë proces. “Është një rast i shkëlqyer për t’u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta të gjithë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike për mënyrën e civilizuar me të cilën ata ndoqën, respektuan garën e hapur për kryetar partie”, - u shpreh Berisha lidhur me një çështje të tillë. Por krahas vlerësimit nuk mund të mungonte dhe prem-

timi për të gjithë anëtarësinë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike. “Për pjesëmarrjen e tyre sot në votime t’i siguroj përsëri se do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka që në një fillim të ri të fuqishëm të Partisë Demokratike ajo ta shndërrojë garën e parë të saj në një fitore të thellë”, - nënvizoi Berisha. Ndërkohë që më herët kishte komentuar në “Facebook” zgjedhjen e pasardhësit të tij në krye të partisë që e drejtoi për 23 vjet me radhë, duke vlerësuar më së pari pikërisht mënyrën e zgjedhje, pra një kryetar të dalë nga vota sipas parimit “një anëtar, një votë”. “Te dashur miq, sot është ditë e vërtetë historike për PD-në. Ne anëtarët e saj do të zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtetë me parimin ‘një anëtar, një vote’ kryetarin e ri të PD-së. Rroftë Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj!” - shkruante Kryeministri Berisha.

LIDERSHIPI DEMOKRAT E VLERËSON PROCESIN DINJITOZ DHE STANDARD NË POLITIKË

Anëtarësia zgjedh mes Bashës e Olldashit Kandidatët për kreun e ri të PD zgjedhin orare të ndryshme për të votuar

P

artia Demokratike ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, duke aplikuar për herë të parë sistemin me “një anëtar, një votë”. Rreth 40 mijë votues kanë marrë pjesë në këtë proces, duke vendosur firmën për emrin e ri që do të drejtojë selinë blu. Ndërkohë rreth mesnatës të gjitha kutitë e votimit kanë mbërritur në Tiranë, ku 10 grupet e punës do të numërojnë votat. Pritet që sot në mesnatë procesi të ketë përfunduar dhe kryetari i ri do të nisë punën për riorganizimin e Partisë Demokratike. Hapi i parë pritet të jetë mbledhja e grupeve të punës për statutin e ri dhe për organizimin e zgjedhjeve në strukturat e PDsë dhe mbledhja e Kuvendit, i cili do të miratojë ndryshimet, si dhe do të zgjedhë stafin e ri të kryetarit të demokratëve. Në grupin e punës që do të organizojë numërimin e fletëve të votimit janë vendosur përfaqësues të të dy kandidaturave, të cilët gjithashtu janë dhe funksionarë të lartë të PD-së. Anëtarësia e Partisë Demokratike u është drejtuar dje 61 qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të kësaj partie. Kështu, mëngjesin e djeshëm demokratët kanë qenë pjesë e një votimit krejtësisht të ri, për shkak se pas 23 vjetësh në listën e kandidatëve mungoi ai i liderit të saj Sali Berisha. 105 mijë anëtarë të PD-së, të paktën ky ishte numri që u dha nga zyra e organizimit pranë kësaj partie, detaj që do të sqarohet vetëm në përfundim të të gjithë pro-

NËNKRYETARJA Që në orën 8:00 të mëngjesit të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kishin të drejtën e zgjedhjes së kreut të ri të tyre. Anëtarët zgjodhën dje përmes parimit “një anëtar, një votë” mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri. Një ndër 61 qendrat e votimit u vendos në Partinë Demokratike, ku votuan deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar. Edhe këtu, si në disa qendra të tjera, pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit...

Topalli: Proces emancipues për politikën

cesit të numërimit, ishin thirrur të zgjedhin kryetarin e tyre. Votimi Që në orën 8:00 të mëngjesit të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kishin të drejtën e zgjedhjes së kreut të ri të tyre. Anëtarët zgjodhën dje përmes parimit “një anëtar, një votë” mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri. Një ndër 61 qendrat e votimit u vendos në Partinë Demokratike, ku votuan deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar. Edhe këtu, si në disa qendra të tjera, pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli pro-

cesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare. Paraditen e djeshme votoi dhe lideri demokrat Sali Berisha dhe rreth një orë pas tij hodhi votën në kutinë e votimit kandidati për kreun e PD-së Lulzim Basha, një votim që nuk u kalua pa kureshtjen e medieve të instaluara në këtë seli. Madje nën zë ajo u interpretua si një gjest që deri diku qartësoi dhe mbështetjen e vetë Berishës. Një interpretim tjetër ishte dhe të vepruarit e Bashës si Berisha. Ndryshe nga ai veproi kandidati tjetër. Sokol Olldashi vendosi ta japë votën e tij rreth orës 19:00, në minutat e fundit para mbylljes së procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarë-

sisë kishte bërë zgjedhjen e saj, duke synuar kështu që ta lërë atë të japë verdiktin pa ndikim në proces. Numërimi Anëtarët e Partisë Demokratike bënë zgjedhjen e tyre dhe pas orës 20:00 qendrat e votimit ia drejtuan materialin zgjedhor komisionit qendror të zgjedhjeve, të vendosur në Pallatin e Kongreseve, komision i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Numërimi i fletëve të votimit nisi pasi në Tiranë mbërritën të gjitha kutitë e votimit. Në hollin e Pallatit të kongrese ato u administruan nga KQZ-ja e PD-së dhe fletët po numërohen nga dhjetë grupe me nga katër anëtarë.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e vlerësoi zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së si një proces emancipues për politikën shqiptare. “Dua të falënderoj çdo anëtare dhe çdo anëtar të PD-së, se kanë bërë të mundur në momente të vështira në Partinë Demokratike që të realizojnë një proces emancipues për politikën shqiptare. Jam e impresionuar dhe e frymëzuar prej tyre, për shpirtin e tyre të madh e të thellë demokratik”, - u shpreh gjatë një prononcimi për shtyp nënkryetarja Topalli pasi votoi në selinë e PD-së për kreun e ri të kësaj force politike. Por në gjykimin e saj në këtë ditë vlerat e demokracisë për një forcë politike që synon të rikthehet në pushtet në një kohë sa më të afërt, shtohen dhe me standardin që vendosi ish-kreu i PD-së Sali Berisha. “Sali Berisha pas dorëheqjes ka vendosur një standard edhe më të lartë në politikën shqiptare. Pjesëmarrja e anëtarësisë në takimet e kandidatëve është shprehje e një civilizimi dhe shpirti të thellë të demokracisë, që do t’i japë leksione edhe kundërshtarit politik, që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin”, - vuri në dukje nënkryetarja e demokratëve Topalli lidhur me një çështje të tillë.


04

« POLITIKË

E martë 23 korrik 2013 •

PD DO TË KËRKOJË RIKTHIMIN E PROCESIT DUKE BËRË KËRKESË NË KOLEGJIN ZGJEDHOR

Kolegji rrëzon KQZ, PS mban 84 vota Mazhoranca e re kërkon pezullimin e rinumërimit edhe në Shkodër

K

olegji Zgjedhor ka kthyer mbrapsht gjithë procesin që ka ndjekur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për sa i përket rinumërimit të fletëve të votimit në Lezhë. Në këtë mënyrë PS-së i është kthyer sërish mandate i 84-t në parlament. Situata ka ardhur prej miratimit që Kolegji i ka bërë ankesës së Partisë Socialiste, e cila kërkoi shpalljen të pavlefshëm të vendimit të marrë nga KQZ-ja për rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës. Ndërkohë mësohet se prej Partisë Demokratike i gjithë procesi do të ndiqet në një tjetër rrugë. Pra, kërkesa që u bë në KQZ për rinumërim do t’i drejtohet Kolegjit, i cili është institucioni më i lartë që mund të vendosë rinumërimin, duke qenë se në Komisionin e Qendror të Zgjedhjeve janë vetëm katër anëtarë. Reagimi Nënsekretari për çështjet zgjedhore të PS-së, Koli Bele, menjëherë pas vendimit tha për mediet se vendimi ka efekt edhe për Shkodrën dhe se veprimet e KQZ-së kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin. “E rëndësishme është që Kolegji, ndryshe nga KQZ-

ARGUMENTI I PS-së

ja, e lexoi ligjin ashtu siç e ka shkruar ligjvënësi. Konstatoi se veprimtaria e KQZ-së në këto shqyrtime administrative për Lezhën, por ka efekt edhe për Shkodrën, ka qenë haptazi në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë për stërhollime për të kuptuar se një mbledhje që u urdhërua politikisht e futi procesin në një qorrsokak, të cilin për fat të mirë Kolegji e zgjidhi”, - tha Bele. Sipas tij, KQZ-ja nuk kishte tagër të

inicionte këtë proces, aq më tepër kur këtë proces nuk e kishte kërkuar njeri. Veç kësaj, vijoi ai, certifikimi i zgjedhjeve ka disa afate kohore, që duhen respektuar, në mënyrë që vota për mazhorancën e re të finalizohet me ndarjen e mandateve. Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të paprecedentë vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Ai tha se është hera e parë që Kolegji

jep një vendim të tillë në këta 12 vjet. “Ky është vendim përfundimtar, është një vendim që minon rrënjësisht procesin ankimor, duke filluar nga KQZ-ja, sepse anulon mundësitë e çdo pale ankimore. Në kushtet e një bojkoti politik nga minoranca të jetë e pamundur të bësh një kërkesë ankimore. Një vendim që në të ardhmen do të bëjë të reflektojnë legjislatorët, që të mund të gjenden zgjidhje të tjera”, - tha Bylykbashi.

Përfaqësuesit e PS-së i janë referuar nenit 24 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit në mbledhjet e KQZ-së, ku diskutohen kërkesat ankimore, kërkohen 5 anëtarë. “Neni 24, pikat b dhe c, kërkon shumicë të cilësuar për marrjen e tij. Ndërkohë që mbledhja e KQZ-së për trajtim e kësaj kërkese, referuar nenit 23, pika 5, të Kodit Zgjedhor, është e vlefshme vetëm kur janë prezente të paktën 5 anëtarë të KQZ-së. Vendimmarrja dhe fillimi i shqyrtimit administrativ nga ana e KQZ-së për pasojë edhe pavlefshmëria e vendimit të marrë është prima facie, pasi Kodi Zgjedhor sanksionon mbledhjet e KQZ-së, ndër të tjera edhe kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendrave votimi, kërkojnë kuorumin e detyrueshëm me jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së”.

Sipas tij, është parë një vjedhje e madhe dhe e hapur e bërë nga Partia Socialiste. Ai paralajmëroi se nuk do të përfundojë këtu, pasi PD-ja do të dorëzojë

një kërkesë ankimore në Kolegj. Lidhur me qarkun e Shkodrës Bylykbashi tha se ajo është një çështje tjetër, për të cilën do të ketë një shqyrtim tjetër.

PS SOT MERR VENDIMIN PËRFUNDIMTAR PËR KUTITË

KQZ vijon me votat e Shkodrës Republikanët shpresojnë marrjen e një mandati Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin e procedurës për numërimin e votave për qarkun e Shkodrës. Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për të rinumëruar votat për qarkun e Lezhës, që sipas PS-së është i vlefshëm edhe për Shkodrën, kryetarja Lefterie Lleshi vendosi vazhdimin e procesit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, që në fillim të seancës kërkoi ndërprerjen e procesit. “Unë do kërkoja që ju të ndaloni shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj procedure. Keni një vendim Kolegji, që duhet të unifikojë të gjithë praktikën e këtij veprimi që po kryeni. Ndaloni këtë procedurë, sepse nga vendimi i Kolegjit ajo që keni bërë tashmë, ndryshimin e tabelave, apo pavlefshmërinë në disa zona zgjedhore, Kolegji e gjeti të pavlefshme. Ndërkohë ka gjetur të tillë edhe procedurën hetimore që ju po zhvilloni dje dhe sot. Secili nga ju është i ngarkuar me përgjegjësi penale, ndaj mos e vazhdoni më. Ndalojeni këtu!”- tha Gjonçaj. Kryetarja e KQZ-së argumentoi se kërkesa ankimore ka të bëjë me Lezhën, ndërsa numërimi po bëhet për qarkun e Shkodrës. Ajo tha se

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në numërimi do të vazhdojë derisa të kemi një vendim për Shkodrën. Në këtë zonë janë republikanët që shpresojnë të marrin një mandat shtesë. Kjo duke ia marrë atë Partisë Demokratike. Në fakt, diferenca e ngushtë e votave me rinumërimin prej KQZ-së u kalon republikanëve. Ndërsa vërehet që në proces ka gabime në numërimin e fletëve të votimit, ku shpesh partitë e mëdha i kanë marrë votat partive të vogla. Gjithsesi, sërish do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të vendosë sot dhe për këtë proces rinumërimi. E nëse do të hidhet poshtë rinumërimi,

atëherë do të jenë republikanët që do të kërkojnë të rikthehet procesi, por këtë radhë kërkesa do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Duket se muaji gusht do të jetë dhe afati përfundimtar për shpalljen e mandateve për deputetët e rinj. Kjo duke parë se dhe pikat më të nxehta të kërkesave ankimore po shkojnë drejt procedurave përfundimtare. Ndërsa Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin e fundit në miratimin e tabelave si dhe sanksionimin përfundimtar për emrat që do të ulen në parlament për katër vjetët e ardhshëm.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


EKONOMI • E martë 23 korrik 2013

»

05

SI MUND TË PËRFITOJNË STUDENTËT PENSIONIN FAMILJAR

ISSH: Ja rastet kur mund të ndalet pensioni i parakohshëm Brikena Dervishaj

Ç

ështja e marrjes së një pensioni dhe punësimit të pjesshëm është një nga pyetjet më të shpeshta që u drejtohet specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ata shpjegojnë se ligji është mjaft i qartë kur vjen ccështja te përfitimi i një pagese nga ana e shtetit dhe një pagese si i punësuar në një firmë apo kompani private, në momentin që të lind e drejta për të marrë një pension individual. Ekspertët e ISSH-së sqarojnë rastet kur ndërpritet përfitimi i pensionit individual në momentin e një punësimi të pjesshëm, si dhe rastin kur një student mund të përfitojë ose jo nga një pension familjar. Ndërprerja e pensionit “Jam një qytetar që kam përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009. Për arsye ekonomike jam i detyruar të punësohem. Ju lutem më sqaroni nëse më ndërpritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi”. Lidhur me këtë pyetje ekspertët e ISSH-së, përgjigjen: “Në pikën 4, të nenit nr. 14, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është përcaktuar se kur përfituesi i pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi punësohet në vende të tjera pune, që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë. Si rrjedhojë, edhe në rastin tuaj, nëse punësoheni, pagesa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi

“AMC Universal”, rritje e pandalshme e përfitimeve Pas trefishimit të vëllimit të internetit 3G në pranverë, tani kompania AMC ka zgjeruar edhe më tej gamën e përfitimeve të komunikimit përmes paketave AMC Universal. Me të njëjtat çmime si më parë, këto paketa kanë zmadhuar në mijëra minuta thirrjet brenda grupit AMC, duke fshirë praktikisht çdo kufi komunikimi. Kjo do të thotë se tashmë, të gjithë abonentët e kompanisë AMC me parapagesë, mund të komunikojnë shumë më shumë, me të njëjtat çmime si më parë. Rritja e përfitimeve për abonentët është materializuar në të gjitha paketat Universal. Kështu, AMC Universal Mujore, tani përfshin 30 minuta thirrje kombëtare dhe plot 3000 minuta drejt të gjithë numrave

të kompanisë AMC, krahas 500 mesazheve brenda rrjetit dhe 1.5 GB internet 3G. Gjithçka ka një vlefshmëri prej 30 ditësh për vetëm 1000 lek. Ndërsa AMC Super Universal Mujore përfshin 60 minuta kombëtare dhe ndërkombëtare drejt Italisë dhe Greqisë, si dhe 4000 minuta drejt të gjithë numrave AMC. Përditësimi i fundit i kësaj oferte përfshin 4000 mesazhe brenda rrjetit AMC si dhe 2GB nga interneti 3G më i shpejtë. Gjithçka mundësohet për një periudhë vlefshmërie prej 30 ditësh dhe për vetëm 1200 lek. Për t’u njohur me përfitimet e shtuara në paketat e tjera AMC Universal mund të lundroni në faqen amc.al, apo të vizitoni rrjetin më të madh të dyqaneve AMC.

METE nënshkroi 132 kontrata koncensioni REFORMA Sistemi i skemës së pensioneve parashikohet të ndryshohet vitet e ardhshme, për shkak se skema aktuale nuk mund të mbahet vetëm me fondet shtetërore. Qeveria në ikje ka pasur në plan aplikimin e sistemit të ri me tri kolona në sigurimet shoqërore, nga i cili përfitojnë 35-vjeçarët e sotëm. Në kolonën e parë qëndron skema aktuale e administruar nga shteti, e cila shpesh është kontestuar edhe nga ndërkombëtarët. Pra, skema ku ndarja e përfitimit për pensionistët do të garantohet nga kontributet që paguajnë të punësuarit. Kjo kolonë është shtetërore, por qeveria nuk mund të mbulojë vetëm me fondet e saj pagesat për pensionistët, të cilat janë shtuar shumë vitet e fundit. Lidhur me këtë ccështje ende nuk ka ndonjë plan konkret nëse qeveria në ardhje nga shtatori i këtij viti do ta ruajë skemën aktuale të sigurimeve shoqërore apo jo.

shërbimi nuk do të ndërpritet, por do të kalojë në nivelin minimal të pensioneve”. Pension familjar “Jam një qytetare që kam përfituar pension familjar, si person në ngarkim të të ndjerit bashkëshortit tim. Pjesëtar në pension ishte edhe djali im, i cili ka mbaruar shkollën e mesme dhe tani është pa punë. Ka disa

muaj që pagesa e pensionit familjar është zvogëluar. Ju lutem më sqaroni nëse kjo gjë është i mbështetur ligjërisht”. Lidhur me këtë pyetje ekspertët përgjigjen: “Pensioni familjar për ju dhe djalin tuaj është dhënë në mbështetje të nenit 40, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në pikën 2/c të këtij neni, është përcaktuar se pension

familjar përfiton jetimi kur provohet që ai ishte në ngarkim të atij që vdiq dhe ka një moshë nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç nëse studion ose është i paaftë për punë, para se të arrijë moshat e mësipërme. Meqenëse, pas mbarimit të shkollës së mesme, djali juaj nuk ka vazhduar studimet e larta, pjesa e pensionit familjar që i takonte atij (25% e pensionit që i takonte të ndjerit), është ndërprerë”.

ARRITI NË 25.2 MILIARDË LEKË VETËM PËR 6 MUAJT E PARË TË 2013

Borxhi në vend 2.8 miliardë lekë më shumë Tejkalohet huamarrja e qeverisë në ankandet e brendshme Qeveria ka shfrytëzuar pothuajse të gjitha mundësitë për të marrë hua në tregun vendas me anën e ankandeve. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave referojnë se aktualisht niveli i huamarrjes ka arritur në vlerën 25.2 miliardë lekë vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2013. Në fakt qeveria planifikonte 22.4 miliardë lekë hua për këtë periudhë, duke tejkaluar me 2.8 miliardë lekë më shumë kufirin paraprak. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua është konsumuar mbi 90 për qind. Investimet publike gjatë muajve të parë të vitit

Kompania “AMC” zgjeron gamën e përfitimeve

njohën rritje të dukshme dhe një pjesë e fondeve të marra hua kanë shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive. Qeveria ka shfrytëzuar më shumë hapësirat për të marrë hua në tregun e brendshëm gjatë viteve të fundit, nisur edhe nga interesat shumë të larta që ofrojnë tregjet financiare ndërkombëtare. Institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare, si FMN apo BB janë shprehur skeptikë edhe për heqjen me ligj në Shqipëri të tavanit prej 60% për borxhin publik. Kuvendi miratoi vjet heqjen e kufirit të borxhit publik prej 60 %, ndërsa u parashikua që për 2013, niveli i tij të jetë 62.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në ankandin e fundit të zhvilluar

nga Banka e Shqipërisë është shënuar edhe një tjetër nivel rekord historik sa i përket normave të interesit. Pak ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani kon-

firmoi këtë trend në rritje të huamarrjes. Rritja ekonomike në vendin tonë është në nivelet më të ulëta gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa borxhi publik në nivelet më të larta historike.

Në prodhim energjie këtë vit do të hyjnë 31 HEC-e të rinj Këtë vit do të futen në prodhim energjie 31 HEC-e të rinj. Në total Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar gjatë këtyre viteve 132 kontrata koncesioni për ndërtim dhe rehabilitim të 384 hidrocentraleve, me investim rreth 2.4 miliardë euro. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar në total 132 kontrata koncesioni për ndërtim dhe rehabilitim të 384 hidrocentraleve, me fuqi 1.633 MË dhe investim rreth 2.4 miliardë euro. Deri tani, ka përfunduar ndërtimi i 17 hidrocentraleve me fuqi të instaluar afro 111 MË bashkë me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, me fuqi 56 MË. Sistemi ynë ka kapacitet prodhues afro 1400 megavat dhe bashkë me

kontratat e firmosura për ndërtimin e HEC-eve të reja me koncesion, pritet që kapaciteti gati të dyfishohet. Gjatë 2012, energjia e gjeneruar nga hidrocentralet private arriti në rreth 300 Gëh, duke zënë 7% të totalit të prodhimit vendas. Janë 68 hidrocentrale të vogla dhe të mesme në emër të 40 shoqërive koncesionare, që arkëtuan 2.5 miliardë lekë nga energjia e shitur ndaj KESH. Gjatë vitit 2011, HEC-et private arritën të arkëtojnë deri në një miliard lekë. Për 2012, për HEC-et e reja me koncesion, bazuar në metodologjinë që mbështetet mbi çmimet e importit të vitit parardhës, rezultoi 9.3 lekë/ këh, ose 34.9 për qind më e lartë se çmimi i vitit 2011.

CEZ-Shpërndarje u detyrua të nisë importin

Defekti në OST, mbeten pa energji institucionet shtetërore Qendra e kryeqytetit ka mbetur pa u furnizuar me energji elektrike për shkak të një defekti në nënstacionin nr 1 të Tiranës që gjendet pranë sheshit “Skënderbej”, midis ish kinema “17 Nëntori” dhe Muzeut Kombëtar. Në njoftimin zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe kompanisë “CEZ Shpërndarje”, është deklaruar se, defekti ka qenë i paparashikuar në një nga autotransformatorët e nënstacionit duke lënë pa energji thuajse të gjithë qendrën e Tiranës. Konkretisht, pa energji është zona te “Torre Drin”, rruga “Luigj Gurakuqi”, sheshi “Avni Rustemi, të gjitha institucionet që ndodhen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë Kryeministrinë,

ministrinë e Brendshme, atë të Financave, Kryesinë e Kuvendit, Presidenca etj. Gjithashtu, pa energji ka mbetur edhe zona e ish-bllokut, që njihet për numrin e madh të lokaleve dhe fluksit të personave që i frekuentojnë në këto ditë të nxehta vere. Ekipe të OST-së kanë zbritur në terren për të riparuar sa më shpejt defektin. Vecc defekteve në rrjet kompania CEZ Shpërndarje është detyruar që të nisë importin e energjisë elektrike, me qëllim që të sigurohet mjaftueshëm energji për mbulimin e humbjeve. Burime pranë CEZ Shpërndarje bëjnë me dije se, sasia e importuar është 4 milionë KËH në ditë. Nëse CEZ nuk do të niste importin e energjisë, KESH rrezikonte nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.


06

« SOCIALE

E martë 23 korrik 2013 •

BLUZAT E BARDHA UA BESOJNË JETËN E PACIENTËVE PRAKTIKANTËVE

Të sëmurët: Ne s’jemi kavie, në vend të mjekëve na vijnë praktikantët Erta Bode

P

raktikantët kanë marrë përgjegjësitë e një mjeku profesionistë. Kjo po ndodh me mjekësinë shqiptare, ku profesioni i bluzave të bardha ka kaluar në duart e amatorëve. Faktikisht janë mjekët dhe infermierët profesionistë ata që me dëshirë u japin të gjitha kompetencat praktikantëve të këtyre degëve, duke e braktisur profesionin e tyre në duart e fillestarëve. Më të shqetësuar për këtë fakt janë pacientët, të cilët nuk kanë besim kur mbeten në duar amatore, që dridhen për të bërë qoftë edhe një injeksion në damar. Faktikisht kjo situatë është shumë kritike në spitalet e rretheve dhe nëpër qendrat e urgjencave nëpër lagje të caktuara të kryeqytetit ose të rretheve. Për sa u përket qendrave të mëdha ky fenomen është më i paktë, jo për shkak të mungesës së dëshirës së mjekëve, apo seriozitetit për punën e tyre, po për shkak të fluksit të madh të pacientëve, që është i papërballueshëm nga praktikantët. Ndërkohë këta të fundit shprehen se janë të vlerësuar për këtë “besim” që u japin mjekët, mirëpo disa prej tyre pranojnë se ndiejnë një përgjegjësi që u krijon ankth. Situata Sistemi i lartë universitar u lejon studentëve të vendit tonë që të bëjnë praktikë, madje disa prej tyre edhe ta ushtrojnë profesionin në formën e praktikës për një vit pasi mbarojnë universitetin. Kjo mënyrë ndiqet pak a shumë me studentët që mbarojnë për çdo degë që ka lidhje me mësuesinë si dhe me studentët e mjekësisë dhe të infermierisë. Pasi studentët mbarojnë vitet e detyruara të universitet, të gjithë futen nëpër qendrat spitalore, ku duhet të ushtrojnë në mënyrë praktike profesionin e tyre, veprim që ndikon me notë në kualifikimin e tyre përfundimtar. Kur ata paraqiten në spitale dhe qendra spitalore, mjekët duket se janë më të pavarur, duke ua ngarkuar gjithë punën intensive atyre dhe duke mbajtur vetë pikat më thelbësore dhe çështjet më problematikë. Ndërkohë praktikantët për infermieri duket se marrin gjithë situatën në dorë, pasi mjeku dhe infermieri profesionistë urdhërojnë këta praktikantë për të bërë çdo gjë që duhet ta bëjë një infermier apo mjek. Mirëpo kjo situatë që rëndon nëpër spitalet shqiptare për më shumë se një vit duket se është kthyer në problemin e pashmangshëm që kanë pacientët. Ata ankohen se nuk kanë siguri në duart e të rinjve, pa i ofenduar ata. “Vetëm sikleti e ka bërë një vajzë të ma shpojë dama-

Nëntë aplikime në ERRU

Kërkohet rritja e çmimit të ujit, do të paguhen fatura më të shtrenjta Uji i pijshëm mund të kushtojë më shtrenjtë pas disa muajsh dhe qytetarët do të detyrohen të paguajnë fatura më të larta në vlerë financiare. Krahas të gjitha çmimeve që rriten, pritet që edhe elementi jetësor të ndryshojë çmim. Disa prej bashkive kryesore të vendit kanë nisur procedurat përkatëse, që mund të çojnë në kosto më të lartë për mijëra e mijëra familje për ujin që ata konsumojnë. Mirëpo familjarët janë ende të mendimit se ndoshta mund të paguajnë më shumë nëse kanë ujë të rrjedhshëm në çezmat e tyre 24 orë. Por ata nuk janë dakot nëse ujë vjen me orar dhe tri herë në ditë, si në shumicën e rretheve në vendin tonë. Mirëpo 9 shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë vendin kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritje të tarifave të ujit të pijshëm për vitin 2014. Afati përfundimtar i depozitimit të kërkesave ka qenë data 30 qershor, ndërkohë që vihet re se aplikuesit janë shoqëri të mëdha, si Fieri, Gjirokastra, Korça, Lezha, Saranda, Vlora, Erseka dhe Tepelena. Përpos kërkesave të apikuesve duket se kërkesat e konsumatorit nuk merren parasysh, dhe ky është një tjetër çmim që ata do të jenë

të detyruar ta paguajnë, në të kundërt do të jenë nën presionin e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm. Kreu i ERRU-së, Avni Dervishi, shprehet se nga shqyrtimi i aplikimeve rezulton se të gjitha shoqëritë kanë probleme me dokumentacionin. Sipas Dervishit, shoqërive u është lënë afat për plotësim dokumentacioni deri në fund të muajit korrik. Ndërkohë aplikuesve u kanë mbetur edhe 8 ditë kohë për të rregulluar dokumentet e tyre si dhe për t’u shtuar në numër, nëse dikush tjetër është me po të njëjtin mendim. Vendimi përfundimtar për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për vitin 2014 do të merret në muajin dhjetor, pasi muajt në vazhdim do të shqyrtohet situata dhe do të gjendet një mesatare për rritjen që do të bëhet. Në janar operatorët që do të përfitojnë do të nisin punën me çmime të reja për qytetarët.

Procesi nuk ka nisur ende

Ndihma sociale me kartë, dështoi edhe kjo nismë

SPITALI I BURGUT PA ASNJË CILËSI

Totozani: Të krijohen kushtet, të respektohen kërkesat Kreu i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ka apeluar kundër kushteve në nivel shumë të ulët në spitalin e të burgosurve. Gjatë vizitës në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë ai vuri re se kushtet që kjo qendër u ofron të burgosurve të burgjeve të Tiranës nuk kanë asnjë cilësi. Sipas informacioneve nga zyra e tij, mësohet se vizita kishte si qëllim vëzhgimin e kushteve, mungesave dhe problemeve që ka ky spital, të cilat u dukën qartë dhe ishin të pashmangshme dhe të pambulueshme. Avokati i Popullit ka vërejtur se gjendja e amortizuar e ndërtesës në rin mbi 5 herë, sepse nuk ma gjente”, - sqaron një grua, e cila priste të bënte një serum dhe për këtë ishte shpuar disa herë. “Unë nuk jam e detyruar të duroj emocionet dhe faktin e mungesës së përvojës së këtyre të rinjve. Jeta ime nuk është eksperiment për praktikantë”, - vazhdon e indinjuar ajo. Mirëpo kjo nuk është pacientja e vetme që ankohet. Tani të sëmurëve shqiptarë u është bërë obsesion për të pyetur mjekun që u paraqitet

përgjithësi, veçanërisht lagështia dhe papastërtia në dhoma nuk mund të jenë absolutisht standardi i një qendre spitalore, sepse në ato kushte është kjo qendër. Problem emergjent, por fatkeqësisht i pazgjidhur ende pavarësisht rekomandimeve të bëra nga Totozani ishin mbajtja e personave për të cilët gjykatat kanë vendosur masë mjekësore, trajtimin spitalor, në spital burg, gjithashtu në disa dhoma kishte mbipopullim. Mungesa e ilaçeve, e pajisjeve dhe mjeteve elementare të punës për mjekët dhe sanitarët ishte një tjetër problem i spitalit, madje jo vetëm i nëse është praktikantë apo jo, duke u dridhur kur dëgjojnë miratimin se janë praktikantë. Sipas pacientëve, kjo lloj praktike është në të mirë të profesionit të tyre në vazhdimësi, por jo të vizitojnë pacientët pa praninë e mjekut specialist. “Unë kam mbetur i zhgënjyer kur një djalë 22-vjeçar më vizitoi për më shumë se 30 minuta, duke i shpjeguar edhe shqetësimet që kisha dhe pasi doli në konkluzionin e tij mjeku profesionist e kundërshtoi dhe

këtij spital, por fatkeqësisht i të gjitha spitaleve në rang republike. Kreu i institucionit të Avokatit të Popullit sqaron më tej se do të vazhdojë të ndjekë me precedencë problematikën e personave të shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve, veçanërisht ato ankesa që vazhdojnë të mos gjejnë zgjidhje pavarësisht rekomandimeve të vazhdueshme të bëra nga i Avokatit të Popullit. filloi të më vizitonte nga e para. U ndjeva si një kavie eksperimentale”, - shprehet një burrë. Pacientët kërkojnë që mjekët profesionistë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos neglizhojnë nën justifikimet për praktikantët. Ata u kërkojnë mjekëve të kryejnë nga fillimi në fund punën e tyre dhe nëse arsimi i lartë shqiptar kërkon praktikën e studentëve ata vetëm të vëzhgojnë, por jo “të mësojnë duart” mbi jetët e tyre.

Pajisja me kartë i personave që trajtohen me ndihmë ekonomike duket se është një proces i destinuar të dështojë, ose të paktën të mos realizohet brenda afatit të përcaktuar në ligj. Ky proces ka nisur ligjërisht rreth 1 muaj më parë dhe duhej të përfundonte në muajin gusht, megjithatë asnjë zyrë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit nuk ka nisur të bëjë shpërndarjen e tyre. Burime nga Ministria e Punës bëjnë me dije se janë në pritje që fati i kësaj reforme të përcaktohet nga ekzekutivi i ri, që merr detyrën në muajin shtator. Nga ana tjetër, edhe pamundësitë buxhetore për realizimin e tenderit për prodhimin e kartave duket se kanë ndikuar në pezullimin e këtij procesi. Për të menaxhuar më mirë sistemin e asistencës sociale për të papunët, qeveria miratoi një ligj që parashikonte që të gjithë punëkërkuesit e papunë të pajisen me kartën e papunësisë, që do t’u mundësonte atyre ofrimin e shërbimeve dhe programet e tjera shtetërore të mbështetjes me të ardhura. Gjithashtu pajisja me kartë personale e çdo personi që trajtohet me asistencë sociale do të pas-

tronte skemën nga përfituesit abuzivë. Procedurat parashikonin që zyrat e punësimit në Tiranë dhe në rrethe të evidentonin dhe të pajisnin falas me kartë personale papunësie çdo të papunë. Procesi ishte parashikuar të zgjaste tre muaj dhe pas këtij afati asnjë i papunë nuk do të përfitonte asistencën sociale apo ndihmën ekonomike, nëse nuk zotëronte kartën e papunësisë. Në kushtet e pamundësisë për respektimin e këtij afati ligjor në Fletoren Zyrtare është botuar një amendim i ligjit të muajit qershor, që e shtyn afatin e përfundimit të procesit për në muajin shtator. Pavarësisht kësaj shtyrjeje, sërish ky proces rrezikon të mos respektojë afatin, pasi limiti kohor për përfundimin e procesit përkon me konstitutimin e parlamentit dhe ekzekutivit të ri.


AKTUALITET • E martë 23 korrik 2013

»

07

MË SHUMË SE 500 POLICË STACIONOHEN NË KUFI ME SHQIPËRINË

Ende në “gjah” për Kupën, është i plagosur Kola u vra pardje, Kupa u largua, historiku i bandës Gjatë gjithë ditës së djeshme, forcat speciale të policisë greke vazhduan gjahun për kapjen e shqiptarin tjetër të arratisur Ilir Kupa. Sipas mediave greke, më shumë se 500 forca policie po bëjnë krehejn e zonës ku ata u përballën dje me dy shqiptarët e arratisur. Njolla gjaku të të arratisurit Ilir Kupa janë gjetur në pyll dhe policia beson se ai nuk mund të jetë larguar shumë. Ndërkohë policia greke po punon për të gjetur lidhjet që kanë

patur dy shqiptarët në Greqi, pasi në një çantë shpinë të Marian Kolës, i cili u vra, janë gjetur ushqime të gatuara. Gjithashtu policia greke po punon edhe për zbulimin e thirrjeve telefonike të Marian Kolës. Dy ditë më parë, policia greke ekzekutoi të shumëkërkuarin shqiptar, Marian Kola, të arratisurin nga burgu i Trikalas në vendin e quajtur Vrosina, 15 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, në Thesproti. Marian Kola dhe Ilir Kupa, po tentonin të kalonin lumin Kal-

ama. Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, më 23 mars të këtij viti. Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit. Një prej të arratisurve mendohet se ka ikur në Kosovë, 3 u arrestuan, 3 janë vrarë dhe të tjerët janë në kërkim, pak kilometra nga kufiri.

VIKTOR GUSHI KA KËRKUAR MËSHIRË, JETA DHE KRIMET E TIJ

Prokuroria kërkon ta burgosë përjetësisht grabitësin serial Mariglen Mullai

B

urgim të përjetshëm kërkoi dje Prokuroria për grabitësin seria të bankave Viktor Gushin, Mbi të rëndojnë gjithësej 18 akuza, nga të cilat 2 raste për “Vjedhje me pasojë vdekjen”, 8 raste për “vjedhje me armë”, 5 raste për “vjedhje me armë në tentativë”, 3 raste për “plagosje e rëndë me dashje” dhe një rast për “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Viktor Gushi, akuzohet për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj në 2011 dhe një vit më vonë ai ekzekutoi edhe arkëtaren e një banke në Tiranë, Leonora Kaloçi. Në pretencën e Prokurorisë thuhej se vrasjet janë kryer nga Gushi, teksa ai vetë ka pranuar se i ka kryer vrasjet për të përvetësuar pasuritë e tyre, që më pas i përdorte për të luajtur në kazino. Gjykata i ka dhënë kohë avokates Vjollca Pustina për të përgatitur mbrojtjen, ndërkohë që seanca e radhës u caktua për në datën 9 shtator, kur do të jepet verdikti përfundimtar për Viktor Gushin. Gushi, një jetë grabitësi Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, Viktor Gushi është shprehur i penduar, madje dhe u ka kërkuar falje familjeve të personave që ka vrarë. Madje pala mbrojtëse lexoi në gjykatë deklaratën e pendesës së të pandehurit Viktor Gushi, ku citohej: “U kërkoj ndjesë publike familjeve, të cilat sot kur unë po gjykohem, nuk kanë një nga familjarët, që unë padrejtësisht i kam marrë jetën. Përveç pendimit që kam shprehur në momentin e parë, brenga ime vazhdon të më shqetësojë dhe në të njëjtën kohë të më vrasë edhe ndërgjegjja, pasi i kam marrë jetën në mënyrë të padrejtë njërit prej familjarëve të personave që ndodhen sot këtu. Por, e gjitha kjo ka ardhur, pasi jeta ime e mëparshme ka qenë jo e mirë. Jeta ime ka qenë e stresuar, gjë që ka ndikuar në formimin tim”. Më tej Gushi kishte kërkuar mëshirë nga Zoti për këto krime. Gushi u bë i famshëm kur blutë kryeqyte-

Kryeprokurori Llalla firmos emërimet

Prokuroritë, Krimet e Rënda dhe e Tiranës me shefa të rinj Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës do të kenë drejtuesit e tyre, pasi vendet kishin mbetur vakante. Dy ditë pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë, i cili shqyrtoi kandidaturat për drejtuesit e 5 prokurorive, kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur emërimin për dy prej tyre. Kështu numri një i Prokurorisë ka emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Eugen Becin, aktualisht i komanduar në këtë post. Ndërsa në krye të Prokurorisë së kryeqytetit ka emëruar Petrit Fushën, i cili zëvendëson Adnan Kosovën, i cili qëndronte i komanduar në këtë post prej 8 muajsh. Ndërkohë në ditët në vijim pritet të vendoset edhe për drejtuesit në Prokurorinë e Durrësit, Shkodrës dhe Fierit. Emrat do t’i shkojnë edhe Presidentit të Republikës për dekretim. Këshilli i Prokurorisë kishte votuar me shumicë Fushën dhe Becin në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e asaj të Tiranës, teksa u votua edhe për akuzën durrsake, të Shkodrës e Fierit, për të cilat Llalla pritet të marrë një vendim së shpejti.

Shpifje, gjykata gjobë 5 milionë lekë Ballës

tas dhe SHKB mësynë në shtëpinë e tij me qira te “Don Bosko”, ku strehohej pas grabitjeve seriale. Dy vrasjet janë vërtetuar shkencërisht, teksa dhjetëra pika të grumbullimit të lekëve të energjisë elektrike dhe ujit ishin në shenjestër të tij. “Kush përgjigjej ose vepronte keq, e qëlloja”,- pati

deklaruar asokohe Gushi, i cili të gjithë veprimin e grabitjes e kishte përllogatitur ta mbyllte për 3 minuta. I ndarë nga e shoqja dhe fëmijët, ai prej vitesh e kishte lënë Patosin, pasi ishte kthyer nga emigracioni në Greqi dhe bashkëjetonte me një femër në Tiranë. Armët i blente në treg të zi,

ndërsa maskohej me çorape e në darkë luante kazino me paratë e grabitura. Kështu, grabitësit të të premtes, siç u etiketua para se të kapej, i duhet të presë vendimin e gjykatës, nëse ajo do pranojë kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg gjithë jetën apo do marrë tjetër vendim.

TË GJITHË PRANUAN FAJËSINË

Gjykata dënon disa shqiptarë, banda shiste kokainë në Angli ITALI- Shtatë persona u dënuan nga gjykata Norëich Croën për pjesën e tyre në një operacion që përfshinte 2.1 kilogramë kokainë me një vlerë rruge prej rreth 320.000 paund. Seanca është mbajtur të premten, ndërsa u përmendën zhvatjet dhe disa prej fitimeve të pandershme të bandës. Në pranga ra shqiptari Florjan Balla, 31 vjeç, nga Mogden Lane në Isleëorth, Middlesex, i cili u dënua me 10 vjet burg pas pranimit se ka furnizuar me kokain disa njerëz. Shqiptari tjetër

Eraldo Eminaj, 26 vjeç, nga Elm Grove, u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg, pasi ai u vetëdeklarua fajtor se ka furnizuar me kokainë disa njerëz. David Armes, 23 vjeç, pa vendbanim të caktuar është duke shërbyer gjashtë vjet në burg pas pranimit të fajësisë. Mohammed Sedike, 32 vjeç, gjithashtu po vuan dënimin 6-vjeçar me burg, pasi ai u vetëdeklarua fajtor. Edmund Alvora, 34 vjeç, nga St James Close, Norëich, u deklarua fajtor për furnizim me kokainë dhe u dënua me tre vjet dhe katër muaj. Ilir

Topalli, 31 vjeç, nga Latimer Road, Norëich është duke shërbyer nëntë vite burg pas pranimit të të njëjtës vepër penale. Siç është raportuar më parë të banda ishte kryesisht e përbërë nga shqiptarë dhe kosovarë, teksa besohet si përgjegjëse për shpërndarjen e kokainëss në mes të tetorit të vitit 2011 dhe gushtit të 2012-shit.

Edhe 5 milionë lekë të tjera duhet të paguajë Taulant Balla, nga gjyqet e hapura që ka me familjarët e Kryeministrit Berisha. Dje, Gjykata e Tiranës dënoi me 5 milionë lekë të vjetra gjobë deputetin e PS-së Taulant Balla për shpifje. Vajza e Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha akuzoi deputetin Taulant Balla për shpifje. Vendimi u mor mesditën e djeshme nga Gjyakta e Tiranës, ndërkohë që pak ditë më parë po kjo gjykatë dënoi me 1 milion lekë gjobë deputetin socialist Taulant Balla, të cilin e detyroi që shumën në fjalë t’ia dëmshpërblejë Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Kryeministrit në largim Sali Berisha. Deri më tani Ballës i është dashur të paguajë disa miliona lekë nga këto procese gjyqësore.

Humb pa lënë gjurmë një 60-vjeçar, familja denoncon Prej së premtes një person është shpallur i humbur nga familjarët e tij në kryeqytet. Policia tha se bëhet fjalë për 60-vjeçarin Agron Sharra, për të cilin që prej ditës së premte nuk dihet asgjë. Familjarët e tij sqarojnë se 60-vjeçari nuk ka patur probleme as shëndetësore dhe as ndonjë konflikt personal, ndërsa pohojnë se është njeri i rregullt. Djali i tij pohon se i ati vuante nga diabeti dhe merrte insulinë dy herë në ditë. Familjarët e 60-vjeçarit kanë bërë edhe një denoncim në komisariatin nr 2 në Tiranë, por ende nuk është mundur të merret vesh asgjë për vendndodhjen e tij dhe nga ky momet ai është shpallur në kërkim kombëtar nga policia.

Rrugorët: Vendosëm 227 gjoba në 24 orë në Tiranë Vetëm 48 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 227 masa administrative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.


08

« SPECIALE

E martë 23 korrik 2013 •

KA ARRITUR TË FITOJË VENDIN E PARË NË OLIMPIADËN KOMBËTARE TË MATEMATIKËS

Aurela Kullolli, gjimnazistja e Elbasanit me 10-a absolute K a marrë 10-ta absolute në provimet me zgjedhje dhe renditet ndër 5 maturantët me rezultatet më të mira në gjithë Shqipërinë. Por Aurela Kullolli nuk është vetëm kaq. Ajo ka arritur të fitojë vendin e parë në olimpiadën kombëtare të matematikës dhe me rezultatet e arritura meriton medaljen e artë nga Ministria e Arsimit. Nga gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan, 18-vjeçarja tashmë nuk është vetëm krenaria e familjes dhe e shkollës, por një përfaqësuese e denjë e Elbasanit. Pasi ka grumbulluar tri nota absolute dhe një 10-të me presje në letërsi, ajo përgatitet për Mjekësinë, një degë që e ka me shumë dëshirë. Në një intervistë për “Metropol” Aurela tregon për veten dhe rezultatet që ka arritur.

Emocionet që ndjeve në momentin që mësove 10 absolute në provimet me zgjedhje? Kur imagjinoja më përpara dy provime njëherësh në një ditë. Isha e emocionuar dhe kisha frikë dhe thosha: “A do arrij t’i bëj të dyja njëkohësisht dhe a do marr notat që dua?” Faktikisht, edhe kur mora notat atë ditën e parë, kur pashë ato dy nota 10.00, të cilët zinin një hapësirë ndryshe nga ato notat e tjera me presje. U habita dhe nuk mund ta besoja thirra mamin e motrën për t’i kontrolluar. Të bësh dy provime njëkohësisht në të njëjtën ditë dhe të marrësh te të dy 10-ta absolute nga njëra anë ndjehesh krenare dhe nga ana tjetër habitesh kaq e mirë qënkam unë. Pse preferon më shumë lëndët shkencore? Më pëlqejnë më shumë lëndët shkencore për objektivitetin në to. Kur ka lindur pasioni për matematikën dhe olimpiadat? Pasioni më lindi dhe është rritur nga mësuesit e matematikës që kam pasur, që nga mësuesja e parë e matematikës Aneta Shkrepa e deri te mësuesja e fundit, Narda Haka, e cila ka qënë për mua si një nënë e dytë. Por edhe mësuesit e kimisë, Robert Domazeti dhe Teuta Shabani më kanë bërë të ndjej pasion për lëndën e kimisë. Kur ke ndjerë emocionet më të forta? Emocionet më të forta i kam ndjerë kur mora çmimin e parë në olimpiadën kombëtare të matematikës. Kush të ka ndihmuar më shumë në rrugën e matematikës? Mësuesit e matematikës, por edhe babi që e ka pasion matematikën.

për këtë arsye zgjodha vendin tim. Pavarsisht, se jashtë shtetit mund të përfitoja më shumë.

Çfarë profili do ndjekësh në shkollë të lartë? Mjekësi e kam pasur pasion që e vogël, kur luaja lojëra me fëmijët më pëlqente të luaja ro-

lin e mjekes. Pastaj duke u rritur e duke u bërë më e fortë dëshira. Pse zgjodhe të studiosh në Shqipëri dhe jo jashtë?

Nga Artur Ajazi I klasifikuar tashmë si ndër vendet më të njohura interesante të Shqipërisë së antikitetit, qyteti antik i Apolonisë, përbën një stacion mahnitës për çdo vizitor që shkel në atë tokë, qoftë ky shqiptar apo i huaj. Apolonia është një prej qyteteve antikë më të mëdhenj të pellgut të Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. Qyteti u ngrit mbi një kodër, e cila ka dy maja të larta 101 e 103 metra mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik që të jep mundësinë të shijosh një panoramë madhështore. Përpara shikon gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, vijën bregdetare të Adriatikut, fushën gjigante të Myzeqesë dhe nga ana tjetër madhështinë e malit të Tomorit dhe maleve të tjera në lartësi më të vogël. Në fillimet e parë të jetës së qytetit, Apolonia mbante lidhje të afërta me Korintin dhe Korkyrën (Korfuzi), duke luajtur rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shekullin V Para Krishtit, qyteti u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, duke zgjeruar marrëdhëniet me botën ilire, me Atikën dhe më vonë edhe me Magna Grecian në Italinë e Jugut. Lulëzimin më të madh qyteti e njohu në shekujt IV-III Para Krishtit, kur Apolonia u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës dhe u rrethua me një mur mbrojtës 4 km të gjatë duke përfshirë një hapësirë të qytetit prej 138 hektarë. Qyteti u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; i përshkruar nga rrugë

Guri i rëndë është në vend të vet. Meqenëse, babi ka qenë ushtarak dhe transferohej sa andej-këndej dhe kanë qenë gjithnjë larg familjarëve të tij,

Me rezultatet që ke meriton medaljen e artë. A je e informuar si mund të përfitohet kjo medalje? Që, kur kam hyrë për herë të parë në muzeun e “Dhaskal Todrit” dhe kam parë fituesit e medaljeve të arta. Më lindi dëshira pse mos të kisha edhe një unë. Kam kërkuar në i internet dhe pashë se për të fituar medaljen e lartë, sipas ligjit të 2011-tës duhet të kesh mesataren e gjimnazit 9,8-të e të provimeve të detyruara 9,8-të e lëndët me zgjedhje 10-ta absolute. Nuk e dua as për hobi e as për lavde thjesht e dua për një bursë nga shteti. Beso se e meritoj pas kaq vitesh mundi e djerse. Kam marrë çmime në olimpiada kimie e matematike e

Rizgjimi dhe historiku i qytetit antik të Apolonisë të drejta, kryesore dhe dytësore, që ndërthureshin me njëra-tjetrën duke sjellë pikëtakime me lagje të veçanta. Nga ndërtimet kryesore veç mureve rrethuese u ndërtua portiku i qendrës së qytetit, teatri, çezma monumentale, gjimnazi etj. Shëtitorja e Apolonisë me dy kalime dhe dy kate, dallohet për planimetrinë e zhvilluar dhe arkitekturën solide. Muri i pasmë mbajtës është me 17 kamare obsidale, në të cilat vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona 8 këndore. Në shekujt I-III Apolonia përjetoi një periudhë të dytë ndërtimesh intensive, si tempullin e Agonotetëve, odeonin, bibliotekën dhe një sërë vilash të zbukuruara me mozaikë. Apolonia në kohën e Augustit u shpall qytet i lirë dhe i paprekshëm dhe vazhdoi të mbetej një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Lulëzoi arkitektura dhe degë të tjera të artit,

e sidomos skulptura. Ndaj me të drejtë Ciceroni e quajti “qytet të madh e hijerëndë”. Në shekujt III-IV qyteti humbet rëndësinë e dikurshme dhe në fillimet e Mesjetës Apolonia kthehet në një qendër peshkopale. Marrëdhëniet e ndërsjellëta të qyteteve koloni me prapatokën ilire shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të disa qyteteve ilire. Qysh në fillim të jetës së tij, qyteti ishte qendër zejtare dhe tregtare e rëndësishme, kurse rreth mesit të shekullit III Para Krishtit qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapësira e brendshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjioz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj), formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri

letërsi. Këto ditë më kanë ofruar universitetet private bursë të plotë. Pse të mos e marr edhe unë një bursë nga shteti, që t’i lehtësoj barrën familjes. Në qoftë se nuk do të kishe zgjedhur mjekësinë çfarë dege do të zgjidhje? Do të preferoja të bëhesha mësuese matematike të edukoja brezin e ri. Por më e rëndësishme është jeta e njeriut, prandaj preferoj mjekësinë. Përveç familjes edhe nënë Hysnieja më motivon gjithmonë, kur i jepja ilaçet më thoshte gjithmonë doktoresha e nënës. Cili është mesazhi për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën tënde? Asnjëherë mos u thyeni në jetë edhe pse jeta ka shumë të papritura nxënësi nuk duhet të thyehet kurrë. Me mund e me djersë arrihet gjithçka.

nivelin urbanistik të tyre. Parku i Apolonisë është sot për nga sipërfaqja një ndër më të mëdhenjtë në vend. Për mbarëvajtjen e tij është ngritur Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik (ZKPA). Ky vit në menaxhimin e trashëgimisë kulturore ka sjellë diçka të re sepse kanë filluar aktivitetin e tyre ZAKPA-të. Pas mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, edhe në Shqipëri u fut praktika e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, sipas formave më të përparuara që ekzistojnë sot në botë. Këtu mund të përmendim se modeli i parqeve arkeologjike të tipit Apolonisë ose Butrintit, haset shpesh në vendet të tilla si Franca, Italia, Spanjës, Greqisë, Tunizisë, etj. Kjo metodë funksionimi nga përvoja botërore del qartë se krijimi i të tilla njësive në terren është forma më e mirë për të garantuar mbrojtjen e këtyre pasurive kulturore nga njëra anë dhe shfrytëzimin e tyre në funksion të turizmit kulturor. ZAKPA po merr masat që duke filluar nga muaji i parë i pranverës, t’i bëjë ballë një fluksi turistik në rritje në qytetin antik të Apolonisë. Drejtuesit e monumenteve të kulturës në Fier janë optimistë sepse Apolonia është vendi ideal për turizëm dhe lehtësisht i arritshëm edhe falë pozitës gjeografike, i arritshëm për të gjitha qytetet dhe zonat e banuara të Shqipërisë. Këtë vit pritet të shtohet numri i turistëve të huaj. Për këtë gjë po punohet me agjencitë turistike në mënyrë që anijet e mëdha që organizojnë udhëtime në Mesdhe të bëjnë një ndalesë të shkurtër në portin e Vlorës, për të arritur të vizitojnë qytetin brenda një kohe të shkurtër.


AKTUALITET • E martë 23 korrik 2013

»

09

POLICIA E DURRËSIT ARRESTON GAZMEND BANUSHIN. I KAPEN ARMË

Tenton të vrasë gruan, nuk i respektoi prindërit

Arrestimet në kryeqytet

Tre në pranga, në kërkim për vjedhje dhe plagosje Dy të kërkuar për vjedhje e një tjetër në kërkim për plagosje u kapën dje në kryeqytet. Nga komisariati nr.1 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardjan Matraku, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Rreth orës 14.30, të dy ditëve më parë te Liqeni Artificial, dyshohet se ka vjedhur pasaportën e shtetasit norvegjez. Nga komisariati nr.2 u bë ndalimi i shtetasit Drilon Koldashi 24 vjeç, lindur në Kukës e banues në Kombinat, pasi kërkohej për vjedhje. Nga Seksioni i Kërkimit në fshatin Kasalle të Kamzës, u bë kapja e shtetasit në kërkim Murat Mema, 33 vjeç, lindur në Kukës e banues në Laknas, i shpallaur në kërkim më 5 janar të këtij viti për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

F

atmirësisht policia e qarkut të Durrësit arrin të parandalojë sërish një krim brenda familjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koxhas, 12 km larg Durrësit dhe forcat e komisariatit të policisë së Shijakut kanë mundur të arrestojnë bashkëshortin dhunues, bënë të ditur për burime zyrtare nga drejtoria e polcisë së qarkut. Sipas të dhënave mësohet se në mbrëmjen e dy netëve më parë, strukturat e komisariatit të policisë Shijak, menjëherë pas marrjes dijeni rreth mesnatës të datës 21 Korrik nga bashkëshortja 40-vjeçare e dhunuar, nënë e dy fëmijëve mbi dhunën e ushtruar nga i shoqi dhe vënien në ndjekje të saj i armatosur, së pari kanë marrë në mbrojtje të dëmtuarën dhe fëmijët dhe më pas kanë organizuar punën për kapjen e autorit të kësaj ngjarje, duke ndërmarrë edhe masat përkatëse të sigurisë. Gazmend Banushi, 43 vjeç, kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij dhe më pas ishte vënë në ndjekje të saj, duke kërcënuar se do ta vrasë. Brenda një kohe të shkurtër këto shërbime arritën të kapin autorin e dyshuar, shtetasin Gazmend Banushi, 43 vjeç, banues në fshatin Koxhas Shijak, ndaj të cilit në vijim të veprimeve procedurale u krye arrestimi në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistolete model 54 së bashku me krëhërin me 4 copë fisheke, një armë gjahu, teke gjysmëautomatike, si dhe disa fishekë arme gjuetie. Në deklarimet e saj e dëmtuara ka shpjeguar se pasi është rrahur, kanosur e fyer ajo dhe vajza e saj nga bashkëshorti, këto të fundit kanë mundur të largohen fshehtas nga banesa duke kërkuar ndihmë në polici. Në ndjekje të tyre, i armatosur me pistoletë është vënë bashkëshorti Banushi, i cili në vazhdimësi i ka kërcënuar telefonikisht për jetën. Po

Theu urdhrin e gjykatës

Dhunë mbi të vëllanë, policia kap një 42-vjeçar PSIKOLOGËT: JA PSE NDODHIN KRIMET NË FAMILJE Krimi brenda familjes, i cili çdo ditë po merr përmasa edhe më të mëdha, ka shtuar frikën e qytetarëve, të cilët ndihen të pasigurt në vendin ku jetojnë. Sipas psikologëve janë një sërë faktorësh që ndikojnë në prishjen e ekuilibrit emocional, gjë që çon më pas në kryerjen e akteve makabre brenda familjes. “Sjellja njerëzore është shumë komplekse dhe të tilla akte janë të ndikuara nga faktorë social-ekonomik dhe politik që qëndrojnë në sfond të këtyre lloj veprimeve. Fakti i brishtësisë së mekanizmave psikologjik, të cilët çojnë një individ të ndërmarrë akte të tilla të dhunshme. Zhgënjimi, zemërimi dhe fustacioni, të gjithë këto ndjesi të prodhuar sidonga veprimet e para rezulton se dhuna e vazhdueshme në familje e shtetasit në fjalë ka pasur motive tejet banale, pretendime për mosrespektim të prindërve dhe anëtarëve të fisit të tij. Mësohet se konfliktet në çift janë shpeshtuar gjatë këtyre javëve të fundit dhe përpara arrestimit Banushi ka qëlluar dhe e ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij. Policia e Durrësit sqaroi dje se arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Parandalimi i kësaj ngjarjeje të mundshme kriminale brenda familjes në

mos në mënyrë intensive çojnë në njëfarë izolimi social të individit. Pra, kjo tregon për një gjëndje të ngarkuar emocionale të individit”, theksojnë ata. Psikologët deklarojnë më pas se më nuk janë të predispozuar vetëm njerëzit me çrregullime mendore për këto lloj krimesh, por edhe persona të tjerë, në dukje normalë. Sipas tyre, potencialin për të ndërmarrë akte të tilla që nuk kanë të bëjnë fare me çrregullimin mendor e ka secili prej nesh. Kjo thjesht varet nga vulnerabiliteti, që çdo individ mund të ketë në një moment të caktuar të jetës. Ditët e fundit, në një hark kohor prej dy javësh, krimi brenda familjes i ka marrë jetën disa grave.

fshatin Koxhas pason rastin e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku me ndërhyrjen në kohë të Policisë lokale u arritën të parandalohen pasoja fatale mbi jetën e bashkëshortes dhe fëmijës 15-muajsh nga bashkëshorti dhunues Asllan Hoxha, i cili pas dhunës fizike të ushtruar ndaj së shoqes shtatzënë, tentoi djegien e banesës bashkë me bashkëshorten e tij brenda pasi dyshonte për atësinë e fëmijës. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr, mbetur në fazën e tentativës” si dhe “Shtrëngimit ose pengimit për të bashëjetuar

POLICIA ARRESTON EDHE DY PERSONA PËR VJEDHJE

Një person i plagosur me thikë në Selenicë, prangoset autori Plagoset me thikë një 37-vjeçar në qytezën e Selenicës në rrethin e Vlorës. Rreth orëve të mbrëmjes se djeshme në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë është marrë njoftim se në Selenicë është plagosur me thikë një person. Menjëherë në vend kanë shkuar efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, të cilët kanë kryer veprime të shpejta hetimore dhe brenda një kohe të shkurtër kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasin Pandeli Hametaj. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në vendin e quajtur “Shatërvani, në Selenicë, shtetasi me iniciale S. B., vjeç 37, banues në Selenicë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me shtetasin Pandeli Hametaj është qëlluar disa herë nga ky i fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të ndryshme

në trup. Nga Strukturat kundër Krimeve të Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pandeli Hametaj, vjeç 51, banues në Selenicë, ndërsa materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për veprën “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Ndërkohë po nga komisariati i policisë Vlorë gjatë paradites së djeshme u bë arrestimi në flagrancë për “vjedhje” në bashkëpunim për shtetasin Olsi Zene Jarua, vjeç 24, banues në Zhupan, Fier. Ndërsa nga komisariati i policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë për “vjedhje” për shtetasin Gazmend Luan Xhemali, vjeç 46, banues në lagjen “Nr. 1” Sarandë. Aktualisht policia po punon për të dokumentuar vjedhje të tjera që janë bërë nga këta shtetas.

ose për të zgjidhur martesë”. Ndërkohë mësohet se materialet procedurale për ngjarjen e ndodhur në Koxhas të Shijakut i kanë kaluar Prokurorisë për të vijuar hetimet e mëtejshme.

Nga komisariati nr 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Ibrahimi, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi me vendimin e Gjykatës rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 23 prill 2013, këtij personi i është ndaluar të kontaktojë apo t’i afrohet banesës, prej 10 metra, dhe në kundërshtim me vendimin gjykatës, ka kërcënuar të vëllain e tij. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Veprime në kundërshtim me vendimet e Gjykatës”. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 321 i Kodit Penal.

Në Kombinat

Po paketonin 22 kg hashash në një shtëpi, 2 në pranga Seksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka zbuluar dje një bazë droge në zonën e Kombinatit. Sipas të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se janë sekuestruar 22 kilogramë hashash në këtë bazë, si dhe janë arrestuar dy persona, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, për shkak se hetimet vazhdojnë për të zbuluar anëtarët e tjerë të këtij rrjeti. Paraprakisht dyshohet se droga ishte blerë në Jug dhe po bëhej gati në një shtëpi, ku po paketohej, për t’u shitur më pas me pakicë në tregun kryeqytetas.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË 1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkuruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 99.85 ha, në komunën Topojë, rrethi Fier. 2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: lauresha.grezda@mbumk.gov.al 3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës. 4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë. 5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 640,850 (gjashtëqind e dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lek/vit (6,418.13 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 53,405 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë. 8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 21.08.2013, ora 10:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 21.08.2013, ora 10:00. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.


10

« opinion

E martë 23 korrik 2013 •

Kur je qytetar, je i dobët Nga Arian GALDINI

K

ur Sokrati qëndronte para turmës prej 500 vetash që ishin mbledhur për t’i bërë gjyqin, erdhi një çast e u tha: “Edhe sikur 500 Sokratë të ishit ju tani, të 500 do të më kishit dënuar, sepse jeni turmë, e turma është si qen i tërbuar.” A nuk ndodh kështu çdo ditë në këtë vendin tonë kaq shumë të turmëzuar? Ti bën një jetë të ndershme, synon dhe përpiqesh për të arritur gjërat që ti do me ndershmëri, zotësi e korrektësi, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti je transparent, i hapur, i sinqertë, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti i shpall qëllimet e ambiciet e tua, madje shpall edhe rrugën që ke zgjedhur e dëlirësinë e aspiratave që ke, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti refuzon implikimin, ndonëse nuk i shmangesh së drejtës për t’u ngjitur lart me ndershmëri, zotësi e korrektësi, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti, bazuar në përvojën, dijet, dijenitë dhe botëkuptimin tënd, përpiqesh të thuash e veprosh të vërtetat me synim ndriçimin e mendjeve në shoqërinë dhe vendin tënd, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti je besnik i ideve, besimit, parimeve, vlerave e qëllimeve të tua të mbara e bën gjithçka mundesh që ta dëshmosh këtë besnikëri, madje edhe përballesh me ata që tjetërsojnë apo cenojnë idealet e parimet, vlerat e besimet, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshme. Ti përballesh me sistemin, refuzon implikimin, refuzon kompromisin me karakterin, dinjitetin, idetë, parimet, besimin dhe vlerat që ti mbart, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti në përballje e sipër me sistemin pëson izolim, bllokim, pengesa, shpifje, baltosje, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti tregohesh strategjik dhe përpiqesh të mbrohesh për të minimalizuar goditjet e sistemit, e sidomos për të ruajtur të paprekura kapacitetet e tua rritëse dhe vepruese, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti lëviz strategjikisht brenda rrathëve e strukturave të sistemit në mënyrë që të jesh i mençur, po edhe i ndershëm në sprovën tënde për t’ia dalë mbanë, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti thua

haptazi se nuk bën kompromise që dëmtojnë parimet, vlerat, besimin dhe qëllimet e tua të mbara, e ia del mbanë të luash mençurish dhe denjësisht me lojtarë e struktura brenda sistemit e pa u implikuar asnjë grimë, në asnjë ligësi e të keqe, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti je i kthjellët dhe i sinqertë kur thua se e ke pasion rritjen dhe mbërritjen në lartësitë më të epërme sipas meritës, por që ti do t’ia mbërrish me ndershmëri, zotësi e korrektesë, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti reflekton e pranon të ndryshmen, ti pranon edhe dështimin e rënien, ti je i vetëdijshëm se mençuria nuk është mëkat, ndaj e përdor atë për t’u ringritur e për të qëndruar më këmbë, i pranishëm, i zëshëm, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti nuk vjedh, nuk mashtron, nuk shet shpirtin për të arritur qëllimet e ambiciet e tua, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti ua dëshmon të gjithëve se e ke mundësinë, po të duash, që të bësh gjithfarë kompromisi kokulës për t’u ngjitur lart dhe e refuzon, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti ua dëshmon të gjithëve se e ke hapjen dhe njohjet në nivelet më të larta, dhe aftësitë i ke të plota e ndoshta ca më shumë, megjithatë ti nuk i shfrytëzon këto njohje e hapje, as aftësitë e tua për ngjitje nëpërmjet kompromisit kokulës, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti je i suksesshëm në bashkëpunimet e tua politike me ata individë dhe ato struktura politike që përzgjedh të bashkëpunosh pa u implikuar, veçse hyn e del kur të duash ti, duke e ruajtur të paprekur lirinë, dinjitetin, integritetin dhe pastërtinë tënde, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti nuk synon e nuk kërkon karrierë, as pushtet nga bashkëpunimet që përzgjedh të kryesh, ti kërkon vetëm mundësinë për shpalosje të vlerave e aftësive të tua, sepse je në mendim e synim afatgjatë, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti nuk ke asnjë ndihmë e as mbështetje nga askush për t’u bërë ky që je bërë, madje je i tëri i vetëbërë dhe plotësisht i lirë, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti shkruan e vepron publikisht dhe strategjikisht me mençuri si gjarpri dhe sinqeritet e pastërti si pëllumbi në funksion të ambicieve e qëllimeve të tua afatgjata e sidomos në funksion të mbrojtjes, shpalosjes dhe konfirmimit

të ideve, parimeve, besimit, vlerave e qëllimeve të tua të panegociueshme, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti je njerëzor e shpesh mund të gabosh në gjykime e përzgjedhje, vlerësime e veprime, ndonëse asnjë gabim yti nuk ndodh për shkaqe e qëllime të këqija, e asnjë gabim yti nuk është keqndjellës apo dëmshkaktues ndaj të tjerëve, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. Ti e di që meriton më shumë, ti e di që vlen shumë, e ndoshta shumë më tepër edhe se ata që janë lart e ndoshta kanë në dorë të vendosin për ty, e ti ke durimin që të presësh ndërsa vepron si i tillë në pritje e ngucje të kohës sate, por kjo të bën të dobët e si rrjedhojë të pakuptueshëm. E ne shqiptarët atë çka e konsiderojmë të dobët dhe të pakuptueshme, ne e asgjësojmë, zhbëjmë, shpërfillim, tallim, nëpërkëmbim. Ne çuditërisht na pëlqen i fuqishmi, sepse, siç duket, vetëm fuqinë kuptojmë. Nuk ka rëndësi se ajo fuqi na është marrë e vjedhur neve, e gjithashtu nuk ka pikë rëndësie nëse kjo fuqi që na është përpirë padrejtësisht neve përdoret barbarisht kundër nesh. Neve na pëlqen fuqia, e kuptojmë veç fuqinë. Nderojmë “zotninë e nderuar”, që është i zoti sepse di të na vjedhë, di të na mashtrojë e di të na sundojë. Ndërsa qytetarin e ndershëm dhe të talentuar, të sinqertë dhe ligjnderues, parimor dhe vlerëmbartës, të zotë dhe tjetërdashës ne e masakrojmë, e kryqëzojmë. Turma asnjëherë nuk zgjedh Jezusin. Turma gjithmonë zgjedh Barabain. Qytetarit të dobët i turremi me hakërrime, sharje, përbuzje, pritshmëri, zhgënjime, urrejtje, ndëshkim. Harrojmë se qytetari nuk është i dobët si qenie e as si fuqi, por është i dobët për shkak të zgjedhjeve të vështira e të forta që bëjnë veç ata që kanë karakter e cilësi të vyera. Harrojmë se pikërisht ky qytetar i dobët për shkak të zgjedhjeve që bën me ndërgjegje të mbarë është fuqia e të gjithë neve, e të gjithë shoqërisë shqiptare. Nëse vërtet duam një vend të fortë e të zhvilluar, të drejtë e solidar, të bukur dhe europian, atëherë na duhet të gjithëve të ndryshojmë kahjen e rreshtimit. Duke u rreshtuar në krah të të fortëve, humbasim të gjithë. Por duke u bërë shoqëri inkurajuese, që u jep vlerë e krahë qytetarëve të dobët, fitojmë të gjithë, fiton e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Jetojmë në një botë e jemi krijesa të një Zoti që na e ka lënë zgjedhje të lirë.

Auditimi më i lartë publik dhe qeverisja e mirë

A

uditimi më i lartë (suprem) publik përfaqësohet nga institucioni kushtetues i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Një qeverisje e mirë do të thotë njohje, respektim dhe zbatim i ligjeve si dhe një kulturë të lartë në qeverisjen dhe menaxhimin e shoqërisë. Parimet e një qeverisjeje të mirë kanë si element kryesor të tyre përgjegjësinë, ndershmërinë, pjesëmarrjen qytetare, konfidencialitetin, transparencën dhe hapjen e informacionit. Me “përgjegjshmëri” kuptohet përgjegjësia e zyrtarëve publikë për formulimin, cilësinë dhe kohëzgjatjen e realizimit të politikave e programeve, rritjen e efikasitetit kontrollin e kostos dhe menaxhimin e zbutjen e tendencave të kundërta që rrjedhin nga zbatimi i programeve me dobi, kursim dhe frytshmëri. Qeverisja e mirë përforcon sigurinë, integritetin dhe efiçencën e tregut, duke bërë kështu të mundur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit. Duhet theksuar se në dy vjetët e fundit KLSH-ja po punon intensivisht dhe konkretisht për ta bërë më të përgjegjshme administratën publike. Vetëm gjatë vitit 2012 institucioni ka bërë 40 kallëzime penale për 125 nëpunës të administratës shtetërore të niveleve të ndryshme, ose 34 kallëzime më shumë, pothuajse 2 herë më tepër se më 2009 (9 kallëzime), 2010 (5 kallëzime) dhe 2011 (6 kallëzime) të marrë së bashku. Vetëm gjatë 5 muajve të parë të vitit 2013 KLSH-ja ka çuar në prokurori 16 kallëzime penale për 44 nëpunës të administratës shtetërore. Në kallëzimet penale të bëra nga KLSH-ja, si në ato të vitit

Nga Ramadan Zenuni*

2012, ashtu dhe në ato të vitit 2013, janë denoncuar për konsumim të figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo falsifikimit drejtues të lartë të administratës shtetërore, si drejtor kabineti dhe drejtor të përgjithshëm në ministri, kryetarë apo ish-kryetarë bashkie, drejtues të lartë në institucionet e ndryshme në rrethe etj. Gjithashtu lufta kundër korrupsionit është shtrirë edhe brenda radhëve të vetë institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në muajin janar të vitit 2013 KLSH-ja ka dërguar pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor të Tiranës dy kallëzime penale për dy prej ish-punonjësve të këtij institucioni, të cilët në shkelje të hapur të standardeve dhe procedurave të auditimit, kishin konsumuar elementet e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. KLSH-ja nxit qeverisjen e mirë nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të tij të auditimit drejt njehsimit të plotë me standardet ndërkombëtare INTOSAI. Hartimi dhe zbatimi në praktikë i standardeve të reja të auditimit, bazuar në ato ndërkombëtare (ISSAI) dhe përshtatur për kushtet juridike dhe ekonomike te vendit tonë, ka bërë që të rritet cilësia e veprimtarisë audituese në të gjitha fazat, që nga planifikimi deri te raportimi. Këtë përshtatje dhe orientim të punës audituese me standardet ISSAI kryetari i KLSH-së, dr. Bujar Leskaj, e ka kërkuar që në fillim të mandatit të tij. Kjo ka bërë që të rritet më shumë përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e ne audituesve për materialet që përgatitim, duke vënë përballë jo vetëm subjektin e audituar, por dhe institu-

cionet e tjera të specializuara të auditimit dhe publikun e gjerë. Përmirësimet e dukshme në vitet e fundit të veprimtarisë së gjithanshme të KLSH-së në funksion dhe të nxitjes së mirëqeverisjes janë arritur në saje të një punë këmbëngulëse në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të burimeve njerëzore nëpërmjet seminareve e trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, riaktivizimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve me institucione homologe me përvojë, si NIK-u polak, Gjykata e Auditimit e Sllovenisë, Gjykata e Llogarive e Turqisë, kolana e botimeve të KLSHsë, si dhe tubimet dhe konferencat shkencore etj. Qeverisja e mirë kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme për t’u siguruar se politikat shtetërore janë zbatuar siç duhet në dobi të qytetarëve, janë realizuar strategjitë e mbi të gjitha performanca e qeverisjes ka arritur ose jo nevojat dhe pritjet e publikut brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ. Është përgjegjësi e KLSH-së të vlerësojë ekonomicitetin, efektivitetin dhe efiçencën e zbatimit të programeve dhe aktiviteteve qeveritare për të siguruar përputhjen me standardet përkatëse dhe legjislacionin në fuqi. KLSH-ja do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në ngritjen e vetëdijes për rrezikun e mashtrimit dhe korrupsionit dhe forcimin e qeverisjes së mirë si dhe zbatimit të standardeve të etikës. Funksioni kryesor i KLSH-së në këtë luftë është nxitja e një mjedisi parandalues kundër mashtrimit dhe korrupsionit, duke përfshirë forcimin e sistemeve të menaxhimit financiar, vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe identifikimin dhe korrigjimin e mangësive. *Auditues i lartë, KLSH


opinion • E martë 23 korrik 2013

»

11

Miti, mitika dhe egoja për famë e Lubonjës

K

ëto ditë po zhvillohet një debat e gjerë rreth deklaratave të Fatos Lubonjës, të cilat ai i ka plasuar në një revistë gjermane të destinuar për Ballkanin. Ai artikull i Lubonjës, i shkruar enkas për revistën e përmendur, përmban në thelb deheroizimin e shoqërisë shqiptare, çmitizimin e historisë dhe veçmas të heronjve të sotëm, e akoma më veçmas të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, shqiptarët që mbështesin e nderojnë “vrasës” si Haradinaj, pra shqiptarët shumicë, janë “skizofrenë”. Reagimet e shumta kanë shkuar nga njëri ekstrem në tjetrin. Një palë është vënë në mbrojtje të Lubonjës, midis tyre edhe analisti nga Prishtina Arben Idrizi. Po kështu mediet serbe kanë ngritur lart aktin e Lubonjës. Sigurisht, edhe aktin e Idrizit, i cili në reagimin e tij ndaj artikullit të Lubonjës bën një listë “vrasësish” të Kosovës, në mesin e të cilëve përmend Adem Jasharin. Kjo e ka acaruar kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili ka reaguar ashpër ndaj Arben Idrizit, ndërkohë që përkrahësit e Idrizit e akuzojnë Krasniqin për qëndrime raciste e fashiste. Në të vërtetë nuanca të tilla gjenden në deklaratën e Jakup Krasniqit, por askush nuk tha se skizofrenia për shqiptarët është gjithashtu një etiketim racist e fashist. Dëgjova dikë që thoshte se “më mirë të jesh fashist sesa serbosllav”, çka do të thotë se ne shqiptarët duhet ta ridiskutojmë procesin e demitizimit nga të gjitha pikëpamjet. Pra, duhet ta shkruajmë objektivisht raportin tonë me Gjermaninë e Hitlerit (jo me ideologjinë fashiste), gjithnjë të krahasuar me sundimin serb në Kosovë. Vetë Ramush Haradinaj është treguar i matur dhe nuk ka ndezur ndonjë debat me kundërakuza ndaj Lubonjës e Idrizit, por ai ka shpjeguar në një emision televiziv gjithë procesin e gjykimit të tij në Hagë, duke dëshmuar me fakte e argumente pafajësinë e tij. Unë dua t’i besoj zotit Haradinaj në ato që ka shpjeguar, thjesht dhe për faktin se është i vetmi person i akuzuar dy herë dhe i vënë dy herë në Gjykatën e Hagës dhe në të dyja rastet ka marrë pafajësinë. Të shkosh dy herë për të njëjtën akuzë në një gjykatë ndërkombëtare dhe të shpallesh dy herë i pafajshëm besoj se është argument i mjaftueshëm për çdo njeri normal që ai të mos etiketohet si vrasës, qoftë dhe nga analistë liberalë të llojit të Lubonjës e Idrizit. Megjithatë, besoj se nuk është e udhës që të merresh me vërtetësinë ose jo të një akuze të ngritur publikisht ndaj dikujt. Këto janë punë të gjykatave dhe të drejtësisë, e sa kohë drejtësia vepron, aq kohë i duhet besuar asaj. Problemi qëndron në argumentet e palëve gjatë reagimeve me mllefe e pasion të dukshëm. Sigurisht që është e pamundur të evitohet pasioni, mllefi, veçmas nga ata që mendojnë ndryshe nga tjetri, dhe kjo nuk përbën krim, por ftohtësia në analizën e një fenomeni të tillë ndoshta sjell më shumë qartësi, urtësi dhe logjikë. Le të ndalemi në disa aspekte të debatit: Së pari, përkrahësit e Lubonjës e të Idrizit, sidomos ata që janë vetëshpallur “moderatorë”, i justifikojnë ata me të qenët njerëz të lirë, me mendim të lirë e të pavarur. Ky lloj arsyetimi është i pavend, sepse as Lubonja, as Idrizi nuk janë aq tolerantë dhe liberatorë sa të pranojnë ose të heshtin kur ata sulmohen me akuza, të qenë ose të paqena, nga të tjerët. Ne i kemi parë në debatet televizive, i kemi ndjekur në analizat që bëjnë dhe reagimet që kanë pasur në shtyp dhe në asnjë rast nuk kemi fiksuar në memorie ndonjë akt tolerance përballë njerëzve me pikëpamje e ide të kundërta me të cilët ata përballen. Madje, shpeshherë të dy dëshmohen më agresivë sesa kritikët e tyre, që shfaqen këto ditë me shumicë në mbrojtje të Haradinajt apo “miteve” shqiptare. Aq më tepër të qenët “liberator” nuk të jep asnjë të drejtë morale e civile të bësh lista “vrasësish” e të luash rolin e prokurorit e të gjykatësit. Edhe nëse nuk ke vendime gjykatash për të provuar krimin e dikujt, analisti duhet të ketë së paku disa indice dhe prova morale për të mbrojtur akuzën që bën. Në këtë pikëpamje, Lubonja dhe Idrizi duket se duan të luajnë rolin e heroit e njëkohësisht të viktimës përballë “skizofrenëve” shqiptarë, të cilët besojnë tek e drejta e shqiptarëve për t’u çliruar dhe me armë nga pushtimi, sundimi dhe dhuna e pashembullt e Serbisë në Kosovë. Një analist, opinionist dhe komentator ka përgjegjësi për fjalën që artikulon. Në një analizë timen para 20 ditëve kam përdorur fjalën “shpurë” për një grup intelektualësh dhe partiakësh, të cilët ikën dhe u kthyen përsëri te Berisha. Miku im Frrok Çupi më tha se “nuk shkon kjo fjalë për këta njerëz, ata nuk janë shpurë, janë intelektualë”. I kërkova falje. Frroku kishte të drejtë. E drejta nuk anonte nga unë. Më ka pëlqyer mua ose jo ikja dhe kthimi i tyre te Berisha kjo është pjesa e sentimentit personal. Si analist nuk kam asnjë të drejtë të përdor epitete, aq më pak të akuzoj dikë pa asnjë fakt e argument. Ndërkaq Lubonja i thotë “vrasës” një personaliteti politik të Kosovës, për të cilin nuk ka asnjë të dhënë e argument. E si mund t’i thuash “vrasës” një duzine njerëzish?! Si mund t’u

Nga Enver BYTYÇI

thuash “skizofrenë” miliona bashkëkombësve të tu, siç bën Fatos Lubonja?! Është e paimagjinueshme! Është e pakonceptueshme! Të qenët i lirë nuk e justifikon një veprim të tillë. Së paku për këtë Lubonja dhe Idrizi duhet të kërkojnë ndjesë. Jo Ramush Haradinajt, jo listarëve të Arbenit, po opinionit publik. Të listuarit, nëse duan, kanë se ku e kërkojnë të drejtën e të vërtetën; nëse jo, le të pajtohen me të qenët kriminelë. Është punë e tyre. Së dyti, e gjithë piramida e akuzave që kanë ndërtuar Lubonja dhe Idrizi është vënë në funksion të deheroizimit. Unë besoj se një mision i tillë është fisnik dhe i drejtë. E vërteta është se të gjithë ballkanasit jetojnë me mitet e heronjve, të tradhtarëve e të viktimës. Heronjtë i përdorin për të mbajtur të bashkuar sa më shumë njerëz rreth vetes, ose për të identifikuar racën, çka sjell fobitë, antivlerat dhe më pas konfliktet, dhunën, luftërat, vrasjet e kështu me radhë. Tradhtitë i përdorin për të justifikuar gijotinën politike, morale ose edhe fizike kur e lejojnë rrethanat. Viktimizimin e përdorin për mbrojtje kur bëjnë prapësi dhe krime. Kjo prirje dhe ky realitet është i përhapur shumë më tepër te popujt e tjerë, përjashtuar sllovenët, sesa te shqiptarët. Kujtoni rastin e lirimit nga Haga dhe pritjes së gjeneral Gotovinës me mbi 500 mijë njerëz në sheshin e Zagrebit. Ishte i njëjtë me rastin e Haradinajt. Çmitizimi dhe deheroizimi në princip është një mision civil, por që shkon në raport me civilizimin e vetë shoqërisë, madje jo vetëm në një vend të caktuar, por në të gjithë rajonin. Lubonja është partizan i çmitizimit, por fatkeqësisht edhe vetë luan shpeshherë rolin e heroit. Le të kujtojmë vitet 2003 e 2004, kur ai u përball me Nanon dhe përdori gjithçka në funksion të rolit tragjikomik të heroit, pra edhe të viktimës. Unë kam pasur një milion arsye më shumë sesa Lubonja që të luaja rolin e heroit e njëkohësisht të viktimës, por nuk e mora përsipër këtë rol, jo nga paaftësia, thjesht se nuk doja të obligoja opinionin publik me problemet e mia si botues e gazetar me shtetin, SHIK-un, gjykatat, Bashkinë e Tiranës dhe segmente të tjera të luftës kundër fjalës së lirë. Edhe unë isha gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra, madje për një shkrim të dikujt tjetër në revistën “Koha”, i cili kishte emër dhe mbiemër. Por mbatha këmbët e ika. Qëndrova në hije për të mos luajtur rolin e heroit, siç bëri Lubonja. Nëse Haradinaj u kthye nga Haga si hero, Lubonja me akuzën e vrasësit u bë “hero i fjalës së lirë”, kur kishte shumë më pak kontribute se shumë të tjerë në këtë fushë. Heronjtë e fjalës së lirë të kohës së Lubonjës morën edhe ndonjë plumb me vete e nuk u ndien, përveçse u përmenden në lajmet e ditës, sikur të ishin pjesë e kronikës së zezë. Fatkeqësisht, te ne ndodh gjithnjë i njëjti cikël. Antiheronjtë shfaqen të tillë që të zënë vendin e heronjve dhe heronjtë luftojnë me thonj e me dhëmbë që të mbeten të tillë. Moralisht janë më të pranueshëm këta të dytët sesa të parët. Ndodh si me lëvizjet tona njëshekullore për vetëvendosje, të cilat përfundojnë në luftë për pushtet. Njëra palë në emër te deheroizimit e demitizimit e shpall veten hero e mitik. Tjetra palë shpallet luftëtar për vetëvendosje e shtet-kombformim dhe përfundon te lufta për karrige, pushtet e para. Në të dyja rastet funksionon paraja, ndërkohë që në rastin e Lubonjës funksionon kapja e pushtetit mediatik, ndërsa te politika kapja e pushtetit politik. Edhe unë besoj se është e nevojshme që heronjtë t’i shohim si njerëz, por që kanë disa cilësi të veçantë, të avancuara, siç janë aftësitë, përkushtimi, vendosmëria, guximi, pse jo dhe mençuria e urtësia. Kështu ndodh madje me kryeheroin e shqiptarëve. Edhe Skënderbeu ka qenë njëri prej prijësve shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai ka pasur thjesht një ose dy cilësi më shumë sesa të tjerët, ndaj është vënë në krye të rezistencës së shqiptarëve për t’u mbrojtur nga pushtimi i osmanëve. Por dhe ai ka pasur defektet e tij, edhe ai ka bërë një jetë njeriu e nuk pati rënë nga qielli. Po Lubonja e disa të tjerë nuk shkojnë përtej kësaj logjike kur flasin për heronj të tillë si Skënderbeu. U veshin atyre lloj-lloj cilësish negative dhe nga heronj i shndërrojnë në antiheronj. Nëse lexo-

jmë filozofët e shumtë që janë marrë me studimet për mitet e heronjtë, atëherë do të gjendejmë një mesatare të logjikshme dhe civile për të pranuar heronjtë dhe heroizmin e njerëzve. Ndërkaq Lubonja dhe Idrizi e trajtojnë me përbuzje e urrejtje të pabazuar këtë kategori njerëzore, e cila zë vend edhe në vendet e qytetëruara. Kjo ndodh gjithashtu me Arben Idrizin, kur ai i adresohet figurës së Adem Jasharit. Në një kohë paqeje e në kohë stabiliteti, logjika e Arbenit është vërtet e pranueshme. Madje, kjo logjikë ka qenë e pranueshme nën zë edhe në kohën kur u vra Adem Jashari, përkatësisht fakti se nuk duhej sakrifikuar e gjithë familja në një konflikt të tillë si ai që ndodhi në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk e zbeh aktin e heroit, i cili u përball me një forcë të pabarabartë, me ushtrinë dhe policinë serbe. Pra, nuk e justifikon kritikën arbitrare të analistit Idrizi. Aq më tepër nëse e gjykojmë Adem Jasharin me qëllimin e vetëm që t’i bëhet një shërbim i caktuar propagandës së Serbisë, pra për të justifikuar krimet e saj në Kosovë. Nuk jam i sigurt as për Lubonjën, as për Idrizin nëse me akuzat ndaj Haradinajt e Adem Jasharit duan të relativizojnë krimet serbe në Kosovë. Kjo nuk është as detyra ime, edhe pse thashetheme ka plot, së paku sa i përket Lubonjës. Në këtë kuptim, nuk shkojnë gjithashtu disa krahasime që i bëhen Lubonjës dhe Idrizit me Natasha Kondiçin e dikë tjetër në Serbi. Natasha Kondiçi, kur flet në përkrahje të shqiptarëve, u referohet vendimeve të Hagës dhe jo akuzave prej prokurorësh. Mbi këtë bazë ajo i ka dënuar gjithherë krimet serbe në Kosovë. Nuk ka luajtur asnjëherë rolin e prokurorit, siç bëjnë Lubonja e Idrizi. Megjithatë, ajo është atakuar në publikun serb si tradhtare e interesave serbe. Unë nuk besoj se Lubonja e Idrizi janë tradhtarë të interesave shqiptare, por besoj se janë i njëjti brumë shqiptarësh, njerëz skizofrenë (nëse besojmë se të tillë jam unë e shqiptarët e akuzuar prej Lubonjës”. Ata të dy janë njerëz mitomanë, madje nga ata që mendojnë se bota sillet rreth tyre. Dredhitë e interpretimit të konteksteve të Lubonjës nuk e zhbëjnë akuzën kolektive të tij kundër nesh, pjesës tjetër të shqiptarëve. Dhe akuzat kolektive janë definime të racizmit e fashizmit në çdo vokabular të botës. Në vendet e qytetëruara janë zhvilluar me shekuj luftëra civile e rajonale për të shkuar tek ideja reale e mitit dhe heroizmit. Nëse në shekullin e 16-të shpërtheu në Gjermani e në Europë lufta civile fetare e drejtuar nga Martin Luteri, ajo u drejtua kundër autoritetit të Papës dhe rolit të tij absolut në jetën fetare europiane. Por ama vetë Martin Luteri u shndërrua në një mit për evangjelistët evropianë, ndërkohë që Papa mbeti një institucion me fuqi absolute deri në ditët e sotme. Njerëzimi vërtet zhvillohet përmes të kundërtave, por jo përmes mllefeve, të cilat ne i shohim të shfaqen me bollëk edhe nga kampi pro-Lubonjë, edhe nga kundërshtarët e tij. Rolin e heroit luante gjithashtu Berat Buzhala në rastin kur i hidhej për hakmarrje politike Jakup Krasniqit. Së treti, mjeti me të cilin Lubonja lufton për “civilizimin” e shqiptarëve është vërtet një mjet që e përdorin njerëzit jocivilë. Kur ai thotë se “shqiptarët janë skizofrenë”, shpreh një ngërç në gjetjen e argumentit për tezat që ai lëvron. Dhe përdor fyerjen si mjet civilizues. Të jesh moderator, të jesh civil, të kërkosh të jesh ndryshe nga të tjerët, pra i një sëre më të lartë, më të kultivuar, do të thotë të jesh fisnik, do të thotë të jesh i urtë dhe të imponohesh me forcën e argumentit. Të përdorësh një fjalë fyese për një komb të caktuar, edhe nëse ky komb nuk i përket etnitetit që ti i përket, dëshmon për të kundërtën e asaj që predikon. Këtij lloj konflikti nuk i ikin shumica e sojit tonë të analistëve, komentatorëve dhe opinionistëve. Atëherë, pse Lubonja e përdor këtë fyerje kaq të rëndë për bashkëkombësit e tij, nëse ai na quan ne bashkëkombës? Jam i bindur se ai është i mësuar me autocensurën dhe e njeh mirë instinktin e prodhimit të asaj çfarë i pëlqen, në rastin konkret botuesit. Ai e di se bëhet i famshëm vetëm me skupe të tilla. Rendja pas famës është rendje pas mitit, pas heroizmave. Dhe Lubonja e luan mjaft mirë këtë rol, duke luajtur rolin e antiheroit, antimitit. Për këtë shkak mesazhi i Lubonjës është i pamoralshëm dhe shfaqet si hipokrizi. Ai shfaqet i të njëjtit model si dhe Rahmi Memushi, i cili disa ditë më parë fyente me të pavërteta dhe akuza të çuditshme të gjithë komunitetin katolik në Shqipëri. Këtij trendi të rrezikshëm për shoqërinë njerëzore i duhet dhënë fund. Lavdia dhe fama nuk arrihen mbi fatkeqësitë e të tjerëve ose bazuar në shpifje e akuza. Së paku në një rast të tillë nuk meriton askush të quhet analist, komentator, filozof a ku e di unë çfarë. Është krejt normale që në shoqërinë njerëzore të ketë tokësorë që me çdo mjet përpiqen për famë, por vetëdija njerëzore, vetë shoqëria i ka seleksionuar gjithmonë ata që artificialisht kërkojnë të arrijnë famën dhe mitin. Lubonja beson se është shndërruar në mbinjeri kur u hakërrehet të gjithëve, kolektivisht, pa dallim. Pikërisht këtë duhet ta evitojmë në shoqëritë e civilizuara që të shndërrohemi në një komb me konkurrencë efektive në mesin e vendeve të qytetëruara.


12

« gossip

E martë 23 korrik 2013 •

Sjellja e Rihannas e lodh Jay-Z Jay-Z has është lodhur nga sjelljet e pahijshme të Rihannës. Reperi udhëheqë “Roc Nation”, pjesë e të cilit është edhe këngëtarja. Ai thuhet se është i shqetësuar për ndejat e egra të yllit përfshirë vonesat e shumta në performancat gjatë turneut të saj botëror “Diamonds”. Jay – Z duket se e ka këshilluar 25 vjeçaren që të mos vazhdojë me sjelljet e tilla por ajo nuk po e dëgjon. “Jay-Z është mbështetur për muri. Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta dhe takimeve intensive me Rihanna, Jay-Z ka humbur çdo shpresë se këshillat e tij do të merren seriozisht”, ka thënë një burim për revistën britanike “Look”. Sipas të njëjtit burim 43-vjeçari dëshiron ta ndihmojë atë por ajo po e injoron gjithmonë. “Janë shumë thirrje që ajo i ka injoruar dhe ai ka ndaluar të bëjë këtë gjë. Është e vështirë për atë pasi ai e ka për zemër Rihannan dhe dëshiron ta ndihmojë, por aktualisht ajo nuk dëgjon për këshillat e tij”, ka theksuar burimi. Në një përpjekje të fundit për të zbutur sjelljen e saj, raportohet se Jay-Z po përpiqët të realizojë një takim sy me sy me bukuroshen nga Barbadosi.

Miley Cyrus këshillon Justin Bieber Miley Cyrus e ka këshilluar Justin Bieber-in që të largohet për pak kohë nga muzika. Këngëtarja 20-vjeçare ka mendimin se kolegu i saj duhet të lërë që gjërat të qetësohen pas problemeve që ka pasur kohët e fundit, përfshirë fotografimin duke urinuar në një kosh plehrash të një restoranti. “I kam thënë Justin-it që të marrë disa pushime. Kur qëndron në hije, njerëzit duan muzikën tënde, por kur ke nxjerrë muzikë të re, njerëzit flasin budallallëqe për ty”, deklaroi Cyrus. “Justin është treguar idiot dhe ka bërë budallallëqe, por nëse ato gjëra do i bënte një shoku ynë, do të qeshnim. Kur e bën Justin Bieber idiotësinë, e merr vesh gjithë bota dhe duket keq. Duhet të largohet nga skena për disa kohë”, shtoi Miley Cyrus.

Kush duhet të thotë i pari

“të dua”?

M

undësitë janë më të mëdha që meshkujt të jenë të parët që do t’i thonë dy fjalët magjike të dashurisë, por parashtrohet pyetja çfarë në të vërtetë qëndron pas tyre? Hulumtimet më të reja në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se tre herë është më e madhe mundësia që meshkujt të parët të thonë fjalët “të dua” se sa femrat. Por jo vetëm kaq, ata dashurohen më shpejt se femrat. Meshkujt janë në gjendje të dashurohen vetëm për disa javë, ndërsa femrave ju duhen disa muaj. “Është vërtetuar se femrat janë pak më të kujdesëshme kur është fjala për dashurinë, romacën dhe rreth meshkujve”, vlërëson prikolog Marisa Harison, e cila ka punuar në këtë hulumtim. Por, aty ku ka dashuri ka edhe passion. Duke u bazuar në këtë hulumtim, dëshira për seks është arsyeja kryesore pse meshkujt dashurohen. Ata më herët dashurohen pasi duan më herët të kenë seks me të dashurën, ndrësa femrat më së shpeshti duan durim.

Shkencëtarët: Ari vjen nga shpërthimi i yjeve

Rita planifikon pushime me “gruan” e saj të re Rita Ora është duke planifikuar një pushim në Ibiza së bashku me “gruan” e saj, Kate Moss. Këngëtarja e hitit “Radioactive” dhe modelja 39-vjeçare janë bërë shoqe të ngushta prejse Rita është ndarë nga “gruaja” dhe shoqja e saj, modelja Cara Delevingne. Rita, 22, është raportuar se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me modelen pas grindjeve që kanë pasur ato gjatë festivalit të Glastonburyt. “Rita e sheh Katen si ndarje nga Cara. Ajo e di se Kate mund t`i jap këshilla se si të ketë sukses në karrierë”, ka thënë një burim për “The Sun”. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe Kate besohet se janë duke e planifikuar një pushim çiftesh sepse kanë ftuar edhe të dashurit e tyre, Dj Calvin Harris dhe rokerin e grupit “The Kills”, Jamie Hince. “Cara ishte xheloze për lidhjen e Ritës me Calcinin për këtë herë ai nuk e braktisi. Ai është duke shkuar në Ibiza me Ritën, Katen dhe burrin e saj Jamie Hince”, ka thënë burimi.

N

e e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë. Por, ndoshta ne do ta vlerësonim arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar kur yjet e vdekur përplasen. Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda, transmeton Krokodili. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers. Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim

rreze-gama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar. Vëzhgimet e këtij shpërthimi rreze-gama kanë dhënë prova nga përplasja e dy yjeve neutron–bërthamat e vdekura të yjeve që shpërthyen më parë si supernova. Për më tepër, një shkëlqim unik që zgjati për shumë ditë në vendndodhjen rreze-gama, nënkupton krijimin e shumave të konsiderueshme të elementeve të rënda, duke përfshirë edhe arin. Sipas një sondazhi, njerëzit kanë nxjerrë një sasi relativisht të vogël të arit nga Toka, e cila është rreth 172,000 tonë. Shumica e tij është e paarritshme në thelbin e Tokës, por në qoftë se e kthen në një kub sasinë që është nxjerrë, ai do të ishte rreth 21 metra në çdo anë.


gossip • E martë 23 korrik 2013

Irina Shayk

»

13

super seksi në plazh

E dashura e Neymar, pushime në Greqi

Kate

Midlleton

Në një kohë kur Neymar ndodhet me pushime në Florianopolis para se ti bashkohet Barcelonës më 25 korrik, e dashura e tij, Bruna Marquezine, ndodhet me pushime në Greqi së bashku me disa miq të saj. Bukuroshja braziliane ka vizituar ishullin e Santorini në fillim të javës që po lemë pas, ndërsa të enjtjen ka vizituar kryeqytetin Athinë dhe objektet e saj historike, siç ishte edhe Akropolis. “Kalaja e Athinës ishte xhevahiri më i çmuar në botë”, shkruan në Instagram Bruna.

gati për të sjellë në jetë fëmijën

Bashkëshortja e princit britanik, William, Dukesha Kate Midlleton është shtruar në një spital të Londrës kur pritet të lindë fëmijën e tyre të parë. Zyrtarët mbretërorë kanë thënë se Kate është shtruar në spitalin e Shën Marisë, herët në mëngjes të hënën, në të njëjtin vend ku princesha Diana ka lindur Williamin dhe vëllain e tij të vogël, Harry. Zyrtarët kanë thënë se ajo ka udhëtuar drejt spitalit me makinë dhe ka qenë e shoqëruar nga William. Foshnja do të jetë i treti në linjë për fronin mbretëror pas Princit Charles, gjyshit të tij dhe më pas të atit, Princit William. Princi William dhe Dukesha Kate janë martuar në muajin prill të vitit 2011.

I

rina Shayk e kaloi të dielën në plazhet e Majemit dhe tërhoqi vëmendjen me format e saj prej top-modeleje. E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo ishte së bashku me agjentin dhe mikun e saj Ali Kavoussi. Kurse Cristiano ka mbaruar pushimet dhe i është kthyer stërvitjes me Real Madrid.

Heidi Klum poston foto të pushimeve topless

Amanda Bynes e dëbojnë nga hoteli Aktorja Amanda Bynes, është nxjerrë jashtë nga hoteli Ritz Carlton, pasi ka tymosur drogë dhe mbi të gjitha është sjellë keq me stafin. 27-vjeçarja e cila ka pasur shumë probleme me ligjin kohët e fundit, është larguar nga rojet e sigurimit, pasi ka marrë me vete shishe alkooli për të sulmuar stafin e hotelit.

Heidi Klum kohët e fundit ka nisur të postojë foto shumë provokuese në rrjetet sociale. Supermodelja dhe nëna e katër fëmijëve këto ditë ndodhet me pushime në Bora-Bora dhe për fansat e saj publikoi një foto “topless” duke përqafuar një pemë e duke mbuluar kështu gjoksin. Ndërsa disa ditë më parë, kur ndodhej në Bahamas, 40-vjeçarja gjermane postoi një tjetër foto “topless” me qëllimin për të treguar një vizatim të bërë me rërë në barkun e saj.


14

« bota

E martë 23 korrik 2013 •

K

ur dritat u fikën në kinemanë e Waterbury, në Connecticut, dicka u ndez brenda tij. Ishte marsi i 1972, dhe zëri i Amerigo Bonazeras u ngrit nga sekuenca e parë e Padrinos për t’i kërkuar hakmarrje Don Corleones: “I believe in America... unë besoj tek Amerika, Amerika më bëri fatlum...”, fillonte sipërmarrësi, ndërkohë që Doni e dëgjonte duke përkëdhelur me dorën e majtë macen. “Shkojmë”, thoshte nëna e Tom, por ai nuk lëvizi. Ishte bir i një siciliani dhe i një nëne angleze, Nancy, dhe për pothuajse dy orë të filmit, ndërkohë që e ëma i përsëriste “shkojmë Tom, shkojmë Tom”, ai mbeti i gozhduar para atij që dyzetë vjet më vonë do ta quante në librin e tij: The Godfather Effect, “Efekti i Kumbarit”. Ishte dicka përmbytëse efekti i një kryevepre të kinemasë. Ishte zbulimi i një të vërtete konfuze, gatuar me neveri dhe krenari, joshje dhe refuzim: kuptoi çfarë do të kish nënkuptuar të qënurit emigrantë italianë në Amerikë. Sa e tmerrshme kish qenë eksperienca e gjyshërve të tij sicilianë të hedhur në furrnaltën amerikane, mes përcmimit, varfërisë, refuzimit social, getos dhe tundimit nga krimi. Të mbërthyer vetëm pas familjes, për të qëndruar “mbi ujë” dhe për të vazhduar deri në fund. Për miliarda spektatorë në të gjithë botën, saga imagjinare e familjes së Vito Andolinit, i transformuar në Corleone nga një funksionar përbuzës i zyrës së imigracionit në Ellis Island, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një produkt i mrekullueshëm kinematografik, më e mira nga sa ka mundur të nxjerrë Hollywood mes fotografisë, regjisë, recitimit dhe valëve Pucciniane të të madhit Nino Rota. Ende i freskët, një brez mbas daljes së tij, si një pikturë që ka ende erën e bojës. Por për miliona amerikanë me gjak italian, që shihen si njolla që nuk dinë mirë të prononcojnë r dhe th e anglishtes, ajo vepër ishte zbulimi i dickaje që shkonte më tej, siç do të pranonte vetë Coppola, qëllimeve të regjisorit, të aktorëve, të Paramount që e shpërndau. Pas disa dekadash mund të duket e pabesueshme që gjatë prodhimit shumë shoqata italoamerikanësh kishin protestuar për të parandaluar daljen dhe bllokuar Coppolan. Liga për të drejtat civile të italo-amerikanëve organizoi grumbullime të indinjuarish para studiove të Paramount për të kërkuar një produksioni të braktisej “sepse do të përforconte identifikimin e italianëve me mafiozët”. Sons of Italy, Cavalieri di Colombo, komunitetet lokalë të imigrantëve italianë kërcënuan se do të organizonin rrëmuja para kinemave që do ta transmetonin. Nuk e kishin krejt gabim. Ekuacioni italian = mafioz është diçka që kushdo që ka jetuar apo udhëtuar në SHBA e njeh ende shumë mirë. “Mallkimi i zanores”, ajo që në fund të mbiemrit të identifikon si italian ndez ende sytë e

Kumbari

Kur Don Korleone zbuloi Amerikën

interlokutorëve. Në vitin 2009, kur tashmë Cosa Nostra, krimi i organizuar ishte tashmë shumë larg zenitit të vet, një studim i FBI tregonte se amerikanët me origjinë italiane, 6 % e popullsisë së SHBA, ishin përgjegjës për 0.00782 për qind të krimeve. E megjithatë, sipas Zogby, 74 për qind e personave, tre amerikanë në katër, janë të bindur ende se italo-amerikanët ruajnë një farë lidhje me Cosa Nostran. Por nëse Efekti Kumbari ka qënë ai që ka ngulitur përgjithmonë në kulturën popullore basorelievin e familjes italiane mafioze, paradoksi është ai që Tom Santopietro e paralajmëroi në errësirën e kinemasë në Connecticut: amerikanizimi përfundimtar i eksperiencës italiane, asimilimi i saj. Në fakt në librin e Mario Puzo, mbi të cilin bazohet filmi, linja e skepticizmit, e zhgënjimit nga premtimi i Amerikës është morali i vërtetë i fshehtë i veprës. “Familja” është natyrisht kriminale, por bota që e rrethon nuk është më e mirë, është vetëm më e fshehtë dhe më hipokrite. Janë të korruptuar apo të korruptueshëm policët, politikanët, gazetarët, gjykatësit që Don Vito i fut në xhep siç thotë Sollozzo. I korruptuar është kryeqyteti i madh financiar, siç thotë Don kur paralajmëron që “në Amerikë duhet të bësh si Rockerfellerët, në fillim të grabisësh paratë e pastaj t’i shpërndash për bamirësi”. Dhe në fund janë më të sinqertë, në brutalitetin e tyre, vetë bosët dhe njerëzit e tyre, që nuk falin tradhëti, hipokrizi dhe turpërim.

Është ajo e Corleonëve, një epope krejt e sajuar që vetëm pak frymëzohet nga pesë familjet e New York-ut. Nëse ka penetruar në kulturën amerikane kjo ka ndodhur sepse tregonte të vërtetën, aq sa ka futur shprehje në gjuhën e përditshme: “Do i bëj një ofertë që nuk do të mundet ta refuzojë”; “Janë gjithnjë më inteligjentët ata që tradhëtojnë”. Asnjë mafioz nuk i kish përdorur ndonjëherë, por edhe djemtë e mirë të Cosa Nostra i përshtatën, pasi i kishin dëgjuar në setin ku prodhuesit, Coppola, aktorët dhe mbi të gjitha James Caan, “Santino”, trashëgimtari i dhunshëm, i kishin ftuar për t’u kopjuar tipat dhe lëvizjet. Fjalë si don, omerta, këshilltari, janë bërë të zakonshme. Por pothuajse 20 milionë dollarët që u shpenzuan për të prodhuar dy filmat e parë kanë mbajtur shumë në kuptimin e ndikimit kulturor. Pothuajse gjysmë miliardë dollarët e inkasuar, nëntë Oscarët e dy filmave, përsëritja e sagës që një kanal televiziv amerikan e transmetoi 24 orë pa ndërpre-

rje me versionet e paprerë, nuk kanë dhënë asnjëherë masën njerëzore të efektit Padrino. “Kur e pashë – thotë Tom Santopietro – që ishte bir i një klase të mesme, arsimuar në shkolla private, kuptova çfarë donte të thoshte gjyshi im kur më fliste aq shumë për familjen. Nuk kam ëndërruar asnjëherë të imitoj Don Viton, të organizoj trafiqe ilegalë, të pres koka kuajsh për të frikësuar. Por edhe 40 vjet më vonë, kur shoh Marlon Brandonë që i jep Al Pacinos këshillat e fundit para se të vdesë dhe kur shëtit me të birin mes domateve, kur shoh De Niron të refuzojë bamirësinë e një pakoje ushqim, por që i çon të shoqes një dardhë të bukur, më mbushen sytë me lot. Mendoj sa rrugë kemi bërë, ne italoamerikanët, dhe sa e tmerrshme ka qenë ajo rrugë për të pranuar trashëgiminë tonë dhe për t’u bërë ata që jemi sot”. Sot, dy nga nëntë gjykatësit e Gjykatës së Lartë janë italo amerikanë. Familjet taliane, ato të vërteta, kanë kaluar më shumë se njëqind vite, por janë bërë tërësisht legjitime.


BOTA • E martë 23 korrik 2013

»

15

Hezbollah në listën e terroristëve

José Ignacio Torreblanca

I

nterneti është një instrument çlirimi apo shtypjeje? Deri në zbulimet e Eduard Snoudenit, kemi mundur të jetojmë në iluzionin e bekuar që interneti dhe rrjetet social u jepnin njerëzve një aftësi organizimi dhe veprimi praktikisht të pakufizuar. Rrjetet socialë, na thoshin, nuk do të na ofronin vetëm mundësinë të zgjeronim marrëdhëniet sociale, por do të vinin në dispozicionin tonë edhe një instrument shumë të fuqishëm politik. Twitter dhe Facebook, të bashkuar me aftësinë e Google për të përhapur në kohë reale një sasi të pabesueshme informacionesh nga një cep i planetit në tjetrin, do të bëheshin armët e reja me të cilat qytetarët do të mundeshin të kontrollonin pushtetin dhe ndoshta edhe t’i rezistonin tiranisë. Siç kishin bërë në kohën e tyre shtypi, radio dhe TV, sot interneti u ofronte qytetarëve mundësinë që t’i kundërviheshin çdo lloj forme pushteti politik autoritar. Ki ishte, në vija të përgjithshme, ai që mund ta quajmë vizioni horizontal, apo libertar, i teknologjisë. Dhe ndonëse ndonjëherë mund të tingëllonte i ekzagjeruar, si për shembull në rastin e revolucioneve të supozuar në Tunizi dhe Egjipt, që nuk ishin asnjëherë të tillë, ky vizion përmbante elementë mjaftueshëm solidë për të ushqyer shpresën e arsyeshme që demokracia dhe teknologjia mund të ishin aleate. Por pas zbulimeve të Snouden jemi të detyruar të konsiderojmë më të mundshëm versionin e kundërt, që mund ta quajmë autoritar apo vertikal. Sepse, sado që dyshonim edhe më parë (e mbani mend zbulimin e rrjetit Echelon?) tani e dimë me siguri që, ndërkohë që miliona qytetarë përdorin në mënyrë të shkujdesur internetin dhe rrjetet socialë, një numër i caktuar shtetesh ka fituar aftësinë që

TEKNOLOGJIA dhe PUSHTETI

të kontrollojë vertikalisht rrjetin dhe përmbajtjen e tij. Linja e mbrojtjes e autoriteteve amerikanë ka konsistuar, në krye të herës, në premtimin që aftësia e dëgjimit e sistemit të tyre është e kufizuar tek të ashtuquajturat metadata, domethënë nuk kontrollon përmbajtjen por vetëm fluksin. Së dyti, përmbajtja e plotë e informacioneve vetëm në raste të vecantë mund të kalojë nën kontrollin e rreptë të autoriteteve gjyqësorë, siç ndodh zakonisht me përgjimet telefonikë. Dhe së treti, edhe pse pjesës më të madhe të ne evropianëve pak na intereson, që objekt i këtij kontrolli nuk kanë qenë asnjëherë shtetasit amerikanë që jetojnë në SHBA. Në këtë version të ëmbëlsuar, duket se shumë pak të vërteta ka. Zbulimet e Snouden për revistën “Cryptome” të bëjnë të mendosh se aksesi në kabllot nënujorë përmes të cilëve kalojnë të dhënat e internetit

u mundëson shërbimeve të fshehtë që të kenë edhe akses të plotë në të gjithë përmbajtjen që kalon përmes rrjetit. Dhe që për momentin i vetmi problem është kapaciteti i përpunimit dhe memorizimit, që sot për sot është 72 orë, kohë pas të cilës procedohet me eleminimin e të dhënave. Duke marrë parasysh shpejtësinë me të cilën rritet kapaciteti i përpunimit dhe memorizimit, është e imagjinueshme që kufiri i 72 orëve do të rritet progresivisht pa shumë vështirësi. Pra, për ata që e dinë se çfarë kërkojnë, aksesi në të dhënat do të bëhet praktikisht i plotë, që do të thotë se mund të dijë gjithçka, duke përfshirë edhe informacionet në kartelat klinike të individëve. Ky zbulim mund të analizohet në dy nivele: ai i qytetarëve (pra raporti mes teknologjisë dhe demokracisë) dhe ai i shteteve (pra raporti mes teknologjisë dhe pushtetit). Në

rastn e parë do të duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht se si të kontrollojmë në mënyrë më efikase shumëkombëshet e mëdha të komunikimit social, sepse, edhe pse horizontalisht na japin më shumë pushtet, janë edhe në shërbim të atyre që kanë interes të na kontrollojnë. Nëse duan të mbrojnë lirinë e tyre, qytetarët duhet të detyrojnë këto kompani që të zgjedhin se kujt duan t’i shërbejnë, atyre apo shteteve, si dhe të ofrojnë prova të pangatërrueshme të vendimit që marrin. Rasti i dytë, ai i shteteve, na detyron të pyesim deri në çfarë pike është e vërtetë që ngjitja e shteteve në zhvillim do të sjellë një barazim të fuqisë mes shteteve, e si pasojë, fundin e hegjemonisë së SHBA? Po shkojmë vërtetë drejt një lloji bote ku SHBA janë vetëm njëra prej shumë fuqive? Apo duhet të mbajmë parasysh faktin që Uashingtoni është në gjendje të ruajë pozicionin e vet hegjemonist falë një kapaciteti ushtarakoteknologjik shumë më të lartë se sa ai cdo konkurrenti tjetër? Edhe horizontaliteti i shteteve, ashtu si ai i qytetarëve mund të jetë një fantazi. Prej kohëve që s’mbahen mend, autoriteti politik është strukturuar në mënyrë të tillë që, në brendësi, pakica ka qeverisur gjithmonë shumicën ndërkohë, së jashtmi, sistemi ndërkombëtar është organizuar gjithmonë hierarkisht me një qendër të vogël pushteti dhe një periferi të madhe. Në të dy rastet, dominimi është bazuar në një aftësi më të madhe teknologjike. Përse duhet të ndryshojnë gjërat tani?

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për ta futur krahun ushtarak të grupit shiit libanez Hezbollah në listën e organizatave terroriste. Kjo lëvizje kërkonte akordimin e të 28 vendeve anëtare të Unionit. Tani do të jetë joligjore për simpatizantët e Hezbollahut në Evropë për t’i dërguar para grupit, si dhe për diplomatët që të takojnë stafin e tij. Disa vende anëtare shprehën shqetësimin për këtë masë, pasi mund të çojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Liban. Korrespondenti i BBC në Bruksel deklaron se disa shtete argumentuan se do të jetë i vështirë dallimi mes krahut ushtarak dhe atij politik të grupit. Hezbollah ka një organizatë të plotfuqishme politike që bashkë me aleatët e saj dominoi kabinetin e fundit qeveritar libanez, që u tërhoq në muajin mars. Zyrtarët e BE kishin propozuar një kompromis për të bindur anëtarët skeptikë, përmes një deklarate të tipit: “Blloku duhet të vazhdojë dialogun me të gjitha palët politike në Liban”. Ditën e premte qeveria libaneze i bëri thirrje Brukselit që të mos ndërmarrë veprime kundër Hezbollahut, duke e cilësuar grupin militant si një “përbërës jetik të shoqërisë libaneze”. Por përfshirja e grupit në luftën në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al Assad, ka bërë që Unioni të ndryshojë mendje, raporton më tej korrespondenti i BBC.

Egjipt, familja e Morsit akuza ushtrisë Familja e Presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi, ka akuzuar ushtrinë se e ka rrëmbyer atë. E bija e Morsit, Shaima tha në një konferencë për shtyp në Kajro se familja e saj po ndërmerr masa ligjore ndaj ushtrisë. Morsi mbahet në një lokacion anonim, pa akuza të ngritura ndaj tij, që kur u rrëzua nga pushteti më 3 korrik. Familja e tij deklaroi se konsideron përgjegjëse ushtrinë për shëndetin dhe sigurinë e ish-kreut të shtetit. Deklarata në fjalë është e para që bëhet nga familja Morsi që kur ai u detyrua të linte zyrën e tij. “Ne po marrim masa ligjore lokale dhe ndërkombëtare ndaj Abdul Fatah al Sisi, lideri i grushtit të përgjakshëm ushtarak, si dhe ndaj grupit të tij puçist”, deklaroi Shaima Morsi. Familja i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të hapë një hetim për ngjarjet që çuan në rrëzimin e Morsit në fillim të muajit. Një nga djemtë e Morsit, Osama, deklaroi: “Ajo që po ndodh është shkelje e të drejtave të njeriut dhe një skandal në kuptimin e plotë të fjalës”. Osama i cilësoi mënyrat se si ushtria po e trajton të atin si një “rrëmbim”. Familja e ishpresidentit nuk ka pasur kontakt me të që prej rrëzimit të tij.

Kryengritësit marrin një qytet strategjik në Siri Një qytet strategjik në afërsi të qytetit verior të Alepos, në Siri, ka rënë në duart e kryengritësve, raporton grupi aktivist me bazë në Londër: Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Kahn al Asal konsiderohej si bastioni i fundit i regjimit të Assad në perëndim të provincës së Alepos. Fitorja e rebelëve vjen pas një seri disfatash të forcave të armatosura siriane. Qyteti shtrihet në një rrugë që lidh provincën me qytetin e Alepos. Ndërkohë, luftimet në Alepo vazhdojnë me të dyja palët që përpiqen të marrin nën kontroll qytetin, që nga aspekti ekonomik është mërëndësishmi në Siri. Një grup rebel i vetëquajtur Divizioni i Nëntë njoftoi se kishte marrë në zotërim Khan al Asal përmes një videoje të postuar online në Youtube. “Ne, lidershipi i Divizionit të Nëntë, njoftojmë se qyteti është çliruar tërësisht”, deklaroi një komandant i rebelëve në video. Khal al Asal ishte në qendër të dyshimeve që shpërthyen në muajin mars mbi përdorimin e armëve kimike, me të dyja palët që fajësonin njëra-tjetrën për një sulm që la 30 të vdekur. Në atë kohë rebelët kishin ndërmarrë një ofensivë madhore për të marrë nën kontroll qytetin, por që u detyruan të tërhiqen pasi humbën 200 luftëtarë në 8 ditë betejë.


16

« speciale

E martë 23 korrik 2013 •

Dhimiter S. Shuteriqi

dhe vitet e tij bodleriane Libri i parë në lice In memoriam në 10-vjetorin e vdekjes

Nga Feride Papleka të pranverë që kishte ardhur aq e bukur, një ngjarje e pazakonshme ia trazon ëndrrat dhe dëshirat liceistit të ri. Jemi në pushimet e Pashkëve të vitit 1931. Shuteriqi e rrëfente me tone romantike këtë periudhë të fillimeve të tij poetike që e bënë të njihej me librin “Les Fleurs du mal” (Lulet e së keqes» (1857), vepër poetike madhore e poetit francez Charles Baudelaire, që u dënua nga gjykata perandorake pas një procesi të famshëm). Një libër që pati shkundur nga themelet botën letrare të kohës së tij. Dhe ky libër me titull të çuditshëm, atij i bie në dorë rastësisht. Pastaj e gdhin natën duke lexuar. Dhe tërë qenia e tij e re tronditet. Emri Baudelaire djalit i kujtohet, sepse ai sapo ka mbaruar librin «Histoires extraordinaires» (Histori të jashtëzakonshme) të E. Poes, që e kishte përkthyer pikërisht ai autor, por vargjet e tij poetikë e lanë të magjepsur. Nuk ishte thjesht magjia ligjëruese dhe përsosmëria metrike e poezive, por edhe brenga e thellë që shpërndahej nëpër poezi si një tym i hollë argjendi. Ishte një botë e çuditshme: njëherësh ideale dhe e moçme,. Pasqyrimi i anës me hije të realitetit dhe ndjenja e së bukurës që jepen si dhunti qiellore, dëshmonin për një angazhim mistik dhe estetik të autorit. E lexon përsëri e përsëri atë libër me një frymë. Marramendja ishte po njëlloj. Shumëçka ishte e veçantë, duke nisur qysh me titullin e çuditshëm, thuajse të pashpjegueshëm e duke vazhduar me emrin e poetit, i cili përftoi në sytë e liceistit ngjyrat e madhështisë. Një poet i vetmuar, por solidar me njerëzit e sfilitur. Kjo cilësi e tërheq së tepërmi. S’mundi të thotë asgjë tjetër, por zuri të bridhte nëpër ngjyrat e hirta dhe në tingujt e trishtuar të një poezie të re. Poeti ngrihej kundër perëndisë dhe i lutej satanait të kishte mëshirë: «O satan aie pitié de ma pauvre misère!» (O satana, ki mëshirë për mjerimin tim të gjorë! (Les Fleurs du mal). Në mbrëmje liceisti i ri doli shëtitje dhe u ndal në një vend nga mund të shihje tërë qytetin. Iu duk pa jetë, si një send i flakur tutje, shkujdesshëm. Vështroi muzgun, një muzg thuajse vajtimtar, i zymtë si vdekja. Qëndroi një grimë here me sy ngulur në hapësirë, i brengosur pa ndonjë arsye të qartë dhe pastaj i ngriti qepallat lart, drejt qiellit të kaltëruar që u shndërrua befas në mavi. Çfarë ishte poezia? Mbase edhe krenari e shpirtit që po farkëtonte individualitetin. Poezia duhet të pasqyrojë «me ngjyrat, tingujt dhe ritmet, të gjitha bukuritë e universit», thotë Mme de Stael, shkrimtare franceze, që ia kushtoi veprimtarinë e saj problemeve estetike të artit. Poezi ai kishte lexuar shumë dhe ato i kishin dhënë një ndjenjë të gëzuar, kurse tani bie në dëshpërim. Bota kishte ndryshuar përnjëherësh. Veç kësaj neveria e Baudelaire-it për botën bashkëkohëse, që vende-vende theksohej shumë, i shkaktonte hidhërim. Ai nuk e mohon se u mbush edhe me mëri. Poeti ngrihej kundër Zotit. Kur e rilexonte «Les Fleurs du mal» në ditët që erdhën më pas, ndien të ngjethura, tjetërsohet, qan fshehtas me dhimbje, i duket se edhe ai është «i sëmurë». Mbase ishte «le mal du siécle» (sëmundja e shekullit) që nuk e linte të qetë. Adoleshenti që ëndërronte të bëhej poet, që nuk e dinte se çfarë ishte një qytet i madh, sepse jetonte në një vend ku pak dallim kishte mes qytetit dhe fshatit, nisi të përjetonte atë që nuk e gjente në jetë. Gjithçka fillon t’i duket misterioze: jeta, natyra, njerëzit. Ai nuk arrinte

A

të kuptonte përse poeti i këndonte një fati përjetësisht vetmitar dhe ishte aq i revoltuar kundër familjes së tij borgjeze. Megjithatë, thellë-thellë liceisti i ri kishte zbuluar ëndrrën e tij: do të bëhej poet. I kishte kaluar të pesëmbëdhjetat. Kishte filluar të qëndiste në heshtje ndonjë varg. Por në atë kaos mendimesh e kuptoi se ëndrra e tij kishte pritur atë çast për të shpërthyer. Krizalida kishte çelur. Poeti i ardhshëm po farkëtohej në kudhrën e një poezie të jashtëzakonshme. Imazhi i lirisë shpirtërore të poetit e mbërtheu fort. Dhe iu vu asaj pune të çuditshme e madhështore që quhet krijim poetik. Ajo iu shfaq si skena e transformimeve të mëdha. Në fillim shkroi një poezi kundër poetit heretik, pastaj provoi të riskiconte disa poezi sipas stilit bodlerian. Mbushi radhorë të tërë me vargje, në të cilat i imagjinonte vetes vuajtje që s’i kishte jetuar. Shën Gjoni me kokën e prerë në manastirin e Shijonit, ishte ai vetë. Gurët e varrit të princit Karl Topia në manastir, ishin gjymtyrët e tij të copëtuara. «O Karl, o vëlla i randë, që fle n’errsin» (Kangët e rinis së parë», f.41). «Nën influencën e Baudelaire-it kam shkruar shumë. Ia them tim eti që vjen në Korçë. E shoh se i bahet qejfi» ( Fletë nga jeta ime, kujtime të pabotuara. Arkivi familjar). Kjo botë e re, poezia, e ka rrëmbyer ligsht. Netët e vona ia kushton leximeve dhe poezisë. Në mësimin e letërsisë zhvilloheshin tema që lidheshin me mitologjnë antike dhe fantazia e atyre që kishin filluar të shkruanin nxitej. Një ditë pasi kishte lexuar një poet antik, Dhimitri shkroi një poezi me titull «Fyelli i Marsiasit». Ishte një motiv mitologjik për Marsiasin. Në orët letrare të liceut, e zhvillonin mitologjinë, duke e cilësuar si themel mbi të cilin është ngritur një pjesë e madhe e letërsisë moderne. Poezinë e patën pëlqyer edhe dy-tre shokë të tij kur e lexuan. Me njëlloj krenarie në verë gjatë pushimeve në Pogradec, ai ia jep edhe të atit. I ati kishte bërë studime greke dhe e njihte mitologjinë. Atij i pëlqen dhe ia tregon një shokut të vet, Filip Papajanit. Edhe atij i duket mirë. Dhe Simoni, i ati, duke dashur të dinte një mendim më të saktë për poezinë e të birit, ia jep Lasgush Poradecit. Me Poradecin e kishte miqësuar Filipi. “Lasgushi u kthye nga studimet në vitet ’30. Flitej shumë në shtyp për poezitë e tij” (Bisedë, mars 1995). Ai e lexoi me vëmendje, por në fund tha se poezia kishte një motiv disi të vjetruar. “Sot nuk shkruhet më kështu“. Sigurisht i ati nuk ia kumtoi këtë mendim menjëherë të birit, por gjeti rastin e volitshëm. Poeti i ri që fluturonte nga ideja se kishte bërë diçka, u vra në sedër. “Marsiasi” i tij, mbase ishte një “dështim”. Megjithatë, ai kishte një frymëzim të fuqishëm dhe nuk i ndahet vargut. I vijnë motive pareshtur. Në poezitë e tij, Baudelaire përcillte lëvizjet lirike të shpirtit. Ja këtë gjë synon edhe ai. Poeti francez shpërfaqte epërsinë e mendjes dhe e quante të dashurën Venus i zi dhe femrën në përgjithësi, me një bukuri të kobshme. Liceisti i ri përpiqet t’i bëjë të vetat këto tema. Por nuk e lë pas dore edhe temën patriotike. Kështu mes të tjerash, Kosova nuk është thjesht toka dhe njerëzit trima që banojnë në të, por dashuri e dhimbje bashkë. Këtë ndjenjë ai ishte përpjekur ta shpaloste në një vjershë që e kishte dërguar në gazetën “Kosova” para disa kohësh. Ishte botuar dhe gazetën ia japin një ditë kur janë me pushime në Pogradec. Dhimitri mbetet i ngazëlluar me gazetën në dorë dhe kur e hap nuk i besohet që emri i tij është në krye të fletës. Gazeta mban datën 28 .V. 1933. Poezia fillon me vargjet

tradicionale: «Oj Kosovë, moj tokë kreshnike, / Nanë e besës dhe e trimnisë,»etj. Djali i ri i këndonte Kosovës një këngë vaji. Ajo ishte gjysma e trupit të atdheut që rënkonte. Ishte trualli ynë i rrëmbyer padrejtësisht. Shqipëria ishte një tokë e shqyer në Veri, në Lindje, në Jug. «Të jesh i ri, do të thotë të të vlojë gjaku dhe pasionet. Nuk kish se si mos ta urreje padrejtësinë e të mos ngriheshe kundër atyre që e firmosën këtë padrejtësi» (Bisedë, maj 1996). Poezia ishte disa strofëshe, por Shuteriqi mbante mend vetëm të parën. Ai e kishte harruar, sepse ajo mund të ishte ndër të parat që kishte shkruar dhe tani në vizionin e tij poetik janë bërë shumë ndryshime. Të tjera shqetësime poetike ka shpirti i tij i ri. Sipas tij, fryma e vërtetë e poezisë është simbolika. Këtë ia ka mësuar Baudelaire-i dhe gjithë poezia simboliste franceze. Ngaqë veronin në Pogradec Simoni e takonte shpesh Lasgushin. Ai kishte dëshirë që t’i fliste për të birin, por poeti i «liqerit» përgjithësisht rrinte i veçuar dhe shëtiste me qenin. Megjithatë, një mbrëmje vere, Lasgushi ndalet dhe i thërret liceistit që po kthehej nga farmacia në shtëpi. Në të vërtetë ai i pati thënë të atit se donte të kishte një autograf të poetit dhe nuk e fsheh kënaqësinë e atij çasti. Po i jepej mundësia t’ia thoshte vetë. «Kam pasur kurdoherë një adhurim të vërtetë për artin e Lasgushit. Fjala e tij më prekte si asnjë tjetër me tingullin e vet të ëmbël, të rrallë në shqipet. […] Vargun e lirë e kam nisur nën influencën e vjershës «Aeternitas», me përzjerjen e vargjeve teke ose me copëzimin e 11-rrokëshit» (Fletë nga jeta ime, kujtime të pabotuara. Arkivi familjar). Liceisti i ri shkon drejt tij dhe të dy i afrohen një shtylle elektriku. Drita që bie ia përndrit fytyrën mjeshtrit apo «Apollonit», ashtu si do ta quante Shuteriqi në një tregim më vonë, kur flet për fillimet e veta poetike. «Lasgushi nxori një bllok të vogël e më tregoi një poezi të shkruar me një bukurshkrim të rrallë, si ta kishte qëndisur. Si tani e mbaj mend, ishte fletë me katrore dhe lexoi: Vijnë vashat valle-valle, gush e gji stolisura,/ një pëllumb një sy sorkadhe,/ se ç’vjen më e mbollisura; ç’i ka hije shtati i hedhur, / hije krahëruari ; / pa fillon me zë të dredhur, vasha së kënduari…» (Bisedë, maj 1996). Shuteriqi rrëfente për emocionet e fuqishme që i kishte zgjuar ajo poezi, e cila mbetet ndër më të bukurat e lirikës lasgushiane. Ia shpreh edhe poetit mendimin e tij. Lasgushi krenohej kur i flisje për poezitë e veta. Kishte një lloj narcisizmi të natyrshëm. Ai e këshillon pastaj Dhimitrin të shkruante vetëm kur të ishte i frymëzuar. Por djaloshi nuk i tregon për aventurën e tij poetike. Në kokën e tij krijimi dhe leximi janë përzier në një kaos të trishtuar. E ka humbur fare besimin në Zot. Madje ka shkruar edhe një poezi kundër tij. Nën ndikimin e Baudelaire-it, poetit të ardhshëm jeta i duket ndryshe. Drita e hënës e frymëzon si të gjithë poetët, por ajo është e zbehtë si fytyra e një meiti. Midis shumë librave i bie në dorë një biografi e Shelley-t, shkruar nga André Maurois. Aty e mëson pseudonimin «Ariel» që përdorte poeti. I pëlqen shumë dhe disa kohë boton me atë pseudonim, Ariel, emri i kryesatanait. Kjo ishte vërtet një sfidë kundër hyjnisë. Dhe këtë gjë ai fillon ta shprehë edhe teorikisht, në prozë. Në shtator ‘33, ai boton shkrimin «Laiciteti ndër ne». («Shekulli XX»). Duke u bindur për risinë e pakrahasueshme që ka sjellë poeti Charles Baude-

laire në fushën poetike, ai e bën të njohur këtë mendim në një shkrim teorik, të titulluar «Iniciatori i poezisë moderne»: «Në dy numrat e kaluem t’Illyrisë, lexuesit shqiptarë patën rastin e rrallë me shijue disa pjesë të bukura nga «poemthat në prozë» të Baudelaire-it, të përkthyer prej mjeshtrit të njoftun z. E. Koliqi. Kur këndojmë poezinë e Baudelaire-it hyjmë në një botë të re ndjenjash, përfytyrimesh dhe mendimesh» (Illyria», 6 maj 1934. Në fund shkrimi mban inicialet H. H. që janë dy h-të, e emrit dhe të mbiemrit të Shuteriqit). Ai fushën e poezisë e ka shndërruar në një fushë beteje paqësore nga më të bukurat, ku fjalët ndeshen dhe tërheqin vëmendjen e njeriut me harmoninë dhe ritmin. Shkruan, por e mban të fshehtë këtë gjest estetik. Shumica e poezive që shkruan janë pjellë e përfytyrimeve. Shumë pak prej tyre kanë detaje nga jeta e tij apo nga realiteti i përditshëm. Kështu ai fillon të argëtohet me muzën e poezisë natën, ditën, kur kishte çaste të gëzuara, por kryesisht si mjeshtri i tij, Baudelaire kur ishte i dëshpëruar. Ai trajton shumë motive, por pak ruan prej tyre. Poezitë që përfundon ngjajnë përherë e më tepër si rrëfimet intime. Në poezinë «Kumbonat», vargu «Po sa i shkurtën gëzimi qenka n’dhe» ishte një konceptim i ri në peizazhin poetik shqiptar. Ndonjëherë ai shpreh një vuajtje aq të madhe nëpër poezi, sa mund të mendoje se rrugëdalja e vetme ishte vdekja. Drita e hënës e frymëzon si të gjithë poetët, por ajo i dukej e zbehtë si fytyra e një meiti. Viti shkollor 1935-1936 nis si viti më i mirë, ndoshta i krejt liceut për Shuteriqin e ri. Ai regjistrohet në klasën e filozofisë dhe e fillon baccalauréat-in me një emër të veçantë: poet. Njeri


speciale • E martë 23 korrik 2013

që i përkiste botës së misterit, botës për të cilën themi: «Ashtu duhet të jetë». Në shtator ka dalë nga shtypi libri i tij i parë poetik “Kangët e rinis së parë” (Shtyp. & Libraria DHORI KOTI, Korçë, 1935). Dëshirat e tij të forta lidhen me virtytet e brendshme. I ka çuar që në verë poezitë në shtypshkronjë. Me tre napolonat që i kishte dhënë i ati të blinte një kostum, ka pranuar që të paguajë këtë përmbledhje me një tirazh të vogël. Dhe libri ka sjellë me vete edhe një jehonë poetike të re. Ka një mënyrë të shprehjes dhe një ndjesi që është ende e panjohur në poezinë tonë. Dhimbje, trishtim, melankoli, revoltë. Kështu mes një atmosfere dashamirëse shtypi letrar e përshëndet librin si ngjarje letrare: «Anglezët kanë marrë nga Shakespeare-i dhe përdorin dendur fjalën «Last, not least», domethënë i fundmi e jo m’i pakti», siç e ka shqipëruar Fan Noli «Jul Qezarin». Përkundrazi, Dhimitër Shuteriqi zë menjëherë vend të parë midis të rinjve të brezit të tij. [...] (ai) dëfton se do të vejë përpara shumë. Ka me vetë edhe një shije të hollë, edhe talent poetik » (Vangjo Nirvana, Illyria, shtator 1935). Dhimitri është i galduar. Njëzetvjeçar! Në moshën e bukur të rinisë! Paksa ndryshe nga ata që e rrethojnë, sepse është ngjitur lart në rrugën poetike. Në lice nisën të shkruanin vargjet e para edhe disa të tjerë, por nuk vazhduan më tej. Ai nuk u tërhoq. Dhe suksesi i vjen papritur. Në ditar gjejmë ndonjë gjurmë të këtij përjetimi: «Sukses aq i madh, sa nuk e çoja nëpër mend […] Kritika e përcipët e Nirvanës më bani të njoftun në gjithë vendin» (Ditar. Arkivi familjar). Natyrisht, personaliteti letrar dhe shkencor i

Shuteriqit hedh dritë në çdo vepër të tij, por si autor scripta manent, ai lindi me këtë libër që mban titullin domethënës “Kangët e rinis së parë”. Siç shihet edhe nga titulli, poeti mishëron shkallën e parë sentimentale të rinisë. Botimi është me një format mesatar, me kopertinë të thjeshtë, pa ngjyra, me titull të vënë mes dy thonjëzash. Emri i autorit shoqërohet me inicialin S. që nënkupton emrin e të atit. Libri ka 48 faqe me poezi që ritmojnë me kushtime dhe citime në gjuhët origjinale nga vijnë, si elemente të rëndësishme të intertekstit. Mekanizmat poetikë aty janë të vetvetishëm. Ato tingëllojnë shpesh si rrëfime të një zemre që i është kushtuar poezisë. Në ato poezi ai duket se është bërë për gjeneratën e tij liceisti më i vetëdijësuar. Në poezinë hyrëse, e cila mund të merret edhe si parathënie poetike e librit, sepse nuk përfshihet brenda dy cikleve të mirëstrukturuara “Këngët e hutesës” dhe “Këngët tragjikomike”, ai shkruan: “Unë kam dashur ndër shije, drita, ngjyra e tingllime, / të shuaja zjarrin e shpirtit, po e shova në andrrime” (Andërrtari i penduem, 1935, f. 4). Fjalët andrrim, andërrtar, andërr, dalin në shumë poezi: “e ëmbël a andrra në jetë” (po aty f. 3); “ra nata dyshimplote, ra nata andërrtare” (Engjëlli satan, 1934, f. 17); “Andrrova i andërr të mirë që kurrë s’u ba” (Kanga e fundit e Baudelaire-ianit, 1933, f. 40). Duket se ëndrra përfshin shumëçka: peizazhet, ngjarjet, pranitë ekzistenciale dhe të gjitha vargjet poetike shkrihen drejt një qëllimi, për të kërkuar atë që dëshiron të thotë poeti: Jeta i ngjan ëndrrës. Kjo ide e shfaqur që te Homeri dhe Eskili, ka vazhduar pastaj në të gjithë shekujt filozofikë dhe letrarë. Madje Calderon de la Barca, një poet

dramatik i shquar spanjoll që i dha dramës madhështinë tragjike që njohu te Grekët e lashtë, më 1633 shkroi një dramë me titull “Jeta është ëndërr” (La vida es sueno). Sekrete dhe e heshtur poezia e Shuteriqit të ri, vjen herë-herë me shpërthime drithëronjëse. Lexuesi ndien një prani ireale, parafytyron vështrimin ironik të kësaj pranie dhe dëgjon me kujdes bashkëbisedimin e poetit me të. Poezitë zgjojnë ndjesi të ëmbla, një pasion të vërtetë melankolik dhe trishtim. Paul Valery thotë se lexuesi është bashkautor i veprës. Cikli i parë hapet me një poezi me kushtim “Poetëve Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi”. “Pyeta atëherë Bilbilin: “Thuejmë, Bilbil, ç’këndon” / - më pa me çudi. / Nalt ia hudhi kangës siç e ka zakon / dhe m’u tret për fare në gjethin e ri!” ( Kangë, 1934, f. 7). Në këtë bredhëritje poetike, të bën përshtypje sinqeriteti për të gjetur sadopak paqe të brendshme: “O zemër e vogël, o e vogla kunorë, / M’u ba se m’u tha zemra e eme n’ dorë” (Kam një trëndafil picërrak, 1934, f. 9) si dhe siguria me të cilën jepen detajet që bashkojnë kohën reale dhe abstrakte, pra kohën dhe kohësinë, me kohën imagjinare dhe mitologjike: “Sa e kthjellët asht qetsija e t’ngrimes natë!” (Natë dimri, 1934, f. 24). Fitin, vajzën që ia ka trazuar ëndrrat e fëmijërisë me vdekjen e saj, e quan send bukurie, duke përdorur si epigraf një varg poetik nga John Keats: «A thing of beauty is a joy for ever» ( Një send bukurie është gëzim përngaherë. (Sipas përkthimit të vetë autorit në tregimin Një send bukurie (1962). Në disa poezi preket ideja e vdekjes, si temë universale e letërsisë dhe miteve: “Dhe nga tingujt e Amëshimit, njofta ata

»

17

të jetës vetë, / njofta vetë unë zan e vdekjes nëpër jetë të së gjanës jetë” (1934, f. 12); “Si e gjithë jeta shpirti vuen / vashë çdo gja ka për të vdekë” (Vjeshtë, 1934, f. 22). Çasti i takimit të dy imazheve: ëndërr / realitet, shprehet me simbole. Kështu, përgjigjja e atypëratyshme do të ishte se individi, poeti, njeriu bashkëkohor është çmagjepsur: “Asht errët në zemrën teme, vashë e re” (Pendim, 1933, f. 13) e ky njeri i sheh gjërat pa ngjyrë: “Gëzim, o fjalë e dukshme ëndërrtare / gufmohesh si një pëlhurë erës detare” (Kanga e fundit e Lelianit, 1934, f.37). Kjo ide, ndër themeloret e librit, shoqërohet me ide të tjera si: njeriu luhatet mes rënies dhe lartësimit dhe se ai është në syrgjynim në këtë jetë, ngase e ka humbur parajsën: “Po sa i shkurtër gëzimi qenka në dhé” (Kumbona, 1933, f. 8); “Përmbi rrasën e mermerit kumboi një fjalë e artë, / Hiçi” (1934, f. 12, pa titull);”Dhe të gjithë vargjet që lë si thika janë” (Kanga e fundit e Baudelaire-ianit, 1933). Ja pra përfundimet në të cilat ka arritur poeti. Shumica e poezive janë shkruar më 1933 dhe 1934. Këto përfundime dëshmojnë një pjekuri poetike të hershme. Duke shprehur edhe kredon poetike si dhe parapëlqime të tjera, në libër përdoren referenca që flasin për një autor të përcaktuar mirë në rrugën poetike. Ndër të tjerë ai përmend: Keats, Baudelaire, Verlaine, Dante, Virgjil, Marcel Proust, Paul Bourget, Albert Mockel e të tjerë. Emri i Baudelaire-it shfaqet disa herë, por cikli i dytë mban kushtimin: “Për kujtimin e të madhit Ch. Baudelaire!” Ai i përdor kushtimet dhe ciklet edhe për të theksuar ide të ndryshme, si bie fjala, poezia “Natë dimri” që ka si epigraf emrin e Marcel Proust-it, lidhet me konceptin heraklitian të kohës që përfton vlerësim të ri në ciklin romanesk “Á la recherche du temps perdu” (Në kërkim të kohës së humbur); apo poezia “Vjeshtë” që ka si epigraf një strofë frëngjisht nga një poezi me të njëjtin titull të Paul Verlaine-it, përshkruan analogjinë kohë-shpirt; apo thënia e Dantes për Virgjilin “Tu sei lo mio maestro e il mio autore”, e përdorur te poezia “Kanga e fundit e Baudelaire-ianit” lë të kuptohet se Baudelaire-i është i tillë për poetin shqiptar; apo edhe më tej në dy vargje nga Lasgush Poradeci te vjersha “Korriku”: “Një afsh i dendur avullon në erë / Po përvëlon një diell porsi prushi”, jepet ideja se shpesh prapa spektaklit të natyrës, fshihet fataliteti i një shpirti që vuan, etj. Kur Platoni thoshte se poezia është magji për shpirtin, ai e kishte fjalën te aftësia e saj për të transmetuar në pak vargje dritë dhe kuptimësi. Ashtu si Charles Baudelaire, Dhimitër S. Shuteriqi, e ndien thellë se njeriu është një lodër në duart e fatit dhe se beteja për ta zotëruar këtë fat është përrallore: “O ti kangë e lartë e Amshimit që me hir të pakufishëm / Vjen e futesh në zemrën teme dhe sjell muzgun e përzishëm” (1934, f.12). Megjithë patetizmin e ndonjë poezie, libri karakterizohet nga brenga e trishtimi. Ashtu si gjithë poezia simboliste, ajo transmeton ankthet e brendshme të një shpirti rinor që endet në një realitet të pakomunikueshëm: “Gjithë jeta nxin e vuan” (Era, 1935, f. 20). Te bodleriani i ri ndihet një frymë profetike: “Sa herë në madhni ngritun unë veten e kam pa, / Dafinat që stolisshin kryet tem, nuk janë tha” (Andërrimtari i penduem, 1935, f. 4). Shija e fjalëve, baroku i tyre me qëndizmat e parashtesave e prapashtesave zvogëluese si: andërrtar, picërrak, me kuptimin e tyre të veçantë shprehimor si: vashë, vlla; me shoqërimin me epitete si: shpirt i njomë, fjalë e artë, zemër e gjanë, kangë zije, jetë e zvetnueme, trëndafil i dashur; apo edhe më tej me përdorimin e tyre simbolik me kuptim zgjerues si: qiell plot dritë e gas, kangë e lartë e Amëshimit, parfum i errësirës plot magji, jeta zemër mekë; apo edhe oksimorët: tempull i zi, qetësi e frikshme, si dhe mbi kuptimet e dendësuara : e zeza zi etj., bëjnë që poezitë të lexohen në heshtje, duke medituar. Ashtu si në tematikë, poezia e bodlerianit të ri në këtë libër rrok një univers të gjerë teknik. Ai shkruan me strofa katërshe, gjashtëshe, katërshe me refren që u përafërohet këngëve popullore, përdor me sukses sonetin, heksametrin, tetërrokëshin dhe vargun e lirë. Përgjithësisht mosha e adoleshencës, koha midis fëmijërisë dhe rinisë, shpreh një farë neverie për moralin mbizotërues dhe përvijon një thyerje ekzistenciale në jetën e përditshme, por e shprehur poetikisht, kjo gjendje përfton mesazhe filozofike. “Libri i tij i parë është një vepër, e cila është nisja drejt një të ardhmeje të çkëlqyer (“Rilindja”, 2 nëntor 1935).


18

« dossier

E martë 23 korrik 2013 •

Marrëdhëniet historike dhe ato të luftës

Operacionet e fashistëve në qershor 1943 në Pezë, Mallakastër dhe Shkodër

Nga Albert KOTINI Etapa e parë (Prej okupimit deri në luftën greke) Italianët në fillim të okupimit të Shqipërisë kanë zbarkuar në Shqipëri më tepër se 2/3 e Armatës 9 (Korparmata e 4 dhe e 9) me gjithë repartet speciale (karabinieri, rojë finance, milici fashiste, kuesturë). Për përbërjen e divizioneve janë gjetur pak shënime, por duke u mbështetur në qendrat e divizioneve dhe në regjimentet që ndodhen pranë një divizioni, ka dalë si përfundim përbërja e divizionit. Ky gjykim na duket i arsyeshëm, pasi në një qendër divizioni repartet aty afër duhet të varen prej tij për një komandim të afërt dhe direkt. Në bazë të shënimeve të dhëna përbërja e trupave italiane ishte si vijon: 1. Italianët që në fillim dërguan në Shqipëri më shumë se 2/3 (afro 80-90000) e Armatës 9 me qendër Tiranën, e komanduar në fillim prej gjeneral Guzzonit, në luftën greke nga gjeneral Cevellori dhe më vonë nga gjeneral Designate di armata Renzo Dalmazo. 2. jo armatë kishte në Shqipëri 2 korparmata, të 5-n dhe të 9-tën, po me qendër Tiranën. Përveç këtyre duke shtuar edhe trupat speciale që vareshin drejt për së drejti nga armata si xhenjoja, artileria, k.ajrore, karabineria, roja e financës dhe e kufirit etj. Mbasi s’janë gjetur shënime se divizione pse regjimente autone përfshinte një korparmatë, divizionet po i rreshtojmë të veçuara. - Divizioni “Lupi di Toskana” me qendër Korçën - Regjimenti 78 i fanterisë - Regjimenti i fanterisë - Regjimenti i 30 i artilerisë. D. F. (Voskopojë) - Divizioni “Venecia” i fanterisë malore me qendër Elbasanin - Regjimenti i 83 i fanterisë - Regjimenti 84 i fanterisë - Regjimenti i 19 i artilerisë d, f -Divizioni i fanterisë “Murge) me qendër Vlorën -Regjimenti 225 i fanterisë - Regjimenti 226 i fanterisë - Regjimenti 53 i artilerisë d, f Divizioni i karrocuar “Centauro” me qendër Gjirokastrën - Regjimenti i 48 i fanterisë (Jergucat) - Regjimenti i 47 i fanterisë (Përmet) -Regjimenti 13 i artilerisë (Gjirokastrën) -Divizioni “Julia” me qendër në Tiranë pastaj në Milot Regjimenti 3 art. alpin me qendër në Milot Nuk dihet se cilat regjimente fanterie bënin pjesë në këtë divizion. Të gjitha divizionet e mësipërme kanë zbarkuar në Shqipëri nga fillimi i okupimit në Shqipëri. Nuk dihet divizioni i këtyre reparteve, prandaj po i shënojmë: - Regjimenti i karrocuar 81 - Regjimenti granatier me qendër Tiranën Regjimenti “Bersalier” nuk është gjetur në shkresë, por mbas të dhënave që kemi parë ky regjiment zbarkoi në fillim në Tiranë dhe Elbasan. Ata mund të kenë qenë edhe më shumë se një regjiment. - Një regjiment xhenioje me qendër Tiranën. - Një regjiment artilerie kundërajrore me qendër Tiranën. Përveç këtyre reparteve duhet llogaritur edhe repartet e tjera, si karabinieria, roja e kufirit dhe e financës, milicia fashiste, milicia rrugore dhe pyjore, formacionet dhe sasia e tyre nuk dihet. Duhet shënuar se Tirana ishte qendra e komandave më të larta, prandaj këtu ndodheshin edhe

drejtorët e shëndetësisë, ofiçinave automobilistike, komanda e xhenios, e milicisë, karabinierisë, e artilerisë së armatës, korparmatës etj. Etapa e dytë Trupat italiane në luftën greke (Shtator-tetor 1940 deri në prill 1941) Prej okupimit të Shqipërisë e deri në luftën greke italianët kishin në Shqipëri Armatën e 9-të, me përjashtim të disa divizioneve. Këto trupa arrinin rreth 100 000 veta. Në vigjiljen e luftës dhe gjatë luftës ky numër u dyfishua, pasi i sollën të gjithë divizionet e Armatës së 9-të dhe e gjithë Armata e 2-të. Nga renditja e mëposhtme rezulton se Armata e 9-të ka nën drejtimin e saj më pak divizione, ndërsa Armata e 2-të drejton edhe një pjesë të divizionit të 9-të. Kjo rrjedh ngaqë Armata e 2-të kishte një front më të gjerë se tjetra, kështu që u desh që të mbante nën komandën e saj një pjesë të divizionit të mëparshëm të Armatës së 9-të, që ishin të vendosura gjatë kufirit grek dhe në Shqipërinë e Jugut.

“Venecia” dhe në Korçë drejtohet nga verilindja e këtij qyteti në drejtim të tokës greke. 4. Divizioni “Forli” në Korçë ndahet nga fronti i përbashkët me divizionet “Venecia” dhe “Toro” dhe vazhdon në veri të Korçës drejt lindjes së këtij qyteti. 5. Divizioni “Tridentina” në veri të malit të Tomorit prej lumit Devoll kalon Osumin dhe shkon në Leskovik, ura e Peratit dhe takohet në Konicë me divizionet “Pusteria” dhe “Venecia”. 6. Divizioni “Parma” në të njëjtin drejtim me divizionin “Tridentina”. 7. Divizioni “Piemonte” në një drejtim me divizionet “Tridentinë” dhe “Parma”. 8. Përveç këtyre divizioneve “Pinerelo” dhe “Venecia” vepronin dhe 2 regjimente fanterie. Regjimentet e anterisë 14 dhe 208, që nisej nga Pogradeci në drejtim të Bilishtit. Armata e 6-të Kjo armatë përfshihet në 15 divizione dhe vepronte nga mali i Tomorit deri në Himarë, duke u shtrirë në ofensivën e prillit në drejtimet leshit drejtim të Delvinës. 12. Divizioni “Akui” nga veriu i malit të Kallaratit e deri në fillim të rrjedhjes së lumit të Kalasës. 13. Divizioni “Kuneo” nga Himara gjatë bregdetit në Sarandë. Kuptohet se përveç këtyre trupave duhet të llogariten dhe repartet speciale, si artileritë kundërajrore me bazë në Shqipëri, fuqitë ajrore, duke lënë në një anë repartet e tjera të shpërndara në pjesën e Veriut të Shqipërisë për të siguruar krahët nga ana e Jugosllavisë. Nga trupat e zbarkuara në fillim në hartë nuk figurojnë divizionet “Çentauro” dhe “Murge”, që mund të jenë të dislokuar në Veri. Shënim. Këto shënime janë të sakta, pasi janë nxjerrë nga broshura italisht “Lufta kundër Greqisë”, që është shtypur në Tiranë në shtypshkronjën “Distapuer” pas luftës greke dhe është shkruar nga kolonel Silvio Bitoço.

Ndërsa armata e 9-të u riforcua me pjesët e tjera me 2 dhe 3 të divizioneve të sjella nga Italia. Zona e operacioneve midis dy armatave ndaheshin në malin e Tomorit dhe shkonte duke u zgjeruar në Jug drejt kufirit grek tek ura e Beratit. Nga veriu kjo shtrihej drejt trekëndëshit të kufirit grek-shqiptar-jugosllav në thellësi të tokës shqiptare. Nga mbarimi i luftës në Veri janë bërë dislokime trupash për të kundërshtuar sulmet e eventuale jugosllave. Komandanti i operacionit ishte gjenerali Cavallero. Formacioni i armatës ishte ky: Kjo armatë drejtonte 7 divizione, përveç disa reparteve speciale. Divizionet e kësaj armate gjatë prillit 1941 shtriheshin në këto drejtime: 1. Divizioni “Pinerolo” bashkë me regjimentin granatier të milicisë fashiste (italiane) prej veriut të liqenit të Ohrit, duke i rënë anës (lindja nëpër tokën jugosllave) këtij liqeni dhe në jug të liqenit hyjnë në tokën greke. 2. Divizioni “Venecia” prej malit të Kamjes në drejtim të Korçës, Ersekë, deri në Konicë, në kapitullimin e Italisë. 3. Divizioni “Toro”, i cili përforcon divizionin

e poshtëshënuara: 1. Divizioni “Posteria” në jug të Tomorit nga e djathta e lumit Osum, kalon në zonën e divizioneve “Tridentina”, “Parma” dhe “Piemonte” dhe kalon nga Erseka e arritin në Konicë. 2. Divizioni “Kaçatori” alpin, që shtrihet prej malit të Qarrishtës në Fratar dhe Përmet. 3. Divizioni “Siena” prej Deshnicës deri në Këlcyrë. 4. Divizioni “Kaliari” prej Këlcyre deri në urën e Peratit. 5. Divizioni “Bari” në një drejtim me atë të Koliarit. 6. Divizioni “Lupi di Toskana” nga Tepelena, në jug të Këlcyrës e drejt kufirit grek. 7. Divizioni “Ferrara” prej Golikut në drejtim të Libohovës e deri në kufi. 8. Divizioni “Kazali” në jug të Golikut dhe gjatë krahut të majtë të lumit Vjosë, në Jergucat e deri në Kakavijë. 9. Divizioni “Modena” nga veriu i Kurveleshit, Gjirokastrës dhe të drejtim të Delvinës. 10. Divizioni “Julia” me drejtim me divizionin “Modena” dhe kalon lumin e Kardhiqit. 11. Divizioni “Brenero” nga malet e Kurve-

Sasia e trupave italiane në fillim në kohën e luftës italo-greke dhe pas kësaj lufte Në periudhën e fillimit komanda e trupave fashiste italiane në Shqipëri kishte në vartësi të saj 105, 855 trupa. Këto forca ishin të shpërndara në sektorët e Epirit, të Pindit dhe të Maqedonisë dhe inkuadroheshin në 8 divizione. Divizioni kishte rreth 10000 veta. Këto të dhëna janë marrë nga libri i komandantit italian Viskonti Praska me titull Io ho agredito la grecia (“Unë kam sulmuar Greqinë”), botim i vitit 1947. Gjatë zhvillimit të luftimeve forcat italiane në Shqipëri u përforcuan me trupa të reja edhe numri i tyre, u rrit në rreth 200-25000 veta, që inkuadroheshin në 26 divizione (të dhëna nga libri). “Greqia në luftë’ e shefit të shtabit të ushtrisë greke, Aleksandër Pagos. Mbas mbarimit të luftës italo-greke dhe, pikërisht aty nga qershori i vitit 1941 u bë një riorganizim i forcave italiane të Ballkanit. Në këtë riorganizim Armata e 9-të u mor gati e gjitha me veprimet luftarake kundër lëvizjes nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, ndërsa një divizion i kësaj armate u dislokua në sektorin Shkodër-Kosovë. Forcat e Armatës 9-të (4. 25 korparmate) që ndodheshin në Shqipëri kishin 6 divizione, së bashku me forcat speciale si: armën e karabinierisë mbretërore, të kuesturës, rojave të financës dhe milicisë fashiste arrinin një efektiv prej rreth 100000 veta. (Këto të dhëna janë nxjerrë nga një dokument i seksionit të historisë të luftës


dossier • E martë 23 korrik 2013

me një efektiv prej afro 32. 000 veta; duke përjashtuar këtu rreth 10000 veta të xhandarmërisë dhe të organizatave të tradhtarëve. Në operacionin e dytë, ose siç thirret zakonisht në Operacioni e Qershorit, forcave armike që morën pjesë në veprimet luftarake gjatë dimrit u duhen shtuar edhe ato të divizionit të parë malor i cili kaloi kufirin tonë duke ardhur nga toka greke dhe veproi kundër forcave partizane të qarkut të Korçës. Kështu efektivi i përgjithshëm i forcave armike që morën pjesë në operacionin e dytë arrinte një efektiv prej rreth 37 mijë veta, duke mos përfshirë në këtë numër 8000 veta të organizatave tradhtare dhe ato të xhandarmërisë kuislinge. Në operacionet që ndërmori armiku synoi të shpartallonte dhe asgjësonte forcat partizane të ushtrisë nacional-çlirimtare dhe bazat kryesore të saj, por megjithatë, fashistët nuk mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Në Shqipëri komanda fashiste hitleriane gjatë gjithë kohës së pushtimit kishte në vartësinë e saj rreth 70000 trupa gjermanë.

së madhe patriotike të institutit të maksimënleninizmit pranë KQ të PKBS-së, nga një raport i shefit të shtabit të Armatës 9-të, gjeneral i divizionit, Karlo Tuçi, dhe nga libri “La riscossa del esercito”, botim i degës së historisë të shtatmadhorisë së ushtrisë italiane (viti 1984). Përbërja dhe detyrat e njësiteve guerile Njësitet guerile të qyteteve e katundeve ishin grupe të vogla luftarake të përbëra mesatarisht prej 5 gjer në 10 veta, disa herë edhe më shumë. Udhëhiqeshin nga një komandant, në të shumtën e rasteve anëtar i partisë ose rinisë komuniste i emëruar nga komiteti qarkor. Pjesëtarët e tjerë të njësitit caktoheshin po nga komiteti qarkor i partisë, prej anëtarëve të partisë, të rinjve komunistë, punëtorëve, fshatarëve të varfër dhe elementëve të tjerë antifashistë të sprovuar e të vendosur deri në fund për të luftuar pushtuesin e tradhtarët. Në fillim pjesëtarët e njësitit gueril nuk ishin njerëz ilegalë. Ditën ata merreshin zakonisht me punë të ndryshme vetjake, ose shkonin në shkollë. Vetëm ata pjesëtarë që zbuloheshin si antifashistë aktiv dhe ndiqeshin nga organet e kuesturës (policia) e të karabinierisë (xhandarmëria) armike hidheshin në ilegalitet dhe vazhdonin të punonin fshehurazi. Gjithë veprimtaria e njësitit zhvillohej sipas planit luftarak të përpunuar nga komiteti qarkor i partisë. Megjithatë, njësiti vepronte dhe me iniciativën e tij. Njësiti gueril ishte i armatosur me revolverë, pistoleta, bomba dore, thika, litarë, sharra, sëpata etj. Më vonë u morën nga armiqtë pushkë të zakonshme dhe automatikë. Forcat armike në operacionet kryesore të ushtrisë italiane dhe gjermane si dhe ideja e veprimit të tyre. Fashistët italianë kryen mjaft operacione. Nga më të rëndësishmit mund të përmendim, operacioni kundër forcave partizane të Pezës më 28 shtator 1942, ai i Pezës në qershor të vitit 1943, ai i Mallakastrës po në qershor të vitit 1943, i Vithkuqit si dhe ai që ndërmorën kundër forcave partizane të qarkut të Shkodrës, i cili shpuri në luftimet e Reçit. Në operacionin e parë kundër Pezës italianët përdorën batalionet 5, 7, 13 dhe X të milicisë fashiste, të 17-n batalion të

kavalerisë dhe të 15-n batalion të rojës financës, duke e marrë efektivin e batalionit, afërsisht, rreth 700 veta, në këtë operacion ata kishin gjithsej 4200-4500 veta. Në operacionin tjetër të Pezës, d.m.th. në atë të muajit qershor 1943 fashistët përdorën rreth 14000 veta, në të Mallakastrës rreth 8000 veta, kurse në veprimet kundër partizanëve të qarkut të Shkodrës rreth 1000 veta. Pushtuesit gjermanë ndërmorën shumë operacione lokale dhe ndërzonale. Nga më të mëdhenjtë e më të rrezikshmit ka qenë ai i dimrit 1943-1944 dhe ai i qershorit 1944, ku fashistët gjermanë dhe tradhtarët e vendit mobilizuan dhe përgatitën forca të shumta me qëllim që të shpartallonin ushtrinë nacional-çlirimtare. Në operacionin e parë, i cili e quajti edhe Operacion i Dimrit, hitlerianët përdorën forcat e katër divizioneve: të divizionit 297, 181, 104 dhe 999.

Këngët popullore I lëshuan edhe këto në stinët e struktura, në plehun e moteve të vdekura, vargu i pasosur i poetëve të pashkollë të fushave të arave, të kodrave, të maleve. I ndjen rrahjet e zemrës, mundimet e jetës, heqjet përpjekjet, ngjarjet e ndodhura gjithnjë dhe kudo, në truallin e tyre dhe në dhe në huaj, prej bijve të truallit të tyre dhe të përsëritura brez pas brezi për të mos i mbuluar pluhuri i harresës ja dërguan përjetësinë. Janë këngë të një bote të tërë. Të një bote të gjallë, që përmbledh çdo shfaqje, çdo gjë që përqafon përgjithësinë. Dhe janë këngë të derdhura si derdhet gazi, si derdhet loti si derdhet drita. Që janë kënduar në male, në fusha, brigjeve të lumenjve, në kodra gjithnjë kudo, që qielli toka deti t’i dëgjonin dhe t’i përhapnin gjithnjë dhe për këdo e kudo. Kanë shprehje kanë ngjarje, kanë brumin poetik të shpirtit të popullit. Nuk kanë mendime të mëdha, nuk kanë shumë filozofi deri sa janë të popullit dhe populli as që ka kohë t’i humbasin me filozofinë. Por mbi të gjitha janë shpirt i popullit, zemër e popullit të lindur prej popullit, nga ana e poetëve të këtij poeti që nuk shkelën as një ditë në dyert e shkollave, dhe që lëshuan këngët, shpesh edhe më të mira se ato që shkruajnë poetët e shkolluar. Kënga të një bote të tërë

»

19

T’ju qahem pyjeve, pyjet gjelbërohen. T’ju qahem vajzave. vajzat po martohen. Një dhimbje zemre rëndon mbi diçka të rëndë, një farë lëmshi që e bën të rrahin si të dobësuar. Dhimbje e fortë, që rëndon mbi një zemër. Do shfryrjen që të gjejë shërim. Do t’u ankohet për dhimbjen maleve, por malet duket sikur ikin larg dhe me shpejtësi, si të ndjekur nga diçka. Do t’u ankohet maleve, që ngrihen gjithnjë madhështore dhe gjithnjë të lartë malet, që dendur duken sikur puthin ëmbël dhe përmallshëm qiejt. Por malet ikin, largohen. Se duket që ata që nuk e kuptojnë çdo të thotë mundim zemre një lëmsh zemre. Do t’u ankohet ajo zemër e fushave, por fushat nisin të lulëzojnë. Dhe zemra e mbytur nga dhimbja sundon në atë çast, mbi gjykimin dhe e sheh çdo gjë të zezë. Edhe lulet e krijuara për të kënaqur syrin dhe shpirtin, duken të pamjaftueshme për të hequr prej asaj zemre dhimbjen që shkakton ai lëmsh i ngulur në zemër. Jo, zbukurimi nuk i shërben një zemre që vuan, që ka një lëmsh mundues dhe që e bën të vuajë. Do që t’u ankohet nuseve. Këto kanë gjithë botën të tyre. Janë si një pranverë më vete. Por edhe këto nuk bëjmë gjë tjetër veçse janë vënë në ndeshje që t’ia kalojnë në zbukurim pranverës. E zemra e munduar, prej atij lëmshi, as këtyre nuk mund t’ju ankohet. Se këto nuk kanë kohë që të merren me dëgjimin e ankimeve të një zemre. Këto duhet t’ia kalojnë zbukurimit të pranverës. Dhe veprojnë kështu. Do që t’u ankohet vajzave, vajzave të reja, por edhe këto kanë një ballë të tyre në vete. Nuk janë të dispozuara të dëgjojnë ankimet e një zemre të munduar prej një lëmshi. Sepse ato janë duke u martuar. Kanë pajë dhe punë për të kryer. Koha nuk i lejon dhe ju kërkon që të mos e tresin. Nesër do të shkojnë nuse dhe do të bëhen nuse patjetër. E kur të bëhen nuse, ato do të jetojnë disa çaste sikur janë vetë bota. Parathënien e kësaj lumturie të ëndërruar nuk duan që ta trishtojnë me dëgjimin e ankimin një zemre, që mundohet nga një lëmsh. Dhe as që duhet ta dëgjojnë. Kënga këndohet përgjithësisht në Labëri nga burra dhe gra, e sidomos në Kurvelesh. Këndohet ngadalë dhe shtruar. Diku edhe me zë të fortë. Është një këngë e lëshuar nga poeti anonim dhe i pashkollë i maleve të gurta, i vendeve të ashpra, kur u mundua nga një lëmsh që pati në zemër:

Kam një lëmsh në zemër

Do t’marr hakë për vëllanë

Kam një lëmsh në zemër e s’di kujt t’i qahem. T’ju qahem maleve, malet po largohen, T’ju qahem fushave, fushat lulëzohen. T’ju qahem nuseve, nuset zbukurohen.

E zeza Miro tërbaçe, moj e rritura bonjake, me kërcinjtë pa çorape, me lakëra burdullake, nëpër dyert e tërbaçe. Tek berberi shkove vajte. O berber o shah vëllanë, prema perçen si djalë. se do t’vë dyfek dhe pallë; do t’marrë hak për vëllanë... Zëri i racës dhe zëri i zakoneve që lypin hakmarrje. Një e ere e mbetur jetime, jetime qysh në çastet e para të jetës së saj, nis udhëtimin që i është caktuar të bëjë. Prindërit i dergjen në një gjumë pa zgjim. Flenë dhe as japin më shenja gjallërie. Ajo ruan vetëm kujtimin e tyre dhe emrat e tyre. Se ata e kanë lënë kur kishte ca më shumë nevojë, për përkujdesjet e tyre, e kanë lënë jetime dhe këto vetë duhet të shijojnë vrazhdësinë e jetës. Luftën e rëndë të jetës, për të cilën me gjithë këtë, ka vendosur të rrojë dhe ta kalojë e ta shijojë. Në gjithë të mirat dhe në të këqijat pa e lënë kurrë zemra. Dhe jeton ditë të nxehta dhe të ngrira, zbathur, pa një palë çorape, së paku në këmbët e saja të bëra plagë. Jeton duke siguruar ushqimin e saj me barishte e duke trokitur derë më derë, në dyert e fshatit të saj. Ju kërkon lëmoshë ju kërkon strehë për të jetuar sesa e hidhur është trokitja në dyert e tjetrit për të kërkuar lëmoshë dhe diçka për të mbajtur frymën gjallë. Nuk i ka dashur këto por vetëm këto i kanë rënë në pjesë dhe as që ka mundësi t’i ndryshojë. Përpiqet por përpjekja e saj nuk është caktuar që të ketë ngadhënjim. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Nga Agron SEJAMINI

N

Kulturë

a u desh të prisnim gjatë para dy ditësh, për të kapur sinjalin e telefonit të saj. E natyrshme dhe e spjegueshme kjo mbajtje radhe... Nuk ka si të ndodhë ndryshe, në ditëlindjen e një nëne që ka rritur, edukuar dhe shkolluar, 265 fëmijë... E kemi fjalën për Evanthi Cikon, ajo që nuk i la jetimë, jetimët. Kishte bërë një udhë të gjatë me profesionin e mësuesisë duke e nisur me shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë, vazhduar me “Mihal Gramenon” dhe “Koci Bakon” në Korçë e vijuar përsëri në Tiranë, me “Hasan Voglin”,“Ismail Qemalin” , “11 Janarin”, “Luigj Gurakuqin” dhe së fundi inspektore në seksionin e arsimit. I duheshin akoma edhe pesë vjet, për të dalë në pension, asaj mësueseje të merituar. Doemos, i takonte një vend i rehatshëm për të mbyllur atë karrierë të suksesshme, për më tepër që edhe mund ta zgjidhte vetë, pasi ishte inspektore në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës. Mirëpo, shansi i vuri para, drejtimin e Shtëpisë së Fëmijës. Kërkohej një nënë e dhimbshur, e duruar dhe e pjekur për 265 fëmijë jetimë. Më e lodhshme dhe më e përgjegjëshme punë se kjo, nuk mund të gjeje në atë kohë. Tjetër vend i ishte premtuar, por e pati të vështirë, për të kundërshtuar këtë propozim. Ishte para një sfide shpirtërore dhe humanizmi. Pikërisht, për këtë arsye edhe e pranoi pa patur nevojë të mendohej apo pyeste. Më se një herë e kishte parë drejtorin e deriatëhershëm, në mbledhjet e seksionit me atë pamje të zakonshme zymtësie që vinte dorën në ballë dhe lëshonte përgjigjen standarte, sa herë që e pyeste se si i shkonin punët: - Mos më pyet! Edhe natën më del gjumi nga problemet... Ndërsa ditën që iku për të marë detyrën, ishte po ky njeri që i shprehu keqardhjen: - Shoqja Evanthi, si e pranuat gjithë këtë përgjegjësi? E harrove ti, lodhjen dhe mërzitinë time?! Mirëpo, kishte dhënë një fjalë. Më shumë se sa kaq, i ishte bindur shpirtit. Edhe nëse nuk do të shkëlqente si drejtoreshë, ishte më se e sigurtë që do ishte një nënë e mirë për ata jetimë. Nisur nga përvoja që kishte fituar, vullneti dhe dashuria për profesionin, dhëmbshuria dhe pastërtia si nënë, durimi dhe shpirti i sakrificës që e kishte karakterizuar në jetë, shëndeti dhe gjendja shpirtërore që gëzonte, i tha vetes: -Forca! Për të dalë faqebardhë edhe në këtë detyrë të re! Dhe ia filloi! Ditët e para lodhej shumë. Fëmjët bënin shumë zhurmë nëpër korridore dhe oborr. Bërtisnin dhe grindeshin në ato lojëra të paorganizuara. Disa dilnin jashtë duke u hedhur nga muret e shtëpisë. Ndonjë prej tyre, i hipte autobuzit të Sanatoriumit dhe bënte shëtitje sipas dëshirës. Në zyrë i kishin shkuar banorë të lagjes ku i ankoheshin për fëmijët që hynin nëpër kopshtet e tyre dhe këpusnin kokra nga pemët. Më keq akoma ishte ndjerë, kur kishte parë disa që kontrollonin nëpër koshat e mbeturinave. Por një nënë e mirë di të rrisë edhe fëmijë të mirë. Ditën e marjes në dorëzim të detyrës së re, krahas informacionit dhe dokumentacionit ish-drejtori, i la mbi tavolinë edhe një listë me 30 emra fëmijësh të cilësuar si më problema-

E martë 23 korrik 2013 •

Lamtumirë N P J ! ënë e ërjetshme e etimëve

Shuhet Evanthi Ciko, mësuese e Merituar. Ish-drejtoreshë e shtëpisë së fëmijëve jetimë “Zyber Hallulli”

tikët dhe përbri saj, një vizore druri. Një ditë, Pandora dhe Sherifja, punonjëse të lavanterisë i çojnë në drejtori dy djem që u kishin bërë pis rrobet e lara, të vendosura në tel. I kujton ende emrat e tyre, Tonini dhe Edi. Ndërsa ato filluan t’i tregojnë ngjarjen, Evanthia me gjak të prishur dhe e zverdhur në fytyrë, po mendonte për dënimin që do u jepte. - A lave shumë sot? Dukesh si e lodhur?,- iu drejtua Sherifes,- pa dale të shoh duart... Në çast, u tërheq vëmendjen fëmijëve: - Shikojini si i janë bërë duart nënë Sherifes së lari rrobet tuaja. A s’ju vjen keq që lodhet gjithë ditën për ju? Kërkojini të falur dhe premtojini që nuk do i mërzisni më. Ashtu vepruan. Ndërkohë, dy punonjëset kuptuan shenjën e drejtoreshës dhe hapën krahët para se ata të shkonin drejt tyre. - Ejani t’ju përqafoj edhe drejtoresha... Në të vërtetë i puthi, kur pa se po u shkëlqente loti në sy, nga pendesa por dhe çudia që për trupin dhe duart e tyre nuk u përdor ajo vizore druri. I dukej shumë e shëmtuar ajo praktikë, për më tepër ndaj atyre fëmijëve të pa fat që kërkonin më shumë dashuri dhe ngrohtësi. Por, kjo nuk ishte asgjë, para atyre trajtimeve diskriminuese që i lënduan edhe më shumë shpirtin drejtoreshës. Deri në atë kohë, në shkollën “Labinoti”, formoheshin klasa të veçanta me nëxënës të shtëpisë së fëmijëve. Pse duhej mënjanuar kontakti i tyre me fëmijët e jetës normale? Iku në Komitetin Ekzekutiv dhe menjëherë kërkoi ndryshimin e kësaj skeme. Hodhi idenë që në çdo klasë të mos ketë më shumë se pesë fëmijë të shtëpisë së fëmijëve. Dhe e bëri realitet atë që ideoi. Tashmë, ata fëmijë nuk do të shkonin vetëm te “Labinoti” por edhe te “Mihal Grameno”, “1 Maji” dhe “Kosova”. Po afronte dita e parë e shkollës... Të shtunën, djemtë duheshin qethur dhe më pas kalonin në dushe. Erdhën berberët dhe ia nisën nga puna. Ishte duke bashkëbiseduar me fëmijët që prisnin rradhën. Pas disa minutash, kthehen nga berberët dy fëmijët e parë të qethur zero. I nisi të bukur, për t’i lezetuar edhe më shumë, iu kthyen të mërzitur dhe të shëmtuar. Nuk u përmbajt dhe me hap të shpejtë, iku te vendi ku ishin vendosur berberët. - Ç’bëni kështu: - Po qethim djemtë drejtoreshë, çfarë duhet të bëjmë? - Ju djemtë tuaj kështu i qethni? - Ne i qethim kare siç do ti, por do të ndryshojë pagesa. - Do e paguaj unë faturën, vetëm mos më shëmtoni fëmijët! E ndërsa berberët vazhduan sipas

Mirëpo, kishte dhënë një fjalë. Më shumë se sa kaq, i ishte bindur shpirtit. Edhe nëse nuk do të shkëlqente si drejtoreshë, ishte më se e sigurtë që do ishte një nënë e mirë për ata jetimë porosisë, në oborr shpërtheu gëzimi fëminor i djemve. Në drekë, kur u ulën për të ngrënë bukë, kishe qejf t’i shikoje ata djem të pastër dhe të rregullt. Nuk ka për t’i harruar kurrë, ato vështrime dashamirëse dhe falenderuese. Për ata djem, ajo që bëri drejtoresha, ishte ëmbëlsira e ditës... E shtuan faturën e pagesës berberët, por ajo që fitoi më shumë ishte Evanthia! Kësaj mirësie, i shtoi edhe diçka tjetër. Nuk lejoi më që për në shkollë, të shkonin dhe ktheheshin si ushtarë në rresht dhe të shoqëruar nga edukatoret, por të lëviznin si gjithë të tjerët. I përcolli ditën e parë të shkollës dhe iu bë zemra mal, kur shikonte që gati fluturonin për në shkollë, pasi e përshëndesnin te dera kryesore e shtëpisë së madhe: “Ditën e mirë drejtoreshë!” Shumë herë i thoshte vetes: - Nëse do që të kesh rezultate fito dashurinë e tyre! Sepse ata mund të nderojnë, ata mund të turpërojnë! Pas dy javësh, do të fillonte viti i ri mësimor. Lë Golemin dhe 265 fëmijët që i kishte çuar për pushimin dy mujor të verës dhe kthehet në Tiranë. Duhej të bënte lyerjen e të gjithë ambjenteve ku studionin dhe jetonin fëmijët. Mendoni se sa e bezdisshme është kjo punë edhe kur lyejmë apartamentin tonë, e jo më një pallat të madh katër katësh me aq shumë dhoma. Ditën e hënë, oborri i shtëpisë u mbush nga bojaxhinjtë dhe paisjet e tyre. - Si keni menduar ta lyeni shtëpinë tonë? - Bojë kremi, ashtu siç lyhen të gjithë shkollat,- ia ktheu përgjegjësi i tyre. - Kjo nuk është shkollë. Por, një shtëpi e madhe që ka dhoma gjumi, studimi, argëtimi dhe ushqimi,- ia ktheu Evanthia, duke kontrolluar njëkohësisht edhe tonin zërit. Mirëpo, u mbushej mëndja ustallarëve?! - Dhomën tënde të gjumit, me çfarë ngjyre e ke lyer?,- e pyet përsëri ajo, duke u munduar të gjente mirëkuptimin në të drejtën e saj. -Bojë qielli,- thotë ai. - Ndërsa unë e kam lyer rozë... iu përgjigj ajo, pa e pyetur kush, duke këmbëngulur se edhe këtu, kështu do të veprohet, njëlloj si në shtëpitë tona. Filloi i pari i bojaxhinjëve, ta sqaronte se ishte vështirë, për të siguruar sasinë e bojës dhe atë llojshmëri ngjyrash... Por, nuk u tërhoq edhe pas këtyre justifikimeve. Nuk mund të ishte e qetë nëse të gjitha ambjentet e fëmijëve, do të kishin vetëm ngjyrë shkollash. U shty dhe nja dy-tre ditë ai debat, deri sa u gjetën e bardha, bojëqielli, roza, jeshilja... Më 13 korrik, kjo emblemë e fisnikërisë dhe madhështisë njerëzore, mbushi 93 vjeç.


Librari » 21

• E martë 23 korrik 2013

Nata e dytë e Javës Kulturore Shqiptare në Kumanovë Manifestimi “Java Kulturore Shqiptare”, në të cilin janë prezantuar këngët shqipe, ka vjuar në sheshin e Kumanovës. Në mbrëmjen e dytë kënduan talente të reja të muzikës, grupet e këngëtarëve të muzikës zbavitëse si Hidaver Osmani, Avi “Hareja”, Avi “Foleja” dhe këngëtarë të tjerë të muzikës zbavitëse dhe popullore. Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe valltarët e ansamblit kulturor artistik “Bajram Shabani” nga Kumanova. Me këtë rast qytetarët shqiptarë të Kumanovës patën rastin të shohin valle të përgatitura mirë me motive nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, raporton Zhurnal. Java kulturore shqiptare financiarisht mbështetet nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, ndërsa mbahet nga 18 deri më 24 korrik.

Festivali i Teatrit Ambiental

“Trenat” në Odeonin e Apolonisë Në fillim është ngjitur në skenë trupa e teatrit profesionist të Prizrenit me dramën “Trenat” të autorit Haqif Mulliqi “Trenat” e Haqif Mulliqit nuk trajton trenin me të cilin është shërbyer makineria serbe për deportimin e dhunshëm të rreth 1 milion shqiptarëve nga trojet e tyre, por trajton një moment jetësor të qenies njerëzore ku shkaku i dhunimit dhe përdhunimit, identiteti dhe integriteti personal i qenieve njerëzore shkatërrohet deri në atë masë sa del nga binarët jetësorë. Veni dhe Vini, grua e burrë janë dy personazhet e kësaj drame të trishtë, që ndodhen në pritje të trenit për të ikur nga fatkeqësia e pritshme që mund tu vinte nga çmenduria çetnike e pushtuesit. Por treni nuk vjen. Vijnë ata që dhunimin dhe përdhunimin, pa e zgjedhur moshën, (nganjëherë as gjininë), e përdorin si mjet, si armë lufte. Këtu nis drama “Trenat” e Haqif Mulliqit personazhet e së cilës edhe pas pësimit, mbesin në pritje të trenit, por tani për të ikur nga vetja e tyre. Mbesin në pritje të atij treni që do t’i shpinte diku, kudo qoftë, larg qënies së tyre fizike, shpirtin, psikën, emocionet, ndërgjegjen, gjakun... e tyre. Dhe (natyrshëm) ai tren për Veni-Vini-n nuk vjen kurrë. Prandaj dhe treni në këtë situatë (jetësore-sketike) tashmë e humb kuptimin. Ai shndërrohet në diçka që duhet të pritet por që nuk vjen. Në këtë pritje shpërthejnë akuzat, kundërakuzat, vetëakuzat, mospajtimet e konfliktet, shpresa, dashuria e dhimbja e Veni-Vinit që herë ndërtojnë e herë çartin “gurët” e rrënojave të personalitetit vetanak dhe të njëri-tjetrit. Veni dhe Vini janë në pritje si Vladimiri e Estragoni të Samuel Beckett. Veni dhe Vini presin diçka që e quajnë tren, Estragoni e Vladimiri presin dikë që e quajnë Godo. Prandaj në fund të dramës, Veni e thërret gruan e tij Vinin me emrin që Estragoni e Vladimiri e thërrasin njëritjetrin: Didi. Veni dhe Vini janë në pritje të trenit për të dërguar në azil të përhershëm personalitetet e qenies së tyre, ndonëse sipas pagëzimit Veni-Vini, ata do të duhej të shkonin për tu kthyer prapë. Në të vërtetë personalitetet e e tyre pas dhunimit dhe përdhunimit që kanë pësuar kanë shkuar në katrahurë, në fatalitet. Njerëzorja e tyre

Në Podujevë nga data 25 deri më 30 korrik do të mbahet edicioni i pestë i festivalit “Teatri Ndryshe”, që është festival ndërkombëtar i teatrit ambiental. Në festival do të marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Rumania, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të cilat para publikut llapjan do të prezantohen me 13 shfaqje. Shfaqjet do të jepen në Sallën e Teatrit të Qytetit në Podujevë, në Sheshin e Qytetit dhe në Parkun tek Posta. Pjesëmarrjen në festival e kanë konfirmuar katër trupa teatrore nga Tirana, dy nga Bosnja e Hercegovina, një nga Rumania dhe gjashtë trupa teatrore nga qytete të ndryshme të Kosovës (tri nga Prishtina dhe nga një Mitrovica, Peja dhe Ferizaj).

Një kopje e listës së Oskar Schindler në ankand Një kopje e Listës së Oskar Schindler (Schindler’s List) , i cili shpëtoi nga vdekja në kampet naziste të përqendrimit më shumë se një 1 mijë hebrenj, është nxjerrë në ankand në faqen e Internetit të eBay, shkruan gazeta amerikane “Neë York Post”. Organizatorët e ankandit llogarisin të fitojnë nga ajo jo më pak se 5 milionë dollarë. Në vitin 2011 këtë dokument ia bleu nipit të Oskar Schindler një blerës anonim. Deri më sot kanë mbijetuar nga 4 deri në 7 kopje të listës. Njëra ndodhet në Muzeun e Holokaustit të SHBA-së, ndërkohë që edhe dy prej tyre janë ekspozuar në muzeun “Yad Vashem” në Izrael.

Superman dhe Batman në të njëjtin film

Mbrëmja e djeshme ka qenë nata e Teatrit në Festivalin Apolonia. Shfaqja që ka hapur mbrëmjen ishte “Trenat” me autor Haqif Mulliqin. Për ta ngjitur në skenën e Apolonisë ishte trupa e Teatrit Profesionit të Prizrenit (Kosovë). Më pas radha i ka takuar “Dy duzina me trëndafila” e Aldo de Benedettit, e cila erdhi në skenë nga trupa profesioniste e teatrit të Fierit. është çnjerëzuar. Vini dhe Veni ngelin si kufoma të gjalla në pritje të trenit. Treni nuk vjen, por vjen vdekja për Vinin. E Veni dhe pse e kupton se “forcat serbe nënshkruan”, mbetet akoma në pritje, por tashmë kjo pritje, ajo është absurde. Kuptim ka zhurmëria e lokomotivës së trenit që në fund (dhe më në fund) e mund zërin e tij. Me regji të Agim Selimit, interpretojnë aktorët: Igballe Qena, Zane Duraku, Ismet Azemi, Fetah Paçarizi. Muzika mban firmën e Haki Mulliqit. Ndërsa në natën e tretë të Apolonia International Fest, ishin ndërthurur bukur folku dhe jazzi. Në Manastirin e Shën Mërisë në Apoloni interpretuan tre grupe të tjera jazzi nga Italia, Izraeli e Gjermania, e ndër-

kohë në sheshin e qytetit të Fierit ushtonin tingujt e folkut grek nga Ansambli Folklorik i Artës, Greqi si dhe isot labe. Mbrëmja e së dielës ka ofruar një aktivitet tjetër interesant në Odeonin e Apolonisë. “Enrik Mazreku Group”, një bandë prej më shumë se 20 instrumentistësh kanë qenë të pranishëm, të shoqëruar nga grupi i dancit të Universitetit të Arteve, Tiranë me koreografi të Kozeta Bakiut. Por nuk kanë munguar edhe interpretimi i grupit të të rinjve nga Fierit titulluar “Lulëkuqet e dancit”. Të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët kanë shijuar interpretimin por edhe janë bërë pjesë, duke kërcyer, duke shijur një mbrëmje për të gjithë me tango, jazz dhe muzikë folk.

Superman dhe Batman do të shfaqen për herë të parë në të njëjtin film. Lajmin e ka dhënë Zack Snyder, regjisori i filmit më të ri të Superman, ‘Man Of Steel’. Snyder zbuloi se ka nisur puna për skenarin e projektit që do të shohë së bashku dy nga superheronjtë më të pëlqyer të novelave grafike. Xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe filmi pritet të shfaqet për herë të parë në verën e vitit 2015. Superman-i do të interpretohet nga Henry Cavill, aktori i cili e ka interpretuar këtë superhero edhe në filmin ‘Man Of Steel’ që ka dalë këtë vit. Nuk dihet ende kush do të luajë rolin e Batman, i cili në trilogjinë e Christopher Nolan është interpretuar nga Christian Bale. Filmat e fundit të Superman dhe Batman kanë grumbulluar së bashku në box-office më shumë se 1 miliardë dollarë.

Shtyhet hapja e pavjonit të etnografisë

Objektet e trashëgimisë kulturore në restaurim të plotë Edhe pse ishte lajmëruar se në Gusht do të hapej Pavioni i Etnografisë, kjo është e pamundur pasi shumë prej eksponentëve janë në restaurim. Restauratorët thonë se ndërhyrjet në vlerat e trashëgimisë kulturore kërkojnë edhe më shumë kohë. Objektet muzeale kanë ciklin jetësor të tyre dhe sipas resturatorit Ferderik Stamati “ndërhyrjet në këto relike janë kirurgji më vete”. Pas një punë disa mujore për t’i rikthyer shkëlqimin objekteve muzeale 200 vjeçare, ekipi i restauratorëve tashmë është spostuar në pavionin e etnografisë, ku edhe objekte prej druri do të strehohen. Sipas specialistit Ferderik Stamati, trapazani i familjes Kazazi të Shkodrës qëndron më së mirë në ballinë e tashmë janë duke u kryer ndërhyrjet e fundit. Jo të gjitha objektet kanë fatin të qëndrojnë në vendin ku duhet, ky tavan 2 shekullor më i vjetri në historinë etnografike shqiptare, që i përket familjes Ruli nga Berati për shkak të amortizimit thjesht do të ekspozohet dhe jo të kryejë funksionin e tij parësor bën me dije Stamati. Për pavionin e etnografisë ishte thënë se në fund të verës do të jetë gati, por një gjë e tillë duket e largët. Por padyshim që objektet që do të ekspozohen janë përfaqësuese “të denja” të trashëgimisë sonë kulturore. Pjesa më e madhe janë resturuar, por ka ende të tjera që presin kurimin.


22

« speciale

Profil

E martë 23 korrik 2013 •

Zbulohen 2 piramida të kristalta në Trekëndëshin e Bermundës S

humë vjet me radhë zhdukja e objekteve në Trekëndëshin e Bermudës është konsideruar një mister. Disa struktura piramidale gjenden në fund të oqeanit në vendin e quajtur “Trekëndëshi i Bermudës”. Këto piramida janë të lëmuara e me strukturë kristali dhe gjenden në qendër të Trekëndëshit të Bermudës. Piramidat në fjalë konsiderohen edhe arsyeja që shumë mjete lundruese dhe fluturuese të zhduken pa lënë gjurmë në këtë zonë. Për këto struktura në fund të oqeanit ka folur fillimisht Rajmond Braun. Ka shumë spekulime lidhur me këtë fakt dhe deri tani konsiderohet si gjë reale vetëm nga SHBA-të dhe Franca. Filip Kallahan, që ka studiuar piramidat e Egjiptit, thotë se konet e piramidës dhe vetë sipërfaqja e piramidës krijon një rrotullim në qendër. Kjo bën që në sipërfaqe të krijohet një vorbull thithëse. Me përdorimin e hidrolokatorëve oqeanografi dr. Mejer Verlag ka zbuluar dy piramida gjigante prej qelqi në një thellësi prej dy mijë metrash në zonën e quajtur “Trekëndëshi i Bermundës”. Përdorimi i pajisjeve të posaçme i kanë lejuar shkencëtarët për të përcaktuar se dy piramidat gjigante përbëhen nga një substancë kristali dhe janë rreth 3 herë më të madha se piramida e Keopsit në Egjipt. Dr. Verlag beson se hetimi i mëtejshëm në sekretet që mbajnë qendrat e piramidave mund të zbulojë më shumë informacion në lidhje me zhdukjet misterioze që lidhen me Trekëndëshin e Bermudës. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Bahamas shkencëtari paraqiti një informacion të saktë me koordinatat e piramidave dhe vuri në dukje se teknologjia e përdorur është e panjohur për shkencën moderne. Një studim më i detajuar mund të sjellë rezultate që janë të vështira për t’u imagjinuar. Ndoshta diçka e një rëndësie tronditëse. Ndërtuar mbi tokën e humbur gjatë ndryshimit të poleve? Ka disa studiues perëndimorë që argumentojnë se piramida e gjetur në shtratin e detit mund të ketë qenë ndërtuar fillimisht në tokë. Por pas një tërmeti shkatërrues ndryshoi tërësisht peizazhi duke u zhytur nën det. Shkencëtarë të tjerë argumentojnë se disa qindra vjet më parë ujërat e zonës ku është Trekëndëshi i Bermudës mund të ketë qenë si një gurthemeli për aktivitetin e popullit të Atlantidës dhe piramidat e vendosur në det

mund të kenë shërbyer si një depo furnizimi për ta. Si pasojë e ndryshimeve në tokë zona është zhvendosur më pas nën oqean. Megjithatë, studime më të detajuara, me kalimin e kohës do të japin rezultate që janë të vështira të imagjinohen. Shkencëtarët kanë përpunuar të gjitha të dhënat dhe kanë arritur në përfundimin se sipërfaqja e piramidës që duket prej xhami apo prej akulli është në mënyrë perfektë e qetë apo e lëmuar. Madje, nuk janë të mbuluara as nga alga apo myshqet. Madhësia e piramidave është gati tri herë më e madhe se piramida e Keopsit. Ky lajm i bujshëm u diskutua në një konferencë në Florida. Diskutime të mëparshme Një strukturë gjigante është identifikuar fillimisht nga një mjek në vitet 1960, i cili ka punuar si i pavarur dhe më pas është verifikuar nga ekipet e zhytjes nga Franca dhe SHBA-të. Sipas historisë, piramida u zbulua rastësisht gjatë vitit 1968 nga një mjek patolog, Raj Braun. Braun ishte në Karaibe për pushime dhe aplikonte zhytje me miqtë e tij në një rajon të njohur si “Gjuha e Oqeanit”. Zona ka fituar këtë emër për shkak se një pjesë e ishullit shtrihet në formë gjuhe drejt thellësisë. Por në një çast mjeku është ndarë nën ujë nga miqtë e tij. Në kërkim të gjetjes së tyre ai ka hasur në një strukturë masive në rritje nga thellësia e oqeanit: një objekt i errët, që pasqyrohej si efekt i përplasjes së rrezeve

të diellit. Në atë kohë mjeku deklaroi se objekti dukej se kishte formën e një piramide. Mjeku nuk ka shpenzuar shumë kohë për të parë piramidën, por ka gjetur një sferë kristali të çuditshme. Ai e ka sjellë në tokë sferën e kristalit, ku pasi është parë prej ekspertëve është vënë re dhe përbërja e çuditshme e saj. Megjithatë, pavarësisht lajmit të bujshëm, studiuesit kishin tendencën që të injoronin atë. Piramidat mund të konfirmojnë pretendimet e disa inxhinierëve, sipas të cilëve piramidat ishin krijuar fillimisht si burime të energjisë masive. Kjo duke mbështetur pohimin e qytet-shtetit të lashtë të Atlantisit. Madje kjo teori siguron përgjigje për ngjarjet misterioze që janë regjistruar që nga shekulli i 19-të në rajonin e quajtur “Trekëndëshi i Bermudës”. Piramida të kristalta Disa teori mbi Atlantidën propozojnë se piramidat e qytetit janë bërë nga kristali, ose se në majë të tyre kishin një substancë të kristaltë. Një teori e tillë është mbështetur nga shkencëtarët, duke e parë atë si një depozitim të energjisë. Ndaj dhe vendosja e një materiali të posaçëm në majën e piramidës, sipas tyre, mbështet idenë e një qytet-shteti që kishte furnizim të plotë me energji. Madje, përthithja e energjisë prej kristaleve është përdorur fillimisht në shpërndarjen e zërit prej radiove, madje dhe në aplikime të tjera të mbledhjes dhe përforcimit të energjisë së aplikuar.


SPORT • E martë 23 korrik 2013

Milani kthehet tek Nani

Tohir gati të rikthej Leonardon

Milani është rikthyer tek një pistë e vjetër. Bëhet fjalë për Luis Nanin, i cili aktivizohet në radhët e Mançester Junajtid. Ndërkohë që kundërshtarët janë duke u forcuar, Galiani nuk ka ndërmend të qëndrojnë duarkryq. Juventusi është forcuar me Tevez dhe Lorenten, ndërsa Napoli është vetëm një hap larg Higuainit. Në ditët e fundit Galiani ka pasur kontakte me Nanin, i cili në Itali mund të bënte vërtet diferencën, pasi ai është një lojtarë shumë i shpejt nga krahët. Prej kohësh portugezi është duke e shqyrtuar mundësin e largimit nga “Old Traffourd”, por për të nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete tek Mançesteri. Edhe klubi është gati ta largoj, por në shkëmbim kërkon minimalisht 10 milionë euro. Një shifër kjo jo shumë e lart, të cilën Milani nëse do të bënte një sforco mund ta paguaj pa problem. Tani, Milani është rikthyer në garë për shërbimet e portugezit, por duket se së pari duhet shitur e pastaj të mendohet blerja e tij. Galiani është duke nxituar për këtë transferimin, sepse ai është në dijeni të faktit se për Nanin po tregojnë interes disa skuadra. Në gjurmët e tij është edhe skuadra e Romës, pas ultimatumit të trajnerit Garsia, i cili i ka kërkuar drejtuesve një sulmues krahu. Por, nuk duhet harruar as skuadra e Monakos, Zenit dhe Anzhit, tre skuadra të pasura që mund të shpenzojnë 10 milionë euro pa asnjë problem.

Pas dy muajve negociatash mes presidentit Masimo Morati dhe manjatit indonezian Tohir, duket se ka ardhur momenti i final, ku mendohet që 75% e aksioneve t’i kalojnë miliarderit indonezian. Mbetet të shihet transferimi i këtyre aksioneve nga Azia në klubin italian, që sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë për ekipin e Interit. Në mes është edhe Leonardo, personi që të dy bosët e Interit duket se kanë besim. Morati e njeh mirë pasi e ka pasur trajner tek Interi, ndërsa besim ka edhe Tohir, që pritet të takohet sa më shpejt me ish-drejtorin sportin të Paris SG. Leonardo dha dorëheqjen nga Paris SG, pasi u skualifikua për 14 muaj nga Federata Franceze. Duke qenë i lirë, Leonardo shihet si administratori më i mirë i mundshëm për Interin. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Moratit dhe Tohir do të hapte terrenin për kthimin e Interit në nivele të larta, për një cikël të ri, një aleancë që mund të ringjallin Interin nëpërmjet investimeve. Leonardo duket gati të nis këtë aventurë të re, pasi tek Interi ai do të ketë të njëjtin rol që ka Adriano Galiani tek skuadra e Milanit. E than ndryshe Leonado pritet të bëhet “Galiani i Interit”. Ndërkohë zikaltrit vazhdojnë të peshkojnë në merkato. Emri më i fundit është Aleksandër Dragoviç. Por Interi nuk ka hequr dorë as për Islën. Nëse marrëveshja Tohir-Morati mbaron shpejt, nuk do të ishte çudi një superblerje nga zikaltrit.

Gerardo Martino favorit për pankinën e Barcelonës Mediat spanjolle shprehin bindje se do të jetë Gerardo Martino trajneri i ri i Barçës, por dorëheqja e Gus Hiding nga skuadra e Anzhit, mund të ndryshoj vendimin e drejtuesve katalanas

T

rajneri i ri i Barcelonës me shumë mundësi do të jetë Gerardo Martino. Sipas mediave spanjollë argjentinasi ka mposhtur konkurrencën e Luis Henrikes dhe Andre Vilash Boash, që nuk do të shkëputen nga Totenhemi dhe Selta Vigo. Trajneri i cili udhëhoqi Neëell’s Old Boys deri në gjysmëfinale të Kupës së Libertadores pritet të mbërrijë në Barcelonë gjatë orëve të ardhshme, pasi klubi katalanas kërkon të mos humbasë kohë për zyrtarizimin e pasuesit të Vilanovës. Martino vlerësohet shumë edhe nga Lionel Mesi, madje mediat spanjolle kanë zbuluar ka qenë ylli argjentinas ai që e ka sugjeruar 51-vjecarin tek drejtuesit katalanas. Vetë Martino, i pyetur për interesimin e Barcelonës, u shpreh se identifikohet me filozofinë e klubit katalanas. E ndërsa firma me argjentinasin konsiderohet çështje orësh, rezultatet e një sondazhi të gazetës “El Mundo Deportivos” tregojnë që i preferuari i tifozërisë është Jup Hejnkes, ndonëse 69-vjecari ka përjashtuar çdo mundësi për të marrë drejtimin e Barcelonës. Gus Hidink i ofrohet spanjollëve Barcelona, pas largimit të Tito Vilanovës nga drejtimi i skuadrës, për arsye shëndetësore, është në kërkim të një trajneri i ri. Sigurisht një klub si Barcelona kërkon edhe një trajner të një niveli shumë të

23

Real Madrid vazhdon të instojë për Andrea Pirlon Skuadra e Realit të Madridit vazhdon të insistojë për lojtarin e Juventusit, Andrea Pirlo. Sipas mediave italiane, Karlo Ançeloti dëshiron të ketë shërbimet e mesfushorit të Juventusit dhe do të përpiqet që të sigurojë nënshkrimin e tij në përfundim të kësaj merkatoje. 34-vjeçari ka kaluar formë të shkëlqyer që kur veshi fanellën bardhezi duke qenë njeriu kryesor i Juventusit në fitimin e dy titujve radhazi në Serie A.

Mojes: Insistojmë për Fabregas Trajneri i Man. Junajtid, Devid Mojes, është shprehur se skuadra e tij i ka bërë një ofertë të dytë Cesk Fabregasit, pas refuzimit të ofertës së parë. Megjithatë, Mojes ka theksuar se nuk është ai vet që po merret me merkaton e Junajtid. “Siç jam i njoftuar unë, Ed Voodvard është përgjigjur [ndaj refuzimit të ofertës së parë]. Ne kemi bërë një ofertë të dytë, por Ed është duke u marrë me atë dhe jo unë. Ed punon fuqishëm për të kompletuar marrëveshjet. Kur ju jeni të interesuar në lojtarë të mirë, ju dëshironi të jepni çdo gjë për ta realizuar atë dhe unë do ta bëj këtë”, ka thënë Mojes.

Suarez rikthehet në stërvitje me Liverpulin Fati i Luis Suarez është ende i paqartë. Luis Suarez është rikthyer të mërkurën në stërvitje me skuadrën e Liverpulit e cila ka nisur turneun parapërgatitor të cilin po e zhvillon në Lindjen e Largme. Në aeroportin e Melbournit sulmuesi urugaian i The Reds refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij pas mbërritjes në Australi. Suarez pritet që në ditët në vijim të takohet me drejtuesit e klubit dhe po ashtu do të zhvillojë bisedime edhe me menaxherin Brendan Rodgers. Shpresat e Rozhers për një qëndrim të mundshëm të Suarez janë zbehur, kur ai kategorikisht refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e tij pas zbritjes në Melbourn.

Çelsi vazhdon të shpresojë për Runej Skuadra e Çelsit vazhdon të shpresojë se Uejn Runej do të jetë një lojtar i bluve të Londrës sezonin e ardhshëm. Sipas britanikes “Mirror”, klubi londinez është i bindur se sulmuesi anglez do të veshë fanellën “Blues” për shumën e 35 milionë eurove dhe kjo do të ndodhë para datës 26 gusht. Pra, transferimi pritet të bëhet ditët e fundit të merkatos megjithëse një kalim i Cesc Fabregas nga Barcelona te Junajtid mund të sjellë zhvillime të reja.

35 milionë euro plus Etonë për El Sharauin

Pyjol: Do luftojmë edhe për Titon Dorëheqja e Tito Vilanovës nga detyra e trajnerit të Barcelonës, padyshim ka prekur të gjithë, sidomos për shkak se kjo dorëheqje ka ardhur për shkak të sëmundjes së tij. Ndërkaq, një nga lojtarët ikonë të Barcelonës, Karlos Pyjol u shpreh se skuadra e tij do të japë maksimumin për të shpërblyer punën e bërë nga Vilanova. “Dorëheqja e Titos ishte një lajm i trishtë për ne, sepse nuk u largua thjesht një trajner apo një shok, por bëhet fjalë për një sëmundje, për shëndetin e tij, që sigurisht është më I rëndësishëm se gjithcka tjetër. Na ka mbetur në mendje ajo çfarë na tha kur u largua. Ai na kujtoi se mënyra më e mirë për ta ndihmuar në këtë moment të vështirë është të luftojmë dhe të japim gjithçka për këtë klub. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, u shpreh Pyjol.

lartë. Ndërkaq, së fundmi përflitet se trajneri i ardhshëm i katalanasve mund të jetë Gus Hidink. Guus Hiddink nuk është më trajner i skuadrës ruse të Anzh. Sipas mediave largimi i tij nga kjo skuadër shton mundësitë për kalimin e tij tek kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

stoli i skuadrës së Barcelonës. “Gjithmonë kam deklaruar se do të lë Anzhin, në momentin që klubi do të ishte në gjendje të ecë pa ndihmën time. Ky moment ka ardhur”, ka deklaruar Hidink. Hidink njihet si trajner që nuk dëshiron qëndrim afat-

gjatë te ndonjë skuadër, kështu që emërimi i tij te Barcelona duket shumë i mundshëm. Megjithatë, në ditët në vijim do të ketë edhe një konkretizim të gjithçkaje, pasi Barcelonës i duhet patjetër një trajner në këto momente.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Stefan El Sharaui po frikëson sërish tifozët e Milanit. Ndonëse sulmuesi italo-egjiptian ishte konfirmuar nga numri dy i Milanit, Adriano Galiani, tek skuadra e Milanit ka ardhur një ofertë e re në adresë të tij. Kjo ofertë e re vjen nga skuadra ruse e Anzhit për Milanin, e cila është e gatshme të ofrojë Samuel Eto dhe 35 milionë euro për transferimin e talentit të ri të kuqezinjve El Sharaui. Sipas mediave, kjo ofertë po i tundon drejtuesit e Milanit, sepse përveç se do të kenë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për të forcuar skuadrën, Alegri do të ketë edhe një sulmues më shumë në skuadër. Eto ka shkruar historinë në Milano me skuadrën e Interit, dhe i ka të gjitha mundësit që të njëjtën gjë të bëjë edhe me Milanin. Ndonëse ai nuk është më në lartasin e duhur për të luajtur si një sulmues krahu, Eto mund të luaj fare thjeshtë si sulmues qendre. Duke u referuar mediave italiane, Anzhi e ka bërë lëvizjen e parë, ndërkohë është radha e Milanit për të marr një vendim. Galiani është në fazë reflektimi, sepse kjo ofertë është e majme. Ndërkohë në të njëjtën kohë skuadra ruse është gati të bëjë të lumtur edhe El Sharauin, duke i ofruar një kontratë të majme, 7 milionë euro në vit.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 23 korrik 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.