Metropol 14 shtator 2013

Page 1

»8

65 vjet nga çlirimi i Beratit

Naço: Qyteti i brishtë me histori që nderon të rënët në luftë E shtunë

14 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3080 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Studimi

Rama në Kosovë, e nis me Shqipja, çelësi Qosen, e mbyll me Konicën Kryeministrat angazhohen për një program të përbashkët. Përplasje me LDK për rolin e Ibrahim Rugovës »2-3

»20-21

i disa dialekteve të lashta në Europë

Programi i PS Deputetët e PD kërkojnë të gjithë fjalën. Pikat ku do të kritikohet programi i PS

“Tirana e Re” pa ujë

Lulëzon biznesi i shitjes së ujit të pusit me autobote Një mijë litra kushtojnë 10 mijë lekë. Banorët prej më shumë se një muaji pa asnjë zgjidhje. Shpresa vetëm nga nisja e reshjeve

»6

Kontrolli i Shtetit

Në një vit 100 milionë euro vjedhje, kryeson Albpetroli Zbulimet për shkelje në administratën shtetërore dhe në pushtetin vendor. Në sitë dhe »5 kompanitë me aksioner qeverinë

Opinion Nga Reshat Kripa

Ëndrrat e parealizuara

»11

Nga Qazim Shehu

Ndaj krimit nuk duhet ndenjur »10 duarlidhur

Meta 24 orë pa pushim në drejtim të parlamentit »4

Përplasja PDIU-PBDNJ

»4

Idrizi: E kemi duruar shumë Vangjel Dulen e PBDNJ-së

Lufta e Dytë Botërore

Si u bashkuan ushtarët gjermanë me partizanët Dokumentet për robërit e kapur gjatë viteve të luftës. Strategjitë që ndiqeshin gjatë përplasjeve në terren »18-19

Dyshimet e Dajtit

Policët kanë folur për të më sulmuar, faktet tek tabulatet Argumentet që shtrohen në gjyqin e të akuzuarit për vrasjen e katër policëve. Lidhja mes krerëve dhe aksionit »7

Konkurrenca e paligjshme

Bashkitë sherr mes tyre për dhënien e licensave të transportit ndërurban

»9


02

« POLITIKË

E shtunë 14 shtator 2013 •

VIZITA E PARË SI KRYEMINISTËR NË KOSOVË, AXHENDË E NGJESHUR

Rama në Kuvend, nis me Qosen e përfundon me Konicën

Vizita Përmbledhtazi në këtë vizitë Rama shpalosi programin e tij qeverisës në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku në thelb synohet unifikimi i programeve të kulturës, shkollës, shkencës dhe sporteve. Njëkohësisht në takimet e tij Kryeministri i dekretuar kërkoi respektimin e drejtave të shqiptarëve në Preshevë, nuk kurseu kritikat ndaj Maqedonisë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptareve. Njëkohësisht përmendi edhe zgjidhjen e çështjes çame sipas konventave ndërkombëtare. Në vizitën e tij të parë si kryeministër në axhendën e Ramës ishte parashikuar një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Para ligjvënësve kosovarë Kryeministri i ri i Shqipërisë zgjodhi që vizionin e tij në këtë post ta parashtrojë përmes një fjalimi të përshkruar me nota patriotike. E për këtë preferenca konsistoi në nisjen e ligjëratës me një citim të Rexhep Qoses dhe ta mbyllë atë me një tjetër citim, por kësaj radhë të Faik Konicës, pa harruar që ndër të fjalimit të gjatë të përfshinte po këtë natyrë. Deklarata Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, dha një mesazh të qartë në Kuvendin e Kosovës të asaj se çfarë ka projektuar qeveria e tij në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Vij këtu edhe me respektin për çfarë keni ditur dhe arritur të bëni për Kosovën vetëm në 5 vjet shtet dhe pavarësi në vendimmarrje, por

“S’do të isha i drejtë po të mos e përmendja këtu fillimisht punën e mirë të paraardhësit tim, ish-kryeministrit Berisha, si pjesë e lobit të qeverive mbështetëse të projektit TAP. Ndërkohë dua t’ju siguroj se ne do të shkojmë edhe më tutje, duke bërë çdo përpjekje që kjo linjë strategjike gazi, që do të kalojë edhe nëpër Shqipëri, për t’u ngjitur lart në Mal të Zi, Kroaci e më tej, të ketë patjetër edhe një degëzim në Kosovë.”

TAKIMI RAMA–THAÇI “Le të mos humbasim më kohë për të projektuar sistemin e unifikuar të arsimimit sipas standardeve më të larta të arsimimit bashkëkohor dhe në funksion të zhvillimit të së ardhmes së përbashkët. Të gjejmë rrugën e duhur për një strategji mbarëkombëtare për bujqësinë, ku shfrytëzimi i potencialeve do të sillte shpërndarje rajonale të zgjuar të prodhimit, zgjerim të rrugëve të prodhimit dhe rritje të të ardhurave.”

“Zgjidhja e çështjes çame do të ketë në themel traktatin e bashkëpunimit me Greqinë. Presheva bashkon kufirin e tri shteteve. Këtë fakt nuk duhet të anashkalojmë, por ta kthejmë Preshevën në shembullin e pakicave. Pse të mos bëhen të drejtat e pacenuara në Preshevë dhe Veriun e Kosovës lajtmotivi i parë i marrëveshjes Kosovë-Serbi? E rinënvizoj gatishmërinë e Shqipërisë për të çuar para këtë epokë bashkë me serbët dhe të tjerët.”

PROJEKTET

E

di Rama vizitoi për herë të parë dje Kosovën si kryeministër. Edhe pse jo i votëbesuar në Kuvendin e Shqipërisë, Rama u prit në Prishtinë me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, për të vazhduar më pas me një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe me një tjetër takim, e kësaj radhe me Presidenten Jahjaga. Pavarësisht pakënaqësive që u krijuan ndër radhët parlamentare të Kosovës, të cilat Rama u përpoq t’i rregullojë, duke përfshirë në axhendë dhe homazhet pranë varrit të Ibrahim Rugovës, Kryeministri i dekretuar i Shqipërisë vizionin e tij në krye të vendit nuk neglizhoi ta parashtrojë në fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës si dhe në takimet me zyrtarët e lartë kosovarë. Për Ramën Shqipëria e Kosova duhet të kenë një qeverisje si një vend i vetëm, e kjo në funksion të mirëqenies ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Në vlerësimin e tij, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve nuk duhet të jenë më shtet amë dhe shtet bijë, por një strategji mes të barabartësh.

PAKICAT

Oli Xhilaga

VLERËSIMI

“Që e ardhmja të jetë e sigurt, duhet që vijën e padukshme të mos e shohim”

VIZITA NË PRISHTINË

INCIDENTI LDK

Në fokus aksioni i përbashkët në ekonomi dhe energjitikë

Rama pritet me ceremoni të posaçme shtetërore

Shkak, Rama përmendi Qosen, harroi Rugovën

Takimi i parë i Kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovës ishte me homologun e tij. Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy kryeministrat vlerësuan faktin se në fokus të bisedës ishte pikërisht diskutimi për një aksion të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe të energjisë si dhe zgjidhje të çdo problemi të lindur mes dy vendeve. “Kam besim të plotë se Kryeministri Rama, Ministria e Jashtme, kabineti qeveritar i Shqipërisë do të luajnë rolin e rëndësishëm në njohjet e reja për Kosovën. Tanimë ka 101 njohje. Ne diskutuam rëndësinë që dhe shteti i Kosovës të futet në rrjetin e gazsjellësit transadriatik TAP dhe mora zotimin nga Kryeministri Rama se do të angazhohet personalisht me ministrat përkatës që Kosova të jetë pjesë e këtij projekti. Ndërkohë është shumë me rëndësi dhe diskutuam e ramë dakord që të punësohet në mënyrë aktive edhe për mbylljen e procesit të interkonjeksionit 400 kilovatësh energjetik mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kam besim të plotë se bashkëpunimi do të jetë i shkëlqyer”, - theksoi Thaçi. Nga ana e tij Rama vlerësoi edhe një herë rënien dakod për mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive, ku e para do të jetë në nëntor.

Vizita e parë si kryeministër e Edi Ramës në Kosovë nisi me një ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbej” të Prishtinës. Kjo ishte parashikuar si e tillë, për shkak se ishte menduar se votëbesimi në Kuvend do të ishte mbyllur deri të premten. Bashkë me homologun e tij Hashim Thaçi parakaluan përpara trupës së nderit. Më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, ashtu siç bënë edhe shumë prej ministrave të dy qeverive. Në këtë vizitë Rama ishte i shoqëruar nga një grup ministrash të kabinetit të tij, që pret të marrë edhe votëbesimin në Kuvend. Rama e ka vizituar Kosovën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas edhe si kryetar i Partisë Socialiste. Kjo vizitë ishte edhe simbolike për prioritetet e qeverisë së re shqiptare, por edhe një vizitë pune, për shkak se mes Kosovës dhe Shqipërisë janë një sërë çështjesh që kërkojnë zgjidhje apo që duhet të çohen më tej. E këtë Rama ua premtoi si drejtuesve të lartë të Prishtinës në takimet kokë më kokë, ashtu dhe parlamentarëve në fjalimin e hapur në Kuvend. Madje, premtimi ishte zgjedhur i veçantë, duke cituar Faik Konicën. “Mbetem juaji me besë”, - e mbylli fjalimin e tij në Kuvend Rama.

“Do të udhëtojmë bashkë të gjithë, ose nuk udhëtojmë”, - kështu e nisi fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës Kryeministri Rama, dhe ky ishte citimi i Rexhep Qoses përpara nisjes për në Rambuje, ku kërkoi që pjesë e delegacionit të ishte edhe UÇK-ja. Por përmendja e Qoses dhe asnjëherë e emrit të Rugovës krijoi një incident jo të pëlqyeshëm në sallë kur një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë braktisur sallën e Kuvendit ndërsa Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, po mbante fjalimin e tij. Rexhep Qosja konsiderohet nga LDK-ja si i majtë dhe për deputetin Arben Gashi citimi i Qoses prej Ramës është normal, pasi ai vazhdon të ndjekë një politikë majtiste komuniste. Sipas tij, fjalimi i Ramës nuk ishte në nivelin e duhur, ishte jounifikues dhe një fjalim i urrejtjes. Gashi ka shtuar se të majtët në Shqipëri dhe Kosovë vazhdojnë të kenë urrejtje të pashërueshme për Ibrahim Rugovën. Gjithashtu dhe për kreun e grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, mospërmendja në asnjë rast e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe rolit të tij në krijimin e shtetit të Kosovës ishte një tjetër shkak pse lanë vendet e parlamentit.

edhe me disponimin më të plotë për të mësuar prej jush tanimë që e keqja e ndarjes nuk është më në mes të dy rrugëve tona, por rruga jonë është e bashkuar drejt familjes europiane. Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës së dashurisë së shtetit amë ndaj shteti bijë, por për fillimin e një aleance

strategjike, themelore e kryesore mes të barabartësh të Shqipërisë me Kosovën, për t’i kthyer mundësitë e jashtëzakonshme të kohës së re në sukses dhe zhvillim për qenien tonë të pandarë, në rrugën e bashkuar të Europës. Me sytë e së sotmes, kufirin mes dy shteteve tona nuk e shoh si

sfidën për t’u kapërcyer, por si pjesë të një tërësie referencash botërore dhe historike me një hapësirë lirie dhe demokracie të qëndrueshme, dhe kjo hapësirë assesi nuk mund të jetohet e ndarë për shkak të një vije të padukshme. Kufiri është e djeshmja, e ardhmja s’ka kufi. Që e djeshmja të mos

na kushtëzojë të ardhmen, ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme: të mos e shohim. Le të projektojmë bashkërisht të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës përmes projektesh që nuk ndalen as te kufiri mes tyre, por as te kufijtë me fqinjët gjithashtu”, vuri në dukje Rama.


POLITIKË • E shtunë 14 shtator 2013

»

03

BOGDANI: TË KËRKOJË TË FALUR PËR BREGOVIÇIN

PD akuza vizitës së Ramës në Kosovë. “Iku si Sudja” Ervin Koçi

V

izita e Kryeministrit Edi Rama në Kosovë nuk kaloi pa reagimet e demokratëve, të cilët e cilësuan këtë vizitë të Ramës si jo të ligjshme. Krahas kësaj një ndër akuzat e lëshuara nga PD-ja ishte dhe deklarata e deputetit Gerti Bogdani, i cili nëpërmjet një konference për shtyp theksoi se Rama duhet t’u kishte kërkuar të falur kosovarëve, pasi gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës solli në kryeqytet këngëtarin serb Goran Bregoviç. Bogdani e shoqëroi deklaratën e tij se një akuzë tjetër ndaj Ramës duke pohuar se këngëtari serb ka kënduar këngë antishqiptare. “Partia Demokratike i kujton Kryeministrit të dekretuar Edi Rama se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar. Nga mosnjohja, nga padija apo nga bindjet e tij të mëparshme, z. Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën deri në momentin që vetë Rama të distancohet”, - përfundon deklarata e Bogdanit Krahas reagimeve të Bogdanit edhe një tjetër figurë e lartë e kësaj partie, Gent Strazimiri, sekretari i grupit parlamentar të demokratëve, reagoi ndaj vizitës së Kryeministrit Rama në Kosovë, duke pohuar se kjo vizitë nuk ishte e ligjshme, pasi ai nuk është votëbesuar ende në Kuvendin e Shqipërisë. “Sot në Kosovë na ka përfunduar Sudja. Ka zgjedhur ta fillonte pikërisht në Kosovë, i pavotëbesuar nga parlamenti e ku së bashku me ekipin i ngjajnë një kioske pa leje në pritje të letrave të legalizimit. Ndosha prandaj për herë të parë Kosova pret “kryeministrin” e Shqipërisë me një sallë parlamenti të boshatisur. Një gjë është e qartë: që sot këtë “rekord popullariteti” do ta mbajë në jetë të jetëve se s’ka burrë t’ia thyej”, - theksoi Strazimiri në statusin e tij të postuar në rrjetin social “Facebook”.

“Sot në Kosovë na ka përfunduar Sudja. Ka zgjedhur ta fillonte pikërisht në Kosovë, i pavotëbesuar nga parlamenti e ku së bashku me ekipin i ngjajnë një kioske pa leje në pritje të letrave të legalizimit. Ndosha prandaj për herë të parë Kosova pret “kryeministrin” e Shqipërisë me një sallë parlamenti të boshatisur. Një gjë është e qartë: që sot këtë “rekord popullariteti” do ta mbajë në jetë të jetëve se s’ka burrë t’ia thyej”

REAGIMET

BYLYKBASHI: RAMA NIS PUNËN ME KËMBËN E MAJTË

LDK bojkoton fjalimin e Ramës pse nuk përmendi Rugovën

PD: Zyra e konsulencës, po shkelet ligji i prokurimeve Opozita shqiptare akuzon Kryeministrin Rama se po shkel ligjin e prokurimit publik me kontraktimin e kompanisë që do të bëjë auditimin e fondeve shqiptare. Nëpërmjet një deklarate për mediet deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se Kryeministri i ri e ka nisur punën me këmbën e majtë, duke vijuar akuzës se kryemin-

istri u paguan me miliona euro zyrave konsulente, dhe këtë sipas tij e bën me prokurim të drejtpërdrejtë, klientelist. “Z. Rama u tha shqiptarëve publikisht se ka gjetur që tani kompaninë. Kjo është kompania ‘Crown Agents’. Madje, kjo kompani e deklaron që tani në faqen e saj të internetit se ka zyrë në Shqipëri. Por më e keqja

është se këtë shpenzim klientelist z. Rama do ta bëjë me prokurim të drejtpërdrejt, jo me tender të hapur ndërkombëtar. Kjo është shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve”, - tha Bylykbashi.

REAGIMI I BERISHËS NË “FACEBOOK”

“Rama vizitë përçarëse, injoroi rolin e presidentit Rugova” Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si një vizitë përçarëse vizitën e Kryeministrit Rama në Kosovë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” Berisha akuzon Ramën për injorimin e rolit të ish-presidentit Rugova gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës. “Në një akt përçarës të paimagjinueshëm z. Rama injoroi tërësisht në fjalën e tij

Reagimet Reagimet e demokratëve erdhën në një kohë kur Rama sapo kishte përfunduar fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës. Ashtu si pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë, edhe Kryeministri Rama e nisi punën e tij me një vizitë zyrtare në Ko-

në parlamentin e Kosovës rolin e presidentit Rugova, arkitektit të Kosovës së pavarur. Me këtë qëndrim të pashembullt z. Rama i detyroi deputetët e LDKsë të braktisin sallën e parlamentit gjatë fjalës së tij dhe lëndoi thellë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por dhe mbarë kombin shqiptar.” Ish-kryeministri thekson se Rama nuk është ende zyr-

sovë, e cila pritet që të pasohet nga një takim tjetër i kabinetit qeveritar të Shqipërisë me atë të Kosovës në muajin nëntor në Prizren. Gjithsesi, edhe ky takim pritet që të shoqërohet nga reagime të tjera nga ana e demokratëve, të cilët tanimë kanë filluar aksionin e tyre

tarisht kryeministër dhe për këtë nuk mund të bëjë vizita zyrtare. “Një kryeministër i padekretuar nuk mund të bëjë vizita zyrtare, por duket ky rregull nuk ka vlerë në rastin e dy kryeministrave të kombit tonë”, - theksoi ai.

opozitar. Veç Strazimirit dhe Bogdanit edhe figura të tjera të Partisë Demokratike lëshuan akuzat e tyre ndaj vizitës së Ramës në Kosovës, gjë që nxeh edhe më shumë motorët e debatit opozitar, që do të vijojë sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bojkotuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë fjalimit që mbajti në Kuvend citoi Rexhep Qosen. Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se fillimisht ka qenë në seancë për të dëgjuar fjalimin e Ramës, por më vonë ka dalë nga salla me arsyetimin se fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë ishin përçarëse. “Z. Rama nuk ka qenë në nivelin e duhur për të mbajtur fjalim në Kuvend. Fjalimi i tij ishte jounifikues. Aty Rama lexoi një fjalim të urrejtjes. Ai përmend vrasje politike në një Kuvend ku ka njerëz të prekur nga vrasjet politike. Kuvendi nuk është vendi i duhur për t’i përmendur vrasjet politike. Z. Rama duket se është i painformuar për gjendjen në Kosovë, ose ata që ia kanë shkruar fjalimin kanë qenë jashtë realitetit”, - tha Gashi. Ai ka shtuar se edhe Edi Rama bashkë me të majtët në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të kenë urrejtje të pashërueshme ndaj emrit të Ibrahim Rugovës. “Nuk është në nivelin e një kryeministri, i cili mban fjalim në një vend mikpritës. Kështu nuk bëhet as bashkimi, por vetëm thellohen përçarjet”, - ka thënë ai. Sidoqoftë, Gashi ka thënë se citimi i fjalëve të Rexhep Qoses është normal për Edi Ramën, i cili vazhdon të ndjekë politikën majtiste-komuniste. “Citimet e fjalimeve të z. Qosja janë çështje e ideologjisë majtiste, komuniste dhe leniniste”, - ka thënë ai. Edhe kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e ka dënuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama. Beqiri ka pasur vërejte pse Edi Rama nuk e përmendi ish-presidentin Rugova gjatë fjalimit në Kuvend. “Kryeministri Edi Rama në asnjë moment nuk e ka përmendur historinë e krijimit të shtetit të Kosovës, përkatësisht rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe përkatësisht kohën kur ai ishte i angazhuar për krijimin e shtetit të Kosovës”, - ka thënë Beqiri. Gjatë fjalimit para deputetëve Edi Rama ka cituar Rexhep Qosen, i cili kishte thënë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë se pa luftëtarët e lirisë nuk niseshin në Francë për të bërë marrëveshje me Serbinë.


04

« POLITIKË

E shtunë 14 shtator 2013 •

SFIDA E PARË “FIZIKE” E METËS NË DEBATIN PARLAMENTAR

Meta 24 orë non sotp në krye të Kuvendit, s’ka nënkryetar DEBATI

Ervin Koçi

S

eanca e sotme plenare nuk është vetëm sfida e parë për Ilir Metën si Kryetar Kuvendi, por edhe sfida e parë për forcën e tij fizike, kjo pasi ai do të jetë non stop në krye të Kuvendit duke moderuar debatin e ashpër parlamentar që do të zhvillohet sot. Duke qenë se Kuvendi nuk ka votuar ende nënkryetarët e institucionit, përgjegjësia i mbetet vetëm Kryetarit për të moderuar një seancë parlamentare që pritet të zgjasë mbi 24 orë. Seanca Seanca e sotme parlamentare do të regjistrohet në arkivin e saj si një nga më të gjatat, pasi do të debatohet mbi programin e qeverisë “Rama”. Duke qenë se për opozitën kjo është një pikë e fortë për të iniciuar debatin parlamentar, ata janë regjistruar që të gjithë për të diskutuar. Por krahas opozitës edhe një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Socialiste dhe LSI-së janë regjistruar gjithashtu për të marrë pjesë në diskutime, çka do të bëjë që Meta të rrijë më shumë se 24 orë pa ndalim në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Problemi qëndron në faktin se nuk janë votuar ende nënkryetarët e Kuvendin dhe në axhendën e punimeve të Kuvendit për ditën e sotme është parashikuar që të zhvillohet vetëm debati parlamentar mbi programin politik dhe për rrjedhojë Meta nuk do të ketë asnjë nënkryetar Kuvendi për ta zëvendësuar atë në punën e tij, çka lë vetëm dy mundësi çlodhje për Metën: e para është që seanca të ndërpritet disa herë, ose për shkak të çlodhjes që do të ketë në nevojshme Kryetari i Kuvendit, ose për të ngrënë, madje edhe për nevojat e tij personale. Varianti i dytë që mund ta shpëtojë Metën nga kjo lodhje e stërmadhe është që të fusë në rendin e ditës votimin e nënkryetarëve, gjë e cila mund të hapë edhe një debat tjetër ndërmjet opozitës dhe Kryetarit të Kuvendit, duke qenë se atakimet e para ndërmjet PD-së dhe Metës kanë filluar që në ditën e parë që ai mori detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Situata Në legjislaturën e shkuar ishin tre nënkryetarë Kuvendi, ku vetëm njëri zëvendësonte Topallin në seancat plenare. Konkretisht ish-nënkryetari Ardian Turku zëvendësonte herë pas here Topallin, e cila largohej nga seanca e Kuvendit për t’u çlodhur. Por në rastin e Metës është një situatë komplet ndryshme. Ndryshimi i situatës vjen për shkak se vetëm Partia Demokratike ka paraqitur zyrtarisht një kandidaturë për postin e zëvendëskryetarit

Meta duhet të menaxhojë sot të gjithë debatin për programin politik, të kujdeset për fjalimet që do të mbajnë deputetët, si dhe të mos lejojë shkeljen e Rregullores. Këto detyra duket se do të nxjerrin në pah punën e tij të parë në krye të legjislativit shqiptar. Konkretisht Meta duhet të kujdeset se mos deputetët dalin nga çështja e diskutimit, ku në këtë rast ai ka të drejtë t’u ndërpresë fjalën. Krahas kësaj Kryetari i Kuvendit duhet të mbajë një barazi kohore në kohën e diskutimit, ku pjesën më të madhe të saj pritet që ta ketë Edi Rama, duke qenë se ai e ka kohën të palimituar. Kësisoj edhe kryetari i grupit të demokratëve, Edi Paloka, do të tentojë ta marrë sa më shpesh fjalën për replikë, por kjo gjë është e ndaluar në Rregullore, çka mund të sjellë edhe më shumë nxehjen e gjakrave ndërmjet palëve.

“PD duhet të mbyll ciklet e vjetra”

Shehi: Berisha të ikë nga drejtimi i Partisë Demokratike Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, njëherësh edhe kryetari i LZHK-së, thekson se periudha e Berishës në PD ka përfunduar dhe, nëse ai do të jetë de facto kryetari i partisë, kjo forcë politike do të dëmtohet edhe më tej. Kryetari i LZHK-së, i cili iu rikthye parlamentit si pjesë e listave të PD-së, shprehet kundër ruajtës së pozitave të Berishës në drejtimin e partisë më të madhe opozitare. “Në qoftë se do të jetë, kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për Partinë Demokratike, se do t’i vërë institucionet e Partisë Demokratike në një pozicion informal. Domethënë, njerëz të tjerë do të kenë pushtetin real dhe njerëz të tjerë do ta drejtojnë. Unë gjykoj se Partia Demokratike duhet t’i mbyllë ciklet e veta dhe të shikojë përpara. Ka vënë një kryetar partie, ndërkohë që ka gjithsecili mjaftueshëm kapacitet për ta drejtuar Partinë Demokratike. Ndërkohë ka vënë një kryetar grupi parlamentar, gjykoj se i ka vënë instrumentet e veta. Kjo do të shkojë t’i pengojë, t’i ngatërrojë me kujtimet e të tjerëve, ndërkohë që i bën një dëm të madh opozitës

shqiptare. Kush sheh përpara, shkon përpara; kush kthen mbrapa kokën, shkon mbrapa”, - tha Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së. Reagimi i kryetari të LZHK-së erdhi pak ditë pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan sallën e Kuvendit gjatë fjalës së Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga ç’bënë demokratët, Shehi së bashku me Kadelin dhe Tahir Muhedinin ndenjën në sallën e Kuvendit deri në përfundimin e seancës, duke dëshmuar se largimi i Kuvendi ishte një vendim i Berishës dhe jo i grupit parlamentar të PD-së. Kjo gjë u konfirmua edhe nga ana e Kadelit, i cili një ditë më parë pohoi se nuk kishte një vendim të grupit parlamentar për të bojkotuar sallën, gjë e cila la të kuptohet se deputetët ishin larguar me vendim të Berishës.

Konflikti PDIU-PBDNJ, rritet agresiviteti

Idrizi: E kemi duruar shumë Vangjel Dulen e PBDNJ-së! FLUKS REGJISTRIMESH PËR TË FOLUR NË SEANCË

57 deputetë të opozitës së bashku me PS gati për debat Pavarësisht se deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga dorëzimi zyrtar i pyetjeve, ato priten të jenë pjesë e diskutimeve që do të mbajnë gjatë 20-minutëshit që ka në dispozicion çdo deputet. Veç kësaj pjesë e fjalës së tyre priten të jenë edhe akuzat se PS-ja nuk ka asnjë program për të qeverisur vendin. Këto detaje priten që të jenë më shumë të pranishme gjatë ditës së sotme në sallën e të Kuvendit - Edmon Spahon. Edhe nëse Meta do të pranojë një debat të ashpër ndërmjet tij dhe opozitës, Partia Socialiste, e cila ka kompetencën për të emëruar zëvendëskryetarët e Kuvendit, nuk pa paraqitur ende asnjë kandidaturë zyrtare për këtë post, çka do të sillte edhe një çorientim te PS-ja për të marrë vendet që ende nuk janë caktuar. Kësisoj e vetmja zgjidhje për Metën është që të ndërpresë vazhdimisht seancën, pasi kjo e sotmja do të zgjasë shumë me tepër se dy

Kuvendit. Kjo gjë faktohet edhe më shumë nga deklarata e bërë para dy ditësh nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili kërkoi më shumë përgjigje nga PS-ja se si do të arrijë Kryeministri Rama që të realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale si dhe faturat financiare që ato do të kenë. Këto pyetje të parashtruara nga ana e Bashës pritet që të udhëheqin të gjithë deseancat e para të Kuvendit. Koha Varianti më i mundshëm është që seanca e sotme plenare të shtyhet edhe për nesër, pasi Kryetari do ta ketë të pamundur që të modelojë një debat parlamentar kaq të ashpër. Në këtë mënyrë ai do të ketë më shumë kohë për t’u çlodhur dhe për të përballuar vazhdimin e një seance që do të zgjasë sërish shumë orë, edhe nëse shtyhet për ditën e sotme. Kjo gjë vjen pasi janë mbi 100

batin e deputetëve të Partisë Demokratike. Kjo gjë konfirmohet edhe më shumë nga numri i madh i deputetëve që janë regjistruar për të diskutuar në foltoren e Kuvendit. Sipas të dhënave, 57 deputetët e opozitës janë regjistruar për të diskutuar, ku përveç atyre është pjesa e deputetëve të PS-së, të cilët edhe ata do të kundërpërgjigjen akuzave të demokratëve. deputetë që janë regjistruar për të diskutuar në seancën e sotme dhe duke e llogaritur kohën që ka caktuar Meta shkon në më shumë se 24 orë. Konkretisht kryetari i Kuvendit ka caktuar 20 minuta për çdo folës, duke i shumëzuar me minimalisht 100 deputetë, shkon në rreth 80 orë debati parlamentar, por e vetmja gjë që do ta shpëtojë Metën është fakti se jo të gjithë deputetët shfrytëzojnë hapësirën e tyre, dhe kjo mund ta shkurtojë rreth 36 orë debatin parlamentar.

Salla e Kuvendit nuk ka një rivalitet të vetëm, atë PS-PD, por edhe fërkime ndërmjet partive të vogla politike. Konkretisht PDIU-ja, e cila drejtohet nga Shpëtim Idrizi, është një nga forcat politike që ka më shumë “luftë” me PBDNJ-në e Vangjel Dules. Kjo pasi dy forcat politike paraqesin interesa të kundërta për sa i përket qëndrimit të partive. Lidhur me rivalitetin ndërmjet tyre Idrizi pohoi dje se PDIU-ja e ka duruar shumë Vangjel Dulen, duke dëshmuar edhe një herë armiqësitë midis këtyre dy forcave politike. “Kemi refuzuar sa herë që Dule ka mbajtur qëndrime që nuk i takonin. Madje, ai nuk ka respektuar edhe ngritjen më këmbë për 1 minutë heshtje për të vrarët çamë. Mund të them se kemi qenë shumë të duruar me Dulen, kemi mbajtur qëndrim pozitiv dhe evropian. Nga mënyra si është rritur dhe nga vjen, ai nuk mund të ketë qëndrim europian duke shkuar në Athinë”, - theksoi Idrizi. Krahas armiqësisë që ekziston ndërmjet dy forcave politike, Idrizi theksoi dje se PDIUja do të mbajë një qëndrim konstruktiv në Kuvend, duke paralajmëruar kështu se në

disa vendime ai do të shprehet kundër Partisë Demokratike, të cilën e ka aleaten kryesore në Kuvend. “S’ramë dakord për të braktisur sallën e Kuvendit. Ne jemi pjesë e opozitës, por respektojmë parimet tona”, pohoi ai. Ai vijoi duke theksuar se sot do të votojë kundër qeverisë “Rama”, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi me Bashën do të jetë deri në pikat ku preken interesat e PDIU-së. “Sigurisht që ne do të votojmë kundër qeverisë, si një votë pjesë e opozitës shqiptare. Ne do të jemi kritikuesit më të rreptë të kësaj qeverie sa herë do të cenohet interesi kombëtar. Do të jemi në suport në mbështetje në ligjet e integrimit, një axhendë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, sigurisht edhe për axhendën e kombëtarisë për çështjen çame”, - tha Shpëtim Idrizi


EKONOMI • E shtunë 14 shtator 2013

»

05

KOMPANIA SHTETËRORE “ALBPETROL” KRYESON ME 9.1 MILIARDË LEKË

Dëmi ekonomik nga administrata më 2012 rreth 100 milionë euro Brikena Dervishaj

D

ëmi ekonomik në buxhetin e shtetit për vitin e kaluar, shkaktuar nga administrata publike, sipas KLSH shkoi në rreth 100 milionë euro. Sipas raportit të KLSH, në krye të listës së institucioneve abuzuese është kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” sh.a. me 9.1 miliardë lekë. Ndërsa kompania energjetike KESH raportohet se ka shpërdoruar rreth 2,5 miliardë lekë, duke mos likuiduar detyrimet kontraktore dhe dëm në fushën e prokurimeve. Të dyja këto shoqëri aksionere mbajnë peshën e 85% të dëmit total financiar. Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion pranë Prokurorisë. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallëzimeve penale u bë për 125 persona. Abuzimet Ndër institucionet qendrore që shkaktuan dëmin më të lartë ekonomik për vitin 2012, kryeson Ministria e Ekonomisë me mbi 605 milionë lekë, përmes abuzimeve me koncesione apo ankande publike. Ministria e Brendshme shpërdoroi 225 milionë lekë, në fushën e prokurimeve. Më tej, janë Autoriteti i Aviacionit civil apo zyra e ALUIZNI-t, që kanë shpërdoruar më tepër fonde publike. Dëm ekonomik është zbuluar edhe me buxhetin e pushtetit lokal. Pas

Shoqëritë e kursim-kreditit shtrëngojnë dorën për kredi Rënia e kreditimit është reflektuar edhe në shoqëritë e kursim kreditit që janë pjesë e sistemit financiar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënia e portofolit të kredive në fund gjashtëmujorit, ishte rreth 4 për qind, duke e çuar këtë portofol në 4.4 miliardë lekë. Kjo shifër përfaqëson rënie me 4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe 4.6% me bazë vjetore. Dobësimi i përgjithshëm i aktivitetit ekonomik në vend duket se ka ndikuar kërkesën për kredi edhe në këtë segment të tregut. Por ndërsa tkurrja është ndier edhe në këtë sektor, kredia me problem mbetet më e kufizuar. Shkalla e kredive me probleme për këto institucione edhe pse në rritje, vlerësohet rreth

7%, ndërkohë që për sistemin bankar është afërsisht 24%. Në Shqipëri regjistrohen rreth 130 shoqëri të tilla që kanë afërsisht 50 mijë anëtarë. Pjesa më e madhe e tyre janë të grupuara në Unionin Shqiptar Kursim-Kredi. Këto shoqëri funksionojnë si organizime të mbyllura, ku anëtarët mund të vendosin depozita dhe të marrin kredi. Ato janë të përhapura më shumë në zonat rurale dhe janë provuar si formula më e suksesshme për të çuar shërbimet financiare në këto zona. Për shkak të përmasave të vogla, ato janë të grupuara duke mundësuar në këtë mënyrë asistencë në menaxhim dhe organizim dhe akses më të lehtë në burime të financimit.

Thellohet më tej deficiti buxhetor PUSHTETI VENDOR Viti 2012 u karakterizua nga dëmi i lartë ekonomik në organet e pushtetit vendor. Renditja kryesohet nga Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë, në fushën e urbanistikës me 55.4 milionë lekë e në fushën e prokurimeve për 12.7 milionë lekë. Gjithsej, KLSH ka bërë kallëzim penal për 10 persona për këtë institucion, ndër të cilët renditen edhe Drejtori i Urbanistikës dhe Drejtori Ekonomik. Pas saj vjen Bashkia Pogradec me 46.4 milionë lekë, i vlerësuar në tre sektorë kryesorë prokurime, 20.7 milionë, urbanistikë, 13.2 milionë dhe shpenzime operative 12.1 milionë. KLSH ka kallëzuar 8 persona pranë Prokurorisë, ku përfshihet vetë Kryetari i Bashkisë dhe 2 zv.Kryetarët. Në fund renditet Bashkia Korçë me 31 milionë lekë, ku peshën më të madhe, 56%, e zë dëmi në fushën e prokurimeve dhe 3 persona janë çuar për ndjekje penale.

auditimit të 36 bashki dhe 18 komuna, raportohet një dëm rreth 400 milionë lekë. Pjesa më e madhe i përket sektorit të prokurimeve, ku spikat dëmi i shkaktuar nga Bashkia Pogradec. Në sektorin e urbanistikës përmenden Bashkia Sarandë, Pogradec, Rrëshen e Shkodër. Ndërkohë, ndër institucionet qëndrore e vendore që kanë shkaktuar dëmin më të lartë ekonomik për vitin 2012 mund

të përmenden Ministria e Ekonomisë, që është institucioni me dëmin më të lartë të evidentuar për vitin 2012 me 606.9 milionë lekë. Ky dëm është shkaktuar në sektorin e “shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë publike”, në mënyrë më specifike, në sektorin e koncesioneve, i cili është shoqëruar edhe me kallëzimin penal të 5 personave për shkelje të pabarazisë së pjesëmarrësve në tendera

apo ankande publike. Pas saj vjen Ministria e Brendshme me rreth 225.6 milionë lekë, dëm i cili është shkaktuar i gjithi në fushën e prokurimeve. Edhe ky kontroll ka përfunduar me kallëzim penal për 4 persona, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës. Autoriteti i Aviacionit Civil është institucioni që vijon, me 65 milionë lekë, 86.5% e së cilës i përket dëmit në shpenzime operative.

NË PROGRAM NJË INSTITUCION PËR BIZNESIN PRANË KRYEMINISTRIT

Bregasi: Marrëdhënie e re me biznesin Modeli i ri ekonomik fokus te rritja ekonomike Komuniteti i biznesit ka mbështetur në parim programin e mazhorancës së re për klimën që synon të krijojë me sipërmarrjen private. Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, vlerësoi edhe modelin e ri ekonomik, që ka në fokus rritje ekonomike. “Shumë faktorë që dikur kanë qenë esencial, si remitancat, donacionet, privatizimet si mënyrë formale, kanë rregulluar buxhetin e shtetit. Tashmë këta faktorë, ose kanë rënë ose janë zvogëluar, do të thotë që duhen gjetur rrugë dhe burime të reja për rritje ekonomike në Shqipëri. Unë mendoj që disa nga këto, edhe me kërkesën dhe dëshirën për të bërë një model të ri ekonomik, gjejnë vend në programin e ri të Partisë So-

Kredia me probleme vlerësohet 7%

cialiste”, - thotë Bregasi. Punësimin e sheh të vështirë në këtë situatë, por nëse biznesi përkrhahet në rritjen e investimeve, punësimi bëhët i mundur. Sipas tij, në program synohet krijimi i një marrëdhënieje të re me biznesin, duke e parë atë si partner. “Më bëri përshtypje, beteja ndaj monopoleve, lufta kundër korrupsionit, shndërrimi i partneritetit publik klientelë, në partneritet real publik privat”, tha ai. Bregasi vlerëson krijimin e një institucioni për biznesin pranë Kryeministrit si një nismë që synon krijimin e një marrëdhënieje të re me sipërmarrjen. “Krijimi i një marrëdhënie të re me sipërmarrjen private, që lidhet me ngritjen e këshillit kombëtar të punës, pra bashkimi i të gjithë operatorëve, pu-

nëdhënës, punëmarrës dhe qeveri në një institucion të vetëm, i cili sipas pikëpamjes sime meqenëse do drejtohet nga Kryeministri do të ketë më shumë autoritet, do ketë

më shumë përgjegjësi, do të marrë më shumë vendime dhe biznesi do dëgjohet më shumë, propozimet do të marrin më shumë jetë dhe më shumë vendimmarrje”, - shtoi Bregasi.

Buxhetit të shtetit i mungojnë 3.8 miliardë lekë në muajin gusht Deficiti buxhetor është thelluar gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e shtetit mungojnë rreth 3.8 miliardë lekë për këtë periudhë. Burime nga dikasteri i Financave, bëjnë të ditur se, ndonëse të dhënat janë ende paraprake dhe ato mund të jenë objekt rishikimesh dhe saktësimesh, është e sigurt që administrata fiskale po thellon këtë deficit nga muaji në muaj. Referuar të dhënave, të ardhurat nga administrata fiskale vetëm për muajin Gusht rezultojnë 3.8 miliardë lekë më pak se parashikimi, kur ishin parashikuar të mblidheshin rreth 29.8 miliardë lekë, ndërkohë që janë arkëtuar vetëm 26 miliardë lekë. Por, duke iu referuar statistikave fiskale të

7-mujorit, të ardhurat për këtë periudhë kishin një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh nga planifikimi i fillimvitit, që arrin mbi 15 miliardë lekë duke shtuar faturën e gushtit. Kjo është rrjedhojë e politikave lehtësuese fiskale që ndërmorri qeveria para zgjedhjeve, si dhe mosrealizimi i të ardhurave nga pushteti vendor, por edhe të fushatës së gjatë elektorale ku mjaft biznese iu janë shmangur detyrimeve. Ecuria jo e mirë në realizimin e të ardhurave, e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë gjithë muajve të këtij viti. Në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat janë llogaritur 360.6 miliardë lekë, shpenzimet 409.5 miliardë lekë dhe deficiti 48.9 miliardë lekë.

Strategjia e zhvillimit për periudhën 2013-2017

KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me ekspertët kontabël të Kosovës Kontrolli i Lartë të Shtetit nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën e Kontabilistëve dhe audituesve të Kosovës, SHKÇAK. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, KLSH do të angazhohet në realizimin e aktiviteteve si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakëta, për të rritur cilësinë e punës. Drejtorja Ekzekutive e SHKÇAK, Ardiana Bunjaku, theksoi se bashkëpunimi luan rol të rëndësishëm për certifikim e audituesve të KLSH-së në kuadër të programit për certifikimin në sektorin publik, por edhe për vetë zhvillimet cilësore e profesionale. Ky bashkëpunim do të shtrihet në vendet e tjera të rajonit për rritjen e kontributit të këtyre institucioneve në drejtim të

transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, theksoi se për KLSH është e rëndësishme që vazhdon të konsolidojë linjat e strategjisë së tij të zhvillimit për periudhën 2013-2017, si ngritja e kapaciteteve, standardet profesionale, shkëmbimi i njohurive e përvojës profesionale dhe menaxhimi në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe efektive të komunikimit. “Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshjeje jemi në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standardeve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta”, - vijoi Leskaj.


06

« SOCIALE

E shtunë 14 shtator 2013 •

KRYEQYTETI I BETONIZUAR, SIPËRFAQET E LIRA JANË ZËNË ME PARKINGJE OSE KAFENE

Fëmijët në internet, nuk kanë ku të luajnë Mjekët bëjnë thirrje për të shmangur sa më shumë kompjuterin Katër orë në internet dhe më shumë, por po aq para ekranit të televizorit dhe pak kohë nën shoqërinë e prindërve. Kështu po rriten fëmijët sot, pa e ditur dhe pa e kuptuar se po dëmtohen nga vetë prindërit, të cilët kompjuterin, telefonat, por dhe televizorin e përdorin si mjete argëtimi apo si mënyrë për të zënë kohën në mungesë të aktiviteteve të tjera.

“Nuk kemi vende të tjera ku të shkojmë, ndaj e kalojmë kohën e lirë me këto pajisje teknologjike. Një orë e gjysmë qëndroj para tabletit, rreth një orë para kompjuterit dhe më pas shoh televizor”, - thotë një fëmijë. Jo se nuk duan të argëtohen ndryshe, por kaq hapësirë ka sot për ta. Oborret para pallateve janë betonuar dhe shndërruar ose në lokale,

ose në vendparkime. Këndet e lodrave private janë me pagesë dhe nuk frekuentohen shpesh, pasi jo të gjithë ia dalin, si nga mundësitë ekonomike, ashtu dhe për shkak të kohës fizike, ndërsa dëshira për librin është zbehur. “Nuk ka ambiente për të luajtur poshtë pallatit, prandaj merremi më shumë me internetin, me lojëra elektronike”, - thotë

një tjetër fëmijë. “Këtu ka plot lokale, por nuk ka ambiente për të luajtur. Kohën e lirë e kaloj në shtëpi duke parë shumë televizor”, - thotë një vajzë e vogël. Më të shqetësuar janë gjyshërit, që deri diku justifikojnë edhe prindërit, të cilët, të dhënë pas karrierës apo të përfshirë në biznese private, nuk kanë mundësi të ndjekin fëmijën

dhe mirërritjen e shëndetshme të tyre. “Fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Gjithë pallati është rrethuar me makina, që parkojnë edhe mbi trotuare. Nuk ka vullnet për t’i kënaqur fëmijët dhe për t’i bërë ata sa më të shkathët e të komunikueshëm me njëritjetrin në radhë të parë. Fëmijët janë gjithnjë të frenuar dhe jo të çlirët të luajnë lojëra të moshës së tyre”, - thotë një -grua e moshuar. Qëndrimi me orë të gjata para kompjuterit apo televizorit kushtëzon fëmijën të qëndrojë në të njëjtën pozicion, që sipas mjekëve dëmton sytë, shtrembëron shtyllën kurrizore, çka sjellin dhimbje koke dhe shpesh

prindërit i thuhet nga mësuesi se fëmija është i papërqendruar, pa identifikuar dot shkakun. “Nga qëndrimi i papërshtatshëm ndodhin shumë gjëra, si: dhimbja e syve, shtrembërimi i kolonës, lodhja e shpatullave, shpërqendrimi, prishja e gjumit, që është një element i jashtëzakonshëm për të filluar një ditë të re fëmija. Në qoftë se fëmija është i lodhur dhe nuk arrin të çlodhet me gjumin, atëherë ai përgatit një ditë më të keqe. Duke qenë se indet tona vuajnë, atëherë nuk diskutohet që fëmija bëhet më i prekshëm edhe ndaj sëmundjeve të tjera”, - thotë ortopedi Apostol Vaso.

NË UNAZË TË RE, NJË MIJË LITRA TREGTOHEN ME 1000 LEKË, FAMILJET BLEJNË 3 NË JAVË

Tirana pa ujë, lulëzon furnizimi me autobote Ata që nuk kanë depozita, i ngjitin me bidonë, si stërvitje në vend të palestrës Erta Bode

P

ër banorët e pallateve pranë unazës së re në Tiranë si dhe të bllokut të ri të pallateve në Yzberisht mungesa e ujit është kthyer në makthin më të madh të ditëve të fundit. Ndonëse pa orar, në ndonjë pallat të zonës uji edhe ka mbërritur, por banorëve nuk u ka shërbyer. E njëjta situatë është edhe pranë zonës së Liqenit Artificial. Furnizimi me ujë i këtyre zonave bëhet nga stacioni i Bërxullës, ku puset, sipas ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve ,për shkak të thatësirës ndodhen në minimumin e tyre. Ndërsa për zonën pranë Liqenit është menduar furnizimi me orar (nga ora 12:00 e mbrëmjes deri në orën 4;00 të mëngjesit dhe nga ora 13:00 deri më 16:00 të mesditës), për pallatet pranë unazës së re aktualisht ka vetëm një zgjidhje. Ndërkohë për furnizim të rregullt me ujë në shtëpitë e tyre qytetarët duhet të presin me sytë nga qielli. Të vetmit që i gëzohen kësaj situate, madje që në njëfarë mënyrë urojnë të zgjasë sa më shumë, janë tregtarët e ujit. Kjo është forma më e re e biznesit, madje dhe tejet fitimprurëse. Në motorët e tyre kanë vendosur nga një autobot në pak raste dhe dy të tillë, të cilët i mbushin me ujë të puseve në zona të ndryshme të Tiranës dhe i vendosin në shërbim të banorëve që janë në nevojë urgjente për ujë. Për çdo fuçi vlera është 1000 lekë, që i korrespondon një mijë litra ujë. Ndërsa ata që kanë depozita deri në 500 litra ujë janë në problem më të madh. Kjo sepse tregtarët e ujit nuk preferojnë të tregtojnë me ta për shkak të volumit të madh të punës. Një prej tyre thotë se e nis punën qysh më 6:30 të mëngjesit dhe e përfundon shërbimin ndaj nevojtarëve në orën 10:00 të mbrëmjes. Ndërsa për të arritur këtë shërbim së bashku me depozitën në motorin e tij ka vendosur një motopompë, që e ngre ujin deri në katin e 9-të, aq sa janë dhe pallatet në zonën e unazës së re dhe të Yzberishtit.

Nis viti i ri akademik

Policia plan masash për ruajtjen e shkollave në Tiranë Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor policia e kryeqytetit ka hartuar një plan masash për forcimin e rendit dhe sigurisë publike pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve. Në një njoftim të posaçëm për mediet policia bëri me dije se në ditën e parë të shkollës uniformat blu do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore. Sipas policisë, krahas kësaj përparësi do t’i jepet lëvizjes së lirë të automjeteve, ku vëmendja do të përqendrohet ndaj atyre drejtuesve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave. Në njoftimin e uniformave blu thuhet se patrullat do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë penal si dhe personat që kanë tendencë shpërndarjen ose përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambientet përreth tyre.

“Kemi blerë banesat pasi na u tha se janë në plan urbanistik, dhe plani është. Por si mund të ketë plan për ndërtimin e blloqeve të pallatit pa pasur idenë se si do të furnizohen me ujë të pijshëm? Këtu të gjithë qajnë se nuk kanë ujë, por asnjë nuk ngrihet për të kërkuar ujin” Së bashku me depozitën dhe motopompën sigurisht është vendosur zorra që transporton ujin si dhe kabulli i energjisë elektrike për të vënë në punë pompën. Për jo më shumë se 10 minuta nga mbërritja e botit të ujit tregtari i ri ka marrë 1000 lekëshin, duke

u nisur me shpejtësi për t’u rimbushur e duke vijuar rutinën e përditshme. Shpesh i shikon dhe me bllok në dorë, ku kanë listën e klientëve, të cilët tashmë i kontaktojnë me telefon për të lënë orarin konkret të furnizimit me ujë. Vetë banorët e zonave

shprehen të kënaqur nga shërbimi. “Pavarësisht se nuk është ujë i pijshëm, madje dhe për enët kemi frikë për t’i larë, në fund të fundit, kemi ujë në shtëpi”, - shprehen banorët. Shqetësuese për ta është kostoja që duhet të paguajmë. “Shpenzoj 1000 lekë për dy ditë për ujin. Duhet llogaritur dhe kostoja e vendosjes së depozitës, por dhe pompa për të shpërndarë ujin”, - shprehet një banore, e cila fajëson banorët e lagjes, që nuk ngrihen të kërkojnë të drejtat e tyre. Madje, inatin e shfryn dhe me politikanët, që kërkojnë të bëjnë show me hallet e tyre. “Kemi blerë banesat pasi na u tha se janë në plan urbanistik, dhe plani është. Por si mund të ketë plan për ndërtimin e blloqeve të pallatit pa pasur idenë se si do të furnizohen me ujë të pijshëm? Këtu të gjithë qajnë se nuk kanë ujë, por asnjë nuk ngrihet për të kërkuar ujin”, - shprehet një tjetër banor. Por duke qeshur tregtari i ujit vijon punën, duke i dhënë litarin për të tërhequr zorrën e ujit prej majës së pallatit e për të furnizuar depozitën. Ata që ende nuk e kanë vendosur një depozitë tashmë kanë nxjerrë dhe batutën e radhës: “Sa të shpenzojmë për palestër, më mirë ngjitim ujë me bidonë në shtëpitë tona. Të bën mirë dhe për shëndetin.”

Organizimi nga imami Ahmet Kalaja

Disa myslimanë të xhamisë së Rrugës së Kavajës dhurojnë gjak Rreth 50 myslimanë të devotshëm dhuruan gjak ditën e djeshme, duke kontribuar kështu në ndihmesën e përgjithshme të shoqërisë ndaj njerëzve në nevojë. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare pranë xhamisë “Dine Hoxha”, ose siç njihet ndryshe, “xhamia e Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ku dje rreth mesditës janë mbledhur gjithsej 47 myslimanë, të cilët kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe personat e tjerë në nevojë. Duket se gjithçka është organizuar më së miri nga imami Admet Kalaja, i cili mundësoi sjelljen e pajisjeve të nevojshme brenda ambienteve të kësaj xhamie. Kështu, ishin 37 burra dhe 10 gra që dhuruan gjak. Duket se ky akt i çmuar njerëzor bëhet për të ndërgjegjësuar qytetarët.

Pak shanse për plazhe

Ikën vera, shtatori vjen me shira dhe ulje të temperaturës Kjo e mërkurë, me sa duket, na ka futur plotësisht në stinën e vjeshtës, duke sjellë reshje shiu të rrëmbyeshme. I gjithë vendi është përfshirë gjatë paradites nga ulja e temperaturës, ku në Tiranë ra deri në 27 gradë celsius. Intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë i lartë, duke sjellë edhe përmbytje të përkohshme të zonave të ndryshme në qytetet kryesore të vendit. Në ditët në vazhdim pritet që moti të jetë njësoj si këtë të mërkure: paradite me reshje e shtrëngata dhe në mesditë me diell, ku temperatura maksimale do të pësojë edhe më shumë ulje. Ditën e enjte dhe të premte temperatura pritet të shkojë deri në 25 grade celsius. Ndryshe nga fundjava e shkuar, kjo që pritet të vijë nuk do të ofrojë shumë mundësi për plazhistët e shtatorit. E shtuna do të jetë me mot të mirë, por temperatura nuk do t’i kalojnë 24 gradë celsius. Ndërsa të dielën reshjet dhe vranësirat pritet të rikthehen.


AKTUALITET • E shtunë 14 shtator 2013

»

07

NË BANESËN E GENTIAN BEJTES NË KRUJË U GJET NJË SNAJPER, DËRGOHET PËR EKZAMINIM

Pranga ish-policit që vodhi makinën e atentatit Betja u lirua me kusht kur vodhi mjetin me të cilën u vra kryekomisari Për të dytën herë policia e Krujës ka arrestuar ish-punonjësin e policisë, 32-vjeçarin Gentjan Bejtja. Shtetasi Bejtja nga periudha shkurt-gusht 2013 ka qenë i arrestuar, për akuzën e vjedhjes së mjetit tip “BMW”, makinë e cila ishte përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013. Gjykata e Apelit kishte prerë urdhër-arrestin vetëm për akuzën e vjedhjes së makinës, e cila një ditë pas vrasjes së kryekomisarit ishte braktisur në një fshat, nga ku shtetasi Bejtja e ka përvetësuar atë. Pas një kalvari të gjatë seancash, Gjykata e Apelit vendosi lirimin me kusht të Gentjan Bejtës dhe hetimin e tij në gjendje të lirë, mirëpo nga kontrollet rutinë që ka bërë policia e Krujës, në banesën e Bejtjës u gjet arma tip snajper. Ky fakt ka intriguar policinë për hetime të mëtejshme, prandaj ka prerë

sërish urdhër-arrestin për 32-vjeçarin Bejtja. Ndërkohë që, arma tip snajper është dërguar tek ekspertët e kriminalistikës, për të parë nëse është përdorur për ndonjë krim. Kryekomisar Dritan Lamaj u ekzekutua mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, 200 metra larg nga pallati ku banonte. Ish-shefi i komisariatit të Kombinatit u qëllua me breshëri automatiku nga një person që udhëtonte me një makinë tip “BMV”, që më pas rezultoi të ishte vjedhur në Durrës. 12 plumba i prekën trupin duke i shkaktuar vdekjen. Pa kaluar as 24 orë nga vrasja e zyrtarit të lartë të policisë, në një hotel në Selanik të Greqisë, u vunë në pranga biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar si protagonisti kryesor në krimin e rëndë dhe djali i dajës së tij, Jak Jaku. Në fillim të qershorit 2013, Gjykata e Lartë

greke vendosi për ekstradimin drejt Shqipërisë të Arben Frrokut. Mes të tjerash gjykata argumentonte se ekstradimi i të dyshuarit do të ndihmonte në zbardhjen e vrasjes së Lamajt. Gjykata pranoi gjithashtu, se nuk ka asnjë rrezik apo kërcënim serioz për jetën e Arben Frrokut, nëse ai do të mbahet në burgjet shqiptare. Biznesmeni Frroku ishte renditur i dyti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun Shkodër, nën siglën e partisë Kristiandemokrate. I vëllai Mark Frroku, që kryesonte listën është zgjedhur deputet në qarkun Shkodër, duke marrë edhe drejtimin e Partisë Kristiandemokrate. Tashmë ekspertët janë duke verifikuar nëse kjo armë e tipit snajper, e gjetur së fundi më banesën e Bejtjes, ka pasur ose jo lidhje me vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

“KLEÇKA” QË SIPAS DAJTIT LIDH OFICERIN MUÇA ME AKSIONIN

Dajti dyshon: “Policët folën për mua”, kërkon tabulatet telefonike Mariglen Mullai

R

reth 2 vjet pasi kishte kërkuar tabulatet e telefonit të tij, kësaj radhe Dritan Dajti ka preferuar t’i shtojë edhe kërkesën që të zbardhen tabulatet e telefonave të policëve që shkuan në Durrës më 2009-ën, për ta arrestuar dhe ku 4 prej tyre mbetën të vdekur. Në seancën e mbi 230-të gjyqësore që u zhvillua dje në ngarkim të tij, Dajti vazhdon të përmendë edhe Arjan Muçën, oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, me të cilin duket se ka një konflikt të hapur rreth asaj çka ndodhur me të vërtetë atë ditë te pista “Iliria” dhe vijon ta cilësojë atë si element kyç të asaj që ai e quan herë pas herë si “kutia e Pandorës”. Dje, Dajti kërkoi zyrtarisht që t’i vihej në dispozicion kërkesa zyrtare e Arjan Muçës, në cilësinë e oficerit superior, në të cilën artikulohej arrestimi i Dajtit në Durrës. Por me ç’duket këtu qëndron edhe “kleçka” që po mban mbërthyer si palën akuzuese, ashtu edhe gjykatën në këtë proces të superzgjatur gjyqësor. Sakaq, gjykata dje i refuzoi të trija kërkesat e Dajtit, si zbardhjen e tabulateve të telefonave të tij, si ato të tabulateve të telefonave të policëve dhe kërkesën e Muçës për operacionin e arrestimit të Dajtit. Kështu, ky i fundit tentoi edhe kërkesën e fundit për dje, atë të përjashtimit të trupit gjykues, duke e mbyllur kështu seancën gjyqësore me 4 kërkesa të hedhura poshtë nga gjykata. Dajti si rezultat braktisi sallën e gjyqit, ndërkohë që gjykata caktoi 2 avokatë të rinj që do ta mbrojnë në seancën e radhës më 23 shtator. Tashmë, procesi gjyqësor në ngarkim të Dajtit duket se ka hyrë në një rrugë qorre, pasi asnjë zgjidhje nuk po gjendet. Fillimisht

u caktuan disa avokatë, të cilët me mungesat e tyre bënë që gjykata të niste një sherr me dhomën e avokatëve, ku patën përplasje për përgjegjësitë. Më pas gjykata vendosi që Dajti të mbrohej vetë, ndërsa avokati Pjetra kërkoi 200 mijë euro për ta mbrojtur, kërkesë e cila u hodh poshtë. Misteri i telefonatave Me insistim Dritan Dajti po kërkon të zbardhen tablatet e telefonit të tij dhe të policëve që morën pjesë në aksionin e arrestimit, më 2009-ën. Kryesuesi i këtij aksioni, Arjan Muça, ka deklaruar se telefoni i Dajtit ishte në përgjim, pasi hetohej për trafik droge. Ndërkaq, burime pranë Dajtit i thanë gazetës “Metropol” se me këto kërkesa ai do të vërte-

tojë se Muça dhe policët që morën pjesë në aksion, kanë komunikuar në rrugë telefonike mes tyre, ku mund të jenë përmendur veprime, aksione apo synime që kishin në fokus Dritan Dajtin. Këto burime nuk specifikojnë se për çfarë bisedash dyshon Dajti që mund të jenë bërë mes policëve, por më parë vetë Dajti, jo vetëm që nuk ka pranuar ekzekutimin e katër policëve, por edhe ka deklaruar se policia në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zhdukur përgjimet që i janë bërë atij, duke hedhur kështu insinuata, se bashkë me ato janë shkatëruar edhe provat që vërtetojnë, se ai ka pasur lidhje dhe mbrojtje nga krerë të lartë të policisë dhe politikanë. Deri më tani policia dhe Prokuroria nuk kanë paraqitur përgjimet

dhe tabulantet e telefonave të Dritan Dajtit edhe pse shefi i Operacioneve Speciale në atë periudhë Arjan Muça, pranoi përpara gjykatës faktin se telefoni i tij, kishte qenë nën përgjim përpara ngjarjes. Më tej, në një kabllogram të ambasadës së USA në Tiranë, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruhej se një zyrtar i lartë policie ka pasur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë, për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. Letra drejtuar gjykatës Më 5 dhjetor të vitit 2011, Dritan Dajti i drejtohet gjykatës me anë të një letre, ku përmend rolin e tij dhe të policëve në ngjarjen e 7 gushtit 2009, në zonën e plazhit në Durrës, ku akuzohet se vrau efektivët,

Tritoli ndaj shefit të krimeve për shkak të detyrës, hetimet Policia e Tiranës u shpreh dje zyrtarisht për ngjarjen e 2 ditëve më parë, ku iu vu tritol makinës së shefit të krimeve të komisariatit nr 1, duke theksuar se janë sekuestruar disa prova. Ndërkaq, të gjitha hetimet tani janë fokusuar te dosjet kriminale, me të cilat punonte Hyska. Në njoftimin për shtyp policia tha se “Dje rreth orës 16.00 në rrugën “Ramazan Disha“ në Tiranë, është vendosur lëndë plasëse në automjetin tip “Benz“ me targa A-G 4211, në pronësi të punonjësit të policisë Artur Hyka, 38 vjeç, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëme të këtij mjeti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa fije pambuku të fitilit zjarrpërcjellës, si dhe një pjesë metalike në formë cilindrike. Po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i‘u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv“, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, kur një shpërthim i fuqishëm në zonën e ‘Kinostudios’ ka tronditur të gjithë banorët. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se makina e Hykës, ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse. Mësohet se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe se është ndezur me fitil. Burime nga policia sqarojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Hykës, si shef i krimeve në komisariatin nr.1 në Tiranë. Por, duke u nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse, policia hedh dyshime se autori ka pasur si qëllim që të kërcënojë paraprakisht Hykën. Ndërkohë, edhe vetë ai është shprehur se dyshon se atentati ndaj tij ka lidhje me detyrën. Ai ka thënë se “Dyshoj se ka lidhje me detyrën time. Nuk kam dyshime tek askush, por unë nuk kam probleme me njeri. Nuk di të akuzoj asnjë person, pasi unë kam mbuluar shumë çështje”. Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, shokun e tij Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH. Mes të tjerave Dajti shkruante se “Së pari, të 9 punonjësit e policisë të pyetur në seancë me dyer të mbyllura për shkak se u rrezikohej jeta prej meje, deklaruan pa përjashtim se nuk e kanë parë fare personin që ka qëlluar ndaj shefit të njësisë së tyre Fatos Xhani, ndaj punonjësit të policisë Altin Dizdari dhe ndaj shtetasit Ledion Mara. Së dyti, 8 nga 9 punonjësit e policisë, dëshmuan përpara jush se nuk e kanë parë personin që ka qëlluar ndaj kolegut të tyre Saimir Duçkollari dhe 8 nga 9 policët dëshmuan se nuk e kanë parë personin që ka qëlluar ndaj kolegut të tyre Kastriot Feskaj. I vetmi dëshmi-

tar që më fajësoi për këtë vrasje qe Arjan Muça, organizatori drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor për masakrën që po gjykoni sot. Së katërti, të gjithë punonjësit e policisë me në krye drejtorin e tyre, dëshmuan një zëri përpara jush që urdhëri për Dritan Dajtin ishte që ai të goditej dhe jo të arrestohej. Së pesti, Drejtori i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar Arjan Muça dëshmoi përpara jush faktin që deri në momentin e tragjedisë, telefoni celular që përdorte Dritan Dajti ka qenë në përgjim, por rezultatet e përgjimit janë zhdukur. Kjo e bën edhe më kuptimplotë shkakun përse ju si trup gjykues mbyllet dyert e gjyqit dhe rrëzuat kërkesën time për marrjen me cilësinë e provës të tabulateve telefonike”.


08

« SPECIALE

E shtunë 14 shtator 2013 •

PËRKUJTOHET 69-VJETORI I ÇLIRIMIT TË BERATIT, NDERIME TË RËNËVE PËR LIRI

Nasip Naço: Qyteti i brishtë me histori njerëzimi që nderon të rënët e luftës BERAT - Është festuar në mesditën e djeshme “13 shtatori” dita e çlirimit të qytetit të Beratit dhe të krejt krahinës së tij. Pranë varrezave të dëshmorëve të atdheut që herët në mëngjesin e ditës së djeshme janë mbledhur me qindra veteranë, familjarë të Heronjëve dhe Dëshmorve të Kombit, si dhe të afërm të tyre, pasardhës të partizanëve, krerë të pushtetit vendor, të qarkut dhe të prefekturës. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deputetët Gledjon Rehovica, Fidel Ylli, kandidatja Silva Caka, Kryetari Qarkut Petrit Sinaj, kryetari i bashkisë Fadil Nasufi, sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Muharrem Hoxha, kryetari i veteranëve Ohran Frashëri, drejtues të LGI-së, të partive politike, të rinisë, shoqata të ndryshme atdhetare, banorë të qytetit e të rrethinave të tij etj. Janë me qindra qytetarë beratas dhe të rrethinave të tij nga Cukalati, Kutallia, Velabishti, Sinja, Roshniku, Vërtopi, Tërpani, Otllaku, Lumasi etj që herët në mëngjes kanë dalë duke u përgatitur me buqeta me lule për të shkuar më pas pranë vendit ku prehen eshtrat e të rënëve të luftës. Janë ata bijë e bija të kësaj treve që nuk kursyen as jetën për lirinë e Atdheut të tyre të shtrenjtë. Nga ana tjetër me dhjetëra ish-partizanë, familjarë e të afërm të heronjëve e dëshmorëve pasardhës të partizanëve me shaminë që simbolizon jetën partizane në këtë 69-vjetor të çlirimit, janë mbledhur enkas për këtë festë para varrezave të dëshmorëve. Nën hymnin kombëtar në piedestalin kushtuar të rënëve të luftës partizane kanë vendosur kurora e buqeta me lule ministri i Drejtësis Nasip Naço, deputetët Fidel Ylli, Gledjon Rehovica, kryetari i bashkisë Berat Fadil Nasufi, kryetari i veteranëve Ohran Frashëri, kryetari i Qarkut Petrit Sinaj etj. Buqeta me lule kanë vendosur dhe familjarë të dëshmorëve banor të qytetit të partive politike rinisë, gruas dhe banorë të thjeshtë të qytetit. Më pas të pranishmit në këtë ceremoni festive kanë kaluar në

të gjatë të gjithë këtyre veteranëve që kemi këtu, të cilët nuk lodhen për të festuar këto data, por edhe për t’ju kujtuar historinë brezave më të rinj dhe pasardhësve të tyre. Ndaj edhe njëherë t’u përulemin me nderim të rënëve që të realizohet plotësisht ëndëra e tyre, duke mbajtur të gjalla idealet e lirisë dhe demokracisë për të cilat luftuan të parët tanë. Lavdi dëshmorëve!

revistë të gjithë të rënët që prehen në altarët e tyre në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po gjatë kësaj ceremonie Ministrin Naço dhe të pranishmit e tjerë, deputetë dhe krerë të pushtetit vendor, qarkut dhe prefekturës kanë takuar dhe të afërm të heronjve e të dëshmorëve që ishin

të pranishëm. Më pas të gjithë të pranishmit kanë kaluar në revistë të gjithë piedestalet ku prehen eshtrat e të rënve gjatë luftës së dytë botërore. Nasip Naço Jam këtu në këtë 69-vjetor të çlirimit të Beratit dhe

të rrethinave të tij nga nazifashistët në Luftën e Dytë Botërore, luftë e cila e rreshtoi Shqipërinë me aleatët më të mëdhenj kundër okupatorëve të pamëshirshëm. Jam këtu për të nderuar të rënët e luftës, këta bijë e bija të popullit tonë që për çlirimin e atdheut nuk kursyen as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre. Për këtë ne duhet t’i nderojmë e t’u përulemi në respekt të të rënëve të luftës, për ta çuar më tej amanetin e tyre për një Shqipëri të begatë. Ky përvjetor i 69-të është i veçantë për arsye se vjen menjëherë pas një tjetër feste kombëtare atë të 100- vjetorit të bërit shtet, vjen pas një lëvizje të madhe politike të para dy muajve ku mazhoranca e majtë fitoi bindshëm dhe tani qeveria e re vjen me të tjera programe që presin

të vihen në zbatim të një tjetër programi që pritet në zbatim të një ligjishmërie koherente. Sa herë që vijmë në këtë ditë të shënuar të “13shtatorit” ditës ku u çlirua treva e Beratit, kujtojm të rënët e luftës, që luftuan për këtë trevë, për këtë qytet të brishtë, për këtë qytet madhështor që ka një histori njerëzore dhe që ne duhet të jemi koshient për sakrificat që ata bënë për ne dhe për gjithë kombin tonë. Ne jemi këtu për t’u përkulur me nderimin më të madh ndaj partizanëve të parë. Jemi këtu të përkulemi me nderim më të thellë ndaj veprës së dëshmorëve tanë, ndaj partizanëve që luftuan në Berat në të gjithë trevën dhe në të gjithë Shqipërinë, ndaj familjeve të të rënëve, ndaj familjeve të partizanëve. Jemi këtu për t’u uruar jetë

Fadil Nasufi I nderuar Zoti Ministër Naço, deputet Fidel Ylli, Deputeti Gledjon Rehovica, kryetar të qarkut të prefekturës të partive politike gruas dhe rinisë. Në veçanti të nderuar veteranë, pasardhës dhe familjarë të Heronjëve e Dëshmorëve. Me lejoni që t’ju sjell përshendetjet më të përzemërta duke ju uruar mirëseardhjen dhe gëzuar festën e 69vjetrorit të çlirimit të Beratit. Këtë vit ne festojmë jubileun e 69-vjetorit të çirimit të Beratit ku jemi vetëm një vit nga 100-vjetori i pavarësisë dhe kemi të tjera arritje dhe zhvillime ekonomike e politike. Rrënjët e ditës së 13 shtatorit zënë fill që në formimin e çetave partizane të Beratit, të formacioneve partizane që të rreshtuar nisën rrugën e gjatë të luftës nga 7 prilli i 1939 e deri më 9 maj të 1954 ku dhe ra nazifashizmi. Këto formacione partizane luftuan pa kursyer as jetën për çlirimin e Beratit të trevës së tij dhe të krejt Shqipërisë. Janë me qindra dëshmorë bijë e bija të popullit të kësaj treve dhë të gjithë Shqipërisë që dhanë jetën për kauzën e lirisë. Ndaj ne sot u përulemi me nderim të rënëvë të luftës, si dhe nderojmë veteranët që sot ndodhen këtu mes nesh. Zona e Beratit nuk është vetëm një zonë me tradita atdhetare, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e vendit, ndaj ne sot nderojmë dhe u përulemi të rënëve, këtyre heronjve dhe dëshmorëve, nderojmë veteranët, pasardhësit e heronjve dhe dëshmorëve, si dhe të veteranëve. Rroftë 69-vjetori i çlirimit të Skraparit Lavdi dëshmorëve!


AKTUALITET • E shtunë 14 shtator 2013

»

09

LICENCË “E PALIGJSHME” PËR TRANSPORTIN NDËRQYTETAS, RRAPAJ I DREJTOHET PROKURORISË VLORË - Një kontratë e nënshtruar mes Bashkisë së Vlorës dhe asaj të Kuçovës pesë vite më parë vendosi që për linjën e udhëtarëve mes dy qyteteve të vendosej një mjet tip mikrobuz, pasi për numrin e banorëve kërkesat plotësoheshin. Pas aprovimit të bërë nga Ministria e Transporteve dhe kontatës mes dy njësive vendore banorët e qytetit të Kuçovës dhe ata të Vlorës nisën të udhëtonin çdo ditë në linjën e vendosur për lidhjen mes dy qyteteve. Të drejtën për t’i shërbyer qytetarëve në këtë linjë e fitoi Resmi Rrapaj, një qytetar nga Vlora, i cili ka paguar rregullisht taksat dhe tatimet për këtë aktivitet të

Konkurrenca e paligjshme, paditet minibashkia e Selenicës Sipas pronarit, një tjetër operator po vepron në linjën Vlorë- Kuçovë ushtruar. Por, kohët e fundit dhe pse është taksapagues i rregullt Rrapaj është hasur me konkurrencën e pandershme që po e çon drejt falimetimit. Një tjetër mjet prej disa muajësh ka nisur të ushtrojë aktivitetin në këtë linjë, për të cilën në bazë të numrit të banorëve është përcaktuar vetëm një mjet. Rrapaj shprehet se mjeti që e konkurron në mënyrë të paligjshme nuk dihet se në çfarë mënyre ka nxjerrë një li-

cencë nga minibashkia e Selenicës dhe vazhdon punën në kushtet ku numri i banorëve që lëvizin nga Vlora drejt Kuçovës dhe anasjelltas është i kufizuar. Pasi ka ngritur shqetësimin në të dyja bashkitë dhe atë të Vlorës (minibashkinë Selenicë), dhe atë të Kuçovës dhe në Policin e Shtetit duke kërkuar zgjidhje, pasi ndihet i falimentuar në mënyrë të pandershme ai nuk ka marrë asnjë përgjigje. Pas kësaj mësohet se ai i

është drejtuar zyrës së krimit ekonomik pranë Prokurorisë së Vlorës duke kërkuar drejtësi. Sipas tij, licenca e dhënë nga minibashkia e Selenicës është e padrejtë, pasi linja është ndërqytetase ku përfshin dhe minibashkinë. Rrapaj me dokumente në duar shprehet se kërkon drejtësi dhe se është detyruar t’i drejtohet zyrës së krimit ekonomik, pasi po falimenton në aktivitetin e tij për të cilin paguan çdo muaj taksat

MBYLLET SEZONI, FLET DREJTORI I AKU-së, JULIAN MARKU

Gjobitet një subjekt, pezullohet aktiviteti i 4 bizneseve S iguria e ushqimeve ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse ambientet e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimeve në Elbasan kanë qenë në rikonstruksion, laboratorët kanë funksionuar dhe janë analizuar të gjitha produktet duke marrë edhe masat përkatëse. Drejtori i këtij autoriteti thotë se janë investuar plot 350 mijë euro nga BE për një godinë bashkëkohore, pasi siguria e ushqimit është mjaft e rëndësishme sidomos për një vend si Shqipëria që synon integrimin evropian. Në një intervistë Julian Marku shpjegon edhe masat e marra, si dhe penalizimet gjatë dy muajve të fundit nga ky institucion. Si funksionoi rrjeti i sigurisë ushqimore gjatë sezonit veror në qarkun e Elbasanit? Konkretisht u ngritën disa grupe pune, të cilat operuan në të gjithë qarkun. Objekt i kontrollit kanë qenë kryesisht subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë produkte me origjinë shtazore si: mish, sallam, qofte, qumësht dhe nënprodukte qumështi,vezë akullore etj. pasi janë produktet më të ndjeshme ndaj luhatjes së temperaturave. Përgjatë periudhës Maj – Shtator janë realizuar gjithsej 540 kontrolle në subjekte të ndryshme prodhuese dhe tregëtuese, si dhe janë analizuar 54 mostra pranë Laboratorit Rajonal të Ushqimit të D.R.A.K.U Elbasan. Për tejkalim të afateve të përdorimit, si dhe devijim nga treguesit fizikokimik dhe bakteriologjik janë bllokuar dhe asgjesuar 0.25 kv ushqime të pasigurta, të cilat kapin një vlerë prej 8.700 lekësh. Kush kanë qenë shërbimet më të kontrolluara dhe keni vendosur masa administrative? Një vëmendje e veçantë nga ana jonë gjatë kësaj periudhe i është kushtuar

Pakistanezë, afganë, somalezë dhe bangladeshas

Kapen 17 klandestinë të huaj, kishin hyrë nga greqia Plot 17 klandestinë të huaj janë kapur nga forcat e policisë së Fierit, në vendin e quajtur Fushë Bejar-Fratar, teksa ishin duke lëvizur më këmbë në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër dhe synonin më tej, të kalonin ilegalisht territorin shqiptar. Këto forca policore, bëjnë gjithashtu me dije se identifikimi i të ndaluarve, rezultoi se ata ishin përkatësisht 11 pakistanezë, 3 ganezë, 1 afganë, 1 somalez dhe 1 bangladeshian. Dhe siç shtohet më tej po nga burimet policore të Fierit, ka rezultuar se ata janë futur në territorin shqiptar nga kufiri tokësor nga zona e Janinës, Greqi, e se kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian duke kaluar nëpër Shqipëri e më pas në Mal të Zi.

I dënuar më parë për këtë vepër

Kapet 15-vjeçari duke tentuar të vjedhë banesën Një djalosh 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, teksa ishte duke tentuar të vidhte një shtëpi në qytetin e Rubikut. Kjo ngjarje bëhet me dije nga burime të policisë së Mirditës, sipas të cilave, i ndaluari me inicialet E.N, ka shqyer dritaren e shtëpisë që do vidhte, por është pikasur dhe më tej, vënë në arrest. Sakaq, mësohet se ai ka qenë më parë i dënuar me kusht për veprën penale të vjedhjes. Materialet rreth kësaj ngjarjeje, iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të “Vjedhjes” së mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 134/1-22 i Kodit Penal.

I fshehur për 8 muaj

Abuzon me fqinjën shurdhmemece, arrestohet kontrollit të restoranteve, fast-foodeve, si dhe çdo ambienti tjetër ku shërbehen: pije freskuese, birrë, akullore apo produkte të ndryshme pastiçerie. Frekuenca e kontrolleve ka qenë më e shpeshtë kryesisht pranë komplekseve të pishinave, ku brenda tyre operojnë bizneset ushqimore të mësipërme dhe që frekuentohen jo pak nga konsumatorët gjatë sezonit veror. Gjatë kontrolleve të ushtruara për moszbatim të detyrave të lëna nga ana jonë, janë marrë edhe masa administrative. Konkretisht është marrë masa administrative “Paralajmërim”për 54 subjekte, masa administrative “Gjobë’ për 1 subjekt në masën 10.000 lekë dhe është bërë pezullimi i aktivitetit në 4 subjekte. Duke qenë zonë me vlera turistike edhe të kulinarisë, a ka pasur kjo një vëmendje

të veçantë nga ana e inspektorëve tuaj? Përcaktimi i trevës së Elbasanit, për vetë vlerat që ajo mbart, si destinacion i preferuar turistik nga shumë agjenci turistike vendase dhe të huaja, shton përgjegjësinë tonë për një monitorim më të rreptë të bizneseve ushqimore që operojnë në zonat turistike të qarkut tonë. Objekt i kontrollit nga ana jonë në këto subjekte kanë qenë: kushtet higjienosanitare të ambienteve dhe të pajisjeve, certifikatat veterinare për produktet me origjinë shtazore, certifikatat e cilësisë për produktet me origjinë joshtazore, afatet e skadencës, higjiena personale, si dhe librezat shëndetësore të punonjësve, masat që janë marrë në lidhje me kontrollin ndaj brejtësve dhe insekteve, si dhe gjithë dokumentacioni që ndjek gjurmueshmërinë e zinxhirit ushqimor nga ferma

në tavolinë. Si e vlerësoni sjelljen e konsumatorëve, po të pushtetit vendor? Vlen të theksohet se përveç angazhimit tonë maksimal për një monitorim të rreptë të bizneseve që prodhojnë dhe tregtojnë ushqime, një rol të madh luan edhe ndërgjegjësimi i vetë konsumatorëve, duke qenë më të vëmendshëm në blerjet që ata bëjnë: në kontrollin e afateve të skadencës apo të zgjedhjes të njësive të tregtimit të përshtatshme dhe jo pranë tezgave apo tregjeve informale, të cilët nuk plotësojnë kushtet më minimale të tregëtimit të produkteve ushqimore. Një rol të rëndësishëm në kontrollin dhe mbylljen e këtyre tregjeve ka pushteti vendor, i cili është dhe administruesi i territorit në rang bashkie apo komune në të cilat operojnë këto tregje. Bisedoi: Ledia LLESHI

Ndalohet 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për përdhunim të një personi me aftësi të kufizuara. Për 8 muaj mundi t’i shpëtojë policisë duke u fshehur, por një ditë më parë ka rënë në pranga e policisë një 26-vjeçar i akuzuar për marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur. Nertil Kruja, vjeç 26, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan është cënë në pranga pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bazë të vendimit të dhënë nga ana e saj, ka vendosur masën ‘Arrest me burg”, për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”. Sipas dëshmisë së nënës së vajzës, 26-vjeçari në dhjetor të vitit 2012 ai ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare, fqinjë me të, e cila ishte shurdh-memece. Akuza është vërtetuar pasi nga përgjimet e bëra i riu e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale, por me dëshirën e vajzës. Gjithësesi ekzistojnë fakte që e rëndojnë akuzën ndaj të riut, i cili është i komunitetit egjiptjan, ndërsa vajza rome. 26-vjeçari i ka shpëtuar për shumë kohë arrestimit të policisë duke u fshehur herë tek të afërmit e tij e herë duke qëndruar jashtë. Sipas policisë, versioni i deklaruar nga nëna e vajzës mbetet për t’u konfirmuar. Aktualisht është konfirmuar akuza e marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë, por ende nuk është ngritur akuza e marrëdhënieve seskuale me dhunë. Kjo do t’i mbetet Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Në pyetje janë marrë edhe dy motrat e të riut, të cilat e kanë ftuar atë për kafe dhe dyshohet se kanë bashkëpunuar që i vëllai të kryejë edhe veprën penale për të cilën akuzohet. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan.


10

« opinion

E shtunë 14 shtator 2013 •

Ndaj krimit s’duhet ndenjur duarlidhur Nga Qazim SHEHU

D

itët e fundit u mblodh kongresi i katër i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, me përfaqësues nga gjitha trevat shqiptare, duke bërë evidente arritjet dhe mangësitë nga kongresi paraardhës. Sot me të drejtë mund të thuhet se shoqëria jonë është dorëzuar para krimit, para sfidave të kohës dhe të papriturat që sjellin realitet e reja socpolitike, me gjithë angazhimet e programeve qeverisëse dhe apelin mediatik që bëjnë ato në luftën kundër krimit. Sipas Gjin Markut, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, dhe sipas diskutimeve dhe raportit të kongresit, rezulton se krimi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë përmasa të frikshme dhe po bëhet gangrenë e një realiteti që mund të ndërtohej ndryshe. Pajtimi si nocion historik dhe gjeografik gjithnjë ka sjellë në vëmendje instinktin tradicional, kur shqiptari është ndodhur përballë rreziqeve që kërcënuan qenësinë e tij kombëtare përballë armiqve historikë që dihen. Por pajtimi nuk mund të bëhet në paqe, çka duket si paradoksale dhe diçka jologjike. Është për t’u vënë në dukje se shoqëria jonë ende brehet nga kontradikta të vjetra dhe të reja, se ende pasojat e konflikteve të heshtura acarojnë dhe mahisin plagë të vjetra. Kjo është gjendja psikologjike panaromike e shoqërisë së sotme. Gjendje që nuk mund të përballet pa e njohur, po njëkohësisht nuk mund të njihet pa e studiuar atë si duhet dhe me rigorozitetin e duhur. Pothuajse në çdo fshat ekzistojnë burrat e mençur, njerëzit e urtë dhe të bindur, njerëzit paqësorë, të cilët me fjalën dhe mendimin e tyre shfrytëzojnë çdo mundësi për shuarjen e gjakrave dhe hyrjen në bisedime. Dihet se krimi nuk të çon gjëkundi përveçse në errësirë dhe moszhvillim, ndaj kishte të drejtë Shekspiri kur shprehej te Makbethi se “çdo gjë e nisur me të keq, përfundon për keq dhe për dreq”. Ky konstatim i gjeniut anglez është një postulat edhe për kohën e sotme, sepse gjithnjë krimi përveç larjes së hesapeve të atyre njerëzve që kujtojnë se i kanë mbyllur atë, ka sjellë një hesap të ri, dhe gjithnjë krimi ka mbartur në vetvete mundësinë e mbartjes së diçkaje të keqe. Pothuajse ka njëzet vjet që shoqëria shqiptare ndodhet e ekspozuar ndaj krimit, sa i fshehtë aq i hapur delirant, i trimëruar dhe kanosës. Krimi, me gjithë luftën që i ka bërë shteti në situatat më të mira të tij, gjithnjë është trimëruar prej fuqisë së vet korruptive, duke u bërë kështu një pengesë e madhe në zhvillimin social, ekonomik dhe politik. Zakonisht krimi i mpin fuqitë rigjeneruese të shoqërisë dhe çarmatos idetë paqësore për zhvillimin e një shoqërie normale, e gatshme për të siguruar integritetin e saj veprues përmes lirisë së fjalës, lirisë së pasurimit dhe lirisë së pronës. Por me të drejtë duhet thënë se krimi është

sofistikuar shumë dhe nuk është e lehtë që të shëmbëllehen dhe të konkretizohen pamjet e tij aq thjesht në një shoqëri ku thelbi dhe shfaqja mezi dallohen dhe ku mistifikohet çdo arritje përmes krimit dhe së drejtës së zhbërë, si një ecuri normale zhvillimi. Duke biseduar me Gjin Markun, po edhe me të tjerë pjesëmarrës së këtij kongresi, do të vëmë re se këto shfaqje njihen, se njeriu i sotëm nuk e ka të vështirë të komunikojë dhe të analizojë këto dukuri, po kur vjen puna për të vepruar dhe për ta thënë fjalën, këtu diçka ngec, nuk thuhet, anashkalohet dhe merret si diçka që është e vështirë të zbërthehet dhe kështu ne gjithnjë vazhdojmë të teorizojmë rreth tij, pa mundur kurrë të ngrihemi si një fuqi e vetme, uragan kundër krimit, në mënyrë që shoqëria shqiptare të bëhet një shoqëri paqësore e vërtetë, ku çdo shqiptar të ndihet i sigurt dhe të kuptojë se fjala e thënë duhet marrë jo si një nevojë për të grumbulluar urrejtje dhe hakmarrje, po më së shumti si një nxitje për reflektim. Ne jemi një shoqëri që vijmë nga shoqëri të montuara, u theksua në raport, përmes regjimeve të huaja ose autoregjimeve, ku dëshira dhe egoja e sëmurë e diktatorëve kanë sjellë gjithnjë tablo të zymta të frikës dhe kanë injektuar frikën përmes ndëshkimit. Gjithashtu për shkak të trashëgimisë së dobët të pronës ose të shkuljes së saj nga mbivendosjet e regjimeve ne gjithnjë mbetemi peng i mentaliteteve se çdo gjë zgjidhet me forcën e më të fortit dhe jo me forcën e ligjit... në këtë pikëpamje shoqëria jonë ende nuk e ka aq të zhvilluar sensin e drejtësisë dhe nuk i sjell kumtet paqësore, të cilat duhet t’i zhvillojë në një nivel të kënaqshëm përfaqësimi dhe të ngulitjes së një kulturë të re demokratike. Por nuk duhet harruar se shoqërinë tonë e dëmton shumë edhe një zell i tepërt i shfajësimit përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit, shfajësim i cili besohet si korrekt, po të marrim parasysh gjithë atë llomotitje në emër të tij. Natyrisht, kjo është e gabuar dhe pa një strategji, ose me një strategji që i del boja shpejt, sepse gjithkush e di se çdo vrasje e kryer në emër të Kanunit nuk ka lidhje me të, vetëm merr si alibi Kanunin për t’u shfajësuar ose për t’i rënë kot më qafë. Vihet re se kohët e fundit krimi është degustuar aq shumë, sa ka fituar një terren hipokrit, krejt ndryshe nga çfarë ka në shfaqjen e vet. E pikërisht për këtë - e pabesueshme për një shoqëri moderne, kur ligjet moderne nga parlamenti dalin me tepri, pikërisht në një shoqëri që vesh një stof modern - në komunikimin midis njerëzve janë rregullat dhe kodet konunore që vijnë në ndihmë, kur ato duhej të pushonin me kohë. Pse ndodh kjo? Ka disa arsye. Së pari, kanuni ka qindra vjet që ka rregulluar jetën zakonore të shqiptarëve dhe e ka rregulluar mirë, me drejtësi dhe rreptësi. Së dyti, shumë ligje të reja janë implementuar pa njohur një terren konkret ose janë kopjuar për hir të

nxitimit për të kapur Europën, këto ligje nuk i ka shoqëruar një psikologji pranuese. Nga kjo krijohet një handikap dhe një mosbesim që kurrë nuk do të shndërrohet në besim, ndaj është shumë me vend ndërhyrja e misionarëve të Pajtimit, i atyre njerëzve që vijnë në Kongresin e katër të Pajtimit me një bilanc pajimesh të mira, kur u duhet të shfrytëzojnë Kanunin, ligjet, sedrën, patriotizmin, nacionalizmin, njohjet, krahinorizmin, çdo mjet, çdo mundësi vetëm e vetëm që të bëhet pajtim në emër të jetës dhe të dashurisë për të, në mënyrë që familje të tëra të mos mbeten të veçuara, as të përbuzura, që në rrugët e fshatrave shqiptare të mos shëtisë hija e frikës ndaj vrasjes së mundshme, po të shëtisë dielli i mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, aq i domosdoshëm dhe jetik për një shoqëri paqësore dhe të ngritur mbi parimet humane të Europës së sotme. Kongresi i katër i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, me një varg arritjesh, si një forum i shoqërisë civile, i ka ftuar të gjithë ata njerëz që duan të kontribuojnë në çdo fshat dhe qytet (krimi në qytet po bëhet më i egër se në gryka a maja malesh) në hedhjen e urave të komunikimit pa pasur frikë nga çdo lloj e shfaqjes së krimit, duke ia kthyer vëmendjen çdo qenie njerëzore që kërkon ndihmë. Është e pafalshme dhe intolerante për një shoqëri që nuk gjen mekanizmat e duhur të prodhimit të së drejtës që të rrijë në pozita pritëse. Ndonjëri mund të thotë se shoqëria me taksat që paguan i ka të zgjedhur mekanizmat shtetërorë që prodhojnë dhe japin siguri, me kohë është kuptuar dhe marrë vesh se këto mekanizma ende nuk po e justifikojnë këtë, çfarë flet për një shtet të dobët në përballje me krimin. Atëherë ç’duhet bërë? Shoqëria gjithnjë i thërret mekanizmat e tjera rezervë, që nuk janë veçse qeliza të shoqërisë civile, të cilat aktivizohen dhe krijojnë vullnete më të mëdha në luftën kundër krimit dhe vrasjes në tërësi. Asnjë shoqëri nuk mund të ndihet kurrë e qetë kur segmente të caktuara të saj mbeten të izoluara dhe të ngujuara, kur kriminelët nuk ndëshkohen dhe për krimin flitet si për një subjekt me telenovela, kur nuk vihet gishti mbi plagë, aq më shumë kur nuk shënohet plaga, prandaj edhe ky kongres, në linjën e shifrave dhe më shumë të dukurive, u përvijua me programet dhe alternativat e veta në spikamë të gjendjeve sociale dhe të grafikëve të krimit në shoqëri, grafikë që nuk duhen marrë vetëm si shifra të rëndomta në komunikata policie, po më së shumti duhen studiuar dhe vënë në spikamë të zgjidhjes së problemeve. Raporti i Gjin Markut, po edhe i diskutuesve të tjerë, e sollën këtë spikamë të zgjidhjes së problemeve vetëm në vullnetin e misionarëve të Pajtimit, që ndodhen në çdo fshat të Shqipërisë, pa anashkaluar edhe veprimin e organizatave shtetërore, madje duke kërkuar bashkëpunimin me to.

Dikujt po i vjen era hudhra!

N

ë këtë skandalin e 30 milionëve që po thuhet t’i kenë marrë qeveritarët, dikush do ta hajë. Veç pritni pak. I ka marrë apo s’i ka marrë, dhe nëse po, kush i ka marrë 30 milionë euro ryshfet kur turqve ua bënë për hair rrjetin e shpërndarjes dhe distrubuimit të KEK-ut, siç po insiston të ketë dëgjuar me veshët e vet drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, tashmë ka më pak rëndësi se fakti se dikush do ta pësojë keq. Dikush po, por kush, pritet të shihet. Deda që ka “njollosur” kredibilitetin e qeveritarëve dhe qeverisë me broçkulla të tilla, siç po thonë zyrtarët e apostrofuar, apo ndokush nga qeveritarët që megjithatë mund të ketë gabuar dhe t’i ketë hëngër hudhrat në vlerë 30 milionë euro, pritet të shihet. Sepse, apo jo, në një shtet si ky yni që thotë se është juridik dhe që luftimin e korrupsionit e ka shpallur imperativ në rrugëtimin tonë drejt bashkësisë së kombeve të civilizuara evropiane, diçka e tillë vështirë se do të lejohet të kalojë në heshtje për t’u harruar pastaj i bora e parvjetme. Deda insiston se atë çfarë ka thënë një natë më parë në një emision televiziv kur ashtu shkujdesshëm, si të ishte diçka fare e rëndomtë, se nga privatizimi problematik i distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK ) që, mbase ju kujtohet, u përcoll me protesta e pakënaqësi në rrugë, dikush nga qeveritarët ka marrë “bakshish ” hiç më pak se 30 milionë euro, aq sa kishte kushtuar i gjithë distribucioni të cilin, siç po

Nga Ali Cenaj

del, e paskan ndarë vëllazërisht. Deda gjatë këtij rrëfimi ka thënë se paratë nga privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe distrubuimit të KEK-ut i kanë marrë njerëzit në pushtet. Ai madje, për të qenë edhe më konkret, apostrofoi dy emra të lartë qeveritarësh, zëvendëskryeministren dhe ministren e MTPT-së Mimoza Kusari-Lila dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacollin, të cilët “ në besë” ia paskan konfirmuar këtë pazar milionësh. Përgënjeshtrimet e menjëhershme të dy zyrtarëve, Lila e Pacolli se në takim me Dedën ia kishin konfirmuar 30 milionët e shitjes së Distribucionit, erdhën menjëherë. Nuk është aspak e vërtetë. Kam takuar z. Deda bashkë me disa njerëz tjerë dhe absolutisht nuk ka pas asnjë bisedë sa i përket asaj se gjoja është shitë diçka dhe qeveria i ka marrë paret, ka thënë Pacolli, të cilit vetëm qëllimkëqijtë mund të mos i besojnë. Më në fund, ju kujtohet, ishte vetë zëvendëskryeministri Pacolli ai që në aferën tjetër të Hotelit “Grand” në një prononcim për medie u bë burrë dhe u tregoi haptas gjithë shtetasve të vet se një mbrëmje i kishin shkuar në shtëpi vetë Astrit Haraçija e Ukë Rugova dhe, në emër të disa shokëve të veshur me pushtet, i kishin kërkuar rreth 4 milionë euro për t’ia bërë për hair “Grandin” por ai, si zyrtar i ndershëm që gjatë tërë jetës ka ndenjur larg aferave korruptive, nuk kishte pranuar. Burrash, i kishte refuzuar. Dedajn e shpalli gënjeshtar edhe zëvendëskryeministrja Kusari – Lila. Ajo ishte edhe më e ashpër ndaj akuzës së rëndë. Nuk është absolutisht e vërtetë. Por, edhe sikur të ishte e vërtetë se paratë janë

vjedhur nga qeveritarët, ajo dhe zëvendëskryeministri Pacolli do të flisnin me organet e drejtësisë e jo me Ilirin në drekë, thoshte Mimoza si zyrtare e devotshme e ndonjë shteti të bazuar absolutisht mbi postulatet juridike. Megjithatë, sado e mllefosur që u shpreh, Dedajt ajo nuk ia mori aq inat sa të paralajmërojnë padi për shpifje e njollosje të personalitetit. Dhe, si e do puna, të ballafaqohen në gjykatë. Prokuroria, që mund të keni pritur të reagonte ex officia, dhe të fillonte menjëherë hetimet, nuk u bë e gjallë dhe duket se nuk është të tokë të bukës. Shpresa ka mbetur vetëm te zëvendëskryeministri Pacolli që kësaj radhe të mos e lërë punën vetëm në fjalë për të zbavitur popullin , si në rastin e katër milionëve që ia paskan kërkuar ryshfet Astriti e Uka kur këtë kërkim ryshfeti, ashtu si do të duhej të bënte edhe çdo qytetar i këtij vendi e lere më zëvendëskryemistri, të shkonte menjëherë në prokurori dhe të urdhëronte: haps! Haps për ata që guxojnë t’i kërkojnë ryshfet madje zëvendëskryeministrit. Por nuk e pati bërë dhe nuk e pati denoncuar rastin te organet e drejtësisë! Shpresa pra mbetet që të mos e përsërisë prapë gabimin por ashtu si e do puna, si gardian i shtetit, zëvendëskryeministri Pacolli kësaj radhe të ndjekë rrugën e vetme që ia kërkon pozita që mban. Menjëherë, të procedojë rastin në prokurori. Si burrat të ballafaqohet me Dedajn para drejtësisë dhe e vërteta të dalë në shesh. I ka zhvatur apo s’i ka zhvatur dikush nga bashkëqeveritarët e tij 30 milionë eurot për të cilat Dedaj ngul këmbë se është e vërtetë. Dikujt këtu, megjithatë, po i vjen era hudhra.


opinion • E shtunë 14 shtator 2013

»

11

Ëndrrat e parealizuara

S

ot po afrohem tek të tetëdhjetat. Flokët më janë zbardhur. Protezat kanë zëvendësuar dhëmbët. Hedh vështrimin larg, shumë larg, në rininë time. Ishin vite të vështira. Nuk e di nëse mund ta quash rini atë tonën. Rini e rritur nën hijen e pleqërisë. Mjegulla e kohës që sundonte në vend, e kishte mbuluar. Donim të studionim, por nuk na linin për të studiuar. Donim të punonim, por nuk na linin për të punuar. Donim të jetonim, por nuk na linin as për të jetuar. Këto mund t’ju duken si mendime abstrakte, por në atë kohë jetohej në një botë abstrakte. Jetoja në botën e ëndrrave. Vetëm ëndrrat nuk mund të m’i ndalonte njeri. Mbi të gjitha, ëndrra më e bukur ishte ajo për një botë më të mirë. Kjo ishte ëndrra e fëmijërisë sime. Por edhe këtë ma ndërprenë. Shpata e Damokleut ma ndërpreu në mes. Më përplasën në rrethin e nëntë të Ferrit, ku mbizotëronin tri gojët e Luçiferrit. E për se do të thoni ju? Do t’ju duket e pabesueshme, por vetëm e vetëm sepse shkruaja nëpër mure: “Rroftë Shqipëria!”. Kështu filluan për mua aventurat e tmerrshme të Sigurimit të Shtetit, të burgut të Vlorës, të kampeve të punës së detyruar të Urës Vajgurore, Vlashukut, Shtyllasit e Bulqizës. Ëndërroja të studioja dhe të dilja jurist, inxhinier, mjek, artist apo shkrimtar, por kjo ëndërr nuk u realizua. Mbarova shkollën e vuajtjeve, shkollën e urisë, shkollën e torturave. Megjithatë, pata fatin që mbeta njeri, dhe kjo për hir të atyre burrave të shquar që munda të takoj në atë skëterrë, që më hodhën dorën dhe nuk më lanë të bija në greminë. Ata u bënë për mua prind, mik dhe shokë. Ata u bënë mësuesit e mi. Së fundi u ktheva përsëri në gjirin e familjes. Kisha një dëshirë, kisha një ëndërr: të shkruaja poezi, tregime dhe romane. Por druhesha në do të më botoheshin. Viti 1957. Vazhdoja vitin e parë të gjimnazit të mbrëmjes. Ora e hartimit. Profesor Milo Duni na dha temën. Ishte një temë e lirë mbi fillimin e vitit të ri shkollor. Shkrova një prozë poetike të titulluar: “Dalçë faqebardhë!” Erdhi ora e korrigjimit të hartimeve. Mora fletoren dhe vura re se profesori i nderuar nuk kishte vënë notë. Në vend të saj kishte shkruar me laps blu: “Gjuhë dhe stil i sigurt. Vazhdo të shkruash tregime.” Ndërsa më poshtë vazhdonte me laps të kuq, të vendosur në thonjëza: “Po të kesh kohë të lirë.” I nxitur nga ky shënim, shkrova një tregim mbi jetën e një jetimi, prindërit e të cilit ishin vrarë gjatë një bombardimi në kohën e luftës. Në fund të tregimit jetimi gjendet i vdekur në mes të një pylli. E dërgova për botim në një gazetë letrare të kohës. Prita përgjigjen, por ajo nuk erdhi kurrë. Atëherë u binda se për mua do të mbeteshin të mbyllura përgjithnjë dyert e botimit. Edhe kjo ëndërr imja mbeti e parealizuar. Vendosa të mos shkruaja më. Nuk e di nëse bëra mirë apo keq, por kështu e mendova. U mbylla në veten time. U bëra njeri i heshtur, që vetëm ëndërronte. Sikur të

Nga Reshat KRIPA

jetonte Erih Maria Remarku, do të më kishte quajtur “i fundmi i romantikëve”, si heroin e romanit të tij. Vitet kaluan. Së fundi kuçedra ra nga piedestali ku qëndronte prej vitesh. Një botë e re filloi të lulëzonte. Mendova se kishte ardhur koha që të filloja përsëri karrierën time letrare. Ishin ditët e eksodeve të mëdha të vitit 1991. Flitej për të vrarë dhe shkrehje armësh. Flitej për të plagosur, madje edhe për të humbur. Vetëm televizioni shtetëror heshtte. Shkrova një artikull me këtë temë, që e titullova “Quo vadis RTSH?”. E dërgova për botim në të vetmen gazetë të djathtë që botohej atëherë. Kësaj here përgjigjja erdhi negative. Kryeredaktori më njoftonte se nuk mund ta botonte, pasi gjoja nuk mund të bënte polemikë me Televizionin dhe se për eksodin na paskëshin qenë shkruar mjaft deri atëherë. Në të vërtetë për këto tema gazeta vazhdoi të shkruante edhe për shumë kohë, madje edhe sot vazhdohet të shkruhet. Një gjë e tillë më habiti jashtë mase. Nuk i jepja dot shpjegim. Fillova të mendoja me vete: “Mirë deri dje që nuk na lejonin, pasi i përkisnim kampit kundërshtar, po sot në demokraci ende do të vazhdojë censura e shtypit?” Megjithatë, kësaj here nuk veprova si disa vjet më parë. Fillova përsëri të shkruaja dhe t’i botoja nëpër organe të ndryshme të shtypit, madje edhe në atë gazetë që ma refuzoi shkrimin e parë. Kam shkruar një mori artikujsh qysh atëherë. Shkrova edhe një libër me tregime dhe një me kujtimet e fëmijërisë, të cilat i botova me ndihmën e fëmijëve të mi. Botova edhe dy romane, për të cilat më sponsorizuan dy miq. Tani kam gati për botim një libër me përmbledhjen e publicistikës së viteve

1991-2012, një përmbledhje me poezi modeste dhe dy romane. Gjendja ime financiare është e tillë që nuk kam mundësi të përballojë botimin e tyre. Kisha dëshirë të botoja së pari përmbledhjen publicistike. Kërkova ndihmën e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, shoqatë në cilën bëj pjesë edhe vetë. Ajo u tregua e gatshme të më ndihmojë. Me shkresën me nr. protokolli 484, datë 31.07.2012 shoqata iu drejtua Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës për sponsorizimin e botimit të librit tim. Pas një periudhe prej dhjetë muajsh më në fund njoftohem se bordi i kësaj qendre kishte miratuar sponsorizimin e botimit dhe në mbështetje të këtij vendimi me shkresën me nr. protokolli 343, datë 21.05.2013 lidha kontratën tip me këtë qendër, që u nënshkrua nga unë dhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës. Mora takim edhe me kryetarin dhe sqaruam disa pika të librit në fjalë. Në pikën “A” të nenit 3 të kontratës thuhet: “40% të shumës së akorduar subjekti e përfiton menjëherë me lidhjen e kontratës tip. 20% të shumës së akorduar e përfiton pas realizimit dhe përfundimit të projektit. 40% të shumës së akorduar e përfiton pas dorëzimit të gjithë dokumenteve origjinale justifikuese të projektit.” Qysh nga ajo datë kanë kaluar gati katër muaj dhe unë nuk kam marrë ende 40-përqindëshin e parë nga Qendra. Jam interesuar pranë zyrave të saj, por nuk më kanë dhënë asnjë arsye. Kam kërkuar të takojë kryetarin, por deri më sot ka qenë e pamundur. Më datën 16.08.2013 i kam dërguar një letër, por, çuditërisht, edhe ai nuk më është përgjigjur. Heshtja e tij më kujtoi një thënie të luftëtarit të madh për të drejtat e njeriut, doktor Martin Luter Kingu: “Ajo që është më e rrezikshme nuk është vetëm njeriu i keq, por dhe heshtja e njerëzve të mirë.” Është pikërisht kjo heshtje që më vret më tepër. Nuk mund të imagjinoj që një nëpunës i një institucioni demokratik të heshtë përpara kërkesave të qytetarëve, aq më tepër kur një kërkesë e tillë është bërë nga një shoqatë si ajo e të përndjekurve politikë, shtresës më të përvuajtur nga regjimi komunist. Ëndrrat e mia të parealizuara vazhdojnë. Tani, kur kthehem në shtëpi, hap kompjuterin dhe shkruaj diçka. Këto ua dërgoj organeve të shtypit, të cilat e botojnë ose jo, sipas orientimit të tyre. Unë vazhdoj të shkruaj, pavarësisht nëse botohen ose jo. Fëmijët e mi, kur të kenë mundësinë, le t’i botojnë. Në të kundërt le të qëndrojnë aty. Koha do të bëjë të vetën. Tani po punoj për një roman të ri. Kapitujt e tij i lexoj dhe i rilexoj. Më duken si “Kangët e pakëndueme” të Migjenit. Dhe në ato çaste më kujtohen vargjet e tij: “O kangët që fleni, reliket e mia, Q’ende s’keni prekun asnji zemën t’huej, Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija, Unë djepi juej, ndoshta vorri juej!”

Kosova është partner i barabartë

J

ava që po e lëmë pas është karakteristikë e një jave në të cilën e di kur fillon por nuk e vëren si përfundon. Si në aspektin përmbajtjesor, ashtu edhe në atë kohor, situatat ishin dhe mbeten të paparashikueshme. Bllokada me Republikën e Maqedonisë, një situatë e cila filloi sikur edhe dy vjet më parë, u shndërrua në një situatë e cila na vetëdijesoi edhe një herë për domosdoshmërinë e vlerësimit të produktit vendor dhe ekonomisë prodhuese vendore. Problemet tregtare me vendet e rajonit tanimë janë bërë të zakonshme në sezone të caktuara. Qeveritë e shteteve të rajonit, duke dashur të mbrojnë ekonomi të brishta në momente të caktuara kanë vendosur dhe vendosin barriera të cilat janë të papranueshme për marrëveshjet e nënshkruara. Ajo çfarë nuk shkoi si duhet në kontestin tregtar me Maqedoninë, është ndalesa për qytetarët e Republikës së Kosovës nga ana e qeverisë maqedonase, ndalesë kjo e cila tërhoqi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalesë totale të mallrave maqedonase për hyrje në Kosovë. Siç dihet, situata u përkeqësua me pengesat në rrugën hyrëse në Maqedoni kur transportuesit bllokuan rrugën. Situata tani është sqaruar edhe pse nuk është zgjidhur në tërësi. Qëndrimi se të dy vendet të heqin të gjitha bllokadat në të njëjtën kohë, është qëndrim i cili nuk kontestohet nga asnjëra palë. Por çfarë

Nga Mimoza Kusari-Lila

të bëjmë dhe si të sillemi në mënyrë që të mos përsëriten skenarët e këtyre ditëve. Rishikimi i marrëveshjes CEFTA është një prej sugjerimeve i cili në vazhdimësi po ripërsëritet. Megjithatë, procesi i integrimeve në rajon, i cili u ofron vendeve marrëveshjen e StabilizimAsocimin pjesë e së cilës është edhe marrëveshja e tregtisë së lirë, na tregon se përderisa jemi në rrugën e integrimit dhe kemi ende probleme politike (mosnjohja e Kosovës nga tri vende anëtare të CEFTA-s: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia), hapja, rishikimi dhe rinegocimi i CEFTA-s bëhet gati se i pamundur për një periudhë afatshkurtër. Çka do të thotë se si propozim bie nga kombinimi. Zgjidhja e vetme dhe e pranueshme për palët e përfshira duhet të jetë insistimi i barabarësisë dhe trajtimit të njëjtë të produkteve dhe shërbimeve me të gjitha vendet. Intensifikimi i dialogut dhe shmangia e paragjykimeve dhe pengesave të cilat ekzistojnë. Përparësia konkurruese e kompanive duhet të jetë vetëm nga vlera dhe kreativiteti i produkteve të tyre dhe jo nga forca e shtetit për t’i mbrojtur ato, apo përçmuar produktet e vendeve të tjera. Situatat si kjo e jona me Maqedoninë kanë ndodhur edhe më herët në rajon. Por pas atyre situatave është rivendosur respekti reciprok dhe ka vazhduar afarizmi i mirëfilltë. Duket se Kosova, përkundrejt fuqisë blerëse mjaft të madhe dhe me ndikim, prapë ka mbajt pozitë inferiore

në raportet me vendet tjera të CEFTA-s. Kjo situatë ka filluar që nga koha kur është nënshkruar CEFTA pa kushte nga Kosova. ‘Fëmija i cili nuk qan, nuk e merr vëmendjen e të mëdhenjve’. Ndërsa tani, pavarësisht të gjitha pengesave apo problemeve të paraqitura, e kemi të qartë se pa respekt dhe bashkëpunim të mirëfilltë nuk mund të zbatohet asnjë marrëveshje apo të funksionojë një partneritet. Sidomos jo në momentin kur fuqia blerëse është në anën tonë. Kosova si shtet dhe Qeveria e Kosovës, e kanë të qartë se Kosova është një partner i denjë, por edhe një shtet me fuqi blerëse për të cilën nuk mund të injorohet ose të trajtohet dosido. Të shpresojmë se kjo situatë nuk do të përsëritet dhe ne do të kemi një rrjedhë normale të qarkullimit të mallrave pa pengesa dhe kushtëzime. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave integruese evropiane dhe zbatuese e të gjitha marrëveshjeve, por asnjëherë nuk do të pranoj të jetë në pozitë inferiore. Esenca e bashkëpunimit të mirëfilltë është respekti dhe bashkëpunimi i cili duket se kohë pas kohe ka munguar. Andaj, tanimë besoj se mund të planifikojmë të ardhmen ekonomike me pozicione të qartësuara pa ndonjë të papritur në shkelje të raporteve tregtare. Kjo gjithmonë ka qenë dhe mbetet synimi i pjesëmarrjes së Kosovës në marrëveshjet tregtare. Autorja është zv/presidente e AKR-së dhe zv/kryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë


12

« gossip

E shtunë 14 shtator 2013 •

Nicole Kidman plaset në tokë nga një çiklist

Penelope Cruz rikthehet në linjat e saj

Lady Gaga:

Nga përvoja ju them të mos përdorni drogë

Lady Gaga, i ka bërë thirrje fansave të saj që të mos shfrytëzojnë narkotikë të rrezikshëm. Krijuesja e hitit “Applause” ka qenë e sinqertë duke pranuar se ka përdorur narkotikë dhe nga përvoja u ka thënë fansave që të mos provojnë përdorimin e drogave. Ajo ka përdorur substancën e quajtur Molly para performancave të saj. “Mendoj se është e vështirë për mua që të kujtohem kur kam përdorur ‘Ecstasy’ pë rherë të fundit. Unë e kam bërë këtë, në ditët e errëta të mia. Unë kam kaluar shumë kohë në për festivale”. “Mos i përdorni këto substanca sepse mund të jetë rrezik, sidomos nëse nuk e dini se nga po e merrni atë. Dua të shfrytëzoj rastin që të gjithëve t’u them që të keni kujdes me ‘Mollyn’. Nëse do ta njihni më mirë ‘Mollyn’, ashtu sikurse unë, atëherë do të bëheni dhe do t’i thoni këto fjalë sikur unë”, është shprehur Gaga.

N

icole Kidman ishte viktimë e një incidentit të pakëndshëm për të. Aktorja është përplasur nga një fans i saj me biçikletë në kohën kur po rikthehej në hotel pas pjesëmarrjes në javën e modës së “Calvin Klein”. Gjithcka ka ndodhur në sytë e paparacëve që kanë qenë duke fotografuar aktoren e që duke përfituar nga rasti kanë dokumentuar me imazhe gjithë ngjarjen e ndodhur. Përplasja ka qenë aq e fortë sa Kidman është rrëzuar në tokë. Fatmirësisht ajo është treguar e vëmendëshme duke zgjatur duart për të shmangur ndonjë përplasje të kokës. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e saj dhe të hotelit të cilët e kanë ndihmuar aktoren australiane të ringrihet në këmbë dhe kanë ndaluar “agresorin”. Më vonë u mësua se ai ishte Carl Wu i cili duke dashur t’i shkrepë një foto nga afër aktores, ka humbur kontrollin e biçikletës duke e përplasur atë. ncidenti është kaluar pa pasoja për Kidman që është rishfaqur në publik disa orë më vonë, ndërsa për çiklistin nisin telashet sepse aktorja paralajmëroi ngritjen e një padie për të.

Për një që lindi fëmijën e saj të dytë vetëm në muajin korrik, Penelope Cruz mund të mburret se gëzon linja me të vërtetë të mrekullueshme. 39-vjeçarja është duke kaluar aktualisht disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj, Javier Bardem, dy fëmijët e një grup miqsh në Korsikë, Francë. E fotografuar nga paparacët, aktorja hollivudiane dëshmoi se kishte humbur pothuajse të gjithë kilet e fituara gjatë shtatzanisë, ndërsa tregoi një formë tepër të mirë trupore. Njëkohësisht, Penelope u tregua një nënë veçanërisht e përkushtuar, duke qëndruar gjatë të gjithë kohës në mbikqyrje të të birit Leonardo e Lunës 2-muajshe.

Cameron Diaz, producente e “Bad Teacher”

Nicki Minaj i shpëton gjobës Nicki Minaj, është ndaluar nga forcat e rendit, pasi theu rregullat e vozitjes, por këngëtarja u shpëtua nga vet policja. Ylli hitit “Starships” është falur nga policja, nëse ajo i lë një autograf vajzës së saj, gjë që Minaj e ka bërë me kënaqësi.

Cameron Diaz ka nënshkruar për të qenë producente e adaptimit televiziv të hit komedisë së saj “Bad Teacher”. Aktorja luajti rolin kryesor në filmin e vitit 2011, krahas Jason Segel dhe Justin Timberlake, për një mësuese dembele e cila detyrohet të punojë pasi shkelmohet nga i fejuari i saj i pasur. Koncepti i filmit ka inspiruar një seri të re televizive, dhe tash Diaz është pajtuar të bëjë punën e producentes. Aro Graynor do të luajë rolin e mësueses e cila kërkon të gjejë një mashkull tjetër të pasur, pasi burri e ka lënë atë të thyer.


gossip • E shtunë 14 shtator 2013

»

13


14

« bota

E shtunë 14 shtator 2013 •

REAGIMI I SHTEPISE SE BARDHE

Ironia, Putin shfrytëzon lirinë “tonë” të shprehjes “Fakti është se Rusia përfaqëson një kontrast të fortë që dëshmon përse Amerika është një vend i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga Rusia, Shtetet e Bashkuara ngrihen në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave njerëzore në këtë vend dhe kudo në botë dhe ne besojmë se siguria globale forcohet kur fëmijët nuk vdesin nga gazi helmues që përdor një diktator”

P

residenti Barack Obama ka shpresë se bisedimet SHBA-Rusi do të sjellin një zgjidhje diplomatike për problemin e Sirisë dhe armëve të saj kimike. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur komentit të Presidentit rus Vladimir Putin të botuar në gazetën “The New York Times”, si dhe ka diskutuar ndihmat ushtarake amerikane për opozitën siriane. Në hapje të një mbledhjeje të kabinetit, Presidenti Obama foli dje për bisedimet amerikano-ruse që po zhvillohen në Gjenevë: “Kam shpresë se diskutimet që Sekretari Kerry zhvilloi me Ministrin e Jashtëm Lavrov, si dhe me aktorë të tjerë në këtë temë mund të japin rezultate konkrete. Ai do të punojë me ngulm gjatë ditëve të ardhshme për të parë çfarë mundësish ka për zgjidhje”. Zoti Obama nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një tjetër temë: komentet e forta të Presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë dhe një goditje të mundshme amerikane. Zoti Putin tha se çdo goditje do të “rriste dhunën dhe do t’i hapte rrugën një vale të re terrorizmi”, dhe mund të ndikojë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur programin bërthamor iranian dhe procesin izraelitopalestinez të paqes. Ai shtoi se ekziston çdo arsye për të besuar se luftëtarët e opozitës ishin personat përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Siri, në përpjekje për të mobilizuar një goditje ushtarake nga jashtë. Udhëheqësi rus i bëri sfidë deklaratës së Presidentit Obama në fjalimin e së martës se megjithëse Amerika nuk mund të jetë polici i botës, ajo që e bën Amerikën një vend të “veçantë dhe të jashtëzakonshëm” është gatishmëria e saj për të vepruar kur bëhet fjalë për “rrezik të moderuar” për të mos lejuar që njerëzit të vriten me gaz helmues. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney e cilësoi si “ironi të madhe” faktin që Presidenti Putin po shfrytëzon një nga format e lirisë së shprehjes, të cilën e quajti si një “traditë tepër e veçantë amerikane”, e cila po zbehet në Rusi. “Fakti është se Rusia përfaqëson një kontrast të fortë që dëshmon përse Amerika është një vend i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga

kryengritësit sirianë. Zoti Carney iu përgjigj një deklarate nga Gjeneral Salim Idris, kreu i Ushtrisë së Sirisë së Lirë, i cili tha se kryengritësit ende po presin për armë dhe municione: “Nuk mund të japim hollësi për çdo lloj ndihme që i japim opozitës apo të diskutojmë kohën e dërgimit. Por është e rëndësishme të vë në dukje se si opozita politike, ashtu edhe ajo ushtarake do të marrin ndihma”. Opozita siriane i ka dënuar bisedimet që po zhvillohen në Gjenevë. Gjenerali Idris e cilësoi Presidentin rus “gënjeshtar e terrorist” për mbështetjen që i jep regjimit sirian.

Rusia, Shtetet e Bashkuara ngrihen në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave njerëzore në këtë vend dhe kudo në botë dhe ne besojmë se siguria globale forcohet kur fëmijët nuk vdesin nga gazi helmues që përdor një diktator”. Zoti Carney tha se Presidenti Putin ka shfrytëzuar kredibilitetin e tij në nismën diplomatike për t’i vënë armët

siriane nën kontroll ndërkombëtar dhe për t’i asgjesuar ato eventualisht. Por ai shtoi se Rusia është “e izoluar dhe e vetme” në qëndrimin e saj për të fajësuar opozitën për sulmin e 21 gushtit pranë Damaskut. Zëdhënësi i Presidentit Obama iu përgjigj gjithashtu pyetjes lidhur me ndihmat ushtarake që premtoi administrata për

Kritika Media sociale shpërtheu në kritika pasi Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje përmes një artikulli në gazetën “New York Times” popullit amerikan për të mbështetur politikën e tij për Sirinë. Në një koment për gazetën, zoti Putin bën thirrje për kujdes ndaj çdo veprimi të njëanshëm kundër Sirisë, duke thënë se kjo do të minonte autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë Robert Menendez tha se artikulli i zotit Putin e bëri të “vjellë”. Në një intervistë për CNN, Menendez tha se kishte pikëpyetje rreth seriozitetit të propozimit të Rusisë për Sirinë. Në

Twitter, senatori republikan John McCain e quajti artikullin e zotit Putin “një fyerje për inteligjencën e çdo amerikani”. Artikulli i zotit Putin shkaktoi reagime të ashpra në mediat sociale. Një banor i Pensilvanisë shkruante në Tweeter se cilido që i dha vend zotit Putin në gazetën “New York Times” duhet të pushohet nga puna pasi artikulli përmban “shumë gënjeshtra”. Një banor i Londrës thotë se “leksioni” që zoti Putin i jep Shteteve të Bashkuara rreth ligjit ndërkombëtar dhe demokracisë është pasqyrim i “kohës surreale në të cilën jetojmë”. Por një grua në Nju Jork tha se e vlerësonte që zoti Putin i foli drejtpërdrejt popullit amerikan. Ajo tha se Presidenti rus i dha asaj një këndvështrim tjetër që nuk e kishte më parë. Në artikullin e tij, Presidenti Putin paralajmëroi se një sulm ushtarak amerikan kundër Sirisë do të shtonte dhunën dhe do të nxiste një valë të re terrorizmi. Komentet e tij u bënë ndërkohë që sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov takoheshin në Gjenevë për të diskutuar rreth planit të Moskës për kontrollin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë, që do të shmangte një goditje ushtarake amerikane. Presidenti Barak Obama këtë javë shprehu mbështetje

të matur për nismën diplomatike të Rusisë, por tha se ushtria amerikane do të jetë gati për t’u përgjigjur nëse diplomacia dështon. SHBA ka qenë haptazi skeptike në lidhje me synimet e Presidentit sirian Bashar al -Asad dhe aleatit të tij, Rusisë. “Natyrisht, ne kemi një histori të gjatë dhe plot zigzage me rusët, prandaj po i mbajmë sytë hapur. Sekretari i Shtetit Kerry, kur foli me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dy ditë më parë, e tha qartë se ne nuk do të lejojmë të luhen lojëra”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki. Presidenti rus Vladimir Putin në shkrim e tij në “New York Times” i bënte thirrje Shteteve të Bashkuara dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për të përfituar nga ajo që ai e quajti “gatishmëri e Sirisë për ta vendosur arsenalin e vet kimik nën kontrollin ndërkombëtar”. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara janë optimistë rreth bisedimeve amerikano -ruse në Gjenevë. Ja si shprehet zëdhënësi Farhan Haq: “Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon mirëpret fuqimisht fillimin e diskutimeve serioze ndërkombëtare që mund të çojnë në një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit për të siguruar dhe të shkatërruar armët kimike të Sirisë në mënyrë që të parandalohet përdorimi i tyre”.


bota • E shtunë 14 shtator 2013

»

15

Dosja HeSS

Në ankand dokumentet e zëvendësit të Hitlerit

D

uket se interesimi për klimën ka rënë. Kjo është për shkencëtarët gjermanë alarmuese dhe prandaj ata bëjnë thirrje për veprim. Përndryshe shpenzimet e dëmeve të klimës do të rriteshin në mënyrë dramatike. Otmar Edenhofer duhet të jetë optimist. Për vite të tëra eksperti i klimës paralajmëron kundër pasojave të efektit serë, si shef ekonomik në Institutin e Potsdamit për Kërkime mbi Klimën (PIK) dhe si anëtar i Këshillit Botëror të Klimës. Por shtetet nuk kanë dëgjuar siç duhet, dhe po bëjnë faktikisht gjithnjë e më pak. Çlirimi i gazrave po rritet, Protokolli i Kiotos, e vetmja marrëveshje deri më tani për klimën, është respektuar vetëm nga një numër i vogël vendesh. Ende Edenhoferi i mbahet fort idesë për arritjen e objektivit të “Dy gradëve”, së cilës edhe politika i referohet, por që rrallë bën diçka për ta arritur. Të enjten Edenhoferi tha në Berlin: objektvi i “Dy gradëve” është i arritshëm, por është një sfidë e madhe. Me këtë ai donte të thoshte se temperatura mesatare e Tokës deri në vitin 2100 nuk duhet të rritet më shumë se dy gradë, dhe se ky do të ishte një nga efektet e vetme të klimës, që do të mund të kontrollohej nga njerëzimi. Temperatura është rritur me përafërsisht një gradë deri më tani, që kur njerëzimi ka filluar të djegë në shkallë të gjerë karbonin, rreth vitit 1850. Pritja do të kushtojë më shtrenjtë Edenhofer ka paraqitur një studim, të cilin instituti i tij e ka punuar për llogari të Agjencisë Federale të Mjedisit. Ai ka arritur në këtë konkluzion: në qoftë se komuniteti botëror nuk përpunon së shpejti një politikë efektive për klimën, shpenzimet e shteteve në luftën kundër pasojave do të trefishohen. Nëse arrihet në vitin 2015 Traktati i Klimës, në konferencën për klimën botërore të Parisit, atëherë rritja ekonomike do të ulet me dy për qind në mbarë botën në një periudhë të shkurtër, për shkak se shtetet do të shpenzojnë shumë para për veprim kundër ngrohjes globale. Nëse marrëveshja arrihet në 2030, pra 15 vjet më vonë, rënia do të jetë 7%, thuhet në studimin e Edenhoferit. Kjo duhet t’i vërë politikanët në mendime, thotë presidenti i Agjencisë Federale të Mjedisit, Jochen Flasbarth: “Nuk ka asnjë arsye për një qëndrim sipas dëshirës së gjithësecilit, nëse dikush është optimist, apo pesimist. Ne jemi në kohë për të vepruar, vetëm se duhet ta bëjmë tani”. Dioksidi i karbonit duhet të shtrenjtohet Edenhofeni dëshiron ta arrijë objektivin e “Dy gradëve” me hapa pothuajse utopikë.

G

Tepër vonë për të shpëtuar botën?

biomasës, pasi t’i jetë shkëputur dioksidi i karbonit, të ruhet në shtresat e thella të tokës. Marrja e energjisë nga bimët shihet prej shumë ekspertëve si e paqëndrueshme, sepse bimët në fakt duhet të përdoren për prodhimin e ushqimit. Por mungesa e një pjesë të madhe të biomasës, thonë shkencëtarët e klimës, mund të anullojë objektivin e “Dy gradëve”. Pa një marrëveshje për klimën teknologjia e re nuk do të shkonte gjëkundi: “Askush nuk do të investonte në të, në qoftë se shtetet nuk do të detyrohen nga një marrëveshje e përbashkët”, mendon Edenhofer.

Otmar Edenhofer Sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje botërore tregtie për dioksidin e karbonit, ku një ton të shitet nga 20 deri në 50 euro për ton. Vetëm kështu lëndët fosile do të shtrenjtohen aq shumë, sa ekonomia do t’i drejtohej burimeve të tjera të energjisë. Aktualisht, në disa tregje të izoluara nëpër Evropë një ton dioksid karboni kushton vetëm tre euro. Edenhofer megjithatë beson se shtetet së shpejti do të krijojnë një treg botëror të dioksidit të karbonit. “Edhe shtetet, që nuk është se përpiqen shumë për klimën, kërkojnë që çmimi i dioksidit të karbonit të rritet për shkak

se kanë nevojë urgjente për fonde për arsimin. Pas krizës financiare burimet klasike të taksave janë pakësuar dhe një taksë e re për mjedisin është shumë e kërkuar atje. Emetimi i dioksidit të karbonit duhet të kushtojë më shumë, mendon Edenhofer Emetimi i dioksidit të karbonit duhet të kushtojë më shumë, mendon Edenhofer Energji nga bimët Edenhofersi ka hedhur edhe një ide tjetër, që do ta nxiste më shumë debatin. Përveç burimeve tradicionale të rinovueshme, si era dhe fuqia diellore, ai argumenton që një përqindje të lartë të

Optimizëm pavarësisht nga pengesat Si përfundim: Një çmim përafërsisht dhjetë herë më i lartë për dioksidin e karbonit, zhvillimi i nje teknologjie të re për djegien e biomasës ekologjikisht miqësore dhe Edenhoferi beson se çdo gjë është e mundur. Por ai ka atë, që shumë politikanëve u mungon: vullnetin për të zgjidhur problemin e klimës. Politika ndërkohë është në vendnumëro: dy vjet para Konferencës së Parisit nuk është interesuar njëherë, se cilët janë variantet e marrëveshjes së re për klimën dhe, mbi të gjitha, cila i përshtatet asaj më mirë.

jatë luftës zëvendësi i Hitlerit, Rufolf Heß, shkoi në Britaninë e Madhe me një ofertë paqeje për britanikët me vete. Dosja, që del në një ankand amerikan, mund të japë informacion tani se çfarë donte vërtet Rudolf Heß. Ngjarja mund të jetë motiv për një film me James Bond: Një personi i telefonojnë për t’i ofruar një dosje, e cila mund t’i bëhet e vlefshme për disa “projekte”. Ai mjafton të dalë diku një ditë më pas, aty do të gjejë dosjen. Dhe vërtet: Ky person gjen dosjen e një eksponenti nazist. Ngjarja ka ndodhur 20 vjet më parë. Brenda dosjes: protokolle, duplikate, letra të zëvendësit të Hitlerit, Rudolf Heß. Të gjitha dokumentet lidhen me kohën e burgut në Britaninë e Madhe. Ndër to edhe një projektmarrëveshje e paqes, të cilën Heß donte t’ia dorëzonte britanikëve në vitin 1941, pak para se Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik. Kjo ngjarje si romanet e spiunazhit është e shkruar në faqen e “Alexander Historical Auctions” - Ankandi Historik Alexander. Synimi: rritja e interesit të blerësve, sepse ai person, i cili kuptohet, vazhdon të mbetet anonim, ia ka ofruar të martën ( 10.09) për shitje atë qendrës amerikane të ankandit. Çmimi: nga 500.000 deri 700.000 dollarë. Jo një nazist i parëndësishëm

Kaq shumë para për një stivë me letra? Kur përmendet Rudolf Heß nuk përmendet një nazist çfarëdo, bëhet fjalë për njërin nga më të besuarit e Hitlerit, zyrtarisht zëvendësi i tij për një kohë të gjatë. Në mesin e luftës, në vitin 1941, Heß fluturon për në Skoci, me qëllim që pak para sulmit të Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik të negociojë një paqe bilaterale me Britaninë e Madhe. Plani: Nazistët vinin Europën nën thundrën e tyre, britanikët mund të ruanin superfuqinë e tyre në pjesë të tjera të botës, nazistëve duhej t’u ktheheshin vetëm ish-kolonitë gjermane. Britanikët nuk e pranuan këtë ofertë, një fakt që nuk të habit. Heß u arrestua, ai qëndroi në burgun britanik deri sa në vitin 1946 u dënua në procesin e Nurembergut me burgim të përjetshëm. Në vitin 1987 në moshën 93 vjeçare Heß vrau veten në burgun e kriminelëve të luftës, në Berlin-Spandau. Këto faktë dihen, por ende nuk është zbardhur mirë seroziteti i planit të paqes së Rudolf Heß, roli i tij si eksponent i regjimit të Hitlerit, nëse vetë Hitleri e njihte këtë plan paqeje. Gjatë luftës ai u konsiderua si i sëmurë psiqik. Mbi këtë diagnozë, Rudolf Heß ndërtoi edhe strategjinë e mbrojtjes në procesin e Nurembergut. Neonazistët e ngrenë atë lart si një hero të burgosur në Britaninë e Madhe. Achim Baumgarten drejton në Arkivin Federal në Koblenc, referatin për koleksionet private dhe historike. “Historia nuk do të rishkruhet nga e para, por ndoshta ne njihemi me fakte të reja që na ndihmojnë të kuptojmë figurën e Rudolf Heß. Autoritetet gjermane kanë siguruar ndërkohë kopje të një pjese të dosjes. Me sa duket, nuk ka qenë vjedhje

“Tepër e ekzagjeruar” - kështu e cilëson Baumgarten shumën që ofrohet në ankand për dosjen e Heß. Ai e sheh të mundshme që dokumentet mbajnë mbishkrimin e Rufolf Heß. “Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se dosja është e falsifikuar”. Para një viti qendra e ankandit, Beck Militaria kishte kërkuar nga eksperti Baumgarten që të provonte vërtetësinë e origjinalit. Në Arkivin Federal ka një sërë dokumentash të Rudolf Heß. “Ajo që më ra në sy menjëherë ishte vula britanike ‘most sekret’ - tepër sekret”, tregon Achim Baumgarten, duke supozuar se ka gjasa që dokumentet të jenë vjedhur nga Arkivi Nacional Britanik. Por Qendra e ankandit e mohoi një gjë të tillë. Sipas Baumgarten, Heß ka përpiluar duplikate në burgun britanik, letra drejtuar mbretit britanik, planin e paqes - dokumentet të cilat tani dalin në ankand. Me gjasë të nxjerra jashtë ilegalisht nga personeli i burgut. Por të gjitha janë supozime. Dokumentet origjinale, të cilat Heß ia ka dorëzuar autoriteteve britanike, ndodhen të kyçura në Britaninë e Madhe. Deri së paku në vitin 2018 ato nuk do të bëhen publike. Falsifikime apo origjinale?

Baumgarten ka krahasuar shkrimin e dokumenteve që i janë dhënë si kopje me letra të Heß-it që ndodhen në Arkivin Federal. Shkrimi ishte shumë i drejtë, pikërisht si ai i zëvendësit të Hitlerit. “Gërma të caktuara, pjesa e poshtme e shkrimit, çdo gjë në tipometri ishte e njëjtë.” Vula me të cilën ishin mbyllur dokumentat përmbante një monogram me inicialet RH. Por kjo nuk e provon përfundimisht se dokumentet janë origjinale. “Për këtë Zyra e Kriminalistëts mori prova të letrës dhe bojës. Por origjinalët nuk i kam parë asnjëherë”, thotë Baumgarten. Në Gjermani ka pasur njëherë një skandal të madh me falsifikimet. “Memuaret” që bleu revista e njohur “Stern” në vitin 1983, që fillimisht konsideroheshin si ditaret e Hitlerit, dolën si falsifikim duke shkaktuar kështu edhe një nga skandalet më të mëdha në Republiken Federale Gjermane. E megjithatë, Arkivi Federal do t’i kishte blerë dokumentet, “por jo për këtë çmim”, thotë Baumgarten. Arkivi nuk i fiton dot ankandet. Baumgarten thotë se “dalim duarbosh nga ankandet, sidomos kur bëhet fjalë për eksponentë nazistë”. Në Amerikë thotë ai, dokumente të caktuara kapin çmime që janë gati të pamundura për Arkivin Federal.


16

« speciale

William Finnegan The New Yorker

M

ëngjesin para mbërritjes sime në Zitacuaro, dikush kishte lënë trupin e shfytyruar të një djaloshi në mes të kryqëzimit kryesor. Në këtë qytezë të shtetit Michoacan, në Meksikën Perëndimore, njerëzit e quajnë “gjuha e kufomave”. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një trup të gjymtuar - apo për një grup kufomash të gjymtuara apo vetëm për një kokë, të shoqëruar nga një pusullë e shkruar me shkrim dore: “Ka folur shumë”; “Kështu mësoni respektin”; “Çdokush merr atë që meriton”. Në një fotografi të botuar nga një e përditshme e “Zitacuaro”, krahët, këmbët dhe trungu i viktimës ishin të shpërndara në asfalt. Nuk kishte pusullë, por mesazhi ishte shumë i qartë dhe të gjithë e dinin kush ishte autori: Familja Michoanas-e, një organizatë kriminale, që i ka degët të shtrira në të gjithë rajonin. Do të doja të intervistoja njerëzit e policisë, por dikush më këshilloi që të mos i lajmëroj për mbërritjen time në qytet: ata do të kishin njoftuar “los malosos” - të këqijtë - dhe do u kishin thënë që vija vërdallë dhe bëja pyetje. Presidenti meksikan, Felipe Kalderon, u ka shpallur luftë trafikantëve të drogës menjëherë pas fillimit të mandatit të tij, në dhjetor 2006. Ishte një lëvizje që bëri efekt. Edhe pse narkotrafiku në shkallë të gjerë ekzistonte prej dekadash, në ato vite dhuna që lidhej me tregtinë e drogës ishte rritur shumë. Së pari, Kalderon dërgoi në Michoacan 6500 ushtarë dhe agjentë federalë. Më pas dërgoi ushtarakët edhe në pika të tjera të nxehta, si Acapulco në shtetin e Guerreros dhe Tijuana dhe Ciudad Juarez në kufirin me SHBA. Sot në rrugët dhe fshatrat meksikanë janë 50 mijë ushtarë dhe 20 mijë agjentë federalë, por të vdekurit nga përleshjet vazhdojnë të rriten në numër. Që nga dita kur Kalderon shpalli luftë, kanë vdekur më shumë se 23 mijë veta. Pesë mijë vetëm gjatë 2010-s. Inseguridad, siç e quajnë meksikanët, tashmë është përgjithësuar dhe droga ka rrëshqitur në fundin e listës së shqetësimeve të qytetarëve, pas rrëmbimeve, zhvatjes, torturave, vrasjeve, korrupsionit dhe thjesht frika për të dalë nga shtëpia. Organizatat e

E shtunë 14 shtator 2013 •

FAMILJA

Mafia e re meksikane

mëdha kriminale - të njohura më mirë si kartele, edhe pse në realitet nuk bëjnë marrëveshje mes tyre për të fiksuar çmimet - fitojnë ende miliarda nga prodhimi, kontrabanda dhe shitja e drogës, por kanë diversifikuar me sukses veprimtarinë e tyre. Një hetim i kohëve të fundit ka treguar që në Michoacan 85 për qind e kompanive të ligjshme janë në njëfarë mënyre të lidhura me Familjen. Disa analistë kanë filluar ta quajnë Meksikën një “shtet të dështuar”. Një gjykim ndoshta i parakohshëm. Ndërsa shprehja “shtet i burgosur” nuk është ekzagjerim kur mendon dinamikat e pushtetit që janë duke u përvijuar. Dhe korrespondon me idenë që krijohet pasi ke kaluar dy muaj në Michoacan. “Familja bën ligjin”, - më ka thënë një drejtor shkolle i Zitacuaros. “Ndoshta më shumë se shteti. Nëse duhet të marrësh mbrapsht një borxh, shko tek ata. Marrin një përqindje, por të jesh i sigurt që do t’i rigjesh paratë e tua. Policia punon për ta. Kur arreston dikë nuk e dërgon në rajon, por te krerët e Familjes.” Drejtori, që më kërkoi të mos ia zbuloj emrin, e kish fjalën për policinë lokale. Njerëzit, më shpjegoi, kanë frikë nga ata, por edhe nga policia federale, nga ushtria dhe nga marina. Por forcat e rendit nuk punojnë direkt për los malasos. Në korrik 2009 drejtoria e përgjithshme e policisë federale u sulmua nga njerëzit e Familjes të armatosur me automatikë dhe granata. Një mëngjes kalova nga godina, që edhe sot është e mbushur me vrima plumbash, pa dritare, e karbonizuar

dhe e braktisur. Shoferi më konfirmoi sulmin. Shtoji edhe që dy agjentë kishin humbur jetën. E pyeta se kush e kish organizuar atentatin. Për një moment mori një shprehje si të përhumbur. Në fund, duke mërmëritur, më tha: “Los otros”. Të tjerët. Mes organizatave meksikane që menaxhojnë trafikun e drogës, Familja është e mbërritura e fundit. U shfaq në kronikat kombëtare për herë të parë në shtator 2006, atëherë kur pesë koka të prera u rrotulluan në pistën e vallëzimit në një klub nate të quajtur “Sol y Sombra”, në Uruapan, në pjesën perëndimore të shtetit. Mesazhi që kishin lënë vrasësit thoshte: “Familja nuk vret për para, nuk vret gratë dhe të pafajshmit. Vret vetëm ata që meritojnë të vdesin. Të gjithë duhet ta dinë: kjo është drejtësia hyjnore”. Në mesazhet e lënë tek kufomat, Familja përmend shpesh drejtësinë hyjnore. Duket sikur pjesëtarët e saj kanë detyrimin që të marrin me vete një Bibël, apo, në raste të tjerë, një vëllim të vetëbotuar të epigrameve të Nazario Moreno Gonzales, kreu i njërës prej bandave që ndryshe e thërrasin El Chayo o El Mas Loco (më i çmenduri). Thuhet se vetë El Chayo u frymëzua nga kristianizmi agresiv i evangjelistit amerikan John Eldredge, autor i “I egër në zemër”, një manual që tregon si të bëhesh një luftëtar i përsosur i Perëndisë. Libri, që është përkthyer në spanjisht, studiohet në vendet e stërvitjes së familjes. Përveç se një frymë gjysmë fetare, daljet publike të organizatës përmba-

jnë edhe një mesazh politik. Kohë më parë, Familja kish blerë një hapësirë publicitare në dy gazeta të përditshme që shpërndahen në të gjithë vendin. Mesazhi, me titullin “Kush jemi ne”, fillonte kështu: “Punëtorë në rajonin e Tierra Caliente në shtetin e Michoacan, të vendosur që t’i japim fund shtypjes dhe poshtërimit që jemi të detyruar të provojmë nga ana e atyre që kanë pasur gjithmonë pushtetin”. Kohët e fundit, një fraksion i familjes ka filluar të lërë mesazhe në kufoma ku shkruhet “La resistencia”. Një funksionar amerikan që vetë punon në qytetin e Meksikos më tha: “Familja po fillon t’i ngjajë më shumë një grupi të armatosur rebelësh se sa një karteli”. Por vena e narkotrafikut mbetet e fortë në organizatë. Aktivitetet kryesore të saj janë trafiku i marijuanës dhe lulja e opiumit, të kultivuara mbi të gjitha në Sierra Madre del Sud, vargmali në jugperëndim të Michoacan. Merret dhe me kristalet e amfetaminës, prodhuar në laboratorë klandestinë po në mes atyre maleve dhe zonave përreth tyre. Kokaina mbërrin përgjithësisht nga deti, mbi të gjitha nga Kolumbia dhe nga Peruja, dhe hyn në Meksikë përmes plazheve dhe gjireve të shumtë apo direkt nga porti industrial Lazaro Cardenas. Pjesa më e madhe e drogës shkon në veri, në SHBA, atje ku familja ka një rrjet të jashtëzakonshëm shpërndarjeje. Mbretëresha dhe narcos-ët Po i afroheshim Apatzinganit, qyteti kryesor i territorit të Tierra Caliente. Sipas shokëve të mi të udhëtimit - një funksionare politike në rajon që do ta quaj Veronica Medina dhe Isaac Reyes, gazetar i një agjencie në internet - gjatë tridhjetë kilometrave të fundit disa roja të Familjes kishin ndjekur udhëtimin tonë duke regjistruar edhe targën. “Për fat të mirë jemi me mbretëreshën e jugut”, - më tha Reyes. E kish fjalën për Veronica Medinan. Mbretëresha e jugut është titulli i bestsellerit të Arturo Perez-Reverte që flet për narkotrafi-

kun në Meksikë dhe Medina është - mes të tjerave - një sipërmarrëse e suksesshme në Apatzingan, e njohur për angazhimin e saj politik. Ka një elegancë mbresëlënëse si dhe një superioritet imponues në qasje. Reyes shpresonte se prestigji i saj do të na shmangte telashet. Postblloqet rrugorë të ushtrisë na e ngadalësonin rrugëtimin tonë. Ushtarët e veshur me të zeza ndalnin kamionët dhe merrnin në pyetje shoferët e irrituar, që i shihnin vëngër. “Askush nuk do të përdorte këtë rrugë për të transportuar armë apo drogë”, - më tha Reyes. “Dinë vetëm të fusin para në xhepa, - shton Medina. - Dhe Lipe nuk kupton përse njerëzit i urrejnë.” Lipe është Felipe Calderon, presidenti. Heqja e “Fe” - që në spanjisht do të thotë “besim” - është një shprehje evangjeliste. Medina është militante e pasionuar e një partie të opozitës. Një ushtar na bëri me shenjë të kalojmë Rruga të çonte në veriperëndim, përmes fushave pjellore: oriz, agave, pjepra, mango, limonë. Në luginën përreth Apatzingan, bujqësia ka pasur një bum në vitet e Pasluftës së dytë, atëherë kur qeveria financoi projekte ujitjeje, duke tërhequr investitorë amerikanë si dhe mijëra punonjës migrantë. Më pas, politika bujqësore e shtetit ndryshoi dhe produktet vendas ranë. Sot, fushat e mëdha të Michoacan janë të mbushura me kapanone ambalazhimi të braktisur si dhe copëza binarësh të ndryshkur. Por kapaciteti prodhues i rajonit u përqendrua më pas në industrinë e re në ekspansion, atë të drogës. Në Sierran në Jug të Apatzingan, bujqit e vegjël kultivonin prej kohësh marijuanë dhe lulëkuqe opiumi, të cilat ua shisnin ndërmjetësve në Tierra Caliente. Me rritjen e tregut të drogës në SHBA, shumë prej atyre të mbetur pa punë u shndërruan në kultivues apo kontrabandistë droge dhe kamionët e ndalur u vunë sërish në lëvizje. Më pas, kur amerikanët mbyllën rrugët


speciale • E shtunë 14 shtator 2013

nga ato anë”, - m’u përgjigj. Reyes dhe unë shkuam drejt bashkisë. Edhe pse sot jeton në Morelia, në të kaluarën Reyes ka drejtuar një të përditshme në Apatzingan dhe njerëzit në rrugë i njeh dhe e njohin, kështu që ndalet e i përshëndet. Në bashki gjetëm zëdhënësen e shtypit, që do ta quajmë Elena Torres. Kryebashkiaku i qytetit u arrestua vitin e kaluar gjatë një operacioni federal që çoi në burg dhjetë kryebashkiakë të Mochoacan, bashkë me 18 funksionarë të tjerë që dyshoheshin se punonin për Familjen.

kryesore të kokainës që nga Amerika Latine shkonin drejt veriut, duke kaluar nga Karaibet dhe nga jugu i Floridës, zotërinjtë e vegjël të drogës në Michoacan u bënë të mëdhenj. Kokaina nisi të kalojë nga Meksika dhe veçanërisht nga Michoacan. Një impakt edhe më të madh, të paktën në Tierra Caliente, e pati zhvillimi i përpunimit të amfetaminës. Përbërësit kimikë të kristalit, siç e quajnë këtu, mbërrijnë nga Azia. Metamfetamina garanton marzhet e prodhimit më të mëdhenj në këtë sektor. “E shihni atë auditorium?”, më pyeti medina, duke treguar me gisht një pavijon ngjyrë të verdhë pranë një shkolle fillore fshati. “E ka ndërtuar Familja. Bashkë me fushën e volejbollit”. Më pas, më tregoi një arenë në anën tjetër të rrugës: “Atje organizojnë festa. Festa shumë popullore. Ose të paktën kështu ishin. Tani kanë pushuar. Besoj për shkak të fushatës së Lipes”. Fushata e Lipes është lufta e Calderonit kundër narkotrafikantëve. Medina beson se ka shkatërruar ekonominë në Tierra Caliente dhe paqen sociale në komunitet. Familja ofronte punësim, garantonte sigurinë publike dhe ndihmonte të varfrit. Mbërritja e ushtarëve dhe e policisë federale në zonë e detyroi organizatën që të kthehet në hije. Dhe tani kush kujdeset për të varfrit? Qeveria? Me një shprehje sfide në fytyrë, Medina priste përgjigjen time. Jo, qeveria sigurisht që jo. Policia lokale është e paguar keq dhe si pasojë jo e aftë dhe e korruptuar. Atëherë kur komandonte Familja, më tha Medina, askush nuk mundej të gabonte. As nuk duhej ta mbyllje me çelës derën kur shkoje të flije. “Nëse të gjenin të dehur në një vend publik, të merrnin, të ulnin pantallonat dhe të rrihnin me shkop.” Akte të tillë dhune të duken kaq “të mirë” saqë u ndjeva pothuajse në siklet kur e pyeta për krimet për të cilët familja qe bërë e famshme. Pak ditë më parë, gjashtë trupa me kokë të prerë ishin braktisur në një rrugë, në periferi të Apatzinganit. Kishin të

gjithë një Z të ngulitur në gjoks. Sipas një raporti që kam lexuar, ‘Z” provon që ata njerëz janë vrarë nga grupi Los Zetas, një bandë rivale e Familjes. Por besoj se i ka vrarë Familja për shkak se ishin Zetas, apo të paktën donte të bënte të besohej që ishin. Edhe një agjent i shërbimeve të fshehtë të Morelias, ekspert i kriminalitetit të organizuar, mendonte se ishte Familja që kish kryer vrasjet. Los Zetas janë dëbuar tashmë nga ajo zonë, më shpjegoi ai. Ndoshta këta viktima janë rezultat i një konflikti brenda Familjes. Gjëja më shqetësuese, sipas agjentit, është mosha e tyre. Viktimat duket se janë baballarë të narcos-ëve, dhe kjo gjë mund të çojë në një seri të përgjakshme larjesh hesapesh. Mbretëresha e jugut nuk dukej aspak e interesuar për gjithë këto. Sapo mbërritëm në shtëpinë e saj, në Apatzingan, më tregoi një grumbull gazetash lokale. I ktheu për të më treguar faqet e fundit. Në fund të pothuajse të gjithë gazetave meksikane është “nota roja”, buletini i policisë gjithnjë i mbushur me foto që të ngjethin mishtë. Kishte kudo kufoma të përgjakura, që dukej se i jepnin asaj të drejtë: tashmë, dhuna e narkotrafikantëve është e vazhdueshme. Dhe kjo gjë nuk bie në kontradiktë me pozicionin e Medinas mbi familjen dhe rendin publik. Therjet janë larje hesapesh mes tyre. E pyeta për zhvatjet e tregtarëve. Në Apatzingan ishte problem, më tha, por vetëm kur vërdallë ishin Los Zetas. Kur Familja zuri vendin e tyre, Medina shkoi të flasë zyrtarisht me krerët e organizatës dhe i bëri të kuptojnë që detyrimi i tregtarëve të vegjël për të paguar taksën e mbrojtjes do të dëmtonte ekonominë lokale. Ndryshe nga Los Zetas, që ishin gangsterë mercenarë të ardhur nga jashtë, Familja kishte rrënjë dhe aleanca të konsoliduara në vend. Mund të arsyetonte. Gjobëvëniet morën fund. Morën fund edhe rrëmbimet. Por kanë vazhduar në Zitacuaro, ia ktheva unë. Medina m’u kthye duke ngritur supet. “Konsiderohen të pasur

Bosi me kalë Torres, një vajzë e re që drejton edhe një gazetë të përjavshme, e priti ngrohtë Reyesin. Zyra e saj ishte plot. Në një mur ndodhej një portret i guvernatorit të Michoacan, Leonel Godoy, por gjëkundi nuk kish gjurmë të Felipe Calderon. Të jesh guvernator në Michoacan sot, do të thotë të jesh i rreshtuar. Godoy dhe Caldeorn u përkasin partive kundërshtare dhe vitin e kaluar Calderon e nisi fushatën e tij ushtarake pa e lajmëruar më parë Godoyn, që e quajti “një pushtim”. Dy funksionarë të lartë, mes të cilëve këshilltari i parë i kryeprokurorit, u arrestuan. Edhe vëllai nga babai i guvernatorit, një deputet, është ende në kërkim. Shumë prej të arrestuarve, më pas u liruan. Torres më shoqëroi jashtë zyrës së saj në një tarracë të qetë me pamje nga sheshi qendror i Apatzingan. “Prej këtu dikur shihnim krerët e Familjes”, - më tha duke ndezur një cigare dhe duke më treguar me një shenjë të kokës sheshin e shkretë tashmë. Vinin në darkë me kuaj. Organizonin festa të mëdha me artistë të mrekullueshëm si të ftuar. Vallëzohej dhe këndohej. El Chayo është një xhentëlmen, shumë i edukuar. Jo shumë i gjatë. “Ka një prani imponuese”. Edhe Medina më foli për El Chayon. Si ajo, edhe Torres, përdorin të njëjtën fjalë, “guano”, që do të thotë “i bukur”. Por në atë kontekst shërbente më shumë për të krijuar idenë e një burri të nderuar, një komandanti të sertë, por bujar. El Chayo është një gjysmë

i jashtëligjshëm dhe gjysmë padron. Nuk është kreu suprem i familjes, që me sa duket udhëhiqet nga një këshill, por është kreu i pothuajse të gjithë Tierra Calientes. Dhe në versionin e narcos të traditës së vjetër revolucionare meksikane, lufton kundër një qeverie të urryer nga njerëzit. Torres, pasi thithi fort cigaren, më tha: “Për faj të federalëve, tashmë gjithçka ka marrë fund”, - duke iu referuar festave në qytet. Më pas, më pa drejt e në sy. “Por këtu të gjithë kanë simpati për Familjen michoacan-ase”. Nëse njerëzit nuk i besojnë policisë dhe gjykatave, atëherë atë boshllëk e zënë grupet kriminalë. Një nënë e vetme që jeton në Morelia, më tha plot krenari: “kam një numër të cilit mund t’i telefonoj gjithmonë”. E kish fjalën për dikë nga Familja. “Nuk është El Chayo, por është një prej njerëzve të tij, - shtoi ajo. - Nëse kam një problem, nëse dikush më kërcënon apo përpiqet të më vjedhë makinën, mjafton një telefonatë dhe ata më dërgojnë një agjente policie, një grua.” Në Tierra Caliente, Familja shërben edhe për të gjetur punë. Ushtria thotë se ka shkatërruar më shumë se 400 laboratorë metamfetamine në rajon. Nëse kjo shifër është e saktë, bëhet fjalë për humbjen e shumë vendeve të punës. Natyrisht, njerëzit e dinë që kristali është i paligjshëm. Dinë edhe që krijon varësi dhe që është shkatërrimtare për shëndetin. Por Familja këtu veproi duke luftuar përdorimin e metamfetaminës në Michoacan, duke dëbuar toksikët dhe ndëshkuar shpërndarësit. Familja këmbëngul që i gjithë prodhimi i metamfetaminës është i destinuar për eksport. Ndoshta është një pohim jokorrekt nga pikëpamja etike, por në një rajon kaq të varfër puna e punëtorëve dhe kontrabanda do të jenë gjithnjë shumë të vlerësuar nga popullsia. Gabimi i Kalderon Rritja e madhe e kriminalitetit të organizuar në Meksikë, në dhjetë vitet e fundit, i atribuohet shpesh shumëfishimit të partive. Nga 1929

»

17

deri në 2000, vendi praktikisht u qeveris nga një forcë e vetme politike, Partia Revolucionare Institucionale (PRI). Narkotrafikantët pasuroheshin, por kishin raporte të vendosura me autoritetet. Periodikisht, zakonisht me kërkesë të SHBA, kryheshin fushata kundër drogës që rezultonin farsa, duke pasur parasysh penetrimin e kriminalitetit të organizuar në institucione. Gjërat ndryshuan në vitin 2000, kur Vicente Fox, i Partisë së Veprimit Kombëtar, mundi kandidatin e PRI për presidencën. Nisi një tranzicion demokratik i paprecedentë, që shpërbeu rrjetet e vjetër klientelistë, duke krijuar një boshllëk të madh pushteti. Politikanët, që vinin nga parti të reja kishin nevojë për fonde për fushatat e tyre. Dhe zotërinjtë e drogës ishin gati që t’i ndihmonin. Konfliktet mes bandave, tashmë pa ndërmjetësimin e PRI u shpeshtuan. E ashtuquajtura “pax mafiosa” mori fund. Administrata e Fox arrestoi shumë narkotrafikantë dhe disa bosë, duke përfshirë joaquin El Chapo Guzman Loera, kreu i kartelit të Sinaloas, i cili u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në 2001. Por, Meksika post PRI ishte në kaos dhe qeveria nisi të humbasë terren. Fernando Gomez Mont, ministri i Brendshëm, drejton pjesën politike të luftës antidrogë të Calderonit. Është i bindur që me rënien e PRI, krimi i organizuar vetëm sa u bë më i dukshëm. “Ndodhi kështu edhe në Bashkimin Sovjetik, - më tha. - Regjimi autoritar drejtonte shumë interesa të fshehur.” Për Gomez Mont vrasjet e agjentëve federalë në Michoacan dëshmojnë për ndershmërinë e policisë. “Kushton më pak të korruptosh se sa të vrasësh. Atëherë pse vrasin? Sepse procesi i korruptimit nuk shkon si do të donin ata.” Sipas tij, popullariteti i Familjes në rajone si tierra Caliente është simptomë e një “sindrome Stokholmi” masive. Meksikanët nuk besojnë që qeveria po fiton luftën kundër karteleve. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 59% mendojnë se po fitojnë narcos-ët dhe vetëm 21 për qind besojnë se qeveria po bën progres. Narcos-ët përdorin avionë dhe helikopterë, motoskafë e madje edhe nëndetëse. Kanë para dhe armë për të lënë pas ushtrinë. Edhe pse shumica e meksikanëve nuk e bëjnë Kalderonin personalisht përgjegjës për pasigurinë, në zgjedhje e ndëshkojnë. Në ato legjislative të 2009, partia e tij e veprimit kombëtar u mund keqas nga PRI, që tashmë kontrollon Parlamentin dhe mund të rimarrë Presidencën në 2012. Edgardo Buscaglia, profesor i të drejtës dhe ekonomisë në “Columbia University”, është një ekspert i kriminalitetit të organizuar dhe ka qenë konsulent në OKB dhe Bankën Botërore. Prej vitesh punon në Meksikë dhe mendon që qeveria e Kalderon po gabon rrugë. “Puna nuk është sa ushtarë hedh në rrugë apo sa bosë arrin të kapësh, - më tha. - Gjithçka rrotullohet tek pasuria. Konfiskimet. Sekuestrimi civil dhe penal i pasurive të trafikantëve. Mund të arrestosh 53 mijë veta, siç ka ndodhur nga 2003, por derisa gjykatësit dhe ministritë janë të korruptuar, do të jetë e pamundur të zgjidhet problemi.” Kriminaliteti i organizuar mbështetet tek korruptimi i sektorit publik dhe përdor burimet e veta për ta mbajtur. Dihet që e vetmja masë efikase për të mundur kriminalitetin është të sekuestrosh mallrat dhe të luftosh korrupsionin. Sipas Buscaglias, Meksika nuk po punon në asnjë nga këta dy fronte. Magjistratëve u mungon gjithçka që u duhet për të mposhtur kartelet: burime, ligje, informacione financiare, pavarësi gjyqësore. “Që t’i shpallësh luftë krimit të organizuar, duhet t’i shpallësh luftë shoqërisë tënde”, - shpjegon Buscaglia. (vijon numrin e ardhshëm)


18

« dossier

E shtunë 14 shtator 2013 •

Lufta e Dytë Botërore

Si u bashkuan 15 ushtarë gjermanë në radhët e partizanëve shqiptarë Nga Albert KOTINI

N

ë dokumentet e Luftës Nacionalçlirimtare shqiptare, por edhe në dokumentet e Vermahtit për Shqipërinë, nuk përmenden fakte të tilla: “Më 28 nëntor 1944 parakalon në krye të paradës partizane një kolonel gjerman”. Më tej këtë fakt historik të rrallë vitet e kanë fshehur më tepër sesa e kanë harruar, ndërsa fototeka e ka fiksuar dhe arkivuar me këtë mbishkrim: “Këtu sipër shihet një kolonel gjerman që luftoi me Ushtrinë NacionalÇlirimtare Shqiptare, duke i përshëndetur shokët shqiptarë të luftës. Fytyra e tij është prishë për arsye të sigurimit të familjes së tij në Gjermani.” Ky dokument i rrallë dhe akoma enigmatik është marrë nga revista “Ngjarja e muajit” për Evropën jug-lindore, të botuar, prej zyrës informative të qeverisë së SHBA-së në janar të vitit 1945. Kjo foto është e datës 28 nëntor 1944, ku në vëllimin e pare, numër 1, të kësaj reviste nën titullin “Një parakalim fytyrash të Kombeve të Bashkuara” vëllimi I nr. 1, shkruhet: “Në çdo vend ka njerëz fisnikë, ndjenja e drejtësisë e të cilëve qëndron përmbi çdo pasion edhe atëherë kur vendi i tyre bën ndonjë padrejtësi. Shqipëria ka njohur disa njerëz të tillë, që duke u larguar nga bashkëkombësit e tyre, u bashkuan me ata që luftojnë për demokraci dhe për liri. Këtu sipër shihet një kolonel gjerman që luftoi me ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare, duke përshëndetur shokët shqiptarë të luftës”. Kemi, gjithashtu, mbi tri dokumente, të cilat vërtetojnë prezencën e ushtarakëve gjermanë në Shqipëri. Një dokument i tillë përmban shënimin, se “partizanët e lartpërmendur i kanë dokumentet në misionin ushtarak sovjetik” dhe këto emra të partizanëve gjermanë janë në Brigadën VIII, XIV, XIX. Dokumenti tjetër i Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare shqiptare, me numër 67 të regjistrit, fondi kabineti ushtarak me firmën e shefit të këtij kabineti major Sadik Bekteshi në datën 18.8.1945, përmban emrat e 15 partizanëve gjermanë për t’u riatdhesuar. Po kështu, nga ky fond arkivor i mësipërm, por në frëngjisht dhe në datën 25.10.1945, me firmë të zëvendësit të shefit të kabinetit Emin Agolli, përfshihen emrat e 16 partizanëve gjermanë me destinacion riatdhesimin. Në këtë pikë dokumentesh të Luftës së Dytë Botërore, ka të njëjtin qëndrim, si pala shqiptare e partizanëve, po ashtu dhe pala gjermane e hitlerianëve, që nuk e pranojnë këtë fakt historik. Këtë e vërteton moria e dokumenteve të botuara pas luftës, si nga autorë pjesëmarrës në këtë luftë, gjermanë dhe partizanë, të cilët “harrojnë” këtë të vërtetë në shkrimin e historisë së tyre. Nuk bëhet fjalë për partizanë italianë në ushtrinë nacional-çlirimtare, që është një fakt historik i pranuar nga historianët e të dy shteteve, as nga ekzistenca e robërve gjermanë në Shqipëri, edhe kjo e pamohuar, por bëhet fjalë për mohimin e faktit të ekzistencës së partizanëve gjermanë edhe nga dëshmitarët e sotëm të kësaj lufte. Kështu në gazetën “Ushtari gjerman” (“Deutche Soldaten-Zeitung”) viti i IV, nr.7, korrik 1956, faqe 11 shkruhet: “Divizioni i infanterisë 297. Më 26 shkurt 1956 u bë në Vjenë takimi i parë i këtij lloji pas luftës i ish-pjesëtarëve të Divizionit të infaterisë 297. Nga të gjitha pjesët e Republikës Federale dhe nga të gjitha provincat federale të Austrisë kishin ardhur në Vjenë, luftëtarët e vjetër të Lindjes dhe të Jug-Lindjes të këtij Divizioni plot famë të fanterisë, për t’u parë përsëri më në fund njëherë, 11 vjet pas përfundimit të luftës, për të kujtuar shokët e rënë dhe për të sqaruar fatin e përmbi 7000 të humburve. Në meshën përkujtimore për të rënët e divizionit u mblodhën pjesëtarët në kishën më të vjetër të Vjenës -në kishën e Ruprechtit, që është qysh nga koha e Karlit të Madh. Pastaj pjesëtarët u mblodhën në sallën e madhe të kinemasë Uranias të Vjenës, ku divizionarët e vjetër të 297, asistuan në një konferencë me pamje nga rruga e bërë prej divizionit në Rusi dhe në Ballkan. Më tepër se 500 fotografi me ngjyra zgjuan kujtimin e ditëve më të vështira të luftës. Kur pas fotografive të Stalingradit u treguan varrezat e divizionit, tingëlluan meloditë e këngës së “shokut Besnik” dhe të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë prej vendeve të tyre të emocionuar thellë. Pas ngrënies së drekës, pjesëtarët e takimit u mblodhën në hotelin “Produkteuborse” për të festuar takimin përsëri. Për shokët e ardhur nga Gjermania, foli koloneli Nojman dhe major Vegener, për austriakët majori Zhvorc, mjeku kolonel Dr. Graus Shpigelfeld dhe togeri Sevçik, i cili në bashkëpunim me zyrën e kërkimit të të humburve në Salsburg, ku drejtori i saj ndodhesh personalisht prezent, kishte kompozuar një listë të hollësishme, sipas uniteteve dhe numrave të postave ushtarake. Në kontrollimin e parë, sipas uniteteve ekzistoi mundësia që të sqarohesh fati i 118 të humburve. Lista e të humburve, e përbërë prej 61 faqesh iu dorëzua pjesëtarëve për të pasur mundësi për të zbuluar fatin e të tjerëve. Ndodheshin në dispozicion të divizionit, 2000 fotografi

të varreve, prej 21 varrezave të ngritura prej doktor Bekut. Për në takim ishin regjistruar 700 pjesëtarë. Por kishin ardhur më tepër dhe ata shfaqën besnikërinë ndaj shokëve të tyre. Në mënyrë të veçantë u kujtuan shokët e vdekur të gjeneralëve të divizionit, të komandantëve Pfeffer (ai vdiq më 9.1.1956 në mbrëmjen para transportimit për në Atdhe në kampin Vojkov) Deutch dhe Bayer. U vendos botimi në formë libri i historisë së divizionit, i cili u formua në shkurt të vitit 1940, nëpër rrethinat e Brukut mbi Laita, me qendër në Vjenë. Zyrat ndërlidhëse janë në Republikën Federale, pranë majorit Vegener-Veclar Hensoldtstrasse 22 dhe majori Frank Stuttgard-Birkah Hohenheimerstarasse 47. Takimi tjetër ka për t’u bërë në nëntor të vitit 1956 në Augsburg. Në vjeshtë botohet një libër mbi luftimet e çetave në Shqipëri, ndërsa takimi tjetër i pjesëtarëve të Divizionit 297 u njoftua në gazetën “Ushtari gjerman” në qershor 1957 për datat 6-7 shtator 1957 në Vjenë”. Po t’u referohesh takimeve jubilare të partizanëve nëpër brigada dhe divizione kanë në përmbajtje të tyre vetëm propagandë dhe lavdi, por të iniciuar nga udhëheqja e lartë dhe aspak në kërkim të fakteve të reja historike për secilin partizan, bile asnjë interesim për familjarët që kanë qenë interesuar ndër vite, si p.sh shembull për partizanet e vrarë në tokat e Jugosllavisë, apo të zhdukur nga bora, tifo dhe çetnikët. Në të gjitha shkrimet e historianëve gjermanë për veteranët e tyre ndryshon jo vetëm përmbajtja, por mbi të gjitha vetë lavdia dhe respekti për shokun e tyre ndër vite në krahasim me veteranët shqiptarë të luftës, që për 50 vjet kanë përsëritur të njëjtat gjëra. Në Shqipëri ndodhej korpusi malor XIX me divizionin 181 të infaterisë (gjenerallejtënant Adolf Fisher), Divizioni 297 i infatersië (gjenerallejtënant Albrecht Baier) dhe divizioni 21 SS malor “Skënderbej”. Më 11 shtator 1944 kryekomanda “Jug-Lindje” disponoi që Korpusi XXI malor në Shqipëri të vihesh nën grupin ushtarak E dhe në këtë mënyrë të kufizojë Armatën II të krahasuar mbi Kroacinë. Më 3 tetor 1944 Hitleri dha urdhrin për zbrazjen e Greqisë, të Shqipërisë së Jugut dhe të Maqedonisë së Jugut. Kështu Selaniku u la më 31 tetor 1944 dhe nga Vlora u hoq dorë prej gjermanëve që nga 12.10.1944. Sipas dokumenteve gjermane “gjeneralët e plotfuqishëm gjermanë në Shqipëri” ishin: Bessel në shtator të vitit 1943; Geib në shtator të vitit 1943 deri në maj të vitit 1944, kur edhe u vra në këtë vit; Gulman nga maji i 1944 deri në fund të gushtit 1944 pastaj rob në Jugosllavi dhe Fitchum nga gushti i ’44 deri në nëntor të vitit 1944. Zbrazja e Shqipërisë u bë përfundimisht në fillim të vitit 1945. Forcat e përgjithshme të partizanëve, sipas dokumenteve gjermane në qershor të vitit 1944 ishin 83 000 vetë, të ndarë, si vijon: Sllovenia afërsisht 10000 veta; Kroacia 52000 veta; Serbia 4000 veta; Maqedonia 4000 veta; Shqipëria 5000. Në Greqi 38 000 vetë. Mjaftë autorë gjermanë në shkrimet e mbas Luftës së II Botërore kanë një bibliografi të pasur të shkrimeve mbi Shqipërinë, ku nga 13 të tillë mund të përmendim si referencë të domosdoshme për të shkruar mbi Luftën e Dytë Botërore të tillë emra: Erik Schmid-Richberg -“Lufta e fundit në Ballkan”; Operacionet e grupit ushtarak E, të botuar në vitin 1955 në librin “Vermahti në luftë” volumi V; Herman Frank në librin e tij “Londra, Karst dhe shqiptarët” (“Luftimet e çetave në Shqipëri”); Lothar Rendulic me “Kemi luftuar, fituar-jemi mundur” (Serbi, Mali i Zi dhe Shqipëri); Herman Neubaher, i ngarkuari i posaçëm për jug-lindjen 19401945 “Raport i një diplomati fluturues”, si dhe libri italian i Pjetro Badolios, botuar në Lajpcig në vitin 1947 pjesa “Disa kundrime të shkurtra mbi Shqipërinë”. Për sa i përket okupimit të Shqipërisë, autori gjerman W.Glitc në librin e tij Lufta e Dytë Botërore 1939-1945, Shtutgard 1952 volumi II në faqen 148 shkruan: “Në Shqipëri, ku hyri Korpusi malor XXI nën gjeneralin e trupave të karrocuara Fehn, duhej të detyrohej divizioni “Taurinenc” për dorëzimin e armëve”. Po aty faqe 153 shkruan: “Me kapitullimin e Italisë marshoi në Shqipëri Korpusi malor XXI së bashku me dy divizione infaterie. Vendi u deklarua indipendent dhe në kryeqytetin Tiranë, u emërua një këshill regjence i përbërë prej 4 vetash, të cilit iu caktua pranë dhe një gjeneral gjerman i plotfuqishëm. Edhe komanda SS emëroi një përfaqësues për Shqipërinë, komandantin e brigadës SS-Fitzthum”. Në librin e botuar me titull “Zbrazja e Ballkanit” prej Gerhard Hymelhen të botuar në tetor të vitit 1959 në kronikën shkencore ushtarake të literaturës në Gjermaninë Perëndimore, përshkruhet në mjaft fakte e gjithë tërheqja nga Shqipëria. Kryesore është fakti, se këtë revistë shkencorë gjermane me skica dhe harta, shifra dhe fakte, e ka botuar ish shefi Shtabit të Përgjithshëm për veri-lindjen Erich Shmid Richberg në vitin 1955 në librin Vermahti në luftë volumi V, të gjithë aktivitetin e luftës në Shqipëri, në veçanti për divizionin 297 që kishte komandant gjenerallejtënant

Bajer. Faktet janë aq të sakta si për raportin e forcave politike komunistë nacionalistë për largimin nga Tirana më 17 nëntor 1944, për largimin nga Shkodra etj, të cilat janë të domosdoshme për t’u marrë në konsideratë. Nën këto autorësi, të cilat kanë qenë vetë drejtues të luftës edhe për divizionin 297 shkruhet realisht i gjithë aktiviteti i saj në Shqipëri. Mirëpo historia e Luftës së Dytë Botërore e trajtuar në botimet shqiptare të pas luftës, jo vetëm që i ka keqpërdorur, si referenca këto dokumente gjermane me interpretimet e tyre politike, por mbi të gjitha i ka shtrembëruar nga autorësitë origjinale të mësipërme. Po të lexosh autorin gjerman Kurt von Trippelskirch në librin e tij “Historia e Luftë së Dytë Botërore” botuar në Bon në vitin 1956 për zbrazjen e Shqipërisë shkruan në faqen 503, se: “Më 18 dhjetor 1944 në mes të rrugës Shkodër-Priepolje u krye takimi midis dy divizioneve që ndodheshin akoma në hapësirën e Shqipërisë. Kështu përsëri kishin shpëtuar dy divizione gjermane”. Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane për jug-lindjen, gjenerallejtënant Erich Schmidt-Riberg, në librin “Vermahti në luftë” volumi V shkruan për të gjithë aktivitetin e Korpusit XXI malor, divizioni 297 dhe për të gjithë aviacionin gjerman që ka vepruar në Shqipëri, duke përfshirë në detaje forcat e marinës gjermane dhe raportet e Vermahtit për të gjithë sundimin e tyre në Shqipëri. Të bën përshtypje që ka një mospërputhje ekstreme për statistikat e forcave gjermane dhe atyre partizane të pasqyruara në këto dokumente me ato që janë dokumentuar në botimet komuniste shqiptare. Kështu p.sh. humbjet gjermane në njerëz në Ballkan ishin në ushtri prej datës 22.6.1941, deri më 31.3.1945 në total të vdekur, të humbur dhe të plagosur në shumën 105220 ushtarakë, prej të cilëve 2472 oficerë. Vetëm prej këtyre humbjeve i takojnë grupit ushtarak E gjithsej 57 877 ushtarakë, ku 1254 ishin oficerë. Në mjaft botime të mbas luftës në Gjermani, prej autorëve që kanë qenë vet në luftë në Shqipëri dhe të para me përgjegjësi nga botuesit e revistës “Për sigurimin Europian”, në veçanti në tetor 1959 për këto të dhëna që jepeshin në revistën “Kronikë shkencore ushtarake”, jo vetëm që nuk janë marrë në konsideratë për botimin e historisë së luftës antifashiste disa vëllimëshe të botuar në vitin 1989-90 në Shqipëri, por janë deformuar plotësisht. Kështu që logjika me të cilën është shkruar historia enveriste për Luftën e Dytë Botërore, jo vetëm mohon të vërtetat shkencore, por nuk të bind në asnjë ballafaqim me kundërshtarët për botimet që ata kanë bërë. Në materialin dërguar Nexhmije Hoxhës, si Drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, mbi diskutimet e vëllimit III, “Historia e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, janë mbi 12 diskutantë, si: Raqi Madhi, Sevi Tarifa, Vangjel Moisiu, Nexhat Myftiu, Shyqyri Ballvora, Refik Kucaj, Maksim Iliriani, Gaqo Simaku, Vasillaq Kureta, Naun Guxho, Spiro Dede, Bajram Mejdia etj... Përsa i përket armikut gjerman këta bëjnë vërejtje të kësaj natyre, ku Sevo Tarifa shkruan: “Në faqen 159, kapitulli III, thuhet se filan komandant gjerman u konsultua me komandantin tjetër gjerman, filanin. Nuk ka pse na duhet kjo për historinë tonë të luftës. Ne nuk vëmë aty konsultimet e komandantëve tanë, pse duhet të vëmë të gjermanëve? Këto hollësi besoj se nuk i vënë as vetë gjermanët, pse duhet t’i vëmë ne?! Po ashtu përdoret “paniku”, “të lodhur e të rraskapitur”, “frika” etj., dhe aq të frikshëm gjermanët të mos i bëjmë. Ndryshe del sikur ne paskemi luftuar me frikamanë. Po aty, mos janë kontradiktore dy shprehjet njëra në faqen 105 “Balli doli hapur si bashkëpunëtor me gjermanët”, tjetra në faqen 111 “ishin shpresat që kishin ballistët në një zbarkim anglo-amerikan që i përmbante ata të bashkëpunonin hapur me gjermanët”. Asnjë diskutim në qindra faqe vërejtjesh nga historianë, civilë dhe ushtarakë, akademikë dhe të universiteteve, veteranë, apo partiakë nuk u bë për të gjithë volumin e Luftës së Dytë Botërore, se përse u shpartalluan partizanët në Operacionin e Dimirit 19431944 nga gjermanët, si p.sh brigadat II-III, por u fajësuan “tradhtarët” Hulusi Spahiu, Beqir Balluku, e mbas vrasjes së Mehmet Shehut edhe ky po ashtu. E gjithë Lufta e Dytë Botërore bazohet në referencat e bëra në veprat e Enver Hoxhës të botuara si p.sh në vitin 1984 vepra “Në mes të njerëzve të thjeshtë”- kujtime, dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të botuara në vitin 1976. Këto mund të vihen përballë dokumenteve të Vermahtit të botuara gjatë luftës. Në studimin origjinal të dokumenteve origjinale të Vermahtit dhe ato që janë përdorur si referenca për “Historinë e luftës antifashiste” të botuar në vitin 1989, prej institucioneve studimore shqiptare, ka një eklektizëm të përdorur në mënyrë të turpshme nga autorët shqiptarë për referencat e dokumenteve gjermane. Kështu p.sh në periudhën nëntor 1943- mars 1944, kreu III i kësaj historie në faqen 100 shkruhet: “Komanda gjermane nuk e arriti objektivin e saj për

çarmatosjen e shqiptarëve dhe të çetave shqiptare”. Kjo është marrë nga dokumentet ushtarake gjermane të 314-661. Raport i Komandës së Korpusit XXI, mbi veprimtarinë prej 1-31 tetor 1943. Nga verifikimi në origjinal të këtij fakti nuk rezulton e vërtetë. Po kështu referencë e deformuar është edhe materiali i marrë, sipas tyre nga dokumentet gjermane, pjesa C Shqipëria, T-501-258, 15.2.1944, ku shkruhet nga raporti i komandantit të jug-lindjes i ushtrisë gjermane: “Që në fillim të vjeshtës 1943, kur lufta e hapur kundër Vermahtit, qe bërë e pashmangshme, lëvizja komuniste (nacionalçlirimtare-red), kishte një ushtri komplekse të organizuar e të rezikshme, të vendosur për luftën e kryengritje të përgjithshme me çdo kusht”. Mbi këto “referime” bëhet interpretimi i autorëve tanë, se: “Taktika e “çlirimit” të Shqipërisë nga Italia dhe “krijimit të një shteti shqiptar të pavarur” nën mbrojtjen e Gjermanisë hitleriane pësoi dështim të plotë. Regjenca dhe qeveria kukull, nuk kishin asnjë autoritet qeveritar në sytë e popullit. Ato ishin vetëm sa për emër. Masat popullore nuk u mashtruan nga demagogjia bajate e nazistëve dhe nuk besuan se vendi kishte fituar pavarësinë pas kapitullimit të Italisë Fashiste. Nazistët nuk arritën të zbatonin planin e krijimit të një “ushtrie shqiptare” dhe të një “xhandarmërie shqiptare” me qëllim që t’i përdornin si vegla të regjimit të tyre të pushtimit”. Në Shqipëri ndodheshin të dislokuar dy nga divizionet e Armatës II të blinduar (i 100 dhe i 297), të inkuadruar në korpusin XXI, batalione të veçuara të divizionit Brandeburg dhe reparte të Korpusit XX me qendër në Janinë. Më 28 tetor 1943, Komanda e Armatës II të blinduar njoftonte Komandën e Korparmatës V SS malor në Jugosllavi, se: “Gjendja e përgjithshme kërkon urgjent një grup manovrues për të qenë në gatishmëri në Shqipëri, si dhe urdhëronte të vihej në marshim menjëherë divizioni 118 gjuajtës për komandën e Korporatës XXI malor për në Tiranë. Kjo sipas dokumentit gjerman T 313-194 faqe 16. Mbi këto “referenca” fillon dhe tirret interpretimi i autorëve tanë, se: “Në këtë mënyrë sasia e forcave gjermane të përqendruara në Shqipëri arriti në më shumë se 70000 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, nga të cilët komanda gjermane planizoi të hidhte në mësymje 40000 prej tyre. Së bashku me forcat reaksionare tradhtare, grupimi i armikut arriti rreth 50000 veta”. Këto interpretime bëjnë fjalë për muajt e parë të pushtimit gjerman dhe sipas tyre “në fund të vitit 1943, Armata II e blinduar u shtua me gjashtë divizione të tjera”. Mbas këtyre referencave dhe interpretimeve të bashkëpunimit gjermano-nacionalist shqiptar, arriti që: “Numri i forcave të armatosura reaksionare që mund të merrnin pjesë në operacionet kundër ushtrisë nacional-çlirimtare llogaritej në 12000 vetë. Balli Kombëtar, morri nga gjermanët 8000 copë armë të ndryshme, aq sa i kërkoi Kadri Cakrani të dërguarit të plotfuqishëm për jug-lindjen... Ndërsa sipas dokumentit gjerman T-314-662 datë 16.11.1943 referohet, se: “Kur filloi vargu i operacioneve gjermane të dimrit 1943-44, filluan bisedimet e drejtpërdrejta të përfaqësuesve gjermanë me Abaz Kupin. Abaz Kupi u takua me oficerë gjermanë të Gestapos në Klos, me të cilët u arrit marrëveshja për të mos e trazuar njëri-tjetrin, kurse zogistët do të ishin të lirë të hynin në ushtrinë dhe xhandarmërinë shqiptare, që e kishte marrë përsipër ta organizonte përfaqësuesi i plotfuqishëm i Himlerit, gjeneral Ficztumi”. Se ku i kanë gjetur këto referime nëpër dokumente gjermane një Zot e di, sepse Abaz Kupi ishte i lidhur me udhëheqjen e ushtrisë nacional-çlirimtare, ndërsa Balli Kombëtar ishte në prag të Mukjes dhe s’kishte filluar akoma përplasja e hapur me komunistët. Përballë dokumenteve gjermane interpretuesit e historisë enveriste jo vetëm që vënë referencat e gjetura në veprat e Enver Hoxhës, porosive të Partisë Komuniste shqiptare të mbas viteve 1984, por mbi të gjitha një spastrim total bëhet edhe në vitet 1988-89 përpara botimit përfundimtar të kësaj lloj historie që ka mbetur deri


dossier • E shtunë 14 shtator 2013

më sot. Në këtë lloj historie shkruhet: “Më 19.12. 1943, gjermanët dhe tradhtarët u hodhën në mësymje nga të gjitha anët kundër forcave të UNÇL-së. Në këtë operacion të emërtuar “1828”, merrnin pjesë forcat e 6 batalioneve, të përfaqësuar me 5 bateri artilerie dhe 3 kompani xheniere të divizionit 100, 297 dhe të Regjimentit II Brandenburg, më një efektiv rreth 6500 vetë, së bashku me ta merrnin pjesë edhe 1500 ballistë”. Këtu bëhet fjalë për shpartallimin e Brigadës II, III dhe për fajësimin e kokave të këtyre brigadave, që më vonë u shpallën tradhtarë (si Hulusi Spahiu, Beqir Balluku etj). Në fakt komanda e Korparmatës XXI më 23 dhjetor 1943 e quajti të mbyllur operacionin “1828” dhe urdhëroi të ktheheshin trupat në bazë. Historia enveriste foli për këtë shpartallim me një heshtje totale gjatë 50 viteve, si një “zonë e ndaluar” për t’u mësuar e vërteta, ndërsa në kreun IV me 132 faqe, për vitet e dimrit dhjetor 1943-44, mbushen me shënimet e Nexhmije Hoxhës për të ndryshuar historinë, në veçanti për ngjarjet e 4 shkurtit 1944, për burgjet e nazizmit e deri në propagandë të tillë, si: “Ushtria gjermane gjithashtu kryente plaçkitje sistematike. Natën, kur asnjë qytetar nuk lejohej të dilte në rrugët e qytetit, grupe ushtarësh gjermanë çelnin ose thyenin dyqane dhe rrëmbenin që andej para e mallra të ndryshme. Plaçkë bënin ushtarët nazistë sidomos gjatë kontrolleve e bastisjeve nëpër shtëpitë e njerëzve të popullit. Vetë komanda e trupave të pushtuesve qe e detyruar ta pranonte një fenomen të tillë, siç pohonte vetë, se: “Karakteristikë janë rastet e plaçkitjes dhe aktet e tjera që vijnë duke u shtuar dhe që kanë shkaktuar gjendje të rendë”. Këtë të dhënë e paskan marrë nga dokumente gjermane të korpusit XXI numër 777/43 datë 3.12.1943, T-314.662 dhe pa pikë turpi citojnë vjedhje që janë bërë, në fakt, nga vetë shqiptarët, sipas këtyre dokumenteve. Po në faqen 11 të kësaj historie të “famshme” enveriste konkludohet se: “Neveri edhe më të madhe ngjallte në popull mënyra që përdornin skllavëruesit nazistë dhe tradhtarët për të ushtruar presion psikologjik tmerri me anë të varjeve të patriotëve dhe të ekspozimit të partizanëve të vrarë, nëpër sheshe e pazare të qyteteve. Disa herë ngarkonin nëpër kafshë kufoma luftëtarësh çlirimtarë të vrarë dhe i qarkullonin rrugë më rrugë për t’u kallur frikën masave popullore”. Të tillë shkrime monstruoze i gjen jo vetëm deri në vitin 1990, por edhe sot. Në revistën për sigurimin evropian me titull “Kronikë shkencorë ushtarake viti 9 tetor 1959, nr.10 autori Gerhard Hymelhem shkruan: “Unitetet që ndodheshin në këtë periudhë nën kryekomandën juglindore, me përjashtime të përkohshme ishin më tepër divizione jo të klasit të parë. Trupat e tyre përbëheshin nga ushtarë të datëlindjeve të vjetra, repartet posedionin, pra, më tepër një lëvizshmëri krejtësisht të pamjaftueshme dhe ishin edhe nga pikëpamje materiale keq. Dendësimin e rrjetës së hollë të trupave të ushtrisë, udhëheqja gjermane tentonte ta bënte duke iu vënë në veprim “ushtarakë të paaftë” (batalionet 999) dhe veç asaj duke hedhur dorë edhe mbi “racat e huaja” të të gjithë kombësive. Deri në fund ekzistonin krahas me gjermanët edhe batalionet territoriale arabe, ruse, por edhe italiane. Me mundime shumë të mëdha u krijuan reparte milicie greke, shqiptare, arabe dhe malazeze dhe që u stërvitën e u armatosën. Dhe kështu në më të shumtën e rasteve ushtari gjerman e mbante vetë peshën e luftës së pamëshirshme dhe në një territor, në të cilin gjerësia e hapësirës dhe terreni i pakalueshëm fshihnin rreziqe vdekjeprurëse. Ekzistonin vetëm pak vija hekurudhore dhe rrugë. Malësi të zhveshura, qafat e maleve dhe rrëpirat zëvendësoheshin me pyje shekullore dhe me moçale malarike në krahinat bregdetare. Detet sundoheshin prej flotës së aleatëve. Por edhe hapësira ajrore ishte nën sundim të kundërshtarit”. Ndërsa në historinë e luftës antifashiste, botimi zyrtar i vitit 1989-90, jo vetëm që nuk përmendet si faktor ndihmës i aviacionit

anglo-amerikan dhe bllokimi detar i tyre, por është anatemuar në histori si rrezik për Shqipërinë. Po t’i referohemi Ficztumit, në tetor 1944 statistikat e gjermanëve të vrarë në Shqipëri deri në këtë moment, pothuajse janë të pallogaritshme për ta. Duke studiuar luftërat e partizanëve kundër gjermanëve deri në këtë datë, jepen statistika të vrasjes së gjermanëve vetëm me numra dhe pa asnjë identitet, se kujt reparti i përkasin. Për sa më sipër, Lufta e Dytë Botërore është kuptuar dhe konceptuar në përputhje me dokumentacionin shqiptar dhe atë gjerman, të veteranëve partizanë dhe veteranëve gjermanë, studimeve shkencore të institucioneve të tyre dhe tonave, por thelbi i këtij shkrimi drejtohet në të vërtetën e ekzistencës, apo jo, të partizanëve gjermanë në Shqipëri. Në fondin arkivor të Brigadës XX S, zonë e lirë, më 14 tetor 1944, komisari politik i kësaj brigade Misto Treska informon udhëheqjen e ushtrisë shqiptare, se: “Të shtatë gjermanët, listën e të cilëve bashkangjitur ua përcjellim, janë kapur në aksionin e datës 11 tetor në afërsitë e Xhyrës. Këta bënin pjesë te një autokolonë prej dhjetë makinash të shoqëruara nga tri autoblinda që vinin prej Librazhdit në Strugë. Janë dorëzuar pas një lufte të rreptë. Siç ju lajmëruam fonografisht, këta bënin pjesë në batalionin “Feldersaz” të Divizionit të këmbësorisë 297. Ky batalion ndodhet i dislokuar në Librazhd, Përrenjas, Shkëmb i Urakës, Strugë. Shtabi i batalionit ndodhet në Librazhd, që prej 16 prillit të këtij viti. Shtabi i Divizionit të 297, ndodhej përpara 18 ditësh në Elbasan, por tani është larguar ndofta në Tiranë, Shkodër ose në Jugosllavi. Çdo kompani tani ka mbetur me 50 gjer në 90 veta. Armatimi i dobët dhe municion jo me bollëk. Mungesë e madhe ushqimesh. Më përpara qendra e intendencës së Divizionit ka qenë në Strugë dhe furnizimet në ushqim e municion i merrnin që nga Beogradi. Ka shumë kohë që me Beogradin i kanë shkëputur marrëdhëniet. Artileria e divizionit me kalibër 105 milimetra, prej dy javësh ka kaluar prej Elbasani në drejtim të Bitoljit. Robërit deklaruan, se kjo ka mbetur dhe nuk ka mundur të shkojë më tej. Vendin e bllokimit nuk e dinë. Çdo ushtar gjerman është fiksuar, në sajë të propagandës së oficerëve se po të bien robër në duart e partizanëve vriten e torturohen. Prandaj do të ishin të mendimit, sikundër ju shkruam, që të shpërndahen trakte me shumicë për ta luftuar këtë propagandë të oficerëve nazistë. Batalioni, përveç komandantit, majori Venger, ka edhe tre togerë e pesë nëntogerë. Feld Posti i këtij batalioni është 19.828

dhe çdo batalion ka numrin e vet. Morali i ushtrisë është shumë i ulët. Çdo ushtar gjerman e di se e ka luftën të humbur dhe vazhdimi i saj nuk është gjë tjetër veçse vetëvrasje. Oficerët i shtypin shumë dhe nuk guxojnë të komunikojnë në mendimet e tyre. Në Gjermaninë e nesërme ata duan një regjim e një qeveri që të mos bëjnë luftë: Një demokraci të popullit. Këto janë informata që i kemi marrë nga robërit. Këtyre ju kemi konfiskuar duke i mbajtur në interes të luftës këto të holla: franga shqiptare 592, reich-mark 140, dinarë 1020 dhe leva 20, të cilat janë bërë hyrje në arkën e kësaj brigade. Në qoftë se ky veprim bie në kundërshtim me mendimin tuaj jemi gati t’i kthejmë menjëherë. U konfiskua gjithashtu dhe një orë xhepi e cila hyri në shërbim të luftës, së bashku me dokumentet e këtyre po ju dërgojmë dhe dy Soldbuch-e të dy ermenëve që na janë dorëzuar vullnetarë për të luftuar nazizmin. Në qoftë se nuk ka gjë në kundërshtim në fletoret e shënimeve të këtyre ermenëve ua ktheni. Lajmërohemi prej Batalionit II se janë dorëzuar atje gjithsej 6 ermenë me armë, si vullnetare për të luftuar. Dhe me këta, që ti thërrasim në shtab për të marrë vesh ndonjë send interesant tjetër. Këtë informacion e pason dokumenti i zonës së lirë 15.10.1944, që përmban një listë emërore prej 7 robërve të zënë në luftë nga Divizioni 297. Për sa i përket vërtetësisë së informacionit, mjaft veteranë partizanë pohojnë sot për robërit gjermanë, se ka qenë urdhri për t’i asgjësuar, sepse në mundësinë e parë ata të vrisnin. Në ndryshim nga robërit italianë ka mjaftë aspekte, sidomos në luftën e Tiranës, ku janë kapur disa gjermanë kur erdhën nga Elbasani dhe janë djegur të gjallë mbasi janë pushkatuar si robër”. Ana tjetër e propagandës dokumentohet ndryshe nga materialet gjermane të luftës. Kështu p.sh Komanda e Përgjithshme e korparmatës malore XXI gjenerali komandues Fehn më 14.5.1944, shkruan: “Rekomandohet që materiali teorik nacional-socialist të jepet në bazë shembujsh, të nxjerrë nga jeta profesionale e secilit. Vetëm në këtë mënyrë, vartësit mund dhe do të nxiten për bashkëpunim. Sa më tepër që të flasin vartësit, aq më i vlefshëm do të jetë leksioni, sepse vetëm në këtë mënyrë është e mundur të konstatohet se çfarë kanë përvetësuar vartësit nga ky material. Rëndësi të veçantë duhet t’i jepet një shkëmbimi reciprok të mendimeve me qëllim që anëtarët e trupës të shprehin vetë mendimet e tyre për këto probleme. Ky mendim në rast nevoje duhet të korrigjohet nga udhëheqësi i njësisë. Referuesit nuk do të merren me përsëritje frazash boshe, por ti transmetojnë dije të caktuara dëgjuesve. Në mënyrë të veçantë drejtues i kurseve të jetë oficeri më i vjetër në shërbim dhe me botëkuptim. Temat politike të lidhen si p.sh “thelbi i socializmit”, “ndarja shoqërore, sipas parimit të punës së kryer”, “trashëgimia dhe raca”. Sipas urdhrit të Fyhrerit dt.8.1.1944, duhet të përfshihen rishtazi në programin e leksioneve: “Çifutët dhe bolshevizmi” të ndara në broshurën “Përse luftojmë ne”. Disa tema që kanë të bëjnë me Luftën e Parë Botërore duhet të trajtohen parimisht nga personat që kanë marrë pjesë në atë luftë. Leksione të shkurtra të jenë p.sh “martesa dhe lufta”; “a duhet të lindin fëmijë në kohë lufte”; “ushtari dhe gruaja me kombësi të huaj” etj. Pra, edukimi i ushtrisë gjermane ka qenë shumë i lirë në komunikimin e ushtarit me oficerin dhe në asnjë mënyrë ashtu siç është propaganduar në informacionin e mësipërm dhe në të gjithë botimet e historisë shqiptare, që ushtari gjerman ka qene vetëm një robot dhe të tjera dokrra. * Në dokumentin numër 546, fondi i Brigadës XX S, data 23.10.1944 komisari politik i kësaj brigade Misto Treska dërgon këtë shkresë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë PVNC. shqiptare. Lista e dezertorëve dhe e robërve, e cila përmban: “Dy oficerë gjermanë (togerë), prej origjine austriake, dy nënoficerë dhe një ushtar gjerman, po prej origjine gjermane, të cilët kanë dezertuar nga radhët e Vermahtit, që në datën 18 të këtij muaji. Ata kanë dalë prej Struge dhe bënin pjesë në Divizionin 297 të infanterisë dhe në reparte që shënohen në këtë listë të bashkangjitur. Arsyet e dezertimit kanë qenë se këta nuk deshën më të luftonin për Hitlerin si austriakë. Gjithashtu, po ju dërgojmë edhe të 20 robërit e zënë në aksionin e datës 14 vijues në zonën e Xhyrës, prej Batalionit I të kësaj brigade, kundër një autokolone prej më se 400 makinash që tërhiqej prej Struge në Elbasan. Këta bëjnë pjesë të gjithë në Divizionin e 297 të infanterisë dhe nëpër repartet që shënohet në listën e bashkangjitur. Nga informatat që na jepnin robërit, ky divizion ka dashur të kalojë nëpër Elbasan Tiranë-Shkodër e prej andej në Mal të Zi për të kaluar në Vjenë. Shtabi i Divizionit ndodhej në Tiranë. Morali i ushtrisë gjermane është shumë poshtë, sikur dihet dhe çdo ushtar

»

19

e di tani se Gjermania e ka humbur luftën. Së bashku me listën po ju dërgojmë edhe dokumentet e tyre: Soldbuch, matrikola, letra të tjera dhe çdo gjë personale. Ju dërgohen 527 505 200 dhrahmi, 50 dinarë, 399 reich-mark, 730 reich-mark të tjera ushtarake (50 dinarë dhe 1390 leva u mbajtën nga intendenca e brigadës). Gjithashtu janë sekuestruar nga Batalioni I 460.60 fr.shq. Shënojmë se siç ju kemi lajmëruar këta kanë qenë fundi i kolonës së këtij divizioni që shkonte në drejtimin që u tregua më lartë. Ka mbetur tani pjesa në Strugë, ajo në Shkëmb të Urakës dhe ajo e Përrenjasit, sikundër ju kemi lajmëruar me radiogram. Ka shumë mundësi që këto trupa të mbetura prapa të mos mundin të kalojnë, sepse, ne dhe fuqitë maqedonase i kemi marrë masat dhe ndodhemi gati për t’iu dhënë grushtin. Përshëndetje partizane. Komisari politik Misto Tereska (me firmë)”. Mbrapa kësaj shkrese ndodhet lista me të gjitha gjeneralitetet përkatëse të ushtarakëve gjermanë, ku jepen të dhënat e 5 gjermanëve robër të dezertuar dhe veças të 20 gjermanëve të kapur robër. Të bën përshtypje që të dezertuarit janë nga Vjena, ndërsa të kapurit rob janë 80% me profesion punëtorë dhe bujq. * Në dokumentin numër 318/1, Komanda e Qarkut të Korçës datë 28.10.1944, merr në dorëzim 5 ushtarë gjermanë të dërguar nga Shtabi i brigadës IX S, të cilët janë larguar vullnetarisht nga radhët e ushtrisë gjermane. Këta mbahen në dispozicionin e Shtabit të Përgjithshëm. Në shkresën që pason me numër 546, datë 4.11.1944, dërguar Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL-së, iu dërgohet për njoftim dhe bashkëlidhur një pliko dhe tri pako dokumentesh të cilat ju përkasin bashkërisht robërve gjermanë të mësipërm dhe 5 dezertorëve. Komandës së qarkut të Korçës në datën 12.8.1944, i vjen një shkresë e tillë: “Ju paraqesim deklaratën e të quajturit Vangjel Angji, efektiv i kësaj komande, i cili deklaron se e njeh me siguri gjermanin në fjalë, mbasi e ka parë me sytë e tij”. Në verifikimin e fatit të gjermanit, mësohet se ai është pushkatuar në vend pas kësaj deklarate të vulosur me gisht nga i quajturi Vangjel. * Në një listë të robërve gjermanë, që ndodhen në repartin e Ushtrisë Kombëtare përfshihen 9 vetë në Komandën e qarkut të Durrësit dhe 64 të tjerë në komandën e qarkut të Peshkopisë. Kjo listë e gjatë ka të dhëna të sakta për vendlindjen e të tjera, plotësime njohëse. * Në AQU, fondi i Shtabit të Përgjithshëm, dosja 190, viti 1945 është përmbajtja: “Lista e partizanëve gjermanë që kanë qenë në Shqipëri”. Në të dhënat e këtyre listave për çdo kolonë përkatëse jepen emrat dhe mbiemrat për 30 vetë, në listën tjetër për 50 vetë dhe në vijim pasojnë datëlindjet, mbiemri familjar, feja, data e ardhjes në Shqipëri, funksionet që ka kryer në Shqipëri, i martuar dhe a ka patur fëmijë etj. Për besimin fetar të çudit fakti që shumë prej këtyre gjermanëve në Shqipëri janë evangjelistë, katolikë dhe shërbëtorë të Zotit (as katolikë dhe as ortodoksë). * Në një listë tjetër të veçantë, fondi i Shtabit të Përgjithshëm. Dosja 200 viti 1945, përmban të dhëna posaçërisht të detajuara: Emri i gruas, adresa e gruas, numri i personave, nënshkrimi, numri i matrikullës, çfarë ka bërë në Shqipëri, apo pyetja: Do të qëndrosh në Shqipëri?; ka shërbyer në vitet 1939-1945... Të dhënat e kësaj liste janë për verifikim në rast humbje dhe duke përfshirë në tri lista të plota në gjuhën gjermanisht, mund të lexojmë për familjen emra të grave: Steffi, Martha, Maria, Alize, Olga, Emma, Resi, Ama, Paola, Johanna, Katharaina, Elfrede, Hilda Elsbeth, Errna, Dora, Gertruda, Irma, Lydia, Gerda, Kussi, Babete, Rosa, Frieda, Sofia etj. Të dhënat janë shumë të detajuara në gjermanisht dhe i përkasin ushtarakëve të Divizionit 297 gjerman, të cilët sipas kërkimit të tyre si veteranë e kanë si detyrë kryesore në përvjetorët e këtij Divizioni. * Një listë tjetër e gjermanëve të zënë robër ndodhi në fushën e përqendrimit A. Janë plot 80 emra, prej të cilëve 7 të fundit të sëmurë e të plagosur në spitalin e asaj kohe. * Në shkresën me numër 276, zonë e lirë, më 17.9.1944, dërguar nga kryetari i shtatmadhorisë gjeneral-major Spiro Moisiu në adresë të kryekomandës së vendit Përmet përmban emrat e tri të parëve që janë dezertorë dhe dy të tjerëve që janë zënë rob lufte, të shoqëruar me porosi të veçanta. * Shkresa numër 466, Tiranë, 19.9.1945, nga Shefi i kabinetit Ushtarak të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare shqiptare përmban: “Bashkë me këtë shkresë ju dërgojmë të quajturin Kurt Kronberg, rob lufte gjerman, i cili të mbahet pranë asaj komande bashkë me robërit e tjerë të luftës, mbasi do të dërgohen në punë. Firmosur major Sadik Bekteshi. Për sa më sipër janë episode të veçanta të cilat kanë të bëjnë me dezertorët dhe robërit, por në veçanti për partizanët gjermanë të cilët kaluan nga nazistë në komunistë, por që për 50 vjet nuk janë përmendur kurrë, as nga Shqipëria zyrtare e as nga Gjermania. Në dokumentet gjermane për këto ngjarje ka të dhëna konkrete, por të cilësuara si kapje në pabesi nëpër fundet e kolonave. Në dokumentin gjerman T 314-662, mikrofilm 000452, shkruhet: “Porsa lufta kundër komunistëve në Shqipëri të ketë arrirë në përfundim, që e bën të panevojshme përdorimin e mëtejshëm të trupave gjermane, atëherë komanda, duhet të rregullohet në një mënyrë të re, mbasi në atë rast një mbarësi e forcave të armatosura të shtetit shqiptar nën gjeneralin komandues të korparmatës XXI nuk është më e domosdoshme, por vetëm ka lidhje me faktin, se deri në çmasë qeveria shqiptare në rast të një zbarkimi armik do të marrë pjesë në anën e Gjermanisë në luftë kundër aleatëve. Kështu që gjermanët asnjëherë nuk kanë pranuar se kanë qenë në luftë gjatë largimit të tyre nga Shqipëria dhe njëkohësisht dorëzimi i mjaft gjermanëve është çështje e diskutueshme për fatin e tyre se si ju ka ndodhur në të pastajmen dhe si janë trajtuar mbas çlirimit të vendit.


20

«

Kulturë

Stavri Trako: Shqipja çelësi i disa dialekteve të lashta

A Blerina GOCE

është shqipja e vetmja dëshmitare për të rrëfyer lidhjet gjuhësore të saj me dialektet diakronike të qarkut gjuhësor të të folmeve të Mesdheut?! Si mund të shpjegohen me anë të shqipes emra toponimikë në Greqinë e Re dhe jo vetëm? Dr. Stravri S. Trako prej shtatëmbëdhjetë vjetësh i është kushtuar “çëshjtes pellazgjike” të gjuhës shqipe, përmes një studimi të veçantë bazuar në punën dhe “fakte” të servirura nga prof. Jakovu Thomopullu. Po cilat janë disa prej argumenteve që Trako sjell në mbrojtje të kësaj teze?! Ai flet gjerësisht për “Metropol” mbi çështjen pellazgjike duke iu referuar Homerit, fiseve joniane e doriane etj., si dhe ringre disa çështje të cekura më parë nga prof. Eqrem Çabej... -Ju i keni kushtuar një studim të veçantë çështjes së gjuhës shqipe, lashtësisë dhe rëndësisë së saj. Sipas prof. Jakovu Thomopullu, të cilin ju e merrni në konsideratë në një prej këtyre studimeve, shqipja është çelësi i të kuptuarit i disa dialekteve të lashta. Mund të sillni argumentet tuaja në mbrojtje të kësaj teze? Çdo dijetar i gjuhës do t’i qasej kësaj teze se çdo kundërshti mendimi për të do të thotë se diçka është lënë pa thënë dhe për sfidë mora frazën e vendosur në kopertinën e veprës “Pellazgjika” të Jakovu Thomopollu që thotë: Gurët folën dhe na mësuan gjuhën tonë të Pellazgianëve Zeusian. Ato, mbishkrime Eteokretase dhe mbishkrime pellazgjike të Lemnosit janë të shkruara në atë gjuhë helenopellazge, që ngjan me shqipen e sotme, që qëndron në gen dhe me Hetitishten. Gjuhë Pellazgjike ishte dhe Lykishtja, Karishtja dhe “Etruskishtja. Qytetrimi Minoan i Kretes dhe dhe ai Hitit i Azisë së vogël ishin Pellazgjik. Dhe alvanoit (shqiptarët) ishin etnos Heleno –pellazg. Nëse vërtetë Pellazgjishtja, apo gjuha e njejtë me Shqipen e sotme, përgjasin, atëherë është shumë e pritshme të vërtetohen gjurmë të kësaj gjuhe ndoshta edhe në ato gjuhë të shteteve helene, tek të cilat tradicionalisht s’qenë vendosur kurrë pellazgët, domosdoshmërisht kjo edhe te tekstet e tyre epigrafike pellazge. Në Kretë ku qenë vendosur pellazgët homerian u gjetën, të panjohura edhe për ne, mbishkrime Eteokretase të shekullit 5-4 para Krishtit, të shkruara Allvaniçe. Po ashtu edhe në Qipro u gjetën të tilla, si në Kretë, shkrime ideografike, dhe në planin historik sot pranohen si të stërlashta, apo si ato të banorëve Pellazg ose Pelloponesët ashtu siç

Disku i Phaistos, të lë të kuptosh që Kretasit dinin si t’i regjistronin me shenjat përkatëse prodhimet e tyre dhe pastaj të krijonin edhe regjistra të plota pllakash prej argjili, me piktograma të mallrave, me të cilat kishin dije për gjendjen dhe arrinin të kontrollonin depot e pallatit. Pikërisht kjo teknikë e thjeshtë në pamje, u shëndrrua në kazus të memorjes kulturore të Pellazgëve. Linear A u formua në fund të periudhës Minoan e Mesme, përkatësisht gjatë shekullit të 18-të p.e.r.s dhe nga gjetjet arkeologjike rezulton të jenë përdorur deri në shkatërrimin përfundimtar të pallateve Minoane rreth 1625 p.e.r.s. ose 1425 p.e.r.s. Gjithësej të tilla bashkëme ideogramat janë rreth 150 shenja të tilla që arrinë të përshkruajnë: njerëz, kafshë, bimë. etj por, edhe që arrijnë të shprehin tinguj rrokjor, fjalë, ndoshta dhe mendime me vargje tingëllor.

thirrej nga të gjithë Pelaogjia së lashti (Strabon), ose të njëjtë dhe Lakedhimonët (Spartanët) thuheshin Lelegis dhe në fund Makedhonia ishte në veri-perëndim kufijtë me Pelagoninë “siç e shohim këtë tek gjuhët të këtyre vendeve. Zbulimi i pllakave të lashta, sidomos 12 të tilla në Gortina të Kretës, natyrisht ështe shumë mbresëlënëse aq më tepër kur prof. Jakovu Thomopullu, duke iu referuar zbulimit të tyre, pretendon se ato mund të lexohen vetëm me ndihmën e gjuhës shqipe. Ajo që të mbetet në mendje është fakti se autori ka bindjen se shqipja është çelësi i të kuptuarit të këtyre dialekteve të lashta. Një gjë është e sigurt dhe nuk mund të vihet në dy-

E shtunë 14 shtator 2013 •

shim nga askush edhe sepse dialektet e lashta të gjuhës së tij helene, Jokovu Thomopullu, i njihte shumë më mirë se kushdo që nuk e ka gjuhën e nënës këtë gjuhë, por ai mrekullisht në themel kuptohet që njeh edhe shqipen duket nga prania e shumë kolegëve të tij me origjinë Iliro-Epiriote si K.Kristoforidhi, Dhoso Mollosi, apo më të rinjtë si Spiro N. Konda, Kostaq Çekrezi etj. -Ju flisni për çështjen Pellazgjike duke iu referuar Homerit. Si “vjen” çështja pellazgjike përmes veprës tij? Pranimi i një vatre ballkanike qendrore apo më lindore të formimit të gjuhës shqipe, vatrës ku ajo huazoi

një fond fjalësh tejet të lashta që ende kanë mbetur të paspjeguara, veçmas prania e disa huazimeve dorike në shqipe- “Nyja Gordiane”, që jam përpjekur t’i qasem me argumenta në këtë studim është “Çështje Pellazgjike”. Në vijim po jap vetëm vargjet ku u përmendën pellazgët në veprat e Homerit: Dhe t’ Eteokritasve më të shumtëve, dhe e Kidonëve/ Dorëve të mjekroshtë, zeusianë të Pellazgëve/ (Homer, Odisea Kënga 19,Vargjet 172 – 177) Pellazgëve shtizë-hedhes, atyre që Larisën do ta gjallonin. Ipothos e Pylaios, bijzë të Aresit, dy Lythio (Gurë) të Teutamidës Pellazge(Homer,

Iliada, Kënga 2, vargjet f 840-844) Akamasi dhe i Peiroosi hero, këta frymëzjarrtët shenjti Peonas/ qerthullon. (Homer, Iliada, kënga 2, vargjet 844 – 845) Nun u dha pellazgëve “Argos edhe Allon,/ edhe Alopin,edhe Triqina më vete, / edhe t’kishin Fthiinë apo Ellada grumira./ Mirmidonët nuk thërriten as Elines as Akei,/ Ata At pesëdhjetë motesh kishin hyjnorin Akileus/ (Iliada Kënga 2, vargjet 681-685) (Të gjithë që jetonin në Argosin Pellasgjik, dhe ata që ndaheshin në Alo dhe Alopi dhe në Trahinë, dhe ata që u ngulën në Fthia dhe gruamirën Ellada, dhe që quhen Myrmidonë dhe Elenë dhe Akej kishin prijës Akilin përkthimi në greqishten e re) : (Iliada Kënga 2, vargjet 681-685) Guneu dhe Kufu kishin njëzetë e dy anije, me ta dhe Eniinët shoqëronin me ne luftëtarët të Perivoit, të gjithë të bukurën Dodonë qarkonin këto fise etnike (Iliada Kënga 2, vargjet 749750,) Ballas rrinë t’ tjerë Kares dhe Peonët tokëshenjtët dhe Lelegët dhe Kaukonët, Zeusian të Pellazgëve( Iliada kënga e 10, 428-429,) Këto fakte flasin vet dhe nuk besoj se mund të dalin idhëtarë të tezës së kundërt që ta mohojnë ekzistencën e pellazgëve. -Po për skriptet pellazgjike ç’mund të themi? Çfarë tregojnë ato për zhvillimin kulturor të pellazgëve? Skriptet Pellazge Kjo fletë argjendi ka të imituara skriptet e copës së drurit, paraqitur në foton e mësipërme, mbi të cilën


» Kulturë

• E shtunë 14 shtator 2013 skriptori i Dispilos (Liqeni i Kosturit, Greqi) ka inçizur një mesazh e që prej dijetarëve datohet të jetë shkruar rreth 5260 BC. Ka shumë gjasa të jetë forma më e hershme e të folurit me shkrim në Evropë. Duke i krahasuar këto skripte me me ato të kulturave simotra ballkanike, kupton se këto simbole janë të ngjashme me inçizimet në argjilë, zbuluar në vendbanimet e kulturës Vinca, Pylos, Knoss e Qipro. Forma e parë e shkruar me skriptet e Linearit A ,sipas Sir Artur Evans, që janë gjetur në Kretën Minoane, konsiderohen si të tilla edhe për arealin evropian. Bëhet fjalë për Diskun e Phaistos daton në tremujorin e dytë të mijëvjeçarit të dytë pes. Disku i Phaistos Disku i Phaistos, të lë të kuptosh që Kretasit dinin si t’i regjistronin me shenjat përkatëse prodhimet e tyre dhe pastaj të krijonin edhe regjistra të plota pllakash prej argjili, me piktograma të mallrave, me të cilat kishin dije për gjendjen dhe arrinin të kontrollonin depot e pallatit. Pikërisht kjo teknikë e thjeshtë në pamje, u shëndrrua në kazus të memorjes kulturore të Pellazgëve. Linear A u formua në fund të periudhës Minoan e Mesme, përkatësisht gjatë shekullit të 18-të p.e.r.s dhe nga gjetjet arkeologjike rezulton të jenë përdorur deri në shkatërrimin përfundimtar të pallateve Minoane rreth 1625 p.e.r.s. ose 1425 p.e.r.s. Gjithësej të tilla bashkëme ideogramat janë rreth 150 shenja të tilla që arrinë të përshkruajnë: njerëz, kafshë, bimë. etj por, edhe që arrijnë të shprehin tinguj rrokjor, fjalë, ndoshta dhe mendime me vargje tingëllor. Në Pylos dhe në Mikenë u gjetën arkivat më të mëdha të dokumenteve të shkrimit Linear B (që i takonin viteve 1300-1200 para eres së Re), që përbëhet nga 88 shenja rrokjore dhe disa logograma individualizuese. Pas pushtimit Dorian (rreth 1160 pes ) kjo arritje Mikenase u la në haresë Dijetarët e antikitetit s’kanë si ta emërtonin ndryshe dialektin e folur dhe të shkruar Akeas, kur dihet se Mikenasit ishin një popullsi historike që përfshihet dukshëm në kronikat e Homerit. Po ashtu, skriptet Qipriote janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Skriptet formëzohen nga 56 shenja, që bashkëtingëllohen nga një zanore, ose që dëgjohen si një kombinim i harmonishëm me një zanore, pra secili script ka vlerën e një rrokjeje. Për origjinën e këtij lloj skripti ka shkencëtarë që mendojnë se ky lloj skripti mund të jetë një zhvillim i ndërmjetëm Qipro–Minoan. Skriptet qipriote marrin vlerë të mëvetësishme nga tingulli zanor shoqërues që është gjithmonë i hapur dhe fundor. Sot,po ashtu, është e pranuar nga dijetarët, se shkrimi Etrusk qe pararendës i shkrimit Latin dhe natyrisht qe arritja më e jashtëzakonshme, bashkë me shkrimin Homerian, në përftimin e shkrimit modern. Me interes për studimin tonë është larmia e skripteve të Pellazgëve në Ballkan. Ky fakt është impresionues, nga që janë zbuluar deri më sot rreth gjashtë qëndra metropolitane me 635 lloje skriptesh të përdorura përgjatë qarkut Pellazgjik, tipar i përbashkët i tyre është tipari i avancuar simbolik, pra në to funksionon e njejta logjikë krijimi: ato janë piktograma, logograma, apo numra dhe ashtu siç vëren Michail Ventri duhet të jenë shqiptuar si rrokjograma. Impresioni i parë kur sheh skriptet unike ballkanike të Vincas, të Mikenës(Lineari B), të Kretës Minoane(Lineari A), të Qipros, të Shpellës së Poetëve të pasqyrave

21

dardan zotëronte misterin e cilësive të hekurit mbi metalet e tjerë, që është dhe zbulimi më i madh i të gjitha kohëve. Ky zbulim teknologjik u kursente trojanëve jetë njerëzish, se armët prej hekuri e sidomos shigjetat me majë hekuri, u jepnin luftëtarëve Teukër forcë goditëse vrasëse dhe epërsi ndaj kundërshtarëve të tyre. Metali, ipov-iron - hekuri, pranohet se i dha emrin dhe Epokës së re. Pra, mendoj se shkaku i vërtetë i luftës së Trojës ka qënë edhe ky metal i mistershëm për Akejtë që e quajtën ipov-iron (i hirtë–holy, i shenjtë). Misioni i vërtetë i Filoktetit me sa kuptohet ishte të zbulonte sekretin e metalit të shenjtë, për ta armatosur shigjetën e harkut te tij me majë hekuri. Askush më vonë nuk dyshoi se maja prej hekuri e shigjetës së Paridit do të kafshonte si një gjarpër e do t’i merrte jetën edhe vet Akilit të Madh. Mendja të shkon përnjëhesh edhe pse pellazgët besonin se mjeshtri i madh, hyjnia Efest, biri i Zeusit, e kishte zejen e tij pikërisht në ishullin e Lemnosit. Padyshim hekuri, rezultoi metali fuqiplotë dhe çudibërës; futja në përdorim e të cilit, bëri të mundur të konstruktohej rrugëtimi i qytetërimit të mahnitshëm njerëzor. Prandaj s’kishte si të ndodhte ndryshe, Epoka e Bronxit i la vendin Epokës së Hekurit me luftën më tragjike të kohës, që njihet si Lufta e Trojës.

Kultura homerike produkt i superstraktit të kulturës pellazgo-hitite Iliada dhe Odiseja, tash për tash, kjo jo vetëm për mendimin tim, janë të vetmet monumente të shkruara që mund të komunikojnë kaq lirshëm me epokën e tonë. Sekreti dhe magjia e tyre fshihet te fjala e skriptuar. Koha jonë disponon të paktën dy lloj tekstesh të Homerit, ato bartin formën arkea të fiksuara në Ionodorishten e lashtë dhe dhe ato tekste që në kontekstin sinkronik prejvinë nga varianti i përpunuar, së pari, në Greqishten e Re e mëtej në të gjitha gjuhët moderne. Për këtë studim kam përdorur dy variante të një botimi luksoze të D’Ggustinit të vitit 2005. Ky tekst me variante shkrimor në Arkea dhe në greqishten e re, më lejoi të hulumtoj për të zbuluar ndoshta si Shlimani, magjinë e Epopeve të Homerit si argument, mbështetur në metodën e gjuhësisë krahasuese, në kontekstin e studimit të diakronisë së gjuhës shqipes, mendojmë se është shumë i vlerë rikthimi te tradita më të lashtë homerike duke transkriptuar sakt ato tekste me ndihmën e gjuhës shqipe. “Nga hetimi i vemendshëm i Eposeve homerian, në variantin arkea, kuptova se gjuha poetike e veprave është më së shumti gjuhë mendimi, me një varg tingëllor të paraqitur mrekullisht në formën shkrimore, e shfaqur me një sintaks dhe stilistikë me vlera kuptimore të përcaktuar rigorozisht. Leksiku (fjala) ka rëndësi dhe vlera kuptimore përcillen sipas një sintaksi jo statik (fleksionit të lirë

Etruske apo atyre Feakase; është se përngjasin nga që qoftë për shtrirjen në të njëjtin paralel gjeografik, nga bregu lindor i Detit të Zi deri në Luzitanë të Partugalisë, ato i përkasin së njejtës kulturë dhe pa hezitim mund t’i quajmë: Skripte të sistemit të komunikimit skriptor të tipit continua pellazgo-hitit. -Një pikë interesante për të cilën ia vlen të diskutohet janë dorianët dhe dialekti dorianojonian… Ç’mund të thoni për këtë dhe lidhjen e Dorianëve me civilizimin mesdhetar? Është e vërtetë që Lufta e Trojës solli humbje njerëzore të paimagjinueshme, për të dyja kampet,

të asaj gjuhe), që po s’u transmetua me besnikëri dihet që çdo përshtatje me përafri e shmang tekstin nga kuptimi bazë dhe rikrijon idenë, në një kuptim të përafërt dhe më keq akoma të pasaktë”, shprehet Trako. Sipas tij, tekstet e shkruara në homerishten arkea kanë struktura të qarta logjike, nga që ato tentojnë mendjen dhe sjelljen e tij. Të kuptuara si metafora, fjalët bashkohen në formula poetike të tilla, që janë të përshtatura për metrat logjik. “Fjalët në reshtimin poetik kanë fleksion të lirë dhe mund të këmbehen me njëra-tjetrën për të lehtësuar shprehjen e kuptimësisë së duhur, që gjuhët moderne e kanë të vështirë t’i përshtatin saktësisht. Me sa konstatoj këtë vështirësi e ka përjetuar edhe greqishtja e Renga që autorët e përshtatjes së teksteve të Homerit kanë lejuar ndryshime në formën e rrëfimit, nga ai poetik në prozaik. Kjo ka bërë që në shumë raste nuk është përciellë saktësisht mendimi i Homerit nga arkea e për më tepër ka humbur dhe bukurinë poetike. Kështu në vargjet që kam marrë për referim në kapitullin e parë të këtij studimi konstatohet lehtë se, në mjaft raste vargjet janë ndryshuar, e për mendimin tim, prozodeja e zgjeruar në greqishten e re (se kam mendimin se të gjitha gjuhët moderne janë mbështetur mbi tekstet të Hometit në greqishte të re) është e pasaktë dhe për fat të keq ka zevendësuar, për mua, keq formulat e krijimit poetik homerian”.

këto dëshmohen dhe nga gërmimet arkeologjike në qytetin e Ilionit që u shndërrua në varr për trojanët e pakallur, ku edhe sot u janë ofruar arkeologëve si surpriza, skeletet e trojanëve që askush nuk i varrosi në atë natë apokaliptike. Por, vetëm sot, pas mëse 30 shekujsh ne jemi në gjendje të përcaktojmë shkakun e vërtetë të kësaj përplasje kulturash që përfundoi si një gjasë e pashembullt apokaliptike në veçanti për Hititët. Për ne sot, është e qartë se konflikti tek Iliada, ndërmjet Akeasve dhe Trojanëve, së pari ndodhi për faktin se kush do të fitonte hegjemoninë (thallasokracinë) mbi Egjeun. Për çdo dijetar të paanshëm është e

qartë se Trojanët, në shekullin e 12-të p.e.r.s ishin thallasokratët e detit Egje. E pas një hulumtimi më të thellë kupton edhe një fakt tjetër, teukrit zotëronin misterin e përpunimit të hekurit, pra ata sapo kishin shkelur në pragun e Epokës së Hekurit. Hitito-dardanët kishin filluar të nxjerrin hekurin nga nëntoka dhe të derdhnin vegla “të shenjta “të cilat sipas gjetjeve në Bogaysko, Anadoll, del se mbretërit Hitit u kanë dhuruar objekte prej hekuri edhe faraonëve egjiptas. Pra, ajo që tërheq vëmendjen është fakti që Hitito-Dardanët qenë të parët që farkëtuan vegla dhe armë prej hekuri, pra zotëruan teknologjinë e shkrirjes së hekurit. Pra, qytetërimi i famshëm hitito-

-Ku u shtrinë ngulimet i DoroJonianëve shek.11 p.e.r. dhe cila ishte kultura autentike e tyre? Doro-Jonët ishin dy nga farëfisnitë më të mëdha Pellazge të të njëjtit gen. Studiuesit thonë se Jonët rreth 2000 p.e.r.s. ishin të shpërndarë në anë-brigjet e Jonit, edhe nga 1167 p.e.r.s. u shtrinë edhe nëpër gjithë anëbrigjet e Egjeut Lindor, d.m.th. u shpërdanë në formë grapesh nëpër polise, apo nëpër qëndra të ndryshme banimi (polise) së bashku me Dorianët që i përkisnin një aleance të re epiroilire. Për arsye sigurie, kudo ku migruan, për t’u ngulur, zgjidhnin vendet strategjike pranë deltave të lumenjëve. Ata jetonin, ajo vetëm si detarë, por merreshin me ushtrimin e shumë zejeve, punëve në bujqësi dhe mbarështrimin e blegtorisë. Formën bazë të organizimit të jetës, kishin polisin, që rezulton te ketë qënë shumë demokratik dhe autonom. Ç’mund të themi për dialektetet doro-joniane dhe marrëdhëniet me dy dialektet e Gjuhës Shqipes në shekullin e 8-të p.e.r.s? Po t’i sillemi në këtë mes historisë, (profesor Eqrem Çabej këtu përdor konkluzionet e E. Schëyzer), shohim në kohë të vjetër bregdetin shqiptar në krye të heres të qerthulluar me ngulime dorike si Lissos, Epidamnos, Apollonia, pas së cilave më në jug vinin Aulona me Orikon, dhe në hinterland ndër të tjera Amantia, Byllis, Fenike e Buthroton, formime qytetare të përshkruara prej helenizmit, të cilat më të shumtat ishin themeluar në truall të ngulimeve anase që pjesërisht mbanin edhe emra vendëse. Fare në jug, fiset epirote puqeshin me dialektet greke veri-perëndimore dorike të Epirit, Akamanisë e Etolisë. Më afër mendsh nga të gjitha është që huazimet dorike të dialekteve të këtyre kolonive dhe të dialekteve greke veriperëndimore depërtuan te të parët e shqiptarëve të sotëm me rrugën bregdetare dhe kontinentale. Kjo do të thotë që kolonistet doras i gjetën këta në vend, ose që vonë-


22

«

Kulturë

vonë (jo më vonë se) në kohën kur në qytetet bregdetare në fjalë flitej ende dorisht, banorët e tyre kishin marrëdhënie fqinjësie me një popullësi parashqiptare. Ky përfundim në thelb nuk pëson asnjë ndryshim, po të supozojmë që te fjalët e përmendura më sipër, ato që përmbajnë një -u-, rrjedhin prej një kohe më të vjetër të huazimit, kur në greqishten përdorej ende nje shqiptim me-ui cili në ballë ka qënë i përgjithshëm dhe në kohëhistorike ishte ende i gjallë në shumë dialekte. Në këtë kontekst del se dialekti kushdo qoftë ai, nuk mund të jetë vetëm thjeshtë gjuha e farefisit, por gjuha që përdoret në komunikimin ndërfisnor. Çështja që do të trajtoj në këtë studim natyrisht është ajo e rolit, që ka luajtur dorishtja e ngulimeve Dore, në gjuhën e anasve të bregdetit të Jonit dhe Adriatikut në shekullit të 8 pers dhe më qartazi në riformëzimin e dy dialekteve që formuan gjuhën shqipe. Natyrisht ideja e E. Schwyzer është gjeniale dhe mendoj se ka të ndryme brenda saj të vërtetën e misterit të djepformimit gjuhës shqipes Është fakt i pakundërshtueshëm nga dijetarët sot, që Dorët u bënë faktornxitës të progresit qytetrues me ngulimet e tyre. Në pikëpamjen konceptuale një gjë është shumë e rëndësishme të theksojmë që, çdo njësi e Dorëve u ngulë përfundimisht atje ku u vendos , për të mos u kthyer më kurrë andej nga erdhën. Në territoret iliro-epirite ngulimet doriane patën një karakteristikë të veçantë, gjuha e tyre nuk kishte dallime rrënjësore nga ajo e vendasve anas, kjo për faktin se e thjeshtë se dorët e lashtë të shekullit 12-të p.e.r.s migruan pikërisht nga këto territore duke lënë pas një pjesë nga fara e tyre. Ndryshimi ishte se dorishtja e re ishte kualifikuar si gjuhë kulture për më shumë se tre shekujsh, pra këtu e kam fjalën për gjuhën që u përdor në shkrimin e veprave të Homerit. Gjuhës së Homerit i përket për mendimin tim edhe arkeofakti i mozaikut të Sarandës për të cilin do të ndalem veçmas në këtë studim. Për sa kumtova më lartë të lind ideja se djepin e formimit të dialekteve dhe të vet gjuhës shqipe duhet ta kërkojmë te gjuha e kumunikimit të kulturës dhe e administratës qytetase apo ajo juridike dhe tregtare e metropoleve antike doriane të ndërtuara në qarkun e etnoseve të reja iliro-epiriote. Kjo dëshmohet nga qëndra e rëndësishme qytetare të kohës si: Amantia, Antigoneja, Apolonia, Butrinti, Bylisi, Dimali, Epidamnus, Lisi, Oriku, Skodra, Selca e Poshtme, Zgërdheshi, etj. Por, një fakt domethënës dhe ndihmues për një studiues të gjuhës është dhe zbulimi prej arkeologëve i vendbanimeve apo qytezave të fortifikuara iliro-epiriote siç janë ato në: Amantia, në Ploçë të Vlorës; në kalanë e Irmajt në rrethin e Gramshit; në kalanë e Gajtanit në rrethin e Shkodrës; në Rosuj të Tropojës; në Çukë të Ajtoit në rrethin e Sarandës; në qytetin e Dimalit në fshatin Krotinë të rrethit të Beratit; në Antigone pranë fshatit Saraqinshtës të rrethit të Gjirokastrës; në qytetin e Lisit; në qytetin e Zgërdheshit në afërsi të Krujës; në qytetetin e Selcës së Poshtme të Pogradecit; në qytetin e Klosit; në Bylis, Margëlliç e Mashkjezë të rrethit të Fierit; në Butrint, si dhe

Për ne sot, është e qartë se konflikti tek Iliada, ndërmjet Akeasve dhe Trojanëve, së pari ndodhi për faktin se kush do të fitonte hegjemoninë (thallasokracinë) mbi Egjeun. Për çdo dijetar të paanshëm është e qartë se Trojanët, në shekullin e 12-të p.e.r.s ishin thallasokratët e detit Egje. E pas një hulumtimi më të thellë kupton edhe një fakt tjetër, teukrit zotëronin misterin e përpunimit të hekurit, pra ata sapo kishin shkelur në pragun e Epokës së Hekurit. Hititodardanët kishin filluar të nxjerrin hekurin nga nëntoka dhe të derdhnin vegla “të shenjta “të cilat sipas gjetjeve në Bogaysko, Anadoll, del se mbretërit Hitit u kanë dhuruar objekte prej hekuri edhe faraonëve egjiptas. Pra, ajo që tërheq vëmendjen është fakti që Hitito-Dardanët qenë të parët që farkëtuan vegla dhe armë prej hekuri, pra zotëruan teknologjinë e shkrirjes së hekurit. Pra, qytetërimi i famshëm hititodardan zotëronte misterin e cilësive të hekurit mbi metalet e tjerë, që është dhe zbulimi më i madh i të gjitha kohëve.

në Dyrrah, në Apoloni dhe në Orik, si qëndra të rëndësisshme dhe të besueshme qytetare, që u bënë garante në ruajtjen dhe shpëtimin e jetës jo vetëm të banorëve të tyre, por njëherazi dhe gjuhën e tyre nga erozionit dhe zhdukja sidomos në Antikitetin e Vonë(shek. IV-VI e.r.) që ishte një periudhë historike e mbushur me ngjarje të paparashikueshme dhe me mungesë stabiliteti të kushtëzuara nga dyndjet e barbarëve. Shumë e rëndësishme mendoj se është dhe prania e rrënojave të Antikitetit të Vonë, të zbuluara nga arkeologët shqiptarë, si: në

Berat, Butrint, Kaninë, Bylis, Lezhë, Paleokastër, Pogradec, Symizë, Zharrë, Grazhdan, Lezhë etj; apo ekzistenca e ngrehinave të kultit paleokristian, si bazilikat e Linit, e Ballshit, e Tepes, e Amantias, e Mesaplikut, e Monumenteve të kultit kristian në Shqipërinë Jugore etj, për ruajtjen e vijimësisë gjuhës dhe kulturës të etnosit të ri iliro-epiriot. -Vlerat e gjuhës shqipe, si një nga gjuhët e lashta, ende gjalluese, në trevën e Ballkanit;e vetmja dëshmitare për të rrëfyer lidhjet gjuhësore të saj me tërë dialektet diakronike të qarkut gjuhësor të të folmeve të Mesdheut. Në mungesë të dëshmive

E shtunë 14 shtator 2013 •

arkeologjike, sot për sot, a mund të mbështetemi te fjala për të rindërtuar historinë e gjuhës? Fjala mendoj se është një produkt metafizik tingëllor, që ndihmoi në përsosjen e sistemit të psiqikës së njeriut. Fjala është sendëzim i përfytyrimit të një ndijimi dhe i një gjendjeje shpirtërore që artikullohet në një formë të përpiktë tingëllore, të njëllojë e të kuptueshme dhe për bashkëbiseduesin e natyrisht është një gjasë historike dhe shoqërore e ndodhur edhe më parë, që për çdo folës sot, natyrisht është një ripërjetim mitik. Ajo mban të ndryme

fjala nuk ka si të ketë qënë vetëm një marrëveshje e pranur shoqërisht (kjo është faza e dytë), sepse ajo është më së shumti, një përpjekje mentale e qënies njerëzore për të depërtuar me ndihmën e përvojës shoqërore të akcilë etnosi ku bën pjesë dhe me fomimin dituror që merr gjatë jetës për të kuptuar logjikën e dukurive objektive. Fjala përftohet nga ndërhyrja e qëllimshme dhe e vullnetëshme ndijore për të kuptuar, metaforën apo metonimi, pra dukurinë objektive e cila gjurmëzohet në korteks nga përvoja shqisore për t’u memorizuar si

brenda saj një mesazh i mistershëm, i vështirë për t’u deshifruar nga Ne, sepse është produkt parak psikomendor. Tërësia e përjetimit që shpreh fjala, është po aq edhe shkëndijim sinjalesh jonike në psikikë që është i gjurmëzuar në kortekst e që konvertohen me vargje tingëllor e më tej, sendëzohet në fjalë, që ndihmojnë për të përformuar mendimin e folësit të një gjuhe. Me fjalë, njeriu shpreh kështu botëkuptimin e tij. Botëkuptimi është formësuar prej përvojës së etnoseve parake, që trashëgohet si gen i fjetur e ruhet i gjallë në kortekst,e sendëzohet në fjalë, si pasuri leksikore që njeriu e mëson gjatë jetës. Në këtë kuptim

përfytyrim në sferën e imagjinatën e tij. Mendoj se fjala është një produkt psikik, është një përftesë biojonike e brendshme, që është shfaqur fillimisht në mendjen e individëve kuriozë e më të përparuar nga intelekti të një komuniteti etnik. Pra, fjala nuk ka si të jetë vetëm një operator gjuhësor, ajo së pari është një përftesë e kombinimit të ndijimeve shqisore në sferën e imagjinatës së njeriut, që arriti t’i shëndronte në simbole formale për t’u memorizuar e më pas për t’i shprehur me anë të frymëtimit si pasthirrmë apo gjuhë e folur. Ndjesia që përftohet në psikikë kthehet në përfytyrim për një gjasë a një histori jetësore. Fjala si skriptuese e mendimit brendëson, është një llojë endjeje (thurrjeje) rrokjesore, që shpreh një shumësie ndjesish për gjithçka që ka ndodh realisht, dhe që përcillen nga folsi për te bashkëbiseduesi si një përftim tingëllor me kuptim, vetëm kur ky i dyti ka përjetuar të njëjtat ndjesi në vetvete, pra është një arritje e tij për të shprehur me vargje tingëllore mendimin, për dukuri të thjeshta deri te konceptet filozofike. Në një këndvështrimi më të thjeshtë mendimi ynë e ka bazën në psikologjinë parake, që duhet kuptuar si një përftim i stërlashtë metaforo-metonimik i realitetit, të cilin asnjë nga brezat pasardhës nuk kanë tagrin ta shbëjnë, ata vetëm kanë pasur detyrimin ta trasmetojnë këtë mrekulli të materjes gri.


SPORT • E shtunë 14 shtator 2013

»

23

Ançeloti: Bejl do të luajë Garet Bejl do të debutojë sot me fanellën e Realit të Madridit. “Los Blankos” luajnë sot në transfertë me Villarealin dhe trajneri Karlo Ançeloti ka deklaruar se uellasiani do të jetë në fushë. “Bejl do të udhëtojë me ekipin dhe do të luajë. Nuk mund të them nëse do të jetë titullar, por mund të siguroj se për një pjesë loje do të jetë. Nuk ka zhvilluar një fazë përgatitore normale, por nuk të qëndrojë jashtë ekipit. Ai ndihet mirë dhe është shumë i motivuar për luajtur, edhe pse nuk ka formën e duhur fizike”, ka deklaruar Ançeloti.

Euro 2020, kandidon edhe Turqia Turqia ëndërron të presë gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020. Federata Futbollit e këtij vendi njoftoi se ka avancuar në kandidaturën e saj për të pritur ndeshjet e fundit të vlefshme për Europianin që do të zhvillohet në 13 shtete të ndryshme. Dosja do të prezantohet në muajin Prill të vitit 2014, ndërsa UEFA do t’i komunikojë 13 shtetet e përzgjedhura për Europianin 2022 në Shtator të 2014-ës. Turqia si stadium për zhvillimin e takimeve propozon “Atatürk Olympic Stadium”.

J

ava e 3-të e Seria starton me ndeshjen më interesante të saj. Sot në 18:0, në “San Siro”, Interi pret Juventusin në sfidën që quhet derbi i Italisë. Gjithmonë kjo përplasje ka qenë e nxehtë, por vitet e fundit, pas skandalit Calciopoli, ku juventinët humbën dy kampionate, nga të cilat një iu dha zikaltërve, derbi është bërë edhe më shumë i ndezur. Ajo që e shton më shumë interesin e gjithë admiruesve të futbollit italian, është fakti se aktualisht të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë. Juventusi pas paraqitjes së dobët në miqësoret e verës, sapo filloi sezoni tregoi dhëmbët, duke fituar Superkupën dhe dy ndeshjet e para të kampionatit. Skuadra e Kontes ka treguar qartë se edhe këtë sezon do të jetë favorite për të fituar kampionatin, që do të ishte i treti radhazi. Nga ana tjetër Interi duket se nën drejtimin Maxarrit po rilind. Dy fitore në dy ndeshje dhe këto me paraqitje shumë të mirë kanë sjellë sërish optimizmin në kampin zikaltër, pas atij sezoni katastrofik që lanë pas. Një sukses sot nda skuadrës më të fortë në Itali do t’i jepte më shumë besim interistëve çka do t’i vinte ata në pozita shumë të favorshme. Po kështu kjo sfidë përballë Juventusit ka për të treguar edhe forcën reale të Interit të Maxarrit. Maxarri: Më intereson loja e skuadrës Ashtu si çdo trajner para një sfide të rëndësishme edhe Valter Maxarri në konferencën për shtyp para ndeshjes është përpjekur që të mos ngarkojë me më shuam tension lojtarët e tij. Në vigjilje të derbit Maxarri ka theksuar se atij i intereson më shumë loja e mirë e skuadrës se sa thjesht rezultati. “Lojtarët e fundit u bashkuan me skuadrën të enjten pas udhëtimeve ndërkombëtare dhe nuk kam pasur kohën e mjaftueshme për përgatitjet. Do të jetë një ndeshje e madhe Kemi përballë një kundërshtar

TË GJITHË NË DERBI Dy rivalët e vjetër të Serie A përballen sot në 18:0, në “San Siro”. Interi pret Juventusin në një sfidë që do të tregojë forcën reale të dy gjigandëve të futbollit italian

të fortë, por nëse jemi të kujdesshëm në fazën pasive dhe luajmë mirë në fazën ofensive mund të shqetësojmë çdo kundërshtar. Këtu në Itali shikojnë vetëm rezultatin, por unë kam parë përherë paraqitjen e skuadrës. Një ekip duhet të paraqitet në nivel të lartë dhe jo të mendojë për 3 pikët. Dua në fushë një Inter të madh dhe rezultati vjen më pas. Në futboll diferencën e bëjnë episodet sepse ndonjëherë arrin rezultat pozitiv edhe duke u mbrojtur për 85 minuta. Sa më shumë presion të ketë skuadra, aq më shumë jemi të karikuar. Shpresoj që të kënaqim tifozët tanë”. Grumbullohet Diego Milito Për këtë ndeshje Maxarri nuk ka asnjë mungesë, madje pas shumë kohësh rikthehet në grupin e skuadrës Diego Milito. Sulmuesi argjentinas është dëmtuar sezonin e kaluar dhe ende nuk ka zhvilluar një ndeshje. Kohët e fundit ai është stërvitur rregullisht dhe Maxarri deklaroi se e ka grumbulluar për ndeshjen. Gjithsesi nuk pritet që argjentinasi të kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

jetë titullar, por nëse do të lind nevoja do të futet nga stoli. Konte snobon Interin Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka imituar kolegun e tij tek Interi për të ulur pak presionin mbi lojtarët e tij, por ka zgjdhue mënyrë tjetër. Trajneri i bardhezinjve është shprehur se rezultati i derbit ka më shumë rëndësi për Interin se sa për Juventusin. Gjithsesi Konte ka nënvizuar vështirësinë e sfidës, duke i bërë elozhe Maxarrit për punën e bërë tek zikaltrit. “Për ata është një ndeshje vendimtare, mbi të gjitha sa u përket stimujve. Është e njëjta gjë që na ndodhi neve vitin e kaluar me Milanin, në atë takim që na dha vetëbesimin se mund të rivalizojmë në nivelet më të larta. Për këtë arsye duhet të bëjmë shumë kujdes me Interin, sepse zikaltrit mund të luftojnë për kreun. Dy vjet më parë të gjithë deklaronin se kishim gabuar në merkato, se ishim për vendin e shtatë, por në fund fituam kampionatin. Shpresoj që këtë vit të mos ndodhë e njëjta gjë me Interin. Sezonin e kaluar

ata zhvilluan një kampionat të dobët, por Maxarri mund të punojë gjithë javën për ta përgatitur ndeshjen. Interi ka një grup shumë të mirë, një trajner të aftë, që i ka treguar tashmë vlerat e tij. Aftësitë e një trajneri duken me rritjen e grupit. Këtë ka bërë Maxarri te Napoli, duke i ngritur lojtarë të tillë si Laveci, Hamshik dhe Kavani nga niveli cilësor” Enigmë dy vende tek Juve Në sfidën me Interin formacioni i Juventusit nuk do të ketë surpriza. Konte do të hedhë në fushë të njëjtët lojtarë që kishte në ndeshjen me Lacion. Në dilemë janë vetëm dy vende në formacion, një në mbrojtje dhe një në sulm. Vuçiniç dhe Barzali i janë bashkuar grupit në seancat e fundit, por trajneri Konte shpjegoi se do të vendosë në momentin e fundit nëse do t’i aktivizojë titullarë. Gjithsesi sipas mediave italiane ka pak gjasa që Brazali të mos jetë titullar. Më shumë në dyshim është gjendja e Vuçiniçit, ku Konte mund ta zëvendësojë me Kualiarelën ose Lorenten.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Radha e futbollit brenda kufijve Kthehet futbolli i luajtur në kampionatin shqiptar. Supersfida Flamurtari-Skënderbeu është ndeshja që do të tërheqë më shumë vëmendje në ndeshjet që pritet të luhen në fundjavë. Kategoria superiore rikthehet me sfidat e vlefshme për javën e dytë. E tërë vëmendja shkon në Vlorë ku do të përballen rivalët e sezoneve të fundit Flamurtari-Skënderbeu. Në Vlorë situata tek kuqezinjtë nuk është ajo që të gjithë prisnin në përfundimin e sezonit të kaluar, pasi skuadra është riformatuar, por në ndeshjen e parë të sezonit në Shkodër, skuadra e Ernest Gjokës mori pikët e plota ndaj Vllaznisë. Në 90 minutëshin e dytë trajneri tiranas i Flamurtarit do të ketë një skuadër më të plotë, pasi rikthehet Telushi, edhe pse do të vijojë të jetë jashtë mesfushori Zeqiri. Në krahun tjetër Skënderbeu i karikuar pas aventurës evropiane nuk do të ndalë hapin. Megjithatë trajneri Mirel Josa duhet të bëjë llogaritë me mungesën e Orelesit, si dhe me aktivizimin e të huajve, të cilët këtë vit në fushë nuk duhet të jenë më shumë se katër dhe kështu trajnerit i duhet të lerë titullarët në stol. Partizani në tranfsfertën e dytë Vëmendja këtë javë shkon tek Partizani, që sërish do të ketë një tjetër transfertë. Në Laç të kuqtë do të përballen me një skuadër të rrezikshme sa herë që luan në fushën e vet dhe për më tepër që kurbinasit janë kompletuar edhe në sulm me serbin Brkiç. Tek Laçi spikat mungesa e ish-mbrojtësit të Partizanit, Ndreka, alternativa e tij është nigeriani Ofojeh. Por, nëse Laçi ka zgjidhur problemin e sulmit nuk ndodh kjo tek Partizani, që ndaj Kastriotit edhe pse shënoi dy gola, realizimet erdhën nga mesfushorët. Tirana ka ende probleme Tek Tirana edhe tani që janë afruar sponsorët dhe shumë futbollistë me nivel të pranueshëm për të veshur bluzën bardheblu, ndërtimi i formacionit mbetet një çështje e nxehtë për trajnerin Nevil Dede, i cili duhet të bëjë nga e para mbrojtjen për shkak të dëmtimit të shumë futbollistëve. Në seancën e radhës që u zhvillua në “Skënder Halili”, Çaushaj, Hoxhallari dhe Peqini, u stërvitën veçmas grupit me vrapime të lehtë rreth fushës, Kastrati thjesht e ndoqi stërvitjen në pankinë, ndërsa Pashaj dhe Kalari qëndruan në palestër. Ndaj Lushnjës, trajneri Dede duhet të improvizojë një mbrojtje me lojtarë që mund të përshtaten në këtë repart, ndërsa pret përgjigjen e elementëve të afruar së fundmi për fazën sulmuese. Ndërkohë drejtuesit e Tiranës kanë vendosur që edhe daljet në media të jenë më të disiplinuara dhe për këtë qëllim janë caktuar ditët kur trajneri Dede ose futbollistët të veçantë mund të flasin me gazetarët. Kështu komunikimi i parë mediatik i javës do të bëhet çdo të martë, ndërsa dy ditë rresht para ndeshjes së fundjavës, në rastin konkret të premten dhe të shtunën, do të pjesëtarë të kampit bardheblu do të jenë sërish në dispozicion të mediave. Sfidat e tjera Kavaja do të presë derbin e bregdetit, me Teutën që tashmë e ka kthyer stadiumin e këtij qyteti si shtëpinë e vetë. Skuadrat vijnë pas rezultateve të kundërta, me Besën që kërkon pikën e parë të sezonit, ndërsa Teuta fitoren e dytë radhazi. Pas humbjes në debutim, Kukësi pret Vllazninë. Kjo sfidë midis dy skuadrave që kanë humbur në javën e parë me rezultat identik, nuk ka për të qenë e lehtë për askënd, pasi humbja është e ndalur në të dy kampet. Kuksianët kanë ambicie të mëdha këtë sezon, që është titulli dhe për t’ia arritur kësaj duhet rikthimi tek fitorja Në Ballsh luhet sfida midis dy ekipeve që si objektiv kanë mbijetesën Bylis dhe Kastrioti.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E shtunë 14 shtator 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.