Issuu on Google+

»16-17

NGA VJEN E SI SHKAKTOHET

Depresioni, simptomat, klasifikimi dhe mënyrat e kurimit E PREMTE

14 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3001 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Republikanët

Përplasjet më të forta Mediu në Fier: Votoni gjatë fushatës zgjedhore Me afrimin e ditës së votimit, rritet tensioni mes mbështetësve. Dënimet e para për 30 rastet e përplasjeve »7

PR për më shumë »4 zhvillim dhe mirëqenie

PAGA E PENSIONE JNË KATEGORITË QË FITO Ë RRITJEN MË TË LART N E ATA ME MË TË ULTË

R BERISHA: ZBATIMI PË SHTESËN DO TË NISË IK PREJ DATËS NJË KORR

TË AKTI NORMATIV DO CËN MIRATOHET NË SEAN E PARLAMENTIT TË RI

ISH-TË PËRNDJEKURIT

Kategoritë që përfitojnë nga fondi shtesë 45 milionë USD Një mijë familje futen në skemë për të marrë këstin e dëmshpërlimit, për dosjet e të pushkatuarve pa gjyq

»5

PROVIMI I MATURËS

Zbulohen kopjet, ata që u ulën pranë kanë të njëjtat nota 23 grupe me notën 4, 72 me notën 7 dhe 11 grupe kanë marrë notën 10. Si do veprohet për të pakënaqurit »6

Opinion Nga SHINASI RAMA

Pse merrem me politikë? Shtetkombi, besimi dhe qëllimi im

D

je dikush kishte postuar një koment shumë të gjatë dhe që kërkonte... »10-11

Vendimi i qeverisë për rritjen, përfituesit »9

RAMA KËRKON VOTËN E TIRANASVE

»3-4

Pikat e programit për 4 vitet, qëndrimet për koalicionin

TAKIMET E FUNDIT

Ambasadori i BE, apel Ramës dhe Metës për emrat e KQZ Një javë nga zhvillimi i votimeve, ndërkombëtarët kërkojnë marrjen e masave për procesin e shpalljes së rezultatit »2

KËRKESAT PËR FALJE

Petrit Dume: Adhuroja metoda sovjetike, jam armik i partisë Dosja e plotë me pyetje-përgjigjet e dënimit të krerëve të Partisë Komuniste. Zbardhen detajet e gjyqit »20

NË MES TË ELBASANIT

I vrau të atin 13 vite më parë, e vret pasi u lirua me amnistinë

»8


02

« POLITIKË

E premte 14 qershor 2013 •

PËRFAQËSIMI VETËM ME KATËR ANËTARË I KQZ, SEKUI NË PS E LSI

Ambasadori i BE apel Ramës e Metës “KQZ-ja për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë”

K

ompozimi aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe afrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit shtojnë apelet e faktorit ndërkombëtar për klasën politike. Por gjatë ditës së djeshme ky apel ka qenë i drejtpërdrejtë për kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, zhvilloi takime të posaçme në selitë respektive, ku ndër të tjera temë e bisedës ishte dhe aktualiteti në institucionin qendror të zgjedhjeve. Takimi Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui, u shfaq dje fillimisht në ambientet e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi aktualitetin politik në vend, e kryesisht për zhvillimet në KQZ. Ndërsa pasditen e djeshme e zhvendosi bisedën po për këto çështje në LSI në një takim me Ilir Metën. Pas takimit me Ramën diplomati europian deklaroi për mediet se në qendër të bisedës me liderin e opozitës ishte procesi zgjedhor. “Pata një takim me Ramën, ashtu siç po bëj takime të tjera me autoritetet e tjera të larta si ambasador i BE-së. Arsyeja është për të shkëmbyer pikëpamjet tona lidhur me procesin zgjedhor”, - vuri në dukje ambasadori i BE-së. Deklarata Pjesë e bisedës me kreun e Partisë Socialiste, sipas vetë ambasadorit të BE-së, ka qenë dhe çështja e KQZ-së. “Diskutuam gjithashtu për çështjen e KQZsë, mes çështjeve të tjera. Kam ndjekur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu dhe të shefes së OSBE-ODIHR-it dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ-ja për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendet Arvizu ne takohemi herë pas here do të takohemi dhe sot dhe BE-ja e SHBA-të ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre”, vlerësoi Sekui gjatë prononcimit të tij për shtyp. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shprehu shqetësimin e tij ambasadorit të BE-së në vendin tonë për situatën në KQZ. Gjatë një takimi ne selinë e LSI-së Meta ka theksuar se KQZ-ja u dhunua në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që ka shprehur bindjen se pavarësisht se situata në institucioni kryesor të administrimit të zgjedhjeve ka mbetur i pandryshuar pas largimit të anëtarëve e të LSI-së dhe PS-së, koalicioni i majtë do të fitojë zgjedhjeve. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Nga ana e saj PS-ja kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së. Por për mazhorancën zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.

KQZ PADIT KRYETARIN E KOMUNËS SË KALASË SË DODËS PËR NDRYSHIM E QV-ve

Shtohet numri i vëzhguesve, arrin në mbi 2 mijë KQZ-ja paditi dje kryetarin e komunës së Kalasë së Dodës, pasi ka bërë ndryshimin e disa qendrave të votimit pa autorizimin e KQZ-së. Shqetësimi është ngritur nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasit. Sipas Kosovrastit, ndryshimet e dy qendrave të votimit në këtë kohë janë antiligjore, pasi Kodi ka përcaktuar se 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve nuk mund të

bëhet asnjë ndryshim në qendrat e votimit e ngritura. Por në pamundësi të kohës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për të mos ndryshuar qendrat e votimit, por të çojë për kallëzim penal atë. Krahas kësaj KQZ-ja ka miratuar dje kërkesën e Qendrës për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Grupeve të Margjinalizuara për 340 vëzhguesit. Krahas kësaj organizate KQZ-ja miratoi edhe 500

vëzhgues të afatshkurtër për zgjedhjet. Miratimi i këtyre vëzhguesve e ka çuar numrin e tyre në mbi 2500 deri tani. Këta vëzhgues janë nga organizata shqiptare si dhe ndërkombëtare, ndër më të rëndësishme është ODIHR-i, i cili në fillim të muajit maj solli rreth 400 vëzhgues. Me sa duket, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë ndër më të monitoruarat në historinë e proceseve zgjedhore shqiptare.

MUNGESA E ANËTARËVE, PS E SHQETËSUAR, POR NUK DËRGON KOMISIONER

Gjonçajt: KQZ nuk mund të miratojë rezultatin PS, publikim të rezultatit të KZAZ-ve në tabela online Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, ngriti shqetësimin dje se KQZ-ja nuk është në gjendje për të miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë fjalës së tij Gjonçaj u kujtoi anëtarëve raportin paraprak të ODIHR-it, i cili thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ketë së paku pesë anëtarë për të miratuar rezultatin e zgjedhjeve, por si përfaqësues i PS-së ai nuk përmendi asnjë detaj lidhur me plotësimin e vendeve boshe. Veç kësaj një tjetër shqetësim që ai ngriti ishte dhe publikimi i rezultateve on-line nga KZAZtë, duke pohuar se ky është

dhe një nga rekomandimet e ndërkombëtarëve. “Kodi Zgjedhor nuk përcakton nxjerrjen e rezultateve paraprake dhe ka kërkuar publikimin e shpejtë on-line të KZAZ-ve. Rekomandimi numër 26 i misionit të ODIHR-it është që KQZ-ja duhet t’i nxjerrë menjëherë rezultate paraprake”, - tha Gjonçaj. Ai ka kujtuar se ka një udhëzim ligjor që i referohet vitit 2009 mbi detyrimet on-line për të publikuar menjëherë atë që quhet “rezultat paraprak zyrtar”, duke shtuar se kërkon një proces sa më transparent. Ai e pyeti kryetaren: “Çfarë po bëhet për këtë, pasi nuk merr informacione se si do të shkojë reali-

zimi i projektit, kur do të bëhet testimi paraprak i programeve, kur do të trajnohen personat që do të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm?” Kryetarja e KQZ-së, Lefterie

Lleshi, në përgjigje të pyetjes së Gjonçajt u shpreh se është realizuar një test paraprak dhe shumë shpejt do të zhvillohet edhe testi i dytë në prani të përfaqësuesve politikë.

FUSHATA LSI në njësinë nr. 8

Meta u premton banorëve legalizimet Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i japë fund ankthit të legalizimeve. Një premtim i tillë erdhi dje nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me njësinë bashkiake nr. 8 në Tiranë. “Është për të ardhur keq që PD-ja që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka vështirësuar e burokratizuar këtë proces, i ka lënë njerëzit realisht ende peng të tekave dhe kapriçove të drejtuesve të caktuar të ALUIZNI-t. Në fund të fundit, ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë. Unë dua t’ju siguroj për vendosmërinë e LSIsë për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme çështjen e legalizimeve dhe për t’u dhënë të gjithëve tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar”, - u shpreh Meta. Sipas tij, programi i LSI-së u jep prioritet politikave në funksion të rritjes së punësimit.

Akuza e PS për Dibrën

Blen votat, padi penale për drejtorin Deputeti socialist Sajmir Tahiri akuzoi dje drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, për blerjen e votës së qytetarëve, ndaj paralajmëroi se do të ngrejë një padi penale ndaj tij. “Hetim Gaz Dibrës dhe të gjithëve ju të tjerëve që blini votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes ku i keni lënë vetë! Para drejtësisë duhet të shkoni për këto dhe të tjera. Dhe është praktika që duhet të marrë fund menjëherë pas 23 qershorit. Kodi Penal i RSH-së, neni 328: “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve. Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet”, - shkruante Tahiri në “Facebook”.


POLITIKË • E premte 14 qershor 2013

TË EKZEKUTUARIT PA GJYQ PJESË E KOMPENSIMIT, GATI KËSTET E RADHËS

Qeveria miraton fondin e kompensimit për ish-të dënuarit politikë Ervin Koçi

Q

STREHIMI SOCIAL Një pikë tjetër në rendin e mbledhjes së mbrëmshme të mbledhjes së qeverisë ishte edhe akti, i cili do të garantojë strehimin përfundimtar të personave të pastre të qytetit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit etj. Edhe ky akt u paraqit nga Kryeministri Berisha si një vendim tepër i rëndësishëm për banorët e vendit, të cilët kanë mbetur të pastrehë pasi janë larguar nga banesat e ish-pronarëve. Berisha në fjalën e tij theksoi se ky është një vendim, i cili do të zgjidh përfundimisht problemin e strehimit social për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare. Ky fond do të kalojë për administrim tek Enti Kombëtarë i Banesave, i cili do të bëjë edhe shpërndarjen e plotë të tij. Mbledhja e djeshme e qeverisë u karakterizua nga një mungesë e ministrave, të cilit kishin paraqitur në Kryeministri zëvendësit e tyre pasi ata tanimë janë të angazhuar në fushatën elektorale.

KRYETARI I PS DHE BASHKËSHORTJA TAKIM NË KRYEQYTET ME VENDALINJTË

Bisedë ndryshe, Rama kërkon votën e “tironsve” “Kam shpresë që ju më 23 qershor të zgjidhni numrin 29” Kërkesa e djeshme e kryetarit Rama për të votuar Partinë Socialiste më 23 qershor ishte për qytetarët e Tiranës dhe ata të Lushnjës. I quajtur “Tironsit për Rilindje”, aktiviteti i Partisë Socialiste në Tiranë i krijoi Ramës mundësinë që përmes bashkëshortes së tij të kërkojë votën e të gjithë “tironsve” më 23 qershor. “Kam shpresë se më 23 qershor edhe tironsit të zgjedhin PS-në. Nuk lidhet me zgjedhjen time dhe të skuadrës së ‘Rilindjes’. Ka momente në historinë e një vendi kur duhet të zgjedhësh jo mes palëve. Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh, as mes dy njerëzish, janë zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm për të gjithë dhe një rilindje të të gjithëve bashkë. Zgjedhje për të marrë një vendim se çfarë Shqipërie duam nesër”, -u shpreh Rama. Por pavarësisht se problematikat janë të shumta, kreu i PS-së u kujtoi ‘tirosnve’ dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi se alternative e tij nuk prem-

Berisha

“Mandatin e ardhshëm përfundon boshti i Jugut” Kryeministri Berisha inspektoi dje punimet në rrugën Lushnjë-Berat nga ku pohoi se brenda mandatit tjetër ky aks rrugor do të mbarojë. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për ritmet e shpejta të punimeve. Kryeministri pohoi se krahas rrugës Lushnjë–Berat një vepër prioritare është edhe boshti i Jugut, duke bërë në këtë mënyrë që Berati të lidhet me infrastrukturë moderne nga të gjitha anët e tij. Kryeministri tha se në ndërtimin e boshtit të Jugut është projektuar një tjetër tunel malor, që do të lidhë Beratin me Tepelenën. “Ne kemi marrë vendimin përfundimtar që malet që ndajnë Tepelenën me Beratin t’i hapim, do të bëjmë tunel, pasi ato nuk mund të pengojnë. Berati do të ketë komunikim nga të gjitha anët. Në radhë të parë këtë e meritojnë qytetarët, por edhe Berati. Ky qytet 2500-vjeçar, që ka ardhur kaq madhështor, nuk mund të jetë kurrë xhep”, - u shpreh Berisha.

Nishani

“Më 23 qershor është një zgjedhje mes dy botësh të ndryshme, mes botës rrënuese të Saliut dhe partisë së tij familjare dhe botës së rilindur së skuadrës sonë kombëtare, të programit tonë për rilindje. Që së bashku t’i japim Shqipërisë një rrugë të re, që do ta ndajë Shqipërinë dhe shqiptarët nga pamundësia që rritet çdo ditë, nga taksa e sheshtë. E pra, ju keni ardhur këtu sepse doni një Shqipëri të re, një rrugë të re, një qeveri të re për punësimin real, për taksimin e ndershëm e garantuar për të gjithë, për ujin në çdo familje e parcelë, për shërbime për shëndetësinë falas për të gjithë.” ton mrekulli, por premton të jetë përkrah njerëzve, që hallet e qytetarëve të jenë edhe të tijat. “Ne nuk do të bëjmë as magji, se s’kemi shkop magjik. Nuk premtojmë mrekulli, por hallet e njerëzve do të jenë edhe tonat, përpjekjet e njerëzve do të jenë të miat e të skuadrës sime. Kam bindjen se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, ndërkohë që deri më sot i ka munguar

gjithçka”, - nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij. Gjithashtu për Ramën e nesërmja ka rëndësi ndaj dhe PS-ja është alternativa që ta sjellë atë në mënyrë sa më të denjë për shqiptarët. “Duam një Shqipëri ku puna të mos jetë privilegj, por shprehje e dinjitetit të gjithsecilit. Një Shqipëri normale, ku të mund të vadisim tokën tonë, të çojmë ujin për çdo familje, të

Takimi në Lushnjë

Vendimi Sipas vendimit të miratuar dje në Këshillin e Ministrave, ish-të përndjekurit politikë do të marrin një këst tjetër dëmshpërblimi për dënimin që kanë vuajtur gjatë komunizmit. Vendimi parashikon që në këtë fond prej 45 milionë eurosh të përfitojnë edhe familjarët e personave, të cilët janë ekzekutuar pa gjyq gjatë 45 viteve të komunizmit në Shqipëri. Ky fond vjen në një kohë ku shefi i qeverisë kishte disa ditë që kishte pohuar se kompensimi i plotë i ish-të përndjekurve politikë do të bëhet brenda vitit 2017. Pjesë e këtij fondi do të jenë 1040 ish-të dënuar politikë. “Dua të paraqes vendimin, i cili dëmshpërblen 1040 ish-të përndjekur politikë. Vlera e këtij fondi është në masën e 45 milionë dollarëve. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë. Garantoj të përndjekurit politikë se brenda afatit të caktuar ligjorë qeveria do të zbatojë premtimin se në 2017 do të bëhet dëmshpërblimi i plotë i tyre”, theksoi Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë nuk la pa akuzuar as akuzat që ka lëshuar opozita, e cila ka pohuar se qeveria i ka harruar ish-të përndjekurit politikë. Berisha theksoi se tentativat e opozitës për të përçarë ish-të dënuarit në regjimin komunist është tepër absurde. Veç kësaj, ai theksoi se me ndryshimet që u bën në ligjin e ish-të përndjekurve politikë rreth 14 muaj më parë, është hapur rruga që pjesë e këtij fondi të jenë edhe familjarët e personave që janë dënuar dhe ekzekutuar pa gjyq, pasi kishin bindje politike të ndryshme nga regjimi

i atëhershëm. Ndryshimet në ligj parashikonin rregullin se si do të shpërndaheshin fondet, ku ish-të përndjekurit me moshë mbi 75 vjeç do të merrnin këstet e plota. Në këtë ligj u futën edhe personat, të cilët ishin ekzekutuar pa gjyq. Me miratimin e këtij akti, qeveria tani është një hap edhe më shumë afër likuidimit total të dëmshpërblimit të ishtë përndjekurve politikë.

03

BERAT-LUSHNJË

45 milionë dollarë për ish-të përndjekurit everia ka miratuar dje një fond prej 45 milionë dollarësh, i cili do të kalojë për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë. Miratimi i këtij fondi i ka hapur rrugë kompensimit të individëve që janë ekzekutuar pa gjyq gjatë periudhës së diktaturës komuniste në vend. Prezantimi i këtij akti u bë nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në një mbledhje qeverie të orëve të vona, ka paraqitur vendimin, i cili i hap rrugë kompensimit të një kësti tjetër të ish-të dënuarve politikë gjatë periudhës diktatoriale në Shqipëri. Ky akt i qeverisë do të hyjë në fuqi brenda një kohe shumë të shkurtër pasi VKM-të nuk kanë nevojë që të miratohen në Parlament, çka do të thotë se shifra prej 45 milionë dollarësh do të kalojë për shpërndarje brenda një afati në jo më shumë se sa një muaj.

»

mos kemi më nëna që e ngarkojnë ujin në krahë, të prodhojmë ushqimin në një vend që Zoti ia dha të gjitha”, - u shpreh Rama. Në këtë aktivitet, që kishte mbledhur ‘tironsit’, nuk mungoi dhe apeli i njërës prej tyre. Si bashkëshorte e kreut të PS-së, por dhe si një tironse, Linda Rama gjykoi se “më 23 qershor është koha të vendosim me votë të ardhmen e fëmijëve”.

“Ballkani mundësi për të amortizuar krizën” Gjatë pjesëmarrjes në samitin e 18-të të presidentëve të Europës Qendrore të mbajtur në Sllovaki, Presidenti Bujar Nishani theksoi se shtetet e Ballkanit kanë një mundësi të artë për t’i shpëtuar krizës ekonomike. Në këtë kontekst, Nishani u shpreh se vendet e rajonit mund të amortizojnë pasojat e krizës globale dhe të shkurtojnë kohën e saj duke forcuar bashkëpunimin rajonal. Ai shprehu bindjen se projekte madhore rajonale, si gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline”, i njohur si (TAP), si dhe Korridori i 8-të, projekti jonian, terminali LNG, janë vepra që do të rritnin frymëmarrjen ekonomike për të gjitha rajonet e tregjet nëpërmjet të cilave kalojnë. Kreu i shtetit nënvizoi se Ballkani, i etiketuar dikur si “fuçi baruti”, mund të konsiderohet sot si një rajon i shanseve të arta, duke vlerësuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


04

« POLITIKË

K

reu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe përfaqësues të grupit të punës të programit të kësaj partie prezantuan në studion e Opinion palternativën e tyre nëser në qeveri. Përmes një debati me analistë të ftuar në studio Rama parashtroi piketat kryesore të programit, i cii sipas tij është i qendrës së majtë i frymëzuar nga laburistët e rinj. Kush janë bazat mbi të cilat do të qeverisë PS? Zgjedhja e 23 qershori është një zgjedhje mes dnjërit apo tjetrit, por është një zgjehdje mes dy rrugëve një rrënim e një rilindjene, një rrugë që është mes papunësisë dhe një që është punëism real, një rruge që është taksim i ndershëm dhe një rrugë që i mbyt me taksa të gjithë, një rrugë që është Shqiëpria mes plehrave, e një rruge që është për 100 ditë pastrojmë plehrat.. Në atë çafrë ju ofroni si program, linja përfaqëson të majtën? Jo, ky është një program pragmatik i një qendre të majtë të shekullit 21. Ky është një program një dokument të frymëzuar nga burimi i kthjellët i laburistëve të rinj. Ky është një program model, bazuar në modelin se si shkruhet një program. Unë tiranën e bëra ashtu siç premtova dhe tirana është krenaria ime. Historia është aty. Ky ëhstë një program realist. Nuk është pamflet elektoral. Është gënjeshtër. Shqipëria për 100 mijë banorë ka 4 herë më shumë vrasje se sa vendet e BE-së. Shqipëria për 100 mijë banorë dhe për 4 herë më pak makina ka 4 fishin e aksidenteve në rrugë. A PS ka persona me precedentë penalë? Kemi këkruar dhe kemi marrë dëshmitë e penaliteti për të qen formalisht në regul nga të gjithë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi dje në takim elektoral në qytetin e Fierit ku prezantoi edhe kandidatin e kësaj partie për këtë qark, Ilias Haxhiraj. Gjatë fjalës së tij Mediu paraqiti para simpatizantëve të tij arritjet e qeverisjes gjatë këtyre tetë vjetve. Krahas kësaj ai prezantoi edhe programin e forcës politike që ai drejton. “Besimi në Zot na bën njerëz më të mirë, na udhëheq të krijojmë familje të mirë e të bekuar, lirinë e jetën na e ka falur Zoti e prindërit tanë dhe asnjë politikan. Ne duhet të punojmë për të ndërtuar mirëqenien tonë, ne duhet të respektojmë çështjen e pronës si kusht nga BE-ja, që të kemi zhvillim ekonomik, një ekonomi të shëndoshë, ndaj prona private duhet trajtuar si një e drejtë e shenjtë. Politikat e shtetit kanë një limit, ato duhet të ndalen atje ku fillojnë të drejtat tona. Duke folur për anëtarësimin në BE ai u shpreh se ne duhet të shtrojmë rrugën tonë për të ecur si një komb i bashkuar drejt një Europe të bashkuar. Përballë së djathtës, theksoi Mediu, janë të majtët,

E premte 14 qershor 2013 •

PREZANTIMI I KREUT TË PS DHE GRUPI I PUNËS PËR PROJEKTIN QEVERISËS

Edi Rama: Programi ynë pragmatik, i qendrës së majtë ata që janë në skudrësn tonë të kandidatëve për deputetë. Në vitin e parë të qeverisjes, në të parin fare u shpreh një vullnet për ti hapur rrugë krimit, por ai vullnet filloi dhe mbaroi aty. U realizuan disa goditje të lavrdëruesh,m. Po nuk u dnërtua një goditje institucionale, por u ndërtua një çetë që e ka sjellë rendin në rrënim. Supozojmë se bëhet një protestë e ngjashme me 21 janarit. Si do ta zgjidhte policia e rendit këtë situatë? Cila është qasja juaj? Ato raportet e brendëshme ishin të fabrikuara për të justifikuar dhunën që u bë. Nëse ato raporte do kishin të vërteta do ishte gjetur një armë në bulevard. Me atë qëmtim që u ëhstë bërë demonstuesve dhe me gjithë ato arrestime një copë revole do isjhte gjetur. Nëse do të ishte sjellë në rregull policia nuk do ishte bërë ajo që u bë. A keni fatura të detajuara për shërbimet sociale, që kanë të bëjnë me shërbimin shëndetësor falsa, rritjen e pensioneve? Sot Shqipëria në vit harxhon 800 milion dollarë për kujdes shëndetësor. Shqipëria ka një sistem bazuar mbi sigurimet, ky që do heqim ne pas 23 qershorit. Ky sistem është themeluar në 1994 dhe vazhdon. Nga 800 milion dollarë që harxhohet në vit vetëm 7% dalin nga skeama, 33% dalin nga taksimi i përgjithshëm dhe 60% dalin nga xhepi i atyre

qytetarëve që s’jaë të siguruar. Përjashto një 5% të atyre që janë të pasur që shkojnë në spitale private. Marrin borxhe, shesin dele, tokën, shtëpinë, sepse ju bie fatkëeqësia në shtëpi dhe duhet të gjejnë lekë. Biem një herë dakord që kjo nuk funksionon. Është një skemë e dështuar.kalimi nga ky shërbim, në atë universal do të bëhet brenda 4 viteve. Çdo shqiptar shërbimi kombëtar shëndetësor do të bëjë siguruesin për të gjithë. Ilir beqaj Institucionet shëndetësore nuk duhen refiormuar duke funksionuar si ndërmarrje nga njëra anë, por dduke u kujdesur për publikun. Do ta blejmë shërbimin shëndetësor në institucione shëndetësore publike dhe jopublike. Dhe që t’i japim mundësi instituiconeve dhën-

detësore publike do të duhen ti mbëhstesim me invetsime, sepse kanë mungesë në infrastrukturë. Hapi i parë është që nga janari i vitit të ardhëhsëm çdo shqiptar mbi 40 vjeç do shkojë tek mjeku një herë në vit pa para. Është thyer marrëdhëniea mjek, qytetar. Saimir Tahiri Pas 23 qershor ne angazhohemi që brenda 300 ditëve të para të rikthejmë policinë e shtetit në detyrë duke garantuar jetën dhe pronën e qytetarit. Riorganizojmë policinë e shtetit sipas parimit një shtet-një polici. Do të krijojmë Byronë Kombëtare të Hetimit. Inspektori i policisë të paguajë shumë më pak taksa. Kryekomisari 880 mijë lekë. Drejtuesi i parë 1 milion e 113 lekë. Zv/drejtori 1 milion e 280

lekë. Drejtori i Përgjithshëm 1 milion e 470 lekë. Eglantina Gjermeni Një nga zotimet e para është reduktimi i varfërisë dhe i përjashtimit social. Zëvendëismi i ndihmës ekonomike me programet e riintegrimit social, që familjet që jetojnë me ndihmë socialste të integrohen në punë publike. Pjesa tjetër e zotimit është ajo që ka lidhje me arsimin, burimet financiare në arsim të jenë jo më pak se 5% e PBB. Shëndetësia zotohemi për ofrimin e shërbimit shëndetësor falas. Duke ofruar përgjegjësinë e shtetit për ta bërë këtë. Një nga zotimet risi është kontroll mjesëor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç Një nga zotimet është nxjerrja e pensionistëve nga varfëria.

MEDIU TAKIM ELEKTORAL NË FIER DHE NË RROGOZHINË, PREZANTON KANDIDATËT

“Mediu: Votoni PR për më shumë zhvillim e mirëqenie” “Besimi në Zot rruga që duhet të zgjedhim për t’u bashkuar në BE” TAKSA PROGRESIVE Duke folur për taksën progresive Mediu u shpreh një taksë e tillë do të thotë rritje e taksave, çka do të sillte mbylljen e bizneseve në vend. “Ne si një vend ballkanik në tranzicion, nëse s’do të dimë të sillemi me investimet e huaja, me investitorët e bizneset brenda vendit, atëherë ata do të ikin në vende të tjera, atje ku kanë mundësia dhe ku shteti është mbështetës. Rama jo vetëm që s’është mbështetës, por do të vazhdojë të varfërojë biznesin për të mbështetur biznesmenët që ai ka futur në listat për kandidat”, - tha Mediu.

fushata e të cilëve është tërësisht negative dhe mohuese. “Z. Rama flet për analfabet e arsim jofunksional, por gjatë këtyre viteve jam krenar për ngritjen e universiteteve me standarde europiane, rritjen e nivelit arsimor dhe një shembull është kampusi universitar i qytetit të Fierit. A ka probleme në mësimdhënie në procesin arsimor? Po, ka, dhe ne do të punojmë për

t’i kapërcyer këto probleme”, tha Mediu. Lidhur me çështjet kombëtare kreu i republikanëve theksoi se gjatë karrierës së tij politike është munduar shumë që çështja çame të zgjidhet. “Të luftojmë për të drejtat e çështjes çame. Jam përpjekur në karrierën time politike t’i jap zgjidhje e do të vazhdoj të ngre zërin deri në gjetjen e zgjidhjes e rikthimit të të drejtave të tyre”, - tha Mediu.

TAKIMI NË RROGOZHINË Gjatë një takimi që zhvilloi me simpatizantët e PR-së Mediu akuzoi kreun e Partisë Socialiste se ka vënë interesat e tij sipër integrimit të vendit në BE. “Në këtë fushatë elementi bazë është besimi në Zot, rruga që shqiptarët duhet të zgjedhin për t’u bashkuar me vendet e Bashkimit Europian, është puna, dinjiteti, dashuria për familjen, kombin, pronën. Qëllimi ynë duhet të jetë rruga drejt BEsë dhe jo interesat politike individuale të politikanëve si z.Rama, i cili vuri interesat e tij mbi interesat e kombit”, - tha Mediu.

OSBE Raporti mbi medien

“KKRT e RTSH institucione politike” Projektligji për transmetimet televizive në Shqipëri ka qenë pjesë e shqetësimeve të ngritura gjatë prezantimit të raportit vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për Lirinë e Medies. Komisionerja për lirinë e medies në Vjenë, Dunja Mijatoviç, ka dorëzuar raportin e radhës për lirinë e shtypit në botë në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, ku thuhet se ky projektligj rrezikon rregullatorin kombëtar të transmetimit. Në raport thuhet se Mujatoviç i ka shkruar Kryeministrit Berisha në mars, duke shprehur shqetësimin lidhur me projektligjin për transmetimet duke sugjeruar se ligji i miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe Masmedien nuk është bërë me konsensus për Këshillin Kombëtar të Radiotelevizionit, KKRT-në dhe transmetuesin publik, RTSH-në, duke rrezikuar që dy institucionet të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare.

Garantimi i votës

Topi: Të plotësohet urgjentisht KQZ-ja Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, akuzoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është i paaftë për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve. Krahas kësaj ai nuk la pa akuzuar as katër anëtarët që janë në krye të KQZ-së, duke theksuar se ata janë militantë të thekur të Partisë Demokratike dhe rrjedhimisht nuk garantojnë votën e qytetarëve. “Problem është garantim i votës që qytetarët do hedhin për FRD-në. Në çdo vend tjetër do të ishte e pakuptimtë që partitë politike të angazhoheshin në mënyrë impenjative, pasi do ia garantonte ligji dhe ajo që mungon këtu, shteti. Shteti do të garantonte korrektësinë e zhvillimit, administrimit dhe numërimit të votave. Por në Shqipëri ka probleme të jashtëzakonshme me zbatimin e ligjit nga persona që janë ngarkuar me ligj”, - tha Topi. Këto pohime ish-presidenti i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me vëzhguesit e kësaj force politike.


EKONOMI • E premte 14 qershor 2013

»

05

BRENDA QERSHORIT KESH DO SHLYEJË 50% TË PAGESAVE

“CEZ” shlyen 3 miliardë lekë borxhe të vjetra ndaj KESH-it Brikena Dervishaj

K

ompania e furnizimit me energji elektrike, “CEZ Shpërndarje” ka shlyer një shumë prej diçka më tepër se 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Vetëm gjatë muajve mars, prill dhe maj të këtij viti nga totali i borxhit prej 37 miliardë lekë, që i është akumuluar “CEZ” kryesisht për mospagim faturash për energjinë e importuar, kjo e fundit ka nisur shlyerjen e detyrimeve. Shlyerjet Muaji Mars ka qenë më pozitivi, ku kompania ka derdhur një shumë prej rreth 1.5 miliardë lekë në arkat e KESH, ndërsa në muajt në vijim ka derdhur përkatësisht 900 milionë dhe 631 milionë lekë. Nisur nga situata e mirë financiare që po përjeton Korporata, duke marrë parasysh se që nga fillimi i këtij viti edhe eksportet e energjisë kanë qenë në vlera maksimale, brenda këtij muaji KESH do të shlyejë 50% të detyrimeve për vitin 2012 ndaj hidrocentraleve private të vogla dhe të mesme që operojnë në vendin tonë. Vlera totale e këtyre detyrimeve arrin në 2 miliardë lekë dhe operatorët privatë të gjenerimit të energjisë pritet të përfitojnë rreth 1 miliard lekë për energjinë e prodhuar. Padyshim që, shlyerja e borxhit të “CEZ” ndikon pozitivisht në të ardhurat e KESH, megjithatë, kompania e shpërndarjes ka bërë të ditur se, performanca pozitive vjen për shkak të rritjes së arkëtimeve dhe jo të zgjerimit të hartës së shpërndarjes dhe grumbullimit të faturave elektrike.

Bashkë me nisjen e sezonit turistik

AMC Traveller ka shtuar shtrirjen në 34 shtete të huaja AMC ka përditësuar paketën AMC Traveller për shqiptarët që duan të komunikojnë me të afërmit kur ndodhen jashtë kufijve. Abonentët AMC do të kenë mundësi të kryejnë telefonata, të dërgojnë SMS dhe të përdorin internetin me të njëjtat tarifa që zbatohen në Shqipëri, plus një tarifë fikse në 34 vende të botës. Tarifat e thirrjeve Roaming për abonentët me parapagesë janë të njëjta si në Shqipëri, plus një tarifë fikse prej 108 lekësh për çdo telefonatë të kryer drejt Shqipërisë, në vendet e listuara në Zonën 1 dhe një tarifë fikse prej 180 lekësh në vendet e Zonës 2. Ndërsa për telefonatat që vijnë nga Shqipëria, paguhet vetëm tarifa fikse sipas zonës.

Ndërsa për çdo SMS të dërguar, ka një kosto fikse prej 12 lekësh në Zonën 1 dhe prej 18 lekësh në Zonën 2, plus tarifën sipas planit, të cilit i përket abonenti me parapagesë. Tarifat e thirrjeve Roaming për abonentët me kontratë janë të njëjta me ato të abonentëve me parapagesë sipas Zonave 1 dhe 2. Ndërsa për çdo SMS të dërguar, ka një kosto fikse prej 26.4 lekësh në Zonën 1 dhe prej 32.4 lekësh në Zonën 2. Shtetet përkatëse të secilës zonë i gjeni në çdo dyqan AMC në mbarë vendin ose në faqen e internetit të kompanisë. Tarifat fikse aplikohen për çdo interval prej 15 minutash në telefonatë. AMC do të vazhdojë të ofrojë produkte dhe shërbime me çmime të leverdishme.

Së shpejti nisin kontrollet në gjithë tregjet

Inspektorat për kontrollin e mallrave dhe markave DOLLAPI: RRITJA E PAGAVE DO TË VAZHDOJË

CEZ rrit pagat për më shumë se 2300 punonjës të kompanisë Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi, deklaron se janë rritur pagat e mbi 2300 punonjësve të kompanisë. Rritja e pagave është bërë nga 4 mijë deri në 11 mijë lekë, bazuar në performancën e punonjësve. Sipas tij, kjo rritje pagash vjen si pasojë e mirëadministrimit të kompanisë dhe fitimeve të arkëtuara. Dollapi paralajmëroi edhe marrjen e masave ndaj të gjithë atyre konsumatorëve që nuk shlyejnë detyrimet e energjisë elektrike, si edhe ndryshimin e mënyrës së faturimit, që pritet të sjellë rritje të transparencës me konsumatorin. Por nga ana tjetër, Dollapi ka deklaruar se do të ketë edhe rritje të tjera pagash për të gjithë punonjësit. “Nga

rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose thënë ndryshe 2381 sot punonjës kanë në llogaritë e tyre paga më të larta. Kjo rritje varion nga 40 mijë lekë të vjetra për punonjës, deri në 110 mijë lekë të vjetra. Kjo nuk është rritja e parë dhe e fundit e pagave të tyre. Parimi im është, kush punon më mirë dhe më shumë, do paguhet më mirë dhe më shumë. Vetëm përmbushja e këtij standardi do të bëjë që çdo punonjës të ecë përpara në këtë kompani”,- deklaroi Dollapi. Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Dollapi, ka bërë të ditur se është rikthyer në normalitet furnizimi me energji në të gjithë vendin.

Çdo treg në vendin tonë do të kontrollohet rreptë nga Inspektorati Qendror Shtetëror. Drejtuesja e këtij institucioni, Mimoza Hajdarmataj, duke informuar komunitetin e biznesit për reformat e ndërmarra në këtë sektor, u shpreh se, së shpejti do të nisë funksionimin inspektorati për mbikëqyrjen e tregut. Sipas saj, kjo strukturë do të monitorojë të gjitha mallrat jo ushqimore dhe do të jetë pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Ndërsa, biznesi dhe qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë informacionin e duhur se çdo markë prodhimi duhet të regjistrohet. Drejtori i përgjithshëm i Patentave dhe Markave, Safet Sula, u shpreh,

gjatë një takimi për “Mbrojtjen e pronësisë intelektuale si dhe Reforma në Inspektim”, se pronësia intelektuale duhet të konsiderohet dhe të mbrohet si çdo pronë tjetër fizike. Aktualisht, në tregjet shqiptare mund të gjesh lehtë mallra të markave të ndryshme të falsifikuara. Kohët e fundit edhe drejtoritë e doganave kanë kapur dhe asgjësuar shumë produkte të falsifikuara, të cilat synonin të futeshin në tregun shqiptar. Kontrollet në tregje thuajse mungojnë, ndërkohë që ende nuk ka një institucion apo strukturë shtetërore që të mund të bëjnë vlerësimin apo dënimin në rast të vjedhjes së markës së produktit që është autentik.

Zhvillohet tenderi ndërkombëtar EFEKTET E PARA POZITIVE TË PAKETËS “FULLANI” PËR KOLATERALIN

BSH: Shtohen të ardhurat nga ekzekutimet Ekzekutimi i kolateraleve sa 20% e kredive në gjykata Paketa e fundit Bankës Qendrore ka sjellë përmirësim të mbledhjes së kolateralit të lënë peng në banka, për kredinë me probleme. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave nga ekzekutimi i kolateraleve janë rreth 20 për qind e shumës së kredive që ndodhen në proces ekzekutimi. Gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2012, që u krye pa praninë e medieve, ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit ka përmirësime, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojnë afërsisht sa 6 për qind e vlerës së kredive me probleme dhe ky

Mbulimi me kolateral i kredive me probleme nga ana e bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, sipas Bankës Qendrore është mjaft i lartë, në rreth 80 për qind.

është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera. Raporti i Mbikëqyrjes për vitin 2012 konfirmoi një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar, pavarësisht nga ngadalësimi i kreditimit dhe nga rritja e kredive me probleme.

Rezultati financiar ishte pozitiv dhe në rritje krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 15.9%, niveli më i lartë në dy vitet e fundit. Kreditë me probleme rezultonin të mbuluara me provigjione në masën

55.4%, rreth 4 pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e këtyre kredive, impakti i tyre në treguesit financiarë dhe në kapitalizimin e bankave do të jetë i kontrollueshëm.

Shqipëri-Kosovë, fituesi i tenderit shpallet pas 35 ditësh Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bën të ditur se pas shqyrtimit të ofertave nga komisioni vlerësues në Gjermani fituesi për tenderin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 Kv ShqipëriKosovës, do të shpallet pas rreth 35 ditësh. Rreth 14 kompani të huaja janë përfshirë në garën që u zhvillua së fundi në Frankfurt (Gjermani). Ndërtimi i kësaj linje pritet të ulë ndjeshëm varësinë e Shqipërisë dhe Kosovës nga linjat serbe të transmetimit të energjisë elektrike dhe të dy vendet do të mund të shkëmbejnë sasi energjie më të mëdha, me çmime më të ulëta. Edhe pse prodhimi vendas i energjisë është në vlera maksimale, Shqipëria arrin të depozitojë në Kosovë vetëm 3 milionë Kwh/ditë, duke shfrytëzuar kapacitetet

e transmetimit në maksimum. Linja e transmetimit 400 kV do të jetë e ndarë në dy pjesë dhe ofertat do të jenë për dy lote: Tiranë-Vau i Dejës dhe Vau i Dejës-Morinë. Sipas studimit të fizibilitetit, punimet për ndërtimin e saj do të zgjasin 24 muaj dhe vlera totale e ndërtimit llogaritet rreth 75 milionë euro ku kostot paguhen nga dy shtetet. Fuqizimi i linjave të interkonjeksionit me rajonin është domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit shqiptar energjetik. OST bën gjithashtu të ditur se, fuqizimi i linjave ndërlidhëse me rajonin është një domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit energjetik në vend. Projekti i interkoneksionit Shqipëri-Kosovë kushton rreth 75 milionë euro, ku kostot paguhen nga dy shtetet.


06

« SOCIALE

E premte 14 qershor 2013 •

MBETEN 1100 MATURANTË NË PROVIMIN E LETËRSISË

Lista me rezultatet tregon kopjen e hapur mes maturantëve Erta Bode

P

asi Ministria e Arsimit bëri të ditur në faqen e saj zyrtare rezultatet e maturantëve për provimin e gjuhës shqipe dhe letërsi, u tregua qartë kopja e hapur. Lista me ID tregoi përfundimin e rezultateve, duke parë se notat janë të rreshtuara njëra pas tjetrës me të njëjtin rezultat, duke ndryshuar veç në pikët pas presjes dhjetore. Në listë gjen shpesh disa nota 4 rresht, 10 e po ashtu të gjitha notat e tjera. Përpos deklaratave të maturantëve, ekspozimi i rezultateve me ID tregoi hapur kopjen, pavarësisht masave të MASH. Situata Maturantët iu nënshtruan provimit të gjuhës shqipe dhe letërsi, duke pritur të gjitha masat që mori Ministria e Arsimit për të mos lejimin e kopjeve. Mirëpo sipas deklaratave të maturantëve ata kopjuan, sepse u toleruan nga mbikëqyrësit në klasë dhe u erdhën kopjet dhe rezultatet e përgjigjeve nga jashtë ambienteve të shkollës. Pasi Ministria e Arsimit nxori në faqen e saj zyrtare rezultatet e maturantëve në renditjen e ID-ve, u panë qartë grumbujt e notës 4, 6, 7 e të gjithë notat resht. Për të mos lejuar manipulimin e rezultatit Ministria e Arsimit u shënoi një kod maturantëve. Duke shpjeguar se kodi fillonte numërimin nga maturanti i ulur në bankën e parë e duke vijuar rrjedhimisht në klasë. Në listën e rezultateve u pa se maturantët që i kishin barkodet njëri pas tjetrit, p.sh. 154000000110, 1 5 4 0 0 0 0 0 0 1 1 1 , 154000000112 etj., kanë marrë të njëjtin vlerësim mes tyre, duke u ndryshuar pikët veç me 0.05 pikë deri në 0.1 ose 0.2 pikë. Kjo ka bërë që në një vështrim të shpejtë të listësh të shikosh një kolonë me notën 8 dhe 7, ose një kolonë me notat 4 dhe 5. Kjo tregon qartë se maturantët kanë kopjuar. Ajo që u përfol se maturantët vetë deklaruan se kopjuan lirshëm në provim dhe u ndihmuan nga jashtë, tregoi qartë rezultatin e tyre të dobët, që mezi janë kualifikuar drejt notës 10, dhe të bie në sy së tepërmi rrumbullakimi I notës 7, që është marrë masivisht nga maturantët. Shumë prej maturantëve që kanë patur notat 10 në regjistrin e shkollës nuk e kanë arritur atë dhe janë shumë të zhgënjyer. Ndërkohë është vënë re se një pjesë e maturantëve që nuk kanë patur vijueshmëri të plotë në mësim gjjtë procesit arsimor, kanë kapur rezultate të kënaqshme edhe mbi notën mesatare. Këto ishin përgjgijet e para që morën maturantët e këtij viti, nga të cilat ata që rezultojë si nxënës të mirë në regjistrat e shkollës, u ndjenë të zhgënjyer nga rezultatet e tyre.

Nota 4 Nota 7 Nota 10 23 GRUPE

72 GRUPE

11 GRUPE

Rreth 1100 maturantë kanë mbetur në provimin e gjuhë-shqipe dhe letërsi, ku u dukën qartë kolonat me notën 4 njëra pas tjetrës. Në listën e rezultateve të zë syri vetëm 10-15 nota 4, të gjitha të tjerat janë të grumbulluara resht njëra pas tjetrës.

Ka qenë nota që është marrë më shumë në provimin e gjuhë-shqipe dhe letërsi, ku u dukën qartë kolonat me notën 7 njëra pas tjetrës. Në listën e rezultateve të zë syri vetëm 40-60 nota 7 tek, gjithë të tjerat janë të grumbulluara resht njëra pas tjetrës.

1200 nota 10 janë ndihmuar me kopje në provimin e gjuhë-shqipe dhe letërsi, ku u dukën qartë kolonat me notën 10 njëra pas tjetrës. Në listën e rezultateve të zë syri vetëm 5-10 nota 10 tek, gjithë të tjerat janë të grumbulluara resht njëra pas tjetrës.

Bashkia e Tiranës, rikonstruksione rrugëve

Basha: Dy vjetët e ardhshëm do të ndërtojmë 10 kopshte të reja Në njësinë bashkiake nr. 3 të Tiranës kanë filluar punimet për ndërtimin e kopshtit nr. 29. Në këtë zonë ka munguar standardi për këtë kopsht, i cili i ka detyruar prindërit t’i çojnë fëmijët në kopshte larg vendbanimit të tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve. Ky kopsht do t’u shërbejë 150 fëmijëve të kësaj zone, të cilët brenda 10 muajve do të kenë kopshtin e tyre. Basha u tha banorëve se në 2 vjetët e ardhshëm do të ndërtohen më fondet e Bashkisë edhe 10 kopshte të reja. Pas ndërtimit të plotë do të ketë një dyfishim të ambienteve, që do të thotë hapësira më të mëdha për të trajtuar nevojat e vogëlushëve të këtij kopshti, por dhe rritje të kapacitetit të tij nga 100 në 150 fëmijë, pasi kjo është e nevojshme, duke marrë parasysh shtimin e numrit të familjarëve që vijnë për të jetuar në kryeqytet. “Investimi i Baskisë së Tiranës do të bëjë të mundur që kopshti të ndërtohet sipas standardeve europiane për sa i përket hapësirës, sistemit të ngrohjes apo në tërësi dhe mbajtjes së temperaturës nën kontroll gjatë muajve të nxehtë”,

Vjedhja e sahateve të ujit problemi i radhës

Banorët i kërkojnë UKT-së t’i pajisë me panele

PROCEDURAT E RUAJTJES NGA KOPJA TË NJËJTA SI MË PARË

Sot provimi i matematikës për maturantët 25 pyetje 50 pikë, gjeometria pikët maksimale Maturantët në gjithë vendin sot zhvillojnë provimin e matematikës. Provimi do të përmbajë 25 pyetje dhe do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Nga këto pyetje 13 pyetjet e para kërkojnë një përgjigje të përzgjedhur nga alternativat e dhëna, ndërsa 12 të tjerat kërkojnë zgjidhjen e ushtrimit përpos shpjegimit. Ministria e Arsimit ka bërë me dije se përgjigjja e saktë nuk do të marrë pikët maksimale, nëse nuk ka shpjegimin se pse ka dalë ai përfundim. Kjo ndoshta eliminon edhe mënyrën e kopjimit mes tyre sipas zyrtarëve të MASH. Provimi i matematikës i ka gjetur pak sa të shokuar maturantët, pasi 2 ditë më parë dolën përgjigjet e provimit të gjuhë shqipe-letërsi, për të cilat maturantët nuk janë fort të kënaqur. 45000 mijë maturantë do të ulen në banka për të zgjidhur këtë test,

për të cilin mësuesit deklarojnë se kanë punuar gjatë gjithë vitit shkollor. Provimi fillon në orën 10:00 paradite. Autoritete të MASH bëjnë me dije se maturantët duhet të paraqiten 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit, pasi do të bëhet verifikimi i tyre si dhe do bëhet ndarja nëpër klasa. MASH bën me dije se asnjë maturant, i cili dorëzon testin përpara afatit të dorëzimit nuk

do të largohet nga ambientet e shkollës. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Bëhet me dije se ushtrimet që do të vlerësohet me pikët maksimale janë vlerësimet me alternimin e gjeometrisë, vektorëve si dhe ekuacioneve me më shumë se dy të panjohura. Maturantët thonë se janë në ethe, edhe pse kanë 3 vjet që punojnë për këtë provim edhe në konsultime private.

-tha Basha. Ndërkohë në njësinë bashkiake nr. 10 kanë përfunduar punimet e rrugës “Mujo Ulqinaku”. Në këtë aks të rëndësishëm, që u shërben rreth 1000 banorëve të kësaj zone, janë kryer punime të një standardi europian, të cilat kanë munguar prej vitesh. Rrugës i është bërë asfaltim i plotë, janë vënë sinjalet e kalimit, janë vënë sinjale për këmbësoret, janë rregulluar trotuaret dhe po mbillen pemë anës tyre. Përpos kësaj janë eliminuar kabllot ajrore, që janë shtruar nën tokë. “Në këtë lagje, që është zemra e Tiranës, ne po përfundojmë punimet në 5 rrugë të rëndësishme, të cilat janë lënë pas dore për një kohë të gjatë. Mungesa e infrastrukturës ka sjellë shumë probleme për banorët, që falë përkushtimit tonë tashmë u zgjidh”, - ka deklaruar Basha pasi ka qenë prezent në përfundimin e punimeve.

Banorët e Tiranës po shqetësohen nga vjedhja e sahateve të ujit. Kjo i ka bërë ata që t’i kërkojnë ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve t’i zëvendësojë ata me panele. Ky akt kriminal është kthyer në problemin e ditës, që nuk i lejon banorët të vijojnë rrjedhshmërinë e planeve ditore. Disa ankohen se e kanë zëvendësuar mbi 2 herë sahatin e vjedhur. Çiftet e pensionistëve që jetojnë të vetëm ankohen se nuk kanë para për ta zëvendësuar atë. Faktikisht sahatet e ujit kanë filluar të vidhen rëndom nga njerëzit që i përdorin ata për t’i shitur. Ndërkohë kjo po kthehet në problem dhe asnjë institucion nuk merr masat e duhura. Banorët i kërkojnë UKT-së që në pamundësi për t’u dhënë dëmshpërblimin e sahateve të vjedhur, ose t’ua kompensojë ata me të tjerë, t’i zëvendësojë me panele. Ideja

e banorëve është se ashtu si panelet e dritave të jenë dhe ata të ujit, të lidhur me rrjetin ujor të çdo familje. Sipas banorëve, kjo eliminon vjedhjen dhe shpenzimet e tyre ekonomike, nga ana tjetër bën që UKT të vijojë një punë më normale. Ndërkohë situata kritike është në pallatet parafabrikat, në të cilët patjetër gjatë natës do të ketë një vjedhje. Banorët shprehen të indinjuar se, nëse nuk zëvendësohen apo kompensohen, të paktën autoritetet të bëjnë të mundur kapjen e këtyre grupeve për të shmangur vjedhjen dhe për të ulur numrin e vjedhjeve, duke bërë të ditur se sahatet ashtu siç vidhen edhe shiten. Ndërkohë përpos shpenzimit ekonomik shumica e familjarëve thonë se kjo është edhe një angari. Procedurat për të deklaruar në UKT se u është vjedhur sahati kërkojnë kohë, angazhim, leje nga puna. Ndërkohë duhet të pritet derisa punonjësit e UKT-së të verifikojnë vjedhjen e sahatit dhe pastaj të ndjekin procedurat për të vënë një të ri. Banorët ankohen se ky është një proces që zgjat më shumë se 10 ditë, për të cilin ata duhet të shpenzojnë kohë dhe të ardhura ekonomike gjithashtu.


AKTUALITET • E premte 14 qershor 2013

»

07

Ç’PARASHIKOJNË NDRYSHIMET NË KODIN PENAL, TAKIME DHE REAGIME

Zgjedhjet, policia referon 30 incidente, shtohen dënimet Mariglen Mullai

P

olicia ka referuar në Prokurori të paktën 30 incidente me sfond elektoral, në të gjithë vendin, para dhe gjatë fushatës. Sipas oganit të akuzës po verifikohen kallëzimet e bëra për incidentet e deritanishme, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dhe nisje të hetimeve kryesisht për raste si shitblerja e votave. Ndërkaq, pak ditë më parë, në një takim me ambasadorin Arvizu, kryepolici Burgaj u shpreh se ishin regjistruar 21 incidente me sfond elektroral. Por nga ana tjetër, ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë ashpërsuar dënimet edhe për disa vepra që prekin procesin zgjedhor. Kështu vepra penale e pengimit me anë të kanosjes së subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre dënohet nga 3 muaj deri në 3 vjet, ndërkohë si krim parashikohet edhe dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve, e cila dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet burg. Pikërisht për këtë vepër, pra atë të dhënieve të shpërblimeve, ka pasur edhe një reagim nga deputeti i PSsë, Saimir Tahiri, i cili akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, për shpërblime dhe premtime me të burgosur. Por në fakt, një numër i madh rastesh, ndonëse janë regjistruar fillimisht si me motivacione politike, kanë devijuar më pas rrjedhën e akuzave apo fakteve, duke rezultuar në fund si përplasje për shkaqe personale, siç ishte për shembull rrahja e Mithat Hoxhës në Roskovec, ku pas gjithë atyre akuzave politike, ngjarja rezultoi se kishte motive banale. Prokuroria dhe policia Si organi përgjegjës për formulimin e akuzës, Prokuroria shqiptare duket se i ka paraprirë shtrëngimit të masave për të garantuar, për aq sa i takon, ndjekje të rregullt dhe ligjore penale, për të gjitha akuzat apo denoncimet që do të regjistrojë si me sfond politik. Dënimi deri në 3 vjet i penguesve apo kanosësve të subjekteve politike, si dhe dënimi deri në 2 vjet i premtuesve apo shpërbluesve, janë disa nga masat konkrete të Prokurorisë, teksa nuk do të përjashtojë ndjekje penale për çdo ngjarje që mund të regjistrohet. Nga ana tjetër, në takimin që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pati me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, para pak ditësh, u diskutuan masat e marra nga Policia e Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si dhe gjendja e sigurisë publike në prag të këtij procesi zgjedhor. Sipas Burgajt

Shef Ivziku dhe dy vartësit e tij në QSUT

Punësuan 100 jashtë vendeve, hetim 3 ish-krerëvë të spitalit

RASTE INCIDENTESH POLITIKE Tritol pallatit të Kollozit në Vlorë

Grabiten e thyhen zyrat e LSI-së

Roskoveci e Preza, jo politike

Pak janë më parë i është vënë eksploziv pallatit ku banon kreu i PD për Vlorën, Ardian Kollozi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “29 Nëntori”. Sipas policisë së qytetit bregdetar, sasia e tritolit rreth 500 gram është vënë 2 kate më poshtë banesës së tij, në shkallët e katit të 10-të të pallatit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar dyert e rreth 7 apartamenteve të pallatit ku banon kreu i PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi, i cili është kandidati i katërt në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit.

Pak ditë më parë zyrat elektorale të LSI-së (në rajonin numër 5) në qendër të qytetit të Shkodrës është bërë pre e grabitjes nga persona të armatosur. Dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol e sende personale me vlerë që ndodheshin në zyrë. Katër zyra elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Korçës janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar. Policia po punon për të zbardhur dhunimin e zyrave elektorale në lagjet 1, 2, 13 dhe 14, ku janë thyer xhamat, grisur posterat, si dhe flamujt.

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:00 në Roskovec është rrahur dhe goditur me sende të forta kandidati për deputet i Frymës e Re Demokratike në qytetin e Fierit, Mit’hat Hoxha. Fillimisht u dyshua për motive politike, ndërsa policia arrestoi autorin 29-vjeçar, teksa ngjarja kishte ndodhur për motive banale. Ndërkaq, në Prezë të Tiranës u dogj 2 herë biznesi i kreut të PS-së së rrethit dhe pas denoncimeve për motive politike, rezultoi se konfliktin e kishte pasur me djalin e tezes, kandidat me PD-në, në të njëjtën zonë.

AKUZA DHE DËNIME 30 incidente të referuara në Prokurori 21 incidente deri para pak ditësh 3 muaj e 3 vjet burg për pengim subjektesh 3 muaj e 3 vjet burg për kanosje subjektesh 6 muaj e 2 vjet burg për dhënie shpërblimesh 6 muaj-2 vjet burg për dhënie premtimesh 1500 tubime elektorale deri para pak ditësh

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 3 ish-zyrtarë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për abuzime me detyrën. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është dorëzuar në fund të muajit maj në organin e hetimit, në të cilin dyshohet se ish-Drejtori i Përgjithshëm i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerëzore, Ibrahim Shatri, dhe Drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo, dyshohet të kenë abuzuar me detyrën. Në referim të këtij materiali Prokuroria e Tiranës ia ka përcjellë dosjen Njësisë së Specializuar Task-Forcë për të kryer hetimet e mëtejshme ndaj tre ish-zyrtarëve për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Sipas raportit të KLSH-së, ish-Drejtori i Përgjithshëm i QSUT-së, së bashku me dy vartësit e tjerë ka dyshime të ketë punësuar gati më shumë se 100 persona përtej strukturës së lejuar, duke i shkaktuar shtetit, sipas KLSH-së, një dëm ekonomik të konsiderueshëm dhe të pajustifikueshëm me kërkesat e spitaleve dhe mundësitë financiare për ta përballuar shtimin e këtyre vendeve të reja të punës. Ende nuk dihet nëse janë marrë dëshmitë e 3 personave që po hetohen në cilësinë e stafit drejtues të spitalit qendror të Tiranës, teksa priten disa verifikime dosjesh. Nga ana tjetër, grupi i Taks-Forcë, mësohet se do të marrë dëshmitë e personave të marrë në punë, jashtë strukturës së miratuar më parë, eksperiencat e tyre të mëparshme, si dhe do të shihen lidhjet e tyre me personat në fjalë, nëse kanë njohje miqësore apo ekziston ndonjë rrethanë që lë dyshime për praktika të parregullta.

Gjyqi për arratisjen nga burgu, 2009

Alket Rizai sulm prokurorit “Duhet të vareni në shesh”

ishin regjistruar rreth 21 incidente të lehta zgjedhore, pjesa më e madhe e të cilave për simbolet e subjekteve elektorale. “Ligji e përcakton qartë se është pushteti vendor, i cili përcakton vendet se ku duhet të vendosen ato dhe kjo u është bërë me dije të gjitha palëve të përfshira, për çdo pretendim secila prej tyre mund të bëjë denoncimin përkatës pranë strukturave të zbatimit të ligjit. Ndërkohë që deri në këto momente janë zhvilluar mbi 1500 aktivitete elektorale për të cilat janë angazhuar shumë forca dhe shumë mjete policie. Për garantimin e mbarëvajtjes së tyre u është kërkuar zyrtarisht të gjitha subjekteve që të dërgojnë axhendën e aktiviteteve elektorale, qofshin këto subjekte parlamentare ose jo. Ne kemi marrë masat në

bashkëpunim dhe me Gardën e Republikës për të garantuar mbarëvajtjen e tyre. Ndërkohë nga data 10 qershor shërbimet e policisë do të kalojnë në shërbim të përforcuar me detyra për kontrollin e territorit, parandalimin e aksidenteve, garantimin e sigurisë publike etj, krahas angazhimit me detyrat që i ngarkon ligji për procesin zgjedhor”,-u shpreh Burgaj. Arvizu për incidentet Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, u shpreh se “Jemi falenderues për bashkëpunimin që marrim nga Policia e Shtetit 365 ditë të vitit. Për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët e tyre për partitë e

tyre. Ka pasur disa incidente, fatkeqësisht kanë ndodhur disa prej tyre, por Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e stafi i tij edhe një herë na kanë siguruar që janë të përkushtuar që të mund të ofrojnë një periudhë para zgjedhore dhe një ditë zgjedhore të qetë dhe të paqtë. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë përmendi përkushtimin për neutralitetin e Policisë së Shtetit, paanshmërinë e Policisë së Shtetit në këtë proces zgjedhor. Mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë shumë më të lehtë jetën e Policisë së Shtetit duke mbajtur pasionet e tyre nën kontroll, duke zbatuar ligjin. Sigurisht mund të keni pasione politike, por duhet të zbatosh ligjin, duke qenë i kujdesshëm, kjo është ajo që SHBA-ja pret dhe shpreson”.

Me sulm e ka nisur seancën gjyqësore i dënuari shqiptar Alket Rizai. Ai u paraqit para trupit gjykues prej 5 anëtarësh të Gjykatës së Apelit në Athinë, për t’u gjykuar lidhur me arratisjen e vitit 2009 nga burgu i Koridhalos. Gjyqi është karakterizuar nga sulmet e tij verbale, ndaj prokurorit dhe gjykatësit dhe me kërkesën për përjashtimin e tyre nga çështja. Gjithçka filloi pasi avokati Sakis Kehajoglu u tërhoq nga mbrojtja e klientit të tij. Në këto kushte, gjykata kërkoi emërimin e një avokati tjetër për të pandehurin. Kjo provokoi reagim të ashpër të Alket Rizait, i cili sulmoi verbalisht kryetarin e gjykatës: “Cili është problemi juaj? Ju do më thoni se cilin avokat duhet të marr”? Rizai vazhdoi edhe me sulmin ndaj prokurorit duke thënë: “Kjo prokurori nuk mund të më gjykojë. Duhet të vareni në shesh”. Pas kësaj kryetari i gjykatës deklaroi se nuk mund të vazhdojë procesin me një frazeologji të tillë dhe ndërpreu seancën. Gjyqi u shty për më 27 qershor, ku një trup i ri gjykues, do të shqyrtojë kërkesën e të akuzuarit. Mësohet se të gjithë avokatët e shtetit kanë hequr dorë nga mbrojtja e Alket Rizait. Ndërkaq, kjo është seancë gjyqësore që i përket njërës prej arratisjeve nga burgu të Rizait, nga 2 të tilla, duke mos përmendur këtu ngjarjen e fundit. Pak javë më parë, në ambientet e burgut, ai mbajti peng disa gardianë, duke i kërcënuar se do shpërthente bombën që mbante në kraharor të lidhur me fije. Por më vonë u mësua se ishte një bllof i Rizait, ndërsa djali nga Mallakastra akuzohet edhe për vrasje, trafik drogë, pjesmarrje në organizata kriminale, etj.


08

« AKTUALITET

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Elbasan, kur një grua është dhunuar dhe abuzuar seksualisht, ndërkohë që ka qenë duke fjetur brenda shtëpisë së saj. Ajo që dukej një natë e qetë, përfundoi në një natë tmerri për një 29-vjeçare dhe vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe. Hyn në mes të natës në shtëpinë e fqinjës dhe kryen vepra të turpshme, ndërkohë që në dhomë ishte vajza e saj e mitur. Policia e Elbasanit arrestoi 29-vjeçarin në fshatin Thanë, ku dhe ndodhi abuzimi. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili dyshohet se kishte hyrë me forcë në shtëpinë e fqinjës së tij, duke kryer vepra të turpshme me të. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij rrethi konfirmohet se 29-vjeçari B. Murati ka mundur të hyjë në banesën e 28-vjeçares me iniciale A.Toska duke thyer xhamat e dritares së banesës.

E premte 14 qershor 2013 •

I RIU DEKLARON SE NUK MBANTE MEND ASGJË: ISHA I PIRË

Përdhunon 28-vjeçaren në sy të së miturës 9 vjeçe

E reja ndodhej në shtëpi vetëm me vajzën e saj të mitur 9 vjeçe. Mësohet se 29-vjeçari ka hyrë brenda, duke kryer edhe veprime të turpshme, në sytë e vajzës së vogël, e cila ka mbetur e shokuar nga ngjarja. Sipas të njëjtave burime, arres-

timi i 29-vjeçarit Murati u bë pas denoncimit të 28-vjeçares dhe familjarëve të saj në polici. Bashkëshorti i gruas ndodhet prej kohësh në emigracion dhe ajo aktualisht jeton me vajzën e saj 9 vjeçe. Futja forcërisht e 29-vjeçarit në dhomën e gjumit të fqinjës, e cila jetonte në katin e tretë të një shtëpie private, ka alarmuar edhe prindërit e bashkëshortit të saj, të cilët kanë sinjalizuar policinë. Këta të fundit jetonin një kat më poshtë, në një ndërtesë të përbashkët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bërë arrestimin e Muratit, i cili sipas uniformave blu është person me precedentë penalë. Mësohet gjithashtu se Murati ishte

student në Universitetin e Elbasanit, ndërsa policia dyshon se ai ishte edhe një përdorues droge. Gjithashtu dyshohet se edhe akti i turpshëm është kryer nën efektin e drogës. 28-vjeçarja gjatë dëshmisë së saj në polici ka deklaruar se nuk është kërcënuar apo ngacmuar më herët nga Murati dhe se ka mbetur totalisht e shokuar nga ngjarja e orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Nëna e 9-vjeçares gjithashtu ka theksuar se e bija ka mbetur ende e shokuar nga skena që ka parë. Vetë autori i kësaj ngjarjeje të pazakontë ka deklaruar në polici se nuk mbante mend se çfarë ka ndodhur dhe se ka qenë i dehur, në momentin kur ka ndodhur ngjarja….

I DERDH SHTATË PLUMBA NË TRUP 40-VJEÇARIT TË LIRUAR NGA AMNISTIA

I vrau babanë 13 vite më parë e ekzekuton në mes të Elbasanit K a nisur si një kafe e qetë në vetmi dhe ka përfunduar në vdekjen e një 40-vjeçari në Elbasan, i cili mbartte në të shkuarën e tij vrasjen e një personi. Ai është ekzekutuar pak kohë, pasi doli nga burgu për një vrasje të kryer rreth 13 vite më parë. Ngjarja që tronditi Elbasanin ndodhi pasditen e djeshme, në qendër të qytetit, në një lokal pranë kryqëzimit të teatrit “Skampa” dhe bulevardit “Aqif Pasha”. 40-vjeçari Hiqmet Pisha është ekzekutuar, ndërsa qendronte i ulur në lokal, pranë kalasë së qytetit, ndërkohë që aksidentalisht është plagosur edhe një kalimtare. Bëhet fjalë për një atentat të paramenduar prej disa kohësh dhe të kryer me gjakftohtësi. 40-vjeçari është qëlluar me qetësi nga autori, i cili e ka shënjestruar, ndërkohë që Pisha qendronte i ulur në tavolinë i vetëm duke konsumuar një birrë. Mbi 7 plumba pistolete ka derdhur mbi trupin e 40-vjeçarit autori i ngjarjes, i idetifikuar si Festim Korra 35 vjeç. Sipas policisë, autori i dyshuar i këtij krimi ka mbërritur në vendngjarje me një automjet tip benz me targa angleze KJ 53 LUD, prej nga edhe ka gjuajtur në drejtim të “armikut” të tij. Me të njëjtin automjet ai ka mundur të largohet me shpejtësi menjëherë pas krimit. Pak orë pas vrasjes, policia e Elbasanit arriti që të gjejë mjetin e braktisur pranë fabrikës së çimentos në këtë qytet. Ndërkohë e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe shtetasja Lindita Çalladej. Nga hetimi paraprak rezulton se ajo ka qenë kalimtare e rastit në momentin e krimit dhe aksidentalisht mbeti e plagosur

Elbasan, universiteti

“Aleksandër Xhuvani” merr çmimin e lartë të cilësisë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan merr Çmimin e Artë të Cilësisë në Nju Jork. Lajmi është publikuar nga Rektori i këtij universiteti Pr.Dr. Liman Varoshi, gjatë një konference për shtyp. Varoshi ka bërë të ditur gjithashtu se “Kongresi Ndërkombëtar i Cilësisë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve në sallën e kongreseve të MarriotMarkus, me qendër në Nju Jork, ka vlerësuar këtë institucion arsimor shqiptar me Çmimin e Artë në drejtim të cilësisë për zërat lidership, teknologji dhe novacion, duke përfaqësuar kështu një sukses për Shqipërinë në fushën e iniciativës, në një seleksionim ndër 52 vende të Botës”. Varoshi e ka vënë theksin edhe tek cilësia e lartë që ka sot ky universitet, duke u bazuar tek një staf i kualifikuar akademik, tek rritja e shërbimeve ndaj studentëve, ku gjatë këtij viti akademik u aplikua programi online për marrjen e të gjitha notave. Por ndërkaq, ky universitet jo rrallë përflitet për nivelin e lartë të korrupsionit që ekziston aty. Vetëm gjatë këtij viti akademik dy pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë përfunduar në pranga me akuzën e korrupsionit.

Ngjarja e pazakontë në Bënçe

Vetëvaret punonjësi i burgut të sigurisë së lartë Një ngjarje e pazakontë është shënuar mesditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Bënçës në rrethin e Tepelenës. Një punonjës i burgut është vetëvarur në ambientet e punës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së djeshme. Sipas policisë dhe burimeve zyrtare brenda burgut të sigurisë së lartë, 48-vjeçari, Bajram Sela, punonte si kaldaist në burgun e Bënçës ku edhe është vetëvarur me një litar në kaldajë. Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, zyra e informacionit të burgut ka njoftuar në komisariat. Sipas policisë, pas analizës mjeko-ligjore nga ekspertët nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune në trupin e viktimës, çka hedh poshtë pistat e tjera të hetimit. Viktima nuk ka pasur probleme më parë, dhe dyshohet që shkaku i vetëvrasjes të jetë gjendja e depresionit. Ndërkohë në Gramsh një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethana misterioze. Ilirjan Latifi u gjet i pajetë në banesën e tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Sporti”. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur 40-vjeçarin të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit nuk konstatoi asnjë shenjë dhune në trupin e Latifit. Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore u konfirmua se vdekja e tij erdhi si pasojë e një ataku kardiak. 40-vjeçari ishte kthyer prej pak kohësh nga emigrimi…

Gjykata e Apelit

Pedofili 52-vjeçar mbetet në burg, abuzoi me 12-vjeçaren

me një plumb në krah. Mjekët e spitalit të Elbasanit konfirmojnë se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën. Një numër i madh personash janë marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia është ende në ndjekje të 35-vjeçarit Korra. Blutë e Elbasanit arritën shumë shpejt në pistën e hakmarrjes, kjo për shkak të lidhjes me të shkuarën e viktimës, 40-vjeçarit Hiqmet Pisha, i cili 16 vite më parë kishte vrarë babain e Festim Korrës, krim për të cilin ishte dënuar me 17 vite burg. Pak kohë më parë ai

ishte liruar pasi kishte përfituar nga një amnisti. Forca të shumta policie kanë shoqëruar për orë me radhë vendin e ngjarjes. Në një njoftim për mediet, policia e qarkut Elbasan bën të ditur se janë ngritur postblloqe të shumta policore, për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit. Kanë qenë me dhjetëra persona që janë marrë në pyetje nga policia, duke qenë se dëshmitarët nuk kanë qenë të paktë, në një zonë të frekuentuar, kjo edhe për faktin se krimi ka ndodhur në mes të ditës. Dyshohet se

vrasja e babait nuk ishte harruar nga 35-vjeçari Festim Korra, i cili nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e dhënë nga drejtësia ndaj 40-vjeçarit Pisha. Qemal Korra ishte ekzekutuar me armë zjarri në vitin e mbrapshtë 1997 nga Hiqmet Pisha dhe disa persona të tjerë, periudhë në të cilën Festim Korra ka qenë vetëm 18 vjeç. Por edhe 17 vite më pas duket se ndjenja e hakmarrjes nuk i ishte shuar 35-vjeçarit, i cili ka pritur me padurim daljen nga burgu të 40-vjeçarit Pisha, për të bërë vetëgjyqësi.

Gjykata e Apelit në Korçë vendosi të lërë në burg pedofilin 52-vjeçar, Vladimir Xhelollari, i cili në tetor të vitit të kaluar tentoi të abuzonte me një 12-vjeçare në fshatin Leminot. Gjatë seancës, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, ka qënë i pranishëm edhe vetë 52-vjeçari, i cili më herët kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me 2 vite dhe 8 muaj burg. Prokurorja e çështjes, Roza Qirjazi në seancë, e cila ka paraqitur para gjykatës prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kërkesa për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë nga ana e 52-vjeçarit është bërë jashtë afateve ligjore, çka është pranuar nga gjykata, e cila ka rrëzuar kërkesën e Xhelollarit duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm. Pas seancës, babai i të miturës Artan Maxhari është shprehur i çliruar nga vendimi i gjykatës, ndërsa i ka bërë apel drejtësisë që për çështje të tilla të japë dënime maksimale. Ngjarja e rëndë u regjistrua gati 8 muaj më parë ku 52-vjeçari nën kërcënimin e thikës tentoi të abuzonte me të miturën në dyqanin e prindërve të saj. Pas ngjarjes 12-vjeçarja në gjendje të rënduar psikologjike tentoi dy herë vetëvrasjen në banesë.


AKTUALITET • E premte 14 qershor 2013

»

09

MIJËRA SHQIPTARË MËSYJNË NË VENDIN E SHENJTË PËR TË MARRË BEKIMIN

Kremtohet pelegrinazhi në Shna Ndo Besimtarët flasin për efektet çudibërëse gjatë viteve Kanë kaluar 13 të marta me radhë në Kishën e Laçit dhe gjithçka ka kulmuar natën e 12 qershorit, me pelegrinazhin e fundit të ditës së djeshme. I drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e kishës së Shna Ndout. Janë me mijëra pelegrinë nga çdo besim fetar, qytet apo krahinë, të cilët luten pa pushim për mbarësi. Nata e 12 qershorit është momenti kulminant i këtij besimi, që konsiderohet si unik në Ballkan e ndoshta edhe më gjerë. Askush nuk i ka numëruar pelegrinët në kishën e Shna Ndout, por për At Mikel Pllumbin kjo shifër arrin në mbi 1 milion vetë. Besimtarë nga të gjitha fetë, madje edhe ateistë marrin mundimin të ngjiten në këtë kishë, rreth 50 km larg Tiranës, me shpresë se do të gjejnë shpëtimin fizik dhe shpirtëror. Ata thonë se njeriu i shenjtë i këtij vendi, ose Shna Ndoi, do t’i shpëtojë nga vuajtjet dhe problemet e tjera që kanë. Furgonat, autobusët, gjithfarë targash e markash, që sjellin një lumë njerëzish nga viset Verilin-

Q

everia vendosi të rrisë pagat dhe pensionet për qytetin dhe fshatin. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve do të nisë nga data 1 korrik dhe do të bëhet me anën e një akti normative. Ky akt do të hyjë në fuqi prej 1 korrikut, por do të miratohet nga Parlamenti i ri në 10 ditëshin e parë të fillimit të punimeve të tij. Kështu të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, por edhe pensionistët në qytet dhe në fshat do të mund të përfitojnë nga rritja e përvitshme që bën qeveria, edhe pse vendimi do të miratohet nga një kabinet tjetër qeveritar apo nga një trupë tjetër parlamentare. Rritja Kryeministri Sali Berisha bëri me dije se pagat e ulëta do të kenë rritjen më të madhe, me 4- 6 për qind sipas kategorive, ndërsa pagat e larta do të rriten vetëm me 1 për qind. Specialistët e Ministrisë së Financave kanë përgatitur projektaktin sipas të cilit nuk përfshihet rritja e pagave të funksionarëve të lartë, nga Presidenti i Republikës deri te pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në ministri. Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4 %. Po sipas këtij projekti, pensionet pritet të rriten mesatarisht me 3 %. Efekti Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit. Sipas kryeministrit Sali Berisha rritja bëhet përpos faktit se jemi në një vit elektoral. “Ccdo vit pa përjashtim këto vitet e qeverisjes demokratike sipas rastit janë rritur pagat dhe pensionet 2 deri në 3 herë më shumë se ccmimet. Edhe pse ccmimet janë rritur dhe do të vijojnë të rriten, ne do të

dore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken të bëjnë punën dhe xhiron e muajit, katër të marta kështu. Duke iu avitur Qershorit numri i pelegrinëve ka ardhur gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën e 1 milion njerëzve më 13 qershor të çdo viti, e përkthyer ndryshe 1/3 e popullsisë së vendit. Që në orët e para të mëngjesit ky lum i papushim njerëzish, drejtohen varg për në një kodër që të krijon ndjesinë e një çatie, e tëra e përbërë nga gurë të bardhë. Të gjithë për atje në majë, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga bëhet në këmbë, megjithë se ka një rruge makine. Policia ka vënë rregull. Sidomos deri në orë n 14.00, ku më së shumti, pelegrinojnë të ardhurit, pas kësaj ore, më të shumtët janë vendalinjtë, që shkojnë të marrin bekimin e Shenjtit. Pelegrinët ngjiten në këtë mal duke kryer gjatë gjithë rrugës rite të ndryshme. Sipas Pllumbit, edhe këtë herë mrekullitë janë deklaruar nga besimtarët, e për këtë

ai përmend raste konkrete. Megjithëse të gjithë flasin për mrekullitë e këtij vendi të shenjtë, At Pllumbi thotë se ato shpallen vetëm, pasi të faktohen nga shkenca, që besimtari është shëruar. Nuk ka asnjë dyshim që kisha e Shna Ndout është vend i veçantë, e lutjet vijnë nga të katër anët e vendit. Besimi në këtë vend të shenjtë është i patundur. Fjetja në malin, ku ngrihet kisha e Shna Ndout është veçoria e peligrinazhit 13 javor në këtë vend të shenjtë, e megjithëse brenda ambienteve vendet nuk mjaftojnë për të gjithë pelegrinët, kodra është e madhe dhe sigurisht afërsia me kishën i bën ata të ndjehen në zemër të saj. Edhe shtypi i huaj dhe agjencia e lajmeve Reuters shkruan pak kohë më parë për vendin çudibërës. Historia e këtij vendi nis në shekullin e 12 dhe është e tejmbushur me legjenda të murgjve të keqtrajtuar, të cilët kanë qenë kritikë të ashpër të armiqve të kristianëve, përfshi edhe perandorinë osmane.

KRYEMINISTRI SALI BERISHA: PAGAT DHE PENSIONET E ULËTA RRITJE 4 - 6 PËR QIND

Qeveria rrit pagat dhe pensionet Akti normativ në fuqi më 1 korrik, miratohet nga parlamenti i ri

vijojmë të rrisim edhe rrogat, edhe pensionet, si edhe ndihmën ekonomike. Shumë vende përdorin praktikën e indeksimit të pagave në varësi të rritjes së ccmimeve. Ne i kemi rritur pagat dhe pensionet edhe 2 deri në 3 herë më shumë se rritja e ccmimeve”, - nënvizoi kryeministri. Sipas tij, kjo politikë do të vazhdojë dhe nuk ka lidhje me fushatën apo me zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa në të kundërt, sipas kryeministrit Berisha, pala tjetër, propozon uljen e taksave. “Me uljen e taksave vjen vetëm kaos ekonomik”, - bëri të ditur kreu i qeverisë duke ju referuar programit të Partisë Socialiste për uljen e taksave për 95 për qind të shqiptarëve.

janë dyfishuar gjatë këtyre tetë viteve, duke siguruar mirëqenien e tyre, si dhe çdo punonjësi tjetër që ka përfituar nga rritja e pagave.

Fondet Fondet për rritjen e pagave dhe pensioneve janë parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat politika të reja pagash më vlerë 1 miliardë lekë dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë. Në këtë mënyrë buxheti i shtetit për këtë vit, ka marrë të gjitha masat për të përballuar rritjen tashmë të kthyer në një traditë për qytetarët shqiptarë. Falë vendimeve të qeverisë sot, pagat e arsimtarëve dhe mjekëve

Kategoritë Në rritjen e vjetshme, paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm shkon tashmë në nivelin 59.235 mijë lekë, ose 2.2 herë më e lartë se në 2005-ën. Paga mesatare e mësuesit në arsimin 9-vjeçar shkon në 50.563 lekë ose 2.6 herë më e lartë krahasuar me 2005-ën. Paga mesatare e mjekut, është bërë 58,098 lekë ose 2.6 herë më e lartë se në 2005-ën, ndërsa paga e infermierit ka shkuar në 35.688 lekë nga 15.44 lekë në 2005-ën.

Stabiliteti Ekspertët pranë Ministrisë së Financave theksojnë se, rritja e pagave dhe e pensioneve i atribuohet stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë, edhe në një periudhë të ashpër krize ekonomike në rajon e më gjerë. “Rritja më e fundit e pagave është pjesë e programit të qeverisë për rritjen e mëtejshme të mirëqenies sociale, duke inkurajuar veç të tjerash edhe trendin pozitiv të kërkesës konsumatore në treg”, shprehen burimet.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


10

« OPINION

E premte 14 qershor 2013 •

Pse merrem me politikë? Shtet-kombi, besimi dhe qëllimi im

P

ara disa ditësh dikush kishte postuar një koment shumë të gjatë, që kërkonte përgjigje prej meje me shumë nerv. Vërejta se në komentin e tij kishte shumë dyshime dhe shumë paqartësi në lidhje me mua e me qëndrimin tim politik. Nga njëra anë më bëri të qeshë. E para, si shtetas shqiptar unë jam askushi në politikën e përditshme shqiptare. Më e shumta jam një njeri si gjithkush tjetër. E dyta, në nivelin ideologjik në Tiranë unë jam si delja e zezë, sepse them ato të vërteta që nuk u pëlqejnë shumë njerëzve. Unë nuk jam politikan, nuk dua të jenë në politikë, nuk dua të jem në “tavë”, nuk më intereson fare politika, përveçse si objekt studimi. E treta, si shqiptar në mërgim politika më intereson vetëm si kombëtarist e si patriot që kërkon nderim e respekt duke u krenuar me kombin e vendin e vet, diçka që e kërkojmë e nuk e gjejmë tash një jetë. Arsyeja, pra, është se unë jam emigrant, njeri që nuk ka më rrënjë në jetën e përditshme shqiptare përveç dashurisë për të afërmit e për kombin. Unë jam nga ata që nuk ka për t’u tretur kurrë në paqe, sepse, patetikisht me e thanë, jam i dënuem me u shue në toka të hueja pa mbrritë me jetue atë shoqëri që do të kisha dëshirue. Por dhimbjen e ndarjes prej vendit tim e ndiej sa zgjohem e në fund të shpirtit e nuk më ndahet asnjëherë. E pra, problem është se unë nuk dua të merrem me politikë, por, siç ka thënë një njeri i mençur, po nuk u more ti me politikë, atëherë do të merret politika me ty. Politika të ndjek edhe në mërgim, edhe larg, edhe kur e urren e nuk do të përzihesh në politikë. Sepse ajo që po ndodh në shtetin shqiptar ndikon shumë në mendësinë e gjendjen time shpirtërore. Ajo që ndodh përditë me kombin tim më shkakton shumë dhimbje. Pikërisht kjo dhimbje nuk të lë të qetë, sepse i njeh njerëzit, e njeh gjendjen dhe e di se cila është rruga e greminës ku po shtyhen shqiptarët. Unë nuk mund të mbyllë një kapitull të jetës sime e të them se atje ku nuk të duan mos rri e atje ku nuk të dëgjojnë mos fol. Kështu kanë bërë shumë miq të mi dhe janë në paqe si njerëz, por mua më duken krejt bosh. Duke dashur të bëhen si dikush tjetër, janë bërë një askush në shoqërinë ku jetojnë, njerëz pa identitet e pa vlera. Mirëpo unë kështu jam prerë e kështu do ta mbyll jetën time. Shqiptar kam lindur e shqiptar kam për të vdekur, e nëse nuk mundem e nuk dua të ndryshoj, të paktën t’i shërbej me aq sa mundem identitetit e kombit tim. Dikush duhet me thanë se jeni e se po shkoni n�� rrethin e Ferrit, e unë e miqtë e mi po e themi përditë këtë. Edhe ba mos me na dëgjue kush, ne po e themi të vërtetën njëherë, e për fat të keq, koha ka me na dhanë të drejtë. Një arsye më tepër pse po hezitoj me iu përgjigj është se nuk e njoh fare as njeriun, as të shkuarën e tij, as përgatitjen politike e as përkatësinë. Mirëpo argumentet e tij janë njerëzore dhe meritojnë respekt ashtu si dhe kjo dhimbja ime, që s’më lë të qetë. Si parim, nëse duhet të sillemi si shqiptarë e si njerëz, nëse duam të ecim në rrugë të mbarë, duhet të respektojmë njëri-tjetrin duke ia respektuar mendimin. Ky zotnia ngre disa çështje delikate, si rëndësia politike e së shkuarës në politikë, hedh dyshime mbi qëllimet e mia si individ, mbi besimin tim dhe mbi platformën që na duhet për të ardhmen. Duke mos qenë politikan, mendova të mos i përgjigjem, por duke e besuar të sinqertë e ndonjërin nga ata zhurmuesit e shumtë të parisë, po i përgjigjem shkurt, me sa di e me sa mundem në lidhje me pikëpyetjet dhe argumentet që ngre në komentin e tij. Rëndësia e të shkuarës në politikën shqiptare Së pari, në lidhje me të shkuarën. E shkuara nuk duhet me na mbajtë peng dhe e shkuara jonë nuk është e tillë që na sjell gëzim, asnjërit e askujt ndër shqiptarë. Askujt nuk i sjell gëzim e shkuara, sepse ajo që ka qenë nuk mundet me qenë më përcaktuese e së ardhmes. Ajo bëhet përcaktuese vetëm nëse e lejojmë atë të na sundojë. E vetmja e shkuar që nuk ke ç’ka i bën, se nuk tjetërsohet dot, është identiteti që ke. Atë nuk e ndryshon dot. Mirëpo ajo qe ne si popull e kemi përjetuar ka qenë e hidhur dhe e deformuar gjatë gjithë këtyre dy shekujve të trazuar Populli ynë është i vogël, por është një popull që ka shumë histori, sepse ka kalue në shumë tramvaje e mundime gjatë shekujve të kaluar dhe ma shpesh se duhet të keqen ia kemi ba vetes e njëritjetrit. Prandaj gjithkush qe ka mend, ose kërkon me e shmange të shkuarën ose me mese prej saj. Po përsëritëm të njëjta gabime, do të gjendemi gjithnjë në të njëjtin qorrsokak. Do të sillemi rrotull. Asgjë nuk ka me ndrushye, vetëm dhimbja ka me u shtue. A duhet me ua lanë këtë barrë brezave që po vijnë? Prandaj ndarja me të shkuarën është fillimi i ri. Vazhdimi i mendësisë sunduese të së shkuarës, nevoja me gjetë shkaktarë për fatkeqësitë e kaluara është e dobishme sa kohë që njeriu si individ e një komb si shoqëri mëson nga pësimet dhe u ruhet kur-

Nga SHINASI RAMA

theve. Ama, nëse ndjekja e qëllimeve të tilla bëhet qëllim në vetvete, atëherë ai komb është i destinuar që të dështojë. Kjo është rruga e së mirës dhe e së drejtës. E shkuara duhet të jetë burim mësimi për të ardhmen. Njeriu dështon edhe më keq. Ai individ që e arrin qëllimin që i ka vënë vetes përmes urrejtjes, mbasi e arrin atë qëllim është bosh. Vetëm e mira të jep arsyen me pasë shpresë e me ndërtue të ardhmen. Nga ana e tyre politikanët kanë rrugën e qëllimet e tyre. Kur janë njerëz me mend e me ndjenja kombëtare, ata u ikin ndasive që sjell e shkuara. Është e paevitueshme që gjithkush që kërkon shkaqe për sherr e ndasi do t’i gjejë në të shkuarën e vet, prandaj edhe është ligji dhe shteti që në mënyrë arbitrare të vendosë se çka është e drejtë, e ligjshme dhe e pranueshme në një kohë të caktuar. Mirëpo në mendjen e njerëzve e drejta e tjetrit është padrejtësi që të bëhet. Prandaj dashuria për tjetrin, elementet e domosdoshme të qytetërimit e zbusin këtë ndjesi dhe rritin mirëkuptimin për të drejtën e tjetrit. Politikanët tanë të parisë së Tiranës kanë dashur e duan që e shkuara e dhimbshme me iu shërbye vetëm atyre pa mbajtur parasysh dhimbjen që u shkakton njerëzve ngacmimi i plagëve shpirtërore, sepse gjithkush e ka një histori të dhimbshme. Ata e dinë këtë, prandaj i mobilizojnë njerëzit në emër të së shkuarës. Prandaj edhe po veprojnë ashtu edhe në këtë fushatë, duke u fryrë ndasive ideologjike, fetare, krahinore, kulturore e gjendjes ekonomike. Ja edhe në këtë fushatë merren me gjyshër, simbole, monumente etj. Asgjë që u flet njerëzve dhe halleve të tyre. Asgjë që ka të bëjë me të ardhmen e tyre. Asgjë që me u dhanë shpresë. Asgjë që i bashkon dhe i bën të mendojnë si pjesëtarë të një bashkësie politike-ligjore, apo si shqiptarë, pjesëtarë të një kombi. Politikanët përdorin çdo gjë për t’i ndarë njerëzit. Ata përdorin pa fund rrena, mashtrime e manipulime. Unë kërkoj me mese prej së shkuarës mos me përsërite gabimet dhe me ndihmue me nderte një të ardhme tjetër për këtë zotninë e për gjithë të tjerët. Sepse unë nuk kam ndër mend me jetue prej politikës. Nuk kam ndër mend me u marrë me politikë. Nuk kam ndër mend me dalë e me i kërkue kujt votën e besimin. Unë jam njeri i lirë, them atë që mendoj, e kam edukue veten me iu shërbye njerëzve, mendoj më të mirën që mundem për kombin tim dhe nuk dua askurrgjë prej askurrkujt. Qëllimi im si individ Së dyti, ky zotnia ngre dyshime te qëllimi im. Sikurse sapo e thashë, unë nuk kam ndër mend me u marrë me politikë në shtetin shqiptar. Nuk më intereson politika. Nuk jam i prerë për atë punë e për atë profesion. Politika nuk më ka dhënë asnjë kënaqësi në këtë jetë përveç dhimbjeve të pashlyeshme e fatkeqësive që u kam shkaktuar njerëzve të mi e që shpesh nuk kam guximin as me t’i them vetvetes, sepse menjëherë më kujtohet fytyra e nënës sime të ndjerë. Pre ma tepër jam në një moshë kur dua ta mbyll jetën me nder, nëse kam mundësi e nëse ia arrij me ruejtë veten e vlerat e mia në mërgim. Në mos tjetër, çdo ditë që jetoj e shoh si një mundësi me u përmirësue, sepse ma shumë kërkon me kenë i pastër e ma shumë të bahen të dukshme gabimet e të metat që ke. Unë ndoshta nuk mund të arrij ta ndërroj gjë në këtë jetën time, por përditë mund të bëhem njeri më i mirë, më i ndershëm, më i pastër, më me respekt për të tjerët, një prind i mirë, një i afërm i mirë, një shqiptar i mirë. Nëse sillem kështu, mua më mjafton ndjenja e të qenit shqiptar, nuk me duhet as feja, as ideologjia e tjetërkujt. Më mjafton respekti i njerëzve, sepse, në fund të fundit, për këtë jetohet. Megjithatë, pa mendjemadhësi, por me shumë modesti, më duhet të them se unë ndiej një obligim moral ndaj popullit tim. Si njëri ndër ata që na u dha mundësia me kenë instrumental në momente historike, edhe unë duhet me e gjykue veten përditë për sjelljet e veprimet e mia në jetën publike. E në këto kushte, shërbimi me i madh që mund të bëjë një njeri si unë është me thanë të vërtetën. E vërteta është ajo që na duhet më së shumti. Dhe në mos mundsha me ba tjetër, do të them të vërtetën ashtu siç e di dhe e kuptoj unë. Ndoshta nuk jam i zoti me vra gjarprin, por të paktën mundem me të tregue se ai po fshihet mbas ferrës. Ky është edhe funksioni i së vërtetës. Pse duhet me veprue kështu? Thënia e së vërtetës është një gjë jo e lehtë, sepse u bie ndesh njerëzve e interesave të shumta. Nganjëherë është më lehtë me jetue në mashtrim se me kenë njeri i lirë. Edhe unë pres që fjala që them të ketë një efekt për mirë, dhe ajo e ka një qëllim të qartë. Qëllimi im është me mbështetë daljen e një grupi të ri të rinjsh, që të jenë të motivuar nga ndjenja e shërbimit kombëtar e të punojnë për shtetkombin e shqiptarëve. Qëllimi im është që gjithçka kam - dijen,

kohen, mundësitë - t’i vë në shërbim të këtij grupi e së bashku me të tjerë të ndihmojmë me ia ca rrugën në politikë, t’u japim mbështetje e besueshmëri. T’i ndihmojmë që të rriten, t’i shmangen së keqes, të bëjnë më të mirën e mundshme për popullin e tyre. Sepse një popull vdes kur rinia nuk mundet me u mbështetë te brezi para tyre. Sepse një grup i tillë do të jetë shpresa për të gjithë shqiptarët. Besimi im Ky qellim imi do të ishte diçka donkishoteske, një marrëzi, një budallallëk i pashembullt, nëse unë nuk do të kisha një besim të patundur te populli shqiptar dhe te mundësitë e këtij populli me u ba një popull normal, i begatë, i suksesshëm, që jeton në harmoni shoqërore e në siguri si te gjithë popujt e tjerë. Janë disa arsye që më shtyjnë me besue fuqimisht se ka shpresë për shqiptaret. Së pari, ne kemi shtetin tonë. Së dyti, ne kemi kombin tone. Se treti, ne kemi gjuhën, vlerat dhe traditat tona familjare, të katundit e të kombit tonë, të veçanta, pozitive, të papërsëritshme dhe tejet të dobishme për modernitetin. Së katërti, ne kemi fuqinë me i ikë së keqes ngado që të na vijë ajo. Së pesti, tashmë ne kemi dijen e funksionimit të shoqërive moderne. Së gjashti, ne kemi një brez të ri që po kërkon me forcë të gjejë vetveten në shtet-kombin modern. Së shtati, me gjithë rezistencat e forta, krijimi, konoslidimi dhe lulëzimi i shtet-kombit të shqiptarëve, edhe sikur ai shtet të jetë i rrudhur sa më s’bëhet, është një fakt i pashmangshëm i politikës ndërkombëtare. Ky është besimi im si njeri e si shqiptar. Gjatë jetës sime jo aq të gjatë nuk kam parë e gjetur asnjë arsye me më ba me ndërrue mendjen, prandaj do të vazhdoj të punoj për këtë qëllim e me këtë besim sa të kem frymë. Çka duhet bërë? Këtë përgjigje e kam thënë disa herë dhe tashti po e marr dhe po e vë këtu nga një shkrim tjetër. Ka ardhur koha për një fillim të ri. Nevoja për ndryshim është e pashmangshme dhe forcat e reja politike që do të lindin, duhet të kuptojnë mirë se cilat janë rrugët e ndryshimit të vërtetë. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar e të mbështetur në themelet e forta. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke ndërtuar një shoqëri që do të mbështetet në parimet e mëposhtme. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik me një sistem zgjedhor proporcional, por me shtrëngesa të forta ligjore, që nuk lejojnë tepritë në sjelljen e politikanëve e që nuk pengojnë qeverisjen e mirë. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj me shtrëngesa shembullore e drastike. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar, ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar dhe ku sukseset dhe arritjet e njerëzve më të zotë ndihmojnë në rritjen e zhvillimin e njerëzve të mirë. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin shtetëror-kombëtar. Së gjashti, në luftën pa kompromis kundër krimit e kundër së keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore brenda llojit. Së shtati, në krijimin e kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë shqiptarët e qytetarët me aq sa i kemi mundësitë e kushtet. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive, që është baza dhe shtrëngesa kryesore mbi të keqen, shoqërinë dhe strukturat institucionale. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore, si: edukimi, shëndetësia, mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Së dhjeti, ndërtimi i një sistemi përfaqësues politik që të funksionojë për zgjedhjen e udhëheqësive, që do të mbahen nën kontrolle të forta nga shoqëria dhe nga strukturat administrative institucionale. Çdo përpjekje për ndryshim, qoftë në formën e një programi politik, qoftë në formën e një pakete ndryshimesh ligjore, që nuk mban parasysh këto parime themelore, është e destinuar të dështojë. Këto elemente janë pjesë e pandashme e çdo projekti për shërimin e përmirësimin e gjendjes. Këto janë parimet që duhet të frymëzojnë një forcë politike të re. Kjo duhet të jetë një parti që punon për ndryshimin e sistemit dhe për zbatimin e një projekti që mban parasysh dhe punon për një rindërtim të menduar mirë të strukturave e të institucioneve shtetërore, për një afirmim të vlerave e të identitetit, për një përparësi të interesit shtetëror e kombëtar dhe të vënies së interesave të bashkësisë mbi interesat personale të parisë. Kjo është rruga e ndërtimit të shtetit kombëtar, e stabilizimit të sistemit demokratik dhe e strukturave partiake. Kjo është rruga e vendosjes së një ekonomie tregu të institucionalizuar, e një administrate që zbaton ligjin dhe e kultivimit të një shoqërie civile shekullare, që kontribuon aktivisht në jetën publike. Kjo është rruga e zhvillimit


OPINION • E premte 14 qershor 2013

dhe e lulëzimit të vlerave morale që duhen për të kultivuar një shoqëri të shëndoshë, të begatë dhe bashkëkohore. Më në fund, por më e rëndësishmja, baza e suksesit për një tranzicion është njësimi kombëtar, formësimi i ndërgjegjes kombëtare, d.m.th. një identitet i përbashkët i shtetasve. Në rastin shqiptar, për shkak të natyrës specifike të problemit, tranzicioni shqiptar nuk mund të shihet i shkëputur nga çështja kombëtare shqiptare. Zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare është parakushti për suksesin e çdo reforme dhe zbatimin e çdo projekti që do t’i vendosë proceset në hullitë e duhura. Një parti që i përmbush këto kushte dhe që ofron këtë program do të ishte një parti shpresëdhënëse dhe që meriton mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, e natyrisht edhe timen. Por ata që marrin përsipër këtë detyrë duhet të jenë të përgatitur që të përplasen me një pari që do të përdorë çdo mjet në dispozicionin e saj, edhe në format ekstreme të dhunës e të terrorizmit shtetëror e mafioz, për të ruajtur pushtetin politik dhe kontrollin mbi ekonominë e mendësinë e popullit që sot e sundon. A është e mundshme që të realizohet ky projekt? Edhe pse duket se ka dalë e keqja mbi ujë, realiteti është shumë kompleks dhe shoqëria shqiptare nuk është as uniforme e as e pajtuar me gjendjen. Mitingjet tregojnë një pamje të retushuar të sistemit. Kjo është pjesa e terrorizuar dhe pjesa që i është shpëlarë truri, pjesa që dridhet për bukën e gojës e për ndëshkimin që vjen nga paria. Përtej kësaj hipokrizie të pashoqe mitingashe, që lundron si plehnat në det mbi shoqërinë shqiptare, duke shkuar nga njëri shesh tek tjetri, gjendja është e ndryshme. Njerëzit e mirë janë aty. Po cilat janë grupimet e shtresat shoqërore që janë të interesuara për këtë ndryshim? Duke folur kështu përgjithësisht, në shoqërinë shqiptare ka tri grupime të mëdha, që tashmë janë konsoliduar e kristalizuar bukur qartë. Të tria këto grupe jetojnë jetë paralele dhe shpesh janë të izoluar nga njëri-tjetri. Këto shtresa janë paria e Tiranës, shtresa e mesme dhe profesionale dhe vegjëlia urbane dhe katundare. Mbështetja për sistemin është në nivele të ndryshme. Paria, një pjesë shumë e vogël e shoqërisë, që bëhen a s’bëhen tri mijë veta, e sheh këtë gjendje si të natyrshme dhe si botën më të mirë të mundshme. Ka mjaft nga pjesëtarët e parisë që sinqerisht besojnë se kjo shoqëri është shoqëria ideale, pikërisht ajo shoqëri që shpresohej se do të ndërtohej në vitin 1990 e mbas. Këta janë paria dhe pinjollët e tyre dhe shtresa e zyrtarëve të lartë, e spekulatorëve monopolistë dhe e klientëve të spikatur të familjeve mafioze të parisë që u pasuruan shumë shpejt e me lehtësi duke bërë të 99-at. Këta të flasin me sinqeritet mbi virtytet e kohës dhe mbi vlerat që ka kjo shoqëri. Por këta flasin nga maja e mullarit të tyre, sepse gjithçka që kanë këta e kanë marrë me një krim të pashembullt, me një mungesë skrupujsh që të frikëson, dhe me një urrejtje të thellë për popullin e vet. Vetëm një ligj i fortë e sjell në fije këtë pari. Mirëpo në këtë pikë ligjin e bëjnë vetë këta. Prandaj duhet ndryshimi. Poshtë kësaj shtrese të ngushtë të parisë që kontrollon ekonominë, politikën, shtetin, kulturën, mjetet e komunikimit e vlerat, janë dy shtresat numerikisht masive, që janë të ndara në grupe me bindje të papajtueshme dhe të paqartësuara si duhet. Me këta duhet punuar. Një numër i madh shqiptarësh e kanë pranuar gjendjen si normale dhe si të pashmangshme. Në këtë grup çdo njeri e jeton jetën sipas rregullave të xhunglës së parisë, sepse nuk di tjetër dhe se ka rënë në grackën e par-

isë. Këtu hyjnë mjaft nga katundarët, të shpërngulurit, shtresat e vegjëlisë urbane, si dhe ata që i janë bashkëngjitur sistemit për arsye pasurimi e arrivizmi, si: profesorët, mjekët, profesionistët etj. Pra, këtu hyjnë edhe pjesëtarët e shtresës së mesme, kryesisht të inteligjencës, dhe me influencë direkte mbi popullin, pikërisht grupi nga ku duhet të fillojë ndryshimi i mendësisë sunduese. Këtu hyjnë edhe të mërguarit, që mbetën në fund të shoqërive ku kishin emigruar, sepse këtë nivel ndyrësie e poshtërimi përjetuan për vite të tëra dhe tashmë këtë e shohin si normalitet e si gjendje të pashmangshme. Këtu hyjnë edhe një masë e madhe e të rinjve që nuk kanë njohur shoqëri të tjera dhe që ndjekin modelet e parisë, kanë rënë pre e propagandës së saj dhe e jetojnë jetën e tyre në këtë realitet absurd. Ky është grupimi më tragjik, sepse këta e dinë se ky është një realitet kriminal dhe absurd, por janë shumë të frikësuar e të terrorizuar që të veprojnë. Këta bëhen veglat e parisë për një kafshatë buke, edhe pse ajo bukë është ngjyer në krimin e jetës së përditshme. Me këta duhet punuar fort e me kujdes, sepse duke u mbajtur mbas pronës së vogël këta do të jenë të paralizuar. Mirëpo ajo pronë e mjerë mbas së cilës mbahen është një fije kashte, që i mban peng të parisë më fort se zinxhiri i prangave. Po ashtu ka një pjesë shumë më të madhe të shoqërisë që e sheh këtë shoqëri dhe rregullat e saj të sjelljes si të papranueshme dhe jo si normale. Këta janë shumica e katundarëve shqiptarë, të urbanizuar ose jo, shumica e profesionistëve, e qytetarëve dhe e të rinjve të edukuar apo të vetedukuar dhe masa e madhe cilësore e emigrantëve shqiptarë. Në shoqërinë shqiptare kjo shtresë po rritet me shpejtësi numerikisht dhe cilësisht. Kjo shtresë e kupton jo vetëm se ky realitet është absurd, por edhe se ky realitet është kriminal, i qëllimtë dhe i stisur në atë mënyrë nga paria e Tiranës që të mos lejojë të rebelohet kush. Ka shumë në mërgim që flasin. Ka shumë nga këta që jetojnë në shtetin shqiptar e nuk flasin. Por këta që nuk e hapin gojën sepse kanë frikë shpejt duhet të bëjnë zgjidhjen se me kë do të jenë. Niveli i terrorizimit të shoqërisë shqiptare ka arritur në nivele të tilla, saqë njerëzit nuk guxojnë as të mendojnë e jo më të flasin dhe frika është me e prekshme në këtë grup sesa në cilindo grup tjetër. Mirëpo për këdo që hyn në politikë ky është grupi i shtresës dhe i individëve me influencë lokale, që mund e duhet të bëjë ndryshimin. Këta janë ata që sot gjenden ndërmjet parisë sunduese dhe popullit. Këta e përçojnë ideologjinë, sjelljet, normat dhe vlerat e parisë në popull. Këta e ndiejnë dhembjen e shtypjen njëlloj si populli. E në të njëjtën kohë këta janë grupi më i madh dhe më i ndjeshëm, grupi që mund të bëjë ndryshimin. Çfarë mungon? Mungon ndërgjegjësimi i tyre si shtresë. Mungon ndërgjegjësimi lidhur me rrugën që duhet të ndiqet. Mungon organizmi dhe udhëheqja e duhur. Edhe këta kanë rënë pre e propagandës së parisë, që gjithçka e lidh me njerëzit, me individët e jo me ideologjinë. Por njerëzit janë gjithmonë të gabueshëm e me të meta, e megjithatë nga këto shtresa të gjëra do të vijë ndryshimi që na duhet. Katër janë problemet kryesore. Së pari, qartësimi ideologjik, d.m.th. shpjegimi me qetësi e me kujdes i të këqijave që na ka sjellë kjo gjendje dhe të mirat që do të vijnë nga një shtet-komb modern i ndërtuar mbi parimet e shprehura më lart. Së dyti, ndërtimi i një udhëheqësie të përbërë nga të rinj të panjollosur, që duan të jetojnë me nder, që duan të bëjnë mirë e që ndihen shqiptarë. Kushdo që di, duhet të vihet mbrapa djemve e vajzave të tilla dhe t’i mbështesë e t’i mbrojë, sepse këta do të jenë e ardhmja e do të bëjnë ndryshimin. Së treti, ndërtimi i strukturave

»

11

nga qendra e deri në familje. Me kujdes e me shumë vëmendje duhet ndërtuar një strukturë shoqërore e re. Ashtu si një pemë e kalbur nxjerr filiza të rinj dhe rilind vetveten, edhe ne si komb duhet të mbështetemi tek të rinjtë e të rejat për të gjetur e për të rilindur vetveten. Së katërti, problemi kryesor është se si t’u nxjerrim frikën këtyre njerëzve, që pavarësisht se ku jetojnë, në fshat apo në qytet, kanë edukimin, ndjeshmërinë dhe receptivitetin për të kërkuar ndryshimin. Cilët janë njerëzit që mund e që duhet të bëjnë diçka të dobishme për të ardhmen e për veten e tyre? Këta janë zyrtarët e ish-zyrtarët e niveleve të ulëta në atë e në këtë sistem, njerëzit që vijnë nga familje me tradita e me vlera; tregtarët e reshperët, që duan të jetojnë me nder; mësuesit dhe mjekët e ndershëm, oficerët dhe policët e edukuar, njerëzit me bindje morale të qëndrueshme e që i praktikojnë në jetën e tyre, atdhetarët dhe patriotet, pasardhësit e familjeve patriotike dhe të gjithë ata që duan të ketë një shtet-komb të shqiptarëve. Cilat janë rrugët? Zotëria kërkon të dijë se cilat janë rrugët e daljes nga kjo gjendje. Hapi i parë është që të ndahesh moralisht e me ndërgjegje nga paria, nga struktura e sistemi që kjo ka krijuar e që e mban gjithë shoqërinë peng të mendësisë së Ferrit. Hapi i dytë është që të qartësosh mendjen e të kuptosh se cila është rruga e zgjidhjes, që natyrshëm kalon nga parimet e rreshtuara më lart. Hapi i tretë është organizimi dhe kundërvënia ndaj parisë me të gjitha mjetet e mundshme në demokraci. E kështu do të ndërrojnë gjërat. Por hapi i parë është të bësh bojkot, të ndahesh me sistemin. Hidh votën e bardhë. Futi një vizë. Futu një XXXX të gjithëve. Kur të dalësh nga qendra e votimit, do të ndihesh njeri. Do të ndihesh i lirë dhe me dinjitet. Dhe me lirinë tënde fillon edhe liria dhe e ardhmja e të gjithëve ne. Në vend të përmbylljes Në përfundim do t’i thosha këtij zotnisë se për arritur diçka duhet të besosh në diçka. Qëllimet duhet të jenë të mbështetura në këto bindje, që duhet të jenë më të forta se shkëmbi. Rruga kalon nga ndarja me sistemin. Kështu siç është ndërtuar ky sistem i shërben parisë së Tiranës e vetëm parisë së Tiranës. Ai që është në një ishull në mes të tallazeve duhet të mbijetojë vetëm duke besuar se është në një shkëmb. Unë besoj se populli shqiptar është një popull me vlera të jashtëzakonshme. Unë besoj se shqiptarët janë një popull me një shpirt të lirë, krenar, me respekt për ata që i japin nder e dinjitet. Unë besoj se shqiptarët janë një popull që e meriton të kenë një qeveri të pakorruptueshme, politikanë të ndershëm dhe një shtet-komb që të jetë i dobishëm për të gjithë e të garantojë begatinë, sigurinë, mbrojtjen shoqërore e vlerat normale njerëzore. Prandaj e shkuara më ndihmon të mos bëj gabimet e së shkuarës, jo me luftue betejat e së ardhmes për me zgjidhë gabimet e së shkuarës. Qëllimi është gjithnjë që të mos përsëritet e keqja. E që të mos përsëritet e keqja, duhet të mendojmë me dashuri për tjetrin e për veten, të kemi besim te vetja e te shqiptari tjetër dhe të mendojmë e të sillemi siç duhet, si shtetas e qytetarë të një shtet-kombi modern. Njeriu mund të zhgënjehet në gjithçka, por nuk mund të zhgënjehet te nëna e vet. E pra, nëna të vdes e të lë jetim, ndërsa atdheu nuk vdes edhe kur ta marrin, ta pushtojnë, ta dhunojnë e ta grabitin, siç po ndodh me parinë e Tiranës. Kur të vdes atdheu, atëherë njeriu vdes përditë e përditë nga pak e me shumë dhimbje, sepse atdheu jemi të gjithë bashkë e gjithsecili në vetminë e vet.


12

« BOTA

E premte 14 qershor 2013 •

Turqia: Një problem tjetër për Evropën undestagu në një seancë të posaçme ditën B e mërkurë ka dënuar dhunën në Turqi. Po në një debat të posaçëm në Strasburg, Parlamenti

Evropian kritikoi politikën e Erdoganit. Frenohet procesi i afrimit të Turqisë me BE. Politika gjermane shprehet mjaft e tronditur për dhunën që ka shpërthyer në Turqi, por nuk është e një mendjeje për procedimin e mëtejshëm me këtë vend. Në një seancë të posaçme partitë parlamentare gjermane dënuan dhunën në Turqi dhe kërkuan fillimin e dialogut me lëvizjen e protestuesve. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) u shpreh se qeveria turke “me këtë shkallëzim dërgon një sinjal të gabuar në vendin e saj dhe në Evropë”. Tani duhet të tregohet se modernizimi i Turqisë nuk kufizohet vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në çështjen e të drejtave të njeriut. Ministri i Jashtëm gjerman e vuri theksin tek patundshmëria e të drejtave bazë në çdo demokraci dhe shtet të së drejtës, si shprehja e lirë e mendimit dhe e drejta e grumbullimit në çdo shtet modern. “Modernizimi i Turqisë duhet të përfshijë edhe pluralizmin në shoqëri dhe të drejtat qytetare. Kjo është prova më e madhe për qeverinë turke që nga ngjitja në pushtet e partisë së Kryeministrit Erdogan. Qeveria turke duhet t’i tregojë Evropës dhe botës se ajo udhëhiqet nga parimet, të cilat ajo i ka pranuar si anëtare e Këshillit të Evropës: Demokraci, liria dhe të drejtat dhe sundimin e së drejtës”.

Dhunë dhe bisedime në Turqi B allafaqimi i Erdoganit me trazirat në vend po krijon konfuzion: nga njëra anë dhuna e policisë dhe nga ana tjetër dialogu. Krerët e lartë të vendit nuk flasin me të njëjtën gjuhë. Prej së martës sheshi “Taksim” në Stamboll nuk ka qetësi më për shkak të demonstratave. Përsëri policët kanë sulmuar demonstruesit me gaz lotsjellës dhe me ujë, edhe pse Kryeministri Erdogan kishte sinjalizuar më parë për gadishmërinë e tij për bisedime. Por megjithatë punonjësit nuk lëvizin nga vendi. “Në asnjë rrethanë protestuesit nuk do të sulmohen në Parkun Gezi”, premtuan policët përmes zëdhënësit të tyre. Gjatë ndërhyrjes së tyre u hoqën shumë flamuj dhe parulla me motive komuniste dhe revolucionare, që demonstruesit i kishin vendosur në ndërtesa dhe përmendore. Edhe barrikadat që ishin ngritur nga demonstruesit u hoqën. Natën e së mërkurës (12.06) pati edhe dhjetëra të plagosur nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Në park kishte edhe gjurmë nga përdorimi i gazit lotsjellës, megjithë premtimet e mëhershme të policisë që nuk do ta përdorte gazin lotsjellës. Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ndoqi edhe më tej linjën e tij të ashpër, megjithëse u shpreh i gatshëm për bisedime. Tek shumë protestues tani sundon konfuzioni: ata janë në udhëkryq nga sjellja e Kryeministrit dhe po ashtu nga veprimet e policisë. “Nuk është koha e duhur për të biseduar” Të mërkurën pasdite Erdogan u takua, siç kishte njoftuar më parë, me 11

përfaqësues të lëvizjes protestuese, në mesin e të cilëve kishte artistë, studentë dhe akademikë. Aktivistët e tjerë të ftuar, pas ndërhyrjes së policisë të martën nuk ishin të gatshëm më të bisedonin me Kryeministrin. “Me situatën aktuale të dhunës nuk mund të ketë dialog të shëndoshë”, u shpreh menaxheri i fushatës nga Greenpeace, Hilal Atici, lidhur me vendimin e tyre për të mos marrë pjesë në takimin me Kryeministrin. Ngjashëm u shpreh edhe gazetari dhe aktivisti Hayko Bagdat. “Sulmet e policisë të martën ishin shumë të dhunshme dhe shumë aktivistë, të cilët ishin ftuar për bisedë janë konfrontuar me gazin lotsjellës të përdorur nga policia, tha Bagdat për DW.

Kur ai u kontaktua nga zyra e Kryeministrit, ai nuk mundi të fliste për shkak të gazit në sy. “Unë e kam konsideruar qysh në fillim të rëndësishëm një takim me Erdoganin”, tha Bagdat. “Por askush nuk mund të arsyetojë se pse ishte e nevojshme një ndërhyrje e tillë e dhunshme e policisë”, theksoi gazetari për DW. Kundërthënie në krye të shtetit Ndryshe nga Erdogani, Presidenti turk Abdullah Gül është që të përdoret një kurs më i butë. Gjatë një konference për shtyp, Gül theksoi të mërkurën se sipas tij mënyra e të vepruarit të policisë ka qenë e gabuar dhe u shpreh për më shumë dialog me

demonstruesit. Erdogan megjithatë mbron edhe më tej punonjësit zyrtarë. Tani e tutje nuk ka më tolerancë ndaj protestuesve, tha Kryeministri. Parku “Gezi” nuk është vend për zaptuesit. Lidhur me planin e diskutueshëm për ndërtimin e City-Park në Stamboll Erdogan u shpreh edhe më tej i vendosur. Grumbullimet publike janë të këqija edhe për imazhin e Turqisë, kritikoi kreu qeverisë demonstruesit ku të martën në mbrëmje e kishte në anën e tij edhe guvernatorin e Stambollit. Huseyin Avni Mutlu u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të largoheshin nga sheshi. Qytetarët duhet të qëndrojnë larg nga sheshi “Taksim”, deri sa të rivendoset siguria.

Braktisje e Turqisë? Westerwelle paralajmëroi nga një ndarje e shoqërisë turke. “Unë pres që qeveria e Erdoganit të përpiqet të çtensionojë situatën në frymën e vlerave evropiane dhe të kërkojë dialogun. Dhuna duhet të marrë fund, konflikti nuk zgjidhet përmes retorikës kërcënuese, por me dialog”. Edhe socialdemokratët dhe të Gjelbrit gjermanë dënuan dhunën në Turqi gjatë debatit në Bundestag. Por partitë gjermane nuk janë të një mendimi kur shtrohet për diskutim procesi i integrimit evropian të Turqisë. Ndërkohë që të Gjelbrit dhe socialdemokratët u shprehën pro perspektivës së integrimit të Turqisë në BE, Partia Kristiandemokrate, CDU dhe ajo liberale, FDP u shprehën të rezervuara. Partia Kristiansociale, CSU, kërkoi pezullimin e negociatave të anëtarësimit. Deputeti i kësaj partie, Thomas Silberhorn, bëri fjalë për ndërprerjen e negociatave. Ndërsa e Majta gjermane kërkoi ndërprerjen e bashkëpunimit me partinë qeverisëse turke, AKP. Deputetja e Majtë, Sevim Dagdelen, kërkoi marrjen e masave të ashpra kundër “terrorit policor” të qeverisë turke. Edhe kryetari i grupit parlamentar liberal, Rainer Bruderle i vuri pikëpyetje anëtarësimit të Turqisë në BE. “Kryeministri Erdogan ndjek një rrugë, e cila e largon nga BE. Kjo nuk pajtohet me hapjen e kapitullit tjetër të negociatave të anëtarësimit”. Ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi nga Kryeministri turk të mërkurën fillimin e dialogut me lëvizjen opozitare. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, u shpreh se qeveria gjermane i ndjek me “shumë shqetësim” zhvillimet në Stamboll. Kohë të vështira për negociatat e anëtarësimit të Turqisë Dhuna policore në Turqi ka shkaktuar shqetësim edhe në Bruksel. Madje kishte ardhur koha për një fillim të ri të marrëdhënieve të Turqisë me BE-në, vëren agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Negociatat e anëtarësimit të bllokuara që në vitin 2010 duhet të rifillonin që në qershor të këtij viti. Por aktualisht shanset nuk duken të mira. Turqia po kthehet në një problem për Evropën. E ngarkuara e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Catherine Ashton, megjithatë paralajmëroi Evropën në një debat të posaçëm për Turqinë në Parlamentin Evropian në Strasburg të Mërkurën: “Ky nuk është momenti për t’u tërhequr, por për t’u angazhuar më shumë”. BE mund të ushtrojë më shumë ndikim nëse i forcon dhe nuk i dobëson lidhjet me Turqinë, tha ajo. Ndërsa kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së, eurodeputeti gjerman i CDU-së, Elmar Brok, u shpreh: “Po qe se do të hapnim një kapitull të ri të negociatave, kjo do të ishte fyerje për të gjithë ata që janë burgosur”. Rihapja e negociatave të anëtarësimit me Turqinë pas këtij debati në Strasburg me shumë gjasë shtyhet për një kohë të pacaktuar.


GOSSIP • E premte 14 qershor 2013

»

13


14

« THASHETHEMEVIP

E premte 14 qershor 2013 •

Miriami dhe Albani, zbulues të talenteve Këngëtarët e rinj shqiptarë në mbarë botën, tani kanë një rast më tepër për t’u zbuluar. Këngëtarja dhe gjyqtarja e “The Voice”, Miriam Cani ka vendosur që talenteve të reja t’jua japi këtë shans nëpërmjet kanalit të saj zyrtar në YouTube. Këto ditë, në këtë kanal kanë filluar të vendosen rreth 15 melodi të këngëve më të njohura të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, të cilat kushdo që është i interesuar rmund t’i përdorë për të interpretuar versionin e vet të këtyre këngëve. Videot e xhiruara mund të dërgohen në adresën covers.youtube@live.com dhe pas një seleksionimi, më të mirat do të publikohen në kanalin zyrtar të dy artistëve dhe finalistët do të shpërblehen me disa çmime. Afati përfundimtar për diçka të tillë është data 5 Korrik.

McKresha antarësohet në PDK Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha, ka vendosur t’i hyjë edhe politikës. Këtë ai e ka bërë duke u antarësuar në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë. Kreshnik Fazliu, i cili vjen nga Mitrovica, ka shfrytëzuar pikërisht degën në qytetin e tij për t’iu bashkuar partisë më të madhe në Kosovë. Bashk me të, edhe 1598 të rinj mitrovicas iu bashkuan PDK-së, ndërsa konfirmimin për antarësimin e reperit e konfirmoi vet ish-reperi dhe ministri Memli Krasniqi, i cili i takon radhëve të PDK-së. “Edhe zytarisht, Mc Kresha antarësohet në PDK. Bashkë me të edhe 1598 të rinj e të reja të Mitrovicës. Krenar”, u shpreh Memli në Twitter.

Erjona Ala,

pasardhësja e Eminës

Nik Xhelilaj aktor kryesor në telenovelën turke

M

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj do të luajë rolin kryesor në një telenovelë turke, ku tregohet një historia e dashurie mes një vajze të pasur dhe një djali të varfër. Telenovela pritet të nisë së shpejti dhe titullohet “Jeta e të riut varfanjak” (Fakir Gencin Romani), ku në rolet kryesore do të jenë aktori shqiptar Nik Xhelilaj dhe aktorja e famshme turke, Fahriye Evcen. Kjo telenovelë, e cila bazohet mbi një histori dashurie të një të riu të varfër me një vajzë të pasur, pritet të jetë një ndër më të suksesshmet e sezonit të ri. Nik Xhelilaj, lindur më 5 mars 1983, u bë i famshëm në Turqi me rolin e tij të Kadirit në telenovelën “Qyteti i Humbur”, transmetuar përgjatë vitit të kaluar në “Kanal D”. Ndërsa Fahriye Evcen, është një aktore turko-gjermane e lindur më 4 qershor 1986, e mirënjohur në Turqi për disa role në telenovela dhe filma

Berisha pranon, të dielën në 2XL Pas më shumë se dy vitesh pritjeje, djemve të “Apartamentit 2XL” do t’u shkojë për vizitë kryeministri Sali Berisha. Këtë të diel në “Vizion Plus”, ata nuk do t’i këndojnë më Sali Berishës, sepse më në fund do ta kenë të ulur në divanin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë këtij televizioni dhe thuhet se Berisha do të jetë në “Apartament” siç nuk ka qenë kurrë më parë. Ende nuk dihet a do të ketë pranuar kryeministri të futet në rol nga producenti Turjan Hyska, siç ndodh zakonisht me personazhet që ftohen në këtë program. Si traditë e emisionit, aktorët në fund të çdo puntate i këndojnë me kitarë një personazhi të njohur, të cilin e ftojnë t’u shkojë për vizitë. Me këtë formulë simpatike ata arritën të kenë të ftuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë marrjes së medaljes së artë “Shkëlzen Haradinaj” Të rinj të Partisë Demokratike, dhuratë surprizë për Bashën Nuk e dimë se kujt do t’i këndojnë aktorët pas vizitës së kryeministrit Berisha. Të gjitha pritet të zbulohen të dielën. Gjatë festave të fundvitit, kryeministri i vendit ka pritur në zyrën e tij producentin Turjan Hyska dhe aktorët e humorit Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Në këtë takim Berisha u ka premtuar djemve se do të shkojë si i ftuar në ‘shown’ e tyre, por nuk ka zgjedhur një datë të caktuar. Pas takimit, aktorët konfirmuan pranimin e ftesës nga ana e kryeministrit dhe vetëm ditën e djeshme u njoftua që vizita e shumëpritur do të ndodhë pikërisht këtë të diel.

Kush është

N

ëse në vargun e gjatë të modeleve shqiptare, të cilat kanë njohur sukses në pasarela, jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, do të na duhej të emërtonim një pasardhëse të Emina Cunmulaj, ajo mund të ishte Erjona Ala. Bukuroshja shqiptare, e cila ishte përzgjedhur në 2012 nga “Vogue” si një prej 10 modeleve të reja më të mira të vitit, është vetëm 17 vjeç. Ajo është bërë e njohur dhe ka krijuar një imazh të mirë në fushën e modelimit vetëm brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndër markat e njohura për të cilat Ala ka sfiluar mund të përmendim: “Balenciaga”, “Missoni”, “Emilio Puçi”, “Acne”,

“Diesel Black Gold”, “Michael Kors”, “Vera Wang”, “LV”, “Burberry”, “Prorsum”, “Mugler”, “Channel”, “YSL”, “Givenchy”, “Trussardi” etj, ndërkohë që edhe ka pozuar për editorialet e disa prej revistave më të njohura të modës në botë, si: “Ë” etj. Ashtu si edhe Emina Cunmulaj, edhe Erjola e ka filluar karrierën në konkursin e modeleve të agjencisë “Elite” (Elite Model Look), e cila tani e menaxhon atë në Milano, Londër, Barcelonë dhe në Francë. Ndërsa në Amerikë, modelja menaxhohet nga “Ford”, në Norvegji nga “Heartbreak Management” dhe në Gjermani nga “Munich Models”. Në konkursin e “Elite”, Ala arriti të klasifikohej e dyta prej 360.000 vajzave nga mbarë bota,duke rënë menjëherë në sy të agjentëve të “Ford”, të cilët lidhën kontratë me të dhe

i dhanë shansin të debutonte si modelja e parë në sfilatën e Parisit të Balenciagës për vjeshtën e 2011-ës. Kjo sfilatë është pasuar nga shumë të tjera, duke e shndërruar Erjonën në një prej modeleve më të preferuarave të momentit.

Ala…

e vendbanim në Kristiansand (Norvegji), origjina e Alës është nga Kosova. E gjatë 179 cm, ajo është zbuluar fillimisht në Norvegji nga agjensia “HeartBreak Model Management”, por shansi i madh i erdhi gjatë një udhëtimi në Itali, ku “Elite Models” e kërkoi për t’u prezantuar në finalen e konkursit “Elite Model Look”, që atë vit mbahej në Kinë e ku ajo zuri vendin e dytë. Muzika e preferuar e Alës është: Beyonce, Robbie Williams, Miley Cyrus. Në kohën e lirë, siç shprehet, i pëlqen të merret me art, të lexojë libra/revista, si dhe të merret me sport. Veshja e saj e preferuar është një palë xhinse me një xhaketë të lehtë dhe atlete Converse. Si momentin më të bukur në modë, ajo ka cilësuar hapjen ekskluzive si modele e parë për “Balenciaga”. Modelja e preferuar e Erjonës është Gisele Bunchen, ndërsa dizajneri i preferuar: Alexandër Wang. Bizhuteritë e preferuara janë “Swarovski”, ndërsa dëshira më e madhe si modele, “të realizojë fushatën publicitare të ‘Prada’”. Dyqanet e preferuara janë: H&M, Zara dhe Gina Tricot, ndërsa revistat e modës që lexon gjithmonë janë “Vogue” dhe “Costume”. Sekreti i një paraqitjeje të mirë, sipas saj është: “Ushtrime sportive dhe shumë ujë”.


THASHETHEMEVIP • E premte 14 qershor 2013

»

15

Sinani: Nuk e di as çfarë është botoksi! Ka disa ditë që ka lancuar videoklipin e këngës “Gili gili”, i cili po pëlqehet mjaft në publik për shkak të stilit indian dhe ka zgjuar kureshtjen e publikut. Në këtë klip, këngëtari Sinan Hoxha paraqitet me një pamje të veçantë dhe duket tërë jetë dhe i ri. Nisur nga kjo është komentuar se këngëtari ka bërë ndërhyrje kirurgjike estetike në fytyrën e tij. Mirëpo, këngëtari vazhdon të mohojë se ka bërë ndonjë ndërhyrje të tillë, e madje është shprehur edhe se nuk kishte njohuri as rreth fjalës “Botox”. “Të them të vërtetën, kur dëgjova se unë paskam bërë botoks, nuk arrija ta kuptoja këtë fjalë menjëherë, sepse nuk e dija se çfarë është. Ky është vetëm një thashethem, sepse unë nuk i preferoj operacionet plastike”, është shprehur këngëtari.

Rita & Madona

finalizojnë idetë për

“Material Girl” Duffy “mbetet pa lekë” në Amerikë, kthehet në Kosovë

Angela

Nuk e dimë se çfarë do të dalë nga vizita e fundit e Dafina Zeqirit në Amerikë, e cila është bërë një “long story”, ashtu si edhe ajo e Bleona Qeretit, por duket sikur ajo tani ka harxhuar gjithë lekët. Këngëtarja është kthyer në Kosovë për “Summer Tour 2013”, siç thotë vetë ajo, por që me siguri nënkupton shfaqje e performanca nëpër kafene dhe klube të natës, që do t’i sjellin përfitime të nevojshme financiare.  

MARTINI

E MBULUAR VETËM ME NJË ÇARÇAF

Ajo është bërë shpesh objekti i vëmendjes së shtypit, jo vetëm atij shqiptar, por edhe botëror. Vajza shkodrane, tani një prej emrave më të lakuar në botën e modës dhe spektaklit ka ditur të bëjë për vetë publikun, si dhe të tërheqë vëmendjen e medies. E larguar jashtë vendlindjes, Angela Martini kthehet gjithsesi herë pas here në vendin e vet. Së fundi, ajo ka qenë në Jug të Shqipërisë, ku ka pozuar nga bregdeti i mrekullueshëm i Vlorës, duke u mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë. Ajo e ka pozuar këtë foto në faqen e profilit të saj në FB, ku ka shkruar: “Morning  #beautiful #albania #vlora #kisses”.

Leonora, “e lodhur” duke kërkuar Princin

D

ikur, ajo këndonte “Material Girl” e prej shumëkujt konsiderohet edhe sot si vajzë materialiste, përtej këngës. Por këngëtarja me famë botërore, Madona, e ka “rrënjosur” emërtimin “Material Girl” përmes linjës së saj të veshsjeve që I ka vendosur këtë emër. Një gjë e tillë mbase mund të duket edhe disi qesharake, pasi Madonna është shprehur në vitet ’90-të, se kjo ishte videokënga që nuk do të donte ta kishte bërë kurrë dhe se ajo nuk është materialiste! Por ja që gjërat mund

të jenë edhe ndryshe! Megjithatë, ajo çfarë na intereson është se Madonna në këtë “materializëm” shoqërohet edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora. Siç edhe është bërë e ditur, Rita Ora do të jetë imazhi i ri i linjës së veshjeve “Material Girl” nga Madonna dhe vajza e saj, Lourdes. Këto ditë ajo është takuar në Nju Jork me Madonën, ku kanë diskutuar rreth promovimit të linjës, por jo vetëm. Kjo është një lëvizje perfekte për Ritën, e cila tashmë do të shfaqet në çdo cep të Amerikës, duke promovuar më së miri imazhin dhe muzikën e saj, me gjasa për t’u bërë po aq e njohur sa edhe në Angli apo në Evropë.

Patjetër, ai që i ka fajet është princi! Një princ si në përralla me plot dashuri, përkushtim e surpriza të bukura! Leonora Jakupi duket sikur po e pret, por ai ende nuk duket! Mund të supozojmë se lodhja dhe pritja e gjatë e këngëtares për princin që nuk po vjen, e ka bërë atë të mendohet dhe t’i shtohet edhe ndonjë rrudhë më tepër. E fotografuar në mbrëmjen e “Videofestit Muzikor 2013”, duket sikur Leonora është mplakur paksa, ose nuk ka pasur shumë kohë të bëjë ‘make up’ ashtu siç duhet. Megjithatë, mbase do të ishte mirë për Leonorën të gjente princin e saj, pasi edhe vitet ikin…


16

« GOSSIP

E premte 14 qershor 2013 •

Rëndësia e vajit

të flokëve dhe përdorni

Prince Harry dhe Cara Delevingne nuk janë të lidhur Cara Delevingne është ende një single lady. Raportet kanë sqaruar se nuk ka patur asnjë romancë mes Princ Harry dhe Cara. Ata janë vetëm shokë ka sqaruar burimi dhe se Harry nuk është tipi i meshkujve që preferon Cara. Burimi i brëndshëm ka konfirmuar se Cara nuk është e lidhur me asnjë për momentin. Ajo ka qenë e përmendur për lidhje me emra të njohur si Leonardo Di Caprio, Justin Bieber. E për sa ipërket jetës intime të Harry, burime konfirmojnë se romanca e tij me Cressida është zbehur, por nuk dihet nëse ata vazhdojnë të jenë bashkë apo jo.

Amy Adams ia vjedh shkëlqimin “Supermanit” Vetëm dy ditë më parë, ai shfaqi premierën e filmit të tij më të ri në New York. Kurse të mërkurën në premierën e filmit “Man Of Steel”, aktorit britanik Henry Cavill, shkëlqimin ia vodhi aktorja Amy Adams që parakaloi në tepihun e kuq të “London’s Leicester Square”. Aktorja amerikane, 30 vjeçe, dukej bukur në një fustan të mbrëmjes të dizajnuar nga Valentino. Filmi “Man Of Steel”, është bërë nën regjin e Zack Snyder dhe nën produksionin e Christopher Nolan, i cili është i njohur për realizimin e filmit “Batman: Dark Knight”. Filmi i ri shfaq lindjen e  Supermanit dhe se si ai rritet në planetin Tokë nga njerëzit, Jonathan dhe Martha Kent, rolin e të cilëve e luajnë Kevin Costner dhe Diane Lane.

Jenifer Aniston dëshiron të rrisë pula Aniston dëshiron të rritë pula në godinën e saj 2milionë $. Ajo është shumë e dhënë pas tyre duke i quajtur ato kafshë sociale. Atyre iu pëlqen thotë Aniston kur i viziton në mëngjes me një folxhan kafe në dorë. Jennifer dhe Justin të cilët bënë publike fejesën e tyre verën e kaluar, i kanë shtyrë planet e dasmës, për shkak të rinovimit të godinës dhe angazhimeve të tjera. Çifti tani është duke i`u përkushtuar njëri-tjetrit, duke gjëtyr një mënyrë për të krijuar një jetë që i bën ata të dy të lumtur.

V

aji i flokëve është një produkt unik bukurie. Funksionet e tij kryesore janë të ushqejë dhe të rigjenerojë intensivisht flokët . Por kjo nuk është e gjitha. Vaji lehtëson shumë procesin e stilimit të flokëve, mbron flokët nga rrezet UV kur stiloni me nxehtësi, dhe parandalon majat e djegura. Lexoni më poshtë për të mësuar si të aplikoni vajin në flokë. 1. Vaji i flokëve në flokë të lagur Mënyra më e përhapur për të përdorur vajin e flokëve është në flokë të njomë, pasi ti keni larë ato. Në këtë mënyrë ai vepron si mbrojtës kundër nxehtësisë. Për më tepër, vaji mund ti shtohet bojës së flokëve, shampos ose balsamit, në mënyrë që të veprojë edhe më shumë 2. Përdorni vaj flokësh pas stilimit Nëse aplikoni vaj në flokë pas stilimit, do të vaji i bën ato edhe më të shkëlqyeshme. Nëse aplikohet përpara se të shkoni në pishinë ose plazh, vaji ju mbron flokët nga rrezet UV, si dhe nga uji i kripur dhe me klor. 3. Aplikojeni përpara se të flini Vaji i flokëve mund të përdoret edhe si maskë. Vetëm aplikojeni në gjatësinë e flokëvë përara se të flini. Kjo metodë, ruan në mënyrë ideale flokët e dëmtuar.

Samsung sjell Galaxy S4 Zoom

S Google blen Waze për një miliardë dollarë Pas thashethemeve te javëve të fundit, Google ka njoftuar zyrtarisht mbrëmë blerjen e Waze, kompanise izraelite që prodhon app për navigimin e GPS që mbledh të dhëna mbi trafikun dhe perdoruesit e rrugëve. App përdoret nga 47 milionë njerëz në mbarë botën. Shuma e blerjes nuk është shpallur, por ajo duhet të jetë më shumë se një miliardë dollarë, sipas njoftimeve të shtypit izraelit.

amsung sjell Galaxy S4 Zoom, smartphone-kamera hibride më te fuqishme në treg. Nga ana ballore ajo ngjason me një Galaxy S4 mini. Ai ka një ekran 4.3inch qHD, një procesor dual-core 1.5GHz, 1,5 GB RAM, 8GB memorie (te zgjerueshme nëpërmjet kartave microSD), dhe një kamera 1.9-megapixel. Në anën e pasme, paisja është aparat fotografik, me një sensor 16 megapixel dhe zoom optik 10x, i cili është shumë më mirë se në çdo smartphone hibrid tjetër ose smartphone-kamera që kemi parë. Ai gjithashtu ka një stabilizator imazhi optik (OIS).


GOSSIP • E premte 14 qershor 2013

»

17

“AMIGO”

JENNIFER LOPEZ KA VITHET MË TË MIRA LATINE Pattinson imazhi i parfumit Dior Homme Dior ndihet më se i priviligjuar që ka zgjedhur Robert si imazhin e parfumit Dior Homme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania. Fushata e reklamës fillimisht do të prezantohet në Europë dhe Azi. Kurse në median e shkruar pritet të jetë gati në 1 Shator. Por sipas E neës, foto të reklamës së printuar ishin nxjerrë në një party në West Hollywood’s Soho House. Sipas fjalëve, reklama do të jetë me shumë elementë hot.

Shakira:

Suksesi i martesës sime, liria që i jap Pique

Nëse pyesni Shakirën, çelësi i një martese të suksesshme është që ”të lejosh bashkëshortin që të ketë botën e tij private”. 36-vjeçarja, një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme të botës dha këtë këshillë në kuadrin e një interviste, për revistën “Elle” të muajit korrik. “Ai ka botën e tij në të cilën unë nuk ndërhyj kurrë”, deklaroi dy herë fituesja e çmimeve “Grammy”, nënë e një djali disa-muajsh me partnerin 11 vjet më të ri. “E di që Pique qëndron me mua jo për shkak të ndonjë interesi dhe e vetmja gjë që na bashkon është dashuria e ndërsjelltë. Nuk kam se çfarë t’i ofroj përtej feminilitetit tim”, shtoi kolumbiania.

20

mijë lexues morën pjesë në një anketë e cila shpalli fituese këngëtaren Jennifer Lopez. Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve, në rast se i ndodh ndonjë aksident. Mbase vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur Jennifer Lopez nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë. Aktorja Eva Mendes ka rrëmbyer 20% të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18% të votave. Pozita e katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar “Desperate Housewifes”, Eva Longoria, e cila ka marrë 17% të votave, ndërsa Sofia Vergara renditet e fundit me 16% të votave.

Kate Upton në lidhje me Maksim Chmerkovskiy

Halle Berry në pritje të një djali Fëmija i dytë për aktoren Berry pritet të jetë një djalë nga lidhja me Oliver Martinez. Ka qënë vetë ai që ka bërë të ditur gjininë. Oliver është shprehur se edhe pse ai mbetet një francez, djali i tij do të jetë një amerikan. Çifti filloi lidhjen në 2010 dhe u konfirmua me fejesën e tyre në Mars të 2012.

Raportohet se më në fund, modelja 33-vjeçare ka gjetyr dashurinë. Dhe bëhet fjalë për një lidhje me balerinin e Dancing with the Stars Maksim Chmerkovskiy. Fillimisht lidhja e tyre filloi si miqësi dhe përfundoi në ndjenjë. Edhe pse burime të ndryshme e mohojnë këtë lajm, por së fundmi ata janë parë duke kaluar shumë kohë bashkë dhe duke drekuar nëpër restorante duke treguar afeksion mes tyre. Upton është lakuar edhe për një lidhje me P. Diddy por që u mohua nga të dy palët. Ndërkohë Chmerkovskiy, ka qënë i fejuar me Karina Smirnoff, lidhje që përfundoi në vitin 2009.


18

« SPECIALE

E premte 14 qershor 2013 •

DEPRESIONI, simptomat, klasifikimi, mënyrat e kurimit Nga doc. dr. I. S. LARTI

N

jë person i depresuar veprimet i shfaq në mënyrë të pa kontrolluar, duke filluar që nga të shprehurit e mendimeve në mënyrë jo logjike. Përcjellja e mungesës së vetësigurisë. Fajësimi i vetes edhe kur s’është fajtor. Pi më tepër se zakonisht cigare dhe alkool. Ndihet i pafuqishëm dhe i padobishëm. Humbet sensin e humorit. Ndihet keq shpirtërisht në shumicën e kohës. Bëhet i padurueshëm për të tjerët, duke u grindur pa shkak etj. Nisur nga këto simptoma të drejtpërdrejta, personi diktohet lehtësisht që vuan nga depresioni.

a. Ç’është depresioni? Depresioni është një gjendje psikike e individit që shfaqet me ndryshime negative, nëpërmjet ndjenjës së frikës, shqetësimeve të brendshme, si dhe bëhet i dallueshëm në reagimet e të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, të qenit në dëshpërim dhe në qëndrime pesimiste ndaj të ardhmes. Ndërsa, sipas mjekut specialist i psikiatër Tapio Halla (i cili punon ne grupin e rehabilitimit të personave me depresion), me depresion kuptohet “gjendja e njeriut kur ai kalon një gjendje te vështirë e mendore, vuan për një kohe te gjate dhe jeta i duket e zymte”. Kur njeriu është i depresuar ai nuk mund te gjeje kënaqësi ne asgjë. Njeriu i depresuar e ka te vështirë te filloje një punë dhe ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve është ne shumicën e rasteve e vështirë, si dhe përqendrimi në mësim ose në lexim ose realizimin e detyrave është shumë i paktë. Dobësimi i aftësisë vepruese, është dukuri e zakonshme te mjaft individë të depresuar, kjo shfaqet në çdo moshë, por më e përhapur është te mosha e 40-60-vjeçarëve e me goditëse në moshat edhe më të mëdha. Në thelbin e çrregullimeve afektive dominon çrregullimi i disponimit në kuptimin e hipertermisë, përgjithësisht në rritjes e reaksionit afektiv që nuk është në korrelacion me realitetin objektiv, pra me faktorët objektivë. Hipertermia manifestohet me diskonim të shtuar e të shpeshtuar patologjik (subdepresion, depresion). Është vërejtur që sëmundjet afektive përfundojnë me shërimin e tyre spontan, ndërsa sëmundjet e tjera që kanë çrregullime në funksionet kognitive, vështirë zbulohet rrjedha e tyre dhe shumica përfundojnë në demenci. Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive), përfshijnë spektrin e emocioneve që lëvizin nga depresioni i thellë deri në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani. b. Simptomat e depresionit Depresioni mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë: emocionale, fizike, motivuese si dhe kognitive. Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Personat që vuajnë nga depresioni mund të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm, të jenë të angazhuar në mendime negative, të kenë mërzi, urrejtje, të jenë nën tension, bëhen vartës të përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike; kanë zvogëlim të energjisë (e kanë ndjenjën e humbjes së energjisë); ndjenjën e të qenit të pavlerë dhe të padobishëm; nuk kënaqen me aktivitete; humbin aktivitetin e marrëdhënies seksuale; ndihen keq shpirtërisht në shumicën e kohës; kanë mendime për vetëvrasje; ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë tepër dhe shtojnë në peshë; ose nuk hanë mirë dhe humbin në peshë; kanë vështirësi koncentrimi apo të marrjes së vendimeve; shkëputen nga

Ndonjëherë personi bie në depresioni dhe në rastet kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë që të triumfoje mbi sfidat e reja e të mëdha të jetës. Të tilla sfida mund të jenë, p.sh., ndërrimi i vendit të punës pa dëshirë, shpërngulja në një vend të ri banimi, përshtatja me vështirësi ndaj një kulture të re ose mësimi i një gjuhe të re. Kur kërcënohet apo tentojnë ta dhunojnë si nga ana fizike e sidomos psikologjike. Ka raste që disa njërës kalojnë në depresion kur iu bëhen padrejtësi, apo ju ngarkohen përgjegjësi në mënyrë krejt të pa saktë e sidomos të qëllimta, sikurse dhe në rastet e hakmarrjes, gjakmarrjes, apo dhe në rastet e diskriminimi për shkak të, ngjyrës racës, besimit fetar, bindjeve politike etj.

të tjerët (izolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje etj. Femrat janë më tepër të predispozuara për tu bërë të depresive sesa meshkujt. Rreziku më i lartë për gjininë femërore mund të jenë ndryshimet hormonale, që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopauzës ose shtatzënisë. Megjithëse rreziku te meshkujt është më i ulët, depresioni mund të kalojë pa u diagnostikuar. Kjo për faktin se shumë meshkuj maskojnë sëmundjet e tyre, me pije alkoolike, përdorin drogë, bëjnë abuzime dhe ushtrojnë dhunë. Vetëvrasja është rrezik serioz për gjininë mashkullore 4 herë më lartë sesa femrat. Edhe personat e moshuar që humbasin njerëzit e dashur, ndryshojnë banesat ose që sëmuren, mund të kalojnë në depresion. Njerëzit e moshuar nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe depresionin që kanë, ndaj duhet pasur kujdes në shfaqen e simptomave që u radhitën më lartë. Personat që bien në depresion përjetojnë ndjenjën e fajit, i pushton mendimin dhe ideja se janë mëkatarë, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje që i duket vetja i përhumbur. Gjithashtu këta persona nën depresion kanë pagjumësi, zgjim të përsëritur dhe të hershëm, ndaj dhe nuk kanë freskinë e mëngjesit, duke qenë të ngathët dhe të pa fuqishëm dhe ndihen shumë keq. Nga mesi i ditës gjendja e tyre përmirësohet dhe në mbrëmje bëhet relativisht e më përballueshëm. Ai që vuan nga depresioni ndonjëherë përhumbet në gjumë të thellë apo dhe të fjetur më tepër se zakonisht. Mungesa e oreksit dhe ulja në peshë kanë të bëjnë me depresionin, ndonëse ndonjëherë

i depresuari mund edhe të ketë oreks të tepruar. Njeriu i depresuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe ai mund të jetë në vështirë në shoqërinë e të tjerëve. Edhe akuzat e tepruara kundër vetes janë te zakonshme. Gjithashtu edhe mendimet në lidhje me vdekjen dhe mendimet për vetëvrasje janë të zakonshme për njeriun qe vuan nga depresioni. Personat që përjetojnë depresion kanë dhimbje të ndryshme fizike si në kokë, muskuj, stomak, ndërsa dhimbjet e shpinës janë te shpeshta dhe shkaku i tyre nuk gjendet në organizëm. c. Nga vjen depresioni? Depresioni vjen zakonisht nga rastet kur kemi te bëjmë me ndryshime të mëdha në çështjet jetësore. Rastet që provokojnë e nxisin depresionin në përgjithësi sipas studiuesve të kësaj fushe janë kur njeriu humbet të afërm te rëndësishëm të jetës së tij; gjëra të rëndësishme jetike si: vendin e punës, pronën, biznesin etj. Ndonjëherë personi bie në depresioni dhe në rastet kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë që të triumfoje mbi sfidat e reja e të mëdha të jetës. Të tilla sfida mund të jenë, p.sh., ndërrimi i vendit të punës pa dëshirë, shpërngulja në një vend të ri banimi, përshtatja me vështirësi ndaj një kulture të re ose mësimi i një gjuhe të re. Kur kërcënohet apo tentojnë ta dhunojnë si nga ana fizike e sidomos psikologjike. Ka raste që disa njërës kalojnë në depresion kur iu bëhen padrejtësi, apo ju ngarkohen përgjegjësi në mënyrë krejt të pa saktë e sidomos të qëllimta, sikurse dhe në rastet e hakmarrjes, gjakmarrjes, apo dhe në rastet e diskriminimi për shkak të, ngjyrës


SPECIALE • E premte 14 qershor 2013

»

19

PYETËSOR Nëse një person kërkon ndihmë nga një psikolog këshillimi? PYETJE TESTUESE QË SHFAQIN SIMPTOMAT E NJË PERSONI TË DEPRESUAR. Mbiemri: Emri: Mosha: Seksi: Arsimi: Gjendja civile: 1)Ke qenë në humor jo të mirë në më të shumtën e ditës, pothuaj çdo ditë të paktën për 2 javë e më shumë? (Po-Jo) 2) Ke humbur interesin ose kënaqësinë në më të shumtën e aktiviteteve të përditshme për afërsisht çdo ditë të paktën për 2 jave e më shumë? (Po-Jo) 3) Kini pësuar ndryshim peshe (të paktën 1.5 kg. ose 2.5 kg) në humbje ose në ngritje kohët e fundit të paktën 2 muaj e më shumë? (Po-Jo) 4) Ju ka ndryshuar oreksi për një kohe relativisht të gjatë, gati për një muaj e më shumë? (Po-Jo) 5) Kini pasur pagjumësi ose keni fjetur me shume se 8 orë, për afërsisht çdo ditë të paktën 2 javë e më shumë? (Po-Jo) 6) Jeni ndier të lodhur gjatë ditës, për afërsisht çdo dite, të paktën për 2 javë e më shumë? (Po-Jo) 7) Kini pasur ndjesi sikur jeni fajtor/e ose te pavlefshëm, për afërsisht çdo ditë, të paktën 2 javë e më shumë? (Po-Jo) 8) Kini pasur angazhim që të mendoheni, fokusoheni ose te merrni vendime për probleme që iu shqetësojnë pothuaj se çdo ditë e s’jeni ndier mirë? (Po-Jo)

Njihuni me fenomenin dhe merrni masa të menjëhershme për ta shmangur sa të jetë e mundur

9) Kini pasur mendime te shpeshta për vdekjen ose vetëvrasjen pa ndonjë plan specifik? (Po-Jo) 10) Ndiheni i/e shqetësuar dhe e ve përgjegjësinë te vetja, kur iu vjen fëmija me vonesë nga shkolla apo merrni vesh nga të tjerët se nuk është sjellë mirë me mësuesen dhe kjo ka vazhduar gati 2 muaj? (Po-Jo)

• Programoni dhe shfrytëzoni kohën me kujdes, në përshtatje me detyrat, dhe mundohuni të pushoni në mënyrë aktive për të rimarrë veten.

Shpjegime për përpunimin e rezultatit a. Përgjigjeni me “Po” pyetjeve # 1 - 2? ______ b. Përgjigjeni me “Po” 4 herë ose më shumë pyetjeve # 3-9? ______ c. Përgjigjeni me “Po” pyetjes # 10? ______

• Nënshtrojuni aktiviteteve fiziko-kulturore dhe sportive, të cilat të kryhen 3-4 herë në javë, si: ushtrime gjimnastikore, atletike dhe lojëra të ndryshme në mënyrë intensive. • Kalojeni fundjavën me familjen. • Shoqërohuni më shpesh me shokët/shoqet dhe kolegët/ koleget, që ju duan dhe ju respektojnë. • Lexoni dhe shkruhet në mënyrë të vazhdueshme për gjëra që iu pëlqejnë. • Shmangni streset dhe emocionet e tepërta duke aplikuar hobin më të preferuar. • Gjeni forma dhe mënyra për tu marrë me aktivitete në grup, në mënyrë aktive me aktivitete të dëshirueshme dhe argëtuese. • etj. Kur ka dobësim të aftësisë së të menduarit dhe të vepruarit ose paaftësi të theksuar, duhet patjetër dhe domosdoshmërisht: • Kërkoni pushime të shkurtra e deri dhe të gjata, duke i mbushur këto me aktivitete që të ndiheni të kënaqur, të argëtoheni dhe arrini të çlodheni. • Këshillohuni me ndonjë psikolog dhe zbatoni rigorozitet këshillat e tij. • Vizitohuni pa ndrojtje dhe paragjykime te ndonjë mjek psikiatër, kur nuk ke përmirësime nga këshillat dhe trajtimet psikologjike.

racës, besimit fetar, bindjeve politike etj. Disa njerëz bien në depresion me lehtë se disa te tjerët. Kjo mund te jetë, p.sh., dhe si pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit të njeriut. Kur një person bie në depresion ndodhin mjaft ndryshime dhe kjo fillimisht nis pikërisht në aktivitetin e trurit, ndryshime këto, që mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon. d. Si mund të kurohet depresioni? Çdo person duhet të kërkojë ndihmë pa u ndrojtur në rastet kur vuan nga depresioni për një kohë të gjatë, sikurse dhe kur depresioni e pengon ne aktivitetet e jetës së përditshme. Kur një person e ndjen veten se ka rënë në depresion dhe nuk del dot vetë nga gjendje, përfshi këtu dhe ndihmesën që i jepet nga pjesëtarët e familjes apo deri dhe shokët apo shoqet, me të cilët ndihet mirë. Në këtë duhet pa tjetër që personi që ndjehet i depresuar të konsultohet me një psikolog- këshillimi, klinik e deri me një mjek psikiatër kur e shikon veten shumë të rënduar. Njeriu qe vuan nga depresioni akuzon shpeshherë veten për gjendjen e tij dhe kjo e shton apo rëndon edhe më shumë rënien në depresion. Si fillim është mirë që personi në depresion të gjejë mënyra dhe forma për ta qetësuar veten, për të minimizuar sa të jetë e mundur çrregullimet që ndjen. Në të shumtën e rasteve

kur një person ka rënë në depresion është e vështirë të marrë vendime madhore, ose zgjidhje problemesh të koklavitura dhe nëse është e mundur është mirë që zgjidhja e tyre të bëhet në një kohë të më vonshme. Shërimi nga depresioni do kohë dhe zakonisht zgjat me javë të tëra, ndonjëherë edhe muaj. Shërimi i depresionit mund të arrihet me këshilla dhe terapi psikologjike të shoqëruar dhe me medikamente antidepresive. Terapia psikologjike është një nga mënyrat më efikase për tu trajtuar depresioni. Në këtë proces ka mënyra të ndryshme trajtimi: terapia psikodinamike nënkupton vëzhgimin e traumave dhe ngjarjeve në jetën e individit, që mund të kenë shkaktuar depresioni si: psikoterapia individuale e cila nënkupton modalitetet e bazuara në principet psikodinamike, që përdoret për mjekimin e formave të lehta dhe kronike të depresionit. Terapia interpersonale thekson rëndësinë e edukimit mbi depresionin dhe ndihmon individin të zhvillojë strategji më të mira për trajtimin e situatave jetësore aktuale. Psikoterapia grupore mund të ndihmojë individët depresivë që të përmirësojnë aftësitë sociale dhe vetëvlerësimin; Terapia kognitivo-bihevioriste bazohet në kushtin paraprak për mënyrën e shtrembëruar të mendimit rreth vetes dhe botës.

Në qoftë se personi, përgjigjet me “Po” te pyetjet a) dhe b), ai vuan nga një simptomë depresive. Në qoftë se personi përgjigjet me “Po” pyetjes c) (pra shqetësimet në jetën tuaj kanë vazhduar gati 2 muaj), simptomat tregojnë se sjelljet e tij janë depresive, me këtë gjendje përjetimi personi domosdoshmërish duhet të trajtohet nga një psikolog profesional.

Mendimet negative ushqejnë depresionin dhe duke i njohur shtrembërimet e tilla, duke i mësuar individët se si t’i zëvendësojnë me mendime reale dhe vetëformuese, mund të pakësohen ndjenjat e dhimbshme depresive. Bashkëbisedimet me prindërit apo kujdestarin e personit me depresion, mundet të sqarohet dhe vihet më mirë nën kontroll situata depresive. Shumë herë diskutimi për problemet dhe vështirësitë që ka personi i depresuar, është mjaft lehtësues, sepse zgjidhjet nuk gjenden menjëherë, sepse varen shumë nga individualiteti i personit dhe shkalla depresive që ai përjeton. Kështu në këtë mënyrë sqarohen më detajisht shkaktaret e stresit që e kanë çuar personin në depresion, gjë që do të ndikojë mjaft në gjetjen e mënyrave dhe alternativave për tejkalimin e situatës depresive. Nisur nga përvojat në këtë fushë, del se në saj të bashkëbisedimeve mundësohen këndvështrime të ndryshme të reja dhe efikase mbi problemet e jetës, mbi sjelljen, mendimet e vetë personit, si dhe mbi marrëdhëniet me të tjerët. Qëllimi është që personi të rigjejë forcat për të normalizuar vetveten. Trajtimi me ilaçe dhe këshilla

psikologjike përshpejton mjaft shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi. Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen serish me lehtësi pas ndërprerjes se ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht deri në 1 vit dhe gjate kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Pas përfundimit të ilaçeve duhet me pa tjetër të merren këshilla përsëri nga mjeku psikiatër. Në fillim të përdorimit të ilaçeve mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore mund të jenë si: ndjenja e të vjellit, dhimbja kokës, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe ndihet lodhje. Zakonisht efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Për efektet anësore të ndryshme duhet të këshilloheni me mjekun që ndjek ecurinë e mjekimit. Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë personi me depresion në se shikohet e nevojshme nga mjeku mund të përdorë dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin plogështinë.


20

« DOSSIER

E premte 14 qershor 2013 •

KËRKESA PËR FALJEN E B. BALLUKUT, HITO ÇAKOS DHE PETRIT DUMES

Deponimi i Petrit Dumes: Adhuroja metodën sovjetike, jam armik i Partisë Nga Albert Kotini

T

ë tilla pyetje-përgjigje mbushin 258 faqe, marrë në stenografi nga Behije Tufa dhe Eli Kokusha dhe daktilografisti Lame Kalluca, Sulo Çerpanin. Marrim dosjen 22, shkresa 12739/35 për Petrit Dumen e njëjta gjë. Edhe hetuesit vetë nuk do të ishin më mirë në gjendje të riprodhonin ato deponime që ju kërkoheshin të pandehurve, sesa ata deklaronin se kushedi me çfarë metodash të arkitekturuara ndaj tyre se mos u ishte premtuar lehtësi, po të shpifnin sa më shumë njëri-tjetrin. Në dosjen 24 deponimet e B. Ballukut, P. Dumes, H. Çakos, R. Parllakut përballë dëshmitarëve Ymer Premçi, Ilo Furxhi, Nikollaq Sallabanda, Agron Gomo, Spiro Shalsi, Ernest Jakova, Vaskë Gjino etj., janë aq të porositur sa të shpërfytyrohet çdo ligjësi gjyqësore. E kështu dosjet 25, 26, 28 në qindra faqe të nxira nga thënie e kundërthënie, gjyqtarë, të pandehur, dëshmitarë duke luajtur rolin e vet në pjesët, që i caktonte direktiva e partisë, arrijmë në finalen e tragjedisë. Shkresa nr: 12739/39-17, ku jepet pretenca e prokurorit, me vdekje B. Ballukut, P. Dumes, H. Çakos dhe 25 vjet burg për R. Parllakun fjala e mbrojtjes e të pandehurve, të cilët as vetë nuk e besonin se u mashtruan në hetuesi e kudo, nuk menduan se do të arrinte puna deri te prerja e kokave. Janë mjaft rrëqethëse fjalët e fundit të të pandehurve dhe mbi të gjitha vendimi i Gjykatës, që nuk bëri gjë tjetër vetëm ndoqi urdhrin e Hoxhës pikë për pikë. Kështu mbyllet sipari i kësaj drame, që filloi nga organizata-bazë e Partisë së Punës, pastaj në përpunim në vijën e masës, gjykimi në emër të masës popullore në plenumet e KQ të PPSH-së dhe kalimi në gjyq rrufe për dhjetë ditë nga specialet ushtarake, duke mbyllur perden e vdekjes, në një kohë kur akoma boja e lutjes së viktimave drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor nuk ishte tharë. Dhe sot të vjen turp, kur ata që vrau e burgosi Enveri i bëjnë hosana PS-së. Disa me të drejtë thonë: “Ashtu i paska dashur mushka drutë. Janë mësuar të hanë njëritjetrin, derisa mbërritën te Mehmet Shehu, Kadri Azbiu dhe përsëri do të mbeten kanibalët e shekullit XX, të cilëve nuk do t’u mbetet në dorë e ardhmja demokratike. Ajo u përket njerëzve që nuk vrasin të pafajshmit në emër të PK-së ose PS-së.” Sa për apel të disa të dënuarve. Kur takoj në rrugë Aranit Çelën veteran, a do të ketë kurajën t’u kërkojë të paktën ndjesë për hipokrizinë? Hilmi Telegrafi përpara se të vdiste u tha të afërmve të vet: “Kemi bërë gjyq kot për ata të shkretë, i dënuam se ashtu na thanë.” E kishte fjalën për gjeneralët-viktima mbas vitit 1974: Sadik Bekteshi, Ernest Jakova, Spiro Shalësi, Todi Haço, Abdi Mati, Halim Ramohito, Muharrem Kokomani, Dilaver Poçi etj. Ata që kanë mbetur, a mund të flasin tani të vërtetën, apo nuk e lejon PK-PS-ja të nxirrnin në shesh gjynahet e tyre, edhe për njerëzit e vet? Kjo është çështja. Do të presim, pastaj do të flasim me fakte dhe dokument, që na i ka dhënë në duar demokracia

Enver Hoxha me ushtarakë të lartë

Beqir Balluku gjatë një inspektimi

Petrit Dume (i pari majtas), gjatë një feste me ushtarakë kinezë 1991-1996. “Mund ta futësh një njeri në burg, ta torturosh, ta vrasësh, por nuk mund t’i ndryshosh atë që ai mendon duke përdorur dhunën”, - ka thënë Lajbnici. Petrit Dume: Prepotenca dhe arroganca më kanë shtyrë kundër Partisë Deponimi i Petrit Dumes për linjën e tretë (sabotimin ideologjik). Pyetje: I pandehur Petrit Dume, ju akuzoheni për sabotime dhe në fushën e ideologjisë. Lidhur me rregulloret ushtarake, që biseduam edhe me të pandehurin Beqir Balluku, a janë bërë sabotime në fushën e rregulloreve ushtarake? Si janë zbatuar nga ty porositë e Komitetit Qendror dhe të Këshillit të Mbrojtjes, që rregulloret e ushtrisë t’i përgjigjen kërkesave politike të Partisë, më

vonë edhe tezave të Këshillit të Mbrojtjes, kur dolën? Përgjigje: E kam thënë dhe në hetuesi që puna që kemi bërë neve në ndryshimin e rregullores në përmbajtje, në mënyrë që t’i përgjigjet rrethanave të artit tonë ushtarak, është e tillë që tregon se, neve nuk kemi vënë në jetë mësimet e Partisë. Gjatë përpunimit të rregulloreve kemi ruajtur shumë gjëra në përmbajtje sovjetike. Dhe ato rregullore që kemi bërë, kanë mbeturina të botëkuptimit sovjetik dhe një pjesë tjetër janë origjinale sovjetike. Pyetje: Pas daljes së Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, çfarë u bë me Rregulloret Ushtarake? Përgjigje: Tentativë për të ndryshuar rregulloren u bënë, por dua të theksoj se, puna që bëri Be-

qir Balluku që në momentet e para me heqjen e rregulloreve bazë dhe që u kuptua edhe për rregulloret e tjera, ishte një goditje e rëndë që i bëhej nevojës për rregullore në ushtri. Vetëm dhënia e një urdhri të tillë, frenoi shumë zhvillimin e rregulloreve sipas artit tonë ushtarak dhe kërkesave të tezave të Këshillit të Mbrojtjes. Në drejtim të korrigjimit të rregulloreve kemi shkuar shumë ngadalë. Pyetje: Po rregulloret, që i përgjigjen tezave të Këshillit të Mbrojtjes keni juve? Përgjigje: Ka disa rregullore. Pyetje: Nga kontrolli që bëri Komisioni i Kontrollit, del se të gjitha rregulloret që keni pasur, kanë qenë rregullore të huaja e nuk i përgjigjen tezave të Këshillit të Mbrojtjes. Po lidhur me vënien e masave të rënda për formën e edukimit, çfarë përgjegjësie ke ti Petrit Dumja? Përgjigje: Lidhur me këto masa ndëshkimore këtu janë dy periudha: nga 1966-1970 dhe nga 1970 e deri tani. Duke qenë të drejtuar nga botëkuptimi dhe veprimi i Beqir Ballukut kemi shkuar në liberalizim. Në shumë drejtime kemi punuar pa rregullore. Sido që të jetë rregullorja, qoftë rregullorja me përmbajtje, që t’i përshtatet vendit, ushtrisë tonë, qoftë rregullorja pa përmbajtje pa e zëvendësuar atë rregullore, unë e thashë dëmet janë shthurjet dhe çoroditja është në plan të ditës. Nga 1966-1970 pati një çoroditje të madhe dhe liberalizimi doli në vendin e parë. Ndërsa, pas 1970 u forcua shumë me kërkesa administrative dhe masa ndëshkimore. Pyetje: Mbas 1970-s e jepnin frymën rregulloret sipas kërkesave të tezave të Këshillit të Mbrojtjes, ato lloj aktesh, që u vërtetuan në ushtri, që ti je në dijeni Petri Dumja, që arriti puna derisa të përdoren tortura. Është rezultat i kësaj fryme? Përgjigje: Unë vetëm kam luftuar, që të ketë Rregullore të Disiplinës, që të ketë masa ndëshkimore, duke u nisur nga pikëpamja ime, që në ushtri duhet të përdoren të dyja metodat. Pyetje: A u zbatua porosia, që dha Komandanti i Përgjithshëm më 1963-shin, lidhur me nevojën e pastrimit të rregulloreve nga përmbajtja e huaj? Përgjigje: Kjo nuk u zbatua. Pyetje: Me metodën e detyrimit nënkupton burgun ti? Përgjigje: Edhe burgun edhe masat penale. Pyetje: Burgun në ç’dispozita u bazove ti? Përgjigje: Në rregulloren e disiplinës. Pyetje: Sipas teje duhet të ketë burg? Përgjigje: Unë them se duhet të ketë masa ndëshkimore, duke filluar nga vërejtja, deri tek burgu. Pyetje: Ju keni arritur deri atje, që jo vetëm ato që ka në rregullore, por edhe në masat të


DOSSIER • E premte 14 qershor 2013

jashtëligjshme, juve keni shtyrë shërbimet ushtarake për ushtarët e padisiplinuar sipas jush, nga dy keni bërë 3 vjet. E keni dhënë ju këtë urdhër? Përgjigje: Unë e kam dhënë. Kjo pasqyron që unë kam kaluar çdo kufij në këtë drejtim. Prepotenca e arroganca më kanë shtyrë të marr masa të tilla. Pyetje: Është e vërtetë që ju keni thënë që më qante zemra për rregulloret sovjetike? Përgjigje: Unë kam thënë, që kam qenë i dashuruar me ato rregullore. Pyetje: Po kjo që thoni ju se keni qenë i dashuruar pas rregulloreve sovjetike. Çdo të thotë kjo? Përgjigje: Mua shumë nga rregulloret sovjetike më duket se ishin të adoptueshme për ne. Ka rregullore të ndryshme: ka rregullore, që ndërtojnë jetën, ka rregullore taktike, ka rregullore operative, ka teknike. Pyetje: Lidhur me sabotimin që është bërë në ushtri me futjen e literaturës borgjezo-revizioniste. S’i ke zbatuar ti direktivat e vazhdueshme të Partisë, lidhur me luftën kundër penetrimit të ideologjisë së huaj? Përgjigje: Për aq kohë sa kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm, gjithmonë kam drejtuar sektorin e zbulimit, i cili merret me njohjen e ushtrive të huaja dhe kjo metodë e futjes të literaturës së huaj është një metodë e vjetër dhe kështu ka vazhduar. Unë nuk pretendoj se, po të kisha parë orientimin e Partisë 1963 dhe do të kisha bërë kthesë. Jo, po ta kisha parë, do mendoja se, kjo nuk i takon ushtrisë, se ushtria pa literaturën e huaj nuk mund të njohë ushtrinë. Ky qe koncepti im, që po të njohim ushtritë e huaja, duke futur literaturën e tyre në ushtri, duhet të kërkohet me këmbëngulje sa më shumë literaturë sekrete dhe të jetë literaturë sa më e freskët. Atë që Partia ka kërkuar që të shtrydhet kjo literaturë nga ana ideopolitike, unë nuk e kam bërë, unë kam lejuar, që në ushtri të hyjë diversioni ideologjik. Pyetje: Je në dijeni të literaturës së huaj ideologjike, politike, ushtarake? Përgjigje: Jam njohur me to. Unë kam qenë nga ata, që Drejtorisë së Zbulimit i kam bërë thirrje, që të fusë literaturë të re ushtarake në gjirin e saj. Pyetje: Çfarë i thoni ju kësaj dyndjeje të propagandës revizioniste? Përgjigje: Unë e kam thënë që literatura ushtarake duhet të hyjë pa kufij, duhet të jetë sa më e freskët, sa më ilegale, aq me vlerë më të madhe duhet të jetë. Libri i strategjisë duhet. Ai duhet të ishte në Shtabet e Përgjithshme dhe

në komandant e korpuseve. Pyetje: Sovjetiku në atë strategjinë që thua ti, qofshin edhe ato ushtarake, a nuk mendon ti se çdo botim dhe çdo botëkuptim, qoftë edhe ushtarak nuk është gjë tjetër, veçse shprehje e një botëkuptimi politik? Përgjigje: Në ballë të çdo literature është çështja ideologjike. Pyetje: Në qoftë se sovjetiku e përhap këtë, a nuk përhap botëkuptimin e tij politik? Përgjigje: Unë them që shkalla strategjike e saj, që është më e rrezikshmja, shkalla taktike është më pak e rrezikshme se strategjikja. Pyetje: Në qoftë se sovjetikët pranojë të përhapin libra të tilla, a thua ti se nuk mendojnë, që të përhapin edhe pikëpamjet e tyre bashkë me to, qoftë edhe ushtarakët? Përgjigje: Nuk bëhet ajo po nuk pate baza

eraturë të huaj për të evituar rrezikun e madh, që krijohet këtu? Përgjigje: Ka një parathënie të vogël. Pyetje: Je shumë i sigurt, Petrit Dumja, që të marrin shtetet çdo literaturë pa kontroll, kështu si bëni juve? Përgjigje: Për ushtarakët ka shkallëzime. Pyetje: Çfarë parathënie bëre ti për KOMSOMOL-in? Përgjigje: Nuk e di, nuk e kam parë. Pyetje: Kush ka urdhëruar për një vërshim të tillë të literaturës, nga vajti kjo literaturë? Përgjigje: Kjo ishe metoda, që përdornim neve për njohjen e ushtrive të huaja. Pyetje: Po këta libra, që futen pa kontroll? Përgjigje: Ajo metodë ishte në kundërshtim me vijën e Partisë. Pyetje: Është armiqësore kjo? Përgjigje: Unë e kam pranuar, që është metodë armiqësore. Pyetje: Nga juve këtu ka ndonjë, që ka kundërshtuar këtë lloj metode armiqësore? Përgjigje: Të gjithë dakord kanë qenë. Pyetje: E di që janë bërë abonime personale? Përgjigje: Abonime personale bënte kushdo sipas qejfit të tij dhe jo me aprovim. Nuk e kam ditur, që bëhej aprovim nga kryetari i dikasterit. Pyetje: Je në dijeni, që janë shpërndarë e përkthyer libra të tillë ushtarakë siç janë “Strategjia ushtarake”, “Taktika”, “Rregullorja e luftimit të raketave” etj., etj. Përgjigje: “Rregullorja e luftimit të raketave” nuk më kujtohet, “Strategjinë ushtarake” dhe “Taktikën” e di që janë botuar. Pyetje: Përse duheshin këto? Përgjigje: “Strategjia ushtarake” në shkallë korpusi e ministrie ishte e nevojshme. Pyetje: Po të lexoj një citat nga strategjia për ta lidhur, edhe me atë pikëpamjen tënde, që thua se janë libra ushtarakë. Ja citati: “Bashkimi Sovjetik thuhet në këtë libër, që është shpërndarë në gjithë ushtrinë për të njohur armikun gjoja, Bashkimi Sovjetik zotëron një fuqi të përgjithshme të goditjes bërthamore prej më shumë se 10 mijë megaton dhe, si rezultat i një goditjeje të tillë kundër SHBA-ve do të vriten të gjithë banorët e saj dhe i gjithë vendi do të shkatërrohet.” Çfarë është kjo, për të njohur Bashkimin Sovjetik? Përgjigje: Ky është shantazh. Pyetje: Si vepron me njeriun e thjeshtë kjo? Përgjigje: Me njeriun e thjeshtë vepron në mënyrë shumë negative. Pyetje: A është diversion ky? Përgjigje: Është diversion ideologjik, psikologjik. Pyetje: Të marrim librin “Taktika”, po ju lexoj një citat: komanda operative, duke patur në dispozicion armë bërthamore me mjete me rreze të

ideologjike. Pyetje: Gjithë kjo literaturë, që është futur në ushtri, ka të bëjë me atë, që duhet njohur armiku? Përgjigje: Unë them që ka të bëjë. Unë them që detyrën tonë nuk e kemi bërë, por ama që ushtria di si organizohet desanti ajror nga armiku, di si fluturojnë avionët, di se ku hidhen. Pyetje: Me çfarë e keni mbuluar juve këtë lit-

largët të dërgimit të tyre në objekte, ka mundësi të zgjidhë detyra të tilla, të cilat më parë zbatoheshin vetëm me anën e luftimit të njësive dhe të reparteve të gjithanshme. Për më tepër, arma bërthamore, që është në vartësi direkte e komandës operative, është tani mjeti kryesor i shkatërrimit të armikut në operacion. Po në qoftë se nuk e kemi, ose e ndërtojmë ndryshe, çfarë do bëjmë ne këtu?

»

21

Përgjigje: Kjo desh zbërthyer, desh shtrydhur dhe kundërvënë. Pyetje: Unë po marr se është bërë kjo. Dëgjoje më tej “Taktikën”, librin ushtarak, që u përhapka në të gjithë botën: Duke zotëruar mjete të fuqishme dëmtimi, mësymësi është në gjendje tani, që brenda afateve të shkurtra t’i shkaktojë dëme vendimtare qëllimeve të armikut, të shkatërrojë çdo fortifikatë e ndërtime mbrojtëse moderne, ka mundësi të ndryshojë me shpejtësi dhe në mënyrë të theksuar raportin e forcave. Çfarë i thoni ju ushtarit, në lidhje me këtë që po bën qëndresën e zjarrit? A mund t’i rezistojë sipas kësaj teorie qendra e zjarrit? Përgjigje: Ushtarit i do shpjeguar. Ne futëm në ushtri diversionin ideologjik të armikut. Pyetje: Duke futur këtë diversion ideologjik, ato pika të zjarrit, transhetë, ç’duheshin përpara kësaj? E di se në dosje ndodhet një informacion me Nr. 1496 datë 31.5.1973, që Ilo Prifti i bën Beqir Ballukut? Përgjigje: E kam parë në hetuesi. E kam vlerësuar armiqësore. Pyetje: Ç’tregon kjo? Ky informacion është bërë pas Plenumit të 4-t të Komitetit Qendror. Ç’bëtë ju mbas Plenumit të 4-t të KQ-së? Përgjigje: Nuk bëmë asgjë. Pyetje: A nuk keni marrë masa për të bërë të kundërtën, se kjo është bërë mbas Plenumit? Përgjigje: Derisa ne nuk e ndaluam, por e vazhduam më tej, do të thotë se nuk i zbatuam vendimet e Pleniumit. Pyetje: Tregon kjo rrezikshmëri të veprimtarisë tuaj Petrit Dume? Përgjigje: Po. Pyetje: Në urdhrin e lëshuar nga ty nr: 0103 datë 6.3.1972, thuhet që njësitë dhe repartet për të lehtësuar studimin e materialeve mbi ushtritë e huaja, të merren këto masa: njësitë, repartet dhe institucionet ushtarake të përgatisin brenda vitit 1972 lokale të përshtatshme për klasa dhe kabinete, ku të ekspozohen materialet dhe figurat mbi ushtritë e huaja, ndërsa Drejtoria e dytë të përgatisë e të dërgojë material të nevojshëm në formë albumesh e pllakatesh, si dhe të shtojë tirazhin e materialeve, që boton. Përgjigje: Këto ishin masa për të studiuar armikun. Pyetje: Kështu studiohet armiku, duke hapur ekspozita dhe albume? Përgjigje: Në atë urdhër tërhiqet vëmendja që të forcohet përgatitja mbi ushtritë e huaja. Pyetje: Që të njohësh ushtritë armike, është një nevojë, që të ka dhënë Partia. Po Partia ka thënë kështu, që të bëhet një propagandë e tillë e shfrenuar e librit? Përgjigje: Unë e pranova, që kjo është armiqësore, diversion ideologjik. Pyetje: A mund të bënin më shumë se kaq imperialistët e revizionistët kundër RPSH-së me të gjitha mjetet e tyre të propagandës, që kishin në dorë ata? Përgjigje: Neve duke bërë një punë të tillë, kemi bërë detyrën e tyre. Pyetje: I di direktivat e Partisë dhe instruksionin e KQ-së lidhur me këtë? Përgjigje: I di. Pyetje: Pse nuk i zbatuat juve? Përgjigje: Ne kemi përdorur një metodë të shtrembër. Pyetje: Po detyrën e Plenumit të 4-t të KQ-së e ke ditur Petrit Dume? Cila ishte parulla që u hodh? Përgjigje: Luftë kundër ideologjisë së huaj. Pyetje: T’i mbyllim shtigjet ideologjisë së huaj. Këtë detyrë e dinit ju? Përgjigje: Po e dinim. Pyetje: Ia mbyllët shtigjet ideologjisë së huaj apo ia hapët më shumë? Përgjigje: Ne nuk morëm asnjë masë pas Plenumit për të bërë kufizime ose për të ndaluar hyrjen e literaturës së huaj në ushtri. Pyetje: Çdo të thotë kjo? Përgjigje: Do të thotë, që nuk zbatuam detyrat e Partisë. Pyetje: Kush nuk i zbaton vendimet e Partisë? Përgjigje: Ato nuk i zbaton ai që është në kundërshtim me vijën e Partisë. Pyetje: Çfarë jeni juve, që keni bërë punë antiparti? Përgjigje: Armik, puna është armiqësore Pyetje: I pandehur Beqir Balluku, keni pyetje për Petrit Dumen? Përgjigje: Po (vijon numrin e ardhshëm)


22

« BOTA

G

jithnjë e më shumë njerëz po e braktisin kishën, por janë të shumtë ata që megjithatë dëshirojnë një prift në dasmën e tyre. Iniciativa "Pastor me qira" shpreson ta plotësojë këtë mungesë në treg. Andrea donte që dasma e saj të ishte jo vetëm një ditë e madhe, por edhe një ditë speciale dhe e personalizuar. "Edhe pse nuk shkojmë në kishë rregullisht ne nuk donim që dasma jonë të ishte thjesht një ceremoni standarde", thotë ajo. Ajo foli me Mickey Wiese, një teolog i certifikuar që e quan veten "prift eventesh". Wiese u ofron dasma të krishtera çifteve, të cilat nuk janë në komunitetin e kishës. Wiese, në fillim të të pesëdhjetave, me flokë të gjatë gri, të mbledhur bisht, punon si docent i lirë. Avantazhi i tij është se pranon me kënaqësi të celebrojë martesa në vende të pazakonshme. P.sh. i ka rënë rasti të flasë në dasma në vreshtë apo në një treg. Këtë vjeshtë ai do të veshë kutën e murgut për një ceremoni në një kështjellë mesjetare. Çiftet që duan ta kontaktojnë Wiese-n, mund ta gjejnë në një faqe interneti të ngritur enkas për këtë qëllim. Nga jokonvencionale në multikulturore Në faqen "rent-a-pastor" (merr një prift me qira), njerëzit mund të kërkojnë teologë kudo në Gjermani. Ka një larmi ofertash: krahas Wiese-s, mund të merret me qira një "folës jokonvencional", i njohur nga "shfaqje të shumta në televizion", apo një prift brazilian i specializuar në martesa multikulturore. Ka rreth 20 folës të regjistruar në faqen e internetit dhe çmimi normal është rreth 50 euro për orë. Priftërinjtë mund të merren me qira edhe për funerale. Faqja "rent-a-pastor" është ngritur nga Samuel Diekmann, një prift i certifikuar me Kishën e Lirë Protestante në Hesen. Atij i lindi ideja rreth katër vjet më parë dhe fillimisht i ofronte shërbimet e tij vetëm në faqen private të internetit, për të fituar ca para shtesë. Në fund të vitit, disa kolegë iu drejtuan për t'u bashkuar në biznesin e tij. Pikërisht atëherë lindi faqja e internetit "rent-a-pastor". Me modelin Hollivudit Grupi i synuar nga "renta-pastor" janë njerëzit që nuk kanë të bëjnë shumë me kishën, por që ende besojnë tek Zoti apo që duan një folës profesionist në dasmën e tyre. "Folësit e lirë janë si rëra në shkretëtirë", thotë Diekmann. "Por për çiftet është e vështirë të kuptojnë se çfarë fshihet pas fasadës së ndritshme. Për këtë arsye ne përdorim etikën tonë profesionale si reklamë". Diekmann ka drejtuar tashmë edhe dasma tematike: p.sh. ka mbajtur në qafë një gjerdan lulesh për dasmën hipi të një çifti të moshuar. "Ajo që ka rëndësi është lumturia e çiftit", thotë Diekmann. Por Volker Lehnert, anëtar i Këshillit të Kishës,

E premte 14 qershor 2013 •

50 euro për të blerë bekimin e Zotit

Pastruesit me diplomë në Evropë iliona punëtorë të kualifikuar në Evropë dhe vende të M tjera të botës punojnë si pastrues. Ata mund të fitojnë më shumë se në vendet e tyre, por shpesh privohen

nga jeta familjare. Rosi Torres jeton në Gjermani që prej 10 vitesh. Ajo nuk ka dokumente dhe punon ilegalisht. Ajo nuk do të thotë se nga cili shtet i Amerikës Latine vjen dhe se cili është emri i vërtetë i saj. Me profesionin topografe ajo nuk mundi të gjente punë në vendlindjen e saj dhe ishte e papunë për vite të tëra. Asaj i nevojiten para për të paguar studimet e djalit të saj dhe për ilaçet e prindërve, të cilët vuajnë nga diabeti dhe probleme me zemrën. Ajo pastron përditë shtëpitë e gjermanëve dhe pjesën më të madhe të parave e dërgon tek familja e saj.

Mickey Wiese

KISHA PO TKURRET

Kreu i Kishës Katolike në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan duke përshëndetur besimtarët

G

jithnjë e më shumë njerëz sot po braktisin Kishën Katolike dhe atë protestante. Zbulimet e shumë skandaleve të abuzimit në shkollat e krishtera kanë pasur si pasojë një rënie veçanërisht të fortë të numrit të anëtarëve: rreth 180.000 katolikë dhe 145.000 protestantë u larguan nga kisha në 2010. Tani më pak se 60 për qind e popullsisë gjermane bëjnë pjesë në këto dy kisha. Shifrat madje pritet të bëhen më kritike. Një milion të krishterë në Gjermani planifikojnë të dalin nga kisha. Sipas revistës gjermane “Christ and World”, së bashku me ata që e marrin në konsideratë këtë mundësi, kishat po përballen “me një humbje potenciale të më shumë se pesë milionë e gjysmë anëtarësh”. Revista i referohet të dhënave të drejtorit të institutit kërkimor Sinus.

e sheh këtë treg të ri me dyshim. Sipas teologut pranë Kishës Protestante në Rheinland, për këtë gjithë fajin e ka Hollivudi. "Pozitive është se

REKLAMË PËR BESIMIN

Megjithatë, ideatori i “rent-a-pastor”, Samuel Diekmann, nuk e sheh shërbimin që ofron si një biznes kundër kishës. Përkundrazi: ai beson se oferta e tij mund të kthejë disa dele të humbura në shtëpinë e Zotit. “Nëse pëson një aksident automobilistik dhe nuk je anëtar i shoqatës së automobilëve, mund t’i thërrasësh megjithatë dhe ata të vijnë në ndihmë”, shpjegon Diekman. “Por kur njerëzit përjetojnë një ngjarje të tillë, shumë mendojnë të anëtarësohen në shoqatë”. Teologu shpreson që shërbimi i tij fetar të ketë efekt të ngjashëm: “Me anë të punës së mirë, mirësjelljes dhe humorit mund të shënosh vërtet pikë tek disa njerëz”.

besimi te Zoti ende përmendet në këto ceremoni", thotë Lehnert. "Kjo është pa dyshim në interes të kishës. Por ana e keqe është që prej tyre buron

një mesazh negativ: mund të kesh atë çka ofron kisha, pa qenë anëtar i saj. Nëse këtë do ta bënin të gjithë, ky do të ishte fundi i kishës".

Pastrues të mbikualifikuar Rosi Torres nuk është e vetme. Sipas Kyoko Shinozaki, sociologe japoneze pranë Universitetit të Bohumit në Gjermani, punëtorë të kualifikuar që bëjnë një punë të tillë janë të shumtë dhe ajo është duke bërë një studim ndërkombëtar për këta lloj punëtorësh në Evropë dhe Azi. “Ata do të donin të punonin në profesionin e tyre, por nuk shohin asnjë shans në vendlindje”, thotë Shinozaki. Duke pastruar shtëpitë e gjermanëve, mund të fitojnë më shumë para nëse punojnë si mësues apo inxhinier në vendet e tyre dhe për shkak se kostot e jetesës janë më të larta ata bëjnë një jetesë të thjeshtë, për të dërguar sa më shumë para tek familjet e tyre. E gjitha kjo sakrificë bëhet për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Të bësh rolin e prindit përmes Skype “Mundësia për të komunikuar me telefonat celularë dhe akoma më mirë në Internet, ka çuar një ndryshim radikal në kontaktin e këtyre familjeve”, thotë Shinozaki. Për shembull një baba i tha asaj me krenari: “Shiko Kyoko. Djali im më ka dërguar shtatë mesazhe sot!” Kjo tregon se fëmijët kanë nevojë për të dhe duan këshillat e tij. Disa nëna kujdesen edhe për detyrat e shtëpisë të fëmijëve përmes Skype-it. Rosi Torres flet pothuajse për ditë në Skype më djalin e saj. Që prej 10 vitesh ajo e sheh atë vetëm përmes web-kameras. Ajo jeton çdo ditë me frikën se mund të pikaset nga autoritetet gjermane. Gjithsesi ajo pret që ta shohë sërish në jetën reale: “Ai ka mbaruar studimet për inxhineri dhe tani do të vijë në Gjermani për të bërë një master dhe të kërkojë një punë. Ne do të punojmë të dy për pak kohë dhe më pas do të kthehemi në shtëpi”. Tapet i kuq në aeroport Në disa prej vendeve të tyre të origjinës, emigrantët gëzojnë një status të lartë sepse të ardhurat e tyre janë me peshë në ekonominë lokale. Shinozaki thekson se në Filipine ata që punojnë jashtë vendit konsiderohen si ‘heronj kombëtarë’ dhe ‘investitorë nga anë tjetër e detit’. Kur ata kthehen në shtëpi iu shtrohet vërtet një tapet i kuq. Por në vendet ku ata jetojnë nuk kanë asnjë të drejtë. Organizata Botërore e Punës (ILO) ka nisur një veprim për të siguruar për të gjithë këta punëtorë që të marrin pagën e duhur, pushime dhe sigurime shëndetësore. Sipas disa burimeve brenda Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), ILO ka nënshkruar një marrveshje në Parlamentin gjerman për një qëllim të tillë. Sapo kjo marrëveshje të ratifikohet, atëherë të gjithë pastruesit e shtëpive me rezidencë të rregullt në Gjermani mund t’u drejtohen zyrave për ndihmë të mëtejshme. Por situata do të mbetet e vështirë për ata që janë ilegalë, sepse nga frika e deportimit nuk do të kontaktojnë më autoritetet gjermane.


SPORT • E premte 14 qershor 2013

Gareth Beil është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të të gjithë merkatos verore, teksa deri më tani është aluduar se Reali është gati të paguajë shumën më të madhe për transferimin e tij. Megjithatë, interesimi për lojtarin me tipare sulmuese është rritur ndjeshëm në veçanti dhe tashmë në lojë për të marrë shërbimet e tij është futur edhe gjigandi francez. Paris Sent Zhërmen është gati të luftojë me Real Madrid në një ankand të hapur për Garet Beil. Parisienët shpresojnë të marrin edhe trajnerin e Totenhem, Andre Vijas Boas, të bindur se një lëvizje e tillë do të bindë edhe uellsianin të ndjekë të njëjtën rrugë. Nëse kjo taktikë e dyfishtë nuk do të funksionojë,

P

residenti i Realit të Madridit, Florentino Perez vazhdon të jetë i bindur në idenë e tij për të rinovuar kontratën e tij me mesfushorin Kristiano Ronaldo. Për të bërë këta ai është gati t’i ofrojë 20 milionë neto në sezon portugezit, që do të bëhej më i paguari në botë se bashku me Samuel Etonë. Fillimisht Reali kishte menduar t’i ofronte Ronaldos 15 milionë euro neto në sezon, por tashmë klubi po mendon ta rrisë edhe më për ta çuar në 20 milionë pagesën e tij. Madrilenët po mendojnë për një rinovim të kontratës deri në vitin 2018, ndërsa ajo aktuale e Kristianos zgjat deri në vitin 2015. Duke bërë të gjithë llogaritë e kalkulimet, i gjithë operacioni i rinovimit të Ronaldos pritet t’i kushtojë 166 milionë euro Realit të Madridit. Reagon Ronaldo: Nuk ka asgjë të vërtetë Në Madrid të gjithë po përgatiten për rinovimin e Ronaldos, por vetë i interesuari numër një në këtë çështje, portugezi duket se i ka dhënë një goditje të fortë kësaj çështje. Pritet për t’u parë apo për t’u konfirmuara autenticiteti i mesazhit të lënë prej tij në “Tuiter” por nga ajo sa është lexuar kuptohet qartë se Ronaldo nuk ka ndarë mendjen nëse do të vijojë në të ardhmen në Madrid. Teksti i mesazhit të shkruar nga Ronaldo thotë: “të gjithë lajmet për rinovimin tim në Madrid janë falsitete”, ka thënë Ronaldo. Kjo është një deklaratë bombë e Ronaldos që mund të ngatërrojë shumë situatat në Madrid, duke vënë në lëvizje të gjithë klubet e tjerë të interesuar për të marrë shërbimet e tij. Monako dha 100 milionë Jo më larg se vetëm dy ditë më parë, klubi më i ri milioner kampionatit francez, Monako ka dalë me një ofertë marramendëse me mesfushorin portugez, duke ofruar as më shumë e as më pak por 100 milionë euro. Interes për Ronaldon ka shfaqur edhe Mançester United, Mançester Siti si dhe Çelsi i Murinjos.

PSG OFERTË TË ÇMENDUR PËR BEIL

pala parisiene vazhdon të jetë e bindur se mund të marrë nga Totenhem të paktën lojtarin që është kthyer në një nga yjet e

Rinovimi i Ronaldos kushton 166 milionë

23

Prokuroria zyrtarizon akuzat për Bizhdilin Numri një i klubit kavajas, Shpëtim Bizhdili, akuzohet se ka tentuar trukimin e disa ndeshjeve të Besës në kategorinë superiore, si dhe disa takime të kampionatit të të rinjve U-17 dhe U-19. Për të vërtetuar akuzat Prokurori Julian Zonja paraqet si prova dëshmitë e shtetasve Ilias Haxhiraj, Fatjon Sefa, Artan Mërgjyshi, Bardhyl Pashaj, Ylli Teliti, Lorenc Jemini, Emirjon Sino, Edvin Hoxha dhe Alban Tafaj, që të gjithë aktorë të futbollit në vend, trajnerë, futbollistë, president klubi dhe gjyqtarë. Zbardhja e tabulateve telefonike, që Prokuroria ua ka shpërndarë edhe mediave në mënyrë jozyrtare, e rëndon edhe më shumë pozitën e Bixhdilit. Gjithsesi presidenti i Besës i hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas Bizhdilit, njerëz të caktuar fshihen pas kësaj farse, më qëllim për të dëmtuar atë dhe klubin e Besës. Presidenti i Besës i konsideroi akuzat një shou të prokurorisë, e cila sipas tij nuk punon për të ndalur kriminelët që lëvizin lirshëm, por merret me trukimet e ndeshjeve. Bizhdili e përjashton në mënyrë kategorike skenarin e dënimit të tij apo të skuadrës që ai drejton. Pavarësisht vështirësive ekonomike, presidenti i kavajasve siguroi se po bën gjithçka për të ndërtuar një skuadër të fortë që do të synojë një nga katër vendet e parë në kampionat.

Hysaj midis Lacios e Parmës

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez vazhdon të jetë i bindur në idenë e tij për të rinovuar kontratën e tij me mesfushorin portugez

Elseid Hysaj është në epiqendrën e merkatos. Lojtari i Empolit ka kaluar një sezon magjik, edhe pse për të ishte viti i parë si profesionist. Titullar në skuadrën italiane në Serie B ai fitoi edhe grumbullimin me kombëtaren shqiptare, nga Xhani De Biazi. Menjëherë pas këtyre dy momenteve për mbrojtësin shqiptar kanë ardhur shumë oferta nga skuadra të Serie A si Xhenoa, Fiorentina dhe Lacio. Pikërisht skuadra e drejtuar nga Lotito me Igli Taren drejtor sportiv, duket se e ka seriozisht. Për të një ofertë e fundit, që gjithsesi është komplikuar edhe nga oferta e një tjetër skuadre italiane, Parmës. Emilianët kanë bërë ofertën e parë zyrtare ndaj mbrojtësit shqiptar dhe shumë shpejt kërkojnë ta bëjnë pronë të tyren kartonin e Hysajt. Nga ana tjetër dy skuadrat, Empoli dhe Parma kanë raporte të mira dhe gjithçka mund të shkojë mbarë në këtë marrëveshje, duke nxjerrë jashtë loje Lacion që kërkon mbrojtësin. Gjithsesi nuk është e pamundur që drejtori i Lacios, Igli Tare, t’i mbushë mendjen Hysajt për një skuadër të madhe si ajo e kryeqytetit italian. Ndërkaq mësohet se Empoli ka dëshirë që të lërë të lirë shqiptarin vetëm borxh në sezonin e ardhshëm që futbollistit t’i rritet edhe më shumë vlera në treg. Gjithsesi, vera është e gjatë dhe nuk e dimë se si do të shkojë çështja Hysaj. Në Romë apo Parma.

Barcelona, Handanoviç për të zëvendësuar Valdes Largimi i portierit, Viktor Valdes ka bërë që Barcelona të kërkojë me ngulm një portier të ri. Dhe të gjithë sytë janë fokusuar tek numri një i portës së Sllovenisë, Samir Handanoviç. Portieri aktual i skuadrës blaugrana e ka bërë të qartë se nuk do ta rinovojë kontratën me Barcelonën që skadon në vitin 2014, çka i detyron drejtuesit e shoqërisë të mendojnë seriozisht për të ardhmen e portës. Të shumtë janë emrat në listën e presidentit Sandro Rosell, por njëri duket i avantazhuar mbi të gjithë. Ai është slloveni i Interit, Samir Handanoviç, të cilin Morati është i gatshëm ta lirojë, por sipas kushteve të tij. Barcelona ka ofruar plot 23 milionë Euro për t’i prishur mendjen pronarit zikaltër që mesa duket kërkon të arkëtojë më shumë për gardianin që rezultoi një nga pikat më të forta të Interit gjatë sezonit të fundit. Gjithsesi, katalanasit kanë ende kohë në dispozicion dhe rritja e ofertës me 7 milionë Euro do ta afronte shumë portierin zikaltër me ekipin blaugrana.

Çelsi merr edhe Shurle

Bernd Shuster trajneri i ardhshëm i Malagës Ndonëse nuk është zyrtarizuar, tashmë mund të quhet e mbyllur se trajneri gjerman Bernd Shuster do të marrë drejtimin e Malagës

në sezonin e ri. Me largimin e Pelegrinit drejt Sitit, tashmë në Malagë po kontaktojnë me Shusterin, i cili ka një eksperiencë në kampionatin spanjoll.

E ëma e Kavanit: Im bir po flet me Realin dhe Sitin E ëma e sulmuesit të Napolit, Edison Kavani ka deklaruar se djali i tij po bisedon me Realin e Madridit dhe Mançester Sitin. Në një

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

futbollit botëror në sezonin e fundit. PSG ka shpenzuar më shumë se 200 milion paund në transferime që nga viti

2011 kur kaloi nën pronësinë e QSI, një kompani që kontrollohet nga familja mbretërore e Katarit. Gjithsesi, ata nuk shqetësohen përballë shpenzimeve dhe janë të gatshëm t’i shtojnë shumës së mësipërme edhe atë prej 85 milion paund që duhet paguar për të siguruar Beil, i cili aktualisht shihet si një “kopje” e Kristiano Ronaldos dhe me potencialin për të arritur nivelet e portugezit. Duket se gjithçka do të mbetet në dorën e Beil, të cilit klubi i premtoi një vit më parë se do të respektonte vendimin e tij, për sa kohë që do të arrinte një ofertë e parefuzueshme si ajo prej 85 milion paund e PSG.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

intervistë për një radio në Montevideo (Uruguaj) e ëma e Kavanit ka deklaruar: “Edi po flet me Realin dhe Sitin”.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Tjetër blerje e Murinjos. Çelsi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për transferimin e sulmuesit gjerman, Andre Shurle. Interesimi i Bluve për sulmuesin e ri gjerman është intenfisikuar në ditët e fundit dhe pas negociatave të vështira, Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin gjerman. Shuma e transferimit besohet të jetë diku rreth 21 milionë euro. Për t’u zyrtarizuar transferimi, Shurle duhet t’i kryejë testet mjekësore dhe të firmosë kontratën e tij me klubin londinez.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E premte 14 qershor 2013 •


Metropol 14 qershor