Metropol 13 gusht 2013

Page 1

»7

Mjekët: Familjet nuk ndikojnë

Fëmijët shqiptarë nuk kujdesen për dhëmbët, kanë shumë probleme E martë

13 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3052 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Reagon tregu

Fëmijët e emigrantëve Leku fiton terren ndaj kthehen deri në shtator Arrihet pakti mes dy vendeve. Toponimet nuk do të jenë argument për t’i bllokuar në asnjë pikë doganore »9

monedhave të huaja, do të vijojë rritja »6

Kompensimi i tokës Rama e Basha Hapat e vendosur për debatin në Kuvendin e ri të shtatorit »3

Kreditë Bankat ulin huat për bizneset, rritet skema e fajdeve të paligjshme »6

Opinion

Harta e çmimeve për trojet e të gjitha qyteteve • Skema që do të përdoret për sipërfaqen që do të shpronësohet • Sistemi i llogaritjes së çmimit për dosjen e paraqitur në AKKP

Bashkia e Tiranës

»6

»5

Strategji për shembjen e ndërtimeve të paligjshme sipas lagjeve

Nga Viron Bezhani

Drejtuesit e paaftë të sportit, që pengojnë zhvillimin »11 Nga Majlinda Bushja

Sa shërben dyshimi në shoqërinë politike

»11

Dokumentet gjermane

Roli i Abaz Kupit dhe tërheqja e trupave gjermane nga Shqipëria Përplasjet mes grupeve të armatosura shqiptare dhe forcave pushtuese. Paktet për mbrojtjen e territorit etnik »18-19

Asnjë i ndaluar

“Agimi i Artë” betohet në territorin shqiptar: Do të luftojmë deri në çlirim »9 Reagon PDIU: Policia duhej të kishte ndërhyrë. U kryen akte antishtetërore dhe u dhunua media shqiptare

Kriteret e universiteteve

Fakultetet heqin mesataren si kusht për të vazhduar studimet në master

»4


02

« POLITIKË

E martë 13 gusht 2013 •

PDIU reagon ndaj “Agimit të Artë”: Policia duhej të kishte ndërhyrë PDIU-ja reagoi dje ndaj protestës së zhvilluar nga “Agimi i Artë” në Himarë, duke pohuar se forcat e rendit duhej të kishin ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të tillë. “PDIU-ja reagon me forcë ndaj mungesës së ndërhyrjes së policisë ndaj dhunimit të medieve shqiptare prej këmishëzinjve fashistë të “Agimit të Artë”. Nuk ka asnjë pretekst legal në këtë vetëpërmbajtje të policisë sonë. Këta njerëz që ishin në pozitën e veprimtarit politik, siç e tregonin veten me veshjen e tyre të zezë. Nuk po kryenin ndonjë shërbesë fetare, por po zhvillonin veprimtari antishtetërore në

një mjedis të shenjtë si varreza. Autoritetet policore duhej t’u përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur non grata kryetarin e kësaj lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik”, - pohohet në deklaratë. Në shkresën e dërguar për mediet PDIU-ja konstaton se ngjarja e rëndë u hodh poshtë edhe nga vetë banorët e Himarës, që ishte dëshmia më e mirë për injorimin e “Agimit të Artë”. “PDIU-ja e vlerëson faktin që prifti i Himarës-

Fshat nuk e bëri kishën pjesë të lojërave të kësaj organizate që synon të armiqësojë shqiptarët me grekët, shqiptarët e krahinave të ndryshme me njeri tjetrin. PDIU-ja vlerëson faktin që me këta njerëz nuk u bashkuan banorë të tjerë të Himarës, që sot ka rënë në qetësi, pas zhdukjes nga drejtimi i pushtetit lokal të një figure të shitur si Vasil Bollano. PDIU-ja i ka vlerësuar dhe prononcimet e mëhershme të familjarëve të të ndjerit Aristotel Guma, të cilët nuk kanë dashur ta kthejnë vdekjen e të dashurit të tyre në motiv ndarës të komunitetit të shquar himarjot”, - thuhet më tej në deklaratën e PDIU-së.

DETYRA E PARLAMENTIT TË RI PËR TË RREGULLUAR KQZ

Zguri: Tre anëtarët e larguar mund të kthehen në detyrë Ervin Koçi

T

re anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga partitë e koalicionit të majtë mund të kthehen në vendet e lëna bosh që prej muajit prill. Anëtari i KQZ-së Klement Zguri pohoi dje në një deklaratë për mediet se do të jetë zgjedhje e parlamentit të ri mënyra si do të operohet me tre vendet bosh në KQZ, por neni përkatës në Kodin Zgjedhor nuk e pengon kthimin e Albana Shtyllës, Denar Bibës e Ilirian Muhos si anëtar të këtij institucioni. Ai e mbështet këtë argument duke theksuar se për shkarkimin e tre anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është marrë asnjë vendim nga parlamenti, pasi kjo çështje nuk kaloi asnjëherë në rend dite, kësisoj ata mund të konsiderohen ende anëtarë të KQZ-së. “Nuk ka një vendim për përjashtimin e tyre për t’u përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme, kështu që, në raste se ata do të kenë arsye për të ardhur, mund ta bëjnë dhe puna do të zhvillohet normalisht. Nuk është normale përderisa ligji e parashikon një gjë të tillë. Kam vënë re se nga personalitete të ndryshme ka pasur situata të ndryshme, ka pasur situata të ndryshme që mund të merret një aksion i tillë. Gjithsesi, në mënyrë absolute u përket atyre dhe është në vendimin e tyre për ta parë dhe për ta gjykuar një situatë të tillë”, - pohoi Zguri. Mungesa e tre anëtarëve të KQZ-së gjatë gjithë procesit zgjedhor, sipas Zgurit, nuk e ka cenuar standardin e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se mungesa e tyre shkaktoi vështirësi, por komisioni i administrimit të zgjedhjeve funksionoi brenda standardeve ligjore. Në këtë mënyrë, anëtari i KQZsë pohon se puna e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në organizimin dhe funksionim e procesit elektoral ka qenë i mirë, gjë kjo e

Mungesa e tre anëtarëve të KQZ-së gjatë gjithë procesit zgjedhor, sipas Zgurit, nuk e ka cenuar standardin e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se mungesa e tyre shkaktoi vështirësi, por komisioni i administrimit të zgjedhjeve funksionoi brenda standardeve ligjore. Në këtë mënyrë, anëtari i KQZ-së pohon se puna e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në organizimin dhe funksionim e procesit elektoral ka qenë i mirë, gjë kjo e dëshmuar edhe në raportet paraprake të OSBE-ODIHR-it...

Hera e parë që depozitohen kallëzime penale

Risia e padive penale ndaj numëruesve dhe KQZ-së Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara të zhvilluara në vend, procesi elektoral i 23 qershorit çoi në dyer e prokurorisë dy kallëzime penale për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këto padi u depozituan në prokurori nga Partia Socialiste, e cila akuzoi tre anëtarët për shpërdorim fondesh publike. Sipas PSsë, KQZ-ja shpërdoroi paratë e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për të bërë prokurimin e pajisjeve teknologjike, të cilat do të viheshin në zbatim për zgjedhjet e 23 qershorit. Këto pajisje do të bënin të mundur numërimin e votave për qarkun e Fierit dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve për qarkun e Tiranës, projekte që dështuan, duke marrë me vete një faturë financiare prej rreth 3.5 milionë eurosh. Krahas kërkesëpadisë të depozituar nga Partia Socialiste vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paditi numëruesit e votave për dy KZAZ në qarkun e Lezhës, pasi sipas institucionit që administron zgjedhjet në vend ata kanë manipuluar rezultatin e votimit për disa qendra votimi. Nëse prokuroria do të t’i faktojë akuzat e KQZ-së, këta numërues mund të marrin një dënim që shkon deri në 7 vjet burgim. Nëpërmjet këtyre kërkesëpadive të depozituara në prokurori zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit sjellin një risi, pasi asnjëherë nuk është bërë kallëzim penal qoftë për numëruesit, qoftë për anëtarët e institucionit.

dëshmuar edhe në raportet paraprake të OSBE-ODIHRit, që theksuan se këto ishin zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri. “Katër anëtarët e ngelur kanë bërë maksimumin e mundshëm brenda kompetencave dhe ligjit për të

zhvilluar një proces me standarde dhe brenda kërkesave të ligjit për zgjedhje standarde. Besoj se ia kemi arritur. Ka qenë një sfidë e madhe jo vetëm për ata që ne kemi kompetencë, por edhe për ta zhvilluar dhe për ta organizuar një proces zgjedhor, po dhe për shkakun

e mungesës së tre anëtarëve tanë, gjë që na ka vështirësuar situatën. Megjithatë, ajo që është kërkuar KQZ-ja e ka bërë”, - tha Klement Zguri. Largimi i tre anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ndodhi kur Kuvendi votoi shkarkimin e Ilirian Muhos, anëtari i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ky votim në Kuvend u bë me argumentin se ishin prishur balancat politike në tavolinën e KQZ-së, pasi në fillim të muajt prill LSI-ja e Ilir Metës doli nga koalicioni qeverisës me Sali Berishën. Ilirian Muho u zëvendësua më pas nga Klement Zguri, një nga anëtarët me më shumë përvojë në KQZ, pasi ai ka mbajtur disa herë rresht postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa Muho u zëvendësua me Klement Zgurin, anëtar i zgjedhur nga koalicioni i djathtë, dy anëtarët e tjerë të zgjedhur nga PS-ja, Albana Shtylla e Denar Biba, dhënë dorëheqje. Pak ditë më pas të njëjtin vendim mori edhe anëtari i zgjedhur nga PBDNJ-ja, Jani Jani. Më pas KQZ-ja funksionoi vetëm me katër anëtarë. Kthimi i tyre apo riformatimi i plotë i këtij institucioni pritet të jetë një ndër vendimet që parlamenti i ri do të marrë në muajt e parë të funksionimit të tij.

VENDIMI Ish-ushtarakët protestë për të mbrojtur SHQUP-in Ish-ushtarakët kanë protestuar dje për vendimin e firmosur pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike. Ata e zhvilluan këtë protestë fillimisht në oborrin e jashtëm të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku u shprehën se kjo është shtëpia e tyre dhe u bënë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak. “Kulmi i poshtërsisë, që u vuri kapak, është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli të PD-së. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë!” - tha në nisje ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Bajram Mane. Sipas tij, ishushtarakët nuk do të lejojnë që vendimi i miratuar nga Berisha pak ditë më parë të bëhet realitet, duke paralajmëruar në këtë mënyrë protesta të tjera lidhur me zëvendësimin e SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike. Ish-ushtarakët më tej i kërkuan ministrit në ikje të Mbrojtjes të anulojë vendimin e qeverisë dhe të mos e botojë atë në Fletoren Zyrtare. Ata i kanë bërë thirrje edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të reagojë për këtë rast. Ish-ushtarakët kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë. Edhe ish-zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm Sandër Lleshi ka pohuar pak ditë më parë se vendimi për kthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të PD-së është në shkelje të plotë të legjislacionit.


POLITIKË • E martë 13 gusht 2013

• Vendosja e rendit dhe e sigurisë është prioritet i programit 300-ditor të PS-së, në të cilin janë përcaktuar masa të shpejta për të ringritur imazhin e Policisë së Shtetit. Pak ditë më parë sekretari për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, është shprehur se drafti i paraqitur përmban masa emergjente për 100 ditët e para. “Në programin e 300 ditëve do të përfshihen masat e menjëhershme që do të realizohen brenda 100 ditëve me përpjekjen për të rikthyer stabilitetin dhe normalitetin në disa sektorë, siç është dhe administrimi i financave publike, edhe territori, edhe rendi publik, edhe problemet e energjisë, që janë gjithmonë presion mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, - është shprehur Beqja. Pas konsultimeve të para për këtë draft të dyja partitë kishin rënë dakord sa i takon taksës progresive. Beqja është shprehur se më 1 janar 2014 palët kanë rënë dakord që taksa për biznesin e vogël do të hiqet bashkë me TVSH-në për ilaçet.

»

03

• Qeveria e re e emëruar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka marrë pushimet e para dhe të fundit për këtë vit. Pas takimit të parë që ata patën me Ramën një ditë pas bërjes publik të kabinetit të ardhshëm qeveritar, të gjithë ministrat janë nisur me pushime me familjet e tyre. Vetë Rama mësohet se pas kthimit nga Turqia dhe ndalesës në Athinë me kryeministrin Samaras është nisur jashtë shtetit me pushime për disa ditë me bashkëshorten e tij. Po ashtu edhe ministrat e tij, një pjesë e të cilëve jashtë shtetit, vijojnë edhe javën e ardhshme pushimet për t’u kthyer më datën 20 gusht, ditë kur do të startojë intensivisht puna me secilën ministri. Pasi të marrin strukturën e ministrisë, ata do të paraqesin emrat konkretë të stafit politik, por dhe prioritetet që çdo ministri do të ketë, veçanërisht për 100 ditët e para. Ende nuk dihet se si do të zgjidhet vendosja e ministrive, një pjesë e të cilave rikompozohen.

PD VENDIME PËR RIORGANIZIMIN E STRUKTURAVE TË PARTISË DHE OPOZITËN 4-VJEÇARE

PS e PD me pushime, shtatori rikthen politikën PS vendime për caktimin e stafeve në dikastere dhe programin qeverisës Ervin Koçi

P

artia Demokratike dhe Partia Socialiste u janë drejtuar pushimeve deri në javën e tretë të gushtit. Selitë e dy partive më të mëdha në vend kanë marrë pushimet vjetore, por pas kësaj ata do të përgatiten menjëherë për të nisur punën, ku PS-ja do të drejtojë qeverinë, ndërsa PD-ja do të jetë lideri i opozitës. PS

Pas emërimit të ministrave të Partisë Socialiste, nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, selia e PS-së ka marrë pushimet verore dhe në javën e fundit të muajt gusht do të kthehet sërish aktive. Mësohet se pas përfundimit të pushimeve vjetore deputetët e zgjedhur dhe ministrat e emëruar nga Edi Rama do t’i paraqesin kryeministrit të zgjedhur pikat e programit për të drejtuar dikasteret ku ata janë emëruar. Konkretisht çdo ministër do të dorëzojë propozimet e tij për dikasterin që do të drejtojë bazuar në strukturën e re, gjendjen në të cilën ajo ndodhet dhe të gjitha këto

PS Vendet boshe për të vjetrit e PS Brenda Partisë Socialiste janë ende disa poste që janë ende bosh. Konkretisht vendet e kryetarëve të komisioneve nuk janë përcaktuar ende nga kryetari i ri. Pavarësisht se këtë gjë e ka në dorë kryetari i grupit parlamentarë të PS-së, ai është nën politikat drejtuese të vetë Ramës. Në këto poste pritet të vendosen të vjetrit e Partisë Socialiste, si Fatmir Xhafaj, Gramoz Ruçi, Arta Dade etj. Këta deputetë të vjetër të partisë mund të vendosen në këto poste pasi ata nuk morën drejtimin e asnjë ministrie, duke ngelur në postin e deputetit të thjeshtë. Gjithsesi, këto masa pritet të konkretizohen kur drejtuesit e PS-së të kthehen nga pushimet verore.

do të përputhen me programin e emergjencës së hartuar nga grupi i punës i dy partive aleate - PS-së e LSI-së. Programi i 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë u është dorëzuar tashmë Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe pritet që kryeministri i zgjedhur ta bëjë publik para mbledhjes së Kuvendit në seancën e tij të parë. Grupi i punës i të dyja partive, i drejtuar nga sekretari për programin në PS Ilir Beqja dhe nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto, ka hartuar draftin, që u është paraqitur dy kryetarëve të partive. Pikat e draftit të programit të përbashkët do të bëhen publike nga vetë Edi Rama ditët e para të shtatorit, pasi të jenë bërë edhe konsultimet e fundit. Veç kësaj Rama do të emërojë kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, si dhe do të hartojë programonin politik që do të ndjekë partia në debatet parlamentare. PD Ashtu si PS-ja, edhe selia e Partisë Demokratike është boshatisur për shkak të marrjes së lejes vjetore. Kjo gjë u dëshmua edhe një ditë më

parë me anulimin e deklaratës për shtyp të zëdhënëses së partisë. Por pas përfundimit të pushimeve krerët e Partisë Demokratike me kryetarin e ri Lulzim Basha do t’i futen punës me themel, pasi do të drejtojnë programin opozitar për katër vjetët që vijnë, ku pjesë e tyre do të jenë edhe partitë aleate. Konkretisht Basha do të duhet të emërojë kryetarin e grupit parlamentar, të bëjë zgjedhjet për kryesinë e Partisë Demokratike, e cila do të marrë vendimet e mëtejshme në funksionimin e partisë. Veç këtyre ndryshmeve janë parashikuar edhe të tjerë, si zëvendësimi i Këshillit Kombëtar të partisë më anëtarë të tjerë, zëvendësimi i kryetarëve të degëve për shkak të humbjes së thellë që pësoi PD-ja në zgjedhjet e 23 qershorit. Të gjitha këto pritet të konkretizohen me hyrjen e muajit shtator, pavarësisht se PD-ja do t’i përfundojë pushimet më parë. Mësohet se javën e fundit të muajt gusht, ashtu si PS-ja, dhe PD-ja do të nisë punën për hartimin e fushatës opozitare, e cila është prezantuar nga Basha si tejet e fuqishme, por jo bllokuese.

PËRÇARJET Berisha vendimtar në funksionimin e PD-së Një nga problemet që do të hasë Basha në drejtimin e Partisë Demokratike do të jetë edhe lufta që do të nis brenda saj për marrjen e posteve drejtuese. Nga njëra anë janë ende drejtuesit e fushatës në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët rezultuan humbës, ndërsa në krahun tjetër janë prurjet e reja në parti, të cilët priten që të ndikohen nga të fuqishmit. Edhe pse drejtuesit e fushatës rezultuan humbës, ata janë ende shumë të fuqishëm brenda partisë, gjë që pritet që t’i hapë punë Bashës. Veç kësaj edhe ish-kryetari i PD-së Sali Berisha është gjithashtu një nga figurat më të forta të partisë, i cili do të jetë në parlament. E gjitha varet nga pozicioni që do të mbajë Berisha, pasi, nëse do të dalë kundër politikave të Bashës, do t’i hapë shumë punë kryetarit të ri. Nëse Berisha do t’i qëndrojë besnik premtimit të tij se do të respektojë kryetarin e ri, atëherë ai mund të luajë një rol shumë të fuqishëm në konsolidimin e pozitave të Bashës brenda PD-së, duke i drejtuar të fuqishmit e partisë drejt politikave të kryetarit të ri. E gjithë kjo betejë pritet të zhvillohet me fillimin e muajt shtator, kur PD-ja do të shkojë drejt riformatimit, që do të fillojë nga kryesia e partisë. Çështja është se 12 drejtuesit e fushatës janë pjesë e kryesisë së tanishme të PD-së dhe largimi i tyre mund të sjellë indinjatat e para si dhe përçarjet brenda selisë blu.


04

« SOCIALE

E martë 13 gusht 2013 •

VENDIMET E BRENDSHME TË ÇDO FAKULTETI HEDHIN HAP TË UNIFIKUAR

BREGDETI

Hiqet mesatarja për master profesional

Pushuesit të pasigurt, nuk ka roja

Në bazë të kuotës së miratuar zgjidhen më të mirët Erta Bode

M

esatarja nuk do të jetë më kriter i masterit profesional. Një ndër miratimet më të reja në Rektorat ka bërë me dije se ky është një vendim që aktualisht kanë marrë universitete bashkë me degët përkatëse në mënyrë unanime. Këtë vit regjistrimi për master profesional dhe shpallja fitues në të nuk do ta ketë mesataren si kusht të detyruar për asnjë nga degët që deri vitin e kaluar e kanë pasur. Burime nga Rektorati bëjnë me dije se kjo është në të mirë të studentëve që të mos jenë në ethe dhe të kenë mundësinë të aplikojnë për master profesional pikërisht tani që nuk mund të rregullonin asnjë provim për mesataren e tyre. Ndërkohë mesatarja do të funksionojë vetëm për studentët që transferohen nga universitet e rretheve drejt atij të Tiranës. Madje, në këtë rast mesatarja e tyre do të përcaktohet në mënyrë individuale nga çdo degë përkatëse të universitetit. Nëse vitet e kaluara kalimi në master profesional me mesatare të përcaktuar ka qenë rregullore e brendshme dhe individuale për çdo fakultet, këtë vit ajo është hequr. Ndërkohë alu-

Zyrtarët bëjnë me dije se pas heqjes së mesatares si kriter në disa fakultete do të komplikohet situata, pasi të gjithë studentët mund të kërkojnë të kalojnë në master profesional, duke marrë parasysh edhe studentët që do të kërkojnë transferim studimesh nga rrethet drejt UT-së. Sipas kabineteve të fakulteteve, kjo situatë do të përzgjidhet në mënyrë shumë të thjeshtë: do i jepet përparësi notës së temës së diplomës si dhe zotërimit të gjuhëve të huaja,

dimit se do të pranohen në master profesional të gjithë ata që aplikojnë zyrtarët në Rektorat i janë përgjigjur se do të pranohen aq sa është numri i lejuar, pra kuota e miratuar nga KM. Zyrtarët bëjnë me dije se pas heqjes së mesatares si kriter në disa fakultete do të komplikohet situata, pasi të gjithë studentët mund të kërkojnë të kalojnë në master profesional, duke marrë parasysh edhe studentët që do të kërkojnë transferim stu-

dimesh nga rrethet drejt UT-së. Sipas kabineteve të fakulteteve, kjo situatë do të përzgjidhet në mënyrë shumë të thjeshtë: do i jepet përparësi notës së temës së diplomës si dhe zotërimit të gjuhëve të huaja, madje edhe kohëzgjatjes së studimeve të larta, që minimumi është 3 vjet, ndërkohë mund të rezultojë që ndonjë student të ketë mbartur ndonjë vit dhe ta ketë mbaruar sistemin 3-vjeçar për 4 vjet. Studentët pretendojnë se ky është një hap më

lehtësues, duke marrë parasysh vështirësinë që kanë hequr për të marrë shkollën e lartë, si dhe dëshirën për t’u futur në master profesional përpos mesatares. Mirëpo do ndikojë për mirë në ata që do të diplomohen në fund të masterit dhe që do të dalin ushtrues të profesionit të tyre, apo për më keq ky vendim do të tregojë në vitet që vjen, pasi arsimi shqiptar vazhdon me fazat eksperimentuese në çdo cikël të tij.

Në të gjitha plazhet publike dhe ato private në Vlorë mungojnë rojat bregdetare, duke bërë që pushuesit të ndihen të pasigurt për jetën e tyre. Edhe pse u bënë gati 6-vjet që janë vendosur kullat, sidomos në plazhin e ri, ato nuk funksionojnë. Më problematike gjendja paraqitet në plazhet private, të cilat nuk ofrojnë as shërbimet më minimale. Vetë qytetarët që kanë zgjedhur plazhet e qytetit të Vlorës shprehen të shqetësuar për këtë fakt dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për të ndryshuar këtë situatë. Këta pushues thonë se problematike është edhe ndotja, pasi plazhet janë të mbushur me plehra dhe ujërat e zeza derdhen në det. Edhe pse ka pasur disa ndërhyrje nga pushteti lokal, gjendja në plazhe nuk është e mirë. Këtë verë janë shënuar 2 viktima. Jeta e tyre mund të shpëtohej nëse do të funksiononte roja bregdetare. Kjo situatë është në gjithë bregdetin shqiptar, ku plazhet private duhet të ofrojnë më shumë siguri.

VIKTIMA I KA NJOHUR HAJDUTËT

Lezhë, grabitësit vrasin 55-vjeçarin në oborrin e stanit LEZHE - Tentativa për ta grabitur, i ka marrë jetën një 55-vjeçari nga fshati Merci i rrethit të Lezhës. Ka qenë ora 05.00 e mëngjesit të së hënës, kur disa persona kanë shkuar në malet mbi fshat, ku Prengë Doda kishte nxjerrë bagëtinë në stane dhe kanë dashur të futen brenda, në tentativë për të grabitur bagëtinë ose sendet që mund të kishte me vete i zoti i tyre. Por, hajdutët janë pikasur nga i zoti i stanit dhe kur e kanë dëgjuar t’ju bërtasë, janë larguar pak metra. Por, sapo Prengë Doda ka dalë në oborrin e stanit, ata e kanë qëlluar nga mesi i disa pemëve dhe shkurreve, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas të dhënave të policisë mësohet se ngjarja u regjistrua

në fshatin Merçi të Lezhës, ndërkohë që viktima e ngjarjes është shtetasi Preng Doda. Barinj tjerë të zonës, të cilët kanë dëgjuar krismat e armëve, kanë shkuar pranë stanit të 55-vjeçarit, duke e gjetur atë pa jetë. Menjëherë është lajmëruar policia e Lezhës, e cila ka shkuar në vendngjarje vetëm për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa autorët kishin mundur të largohen. Uniformat blu të Lezhës kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre, ndërsa pista e vrasjes është kryesorja, pasi 55-vjeçari Doda nuk kishte konflikte. Sipas policisë, ndoshta viktima i ka njohur grabitësit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që e kanë qëlluar.

POLICIA BASHKIAKE E VLORËS

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në

Aksion për lirimin e trotuarëve nga tavolinat dhe karriget VLORË - Policia bashkiake e qytetit të Vlorës ka nisur një aksion ndaj të gjitha bizneseve, që kanë zaptuar trotuaret dhe hapësirat publike, aksion i cili nuk është pritur aspak mirë nga pronarët e lokaleve që janë cënuar nga vendimi i bashkisë. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri aksioni është përqendruar në largimin e tavolinave dhe karrigeve të lokaleve, të cilat kanë shtrirë aktivitetet e tyre edhe në trotuare e në ambiente publike, por edhe ndaj tregtarëve ambulantë. Sipas Beqirit, ky aksion ka ndihmuar edhe në evidentimin e subjekteve, që janë debitorë ndaj bashkisë së qytetit bregdetar. Megjithëse ishin njoftuar

për të liruar në mënyrë vullnetare ambientet e zëna me karrige dhe tavolina, asnjë prej pronarëve nuk e kishte menduar se aksioni do të ndodhte vërtetë. Madje, njëri prej është shprehur se nuk pengon aspak kalimin e qytetarëve dhe se për hapësirën e zënë ka paguar 20 mijë lekë si taksë në bashkinë e qytetit dhe askush nuk i tha në ato momente se nuk do të lejohej që të vendoste tavolinat në trotuar. Megjithë këto reagime, punonjësit e bashkisë kanë vijuar aksionin, të mbështetur edhe nga uniformat blu dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat publike, ku evidentohen shkelje të kësaj natyre.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E martë 13 gusht 2013

»

05

BASHKIA E TIRANËS E VENDOSUR TË SHPJERË DERI NË FUND NISMËN E SAJ

Vazhdon aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje INU: Banorë, mos ndërmerrni iniciativa të paligjshme!

Nga inspektorati priten sa më shumë deklarime nga banorët që të ndihmojnë në këtë nismë të vështirë, e cila do kohë për t’u realizuar, pasi brenda një dite të vetme inspektorati maksimumi mund të prishë dy ndërtesa pa leje. Kjo shifër është shumë e ulët kundrejt asaj që në Tiranë ka shumë ndërtime pa leje, duke nisur që nga shtesat që kanë bërë katet e para, duke vazhduar me katet pa leje mbi pallate....

Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Në vendimin e saj për të çuar deri në fund këtë punë Bashkia po tregon se s’do të ndalë derisa të arrijë qëllimin e saj, që faktikisht është i vështirë. Inspektorati Ndërtimor dhe plicia bshkiake kanë prishur dje një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën “Komunën e Parisit”, pranë lulishtes “1 Maji”, në njësinë bashkiake nr.5. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo ndërtim pa leje do të prishet. Territori i Bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Nga inspektorati priten sa më shumë deklarime nga banorët që të ndihmojnë në këtë nismë të vështirë, e cila do kohë për t’u realizuar, pasi brenda një dite të vetme inspektorati maksimumi mund të prishë dy ndërtesa pa leje. Kjo shifër është shumë e ulët kundrejt asaj që në Tiranë ka shumë ndërtime pa leje, duke nisur që nga shtesat që kanë bërë katet e para, duke

vazhduar me katet pa leje mbi pallate e me modifikimin që u bëhet tarracave të pallateve duke i kthyer ato në ambiente personale. Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje, ku rolin kryesor e zë monitorimi i kryeqytetit për 24 orë pa pushim, ç’ka do të thotë se gjithçka që do të fillojë të ndërtohet pa leje do të jetë nën mbikëqyrje. Monitorimi i kryeqytet, sipas zyrtarëve të inspektoratit, ka dy anë pozitive: nuk lejon banorët që të ndërtojnë sipas kokës së tyre, duke shpenzuar një shumë parash, që do t’u hidhen poshtë përpara syve; kërkon më pak kohë për t’u prishur .Prandaj Inspektorati Ndërtimor u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e Bashkisë së Tiranës. Bashkia ka besimin e plotë se qytetarët do të bashkëveprojnë në këtë nismë, duke i kthyer kryeqytetit fytyrën

e tij të vërtetë, duke e bërë atë një kryeqytet europian si dhe duke i trajtuar banorët e tij si të barabartë. Kushdo që ka një pronë në kryeqytet ka paguar kundrejt metrave katrorë të saj ose truallin, ose ndërtesën që zotëron, kështu një pjesë e banorëve nuk mund të përfitojnë ambiente shtesë pa asnjë kosto, për më tepër edhe pa leje. Në vazhdimësi të kësaj nisme ka pasur incidente, të cilat janë kaluar me sukses nga INU, duke kryer deri në fund qëllimin e tij. Kështu, edhe pse banorët mund të kenë pasur kundërshtime për prishjen e objektit të tyre, qoftë për lekët që kanë derdhur, qoftë se e shikojnë si mundësi biznesi, apo se u duhet, INU nuk është ndalur, duke i thënë “stop” përfitimit pa të drejtë që bëjnë disa banorë në kryeqytet. Kreu i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, është shprehur në një deklaratë për mediet se nuk do të ndalet përpara asgjëje për të çuar deri në fund këtë nismë, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndërmarrin iniciativa të paligjshme.

S’KA KONTROLLE PËR BARNAT QË NDENJËN NË DIELL

Zhdoganohen ilaçet, afati i pullave shtyhet 4 muaj Erta Bode

K

amionët me ilaçe të bllokuar në doganë filluan të zhdoganohen ditën e djeshme. Afati i vendosjes së pullave, që ishte kthyer në shkakun e bllokimit të tyre, është shtytur edhe për 4 muaj. Situata penguese e bllokimit të barnave duket se u zgjidh pas një marrëveshje që kanë firmosur Ministria e Financave si dhe ajo e Shëndetësisë me kërkesën e Kryeministrit aktual Sali Berisha. Kamionët me barna kishin pothuajse 10 ditë që gjendeshin të bllokuar në doganën e Tiranës, pasi ishte lëshuar një urdhër që pengonte zhdoganimin e tyre. Arsyeja ka qenë vendosja e pullave nga një kompani e vetme, kërkuar kjo nga Ministria e Financave. Bllokimi i kamionëve është parë si situatë alarmante për gjithë tregun farmaceutik, sidomos për kërkesat e njerëzve për barnat e domosdoshme. Mirëpo ajo çka për momentin u shty për 4 muaj ndoshta do të sjellë një situatë të përsëritur, për të cilën institucionet përkatëse duhet të marrin masat e nevojshme, si dhe të bien në ujdi se cilën pullë duhet të mbajnë barnat që duhet të zhdoganohen në Shqipëri. Zhbllokohet ngërçi i tregut farmaceutik në vend. Udhëzimi i djeshëm i firmosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave shtyn edhe për katër muaj të tjerë vënien në zbatim të vendimit për blerjen e pullës së medikamenteve në një kompani koncesionare në Shqipëri e më pas dërgimin e saj te kompanitë ndërkombëtare që prodhojnë ilaçe për vendosjen e saj që në ambalazh. Një gjë e tillë ishte refuzuar nga kompanitë prod-

Ministria e Punës jep një zgjidhje

Protesta e romëve përballë Bashkisë, kërkojnë të drejtat e tyre Komuniteti rom ditën e djeshme ka protestuar përballë Bashkisë së Tiranës. Shkaku i kësaj proteste ka qenë mungesa e plotësimit të nevojave të tyre të jetesës, të cilët ia kërkojnë me këmbëngulje këtij institucioni. Duket se situata është bërë serioze, pasi komuniteti rom është larguar nga vendbanimi i tyre pranë ish-Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit. Tani janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, përballë Bashkisë, ku pritet të ngrenë strehë derisa të marrin përgjigje nga kreu i Bashkisë. Të gjendur prej ditësh në rrugë të madhe, ata kërkojnë që shteti të tregojë së paku interesim për çështjen e tyre.

“Të marrin masa urgjente për sistemimin e familjeve rome, të cilat nga dita e tubimit e deri më sot janë në qiell të hapur. Duam t’ju vëmë në dijeni se deri tani nuk jemi njohur me asnjë alternativë nga institucionet përgjegjëse për strehimin e komunitetit rom”, - thotë Brisilda Taço, aktiviste për çështjet rome. Ndërkohë më në fund ka reaguar edhe Ministria e Punës, e cila thotë se ofron akomodimin e familjeve rome në zonën e Sharrës. Ajo është treguar e gatshme për t’i akomoduar dhe për t’i mbështetur në Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të Familjeve Rome, që ndodhet në zonën e Sharrës, afër Kombinatit.

Vend komod dhe i preferuar nga të rinjtë

Puna mban kryeqytetasit në Tiranë, u drejtohen pishinave PASOJAT

PASOJAT

“Një urdhër thotë të bllokohen dhe dogana është mbushur me makina me ilaçe. Ky është skandal, sepse do ta pësojë populli, që nuk do të marrë ilaçet”, - ka deklaruar Kastriot Zotaj, anëtar i Shoqatës së Farmacistëve, i cili i ka paraprirë problemit që do të shkaktonte bllokimi i barnave, duke theksuar se të parët që do ta vuanin do të ishin njerëzit, pastaj farmacitë dhe spitalet.

huese. Nga ana tjetër, dogana e Tiranës kishte bllokuar kamionë me medikamente e vaksina të mbërritura nga jashtë, pasi Ministria e Financave kishte kërkuar që vendimi për pullën të niste të zbatohej që më datën 6 gusht 2013. Një gjë e tillë i revoltoi distributorët e medikamenteve, të cilëve do t’u shkonin dëm sasi të mëdha medikamentesh, që nuk po lejoheshin të futeshin

Pasi bllokohen kamionët me barna në doganën e Tiranës, një tjetër udhëzim fillon zhdoganimin e tyre. Mirëpo asnjë nga institucionet nuk mori parasysh të ushtronte kontrollet e duhura. Institucionet përkatëse nuk vërtetuan nëse kamionët kishin kushtet e duhur për të ruajtur këto ilaçe për një kohë të gjatë nën temperaturat e larta të ditës, duke marrë parasysh faktin se barnat ruhen në temperatura të ulëta.

në vend dhe rrezikonin të ktheheshin mbrapsht, duke rrezikuar edhe mosporositjen për sasi të tjera. Ndërkohë gjatë kësaj jave nëpër farmacitë e vendit u ndie mungesa e barnave, që u bë akoma më e theksuar nëpër spitale, pasi mungesa e tyre ka disa muaj që është bërë problem. Mirëpo vendimi i datës 6 gusht 2013 u shty edhe për 4 muaj, gjatë të cilit Ministria e Shën-

detësisë nuk mori parasysh që ata kamionë ndenjën 10 ditë në diell me barna ngarkuar. Ministria e Shëndetësisë nuk ka kryer kontrolle nëse kamionët i kishin kushtet për të mbajtur aq gjatë barnat në temperaturat e larta, duke e ditur të gjithë se ruajtja e tyre bëhet në temperatura të ulëta. Kështu, askush nuk garanton se pas 4 muajsh kjo situatë nuk do të përsëritet.

Puna dhe pamundësia për t’u këputur prej saj mban të gozhduar brenda Tiranës disa banorë të saj gjatë fundjavës. Kështu, pjesa më e madhe e tyre u drejtohet pishinave, të cilat arrijnë të dynden nga njerëzit, ku disa prej tyre arrijnë dhe në mbipopullim. Pishinat mbeten në këto ditë të nxehta gushti, me kushtet e punës, si e vetmja zgjidhje për të kaluar në freski vapën e madhe. Edhe pse bregdeti i Jonit dhe Adriatikut vazhdojnë të mbeten plot turistë shqiptarë dhe të huaj, pishinat frekuentohen nga ajo pjesë e popullsisë që nuk kanë mundësi të shkëputet nga puna apo thjesht zgjedhin të kalojnë aty disa orë, duke

reduktuar kështu shpenzimet e udhëtimeve si dhe duke u ndierë më komod në kushtet që ato afrojnë. Pishinat janë një mënyrë e mirë për të marrë rreze duke shijuar komoditetet e ofruara prej saj, si uji i ngrohtë dhe i filtruar, bari dhe restoranti në shërbim të vazhdueshëm, duke qenë kështu edhe preferenca e parë dhe më e shpejtë ndaj njerëzve që kanë probleme nga rëra, madje dhe ndaj atyre që u ruhen infeksioneve nga papastërtia e kësaj të fundit. Pishina mbetet zgjidhje për këdo që dëshiron të pushojë edhe të punojnë.Një alternativë e mirë mbeten pishinat për të rinjtë, të cilët kërkojnë më shumë privatësi.


06

« EKONOMI

A

E martë 13 gusht 2013 •

KRITERET PËR NDARJEN E FONDIT PËR VITIN 2013

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave prej një jave ka nisur procesin e pranimit të dosjeve të subjekteve që kërkojnë të kompensohen nga fondi i vitit 2013. Në deklaratat e dhëna për mediat është theksuar se fondi do të ndahet brenda shtatorit. Kjo për shkak se do të operohet me hartën e pronave të miratuar pak muaj më parë nga qeveria. Gjë që e bën më te lehtë punën e ekspertëve. Pikërisht në bazë të kësaj vlere do të varet dhe numri i subjekteve që do të përfshihen në skemë. Sipas vendimit për kriteret e shpërndarjes së fondit, përfituesit do të jenë ato familje që u është njohur më parë e drejta e pronës. Dhe në rast se përfituesit do të jenë në zonat ku çmimi është më i shtrenjtë dhe numri i përfituesve do të jetë më i ulët. Ndikim ka dhe fakti se AKKP nuk ka bërë një ndarje të fondit sipas peshës së secilit qark por do të vedoset çdo subjekt në një listë. Në rast se përfituesit do të jenë nga kryeqyteti dhe shuma e vendosur për vitin 2013 do të ndahet në shumë pakë subjekte, pasi dhe vlerat për Tiranën janë tejet të larta. Ndërsa nuk kemi një rifreskim të hartës së çmimeve, veprim që duket se do të ndërmerret nga qeveria e re. Burimet kanë bërë të ditur

se shumica e dosjeve që janë paraqitur janë të shkuara. Gjë që e bën dhe më të lehtë punën e ekspertëve. Duke qenë se është kaluar një herë procedura. Por gjithashtu është kërkuar të realizohet një bashkëpunim më i ngushtë me institucionet e përfshira, të cilat kanë detyrimin që të kthejnë sa më parë përgjigje ndaj kërkesave, që do të paraqesë AKKP. Kompensimi bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës sipas vendodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit është sipas skemës së mëposhtme: a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1 500 (njëmijë e pesëqind) m², masa e kompensimit është 200 (dyqind) m². b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1 500 (njëmijë e pesëqind) m² deri në 3 000 (tre mijë) m², masa e kompensimit është 300 (treqind) m². c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 (tre mijë) m² deri 5 000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit është 400 (katërqind) m². d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5 000 (pesë mijë) m² deri në 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit është 500 (pesëqind) m². e) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit është 600 (gjashtëqind) m²

Çmimet me të cilat realizohet kompensimi i ish-pronarëve Kukës Bajram Curri Krumë

Durrës Zona vlera 8511 10439 8512 30000 8513 10439 8514 30000 8515 10439 8516 6647 8517 3303 8518 13000 Shijak 4833 Sukth 2983 Manez 750 Krujë 4660 Fushë krujë 4100 Shkodër 8591 8220 8592 10849 8593 8208 8594 9002 8596 7683 8597 9337 8598 7683 Koplik 2838 Vau Dejes 399 Pukë 1328 Fushë Arrëz 1328 Peshkopi 3758 Bulqiza 1071

Nisja e javës shënon uljen e vlerës së euros

BSH pranon situatën, kërkohet ndryshimi i strategjisë

Rritet numri i emigrantëve të kthyer, forcohet vlera e lekut

Bie kredia për biznesin, rritet huamarrja e paligjshme

Rritja e fluksit të emigrantëve që kthehen për pushime, si dhe të pushuesve të Kosovës ka forcuar pozitën e lekut ndaj monedhës së Bashkimit Evropian. Ekspertët e kanë cilësuar një javë të mbarë për lekun, ndërsa shprehen se ulja e vlerës së Euros do të vijojë. Gjatë ditës së djeshme 1 euro është këmbyer me 139.66 lekë duke u zhvlerësuar me 0.15 lekë në raport me fundjavën e kaluar. Rënia e monedhës së përbashkët, e cila ka rezistuar shumë në tregun vendas, vjen si pasojë e shtimit të numrit të emigrantëve dhe turistëve ditët e fundit, me nisjen e 10-ditëshit të dytë muajit gusht. Këto ditë, sipas të dhënave nga pikat kufitare, po shënohet një rritje e shpejtë e hyrjeve në territorin shqiptar, qoftë nga pikat tokësore apo edhe përmes detit e ajrit. Edhe pushuesit kosovarë po shtohen me shpejtësi këto ditë, pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Kjo ka sjellë edhe shtimin e euros në treg dhe njëkohësisht rritjen e kërkesës për monedhë vendase. Zhvlerësimi i euro-s është pasuar me rritjen e monedhës amerikane, e cila është ngjitur mbi nivelin 105 lekë. 1 dollar këmbëhet sot me 105.05 lekë, 0.51 lekë më shumë se të premten e kaluar.

Shtërngimi i kredive për bizneset po ngjall gjithnjë e më shumë sistemin e fajdeve, apo huave të paligjshme shpesh me norma tejet të larta interesi. Një sjellje e lajmëruar nga vetë bizeset është bërë zyrtare tashmë edhe nga Banka e Shqipërisë. Në vrojtimin e fundit të saj mbi aktivtetin kreditues thuhet se: bankat kanë shtrënguar kushte, kurse biznesi u është drejtuar burimeve alternative të financimit. Tranzicioni politik siç po quhet periudha paszgjedhore duket se e ka përkeqësuar besimin e sipërmarrësve. Por, pritshmëritë e Dhomës së Tregtisë janë positive. Situata e krijuar deri tani, me gati 25% të kredive që kthehen tre muaj më vonesë, është pasojë e disa faktorëve bashkë, sipas përfaqësuesve të Biznes Albania. Efektet e krizës në tregjet fqinje, ulja e dërgesave nga emigrantët, krahas pasigurive të këtij viti zgjedhor kanë ulur ndjeshëm konsumin, e rrjedhimisht edhe mundësinë e investimeve. Megjithatë, mungesa e financimit po shihet si shkak e jo si pasojë e problemeve të biznesit. Sigurisht që bankat janë të parat që duan të japin kredi, pasi kjo është puna e tyre kryesore. Por, përfaqësuesit e biznesit këmbëngulin se pikërisht nga bankat duhet të fillojë ndryshimi, për të dhënë më shumë kredi. Fakti që edhe bankat janë sipërmarrje, nuk e pengon Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të jetë kritikë ndaj tyre. Sektori banakar në vend nuk u prek drejtpërdrejtë nga kriza financiare ndërkombëtare. Ai vlerësohet si sektori privat më i konsoliduar në ekonominë tonë, e rrjedhimisht edhe pritshmëritë e sipërmarrjeve për rolin e këtij sektori në ekonomi janë të mëdha. Me uljen e Normës së interesit në 3.5% banka e Shqipërisë po i nxit të kreditojnë. Por shtysën më të madhe do ta merrte nga shlyerja e borxhit që qeveria u ka sipërmarrjeve, pasi këto të fundit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të bankave.

Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollari Amerikan

USD

105.05

+0.51

EURO

EUR

139.66

-0.15

Poundi Britanik

GBP

162.62

+0.05

Franga Zviceriane

CHF

113.37

-0.25

10470 1998 2719

Burrel Zona 1326 1233 1325 332 Korçë Zona 8361 11155 8362 8305 8363 9280 8364 10000 Maliq 1871 Pogradec 13010 Bilisht 2264 Ersekë 1291 Leskovik 1338 Vorë 3280 Kamez 3819 Kavajë 14371 Rrogozhina 1325 Fieri 8531 8874 8532 6298 8533 11198 8534 7158 Patoz 995 Roskovec 499 Ballsh 1880 Lushnje 8571 10841 8572 11501 Vlorë 8601 10061 8602 10174 8603 9555 8604 5294 8605 11523 Selenicë 1093 Orikum 7044 Himarë 4799 Sarandë 12193 Konispol 2385

Delvinë 2455 Berat 8501 2676 8502 5201 8503 3845 Ura Vajgurore 2102 Çorovodë 796 Polican 639 Kuçovë 2040 Gjirokastër 8541 5730 8542 6589 8543 5481 Libohovë 400 Tepelenë 867 Memaliaj 867 Përmet 885 Këlcyrë 358 Lezhë 10123 Rrëshen 2821 Rubik 2422 Laç 1928 Mamurras 1620 Elbasan 8521 11218 8522 6121 8523 4081 8524 5583 8525 13235 8526 1637 8527 5437 Cerrik 568 Belsh 399 Peqin 2219 Librazh 10016 Perrenjas 3225 Gramzh 2578 Çmimet e reja të trojeve në Tiranë Zonat çmimet e reja 8110 8575 8120 21077 8130 18488 8140 26125 8150 55193 8160 55198 8170 14324 8180 30059 8190 33515 8210 30060 8220 20335 8230 11870 8240 11870 8250 23043 8260 22493 8270 55193 8280 30376 8310 2409 8320 9274 8330 26137 8340 23217 8350 55198 8340 23217 8350 55198 8360 55198 8370 55198 8380 55198


INTERVISTË • E martë 13 gusht 2013

»

07

STOMATOLOGËT TREGOJNË SE PRINDËRIT NUK EDUKOJNË FËMIJËT

Shqiptarët nuk mirëmbajnë shëndetin e dhëmbëve ASHR: 60% e shqiptarëve, prishje dhëmbësh të avancuar Erta Bode

N

iveli edukativ për dhëmbët, është në pikën më kritike në vendin tonë. Kjo tregon se shqiptarët nuk kanë kulturën për t’u përkujdesur për dhëmbët e tyre. E gjitha kjo e ka renditur Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për mirëmbajtje të shëndetit oral. Ndonëse këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë për dy vizita në vit te dentisti dhe ndërrim të furçës së dhëmbëve çdo tre muaj shqiptarët shkojnë te mjeku vetëm kur kanë dhimbje dhe probleme. Ndërkohë që një studim i kryer nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal tregoi se rreth 60 për qind e shqiptarëve i kanë dhëmbët e prishur në faza të avancuara, aq sa edhe nuk mund të riparohen dhe se çdokush ka mesatarisht tre dhëmbë të prishur. Stomatologët dhe dentistët e vendit tonë, tregojnë se niveli i përkujdesjes pothuajse nuk ekziston drejt dhëmbëve. Ata shpjegojnë se shkaku kryesor është edukimi që prindërit brez pas brezi u kanë bërë fëmijëve, edhe pse brezi i fundit fëmijëve, që bëhet fjalë për moshën 6-10 vjeç, fal kujdesit që tregohet në shkolla, duket se kanë dhëmbë më të shëndetshëm. Dentistët tregojnë se fëmijët kanë shumë mangësi në mënyrën se si janë edukuar nga prindërit. Pak a shumë, zonat rurale pothuajse nuk kanë asnjë paralajmërim nga prindërit se si duhet të kujdesen për dhëmbët dhe pjesa më e madhe e fëmijëve në fshat nuk kanë furçë dhëmbësh, sidomos pjesa e fëmijëve nën 6 vjeç. Përsa u përket fëmijëve të rritur në zonat urbane, ata janë më të informuar për higjenën orale, por kjo ndodh vetëm për informim, përsa i përket praktikës, ata janë ende pasiv në zhvillimin e higjenës për dhëmbët. Një problematikë që vihet re, është edhe kujdesi që tregojnë gratë shtatëzëna për dhëmbët e tyre në momentet e shtatëzanisë. Kjo situatë është aprovuar edhe nga shefja e promovimit në ASHR, Vojsava Sulçe. “Pacientët nuk kryejnë kontroll të rregullt, por vetëm atëherë kur kanë probleme dhe kur dhembi është i prishur. Asnjëherë nuk mund të paraqiten për një kontroll të thjeshtë, për të parë gjendjen e dhëmbëve, por vetëm kur kanë shqetësime,”-ka sqaruar ajo. Ndërkohë tek fëmijët është diçka më mirë se tek të rriturit. Situata tek të vegjlit, duke pasur edhe personelin shëndetësor në shkolla, ka filluar të përmirësohet, jo në faktin se ata kanë një edukatë, por në pjesën se u nënshtrohen kontrolleve të detyruara që bëhen në shkollë. Kjo është edhe tendenca e specialistëve të ASHR, të cilët pretendojnë se kujdesi për të patur dhëmbë të shëndetshëm, duhet të fillojnë që në moshë të vogël. Një tjetër fushë ku duhet të punohet është edhe edukimi shëndetësor mbi traumat e dhëmbëve, por edhe pasojat e tyre, për moshat 6-18 vjeç. Traumat kanë të bëjnë pikërisht me mosedukimin për higjenë orle, ku dhëmballët kalojnë në prishje të gradës së fundit, dhe kërkojnë pastrime të të gjitha

kanaleve, ose përfundojnë në operacione të dhëmbëve. Gjithashtu në trauma futen edhe problemet e shtrembërimit të dhëmbëve ose të “dhëmbëve kataroshë” siç quhen në gjuhën e përditshem, të cilat kërkojnë vendosjen e urëzave ose të telave për ti sjell në një drejtim. Pavarësisht se gjatë këtyre viteve të fundit, stomatologët kanë vërejtur një ndryshim të edukatës shëndetësore ndaj dhëmbëve tek shqiptaret, përsëri numri i atyre që shkojnë një herë në 6 muaj tek dentisti është i papërfillshëm. Në mbështetje të artikullit, disa pyetjeve për gazetën”Metropol” u është përgjigjur Erilda Xholi, specializante në Itali për problemet ortodentike tregon se cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve tek shqiptarët, si dhe format e kujdesin që duhet të kemi për parandalimin e tyre sa më herët. Duke qenë se ju aktualisht i jeni nënshtruar specializimit jashtë vendit, e më konkretisht

në Itali. Referuar rasteve të para atje dhe realitetit shqiptar, sa të ndërgjegjësuar jemi ne si popull për kujdesin ndaj shëndetit të gojës? Nuk mund të thuhet se ne nuk jemi të ndërgjegjësuar sa i takon kujdesit për shëndetin e gojës. Gjatë viteve të fundit situata ka shfaqur përmirësime. Por, krahasuar me vendet e tjera shihen diferenca të mëdha. Kjo pasi në vendin tonë numri i dhëmbëve të prishur është shumë herë më i lartë se sa shifrat që raportojnë vendet fqinje. Shkak për këtë situatë bëhet mungesa e kryerjes së kontrolleve periodike që në moshë të hershme. Problemet që shfaqen në shëndetin e dhëmbëve te shqiptarët kanë shkaktarë nga më të ndryshmit, ku ndër më të shpeshtit janë mospasja e informacionit për ndjenjën e vazhduar të kujdesit për shëndetin e gojës, gjendja e vështirë ekonomike në të cilën mund të jenë shumë prej familjeve, kequshqyerja etj. Por, ka edhe shumë persona për të cilët faktori kohë bëhet shkak për shfaqjen e problemeve me dhëmbët,

çka bën më pas që kjo neglizhencë të çojë në komplikacione më të rënduara, për të cilat kërkohet dhe nevojitet kohë në trajtimin e tyre. Cilat janë problematikat më të shpeshta që shfaqen tek shqiptarët sa i takon kujdesit për dhëmbët? Ndër problematikat më të shpeshta që hasim në punën tonë të përditshme (duke iu referuar rasteve të trajtuara pranë klinikës tonë), rezultojnë të jenë kariesi, fisural, sekondar pulpite (prishje dhëmbi me dhe pa heqje nervi), mungesë dhëmbësh (shkak heqja e tyre në moshë të re), probleme paradontale, gurëzat etj. Pjesa dërrmuese e këtyre komplikacioneve shkaktohen nga mosmineralizimi i duhur i dhëmbëve, proces ky që duhet të fillojë që në stade të hershme. Shkaqe të tjera që ndikojnë në shfaqjen e këtyre komplikacioneve janë edhe higjena e munguar dentare, konsumi i duhanit. Kariesi, është një infeksion që shkaktohet nga mik-

robet që gjenden në hapësirën e gojës. Kjo problematikë cilësohet si një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie, dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, neglizhenca në larjen e dhëmbëve etj. Këto probleme bëhen edhe më të dukshme për faj të një mentaliteti që mbizotëron rëndom ende këtu tek ne e që ka të bëjë me vajtjen tek mjeku stomatolog në stade të rënduara, kur dhimbjet janë të forta ose kohë në të cilën prishja e dhëmbit të ketë përfshirë një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij. Ky është mentaliteti që ne si specialistë, por edhe vetë njerëzit duhet ta luftojmë, pasi vetëm në këtë formë rrisim shkallën e ndërgjegjësimit lidhur me kujdesin ndaj dhëmbëve. Ndalemi tek kriteri moshë dhe gjini, ku hasen komplikacionet më të shpeshta, si dhe çfarë duhet bërë për përmirësimin e tyre? Nëse nuk tregohet kujdes në mirëmbajtjen e tyre, prishja e dhëmbëve mund t’i kërcënojë të gjithë.

Referuar rasteve të trajtuara kemi vënë re se këto probleme hasen në të gjitha moshat, teksa të riskuara po njëlloj janë edhe të dyja gjinitë. Sa i takon kariesit dhe problemeve paradontale ato shfaqen shpesh tek fëmijët gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve të përhershëm, tek femrat gjatë periudhës së shtatëzanisë, tek të moshuarit, si dhe të personat që janë duhanpirës. Këto kategori përballen më shpesh me problemet sa u takon dhëmbëve. Për trajtim dhe parandalim të këtyre problemeve veprohet me dhënien e suplementeve të fluorit dhe kalciumit, larje të paktën dy herë në ditë të dhëmbëve, moskonsumim i duhanit, fluorizim i shtresës sipërfaqësore të dhëmbëve (topical). Ky proces, kur kryhet tek fëmijët parandalon prishjen e dhëmbëve dhe shfaqjen e kariesit pavarësisht kalimit të moshës.

mes tyre, ashtu duhet të jetë edhe kontakti me mjekun stomatolog, i cili është i pari që dallon praninë e këtyre problemeve. Duke qenë se dhëmbët e prishur mund të rëndojnë edhe pjesë të tjera të organizmit mund të themi që mjeku stomatolog është i pari që shikon problemet apo komplikacione të tjera që mund të vijnë nga një prishje e dhëmbit te persona të sëmurë me diabet, HIV-AIDS, të zemrës etj. Rëndimi i sëmundjeve të dhëmbit, degjenerimi i infeksioneve mund të çojë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës, ostemiolit të nofullës. Është vërtetuar, (ndonëse ndodh në raste të rralla), se si pasojë e dhëmbëve të prishur mund të shfaqen edhe sëmundje kardiake, e deri në një apendiks të sëmurë. Ndaj sa më herët të kujtohemi dhe të ndjekim trajtimin e tyre aq më pak janë shanset që të përballemi me të tilla probleme.

Nëse një dhëmb i prishur nuk merr trajtimin e duhur në kohë, po lejohet të shkojë në prishje

Vendosja e aparateve a shkakton dhimbje, si dhe gjatë mbajtjes së tyre a është e nevojshme larja

të gradës më të rëndë, krahas humbjes së tij, me çfarë komplikacionesh të tjera shoqërohet? Flasim këtu për organet e tjera jetësore. (Shpesh dëgjojmë nga mjekët që një dhëmb i prishur mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve me zemrën, shëndetin mendor etj? Nëse një dhëmb i prishur nuk merr kujdesin e duhur tek mjeku specialist, problemet me të cilat ne përballemi janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga stadet më të lehta, e deri tek ato më të rënduarat. Fillimisht nis me humbje të strukturës së dhëmbit, krijimin e dhimbjeve të forta, mund të çojë në shfaqjen e infeksioneve, si dhe në rastet më të rënduara mund të kërkohet edhe heqja e dhëmbit. E nëse kjo ndodh atëherë problemet janë si estetike ashtu dhe funksionale, pasi pacienti ndjen vështirësi në të ngrënë, dhëmbët antagonistë zgjaten, si dhe shfaqen edhe shumë probleme të tjera. Sikundër ndodh që trupi i njeriut është një i vetëm, ku të gjitha organet funksionojnë të lidhura

me e shpeshtë e dhëmbëve? Vendosja e aparateve fillimisht mund të shkaktojë dhimbje, por që nuk janë të niveleve të rënda. Më shumë të krijojnë ndjenjën e bezdisjes pasi janë diçka e re në gojë. Por pavarësisht kësaj me ambientimin e tyre në pak ditë, pacienti mësohet dhe nuk i duket e pamundur mbajtja e tyre, apo të rrethohet nga ndjesia e dhimbjeve të forta. Praktika ka treguar që ambientimi me aparatin ndodh shumë shpejt dhe se pacientët nuk kanë pse të frikësohen apo të ndjehen të tillë, në rastet kur mjeku i kërkon vendosjen e aparateve. Normalisht që në të tilla raste higjiena duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe optimale, kjo veçanërisht në mbajtjen e mishrave të shëndetshme. Për këta pacientë këshillohet larja me kujdes e dhëmbëve, veçanërisht pas ushqimit, kjo me qëllim që të shmanget mbledhja e copëzave të ushqimit në pjesët e brendshme të aparatit. Larja menjëherë dhe me furçë të posaçme e shmang një problem të tillë dhe nuk krijon asnjë shqetësim për pacientin.


08

« SPECIALE

Nga ARTUR AJAZI

N

ë portin e Durrësit, prej disa ditësh ka nisur kthimi i emigrantëve në vendet në të cilat ata janë rezidentë, pasi kanë kaluar pushimet e qershorit dhe korrikut. Burimet nga dogana dhe Policia e Kufirit deklaruan dje për “Metropol” se “prej datës 10 deri me 30 gusht 2013 pritet edhe piku i fluksit, kthimi emigrantëve drejt vendeve të tyre ku punojnë e jetojnë, kompanitë e lundrimit do të operojnë me “dopjo korso” brenda 24 orëve”. Nga ana e saj policia dhe dogana po punojnë me të njëjtin kapacitet përpunues sikurse vepruan gjatë ditëve të ardhjes së emigrantëve pra me 13 sportele. Por këto institucione kanë marrë informacione në rrugë operative se elementët me procedentë penalë, mund të shfrytëzojnë këtë situatë për t’u larguar ose trafikuar lëndë narkotike apo klandestinë në drejtim të shtetit fqinj Italisë. Masat sipas drejtuesve të strukturave portuale janë në maksimumin e tyre, por sistemi i survejimit me mikrokamera, ka modernizuar dhe lehtësuar punën e tyre dhe shërbimeve sekrete. Fluks pasagjerësh dhe automjetesh Fluksi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre prej disa ditësh mbetet tepër i madh, por duhet thënë i përballueshëm nga policia dhe dogana e Durrësit. Një pjesë e mirë e emigrantëve të cilët erdhën për të kaluar pushimet në vendin e tyre gjatë muajve qershor e korrik, pothuajse i përfunduan ato. Sipas Policisë Kufitare, nga regjistrimi i datave të biletave rezulton se këtë javë do të nisë largimi i tyre për të kulmuar deri me 30 gusht. Për këtë qëllim janë vënë për rrugë, nga ana e kompanive të transportit të cilat operojnë me portin e Durrësit, 8 tragete në ditë të cilët kanë një kapacitet transportues prej 7 mijë pasagjerësh. Deri me datën 25 gusht biletat janë të rezervuara pasi janë prerë me kohë vajtje ardhje. Sipas një analize të realizuar nga ana e Policisë Kufitare, rezulton se 70% e pasagjerëve janë banorë këtej kufirit dhe 30% shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë. Rreth 78 % e tyre janë rezidentë në Itali dhe 22% në vende të tjera të Europës si Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe gjetkë. Gjatë periudhës 15 korrik deri me 10 gusht 2013, në portin e Durrësit u përpunuan mbi 125 mijë udhëtarë pjesa më e madhe e tyre emigrantë shqiptarë në vende të ndryshme të Europës. Policia dhe dogana kanë marrë masa në mënyrë që i gjithë ky fluks njerëzor të përpunohet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të evitohen radhët e gjata. Kontrollorët shprehen se “terminali i ri i trageteve ka lehtësuar jashtëzakonisht detyrën tonë ligjore, detyra është më e vështirë se në pritjen e bashkëatdhetareve tanë, ne tashmë jemi ata që nisim udhëtarë ndaj na del shumë punë për kontrollin e tyre dhe të automjeteve me të cilët ata udhëtojnë”. Për këtë qëllim këto institucione kanë ndërprerë lejet e zakonshme përgjatë sezonit turistik 2013, deri në përfundim të fluksit. Por problemet më të mëdha të cilave i druhet policia janë ato të tentimit për tu larguar të elementëve të shpallur në kërkim, trafikut të drogës dhe të klandestinëve. Sipas burimeve policore, “ka informacione të siguruara në rrugë operative prej agjentëve të saj se gjatë kësaj periudhe piku do të ketë tendenca për të kaluar drogë dhe klandestinë matanë Adriatikut”. Për zbulimin dhe sekuestrimin e tyre do të ketë kontrolle të imta të automjeteve dhe të kamionëve në terminalin e trageteve. Por

E martë 13 gusht 2013 •

NIS KTHIMI I EMIGRANTËVE Masa në port, aksion për zbulimin e makinave të vjedhura

gjithësesi, falë masave të marra nga gjithë strukturat portuale, siguria në sektorin e treminalit të trageteve ku përpunohen automjetet dhe mijëra pasagjerë në ditë mbetet tepër e lartë, dhe situata është nën kontroll të plotë. Policia e Durrësit “Mbyllëm një sezon turistik pa probleme” Policia e Durrësit ka deklaruar se ka mbyllur një sezon turistik pa probleme, duke ruajtur rendin, sigurinë, por edhe duke rritur forcën e saj goditëse ndaj elementëve kriminalë, trafikantëve të drogave dhe grupeve të tjera kriminale. Burimet policore thanë për “Metropol” se “policia e Durrësit ka organizuar që nga fillimi i këtij viti një sërë operacionesh për të goditur rrjetet kriminale dhe organizatat mafioze të lidhur me struktura

të inkriminuara ndërkombëtare, në këtë periudhë disamujore janë organizuar disa operacione të koduara sipas një kodi që lidhet me procesin apo vendin e ushtrimit të aktivitetit kriminal”. Përgjatë muajve të sezonit veror 2013, policia ka regjistruar dhe përgatitur për Prokurorinë “një mal” me dosje duke vënë në pranga persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Burimet policore thanë se “strukturat e Drejtorisë Policisë Durrës, janë të orientuara drejt luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe akteve terroriste për të garantuar rend dhe qetësi publike”. Në këtë kuadër nisur edhe nga bashkërendimi e partneriteti në këtë luftë me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të kualifikuara investiguese të huaja janë goditur dhjetëra raste të trafiqeve

të drogës, qenieve njerëzore apo edhe elementëve me precedentë kriminalë”. Operacionet e organizuara kanë mundur të vënë para drejtësisë persona e organizata që janë marrë me trafik të lëndëve narkotike, trafik të mjeteve motorike, favorizim ushtrimi prostitucioni dhe trafik femrash, evazioni fiskal apo rastet e ekonomisë informale. Nga dyshimet dhe akuzuat e ngritura si dhe sigurimi i një sërë provash materiale në vendngjarje apo në vendet e ushtrimit të kontrollit, policia ka afruar për drejtësinë prova të forta duke i shtyrë togat e zeza të vendosin si masë sigurie atë të “arrestit në burg”. Efektivat e policisë së Durrësit, kanë mundur të organizojnë dhe të ruajnë kodin e organizimit të aksioneve pa u dekonspiruar. Kjo ka bërë të mundur arrestimin jo vetëm të personave të implikuar, por edhe

të kapove të rrjeteve dhe organizatave të paligjshme. Kështu është bërë e mundur të përfundojnë me sukses operacionet e koduara, duke arritur suksese në zbulimin e elementëve kriminalë. Gjatë operacioneve policia ka pasur si objektiv prangosjen e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike duke përqendruar shumë efektiva në zonat kodrinore e malore të qarkut të njohura për parcela anonime për kultivimin e bimës së ndaluar. Operacionet janë orientuar edhe drejt zbulimit dhe identifikimit të strehimit të hajdutëve të makinave të kasetofonave me anë të thyerjes së mjeteve. Rritja e efektivitetit dhe profesionalizmit në detyrë e strukturave, puna në grup, duke mos harruar kurrë disiplinën dhe konspiracionin, ka bërë që trafikantët e drogave të mos gjejnë asnjë shteg kalimi të “mallit” të tyre drejt brigjeve italiane. Vetëm në muajt e sezonit veror 2013, policia e Durrësit ka zbuluar dhe sekuestruar afro1 ton drogë të llojeve të ndryshme, e cila kishte destinacion Italinë, dhe ka arrestuar mbi 76 persona që akuzohen si shpërndarës apo edhe korrierë të saj, duke i përcjellë dosjet e tyre drejt organit të akuzës. Policia aksion tek pikat e skrapit për makinat e vjedhura Rastet e shumta të vjedhjeve të makinave gjatë këtij sezoni, humbja e tyre pa gjurmë, duket se e ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, e cila me anë të strukturave të specializuara të saj prej disa muajsh ka nisur hetimet dhe përgjimet. Grupi hetuesve, dhe specialistëve policorë, ka arritur të zbardhë skemën e lidhjeve mes hajdutëve të makinave dhe pronarëve të disa pikave të skrapit, të cilët dashje pa dashje janë molepsur në oferta të pista. Sipas burimeve policore mësohet se “janë mbi 15 mjete të tipeve të ndryshme, të cilat u janë vjedhur shtetasve shqiptarë por edhe kosovarë në muajt e fundit, në qytetin e Durrësit, që janë gjetur në pika të skrapi të bëra fije-fije, dhe pas një pune të mirë, intensive dhe të specializuar, policia ka arritur të zbulojë vendin ku gjendeshin makinat dhe ka arrestuar edhe personat përgjegjës”. Operacioni policor i koduar “Fundi i Verës” ka arrestuar dy personave me precedentë penal në vjedhjen e makinave, të cilët kanë vjedhur dhe shitur për skrap 10 makina tip “Benz Mercedez”, dhe të gjitha grabitjet janë shënuar në 3 muajt e fundit, maj, qershor e korrik 2013”. Burimet policore thanë se “gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A.P 29 vjeç banues në Burrel dhe M.A. 28 vjeç, banues në Tiranë, ku nga nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas automjetet e vjedhura i çonin drejt qytetit të Laçit, ku i çmontonin dhe më pas i shisnin për hekur në pikat e skrapit të këtij qyteti, kundrejt vlerës prej rreth 30 mijë lekësh të reja”. Dy shtetasit e arrestuar grabitjet e makinave i kryenin në Durrës, plazh, dhe në rrugën dytësore midis “Hekurudhës” dhe “Ilirisë”. Sipas hetimeve ka rezultuar se, grabitësit, duke shfrytëzuar orët e darkës ku pushuesit dalin për argëtim në klube nate, nuk e kanë pasur të vështirë që të finalizonin objektivin e tyre. Policia e Durrësit gjatë aksionit u ka kapur si prova materiale çelësa hekzagonalë 12 mm, me të cilët hapnin dyert e mjeteve dhe pajisje të tjera kompromentuese që fajësojnë autorët e krimit. Aksioni dhe kontrollet te 10 pikat e skrapit në Durrës vazhdon, dhe sipas policisë “hetimet nuk do të ndalen, pasi po kërkohen makina të tjera të denoncuara nga qytetarët. Dyshohet se rrjeti grabitësve është i madh”.


AKTUALITET • E martë 13 gusht 2013

»

09

ZBARDHEN DEKLARATAT ANTISHQIPTARE TË MBAJTURA NË CEREMONINË PËRKUJTIMORE NË HIMARË

Agimi i Artë betohet te varri i Aristotel Gumës: Do luftojmë deri në çlirim A

gimi i Artë’” nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi për vdekjen e Aristotel Gumës, por të luftojë deri në ditën e çlirimit”. Dy ditë pas ceremonisë përkujtore të tre vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, janë zbardhur edhe deklaratat antishqiptare të bëra nga përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, gjatë kësaj ceremonie në varrezat e Himarës. Ai përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë. Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”. Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shumë keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morrën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”. Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi se “’Agimi i Artë’ nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!”. Ceremonia përkujtimore megjithëse u zhvillua vetëm me praninë e familjarëve të të ndjerit dhe përfaqësuesve të “Agimit të Artë” sërish nuk ka kaloi pa incidente. Këtë herë ishin operatorët e mediave vizive të cilët u kërcënuan nga një përfaqësues i “Agimit të Artë”, deri edhe me thyerjen e kamerës, pasi sipas tij ata nuk duhet të filmonin ceremoninë. Policia e cila ishte prezente ndërhyri për të shmangur sulmin megjithatë mediat duke qenë sërish nën presion u larguan nga varrezat e Himarës, ndërkohë që disa kilometra larg varrezave të Himarës, ishin pozicionuar forcat speciale të ardhura nga Vlora, të cilat kanë qenë në gadishmëri nëse do të thirreshin për ndihmë. Ndërkohë mësohet se i gjithë aktiviteti është monitoruar nga tre patrrula të policisë së Himarës. Por kjo situatë ndodhi në varrezat e Himarës, pasi në fillim të ceremonisë të gjithë pjesëmarrësit u janë drejtuar Kishës së Shën Spiridhonit në Himarë, për të mbajtur një meshë

Kthehen 20 mijë në javë

Fluks udhëtarësh në Durrës, bllokohet qarkullimi në Vlorë Gjatë tre ditëve të fundit të javës së kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete 18.723 udhëtarë dhe janë larguar 7.703 udhëtarë të tjerë, bënë të ditur burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit. Sipas të njëjtave burime, çdo ditë në port janë përpunuar mbi 15 tragete në hyrje dhe në dalje dhe bashkë me rritjen e numrit të udhëtarëve, që mbërrijnë për pushime në vendin tonë, kanë filluar edhe largimet e shumë të tjerëve, që tashmë i kanë përfunduar ato. Burimet e policisë së kufirit bëjnë me dije, se dita më e ngarkuar ishte e diela me 6750 udhëtarë në hyrje dhe 2 mijë të tjerë në dalje nga porti më i madh i vendit. Grafiku i lundrimit të trageteve në linjat e Barit, Brindizit dhe Triestes është respektuar, falë shkëmbimit të të dhënave mes porteve në të dy anët e Adriatikut si dhe sistemit modern, e të shpejtë. të kontrollit kufitar në terminalin e udhëtarëve në Durrës. Gjatë tre ditëve të fundit janë përpunuar 26.500 udhëtarë me mbi 7 mijë automjete gjithsej, shtuan burimet e policisë kufitare, sipas të cilave në ditët në vazhdim numri i udhëtarëve që mbërrijnë në vendin tonë pritet të ulet gradualisht. Në ditët e ardhshme parashikohet të fillojë rikthimi drejt vendeve të Evropës perëndimore i bashkatdhetarëve që kaluan pushimet pranë familjeve të tyre në vendin tonë, në Kosovë dhe Maqedoni, - përfunduan burimet e policisë lokale. Ndërkohë, rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve në qytetin e Vlorës ka ndikuar në krijimin e një trafiku të rënduar. Për shkak të fluksit të madh të automjeteve që lëvizin drejt bregdetit të jugut, mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata makinash në hyrje të qytetit bregdetar, të Vlorës. Kryesisht, trafik i rënduar është krijuar në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të autostradës. Sipas policisë së Vlorës, shkak është bërë ardhja e shumë turistëve nga Kosova. Në këto akse rrugore janë vendosur grupe policore për zhbllokimin e trafikut, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e automjeteve. Në vijim të muajit gusht pritet të ketë një rritje të mëtejshme të fluksit. në nder të 35-vjeçarit. Aty, anëtarët e “Agimit të Artë” kanë debatuar me priftin e kishës, i cili nuk ka pranuar që të shërbejë në meshë sipas riteve që ata kërkonin. Në këtë mënyrë, prifti grek i kishës, i cili varet nga Mitropolia e Gjirokastrës, është larguar, duke bërë që mesha të kryhet në varrezat e zonës. Ceremonia ka nisur me himnin grek, për të vazhduar me fjalët e një prej përfaqësuesve të “Agimit të Artë”. Ndërkohë që vitet e tjera në këtë ceremoni ka marrë pjesë dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano apo kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ata kanë munguar. I vetmi politikan ishte Kristaq Kiço, kryetar i partisë MEGA. Aristotel Guma humbi jetën në 12 gusht të vitit 2010 si pasojë e një përplasjeje të rëndë automobilistike mes një automjeti dhe një motoçiklete. Kjo ngjarje tragjike, që pasoi një konflikt mes viktimës dhe një grupi të rinjsh shqiptarë nga Vlora, ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve greqishtfolës së Himarës, të cilët bllokuan për 13 orë aksin nacional Vlorë-Sarandë, me pretendimin se “ky është një krim i qëllimshëm”.

DERI NË 5 SHTATOR DO KALOJNË TË GJITHË PAVARËSISHT SI ËSHTË SHKRUAJTUR VENDLINDJA

Toponimet, lejohet kalimi i emigrantëve në Kapshticë Lejohet kalimi i të gjithë fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi pa bërë përjashtime edhe në pikën kufitarë të Kapshticës. Konfirmimi vjen nga autoritetet shqiptare, sipas të cilëve kalimi pa probleme do të lejohet deri në javën e parë të shtatorit. Fillimisht u bisedua për një afat deri më 25 Gusht, por pala shqiptare kërkoi shtyrje të këtij afati, duke vendosur përfundimisht si limit javën e parë të shtatorit. Pas këtij afati pala greke do të vijojë sërish me kthimin e familjeve shqiptare në kufi, fëmijët e të cilëve kanë probleme me emërtimet në pasaportat e tyre. Përgjatë këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të familjeve të kthyera për këtë shkak, sidomos për fëmijët e lindur në qytete të tjera të Greqisë, përveç Athinës. Megjithëse ambasada e Athinës përmes një njoftimi në Ministrinë e Jashtme njoftoi se do të lejohej kalimi në kufi i fëmijëve që kanë lindur në Greqi, në Kapshticë raportohen për raste të kthimit të familjeve shqiptare. Dy familje të tjera nuk u lejuan të kalonin dje paradite në pikën kufirare të Kapshticës, ndërsa shumë prej tyre gjatë 24 orëve të fundit u detyruan të anulojnë planet e të kthehen edhe një herë në territorin grek. Një problem i tillë nuk u vërejt në Kakavijë. Ngërçi u zgjidh sot në

mesditë kur në policinë kufitare mbërriti urdhri i Athinës zyrtare. Të shtunën e kaluar, 10 gusht, ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë. Edhe dje, dhjetra familje të emigrantëve shqiptarë nuk u lejuan të kalojnë pikën kufitare, si pasojë e ngërçit të toponimeve në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre, ndërkohë që Greqia kërkon që toponimet të jenë në gjuhën angleze e greke. Mësohet se në krahasim me një ditë më parë, nuk evidentohen më radhë të gjata në pritje të emigrantëve në Kapshticë dhe në Kakavijë,

pasi qarkullimi vijon normalisht. Amnistia e toponimeve, e cila rihyri në fuqi dy ditë më parë, stimuloi mijëra familje emigrantësh me fëmijë të lindur në Greqi, që të dynden në Kakavije përgjatë ditës së diel, madje deri në orët e mbrëmjes ku funksionojnë edhe linjat e autobusëve të turneve të dyta e të treta. Mësohet se agjencitë e autobusëve të udhëtarëve në Gjirokastër kanë shtuar kapacitetin e transportit përgjatë tri ditëve të fundit dhe kjo për shkak të kërkesave të shumta që kanë emigrantët, të cilët në raport me vitin e kaluar kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri përmes linjave direkte të autobuzëve, sesa me mjetet e tyre private. Kjo ka dy arsye, e para si pasojë e krizës ekonomike që ka Greqia e rrjedhimisht e shoqëruar me rritjen e çmimit të karburanteve dhe uljes së normës ditore të rrogës, dhe së dyti nga pikëpamja e sigurisë rrugore. Pala shqiptare në Kakavijë ka punuar në kohë normale fluksi me 5 sportele në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa grekët me kapacitetin maksimal në momente fluksi me katër në dalje të territorit të tyre dhe dy në hyrje. Kjo ka shkaktuar radhë të shumta, ku në doganën greke udhëtarëve u është dashur të qëndrojnë deri në 4 orë në pritje.


10

« OPINION

E martë 13 gusht 2013 •

Territori evropian, mentaliteti afrikan

N

ë Republikën e lodhur shumë të Kosovës po bën vapë e madhe. Temperaturat po shkojnë deri më 40 gradë në hije. Merreni me mend se deri ku shkojnë nëse nuk jeni nën hije, prandaj i kuptoj dhe i admiroj politikanët tanë, që në temperatura sahariane asnjëherë nuk ndalen së punuari për të mirën dhe interesin e tyre, aq më pak që, si të zgjedhur nga populli janë populli vet. Janë ajka e këtij populli, i cili është bërë si qumështi me 0% yndyrë, për shkak se ajkën e kanë mbledhur dhe po e mbledhin ata që janë të thirrur ta bëjnë këtë. Ajka e popullit! Ndoshta për ngushëllim duhet të themi se qumështi pa yndyrë është shumë i kërkuar, i dobishëm për shëndet dhe rekomandim i mjekëve kundër shumë sëmundjeve, sepse parandalon sulmin në zemër, tru (për ata që e kanë) dhe enëve të gjakut. Populli duhet të ketë yndyrë, dhe besoj se edhe populli ynë e ka. Politikanëve u del yndyra, dikujt më shpejt e dikujt më ngadalë. Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë pse politikanët, ndonëse nuk kanë fare yndyrë, quhen “ajka e popullit”. Disi logjikisht nuk po ma kapë truri, i cili edhe ashtu po reagon vetëm sa për të siguruar mbijetesën fizike, prandaj duhet ta kuptoni se po vetëdeklarohem se nuk mbaj përgjegjësi as politike e as ligjore për këtë që po shkruaj. Duhet ta pranoni se nuk është aspak e lehtë të shkoni çdo javë në Bruksel si Zezdita jonë e famshme, e cila pas një kohe të caktuar lirisht mund të punësohet si cicerone në Bruksel për blerësit me xhepa të thellë, të cilët janë të interesuar të bëjnë shoping në kryeqytetin e Europës. Jam i sigurt se Zezdita i di më mirë butikët dhe restorantet për të kamurit në Bruksel se i di Inspektorati i Punës i Kosovës ndërmarrjet që e shkërdhejnë ligjin e punës në Prishtinë. E lëre më në Kosovë! Se gënjen njeriu për të shpëtuar një jetë apo për ta liruar dikë prej një zori të madh e kuptoj. Se gënjen njeriu për shtetin dhe popullin gjithashtu e kuptoj, sepse kjo edhe lejohet dhe nuk mund të llogaritet si shkarje etike. Se gënjen njeriu pa asnjë arsye apo vetëm sa për të mbetur pjesë e një loje të ndyrë kryesisht nuk e kuptoj në asnjë mënyrë. Po definitivisht jemi popull me fat. Politikanët tanë kurrë nuk kanë gënjyer dhe nuk gënjejnë për interesa të tyre të ngushta apo për të mbijetuar (!). Ata edhe kur duhet t’i shmangen së vërtetës e bëjnë për motive të larta morale, kombëtare dhe njerëzore (!). Duke i shërbyer shtetit dhe duke u sakrifikuar për popullin (!). Duke e shkërdhyer popullin në çdo situatë dhe nga çdo pozitë. Jo të gjithë e bëjnë këtë. P.sh. Ahmadinexhati nuk e ka shkërdhyer popullin e Kosovës. As Robert Mugabe e as Raul Kastro. As Berluskoni. Ndal pak këtu, se këtij nuk i besohet e as bunga-bungave të tij. Do të thoni se as Holand, Obama, Merkel apo baronesha e famshme dhe dilerka e puthjeve për Serbi dhe Kosovë, zon-

Nga BEHXHET SH. SHALA ja Ashton, nuk e bëjnë këtë. E pse, atëherë, na detyrojnë të bisedojmë me Serbinë për çështje që janë ekskluzive të një shteti?! Pse duhet të bisedojmë për Mitrovicën e jo për Nishin apo për Novi-Sadin?! Pse duhet të bisedojmë për liqenin e Ujmanit (Gazivodës ) e të mos bisedojmë për lumenjtë Danub dhe Sava?! Pse Valdete Daka duhet të angazhojë postierët e OSBE-së për shpërndarjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 3 nëntorit në komunat serbe (!) kur i kemi postierët e Postës së Kosovës?! Dhe pse duhet të diskutohet se si duhet të duken fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nuk diskutohet se si duhet të duken fletëvotimet në Serbi?! Kush po gënjen në këtë mes, ata që duhet të thonë të vërtetën apo ne, që na është dehidruar truri?! Më shumë nga temperaturat e larta të gënjeshtrave vendore dhe ndërkombëtare sesa nga temperaturat e larta të caktuara nga Zoti. Pse do të duhej që Serbia të jetë përcaktuese e zhvillimeve në Kosovë dhe të bëhet bashkëpronare e Kosovës pa investuar asgjë përveç dhunës më shumë se një shekull?! E kuptoj se bisedimet midis dy shteteve që kanë probleme janë të domosdoshme, ama nuk e kuptoj që ne gjithmonë të ndahemi të lagur. Dhe pse vetëm ne duhet të lëshojmë pe?! Pse vetëm ne duhet ta hamë çdo gjë që na hidhet në pjatë?! Në fakt, Serbisë po i jepet menyja me listën e ushqimeve (kërkesave), ndërsa neve po na caktohet pjesa mekanike e punës. Larja e pjatave. Qoftë me lavatriçe, ndërsa shumë herë po përdoret edhe mënyra klasike dhe tradicionale e larjes. Lëpirja e pjatave! Dikush sahanlëpirjen e ka pasur shenjë identifikimi dikur. Është bërë shumë problem të hiqet dorë nga tradita. Analizojini anëtarët e delegacioneve nga Kosova. Të kaluarën e tyre apo të paraardhësve të tyre dhe gjërat bëhen të qarta. Analizojini xhirollogaritë e tyre para dhe pas përfundimit të negociatave dhe do ta keni të qartë se cili ka qenë motive i tyre “për mbrojtjen e interesave të shtetit” (!). Analizojini ngritjen e rrufeshme të tyre në shkallaren e hierarkisë dhe do ta kini të qartë motivin e tyre për “mbrojtje të interesave shtetërore dhe ato të popullit” (!). Gjërat po marrin erë dhe ky kundërmim nuk largohet me mbyllje të hundëve. Cila është Serbia, që po luan qoke me ne dhe cilët janë këta “tanët”, që gjithashtu po luajnë qoke me ne?! O Zot i madh, më ndihmo që truri im të këndellet dhe të gjykojë drejt duke besuar se ky është vetëm makth i çastit! Apo lajthitje e rastit, e jo inskenim, që shumë lehtë na dërgon në falimentim. Këmbëthikëpërpjetja si pjesë e traditës Një mik imi, të cilin e çmoj si doajen të gazetarisë eteristike në Kosovë e tash besa edhe po shkruan duke dërguar projektime të shkurtra, por shumë vdekjeprurëse, ka shkruar për zonjën me këmbë thikë përpjetë në një ambasadë të Kosovës në një shtet tjetër, duke konsideruar si diçka skandaloze. Në fakt,

me këtë mikun tim kam dallime dhe nuk pajtohem çdoherë e sidomos jo tani, sepse, nëse francezët përkatësisht A. Dima ka shkruar “Zonja me Kamelie”, pse ne shqiptarët të mos shkruajmë “Zonja me këmbë thikë përpjetë”? Në fund të fundit, këmbët thikë përpjetë janë pjesë e traditës sonë prandaj këtu nuk mund të flitet për asgjë skandaloze- Merreni me mend po ta zinin ndonjë nëpunëse të ambasadës në një pozitë të perversitetit të skajshëm. Duke i pritur palët me mirësjellje dhe kulturë (!). Atëherë vërtet do të llogaritej skandal i vërtetë. I njëjti Muharrem shkruan se në pushtet lehtë mund të vijnë ata që kanë punuar me dhe për Serbinë, por nuk i tregon emrat duke thënë se “kjo është pyetje (emrat e mundshëm ) për 1 milion dollarë”. Unë dua të hyjë në biznes me Muharremin. Thjesht le t’i jap vetëm 100 000 dollarë dhe unë do t’i them emrat për të cilët Nitaj thotë se vlejnë 1 milion dollarë. Ata 900 000 dollarë që mbesin nga 1 milion le t’i mbajë për vete. Së paku 50% të emrave që nuk i përmend Muharremi janë në pushtet apo shkërdhehen me pushtetin. Afërsisht 20% pinë kafe me Muharremin dhe me mua, ndërsa 30% i kanë postet e garantuara dhe të rezervuara me pakon e Daçiçit dhe Nikoliçit. Dy atllarë nuk lidhen në një mullarë E keni vërejtur se kohën e fundit njëri Behxhet (Shala) po shkruan më rrallë dhe tjetri Behgjet (Pacolli) është bërë si Rita Ora. Nuk po zbret nga faqet e gazetave dhe nga shtëpia e vetme publike e regjistruar në Kosovë - RTK-ja. Madje, sipas parimit të okupimit të Vol Stritit, ai ka okupuar edhe televizionin vetëm me një klan dhe vetëm një padron: “Klan Kosova”, si dhe në televizionin e miliarderit - KTV. Të mos flas për mediet në Afrikë, Azerbajxhan, Kazakistan, Jagodina, “Palma Plus” dhe RTS. Botërisht e pranoj se kam mbetur askund hiç dhe nën hijen e Berluskonit lokal - Gjet Macollit. Kam pësuar fiasko mediale. Edhe gazeta për të cilën kam shkruar prej pesë vjetësh po më diskriminon kur po shkruajmë të njëjtën ditë me Pacollin, duke më vendosur në bisht të sorrës. Këtu po e shoh se kemi një gazetari që i di vlerat dhe i çmon analizat e mirëfillta. Dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë, sepse po vlerësohen ata që kanë sakrifikuar çdo gjë për shtetin e Kosovës, popullin e saj kosovar, shqiptarët e Shqipërisë dhe patriotët e Tanzanisë. Prandaj, duke e pranuar cilësinë mbi meritokracinë, deklaroj se jam deklasuar krejtësisht në planin publicistik nga miku im i madh Behgjet Pacolli, për të cilin gojëkëqinjtë thoshin se nuk e kam mik. Pastaj, për ta zbutur paksa këtë fiasko publicistike po thirrem në traditën tonë shekullore se “dy atllarë nuk lidhen në një mullar”. Po tërhiqem vullnetarisht nga lidhja në atë mullar. Le të mbetet ai mullar vetëm për Behgjetin. Më duhet ta pranoj, ndonëse jo me shumë dëshirë, se po vjen koha e vlerave të mirëfillta! T’i respektojmë ato. Më m... nuk mund të bëhet se ç’është bërë!


OPINION • E martë 13 gusht 2013

»

11

SA SHËRBEN DYSHIMI?

A

Nga MAJLINDA BUSHJA

jo që karakterizon sjelljen njerëzore në mënyrë të pandashme në çdo kohë është dyshimi mbi të vërtetën e asaj që ka ndodhur e që mund të ndodhë në të ardhmen mbi gjithçka. Çdo njeri është i rrethuar nga situata komplekse, që vijnë nga e shkuara, por që i përkasin ende së tashmes; nga ngjarje të reja që sjell e tashmja e që bëjnë që jetën e tij ta shoqërojnë mijëra pikëpyetje, mijëra dyshime, të cilat precipitojnë në situata ndonjëherë aspak pozitive. Në fakt, të jesh dyshues në gjithçka që të rrethon do të thotë ta vësh në vështirësi ekzistencën tënde, të të mungojë gjithmonë një bazë që shërben përherë për një fillim të ri më të sigurt e për një vazhdimësi të tillë. Gjithmonë dyshimi ka me vete dualitetin e vërtetësisë së gjërave, e për sa kohë vetëm dyshojmë, ne do të bëjmë të pamundur ecjen përpara. Pazgjidhshmëria e problemeve do të na shoqërojë për sa kohë që ne dyshojmë në zgjedhjet tona. Nëse dyshimi është si një pauzë për të reflektuar mbi një situatë të caktuar, ai është edhe një moment arsyetimi për të besuar ose jo, por kjo gjithmonë duhet të shoqërohet nga masa, pasi dyshimi i vazhdueshëm mbi të njëjtën gjë rrëfen për shumë pauza, që vonojnë në realizimin e qëllimit ose e zhvlerësojnë atë me kohën. Nëse na bluan shpesh dyshimi mbi një çështje apo histori të caktuar, por pa e vërtetuar asnjëherë atë, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse shndërrohemi si uthulla, që gërryen enën e vet, e kështu përfundimi nuk do të jetë aspak pozitiv. Dyshimi kështu shndërrohet vetëm në mosbesim, që na shoqëron në çdo hap mbi vërtetësinë e gjërave që ne nuk mundemi dot t’i vërtetojmë, por mendojmë së ajo që mendojmë është e vërteta. Dyshimi që i përket së ardhmes është edhe më i lodhshmi, dyshimi mbi të ardhmen e gjërave që ne presim të ndodhin, historia që pritet të shkruhet. Për shkak të dyshimit kur pritshmëritë tona nuk përputhen me realitetin, brenda vetes ne ndiejmë thyerjen e arsyetimit tonë, i cili reflekton të ketë qenë i gabuar. Pikëpyetjet e dyshimit pas një kohe të caktuar rrëfejnë për masën e gabimit në mënyrën tonë të të menduarit. Por dyshimi që lidhet me fijëza të tjera dyshimesh është ai që karakterizon jetën e partive poli-

tike, pasi lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve kudo ndodhen në shumë aspekte. Në rrafshin politik ndodhin problemet më të mprehta, të cilat kanë ndikim më të madh dhe afatgjatë në jetën tonë. Zakonisht pas një vendimi fshihet dyshimi se vendimi që u mor do të japë pritshmëritë apo efekti do të jetë i kundërt te qytetarët. Situatat që ngrenë më shumë hije dyshimi në Shqipëri në lëmin politik janë zgjedhjet parlamentare, veçanërisht pas vitit 1991. Ato në përgjithësi janë kontestuar nga partitë politike dhe nuk janë pranuar nga pala humbëse. Faji shpesh i është vënë edhe sistemit zgjedhor, i cili sipas partive politike i ka diskriminuar ato, veçanërisht partitë e vogla. Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën herë pas here për futje duarsh në kutitë e votimit dhe manipulime, dyshim i cili më pas është shoqëruar me jetë të trazuar të partive politike në vend. E gjithë situata kaotike e partive politike ka ndikuar mbi qytetarin e thjeshtë, të cilit i është dashur të paguajë kostot e dyshimit të politikanëve mbi rezultatet e zgjedhjeve. Por dyshimi ka mbetur dyshim për shkak të të vërtetave kontradiktore që ka paraqitur secila palë në lidhje me situata të caktuara zgjedhore në qytete të ndryshme të vendit. Kështu, secili prej nesh di vetëm të vërtetën për aq sa ka parë, ndërkohë që e vërteta e të tjerëve duhet besuar nisur nga një logjikë e caktuar që na çon në atë përfundim. Ecja e jetës politike mbi dyshimin e bën atë më të paqëndrueshme në realizimin e pritshmërive, të cilat u shërbejnë të gjithë qytetarëve, qoftë të majtë apo të djathtë. Shumë të kontestuara ishin zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, të cilat nuk u pranuan nga Partia Socialiste, e cila nëpërmjet rebelimit të saj solli një jetë të trazuar politike në vend, e cila kulmoi me protestën e 21 janarit para Kryeministrisë, që solli 4 të vrarë dhe mosvotimin e tri ligjeve në parlament për shumë kohë, që ishin vënë si kusht për marrjen e statusit të Shqipërisë për në BE. Dyshimi nuk sjell asgjë të mirë për sa kohë ai mbetet i pavërtetuar për saktësinë e tij, hija e tij vetëm errëson situatën gjatë gjithë kohës. Ky është rezultati përfundimtar. Ndërkohë, nëse u referohemi zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, ato u certifikuan pak me vonesë për shkak

të dyshimit mbi parregullsi në disa qendra votimi. Më konkretisht: PR-ja mendonte se ishte bërë padrejtësi në Shkodër dhe PD-ja i kishte marrë 1 mandat, LSI-ja mendonte se ishte marrë një mandat në Kukës nga PD-ja, ku rezultati ishte shumë i ngushtë, ndërkohë që PS-ja mendonte se ka pasur parregullsi në disa qendra votimi në Lezhë. Këto dyshime që mbajtën peng certifikimin e zgjedhjeve për më shumë se një muaj nga dita e zgjedhjeve. Pra, dyshimi mbi të vërtetën lë prapë dyshime. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kompleksiteti i situatave të reja bën të lindin dyshime të reja, të cilat vështirësojnë besimin përfundimtar. Ndërkohë zgjedhësve u intereson produkti përfundimtar, ajo që partitë politike bëjnë në emër të tyre gjatë kohës që ata janë zgjedhur: premtimet e mbajtura. Nëse zgjedhësit dyshojnë tek të zgjedhurit e vet për një sërë arsyesh, ata mundohen të bëjnë një zgjedhje tjetër. Nëse edhe nga ajo pritshmëritë e tij nuk përputhen me realitetin e ri, atëherë votuesit bëhen dyshues për votën e tyre. Zakonisht në këtë zonë futet elektorati gri, për të cilin edhe luftohet shumë në fushatat zgjedhore. Nëse arsyetimet nuk bindin më, ato e lënë votuesin në dyshim gjatë gjithë kohës, ndaj ai është në mëdyshje për votën e tij deri ditën e zgjedhjeve. Politikanët dyshojnë vazhdimisht te vërtetësia e rezultatit të zgjedhjeve, ndërkohë zgjedhësit dyshojnë në vendimin mbi drejtësinë e votës, për zgjedhjen e atyre që do t’i përfaqësojnë nesër. Kjo ndodh për shkak të interesave të ndryshme që ka secila palë, çka sjell që edhe dyshimi të ndryshojë për shkak të interesave, ose, siç thotë populli, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Në të dyja rastet dyshimi pa limit e mban situatën nën tension, duke zhbërë besimin tek të dyja palët për ecjen përpara. Nëse dyshimi ka një fillim që është vendosur nga një mënyrë arsyetimi, ai duhet të ketë dhe një fund, pa i dhënë liri kohëzgjatjes, e cila nuk sjell asnjëherë rezultatet e duhura përfundimtare. Dyshimi që nuk njeh limite, e humbet dobishmërinë e tij e s’bën gjë tjetër veçse kthehet në një pengesë për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, veçanërisht atyre politike. Nëse vetëm dyshojmë, ne vetëm humbim, jo vetëm kohë për zgjidhjen e problemeve, por kthehemi në problem për zgjidhjen e atyre problemeve që na internojnë.

Drejtuesit e paaftë të sportit, që pengojnë zhvillimin e tij Punonjësit në ikje të Ministrisë së Sportit, që penguan edhe zhvillimin e aktivitetit të regbisë, çdo gjë mund të jenë, por jo zyrtarë

D

era e sportit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka qenë gjithnjë e mbyllur vitet e fundit, një derë që, për fat të keq, nuk u hap për sportin dhe për ata që e praktikojnë atë as tani në orët e fundit të qëndrimit të detyrë të atyre drejtuesve të paaftë të sportit. Ata jo vetëm nuk ditën të ndihmojnë e zhvillojnë sportin, por e penguan atë, e çuan në krizë, aq sa edhe në ditët e fundit të qëndrimit në ato karrige po veprojnë në kundërshtim me ligjin. Në vend që të bëjnë të paktën diçka të mirë për sportin për ta mbyllur me nder, ata po vazhdojnë ta shkatërrojnë atë duke u marrë me emërime të kundërligjshme, ulje rrogash etj. Veprimet e tyre të fundit vijojnë të jenë të turpshme, të një drejtorie sporti që, për fat të keq, tallet me sportin, për të cilin ata përgjigjen para të gjithëve. Rasti më i fundit është veprimtaria e regbisë, që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Organizatorët e këtij turneu fantastik kanë bërë kërkesa të njëpasnjëshme pranë MTKRS-së 5 vjetët e fundit, duke iu drejtuar punonjësve të saj të sportit për mbështetje, por nuk janë ndihmuar kurrë, madje janë mashtruar dhe përcjellë pa u thënë asnjë fjalë të mirë. Këta njerëz, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, kërkojnë të sjellin një kulturë të re sportive, kërkojnë ngritjen e një sporti të ri, duke treguar pasionin e dashurinë e tyre jo vetëm për sportin, por dhe për Shqipërinë. E them këtë pasi ata janë një grup emigrantësh, të cilët jo vetëm kërkojnë të na afrojnë edhe më shumë me diasporën, por dhe të kontribuojnë për vendin e tyre, të përfaqësojnë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kjo tregon më së miri patriotizmin e tyre dhe dëshirën për të garuar nën ngjyrat kuqezi, flamurin kombëtar. Por ata u ndien të fyer nga

Nga VIRON BEZHANI një tufë burokratësh që punojnë ende sot në Ministrinë e Sportit, të cilët vetëm për sport nuk mendojnë. Këta drejtues jo vetëm që mashtruan, por as nuk denjuan të vijnë në aktivitetin e veçantë të organizimit të këtij sporti në vendin tonë. Madje, ata dhe shteti u bënë pengesë që kjo ndeshje të mos zhvillohej në stadiumin “Qemal Stafa”. Pa përkrahjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ky aktivitet do të dështonte, dhe ky do të ishte dështim për të gjithë ne. Po ne nuk mund t’i linim të dilnin kokulur disa djem të rinj, që me dëshirë dhe pasion kërkojnë të zhvillojnë këtë sport edhe në vendin tonë, dhe për këtë i falënderoj. Një sport që, ashtu si të tjerët, shërben për të edukuar rininë shqiptare si dhe për të forcuar lidhjet me ata që e praktikojnë këtë disiplinë në diasporë, disa të rinj që bëjnë krenarë. Për zhvillimin e përhapjen e këtij sporti në Shqipëri më shumë se kushdo janë interesuar e përpjekur ata djem të rinj që zhvilluan një show para publikut në “Selman Stërmasi” sesa vetë shteti shqiptar e Drejtoria e Sportit, që e ka për detyrë. Edhe pse shteti shqiptar nuk u interesua për asgjë për këtë aktivitet, disa njerëz vendosën të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në përhapjen e këtij sporti, që të gjejë dritë në një tunel të gjatë e të errët të krijuar nga burokratët e sportit pranë MTKRS-së. Falë ndihmës së KOKSH-së u arrit të zhvillohej ndeshja show më 3 gusht dhe shqiptarët të shijojnë një realitet sportiv ndryshe. Po më tej? Për fat të keq, edhe pse thirrjes iu përgjigj pjesa dërrmuese e shqiptarëve që luajnë regbi në Itali, si dhe nga Shqipëria u siguruan materialet e nevojshme, ftesës për të ndihmuar nuk iu përgjigjën me praninë e tyre jo vetëm ministri, por asnjë zyrtar i dikasterit të MTKRS-së. Kjo përfaqësuese u duk si jetime, por ju garantoj se nuk është e tillë, pasi suksesi i ndeshjes arriti deri në dyert e Federatës Botërore të regbisë (për fat të mirë të hapura), që sërish tregoi gatishmërinë për të ndihmuar

regbinë shqiptare. Deri dje ishim të vetmit në Europë që nuk e kishim këtë sport, ndërsa sot jemi krenarë për ata djem, që na treguan se me dëshirë dhe pasion kalohet çdo pengesë, edhe ato burokratike të një shteti që fle në karrige. Ky sport do të përfaqësohet edhe më lart në arenën ndërkombëtare, për t’u treguar të gjithëve se në Shqipëri ka njerëz që e duan sportin. Këta sportistë me aktivitetin që organizuan i bëjnë apel edhe një herë qeverisë shqiptare që t’i mbështesë. “Ne shqiptarët jemi të lindur për këtë sport”, - ishte një shprehje që e thanë vetë sportistët e regbisë dhe që unë ua delegoj drejtuesve të sportit për ta pasur parasysh. Ata bëjnë një apel që shteti të kujdeset jo vetëm për sportin, por të tregojnë kujdes për ata që bëjnë sport në diasporë, për t’i afruar dhe përkrahur, pasi po mbajnë lart flamurin kuqezi. Si lindi ideja për këtë sport në vendin tonë Ideja për të përhapur regbinë në Shqipëri u iniciua para 5 vjetësh nga disa regbistë shqiptarë që luajnë në Itali. Takimi i parë për shqiptarët ishte me 14 sportistë dhe pas këtij takimi z. Gaspër Daupi (me punë e banim në Itali dhe me djalin që vijon të luajë regbi në nivele të larta në Itali) bashkë me një gazetar italian erdhën në Tiranë. Përmes një axhende të parapërgatitur u takuan me ministrin Ferdinant Xhaferri. Delegacioni u prit edhe nga Stavri Bello në KOKSH, Armando Duka në FSHF e znj. Bekteshi në drejtorinë arsimore të Tiranës. U ra dakord që dikasteri të investojë për krijimin e kushteve për zhvillimin e regbisë në vendin tonë, duke nisur me ngritjen e federatës përkatëse, për të cilën u premtua ndihma e drejtorisë së sportit, si në anën ligjore, ashtu dhe në mbështetje të çdo lloj iniciative tjetër. Por kjo mbështetje nga MTKRS-ja nuk erdhi kurrë realisht. Ndërkohë një mbështetje erdhi nga Federata Botërore e Regbisë, që premtoi të përkrahë krijimin e zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.


12

« GOSSIP

Jennifer Aniston po mendon ta ndryshojë pamjen Jennifer Aniston po mendon ta ndryshojë pamjen e saj. Ajo mendon se stili i saj i deritashëm tashmë është vjetruar dhe dëshiron të bëjë ca ndryshime, edhe nëse kjo nënkupton vetëm ndryshimin e ngjyrës apo stilit të flokëve. “Në qilimin e kuq, është koha që të filloj të bëj diçka ndryshe. Nuk është ndonjë gjë, por vetëm dua të ndjehem rehatshëm. Jam duke menduar t’i ngjyros flokët. Mendoj se do të jetë më e shëndetshme”, është shprehur Aniston. Ajo ka treguar se edhe pse është këshilluar që t’i shmangë ushqimet e fërkuara, ajo jo gjithherë e bën këtë, pasi i pëlqejnë edhe ushqimet me kalori, por këto kalori i largon me ushtrime të rregullta fizike.

E martë 13 gusht 2013 •

QYTETI M më i shtrenjtë në botë e makina luksoze dhe rrugë të parregulluara, me çmime stratosferike dhe rroga minimale, Luanda shpesh cilësohet si qyteti më i shtrenjtë. Për herë të dytë në tri vjet, qyteti afrikan i Luandës është deklaruar qyteti më i shtrenjtë në botë për të riatdhesuarit, nga studimi i “Mercer”, një firmë këshilluese e burimeve njerëzore. Ndërkohë që është e vërtetë se shumica e banorëve të kryeqytetit angolan, jeton në varfëri në periferi të qytetit, në qendër të tij ndajnë rrugën “Porsche Cayennes”, “Cadillack Escalades” dhe “Range Rovers”. “Hugo Boss” ishte shumë i suksesshëm në Luanda, kur hapi dyqanin e dytë pak metra larg të parit. Për ata që nuk janë familjarë me Luandën, ky pozicionim mund të vijë si befasi. Nëse do të flitej për Tokion, Moskën dhe Nju Jorkun, atëherë mund të na dukej e pranueshme, por për Luandën? Ndoshta sepse brigjet angoliane janë të pasura me arin e zi, vendi po “përmbytet” nga pasuritë e naftës dhe shumë prej tyre përfundojnë në Luanda. Pra, si është të vizitosh qytetin me çmime kaq të shtrenjta, ku një punëtor i nivelit të mesëm merr 10.000 dollarë në muaj? Luanda është kryeqyteti i Angolës, shtetit të dytë më të madh për prodhimin e naftës (e para vjen Nigeria), një vend me rritje ekonomike dhe politike. Shteti ka vuajtur për 27 vjet një luftë civile të gjatë dhe të dhunshme, e cila mbaroi vetëm në vitin 2012, duke e lënë atë të paaftë për të prodhuar ushqimin e tij dhe me infrastrukturë të shkatërruar. Për pasojë, gjithçka duhet të importohet në Luanda. Faturat e hoteleve Hotelet përbëjnë shpenzimet më të mëdha për xhepat e vizitorëve. Pavarësisht se shumë hotele janë hapur vitet e fundit, çmimet kanë

V Lohan s’i harron shokët Lindsay Lohan më sa duket nuk ka në mend që të ndihmojë vetveten. Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, aktorja nuk ndahet nga shokët e saj të ngushtë pavarësisht se këtë këshillë ja ka dhënë një mjek në qendrën e rehabilitimit. Mjeku i ka thënë Lindsay dhe shokëve të saj që të largohen nga ajo në mënyrë që ajo ti harron shprehitë e këqija. “Pasi që ka dalë ky lajm Lindsayit i është thënë që duhet të shlyej të gjithë numrat e telefonit të saj, mirëpo ajo ka shfrytëzuar emailin e saj për t’i dërguar një email shokëve të saj duke ju thënë se ajo nuk e ka për qëllim që ti eliminojë ata nga jeta e saj”, tha një burim.

14-15

ictoria Beckham ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga jeta e saj me yllin e famshëm të futbollit, David Beckham. Këngëtarja e shndërruar në dizajnere ka befasuar duke thënë se i pëlqen më shumë të merret me rregullimin e fytyrës së saj sesa të bëjë seks me bashkëshortin.“Të jem e sinqertë, kur fëmijët shkojnë në krevat, më shumë më pëlqen të vë maskën në fytyrë dhe të rregulloj vetullat”, ka deklaruar ajo për versionin australian të revistës Vogue. 39-vjeçarja është shprehur e lumtur që burri i saj e ka përfunduar karrierën futbollistike, në mënyrë që të qëndrojnë më shumë së bashku dhe t’i përkushtohen familjes. 39-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, thotë se mundimin më të

jug të Luandës, në Miradouro da Lua, që ka një peizazh të bukur gjiri, shkëmbinjsh dhe fushash, që shtrihen përgjatë horizontit. Pemët e gjata baobab që gjenden në savanën bosh, do t’ju bëjnë të pyesni veten përse të gjithë qëndrojnë në qytet.

mbetur po aq, 500 dollarë nata për një hotel me pesë yje dhe 300-350 dollarë për ato mesatare. Një vakt në një nga restorantet e Luandës shkon mbi 100 dollarë për person, duke përfshirë antipastat dhe pijet. Çmime të tilla mund të përballohen vetëm nga ata që punojnë për kompani të mëdha ose nga zyrtarët që punojnë në fushën e naftës ose bankave. Shumica e luandasve, përkundrazi, jetojnë në periferi të qytetit dhe kanë të ardhura shumë të ulëta. Pagat e bankierëve mund të shkojnë nga 8000-10000 dollarë, ndërsa ato të shoferëve dhe shërbëtorëve, maksimumi

deri në 500 dollarë. Makinat luksoze që bllokojnë trafikun mund të jenë të zakonshme në kryeqytet, por rrugët dhe shërbimet publike janë katastrofike. Plazhi Plazhi është një gjë e domosdoshme në verën angoliane. Pranë Luandës është ishulli Mussulo, që është një vend i mrekullueshëm me restorante me çati prej kashte dhe plazh me dallgë fantastike. Për të shkuar atje mund të merrni taksitë e ujit, që do t’ju kushtojë vetëm 5 dollarë. Një mundësi tjetër është të drejtoheni 40 kilometra në

Kuzhina angoliane Kuzhina angoliane përfiton prej mbi 100 mijë kilometrash të vijës bregdetare. Mesa duket peshqit nuk e kanë idenë sesa do të kushtojnë ata kur të kapen prej vendasve. Angola ka një traditë kulinare të influencuar prej 500 viteve të kolonizimit portugez dhe prej prodhimeve të detit. Faturat në restorantet në qendër të qytetit mund të kushtojnë, por sa më shumë t’i largohesh qendrës, aq më të lira do të bëhen çmimet. Koha për t’u mburrur Nëse po kërkoni të mburreni, ky është qyteti më i shtrenjtë në botë, pra jeni në vendin e duhur. Firmat më të njohura kanë filialet e tyre në qendër të qytetit dhe çmimet e produkteve të tyre janë marramendëse. Kjo, sepse është llogaritur të blihen prej bosëve të naftës dhe rangut të tyre. Restoranti Lookal Mar është mbreti i restoranteve të shtrenjta në Luanda. Vetëm antipasta këtu mund të kushtojë 150 dollarë, sepse produktet e detit vijnë prej Portugalisë tri herë në javë. Jeta e natës në Luanda, varet nga kushtet tuaja ekonomike. Mund të frekuentoni “Switch Supper Club” ose “Epic Sana Hotel” për të bërë jetë të shfrenuar nate ose mund të zgjidhni lokalet e tjera më të lira.

Victoria: Më mirë rregulloj vetullat, sesa të bëj seks me David Bekam madh e ka me Brooklyn, djalin e saj 14-vjeçar, i cili me zor bie të flejë. Duke folur për të shoqin, Victoria deklaron se, “Ne jemi të gjithë krenar për David. Mbështetja për të, në të gjithë klubet e botës në këto 15 vjet ka qenë një frymëzim, jo vetëm për mua dhe fëmijët, por për miliona njerëz që kënaqen kur na shikojnë si familje të bashkuar”. Victoria gjatë fotosesionit për edicionin australian të revistës Vogue – kishte harruar takimin që e kishte me mësuesit e Brooklyn. Kështu që e ka telefonuar një helikopter për të udhëtuar mes për mes Londrës.


GOSSIP • E martë 13 gusht 2013

»

13

RODRIGUEZ: I KAM PASUR FRIKË MESHKUJT

A

Magdalena, ylli i ri i plazhit

ktorja e bukur, Michelle Rodriguez, ka zbuluar detaje mjaft interesante nga jeta e saj në të kaluarën. Ajo ka deklaruar se ishte shtirur si e rrezikshme për ta fshehur faktin se kishte frikë nga meshkujt. Ka veshur bluza të gjata, të cilat e kanë fshehur pamjen e saj seksi, ndërsa shpesh ka ditur edhe të rrahet me të tjerët. Zeshkania atraktive kështu ishte tejet e turpshme si adoleshente. “Kur kam qenë adoleshente, kam pasur frikë të madhe nga meshkujt. Për ta fshehur këtë, shtiresha se isha shumë e rrezikshme”, ka thënë ajo për mediet britanike. Michelle thotë se nuk ka veshur fustane dhe këpucë me take të larta, por kishte një imazh të një djaloshi të rrezikshëm.

Seancat fotografike, ndonjëherë mund të jenë të mërzitshme edhe për vetë modelet, të cilat janë mësuar të fitojnë “bukën e gojës” me këtë punë. Një prej yjeve të reja të kësaj vere, Magdalena Frackowiak, gjeti nga ana e saj një mënyrë të shkëlqyer për të larguar vëmendjen nga puna. Nga St. Barts, në Karaibe, polakja ishte pothuajse gjithmonë e impenjuar me celularin e saj, si mënyrën e vetme për të luftuar mërzinë e punës së përditshme. E megjithaë, nuk mund të thuhet se të njëjtën gjendje shpirtërore ndante edhe shpurra e shumtë e stafit që e ndiqte dhe fansat e kënaqur nga pozat e reja seksi të 28-vjeçares.

Një show politik për Alec Baldwin Aktori Alec Baldwin është gati të zbarkojë në rrjetin televiziv MSNBC me një shfaqje të përjavshme, bëjnë të ditur mediat amerikane. Sipas burimeve, aktori po përmbyll tratativat për drejtimin e një programi që do të transmetohet të premteve në orën 22, me orën lokale. Në këtë program, Baldwin do të ketë mundësi të flasë hapur për idetë e tij politike. Ai është një mbështetës i thekur i së majtës amerikane dhe konsiderohet si ndër më të preferuarit nga simpatizantët e partisë demokratike.

Justin Biber të blejë Neverlandin? Justin Bieber dëshiron ta blejë ish-pronën e Michael Jackson, Neverland. Këngëtari ka dërguar ekipin e tij për të parë nga afër fermën e vendosur në një qytetin e heshtur të Kalifornisë, Los Olivios, dy orë larg nga ku ai aktualisht jeton. Bieber dëshiron të shmangë çmendurinë e Los Angelesit dhe menaxhmenti i tij dëshiron që ai të jetojë diku më qetë. “Justin sapo është përfshirë në një bollëk telashesh së fundi, andaj më e mira është që ai të largohet nga qendra e Los Angelesit dhe të bëjë një jetë më të qetë”. “Ekipi i tij ka frikë për të dhe dëshiron ai të qetësohet dhe të jetë i lumtur. Ata kanë gjetur zgjidhjen ideale, që është ta zhvendosin atë në një fermë disa orë larg qytetit ku ai nuk do të ndiqet vazhdimisht”. “Neverland është nxjerrë në shitje, andaj kjo është pa mend për Justin, i cili do të dëshironte të jetojë atje. Michael Jackson është idhulli i tij. I vetmi problem është se ajo është shkatërruar dhe ka nevojë për goxha punë”, ka thënë burimi.


14

« BOTA

E shtunë 10 gusht 2013 •

N

ë skandalin e përgjimeve të NSA-së ka vazhdimisht zbulime të reja. Mosbesimi ndaj Merkelit është shtuar në opinion. Shefi i zyrës së Kancelares do përgjigjet sërish në komisionin e kontrollit parlamentar. Prej dy muajsh kjo është tema kryesore në Gjermani: zbulimet e informatorit Edward Snowden. Sipas pretendimeve të specialistit të informatikës, ish-punëdhënësi i tij, shërbimi i fshehtë amerikan NSA, përgjon sistematikisht internetin në të gjithë botën. Gjermania duket se ka qenë veçanërisht në shënjestër të spiunëve. Pak pas publikimit të akuzave, Presidenti amerikan Barack Obama vizitoi Berlinin në mes të qershorit dhe mbajti një fjalim të pritur me shumë kureshtje para Portës së Brandenburgut. Fjalimi kishte të bënte shumë me demokracinë dhe lirinë, të cilat duhen mbrojtur. Për zbulimet e shumëdiskutuara rreth përgjimeve, Obama foli vetëm pasi u pyet konkretisht në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel. Mesazhi i tij: gjithçka ka qenë e ligjshme. Kancelarja gjermane tregoi mirëkuptim për shqetësimet e qytetarëve në lidhje me përgjimet e pakontrolluara. Ajo ka diskutuar gjerë e gjatë për këtë me Presidentin Obama. Në bisedë nuk janë eliminuar të gjitha diferencat në opinion dhe për to do të vazhdojnë bisedimet, tha Merkel atëherë. Zbulime Gjithnjë e më shpërthyese u bënë zbulimet për programet e përgjimit me emra të mistershëm si “Prism” dhe “XKeyscore”,, nga informacione të reja të medieve kombëtare dhe ndërkombëtare. Papritur në qendër të kritikave u vu Shërbimi Informativ Gjerman (BND) përgjegjës për shërbimin informativ jashtë vendit. Ai thuhet se i ka përcjellë në masë të madhe informacione kolegëve të NSA-së. Disa herë u mblodh instanca parlamentare e kontrollit për mbikqyrjen e shërbimeve të fshehta (PKGr), në të cilën bëjnë pjesë deputetë nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag. Para plot dy javësh para komisionit doli shefi i kancelarisë Ronald Pofalla (CDU). Ai është përgjegjës për shërbimet sekrete në kancelari. Pas mbledhjes së PKGr-së Pofalla deklaroi para gazetarëve, se shërbimet sekrete gjermane punojnë “në përputhje me ligjin” dhe mbrojtja e të dhënave respektohet “njëqind për qind”. Shqetësim të ri shkaktuan në fillim të gushtit njoftimet se BND vetëm në dhjetor 2012 i ka përcjellë shërbimit partner amerikan NSA, 500 milionë paketa të dhënash. Shifrat vijnë përsëri nga informatori Edward Snowden, i cili ndërkohë ka marrë azil në Rusi. Kancelarja Merkel, e cila aktualisht ndodhet me pushime, njoftoi përmes zv/zëdhënësit të qeverisë Georg Streiter, se nuk ka pasur miliona shkelje të së drejtës kushtetuese nga shërbimet e fshehta gjermane. Ata respektojnë veç kësaj edhe rregullat për mbrojtjen e të dhënave. Ky është aspekti më i rëndësishëm. Kështu ishte shprehur edhe shefi i zyrës së kancelares Pofalla, para instancës së kontrollit parlamentar PKGr. Zëdhënësi i qeverisë Streiter shton se “aspekti i dytë i rëndësishëm” është që përcjellja e të dhënave personale të shtetasve gjermanë bëhet “mbi baza ligjore dhe vetëm në raste individuale”. Edhe kjo deklaratë dy muaj pas zbulimeve të Snowden ishte për opozitën gjermane shumë pak. Kjo vlen edhe për informacionin e

AVOKATI I ASSANGE

Snowden të mos kthehet në SHBA Shpresa ime për Edward Snowdenin është që ai të ketë mundësi të udhëtojë në një vend që do ta zgjedhë ai. Aktualisht ky vend duket të jetë Venezuela. Problemi për Ed Snowdenin do të jetë se do të jetë e vështirë që ai të udhëtojë me avion nga Rusia në Venezuelë, pa e detyruar SHBA avionin që të ulet. Ai ndodhet aktualisht në këtë pikë Avokati i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange tregon se çfarë duhet të ndodhë që klienti i tij të mund të largohet nga ambasada e Ekuadorit. Veç kësaj, Michael Ratner ka një këshillë të mirë për Edward Snowden.

SKANDALI I PËRGJIMEVE

Çfarë dinte Kancelarja? Pak pas publikimit të akuzave, Presidenti amerikan Barack Obama vizitoi Berlinin në mes të qershorit dhe mbajti një fjalim të pritur me shumë kureshtje para Portës së Brandenburgut. Fjalimi kishte të bënte shumë me demokracinë dhe lirinë, të cilat duhen mbrojtur. Për zbulimet e shumëdiskutuara rreth përgjimeve, Obama foli vetëm pasi u pyet konkretisht në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel. Mesazhi i tij: gjithçka ka qenë e ligjshme dhënë nga Streiter se në vitin 2012 janë përcjellë “vetëm dy paketa të dhënash, që kanë të bëjnë me një person të vetëm”. Humbje besimi Qeveria Merkel ende nuk ka deklaruar në mënyrë përfundimtare nëse edhe shërbimi i fshehtë amerikan NSA respekton ligjin gjerman. Për këtë “nuk ka të dhëna të palës gjermane”, tha zëdhënësi Streiter. Qeveria gjermane u ka kërkuar informacion amerikanëve. Përgjigje nuk ka ende. Se çfarë pyetjesh konkrete u janë drejtuar aleatëve, Streiter nuk e tha. Është pikërisht kjo lloj politike informimi që zemëron pjesë të mëdha të opinionit publik në Gjermani. Sipas sondazheve shumica e popullsisë nuk ka besim tek Angela Merkel në skandalin e përgjimeve. Në shënjestër është vënë tani edhe kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve në opozitë, Frank-Walter Steinmeier. Në qeverinë e drejtuar nga ish-Kancelari Gerhard Schröder ai ka qenë shef i kancelarisë dhe kështu edhe koordinator për shërbimet e fshehta. Gjatë kohës që ai ka qenë në këtë post është lidhur në 2002 një marrëveshje mes BND-së dhe NSA-së për bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër terrorizmit, pas atentateve të 11 shtatorit në SHBA. Akuzat në drejtim të Angela Merkelit dhe qeverisë së saj, tani drejtohen edhe kundër SPD-së dhe ekologjistëve. Steinmeier, i cili ka qenë ministër i Jashtëm në qeverinë e koalicionit të gjerë drejtuar nga Merkel nga 2005 deri 2009, i kundërshton akuzat. Ajo që ishte e nevojshme në 2002 nuk ka të bëjë aspak me “mbledhjen thuajse të rregullt, të plotë dhe të gjeneralizuar të të dhënave private”, që duket se është bërë nën qeverinë e Merkelit. Megjithatë gjermanët dinë po aq pak edhe për marrëveshjen për bashkëpunim të shërbimeve të fshehta gjermane dhe amerikane, të lidhur në kohën e Steinmeier.

Çfarë mendoni për reagimet në Evropë ndaj dënimit të Bradley Manningut dhe për zbulimet e Edward Snowden-it? Reagimi në Evropë ishte në tërësi shumë më i mirë se në SHBA. Artikujt në Evropë nisin shpesh me fjalë si “NSA ka bërë këtë...”, në vend të sulmeve kundër Snowdenit, të tipit si “Snowdeni është një person i tillë...”. Edhe unë mendoj se reagimi i Evropës së prekur nga përgjimi është shumë i rëndësishëm. Në SHBA kjo ka luajtur një rol, por në Evropë reagimi ishte më i fortë. Me sa duket qeveritë në Evropë nuk janë kaq të ndershme. Ato i dinin disa gjëra, por në momentin që ato bëhen publike, ato përpiqen të distancohen. Çfarë do t’i rekomandonit Snow-denit, po të ishit avokati i tij? Unë do të kisha shkuar që në fillim ndoshta në një vend tjetër nga Kina dhe Hongkongu. Ndoshta do të kisha shkuar në Venezuelë. Dhe tani SHBA do të kishin qenë vendi i fundit, ku do të shkoja. Po e shohim si e trajtuan Bradley Manningun: ndoshta ai do të q Kanzleramtsminister Ronald Pofalla duke folur për bashkëpunimin e BND me NSA ndrojë i burgosur për një kohë të gjatë. Por kushtet e arrestit të tij njihen dhe dihet sa jo korrekt ishte procesi i tij gjyqësor. Shihet se Julian Assange ndodhet praktikisht i bllokuar në një ambasadë, nga frika, se do ta dërgojnë në SHBA, ku nuk do ta lënë të gjykohet në liri, pas pagimit të një garancie, se do ta mbajnë të arrestuar pa kontakte me botën e jashtme dhe do të ketë një proces jo korrekt gjyqësor. Çfarë mendoni që e pret Snowdenin? Shpresa ime për Edward Snowdenin është që ai të ketë mundësi të udhëtojë në një vend që do ta zgjedhë ai. Aktualisht ky vend duket të jetë Venezuela. Problemi për Ed Snowdenin do të jetë se do të jetë e vështirë që ai të udhëtojë me avion nga Rusia në Venezuelë, pa e detyruar SHBA avionin që të ulet. Ai ndodhet aktualisht në këtë pikë. Por njëkohësisht ai të paktën është një njeri i lirë, krahasuar me atë se çfarë do ta priste atë në SHBA, në një burg sekret.


BOTA • E shtunë 10 gusht 2013

»

15

S

htëpia e Bardhë anuloi një takim të nivelit të lartë mes presidentit Barak Obama dhe presidentit rus Vladimir Putin të planifikuar për në Moskë muajin e ardhshëm. Një nga arsyet ishte dhënia e azilit të përkohshëm, një vjeçar, nga Rusia, për ish-punonjësin e shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, i kërkuar nga SHBA nën akuzat për spiunazh. Snowden tani jeton në Rusi pasi kaloi më shumë se një muaj në zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës. Rasti i Edward Snowdenit ka ngjallur një debat mbi çështjen e tradhtisë ndaj atdheut. Veprimi i Edward Snowden-it, nxjerrja e hollësive mbi disa programe sekrete të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, ka ngjallur një debat nëse Snowden është tradhëtar. Për John Bolton, ish ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, çështja është e qartë. “Unë e konsideroj tradhëtar. Ai ka marrë sekrete të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe padyshim ia ka dhënë disa Kinës, disa Rusisë - Rusia dhe Kina mund t’i kenë të gjitha informacionet për aq sa dimë ne. Disa thonë se ky nuk është spiunazh i vërtetë, pasi spiunazhi ndodh kur i jep sekrete një qeverie. Unë do të thosha se kur i bën sekretet publike është më keq sesa spiunazh, pasi në këtë rast ka 190 qeveri që do të mësojnë sekretet e Amerikës.” David Barrett, ekspert i sigurisë kombëtare dhe profesor në Universitetin Villanova e sheh Snowden-in me një këndvështrim tjetër. “Unë do ta konsideroja dezertor. Ka shumë emërtime që mund të përdorësh për ta cilësuar: sinjalizues, nxjerrës informacionesh. Patjetër që kualifikohet si dezertor. Kjo është një çështje serioze për një person që punon për një agjenci zbulimi, që nënshkruan një kontratë ku bie dakort për të ruajtur sekretet. Mendoj se është shumë serioze t’i nxjerrësh këto sekrete – të largohesh nga vendi dhe të nxjerrësh sekretet.” Departameti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza kriminale kundër Snowden-it: vjedhje të pasurisë shtetërore, dhënie të paautorizuar të informacioneve të mbrojtjes kombëtare dhe dhënie me vetëdije të materialeve sekrete personave të paautorizuar. Vetë Snowden thotë se një nga arsyet që ai i bëri publike dokumentat ishte të hapte një diskutim rreth programeve sekrete të përgjimit, të qeverisë amerikane. Stephen Vladeck është ekspert për ligjet e sigurisë kombëtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Amerikan këtu në Uashington. “Diskutimet që po ndodhin tani në Uashington nuk do të kishin ndodhur në se nuk do të ishte Snowden-i. Mendoj se është diçka e mirë që ato po ndodhin. Në fund të fundit, në se dikush më pyet mua “A është Edward Snowden një kriminel apo një sinjalizues”, do të thosha po – për të dyja. Dhe kjo është e drejta. Duhet të kemi parasysh se ndonjëherë të bësh atë që është e ligjshme dhe atë që është e drejtë, nuk është e njëjta gjë.” Aziz Huq, ekspert për çështje të sigurisë kombëtare dhe drejtësisë kushtetuese në Universitetin e Çikagos thotë se një gjë është e sigurtë: Edward Snowden nuk është tradhëtar. “Në drejtësinë amerikane ne kemi një përkufizim shumë të saktë të tradhëtisë. Ky është një përcaktim që mishërohet jo vetëm në ligjin federal por edhe në Kushtetutë. Ai i referohet një klasifikimi shumë të ngushtë të “formave të qëllimshme të ndihmesës për armikun në kohë lufte.” Zoti Huq thotë se, për shembull,

A mund të quhet

TRADHËTAR

Snowden?

“Unë do ta konsideroja dezertor. Ka shumë emërtime që mund të përdorësh për ta cilësuar: sinjalizues, nxjerrës informacionesh. Patjetër që kualifikohet si dezertor. Kjo është një çështje serioze për një person që punon për një agjenci zbulimi, që nënshkruan një kontratë ku bie dakord për të ruajtur sekretet. Mendoj se është shumë serioze t’i nxjerrësh këto sekrete – të largohesh nga vendi dhe të nxjerrësh sekretet” ata amerikanë që luftuan me ushtrinë naziste ishin tradhëtarë dhe u ndëshkuan si të tillë në Luftën e Dytë Botërore. “Personi i fundit që u shpall fajtor për tradhëti ishte Adam Gadahn, një amerikan që shkoi dhe u bashkua me al-Kaidan dhe shërbeu si zëdhënës i tyre në gjuhën angleze – pati argumente të forta për ta shpallur atë fajtor për tradhëti, pasi ai kishte shkuar dhe kishte ndihmuar armikun, dhe kjo e bënte një armik të Shteteve të Bashkuara. Por kjo nuk është njësoj si çështja Snowden.” Zoti Huq thotë se është thellësisht e papërshtatshme të përdorësh fjalën tradhëtar për dikë që ka nxjerrë informacione që janë padyshim të lidhura me debatin publik. Shumica e amerikanëve duket se bien dakort me zoti Huq. Një anketë e Universiteti Quinnipiac thotë se 55 përqind e të anketuarve besojnë se Snowden-i u ra këmbanave të alarmit, nuk kreu tradhëti. Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë kritikat ndaj Rusisë lidhur me vendimin e Moskës për t’i dhënë status azilanti ish-kontraktorit të qeverisë amerikane Edward Snowden. Periudha e pas-Luftës së Ftohtë, kur Uashingtoni dhe Moska i drejtoheshin njëri-tjetrit si aleatë, është thuajse harruar. Dje, ligjvënësit amerikanë shfrytëzuan transmetimet e medias për të shprehur kritikat e tyre ndaj qeverisë ruse, veçanërisht Presidentit Vladimir Putin. Senatori republikan John McCain bëri komente për emisinin Fox News Sunday: “Putin është ish-kolonel i KGB-së dhe nuk ushqen iluzione për marrëdhënien tonë, nuk do t’ia dijë për lidhjet me Shtetet e Bashkuara, vazhdon të shtypë popullin e tij, të shtypë median dhe të veprojë në mënyrë autokratike dhe jo-konstruktive”. Oti McCain tha se episodi i Snowdenit

sinjalizon marrëdhënie tepër të këqija mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës shtrihen përtej çështjes Snowden, sipas Kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, demokratit Robert Menendez. “Zyrtarët ruse nuk u përgjigjen shqetësimeve tona lidhur me tragjeditë që po shpalosen në Siri. Ata nuk u përgjigjen shqetësimeve tona për të reduktuar armët bërthamore. Ata nuk u përgjigjen shqetësimeve tona lidhur me të drejtat e komunitetit homoseksual”. Zoti Menendez i bëri komentet për programin This Week. Të premten, në një konferencë për shtyp, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka marrëdhënie të këqija personale me zotin Putin. Megjithatë, javën e kaluar Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e një takimi që ishte planifikuar të zhvillonin dy udhëheqësit në Moskë në muajin shtator. Presidenti Obama u shpreh në këtë mënyrë lidhur me vendimin: “Ndoshta është me vend të bëjmë një pauzë, të analizojmë drejtimin që ka marrë Rusia dhe të rikalibrojmë marrëdhënien tonë në mënyrë që të bëjmë atë që i shërben Amerikës dhe shpresojmë, që i shërben edhe Rusisë. Duhet të pohojmë se kemi mospajtime dhe se nuk do të arrijmë t’injorojmë disa prej tyre plotësisht”. Tensionet dypalëshe nuk penguan një takim gjatë javës së kaluar mes Sekretarit të Shtetit John Kerry, Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel dhe homologëve të tyre rusë. Zyrtarët amerikanë thanë se toni i takimeve ishte pozitiv dhe konstruktiv. Në komentet pas anulimit të takimit Obama-Putin, një këshilltar i Presidentit rus tha se Amerika ka treguar se nuk është e gatshme për marrëdhënie të barabarta me Rusinë.


16

« INTERVISTË

E martë 13 gusht 2013 •

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM I FARSH-së: FORCAT E ARMATOSURA, ASET I PAÇMUESHËM I SHTETIT DHE POPULLIT SHQIPTAR

Dy vjet në detyrë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Ja sfidat që përballuan FA

S

ipas shefit të SHP të FA 100-vjetori e gjeti Shqipërinë dhe FA të saj, kontribuuese të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Viti 2013, viti i vazhdimit të modernizimit të Forcës Ajrore dhe FD, dhe procesi do të ketë në fokus FT. Për asgjësimin e municioneve janë dhënë vlerësimi nga NATO dhe OSBE. Arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i personelit ka qenë objektiv i rëndësishëm i FA. Stërvitja në të gjitha nivelet është parë si një tregues i rezultateve. Procesi i RSM ka qenë një nga arritjet më të mëdha të FA të MM dhe përgjithësisht të komunitetit të sigurisë në vend. Ja qëllimi i vizitave dhe konferencave të rëndësishme të organizuara në një vit U mbushën 2 vjet kur gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u dekretua si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sfidat e drejtimit të tij kanë qenë të shumta, por duke parë rezultatet e arritura duket ai deri ka ditur tu bëj ballë atyre fal një punë të shkëlqyer drejtimi por dhe një bashkëpunimi po aq të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ja si shprehet në këtë intervistw gjeneralmajor Gjunkshi. Gjeneralmajor Gjunkshi, vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar dhe të FA shqiptare. 2013-ta shënoi 100 vjetorin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm, një tjetër ngjarje madhore. Si Shef i SHP të FARSH-së, komenti juaj për këta përvjetorë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura dhe të shtetit shqiptar? Dua të theksoj qysh në fillim të kësaj interviste se të jesh në krye të Forcave të Armatosura në përvjetorin e 100-të të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të ushtrisë së tij, padyshim që është një moment shumë i veçantë dhe i pashlyeshëm në jetën e çdo ushtaraku. Momente të tilla përkojnë rrallë dhe është e kuptueshme që përveç kënaqësisë, mbartin pashmangshmërisht edhe shumë përgjegjësi. Populli dhe kombi shqiptar festuan nëntorin e kaluar një ngjarje historike, finalizimin e një ëndrre shekullore të shkruar me gjak ndër beteja të panumërta. Një tjetër moment historik ishte edhe festimi i 100 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm, krijimi i të cilit daton në 4 majin e vitit 1913. Por nëse në vitin 1913 ishte në pikëpyetje fati i Shqipërisë, sot pas 100 vitesh, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura, jo vetëm që kanë konsoliduar pozitat kushtetuese, por janë kontribuuese të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Para pak ditësh është nisur për në mision në Afganistan misioni

“Eagle 7”, si dhe është kthyer në atdhe kontingjenti i 12-të i FT. Cila do të ishte “nota” që gjeneralmajor Gjunkshi do t’u vinte efektivëve në këto misione jo vetëm në Afganistan? Misionet që kemi pritur dhe përcjellë këto vite kanë qenë të shumta në numër, secili me emocione të veçanta. Ushtarakët tanë, me profesionalizmin e treguar në të gjitha misionet ku janë angazhuar, padyshim që meritojnë notën maksimale. Ata kanë ditur ta mbajnë lart dhe me nder flamurin kombëtar. Kontributi i FA është vlerësuar vazhdimisht nga drejtuesit e komandave të NATO-s. Ushtarakët tanë kanë treguar se janë të barabartë në profesionalizëm, ashtu sikundër kolegët e tyre pjesëmarrës në misione të Aleancës Euro-Atlantike, duke qëndruar sup më sup me partnerët e duke u konsideruar si “ambasadorët e paqes” së vendit tonë në botë. Ne jemi rreshtuar denjësisht si vend anëtar i NATO-s dhe tashmë i kemi dhënë provat e këtij përkushtimi. FA kanë një dëshmor që dha jetën në mision në Afganistan, Kapiten Feti Vogli, i cili tashmë nuk është dëshmor vetëm i Shqipërisë, por i të gjitha vendeve të NATO-s. Ne sot konstatojmë me kënaqësi se kemi fituar një eksperiencë të vyer, falë angazhimit disavjeçar në të gjitha llojet e misioneve. Kontributet e FA kanë ardhur duke u rritur në sasi dhe cilësi, nga operacione të quajtura “forcë protection”, në misione luftimi në Afganistan, deri tek misionet e trajnimit të forcave të sigurisë afgane, ku Shqipëria udhëheq ekipe trajnimi në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey të SHBA. Prej mëse dy vjetësh në krye të FA, padyshim që keni pasur një agjendë të ngjeshur takimesh dhe vizitash, të cilat kanë ndikuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kuadrin e NATO dhe dypalëshe, si dhe kanë evidentuar përpjekjet e vendit tonë për një rol gjithnjë e më aktiv në çështjet e sigurisë. Cili është komenti Juaj? Vetë dinamika e zhvillimeve të FA dhe detyrimet në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale pa dyshim që të imponojnë një axhendë të ngarkuar. Këto takime kanë qenë dhe mbeten në funksion të thellimit të bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët, në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe të promovimit të vlerave të fqinjësisë së mirë. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore vendin tonë e kanë vizituar krerët më të lartë ushtarakë të Italisë, Turqisë, Greqisë, Mbretërisë së Bashkuar, çka presupozon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit

me këto vende. Gjithashtu pjesëmarrja në takimet e komitetit ushtarak të NATO-s, në diskutimet e partnerëve strategjikë ushtarakë mbi ardhmërinë e Aleancës, si dhe një sërë vizitash zyrtare, në SHBA në fund të vitit 2012, në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në KFOR evidentojnë më së miri forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve jo vetëm në kuadrin e NATO-s por dhe të marrëdhënieve dypalëshe. Vendi ynë është pjesë e disa iniciativave rajonale, të cilat fokusohen në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Janë një numër i madh fushash bashkëpunimi, si stërvitjet e përbashkëta, kontingjentet e përbashkëta në kuadër të A5 në Afganistan, një pamje që nuk mund të mendohej vite më parë në Ballkanin e tensioneve dhe të konflikteve. Shqipëria ka demonstruar në mënyrë konstante rolin dhe kontributin e saj të rëndësishëm për krijimin e një rajoni ku mbizotërojnë vlerat euro-atlantike. Këtu mund te përmendim konferencës së 16-të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendeve të iniciativës së “Kartës së Adriatikut” vjeshtën e kaluar, konferencën e 7-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendeve te Ballkanit pak muaj më parë. Le të ndalemi te një element shumë i rëndësishëm, siç është modernizimi i FA. Cilat janë hapat që janë ndërmarrë në këtë drejtim? Modernizimi i FA është një proces kompleks, i cili përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve materiale për të përmbushur objektivat strategjikë. Modernizimi është një aspekt shumë i rëndësishëm i integrimit në NATO. Siç përcaktohet dhe në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2013, hartimi i projekteve të modernizimit do të vijojë të orientohet drejt zgjidhjeve të integruara dhe të plota, të shtrira në disa vite buxhetore dhe drejt krijimit të raporteve të balancuara në modernizimin e armëve dhe shërbimeve. Të gjithë jemi dëshmitarë të konkretizimit të disa prej projekteve madhore, të pajisjes të Forcave Ajrore me helikopterë të mesëm të tipit “Cougar”, të Forcës Detare me anije të reja patrulluese, si dhe ngritjes së sistemeve moderne të komunikimit e komandim - kontrollit. Viti 2013 ka qenë viti i vazhdimit të modernizimit të Forcës Ajrore dhe FD, ku sipas planit do të vijojë pajisja e helikopterëve “Cougar” me armatime e sisteme për misione luftimi dhe i anijes “Iliria” me sisteme kërkimshpëtimi në det, për të mundësuar realizimin e operacioneve SAR. Procesi pas vitit 2014 dhe kryesisht në periudhën afatmesme 2016-2018, do të ketë në fokus mbështetjen buxhetore për FT, ku spikasin dy projekte kryesore, ngritja


INTERVISTË • E martë 13 gusht 2013

dhe modernizimi i grup-batalionit të këmbësorisë së motorizuar dhe i një kompanie të forcave speciale. Misionit të DIE-s në vendin tonë përfundoi ne fund te korrikut. Cili ka qenë kontributi i dhënë për Fa shqiptare? Delegacioni Italian i Ekspertëve përmbylli misionin e vet 16 vjeçar në Shqipëri më 26 korrik. DIE shërbeu si element ndërlidhës dhe efikas bashkëpunimi midis Forcave të Armatosura të dy vendeve, duke i dhënë jetë një forme bashkëpunimi direkte e cila, nga asistencë e mirëfilltë, u transformua gjatë viteve në një organizëm bashkëpunimi duke iu referuar në mënyrë të veçantë aktivitetit formues dhe stërvitor në sektorë të ndryshëm, në shërbime dhe kompetenca të Forcave të Armatosura shqiptare për të mbërritur në marrëdhëniet e tanishme të partneritetit: nga sektori shëndetësor deri në shërbimin meteorologjik ushtarak, nga kërkimshpëtimi dhe anti-ndotja detare deri tek xhenio ushtarake dhe mbrojtja civile. Gjeneralmajor Jon B. Lilland, ndihmës shef i Shtabit të ACT për menaxhimin e programeve dhe planifikimin në fillim të vitit 2013 vlerësoi maksimalisht progresin e Forcave të Armatosura drejt integrimit në NATO. A mund të themi që procesi i integrimit të plotë në NATO është në rrugën e suksesit? Procesi i RSM, ka qenë një nga arritjet më të mëdha të Forcave tona të Armatosura, të MM dhe përgjithësisht të komunitetit të sigurisë në vend. Integrimi është kryefjala e Forcave të Armatosura për vitin 2013, pasi ashtu siç është vlerësuar në Direktivën e Mbrojtjes, ky do të jetë viti i integrimit të plotë në NATO. Periudha pas anëtarësimit dhe veçanërisht viti 2012 ka shërbyer për krijimin e eksperiencës së mjaftueshme lidhur me integrimin e plotë në NATO. Bazuar në këtë eksperiencë, viti 2013 është vendimtar për realizimin e plotë të Objektivave të Planit të Integrimit në NATO. Rëndësi e veçantë nga ana jonë i është kushtuar realizimit konkret të masave të parashikuara në Planin e Integrimit me Komandën e NATO për Transformimin (ACT) dhe Komandën e Forcës së Bashkuar të Napolit (JFCN). Në shkurt u zhvillua një Workshop mjaft i rëndësishëm, i drejtuar nga Gjeneralmajor Jon B. Lilland, ndihmës shef i Shtabit të ACT. Ky takim pararendës i konferencës së radhës, konsistoi në hartimin e një plani mbështetës të mirë detajuar të prioriteteve më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Nën autoritetin (ACT) janë zhvilluar pesë konferenca, në përfundim të së cilave kemi vlerësuar progresin e arritur dhe kemi përcaktuar detyrat dhe sfidat që na presin. Konferenca e gjashtë dhe e fundit e integrimit do të zhvillohet brenda këtij viti, në të cilën pritet që të marrë pjesë edhe Komandanti i ACT. FA shqiptare kanë shënuar progres të vazhdueshëm sa i takon plotësimit të detyrimeve të integrimit. Përfundimi i RSM sjell padyshim përmirësim të mëtejshëm të këtij progresi. Gjysma e parë e vitit ka shënuar një numër të madh stërvitjesh, përmendim këtu “Black Eagle 2013”, stërvitjen e përbashkët në kuadër të A5 “Joint Reaction 13”, “RrethGrethi 2013”, “Biza 2013”, etj. Cili është vlerësimi juaj për rezultatet e arritura në këtë fushë? Stërvitja vlerësohet jo vetëm si prioritet, por edhe si domosdoshmëri për realizimin e misionit kushtetues të Forcave të Armatosura, pasi është faktori kryesor për arritjen e standardeve në zhvillimin e forcës profesioniste dhe garantimin e suksesit të misionit. Kemi organizuar disa gjatë vitit 2013 si; dy konferencat planëzuese të grupit të punës për edukimin, trajnimin dhe stërvitjen për takimin e shefave të Shtabit të Vendeve te Ballkanit të zhvilluara në

Shqipëri në muajt Janar dhe Mars 2013, dy konferencat planëzuese të stërvitjes “Imediate Response” në Kroaci të zhvilluara në muajt shkurt dhe maj 2013 si dhe dy konferencat planëzuese te stërvitjes “Joint Reaction” në Shqipëri në muajt Shkurt, Prill 2013. Këto konferenca janë vetëm vazhdimi i vijimësisë të shumë konferencave dhe takimeve të ndryshme dhe në kuadër të aleancës për stërvitjen. Gjatë 2013-ës stërvitja në të gjitha nivelet është parë si një tregues objektiv i rezultateve. Nga ana Shtabit të Përgjithshëm dhe komandave të forcave është vlerësuar stërvitja e nënreparteve të deklaruara në “NATO Pool of Forces”, disa prej të cilave janë në proces vlerësimi dhe certifikimi sipas standardeve të NATO-s. Një stërvitje e suksesshme këtë vit ishte edhe stërvitja e përbashkët “Joint Reaction 13”, në kuadër të (A-5) me pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Forcës së

të forcave tona të Armatosura në operacionet ndërkombëtare si dhe nga aplikimi i Stanageve të NATO-s. Atje po bëhet një punë e mirë edhe për akreditimin e këtyre programeve në kuadër të arsimit të lartë në vendin tonë, ndërsa Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes ku marrin pjesë edhe ushtarakë nga vendet e rajonit e më gjerë ka fituar nga ACT nivelin e akreditimit “NATO Listed”. Për herë të parë gjatë këtij viti u zhvilluan me sukses stërvitje të dy kurseve të kësaj akademie në Qendrën e Simulimit pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes me programin e asistuar me kompjuter çka përbën jo vetëm një risi aplikimi, por edhe unifikimin e procedurave standarde të stërvitjes së shtabeve në përputhje me standardet e NATO-s, kursimin e kohës dhe të fondeve për stërvitjen. Për FA, kjo qendër është një arritje madhore dhe bashkëkohore e cila ka futur një standard të ri kualifikimi dhe trajnimi të efektivave

pasi lidhet me sigurinë e qytetarëve të vendit tonë. Në vitin 2009 kishim mbi njëqind mijë ton municione të tepërta dhe me parametra të rënë, të cilat ishin magazinuar në 31 rajone deposh, të shtrira pothuajse në gjithë territorin e vendit. Para pak kohësh përfunduam asgjësimin e municioneve në poligone të hapura, proces i cili ka qenë i vështirë. Asgjësimi i pjesë së mbetur ka vijuar në uzinat e demontimit, të cilat ofrojnë kushte të larta sigurie pasi kanë në përdorim pajisje dhe metoda moderne. Ky progres është vlerësuar së fundmi edhe në mbledhjen e Forumit për Bashkëpunim dhe Siguri të OSBE-së, zhvilluar në Vjenë gjatë muajit qershor, ku theksua se Shqipëria nga shtatori i vitit 2009 e deri në qershor 2013 ka asgjësuar rreth 90 mijë ton municione. Integrimi dhe modernizimi nuk mund të kuptohej i plotë pa marrë në konsideratë edhe procesin e demilitarizimit, në përmasat dhe dinamikën e tij. Asgjësimi i municioneve të tepërta që kemi aktualisht, do të bëjë të mundur që deri në fund të vitit 2013 të reduktohen 10 grup-depo, disa prej të cilave janë realizuar brenda 6-mujorit të parë. Kjo do të thotë më pak kosto për Forcat e Armatosura dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Përfitoj nga rasti që në këtë kuadër, të shpreh falënderimet për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces duke filluar nga NASA, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, CUBIC, personelin e strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura, punonjësit e uzinave, etj. Një nga arritjet shumë të rëndësishme të Forcave të Armatosura është dhe demontimi i municioneve. Sipas NATO-s, rasti i Shqipërisë është unik për demontimin e municioneve?

Sigurisë të Kosovës. “Joint Reaction 13”, shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidimin e kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve SAR, si dhe për rritjen e ndërveprueshmërisë së trupave të vendeve të rajonit. Stërvitja “Biza 2013” ishte padyshim angazhimi më madhor i strukturave të FA në drejtim të përgatitjes së tyre, dhe si e tillë pati vëmendjen e duhur të të gjitha strukturave drejtuese dhe mbështetëse. Në stërvitjen “Biza ‘13” për herë të parë u testuan dhe u përdorën në terren pajisjet fushore të blera për FA-në, si pjesë e planit të modernizimit. Stërvitjen e përbashkët “Black Eagle 2013”, të efektivave të BFS me trupat komando të Britanisë së Madhe ne Zall-Herr si dhe stërvitja e përbashkët me rreth 3 mijë trupa angleze te cilat vijnë me një arsenal te plote anijesh, aeroplan mbajtësesh dhe avionësh te cilët do të kryejnë një ndër stërvitjet më të mëdha në rang vendi me një shtrirje pothuajse në të gjithë vendin është një tregues i qartë i rritjes së aftësive operacionale e luftarake të forcave tona të armatosura për të qenë të barabartë më ushtarakët e një vendi anëtar të Aleancës siç është Britania e Madhe. Në Forcat tona të Armatosura bëhet një punë e gjithanshme për arsimimin, kualifikimin dhe rritjen e profesionalizmit të personelit. Cili është vlerësimi Juaj për këtë proces? Arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i personelit është një nga objektivat më të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura. Në Akademinë e Forcave të Armatosura kanë kryer gjatë këtij viti kurse të gjata apo të shkurtra trajnimi më shumë se 800 ushtarakë dhe civilë. Kjo Akademi arriti që të ndryshojë të gjitha programet e arsimimit dhe kualifikimit në përputhje me programin e koncorciumit të Akademive ushtarake të vendeve të NATO-s dhe po punon për rritjen e standardeve dhe cilësisë duke aplikuar gjithashtu mësimet e nxjerra nga përvoja e kontingjenteve

të FA në të gjitha shkallët hierarkike të saj. Në këtë aspekt dua të theksoj në mënyrë të veçantë mbështetjen që ka dhënë zyra e Atasheut të Mbrojtjes në Tiranë, zyrën e ODC në Ministrinë e Mbrojtjes, Zyra e CUBIC dhe në mënyrë të veçantë Ambasadori Amerikan në Tiranë, SHT Aleksandër Arvizu. Arritje ishte edhe përfundimi dhe dërgimi për botim i Doktrinës së Përgjithshme të FA, e cila do të shërbejë si bazë për përgatitjen e doktrinave të Forcave, manualeve por edhe për standardizimin e stërvitjes. Kam këmbëngulur që investimi ynë kryesor në FA duhet të bëhet në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të personelit dhe në këtë drejtim kam kërkuar të përqendrohet edhe ndihma e aleatëve tanë në fushën e mbrojtjes, pasi investimi në këtë drejtim, është një investim i sigurt për të ardhmen. Një nga arritjet shumë të rëndësishme të Forcave të Armatosura është dhe demontimi i municioneve. Sipas NATO-s, rasti i Shqipërisë është unik për demontimin e municioneve? Asgjësimi i municioneve të tepërta ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme për Forcat e Armatosura,

Asgjësimi i municioneve të tepërta ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme për Forcat e Armatosura, pasi lidhet me sigurinë e qytetarëve të vendit tonë. Në vitin 2009 kishim mbi njëqind mijë ton municione të tepërta dhe me parametra të rënë, të cilat ishin magazinuar në 31 rajone deposh, të shtrira pothuajse në gjithë territorin e vendit. Para pak kohësh përfunduam asgjësimin e municioneve në poligone të hapura, proces i cili ka qenë i vështirë. Asgjësimi i pjesë së mbetur ka vijuar në uzinat e demontimit, të cilat ofrojnë kushte të larta sigurie pasi kanë në përdorim pajisje dhe metoda moderne. Ky progres është vlerësuar së fundmi edhe në mbledhjen e Forumit për Bashkëpunim dhe Siguri të OSBE-së, zhvilluar në Vjenë gjatë muajit qershor, ku theksua se Shqipëria nga shtatori i vitit 2009 e deri në qershor 2013 ka asgjësuar rreth 90 mijë ton municione. Integrimi dhe modernizimi nuk mund të kuptohej i plotë pa marrë në konsideratë edhe procesin e demilitarizimit, në përmasat dhe dinamikën e tij. Asgjësimi i municioneve të tepërta që kemi aktualisht, do të bëjë të mundur që deri në fund të vitit 2013 të reduktohen

»

17

10 grup-depo, disa prej të cilave janë realizuar brenda 6-mujorit të parë. Kjo do të thotë më pak kosto për Forcat e Armatosura dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Përfitoj nga rasti që në këtë kuadër, të shpreh falënderimet për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces duke filluar nga NASA, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, CUBIC, personelin e strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura, punonjësit e uzinave, etj. Një tjetër arritje, për të cilën ju keni dhënë vlerësimet maksimale ka qenë programi për menaxhimin e të dhënave të personelit të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e përfaqësuesve të CUBIC. A mund të na thoni sa e rëndësishme është kjo? Menaxhimi i burimeve njerëzore është cilësuar si një ndër objektivat më të rëndësishëm në procesin e integrimit të plotë në Aleancë, ku reduktimi i numrit të forcave dhe rritja e cilësisë së personelit është në qendër të kësaj reforme. Sjell në vëmendje faktin se prej janarit 2010 shërbimi i detyrueshëm ushtarak u zëvendësua me shërbimin profesionist, kjo do të thotë që baza e angazhimit të Forcave të Armatosura qëndron mbi profesionalizmin, nga ushtari më i thjeshtë e deri tek gjenerali. Dixhitalizimi i të dhënave të personelit ishte një nevojë imediate, ajo është vetëm një nga objektivat tanë në këtë fushë. Gjatë vitit të kaluar strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë amerikane CUBIC, realizuan me sukses automatizimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe Tabelave të Organizimit dhe Pajisjeve. Ndërthurja e këtyre sistemeve do të mundësojë menaxhimin e plotë të forcës njerëzore, oficer, nënoficer, ushtar profesionist dhe punonjës civil, si dhe do të sigurojë marrjen e raporteve të ndryshme për kualifikime, arsimimin, gradimet etj. Strategjia e menaxhimit të personelit e mbështetur nga ACT është një reformë e suksesshme që ndikon drejtpërdrejtë në menaxhimin e vlerave me të rëndësishme që kanë Forcat e Armatosura, Automatizimi i të dhënave të personelit, i kryer me asistencën e kompanisë amerikane CUBIC dhe kujdesi i treguar për arsimimin në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojnë të jenë prioritet për rritjen e nivelit dhe performancës së personelit në të ardhmen. Kjo periudhë ka qenë koha e implementimit të një sistemi sa të përshtatshëm vlerësimi, motivimi dhe promovimi dhe unë do ta përkufizoja atë si një sistem sa më efektiv bazuar në vlera dhe kontribute, rregulla sa më të qarta dhe komisione karriere sa më efektive, i njëjti preokupim vlerësimi që nga ushtari profesionist deri tek gjenerali, sistem ankimimi të plotë dhe të besueshëm të gatshëm për të reflektuar për një proces edhe më cilësor. Dua të theksoj faktin se komisionet e karrierës, për herë të parë këtë vit, patën mundësinë që të përdorin një dosje totalisht elektronike për të analizuar dokumentet në çdo dosje kandidati për gradim apo kualifikim. Ky fakt është një tregues i qartë në funksion të transparencës, meritokracisë dhe vlerësimit sa më objektiv të çdo ushtaraku në radhët e Forcave të Armatosura për promovimin në gradë dhe në karrierë. Së fundmi, një mesazh nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për gjithë efektivat e Forcave të Armatosura? Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, dëshiroj të transmetoj një urim të veçantë nëpërmjet gazetës tuaj për të gjitha ata burra dhe gra nën uniformë, si dhe për punonjësit civil që shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe ushtarakët që shërbejnë jashtë vendit. Forcat e Armatosura janë një aset i paçmueshëm i shtetit dhe popullit shqiptar.


18

« DOSSIER

E martë 13 gusht 2013 •

NACIONALIZMI DHE KOMUNIZMI NË SHQIPËRI

Dokumentet e Vermahtit për Abaz Kupin dhe tërheqjen e trupave nga Shqipëria

Nga Albert KOTINI

D

uke vlerësuar drejt celuloidin historik, po paraqes siç janë gjykimet e pushtuesve gjermanë, ndaj shumë spekulimeve, apo më drejtë të emërtimeve “kuisling”, “bashkëpunëtorë të armikut” apo “vëllavrasje”, për të cilat si në asnjë shtet tjetër gjermanët i kanë vlerësuar pa peshë në interesat e tyre në Shqipëri. Për të kuptuar më drejtë ngjyrat politike të kohës do të ndalemi në veçanti në këto drejtime: * Në aspektin ushtarak të veprimeve luftarake në Shqipëri në kuadrin e Europës Juglindore. Pra, ajo strategjike, operative dhe pak taktike. * Ruajtja e ekuilibrit gjerman midis forcave politike të nacionalizmit shqiptar dhe antikomunizmi si armik i përbashkët. * Roli i sllavëve në futjen e Shqipërisë nga interesat nacionale në ato komuniste internacionale. Natyrisht, janë drejtime me gamë të gjatë studimi, por do të prekim disa dokumente për të krijuar spektrin e duhur, në mënyrë që të konkludohet në devizën se nacionalizmi në Shqipëri u sakrifikua nga sllavo-komunizmi, si fatkeqësi kombëtare. Në ditarin e luftës së komandës së përgjithshme gjermane po përmbledh materialin që vijon: Zona e Euopës Juglmdore në kuadrin e përgjithshëm të luftës. Ngjarjet kryesore të vitit 1943: “Boshti Gjermani-Itali-Japoni përfshin në luftë edhe zonën juglindore të Euopës, si bazë ekonomike për luftën në frontin e Lindjes, por gjersa trupat gjermano-italiane qëndronin akoma në Afrikën e Veriut, veprimet e armiqve (aleatët) nuk do të ndërmerrnin veprime serioze në këtë zonë. Kur trupat gjermano-italiane u tërhoqën nga Afrika e Veriut dhe u spostuan në Mesdhe, aleatët këtë zonë e vlerësuan për zbarkim, prndaj edhe gjermanët në vjeshtën e vitit 1942 fortifikuan ishullin e Kretës, ndërsa aleatët para sulmit ndaj gjermanëve donin të tërhiqnin Turqinë nga ana e tyre. Aleatët e gjermanëve, bullgarët, donin të ishin kundërpeshë e turqve në këtë drejtim. Në këtë periudhë gjendja e brendshme e Ballkanit është përqendruar midis forcave të çetnikëve (kryesoheshin nga Drazda Mihajlloviç), i përkrahur nga italianët, por që u mposhtën nga ajo e komunistëve të Titos, i përkrahur në rritje nga Bashkimi Sovjetik. Kur në majin e vitit 1943 me humbjen nga gjermanët të Tunizisë, rreziku në zonën e Europës Juglindore mori rëndësi të madhe prej tyre, pasi aleatët mund të zbarkonin në Mesdhe. Për këtë qëllim komanda gjermane mori masa të reja mbrojtëse. Një front i tretë, bregdeti i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Dalmacisë, gjersa bregu i kundërt italian ndodhej akoma në duart e Boshtit, kjo hapje e frontit nuk u mor seriozisht. Aleatët në fillimin e luftës në Ballkan parashikonin kalimin e Turqisë në anën e tyre dhe po t’i prisnin naftën rumune Gjermanisë, duke u orvatur të lidheshin me sovjetikët, të arrinin një kthesë vendimtare në zhvillimin e luftës. Por veprimet u zhvilluan ndryshe, sepse aleatët zbarkuan në Sicili (në 10.7.1943), duke kërcënuar zonën e Europës Juglindore nga ky pozicion. Kjo për arsye se Italia ishte në prag të kapitullimit, e cila u bë fakt kur ra Duçja më 5.7.1943, dhe u hartua nga gjermanët plani “Konstatin”, d.m.th. ndërhyrje në zonën e Europës Juglindore. Më pas u bë çarmatimi i italianëve dhe mbrojtja e zonave të pushtuara gjer atëherë nga njësitë italiane në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Greqi. Kur doli në shesh tradhtia e italianëve më 8.9.1943, pushtimi i Europës nga gjermanët u bë me sukses. Një pjesë e italianëve kaloi në forcat kryengritëse, por lëshimi i Italisë Jugore më 17.9.1943 nga gjermanët i dha aleatëve zonën juglindore të Adriatikut, por Veriun e Italisë nuk e lëshuan gjermanët. Pra, pati

disa suksese gjermane,duke i detyruar aleatë të përmbahen në veprimet e tyre ndaj Ballkanit. Kjo përmbajtje e aleatëve nuk qëndron vetëm në atë ushtarakë, por sidomos politike. Në konferencën e tre ministrave të jashtëm në Moskë, e cila përfundoi më 30.10. 1943, bashkëpunimi ushtarak i anglo-amerikanëve me rusët filloi të bëhej më i ngushtë se sa deri atëherë. Këtu duhet të jetë bërë edhe një përcaktim i sferave të interesave të dy palëve dhe Ballkani të jetë njohur si zonë influence e Rusisë, me fjalë të tjera, të ishte zonë e ndaluar për operacionet ushtarake të aleatëve. Pikërisht nga kjo kohë vihet re një tërheqje e vazhdueshme e angloamerikanëve përpara kërkesave dhe aspiratave të Rusisë sovjetike, siç doli në shesh kur qeveria në mërgim e mbretit Pjetër të Jugosllavisë, u tërhoq në favor të lëvizjes së Titos. Pra, megjithëse pozicionet gjermane në fund të vitit 1943, ishin forcuar shumë në Ballkan dhe kriza e krijuar nga rënia e Italisë dukej e kaluar, përsëri komanda gjermane e dinte fare mirë se operacionet e rusëve në pjesën jugore të frontit duhej të lidheshin me zgjerimin e lëvizjeve kryengritëse në zonën e Europës Juglindore. Marrëveshja e sovjetikëve me anglo-amerikanët, që sapo kishte filluar (provë për këtë ishte takimi i Ruzveltit me Çurçillin në Teheran më Stalinin), çoi në zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në Ballkan. Kalimi i Turqisë me aleatët, pas mbledhjes së Teheranit, bëri që Fuhreri në ditët e fundit të dhjetorit 1943 të parashikonte operacione të armikut në Ballkan, sidomos në bregdetin Delmatin-Malazes-Shqiptar. Prandaj komanda gjermane mori masa për të mbajtur në duart e veta zonën e Europës Juglindore (arsye ushtarake, politike, por edhe ekonomike- se naftë, boks, bakër, krom) me rëndësi për zhvillimin e luftës. Në vitin 1944 në zonën e Bosnjës dhe Malit të Zi, ndodheshin divizioni 118 i gjahtarëve (në JP të Mostarit) dhe divizioni 181 i këmbësorisë (në Kotorr), ndërsa si rezervë sulmuese divizioni malor SS “Princ Eugen”, të gjitha këto forca ishin në armatën e V malore SS. Pastaj kishin dhe një divizion kroat në zonën e Sarajevës për të marrë pjesë në operacion spastrimi. Po kësaj korparmate i përkasin edhe dy regjimente (Branderburg) në Plevije dhe Regjimenti I gjahtar rezervë në Sarajevë. Serbia sigurohej kryesisht nga katër divizione të korpusit bullgar të pushtimit, një pjesëmarrje e trupave hungareze në pushtimin e Serbisë dhe Kroacisë, nuk qe e mundur të arrihej. Në Shqipëri kishte vetëm dy grupe, në bregdet, në Perëndim të Beratit Divizioni 100 Alpin dhe divizioni 297 i këmbësorisë. Të dy këta divizione i nënshtroheshin komandës së Korparmatës XXI Malore. Edhe në Shqipëri kishte në fillim kushte të mira për bashkimin e forcave antikomuniste dhe për krijimin e një milicie sipas planit të Nojbaherit. Forca shtytëse këtu ishte ministri Deva, i cili ishte mik i Gjermanisë. Në bashkëpunim më të në janar të vitit 1944 filloi krijimi i një force ekzekutive të qeverisë shqiptare (ishte fjala për katër batalione alpine), si dhe bashkimi i të gjitha forcave të komanduara nga bajraktarët e një milici kombëtare. Gjithë këtë punë e udhëhiqte komandanti i lartë i trupave SS dhe policisë në Shqipëri, gjenerali SS i brigadës “Fistum”, i cili nga ana e jashtme paraqitej si këshilltar i sekretarit të shtetit shqiptar për sigurim kombëtar. Në të gjitha çështjet ushtarake fjalën e fundit e kishte komanda e korparmatës alpine XXI në Tiranë. Në të njëjtën kohë vazhdonte të ishte në fuqi edhe detyra e gjeneralit të plotfuqishëm gjerman (gjeneral Gajb, pastaj gjenerali Gutman), i cili në fillim ushtronte ndikim të drejtpërdrejtë mbi qeverinë dhe administratën shqiptare në bazë të komandës së lartë të Europës Juglindore. Ministria gjermane e punëve të jashtme,

përkundrazi, dëshironte që qeveria dhe administrata të ishin më të pavarura. Pati midis tyre fërkime të mëdha. Më 6.1.1944 Divizioni I Alpin, i tërhequr nga Maqedonia, filloi në një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë operacionin “Gemsbock”. Në Shqipërinë Veriore në gjysmën e dytë të korrikut u zhvilluan luftime të ashpra, midis divizionit “Skënderbej” dhe forcave komuniste. Dukej gjithnjë e më e qartë se kryengritësit po i bashkonin grupet e ndryshme sipas ideologjisë komuniste dhe po arrinin një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me Titon. Luftimet kundër forcave të Titos u zhvilluan në prill-maj 1944 në zonën midis Serbisë dhe Malit të Zi. Komanda e lartë e Europës Juglindore konstatoi se Mali i Zi në vend të një shteti që izolonte Kroacinë nga Shqipëria, po kthehej në një zonë të sundimit të të kuqve. Korpusi II komunist kishte grumbulluar të gjitha bandat e shpartalluara dhe kishte qëllim përgatitjen e forcave në Mal të Zi dhe prej andej të niste një sulm të ri kundër Serbisë. Në maj të vitit 1944, kur zhvillohej në Bosnjë operacioni “Roselspring” forca të mëdha komuniste u përpoqën prapë të hynin në Serbi nga këndi juglindor i Malit të Zi. Ngjarja e parë e rëndësishme e korrikut 1944, ishte ndryshimi i qëndrimit të udhëheqësit nacionalist grek gjeneralit Zervas, forcat e të cilit filluan të sulmonin befas gjermanët. Me Zervën që nga nëntori i 1943, gjermanët kishin përfunduar marrëveshje asnjanëse që ishin respektuar nga grekët. Zerva nga presioni anglez dhe iniciativa e tij, sulmoi me forca 7-8 muaj më qëllim krijimin e kushteve për angloamerikanët për të zbarkuar në Greqinë Perëndimore ose në Shqipërinë e Jugut. Rreziku i dytë që vlerësoi komanda e lartë e Europës Juglindore, ishte se tani dukej qartë ofensiva komuniste në drejtim të Serbisë Jugore ose të Kosovës me qendër graviteti në zonën Berani-Bjelpotje, gjë që vërtetohej edhe nga masat përkatëse që po merrnin komunistët në Serbinë Jugore. Sulmi do të bëhej nga Korpusi I, II, ku i pari do të çante për në Mal të Zi. Këto dy vatrat në Veri dhe në Jug të Shqipërisë, komanda e lartë do t’i eliminonte me përdorimin e rezervave. U analizua gjendja e krijuar më 12. 7. 1944, nga forcat komuniste greke Elas, që kishin filluar sulmin në zonën e Korporatës XXII. Aktivizimi i njëkohshëm i forcave nacionaliste dhe komuniste tregonte qartë ndikimin anglez. Shtabi i Vermahtit vlerësoi dhe pasivitetin e Korpusit I bullgar të okupacionit në Serbi, Fyhreri më 20.7. 1944 aprovoi dislokimin e propozuar nga komanda e lartë e Europës Juglindore (komandanti i saj i përgjithshëm ishte gjeneralmajor Uinter). Divizioni I Alpin dhe Divizioni IV “Kroacia SS” do të zhvendoseshin në Greqinë Veriperëndimore. Gjer tani ky divizion nuk ishte përdorur njëherë në luftimin e bandave. Fyhreri i jepte shumë rëndësi këtij divizioni, si një rezervë në Europën Juglindore. Aksioni i Divizionit IV SS në bregdetin e Greqisë perëndimore filloi më 27.7.1944. Në këtë periudhë forcat e Zervës nuk vazhdonin sulmet e tyre kundër gjermanëve, por bisedonin me to për bashkëpunim dhe rifillim të luftës kundër forcave komuniste. Luftën e përqendruar kundër EDES dhe ELAS në grupin veri-perëndimor. Por më 2. 8. 1944 Asambleja Kushtetuese e Turqisë kishte vendosur të priste marrëdhëniet diplomatike më Gjermaninë. Kjo masë ndryshoi rrënjësisht gjendjen në Europën Juglindore duke i detyruar gjermanët të merrnin masa të reja për zhvillimin e luftës në këtë zonë. Në Greqi rritet veprimi i trupave të mërguar që bashkëpunonin ngushtë me anglo-amerikanët duke zënë veprimet e tera si ato të Zervës. Përsëri ndryshime në situatën ushtarake në këtë front. Më 17. 8. 1944 Asambleja Kombëtare e Bullgarisë shqyrtoi tërheqjen e korpusit bullgar nga Serbia. Këto detyruan gjermanët të rishqyrtojnë qëllimet e tyre ushtarake dhe politike.

Në shtabin e përgjithshëm të Fyhrerit u zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e komandës së lartë të Europës Juglindore dhe të ambasadorit Nojbaher, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, edhe udhëheqësi i trupave SS. Pas këtyre bisedimeve doli udhëzimi i ri për zhvillimin e këtyre luftimeve në Europën Juglindore. Pra, nuk mbeteshin në fuqi udhëzimet për luftimin e lëvizjeve kryengritëse kundër Zervës. Sulmi III i Titos në Serbi (korrik-gusht 1944) Korpusi i ri III komunist (4 divizione) përgatitej për depërtim në Serbi. Në kufirin midis Malit të Zi dhe të Shqipërisë (Breane), divizioni “Skënderbej” tërhiqte forca të mëdha të armikut. Korpusi I bullgar u bë më inaktiv. Forcat e Titos që po marshonin në Serbi arrinin në 13 divizione. Operacioni “Ruebezahl” filloi më 12. 8. 1944 nga gjermanët, duke marrë Beranen dhe tërheqjen e Titos përtej lumit Lim. Titoja ishte në mjaft vështirësi, sepse sipas Vermahtit fushata e Titos kundër Serbisë ishte vonuar, por nuk kishte dështuar, por sidoqoftë pritej që forcat e Titos, sipas taktikës së tij të vjetër do të sulmonin gjermanët nga prapa. Pas rënies së Rumanisë u bë e domosdoshme që në DI malor të tërhiqej nga luftimet kundër Titos dhe të mbahej në gatishmëri në zonën e Nishit. Nga bashkëpunimi ushtarak i sovjetikëve me rumunët dhe pastaj me bullgarët, u krijua brenda një kohe të shkurtër një front i ri që nga lumiu Tstrum gjer në Karpate, në të cilat duheshin të hidheshin të gjitha rezervat e komandës së lartë të Europës Juglindore, përveç Divizionit I Alpin, u hodhën edhe Divizioni IV sulmues dhe D II fushor. Pas tërheqjes së këtyre forca, sidomos DI alpin kundër Titos, u zbrazën mjaft territore duke qëndruar si rezervë. Në fillim të shtatorit 1944 në divizionin SS “Skanderg” në Shqipëri filluan dezertimet dhe fenomene të tjera shthurje, u shpërbënë në kohë të shkurtër. Po kështu edhe dekompozimi i ushtrisë Kroate po ecte me hapa të shpejta. Sidoqoftë trupat e Titos në luftimet e verës 1944 pësuan humbje të mëdha, kurse forcat komuniste gjatë shtatorit, prapa forcave gjermane kërkonin të takonin sovjetikët. Tërheqja e madhe nga Europa Juglindore Në këtë kuadër të tërheqjes strategjike të grupit (armata gjermane) duke filluar nga shtatori 1944, përfshihet edhe Shqipëria. Pse e trajtojmë këtë çështje? Së pari, për të vlerësuar në realitet terrenin e krijuar në luftën tonë antifashiste, duke analizuar shkaqet e krijimit të pushtetit bolshevik në Shqipëri. Së dyti, historianët, analistët ushtarakë tërheqjen e ushtrisë gjermane nga Shqipëria duhet ta trajtojnë, si në kuadrin e përgjithshëm të Ballkanit, me ato të veçanta të Shqipërisë dhe jo të shkëputur. I referohemi përsëri ekstrakteve nga ditari i Vermahtit: “Tërheqja dhe ngritja e një fronti të ri kundër bullgarëve, rumunëve (më parë aleatë) dhe sovjetikëve që po vinin nga Lindja është zhvillimi më i rëndësishëm i 4 muajve të fundit të vitit 1944. Në det po zotëronin anglo-amerikanët, ndërsa në 3 tetor 1944 erdhi urdhri nga Vermahti për t’u tërhequr nga Greqia, Shqipëria e Jugut dhe Maqedonia. Më 2.11. 1944 gjermanët, u larguan plotësisht nga Greqia. Tërheqja e gjermanëve favorizohej nga fakti se anglezët nuk i shqetësonin në zbarkime dhe në ndjekje tepër të shpejta. Pas rënie së Nishit në duart e bullgarëve dhe hyrjes së rusëve në Beograd më 15 tetor 1944 gjermanët marrin masa që grup armata “E” të tërhiqet sa më e rregullt dhe për këtë gjermanët mbajtën Kraljevon etj. Veorimet në Çaçak, duke mos i lënë rusët të dilnin prapa krahëve i sprapsën ata më 2.11. 1944. Po kështu stabilizoi frontin me bullgarët duke hapur rrugën për në Vishegrad. Më 11.11. 1944, u vendos lidhja me armatën e II-të të karrocuar me grupin “E”. Një vend të posaçëm në kuadrin e spostimeve të grupit “E” zë tërheqja e Korporatës XXI (divizionet 181; 297; brigada fortëse etj., nga Shqipëria). Pasi u lëshua Tirana më 17.11. 1944,


DOSSIER • E martë 13 gusht 2013 komanda e Europës Juglindore erdhi me aeroplan më 21.11. 1944,në Shqipëri, për të studiuar një rrugë kalimi tjetër për Korporatën XXI. Ndërsa tërheqja nga Maqedonia po zbatohej sipas planit”. Tërheqja e trupave gjermane nga Shqipëria Kjo taktikë rezulton e paraqitur në një raport të komandës së lartë të Europës Juglindore në lidhje me tërheqjen e trupave gjermane nga Ballkani Jugor. “Korporata XXI e rrethuar nga kryengritësit për të çarë përpara, u vonuan të paktën dhjetë ditë për shkak të veprimeve të bandave në zonën e Tiranës. Prandaj kryeqyteti, Tirana,u lëshua vetëm më 17.11. 1944, dhe lëvizja u bë në drejtimin e Podgoricë-Prie-Polje, ku forcat gjermane të këtushme do të takoheshin me ato që vinin nga Maqedonia. Rrugës ndodhej një nga divizionet më të mira të Titos, që do të pengonte këtë tërheqje të gjermanëve. Prandaj Divizioni XII gjerman urdhërohet të niset nga Prie-Polje për të dalë përpara Korparmatës XXI, që vjen nga Jugu. Kalimi i Korparmatës XXI është më i vështirë nga sa parashikohej (terreni etj), pasi gjermanët zënë urën e Biloces më 28. 11. 1944. Kjo prishet e riparohet disa herë gjersa pjesa më e madhe e gjermanëve, ka mundësi të largohet nga Shqipëria”. Forcat politike në Shqipëri në kuadrin e fokusit gjerman Pa bërë as më të voglin ndryshim, po mbartim, sipas gjykimit gjerman konsideratat e njohjes së gjendjes së vendit tonë për çështje të ndryshme. Synimi është në disa drejtime: a) të merren gjërat siç i kanë kuptuar armiqtë duke ruajtur vulën e kohës; b) në pamundësi të trajtimit në kompleks të të gjitha problemeve që ngrihen, lihet shteg për studimin e thellimin e veçantë për çështje që akoma kanë mbetur tabu, ose të paanalizuara realisht; c) nuk do të ruajmë kronologjinë e problemeve, por gjykimin e tyre për ato çështje që na janë servirur mbrapsht për 50 vjet. Kjo për faktin e një ballafaqimi problemor me dokumente që plotësojnë njëratjetrën, me synim saktësimin dhe jo interpretimin; për të gjetur pika bashkimi kombëtar dhe jo ndarje, për të konkluduar me disa burime jo të mirëqena nga ato që disponohen jo vetëm në gjuhën shqipe. Kështu çështje që duan studim të veçantë janë: Sa forca gjermane u gozhduan në Shqipëri? Cilat ishin dëmet e luftës, njohja e vendit tonë nga armiqtë dhe si u vlerësua lufta jonë? Përse akoma kanë mbetur në histori interpretime që bien ndesh me historinë tonë kombëtare? Dosja 120-2961, dt. 22.5. 19944, sipas gjermanëve. “Grupi i Zogut me në krye majorin e njohur Abaz Kupi përbën faktorin kryesor të fuqive politike, ndërsa po vazhdon edhe më shpejt shpërndarja e grupit ballist nacional-demokratik. Abaz Kupi, i cili deri tani ka qëndruar neutral, është në lidhje të vazhdueshme me oficerët anglo-amerikanë dhe rishtas edhe me oficerë amerikanë që po bëjnë presion të madh mbi të në drejtim të një lufte kundër Vermahtit gjerman dhe për bashkëpunim me komunistët. Në anën tjetër, një pjesëmarrje e konsiderueshme e zogistëve në qeveri do të ishte e përshtatshme, për ta forcuar pushtetin qeveritar. Po këtu shkresa E 4740 42 përcakton: “Abaz Kupi mban lidhje të vazhdueshme me anglezët dhe grumbullon forcat e veta, por eviton që të luftojë kundër trupave gjermane”. Shkresa E 4740 47 përcakton: “Në lidhje me Abaz Kupin nga qarqe të informuara mirë në përgjithësi flitet, edhe sa vazhdon: “Mendimi dhe përpjekja e tij po ndikon përherë e më shumë nga bindja, se pa shkak të zhvillimit të gjegjes, trupat e gjermanëve do të largohen në një kohë të largët nga Shqipëria dhe kjo do të sjellë dhe një ndryshim në politikën e Shqipërisë. Për këtë kohë Abaz Kupi do të jetë i armatosur në një mënyrë që ai të jetë faktor vendimtar në vend dhe kështu do të ketë mundësi që të marrë pushtetin në dorë. Për këtë qëllim punon ai, pa cenuar qëndrimin e tij kundrejt Zogut, duke u përpjekur që të vërë një numër sa më të madh të njerëzve të vet në vende udhëheqëse, sidomos në xhandarmëri. Për sa i përket qëndrimit të Abaz Kupit kundrejt komunizmit,në bisedime private shprehet shumë ashpër mbi komunizmin, por nuk është i gatshëm për të luftuar në mënyrë aktive bazat komuniste, gjoja për të mos kompromentuar veten për rastin e komunistëve. I vetmi veprim i tij kundër bandave komuniste qëndron këtu se ai ua ndalon këtyre depërtimin në zonën e ndikimit të tij”. “Në fund të marsit u bë bashkimi në mes të grupeve “Besa “ dhe “Indipendent”, që ekzistojnë në Shkodër. Grupi “Besa” përfshin zogistët dhe antiitalianët. Në grupin “Indipendent” bëjnë pjesë deri tani Mustafa Kruaja, Gjon M Gjoni, Mal-

iq Bushati, Kol B. Miraka, të cilët gjatë Bashkimit Personal kishin pasur poste të rëndësishme politike. Qëllimi i bashkimit është lufta kundër terrorit antinacionalist dhe kundër anarkisë. Bashkimi u krye me anën e veprimit të Abaz Kupit dhe ai ishte mbajtur në korent të çështjes. Shkaku i bashkimit duhet kërkuar pjesërisht nga shqetësimi prej rrezikut që e kërcënon Shqipërinë e Veriut, nga Mali i Zi dhe Serbia në rastin e një fitoreje të fuqive armike. Njëkohësisht grupe dibranësh me ndjenja zogistësh, si Fiqiri Dine, Cen Elezi, Azis Kaloshi janë bashkuar mbi një bazë antikomuniste…”. Schliep. Në vijim të shkresave kemi shkresën E 4740 49 ku rezulton se: “Abaz Kupi i refuzon komunistët, por deri tani nuk ka filluar t’i luftojë ata në mënyrë aktive. Sado që A.Kupi, i cili ka deklaruar haptazi se ai është kundër çdo okupatori dhe se interesat shqiptare mund të bazohen vetëm te politika e aleatëve…”. Në raportin e Vermahtit më datë 5.11. 1943, shkruhet: “Në Shqipëri ka dy grupe bandash. Komunistët kanë lidhje me Titon, ndaj nacionalistëve që nuk duan të komprometohen duke bashkëpunuar me gjermanët”. Më 17.1.0 1944 “Lëvizja komuniste shqiptare që lindi me iniciativën e vet, siç duket gjatë verës u inkorporua në organizatën e Titos nën “shtatmadhorinë shqiptare”. Duket se për një kohë kanë ekzistuar plane që Shqipëria të përfshihet në një shtet të vetëm dhe të pavarur, i federuar në federatën jugosllave (f. 32). Dokumenti T 314-1458 në shkresën nr 1/544 dt. 28.5.1944, drejtuar komandantit të përgjithshëm A.K 22 (Geb) Janinë, shkruan: “Sipas Golemit në të ardhmen drejtimi ushtarak dhe politike i bandave komuniste në zonën e Shqipërisë Jugore, nuk do të bëhet më nga oficerë anglezë dhe amerikanë, porse nga komisarë sovjetikë”. Golemi pretendon të jetë informuar për këtë çështje nga njerëz të besuar si “Peterson”. Po si dalin fillimet e luftës antifashiste? Themelore është se çdo gjë u nis në emër të kombit, nacionalitetit etj, siç do të pohohet nga dokumentet gjermane. Po shkëpusim vetëm disa prej tyre. Me kapitullimin e Italisë fashiste lufta nacionale është pothuaj kombëtare, por sa vinte koha e çlirimit, aq më shumë përçarës ishte distancomi nga nacionalistët për të marrë vetë pushtetin, si forca komuniste. Ministri i Jashtëm i Rajhut gjerman, njoftohet më dt 19.9. 1943, me telegramin nr. 1466, se: “Teksti vijim i korparmatës së komitetit nacional në Shqipëri, përhapet atje me anë të radios dhe trakteve. Në veçanti për shpalljen e pavarësisë shqiptare citohen: Të gjithë shqiptarë brenda kufijve të tyre etnikë jetojnë këto ditë të mbushur me shpresa për të ardhmen e tyre kombëtare etj”. I plotfuqishmi për Europën Juglindore Nojbaher shprehet: “Vetëm kërkesa e kufijve etnikë nga e cila asnjë nacionalist shqiptar nuk mund të heqë dorë është kthyer në një shprehje shprese. Fjala “kufiri etnik” duhej të dilte mbasi ajo ka luajtur një rrol të madh në propagandën komuniste dhe nacionaliste”. Më dt. 23.9.1943 Nojbaher jep shënimin për Fyhrerin: “Sipas udhëzimeve të Fyhrerit, të cilat na janë dorëzuar neve nën ndërmjetësinë e ambasadorit Hevel do të trajtojë problemin shqiptar kështu: 1. Do të lëmë komitetin nacional, i cili është formuar në Shqipëri dhe ka caktuar një këshill të punës. Do t’i shfrytëzojmë ato për vendosjen e rregullit në Shqipëri dhe sa është e mundur të çlirojë forcat gjermane nga masat e sigurimit në vend. 2. Do të respektojmë pavarësinë e Shqipërisë etj. 3. Duçen do ta njoftoj që sot rreth kësaj çështje etj. Jepet e gjithë platforma e qëndrimit gjerman në Shqipëri nga vetë Hitleri. Për sa i përket Ballit Kombëtar, Nojbaher thekson: “Ballistët duan një Shqipëri të pavarur mbas luftës. Kërkojnë bashkimin e Kosovës, të tokave të banuara prej shqiptarëve në Maqedoni dhe në Epir në një shtet shqiptar; emigrimin e popujve të huaj nga territori shqiptar; kërkojnë të pengojnë me çdo mënyrë gjetjen e një regjimi komunist në Shqipëri dhe në fund të kenë forca rezerva të gatshme kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, mbasi ata nuk janë të qartë mbi qëllimet e aleatëve në lidhje me zgjidhjen e problemit shqiptar (Anglia ka premtuar pavarësinë e Shqipërisë, por jo kufijtë e saj etnikë).” Në lidhje me fenomenin kombëtar lexojmë një telegram të dërguar të plotfuqishmit të posaçëm për juglindjen, Nojbaher – më 14.12. 1943: “Marrëveshja e Kosovës ne Shqipërinë e Veriut në bazën antikomuniste është duke u zhvilluar” (Schliep f, 159). Gjithashtu kemi një telegram të Regjencës nr. 175 dt. 4.1. 1944, dërguar shtabit gjerman

për Schliep: “Kryetari i këshillit të Regjencës, Mehdi Frashëri, i ka dërguar popullit shqiptar mesazhin e vitit të ri, me anën e të cilit komunizmin e ka shpallur luftën më të egër. Në të njëjtën kohë demaskon dhe agjentët e huaj, të cilët helmojnë rininë me metoda lindore arbitrare, përpiqen të shkatërrojnë kulturën perëndimore. Shqiptari si racë ariane, origjinë iliri, nuk duhet të mohojë traditat dhe zakonet e shenjta”. Po kështu flitet se Shqipëria është në gjendjen e “neutralitetit relativ”, lufton për Shqipërinë e pavarur. Aksionet e forcave nacionale kundër komunizmit mbeten akoma detyra kryesore me një rëndësi vendimtare. Në dokumentin E 47 40 65 dt. 11.2.1944 vlerësohet se: “Këshilli i Regjencës, sipas propozimit të kryeministrit, ka emëruar dje këta ministra, dikasteret e te cilëve ishin deri tashti vaçante: a) ministër i Punëve të Jashtme - Bahri Omari (mysliman); b) ministër i arsimit - Koço Muka (ortodoks); c) ministër i kulturës popullore Kol Tromara (ortodoks). Hyrja e dy ministrave ortodoksë në qeveri i jep rëndësi të veçantë qetësimit të gjendjes në Shqipërinë e Jugut. Të tre ministrat janë nga Shqipëria e Jugut, afërsisht 60 vjeçar, kanë dalë nga Shqipëria në vitin 1924, si kundërshtarë të Zogut dhe janë kthyer më 1939, mbas operacionit Italian. Omari ishte deputet para emigrimit nga 1924, e deri në vitin 1939, qëndroi kryesisht në Itali, ndërsa pas kthimit u bë anëtar i këshillit të shtetit. Muka që më 1924 ishte nënkomandant i xhandarmërisë shqiptare. Tromara ka qëndruar gjatë luftës botërore në SHBA si bashkëpunëtor i rregullt i Fan Nolit. Më 1922 ishte deputet dhe prefekt i Gjirokastrës. Gjatë emigracionit, jetoi kryesisht në Vjenë dhe në Francë. Pas kthimit u bë anëtar i këshillit të shtetit dhe prefekt në Korçë. Sipas informative të deritanishme ministrat e rinj janë pritur mirë. Ata konsiderohen si kundërshtarë të vendosur të komunistëve. Qëllimi kryesor i Regjencës është rivendosja e sigurimit, gatishmëria e mbrojtjeve të kufijve etnik, stërvitja e forcave të armatosura dhe organizimi i xhandarmërisë me frymën e idesë kombëtare dhe lufta e ardhjes së komunizmit”. Schliep. Një telegram tjetër ( nr.1), ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përmbajtjen e të cilit zyra e Shajgerit më 18.2. 1944 shkruan: “Koloneli anglez Nikols, të cilit gjoja i ishte ngarkuar të zëvendësojë gjeneralin e kapur anglez Dejvis, në kohën e ikjes për në malin e Çermenikës, ngrin rëndë më 11.2. 1944, dhe vdes. Koloneli Nikols i pati deklaruar një të besuari tim se oficerët anglezë në Shqipëri nuk kanë për detyrë të kujdesen për politikën shqiptare. Detyra e tyre është të forcojnë luftën e partizanëve shqiptarë të çdo lloji kundër trupave gjermane”. Shajger-Schliep. Shikojmë telegramin nr. 230 dt. 17. 4. 1944: “Për përfaqësuesin e posaçëm për Juglindjen “situata e brendshme” ndodhet nën ndikimin e lajmeve nga front i Lindjes. Po kështu propaganda e fshehtë mbi zbarkimin e shpejtë anglo-amerikan, fluturimet e aeroplanëve të tyre etj, kanë sjellë shtimin e madh të përkrahësve të grupit zogist, udhëheqësi i të cilit, Abaz Kupi, mban akoma qëndrimin e pritjes. Grupi nacionaldemokrat e ballistëve ka humbur ndikimin e tij nga mungesa e organizimit dhe të unitetit që influencohen negativisht me prestigjin dhe qeverinë në të cilën marrin pjesë tre ministra të cilët janë pro ballistë”. Influenca ruso-jugosllave në Shqipëri, e shkëputi si zonë perëndimore Shqipërinë në të gjitha fushat. Sipas dokumentit T-314, f 85 gjermanët theksojnë: “Udhëheqësi i tyre Mustafa Gjinishi deklaron në shkurt të vitit 1944,se nacional-çlirimtarët nuk e ndjejnë veten dhe aq të lidhur me Titon dhe me Moskën. Lufta drejtohet kundër çifligarëve shumë të mëdhenj. Lufta Nacionalçlirimtare është për Shqipëri të madhe demokratike”. Po kështu sipas një urdhri të Titos, i cili u bë i njohur më 6. 12. 1943, nuk mund të ndodhë bashkimi nacional-çlirimtar me ballistët, mbasi nacional-çlirimtarët kërkojnë lidhje me Bashkimin Sovjetik. Ballistët, përkundrazi, kërkojnë një Shqipëri të lirë. Ndërsa, ambasadës gjermane në Romë, më 7.8. 1943, në telegramin nr 386, i dërgohet teksti: “Para pak kohe partia e vogël, por me influencë Balli Kombëtar (Fronti Nacional) është bashkuar me organizatën e çlirimit nacional të Shqipërisë, gjë që ka tërhequr vëmendjen. Aq më tepër se Balli Kombëtar, deri tani përkrahte metodat e zbutjes në luftë kundër Italisë dhe ka qenë kundërshtar, para së gjithash i komunistëve, por edhe i zogistëve të Abaz Kupit. Siç kam dëgjuar nga burime të informuara mirë organizata për çlirimin nacional të Shqipërisë, e cila këshillohet nga

»

19

oficerët anglezë, planifikon kongres të të gjitha grupeve kryengritëse në Shqipëri dhe formimin e kundër qeverisë Bismark”. Në dokumentin T 311-286. 000303, gjermanët paraqesin si kundërshtar edhe këta të moshuar ndër vite, mbas lufte. Në zonën e degës Tropojë, Gani Kryeziu dhe Gjovalin Luken, Muharrem Bajraktari në Kukës, Ishmi Shehu, Hamid Keçi, Shaban Zereci (në Lin të Pogradecit), Mestan Ujniku në Berat, Tahir Kadareja në Br 8S, Gjin Marku në B7S, Agush gjergjevica dhe Hilmi Dume në Korçë, Safet Butka në Kolonjë, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Skënder Muça në Vlorë, Veli Zglehaska në Përmet, Abaz Kupi, Fiqiri Dine në Dibër dhe Myftar Kaloshi si komandant i xhandarmërisë në Dibër, por i njohur si antigjerman. Në dokumentin n. 700-707, faqe 4, zhvillohet aktiviteti i masave të brigadave në komandën e Mehmet Sehhut dhe këtu vihet në dukje në udhëheqje ndikimi i Titos (Personat ndërlidhës të Titos janë në Panarit). Po këtu f. 198-218 shikohet se prezenca e oficerëve rus u vërtetua në shkurt të vitit 1944, prej deklarata robërish, si dhe me anën e lajmeve mbi konferencat te Muharrem Bajraktari. Ndeshja e një majori rus,një kapiteni rus që shoqërohen prej 300 njerëzve të Titos dhe në këmbë kanë shkuar në Denjë, Pukë, Shkodër dhe në Tiranë”. Dokumenti T 175-81, jep për kancelarinë e Rajhut këto të dhëna: “Shtabi personal i komandantit të Rajhut SS: Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit për mbrojtjen e Kosovës. Prizren 19.3. 1944. 1. Lidhja e parë shqiptare e Prizrenit veproi në vitet 1878-1881. Ajo kishte për qëllim që të luftonte, kundër vendimeve të traktateve të San Stefanos dhe të Kongresit të Berlinit. Ajo shkatërroi ushtrinë malazeze pranë Plavës dhe gjithashtu ushtria serbe dhe ajo greke nuk guxuan që çështja të zgjidhej me anë të armëve. Nuk qe e mundur të copëtohej Shqipëria. Më në fund fuqitë e mëdha u detyruan ta shtypnin Lidhjen e parë shqiptare dhe kjo ndodhi në betejën e tre ditëve pranë Oroshevac-Ferizaj. 2. Lidhja e dytë shqiptare që u formua më 16. 9. 1943, në të gjitha rrethanat i mbetet besnike traditës së paraardhësve të saj”. President i Lidhjes së dytë shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Kosovës, nënshkruar nga Bedri Pejani. Çështja është se midis Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë pikë bashkimi, entiteti i kufijve, lufta e njëkohshme e serbomëdhenjve dhe komunizmi në Shqipëri, nga forcat nacionale të përbashkëta. Dokumenti T 311- 189 f. 18, shkurt 1944, vlerëson në Shqipëri, gjendjen politike, duke dhënë nga gjermanët këtë situatë: “Si më parë është shumë e koklavitur. Kudo konsiderohet rritje e influencës angleze dhe kthesa e qarqeve të gjëra pjesërisht në mënyrë të hapur që bëhet kundër gjermanëve. Këshilli i Regjencës me gjithë përpjekjet që bëhen nga disa anëtarë për arsye të intrigave të vazhdueshme si për shkak të pasigurisë, besimit ndaj milicisë shqiptare dhe shpesh të çetave nacionaliste, nuk është në gjendje të sundojë situatën. Te ballistët konstatohet një përparim në procesin e zbërthimit të favorizuar nga komunistët për arsye të mungesës të një ideje të fuqishme dhe dështimit në sektorin politik dhe ushtarak. Komunistët kanë bërë në Shqipërinë Jugore përparime të dukshme dhe janë bërë prova për krijimin e një organizate politike dhe grumbullimin e popullit në një shtet komunist (republikën sovjetike shqiptare). Por nuk është e vërtetuar nëse do të bëhet nën vartësinë e Titos ose të Moskës. Zogistët gjithnjë e më tepër përfaqësojnë mbledhjen e qarqeve me ndjenjë nacionaliste dhe ndër kohë janë grup politik më i fuqishëm nën udhëheqjen e Abaz Kupit. Në rastin e një zbarkimi, qëndrimi politik i shqiptarëve do të jetë mbështetja ndaj aleatëve në pjesën më të madhe të një lufte të përbashkët kundër nesh”. Kështu e në vijim jepen pohime të sakta nga gjeneralët gjermanë Fehn, Fitstyhum etj., me dokumente, ku rezulton se shqiptarët nuk i shërbyen atyre, por atdheut të tyre. Luftën midis shqiptarëve e vlerësojnë jo në interes të tyre, se sa një luftë ndaj komunizmit në veçanti, kur humbja apo tërheqja e tyre nga Shqipëria ishte e pashmangshme, duke u larguar me merakun e fitores së komunizmit dhe jo të forcave nacionale. Kjo dukuri shprehet për herë të parë në historiografinë tonë pasi asnjëherë nuk janë vlerësuar të dhëna sipas dokumentacionit historik, por mbi bazë mashtrimi, siç ka funksionuar “historiografia” komuniste në Shqipëri. Në këtë mënyrë bota, sipas materialeve të përhapura në popull prej diktaturës, fillonte pas vitit 1944, dhe Enver Hoxha ishte një zot i ri në marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare.


20

«

Kulturë

“EC Ma Ndryshe” dhe “Dokufest” kanë nisur iniciativën qytetare për të ndalur degradimin e mëtejshëm urban të qytetit të Prizrenit. Ky vendim i tyre është shpalosur gjatë një konference për media gjatë se cilës është bërë e ditur iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Prizrenit në kuadër të peticionit që do t’i dorëzohet kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit. Peticioni që do të jetë i hapur për nënshkrimet e qytetarëve të Prizrenit deri në dhjetor të këtij viti, kur pritet të marrë detyrën kryetari i ri i komunës së Prizrenit. Për këtë arsye, iniciatorët e peticionit i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit që t’i bashkohen këtij veprimi për të dokumentuar vullnetin e tyre për rend urbanistik dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Prizren. Disa nga kërke-

Peticion për rend urbanistik në Prizren sat më të rëndësishme të këtij peticioni janë: Ndalimi i të gjitha aktiviteteve ndërtuese që nuk janë në pajtim me ligjet, Rrënimi i të gjitha strukturave të ndërtuara që nuk janë në pajtim me ligjet, Shpallja e vitit 2014, si vit të luftës kundër praktikave degraduese dhe kundërligjore në urbanizmin e qytetit, Themelimi i një grupi punues për të hartuar Planin e Veprimit për Rend Urbanistik, Krijimi i mekanizmave konkret të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile,

Kujdes i veçantë ndaj Qendrës Historike të Prizrenit. “EC Ma Ndryshe” dhe “Dokufest” i bëjnë thirrje të gjitha grupeve të komunitetit, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të angazhohen në mbledhjen e sa më shumë nënshkrimeve. Pikat aktuale të mbledhjes së nënshkrimeve janë: Sheshi Shadërvan, shëtitorja e Marashit, ekipet lëvizëse nëpër lagjet e qytetit dhe një numër i lokaleve afariste kryesisht në qendër të qytetit.

Filmi “Kolona” i Hysajt, më i miri në Alpinale Në festivalin e 28-të të filmit të shkurtër “Alpinale Kurz film festival”, që u mbyll të Shtunën në Nenzing të Austrisë, çmimin kryesor “Goldener Einhorn” në mesin e 824 filmave pjesëmarrës e ka fituar filmi nga Kosova me titullin “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj. Motoja e festivalit të sivjetmë ka qenë “shkurt dhe mirë”, duke iu referuar kategorisë së filmit të shkurtër, të cilit i kushtohet festivali. Në mbrëmjen finale u ndanë tetë çmimet që i jep publiku dhe juria. Në krye të jurisë prej pesë anëtarëve ishte regjisorja e teatrit Brigita Soraperra, ndërsa anëtarë ishin Stefan Pohl, aktor dhe regjisor, Thomas Taborsky, kritik filmi dhe regjisorët Felix Kalaivanan e Joan Sanchez Arroyo. Të gjithë anëtarët janë shprehur të entuziazmuar nga vlerat e filmit të shkurtër “Kolonat”. “Filmi, me një epërsi bindëse ndaj të gjithë të tjerëve, ka arritur që, duke filluar nga sekonda e parë, të krijojë një tension konstant”, thuhet në vlerësimin e jurisë. Në këtë film tematizohet lufta e Kosovës gjegjësisht mprehtësia e vendimeve që duhet t`i merrnin individët në raport me konfliktin.

E martë 13 gusht 2013 •

Elina Duni, “ndër zërat më interesantë të xhazit aktual” Së paku që nga debutimi i saj në shtëpinë diskografike me renome ECM, Elina Duni bën pjesë në mesin e zërave më interesantë të xhazit aktual”. Pas një serie koncertesh të suksesshme, këtë fundjavë përfundon aktiviteti muzikor veror në Parkun e skulpturave Tony Crags në Waldfriden. Në mbrëmjen e parafundit, të shtunën, para publikut do të paraqitet këngëtarja shqiptare e xhazit, Elina Duni me kuartetin e saj. Së paku që nga debutimi i saj i realizuar jo shumë pak kohë më parë në shtëpinë diskografike me renome ECM, Elina bën pjesë në mesin e zërave më interesantë të xhazit aktual, shkruan rga.online. “Me interpretimin e saj të trashëgimisë së këngës nga atdheu i saj, Elina Duni lidh kulturën muzikore të lindjes dhe atë të perëndimit, muzikën e xhazit, muzikën popullore, muzikën botërore dhe folklorin ballkanik, në një unitet të veçantë stilistik: një urë muzikale me skajet lindore të Evropës”, thuhet veç tjerash në vlerësimin që i bën Elina Dunit media gjermane.

Devis Muka, në skenë me rolin e Vasilit Aktori Devis Muka vetëm para disa ditësh shijoi suksesin e veprës teatrore “Tri mendje në ankand”, ku mes aktorëve të tjerë edhe ai ishte protagonist kryesor. Vepra u nderua me tre çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Tetarit “Tetari ndryshe” në Podujevë. Vepra u mirëprit nga publiku dhe riktheu dhe një herë vëmendjen nga dramaturgjia shqiptare. Por tashmë aktori Devis Muka së shpejti do të fillojë dhe rolin e tij të ri në një tjetër premierë. “Konkursi” është shkruar nga Alexander Galin, dhe me regji nga Kushtrim Bekteshi këtë herë do ta rikthejë aktorin me një rol që siç pohon dhe vetë ka të veçantat e tij. Provat për këtë vepre teatrore do të nisin pas disa ditësh dhe aktori interpreton personazhin e Vasilit, një muzhik rus, i cili është një njeri i përkushtuar tek puna, personazh, i cili përpiqet që të mbajë familjen gjallë.

Ndërhyrje e Muzeut të Kosovës në atë Etnologjik Është njëri ndër atraksionet e pakta në kryeqytet. Por, në mesin e objekteve të vjetra në Muzeun Etnologjik tashmë ndodhet edhe një i ri. Ai u ndërtua nga zyrtarë të Muzeut të Kosovës, të cilët udhëheqin edhe me atë Etnologjik, raporton Kohavisioni, dhe shton se objekti i ri do të ketë tualete dhe zyra. Një objekt i ngjashëm ishte ndërtuar 60 vjet më parë, por ai u rrënua për t’u ndërtuar i riu. Zyrtarët e Muzeut të Kosovës vepruan kështu pa e pyetur fare Ministrinë e Kulturës. Mirëpo, për ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi duket se nuk është shumë problem ndërtimi i ri brenda Muzeut etnologjik. Shafi Gashi, drejtor i Muzeut të Kosovës, tha se ndërhyrjet e tilla brenda zonave të trashëgimisë kulturore lejohen dhe se ato nuk duhet të duken si të vjetra, por duhet të kenë pamje tjetër, për të treguar që nuk paraqesin vlera historike.


• E martë 13 gusht 2013

Blerina GOCE

2

50 filma prej të cilëve 106 në konkurrim do të prezantohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar në Prizren, “DokuFest” nga 17-25 Gusht. Thyerja e kufijve është lajtmotivi i edicionit të këtij viti të “DokuFest”, duke ofruar në këtë këndvështrim një larmi programesh dhe idesh interesante që lënë vend për eksplorim, refleksion dhe ballafaqim idesh. Dje, organizatorët e festivalit ishin të pranishëm në Tiranë, ku për të parën herë prezantuan në një program të veçantë edhe disa prej filmave që do të shfaqen gjatë edicionit të 12-të të festivalit. “Sivjet, tema është thyerja e kufijve. Tema e kufijve fizikë dhe të paprekshëm mentalë”, u shpreh për median drejtuesja e marrëdhënieve me publikun për “DokuFest”, Nita Deda, ndërsa bëri një prezantim të programit të festivalit dhe theksoi se program i festivalit, 250 filmat e përzgjedhur, përbëjnë një prej programeve më të mëdha deri tani, të selektuar prej një numri rekord aplikimish prej 2500 filmash. Drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, saktësoi se filmat janë përzgjedhur në shtatë seksione garuese të festivalit dhe në 13 seksione të veçanta jashtë konkurrecnës. Sipas tij, ky edicion shënon risi përsa i përket garës për filmt që kanë të bëjnë me rininë ose fëmijët. Një risi tjetër, po sipas Nurkollarit, është se juria e kësaj gare bëhet prej të rinjve, e kuruar enkas prej tre regjisorëve entuziastë që po bëjnë hapat e parë në film. “Sa u përket filmve në garë, është rast i veçantë që në Prizren të shihen filmat që do të ishte tejet e vështirës të shiheshin qoftë në televizion, qoftë në festivale të tjera, sepse është fjala për disa nga filmat, që do t’i quaja ‘top filma”, cilësoi Nurkollari. Prej programeve të festivalit, organizatorët veçojnë programin e këtij viti kushtuar shteteve nordike, që është quajtur “Fokus Nordik” dhe bëhet fjalë për një program prej 40 filmash. Në kuadër të këtij programi do të ketë edhe përfaqësues të institutive të filmave të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Islandës dhe Finlandës. Njëkohësisht bëhet fjalë dhe për punëtori dhe master class, që do të drejtohen nga producentë dhe regjisorë që vijnë nga shtete nordike. Në kuadër të DokuNights, në hapje të tij do të ketë një performancë të një grupi të veçantë muzikor nga Finlanda. Po ashtu në kuadër të programeve të veçanta ka një larmi programesh, qoftë me filmat të kuruar enkas, që kanë të bëjnë me sport, qoftë një program të kuruar për filmat që kanë të bëjnë me filma etj. Kinemaja përmes fëmijëve Në kuadër të këtij të fundit do të shfaqet edhe një film interesant që flet për historinë e kinematografisë nëpërmjet fëmijëve. Në këtë film është një moment interesant ku nga 65 filmat, që janë pjesë e historisë së filmit nëpërmjet fëmijëve, ndodhen dhe filma të Xhanfize Kekos. “Filmi e ka pasur premierën në festivalin e Kanës dhe nuk është shfaqur askund në këtë pjesë të botës dhe është bërë nga një mik i yni dhe i shqiptarëve, regjisori irlandez Mark Cousins, i cili ndërkohë ka bërë dhe një film gjatë vizitës në Shqipëri vitin e kaluar”, u shpreh drejtori artistik Nurkollari, i cili veçoi edhe të tjerë filma nga i njëjti program, si një film që ka të bëjë me regjisorin e famshëm Stanley Kubrick dhe filmin e tij “The Shining”. “Është filmi mbi filmin, mbi dekodimin e tij dhe asaj çka në të vërtetë ka dashur Kubrick të thotë ose si i shohin disa njerëz disa të fshehta”. Nurkollari e vlerësoi pozitivisht pjesëmarrjes

DokuFest

» Kulturë

21

Festivali i dokumentarit, më shumë filma shqiptarë 10 VJET FOTOGRAFI DOKUMENTARE Për t’u përmendur është edhe fotografia dokumentare në “DokuPhoto”, që këtë vit shënon 10 vjetorin e vet. Do të çelet ekspozita e një fotografi të njohur spanjoll dhe për herë të parë do të mbahet një punëtori që do të mbledhë 12 fotografë profesionistë nga gjithë rajoni e do të mbahen edhe master class.

FËMIJËT NË TEATËR ORGANIK I veçantë do të jetë edhe programi “DokuKids” dhe dy punëtori për fëmijë, njëra një teatër organik që do i mësojë fëmijët 5-12 vjeç të tregojnë performancë, duke shfrytëzuar historitë e tyre personale etj. Çdo ditë në hamamin e Prizrenit në orën 17.00 do të mbahen panele që do të ngrenë tema të ndryshme, master class të producentëve dhe regjisorëve etj.

KONCERT ME ELINA DUNIN Koncertet e natës do të fillojnë më 17 gusht. Në to do të jenë të pranishëm këngëtarë të ndryshëm, grupe nga Franca, Shqipëria, Kosova, dixhej të ndryshëm etj. Nata më speciale do të jetë më 25 Gusht ku do të organizohet koncerti i Elina Dunit dhe kuartetit të saj, si dhe do të bëhet edhe promovimi i albumit të Dunit.

Entuziazëm për filma, një kinema në Prizren Për drejtorin artistik të “DokuFest”, Veton Nurkollari, interesimi për të bërë filma në trevat shqiptare është në rritje. Pikërisht me këtë trend, sipas tij, gjithëpërfshirës në tërë botën, që është më lehtë dhe lirë të bësh filma, ai e lidh numrin më të lartë këtë vit të filmave shqiptarë pjesëmarrëse në festival. Por edhe me aktivitetin e Qendrës Kinematografike në Kosovë dhe shkollave të filmit në Kosovë dhe në Shqipëri. “Mendoj që interesimi për të bërë filma është në rritje dhe kjo domosdoshmërisht sjell prodhime të reja. Në një afat kohor prej një viti si festival ne kemi prodhuar 11 filma dhe jemi në prodhim e sipër edhe të pesë filmave me kapacitetet tona, me punëtoritë enkas të dizenjuara. Këtë jemi duke bërë në Prizren për një periudhë dy vjeçare e do të nisim dhe një cikël tjetër të punëtorive”, u shpreh Nurkollari, ndërsa theksoi se “atmosfera për të bërë filma është shumë më e favorshme se vite më parë”. “Ne jemi të interessuar për atë që ndodh në kinema. Kinemaja si fenomen na ka shtyrë të bëjmë festival. Kemi qenë një grup i vogël njerëzish, që nuk kemi ditur ç’të bëjmë pa kinemanë. Kemi vendosur të bëjmë festival, me një shpresë që festivali do të ndihmojë të rikthejmë kinemanë”, shpjegoi Nurkollari, ndërsa me gëzim, ndau lajmin se menjëherë pas mbarimit të festivalit do të fillojë puna e kinemasë në Prizren, pas gati 15 viteve mungesë. “Në Prizren edhe pse ka një festival që ka arritur një lloj fame, nuk ka pasur kinema aktive. Kemi pasur një qëllim të vijmë deri në këtë moment”, pohoi Nurkellari, ndërsa shpjegoi se filmat që do shfaqen në këtë kinema, do të jenë një kombinim i filmave komercialë, me filma dokumentarë. “Kemi në plan të korporojmë shkollat, meqënëse kemi bashkëpunim me pjesën më të madhe të shkollave në Prizren dhe natyrshit dhe filma që i prodhojmë ne. Është një ide e kombinimit të disa llojeve apo zhanreve të filmit. Do të kemi një panel interesant, ku do të flasim e diskutojmë për filmat dhe si janë bërë këta filma në historinë e kinemasë”.

Patetizmi në kinemanë kosovare Përsa i përket filmave që prodhohen në Shqipëri apo Kosovë, Nurkollari nuk sheh ndonjë dallim esencial, pavarësisht ndonjë diferencë të vogël herë pas here. Por ajo çfarë ai nënvizon është se dëshiron të shohë më tepër filma dokumentarë. “Për mua problem është zgjedhja e temës e më pas zbërthimi i saj. Në Kosovë, le të themi është problem akoma insistimi në tema të luftës, ndërsa lihen anash temat sociale, që quhen të vogla por duhen të jenë të mëdha, si dhe insistimi në atë që duhet të bëhet një film i madh për luftën, që të fitojë një apo dy çmime të mëdha. Jam absolutisht kundër filmave që trajtojnë tema të mëdha në mënyrë patetike dhe ky është mbase problemi më i cekur në filmat e gjatë fikshën në Kosovë nga përfundimi i luftës deri më sot, ku shumica e filmave kanë pasur dozën e tepërt të patetikës kundrejt historive të vogla personale”.

në festival një numri të madh regjisorësh e producentësh, më shumë se 200 filmbërës, që do të jenë pjesë e festivalit. Ai përmendi veç të tjerave pjesëmarjen në “DokuFest” të drejtoreshës së filmit të Suedisë, të filmit norvegjez dhe fondacionit të filmit të Finlandës, regjisorë nga rajoni etj. Premiera e “Nëntorit të dytë” Për t’u veçuar është se këtë vit ka një pjesëmarrje të madhe të filmave shqiptarë në festival, që deri tani i kanë munguar “DokuFest”. Kështu janë në konkurrencë kombëtare 13

filma, gjysma nga Shqipëria dhe gjysma nga Kosova. Në konkurrencën ballkanike janë dy filma, një kosovar dhe një tjetër bashkëprodhim italianoshqiptar, për anijen shqiptare në 1991 dhe eksodin e famshëm nga Durrësi në portin e Barit. Po ashtu do të shfaqen edhe pesë filma të prodhuar në kuadër të punëtorisë së DokuFest, së bashku me shfaqjen e filmave të partnerëve nga Ballkani. Për herë të parë do të shfaqet në Kosovë edhe filmi “Nëntori i dytë” dhe do të jetë si mysafir i shfaqjes edhe operatori i filmit, Ilia Terpini.

GARA

Do të ketë 106 filma garues dhe do të ndahen 9 çmime nga juritë dhe publiku. Pjesë e çmimeve do të jetë edhe filmi më i mirë ballkanik, “Best Balcanik new camera”. Shumica dërrmuese e jurive kanë tre anëtarë përveç seksionit të filmave dokumentarë ndërkombëtare, që ka 5 anëtarë dhe jep dy çmime: për çmimin më të mirë dokumentar të shkurtër dhe atë të gjatë.


22

« SPECIALE

E martë 13 gusht 2013 •

Toka në prag të një stuhie të madhe diellore

D

ielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë, që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorientimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuajse në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë. Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarë si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Atmosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës. “Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtarët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra, ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore.” Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit, që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë. Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën

Krzysztof Majak

S

hqipëria magjepsëse, këtu shumica e njerëzve kanë një armë dhe një mercedes. Por a ia vlen të paguajmë shumë për pushime në Kroaci. Ka pabe në bunkerë të vjetër, disa tonë mbeturina të hedhura në rrugë por edhe makina të bukura, të gjitha këto mund të gjenden në Shqipëri. Shumica e familjeve kanë armëve zjarri në shtëpitë e tyre, por vendi është shumë i hapur për turistët. Këto karakteristika krijojnë emocion. Plazhet janë të bukura si në Kroaci dhe janë me çmime shumë të ulëta. Polakët e duan Ballkanin, i cili nga disa quhet si Amerika Latine e Europës, por më së shumti njihet Kroacia. Por në qoftë se dikush dëshiron të njohë me të vërtetë këtë pjesë të Europës, duhet të lëvizë më tej. “Lëvizja me makina Mercedes” është një nga karakteristika që të bie më shpesh në sy në Shqipëri. Në përpjekjet e tyre, shoqëruesi u përpoq të na tregonte se vendi ka shumë më tepër për të na treguar, sesa vetëm kjo pamje makinash. Por makina mercedes, janë të kudogjendura, qoftë të tipit të vjetër apo të reja, këto janë elementi më karakteristik i asaj që të kap syri në Shqipëri. Por të qenit e magjishme apo me makina luksoze që lëvizin në rrugë nuk është e gjitha. Shumë njerëz në këtë vend jetojnë në kushte të vështira, mbeturinat janë kudo dhe kanë fatura të papaguara. Të paturit të një makine apo të qenit i armatosur nuk është përcaktim i mirëqenies shqiptare. Por ama një diversitet të tillë makinash, të tipave më të reja, është e vështirë të gjenden edhe në Gjermani. Këto lloj makinash që bien në sy menjëherë sapo kalon rrugëve të Shqipërisë, të cilat janë të majës së industrisë së automobilave, por të hedhur një hije mbi peizazhin e

në vitin 1859. Astronomi Riçard Karrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave. Fenomeni “Karrington” prishi sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore dhe kanë bllokuar valët e radios. Tokës i ka kaluar cikli i një tjetër stuhie si ajo , vihet në dukje në raportin e ri të Lloydit të Londrës, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë. Bashkautori i studimit, Neil Smith, thotë se stuhia tjetër mund të jetë edhe më shkatërrimtare, duke pasur parasysh varësinë e botës te rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike. “Ne llogaritim se nga 20 milionë deri në 40 milionë njerëz mund të mbeten pa energji deri në një vit apo edhe dy. Kjo ka të bëjë me zëvendësimin e transformatorëve që janë element kritik i rrjetit. Ky numër njerëzisht ka koston e vet ekonomike prej 0.6 trilion në 2.6 trilionë dollarë.” Raporti përqendrohet kryesisht në Amerikën e Veriut. Rrjeti i energjisë elektrike, satelitët, trafiku ajror, astro-

nautët dhe tubacionet e naftës janë tepër të prekshme nga moti i hapësirës. Smith thotë se Amerika e Veriut është veçanërisht në rrezik për shkak të formacionit gjeologjik dhe infrastrukturës së vjetruar. Neil Smith thotë se, nëse do të dëmtoheshin shumë transformatorë, pasoja nuk do të kishte vetëm Amerika e Veriut, por edhe Europa. Shpërthimi masiv në koronën e Diellit lëviz nëpër sistemin diellor me shpejtësi nga 3 milionë në 5 milionë kilometra në orë, domethënë mbërrin në Tokë në më pak se dy ditë. Shkencëtarët si Michael Wiltberger i Laboratorit të Vëzhgimit të Hapësirës së Lartë mund t’i shikojnë ato më

pak se tetë minuta pas shpërthimit. Kjo u jep meteorologëve njëfarë kohe për t’u përgjigjur, por Wiltberger thotë se parashikimi i saktë se kur dhe ku do të godasë një stuhi diellore është më kompleks. “Në ndërtimin e modeleve numerike sfida për ne është të kuptojnë se si do të jetë fusha magnetike brenda këtij gazi të nxehtë të çlirohet, sepse është pikërisht fusha magnetike elementi kryesor i masës dhe energjisë që hyn në rajonin e Tokës dhe në atmosferën përreth saj”. Wiltberger thotë se modelet numerike mund të shërbejnë për të vëzhguar stuhinë dhe për të përmirësuar parashikimet.

Shqipëria një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes

jashtëzakonshëm që ofron ky vend. Sytë largohen menjëherë nga malet e larta, kur sapo sheh stacione gazi herë pas here. Ka kaq shumë, sa vështirë se mund të imagjinohet sesi funksionon secili prej tyre. Në mënyrë të ngjashme ndodh edhe me lavazhet e makinave, e disa prej tyre të vendosura në oborret e shtëpive, buzë rrugës. Stacionet e furnizimit me karburant në Europë, janë të shënuara me simbole Visa, Mastercard etj.; por në Shqipëri mund të habitesh pasi ndodh që pika e karburantit nuk është e pajisur edhe me një terminal. Por kjo nuk është e vetmja e papritur.

Në Shqipëri lëvizja me makinë njeh një tjetër kod qarkullimi. Në njërin nga rrethrrotullimet më të mëdha në Tiranë, shoferët kalojnë pa rregull. Secili zgjedh rrugën më të shkurtër. E kjo nuk ndodh vetëm në rrethrrotullime, por edhe në rrugë të tjerë, kur ndodh edhe që makinat të kalojnë në drejtim të kundërt, edhe kur nuk është e lejuar. Të ecësh rrugëve të Shqipërisë nuk mërzitesh, pasi ka kaq shumë surpriza që mund të ndjekësh. Po kështu mund të shohësh më kuriozitet ‘fantazinë” e drejtuesve të automjeteve për të ndaluar makinën kudo, edhe aty ku nuk lejohet. Madje

sheh edhe kafshë shtëpiake, që nxjerrin kokën nga xhami i makinës. Këto ndodhin edhe në “autostradë” edhe pse ato nuk i ngjajnë atyre rrugëve që ne i quajmë të tilla. Kështu ecet më shpejtësi, 80 e 60 km/h, edhe aty ku lejohet të ecet me 20 km/h. Para nisjes për në Shqipëri duhet të pajiseni me monedhën vendase. Nëse ne nuk bën këtë mund të ngelesh në një dyqan apo para një shërbimi të caktuar i cili s’të konverton dot lekët e tua, ose t’i konverton ato më pak sesa tregu i këmbimit valutor. Po kështu e ke të vështirë të përcaktosh se cilat janë faturat reale dhe

Ai shpreson që sistemi të jetë operacional brenda pesë vjetësh. Ndërkaq Neil Smith i Lloydit në Londër thotë se duhet një bashkëpunim më i madh për të zbutur ndikimin para se stuhia tjetër e madhe të duket në horizont. “Ne përpiqemi të ndërgjegjësojmë publikun për këtë çështje, sepse hapi i parë është që grupe të ndryshme ta kuptojnë se kjo është diçka e mundur, pastaj ne duhet të punojmë me qeveritë dhe industrinë e shërbimeve për ta trajtuar atë. Kjo nuk është diçka që një grup mund ta trajtojë i vetëm.” Smith shton se një punë e tillë është me rëndësi kritike për të shmangur një kaos tepër të madh ekonomik dhe social.

cilat jo. Nëse jeni pajisur me kartëmonedhën vendase atëherë mund të shkoni të qetë të drekoni apo të darkoni. Prania e armëve nuk duhet të befasojë askënd. Është vlerësuar se 10 % e banorëve në vend kanë një armë, madje ka të tjerë që zotërojnë edhe më shumë. Më së shumti janë armë të tipit kallashnikov. Në qytete të mëdha dhe vendpushime, ka gjasa të shohësh njerëz të armatosur. Por restorantet shqiptare të bëjnë të ndihesh i veçantë. Kamerierët nuk janë gjithmonë profesionistë, por kjo tregon se ata përpiqen të punojnë. Shpesh ata pyesin se nëse është gjithçka në rregull apo jo, dhe racionet janë të mëdha. Vetë restoranti ofron ‘dhurata nga bari” ndonjë tabaka me fruta. Në shumë vende që ju mund të paguani edhe në euro. Në këto restorante gjen ushqim italian dhe turk. Por nganjëherë ushqimet që tregon fotoja në menu, janë të ndryshme nga ato që vijnë në tavolinë. E megjithatë shqetësuese mbetet pirja e duhanit edhe në ambiente të brendshme. Në kontrast me kroatët, shqiptarët nuk pëlqejnë kampet e pushimit. Një pjesë e plazheve janë ende të paprekura. Por a ia vlen të shkosh për pushime në Shqipëri, Kroaci, dhe në Mali të Zi? Disa europianë që vizitojnë Shqipërinë në fillim ndihen në ankth, por më pas ndihen më së miri. Edhe pse vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kultura e tij është kryesisht e ndryshme nga ajo që gjejmë në Kroaci. Në rrugët e vendpushimet shqiptare nuk është vështirë të gjesh mbeturina, plehra që digjen. Po kështu sheh edhe fëmijë duke lypur. Disa mendojnë se stabilizimi i Shqipërisë, dhe arritja e saj në nivelet që lejon hyrjen në BE, kërkon edhe disa vite. Prandaj ky është një shans për të vizituar këtë pjesë ende të panjohur mirë të Europës.


SPORT • E martë 13 gusht 2013

De Biazi: Me Armeninë eksperimente me të rinjtë K

uqezinjtë luajnë në orën 20:45 kundër Armenisë një miqësore që mund të tregojë shumë për takimin kundër Islandës dhe Sllovenisë. Por, në fakt nuk është kështu. Trajneri i kuqezinjve, Xhiani De Biazi këtë ndeshje e ka kërkuar vetëm e vetëm për të parë të rinjtë në ekipin kombëtar. Kundër Armenisë kuqezinjtë do të mundohen të eksperimentojnë. Italiani kërkon të shohë se si reagon skuadra pa lojtarët e rëndësishëm. Ai vetë në konferencën e shtypit e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke thënë se të gjithë kanë një shans të artë në këtë ndeshje. -Çfarë presim nga ndeshja me Armeninë? -Duke marrë të mirëqenë faktin që në të gjitha ndeshjet unë pres që skuadra të zbresë në fushë dhe të bëjë një paraqitje të rëndësishme, ndeshja me Armeninë më shërben mua për të verifikuar një kondicion fizik të lojtarëve të ndryshëm dhe në këtë moment për të bërë ndonjë eksperiment që mund të kryhet gjatë ndeshjeve miqësore. Gjëja thelbësore është se për mua Armenia është një test i rëndësishëm, sepse është një skuadër, që sipas meje është e mirë. E kam parë kohët e fundit të luajë në kualifikueset e Botërorit në Danimarkë, duke fituar në transfertë 4-0. Është e vërtetë që ndeshjen e mëpasme e humbi në shtëpi 0-1 ndaj Maltës, por është një skuadër që ka cilësi, të cilën po nuk e përballove me motivimin e duhur, rrezikon seriozisht të bësh figurë të keqe, sepse ka lojtarë, sidomos në mesfushë e më lart, që janë me të vërtetë shumë të zotë. -Thatë që do të shërbejë për disa eksperimente. Në cilat aspekte të lojës? Ku ka dyshime? -Nuk është se kam dyshime. Në filozofinë, e cila është ajo ku kërkon të kesh një skuadër që bën rezultate, por edhe që të jetë e projektuar në të ardhmen, synimi i eksperimenteve është pikërisht të arrihet ky objektiv: të kërkohet gjithmonë të përmirësohesh nga pikëpamja cilësore. Ndaj të vësh lojtarët në provë edhe bashkë me të tjerët që janë grumbulluar, mendoj se është mënyra më e mirë që të kërkohet progresi. -Eksperimentet më të mëdha janë në sulm, ku janë kthyer Kapllani e Januzi…. -Le të themi se janë eksperimente që do të dëshiroja të bëja në mënyrë që të mund t’i jap një shans disa lojtarëve që kam ndjekur në skuadrat e tyre, që janë mirë fizikisht, që janë më para se lojtarë të

Trajneri i kuqezinjve, Xhiani De Biazi ka deklaruar se ndeshja kundër Armenisë kuqezinjtë do t’i shërbejë që të eksperimentojë për të parë të rinjtë në ekipin kombëtar

23

Cikalleshi e Hysa janë të Kukësit Duket se presidenca e Kukësit e ka marrë seriozisht jo vetëm Ligën e Europës, ku u kualifikua në play-off, por në përgjithësi këtë sezon ku ka objektiva të mëdha dhe sipas zhvillimeve në merkato duket se verilindorët po synojnë edhe titullin e kampionit. Kështu, ata sot kanë bërë dy goditjet e radhës në merkaton e verës. Pas dy blerjeve të rëndësishme të Smajlit dhe Dragoit, presidenti Safet Gjici ka zbuluar dje edhe dy përforcimet më të reja në prag të ndeshjes së playoff-it kundër Trabzonsporit. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Sokol Cikalleshin e Besës dhe Vilfor Hysën e Kastriotit. Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, por dy sulmuesit, në moshë të re, por me një eksperiencë disa vjeçare në Kategorinë Superiore, tregojnë qartë synimet e drejtuesve të Kukësit, që pas suksesit evropian, kanë më shumë besim tek skuadra e tyre dhe po investojnë që të kapin majat e futbollit shqiptar. Kujtojmë se Kukësi është një ekip që vetëm vitin e kaluar debutoi në Kategorinë Superiore dhe po mahnit të gjithë, duke dalë së pari nënkampion i sezonit të mbyllur tashmë dhe më pas duke thyer një rekord si skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që kalon tre ture dhe plasohet në “play-off” të Ligës së Europës. Me grupin e konsoliduar tashmë dhe me blerjet që janë bërë deri më tani dhe ato që priten, duket qartë se skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të jetë rivali kryesor i Skënderbeut, kampionit në fuqi.

Frikësohet Baloteli, dëmtohet tek gjuri i operuar

tjerë në përgatitjen e sezonit. Pastaj janë zgjedhje që janë bërë edhe për të evituar udhëtime shumë të gjata për një miqësore, si për rastin e Salihit. Mendoj se ishte shumë më mirë për të që qëndroi të luante me skuadrën e vet. Por është e rëndësishme që ata të administrojnë energjitë e tyre dhe të jenë në formë, pasi është e vërtetë që kemi këtë ndeshjen këtu, por në mendjen time janë sidomos dy ndeshjet e 6 dhe 10 shtatorit. -Gashi dhe Lenjani, dy emrat e rinj të grumbulluar për këtë ndeshje. Çfarë informacioni të hollësishëm ka De Biazi për këto dy lojtarë? Këto lojtarë a mund të luajnë? -Gashi është një lojtar të cilin po e ndjek prej 13-14 muajsh. Ai ka luajtur me U-21 të Zvicrës. Në fillim të aventurës sonë, nuk ka treguar shumë ngrohtësi për këtë eksperiencë këtu. Por, pastaj besoj se pak nga rezultatet dhe pak nga

puna që po bëhet, ka ndryshuar mendje dhe na kërkoi ai duke u vënë në dispozicionin tonë. Mendoj se është një lojtar interesant, shumë i ri, që ka eksperienca të mira në kampionatin zviceran. I njëjti diskutim është edhe për Lenjanin, një lojtar që po e ndjekim që nga momenti kur kemi ardhur këtu. Mendoj se tani ka ardhur momenti që t’i hedhim një sy. A mund të luajnë në ndeshje? Po, po, është një miqësore. -Si është situata me Loret Sadikun? -Loret Sadiku nuk ka vendosur ende cilën palë do të zgjedhë, ndaj për momentin po e lëmë aty, të qetë që të vazhdojë të mendohet. -Një nga temat më të nxehta të kombëtares sot është rinovimi i kontratës së De Biazit. Kur do të takoni Dukën dhe çfarë do t’i kërkoni atij? -Kemi aq pak kohë për të menduar për këtë ndeshje sa për kontratën mund të men-

dohet menjëherë pas saj. Mendoj se objektivi i rëndësishëm sot është ai i hyrjes në fushë dhe paraqitjes së mirë ndaj Armenisë. Pas ndeshjes mund të kemi mundësinë të ulemi dhe të flasim, por besoj se nuk është një problem kaq i madh. -Më mirë të rinovoni tani apo pas Islandës? -Nuk e di, për mua sinqerisht nuk ndryshon asgjë. Unë jam i gatshëm, siç e kam thënë edhe më parë, që të vazhdoj këtë punë që e kam nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë. Mendoj se mund të punohet dhe të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë bashkë për t’u rritur më shumë. Është e qartë se kur arrihet në një nivel të caktuar është më e vështirë të rritesh. Kur je i vogël, rritesh më shpejt, pastaj arrihet një pikë e caktuar, ku shfaq më shumë vështirësi për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të mundohemi të përmirësojmë më shumë këtë lloj pune.

Samuel Eto preferon Çelsin Interi shpreson shumë në një rikthim të mundshëm të Samuel Eto, por duket se kamerunezi ka më shumë nostalgji për ish-trajnerin se sa për ish-klubin, me të cilin fitoi gjithçka tre vite më parë. Sipas medias angleze Eto ka shumë dëshirë që të bashkëpunojë sërish me Zhoze Murinjon, ndaj parapëlqen të shkojë tek Çelsi dhe jo tek Interi. Kamerunasi është gati të largohet nga Anzhi dhe në një intervistë për “Daily Mail” flet hapur për preferencat e tij, duke lëshuar mesazhe të qarta në drejtim të teknikut portugez. “Murinjo është unik. Vetëm Murinjo ka atë lloj karakteri dhe reputacionin e një prej trajnerëve më të mirë në botë. Tek Interi fituam gjithçka dhe do të më pëlqente të punoja sërish me të”, ka deklaruar Samuel Eto. Përveç Interit dhe Çelsit për sulmuesin nga Kameruni është shumë i interesuar edhe Napoli.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Aty ku dukej se gjithçka po shkonte si jo më mirë për Mario Balotelin, i cili dje kishte edhe datëlindjen, dhe ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Italisë për ndeshjen miqësore me Argjentinën, ka lajm të keq. Gjatë stërvitjes së pasdites me “axurrët” Baloteli ka ndierë dhimbje në gju dhe pak më pas gjuri i është ënjtur. Menjëherë sulmuesi italian i është drejtuar stafit mjekësor që ka urdhëruar që ai të ndërpresë stërvitjen. Pas përfundimit të stërvitjes profesor Kastelaci, që është mjeku kryesor i kombëtares italiane ka informuar trajnerin Prandeli se vetëm sot në mëngjes do të merret vesh me saktësi problemi i Super-Marios. Por, frika është e madhe, sepse gjuri i dëmtuar dje është i njëjti që sulmuesi ka operuar në 2010, kur ishte tek Mançester Siti. Gjithsesi, stafi mjekësor shpreson se gjendja nuk do të jetë aq e rëndë.

Skolari: Mesi mbetet numri një në botë Trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari është i bindur se Lionel Mesi vijon të mbetet lojtari më i mirë në botë. Në një prononcim për faqen online të federatës gjerman të futbollit, Skolari është ngacmuar në lidhje me nominimet për lojtarin më të mirë në botë, duke përjashtuar faktin se ai mund të vijë nga kampionati gjerman dhe më saktë nga Bajerni i Mynihut. Sipas tij argjentinasi i Barcelonës vijon të mbetet i padiskutueshëm. “Unë jam i bindur se Lionel Mesi do të vijojë të mbetet lojtari më i mirë në botë për një apo dy vjet të tjerë. Mesi luan dhe për kolektivin, por ka gjithashtu dhe një individualitet të pabesueshëm. Me aftësinë e tij ai mund të zgjidhë i vetëm fatin e një ndeshje”, ka thënë Skolari. Duke bërë një krahasim mes Mesit dhe yjeve gjermanë Skolari ka deklaruar: “Ka një diferencë të madhe mes dy palëve. Yjet e kombëtares gjermane shkëlqejnë më shumë kur vjen puna te kombëtarja e vendit të tyre, se sa individualisht. Ndërsa lojtari më i mirë në botë është një titull individual dhe kjo është një diferencë jo e vogël mes tyre dhe Mesit”.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 5 gusht 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.