Metropol 12 korrik

Page 1

»8

INTERVISTA ME EDUARD NDREUN

Durrësi është kthyer në port rajonal me standarde të BE E PREMTE

12 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3025 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Zbulimi i Kalasë

file:///C:/Users/dano/Desktop/PROTESTA%20NE%20NARTE.jpg

Plakat e Nartës: Hajdutët po Sejdini: Zbulimi i ri na përdhunojnë në banesa në Elbasan u braktis Protestojnë banorët, kërkojnë ndërhyrjen e policisë dhe bërjen e ADN për gjithë banorët. Policia nuk ka denoncime »9

nga institucionet

»8

PROGRAMI I RI Basha: Do kërkojmë llogari për të gjitha premtimet e bëra

SHKOLLA E LARTË

Formula e llogaritjes së pikëve për degët që do përzgjidhen Skema që do të përdoret nga maturantët për pikët e marra, koeficientët dhe fakulteti që do të kërkojnë të aplikojnë

»5

»2-3

KONTROLLI I AUDITIT

Zbulohen shkeljet me lekët e të përndjekurve dhe INSIG Dëmi i zbuluar në muajt e parë të vitit shkon në 500 milionë lekë. Të dhënat pas verifikimit të procedurave »7

Opinion Nga ARTAN DUKA

Fati i së djathtës është fati i “Rilindjes”»21 Nga MAJLINDA BUSHJA

Kriza e sigurisë

»21

GOSSIP

Pikat që qëndrojnë dhe ndryshojnë për qeverinë ANKESA NË KQZ PËR TË 12 QARQET

»4

Kolegji merr në dorëzim dosjet për mandatet e 14 deputetëve

Vildane Zeneli: Ja si do ta pushtoj botën

FALSIFIKIMI I HISTORISË

Raportet gjermane mbi zonat e banuara me shqiptarë në Kosovë Qysh nga kohët para luftës dhe ajo e luftës së përbotshme u pa se çuditërisht kishte një simpati për “Gjermaninë e Madhe” »18-19

ANKOHEN PACIENTËT • Mike Adam: Pse deklarova me Rita Orën se jam shqiptar • Silva Gunbardhi publikon fotot, josh me linjat • Blero, skena të nxehta me Marian »12-13

Mbetjet inerte dhe gropat pushtojnë Senatoriumin, pluhuri mësyn dhomat

»6

Votimi në

Kosovë Partitë pakt për ligjin e amnistisë së plotë »11


02

« POLITIKË

E premte 12 korrik 2013 • PS REAGON PËR ZGJEDHJEN E KREUT TË RI TË MAGJISTRATURËS

Felaj: Kryetari i ri i KLD, ndërhyrje skandaloze “Neshat Fana lidhje të ngushta politike me qeverinë në ikje” Emri i zgjedhur dy ditë më parë në krye të Shkollës së Magjistraturës është shigjetuar ashpër nga Partia Socialiste. Deputetja socialiste Ermonela Felaj e cilësoi zgjedhjen e Neshat Fanës si një përpjekje skandaloze e KLD-së për të marrë nën kontroll të gjitha hallkat e drejtësisë nga ana e Kryeministrit të humbur. “Ndërhyrja skandaloze e KLD-së në procesin e zgjedhjes të drejtuesit të kësaj shkolle është një tjetër hap në tentativën për të marrë peng të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare. Fakt është se Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën

kundër korrupsionit. Vënia në krye të kësaj shkolle e një individi me lidhje të ngushta politike me qeverinë dhe Kryeministrin, që u ndëshkua në mënyrë plebishitare me votë më 23 qershor, në kushte të konfliktit të hapur të interesit, si dhe ngritja e mëtejshme në detyrë nga KLD-ja e një sërë gjyqtarëve të përfshirë në procese gjyqësore që kanë shkaktuar dëshpërim kombëtar dhe ndërkombëtar në raport me Shqipërinë, flet qartë për faktin se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë”, - u shpreh Felaj. Sipas saj, askush nuk duhet të ushqejë iluzione se do të qëndro-

jmë duarkryq përballë uzurpimit politik të sistemit të drejtësisë apo përballë përpjekjeve të individëve të korruptuar brenda këtij sistemi, të cilët mundohen e bëjnë gjithçka për të mbajtur njëritjetrin në karrige, duke mbyllur sytë para mëkateve të tyre. Këtë qëndrim të ashpër socialistët e argumentojnë me faktin se “Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit”. Përballë kësaj situate PS-ja garantoi se “jemi të vendosur të respektojmë në frymë e në germë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet e ekzekutivit me gjyqësorin”.

300 DITËT E PARA TË QEVERISË “RAMA” PUNË ME SISTEMIN “BERISHA”

S’ka progresivitet dhe shëndetësi falas Haxhinasto: Jemi marrë me çështjet e shëndetësisë dhe të ekonomisë Në selinë e LSI

Oli Xhilaga

S

Meta pret Kanon, në fokus qeveria e re

një progresivitet jo vetëm tek të ardhurat, por edhe te biznesi. Kjo është diçka që i takon së ardhshmes”, - deklaroi Haxhinasto. Madje, sipas tij, sa i takon kohës se kur do të realizohet kjo, mbetet për t’u vendosur dhe do të jetë një nga pikat që do të vendoset me programin e ri. Akoma nuk është vendosur.

“LSI-ja ka propozuar që të ruajmë sistemin aktual, që kontributi shëndetësor të shkojë në një fond të veçantë për shëndetësinë, ndërsa propozimi i PS-së është që kontributi për shërbimin shëndetësor të jetë pjesë e taksës së përgjithshme që paguan çdo qytetar.”

Shëndetësia Po kështu dhe shërbimi shëndetësor falas pritet të mos aplikohet në 300 ditët e para të qeverisjes. “Reformat e shërbimit shëndetësor janë reforma që kërkojnë një kohë të konsiderueshme për t’u përgatitur dhe detajet e tyre. Ajo që ne dëshirojmë të realizojmë, sigurisht duke konverguar edhe

Qëndrimi

“Jemi marrë me çështjet e shëndetësisë, çështjet ekonomike etj. Me strukturën kryesore që do të ketë programi, për ndërhyrjet e shpejta në fushën e ekonomisë, në fushën institucionale, të cilat mendojmë se do të sjellin një ritëm tjetër në ecurinë e vendit.”

Propozimi

Taksat Taksimi progresiv nuk do të jetë pjesë e programit të 300 ditëve të para. Madje, vendosja e tij do të vijojë të diskutohet edhe në një kohë të mëtejshme. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste do të ndjekin në detaje një çështje të tillë deri në aplikimin e këtij sistemi. Anëtari i kryesisë së LSI-së, njëherësh dhe kryetar i grupit të punës së ngritur për hartimin e programit qeverisëses mes PS-së e LSI-së Edmond Haxhinasto sqaroi dje si qëndrimin e partisë që ai përfaqëson, ashtu dhe vendimin për 300 ditët e para të qeverisjes. “LSI-ja ka pasur progresivitet në programin e saj, veçanërisht për sa i takon tatimit mbi të ardhurat. Deri tani ne jemi në fazën e një mirëkuptimi se sistemi fiskal ka nevojë për një konsolidim, me qëllim që me këto politika që ne kemi aktualisht, me këtë sistem që ne kemi aktualisht dhe me ndërhyrjet e tjera që ne propozojmë të realizojmë një nxitje më të madhe për të pasur një rritje ekonomike dhe më pas të përpunojmë në detaje të gjithë planin tonë për të vendosur

Programi

istemi shëndetësor falas dhe aplikimi i taksës progresive nuk do të jenë pjesë e projektit qeverisës në 300 ditët e para të qeverisë së re. Një fakt i tillë u bë dje publik nga vetë kryetari i grupit të punës për hartimin e programit qeverisës, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto. Në vlerësimin e tij këto dy çështje janë projekte që duan më tepër kohë. Madje, nëse për progresivitetin tregohet disi luajale, për shërbimin shëndetësor LSI-ja propozon që të ruhet sistemi aktual.

“Mendojmë se sistemi fiskal ka nevojë për një konsolidim, me qëllim që me këto politika që ne kemi aktualisht, me këtë sistem që ne kemi aktualisht dhe me ndërhyrjet e tjera që ne propozojmë të realizojmë një nxitje më të madhe për të pasur një rritje ekonomike.”

me qëndrimet e PS-së, është që të realizojmë disa ndërhyrje sa më të shpejta në sistemin shëndetësor, veçanërisht në fushën e furnizimit me barna për spitalet, me qëllim që të rritet menjëherë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve. Të jetë plotësimi i një vakumi që aktualisht ekziston sa i takon këtij shërbimi”, - nënvizoi Haxhinas-

to. Njëkohësisht në vlerësimin e tij, ndryshimi i sistemit kërkon një kohë të konsiderueshme. “Por edhe në rastin kur flasim për një sistem shëndetësor falas, sigurisht do të ketë kontribute nga qytetarët, sepse nuk mund të ketë buxhet shteti po nuk pati kontribute nga qytetarët. Kështu që ju e kuptoni që në këtë lloj sistemi janë qytetarët ata që duhet të kontribuojnë me taksën e tyre për sistemin shëndetësor. Ne si LSI kemi propozuar që të ruajmë sistemin aktual, që kontributi shëndetësor të shkojë në një fond të veçantë për shëndetësinë, ndërsa propozimi i PS-së është që kontributi për shërbimin shëndetësor të jetë pjesë e taksës së përgjithshme që paguan çdo qytetar i Shqipërisë, pra duke mos e quajtur atë taksë për shërbimin shëndetësor. Pastaj buxheti i shtetit mbulon në një masë të caktuar. Sigurisht, ka një masë për buxhetin, shërbimin që u ofrohet qytetarëve”, - sqaroi ai.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe duhet forcuar në mënyrë konkrete në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë bilateral dhe veçanërisht në drejtim të procesit të integrimit europian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor për të gjithë shqiptarët. Ky ishte konstatimi në të cilën arritën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Kanon gjatë një takimi që zhvilluan dje. Ambasadori Kanon ishte dje në zyrën e kreut Meta ku e uroi këtë të fundit për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat konfirmuan pritshmëritë e larta që kanë shqiptarët për adresimin e shpejtë të sfidave madhore të vendit. Në këtë kuadër, ambasadori Kanon vuri theksin tek vazhdimësia e punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik. Kreu Meta u shpreh se mbështetja në rritje ndaj LSI-së tregoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për të nxitur një ndryshim që vjen përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës. Sipas tij, për LSI-ja është e rëndësishme që të sigurohet suksesi i menjëhershëm i prioriteteve të qeverisë së re, duke treguar transparencë maksimale për të rritur besimin e shqiptarëve në mirëfunksionimin e shtetit.


POLITIKË • E premte 12 korrik 2013

KRYEBASHKIAKU VIJON FUSHATËN, PREMTON MBROJTJEN E ADMINISTRATËS

“Rama do të përballet për çdo premtim” Basha: Çdo anëtari do t’i jepet mundësia për të ecur përpara Ervin Koçi

K

andidati për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalosi platformën e tij para demokratëve të Beratit e Kuçovës. Ai tha se Partia Demokratike do të bëjë një opozitë të fortë ndaj mazhoracnës së re dhe premtimeve të saj, të cilat i konsideroi piramidale. Sipas Lulëzim Bashës, Edi Rama do të japë llogari ligjore për çdo rast abuzivizmi. “Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë, do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë demokratët do t’i kesh mbi kokë për 300 mijë vende pune që ke premtuar, për heqjen e taksës së biznesit të vogël, për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjitha premtimet e tua piramidale, që e dinë që sot se s’ke ndër mend t’i mbash, dhe ky do të jetë momenti, vëllezër e motra, kur ne nuk do të jemi vetëm Partia Demokratike në opozitë, por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve”, - tha Basha. Duke iu referuar edhe angazhimeve të tij në qeverisjen e demokratëve, Basha tha se, nëse zgjidhet kryetar, do të vlerësojë kontributin e secilit anëtar dhe dhënien e shanseve gjithsecilit për të ecur përpara. “Kryeministri Berisha më ngarkoi misionin e veçantë të Rrugës së Kombit dhe përkundër luftës së jashtëzakonshme për ta penguar, damkosur dhe jo vetëm nga brenda këtë projekt madhështor ia dolëm me sukses të përmbushim misionin. Më ngarkuat në një moment të veçantë për historinë e Shqipërisë detyrën e kryediplomatit, në momentin e përpjekjes sonë për integrim euroatlantik. Dhashë kontributin tim, përmbusha me nder misionin që më ngarkuat. Më çuat në Ministrinë e Brendshme, ku duhej të plotësonim 120 kritere për premtimin tonë madhor të fushatës së 2009s: heqjes së vizave për shqiptarët. Shumë kush thoshte se “nuk ia dilni dot”. Iu përvesha punës dhe bëmë realitet premtimin tonë, hoqëm vizat dhe u dhamë dinjitetin shqiptarëve. Është, pra, lidhja më e fortë që mund të ekzistojë, sepse është një lidhje e vërtetë e bazuar tek ajo që unë dua për çdo anëtar, lidhja mbi mundësinë për të kontribuar, vlerësimi i kontributit dhe dhënies së shanseve për të ecur përpara për çdo anëtar dhe militant të PD”, – deklaroi Basha. Fushata Fushata e kandidatit për kryetar të Partisë demokratike

Akuza e Berishës BIZNESI I KËRCËNUAR NGA TAKSA PROGRESIVE E RAMËS

Zyrë për mbrojtjen e administratës Olldashi: Blloku i Metës rrezik për bizneset

“Fshesa e partisë do të pastrojë administratën” Kryeministri në largim, Sali Berisha, reagoi sot përmes rrjetit social “Facebook” për nismën e kryetarit të PS-së Edi Rama për aplikimet on-line për punësim. Berisha akuzon liderin e PS-së se ka hapur tenderin on-line për fshesën ndaj administratës dhe sektorit privat. “Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes së tenderit on-line për fshesën ndaj administratës, z. Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediet e kontrolluara prej tij), prandaj për t’i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë on-line dhe të presë biletën në selinë e PS-së. Por siç thotë fjala e urtë, “oreksi vjen duke ngrenë”. Z.Rama njoftoi se fshesa e partisë do të fshijë (pastrojë) edhe sektorin privat, i cili së shpejti do të “ndihmohet” me aplikantët e “virtytshëm” on-line të selisë së PS-së. Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit! Aty deti bëhet jo kos, por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar, që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve. Ndryshim!! Me vrap drejt së shkuarës! Sb”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Pas kryebashkiakut Basha edhe Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike nga agresioni politik i Edi Ramës. Në prezantim të platformës së tij elektorale për drejtimin e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Shqipëri Olldashi u përqendrua te veprimi opozitar për të shkurtuar kohën politike të së majtës. “Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-sh në PS nuk janë asgjë tjetër veçse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndër mend të bëjnë. Dhe

ne duhet të jemi të përgatitur për këtë përpara se socialisti i parë të hyjë në zyrën më të parë të shtetit. Ne duhet të kemi ngritur në të gjitha degët e Partisë Demokratike zyrat e konsulencës për të gjithë administratën, në mënyrë që ta mbrojmë atë, t’i ofrojmë ndihmë juridike dhe ta shpëtojmë, jo për t’i përdorur si top politik”, - deklaroi ai. Gjatë takimit tjetër të zhvilluar në Përmet Olldashi pohoi se biznesi në vend është i kërcënuar nga taksa progresive e Ramës si dhe nga blloku i Metës, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë koalicionin e majtë.

TOPALLI Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli përgënjeshtroi lajmin e përfshirjes së saj në ndonjë aktivitet elektoral brenda PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” Topalli thekson se nuk përkrah asnjë kandidat. “Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në disa medie të shkruara, të dirigjuara kryekëput nga Edi Rama, për përfshirjen time në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, dua të sqaroj opinionin publik e veçanërisht demokratët se ky është një mashtrim dhe trillim. E konsideroj të padenjë, të papranueshme dhe të ulët përdorimin nga kushdo të emrit tim. Ftoj demokratët të hedhin poshtë me përçmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediet e tij. Ftoj demokratët të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për atë që besojnë se do t’i çojë në fitore”, - shkruan Topalli.

Lulzim Basha është përqendruar tek anëtarët e partisë, takimi me militantë e saj. Kjo taktik e tij është zgjedhur edhe për faktin se Partia Demokratike mori një rezultat tepër të dobët në zgjedhjet e 23 qershorit, për faktin se një pjesë e militantëve të saj ishin të zhgënjyer nga harresa që u ishte bërë. Si pikë kryesore të programit të tij Basha ka zgjedhur mbrojtjen e punonjësve të

administratës, duke pohuar se politikat që po ndjek e majta do të përballen me një fron të fuqishëm opozitarë. Pika tjetër kryesore e programit të tij është kthimi i PD-së si forca e parë politike në vend, që synon që ta bëjë pas 4 vjetë, kur janë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe pse fushata tani ka ardhur duke u intensifikuar çdo ditë, takimet tani do të jenë edhe më të

shpeshta, pasi anëtarët e PDsë për 10 ditë do t’u drejtohen qendrave të votimit në të gjithë strukturat e partisë për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë për këtë post janë Sokol Olldahsi dhe Lulzim Basha. Që të dy kanë filluar garën elektorale brenda partisë për t’u zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike. Nga kjo pritet që dy rivalët të vazhdojnë të paraqesin fushatën e tyre.

»

03

LSI me projekt

Tavo: Prioritet ndryshimi i Kushtetutës Ndryshimi i Kushtetutës duket të jetë një nga çështjet së cilës Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i kërkojë konsensusin aleates së saj, PS-së. Një fakt i tillë u konfirmua dje nga deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili gjatë një prononcimi për shtyp deklaroi se kjo do të jete një nga çështjet që do diskutohet në këtë mazhorancë e koalicion të forcave të majta. “LSI-ja nuk mund ta harrojë atë që ka ndodhur më 2008-n dhe normalisht që jo vetëm nuk duhet ta harrojë, por do të jemi të gatshëm që të rishikohen ato ndryshime që normal janë bërë me qëllim jo të mirë për LSI-në. Energjia e kësaj force ka treguar që jo vetëm nuk u dëmtua, por përkundrazi, doli e më e fuqishme. Megjithatë, çështjet të cilat kemi denoncuar e protestuar pa dyshim që do të jenë në qendër të vëmendjes së LSI-së”, . vuri në dukje Tavo. Por qëndruar në këtë aleancë, për Tavon zgjedhjet e 23 qershorit ishin një votë në mbështetje të madhe ndaj LSI-së. Mbështetje kjo që, sipas tij, u pa më shumë për këtë parti sesa për LSI-në. Pavarësisht nga një qëndrim i tillë, për deputetin e LSI-së duhet një analizë në çdo qark. Në qarkun që i dha atij mandatin kjo është më se e faktuar. “Kam përshtypjen se pas këtij rezultati ku ka fituar e majta, iks mandate PS-ja, ipsilon mandate LSI-ja, ajo që është e rëndësishme është se koalicioni i majtë jo vetëm e ka arritur objektivin, por e ka tejkaluar. Kemi kapur 83 mandate, që është një rezultat jo vetëm i kënaqshëm, por tej parashikimeve që kanë bërë PS-ja e LSI-ja, flas për rezultatin e të gjithë koalicionit. Pra, pas gjithë këtij rezultati është e rëndësishme që ka fituar koalicioni i majtë dhe tashmë ka një përgjegjësi të madhe në qeverisjen e vendit, dhe kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve që dhanë votën plebishitare më 23 qershor. Nëse do të flasim për qarkun e Gjirokastrës, ka një rënie 4.4% të votave të PS-së në këtë qark dhe një rritje të LSI-së nga 2005-a në 2009-n me 11 mijë e 600 vota, kështu analizat flasin vetë se cila ka fituar më shumë e më pak. Pra, duhet të merremi seriozisht me përgjegjësinë që na ka ngarkuar elektorati. Njëkohësisht në fjalën e tij Tavo nuk mungoi dhe një qëndrim përkundrejt deklaratave të ardhura nga kandidati për kreun e ri të PD-së Sokol Olldashi. “LSI-ja nuk ka qenë pjesë e ndonjë bande imagjinare që z. Olldashi pretendon, përkundrazi, pyetjen do t’ia kthejë Olldashit, sepse ai e di çdo të thotë ‘bandë’”, - tha Tavo.


04

« POLITIKË

E premte 12 korrik 2013 •

KOALICIONI I MAJTË SHPËTON NGA ANKIMI NË KOLEGJ, PRITET NDARJA E MANDATEVE

Certifikimi i zgjedhjeve, 12 qarqet në Kolegj Dy parti politike ankimojnë në KQZ rezultatin e 12 qarqeve zgjedhore SHKODRA

Ervin Koçi

T

Qarku i Shkodrës është një tjetër ankim që është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky ankim është bërë nga Partia Republikane, e cila pretendon një mandat deputeti në këtë qark, duke rrezikuar një mandat të majtë.

ë gjitha qarqet ku janë zhvilluar zgjedhjet në vend kanë shkuar në Kolegjin Zgjedhor. Sipas vendimit të marrë dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, disa parti të vogla kanë kërkuar rishqyrtimin e materialeve zgjedhore për 12 qarqet e vendit, duke rihapur çështjen e miratimit të rezultatit përfundimtar si dhe të shpërndarjes së mandateve. Konkretisht, në mbledhjen e djeshme u miratuan kërkesat ankimore të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” si dhe kërkesat ankimore të Partisë Popullore Kristiandemokrate Shqiptare. Këto dy subjekte zgjedhore kishin paraqitur në KQZ nga 12 ankime për tabelat përfundimtare të rezultateve të miratuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me miratimin e këtyre kërkesave i hapet rrugë që kjo procedurë të shkojë për miratim në Kolegjin Zgjedhor. Skenari Pas ankimit të bërë nga këto dy subjekte zgjedhore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndjekë një procedurë të caktuar për të vajtur deri në shqyrtimin e materialeve. Në mbledhjen më të afërt të parashikuar për shqyrtimin e këtyre akteve KQZ-ja do të vendosë se nuk mund t’i marrë në shqyrtim këto, pasi ka mungesë kuorumi. Kjo lidhet me klauzolat e vendo-

KUKËSI

LEZHA

Qarku i Kukësit është gjithashtu një nga qarqet ku lufta për një mandat deputeti do të marrë zgjidhje në Kolegjin Zgjedhor. Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar kërkesën e ankimit, pasi pretendon një mandat në këtë qark.

Qarku i Lezhës është qarku ku po bëhet lufta për një mandat deputeti pasi koalicioni të majtë iu hoq një pas vendimit të marrë një KQZ para dy ditësh. Edhe kjo çështje do të shkojë për miratim në Kolegjin Zgjedhor, pasi PS-ja dorëzoi kërkesën.

Kërkesa për rinumërimin e votave në Fier

KQZ miraton ankimin e bërë nga Dritan Prifti

K

sura në Kodin Zgjedhor, ku është përcaktuar se vendime të rëndësishme kërkojnë një shumicë votash prej së paku pesë anëtarësh, gjë që KQZja aktualisht nuk e ka. Por kërkesa e bërë nga dy partitë politike lidhet kryesisht me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve si dhe me shpërndarjen e mandateve. KQZ-ja në pamundësi

BORXHI Banka Botërore thekson se niveli i lartë i borxhit publik është shqetësues. “Niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm dhe është ndër më të lartët në rajon, edhe nga sa mund të përballojë zhvillimi i vendit. Qeveria e re përballet me një sfidë për të garantuar rritjen ekonomike dhe për të pasur si prioritet situatën e borxhit. Vitin e kaluar pati thatësira. Në pjesën e parë të këtij viti ka pasur reshje të bollshme, por duhen marrë masa që situata energjetike të mos varet më nga kushtet atmosferike”, - tha ajo.

FMN E pyetur lidhur me bashkëpunimin e qeverisë me FMN-në dhe rikthimin e këtij misioni në vendin tonë, për disiplinimin e financave publike sipas zonjës Lvovski, është sinjal besimi. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të rikthehet Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe programi me të, pasi do të jepte një sinjal të mirë në tregjet ndërkombëtare dhe do të linte të kuptohej se Shqipëria i ka të gjithë instrumentet financiarë për t’i mbajtur financat publike në rrugën e duhur”, - është shprehur zonja Lvovski.

AUDITIMI Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama ka deklaruar se do të bëhet auditim nga jashtë i sistemit financiar. “Besoj se është gjë e mirë. Është një propozim i mirë dhe mendoj se duhet përsëritur kjo praktikë edhe pas dy vjetësh, që qeveria e re do të jetë në pushtet, që të mos shihet si masë e lidhur vetëm me qeverinë që do të ikë. Unë vlerësoj angazhimin e zotit Rama për të rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e institucioneve, por duhet parë si do të zbatohet, pasi është shumë e lehtë ta premtosh”, tha Lvovski.

për të bërë këtë gjë do ta çonte çështjen në Kolegj. Por ky institucion merr në shqyrtim vetëm procedura ankimore dhe rrjedhimisht, nëse nuk ka një të tillë, nuk mund të fillojë nga puna. PS-ja dhe LSI-ja, si pjesë të koalicionit fitues, nuk mund të dërgonin në Kolegj kërkesa që janë në favor të tyre dhe me ankimin e bërë nga partia “Bashkimi

Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” dhe Partia Popullore Kristiandemokrate Shqiptare koalicionit të majtë i hapet rruga që të marrë numrin e mandateve në Kolegj pa bërë asnjë ankim në këtë institucion. Tani pritet vetëm që çështjet të kalojnë në procedurat e gjykatës dhe të merret vendimi përfundimtar i zgjedhjeve.

andidati i pavarur Dritan Prifti kaloi provën e parë në KQZ për sa i përket ankimit që bëri për rezultatin e qarkut të Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje kërkesën e bërë nga kandidati i pavarur për deputet Dritan Prifti për rinumërimin e votave për qarkun e Fierit, duke e dërguar këtë qark për të disatën herë në Kolegjin Zgjedhor. Kandidati për deputet Dritan Prifti në zgjedhjet e 23 qershorit akuzoi koalicionin e majtë se kanë vjedhur votat në qarkun ku ai kandidonte, duke hedhur më shumë baltë mbi ish-kryetarin e tij te LSI-ja Ilir Meta. Sipas pretendimeve të Priftit, në qarkun e Fierit ai ka marrë 15 mijë vota, por ato i janë vjedhur

nga koalicioni i majtë. Sipas rezultateve të KQZ-së, Prifti ka marrë rreth 4800 vota në këtë qark, duke mos u bërë dot deputet, pasi pragu për të fituar mandatin u rrit, sepse numri i votuesve ishte më i lartë se në zgjedhjet e shkuara. Tani pritet që kërkesa të kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.

SHEFJA E MISIONIT TË BB-SË, KSENIA LVOVSKI, DO TË LËRË SHQIPËRINË

BB: Qeveria e re nuk mund të ulë taksat “Rritja ekonomike ishte e dobët, por më mirë se në rajon” Edhe pse në përfundim të misionit të saj në Shqipëri, shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky, sërish është ndalur te ulja e taksave, e cila është premtuar nga të majtet. Sipas saj, qeveria e ardhshme nuk ka mundësi reale për ta kryer një gjë të tillë. Në këshillat e saj për qeverinë e re ajo veçon dy pika. E para që taksat nuk duhet të ulen dhe e dyta nevoja për rikthimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri. E pyetur se a është e gatshme Banka Botërore të mbështesë me fonde buxhetin shqiptar, Ksenyia Lvovsky u përgjigj: “Do të jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë e re, por edhe ajo duhet të ketë angazhime serioze. Më saktë, ajo duhet të bëjë atë që vetë ka kritikuar gjatë kohës kur ka qenë në opozitë”. Mesazhet Në një takim të fundit me mediet shqiptare shefja e misionit të bankës botërore në

shqipëri Lvovski tha se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qenë e dobët, por më e mirë se vendet e tjera të rajonit. “Në përgjithësi, ekonomia shqiptare si gjithë Ballkani perëndimor u prek nga kriza e Eurozonës, e cila vazhdon ende. Shqipëria ruajti një rritje ekonomike pozitive, por shumë të ulët dhe nën potencialet e saj. Këtë vit ne parashikojmë

një ecuri më të mire”, - tha ajo. Ajo ka vleresuar zgjedhjet si nje proces historik per vendin, ndërsa shprehu mirenjohje për bashkepunimin me qeverinë në largim, për të cilën deklaroi se ka realizuar një sërë arritjesh. Sipas saj, puna e mazhornacës së re duhet të fillojë menjëherë me shlyerjen e borxheve që shteti ka krijuar me kompanitë private dhe rinisjen

e bashkëpunimit me FMN-në. “Qeveria e re duhet të shlyejë borxhet që shteti i ka kompanive private, vetëm në këtë rast mund të flasim për një nisje të mirë të punës së saj. Duhet të fillojë puna për formimin e hapësirave fiskale për investimet e reja, pasi mungojnë. Dhe pikë tjetër e rëndësishme është edhe rinisja e bashkëpunimit me FMN-në”. Nga ana tjetër, si të domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit, Lvovsky veçoi funksionimin e pavarur të institucioneve publike dhe depolitizimin e administratës. “Tre porositë që unë do të doja që të kishte në fokus qeveria e re janë: rritja e besimit në institucionet publike, sidomos për sa i përket transparencës dhe pavarësisë së tyre. Ruajtja e nivelit profesional dhe jo politizues administratës publike, dhe ky do të jetë një test për qeverinë e re. Vijimi i reformave strategjike, sidomos ato në fushën e energjisë dhe pushtetit vendor”.


EKONOMI • E premte 12 korrik 2013

»

05

MATURANTËT KANË NË DORË TË LLOGARITIN PIKËT PËR NË UNIVERSITET

Formula e llogaritjes së pikëve për përzgjedhjen e degëve Erta Bode

Pasi është diskutuar shumë herë nga maturantët se sa rëndësi do të ketë mesatarja e tre vjetve të shkollës për çdo maturë, duket se është bërë e ditur se, nëse matura përbëhet nga pesë komponentë, rëndësia e secilit është 20%. Pra, provimet me përgjigjet e tyre janë po njësoj sa mesatarja e tre viteve të rëndësishëm. Kjo i ka bërë maturantët të kuptojnë se fillimisht duhet t’u përkushtohen provimeve.

Pikët

Koeficienti i shkollës së mesme do të përcaktohet nga universitet, duke u bërë përllogaritja se sa nivel kanë ata, duke shpjeguar se gjimnazet kanë koeficient më të lartë se shkollat e tjera. Ndërsa koeficientet e lëndëve me zgjedhje janë përkatëse për çdo degë dhe ato dalin po nga përcaktimi që u bëjnë universitet, ku anglishtja e ka njësoj për të gjithë.

Provimet

Koeficientet

M

aturantët kanë në dorë të llogaritin vetë pikët që do të fitojnë për secilën degë universiteti që do të kandidojnë. Në bazë të koeficienteve që universitetet kanë nxjerrë për shkollat e mesme si dhe për lëndët me zgjedhje, që variojnë në bazë të degës që do të përzgjidhet, llogaritja është në dorë të maturantëve. Pasi morën edhe përgjigjet e 4 provimeve të maturës, të dy provimeve të detyruara dhe të dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, tani maturantët kanë në dorë të gjithë komponentët që u duhen për të llogaritur pikët që kapin për çdo degë. Formula për të llogaritur pikët ka si komponentë 4 provimet e maturës, mesataren e të tre vjetve si dhe koeficientin e shkollës dhe koeficientet për lëndët me zgjedhje. Aktualisht, nëse mesataren e shënojmë me M dhe notat e secilit provim të detyruar me D1 dhe D2, rezultatet e dy provimeve të lëndëve me zgjedhje me Z1 dhe Z2 dhe nëse shënojmë me K1 dhe K2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje për çdo degë në varësi të universitetit si dhe me K koeficientin që universitet kanë nxjerrë për shkollat, ekzaktësisht përllogaritja e pikëve do të ketë në formulë mbledhjen e komponentëve dhe shumëzimin me koeficientet. Hapi i parë është se nota mesatare do të mblidhet me notën e provimit të parë të detyruar dhe gjithashtu me notën e dytë të provimit të detyruar. Shuma që del nga këta 3 komponentë do të shumëzohet me koeficientin e shkollës, që e ka caktuar universiteti. Hapi i dytë është shumëzimi i notës së parë të provimit të lëndëve me zgjedhje me koeficientin e saj përkatës, duke e mbledhur me prodhimin e lëndës së dytë me zgjedhje me koeficientin e saj përkatës. Hapi i tretë është shuma e dy hapave të parë, ndërsa hapi i katërt është që kjo shumë të shumëzohet me 100. Dhe pas këtyre veprimeve matematikore çdo maturant do të ketë gati pikët e sakta për çdo lëndë që do të kandidojë për të vazhduar arsimin e lartë. Kjo metodë është aplikuar 3-vjeçarin e fundit dhe ka të bëjë me plotësimin e formularit A-2. Nëse në maturat e mëparshme plotësimi i formularit A-2 bëhej pa u futur maturantët në provime, gjatë viteve të fundit ai është bërë në muajin gusht. Kjo për arsye se, pasi mbledhin pikët që kanë kapur, maturantët e kanë më të lehtë të plotësojnë formularin A-”, duke shënuar në preferencat e tyre 10 degë që me përllogaritjet e pikëve mendojnë se i kapin. Kështu ata kanë më shumë mundësi të marrin preferencën e tyre, si dhe të ketë më pak të djegur që në prefer-

Pikët janë një përllogaritje që tani maturanti e ka vetë në dorë për ta bërë, duke i dhënë mundësinë vetes për të kuptuar qartë se çfarë niveli ka dhe nëse e arrin preferencën e tij apo jo. Nëse maturanti nuk e arrin preferencën e tij, s’është e nevojshme ta plotësojë atë, por në bazë të pikëve të zbulojë një tjetër degë që ai e arrin. Kështu mund të fitojë patjetër një shkollë.

FORMULARI A-2, PREFERENCAT E MATURANTËVE PËR ARSIMIN E LARTË

Pika kyçe janë kufijtë e pikëve Shtohet me 2% kuota e pranimit në universitete

P

asi bëhet përllogaritje e pikëve, kyçi i gjithë lëvizjeve që duhet të bëjnë maturantët janë kufijtë e pikëve për degë të caktuara që kanë qenë një vit më parë. Maturanti mund të ketë preferencë të parë degën e Juridikut, ai interesohet se me sa pikë janë futur një vit më parë maturantët në Juridik. Duke bërë llogarit e tij dhe duke parë në është brenda atyre pikëve, pasi pikët zakonisht lëvizin me një limit prej 200 pikësh në degë, ai kupton në duhet ta shënojë si preferencë të parë apo jo, duke bërë gjithmonë përllogaritjen e fiton këtë degë apo jo. Për sa i përket numrit të pranimit për në universitete, ai është rritur edhe këtë vit me 2% se një vit më parë, çka aktualisht do të thotë se maturantët do

encat e tyre të mos rrezikojnë për të fituar një shkollë të lartë. Përllogaritja e pikëve ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë që ka maturanti që përzgjedh. Pikërisht plotësimi i formularit A-2 pasi dalin të gjithë komponentët bashkë me formulën u jep atyre mundësinë të përllogaritin në mund ta fitojnë një degë dhe nëse është po, mund ta plotësojnë si preferencë; nëse

të kenë një shans më shumë për të fituar. Shtimi i kuotave u jep maturantëve më shumë vende për në universitet, duke sqaruar se numri i tyre është pak a shumë i njëjtë me një vit më parë. Ndërkohë formulari A-2 u jep 10 mundësi maturantëve për të fituar një shkollë të lartë, çka do të thotë se, nëse plotësimi i tyre bëhet me sukses dhe me llogari, maturanti e ka garant njërën prej preferencave që shënon në formularin e tij. Gjithashtu bëhet e ditur se fakti që këtë vit maturantët e kanë pasur çdo detaj dhe informacion në faqen zyrtare të MASH, duke u paraqitur çdo detaj on-line u ka dhënë atyre të jenë më të informuar dhe më koherent me ndryshimet e herëpashershme të MASH.

është jo, atëherë kanë të drejtën ta shmangin nga preferencat e tyre. Me këtë mënyrë bëhet e mundur që çdo maturant me shkathtësinë e tij të jetë i sigurt në preferencat që shënon, duke i dhënë mundësinë më të mirë vetes për të marrë preferencën e parë, ose në të kundërtën mundësinë më të keqe të mos e lënë veten pa shkollë. Bëhet e ditur gjithashtu se maturantët

që rezultojnë mbetës qoftë edhe në një provim, i detyruar apo lëndë me zgjedhje, do të plotësojnë formularin A-2 pasi të shlyejnë këtë provim. Ndërkohë formulari A-2 do të përmbajë 10 degë të renditura nga vetë maturanti si kandidatura për të vazhduar arsimin e lartë, duke i renditur ato sipas preferencave të tyre, duke mos harruar edhe përllogaritjen e pikëve.

Qendër tregtare bashkë me xhaminë

Ambientalistët dhe arkitektët kundër ndërtimit të 2 kullave Xhamia e re është kthyer në debatin e radhës për kryeqytetin. Ndërtesa që i vjen në ndihmë gjithë Komunitetit Mysliman është kundërshtuar nga shumë ambientalistë, arkitektë dhe nga shoqatat të tjera, që kanë bërë apel për mosshkatërrimin e parkut të vetëm brenda unazës së Tiranës, duke abuzuar me faktin se po ndërtohet xhami, pasi pranë Qendrës së Ushtrisë do të ndërtohen edhe dy kulla, që do të shërbejnë si qendra tregtare. “Është një vendimmarrje që ka shkelur një sërë hapash, duke filluar që nga mungesa e një studimi të detajuar. Këto tri vepra, një xhami dhe dy kulla biznesi, po ndërtohen kaq pranë njëra-tjetrës, kaq pranë parlamentit dhe në një hapësirë që për fat të mirë ose jo është hapësira e fundit e mbetur pranë një qendre metropoli siç është Tirana”, - thotë ambientalisti Sazan Guri. Ambientalistët thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë. Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj. “Nën emrin e

promovimit të një xhamie, për të cilën Komuniteti Mysliman ka nevojë, kalojnë kulla biznesi për qëllime të pastra përfitimi dhe spekulimi ndërtimor. Kanë mashtruar në lidhje me pronësinë në të cilën ndërtohet xhamia, çështje e cila ende nuk është zgjidhur”, - thotë arkitekti Artan Shkreli. Unioni i Arkitekteve kundërshton edhe projektin e paraqitur për xhaminë, pasi është e papranueshme nga ana arkitekturore dhe ajo estetike. “Na jepet një pamje ku shohim një xhamie që ngjan sikur është marrë nga një periferi e Stambollit apo qyteti tjetër të Anadollit. Ka plot shembuj si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim të xhamive moderne dhe bashkëkohore”, - thotë Ledian Bregasi nga Unioni i Arkitektëve.

5% e lindjeve dhe4% e aborteve në adoleshencë

Specialistët: Stili i ri i jetës po ekspozon të rinjtë ndaj rrezikut Shtatzënia e parë në adoleshencë po kthehet një normalitet për të gjithë adoleshentët, që tani kryejnë marrëdhënie të pambrojtura. Urbanizimi i shpejtë i vendit ka ekspozuar të rinjtë ndaj sjelljeve me risk. 5% e lindjeve dhe 4% e aborteve regjistrohen tashmë ndër moshat 14 deri ne 19 vjeç. Duke e parë shtatzëninë gjatë adoleshencës jo vetëm si një çështje shëndeti, por dhe zhvillimi, Kombet e Bashkuara e kanë vënë atë në fokus të Ditës Botërore të Popullsisë. Shtatzënia e hershme tek adoleshentët është një nga shqetësimet kryesore sot edhe në vendin tonë. Marrëdhëniet e pambrojtura, por edhe martesat e hershme, duke filluar që nga mosha 13 vjeç, janë pikënisja e këtyre shtatzënive, të cilat në të shumtën e rasteve çojnë në aborte apo në lindjen e fëmijëve që më pas nuk njihen ligjërisht. Këto janë disa nga pikat e ngritura pas një studimi të kryer në Lezhë, Kuçovë e Berat. Të rinjtë nuk kanë kulturën e duhur, por edhe informacionin se si duhet t’i shmangin shtatzënitë e hershme, të cilat dëmtojnë shëndetin

riprodhues. “Për martesat e hershme kufiri ka zbritur në 13 vjeç. Kemi raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetet rome. Në shumicën e rasteve janë diku te 14- 15 vjeç, që është goxha poshtë kufirit të lejuar për martesat. Martesat e hershme sjellin në jetë fëmijë që mbeten të paregjistruar. Këtu fillon problematika e mosregjistrimit”, - thotë Holta Koçi, koordinatore e studimit. Por problemi i shtatzënive të hershme ka prekur gjithë botën. Sot në vendet në zhvillim, sipas statistikave që jep Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, rreth 16 milionë vajza të moshës 15-19-vjeçare çdo vit sjellin në jetë fëmijë dhe komplikacionet nga shtatzënitë dhe lindja e fëmijëve janë shkaku kryesor i vdekjes së vajzave të kësaj grup-moshe.


06

« AKTUALITET

E premte 12 korrik 2013 •

PLUHURI DHE TË GJITHA ZHURMAT BEZDISIN TË SËMURËT NËPËR DHOMA

Pacientët durojnë punimet në sanatorium Mbetjet inerte dhe gropat e reja kanë pushtuar oborrin e spitalit Erta Bode

Biznesi

S

anatoriumi i Tiranës është kthyer në një kantier ndërtimi, duke pasur pacientët brenda. Shëndetësia jonë ka marrë rrugët dhe askush nuk preokupohet. Në mesin e drekës në oborrin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si sanatoriumi, një numër punëtorësh punojnë për ndërtimet që u janë dhënë. Ndërkohë në dhomat e spitalit të shtruarit ankohen se nuk mund të pushojnë dot dhe se pluhuri i bërë nga punimet bashkë me temperaturat e nxehta të verës pengojnë jashtëzakonisht frymëmarrjen e tyre. Pacientët ankohen se janë shtruar në spital dhe s’kanë pse të durojnë këto zhurma, por askush nuk merr parasysh ankesat e tyre, duke i lënë ata të vuajnë në atë gjendje. Për sa u përket qendrave spitalore që janë më në qendër të Tiranës, ose që janë të frekuentuara nga shumë pacientë, si QSUT-ja dhe Spitali Ushtarak, sa herë ka ndërtime, pacientët evakuohen në një tjetër godinë, por në këtë rast nuk ka ndodhur. Mjekët shpjegojnë se është i

Një biznes brenda oborrit të spitalit

pamundur evakuimi i pacientëve, pasi nuk ka një godinë tjetër gati dhe ndërkohë është me rrezik transferimi i tyre, duke marrë parasysh përkujdesjen shëndetësore që të shtruarit në sanatorium kërkojnë, si dhe zhvendosjen e aparaturave dhe të gjithë stafit. Mjekët shprehen se kjo është një gjendje e përkohshme, por pacientët e kundërshtojnë këtë. Të

Babai i viktimës: Fisin e ka mbuluar turpi

Vrasja në Shkodër, hapen dyert e mortit në familjen e Gjin Murit Disa orë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, kur 1 person mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën pas një konflikti brenda anëtarëve të të njëjtit fis, në familjen e Gjin Murit janë hapur dyert e mortit. Tashmë për një pjesë të fisit Muri në fshatin Vukatanë të Shkodrës konflikti për pronën është kthyer në një tragjedi. Të përfshirë nga dhimbja e madhe, familjarët e viktimës Gjin Muri nuk pranojnë të flasin pasi gjithçka ia kanë lenë në dorë strukturave shtetërore. Me kokën ulur, babai i viktimës Mark Muri, shpreh indinjatën e tij duke thënë se kjo që ka ndodhur i vendos vulën e turpit fisit Muri. Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:30, krisma automatiku tronditën fshatin e vogël e Shkodrës, nga të cilat mbeti i vdekur Gjin Muri 30 vjeç, dhe u plagosën vëllai i tij Aleks Muri 26 vjeç, xhaxhai i viktimës Nikë Muri 54 vjeç dhe djali i këtij të fundit Cesk Muri 23 vjeç. Burime të policisë bëjnë me dije se autori i vrasjes është 54-vjeçari Nikë Muri, ndërsa në polici janë shoqëruar të 3 të plagosurit për të dhënë dëshminë e tyre rreth ngjarjes. Mësohet se konflikti mes këtyre dy familjeve ka nisur prej kohësh, pasi mes tyre ka pasur debate të vazhdueshme për çëshjten e ndarjes së një parcele toke. Hera e fundit që dy familjet e të njëjtit fis u panë bashkë të pajtuar, ishte 6 muaj më parë në gëzimin familjar të martesës së viktimës, Gjin Murit, prej asaj kohe konfliktet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme. Banorë të fshatit, por edhe të afërm të viktimave bënë të ditur se viktimat ishin në konflikt për këtë copë tokë prej vitesh. Ndërkohë që mësohet se familja Muri kishte zbritur pas viteve 90’ nga një zonë e thellë e Dukagjinit. Ngjarja e dy netëve më parë ka filluar me debate dhe goditje me mjete të forta, më pas Nikë dhe Cesk Muri, përkatësisht xhaxhai dhe kushëriri i viktimes, kanë marrë automatikun duke lënë të vdekur Gjinin e duke plagosur vellain e tij Aleksin. Policia e Shkodrës konfirmoi se babai i viktimës kishte telefonuar në sallën operative, duke thënë se i kishin rrethuar dhe po tentonin t’i vrisnin. Kur policia ka shkuar në zonën e largët, zbuloi masakrën. Aktualisht, policia dhe Prokuroria e qarkut të Shkodrës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

sëmurët e këtij spitali thonë se përpos zhurmave hapësirat e oborrit të sanatoriumit kanë zënë mbetjet inerte dhe nuk kanë mundësi ajrimi për t’u çlodhur dhe për të kaluar një orë duke shijuar natyrën. Një pjesë e pacientëve ankohen se zhurmat e punimeve nuk i lënë të pushojnë dhe madje as qetësuesit që marrin nuk u bëjnë efekt. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë

asnjë deklaratë për ndonjë punim në këtë spital, duke zbuluar se këto punime me shumë mundësi janë për një lokal brenda oborrit të sanatoriumit. Ankesa kanë edhe familjarët e pacientëve, që sa herë shkojnë për vizitë shikojnë lodhjen e tyre, sepse stafi i mjekëve shkon në kafe dhe harron se dikush dergjet mbi krevat dhe ka nevojë për përkujdesje.

Ajo çka shqetëson gjithë pacientët e sanatoriumit është zhurma e punimeve që po ndodh në oborrin e spitalit, ku ata janë shtruar. Sipas burimeve të kontaktuara, u zbulua se këto punime nuk po bëhen për një godinë të re të spitalit, për një sportel a një funksion tjetër i spitalit, por po bëhet një biznes, i cili sipas mundësive mund të kthehet në lokal dhe në shërbim ushqimi. Pacientët ankohen se pse nuk u jepet një zgjidhje që ata të mos vuajnë këto zhurma, ndërkohë mjekët shprehen se është i pamundur evakuimi i tyre. Për sa i përket lejes të këtij biznesi, brenda mureve rrethues të spitalit, institucionet autoritare duhet të dinë më shumë. Gjithsesi, familjarët e pacientëve e shikojnë si të arsyeshëm lokalin apo shërbimin e ushqimit që po hapet brenda mureve të spitalit si për vete. kur rrinë gjatë ashtu, si dhe për t’u shërbyer diçka të sëmurëve.

GJIKA: DO RISHIKOHET VIJA BREGDETARE

Vlorë, nis prishja e ndërtimeve pa leje në LLogara dhe pyllin e Sodës Ndërtimet pa leje në zonën e Llogarasë janë të parat në rrethin Vlorës që i janë nështruar aksionit të prishjes. Aksioni nisi mëngjesin e djeshëm me prishjen e ndërtimit pa leje në Qafën e Llogarasë, një karabina e ngritur brenda pak ditësh gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit. Aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje në Himarë, por dhe në Pyllin e Sodës u kryesuan nga kryebashkiakët, Gjergji Goro dhe Shpëtim Gjika. Aksioni fillimisht nisi në Himarë, dhe më pas vazhdoi me Pyllin e Sodës, zona që admistrohen nga bashkia e qytetit. Nuk ka pasur rezistencë ndërkohë që kryerbashkiaku Shpëtim Gjika, i cili udhëhiqte aksionin për prishjen e këtyre ndërtimeve theksoi së nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje në zonat me interes kombëtar. Aksioni u paralajmërua nga kryebashkaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që tha se këta 3 muaj një aksion i fuqishëm në gjithë bregdetin nuk do të lejojë asnjë ndërtesë pa leje të ndërtuar këto javë të fundit. Vetëm pak ditë më parë po në këtë qytet, rreth 20 ndërtesa, ndër të cilat lokale, banesa, por edhe kabina plazhi, u

rrafshuan ngafadromat. Mësohet se aksioni i Bashkisë do të vazhdojë edhe ditët në vijim, pasi janë vënë në “rreth” 130 ndërtime gjithsej pa leje përgjatë bregdetit nga Vlora deri në Orikum. Për realizimin e aksionit janë angazhuar mjetet dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Policia Bashkiake me mbështetjen e Policisë së Rendit. Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë incident dhe

nuk ka pasur asnjë përplasje mes pronarëve të objekteve dhe drejtuesve të këtij aksioni. Banorët janë njoftuar para disa ditësh nga Policia Ndërtimore se ndërtesat e tyre pa leje do të prisheshin në bazë të ligjit. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, tha se ky aksion do të përfshijë të gjitha ndërtimet e realizuara në pjesën e bregdetit nga “Kalaja”, deri në Jonufër, territor që administrohet nga Bashkia.

Sebepet, ushqimet helmojnë të ftuarit

50-70 të shtruar çdo ditë në Infektivin e Tiranës Nuk ka ditë që pacientë të helmuar nga ushqimet të mos paraqiten në shërbimin infektiv të QSUT-së. Mjekë të këtij shërbimi shprehen se bashkë me rritjen e temperaturave janë shtuar ndjeshëm dhe rastet toksiko-infektive me origjinë ushqimore, që sipas tyre vijnë si shkak i konsumimit të ushqimeve të ndenjura që gatuhen në raste festash apo ngjarjesh të tjera. ku hahet në mënyrë kolektive. “Përjashtim nuk bëjnë as ushqimet e tregtuara në pika ambulatore, - thotë profesor Dritan Kalo, ekspert infeksionit. - Nëse dhimbjet e stomakut bashkëshoqërohen me diarre, me temperaturë dhe i sëmuri ndihet i debutuar të mos hezitojnë të paraqiten në urgjencën më të afërt.”

Përrenjas, do të prishte ndërtimin pa leje, goditet kreu i bashkisë Kryetari i Bashkisë së Përrenjasit është goditur me sende të forta nga kushëriri i tij pas një konflikti për të prishur një ndërtim pa leje të ngritur nga ky i fundit. Pasditen e djeshme kreu i Bashkisë së Përrenjasit, Bajazit Karriqi, i shoqëruar dhe nga Inspektorati Ndërtimor kanë shkuar për të prishur katin shtesë që Nevruz Karriqi kishte ngritur pa leje në shtëpinë e tij. Pas një konflikti verbal Bajazit Karriqi është qëlluar me grushte nga kushëriri i tij. Pas denoncimit në policinë e qarkut Elbasan të kryetarit të bashkisë Përrenjasit policia ka arrestuar 68-vjeçarin Nevruz Karriqi. Në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Elbasanit theksohet se “nga ana e shërbimeve të komisaritit të Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nevruz Karriqi, vjeç 68, banues në qytetin Përrenjas Librazhd. Arrestimi i tij u krye pasi në Përrenjas gjatë një konflikti për mos legalizimin e një kati shtesë, ka goditur me sende të forta, Kryetarin e Bashkisë Përrenjas shtetasin B.K, banues po në qytetin Përrenjas Librazhd”. Ndërkohë, mësohet se Bajzati e ka mohuar incidentin e raportuar nga policia e qarkut të Elbasanit. Ai shpjegon se mes tij dhe autorit ka pasur vetëm një debat, pasi i komunikoi prishjen e ndërtesës ilegale.


EKONOMI • E premte 12 korrik 2013

»

07

MINISTRI I FINANCAVE UDHËZON TË KRYHEN MANUALISHT DISA VEPRIME

Nga sot asnjë veprim financiar me kompjuter Bode: Pagesat e jashtëzakonshme me urdhër të posaçëm Nga sot dhe 18 ditë të tjera, pra deri 30 korrik 2013, qeveria nuk do të kryejë dot asnjë veprim financiar. Shkak është fikja e sistemit kompjuterik që mundëson aktivitetin e financave në Republikën e Shqipërisë. Përmes një urdhri Ministria e Financave ka urdhëruar krehjen e të gjitha veprimeve lidhur me pagat e punonjësve përpara kësaj periudhë, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngërç në ekzekutimin e tyre. Nga ana tjetër, ministria gjithashtu urdhëron që pagesat domosdoshme të ISSH dhe ISKSH, si dhe ato të borxhit shtetëror, të ekzekutohen nga Banka e Shqipërisë me urdhër të ministrit të Financave. Sipas shtesës në këtë urdhër, veprimet për pagesat e paekzekutuera nga granti që

qeverisja qendrore i transferon sistemit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të kryhen manualisht. Vetëm me urdhër të posaçëm mund të kryhet ndonjë pagesë tjetër për ngjarje të jashtëzakonshme. Më tej në urdhrin e ministrit Ridvan Bode specifikohet se për këtë periudhë SIFQ do të jetë i fikur dhe nuk do të kryhet asnjë proces në të. “Të Sigurohet ekzekutimi i të gjitha pagesave lidhur me pagat e punonjësve për muajin përkatës përpara se sistemi të fiket. Për periudhën në të cilën sistemi do të jetë fikur, ISSH dhe ISKSH nga Llogaria Unike e Thesarit (TSA) në llogaritë respektive në Bankën Qendrore BSH, si dhe pagesat e borxhit, të ekzekutohen nga Banka Qendrore me urdhër të minis-

trit të Financave”, shkruhet në urdhrin e Bodes, ku theksohet se rakordimi i tyre do të bëhet manualisht menjëherë pas përfundimit të instalimit të programit të ri. Ministria e Financave nënvizon në urdhër se të gjitha veprimet e tjera, si kontabilizimi i të ardhurave buxhetore të arkëtuara nga sistemi bankar, regjistrimi i vlerave të prokurimeve, regjistrimi i kontratave, regjistrimi i urdhër-shërbimeve, ek-zekutimi i raporteve, proceset e rakordimet, si dhe çdo veprim tjetër, do të kryhen pasi SIPQ të rifillojë funksionimin. Bode i kërkon administratës tatimore të mos aplikojë gjoba ndaj institucioneve shtetërore, të cilat për shkak të fikjes së SIPQ vonojnë ekzekutimin e pagesave sipas përcaktimeve ligjore.

FINANCAT: SHKELJET NGA INSIG DHE SEKTORI I ISH-TË PËRNDJEKURVE

Abuzimet, 500 milionë lekë dëm vetëm për gjashtë muaj P arregullsitë dhe dëmi ekonomik për gjashtë muajt e parë të këtij viti kapën vlerën prej 500 milionë lekëah vetëm në Ministrinë e Financave. Raporti i auditit të brendshëm të këtij dikasteri ka nxjerrë në pah një rritje drastike të abuzimeve në këta 6 muaj. Në vitin 2012 dëmi ekonomik ishte 191 milionë lekë dhe në vitin 2011 ishte 154 milionë lekë. Për vitin 2013, zbulimet në vlerë i takojnë kryesisht veprimtarisë së sigurimeve të kompanisë publike INSIG Kosove dhe pagesave të ish-të përndjekurve politikë. Auditi i brendshëm Shkelje në fushën e menaxhimit financiar, përdorimin e fondeve, prokurimeve publike shkelje në fushën e kontrollit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, shkelje e kompetencave ligjore dhe procedurave të kontrollit tatimor, si dhe parregullsi dhe vonesa në procedimin e shitjes dhe administrimit të pronave. Këto janë disa nga shkeljet e kapura prej auditit të brendshëm në Ministrinë e Financave. Sipas raportit, njësitë e audituara kanë reaguar pozitivisht dhe i janë përgjigjur rekomandimeve të auditimit për korrigjimin e parregullsive, të cilat kanë shërbyer për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe shtimin e vlerës së subjekteve publike. Një pjesë e gjetjeve i takojnë parregullsive në menaxhimin e fondeve publike në vlerën 497 400 mijë lekë, nga të cilat 15 258 mijë janë ngarkuar për çdëmtim. Zbulimet Referuar ecurisë më sipër, për katër vitet e kaluara raporti vë re se ka një rritje

ANGAZHIMET

REKOMANDIMET

Sipas raportit të auditimit të brendshëm, kanë filluar 34 angazhime auditimi nga të cilat kanë përfunduar 27 prej tyre brenda qershorit 2013, ndërsa 7 auditime janë në proces. Janë realizuar 2 auditime mbi ato të planit fillestar me kërkesë të menaxhimit, në fushën tatimore. Sipas raportit, për 4 nga 7 auditimet në proces ka përfunduar puna në terren dhe janë në proces raportimi.

të qëndrueshme të zbulimeve në vlerë, rritje e cila kulmon në vitin raportues. Për më tepër sipas raportit, në gjashtë muaj e parë te vitit 2013, nga vlera gjithsej e zbulimeve, janë rekomanduar për çdëmtim 15 258 mijë lekë, ndërsa pjesa tjetër është për zbulime që i takojnë parregullsive. Treguesi i vlerës gjithsej të zbulimeve për periudhën që raportohet tregon rritje të eficiencës së shërbimit të auditimit në shtimin e vlerës së subjekteve publike të audituara, progesin gjithnjë e më pozitiv të performancës së veprimtarisë audituese dhe kontributit të saj në shër-

Janë dhënë 113 rekomandime gjithsej për përmirësimin e punës dhe ndreqjen e parregullsive për 6-mujorin e parë 2013. Nga 27 auditime të përfunduara, 13 i janë përgjigjur zyrtarisht zbatimit të rekomandimeve brenda afatit, 4 të tjera janë në proces përgjigje brenda afatit ligjor. Nga 4 njësi nuk ka respektim të afatit ligjor, ndërsa për 6 raste nuk janë dhënë rekomandime.

bim të përmirësimit të efektivitetit të menaxhimit dhe atij financiar të njësive nën auditim. Natyra e rekomandimeve i referohet gjetjeve të auditimit, për evidentimin, rregullimin dhe përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, parandalimin e shpërdorimeve dhe shkeljeve ruajtjen e aseteve publike si dhe çdëmtimin e vlerave të shkaktuara nga persona përgjegjës ose të përfituara padrejtësisht. Janë vënë re gjithashtu parregullsi dhe shkelje në procedurat e pagesave të ish-të përndjekurve politikë, mangësi në rregjistrimin dhe administrimin e

aseteve të paluajtshme të trupëzuara, mangësi kryesisht të dokumentimit për sistemin e thesarit, si dhe në trajtimin e rasteve të pagesave me përparesi nga llogaria e qeverisë, si dhe mangesi ne harmozimin e rregullave te shkruara me progresin e sistemit informatik. Nga ana tjetrë mosmarrja në administrimin e aseteve të paluajtshme të trupëzuara në pronësi të shtetit, si në zyrat e thesarit Has, apo shpenzime operative nga degët e thesarit për të cilat nuk ekziston një gjurmë e plotë e auditimit për të provuar dhe dokumentuar shpenzimin e kryer.

ALBtelecom-Eagle Mobile zgjerojnë rrjetin

Inaugurohen shoëroom-et në Shkodër, Pogradec dhe Elbasan Qytetarët e Shkodrës, Pogradecit dhe Elbasanit kanë mundësinë të vizitojnë dyqanet e përbashkëta të ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Këta dyqane janë pjesë e investimeve të mëdha që janë bërë në rrjet dhe në vazhdën e inaugurimeve të pikave të përbashkëta të shitjes dhe të kujdesit për klientin për abonentët e ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Në ceremonitë e çeljes morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, qytetarë dhe drejtues të kompanisë. Në Tiranë, Fushë-Krujë, Krujë, Burrel, Lushnjë, Fier, Ersekë, Durrës, Shijak, Korçë, Sarandë, Gjirokastër janë hapur dyqane të tilla, moderne dhe kjo fushatë e hapjes dhe inaugurimeve të pikave të përbashkëta të shitjes do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Investimet kanë qëllim kryesor ofrimin e shërbimit më të mirë për qytetarët pas shtimit të kapaciteteve të rrjetit dhe njëkohësisht rritjen e shpejtësisë së internetit ADLS. Modeli One-Stop-Shop ku ndërthuren të gjitha shërbimet dhe produktet më të fundit teknologjike në rrjetin e pikave të shitjes dhe kujdesit për klientin, mbeten risi për tregun. Projekti më i madh i Grupit të Shitjeve vjen pas një investimi prej miliona eurosh. Fushatat e inaugurimeve të hapjeve të këtyre shoëroom-ve bashkëkohore që shoqërohen çdo herë me oferta fantastike interneti, oferta të telefonisë fikse dhe asaj celulare janë vlerësuar dhe mirëpritur nga qytetarët. Ambiente të reja moderne ALBtelecom & Eagle Mobile do të përurohen edhe në Shëngjin, Gramsh, Skrapar.

Vlera e pagesës prej 10 300 000 eurosh

Tre operatorë celularë marrin leje për shfrytëzim të rrjetit 4G Tre operatorët celularë do të marrin leje për shfrytëzim të radiofrekuencave nga gjenerata e katërt e shërbimeve komunikuese celulare në Maqedoni. Pas pagesës së kompensimit të njëfishtë në vlerë prej 10.300.000 euro, operatorët do të marrin leje për shfrytëzim të radeiofrekuencave me të cilat do të muind të sigurojnë shërbime nga gjenerata e katërt e telefonisë celulare. Kompanitë u zgjodhën në ankandin e djeshëm publik në Agjencinë për Komunikime Elektronike për ndarje të tre lejeve për shfrytëzim. Edhe Shqipëria është në rrugën drejt aplikimit të rrjetit 4G, por tashmë kjo sfidë do t’i mbetet qeverisë së re. Kuadri ligjor për këtë sistem është përgatitur nga qeveria Berisha, por pas ndryshimeve që pritet të ndodhin edhe në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ky projekt ka mbetur pezull. Qeveria aktualisht, sipas burimeve zyrtare ka bërë gjithçka që tregu i 3G-së të bëhet sa më kompetitiv, sikundër ka përgatitur edhe kuadrin ligjor për 4G. Dikur një nga vendet me normën më të ulët të penetrimit të teknologjisë së informacionit në botë, në nivelin 4.8% në vitin 2006, Shqipëria e ka rritur këtë normë në 50 për qind në vitin 2012. Aktualisht në Evropë është Gjermania ajo që ka hedhur e para shërbimin 4G përmes kompanisë T-Mobile e Deutsche Telekom, pjesë e të cilës është dhe kompania AMC në Shqipëri. Kjo e fundit sapo ka marrë licencën për shërbimin 3G dhe pritet shumë shpejt të lançojë hedhjen në treg të këtij shërbimi.


08

« AKTUALITET

E premte 12 korrik 2013 •

DREJTORI APD EDUARD NDREU, FLET MBI INVESTIMET DHE PROBLEMATIKAT QË SHTROHEN

“Durrësi, port rajonal me standarde evropiane” Ndryshimet në përputhje me kërkesat e tregut të Bashkimit Evropian

N

ë një intervistë për: “Metropol” drejtori APD Eduard Ndreu, ka renditur disa prej arritjeve në vitet e fundit që ka pasur porti më i madh i vendit, investimet, siguria dhe standardet e vendosura, që e kanë renditur atë ndër portet kryesore të rajonit. Zoti Ndreu, porti ka pësuar një sërë ndryshimesh themelore, si i vlerësoni dhe sa kanë ndikuar ato në përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë dhe rritjes ekonomike? Po është e vërtetë, porti i Durrësit vitet e fundit i është nënshtruar ndryshimeve themelore në të gjithë dimensionin e tij, në menaxhim, në infrastrukturë, në performancë, përsa i përket sigurisë, trajtimit të bisneseve, imazhit, kompetencës, etj. Të gjitha këto ndryshime janë koordinuar mirë pasi zhvillimi i një elementi të vetëm nuk sjell ndyshim esencial. Bazuar në këtë këndvështrim ndryshimet pozitive në çdo aspekt kanë rëndësinë e vet, por ajo që vlerësoj më shumë është rritja profesionale e administratës së Autoritetit Portual. Sot porti përbëhet nga një ekip i shkëlqyer, si në nivelin administrativ, ashtu dhe në atë operativ; ekip, i cili ka bërë që në gjithë këto vite të mos kemi asnjë problem serioz në pritjen dhe përcjelljen e qindra mijë pasagjerëve, në ngarkimin dhe shkarkimin e miliona ton mallrash të ndryshme, në garantimin e një mjedisi të sigurtë. Falë këtij ekipi, sot Porti i Durrësit ka imazh tërësisht të ndryshuar në vend, në rajonin tonë, por padyshim edhe shumë më gjerë. Dhjetë vite më parë sapo ishte miratuar ligji për Autoritetin Portual, sa ka ndikuar ai për politikat e zhvillimit portual? Ligji për Autoritetin Portual është miratuar në shtator të vitit 2003 dhe është bërë efektiv në vitin 2004. Padyshim, që miratimi i këtij ligji ka sjellë rezultate të rëndësishme falë përkushtimit, që administrata e portit pati për zbatimin e përpiktë të tij. Thelbi i këtij ligji ishte kthimi i portit të Durrësit në një port me shërbime të ofruara nga kompani private, me shtetin gjithmonë pronar të tokës, mbrojtës të përdoruesve të portit dhe garantues të rregullit dhe sigurisë. Ky ligj i mirë, i ardhur falë një projekti të Bankës Botërore, ka qenë udhërrëfyesi ynë i vetëm në përgatitjen e të gjithë procedurave të mëtejshme, si përgatitjen dhe miratimin e masterplanit, zhvillimin e procedurave të privatizimit të shërbimeve etj. Cilat sipas jush kanë qenë hapat e zhvillimit të portit të Durrësit? Ndryshimet politike të atyre viteve në Shqipëri, bënë që menjëherë të kuptohej që menaxhimet publike kanë një performancë shumë

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Eduard Ndreu më të dobët se ato private. Natyrisht që në 1993 ishte shumë shpejt për të realizuar procese që mund të realizohen sot. Administrimi publik është i ngadaltë, i shtrenjtë, jo fleksibël dhe monopol. Të gjitha këto, sidomos në menaxhimin e një porti, janë një pengesë e madhe. Një port i pazhvilluar e pengon realisht ekonominë kombëtare në rritjen e saj, ndaj zhvillimi i tij është domosdoshmëri. Për këto arsye, privatizimi i shërbimeve portuale është e vetmja zgjidhje reale. Atë që në po e bëjmë sot, në botë e kanë filluar rreth 30 – 40 vjet më parë. Aktualisht port i Durrësit ka privatizuar një numër të madh shërbimesh, duke hyrë përfundimisht në rrugën reale të zhvillimit. Privatizimi i të gjitha shërbimeve në port konsiderohet si fundi i procesit të transformimit dhe fillimi i evropianizimit të tij. Në axhandat evropiane porti juaj konsiderohet si port rajonal, mendoni se strategjitë kombëtare të zhvillimit i përgjigjen këtij vlerësimi? Po sot Porti i Durrësit mund të konsiderohet një port rajonal. Nuk konsiderohet i tillë, thjesht sepse është i mbajtur mirë, por sepse tashmë porti i Durrësit përbën një opcion konkurrues për bizneset e të gjithë rajonit. Ky rezultat në fakt është meritë e padiskutueshme e politikave të qeverisë shqiptare, e cila në gjithë këto

vite investoi dukshëm në infrastrukturën rrugore, por edhe në stimulimin e biznesit. Sot ka një fakt konkret, i cili vërteton më së miri këtë. Për herë të parë, që prej vitit 1990, në portin e Durrësit tonazhi i mallrave të eksportit është i barabartë me tonazhin e mallrave të importit. Në vitin 2005 raporti eksport - import ishte 1 me 10. Kjo do të thotë që ekonomia kombëtare është zgjuar, që Shqipëria ka filluar të punojë dhe të prodhojë. Porti i ka ndjekur me shumë vëmendje këto zhvillime dhe është munduar të jetë në të njëjtën gjatësi vale me qeverinë për sa i përket përmirësimeve infrastrukturore, por edhe menaxhuese. Besoj, që ia kemi arritur qëllimit dhe për këtë jemi krenarë. Drejtimi i Portit ka një valencë politike. Unë kam ardhur në këtë post në vitin 2005, si drejtues i propozuar nga Partia Demokratike për të zbatuar politikat e zhvillimit të premtuara prej saj. Sot mbas tetë vitesh, besoj se kam qene në koherencë të plotë me këto politika zhvillimi. Tashmë ne i kemi humbur zgjedhjet dhe në muajin shtator do të fillojë mandatin qeveria e Partisë Socialiste, me politika të ndryshme nga tonat, të cilat duhet dhe do të përçohen nga drejtues të rinj. Unë jam në profesion Inxhinjer Mekanik dhe padyshim që do të impenjohem në sektorët privat. Për sa i përket të ardhmes poli-

tike, atë tashmë e kam përcaktuar që më parë. Do të jem gjithmonë pjesë aktive në Partinë Demokratike dhe së bashku me kolegët dhe miqtë e mi do të jem edhe pjesë aktive e opozitës. Historia e familjare dhe vetë qenia ime nuk me lejojnë të mendoj ndryshe. Sa ndikim ka pasur zhvillimi e rritja e portit për qytetin e Durrësit? Raporti qytet - port është një marrëdhënie, që është temë e diskutimeve kudo në botë. Portet ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e ekonomisë së një qyteti dhe për rrjedhojë në rritjen e cilësisë së jetesës. Vjen një moment, kur qytetarët me një nivel të caktuar të cilësisë së jetesës e shohin portin si një bezdi, si prishës të rehatisë, si prodhues të problematikave shqetësuese në lidhje me mjedisin, qetësinë, pastërtinë etj. Nga ana tjetër, portet, për vetë strukturën që kanë janë ambiente, ku qarkullojnë mjete dhe makineri të përmasave të mëdha, të cilat kanë nevojë për nivele të caktuara sigurie. Kjo bën që portet të jenë ambiente të mbyllura për publikun e gjerë. Si të tilla portet nuk konsiderohen si ambiente publike, ndaj dhe mbartin në vetvete një “marrëdhënie të ftohtë”. Nga ana tjetër besoj se ka një xhelozi të fshehur për njerëzit që punojnë në port (jo vetëm në shtet), nga ana e atyre që nuk e kanë pasur një mundësi të tillë. Janë këto elementë që e “ndërlikojnë” komunikimin port - qytet, komunikim që ne jemi munduar ta korrigjojmë nëpërmjet projektit të mirënjohur “Open Port”, i cili ka ardhur duke u plotësuar e zgjeruar për katër vite radhazi. Me shumë dashuri krijuam një program të gjerë komunikimi, duke filluar me vizitat e shpeshta të organizuara të fëmijëve të të gjitha moshave, me sponsorizimin e kampionatit të kalçetos mes të rinjve dhe të rejave të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit, duke kulmuar me festën e madhe 3-ditore në fillim të sezonit veror. Aktualisht ne jemi në fazën finale për realizimin e tij. Kemi përgatitur gjithë dokumentacionin e kërkuar për garantimin e financimit të këtij projekti prej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).Realizimi i këtij projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e kostove të transportit për produktet e importit dhe eksportit. Porti i Durrësit sot është i përgatitur të presë anije të tonazheve të mëdha, pasi zotëron të gjithë elementët e duhur, që këto anije të ngarkohen apo të shkarkohen brenda kohëve ekonomikisht të pranueshme. Megjithatë, për sa i përket projekteve, dua të them se portet duhet të jenë përherë kantiere ndërtimi, pasi bota ecën shpejt dhe ne duhet ta ndjekim. Bisedoi: Artur Ajazi

QAZIM SEJDINI KËRKON MARRJEN E MASAVE

Kryebashkiaku: Për kalanë e re, presim ndërhyrjen e ministrisë për zbulimet Kryebashkiaku i Elbasanit deklaroi se ai është duke pritur vlerësimin e specialistëve të ministrisë së Kulturës sa i përket zbulimit që është bërë pranë Namazgjasë, në një nga rrugët kryesore të qytetit. Në një inspektim nga afër të kullës së zbuluar, ai shprehet se aktualisht ajo mendohet se është kalaja e Jeniçerëve, duke vërtetuar faktin se edhe jashtë kalasë ka shumë monumente ende për tu zbuluar. “Jam këtu për të deklaruar se në rast se ky zbulim do të dokumentohet një gjë me vlerë atëherë ne do të bëjmë maksimumin për ta mbrojtur. Firma sipërmarrëse do të bëjë të gjithë gërrmimet dhe i mbetet institutit të monumenteve që ende nuk është shfaqur me ndërhyrje konkrete që të vendosë. Më pas do të mendohet zgjidhja për ta lënë këtë monument të vizitueshëm për kureshtarët ose duke i bërë një mbikalim ose duke përdorur materiale të tjera. E rëndësishme është të mbrohet trashëgimia e pasur e këtij qyteti”.

Pak javë më parë gjatë gërmimeve për rionstruksionin e një rruge në jug të qytetit të Elbasanit është zbuluar një hark muri që sipas arkeologëve mendohet një kullë e një kështjelle ose kalaje, pasi sipas tyre i plotëson parametrat e saj. Ky zbulim është bërë në momentin kur punëtorët e firmës së kontraktuar nga bashkia e Elbasanit kanë nisur gërmimet për rikonstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi”. Ata kanë ndeshur në murin e Kështjellës. Rrënoja ka dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë ku fillimisht është menduar se ishte rrënoja e murit të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por arkeologët që kanë shkuar për të parë murin janë shprehur se ai nuk i përket xhamisë së Namazgjasë, por se mendohet të jet muri I një kalaje të vjetër. Drejtori i muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, u shpreh se kjo mund të jetë një kala e vjetër që i përket periudhës paraosmane.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini duke inspektuar gërmimet


AKTUALITET • E premte 12 korrik 2013

»

09

BANORËT KËRKOJNË NDËRHYRJEN E POLICISË, SI DHE TË KRYHET ADN

Protesta në fshatin Nartë, përdhunohen të moshuarat N jë denoncim i pazakontë vjen nga fshati Nartë në Vlorë, ku banorët kanë protestuar dje para kishës së fshatit duke deklaruar se prej vitesh të moshuarat janë pre e marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa asnjë person nuk është vënë në pranga. Rreth 200 banorë të fshatit Nartë në Vlorë kanë protestuar mbrëmjen e së mërkurës para kishës së fshatit, duke protestuar për grabitjet, plaçkitjet, që sipas tyre kanë ndodhur kohët e fundit në këtë zonë. Banorët shkojnë deri aty, sa deklarojnë se ka pasur edhe raste përdhunimesh e dhunime fizike të vajzave dhe grave të moshuara, ndërsa kërkojnë angazhimin e strukturave të policisë në zbardhjen e ngjarjeve të fundit. Duke qenë se pjesa më e madhe e burrave të këtij fshati ndodhen në emigracion, shtëpitë janë të banuara nga gratë dhe fëmijët, çka i bën ato një preh të lehtë për hajdutët. Por duke pasur dyshime se ata që kryejnë këto veprime mund të jenë edhe banorë të fshatit, ata kanë kërkuar kryerjen e AND-së së të gjithë burrave të fshatit, për të zbuluar autorët. “Ne duam zgjidhje të vijë ekspertiza të bëjë ekspertizën dhe të tregohet e vërteta se po na përdhunohen plakat. Vjen policia dhe nuk ka bërë asgjë. Ne si fshat jemi shumë të shqetësuar, se ne si fshat nuk e durojmë dot përdhunimin se djemtë tanë janë të gjithë në mërgim ose janë plaka që ju kanë vdekur pleqtë”. Banorët kërkojnë më shumë vendemndje nga ana e policisë, pasi rastet jashtë shtuar së tepërmi. “Vendosëm të mblidhemi si fshat dhe të kërkojmë një zgjidhje tek strukturat e shtetit”, tha kryeplaku i fshatit Nasho Zoica. Sipas tij është e nevojshme ndëryrja e menjëherëshme e policisë, pasi situata është bërë e paranueshme dhe të gjithë banorët ndjehen të rrezikuar për jetën dhe pronën e tyre. “Po ndodhin çdo ditë vepra të shëmtuara. Të përdhunohen nënat, gratë nuk e lejojmë më. Në qoftë se është nga Narta të varet këtu në mes të sheshit. Sot i ndodhi nënës sime, nesër mund të më ndodhë mua”, thotë një prej banoreve të Nartës. Banorët kanë paralajmëruar se nëse ngjarjet nuk zbardhen, do të bllokojnë rrugën dhe do të ndërmarrin akte të tjera ekstreme. Por nga ana tjetër banorët deklarojnë se një pjesë e ngjarjeve nuk janë denoncuar, pasi konsiderohen tabu. Ndërkohë lidhur me këtë protestë ka reaguar policia e Vlorës, që bën të ditur se nuk ka pasur denoncime masive siç pretendojnë banorët, por

Në prag të korrjeve të reja

Gjirokastër, monitorim nga ajri për zona të mbjella me kanabis Policia e Shtetit ka nisur monitorimin nga ajri të territorit të qarkut të Gjirokastrës, për të bërë të mundur, identifikimin e parcelave të mbjella dhe kultivuara me kanabis. Aksioni i monitorimit është shtrirë në të gjithë zonën, duke përfshirë të gjitha pjesët nevralgjike të territorit të qarkut, që tradicionalisht kanë qenë të kultivuara me kanabis sativa. Helikopteri ka nisur fluturimin në orën 9:00 të paradites së djeshme dhe fillimisht ka kryer një inkursion ajror vertikal në të gjithë qarkun, pastaj ka vijuar vëzhgimin në detaj, të zonës verilindore duke u ndalur fillimisht në komunën e Frashërit. Nuk ka të dhëna nëse policia ka konstatuar parcela të mbjella me hashash në këtë zonë, por është mjaftuar me një informacion që helikopteri vijon vëzhgimet me intensitet. Pas Frashërit, helikopteri, ka shtegtuar drejt zonës veriperëndimore të qarkut në pjesën e Kurveleshit dhe të Lopësit në rrethin e Tepelenës dy komuna këto që përherë kanë qenë problematike për sa i përket mbjelljes me hashash në vitet e kaluara. Ndërkaq edhe komuna e Luftinjës ka qenë pjesë e monitorimit nga ajri. Vetëm në Luftinjë vitin e kaluar, policia ka shkatërruar qindra rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë që në orët e pasdites, helikopteri i Policisë së Shtetit, ka kryer një monitorim rigoroz nga ajri mbi fshatin Lazarat rezultatet e të cilit nuk janë bërë të ditur nga Policia e Gjirokastrës, e cila ka në plan të ndërhyjë ashtu si dhe vitin që shkoi në terren, për të identifikuar zonat e mbjella me hashash. Nëse do të kostantohen bimë të kanabisit, operacioni do të vijon me ndërhyrje nga toka për asgjësimin e bimëve të lokalizuara. Ky lloj monitorimi vë para përgjegjësisë kryepleqtë apo punonjësit e policisë që nuk raportojnë për bimët narkotike që mbillen në zonat e tyre.

Dyshohet për ndezje të qëllimshme

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Tërbunit

TRE PERSONA ME MASKA RRAHIN PRONARËT E BANESËS

Grabisin banesën, dhunojnë 2 të moshuarit

Tre persona që dyshohet se ka qenë të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin me dhunë gjatë natës së enjte banesën e një çifti, në një fshat të nënprefekturës së Peqinit. Ngjarja e rëndë, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka ndodhur në fshatin Çelhakaj të komunës së Gjocajt. Sipas burimeve zyrtare nga policia, grabitësit pak pas mesnate kanë hyrë forcërisht në banesën e çiftit Haki e Farie Beqiri dhe kanë tentuar të grabisnin sende me vlerë dhe paratë që kishte në shtëpi familja në fjalë. Ndërkaq çifti ka reaguar duke bërë rezistencë, por është bërë pre e dhunës barbare. Grabitësit i kanë qëlluar me mjete të forta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit duke ju shkaktuar bashkëshortëve, Haki e Farie Beqiri, përkatësisht 57 dhe 52 vjeç, dëmtime serioze. Pas alarmit të dhënë nga të dëmtuarit grabitësit janë larguar me shpejtësi, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Ndërkaq bëhet e ditur se bashkëshortët, Haki e Farie

tre ditë më parë ka pasur një denoncim për një person që ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe më pas është larguar pa kryer as vjedhje apo marrëdhënie seksuale me dhunë, gjithsesi mësohet se vijojnë hetimet. Dionis Dulaj, Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Vlorës, deklaroi

Beqiri kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Burime spitalore pohuan se shtetësja Farie Beqiri është dhunuar dhe goditur me mjete të forta dhe ka pësuar plagë serioze, çka e ka bërë gjendjen e saj shëndetësore mjaft serioze, ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar plagë më të lehta nga përleshja me grabitësit dhunues. Duke treguar ngjarjen, nga shtrati i spitalit ku ndodhet i shtruar, Haki Beqiri, pronari i banesës që u grabit, thekson se kanë qenë në gjumë kur grabitësit hynë në banesë. “Ishte ora 02:00 kur grabitësit u futën në shtëpi, ishin 3 persona. Hapën drenë, ndezën dritën dhe nisën të grabisnin çdo gjë. Isha bashkë me gruan dhe reaguam, por ata na goditën me qytën e armës pas koke dhe në zverk. Gruaja humbi ndjenjat dhe është në gjendje të rëndë, i bëj thirrje shtetit të kapë autorët”, tha Beqiri. Mësohet se janë shoqëruar 15 persona në polici si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

“para disa muajsh ka pasur një rast përdhunimi të një gruaje 63 vjeçe dhe autori është arrestuar. Ndërsa të merkurën, siç pretendojnë banorët, kemi një rast, i cili ende nuk është i sqaruar, nëse ka qenë tentativë grabitjeje në një banesë, apo tentativë përdhunimi”. Ndërkohë po sipas Dulaj, zonja

që gjendej në shtëpinë për të cilën denoncojnë banorët, është dërguar për ekzaminime ligjore dhe ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup apo tentative për marrëdhënie me dhunë. Ndërkohë policia apelon për denoncim të çdo rasti sulmi në Nartë apo në zona të tjera të qarkut.

Vatra e zjarrit që dogji dy ditë më parë një pjesë të madhe pemësh në pyjet e Tërbunit u riaktivizua sërish gjatë ditës së djeshme. Për shkak të terrenit të thyer malor forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur të shuajnë plotësisht zjarrin, ndërkohë që kanë qenë reshjet e shiut që kanë bërë të mundur të mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit në këtë masiv pyjesh. Zjarri i pashuar mirë nga shiu u riaktivizua ditën e djeshme, ndërsa një tjetër vatër zjarri u aktivizua në Qafë Pele. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e tyre, ndërkohë që vatra po ndihmohet dhe nga erërat. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne direkt e në vatër pasi terreni është tepër i thyer dhe shkëmbor. Specialistët bëjnë të ditur se dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi dhe temperaturat në zonë nuk i kanë kaluar ende 24 Gradë në zonë dhe është e pamundur që shkak për vatrën të ketë qenë vapa përvëluese apo ndonjë pakujdesi. Ky zjarr në pyjet e Tërbunit risjellë në vëmendje dhe traditën e keqe të zjarrvënieve në zonë ku vetëm vitin e kaluar për shkak të zjarreve të qëllimshme u dogjën dhjetëra ha me pyje. Problem është dhe mosangazhimi i banorëve në aksionet për shuarjen e zjarreve.

Pranë xhamisë së qytetit

Vlorë tentojnë të grabisin me maska, terrizojnë banorët Një pikë këmbimi valuator është tentuar të grabitet nga tre persona me maska e armë pranë Xhamisë në qendër të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së djeshme, kur tre persona kanë zbritur nga një makinë tip Fiat Uno, të cilin e kishin vjedhur më parë dhe të armatosur janë drejtuar për tek Ex-change, të cilin kanë dashur ta grabisin. Por, pasi kanë hyrë brenda, autorët kanë ndeshur një patrullë policie, e cila po kalonte aty pranë krejt rastësisht. Blutë e Vlorës sqarojnë se autorët kanë menduar se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, çka ka bërë që hajdutët të largohen menjëherë, pa mundur të grabisin asgjë. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre, dy autorët, të paidentifikuar, kanë ndaluar makinën dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi të, me qëllim që ta shpërthenin e digjnin, duke terrorizuar kështu edhe banorët e lagjes «29 Nëntori», 2 kilometar larg vendit ku tentuan të grabisnin. Burime nga policia kanë bërë të ditur, se dy grabitësit, para se të shkonin për të grabitur, kishin grabitur një makinë «Fiat Uno» dhe me të ishin nisur drejt pikës së këmbimit valutor, që i kishin vënë syrin për ta vjedhur. Policia po vijon shoqërimet e personave të dyshuar për këtë ngjarje, ndërkohë që po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj, si dhe vënien në pranga të autorëve të saj.


10

« AKTUALITET

E premte 12 korrik 2013 •

DREJTUESI I MJETIT, I DEHUR

KONFLIKTI NË KRYEQYTET

E përplasi motori, vdes në spital shqiptarja 19 vjeçe ITALI - Nuk mundi të mbijetonte për fat të keq, vajza shqiptare 19 vjeçe, Marsela Gega, e cila dje rreth orës 02:30 është përshkuar nga një motor. Ngjarja ndodhi në rrugën provinciale 10 të Kremones, kur ajo ecte përgjatë rrugës. Përgjatë errësirës ajo u përplas dhe pësoi lëndime të rënda duke përfshirë amputim të këmbës së djathtë. E transportuar në një spital në ambulancën e Piacenës ajo vdiq në dhomën e emergjencës. Është plagosur edhe shoferin i motorit, një 40-vjeçar, i cili është marrë edhe në spital . Ai u denoncua më pas nga policia për vrasje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Prishja e ndërtesës, sherr banorë e përmbarues Edhe një tjetër konflikt banorë-përmbarues privatë është regjistruar së fundmi në kryeqytet. Ka qenë ndërhyrja e përmbaruesve për lirimin e një objekti shkaku i përplasjes që është zhvilluar pas shkollës “Sami Frashëri” ku është ndërtuar një godinë banimi. Banorët pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë objektin, ndërsa sipas një vendimi gjykate, kjo i përket një ish-pronari. ‘Kjo nuk është pronë e ish-pronarit. Ne e kemi bërë ndërtimin e godinës, toka mund të jetë e tij, por jo objekti”, thanë banorët. Ndërkohë përmbaruesit kanë kërkuar të zbatojnë vendimin e gjykatës duke nxjerrë banorët nga godina, por këta të fundit kanë kundërshtuar.

GJYQTARËT BRITANIKË: FAKT I TRISHTUAR, SISTEMI GJYQËSOR I KORRUPTUAR

“Kaprin nuk e ekstradojmë, drejtësia është e korruptuar” Mariglen Mullai BRITANI E MADHE - Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka përmbysur një vendim të Gjykatës së Apelit në Edinburg për të dërguar në Shqipëri Fatjon Kaprin. Ai iku në Glasgow pasi plagosi një shqiptar për vdekje në Londër, në vitin 2001 dhe pas arratisë mori një identitet të rremë maqedonas, Sadiku Saymire dhe filloi një marrëdhënie me një bashkëpunëtore. Megjithatë, ai kishte qenë i dënuar në mungesë në Elbasan të Shqipërisë, në vitin 2002 për vrasjen e një tjetër shtetasi shqiptar me emrin Ylli Pepa dhe gjykata e la 22 vjet në burg. Shqiptarët u kërkuan autoriteteve britanike të dërgonin Kaprin, por 30-vjeçari u largua nga Londra. Në vitin 2010, ai ishte gjurmuar në Glasgow dhe u arrestua. Pas një procesi të gjatë apelit, gjatë së cilës Kapri pretendonte sistemi se shqiptar i gjykatave ishte i korruptuar, tre gjyqtarë në Gjykatën Penale të Apelit në Edinburg refuzuan kërkesën e tij që të mos ekstradohej. Vendimi i gjykatës Megjithatë, një pesëshe gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë në Londër, të kryesuar nga Lord Hope, kanë përjashtuar dërgimin e Kaprit në Shqipëri,

Vajza, “mollë sherri”

Përleshen vjehrri e dhëndri, një plagoset tepër rëndë Prisha e martesës i ka kushtuar shtrenjtë një të riu kryeqytetas, i cili u godit nga vjehrri i tij, pasi e kishte sulmuar më parë. Policia tha se një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet pasi është goditur me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Princ Vidi” ku shtetasi Kujtim Lleshi është goditur me sende të forta dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Mësohet se i plagosuri ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjes së Bajram Mukës, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Nga burime jozyrtare të policisë mësohet se Lleshi kishte mosmarrëveshje të shumta me të bijën e Mukës, ndaj ky i fundit e takoi për sqarim. Aty ka nisur sherri që përfundoi me përleshjen e 2 familjeve.

Paralajmërim për ndëshkime

Rrugorët, 348 gjoba në 24 orë për shkelje qarkullimi

pasi kjo do të shkelte të drejtën e tij për një gjykim të drejtë sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhej se “Argumenti i ri nga ekipi

ligjor i Kaprit u mbështet, pasi sistemi gjyqësor në Shqipëri është sistematikisht i korruptuar”. Gjyqtarët, Zot Hope, zëvendës president i Gjykatës Supreme, Lady Hale, Lord Kerr, Lord Sumption dhe Lord Toulson në përfundimin thanë se “Është një fakt i trishtuar që, pavarësisht të gjitha dispozitave të shumta në instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat theksojnë gjithkush ka të drejtë për një gjykim të drejtë nga një gjykatës i pavarur dhe

i paanshëm, ka ende shtete ku gjyqësori si tërësi është i infektuar nga korrupsioni. Por nuk ka tym pa zjarr dhe ku akuzat e korrupsionit janë përhapur ato duhet të merren seriozisht. Kështu edhe duhet një vlerësim i asaj se ku korrupsioni mund të çojë dhe si ndikon në të gjithë sistemin. Këtu mund të përfshihen ryshfetet e thjeshta për gjyqtarët dhe zyrtarët e gjykatave, ose ndërhyrje me sistemin gjyqësor për arsye politike të një lloji shumë të bezdisshëm”.

Vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 348 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Shërbimet e policisë do të ndëshkojnë drejtuesit e mjeteve që shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, moszbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli,etj.

Aksidenti në Kavajë

Makina përplas motorin, plagoset rëndë 21-vjeçari

Pranga 4 personave që ishin në kërkim

Komisariati i Policisë së Kavajës arrestoi në flagrancë shtetasin Skënder Deliu, 34 vjeç, lindur në Gosë dhe banues në Kavajë. Ai u kap sepse rreth orës 09.00, në lagjen nr 4, Kavajë, te kryqëzimi, duke lëvizur me mjetin e tij tip “Volkswagen Turan”, me targa italiane DL 678 ZA në momentin për të hyrë në bulevardin kryesor të qytetit është përplasur me motomjetin tip “Honda”, me targa DP 29262, me drejtues shtetasin Arber Sufaj, 21 vjeç, nga Kavaja, i cili u dërgua në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Një tjetër ishte dënuar me 2 vjet për “përndjekje”

Pranga Hasanajt

DY KËRKOHESHIN PËR VJEDHJE, NJË PËR DROGË E ARMË

Katër persona që ishin në kërkim ranë në pranga në Tiranë. Kështu, u ekzekutua masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasin Saimon Hatia, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale te “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tij e ndodhur në qytetin e Fierit janë gjendur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike, një armë zjarri tip pistoletë, si dhe një sasi vaji të lëndës narkotike cannabis sattiva. Nga Seksioni kundër Trafiqeve është bërë e mundur kapja e shtetases në

kërkim Najete Musollari, 44 vjeçe, lindur në Shumbat Dibër dhe banuese në Laç, e dënuar me 8 muaj për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga Seksioni i Kërkimit u bë kapja e personit në kërkim Orgest Hoxha 23 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Ai kërkohej për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes me armë” e realizuar në bashkëpunim. Nga Komisariati nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit Oleger Zylfi, 54 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar me 2 vjet burg për veprën penale të “Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal.

Kapet grabitësi serial i makinave në Tiranë Një 44-vjeçar u kap në Tiranë, duke vjedhur një makinë, por akuzohet për disa grabitje të mëparshme. Komisariati nr.3 T në kuadër të operacionit “Korriku” arrestoi Fatjon Hasanajn, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse u kap duke tentuar të vjedhë automjetin me targa TR 4242 A, me ngjyrë jeshile, tip “Mercedes Benc 240”. Ndërkohë nga puna e bërë ka rezultuar si autor i dyshuar dhe 5 vjedhje të tjera makinash.


KOSOVA • E premte 12 korrik 2013

»

11

VETËVENDOSJA HEDH DYSHIME: PO PËRFSHIHEN DHE KRIMINELËT

Kosova miraton amnistinë, nuk do të falen vrasësit Me procedura të shpejtuara, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin e amnistisë. Me 91 vota për dhe 17 kundër, deputetët vendosën kësaj radhe që të miratojnë këtë projektligj, vetëm një javë pasi që e kishin rrëzuar atë. Përkrahja për Ligjin mbi amnistinë ishte rritur pas heqjes së nenit tre, duke reduktuar numrin e veprave që parashihet të amnistohen. Po ashtu, versioni i ri nuk jep më amnisti për vepra që kanë cenuar jetën e njerëzve dhe kanë të bëjnë me krime të rënda. Marrë parasysh se ky projektligj është vënë në miratim me procedurë të shpejtuar Drafti është prezantuar fillimisht para deputetëve nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se projektligji trajton çështjen e amnistisë konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. “Unë nisem nga një thënie filozofike që e përdori shpesh edhe vet për drejtësinë, se kur një ligj nuk i bie tamam një populli, duhet të ndryshohet ligji dhe jo populli. Në këtë drejtim është parë që ligji i kaluar nuk ka rënë tamam Kuvendit të Re-

publikës së Kosovës, një pjese të shoqërisë civile, një pjese të subjekteve dhe individëve të tjerë dhe unë mendoj se ligji sot është i ndryshuar”, ka thënë Kuçi. Më pas, gjatë debateve, Projektligji është mbështetur nga partitë e koalicionit, PDK, AKR dhe pakicat. Po ashtu, edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK i kanë dhënë mbështetje. Në emër të

LDK-së, deputeti Haki Demolli ka thënë me heqjen e nenit tre nga ky projektligj janë plotësuar kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu që edhe është mbështetur për aprovim. “Dispozitat e këtij ligji iu garantojnë të gjitha familjeve të vrarëve, të gjithë kosovarëve, se me këtë ligj nuk do të amnistohet asnjë vrasës, pavarësisht përkatë-

sisë së tij etnike, moshës, kohës, vendit apo viktimës së tij”, ka thënë Demolli. Ndërkaq në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ardian Gjini ka vlerësuar se versioni i sotëm i projektligjit e përjashton mundësinë e faljes së krimeve të rënda ordinere andaj edhe i ka dhënë mbështetje miratimit të tij.“Ne po u japim amnisti

disa qytetarëve të Kosovës që deri më tani kanë refuzuar ta njohin shtetin e Kosoëvs dhe të jenë pjesë e ligjit, sikurse të gjithë qytetarët tjerë dhe për një moment po u jepet mundësia që ta bëjnë një gjë të tillë. Kështu e sheh AAK dhe kjo është arsyeja pse Aleanca e jep votën për”, ka thënë Gjini. Edhe kësaj radhe, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kategorike kundër miratimit të projektligjit të amnistisë. Lideri i vetëvendosjes Albin Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si kriminal. Sipas tij, deputetët që votojnë për miratimin e tij, votojnë për krimin. Ai ka adresuar sërish kritika të ashpra në adresë të Kryeministrit Hashim Thaçi, madje duke i kërkuar atij që të dorëzohet vet dhe shkoj në burg, si tha ai, për të shpëtuar Kosovën. “Unë i bëj thirrje kryeministrit Thaçi që të shkojë e të dorëzohet te EULEX-i të cilin vetë e ka ftuar apo edhe më mirë, të shkojë në Prokurorinë e Kosovës dhe të rrëfehet gjerë e gjatë për të gjitha krimet e gjithë korrupsionin që e ka bërë. Sulmet mbi Kosovën do të zbrapsen

dhe nuk do të jetë më aspak e domosdoshme që të bëjmë dialog me Serbinë, pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës”, ka thënë Kurti. Në anën tjetër, edhe PDK nuk e ka kursyer Vetëvendosjen nga kritikat dhe akuzat. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje përfiton më së shumti nga ky ligj. “Përfituesja më e mëdhe nga amnistia, përveç strukturave parale lë në veri, është edhe Lëvizja Vetëvendosje në jug. Anëtarëve të Vetëvendosjes do t’u falen me dhjetëra vepra penale të shkaktuara kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra tjera huligane. Po i amnistojmë, falim rebelet në veri, le t’i falim edhe këta në jug”, ka thënë Haxhiu. Ligji mbi amnistinë buron nga Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përmes këtij është planifikuar të amnistohen strukturat paralele ilegale në veri të cilat sipas marrëveshjes më pas do të fillonin integrimin në strukturat legale të Kosovës.

Përplasja Krasniqi-Lama

Sherri në faqet sociale mbi thelbin e Vetëvendosjes Rrjetet sociale janë kthyer në arenë debati për politikanët tanë. Së fundmi Memli Krasniqi në tëitter me disa statuse ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e thotë se Alma Lamës, iu paskan dashur 3 vite për të kuptuat që Vetëvendosje është parti fundamentaliste. “Alma Lames iu paskan dashur 3 vite me e kuptu atë që secili njeri racional e kupton për 3 minuta: faktin që VV është parti fundamentaliste”, shkruan ai. E shpejtë ka qenë Alma Lama duke i thënë atij se të paktën për 3 minuta e ka kuptuar kush është Memli dhe këtë e ka bërë kur ai ka larguar foton e Nënës Terezë nga zyra e Ministrisë. “Në fakt 3 minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju, kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë”, ja ktheu ajo. Por Memli nuk ndalet tek Alma. Më vonë u morr edhe me Shpend Ahmetin. Ai tha se ka qejf me ditë çka do të thotë ai kur të largohet (ose largojnë) atë nga Vetëvendosje. “Bash kisha pas qef me e dite çka ka me deklaru Shpend Ahmeti kurdo qe largohet (ose e largojnë) prej VV. Besa edhe çka do thonë VV për të. :)”, shkruan Kransiqi. Ky debat vjen pas largimit të Alma Lama nga Vetëvendosje.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Thaçi: Kemi plotësuar detyrat

Qeveria e Kosovës nis hapat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Qeveria e Kosovës është e përgatitur që të fillojw sa më shpejt negocimin e Marrëveshjes për Stabilizimi-Asociim, tha të enjten kryeministri Hashim Thaçi, gjatë hapjes së takimit në dialogun Kosovë-BE për këtë proces. Sipas shefit të qeverisë, Prishtina zyrtare qysh në muajin shkurt 2013, ka miratuar strukturën negociuese dhe se tani po punon në ngritje të kapaciteteve të institucioneve. “Para nesh janë shumë sfida, por ato nuk janë të patejkalueshme”, porositi ai. Në fjalën e tij, Kryeministri Thaçi tha se reforma e administratës publike vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë, dhe se pas miratimit të pakos legjislative në fushën e administratës publike, ka nisur procesi i ristrukturimit të institucioneve qendrore dhe lokale. Ai paralajmëroi edhe se nga 1 janari do të filloj zbatimi i sistemit të ri të pagave. “Sistemi i ri do të inkurajon ngritjen e performancës dhe meritokracisë në shërbimin civil”, citohet të ketë thënë Kryeministri Thaçi në një komunikatë për medie. Në takimin e katërt të Dialogut të Procesit për Stabilizim-Asociim, shefi i qeverisë në Prishtinë përsëri përshëndeti vendimin e liderëve të shteteve anëtare të BE-së që në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian të dorëzuar në prill kanë hapur rrugë për fillimin e negocimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi mes Kosovës dhe BE-së. Zgjedhjet, siç tha Kryeministri Thaçi janë një nga temat që sigurisht se do të vazhdojnë të jenë subjekt i agjendës së reformave.


12

B

« THASHETHEMEVIP

ëhet gati të pushtojë botën. Pas karrierës si modele, ajo tenton tregun muzikor botëror. Ka lidhur një kontratë me Interscope. Ka realizuar dy video që priten të publikohen së shpejti. Këngë me Will.I.Am, Soulja Boy, LMFAO etj. A jeni gati të dorëzoheni? Elbino: Përshëndetje Vildane! Si po ja kaloni? Di që jeni e zënë me regjistrimin e albumit tuaj debutues. Si ju shkojnë punët? Vildane: Përshëndetje Elbino! Shumë mirë po ja kaloj, faleminderit! E vërtetë! Kam qenë shumë e zënë me regjistrimin e albumit muzikor dhe gjithçka po shkon përsëmbari. Ndërkohë po udhëtoj tërë kohës midis Nju Jorkut dhe Los Anxhelesit, sepse jemi duke regjistruar shumë, shumë këngë. Kam vënë re në profilin tuaj në Twitter ( Po! Ju kam përgjuar!) se keni përmendur disa emra të njohur në muzikë me të cilët po bashkpunoni në këtë album. A mund të na tregoni diçka më specifike? Kam bashkëpunuar më shumë artistë të mëdhenj dhe jam më shumë se e lumtur për këtë, sepse shumica e këtyre bashkpunimeve ndodhën në mënyrë të rastësishme. Teksa isha në studio të “Interscope”, duke regjistruar një këngë me producentin tim, ndodhte që ndonjë artist të gjendej në studion tjetër, dëgjonte këngën time, pastaj nga kurioziteti vinin të dëgjonin një apo dy këngë të miat dhe BAM! Pesë minuta më vonë kërkonin të regjistronin një këngë së bashku. Producenti im luante ndonjë muzikë të re, ne fillonim të shkruanim, regjistronim dhe diçka magjike fillonte të ndodhte. Kam një këngë me Will.I.Am të Black Eyed Peas, të cilën ai e kompozoi për mua, kam një këngë me Soulja Boy që është fantastik, e ka shumë mundësi një këngë me LMFAO, Big Sean, etj. A keni ndonjë datë të caktuar për publikimin e këtij albumi ose titullin e tij? Nuk kemi ende një datë për momentin, gjithashtu as titulli i albumit nuk është vendosur. Vazhdojmë ende të regjistrojmë kaq shumë këngë saqë sa herë themi që “Kjo është kënga e parë që do publikojmë”, regjistrojmë një tjetër këngë që na pëlqen më shumë dhe nuk po vendosim dot, sepse të gjitha këngët tingëllojnë të mrekullueshme. Kam një parandjenjë që kënga e Will.I.Am do të jetë singla e parë nga ky album dhe do të publikohet së shpejti. Për këtë ju premtoj. Ndërkohë ju kishit në plan të publikonit “Dance Me” për të cilën xhiruat dhe një video. Unë pashë disa nga imazhet dhe mu duk super! Po ajo kur do të dalë? Në fakt ne xhiruam një video për “Dance Me”. Ajo është një këngë pop-dance, por shtëpia diskografike vendosi që kënga e Will.I.Am të dali si singla e parë, sepse është një këngë më e guximshme dhe ka një mesazh shumë të fortë e të rëndësishëm dhe më jep mundësinë për t’u prezantuar si një artiste e vërtetë. “Dance Me” do të publikohet pak më vonë. Ju keni xhiruar dhe video të tjera muzikore për artistë të njohur si për shembull “All Tied Up” të Robin Thicke. Po tani që po xhironi videon tuaj muzikore si u ndjetë? Po, unë kam marrë pjesë në videon muzikore “All Tied Up” të Robin Thicke si protagoniste, gjithashtu kam xhiruar dhe “Pass at Me” të Timberland me Pitbull dhe David Guetta. Në të dyja rastet ishte diçka shumë e bukur, por për videon time ndjenjat ishin më speciale, më të ndryshme. Na u deshën dy ditë për të xhiruar “Dance Me”

E premte 12 korrik 2013 •

Vildane Zeneli… do të pushtojë botën! në dy vende të ndryshme në Los Anxheles. Puna është e madhe, por sidomos ishte vështirë për mua të këndoja dhe të përqëndrohesha në kamera në të njëjtën kohë. Harroja që tani jam dhe këngëtarja e jo vetëm modelja në video, puna e të cilës është thjesht të pozojë për kamerën. Tani më duhej që të këndoja dhe të dukesha e besueshme për publikun që do e shikoj dhe dëgjoj këngën time. Ishte një eksperiencë e parë shumë e bukur, por jam e sigurt që do mësohem e përmirësohem me kalimin e kohës duke qenë se do xhiroj dhe shumë video të tjera. Çfarë tingulli do ketë albumi juaj i parë? Cilës gjini muzikore do t’i përkasë? Oh Zot! Nuk mund të gjej dot vetëm një fjalë për ta përshkruar, por do ketë shumë variacione. Do ketë pak nga gjithçka, si me thënë unë përzgjodha ato këngë e melodi që më pëlqyen e m’u dukën të përshtatshme për mua. A do ketë ndonjë këngë në shqip ose sikur dhe vetë një pjesë të një kënge? Për momentin, ky album do të jetë i gjithi në anglisht, por ndoshta në të ardhmen do të bëj dhe një këngë shqip. Deri më sot, ju njiheni për punën tuaj si modele dhe ju keni kryer disa punë fantastike e keni punuar për disa arstistë të mrekullueshëm. Si ju zbuluan dhe si arritët të keni suksesin që keni sot? Unë u zbulova në plazh nga një agjent i agjencisë së modeleve «Wilhemina” (një prej agjencive të modës më të njohura në Amerikë e botë). Fillimisht e nisa si një hobi, por më pas u kthye në një profesion. Kam punuar shumë fortë. Ndihem e dashuruar me punën time dhe përpiqem të japë më të mirën, pasi gjithmonë jam mbështetur nga një grup pune shumë i mirë. Karriera ime si modele arriti një nivel komplet tjetër, kur më prezantuan me dy prej fotografëve më të mirë në botë Peter Beard dhe Raphael Mazzuço, të cilët njihen për punët e tyre të famshme me «Victoria Seceret», «Sports Illustrated», «Pirelli Calendar», «Guess» etj dhe disa prej modeleve më të njohura në botë të të gjitha kohërave. Ata patën aq besim tek unë sa më ndihmuan të merrja pjesë në shumë projekte e më referuan tek shumë prej klientëve të tyre, më ndryshuan jetën! Raphael Mazzuço ndryshoi karrierën time nga një modele normale në atë të një supermodeleje dhe e dua këtë përson deri në vdekje! Ai është i familjes për mua, është si vëllai im i madh! Kur pashë sesionin tuaj fotografik për librin “Culo” të Mazzuço më ra të fikët! Hahahahahaha! Sa shpesh i dëgjoni këto fjalë? Fotografi fantastike, seksi, të bukura thjesht uau! Ai libër ishte shumë artistik dhe nëse do të bëni një kërkim rreth Raphael Mazzuço do të shikoni se

ai nuk është thjesht një prej fotografëve, por dhe një prej artistëve më të mirë në botë. Femrat më të bukura në botë janë fotografuar për këtë libër. Supozohet që të dërgoj mesazhin që femrat me një figurë të plotë janë të shëndetshme e tërheqse e jo modelet e holla që ngordhin urije vetëm për t’u përshtatur në të ashtuquajturën botën e modës së lartë. Disa prej emrave më të njohur të botës artistike si Lady Gaga, Fergie, Nicole Scherzinger, Sara Mclachlan, Stacy Keibler, Pamela Anderson, Kate Upton, Christine Teigen, Irina Shayk, Nicole Trunfio, modelet e Victoria Secret, Alessandra Ambrosio, Bianca Balti, Jessica White, Melissa Satta, Dominique Piek etj. Fotot e mia janë më të preferuarat në këtë libër deri tani dhe unë jam e vetmja që kam dhjetë foto në këtë libër, i cili shoqërohet dhe me një poster të madh timin. Gjithashtu unë kam dhënë ndihmesën time në editimin e këtij libri, në përzgjedhjen e fotografive. Nëse keni blerë librin do shikoni që Raphael më ka falenderuar për kontributin e dhënë, çka është dhe një nder shumë i madh për mua. Ju gjithashtu keni dhe një prej fytyrave më të njohura në Amerikë falë punës suaj për produktet aq të popullizuara “Beats By Dr.Dre”. A kanë filluar të ju njohin njerëzit në rrugë apo t’ju thonë “Hej! Ju jeni ajo vajza nga...”? Shumë e drejtë! Unë jam e vetmja vajzë që ka qënë imazhi i “Beats By Dre” për katër vjet radhazi dhe ka shitur më shumë se pesë milionë prodhime me foton time në secilën prej tyre, si dhe realizuese e fushatës publicitare. Po, shpesh herë më njohin nga reklamat dhe nga profili. Kjo është një ndjenjë e mahnitshme, të qënit pjesë e një produkti kaq të njohur që nga dita në ditë përhapet në mbarë botën. Më duket fantastike kur mendoj se çdo atlet, çdo këngëtar, aktor, e figura të njohura në botë kanë në shtëpitë e tyre kufje të Dr.Dre dhe fotografinë time së bashku me to. Kam vënë re që jeni shumë e lidhur me familjen. Po ata çfarë mendojnë për suksesin tuaj? Jam shumë e lidhur me familjen time, familja është gjithçka për mua! Nuk mund të bëj asgjë pa familjen time! I dua për vdekje! Janë të mrekullueshëm e mbështetës të punës sime. Janë krenarë për mua dhe për faktin që asnjëherë nuk dorzohem, por gjithmonë synoj për gjëra më të mëdhaja. Teksa ne mezi po presim publikimin e këngës së parë, deshëm dhe të dinim nëse do vini të promovoni albumin në Shqipëri apo ndoshta dhe të mbani një koncert atje? Fillimisht, këngët do të publikohen në Amerikë, por do të ishte një ëndërr që të vija në vendlindjen time dhe të ndaja muzikën time me fansat shqiptarë, të cilët i duan vërtet shumë.


THASHETHEMEVIP • E premte 12 korrik 2013

»

13

Nga Filadelfia me Mike Adam! Prolifik nuk është më. Tani e tutje njiheni si Mike Adam..., por cili është emri juaj i vërtetë? Taniiii, “Adam” është mbiemri i nënës simë. Ka lidhje me një histori gazmore. Kur gjyshi im erdhi këtu në Amerikë prej Shqipërisë duke kaluar nëpër zyrat e regjistrimit e pyetën për emrin. Ai nuk fliste fare anglisht në atë kohë, por ju përgjigj me Adam. Kur e pyetën për mbiemrin, duke qenë se gjyshi prapë nuk i kuptoi tha prapë Adam. Ndaj në letra emri i tij përfundoi Adam Adam, por mbiemrin e vërtetë e ka pasur Buzi. Të kthehem te pyetja juaj... Kam pasur mbiemrin e babait për një kohë, por ai u largua kur unë isha tre vjeç, pastaj mamaja u rimartua. Njerku është me origjinë italiane dhe ne mbajtëm mbiemrin e tij Garofalo. Ndërsa Mike është shkurt për Michael. Ju keni një program të ri radiofonik, në një qytet të ri - Filadelfia, një program të ri televiziv dhe një emër të ri. Si po ju pëlqejnë ndryshimet? Po më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë! Definitivisht kam marrë të gjitha hapat në drejtimin e duhur që do më ndihmojnë të vazhdoj të rritem profesionalisht dhe të arrij në nivele të reja. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Q102 dhe PHL17 këtu në Filadelfia (stacion radioje dhe TV). Është një rastësi e bukur se Q102 është në pronësi të Clear Channel që ka nën pronësi dhe stacionin për të cilin punoja në Konektiket (Kiss 95.7) ndërsa PHL17 është nën pronësi të Tribune Broadcasting...e njëjta kompani që ka WÇT-TV “The CW”, kanalin ku punoja në Konektiket. Ju kisha parë në CW, por nuk e dija që ishit shqiptar derisa e treguat në intervistën me Rita Orën, çka ishte dhe një surprizë e këndshme... Jep! 100% shqiptar! Me shqiponjën dy krenarëshe tatuazh në gjoks e gjithë të tjerat hahaha. Ne shqiptarët, jemi shumë krenar për kulturën tonë. A e pe Ritën tek “Cloud 9” në Hartford (klub)? Unë isha aty dhe më impresionoi. Bëri një punë shumë të mirë dhe pse kishtë udhëtuar e promovuar në qytete të ndryshme gjatë gjithë javës. Nuk e pashë tek “Cloud 9” por në klubin “Sin City” në Uoterbëri (Waterbury, CT) që ishtë çmenduri, sepse komuniteti shqiptar është shumë i madh në atë qytet dhe ti e di që ne gjithmonë vijmë për t’i mbështetur njerëzit tanë. Ishte një natë e jashtëzakonshme! Bëri namin! Rita është e mrekullueshme! Kur filluat të punonit në televizion dhe radio e sa kohë keni që ushtroni profesionin e moderatorit? Në radio kam filluar në 2005 dhe në televizion më duket rreth 2010. Si të thuash njëra pasoi tjetrën dhe kam

Blero skena të nxehta me Marian Blero e ka vërtetuar edhe një herë se përvoja është nëna e të gjitha mësimeve në bashkëpunimin e ri me këngëtaren Maria, kjo pasi videoklipi i këngës “Një Moment” është i jashtëzakonshëm. Kënga e bukur e titulluar “Një Moment” nuk ka mundur të kompletohej ndryshe nga videoklipi i punuar nga produksioni Asha, i cili është xhiruar në bukuritë e bregdetit në një atmosferë krejtësisht verore, ashtu si aludon edhe kënga. Blero, i cili njihet për shumë hite në karrierën e tij, shfaqet në këtë spot duke thyer shumë barriera. Si bashkëshort dhe baba, ai shfaqet shumë pranë bukuroshes tejet seksi, Maria, e cila ekspozon në shumë skena trupin e saj marramendës. Kënga “Një Moment” është pjesë e albumit të ri të Bleros “Fiksimi Im”.

Ç’bën Tuna me gishtin mbrapa?

qënë i bekuar kur vjen puna tek karriera. Ju gjithashtu keni publikuar dhe disa këngë. Do vazhdoni të merreni me muzikë? Muzikën e kam shumë pasion dhe kurrë nuk do ta humbas dashurinë për të. Gjithmonë shkruaj tekste të reja apo melodi. Thjesht për momentin gjërat po shkojnë kaq mirë me radion dhe televizionin dhe më duhet të përqëndrohem në këtë drejtim, do të isha budall të veproja ndryshe. Pastaj, kur i isha dedikuar tërësisht muzikës, përpara se të filloja në radio dhe tv, shpesh herë pothuajse arrita të nënshkruaja kontratë me disa shtëpi të mëdha diskografike...dhe ajo eksperiencë më ka zhgënjyer shumë nga mënyra sesi funksionojnë punët e brendshme në atë biznes. Kur vjen puna për muzikën, unë dua të publikoj çfarë dua, kur dua dhe siç e dua...por nuk funksionon kështu kur kompanitë dhe menaxherët përfshihen në proces hahaha. Ka shumë artist shqiptarë në Amerikë që po njohin sukses, përveç Rita Orës, Action Bronson, JMSN, G4SHI, Njomza etj a njihni apo keni takuar ndonjë tjetër për të cilëin ne nuk dimë gjë akoma? Bleona! Mos e harroni! E duaaaa shumë! Nuk e kam takuar akoma, por shpresoj së shpejti. Muzika e saj sapo ka filluar të

njihet në Amerikë le të shohim sesi do ta presin. Ju njiheni për refuzimin që i bëni kërkesave të dëgjuesve në radio, për këngë që nuk ju pëlqejnë. Tregohesh pak i keq, por është dhe shumë për të qeshur nga mënyrë sesi e bën. Të ka krijuar probleme një veprim i tillë, ndonjë telefonatë nga menaxherët apo këngëtarët? Tregohem i keq vetëm me kalamajt që marrin papushim teksa mblidhen me shoqet për të kaluar natën në festat e tyre vapik thithëse lol dhe kërkojnë këngë pop të artistëve adoleshentë që publikohen dy orë para emisionit. Çfarë njerzit nuk kuptojnë është se, në një radio top-40, DJ nuk lejohet të luaj çfarë t’i dojë qefi. Lista jonë e këngëve seleksionohet nga drejtori i programacionit bazuar në statistika e anketa të shumta. Plus që e bëj për radio se nuk jam i keq në jetën e përditshme...ndoshta. Cila është kënga që kurrë nuk do ta luaje në programin tënd? Çdo këngë që bosi im nuk do donte. Nga artistët që ke intervistuar cili ishte më i vështiri e cili më i rehatshmi për të biseduar? Mendoj se me artistët që ke diçka të përbashkët e ke dhe më të lehtë të bisedosh. Për mua, Rita Ora, Olly Murs ndoshta

sepse dhe ai ka punuar në TV, por njëkohësisht dhe artistë, të cilët i ke intervistuar disa herë, sepse të mbajnë mend dhe mund ta vazhdosh bisedën aty ku e ke lënë herën e fundit. Në lidhje me të vështirët nuk di, besoj ne të gjithë jemi pak të tillë apo jo? Po ta mendosh, intervistat vetë janë pak të tilla POR, Rick Ross dhe Jadakiss ishin të ulët. Ja ti thashë të palarat ahahahaha. Çfarë prisni nga e ardhmja? A duhet t’i dërgojmë një email Ryan Seacrest që të ketë kujdes? Ryan është shembull! Ai krijoi skemën për t’u ndjekur. Që të arrij në të njëjtën fushë loje si dhe ai, padyshim që është qëllimi im...ndaj të shohim. Çudi që e përmende, sepse në fakt unë sapo kam filluar të punoj me fondacionin e tij në spitalin e fëmijve këtu në Filadelfia. Kur e keni vizituar për herë të fundit Shqipërinë? Keni ndonjë plan për t’u kthyer në të ardhmen? Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri! Çmenduri apo jo? Gjyshërit e mi erdhën në Amerikë nga atdheu i tyre dhe unë kam dashur shumë ta vizitoj, sidomos sepse kam të afërm aty, por problemi është se punoj jashtëzakonisht shumë! Një ditë veç...do të shkoj padyshim dhe do të marr mamanë me vete! Përgatiti: Elbino Revista Albaniac 2013

Këngëtarja kundërthënëse nga Shkupi, krijuesja e këngës “Fenix”, që e ka lanccuar para pak ditësh e që ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube, duke i lënë kështu prapa këngëtarët si Nora Istrefi dhe Adrian Gaxha, ka arritur të bëjë debat për gjëra më banale, por këtë karrem e kanë ngrënë të gjithë. Madje fjala zog që e përdor Tuna në çdo kohë, duke iu referuar “senit” të saj, ka gjasë të futet edhe në fjalor. Por, këtë radhë ajo në një koncert të saj ka vënë dorën prapa, dhe nuk kuptohet saktë se çka ka dëshiruar të bëj ajo me gishtat e saj të afruar në prapanicë.

Silva Gunbardhi josh me linjat Duhet thënë se Silva Gunbardhi nuk është nga ato këngëtare që ekspozojnë trupin në skenë apo videoklipe. Ajo është bërë e dashur për publikun me këngët e saj popullore e të lehta. Kështu, këngëtarja simpatike nuk na ka dhënë shumë mundësi të komentojmë linjat e saj, deri më tani. Së fundmi, ajo është fotografuar në plazh, duke na zbuluar linjat e saj të mira, të cilat i ka mbajtur gjatë.


14

« GOSSIP

E premte 12 korrik 2013 •

Si ndikon dashuria

tek shëndeti?

K

ur jemi të dashuruar jemi më të lumtur dhe më të relaksuar, që është shumë mirë për tërë shëndetin e organizmit tonë. Për shkak të dashurisë jëmi më të dobët. Adrenalina e cila krijohet në trupin tonë kur jemi të dashuruar, e zvogëlon oreksin për ushqim.

Beyonce nuk ka nevojë për këshilla dashurie Beyoncé Knowles nuk lexon asnjëherë kolonat e revistave në të cilën shkruhen këshilla dashurie. Këngëtarja amerikane është e martuar me hip-hop yllin Jay-Z me të cilin ka vajzën 18 muajshe Blue Ivy. Dyshja janë së bashku për më shumë se tetë vjet dhe janë krenarë për lidhjen e tyre stabile, derisa Beyoncé ka sqaruar se nuk ka nevojë për këshilla se si ta bëjë të lumtur bashkëshortin.“Nëse keni për të lexuar ato lista ju tashmë jeni në probleme”, ka thënë ajo për revistën “Flaunt”. 31 vjeçarja është në mes të turneut të saj botëror “Mrs Carter Show” ndërkohë që këtë vit do të publikojë albumin e saj të pestë.

Halle Berry martohet këtë fundjavë Lidhja e çiftit Berry dhe Martine do të zyrtarizohet këtë fundjavë me një ceremoni martesore. Çifti është fejuar në Mars të vitit të kaluar dhe sipas një burimi Halle Berry nuk mund ta mendonte veten të martuar përsëri. E vetmja gjë që dihet është se dasma do të jetë shumë e vogël. Kjo është martesa etretë për Halle Berry, ku më parë ka qënë e martuar me David Justice dhe Eric Benet në 2001.

Për shkak të dashurisë dukemi më të rinj Dashuria e nxit zhvillimin e hormonit DHEA i cili llogaritet eliksir i rinisë, pasi ndikon në rritjen e nivelit të betaendofrinit në tru, çka ndikon në rritjen e epshit, shton dëshirën për jetë, e zvogëlon stresin, e tërë kjo ndikon që ne të dukemi më të rinj. Për shkak të dashurisë jetojmë më gjatë Sipas hulumtimit të bërë në Universitetin në Utah, ata të dashuruarit të cilëve u rikthehet dashuria, jetojnë më gjatë nga ata të vetmuarit. Kur ndjehemi të dashuruar rritet vetëbesimi ynë, ndërsa me këtë zvogëlohen shanset që të bini në depresion. Për shkak të dashurisë mbajmë mend më mirë Dashuria e përmirëson punën e qelizave të trurit, këtë e ka treguar një hulumtim italian, sipas të cilit ne mbajmë mend më shumë imtësira, të cilat ndoshta më herët kemi menduar se nuk janë të rëndësishme.

NASA do të lëshojë një robot të ri eksplorues në Mars

A Miley Cyrus & Liam Hemsworth ribashkohen në Kanada Miley dhe Liam janë parë bashkë në një foto të postuar nga një fans i tyre, ku le vend për të menduar se ka një ribashkim mes tyre në Kanada, aty ku aktori është duke xhiruar filmin e tij të rradhës “Cut Bank”. Lajmet për ndarjen e tyre u nxitën edhe më shumë nga heqja e unazës së Miley. Kjo është hera e parë që ata shikohen bashkë që prej Qershorit. Le të mendojmë se loja vazhdon!.

gjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020. Roboti i ri eksplorues i Marsit (ang. Mars Rover) do të merret me kërkimin e shenjave të jetës së hershme në Planetin e Kuq, do të marrë dhe do të ruajë një sasi të konsiderueshme të mostrave të ndryshme të dheut marsian për t’i kthyer ato më vonë në Tokë si dhe do të demonstrojë efektivitetin e teknologjive, të cilat do të përdoren për studimet e ardhshme të Marsit me ndihmën e misioneve robotike dhe të pilotuara. Sipas vlerësimeve paraprake, projekti do të kushtojë 1.5 miliardë dollarë.


GOSSIP • E premte 12 korrik 2013

»

15

HELENA

CHRISTENSEN MODELJA 44-VJEÇARE ME FORMA TË MREKULLUESHME

Nga “Playboy” në plazhet e Majamit

Martohet

Tina Turner

Këngëtarja 73-vjeçare, Tina Turner, ka vendosur të kurorëzojë në martesë lidhjen me të dashurin e saj, Erwin Bach, më 15 korrik në Zvicër. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidit amerikan “National Enquirer”. Tina dhe Bach jetojnë në Zvicër që nga viti 1995. Ata do t’i thonë betimet në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zyrihut dhe nusja do të veshë një fustan të Giorgio Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano. Mysafirëve të dasmës, përfshirë këtu edhe stilisti Giorgio Armani, raportohet se u është kërkuar që të vishen në të bardha. Shërbimi i dasmës do të kryhet nga punëtorët e restorantit të preferuar të nuses në Zyrih. Kjo është martesa e dytë për tetë herë fituesen e Grammyt. Ajo u divorcua nga burri i parë, Ike Turner, pas shumë viteve abuzimi. Ai vdiq në vitin 2007 nga një mbidozë kokaine.

Një prej modeleve më të njohura të revistave për meshkuj, Claudia Romani tregoi se vazhdon të ketë linja të përkryera, edhe pothuajse një dekadë pasi fitoi famë duke pozuar për revistat erotike “Playboy” apo “FHM”. 31-vjeçarja italo-amerikane u fotografua gjatë një dite të nxehtë në Majemi, duke shijuar plazhin dhe vendosjen në vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Ndërsa u vendos në qendër të objektivave të paparacëve, Romani pranoi për kënaqësinë e tyre dhe fansave të saj që të pozonte në pozicione joshëse, për të realizuar disa foto sa më “të mira”.

A

jo ishte një supermodele në vitet 1990 dhe dy dekada më pas, Helena Christensen, vazhdon të mbetet e tillë. Ylli festoi ditëlindjen e 44 në dhjetor dhe pavarësisht moshës ajo vazhdon të mbetet një femër perfekte. Bukuroshja daneze është cilësuar nga stilisti i famshëm Gianni Versace si ‘Trupi më i bukur në botë’ në ekran.

Tamara Ecclestone dhe bashkëshorti i saj pushime në Bahamas Tamara Ecclestone dhe bashkëshorti i saj Jay Rutland vazhdojnë ‘festën’ e pas martesës. Cifti është fotografuar teksa shkëmbente puthje dhe përkëdhelje këtë herë në një vend tropikal, pikërisht në Bahamas. Cifti i cili u martua në 11 qershor në një ceremoni luksoze, ka bërë pushime pa fund pas dasmës së tyre.

Lauryn Hill në burg, shmangu detyrimet tatimore Lauryn Hill është dërguar në burg për shkak të shmangies të tatimeve. Sipas portalit TMZ, këngëtarja e grupit Fugees është dërguar të vuajë dënimin në Danbury, ku do të qëndrojë në burg për një muaj. Mediat raportojnë se Hill nuk do të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurave dhe do të jetojë në një dhomë në “stil barake” me një të burgosur tjetër në dhomë. Këngëtarja e hitit “Killing Me Softly” po ashtu do të shërbejë edhe tre muaj izolim shtëpiak, pasi kishte dështuar të paguajë tatim për mbi një milionë dollarë të ardhura nga viti 2005.


16

« BOTA

E premte 12 korrik 2013 •

SNOWDEN

A duhet mbrojtur?

hristian Mihr, drejtor ekzekutiv i Reporterëve pa Kufij, thotë se Eduard Snoëden, personi që nxorri informacionet në lidhje me programet e survejimit të përgjimit të NSA, duhet që të mbrohet me çdo kusht. Absolutisht mendoj se një vend evropian duhet të pranojë Snowden. Ndoshta do të jetë e vështirë për ta marrë me ligjet e azilit, por ka mënyra të tjera. Meqë jemi në Gjermani, le të flasim për Gjermaninë. Vendi ynë mund ta ndihmojë, mund t’i garantojmë atij të qendrojë në baza humanitare dhe kjo gjë është e garantuar me ligj. Gjermania duhet të bëjë një gjë të tillë. Po pse nuk po e bën Gjermania një gjë të tillë? Me siguri sepse Amerika është një aleat i rëndësishëm. Por në një farë mënyre vendi është në kontradiktë, sepse nga njëra anë SHBA mban vendin e parë në botë për lirinë e shprehjes dhe nga ana tjetër, kur flitet për njerëz, që flasin të vërteta të ndjeshme, SHBA nuk mbron lirinë e shprehjes, të paktën në këtë rast. Ish agjenti i NSA, Edward Snowden, nuk mund të gjejë asnjë vend, që e pranon. Une do te thoja se ky eshte nje rast qe i bën qeveritë europiane të duken të dobëta. Ne jemi duke shpresuar se presioni publik do të bëjë, që qeveritë tona të mendohen edhe njëherë. Unë mendoj se qeveritë evropiane dhe qeveritë në gjithë botën duhet të forcojnë ligjet e tyre dhe të pranojnë njerëzit si Snoëden. Dëshimtë e tij janë shumë shumë të rëndësishme dhe pa dyshim që janë në interesin e opinionit publik, duke qenë se flitet për një përgjim në masë. Ky zbulim nuk do të kishte qenë i mundur, nëse ai nuk do të kishte folur. Sigurisht që tek të gjithë verehet një farë frike se mos “merzisin” Uashingtonin. Njerëz si Snoëden japin alarmin për gjëra, që bëjnë qeveritë, ose çfarë ndodh në ambientin e tyre, prandaj ka ambivalencë kundrejt tyre, sepse njerëzit në pushtet i tremben gjithmonë dëshmive të tyre. Dëshmitë e Snoëden kanë theksuar edhe një problem të madh për Evropën, duke përmendur numrin e kompanive të përgjuara dhe të dhënat, që ka marrë SHBA për qytetarët evropianë. Mbi të gjitha ne kemi nevojë për transparencë. Merita e dëshmive të Snowden, që janë publikuar në gazeta të rëndësishme, si Guardian në Britani dhe “Der Spiegel” në Gjermani, ështe se tani kemi pak më shumë transparencë për skandalin e përgjimeve. Ne tani duhet të sigurohemi, që të mos kemi më standarde të dyfishta. Ne besojmë se përgjimet në masë janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut, lirinë e informacionit dhe lirinë e shtypit. Prandaj ne i kërkojmë qeverisë gjermane dhe qeverive të tjera të Bashkimit Evropian të rishikojnë traktatin e ashtuquajtur “porti i sigurtë”. Ky traktat mes BE dhe SHBAsë duhet të sigurojë standarde për të dhënat.

C

T

ë negociohet apo jo? Pas zbulimeve të ish-punonjësit të shërbimit sekret të SHBA-së, Edward Snowden, Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding, pati kërkuar që të mos flitet në asnjë mënyrë për tregti të lirë mes BE-së dhe SHBAsë, për sa kohë nuk bëhet e qartë nëse shërbimi sekret amerikan NSA ka përgjuar vërtet institucionet evropiane. Bëhet fjalë për marrëveshjen që në të ardhmen duhet të lehtësojë tregtinë, të heqë taksat doganore dhe të krijojë qindra mijëra vende pune. Të hënën bisedimet filluan megjithatë sipas planit, edhe pse shërbimet sekrete të SHBA-së kishin spiunuar me aparate përgjimi përfaqësinë e BE-së në Uashington. Indinjata është e madhe, besimi është lëkundur. Politikani liberal Rainer Brüderle (FDP), kërkoi që negociatat të fillojnë me temën e spiunazhit ekonomik. “Nuk sjell asgjë që të ulim doganat, kur në të njëjtën kohë firmat përgjohen”, tha ai për kanalin e parë televiziv gjerman ARD. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje pa sqaruar pastër dhe me besim çështjen e spiunazhit ekonomik. Paralelisht me çështjet tregtare filloi punën edhe një grup pune për të diskutuar akuzat për përgjim, siç bëri të ditur përfaqësia e BE-së në Uashington. Në bisedimet në nivel zyrtarësh do të diskutohen fillimisht çështje procedurale dhe afatet. Hollësi të tjera nuk u bënë të ditura. Shumë zhurmë shkaktoi zbulimi se shërbimi i fshehtë NSA ka survejuar edhe qarkullimin e të dhënave në Gjermani. Politikanët druajnë se amerikanët nuk interesohen vetëm për luftimin e terrorizmit, por edhe për informacione për sipërmarrjet. Spiunimi i ekonomisë së shteteve anëtare nuk pajtohet me një zonë tregtie të lirë, tha kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve (CDU-CSU) Volker Kauder, për

Marrëveshja BE-SHBA Nën hijet e spiunazhit Skandali i përgjimeve të NSA-së rëndon negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë SHBA-BE. Të hënën bisedimet filluan megjithatë sipas planit, edhe pse shërbimet sekrete të SHBAsë kishin spiunuar me aparate përgjimi përfaqësinë e BEsë në Uashington. Indinjata është e madhe, besimi është lëkundur

gazetën “Rheinische Post”. Ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine LeutheusserSchnarrenberger, (FDP) kërkoi në gazetën “Süddeutsche Zeitung” që në nagociata fillimisht të flitet për mbrojtjen e sekretit të firmave dhe bizneseve dhe për mbrojtjen e të dhënave. Deri tani Kina konsiderohej si sulmuesi kryesor kur ishte fjala për spiunazh të firmave. Kjo nuk ndryshon edhe pas zbulimeve të fundit, thotë eksperti i ekonomisë në institutin “IFO”, Gabriel Felbermayr. Ai nuk sheh asnjë lidhje mes spiunazhit ekonomik dhe marrëveshjes së ardhshme të tregtisë së lirë mes SHBAsë dhe BE-së. Nëse kjo marrëveshje ka diçka negative kjo nuk ka të bëjë me spiunazhin

ekonomik, por me rritjen e konkurrencës për sipërmarrjet e vogla të mesme. “Ato do ta kenë më të vështirë në të ardhmen”, thotë Felbermayer, por është i sigurt: “Përparësitë megjithatë mbizotërojn. Megjithatë, ka ekspertë që nuk ndajnë të njëjtin mendim me Felbermayr dhe i akzojnë shërbimet sekrete perëndimore se përgjojnë në mënyrë sistematike firmat gjermane. Akuzat nuk janë fare pa bazë. Shërbimi sekret britanik GCHQ ka si detyrë pikërisht të kujdeset për “mbarëvajtjen ekonomike”. Gjithësesi raportet mes SHBA-së dhe Gjermanisë janë të tendosura, thotë eksperti për politikë nga Regensburgu, Stephan Bierling. “SHBA e ka tepruar

shumë sa i takon metodave të përgjimit. Veçanërisht problematik është përgjimi i përfaqësisë së BE-së”. Këtë, thotë eksperti, evropianët nuk do ta pranojnë lehtë. Raportet e tendosura mes dy vendeve nuk do t’i bëjnë aspak të lehta negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë. “Por ato nuk do të dështojnë për këtë arsye”, vlerëson Bierling. “Ka probleme më të mëdha që mund të bëhen shkak për dështimin e tyre, si mishi i trajtuar me hormone apo kërkesa franceze për të një zonë të mbrojtur për përmbajtje audiovizuale. Mundësitë që këto negociata të dështojnë janë relativisht të mëdha, dhe në këtë kontekst skandali i përgjimeve është vetëm një problem i vogël mes shumë të tjerësh”.

Në një farë mënyre vendi është në kontradiktë, sepse nga njëra anë SHBA mban vendin e parë në botë për lirinë e shprehjes dhe nga ana tjetër, kur flitet për njerëz, që flasin të vërteta të ndjeshme, SHBA nuk mbron lirinë e shprehjes, të paktën në këtë rast. Ishagjenti i NSA, Edward Snowden, nuk mund të gjejë asnjë vend, që e pranon.


BOTA • E premte 12 korrik 2013

B

ota e errët e Vatikanit dhe marrëveshjet e saj të errëta financiare kanë qenë prej kohësh burim konjukturash, skandalesh apo për ato lloj skenarësh që zakonisht i sheh në dramat e të dielave mbrëma. Kështu që ndoshta nuk ishte aspak befasuese kur javën që kaloi, titujt e mëdhenj merreshin sërish me kryellogaritarin e Vatikanit, Monsinjor Nuncio Skarano, peshkop i Salernos, një agjent të shërbimit të fshehtë italian dhe akuzat për futjen fshehtas të 20 milion eurove në Itali në një avion qeveritar që vinte nga Zvicra. Monsinjorit iu mohua arresti shtëpiak në fundjavë, dhe ai mbetet në burgun Regina Coeli të Romës deri sa të merret një vendim për dënimin apo lirimin e tij. Bankieri i Zotit Në 1982, Bankieri i Zotit, alias Roberto Calvi u gjet i varur poshtë Urës Blackfriar në Londër, me xhepat e mbushur me para dhe tulla, ndërsa lidhjet e tij me mafian dhe skenën ndërkombëtare të krimit duket se konfirmonin që fshehtësia që ka rrethuar qytetin e Vatikanit, Selinë e Shenjtë dhe pjesën më të madhe të marrëveshjeve të saj kishte të bënte me lejimin e pastrimit të parave mu në zemër të kishës. Dhe ngjarjet e fundit tregojnë se këto lloj problemesh kanë vazhduar në një prej bankave më të fshehta në botë. “Për të ju dhënë një sintezë të shenjtë, ajo që zbulova është se në vend të përmirësoheshin pas skandalit të ish-drejtorit Marcinkus dhe reformave të Papa Gjon Palit II, gjërat u përkeqësuan”, thotë Xhanluixhi Nuci. Në librin e tij të 2009 “Vatikani s.p.a” gazetari investigues konfirmoi se instituti i veprave fetare, i njohur më mirë si Banka e Vatikanit kish kaluar vetë sasi shumë të mëdha parash në llogaritë e veta, disa prej të cilave prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit dhe eksponentëve të mafias, që ka parë Italia në periudhën e pasluftës. Bazuar në më shumë se 4000 dokumenta të Monsinjor Renato Drdoci, i cili lejoi letrat e tij të botoheshin pas vdekjes në 2003, Nuci zbuloi se sasi të mëdha parash kalonin nga kasat e Bankës së Vatikanit.

Banka e Vatikanit PËRPJEKJE PËR PASTRIM

Akuzat për pastrim ndërkombëtar parash, dorëheqjet, si dhe marrëveshje të errëta financiare kanë tronditur bankën e Vatikanit kohët e fundit, por tani një ekip i ri është sjellë për ta spastruar. Atëherë, a mund të ndryshojë?

»

17

SPANJË

Partia e Rajoyt, financime të paligjshme Një bankë paralele Shumat që ai përmend janë 310 miliardë lireta në monedhë të vjetër, afro 280 milionë euro sot”, që kalonin në ato që ai i quan “llogari inekzistente” në një lloj banke paralele e krijuar duke përdorur njerëz të ndryshëm (ndonjëherë emra priftërinjsh e murgjish) si mbulesë. Në një paragraf të librit ai flet për llogari që ka gjetur në të cilat shtatë herë kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti ka firmosur me dorën e tij. Kur mori detyrën Papa i ri, Nuci tha me shaka në radio se emri i tij është “pothuajse heretik” dhe se është e artë që Sen Francesku nuk kish nevojë për një bankë dhe kështu që drejtimi i Papës së ri si dhe qasja e tij ndaj institucionit më të fshehtë financiar dukej se pengonte që mënyrat e vjetra shumë shpejt do të zhdukeshin. Megjithatë Vatikani është një organizatë e ngadaltë dhe e vështirë për të ndryshuar. Investigimi në Scarano është pjesë e një hetimi, i kryer nga magjistratë romanë dhe policia financiare, që ka nisur në 2010 dhe detajet e të cilit vetëm tani po dalin në dritë. Që kur mori detyrën, Papa Francesku ka premtuar vërtetë të pastroje gjërat në Vatikan duke nisur me Curian, dhe duke lëvizur direkt tek Banka e Vatikanit. Që në 2010 Banka është investiguar jo vetëm prej zyrtarëve ialiane, por edhe është inspektuar nga MoneyVal, komiteti i Ekspertëve i Këshillit Europian për vlerësimie të masave kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Në fund të qershorit, Papa Francesku emëroi një komision të ri hetimi të brendshëm prej pesë ekspertësh, në përgjigje të dorëheqjes së dy prej zyrtarëve më të lartë të Bankës, Drejtori i Bankës së Vatikanit Paolo Cipriani dhe zëvendësi i tij Masimo Tuli. Shefi i tyre, presidenti i IOR që është gjithashtu relativisht i ri në Vatikan, avokati gjerman Ernst fon Fraiberg ka thënë në deklarata: “që në 2010 IOR dhe drejtuesit e saj kanë punuar fort për të vendosur strukturat dhe proceset në një linjë me standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Ndërkohë që jemi mirënjohës për ccfarë kemi arritur, është e artë sot se kemi nevojë për lidership të ri për të rritur ritmin e këtij procesi transformimi”.

Partia e kryeministrit të Spanjës Mariano Rajoy po mbrohet nga akuza të rënda të bëra nga një anëtar i saj. Ish-përgjegjësi i thesarit, Bárcenas, kërcënon të rrëzojë qeverinë me informacionet për financime të paligjshme. Në skandalin e mitmarrjes që ka përfshirë partinë qeverisëse në Spanjë (Partia Popullore PP), ish shefi i thesarit Luis Bárcenas ka pranuar se partia për vite me radhë është financuar në mënyrë të paligjshme. Bárcenas është në qendër të një skandali për financime të paligjshme që ka përfshirë Partinë Popullore spanjolle. Ai ka qenë përgjegjës për financat e Partisë Popullore nga viti 1991 deri në 2010. Bárcenas dyshohet se ka fshehur në një llogari jashtë vendit 48,2 milionë euro. Në fund të qershorit ai u arrestua nga policia spanjolle për shkak të rrezikut të arratisë. 55-vjeçari kërcënon se ka edhe shumë material dhe informacion inkriminues, publikimi i të cilave mund të çojë në rrëzimin e qeverisë konservatore të Rajoy-t. Sipas tij konservatorët e Partisë Popullore të kryeministrit Mariano Rajoy kanë marrë të paktën 20 vjet rresht donacione të padeklaruara nga sipërmarrje ndërtimi dhe të tjera, citon në numrin e saj të së dielës Bárcenas-in, gazeta spanjolle “El Mundo”. Në këmbim janë dhënë leje ndërtimi dhe porosi për punë publike. Bárcenas i akuzuar për mashtrim fiskal dhe korrupsion, pohon se edhe kryeministri Rajoy ka qenë i përfshirë. Me të ardhurat e paligjshme janë financuar rroga shtesë për funksionarë të partisë si dhe shpenzime për fushata elektorale. Dhjetëra anëtarë të udhëheqjes së partisë për gati 20 vjet kanë marrë para të padeklaruara nga sipërmarrje. Partia Popullore spanjolle i hodhi poshtë akuzat për financime të paligjshme. Fajësimet e drejtuara edhe kundër vetë kryeministrit spanjoll janë “krejtësisht të rreme” dhe “një marrëzi e madhe”, deklaroi sekretarja e përgjithshme e PP-së María Dolores de Cospedal në fillim të javës në Madrid.


18

« DOSSIER

E premte 12 korrik 2013 •

FALSIFIKIMI SERB I HISTORISË

RAPORTI GJERMAN:

Kosovarët përkrahën Perëndimin, serbët dhe shqiptarët bolshevizmin Nga ALBERT KOTINI

D

okument i fondit arkivor politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane në Bon: Telegram i shifruar nr. 4193. përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës në Romë. MPJ 23. 8. 1943. Pika c shkruhet: “Pjesa më e mirë dhe më e drejtë e popullsisë shqiptare jeton në krahinën e Kosovës. Ata për çlirimin e tyre nga sundimi i serbëve i janë sinqerisht mirënjohës Gjermanisë”. Telegram i shifruar nr. 942. Beograd 12. 9. 1943. Pika 3, “ ndryshe qëndron puna me “Shqipërinë e Re”, e cila është e ndarë nga Jugosllavia dhe Greqia. Atje jetojnë elementë të popullit shqiptarë të racës më të pastër, politikisht më të vendosur, ushtarakisht më të zotë. Popullsia e saj është e qartë, që në bazë të premtimit, të cilin aleatet, ju kanë dhënë Jugosllavisë dhe Greqisë do të qëndrojnë ose do të kapitullojnë me Gjermaninë”. Për të qenë më të saktë në tablonë politike dhe protagonistet historikë të kohës së pushtimit gjerman, sipas këndvështrimit të tyre, d.m.th. jo armik, sepse nuk ishte shpallur luftë, apo thjesht parë kjo në dëshirën propagandistike fashiste dhe naziste, duhet patjetër të hidhen për sqarim çështje social-psikologjike të të konceptuarit realisht të faktit, se kush ishin miqtë, armiqtë, aleatet, grupimet politike, banditët, çlirimtarët, që aq shumë janë përdorur në histori, sipas interesave të caktuara. Në dokumentin gjerman me numër bobinë të filmit 001 326 të muajit mars të vitit 1944, raporti nr.7, midis të tjerave shkruhet edhe për influencën ruse në Shqipëri: “Në kundërshtim me këtë të gjithë politikanët shqiptarë vlerësuan tepër shumë influencën e nëndheshme ruso-bolshevike. Me shumë pak përjashtime ata mbanin, si edhe më parë lidhje të mira me fuqitë perëndimore. Por, në qoftë se ata do të mund të kishin sadopak besim, tek influenca angleze, nuk do të kishte qenë e nevojshme të largoheshin nga vendi politikanët shqiptarë jo komunistë. Sipas mendimit të tyre Shqipëria do të futet krejtësisht në rrymën ruse. Meqenëse pikërisht shqiptarët kanë dhënë prova për sensibilizimin e tyre, ndaj nën rrymave të vërteta, qoftë të politikës së brendshme, ashtu edhe asaj të jashtme, ky emigrim (arratisjeje) i përgjithshëm i politikanëve jo komunistë, duhet të hidhte një dritë interesante mbi depërtimin e Rusisë në Adriatik”. Për sa i përket veçorisë tjetër të Shqipërisë nga Kosova me këndvështrimin gjerman shprehet në këtë pikëpamje mbi probabilitetin e mëtejshëm në Shqipëri, ku po në këtë raport shkruhet: “Që të përcaktosh një prognozë mbi zhvillimin e mëtejshëm politik në Shqipëri është mjaft e vështirë. Megjithatë vështirësitë që priten në lëmin ekonomik, qëndrimi prej natyre antishtetëror i shqiptarit dhe pamundësia e autoriteteve të tanishme qeveritare për të plotësuar minimumin e premtimeve të tyre, mund ta kenë përzënë që në fillim të vitit numrin e nevojshëm të shqiptarëve në male. Kështu që raprezaljeve të bandave, mund t’u dalë një punë krejt e kundërt. Si përfundim episodi i Shqipërisë nën okupacionin gjerman duhet mbyllur në faktin, që populli shqiptar do shumë kohë akoma, që të piqet për vetëqeverisje. Vetëm në qoftë se të paktën për një periudhë moshe një fuqi e fortë dhe e drejtë e jashtme, drejton pa interes fatet

e vendit dhe dalëngadalë i edukon banorët e tij, që të bëhen zot të vetes dhe të shtetit të tyre të pavarur, mund të ruhet ky vend i bukur dhe relativisht me një të ardhme të pasur prej asaj që të mos shfaroset dhe të zhduket fare nga luftërat e pandërprera brendapërbrenda tij”. Kjo luftë brenda “Shqipërisë së Vjetër”, që ishte midis komunistëve dhe antikomunistëve, siç dihet vijoi deri në fund të shekullit të XX në emër të luftës së klasave, por paracaktoi si “fitimtare” luftën partizane të Enverit përkrah rrymës sllave Tito-Stalin. E keqja më e madhe kombëtare, ka qenë suportimi i luftës së “vëllazërimit” komunist shqiptaro-serb, kundër patriotëve kosovarë, duke humbur kështu të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës për liri e pavarësi, të cilën historia ia rezervoi si fat në prag të viteve 2000. Për të argumentuar këtë të vërtetë për fatet e Kosovës, më duhet të paraqes dokumente të tjera të Vermahtit, jo vetëm për saktësinë e tyre, por edhe si një mësim objektiv për historinë e Luftës së Dytë Botërore në mbarë trevën shqip-

tare, ku sëmundja e komunizmit të “Shqipërisë së Vjetër” shkaktoi humbjen edhe të tokave të veta jashtë saj. Në dokumentin, bobinë me sigël T 501-258, jepen të dhëna për dy politikanë kosovarë në Shqipëri, ministër Aga Agai dhe ministër Xhaferr Deva. Ago Agai ishte Ministër i Ekonomisë, njeri shumë i mirë, por si shumë doktrinar, që t’i futej punëve praktike, siç duhej. Xhaferr Deva ishte ministër i Brendshëm, dispononte më tepër force dhe energji nga sa ishte i nevojshëm, që të bëhej një instrument i vërtetë dhe me vlerë i politikës gjermane. Duke pasur parasysh se çdo qeveri pa fuqi ekzistuese është e destinuar të mbetet gjysmake dhe se pikërisht në Shqipëri duhet qeverisur me grusht të hekurt, ai krijoi një gardë personale të përbërë prej kosovarësh dhe e solli në Tiranë. Këta malësore gjysmë të egër ushtruan sigurisht në kryeqytet, një arbitrarizëm mjaft të madh (fantastik) për konceptet europiane. Por si përfundim në formën e zakonshme të vendit me terror i dhanë qeverisë autoritetitin, që i mungonte. Prandaj mund të

duket si një qëndrim jo fatmirë, edhe në qoftë se i kuptueshëm i komandave gjermane, kur në fillim të vitit 1944 ata u ngritën, kundër koncepteve të grupit kosovar. Meqenëse në disa marrëdhënie shqiptari është delikat (i ndjeshëm) për nënrryma nga kjo të gjithë kundërshtarët e Devës më të shpejtë krijuan përshtypjen, se ai nuk do të mbështetej në mënyrë të gjithanshme nga ana e gjermanëve. Veç kësaj si shqiptarë nga ata të Veriut, ai nuk kishte gjetur ndonjë jehonë të madhe në “Shqipërinë e Vjetër”. Sjellja e tij e ashpër nuk iu përshtat fare shqiptarit të mesëm, i cili nga natyra ishte larg dhe e urren rregullin dhe parimet shtetërore. Prandaj gjatë pranverës dhe verës armiqtë e hapur dhe të fshehtë të Devës morën kurajë të re. Kështu u zhduk pastaj në mes të verës figura më me vlerë e lojës gjermane të shahut. Përpjekjet e Devës për të krijuar në vendin e tij një lëvizje popullore pro gjermane, nuk patën sukses, për arsye të zhvillimit negativ të situatës”. Ky përcaktim gjerman, në veçanti për Xhaferr Devën ka vlerë njohëse në histori, për faktin se komunistët kanë shfrytëzuar të gjitha akuzat e anëtarëve të tjerë të qeverisë shqiptare të asaj kohe për të nxirë këtë figurë, sa të dashur për popullin kosovar, aq të urryer për popullin shqiptar. Më poshtë në dokument shkruhet: “Simpatitë shqiptare për Gjermaninë. E para qysh nga kohët para luftës dhe ajo e luftës së përbotshme u ndesh çuditërisht një simpati e përhapur gjerësisht, për “Gjermaninë e Madhe”. Simpati këto që dëshmojnë për politikën AustroHungareze karshi Shqipërisë në paqe dhe në luftë dhe që janë llogaritur në favor të saj. Me gjithë aleancën e saj me Gjermaninë, Italia bëri çmos që t’i shkëpusë këto lidhje, por simpatia e ndershme për Gjermaninë, edhe pse u braktis në maksimum, nuk u shua. Gjermania ishte i vetmi mik (aleat) i sinqertë i Shqipërisë. Nga ana tjetër gjendja e politikës së jashtme të Shqipërisë e lejoi Gjermaninë, që t’u paraqesë qarqeve të arsyeshme politike, si i vetmi aleat dhe mbrojtës i mundshëm. Me pushtimin gjerman të Ballkanit u bë i mundshëm krijimi i Shqipërisë së vërtetë,


DOSSIER • E premte 12 korrik 2013

duke futur në gjirin e saj territorin frutdhënës të Kosovës. Vetëm me këtë kthim të Kosovës, mund të pajisej shteti me një strukturë ekonomike, deri diku që Shqipëria të mos varej nga jashtë, si shtet. Çdo njeri që ka arsye duhet ta kishte të qartë, se ky konstruksion, mund të bëhej realitet për kohë të gjatë vetëm në qoftë se Gjermania mbetej fuqia decizive në Ballkan. Mbasi populli serb nuk do ta lejonte vullnetarisht humbjen e Kosovës së pasur. Tani Shqipëria me Greqinë janë të vetmet shtete në Ballkan, që nuk janë sllavizuar. Pra, përballë çdo bashkimi sllav në Juglindje, ajo do te ndillet patjetër në një pozicion pa shpresë. Që t’i bëhet ballë presionit të madh nacional, pas shpartallimit të Italisë, ajo nuk mund të shpresonte kurrë për ndihmë (mbrojtje) nga përtej Adriatikut, si në fillim të mbretërisë zogiste. Në rast konflikti me bllokun serbomadh, do të ishte një utopi të pritej ndihmë nga Anglia, Amerika dhe ca më pak nga Rusia. Si fuqi e madhe sllave Rusia bëri apriori përjashtim, pasi politika ruse në Ballkan, u ka shërbyer gjithmonë tendencave të theksuara pansllave dhe kujtimeve. Me gjithë premtimet e bukura dhe përkrahjen e bandave shqiptare me flori dhe armë, Anglia e bëri mjaft të qartë se politika e Ballkanit, ka më leverdi të bëhet me shtetin e serbomëdhenjve. Për Amerikën Shqipëria mbeti një shtet interesant operetash në Evropën e largët dhe të vjetër, burimet e naftës të së cilës ishin aq të pakta, sa që nuk vlente për të justifikuar ndërhyrjen aktive të saj në historinë e vendit. Tani, meqë shqiptari i besës i ngritur, (inteligjent), ka prirje të lindur dhe aftësi për të kuptuar e gjykuar probleme të politikës së madhe dhe të diplomacisë, ashtu sikurse është i pafrytshëm për të drejtuar çështjet e administratës dhe të ndërtimit në vendin e tij, gjendja e politikës së jashtme, që u përshkrua më lartë, u paraqit në favor të politikës gjermane. Shqiptarët e ndjenë mungesën e një orientimi unik të politikës gjermane, prandaj ato u përpoqën thjesht, sipas artit ballkanas dhe jo pa mjeshtëri, që ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këtë përballje në kampin gjerman. Në qoftë se një dikaster nuk

tregohej i gatshëm të zbatonte dëshirën e tyre, ata mundoheshin ta zgjidhnin çështjen, tek një tjetër. Në këtë rast vihej re një mjeshtëri karakteristike d.m.th ata mundoheshin, që t’i vinin në lojë me njëri-tjetrin dikasteret gjermane dhe po të ishte e mundur t’i hidhnin në grindje ata. Që nga këto fenomene kishte mjaft humbje influenca gjermane, kjo ishte e qartë”. Në një studim gjerman, që përfshin vëllimin e katërt në arkivat e Luftës së Dytë Botërore të Bonit, është me vlerë për çështjen që i referohemi në pjesën e dytë, trajtimi i ngjarjeve të zonës së Juglindjes evropiane, nga data 1prill, deri në 31 dhjetor 1944. Për të kuptuar me të drejtë gjendjen e forcave politike dhe ushtarake në Kosovë, në kuadrin e politikës dhe strategjisë së Luftës së Dytë Botërore, i referohemi disa fragmenteve të shkëputura të saj. “Fundi i vitit 1943 pati rëndësi të madhe për zhvillimin e lëvizjes së Titos. Ajo u inkuadrua në zhvillimin e përgjithshëm të luftës së aleatëve dhe u njoh, si fuqi indipendente ndërluftuese. Duket se Tito ishte një nga objektet më të rëndë-

sishëm në Konferencat e Moskës (18-30 tetor 1943) dhe të Teheranit (28.11.-1.12.1943) dhe se atje atij iu caktua një rol i rëndësishëm gjatë përcaktimit të programit të përgjithshëm ushtarak aleat dhe në ndarjen e sferave të influencës. Para së gjithash duket se aty Anglia mori përsipër detyrime të mëdha, lidhur me përkrahjen e Titos, duke pakësuar ndihmën ndaj Mihajloviçit. Në Londër u njoftua, se qeveria e Madhërisë së tij e njihte Titon, si aleat me të drejta të barabarta. Po kështu edhe Bashkimi Sovjetik pranoi zyrtarisht ndihmat dhe përkrahjen, që i jepte Titos, gjë që më parë vetëm pak, njihej publikisht. Një shprehje të dukshme mori ajo, kur Titos iu akordua rangu i Mareshalit (në fillim të dhjetorit 1943). Njëkohësisht dhe shkëputur nga ky zhvillim, pozita e Titos u përforcua dhe u zgjerua në zonat e ish Jugosllavisë. Kur erdhi puna e thirrjes së një parlamenti Jugosllav, u pa që lëvizja e Titos, kishte tejkaluar pikërisht, ashtu siç kishte synuar që në fillim, kufijtë e thella të Bosnjës, ku kish lindur ajo dhe kishte pasur sukses të madh me parullat e saj panjugosllave. Fakti që

»

19

lëvizja e kryengritësve pati mundësi të marrë masa të tilla politike në një zonë, që ishte nën sundimin ushtarak gjerman, i tregoi udhëheqjes ushtarake gjermane se Tito ishte bërë një nga kundërshtarët e saj më të rrezikshëm...”. Po cila ishte Serbia dhe Mihajloviçi në dimrin e viteve 1943-1944? Në zonat e ndryshme të fillimit të lëvizjes kryengritëse të ish Jugosllavisë, Serbia që në fillim zuri një vend të veçantë. Në bazën e një popullsie në vendbanime të përmbledhura, patriarkale dhe të përbërë kryesisht nga fshatra të vegjël, aty ekzistonte një lëvizje e fortë nacionaliste monarkiste me tendenca të dukshme antikomuniste. Ajo kërkonte restaurimin e monarkisë së mëparshme jugosllave dhe hegjemoninë e serbomëdhenjve. Në këtë ambient lindi lëvizja e gjeneralit Drazha Mihajloviç, e cila kishte filluar rezistencën ushtarake, kundër pushtetit të okupacionit gjerman me përkrahjen e anglo-amerikanëve dhe në përputhje me kabinetin e mërgimit Jugosllav në Londër, në të cilin bënte pjesë edhe Mihajloviçi, si Ministër Lufte, si edhe, nëpërmjet reparteve të çetnikëve. Ish gjenerali serb Nediç, ishte treguar i gatshëm të bashkëpunonte me të; qeveria e formuar prej tij me aprovimin e organeve gjermane, kishte krijuar me gardën shtetërore serbe dhe me korpusin vullnetar serb një forcë ekzekutive të armatosur me rëndësi të pakët nga pikëpamja numerike. Tendencat e ngjashme i ndiqte edhe lëvizja gjysmë ushtarake e Ljotiçit. Marrëdhëniet midis këtyre grupeve të veçanta ishin mjaft të ndërlikuara dhe mjaft të paqarta. Ndërsa qëndrimi i tyre, ndaj pushtetit të okupacionit nuk ishte unik, ato ishin të lidhura midis tyre nga lufta e përbashkët, kundër lëvizjes komuniste të Titos. Mihajloviçi në vitin 1943 ishte shumë i rezervuar, ndaj gjermanëve dhe mendonte, që të niste sulmin njëkohësisht me zbarkimin e madh anglo-amerikan, në zonën e Jug-Lindjes, të cilin ai e priste me siguri kundër lëvizjes së Titos. Kur në vjeshtë të vitit 1943, lëvizja e Titos filloi të dalë gjithnjë e më fortë në dukje dhe filloi të shtyj Mihajloviçin në zonat e tij serbe, kur ajo bile, përveç ndihmës sovjetike filloi të marrë ndihma edhe nga Anglia, për lëvizjen e Mihajloviçit, kishte ardhur koha të ristudiojë qëndrimin e vet, ndaj pushtetit të okupacionit gjerman. Pikërisht Nojbaher, i emëruar nga Fyhreri në tetor të vitit 1943, si i plotfuqishëm i jashtëzakonshëm për Jug-Lindjen, arriti marrëveshjen e armëpushimit me lëvizjen e Mihajloviçit. Me hapjen e frontit të dytë në vitin 1944 do të bëhej lidhja shumë e fortë e Mihajloviçit me gjermanët, sepse rekomandohej në fund të dhjetorit 1943 nga kryekomandanti ushtarak i Jug-Lindjes, se do të bëhej e mundur, që të arrihej një opsion i mbretit Petër për Gjermaninë dhe të kalonte ai nga zona e pushtetit anglez (qeveria e tij e mërgimit në atë kohë ndodhej në Egjipt dhe ne Serbi). Fakti që personi i mbretit ndodhej, si peng në dorë të pushtetit të okupacionit, do të ishte një mjet jo i papërfillshëm lidhur me udhëheqjen politike serbe në favor të gjermanëve. Shtabi udhëheqës i gjermanëve, i Vermahtit theksonte, se suksesi propagandistik i kthimit të një qeverie mërgimi në zonën e sundimit gjerman do të ishte i konsiderueshëm. Njëkohësisht Vermahti po punonte për të rritur prestigjin e qeverisë së Nediçit. Kështu në vjeshtën e vitit 1943, bënë aprovimin për krijimin e një këshilli popullor serb, me qëllim, që Mali i Zi, që deri në atë kohë administrohej më vete, të bashkohej me Serbinë. Mirëpo ky problem mbeti pezull. Mali i Zi, ka qenë qendra e pushtetit të çetnikëve dhe e lëvizjes së Mihajloviçit në aktivitetin e forcave antikomuniste”. Situata në Jugosllavi për sa i përket forcave kundërshtare të mësipërme, pro dhe kundër gjermanëve, janë sa të paqëndrueshme, po aq dhe të fokusuara në ngjarje me shumë pak rëndësi, aq sa Hitleri shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me incidentet e Nediçit, Mihajloviçit, çetnikëve në lidhje me gjermanët dhe dha urdhër, që këto komplikacione të evitohen sa më shpejtë. “Nën ndikimin e këtyre kundër masave nga ana e gjermanëve, Mihajloviçi nga marsi i viti 1943, u orvat të hyjë në kontakt me organet gjermane. Sipas njoftimeve, që kishte ministri Nojbaher, atij i ishte dhënë një ultimatum, si nga ana sovjetike ashtu edhe nga ana e qeverisë së mërgimit, në të cilin, prej tij kërkohej që të vihej nën varësinë e Titos. Ministri Nojbaher priste, që Mihajloviçi pas kësaj kërkese të pakëndshme të kërkonte përsëri të afrohej me qeverinë e Nediçit dhe njëkohësisht me pushtetin e gjermanëve”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

« OPINION

E premte 12 korrik 2013 •

Roli i Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit

D

ihet që korrupsioni është dhe mbetet një ndër shqetësimet kryesore të qeverive, organeve legjislative, atyre të gjyqësorit dhe procedimit penal, si dhe i të gjithë institucioneve që operojnë në fushën e financave publike, qofshin ato në pozicionin vendimmarrës apo menaxherial, ose edhe thjesht persona të përfshirë në veprimtari mbikëqyrëse apo kontrolli. Sot të gjitha palët bien dakord se fenomeni i korrupsionit duhet të luftohet me vendosmëri të madhe duke përdorur të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, të bindur se kjo është një luftë që kërkon bashkëpunim të plotë jo vetëm në nivel ndërinstitucional brenda vendit, por dhe në nivel ndërkombëtar. Është e rëndësishme të theksohet se korrupsioni nuk bën asnjë dallim në aspektin politik apo atë ekonomik dhe ai mbetet i pranishëm në të gjitha llojet e sistemeve dhe modeleve socialekonomike: përmes ryshfetit, trafikut të influencave, zhvatjes, falsifikimit, marrëveshjeve të fshehta, komplotit etj. Qëndrueshmëria, përhapja dhe popullarizimi i korrupsionit në sferën socialekonomike është i favorizuar nga ekzistenca e indekseve të larta të varfërisë, sidomos në vendet me pabarazi të mëdha, ku një numër i madh shtetas që i përkasin një niveli të ulët ekonomik bashkëjetojnë me një numër të vogël (në terma relativë) personash me një pasuri tepër të madhe. Gjithë këto situata nxitin përgjithësimin e sjelljes së indiferencës, tolerancës ose edhe të pranimit të korrupsionit. Në sferën financiare korrupsioni favorizohet nga mungesa e transparencës së vendimeve, veprimeve dhe procedurave si dhe llogaridhënies joefikase, sidomos kur këto fenomene shfaqen në nivelet më të larta të hierarkisë së administratës shtetërore. Duke ndjekur një perspektivë tjetër, nuk ka se si të mos merren në analizë edhe zhvillimet në vende të tjera, qofshin këto fqinje apo të largëta, të cilat përveç konstituimit të mjeteve privilegjuese për kryerjen e evazionit fiskal mund të lejojnë edhe kamuflimin e shumave të pallogaritshme, që vijnë si pasojë e veprimtarive kriminale të natyrave nga më të ndryshmet, duke përfshirë këtu mashtrimin dhe korrupsionin. Efektet e korrupsionit tashmë janë të mirënjohura: ai gërryen besueshmërinë në institucionet shtetërore, në veçanti institucionet politike dhe gjyqësore, duke çuar në përbuzjen e supremacisë së ligjit, devijimin e alokimit të resurseve, si dhe prishjen e funksionimit të tregjeve; me efekte tejet serioze në investimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme si pasojë e devijimit të shumave të nevojshme për financimin e shërbimeve publike thelbësore, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit. Korrupsioni gjithashtu favorizon edhe ekzistencën dhe forcimin e krimit të organizuar, i cili operon në një varietet formash të mashtrimit dhe korrupsionit, të cilat, në fund të fundit, përbëjnë dhe vetë kushtet esenciale për ekzistencën dhe përhapjen e tij. Në vlerësim të rolit që institucionet kryesore të shtetit luajnë në luftën e përbashkët kundër korrupsionit do të ishte pa vend pretendimi se Kontrolli i Lartë i Shtetit apo dhe çdo institucion tjetër do të mund të frenonte i vetëm përhapjen e korrupsionit. Pavarësisht vështirësive të veçanta që hasen në zbulimin e rasteve të korrupsionit, për shkak të vetë natyrës së tij hetimi dhe zbulimi i këtij fenomeni nuk duhet të neglizhohet në asnjë rrethanë, përkundrazi, ai duhet të forcohet dhe të përmirësohet vazhdimisht, duke marrë në konsideratë dhe faktin se parandalimi mbetet arma më e fuqishme në luftën kundër tij. Për shumë vjet INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit) ka kryesuar në rang ndërkombëtar luftën kundër korrupsionit. Që në vitin 1988 roli i institucioneve supreme të auditimit në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit ka qenë tema e kongresit të INTOSAI-t në Montevideo (Uruguai). Si pjesë e punës së tyre audituese, institucionet supreme të auditimit janë të përkushtuara në parandalimin ose frenimin e vazhdueshëm të korrupsionit. Bazuar në rekomandimet e kongresit të Montevideos, institucionet supreme të auditimit duhet kenë një rol parësor në inkurajimin e qeverive në forcimin e sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm, të rritin rezistencën e stafit të tyre auditues ndaj tentativave për t’i korruptuar ata, si dhe të monitorojnë nga afër fushat dhe sektorët e rrezikuar nga korrupsioni. Praktika më e zakonshme e ndjekur nga shumë institucione supreme të auditimit në luftën e tyre kundër korrupsionit është ajo e kryerjes së auditimeve të përputhshmërisë, të cilat në vetvete verifikojnë përputhshmërinë e veprimtarisë së subjekteve të auditimit me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi. Përveç kësaj roli dhe veprimtaria e institucioneve supreme të auditimit mund

Nga ERMAL YZEIRAJ

të shtrihet edhe në dhënien e rekomandimeve për ndryshime dhe përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore, duke synuar minimizimin e riskut të abuzimit me detyrën dhe fondet buxhetore, minimizimin e korrupsionit dhe tolerancës ndaj tij, shmangien e rasteve të konfliktit të interesit, mirëmenaxhimin e fondeve publike në përputhje me parimet e efektivitetit, efikasitetit dhe ekonomicitetit etj. Referuar praktikës së disa institucioneve supreme të auditimit, ato analizojnë edhe humbjet apo kostot që qeveritë e tyre mund të pësojnë apo kanë pësuar si pasojë e mosmiratimit apo implementimit në mënyrë të pamjaftueshme të masave legjislative në fushën e antikorrupsionit. Veprimtaritë financiare dhe ato të menaxhimit të shëndoshë të zhvilluara nga institucionet supreme të auditimit, të cilat përfshijnë vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, verifikimin e ekzistencës së praktikave të mirëmenaxhimit në respektim të parimeve të ekonomicitetit, efikasitetit dhe efektivitetit si dhe ekzaminimin e pasqyrave financiare me synimin e sigurimit të saktësisë dhe besueshmërisë së tyre, janë të ngulitura brenda një serie politikash, procedurash dhe veprimesh të këtyre institucioneve, që synojnë drejt parandalimit të këtij fenomeni, duke kryer kështu një rol të një rëndësie tejet të veçantë. Në zbatim të standardeve ndërkombëtare të auditimit, institucionet supreme të auditimit duhet të promovojnë transparencën brenda dhe jashtë institucionit të tyre, duke siguruar në interes të publikut, qartësinë e operacioneve dhe aktiviteteve financiare, mbrojtjen e ligjshmërisë dhe promovimin e llogaridhënies, si dhe informimin në lidhje me çdo rast papërgjegjshmërie, paligjshmërie dhe menaxhimi të dobët kundrejt përdorimit të fondeve publike. Gjithashtu referuar këtyre standardeve këto institucione kanë për detyrë të inkurajojnë mirëmenaxhimin në mbrojtje të interesit publik, të kontribuojnë në përmirësimin e institucioneve dhe sistemeve të tyre të kontrollit dhe menaxhimit të brendshëm, duke zbuluar mangësitë dhe treguar mënyrat për t’i kapërcyer ato, si dhe të identifikojnë zonat e riskut, duke zbuluar dhe komunikuar rastet e korrupsionit të organeve përkatëse të procedimit penal. Nisur nga përvoja e shumë prej institucioneve supreme të auditimit, veprimtaritë dhe sektorët e administratës publike, të konsideruara si fusha me një risk tepër të lartë kundrejt korrupsionit, mbeten privatizimet, kontratat publike (në veçanti kontratat e punëve publike dhe kontratat e prokurimit), menaxhimi, përfshirë këtu shitjen e pronave publike, rekrutimi apo menaxhimi i burimeve njerëzore, administrata lokale si dhe administrata tatimore. Gjithsesi, duke qenë se zbulimi i korrupsionit mbetet një përpjekje apo sipërmarrje e vështirë, një numër institucionesh supreme të auditimit ngurojnë të marrin përsipër apo të vazhdojnë përtej një niveli të caktuar luftën apo rolin e tyre kundër korrupsionit, duke ua lënë këtë çështje vetëm institucioneve të hetimit penal. Sipas disa institucioneve supreme të auditimit, lufta kundër korrupsionit nuk është në thelb një detyrë e institucioneve supreme të auditimit. Sipas tyre, auditimi për korrupsion do të minonte besimin ndërmjet institucioneve supreme të auditimit dhe subjekteve të audituara. Thjesht duke e ditur që auditimi mund të drejtohet drejt zbulimit të korrupsionit, subjekti i audituar mund të nxitet drejt adoptimit të një qëndrimi mbrojtës, duke rrezikuar bashkëpunimin e bazuar në besimin reciprok, që është një parakusht thelbësor i auditimeve të suksesshme. Sipas tyre, e drejta e institucioneve supreme të auditimit për të inspektuar dokumentet është e kufizuar në ato dokumente dhe të dhëna të institucioneve shtetërore që janë subjekt i mandatit të tyre auditues. Në përgjithësi institucioneve supreme të auditimit nuk u lejohet që të kryejnë auditime apo investigime ndaj personave apo kompanive private. Përfshirja e institucioneve supreme të auditimit në aktivitete të tilla mund të pengojë

më tepër sesa të ndihmojë implementimin e masave për të zbuluar efektivisht korrupsionin. Organi i prokurorisë, që ka autoritetin për të hetuar si sektorët publikë, ashtu dhe ata privatë, është i pajisur më së miri me të gjitha mjetet e nevojshme ligjore për kryerjen e luftës kundër korrupsionit dhe si rrjedhojë është në një pozicion më të përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre. Gjithsesi, ky pozicion është në mospërputhje me parimet udhëzuese të vendosura nga INTOSAI e gjithashtu mbetet i papranueshëm për opinionin e gjerë publik. Taksapaguesit sigurisht që nuk do ta kuptonin se pse institucionet supreme të auditimit, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre me taksat e taksapaguesve, nuk i orientojnë auditimet e tyre drejt zbulimit të korrupsionit, cilado qoftë arsyeja. Korrupsioni, në fund të fundit, është shumë më i dëmshëm dhe i rrezikshëm ndaj financave publike sesa shkeljet e tjera të ligjit apo shkeljet ndaj parimit të ekonomicitetit që institucionet supreme të auditimit shpesh nënvizojnë në raportet e tyre të auditimit. Si rrjedhojë, taksapaguesit presin nga këto institucione që të kenë një rol tepër aktiv kudo që ekziston një rrezik eminent ose risk ndaj parave të taksapaguesve. Cilido qoftë qëndrimi i institucioneve supreme të auditimit, ato rrezikojnë të dëmtohen njëlloj nga përfshirja e tyre në luftën kundër korrupsionit. Në rast se zgjedhin që të distancohen nga përfshirja në këtë luftë, atëherë ato rrezikojnë nënvleftësimin e rëndësisë së vetë institucionit dhe auditimeve të tij; në rast se ato zgjedhin që të përfshihen në këtë luftë, ato rrezikojnë reputacionin e tyre si pasojë e rasteve të dështimit në zbulimin e korrupsionit, pasi auditimet që nuk prodhojnë rezultate të prekshme kundër korrupsionit mund të njollosin emrin e mirë të këtyre institucioneve. Është e vërtetë që auditimi për të zbuluar një korrupsion nuk është një detyrë e lehtë dhe shpesh është i destinuar që të dështojë si pasojë e papërgatitjes së audituesve, pasi autorët e korrupsionit priren të jenë inteligjentë dhe dinë si të mbulojnë provat e veprimeve të tyre. Kjo është arsyeja që është shumë e vështirë të identifikohen dhe interpretohen shenjat dhe gjurmët që mund të çojnë drejt zbulimit të korrupsionit. Auditimet mund të jenë të suksesshme vetëm nëse audituesit kuptojnë natyrën e korrupsionit, perceptojnë mendjen e autorëve të këtij fenomeni dhe dinë të procedojnë në rastet e identifikimit të këtyre gjetjeve. Mundësia e ekzistencës së korrupsionit duhet të mbahet gjithmonë në mendjen e audituesve, edhe nëse shmangiet nga procedurat standarde, konsiderohen si të vogla apo parëndësishme, duke verifikuar hap pas hapi vërtetësinë apo pabazueshmërinë e këtyre dyshimeve apo gjetjeve. Ndërsa institucionet supreme të auditimit kanë më pak fuqi investigative se organet e prokurorisë, ky disavantazh është më se i kompensuar nga familjariteti më i madh i tyre me pasqyrat financiare të subjektit të audituar dhe njohuritë dhe ekspertizën e stafit auditues. Në auditimet e tyre institucionet supreme të auditimit shqyrtojnë llogaritë e qeverisë, i analizojnë ato nga këndvështrime të ndryshme dhe fitojnë një pamje të brendshme më të thellë sesa ajo e Ministrisë së Financave. Duke vështruar nga afër procesin e menaxhimit financiar, institucionet supreme të auditimit dhe audituesit e tyre janë kështu në një pozitë më të favorshme për të zbuluar anomalitë dhe deviacionet nga procedurat standarde, duke identifikuar kështu edhe ato parregullshmëri që përbëjnë raste korrupsioni. Sigurisht, rezultatet e pritshme në luftën kundër korrupsionit nuk mund të arrihen nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organi i prokurorisë nuk punojnë dhe bashkërendojnë së bashku. Njohuritë e specializuara të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kombinuara me pushtetin e hetimit gjithëpërfshirës të organit të prokurorisë, janë arma më e fuqishme kundër korrupsionit, e cila duhet të përdoret veçanërisht në institucionet apo fushat e konsideruara me risk të lartë. Duke parë nevojën urgjente për zgjidhjen e problemit të korrupsionit, institucionet supreme të auditimit jo vetëm duhet të mbështeten në parandalimin e korrupsionit, por gjithashtu duhet të përqendrohen edhe në zbulimin e rasteve të kaluara të korrupsionit. Në këtë drejtim krijimi i një grupi të posaçëm pune ndërmjet Prokurorisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të jetë hapi i parë drejt arritjes së rezultateve të shpejta dhe konkrete në luftën kundër këtij fenomeni. Së fundi duhet të theksohet fakti se përveç efektivitetit në ushtrimin e veprimtarisë së tij mbikëqyrëse dhe audituese Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucionet e tjera të pavarura pjesëmarrëse në luftën kundër korrupsionit duhet të qëndrojnë si referenca të integritetit, transparencës, precizionit dhe neutralitetit politik, pasi kjo do të garantonte pavarësinë e tyre institucionale dhe arritjen e rezultateve maksimale në luftën kundër korrupsionit.


OPINION • E premte 12 korrik 2013

»

21

Fati i së djathtës është fati i “Rilindjes” Nga ARTAN DUKA

Gara e vijimësisë Ndonëse i zoti e di ku i pikon çatia, rinovimi i lidershipit të PD-së është me interes për mbarë shoqërinë, sepse përtej fatit të një individi në ikje apo në ardhje dhe një partie aset publik, është në lojë prognoza e së djathtës dhe normaliteti demokratik, që parasheh qeverisje të mirë dhe luajalitet në opozitë. Një gjë e tillë po davaritet disi teksa gara e ngutshme në shpërfillje të analizës elektorale po humbet kuptim sa kohë po degradon në një tender besnikërie dhe përbetimesh ndaj lidershipit historik, duke bërë që dilema nëse do të lihet pas një emër apo dukuria që ai bart të anojë nga e para. Qoftë kjo për klientelizëm apo oportunitet (sikurse PPSH-ja vetëm pas 90 guxoi të prekte tabutë), ajo mbetet konfirmim se vijimësia 23-vjeçare në PD nuk preket, përkundrazi, shërben si filtër për lidershipin e ri. Që tregu politik të normalizohet, nuk mjafton vetëm emancipimi politik i njërës palë. PS-ja, dy herë në opozitë (1992 dhe 2005), shfrytëzoi shansin e kohës, duke u distancuar prej trashëgimisë, që e mbante peng, ndërkohë që PD-ja, si më 1997n, ashtu dhe tani vijon me statukuonë, duke paralajmëruar me këtë rast edhe “muzikën” e opozitës që do të nisë këtë shtator. Më 23 qershor PD-ja nuk u margjinalizua sa pritej pas 8 vjetësh bëmash antidemokratike deri në cenim të interesit kombëtar (për më tepër kur e djathta, tashmë me FRD-në, ka më shumë se një shtëpi). E ndërsa rrudhja në kufijtë e mbijetesës nuk ndodhi, votëbesimi nga mbi një gjysmë milion votues zgjon pikëpyetje rreth ndikimit në të të stadit të emancipimit demokratik, nivelit të abuzimit elektoral, kufizimeve të ligjit zgjedhor (trysnia e votës “dëm”, sikurse ndodhi me dhjetëra mijë vota të FRD-së, që padrejtësisht sistemi i shpërfilli), atavizmit të besës në politikë, klientelizmit politik, presionit të grupit etj. Si parti e mësuar me dorën e fortë, gjasat janë që anëtarësia

e PD-së të vijojnë me konformizmin tradicional, dhe kjo ul pa dyshim interesin për “duelin” e 22 korrikut, sa kohë ajo reduktohet mes “kloneve” të idhullit 23-vjeçar, periudhë kohore kjo që promovohet si aset politik, ndërkohë që stonon për standardet e një partie me inspirim perëndimor. E djathta në shtëpinë e saj Ndonëse e krijuar si parti e djathtë, pavarësisht 13 vjetve në pushtet, PD-ja zhgënjeu në pritshmëritë me pronën, sipërmarrjen, sundimin e ligjit, votën e lirë e deri në vetë sovranitetin kombëtar. Ndaj me rinovimin real në pikëpyetje dhe faktin se për 23 vjet ajo ka folur në emër të së djathtës, është jetike ngjizja e së djathtës reale përtej “mureve” të PD-së. Me dyert e hapura për këdo që refuzon iluzionin pa fund ideologjik, FRD-ja, ndonëse pa mandat zgjedhor pas një fushate elektorale të disfavorshme legale dhe jolegale, bart ADN-në e së djathtës perëndimore dhe dhjetëra mijë votat në mbështetje të saj ishin vetëm hapi i parë. Një e djathtë kjo që nuk reduktohet thjesht dhe vetëm në retrospektivë: rehabilitimi i të persekutuarve, hapja e dosjeve, njohja e pronës historike etj., që janë detyrim dhe përgjegjësi për çdo qeveri që vjen në pushtet, por që vë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe e inkurajon të bëjë fatin e tij në respekt të plotë të shtetit ligjor dhe parimeve demokratike. Një e djathtë kjo e denjë për partnership me republikanët amerikanë, konservatorët e Kameronit, të Merkelit etj., sepse është reale dhe jo se shitet e atillë. Po që FRD-ja të frymëzojë, duhet ta fillojë nga vetja. Pavarësisht abuzimeve elektorale dhe kuadrit ligjor “njerkë”, fakti që objektivi për përfaqësim në parlament nuk u arrit, bën të domosdoshme analizimin e mospërmbushjes së kësaj pritshmërie dhe votëbesimin e lidershipit në një garë të hapur sipas parimit “një

anëtar, një votë”, duke sfiduar kësisoj PD-në edhe në garën për standard superior të demokracisë së brendshme në parti. E djathta - oksigjeni që i mungon “Rilindjes” Vetë “Rilindja” nuk ka asnjë shans në mungesë të një të djathte moderne përballë. “Rilindja” ka nevojë për çdo konsensus që gjen. Në përpjekjet saj për punë të mbarë dhe futjen e vendit në hullitë e demokracisë normale, qeveria e “Rilindjes” krahas ftesës për të kontribuar për cilindo, transparencës dhe meritokracisë në qeverisje, respektimit të ligjit dhe apelit për drejtësi etj., duhet të hapë lojën djathtas duke apeluar bashkëpunim për riformatimin e shtyllave të shtetit ligjor dhe strategjitë e zhvillimit kombëtar si ndaj forcave progresive djathtas, ashtu dhe të urtëve në emigracion, veçanërisht mes mërgatës në Amerikë. Përfshirja e së djathtës në reformat strategjike nga vota, pavarësia e institucioneve, shërbimi civil, prona etj., janë garancia më e mirë për suksesin afatgjatë e pa kthim të tyre. Një partnership i tillë, ku frytet e reformave destinohen për të gjithë, gjeneron dashamirësi dhe konsensus në mbarë spektrin politik majtas e djathtas, brenda dhe jashtë vendit. Ai është jetik për fatin e demokracisë sa kohë “tapinë” e së djathtës e mban ende një parti opozicioni i së cilës i ka të gjitha gjasat të bartë të njëjtin agresivitet regresiv si më parë, kura e vetme ndaj së cilës mbetet zbatimi i shtetit ligjor, demonstrimi se ka më mirë dhe mirëkuptimi në perëndim. “Monedha” e tranzicionit simbolikisht, por jo vetëm kaq, ka pasur dy anë. Ndërsa njëra gjysmë pas 2005-s u largua realisht dhe me dinjitet, gjysma tjetër, me gjasat për “klonim” po rrit gjasat për tranzicion. Me të vetmin ndryshim dhe shpresë se, nëse është e thënë që uthulla të brejë shishen e vet, e djathta nuk ka pse të sakrifikohet tashmë që me FRD-në e ka shtëpinë e saj të vërtetë.

Kriza e sigurisë

S

iguria konsiderohet a-ja e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë sektorët e një vendi. Domosdoshmëria e sigurisë në përditshmërinë tonë është kërkesë e gjithsecilit, por gjithsecili nga ne nuk është garantues i sigurisë, ndaj pasiguria për jetën, punën, familjen, pronën, është një shoqërues i përhershëm i jetës sonë, e cila gjeneron konflikte që njohin vetëm rritje në ditët e sotme. Megjithëse në dukje bëhen përpjekje për luftën ndaj krimit të organizuar, ai veçanërisht vitet e fundit njeh vetëm rritje në të gjithë treguesit e tij. Në fillim të muajit mars të këtij viti në një raport mbi gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2012 prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla pohoi se shteti e ka humbur betejën me krimin. Sipas tij, nisur nga një krahasim i shifrave për katër vjetët e fundit, krimi në vend është trefishuar për vitin 2012. Vetëm për këtë vit në organin e prokurorisë janë trajtuar 36492 procedime për vepra penale të ndodhura në të gjithë vendin, nga të cilat janë ndjekur 27626 procedime penale, çka shënon një rritje me 10.61% të krimeve, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2011. E gjithë kjo situatë kriminale në vend flet qartë për sigurinë tonë të përditshme, që për hir të së vërtetës duhet thënë se është në krizë të vërtetë. Është shtuar krimi në familje, numri i vjedhjeve, vrasjeve për shkaqe pronësie, trafiqet e lëndëve narkotike, etj. Pavarësisht se ne çdo ditë jemi të etur për të kërkuar sigurinë, babëzia për të mos zbatuar rregullat me egon e sundimit të gjithçkaje na ka futur në rrjedhën e pasigurisë si shoqëri përherë e më shumë. Ne i falemi ligjit si shpëtimtari ynë i sigurt, por ligji ndryshon në varësi të personit, pasi personi është ligji sot në vendet me demokraci pak të zhvilluar. Këtë e mbështet edhe raporti mbi krimin e organizuar në vend për vitin 2012 i vetë prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Situatën mbi krimin në rritje opozita e djeshme gjithmonë ia ka faturuar kulturës së mosndëshkimit të krimit, që ende ekziston në vendin tonë. Jo më larg se dje në anketën e fundit të “Transparency International” mbi korrupsionin 66 % e të pyeturve mendojnë se korrupsioni është rritur, 25% mendojnë se ka mbetur i pa ndryshuar dhe 9% mendojnë se është ulur. Sipas të anketuarve në 12 qarqe të vendit, më shumë korrupsioni është i pranishëm në

Nga MAJLINDA BUSHJA

drejtësi, shëndetësi, partitë politike, arsim etj. E gjithë kjo situatë zhvatëse është një oazë e mirë për rritjen e krimit në vendin tonë. Por, për habinë tonë, konfliktet janë nga ato më ciniket, të cilat rrëfejnë për shtimin e rasteve të vëllavrasjes deri tek ato më të sofistikuarat, që i përkasin krimit të organizuar e që janë pjesë e organizatave kriminale. Nëse u referohemi detajeve në lidhje me pasigurinë në jetën e përditshme në do të jemi më shumë të sigurt në mendime për pasigurinë tonë, e cila është futur në çdo qelizë të jetës sonë në mënyrë të pakthyeshme. Ne kemi tonën shpresën, jo se shpresa na jep sigurinë, por na shërben si katalizator se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Po pasigurinë në rritje nuk e vuajnë vetëm shqiptarët, për disa nga shkaqet që u renditën më sipër, të cilat gjejnë terren për t’u zhvilluar edhe për shkak të konflikteve të shpeshta politike midis pozitës dhe opozitës dhe periudhës tranzitore që ka kaluar vendi në këta 23 vjet. Po në të njëjtë klimë pasigurie është e mbërthyer e gjithë bota nëpërmjet protestave të dhunshme, sidomos në Lindjen e Mesme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e gjithsecilit prej nesh për arsye të protestave të përgjakshme muajt e fundit. Vend të veçantë në medie në mbarë botën kanë zënë protestat e përgjakshme në Siri për largimin nga drejtimi i vendit të Bashar al Asadit, revolt e cila u quajt dhe “Pranvera Arabe”. Ndërkohë në Turqi u desh vendimi i qeverisë së Erdoganit për prishjen e parkut “Gezi” për ngritjen e një qendre industriale që vendi të shpërthente në trazira, vendim nga i cili qeveria u detyrua të hiqte dorë më vonë. Së fundi është vënë në qendër të vëmendjes Egjipti me dorëheqjen e detyruar të presidentit Morsi pas një viti nga zgjedhja e tij në mënyrë demokratike për shkak përçarjes që ai po i bënte përherë e më shumë popullsisë egjiptiane. Mohamed Morsi duke forcuar pushtetin e tij me Vëllazërinë Myslimane bëri që shumë shpejt qytetarët egjiptianë të zemëroheshin e vendi të shpërthente në protesta të dhunshme. Tashmë Egjipti ndodhet në prag të një lufte civile për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin. Sot prej pasigurisë janë mbërthyer edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht vitet e fundit, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi kullat binjake të Manhatanit, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, në këto vite SHBA-të nuk mund t’u shpëtojnë akteve ter-

roriste. Kështu, ku në muajin prill të këtij viti në maratonën e Bostonit shpërthyen dy bomba, ku gjetën vdekjen tre persona, midis tyre një fëmijë 8-vjeçar dhe mbi 260 persona të tjerë u plagosën. Sot sulmi nga terrorizmi është kthyer në një gangrenë për një superfuqi botërore siç janë SHBA-të. Ndërkohë që teknologjia përparon me hapa të admirueshëm e standardet e jetës në të gjithë botën pësojnë rritje të vazhdueshme, rritet edhe numri i aksidenteve tragjike, ku jeta e njerëzve ka ikur si me një të kaluar të dorës. Ndërkohë së fundi rëndon kriza ekonomike, prej së cilës Europa, por dhe bota tashmë është në udhëkryq për të ardhmen e vet. Kriza e borxheve sot po mban në presion Europën, e cila ka pasuar rritje të numrit të të papunëve si asnjëherë më parë në historinë e saj, veçanërisht të rinjve. Një nga vendet më të prekura, anëtare e Bashkimit Europian, është fqinji ynë Greqia, që për Shqipërinë ka qenë burim të ardhurash për shkak të numrit të lartë të emigrantëve, të cilët prej vitesh kanë punuar e jetuar atje, por tashmë ajo po kalon ditët e saj më të këqija me gjithë masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria greke e Samaras për shkak të situatës së rënduar financiare që po kalon, Greqia në kuadër të reformave të kërkuara nga trojka qeveria e koalicionit trepartiak mbylli televizionin shtetëror ERT, duke pushuar nga puna rreth 2800 punonjës të tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, BE-ja i ka kërkuar qeverisë greke që deri në fund të këtij viti numri i të pushuarve nga puna në administratën shtetërore të kapë shifrën 15 000 persona deri në fund të këtij viti. Panorama që na afrohet është aspak tërheqëse për të ardhmen e shoqërisë, e cila zien sot prej konflikteve të shumta të çfarëdo lloji, të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse gjenerojnë pasiguri. Me gjithë situatën shqetësuese për sigurinë e saj, shoqëria përpiqet të mbijetojë me të gjitha mënyrat e mundshme, megjithëse vetë pjesë të saj janë prishës dhe dhunues të sigurisë. Në të shumtën e rasteve ne si shoqëri përfundojmë duke i dënuar prishësit e qetësisë sonë, por në disa raste ne nuk i shohim, sepse nuk mund të shohim përtej interesave tona. Atje ku ne kërkojmë sigurinë gjejmë pasigurinë, pasi pasiguria jonë nuk është pasiguria e atyre që garantojnë sigurinë tonë. Në këtë situatë komplekse në lidhje me sigurinë vetëm zbatimi mirë i ligjeve do të na lehtësonte nga barra e madhe e pasigurisë që çdo qytetar është i detyruar të mbajë padrejtësisht sot.


22

« SPECIALE

E premte 12 korrik 2013 •

Nga Gëzim Llojdia*

P

Jehona e “Scanderbeide” O. Gargano thotë: “Shumë të popullarizuara nga bashkëkohësit në mesin e saj, ‘Scanderbeide’ ka qarkulluar gjerësisht në literaturën europiane të shekujve të fundit dhe sipas të gjitha gjasave ka kontribuar për të ndikuar në ndërtimin e karakter letrar të Skënderbeut në poezi të shumta dhe prozë që i janë dedikuar nëpër Europë ndërmjet shekullit XVII dhe XVIII. Disa vjet më parë Universiteti i Chicago ka publikuar një version në prozë të drejtë të “Scanderbeide”-s. (The Heroic Deeds of George Scanderbeg, King of Epirus. By Margherita Sarrocchi THE UNIVERSITY OF CHICAGO PRESS Copyright © 2006 The University of Chicago. All right reserved. ISBN: 978-0-226-73508-5). Në parathënie shkurtimisht thuhet se Scanderbeide e Margherita Sarrocchi është një poemë për luftën e rezistencës së Gjergj Skënderbeut, princ shqiptar, kundër sulltanëve osmanë ndërmjet viteve 1443-1468. Kërkesa e saj në historinë letrare tani mund të supozohen të arsyeshme, do të pushojë mbi kontributin e saj origjinal dhe të rëndësishme në poezinë e luftës dhe për përfaqësimin e konflikteve politike. Së pari, si poezi epike historike nga një grua, ajo u shfaq në një projekt të pjesshëm në vitin 1606 dhe u botua në formën e të plotë pas vdekjes në vitin 1623. Në zgjedhjen e një fushate ushtarake, që mbahen ngjarjet aktuale relevante të politikës bashkëkohore, Sarrocchi trajton vetëm një zhanër që më shumë se çdo tjetër duket të jetë kompetencë e njerëzve, por edhe ka guxuar të zgjidhi një çështje potencialisht ndaj duke u formuar në formë poetike. Dekadat që paraprijnë publikimin e “Scanderbeide” kishte qenë një periudhë me interes të madh teorik, në të cilën fushëveprimi dhe legjitimiteti i të gjitha zhanreve letrare, si poezi heroike në veçanti, u peshuan kërkuese. Sarrocchi ishte një njeri i famshëm në kohën e saj dhe mbetet edhe sot një përjashtim në historinë e grave shkrimtarëve të hershme moderne për nivelin e kompetencës, që ajo e ka arritura dhe për lehtësinë me të cilën meriton të lejohet për të lëvizur në qarqet letrare romake dhe sociale. Shumë burra të shquar të cilët mund ta vëzhgojnë nga afër saj, shprehën habi për shkallën e njohurive të saj, cilësinë e talentin e saj poetik dhe ekspertizën e shkathët me të cilën ajo ka qëndruar testin e shqyrtimit kritik në mbledhjet dhe në tubimet e akademikëve. Gian Vittorio Rossi, një shkrimtar dhe kritik i prestigjit, një satirist i paepur i të gjithë poetëve dhe intelektualëve bashkëkohorë, në 1645 shkroi duke lavdëruar atë në terma të qarta, si një grua e kapaciteteve të pazgjidhura dhe si e vetmja, që ka përfunduar një poemë. Sipas Gian Vittorio Rossi, Margherita ka kërkuar që “shtëpia e saj të jetë jo vetëm një altar për të gjitha artet e bukura, por edhe një orakull

“Scanderbeide” poema e parë epike shkruar nga një grua i filozofisë, teologjisë, të gjitha disiplinat e bukur, dhe madje edhe të gjitha virtytet. “ Në pikëpamje të kufizimeve të imponuara mbi gratë në epokën post-Tridentine, suksesi Sarrocchi është i mistershme, por kjo mund të shpjegohet në kontekstin e rigjallërimit të jetës romake në kapërcyell të shekullit. Ajo ka marrë pjesë në diskutimet e njerëzve të tjerë, ajo ka ndërmjetësuar mosmarrëveshjet e tyre dhe ajo mirëkuptohet se çdo gjë që ajo u kishte thënë ishte që të merret si një përgjigje e orakullit të Delfit. “ Dyert e akademitë prestigjioze ju hapën më shpejt asaj. Në agim të shekullit, akademia ka shijuar favor më të madh në mesin e avangardës romake ishte “Accademia degli Umoristi”. Sarrocchi ishte një nga anëtarët e hershme, ajo u bashkua me të rreth vitit 1602-dhe qëndroi aktiv në atë për disa vite. Rosi shkruan: “Unë e pashë atë shpesh si ajo recitoi poezi shumë elegante me mbaresa të mprehta aforistik ndaj admirim të përgjithshëm të audiencës të tërë. “ Nga Piemontes, Agostino della Chiesa, i pranishëm në disa prej leksioneve Sarrocchi gjatë vizitave të tij në Romë, gjithashtu dëshmoi për të mësuarit e saj të jashtëzakonshme dhe aftësive. Sipas Nikolo Topit, ajo ka habitur edhe akademikët më të mira në Napoli, duke recituar hartimet e saj poetike dhe, në raste të tjera, duke diskutuar pyetje filozofike. Sarrocchi ishte gruaja e parë që të jetë një anëtare e rregullt e Akademisë dhe kuptohet që mori krenari të madhe në aftësinë e saj për të shkëlqyer në kuvendet e burrave të mësuar, si askush e seksit të saj, nuk kishte pasur mundësi për ta bërë këtë më herët. Cila ishte autorja e “Scanderbeide”-s? Disa fakte janë të njohura në lidhje me familjen Sarrocchi dhe jetën e hershme. Ajo ka lindur në Napoli rreth vitit 1560 në një familje të klasës së mesme me kushte ekonomike, thotë Gargano, që e kishte origjinën në Gragnano, një qytet i vogël pranë Castellamare di Stabia. Babai i saj, Giovanni Sarrocchi, vdiq para kohe dhe përgjegjësia për arsimin e Margherita ishte marrë përsipër nga kardinali Guglielmo Sirleto, një studiues i shquar, kujdestarit dhe kryeadministrator të bibliotekës së Vatikanit dhe një njeri i interesuar fort në edukimin e rinisë katolike. Pas vendosjes së saj në manastirin e Santa Cecilia në Trastevere, G. Sirleto panë në atë që Margherita do të marrë mësim në klasë të parë në artet liberale dhe shkencat. Mësuesi i saj në poezi latine dhe italiane ishte Rinaldo Corso, një mësues me reputacion dhe një autor pjellor i librave mbi letërsinë, teologjinë dhe ligjin, i cili kishte shkruar edhe një tekst shumë të suksesshëm të

Olimpia Gargano

oema e parë epike shkruar nga një grua u frymëzua nga Heroi Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. “Scanderbeide” është i Margaret Sarrocchi”, -shkruan Olimpia Gargano, studiuese e njohur italiane, duke vijuar më tej me shqyrtimet e poemës. Botuar në Romë në vitin 1606, i ndarë në 23 këngë për një total prej l250 faqe. “Scanderbeide” e tregon Skënderbeun në kryengritje kundër sulltan Muradit II për të marrë timonit e popullit të tij, që luftoi për pavarësinë e tij për 25 vjet. Shqyrtimi i Olimpia Gargano-s është interesant edhe për faktin se për të dhënat që sjell deri më sot janë gati të panjohura. Burimi kryesor i “Scanderbeide”-s, thotë Gargano, është historia “De vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis” e Marin Barletit, shkruar në latinisht dhe botuar në Romë në dekadën e parë të shekullit XVI. Kjo poemë e shkruar nga Margaret Sarrocchi (është një autore italiane), e cila e ka shkruar në rimën tetë (sipas ABABABCC skemë). Pikërisht e kësaj dore është poema epike kushtuar heroit shqiptar. Gargano thotë: “Edicioni i fundit u botua në vitin 1623, gjashtë vjet pas zhdukjes së autores së poemës (pra largimit tokësor të saj). Bëhet fjalë për kohën e ribotimit të poemës, e cila u ribotua kur autorja e saj kishte vdekur. Lidhur me ribotimet duhet thënë se nuk janë të ndryshme kopjet, thotë Gargano, që ruhen në mënyrë prestigjioze te Bibliotekat evropiane, një nga të cilat (janë disa imazhe në këtë artikulli) ruhet në fondin e çmuar të bibliotekës “Aprosiana e Ventimiglia”, e cila është ndër bibliotekat më të lashta publike italiane.

gramatikës italiane. Si një traditë të mirë të kohës, u edukua në artet e trivium dhe quadrivium, që do të thotë në rrjedhën e studimeve të plota, që varionin nga literatura klasike dhe shkenca moderne, duke përfshirë disiplina të tilla si: gjeometri, retorikë, astronomi dhe muzikë. Kultura e saj unike ka bërë kështu që nga mosha e hershme të futet fuqishëm në këto disiplina. Mësoi matematikën, përveç disiplinave të tjera të tilla si retorikës greke, së pari në “Collegio Romano”, atëherë nga rreth vitit 1600, në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Shënimet biografike të lëna nga disa nga bashkëkohësit e saj dëshmojnë se Sarrocchi ishte shembullor jo vetëm në shkencat humane, të cilat parashohin një argumentim të plotë në klasike dhe në disiplinat e trivium dhe quadrivium, por edhe në matematikë, e cila ishte pjesë e sapoformuar në Ratio Studiorum në të gjitha kolegjet jezuit. Familja Colonna, në dhomat e saj mblodhi eksponentët më të rëndësishme e kulturës evropiane. Vlerësuar si një ogur, Margherita u prezantua për anëtarët e familjes së fuqishme kolona, pallati i të cilëve, si ato të shumë të tjera aristokratëve ishte bërë një vend takimi për artistët dhe shkrimtarët. Në vitin 1602, gruaja e parë që do të pranohen në një akademi letrare, u bashkua me Akademinë e Humorists, mes anëtarëve të të cilëve ishin edhe Giovan Battista Marino, dell’Adone (Ka këtë biografi: Napoli, 14 tetor 1569 - Napoli, 26 mars 1625). Ishte një poet dhe shkrimtar italian. Ai është konsideruar si përfaqësuesi i poezisë baroke në Itali. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët italianë dhe të huaj të shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte i madh). Sarrocchi mësoi matematikë dhe gjuhë greke në Universitetin e Romës “La Sapienza” dhe mbikëqyri seksionin e lashtë grek të i bibliotekës së Vatikanit. Shkroi libra. Aktualisht besohet se tani është e humbur, tema e shkencës dhe teolog-

jisë. Diskutimin e çështjeve shkencore me albanologët kryesorë të kohës dhe ishte në përgjigje me Galileo Galilei, të cilit i dërgoi një kopje të “Scanderbeide”-s, duke kërkuar mendimin e tij për strukturat e përgjithshme të poemës. Gjendja në Itali në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, kur osmanët vazhduan ekspansionizmin, që perceptohet si një kërcënim pavarësisht fitores së Lidhjes së Shenjtë kundër turqve në Betejën e Lepantit, një karakter si Skënderbeut, ( i dhanë titullin e Athleta Christi nga Pontiffs romak), ka ushtruar në sytë e katolikëve një kujtesë të fortë simbolike. Sa njihet puna e Margaret Sarrocchi Olympia Gargano më poshtë vijon: “Në ditët e sotme, pavarësisht nga disa studime speciale dhe një faqe të botuar në studimet kritike të Kryqit të Benediktit, puna e Margaret Sarrocchi mbeten të injoruar nga tekstet e historisë letrare. Tani publikimi i Universiteti të Çikagos ka raportuar për skenën ndërkombëtare kjo punë duhet të ketë një vend të rëndësishëm në bibliografi albanistica dhe më shumë. Në punën e kuruar nga Rinaldina Rusell, profesor i gjuhës dhe kulturës në “Evropian Queens College” në Nju-Jork, në tekstin origjinal italian janë rishikuar në një version në prozë, për lexueshmëri si dhe për lexuesit jospecialist. Për shkak të bibliografisë së saj të gjerë dhe përditësuar dhe një aparat kritik që shpjegon të zgjeruar dhe thelluar referenca të panumërta mitologjike, historike dhe letrare, “Scanderbeide” amerikane (cili do të jetë e dëshirueshme të ripërkthehet në italisht, për ta bërë atë të kuptueshme për lexuesit joanglishtfolës) rrit dhe përforcon rolin e Skënderbeut në kontekstin e kulturës evropiane. Kush është Olympia Gargano? Lindur në Ravello në bregdetin Amalfi, me një diplomë në Classics, me specializim në gjuhësi dhe master italiane në mësim të gjuhës italiane për të huajt. E përkthyese (nga anglisht, frëngjisht, gjermanisht), ka përkthyer vepra të reja nga udhëtarët e huaj në Italinë jugore. Profesorë e gjuhës italiane dhe latine në shkolla të larta, u angazhua në një projekt kërkimor për imazhin e Shqipërisë të letërsisë moderne dhe bashkëkohore europiane në universitetin “Nice Sophia Antipolis”, Francë. Interesat: Studimet ballkanike, Studime të Europës Lindore, Stereotipat dhe paragjykimet, Studime shqiptare etj. Disa nga studimet e saj përfshijnë: La Scanderbeide di M. Sarrocchi, Visualisations du réel. Images et figures dans les reportages narratifs des écrivains - journalistes en Albanie (1910 - 1930), In and around Amalfi. WËalking tours through the best of a World heritage site. A new cultural guide ëith itinerary cards, Il concetto di” Naturmärchen” in Ludwig Tieck, Storia romana: dalle origini a Giustiniano, Le voyage en Albanie d’Isadora Duncan, entre autobiographie et fiction romanesque. Aktualisht punon në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Njeh këto gjuhë të huaja: italisht, anglisht, gjermanisht, greqishten e vjetër, latinisht, frëngjisht. Ka studiuar Université de Nice Sophia Antipolis Doctorant Littérature compareLetteratura Comparatadottoranda. Università degli studi di Napoli L’Orientale.


SPORT • E premte 12 korrik 2013

Kukësi mban flamurin në Europë

»

23

Kavani tek PSG për 10 milion euro në sezon Tashmë duket se nuk ka më asnjë dyshim se Edison Kavani do të jetë lojtari më i ri i PSG-së. Skuadra franceze në këtë mënyrë ka bërë goditjen e madhe të verës, duke marrë një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Uruguaiani ishte në fokus të shumë skuadrave të mëdha Evropiane, e në veçanti të Çelsit të Murinjos, por që kjo e fundit nuk arriti të plotësojë të gjitha kushtet financiare për të. Por është PSG që nga ana tjetër, falë pronarëve mjaft të fuqishëm, duket se nuk i ka problem paratë. Në fakt, vetëm PSG ka qenë në gjendje që të mos hezitojë për të paguar shumën e klauzolës për largimin e Kavanit nga Napoli, plot 55 milion euro. Si pasojë, drejtuesit e Napolit, me në krye presidentin pragmatist De Laurentis, e kishte të pamundur t’i thonin: “Jo” ofertës së PSG. Përfaqësuesit e PSG-së, me në krye drejtorin në largim, Leonardon, udhëtuan për në Napoli për të biseduar me lojtarin dhe drejtuesit e skuadrës. Pasi është arritur marrëveshja ekonomike, përfaqësuesit e PSG-së u është dashur të bindin edhe Kavanin, i cili dukej se kishte arritur një marrëveshje paraprake me Çelsin e Murinjos. Megjithatë, vlen të theksohet se jo vetëm që PSG do të paguajë shumën e plotë të klauzolës së largimit, por do t’i japë Kavanit edhe një pagë vjetore më të lartë se ajo që ofronte Çelsi. Kështu, londinezët ofronin 8.5 milion euro në sezon, ndërsa PSG do të derdhë në llogarinë e lojtarit plot 10 milion euro. Kjo shumë e parezistueshme ka bërë që të arrihet parimisht akordi dhe shumë shpejt të hidhet edhe firma mbi kontratën e re. Brenda pak ditësh pritet edhe zyrtarizimi, teksa të gjithë në Francë janë të lumtur për një transferim të tillë. pavarësisht largimit të stafit teknik të Ançelotit dhe më pas Leonardos, duket se PSG nuk është një skuadër piramidë e ndërtuar për vetëm një sezon. Përkundrazi, pronarët e saj po investojnë për ta përforcuar edhe më tepër në kupat e Evropës PSG-në, e madje për ta çuar në majë të saj.

Toti: Sezoni i fundit në futboll

K

ukësi ka arritur të kualifikohet në turin e dytë kualifikues të Europa League, pas barazimit pa gola në “Qemal Stafa” ndaj ekipit estonez, Flora. Në një atmosferë impozante në stadiumin kombëtar ishte Kukësi që kërkoi kualifikimin, me lojën e shpejtë sulmuese dhe tejet agresive. Kuksianët mbetën pa një lojtar në terren, kur Musolli u largua 14 minuta pa përfunduar takimi nga fusha e lojës. Gjithsesi, deri në fund nuk pati gola dhe Kukësi kualifikohet për më tej për shkak të rregullit të golave në udhëtim, që favorizoi ekipin tonë pas barazimit 1-1 në Estoni. Kukësi nuk kishte bërë asnjë ndryshim në formacion, krahasuar me sfidën e parë të luajtur ne kryeqytetin estonez. Trajneri Cungu u ka besuar 11 lojtarëve që i siguruan barazimin në fushën e Flora Talin, duke e vendosur skuadrën e tij sipas modulit 4-4-2, me mesfushorët e krahut që do të asistojnë gjithnjë sulmuesit Hoxha dhe Popoviç. Ndeshja nis me një aksion të rrezikshëm të miqve. Nga ana e vet, kuksianët shfaqen të ekuilibruar mes reparteve, pa krijuar hapësira mes tyre dhe me një shpirt të lartë gare arrijnë të hedhin vështrimin nga gjysmëfusha e kundërshtarit dhe të krijojnë mundësitë reale për finalizim. Skuadra kuksiane rrezikon me Allmuçën, Popoviç dhe Alikajn, por portieri i ekipit estonez i zgjidh me qetësi momentet e rrezikshme. Pjesa e parë e para mbyllet me rrjeta të paprekura. Kuksianët me barazimin 1-1, nga ndeshja e parë e shohin veten në turin tjetër, me rezultatin e bardhë

Ekipi verilindor mbetet skuadra e vetme shqiptare në Europa League. Kukësi ka arritur të kualifikohet në turin e dytë, pas barazimit pa gola në “Qemal Stafa” ndaj Flora Talin, duke realizuar ëndrrën e madhe

Robinjo nuk lëviz nga Milani

Bie edhe Teuta, eliminohet në Moldavi Teuta është eliminuar nga Europa League. Durrsakët janë mundur me rezultat 0-2 nga Daçia në ndeshjen e kthimit në Moldavi. Teuta kishte fituar në ndeshjen e parë në Durrës 3-1, por kjo fitore tashmë nuk ka vlerë. Skuadra durrsake nuk shënoi asnjë gol, ndërsa pësoi në minutën e 20-të nga Stoleru dhe në minutën e 75 nga Pavlov. Dacia e nisi ndeshjen në sulm, ndërsa trajneri Magani i beson edhe ne transfertë 11-shes fituese, duke mos ndryshuar formacionin e Teutës. 20 minutat e para të ndeshjes janë tërësisht nën kontrollin e moldavëve, që e spostojnë lojën në gjysmëfushën durrsake. Raste një pas një për gol të Daçias, por portieri Rizvani bën heroin me disa pritje vendimtare. Megjithatë, në minutën e 20-të Rizvani dorëzohet dhe pëson golin e parë. Gjithçka vjen si rrjedhojë logjikë e presingut të moldavëve, që kërkonin ta zhbllokonin sa më shpejt rezultatin. Pas pësimit të golit skuadra durrsake duket e humbur dhe në “Qemal Stafa”, ndaj janë më të kujdesshëm në pjesën e dytë. Pjesa e dytë nis pa zëvendësime, me Kukësin në sulm, ku Popoviç sjell pështjellim te madh ne prapavijën e kundërshtarëve. Sulmuesi serb, i ndihmuar edhe nga mesfushorët Allmuça dhe Progni, mbetet pika e referimit për Kukësin. Pavarësisht se Flora duhej të shënonte për t’u kualifikuar, sërish më kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

Françesko Toti, kapiteni legjendar i Romës, duket se shumë shpejt do të varë këpucët në mur. Kjo vjen pas vet deklaratave të tij, ku bën të ditur se do të largohet nga futbolli, apo të paktën nga Roma, në fund të sezonit tjetër. Këtë deklaratë ai e ka bërë në ditën e prezantimit të fanellave të reja të skuadrës. “Kam veshur shumë fanella të Romës, kjo është e fundit”. Janë fjalët e Totit, me rastin e prezantimit zyrtar të uniformave të reja verdhekuq. “Për mua është gjithmonë emocionuese të vesh fanellën e skuadrës që dua dhe për të cilën kam luftuar gjithmonë”, mbylli Toti.

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

përpak sa nuk pëson shumë shpejt edhe të dytin, por ka fatin me vete. Në minutën e 32-të Pavlov, me shpine nga kuadrati i Rizvanit, realizon një gjysmëroveshiatë dhe godet traun e portës së durrsakëve. Gjithsesi, Teuta edne shpreson me rezultatin minimal që e kualifikonte. Pjesa e dytë vazhdon me vendasit në sulm dhe me Teutën të mbledhur në mesfushë e mbrojtje. Me kalimin e minutave vihet re njëfarë nervozizmi te Daçia, që nën ngarkesën psikologjike të kualifikimit me çdo kusht, ndërmerr veprime individuale. Minuta e 74-t sjell erën e golit për moldavët, teksa vetëm shtylla shpëton Teutën, por jo një minutë më vonë, kur Pavlov, në rrëshqitje e sipër e devijon topin në rrjetën e ekipit durrsak, dyfishon shifrat dhe përmbys gjithçka të fiksuar në ndeshjen e parë në Durrës. Tashmë është Dacia e kualifikuar për në turin tjetër, falë golit të realizuar në “Niko Dovana”. Teuta ndjek fatin e Laçit, duke u eliminuar që në turin e parë.

ngulmues janë të besuarit e Armando Cungut, që i afrohen rrezikshëm portës estoneze. Vështirësohen dhjetë minutat e fundit për ekipin tonë, sepse kosovari Musolli ndëshkohet me karton të kuq, duke i lenë të tijtë në inferioritet numerik. Megjithëse debutues në Europë, Kukësi ka lojtarë me eksperiencë e sidomos në mesfushë që mbajnë lart skuadrën. M shpirt ndër dhëmbë ata kanë

mbrojtur rezultatin deri në fund të pesë minutave shtesë dhe ne fund ka nisur me shumë të drejtë festa. Kuksianët, arrijnë një kualifikim historik në Europë, në turin e dytë të Europa League. Tani që ka plotësuar objektivin e parë Kukësi vazhdon të ëndërroj. Në turin tjetër kuksianët ku do të përballen me ekipin nga Bosnja, Sarajeva dhe mundësitë janë sërish për diçka të mirë.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERVIN KOÇI rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Braziliani nuk do të lëvizë nga Milani dhe lajmin e bën të ditur vet lojtari. “Negociatat zyrtarisht janë mbyllur”, ka sqaruar Robinho, duke iu referuar kthimit të tij të mundshëm tek Santos, ku u rrit dhe luajti deri në vitin 2005. “Nuk ka asnjë fajtor. Operacioni nuk ishte aspak i thjeshtë dhe pavarësisht konçesioneve të bëra nga Milan dhe unë, Santos na informoi se nuk ka burime ekonomike për të paguar klubin dhe angazhimin tim”, ka njoftuar Robinjo. Tani mbetet për të parë se si do të pritet nga ana e tifozëve të Milanit ky qëndrim i tij, që mesa duket nuk ka qenë për dëshirë, por për shkak se Santos nuk ka mundësi ekonomike për ta marrë Robinjon.

Guardiola vrer kundër Barcelonës Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola ka shpjeguar për herë të parë krisjen e marrëdhënieve mes tij dhe presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell. Ish-tekniku i katalanasve ka folur hapur, duke fajësuar numrin një të klubit të Barcelonës për sjelljen e tij gjatë kohës që Pep ka qenë në Nju Jork. Kjo deklaratë e Guardiolës ka ardhur që nga Trentino në Itali, ku Bajerni ndodhet i grumbulluar për një pjesë të fazës përgatitore. “Barcelona dhe presidenti Rosell kanë shfrytëzuar sëmundjen e Tito Vilanovës për të më sulmuar mua. Kjo më ka lënë një shije shumë të hidhur”, ka thënë fillimisht Pep Guardiola. Më pas ai ka shtuar duke nënvizuar se pavarësisht vendimit të tij për t’u larguar nga Spanja, ai sërish është ndjerë i bezdisur nga drejtuesit e Barcelonës. “Jam larguar 6 mijë kilometra larg Spanjës dhe i kam kërkuar presidentit të më lërë të qetë. Por nuk ia kam arritur. Ndonëse ma premtoi se do të më linte të qetë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë. Në Barcelonë kam bërë më të mirën, kam bërë gjithçka munda. Dhe isha po unë që mora vendimin për ta mbyllur këtu. Kam ndjekur vendimin tim dhe jam larguar. Isha unë që mora vendimin për t’u larguar për në SHBA”, ka thënë tekniku spanjoll. Guardiola nga ana tjetër ka hedhur poshtë zërat se ka folur keq për Vilanovën dhe Barcelonën tek sulmuesi Nejmar, në mënyrë që ta bindte brazilianin që të firmoste për Bajernin e Mynihut. “Futbollistët e mirë mund të luajnë gjithmonë së bashku dhe të fitojnë. Nuk i kam thënë kurrë ato fjalë për ta bindur Nejmarin. Është e vërtetë që jam takuar me të, por përpara 3 vitesh. Kemi folur për futbollin, idetë e tij për këtë sport dhe e ftova që të luante për Barcelonën. Kjo bisedë ka ndodhur gjatë një mbrëmjeje të organizuar nga FIFA. Aty folëm edhe për Santosin”.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E premte 12 korrik 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.