metropol 11 qershor

Page 1

»8-9

Flasin drejtuesit: Nevojë për infrastrukturë

Mbjeshova: Aty ku brezat festojnë “Ditën e Qershisë” E hënë

11 qershor 2012 Viti VIII, Nr. 2688 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Rasputin, fshatari që Emrat e rinj të miratuar mori frenat e Rusisë nga ISSH për pensionet

bote & histori

• OKB: Rritja ekonomike e Kinës shkon në 8.5 për qind • Islanda, rimëkëmbja e çuditshme pas falimentimit • Neonazistët, pjella e krizës që vështirë të ikë »12

suplementare

»6

Presidenti Toka e 7501 Kush dhe kur do të marrë tapinë për sipërfaqen në përdorim

Artan Hoxha, kandidatura për konsensus dhe integrimin në BE

Hyn në fuqi ligji i ri. Hapat që duhet të ndërmarrin subjektet që nuk kanë të garantuar tapinë. Dokumentet që do të...

»5

Intervista Arben Qirjako: Procedurat e reja për hipotekën e pronës »19

Stabilizohet tregu i valutës

Flet kandidati: Kur më propozuan për kryetar të shtetit. Rama refuzon emrat, nuk jep asnjë propozim. Kreu i PS: Në tryezë kërkova kritere. Paralajmëron bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE. Sot seanca e katërt, mazhoranca propozon për votim Artan Hoxhën për postin e kreut të shtetit. Prapaskenat e bisedimeve dhe përzgjedhjes »2-3 së emrave

»5

Euro dhe dollari mbajnë kuotë të pandryshuar, bllokohet forcimi i lekut nisin verifikimet

Londër 2012, shqiptarët dhe afrikanët gati për prostitutat “olimpike” Mijëra anëtare të ushtrisë me “pulla të kuqe” mblidhen në zonën e Ballkanit. Ekspertët analizojnë rolin dhe linjat e tutorëve »7

Koment

Verifikimet

Pishinat, ekspertët në alarm për infeksionet

Nga Arjan Rexhepi

Kufomat që mbetën përherë fajtore »11

Higjiena nis verifikimin në terren të ujit që përdoret. Frikë nga infeksionet në lëkurë, sy, dizenterisë dhe tifos

»4

Nga Gëzim Llojdia

Tenori vlonjat që këndoi në skenën e Karreras »11


02

« POLITIKE

E hënë 11 qershor 2012 •

PD, LSI E PDIU DO T’I PARAQESIN KUVENDIT KANDIDATURËN E TYRE Berisha apelon fqinjët: Çlirohuni nga paragjykimet për ne!

Raundi i 4-ët për Presidentin Kuvendi voton sot emrin e ri Herion Mesi

Berisha. Më 10 qershor 1878 mbi 300 përfaqësues nga gati të gjitha viset shqiptare artikuluan në Prizrenin historik kërkesat legjitime për pavarësi të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar.

30 maji shënoi dështimin e raundit të parë të votimit për presidentin e ri të vendit. Deputetët zunë vendet në seancën e posaçme në parlament, por kandidatura e Xhezair Zaganjorit, e dalë nga mazhoranca vetëm 2 orë para votimit, nuk u zyrtarizua, pasi opozita nuk dha konsensusin për këtë propozim të partive qeverisëse. Opozita do të deklaronte se emri i Zaganjorit nuk mund të konsiderohej konsensual për sa kohë ajo nuk ishte pjesë e procesit.

dëshmoi se synimi i tij është bllokimi i procesit dhe i statusit të vendit kandidat. Procedurat Raundi i sotëm që është i katërti për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Kushtetutës, parashikon që zgjedhja e kreut të ri të shtetit bëhet edhe pa votat e opozitës. Votimi i sotëm do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat. Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të Kushtetutës në prill 2008, në raundin e katërt dhe

Dështimi i dytë

12 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar dje në Prizren, gjatë aktivitetit në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Vetëvendosje thekson se incidenti ndodhi rreth orës 8:30, teksa aktivistë të kësaj lëvizjeje, vendosnin flamurin kombëtar në shesh.

Procesi Të premten Kuvendi dogji dhe mundësinë e tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, që ishte shansi i fundit sa i përket mundësisë së zgjedhjes së një emri konsensual mes palëve, i cili do të miratohej me 84 vota në Kuvend. Ashtu si raundet e para, asnjë kandidaturë për pasuesin e Bamir Topit nuk iu paraqit ligjvënësve për votim dhe, si rrjedhojë, raundi u quajt automatikisht i ezauruar. “Asnjë kandidaturë për president të Republikës nuk është depozituar në Kuvend. Seanca plenare vijon me përmbylljen e procedurave të votimit të tretë për president të Republikës. Sipas nenit 87 të Kushtetutës, Komisioni i Ligjeve e quan votimin të kryer edhe kur në garë nuk paraqitet asnjë kandidat”, - thuhet në raportin e së premtes të Komisionit të Ligjeve. Që në nisje të garës presidenciale në Kuvend më 30 maj mazhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, por nuk e zyrtarizoi asnjëherë atë. Mesditën e së premtes, pak orë pas përfundimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Zaganjori u tërhoq nga gara, duke lënë të hapur rrugën e negociatave mes palëve. “Rihapje e rrugës së konsensusit” e cilësoi dorëheqjen nga gara të kandidaturës për kreun e ri të shtetit, Xhezair Zaganjorit, kreu i PS-së Edi Rama. Ndërsa Partia Demokratike me anë të një deklarate menjëherë pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama, ka reaguar lidhur me tërheqjen e Zaganjorit, duke e akuzuar Ramën se me qëndrimin e tij ndaj kandidaturës së propozuar nga mazhoranca

Takimi i parë liderëve politikë shqiptarë ngjalli shpresë për një ezaurim të suksesshëm të votimit të fundit që kërkonte 84 vota, shpresë kjo që u venit orë pas ore. Ndërkohë ai u përshëndet edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili paralajmëroi se procesi do të mbikëqyrej. Të enjten, një ditë para ezaurimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri, mbërriti në Tiranë drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin Stefano Sanino, i cili zhvilloi takime të njëpasnjëshme me të gjithë aktorët politikë në vendin tonë. Me sa duket, largimi i Saninos pa mbajtur asnjë konferencë shtypi për mediet shqiptare ishte sinjali i parë i dukshëm i dështimit të radhës mes palëve për gjetjen e një figure që do t’i kënaqte të gjithë. Një ditë më pas, seanca e së premtes ishte planifikuar të ndiqej edhe nga ambasadori i BE-së Sekui dhe ambasadori i SHBA-ve, por ky i fundit u largua pa nisur ajo.

Dështimi i parë

Gjatë festimeve të djeshme në kuadër të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri i Kosovës theksoi se “Lidhja e Prizrenit e krijuar më 10 qershor 1878 me përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare ishte një organizatë mjaft e rëndësishme, për t’iu kundërvënë atyre që tentonin pushtimin e trojeve shqiptare”

THAÇI

Presidenti i Republikës përshëndeti dje 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. “Bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATOs dhe BE-së. Kjo datë do të mbetet e gdhendur në kujtesën tonë historike”- tha Topi

ARRESTIMET

Kryeministri Berisha mori pjesë në manifestimin e organizuar në komunën e Prizrenit me rastin e 134-vjetorit të mbajtjes së kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai ishte i vetmi përfaqësues i palës shqiptare në këtë ceremoni, pasi duket se ka munguar një ftesë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për kryetarin e shtetit shqiptar Bamir Topi. Dhe pse jo pjesëmarrës në këtë përvjetor, kreu i shtetit shqiptar është treguar i kujdesshëm të respektojë pozicionin e tij institucional, pavarësisht preferencave, duke e përshëndetur këtë ceremoni përmes një mesazhi. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalimin e tij tha se Lidhja e Prizrenit ndoshta përbën mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave. “Lidhja e Prizrenit shënon ngjarjen më kulmore në historinë e kombit tonë pas luftërave të Skënderbeut. Ngjarje në të cilën shqiptarët do të mblidheshin këtu me kushtrimin ‘një komb, një qëndrim’, do të zgjoheshin si Anteu me idealin e bashkimit kombëtar, lirisë, dinjitetit të shqiptarëve. Kohërat në të cilën udhëheqësit e të gjitha trevave shqiptare u mblodhën në këtë tempull, ishin orët më të vështira të kombit shqiptar”, - tha Kryeministri. Lidhja e Prizrenit i parapriu edhe aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. “Ndaj dhe sot çdo shqiptar, kudo që është, përulet me nderimin më të thellë para këtij tempulli. Tempulli ku lindi kombi shqiptar si nocion politik, ku lindi ideali i bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, tempulli ku lindi ideali kombëtar”, - vijoi ai. Kryeministri e mbylli fjalimin e tij me thirrjen drejtuar fqinjëve të Kosovës, për t’u bashkuar për të ndërtuar të ardhmen evropiane. “Dua të ftoj fqinjët tanë të çlirohen nga paragjykimet ndaj shqiptarëve, të lënë mënjanë betimet mbi ne, se dhe të tjerë kanë bërë mjaft të tilla dhe ju kanë shkuar huq. Të përpiqemi së bashku të ndërtojmë të ardhmen Europiane, si e ardhmja më e shkëlqyer e shqiptarëve, maqedonasve, malazezëve, serbëve të gjithë banorëve të këtij gadishulli”, - tha

TOPI

T

ryeza e mbrëmjes së djeshme e negociatave për kreun e ri të shtetit mes partive politike nuk mori dot konsensusin e opozitës. Në këtë mënyrë mazhoranca ka vendosur nga ana e saj që t’i propozojë Kuvendit për të votuar analistin Artan Hoxha si kandidat zyrtar për President. Kuvendi konsumoi të premten e kaluar pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual. Konferenca e kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të zhvillohet ditën e hënë, sot më 11 qershor, në orën 10:00. Sipas rregullores, deri në orën 9:00 të ditës së sotme procedura është e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillon detyrimi i Komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t’i paraqitur raportin përkatës seancës plenare të Kuvendit, që do lexohet nga Kryetarja e Kuvendit.

MBIKQYRJA

Më 4 qershor Kuvendi dogji mundësinë e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit me 84 vota. Ashtu si më 30 maj, asnjë kandidaturë për pasuesin e Bamir Topit nuk iu paraqit ligjvënësve për votim dhe si rrjedhojë raundi u quajt automatikisht i ezauruar. Seanca ishte e shkurtër dhe pa asnjë fjalim, madje dhe me mungesa në radhët e deputetëve, përfshirë dhe vetë kreun e mazhorancës. Ndryshe nga raundi i 30 majit, asnjë negociatë nuk u zhvillua mes partive kryesore para votimit

pestë të votimit në Parlament, kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset paraardhëse kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota. Deri tani janë konsumuar tri nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërkohë në raundin e katërt dhe pestë të votimit presidenti mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Në rast se as në raundin e katërt nuk paraqitet asnjë kandidat zyrtar për president,

Dështimi i tretë

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, mungon Topi

Edhe pse takimi i parë mes Berishës e Ramës u zhvillua pesë ditë para raundit të tretë, palët nuk arritën të prodhonin një kandidaturë konsensuale. Kuvendi dogji të premten mundësinë e tretë për zgjedhjen e presidentit të ri që ishte shansi i fundit sa i përket mundësisë së zgjedhjes së një emri konsensual mes palëve. Dy orë më pas kandidati jo zyrtar i mazhorancës, Xhezair Zaganjori u tërhoq, duke deklaruar se nuk është më i disponueshëm për votim.

atëherë shansi i fundit është raundi i pestë dhe në rast se as në raundin e fundit nuk arrihet të zgjidhet presidenti bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe brenda 45 ditëve shkohet në zgjedhje të parakohshme. Duke iu referuar deklaratave të këtyre ditëve, mazhoranca është shprehur e gatshme për konsensus për të shmangur pikërisht zgjedhjet e reja. Dhe vendimi i mbrëmjes së djeshme i tre aleatëve PD, LSI e PDIU për të votuar sot Artan Hoxhën shmang surprizat e minutave të fundit.


POLITIKE • E hënë 11 qershor 2012

»

03

Artan Hoxha

PARTIA SOCIALISTE NUK JEP EMRA, POR AS NUK I PRANON NGA MAZHORANCA

Artan Hoxha, kandidati zyrtar për president Rama: Nuk gjetëm mirëkuptim mes palëve. Berisha: Do e zgjedhim me 71 vota Albana Lika

M

azhoranaca qeverisëse zyrtarizon kandidaturën e saj për President të Republikës, analistin Artan Hoxha. Pas mëse tre orësh negociata ku nuk është bërë e mundur gjetja e konsensusit me Partinë Socialiste, mazhoranca vendosi të kandidojë këtë emër nga katër të tillë që e djathta shtroi në tryezë për shqyrtim: Artan Hoxha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i Brendshme Bujar Nishani, dhe këshilltari i Kryeministrit Petraq Milo. Vetë opozita, ashtu siç kishte lajmëruar më parë kryesocialisti Rama, nuk parashtroi asnjë emër për president, por nuk pranoi të japë konsensusin për asnjë nga kandidaturat e paraqitura. “Ne propozuam personalitete të shquara në fushat ku ata punojnë. Por me gjithë shkëlqimin e hapur të mendjeve të tyre, nuk u arrit në konsensus. Artan Hoxha, në drejtim të Institutit të Studimeve Bashkëkohore, në bashkëpunim me agjencitë prestigjioze ndërkombëtare, më serioze ndërkombëtare, ka dhënë bashkë me stafin e tij, një kontribut të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit”, vlerësoi Berisha. Referuar deklaratës pak minuta më parë të Ramës, Kryeministri tha se mazhoranca ka realizuar detyrimin më madhor, respektimin e Kushtetutës. “Vendi dhe kreu i opozitës e ka të qartë se po zbatohet Kushetuta e Republikës, e cila pesë vjet më parë nuk mud të zgjidhte presidentin me 71 vota. Dhe respektimi i Kushtetutës është detyrimi më madhor, për qeveritë”, - tha ai. Ndërsa kreu i LSI-së tha se me opozitën nuk u arrit të gjendej konsensusi për asnjë nga katër emrat e

KANDIDATURAT

TRYEZA E KRYETARËVE TË KATËR PARTIVE PARLAMENTARE

Konsultimi i Berishës me aleatët, i Ramës me Ruçin Takimi i dytë Berisha-Rama ishte parashikuar të zhvillohej në orën 19:00, por të dy liderët e partive kryesore në vend kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, aty ku u zhvillua takimi, 20 minuta me vonesë. I pari mbërriti kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në orë 19:20 dhe katër minuta më vonë mbërriti Kryeministri Sali Berisha. Më herët secili prej tyre zhvilloi konsultime për t’i paraprirë takimit të madh dhe të rëndësishëm me palën tjetër. Kreu i qeverisë shqiptare takoi elatët e PD-së. Takimi është zhvilluar në Kryeministri, ku kreu i mazhorancës ka diskutuar me aleatët e tij të koalicionit qeverisës në lidhje me një kandidat për postin e kreut të ri të shtetit. Në takim kanë marrë pjesë kreu i LSI-së Ilir Meta, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe nënkryetari i PR-së Neritan Alibali, për shkak se kreu republikan Fatmir Mediu ndodhet jashtë shtetit. Nga ana

tjetër, numri një i selisë rozë për rreth një orë e gjysmë bisedoi në zyrën e tij me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi për skenarin e bisedimeve të tyre me përfaqësuesit e mazhorancës. E ndërsa krerët e dy partive të mëdha në vend përgatiteshin për takimin e rëndësishëm mes tyre, përfaqësuesit e medies pritën të parët pas derës së Kuvendit mbërritjen

e të kreut të kuvendorëve demokratë Astrit Patozi, dy kryetarët e partive me përfaqësim më të madh në Kuvend pas PD-së e PS-së, kreun e LSI-së Ilir Meta dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Takimi i djeshëm ishte më shumë një takim mes partive parlamentare se një takim Berisha-Rama, siç u përfol më herët nga mediet, por më pas u përfshi Meta dhe Idrizi, partia e të cilit përfaqësohet me dy deputetë në Kuvend. Ndërkohë nga negociatat duket se janë “vetëpërjashtuar”, republikanët, kreu i të cilëve, Fatmir Mediu, ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se do të mbështesë çdo kandidaturë që mazhoranca qeverisëse do të propozojë, si dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules, parti e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur emrin e Fatos Nanos për postin e presidentit. Ky i fundit nuk është pranuar nga asnjëra palë si kandidat.

PRONONCIMI I HOXHËS Në një prononcim për gazetën për “Metropol”, kandidati Artan Hoxha, u shpreh se e dinte që mund të ishte një nga emrat që do të propozoheshin nga mazhoranca, por jo që do të ishte kandidati kryesor për postin e kreut të shtetit “Kisha informacion që do isha një ndër emrat, por jo që mund të isha kandidati kryesor për raundin e katërt”, shprehet Hoxha. Përgjatë kohës që i përgjigjet interesimit tonë, në telefonin e tij siç tha ai vetë ka pasur një mori telefonatash urimi, që prsinin përgjigjen e kandidatit që do të votohet ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Artan Hoxha është 48 vjeç dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin Gjeologji Miniera në vitin 1989, me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar për dy vite në ndërmarrjen shpim kërkim gazit në ultësirën e bregdetit dhe në vitin 1991 drejtoi Partinë Demokratike në Durrës. Pas fitores së zgjedhjeve më 22 mars 1992, ai u bë ministër i Tregtisë me Jashtë, duke u bërë dhe ministri më i ri në historinë e Shqipërisë. Në fund të vitit 1993 u detyrua të dorhiqet. Pas daljes nga qeveria dhe Hoxha u largua nga Shqipëria, dhe u rikthye pas vitit 1997. Ai ka punuar ngushtë me gjithë qeveritë shqiptare, përfshi atë të Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos. Pas vitit 2004, Hoxha filloi të riafrohet me PD

propozuar, me përfaqësuesit e opozitës. “Hoxha gëzon konsensusin më të gjerë sesa spektri i mazhorancës, në vetë opinion publik, dhe besojmë se ai i ka të gjitha cilësitë për të përmbushur cilësitë për të qenë Presidenti i vendit”, - tha Meta. Nga ana tjetër, kreu i PSsë, u shpreh i keqardhur për ecurinë e negociatave duke

qenë se ato lidheshin me statusin e vendit kandidat në BE dhe për këtë akuzoi direkt mazhorancës qeverisëse, që sipas tij i interesonte më tepër zhgjedhja e presidentit nga oborri i vet, sesa gjetja e një emri konsensual . “Bëmë negociata të gjata për t’i dhënë vendit një kandidaturë konsensuale. Fatkeqësisht nuk gjetëm atë

mirëkuptim dhe atë vullnet që sipas meje duhet të shprehte qeveria shqipate, e cila besoj se kupton fare mirë se moszgjedhja e një presidenti konensual është një sinjal negativ për familjen evropiane dhe është një zhvillin që nuk premton gjëra të mira për tetorin e këtij viti”, - tha kreu i PS-së, Rama pas takimit. Ai tha se në tryezën e mbrëmshme

parashtroi vizionin e socialistëve për një proces të dakordësuar për një president konsensual, vizion që nuk u pranua nga e djathta. Pas takimit ai u shpreh pesimist për vijimin e negociatave sot, para zhvillimit të raundit të katërt të votimit për presidentin e Republikës. Sot PS-ja do të vendosë nëse do të shkojë në Parlament.

Deklarata e Kullës

“Idrizi propozoi Nanon, e refuzoi Rama” Ilir Kulla, një prej njerëzve më të afërt të ish-kryeministrit dhe njëkohësisht kandidatit të vetëshpallur për mandatin e presidentit të Republikës Fatos Nano, ka zbuluar një detaj që pretendohet të jetë diskutuar në tryezën mes forcave politike mbrëmjen e djeshme. I ftuar në një emision televiziv, Kulla deklaroi se emri i Nanos është propozuar për president në tryezë nga kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, por ka hasur në kundërshtimin e menjëhershëm të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. Kulla, si një njeri pranë Nanos, paralajmëroi se, nëse diçka e tillë rezulton e vërtetë plotësisht, atëherë duhet të presim zhvillime të furishme politike. Nga informacion i servirur duket se pala përfaqësuese e opozitës ka qenë kundërshtuese e kandidaturës së Nanos, pasi nuk përmendet se cili ka qenë reagimi i Kryeministrit Berisha për kandidaturën e Nanos. Ky detaj ndoshta është mbajtur i rezervuar për shkak të mëshimit më fort të kundërshtisë që Rama ka kundrejt zgjedhjes së Nanos, ishkryetar i PS-së, në postin e kreut të shtetit.


04

« SOCIALE

E hënë 11 qershor 2012 • TRANSFORMIMI I NGJYRËS E MADHËSISË SË NISHANEVE RAST PËR T’U SHQETËSUAR

Kujdes me rrezet e tepërta të diellit dhe solaret Alarmi për shtimin e rasteve me kancer të lëkurës, shkaqet e përhapjes Ekspozimi pa kriter nën rrezet e dëmshme të diellit ka shtuar numrin e personave të prekur nga kanceri i lëkurës, ndërkohë që burim rreziku së fundi është bërë edhe përdorimi masiv i aparaturave solar me rreze artificiale. Mjekët dermatologë konfirmojnë me shqetësim faktin se, nëse më parë flitej që kjo sëmundje prekte moshat e thyera, fatkeqësisht në ditët e sotme po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe te moshat e reja. Gjatë një viti në shërbimin e dermatologjisë, sipas mjekes Entela Shkodrani, paraqiten mbi 50 raste të reja të prekura nga kanceri i lëkurës (melanoma). Evidentimi i kancerit në të shumtën e rasteve shfaq vështirësi, pasi ky lloj kancer i lëkurës jo gjithmonë shfaqet me simptoma të dukshme. Sipas mjekes, pacientët në rastet e transformim-

it të ngjyrës, madhësi dhe formës së një nishani duhet të shqetësohen, pasi këto janë dhe simptomat e dukshme të kësaj sëmundjeje. Po ky kancer mund të shfaqet edhe në një mënyrë fare të padukshme, që mund të jetë dhe një njollë fare e vogël në thonj. “Melanoma mund të shfaqet në një nishan ekzistues, por mund të shfaqet edhe në një lëkurë të pastër. Kur themi shfaqet në një nishan ekzistues, kemi ndryshime të formës, të madhësisë, të ngjyrës të dimensionit. Ai ka disa ngjyra. Melanoma mund të shfaqet dhe në vende që nuk ka asnjë element lëkure, shfaqet një njollë e re, që mund të jetë kafe, mund të jetë e zezë, e kuqe ka dhe melanoma pa ngjyrë dhe mund të shfaqet dhe në thua”, - shton mjekia dermatologe në shërbimin e QSUT-së Entela Shkodrani. Kanceri i

lëkurës renditet i pesti në rendin e llojeve prej të cilave mund të humbësh jetën, pasi, nëse nuk kapet në kohë, përhapja e tij është shumë agresive dhe në kohë të shpejtë. Po nëse kapet në kohë është më i mundshmi për të ndërhyrë me kirurgji dhe më pas nuk lë asnjë pasojë. “Vihet re shtimi i numrit të rasteve në moshat e reja, sidomos në seksin femër, mosha 2025 vjec e sipër. Shtimi i numrit të rasteve mund të jetë për shumë arsye: për ndryshimin e kushteve atmosferike në tërësi, për shkak të shtresës së ozonit, mund të jetë dhe për shkak të rritjes së kohës së ekspozimit në diell të popullatës. Vitet e fundit ajo që shohim gjithmonë e më tepër te vajzat në mosha të reja është shtimi i numrit të rasteve për shkak të solarit”, bën të ditur mjekia Entela Shodrani.

RREZIKU NGA UJI I PADEZINFEKTUAR DHE MUNGESA E KUSHTEVE TË HIGJIENËS

Mbipopullimi i pishinave vatër infeksionesh Pishinat në sitën e higjienës. Frika nga infeksionet e lëkurës, syve, tifos e dizenterisë Pranvera Kola

SI TË MBROHENI NGA VAPA

P

ishinat e kryeqytetit krahas çlodhjes e argëtimit shihen edhe si burim i rrezikshëm për shëndetin e frekuentuesve, pasi mirëmbajtja e tyre lë shumë për të dëshiruar. Monitorimet e para të kryera nga ekspertët e higjienës në këto subjekte, që kanë filluar tashmë të shënojnë edhe frekuentime masive, kanë shfaqur probleme të shumta, të cilat mund të bëhen shkak për shpërthimin e infeksioneve. Mosdezinefktimi i ujit, mbipopullimi i ambienteve dhe mungesa e kushteve të tjera higjienoshëndetësore janë renditur ndër problematikat më të shpeshta të gjendura në pishinat që u janë nënshtruar kontrolleve të higjienës. Mbipopullimi i tyre me më shumë pushues sesa limiti i përcaktuar klasifikohet tepër shqetësues. Sipas ekspertëve të higjienës, është konstatuar se pronarët e lokaleve me pishina, duke i konsideruar si subjekte përfitimi, lejojnë mbipopullimin e tyre, ndonëse kriteret janë të përcaktuara qartë se nuk duhet të ketë më shumë se një pushues në çdo dy metër katrorë ujë. Ky fakt shqetësues është konfirmuar edhe nga zyrtarët Ministrisë së Shëndetësisë. Pronarët e lokaleve me pishinë nuk respektojnë rregullat e mirëmbajtjes dhe dezinfektimit të ujit, duke i parë si një biznes të mirë përfitimi, lejojnë mbipopullimin e tyre. “Sigurisht që janë konstatuar edhe probleme, të cilat nuk kanë qenë të lidhura vetëm me anën administrative, por në raste të caktuara janë parë edhe probleme të kontaminimeve apo dhe raste flagrante, ku në një pishinë ka pasur më shumë persona sesa numri i lejuar. Për pishi-

Paketa e këshillave për fëmijët e të moshuarit KUJDESI PËR FËMIJËT

• Fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe lagështirë normale. • Krevati të jetë në një kënd të dhomës, i mbrojtur nga korrentet e ajrit. • Të bëhet ajrimi i dhomës herë pas here. • Temperatura e ambientit ku rri fëmija të jetë rreth 24-25 gradë C. • Në varësi të kushteve mund të bëhet edhe freskimi i dhomës me ujë. • Të përdoren veshje të lehta pambuku dhe ngjyra të çelura. • Shëtitja e fëmijëve të bëhet në ajër të pastër e gjelbërim. • Fëmijëve t’u bëhet banjë freskuese disa herë në ditë. • Të mos ndërpritet ushqyerja me gji për fëmijët e moshave të vogla. • Ushqimet që u jepen të jenë të freskëta dhe të përpunuara mirë. • Kur nëna vjen me nxitim nga rruga apo puna, duhet të qetësohet e pastaj t’i japë gji fëmijës, sepse ai mund ta vjellë. • T’u jepet ujë i pastër (i zier) vazhdimisht fëmijëve. • Enët e gatimit për fëmijë të ruhen me kujdes në kushte higjienike. • Ushqimet e gatshme duhen blerë në vende të kontrolluara mirë. KUJDESI PËR TË MOSHUARIT

Disa këshilla se si mund të mbrohemi ndaj nfeksioneve në plazhe dhe pishina Këshillat përkojnë me shmangien sa më shumë të mikrobeve patogjenë që shkaktojnë këto grup sëmundjesh, pra stafilokok, streptokok si dhe funget që mund të hasen kryesisht në rërën e ndotur, në ujin e pishinave dhe detin e ndotur, shezlong etj. Rekomandohet të përdoren peshqirët personalë, në mënyrë që të shmanget kontakti i drejtpërdrejt i rërës e shezhlongëve me lëkurën. Peshqirët është mirë të lahen çdo ditë pas frekuentimit të plazhit. Rekomandohet që, sapo të dilni nga uji i detit apo i pishinave, të shpërlani menjëherë trupin me ujë të pastër, të ëmbël dhe veçanërisht në shtëpi të aplikohet larja e trupit me sapun ose shampo trupi, pra jo vetëm ujë i rrjedhshëm. Pasi ekspozimi për një kohë të gjatë dhe i papërshtatshëm ndaj agjentëve shkaktarë shoqërohet me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të lëkurës. nat normale standardi i përcaktuar është një pushues për çdo dy metër katror. Sigurisht që janë konstatuar edhe raste kur konsumohen ushqime aty ku nuk duhet të konsumohen apo dhe mosdezinfektimin të ujit. Çdo pishinë para sezonit

të hapjes duhet të bëjë një qarkullim apo ndërrim të plotë të ujit në basen”, - ka deklaruar drejtori i Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja. Si rrjedhojë e këtyre probleme, pushuesit përballen me komplikacione të shumta shëndetësore, të cilat

- Shmangia e qëndrimit jashtë në orët e nxehta të ditës (nga ora 10:00 deri më 18:00). - Shëtitjet të bëhen në ajër të pastër gjatë kohës kur fillon fresku. - Të përdoren veshje të lehta dhe me ngjyra të çelura. - Të përdoret kapelë për të mbrojtur kokën dhe qafën. - Dieta të jetë e drejtuar drejt zarzavateve të përpunuara. - Gatimet të bëhen me vajra bimore, të tjerat janë të rrezikshme. - Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripa e tepërt. - Të përdoren lëngje, si ujë higjienikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta. - Të ajroset dhe ventilohet vendbanimi disa herë në ditë. - Nuk rekomandohen banja dielli në plazh në orët e nxehta. - I moshuari duhet të evitojë udhëtimet e gjata në orët e nxehta të ditës. - Të bëjë kontroll periodik te mjeku duke zbatuar rekomandimet. - Çdo rast shqetësimi, sado i vogël qoftë, të mos neglizhohet. - Të ulet përdorimi i kafesë, alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura. Këto të fundit çojnë në procesin e dehidrimit të trupit. - Të evitohet puna në orët e nxehta të ditës.

prekin lëkurën, sytë dhe aparatin gatsrointensinal. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Higjienës ka nisur këtë sezon një kontroll të rreptë ndaj tyre, pasi uji i pishinave është burim i përhapjes së një sërë infeksionesh tek ata që i frekuentojnë. “Kontakti me lëkurën do të japë një rritim të lëkurës, ndërsa kontakti me sytë do të japë rritim të tyre. Futja e ujit në traktin gatsroin-

tenisal, kur është i ndotur me baktere nga më të ndryshme, shkakton ato që njihen rëndom si helmime, por që në të vërtetë janë infeksione gastrointensinale. Shfaqen edhe komplikacione të tjera, si tifo, dizenteri apo dhe infeksione të tjera të natyrave më të rënda”, - bën me dije Bejtja. Sipas tij, një ambient me pishinë duhet të ketë të punësuar një teknik të certifikuar për mirëmbajtjen e

pishinës dhe kontrollin e PH-së së ujit në pishinë, dozave të dezinfektantëve që duhen përdorur. Gjithashtu duhet të ketë edhe një kujdestar për ndihmën e shpejtë. Gjatë gjithë kohës këto subjekte do t’u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të higjienës dhe për të gjitha rastet abuzive do të ndërmerren ndëshkimet përkatëse, të cilat mund të shkojnë deri në ndërprerjen e aktivitetit për rastet më të rënda.


EKONOMI • E hënë 11 qershor 2012

HYN NË FUQI LIGJI QË U JEP PRONARËVE PRONËSINË PA KALUAR NË HIPOTEKË

Toka bujqësore, kush nuk përfiton tapi Procedura, si do të aplikohet. Procesi verifikohet nga komisionet Ervin Koçi

Komisionerët nuk e kanë finalizuar procesin

Ndarja e tokës bujqësore, probleme me dokumentet Ndarja e tokës bujqësore në territoret e ish-kooperativave është shoqëruar me probleme të plotësimit të dokumentacionit. Komisionerët nuk e kanë finalizuar procesin e ndarjes së tokës, ndërkohë që përfituesit e disponojnë atë, e përdorin për qëllime bujqësore dhe e kanë burim të të ardhurave dhe jetesës së tyre, por nuk disponojnë aktin e marrjes procedurave të tij do të monitorohen nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë pranë prefekturave edhe nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë këshillit të qarkut dhe përfundimisht titujt e pronësisë do të regjistrohen në ZRPP. Projektligji synon të formalizojë pronësinë në komuna

KEMBIMI Monedha amerikane drejt niveleve të larta

Zhvlerësim i lehtë i dollari pritet fitimi i pikëve Monedha amerikane në fundin e javës që shkoi rifilloi të forconte pozitat e saj në tregun e këmbimit valutor. Dollari pati një javë të vështirë duke u zhvlerësuar vazhdimit, por në nivele tepër të vogla. Dollari zbriti nën vlerën e 112 lekë për një dollarë duke shkuar në 111.7 lekë për një dollarë, me një rënie me rreth 0.6 lekë, krahasuar me një javë më parë. Gjithsesi monedha amerikane është forcuar së tepërmi në krahasim me vlerën që ajo kishte në fillimin e muajit maj. Para dy javësh monedha amerikane arrti në vlerën e 112 lekë për një dollarë, një nivel që kishte rreth 2 vjet që nuk ishte shfaqur në tregun e këmbimit valutorë. Me të gjitha gjasat dollari do të vijojë të forcoi pozitat e saj si ndaj lekut ashtu edhe ndaj euros. Stina e verës në përgjithësi është shfaqur me një rritje të dollarit në bursa, por që këtë vit pritet që rritja të jetë më e madhe, nëse nuk do të ndërhyrjë Rezerva Federale. Zhvillimet më të fundit që do të ndodhin në Greqi, mund të japin një shtysë më të madhe që dollari të vijoj të forcohet në tregun e këmbimit. Nga ana tjetër rritja e dollari ka pasoja në çmimet e karburanteve, pasi dollari është valuta në të cilën bëhet tregtia e karburanteve. Gjithsesi javët në vijim do të jenë tepër deçizive për rivendosjen e vlerave të valutave kryesore botërore në tregun e këmbimit valutorë, si në vend ashtu edhe në bursat ndërkombëtare.

së tokës në pronësi. Kjo i pengon qytetarët të disponojnë lirisht pronën e tyre të përfituar me ligj. Qëllimi kryesor i këtyre shtesave dhe ndryshimeve ligjore është pikërisht rregullimi ligjor dhe dhënia fund e problemeve të mbartura në vite në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor. Ligji ngarkon kryetarët e komunave e bashkive që për rastet kur komisioni i ndarjes së në tokat bujqësore, kryesisht në ato kodrinore e malore, ku për një arsye apo një tjetër në 20 vjetët e fundit toka është ndarë, por tapitë nuk janë lëshuar. Në disa raste kjo tokë është ndarë edhe në parimin e tokës së babës. Projektligji synon që pronarëve t’u lëshohen titujt e pronësisë dhe për këtë proces përgjegjës do të

tokës bujqësore nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore t’i plotësojnë ato për familjet bujqësore ose individët që janë subjekte të trajtimit me tokë bujqësore në pronësi. jenë kryetarët e këshillave të komunave. Shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore ka nisur që prej 3 vjetësh në vendin tonë. Komisionet vendore të verifikimit të titujve të pronësisë janë ngritur e po funksionojnë pranë prefekturave të secilit qark.

Përfitimi

Dokumenti

Cerfitikata

H

yjnë në fuqi ndryshimet në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Ligji i ndryshuar përveçse synon të pajisë me dokumentacion pronësie të gjithë personat që kanë tokë bujqësore në përdorim, ka përcaktuar edhe një sërë kategorish që përjashtohen. Kështu, projektligji i ri parashikon që të përjashtojë nga procesi tokën bujqësore që rezulton e regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si pronë private. Gjithashtu nuk do të përfitojnë dokument pronësie pronarët e tokës bujqësore që rezulton e përfshirë në procesin e legalizimeve sipas ligjit nr. 9482, datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Përjashtohet nga përfitimet e këtij projektligji edhe toka bujqësore që është dhënë në pronësi nëpërmjet AMTP-së lëshuar deri në datën 15.08.2008 nga komisionet e ndarjes së tokës, pavarësisht nëse është regjistruar ose jo në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë edhe toka bujqësore që është objekt i një konflikti gjyqësor dhe komuna apo bashkia është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata, nuk përfshihet në proces. Qëllimi kryesor i projektligjit të miratuar nga qeveria synon t’u lëshohen titujt e pronësisë fermerëve që kanë marrë toka në zotërim nga komisionet vendore, por nuk janë të pajisur me hipotekë dhe për këtë proces përgjegjës do të jenë kryetarët e këshillave të komunave. Ky proces dhe zbatimi rigoroz i

Këshilli i Ministrave do të vendosë jo vetëm për dokumentacionin që subjekti i interesuar duhet të paraqesë, por dhe për dokumentacionin dhe informacionin që duhet të kërkojë e kontrollojë kryetari i komunës apo i bashkisë. Gjithashtu do të përcaktohet edhe forma e dokumentit përfundimtar të pronësisë si dhe mënyra e ruajtjes së tij. Dokumentacioni ligjor i pronësisë i përgatitur nga komuna ose bashkia do të jetë i gatshëm për regjistrim në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Ky veprim është vlerësuar me mjaft rëndësi, pasi respekton edhe standardet e sigurisë juridike të të drejtës së pronësisë, duke u dhënë pronarëve një dokument të sigurt pronësie. Realizimi i dhënies së titujve të pronësisë për pronarët i fut këto prona në qarkullim civil, duke u dhënë subjekteve mundësinë t’i përdorin e shfrytëzojnë ato si pronarë me të drejta të plota, pasi prej 20 vjet gëzojnë vetëm të drejtën e përdorimit, pa pasur mundësi të kryejnë asnjë transaksion me to.

ZHVILLIMET NË GREQI, DEÇIZIVE PËR VLERËN E EUROS

Euro, një javë pozitive në këmbim Ardhja e turistëve, fillon zhvlerësimi i euros Monedha evropiane pati një javë pozitive në tregun e këmbimit valutor duke forcuar pozitat e saj ndaj monedhës vendase. Pas rënies së vazhdueshme të vlerës së saj gjatë fundit të muajit maj, ajo fitoi pak terren ndaj lekut, por vijon të këmbehet nën vlerën e muajve të parë të vitit. Gjatë javës euro ka fituar 0.17 pikë ndaj lekut duke u këmbyer me 138.5 lekë për një euro, duke reflektuar një rënie të konsiderueshme në vlerën e saj që para një muaji ishte në kuotën e 142 lekëve për një euro. Në bazë të parashikimeve të bëra nga ekspertët e këmbimit valutor, euro, do të vijojë të humbasë pikë. Ardhja e turistëve që përkon me ditët në vijim do të dobësojë edhe

më shumë monedhën evropiane pasi në vend do të ketë më shumë kartëmonedha euro dhe për rrjedhojë vlera e saj do të bjerë. Gjithashtu, një tjetër faktor, që do të ndikojë në rënien e vlerës së euros, janë edhe zgjed-

hjet parlamentare që do të zhvillohen në Greqi pas pak ditësh. Kriza e rëndë ekonomike që ka pllakosur në vendin helen po ndërthuret edhe me krizën politike. Zgjedhjet e para parlamentare dështuan dhe për rrjedhojë pati një pasojë direkte ne vlerën e monedhës pasi u shtuan edhe më shumë hamendësimet e një daljeje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Ditët në vijon do të jenë deçizive për valutën evropiane. Zhvillimi i ngjarjeve politike që do të bëhen në Greqi do të përcaktojnë edhe fatin e saj nëse do të qëndrojë në eurozonë, dhe nëse diçka e tillë nuk ndodh, Greqia del nga euro, vlera e monedhës së BE-së do të marrë një tatëpjetë ashtu si dhe kuotimi i saj në bursa.

»

05

TREGTIA Çmimet e ulëta

Nuk rrisin kërkesën e brendshme Kriza e konsumit të brendshëm ka filluar të thellohet edhe në artikujt e konsumit të përditshëm. Edhe pse çmimet e fruta perimeve në vend kanë patur një rënie në vlerën e saj, shitja e tyre ka patur rënie. Sipas tregtarëve çmimet janë ulur ndjeshëm javët e fundit e megjithatë fuqia blerëse është e pakët në krahasim me një javë më parë. Futja në treg të e produkteve bujqësore vendase i kanë reduktuar çmimet e fruta perimeve me rreth 30 deri në 40 lekë për artikull. Gjatë sezonit të verës prodhimi vendas plotëson të gjitha nevojat për fruta dhe perime duke ndikuar në këtë mënyrë në ndaljen e mallrave të importit. Në muajt në vazhdim pritet që të kemi ulje të mëtejshme të çmimeve duke qenë se edhe prodhimi pritet që të shtohet. Por rënia e fuqisë blerëse në treg është një tregues tepër negativ për ekonominë vendase. Pasi mos shitja e artikujve bujqësore të prodhuara nga fermerët shqiptarë do të çonte në një reduktim të fitimit të tyre ose në falimentimin e tyre. Rënie e kërkesës së brendshme u paralajmërua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që në fillimet e vitit 2012. Guvernatori bëri me dije se kërkesa për konsum produktesh nga ana e popullatës vendase do të vinte në rënie dhe për pasojë do të reduktoheshin edhe të ardhurat, si për fermerët ashtu edhe për vetë shtetin. Rënia e konsumit të brendshëm u duk edhe me reduktimin në mënyrë të skajshme të importeve gjatë periudhës së tre mujorit të parë të vitit 2012. Ato ishin reduktuar me rreth 19 për qind në krahasim me një vit më parë, duke dëshmuar më së miri se konsumimi i artikujve qoftë industrial, qoftë bujqësorë ka ardhur në rritje. Kriza që ka prekur eurozonën për disa vjet ka filluar të shtrihet edhe në vendin tonë. Edhe parashikimet e bëra për këtë vit për ekonominë e vendit tonë rezultuan të jenë në një rritje minimale. Këto parashikimi ishin të njëllojta si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Banka e Shqipërisë. Sipas BB rritja ekonomike për këtë vit për Shqipërinë do të jetë nën potencial, duke mos e kaluar nivelin e 1.6 për qindëve.


« SOCIALE

06

E hënë 11 qershor 2012 •

DETAJIMET E PLOTA PËR PËRFITIMET E PARAKOHSHME DHE ATO SUPLEMENTARE TË PLEQËRISË

ISSH detajon pensionet për 75 ish-ushtarakë Të dhëna për aplikuesit në Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Sarandë etj

Z

gjerohet më tej skema e përfitimeve të lidhura në radhët e ish-ushtarakëve. Gjatë ditës së djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbardhur listën e re të pensioneve që janë llogaritur gjatë javës që lamë pas. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar listën me pensionet e lidhura për 75 përfituesit e rinj, që u përkasin rretheve Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë e Sarandë, e Shkodër. Këta të fundit tashmë mund të paraqiten pranë qendrave të pagesës që ndodhen pranë vendbanimeve të tyre për të tërhequr përfitimet suplementare të pleqërisë ose ato të parakohshme, që u takojnë sipas përcaktimeve ligjore. Burimet zyrtare të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se procesi i llogaritjes vijon, çka do të thotë se edhe gjatë javëve të ardhshme do të bëhen publike në mënyrë të vazhdueshme lidhjet e pensioneve të reja që i përkasin kësaj kategorie. Procesi i llogaritjes së pensionit përfundon brenda një kohe

të shkurtër nga organet e Sigurimeve Shoqërore, sapo institucionet përgjegjëse të depozitojnë të dhënat e kërkuara për secilin aplikues. Llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të depozitojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave ISSH-ja mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues. Në kërkesat e dërguara ministrive Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Sipas përcaktimeve të bëra, pritet që nga skema e pensioneve për ish-ushtarakët të përfitojnë rreth 22 mijë aplikues në të gjithë vendin.

Emer

Atesi

Mbiemer

Lloji perfitimit

Rajoni

Muhamet

Samit

Lile

P.Parakohshem

Saranda

Agim

Xhafer

Malka

P.Parakohshem

Saranda

Mustehak

Dervish

Balilaj

P.Parakohshem

Saranda

Agim

Shefqet

Muçaj

P.Parakohshem

Vlora

Nasude

Isan

Cabej

Suplement Pleqerie

Tirana

Ahmet

Ali

Gjeci

P.Parakohshem

Durresi

Nexhip

Ismail

Shehu

Suplement Pleqerie

Durresi

Ahmet

Refit

Latifi

P.Parakohshem

Tirana

Nexhmedin

Arif

Nela

P.Parakohshem

Tirana

Ajet

Zenel

Hasapapaj

Suplement Pleqerie

Shkoder

Nikoll

Vasil

Ndini

Suplement Pleqerie

Shkoder

Ajredin

Kamber

Kamberi

Suplement Pleqerie

Korca

Pandeli

Kostandin

Tereziu

Suplement Pleqerie

Durresi

Andon

Toli

Jano

Suplement Pleqerie

Korca

Pandeli

Petro

Thomaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Balil

Sefer

Bircaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Pashuk

Rrok

Zadrima

P.Parakohshem

Shkoder

Beqir

Baftjar

Korance

Suplement Pleqerie

Korca

Peci

Leonidha

Fiku

Suplement Pleqerie

Tirana

Besim

Meleq

Agushi

Suplement Pleqerie

Tirana

Pellump

Riza

Baci

P.Parakohshem

Korca

Bujar

Nuredin

Shehu

P.Parakohshem

Tirana

Pjeter

Mark

Lleshi

Suplement Pleqerie

Shkoder

Demir

Ramis

Kanto

Suplement Pleqerie

Korca

Pjeter

Preng

Gjini

Suplement Pleqerie

Shkoder

Dhimiter

Vasil

Burxi

Suplement Pleqerie

Tirana

Qemal

Fadil

Cani

Suplement Pleqerie

Korca

Edmond

Neim

Numanaj

P.Parakohshem

Vlora

Ramadan

Halil

Osmani

Suplement Pleqerie

Tirana

Elisabeta

Qemal

Gjata

P.Parakohshem

Tirana

Sabrije

Haxhi

Kerxhaliu

Suplement Pleqerie

Tirana

Enver

Hamdi

Minja

P.Parakohshem

Durresi

Selajdin

Ethem

Zhura

Suplement Pleqerie

Korca

Enver

Osman

Ahmetaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Shefqet

Faik

Matarangazi

P.Parakohshem

Tirana

Estref

Riza

Bundo

Suplement Pleqerie

Tirana

Shpetim

Orhan

Shallas

P.Parakohshem

Korca

Fam.Valmir

Halil

Ramaj

Suplement Pleqerie

Shkoder

Shpetim

Shefqet

Hasanaliaj

P.Parakohshem

Vlora

Fatmira

Hulusi

Jegeni

P.Parakohshem

Tirana

Shpetim

Xhemal

Dodaj

P.Parakohshem

Durresi

Ferik

Kalem

Leba

Suplement Pleqerie

Tirana

Sotir

Gaqo

Ndrio

Suplement Pleqerie

Korca

Festim

Hasan

Rrapaj

P.Parakohshem

Tirana

Spiro

Jani

Kolajani

Suplement Pleqerie

Saranda

Feti

Bedri

Vogli

Suplement Pleqerie

Vlora

Spiro

Theodhor

Xhaferi

Suplement Pleqerie

Korca

Filo

Qamil

Karafili

Suplement Pleqerie

Vlora

Tahir

Qazim

Hallulli

Suplement Pleqerie

Durresi

Gani

Zenel

Mullahi

P.Parakohshem

Durresi

Thodhori

Naci

Shumbuli

Suplement Pleqerie

Saranda

Gezim

Rakip

Cobaj

P.Parakohshem

Tirana

Valter

Galip

Bazaiti

P.Parakohshem

Saranda

Gjon

Mark

Ndoj

Suplement Pleqerie

Shkoder

Vangjel

Paskal

Papa

P.Parakohshem

Shkoder

Gjon

Pal

Vrinca

Suplement Pleqerie

Shkoder

Veledin

Mato

Danaj

Suplement Pleqerie

Vlora

Halim

Kapo

Shena

Suplement Pleqerie

Saranda

Veri

Rrapi

Bushi

Suplement Pleqerie

Berati

Ismet

Veli

Qershija

P.Parakohshem

Shkoder

Visarjon

Dalip

Qejvani

P.Parakohshem

Saranda

Jashar

Ramis

Hyseni

Suplement Pleqerie

Vlora

Vladimir

Xhevat

Boci

Suplement Pleqerie

Tirana

Josif

Marko

Duni

Suplement Pleqerie

Korca

Vojsava

Dilaver

Prifti

P.Parakohshem

Tirana

Klement

Resmi

Basho

P.Parakohshem

Saranda

Xhavit

Selim

Halili

Suplement Pleqerie

Durresi

Kole

Marash

Lamthi

P.Parakohshem

Shkoder

Zef

Nikoll

Xhaferi

Suplement Pleqerie

Shkoder

Lash

Lazer

Sima

Suplement Pleqerie

Shkoder

Zenel

Beqir

Gjata

Suplement Pleqerie

Vlora

Ligor

Jorgji

Ligori

Suplement Pleqerie

Korca

Zeqir

Dul

Turmetaj

Suplement Pleqerie

Shkoder

Mahmut

Xhemal

Cali

P.Parakohshem

Tirana

Zylfo

Hamit

Pashaj

P.Parakohshem

Saranda


aktualitet • E hënë 11 qershor 2012

»

07

Fitimi 15 milionë paund në vit, roli i shqiptarëve dhe “mbreti” Plakiçi

“The Times”: Mbi 75 për qind e prostitucionit në Angli, në kontrollin e shqiptarëve Prestigjozia “The Times” ka shkruar se në Angli shqiptarët të parët për prostitucion. Duke ju referuar oficerëve “Vice Squad” (skuadrës së prostitucionit) në policinë londineze gazeta shkruan se tani shqiptarët kontrollojnë më shumë se 75 për qind të shtëpive publike në Angli, ku nga operacioni i tyre kriminal vetëm në zonën e distriktit të dritave të kuqe në lagjen e qejfit “Soho” ata fitojnë 15 milionë paund në vit. Jo vetën kaq prezenca e tyre në kontrollin e shtëpive publike është e dukshme në qytete të tjera të mëdha si Glasgou, Liverpol madje edhe në Kardif. Në të njëjtën kohë nuk mbetet jashtë vëmendjes së tyre zonat provinciale si Telford apo Lancaster. Sipas policisë, e cila ka komentuar për “The Times” mësohet se shfrytëzuesit shqiptarë janë të armatosur, gjë e cila ka bërë që rivalët e tyre të frikësohen duke i lënë liri

veprimi. Vajzat e trafikuara nga ata janë të frikësuara në kulm, si pasojë kur ndalohen nga policia në aksione anti-prostitucion nuk bashkëpunojnë në tregimin e shfrytëzuesve të tyre. “Shumica e kriminelëve shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe si rrefugjatë lufte gjatë konfliktit në Kosovë”, shpjegon më tej gazeta. “Ata fillimisht ndërtuan një rrjet të gjerë trafikantësh që kalonte nga ish-Jugosllavia duke fshehur vajzat e trafikuar për prostitucion nga Moldova, Lituania dhe Ukraina. Sipas plicisë angleze mendohet që në Angli punojnë më shumë se 12.000 prostituta nga Evropa Lindore shumica nën kontrollin e shqiptarëve. Ata marrin nga 150 stërlina deri në 300 për një orë. I cilësuar si “Mbreti i prostitucionit në Angli” laçiani Luan Plakiçi (Artur Kroni) është bërë sinonim i prostitucionit shqiptar në

Britaninë e Madhe sa herë që flitet për të. “The Times” e ka përdorur rastin e tij për të ilustruar fitimin që mund të nxirret nga shfrytëzimi i prostitucionit. Nga trafikimi i 60 grave për prostitucion, pranuar nga vetë 26-vjeçari shqiptar, ai arriti në një periudhë dyvjeçare të fistojë 1 milion paund dhe të blejë disa shtëpi në Evropë. Plakiçi u martua me një nga vajzat e trafikuara, e cila ishte minorene. Pashpirtësia e tij shkoi deri atje sa ditën e martesë e dërgoi këtë nusen e tij të sapomartuar të prostituonte. Vetëm ajo gjatë shfrytëzimit për llogari të tij arriti të mblidhte 144.000 stërlina. Mësohet se çmimet e prostitutave shqiptare me faqe interneti të stacionuara në zonat e qëndrës së Londrës njohur si W1, Gloster Road, Celsi apo Bayswater variojnë nga 150 stërlina deri në 300 për një orë.

Olimpiada, analiza për shtim apo shifra normale prostitutash

Londër 2012, shqiptarët dhe afrikanët gati prostitutat N

gjarje të mëdha sportive si Kupa tërë vitit 2004 ka qenë 181, nga 93 në vitin përvojat e grekëve, gjermanëve dhe afrikaBotërore dhe Lojërat Olimpike janë 2003, shumë larg nga mijëra grave që mund no-jugorëve për të formuar një argument të paraprira shpesh nga parala- të ishin kërcënuar nga trafikimi në këto se Londra do të duhet të shtrëngojë veten jmërimet rreth një rritjeje të prostitucionit situata. Asnjë nga këto 181 raste nuk ishin për numrin në rritje të punëtorëve të seksit. dhe trafikimit seksual si pasojë e shtimit të lidhura me lojërat nga autoritetet greke. Por më shumë se dy vjet më vonë, Tessa të fluksit të spektatorëve. Prostitucioni në Para Kupës Botërore të 2006-ës në Gjerm- Jowell, e cila dikur tregoi vendosmërinë Londër me të vërtetë do të rritet për shkak ani, paralajmërime të ngjashme janë lësh- e saj për të luftuar trafikimin e seksit në të Lojërave Olimpike 2012. Këtë pyetje uar nga mediat dhe zyrtarë të ndryshëm, Londër 2012, tani pranon se “inteligjenca e si dhe analizën e fenomenit e ka trajtuar por sipas një raporti të BE-së prej janarit tanishme do të sugjeronte që ka të ngjarë rrjeti gjigand BBC, i cili evidenton grupet të vitit 2007, qeveria gjermane ka gjetur të shohim trafikun në shkallë të madhe në kriminale shqiptare dhe afrikane si grum- vetëm pesë raste të trafikimit, të lidhura Londër, si rezultat i lojërave. Ajo shton se bulluesit e ushtrisë së mijëra prostitutave me këtë turne sportiv. Raporti gjithashtu “ka disa dëshmi anekdotike për të sugjeruar që po grumbullohen në Evropën Lindore thekson se rritja prostitucionit të detyruar se ngjarjet sportive ndërkombëtare, mund dhe vende të tjera. Duket se çdo herë dhe trafikimit të qenieve njerëzore për qël- të krijojnë kërkesën për seksin e paguar për që Kupa e Botës ose Olimpiada duket në lime të shfrytëzimit seksual gjatë Kupës së shkak të fluksit të turistëve, punëtorëve horizont nisin paralajmërimet në shtypin Botës 2006 në Gjermani nuk shkoi në shi- në terren, kontraktuesit, media dhe në të ndërkombëtar të ministrave dhe policisë. frën e 40.000 prostitutave, të supozuara vërtetë të vetë atletëve”. Më tej ajo thotë Ata të gjithë shprehin frikën se mijëra gra si prostituta të detyruara. E megjithatë, në se “Ne me siguri do të kemi një bisedë nëse do të trafikohen për në kombin nikoqir, në 2006-ën Kupa e Botës është përdorur si kërcënimi i trafikimit do të materializohet mënyrë që të kënaqen dëshirat seksuale të një shembull ku një numër i madh të prosti- ndonjëherë dhe a do të bëhet realitet në turmave. Mesazhet kanë qenë prej kohësh tutave janë paguar për seks me një numër rrugët e Londrës dhe ne duhet të vazhdotë lëshuara për Lojërat Olimpike 2012 të madh të pjesëmarrësve të turneut. jmë të jemi vigjilentë përballë këtij kërcënnë Londër. Në janar të vitit 2010 Jowell Kërkimet për Kupat e Botës, një studim i fi- imi të tillë”. Shërbimi Policor Metropolitan Tessa, atëherë Ministre për Olimpiadën në nancuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara dhe Komanda e Krimit të Organizuar (SCD9) qeverinë e mëparshme u tha deputetëve për Popullsinë që u zhvillua pas turneut të u krijua në fillim të vitit 2010 për të trajtuar trafikimin njerëzor dhe krimin e se “Ngjarjet e mëdha sportive emigracionit. Megjithatë, në një mund të jenë një magnet për “Ngjarjet e mëdha sportive mund të jenë një raport të policisë, botuar në tetor seks global dhe rritjen e indus- magnet për seks global dhe rritjen e industë vitit 2011 tha se "inteligjenca trisë së trafikimit. Kjo është trisë së trafikimit. Kjo është tërësisht e panuk ka mbështetur ndonjë rritërësisht e papranueshme që tje të prostitucionit në njësitë unë jam e vendosur se trafi- pranueshme që unë jam e vendosur se trafikantët nuk do të shfrytëzo- kantët nuk do të shfrytëzojnë Londër 2012-ën” bashkiake olimpike dhe në fakt tregon një rënie në disa vende”. jnë Londër 2012-ën”. Ndërkaq, Dennis Hof, i cili zotëron “Moonlite Bunny vitit 2010 në Afrikën e Jugut nuk gjeti as- Një zëdhënës i policisë thotë se SCD9 u krijua Ranch”, një shkallë të gjerë të shtëpive një ndryshim të rëndësishëm në numrin e në bazë të vlerësimeve të bëra tre viteve më në Nevada të SHBA-ve thotë se pret që njerëzve që vizitojnë prostitutat gjatë kësaj parë që kishin përdorur informacionin. “Nuk Londër të shikojë 1000 vajza të trafikuara ngjarjeje. Por, ka pasur spekulime të gjera kemi parë ndonjë rritje të trafikimit të lidhur në nga Juglindja e Azisë nga bandat shqip- që mes 40.000 dhe 100.000 punëtorë me Lojërat Olimpike”,-shton ai. Konservatori tare dhe afrikane, organizata të dhunshme të seksit nga e gjithë bota do të hynin në Andrew Boff thotë se nuk ka asnjë provë të Afrikën e Jugut për shkak të atij turneut. fortë se trafikimi për shfrytëzim seksual ka të përfshira në krim dhe drogë. Gjithashtu në 2010-ën Lojërat Olimpike rritje gjatë ngjarjeve sportive. Ai gjithashtu dhe Paraolimpike Dimërore të mbajtura në thotë se bastisjet në shtëpitë publike janë Krahasime me evente sportive Hof, i cili dëshiron të drejtojë një bor- Vankuver të Kanadasë ishin gjithashtu ob- rritur. Sarah Walker nga English Collective dello ligjore gjatë Olimpiadës, e bazon jekt i spekulimeve të ngjashme, por sipas of Prostitutes i bën jehonë këtë mendimi, parashikimin e tij në atë që kishte parë në studimit të kryer më vonë nga Universiteti duke thënë se sulmet e fundit të shpeshta Olimpiadën Dimërore 2010 në Vankuver të i British Columbia, trafikimi masiv nuk ka policore në lindje të Londrës, kryesisht nëpër bordello përfaqësojnë një goditje për Kanadasë. Por a janë paralajmërime të tilla ndodhur atje. të cilën ECP është indinjuar. Një tjetër grup të sakta? Në vitin 2004 Lojërat Olimpike në që përfaqëson punëtorët e seksit, po bën Athinë ka pasur paralajmërime të përhapu- Mohimi i shtimit të shifrave Studimi thotë se pavarësisht nga mbu- thirrje për një moratorium mbi arrestimet, ra në lidhje me një rritje të prostitutave dhe punëtoreve të seksit. Është raportuar limi mediatik sensacional para Lojërave, për ndalimin dhe deportimin e punëtoreve shpesh se trafikimet seksuale janë gati dy- nuk kishte asnjë provë për të mbështetur të seksit. Një zëdhënëse thotë se dënon fishuar. Megjithatë, një raport nga Aleanca shqetësimet e një fluksi të punëtorëve të bastisjet e policisë në shtëpitë publike, Globale Kundër Trafikimit të Grave (GAATW) seksit ose raporte për trafikimin e grave veçanërisht në lindje të Londrës. Përshtati: Mariglen Mulla tregon se numri i rasteve në Athinë gjatë apo vajzave. Shumë prej tyre kanë përdorur

Fakte dhe shifra për prostitucionin në Angli • • • • • • • • • •

80.000 veta për çdo javë në Londër paguajnë për seks 115 prostituta numëroheshin rrugëve të Londrës në 1997 5000 fëmijë të përfshirë në prostitucion 95 % e prostitutave angleze në rrugë përdoruse droge 500 deri në 7.000 stërlina në javë fitohen nga një tutor 75 % e prostitutave në Londër nën kontrollin e shqiptarëve 9 % e meshkujve nga 16 deri në 44 vjeç, paguan për seks 10 paralajmërime dhe 31 dënime u morën në 2002 për klientë 1,424 paralajmërime dhe 2,678 dënime për shfrytëzim 24 paralajmërime dhe 8 dënime për shtëpi publike pa leje


08

« SPECIALE

E hënë 11 qershor 2012 •

NJË ZONË E BEKUAR ME PRODHIMTARI DHE NATYRË TË BUKUR. DREJTUESIT: NEVOJË PËR INFRASTRUKTURË

Nga fshati Mbjeshovë Sulo Gozhina BERAT - Teksa udhëtoja përbri shpatit të malit të Shpiragut një erë e lehtë e freskët dukej se dikush e kishte dërguar për të na bërë fresk, a thua se ky fllad kërkonte t’i bënte sfidë rrezeve të diellit që në këto ditë të nxehta të gati mes qershorit kanë rritur ndjeshëm temperaturën për të thënë se lamë pas pranverën e luleve dhe hymë në stinën e nxehtë të verës. Nga ana tjetër po kjo freski dhe reshjet e pakomanduara mbi tokë kanë bërë që freskia ende t’i rezistojë vapës hera-herës përvluese. Veç infrastrukturës së mirë në këtë zonë sa prodhuese, po dhe aq patriotike e me kulturë e quajtur Nahija e Beratit, na ka detyruar të udhëtojmë për të marrë pjesë në një festë të pazakontë, pra në festën e cituar “Dita e Qershisë”. Një frut sa i ëmbël dhe i ushqyeshëm në tërësinë e tij, po dhe aq kurues dhe i bukur në të parë. Për të mbërritur në fshatin ku do të bëhet festa e Qershisë më parë duhet të përshkosh radhazi fshatrat, Mbreshtan, Ngalin, Paftan, Sadovicë, Mbolan etj, ndërsa del në Qafën e Sinjës e veshur me plot histori, njerëzore, si dhe ngjarje historike. Kushdo që ka lexuar sado pak historinë, por dhe nga gojëdhënat popullore të trashëguara në breza do të kujtojnë kuvendin e Sinjës i mbajtur 200 vjet më parë nga Rrapo Hekali, kryengritjen e tij kundër portës së lartë, krijimin e çetës të parë partizane etj. Po në Qafën e Sinjës sapo del në sheshin mbi lapidar kushtuar dëshmorëve dhe kuvendit, syri në horizont në perëndim të shikon gjithë Myzeqenë nga kepi i Rodonit deri në ishullin e Sazanit dhe në ditë të kthjelltë edhe detin Adriatik e Jon. Ndërsa para teje shtrihen kodrat e Mallakastrës që të lidhura sup me sup kanë bërë historinë e tyre ndër shekuj për të mbërritur derti në ditët tona. Një tjetër pamje magjepse teksa kthehesh për në veri të del para shpati i malit Shpirag, si dhe kisha e Shën Marisë e murosur në zemrën e malit. Një vend i shenjtë për vendasit dhe më gjerë ku besimtarët sillnin fëmijët e sëmurë dhe nuset e sapo martuara për bekim. E teksa lëviz, syri të sheh malin e bekuar të Tomorit me çukën e Abaz Aliut, e në moment të vjen ndërmend legjenda e dy maleve që kur sytë hedh për nga Berati përpara të del Kalaja motër sipas legjendës dhe Osumi që gjarpëron mes fushave të gjelbra me ujin e kulluar të krijuar nga lotët e motrës kala. E ndërsa frymëzimi nuk ka të sosur teksa shikon pamje magjepse, nuk mundet të lësh pa medituar veç ç’ka mendon edhe për banorët e kësaj zone që ka nxjerrë figura të shquara si patriotin Haredin Mbjeshova, Artistin e Madh Ilja Shytin, humoristin Koço Devole, Rektorin Dhori Kule, dr.prof. e asociuar Valentina Sinaj, gazetarin e

Mbjeshova, aty ku brezat festojnë

“DITËN E QERSHISË” Berat Bllok Qershish në Mbjeshove

Kryetari komunës Sinje Pelivan Sina mirënjohur Virgjil Kule, publicistin Simon Vrushon e shumë personalitete në fushën e arsimit e kulturës të shkencës e politikës. Po nga kjo zonë aktualisht drejton qarkun e Beratit dy djem të saj, Bujar Hoxha, prefekt i Beratit, si dhe Petrit Sina, kryetar i Këshillit të Qarkut Berat. Është zonë pjellore e kuruese do të na thoshte kryetari i komunës Sinjë brenda të cilës ndodhet dhe fshati Mbjeshovë ku dhe kemi ftesën për të marrë pjesë në

festën “Dita e Qershisë”. Janë resurse të pashterueshme, të cilat tashmë dhe me përkujdesjen e pushtetit qendror dhe këtij vendor ka filluar të futet ndjeshëm në rrugën e zhvillimit. Rruga është një anë e medaljes për zhvillimin e krejt zonës tregon kryetari komunës Pelivan Sina, ndërsa vijon se nëse disa vite më parë për të shkuar në Berat të duhej mbi 1 orë e 30 minuta duke përshkruar vetëm 16 km sot të duhen vetëm 15 minuta për

të pirë kafe në qytetin muze të Beratit dhe anasjelltas. Nëse më parë për të çuar prodhimet në pazarin e Goricës që hera herës të prisheshin rrugës dhe dita të shkonte kot të duheshin disa orë në këmbë, sot banorët e zonës pas pazarit pasdite i rikthehen punës në bujqësi e blegtori. Zona jonë është bujqësore, blegtorale e kuruese, nëse s’mërziteni i marrim me radhë (qesh) kryetari Sina, teksa shton bujqësia prodhon misër, grurë, patate e komplet

perimet dimërore, e ato verore, frutat nga më të ndryshmet arrë, bajame, fiq, lajthi, thanë, rrush të disa llojeve varietetit dhe kulmimi me frutin e qershisë për të cilin sot do të festojmë. Të gjitha frutat kulmojnë, por nuk ngelen pas edhe rakia e dalë prej thane e manaferrash të gjitha kuruese e prodhime bio. Por dhe blegtoria nuk mbetet pas për të thënë se kalojnë paralel me njëra-tjetrën, fshatrat e komunës tonë mbarështojnë kryesisht të imta dhen e dhi nga ku prodhohen mishi bio, si dhe nën produktet e qumështit aq të kërkuara si djath dhe gjalp i dhisë e deles, por edhe lopët dhe viçat nuk ngelen pas. Por ajo ç’ka dua të shtoj është se zona jonë ka burimin kryesor të prodhimit të sallaisë, këtë bimë mjekësore të kërkuar në tregun botëror për prodhimin e medikamenteve shëndetësore. Thuajse i gjithë mali është kthyer në një burim të ardhurash për banorët e të gjithë fshatrave të komunës tonë dhe për rreth saj që në e mbledhjes dhe përpunimit të saj 25 fshatrat e lidhur sup me sup rreth malit me vija i ngjiten shpatave të tij për të mbledhur sherebelën (sallbin) bimën me kurën që banorët e zonës e përdorin si çaj në vend të ujit. Nuk them se nuk ka të sëmurë në zonë, por mali falë dhe bimëve të tjera medicionale rigoni i bardh dhe ai i kuq, lulja e murrizit etj, është kthyer dhe në vend kurues për të sëmurët me azmë që vijnë dhe rrinë për disa ditë në lartësinë e 1174 metrave aty ku dhe kulmon maja e Shpiragut. Festës në fshatin Mbjeshovë... Sërish të duhet të udhëtosh rrëzë malit me vija mes fshatit Sinjë aty ku dhe ndodhet qendra e komunës me të njëjtin emër për të vijuar në rrugën e kalldrëmtë, por të kalueshme edhe nga mjetet e ulta, rrugë

e cila gjarpëron mes blloqeve të mbjella me qershi në të dy anët e saja. Tej në horizont një pyll me lisa e me pisha tregon se banorët e saj kanë mbrojtur dhe përkujdesur për natyrën në këta 20 vjet të këtij tranzicioni të tejzgjatur, madje në këto plantacione me pyje as që është vënë dora e shkatërrimit. E mes këtyre mrekullive natyrore tej në horizont të zë syri fshatin Lëvan Plakë, emër të cilin e ka marrë nga lashtësia dhe krah tij Mehtohu dhe më pas vijnë fshatrat e tjerë Ngraçani, Panahori, Rripani, Lofkënisi dhe qyteti i Ballshit, ndonëse jemi në Nahijen e Beratit vetja të duket se je në Mallakastër e me radhë të vijën ndërmend këngët mallakastriote e patriotike si ato të Rrapo Hekalit, Dino Kalenjës e plot të tilla ku i këndohet patriotizmit, trimërisë, luftës e punës. E ndërsa si pa dashjen tënde je futur në meditime duke përshkuar disi historinë e kësaj treve trime, liridashëse dhe patriotike – melodia e një klarinete, sheshi në qendër të fshatit i mbushur me banorë, si dhe valët e të rinjve në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Gani Sinani”, na zgjuan nga meditimet e çastit për të thënë se jemi pikërisht në festë. Disa të moshuar së bashku me tre organizatorët, prefekti Bujar Hoxha, kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, Petrit Sina, si dhe kryetari i komunës Sinjë Pelivan Sina urojnë mirëseardhjen e të ftuarve dhe të banorëve të larguar nga fshati vite më parë. Nisur nga zanafilla e festës sheshi i Hadajve mbi çezmën e madhe si e vetmja në qendër të fshatit Mbjeshovë ishte mbushur me plot aktivitete të tjera. Djem e vajza të ndarë në grupe kërcenin e vallëzonin sipas melodisë të muzikës, më tej një pazar i improvizuar me kosha e me shporta ndaheshin qershi falas për pjesëmarrësit në këtë event, në një tjetër minishesh ishin ndezur disa zjarre


SPECIALE • E hënë 11 qershor 2012

Kryetari i këshillit të qarkut Petrit Sina

Prefekti Bujar Hoxha në Mbjeshove

»

09

Po lahej, e mori rrjedha

Mbytet 11-vjeçari, kërkime për trupin

dhe në hell piqeshin keca apo qingja, ndërsa vlen për t’u përmendur se në këtë fshat prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale janë krejtësish bio. Para një bar-kafeje disa pleq me një gotë raki përpara shijonin në këndvështrimin e tyre festën, një tjetër grup banorësh ishin mbledhur pas humoristit Sejfulla Myftari i njohuri “Cekja i Beratit”, i ftuari i nderit në këtë festë. Ndërsa në një kënd tjetër në një bankë të improvizuar mbusheshin kriko me birra servireshin falas për të pranishmit. Në këto kushte festive ne të ardhurit nga qyteti u drejtuam nga shportat e qershive. Ceremonia festive Nga qendra e zërit kryetari i komunës, Pelivan Sina, duke shfrytëzuar si podium shkallët e shkollës, nga mikrofoni fton prefektin dhe kryetarin e qarkut, si dhe disa pleq për të përshëndetur, mes të cilëve dhe Cekja i Beratit. Veç falënderimit për pjesëmarrësit kreu i komunës Sinjë, brenda të cilës ndodhet dhe fshati Mbjeshovë citoi: “Dita e festës e qershisë nuk erdhi rastësisht deri në këtë ditë që së bashku jemi mbledhur për të festuar, ndër shekuj banorët e hershëm të këtij fshati, gjë e cila vërtetohet edhe nga kalaja që kemi këtu pranë, tregon se banorët kanë pasur të kultivuar pemën e qershisë prodhimet e nënprodhimet e saj i kanë përdorur si mjetin kryesor të mbijetesës, por edhe për kurimin shëndetësor. Ndërsa sot këto prodhime janë tre, katër e pesëfishuar dhe kanë zaptuar tregjet zonale e më gjerë. Ajo që ky fshat dhe fqinjët e tij duan ndihmë është infrastruktura për

të cilën jemi duke ndërtuar, gjë e cila do të ndikojë jo vetëm shitjen e prodhimit, por edhe për shërbime të tjera kulturore, shëndetësore ekonomike etj”. Edhe njëherë ju uroj festën e qershisë ka thënë më pas kreu i komunës Sina, në këtë takim brezash që do të ndikoj në trashëgimninë kulturore, kultivuese dhe shkëmbim të eksperiencave, si dhe në shtimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, por në veçanti në kultivimin e qershisë. Prefekti Bujar Hoxha Duhej një katalizator për të mbërritur në këtë shesh në këtë qendër ku Mbjeshova ka bërë historinë e vetë. Ashtu si Haredin Mbjeshova mblidhte pas vete fshatin për t’u rezistuar problemeve dhe halleve në ditë të mira e të këqija, në paqe e në luftë, në vaki e në gëzime. Po kështu jemi mbledhur edhe neve sot në këtë ditë të cituar “Dita e Qershisë”, festë e cila nuk ndikon vetëm në promovimin e këtij prodhimi, frutat e të cilit nuk janë vetëm të bukur po dhe të shijshëm, sa të ëmbël po dhe aq kurues për shëndetin, por kjo ditë ka mbledhur së bashku banorët e fshatit dhe ata të larguar për njërën dhe tjetrën arsye në vite. Si biri i këtij fshati unë dhe të tjerë kuadro të dalë prej tij do të punojmë për të realizuar sado pak mirëqenien dhe zhvillimin që vjen nga plotësimi i disa kushteve që janë infrastruktura, ujë i pijshëm dhe ai vaditës, subvencionimin në bujqësi dhe në blegtori, si dhe gjetjen e tregjeve për mundësimin e hapjeve të minifabrikave për përpunimin e produkteve dhe nënprodukteve të tyre. Ndaj në këtë

ditë feste veç urimit së bashku dhe me të tjerë intelektualë dhe kuadro që sot drejtojnë komunën Sinjë Këshillin e Qarkut dhe më gjerë do të punojmë për të bashkërenduar punën me qëllimin e vetëm për të realizuar edhe këto premtime. Kryetari i Këshillit të Qarkut Petrit Sina “Jemi mbledhur në këtë ditë të veçantë në ditën e qershisë, jo vetëm për një promovim të saj të këtij fruti të kultivuar ndër shekuj në fshatin dhe në zonën tonë, por dhe për të vazhduar një traditë të hershme atë të takimit të brezave. Së bashku duhet të shfrytëzojmë resurset që kësaj zone ja ka falur natyra dhe që janë mali, si dhe ultësirat pranë tij në këto fusha e kodra që ka gjetur terren kultivimi i këtij fruti. Po kështu kullotat e pafundme ndikojnë në mbarështimin e bagëtive të imta, si dhe punësimi në mbledhjen e përpunimin e bimës medicinale të sherbelës, të cilën natyra na i kultivon pa ndihmën tonë, ashtu natyrale në të gjithë malin e Shpiragut. Për të shfrytëzuar këto resurse si pushtet qendror dhe ky lokal, brenda të cilit ndodhemi dhe ne, do të punojmë së bashku për të krijuar kushtet që ndikojnë në lehtësimin e punës, përpunimin dhe tregtimit produkteve dhe nënprodukteve që prodhohen në këtë fshat e më gjerë. Dhe për këtë them se kemi nisur një punë të mirë për infrastrukturën, gjë të cilën do ta vazhdojmë edhe më tej, po kështu do punojmë për të subvencionuar edhe në sektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe në frutikulturës për të cilën jemi mbled-

Promovimi i librit “ Një fletë nga ditari”

hur sot në këtë ditë feste. Kënga dhe hareja në një drekë festive Të mbledhur në grupe së bashku në kushtet e një fushe të gjelbëruar nën efektin e rakisë, mishit të pjekur, këngëve dhe valleve dhe me humorin e Cekes të Beratit dita festive e këtij mes qershori që mblodhi bashkë banorët e fshatit të ftuarit dhe më gjerë kalon si pa u kuptuar. Pranë humoristit ishte afruar dhe Braushi një nga banorët e fshatit, i cili për nga qejfi ja kishte rrëkëllyer nja dy gota rakie, ndërsa e folura çapraz e tij veçse shtonte të qeshurat. Banorët e fshatit nuk ishin të kënaqur vetëm nga promovimi i frutit që ata prodhojnë, por dhe takimi mes brezave ishte një veçanti pasi fëmijët e tyre të larguar apo të lindur larg fshatit ku ishin rritur duken se ndikonte në bashkimin mes tyre, ashtu si dikur të afërmit prindërit dhe gjyshërit e tyre rreth burrave më të mençur të zonës, mes të cilëve dhe Haredin Mbjeshova, Refat Pucja, Mino Lalushi etj. mes banorëve të fshatit ishin dhe çifti Lavdie e Ylli Çela që kishin udhëtuar nga Ballshi për të marrë pjesë në këtë festë ashtu si kishin udhëtuar për të njëjtin qëllim nga Fieri, Kuçova, Rroskoveci, Lushnja etj, dy vëllezërit Ylli e Arben Xhaxhaj, dy vëllezërit nga Fieri Hariz e Ahmet Ismaili, si dhe bashkëfshatarët Tajar Zeka, Ismaili Nuhu, Laver Çela Ramiz Ismaili, si dhe kryetari i shoqatës “Shpiragu” Ahmet Velçani e shumë e shumë banorë të tjerë në pa mundësi për t’u përmendur, ndërsa vlen të përmendet edhe këngëtari popullor Luan Paja me këngën që nga Kuçi në Skrapar drejton Qarkun dy mbjeshovorë, njëqind e ca intelektual si petalet e qershisë të bashkuar, në çdo fushë kanë drejtuar. Një promovim i vaçantë. Ejona Mbjeshova ka promovuar librin e saj “Një fletë nga ditari”, është vetëm 15 vjeçe dhe ka promovuar librin e saj të parë, 100 kopjet e të cilit i ka ndarë falas për bashkëmoshatarët e saj në sheshin përpara shkollës 9-vjeçare Gani Sinanni duke lënë në këtë mënyrë edhe autografin e saj për secilin dhurues. Retrospektivë Nuk do ta shkruaja këtë retrospektivë pasi do të më pëlqente që ta mbyllja këtë reportazh nga nahija e Shpiragut me vija me promovimin e veçantë të të librit të Etjona Mbjeshovës, nëse nuk do të kisha marrë me vete atë kënaqësi, atë ndjesi jo vetëm për mikpritjen dhe për organizimin e kësaj feste sa e bukur po dhe aq madhështore për nga harmonia, por dhe nga natyra e pangopur me të, ndërsa nga ana tjetër më duket se me këto dy rreshta mundet të shpreh respektin dhe ndjesinë e një mikpritje njerëzore e thjeshtë dhe bujare.

BERAT- Një 11-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa lahej në lum, ndërkohë që familjarë, banorë të zonës dhe polumbarë janë vënë në kërkim që prej pasdites së vonë të së shtunës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se në orët e vona të së shtunës është marrë informacioni për mbytjen në lum të K. Tafa, 11 vjeç, banues në fshatin Arrëz, të komunës Poshnje në rrethin e Beratit. Sipas familjarëve të tij, vogëlushi kishte shkuar që prej pasdites së djeshme për t’u freskuar në lum dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë uniformat blu kanë organizuar punën dhe janë vënë në kërkim të fëmijës. Nga deklaratat e banorëve të zonës, të cilët e kanë parë për herë të fundit fëmijën është mësuar se ai është parë duke u larë në afërsi të fshatit Banaj disa metra larg banesës së tij. Së bashku me të mësohet se kanë qenë duke u larë dhe disa fëmijë të tjerë, banorë të zonës të cilët kanë deklaruar se Tafa kishte qenë duke u larë në lum në kohën që është përfshirë nga rrjedha e tij pa mundur të dalë. Në pamundësi për t’i dhënë ndihmën e parë vogëlushit fëmijët kanë kërkuar ndihmën e banorëve të zonës, por rrjedha e lumit në vendin ku bashkohen dy lumenjtë Osum dhe Devoll e ka bërë të pamundur gjetjen e trupit të tij. S. G

Arrestohet pronari i pikës

Grabisnin makina e i shisnin për skrap ELBASAN- Zbulohet skema se si grabiten automjetet dhe përfundojnë për skrap. Gjatë një operacioni të realizuar të dielën në mëngjes, policia ka zbuluar tre automjete të vjedhura që ishin shitur për skrap duke arrestuar pronarin e pikës së grumbullimit. Hysni Mjeshtri 40 vjeç me banim në fshatin Katund i Ri në Elbasan është ndaluar nga policia dhe është duke u hetuar pozicion i tij në rrjetin e vjedhjes dhe automjeteve dhe shitjes për skrap. Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e skrapit në pronësi të 40-vjeçarit në fshatin Katund i Ri u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete që pas verifikimit rezultuan të vjedhura në qytetin e Elbasanit më 6 dhe 7 qershor. Mjetet e vjedhura Mjeti tip Benz, me targa EL 4015 B, në pronësi të shtetasit E.Elmazi, 54 vjeç, banues në lagjen “Haxhias” Elbasan. Mjeti tip Benz, me targa BR 4874 A, në pronësi të shtetasit F.Syri, 48 vjeç, banues në Berat, vjedhje kjo e ndodhur në qytetin e Elbasanit, mjeti tip Benz, me targa, EL 6770 A, në pronësi të shtetasit A.Shkalla, banues në lagjen “11 Nëntori” Elbasan. Nga hetimet e para rezulton se 40-vjeçari mjeshtri është bashkautor i vjedhjes së automjeteve. Gjithashtu është bërë edhe identifikimi i dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Dyshohet se në Elbasan ishte ndërtuar një rrjet për vjedhjen, dërgimin në pikën e skrapit çmontimin dhe shitjen e tyre. L. Lleshi

Shkak, mungesa e vëmendjes

E përplas treni, vdes 55-vjeçari LUSHNJE - Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një tren i linjës, vetëm një kilometër larg stacionit hekurudhor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, një kilometër larg stacionit të trenit, në Lushnjë, kur Ramazan Koroveli, 55 vjeç, është përplasur nga treni i linjës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ku një ndër shkaqet e tij, mendohet të ketë qenë mungesa e vëmendjes së viktimës, teksa kalonte mbi shina.


10

« INTERVISTE

E hënë 11 qershor 2012 •

“Regjistrimi i pronës on-line e bën vendin tonë lider në rajon” Sot fillon aplikimi on-line nëpërmjet noterëve për shërbimet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Flet kryeregjistruesi Arben Qirjako

S

ot, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), fillon aplikimin on-line për shërbimet që ajo ofron për qytetarët. Ky projekt i ri, i quajtur “one stop shop – noterët”, paraqitet jo vetëm si një risi nga kryeregjistruesi Arben Qirjako, por edhe si një projekt që e bën vendin tonë, vend lider në rajon, në këtë drejtim. Në një intervistë për TV ABC, kryeregjistruesi Arben Qirjako, bën të ditur se sot, ky projekt fillon aplikimin e tij për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) të Tiranës, brenda dy muajve fillon edhe në Durrës, ndërsa brenda qershorit të vitit 2013, do të shtrihet në të gjithë vendin. Ndërsa gjithçka është gati, kryeregjistruesi Arben Qirjako, zbulon në intervistën e tij, risitë e këtij projekti, konsistencat, si edhe avantazhet. Disa ditë më parë, qeveria vendosi aplikimin nëpërmjet noterëve të qytetarëve që duan të marrin një shërbim nga ZRPP-ja. Cilat janë risitë e aplikimit dhe regjistrimit on-line të qytetarëve pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme? Në fakt janë dy vendime të qeverisë në kuadër të prioriteteve të saj për dixhitalizimin e shërbimeve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ne kemi kohë që po punojmë në disa projekte paralele dhe jemi në fazën finale të dixhitalizmin të shërbimeve pranë zyrave vendore të pasurive të paluajtshme. Një nga këto vendime ka të bëjë me një projekt që Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka kohë që po merret. Ky projekt quhet “one stop shop për noterët” dhe ka të bëjë me lehtësimin e shërbimit të kalimit të pronësisë, në bashkëpunimin të ngushtë me noterët dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Vendimi i dytë i Këshillit të Ministrave ka të bëjë me mënyrën e funksionimit, admin-

istrimit dhe ndërveprimit për sigurinë e sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Qytetarët, pasi të aplikojnë, mund të ndjekin praktikën on-line. Kjo ka të bëjë me transparencën që duhet të ketë ZRPP ndaj qytetarëve, për të shmangur burokracitë e burokratëve ose punonjësve dhe për të vënë kambana alarmi për drejtuesit e zyrës së regjistrimit nëse ka vonesa me procedurën. Kjo është një nga prioritet tona, që ka të bëjë me transparencën e shërbimit në ZRPP. Janë dy vendime të Këshillit të Ministrave shumë të rëndësishme, për ta kaluar në një stad më të lartë. Mund të jemi lider në rajon për këto shërbime Paralelisht këto projekte kanë të bëjnë edhe me projektin e regjistrimit fillestar. Ju e shihni, nëpër media që jemi në fazën më kulminante të punës së Zyrës së Regjistrimit, në lidhje me përmirësimin e të dhënave të regjistrimit. Regjistrimi fillestar dhe dixhital i pasurive të paluajtshme është një proces i vështirë voluminoz dhe teknik. Por ne parashikojmë që brenda afateve të përcaktuara dhe në bashkëpunim me BB dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, këtë proces ta realizojmë brenda afateve të prioriteteve të qeverisë. Bëhet fjalë për regjistrimin fillestar dhe sistemin e ri të regjistrimit dhe mbylljen e dixhitalizmit, si dhe shtrirjen këtyre projekteve në të gjitha Zyrat Vendore të Regjistrimit. Duke ju rikthyer projektit më të fundit, doja të bëja të ditur se, këtë javë projekti i aplikimit online do të fillojë në zyrën vendore të regjistrimit në Tiranë, brenda dy muajve në Durrës dhe kemi prioritet që brenda këtij viti në 5 zyrat kryesore të vendit. Brenda qershorit të vitit 2013, këto

shërbime do të t’i shtrijmë në të gjithë vendin. Ku konsiston ky shërbimi më i ri, i aplikimit on-line? Duhet të kemi parasysh që para shumë kohësh në zyrat vendore të Tiranës është dixhitalizuar edhe gjithë arkiva e saj. Konsistenca e këtij projekti ka të bëjë me faktin që qytetari do të paraqitet te noteri, i cili do të bëjë verifikimin on-line të pronësisë. Noteri me kërkesë të qytetarit do të bëjë kalimin e pronësisë dhe do ta sjellë këtë kontratë, vetë noteri pranë ZRPP. Cilat janë avantazhet e projektit “one stop shop – noterët”? Kanë të bëjnë me hallkat. Më parë kemi pasur tre hallka, për të kryer një shërbim për kalimin e pronësisë. Tani kalojmë në një hallkë. Qytetari do të paraqitet vetëm te noteri. Më përpara qytetari rifreskonte dokumentin, shkonte te noteri dhe vinte sërish në zyrë për regjistrimin e kontratës së shitblerjes. Sot shkon vetëm te noteri dhe do marrë përgjigje vetëm nga noteri. Në radhë të dytë ka të bëjë me kohën e shërbimit. Më përpara në zyrën vendore të regjistrimit në Tiranë, koha maksimale ka qenë 30 ditë, sot është 9 ditë. E dyta ka të bëjë me koston. Më parë ka qenë më e lartë, sot on-line është më e ulët. E fundit ka të bëjë me luftën antikorrupsion, pasi shmangen kontaktet e qytetarëve që aplikojnë me punonjësit e zyrave të regjistrimit. Ky është një nga prioritet e ZRPP, që në fillim është për noterët dhe për disa institucione, që kalojnë on-line. Ne jemi tashmë gati dhe të hënën fillojmë këtë lloj shërbimi. Ju përmendët që falë këtij projekti, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin on-

linë ecurinë e aplikimit dhe regjistrimit të tyre. Si do të ndodhë kjo? Qytetarët kur aplikojnë ose përfaqësuesit e tyre, noterët, në momentin e aplikimit kanë një fletë aplikimi, e cila ka një password dhe një username. Nëpërmjet internetit ata do të futen në faqen zyrtare, me këtë password dhe më këtë username. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të shohin se ku ndodhet praktika e tyre, nga momenti i aplikimit deri sa dorëzohet. Aty do të shihet se ku mund të ketë ngecur praktika, pse nuk ka dalë, nëse është normale, është e tillë. Nëse jo, si për qytetarët, ashtu edhe për punonjësit, duhet të vihet kambana e alarmit, për të vënë rregull për realizmin e afateve të përcaktuara qartë në urdhrat e kryeregjistruesit. Sa e lehtëson nga ana administrative Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kjo praktikë? Ky është një lehtësim shumë i madh. Të kalosh nga 30 ditë kohë në 9 ditë dhe me një ulje kostosh nga 1800 në 700 lekë është një arritje shumë e madhe për zyrën e regjistrimit. Kjo është faza e para, por ne do të tentojmë në praktikat më të mira botërore për shërbimin ndaj qytetarit. Si do të bëhet e mundur reduktimi i afatit nga 30 ditë në 9 ditë? Në qoftë se qytetari paraqitet pranë noterit, më para i duheshin 10 ditë për verifikim e pronës. Kurse, sot bëhet on-line verifikime brenda 24 orëve. Zyra e Regjistrimit do të bëje verifikimin dhe do t’i kthejë përgjigje noterit, që prona është në rregull. Noteri menjëherë përgatit kontratën e shit-blerjes dhe e paraqet pranë zyrës së regjistrimit. Zyra ka 7 ditë kohë për t’i kthyer përgjigje noterit. Në këtë mënyrë theksohet një rol edhe më i madh për noterët? Noterët e kanë me ligj që të sjellin vetë kontratën e shitjes, që ka kryer qytetari ndaj personave të tretë dhe të marrë përgjigje nëpërmjet noterit. Ky ligj e thekson më tepër këtë detyrim.


koment • E hënë 11 qershor 2012

»

11

Tenori nga Vlora këndoi në skenën e Karreras

M

brëmjen e 4 marsit 1991, në një mot të ftohtë, nën vështrimin e mjegulluar të Sazanit të heshtur, rimorkiatori shqiptar mbërrinte në Nanopoli. Këtu zë fill rrëfimi i tenorit Refat Lleshi, pak i njohur në Shqipërinë e viteve ‘90 si këngëtar në dy festivale dhe në disa koncerte, por që ka bërë emër në këtë gjini të vështirë në skenat italiane. Dëshpërimi ishte disi i ndryshëm. Kur era e ftohtë marrosej pas dyerve të vjetra të shkollës, ai ishte larguar për të mos u kthyer te nxënësit e ciklit të ulët në fshatin Vllahinë të rrethit të Vlorës, që prisnin ardhjen e “pësuesit”. “Ma lagu shiu fletën ku kam shkruar dhimbjen e ndarjes, por ishte një domosdoshmëri, - shprehet Refati. - Kisha përfunduar Institutin Pedagogjik në Gjirokastër. Në 4 vjet si mësues u enda në fshatrat Vajzë dhe Vllahinë me zemrën të lodhur, me shpirtin e përgjumur. Në festivalin e vitit 1989 këndova me Lindita Theodhorin këngën ‘Eja më kërko’, që përfundoi me çmim, kurse në festivalin e vitit 1990 isha solo te ‘Drenovarja’. Kënga ka lindur tek unë, - shprehet Refati. - Të dashurosh muzikën, do të thotë të ndiesh, ta jetosh, të biesh në ekstazë. Në 4 festivale fëmijësh. Ishte, i ndritshmi i muzikës së Jugut Reshat Osmani. ‘Refat, ngriji duart lart, - shprehej, - buzëqesh fare pak, mos rri i ngrirë.’ Vallë ç’do të thotë të jesh mjeshtër si Reshati? A ka të tillë sot dhe a do të gjendet këtu shpirti binjak i këtij artisti? Nuk mund të harrohen të gjitha, se gjithë jetën time mbi supe Reshati me la shpirtin e tij. Ka kohë që, kur shoh brigjet dhe detin, nuk dua t’i kujtoj në kthim dhe ikje, arratinë e marsit 1991 dhe zërat e trishtuar: “Çfarë po lëmë nga pas?” – ‘Lopatën, o burrë i

Nga Gëzim LLOJDIA dheut, në ullishtën e qytetit’”. Ndërsa mësuesi zemrën e kishte te nxënësit. I kujtoheshin fytyrat e tyre. “Atë natë zemra m’u nda në dysh. Në Segni, një komunë në provincën e kryeqendrës së Romës, në një koncert bamirësie, shqiptarët u thanë italianëve se “kemi një albanez, q ka ngjitur skenat dhe ka parë publik me sy. Ishte një shpërthim i këngës “O sole mio”, si dhe i këngës së bukur shqiptare: “Pse s’i pret ato gërsheta”, që kisha zënë vend të parë në një folk shqiptar. Një prift thirrej Luigji Palamo, që bënte edhe muzike, më tepër qe pianistë, më tha: “Ti duhet të studiosh muzikë operistike, se ke zërin!” “Me Silvana Ferraron gjeja kohë pas pune për audicione. Kështu hyra në konservatorin ‘Santa Cecilja’ të Romës, një konservator shtetëror, për të gjetur bukurinë e asaj pjese që më kishte munguar. Gati për 5 vjet ndoqa këtë konservator, të gjitha udhëzimet e tij. ‘Paske ndërruar adresë, - më tha një ditë një shqiptar, - provove konservatorin!’ Por çfarë përmbante konservatori? Një sakrificë që kërkonte vullnet të dyfishte. Gjithë pjesën e parë të ditës e shkoja te konservatori ‘Santa Cicilja’, pasdite, deri në orët e thella të muzgut, shërbeja si kamerier në një restorant. Pesë vjet kështu ecën, përplasesha, por nuk u rrezova diku. M’u mbush zemra me dritëz, kur u diplomova. Atëherë fillova audicionet. Si erdhi rasti, ishte konkurrimi te ‘Zhorzh Bize’, që mbahej në qytetin e njohur të Palermos. Imtësisht ruaj në kujtesë rreth 80 konkurrentë, por zura vendin e dytë. Konkurrimi tjetër ishte te Francesko Albanese, ky tenor i famshëm, që kishte kënduar me greken Maria Kallas, na ftoi në ‘Torre del Greko’ të Napolit. “Kam fituar konkurrimet tek opera “Rigoleto” në rolin e dukës. Një nga rolet që paraqet vështirësi, sepse ka një testurë të lartë notash

dhe duhesh të kesh teknikën për të kapur suksesin. E ka bërë Pavaroti, që ishte mbreti i kësaj gjinie. Kam bërë shumë audicione. A ke fituar?” Hesht. Formula e mburrjes bie, edhe po, edhe jo aq shumë, por edhe 3000 apo 5000 euro. Kam kënduar në teatrin e Romës, Palermos, Sulmones, ku ka kënduar Karreras, Leonuci. Kam shkuar deri afërsi të Detit të Zi. Në Ukrainë zhvillohej edicioni i parë i festivalit të tenorëve të botës. Kam kënduar tri pjesë. Nga opera “Turendont” e Puçinit dhe “La dova mobile” Rigoleto si dhe një këngë napolitane. Këto ishin në hyrje. Në teatër këndova “Rigoleton”, në javën e parë, ku u dëgjuan 7 opera të ndryshme. Kam njohur tenorin famoz Xhuzepe di Stefano në Tropani të Sicilisë, koncerti u bë në një auditor të madh, ku unë konkurrova përballë një jurie me kryetar Di Stefanon. Aty fitova një bursë studimi. Kam dhënë një koncert recital me Roza Riçonti në Fidense afër Parmes me orkestrën e Arturo Toskaninit. Në detin Baltik, në Dansiko, në operën ‘Toska” në rolin e Kavadoskit kam marrë shumë më tepër duartrokitje, shkrime gazetash, intervista televizive si dhe një tortë, ku shkruhej sipër “Toska”. Aktualisht gjendem në Romë dhe banoj në Colefero, vazhdoj të eci në koncerte te “Norma” e Pelinit në rolin Polione në Firence. Në Firence kam kënduar meshën e Verdit “Mesa di riquem”. Udhëtimi im ka qenë i vështirë në tokën e Verdit, Belinit, emrat e të cilëve kalojnë në skenat e botës. Konkurrenca aty nuk njeh fre. Nuk kam agjenci apo menaxher. Me forcën e shpirtit kam bërë njëfarë emri dhe po ndjek këtë rruge”, - përfundon bisedën tenori Refat Lleshi, që shprehet se do të bëjë edhe album apo CD me krijimet e tij në disa skena të shtetit italian dhe në disa vende të tjera, ku ka kënduar atje ku këndoi edhe tenori Karreras.

Kufomat që mbetën përherë fajtore

S

hpesh, ose më të shumtën e herës, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga masa e madhe e qytetarëve, por dhe ligjit, në raste tragjedish ose fatkeqësish njerëzore ne fajin e zhvendosim ose nuk e marrim përsipër. Po kujt i ngelet faji? Është bërë traditë që fajin t’ia veshim viktimës jashtë dëshirës. Një viktimë iku dhe ai t’i marrë përsipër të gjitha gjynahet e kombit. Ej, o njerëz, pushtetarë, personalitete, gjeneralë, administratorë dhe udhëheqës, mos e vrisni kufomën! Fajtorët që nuk flasin janë mbledhur në kuvende. Nuk është e udhës që si Jezusi para xhelatit të gjithë shenjtorë të bëhen. Kam parasysh nga ai që është më i madhi në hierarkinë shtetërore, që mbart brenda vetes përgjegjësinë maksimale si ushtrues i të drejtave, deri tek ai më i vogli, që në rastin më të keq mund të ketë përgjegjësi dhe njëherësh mund të jetë viktima. Kështu ndodh ngaherë në një shtet që po çirret për të zënë një karrige nga pushtetarët e këtushëm faji apo qoftë edhe gabimi me dashje faturohet te kufoma për gabimin njerëzor ose më së shumti flitet për çështje teknike se nuk përmbush parametrat makineria gjigante që ne kemi prodhuar. Por në çdo rast ajo çfarë thuhet me të madhe nga gazetarët, që transmetojnë lajmin, zgjat nga disa orë në disa ditë për shkak të koniunkturës apo aksesit politik që kanë njerëzit e pushtetshëm, që administrojnë jo vetëm financat dhe kapitalet në këtë vend mjeran për sa i takon ndërgjegjes njerëzore, por padrejtësisht edhe jetët tona. Gjithkush e pa prononcimin e zëdhënësit të rektoratit të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në medir, që doli i fundit për nga radha, pasi mjeshtërisht manipuloi situatën dhe mashtroi aq bukur njerëzit e shokuar nga kjo tragjedi, që unë do ta quaja institucionale. Ta marrim nga ana teknike, ajo rrugë ka mangësi të theksuara dhe për këtë përgjegjësia është e organeve kompetente, që kanë marrë në dorëzim aksin rrugor nga Saranda drejt Vlorës nga firma kontraktore pa cilësinë e duhur. Po ju bëj me dije për ata që nuk janë të informuar me këtë rrugë se problemet e saj nga një sy kritik i një udhëtari të zakonshëm që dëshiron të vizitojë bukuritë mahnitëse që të ofron kjo pjesë e Shqipërisë, fatkeqësisht fatkeqe dhe deri diku të virgjër në raport me atë çka të ofron realiteti në anën e kundërt të Verilindjes së vendit me rrugët e paasfaltuara, është shumë herë më e mirë, por jo se është perfekte. Ah, po qe se rrugët tona i krahasojmë me rrugët e Indisë, të Hondurasit apo Guatemalës, atëherë me mburrje mund të themi se janë më të mirat. Problemet e këtij aksi rrugor, kaq shumë të kërkuar nga njerëzit si këtej dhe andej kufirit, janë të shumta. Mjafton të udhëtoni gjatë një dite vjeshte, kur shiu më i lehtë në segmente të caktuara lëshon nga kodrat gëlqerore gjithë gurët e përzier me dheun e kuq, që bllokojnë rrugët e kalimit dhe për automjetet bëhen pengesë serioze. Dhe këto fillojnë nga komuna e Lukovës, vazhdojnë me Piqerasin, ku në mes të fshatit rruga është ndërtuar mbi tokë buke të pashtruar nga mjetet e rënda dhe rrëshqitjet të shumta janë. Të mos lëmë pa përmendur edhe ngushtimin e rrugës përgjatë gjithë gjatësisë së fshatit. Dhe ecim më tej me aksin rrugor ndërmjet Borshit dhe Qeparoit, ku

Nga Arian Rexhepi përsëri kemi rrëshqitje të dherave. Arrijmë drejt Himarës, ku duhet vënë dorë përfundimisht për devijimin e rrugës që ka pjerrësinë më të madhe përballë fshatit Kudhës, aty ku ndodhi aksidenti. Edhe këtu kemi rrëshqitje dheu dhe, po qe se mjaftohemi me atë se nga ç’ishim jemi shumë më mirë, atëherë s’kemi bërë asgjë më shumë dhe aksidentet do të shtohen me shtimin e mjeteve në ditët e ardhshme. Burim aksidenti shërben aksi rrugor pranë fshatit Iliaz, ku rruga shoqërohet nga guralecët, që bien jo vetëm nga shiu, por dhe nga era. Për të mbërritur drejt Vunoit, ku segmenti rrugor që përshkuan fshatin është shumë i ngushtë, aq sa për të parakaluar një makinë duhet të ecësh me kilometrazh zero ose me hapin e një udhëtari, madje shpeshherë edhe të presësh të parakalojë ndonjë gomar ose të parakalosh një këmbësor, që për hir të së vërtetës, i duhet të ecë ngjitur pas murit të shtëpive, që për nevojat publike me kohë duhej të ishin prishur. Të mos harrojmë Dhërmiun, aq shumë të kërkuar për plazhet e virgjëra, që na duhet të presim brenda fshatit me semafor dhe poshtë është humnera për fare pak shtetëzime, që justifikohen me mungesë fondesh. Të shkojmë në Llogora afër PSV-së dhe përgjatë aksit rrugor, ku gurët e mëdhenj janë të shumtë dhe makinës, cilado qoftë ajo, e vogël apo e madhe, e re apo e vjetër, i duhet të devijojë deri në Dukat, ku zhavorret me dheun përzier të lënë shijen e keqe të një rruge të nisur për të parë bukuritë e vendit. Kontrolli institucional është i mangët ose mungon fare. Të kthehemi te rasti i deklaratës së zëdhënësit të universitetit, që thotë se firma kontraktore, që punonte prej vitit 2001, ishte firmë serioze dhe personeli i automjeteve ishte i specializuar. Dakord, atëherë kujt i ngelet faji? Nga oficeri i policisë rrugore u tha se kontrolli i kolaudimit të automjeteve ka punuar shumë mirë dhe u mundua të paraqiste shifra, madje të na mbushte mendjen me disa statika “zyrtare” deri në qindra mijë makina të kolauduara se gjithçka ishte garantuar nën kontrollonin e shtetit, pa harruar të mburrte edhe punën e kolegëve dhe të policëve, që po na marrin më qafë vetëm për bakshishin. Deri tani gjithsecili prej tyre e bëri shumë mirë detyrën për të shfajësuar veten. Më thoni, zotërinj pushtetarë, i kujt ishte faji, i Zotit? Mos vallë ai ka dashur të na ndëshkojë. Po pse do ta bënte këtë? Ku kemi gabuar ne? Mos vallë kemi gabuar që në nisje, kur në mënyrë të lehtë bëjmë vlerësime dhe nuk marrim përgjegjësitë që na takojnë lidhur me sigurinë e mjeteve që do të transportonin studentët dhe njerëzit e zakonshëm? Mendoj se gabimi ose faji (merreni si të doni) ka lidhje tërësisht me njerëzit përgjegjës, që i nisin studentët si bagëtia që s’ka një prijës. U konfirmua se autobusi nuk kishte asnjë prej pedagogëve që duhej të shoqëronin, pasi një prej tyre kishte refuzuar të merrte pjesë dhe dekani apo shefi i departamentit nuk e kishte zëvendësuar dhe kjo u kalua lehtë në heshtje. Vërtet në Zvicër u aksidentua autobusi, por bashkë me fëmijët humbën jetën dhe dy pedagogët që i shoqëronin. Me këtë s’dua të them se duhej të kishin vdekur edhe pedagogët përgjegjës, po ku është përgjegjësia e shtetit dhe aq më tepër e fakultetit, ku ato ishin studente? Ndërsa në Tiranë në mes të dhimbjes njerëzit konsiderohen si kafshët,

madje kjo u pa gjatë transportit që u bëhej nga helikopteri drejt Spitalit Ushtarak, ku në pistën e tij rendnin shumë personel që nuk dinin si të menaxhonin këtë situatë tragjike. Të motivuar, më tepër rrëmujë se ndihmë konkrete që duhej të jepnin, vetëm për t’u dukur para titullarit silleshin vërdallë si pordha në brekë (më falni për shprehjen), pa ditur ç’të bënin. Ja çfarë jemi ne, që edhe në monitorimin e medies para eprorëve për të treguar devotshmërinë tonë si servilë tregojmë injorancën dhe jo profesionalizëm. Kush e ka hequr në kurriz, e di ç’do të thotë për të urgjenca e Spitalit Ushtarak, tashmë e kthyer në një thertore për njerëzit e zakonshëm. Mendoni çfarë mund të jetë bërë në vendngjarje me viktimat e aksidentit në kushtet e një terreni të thyer dhe larg medieve, që transhoheshin si thasë të mbushur me rërë para gjithë klasës politike, që ishte tepër e mërzitur, por veç sa për të kaluar radhën. Kjo është përkujdesje që nuk respekton njeriun. Lidhur me deklaratën që bëri në kulmin e dhimbjes kryeministri i vendit në anën tjetër të globit nuk jam dakord se shpenzimet e kësaj tragjedie duhet t’i kalojnë qeverisë. Është e kuptueshme, pa dashur për shkak të humanizmit të tij të keqardhjes dhe dhimbjes ndërthurur me vuajtjen e çdo njeriu, ai ka bërë përgjegjës veten. Po a mjafton kjo për të pushuar të qetë në gjirin e tokës ata që humbën jetën? Të tjera jetë presin në ankth se kush e ka radhën nesër, ndërkohë që përgjegjësia akoma nuk ka dalë nga organet hetuese dhe prokuroria. Deri tani është konturuar një fakt që duhet të shkojë në dyert e gjyqësorit. Papërgjegjshmëria e stafit të universitetit dhe dekanit të fakultetit, që janë vetëm në letër dhe harrohen me dashje, detyrat ndaj studentit. Tjetër gjë që duhet të vihet para faktit të shkeljes së ligjit, mendoj se është amortizimi i mjetit të transportit dhe duhet ndëshkuar firma përgjegjëse shoqëruar me një sensibilizim të opinionit të shëndoshë të qytetarëve, të cilët duhet ta ngrenë zërin në kupë të qiellit. Në qoftë se vërtetohet, kjo duhet të shërbejë si shembull dhe firma të penalizohet duke paguar përveç shpenzimeve të tragjedisë edhe siguracionin e jetës së 37 viktimave. Them 37 pasi edhe ata që kanë fatin t’i shpëtojnë vdekjes nuk kanë për t’i shpëtuar makthit të tronditjes psikike, që kanë për ta vuajtur jo vetëm ata, por dhe të afërmit e tyre që për kufomat e gjalla do t’u duhet të kujdesen, madje dikush prej tyre mund të shkojë drejt vetëvrasjes i detyruar nga rrethanat. Përveç të tjerash kjo është një kosto e madhe për individin si subjekt, që pret me padurim të vijë sezoni turistik, duke pasur parasysh se gjithçka që ndodhi u transmetua në çdo cep të botës falë teknologjisë së internetit. Pasiguria është prezente dhe gjithashtu është kosto e madhe për qeverinë, që trumbeton arritjet. E fundit, por e keqja më e vogël dhe më e pakta si risk është që shoferi të mos ketë qenë në gjendje dhe duke luajtur me kufomat kapaku t’i vihet që tani s’mund të flasë si ai që shkoi edhe ne kufomat, që përherë fajtorë mbetemi. Por të mos harrojmë se po heshtëm sot, për t’u kthyer në viktima nesër radhën ne e kemi. Të nderojmë viktimat me një lutje të fuqishme dhe të presim hetimet deri në kufijtë e durimit, që ndoshta me shumicë e kemi në raport me ata që na udhëheqin.


12

bota

« koment

s p e c i a l e

REJKJAVIK

N

ë Volcano House, një pallat cilindrik përballë portit të vjetër, projektojnë 12 herë në ditë dy dokumentarë mbi shpërthimet më të famshme në vend. I fundit, i vullkanit ”Eyfjallajokull” që duke paralizuar fluturimet ndërkombëtarë, u ka kujtuar të gjithëve që askush nuk është një ishull, aq më pak Islanda. Dhe një tjetër i 1973 që zgjati më shumë se 5 javë. Pamjet në Super 8 tregojnë përpjekjet epike për të të shmangur rrugën e llavës nga një port i vogël, i vetmi burim që mbante komunitetin. Zëri që rrëfen kujton se atëherë islandezët zbuluan se nga borborigmat e tmerrshme të tokës mund të përftonin energji gjeotermike. Dhe nënvizon aftësinë e jashtëzakonshme shëruese të këtyre njerëzve. Një aftësi që mund ta shohësh edhe në një tjetër fushë sot, sidomos në rrugët e kryeqytetit. Aty ku njerëz që vetëm 4 vite më parë i panë kursimet e tyre të zhdukeshin nxitojnë ta quajnë incidentin si “një fakt të jetës”. Dhe përgëzohen nga jashtë për aftësinë e një rimëkëmbjeje pas një prej falimenteve më kolosalë bankarë të historisë. Në vitin 2007 Islanda dukej një histori suksesi me dimensione planetare. Tre bankat e mëdha, që politika i kulloste dhe i milte financiarisht, kanë praktikisht “lejë për të vrarë”. Marrin para hua nga institute të tjera europianë dhe i përdorin për të spekuluar në normat e këmbimit. Arrijnë të kenë një vlerë sa dhjetëfishi i GDP të vendit. Islanda ishte vendi më i lumtur në botë. Në vitin 2009 Transparency International e konfirmon në vendin e parë edhe si më pak të korruptuarin. Por ndërkohë, u përmbys bota. Në shtator fundoset Lehman Brothers. Paratë e letrës hidhen në lumë. Në tetor i erdhi radha Landsbanki, Kaupthing dhe Glitner. Zbulohet veç të tjerash që dhjetë nga 63 deputetët e parlamentit kishin me to një borxh prej mesatarisht 9 milionë eurosh. Shfaqet legjenda e parë. “Është thënë e vazhdohet të përsëritet se kemi zgjedhur të mos i shpëtojmë”, shpjegon ish-ministri i ekonomisë Gylfi Magnusson “por nuk është aspak kështu. Duke qenë se vlenin shumë më tepër se sa ekonomia reale, nuk i kishim mjetet për ta bërë”. I kërkuan ndihmë Federal Reserve, Bank of England por nuk u përgjigjën. “Nuk ka patur asnjë urtësi të veçantë”, konfirmon profesor Gylfi Zoega, protagonist i dokumentarit Inside Job, “vetëm

Rasputin, fshatari që mori frenat e Rusisë E hënë 11 qershor 2012 •

Neonazistët, pjella e krizës që vështirë të ikë

»16

Spanja, “qetësuesi” 100 miliardësh

ISLANDA

një incident fatlum që bëri që 47 miliardë euro në gropë të zezë të mos shpërndaheshin si barrë mbi 320 mijë njerëz. Isha në Spanjë kohët e fundit dhe pashë disa prej protestuesve që bënin thirrje për të mos paguar, si vikingët. Është një përrallë, por ne nuk kemi asnjë meritë”. E vërteta është që një president republike u bë barrikadë dhe refuzoi të firmosë një ligj që do të detyronte që Islanda të paguante të gjithë ata që kishin llogari në filialet britanikë dhe holandezë të Landsbanki. Kreu i shtetit e hodhi vendimin në një referendum i cili e hodhi poshtë. Duke konsoliduar sagën e trashëgimtarëve të pamposhtur të Thor. Mëkat që, siç thotë nga pensioni në Andaluzi, ish-ministri i financave, Jon Hannibalsson nuk ka qenë hiç një veprim i mirë: “Kushtet që do të pranonin ishin shumë më të mira se asa ato finalë që rrezikojmë të paguajmë nëse, Gjykata Europiane do të vendosë kundër nesh”. Kush e di si do të përfundojë. Fakt është që, me një treg aksionesh që kish humbur 98 për qind të vlerës dhe një zhvlerësim të koronës prej 50%, që dyfishonte borxhet e shumta në

»14

Rimëkëmbja e çuditshme pas falimentimit Kur nevoja bën mirë. Ishin të parët që dështuan, sot janë duke e marrë veten, ndërkohë që pjesa tjetër e Europës lëkundet. Një zgjedhje politike? Jo, thjeshtë nuk kishin para për të shpëtuar institutet. Dhe mbi të gjitha, nuk kishin borxh publik

valutë të huaj, edhe ishullorët më paqësorë ndienin erë shantazhi. “Ndërkohë kemi mësuar të themi jo”, thotë në një bar ku sapo ka rënë dielli i parë Birgitta Jonsdottir, zëdhënëse e Lëvizjes, një listë civile që ka hyrë në parlament pas protestave që sollën dorëheqjen e qeverisë paraardhëse. Ish- poeteshë dhe programuese, mikeshë e Assange dhe Grillo, ajo flet për crowdsourcing, delegimi i detyrave tek kolektivititei. Si për shembull rishkrimi i Kushtetutës, sipas draftit të paraqitur nga një Ansamble e përbërë nga 25 qytetarë. “Ishte marrëzi edhe të mendoje të krijoje para nga paraja. Të qetësuar nga pasurimi i papritur, kishim rënë në gjumë”. Në shesh bashkë me të ishin shumë. Edhe Josteinn Thorgrimsson, ish-biznesmen ndërtimi. “Kisha 38 apartamente dhe i kisha vënë në punë për të blerë një hotel në Danimarkë. Kur po konkludoja bankat u hodhën në erë dhe huaja për pjesën e mbetur nuk erdhi asnjëherë. Unë isha i ekspozuar me hua të tjera, edhe huadhënësit e mi humbën dhe brenda një kohe shumë të shkurtër humba gjithçka”. I është dashur të shesë edhe apartamentin e tij

»17

si edhe një makinë. Një gropë gjigande që, në ekuivalencë me euron, gjë që skish guxuar asnjëherë ta bënte, vlen 8 milionë euro. “Më ka mbetur vetëm shëndeti dhe një eksperiencë që e kam vënë në shfrytëzim në aktivitetin tim të ri si konsulent për kompanitë e vogla e të mesme. Kam shumë për të thënë mbi mbijetesën e kompanive”. Ajo që të befason më shumë është qetësia olimpike me të cilën të thotë “ishin vetëm para”. Pak a shumë i njëjti shtrëngim shpatullash ideal i Olafur Stephensen, drejtor i Frettalbadid, gazeta kombëtare më e shitur, kur përshkruan Vaterlonë e saj financiare: “Unë dhe ime shoqë bëmë pluhur dhe hi kursimet. Kompania ime dështoi dhe humba punën. Por të gjithë miqtë tanë ishin në të njëjtat kushte e kështu iu vumë punës”. TV i dhimbjes do të kishte një audiencë shumë të rrallë në këto lartësi. Një tjetër gjë e habitshme që thotë, pavarësisht spektaklit të dhimbshëm të vendeve në jug të Europës, është se “për stabilitetin do të kenë nevojë për euron”. E të mendosh që unë kisha ardhur deri këtu për të mësuar çfarë mund të mësonim nga receta e tyre. Gjë që ia kërkoj Zoegas ta përmbledhë: “Nuk kishim borxh publik. Kur falimentuan bankat, krijuam të reja duke u shqetësuar vetëm për kreditorët e brendshëm dhe duke i dhënë përparësi privatëve dhe jo kompanive. Kemi punuar mirë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Dhe kemi shfrytëzuar më së miri turizmin”. Greqia mund të fokusohet tek ky aspekt i fundit. Ndërkohë, falë eksporteve të rritura prej zhvlerësimit, rritja ekonomike e tyre do jetë 2.5 %. Nëse kjo është një ekonomi zombie, atëherë çfarë jemi ne? “Ështe e vërtetë por mos krijoni iluzione”, paralajmëron ish-ministri tjetër i ekonomisë Arni Pall Arnason, “zhvlerësimi konkurues” ka ndalur mirë hemorragjinë por vështirë se do të transformohet në pasurim në një periudhë afatgjatë. Ka kosto shumë të larta. Fuqia blerëse e qytetarëve tanë ka rënë me 30 për qind. Dhe kush e di sa kohë investitorët e huaj do të qëndrojnë larg”. Nuk është një detaj ai i izolimit ndërkombëtar. Pyesni Argjentinën. Ndërkohë Irlanda ka hyrë në borxhe deri në grykë me Bankën Qendrore Europiane por nuk ka sjellë largimin e kompanive të mëdha shumëkombëshe. “Një marrëzi, nuk do të arrijë asnjëherë të shlyejë”, thotë Hannibalsson. “Kush e di kujt do i dalë më mirë në fund”, mban pezull gjykimin Arnason.


bota • E hënë 11 qershor 2012

Analiza e ekspertëve të OKB-së

S

ituatat financiare në bursa, apo parashikimet e ekonomive të vendeve të BE apo dhe në SHBA pritet të ndryshojnë pas lajmit më të fundit për rritjen e pritshme ekonomike në Kinë. Ekonomia kineze pritet të shënojë një rritje prej 8.3 për qind këtë vit. Parashikimi u bë nga OKB-ja në raportin "Gjendja dhe Perspektiva e Ekonomisë Botërore 2012". Ndërkohë që përgjatë javëve të fundit bursat janë tronditur shpesh herë nga lajmet se ritmi i rritjes së ekonomisë në Kinë do të vijë me ritme më të ulëta. Ndonëse ekonomia kinezë ka njohur rritje edhe më të mëdha ekonomike, sërisht rritja me 8.3 për qind është konsideruar si një lajm i mirë. Dokumenti nënvizon gjithashtu se për shkak të kërkesës së dobët dhe shtimit të faktorëve të pasigurisë së ekonomisë globale, vendet në zhvillim po ndodhen para një mjedisi serioz ekonomik ndërkombëtar. Parashikohet se

Ekonomia kineze do të rritet me 8.3 për qind rritja ekonomike e vendeve në zhvillim do të arrijë në 5.3 për qind, shifër kjo më e ulët se 5.9 për qind që ishte në vitin 2011 dhe 7.5 për qind në vitin 2010. Megjithatë ekspertët kanë nënvizuar një vijimësi të rritjes ekonomike. Ndërkohë që situata në Greqi dhe ajo në Spanjë shihen gjithnjë e më shumë si problemet kyçe në Evropë. Kjo pasi edhe me motorin e ekonomisë Spanjolle kriza e borxhit në Greqi e shoqëruar dhe me përplasjen për zgjedhjet, si dhe me alarmin e bankave Spanjollë për thithjen e ndihmave të reja me shuma kolosale trondisin dhe frikësojnë investitorët. Ndërsa rritet gjithnjë e më shumë tendenca e kursimeve.

»

13

Opozita ndryshon liderin

Siri, drejtuesi i ri i opozitës 15 muaj nga fillimi i krizës siriane, kur ende nuk ka asnjë shpresë për fundin e dhunës në vend, grupi kryesor opozitar vendosi të ndryshojë lidershipin e të zgjedhë si president një aktivist të minoritetit kurd. Këshilli Kombëtar Sirian caktoi Abdul Baset Sieda-n, i lindur në Siri, por aktualisht me banim në Suedi, si udhëheqësin e tij të ri. Zgjedhja e Siedas konsiderohet gjerësisht një përpjekje për të bashkuar fraksionet e ndryshme etnike të Sirisë. Megjithatë, Këshilli në vetvete është ende një bllok i paplotësuar opozitar, i cili përfaqëson vërtet grupe të ndryshme, por nuk flet për të gjithë. Përmes lëvizjes së fundit, organizata mund të përpiqet ndoshta të konsolidojë mbështetjen e kurdëve, por mjaft analistë e shohin vendimin e saj me skepticizëm sepse mendojnë që në këtë pikë, pak rëndësi ka përkatësia etnike apo faktori minoritet. Ajo çfarë duhet të shohim, thonë ata me bindje, është veprimi në terren dhe ecja përpara. Me dhjetëra shtete e kanë njohur Këshillin Kombëtar si përfaqësuesin legjitim të opozitës siriane, edhe pse një pjesë e mirë e anëtarëve të lidershipit të tij janë mërgimtarë. Pavarësisht kësaj, presidenti Bashar Al-Assad vazhdon ta refuzojë negocimin me anëtarët e opozitës të influencuar nga jashtë. Manovrat politike pak kanë arritur të zbusin situatën në terren apo të fashisin raportet për gjakderdhje. Sulmet e ripërtërira mbi bastionin anti-qeveritar të Homsit vetëm gjatë ditës së sotme morën tre jetë të tjera njerëzish. Mes viktimave ishte dhe gazetari Khaled Baker, themelues i qendrës mediatike të Baba Amerit. Dhuna pason një tjetër valë episodesh të përgjakshme për Sirinë, kur në mbarë vendin janë vrarë 96 vetë sipas aktivistëve, shifër kjo të cilën qeveria e vendos në 57.


14

« bota

D

o të vdes mes vuajtjesh të tmerrshme”. Ndoshta e ka thënë vërtetë këtë frazë, duke imagjinuar torturat dhe atë hedhje mes acarit në dëborë. Po ta besosh, mundet të ketë parë në të ardhmen trupin e tij tek hidhej në lumë, të ketë imagjinuar helmin që i përshpejtonte rrahjet e zemrës dhe i bënte t’i shpërthente truri, dhimbjen e tmerrshme ndërkohë që e godisnin një, dy, tre herë, dhuna që u desh për t’i dhënë fund, për të eleminuar ndikimin e tij nga faqja e dheut. Por nëse edhe ky vizion i vdekjes së tij nuk ka qenë një profeci, nëse është pjesë e asaj vjeturine pseudohistorike që ushqen faqe interneti dhe libra ezoterikë dhe që u pëlqen aq shumë të apasionuarve pas okultizmit, pak rëndësi ka. Në Rusinë pararevolucionare nuk ishte e vështirë të imagjinoje fundin e Grigorij Efimoviç Rasputin (1869-1916). Kishte bërë shumë armiq ky murg me shpirt të zi dhe fuqi të çuditshme dhe kushdo mund të parashikonte vdekjen e dhunshme të tij. Dhe sot, kur njerëzit kanë rifilluar të flasin për të në libra dhe në filma (në muajin prill doli në sallat e kinemave filmi “Rasputin” i Louis Nero), ngjall të njëjtin interes si atëherë. Sepse ky mistik (apo mistifikues), ky shërues (apo sharlatan) mbetet një prej personazheve më të diskutueshëm dhe misteriozë të shekullit XX. Si në një film E nxorrën nga poshtë një shtrese akulli në Neva, në Pjetërgrad (kështu ishte ripagëzuar Shën Petërsburgu në vitin 1914) ku e kishin hedhur me duart e lidhura dhe fytyrën të dëmtuar. Sytë hipnotizues, me të cilët trembte dhe zbuste sipas dëshirës njerëzit, nuk i kishin shërbyer atë mbrëmje të 16 dhjetorit 1916 për të shmangur takimin me fatin. Dhe fati i kishte rezervuar një fund të tmerrshëm. E megjithatë, jeta e këtij fshatari të varfër siberian kishte qenë e gjitha në ngjitje, deri kur mbërriti në oborrin e carit, i pritur si një papë nga Nikola II që e quante “miku ynë“. Grisha Rasputin kishte lindur në fshatin Pokrovskoe në 1869 (ose në realitet tre vite më vonë: ai vetë kish prirjen të shfaqej më i moshuar për të rritur autoritetin). Bir i një karrocieri, kishte ndjekur për pak kohë gjurmët e të atit, më pas kishte bërë thjeshtë fshatarin, ashtu si të gjithë të tjerët në atë qoshe të Siberisë. Por natyra e tij e trazuar, karakteri i tij grindavec e çonin natën nëpër taverna. Madje edhe ishte martuar, por pa i dhënë fund jetës së tij të shthurur, e mbushur me pije alkoolike dhe femra. Pastaj, një ditë, ndoshta për shkak të një shfaqjeje përtejtokësore gjë për të cilën i kish rrëfyer edhe një miku, kish marrë rrugën e fesë dhe vetmisë: pas kontakteve të parë me manastire dhe lëvizje heretike, kishte nisur të mbante veshur një thes, mbante në dorë një bastun dhe kishte marrë rrugët. Në një prej

E hënë 11 qershor 2012 •

Rasputin

Fshatari që

“mori frenat” e Rusisë?

pelegrinazheve të tij mistikë kishte shkuar madje deri në Greqi, deri në Malin Athos. Për dëmin e tij, kishte filluar të predikonte si një starec, një njeri i shenjtë, si dhe kish krijuar një farë fame për eksperiencat e tij në ekstazë, edhe pa braktisur krejtësisht ato të mishit: “Thuhej se pelegrini i çuditshëm kryente rite të veçanta në thellësi të pyjeve me gra të reja dhe vajza të bukura, duke ngritur kryqe me degët e pemëve, para të cilëve më pas lutej bashkë me dishepullat e tij“, ka shkruajtur gazetari ekspert i çështjeve ruse, Rene FulopMiller në biografinë e tij për Rasputinin, “Djalli i shenjtë”. “Pasi kryente ritet, përqafonte dhe përkëdhelte gratë, më pas kërcente dhe këndonte me to, duke deklaruar se edhe puthjet, përkëdheljet, këngët dhe vallëzimet ishin pjesë e shërbimit hyjnor dhe që këto mbushnin me gëzim Perëndinë. Gjëja më e çuditshme është se i shoqëronte këto vallëzime të egra me po të njëjtët himne të shenjtë që gratë këndonin në kishë“. Pikërisht në këtë kohë nisën të përhapen zërat më absurdë në rajonet e largët rusë, me shpejtësinë e një zjarri në pyll. Sipas rrëfimeve, Rasputin mori pamjen e murgut plot epsh, apo të ”pushtuarit“ që këndon i mbërthyer nga kon-

vulsionet e ekstazës mistike; fitoi famën e ”mallkuesit të madh“, por edhe atë të magjistarit që ishte në gjendje të pushonte shiun. E besonin që çke me të, edhe sepse për fshatarët rreziku i thatësirës ishte edhe më i fortë se sa rrëfimet plot fantazi për starecun që zhvendosej nga fshati në fshat me grupin e tij të të rejave, të lumtura që e ndiqnin pas për të shpëtuar shpirtin dhe të gatshme të zhvisheshin në praninë e tij. Rasputin kishte fituar tashmë një turmë dishepujsh dhe, kur njerëzit e shenjtë të kishës ortodokse shkuan që ta ekzaminojnë nga afër, atij i duhej shumë pak për t’i bindur që një njeri me karizmën e tij ishte më mirë ta kishe aleat se sa armik. Romanovët Në atë fillim shekulli, familja e carit kishte braktisur bukuritë e Shën Petërsburgut për të bërë një jetë të tërhequr në kështjellën e Carskoe Selo. Këtu, Nikola II Romanov (1868-1918) bënte një jetë baritore me bashkëshorten e tij të dashur, Aleksandra dhe me bijat, në një idil të vazhdueshëm i cili kritikohej shumë nga politikanët dhe oborrtarët. Nuk i pëlqente kjo tërheqje kokëfortë në një vend të largët në një kohë kur të gjithë i kërkonin të vendosej për të mbrojtur privilegjet e fisnikëve,

që viheshin përditë në diskutim prej ardhjes së revolucionarëve dhe nga rreziku i luftërave civile. Në një përditshmëri ku priste dhe takonte shumë pak njerëz, Cari nuk i besonte askujt dhe ky izolim e ekspozonte ndaj ndikimit të njerëzve të tij më me peshë. Disa prej tyre mblidheshin në ”sallonin e zi Ignatev“, një vend takimesh politikë dhe komplotesh, ku konti Ignatev (ministër i perandorisë) dhe pas tij vejusha e tij prisnin bankierë e fisnikë, priftërinj dhe gjeneralë, një rreth fanatikësh jo tolerantë që mbanin frerët e pushtetit. Prej këtyre mureve u përhap okultizmi i salloneve, një pasion patologjik për fenomene yjorë, mesazherë të botës së përtejme, njerëz depërtues dhe të ”iluminuar“ që konsideroheshin të mbërthyer nga shenjtët. Prej këtu, kjo lloj tendence preku si një virus mendjet e dobëta të familjeve më fisnike. Mes tyre, edhe grand dukët Nikolaj dhe Pjetër Nikolaeviç dhe shoqëruesit, princeshat Milica dhe Anastasja, të apasionuara pas takimeve okultë dhe tryezave fluturuese. Kuarteti ishte pjesë e atyre pak frekuentimeve që ende bënin caresha dhe perandori. Shkurt, virusi mbërriti deri në familjen e Carit. Heretiku mrekullibërës I paraprirë nga fama e njeriut të shenjtë dhe shërues i të pashërueshmeve, në nëntor 1905 Rasputini hyri në atë oborr fshati falë hemofilisë, sëmundja e mbretërve, që kish zënë careviçin Aleks që në lindje. Vogëlushi ishte trashëgimtari i shumëpritur pas katër princesash. E megjithatë, në gjakun e tij ishte sëmundja gjenetike që e pengonte të jetonte si një fëmijë normal: edhe prerja më e vogël, qoftë edhe një e çarë në gju mund të ishte fatale. Gjatë një prej krizave më të rënda të hemoragjisë përmendet emri i murgut dhe Aleksandra, e cila pavarësisht aspiratave të saj për statizëm ishte e mbërthyer nga misticizmi dhe kishte organizuar tashmë një seri të gjatë meshash të padobishme për të nxitur shërimin e të birit, u kthye nga mrekullibërësi i famshëm si shpresë e fundit. Rasputin e bëri menjëherë për vete me sytë e tij magnetikë: Romanovëve iu shfaq si ”zëri i popullit“, i atyre tek të cilët sovranet ishin përpjekur gjithmonë të afroheshin vitet e fundit, por pa sukses. Edhe pse i ri në moshë, murgu ishte mishërimi i një këshilltari të moshuar spiritual, një

magjistar francez që ishte përpjekur tashmë të shëronte vogëlushin. I zgjati dorën, i foli, i rrëfeu përrallat e vjetra ruse me shtrigën Baba Jaga dhe të kalit të çalë dhe Aleksi u ndie menjëherë mirë. Ndoshta arriti të qetësojë ankthin e tij e si rrjedhim të ulë presionin e gjakut të fëmijës, i cili në fakt pushoi së rrjedhuri; apo ndoshta, siç u hodh një tjetër hipotezë, arriti thjeshtë në kohë që të kufizojë ilaçet me të cilat kurohej fëmija dhe, mes tyre aspirinën, e cila sigurisht që i lehtësonte dhimbjet, por nga ana tjetër ia nxiste edhe më shumë hemoragjinë. Fakti është që vogëlushi u përmirësua dhe prindërit zemërthyer nisën të besojnë tek mrekullia. Që Rasputini e përsëriti edhe kur ishte larg, në vitin 1812, ndërkohë që ndodhej në Siberi: pas krizës së radhës së të voglit, apelit të dëshpëruar të Carit dhe bashkëshortes së tij ai iu përgjigj me një telegram. Me këshillën e tij, doktorët u larguan dhe dhimbjet e stomakut të Aleksit të vogël kaluan. Pranë carëve Trashëgimtari i fronit nisi ta konsiderojë shëruesin e tij, që e quante ”i riu“, si një mik apo si një dado. Priste vizitat e tij dhe i kërkonte t’i tregonte përralla. “Kur Rasputini vinte në pallat përmes shkallës së errëta të shërbimit“, rrëfen Miller, “në fillim puthte carin dhe careshën; më pas familja mblidhej për të dëgjuar rrëfimet e Grigorij mbi jetën e fshatarëve siberianë dhe mbi pelegrinazhet e tij. Ato mbrëmje, edhe vogëlushi mund të qëndronte zgjuar më gjatë, duke u ulur, i mbuluar

me një kuvertë të trashë, në gjunjët e Rasputinit“. Një tjetër dinjitar i oborrit rrëfente se murgu “diti të fitojë besimin dhe dashurinë e sovranëve. Dinte t’i nxiste, t’i inkurajonte, t’i qetësonte, t’i ngushëllonte. Shpesh herë i bënte të qanin, sepse fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe i trondiste shumë. Por më pas dinte të tregonte barcaleta dhe gjëra komike, e kështu shumë shpejt ata ndiheshin se nuk mund të bënin pa shoqërinë e tij“. Pa llogaritur faktin që mjaftonte zëri i tij në telefon për të qetësuar acarimin e carit të vogël dhe dhimbjet e tij të kokës. Ditari i Car Nikollës ishte i mbushur me shënime të tipit “takuam Grigorijin“. Iu desh shumë pak shërbimit të spiunazhit për të identifikuar këtë starec, që ishte “ndërfutur në familjen e sovranëve“ dhe akoma më pak damave të oborrit për të hedhur në qarkullim një seri thashethemesh të helmët, në lidhje me kontakte shumë pak spiritualë të njeriut të shenjtë me shërbyeset. Pavarësisht kësaj, edhe denoncimi për një akt dhune ndaj një fëmije nuk e ndali siberianin: u arkivua shumë shpejt nga caresha, e cila nuk i besoi. Tashmë Rasputin ishte ”babai i vogël“ i familjes mbretërore, njeri nga i cili duhej të kishe frikë dhe ta shmangie. Mesazhi bëri një xhiro të shpejtë në Shën Petërsburg, ku Rasputini u bë shumë shpejt një prej protagonistëve të sallonit Ignatev. Të pasurit përpiqeshin ta shfrytëzonin për të siguruar ndonjë përfitim. Grigorij merrte komisione, përkëdhelte damat dhe shijonte verërat e bashkëshortëve të tyre, duke i mbushur të gjithë me


bota • E hënë 11 qershor 2012

»

15

Nëse edhe ky vizion i vdekjes së tij nuk ka qenë një profeci, nëse është pjesë e asaj vjeturine pseudohistorike që ushqen faqe interneti dhe libra ezoterikë dhe që u pëlqen aq shumë të apasionuarve pas okultizmit, pak rëndësi ka. Në Rusinë pararevolucionare nuk ishte e vështirë të imagjinoje fundin e Grigorij Efimoviç Rasputin (1869-1916). Kishte bërë shumë armiq ky murg me shpirt të zi dhe fuqi të çuditshme dhe kushdo mund të parashikonte vdekjen e dhunshme të tij të vitit 1917 (në 26 tetor, sipas kalendarit të Julianit që përdorej në perandorinë ruse) Lenini do të sulmonte pallatin mbretëror duke shënuar kështu fillimin e revolucionit bolshevik. Në atë klimë, nuk mund të lejohej që një fshatar misterioz nga Siberia të udhëhiqte Rusinë Mëmë.

ndjesinë që, po, ishte pikërisht ai kontakti i vërtetë mistik mes njerëzores dhe hyjnores. Apo më mirë, mes carit dhe kandidatëve. Sa mund të zgjaste? Komploti Nëse shpifja është një fllad i lehtë, në Rusi po frynin erëra të stuhishme për të vënë përfund starecun. Shtëpia e tij survejohej natë e ditë, vizitorët e tij merreshin në pyetje, fqinjat e tij, disa prej tyre edhe të dashura, u shndërruan në informatore me pagesë të spiunëve. Gjithçka false? Në të vërtetë, Rasputin nuk ishte hiç një shenjt dhe kishte orekse të mëdha: nuk ishte e vështirë të spiunoje ato vajtje-ardhje të damave të mëdha, aktoreve, masazhatoreve, ndonjëherë të paguara e më shpesh kurioze, apo edhe në ankth, për të hyrë në shtratin e tij. Vetë Rasputini nuk bënte asgjë për t’u fshehur, përkundrazi ndonjëherë i ftonte agjentët për ndonjë bisedë me ta. Për më tepër, i hynte tregtive të çfarëdolloji: pasanikë dhe fisnikë e shfrytëzonin si paradhomë për të siguruar favoret e tij kundrejt një kompensimi. Më pas, ndoshta nuk merrnin hiçgjë, madje mund të trajtoheshin me arrogancë e kështu nisnin të planifikonin hakmarrjen. Edhe të varfërit zinin radhë përpara derës së tij, por ata iknin me diçka në xhep. Rasputini e bënte me qejf zhvatjen prej miqve të tij dhe kursente vetëm për pajën e të bijës, Matrëna. Çuditë e mëdha të tij u bënë një radhë e gjatë e u shndërruan në një raport të gjatë e të konsoliduar të policisë, por edhe kjo gjë nuk e shqetësoi carin, i cili tashmë kishte

dorëzuar gjithçka në magjinë e siberianit. Megjithatë, lista e armiqve të tij u shumëfishua menjëherë kur, në vitin 1914, në prag të Luftës së Parë Botërore, Rasputini doli kundër atyre që kërkonin të rrëmbeheshin armët kundër Austrisë dhe Gjermanisë: “Rusia ka hyrë në luftë kundër vullnetit të Zotit... Gjeneralëve nuk u intereson nëse sakrifikojnë disa mijëra muzhikë më shumë apo më pak... Por gjaku i viktimave nuk do të kthehet mbrapsht vetëm mbi ta: ai do të ngjitet deri tek cari“. Perandori i tij, që ndihej një apostull i paqes në një botë në luftë, ishte gjendur në mesin e një konflikti botëror me përmasa që nuk ishin parë ndonjëherë. Rasputini nuk arriti ta pengojë, por në sytë e shpifësve pacifizmi i tij ishte i dëmshëm dhe ky njeri sipas tyre ishte ende në gjendje që të mbante nën kontroll perandorinë. Ndikimi i tij mbi carin, por mbi të gjitha mbi careshën Aleksandra, shihej me sy të keq nga pjesa e fisnikërisë të cilët nuk arrinin të manovronin më. Kështu, ndërkohë që përgatiteshin topat për Luftën e Madhe, në oborr ishte pikasur tashmë një armik i ri: Aleksandra, perandoreshë me origjinë gjermane, e cila pas nisjes për në front të të shoqit Nikolla, kishte marrë në duart e saj frerët e perandorisë, duke vepruar sipas mendjes së saj (dhe ndoshta edhe sipas këshillave të Rasputinit), duke marrë kështu vendime politike e duke rritur shpesh herë pikët e ndonjë ministri apo duke fundosur një herë e mirë ndonjë tjetër. Tashmë ishte shumë pranë zhvillimi epokal: në nëntor

Komploti i zi Feliks Jusupov ishte një njeri me gjak blu: i velur me jetën e tij të artë – ishte trashëgimtar i një pasurie të madhe – nuk argëtohej më, as duke u shfaqur në xhiro me veshje femërore, siç rezulton nga dëshmitë e kohës. Ishte një njeri në kërkim të emocioneve dhe të një veprimi ”mashkullor“ për të dalë nga rutina: përse të mos ndëshkonte atë të pagdhendurin që, pa kurrfarë frike shfaqte para aristokratëve të gjithë përçmimin e tij? Këtij iu bashkua një politikan antisemit me emrin Vladimir Purishkeviç, i cili kultivonte ambicie për ministër dhe që shihte tek Rasputini pikën e shfryrjes, që duhej të fajësohej për dështimet në front. Në nëntor të vitit 1916 mbajti përpara Dumës një fjalim që në fakt do të ishte përcaktues për fatet e murgut: “Shkoni dhe uluni në gjunjë përpara perandorit dhe lutjuni ta çlirojë Rusinë nga ky turp që është prania e Rasputinit“. Politikanët e ulur në karrike u ngritën të gjithë në delir, grand dukët nisën të duartrokasin. Apeli u mor që në ajër nga Jusupov dhe nga një miku i tij, grand duka Dimitrij Pavloviç Romanov, një i afërm i carit, dhe këtyre iu shtua edhe mjeku polak Lazovert, i cili duhej të siguronte helmin. Natën e 16 dhjetorit i riu Feliks e thirri Rasputinin, me të cilin ndërkohë ishin bërë shokë, në pallatin e tij mbi Mojka, një tjetër lum mbi të cilin ngriheshin ndërtesat e mrekullueshme të qytetit. Përgatiti çaj, verë të Madeiras dhe ëmbëlsira të mbushura me helm nga doktor Lazoverti. Nuk mjaftuan. Rasputini, një njeri me një forcë të jashtëzakonshme, vazhdonte të fliste dhe të qeshte. Atëherë e qëlluan në gjoks, duke besuar se e vranë. Legjenda rrëfen se Rasputini i shqeu sytë dhe u ngrit, më pas nisi të zbresë shkallët. E qëlluan edhe katër herë të tjera: dy të shtëna shkuan dëm, një plumb e zuri në shpatull, i fundit në kokë. Feliksi u mbërthye

më pas nga një krizë nervash dhe ia theu kafkën me një levë hekuri. Dy agjentë që u ndodhën jashtë pallatit dëgjuan të shtënat dhe hynë menjëherë në oborr: morën në pyetje deputetin Purishkeviç i cili rrëfeu duke i bërë apel patriotizmit të policëve. Mëngjesin tjetër, ky bashkëbisedim iu transmetua ministrit të Brendshëm, ndërkohë që trupi i Rasputinit u gjet në lumë. Caresha urdhëroi që të varrosej në parkun e Carskoe Selo, me ceremoni solemne dhe në praninë e saj. Askush nuk u ndëshkua. Feliks Jusupov u largua nga Rusia për një mërgim të artë në Paris. Rrëfeu të vërtetën në kujtimet e tij, të cilët i botoi vite më vonë, por pavarësisht një denoncimi të vajzës së Rasputinit, nuk u dënua asnjëherë. Familja Romanov u pushkatua nga bolshevikët në Ekaterinburg në 17 korrik 1918. Muzhikët, fshatarët, që tek vrasja e Rasputinit kishin parë një shenjë, gjetën tek ky epilog një konfirmim të profecisë së starecut: “Kur unë të vdes, nuk do të kalojë shumë kohë përpara se cari të humbasë kurorën e tij”.

Anatomi e një vrasjeje Në vitin 1914 i kishte shpëtuar një atentati në fshatin e tij. Dy vjet më vonë nuk ishte kaq me fat. Kufomës iu bë një autopsi, e cila nuk zbuloi shenja helmimi, por më vonë bolshevikët e dogjën trupin e tij, duke i bërë kështu të pamundura hetimet e mëtejshme. Kush ishte fajtori? Kanë qenë të

shumta rindërtimet e vrasjes dhe po kaq të shumtë të akuzuarit për kryerjen e saj, i pari ndër të gjithë Jusupov, i cili e ka rrëfyer edhe vetë. Por ka patur edhe dy versione të tjera: dramaturgu Edvard Radzinskij në librin e tij ”Rasputin” vendos në krye të komplotit një Romanov, bazuar në raportet e Okhranas, policia e fshehtë e carit, si dhe dosjen e vitit 1917, e cila u zhduk dhe më pas u rigjet pas shpërbërjes së BRSS. Sipas tij, Rasputin pasi refuzoi ëmbëlsirat, u vra me të shtëna pistolete nga kushëriri i carit Dimitrij Romanov. Një version i tretë përfshin shërbimin e fshehtë britanik, që mendohet ta kenë vrarë për të eleminuar një pacifist të rrezikshëm: nëse do të kishte bindur carin që të tërhiqej nga konflikti do t’i kishte hequr Britanisë një mbështetje të fortë, duke riskuar një përfundim tjetër të luftës. Në vitin 1912 Rasputini ia kishte dalë tashmë të shmangte ndërhyrjen ruse në Ballkan. Më mirë i vdekur?


16

« bota

E hënë 11 qershor 2012 •

Z

gjedhjet e reja të 17 qershorit sipas sondazheve pritet të rikonfirmojnë partinë neonaziste greke “Hrisi Avgji” (Agimi i Artë) si forcë parlamentare, të afirmuar për herë të parë më 6 maj me 7% dhe 21 deputetë. Sa më shumë ngushtohet harku kohor i zgjedhjeve të reja të 17 qershorit aq më shumë shtohen episodet e dhunshme kundër të huajve. Në kryqëzimin e rrugëve Pireos & Thrakis një i huaj ndalohet dhe rrihet nga një grup të rinjsh të motorizuar. Në stacionin e trenit Shën Nikollaos keqtrajtohet një pakistanez dhe buletini i ngjarjeve të tilla të dhunshme me autorë pjesëtarë të partisë neonaziste ”Hrisi Avgji” (Agimi i Artë) nuk ka të mbaruar. E majta foli për “skenar dhune” nëpër rrugët e Athinës ku “protagonistë ishin akoma edhe kandidatë për deputetë të Agimit të Artë”. “Jemi shumë të shqetësuar, jemi shumë të frikësuar. Mund të ecësh nëpër rrugët e Athinës dhe të biesh pre e një sulmi, me pasoja të paparashikuara. Nisemi për në punë, një nënë çon fëmijën në shkollë dhe nuk e di nëse do ta çojë e sigurt aty”, thotë Ira Londo, kryeredaktore e “PlusGazeta Athina”. Për bashkëbiseduesen tonë pak rëndësi ka nëse janë apo nuk janë të vërteta ato që thuhen se Hrisi Avgji i konsideron bashkatdhetarët e saj “njerëz të një gjaku” që mund të përfshihen akoma edhe në radhët e saj. “Në qoftë se jemi indiferentë ndaj këtij fenomeni duke kujtuar se ne vetë shpëtojmë, atëherë kur të vijë tek ne, kur të trokasë derën tonë, nuk do të jetë aty askush për të na mbështetur”, thotë Ira duke kujtuar kështu edhe shprehjen e famshme didaktike të Bertold Brehtit për indiferentizmin ndaj nazizmit. Sipas saj, të përqendrohesh vetëm në “bëmat” apo akoma edhe në “dekorin” provokativ të simboleve të kësaj partie dhe të mos depërtosh në shkaqet e këtij fenomeni është sikur pas pemës të humbasësh pyllin. Mimis, siç prezantohet me emrin e tij të shkurtër, jep shpjegimin e tij pse voton për Hrisi Avgjinë, që në zgjedhjet e 6 majit siguroi për herë të parë edhe prezencën parlamentare duke marrë 440.000 vota edhe 21 vende në parlament. Bile jo vetëm që nuk e fsheh, por herë pas here del edhe e thotë me zë të lartë në ballkonin e shëpisë së tij. “Kemi problem të tmerrshëm me të huajt, na marrin punët, na vjedhin”, thotë Mimis, i cili këtë votë të tij ndaj një “force politike ekstreme”, siç e pranon edhe vet, e sheh edhe si “ndëshkim” ndaj evopianëve. “Evropianët na kanë vendosur fashizëm ekonomik, ne ”Hrisi Avgjinë”. Terrorizim ata, terrorizim ne”, thotë bashkëbiseduesi ynë, një ndër mijërat e votuesve grekë që me sa duket do të votojnë sërish me kritere ndëshkimi

NEO NAZISTET Pjella e krizës, që vështirë se do të “ikë”

ndaj klasës politike vendase por edhe troikës për masat shtërnguese. “’Hrisi Avgji’ është e mirë, se po i more në telefon për tre minuta i ke tek dera”, i thotë DW-së edhe nëna e tij Frosua, e cila me siguri ka dëgjuar për veprën që kryen kjo organizatë nëpër gjitoni, ku, duke u ardhur në ndihmë të moshuarve të rrezikuar nga njerëz të krimit ordiner apo njerëzve me probleme shëndetësore, ka zëvendësuar organet e rendit dhe ato të shëndetësisë. Qarkullojnë akoma

edhe “bëma” e “legjenda” për veprën e saj humane dhe patriotike, që vështirë mund të dallosh se ku mbaron e vërteta dhe ku fillon spekulimi, që sigurisht i leverdis partisë në prag të zgjedhjeve. Këtë realitet nuk e mohon as përfaqësuesi i rinisë së partisë radikale „Syriza” Iasonas Sqinas, i cili rritjen e fenomenit të ekstremistëve, të njohur dhe më parë, e shpjegon me “shtrirjen gjithnjë e më të madhe të varfërisë, pasigurisë dhe mjerimit” për shkak të krizës. “Organizata

neofashiste dhe neonaziste si ”Hrisi Avgji” gjejnë rastin dhe shfrytëzojnë dhimbjen e njerëzve dhe shkaktojnë kështu urrejtjen, ksenofobinë dhe racizmin. Aktualisht, viktima janë imigrantët, nesër do të jenë ata që do të kenë divergjenca ideologjike dhe pasnesër politike me ’Hrisi Avgjinë’”, i thotë DW-së Sqinas, i cili kërkon që fenomeni të shihet si një proekupacion mbarëshoqëror, pasi “sot mund të jetë në portën e bashkëqytetarit përbri, nesër do të jetë në portën tënde”.

Për Sqinas, pra, ajo çka ndodh në Greqi me këtë fenomen që kompromenton edhe imazhin e saj nuk është befasim, siç shihet nga disa dhe sidomos nga partitë tradicionale që “mjaftohen vetëm me fshikullim verbal”. “Ajo çka kërkohet në radhë të parë është të margjinalizosh politikisht Hrisi Avgjinë, se këta njerëz që përdorin dhunën dhe mbjellin urrejtjen janë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Një pjesë e tyre janë bile edhe në ndjekje penale” thotë Sqinas dhe përmend rastin e zëdhënësit dhe kandidatit për deputet Ilias Kasidhiaris, gjyqi i të cilit u anulua për të hënën e ardhshme, 11 qershor. Sqinas beson se sekreti i zgjidhjes është i “hapur”, është i shkruar në programin e partisë së tij që sillet si favoriti i zgjedhjeve dhe me zbatimin e tij do tu heqë “avantazhin e fushëveprimit” forcave të tilla. Në radhë të parë me zgjidhjen e problemit të imigracionit klandestin, kësaj plage të hapur që ushqen razicmin dhe telendisë si klandestinët po kështu edhe vendasit. “Greqia nuk mund të jetë magazinë shpirtërash” thotë Sqinas, i cili në fazën e parë sheh si zgjidhje emergjente pajisjen e klandestinëve me dokumente udhëtimi, pra shfuqizimin e Marrëveshjes Dublini II që, ashtu si edhe çështja e shfuqizimit eventual të memorandumit, do të vendosë Greqinë

në orbitë konfrontimi me Brukselin dhe troikën. Deri atëherë „Hrisi Avgji” do të vazhdojë të gjejë terren të përshtatshëm, duke shkelur jo vetëm mbi nervin e ndjeshëm të njerëzve të dëshpëruar nga kriza por edhe mbi mëkatet e një klase politike të zhvleftësuar. “Kërkojmë votën tënde jo që të bëhemi politikanë profesionistë, kërkojmë votën tënde që të mbarojnë politikanët profesionistë, ata që kanë katandisur vendin në këtë gjendje të kobshme”, u thotë në apelin e tij votuesve kryetari i partisë Nikollaos Mihallolakos, që akuzon akoma edhe masmedian për “manipulim” të opinionit në disfavor të tij dhe paralajmëron për një triumf të dytë të lëvizjes së tij popullore dhe nacionaliste, sikurse e cilëson. Gjithkush e kupton se fenomeni i Hrisi Avgjisë nuk do të jetë vetëm një parentezë e përkohshme. “Hrisi Avgji nuk erdhi për të ikur. Është e qartë se erdhi për të mbetur”, i thotë DW-së analisti politik grek Fotis Papulias. Kjo sigurisht për sa kohë “demokracia greke nuk do të zgjidhë çështjet e imigracionit, sigurisë, shëndetit, të demokracisë më të gjerë dhe dinjitetit kombëtar”. Pra për sa kohë, siç thotë analisti grek, “nuk do t’i hiqet oksigjeni” atëherë Hrisi Avgji do të telendisë për shumë shumë kohë akoma sistemin shoqëror, jo politik në Greqi.


bota • E hënë 11 qershor 2012

U

dhëheqësit evropianë shpresojnë që paketa e ndihmës financiare për Spanjën me vlerë deri në 100 miliardë euro të ndihmojë në zbutjen e krizës financiare, e cila rrezikon të shpërbëjë bashkimin monetar 17-anëtarësh të eurozonës. Lajmi mbi vendimin e Spanjës për të pranuar ofertën e Bashkimit Evropian ka ngjallur tek banorët e Madridit opinione të ndryshme. Njerëzit në kryeqytetin spanjoll vazhdojnë të diskutojnë mbi lajmin se Spanja do të pranojë paketën financiare të ofruar nga Bashkimi Evropian me vlerë deri në 100 miliardë euro për të shpëtuar bankat e saj problematike. Ministrat e Financave të eurozonës thanë se paratë do të dërgohen në një fond që Spanja ka ngritur për të rikapitalizuar bankat e saj, dhe theksuan se qeveria spanjolle është përgjegjëse për kredinë. Banori i Madridit, Miguel Blanco, mendon se shkaku i gjendjes është keqmenaxhimi i bankave. "Kjo qeveri njofton disa masa, dhe më pas ndërmerr të tjera. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ky është rezultat i administrimit të keq të bankave që bëhet nga njerëz të paaftë, të cilët nuk paguajnë për pasojat". Pedro Jimenez, një banor tjetër i kryeqytetit spanjoll, tha se ishte i zemëruar me pagat shumë të larta të bankierëve, ndërkohë që shumica e spanjollëve luftojnë për mbijetesë. Pranimi i ndihmës për bankat e saj nga ana e Spanjës është një kompromis i sikletshëm për Kryeministrin Mariano Rajoy, i cili vetëm 10 ditë më parë këmbënguli se sektori bankar nuk do të ketë nevojë për një paketë shpëtimi. Problemet financiare të Spanjës nuk kanë ardhur si shkak të shpenzimeve të tepërta qeveritare, si në rastin e Greqisë. Bankat e vendit patën pasoja pas shembjes së tregut artificialisht të fryrë të pasurive të patundshme. Spanja do të kërkojë nga fondi i shpëtimit të euros ndihma në miliarda për bankat e saj. Qeveria spanjolle do të kërkojë "mbështetjen financiare të Evropës" për të ndihmuar dhe mbështetur bankat e vendit, tha të shtunën në Madrid ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos. Por, sipas tij, Spanjës për miratimin e kësaj ndihme nuk i është vënë "asnjë kusht tjetër jashtë sektorit financiar". Pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë Spanja do të jetë vendi i katërt që merr ndihma dhe mbështetje prej fondit për shpëtimin e euros. Ndihma që kërkon Spanja lidhet me rikapitalizimin e bankave dhe nevoja për ndihmë shkon deri 100 miliardë euro. Në lidhje me njoftimet nga Spanja ministri federal i Financave, Volfgang Shojble, tha për ARD: "Spanja do të diskutojë dhe negociojë me Komisionin Evropian, BQE-në së bashku me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një program për ristrukturimin e bankave të saj. Pastaj do t'i vihet në dispozicion kapitali i nevojshëm. Spanja mban

»

17

SPANJA “Qetësuesi” 100 miliardësh

Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Fitch, nevoja e Spanjës për t’ju drejtuar ndihmave të BE lidhet me krizën e sektorit bankar dhe kërkesave për rikapitalizim të instituteve të ndryshme. Fitch parashikon se vendi do të mbetet në recesion edhe për pjesën tjetër të vitit 2012-ës dhe vitin e ardhshëm. Kjo agjenci e ka zhvlerësuar me tri nivele bonitetin e Spanjës, pra në nivelin BBB

përgjegjësi për këtë dhe Spanja duhet t'i shlyejë ato që do të marrë, Spanja është ajo që do të mbikëqyrë bankat dhe do t'ua shpërndajë ndihmat në përputhje me rrethanat". Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Fitch, nevoja e Spanjës për t'ju drejtuar ndihmave të BE lidhet me krizën e sektorit bankar dhe kërkesave për rikapitalizim të instituteve të ndryshme. Fitch parashikon se vendi do të mbetet në recesion edhe për pjesën tjetër të vitit 2012-ës dhe vitin e ardhshëm. Kjo agjenci e ka zhvlerësuar me tri nivele bonitetin e Spanjës, pra në nivelin BBB.

Për herë të parë që nga viti 2008 bankat janë shqetësimi më i madh i BE. Shumë institute në Evropë u shpëtuan atëherë nga shkatërrimi me para publike. Në kuadër të mundësisë së largimit të Greqisë nga unioni monetar dhe dobësimit të bankave spanjolle, BE ndodhet sërish në një krizë bankare. Sikur të jetë nevoja që bankat të shpëtohen përsëri, atëherë jo me shpenzime publike, këtë e parashikojnë së paku propozimet e Komisionerit të BE-së për Tregun e Brendshëm, Michel Barnier. “Ne nuk duam që taksa-

paguesit të paguajnë më. Bankat duhet të paguajnë për bankat. Ne duam që çdo shtet anëtar të ofrojë instrumente të efektshme, për të vepruar, para se të jetë vonë. Që të vlerësojë rrezikun e çdo banke, të veprojë në mënyrë parandaluese, para se rreziku të kthehet në krizë dhe katastrofë, për të cilën të kërkohet, që të paguajë taksapaguesi". Vendet e BE-së sipas propozimeve të Komisionit duhet të ndërtojnë fondet e veta të emergjencës, për t'u ardhur në ndihmë bankave. Paratë duhet të vijnë nga një taksë bankare. Mbikëqyrësit kombëtarë duhet

të shkarkojnë edhe menaxherët e paaftë të një banke, ose të detyrojnë që të kryhen ristrukturime. Këto janë vetëm propozime, të cilat, nëse pranohen në këtë mënyrë, do të bëhen ligj pas disa vitesh. Për situatën në Spanjë ata vijnë shumë vonë, pranon Barnier: “Unë nuk mund të them se ky propozim do të mund të zgjidhë rastin e Bankia-s (një bankë e madhe spanjolle), apo të bankave spanjolle. Por ajo, që unë mund të them, është, që ky propozim bëhet pikërisht për të penguar situata të tilla në të ardhmen". Spanja ka në fakt vështirësi të mëdha për t'u rifinancuar në tregun e kapitalit, sepse përqindjet për rastet e rrezikut po bëhen të papërballueshme. Spanja megjithatë e refuzon ndihmën e ombrellës së shpëtimit EFSF. Problemi kryesor i Spanjës janë bankat e saj, që vuajnë që nga koha e krizës së imobilieve. Spanja dëshiron që EFSF të ndihmojë direkt bankat, jo përmes shtetit. Barnier sqaron edhe një herë situatën ligjore dhe thotë se bankat e dinë mirë, se një ndihmë e tillë direkte nuk është e mundur. Por ai kërkoi, që të shqyrtohet mundësia për të ardhmen. Presidenti i BQE, Mario Draghi, kërkoi nga Spanja, që të japë shifrat e sakta. Në një kon-

ferencë shtypi në Frankfurt mbi Main, ku ai shpjegoi vendimin e Bankës Qendrore për normën e interesit, Draghi nuk përjashtoi në mënyrë të prerë një ndihmë të drejtpërdrejtë për bankat spanjolle nga EFSF: “Besoj se çdo vendim për EFSF duhet të mbështetet në një vlerësim realist të nevojës së rikapitalizimit të bankave dhe të fondeve në dispozicion të shtetit, pa kërkuar ndihmë nga jashtë. Vlerësimi duhet të jetë realist, i bazuar në fakte dhe të dhëna". Sidomos shtetet e forta si Gjermania nuk janë të gatshme, që krahas përgjegjësisë për sistemet e shpëtimit të përgjigjen edhe për bankat spanjolle. Sidomos fare e paqartë është se sa i lartë është me të vërtetë rreziku. Por koha nuk pret, për Spanjën duhet gjetur një zgjidhje. Në Bruksel një zëdhënës i komisionerit të BE për Çështjet Monetare, Oli Ren, i bëri thirrje Spanjës të veprojë. Qeveria e ka kuptuar këtë me sa duket. Ministri spanjoll i Financave, Luis de Guindos, tha para një komisioni të Parlamentit Evropian në Bruksel, se pas dy javësh do të jenë gati raportet për gjendjen e bankave. Atëherë qeveria do të thotë, se si e parashikon rehabilitimin e bankave. Por me kalimin e çdo dite situata është bërë më dramatike.


18

« dossier

E hënë 11 qershor 2012 •

Eqerem Çabej Shenjtori apo djalli i gjuhës shqipe?

G

Nga Agron Dalipaj*

jithsesi, edhe pse Zheji është i vetmi filozof i përmasave botërore i formuar brenda kufijve të Shqipërisë, vepra e tij e botuar në vendin tonë duket sikur është shpërndarë në hapësirën kozmike dhe asnjë kopje e saj nuk ka rënë në duart e gjuhëtarëve shqiptarë. Të gjithë gjuhëtarët me të cilët kam pasur rastin të bisedoj për çështje gjuhësore, kur i kam pyetur se ç’mendim kanë për veprën e Zhejit “Shqipja dhe sanskritishtja”, më janë përgjigjur ftohtë se nuk kanë pasur rastin ta lexojnë. Pothuaj askush nuk guxon të shkruajë diçka për të. Vepra e Zhejit është sa shkencore aq dhe ndriçuese dhe, qoftë edhe sikur të diskutohej për të (e jo më të futej në programet shkollore), ajo do të shkaktonte rrëzimin e plotë të morfologjisë së shqipes së sotme zyrtare dhe krejtësisht studimet etimologjike të Çabejit (veprën përkatëse) dhe e gjithë gjuhësia e sotme shqipe duhej parë në prizmin e kësaj vepre. Të gjithë e kuptojnë që Zheji ka të drejtë. Të gjithë heshtin të bashkuar në heshtjen e tyre të madhe, të qëllimshme e të frikshme. Jo pa kast Zheji që në paragrafin e parë në veprën e tij i referohet Çabejit kur flet për lashtësinë e gjuhës shqipe e thotë: “E Çabeji e sintetizon qartë këtë kur thotë: «Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit, që në kohët e mugëta të prehistorisë.»* Por në paragrafin e tretë ai, pa e përmendur, i drejtohet përkatësisht atij (sepse vetëm Çabeji ka botuar studime etimologjike të shqipes) kur shkruan: “Por prapë në mjaft studime rreth shqipes hasim edhe një kontradiktë të çuditshme: disa studiues e quajnë atë si një gjuhë shumë të vjetër, kur vjen puna për ta shpjeguar etimologjikisht, e trajtojnë si një gjuhë të re, e madje fort të re, sikur të harronin ç’kishin thënë më parë, duke shkelur kështu mbi një të vërtetë që sot sa vjen e bëhet më e dukshme.” Pikërisht për etimologjinë e Çabejit e ka fjalën Zheji, që sipas tij ka “shkelur mbi një të vërtetë të madhe”, por nuk ia përmend emrin për etikë. Shpesh autori i këtij shkrimi, kur i referohet Çabejit, përmend terma si “shkombëtarizues i fjalës shqipe” dhe për këtë e të tilla shprehje të kësaj natyre mund të akuzohet se nuk ruan normat e etikës. Por le të mendojë çdokush se shqipes, kësaj gjuhe mijëravjeçare, që leksikun e saj e kanë krijuar, formuar e latuar qindra milionë shqipfolës që nga prehistoria e saj, t’i presësh një fjalë e mijëra të tjera t’ia quash të huaja padrejtësisht, mund të flitet për etikë? A është etike të djegësh më shumë se gjysmën e pyllit të gjuhës shqipe, siç bën Çabeji, dhe të jesh kaq etik ndaj tij? A nuk quhet çdo njeri që vë zjarre zjarrvënës? Dihet që një pyll mund të shkatërrohet o nga zjarri, o nga sëpata. Çabeji i ka përdorur të dyja. Ai e ka rralluar aq shumë pyllin e shqipes, sa s’mund të quhet më i tillë. Shpyllëzimi i shqipes si gjuhë duket se ecën normalisht me parullën e shokut të tij të bankave, diktatorit Hoxha: “Të shpyllëzojmë malet dhe kodrat e Shqipërisë”. Po ndërsa ky i fundit është rrëzuar simbolikisht, zjarrvënësi i gjuhës shqipe, Çabeji, vazhdon të nderohet e dekorohet, ndërsa filozofi dhe gjuhëtari më i madh i të gjitha kohërave, që e fut shqipen në rrugën e vërtetë shkencore dhe e vendos

si gjuha e parë indoevropiane (në bazë të filozofisë së tij), mbase edhe të përbotshme, lihet në hije e heshtje. *P. Zheji, “Shqipja dhe sanskritishtja”, pjesa e parë, botimi i dytë, Tiranë 2005, f. 19. ** P. Zheji, po aty, f. 20. Por Zheji, ky kolos i pakrahasueshëm i filozofisë dhe shkencës së vërtetë gjuhësore, duket se është i vetëdijshëm për realitetin që e rrethon. Ai është sa madhështor aq dhe modest. Ja si shkruan për mosvlerësimin e punës së tij: “Po kush pyet? E reja e çan rrugën përpara me mundim e tragjikisht, kjo dihet. Sidoqoftë, mes të gjitha këtyre lodhjeve të shpërblyera kaq keq, të vlerësuara pak e aspak të inkurajuara e madje të para vëngër nga vetë vëllezërit e tu, të ngushëllon mendimi se rilindësit tanë paraprijnë, duke treguar udhën, me rrezatimin e tyre profetik në këtë rrugëtim të vështirë e të vetmuar. Miratimi i tyre është i njëzëshëm: De Rada, Bilota edhe para tyre shumë arbëreshë të shquar e të mëdhenj (të lënë mënjanë e të harruar me qëllim), Vaso Pasha, Sami Frashëri, Naim Frashëri... dhe në gjurmët e tyre, e më afër nesh, ai patriot i zjarrtë e kokëkrisur, ai bel esprit par exellence siç qe Konica, të gjithë, të gjithë pohojnë në kor të njëjtën gjë: primordialitetin absolut të gjuhës sonë. E duke qenë të gjithë burra me një ndershmëri të sprovuar dhe me një kulturë të thellë dhe universale, nuk mund të akuzohen në asnjë mënyrë as për mashtrim e as për injorancë, megjithëse dikush e ka bërë edhe një gjë të tillë...” E gjithë vepra e Petro Zhejit përveç karakterit shkencor e filozofik mund të vihet re se është në tërësinë e saj një shenjtërim i merituar i gjuhës shqipe, e cila nga gjuhë e “mallkuar” dhe që duhej zhdukur për ata që donin të zhduknin apo asimilonin kombin që e fliste dhe një “gjuhë e errët dhe e huzauar” për do syresh që bënë dhe bëjnë komandë mbi të ende, bëhet tashmë në mënyrë të qartë e të pakontestueshme që nga koha që kjo vepër ka dalë prej botimit, një gjuhë primordiale, një gjuhë që ka dhënë për t’u formëzuar shumë gjuhë të tjera. Vetë Zheji është Shenjtori i Madh, që i përkushtoi gjithë jetën e vet shenjtërimit të gjuhës tonë. Rilindësit mund të quhen të kompletuar vetëm me figurën e tij kaq të madhe. Nëse rilindësit i hapën rrugën e përparimit kombit tonë duke i dhënë dritën e munguar, Zheji kësaj drite i dha shkëlqim, në një kohë që të tjerët mundohen t’ia venitin, derisa ndonjë erë e ndonjë kohë jo e favorshme për kombin tonë t’ia fikë fare atë. Ai, Zheji, është Humbësi i Madh i ndodhur midis dy epokave: asaj të Rilindjes dhe asaj që ai vetë i paraprin me veprën e tij. Ai është Qiriri i Madh, që po digjet jo duke u mpakur në sytë e atyre që e kuptojnë. *P. Zheji, “Shqipja dhe sanskritishtja”, pjesa e parë, botimi i dytë, Tiranë 2005, f. 141. Me veprën e tij ai ka vendosur pragun e madh, që do të ndalojë shpërfytyrimin e mëtejshëm të gjuhës së tij. Heshtja ndaj tij nuk është vetëm heshtje, ajo është më së shumti shprehje e frikës nga e vërteta. Ata që s’kanë reshtur së anatemuar rilindësit si “romantikë” dhe “joshkencorë”, tashmë pas daljes së veprës së Zhejit “Shqipja dhe sanskritishtja”, e cila është e mbështetur fort në idetë e fuqishme të rilindësve dhe është njëkohësisht vërtetimi i plotë i profecisë së tyre për primordalitetin e shqipes, e kanë të vështirë, në mos të pamundur, të rishprehen si në të kaluarën. Tashmë ata do të kenë probleme me veten. Vepra në fjalë e Zhejit fut në gjuhësinë

shqiptare ide të reja, si simbolin, që është sipas tij një reduktim i gllosës. Po ashtu ai na tregon se fjalët kanë lidhje mitike mes tyre dhe hedh dritë mbi idenë e tij se gjuha referon te qendra. Është i pari që fut në etimologjinë e shqipes procesin e motivimit. Për të kuptimet e ndryshme të fjalës polisemike kanë mes tyre lidhje të thella mitike dhe që etimologjia e Çabejit as që u përpoq, qoftë dhe një herë të vetme, t’i merrte në konsideratë. Ekuacionet simbolike të algoritmit që lejojnë ndër të tjera të justifikojnë (motivojnë) edhe kuptimet e dyta, të treta të së njëjës fjalë, d.m.th. poliseminë e saj, një prurje e madhe filozofiko-gjuhësore jo vetëm për shqipen. Zheji është gjithashtu i pari që flet për operatorët e lirë të shqipes, pavarësisht se në këtë vepër nuk ka si qëllim të sjellë të plotë gjithë këta të fundit. Zheji, duke u mbështetur fort në idetë e

tij (si ajo se gjuha referon te qendra), arrin të gjejë lidhje logjike midis shqipes dhe kinezçes, si një gjuhë joindoeuropiane. Shembujt që sjell ai të japin dorë të besosh në teorinë e tij kur sheh konkordancat dhe përkimet si kuptimore, ashtu dhe ndërtimore (morfemore) të shumë fjalëve të shqipes dhe kinezçes. Ai sjell dhe një sërë shembujsh të tjerë në mbështetje të teorisë së tij për përmbajtjen e miteve kozmogonike në gjuhë. Dhe logjikisht ai arrin të nxjerrë konkluzionin se “kështu gjuha me polisemantizmin e fjalëve të saj ruan të paprekur në shekuj një thesar të paçmuar informacioni filozofik e shkencor, gjë për të cilën duhet t’ia dimë për nder...”* Duke dashur t’i jap një mbyllje refrimit ndaj Zhejit, më duhet të citoj një paragraf nga vepra e tij “Shqipja dhe sanskritishtja”, në të cilin, i bindur nga gjithë puna e tij studimore, që i ka kushtuar gjithë jetën e tij, arrin të jetë


dossier • E hënë 11 qershor 2012 Shqip

Greqisht

rotacizmi

Greqisht me rotacizëm

I gjallë

Zontanos

l:n

Zontalos

I vdekur

Nekros

l:r

Neklos

I mirë

Kalos

Kohë-koha

Hronos

L:r

Klonos

Kohë~a

Qeros

k:h l:r

Qelos

Lëng~u

Igros

l:r

Igjlos

I thatë

Kseros

g : gj l:r

Ec! Para! (folje urdhërore)

Mpros

sk : ks l:r

Tjetër

Alos

Peng~u

Omiros

Mulli

Milos

I çmendur

Trelos

I marrë, i çmendur Levë~a Levë

Murlos

Lolo

Lolos

Orë~a

Roloji

Ballon ~a

Baloni

I ngushtë

Stenos

Ngeci, ndaloj Rob ~ i (luftë) Ciklon

Skalono

Me – ba – los ( më përngjitje me + ba – mb – mp + los dhe jep urdhëroren mpros)

Omilos

l:n

Stelos

k:h

Ekmalotos

i qartë deri në kufijtë ekstremë të kësaj fjale, kur në lidhje me prejardhjen dhe etimologjinë e shqipes shkruan: “Megjithatë, rezultatet e Mejerit, të arritura duke e kapur gjuhën shqipe nga degët e jo nga trungu, kanë ndikuar në mjaft studiues, derisa shqipja të përfytyrohet si një borxhleshë e madhe, që di vetëm të marrë hua. Nga njëra anë pranohet haptas se ajo ka lidhje me gjuhët e disa popujve që sot ndodhen në skajet më të largëta të rruzullit, ose që janë zhdukur (keltët, latinët, helenët, armenët, etruskët, indianët, balltikasit etj.), gjë që dëshmon për një lashtësi shumë të hershme, nga ana tjetër ajo trajtohet si një gjuhë pa prehistori, si një gjuhë e ngjizur me huazime. Por është e vështirë të gjesh një gjuhë tjetër që t’i ketë shqetësuar për kaq shekuj me radhë shkencëtarët e ndryshëm me konkordancat e saj me gjuhë nga më të vjetrat e në hapësira nga më të largëtat. Është shumë sempliste ta shpjegosh një fenomen të tillë me huazime. Edhe këtu nuk duhet kapur nga degët, por nga trungu, dhe trungu është vetë lashtësia e gjuhës shqipe, karakteri i saj primordial. Duhet menduar, pra, ndryshe dhe

Që -los (i njëji shpejgim si tek hronos. Të dy sinonimet vërtetojnë njëri - tjetrin) I :ë = igros = ë – gjë – los = është gjë që los. Kjo është veti e të gjitha lëngjeve.

Mplos

Mur ose mun

Qiklonas

Zën + të + los (çdo gjë që los vetvetiu është gjë e gjallë) Nuk-los (si duket është antonim i fjalës i gjallë (los) pra nuk los i vdekur Ka – los ka kuptimin është mirë pra ka – los =që los si gegërisht “ka shkoj” k– lon= që lon (siç dihet koha nuk ndalet kurrë, ajo lëviz, lon)

Ske – los = ska – los = nuk është i lëngshëm = s’ka lëng = i thatë

Losto Mohlos

Ehmalotos

Kuptimi i plotë etimologjia

Kselosskelos

b:p

l:r

Ndarje e fjalës në morfema greke

A – los = asht – los = asht ndryshuar çdo ndryshim përbën tjetrësim) O – mi – los (në greqisht me = mos pra o – mi – los = o (është) mi (mos ) –los Edhe këtu është folja los dhe kuptohet që los rrota e mullirit Tre – los = tru – los = trulozur si tek i trullos, i trullosur Mur – los dmth ka marr – los = ka lojtur ka marrë (mur) të losur nga trutë Los – to = lostë, losta, lozëse Mo – h – los me hy – los (dihet se leva hyn diku dhe los) Lo – los bëhet fjalë për lolon e mbretit dhe ka pëersëritjen dy herë los (lolos) Ro – loji (duket se ro është shkurtimi i rrotë + loji që tregon lojnë lëvizjen e akrepit) Tek ballon b = mb – mba er (l) + lon kemi r : l pra mba+er+lon jep mba el lon-ballon me rënie të m-së (quhet dhe si fjalë frëngë) Stë – los = rri e shtrënguar ose ngushtë (s’të los se është ngushtë këpuca) Ska – lono = s – ka – lono (luaj) = s’ka luaj = s’lëviz = ngec E – k – ma – lot = e – ka – mo (mos) lot, pra e ka në ruajtje (mos lot), pra rob Q – ik – lon – as dmth erë e fortë që ik lon që ikën dhe lon (luan) gjërat

pikërisht se këto konkordanca nuk vijnë nga huazimet, por nga fakti se shqipja ruan më mirë se shumë gjuhë të tjera trajtat primordiale, që ajo ndodhet në qendër, dhe për këtë nuk huan, por jep hua, nëse duam patjetër të flasim për huazime, megjithëse koncepti i huazimit këtu është më i papërshtatshmi.”* E parë edhe më gjerë, vepra e Zhejit përveçse është një vepër e jashtëzakonshme filozofike dhe për shumicën si diçka e rënë papritur prej qiellit dhe s’ia dinë vlerën, por ajo shërben dhe do të shërbejë në përjetësi si një antidot, antitrup për ta mbrojtur shqipen në jetë të jetëve prej viruseve azamtikë të prodhuar në laboratorët e Çabejit dhe të pararendësve të tij, si dhe të dishepujve të këtij të fundit, që punojnë ende në këta laboratorë dhe vazhdojnë akoma ta shtrëngojnë për gryke shqipen për ta lënë pa frymë. *P. Zheji, “Shqipja dhe sanskritishtja”, pjesa e parë, botimi i dytë, Tiranë 2005, f. 22. Zheji, ky dijetar, filozof, erudit dhe gjuhëtar i madh, që harxhoi gjithë jetën e tij për gjuhën, duket sikur ka ardhur në kohën dhe vendin e gabuar. Ai ka lindur në vendin ku Nënë Terezës

i ndalohej të shkelte dhe at Gjergj Fishtës ia hodhën eshtrat në Bunë. Ai lindi në vendin që për një kohë të gjatë personalitetet e vërteta të këtij kombi depersonalizoheshin në emër të krijimit të “njeriut të ri” pa fe, pa prona e pa personalitet. Por dhe ajo kohë e errët e kombit tonë, të cilit i imponuan ideologjinë komuniste, kishte nevojë për akademikë, për doktor profesorë e specialistë, sepse “njeriu i ri” nuk mund të krijohej vetvetiu. Kjo gjë ishte një poçes i tërë. Tashmë në dukje ai regjim, që sundoi për gjysmë shekulli, është rrëzuar. Dita dhe data kur komunistët pushtuan dhe filluan sundimin mbi Shqipërinë është dita dhe data kur filloi dhuna ndaj personaliteteve të kombit. Ishte dita dhe data që vulosi fatin e shumë shqiptarëve që mendonin ndryshe. Atë që pushtuesit e huaj s’ia kishin bërë për mijëra vjet këtij populli, arritën t’ia bëjnë pushtuesit (sundimtarët) nga brenda. E këta të fundit arritën t’i heqin pronën, fenë, lëvizjen, të drejtën për t’u shprehur etj., etj. Ashtu si pushtimi fashist ka një datë në histori, për shqiptarët është 7 prilli, po ashtu edhe regjimi diktatorial ka një datë pushtimi:

»

19

29 nëntorin. Por në vend që kjo të quhet datë pushtimi, na serviret si datë çlirimi. Çlirim prej kujt? Prej pronës? Prej fesë? Nga e drejta për të folur? Kujt mund t’ia urosh një çlirim të tillë? Ende ka njerëz sot që e mbrojnë me fanatizëm këtë datë dhe organizojnë edhe festë, duke e quajtur “Nata e Bardhë” ditën më të zezë për popullin e tyre, ditën që ky popull “fitoi” burgun kombëtar të vërtetë, duke jetuar brenda atdheut të tij burg të rrethuar me tela me gjemba e me ushtarë të armatosur se mos dikush arratisej prej atdheut(!). Tashmë janë po këta njerëz që organizojnë “netët e bardha”, që flasin për një “rilindje të re kombëtare”. Por ende s’na kanë paraqitur një rilindës të ri. Kemi aq shumë ekrane televizionesh, por vetëm fytyrën e një rilindësi të ri nuk po e shohim. Duket se dikush kërkon të krijojë prapë “njeriun e ri” me një formë a metamorfozë të re, e për këtë i duhet një ideologji e re dhe e ka gjetur te rilindja e re. Por Rilindja pa rilindës, apo ku të gjithë do të jemi rilindës, duket si lejfenizëm. Zoti i ruajtët dhe këtë herë shqiptarët! E pikërisht shumë nga ata doktorë profesorë që i shërbyen me përkushtim mynxyrës ideologjike të regjimit komunist, tani marrin tituj akademikë dhe janë në hierarkinë e posteve shkencore e shoqërore në Shqipërinë e sotme. Janë po këta që bëjnë propozime për dekorime për njër-tjetrin Presidentit të Republikës dhe ky i fundit, që di ta bëjë mirë këtë punë, nuk e humb asnjëherë rastin. Por kurrkush nuk kujtohet, jo të propozojë për dekorim Petro Zhejin (që dyshoj se do të pranonte ndonjë dekorim nga dora që dekoron kë të mundet me apo pa meritë), por as edhe të bëjnë një emision të thjeshtë televiziv apo dokumentar për të, si një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare e tejshqiptare të kohës që jetojmë. Po meqenëse bëjmë një krahasim midis personaliteteve, që për nga ajo çka sjellin në albanologji e në gjuhësi janë kaq të ndryshëm saqë krahasimi mund të quhet i panatyrshëm, e kjo për faktin se ndërsa Çabeji nuk sjell kurrgjë të re për etimologjinë, Zheji është gjithë prurje idesh të reja dhe ekuacionesh gjuhësore të papara, që ndërthurin mes tyre si gjuhën, ashtu dhe filozofinë; si mitiken, ashtu edhe shkencoren. Autori i këtij studimi do të sjellë me anë të një sprove tjetër, që fakton dhe një herë idenë e Zhejit për primordalitetin e shqipes dhe njëkohësisht shërben si tregues domethënës se mënyra se si e ka trajtuar Çabeji shqipen është pak të thuhet e pasaktë. Ashtu si Zheji e gjen konfirmimin e punës së tij tek idetë e rilindësve, edhe autori i këtij shkrimi e ka gjetur konfirmimin e punës së tij shumëvjeçare për veprën e tij të pabotuar ende “Greqishtja bijë e shqipes, gjuha sinonimike e saj” te vepra e Zhejit. Për arsye të ngushtësisë që të lejon ky shkrim po bëjmë paraqitjen e familjes së fjalëve të greqishtes që janë krijuar me prejardhje foljore prej foljes los (lu, luaj, lo) të shqipes. Por folja “los” (loz) e shqipes, përgjithësisht në fjalët greke gjendet në tri forma: los, ros, nos. Karakteristikë është se për foljen “los” të shqipes greqishtja i përgjigjet me foljen e saj pezo, por siç duket kjo e fundit është me dy rrokje (dysilavike) dhe nuk volit për krijimin e fjalëve të përngjitura të greqishtes, dhe kjo e fundit për arsye ekonomike përdor për këtë qëllim foljen e shqipes monosilavike los. Duke qenë se fonemat l, r, n janë palatale, ato shpeshherë pësojnë rotacizëm r : l, l : r, n: r : l. Si te fjala greke adherfos, që është e njëjtë me adhelfos, ku kemi rotacizëm r : l. Po kështu edhe në shqip kemi rotacizmin në gjuhën e fëmijëve, të cilët në vend të thonë rota (për rrotën) thonë lota. Gjithashtu edhe rotacizmi r - n, që e kemi në dy dialektet e shqipes ranë - rërë. Meqenëse të tre këta tinguj krijohen pothuaj shumë afër në pozicionin e qiellzës me gjuhën e ngritur dhe janë palatalë, ata prandaj shpesh përdoren në vend të njëri-tjetrit si dhe për të krijuar fjalë me identitet të ri. Pra, kështu mund të themi se në fjalët greke morfemat ros dhe nos s’janë gjë tjetër veçse folja los e shqipes. Kur për nos dhe ros në fjalët greke i zëvendësojmë me los, atëherë fjala greke përfiton menjëherë etimologjinë e saj të vërtetë dhe kuptimi i saj justifikohet. Kështu fjalët: (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

E hënë 11 qershor 2012 •

Nëse një natë dimri një TITULLI: Nëse një natë dimri një udhëtar... AUTORI: Italo Calvino PËRKTHEU: Alban Bobrati

UDHËTAR...

“Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. (Nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Calvino në Buenos Aires në 1984). Më në fund kryevepra e Italo Calvino-s vjen në shqip, duke ruajtur gjithë origjinalitetin e stilit, strukturës, frymës dhe ideve të këtij romani post modernist. Me t’u botuar në vitin 1979, ky roman u bë menjëherë një bestseller. Në vitin 2009, gazeta “The Telegraph” e përfshin “Nëse një natë dimri një udhëtar...” në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar. Veçanërisht i vlerësuar në Britani dhe SHBA, Italo Calvino ishte shkrimtari italian më i përkthyer i kohës së tij dhe i nominuar shpesh herë për çmimin “Nobel”. Calvino ka marrë shumë çmime dhe vlerësime kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave Çmimin Feltrinelli, Çmimin Shtetëror të Austrisë për Letërsinë Evropiane Staatspreis für Europäische Literatur, Légion d’Honneur, Çmimi i Karrierës nga World Fantasy Award.

Saramago, rrëfim për Kainin TITULLI: Kaini AUTORI: José Saramago PËRKTHEU: Nasi Lera

TITULLI: Diplomacia - Teoria dhe praktika AUTORI: G. R. Berridge PËRKTHEU: Gazmend Turdiu

Autori

G. R. Berridge është profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Anëtar i Lartë i “DiploFoundation”. Ka shërbyer për shumë vite si kryeredaktor i serisë së studimeve diplomatike të shtëpisë botuese “Palgrave Macmillan”, si dhe redaktor i asociuar për “Diplomatët e shekullit të njëzetë” i “Oxford Dictionary of National Biography”. Berridge ka shkruar një numër të madh librash mbi diplomacinë, më i fundit i të cilëve është “Diplomacia britanike në Turqi nga viti 1953 deri në ditët tona (2009)”. Libri i tij “Diplomacia” përditësohet herë pas here në sitin e tij personal në internet.

Diplomacia ka qenë dhe mbetet “dënim” për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art. Botimi i katërt i librit “Diplomacia”ofron informacionin më të përditësuar mbi praktikën diplomatike të ditëve të sotme, paraqitur në kontekstin historik dhe nëpërmjet një strukture të qartë e të përmbledhur, që lehtëson procesin e përvetësimit. Diplomacia publike është bërë lënda e një kapitulli të ri shumë provokues, ndërsa puna me çështjet konsullore – sot më e rëndësishme se kurrë për shkak të rritjes së pamasë të lëvizjeve përmes kufijve shtetërorë – është ndër temat që u është kushtuar më shumë vëmendje. “Diplomacia është shtyllë kryesore në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve dhe Geoffrey Berridge është një nga studiuesit më të shquar të kësaj fushe. Ky botim i ri i librit “Diplomacia” nxjerr më së miri në pah fuqinë e këtij

institucioni tradicional. Bota e sotme është në varësi të plotë të tij institucioni. Ky libër mbetet prezantimi dhe hyrja më e mirë në këtë fushë. Vlerësimet e ekuilibruara të zhvillimeve bashkëkohore të teorisë dhe praktikës së diplomacisë, përmbledhur dhe sistemuar aq mirë, të ilustruara siç duhet dhe të ndriçuara nga mësimet dhe pësimet e historisë së diplomacisë, janë perla të vërteta”. - ALAN HENRIKSON, drejtor i studimeve diplomatike, Shkolla Fletcher e Drejtësisë dhe Diplomacisë, Universiteti i Tufts-it, Shtetet e Bashkuara “Berridge është autoritet me shumë peshë në praktikën diplomatike bashkëkohore. Nëpërmjet këtij libri ai ka arritur me sukses ta zhvillojë këtë temë kaq të koklavitur me shpjegime shumë të qarta dhe duke sjellë shembuj të përzgjedhur nga mënyra e sjelljes e qeverive në kohërat e sotme. Ky libër shkolle është shumë i dobishëm si për profesionistët e kësaj fushe, ashtu dhe për studentët fillestarë”. - Laurence E. Pope, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Njëzet vjet pas “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit “Nobel” (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllain e vet: Kainin. Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit. I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye. Ai ndal krahun e Abrahamit, kur do që të vrasë të birin, Isakun, sheh i tmerruar fëmijët që vdesin në flakët që përfshijnë Sodomën, sheh shembjen e Kullës së Babelit, merr pjesë në zemërimin e Moisiut, i cili shkon në shpatë vetë popullin e tij, vështron masakrat e Jerikos, përpiqet të zbusë vuajtjet e Jobit të gjorë dhe, në fund, kur hipën në Arkën e Noes, merr një vendim të prerë, që u jep fund bëmave të tepruara të Zotit inatçor, mizor dhe të shthurur, ku me një mjeshtëri të përsosur, autori e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë njerëzore. Romani “Kaini” është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur kurrë kaq e lirë, kaq e kthjellët dhe kaq e mprehtë sa në këtë vepër. Romani “Kaini” tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Autori: JOSÉ SARAMAGO u lind në vitin 1922 në Azinhaga, në Portugali. Ai është shkrimtari më i madh i letërsisë portugeze dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore, vepra e të cilit është botuar në mbarë botën. Në vitin 1995 mori çmimin Camõens, vlerësimi më i madh i letrave portugeze, ndërsa në vitin 1998 mori çmimin “Nobel” të letërsisë. Vdiq në vitin 2010 në Lanzarote.


Librari

• E hënë 11 qershor 2012

»

21

Sociologu kosovar Fadil Maloku promovon dy libra në Tiranë Më 6 qershor, në orën 17.00, në hollin e Universitetit Evropian të Tiranës, UET në bashkëpunim me katedrën e sociologjisë të Universitetit të Prishtinës organizon promovimin e librave të: “Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet” dhe “Refleksione sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike” janë dy librat autorit kosovar, sociologut prof. dr. Fadil

Maloku promovuar këto ditë në Tiranë. Libri “Refleksione Sociologjike mbi Joviolencën dhe Zgjedhjet”, paraqet një tekst sociologjik, një antropologji politike të frymës shqiptare, të ndërtimit të shtetit kosovar në rrjedhën e dekadave të historisë së mundimshme të fundshekullit dhe mijëvjeçarit të ri. Libri tjetër “Refleksione Sociologjike mbi Shtetësinë dhe

Raportet Ndëretnike”, paraqet grupim shkrimesh që adresojnë përvojat e procesit të tranzicionit, nga i cili Kosova, e cila ka pasur dhe specifikën e saj, sikurse edhe shoqëritë e tjera të dala nga referencat ideologjike të shoqërisë socialiste, hasën në vështirësi të llojit të tyre. Fadil Maloku prej 21 vitesh është i angazhuar në sfera të ndryshme si ligjërues, hulumtues dhe autor. Po

ashtu ka arritur rezultate të lakmueshme në sferën e të drejtave të njeriut. Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe debate ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka botuar rreth 50 artikuj për dukuritë sociologjike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Është profesor i Sociologjisë në Departamentin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Prishtinës.

KODE nga e SHKUARA AUTORJA

Katherine Neville ka qenë për afro 20 vjet këshilltare ndërkombëtare dhe menaxhere kompjuterësh për energjinë dhe financat. Ka punuar për IBM-në, për qeverinë algjeriane, Departamentin amerikan të Energjisë, OPEK-un, Zyrën e Menaxhimit të Tokës, Bursën e Nju-Jorkut dhe Bankën e Amerikës. Studimet pasuniversitare i kreu për letërsi afrikane dhe për disa vjet ishte fotografe për reklamim biznesi, modele profesioniste dhe piktore. Me punën e saj ka lënë gjurmë në shtatë vende, në tri kontinente dhe në më shumë se njëzet shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përvojat e ndryshme nëpër botë i kanë shërbyer për pasurimin e romaneve të saj.

TITULLI: Sekreti i mijëvjeçarit AUTORI: Katherine Neville ROMAN PËRKTHEU: Margarita Sulaj Skënderi Përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës, vjen edhe në shqip. Në një sondazh kombëtar në Spanjë, realizuar nga e përditshmja e njohur “El

TITULLI: Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë AUTORI: Rebeça Miller ROMAN PËRKTHEU: Anxhela Çikopano Ç’pjesë të jetës sonë fshehim, kur duam të krijojmë një jetë të qëndrueshme e të suksesshme prej të rrituri? Pipa Lia kishte pikërisht një jetë të tillë në moshën 50-vjeçare, kur i shoqi, më i madh se ajo, një botues në pension, vendosi se duhej të shkonin në një shtëpi të moshuarish jashtë Nju-Jork Sitit. Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë

Pais”, “Sekreti i mijëvjeçarit” është votuar si një ndër dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave. Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, “Sekreti i mijëvjeçarit”, e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik. Në kërkim të një kompleti mistik shahu,

të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë – vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të fuqishme. “Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë” është hulumtimi për një grua të zonjën, kureshtare dhe që vështrohet në shumë pamje – një portretizim tepër inteligjent i shumë jetëve përtej një emri të vetëm. Vlerësime “Brilante... Përshkrimi që i ka

që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë. Qyteti i Nju-Jorkut, 1972 - një amatore në matematikë dhe shah, Ketrin Velis, është gjithashtu eksperte kompjuterësh për një firmë të madhe kontrolli financiar, “Teta e Madhe”. Përpara se të niset me një detyrë të re në Algjeri, Keti lexon pëllëmbën e dorës te një parashikuese fati. Gruaja e paralajmëron atë për një rrezik. Më pas, një tregtar antikash i bën Ketit një ofertë misterioze: ai ka një klient anonim, i cili po përpiqet të mbledhë gurët e një kompleti antik shahu, që mendohet se mund të jetë në Algjeri. Nëse Keti i sjell gurët në SHBA, ajo do të shpërblehet bujarisht. Jugu i Francës, 1790 - Mirej de Remi dhe kushërira e saj Valentina janë rishtare në abacinë e Montgle-

bërë Miller personazhit kryesor është aq i hollësishëm dhe i vizatuar me dashuri, sa është e pamundur të mos zhytesh tërësisht në të”. - Nylon “Miller rrëfen mrekullisht për një grua amerikane që rrëmon e rrëmon sërish në kërkim të lumturisë”. - The Believer – “Miller është një shkrimtare e mrekullueshme. Hulumtimi brenda jetëve të parrëfyera të Pipas është njëlloj sikur të hapesh një seri matrioshkash ruse, ku çdonjëra prej tyre rrëfen një histori më vete”. – The Observer (Londër) –

jnit, që i ngjan një kështjelle. Kur Franca u përfshi nga flakët e Revolucionit, dy vajzat u rebeluan ndaj jetës së kufizuar të manastirit, ndërkohë që mjetet e shpëtimit i kishin gati. Në abaci, varrosur thellë, janë gurët e Takëmit të shahut të Montglejnit, që dikur i përkiste Karlit të Madh. Kushdo që i bashkon gurët, mund të jetësojë Lojën, që ka fuqi të pakufizuara. Por, për ta mbajtur sekret Lojën nga ata që mund të abuzojnë me të, gurët duhen shpërndarë në të gjithë botën. Vlerësime “Një vepër tërheqëse dhe argëtuese, që arrin të jetë sa prekëse, aq dhe me ide interesante nga pikëpamja intelektuale... Pak vetë mund t’i rezistojnë”. Los Angeles Times Book Review “Me aftësinë e një alkimisteje, Neville përzien romancën moderne, trillimin historik, misterin mesjetar dhe nxjerr... ar”. “People”

Njohje përmes frikës TITULLI: Unë nuk kam frikë AUTORI: Niçolò Ammaniti PËRKTHEU: Yllka Beshirja ROMAN Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. M’u në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre. Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur. Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëmijërore. Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur mes fushave me grurë. Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave “Aventurat e Tom Sojerit” të Mark Twain-it dhe “Përralla italiane” të Calvino-s. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë. “Unë nuk kam frikë”, botuar për herë të parë në vitin 2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë. Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut, përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përlindëshi. Por ndërkohë është edhe lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.


22

« SPORT

E hënë 11 qershor 2012 •

Ukraina dhe Suedia “nën petkun” e jo favoritëve Vendi organizor i EURO 2012, Ukraina do të presë Suedinë në përballjen e 2 të grupit të fundit të kompeticionit. Të dyja skuadrat nisen si jo favorite për të kaluar në fazën pasardhëse të kompozicionit pasi në grup kanë Anglinë dhe Francën, që do të zhvillojnë takimin përballë njëratjetrës në ndeshjen hapëse të këtij grupi. Për Ukrainën kjo do të jetë hera e parë që do të marrë pjesë në një Evropian, pasi ajo nuk ka arritur të kualifikohet as edhe një herë të vetme në fazën finale të këtij kompeticioni. I vetmi turne i rëndësishëm ku skuadra e drejtuar nga Oleg Blohin ka

marrë pjesë është botërori, ku në vitin 2006 arriti të kalonte deri në fazën çerekfinale. Si skuadër organizatore, Ukraina do të ketë mbështetjen e tifozerisë, por futbollistët e drejtuar nga Oleg Blohin në 8 takimet e fundit të zhvilluara ka arritur të fitojë 4 dhe të humbë po dhe aq. Pas barazimit të Polonisë ndaj Greqisë, asnjë prej 8 skuadrave të fundit organizatore nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të një kompeticioni madhor. Suedia vjen në ketë ndeshje pasi ka fituar 4 miqësoret e fundit të zhvilluara, dhe duke fituar 8 nga 10 ndeshjet e grupit kualifikues.

Ylli i Suedisë, Zllatan Ibrahimoviç pritet që të udhëheqë kombëtare e Suedisë në takimin e parë përballë Ukrainës, pasi ka shënuar plot 3 gola në 3 ndeshjet e fundit zyrtare. Futbollistët e drejtuar nga Erik Hamren në 10 ndeshjet e fazës kualifikuese kanë arritur të shënojnë në të gjitha, me thuajse më shumë se një gol për takim. Në të tre ndeshjet që këto dy kombëtare janë ndeshur përballë njëra-tjetrës, si Ukraina po ashtu dhe Suedia kanë arritur të marrin nga një fitore, dhe po ashtu janë ndarë ndërmjet njëra-tjetrës dhe me nga një barazim.

MUNGESAT E MUNDSHME Ukraina: Trajneri i Ukrainës, Oleg Blohin ka konfirmuar se 10 futbollistët që ishin helmuar nga ushqimi i kanë hedhur pas problemet e tyre dhe do të jenë të pranishëm në sfidën përballë Suedisë. Anatoli Timoshuk dhe Andri Voronin pritet që ta nisin ndeshjen që nga minuta e parë. Kapiteni Andri Shevçenko mund ta nisë ndeshjen nga stoli, pas problemeve të fundit fizike që ka kaluar.

Përballje Anglo-Franceze në EURO 2012, fitorja objektivi i vetëm Anglia dhe Franca janë dy kombëtare, të cilat janë përballur shpeshherë ndaj njëra-tjetrës, ndërkohë që të dy skuadrat kërkojnë fitore për të vendosur hegjemoninë në Grupin D

T

akimi përballë Francës dhe Anglisë do të jetë sfida hapëse e Grupit D dhe pritet që të jetë shumë e ndezur pasi të dyja kombëtaret kanë si objektiv të vetëm fitimin e EURO 2012. Në një grup, i cili duket të jetë tepër i kontestuar pasi aty ndodhen Anglia, Franca, Suedi dhe vendi organizator Ukraina, pritet që përballja anglofranceze të jetë më e rëndësishmja për të vendosur hegjemoninë në ketë grup. Anglia vjen në ketë takim me shumë mungesa si pasojë dhe të “makthit” të dëmtimeve që ka përfshirë “ tre luanët” periudhën e fundit. Grupi me shumë eksperiencë si Frenk Lampard, Gereth Berri apo dhe mbrojtësi i Çelsit, Gereth Kelli të cilët janë të padisponueshëm për Anglinë në EURO 2012, do të jenë mungesat më të mëdha të kombëtares së drejtuar nga Hogson. Pikërisht këta futbollistë shiheshin nga mediat britanike si pikat kyçe në formacionin e Roi Hogson, dhe është përfolur se trajneri i “tre luanëve” nuk ka bërë zgjedhjet e duhura për t’i zëvendësuar ata. Por fusha e lojës do të tregojë se sa të zgjuara kanë qenë zgjedhjet e Hogson dhe në rast se skuadra e Anglisë do të arrijë të mundë Francën atëherë media me shumë mundësi do të ngrejë në “qiellin e shtatë”, ketë kombëtare të gjymtuar. Ndeshjen e fundit që Anglia është përballur me Francën ka qenë ajo e EURO 2004 në ndeshjen hapëse të grupit, ku Zinedin Zidan asokohe arriti të shënonte dy gola duke i dhënë “gjelave” një fitore të ngushtë në shifrat 2 : 1. Në 28 takime zyrtare të zhvilluara mes këtyre dy kombëtareve Anglia ka arritur të fitojë 16 ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm 8. Katër ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim. Anglia nuk ka arritur ta fitojë as dhe një herë të vetme Evropianin, ndërsa Franca e ka fituar atë dy herë, përkatësisht në vitin 1984 dhe në vitin 2000. Në një ndeshje hapëse të Evropianit ndeshja për-

MUNGESAT E MUNDSHME ANGLIA: Kombëtarja e drejtuar nga Roi Hogson me mungesën e Uejn Runi, për arsye pezullimi do të luajë në sulm me Andi Kerrollin dhe me Deni Uellbek. Në mbrojtje do ta nisin ndeshjen që nga minuta e parë Xholeon Leskot së bashku me Xhon Terrin, pavarësisht se ky i fundit ka vuajtur nga një dëmtim muskulor ditët e fundit. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Hogson me shumë siguri do ta nisë ndeshjen duke i besuar Xhejms Millnerit. Dilema e vetme për Hogson do të jetë se kë do të përdorë në krahun e majtë të sulmit, i cili kontestohet nga Stjuart Dauning, Teo Uollkot dhe Aleks Çembërlein. FRANCA: Në krahun tjetër pritet që Franca të ketë më tepër probleme sesa Anglia për shkak të formës jo të mirë të disa futbollistëve. Loren Blank nuk duket se do të ketë ndërmend të rrezikojë mesfushorin e Renes, Jan M’vila në ketë ndeshje dhe pritet që ai ta bëjë pushim takimin e parë në mënyrë që të jetë në 100% të formës fizike në atë pasardhësin. Ai do të preferojë Alu Diarran dhe Blejs Matuidin për qendrën e mesfushës. Në sulm Blank mund të ketë të padisponueshëm sulmuesin e Marsejës Loik Remi, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ketë ndeshje. Karim Benzema është favorit për ta nisur ndeshjen që nga minuta e parë pas paraqitjes së shkëlqyer në miqësoren e fundit përballë Estonisë. Gjithashtu Filip Mekses do të udhëheqë mbrojtjen që nga minuta e parë.

Suedia: Dhe Suedia gëzon një formacion pa dëmtime, dhe sulmuesi Jonas Elmander pritet që ta nisë ndeshjen nga formacioni pas dëmtimit të pësuar në këmbë. Por, gjithsesi Hamren do t’i duhet të zgjedhë se kush do të jetë emri i madh në sulm, ku Zllatan Ibrahimoviç padyshim që është favorit. Gjithashtu Ola Tojvonen mund ta nisë ndeshjen prapa krahëve të Ibrahimoviç pasi ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore përballë Serbisë.

Kroatët e irlandezët sherr në Poznan, 14 të arrestuar Prag ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së Irlandës është paraprirë nga episode të shëmtuara dhune. Tifozët e të dyja skuadrave janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit të Poznanit (Poloni) dhe pasi kanë konsumuar sasi të mëdha alkooli kanë nisur një betejë midis tyre, duke përdorur shishe, tavolina e karrige. Sipas policisë polake disa tifozë kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i mjeteve të forta, ndërkohë që raportohet për 14 tifozë të arrestuar. Incidentet ndërmjet tifozëve kroatë dhe atyre irlandezë vjen pas trazirave të shkaktuar nga tifozët rusë, që detyroi UEFA-n të hapte një hetim.

Protesta në Poloni: “Duam bukë jo futboll” Qyteti i Poznanit në Poloni nuk ka qenë aspak qetë edhe të dielën paradite. Pas sherrit masiv ndërmjet tifozëve irlandezë dhe atyre kroatë mesnatën e së shtunës, dje qyteti i Poznanit është përfshirë nga trazirat. Rreth 500 vendas kanë protestuar kundër organizimit të finaleve të evropianit nga Polonia. Nën moton “Duam bukë jo futboll” protestuesit kanë kritikuar qeverinë polake për shumat e mëdha të shpenzuara për ndërtimin e stadiumeve ndërkohë që vendi ka probleme më serioze. “Në këtë kohë krize në vend që milionat të shpenzoheshin për të rritur mirëqenien e popullatës janë përdorur për të ndërtuar stadiume”,- ka thënë organizatorja e protestës Katarina Çarnota.

Murinjo komenton evropianin për “Al Xhazirën” Pasi ka refuzuar ofertën 1.5 milionë eurosh të një televizionin meksikan, trajneri portugez i Realit, Zhoze Murinjo ka vendosur të komentojë ndeshjet e evropianit për rrjetin televiziv nga Katari “Al Xhazira”. Sipas kontratës së nënshkruar Murinjo do të komentojë ekskluzivisht për këtë rrjet televiziv.

ballë Francës dhe Ish-Jugosllavisë, ka qenë ajo ku janë shënuar më shumë gola, përkatësisht “gjelat” kanë humbur në rezultatin 5 : 4 përballë ballkanasve në vitin 1990. Në Evropianin e fundit Franca nuk ka arritur të fitojë as dhe një ndeshje duke u eliminuar nga grupi në kuotën e vetëm 1 pike. Ish-legjenda e Francës, tashmë kreu u UEFA-s, Mishel Platini mban rekordin e tripletës më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në historinë e një kam-

pionati Evropian. Në vitin 1984 brenda 18-minutave ai arriti të shënojë plot 3 gola përballë Ish-Jugosllavisë, duke e dërguar skuadrën e tij në një fitore në shifrat 3 : 2. Në krahun tjetër në historinë e Evropianit, Anglia ka arritur të kalojë vetëm 3-herë fazën e grupeve. Faza më e largët ku ata kanë mbërritur janë gjysmëfinalet, në vitin 1964 dhe në vitin 1996. Ndërsa në vitin 2004 “tre luanët” shkuan vetëm në çerekfinale.

Rusia i kërkon tifozëve të qetësohen Pas trazirave të shkaktuara në ndeshjen e parë në grupin A kundër Republikës Çeke, Federata Ruse dhe vetë skuadra i kanë bërë një apel tifozëve për një sjellje më të mirë në ndeshjet e ardhshme. “Sjellja e disa personave që kanë qenë në stadium nuk mund të penalizojë tifozët e vërtetë të futbollit. Në stadiume nuk duhet të ketë vend për tifozë të cilët shfrytëzojnë ndeshjet e futbollit për qëllime politike apo personale”- thuhet në komunikatën për shtyp të federatës ruse të futbollit.


SPORT • E hënë 11 qershor 2012

“Paqe” mes Italisë dhe Spanjës , përfundon 1 : 1 Genti Rusmali

S

panja dhe Italia kanë dalë nga takimi i parë i grupit C përballë njëratjetrës vetëm me një barazim në shifrat 1 : 1, ku “Axurrët” treguan një formë tepër të mirë përballë “Furisë së Kuqe” dhe duke krijuar raste të shumta për gol. Në lojën e Italisë pritej që të ishte prezent “katenaço” që është sinonim në mënyrën sesi ata zhvillojnë ndeshjen, por kombëtarja e drejtuar nga Çezare Prandeli u duk e etur për të fituar takimin dhe për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Në krahun tjetër, gjendej një Spanjë, e cila arriti të krijonte raste të shumta, por mungesa e një finalizuesi në fazën sulmuesi duket se do të jetë defekti që do të përndjekë skuadrën e drejtuar nga Visente Del Boske. Tek Italia duket se ishin zhdukur zërat e skandalit të basteve dhe të paraqitjes jo mbresëlënëse në Botërorin e Afrikës së Jugut teksa futbollistët e Prandelit ishin të etur që nga minuta e parë për të bërë më të mirë përballë kampionëve të Evropës. Daniele De Rossi me ndërhyrjet e tij të sakta në qendër të mbrojtjes la në hije për shumicën e takimi dy qendërmbrojtës natyralë si Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuci, të cilët po kryenin “gafa” të pafalshme në fazën mbrojtëse. Në krahun tjetër pasat e spanjollëve rrallëherë arrinin të depërtonin në zonën e Italisë, dhe mungesa e një qendërsulmuesi natyral tek “furia e kuqe” bëri që rastet e shumta të krijuara dhe loja e bukur e spanjollëve të ishte e pavlefshme. Spanja luante me një 4 : 6 : 0 dhe ishte pikërisht kjo zgjedhje e bërë nga

Del Boske, ajo që e ka penalizuar Spanjën, jo vetëm në ketë ndeshje, pasi dhe të dy të tjerat përballë Kroacisë dhe Irlandës, diçka e tillë mund të rezultojë “fatale” për kampionët e Evropës. Në gjysmë orëshin e parë të ndeshjes, vjen rasti i parë i ndeshjes për Spanjën me anë të Iniestës, por Xhixhi Bufon tregohet vendimtar duke ndërhyrë në mënyrën e duhur dhe duke larguar rrezikun nga porta e Italisë. “Avash-avash” Italia po arrinte të fitonte terren në fushën e lojës dhe filloi të besonte se në ketë

e Tiago Motës, gjuatja e të cilit u grushtua me mjeshtëri nga kapiteni i Spanjës. Në pjesën e dytë Spanja shton disi ritmin e lojës, por Italia me ndërhyrjet e sakta thyente çdo aksion të kampionëve të Evropës. Që në fillimin e pjesës së dytë Spanja ka një rast tepër të mirë për të kaluar në avantazh përsëri me Iniestën, por Bufon tregohet sërish vendimtar dhe kryen një pritje të mrekullueshme. Duket se kombëtarja e drejtuar nga Del Boske, pavarësisht se kërkon të imitojë lojën e Barcelonës, nuk

ndeshje mund të merrte një rezultat më të mirë se barazimi. Dy qendërsulmesit, Antoni Kasano dhe Mario Baloteli, provuan të depërtonin në mbrojtjes e “furisë së kuqe”, por duhet thënë se “barezi” ishte më konkret se futbollisti i Mançester Sitit. Në minutën e 23 të ndeshjes Kasano krijoi thjesht një iluzion kur dërgoi një diagonale të bukur tek këmbët e Klaudi Markisios, gjuajtja e të cilit shkoi në duart e Iker Kasijas. Gjatë gjithë pjesës së parë, Italia arriti të ishte më tepër dominuese kur në minutën e 36 përsëri një krosim i Kasanos, mbërriti tek koka

është aq e pagabueshme dhe hapësirat domosdo u krijuan. Baloteli arrin t’i rrëmbejë një top Serxho Ramosit, i cili as vetë nuk është i ndërgjegjshëm se si mund të hutohej në një mënyrë të atillë, por gjithsesi dhe Baloteli bën “një gafë” duke shkuar drejtpërdrejt tek duart e Kasijas dhe duke ja dërguar topin atij. Zhgënjyesi Mario Baloteli u zënvendësua nga kapiteni i Udinezes, Antonio Di Natale. Eksperienca e të cilit rezultoi shumë e vlefshme për Italinë. Di Natale sapo shihte Pirlon me topin në këmbë mundohej që të shfrytëzonte hapësirat e lëna

»

23

Kroacia hedh në tapet Irlandën e Trapatonit Duket se dëshira e Irlandës së Trapatonit është shumë më e madhe se sa mundësitë e saj. Në ndeshjen e parë në këtë Evropian, Irlanda është mundur lehtësisht nga Kroacia 1:3. Kroatët kanë qenë një nivel më lartë nga irlandezët dhe e kanë dominuar totalisht ndeshjen. Kroacia me një futboll të bukur ka thyer qëndresën e irlandezëve që u munduan të bënin diçka duke vënë në fushë shpirtin e tyre luftarak, por kjo nuk u ka mjaftuar. Trapatoni e ka rreshtuar Irlandën në fushë me skemën klasike 4-4-2, duke vënë në sulm Dojl përkrah kapitenit Robi Kin. Ndërsa, Biliç ka suprimuar duke hedhur në mesfushë të riun Perisiç, në krah të Luka Modriç. Kroatët e kanë filluar mjaft mirë ndeshjen kur që në minutën e 3-të kanë arritur të thyejnë mbrojtjen mitike të Trapatonit. Maxhukiç, edhe pse në pozicion jo aq të favorshëm, pasi ishte gjysëm i rrëzuar dhe paksa larg, ka gjuajtur shumë saktë me kokë, duke shënuar golin e parë për ballkanasit. Kroacia ka vazhduar të luajë më mirë dhe me një ritëm të lartë, duke kërkuar edhe golin e dytë. Por, kur dukej se irlandezët me zor po evitonin golin e dytë, kanë qenë ata që kanë barazuar. Në minutën e 19-të pas një goditje dënimi topi nuk largohet plotësisht nga kroatët dhe irlandezët e rifutin në zonë dhe aty St.Lexher kërcen fuqishëm me kokë, duke shënuar. Pas golit Irlanda i kthehet lojës së saj mbrojtëse, duke përballuar me sukses për shumë minuta sulmet e dendura të kroatëve. Gjithsesi dukej qartë se loja zotërohej nga Kroacia, e cila nuk është trembur aspak nga barazimi. Në këtë mënyrë shënimi i golit nga kroatët ishte thjesht çështje kohe, çka ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e 43-të Jelaviç del i vetëm përballë portierit Given dhe me një prekje të vetme e ka dërguar topin në rrjetë. Irlandezët pretenduan për një pozicion jashtë loje, pasi sulmuesi kroat ishte një metër pas mbrojtësve, por topi drejt tij përfundoi nga vetë këmbët e irlandezëve, kur Uard tentoi ta largonte atë nga zona, pasi Modriç ishte duke dpërtuar rrezikshëm. Sikur të mos mjaftonte kjo, sapo filloi pjesa e dytë ballkanasit i ka goditur sërish irlandezët. Në minutën e 48-të, pra vetëm tre minuta pasi kishte rifilluar loja, pas një harkimi nga Perisiç, Maxhukiç ka goditur me kokë dhe 3:1. Trapatoni reagon me njëherë dhe heq nga loja Dojl e MekGedin duke futur Koks e Uollters. Pra, duke mos pasur më çfarë të humbasë, trajneri italian fut dy sulmues menjëherë duke kërkuar që të arrijë tek goli. Irlanda pëpiqet të bëjë diçka, majde pretendon për një 11-metërsh ndaj Robi Kinit, por asgjë më tepër. Kroacia vazhdoi të luajë mirë, duke mos lëshuar në lojë dhe në rast se ishin më të kujdesshëm lojtarët e saj mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë. Përfundimisht takimi ka mbaruar me rezultatin 3:1 dhe kroatët e shohin veten në vendin e parë të Grupit C, pas barazimit të Spanjës e Italisë, që i ndjekin nga pas. Pas kësaj fitoreje kroatët e shohim më me optimizëm të ardhmen dhe Italisë do t’i duhet të djersish shumë për të thyer këtë skuadër. Ndërsa, Irlanda e Trapatoni duhet që të gjejë forca dhe modul tjetër lojë të përballet me Spanjën e Italinë, ndryshe nuk ka shpresa të marrë asnjë pikë.

nga Spanja. Një top i shkëlqyer nga ana e Pirlos në minutën e 61 të takimit, bëri që Di Natale të shfrytëzonte pikërisht hapësirën ndërmjet Serxho Ramosit dhe Xherard Pike, duke dërguar topin në rrjetë. 1 : 0, Italia dukej dominuese në fushën e lojës, por avantazhi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi Çesk Fabregas gjeti rrugën e golit në minutën e 63 të takimit pas një gabimi të Emanuele Xhakerinit, i cili i gjendur në vonesë nuk arriti të ndalë dot mesfushorin katalanasi, që dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Bufon. Më pas Spanja po arrinte të merrte “frenat në dorë” dhe me hyrjen e Fernando Torres u duk se “furia e kuqe” do të gjente golin e avantazhit. Por, Torres kohët e fundit është kthyer në një humbës të madh, pasi nëse tek Çelsi nuk ka futbollistë të denjë që ta shërbejnë tek Spanja është krejt e kundërta dhe kualiteti i pasimit zor se mund të mungojë. Rasti i parë për Torres ishte kur vetëm i vetëm përballë Bufon nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë madje portieri i Italisë ja rrëmbeu dhe topin nga këmba duke e larguar skuadrën e tij jashtë rrezikut. Në krahun tjetër për Italinë vjen rasti i shkëlqyer për të shënuar, pasi Sebastian Xhovinko, i sapo futur në fushën e lojës dërgoi një top të bukur tek “Toto” Di Natale, i cili i gjendur përballë Kasijas duke goditur me gjysmëroveshatë e dërgoi topin jashtë. Ky ishte një test shumë i rëndësishëm për Italinë, e cila pasi ka arritur të ndalë Spanjën në barazim mund të shkojë me bindje dhe e sigurt në dy ndeshjet e tjera të grupit. Një Itali, e cila luan një futboll të bukur dhe pa frikë, ndërsa një Spanjë ku problemi më i madh duket mungesa e një finalizuesi të denjë.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Ata qe jane ne nje lidhje nga njera ane do duan qendrueshmeri ne jeten e tyre dhe nga ana tjeter do i tundoje ndonje aventure kalimtare. Kujdes mos tentoni sepse do hidhni poshte gjithcka qe keni arritur deri me sot. Beqaret do jene sharmante dhe do e kene te lehte te bejne per vete shume persona. Persa i perket planit financiar, ka shume mundesi te vendoset ekuiliber.

Largoni sa me pare rutinen nga jeta juaj ne cift nese nuk doni qe lidhje juaj te marre tatepjeten. Mundohuni me sa te mundni te provoni dhe te eksperimentoni gjera te reja. Jeta sentimentale e beqareve do jete e favorizuar. Zemra juaj do te rrahe shume fort. Persa iu perket financave do e menaxhoni me shume kujdes buxhetin dhe nuk do beni shpenzime marramendese. Bravo per vendosmerine.

Jeta juaj sentimentale do jete shume e kendshme. Do jeni te sigurte pe rate qe doni dhe do e arrini pa u sforcuar shume. Beqaret do jene sensuale dhe do kene nje takim euforik. Perfitoni sa me shume sepse nuk do iu vije here tjeter nje mundesi e tille. Dite e veshtitre persa iu perket financave. Mos beni investime te medha sepse do ngeleni pa asnje leke. Kerkoni ndihmese familjareve nese do iu duhet.

Sot, beqaret do jene shume ta favorizuar ne planin sentimental. Do kete dashuri me shikim te pare dhe emocione pa fund. Ju qe keni tashme nje lidhje nuk duhet te tentoni per aventura. Kenaquni me ate qe keni ne krah sepse ne te vertete ai iu do jashte mase. Saturni do iu mbeshtese ne planin financiar dhe buxheti do permiresohet. Me ne fund do beni edhe ndonje shpenzim me teper.

Ata qe jane ne cift do vazhdojne jeten e tyre shume qetesisht dhe do ndihen mjaft mire. Tregohuni sa me te hapur me partnerin. Beqaria per ju qe keni qene vetem deri me sot do te marre fund. Ka shume mundesi te keni nje takim premtues dhe te papritur. Hena do influencoje sektorin e financave. Pritet qe situata te filloje te stabilizohet dhe te keni mundesi te hiqni disa lek menjane.

Mos kerkoni qe partneri t’ua plotesoje te gjitha deshirat sot sepse kjo eshte vertet e pamundur. Merrini gjerat me lehte dhe ngjitini shkallet nje nga nje. Venusi do favorizoje takimet per beqaret. Ka shume gjasa qe personat te jene pasiononte dhe t’iu bejne te ndiheni mire qe ne fillim. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit. Do merrni edhe disa para nga nje trashegimi.

Pasioni do te rindizet gjate kesaj dite. Partneri juaj do jete i gatshem t’ua plotesoje te gjitah deshirat vetem e vetem qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret nuk duhet te rrezikojne shume per te gjetur personin e duhur. Lerini gjerat te rrjedhin vete. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shume sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmoje.

Ata qe jane ne cift do kene surpriza te kendshme gjate kesaj dite. Partneri mund te kete menduar edhe per nje udhetim te bukur ne nje vend qe ju e pelqeni shume. Beqaret do kene takime dhe aventura te shumta. Perfitoni sepse do iu bejne te ndiheni mjaft mire. Ne planin financiar nuk do keni per cfare te qaheni. Kujdes vetem me blerjet e kushtueshme.

Plutoni do iu beje te ndiheni me te sigurte sot ne dashuri. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe do kuptoheni me te. Lidhja juaj do te konsolidohet. Nese jeni beqare do e shfrytezoni diten deri ne maksimum dhe do ndiheni mire. Do e kuptoni se ndonjehere jeta mund te shfrytezohet me se miri edhe pa qene cift. Kujdes me shpenzimet. Do keni shume deshira sot por duhet te prisni edhe pak per t’i realizua.

Klima ne jeten ne cift do filloje te ngrohet sot. Do kaloni momente te paharrueshme me ate qe keni ne krah dhe do ndiheni mjaft mire. Nese jeni beqare ka shume gjasa ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Per kete duhet te tregoheni te hapur dhe te shihni me kujdes kudo qe te shkoni. Dite pozitive per financat. Do ndermerrni iniciativa dhe do kryeni transaksione te rendesishme.

Ju qe jeni ne cift do jeni shume te lekundur gjate kesaj dite dhe nuk do dini cilen rruge te ndiqni. Ka shume mundesi qe te lindin edhe konflikte me partnerin tuaj. Ju beqare qe jeni ne kerkim te dashurise se vertete duhet te prisni edhe pak. Ata qe duan thjesht aventura do kene mundesi me shumice. Ne planin financiar do beni me shume sesa duhet shpenzime dhe do keni disa tronditje.

Nese jeni ne cift por ende nuk jetoni bashke, mos ngaterroni parate me njeri tjetrin. Mund te lindin probleme te medha te cilat do i zgjidhni me shume veshtiresi. Beqaret eshte me mire te qendrojne vetem sepse personat qe do iu dalin para sot nuk do jene aspak interesante. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurre. Situata edhe mund te permiresohet.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 11 qershor 2012 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.