Ecovolis - Buletini Informativ Nr.11

Page 15

Hapja e dy stacioneve të reja Ecovolis, jashtë qendrës së qytetit ishte një lajm i mirë jo vetëm për programin e biçikletave publike, por dhe për komunitetet e këtyre lagjeve. Që ditën e parë ato u vunë në funksion 100 %, duke u frekuentuar nga qindra banorë të komuniteteve pranë. Këto stacione, të cilat kishin kohë që ishin planifikuar të hapëshin duke plotësuar kështu zinxhirin e lëvizjes midis qendrës dhe dy skajeve të qytetit, erdhën me vonesë dhe për shkak të dëmtimeve dhe vjedhjeve ecovolis jashtë çdo parashikimi normal. Stacionet e reja Ecovolis, janë vendosur në Sheshin “Garibaldi” në zonën e Kombinatit dhe në sheshin “Shtraus” pranë Xhamllikut. Në inagurimin e stacionit të Kombinatit mori pjesë dhe Kryetari i Minibashkisë Nr.6, Z. Krenar Canollari i cili u shpreh mjaft entuziast dhe përkrahës për shtrirjen e kësaj nisme pranë komunitetit që ai drejton. Hapja e stacionit u shoqërua dhe me një aksion pastrimi të zonës përreth organizuar nga njësia bashkiake e lagjes.

Ku shkojnë të rinjtë e 2 lagjeve me ecovolis? kombinat foto xhamlliku foto

Në stacionet e reja mund të parkohen deri në 40 biçikleta, funksionojnë me orarin e zakonshëm 08:00 – 20:00 për momentin, i cili do të zgjatet deri në 22:00 gjatë verës. Tarifat janë të njëjtat 60 lek/ora dhe 100 lek/dita ose 900 lek/muaj në bazë të abonimit. Lëvizjet kryesore me biçikletat Ecovolis në zonën e Kombinatit janë të drejtuara për në qendrën e Qytetit, pranë një rezervuari afër zonës dhe drejt Casa Italia-s, ndërsa në zonën e Xhamllikut drejtimet kryesore

open in browser PRO version

Are you a developer? Try out the HTML to PDF API

pdfcrowd.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.