Akademia GEA - Edukim-Trajnim në degën "Sipërmarrje & Menaxhim"

Page 1

që nuk

Akademia GEA Edukim-Trajnim

mëson univer siteti multidimensional

Gjithçka
jua

Kush

Misioni: Akademia GEA sjell te ju atë që sot është sfida botërore për edukimin sipërmarrës. Akademia GEA tejkalon praktikat tradicionale duke sjellë në auditor dijet & përvojat praktike më të mira sipërmarrëse dhe të tregut të pasurive të paluajtshme.

Dijet sipërmarrëse mundësojnë rritjen e individit, organizatës dhe ekonomisë së vendit.

e edukimit sipërmarrës dhe

industrinë imobiliare në Shqipëri.

viteve synojmë të jemi akademia

në rajon dhe

vitesh të konkurrojmë me akademitë më të mira botërore.

jemi ? Vizioni: GEA është sot akademia #1
e vetmja në
Brenda 5
#1
pas 10
Ligji i ndërmjetësit të pronave & Ligji mbi pastrimin e parave

Modulet themelore të akademisë GEA

MENAXHIMI SI ART-SHKENCË-PRAKTIKË Menaxhimi është në rradhë të parë art, sepse pa të nuk do të mund të maksimizonim në mënyrë inovatore arritjet e bashkëpunimit të një ekipi, së dyti shkencë, pa të cilën nuk do të mund të aplikonim zhvillimet e fundit teknologjike, por njëkohësisht asnjëra prej të dyjave nuk do të merrte kuptim nëse nuk do të ktheheshin në zhvillime praktike të produkteve dhe shërbimeve.

STRATEGJITË E MARKETINGUT & MARKETINGU DIXHITAL na njeh me praktika tradicionale të shkollave të marketingut por njëkohësisht dhe me trendet më të fundit të botës dixhitale. Do të kuptojmë si realizohet segmentimi i tregut, si i shënjestrojmë klientët e segmentuar dhe si diferencojmë produktet ose shërbimet tona per të arritur në pozicionimin e duhur të kompanisë, nëpërmjet ideve inovatore dhe teknikisht praktike. Do të mësojmë si të zhvillojmë testime derisa të kuptojmë avantazhet & disavantazhet e produktit tonë duke u njohur kësisoj & me klientët tanë të synuar krahas atyre ekzistues, nëse dëshirojmë të krijojmë tregje të reja për biznesin tonë si dhe shumë tema të tjera.

MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT ilustron modele sistemesh që përdoren për vendimmarrje, koordinim, kontrollim, analizë dhe vizualizim të informacionit në një organizatë. Këto studime përfshijnë njerëz, procese & teknologji në një kontekst organizativ & aplikativ dhe lehtësojnë procesin e vendimmarrjes lidhur me çdo aspekt të një kompanie, duke përdorur ato që sot njihen në botë si Big Data. Si pjesë e transformimit dixhital që prek çdo entitet biznesi, kjo temë ka një vlerë unike sa i takon planifikimit për të ardhmen dhe diferencimit në treg deri në minimizimin apo shmangien e fataliteteve.

PASQYRAT DHE PANIFIKIMI FINANCIAR Nuk mund të jemi menaxherë apo drejtues biznesi nëse nuk dimë të lexojmë pasqyrat financiare në funksion të zhvillimit të planeve të paracaktuara financiare që synojnë rritjen e biznesit.

PLAN BIZNESI Si ta kuptojmë një plan të tillë të përpiluar profesionalisht? Si t’i analizojmë në mënyrë

korrekte faktorët ndikues të tij për të qenë më të qartë lidhur me vendimmarrjet në biznese, organizata, shoqata dhe entitete të tjera? SHITJET Përgjatë këtij moduli do të mësojmë se si do të ndërmjetësojë kreditë një punonjës banke, por i pozicionuar në tregun e pasurive të paluajtshme dhe i përditësuar me të rejat më të fundit të tij. E-COMMERCE është një rrugëtim ende i ri sipërmarrës në tregun tonë lokal, që përdor të gjitha metodat dixhitale duke praktikuar alternativa dhe platforma të reja teknologjike për ta zgjeruar biznesin edhe përtej kufijve lokalë.

VLERËSIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME përbërë nga 4 module përgjatë të cilave do të njihemi me metodat e sakta shkencore për vlerësimin e pronave. Do të mësojmë kur zbatojmë metodën e kostos, e fitimit, e investimit, e krahasimit si dhe të tjera, secila sipas kategorisë së pronave përkatëse.

REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME mbulon njohuritë lidhur me regjistrimin e të gjitha pronave në agjencinë shtetërore të kadastrës; ç’është certifikata e pronësisë dhe të gjithë elementët e saj? Çfarë është harta treguese? Ç’është kartela e pasurisë? Cilat janë format e aplikimit për t’u pajisur me një dokument zyrtar nga ASHK?

TITUJT KADASTRALË TË PRONAVE & VLERA E TYRE IMMOBILIARE është një nga modulet më të rëndësishëm pasi do të njihemi me të gjitha kategoritë e pronave. Do të kuptojmë rëndësinë e leximit të këtyre titujve në funksion të projekteve urbanistike, të planeve të zhvillimit si dhe të shndërrimit të tyre në vlera financiare immobiliare.

LISTIMI mbulon një nga elementët më të rëndësishëm pasi përfaqëson profesionin e ndërmjetësuesit të pronave të paluajtshme. Ky modul i gjerë do të trajtojë 3 nga drejtimet më themelore si listimi i të gjitha pronave të palujatshme që vihen në dispozicion të agjentit immobiliar që sigurohen nëpërmjet marrëdhënieve me shitësit e tyre (ose dhënies së tyre me qira).

ASPEKTI LIGJOR është një modul praktik nëpërmjet të cilit do të mësojmë si mund të regjistrojmë biznesin, të përcaktojmë objektivat e tij & t’i pasqyrojmë ato, çfarë janë kontratat & si paracaktohen nëpërmjet tyre marrëdhëniet ligjore me aktorët e tregut.

MENAXHIMI DHE PREZANTIMI I PRONAVE është një proces që nis pasi kemi mbyllur listimin e tyre; rëndësia qëndron në paraqitjen e tyre në të gjitha mediumet tona dhe në realizimin e komunikimeve me klientët potencialë. Do të mbulojmë gjithashtu detajet që bëjnë diferencën gjatë prezantimit të tyre, si fizikisht edhe online, për shitje të sukseshme.

GIS & VENDNDODHJA E PRONAVE është një modul i lidhur me sistemin gjeografik të informacionit, duke trajtuar orientimin në harta të ndryshme dhe leximin e pozicioneve të rrugëve, të ndërtesave dhe objekteve të tjera që marrin pjesë në urbanistikën e një qyteti.

ARKITEKTURA & DETAJE MBI INTERIOR DESIGN është një modul nëpërmjet të cilit do të mbulojmë karakteristikat/vetitë/cilësitë që duhet të ketë një ambjent banimi për t’u quajtur ideal për të jetuar apo përdorur për qëllime të ndryshme biznesi ose të tjera.

AGJENTI VIP IMMOBILIAR

mbulon njohuri mbi aftësitë e domosdoshme për të realizuar shitje VIP në tregun e pasurive të palujtshme; Cilat janë pronat që na mundësojnë transaksione të shtrenjta dhe si mund të shkojmë deri në këto nivele profesionale? dhe shumë të tjera si: Taksat & tatimet rreth pronave, Tregjet e kapitaleve & bursa, Brendi & prania dixhitale/online e biznesit, burimet njerëzore & lidershipi në biznes, business model canvas, rëndësia e përdorimit të energjisë diellore në funksion të pasurive të paluajtshme & më shumë...

Disa mendime për nenga studentët & trajnerët

“E lumtur të isha pjesë e një eksperience kaq të bukur; një përvojë që të motivon pozitivisht dhe të nxit krijimin e ideve.”

BLERINA LEGISI, studente, administratore e Delta Ing shpk

“Kënaqësi dhe përgjegjësi të jem trajner i modulit ‘Transformimi dixhital’. GEA të shndërron, të frymëzon dhe të rrit. Faleminderit për besimin.”

DRITAN MEZINI trajner, themelues dhe drejtues i DM Consulting Services dhe duapune.com

“Në akademinë GEA do të kuptojmë së bashku strategjitë që mundësojnë transaksione të suksesshme, të plotësuara me përditësimet më të fundit të ligjit dhe tregut imobiliar.”

ARMELIDA SHTIZA, trajnere e modulit të llojeve të pasurive & statusit kadastral, administratore e The Sunset.al Real Estate

“Edukim-Trajnimi si eksperte imobiliare në GEA: zgjedhja ime e preferuar”

MIGENA KOLA, studente, konsulente imobiliare në Keller Williams Albania

“Kënaqësi, argëtim, mësimdhënie, besim, trajnim, bashkëbisedim, përkushtim, ndarje idesh, buzëqeshje, të gjitha online.”

ENIDA BOZHEGU, trajnere e modulit të lidershipit, lektore në të "Drejtë Penale & Procedurë Penale"

Disa mendime për nenga studentët & trajnerët

“Eksperienca multidimensionale në akademinë GEA ishte e domosdoshme & e pazëvendësueshme: profesionalizmi, energjia pozitive & bashkëpunimi janë ato që gjeta më së miri; një ndërthurje e përkryer mes teorisë, praktikës, këshillave & motivimit, një kombinim shumë i vështirë për t’u gjetur sot, kur çdo gjë është kthyer në biznes.”

SANTILIANA MUHO, studente, drejtuese e Santi & Partners

“Trajnimet në akademinë GEA ishin si çelësi i ndriçimit të kështjellës së sipërmarrjes sime. Veçanërisht në periudhën e vështirë të karantinës, të gjitha modulet së bashku u kthyen në ‘dritën në fund të tynelit’ të sfidave të biznesit tim. Faleminderit GEA!”

VIKTORI THOMOLLARI, studente, administratore e agjencisë imobiliare “Tore Berat”

“Menaxhimi i gjendjes psikologjike, theksimi i një pakete aftësish dhe zhvillimi i ndërgjegjësimit janë faktorë të rëndësishëm që do të përvetësoni në këtë akademi dhe do t’ju vlejnë për rrugën drejt sukesit.”

AVINASH ANANDA, trajner i modulit të lidershipit, bashkëthemelues i Meta Mind Management

“Elementë të rëndësishëm të eksperiencës ndërkombëtare 170 vjeçare të PwC do të jenë pjesë e kurrikulës së akademisë GEA.”

LORETA PECI, Country Managing Partner, PwC Albania and Kosovo

Godit në Shenjë!

Sipërmarrës i suksesshëm është ai që niset nga asgjëja dhe arrin shumëçka. Këtë rrugëtim e realizon kur përdor dijen dhe përvojën. Sinteza e të dyjave përbën misionin e Global Entrepreneurship Academy.

MBA, Ing. Afrim Osmani themelues dhe drejtues i akademisë GEA

BIO: Afrim Osmani është diplomuar si inxhinier dhe si ekonomist. Doktorant në fushën e lidershipit inovativ dhe transformues. Lektor i sipërmarrjes në lëndet “Bazat e Menaxhimit”, “Menaxhimi i inovacioneve” dhe “Bazat e Marketingut”. Krijues dhe drejtues i emisionit "Mentor i Suksesit" në Radio Tirana. Trajner në “Zhvillim Personal” dhe në “Lidershipin Transformues” në shkollën e administratës publike. Folës publik. Themelues i “Tirana Solar Energy” & bashkëthemelues i

“The SunSet Luxury Real Estate”.

Trajnerët vijnë nga bota akademike dhe bota e biznesit si sipërmarrës të suksesshëm dhe ekspertë të njohur. Përvojat e tyre në biznes dhe në tregun dinamik të pasurive të paluajtshme përbëjnë vlerë të pazëvendësueshme për këdo që dëshiron të zhvillojë kompetencat e tij në ‘sipërmarrje & menaxhim’ dhe ‘real estate & e-pronat’. Me siguri njiheni me disa prej tyre si

Dritan Mezini, Armelida Shtiza, Artan Gjergji, Gerti Boshnjaku, Enida Bozhegu, Gent Shaqiri, Eljana Mete, Armand Alikaj,Anila Bashllari, Armand Shkëmbi, Gianni Macchione, Avinash Ananda, Amir Esmaeilakhtar, Tomi Kallanxhi, Valer Pinderi, Lorenc Gordani

dhe të tjerë.

Rrjetëzimi (networking) mes profesionistëve në akademi përbën një tjetër qëllim themelor të GEAs, si një garanci për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve tona mes njëri-tjetrit.

Për ty që dëshiron të bëhesh një menaxher, apo je një menaxher i ri ose me përvojë (intrepreneur), nëpërmjet moduleve tona ndërvepruese, do të sjellim së bashku dijet teorike dhe sfidat praktike të sipërmarrjes sot. 3+ 100+ 20+vite studentë trajnerë

Për ju sipërmarrës

të rinj ose të hershëm në bizneset tuaja apo agjencinë imobiliare që drejtoni, që synoni të forconi brendin tuaj dhe të maksimizoni fitimet, kemi ende shumë për t’ju mësuar...
1 fotografi > 1000 fjalë!Ndaj po ndajmë disa kujtime nga tre mbrëmjet e ndarjes së certifikatave të sezonit të parë, të dytë dhe të tretë në Tiranë me studentë, trajnerë, miq dhe bashkëpunëtorë të akademisë GEA.
www.academyentrepreneurship.com info@academyentrepreneurship.com Blvd. “Bajram Curri”, Galeria ETC, k.III Global Entrepreneurship Academy Design & Event Photography by: Për më shumë informacion FABRICK - ART & MULTIMEDIA STUDIO -

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.