degën “Ekspert Imobiliar & E-Pronat”
LISTIMI mbulon një nga elementët më të rëndësishëm pasi përfaqëson profesionin e ndërmjetësuesit të pronave të paluajtshme. Me listim kemi parasysh te gjithë evidentimin dhe marrjen e
REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME mbulon njohuritë lidhur me regjistrimin e të gjitha pronave në agjencinë shtetërore të kadastrës; ç’është dhe të gjithë elementët e saj? Çfarë është harta treguese? Ç’është kartela e pasurisë? Cilat janë format e aplikimit për t’u pajisur me një dokument zyrtar nga ASHK? Nëse klienti
Kartela e pasurisë ka të gjitha shënimet mbi pronën. Vini re! Nëse një pronë është në seksionin D, ajo ka probleme gjyqësore, por nëse është në zonën E, atëherë është e ndaluar të shitet/blihet. Nëpërmjet hartës treguese kuptojmë vendosjen reale
SHITJET Ky modul trajtohet si aftësi e domosdoshme, por jo vetëm në industrinë imobiliare. Një shitës i zoti në pasuritë e paluajtshme ka një probabilitet të lartë suksesi edhe në profesione të tjera, pavarësisht se në real estate bën diferencën në njohuritë që ka; sepse duhet të kesh aftësi shitëse dhe duhet ta duash këtë profesion. Një hapësirë e dedikuar i kushtohet edhe shitjes së një biznesi, imobiliar ose jo, duke u përqëndruar në tema si: vlera e brendit, market share, potenciali i mundshëm që biznesi ka për të krijuar klientë të rinj dhe për të mbajtur ata ekzistues si dhe shumë parametra të tjerë që ndikojnë në vlerësimin e një biznesi. Një formulë e thjeshtë na ndihmon të llogarisim tatimin mbi shitjen e pronës: 15% i Shpesh diskutohet pyetja: Cili është klienti më i rëndësishëm: shitësi apo blerësi? Shumica bien në grackën se klienti i vërtetë është
E-PRONAT: STRATEGJITË E MARKETINGUT & MARKETINGU DIXHITAL na njeh me praktika tradicionale të shkollave të marketingut por njëkohësisht dhe me trendet më të fundit të botës dixhitale. Do të kuptojmë si realizohet segmentimi i tregut, si i shënjestrojmë klientët e segmentuar dhe si diferencojmë pronat e listuara per të arritur në pozicionimin e duhur të kompanisë, nëpërmjet ideve inovatore & teknikisht praktike. Sot website-i vlen si zyrë dhe dyqan/ambjent i takimeve të agjencisë. Nëse zbatojmë të gjitha praktikat e duhura në bazë të një strategjie marketingu ku në qendër në sigurimin e klientëve të rinj, por dhe në ruajtjen e klientëve ekzistues. Njohja e sistemeve të informacionit na ndihmon të kuptojmë si ndërlidhen me njëri-tjetrin të gjithë komponentët e mësipërm, për realizimin e saktë të transaksioneve.
module përgjatë të cilave do të njihemi me metodat e sakta shkencore për vlerësimin e pronave. Do të mësojmë kur zbatojmë metodën e kostos, për ë drejtpërdrejtë, zhvillimit apo transformimit (metoda e vlerës së mbetur), secila sipas kategorisë së pronave përkatëse.
blerësi, por blerësi është më i vështirë. Më shumë rëndësi kanë shitësit, pra listimet. Nëse bëjmë listime të vlefshme dhe gjejmë prona me standarde & probabilitete të larta shitjeje, bashkë me çmime shumë të mira, atëherë këto prona janë shumë të ekspozuara ndaj blerjes & kanë valencë të madhe për t’u lidhur me blerësin. Këto procedura nuk janë të thjeshta, ndaj mbetet profesionalizmi që e bind shitësin për të dakordësuar çmimin. Të gjithë shitësit janë VLERËSIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME përbërë nga 4
pronave nga klientët e mundshëm që janë në dispozicion per t’u shitur. Listimi është procesi i krijimit të produkteve të ndryshme imobiliare; me një gamë të gjerë, për agjentin bëhet më i lehtë procesi i marrëveshjes mes palëve dhe akti i shitblerjes. TITUJT KADASTRALË TË PRONAVE & VLERA E TYRE IMMOBILIARE është një nga modulet më të rëndësishëm pasi do të njihemi me të gjitha kategoritë e pronave. Do të kuptojmë rëndësinë e leximit të këtyre titujve në funksion të projekteve
TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
MENAXHIMI SI ART-SHKENCË-PRAKTIKË Menaxhimi është në rradhë të parë art, pasi pa të nuk do të mund të maksimizonim në mënyrë inovatore arritjet e bashkëpunimit të një ekipi, së dyti shkencë, pa të cilën nuk do të mund të aplikonim zhvillimet e fundit teknologjike, por njëkohësisht asnjëra prej të dyjave nuk do të merrte kuptim nëse nuk do të ktheheshin në zhvillime praktike të produkteve dhe shërbimeve.
MENAXHIMI DHE PREZANTIMI I PRONAVE është një proces që nis pasi kemi mbyllur listimin e tyre;
canvas, rëndësia e përdorimit të
Europe
shumë më shumë
në
PASQYRAT DHE PANIFIKIMI FINANCIAR Nuk mund të jemi menaxherë apo drejtues biznesi nëse nuk dimë të lexojmë pasqyrat financiare në funksion të zhvillimit të planeve të paracaktuara ekonomike që synojnë rritjen e biznesit. Thuajse 80% e blerjeve realizohen me anë të kredisë, ndaj agjenti imobiliar duhet ta njohë mirë edhe marrëdhënien me bankën.
GJITHÇKA PËR
ASPEKTI LIGJOR është një modul nëpërmjet të cilit do të mësojmë si mund të regjistrojmë biznesin, të përcaktojmë objektivat e tij & t’i pasqyrojmë ato, çfarë janë kontratat & si paracaktohen nëpërmjet tyre marrëdhëniet ligjore me aktorët e tregut. Gjithçka ndryshon në real estate kur kupton & vlerëson fuqinë e kontratës. Gjithçka është një akt marrëveshjeje. Kontrata të lidh në jetë. GIS & VENDNDODHJA E PRONAVE është një modul i lidhur me sistemin gjeografik të informacionit, duke trajtuar orientimin në harta të ndryshme & leximin e pozicioneve të rrugëve, të ndërtesave & objekteve të tjera që marrin pjesë në urbanistikën e një qyteti. ARKITEKTURA, URBANISTIKA & DETAJE MBI INTERIOR DESIGN është një modul nëpërmjet të cilit do të studiojmë karakteristikat/vetitë/cilësitë që duhet të ketë një ambjent banimi për t’u quajtur ideal për të jetuar apo përdorur për qëllime të ndryshme biznesi ose të tjera. Për këtë, do të përqëndrohemi tek orientimi me veriun dhe jugun, sipërfaqja e objektit dhe e hapësirave të përbashkëta - të gjelbërta ose jo, largësia me objektet e tjera të ndërtimit, sistemi planimetrik, cilësia e punimeve & instalimeve, sistemet e hidro & termo izolimit, shtrimi me parket/laminat apo pllaka, dritarja në tualet, si dhe shumë të tjera. AGJENTI VIP IMMOBILIAR mbulon njohuri mbi aftësitë e domosdoshme për të realizuar shitje VIP në tregun e pasurive të palujtshme; Cilat janë pronat që na mundësojnë transaksione të shtrenjta dhe si mund të shkojmë deri në këto nivele profesionale? Si do të marrim përsipër shitjen e rezidencave, vilave, penthouseve, trojeve, hoteleve, resorteve? dhe shumë module të tjera si: Taksat & tatimet, Tregjet e kapitaleve & bursa, Brendi & prania dixhitale/online e biznesit, burimet njerëzore & lidershipi në biznes, business model
energjisë diellore
funksion të pasurive të paluajtshme, tregu imobiliar në Amerikë, Kanada dhe
&
të tjera...
rëndësia qëndron në paraqitjen e tyre në të gjitha mediumet & në realizimin e komunikimeve me klientët potencialë. Do të mbulojmë gjithashtu detajet që bëjnë diferencën gjatë prezantimit të tyre, si fizikisht edhe online, për shitje të sukseshme. PLAN BIZNESI Si ta kuptojmë një plan të tillë të përpiluar profesionalisht? Si t’i analizojmë në mënyrë korrekte faktorët ndikues të tij për të qenë më të qartë lidhur me vendimmarrjet në bizneset tona? KOMPETENCA është ajo që fitohet në akademi dhe që në shkollë nuk e marrim dot për shkak të profilit që shkolla ka. Kompetenca është rezultati i njohurive praktike me eksperiencën. Këto njohuri praktike vijnë nga ekspertiza shumëvjeçare e mjedisit dhe komunitetit të akademisë ku rolin thelbësor e kryejnë trajnerët & partnerët tanë. Rastet konkrete studimore (Case Studies) janë një nga elementët më të rëndësishëm të GEAs. Por vlerë të çmuar kanë edhe ‘case studies’ që vijnë nga vetë studentët në kërkim të një përgjigjeje. Kompetencat juridike, financiare, imobiliare, të shitjeve dhe marketingut, në ICT dhe marrëdhënie njerëzore, në fushat e GIS-it, orientimit në terren, në aspektet arkitekturore dhe urbane janë vetëm disa nga ato që përvetëson një student i akademisë sonë.
LIGJIN E NDËRMJETËSIT
DHE LIGJIN MBI PASTRIMIN E PARAVE është një grup modulesh i dedikuar ligjit të ri mbi industrinë imobiliare në vendin tonë. Do të mbulojë të gjitha çështjet që parashtrohen në ligj për t’ju përgatitur plotësisht jo vetëm për provimin e profesionit tonë, por natyrisht edhe në nivel ekspertize. Do të trajtohen gjithashtu etika, problematikat lidhur me pastrimin e parave dhe çdo pikë tjetër tekniko-ligjore me të cilat përballemi në përditshmërinë e profesionit tonë.
Gjatë trajnimit të zhvilluar nga profesor Afrim Osmani me temë “Agjenti VIP imobiliar”, me ekipin profesional të Keller Williams Albania, në zyrat e tyre në Tiranë Për ty që je një agjent imobiliar në kërkim të zhvillimit profesional, ose i ri në këtë profil, ende i paorientuar në treg... mirëseerdhe!
Për ju që keni themeluar ose drejtoni një agjenci imobiliare, ose jeni në hapat e parë të zhvillimit të saj, por edhe nëse vini nga një biznes apo industri e ndryshme, në akademinë GEA do të gjeni edukimin imobiliar dhe ekspertizën më të vlefshme multidimensionale për t’ju ndihmuar në profesionin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme dhe për të gjeneruar fitimet që vetëm profesioni ynë mundet të na i sigurojë. sipërmarrës 3+ 100+ 20+vite studentë trajnerë
Disa mendime për nenga studentët & trajnerët “E lumtur të isha pjesë e një eksperience kaq të bukur; një përvojë që të motivon pozitivisht dhe të nxit krijimin e ideve.” BLERINA LEGISI, studente, administratore e Delta Ing shpk “Kënaqësi, argëtim, mësimdhënie, besim, trajnim, bashkëbisedim, përkushtim, ndarje idesh, buzëqeshje, të gjitha online.” ENIDA BOZHEGU, trajnere e modulit të lidershipit, lektore në të "Drejtë Penale & Procedurë Penale" “Në akademinë GEA do të kuptojmë së bashku strategjitë që mundësojnë transaksione të suksesshme, të plotësuara me përditësimet më të fundit të ligjit dhe tregut imobiliar.” ARMELIDA SHTIZA, trajnere e modulit të llojeve të pasurive & statusit kadastral, administratore e The Sunset.al Real Estate “Kënaqësi dhe përgjegjësi të jem trajner i modulit ‘Transformimi dixhital’. GEA të shndërron, të frymëzon dhe të rrit. Faleminderit për besimin.” DRITAN MEZINI trajner, themelues dhe drejtues i DM Consulting Services dhe duapune.com “Edukim-Trajnimi si eksperte imobiliare në GEA: zgjedhja ime e preferuar” MIGENA KOLA, studente, konsulente imobiliare në Keller Williams Albania
Disa mendime për nenga studentët & trajnerët “Menaxhimi i gjendjes psikologjike, theksimi i një pakete aftësish dhe zhvillimi i ndërgjegjësimit janë faktorë të rëndësishëm që do të përvetësoni në këtë akademi dhe do t’ju vlejnë për rrugën drejt sukesit.” AVINASH ANANDA, trajner i modulit të lidershipit, bashkëthemelues i Meta Mind Management “Eksperienca multidimensionale në akademinë GEA ishte e domosdoshme & e pazëvendësueshme: profesionalizmi, energjia pozitive & bashkëpunimi janë ato që gjeta më së miri; një ndërthurje e përkryer mes teorisë, praktikës, këshillave & motivimit, një kombinim shumë i vështirë për t’u gjetur sot, kur çdo gjë është kthyer në biznes.” SANTILIANA MUHO, studente, drejtuese e Santi & Partners “Trajnimet në akademinë GEA ishin si çelësi i ndriçimit të kështjellës së sipërmarrjes sime. Veçanërisht në periudhën e vështirë të karantinës, të gjitha modulet së bashku u kthyen në ‘dritën në fund të tynelit’ të sfidave të biznesit tim. Faleminderit GEA!” VIKTORI THOMOLLARI, studente, administratore e agjencisë imobiliare “Tore Berat” “Elementë të rëndësishëm të eksperiencës ndërkombëtare 170 vjeçare të PwC do të jenë pjesë e kurrikulës së akademisë GEA.” LORETA PECI, Country Managing Partner, PwC Albania and Kosovo
Godit në Shenjë!
Sipërmarrës i suksesshëm është ai që niset nga asgjëja dhe arrin shumëçka. Këtë rrugëtim e realizon kur përdor dijen dhe përvojën. Sinteza e të dyjave përbën misionin e Global Entrepreneurship Academy. MBA, Ing. Afrim Osmani themelues dhe drejtues i akademisë GEA
BIO: Afrim Osmani është diplomuar si inxhinier dhe si ekonomist. Doktorant në fushën e lidershipit inovativ dhe transformues. Lektor i sipërmarrjes në lëndet “Bazat e Menaxhimit”, “Menaxhimi i inovacioneve” dhe “Bazat e Marketingut”. Krijues dhe drejtues i emisionit "Mentor i Suksesit" në Radio Tirana. Trajner në “Zhvillim Personal” dhe në “Lidershipin Transformues” në shkollën e administratës publike. Folës publik. Themelues i “Tirana Solar Energy” & bashkëthemelues i “The SunSet Luxury Real Estate”.
Trajnerët vijnë nga bota akademike dhe bota e biznesit si sipërmarrës të suksesshëm dhe ekspertë të njohur. Përvojat e tyre në biznes dhe në tregun dinamik të pasurive të paluajtshme përbëjnë vlerë të pazëvendësueshme për këdo që dëshiron të zhvillojë kompetencat e tij në ‘sipërmarrje & menaxhim’ dhe ‘real estate & e-pronat’. Me siguri njiheni me disa prej tyre si
Dritan Mezini, Armelida Shtiza, Artan Gjergji, Gerti Boshnjaku, Enida Bozhegu, Gent Shaqiri, Eljana Mete, Armand Alikaj,Anila Bashllari, Armand Shkëmbi, Gianni Macchione, Avinash Ananda, Amir Esmaeilakhtar, Tomi Kallanxhi, Valer Pinderi, Lorenc Gordani
dhe të tjerë.
Rrjetëzimi (networking) mes profesionistëve në akademi përbën një tjetër qëllim themelor të GEAs, si një garanci për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve tona mes njëri-tjetrit.
1 fotografi > 1000 fjalë!Ndaj po ndajmë disa kujtime nga tre mbrëmjet e ndarjes së certifikatave të sezonit të parë, të dytë dhe të tretë në Tiranë me studentë, trajnerë, miq dhe bashkëpunëtorë të akademisë GEA.
www.academyentrepreneurship.com info@academyentrepreneurship.com Blvd. “Bajram Curri”, Galeria ETC, k.III Global Entrepreneurship Academy Design & Event Photography by: Për më shumë informacion FABRICK - ART & MULTIMEDIA STUDIO -