KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI Adresa: Rruga Rruga "Abdi Toptani" Nr. 1 Tiranë. E-mail: klsh.org.al; ŵeb-site ŵŵŵ.klsh.org.al Nr. 6/8 Prot.
Tiranë, më, 12. 05. 2018
VENDIM Nr. 42, Datë 12/05/2018 PËR AUDITIMIN E RREGULLSHMËRISË FINANCIARE NË AKTIVITETIN EKONOMIK, TË USHTRUAR NË BASHKINË BELSH Bazuar në standardet INTOSAI dhe në Manualet e Auditimit të KLSH-së, llojin e opinioneve të audituesit, si dhe bazuar në punën e kryer në subjekt mbi bazën e evidencave, rezultatet e auditimit, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë paraqitur në seksionin III, “Gjetje rekomandime”, opinioni ynë si auditues është: Baza për opinion të kualifikuar Nga auditimi u konstatua se nga mos zbatimi i kuadrit rregullator në fuqi në fushën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik, e cila ka të bëjë me shkelje në kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorve ekonomik, në tre prej tyre është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 11,404 mijë lekë. Në fushën e zbatimit të kontratave të punimeve, në 7 prej tyre, u konstatuan shkelje për volume pune të likuiduara por të pakryera në fakt e për llogaritje të gabuar të fondit limit, të cilat kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të njësisë vendore në vlerën totale 67,389 mijë lekë. Për arsye të kualifikimit dhe shpalljes fitues të operatorve ekonomikë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk plotësojnë kriteret e DST, janë përdorur fonde publike pa ekonomicitet, eficence dhe efektivitet në vlerën 286 milion lekë, e cila përbën 1/3 e numrit të tenderave të zhvilluar, ose 52% e vlerës së kontratave të lidhura. Nuk janë ndjekur procedurat e duhura ligjore për arkëtimin e taksave dhe tarifave vendore, e si rezultat janë krijuar debitor në vlerën totale 59,9 milion lekë, e ardhur e munguar për buxhetin e njësisë vendore, si dhe nuk ka evidentim të sakt për subjektet që zhvillojnë aktivitet pa u rregjistruar në QKR. Në kundërshtim me bazën ligjore përkatëse, janë falur nga këshilli bashkiak detyrime të taksave dhe tarifave vendore në vlerën 333 mijë lekë për biznesin dhe në vlerën 4.9 milion lekë për familjarët. Nuk është krijuar regjistri i aseteve dhe nuk është bërë marrja në dorëzim me procesverbale e tyre, nga institucionet e tjera në pronësi të të cilave kanë qenë këto asete, rrjedhimisht nuk është kryer identifikimi, inventarizimi fizik dhe regjistrimi në kontabilitet, nuk është aplikuar në ZVRPP Elbasan për regjistrimin e të gjitha aseteve. Nga mos menaxhimi i mirë i tyre janë shkaktuar të ardhura të munguara për buxhetin e njësisë vendore në vlerën 413.9 milion lekë. Në fushën e urbanistikës dhe IMTV nuk janë marrë masa për arkëtimi e gjobave të aplikuara e cila përbën të ardhur të munguar në vlerën 2.5 milion lekë. Opinion i kualifikuar 1