Citizens Channel publikon manualin e shkurtër për gazetarët me temë “Mjetet dhe Teknika mbi Raportimin Lokal”, realizuar nga gazetari Geri Emiri, në kuadër të trajnimit me gazetarët lokal në qytetin e Durrësit, organizuar nga Citizens Channel, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert.
Ky publikim synon të përmbledhë disa prej karakteristikave të lajmit me interes lokal dhe teknikave që mund të përdoren për gjetjen dhe pasurimin e informacionit. Manuali përfshin kryesisht këshilla praktike mbi katër faza të raportimit:
1. Përgatitja përpara daljes në terren;
2. Njohja me dokumentet publike dhe marrëdhënia me institucionet;
3. Përdorimi i databazave online dhe platformave të informimit;
4. Procesi i kontrollit të fakteve.
Secila nga fazat e sipërpërmendura përmban informacione të ilustruara me shembuj real të burimeve të informacionit, raportimeve të medias, platformave të informimit dhe të eksperiencës së gazetarit.