Ky publikim u zhvillua si pjesë e projektit të Promovimit të Aktivizmit të Rinisë në Komunitete Multietnike, i implementuar nga Qendra për Dialog Interkulturor dhe i mbështetur nga Fondi nacional për demokraci (NED). Qëllimi i këtij publikimi është të përqendrohet në Thirrjen për të Rinjtë, si një metodë e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe arritje ndryshimesh brenda komunitetit duke dhënë mundësinë e kyçjes në resurset e financimit dhe menaxhimin të fondeve për të rinjtë. Publikimi ndan shembujt e suksesshëm të zhvillimit të Thirrjes për të Rinjtë që dhuroi 5 fushata për mbështetjen e të rinjve që siguruan një ndikim më të madh në komunitetin lokal ku pjesëmarrësit ishin krijuesit e iniciativave mbështetëse dhe familjet/miqtë/përfaqësuesit e komunitetit i panë ata si kontribues aktiv të shoqërisë. Në këtë botim mund të gjeni se si, hap pas hapi, adresohen nevojat e komunitetit, inkurajohen të rinjtë për të zhvilluar inciativa të suksesshme dhe sigurohet qëndrueshmëri dhe ndikim afatgjatë të të njejtave.
Duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt dhe zhvillimin e këtij botimi, të gjithë pjesëmarrësit e fushatave për mbështetje si dhe drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë dhe palët e interesuara përkatëse që kontribuan me punën e tyre dhe e bënë të mundur secilën prej këtyre fushatave. Qendra për dialog interkulturor
Pjesëmarrja e të rinjve në Maqedoninë e Veriut
Pjesëmarrja e të Rinjve dhe rëndësia e saj Pjesëmarrja e të Rinjve në të gjitha nivelet e shoqërisë ka qenë një qëllim shumëvjeçar i Politikave të ndryshme për të Rinjtë dhe shumë organizata për të Rinjtë janë duke punuar për ta promovuar atë. Megjithatë, pjesëmarrja e të rinjve nuk është një qëllim në vetvete, ajo është një proces i vazhdueshëm që edhe mësohet dhe praktikohet. Pjesëmarrja e të Rinjve u përcaktua nga Karta Evropiane për Pjesëmarrjen e të rinjve në Jetën Lokale dhe Rajonale: „Pjesëmarrja në jetën demokratike të çdo komuniteti ka të bëjë më shumë sesa të votosh ose të kandidosh për zgjedhje edhe pse këto janë elementë të rëndësishëm. Pjesëmarrja dhe aktiviteti social ka të bëjë me të drejtën, mjetet, hapësirën dhe mundësinë dhe se ku është e nevojshme përkrahja për pjesëmarrje, ndikimi dhe përfshirja në veprime dhe aktivitete në mënyrë që të kontribohet në ndërtimin e një shoqërie më të mirë”.1 Pjesëmarrja e të rinjve ndodh dhe duhet të ndodhë në të gjitha fushat e jetës: Në jetën politike - ushtrimi i pushtetit në raport me autoritetet dhe qeveritë, politikat publike dhe shpërndarja e vendimeve në nivele të ndryshme. Në jetën ekonomike - përmes punësimit dhe punës në përgjithësi. Në jetën kulturore - përmes të shprehurit në forma të ndryshme të artit dhe aftësia për të pasur qasje.
1
Karta e Rishikuar Evropiane për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Jetën Lokale dhe Rajonale, 2003, Kongresi i Këshillit të Evropës i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, në dispozicion këtu: https://www.coe.int/en/web/youth/adoptedtexts-and-recommendations
Në jetën sociale- përmes angazhimit në jetën e komunitetit, çështjet dhe përfitimet e saj sociale.
Përkufizimi i pjesëmarrjes më sipër propozoi që pjesëmarrja është një proces i bashkësisë që kërkon disa kushte që të realizohet ashtu siç duhet. Kjo njihet edhe si modeli DMHMM (Të drejtat, mjetet, hapësirat, mundësia, mbështetja).
2
Do të eksplorojmë këtë model për të shqyrtuar çështjet që lidhen me Thirrjen për të Rinjtë: E drejta për pjesëmarrje është e drejta thelbësore e njeriut që rrjedh nga të drejtat themelore qytetare dhe politike. Të rinjtë si dhe njerëzit e tjerë, kanë të drejtën themelore njerëzore për pjesëmarrje. Kjo e drejtë është shkruar në dokumente të ndryshme të përdorura në nivel lokal dhe kombëtar si dhe në Kushtetutë. Kjo gjithashtu nënkupton që të rinjtë duhet të mbrojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje.
2
„Have your say!” Manual për Kartën e Rishikuar Evropiane për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Jetën Lokale dhe Rajonale, 2015, Këshilli i Evropës, e keni në dispozicion këtu: https://rm.coe.int/16807023e0
Thirrja për të Rinjtë gjithashtu siguron të drejtën që të rinjtë të marrin pjesë në vendimine për financimin e projekteve të udhëhequra nga të Rinjtë. Në të njëjtën kohë siguron që të respektohet qasja e bazuar e të drejtave duke siguruar mundësinë e pjesëmarrjes. Mjetet për pjesëmarrje i referohen kushteve për të marrë pjesë. Kjo do të thotë që nevojat themelore duhet të sigurohen në mënyrë që të rinjtë të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë domethënëse. Për shembull, a janë të gjithë të rinjtë në gjendje të arrijnë në një vend të caktuar për të marrë pjesë (qasje në transport) ose a kanë të gjithë të rinjtë qasje në internet për të marrë pjesë online. Përfitimet e pjesëmarrjes janë natyrisht më të mëdha se kostot e mjeteve pasi këto nuk duhet të jenë faktor diskriminimi ose pabarazie. Thirrja për të Rinjtë mundëson që të rinjtë të paraqesin projekte që do të identifikojnë se cilat mjete janë të nevojshme për pjesëmarrje. Të rinjtë gjithashtu vendosin t'i adresojnë ato nevoja në nivelin kolegë-me-kolegë. Në këtë mënyrë, mund të sigurohet ndarja e fondeve për ato mjete të pjesëmarrjes për të cilat të rinjtë vërtetë kanë nevojë. Hapësirat për pjesëmarrje i referohen proceseve institucionale dhe vendimmarrëse dhe nëse këto procese ofrojnë hapësira (përfshirë edhe ato fizike) për një takim, organizim dhe konsultë. Këto hapësira duhet të jenë të arritshme për të gjithë të interesuarit, të dukshëm dhe të njohur, si dhe hapësirat transparente. Hapësirat shpesh manipulohen me qëllim për të shenjëzuar të rinjtë, prandaj, një proces transparent dhe përcaktimi i hapësirave të pjesëmarrjes janë një faktor i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrje kuptimplotë. Hapësirat e Thirrjes për të Rinjtë përfshijnë hapësirën që ata të takohen dhe të vendosin për financimin e projekteve të tjera për të rinjtë, për të krijuar hapësira të udhëhequra nga të rinjtë dhe për t’u siguruar që ky model t’i frymëzojë edhe tjerët. Vendosja e Thirrjes për të Rinjtë me rregullat e saj transparente promovon që hapësirat e Pjesëmarrjes së të Rinjve nuk duhet të përdoren për t’i manipuluar ata por për t'i inkurajuar dhe mbështetur.
Mundësia për pjesëmarrje do të thotë që të rinjtë duhet të dinë se si mund të marrin pjesë, këto informacione duhet të jenë të qarta dhe të arritshme. Mundësia nuk ka të bëjë me shpërndarjen e thirrjeve online për pjesëmarrje por gjithashtu i referohet për t’u siguruar se proceset dhe sistemet e vendimmarrjes janë të sqaruara mirë dhe janë "miqësore për të rinjtë" në mënyrë që ata t'i kuptojnë dhe të kenë kohë dhe struktura mbështetëse për të qenë kuptimplota. Procesi i Thirrjes për të Rinjtë po promovon komunikimin miqësor ndaj të rinjve që krijon mundësi për pjesëmarrje. Puna e Thirrjes për të Rinjtë synon të sigurojë që të rinjtë të krijojnë projektet në mënyrën e tyre që ofrojnë një mundësi pjesëmarrjeje për bashkëmoshatarët e tyre. Mbështetja për pjesëmarrje nënkupton që të rinjtë të kenë mbështetjen e nevojshme për të marrë pjesë, siç janë mjetet financiare për ta bërë këtë ose programet adekuate të Punës për të Rinjtë ose ato arsimore, duke përfshirë trajnime dhe këshilla për hapat e ndryshëm të pjesëmarrjes. Kjo nuk nënkupton marrjen e vendimit në emër të të rinjve por do të thotë t'u sigurohen atyre informacione dhe trajnime në mënyrë që të mund të marrin vendime të informuar vetë. Thirrja për të Rinjtë u ofron informacione mbështetëse dhe udhëzime për të rinjtë në mënyrë që ata të marrin vetë vendimet. Po ashtu, ofron aktivitete edukative dhe mënyra të tjera mbështetëse për të siguruar që të rinjtë inkurajohen dhe informohen për vendimmarrje dhe për të përparuar në punën e tyre. Pjesëmarrja është thelbësore për proceset demokratike dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ashtu si çdo gjë tjetër, pjesëmarrja duhet të mësohet dhe mbështetet përmes masave dhe sistemeve që e inkurajojnë dhe e mundësojnë atë. Situata e të rinjve në Maqedoninë e Veriut „80% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut deklarojnë se autoriteteve nuk u intereson aspak ose vetëm pjesërisht kujdesen për to, për nevojat dhe problemet e tyre.”
„Vetëm një në pesë të rinj në Maqedoninë e Veriut besojnë se qeveria është e angazhuar për të adresuar problemet e rinisë.” „71% e përshkruajnë veten si një qytetar joaktiv social.” „Vetëm 8% e të rinjve kanë ndërmarrë hapa për të zgjidhur një problem të veçantë shoqëror. ”
Të gjitha këto deklarata janë marrë nga një studim i bërë me të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mbi pjesëmarrjen socio-politike të të rinjve në vend.3 Studimi është realizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe paraqet gjendjen aktuale të të rinjve në Maqedoninë e Veriut dhe pozicionin e tyre kur bëhet fjalë për pasqyrimin e nevojave në nivel politik ashtu edhe në atë shoqëror si dhe nivelin e tyre të angazhimit brenda shoqërisë dhe komunitetet e tyre. Deri kohëve të fundit kur u miratua Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politika e të Rinjve4 (fillimi i vitit 2020), Maqedonia e Veriut nuk kishte ligje ose akte nënligjore që synonin Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe nevojën për një mbështetje sistematike për të njëjtën. Pavarësisht miratimit të ligjit më shumë se disa muaj më parë, praktikimi i të njëjtit nuk ka filluar ende dhe nga kjo pikë qëndrimi ka akoma rrugë të gjatë për të ndihmuar dhe siguruar ndryshimin e situatës së lartëpërmendur të të rinjve (brenda studimit) në nivel lokal dhe kombëtar. Më poshtë keni një analizë të situatës aktuale të Pjesëmarrjes së të Rinjve në nivele të shumëfishta5.
3
Pjesëmarrja socio-politike e të Rinjve në Maqedoninë e Veriut: Apatia, optimizmi ose zhgënjimi, 2019, Westminster Foundation for Democracy, e keni në dispozicion këtu: https://www.wfd.org/wp-content/uploads/2019/12/WFD-YouthNMK.pdf 4 Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikën e të Rinjve, 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut,e keni në dispozicion këtu: http://www.zakonzamladi.ams.gov.mk/nekategorizirano/predlog-na-zakon-za-mladinsko-uchestvo-i-mladinski- Politiki / 5 Pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e politikave dhe vendimmarrjen, 2015, Ivana Davidovska
Pjesëmarrja e të rinjve në nivel kombëtar Pavarësisht përpjekjeve të të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e një organi kombëtar për përfaqësimin e tyre për shumë vite, ky nuk ishte realiteti në Maqedoninë e Veriut. Organi i parë përfaqësues i vetëqëndrueshëm, demokratik dhe pjesëmarrës më në fund u zhvillua në vitin 2013, me themelimin e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë. Deri më sot, ky organ përfaqësues i të rinjve nuk njihet si një partner legjitim për çështje të lidhura me të rinjtë në nivel kombëtar dhe i mungon mbështetja institucionale dhe sistematike. Me Ligjin e sapomiratuar për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikën e të Rinjve, ky organ përfaqësues përsëri nuk njihet por ligji kërkon krijimin e një strukture tjetër, Asamblenë Kombëtare të të Rinjve dhe kostot operacionale për organizimin e asambleve të përgjithshme të së njëjtës do të ishte pjesë e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe po ta konsiderojmë këtë si hapin fillestar për të siguruar mbështetjen e nevojshme institucionale për Pjesëmarrjen e të Rinjve në rang kombëtar, ky ligj ende nuk garanton mbështetjen për strukturat tashmë ekzistuese të udhëhequra nga të rinjtë por në afat të shkurtër e rrit konfuzionin e lidhur me përgjegjësitë dhe përgjegjshmërinë e një strukture kombëtare të Pjesëmarrjes së të Rinjve.
Pjesëmarrja e të rinjve në nivelin lokal Këshillat lokale të të rinjve ekzistojnë si një formë e Pjesëmarrjes së të Rinjve dhe organizimit të të rinjve në një nivel lokal në disa komuna. Me përjashtim të disa shembujve pozitivë, struktura dhe pozicioni i Këshillit Lokal të të Rinjve brenda proceseve lokale të vendimmarrjes nuk është unifikuar dhe në shumë prej komunave niveli i pjesëmarrjes pothuajse nuk ekziston.
Rreth 40 nga këto Këshilla Lokalë të të Rinjve u krijuan si organe këshilluese brenda komunave nën udhëzimet e Agjencisë për të Rinj dhe Sport dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2014. 20 Këshillat Lokale të të Rinjve shtesë u krijuan si pjesë e përpjekjeve të sektorin civil dhe bazoheshin në parimet e të rinjve dhe vetëorganizimit të sektorit civil.6 Me Ligjin e ri për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikën e të Rinjve, të gjitha komunat do të duhet të krijojnë Këshilla Lokal për të Rinjtë që do të kenë hapësirë për të kontribuar në diskutimet që marrin pjesë në Këshillat e qytetit por gjithashtu të inicojnë pyetje dhe përparësi të ndryshme lidhur me të rinjtë sa i përket punës së komunave dhe zhvillimit të Strategjive Lokale për të Rinjtë. I vetmi shqetësim që paraqitet me këtë ligj në lidhje me Këshillat Lokal të të Rinjve është mungesa e përcaktimit të mënyrës se si do të krijohej ky këshill dhe nga kush, duke vënë në dyshim zgjedhjen demokratike të përfaqësuesve të të rinjve - pjesë e Këshillit Lokal të të Rinjve.
Pjesëmarrja e të rinjve në nivelin arsimor Pjesëmarrja e të Rinjve si pjesë e organizimit arsimor është gjithashtu një element i rëndësishëm drejt organizimit të të rinjve. Kjo është e lidhur ngushtë me institucionet arsimore në të cilat shkojnë të rinjtë, kryesisht organizimin e shkollave të mesme dhe atyre universitare. Hulumtimet kanë treguar se aktualisht në vend nuk ka shkollë të mesme ku pjesëmarrësit mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në vendimmarrjen brenda shkollave.7
6
Si pjesë e projektit “YOUth decides!” të udhëhequr nga Forumi Rinor Arsimor dhe Qendra për dialog interkulturor. Botimi “YOUth decides!”, 2015, në dispozicion këtu: https://issuu.com/cid.macedonia/docs/mof_youth_decides 7 Organizimi dhe pjesëmarrja e unioneve të studentëve shkollorë, 2012, Forumi Rinor Arsimor https://cutt.ly/Tar0URB
Duke filluar nga viti 2019, ka pasur rifillim të ngadaltë të Unionit studentor të shkollave në Maqedoninë e Veriut, si Union i parë aktiv i studentëve të shkollave të mesme pas shpërndarjes së Unionit të nxënësve të shkollave të mesme dhe Unionit të studentëve në vitin 2008 dhe 2009. Në nivel të arsimit të lartë, ekzistojnë parlamente studentësh dhe unione studentore në secilin nga universitetet shtetërore dhe ato janë të rregulluara në bazë të Ligjit për arsimin e lartë. Mund të debatohet për nivelin e funksionimit demokratik të këtyre unioneve studentore si dhe për hapjen ndaj anëtarësimeve të reja dhe procedurave zgjedhore për organet e njëjta. Thirrja për të Rinjtë, si një sistem mbështetës për Pjesëmarrjen e të rinjve në nivel lokal, i përgjigjet nevojave të të rinjve dhe gjithashtu vepron si korrigjues i lëshimeve të identifikuara brenda strukturave ekzistuese në nivel kombëtar, lokal dhe arsimor. Thirrja e të rinjve si mënyrë për pjesëmarrjen e tyre
Pjesëmarrja e të Rinjve si e tillë por edhe kultivimi ndaj kulturës për Pjesëmarrje të të Rinjve është e rrënjosur thellë në shoqërinë e sotme. Si e tillë, Pjesëmarrja e të Rinjve ndërton bazën e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse për të gjithë. Për të arritur nivelin e të rinjve që janë aktiv në komunitetin e tyre por edhe në vendimmarrjen është e rëndësishme që atyre t'u jepen mjetet, hapësira dhe mbështetja. Duke vepruar kështu, të rinjtë në komunitete njihen dhe pranohen si të barabartë në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave duke dhënë hapësirë për t’u bërë përcaktuesit e programit të komunitetit. Thirrja për të Rinjtë si e tillë është një nga mënyrat për të arritur shoqëri demokratike me sistem të qëndrueshëm dhe mbështetës për të rinjtë.
Inkurajimi i të rinjve
Mbështetje nga shumë palë të interesuara
Angazhimi i komunitetit
Pjesëmarrja në proceset e vendimmarrjes
Në kapitullin tjetër do të kalojmë në të gjithë procesin e Thirrjes për të Rinjtë dhe do të analizojmë sfidat dhe mundësitë në proces. Arritja e të rinjve dhe promovimi i gjithë procesit përmes prezantimeve - udhëheqësve joformal dhe formal (bashkëpunimi me shkollat). Gjithçka fillon me qasjen deri tek të rinjtë. Qasja deri tek të rinjtë mund të duket e thjeshtë por në fakt duhet më shumë se një sfidë për ta bërë këtë. Rrugëtimi drej kësaj „Thirrjeje për të Rinjtë” filloi duke kontaktuar me të rinjtë që jetojnë në komunat e Kumanovës, Likovës dhe Staro Nagoriçanit. Në mënyrë që të krijojmë një komunitet koheziv ku sfondi ynë nuk luan një rol vendimtar në përcaktimin e vendit tonë në të njëjtën shoqëri, është e rëndësishme që të gjithë njerëzit të kenë të njëjtin qasje në të drejtat e tyre dhe t'u jepet hapësira dhe inkurajimi për të praktikuar të njëjtën gjë. Në kapitullin e radhës do të kalojmë në të gjithë procesin
Kur kontaktuam me të rinjtë nga këto 3 komuna, ishte e rëndësishme të merren parasysh: Balancimi gjeografik Ky faktor luan një rol të rëndësishëm gjatë krijimit të grupin për Thirrjen për të Rinjtë. Duhet të merrni në konsideratë të keni njerëz që vijnë nga zona të ndryshme të komuniteteve, pasi kjo zakonisht nënkupton ndryshime në sfondin social dhe ekonomik por edhe mundësinë e qasjes ndaj këtyre të rinjve për të drejtat e tyre - veçanërisht afërsia gjeorgrafike deri tek shkollat e tyre, ngjarje kulturore dhe transporti. Për më tepër, është e rëndësishme që të përfshihen persona që vijnë nga zona rurale dhe ato urbane, zona gjeografike të pafavorshme dhe ato të privilegjuara në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithëve.
Balancimi gjinor Si faktor i dytë shumë i rëndësishëm kur zgjedh një grup është ekuilibri gjinor. Në shumicën e komuniteteve ekziston ende një hendek i madh midis mundësive që marrin të rejat dhe të rinjtë, të cilat më vonë do të transferohen në shumë pjesë të ndryshme të jetës së tyre (arsimim, mundësi punësimi dhe mundësi ngritjeje në pozitë, paga, etj.). Në komunitetet tradicionale si ky në Maqedoninë e Veriut, një fenomen i tillë i diskriminimit gjinor institucional dhe shoqëror është veçanërisht i dukshëm, madje është ngulitur në kulturat e përkatësive etnike të ndryshme që jetojnë në vend dhe rajon (maqedonas, shqiptarë, serbë, romë, turq, etj.) Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të inkurajohen vajzat dhe grate që të marrin rol aktiv brenda shkollave dhe komuniteteve të tyre dhe t'i jepet mundësia të eksplorojnë dhe të dalin jashtë kornizave të imponuara të kulturës që ekziston për ta.
Kur flasim për gjininë është gjithashtu shumë e rëndësishme të shkojmë përtej kuptimit binar të së njëjtës dhe ta shikojmë atë nga këndvështrimi i një varg karakteristikash përfshirë identitetin gjinor, gjinia biologjike ose strukturat shoqërore të bazuara në gjini (për shembull, rolet gjinore në komuniteti, etj).
Balancimi etnik Të punuarit në komunitete post-konfliktuoze dhe paraprakisht multikulturore, multietnike, shumëgjuhësore dhe multireligjioze gjithmonë kërkon që vëmendje specifike t'i jepet ekuilibrit midis të gjitha këtyre aspekteve çdoherë që të krijoni një grup. Në komunitete si Kumanova, Likova dhe Staro Nagoriçani, ku ishim dëshmitarë të konflikteve në shkallë më të vogla dhe më të mëdha që ngritnin tension midis komuniteteve të ndryshme (sidomos maqedonasit dhe shqiptarët), është krijuar një ndarje dhe segregacion i qartë midis të dy komuniteteve. Kjo ka çuar deri në segregacion institucional (për shembull, shkolla të ndryshme ku nxënësit mësojnë) dhe segregacion social (vende të ndryshme për të dalur, të jetuarit në pjesë të ndryshme të qytetit, etj.) që ndër vite është duke u përshkallëzuar përkundër përpjekjeve të shumta të organizatave joqeveritare dhe individëve që punojnë për këtë temë. Prandaj kur të krijoni një grup që do të punojë sëbashku, është thelbësore të merret parasysh ekuilibri etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, duke krijuar hapësirë për t’u shprehur pa frikë ose turp nga ”tjetërsimi” por gjithashtu të krijohet edhe një hapësirë për të mësuar anët e përbashkëta dhe për të kuptuar shumë ngjashmëri që kanë individët – pavarësisht prejardhjes së tyre.
Motivimi dhe komplementariteti në grup (Në kuptimin e ekspertizës) Kur krijohet një grup nga fusha të ndryshme etnike, shoqërore, fetare, ekonomike dhe gjeografike, është një aspekt që menjanohet shpesh dhe ky
është motivimi dhe komplementariteti në grup sa i përket përvojës dhe njohurive të tyre. Kur krijoni një grup është shumë e rëndësishme të dini pse një i ri dëshiron të bashkohet (ose madje të mos bashkohet) në grupin tuaj ose procesin arsimor, dhe se si secili nga individët e zgjedhur mund të kontribuojë në kohezionin e grupit por edhe në aspektin arsimor, diskutimet dhe të mësuarit nga bashkëmoshatarët.
Që të merrni parasysh të gjitha këto elemente kur krijoni një grup, së pari duhet të arrini tek të rinjtë. Kur e bëni këtë, është e rëndësishme që të mos harroni se po synoni edhe drejtuesit zyrtarë edhe ato jozyrtarë. Drejtuesit zyrtarë janë ata që shpesh mund të arrihen përmes shkollave, janë të angazhuar në shumë seksione dhe grupe studimore, kanë qenë pjesëmarrës në shumë punëtori të ndryshme dhe trajnime arsimore jozyrtare mëparë dhe shumë shpesh janë ata që kur arrini qasje deri tek shkollat, do të zgjedhen nga mësuesit. Nga ana tjetër, drejtuesit jozyrtarë mund të jenë individët e qetë që duan leximin, të rinjtë që kanë pikturuar grafittit e shkollës, ato që janë më të njohurit në shkollë apo edhe klounët e klasës. Ata janë nxënësit që dallohen dhe të rinjtë e tjerë duan të jenë si ata- të jenë pjesë e grupit të tyre.
Kështu filloi edhe Thirrja për të Rinjtë! Në fillim, promovimi filloi online. Ekipi që punonte për projektin nga pala e Qendrës për Dialog Interkulturor (CID) zhvilloi strategjinë promovuese që do të përfshinte promovime online (përmes Internetit) dhe offline (drejtpërdrejtë).
Si pjesë e strategjisë promovuese janë zhvilluar dizajne të ndryshme promovuese, siç janë fletushka, njoftime dhe thirrje për publikime në internet. Bazuar në këtë strategji, mjetet e promovimit ndoqën dy drejtime: (1) Promovimi offline në shkollat në Kumanovë dhe Likovë. Në shënjestër ishin të dyja shkollat që mësonin në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke siguruar qasjen e nevojshme për të rinjtë që jetojnë në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçan. Promovimi offline filloi me takime me stafin administrues në shkollat e mesme. Në këto takime stafi i shkollës u njoh me idenë dhe objektivat e projektit, si dhe planin afatgjatë për aktivitetet e projektit dhe përfshirjen e shkollave dhe nxënësve. Kjo siguroi që ekipi të merrej me shkollën dhe nxënësit për të promovuar thirrjen. (2) Paralelisht me promovimin offline u zhvillua edhe një promovim online, kryesisht duke synuar të rinjtë përmes mediave sociale. Sapo të mbaronte procesi i promovimit, u zgjodh një grup thelbësor prej 20 të rinjsh të motivuar dhe Thirrja për të Rinjtë u ndoq zyrtarisht!
Ndërtimi i kapaciteteve të grupit bazë të Thirrjes për të Rinjtë Punëtori për të Rinjtë - Trajnim 5-ditor në Ohër mbi ndërtimin e kapaciteteve Aktiviteti i parë si pjesë e procesit të ngritjes së kapaciteteve të Thirrjeve për të Rinjtë ishte Punëtoria për të Rinjtë që u zhvillua si një Trajnim 5-ditor për krijimin e kapaciteteve për 20 të rinjtë e zgjedhur. Meqenëse ky ishte aktiviteti i parë ku u takua i gjithë grupi, ishte shumë e rëndësishme që në këtë pikë programi të përqëndrohej në krijimin e grupit dhe njohjen me njëri-tjetrin. Kjo pjesë e parë ishte baza themelore për formimin e kohezionit të grupit dhe i dha hapësirë secilit pjesëmarrës individual të ndjehej i sigurt
me pjesën tjetër të grupit dhe të shijonte kohën e tij në procesin e Thirrjes për të Rinjtë. Pasi u krijua grupi, fokusi i programit u zhvendos drejt dialogut ndërkulturor dhe mësimit, ndërtimit të besimit, të drejtave të njeriut dhe qëndrushmëria ndaj komunitetit. Mbulimi i këtyre temave siguroi që grupi të ndjehej më i sigurt me njëritjetrin dhe pjesëmarrësit ndiheshin komfort për të bërë pyetje dhe në të njëjtën kohë të vënin në pyetje narrativat që ekzistojnë brenda komunitetit lidhur me ”të tjerët” që janë ndryshe nga ne. Në pjesën e dytë të programit u hulumtua aktivizmi i të rinjve. Grupi foli për udhëheqjen e komunitetit dhe të rinisë dhe lidhjen e saj me Thirrjen për të Rinjtë, si dhe angazhimin e tyre brenda këtij procesi. Për shkak të temave të shumta që duhen mbuluar në trajnimin e parë, ekipi arsimor përbëhej nga katër trajnues ku secili mbulonte elemente specifike të programit dhe plotësonte njëri-tjetrin brenda të njëjtit. Gjithashtu, të gjitha seancat u zhvilluan së bashku duke u siguruar që ka një rrjedhshmëri midis programit dhe se çdo seancë zhvillohet edhe në pjesën tjetër. Një aspekt i rëndësishëm i punëtorisë për të rinjtë ishte qasja dygjuhëshe e cila më vonë do të vazhdonte gjatë gjithë projektit të Thirrjes për të Rinjtë. Të gjitha seancat u zhvilluan në mënyrë dygjuhëshe, duke siguruar që programi të jetë i kuptueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Vlenë të theksohet se trajnuesit e zhvilluan procesin në të dyja gjuhët dhe nuk përkthyen, duke u siguruar që nuk po u jepnin njërës gjuhë më shumë rëndësi sesa tjetrës - por që të dyja gjuhët ishin plotësuese për njëra-tjetrën. Përveç gjuhës, është e rëndësishme të siguroheni që ekipi arsimor përbëhet nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme në mënyrë që të siguroheni që ata të kuptojnë jo vetëm gjuhën por edhe kontekstin kulturor për krijimin e një grupi koheziv, multikulturor dhe multietnik.
Trajnime afatshkurtra për ndërtimin e kapaciteteve Pas Puntorisë për të Rinjtë në Ohër, ngritja e kapaciteteve vazhdoi me zhvillimin e kompetencave të pjesëmarrësve përmes disa trajnimeve të shkurtra 2-ditore. Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sillnin ekspertë dhe trajnues të ndryshëm si nga CID ashtu edhe nga organizatat partnere të CID-it që do të mbulonin më shumë tema të thelluara siç janë lidershipi, avokimi, bashkëpunimi me palët e interesuara, menaxhimi i ciklit të projektit, fushatat dhe promovimi dhe mentorimi. Këto tema u zgjodhën për shkak të natyrës së Thirrjes përë Rinjtë dhe përgjegjësive që do të kishin të rinjtë si pjesë e grupit thelbësor që më vonë do të duhet të punojnë në zhvillimin e thirrjes për iniciativa, promovimin e thirrjes, ndarja e granteve dhe mentorimin e të rinjve të tjerë (bashkëmoshatarëve të tyre). Grupi i parë i trajnimeve afatshkurtra për ndërtimin e kapaciteteve ishte 3 trajnime të ndryshme dy-ditore që zhvilloheshin në kuadër të Qendrës Rinore Multikulti në Kumanovë dhe trajnimi përfundimtar ishte një kombinim i dy trajnimeve 2-ditore (gjithsej një trajnim 4 ditor) që u mbajt në Kratovë. Të gjitha këto trajnime ishin shumë të rëndësishme për kohezionin e grupit dhe për mbajtjen e nivelit të motivimit brenda grupit për Thirrjen për të Rinjtë por gjithashtu shërbyen si një medium për të rinjtë për t‘u parashtruar pyetje ekspertëve të ndryshëm të kësaj fushe dhe të mësojnë nga përvoja e tyre se si të punojnë me avokaturën dhe inkurajimin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Hapja e Thirrjes për të Rinjtë, procesi i rindarjes së granteve, mentorimit dhe implementimit të iniciativave
Pas trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve, drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtën ishin të gatshëm të fillonin rrugëtimin e tyre për të mentoruar dhe rindarë grante për grupet e tjera të të rinjve në zbatimin e iniciativave të tyre.
Filluan duke përcaktuar përparësitë e thirrjes: (1) Edukimi cilësor (2) Lufta kundër diskriminimit dhe pabarazisë; (3) Përmirësimi i jetës kulturore dhe sociale të të rinjve në shoqëri; (4) Qasja në të drejtat e të rinjve (transporti, pjesëmarrja politike, pjesëmarrja në sistemin shkollor, qasja për personat me aftësi të kufizuara në institucionet publike, etj.). Pasi të përcaktohen përparësitë, drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë filluan ta hartojnë planin e promovimit dhe të dizajnojnë materialet promovuese. Gjithashtu u zhvilluan edhe procedura e aplikimit dhe forma e aplikimit. Ishte shumë e rëndësishme që në këtë fazë Drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë të marrin mbështetjen e nevojshme nga ekipi i CID-it, si dhe të kenë qasje në materiale, plane dhe mjete të ndryshme digjitale për realizimin e planit të tyre promovues. Promovimi u bë online edhe offline. Drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë u grupuan në ekipe dhe kishin aktivitete të ndryshme promovuese në shkolla për bashkëmoshatarët e tyre - si në klasë ashtu edhe gjatë pushimeve shkollore. Gjithashtu, ata promovuan Thirrjen për të Rinjtë në mediat sociale, përmes një profili të hartuar në Instagram dhe faqen në Facebook për këtë thirrje. Më tutje, ata synuan edhe miqtë në mediat sociale përmes shpërndarjes dhe përfshirjes në profilet personale të mediave sociale. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë arritën më shumë se 2000 të rinj nga Kumanova, Likova dhe Staro Nagoriçani për të dëgjuar rreth thirrjes dhe t’u interesuar për të njëjtën. Si rezultat i kësaj, pas mbarimit të afatit, Thirrja për të Rinjtë kishte rreth 10 aplikime që plotësonin kriteret dhe kishin të drejtë për të njëjtat.
Ata vlerësuan të gjitha aplikimet e përshtatshme dhe vendosën të miratojnë 5 me ndihmën e tyre mentoruese dhe financiare. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë dhe të rinjtë të cilëve iu ndanë grante për inicitivat e tyre, iu dedikuan 1-3 muaj (varësisht nga iniciativa) përgatitjeve për fazën e zbatimit. Gjatë gjithë kësaj kohe, drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtëi mbështetën të rinjtë në mënyrë logjistike dhe në fazën e planifikimit përmes mentorimit dhe transferimit të njohurive por gjithashtu e monitoruan të gjithë procesin përmes takimeve të ndryshme. Pasi të përfunduan të gjitha përgatitjet, të rinjtë filluan me zbatimin e iniciativave. Iniciativat në vijim u ndanë si pjesë e Thirrjes për të Rinjtë:
(1) Klubi Girl UP! Çfarë? Një klub për vajza të reja, të frymëzuara nga lëvizja Girl UP! me qëllim të avancimit të aftësive, të drejtave dhe mundësive të vajzave për të qenë udhëheqëse në komunitet. Kush? Një grup vajzash të reja nga Kumanova, Likova dhe Staro Nagoriçani ishin grupi kryesor që organizuan dhe e nisën Klubin Girl UP. Si? Qëllimi i kësaj iniciative ishte krijimi i një hapësire të sigurt për vajza të reja ku ata do të avanconin aftësitë dhe kompetencat e tyre por edhe të drejtat dhe mundësitë për t'u bërë udhëheqëse në komunitetet e tyre dhe më gjerë. Para vendimit për fillimin e këtij klubi në Kumanovë, të rejat ishin të pasigurta në lidhje me kontributin dhe arritjet që ata mund t’i sjellnin duke njohur mjedisin dhe ndarjen e shkollave, si dhe vështirësinë e arritjes dhe ndihmës së bashkëmoshatarëve në tema të ndryshme të ndjeshme. MultiКulti është një vend që të rinjtë e njohin si të
sigurt, kështu që kjo ishte arsyeja kryesore për të zgjedhur këtë vend për të krijuar Klubin Girl UP!. Klubi filloi duke bashkuar vajza të reja nga komunitete dhe prejardhje të ndryshme të cilat formuan grupin dhe planifikuan së bashku mbledhjet dhe aktivitetet e ardhshme të klubit. Si pjesë e aktiviteteve të Klubit Girl UP! ishte një ngjarje për Ditën Ndërkombëtare të Grave në Sport, ku Girl UP! Klubi ftoi femra të suksesshme në sporte që të tregojnë për veten, të motivojnë dhe frymëzojnë më shumë vajza të reja që të besojnë se gjithçka është e mundur me punë dhe përpjekje. Një ditë tjetër domethënëse që organizuan Klubi Girl UP! ishte një fushatë motivuese për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e organizuar me mbështetjen e Komunës së Kumanovës dhe Njësisë Vendore të Policisë. Si pjesë e kësaj fushate Klubi Girl UP! Iu ndau lule dhe kartolina me thënie inkurajuese femrave për të drejtat dhe barazinë e tyre.
(2) Të drejtat e njeriut dhe Skautizmi Çfarë? Një punëtori për edukimin e të drejtave të njeriut e organizuar në Shkollën Fillore „Svetozar Markoviç” në Staro Nagoriçan dhe një trajnim 2-ditor me të njëjtën temë që po zhvillohet në konviktin e Shkollës në Dragomancë. Kush? Iniciativa u organizua nga drejtuesit e rinj skautësh nga Kumanova dhe Staro Nagoriçani duke përdorur aktivitete dhe metodologji të ndryshme të skautëve për prezantimin e të drejtave të njeriut tek të rinjtë nga zona rurale e Staro Nagoriçanit. Si? Kjo iniciativë është zhvilluar në 2 faza: (1) punëtori për të drejtat e njeriut në Shkollën Fillore „Svetozar Markoviç” me rreth 30 nxënës që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme arsimore joformale, diskutime në grupe dhe lojëra për prezantimin e të
Drejtave të Njeriut dhe të Drejtave të Fëmijëve. Faza e dytë (2) ishte trajnimi 2-ditor që zhvillohej në Konviktin e Shkollës në fshatin Dragomancë. Gjatë këtij trajnimi 2ditor me banim, pjesëmarrësit u njohën me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe patën mundësinë të diskutojnë këto të drejta dhe t'i reflektojnë ato në komunitetin e tyre lokal. Gjithashtu, gjatë trajnimit pjesëmarrësit mësuan në lidhje me mënyrat dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe si mund t’i adresojnë të njëjtat. Kjo iniciativë gjithashtu kishte një element avokimi për të njëjtin, duke u përqëndruar në takimet me kryetarin e bashkisë së Staro Nagoriçanit dhe drejtorin e shkollës fillore „Hristijan T. Karposh” në fshatin Dragomancë dhe „Svetozar Markoviç” në Staro Nagoriçan, të gjitha duke synuat të ngrinin ndërgjegjësim për Nevojën e arsimit për të drejtat e njeriut, posaçërisht me nxënësit e shkollave fillore dhe avokatinë për mbështetjen e vazhdueshme të tyre dhe interesin për organizimin e seminareve për këtë temë si nga shkolla, OJQ-të ashtu edhe nga të rinj të ndryshëm që punojnë me çështjen e të Drejtave të Njeriut. (3) Liria e lëvizjes vlen për të gjithë! Çfarë? Fushata e avokimit për hyrjen e personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike Kush? Iniciativa u organizua nga një grup i të rinjve nga Kumanova ( maqedonas dhe shqiptarë). Si? Iniciativa për avokim filloi duke bërë një video të shkurtër për ngritjen e vetëdijes për (mungesën) e infrastrukturës dhe vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara (veçanërisht me aftësi të kufizuara në lëvizje) në Kumanovë. Grupi i të
rinjve filmuan vendet më të frekuentuara në qendër të qytetit duke treguar se rrugët, institucionet, shkollat dhe baret nuk ishin miqësore për njerëzit me aftësi të kufizuara. Pas finalizimit të videos, e njëjta u nda në YouTube nga ku u shpërnda më tej me audiencën më të gjerë. Iniciativa për avokim më vonë vazhdoi me një takim me kryetarin e Komunës së Kumanovës, me qëllim që të theksohet se nevoja për përmirësime të infrastrukturës ka rëndësi të madhe në komunë, dhe për të zgjidhur këtë problem, komuna duhet të marrë një qasje të qëndrueshme dhe serioze për sigurimin e aksesit dhe mundësi për lëvizje të lirë, dhe në të njëjtën kohë qasje në të drejtat e tyre për të gjithë banorët e Kumanovës. Si aktivitet vijues me të cilin ramë dakord me Kryetarin e Komunës së Kumanovës ishte se të rinjtë japin kontributin e tyre për administratën e qytetit mbi hartimin e një plani që më tej do të merrej në Këshillin Bashkiak dhe do të shërbejë si bazë themeluese për ndryshimet infrastrukturore në bashki.
(4) Të shkruarit kritik dhe kreativ Çfarë? Punëtori në shkollën e mesme lokale „Goce Delçev” për zhvillimin e të menduarit kritik tek të rinjtë dhe të shprehurit kreativ përmes shkrimit. Kush? Një grup të rinjsh nga Kumanova, Likova dhe Staro Nagoriçani, të udhëhequr nga një student i ri i letërsisë dhe një aktivist në teatrin lokal.
Si? Kjo fushatë u bazua në nevojën për të ndërtuar kapacitetet e të rinjve në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçan në të menduarit kritik dhe për të zgjeruar interesat dhe pikëpamjet e tyre përtej atyre që studiojnë në shkollë. Përmes një serie punëtorish, gjimnazistët e rinj të shkollës së mesme të Goce Delçevit patën rastin të eksplorojnë drejtime të ndryshme letrare, shkrimtarë, si dhe të diskutojnë temat që merren me disa nga mendjet më të mëdha - filozofia, gjinia, inkurajimi etj. Të rinjtë patën rastin të praktikojnë duke u shprehur verbalisht dhe me shkrim duke ditur se mendimi i tyre ka rëndësi për tema të ndryshme por gjithashtu janë inkurajuar të hulumtojnë, lexojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike gjithçka që dëgjuan dhe të vinin në dyshim çdo të vërtetë të njëanshme.
(5) Sfidat sociale të një të riu në vendin tonë Çfarë? Garë me ese me temën „Sfidat sociale të një të riu në vendin tonë” Kush? Kjo iniciativë u organizua nga një grup studentësh të rinj të shkollave të mesme, të cilët studionin në klasat e gjuhës shqipe të Shkollës së Mesme „Pero Nakov” Si? Një grup studentësh të rinj iu drejtuan Thirrjes për të Rinjtë me një ide për të filluar një konkurs shkrimi në shkollën e tyre, në mënyrë që të motivojnë të rinjtë të flasin për çështjet me të cilat ata përballen në lidhje me (mungesën) e qasjes në shoqërinë e tyre, të drejtat brenda shkollës dhe komunitetit në tërësi. Duke vepruar kështu, të rinjtë do të kishin një medium për t’u shprehur pa frikë nga gjykimi nga mësimet dhe komuniteti i tyre por gjithashtu do të ishin në gjendje të ushtrojnë mendimin e tyre kritik dhe shprehjen e të njëjtit - duke siguruar që të drejtat sociale të vihen përsëri në
agjendat e shkollave dhe komuniteteve lokale. Kjo posaçërisht u inkurajua përmes organizimit të diskutimeve joformale të bazuara në arsim që mbulojnë temat e eseve, ku secili nga nxënësit mund të ndante mendimet dhe të shprehte këndvështrimin e tij. Një element i rëndësishëm për këtë iniciativë ishte bashkëpunimi i të rinjve me shkollën apo më saktësisht me mësuesit e letërsisë të cilët i inkurajuan më shumë nxënëzit për të marrë pjesë në konkurs dhe gjithashtu ishin pjesë e jurisë që I vlerësuan këto ese.
Mbështetje dhe përgatitje për udhëheqësit e Thirrjes për të Rinjtë nga ana e rinisë të punonjësve të CID-it Thirrja për të Rinjtë kishte për synim të rinjtë që janë në vitet e para të shkollës së mesme (kryesisht vitin e parë dhe të dytë) të cilët nuk kishin shumë përvojë në punën me arsimin joformal, trajnimet arsimore jashtë shkollës dhe në përgjithësi nuk kishin shumë përvojë me punën në grupe ndërkulturore. Në vazhdim, ekipi i CID-it filloi të sigurojë mbështetje për të rinjtë e përzgjedhur për Thirrjen për të Rinjtë nga përzgjedhja e tyre deri në finalizimin e procesit (dhe më gjerë). Ndihma u dha në shumë forma të ndryshme, duke filluar nga prezantimi i tyre në arsimin joformal, duke vazhduar me njohjen e mësuesve dhe prindërve të tyre me qëllimet e mësimit ndërkulturor e deri tek përgjigjet ndaj pyetjeve në fusha të ndryshme të interesit për të rinjtë dhe shumë forma tjera lidhur me veprimtaritë dhe elementet zyrtare të Thirrjes për të Rinjtë. Kjo siguroi që të rinjtë të ndjeheshin më të mbrojtur dhe më të sigurt për të marrë përsipër sfidën e pjesëmarrjes në proces afatgjatë, madje të fillojnë një proces të tillë edhe nëse nuk njohin asnjë person nga grupi.
Për më tepër, mbështetja nga ana e Qendrës për Dialog Interkulturor gjithashtu erdhi në një mënyrë më informale, duke organizuar takime me pjesëmarrësit jashtë trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve por gjithashtu duke u ofruar atyre hapësirë dhe mbështetje për të organizuar diçka vetë (netët e filmit, netët e lojës, mbrëmje me karaoke, etj). Të gjitha këto aktivitete, si brenda Qendrës Rinore MultiKulti ashtu edhe jashtë saj, siguruan që të rinjtë të qëndronin të motivuar dhe të interesuar në Thirrjen për të Rinjtë.
Bashkëpunim dhe mbështetje nga palë të ndryshme të interesit për të siguruar suksesin dhe qëndrueshmërinë e Thirrjes për të Rinjtë (Shkolla e Mesme, Komuna)
Kur mendoni të filloni me Thirrjen për të Rinjtë, ka shumë elemente, sfida dhe pengesa që duhen të merren parasysh. Një nga ato më të rëndësishmet që mbikëqyrin edhe fazën e zbatimit por edhe qëndrueshmërinë për një progam të tillë të inkurajimit të të rinjve është bashkëpunimi me palë e interesuara të ndryshme në nivelin lokal duke filluar nga bashkia, shkollat, bizneset vendore dhe OJQ-të. Implementimi Si pjesë e fazës së zbatimit për Thirrjen për të Rinjtë është shumë e rëndësishme t'u drejtohen palëve të interesuara kur planifikojnë dhe zbatojnë iniciativat për të rinjtë. Duke vepruar kështu do të sigurohet mbështetjen për iniciativat nga ana e palëve të interesuara duke i njohur ata me idenë e iniciativave (dhe Thirrjen për të Rinjtë) por gjithashtu duke i prezantuar ato me vlerën e shtuar që iniciativa sjell për të gjithë shoqërinë dhe për ta si një palë e interesuar. Edhe nëse disa palë të interesuara vendosin të mos e mbështesin iniciativën drejtpërdrejt, arritja e tyre do të sigurojë që ata të njihen me të njëjtën dhe të mos bllokojnë proceset dhe aktivitetet brenda.
Gjithashtu, duke krijuar lidhje me palët e ndryshme të interesuara, të rinjtë duhet të përdorin aftësitë e tyre të avokimit dhe në mënyrë aktive (politikisht) të përfaqësojnë pikëpamjet dhe nevojat e tyre për vendimmarrësit (zakonisht të rriturit), donatorët dhe përfaqësuesit e institucioneve. Qëndrueshmëria Një tjetër element shumë i rëndësishëm kur flasim për angazhimin e palëve të interesuara në programet për inkurajimin e të rinjve dhe ndërtimin e kapaciteteve për angazhim në vendimmarrje është qëndrueshmëria që secila palë e interesuar mund të sjellë potencialisht në Thirrjen për të Rinjtë. Çfarë do të thotë kjo? Me fjalë të thjeshta, do të thotë që Programi i Thirrjes për të Rinjtë do të njihet nga palët e interesuara lokale si një program shumë i rëndësishëm për të rinjtë në komunitetin e tyre, duke siguruar që ata mbështesin vazhdimisht drejtimin e programit dhe kështu duke siguruar qëndrueshmërinë e të njëjtit përtej angazhimit të një organizate ose përparësi e donatorit. Edhe nëse shpjegimi është i thjeshtë, vetë veprimi i qëndrueshmërisë së një programi të tillë kërkon angazhimin dhe miratimin (për sa i përket kohës, burimeve financiare dhe materiale, kontakteve, fuqisë vendimmarrëse dhe më gjerë) të shumë palëve të ndryshme aktive dhe relevante në komunitet, siç janë bashkitë, administrata, shkollat, bizneset dhe institucionet joqeveritare. Të gjithë këto palë të interesuar të lartpërmendur do të sigurojnë që: (1) Të ofrojnë hapësirë për të rinjtë që të mblidhen dhe të kenë aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve për të rinjtë e tjerë pa pagesë. Ndërtimi i kapaciteteve do të përkrahej nga Punëtorët e të Rinjve dhe organizatat joqeveritare që punojnë në këtë fushë;
(2) Të ofrojnë mbështetje financiare për iniciativat e tyre. Idealisht kjo do të ishte miratim 50-50 nga ana e bashkive dhe sektorit të biznesit; (3) Të dëgjojnë mendimet dhe kërkesat e të rinjve duke i kanalizuar ato tek vendimmarrësit si në nivel shkollor ashtu edhe në atë komunal (Këshilli Bashkiak dhe sektorët e administratës); (4) Shkollat mbështesin angazhimin aktiv dhe Pjesëmarrjen e të Rinjve -të nxënësve të tyre në çështjet që i shqetësojnë ata në niveli shkollor dhe komunal duke i inkurajuar dhe pajisur me aftësi dhe mjete që zëri i tyre të dëgjohet; (5) Të komunikojnë dhe koordinojnë njëri-tjetrin duke përafruar përpjekjet e tyre dhe përparësitë e përmirësimit të komunitetit drejt angazhimit aktiv të të rinjve brenda vetë komunitetit. Duke u siguruar që të gjithë këta elementë të merren parasysh dhe të respektohen, Thirrja e të Rinjve do të shndërrohej në një program të vetë-qëndrueshëm ku të rinjtë do të jenë në gjendje të përcaktojnë përparësitë e tyre, të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me bashkëmoshatarët dhe gjithashtu zëri i tyre të dëgjohet dhe pranohet si i rëndësishme nga të rriturit brenda komunitetit. Duke vepruar kështu, ne do të sigurohemi që të kemi një shoqëri të shëndetshme duke respektuar nevojat e ndryshme individuale dhe grupore që jetojnë në kohezion, integritet dhe solidaritet ndaj të gjithëve.
Takimi i palëve të interesuara Për të vendosur terrenit bazë për një program të tillë në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçan, si pjesë e Thirrjes për të Rinjtë CID organizoi një takim 2-ditor të palëve të interesuara ku kryesisht u mblodhën përfaqësues nga këshillat e qytetit dhe komunatve sëbashku me përfaqësues nga administrata e shkollës dhe mësuesve në shkollat e mesme lokale.
Edhe ky ishte hapi i parë drejt sigurimit të qëndrueshmërisë së Thirrjes për të Rinjtë në nivel lokal, takimi i palëve të interesuara ishte mjaft i suksesshëm për sa i përket: Palët e interesuara të njohin rolin e tyre si pika qëndrore dhe një lidhje kryesore midis autoriteteve dhe të rinjve në procesin e zbatimit të iniciativave të drejtuara nga të rinjtë; Shkollat e përfshira të përmirësojnë dhe të kanë komunikim të mirë mes vete, veçanërisht shkollat me nxënës me prejardhje etnike të larmishme; Palët e interesuara të pranishme të disponojnë kapacitetet e tyre për të mentoruar dhe mbështetur zbatimin e iniciativave për të rinjtë si pjesë e kësaj Thirrjeje për të Rinjtë; Palët e interesuara të pranishme të deklarojnë gatishmëri për t'u angazhuar dhe përfshirë në fazat e mundshme përcjellëse të Thirrjes për të Rinjtë.
Rekomandime për KRIJUESIT E politikAVE
Rekomandime për krijuesit e politikave për adresimin e nevojës dhe qëndrueshmërisë së Thirrjes për të Rinjtë Thirrja për të Rinjtë- Përmirësimi i Pjesëmarrjes së të Rinjve në shoqëritë demokratike multietnike hulumtoi mundësitë për mbështetje të vazhdueshme dhe zbatim të Thirrjes për të Rinjtë si një program i strukturuar e i inkorporuar brenda komuniteteve me një mbështetje të vazhdueshme nga palët e interesuara në nivelin lokal. Pas gjithë procesit, për krijuesit e politikave janë hartuar rekomandimet e mëposhtme të cilat adresojnë nevojën për qëndrueshmëri të Thirrjes për të Rinjtë.
(A) Qëllimi dhe fushëveprimi i rekomandimeve Qëllimi i rekomandimeve është adresimi i nevojës për Thirrjen e të Rinjve si një program për mbështetje sistematike të Pjesëmarrjes më të madhe të të Rinjve në nivel lokal dhe një program ku të rinjtë kanë fuqinë vendimmarrëse për të shpërndarë buxhetin lokal për prioritetet dhe iniciativat e tyre. Gjithashtu, zbatimi i rekomandimeve në nivel lokal në Maqedoninë e Veriut do të siguronte rritjen e Pjesëmarrjes së të Rinjve në proceset e krijimit të politikave (si për rininë ashtu edhe për publikun në përgjithësi), hartën e vazhdueshme dhe prioritizimin e interesave të të rinjve në nivelin lokal, si dhe partneriteti ndërbrezërorë dhe ai mes shumë palëve të interesuara për mbështetjen e të rinjve në marrjen e një roli aktiv brenda procesit të vendimmarrjes dhe të hartimit të politikave në nivelin lokal.
Rekomandimet janë zhvilluar si pjesë e Thirrjes për të Rinjtë - Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëritë demokratike multietnike duke bashkuar kontributet si nga të rinjtë që marrin pjesë në proces ashtu edhe nga palët e ndryshme të interesuara me të cilat CID-i ka punuar gjatë të gjithë projektit. Vetë rekomandimet shqyrtojnë politikat dhe praktikat ekzistuese por gjithashtu eksplorojnë lidhjen midis Thirrjes për të Rinjtë dhe Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikës për të Rinjtë që është miratuar në fillim të vitit 2020. (B) Parimet Rekomandimet bazohen në këto parime: Barazi, mundësi të barabarta dhe aspak diskriminim; Transparencë brenda të gjitha strukturave të vendimmarrjes në nivelin lokal; Multikulturalizëm, ndërkulturalizëm dhe përfshirje e Pjesëmarrjes së të Rinjve; Qasja me shumë palë të interesuara drejt rritjes së mbështetjes sistematike për Pjesëmarrje më të madhe të të Rinjve; Njohja e rolit të të rinjve brenda shoqërisë si kontribues aktiv.
Thirrja për të Rinjtë dhe zhvillimi i këtyre rekomandimeve burojnë nga parimet e pjesëmarrjes vullnetare dhe aktive të të rinjve, barazia në qasjen drejt mundësive dhe të drejtave. Ata janë të përqendruar tek të rinjtë, të bazuar në të drejta e tyre dhe gjithëpërfshirës ndaj të gjithë të rinjve, nevojave dhe aftësive të tyre.
(C) Masat Për të krijuar një Thirrje për të Rinjtë që është qëndrueshme dhe përqendrohet tek ata, i inkurajojmë qeveritë lokale dhe krijuesit e këtyre politikave të zbatojnë rekomandimet e mëposhtme:
1. Përkushtoni një pjesë të buxhetit për zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikës për të Rinjtë në nivel lokal drejt qëndrueshmërisë së Thirrjes për të Rinjtë. Kjo do të sigurojë që një pjesë e caktuar 0,1% e buxhetit të përgjithshëm të komunave në baza vjetore të përkushtohet drejt krijimit dhe qëndrueshmërisë financiare të strukturave dhe sistemeve të pjesëmarrjes së të rinjve për vendimmarrje për financimin e iniciativave për të rinjtë në nivel lokal.
2. Vendosni një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtuesve / strukturës së Thirrjeve për të Rinjtë dhe Nënpunës Komunal për të Rinjtë, ku ky Nënpunës do të ishte një kontakt i pandërprerë dhe i vazhdueshëm me të gjithë palët e interesuara në nivelin lokal kur bëhet fjalë për zbatimin e iniciativave të të rinjve dhe përcaktimin e përparësive të tyre. Nënpunësi për të Rinjtë do të ishte përgjegjësi për komunikimit me shkollat, administratën komunale dhe qytetet, biznese të ndryshme dhe organizatat joqeveritare dhe si i tillë do të pasonte qëllimin kryesor të ekzistencës së Zyrës Komunale për të Rinjtë.
3. Vendosni një lidhje midis punës së Këshillit Lokal për të Rinjtë dhe Thirrjes për të Rinjtë. Puna e avokimit të Këshillit Lokal për të Rinjtë mund të jetë gjithmonë në sinkronizim me nevojat e përcaktuara me Thirrjen për të Rinjtë por edhe me elementin e avokimit të iniciativave të të rinjve. Me krijimin e kësaj lidhjeje, Komunat do të sigurohen që të gjitha strukturat e të rinjve në nivel lokal janë të lidhura dhe të ndërlidhura dhe se nevojat e të gjithë të rinjve përcillen drejt anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe merren parasysh gjatë hartimit të Strategjisë Lokale të të Rinjve dhe Plani i Veprimit për zbatimin e po të njejtës strategji.
Në nivelin kombëtar, i inkurajojmë qeverinë dhe krijuesit e politikave në nivel kombëtar që: Të rishikojnë politikat ekzistuese të taksave dhe të përfshijnë lehtësimin tatimor për bizneset që dhurojnë për Thirrjen për të Rinjtë dhe iniciativat e të rinjve në nivelin lokal. Kjo do të sigurojë që taksat nga ndërmarrjet lokale të investohen tek të rinjtë në atë komunitet duke kontribuar në përfshirjen e tyre aktive në të.
Në LIDHJE ME PROJEKTIN
Emri i projektit: Promovimi i aktivizmit tek të rinjtë në komunitete multietnike Mbështetur nga: Fondi nacional për demokraci (National Endowment for DemocracyNED) Periudha: 01.04. 2019 – 31.03.2020 Përshkrimi: Ky projekt adreson drejtpërdrejt nevojat thelbësore për realitetin lokal në Kumanovë, Staro Nagoriçan dhe Likovë përmes promovimit të kohezionit shoqëror midis etnive të ndryshme të Kumanovës dhe rajonit që është shumë me rëndësi për një rajon që ka pasur konfliktit dhe është multikulturor, multietnik dhe multireligjioz. Pas një thirrjeje të hapur për aplikime, CID-i përzgjodhi një grup prej 20 udhëheqësish të rinj, nga 15 deri në 20 vjeç, nga katër bashkësi multietnike në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në një punëtori pesë-ditore të ndjekur nga një seri prej 5 trainimesh interaktive, dy-ditore në temat e vlerave dhe parimeve demokratike, të drejtat e njeriut, udhëheqja, aftësia komunitare, dialogu ndërkulturor dhe ndërtimi i besimit në komunitet. Trajnimi pesë-ditor ishte trajnimi i parë dhe u përqëndrua në krijimin e frymës ekipore dhe të kohezionit si dhe parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut, ndërsa trajnimi dy-ditor u përqëndrua në tema specifike si: demokracia, pjesëmarrja aktive e të rinjve, udhëheqja, aftësia e komunitetit, dialogu ndërkulturor, ndërtimi i besimit në komunitet, vullnetarizmi, avokimi dhe menaxhimi i projektit. Trajnimet krijuan një bazë të njohurive dhe aftësive mbi këto tema dhe ofruan një hapësirë që të rinjtë të reflektojnë në nevojat e tyre të përbashkëta që duhet të mbrohen para autoriteteve lokale si dhe të hartojnë sfidat kryesore që lidhen me çështjet e rinisë në komunitet. Pas trajnimeve, bazuar në angazhimin e tyre dhe potencialin e 10 të rinjve
të trajnuar u zgjodhën të bëhen Udhëheqësit e Thirrjes për të Rinjtë dhe mentoronin të rinjtë e tjerë nga komunitetet e tyre për të krijuar dhe zbatuar iniciativat e tyre duke përdorur burimet nga Thirrja për të Rinjtë. Thirrja për të Rinjtë shërben si një platformë për të rinjtë që të bëhen mentorët dhe shumëfishuesit e vlerave demokratike ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, si dhe t’i inkurajojnë të rinjtë që në mënyrë të vetëqëndrueshme të menaxhojnë ndarjen e granteve në shkallë të ulët dhe menaxhimin e programeve. Thirrja për të Rinjtë ndau grante të 5 iniciativave për të rinjtë që u zhvilluan në njërën nga 3 komunat e synuara - Kumanovën, Staro Nagoriçanin dhe Likovën. Një pjesë thelbësore e këtij projekti ishte tryeza e rrumbullakët e cila mblodhi Drejtuesit e Thirrjes për të Rinjtë dhe palët e interesuara për një diskutim të ndërsjellë mbi nevojat dhe idetë e të rinjve dhe atë që palët e interesuara mund të bëjnë për t'i mbështetur ata. Ideja është që të sigurohet mbështetje dhe qëndrueshmëri financiare për Thirrjen për të Rinjtë në mënyrë që të mos mbarojë me përfundimin e këtij projekti por të vazhdojë të jetë funksional për të rinjtë e tjerë me ide dhe iniciativa që të mund ta përdorin atë.
Facebook: https://www.facebook.com/CIDYouthCall/ Instagram: youth.call
Rreth Qendrës për Dialog Interkulturor (CID)
Qendra për Dialog Interkulturor (CID) është një organizatë e shoqërisë civile që punon për të promovuar pranimin ndërkulturor dhe qytetarinë aktive përmes proceseve të ngritjes së kapaciteteve, arsimit dhe punës së të rinjve. Aktiviteti i organizatës përqendrohet në shumë aspekte që janë me interes për të rinjtë: nga ofrimi i shërbimeve dhe informacioneve e deri tek hulumtimi dhe mbështetja për krijimin e politikave dhe rrjetëzimin.
CID
punon për të krijuar bashkësi të ndryshme të përgjegjshme dhe
bashkëpunuese ku qytetarët kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin shoqëror dhe integrimin. Misioni ynë është të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit duke krijuar mundësi për angazhim cilësor të shoqërisë civile, avancimin e mundësive për të mësuar dhe përfshirje aktive të të rinjve dhe qytetarëve të tjerë
Më shumë rreth CID-it mund të gjeni në: www.cid.mk
Rreth AutorES
Dragana Jovanovska aktualisht është duke punuar në nivelin Evropian si menaxhere e Programit të Byrosë Organizuese të Sindikatave Studentore të Shkollës (OBESSU). Deri kohëve të fundit ka punuar në nivelin lokal dhe në atë kombëtar në Kumanovë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Qendrës për Dialog Interkulturor (CID) në cilësinë e saj si Drejtore Ekzekutive e organizatës. Dragana është edukatore me përvojë që merret me edukim joformal me të rinj dhe të rritur në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, e përqëndruar tek edukimi i të drejtave të njeriut, përfshirja, pjesëmarrja e të rinjve, dialogu ndërkulturor dhe parandalimi.