Youth decides!

Page 132

ZHVILLIMI I KËSHILLEVE RINORE LOKALE

Komuniteti lokal dhe këshilli rinor në Komunën e Kratovës Gjatë 15 viteve të fundit në Komunën e Kratovës u formuan dy këshilla rinore, por për fat të keq nuk kanë funksionuar më gjatë se një vit. Iniciativa për themelimin e një këshilli të ri dhe funksional rinor, që do të angazhohet në përfaqësimin e interesave dhe nevojave të të rinjve në Kratovë, filloi në dhjetor të vitit 2013, me fillimin e realizimit të projektit “Zhvillimi i pjesëmarrjes lokale të të rinjve dhe politikat lokale rinore”. Qëllimi kryesor i projektit ishte forcimi i kapaciteteve të shoqërimit rinor në nivel lokal dhe njohja e tyre formale nga ana e komunave, si një punë e përbashkët për avancimin e politikave për të rinjtë në nivel lokal, përmes zhvillimit të aktivizimit rinor, punës së të rinjve dhe pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjeve, që në përgjithësi kontribuoi shumë në Komunën e Kratovës për të kuptuar dhe punuar me politikat e të rinjve dhe shoqërimin e tyre. Hapi i parë për realizimin e projektit në kuptimin Komunën e Kratovës ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me Komunën e Kratovës. Me këtë u krijua një bashkëpunim i shkëlqyer me Komunën e Kratovës dhe filloi bashkëpunimin e përbashkët me Qendrën e dialogut interkulturor, forumin rinor të arsimit dhe Komunën e Kratovës, për krijimin e një këshilli funksional rinor dhe zhvillimin e një strategjie lokale rinore. Në maj të vitit 2014 u formua bërthama rinore për krijimin e këshillit lokal rinor, i përbërë nga 5 përfaqësues të organizatave rinore, shoqërive joformale të të rinjve dhe rinisë politike. Anëtarët në periudhën nga marsi - mani i vitit 2014 ndoqën një cikël trajnimesh dhe ato për : pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, shprehje të argumentuar, lobim dhe përfaqësim, media të reja dhe aktivizim interneti, si edhe organizimi i eventeve, që sollën rritjen e njohurive dhe kapaciteteve për punën e përfaqësuesve. Pas përfundimit të këtyre cikleve trajnimi bërthama rinore organizoi një ngjarje publike për promovimin e iniciativës për themelimin e këshillit rinor, që u mbajt gjatë muajit qershor me moton “Të rinjtë janë prapë në lojë”, që të mund të theksohet fuqia që e kanë të rinjtë në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal. Po ato anëtarë patën mundësi që të marrin pjesë në një vizitë studimore në Selanik në qershor, ku u njohën me rrëfime suksesi dhe punën e organizatave rinore në Selanik dhe më gjerë në rajon. Në fazën e dytë të projektit në Komunën e Kratovës u shpall një thirrje për themelimin e një bordi iniciues, në të cilin bënin pjesë me nga një përfaqësues nga çdo organizatë rinore dhe rinie politike në Kratovë (Kryqi i Kuq, RROMA, Qendra rajonale e zhvillimit të qëndrueshëm, UFR, LSDM, Efrem Karanov dhe EKOKRATER). Gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2014, anëtarët e kishin mundësi për ndërtimin e kapaciteteve të tyre, përmes pjesëmarrjes në trajnime, mes të cilave e një rëndësie të veçantë ishte edhe trajnimi i zhvilluar nga ana e një përfaqësuesi të vetëqeverisjes lokale. Gjatë muajit dhjetor në hotelin “Kratis” u mbajt panairi i sukseseve rinore, me qëllim promovimin e iniciativave për themelimin e këshillit të të rinjve në Kratovë dhe në të merrini pjesë rreth 60 persona. Pas këtyre aktiviteteve Këshilli i Komunës Kratovë, solli vendim për themelimin e KRL, për të cilin u shpall edhe një thirrje për paraqitjen e anëtarëve në atë këshill rinor. Gjatë muajit dhjetor Këshilli i Komunës Kratovë miratoi vendimin me të cilin u formua këshilli lokal rinor dhe bëri zgjedhjen e anëtarëve të tij. .

132


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.