Bota e Re - qershor 2009

Page 9

Intervista

kanë përkrahjen e duhur Themelohet Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK): Prishtinë, 7 maj – Të enjten në Prishtinë me nismë ë gazetarëve të diplomuar në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, është themeluar Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK). Kryetar i këtij unioni është zgjedhur gazetari dhe studenti i masterit të gazetarisë Muhamet Jahiri. Po ashtu është zgjedhur edhe kryesia e UGK-së në të cilën bëjnë pjesë nëntë anëtar. Shefi i Degës së Gazetarisë në UP, Milazim Krasniqi me këtë rast ka thënë se ka qenë shumë i nevojshëm krijimi i një organizate të gazetarëve, e cila sipas tij do ta plotësojë një vakum që njihet në vet rregullimin e profesionit. “Padyshim që Kosova në dhjetë vitet e fundit ka përjetuar një ekspansion në media, por ky zhvillim i mediave nuk është përcjellë edhe me formimin, zhvillimin dhe masivizimin e asociacioneve që e rregullojnë profesionin dhe do t’i mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe t’i caktojnë “rregullat e lojës” në këtë fushë”, është shprehur Krasniqi. Ai gjithashtu ka thënë se pse edhe pse në botë gazetarët kanë ndikimin më të madh në Kosovë nuk ndodhë.“Fatkeqësisht në Kosovë gazetarët janë ata të cilat kanë më së paku ndikim. Atë ndikim e kanë pronarët, burimet e informacionit, menaxherët, reklamuesit etj. Sepse organizimet të ne janë shumë të dobëta”, ka theksuar Krasniqi. Ndërsa, kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri, ka thënë se qëllimi i kësaj organizate është që gazetarët të kenë një përfaqësim më të kënaqshëm përballë problemeve dhe sfidave që dalin para gazetarëve, gjë të cilën sipas tij nuk e kanë pasur deri më tani. “Ne përmes kësaj organizate (UGK) do të merremi me mbrojtjen e gazetarëve, mbrojtjen e profesionit tonë të shenjt dhe etikës së tij. Ai ka thënë me gjeneratat e gazetarëve të diplomuar që po dalin të pagatitura çdo ditë e të diplomuar profesionalisht është krijuar një realitet i ri kurse me krijimin e kësaj organizate do të ngritët edhe një shkallë tjetër e një realitetit të ri. “Me krijimin e kësaj organizate, nuk do të thotë se jemi kundër ndonjë organizate tjetër, por është e kundërta, jemi për partneritet dhe bashkëpunimi me çdo organizatë në të ardhmen, për të mbrojtur dhe garantuar lirinë e mendimit dhe shprehjes”, ka theksuar Jahiri.Ndërkaq gazetari Resul Sinani njëherësh edhe ligjërues në Degën e Gazetarisë në UP ka thënë se kurrë më parë nuk i ka takuar ndonjë asociacioni sepse nuk i ka besuar se ato janë në vijën e duhur dhe vërtetë i mbrojnë interesat e gazetarëve“Do të doja që pas nesh të ketë edhe organizime të tjera sepse krijimet e reja nënkuptojnë edhe zëra të rinj në mbrojtje të punës dhe etikës së gazetarëve”, ka thënë Sinani.Anëtare të kryesisë së UGK-së janë zgjedhur : Muhamet Jahiri(kryetar), Faton Polisi, Qëndresë Mustafa, Osman Gashi, Drita Vitia, Gëzim Qerimi, Lulzim Ahemti, Shqipe Hetemi, Driton Bublaku, Florim Maliqi.

loren dhe gjithçka që i përkasin gazetarëve. Ndërsa në një të ardhme të afërt, pas të gjitha këtyre procedurave, ne do të fillojmë me aktivitet tona në mënyrë të rregullt. Ne, gjithashtu, do të mundohemi që të bashkëpunojmë edhe me gazetarët jashtë vendit.

BOTA E RE: Në rregulloren që keni bërë ju, a janë përfshirë të gjitha rregullat për gazetarët?

4HUVKRU

JAHIRI: Në rregullore i kemi përfshirë të gjitha rregullat për gazetarë, qoftë ato për gazetarinë, por edhe rregullat e ndëshkimit të gazetarëve, nëse i shkelin rregullat që janë bërë. Edhe gazetarët ndonjëherë e vërejnë se gabojnë, prandaj kemi bërë rregulla të cilat janë të specifikuara në bazë të neneve dhe të rregullave që janë të përcaktuara aty.

BOTA E RE: A keni përkrahje nga institucionet tona? JAHIRI: Ne veç jemi në fazën e regjistrimit dhe besoj se do të gjejmë përkrahjen e institucioneve tona, pasi që misioni ynë është për t’i mbrojtur të drejtat dhe etikën e gazetarëve, pra nuk e shohim të paarsyeshme që të mos mbështetemi edhe nga institucionet e vendit. BOTA E RE: Çka premton kryesia e re e UGK-së? JAHIRI: Si union që jemi, qysh në momentin e themelimit, jemi deklaruar se Kosova ka nevojë që brenda territorit të saj të krijohen unionet dhe organizatat që do t’i mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe ata të pajisen me kontratat që do të punojnë, pasi që gazetarët nuk respektohen aq sa duhet. BOTA E RE: Cili do të jetë hapi i parë që do të bëni në punën tuaj të re? JAHIRI: Jemi duke mbajtur takime të shpeshta si union i ri, ku çdo herë po diskutohen strukturat e unionit. Besoj se në një të ardhme jo të largët do të organizojmë një debat dhe nga aty do të përgatiten edhe agjenda e projekte të mjaftueshme, si edhe rruga që do të ndjekim në interes të gazetarëve, por gjithnjë do të lidhet me profesionin dhe çdo herë do të ketë aktivitet, pra nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment. ■


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.