Bota e Re - numri i muajit maj

Page 1

REVISTË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS VITI XLIII, MAJ 2011

INTERVISTË ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË STUDENTËVE TË UP-së, SELIM DAKU Editorial

SHUMË DIPLOMA E PAK PUNË >>>FAQE 3

Prof. dr. Milazim KRASNIQI

INICIATIVA QË MUND TË NXISIN IMUNIZIMIN E SHOQËRISË >>>FAQE 6-7

Florim MALIQAJ

KULE: BASHKËPUNIMI ME UP-NË, DO TE THELLOHET >>>FAQE 10-11

DAKU: SË BASHKU, MUND T’I ZGJIDHIM PROBLEMET NË UP “Relacioni Kryetar J KëshillJU - Parlament i Studentëve - Rektorat, mund t’i zgjidhJO të gjitha problemet e studentëve”, ka thënë i pari i studentëve të UP-së, Selim Daku

>>> FAQE 4

Përparim BUBLAKU

KOPJIMI NË PROVIME NGA STUDENTËT, PROBLEM LIGJOR DHE MORAL >>>FAQE 12

Leutrim MUSTAFA

MENTOR ZHDRELLA, “PASANIKU” I SUPERLIGËS >>>FAQE 29

EDHE NJË VIT JETË PËR 8 DREJTIME TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT “Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pa bazë, sepse Fakulteti i Edukimit ka 92 profesorë dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune, të cilët janë pranuar në bazë të kritereve akademike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Muja. >>> FAQE 9-10


Njoftojmë të gjithë studentët e interesuar të cilët duan të shkruajnë për revistën e studentëve “Bota e Re” duke i shprehur brengat, problemet, pakënaqësitë, vërejtjet por edhe promovimin e ideve, studentëve të suksesshëm mund ta bëjnë duke i dërguar tekstet në e-mail adresat e mëposhtme: botaere2011@hotmail.com dhe florim.maliqaj@hotmail.com


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Shumë diploma e pak punë Çdo vit Kosovës i shtohen 30 mijë të rinj të gatshëm për të qenë pjesë e tregut të punës, ndërsa çdo vit Kosova punëson hiç më shumë se 10 për qind të tyre dhe atë shumica në sektorin privat dhe në punë sezonale. E përkundër këtij trendi që po vazhdon nga viti në vit, numri i studentëve të pranuar në Universitetin e Prishtinës është dyfishuar pothuajse në çdo departament. Studentët kosovarë pas diplomimit, në vend se ta kenë të siguruar një vend pune, çdo ditë bredhin rrugëve duke shpresuar që studimet e tyre të mos kenë shkuar huq. Çka është edhe më e rëndë, familje të shumta përkundër gjendjes së rënduar ekonomike sakrifikojnë shumëçka që fëmijët e tyre të shkojnë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Prizren për të kryer studimet. Ndërsa, të gjitha këto familje i lidh brenga se pas përfundimit të studimit, a do të ketë një vend pune për fëmijën e tyre? Realiteti ka ditur të tregohet i vrazhdë me shumëkënd në Kosovë, e këtu nuk përjashtohen as studentët, që nesër pritet të jenë elita udhëheqëse e shtetit. Kjo mund të ilustrohet fare lehtë, por pasi të kesh vizituar kafenetë e kryeqytetit dhe qendrave të tjera universitare të cilat vlojnë nga të rinjtë dhe studentët. Investimi në pjesën më vitale të shtetit, ka munguar dhe tani është koha që të ndryshohet diçka në këtë drejtim. Investimet më të mëdha që janë bërë gjatë këtyre viteve të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë ato në rregullimin e transportit dhe në ndërtimin e shkollave, ndërsa pak është bërë për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe për krijimin e kushteve më të favorshme për studentët e sapo diplomuar. Derisa ka kuadro, dhe të rinj entuziast për të ushtruar profesionin, për të cilin kanë derdhur dije dhe mund, institucionet përgjegjëse duhet të mendojnë më seriozisht në krijimin e një strategjie që do të krijonte një balancë në mes të të diplomuarve në departamentet e caktuara dhe të punësuarve. Kjo për faktin se deri më tani edhe nëse ka pasur një të tillë, realiteti e ka dëshmuar se tregu i punës nuk është në gjendje të pranoj gjithë ata studentë që dalin nga bankat universitare. Në këtë kontekst do të duhej që të planifikohej mirë se për cilin departament ka nevojë më shumë Kosova, që të ketë më shumë të diplomuar, e në cilin më pak. Në të kundërtën, studentët do vazhdojnë të bredhin rrugëve, ose të largohen nga vendi në kërkim të zhvillimit të tyre profesional. Largimi i këtyre kuadrove do të ishte në dëm të vendit, dhe pasojat nuk do të donin shumë kohë për t’u vërejtur.

Adelinë N. Sahiti

Impresum: Boton: Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës. Revista e studentëve “Bota e Re” Kryeredaktor: Florim Maliqaj; Zv. Kryeredaktor: Besarta Jakaj; Redaktor Përgjegjës: Emir Azemi; Redaktor: Dukagjin Avdyli; Redaktore: Adelinë Sahiti; Sekretar: Brendon Berisha; Lektor: Dukagjin Avdyli Adresa: Fakulteti i Filologjisë – Universiteti i Prishtinës, 10000 Prishtinë. E-mail: botaere2011@hotmail. com, florim.maliqaj@hotmail.com. 0DM

PËRMBAJTJA Brendon Berisha: Daku: Së bashku, mund t’i zgjidhim problemet në UP..........................................4 Përparim Bublaku: Edhe një vit jetë për 8 drejtime të Fakultetit të Edukimit ...................................5 Prof. dr. Milazim Krasniqi: Iniciativa që mund të nxisin imunizimin e shoqërisë ........................6-7 Behar Kryeziu: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë të ndalur për UP-në ...................................8 Liridona Hoti: Buxheti për UP-në, i njëjtë me atë të vitit të kaluar...............................................................9 Intervistë me rektorin e Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule ................................................... 10-11 Përparim Bublaku: Kopjimi në provime nga studentët, problem ligjor dhe moral................... 12 Arlinda Thaçi: Sistemi katër vjeçar, më i përshtatshëm për juristët........................................ 13-14 Poet Qeriqi: Ekrem Zajmi, kryetar i ri i “Paqes Studentore”.................................................................... 15 Lorik Shala: Morina: Falsifikuesit ndëshkohen nga Dekanati ................................................................. 16 Bujar Isma: Remzie Shahini – Hoxhaj, grua dhe nënë e suksesshme .............................................. 17-18 Edona Bytyqi: Profesorët dhe studentët e UP-së, bashkëpunues si kurrë më parë ........................... 19 Musa Preteni: Baliqi: Objektiva kryesore e shkencave politike të bëhet fakultet ................... 20 Tahir H Bungu: Kualitet apo kuantitet? ........... 21 Emir Azemi: Studentët kosovarë, takuan krerët e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ......... 22-23 Suzana Fazliu: Të jesh apo të mos jesh!!! ........ 24 Mirushe Krasniqi: Pedagogjia sociale, profesion me perspektivë apo? .................................................. 25 Liburn Dakaj: Harvardi universiteti i presidentëve amerikan ....................................................... 26 Alban Bilalli: 5 aeroportet më të pazakonta në botë ................................................................................... 27 Syhejl Havolli: Poezi................................................. 28 Leutrim Mustafa: Mentor Zhdrella, “Pasaniku” i Superligës ....................................................................... 29 Leutrim Ajeti: Milionerët e futbollit evropian... 30


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

DAKU: SË BASHKU, MUND T’I ZGJIDHIM PROBLEMET NË UP “Relacioni Këshill i Studentëve - Parlamenti i Studentëve dhe Rektorat, mund ti zgjidhin të gjitha problemet”, u shpreh Lideri i studentëve të UP-së, Selim Daku. Brendon BERISHA

K

ryetari i Parlamentit Studentor (PSUP), Selim Daku, kërkon nga studentët e Universitetit të Prishtinës, që të gjitha ankesat që kanë, lidhur me parregulluesit apo të padrejtat që mund ti ndodhin studentëve, ti paraqesin te Kryetarët e Këshillave Studentore në secilin Fakultet dhe përmes tyre ti paraqesin në zyrën e tij, te Fakulteti i Filologjisë. “Rastet që kanë studentët duhet ti paraqesin te Këshillat Studentore në secilin Fakultet dhe nëse ata nuk mund ti zgjidhin problemet, atëherë le të vijnë në zyret e Parlamentit Studentore, ose mundë të shfrytëzohen kontaktet përmes E-Mailit apo grupit social në Facebook: Parlamenti i Studentëve – Universiteti i Prishtinës. Ka fjalë të shumta që qarkullojnë lidhur me parregullësit që po ndodhin në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, mirëpo ankesa ka pak. Andaj së bashku me studentët ne mund ti zgjidhim problemet që shfaqën. Realacioni, Kryetarë i Këshillit - Parlament i Studentëve dhe Rektorat, mund ti zgjidhin të gjitha problemet”, u shpreh i Lideri i studentëve të UP-së, Selim Daku. Ai premtoi se të gjitha ankesat që do ti ketë, do të mundohet ti zgjidh në mënyrë të drejtë dhe në të mirë të studentëve. Daku më tej shtoi se institucioni që ai drejton, ka përfunduar me mjaftë suksese fazën e parë të monitorimit të procesit mësimor në Universitetin e Prishtinës dhe shumë shpejt pritet të filloi faza e dytë e cila do të jetë shumë e rëndësishme. “Faza e parë kishte të bënte me shumë

me identifikimin e problemeve dhe ka kaluar me mjaftë suksese, ku studentët e caktuar kanë monitoruar në fakultetet të ndryshme. Për shembull studenti i Fakultetit Filiozofik ka qenë vëzhgues në Fakultetin Ekonomik”, nënvizoi Daku, i cili ka thënë se faza e dytë do të jetë më e rëndësishme, ku do të publikohen emrat e individëve të cilët shkaktojnë probleme dhe krijojnë të meta në proceset e studimeve.

PSUP-ja, hartoi planin e punës për dy vitet e ardhshme Parlamenti i Studenteve, Kryetarët e Këshillave Studentor, Anëtarët e Komisioneve dhe Senatoret, prej datës 25 – 31 mars, qëndruan në Golem të Shqipërisë, për hartimin e planit të punës, për dy vitet e ardhme. Rreth 50 studentë, ishin të ndarë në grupe punuese. Gjatë prezantimeve të grupeve u ceken të mirat dhe të metat e Universitetit të Prishtinës, ku këto të fundit dominonin më shumë. Por qëllimi kryesor ishte se si të zgjidhen ato. Gjatë gjashtë ditëve, grupet dhanë ide e diskutuan dhe në fund u realizua strategjia e punës. Kryetari i PSUP-së, Selim Daku, lidhur me këtë çështje u shpreh: “Aktivitetet kryesore që do të ndodhin gjatë këtij mandati e që janë planifikuar në Shqipëri do te jenë të fokusuara në hartimin e kalendarit të aktiviteteve, ku fokusi kryesor do të jetë ngritjen e cilësisë së studimeve. Do të angazhohemi që gjithçka të shkoj mirë për studentët e UP-së dhe të përmirësohen të metat që janë identifikuar gjatë hartimit të planit”, ka deklaruar Daku, i cili qëndron në postin e të parit të studentëve që nga 1 tetori 2009. Ai ka theksuar në fund se do të angazhohet maksimalisht që gjithçka të shkoj mirë për studentët e UP-së. (Autori i shkrimit është studentë i viti të parë, Gazetari) 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Edhe një vit jetë për 8 drejtime të Fakultetit të Edukimit “Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pa bazë, sepse Fakulteti i ͖͝ ´ ´ ´ ´ ´ ´ ǡ ´ ´ janë pranuar në bazë të kritereve akademike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Muja

Përparim BUBLAKU

T

etë njësi Akademike të Fakultetit të Edukimit, edhe për një vit akademik do te jenë të hapura për regjistrim të studentëve të rinj. Kjo është bërë e ditur nga drejtuesit e Fakultetit të Edukimit, pas një takimi të zhvilluar ndërmjet rektorit Rugova, dekanit të fakultetit të Edukimit, përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe me përfaqësuesit të Këshillit Studentorë të Edukimit. Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Gjuha Angleze, Historia – Edukata Qytetare, Gjeografia-Edukata Qytetare, Fizika-Kimia, Biologjia-Kimia, Teknologjia Informatika dhe Matematika-Informatika janë Njësitë që nuk u patën akredituar nga Agjencia për Akreditimit, me arsyen se nuk ka kishte kuadër të mjaftueshëm për këto drejtime. Këto konstatime të Agjencisë së Akreditimit, dekani i Fakultetit te Edukimit, Hasan Muja, i ka quajtur të papranueshme. “Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pabazë, sepse Fakulteti i Edukimit ka 92 profesorë dhe asistent në marrëdhënie të rregullt pune, të cilët janë pranuar në bazë të kritereve akademike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka deklarua Muja. Ai gjithashtu është shprehur i bindur se marrëveshja e arritur, garantues i së cilës është Rektori i UP –së, Mujë Rugova, do të zbatohet. “Qëndrimi ynë është që kjo marrëveshje patjetër të zbatohet”, ka theksuar ai, duke shtuar se pas përfundimit 0DM

të vitit akademik 2011-2012 do të formohet një komision, i cili do të analizojë dhe studioi të gjitha modalitetet për ndryshime eventuale. Vendimin e Agjencisë për mos akreditimin e 8 Njësive Akademike, e kanë kundërshtuar edhe studentë e Fakultetit te Edukimit. Ata me një protestë që e patën organizuar para Rektoratit të UP-së, për te vazhduar tek Ministria së Arsimit dhe përfunduar para Agjencisë së Akreditimi, vendimin e kësaj të fundit e kishin cilësuar si te pabazë. “Profesorët dhe asistentët që ligjërojnë në Fakultetin e Edukimit, janë të kualifikuar dhe nuk qëndron ajo që ka thënë Agjencia e Akreditimit, se nuk ka staf të kualifikuar në edukim”, ka thënë Fisnik Sllovova, anëtar i Këshillit Studentor, Edukim. Gjithashtu, ai shpreson se marrëveshja e arritur do të zbatohet dhe studentët e edukimit nuk do të përballen më me probleme te tilla. (Autori i shkrimit, është studentë i vitit të tretë, Gazetari

Drejtimet që nuk u akredituan nga Agjencia për Akreditim 1. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 2. Gjuhë Angleze 3. Histori –Edukatë Qytetare 4. Gjeografi-Edukatë Qytetare 5. Fizikë-Kimi 6. Biologji-Kimi 7. Teknologji Informatikë 8. Matematikë-Informatikë


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Iniciativa që mund të nxisin imuni Prof. ass. dr. Milazim KRASNIQI

B

allafaqimi i qytetarëve të Kosovës me anën e errët të ngjarjeve të së kaluarës, ndonëse ka ardhur në rend dite me vonesë prej dymbëdhjetë vitesh, prapëseprapë ka sjellë trazime që zbulojnë se shoqëria ende nuk është plotësisht e përgatitur për atë ballafaqim. Arsyeja kryesore për këtë trazim duhet të jetë trauma e fortë që ende është vepruese nga pasojat e atyre ngjarjeve, dhe e dyta edhe nga frika e prodhimit të pasojave të reja nga reaksionet eventuale të akterëve të atyre ngjarjeve. Në sfondin e brishtësisë së institucioneve, të rivaliteteve politike që nganjëherë dinë të marrin tendenca irracionale dhe të një prezence pushtetore mjaft hileqare të Bashkimit Evropian, ky trazim edhe është i kuptueshëm. Sidoqoftë, tashmë kutia është hapur dhe në fund të saj nuk ka kush të jetë tjetër pos një shprese se ndriçimi i këtyre ngjarjeve do t’i shërojë traumat e kësaj shoqërie dhe do ta përgatisë vendin për një kapitull të ri të historisë së vet, të shkëputur edhe nga mbikëqyrja hileqare. Ngjarja e parë që lidhet me zbardhjen e një segmenti të së kaluarës, veprimtaria e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), tashmë e ka marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës, ku është ngritur një komision parlamentar, i cili do ta hulumtojë veprimtarinë e atij shërbimi. Ajo që e bëri më të lehtë këtë zhvillim, ishte gatishmëria e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës, (e cila nga rivalët e saj akuzohet për afërsi me atë shërbim), që të ngrihej ai komision dhe të hetohej gjerësisht veprimtaria e SHIK-ut. Në deklarimet publike që tashmë kanë bërë disa nga ish drejtuesit e atij shërbimi, të cilët janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, është qartësuar gatishmëria e tyre që të zbardhet deri në fund historiku dhe veprimtaria e SHIK-ut. Ky qëndrim shumë bashkëpunues i ka hutuar bukur shumë kundërshtarët politikë të Partisë Demokratike, të cilët kanë pritur më shumë rezistencë e reagime negative, e më pak bashkëpunim, për të fituar ndonjë poen politik në sytë e qytetarëve. Edhe pse vendimi për zbardhjen e veprimtarisë së SHIK-ut është marrë, hutia e opozitës ende nuk është davaritur plotësisht. Sidoqoftë, hetimi i veprimtarisë së SHIK-ut është një vendim i rëndësishëm i Kuvendit të Kosovës, sepse me hetimin dhe me zbardhjen e plotë të asaj veprimtarie, do të mundësohet që të bëhet vlerësimi real i punës së SHIK-ut, për të cilin në Kosovë është ngritur një pluhnajë e madhe. Përderisa, ish-drejtuesit e tij pohojnë se kanë punuar për pavarësinë e vendit, kundërshtarët e akuzojnë për vrasje politike, për veprimtari kriminale, zhvatje dhe presione të llojllojshme. Së fundmi, si për ta çuar deri në fund absurditetin e kësaj pluhnaje, kryetari i komunës së Prishtinës dhe njëherësh lideri i opozitës, Isa Mustafa, e akuzoi SHIK-un si të infiltruar në polici e në gjyqësi dhe si adresën kryesore të tendencave për “ngulfatjen e

shtetit”, me ç’rast e krahasoi madje me UDB-në serbe. Edhe nëse e lëmë anash faktin që reagimi i tij aq i ashpër erdhi si përpjekje për të mbrojtur disa vartës të tij nga hetimi për korrupsion dhe sipas gjasave edhe ndonjë nga familjarët e vet, mbetet fakti që për gjithçka që po ndodhë në këtë vend e nuk i pëlqen ndokujt, adresa e fajësimit është SHIK-u, edhe pse ai zyrtarisht është shpërbërë para tre vjetësh. Fshehja e shumë keqbërësve të pasluftës nën firmën e SHIK-ut në njërën anë dhe refuzimi i shtetit ligjor, duke fajësuar SHIK-un për gjithçka në anë tjetër, e bëjnë të domosdoshëm ndriçimin e plotë të veprimtarisë së tij dhe heqjen e alibive të rreme për të gjithë keqbërësit. Mbase pikërisht për këtë arsye deri tashmë, entuziastët për hetimin parlamentar duken pikërisht ish-drejtuesit e SHIK-ut. Për ta plotësuar tablonë e zbardhjes së krimeve të pasluftës, Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar edhe një hetim tjetër parlamentar, hetimin e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovën e pasluftës. Edhe ky hetim është i domosdoshëm, sepse kanë ndodhur shumë vrasje pas luftës dhe shumica e tyre nuk janë ndriçuar deri sot. Por, për habinë e të gjithë vullnetmirëve, reagimi negativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte i pakuptueshëm. Pse LDK nuk pajtohet me hetimin dhe ndriçimin e atyre krimeve nga të cilat janë goditur një numër i konsiderueshëm i politikanëve të saj? Në

Kuvendi i Kosovës

0DM


Revistë e studentëve të të Universitetit Un U niv iv të Prishtinës

zimin e shoqërisë këtë pyetje zyrtarët e saj ende nuk kanë dhënë një përgjigje adekuate. Në fakt, deputetët e LDK-së kanë të drejtë të kërkojnë sqarime për iniciativën, të ndikojnë në formatimin e saj, por që ta refuzojnë këtë hetim, kjo është e pakuptueshme. Nga reagimi i tyre i parë shumë nervoz, dukej sheshit se drejtuesit e LDK-së ende nuk janë rehabilituar psikologjikisht nga lehtësia me të cilën PDK e pranoi hetimin për SHIK-un dhe nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë konsekuencash do të ketë kjo gatishmëri. Deri tash perceptimi i patentuar ka qenë se të gjitha krimet që janë bërë në Kosovën e pasluftës, e kanë pasur për adresë SHIK-un. Por, hetimi parlamentar mund ta rrënojë këtë perceptim dhe atëherë do të duhet të kërkohen pista të tjera për krimet e kryera e të faturuara një shërbimi që nuk i paskësh kryer. Dhe në atë rast, pistat e reja mund të shkojnë në drejtimin në të cilin ata nuk duan që ato të shkojnë. Megjithatë, është e besueshme se do të gjendet një formulë e pranueshme edhe për LDK-në, me çka do të krijohej konsensusi që hetimi i krimeve të kryera pas luftës të jetë tërësor dhe të çohet deri në fund. Pa çuarjen e tij deri në fund, shoqëria nuk do të lirohet kurrë plotësisht nga traumat që ato krime kanë shkaktuar po edhe nga dyshimet se në vitet e para pas çlirimit të vendit, është përdorur dhuna fizike për të arritur qëllime politike dhe se rreziku i riciklimit të asaj skeme kriminale mbetet potencial.

Qeveria e Kosovës Duke e zgjeruar idenë e ballafaqimit me të kaluarën dhe përgatitjen e vendit për një konfrontim të mundshëm ligjor me Serbinë në Gjykatën e Drejtësisë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e vet të fundit ka marrë vendim të formojë Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, në vitet 19901999. Nga sa është bërë e njohur deri tash, ky institut do të mbledhë dëshmi e prova, do t’i sistemojë ato dhe do të përgatitë dosjen e Kosovës, me të cilën do të dëshmohen krimet e kryera nga shteti serb, në vitet 1990-1999. Edhe pse i vonuar, ky është një projekt shumë i rëndësishëm. Nëse do të financohet si duhet dhe nëse do të inkuadrojë ekspertizën e nevojshme, instituti i sapokrijuar, mund të kontribuojë jo vetëm për ndriçimin e krimeve të kryera, por edhe për aftësimin e shoqërisë sonë që të ballafaqohet me të kaluarën tragjike, duke e rritur vetëbesimin e saj. Deri tash nuk ka ndodhur që të sistemohen krimet e kryera nga Serbia përgjatë më shumë se një shekulli dhe aq më pak që ato të adresohen në Gjykatën e Drejtësisë, thjesht për mungesë shteti. Por, tash që shteti i Kosovës po mbushet me vendosmëri, edhe hetimi sistematik i krimeve të kryera nga shteti okupator e edhe padia në Gjykatën e Drejtësisë janë të mundshme. Nëse këto tri projekte që janë iniciuar këto ditë përmbushen në të ardhmen e afërt, shoqëria jonë do të kalojë edhe nëpër një sprovë të re, por kësaj here kjo sprovë mund të jetë më e ngjashme me gërvishtjen e vaksinës, e cila shkakton njëfarë stresi, por imunizon përgjithmonë. Na mbetet të shpresojmë se kështu edhe do të ndodhë.

0DM


RevistĂŤ e studentĂŤve tĂŤ Universitetit tĂŤ PrishtinĂŤs

MARRĂ‹VESHJET NDĂ‹RKOMBĂ‹TARE, NUK KANĂ‹ TĂ‹ NDALUR PĂ‹R UP-NĂ‹ Behar KRYEZIU

P

ĂŤrderisa Universiteti i PrishtinĂŤs qĂŤ nga themelimi e deri mĂŤ 2009 ka lidhur 100 marrĂŤveshje me Universitetet NdĂŤrkombĂŤtare, drejtuesve aktual, apo thĂŤnĂŤ mĂŤ mirĂŤ Prorektorit pĂŤr MarrĂŤveshje NdĂŤrkombĂŤtarĂŤ nĂŤ UP, Naser Mrasorit, i ĂŤshtĂŤ dashur vetĂŤm njĂŤ vit F gjysmĂŤ kohĂŤ, qĂŤ tĂŤ lidhĂŤ 45 marrĂŤveshje, katĂŤr prej tĂŤ cilave kanĂŤ qenĂŤ brenda kĂŤtij viti. MarrĂŤveshjet e nĂŤnshkruara kĂŤtĂŤ vit janĂŤ me Virginia International University, SHBA; Universiti i Perugjias, Itali; Universiteti i Iovas, SHBA; dhe Universiteti i Nevsehiriti, Turqi. “PĂŤr momentin Universiteti i PrishtinĂŤs ka 145 marrĂŤveshje NdĂŤrkombĂŤtare me Universitetet Evropiane dhe amerikane. Prej 1 tetorit 2009, kur kam ardhur nĂŤ postin qĂŤ kam, kemi arritur qĂŤ tĂŤ nĂŤnshkruajmĂŤ 45 marrĂŤveshje. KĂŤto marrĂŤveshje kanĂŤ pĂŤr qĂŤllim, mobilitetin e studentĂŤve, organizimin e konferencave tĂŤ pĂŤrbashkĂŤta pĂŤr tema tĂŤ caktuara, shkĂŤmbimin e vizitave tĂŤ studentĂŤve dhe personelit akademik, bashkĂŤpunimin nĂŤ programe studimore, reformat e pĂŤrbashkĂŤta dhe pĂŤr çÍshtje tĂŤ tjera qĂŤ janĂŤ nĂŤ interes tĂŤ dyanshĂŤmâ€?, ka deklaruar, Mrasori, Ai ka shtuar se tĂŤ gjitha marrĂŤveshjet kanĂŤ pĂŤr qĂŤllim mundĂŤsinĂŤ e lĂŤvizjes sĂŤ studentĂŤve nĂŤ universitetet e ndryshme pĂŤr tĂŤ studiuar dhe studentĂŤt nga vendet e ndryshme tĂŤ mund tĂŤ bĂŤjnĂŤ njĂŤ gjĂŤ tĂŤ tillĂŤ nĂŤ KosovĂŤ.

Prof. dr. Naser Mrasori

”‡Œ ͕͙͘ ƒ”rĂŤ-veshjeve NdĂŤrkombĂŤtare qĂŤ ka Univer-siteti i PrishtinĂŤs, ͙͘ ŒƒÂ?´ ƒ”ritur brenda njĂŤ viti e gjysmĂŤ. Tetor ͖͔͔Í? Č‚ ”‹ŽŽ ͖͔͕͕

Numri i studentĂŤve qĂŤ kanĂŤ pĂŤrďŹ tuar nga projektet e ndryshme dhe nga bashkĂŤpunimi i UP-sĂŤ, me universitetet evropiane, ĂŤshtĂŤ 132 studentĂŤ nga tĂŤ gjitha nivelet. Mrasori me tej ka porositur studentĂŤt e UP-sĂŤ, qĂŤ ta vizitojnĂŤ mĂŤ shpesh ueb-faqen e universitetit (www.uni-pr.edu), qĂŤ tĂŤ njoftohen me tĂŤ rejat dhe mundĂŤsitĂŤ qĂŤ kanĂŤ pĂŤr tĂŤ studiuar jashtĂŤ vendit. “Ka shumĂŤ projekte pĂŤrmes tĂŤ cilave mund tĂŤ pĂŤrfitojnĂŤ studentĂŤt dhe tĂŤ shkojnĂŤ pĂŤr tĂŤ studiuar jashtĂŤ vendit. Nga programi Join EUSEE, nĂŤ vitin akademik 2009/10, koordinuar nga Universiteti Graz i AustrisĂŤ, kanĂŤ pĂŤrfituar 29 bursistĂŤ nĂŤ tri nivelet e studimeve. Nga i njĂŤjti projekt kanĂŤ pĂŤrfituar edhe 18 studentĂŤ tĂŤ tjerĂŤ nĂŤ vitin akademik 2010/11. Pastaj, nga programi i Komisionit Evropian BASILEUS, koordinuar nga Universiteti i Gentit tĂŤ BelgjikĂŤs, brenda njĂŤ viti e gjysmĂŤ kanĂŤ pĂŤrfituar 47 studentĂŤâ€?, deklaroi i pari pĂŤr marrĂŤdhĂŤnie mĂŤ jashtĂŤ nĂŤ UP, Naser Mrasori.

UP-ja s’ka pare pĂŤr studime jashtĂŤ vendit I pyetur se a ndanĂŤ Universiteti i PrishtinĂŤs bursa pĂŤr tĂŤ studiuar jashtĂŤ vendit, Prorektori Mrasori, u shpreh “Jo UP-ja nuk ndanĂŤ bursa. Arsyeja ĂŤshtĂŤ se nuk kemi buxhet pĂŤr njĂŤ gjĂŤ tĂŤ tillĂŤ. UP-ja ndanĂŤ bursa vetĂŤm pĂŤr studentĂŤt e dalluar, nga 900 euro dhe atĂŤ vetĂŤm brenda kĂŤtij viti kanĂŤ pĂŤrfituar 1078 studentĂŤ, qĂŤ i bie 970 mijĂŤ euro. KĂŤto janĂŤ mundĂŤsitĂŤ qĂŤ kemi aktualishtâ€?. NjĂŤ e mirĂŤ qĂŤ po ndodh, sipas Mrasorit, ĂŤshtĂŤ se nga marrĂŤveshjet me universitet tĂŤ ndryshme, po pĂŤrfitojnĂŤ studentĂŤt e UP-sĂŤ. Ai mĂŤ tej tha se pĂŤr çdo projekt qĂŤ vije, hapet konkursi dhe pranohen studentĂŤt qĂŤ e meritojnĂŤ njĂŤ gjĂŤ tĂŤ tillĂŤ. “Brenda kĂŤtij viti nĂŤ Turqi do tĂŤ shkojnĂŤ pĂŤr tĂŤ studiuar 30 studentĂŤ nĂŤ studimet Master dhe DoktoratĂŤ dhe kjo iu mundĂŤsohet falĂŤ bashkĂŤpunimit tĂŤ mirĂŤ qĂŤ kemi me universitetet turkeâ€?, ka nĂŤnvizuar Mrasori, duke thĂŤnĂŤ nĂŤ fund se kjo punĂŤ qĂŤ ka filluar do tĂŤ vazhdoi dhe brenda kĂŤtij viti do tĂŤ ketĂŤ edhe bashkĂŤpunime tĂŤ tjera ndĂŤrkombĂŤtare. (Autori i shkrimit ĂŤshtĂŤ student i vitit tĂŤ dytĂŤ, Filozofik)

0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Buxheti për UP-në, i njëjtë me atë të vitit të kaluar Liridona HOTI

M

bi 15 milion € është buxheti i ndarë për Universitetin e Prishtinës, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2011. Nëse e krahasojmë shumën e përgjithshme të këtij viti me atë të vitit të kaluar, atëherë ajo mbetet e njëjtë. Por, e njëjtë sipas Prorektorit për Burime dhe Infrastrukturë në UP, Enver Kutllovcit, nuk mbetet edhe shuma e ndarë për dy sektorë. “Sektori për Mallra dhe Shërbime është rritur dhe tani kapë shumën prej 3 milion e 604 mijë €. Kjo rritja ka ardhur, pasi Ministria e Arsimit, i ka qitë 750 mijë euro për shkak të marrëveshjes që kemi nënshkruar për programin AKM (Avancimi dhe Kualifikimi i Mësimdhënësve). Ndërkaq, sektori i pagave është ulur. Vitin e kaluar kemi pasur 10 milion e 90 mijë €, kurse tani kemi 9 milion e 617 mijë €. Dhe, kur kësaj ulje i shtohet ngritja e pagave nga Qeveria për administratën, që ka premtuar, atëherë është dashur që përreth 400 punëtorë të qiten diku plus 360 mijë €, por që

0DM

Qeveria e Republikës së Kosovës ´ ͕͙ ͚͔͜ ´ ͚͜͝ ̾ për UP-në, kurse planifikohet të realizohen ͝ ion nga të hyrat vetanake

nuk ka ndodhur, madje ajo shumë e vitit të kaluar është ulur ”, ka deklaruar Kutllovci. Sa i përket uljes së shumës së pagave, ai u shpreh se do të gjejnë bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe beson që kjo situatë do të tejkalohet. “Ka mundësi që në fund të dalim fiks me paga, por ka mundësi të mëdha që në fund të mbesim edhe pa to, pasi nuk mund të precizohet një gjë e tillë, kur dihet që kjo shkon në bazë të orëve që mbajnë profesorët”, ka theksuar ai. Sipas Kutllovcit, Universiteti i Prishtinës mund të përballet me probleme financiare, por ai shpreson që të gjendet një zgjidhje. Brenda këtij viti ai planifikon që UP-ja të hyra vetanake të ketë rreth 9 milion € dhe me këto t’i përfundojë projektet dhe punët që ka planifikuar Rektorati për vitin 2011. Qysh në fillim të këtij viti, UP-ja do t’i ndajë 970 mijë €, për 1078 bursistë (studentë të dalluar, me notë mesatare 9.0 e tutje). Po ashtu, për lirimin e studentëve nga semestrat, deri me tani janë ndarë 112 mijë €, por kjo shumë pritet të rritet edhe më shumë. (Autorja e shkrimit, është studente e vitit të parë, Filozofik)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Intervistë me rektorin e Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule

KULE: BASHKËPUNIMI ME UP-NË, Florim MALIQAJ

“Ajo sjellja lindore, e kohës së Ȃ nizmit, tek ne ka filluar të thyhet. Stafet e reja që kemi marrë, sidomos ata që kanë bërë shkollim në perëndim, krijojnë raporte shumë më miqësore me studentët. Jemi në rrugë të mbarë që të sjellim frymën perëndimore në universitetin tonë”, ka thënë Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

T

iranë, 31 mars 2011- Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë pothuajse në të gjitha sferat. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në mes të Universitetin të Tiranës (UT) dhe të Prishtinës (UP), miqësia dhe shkëmbimi i ideve të këtyre dy institucioneve po thellohet edhe në ditët e sotme. Këtë për studentët e UP-së, e konfirmoi Rektori i UT-së, Dhori Kule, në një intervistë dhënë për revistën studentore, “Bota e Re”. Çfarë raporte ka me UP-në? Sa është i madh interesimi i kosovarëve për të studiuar në kryeqytetin shqiptarë? Sa studentë dhe sa fakultete ka UT-ja? Me cilat probleme ballafaqohet ky universitet? Këto dhe të tjera informacione, mund t’i gjeni në intervistën e realizuar me Rektorin e UT-së, Dhori Kule.

“BOTA E RE”: Çfarë bashkëpunimi keni me Universitetin e Prishtinës? Kule: Që nga krijimi i Universitetit të Prishtinës, kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Tani bashkëpunimi është i karakterit institucional, në drejtim të faktit se pranohet mobiliteti i studentëve. Stafi pedagogjik i degëve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, janë regjistruar në ndjekjen e programeve të doktoraturës në Universitetin e Tiranës. Pra, kemi një bashkëpunim të mirë, i cili do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Realisht nuk është

8 Fakultete të UT-së me 35 mijë studentë Fakulteti i Ekonomisë Drejtësisë Shkencave Sociale Shkencave të Natyrës Gjuhëve të Huaja Historisë-Filologjisë Mjekësisë Infermierisë

150-300 $ në vit për studimet Barchelor 600 $ për dy vite të Masterit ashtu siç duhet të jetë, pasi kemi mundësi që të thellojmë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Duhet të shohim mundësitë e afrimit të programeve mësimore të UT-së me UP-në, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të kryejnë studime ose dëgjojnë semestra në Tiranë, Prishtinë ose në Tetovë.

“BOTA E RE”: Cili është interesimi i studentëve nga Kosova, që të studiojnë në Tiranë? Kule: Ka interesim të studentëve kosovarëve. Qeveria ka vendosur kuota të veçanta. Pra, nëse studentët nga Kosova dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Tiranës, ligjërisht ka hapësira, sepse i kanë të veçanta kuotat e tyre, për të gjitha degët e studimit. Çdo vit nga Kosova pranojmë diku 200 studentë të nivelit të parë (Bachelor). Në gjithë Shqipërinë mund të jenë diku 700-800 studentë, shumica prej të cilëve janë në UT. Për doktoratura, prioritet u kemi dhënë stafeve pedagogjike, duke ditur se universiteti çelësin e ka tek profesorët. Dhe, meqenëse kemi kërkesa nga Kosova dhe Tetova për të bërë doktoraturë, ne edhe në këtë fushë kemi krijuar hapësira jashtëzakonisht të mira.

“BOTA E RE”: Cilat janë problemet me të cilat përballet UT-ja? Kule: Problemi kryesor është shërbimi dhe standardet cilësore. Krahasuar me universitetet tjera në vend, kemi një avantazh, meqë kemi stafin më cilësor. Përgjithësisht na vinë maturantët më të mirë. Meqenëse na vinë studentët më të mirë, kjo është një lloj përgjegjësie më e madh, pasiqë shoqëria na ka besuar dhe ne duhet t’i shërbejmë mirë asaj. Në këtë pikë kemi probleme, jo vazhdimisht shërbehet në atë nivel që e kërkon koha. Kërkesat janë të ndryshme. Për shembull studentët ekselentë, kanë nevojë për shërbime shtesë nga stafi pedagogjik. Por, edhe angazhimi i profesorëve nuk mungon. Një problem që kemi ne për dallim me Universitetin e Prishtinës është stimulimi material i stafit pedagogjik. Profesorët në Prishtinë kanë paga 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

DO TE THELLOHET më të larta se ne në Tiranë. Kemi problem në këtë drejtim, por në bashkëpunim me Qeverinë, besoj që do të rregullohet kjo çështje. Problem kemi me infrastrukturën. Jemi të shpërndarë nëpër godina të ndryshme në Tiranë. Jemi në pritje të fillimit të një kampusi të ri për Universitetin e Tiranës, në afërsi të qytetit “Studenti”. Kemi parashikuar që ai kampus të pranoi deri në 15 mijë studentë shtesë. Po ashtu pritet të ngrihet edhe një bibliotekë e madhe për studentët e UT-së.

“BOTA E RE”: Si qëndron UT-ja me literaturë? Kule: Kemi probleme me literaturë. Jemi përpjekur shumë, dhe ka pasur raste të shumta që profesorët tanë kanë bërë vetë përkthime të teksteve të ndryshme. Kemi pretendime t’i përdorim tekstet më të mira, të cilat i përdorë Evropa dhe Amerika. Unë kur kam qenë dekan në Fakultetin e Ekonomisë e kam përdorur formën e përkthimeve dhe kam nxjerrë 15 tekste në fushën e ekonomisë që përdorën në universitetet evropiane dhe amerikane. Ne dhe UP-ja duhet të këmbejmë tekste, pra ato që janë të mira në UP, t’i sjellim në Tiranë, dhe të mirat nga Tirana, t’i sjellim në Prishtinë. Po ashtu jemi në bisedime me një kompani të përkthimeve në Maqedoni, e cila ka përkthyer tekste nga universitetet më të mira. I kemi bërë një ofertë organizatorit nga pala maqedonase sa i përket angazhimit të profesorëve tanë në mënyrë që cilësia e përkthimit të jetë e kuptueshme dhe të mos kenë probleme studentët. Po presim përgjigje dhe do të shohim mundësinë e përkthimit. Çmimi paksa është i lartë, por do të shohim.

“BOTA E RE”: Cili është raporti profesor–student? Kule: Ky raport ka nevojë të përmirësohet dhe të bëhet më perëndimorë, pasi akoma nuk është i tillë. Në perëndim raporti profesor–studentë, është një raport jo i ndrydhur, por shumë i afërt dhe i lirë. Ajo sjellja lindore, e kohës së ish–komunizmit, tek ne ka filluar të thyhet. Stafet e reja që kemi marrë, sidomos ata që kanë bërë shkollim në perëndim, krijojnë raporte shumë më miqësore me studentët. Ky raport nuk duhet keqkuptuar. Sa më të lirshme të jenë raportet aq më mirë është. Jemi në rrugë të mbarë që të sjellim atë frymën perëndimore në universitetin tonë.

“BOTA E RE”: A ka raste të blerjes së provimeve nga studentët? Kule: Raste të tilla kemi, por që realisht janë shumë të reduktuara. Studentët nuk kanë arritur të artikulojnë mirë rastet e presionit dhe të kërkesave që mund të kenë ndaj pedagogut të tyre. Problemi i korrupsionit në vlerësim ose i abuzimit është problem procedural. Pra, kjo zgjidhet duke hequr të drejtën e pedagogut që të abuzoi me notën. Edhe këtu janë përvoja perëndimore që e eliminojnë këtë. Nëse i lejohet profesorit të ketë hapësirë që ai të ketë pushtet monopolizues ndaj studentit, ai mund të abuzoi. Si mund 0DM

Dhori Kule Ka lindur në Berat, dhe Fakultetin e Ekonomisë e ka mbaruar në vitin 1981, e pas tri viteve ka filluar të punoi si profesor në Universitetin e Tiranës. Ka qenë futbollist i skuadrës së Beratit, është marrë me gjimnastikë dhe alpinizëm. Është nënkryetarë i Këshillit Drejtues të Portit të Durrësit. Drejtues i Këshillit të Statistikave të Shqipërisë. Ndërkohë qe tri vite është Rektor i Universitetit të Tiranës. t’i ikim kësaj kësaj; e para nuk i lejon notës së provimit pushtet absolut, pra në fund të mos mbetet studenti pjesë e vlerësimit vetëm në provimin përfundimtarë, por ai të vlerësohet gjatë gjithë vitit; dhe e dyta, që të mos ketë në dorë pedagogu i lëndës përkatëse që të ushtroi pushtet ndaj notës, por kjo të bëhet me komisione të tjera. Ka praktika ku provimin e bënë një komision, kurse korrigjimin e bënë një komision tjetër.

“BOTA E RE”: Sa keni pasur sukses me Procesin e Bolonjës? Kule: Ka pasur disa keqkuptime në këtë drejtim. Kur ministrat e arsimit kanë nënshkruar marrëveshjen në Bolonjës, aty nuk thuhej se cikli i parë i studimeve duhet të jetë tre vjeçar, por thuhej që cikli i parë i studimeve duhet të jetë së paku tri vite, dhe kjo len të kuptohet se mund të jetë edhe katër vite. Ky proces është specifik në vende të ndryshme në raport me vendet e punës. Nëse i krijon vend pune studentit me tre vite studim, atëherë mund të vazhdosh me tre vite, por nëse nuk mund t’i krijosh vend pune, atëherë është më mirë të ketë më shumë vite shkollimi. Tek ne për momentin e kemi katër vjeçar fakultetin e Ekonomisë dhe tregu më shumë i po absorbon studentët me katër vite sesa ata me tri vite studim. Po vërtetohet një fakt se ata që kryejnë tri vite studim, më pak po i absorbon tregu i punës dhe po detyrohen që të kryejnë edhe fazën e dytë të studimeve Master. Në disa fakultete këtë vit fillon cikli tre vjeçar, por kam bindjen që ata pasi t’i përfundojnë studimet do të kërkojnë edhe ciklin e dytë, pasiqë tregu i punës po e kërkon kështu. (Autori i shkrimit është student i vitit të tretë, Gazetari)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Kopjimi në provime nga studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) dukuri shqetësuese

KOPJIMI NË PROVIME NGA STUDENTËT, PROBLEM LIGJOR DHE MORAL

“Në universitet duhet hapur një debat i gjithanshëm ndërmjet organizatave studentore dhe profesoratit, i cili do të markonte problemet morale të kopjimit dhe të mashtrimit të madh që bëhet përmes kopjimit, sepse në këtë mënyrë krijohet iluzioni se këta studentë po aftësohen për drejtimet në të cilat studiojnë, ndërsa ata që kopjojnë nuk aftësohen”, ka thënë shefi i degës së Gazetarisë, Prof. Ass. Dr. Milazim Krasniqi.

Përparim BUBLAKU

H

apësirat e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, (BKUK) dhe bibliotekave të fakulteteve, jo për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës (UP), janë vendet më të përshtatshme për përgatitjen e provimeve. Disa prej tyre kanë gjetur një mënyrë tjetër të “përgatitjes” së provimeve, atë të kopjimit. Edhe pse edhe ata e pranojnë se kjo nuk është mënyra e duhur e dhënies se provimeve. Disa nga studentët që ne i anketuam e që nuk deshën t’iu publikohej emri, thanë se janë të detyruar që të kopjojnë ndonjëherë, për shkak se afatet për hyrjen në provime janë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe se nuk kanë kohë të mjaftueshme t’i përgatisin ato. Besnik Bylykbashi, pronar i njërës prej pikave të shumta të fotokopjeve në Prishtinë, shprehet se ka një numër të madh të studentëve që kërkojnë teste a materiale të ndryshme. “Gjate afatit të provimeve ka shumë studentë që vinë tek ne dhe kërkojnë teste, provime si dhe printojnë ligjëratat në format të vogël në mënyrë që të kopjojnë më lehtë”, ka thënë Bylykbashi.

Krasniqi: Kopjimi shumë i përhapur Dukuria e kopjimit po i shqetëson profesorët e UP- së. Milazim Krasniqi, profesor në Fakultetin e Filologjisë, dhe shef i degës së Gazetarisë, UP, duke e vlerësuar si shumë të përhapur dhe të dëmshëm këtë dukuri ka thënë se shkaqet pse po ndodh një gjë e tillë janë ligjore dhe morale. Aspekti ligjor, sipas tij, ka të bëj me aftësimin e shtetit për të luftuar piraterinë. “Ka me dhjetëra pika të fotokopjimit të librave, të skriptave të ligjëratave, të testeve edhe pse ekziston ligji për të drejtat autoriale, askush me ketë punë nuk merret kështu që kjo pastaj krijon një inkurajim të të gjithë atyre që dëshirojnë të përvetësojnë punën e të tjerëve, pra edhe që të kopjojnë”, ka thënë profesori Krasniqi. “Morale është se shumë studentë, jo të gjithë, por një numër goxha i madh nuk e konsiderojnë si veprim të pahijshëm, të keq ose të turpshëm kopjimin në provime, por e konsiderojnë si një mënyrë për të nxjerrë favore dhe për të kryer provimin pa merita, pra ky është një aspekt i krizës morale që është prezent tek një numër i studentëve”, ka thënë Krasniqi. Ai gjithashtu ka propozuar që në UP të zhvillohej një debat nga i cili do te ndalej kjo dukuri. “Në universitet duhet hapur një debat i organizatave studentore i profesoratit një debat i gjithanshëm i cili do të markonte problemet morale të kopjimit dhe të këtij mashtrimit të madh që bëhet përmes kopjimit, sepse në këtë mënyrë krijohet iluzioni se këta studentë po aftësohen për drejtimet në të cilat studiojnë, ndërsa ata që kopjojnë nuk aftësohen”. Ai më tej ka shtuar se UP-ja do të duhej të bashkëpunonte me Ministrinë e Punëve të Brendshme në mënyrë që të inkurajohet luftimi i piraterisë në këto pika, ku ndodh fotokopjimi i teksteve universitare. UP për të gjithë ata që zihen duke kopjuar parasheh shqiptimin e masave disiplinore, me ç’rast parashihet edhe përjashtimi nga universiteti. Profesori Krasniqi për përhapjen e dukurisë së kopjimit ia vë fajin mos zbatimit të këtyre rregullave. “UP duhet të bëjë punën e vet në atë mënyrë që ata që zihen të procedohen në organet disiplinore”, ka theksuar ai. (Autori i shkrimit është studentë i vitit të tretë, Gazetari)

0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Juridiku,, njëri j ndër fakultetet më numrin më të madh të studentëve

Sistemi katër vjeçar, më i përshtatshëm për juristët Arlinda THAÇI

J

uridiku është njeri ndër fakultetet me numrin më të madh të studentëve në Universitetin e Prishtinës. Në tri shkallët e studimit, Themelorë, Master dhe të Doktoraturës, ka rreth 10 mijë studentë. Edhe pse në vitin 2001 ishin të detyruar që shkalla e parë e studimeve të jetë tri vite, kjo sipas dekanit të Fakultetit Juridik, Bajram Ukaj, tanimë ka ndryshuar. “Jemi të inkorporuar tërësisht në procesin e Bolonjës. Tre vjeçari na është imponuar pa vullnetin tonë në vitin 2001. Kemi hyrë në këtë proces pa na pyetur fare. Ata që kanë mbaruar me tri vjet, nuk kanë qenë të pranuar në praktikën gjyqësore, në mësimdhënie dhe as si asistent. Jemi detyruar të shkojmë në katër vjeçar, por kjo nuk do të thotë që jemi jashtë Bolonjës”, ka thënë Ukaj, në një intervistë për “Botën e Re”, duke shtuar se katër vjeçari është treguar më i përshtatshëm dhe se këtë vit do të diplomoi gjenerata e parë, që prej ndryshimit të sistemit nga tre në katër vite. Edhe pse është numri i madh i studentëve, Ukaj ka thënë se nuk kanë pasur probleme të mëdha lidhur me infrastrukturën. “Falë menaxhimit të mirë të procesit mësimor, sidomos mbajtjes së ligjëratave kemi arritur që në vitin e parë ti kemi dhjetë grupe, në vitin e dytë tetë dhe në të tretin katër grupe. Edhe pse ka mungesë të infrastrukturës, ne po arrijmë t’i koordinojmë mirë oraret dhe po ia dalim”, ka shtuar numri një i Fakultetit Juridik, duke theksuar se me hapjen e Fakulteteve në Gjilan dhe Pejë, numri i studentëve që do të aplikojnë në Prishtinë do të zvogëlohet. Prej marrjes së mandatit me 1 tetor 2009, Bajram Ukaj, ka thënë se ka arritur ta ndryshoi juridikun si për nga pamja në ambientin e brendshëm, ashtu edhe nga aspekti i mësimit dhe disiplinës. “Më së shumti është punuar në planprogramet, e sidomos në ato të Masterit dhe të Doktoratës, kjo ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët. Pastaj, disiplina në punë, heqja e monopoleve, me angazhimin e dy e më shumë profesorëve për një lëndë. Kjo është bërë për dy motive, e para për shkak të numrit të madh te studentëve dhe e dyta që të mos krijohet monopol dhe studentët të kenë mundësi që ta paraqesin 0DM

Bashkëpunimi me Universitetet Evropiane

“Jemi në përfundim e sipër të katër programeve të reja një vjeçare në Master. Drejtimi Penal, Kushtetues Administrativ, Financiar Ekonomik dhe kemi një drejtim të ri, E drejta Komerciale dhe Kontratat, që është duke u akredituar në Agjencionin për Akreditim”, theksoi i pari i Fakultetit Juridik, Bajram Ukaj

Kemi bashkëpunim të mirë me Universitetet e ndryshme evropiane, duke përfshirë Anglinë, Gjermanin dhe jashtë Evropës si p.sh. Amerikën dhe disa të tjera ku studentët tanë shkojnë dhe kryejnë studime. Shumica më shpenzime të veta, mirëpo ka edhe raste kur fitojnë ndonjë bursë apo diç të tillë. provimin te dy apo më shumë mësimdhënës”, ka pohuar Ukaj.

Ukaj: Falsifikuesit ndëshkohen Mënyrat e korrupsionit në fakultete thuhet të jenë në dy mënyra. E para, blerja e provimit nga profesorët dhe e dyta hyrja e një personit tjetër në provim, duke falsifikuar indeksin. Për të parën Ukaj ka thënë se nuk ka pasur rast të shoh, sepse nuk i ka shkuar asnjë ankesë, kurse për të dytën ka shtuar se personat e involvuar në raste të tilla, janë ndëshkuar. “Profesorët që përfshihen në këto raste të shitjes së provimeve do të ndëshkohen, sepse kjo është një formë e korrupsionit, por realisht nuk kam pasur raste të tilla ende. Sa u përket falsifikimeve me ndërrimin e fotografive në indeks, ne e kemi një komision, ka pasur raste kur janë nxënë studentët dhe kanë marrë dënimin e merituar. Dënimi është nga 6 muaj deri në dy vjet mohim i studimeve. Është e pamundshme të mos ekzistojnë, por ne do të përpiqemi që t’i ndalojmë këto gjëra”, ka shtuar Ukaj.

Prej shtatorit, Masteri edhe me katër drejtime të reja “Dy programe i kemi realizuar dhe janë duke u jetësuar, Drejtimi Civil dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur fal Vus Austria, i cili e ka dhënë kontributin e vet dhe këto programe janë duke vazhduar”, ka shtuar dekani Ukaj. Por, sipas tij, që nga fillimi i vitit të ri akademik, studentët e drejtësisë do të kenë edhe katër drejtime të reja në studimet Master, në Vus Austria. “Jemi në përfundim e sipër të katër programeve të reja, një vjeçare. Drejtimi Penal,


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Vonesat e shpalljes së rezultateve “2 deri në 3 javë shkon më shumë jo. Mundet të përshpejtohet, por kjo shkon në dëm të studentëve dhe ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në atë drejtim. Kur janë mbi dy mijë studentë në provim, është e pamundur që të korrigjohen në mënyrë të rregullt brenda një ose dy javëve” ka thënë Ukaj. Ai gjithashtu ka siguruar studentët se të gjitha provimet kontrollohen nga ana e profesorëve dhe se zërat që disa profesorë nuk i kontrollojnë të gjitha testet nuk qëndron, por që janë vetëm thashetheme. Kushtetues Administrativ, Financiar Ekonomik dhe kemi një drejtim të ri, E drejta Komerciale dhe Kontratat, që është duke u akredituar në Agjencinë për Akreditim”, ka nënvizuar i pari i Fakultetit të Drejtësisë. Por, edhe përkundër kësaj, jo të gjithë do të mund të kenë fatin të jenë pjesë e studimeve Master, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë sipas Ukajt. “Nota mesatare duhet të jetë 7.5, për ta fituar të drejtën e aplikimit, por mund të ndodhë që edhe me 8.0 të mbesin jashtë, sepse numri nuk do të jetë i madh. Më së shumti mund të pranohen 40 studentë për secilin drejtim. Në rast se vijnë nga një fakultet tjetër, studenti duhet të dëgjoi një semestër dhe nëse arrin t’i kaloi pesë provime, atëherë fiton të drejtën e regjistrimit për vitin tjetër”, ka theksuar Ukaj.

Raporti Profesor – studentë është përmirësuar “Nuk ka më aso raportesh të viteve të kaluara. Pra, nuk është ashtu se çka të thotë profesori ashtu bëhet. Profesori nuk është burim i vetëm i njohurive, por ai duhet të jetë një menaxher i mirë i orës që t’i orientojë studentët se si të veprojnë dhe të studiojnë. Çdo lëndë pothuajse i ka nga dy kollokfiume dhe kjo në një farë mënyre i përafron studentët dhe profesorët. Situata ka ndryshuar për të mirë”, ka shtuar ai. I pyetur për ankesat e studentëve për profesorët, ai është shprehur se ka kërkesa të ndryshme, por që nuk kanë shumë të bëjnë me profesorët. Mirëpo, sipas tij, ka pasur

raste kur është kërkuar rishikimi i testit dhe është dashur të formohet komisioni. Rast të tillë ka pasur në lëndën e Statistikës. Këto raste janë shumë të rralla, por që nëse ka ankesa ato zgjidhen.

Sa respektohen ligjëratat nga ana e profesorëve “Më shumë se 95 për qind respektohet orari i ligjëratave. Ne kemi mësimdhënës që janë të angazhuar në shumë institucion dhe ndonjëherë mund të mos jenë prezent. Kemi rastin e Zv. Kryeministrit Hajredin Kuqi, dhe shumë profesorëve të tjerë, por edhe përkundër kësaj ata janë prezent ose gjejnë zëvendësimin dhe ora nuk humb. Normalisht ka edhe raste që humb ( e që janë të rralla), por ato ndodhin për shkaqe objektive që mund të jenë në ndonjë seminar, udhëtim jashtë vendit si dhe raste të tjera. Sa i përket asaj që nuk janë prezent profesorët në ligjërata në Master, kjo nuk qëndron”, u shpreh ai.

Praktikë në institucionet publike dhe gjykatoren e fakultetit Nëse studentët e fakulteteve të tjera të UP-së, nuk do të mund t’i kryejnë praktikat në lëmit e tyre, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për studentët e juridikut. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dekani, Bakram Ukaj. “Kemi marrëveshje me shumë institucione të brendshme. Me Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, të Punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe më të gjitha gjykatat kemi raporte të mira, ku studentët shkojnë dhe bëjnë praktikë”, ka thënë ai. Sipas tij, në ambientet e Fakultetit Juridik, është edhe gjykatorja. “Në kuadër të gjykatores kemi një numër të madh të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve që mbajnë mësim në lëndët klinike. Kemi dy drejtime të mëdha të Klinikave Ligjore: Klinika Penale dhe Klinika Civile. Studentët janë të ndarë në grupe për t’i ndjekur seancat”, ka thënë Ukaj. (Autorja e shkrimit është studente e vitit të tretë, Juridik)

0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

U mbajt kuvendi e IV-të zgjedhor i organizatës studentore “Paqes Studentore”, e Universitetit të Prishtinës

EKREM ZAJMI, KRYETAR I RI I “PAQES STUDENTORE” Poet QERIQI

M

bështetur në përvojën e mëhershme në strategjinë e organizimit dhe sukseset e treguara në këtë organizatë, Kryetar i Paqes Studentore për mandatin dy vjeçar, 2011-13, u zgjodh Ekrem Zajmi. Bordi Mbikëqyrës i përbërë nga 5 anëtarë, unanimisht vendosi që Ekrem Zajmit t’i besohej mandati për formimin dhe udhëheqjen e kryesisë së re, e cila sipas nenit 11.1 të statutit të organizatës përbëhet nga 19 anëtarë. Ekremi është edhe deputet në Parlamentin Studentor nga radhët e Paqes Studentore. Në intervistën e bërë me Kryetarin e sapozgjedhur të Paqes Studentore, Ekrem Zajmi, mësuam më shumë për mbarëvajtjen e kuvendit dhe planet e tij për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatës. Ai ka thënë se kuvendi ishte organizuar në mënyrën më të mire të mundshme ngase puna për atë organizim ishte mjaftë e gjatë dhe natyrisht serioze. Në pyetjen tonë lidhur me planet për të ardhmen e organizatës, ai ka thënë: “ Ne kemi trashëguar nga gjeneratat e mëhershme një traditë të mirë të punës, dhe si të tillë duam ta vazhdojmë, natyrisht me punë dhe seriozitet edhe më të madh”, gjithashtu sa i përket politikave të shtrirjes dhe zgjerimit të organizatës ai ka thënë: “Ne kemi pranë vetës shumë të reja e të rinj ambicioz dhe të vendosur për ta quar organizatën përpara, duke i fuqizuar të gjitha degët në 17 njësitë akademike të UP-së, dhe vazhdimisht ka të rinj të cilët i bashkohen vizionit tonë. Për ne puna mbetet instrumenti i vetëm që ta marrim mbështetjen e studentëve dhe si të tillë do të vazhdojmë të punojmë 12 muaj në vit, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota e studentëve”. Ai gjithashtu ka theksuar se organizata ka një traditë të mirë në funksionimin dhe përfaqësimin e denjë të studentëve të UP-së, duke u mbështetur në efikasitet dhe ndershmëri në punë. Paqja Studentore ka numrin më të madh të ulëseve në Parlamentin Studentor. Karakteristikë e kësaj organizate, gjatë gjashtë viteve të funksionimit të saj ka qenë se, edhe pse është njëra prej organizatave të themeluara pothuajse më së voni, ka arritur që me elokuencën, punën, angazhimin dhe seriozitetin e sajë të marr primatin si organizata më serioze në Universitetin e Prishtinës. Në zgjedhjet e vitit 2006, njëherazi në zgjedhjet e para për këtë organizatë, ishte radhitur si organizata e tretë më

“Ne kemi pranë vetës shumë të reja e të rinj ambicioz dhe të vendosur për ta quar organizatën përpara, duke i fuqizuar të gjitha degët ´ ͕͛ ´ ´ akademike të UP-së, dhe vazhdimisht ka të rinj të cilët i bashkohen vizionit tonë. Për ne puna mbetet instrumenti i vetëm që ta marrim mbështetjen e studentëve dhe si të tillë do të vazhdojmë të ´ ͕͖ muaj në vit, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota e studentëve”, ka thënë kryetari i ri i Paqes Studentore, Ekrem Zajmi

e fuqishme në UP. Ndërsa, në zgjedhjet e dyta studentore të mbajtura në prill të vitit 2008, e ka dyfishua rezultatin duke dalë njëra prej organizatave studentore më të fuqishme në UP, ndërsa në zgjedhjet e fundit studentore, në maj të vitit 2010, Paqja Studentore doli organizata e parë me rezultat të trefishuar në raport me zgjedhjet e vitit 2006 duke i ikur 100% organizatës së dytë, sipas numrit të votave dhe si e tillë i mori katër ulëse në Parlamentin e Studentëve, ndërkohë që organizatat tjera kanë marrë më së shumti dy ulëse në PS.

Procedura e zgjedhjes së kryetarit të PS-UP-së Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, mbështetur në nenin 8.2 të statutit të kësaj organizate, ka organizuar kuvendin e IV-të zgjedhor. Mandati i suksesshëm dy vjeçar i kryesisë së kaluar, e cila natyrisht që ishte pasim i një pune të suksesshme të gjeneratave të mëhershme, bëri që të shënohen sukseset më të larta të arritura në historinë e kësaj organizate. E gjithë procedura ishte përcjellë sipas planit të paraparë dhe pas përfundimit të pjesës ceremoniale, në të cilën përveç tjerash u nderuan me mirënjohje disa nga aktivistët më të dalluar të PS-UP-së, për aktivitetin e tyre në periudhën kohore 2008-10. Pas një kokteji rasti për mysafirët, filloj procedura e mbajtjes së kuvendit me delegatët e pranishëm, të cilët me votën e tyre zgjodhën kryetarin e Kuvendit dhe 5 kandidatë potencial për kryetar të PS-UPsë, e që njëri nga ta do ta merrte timonin për drejtimin e organizatës për 2 vitet e ardhshme, që do të zgjidhej nga Bordi i kësaj organizate, organ mbikëqyrës i punës së organizatës, e që më pas u zgjodh Ekrem Zajmi.

Ekrem Zajmi - kryetar i PSUP


RevistĂŤ e studentĂŤve tĂŤ Universitetit tĂŤ PrishtinĂŤs

Flet pĂŤr “BotĂŤn e Reâ€?, Kryetari i KĂŤshillit Studentor tĂŤ Fakultetit Ekonomik: Kushtrim Morina – “XĂŤrxaâ€?

Morina: Falsifikuesit ndĂŤshkohen nga Dekanati Lorik SHALA

F

akulteti Ekonomik, ĂŤshtĂŤ njĂŤri ndĂŤr drejtimet me numrin mĂŤ tĂŤ madh tĂŤ studentĂŤve nĂŤ Universitetin e PrishtinĂŤs, dhe mĂŤ i kĂŤrkuari nga maturantĂŤt nĂŤ fillim tĂŤ çdo viti akademik. Sikurse pĂŤr disa fakultete, edhe pĂŤr Ekonomikun qarkullojnĂŤ thashetheme pĂŤr parregullsi, duke pĂŤrshirĂŤ edhe dy format e korrupsionit. E para qĂŤ provimet blihen me para dhe e dyta, falsifikimet e indekseve gjatĂŤ provimeve. Sipas Kryetarit tĂŤ KĂŤshillit tĂŤ StudentĂŤve, nĂŤ kĂŤtĂŤ fakultet Kushtrim Morina, ose ndryshe i njohur si “XĂŤrxaâ€?, parregullsi ka nĂŤ secilin fakultet dhe njĂŤ gjĂŤ e tillĂŤ ndodh edhe nĂŤ Ekonomik. “NĂŤse studentĂŤt zihen duke falsifikuar apo duke vjedhur ndĂŤshkohen. Ka pasur raste kur janĂŤ ndĂŤshkuar 15 studentĂŤ me njĂŤ vit suspendim, 6 muaj, e raste tĂŤ tjera. ParregullsitĂŤ ĂŤshtĂŤ vĂŤshtirĂŤ tĂŤ ndalohen tĂŤrĂŤsisht dhe ato ekzistojnĂŤ pothuajse nĂŤ tĂŤ gjitha fakultetetâ€?, u shpreh Morina. Ai gjithashtu ka shtuar se forma e korrupsionit duke blerĂŤ provime nga profesorĂŤt mund tĂŤ ndodhĂŤ, edhe pse nuk ka pasur raste tĂŤ tilla qĂŤ janĂŤ identifikuar dhe ato kanĂŤ mbetur mĂŤ shumĂŤ si thashetheme. “Nuk mund ta pohoi e as ta mohoi se profesorĂŤt shesin provime. Rrjedhin fjalĂŤ tĂŤ ndryshme dhe shqiptarĂŤt e kanĂŤ zakon me e bĂŤ “mizĂŤn bullĂŤâ€?, por qĂŤ deri mĂŤ tani kanĂŤ mbetur vetĂŤm thashetheme. Flitet se provimet merren edhe nĂŤ raste tĂŤ miqĂŤsisĂŤ sĂŤ profesorĂŤve dhe vetĂŤm njĂŤ telefonatĂŤ te profesori i lĂŤndĂŤs nga njĂŤ mik i tij dhe provimi kalohet. Kjo besoj qĂŤ ndodhe nĂŤ tĂŤ gjitha fakultetet, por realisht krejt kĂŤto janĂŤ thashetheme, pĂŤrderisa nuk identifikohen. Kurse, forma e falsifikimit tĂŤ indekseve ndodhĂŤ shpesh, por qĂŤ ndĂŤshkohen shumĂŤ studentĂŤâ€?, ka thĂŤnĂŤ i pari i studentĂŤve tĂŤ ekonomisĂŤ, i cili vjen nga organizata studentore “Unioni i Pavarur i StudentĂŤveâ€? – UPS-UP.

Kushtrim Morina

Kushtrim Morina – XĂŤrxa Ka lindur mĂŤ 1988 nĂŤ XĂŤrxĂŤ tĂŤ Rahovecit. ShkollĂŤn ďŹ llore e ka kryer nĂŤ vendlindje, kurse tĂŤ Mesmen nĂŤ KrushĂŤ tĂŤ Madhe. Pasi ka pĂŤrfunduar maturĂŤn, ĂŤshtĂŤ regjistruar nĂŤ Fakultetin Ekonomik, Dega: Banka&Financa, nĂŤ UP dhe brenda tri viteve ka diplomuar nĂŤ afat rekord. NdĂŤrkaq, pĂŤr momentin ĂŤshtĂŤ nĂŤ vitin e parĂŤ tĂŤ studimeve Master.

StudentĂŤt po frikĂŤsohen I pyetur pĂŤr ankesat e studentĂŤve nĂŤ zyrĂŤn e tij, ai tha se nuk ka ankesa tĂŤ shumta, duke shtuar se krejt kjo vjen si pasojĂŤ e frikĂŤs sĂŤ studentĂŤve nga profesorĂŤt, me pretekst se ata mund t’u hakmerren nĂŤ provime. “Ne si KĂŤshilli i kemi njoftuar tĂŤ gjithĂŤ studentĂŤt se nĂŤse kanĂŤ ndonjĂŤ vĂŤrejtje, ankesĂŤ apo diçka tĂŤ lajmĂŤrohen nĂŤ zyrĂŤn tonĂŤ dhe ne nĂŤ bashkĂŤpunim me ta dhe me Dekanatin mund t’i zgjidhim problemet. Nuk e di pse gjithĂŤ ky ngurrim nga studentĂŤt, por besoj qĂŤ krejt kjo vjen nga frika e tyreâ€?, ka theksuar Morina. Ai pĂŤrmendi njĂŤ rast kur njĂŤ studente i ka telefonuar dhe i ka thĂŤnĂŤ se i ĂŤshtĂŤ bĂŤrĂŤ padrejtĂŤsi nga profesori. Por, sipas MorinĂŤs edhe studentĂŤt duhet tĂŤ jenĂŤ tĂŤ drejtĂŤ me kĂŤrkesat e tyre. “StudentĂŤt duhet tĂŤ tregojnĂŤ tĂŤ vĂŤrtetĂŤn. Kam pasur njĂŤ rast dhe kur kam shkuar tĂŤ bisedoj me profesorin, e mĂŤ pas e vĂŤrtetova qĂŤ vajza e cila mĂŤ kishte telefonuar nuk kishte pasur tĂŤ drejtĂŤ tĂŤ hyjĂŤ nĂŤ provim prej orĂŤs 11:00, e qĂŤ e kishte bĂŤrĂŤ njĂŤ gjĂŤ tĂŤ tillĂŤ dhe e kishe vjedhur testin, kurse kishte tentuar ta fus mĂŤ vonĂŤ nĂŤ provimâ€?, deklaroi ai.

Dekanati meriton lĂŤvdata, thotĂŤ kryetari i Ekonomik ut BashkĂŤpunimi i KĂŤshillit Studentor me Dekanatin, sipas tĂŤ parit tĂŤ studentĂŤve ĂŤshtĂŤ shumĂŤ i mirĂŤ. Ai nuk kurseu fjalĂŤt e mira pĂŤr Dekanin SkĂŤnder Ahmetin, dhe pĂŤr dy ProdekanĂŤt, Ajet Ahemtin dhe Nail Reshitin. “FalĂŤ bashkĂŤpunimit tĂŤ mirĂŤ me Dekanatin, kemi arritur t’i eliminojmĂŤ nĂŤ masĂŤ tĂŤ madhe parregullsitĂŤ. NjĂŤ meritĂŤ e veçantĂŤ shkon pĂŤr Dekanin dhe dy ProdekanĂŤt, tĂŤ cilĂŤt angazhohen maksimalisht, madje edhe kur ka provime i vĂŤzhgojnĂŤ ato. FalĂŤ punĂŤs sĂŤ tyre ĂŤshtĂŤ ngritur niveli i pastĂŤrtisĂŤ, ĂŤshtĂŤ rinovuar i gjithĂŤ objekti i brendshĂŤm, ĂŤshtĂŤ bĂŤrĂŤ zĂŤrimi nĂŤ secilĂŤn sallĂŤ, klimatizimi, dyert janĂŤ ndĂŤrruar dhe ka mundĂŤsi tĂŤ vĂŤzhgohet nga jashtĂŤ se çka po ndodhĂŤ brendaâ€?, u shpreh Kushtrim Morina. NjĂŤ e metĂŤ e Fakultetit Ekonomik, sipas tij, ĂŤshtĂŤ numri i madh i studentĂŤve, krahasuar me objektin qĂŤ nuk mund tĂŤ pranoj njĂŤ numĂŤr aq tĂŤ madh. Por, edhe pĂŤr kĂŤtĂŤ gjĂŤ, sipas tij, Dekanati ka gjetur njĂŤ zgjidhje duke formuar grupe me numĂŤr mĂŤ tĂŤ madh tĂŤ studentĂŤve, nĂŤ mĂŤnyrĂŤ qĂŤ t’ia dalin. (Autori i shkrimit ĂŤshtĂŤ student i vitit tĂŤ parĂŤ, Ekonomik) 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

REMZIE SHAHINI - HOXHAJ, GRUA DHE NËNË E SUKSESSHME Bujar ISMA

K

a përfunduar magjistraturën në Vjenë të Austrisë, kurse është në përfundim edhe të doktoratës në lëmin e medias dhe publicistikës. Aktualisht është ligjëruese në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gazetari. Bëhet fjalë për Mr. Remzie Sahihni – Hoxhaj, njëherit gruaja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, me të cilin ka dy fëmijë, Lirin dhe Lean. Në një intervistë për “Botën e Re”, ajo ka folur për rolin e gruas në Kosovë, për Universitetin, për ngritjen e saj profesionale dhe për jetën private, duke mos lënë anash takimin e parë që ka pasur me burrin e saj, ministrin Hoxhaj.

“BOTA E RE”: Cilat janë karakteristikat që duhet t’i ketë një femër për të pasur sukses në jetë? Znj. Shahini – Hoxhaj: Ky është një definicion i vështirë, aq më shumë në Kosovë. Për mua një femër e suksesshme është ajo që ka arritur të shkollohet dhe të emancipohet. Më herët qëllimisht e përdora fjalën shkollim dhe emancipim ngase mendoj se ka shumë femra që janë të pashkolluara, por janë të emancipuara. Po e marr si shembull nënën time, e cila grua e pashkolluar, por që e konsideroj femër të emancipuar, ngase ka pasur një rol shumë të veçantë në jetën time dhe të motrës sime, dhe vlerat që na ka transmetuar ajo neve si femra. Mirëpo, para së gjithash duhet me qenë një femër, e cila është e pavarur, e emancipuar, e ngritur, intelektuale si dhe duhet t’i ketë disa virtyte të tjera reale e etike.

“BOTA E RE”: Cili është roli i gruas në shoqërinë kosovare? Znj. Shahini – Hoxhaj: Si në çdo shoqëri tjetër, edhe në Kosovë, gruaja në shoqërinë tonë ka një rol shumë të veçantë, para së gjithash, gruaja është celula apo qeliza kryesore e një shoqërie. Nëna është ajo që i rritë dhe i edukon fëmijët. Në familjet dhe traditën shqiptare, gruaja ka pasur një rol të veçantë. Edhe përkundër shtypjes së saj në pozitën e femrës, ajo ka pasë rol vendimtar në shumë çështje. Kur shohim p.sh. kohën, periudhën e okupimit, gruaja ka luajtur role vendimtare, sepse shumica e burrave kanë qenë të preokupuar me halle tjera, kanë qenë nëpër burgje, të ikur prej vendit dhe gruaja ka qenë ajo e cila e ka mbajtur familjen në jetë. Po ashtu edhe tani pas luftës, ajo ka një rol vendimtar në shoqëri.

“BOTA E RE”: Kosova ka tani një femër presidente, si e komentoni zgjedhjen e saj? Znj. Shahini – Hoxhaj: Jam shumë e lumtur që Kosova përfundimisht e ka për herë të parë në historinë e saj një femër presidente. Ndoshta dikush e ka komentuar shumë shpesh çështjen e kuotës, pse duhet ta ketë votën në parlament, pse femra duhet të përfaqësohet jo me përqindje, por të përfaqësohet në qoftë se e meritojnë përfaqësimin e tyre. Mendoj se është shumë mirë që ne e kemi fillimisht një femër presidente edhe që kemi kuotën e 30 përqindëshit në parlament. Kam dëgjuar së fundmi që Çekia nuk e ka asnjë femër pjesëmarrëse në parlament. Femrat i ikin përgjegjësisë me qenë politikane, sepse është mjaft punë e mundimshme dhe e përgjegjshme. Mirëpo, për ne është shumë me rëndësi që e kemi një presidente femër dhe kjo i ndihmon edhe imazhit të Kosovës në botë. Ne kemi pasur gjithmonë femra të suksesshme siç ka qenë p.sh. Nëna Terezë, mandej kemi pasur luftëtare të ndryshme që na kanë bërë të mburremi që jemi femra shqiptare.

“BOTA E RE”: Jeni profesorësh në UP, dhe ligjëroni në degën e Gazetarisë. Gjithashtu, jeni duke përfunduar doktoratën, jeni nënë e dy fëmijëve, pastaj jeni gruaja e ministrit Hoxhaj, si arrini t’u përkushtoheni të gjitha këtyre?

Remzie Shahini - Hoxhaj 0DM

Znj. Shahini – Hoxhaj: Është mjaftë e vështirë, kur i përmendët u mendova më vete, a jam unë kjo. Duhet menaxhim i mirë i kohës si me fëmijët, ashtu edhe me punën. Mirëpo, çdo herë njeriu ia del kur arrin t’i balancojë të gjitha këto dhe punën e bënë me përkushtim. Gjithmonë


RevistĂŤ e studentĂŤve tĂŤ Universitetit tĂŤ PrishtinĂŤs jam munduar qĂŤ nĂŤ jetĂŤ tĂŤ kem njĂŤfarĂŤ balance nĂŤ mes tĂŤ asaj çka ĂŤshtĂŤ punĂŤ edhe asaj çka ĂŤshtĂŤ jetĂŤ private. Ă‹shtĂŤ me rĂŤndĂŤsi qĂŤ tĂŤ dish ta menaxhosh kohĂŤn mirĂŤ. UnĂŤ punoj intensivisht gjatĂŤ asaj kohe sa jam nĂŤ punĂŤ, mandej nĂŤ kohĂŤn kur jam nĂŤ shtĂŤpi u pĂŤrkushtohem fĂŤmijĂŤve dhe punĂŤve tĂŤ shtĂŤpisĂŤ. Gjithashtu, ĂŤshtĂŤ e vĂŤshtirĂŤ pĂŤr njĂŤ grua tĂŤ jetĂŤ nĂŤ pozitĂŤn e gruas sĂŤ njĂŤ ministri, sepse pĂŤrveç punĂŤve tjera qĂŤ i kam zakonisht, mĂŤ duhet tĂŤ jem shoqĂŤruese e ministrit nĂŤ darkat e nivelit shtetĂŤror apo zyrtar. Ju me siguri e keni dĂŤgjuar thĂŤnien: “Prapa çdo burri tĂŤ suksesshĂŤm qĂŤndron njĂŤ grua e fortĂŤâ€?, dhe pa modesti e konsideroj vetĂŤn tĂŤ tillĂŤ.

“BOTA E REâ€?: Lexuesit janĂŤ tĂŤ interesuar tĂŤ dinĂŤ se a keni dado nĂŤ shtĂŤpi? Znj. Shahini – Hoxhaj: Jo dado nuk kemi pĂŤr fĂŤmijĂŤt tonĂŤ, por e kemi njĂŤ grua e cila na ndihmon. Djali tani ĂŤshtĂŤ tetĂŤ vjeçar, dhe nĂŤ klasĂŤn e tretĂŤ, pĂŤrderisa vajza ĂŤshtĂŤ 4 vjeçe e gjysmĂŤ dhe ĂŤshtĂŤ nĂŤ çerdhe. MĂŤ duhet edhe tĂŤ udhĂŤtoj, sepse bĂŤj doktoraturĂŤn nĂŤ Universitetin e VjenĂŤs dhe shumĂŤ shpesh gjendem jashtĂŤ vendit. Ajo grua qĂŤ mĂŤ ndihmon rreth punĂŤve tĂŤ shtĂŤpisĂŤ quhet Nezafete, tĂŤ cilĂŤs i jam shumĂŤ falĂŤnderuese, ngase ĂŤshtĂŤ njĂŤ grua shumĂŤ e mirĂŤ. Ajo ĂŤshtĂŤ shtylla e shtĂŤpisĂŤ sonĂŤ, dhe mĂŤ ndihmon nĂŤ menaxhimin e punĂŤve tĂŤ shtĂŤpisĂŤ.

“BOTA E REâ€?: Jeni duke bĂŤrĂŤ doktoratĂŤn nĂŤ VjenĂŤ, na tregoni si po ju shkojnĂŤ punĂŤt atje? Znj. Shahini – Hoxhaj: QĂŤ dy vite jam duke doktoruar nĂŤ VjenĂŤ. NjĂŤ kohĂŤ kam studiuar nĂŤ Gjermani dhe kam qenĂŤ studente shkĂŤmbimi, quhet shkĂŤmbim akademik. PĂŤr dy vjet kam qenĂŤ nĂŤ universitetin Fridrich Schiller, nĂŤ Jena tĂŤ GjermanisĂŤ, mandej magjistraturĂŤn e kam bĂŤrĂŤ nĂŤ njĂŤ program qĂŤ ka qenĂŤ marrĂŤveshje nĂŤ mes Universitetit tĂŤ EvropĂŤs, Viadrina nĂŤ Frankfurt an der Oder, qĂŤ ĂŤshtĂŤ njĂŤ qytet nĂŤ kufi me PoloninĂŤ dhe Universitetin Sant Kliment Ohridski, nĂŤ Sofje tĂŤ BullgarisĂŤ. Forma e studimit nĂŤ perĂŤndim dhe kĂŤtu ndryshon. Por me kalimin e kohĂŤs kemi filluar t’i bĂŤjmĂŤ hapat e njĂŤ shkollimi tĂŤ tillĂŤ. NjĂŤ dallim i madh qĂŤndron nĂŤ aspektin e infrastrukturĂŤs. HapĂŤsirat ku mbahet mĂŤsimi janĂŤ plotĂŤsisht tjera. Atje janĂŤ amfiteatrot e mĂŤdha, tĂŤ pajisura me mjete teknike, mirĂŤpo natyrisht se ata kanĂŤ edhe traditĂŤ. Universiteti i JenĂŤs para dy vitesh e ka festuar 45 vjetorin e themelimit, kĂŤshtu qĂŤ me marrĂŤ me mend njĂŤ gjysmĂŤ shekulli sa kanĂŤ mundur ata tĂŤ arrijnĂŤ ndryshime nĂŤ shkollim dhe nĂŤ planprograme. Universiteti i PrishtinĂŤs, ka traditĂŤ 41 vjeçare, mirĂŤpo po ecim me hapa tĂŤ sigurt dhe besoj qĂŤ nĂŤ njĂŤ tĂŤ ardhmen tĂŤ afĂŤrt do tĂŤ bĂŤhet mĂŤ mirĂŤ. Do tĂŤ jetĂŤ mĂŤ mirĂŤ, mirĂŤpo mĂŤsimdhĂŤnĂŤsit dhe studentĂŤ duhet tĂŤ jenĂŤ mĂŤ shumĂŤ tĂŤ pĂŤrkushtuar ndaj punĂŤs, se ne shqiptarĂŤt nuk jemi shumĂŤ punĂŤtorĂŤ. KĂŤshtu tradicionalisht ne kemi qejf tĂŤ thirremi nĂŤ atĂŤ qĂŤ jemi punĂŤtor, por nuk i pĂŤrkushtohemi shumĂŤ punĂŤs.

“BOTA E REâ€?: Ndalemi pak tek jeta juaj private, kur e keni takuar pĂŤr tĂŤ parĂŤn herĂŤ Ministrin Enver Hoxhaj? Znj. Shahini – Hoxhaj: Me burrin tim Enver Hoxhajn, jam takuar nĂŤ vitin 2000. AtĂŤ kohĂŤ u pata kthyer nga Gjermania dhe fillova tĂŤ kĂŤrkoja punĂŤ. WUS Austria, njĂŤ organizatĂŤ austriake, tĂŤ cilĂŤn atĂŤ kohĂŤ e udhĂŤhiqte Enveri, kishte

shpallur njĂŤ konkurs. UnĂŤ konkurrova aty dhe u pranova nĂŤ punĂŤ. Diku pas tre muajsh kemi filluar tĂŤ shoqĂŤrohemi mĂŤ shumĂŤ. Enverin e kam pasur shef nĂŤ punĂŤ, por nĂŤ ndĂŤrkohĂŤ nĂŤ mes nesh ka lindur dashuria dhe mĂŤ vonĂŤ u bĂŤmĂŤ burrĂŤ e grua. Ka qenĂŤ mjaft problematike, derisa e kemi definuar, se thoshim qĂŤ natyrisht ka qenĂŤ konflikt interesi, sepse ne u bashkuam pikĂŤrisht nĂŤ punĂŤ dhe ĂŤshtĂŤ dashur dikush ta lĂŤrĂŤ punĂŤn, e ai ka qenĂŤ Enveri. Ai ĂŤshtĂŤ tĂŤrhequr, e unĂŤ kam vazhduar tĂŤ punoi pĂŤr WUS-in, deri pas njĂŤ viti tĂŤ lindjes sĂŤ djalit. Kur e kam lindur fĂŤmijĂŤn e parĂŤ, pushimi i lehonisĂŤ ka qenĂŤ tre muaj dhe ka qenĂŤ mjaft e vĂŤshtirĂŤ qĂŤ tre muaj pas lindjes, me dal nĂŤ punĂŤ. Femrat nuk i dinĂŤ shumĂŤ gjĂŤra tĂŤ cilat i presin, shumĂŤ ndryshime tjera, sa mendore, fizike e psikomotorike. NĂŤ atĂŤ kohĂŤ e lash punĂŤn dhe vazhdova studimet e magjistraturĂŤs duke i pĂŤrfunduar ato me sukses. Burri mĂŤ ka mbĂŤshtetur gjithmonĂŤ nĂŤ punĂŤn time akademike dhe mĂŤ mbĂŤshtetĂŤ ende.

"BOTA E RE": Kush ua ka vĂŤnĂŤ emrat fĂŤmijĂŤve tuaj? Znj. Shahini – Hoxhaj: Emrat i kam vendosur unĂŤ edhe pse tĂŤ gjithĂŤ sidomos pĂŤr Lirin mendojnĂŤ se ĂŤshtĂŤ emĂŤr i vjetĂŤr ilir, dhe mendojnĂŤ qĂŤ ĂŤshtĂŤ Enveri ai qĂŤ ia ka lĂŤnĂŤ kĂŤtĂŤ emĂŤr, pasiqĂŤ ai ĂŤshtĂŤ historian me profesion. GjithnjĂŤ mĂŤ kanĂŤ pĂŤlqyer emrat e shkurtĂŤ, pasi qĂŤ unĂŤ e kam pasur emrin e gjatĂŤ dhe kur kam qenĂŤ studente nĂŤ Gjermani, ata kishin shumĂŤ problem pĂŤr tĂŤ ma shqiptuar emrin. KĂŤshtuqĂŤ, kam thĂŤnĂŤ nĂŤ rregull, kur t’i bĂŤj fĂŤmijĂŤt e mijĂŤ do t’ua vĂŤ emrat qĂŤ janĂŤ mĂŤ shumĂŤ internacional, qĂŤ tĂŤ mos kenĂŤ problem tĂŤ tjerĂŤt nĂŤ shqiptimin e tyre. Kam qenĂŤ e pasionuar pas literaturĂŤs botĂŤrore. Shekspiri ka njĂŤ vepĂŤr me emrin “Mbreti Lirâ€?, sipas tĂŤ cilĂŤs e kam emĂŤrtuar Lirin. NdĂŤrsa, Lea ĂŤshtĂŤ emĂŤr internacional, kuptimi i tĂŤ cilit ĂŤshtĂŤ LuaneshĂŤ, nĂŤ latinisht Lea, “luaneshĂŤâ€?. Me tĂŤ vĂŤrtetĂŤ Lea ime ĂŤshtĂŤ luaneshĂŤ, ĂŤshtĂŤ e lindur nĂŤ muajin e luanĂŤve nĂŤ gusht, por edhe nga karakteri ĂŤshtĂŤ femĂŤr qĂŤ donĂŤ tĂŤ arrijĂŤ çdo gjĂŤ deri nĂŤ fund. 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

PROFESORËT DHE STUDENTËT E UP-SË, BASHKËPUNUES SI KURRË MË PARË

Edona BYTYQI

U

niversiteti i Prishtinës, me rreth 50 mijë studentë të regjistruar, çdo vit po e ngritë cilësinë dhe nivelin e arsimit. Raportet ndërmjet profesorëve dhe studentëve, nëse i krahasojmë me të kaluarën, thuhet se kanë ndryshuar shumë pas reformimit të UP-së, dhe ndryshimit të sistemit të vjetër. Një gjë të tillë e konfirmojnë disa nga profesorët e këtij universiteti, e po ashtu edhe vet studentët. Musa Selimi, Prodekan dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Sportive, vlerëson se Karta e Bolonjës ka ndikuar që raportet të përafrohen së tepërmi. “Me Kartën e Bolonjës, është bërë një përafrim i tepërt ndërmjet profesorëve dhe studentëve. Më parë ka qenë një distancë shumë e madhe, por mendoj që do të duhej të ketë përafrim në konsultime dhe në punën profesionale e shkencore, por jo edhe të ketë raporte shumë miqësore”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se shpesh studentët e keqpërdorin afërsinë me profesorë, sikurse të njëjtën gjë e bëjnë edhe profesorët në raste të caktuara. Ai ka vlerësuar se duhet dalluar një vi që i ndanë mes vete. Raportet e afërta dhe profesionale, por jo të ofruara së tepërmi, i cilëson asistenti në Degën e Gazetarisë, Alban Zeneli. Sipas tij një komunikim më të lehtë kohëve të fundit e ka mundësuar edhe interneti. “Komunikimi kolegial ndërmjet studentëve dhe profesorëve në këtë degë është në nivel të mirë, duke u nisur nga fakti se studentët e kësaj dege kanë komunikim profesional me mësimdhënësit e tyre edhe përmes postës elektronike gjatë gjithë kohës dhe po ashtu përmes grupeve të ndryshme në rrjete sociale në internet”, është shprehur Zeneli, duke theksuar se në sistemin e vjetër nga ajo që është transmetuar nga gjeneratat 0DM

më të moshuara, këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e duhur, mbase edhe për shkak të mundësive të kufizuara teknologjike të komunikimit. Se interaktiviteti dhe raportet e mira ndikojnë pozitivisht, sipas Zenelit, këtë më së miri e vërteton numri i madh i studentëve të Degës së Gazetarisë, të cilët rreth 90% që kanë diplomuar, janë të punësuar. Sipas tij, procesi mësimor në mënyrë interaktive ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së mësimit.

Prof. Agim Apolloni: Viteve të fundit, kanë ndryshuar raportet për të mirë Edhe Agim Apollon, asistent në Fakultetin e Filologjisë, dhe profesor në Fakultetin e Arteve, ka theksuar se raportet ndërmjet profesorëve dhe studentëve të UP-së, viteve të fundit kanë ndryshuar për të mirë. Krejt kjo, sipas tij, ka ndodhur pas reformave, ku është krijuar afërsi më e madhe. “Falë reformimit të sistemit arsimor, sot raporti ndërmjet studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, është ngritur në nivel kolegialiteti mes dy palëve, duke e evituar kështu distancën "ex cathedra". Edhe ligjëratat tani zhvillohen sipas metodave interaktive, si metoda që krijojnë afërsi në mes të ligjëruesit dhe studentëve, duke e bërë më të lehtë komunikimin dhe nxënien e mësimit”, ka thënë Apolloni. Por ,sipas tij, ky është vetëm fillimi i ndryshimeve në UP, dhe për të pasur sukses në ngritjen e cilësisë së arsimit, kjo mënyrë e komunikimit duhet të vazhdoj edhe më tutje të avancohet. “Pra, krahasuar me sistemin e vjetër, raportet ndërmjet studentëve dhe profesorëve me sistemin e reformuar janë përmirësuar dukshëm, por ka mbetur edhe shumë punë për t'u bërë derisa ky lloj komunikimi i barabartë mes dy palëve të ndikojë në ngritjen e cilësisë në mësim" ka nënvizuar Agim Apolloni.

Raportin me mësimdhënës, studentët e vlerësojnë të mirë Studentët i vlerësojnë pozitivisht

raportet me profesorët e tyre. Ata shprehen të kënaqur me mënyrën aktuale të ligjërimit, ku ka interaktivitet, si në ligjërata po ashtu edhe gjatë konsultimeve dhe në këtë mënyrë sipas tyre krijohet cilësi e lartë e mësimit, mënyrë më e lehtë e përvetësimit të lëndës dhe krijimit të kuadrove të reja intelektuale. Por, sipas tyre ka edhe profesorë që punojnë me sistem të vjetër. Majlind Morina, student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Politike, ka thënë se ndryshimet në UP, nuk janë në nivel të kënaqshëm edhe pse ka profesorë shumë të afërt me studentët. Por, sipas tij shumë profesorë të tjerë ende punojnë me sistemin e vjetër dhe kjo nuk është mirë për UP-në. Në anën tjetër, Jetmir Zogaj, absolvent i Fakultetit Teknik, thotë se raportet ndërmjet profesorëve e studentëve kanë ndryshuar shumë. “Mendoj që raporti Profesor-Student ka ndryshuar rrënjësisht nga koha kur filluan të hyjnë profesorë të rinj në universitet, për arsye se shumica tyre kanë kryer studimet në vendet perëndimore dhe e kanë kuptuar se sa është e rëndësishme që të kenë raport kolegialiteti, gjë që e bën studentin të lirë si gjatë ligjëratave ashtu edhe gjate konsultimeve dhe që ndikon drejtpërdrejt tek studentët. Duke e parë një formë të mirë të mësimdhënësve të rinj edhe profesorët më të moshuar kanë filluar te reformohen, duke e parë që ky është një sistem më i mirë dhe më i suksesshëm” ka thënë Zogaj. Raportet si të mira i vlerësuan edhe Behar Kryeziu, student i vitit të dytë në Fakultetin Filozofik, dhe studenti i vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, Liridon Morina. Studimet e profesorëve jashtë vendit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, cilësohen si vendimtare, për përmirësimin e raporteve ndërmjet studentëve dhe profesorëve. Raportet për momentin llogaritet të jenë të mira, por gjithnjë ka vend edhe për më shumë përmirësime. (Autorja e shkrimit, është studente e vitit të III-të, Gazetari)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

BALIQI: OBJEKTIVA KRYESORE E SHKENCAVE POLITIKE TË BËHET FAKULTET Musa PRETENI

D

epartamenti i Shkencave Politike paraqet njërin nga drejtimet me interesimin më të madh për studim në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ky drejtim akademik ka filluar që dhjetë vite, dhe sipas Prof. Dr. Bekim Baliqi, i cili qëndron në krye të këtij departamenti, në fillim ka pasur mungesa të shumta teknike por edhe profesionale. Departamenti i Shkencave Politike, sipas Baliqit, ka një bashkëpunim me universitetet më të njohura në botë në disiplinën e shkencës politike. “Ka pasur shkëmbim të studentëve dhe profesorëve me qëllim të përgatitjes profesionale. Duke e pasur parasysh se kjo disiplinë kërkon angazhim dhe përcjellje të vazhdueshme të realitetit dhe rrugëtimit shkencor, del se shkëmbimi i të gjeturave shkencore mes universiteteve është nevojë e kohës”, ka deklaruar Baliqi. Sipas tij, numri i studentëve në këtë drejtim shkon duke u rritur vazhdimisht. “Nëse e shikojmë në retrospektivë fillimisht numri i studentëve ka qenë shumë i vogël, rreth 40, kurse tani ky numër është rreth 500 studentë në studime themelore. Ky departament ka arritur që të hapë edhe studimet e nivelit Master, i cili tani ka rreth 45 studentë të gjeneratës së re dhe rreth 20 të gjeneratës së vjetër”, ka nënvizuar Baliqi. Ndër objektivat kryesore të këtij departamenti është avancimi i Shkencave Politike në fakultet, duke e pasur parasysh se kjo është një fushë multidisiplinare, e cila kërkon numër më të madh drejtimesh. Sipas Prof. Bekim Baliqit drejtimet Master do të

“Ky departament është shembull në UP për kushtet teknike e moderne që ofron dhe hapësirë të mjaftueshme, në rrugëtimin shkencor për ata të rinj që vendosin t’i futen kësaj fushe studimore”, Profesori i Shkencave Politike, Prof. Dr. Bekim Baliqi

rriten, sikurse që do të ketë rritje edhe në stafin akademik. “Në këtë mënyrë krijohen parakushtet për ngritje të vazhdueshme të cilësisë. Ky departament është shembull në UP për kushtet teknike e moderne që ofron dhe hapësirë të mjaftueshme, në rrugëtimin shkencor për ata të rinj që vendosin t’i futen kësaj fushe studimore”, ka thënë ai.

Zërimi dhe videoprojektorët, synimi i ardhshëm Sipas Baliqit, hapi i ardhshëm do të jetë zërimi dhe videoprojektorët si mundësi për studime më profitabile për studentët, duke shtuar se ky departament ofron edhe ueb-faqen për ofrimin e informacioneve të vazhdueshme për studentët. Sa i përket çështjes së suksesit të studentëve të Shkencave Politike, Baliqi ka shtuar se është arritur progres. “Është krijuar edhe një bazë e të dhënave konkrete për punimin e temës së diplomës, që është vërejtur edhe në përgatitjen e studentëve në profesionin përkatës dhe këtu kemi një bashkëpunim të mirë mes studentëve dhe profesorëve. Profesorët janë të hapur dhe bashkëpunues në raport me studentët. Gjithashtu ekziston edhe një bashkëpunim i jashtëzakonshëm ndërmjet departamentit, dekanatit dhe Rektoratit”, ka thënë Baliqi. Sipas tij studentët e ardhshëm është mirë të qartësojnë qysh në fillim se pse po i studiojnë Shkencat Politike, pasi që sipas dekanit këto shkenca kërkojnë shumë lexim dhe mendim kritik. (Autori është studentë i Departamentit të Shkencave Politike) 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Tahir H. BUNGU

KUALITET APO KUANTITET?

P

as formimit të Universitetit të Prishtinës, sistemi arsimor në Kosovë pati një zhvillim të hovshëm deri në vitet 1990. Me ardhjen e masave të dhunshme serbe, si në të gjitha fushat e tjera të jetës edhe në arsim ndodhën ndryshime të mëdha, të cilat ndikuan në mënyrë të padiskutueshme në zhvillimin e shoqërisë sonë. Pastaj filloi periudha e mbajtjes së mësimit nëpër shtëpitë private apo nëpër vende tjera jashtë objekteve të UP-së. Pas mbarimit të luftës infrastruktura e UP-së ishte në gjendje të mjerueshme, por investimet e menjëhershme bënë që kushtet shumë shpejt të përmirësohen. Në atë kohë sistemi edukativo-arsimor në Kosovë ka nxjerrë mijëra të diplomuar, ndërsa mijëra të tjerë kanë marrë edukimin fillor dhe të mesëm dhe se çdo vit mijëra të tjerë kanë për qëllim të arrijnë në bankat e UP-së. Dilema kryesore dhe më e madhe në lidhje me këtë çështje ka të bëj me kualitetin e sistemit arsimor në Kosovë dhe se pyetja kryesore për këtë çështje është se: A prodhon UP-ja kualitet apo kuantitet? Kjo është dilema më e madhe që ekziston sot në UP, dhe po ashtu një nga pyetjet që më së shpeshti bëhet dhe e cila nuk mund të ketë përgjigje adekuate apo ndoshta nuk ka fare përgjigje. Këto dy koncepte ka kohë që kanë krijuar një huti në mesin e studentëve të UP-së, dhe shpesh ata mendojnë se është e kotë të mendohet në dhënien e një përgjigje kësaj pyetje. Ta mendosh përgjigjen e kësaj pyetje është sikur të futesh në një rrugë pa dalje, në të cilën di si të futesh por

0DM

asnjëherë nuk e di ku dhe kur do të dalësh. Për ta sanuar këtë dukuri “negative” nuk mund të presim ndonjë rezultat si me shkop magjik, por për këtë duhet punë dhe angazhim maksimal për ndryshime rrënjësore e jo vetëm të flitet, e këto të mbesin në letër por të fillojnë të aplikohen.

Ku është problemi ? Sa i përket kësaj çështjeje duket se ka shumë probleme dhe të meta, por që disa prej tyre të cilat janë evidente dhe shumë të pranishme në tërë sistemin edukativo-arsimor në Kosovë, të cilat e kanë ngulfatur sistemin arsimor në vend. Disa prej problemeve lidhen me mos përzgjedhjen e drejtë të studentëve dhe profesorëve. Zgjedhja e disa prej profesorëve deri më tani nuk është bërë në bazë të njohurive dhe rezultateve shkencore të arritura nga ta, e që në shtetet perëndimore ky është një prej kritereve kryesore. Tek ne zgjedhja e studentëve bëhet në bazë të lidhjeve partiake, familjare, ndikimit nga ana e prindërve, kushteve jo të mira materiale (disa nga ata që janë të aftë nuk kanë kushte për t’i vazhduar studimet), mos përgjegjësia e profesorëve për mbajtjen me rregull të ligjëratave dhe ushtrimeve, mos përgjegjësia e studentëve për vijueshmëri në ligjërata dhe ushtrime, infrastruktura e dobët nëpër disa fakultete, mungesa e literaturës në gjuhën shqipe etj. Si duket thënia e filozofit të njohur Anglez “Dija është fuqi”, nuk po merret shumë parasysh as nga profesorët e as nga studentët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë si për vete ashtu edhe për vendin. Në fillimet e punës së UP-së, marrja e dijes ka qenë një nga objektivat që më së shumti i është kushtuar rëndësi dhe se është menduar se vetëm me dije dhe me penë arrijmë ta mposhtim armikun. (Autori i shkrimit është student në vitin e tretë, Filozofik)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Studentët kosovarë, takuan krerët e Arsimit të Republikës së Shqipërisë Emir AZEMI

P

arlamenti i Studentëve dhe Kryetarët e Këshillave të Fakulteteve të UP-së, qëndruan në Shqipëri prej 25 marsit deri më 1 prill, për hartimin e strategjisë së punës studentore për mandatin dyvjeçar. Krahas punës që ishte planifikuar, e cila u realizua ashtu siç është më së miri, studentët e Universitetit të Prishtinës, e shfrytëzuan qëndrimin në Shqipëri, për t’u takuar me homologët e tyre studentë në shtetin shqiptarë dhe me udhëheqësit e Arsimit. Në takimet që u realizuan u premtua që në një të ardhme të afërt nuk do të ketë më takime njohëse, por ato do të jenë takime për punë të përbashkëta, të cilat do të jenë në të mirë të studentëve.

Vizita e parë në Universitetin Politeknik Gjatë vizitës një javore në Shqipëri, studentët nga Prishtina, u takuan fillimisht me drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës. Pritja që në fillim ishte vëllazëror. Ne iu ofruam bashkëpunim si dhe në një të ardhme të afërt të bëjmë një platformë të përbashkët veprimi, ku rektori i Universitetit Politeknik shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të

Studentët e Universitetit të Prishtinës, takuan Ministrin e Arsimit, Rektorin e Universitetit të Tiranës dhe atë të Universitetit Politeknik. Përfaqësuesit e studentëve ekselentë, si dhe zv. ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Burim Qorraj

Me ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj

ndihmojë me tërë kapacitetin e tij ligjor dhe intelektual. Në fjalën e tij hyrëse rektori, Jorgaç Kacani, ka thënë se është e qartë që populli shqiptar në viset e okupuara dhe jashtë kufijve të Shqipërisë ishte izoluar në veprimtarinë intelektuale të tij. “Por edhe në kushte okupimi e në kushte teknike jashtë standardeve njerëzore ju populli shqiptar i Kosovës, nuk hoqët dorë nga dija duke bërë sakrifica në çdo drejtim të jetës. Falë sakrificës së brezave të tërë ne dhe ju sot jemi së bashku. Dhe kjo Shqipëri në të cilën sot gjendemi është e të gjithë neve”, ka thënë Kacani. Në anën tjetër, në emër të studentëve kosovarë, ka folur kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku, i cili ka thënë se bashkëpunimi në mes dy Universiteteve do të thellohet.

Qorraj priti studentët kosovarë Parlamenti Studentor qëndrimin në Shqipëri e shfrytëzoi edhe për ta vizituar Ambasadën e Kosovës në shtetin shqiptarë. Në mungesë të ambasadorit, aty ishte zëvendës ambasadori, Burim Qorraj, i cili na njoftoi për punën e tij si dhe për raportet e shkëlqyeshme që ekzistojnë mes dy shteteve shqiptare. Ai në shenjë respekti për ne si përfaqësues të studentëve na dhuroi nga një kushtetutë të Republikës së Kosovës, dhe na përgëzoi për punën. Ndërkohë, për punën dhe aktivitetet e PSUPsë, foli nënkryetari, Mentor Hasani, i cili e njoftoi Qorrajn për të gjitha.

Takimi me studentët ekselentë dhe dekanin e Universitetit të Tiranës Vizita jonë e radhës ishte edhe tek studentët ekselentë, si dhe kryetarët e këtyre kategorive studentore në Universitetin e Tiranës, në mesin e të cilëve ishte edhe Rektori i Universitetit, Dhori Kule. Ai në shenjë nderimi mbajti një fjalë rasti ku foli për dëshirën e madhe që e kishte nga fëmijëria ta shihte Kosovën. “Vrojtoja Kosovën nga një largësi përtej kufirit të imponuar dhe në pamundësi për ta prekur tokën andej kufiri gjatë viteve 80 –ta”, ka thënë Rektori Kule. Ai tregoi për punën e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, konferencat e përbashkëta dhe kishte lëvdata për punën e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Me rektorin Dhori Kule Më tej ai rrëfeu edhe për një numër të madh të studentëve në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë, të cilët janë dhe do të jenë të mirëseardhur për të vazhduar ngritjen profesionale në UT. Ai premtoi që edhe në vazhdim ky universitet do të jetë i hapur për të gjithë studentët e trevave shqiptare. Në fund duke na uruar punë të suksesshme në vazhdim, ai shprehu gatishmërinë për të përkrahur në çdo iniciativë që çon në bashkëpunimin reciprok mes dy institucioneve universitare publike.

PSUP-ja takoi edhe Ministrin e Arsimit Ditën e fundit të vizitës sonë në Shqipëri takuam edhe ministrin e Arsimit të Republikës së Shqipërisë., Myqerem Tafaj. Ne e njoftuam atë për punën njëjavore që bëmë atje. Kryetari i PS-së, Selim Daku, kërkoi unifikimin e teksteve shkollore dhe planprogrameve si dhe mundësinë e vijimit të një semestri në Universitetet e Tiranës. Ne hasëm në një mirëkuptimin e Ministrit, i cili tha se është duke u punuar në këtë dre-

jtim dhe në një të afërme jo të largët do të mund të presim rezultate. Madje, ai në fjalën përmbyllëse shprehu gatishmërinë për të përkrahur çdo iniciativë që del nga dy strukturat përfaqësuese të Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës. Vizita në Shqipëri, padyshim ishte një sfidë dhe përvojë e mirë e studentëve kosovarë, të cilët patën mundësinë t’i takojnë krerët e arsimit në Shqipëri dhe të njoftohen për të gjitha që ju intereson atyre. Nga ajo që u diskutua atje, mund të themi se problemet e studentëve në të dy universitetet janë pothuajse të ngjashme si nga ato teknike, e po ashtu edhe në raportet profesor- student. Kulmi i gjithë kësaj ishte realizimi i një strategjie të mirëfilltë dyvjeçare, si dhe njohja me përfaqësuesit e studentëve, rektoratin, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe kushtet e mësimnxënies, të cilat në të kaluarën jo të largët, nuk na janë lejuar si pasojë e regjimeve të imponuara. (Autori i shkrimit është student i vitit të dytë, Shkenca Politike)

Universiteti Politeknik i Tiranës 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

TË JESH APO TË MOS JESH!!!

Suzana FAZLIU

T

ë jesh student e të mos ballafaqohesh me sfida dhe sakrifica është diçka pothuajse e pamundur. Sado që një sukses i madh kërkon sakrificë të madhe, mundimi shpirtëror arrin ta kalojë dhe ta mund vullnetin ndonjëherë. Kosova dita-ditës është duke shkuar në rrugën e vendeve të zhvilluara, mirëpo aktualiteti ekonomik që sot po mbizotëron po bën që shumë studentë të shkojnë drejt vështirësive më të mëdha financiare për t’i përfunduar studimet. Pyetja e cila i udhëheqë ata edhe pse ju duket e pakuptimtë është 'të jesh apo të mos jesh'. Sa herë është bërë pyetja se a duhet të marrin bursa vetëm studentët që kanë mesatare të lartë të suksesit, sado që disa nuk kanë nevojë për mbështetje, apo duhet të krijohet edhe një grup i veçantë për ata që me të vërtetë nuk kanë kushte studimi, e cila mund t'i dërgojë edhe në ndërprerjen e studimeve?! Sa here kalon afër lokaleve të kryeqytetit të krijohet përshtypja që të askush nuk ka nevojë për asgjë, se të gjithë jetojnë në luks të madh ekonomik e shpirtëror. Mirëpo, nëse ulesh me ta, ose të vinë pa dashur në vesh fjalët dhe bisedat e tyre, atëherë ajo fjali e thënë 'mirë jam' shoqërohet me tema të rënda dhe të ndjeshme ekonomike e sociale që po kalojnë një pjesë e madhe e familjeve tona. Dihet që vendin tonë dikur e pati kapluar lufta, pasojat e së cilës po vërehen edhe tani në këto vite tranzicioni. Shumë familjarë të studentëve u flijuan, e ka raste kur studenti i ka të dy prindërit e vrarë. Sot si shtresë, nuk po arrijnë të gjejnë përkrahjen e duhur as nga institucionet e as nga rektorati, sado që qeveria e kaluar miratoi një ligj për familjet e veteranëve të luftës, për t'i financuar, mirëpo ajo marrëveshje u zbatua vetëm një vit. Sado që falë veprës dhe sakrificës së shumë prindërve për arsimim dhe marrje fryme të lirë, fëmijët e tyre hasin në vështirësi për mbarim të studimeve, sado që do të duhej që atyre në shenjë falënderimi t’iu financohet studimi, e pse jo edhe praktika diku. Njëra nga studentet e Fakultetit Ekonomik, Lumturije Behluli, është endur me javë të tëra para sporteleve duke mos hasur në mirëkuptim nga referentët për paraq-

itje provimesh. Arsyeja ka qenë mos mundësia e pagesës së semestrit në kohën e caktuar për shkaqe ekonomike, sado që babai i saj është ish-ushtar i UÇK-së, sot merr një pagë jo të mjaftueshme, dhe si shumë të tjerë nuk përkrahet nga institucionet tona e mbi të gjitha nuk mirëkuptohet. Edhe pse dekani i Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti, çdo herë mundohet t’i mirëkuptojë studentët, por vetëm përkrahja morale nuk i zgjidh problemet. Do të duhej arrirë një marrëveshje në mes të Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit, që studentët që vinë nga familjet e veteranëve dhe dëshmorëve të lirohen krejtësisht ose 80% nga pagesat. Rasti në fjalë dhe shumë raste të tjera, bëjnë që ne të dëshmojmë edhe njëherë anashkalimin dhe mënjanimin e familjareve të pishtarëve të shtetit tone. Por, mbetet të shpresohet që hapat e ardhshëm të vendosen me siguri më të madhe si dhe në mbështetje të çdokujt që ka dhënë diçka, ka vendosur një gurëthemeli në ngritjen e ndërtesës që ne sot e quajmë 'shtet'. Brenge tjetër në Fakultetin Ekonomik është edhe mundësia e vogël ose thënë më mirë, mungesa e punës praktike për studentët. Sado që pjesa teorike mësohet edhe analizohet mos vënia e njohurive të marra në praktikë bënë që çdo gjë ta marr lumi. Institucionet tona financiare edhe pse në numër të madhe, arrijnë që në lokalitetin e tyre afarist të marrin rreth vetes praktikantë një numër shumë të vogël studentësh, e disa prej tyre merren edhe përmes lidhjeve familjare. Valdete Kryeziu, studente në Fakultetin Ekonomik, ka theksuar se viti i dytë në këtë fakultet duhet të jetë fillimi i punës dhe praktikimi sa më i madh i njohurive, si dhe kohë për formim personaliteti. Numri i madh i studentëve të pranuar në Ekonomik, bënë që mundësitë të jenë shumë të vogla për praktikë, dhe në këtë rast përparësi po u jepet studentëve bursistë të cilët janë në numër të caktuar. Sado që pjesa teorike është me rëndësi, mungesa e praktikës po e len studentin të zbehur në dije dhe jashtë konkurseve për punë. Kurse, për studenten Nexhmije Kryeziu, brengë tjetër shumë e madhe dhe e rëndësishme në Fakultetin Ekonomik, është ajri shumë i ndotur si pasojë e numrit të madh të studentëve. Sidomos tani kur pritet të mbretërojnë temperatura të larta, të cilat mund të shkaktojnë edhe alivanosje të studentëve. Mungesa e hapësirës është shkaktar edhe i marrjes së viruseve që pengojnë zhvillimin normal të organizmit, i cili bën që studentët çdo herë t'i shoqërojnë gripat e ndryshëm si pasojë e ambientit të ndotur. E në anën tjetër, Artan Shala, i cili thotë që në vitet në vazhdim studenti nuk do të ketë konkurrencë shumë, ngase hapja e Universitetit të Prizrenit dhe degës tjetër në Gjilan bën që edhe studentet që do të pranohen në vitet e ardhshme të kenë mundësi më të mira studimi. Shpresojmë dhe besojmë që puna dhe cilësia do të shtohen dhe niveli i arsimit do të rritet, ngase vetëm me arsim të denjë do të përfaqësohemi në Evropë dhe botë, vlera këto të cilat arrihen me krijimin e kushteve më të mira për punë e avancim. Andaj, dilema 'Të jesh apo të mos jesh'..... vazhdon të vlejë. (Autorja e shkrimi është studente e vitit të dytë, Ekonomik) 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

PEDAGOGJIA SOCIALE, PROFESION ME PERSPEKTIVË APO? Mirushe KRASNIQI

N

ë shumë vende të ndryshme perëndimore pedagogjia sociale dhe puna sociale ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e një vendi. Dhe puna e një punonjësi social vlerësohet shumë lartë dhe paguhet shumë. Fatkeqësisht në vendin tonë ndodh e kundërta, ky profesion madje as nuk njihet mirë. Shumë njerëz mendojnë se pedagogu social ose puna sociale është për të shpërndarë ndihma, e nuk janë në dijeni për rëndësinë e këtij profesioni. Në Pedagogji Sociale sivjet po i vijon mësimet gjenerata e pestë më radhë. Fatmirësisht ka shumë studentë të interesuar për ketë profesion, të cilët duan të punojnë në këtë profesion, por një gjë që e dëshpëron secilin student është se tanimë ka shumë studentë që kanë diplomuar në këtë profesion, por ende nuk kanë hyrë në punë adekuate dhe as që merret parasysh kjo nga shteti ynë. Studimet Master mungojnë dhe ne si studentë brengosemi gjithnjë e më shumë se ç’farë do të bëhet me ne. Një falënderim i veçantë do të shkonte për Universitetin e Regensburgut në Gjermani, si dhe profesoresha Ruth, e cila në bashkëpunim me Prof. Lulzim Dragidella, sjell për çdo semestër nga 10 student nga Gjermania në Kosovë, më të cilët punojmë së bashku seminare të ndryshme. Gjithashtu, edhe studentëve nga Kosova ju mundëson 0DM

të udhëtojnë në Gjermani, njëra ndër studentët e kisha fatin të jem edhe unë, nga i cili udhëtim studentët përfitojnë shumë përvojë që do t’u ndihmojë shumë në jetë. Punonjësit socialë ndihmojnë njerëzit të kapërcejnë problemet dhe të bëjnë jetën e tyre më të mirë. Ata punojnë me njerëz që janë të pastrehë, të sëmurë, apo me njerëz që kanë probleme familjare. Ata ndihmojnë nxënësit që kanë probleme në shkollë, me njerëz të moshuar, me persona që janë të varur nga droga dhe alkooli, ata u ofrojnë terapi atyre, bisedojnë me njerëzit në mënyrë që të identifikojnë problemet e tyre dhe të gjejnë mënyra që ata ta tejkalojnë situatën e vështirë në të cilën janë. Ata gjithashtu mund të kryejnë punë edhe në burgje, në rastet e dhunës në familje apo komunitet etj. Disa prej këtyre punëtorëve të punojnë në jetimore për fëmijët e abuzuar ose të lënë pas dore. Ata gjithashtu ndihmojnë prindërit të mësojnë se si të kujdesen për fëmijët në mënyrë sa më të mirë. Një nga mënyrat e punëtorëve social të ndihmojë është duke gjetur burime për njerëzit. Për dikë me vështirësi të familjes, punëtorë social mund të gjeni një klasë ose grup mbështetjeje për prindër. Për një person të pastrehë, ata mund të gjejnë një vend për të jetuar në të dhe një trajnim të karrierës. Për një nxënës, ata mund të gjejnë një mësues ose një ekspert të mësuarit e aftësisë së kufizuar. Pra, punonjësit social mund të japë këshillim. Ata flasin me njerëzit për jetën e tyre dhe i ndihmojnë ata për të kuptuar dhe zgjidhur problemet e tyre dhe për të bërë plane. (Autorja e shkrimit është studente e vitit të tretë, Pedagogji Sociale)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Harvardi universiteti i presidentëve amerikan Liburn DAKAJ

T

etë presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë diplomuar në Harvard. Barack Obama, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u diplomua për Drejtësi në Harvard dhe mori titullin Juris Doctor (J.D.), në vitin 1991. Po ashtu edhe 75 laureatë të çmimit Nobel kanë qenë të lidhur me Harvardin, qoftë si studentë, trupë pedagogjike apo personel. Biblioteka e Universitetit të Harvardit është biblioteka më e madhe akademike në Shtetet e Bashkuara, dhe biblioteka e dytë më e madhe në vend. Harvard Crimson garon në 41 sporte ndërkolegjiale në NCAA Division I Ivy League. Harvardi ka edhe një rivalitet intensiv në atletikë me Universitetin e Yale, ku tradicionalisht arrin kulminacionin në lojën “The Game”, edhe pse Regatta Harvard-Yale, daton me lojën e futbollit.

Historiku i Harvardit Harvardi si universitet privat u themelua në vitin 1636, në Kambrixh, Masaqusets, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njohur si institucioni më i vjetër i arsimimit të lartë në SHBA, emrin e ka marrë nga bamirësi John Harvard. Edhe pse formalisht asnjëherë nuk është ndërlidhur me kishën, fillimisht kolegji u trajnua nga kleri Kongregacionalist dhe Unitarian. Planprogrami mësimor dhe studentët e Harvardit u bënë gjithnjë e më laik gjatë shekullit tw 18-të, dhe në shekullin e 19-të, Harvardi u bë institucioni qendror i kulturës në mesin e elitës së bostonasve. Presidenti amerikan Charles Eliot’s, gjatë periudhës dyzet vjeçare (18691909), e transformoi kolegjin dhe i

Barak Obama, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u diplomua për Drejtësi në Harvard dhe mori titullin Juris Doctor (J.D.), në vitin 1991.

bashkoi shkollat profesionale në një universitet hulumtues qendror, e kështu Harvardi bëhet anëtar themelues i Asociacionit të Universiteteve Amerikane në vitin 1900. James Bryant Conant, e udhëhoqi universitetin gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore, e që pas luftës ai filloi reformat e planprogramit mësimor dhe liberalizoi pranimin e studentëve në Universitet.

Drew Gilpin Faust, gruaja e parë presidente e Universitetit Në vitin 2007, Drew Gilpin Faust, ishte zgjedhur presidentja e 28-të e universitetit dhe ishte gruaja e parë që e udhëhoqi universitetin. Vetëm në shtator 2010, Harvardi kishte të hyra në shumën prej 27.4 bilion dollarë, e që konsiderohet institucioni akademik me të hyrat më të mëdha financiare në botë, krahasuar me ndonjë universitet tjetër. Universiteti përbëhet nga njëmbëdhjetë njësi të ndara akademike, dhjetë fakultete dhe Instituti për Studime të Avancuara me kampuse përgjatë rajonit metropolitan të Bostonit, Redkllif. Kampusi kryesor me një sipërfaqe prej 85 hektarëve, ndodhet në Harvard Jard në Kambrixh, përafërsisht 5.5 km në verilindje të qendrës së Bostonit. Shkolla e Biznesit dhe pajisjet atletike, përfshirë edhe stadiumin e Harvardit, ndodhen matanë Lumit Çarlls në Allston, derisa shkollat e mjekësisë, stomatologjisë dhe shëndetit publik ndodhen në rajonin Medikal të Longvudit. Që nga viti 2010, Harvardi ka një trupë pedagogjike prej 2.100 vetash, të cilët u japin mësim dhe edukojnë rreth 6.700 studentë (Kolegji i Harvardit) dhe 14.500 studentë të diplomuar e profesional. (Autori i shkrimit është student i vitit të parë, Gjuhë Angleze)

Në vitin 2010, në Renditjen Universitare sipas Performancës Akademike (URAP), Harvardi ishte Universiteti më i mirë në botë. 0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

5 AEROPORTET MË TË PAZAKONTA NË BOTË

Alban BILALLI

U

dhëtimi me aeroplan sot llogaritet si trafiku më i sigurt. Kjo industri është zhvilluar aq shumë sa që po ndërtohen aeroporte në vende të ndryshme ku s’është menduar më parë. Më poshtë do t’i shihni disa nga aeroportet më të pazakonta në botë. Aeroporti i Prishtinës thuhet se është i ndërtuar në një vend ku ka mjegull dhe nuk mund të realizohen fluturimet. Shikoni se ku janë të ndërtuara këto aeroporte dhe nga ku realizohen udhëtime.

1. Princess Juliana International Airport, Saint Maarten

3. Courchevel International Airport, Francë

Jo vetëm nëpër ultësira mund të ndërtohen aeroporte. Aeroporti ndërkombëtar i Courchevel është i shtrirë në alpet franceze. Qyteti turistik Courchevel renditet në mesin e fushave më të sofistikuara për skijim dhe vjen bashkë me aeroportin e vet. Ky aeroport është i ndërtuar në vitin 1942, dhe shfrytëzohet kryesisht për turistët të cilët mund të nisen edhe nga aeroporti i Prishtinës për të shkuar në alpet franceze për skijim. Kujdes, aderimi apo ngritja nga aeroporti mund të t’i shkatërrojë nervat: është mu pranë linjave për skijim dhe kushtet klimatike në alpe bëjnë kërdi.

4. Gibraltar Airport

Fotografia që shihni nuk është montazh por është e vërtet. Aeroporti St. Maarten gjendet pranë plazhit të bukur Caribbean Island’s Maho Beach. Para se të ateroni ju duket se do të bini mbi njerëzit që janë duke u rrezitur në plazh me rërë dhe diell përvëlues. Ky aeroport gjatë një viti ka mbi 1miloin e 500 mijë udhëtar si dhe mbi 100 mijë fluturime shumica në sezonin turistik.

Nëpër pistën e këtij aeroporti kalon edhe autoudha e qytetit të Gjibraltarit. Sa herë që kalon aeroplani, autoudha mbyllet. Është interesante se fillimi i pistës është në ujë, dhe të duket se aeroplani do bie në ujë para se të prek në pistë. Ky aeroport i vogël ka mbi 300 mijë udhëtarë në vit.

2. Gisborne Airport, Zelandë e Re

5. Tenzing-Hillary Airport, Nepal

Në aeroportin tonë në Prishtinë, aeroplani ka përparësi ndaj çdo automjeti. Aeroporti i Gisbornit, në North Island, Zelanda e Re, mund të jetë i vetmi aeroport në botë ku aeroplanët nganjëherë duhet të ndalen dhe të presin derisa të kalojë treni. 0DM

Shumica e njerëzve që e vizitojnë Mount Everestin e fillojnë udhëtimin e tyre në Nepal prej këtij aeroporti, në qytetin Lukla në Himalaje. Lartësia rreth 3.000 metra e bënë njërin prej aeroporteve më të larta në botë. Vetëm helikopterët dhe aeroplanët e vegjël mund ta përdorin aeroportin. Pista është e shkurtër dhe nëse aeroplani nuk ngrihet të pret një greminë mbi 600 metra në përfundim të pistës. Paramendoni sikur të mos ngrihet! Mos e bo Zot!


RevistĂŤ e studentĂŤve tĂŤ Universitetit tĂŤ PrishtinĂŤs

Poezi Syhejl HAVOLLI

TI QĂ‹ ERDHE BEFAS

PĂ‹R HIR TĂ‹ SYVE

Kur hĂŤna bĂŤhej pesĂŤmbĂŤdhjetĂŤ GjithmonĂŤ kam lakmuar pĂŤr ngjyrĂŤn e blertĂŤ NganjĂŤherĂŤ edhe ylberit i lakmoja shumĂŤ T’i bĂŤhem hajn i pa hile pĂŤr brezin e bardhĂŤ Tashti gjithçka nĂŤ kopshtin tim ka veç blerim

PÍr hir tÍ syve tu QÍ kanÍ ngjyrÍ si qielli T’u bÍfsha pasqyre jete

NĂŤ mesditĂŤ qielli sikur u errĂŤsua PĂŤrballĂŤ dritares manushaqja kishte bulĂŤzuar Aroma se ç’ma josh zemrĂŤn dhe nĂŤ mesnatĂŤ

DISA HERĂ‹... Disa herĂŤ mĂŤ pat thĂŤnĂŤ Vala e detit qĂŤ rrah brigjet Se njĂŤ ditĂŤ do tĂŤ pĂŤrkundem Siç pĂŤrkundet anija e peshkatarĂŤve Dhe pĂŤr tĂŤ larguar gjumin nga sytĂŤ Por asnjĂŤherĂŤ vala e detit nuk u trazua Kot paskam pritur valĂŤ gĂŤnjeshtare Se do tĂŤ pĂŤrkundet tek ti malli im Disa herĂŤ mĂŤ pat thĂŤnĂŤ Deti pĂŤr valĂŤn e trazuar Ajo ĂŤshtĂŤ e ligĂŤ pĂŤr tĂŤ ligĂŤt Prandaj nuk mban atĂŤ qĂŤ premton Mos u shqetĂŤso notar QĂŤ matanĂŤ detit pret e pret PeshkatarĂŤt po kthehen duarthatĂŤ Ky ĂŤshtĂŤ premtimi i valĂŤs QĂŤ deti nuk rrah brigjet Dhe nuk i shqetĂŤson peshkatarĂŤt.

ASGJË PA TY As flaka e qiririt qÍ zgjatet Deri nÍ qiell pa yje S’mÍ bÍn dritÍ pa ty As kÍnga qÍ kÍndohet atje Nuk ia lakmoj as melodinÍ Kur ti nuk mÍ je pranÍ Erdhe pa u hetuar fare NÍ gji gjete ngushÍllimin PÍr ditÍn e sotme pa diell Ti po pushon nÍ kraharorin tim E vogla ime qÍ ke shpirt tÍ madh

Nuk mĂŤ kujtohet kur ta vodha NgjyrĂŤn e syve dhe fijen e flokut lidhur nyje Fati para kohe ka jetĂŤ tĂŤ shkurtĂŤr Eh se ç’m’u kujtua bora e parĂŤ nĂŤ pranverĂŤ Erdhi dita ta fshij pluhurin e motmoteve Me lotĂŤt e mallit ta puth kujtimin QĂŤ mĂŤ ĂŤshtĂŤ i freskĂŤt nĂŤ buzĂŤt gjak E kaluara ma ka shtruar me pupla shtratin RininĂŤ s’mund ta kthej asnjĂŤherĂŤ PĂŤrveç takimit qĂŤ rrĂŤnjĂŤ ka lĂŤshuar thellĂŤ Dikush po zgjohet nĂŤpĂŤr pĂŤrqafime befas PĂŤr tĂŤ nesĂŤrmen qĂŤ mbush zemrĂŤn jetĂŤ.

PA TITULL

PĂŤr hir tĂŤ ballit qielledet T’u bĂŤfsha anije me shtatĂŤ vela tĂŤ bardha TĂŤ lundrosh nĂŤpĂŤr det e oqean PĂŤr hir tĂŤ vetullave dhe mollĂŤzave tua QĂŤ kanĂŤ diçka tĂŤ veçantĂŤ pĂŤr mua T’u bĂŤfsha kopsht me lule jete PĂŤr hir tĂŤ buzĂŤqeshjes plot ngrohtĂŤsi QĂŤ zbukuron – natĂŤn e bĂŤn dritĂŤ T’u bĂŤfsha qiri qĂŤ s’fiket kurrĂŤ PĂŤr hir tĂŤ ardhjes tĂŤnde QĂŤ shpirtin ma kĂŤnaq T’u bĂŤfsha urĂŤ afrimi PĂŤr hir tĂŤ syve PĂŤr hir tĂŤ ballit PĂŤr hir tĂŤ vetullave dhe mollĂŤzave PĂŤr hir tĂŤ ardhjes tĂŤnde Gjithçka t’u bĂŤra E kurrĂŤ nuk t’u pĂŤrkula dashuri.

As varri nÍ kopshtin E shtÍpisÍ me lule S’mund tÍ ma ngushÍllojÍ zemrÍn Mashtrimi qenka si gur mbi kokÍ Epitafin do ta kesh tÍ shkruar NÍ diell e nÍ qiell Re tÍ zeza tÍ ta mbulojnÍ trupin As rrezja e diellit s’tÍ ngrohÍ PÍr hir tÍ trupit qÍ nuk i falesh Do tÍ shtrihesh nÍ lÍndinÍn e lotÍve TÍ vdekurit do tÍ gjykojnÍ Pse jetÍn jeton nÍpÍr mashtrime Kot do tÍ kÍrkosh shpÍtim PÍr mÍkatet qÍ ke bÍrÍ gjithÍ jetÍn Tashti dita tÍ ÍshtÍ bÍrÍ natÍ errÍsirÍ QÍ diell tÍ mos shohÍsh mÍ kurrÍ ti shtrigÍ.

0DM


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Mentor Zhdrella, “Pasaniku” i Superligës

Leutrim MUSTAFA

T

ë merresh me zejen e futbollit në Kosovë, është njësoj sikur të sakrifikosh diçka nga vetja, duke e ditur njëkohësisht se përfitimet janë shumë të ulëta. Futbolli për shumë lojtarë kosovarë nuk është profesioni i vetëm, pasi është e vështirë të jetohet vetëm nga të ardhurat që ofrojnë klubet në vend. Si rezultat i kësaj, shumë futbollistë janë të obliguar që të ushtrojnë edhe ndonjë funksion tjetër, jashtë futbollit. Mirëpo, kjo nuk mund të vlej edhe për disa ‘pasanik’ të Superligës, të cilët kryekëput jetojnë nga të ardhurat në futboll. ‘Bota e Re’ ka arritur të zbulojë katër futbollistët më të paguar momentalisht në Kosovë.

Zhdrella i pari, Papuqi i dyti Futbollisti më i paguar kosovar është kapiteni i Hysit, Mentor Zhdrella. Kontrata e re e Zhdrellës me Hysin, e vazhduar në afatin kalimtar të janarit për një vit e gjysmë, është e vlefshme mbi 25 mijë euro. I pyetur për këtë, Zhdrella nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë. Edhe Fisnik Papuqi, me rastin e nënshkrimit të kontratës për dy vite, ka marrë 25 mijë euro. Këtë shumë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, duke thënë se është shumë i kënaqur me kushtet te ekipi ku luan. 0DM

“Është e vërtetë që për dy vite kam marrë 25 mijë euro te Hysi. Për këtë jam shumë i kënaqur, prandaj edhe mundohem që në çdo ndeshje të tregoj maksimumin”, ka pohuar Papuqi, ish-futbollisti i Besës së Pejës.

Osmani i treti, Hoxha i katërti Lojtari i tretë më i paguar aktualisht është kapiteni i Trepçës, Elvis Osmani, i cili për dy vite ka marrë 22 mijë euro nga drejtuesit e skuadrës mitrovicase. Osmani thotë se në vend të parave, Trepça atij ia ka dhënë një veturë të tipit ‘Golf 6”, që kapë shumën e lartpërmendur. “Për dy vite të kontratës, kam marrë një ‘Golf 6’, në vlerë të 22 mijë eurove”, ka deklaruar Osmani. Ndërkohë, futbollisti i katërt më i paguar është Yll Hoxha, nga klubi i Hysit. Për 24 muaj kontratë, ai ka marrë rreth 18 mijë euro. “Është e vërtetë se e kam marrë këtë shumë dhe jam shumë i kënaqur për këtë”, ka thënë Hoxha. Hysi e Trepça janë dy skuadrat e rralla në Kosovë që japin ‘para në dorë’ për lojtarët e tyre.

Më të paguarit Mentor Zhdrella: mbi 25000 € (për 18 muaj) Fisnik Papuqi: 25.000 € (24 muaj) Elvis Osmani: 22.000 € (24 muaj) Yll Hoxha: 18.000 € (24 muaj)


Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

MILIONERËT E FUTBOLLIT EVROPIAN

Leutrim AJETI

F

Argjentinasi Lionel Messi është në vendin e parë në mesin e futbollistëve sa i përket të ardhurave vjetore. Pas tij renditet portugezi Cristiane Ronaldo. Në anën tjetër, trajneri më i paguar në rruzull është Jose Muronho i Real Madridit, duke lënë në pozitën e dytë Pep Guardiola-n e Barcelonës

utbolli Evropian viteve të fundit është shndërruar në biznes mjaft fitimprurës për klubet evropiane. Por, nuk janë vetëm klubet ato që përfitojnë nga futbolli. Ata që fitojnë shuma marramendëse të parave nga sporti numër një në rruzullin tokësor janë edhe futbollistët. Lojtarët kryesor nëpër skuadrat e mëdha evropiane marrin paga shumë të larta për lojën që e shfaqin në skuadrat e tyre. Madje, ata përfitojnë shuma të mëdha të parave edhe nga reklamat e ndryshme që iu bëhen kompanive. Përderisa në Evropë paguhen shumë futbollistët, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për lojtarët që luajnë në SHBA, apo në shtetet e ndryshme jashtë Evropës. Një ndër arsyet pse ndodh kjo thuhet se futbollistët më të mirë luajnë në skuadrat evropiane. Ai që më së shumti përfiton nga futbolli është fitues i “Topit të Artë”, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi. Sipas një hulumtimi të bërë nga “France Football”, argjentinasi fiton plotë 31 milion euro në vit nga paga dhe reklamat, që është 3.5 milion euro më shumë se ylli portugez i Real Madridit Cristiano Ronaldo, që fiton brenda vitit 27.5 milion. Futbollisti i tretë me më së shumti përfitime vjetore është ylli anglez i Manchester United, Wayne Rooney, i cili fiton 20.7 milion euro në vit. Pas yllit anglez në pozitën e katërt renditet braziliani i Real Madridit, Rikadro Kaka, që brenda 12 muajve arkëton 19.3 milion euro. Ndërkaq, yjet që luajnë jashtë Evropës respektivisht në ligën amerikane të futbollit David Beckham (LA Galaxy) dhe Thierry Henry (New York Red Bulls) zënë pozitën e pestë respektivisht njëmbëdhjetë. Top dhjetëshen e përmbyllin Ronaldinho, Carlos Tevez, Frank Lampard, Fernando Torres dhe Yaya Toure. Lionel Messi përveç pagës vjetore që e merr te Barcelona, 10 milion euro dhe 1 milion bonuset nga sponsorët, ai përfiton një shumë marramendëse në vit prej 20 milion eurove. Messi aktualisht është i angazhuar në pesë kompani Adidas, Nintendo, Lay's dhe Getorade që e bëjnë përfituesin më të madh në botën e futbollit. Këto shuma marramendëse

Top 10 1. Lionel Messi (ARG/FC Barcelona) : Totali 31 Milion € (10Milion paga, 1 Milion bonuse, 20 Milion sponsorët/reklama) 2. Cristiano Ronaldo: 27.5 M € (13 M, 0.5 M, 14M) 3. Wayne Rooney: 20.7 M € (13.2 M, 0.5 M, 7 M) 4. Kaka: €19.3M (10 M € 0.3 M, 9 M) 5. David Beckham: 19M € (4.1 M, 0.4 M, 14.5 M) 6. Ronaldinho: 18.3 M € (7.5 M, 3.3 M, 7.5 M) 7. Carlos Tevez: 15,4 M € (10 M, 3 M, 2.4 M) 8. Frank Lampard: 14.2 M € (8.2 M, 1 M, 5 M) 9. Fernando Torres: 14 M € (8 M, 0.8 M, 5.2 M) 10. Yaya Touré: 13.8 M € (11.1 M, 0.5 M, 2.2 M)

futbollistët i fitojnë fal aftësive të tyre në fushë, të cilët kanë arritur që futbollin ta shndërrojnë në art, duke bërë që miliona tifozë anë e mbanë botës të kënaqen me magjitë që ata i shfaqin në fushën e gjelbër. Loja që tregojnë në fushë dhe fama që gëzojnë në botë, bëjnë që Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e futbollist të tjerë, t’i arsyetojnë parat që marrin brenda vitit.

Morihno i pari, Guardiola i dyti Në anën tjetër, trajneri më i paguar në botën e futbollit është strategu i njohur portugez që drejton klubin e Real Madridit, Hose Mourinho, i cili përfiton 13.5 milionë në vit. Ndërkaq, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola vjen menjëherë pas Morinhos me 10.5 milionë euro. Nga këto shifra po sqarohet se Barcelona dhe Real Madridi janë klubet kryesore në futbollin evropian viteve të fundit. Ato përveç që janë duke luftuar në çdo garë në fushën, si duket lufta mes tyre vazhdon edhe jashtë fushës së gjelbër, apo thënë më mirë në çdo aspekt ku mund të përballen. 0DM


BARSOLETA Albatrit MATOSHI Doktori Doktor më dhemb çdo vend në trup prek kokën - më dhemb, prek gjoksin - më dhemb, prek këmbën më dhemb. Doktori e kontrolloi në detaje dhe i tha: Trupin e ke në rregull po gishtin e ke te thyer.

Shah-loja “Tafë e luajmë një lojë SHAH”. Ai përgjigjet "Jo bre se dje më ka vdekur Gjyshja ...", “Aha po s’ka gajle bre Tafë ti merri figurat e ZEZA”.

Polici Bisedojnë dy policë dhe njeri i thotë tjetrit: Ke dëgjuar se e kanë vjedhur bombën ATOMIKE? “ E çka nëse e kanë vjedh?” thotë tjetri – “Si bre çka? A e din se sa e ka vlerën ajo BOMBË, 1.000.000 Euro” “ Auuuuu si bre aq vlerë të madhe dashtë Zoti e sjelltë në bahçen time”.

Vetura Bisedojnë dy gangster “ E din ti” i thotë i pari “se vëllai im nisi të prodhoj një veturë të re me motor Mercedesi, karaseri BMË, rrotat të Pezhosë, timonin e Ferrarit.... HABITET tjetri dhe i thotë: “ E çka fitoi në fund?” “ Paj fitoi vetëm 10 vjet burg”

Biondina dhe letra Zyrtari i postës i drejtohet biondinës: - Zonjushë letra juaj është tepër e rëndë, duhet t’i ngjisni edhe një pullë postare. - Pse, sikur do të bëhet më e lehtë pastaj?!

Më vonë Pyet Rrusta drejtorin e një firme: - Kolegë, sa mund të fitoj tek ju? Drejtori: - Në fillim 200 euro, e më vonë deri në 500 euro. Rrusta: - Mirë fort, atëherë unë vij më vonë!

Shpirti I troket Hysenit vdekja në derë: - Kam ardhur për shpirtin tënd. Hyseni kthehet, dhe bërtet: - Razë, shpirt, po të lyp dikush.

Pushimi Pyet Rrusta babanë: - Babë, sa ka gjasa që këtë vit të shkojmë në det? E babai ia kthen: - Po shiko djalo, 40 për qind do të shkojmë, e 100 për qind nuk do të shkojmë!

Frika nga gruaja! I ankohet punëtori shefit të një ndërmarrje private: - Do të më mbys gruaja nëse nuk ma rritni rrogën! - E mua do të më mbyt e imja nëse ua rris – i thotë ai.

Seriozisht Shkon Rrusta te doktori dhe i thotë: - "Doktor e kam një problem shumë të tmerrshëm, kohëve të fundit askush nuk po më merr si serioz!" Doktori i thotë: - "Le bre mos bon hajgare...", i tha doktori

A je me ne a me ata? Një dite trokasin në derën e një personi ca njerëz te armatosur. Pasi qe hapet dera, te armatosurit e pyesin hapësin e derës: Me kënd jeni, me ne apo me ata ? Ndërsa ai përgjigjet dhe thotë: Me ju vallah. Te armatosurit i'a kthejnë: Ne jemi me ata vallah bang banggg (dhe e mbysin )

Propozimi Një djalë tek i propozonte një vajze, ai po i thoshte - Unë te dua, vdes për ty - Vajza i thotë “Në zemrën time more djalë s’ka me vend për ty, të gjitha vendet janë të zëna- Djali ja kthen, -“S’ka gjë zemër unë mund të rri edhe në këmbë”



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.