Bota e re, mars 2011

Page 9

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Bisedë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova

Ndryshimet ndodhin në fillim të vitit akademik “Studentët le të rrinë të qetë, sepse nuk do të ketë as ulje të të shumë e as numrit të bursave dhe as rritje të semestrit. Kjo do të ishte jo e drejtë që tani të ketë ndryshme,” u shpreh Rugova

Dr. Mujë Rugova - Rektor i UP-së Florim MALIQAJ & Dukagjin AVDYLI

R

ektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Mujë Rugova, kishte menduar se do ta gjente UP-në në gjendje më të mirë, por ashtu nuk kishte ndodhur, dhe për lexuesit e revistës studentore, “Bota e Re”, rektori flet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë institucion. Si temë më aktuale që është trajtuar ditëve të fundit nëpër mediat vendore, ka qenë ajo për ngritje të pagës së semestrave dhe uljes së bursave. Për këtë rektori siguron studentët e UP-së, se një gjë e tillë nuk do të ndodh. “Studentët le të rrinë të qetë, sepse nuk do të ketë as ulje të të shumë e as numrit të bursave dhe as rritje të semestrit. Kjo do të ishte jo e drejtë që tani të ketë ndryshme. Ndryshimet ndodhin në fillim të vitit akademik e jo në gjysmë të tij”, u shpreh Rugova. Duke folur për gjendën aktuale në UP, dhe mossuksesin e sistemit të Bolonjës, sipas rektorit, futja në këtë proces në vitin 2001 ka qenë një nguti e UP-së. Por, sipas rektorit Rugova, një mandat tre vjeçar nuk është i mjaftueshëm për t’u arritur rezultate në përmirësim e kësaj gjendje. “Një mandat pesë vjeçar do të mjaftonte që të kemi rezultate konkrete. Burokracia ka qenë një ndër pengesat kryesore, jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në institucionet e tjera”, ka thënë Dr. Rugova. Ndër të tjera, rektori Rugova, theksoi edhe rëndësinë që ka hapja e Universiteteve më të vogla në qendra të ndryshme të Kosovës. Sipas tij këto do të kishin rëndësi të në dy rrafshe, si në atë politike ashtu edhe 0DUV

social. “Rrafshi social do të nënkuptonte shpenzime më të vogla të studentëve. Të marrim shembull një studentë nga Gjilani, që do të studionte atje do të shpenzonte shumë më pak, ndoshta vetëm në udhëtim kostoja e të cilit nuk do të ishte e lartë, kurse do të ushqehej në shtëpi. Ndërkaq rrafshi politik ka kuptimin, për shembull po të donte Serbia të themelonte një Universitet në Luginën e Preshevës, atëherë shqiptarët nga atje mund të vinin në Gjilan, për të kryer studimet”, potencoi Dr. Rugova. Problem tjetër jo i vogël për rektoratin ka qenë edhe mos respektimi i orarit mësimor nga ana e profesorëve, për të cilit sipas rektorit janë dhënë edhe ndëshkimit e parapara me rregulloren e këtij institucioni, e cila nuk përjashton as mundësinë e përjashtimit të atyre që nuk respektojnë këtë rregullore. Ndërsa sa u përket lidhjeve të UP-së me universitet tjera për mundësinë e vazhdimit të Mastërit në to, Dr. Rugova theksoi se UP po vazhdon të realizoj marrëveshjet e ndryshme që ka me disa Universitete evropiane, por që njëra prej tyre ka ngecur. “Kemi dërguar doktorant në Slloveni, (Lubjanë, Maribor), Kroaci, Turqi (Sakaria, Stamboll, Ankara), Izrael. Kemi depërtuar edhe në pjesën turke të Qipros, me të cilin vend kemi nënshkruar marrëveshje, por që nuk është realizuar deri më tani”, tha rektori.

Literatura më e avancuar për studentët tani në duart e ministrisë Një ndër problemet që po e përcjell në vazhdimësi universitetin publik është mungesa e literaturës në gjuhën

Mujë Rugova Ka lindur me 1945 në Rugovë. Ka përfunduar shkollën fillore në Axhaj. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Pejë në drejtimin Shkenca Shoqërore. Mësimin e ka vijuar në gjuhën serbe për shkak se në atë kohë nuk ka pasur mundësi tjetëer. Pasi përfundoi shkollën e mesme, ai regjistroi Kiminë në UP dhe pa u bërë katër vite i përfundoi me suksese studimet në Prishtinë, ku më pas hyri si asistent. Masterin e kreu në Zagreb në Kimi-Fizik dhe Kimi-Radioaktive. 78-80 në Zagreb kreu edhe Doktoratën. Ka qenë në krye të demonstratave të ndryshme që janë mbajtur kundër shtetit serb.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.