Revista nr 4

Page 1

BJESHKIM dhe ALPINIZËM

Numër 4, Korrik-Dhjetor 2016 / www.Shbat.org Punuar nga anëtarë të SH.B.A Tirana

Apollonia e Ilirisë Thethi Kanioni i Shejit Mali i Korabit Amantia Raba e Ducajve

Gërmia

2016

Mali i Boshit

Laguna e Karavastasë Zgjedhjet në

SHBA

Tirana

Mali i Thatë

1


Ekipi Editorial: Aleksandër Bojaxhi, Dorina Mosku, Elvis Ponari, Menduh Zavalani, Bledi Preza Design: Elvis Bejtja Cel: +355 693413208 Për informacion: +355 675500088; +355 692734978 e-mail: shbat.info@ gmail.com Web: www.shbat.org

Sa ma poshtë janë adresat e faqve në rrjet të organizatave sportive të cilat organizojnë dhe kryejnë veprimtari në mënyrë të ngjashme me ato të SHBA Tirana: Emërtesa e organizatës Federata Ndëkombëtare e Alpinizmit Federata Shqiptare e Alpinizmit Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana Shoqata Alpinizëm Ski dhe Turizëm Elbasani Shoqata Dajti Alpino Turistik Federata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Gjakovës Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Prishtinës Klubi Alpin Prishtina Marimangat e Pejës

2

Adresa në rrjet e organizatës www.theuiaa.org www.fshaltm.org www.shbat.org www.ast-tourism.al www.shdat.org.al www.fbaku.org www.shbapashtriku.com www.shba-prishtina.com www.klubialpinprishtina.com www.marimangat.org



Apollonia e

Ilirisë N

uk ishte hera e parë që vizitoja Aplloninë me të cilën jam njohur në terren në vitin 1966. Madje, për gjashtë vjet kam përfaqësuar ekipin e alpinistëve të qytetit të Fierit dhe klubi ynë sportiv i qytetit që nga viti 1925 e deri më sot mban emrin e këtij qyteti antik: “Apollonia”. Në atë klub sportiv arrita edhe të fitoj titullin Mjeshtër i Sportit. Ky qytet antik më kujton jo vetëm bukuritë antike dhe natyrore që ka, por edhe një pjesë të rinisë sime dhe më fton me sharminë e tij për ta vizituar hera-herës. Isha përgatitur të shkruaja për të me qëllimin e mirë që shkrimi të shoqëronte fotot ilustruese të rastit për revistën tonë, por ja që teksa fillova të lexoj librin Hyjnitë Kishin të Drejtë që e bleva tek muzeu aty, me autor Leon Rey, arkeologut që nxori në dritë Aploninë antike, e lashë idenë e shkrimit. Nuk do të mundja ta përshkruaja Apoloninë më saktë dhe bukur se sa e ka përshkruar Rey në faqen që po e sjell më poshtë.

4


het ishulli i Sazanit me po aq hire sa dhe Venusi që del nga vala e detit në atmosferën me avuj duke i dhënë gjithçkaje larushi dhe konture të harmonishme. Nuk e di si të them, por një fakt është i sigurt: Të gjthë ata që e kanë njohur këtë vend të privilegjuar, kanë ruajtur një kujtim të mrekullueshëm, atë të njërës prej atyre pikëtakimeve që na rezervon jeta dhe ku shpirti, po aq sa edhe ndjenjat, gjejnë një lumturi të pakrahasueshme. Po, është e vërtetë, nuk dua të flas për atë vend buzë Adriatikut ku prej dhjetë vjetësh kam lënë kujtimet e mia, kujtime për miq të shtrenjtë dhe një punë gjashtëmbëdhjetëvjeçare, e cila besoj se është shndërruar në hi dhe ashtu siç ka ndodhur në një epokë tjetër në Versajë, çmënduria e njerëzne ka rënë mbi të mjerën Shqipëri dhe mbi popullin e vet. Ju e dini se aty ka vende magjepëse si këto kopshte të “Trianonit” që ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që nga historia dhe atmosfera krijojnë prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke fiksuar përgjithnjë në zemrën e tyre një kujtim për një grua, me një dashuri të bukur dhe të pafat. Por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë një atmosferë kaq të hirëshme në kuptimin më të plotë të fjalës, kaq të gëzueshme dhe delikate sesa Apolonia. Ju që i doni kaq shumë kopshtet si dhe lulet e tjera që i keni mbjellë ngado, pa dyshim do të ishit kënaqur nga prehja që të ofron kodrina ime iliriane. Hiret e saj qëndrojnë në ato pjerrësi të ëmbla, që nga njëra anë zbresin e shuhen në fushat “elizeane” dhe nga ana tjetër qarkojnë atë luginë të vogël, në fund të së cilës një vijë uji gjarpëron midis shelgjeve dhe dushqeve, apo që duken tutje në thellësi të maleve ku pleksen majat e tyre ajrore me pamjen që shtrihet deri në det; ku tutje ngri-

5


Në fillimin e kërkimeve të mia, unë hezitova të hedh kazmën në atë vend me një natyrë pothuaj të virgjër, duke pasur frikë se mos plagosja thellësinë e asaj toke që fshihej nën një shtrat të pamasë fieri e zambakësh të egër. E megjithatë, isha i bindur se ajo tokë fshihte sekrete të mrekullueshme, vepra arti të jashtëzakonshme, një histori të pasur e të përkryer arti. Më vonë, kur u shfaqën kapitelet dhe kolonadat e para, kur i

6

vështrova të shtrira mbi tokë me atë dheun ende gri, duke i larë, u shfaq aty, me gjithë madhështinë e vet, mermeri i bardhë. Hardhuca të vogla me sy të shqetësuar qëndronin mbi to, ndërkohë që dallëndyshet, të cilat fluturonin aq ulët rrotull gërmimeve, gati sa nuk i preknin. Ky imazh më kujtoi rrënojat që vizatonte Hubert Robert. Mendova se sa më e thjeshtë, e ëmbël e familjare të jetë natyra, aq më shumë do

të vihet në dukje bukuria e artit antik. Ju, evokoni kështu një pasazh të denjë për penelin e Poussin apo Arcadie-n që Virgjili ka mundur t’i këndojë, por tregomëni, vallë ç’rastësi ju çoi në atë vend parajse, parajsë që fatkeqësisht tashmë është tepër e largët? Lumturinë për zbulimin e atij vendi ia detyroj senatorit Justin Godard….


Besoj se përshkrimi i Leon Rey-t ndihmon cilindo vizitor që të gjejë ndjesitë e tij për këtë qytet antik që të bën për vete. Para largimit, grupi ynë u ul në mjediset e kafenesë së ngritur pikërisht në majën e kodrinës iliriane, ku jetoi arkeologu për të marrë sa më shumë nga natyra atë që të japin kudo lartësitë. Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

7


i h t e h T N

Ujvara e Thethit

8

fshat jam donëse me këtë më parë, njohur mbi 50 vjet mundur të askund nuk kam n e emrit të gjej prejardhje lexuar shkrime, tij. Ndonëse kam a, asnjë prej artikuj e libr dhënë rrugë për tyre nuk më ka madje edhe për fjalën Theth, është lagja më fjalën Okol, që riore, si për e sipërme, më ve he për fshatin fshatin Theth ed ndahen nga një Bogë, të cilët shteg me njëriqafë e nga një në e emrit e tjetrin. Kërshëri jegimin që kam kam shuar me sp ke qënë se është ngritur vetë: du që futet thellë një vend malor htë vend i thyer në luginë dhe ës gjinasve do të (dialekti i duka ë: vend i thell shprehej duke thën -të mund të kenë e i them) dy ‘th’ ‘theth’. dhënë emërtesën


një shtëpi, duke u bërë kështu bërthama për pesë lagjet të këtij fshati. Duke shtuar prapashtesën ‘aj’, këto lagje mbajnë emrin e secilit vëlla. Por njerëzit, dijetarët, koha dhe teknologjia e zhbjerrin legjendën si më sipër, e cila më së shumti mund të jetë një histori e njërës prej familjeve më të vona të ardhura në këtë fshat. Studjuesi Luigj Shyti, thethjan nga lagja Gjelaj e këtij fshati, në botimin e tij DUKAGJINI, rrugëtim në gjenezë (Shkodër 2014), ka hulumtuar gjërë e thellë dhe na argumenton se gojëdhanat për banorët e këtij fshati na çojnë shumë thellë në historinë njerëzore.

Gërmimi Arkeologjik

Dikur, në vitet 60-të, atëherë kur fshati numëronte si kooperativë buqësore rreth 250 shtëpi dhe vetë shkolla e Thethit kishte rreth 120 nxënës, qarkullonte gojë më gojë legjenda se fshati ishte krijuar rreth 200 vjet më parë. Sipas saj, banori i parë ishte Ded Nika i cili arriti aty ndërkohë dhe gjuante mes shkurreve e pyjeve që atëherë mbulonin këtë luginë. Ai u vendos aty, dhe pasi ndërroi jetë, të pesë djemtë e tij ndërtuan larg njëri-tjetrit nga

Më së fundi, për këto rrjeshta vlen të sjellim këtu rezultatin e gërmimeve arkeologjike të një ekspedite amerikano-shqiptare të vitit 2008 e ngritur në jug të lagjes Grunas. Gërmimet nxorrën në dritë materiale arkeologjike të cilat dëshmojnë jetë njerzore tremijë vjet më parë aty (Light and Shadow, Cotsen Institute of Archeology Press, 2013). Ne kalojmë shpesh pranë këtij zbulimi, 50-60 metra larg, teksa udhëtojmë nga Ujvara e Thethit tek Kanioni i Grellës ose anasjelltas. Gjithnjë na ka mrekulluar sistemimi i përkryer tarracor i tokave aty, por na ka pas munguar syri i arkeologut…..

Teracat tek Gërmimi Arkeologjik

9


Syri i Kaltër i Kapresë

Thethi, për udhëtarët ose alpinistët e bjeshkatarët si unë, është padyshim fshati malor kampoin i bukurive alpine. Lugina e tij me malet përreth mbyllet në Ndërlysë e Kapre në pjesën jugore dhe shtrihet në veri deri në lagjen Okol. Ndërsa Lagjet Gjeçaj e Gjelaj e kufizojnë luginën në perëndim dhe në lindje. Në këtë hapsirë ke mjaft vende tërheqëse për të kaluar ditët në Theth. Ujrat e shumta në luginë, të lumit dhe përrejve, si dhe fenomenet atmosferike kanë gdhëndur mjedise të pafund si për intimitet edhe për gëzime e argëtime në grup. Mbi luginë rritet pylli i ahut, i cili me rritjen e lartësisë mbi nivelin e detit i lë vend rritjes së pishës. Pyjet përkëmbehen me kullota dhe aty ku mbaron pylli vijojnë vetëm kullota të cilat në mjaft vende nuk mundet të ndjekin më tej lartësitë ku mbizotërojnë borat shekullore, gurët e shkëmbejtë, e më tej majat e mprehta që shpojnë qiellin dhe mirëpresin alpinistë e bjeshkatarë të guximshëm për të qëndruar mbi to. Korriku i këtij viti na ndau në dy grupe të mëdha. Njëri grup argëtoi në luginë duke u ndalur tek Ujëvara e Thethit, te Gërmimi Arkeologjik, te Kanioni i Grelleës dhe te Syri i Kaltër në Kapre. Fotot që shoqërojnë shkrimin na çojnë në ato orë të bukura që përjetuam.

10


Pjesa veriore e Bllokut të Jezerës

Grupi i dytë u ngjit në Qafë Pejë dhe e kaloi natën në Fush-Runicë, pranë Sheut të Bardhë. Grupi kish si qëllim të studjonte zonën veriore të malit të Jezerës. Andaj, të nesërmen u ngjit tek liqenet për të soditur dhe mësuar itinerarët e asaj ane të Alpeve tona, kaloi në veri të bjeshkëve të Vuthajve dhe u kthye nëpërmjet liqenit të Shtares (Gështares). Fotot që shoqërojnë shkrimin ilustrojnë pjesërisht pamjen e atyre anëve të Alpeve tona. Turisti

Liqen rrëzë majës së Kokërhakes

11


e v j a c i B i i n o Kani

 12


Shejit (që rrjedh në këtë kanion), na u duk interesant sepse njërrokëshi she në gjuhën tonë tregon për një ujë (burim a përrua) që nuk shterron gjatë gjithë vitit. Këto arësye na shtynë të kërkonim një mundësi për të shkuar atje. Dhe këtë mundësi na e dha Shoqata Alpino Turistike Kukësi. Anëtarët e saj, Artur e Suzana Kurtallari u bënë udhërrëfyesit tanë. Me të arritur në lagjen Mustafaj të fshatit, disa banorë e fëmijë u bënë ciceronë dhe njëherësh pjesëtarë të grupit tonë.

K

anioni i Bicajve është skulpturë e veçantë e natyrës pranë qytetit të Kukësit, jo më shumë se 15 minuta larg me mjet, në jug të tij. Skulptori kryesor është uji i pastër dhe i kthjellët që rrjedh në shtratin e tij. Ishin tri arësye që ne, anëtarë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana, i “hodhëm sytë” tek Kanioni i Bicajve. Së pari, ishte kurioziteti i përhershëm për të parë një kanion, ndonëse për disa nga anëtarët tanë, ky nuk do ishte takimi i parë me një të tillë. Së dyti, ishte shtysa e ndjenjës së kënaqësisë së përjetimit për ca kohë të freskisë së një kanioni, ndonëse jashtë tij ke të bësh me vapën e gushtit. Dhe së fundmi, toponimi Përroi i

13


Në këto anë ka mjaft legjenda e gojëdhana të ndryshme; edhe Kanioni i Bicajve ka të tijën. Sipas gojdhanës, në Grykën e Shkallës, ndër Gradishtë, gjendet një shpellë e madhe me emrin “Shpella e Fil Alisë”. Në atë kohë, Përroi i Shejës ishte më lart dhe lugina ishte shumë e vogël, aq sa me qerre transportonin lëndë drusore prej shpatit të Gjalicës deri në Bicaj. Fil Alija nga Mustafaj (Mustafaj është një lagje e fshatit Bicaj) kishte 300 copë dhi që i mbante në grykë të shpellës, brenda në Gradishtë dhe që i punonte brenda në shpellë. Andaj dhe shpella mori emrin e tij. Në atë kohë, na paska ndodhur një

14

rrënim…, rrëshqitje e tokës, … shumë i madh. Zihet gryka dhe fryhet shumë përroi. Dhitë po qëndronin në shpellë dhe Filin e kishtë zënë gjumi. Dhitë u mbytën. Kur uji zuri Filin, atij i doli gjumi. Por ishte vonë. Në atë kohë shpërtheu gryka dhe uji mori teposhtë. Forca e ujit ishte aq e madhe sa thonë që lisat janë trazuar me degë e me rrënjë dhe kanë fluturuar para ujit deri në Drin. Thellimin e trazoi forca e madhe e ujit dhe gurët kanë fluturuar deri në Nangë. Fli Alia dhe dhitë e veta u zhdukën pa asnjë gjurmë. Ndodhi pikërisht atëherë, që lugina e Shejës u thellua më shumë.

Evis Ponari. Që në hyrje të kanionit u ndesha me një mrekulli: çfarë bukurie, çfarë perle kishim përballë! Hymë në një botë të panjohur e të pa eksploruar nga unë “qytetari”, por që vendasit e shfrytëzonin prej vitesh edhe si “skutë plazhi”. Udhëtuam mbi një orë nëpër kanion. Disa nga ne kaluan edhe nga tuneli që ishte hapur në vitin 1955 për të devijuar ujin e Përroit të Shejit dhe për të ndërtuar hidrocentralin e fshatit. Eksplorimi i pjesës fundore të tij na mori pak më shumë se një orë. Shijuam bukuritë natyrore me skulptura të shumëllojta që kishte punuar erozioni ujor nëpër formacionet shkëmbore. U freskuam me


burimet aty, notuam nga pak në pellgjet që hasëm rrugës nëpër të, ndërkohë që më kurajozët gjetën mundësinë që të hidhen në to nga

trompolinat e gurta të natyrës. Ndiejmë shlodhjen që të jep nëna natyrë kur je në gjirin e saj…! Në dalje të kanionit u mrekulluam me

bukurinë e ujëvarës shkumuese nga uji që dilte nga tuneli dhe që prej vitesh nuk i shërbente më hidrocentralit tashma të tjetërsuar…

15


Një

hotel me njëmilion

Yje dhe një Hënë Në shpatet e malit të Korabit

Fushimi ynë

S

hoqata jonë, më 20 dhe 21 gusht organizoi udhëtimin për në Kanionet e Bicajt dhe ngjitjen e majës së Korabit, majës më të lartë të gadishullit të Ballkanit Perëndimor, me fjetje në shpatin e tij. Për mua ishte përvojë e parë në këtë formë dhe sigurisht që në masa të ndryshme ishte përvojë për të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe më të rinjtë mes nesh, 13 vjeçarët Denis Gjoka dhe Hari Duni .

Të nisur nga Sheshi “Karl Topia”, 25 anëtarë të shoqatës iu drejtuan qytetit të Kukësit dhe prej aty morëm rrugën për në fshatin Bicaj, ku na pritën Artur e Suzana Kurtallari, motër e vëlla, anëtarë të Shoqatës Alpino Turistike Kukësi, dhe që u bënë udhërrëfyesit tanë në Kanionin e Shejit. Pasi u mrekulluam me kanionin, u nisëm për të synuar majën e Korabit, 2.751m.

16


Arritëm në lagjen Tejze të fshatit Radomirë, tek bujtina e Haxhi Himës, ku drekuam. Më pas, përgatitëm rancat dhe me to në shpinë u nisëm për të kampuar në lartësinë 1.900 m. Aty ndalëm dhe ora shënonte 19:00. Një shi i shkurtër që na zuri rrugës e bëri tepër të tejdukëshëm ajrin dhe teksa ulëm rancat nga shpina shijuam mrekullinë e pamjeve përreth. E ndieja veten të zhytur në natyrë! Pamjet ishin një madhështi rrënqethëse. Më dukej vetja sikur kisha shkuar në një vend shumë larg smokut e smogut të Tiranës. Dielli po perëndonte. Shpejt filluam të ngremë tendat e të vendosim në to shtrojet tona. Do të na priste një natë e bukur, plot me yje si dhe me hënë të plotë. Fqinjët tanë ishin barinjtë e staneve me të cilët ndanim të njëjtën fushë.

17


Drejt majës

Pasi dielli u struk poshtë vellos së reve, qielli qëndisej gjithnjë e më shumë me yje tek kalonin minutat. Sa të shndritshëm dhe të bukur ishin! Nga tenda na dukej vetja sikur ishim në një hotel me një milion yje. Por gradualisht, ata filluan të zbehen sepse Hëna nxorri kokën duke na bërë shoqëri gjithë natën … Fjeta aq mirë!... Besoja se Hëna të gjithëve ne na buzëqeshte teksa flinim!... Në 5 të mëngjesit filloi zgjimi në fushimin tonë. Shpejt u nisëm për në majë dhe me pak ushqim me vete, të cilin e kishim përgatitur që

në darkë. Ishte freskët, madje për një moment ndieva mornica nëpër trup, dhe kullotat (për hir të së vërtetës duhet të them kullotnaja) ishin plot me vesë. Delet dhe qentë e stanit ishin zgjuar dhe na vëzhgonin tek formonim një e nga një vargun tonë që mori rrugën për në majën e malit. Ne ishim të fokusuar tek qëllimi ynë, tek kulmi, tek maja e gjigandit Korab. Pas dy orësh, ne që formonim grupin e parë, arritëm majë dhe pritëm një pjesë të kolonës që të bënim foton e rastit. Më pas, soditëm dhe hëngrëm atë pak

ushqim që kishim marrë. Përreth nesh hapësirë e pafund, pamja më e bukur dhe nga më mbresëlënëse në rajon! Poshtë nesh - kullota, ujëra, burime, lepuj, dhi të egra, kuaj, lopë dhe bagëti. Ato, e rrethojnë majën ndërsa ne jemi mbi të, dhe ky zotërim më përcjell ndiesinë e një ftese me afat shekullor si për mua edhe për këdo nga brezi im si dhe për brezat e së ardhmes për t’u ngjitur këtu. Ejani në Korab dhe jetoni me madhështinë e harmonisë! Këtu ka dashuri dhe këtu do u burojë dashuria...!

Kullotat e Korabit

18


Në kreshtë

Me kthimin nga maja u mblodhëm rishtaz tek Bujtina e Haxhi Himës. Drekuam. Drekë fshati me shije fshati që na pëlqen të themi se lëpimë gishtat. Pritja dhe kënaqësia e ushqimit, mirësjellja e banorëve, hareja në grup dhe natyra na nginjën me një atmosferë që s’ka të paguar. Këtu shvlerësohen hotelet qytetase me yjet e tyre. Më besoni: ejani dhe provoni ngjitjen në majën e Korabit dhe flini në tenda. Çdokush në grupin tuaj do e ndiejë veten si një princ apo një princeshë të përkëdhelur në gji të natyrës.

Në majë

Elvis Ponari, Tiranë më 31 Gusht 2016

19


a i t n Ama P

primtari arr pjesë në ve m të r a llu fi m r t që ka rtive. Krahasua o sp e o bëhen 15 vje av at q o t sh atyrë nëpërmje i më është argëtuese në n rtiv si dikur, tan o sp i b u kl jë r n it të sëmarrës nëpë je p ë me jetën e ekip m u sh ë m të a të njihem me m patur rastin ka se dhënë mundësi ga n n e lq pë më pëlqen; më oshuar. veprimtari. Kjo të rritur e të m e h d e si , ja re sociale, ë të rinj e të r edhe si qënie o njoh më shum p , it b u kl i i p mundësi eki lpinistëve Nga sa më jepte katarëve dhe A sh je B e n ë at q në sho vilegjuar. të qënit anëtar shoqërie të pri jë n i r ta ë n a ndihesh t si një oqata më duke Tirana të bën të sh i, b u kl v rti o alje, e një ekip sp yrje e një për d h Në krahasim m r ë p jë n : a h d yjnë dy dyer të më et mundësia, h h ijo institucion me kr u r ku , yjnë ë që ata që dalin onazheve që h rs e p por me veçorin re ty kë j pre më lehtësi. Një i për të përsëri me shu ër në Gjerman p is n U . iu h ix u shfaq mantia Sim studentore na e dalin është A ra a p e t e im sh t e saj er dhe me pu isa nga piktura d kryer një mast e h d e llë e sj . vonë duke na ve të ndryshëm ra at h në pranverën e fs të rë o n ba ” ga natyra dhe anëtare “verore rë ë b me frymëzim n u t’ r ë p rsëri të cilën ajo kthehet pë një intervistë, Erdhi vera dhe ra o m i e h d n frytëzova rasti e shoqatës. Sh ojaxhi . Aleksandër B ju e m j a d n e o p

20


Nëse unë them se “Amantia është e dashuruar pas natyrës” a është kjo e vërtetë?

Në natyrë njeriu përjeton një dejavu ndiesish dhe ndihet pjesë e asaj ç’ka ka rrotull. Njeriu bëhet njësh me florën dhe faunën. Një unisonitet i cili njeriut të qyteteve moderrne i mohohet qysh në fillim. Në natyrë njeriu ndihet zot i plotfuqishëm sepse përjeton nivelin më të lartë të lirisë shpirtërore dhe mendore. Ndihet Zot, jo si ai që sundon dhe ndëshkon, por si ai që është në gjithëshka dhe që frymon me gjithëshka. Nëse Amantia e dashuron natyrën? Do thoja se s’ka gjë më pranuese se peisazhet e pamata me një horizont që thyhet nga malet. Ai peisazh të pranon në gjirin e tij, për të ti

mjafton. Si dhe kur ka lindur kjo dashuri?

Dëshira për të lëvizur ka qenë gjithnjë me mua. Kam qenë gjithnjë fëmijë që ka dashur lëvizjen. Dikur dikush i “profetizoji” prindërve të mij se do “heqin të zinjtë e ullirit” nga ky fëmijë i lëvizshëm. Në fakt edhe unë them se prindërit e mi kanë dy çuna: një të urtë dhe një rrebel… “ai” rrebeli jam unë. Në 20 vitet e para të jetës nuk kam pasur mundësi të lëviz, sepse askush në rrethin tim nuk merrej me shetitje në natyrë. Rastësisht një ditë pashë një lajmërim për shëtitje në Kanionin e Erzenit nga një grup që organizon shëtitje me pagesë. Më pëlqeu shumë, vërtetë dashuri me „ecje“ të parë. Atje

në atë shëtitje njoha dhe një nga miqtë e mij më të mirë me te cilin edhe sot mbaj kontakte. Në fakt jo vetëm natyra por edhe njerëzit që merren me këto veprimtarie janë të veçantë, sejcili në llojin e vet. Sejcili ka nga një histori për të treguar sepse sejcili ka patur një histori që e ka shtyrë të njohë natyrën, herë histori e bukur e herë e trishtë. Natyra i pranon të gjithë dhe prandaj të gjithë ata që e njohin natyrën si ne, e pranojnë atë dhe e duan në çdo kohë dhe në çdo kusht atmosferik. Ecja ime e parë në natyrë i përket Gushtit të vitit 2011...dhe që nga ajo kohë nuk jam ndalur, me përjashtim të periudhës së studimeve në Gjermani, kohë kjo kur kam ulur shpeshtinë e veprimtarieve.

21


Në malin e Thatë

Pra, a mundem të them se në një farë mënyre “Natyra është e dashura (i dashuri) tuaj?

Natyra është nëna që të përqafon, sepse me të dashurin nuk i dihet, kurse me nënën je gjithmonë bashkë. A përgatiteni për t’u takuar me natyrën? Si është kjo përgatitje?

Para se të nisesha për në Gjermani kam patur një regjim të caktuar përgatitjeje. Veprimtaritë i kam bërë gjithnjë në fundjavë, dhe që të mbaja ritmin edhe gjatë javës dilja të paktën dy herë mbas punës nga banka tek liqeni. Vrapoja diku rreth 50 minuta dhe kjo mjaftonte për të mbajtur trupin aktiv. Pista tek liqeni artificial ka edhe të mirën e relievit të valëzuar që mundëson edhe sprintet në të përpjeta. Kjo përmirëson shumë kapacitetin e mushkërive si dhe atë kardiak që janë të nevojshme për ngjitjet malore. Një teknikë tjetër e mirë për përmirësimin e kapacitetit muskulor dhe të frymëmarrjes është edhe vrapi me intervale të shpejta dhe normale, d.m.th. në 60 sekonda 20 sekonda sprint dhe 40 vrap normal; kjo e përsëritur diku 15 herë dhe e shoqëruar më tej me vrap te zakonshëm. Në fakt, një nga çelësat e ngjitjes së suksesshme

22

është frymëmarrja e kontrolluar. Shpejtësia ngelet një çështje e diskutueshme pasi ajo mund të fitohet deri diku me stërvitje, por një pjesë e rëndësishme varet nga struktura muskulore e individit, që shpesh lidhet me trashëgiminë gjenetike apo me vitet e shpenzuara në ngjitje. Si në çdo sport apo art, sa më shpejt aq më mirë. Teksa jeni në natyrë, çfarë i “merrni” asaj?

Shumë. Por jo lulet. Vetëm lulet jo! Shumë pak veta janë në dijeni të faktit se lulet alpine, për vetë kushtet e ashpra në të cilat rriten, kanë ngjyra të forta apo janë shumë aromatike, ngase kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr ato pak insekte apo shpendë që lëvizin në lartësi dhe që shërbejnë si pjalmues/riprodhues. Prandaj, këto lule (si dhe ato buzë detit) nuk duhet të këputen asnjëherë sepse kjo ul mundesitë e riprodhimit dhe rrezikon zhdukjen e tyre. Së dyti, për vetë kushtet në të cilat këto lule rriten, është shumë pak a mundshme që ato të lulëzojnë në vazon e ballkonit të Tiranës; dhe kush i këput nuk i zbret dot “të gjalla” as deri në bazën e malit e lëre më deri në shtëpi. Nga natyra marr qetësinë, gjej

veten, marr ndjesitë…që për mua janë gjëja më e rëndësishme. Sigurisht marr edhe kujtime pamore përmes fotove që bëj. Tani bëj më pak foto se përpara. Kohët e fundit kam shoqëruar njerëz dhe s’kam patur kohë të bëj shumë foto për kënaqësinë time si dikur. A jeni e dëshiruar për një komunikim të llojit e vetme me natyrën apo edhe për një komunikim të llojit me shoqëri dhe me natyrën?

Këtë gjë e diskutojmë shpesh dhe me grupin e shokëve që bëjmë (apo edhe që bënim) ngjitje. Pothuajse të gjithë jemi dakord me mendimin se në mal apo natyrë nuk shkohet vetëm. Një e papritur, një lëndim apo çdo lloj gjëje tjetër e pakëndshme është e vështirë për t‘u kapërcyer nëse je vetëm. Shumica mendon se grupi ideal shkon diku nga tre deri në pesë veta. Shëtitjet janë dhe një mënyrë për t‘u ritakuar dhe për t‘i treguar njëri-tjetrit pajisjen më të re që ke blerë. Nganjëherë duket edhe pak si paradë veshjesh dhe pajisjesh, por këto janë gjithnjë mënyra për të treguar dëshirën për të ndarë përvoja me njëritjetrin.


Pasi ktheheni nga natyra në jetën e përditëshme, si dhe sa reflekton përvoja e fituar në jetën tuaj?

E nesërmja pas ecjes i ngjason asaj daljes në sipërfaqje mbas një zhytjeje në det. Merr frymë dhe bëhesh gati për zhytjen e radhës. Në fakt, alternimi mes jetës në qytet dhe punës në zyrë nga njëra anë me atë të ecjes në natyrë dhe fjejtjes në tendë nga ana tjetër, më kanë pëlqyer gjithnjë. Më japin ndjesinë e dy jetëve paralele. Shpesh mendoj se një jetë nuk mjafton që njeriu të bëjë gjithshka që ai do, prandaj gjëja më e mirë është copëzimi i kohës dhe përfshirja në sa më shumë gjëra në mënyrë që edhe pse jo tërësisht, të përjetojë sa më shumë nga ëndrrat e tij. Përvoja në natyrë lidhjet jo vetëm me ndjesitë shpirtërore, por edhe me njohuritë e mbledhura. Nëse nuk do kisha bërë kaq shumë veprimtari në Shqipëri, do thoja se Shqipërinë nuk do e njihja fare dhe madje mendoj se shumë pak bashkëatdhetarë të mi e njohin Shqipërinë sikundër e njeh dikush që e shëtit në këmbë atë. Dhe kjo sjell në një mosvlerësim të asaj që kemi dhe asaj që mund të bëjmë për ta ruajtur vendin së pari nga prishja dhe ndotja. Si e ka zanafillën përvoja juaj lidhur me ngjitjen e një mali?

Ngjitja e parë në mal ka qenë diçka serioze dhe prandaj kam pritur ca deri sa u mësova me ecjen. Më kryesorja, para se të ngjisja malin e parë u interesova dhe bleva këpucët e mia të para për mal. Ishin Salomon, dhe modeli në fjalë ishte një nga më të përshtatshmit që kam patur. Mbas dy apo tri vitesh u detyrova t‘i zëvëndësoja pasi rrezikoja të më dilnin gishtat dhe të ecja zbadhur. Mali i parë

që ngjita ishte Tomorri. Ngjitja u bë nga ana e Beratit për në majën Çuka Partizane (Maja e Kulmakut). Ndoshta ngaqë ishte mali im i parë që ngjita, Tomorri mbetet për mua mali më i veçantë dhe kujtimi që kam për

të është sikur kujtimi i një njeriu qe ke njohur dikur e që të merr malli. Sigurisht që e ngjita edhe më vonë, por nga një drejtim tjetër. Është një mal i pasur me kuarc (sidomos kuarcin rozë) dhe me fosile të ndryshme.

Kisha e Marmiroit

A është ngjitja e një mali sfidë për Amantian?

Sa herë që zgjohemi nga tenda në një mëngjez të ftohtë në orën pesë për të filluar një ngjitje, gjithnjë e pyes veten „çfarë dreqin më shkon në mendje që vij këtu për t‘u zgjuar në mes të të ftohtit dhe ngjitur një mal e ngarkuar me një çantë të rëndë?“- dhe gjithnjë marr nga vetja të njejtën përgjigje mbas 30 minutave të para të ecjes- „Për të parë këtë që shoh tani dhe për të ndierë sfidën e njeriut përkundrejt natyrës.“ Ngjitja e një mali dhe arritja në majë është sfidë, por jo sfidë për pushtim. Gjithnjë më është dukur pak qesharake vendosja e flamujve apo ngritja e flamujve nëpër male. Malet dhe guri s‘kanë komb, s‘kanë as flamur sepse ato nuk pushtohen. Jo më kot shumë kufij shtetesh kalojnë nëpër male. Mali është sfidë me veten, jo me malin. Fatmirësisht, me përjashtim të dy rasteve, për shkak të mjegullës

në Gramoz apo borës së pasigurt dhe pjerrësisë në Majat Binjake, nuk e kam përdorur atë thënien e alpinistëve „ah s’e ngjita dot kësaj here!“. Ashtu, me atë ritmin tim, i kam arritur majat deri në krye, e fatmirësisht pa asnjë lloji lëndimi. Si i bëni llogaritë për të kapërcyer me sukses sfidat me të cilat do u ballafaqojë ngjitja e malit?

Gjera të rëndësishme janë përgatitja fizike dhe pajisjet. Porse kryesorja mbetet gjithnjë përgatitja psikologjike. Kjo e fundit mendoj se është diçka që vlen, që vlen shumë. Ngjitja në një majë mali është pasion dhe besoj se i tillë është për njerëzit që merren me këtë sport, ashtu si për çdo sport tjetër. Në aspektin psikologjik, kufijtë e vetëm që mund t‘i vendos vetes janë vetëm në momentet kur mendoj që ka shumë rrezik për aksident. Atëherë mendoj se ia vlen që të vij edhe një herë tjetër në këtë mal, ...prandaj më mirë t‘i kursej vetes

23


risqe të panevojshme. Në fund të fundit nuk është garë, ...por përjetim i natyrës. Çfarë ju shtyn drejt aventurave të reja gjatë pushimeve? A është dëshira për të soditur vende të reja, apo për të zbuluar vende e lartësi të tjera?

Të shetisësh nuk do të thotë gjithnjë të shkosh diku që nuk e ke parë ndonjëherë. Alpet tona më duken të bukura gjithnjë dhe gjithnjë i gjej ndryshe për shkak të stinës apo edhe ndryshimeve në terren. Pushimet e mia në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës nuk janë pushime „të ngrira“ sepse mua më pelqen të lëviz, më pëlqen të jem aktive. Më lodh qëndrimi pa bërë gjë, ...më vret. Synimet e mia të rradhës janë maja pak më të larta, si për shembull Mali i Bardhë në Francë. Akoma nuk e kam provuar se ç‘është aklimatizimi apo ngjitja në lartësi të mëdha. Kjo gjë, për momentin ngelet ajo që synoj.

Pushimet tuaja nuk renditen tek ato të zakonëshmet, ato të llojit plazh, det, rërë dhe kaq. Duket se ju e gjeni veten më së miri tek ato lloj pushimesh që sot i quajnë sporte ekstreme. Cilën do të veçoje si përvojën më të bukur të pushimeve që ke shijuar gjatë jetës tënde?

Në fakt kjo është pyetja më e vështirë për t‘iu përgjigjur sepse çdo ngjitje ka bukurinë e vet dhe në të vërtetë do e kisha shumë të vështirë që të veçoja diçka. Disa veprimtari ose pushime janë të bukura për peisazhe, ...disa për të qënit bashkë me njerëz me të cilët ndihesh mirë dhe disa për nivelin e vështirësisë së itinerarit nëpër të cilin po kalon, ...sepse edhe vështirësia ka bukurinë e saj. Gjithsesi, nëse do të mund të veçoja disa aty, do përfshija... shëtitjen në zonën e Mokrës, ngjitjen në Olimp, vajtjen në Gjirin e Bristanit apo në NikajMërtur, kacavarjet në Bovillë dhe ngjitjen në majën e Malit të Thatë.

Po atë më të rrezikshmen?

Si përvojën më të rrezikëshme do përmendja ngjitjen e malit të Thatë në Progradec. Teksa u nisëm për ngjitjen e majës me idenë se do ishte diçka e shkrurtër, na rezultoi krejt e kundërta. Në ngjtje e sipër, në zonën e borës, na kapi një stuhi bore aq e fortë sa fati ynë qëndroi tek çantat e rënda. Ndërkohë, aty për herë të parë kam përjetuar gati ngrirje të fytyrës nga i fohti i madh edhe pse e pajisur me shall mbrojtës. Gjithësesi është një përvojë që e kujtoj me kënaqësi pasi maja u arrit me sukses dhe dëshmova se ia dal edhe në ato lloj kushtesh atmosferike. Jo çdokush është i gatshëm të sprovojë veten në kësi lloj pushimesh. Ku e gjeni guximin për t’i shijuar këto pushime?

Nuk besoj që ka nevojë për ndonjë guxim të veçantë për të shijuar natyrën. Kjo është më shumë një çështje përceptimesh rreth kufirit të qetësisë apo rehatisë. Për shumë njerëz ky kufi përkufizon rehatinë e jetës në qytet dhe çdo gjë përtej këtij konforti shihet si sforcim apo lodhje. Personalisht, mendoj se rehatinë njeriu e gjen kudo ku sheh bukuri, pra është më shumë çështje mentaliteti. Tek unë është një nevojë dëshirash dhe kënaqësi shpirtërore për të ndryshmen nga jeta e përditshme. Përpos adrenalinës, shpesh edhe rrezikut, çfarë përvoje tjetër fiton dikush që bën pushime ekstreme?

Zadrimorja

24

Janë një gjë e këndshme për t’u treguar, janë dhe temë interesante për diskutim apo edhe për shkëmbim përvojash me njerëz të tjerë. Ndërkohë që është një anë tjetër për të njohur një vend, dhe shpesh kjo mund të përdoret edhe profesionalisht. Jo më kot


i cili në kohë e tij mundësoi përdorimin mjeksor të këtyre luleve. A ju ka ndodhur që një vendi që e keni vizituar njëherë, t’i jeni rikthyer sërish?

Po. Këtë e bëj shpesh për disa arësye. Së pari, për ta mësuar një vend më mirë dhe së dyti, sepse i njëjti vend nuk është asnjëherë njëlloj. E bukura e natyrës është jokonstantja e saj. Stinët dhe moti e modelojnë relievin gjithnjë ndryshe dhe prandaj i njejti vend përjetohet gjithnjë ndryshe pas çdo vizite. Cili apo cilat janë destinacionet e pushimeve të ardhshme që prisni të eksploroni?

shumica e miqve të mi që lëvizin në natyrë janë sot guida malore. Mua më ka lindur dhe interesi për lulet. Kam blerë tri volume për lulet alpine, lulet e egra të mesdheut dhe të botës. Kjo, pasi te ne ka shumë pak informacion apo edhe libra të mirë ilustruar, por edhe të shkurtër rreth luleve. Ne fakt, shumica e luleve kanë edhe përdorim mjekësor, në formën e çajit. Interesant është edhe lloji i „gentianave“, lule që e merr emrin emrin pikërisht nga mbreti Ilir Gent,

Pushimet e radhës do të jenë pak më larg se zakonisht në distanca. Destinacioni i rradhës besoj se do jetë në Shkurt 2017 në ishujt Kanarie. Meqenëse ato ndodhen pranë Tropikut parashikoj kohë të mirë. Synimi, përveç ca ditëve plazh, janë ngjitja e vullkanit të shuar Teide, i cili për mua do të përfaqësojë majën më të lartë që do të kem ngjitur deri atë ditë, 3718 m. Terreni vullkanor duket shumë interesant dhe krejt i veçantë nga terreni dhe natyra me të cilat jam mësuar deri tani... Ngjitja nuk paraqet ndonjë vështirësi teknike. Me këtë rast do filloj të testoj veten në kushtet e rallimit të oksigjenit si përgatitje për ngjitje të tjera në lartësi mbi 3700 m. Për më tej, gjatë vitit nuk jam ende e sigurt se ku do të shkoj..., por është shumë e mundshme në Azi. Dëshira është që të jem diku, në zonën Mongoli-KazakistanRusi. Aleksandër Bojaxhi

Vallja e Osman Takes

25


Raba

Livadh mbi fshatin Ducaj

e Ducajve

N

ë të dy anët e luginës së Përroit të Thatë, diku në mes të rrugës ndërmjet fashatrave Dedaj e Bogë (njësia Shkrel), shtrihet fshati Ducaj. Pozicioni i fshatit është pjesërisht i ngritur e në kontroll të plotë vëzhgues të pjesës perëndimore të luginës, dhe pjesërisht poshtë në luginë i mbrojtur nga erërat. I gjithë fshati i merr diellit më të shumtën e rrezatimit deri në perëndimin e tij. Muret me gurë të rrugëve të ngushta të fshatit si dhe të tjerë mure që rrethojnë kullota – mure me shtresë fillestare gurësh gjigandë për t’u lëvizur nga krahët e njeriut, të përcjellin ndijesinë se këtu njriu ka jetuar që prej kohëve të herëshme të historisë.

26


Kur retë kapin majat

Ne e vizituam pjesën më veriore të fshatit dy herë në fundjavët e njëpasnjëshmedhe të fundit të muajit shtator. Herën e pare, për një rikonicion të itenerarit që të ngjit në majë të Rabës së Ducajve (2.221 m) si dhe në Rabën qëndrore (2311 m). Këtë rikonicion e morën përsipër zotërinjtë Luan Xhoxhaj, Ergert Kabaj dhe Ervin Dervishi. Rikonicioni i hapi rrugën grupit prej 33 anëtarësh që u shfaq përsëri aty pas një jave. Këtë radhë, grupi u nda në dy pjesë: Bërthamën alpinistike u nis drejt majave, dhe pjesën tjetër të anëtarëve që

Ekipi i rikonicionit

27


pati rastin të kalojë një ditë të gjatë e të këndshme duke shëtitur dhe soditur pjesën veriore të fshatit dhe rranxat e Rabës, nëpër kullota, pyje dhe burime që rrjedhin teposhtë dhe hunbasin në Përroin e Thatë. Në mbyllje të veprimtarisë, një darkë bio, e shtruar “në dy turne” tek restoranti i Palush Kapllajt në Dedaj, bëri këdo të udhëtojë drejt Tiranës me shijen e ushqimit të fshatit si dhe me mbresat që të shoqërojnë pasi ke kaluar një ditë mes natyrës së qetë të pyjeve dhe maleve që të akordojnë harmoni dhe gazmend. Një pushim bjeshkatarësh

Pushim alpinistësh

Një kujtim në majë

28


B

esojmë se askush n u k ngopet së

Përsëri Thethi

vizituari Thethin! As ne që thuajse shkojmë për çdo vit atje. Këtë radhë donim të shihnim fshatin në vjeshtë, por e humbëm. E humbëm sepse shkuam vonë dhe jo për fajin tonë, por sepse fundjavët e tetorit ishin me mot të paqëndrueshëm.

Në Qafë Thore

29


Kanioni i Grellës

Dhe kur fundjava e fundit e muajit na dha mot të mirë, vjeshta na kishte lënë lamtumirën. Megjithatë, në Theth ke gjithnjë mundësi të soditësh, të shëtisësh dhe të çlodhesh në çdo muaj të vitit. Ne po hedhim

Në Grunas

këtu disa nga fotot që shkrehëm për t’ju dhënë mundësinë të shikoni disa pamje që po i quajmë as vjeshtë e as dimër në Theth.

Qafë Thore, Përkujtimore për Baron Ferenc Nopça

30

Kulla e ngujimit


Të zgjedhësh mirë

është gjithshka!

E

lvis Ponari është anëtar aktiv i shoqatës sonë. Është themelues i “I AM A BRAND”, akademia që merret me zhvillimin personal. Ai është Mentor, Lektor, Motivues dhe Inspirues, me një staf me përvojë në Austri dhe Gjermani. Ushtron aktivitet në rajonin ALMAKOS (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë) me klientë nga firmat vendase dhe të huaja, si dhe lektor në disa Universitete të vendit tonë. Është anëtar i grupit botues të Revistës Bjeshkim dhe Alpinizëm. Në këtë numër të saj ai vjen me një shkrim të vçantë, shkrim që na përcjell një model ditor dhe që na ndihmon ta zbatojmë dhe shtyjmë veten drejt sfidash që ndikojnë pozitivisht në jetën tonë të përditëshme.

Jeta është me zgjedhje. Zgjohesh në mëngjes dhe zgjedh të shkosh në punë; por zgjedh edhe të vazhdosh të flesh. Apo zgjedh që të kalosh nga shtrati në kolltuk dhe madje edhe të thuash “sa u lodha”(!). Si mund të lodhesh nga gjumi?! Porse ky është thjesht një përceptim. Nëse lëvizjet vijnë nga mendja dhe ti i kontrollon mendimet, atëherë ti mund të kontrollosh lëvizjet e tua. Nëse ti mendon se je i lodhur, do të jesh vërtet i lodhur. Nëse mendon se ke pushuar mirë për të filluar një ditë të mbarë dhe aktive, atëhere truri yt do e vendosë në punë trupin. E dielë, ora 6:00. Zgjohem dhe përgatitem për ngjitjen malore

të fundjavës. Grupi ynë i Bjeshkatarëve ka vendosur një synim të ri për sot, një sfidë të fortë për trupin dhe mendjen. Koha është e bukur e me diell, por është shumë ftohtë. Acari mbizotëron kudo. Bora e dëndur të lag, të ngadalëson tempin e ecjes dhe është e rrezikshme pasi fsheh gropat e terrenit. Këtë radhë, synojmë ngjitjen në majën e Mëcekut të Shën Mërisë (1.827m). Ora 8:00. Takimi në Qafë Priskë. Të gjithë aty. Paksa të përgjumur, se trupi sa ka filluar të lëvizë. Në 8:30 rinisemi përsëri dhe ndalemi në fshatin Shën Mëri. Secili ka marrë kthetra për ngjitje/ecje në

akull, kazëm, syze, dhe rrobat e duhura. Dielli tashmë shkëlqente; na përcillte shtegut për në majë. Dalngadalë, sa më shumë ecnim, aq më aktivë bëheshim, zgjoheshim dhe argëtoheshim duke parë poshtë fshatin që zvogëlohej. Erdhi momenti të pushonim paksa dhe ndërkohë të afroheshim në kolonë me njëritjetrin për të ngjitur pjesën më të ndërlikuar. Bora e thellë, akulli që shtrihej pothuajse gjithandej na friksonte po aq sa edhe na motivonte. Disa ndërruan strategji. Bënë zgjedhjen e duhur duke ndërruar këpucët me kërciret, në mënyrë që të mos lageshin nga bora.

31


Çdo hap në jetë bëhet me ekspertizë. Sidomos kur do të ngjitësh një majë mali në mes të dimrit. Duhet të parapërgatitesh në disa fronte. Kështu është edhe jeta. Në varësi të rrezikut që ndërmarrim, zgjedhjet duhet të jenë të sakta dhe bashkëkohore. Vazhduam shtegut, dhe me rritjen e lartësisë bora vinte më e ngrirë. Ndihej më ftohtë dhe çdo hap të bëhej edhe më i vështirë. Do thoni ju, por ne a nuk stërvitemi për këto sfida? Absolutisht e drejtë! Por truri ka tendencë që të fusi mendime të shumta penguese. Të thotë: “do lodhesh, do vritesh, do bësh ndonjë gabim”. Dhe për këtë stërvitemi në jetë, që zgjedhjet tona të jenë sa më të mira dhe bashkëkohore. Prandaj dhe shkojmë në shkolla, prandaj marrim përvojë, që truri ynë të marrë informacionin e duhur, e të na thotë se “ti je i kalitur, i stërvitur dhe mund t’ia dalësh.”

32

Tashmë, janë bërë 4 orë ngjitje. Uria, ejtja, i ftohti, si dhe pjesa më e vështirë në fund të ngjitjes, të bën që gjithçka të të duket tmerr. Po i thoja vetes: “Elvis kthehu, shumë ftohtë, shumë erë, shumë uri…”! Por unë zgjodha më të vështirën! Zgjodha që ta arrija majën, ta sfidoja malin, ta sfidoja veten, pasi ky do ishte vendimi më i saktë për mua! Dhe unë do i qëndroja besnik këtij vendimi. Nuk do e ndërroja mendjen. Pse duhet të mendosh sa e gabuar ka qënë një zgjedhje? Zgjidh dhe mbaj vendimin që more! Në jetë, në punë, në shoqëri, në familje. Unë zgjodha më të mirën. Arrita majën. Pamja ishte magjepsëse! Era që frynte ishte veçanërisht e dashur; ngazëllimi që arrita s’kishte të paguar. Lodhja u shua, uria më iku. Dashuria për zgjedhjen time ishte e saktë dhe u plotësua.

Shikoja dhe Tomorrin matanë e thoja: “Do shihemi sërish shumë shpejt, miku im.” Mbas më shumë se 6 orësh, fillon dhe ndien lodhjen, fillon dhe bëhet më ftohtë, energjitë duket sikur shterrojnë! Por kur


arrita në shtëpi, mbas një dushi isha përsëri në formë. Zgjedhja e duhur këtë radhë bëri që jeta të më bëhej më e mirë. Por dhe nëse zgjedhja është e gabuar, fundja ne mësojmë prej saj ashtu sikundër mësojmë prej gabimeve të të tjerëve. Si të arrijmë të bëjmë zgjedhjet e duhura? Në fillim provojmë fatin, duke zgjedhur të ndjekim një hobi, diçka që na pëlqen ose tërheq, dhe i qëndrojmë besnik asaj që zgjodhëm. Të provosh fatin, do të thotë të përdorësh gjithçka që të rrethon: shoqëri, dituri, njohuri, para, familje, në mënyrë që fati yt, zgjedhja jote të plotësohet, shumëfishohet dhe të jetë ajo e duhura. Një zgjedhje sot, një ndryshim tek ne mot! Elvis Ponari

33


Si të shprehim të ftohtët “Në jetën tonë të përditshme nuk tregojmë dhe aq kujdes për të zgjedhur fjalën që të shprehim faktin se ndiejmë uljen e temperaturës. Tek komunikojmë me njëri-tjetrin, ne mund të përdorim më shumë se një fjalë për të përcjellë atë që ndiejmë. Madje, na ndihmojnë edhe lëvizjet shprehëse të fyturës a trupit. Porse kur vjen puna për ta shkruar këtë ndijesi, lind nevoja të “godasim” fjalën e duhur. Besojmë se fjalorthi si ma poshtë do ju ndihmojë të pasuroni “leksikun e fjalëve për temperaturat e ulta.”

34


A. Acar/í = acarinë = i ftohtë i madh, i thatë e me ngricë, cingërimë, cikmë, thëllim, akullimë, fraq, athtimë; acërim/ë/a = acari. Ájem = enjtem. Akullemë = mjaft i ftohtë (uji, moti). Akullsi = akulluar = shumë ftohtë. Angël = në gjendje të ngrirë, koçan: jam ftohur e jam bërë angël. Ànz/ë/a = shumë i ftohtë (uji): kroni e ka ujin anzë. Arrtim = alltim = të ftohtë i madh, cegmë. Ashpëri = ashpërsi; acar, kohë shumë e ftohtë. Ath = mpij: na athi duart acari. Àthem = mpihem, athëtohem: Më athen duart. Më athet gjuha. Athtimë = athëtimë = i ftohtë i thatë e me erë = thëllim = fraq, acar, ngricë, cikmë. Athtohem = mpihem nga të frohtit. Avrohem = ënjtem e skuqem nga thëllimi: m’u avruan duart. B. Babunjosur = fryrë, ënjtur: këmbë të babunjosura. C. Ceg/ëm/ma = i ftohtë i madh e i thatë, acar; arrtim, të cegmët, të cemtë; ngricë, shuku i të ftohtit. Ceg/ëm/mi (i/e) = acari; që është me acar: dimër i cegëmt. Cemtë = shumë i ftohtë e i kthjellët; cegëm, ngricë. Cetin/ë/a = cegëm: asht cetinë e madhe. Cibak/u = cibarak = acar, cegëm. Ciknë/a = acar, ngricë; brymë. Cingrimë = i ftohtë i madh; acar; ngricë. Cingëroj = mbërdhij shumë. Cingëruar (i) = i akullt. Cingor/i = acar/i, akull/i, hell/i (i akullit). D. Drithërim = drithërohem. Drunohem = mbërdhij shumë, bëhem dru nga të ftohtit, drunjosem. F. Freskohem = flladitem; fig. këndellem. Ftajk/u = i ftotë i thatë i madh. Ftik/u = acar-i. Ftohtësirë = ftohtë, mot i ftohtë. Ftorit = përziej ujë të ftohtë e të nxehtë për ta përshtatur për larje.

H. Hijesirë = vend i ftohtë që nuk e zë dielli, vend me hije. I. Irnohem/irnosem = + nxihem në fytyrë nga të ftohtët. K. Kallkan = i ngrirë, i ftohtë akull: më kanë ngrirë këmbët/duart e më janë bërë kallkan. Kapran = i ngrirë: duke ndejtur jashtë në atë thëllimë u bëra kapran. Kërrngall/ë/a = i ftohtë i madh e i thatë; cegëm. M. Mardh/ë/a = të ftohtë; ngricë; brymë e ftohtë që i prish bimët. Matit/a = mardh, mbërdhij, narth. Merllang/em/a = fryhem në fytyrë, ënjtem, ajem. Mërdhacan/e = mërdhac, që mërdhin shumë. Mëtiz/et/em = bëj të nxihet e të ënjet një pjesë e trupit: rrugëtimi nëpër stuhi më mëtizi duart. N. Nardh = mardh. Ngri/a = akull; borë e ngrirë: vendin e kaploi ngria. Ngric/ë/a = i ftohtë që ngrin ujin, acar, mardhë, ngrijë, akullimë. P. Pahitem = pahis, freskohem a i bëj fresk/veri dikuj. Përbor/a/ur = i hedh borë dikuj a diçkaje; mbuloj me borë. Përmaj/ë/a = rrymë ajri e fortë, korrent. Përthekohem = vishem, ngjishem e shtrëngohem fort. Përvok = përziej ujë të ngrohtë e të ftohtë që të mundem të lahem. Pravullít = bëj që ta nxjerr të ftohurën duke djersitur i mbuluar fort e duke mbajtur fytyrën mbi një enë që avullon ujë pandërprerje. Pucitem = vishem e mbërthehem fort. Puprriq = (i/e) mbledhur kruspull nga të ftohtit. Puprriqe = mornica, rrënqethje. S Shuk = kulmi i të ftohtit: ishte 18 Janar, shuku i atij dimri. V. Vetëtira/t = dridhje të shtatit. Përgatiti Aleksandër Bojaxhi

35


dhjetë

Takimi i i Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve

Gërmi 2016 N

ë datat 3dhe 4 Shtator 2016, Shoqata e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Prishtinës organizoi takimin e dhjetë ndërkombëtar të bjeshkatarëve në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Këto takime ndërkombëtare vjetore të organizuara nga SHBA Prishtina dhe të sponsorizuara nga disa kompani vendase, janë një mundësi e mirë për njohjen e shoqatave të ndryshme bjeshkatare rajonale dhe më gjërë, për shkëmbime kulture dhe përvoje mes tyre, si dhe për t’u argëtuar në grup me veprimtari të ndryshme në natyrë. Në këtë veprimtari morën pjesë edhe nëntë anëtarë të shoqatës sonë.

36


Teksa arritëm, u pritëm në mënyrë të ngrohtë dhe miqësore nga organizatorët. U takuam edhe me kryetarin e ShBA Prishtina, zotin Gani Syla të cilit i shprehëm falënderimet tona dhe të Kryetarit të Shoqatës sonë, zotit Aleksandër. Pas një pushimi të shkurtër për t’u freskuar me lëngje në një nga lokalet e bukura të parkut, u paqtuam në kasollet e rezervuara për ne, ku dhe hëngrëm një shujtë të shpejtë dreke. Veprimtaria e parë programit ishte kacavarje sportive në murin e parkut të punuar enkas për këtë argëtim. Ky mur përbëhej nga katër faqe me itinerarë të niveleve të ndryshme vështirësisë. Pajimet e domosdoshme për këtë veprimtari na u ofruan nga organizatorët, të cilët në të njëjtën kohë na ndihmuan teknikisht gjatë ngjitje-zbritjeve të ndryshme që realizuam në mur. Secili nga ne pati mundësinë të provonte nivele dhe teknika të ndryshme kacavarjeje, përfshirë edhe rolin e filltarit.

Veprimtaria pasuese ishte ajo e lojrave të ndryshme me dorë në fushat sportive të parkut. Kjo zgjati rreth një orë. Më pas, dita vijoi me një shëtitje të shkurtër dhe foto në mjediset e parkut, gjë që u la mbresë të këndshme pjesëmarrësve. Rreth orës 19:00, filloi ceremonia zyrtare e hapjes së veprimtarisë dhe pas fjalës së hapjes dhe falënderimeve të rastit, nga ana e organizatorëve u bë shpërndarja e certifikatave të mirënjohjes për gjithë shoqatat pjesëmarrëse. Certifikata e mirënjohjes për shoqatën tonë iu dorëzua zotit Donald Dervishi, i cili pati rastin që të falënderojë organizatorët e veprimtarisë. Darka u organizua e përbashkët në restorantin e qendrës Freskia dhe pas darke i erdhi radha mbrëmjes festive me këngë e valle, me motive nga trevat e ndryshme shqiptare, shoqëruar me birrë të freskët Peja, të sponsorizuar nga vetë

37


kompania. Festa përfundoi rreth mesnatës, dhe më pas pjesëmarrësit e shoqatave shkuan drejt kasolleve apo tendave të ngritura prej tyre. Të nesërmen, pas ngrënies së mëngjesit dhe një fotoje kolektive, përgatitëm rancat për të filluar marshimin. Me vete morëm edhe nga një shujtë që na e kishin përgatitur organizatorët. Rreth orës 08:00 të gjithë pjesëmarrësit filluan marshimin përgjatë Shtegut të Murrizave, marshim ky shumë i këndshëm nëpër pyllin e parkut. Në orën 11:30, me pushime të shkurtëra, kishim përshkruar 10 km dhe arritur tek Liqeni i Badovcit, ku konsumuam shujtat që kishim marrë

38

me vete. Më tej, morëm rrugën drejt Pyllit të Arinjve, një habitat ky i rrethuar me rrjetë teli në pyll, ku ndodheshin rreth 30 arinj të murrmë, të moshave dhe madhësive të ndryshme. Në kthim, pas pesë orë udhëtim nëpërmjet Shtegut të Thanave, arritëm në Qendrën Rekreative të parkut. Këtu bëmë një dush të shpejtë, drekuam në mensën e qendrës dhe më pas u përgatitëm për rrugën e kthimit në Tiranë. Por më parë u ndamë me organizatorët për t’i falenderuar për veprimtarinë dhe për ftesën që na bënë. Donald Therepeli


Shqipëria

pranohet anëtare e

UIAA

UIAA është Federata Botërore e Alpinizmit. Krijimi i UIAA daton me gushtin e vitit 1932, kohë kur njëzetë Shoqata të ngjitjeve malore u takuan në Chamonix të Francës për një kongres alpin. Ato vendosën të krijojnë një federatë ndërkombëtare që do të ishte e ngarkuar për “studimin dhe zgjidhjen e të gjithë problemeve që lidhen me ngjitjet malore.” Kjo nuk ka qenë detyrë e lehtë. Një nga problemet e kohës ishte mungesa e një shkalle universale të sistemit të vlerësimit të ngjitjeve, e cila përfundimisht është zgjidhur me krijimin e sistemit të shkallëve të ngjitjes të UIAAsë 40 vjet më pas. Konti Charles Egmond d’Arcis nga Zvicra u bë presidenti i parë i federatës dhe ai i dha asaj emrin UIAA – Union Internacionale des Association d’Alpinizme (në gjuhën frënge) që d.m.th Bashkimi Ndërkombëtar i Shoqërive Alpinistike Federata e re punoi fort në vitet që vijuan. Midis viteve 1933 dhe 1939 UIAA nxorri me shkrim mbi 25 raporte të detajuara në lidhje me çështje të ndryshme. Shumë prej tyre edhe në ditët e sotme janë ende të vlefshme për organizatën si p.sh. edukimi i të rinjve për ngjitjet malore, studimet për orteqet dhe mbrojtja e maleve. Pavarsisht nga paqëndrueshmëria

politike në rritje, 11 organizata u takuan për Asamblenë e Përgjithshme në Zermatt, Zvicër, nëntë ditë para shpërthimit të L2B. Gjatë luftës pati lidhje të pakta midis anëtarëve, ndonëse disa u lidhën me UIAA nëpërmjet shërbimit postar. Kur u kthye paqja, Presidenti d’Arcis bëri përpjekje të mëdha për të rikonstruktuar federatën. Ai besonte se ngjitësit e maleve dhe UIAA do të mund të

kishin një rol të rëndësishëm në “rikonstruktimin moral të botës.” Më 1947 UIAA organizoi të parën Asamble të Përgjithshme të pasluftës, dhe më 1950 ajo ishte rritur aq sa përfaqësonte një gjysëm milion ngjitësa malesh (alpinistë). Buletini i UIAA u krijua më 1957, ndërsa zhvillimi i standardeve testuese dhe testimi i litarëve filloi më 1960. Makina e parë e testimit të litarëve faktikisht u shpik nga

39


Kryetari i Komisionit të Sigurisë. Një projekt tjetër i madh i viteve 1960 ishte të ndaluarit e ndërmarrjes së një porjekti të propozuar nga italianët për ndërtimin e një tërkuzori për në majën Matterhorn dhe një plani zvicerian për të ndërtuar një hekurudhë për në majë të malit Jungfrau. Të dy këto protesta ishin të suksesshme, por UIAA nuk mundi të parandalonte ndërmarrjet e tjera, të tilla si konstruktimi i tërkuzorëve në Francë (lidhjen Aguille du Midi me Col du Geant) dhe në Zvicër (Mali Pilatus). Më 1960 u krijua Stampa e Sigurisë e UIAA-së për pajimet e ngjitjeve malore, e cila u aprovua ndërkombëtarisht më 1965. Stampa kishte nevojë për një logo, dhe meqë puna duhej të kryhej shpejt, anëtari i komitetit J. Juge i kërkoi djalit të tij të pikturonte një mal, e pastaj i shtoi gërmat UIAA dhe rrethin. Pas kësaj, ngjitësit e maleve e dinin se për çfarë simboli duhej të shikonin për të blerë pajime, dhe për shumë ngjitës të rinj malesh, të shikuarit/parët e kësaj logoje është takimi i tyre i parë me federatën (UIAA). Gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980 pati një vetëdijshmëri të rritur të ndikimit në mjedis nga ngjitjet malore, gjë që më 1982 solli deklaratën e UIAA në Kathmandu - një thirrje kjo për veprim kundër degradimit të maleve. Ndërkohë, Komisioni i Sigurisë zhvilloi standarde për karabinat, helmetat dhe kofshoret, dhe më 1982, përvjetori i pesëdhjetë i federatës u festua në Chamonix dhe në Kathmandu. Një tjetër çështje e rëndësishme ishte qasja në male. UIAA gjithashtu ra në ujdi për shkallën e 7-të

40

të vështirësisë së ngjitjes malore. Në fillim të viteve 90-të u organizua Kupa Botërore e garës së kacavarjes, gjë që i shtroi rrugën sporteve garuese të UIAA-së. Në ato vite, kacavarja sportive ishte sektor i UIAA-së. Pati një vetëdijësi të rritur rreth çështjeve etike lidhur me ngjitjet malore, dhe Asambleja e Përgjithëshme njëzëri përshtati një mocion kundër fluturimeve për soditjen e pamjeve në male. Më 1995, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se UIAA është njohur si federatë që përfaqëson sportet malore. UIAA gjithashtu publikoi një fjalor shumë-gjuhësh me termat e ngjitjeve malore për të lehtësuar komunikimin e ngjitësve të shteteve të ndryshme. Më 1999 u krijua Këshilli Ndërkombëtar i UIAA-së për garat e skive malore (ISMC), dhe më 2003 u formua një komision për garat e kacavarjes në akull. Më 2002 UIAA publikoi një “Summit Charter” me përshkrimin e vlerave dhe principet e organizatës. Në këtë dekadë u formulua edhe shkalla e 8-të e vlerësimit të ngjitjeve. Në vitin 2006, Asambleja e Përgjithshme e UIAA pranoi se nuk kishte më mundësinë e mbajtjes së të gjitha seksioneve të UIAA-së së toku në një federatë të vetme.

Andaj, u krijua një Federatë Ndërkombëtare e pavarur për garat e kacavarjes: Federata Ndërkombëtare e Kacavarjes Sportive. Kacavarja në akull mbetet pjesë e UIAA. Më 2007, UIAA festoi 75-vjetorin dhe më 2009 federata u bë me thuajse 1.3 milion anëtarë nga e mbarë bota (por jo nga Shqipëria). Asambleja e Përgjithshme e UIAA u mblodh në Besassone të Italisë, në datën 15 tetor 2016. Në abstraktin e Asamblesë, në mbyllje të punimeve, thuhet: “UIAA i uroi mirëseardhjen pesë anëtarëve të rinj të federates, që janë: Federata e Alpinistëve dhe Bjeshkatarëve të Afganistanit, Federata e Bjeshkatarëve dhe Kacavarjes Sportive të Republikës së Kazakistanit, Federata e Alpinistëve të Shqipërisë, Federata Kombëtare e Alpinistëve të Guatemalës, dhe Federata Mbretërore Marokene e Skive dhe Alpinzmit. Konfirmimi i tyre si federatë anëtarësh përforcon qëndrimin e UIAA-së si një organ global për mbështetjen e bashkimit të shoqatave, rritjen e alpinizmit, si dhe ngjitjen malore edhe në territore të reja.” Sipas këtij vendimi, duke filluar nga data 1 janar 2017 vendi ynë do të konsiderohet anëtar i UIAA (Federatës Botërore të Alpinizmit). shbat


Kol Gjoni banor i Valbonës

Valbona Proteston!

D

ita Ndërkombëtare e Malit, 11 dhjetori është një mundësi në mbarë botën për të ndijesuar dhe edukuar në shoqëri kujdesin në jetë rreth rëndësisë së maleve, për të ndriçuar si mundësitë edhe pengesat në zhvillimet ekonomike, e më gjërë në zonat malore dhe për të ndërtuar partneritet që do të sjellë ndryshime pozitive në male. Ishte Organizata e Kombeve të Bashkuara ajo që në vitin 2003 e këndej që si “Dita Ndërkombëtare e Malit” do të caktonte 11 Dhjetorin. Ky vendim rriti kujdesin global lidhur me rëndësinë e maleve, stimuloi krijimin e komiteteve kombëtare fillimisht në 78 shtete, si dhe forcoi aleancat mes tyre nëpërmjet nxitjes dhe krijimit të Partneritet Ndërkombëtar për zhvillim të Qënësishëm në Rajonet Malore, i njohur ky si Partneriteti Malor. FAO u caktua agjensi koordinuese dhe udhëheqëse për Vitin Ndërkombëtar të Malit; ajo ka mandatin të udhëheqë çdo vit përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Malit. Në botë, rreth një e katërta e relievit është e mbuluar me male, dhe ku jeton rreth 10 përqint e popullatës. Në vendin tonë, dy të tretat e territorit konsiderohet malor dhe dhjetra njësi administrative shtrihen tërësisht në këtë terren. Në to, popullata siguron burimet e jetesës për veten, si dhe kontribon në ekonominë kombëtare me tepricat e burimeve natyrore të saj. 11 Dhjetori është dita të kujtojmë së bashku se jo vetëm pemët, uji, mineralet, e të tjera lëndë e gjallesa të prekëshme janë burime jetese për banorët e vendeve malore të vendit tonë, por që edhe soditja e tyre është vlerë e jetës sonë sepse për shumë njerëz, turistë e dashamirës të natyrës dhe argëtues në natyrë, kalimi i kohës së lirë në mënyrë aktive në gjirin e saj është burim frymëzimi, është çlodhje fizike dhe kënaqësi emocionale, është mundësi për të ripërtërirë forcat fizike e mendore për punë e jetë të shëndetshme. Duke patur parasysh këtë fakt është me vlerë të kujtojmë se çdo argëtues në natyrë duhet të ketë për çdo çast parasysh mënyrën se si sillet ndaj saj, si dhe të kujdeset se si ta mbrojë atë.

41


Por, që natyra të mbrohet nga argëtuesit që shkojnë në gjirin e saj, shëmbullin e parë duhet ta japë qeveria jonë, shteti ynë dhe mbi të gjitha deputetët tanë, sepse ne jemi Republikë Parlamentare. Këta duhet të mbrojnë dhe përçojnë në popull zbatimin me rigorozitet të ligjeve dhe rregullave që kemi për mbrojtjen e natyrës. Porse për fatin tonë të keq këta kanë bërë dhe bëjnë të kundërtën: Për lumejtë e Valbonës dhe të Shalës, ku janë edhe fshatrat malorë Thethi e Valbona nga më turistikët e Evropës, kanë qenë në një mendje të ndërtonin mbi 20 hidrocentrale!! Pushtetarë të çmendur! Sikundër është e aftë të ngrihet në pushtet, ajka e padijes së kombit tonë tregohet po aq e aftë të shkatërrojë vlera kombëtare. Dhe populli “çlirohet” kur një ditë dëgjon një Kryeministër që pak a shumë thotë: “Jo jo, do të lejojmë të ndërtohen vetëm dy hidrocentrale në këto zona të mbrojtura”! E ku do të ndërtohën? Në Zonë të Mbrojtur? Në Parkun Kombëtar?! Dhe populli duartroket!? Absurditet shqiptar! Është një kohë serioze në historinë e vendit tonë, sikundër edhe në planetin tonë, ku ne kemi mundësinë të shkatërrojmë natyrën e kësaj bote ku jetojmë, ose të ruajmë planetin tonë të kaltër që është shtëpia jonë. Protestojnë banorët! Proteston Kola që ka investuar dhe ndërtuar ekonominë e tij për vlerat turistike të luginës, sikundër shumë banorë të tjerë të saj, proteston Katerina që e mahnitur nga bukuria e luginës, i ktheu krahët New York-ut të saj dhe e ndërtoi jetën këtu, proteston Elisjana që vazhdon studimet dhe që një ditë dëshiron të punojë në vendin e saj të lindjes, protestojnë

42

Catherine Bohne-Selimaj banore e Valbonës

Elisjana Selimaj banore e Valbonës shumë e shumë banorë, por ata nuk i dëgjon kush sepse oligarkët nuk janë aspak në partneritet me banorët e luginës. Realitetet na mësojnë se as pushtetarët dhe as qytetarët e këtij vendi nuk e dinë kuptimin e përcaktimeve “Zonë e Mbrojtur” dhe “Park Kombëtar.” Andaj dhe banorët që jetojnë brenda ose pranë vlerave natyrore nuk dinë se si t’i mbrojnë këto zona. Madje, janë të përçarë e jo të bashkuar për mbrojtjen e tyre kur vjen dita që të jenë në unitet për të mos lejuar oligarkët në realizimin e interesave të tyre financiare për projekte që dëmtojnë mjedisin turistik dhe më gjërë. Për botën e qytetëruar është habi se si disa nga këta banorë marrin anën e partive të ndryshme, apo të

pronarëve ndërtues dhe ndahen në pro e kundra për dëmtimin e vlerave natyrore mbi të cilat ndërtojnë një ekonomi familjare. Politika përça e sundo, që vjen nga thellësia e shekujve, ka vend ende në mesin e popullit tonë. Dhe për këtë, merita është e politikanëve! Merita është e më të fortit që shkon kundra ligjit! Ishte për të vënë duart në kokë në ditën e protestës tek shikoje banorët e luginës të organizuar në qytetin Bajram Curri, protestë për të cilën kishin ardhur edhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Banorët e Bajram Currit vështronin protestuesit nga ulëset e kafeneve dhe këta malësorë të ulur nuk kishin burrëri t’i bashkoheshin turmës sepse pushtetarët u kishin kërkuar


të heshtnin! Turp! Turp sepse këtu protestohej për të mbrojtur një nga fragmentet e bukurive të natyrës Shqiptare, turp sepse aty protestonin banorë që mbronin ekonomitë e tyre, turp sepse aty protestohej për të mbrojtur ligjin për Zonat e Mbrojtura ndërkohë që ata rrufisnin kafé. Turp për udhëheqësit tanë që e kanë sjellë këtë popull në një varfëri të tillë ekonomike që nuk guxon të kërkojë minimalisht zbatimin e një ligji që ata vetë e kanë nxjerrë. Ne shqiptarët po përjetojmë absurdin e ndërtimit të HECeve në zonat e mbrojtura. Valbona është rasti më tipik. As shteti dhe as bizneset nuk janë në partneritet me banorët që më së shumti kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve. E ku janë në këto protesta axhensitë turistike shqiptare? Ku janë shoqatat dhe klubet e alpinistëve dhe bjeshkatarëve të Shqipërisë? Ata të skive? Ku janë qytetarët e atdheut tonë me dhjetra shoqëri civile ngritur prej tyre? Përse të gjithë këta qëndrojnë pasivë ndaj ndërtimeve që dëmtojnë e shëmtojnë Valbonën, Parkun Kombëtar të Valbonës? Dukemi si një komb plastik që pranojmë çdo shëmtim nga pushtetarët e oligarkët si për natyrën tonë, si për burimet tona natyrore, si për ligjet që kemi, por edhe për gjithëshka që tek e fundit ka të bëjë me rritjen e mirëqënies sonë. Në mbyllje të muajit tetor, në zemër të Luginës së Valbonës ishin një grusht qytetarësh. Them një grusht krahasuar me aq shqiptarë sa jemi, që protestuan kundër ndërtimit të dy HEC-eve në qendrën e pjesës së sipërme. Më të bukurës pjesë të luginës! Ishte kjo, një protestë e organizuar

Shtrat i ri lumi në përgatitje

Këngëtare dhe Instrumentistë të protestës nga banorët, nga qytetarë të ardhur nga treva të ndryshme. U bashkuan aty edhe instrumentistë e këngëtarë, përfshirë edhe ato të mirënjohura Eda Zari dhe Eliana Duni - të gjithë dashamirës të natyrës, mbështetës të ekonomive turistike në luginë, mbrojtës të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Atyre u lumtë! Atë ditë Shqipëria nuk duhet të protestonte vetëm në Valbonë! Atë ditë dhe për atë temë, Shqipëria duhej të protestonte kudo! Për çdo vit Dita Ndërkombëtare e Malit përkujtohet me një temë të caktuar. Institucione të ndryshme në mbarë botën e trajtojnë temën që caktohet. Në vendin tonë ende nuk kemi parë një institucion shtetëror që të kujtohet për këtë ditë e jo më që të trajtojë ndonjë temë. Dhe në një kohë kur flitet shumë për turizmin, për turizmin malor nuk shohim ende në horizont asnjë trajtim, reformë, interesim apo përkujdesje. Sot e ka herë, turizmi malor është kthyer

në një burim parësor të ardhurash për shumë vende malore në botë. Ai u sjell atyre para të thata në afate kohore të shkurtëra duke ndihmuar ndjeshëm banorët, të cilët mesatarsisht, si në mbarë botën edhe në vendin tonë, kanë të ardhura të ulta. Edhe në këtë temë ne jemi ende pa hipur në trenin e fundit. Malet janë arenat më madhështore të argëtimeve në natyrë. Skijimi, ngjitjet e majave të maleve, kacavarja në faqe shkëmbore, maratonat malore, etj., mundësojnë forma nga më të ndryshme të turizmit malor. Ne jemi ende në fillime sporadike dhe të pakontrolluara. Nëse malet mbikqyren dhe shfrytëzohen me kriter, turizmi malor mund të ketë një rol të shquar si mbi vënien në dukje dhe mbrojtjen e kulturës tradicionale ashtu edhe mbi krijimin e nxitësve për mbrojtjen e ekosistemeve, prodhimeve, dhe shërbimeve

43


që ofron popullata që jeton në to. Dita Ndërkombëtare e Malit 2016 u rekomandua nga OKB si ditë për mundësi ndriçimi të llojshmërive dhe pasurive të kulturave të komuniteteve malore; si ditë për mbështetje dhe përkrahje të shumëllojshmërisë së idenditeteve malore dhe sigurimit që të drejtat e banorëve vendas të merren parasysh dhe jetesa e prodhimtaria artizanale të vazhdrojnë.

Pjesëmarrës në protestë

Protestues Dhe sigurisht që për vendin tonë Dita Ndërkombëtare e Malit nuk duhet të jetë një ditë, por duhet të jetë një program i tërë përpjekjesh të mençura për mbrojtjen e maleve dhe natyrën malore, për shtrëngimin e pushtetarëve dhe ligjvënësve që Zonat e Mbrojtura dhe gjithëshka që përmban ligji për këto zona të mbrohen vërtet. Qeveria nuk lëviz për sa kohë ne nuk do e shtyjmë! Nuk mund të ketë jetë normale për malsorët nëse nuk mbrohen malet dhe natyra malore! Nuk mund të ketë turizëm sot e në perspektivë nëse nuk mbrohen për çdo ditë malet dhe natyra malore! Nga Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit Shëni: Për të mësuar më shumë mbi veprimtarinë STOP HEC-et që u organizua në fshatin Valbonë, mund të klikoni në: https://youtu.be/P7jVoBmJulw

44


Pamje e luginës së Thethit (M) dhe luginës së Valbonës (D)

N

Edhe malet, sikundër lulet, pemët, lumejtë apo cilatdo objekte të natyrës janë të ndryshëm, dhe ne u japim epitete të dallueshme. Këto epitete janë të ndryshme jo vetëm sepse secili nga ne i përjeton ata në mënyrën e vet, por edhe sepse secili nga ne, në më të shumtën e rasteve, njihet me to duke i parë nga një pozicion i caktuar. Kështu, një udhëtar i nisur për të arritur në krye të Luginës së Valbonës: Në Grykë të Dragobisë ai do ndalet fillimisht për të parë kanionin ku lumi del nga pjesa e sipërme e luginës. Kjo e tërheq atë, jo malet, pasi ata janë aq pranë me njëri-tjetrin sa nuk mund të shohë gjë veç qiellit. Më pas, lugina hapet aq sa udhëtari mund të shohë shpate malesh, thepisshmëria e të cilave si dhe pylli i lidhur me to, bëhen panoramë tërheqëse. Udhëtimi bëhet më tërheqës kur pamjet me shpate mali e pyje pasurohen me pamje segmentesh lumi që herë shtohen e herë largohen nga sytë e udhëtarit në vartësi të mënyrës se si gjarpëron rruga automobilistike. Deri sa arrin fshatin Dragobi, udhëtari nuk ka mundësi të shquajë ndonjë mal, sepse shpatet e të dy anëve janë shumë pranë me njëri-tjetrin. Pasi kalohet ky fshat, lugina zgjerohet paksa dhe udhëtarit i shfaqet një panoramë më e pasur malore kur kalon nëpër shpatet jugore të malit të Kollatës. Këtu, edhe lumi bie më shumë ne sy, lumë i cili e ka emrin

45


Në majën e Boshit

dhe cilësorin e luginës që nga kohët e Perandorisë Romake (Vallis Bona = Valbona). Por ai ende nuk shikon një majë mali. Dhe ja që pas kësaj fillon mrekullia e majave. Sapo i afrohesh lagjes së parë të fshatit Valbonë (pylli i dendur në të majtë nuk e lejon atë që ta shohë), dallon pjesërisht/paksa malin më të lartë të Alpeve Shqiptare, Jezerën. Kushdo nga vizitorët e luginës, hyn e del në të dhe nuk mëson se ai është mali më i lartë i Alpeve; pas majës së Korabit është maja e dytë për nga lartësia që ka territori shqiptar.

46

Dhe kjo ndodh ngase nuk ka asgjë, asnjë shënjë e asnjë person që t’ia thotë një gjë të tillë. Madje, qoftë udhëtari që vjen deri këtu, qoftë kushdo që ka mësuar gjeografinë e Shqipërisë nuk e di se vendasit këtë mal e quajnë J e z e r a dhe jo Jezerca sikundër na mësojnë. Dhe këtu nuk është fjala për një ‘c’ më pak a më shumë në këtë fjalë, por është se kjo ‘c’ krijon dy fjalë krejt të ndryshme në kuptim… Më pas, udhëtari vjen në një pikë ku lugina zgjerohet dhe ai sheh në të djathtën e tij

Malin e Thatë, “Matterhornin” e Valbonës, malin e Ragamit në krye të luginës, si dhe një sërë majash madhështore në të majtën e rrugës automobilistike. Tashmë Jezera, kryemaja e Alpeve nuk duket, maja e Boshit, roja e Thethit zbehet nga majat e Zhaboreve që janë në “ulëset” e para që shohin luginën. Madhështia e majave të larta që nuk janë në ulëset e para të luginës dallohet/kuptohet kur je mbi to. Këto foto ilustrojnë madhështinë panoramike të malit të Boshit.


Lugina e Valbonës e parë nga maja e Boshit

Një pjesë e bërthamës alpinistike të Shoqatës sonë, në mbyllje të “protestës artistike” MOS MA PREK VALBONËN që u organizua në fund të muajit tetor, u ngjit në majën e Boshit. Fotot ilustruese të sjella nga z. Ervin Dervishi, janë pamje nga kjo majë. Fotografia e kreut të këtij shkrimi na sjell panoramën që hapet para alpinistit nga maja e Boshit, panoramë që fillon në të majtë nga Çardaku (Raba) i Bogës e deri në majën e Hekurave në të djathë. Në të majtë të saj shohim luginën e Thethit, në të djathtë luginën e Valbonës dhe në qendër, pullazin e Alpeve, majën e Jezerës. shbat

47


Laguna e Karavastasë

Pelikani kaçurrel

Parku “Pishat e Divjakës” ishte synimi ynë ngaqë kishim dëgjuar se aty jeton pelikani kaçurrel. Mendohet që në vendin tonë jeton 6.5 përqind e popullatës së këtij pelikani dhe se Karavastaja është pika më perëndimore e folezimit të tij. Ky fakt na nxiti që të shkojmë në Lagunën e Karavastasë. Udhëtimi nga Tirana zgjati rreth 90 minuta dhe pasi lamë Divjakën, parkuam pranë restorantit (“bio restorant”) ku do të drekonim. Itinerari i shëtitjes që zgjodhëm, i njohur si Sopi i Artirit, kalon pjesërisht nëpër pyll dhe kështu ishim relativisht në hije dhe larg harrjeve, insekte këto si miza shumë të vogla që në këtë periudhë të vitit, në vendet e rrahura nga dielli, janë të mërzitëshme. Era e lehtë që frynte kishte “larguar” mushkonjat, dhe kështu ne ishim aty në një ditë të veçantë për t’u kënaqur me pyllin ku dominon pisha, me lagunën, lëndinat e rrethuara nga drurë të lartë, dhe hera-herës nën shoqërimin e cicërimave të zogjve.  48


Një kujtim në Lagunë

49 Varkat e Peshkimit


N

M

ë Llogora zgjodhëm qendrën Hamiti për të kampuar dhe për të kaluar natën. Pronari, Neshet Hamiti, kishte krijuar kushtet e mjaftueshme për të përshtatur jetën me tenda në teritorin ku ai shërbente.

enjëherë, pas ngritjes së kampit, ju drejtuam Qafës së Çezarit, shtegu i të cilës fillon në hapsirën midis Hotel Alpin dhe Hotel Sofo. Shtegu është i punuar dhe ne e kishim të lehtë që të gjarpëronim nëpër të të zhytur në gjebërimin e pyllit të dendur

50

plot drurë të shumëllojshëm, deri sa fituam lartësi dhe arritëm shkurret e qafës. Gojdhanat përcjellin historinë e na mësojnë se Jul Çezari hyri në gadishullin tonë duke zbarkuar në Palasë. Më tej ai ju ngjit Llogorasë dhe u var poshtë në Dukat,

pikërisht nga qafa ku në shkuam. Soditëm perëndimin e diellit në atë mbasdite të butë nëntori dhe u kthyem tek fushimi ynë për ca jetë sociale pranë vatrës, me ca verë dhe ushqime që na përgatiti Aspina, e shoqja e Neshetit.


Mëngjesi me gatime tradicionale që na ofroi Aspina bëri që ne të lëmë mënjanë ushqimet tona. Më pas morrëm rrugëtimin për në Qafën e Thellë, një ulje kjo në kreshtën e malit të Karaburunit. Udhëtimi nëpër pyllin e dëndur me bredh dhe pishë të zezë që hera herës alternohen me gjigandë të tillë, i kanë lënë vend që të rriten edhe xina, përralli, bezga, koçimarja, mretja, mënishtet, mersina, shqopa. Teksa i afrohemi qafës bie në sy mjedisi baritor: stane të shpërndara dhe një lerë me ujë për të pirë bagëtia. Më tej para nesh u hap horizonti i detit Jon, plot nuanca të ngjyrws së kaltër dhe ngjyrws blu. Ulemi dhe sodisim! Mrekullia e natyrës është para nesh….

51


Përroi i Shën Pjetrit

K  52

ur në fundjavë moti nuk është premtues për të marrë një rrugë të gjatë e soditur malet e vendit tonë, për një dritare të ditës së dielë me mot të mirë, ia vlen të nisesh për tek Ujëvara e Shën Pjetrit. Në raste të tilla, anëtarëve të Shoqatës sonë u ka pëlqyer një praktikë e tillë për t’u “hedhur” në pikat turistike më të afërta të qytetit tonë. Këtë fund nëntori kaluam Qafë Priskën dhe u ndalëm aty ku rruga automobilistike lidhet me urë me anën tjetër të lumit Erzen. Ndalëm dhe parkuam.

Ujvara e Shën Pjetrit


Sapo filluam udhëtimin, na ra në sy një tabelë e punuar ku shkruhej: “Ujvara e Shëngjergjit”! Habi! Kur erdhëm këtu për të parën herë, pasi e soditëm ujëvarën, ndalëm në rrugën e makinës dhe i ngritëm dorën për më shumë se një orë çdo makine dhe çdo furgoni që kalonte, sepse kishim kërshëri të mësonim si quhej kjo bukuri. Të gjithëve iu drjtuam pyetjet: Si quhet ky përrua? Si quhet ujëvara aty sipër? Përgjigjet që morëm ishin gjithsej tre: “Përroi i Shën Pjetrit” (disa e shqiptonin Prroi i Shpjetrit), “Nuk e di” dhe “Ujvara e Shën Pjetrit”. Duket se ata që kanë vendosur tabelën do kenë shënuar edhe rrugën për tek ujëvara. Shënjat të fusnin në përrua e nuk të ndihmonin të kaloje majtas. ...Me sa mësuam në Shën Mëri, kanë qenë dy të rinj që kanë vendosur shenja në ato anë e që na thotë mendja se ata paguhen për këtë punë. Bukur! E meritojnë të paguhen, por jo të krijojnë toponime! Fotografitë ilustrojnë vizitën tonë atje dhe urojmë që edhe ju lexues, nëse ende nuk e keni parë, të mos nguroni të shkoni e ta sodisni. Nuk ju duhen më shumë se 30 minuta rrugëtim nga vendi ku parkoni makinat. Madje, mund të shkoni edhe me fëmijë 4-5 vjeçarë.

Pellgu i Ujvarës

shbat

53 Një kujtim familjar


‘’VISARE SHQIPTARE’’ P

ershendetje miq te Spektrum, po degjohemi edhe kete jave me emisionin ‘’Visare Shqiptare’’. Kete jave kemi zgjedhur te ndajme sebashku fragmente nga jeta e nje alpinisti me shume vite experience. Si eshte ta sfidosh malin? Cfare na ofrojne malet shqiptare? Jemi pikerisht ne kohen ku i ka hije ti kushtojme disa minuta aventurave ne mal. Per kete kam kenaqesine te kem ne studio alpinistin Aleksander Bojaxhi.

54


Z.Aleksander mire se keni ardhur! Ju falenderoj për ftesën! 1. Le ta fillojme biseden me njohjen tuaj. Jeni nje alpinist I vjeter, me disa vite ne kurriz. Me thoni pak si ka filluar e gjitha kjo, lidhja juaj me kete sport. U falenderoj që më quani alpinist! Ndjej se sot jam një bjeshkatar, një i moshuar të cilit ende i pëlqen të lëvizë nëpër male. Për mua kuptimi i vërtetë i fjalës alpinist lidhet me moshën e re, apo edhe me një moshë pjekurie ... Nejse, gjithëshka me mua dhe alpinizmin filloi rastësisht; në janar të vitit 1962 mora një fletë kampi për në Malin e Dajtit, për të kaluar pushimet pas sezonit të parë të provimeve studentore. Mirëpo në atë kamp, katedra e fizikulturës së Universitetit të Tiranës, aso kohe, organizonte një shkollë alpinizmi. Ishte I pesti dimër që organizonte një gjë të tillë. Aty mësoheshin elementët e parë të këtij sporti. Unë u futa në atë shkollë dhe që nga ajo kohë mësova se me malet mund të lidhesha me një dashuri të veçantë. 2. A jeni perballur me rreziqe? Keni menduar ndonjehere ta lini kete sport? Po jam përballur me rreziqe. Në më të shumtat e rasteve e kam ditur se ku do të më dalë rrëziku apo ku është rreziku. Dhe kam shkuar drejt tij me përgatitjen e duhur, nëpërmjet stërvitjes, për ta kaluar. Sigurisht kur më ka dalë rreziku në mënyrë të papritur, kam vepruar ashtu sikundër ndodh në rastet e tjera të jetës së përditëshme, duke gjykuar e vendosur mbi bazën e përgatitjes dhe përvojës.

ta dalluar nga një turist malor i cili mund të shëtisë apo të hajë një drekëe të flejë një natë. Ky është turist jo aktiv, kurse bjeshkatari ngjitet lart në mal. Flas për veten time jo për grupin. • Po kohën e rinisë tuaj do e konsideroni si kohën e një alpinizmi cilësor? • Po, ka qenë cilësor dhe madje shumë cilësor për disa arësye. Ishte i organizuar dhe i financuar nga shteti dhe kjo krijonte mundësi që ne të kishim një bazë materiale e cila i përgjigjej cilësisë të cilën ne realizonim; sigurohej mundësi për stërvitje si dhe mundësi për tu shkëputur nga puna. Kështu e gjithë përgatitja, rreth 6 muaj, kishte mundësi që ta konkretizohej apo relailizohej në mal. Këto kushte alpinizmi shqiptar nuk I ka sot. 3. Alpinizmi eshte nje sport i cili promovon mjaft mire terrenet, malet shqiptare. Ku keni bere alpinizëm ne malet shqiptare dhe sa te përshtatshme janë ato per te bere alpinizëm? Kam ushtruar alpinizmin jo në të gjithë malet e vendit tonë, por vetëm në ato më të lartat, kudo që ata spikatin në Shqipëri, si dhe në ato që kanë vlera alpinistike. Por më së shumti veprimtaritë tona kanë qenë përqëndruar në Bjeshkët e Namuna apo Alpet Shqiptare. Kjo ngaqë ato male janë të pasura me itenerarë që kanë vlera alpinistike.

• Me cilat forma të alpinizmit merreni sot?

Malet e vendit tonë janë male të reja, me forma të guximëshme të relievit dhe kështu ato janë thesare për këtë sport. Janë të denja për alpinistë cilësorë, nga cilido vend a shtet që mund të vijë, kanë gjithëshka që një alpinist klasi mund të kërkojë që të demostrojë për ngjitjen e tyre. Kur them se malet tona kanë gjithëshka, në fakt duhet të them, gjithëshka minus një; nuk kanë lartësinë. Por në botën e alpinistëve të mirëfilltë ka një thënie: nuk ka male të mëdhej e male të vegjël por ka itenerarë të mëdhej e itenerarë të vegjël/thjeshtë. Ne kemi mjaft itenerarë të mëdhej, të denjë për të shpalosur kushdo vlerat alpinistike që ka.

• Sot merrem kryesisht me organizimin e të rinjve, por edhe të moshuarve dhe fëmijëvë, të gjithë këta të grumbulluar rreth një shoqate që merret me veprimtari në natyrë të llojit të alpinizmit dhe bjeshkimit, apo si i thonë ndryshe turizëm malor. Unë përdor termin bjeshkim për

- Në traditën tonë të alpinizmit, meqë ne nuk kemi male të larta, ne kemi pas organizuar, madje edhe sot, veprimtaritë më cilësore

Por përderi sa ende sot merrem me forma të thjeshtuara të këtij sporti, sigurisht që nuk më ka shkuar ndonjëherë mendja që ta lë. Madje më vjen shumë keq që një ditë, për arësye të moshës, do më duhet ta lë. Uroj që të mos vij kurrë ajo ditë!

- Jemi në sezonin dimëror. Bora e parë ka rënë. Cila nga majat është më e përshtatëshme për të ushtruar alpinizmin në këtë sezon.

55


në mesin e verës dhe në mesin e dimrit. Kjo nuk do të thotë se alpinizmi ka shkëputje. Ka itenerarë që mund të realizohen në çdo muaj për të dalë në një majë, në një qafë apo faqe shkëmbore. Kur ngjitja ka brënda elementë teknikë, kur ka nevojë për stërvitje, përdorim pajimes, atëhere ka alpinizëm. Kur malet mbulohen me borë përdoren teknika të ngjitjes në borë dhe akull. Kështu që sa më shumë borë e akull që ka terreni aq më i bukur bëhet ky lloj alpinizmi që ka specifika dimërore brënda. - Ju besoj e keni provuar që ta bëni alpinizmin në të gjitha stinët. - Sigurisht që po - Nuk besoj që ka qenë vetëm Shqipëria. Cilat kanë qenë malet që keni ngjitur? - Gjatë kohës që kam qenë i ri, por edhe më vonë, gjithë brezi im nuk kishte mundësi të zhvillonte alpinizmin jashtë Shqipërisë. E vetmja mundësi ka qenë me një grup shumë të vogël alpinistësh në vitet 59-60. Më pas brezi që unë përfaqësoj nuk ishte mundësi të ngjitej në male të tjera , në male më të larta, qoftë në zezonin veror e qoftë në sezonin dimëror. Kjo për arësye të politikave të kohës ndaj sportit, sidomos ndaj sportit të alpinizmit . Në ditët tona ... nuk di të jap një kronologji të saktë por brsoj se nga vitet 2000 mjaft grupime alpinistësh nga shoqata të ndryshme të vendit tonë kanë filluar të dalin edhe jashtë dhe të kryejnë ngjitje. Ndoshta ajo që spikat është viti 2008 kur u ngjit maja Mont Blanc në Francë. Është pika kulmore e Alpeve të Evropës dhe mos gaboj ka qenë 29 gushti i atij viti kur u ngjit kjo majë për herë të parë

56

nga alpinistë shqiptarë. Mbas kësaj alpinistë shqiptarë kanë bërë edhe veprimtari të tjera jashtë kufijve të shqipërisë... më e rëndësishme për ato maja që janë mbi 4000 metra mbi 5000 metra e kështu me rradhë. Shumë shpejt alpinistë të vendit tonë u përfshinë në lëvizjen shtatë majat. Në kemi shtatë kontinente dhe sejcili prej tyre ka majën më të lartë. Kështu maja më e lartë në Afrikë është Kilimanjaro, më e larta në Am Veriut është denali, në Am Jugut Aconcagua, më e larta në kontinentin tonë eshtë Elbrus në bllokun e Kaukazit e kështu me rradhë. Në kuadrin e kësaj lëvizje, në Jubileun e 100 Vjetorit të Pavarsisë u ngjit maja Everest nga gjashtë alpinistë, ngjitje mjaft e suksesëshme.e cila botës sonë

alpinistike i dha një sadisfaksion të vecabntë ngaqë të gjashtë alpinistët që u nisën si ekip që të gjashtë e realizuan ngjitjen duke u kthyer shëndoshë e mirë. Por pastaj ka vazhduar dhe në kuadër të kësaj lëvizje alpinitëyt tanë tashmë kanë ngjitur Kilimanjaro, Denalin, Aconcaguan Everestin që përmendëm, Elbrusin në kuadrin e lëvizjes shtatë majat. Dhe unë kam bindjen e plotë se nëse alpinizmit shqiptar jo vetëm këta që i kanë realizuar por edhe alpinistë të tjerë do të kenë mundësi që t’i realizojnë. Por kostot për këto lloj veprimtarishë janë jashtzakonisht të mëdha. Mjafton tu përmënd që për Everestin duheshin rreth 35.000 dollarë për person.


tek Bjeshkët e Namuna. Pra pjesa veriore e Shqipërisë; pjesa malore që shtrihet mbi lumin Drin. Edhe për ski ne kemi vende të mrekullueshme si: Lëpusha, Shistaveci, Zona rreh majës së Hekurave, etj., etj., por ne nuk kemi infrastrukturë dhe mjaft ski dashës i plotësojnë pasionet e tyre në këtë sport në vendet fqinje. 6. Alpinizmi eshte i lidhur me turizmin dimeror, Ne këndvështrimin tuaj si shfaqet ky turizëm ne vendin tone. Cfare potencialesh kane malet shqiptare dhe çfarë ju mungon?

4. Si behet alpinizmi ne Shqiperi? Sikundër bëhet SOT çdo gjë tjetër: vetëm alla shqiptarshe. Alpinizmi është futur prej vitesh në formën e alpinizmit komercial. Thënë ndryshe, nuk ka më alpinizëm cilësor. Dhe kjo vjen ngaqë nuk ka më kuadro të specializuara apo të rinovuar nëpërmjet trajnimit dhe seminareve, nuk ka bazë materiale të nevojshme për alpinizëm cilësor dhe nuk ka stërvitje të mjaftueshme që të ngihet cilësia. Por, ka një të mirë: alpinizmi ende egziston. 5. Cilat janë majat me te bukura shqiptare? Cili vend eshte me i përshtatshëm per te kryer edhe sportet dimerore, psh ski. Edhe për malet emërtesa “të bukura” është subjektive. Porse në përgjithësi “pesha” e bukurisë anon

Turizmi malor (turizmi veror dhe turizmi dimëror – jo vetëm dimëror) për mendimin tim është shkolla fillore e alpinizmit. Sa më shumë turizëm malor që të kemi aq më shumë alpinistë do të kemi një ditë. Meqë vendi ynë njihet si një vend ku në 2/3 e relievit mbizotërojnë malet, rrjedhimisht vendi ynë ka kushte shumë të mira për të zhvilluar turizmin malor. Porse për këtë nuk mjafton vetëm terreni. Duhet edhe kultura e argëtinit në natyrë. Pa këtë kulturë ne nuk do i drejtohemi malit por do kemi synimin t’i drjtohemi detit. Por deti është për tre muaj dhe nyuk është për tu kalitur dhe për tu ushtruar fizikisht gjatë gjithë vitit. Për mendimin tim personal ne na mungon kultura e argëtimit dhe ne si shtet si shkollë nuk e përcojmë ketë kulturë te masat e gjëra dhe as tek rinia shkollore mungon por as shkolla e as propaganda shtetërore nuk janë zgjuar që të trajtojnë këtë temë. Pra ne na mungon kultura për argëtimet në natyrë. Por na mungon edhe baza materiale e nevojshme e cila ende nuk ka tregun që i nevojitet. P.sh. nëse ne si vend/shtet do kishim pafunf fusha volejboli për të zhvilluar sportin e volejbolit (sikundër kemi plot male për të

zhvilluar turizmin malor) ne nuk do të krijonim ekipe dhe do të luanim volejbol pa patur top, etj. Materiale të nevojshme. Materialet që kërkon ky sport (këpucë, etj.,) mungojnë ose janë jashtë cilësisë që kërkohet për të ushtruar turizmin malor. 7. Gjate punes tuaj ju keni takuar edhe njerez qe i duan lartesite si dhe jetojne ne lartesi. Si jane ata? C’te perbashket kane? Janë njerëz të cilët kanë potencial intelektual të veçantë (ju a zhvillon që në fëmijëri e në familje mungesa e shumë elementeve të infrastrukturës). Janë të etur të jetojnë në qytetet (sepse kanë mungesa të theksuara, në shumë drejtime, aty ku jetojnë) apo në vende ku u sigurohet një e ardhme më e mirë për fëmijët e tyre. E përbashkëta midis tyre është energjia e brëndëshme, e racës njerzore, që të përpiqen për një jetesë sa më të mirë, gjithnjë duke patur parasysh se çfarë do jetë e mirë për të nesërmen e fëmijëve të tyre. Dhe janë këta njerëz që në disa zona malore po zhvillojnë infrastrukturën për një turizëm malor masiv. 8. Cfare do tju thoshit alpinisteve te rinje qe e duan malin, alpinizmin dhe energjine qe te fal ky sport? Stërvituni, sepse duke u stërvitur mund të kënaqni dëshirat tuaja si dhe do keni mundësi që të merrni më të shumtën e kënaqësive që të jep sporti i alpinizmit. Ushtroheni atë në mënyrë sa më racionale, sepse kështu kur ktheheni nga mali në jetën e përditëshme do jeni të shlodhur dhe me energji më të shumta për t’i dhënë mirëqënie vehtes, familjes e shoqërisë me punën që bëni.

AB  57


Histori Alpinizmi në Shqipëri Për kontribut në përhapjen dhe zhvillimin e alpinizmit dhe turizmit, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë bëri një sërë dekorimesh, të cilat u dhanë në mars 1967, si ma poshtë: 1. Universiteti Shtetëror i Tiranës u dekorua me Urdhër Pune të Klasit II”. 2. Shoqata Lokale e Turizmit dhe Alpinizmit Berat u dekorua me “Urdhër Pune të Klasit II”. 3. Alpinistët Luigj Shala (pas vdekjes) dhe Minella Kapo u dekoruan me “Urdhër Pune të Klasit II”.

58

4. Alpinistët Petraq Kule, Vasil Stambuli, Kozma Grillo, Vangjel Mëlëngu u dekoruan me “Urdhër Pune të Klasit III”. 5. Klubi Turistik i Pallatit të Pionerëve Tiranë u dekorua me “Urdhër Pune të Klasit III”. 6. Alpinistët: Grigor Perikliu, Agim Kajanaku, Vangjel Ristani, Roza Gjergji, Astrit Omeri u dekoruan me “Medaljen e Punës”. Në shkurt të vitit 1956, nën drejtimin e Minella Kapos u ndërmor ngjitja në majën e Korabit. Ngjitja e majës nuk u realizua sepse: a. kushtet atmosferike ishin të disfavorëshme, b. nga pjesa


më e madhe e grupit nuk njihej teknika e ngjitjeve në terrenin e mbuluar nga bora, c. pjesëmarrësit nuk kishin pajimet e duhura. Megjithatë, shtatë nga 13 pjesëmarrësit e tentativës së parë arritën të bëhen ngjitësit e kësaj maje në tentativën e dytë, në shkurt të vitit1957. Në muajin shkurt të vitit 1957, në zonën e Llixhave të Peshkopisë organizohet shkolla e parë alpinistike dimërore nën drejtimin e Minella Kapos. Gjatë ditëve të kësaj shkolle u organizua tentativa e dytë për ngjitjen e majës së Korabit në sezonin dimëror, tentativë që u kurorëzua me ngjitjen e majës. Mendohet që kjo të jetë ngjitja e parë e kësaj maje në sezonin dimëror. Në vijim të zbatimit të orientimeve të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave më dt. 11/08/1960 mori vendimin Nr.349, “Mbi zhvillimin e matejshëm të Kulturës Fizike dhe Sportit”. Në të vihej në dukje shtrirja e organizatave të Bashkimit të Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë në 1262 qendra pune, shkolla e fshatra; rritja 11 herë më shumë e kuadrove dhe 37 herë e fondeve për zhvillimin e kulturës fizike e sporteve në krahasim me peri-

udhën e paraluftës, etj. Mbi bazën e sukseseve kërkohej arritja e rezultateve akoma më të larta sportive, kryerja e një pune më të kualifikuar, etj. Këshilli i Ministrave, ndër të tjera, udhëzoi t’i kushtohej kujdes zhvillimit masiv të fiskulturës dhe zgjerimit të pjesëmarrjes në turizëm, si dhe i rekomandoi Këshillit Qëndror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë që të zhvillojë turizmin e brendshëm dhe alpinizmin, si dhe vendosi që të ndërmerren aksione masive në drejtim të ekskursioneve. Këshilli i Ministrave porosiste në këtë vendim që të shfrytëzoheshin sa më mirë ditët e pushimit të punonjësve nëpërmjet organizimit të pushimeve aktive me ekskursione e marshime që edhe i shlodhin edhe i kalisin pjesëmarrësit. Kështu, në vitet 60-të, në vijim të plotësimit të orientimeve të partisë e qeverisë, si në gjithë sportet, edhe në sportet e turizmit dhe alpinizmit pati një shtrirje të gjërë lëvizja masive e turizmit dhe ngjitjeve malore. Malet, kodrat, vendet e betejave për liri e çlirim kombëtar u bënë shëtitoret nëpër të cilat me këngë në gojë drejtohej rinia e fshatit dhe qytetit.

59


Zgjerimi i shpejtë i lëvizjes turistike dhe alpinistike solli si pasojë trajtimin e veçantë të këtyre sporteve nga partia dhe qeveria. Kështu, për t’i dhënë një hov më të madh lëvizjes turistike e alpinistike në vendin tone, Sekretariati i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, më dt 16/03/1963, mori vendimin nr. 55 ”Mbi organizimin më të mirë të turizmit dhe alpinizmit të brendshëm”. Për rrjedhojë, po në vitin 1963, qeveria doli me: “Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 265, dt 06/07/1963 mbi ngritjen e shoqatës së turizmit dhe alpinizmit shqiptar (SHTASH)”, ku ndër të tjera u vendos: 1. Të bëhen përpjekje për zhvillimin masiv të turizmit e alpinizmit në vendin tonë që të bëhet nevojë për masat e veçanërisht për rininë. Të përdoren si mjet nxitjeje titujt: “Turist i R.P.Sh.”, “Dëshmi 100 km partizane”, “Miku i Natyrës”, si dhe forma të tjera nxitjeje. 2. Të përdoren të gjitha format e turizmit si: shëtitje në këmbë një e shumëditore, me biçikletë, varka, etj., duke i dhënë rëndësi

60

shëtitjeve në këmbë në kushtet e vështira të relievit, duke pasë parasysh përgatitjen fizike të pjesëmarrësve. 3. Të shfrytëzohen bazat materiale egzistuese. Drejtoria e Ekonomisë Komunale të caktojë zonat turistike që të përdoren nga shoqata, qendra pune, shkolla, etj., për përgatitjen e përkohëshme të kampeve turistike me çadra. 4. Të vendoset një bashkëpunim i ngushtë midis organizatave të masave, shoqatës së turizmit dhe alpinizmit e organeve të interesuara shtetërore. Për këtë: a. Ministria e Industrisë dhe Bashkimi Qëndror i Kooperativave të Artizanatit të prodhojnë e të tregtojnë artikuj turistikë si: çanta, çadra, këpucë, pajisje, etj. b. Të ketë zbritje çmimesh për turistët e inkuadruar në transport 30%, ushqim 10%, fjetje 20%. 5. Ministria e Arsimit të sigurojë pajisje turistike për grupet turistike të institucioneve të larta


arsimore dhe pallatet e pionerëve; Ministria e Industrisë për qendrat e mëdha industriale, si p.sh. Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, Kombinatin e Drurit Elbasan, etj., Komitetet Ekzekutive të Rretheve për shtëpitë e pionerëve. 6. Shoqata të tërheqë rininë në këto sporte me axhitacion e propagandë. 7. Për centralizimin dhe drejtimin e lëvizjes turistike dhe alpinistike në vendin tonë, për ta çuar atë me hapa më të shpejtë përpara, të ngrihet në gjirin e organizatës së Bashkimit të Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë: Shoqata e Alpinizmuit dhe Turizmit në ran-

gun e Federatave sportive të sotme. Shoqata e Alpinizmit dhe Turizmit Shqiptar të ketë statutin e saj të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. 8. Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Financave, etj. Shoqata e Alpinizmit dhe Turizmit Shqiptar u krijua në qershor të vitit 1964. Komisioni Teknik i Sh.A.T.Sh u ngrtit në vitin 1967.

61


Zgjedhjet në Shoqatën tonë për mandatin

2016 - 2020 N

Muaji dhjetor ishte muaji i zgjedhjeve për Kryetarin dhe Kryesinë e Shoqatës sonë. Procesi i zgjedhjeve kaloi nëpërmjet disa fazave organizative. Fillimisht, u krijua një grup pune (që do të mbetej i përhershëm), që interpretoi dhe udhëzoi zbatimin e Statutit të Shoqatës sonë në raste të caktuara. Si rast i parë i punës së këtij grupi ishte zbatimi i Statutit për zgjedhjet në fjalë. Ky grup pune përbëhej nga zotërinjtë Ismail Shehu – Kryetar, dhe Ilirjan Celibashi e Iglin Shyti - anëtarë. Pas kësaj, u krijua Komisioni i përgatitjes së një programi për votim elektronik. Anëtarët e këtij komisioni, zotërinjtë Bledi Preza, Menduh Zavalani dhe Endri Malo na mundësuan dhe njëherësh na dhanë kënaqësinë

62

që zgjedhjet të kryeshin elektronikisht. Jo pa kokëçarje të vogla, por tek e fundit gjërat shkuan mbarë. Programi i zgjedhur siguronte që votimi të ishte dhe të mbetej anonim për çdo votues. Nuk mund të zbulohej se për kë voton dhe kush voton. Sipas këtij program, votuesit i krijohej mundësia të shikonte rezultatin pas përfundimit të afatit të caktuar kohor për votimin në të njejtin link që votonte. Këto sqjarime iu përcollën anëtarësisë. Këtij komisioni iu përgatit dhe iu dha lista e anëtarëve të shoqatës, 41 anëtarë, të cilët kishin të drejtë vote si dhe të drejtë që të zgjidhen në organet drejtuese të Shoqatës. Kjo listë ishte lista e Asamblesë së Shoqatës. Lista u përpilua duke u mbështetur tek kërkesat që parashtron Statuti. Lista u


shpërnda elektronikisht tek të gjithë të aktivizuarit në shoqatën tonë (jo vetëm 41 anëtarëve të Asamblesë). Bazuar në këtë listë, të aktivizuarit e shoqatës do të propozonin kandidaturat për Kryetarin e Shoqatës dhe për anëtarët e Kryesisë së saj. Ndërkohë, u krijua edhe një komision për të organizuar takimin përmbyllës së fushatës zgjedhore me të gjithë të aktivizuarit në veprimtaritë e Shoqatës, me zotërinjtë Teodor Çuçi - Kryetar, Aris Roshi, Erlin Rudho dhe Fation Plaku anëtarë. Proçesi i votimit u zhvillua në dy faza: Faza e parë ishte nga data 1 dhjetor ora 08:00 deri në datën 3 dhjetor ora 19:00. Në këtë fazë u votua për të zgjedhur Kryetarin e Shoqatës mes dy kandidaturave të paraqitura. Fitues doli zoti Aleksandër Bojaxhi. Rezultati u mësua menjëherë sapo u mbyll votimi. Faza e dytë ishte nga data 6 dhjetor ora 08:00 (deri më datën 4 ora 20:00 mbeti i hapur propozimi i kandidaturave) deri më datën 8 dhjetor ora 19:00. Në këtë fazë u votua për të zgjedhur 4 anëtarë të kryesisë (sipas Statutit, bashkë me Kryetarin, Kryesia përbëhet nga 5 anëtarë). Fitues, përsëri sapo u mbyll votimi, u shpallën zotërinjtë Bledi Preza, Ismail Shehu, Marlen Malaj dhe Ervin Dervishi. Pas mbledhjes së parë që organizoi Kryesia e sapozgjedhur, Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana ka këtë staf drejtues me këto përcaktime detyrash:

63


Kryetar: Aleksandër Bojaxhi Kryetari është anëtar i kryesisë dhe është zgjedhur, sikundër edhe anëtarët e tjerë të saj, nga Asambleja e Shoqatës. Ka të drejtën e vulës dhe firmës. Është titullar dhe titullari numër një për veprimet bankare. Ai planifikon veprimtarinë e shoqatës për mandatin që është zgjedhur (periudhë katër-vjeçare) dhe në bazë të kësaj platforme ndërton planet vjetore të veprimtarisë. N/Kryetar: Bledi Preza. Zgjidhet nga Kryesia me mandat katër-vjeçar. Ai zëvendëson Kryetarin në kryerjen e detyrave në rastet e mungesave, të pamundësisë, të paaftësisë së tij fizike për të vepruar, ose për shkak të një pengese ligjore që has gjatë veprimtarisë së tij. Po ashtu, kryen edhe detyra të tjera specifike të deleguara nga Kryetari. Mbulon propagandën e Shoqatës: faqen në rrjet të Shoqatës, botimet që kryen ajo si dhe nxit e stimulon anëtarët për të qenë pjesëtarë aktivë në këto veprimtari. Bashkëpunon me komisionin e faqes së internet si dhe me komisionin Editues të Revistës Bjeshkim dhe Alpinizëm. Merret me hartimin e proçedurave ceremoniale në raste të veçanta. Sekretar: Ismail Shehu. Sekretari është anëtar i Kryesisë dhe është zgjedhur nga Kryesia e Shoqatës. Ka të drejtën e vulës dhe firmës. Ndjek komunikimin e shoqatës me anëtarësinë, shoqatat simotra dhe Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor në rastet kur shoqata jonë bën pjesë si anëtare e saj. Orienton dhe ndihmon Kryesinë në tema

64

që lidhen me Statusin e Shoqatës, në komunikime me organizma që lidhen me veprimtaritë tona dhe që kanë nevojë për terma/ formulime dhe interpretime ligjore. Kujdeset për mbajtjen/ ruajtjen e dokumentacionit të Shoqatës dhe është arkivues i tij. Anëtar i Kryesisë: Ervin Dervishi. Mbulon trajnimin e anëtarësisë për veprimtaritë malore. Ndërton dhe zbaton plane stërvitore për

fillestarët dhe për ata anëtarë që kanë përvojën e veprimtarive malore. Bashkëpunon me komisionin për garat e kacavarjes sportive dhe harcimit. Ndjek veprimtaritë alpinistike të shoqatave simotra në Shqipëri dhe Ballkan, veçanërisht në ato shqipfolëse, dhe sugjeron në kryesi pjesëmarrjen në më të spikaturat e tyre. Anëtar i Kryesisë: Marlen Malaj. Mbulon anëtarësimin në Shoqatë,


merret me regjistrimin e anëtarëve në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e saj. Kujdeset për prodhimin dhe riprodhimin e simbolikave të Shoqatës në veshjet, pajimet dhe rastet ceremoniale që organizon shoqata. Bashkëpunon me komisionin për liçensimet (pranimi i anëtarëve) si dhe me komision - për simbolikat, konkurset dhe ceremonitë e Shoqatës. Mbajtës i Thesarit: Iglin Shyti Është zgjedhur nga Kryesia e

Shoqatës, por nuk është anëtar i saj. (Sipas Statutit nuk është e domosdoshme që të jetë një nga anëtarët e Kryesisë). Mbikqyr buxhetin e shoqatës. Është titullari numër dy për veprimet bankare. Përcakton nevojat buxhetore për shpenzimet e veprimtarive që organizon Shoqata si dhe të atyre veprimtarive ku merr pjesë ajo. Bashkëpunon me komisionin për sponsorizime. Ndjek në kohë materialet që duhen për procesin e bilancit dhe taksimit të

Shoqatës. Ndikon në rregullsinë e ndjekjes së hapave që lidhen me sistemin e taksimit ku përfshihet shoqata jonë. Shënim: Fotografitë që shoqërojnë këtë shkrim janë marrë gjatë takimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të Shoqatës, organizuar më datën 9 dhjetor 2016, në Tiranë, tek “Zgara 5 Maj”, (pronësi të zotit Luan Xhoxhaj). shbat

65


Drejt majës

M

uajin dhjetor nuk mund ta mbyllnim si një muaj zgjedhjesh. Dhe kjo thjesht sepse ne jemi mbledhur në SHBA Tirana për t’u argëtuar për çdo muaj në natyrë. E pra, dhjetorit i duhej një aromë mali dhe për këtë, në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve vendosëm që t’i drejtohemi malit të Thatë. U mblodhëm në Pogradec dhe ajo e shtunë mbrëmje, për fatin tonë të mirë ishte e dyta natë e festës së verërave në atë qytet. Mjediset e zbukuruara dhe të gjallëruara nga banorët dhe të ardhurit në qendër të qytetit dhe pranë liqenit, me zgara pjekurinash, verëra të shumëllojshme e zjarre të parapërgatitura nga organizatorët, e ngrohën disi natën tipike dimërore me të cilën na priti qyteti. Nuk ndenjëm gjatë në ato mjedise festive ngase të nesërmen e lamë herët qytetin për ta ndalë frymën në Alarup, qendër të dikurshme e minierave të qymyrgurit që sot është pa shkëlqimin e dikurshëm që i jepnin minatorët.

66


Asgjë nuk ka ndryshuar në Alarup nga ajo që pamë dhe lamë dy vjet të shkuara. Madje edhe lokali i vetëm që ka qendra e fshatit nuk kishte ndryshuar. Por ndoshta duhet regjistruar fakti se pronari i lokalit, Genci Hymetllari, duke parë interesimin e kahershëm të bjeshkatarëve dhe alpinistëve për t’u ngjitur në malin e Thatë, na shprehu interes të mësonte nëpërjet nesh se çfarë kërkesash kemi ne nga ky fshat për të realizuar synimet tona. Sigurisht, përgjigja që mori ishte e thjeshtë: mikpritje fshati, ushqim e gartim fshati dhe fjetje. Për qytet, kemi qytetet tona dhe Pogradecin këtu pranë. Të shohim se si do të përshtasë ai pronat që ka, në mënyrë që me to të krijojë një infrastrukturë minimale për vizitorët.

Nisja nga Alarupi

Pamje e liqenit të Prespës nga Maja e Thatë

Nga ana jonë, ne realizuam ngjitjen në majën e Malit të Thatë, 2.221 metra. Mëngjesi rregjistroi temperaturën -9°C Maja si gjithmonë na priti me erë, por kënaqësia e ngjitjes në të, qielli thuajse pa re, pasqyra e liqenit, Ostrovica, Guri i Topit e male të tjera rreth rafshit të fushës së Korçës na dhanë atë kënaqësi e liri që të japin vetëm lartësitë. shbat

67 Kafe Restorant Hymetllari


68

Në malin e Kollatës Foto nga Ervin Dervishi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.